Ke kureshtje të dish ku ndodhet e
ardhmja jote? Ke kureshtje të dish ku ndodhet... ...e ardhmja jote?
Nëse zgjedh drejtimin…
Profilet...
Do të mësoj…
Mund të punoj si…
Mund të bëj praktikën në… Ku edhe mund të punësohem pasi të mbaroj shkollën!
Mund të vetëpunësohem ose të hap biznesin tim?
TIK
Elektroteknikë - Elektronikë
dhënash - Rrjete të Dhënash Zhvillim website - Zhvillim-WEBSITE
- Telekomunikacion - Riparime të paisjeve elektronike - Riparim i paisjeve eletro-shtëpiake - Instalim dhe mirëmbajtje të linjave të TU dhe TL - Instalime elektrike civile dhe industriale
si funksionon kompjuteri, si të ndër toj një website, si funksionon një aplikacion për smar tphone, etj.
si të instaloj sisteme komunikimi, si të ndër toj një rrjet telekomunikimi, si të riparoj pajisjet elekronike, si funksionon elektriciteti, pajisjet elektrike, panelet diellore, etj.
zhvillues faqesh web, mirëmbajtës kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, etj.
teknik/e telekomunikacioni, teknik/e i riparimit të pajisjeve elektronike, instalues i sistemeve të telekomunikimit, ashensorëve, rrjeteve elektrike, riparues i pajisjeve elektrike, pjesëve elektrike të automjeteve, etj.
kompani celulare, interneti, kompjuterash, kompani programimi, agjensi marketingu si: Vodafone, Landmark Communications, ASLV, Gjeo-Vjosa, IBM, Deloitte, Smarwork, etj.
kompani që ofrojnë shërbimin e mirëmbajtjes së pajisjeve elektronike, kompani që tregtojnë pajisje elektronike, kompani instalimesh dhe pajisjesh elektrike, qendra biznesi, ndërtesa dhe institucione shtetërore që kërkojnë mirëmbajtje elektrike, si Neptun, Hotel Plaza, GSM KLIMAIR, OSHEE, Tirana Technology, ABIESSE, HAKO, etj.
Po
Po
?
?
?
Pyetje të nxënësve:
?? ?
1. Shkolla “Gjergj Canco” është një shkollë e mesme shtetërore?
Po, shkolla “Gjergj Canco” është shkollë e mesme shtetërore profesionale, e MBËSHTETUR NGA QEVERIA ZVICERANE e cila zgjat deri në 4 vite.
2. Nëse ndjek shkollën e mesme profesionale, mund të shkoj në universitet?
Patjetër, pasi të pajisesh me diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale” mund të vazhdosh shkollën e lartë (universitetin).
3. Përse duhet të zgjedh shkollën e mesme profesionale?
Shkolla profesionale të ndihmon të ndërtosh të ardhmen me hapa më të shpejtë! Gjatë viteve të shkollës, ti do të fitosh njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në drejtimin që do të zgjedhësh. Praktika në biznes do të konsiderohet eksperiencë pune, do të marrësh një formim më të plotë në profesion dhe do të kesh mundësi më të mira punësimi.
4. Çfarë certifikatash dhe diplomash do të marr? Klasa e 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”
Struktura 2+1+1 Klasa e 12-të certifikatë me titullin “Punonjës/e i/e kualifikuar” Struktura 2+2
Klasa e 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”
Klasa e 13-të diplomë e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e” Klasa e 13-të diplomë e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”
5. Kur mund të filloj punë?
Menjëherë pas përfundimit tëklasës së 11-të si “Ndihmës/e”, ose pas përfundimit të klasës së 12-të dhe 13-të, nësë dëshiron të fitosh një nivel më të lartë diplome.
6. Çfarë lëndësh do të bëj në shkollën profesionale?
Njësoj si në shkollat e tjera, do të ndjekësh rreth 14 lëndë në vit. Ndryshimi është që në shkollën e mesme profesionale “Gjergj Canco” do të bësh më pak lëndë të përgjithshme (rreth 8) dhe më shumë lëndë profesionale. Përveç mësimit në shkollë, do të praktikosh profesionin tënd të ardhshëm në kompani.
7. Kur nisin praktikat profesionale?
Shkolla bashkëpunon me bizneset më të njohura dhe ju punoni nën orientimin e profesionistëve më të mirë të fushës. Çdo vit, shkolla organizon Panairin e Praktikave Profesionale, gjatë së cilit do të zhvilloni intervista me bizneset. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje, ju mund të nisni praktikën në biznes.
8. Ku mund të marr orientim për të ardhmen time profesionale?
Shkolla ju ofron këshillim karriere, ku ju kuptoni aftesitë e juaja dhe profesionin që doni të zgjidhni. Nxënësit mësojnë ku dhe si të kërkojne punë, si të kryejnë intervista të sukseshme pune dhe të marrim vendime të duhura për të ardhmen.
9. Në cilat aktivitete mund të marr pjesë?
Mund të marrësh pjesë në panaire, konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte mësimore të fushave të ndryshme (si robotikë dizajn grafik, webmaster, network) dhe aktivitete të tjera argëtuese. Të presim në shkollë, bashkë me prindërit ose familjarët për t’u informuar më shumë mbi drejtimet, profilet dhe profesionet që ofron shkolla e mesme profesionale “Gjergj Canco”.
Adresa R r u g a Rr. “M"Bernardin u s t a fa HaPalaj", s ka”, Tiranë Tiranë Shkolla Profesionale "Teknike Shkolla Teknike Elektrike “Gjergj Canco” Elek trike Gjergj Canco" Tiranë
www.gjergjcanco.edu.al teknikeelektrike@hotmail.com
Aftësi për punë S4J
@skills_for_jobs
Instagram gjergj_canco_shkolla
?
E dinit se...
Shkolla ofron mjedise moderne të pajisura me teknologjinë e fundit.
BBZ CFP Biel-Bienne
Shkolla ka një marrëveshje binjakëzimi me shkollën zvicerane BBZ Biel
Shkolla ka një laborator me pajisje profesionale CISCO
Pas dimplomimit nxënësit janë gati për të nisur një punë
35 biznese të njohura të qytetit të Tiranës kanë marrëveshje me shkollën
Shkolla mbështetet nga projekti zviceran "Aftësi për Punë" S4J
% 67
e të diplomuarve të vitit 2017 janë punësuar ose vazhdojnë studimet
Nxënësit marrin pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku janë vlerësuar me çmime të shumta.
Përse të zgjedh shkollen e mesme profesionale “Gjergj Canco”? Nëse ke pasion teknologjinë, kompjuterat, pajisjet elektrike, je kurioz si funksionon interneti dhe rrjetet web, dëshiron të ndërtosh një aplikacion për smartphone, shkolla e mesme profesionale “Gjergj Canco” do të të ndihmojë t’i japësh formë të ardhmes tënde. Jo vetëm mësim, por edhe aftësim në praktikë (në kompani) për gjithçka që mësohet në klasë, e mbi të gjitha argëtim në projekte mësimore dhe aktivitete jashtëshkollore