BroshurĂŤ informative
Viti shkollor 2020-2021
1
Të dashur lexues, Ju falenderoj për interesin ndaj shkollës "Gjergj Canco" në Tiranë. Në emër të stafit dhe partnerëve tanë, ju ftoj të zbuloni shkollën tonë përmes kësaj broshure. Në shkollën "Gjergj Canco" ne i japim prioritet rritjes profesionale dhe personale të nxënësve tanë. Ne sigurohemi që të ofrojmë një formim profesional cilësor dhe sipas standarteve evropiane, me qëllim punësimin e shpejtë dhe cilësor të nxënësve që studiojnë e diplomohen pranë shkollës tonë. Për këtë kemi bashkëpunim të afërt me bizneset partnere për të përditësuar vazhdimisht ofertën mësimore sipas kërkesës së tregut, duke mundësuar realizimin e praktikave profesionale afatgjata pranë këtyre bizneseve, praktika të cilat shpeshherë çojnë në punësimin e nxënësve. Stafi i shkollës kujdeset që mësimdhënia të jetë në nivelin e duhur, duke kombinuar metoda novatore mësimdhënie dhe përdorimin e vazhdueshëm të teknologjisë. Për më tepër, ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë edhe aktiviteteve jashtëshkollore, për t'u ofruar nxënësve një eksperiencë sa më të plotë e dinamike, e për t'i aftësuar në drejtime e fusha të ndryshme përtej profilit që ata zgjedhin të ndjekin. Duke uruar që ky mesazh t'ju ketë treguar përkushtimin e stafit tonë për të përgatitur profesionistë të ardhshëm të aftë, ju ftoj të lexoni këtë broshurë që të njiheni më në detaje me shkollën "Gjergj Canco". Hedie Gjoni Drejtoreshë
2
Të dashur lexues! Si përfaqesues i biznesit, me cilesinë e kryetarit të shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), Administrator i kompanisë "DM Consulting Services" dhe portalit të mirënjohur të punës "duapune.com", prej vitit 2013 jam kryetar i Bordit Drejtues të shkollës së mesme profesionale "Gjergj Canco". Në emër të Bordit Drejtues, përgëzoj dhe falenderoj ekipin akademik të shkollës të drejtuar nga Znj. Hedie Gjoni, për transformimin cilësor dinamik dhe modern të këtij institucioni. Ndihem shumë i privilegjuar të jem pjesë aktive e këtij procesi të rritjes, si nga përmbajtja e mësimdhenies, e infrastrukturës, e pjesëmarrjes aktive në programe kombëtare dhe ndërkombetare, e krijimit të qendrës së karrierës, si dhe e krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm të partnerëve të biznesit që japin garanci për vlera dhe karrierë të qëndrueshme profesionale të nxënësve dhe arsimtarëve. Tashmë, shkolla jonë përfaqëson një nga burimet kryesore të teknikëve cilesorë në tregun profesional të punës, duke mundësuar një të ardhme të mirë jo vetëm të nxënësve te saj, por edhe një rritje profesionale të ekipit akademik, e shoqëruar me harmonizimin e një kurrikule dhe laboratorëve bashkëkohorë. Ne si Bord Drejtues i jemi përkushtuar rritjes e zhvillimit dhe jemi të ndërgjegjshëm që së bashku, me punë të vazhdueshme dhe inteligjente, do të garantojme që shkolla jonë të jetë modeli i harmonizimit të suksesshëm të të gjithë aktorëve publikë, privatë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë të ekosistemit të arsimit profesional. Suksese, Dritan Mezini Kryetar i Bordit Drejtues
3
4
TABELË PËRMBAJTJE 6 7 10 15 16 22 23 26 29 30 32 34 36 37 38
Shkolla në numra Vizioni, misioni dhe prioritetet strategjike Oferta mësimore Infrastruktura Organizimi i brendshëm Mësimdhënia Marrëdhënia me biznesin Praktikat profesionale afatgjata Orientimi në karrierë Të diplomuarit në tregun e punës Gjithëpërfshirja dhe emancipimi gjinor Mundësi për nxënësin Thonë për ne… Partneritetet Bizneset partnere
5
SHKOLLA NË NUMRA
2 6 48 860 293 45 55% 6
drejtime profile mësues nxënës, viti shkollor 2020-2021 regjistrime, viti shkollor 2020-2021 biznese partnere e të diplomuarve në vitin 2019 janë të punësuar ose të vetëpunësuar
VIZIONI Shkolla “Gjergj Canco” do të jetë laborator i ideve dhe talenteve të reja, që nxit zhvillim dhe inovacion. Pavarësisht zhvillimit dhe interesave specifike si individë të veçantë, ne punojmë me përkushtim për plotësimin e figurës personale dhe profesionale të çdo nxënësi
MISIONI Shkolla jonë ofron një arsim profesional cilësor dhe përgatit individë me integritet, në një mjedis social aktiv, si bashkëudhëtare në projektimin e karrierës së tyre të ardhshme.Ne sigurojmë për të nxënit një kurrikul të hapur, duke mundësuar nevojat dhe interesat e industrisë në bashkëpunim me protagonistët më të rëndësishëm të këtij profili si biznesi, universiteti, donatorët dhe komuniteti. 7
PRIORITETET STRATEGJIKE Prioriteti Strategjik 1:
Cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies 1. Të rrisim frekuentimin e nxënësve. 2. Të përmirësojmë arritjet e nxënësve, veçanërisht në lëndët profesionale 3. Të intensifikojme trajnimet e brendshme dhe të jashtme të stafit, në funksion të përthithjes së teknologjisë bashkëkohore. Prioriteti Strategjik 2:
Partneriteti institucional 1. Të rritet bashkëpunimi me aktorët, për aftësi konkurruese në tregun vendor dhe global. 2. Të promovojmë ofertën tonë në institucionet e arsimit të detyruar, me fokus tërheqjen e vajzave.
8
OFERTA MËSIMORE Shkolla “Gjergj Canco” ofron dy drejtime:
• Teknologji Informacioni dhe Komunikimi • Elektroteknikë e integruar me Elektronikën
9
OFERTA MËSIMORE Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) Drejtimi “TIK” është i organizuar në 2 nivele, sipas strukturës 2+2. NIVELI I PARË (2-vjeçar) Ofrohet formim i përgjithshëm profesional. Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.
NIVELI I TRETË (2-vjeçar) Ofrohen profilet: • Mbështetje e përdoruesve të TIK • Rrjete të dhënash • Zhvillim website Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.
Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit e drejtimit “TIK” do të jenë të përgatitur për të punuar si: • zhvillues/e faqesh web; • mirëmbajtës/e kompjuterash dhe rrjetesh kompjuterike, etj.
10
11
12
Elektroteknikë e integruar me Elektronikën Drejtimi “Elektroteknikë e integruar me Elektronikën” është i organizuar në 3 nivele, sipas strukturës 2+1+1.
Struktura 2+1+1 NIVELI I PARË (2-vjeçar)
NIVELI I DYTË (1-vjeçar)
NIVELI I TRETË (1-vjeçar)
Ofrohet formim i përgjithshëm profesional, gjatë të cilit merren bazat për drejtimin “Elektroteknikë e integruar me Elektronikën”.
Ofrohen profilet: • Instalime elektrike civile dhe industriale; • Instalim dhe mirëmbajtje e linjave të TU dhe TL; • Riparim i pajisjeve elektroshtëpiake; • Telekomunikacion; • Riparim i pajisjeve elektronike.
Pas përfundimit të klasës së 13-të, nxënësi merr diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”.
Pas përfundimit të klasës së 11-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Ndihmës/e”.
Pas përfundimit të klasës së 12-të, nxënësi certifikohet dhe mund të nisë punë si “Punonjës/e i/e kualifikuar”.
Pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, nxënësit do të jenë të përgatitur për të punuar si: • • • •
Instalues/e i sistemeve dhe rrjeteve elektrike, të telekomunikimit, ashensorëve; Riparues/e i pajisjeve elektrike, pjesëve elektrike të automjeteve; Teknik/e i pajisjeve e sistemeve të ndryshme elektronike; Teknik/e telekomunikacioni, etj.
13
Nxënësit tanë i realizojnë praktikat profesionale në kompani partnere të shkollës, paraqitur në faqen 38 të kësaj broshure. Shkolla teknike “Gjergj Canco” i përditëson programet mësimore në konsultim të afërt me bizneset.
14
INFRASTRUKTURA Godina e shkollës teknike “Gjergj Canco” është e re dhe e pajisur me ambiente shumë moderne. Shkolla ofron:
Laborator Smart Home, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Laborator TIK me kompjutera të përshtatshëm, smart boards dhe pajisje CISCO për profilin e rrjeteve kompjuterike, si dhe aksesorë të ndryshëm për qarqet e programueshëm. Laborator me printera 3D për projekte multidisiplinore. Njësi Zhvillimi moderne, e pajisur me mjete digjitale dhe lehtësisht e përshtatshme për sallë konferencash apo aktivitetesh të tjera.
Mjedisi digjital • Akses në platformën Mësovet.al, me kurse dhe materiale digjitale dhe interaktive në përmirësim të vazhdueshëm; • Rrjet pa kabllo (WiFi) me bandë të gjerë që mbulon të gjithë ambientet e shkollës; • Përdorim i platformës SMAP (Sistemi për Menaxhimin e Arsimit Profesional) për një menaxhim më efektiv të institucionit; • Akses në CISCO NetAcad me kurse online në rrjete kompjuterike për nxënësit dhe certifikim ndërkombëtar për mësuesit dhe nxënësit e drejtimit “TIK”.
15
Bordi Drejtues Këshilli i Mësuesve Komisioni i Shëndetit, Sigurisë, Mirëmbajtjes dhe Mjedisit Këshilli i Prindërve
Komisioni i Etikës Komisioni i Disiplinës
Qeveria e Nxënësve
Njësia e Zhvillimit
BORDI DREJTUES Përbërja 2 përfaqësues nga biznese, ku njëri prej tyre është kryetar bordi 1 përfaqësues nga Këshilli i Qarkut 1 përfaqësues nga Zyra Rajonale e Punës 1 përfaqësues nga Zyra Vendore e Arsimit 1 mësues i shkollës, i zgjedhur me votë 1 nxënës i shkollës
Funksionet • Kontribuon në përcaktimin e drejtimit të përgjithshëm strategjik; • Mbështet procesin e planifikimit të përgjithshëm dhe përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe materialeve; • Mbështet aktivitetin e administrimit të shkollës.
16
17
KËSHILLI I MËSUESVE Përbërja
Funksionet
48 mësues të shkollës
• Zbaton aktet e legjislacionit arsimor dhe sugjeron përmirësime në drejtimin e shkollës; • Analizon periodikisht arritjet e nxënësve dhe këshillon ndryshime në veprimtarinë e shkollës për arritje më të larta;
KOMISIONI I ETIKËS Përbërja
Funksionet
3 mësues
• Shqyrton ankesat e nxënësve, prindërve dhe punonjësve të institucionit ndaj shkeljes së normave të etikës e të sjelljes; • Dërgon rekomandime për Drejtorin, Kryetarin e Bordit dhe Kryetarin e Këshillit të Prindërve mbi masat përkatëse.
2 prindër 2 nxënës
KOMISIONI I DISIPLINËS Përbërja
Funksionet
Drejtori (kryetar)
Shqyrton marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, mësuesve dhe nëndrejtorit pas kërkesës së Këshillit të Etikës, të drejtuesve të shkollës apo të mësuesve kujdestarë.
Nëndrejtori 4 mësues të zgjedhur nga Këshilli i Mësuesve
KËSHILLI I PRINDËRVE Përbërja Prindër të zgjedhur për të përfaqësuar të gjitha klasat
Funksionet • Mbron dhe të promovon të drejtat e prindërve dhe të nxënësve; • Organizon prindërit që të shprehin pikëpamjet për cilësinë e shërbimit të shkollës; • Ndërmerr nisma lidhur me ndihmesën e prindërve për mbarëvajtjen e shkollës.
18
KOMISIONI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT Përbërja
Funksionet
Nëndrejtori (kryetar)
Mbikqyr regullisht kushtet e ruajtjes së shëndetit në shkollë, higjienën e mjedisit, sigurinë e nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe pajisjeve.
2 mësues të zgjedhur nga Këshilli i Mësuesve 1 prind i zgjedhur nga Këshilli i Prindërve 2 nxënës të zgjedhur nga Qeveria e Nxënësve
QEVERIA E NXËNËSVE Përbërja
Funksionet
Nxënës të zgjedhur për të përfaqësuar secilën klasë.
• Mbron dhe promovon të drejtat e nxënësve; • Ndihmon në mbarëvajtjen e shkollës; • Përfaqëson nxënësit në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës, komunitetin dhe nxënësit e shkollave të tjera.
19
NJËSIA E ZHVILLIMIT Përbëhet nga mësues të shkollës që janë përgjegjës për funksionet:
Orientimi në karrierë
Marrëdhënia me biznesin
Marketingu dhe promovimi
Ky proces nis me orientimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe përfundon në momentin kur nxënësi diplomohet apo certifikohet nga shkolla “Gjergj Canco”.
Koordinatori i Marrëdhënieve me Biznesin është përgjegjës për identifikimin, krijimin dhe ndjekjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me bizneset partnere. Falë këtij bashkëpunimi, nxënësit ndjekin praktika profesionale afatgjata.
Shkolla organizon ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit për informimin e publikut mbi ofertën e shkollës. Gjithashtu, shkolla ka faqen e saj web dhe është aktive në rrjete sociale.
Zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve
Zhvillimi i kurrikulës
Gjurmimi
Shkolla kujdeset që stafi pedagogjik të jetë në linjë me praktikat e mira pedagogjike dhe zhvillimet e fundit të industrisë, përmes trajnimeve nga industria, shkëmbimit të eksperiencave, konferencave, etj., sipas një plani të ndërtuar në bazë të nevojave. 20
Në mënyrë që programi mësimor t’u përshtatet nevojave të tregut të punës, shkolla u qendron pranë bizneseve për t’u informuar mbi nevojat e tyre dhe situatën e tregut. Në bazë të këtyre të dhënave, rishikohet programi aktual mësimor dhe propozohen programe të reja.
Shkolla anketon nxënësit e diplomuar/ certifikuar një vit pas përfundimit të shkollës, për të ndjekur situatën e tyre të punësimit. Synimi është njohja e zhvillimeve në tregun e punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë sa më e përshtatshme.
Zhvillimi i projekteve Përfaqësuesi i Njësisë së Zhvillimit që merret me zhvillimin e projekteve identifikon, krijon dhe ndjek marrëdhëniet me projekte kombëtare apo ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e ofertës së shkollës.
21
MËSIMDHËNIA Stafi pedagogjik i shkollës teknike “Gjergj Canco” kujdeset që nxënësve t'iu ofrohet një shërbim cilësor i mësimdhënies dhe një përvojë mësimore e orientuar nga tregu i punës, përmes: • zhvillimit të projekteve të të nxënit novatore e në funksion të komunitetit; • njohjes me teknologjinë e fundit në industri, si: virtualizimi, printimi 3D, etj; • pjesëmarrjen në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, etj. • praktikave profesionale afatgjata në kompani; • njohjes me raste suksesi gjatë orëve të hapura me profesionistë e përfaqësues biznesi. Ne integrojmë teknologjinë për një mësimdhënie cilësore, duke përdorur: • infrastrukturën e nevojshme dhe platformat online të mësimdhënies (CISCO NetAcad, MësoVET, Google Classroom); • materiale mësimore digjitale; • laboratorët TIK e klasat e mësimit të kombinuar.
Mësuesit marrin trajnime nga industria: • CISCO NetAcad; • Marketing digjital; • Smart Home; • CAD (automatizim i dizenjimit dhe dokumentimit teknik); • Alfaweb; • Programim e krijim faqesh interneti, etj. Për të mbështetur mësimin e kombinuar dhe në distancë, mësuesit trajnohen sipas standardeve të kompanive zvicerane për: • cilësinë e mësimit në distancë; • hartimin e materialeve digjitale.
22
MARRËDHËNIA ME BIZNESIN Në funksion të realizimit të praktikave profesionale të nxënësve për një qasje sa më të hershme në tregun e punës, shkolla “Gjergj Canco” bashkëpunon me 45 biznese në qarkun e Tiranës. Zgjerimi i partneritetit me bizneset në vite:
9
Biznese Partnere
2017
29
Biznese Partnere
2019
45 Biznese Partnere
2020
Shkolla e formalizon marrëdhënien me biznesin përmes firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi. Ekzistojnë këto fusha bashkëpunimi, nga të cilat palët mund të zgjedhin një ose disa:
1.
Praktika profesionale afatgjata
4.
Sponsorizime
2. 5.
Trajnim i mësuesve
Vlerësim i nxënësve
3. 6.
Përmirësim i kurrikulës
Orë të hapura dhe vizita në biznese
Më tej, firmoset një kontratë mes shkollës, biznesit dhe prindit, si dokument që ligjëron praktikën profesionale. 23
Përfitimet e nxënësit Aftësi profesionale të përmirësuara Eksperiencë pune Aftësi për jetën Para xhepi Performancë më e mirë në shkollë
Përfitimet e biznesit Punonjës të kualifikuar për të ardhmen Praktika profesionale produktive Përfshihet në rrjetin e bizneseve Kosto minimale për sigurimin e praktikantëve (0,3% të pagës minimale bruto ose 78 lekë në muaj) Investojnë për të ardhmen e biznesit
Për të mbështetur dhe ndjekur marrëdhëniet me bizneset, shkolla ka përcaktuar një koordinator, i cili është pjesë e stafit pedagogjik dhe i Njësisë së Zhvillimit. Roli i koordinatorit është të identifikojë e të koordinojë marrëdhëniet e shkollës me bizneset partnere, ashtu dhe me partnerët socialë në tërësi. Puna kryhet në bashkëpunim me stafin drejtues dhe mësuesit që ndjekin mbarëvajtjen e praktikave profesionale.
24
“
Gjatë viteve të fundit, Tirana Teknologji ka bashkëpunuar me shkollën ‘Gjergj Canco’ për praktikat profesionale të nxënësve. Ne kemi intervistuar shumë nxënës dhe disa prej tyre janë përzgjedhur për të bërë praktikën pranë biznesit tonë. Të gjithë nxënësit, pa përjashtim, janë treguar shumë të përpiktë me kërkesat e punës dhe të gatshëm për të mësuar. Jemi të lumtur që shkolla mundëson të tilla praktika, dhe që ne kontribuojë në përgatitjen profesionale të të rinjve. Fogert Cuku, përfaqësues i biznesit "Tirana Teknologji" 25
PRAKTIKAT PROFESIONALE AFATGJATA Në klasë të 10-të, pas përzgjedhjes së drejtimit që do të ndjekin, nxënësit kryejnë teorinë dhe praktikën profesionale në mjediset (laboratorët) e shkollës. Në klasë të 11-të, nxënësit nisin procesin e aplikimit për praktika profesionale afatgjata në biznes. Gjatë këtij procesi, ata udhëzohen nga këshilluesit e karrierës për përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit apo prezantimit përpara bizneseve. Në rast se nxënësi përzgjidhet nga një kompani si praktikant, pasi nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi nga prindi, shkolla dhe kompania, ai/ajo është gati të nisë praktikën profesionale. Tashmë, kontratat e praktikave individuale janë afatgjata, të mirërregulluara nga Ligji i Arsimit Profesional dhe të mbështetura nga Kodi i Punës. Gjatë praktikave, nxënësit këshillohen dhe udhëhiqen nga instruktorë në shkollë e në biznes. Në klasën e 12-të ndodh profilizimi i drejtimit kryesor, ku nxënësi mund të risistemohet në një biznes, aktiviteti i së cilit përkon me programin mësimor.
26
Sipas legjislacionit në fuqi: • Oraret e zhvillimit të praktikës profesionale në biznes për nxënësit deri në moshën 18 vjeç nuk mund të jetë më shumë se 30 orë në javë dhe më shumë se 6 orë në ditë; • Për sigurimin e praktikantëve nga aksidentet në punë, kompanitë kanë një kosto prej 0,3% të pagës minimale bruto ose 76 lekë në muaj; • Praktikanti deklarohet në sistemin e tatimeve duke u regjistruar nga biznesi përkatësisht me kodin 0028 (shprehimisht: nxënës i shkollës së mesme apo të lar të që kr yen pr aktikën në biznes).
27
Opinionet e nxënësve
“
Unë kam ndjekur studimet në drejtimin TIK, profili "Zhvillim website" në shkollën "Gjergj Canco", nga ku u diplomova vitin e kaluar. Pata mundësinë të bëja praktikën profesionale në kompaninë "Albanian Business Partner"; një eksperiencë shumë e mirë pasi aktualisht jam i punësuar tek e njëjta kompani. Redjon Islamaj Ish-nxënës
”
“
Unë jam nxënës në shkollën "Gjergj Canco" dhe jam i lumtur që zgjodha këtë shkollë ku mësimdhënia është shkëlqyer sepse kompletohet nga përdorimi i teknologjisë dhe mundësitë shumta të realizimit të praktikave profesionale. E kam bërë praktikën në subjekte të ndryshme, si pallate ose vila private, e nga këto eksperienca kam mësuar shumë për profesionin tim.
”
Eglantin Jahollari Nxënës, drejtimi "ElektroteknikëElektronikë"
28
ORIENTIMI NË KARRIERË Shkolla 9-vjeçare
Klasa e 11-të
Klasa e 13-të
Procesi i para-orientimit:
Në fund të klasës së 11të, nxënësi këshillohet nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe mentori në biznes mbi profilin që do të ndjekë në bazë të aftësive dhe prirjeve që ai shfaq.
Këshillimi nga Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit dhe mentori në biznes vazhdon deri në momentin kur nxënësi përfundon shkollën dhe është gati të punësohet.
• Vizita orientuese në shkollat 9-vjeçare të qarkut të Tiranës; • “Ditët e hapura” me nxënës të shkollave 9-vjeçare, prindër, biznese dhe institucione.
Klasa e 10-të
Klasa e 12-të
1. “Orët e orientimit” në fillim të klasës së 10-të: nxënësi zgjedh drejtimin.
Shkolla bën rishpërndarjen e nxënësve në biznese sipas profileve dhe vendeve të lira të praktikave, kërkesës së nxënësve dhe përshtatshmërisë me bizneset.
2. Orientimi për përzgjedhjen e biznesit dhe përgatitjen e aplikimit për praktikën profesionale (p.sh. hartimin e CV-së dhe letrës së motivimit). 3. “Ditët e orientimit” nga instruktori në biznes. Gjatë kohëzgjatjes së praktikës, nxënësi këshillohet nga mentori në biznes dhe Koordinatori i Orientimit në Karrierë në Njësinë e Zhvillimit.
29
TË DIPLOMUARIT NË TREGUN E PUNËS Në shkollën “Gjergj Canco”, i japim rëndësi të veçantë njohjes së situatës së tregut të punës, në mënyrë që oferta mësimore të jetë e përshtatshme dhe në përputhje me kërkesat e tregut. Për këtë arsye, i ndjekim nxënësit e diplomuar apo certifikuar nga shkolla një vit pas diplomimit apo certifikimit të tyre. Gjatë këtij procesi të emërtuar “gjurmim”, nxënësi pyetet lidhur me kalimin e tij nga institucioni arsimor në tregun e punës, kushtet e punës, përputhjen midis programit mësimor që ka përfunduar dhe punës, si dhe vlerësimin në retrospektivë të shkollës, nisur nga kërkesat e tregut të punës. Të dhënat analizohen nga Koordinatori për Gjurmimin pranë Njësisë së Zhvillimit, dhe në bazë të kësaj analize shkolla e përshtat programin mësimor me tregun e punës.
FAZA E PARAGJURMIMIT
FAZA E GJURMIMIT
Aktivitete ndërgjegjësuese mbi procesin
Plotësimi i anketës së gjurmimit përmes pyetësorit online
Plotësimi i anketës së para-gjurmimit me maturantët 1 muaj para diplomimit për të përditësuar databazën e kontakteve ÇDO MUAJ MAJ
30
Kontaktimi i vazhdueshëm i të diplomuarve për të siguruar një nivel të lartë të përgjigjeve ÇDO MUAJ QERSHOR
PËRDORIMI I TË DHËNAVE NË VAZHDIM
31
GJITHËPËRFSHIRJA DHE EMANCIPIMI GJINOR Bursat e studimit Mund të përfitojnë bursa nxënësit: • nga familje me vështirësi ekonomike dhe/ose me probleme sociale; • të cilëve u mungon njëri prind; • që gjatë studimeve arrijnë një mesatare mbi 9; • pjesë e komunitetit rom ose egjyptian. Shkolla ofron edhe rimbursimin e teksteve mësimore për nxënësit në nevojë.
32
• • •
Gjithëpërfshirja Për të parandaluar braktisjen, shkolla teknike “Gjergj Canco” përpiqet të krijojë një atmosferë pozitive me vëmendjen tek nevojat e nxënësve, klasat e këndshme, mësimi tërheqës, mjediset e pushimit dhe aktivitetet e ndryshme. Të rinjve u ofrohet një mbështetje individuale nga Koordinatori për Parandalimin e Braktisjes, mësuesit kujdestarë, psikologu dhe administrata e shkollës. Ata i vendosin theks të veçantë krijimit të një raporti të besueshëm dhe personal me nxënësin apo nxënësen. Ne besojmë që çdo vajzë e djalë duhet të ndjekë talentin dhe ëndrrat e veta profesionale, duke mos u penguar nga paragjykimet gjinore. Për këtë, në shkollën tonë kemi një Koordinator për Çështjet Gjinore që realizon këto aktivitete: • Evente mbi emancipimin dhe barazinë gjinore; • Zhvillimin dhe përhapjen e orëve interaktive edukative në shkollë me tematikë barazinë gjinore; • Pjesëmarrjen e vajzave të shkollës në aktivitete, si: “Tirana Open Tech”, konkursi “Digital Girl of the Year”, etj.
33
MUNDËSI PËR NXËNËSIN Shkolla teknike “Gjergj Canco” organizon një sërë aktivitetesh jashtëshkollore gjatë gjithë vitit. Që në javën e parë të shkollës, nxënësit angazhohen në aktivitete për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe me stafin mësimor. Gjatë kësaj jave organizohen lojëra, ndahen përvoja të shkollës dhe praktikës së punës nga nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta, prezantohet Njësia e Zhvillimit dhe organizohen vizita në biznese. Nxënësit e shkollës “Gjergj Canco” kanë marrë pjesë në aktivitete dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ku kanë fituar medalje e çmime të shumta. Disa nga këto aktivitete janë: • Fushata ndërkombëtare e kodimit “Hour of Code”, Tiranë; • Konkurse me projektet e nxënësve; • Bootcamp ndërkombëtar “DigiGirlz”, Tiranë, etj. Përveç aspektit profesional, nxënësit në shkollën “Gjergj Canco” zhvillojnë dhe aftësitë e tyre në art e sport dhe janë vlerësuar me çmime të larta. Shkolla jonë i kushton rëndësi komunitetit dhe ambientit ku jetojmë, dhe organizon aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin mbi kujdesin për ambientin.
34
35
THONË PËR NE... “Unë jam përfaqësues i biznesit “SmartWork” që bashkëpunon vazhdimisht me shkollën “Gjergj Canco” në Tiranë. Ne marrim nxënës nga shkolla për të realizuar praktikat profesionale pranë biznesit tonë dhe kemi mbetur shumë të kënaqur. Nxënësit vijnë shumë të përgatitur dhe të gatshëm për të punuar. Këtë vit kemi marrë 3 nxënës të shkollës si praktikantë dhe ka qenë një eksperiencë shumë e suksesshme dhe e këndshme, për nxënësit dhe për ne si ekip!”” Gjergj Robo Përfaqësues i biznesit "SmartWork" ••• “Që në moshë të vogël kam qenë i apasionuar pas robotikës e mekatronikës. Për këtë arsye, zgjodha të vazhdoja studimet në shkollën “Gjergj Canco” në Tiranë. Përveç dijeve të marra në këtë shkollë, mësuesit kanë patur një ndikim shumë të madh në formimin tim profesional. Studimet e larta i vazhdova në Universitetin Politeknik të Tiranës ne degën “Inxhinieri Mekatronikë”. Pas diplomimit fillova punë në auditorët e Kolegjit Profesional të Tiranës (KPT) e sot jam menaxher i prodhimit në kompaninë “N-Vision Optics” në Boston, SHBA.” Gerald Shkreta Ish-nxënës ••• “Unë kam studiuar në shkollën profesionale "Gjergj Canco", stafi i përkushtuar dhe profesional i të cilës ka qenë shtysa dhe mbështetja kryesore që unë të realizoja ëndrrën time për të punuar në fushën akademike. Si fillim e nisa karrierën time duke instruktuar modulet e praktikës profesionale pranë shkollës "Gjergj Canco". Më pas vijuan eksperiencat profesionale si pjesë e stafeve akademike në institucione arsimore si Universiteti Bujqësor i Tiranës, Instituti Kanadez i Teknologjisë (C.I.T) dhe Universiteti Metropolitan i Tiranës.” Anisa Elezi Ish-nxënëse 36
PARTNERITETE PROJEKTE, INSTITUCIONE
• Projekti “Aftësi për Punë”, Swisscontact
Shkolla Teknike “Gjergj Canco”
• Bashkia Tiranë • Prefektura Tiranë • Drejtoria Arsimore Tiranë • Zyra e Punës Tiranë
37
BIZNESET PARTNERE
Adrelaline Makhes Elektro-servis "Neptun" Liftech 38
Tete Albania Tunnel & Mining Spaç Mirditë Al Carier Albanian Contracting
KONTAKT
Adresa:
Rr. “Bernardin Palaj”, Tiranë
Email:
teknikeelektrike@hotmail.com
Web:
www.gjergjcanco.edu.al
Facebook:
@GjergjiCanco
Instagram:
gjergj_canco_shkolla
39