Skip to main content

Shkolla profesionale "Ali Myftiu", Elbasan

Page 1

SHKOLLA E MESME

PROFESIONALE

AL I M Y F T I U

PËRGJIGJJA PËR ÇDO PYETJE QË KENI MBI TË ARDHMEN!

si të bëhem si të bëhem mekanik si të bëhem elektriçist si të bëhem motorrist si të bëhem...


Nëse zgjedh drejtimin…

Shërbim mjetesh transporti

Mekanikë

Do të mësoj…

si ndërtohet një automjet, si ndërrohen pjesët e një makine, si funksionon motorri, etj.

si të ndërtoj konstruksione, vepra arti, stuktura të ndryshme duke përdorur metalet, duraluminin apo pvc, etj.

teknik për mirëmbajtjen e automjeteve, i përgjitshëm ose i specializuar për motorrin, makinat elektrike etj.

ndërtues i konstruksioneve metalike, riparues ose mirëmbajtës i tyre, metalurg etj.

Mund të bëj praktikën në…

pikë shitje makinash, elektroauto, pikë kompani transporti, konçesionar, ndërmarrje që kanë park automjetesh, etj.

fabrika, ndërmarrjen e dekorit të qytetit, kompani reklamash, kompani si: “Europa sh.p.k.”, “Panai sh.p.k.”, etj.

Mund të hap biznesin tim?

Po

Po

Mund të punoj si…

Ku edhe mund të punësohem pasi të mbaroj shkollën!


Elektroteknikë

Ndërtim

Gjeodezi

si funksionon elektriciteti, pajisjet dhe instalimet elektrike, panelet diellore, etj.

si mirëmbahen ndërtesat, si kryhen punimet dekorative, riparimet e rrugëve, rrjetit ujësjellës-kanalizime, etj.

si kryhen matjet apo llogaritjet gjeodezike, si të realizoj vizatime teknike, si realizohet zhvillimi i qëndrueshëm, etj.

instalues i sistemeve dhe rrjeteve elektrike, ashensorëve, riparues i pajisjeve elektrike, citofonave ose kamerave, etj.

punonjës ndërtimi, punonjës në pika të shërbimeve teknike në ndërmarrje ndërtimi, etj.

teknik gjeodet në sipërmarrje ndërtimi apo topo-gjeodezike, institucione të qeverisjes lokale dhe qendrore, hipoteka, kadastra, etj.

fabrika, kompani instalimesh dhe pajisjesh elektrike, kompani montimi kamerash dhe mjetesh sigurie, kudo ku kërkohet mirëmbajtje elektrike si OSHEE, kompani si: “E.Tech sh.p.k.”, “Balla sh.p.k”, etj.

ndërmarrje ndërtimi, ndërmarrje e ujësjellës-kanalizimeve, kompani ndërtimi, si: “Doko sh.p.k.”, “Sa.Ma Construction”, “Balla sh.p.k.”, etj.

ndërmarrje ndërtimi apo topo-gjeodezike, etj.

Po

Po

Po


?

?

?

Pyetje të nxënësve:

?? ?

1. Shkolla profesionale “Ali Myftiu” është një shkollë e mesme shtetërore?

Po, shkolla profesionale “Ali Myftiu” është shkollë e mesme shtetërore, e mbështetur nga qeveria zvicerane e cila zgjat deri në 4 vite.

2. Nëse ndjek shkollën e mesme profesionale, mund të shkoj në universitet?

Patjetër, pas përfundimit të maturës shtetërore profesionale mund të vazhdosh shkollën e lartë (universitetin), edhe në drejtime që nuk ofrohen nga shkolla.

3. Përse duhet të zgjedh shkollën e mesme profesionale?

Shkolla e mesme profesionale të ndihmon të ndërtosh të ardhmen me hapa më të shpejtë! Gjatë viteve të shkollës, ti do të fitosh njohuritë teorike dhe aftësitë praktike në drejtimin që do të zgjedhësh. Praktika në biznes do të konsiderohet eksperiencë pune. Pas përfitimit të Certifikatës së Maturës Shtetërore Profesionale (diplomës), ti mund të ushtrosh në çdo moment profesionin, si i punësuar ose i vetëpunësuar.

4. Çfarë certifikatash dhe diplomash do të marr? Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Struktura 2+1+1 Klasës së 12-të certifikatë me titullin “Punonjës/e i/e kualifikuar”

Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”

Struktura 2+2 Klasës së 11-të certifikatë me titullin “Ndihmës/e”

Klasës së 13-të diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe titullin “Teknik/e, menaxher/e”

5. Kur mund të filloj punë?

Menjëherë pas përfundimit të klasës së 11-të si “Ndihmës/e”, ose pas përfundimit të klasës së 12-të dhe 13-të, nësë dëshiron të fitosh një nivel më të lartë diplome. Ndërkohë, mund të punësohesh me kohë të pjesshme gjatë periudhës së shkollës ose me kohë të plotë gjatë pushimeve të verës.

6. Çfarë lëndësh do të bëj në shkollën profesionale?

Njësoj si në shkollat e tjera, do të ndjekësh rreth 14 lëndë në vit. Ndryshimi është që në shkollen e mesme profesionale “Ali Myftiu” do të bësh më pak lëndë të përgjithshme (rreth 8) dhe më


shumë lëndë profesionale. Përveç mësimit në shkollë, do të praktikosh profesionin tënd të ardhshëm në kompani.

7. Ku mund të bëj praktikën profesionale?

Shkolla ka një rrjet të gjerë biznesesh partnere, që zgjerohet dita-ditës. Çdo vit, shkolla organizon Panairin e Praktikave Profesionale, gjatë së cilit nxënësit njihen me bizneset dhe zhvillojnë intervista. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje, nxënësi mund të nisë praktikën në biznes.

8. Është e vërtetë që do të punoj në kompjuter?

Në disa lëndë, ti mund të përdorësh kompjuterin në orën e mësimit dhe të zhvillosh projekte në grup. Shkolla është e pajisur me laborator informatike.

9. Në cilat aktivitete mund të marr pjesë?

Mund të marrësh pjesë në Panairin e Praktikave Profesionale, në olimpiada, konkurse midis shkollave, projekte ndërlëndore dhe organizime të tjera të shkollës profesionale “Ali Myftiu”. Të presim në shkollë, bashkë me prindërit ose familjarët për t’u informuar më shumë mbi drejtimet, profilet dhe profesionet që ofron shkolla profesionale Ali Myftiu


?

E dinit se...

Shkolla mbështetet nga projekti zviceran "Aftësi për Punë" S4J

Ambientet e shkollës janë rinovuar rishtazi

70

Nxënësit përdorin pajisje simulimi digjitale

biznese të njohura kanë marrëveshje me shkollën

Nxënësit marrin pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku janë vlerësuar me çmime të shumta

Shkolla ka marrëveshje me bizneset më të mira të rajonit

Drejtimet në shkollën profesionale

DREJTIMI SHËRBIME PËR MJETET E TRANSPORTIT

Ali Myftiu

• Shërbime motorrike • Shërbime elektroauto • Shërbime karrocerie

DREJTIMI MEKANIK

DREJTIMI NDËRTIM

• Konstruksione metalike • Fonderi • Makina metalpunuese

• Muratim dhe suvatim • Shtrim dhe veshje me pllaka • Punime dekorative dhe bojatisje

Adresa: Rr. “Zogu I”, pranë Doganës, Elbasan

fb: shkollaemesmeprofesionaleAliMyftiu

Aftësi për punë S4J

Ofrohen ambiente konvikti

Nxënësit mbështeten nga shteti me bursa, rimbursim tekstesh mësimore dhe transport

DREJTIMI ELEKTROTEKNIKË • Instalime elektrike civile dhe industriale • Riparim pajisjesh elektroshtëpiake • Instalim dhe mirëmbajtje të linjave të TU dhe TL

DREJTIMI GJEODEZI

e-mail: profesionalealimyftiu@gmail.com

@skills_for_jobs

insta: profesionale_alimyftiu


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Shkolla profesionale "Ali Myftiu", Elbasan by skillsforjob1 - Issuu