Skip to main content

Revista "Rrezet e Lirisë" SHFMU "Ismail Luma" Lipjan

Page 1

Revistë shkollore

RREZET E LIRISË Viti VI , Nr. 6 Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Luma” –Lipjan

Mars, 2022


Rrezet e lirisë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Luma” - Lipjan

EDITORIAL

Kryeredaktore: Sehadije Osmani Lektor: Avdyl Buja Feride Sadiku-Zeqiri Hazbije Bahtiri Anëtarët e redaksisë: Albina Isufi Mziu Burbuqe Shabani-Zogjani Driton Sadiku Hajrije Demiri Imrane Krasniqi Jehona Stublla - Ismaili Liridon Agushi Leonora Çerkini Majlinda Sejdiu Saranda Krasniqi Shqipe Lubovci Dizajni i kopertinës: Bujar Qeriqi Fotografitë – redaksia Një falenderim i veçantë shkon për OJQ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ e cila ka financuar botimin e kësaj reviste.

Të dashur lexues! Tradita po vazhdon, kështu më 7 Mars botuam revistën tonë, pra edhe këtë vit para jush po sjellim numrin e gjashtë të përgatitur nga ne me shumë dashuri dhe përkushtim. Këtë vit shkollor MASHT-i ka shpallë vit të gjithëpërfshirjes prandaj, ne si redaksi më shumë u fokusuam në këtë temë. Gjithëpërfshirja nënkupton përfshirjen e të gjithë nxënësve pavarësisht nga pengesat që mund ti kenë. Pra, gjithëpërfshirja si term i referohet të gjithë nxënësve pa dallim race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër. Gjithëpërfshirja është sfidë për të gjithë, dhe kërkohet nga të gjithë përkushtim dhe përpjekje në drejtim të realizimit të konceptit të arsimit gjithëpërfshirës. Si zakonisht edhe ky numër para lexuesve sjellë punën e shkëlqyer dhe të palodhshme të mësimdhënësve, nxënësve dhe tërë stafit. Mbetemi me shpresë që leximi i kësaj reviste të mbetet një kujtim i bukur! Për më shumë ju sugjerojmë ta lexoni revistën të përgatitur enkas për ju lexues të nderuar. Me respekt, Redaksia e shkollës.

Adresa e shkollës: Rr. “Sami Frashëri”, 14000 Lipjan, Kosovë E-maili i shkollës: shkollafillore10@hotmail.com 2 Faqja e shkollës në rrjet social: www.facebook.com/ Shkolla “IsmailLuma” – Lipjan

Tel +383 38 582 052


Rrezet e lirisë

RRUGËTIMI DREJT GJITHËPËRFSHIRJES NË ARSIM Gjithëpërfshirja në arsim ka synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt. Arsimi gjithëpërfshirës, siç përcaktohet në Deklaratën e Salamankës, e nxit “të kuptuarit e nevojës për angazhim rreth krijimit të “shkollave për të gjithë”institucione ku janë të mirëpritura diversitetet, që përkrahin të nxënit dhe që ndihmojnë nevojat individuale”. Arsimi gjithëpërfshirës kërkon kërkon vetëdije të lartë dhe veprime konkrete rreth respektimit të drejtave të të gjithë fëmijëve për arsimim, fuqizimin e kulturës demokratike, strukturave, praktikave, metodologjive të përdorura në shkolla si dhe menaxhimin dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale brenda shkollës dhe në komunitet në mënyrë që shkolla të jetë gjithëpërfshirëse. Shkolla gjithëpërfshirëse duhet të ofrojë shanse dhe mundësi për një gamë të metodave të punës dhe trajtimit individual për të siguruar që asnjë fëmijë të mos përjashtohet nga pjesëmarrja aktive në shkollë. Kjo nënkupton zhvillimin e shkollave të bazuara në drejtësi dhe miqësore për fëmijët, që janë efektive jo vetëm në aspektin akademik, por që janë edhe gjithëpërfshirëse, të shëndetshme dhe mbrojtëse të të gjithë fëmijëve dhe që inkurajojnë pjesëmarrjen e vetë nxënësve, familjeve dhe komunitetit të tyre. Përvoja na tregon se kur komunitetet dhe shkollat përqafojnë kuptimin e vërtetë të përfshirjes, ata bëhen më të aftë për të ndryshuar një sistem të ndarë të arsimit special në një sistem të ofrimit të shërbimit gjithëpërfshirës dhe për të ndryshuar një shoqëri jo tolerante dhe të ashpër të diferencës në një shoqëri që përfshinë dhe vlerëson diversitetin natyror me të nxënë kuptimplotë, me nxënësin në qendër. Tashmë në Kosovë ekzistojnë shkollat gjithëpërfshirëse që promovojnë dhe sigurojnë edukim dhe arsimim për të gjithë fëmijët. Gjithëpërfshirja është proces i cili nuk mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër dhe kjo kërkon përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor, të shkollës por edhe të vetë mësimdhënësit për ta bërë këtë proces më fleksibil, më të përshtatshëm për t’ju përgjigjur nevojave, kërkesave dhe potencialeve të nxënësve. Synimi i MASHTI-it është që shkolla të jetë një vend ku çdo fëmijë apo nxënës të ketë mundësi të shpalosë vlerat individuale, të ndjehet i pranuar dhe i vlerësuar dhe të përfitojë maksimalisht nga procesi mësimor. Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të nxënë, në vendin tonë viteve të fundit janë përfshirë në institucione arsimore edhe disa profile të reja të personelit profesional për arsimimin e nxënësve me 3


Rrezet e lirisë nevoja të veçanta arsimore, të cilët e kanë rolin e mbështetjes profesionale dhe asistencës nëpër institucione arsimore që ofrojnë shërbime psiko-pedagogjike kundrejt nevojave dhe kërkesave të nxënësve. Mësimdhënësit janë realizuesit më të rëndësishëm të ndryshimeve dhe me rëndësi thelbësore për gjithëpërfshirjen sociale si dhe për promovimin e pjesëmarrjes dhe të nxënit për të gjithë fëmijët. Në gjithëpërfshirje është përgjegjësi e sistemit të rregullt që të arsimojë të gjithë fëmijët dhe prandaj ekziston nevoja që shkollat të ndryshojnë ashtu që të plotësojnë nevojat e ndryshme të të gjithë nxënësve. Transformimi kërkon ndryshime në përmbajtje, qasje, struktura dhe strategji që përdoren në shkollë dhe klasë. Menaxhmenti ka rol të rëndësishëm pasi që në shkolla gjithëpërfshirëse ata duhet të gjejnë mënyra për të njohur nxënësit e tyre, për të identifikuar nevojat e tyre të ndryshme, për të diferencuar në mënyrë të përshtatshme praktikat e kurrikulës dhe të vlerësimit dhe për të siguruar mbështetjen e duhur në përputhje me nevojat e të gjithë nxënësve. Mësimdhënësit duhet të jenë të përgatitur dhe të trajnuar mirë për të menaxhuar një klasë gjithëpërfshirëse me nevoja të ndryshme. Rritja e vetëdijes dhe trajnimit në mesin e personelit të shkollës, prindërve dhe anëtarëve të komunitetit është e nevojshme për të bërë të gjithë të kuptojnë rëndësinë e arsimit për të gjithë, të drejtat e çdo fëmije për arsimim dhe zhvillimin e shkollës për t’u bërë gjithëpërfshirëse. Shkollat duhet të transformohen ashtu që të kujdesen për të gjithë fëmijët, mbështetja dhe përkushtimi i mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe anëtarëve të komunitetit është me rëndësi thelbësore për të siguruar përfshirjen në klasë dhe mësim për të gjithë fëmijët pavarësisht nga dallimet. Për t’u bërë realizues të ndryshimeve dhe promotorë të gjithëpërfshirjes sociale, mësimdhënësit duhet t’i zhvillojnë kapacitetet e veta dhe kapacitetet e shkollave të tyre për të punuar me grupe të ndryshme nxënësish, të sigurojnë pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të nxënit. Arsim cilësor arrihet vetëm atëherë kur çdo fëmijë, duke përfshirë këtu edhe fëmijët më të margjinalizuar e të përjashtuar, ndodhen në shkollë dhe ndjekin arsimin cilësor gjithëpërfshirës që i mundëson të nxënit që do t’i duhet gjatë jetës.

Nëse fëmija nuk është duke mësuar me metodën që po përdorni, atëherë ju takon juve t’i përshtateni stilit të të nxënit! ( Rita Dum)

Remzije Krasniqi Master në arsim gjithëpërfshirës

4


Rrezet e lirisë

Marsi i pranverës shqiptare

Marsi, ky muaj i rezistencës dhe i sakrificës na bënë të kuptojmë se jeta e merr kuptimin e plotë vetëm ne liri. Është 5 Marsi i vitit 1998 kur një familje heronjsh, me guximin e tyre, para jetës së përkohshme zgjodhën që të jetojnë përgjithmonë në historinë e një populli. Një populli që duket se rezistencën dhe dashurinë për lirinë e ka në gjenet e veta. Këtë më së miri na e dëshmojnë edhe ngjarjet historike të popullit shqiptar që nuk e njeh fjalën frikë. Në atë mëngjes tëhershëm të 5 marsit 1998, filloi rrethimi i familjes Jashari, rrethim që na i sjellë ndërmend rrethimet e Krujës së Skënderbeut e Shkodrës heroike shekuj më parë, si simbole të rezistencës kombëtare. Ky rrethim i Familjes Jashari zgjati deri më 7 mars, kur Adem e Hamzë Jashari dhe familja e tyre ranë heroikisht në altarin e lirisë për t'u bërë një kujtim i përjetshëm në kujtesën e popullit shqiptar. Përpjekjet shqiptare për liri janë gërshetim i penës dhe pushkës. Këtë më së miri e tregon 7 marsi, që përveç epopesë së UÇK-së, na kujton një ngjarje tjetër të shënuar në historinë shqiptare, kjo është hapja e shkollës së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 me mësuesin e parë Pandeli Sotiri. Pas pak më shumë se 4 viteve, më 23 tetor, 1891, u hap edhe shkolla e parë shqipe për vajza e cila si ideatorë dhe mësues kishte Gjerasim Qiriazin dhe motrën e tij Sevasti Qiriazin.. Hapja e shkollave shqipe në Korçë dhe më vonë në viset e tjera shqiptare u bë fanar ndriçues përpopullin shqiptar në rrugën e tij për çlirim dhe emancipim shoqëror. Prandaj, data e 7 marsit ka hyrë në memorien historike të popullit shqiptar si data kur kujtojmë kontributin e rilindësve të parë për hapjen e shkollave shqipe, duke filluar nga Sami e Naim Frashëri për të vazhduar me kontributin e të gjithë mësimdhënësve, të cilët në çdo kohë u përkujdesën t'i mbajnë gjallë gjuhëndhe kulturën kombëtare. Sakrificat e sukseset e popullit shqiptar kanë një figurë qendrore në ballë të tyre, ajo është femra shqiptare e cila me rolin e saj si vajzë, grua dhe nënë ishte një faktorë i rëndësishëm në proceset historike të popullit shqiptarë. Andaj, në ditën ndërkombëtare të grave (ditës së nënës), më 8 mars, kujtojmë e nderojmë të gjitha ato nëna të cilat krahas gjirit, fëmijëve të tyre iu dhanë edukatën dhe kulturën shqiptare. Puna dhe sakrifica e shumë personave në këtë muaj pranvere, por jo vetëm, janë thelbi i arsyes se pse ne igëzojmë pranverat të lirë në shtetet tona shqiptare. Përgatitur nga mësimdhënësi: Liridon Agushi

5


Rrezet e lirisë PISHTARËT E DIJES TË PENSIONUAR NË SHKOLLËN “ISMAIL LUMA” LIPJAN Adem Bublica- 20.04.1947, Dobrajë e madhe . Shkollën fillore 4 klasë të ciklit të ulët, i kreu në vendlindje, ndërsa 4 klasë të tjera të ciklit të lartë në shkollën amë në Magurë, Në vitin 1968 e pefundoi shkollën Normale në Prishtinë, po atë vit fillon punën si mësues, në shkollën katër klasëshe e që ishte paralele e ndarë e shkollës amë të Magurës. Në vitin 1970, regjistrohet në fakultetin filozofik- grupi i Pedagogjisë. Me 1976 u punësua në shkollën e mesme QAM në Lipjan, ndërsa më vonë punoi si mësues në shkollën e fshatit Konjuh dhe nga viti 2009 vazhdoi punën në shfmu “Ismail Luma” deri në pensionim me 19.04.2012. Rrustem Ademi- arsimtarë i lëndës së gjeografisë. Karrierën si mësimdhënës e filloi në vitin 1978 në shkolla fillore “Idriz Ajeti” në Shalë, më pas në shkollën e qytetit “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan dhe nga viti 2009 deri në pensionim në vitin 2016 në shfmu ”Ismail Luma” Lipjan. Halime Stublla- 31.12.1952, mësuese klase, shkollen normale e kreu në vitin 1972 në Prishtinë dhe në vitin 1974 ishte një ndër femrat e para në fshatin Dramjak si një mësuese e atij fshati në shkollën fillore ”Naim Frasheri”. Nga viti 1984 punën si mësuese klase e vazhdoi në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan dhe nga viti 2009 ishte pjesë e shfmu”Ismail Luma” në Lipjan deri në pensionim me 31.12.2017 duke kontribuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave.

Sebahate Stublla- 12.06.1953, mësuese klase, shkollen normale e perfundoi në vitin 1972 në Prishtinë. Në vitin 1981 punësohet në shkollen fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan dhe nga viti 2009 ishte pjesë e shfmu”Ismail Luma” Lipjan deri në pensionim me 11.06.2018. Milazim Shamolli- 15.05.1955, mësues klase. Punën si mësimdhënës e filloi në vitin 1974 kur edhe përfundoi shkollën normale, fillimisht në shkollën e Magurës deri 1980. 1980-1987 pedagog i shkollës në fshatin Magure. Nga viti 1987 për 6 vite punoi në Kuvendin Komunal, në vitet `90 punoi si mësues në fshatrat Banullë, Sllovi dhe Janjevë. Ishte drejtor i Qerdhes së qytetit, mësues në shfmu”Vëllezërit e Frashëri” dhe nga viti 2009 pjesë e shfmu”Ismail Luma” deri në pensionim me 15.05.2020 Hanefi Llugiqi- 01.05.1956, Dobrajë e madhe, arsimtar i lëndës së historisë. Në vitin 1976 fillon punën në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan ku punoi për 23 vite dhe më pas në vitin 2009 bëhet pjesë e shfmu”Ismail Luma” në Lipjan deri në pensionim me 01.05.2021. Zethane Sefedini- 03.10.1956- arsimtare e lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe. Punën si mësimdhënëse e filloi 15.04.1977 në shkollën e fshatit”Bajram Curri” në Petrovë të Shtimes ku punoi deri në vitin 1983, më pas në 01.09.1989 punësohet në shkollen fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan në të cilen punoi deri më 31.08.2009 për të u bërë pjesë e shfmu”Ismail Luma” Lipjan deri në pensionim me 08.10.2021. Përkushtimin e saj ndaj profesionit arsimtarja po e dëshmon me punë vullnetare në bibliotekën e shkollës edhe pas pensionimit.

6


Rrezet e lirisë Diskriminimi në shkollë Dita e parë e shkollës është një ditë e lumtur për të gjithë fëmijët që nisin rrugëtimin e dijes dhe kthehen në shkollë me dëshiren për të mësuar dhe për t‛u takuar sërish me shokët e tyre. Çdo fëmijë ka një fëmijëri të bukur pa përjetuar dhunë, abuzim apo neglizhim. Bashkëpunimi ndërmjet stafit të shkollës dhe mësimdhënësve, nxënësve dhe familjarëve, për të krijuar dhe ruajtur një kulturë pozitive, që do të jetë në favor të mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe që do të parandalojë shumicën e problemeve disiplinore. Krijimi i një klase pozitive jep fryte ndërmjet reduktimit të problematikave disiplionore që sjellin dhunë, përmirësim të rezultateve të të nxënit dhe uljes së stresit si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit. Shumicën e kohës diskriminimi në shkollë i përgjigjet emocioneve të pavetëdijshme. Faktori emocional që më shpesh shkakton diskriminim aktiv është zemërimi dhe zhgënjimi. Nga ana tjetër diskriminimi në shkollë gjithashtu mund t‛i përgjigjet nevojes emocionale që disa individë duhet të ndjehen më superior se të tjerët, duke sulmuar një person tjetër dhe duke i bërë ata të ndihen keq. Faktorët sociokulturorë-ekzistenca e paragjykimeve negative që i shtyejnë nxënësit dhe mësuesit të shohin individë me disa karakteristika si të rrallë ose inferior. Faktorët individual-kanë nivele të larta të agresivitetit,intelegjencë më të ulët,tolerancë më të ulët për zhgënjim, nevoj më të madhe për kontroll dhe fleksibilitet më të ulët njohës. Llojet e diskriminimit -diskriminimi në shkollë bëhet në bazë të përkatësisë etnike, kombësisë, moshës, gjinisë, races, gjendjes ekonomike, aftësisë së kufizuar dhe fesë. Pasojat –diksiminimi në shkollë, si formë e tij indirekte,ashtu edhe në rastet kur ka të bëjë me rregullat e qendrës arsimore,ka një ndikim shume negativ tek fëmijët që e vuajnë atë. Si të parandalojmë diskriminimin në shkollë-realiteti është se diskriminimi shkaktohet mbi të gjitha nga të mësuarit që fëmijët kryejnë nga ajo që shënon përreth tyre. Për këtë arsye, parandalimi i këtyre situatave lidhet pikërisht me edukimin. Mënyra më e mirë është që prindërit e secilit fëmijë të jenë shumë të vetëdijshëm për mënyrën se si veprojnë kur janë para dikujt që është ndryshe, brenda vetë shkollës është e mundur të promovohet mendja e hapur dhe gjithëpërfshirja e fëmijëve. Ne si institucion edukativo - arsimore kemi mbajtë ligjerata me tema të ndryshme në favor të nxënësve.Ligjeratat janë mbajtur nga psikologia e shkollës me temën “Bullizmi” dhe “Parandalimi i dhunës” tema të cilat do të parandalojnë këto dukuri negative mes nxënësve.

Psikologia: Jehona Sopa - Bytyqi

7


Rrezet e lirisë

Çfarë është belbëzimi, dhe si duhet të sillemi kundrejt tij? Gjuha e folur është një rrjet kompleks i dijeve dhe lëvizjeve të koordinuara që e diferencojnë njeriun nga qeniet e tjera të gjalla dhe i mundësojnë t’i shprehë mendimet, ndjenjat, dëshirat personale etj. Mirëpo, tek ajo mund të shfaqet vështirësi dhe çrregullime të komunikimit ku disa prej tyre janë: çrregullime të artikulimit, të zërit, të ritmit të të folurit etj. Belbëzimi është një çrregullim i rrjedhshmërisë ( ritmit ) të të folurit që karakterizohet nga përsëritja e tingujve, rrokjeve ose fjalëve, zgjatja e tingujve si dhe bllokimet gjatë komunikimit. Një person që belbëzon e di saktësisht se çfarë do të donte të thoshte, por ka vështirësi të prodhojë atë rrjedhshëm. Këto ndërprerje të të folurit mund të shoqërohen me lëvizje të ndryhme trupore siç janë: përplasja e qëpallave, kafshimi i buzëve, lëvizje të shpejta të supeve etj. Belbëzimi mund ta bëjë të vështirë komunikimin me njerëzit e tjerë, gjë që shpesh ndikon në cilësinë e jetës së një personi dhe në marrëdhëniet ndërpersonale. Belbëzimi prek njerëzit e të gjitha moshave. Ndodh më shpesh tek fëmijët midis moshës 2 dhe 6 vjeç, kur ata janë në fillimin e zhvillimit të aftësitë të tyre gjuhësore. Shumica e fëmijëve e tejkalojnë belbëzimin, por në disa raste ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës. Shkaqet e belbëzimit mund të jenë të ndryshme si: neurologjike, zhvillimore, gjenetike etj. Mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të kenë parasysh sjelljet kundrejt nxënësve me belbëzim në mënyrë që të lehtësojnë procesin edukativo-arsimorë të tyre, ata duhet të iu drejtohen normal dhe me qetësi, ti lënë ta mbarojnë fjalinë deri në fund, pa e ndërprerë, të mos ju plotësojnë fjalinë nxënësve dhe të mos flasin në vend të tyre. Të mundohen të ju largojnë stresin dhe të mos ju flasin më ashpërsi. Kurrë mos i provokoni, përqeshni apo imitoni nxënësit (shoqet apo shokët e klasës) për të folurën e tyre. Mos i lejoni as të tjerët që ta bëjnë këtë. Mirëpo, nëse ata janë të ngacmuar mësoni se si sillen në situata të tilla dhe të mos ndihen të bullizuar sepse belbëzimi nuk prek intelegjencën e tyre. Ata duhet të kursehen nga konkurrenca e madhe e nxënësve të tjerë, kur ata e ngrisin dorën të përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga mësimdhënësit duhet të lejohen të përgjigjen të parët, në mënyrë që të anashkalohet rritja e stresit që mund të pasojë në rritjen e situatave belbëzuese gjatë të folurit

Logopede: Kaltrina Hashani

8


Rrezet e lirisë Intervistë me Ufkir Jasharin- kordinator i cilësisë në shkollë Fillimisht ju faleminderit për kohën dhe gadishmërinë tuaj që të jeni pjesë e intervistës së shkollës sonë. Përveçse jeni mësues në të njejten kohë keni bërë edhe rolin e prindit. A ka qenë e vështirë për ju që ti bëni këto role? Normalisht edhe roli i prindërit dhe i mësimdhënësit është sfidë e vështirë por megjithatë unë kam pasur dhe kam nderin të jem edhe prind dhe mësimdhënës. Në këtë shkollë jam shumë i kënaqur me fëmijet, me punën që është dhënë në shkollen tonë. Cilat janë prioritetet tuaja të mësimdhëniës-koordinator? Unë kam pasur fatin që të jem kordinator i cilësisë në shkollë. Tani që më 4 vite punoj si kordinator është një sfidë, por megjithatë puna ime mendoj se ka ndikuar pozitivisht sadopak në rritjen e cilësisë në shkollë. A mund të na tregoni një kujtim që ju ka mbetur në mendje gjatë kësaj periudhe si mësimdhënës? Puna e mësimdhënesit ka kujtime jashtëzakonisht të mira, kujtimi im më i mirë është kur i shoh nxënësit e mi të cilët kanë arritur suksese në jetë. Çfarë kishit dashur të ndryshonit në shkollën tuaj? Në shkollën tonë kemi një staf të mrekullueshëm, por me zhvillimin ekonomik kërkesat janë sigurisht më të mëdha dhe mendoj se ne duhet të vazhdojmë punën të krijojmë hapsira që t’ju japim fëmijeve, sepse ne për ta mundohemi që të zbatojmë kërkesat e tyre. Kishim kënaqësinë të bëjmë këtë intervistë me ju. Ju faleminderit! Albesa Sllamniku Eldorina Krasniqi Intervistë me arsimtarin Mehmet Bllaca Ju faleminderit që jeni bëre pjesë e intervistes tonë, jemi të nderuar për prezencen tënde Keni punuar në shumë shkolla të ndryshme, dhe sigurisht keni patur dhe eksperienca të ndryshme në secilen prej tyre. Cfare mund të na thoni në lidhje me to?Unë kam filluar që nga viti 1982, në muajin shtator si arsimtar i lëndes së gjeografisë në Shkollen fillore “Zenel Hajdini”Aty ka filluar kariera ime, gjithmonë kam qenë i perpiktë në punën time të cilen do ta bëjë dhe më është realizuar qëllimi im, pastaj gjate vitit 1989 deri në vitin 2012 kam punuar në shkollen fillore “Shtefan Gjeqovi” në Janjevë, nga viti 2012 deri më sot jam duke punuar në shkollen fillore Ismail Luma në Lipjan. Si mësues dhe prind si e shikoni përkushtimin e nxënësve ndër vite, si po ndryshojnë brezat? Prej nga atëher që kam filluar të punoj deri më tani ka ndyshuar, por normalisht çdo punë duhet të ndryshoj me kohën poashtu dhe nxënësit janë të informuar për reforma të reja mësimore. Unë jam i kënaqur gjatë viteve që kam punuar kemi bërë reforma, seminaret që i kemi ndjekur në komuna të ndryshme. 9


Rrezet e lirisë Çfarë konsideroni dhuratën më të bukur që mund ti dhurojë një nxënës, mësuesit? Si për çdo mësues dhe për mua, dhurata më e mirë është kur nxënësit ta dhurojnë një kartolinë të shkruar nga ai e treguar një realitet që ai ka kaluar kohë me një mësues të tij por dhe nxënësit të cilët janë sa më të formuar dhe sa më të përgaditur që të shprehin përkushtimin e tyre ndaj mësimit. Sipas jush ku ndryshon mësimdhënia e sotme nga ajo e viteve më herët? Po ka ndryshuar, ka ndryshuar shumë, sepse atëherë kemi qenë mësimdhënës traditcional kurse sot jemi në forma të ndryshme arsimore të cilat jo vetëm qe kanë ndryshuar te ne por në të gjithë botën. Ishte knaqësi të kishim një mësues të nderuarsi ju në këtë intervistë, faleminderit që ndat kohën tuaj me ne. Faleminderit prej juve, jam i nderuar që nxënësja ime më mori në intervistë kushtuar karrierës time arsimore. Intervistoi : Albesa Sllamnik

Intervistë me mësuesin Naim Bahtiri Fillimisht ju faleminderit për kohën dhe gaditshmërinë, tuaj që të jeni pjesë e intervistës së shkollës sonë. Ju jeni mësues me një eksperiencë të gjatë pune, mësues prej 40 vitesh, çfarë mund të na thoni për këtë rrugëtim të gjatë në shërbim të dijës -Më vjen mirë që për herë të parë po jap intervistë me një nxënëse të shkollës tonë. Rrugëtimi im 40 vjeqarë në arsim është sfidë në vete ,një prej sfidave më të vështira të jetës. Unë i përkas dy epokave, dy periudhave para luftës dhe mbasë luftës, mbi të gjitha është një profesion që ja vlenë të sakrifikosh. A ka pasur ndryshime që keni vërejtur në breza pasi ju keni pasur mundësi të njiheni me shumë prej tyre? -Normalisht ka ndryshime, teknologjia është përsosur. Një fjalë e urtë e Naim Frashërit thotë “sa më tepër të ketë oriendi shtëpia, aq më i ditur është fëmija” Përse zgjodhët këtë profesion, a jeni penduar ndonjëherë për zgjedhjen tuaj? -Asnjëherë, e zgjodha këtë profersion sepse u motivova nga babai im mësues e pastaj dhe nga tre vëllëzrit e mi që së bashku vazhduam rrugëtimin e dijes. Cili është mesazhi juaj për gjithë kolegët tuajë dhe këshilla që i’u kishit dhënë atyre që synojnë të bëhen mësues sot? -Për kolegët që po i lë pas ta japin kontributin maksimal mbitëgjitha të jenë më pranë nxenësëve sepse në fillimet e mia të mësimdhëmies ndoshta nuk kam arritur të jem shumë pran tyre e që më vonë ndryshoi edhe qasja ime në raport me nxënësit. Ju faleminderit që gjetët kohë të jeni pjesë e kësaj interviste. -Faleminderit juve. Kjo është intervista ime e parë e realizuar nga nxënësit e që do mbetet gjatë në kujtimet e mija. Intervistuesja Albesa Sllamniku

10


Rrezet e lirisë Intervistë me kryetaren e këshillit të nxënësve Është kënaqësi që keni pranuar të jeni pjesë e intervistës për revistën e shkollës sonë! Unë jam Erëza Zejnullahu , jam kryetare e këshillit të nxënësve, po ashtu jam nxënëse e klasës së nëntë të kësaj shkolle dhe së bashku me nxënësit kemi arritur besoj një punë shumë të mirë. Intervistuesja: Me pak fjalë a mund të tregoni cili është kontributi juaj si kryetare e këshillit të nxënësve ? Erëza : Si kryetare e këshillit të nxënësive mendoj që kemi arritur të finalizojmë shumë projekte dhe aktivitete të ndryshme dhe padyshim përveq përkushtimit tim pa kontributin e tyre nuk besoj që kishim mundur me i’a arritë shumë gjëra. Kemi formuar grupin letrar dhe tani jemi duke punuar revistën e shkollës dhe broshurë për diskriminimin. Intervistuesja: Konkretisht si bashkëpunoni ju me nxënësit? Erëza : Realisht së pari bëjmë mbledhjet me kryetarët e klasëve dhe poashtu nuk i anashkalojmë asnjëherë nxënësit që dëshirojnë të jenë pjesë e aktivitetet që do t’i realizojmë. Intervistuesja: Cilat janë aktivitetet që janë realizuar dhe sa janë të dobishme për shkollën ? Erëza : Aktivitetet e realizuara, ku padyshim janë në të mirën e gjithë nxënësve dhe gjithëpërfshirjes së tyre pa marrë parasysh se cilës klasë i takojnë, disa prej aktiviteteve që ne kemi mbajtur ka qenë Muaji i Solidaritetit në krye me dy arsimtaret Hazbie Bahtiri dhe Feride – Sadiku - Zeqiri, poashtu shpërndarja e dhuratave për nxënësit e komuniteteve dhe poashtu aktivitetet e mbajtura nga grupi i super vullnetarëve ‘’Fidanët e rinj’’ ku me lideret: Fitore Tmava dhe Teuta Sherifi kemi formuar një klasë të re dhe zbukrimin e ambientit shkollor. Intervistuesja: Cilat janë synimet e juaja si kryetare për të ardhmen e shkollës ? Erëza: Me aktivitetet e krijuara jam shumë e kënaqur, por ne duhet të japim një frymë të re shkollës, të diskutojmë për problemet e nxënësve në mënyrën se si trajtohen dhe ndjehen në objektin shkollor. Faleminderit që shkëpute kohën tënde për të mirën e shkollës! Faleminderit edhe juve për kohën tuaj! Intervistoi: Mirnesa Krasniqi

11


Rrezet e lirisë OJQ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ & shfmu “Ismail Luma” Lipjan ‘’Edukimi nuk e ndryshon botën, ai ndryshon njerëzit që do të ndryshojnë botën’’ thotë filofozi brazilian, Paulo Friere. Në fakt, arsimi është bazamenti mbi të cilin qëndron shtetësia dhe ardhmëria e një populli. Edukimi i mirë nënkupton kualifikime më të larta dhe shanse të përmirësuara të punësimit fitimprurës duke ndihmuar heqjen e njerëzve nga varfëria. Qëllimi i ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ është që të gjithë fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian të përfundojnë shkollimin duke mbrojtur dhe ofruar shërbime në qasje jodiskriminuese për arsim më cilësor si dhe mbështetje plotësuese pas shkollës. Kësisoj, në vitin 2013 organizata ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ ka hapur 13 Qendra të Mësimit Shtesë në 11 komuna të Kosovës. Këto Qendra janë treguar të suksesshme dhe kanë pasur një ndikim në përfshirjen shoqërore dhe zvogëlimin e numrit të braktisjeve nga nxënësit e këtyre komuniteteve. Por, ky sukses nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e sinqertë me drejtoritë e shkollave. Një shembull për t’u veçuar është SH.F.M.U ‘’Ismail Luma’’ në Lipjan, në objektin e së cilës ndodhet edhe Qendra e Mësimit shtesë. Falë bashkëpunimit me drejtorinë e kësaj shkolle, shumë fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë duke e vazhduar shkollimin dhe numri i braktisjeve ka rënë dukshëm. Aktualisht në këtë Qendër ndjekin mësimin 53 nxënës, prej tyre 32 vajza dhe 21 djemë. Gjatë monitorimeve është parë që interesimi i prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në këto Qendër po rritet vit pas viti. Bashkërisht me ta edhe suksesi i nxënësve. Organizata ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ zotohet se përkrahja për këto Qendra nuk do të mungojë, pasi ne konsiderojmë që thelbi i rritjes dhe i zhvillimit afatgjatë të një komuniteti është investimi nëpërmjet arsimit. Po kështu, arsimi duhet të konsiderohet si një laborator mjeksorë që ofron mjekimin për çdo sëmundje që sistemi shoqërorë ka. Shënim: ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” është një organizatë lokale e shoqërisë civile, me bazë në komunitet, me qendër në Prishtinë, me një mandat për të mbështetur përfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara etnike siq janë: romët, ashkalitë dhe egjiptianët.

12


Rrezet e lirisë

Qendra për Mësim Shtesë Qendra është term për mësim shtesë. Qendra është formuar me 11 shtator 2013, për arsyje të nevojave të komuniteteve joshumicë, dhe shumica e prindërve nuk kanë nivel të lartë të shkollimit dhe kjo ndikon të femijët. Që nga viti 2013, kjo qendër ka marrë fondacione nga Zvicra, nga një organizatë joqeveritare. Formimin e kësaj qendre e bëjnë nxënësit me komunitet ashkali, romë dhe egjiptian. Numri i këtyre nxënësve është 50. Roli i qendrës vazhdimit është shumë i madh dhe i rëndësishëm në të gjitha aspektet për të qenë një fëmijë i shkolluar, gjithashtu ta dinë rëndësinë dhe vlerën e shkollimit. Në komunën e Lipjanit janë 5 qendra aktive për momentin, një në Lipjan, një në Gadime, një në Janjevi, një në Medvec dhe Magure. Nivelet në këto qendra ndahen nga klasa e parë deri në të nëntën. Niveli i parë nga klasa 1 deri në 5, niveli i dytë nga klasa 6 deri në 9. Po ashtu janë edhe të pajisur me mjete të ndryshme, të cilat përmes tyre mund të krijojnë aktivitete të ndryshme argëtuese ku edhe mund të mësojnë.

13


Rrezet e lirisë

Projektet shkollore Shkolla jonë tashmë është pjesë e projektit të përbashkët të BE/KiE "Ngritja e Kapacitetit për Gjithëpërfshirje në Arsim - INCLUDE" duke u vlerësuar pozitivisht dhe jemi në mesin e 25 shkollave në nivel vendi që do të jemi pjesë e këtij projekti për tri vite. Projekti në fjalë do të ndihmojë MAShTI-n dhe komunat në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve arsimore për të siguruar gjithpërfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsim. Ky projekt, financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës. Në këtë projekt vend të vecantë zë gjithpërfshirja në arsim e grupeve të margjinalizuara. Gjithëpërfshirja mbetet sfidë për të gjitha vendet që synojnë të realizojnë parimin e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim feje, kulture, race, gjinie e diversiteti e që është e drejtë themelore e çdo njeriu. Ne, si shkollë jemi të përkushtuar të punojmë në zbatimin e tyre në praktikë që nxënësit të edukohen dhe arsimohen në ambiente gjithëpërfshirëse, të cilat garantojnë zhvillim, socializim dhe arsimim të tyre, në mënyrë që të arrijnë të jenë të pavarur dhe të kontribuojnë për vete, familjet dhe për gjithë shoqërinë. Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat që kanë fëmijët që vijnë nga grupet e margjinalizuara, të cilët përballen kryesisht me barriera që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe arsimi është rruga kryesore për shembjen e këtyre barrierave. Andaj, ne zotohemi se do të punojmë se bashku që të arrihen të gjitha objektivat e parapara në projekt e të cilat do të ndikojnë në rritjen e përfshirjes dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit për të gjithë fëmijët përfshirë ata që vijnë nga grupet e margjinalizuara.

14


Rrezet e lirisë

Edhe ky vit vazhdojë me implementimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit të Arsimit në Kosovë” nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim të mbështes reformat në sektorin e arsimit të Kosovës, si dhe të forcojë kapacitetet e shkollave të cilat financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikim, zbatim dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës Nga ky projekt përfitimet kanë qenë të shumta si nga ana e nxënësve ashtu edhe nga mësimdhënësit, prandaj mund të themi, kemi qenë me fat që patëm mundësi të kemi një bashkëpunim të tillë. Ndër përfitimet e shkollës po i përmend disa: Radioja e shkollës, tabelat tri-pjesëshe, zërimi, laptop e projektor, mjete të shumta didaktike, maskota e shumë të tjera.

15


Rrezet e lirisë

Këndi poetik

16


Rrezet e lirisë

Këndi poetik

17


Rrezet e lirisë

Këndi poetik

18


Rrezet e lirisë

19


Rrezet e lirisë Angelina Jolie Angelina Jolie Voigh born June 4 1975,Los Angeles,California ,U.S.Angelina Jolie is one of Hohywood’s leading actresses,known for movies like:‘Girl Interrupted ,’Salt’and ‘Maleficent’. Angelina Jolie as Humanitarian Since she was named as a UNHCR Goodwill Ambassador in early 2001 Angelina Jolie has visited more than 20 countries around the world to highlight the plight of millions of uprooted people and to advocate for the protection.Her interest in humanitarian affairs was piqued in 2000 when she went to Combodia to film Tomb Raider.‘The courage,resilence and quiet dignity of returnee families rebuilding their lives against the kind of adversity few of us can imagine show the human spirit at its best,’she said after spending part of her time in eastern Afghanistan’s Nangarhar province,where almost 850,000,or 20percent of all Afghan returnees have repatriated since 2002.A devoted humanitarian,Angelina Jolie was made a Goodwill Ambassador for the UN Refugee Agency in 2001.She has made headlines for her work to obtain aid for refugees in Cambodia , Darfur and Jordan . In 2005 Jolie received the Global Humanitarian Action Award from the United Nation Association of the USA for her activism on behalf of refugee rights.She has continued to draw attention to global issues Association of the USA and the Business Council Nations for her work with refugees. In the same year she was awarded Cambodian citizenship as a result of her extensive work in the Asian Country ravaged by civil war and brutal rule from the early 1970s to the late 1990s. and in 2007 ,the International Rescue Committee awarded its Freedom Award to Jolie and UN High Commissioner for Refuggees and human freedom. Angelina Jolie married Brad Pitt and in 2002 Jolie adopted a son from Cambodia and named him Maddox. Three years later she adopted a daughter Zahara.The couple’s first biological daughter Shiloh was born in 2006.In 2007 Agelina Jolie adopted a 3 year old boy from a Vietnamese and named him Pax Thien . Jolie than gave birth to twins ,Knox Leon and Vivienne Marcheline,on July 12.2008.

Written by : Burbuqe Shabani Zogjani

20


Rrezet e lirisë

Das Alphabet

Ajla Llugiqi VI/1

Zahlen und Farben

Suela Bytyqi,Doresa Bytyqi,Anesa/Anes Banushi,Blertina Zeqiri VI/2

Vorstellung Hallo, mein Name ist Drin. Ich bin 11 Jahre alt. Ich bin in der sechsten Klasse in „Ismail Luma“. Mein Lieblingsfach ist Mathe. Meine Hobbys sind Fussball und Basketball. Ich spreche Englisch, Albanisch und ein bisschen Deutsch. Wenn ich erwachsen bin, möchte ich Wissenschaftler und Fussballspieler werden. In meiner Freizeit lese ich gerne Mangas und schaue gern Fernsehsendungen. Mein Lieblingsmanga ist „Berserk“ und meine Lieblingssendung ist „Interstellar“. Ich kann auch Flöte spielen. Drin Ibrahimi VI/2

Gedicht Feier der Lehrer verjüngt wir werden feiern. Die schönsten Blumen dich! wir werden sschenken.

7. März Wir kommen zu dir , unser Lehrer

Das Lied, das unsere Herzen

Schenke das Lächeln. Ich bin glücklich unter euch zu sein.

ist ein süßes Wort für dich und diese Blumen sind für

Xhezahir Fazliu VI/3

21


Rrezet e lirisë

Këndi Muzikorë

Teksti Një rreze djelli ra mbi Korçë

Në çdo hap një histori

Çdo meritë ty të takon

Mendjet tona naj ndriçoj

Na mësove ti

Udhërrëfyesi jonë

Një rreze djelli ra mbi Korçë

Dorë e art e plot kujtime

Çdo meritë ty të takon

Mendjet tona naj ndriçoj

ti në zemren time

Ty mësuesi jonë.

Krijim muzikor kushtuar 7 Marsit Ditës së Mësuesit . Në këtë krijim muzikor kontribuan të gjithë nxënësit nga klasët e VI- ta duke ndarë idetë e tyre për një krijim muzikor më të mirë , krijimit muzikor ju bashkangjitet edhe teksti i shkruar nga Suela Uka dhe Esra Bytyçi nga klasa IX . E gjithë kjo u realizua nën udhëheqjen e mësimdhënëses Albina Isufi Mziu.

22


Rrezet e lirisë

Puna disa mujore në klasën e parë u kurorëzua me Festën e Abetares e cila u shfaq, nga tri klasat e para, në Shtëpinë e Kulturës”Tahir Sinani” në Lipjan.

1 Qershori - Dita Ndërkombëtare Fëmijëve e gjen shkollën tonë me shumë aktivitete. Nxënësit e klasës së parë parakalojnë në sheshin Adem Jashari, në aktivitetin e organizuar nga Komuna e Lipjanit, stacioni Policor në Lipjan, njësia e zjarrfikësve, emergjenca e QKMF në Lipjan. Ndonëse me kujdes të shtuar, por duke iu përmbajtur udhëzuesit nga MASHTI dhe IKSHP, në shkollën tonë procesi mësimor për vitin shkollor 2021/2022, filloi duke ia kthyer gjallërinë shkollës me fytyrat e buzëqeshura të nxënësve

Tani mbi një dekadë, muaji tetor në shkollën tonë tradicionalisht është i njohur si muaji solidaritetit gjatë të cilit nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit grumbullojnë pako ushqimore të cilat iu shpërndahen familjeve në nevojë.

23


Me 15 janar, u shënua Dita e Shkollës duke nderuar heroin e kombit Ismail Luma - Altini, emrin e të cilit e mbanë me krenari.

Aktivitetet i filluam me nderime pranë bustit të heroit për të vazhduar me homazhe tek varri dhe më pas me shfaqjen e programit artistik të përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë.

Nën moton "A po m'sheh" në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të sindromit Down, në shkollën tonë në orën e tretë u ligjërua rreth sindromit Down, po ashtu hapsirat e shkollës u dekoruan me mesazhe përkrahëse për fëmijët me sindromin Down. Në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova u realizua blerja e kartolinave të punuara nga fëmijët sindromin Down.

Në kuadër të aktiviteteve të Këshillit Komunal Koordinues në Mbrojtje të Viktimave të Dhunës në Baza Gjinore- Lipjan, u mbajt ligjeratë me nxënësit e shkollës sonë kundër dhunës në familje në baza gjinore. Në vazhden e shtimit të hapësirave të gjelbëruara, për 20 vjetorin e funksionimit të Bankës Ekonomike, u mbollën 20 drunjë dekorativ në parkun e shkollës sonë të dhuruara nga Banka Ekonomike. Për të plotësuar hapsirat e gjelbëruara u angazhuan edhe Klubi "Fidanët e rinjë" me projektin e tyre.

24

Rrezet e lirisë


Rrezet e lirisë

Për nderë të festës 28 Nëntori Ditës së Flamurit, nxënësit e shkollës sonë e shenuan me këngë e valle dhe ekspozuan punimet e tyre në pikturë, para mysafireve prezent.

"Kur mundi dhe përkushtimi në punë shpërblehet me arritjet e nxënësve në gara". Me moton " Mos hesht!" MASHTI organizoi garën nacionale për pikturën më të mirë me temë kundër trafikimit me njerëz , pjesë e së cilës ishin edhe nxënësit e shkollës sonë. Në këtë garë nxënësi ynë, Alaudin Muja fitoi vendin e tretë me punimin e tij.

Klubi i Super Vullnetarëve të shkollës sonë "Fidanët e rinj" me plotë përkushtim në prag të festës së Vitit të Ri, realizuan projektin e aktiviteteve vullnetare, me ç'rast ndan dhurata për nxënësit e Qendrës së Mësimit Shtesë në shkollën tonë duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim në fëtyrat e tyre.

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Autizëm, nxënësit e shkollës sonë të mbështetur nga stafi profesional dhe mësimdhënësit, iu bashkuan aktivitetit në sheshin "Adem Jashari" për shitjen e kartolinave të punuara nga nxënësit. Mjetet e grubulluara i dedikohen fëmijëve me autizëm. 25


Rrezet e lirisë

Aktivitetet në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga nxënësit dhe mësimdhënësit u shenua me një ligjeratë historike dhe këngë e valle në ambientet e shkollës.

Në Shtëpinë e Kulturës "Tahir Sinani", nxënësit e shkollës sonë morën pjesë me këngë dhe valle në kuadër të programit kulturo - artistik të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Me marshin "Të dua Kosovë" nxënësit e shkollës sonë përmbyllën aktivitetet për nderë të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me homazhe tek shtatorja e Adem Jasharit në sheshin e qytetit dhe dëshmorëve të kombit: Ismet Jashari, Xhavit Kozhani, Haradin Bajrami.

Në ekspozitën"E dua Kosovën" në bibliotekën e qytetit, nxënësit e shkollës sonë ekspozuan punimet e tyre në pikturë. Ekspozita u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Imri Ahmeti dhe nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

26


Rrezet e lirisë

“MENDJA E SHËNDOSH NË TRUP TË SHËNDOSHË” - SPORTET SHKOLLORE

Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të shëndetshëm. Sporti përmirëson jetën. Kur merr pjesë në aktivitetet sportive të shkollës, të krijon ndjesinë se i përket një grupi, një skuadre. Interaktiviteti me bashkëmoshatarët ndikon në krijim e një sjelljeje miqësore. Ti mëson të vlerësosh interest e të tjerëve, fëmijët bëhen më bashkëpunues dhe vlerësojnë respektin e ndërsjelltë. Punojnë bashkë, ndajnë, shkëmbejnë eksperienca, mësojnë sesi fitohet dhe dështohet në grup. Kjo ndihmon më vonë në krijimin e personalitetit. Andaj edhe ne si shkollë duhet ti kushtojmë rëndësi përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet sportive apo edhe përfshirjes së sportistëve përmes ligjëratave siç ishte edhe rasti me karateisten më të mire për vitin 2021 Antoneta Budakova.

Sporte shkollore apo arsimore u referohet atyre aktiviteteve fizike, sportive, stërvitore dhe rekreative (lojërave) që praktikohen brenda proceseve pedagogjike si një plotësim i zhvillimit arsimor të të rinjve në shkollë.

Filloreta Azemi Isufi Florim Budakova

27


Rrezet e lirisë

Gjej 10 ndryshime në fotografi

BARCOLETA Mjeku: Çfarë halli ke ? Plaku:Po më dhemb këmba e majtë Mësuesja: Beni a ke mësuar sot?

Mjeku: Sa vjeç jeni?

Beni: Jo mësuese

Plaku: 82 vjeç.

Mësuesja: E çfarë do t’u thuash prindërve

Mjeku: Po është normale në këtë moshë të

në fund ë vitit?

keni shqetësime.

Beni: Gëzuar Vitin e Ri! . 28

Plaku: 82 vjeç është edhe këmba e djathtë por nuk më ka sjellë kurrë shqetësime.


Rrezet e lirisë

Fije-fije jam, ngjyrë të gjelbër kam

Pa zë heshtur numëron,

Kush jam unë?

Askush punën s’ja mohon

Krejt e imët si sheqer,

Gjysmë rrethi jam,

Përvëlon si prush në verë

shtatë ngjyra i kam, gjithmonë gati rri, që të dal pasi bie shi.

Është porsi çadër Mendje s’ka, por të mwson

me një këmbë rri, fushave të gjera,

Gojë s’ka, por me ty flet.

del kur bie shi.

Ti për ditë me të jeton

Ç’është a e di ?

Mik të ngushtë e ke pë jetë

Zgjidhjet:

29


Rrezet e lirisë

Anëtarët e redaksisë

30


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Revista "Rrezet e Lirisë" SHFMU "Ismail Luma" Lipjan by shfmu.IsmailLuma - Issuu