Revista shkollore "Rrezet e Lirisë" shfmu"Ismail Luma" Lipjan

Page 1

Revistë shkollore

RREZETELIRISË

Viti VIII, Nr. 8 Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Luma” – Lipjan

2024
Mars,

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Luma” - Lipjan

Kryeredaktore:

Sehadije Osmani

Lektor:

Feride Sadiku – Zeqiri

Blerina Bytyqi

Anëtarët e redaksisë:

Avdyl Buja

Albina Ahmeti

Dafina Rexhepi – Ramadani

Donjeta Bardhi - Zejnullahu

Elmije Budakova

Ganimete Ramadani

Gentiana Haziri

Jehona Stublla – Ismaili

Leonora Çerkini

Luljeta Zaskoku

Shqipdona Banushi

Vlora Aliu

Dizajni i kopertinës:

Përparim Behluli (piktor)

Fotografitë – redaksia

EDITORIAL

Të dashur lexues!

Tradita po vazhdon, për tetë vite rresht, në çdo 7 Mars, ne si redaksi në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë, po nxjerrim në dritë edhe numrin më të ri të revistës sonë. Ne si redaksi në bashkëpunim me nxënësit, mblodhëm copëza të vogla nga punë të mëdha që janë bërë në shkollën tonë, andaj, ishteshumëe vështirët’ipërfshijmëtëgjithaato punë dhe aktivitete që janë bërë nga viti i kaluar deri më sot Padyshim që edhe këtë vit, ashtu si viteve të shkuara, gjithpërfshirja është fokusi i secilit nga ne.

Gjithëpërfshirja nënkupton përfshirjen e të gjithë nxënësve pavarësisht nga pengesat që mund t’i kenë. Pra, gjithëpërfshirja si term i referohet të gjithë nxënësve pa dallim race, gjinie, etnie, aftësie të kufizuar apo ndonjë dallim tjetër.

Revista në brendësinë e saj, shpalosë intervista, reportazhe, poezi, aktivitete të cilat janë realizuar në shkollën tonë gjatë kësaj periudhe.

Si zakonisht edhe ky numër para lexuesve sjellë punën e shkëlqyer dhe të palodhshme të mësimdhënësve, nxënësve dhe tërë stafit.

Mbetemi me shpresë që leximi i kësaj reviste të mbetet një kujtim i bukur!

Për më shumë ju sugjerojmë ta lexoni revistën të përgatitur enkas për ju lexues të nderuar.

Me respekt

Redaksia e revistes

Adresa e shkollës: Rr. “Sami Frashëri”, 14000 Lipjan, Kosovë

E-maili i shkollës: shkollafillore10@hotmail.com

Faqja e shkollës në rrjet social: www.facebook.com/ Shkolla “IsmailLuma” – Lipjan

Tel +383 38 582 052

Rrezet e lirisë 2

Intervistë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z. Rasim Hasani

Redaksia: Faleminderit që pranuat dhe gjetët kohë të jeni pjesë e revistës sonë shkollore, e cila ka tetë vite që është bërë pjesë e pandarë e shkollës sonë. Intervistën po e fillojmë me thënien e Viktor Hugos i cili thotë: “Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu”. Ne si redaksi kemi nderin tëju intervistojmë ju, z. RasimHasani, që ndër vite keni mbështetur shkollën tonë në projekte të ndryshme, ndihmë e cila ka bërë të mundur që sot shkolla jonë të ketë një performancë të admirueshme, si shkollë qyteti.

Redaksia: Ju keni shumë vite që punoni në arsim, keni qenë dikur mësimdhënës, kurse tani jeni drejtor i DKA-as. A mund të bëni një krahasim me procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si ishte atëherë dhe si është sot?

R. Hasani: Faleminderit për respektin. Realisht kam punuar afër njëzet vite në shkollën e mesme si mësimdhënës, po ashtu edhe në periudhat më të vështira para luftës në vitet e 90-ta, por edhe pas lufte, kurse viteve të fundit si drejtor. Mësimdhënia ndër vite ka evoluar, mirëpo në substancë nuk ka ndryshime aq të mëdha, ndoshta për shkak të ruajtjes së imazhit nga radhët e mësimdhënësve. Në kohën e paraluftës, mësimdhënësi ka qenë në qendër, kurse tash është e kundërta, ka nxënësin në qendër, sa zbatohet kjo, unë saktë nuk e di, këtë e dinë më mirë mësimdhënësit e juaj edhe ju po ashtu, por realisht duhet t’i përshtatemi metodave evropiane që të kemi rezultate sa më të mira. Një armatë e tërë e njerëzve janë të angazhuar që të ofrojmë arsimim cilësor dhe kushte më të mira për ju, që rezulatatet e juaja mos të mungojnë.

Redaksia: Si nxënës, ne në mendje kemi shumë projekte dhe ide të ndryshme, por që kërkojnë edhe mbështetje financiare. Sa po arrini t’i përkrahni këto inciativa?

R. Hasani: Çdo herë kur projektet planifikohen me kohë, ne mundohemi të gjejmë zgjidhje. Duhet ta keni parasysh se buxheti planifikohet një vit më përpara, dhe kur aktivitetet e juaja planifikohen me vonesë atëherë është më e vështirë për t’i siguruar mjetet e nevojshme. Përkundër kësaj, ne zakonisht si komunë, bashkë medrejtorët eshkollave mundohemitëgjejmërrugëdhe mekanizmaqëtëjemigjithmonë mbështetje për ju dhe mësimdhënësit tuaj.

Redaksia: Siç e dini në shkollën tonë do të mbahet Kuizi i Diturisë 2024, në nivel komune. Sa po arrini, që ju si drejtor i DKA-as të ofroni mbështetje në realizimin e tij?

R. Hasani: Me miratimin e komunës, në shkollën tuaj në krye me drejtorin dhe mësimdhënësit, kanë filluar përgatitjet për realizimin e Kuizit të Diturisë 2024, që do të mbahet në shkollën tuaj. Nga informacionet që

Rrezet e lirisë 3

kam, punët po ju ecin mirë dhe ne jemi zotuar që do të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje financiare, sepse thënë të drejtën është duke u bërë një punë e mirë.

Redaksia: Në vitet e fundit, jemi dëshmitar të investimeve të komunës në shkollat tona, në infrastrukturën e përgjithshme, e me theks të veçantë në pajisjet digjitale. A planifikoni që shkollat tona të pajisen edhe me tabela të mençura dhe si po ecën ky proces?

R. Hasani: Ju si shkollë, keni një përvojë me tabela digjitale dhe me mësimin online, shkolla juaj në bashkëpunim me komunën dhe me organizata të ndryshme, kanë realizuar për dy vite projektin “School me”, dhe ju si shkollë keni qenë përfituese. Në ditët e sotme, jo vetëm shkolla “Ismail Luma”, por secila shkollë në komunën tonë, ka infrastrukturë të nevojshme, kanë projektorë, kanë kompjutera, kurse tabelat digjitale janë më të avancuara, por sidoqoftë të gjitha këto që i ceka më lart, kryejnë të njejtin funksion dhe kjo varet nga mësimdhënësit se si duan ta realizojnë procesin mësimor.

Redaksia: Kohëve të fundit, një dukuri mjaft shqetësuese është edhe migrimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, sa po vërehet mungesa e mësimdhënësve në procesin mësimor dhe çka mund të bëhet në këtë drejtim nga institucionet?

R. Hasani: Momentalisht shqetësuese është migrimi i nxënësve në botën e jashtme, kurse nga stafi arsimor ka pasur më shumë kërkesa për vizita familjare, sidomos pas liberalizimit të vizave është shtuar kërkesa për pushime të shkurtëra familjare. Ne nuk kemi mekanzima që ta parandalojmë këtë dukuri përveç thirrjes së njerëzve të cilët kanë sakrifikuar për këtë vend dhe ne nuk duhet në asnjë mënyrë ta boshatisim atdheun tonë, ne duhet të qëndrojmë këtu dhe ta ndërtojmë këtë vend së bashku me ju, ta bëjmë atdheun edhe më të bukur.

Redaksia: Cili është mesazhi juaj për të gjithë nxënësit e komunës sonë?

R. Hasani: Sot, ju jetoni në një kohë kur mundeni që t’i arritni të gjitha me punë dhe angazhim. Prandaj mësoni se ky vend ka nevojë për njerëz të dijshëm dhe profesionistë në mënyrë që të ecim përpara. Ky vend duhet të mbetet në duar të sigurta për pasardhësit tanë. Detyra juaj është që të punoni sa më shumë dhe t’i bëni krenarë familjet dhe atdheun tonë.

Rrezet e lirisë 4

Shkollanë Q.K.L– uthemelua medatën13.11.1978. Umbyllë në mënyrëtëdhunshme medatën20.06.1991. Është hapur me datë 05.03.2001 dhe që nga ajo datë vazhdon mësimi në kuader të DKA-së si paralele e ndarë nga SH. F. M. U “Ismail Luma”.

Shkolla jonë ka gjithësej 8- mësimdhënës/e, sa i përketë numërit të nxënësve, varijon gjithmonë varësisht nga vuajtja e dënimëve.

Nxënësit e shkollës sonë, në fund të lirimit nga vuajtja e dënimit, pajisen me dokument valid nga drejtori i shkollës sonë Driton Sadiku. Kujdestarët e klasëve, përgjatë vitit shkollorë raportojnë suksesin e nxënësëve në SH.F.M. U “Ismail Luma”.

Shkolla jonë funksionon normalisht, falë punës dhe angazhimit të drejtorisë së shkollës amë, çdo herë siguron tekstet shkollore dhe përkujdeset për materiale përcjellëse.

Nxënësit tanë, pas orarit të rregullt mësimor, vazhdojnë të ndjekin trajnime të ndryshme si profesionale ashtu edhe rehabilituese që u shërbejnë për punësim në të ardhmen.

Për çdo të mitur bëhet program i trajtimit ku parashihen edhe nevojat dhe intervenimet gjatë qëndrimit në institucion, duke ju referuar kërkesave të tyre si psh: trajnime Psiko-Sociale, biseda për ndryshim, programi TOPS, po ashtu trajnime profesionale: Hidro-instalues, Termo-instalues, IT- teknologji informative.

Implementimi ikëtyreprogramevebëhet për arsyetërisociaolizimit dhe riintegrimit tëtëmiturve dhekthimi i tyre në shoqëri të jëtë sa ma produktiv

Ndërsa, me drejtorinë e Q. K. L kemi një bashkëpunim korrekt dhe të ndërsjellë, si me stafin udhëheqes ashtu edhe me stafin përcjellës, që sigurojnë një ambient të qetë në shkollë, kjo na ndihmon shumë që procesin mësimorë ta zhvillojmë normalisht.

Rrezet e lirisë

Dhuna në shkollë dhe pasojat e saj!

Shkolla është vendi ku ne kemi shkuar për të mësuar dhe si çdo adoleshent tjetër, kemi krijuar shoqëri. Por asnjëherë nuk e kemi menduar se si pasojë e konflikteve që do të krijohen aty, do të përfundojmë në qënder korrektuese të të miturve. Si adoleshent nuk i kemi menduar pasojat e konfliktve fizike dhe menduam që përmes tyre do të zgjidhen problemet. Kemi qenë shumë të ri në moshë dhe shumë të ngutshëm. Ndonjeherë janë shokët ata që të nxisin me përdorë dhunë fizike, sharje e ofendime, dhe të duket vetja që po bënë veprimin e duhur në atë moment, sepse nuk je në gjendje t’i mendosh pasojat. Shoqëria, shpesh të detyron të përdorësh dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, pas disa problemeve që i ke pas me disa adoleshent të tjerë, ata të thonë disa fjalë si: “Po të isha në vendin tënd nuk do t’a kisha lejuar, që dikush të më ofendoj”, këto dhe shumë fjali si kjo më kanë shtyrë të bejë veprime, pasojat e të cilave po i vuaj edhe sot. Dhuna nuk zgjidh asnjë problem përkundrazi ajo të fundosë në probleme edhe më të medha që do të kushtojnë me vonë dhe ndoshta do të përcjellin gjatë gjithë jetës.

Mesazhi im për adoleshentët është, që të mos bien pre e nxitjeve dhe provokimeve të bashkmoshatarëve, për çdo problem dhe mosmarrëveshje, familjen e keni mbeshtjetjen më të madhe, krijoni raporte të afërta me ata sepse falë familjes, ju do të arrini t’a rindërtoni jetën tuaj përsëri! X.X

Droga dhe përdorimi i saj në adoleshencë

Droga, sa herë që përmendet ky emër, mua më ngjallë një ndjesi negative, sepse përdorimi i saj të bënë të jesh larg familjes, nuk je vetëvetja dhe i humbë shumë njerëz të dashur.

Në ditët e sotme, është duke u përdorur shumë droga në shoqerinë tonë, ajo shkakton varësi. Zakonisht, adoleshentët, ndikohen nga shoqëria që të përdorin drogë. Personi që konsumon drogë, futet në rrugë të këqija, shkakton problem në familje dhe në shoqëri.

Nëse fillon me konsumu drogën dhe nuk ke para për t’a blerë, fillon të vjedhësh, ose të kërkosh borxhe, të nxitë që të krijosh konflikte, të cilat në fund, të humbur të nxjerrin vetëm ty.

Kur krijon varësi dhe mbetesh pa drogë, përdorë dhunë ndaj të tjerëve, krijonkonflikte edhe pse nuk të kanë bërë asgjë, ti je në krizë të droges dhe në mungesë të saj i krijon të gjitha këto situata deri sa të konsumosh prap, sepse është e pamundur të qëndrosh pa këtë substancë vdekjeprurëse. Në qoftë se jeni përdorues i lëndeve narkotike, të shfaqen probleme të ndryshme fizike dhe psikologjike. Konsumimi i marihuanës, të humbë memorien, të shtynë që të bësh gjëra pa i menduar i menduar pasojat. Në fund, vetëm ti je i humbur, ti dhe ëndërrat tua, të cilat me gjasë do të mbesin vetëm ëndërra sepse ti i vrave ato! X.X

Mesazhi nga disa të burgosur: Ju lutem shumë, mos filloni përdorimin e drogës sepse është një rrugë pa kthim dhe ju shkakton shumë probleme me familjen dhe shoqërinë. Jeto i lumtur pranë familjes pa drogë! DROGA VRET!

Rrezet e lirisë 6

Gjithëpërfshirja

Nxënësi Diamant Drenica model i gjithëpërfshirjes në SHFMU ”Ismail Luma”

Intervistë me prindin e Diamantit –Tefik Drenica

E. Budakova: I nderuar, së pari falimenderit që pranuat të jenipjesë e revistës sonë. Ju siprind, a mendoniqë Diamantika arriturtë bëhet një fëmijë model?

Prindi i Diamantit: Po, mendoj se Diamanti po bëhet një fëmijë model, sepse ai dhuron shumë dashuri, duke filluar nga familja, moshatarët dhe nga mbarë rrethi ku jetojmë. Diamanti dinë të tregoj respekt për njerëzit që i njeh, pavarësisht ku që i takon.

E. Budakova:A mendoni se me ndihmen e asistentit e keni më të lehtë punën me Diamantin?

Prindi i Diamantit: Ardhja e asistentit, ka qenë një ndihmë shumë e madhe për ne si prindër dhe për Dijamantin po ashtu, si për mësimnxënëie ashtu edhe në të gjitha aspketet. Ne si prind ndihemi më të lehtësuar tani, sepse asistenti është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme

E.Budakova: Sa ka arritur shkolla t’i plotësoj kërkesat e Diamantit?

Prindi i Diamantit: Ne si prind jemi shumë të kënaqur me stafin e shkollës, sepse janë munduar t’i plotësojnë të gjitha kërkesat që Diamanti mund të ketë, vetëm e vetëm që të ndihet mirë emocionalisht, dhe besoj që kjo është arritur

Rrezet e lirisë 7

Intervistë me prindin e Amelias –Bukurie Arifi

E.Budakova: Amelia është një fëmijë i mbarë, e dashur dhe me plotë pozitivitet. Siështë Amelia në raport me shoqërinë e saj?

Prindi i Amelias: Po patjetër, Amelia është në mesin e një shoqërie që e duan dhe e përkrahin të gjithë, gjithashtu edhe Amelia i do shumë. Amelia dhuron shumë dashuri, të gjithë ata që e kanë njohur, kanë po këtë mendim.

E.Budakova :A mendoni se me ndihmën e asistentes e keni më të lehtë punën rreth Amelias?

Prind i Amelias: Ardhja e asistentes në shkollë ka ndryshuar shumë gjëra, për ne si prind, natyrshëm që është më e lehtë kur e kemi parasysh që asistentja punon me plan individual i cili natyrisht është përshtatur krahas nevojave të Amelias.

E.Budakova:Sa ka arritur shkolla t’i plotësoj kërkesat e Amelias?

Prindi i Amelias:E kënaqur gjithsesi por edhe e lehtësuar, sepse gjatë qëndrimit në shkollë, pranë Amelias është gjithmonë mësuese Adelina, të cilës i jam shumë falenderuese.

Intervistë me asistenten e Amelias- Adelina Vitija

E.Budakova: Si ka qenë rrugëtimi i Amelias?

As.Adelina: Gjatë rrugëtimit, nxënësja ka pasur sfida të ndryshme, ku ambientimi, në fillim ka qenë i vështirë, njohja me mësuesen dhe me nxënësit, por me kujdesin e mësueses, nxënësja ka filluar të ambientohet me rrethin e klasës ku të gjithë nxënësit e përkrahin dhe e duan në mesin e tyre. Nxënësja në fillimet e saj ka pasur sfida duke përfshirë ambientin shkollor, përshtatja e mësimit, socializimi me fëmijët etjerë, mirëpo tanitëgjithakëto sfida ikemitejkaluar. Bashkëpunimiimsiasistente me mësuesëneAmelias nuk ka munguar asnjëherë, kemi arritur që fillimisht Amelia të ndihet mirë në ambientin e ngrohtë të klasës e po ashtu të jetë pjesë e aktiviteteve, në të cilat marrin pjesë shokët dhe shoqet e klasës.

E.Budakova: Cilat kanë qenë vështirësitë dhe sukseset të cilat i keni arritur së bashku gjatë këtij viti shkollor?

As.Adelina: Nxënësja ka pasur këto vështërsi: Komunikimi në niveltë ulët, përshtatja me mjedisin e klasës, ngadalësimi iritmit mësimorë, socializimi me nxënësit etjerë, vështërsitë nërealizimin eaktivitetve, mirëpo të gjitha këto tani i përkasin të kaluarës sepse, nxënësja ka filluar të ketē komunikim ,të socializohet me nxënësit e klasës, merrë pjesë në aktivitete po ashtu nxënësja njeh shkronjat e alfabetit dhe i shkruan ato por me shkronja të mëdha. Amelia tani lexon me rrokje, i njeh numrat nga 1 deri ne 15 dhe i shkruan ato vetem në fleta pune dhe në fletore, njeh të gjitha ngjyrat.

E.Budakova:Cilat janë pritshmërit e tua si asistente?

As.Adelina :Unë si asistente mbështetëse, pres që të kemi një rezultat të mire që nxënësja të përforcoj komunikimin, koncentrimin në procesin mësimor, ku me mësuesen punojmë shumë, që të arrijmë një rezultat të kënaqshëm. Meqenëse, sjellja e nxënëses është e qetë, ne kemi pritshmëri që të gjitha objektivat që ka në planin individual do të mund t'i realizojë.

Rrezet e lirisë 8

Rrugëtimi i Diamantit me asistetntin Blerim Olluri

Diamanti që nga klasa e tretë ka ndjekur mësimet në SHFMU “Ismail luma, “ sipas informatave që kam marrë për të, Diamanti është mirëpritur nga mësuesja dhe të gjithë nxënësit e klasës . Me Diamantin është punuar me Planin Individual të Arsimit, plan ky që është mbështetur vazhdimisht nga mësuesit udhëtues të QB “Përparimi”Prishtinë.Një mbështetje shumë të madhe, përkushtim dhe angazhim në arritjet e shkathtësive jetësore. Diamanti ka fatin që ka marrë shumë nga prindërit të cilët edhe sot janë bashkëpunues .

Diamanti, edhe pse që nga niveli fillor ka pasur nevojë për përkrahje dhe asistim individual, mundësia për të përfituar nga ky shërbim profesional ka filluar nga klasa e tetë. Pra, unë si asistent për nxënës me nevoja të veçanta arsimore punën dhe mbështetjen profesionale për Diamantin e kam filluar në vitin 2022.

Diamanti është pjesë e klasës, puna me të bëhet në mënyrë individuale dhe grupore bazuar në rezultatet individuale, materialet mësimore përgatiten nga ana ime konform rezultateve të pritura dhe me udhëzimet e mësimdhënësve lëndor për përmbajtjen lëndore dhe me asistimin tim çdo ditë realizojmë aktivitete të ndryshme për arritjen e rezultateve lëndore individuale. Përveç punës individuale ne punojmë shumë që Diamanti të jetë edhe pjesë e aktiviteteve grupore ashtu që tek ai të zhvillohen dhe përforcohen edhe shkathtësitë sociale.

Me mbështetjen që i është dhënë Diamantit që nga drejtori i shkollës, mësimdhënësve, shokëve dhe shoqeve të klasës, stafit profesional të shkollës, prindërve dhe nga unë si asistent, Diamanti ka arritur shkathtësi ditore e akademike. Ai tani thuaj se të gjitha aktivitetet ditore mund t’i bëj i pavarur, komunikon me shokët dhe shoqet e klasës, merr pjesë në aktivitete në grup etj.

Edhe në aspektin akademik ka një arritje të kënaqshme në të gjitha lëndët. Por meqë Diamanti është një nxënës vizual, si dhe mëson dhe mban mend më shumë përmes punës praktike, si sfidë e tij është mungesa e materialeve vizuale dhe aktiviteteve praktike brenda orarit mësimor. Po ashtu Diamanti për të përvetësuar njohuri dhe aftësi të reja i duhet edhe përkrahje individuale nga ana e asistentit dhe meqë Diamanti nuk ka mundësi të ketë asistent në të gjitha orët mësimore, progresi i tij është më i ngadaltë.

Unë si asistent i Diamantit qëllim themelor kam që te Diamanti të zhvillojë sa më shumë pavarësi për një jetë të pavarur, bashkarisht me mësimdhënësit të mundësojmë zhvillimin e potencialit të tij individual ashtu që Diamanti pas përfundimit të shkollimit të mesëm të ulët, të ketë mundësinë e vazhdimit të shkollës së mesme të lartë profesionale dhe të jetë i gatshëm për tregun e punës.

Rrezet e lirisë

Rëndësia e përdorimit të teknologjisë në arsim

Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet gjithëpërfshirës në shumë sfera shoqërore.

Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në shoqëri të udhëhequr nga informacionet. Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit. Kështu, për tëpajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional.

Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tej procesin e të mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësikompjuterike, aftësi të cilat do tëmund t`ipërdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës.

Pamjet vizuale e bëjnë më të lehtë dhe më konkret procesin e të nxënit dhe materiali mësimor qëndron më gjatë në memorien e nxënësit kur përdoren lloje të ndryshme të teknologjisë në orë mësimi.

SHFMU "Ismail Luma" është e pajisur me mjete të teknologjisë të cilat e lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe ofrojnë një ambient mësimi bashkohor. Mësimdhënësit në procesin mësimor përdorin teknologjinë për të ligjëruar temat e caktuara nga lëndët mësimore. Mësimi është më kreativ dhe interaktiv për nxënësit të cilët shprehin interesim të vazhdueshëm që të përdorin teknologjinë për prezantime, projekte dhe kuize të ndryshme.

Rrezet e lirisë 10

Ismail Adem Luma

Simboli i guximit dhe sakrificës

Në kujtim të figurës së heroit tonë kombëtar, shkolla jonë “Ismail Luma” shënon historinë e përhershme që la gjurmë në identitetin tonë si shkollë dhe si komb. Kjo figurë e shquar përfaqëson simbolin e guximit, sakrificës dhe përkushtimit për liri në një kohë kur vendi ynë po përjetonte një nga momentet më të errëta dhe më të vështira të historisë së tij.

Figura e tij nuk është vetëm një emër në historinë e lavdishme të popullit tonë, ai është shembulli më i lartë i heroizmit dhe idealit për atdheun. Rënia e tij heroike është sakrifica më sublime për atdheun e historisë së popullit tonë. Figura e tij është e jashtëzakonshme dhe përfaqëson vlerat e guximit, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj qëllimit kombëtar.

Në kujtim të tij, ne krenohemi me amanetin dhe veprën e tij për liri. Figura e tij na ndriçon rrugën dhe na kujton përgjegjësitë tona ndaj të shkuarës dhe të ardhmes së kombit. Dhe kështu, ai është një udhërrëfyes për brezat e rinj.

Ismail Luma çoi lavdinë në përjetësinë e idealit dhe sakrificës për lirinë. Ai ra heroikisht në masakrën famëkeqe të Reaçkut, ku kjo masakër shënon një nga nga ngjarjet më tragjike të Republikës së Kosovës. Emri dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë si një frymëzim për të gjithë ne Për nder të figurës së tij heroike dhe lavdisë për brezat e ardhshëm, shkolla jonë me krenari mban emrin e heroit tonë kombëtar Ismail Adem Luma.

Rrezet e lirisë 11

Rëndësia e veprimtarive kreative në klasë për nxënien e gjuhës shqipe

“Kreativiteti është çlirim i energjive pozitive të njeriut.”

Praktikat e sotme të mësimdhënies dhe të nxënit efektiv gjithnjë dhe më tepër po transformohen dhe pasurohen me elemente te rinj duke i ardhur në ndihmë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.

Kreativiteti është në qendër të mësimit të gjuhës. Strategjitë krijuese të nevojshme kur mësojmë një gjuhë të re ose duke u përpjekur për të komunikuar në gjuhën amtare apo në ndonjë gjuhë të huaj, janë aftësi të trasnferueshme, të cilat janë të dobishme në fusha të tjera të jetës së nxënësve dhe shoqërisë në tërësi. Kreativiteti nuk është thjesht një proces që çon domosdoshmërisht në ide të mëdha, por është proces në lidhje me zgjidhjenpraktike për problemet epërditshme. Aiështëipranishëmteçdo njeri, mund tëmësohet, praktikohet dhezhvillohet ngapërdorimi iteknikave, tëcilat nxisindhe stimulojnë nxënësit që të përmirësojnë produktivitetin dhe cilësinë e punës.

Njëra nga veprimtaritë kreative që nxit të nxënit e gjuhës shqipe është loja gjuhësore. Loja gjuhësore është proces kreativ i dallueshëm që nxit shëndetin emocional, imagjinatën, të menduarit origjinal, zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik etj.

Derisa luajnë, nxënësit nuk mësojnë vetëm konceptet, por ato mësojnë si të mësojnë, të marrin inciativë të bëjnë pyetje, të krijojnë dhe të zgjidhin problemet e tyre.

Rrezet e lirisë 12

Këndi poetik

Një çast lumturie

Të gjithë stinët respektoj

Por një të vetme me zemër e adhuroj

Iku dimri iku

Mori me vete gjithë atë bardhësi, e solli pranverën me plot bardhësi

Kjo stinë në mars filloi

Befas, një buzëqeshje e hareshme botën mbuloi

Marsi me plot gjallëri

Natyrën zbukuron me gjithë ato bukuri

Shqipe Beqaj IX/3

Nëna

Zgjohu bijë, thërret një zë

Zë i ëmbël, porsi mjalta

E kush tjetër në këtë botë

Do më dojë sikur nëna.

Jo çdo kush të do pa hile

Se kjo botë është plot me ngjyra

Por e bardha në këtë jetë

Është e para mbi të gjitha.

Ti më rrite me dashuri të pastër

Që askush tjetër dot s’ma dha

Ndaj të them sa fort të dua

Moj e ëmbla ime nënë.

Në cep të botës nëse shkoj

Ti e di që s’të harroj

Naza Imeri VIII/1

e lirisë 13
Rrezet

Për atdheun tim.

Për atdheun tim këtë ese po e shkruaj, e duart më dridhen, nga emocionet që për tim atdhe kam. Kam emocione, a thua pse? Se për këtë vend, shumë dashuri kam. Kam dashuri sepse, babgjysh e stërgjysh këtu në Kosovë frymë kanë marrë. Këtu kanë le e këtu kanë vdekë.

Isha e vogël, shumë e vogël kur 17 Shkurti festohej, e tashmë e kuptoj pse kaq shumë janë të emocionuar tërriturit nëkëtëditë. Më2008, nëatë ditëkuKosova mori emrin shtet, në atë ditë kur varësisë ju shtua parashtesa “pa”, atëditë ku Kosova u lirua, nuk mund të jetë ndryshe, vetëm më këngë e valle ta presim. E iu plast zemra sërbit! Për çdo masakër që na e bënë, për çdo zemër të nënave shqiptare, që i djegën prej mërzisë, për çdo vepër të keqe që e bën, e në fund qëllimit nuk ia arritën. E dini pse nuk ia arritën?

Sepse drejtësia dhe njerëzit e mirë do të jenë gjithmonë fitimtarë. E tani atje nga larg, nga pamundësia për të na bërë keq sepse frikë të madhe FSK-së i kanë, le t’ju plas zemra përderisa ne, mot për mot këtë festë do e festojmë.

Mbaresa Ahmeti lX/3

17 Shkurti

Kosovë o shtet i mirë

Ne jemi tani të lirë.

Me 17 Shkurt 2008, Kosova atë ditë kishte festë.

Urime Pavarësia Kosovë

O vend i shenjtë!

Gjithmonë në zemrën time, Vend të veçantë do të kesh përjetë.

Venisa Bytyqi lX/1

Heronjëve

Liria qëndronte e fuqishme

Mbi supet e juaja të çelikosura

Po fryente një fllad i lehtë jashtë

E brenda shpirtit një uragan

Qëndronte guximi i palëkundur

Atdheut i qëndruat besnikë

Në ditën e mundimshme

E në natën e pabesë

Mbi varret e juaja përndritshëm

Shkëlqeu agu i parë i mëngjesit

Dhe përendimi i diellit

Merr ngjyrë të kuqe

Ju gardian të atdheut

Të përhershëm gjithmonë.

Olta Bekteshi IX/3

Kosova

Erdhi dita e gëzimit

Erdhi dita e çlirimit

O sa shumë kemi prit

Që të arrijë kjo ditë.

Shumë nëna qajnë

Shumë fëmijë kërkojnë babanë

Gjaku i trimave s’derdhet kot

Sollën lirinë që e kemi sot.

17 Shkurti, Dita e Lirisë

Kjo është Dita e Pavarësisë

Këtë ditë nuk do ta harrojmë

Dëshmorët tanë do t’i kujtojmë.

Aid Pacolli lX/3

Rrezet e lirisë 14

Kongresi i Manastirit

7 Marsi

Mësuesja ime

Mbështetja jote është mburojë për mua

Kujdesi yt më bën

Që kaq shumë të të dua.

Ti je engjëll, që fal dashuri

Fat të madh unë kam

Që të njoha ty!

Diamant Drenica VIII/2

Dita e mësuesit

Kur vjen 7 Marsi, një gjë e kujtojmë

Veprat e mësuesve, që na mësuan çdo shkronjë

Se pa gjuhë njeriu, nuk quhet njeri

Shumë mësues u maltretuan, për mua dhe ty.

Vlerën e arsimit, se zbehu armiku

Këtë gjuhë të bukur, se ndali i ligu

Me karakter kombëtar kjo mësonjëtore

Nder na bëri ne, hapja e kësaj shkolle.

Pavarsije Fejzullahu VIII/1

7 Marsi, ditë e veçantë për ju mësuesja ime, që i jep dritë, frymë dhe shpirt shumë brezave. Fjalët janë të pakta, sepse nuk mund ta tregoj dashurinë dhe respektin që kam për ju. Pranë juve ndihem ende e ledhatur dhe e vogël, sepse kështu më trajtove çdo herë. Me nostalgji i kujtoj fjalët, mësimet dhe këshillat që m’i dhe vite me radhë. Më diturinë tënde mora hapat e parë që të vazhdoj rrugën drejt dijes, andaj jam pafundësisht mirënjohëse ndaj teje e shtrenjta mësuesja ime, thesari i diturisë sime.

Melisa Sadiku VII/2

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”

Rrezet e lirisë 15
A B C

"Unlocking the Secrets of Successful Essay Writing:

Tips and Techniques for Students" Topic: Choosing Your Essay Topic

Before writing an essay, the first thing to think about is the topic. An essay isn't just about writing it's also about research. Research is important because it helps you understand a topic better. Don't choose a topic that's too easy; you want one that requires some digging to learn more. Remember, a good essay is built on solid research. It's better to pick a topic you know well and can find information about easily. We'll learn different research methods together, like how to find the right information and how to use it wisely.

Purpose: Understanding Why You're Writing

Everyessayneeds a purpose. It's not just about sharing generalknowledge; it's about having a reason for writing. When you know why you're writing, it's easier to organize your thoughts and start writing.

Examples: Learning From Good Essays

To understand what makes a good essay, look at examples. You'll see how to structure your essay, what makes a goodintroduction, howto write an informative body, and howto conclude effectively. Examples help you see how sentences are built and what grammar to use.

Outline: Planning Your Essay

Before writing, make an outline. List the points you want to cover in your essay. This helps you understand what an essay is and how to write it. Each point in your outline should start a new paragraph. Short paragraphs are easier to read and understand.

Introduction: Starting Strong

The introduction is the most important part of your essay. It needs to grab the reader's attention and give a brief overview of what your essay is about. Start with a story or an interesting fact related to your topic to make it intriguing.

Conclusion: Wrapping It Up

The conclusion is just as important as the introduction. It should sum up the main points you discussed in your essay and leave the reader feeling satisfied. Don't end abruptly; give a proper summary of your essay.

Essay writing skills are valuable and will help you express your thoughts clearly. Learning how to write essays will benefit you in college and beyond. So, let's get started!

Rrezet e lirisë 16

Essen und Getränke

e lirisë 17
Rrezet
DasLieblingsessenunddieLieblingsgetränkederDeutschen Currywurst mit Pommes und Ketchup Bratkartoffeln
Sauerbraten
Cola
Kaffee
Mineralwasser Shqipdona Banushi

Sehadije Osmani

Evolucioni i teknologjisë dikur dhe sot

Krahasimi i teknologjisë nga një periudhë në një tjetër shpesh sjell në pah ndryshimet e mëdha dhe zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kohës. Le të hedhim një vështrim krahasues në teknologjinë e dikurshme dhe atë të sotmen:

Teknologjia Dikur:

1. Kompjuterët dhe kalkulatorët:

 Dikur: Kompjuterët filluantëzhvilloheshinnë vitet 1940dhe 1950dhe ishinmakinat e mëdha dhe të shtrenjta që përdoreshin kryesisht për aplikacione shkencore dhe ushtarake.

 Sot: Kompjuterët janë shumë më të vogël, më të shpejtë, dhe shumë më të përshtatshëm për përdorim personal dhe biznesor. Kompjuterët laptop dhe smartphone janë pjesë e përditshmërisë sonë.

2. Telekomunikacioni:

 Dikur: Telekomunikacioni fillimisht përfshinte telegrafin dhe telefonin fikse.

 Sot: Ne jemi të lidhur në mënyra të ndryshme, duke përdorurtelefonin celular, internetin, dhe mediat sociale për komunikim të ngjashëm me bashkëmoshatarët tjerë nga e gjithë bota.

Teknologjia sot:

1. Inteligjenca Artificiale (IA):

 Teknologjia e sotme përdor shumë më tepër Inteligjencën Artificiale dhe makinat mësimore për të përmirësuar performancën dhe për të krijuar aplikacione inovative.

2. Interneti i Gjërave (IoT):

 Pajisjet janë të lidhura gjithnjë e më shumë në internet, duke krijuar një rrjet të gjërave që mundëson komunikimin midis tyre dhe ofron shumë mundësi të reja.

3. Kompjuterët Kuantikë:

 Zhvillimet në fushën e kompjuterëve kuantikë janë duke ndodhur, duke sjellë një ndryshim paradigmatik në mundësitë e kompjutacionit.

4. Realiteti Virtual (VR) dhe Realiteti i Përmirësuar (AR):

 Përdorimi i realitetit virtual dhe të përmirësuar ka shtrirë përvojat dixhitale, duke sjellë një dimension të ri në lojëra, arsim, dhe aplikacione të tjera.

Ndryshimet në teknologji kanë ndikuar thellësisht në jetën tonë dhe kanë shpallur një periudhë të re të inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Nga kalkulatorët e para në kompjuterët kuantikë, teknologjia ka krijuar një rrugë të gjatë dhe vazhdon të na befasojë me zhvillimet e saj.

AKTIVITETET SHKOLLORE GJATË NJË VITI

Në nderim të festave të marsit, u realizuan aktivitete të shumta si: programe, punime të ndryshme dhe vizita të shumta.

14 Marsi- Dita e Numrit PI, Dita Botërore e Matematikës.

“Me ne, jo për ne”

Në mbështetje tenxënësve me Sindrom Doën, nxënësit përgaditën ushqime të ndryshme. Ata mblodhën të holla si dhuratë për ata nxënës.

Në Ditën e Shëndetit Oral, shkolla jonë vizitoi stomatologun.

2 Prill -Dita Botërore e Autizmit. “Duaje ngjyrën tënde”

Nxënësit me psikologen dhe logopeden krijuan këndin e empatisë për të treguar hapsirën që kanë në shkollë

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve u shënua me aktivitete në shkollë ku u ndërtua miniatura në koridorin e shkollës.

Rrezet e lirisë 19

Duke mbjellë lule dhe duke pastruar oborrin e shkollës u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës.

26- Prilli-Dita Ndërkombëtare e Diviersitetit u shënua me aktivitete të ndryshme.

Kur mësuesit dhe prindërit bëhen bashkë ndodh magjia!

Krosi pranveror i organizuar nga arsimtarët e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit.

Aktivitete jashtëkurikulare

Vizitë në Parkun Nacional të Blinajës.

Dita Botërore e Librit dhe të Drejtes Autoriale, u shënua me aktivitete të ndryshme.

Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare nxënësit e klasave të dyta vizituan Stacionin Policor dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

e lirisë
Rrezet

Të emocionuar dhe me shumë dashuri fatosat e vegjël prezantuan programin e përgaditur për Festën e Abetares.

Parashkollorët e 2022/2023 përmbyllën vitin e tyre me programe dhe kuize të ndryshme.

Vendosja e gurthemelit të sallës së sporteve.

Në ambientet e shkollës u organizua edhe kuizi nga klasët e para, të dyta dhe të treta.

Dita e Fëmijëve u shoqërua me aktivitete të ndryshme në sheshin e qytetit.

Klasët e 5-ta e përfunduan vitin me këngë dhe valle

Pritja e nxënësve të klasave të para dhepërgaditorepë fillimine vitit të ri shkollor

Në aktivitetet jashtëkurrikulare, Gjuha angleze me aktivitete e projekte të ndryshme nga nxënësit, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Huaja.

Rrezet e lirisë

Edicioni i 4-të i GRAN Fest realizoi puntori me nxënësit e shkollës.

Nxënësit e shkollës sonë së bashku me arsimtaret e lëndës së Gjuhës shqipe organizuan gjatë muajit tetor, aktivitetin humanitar tashmë tradicional për shkollën tonëduke grumbulluar ushqimetëndryshme dhe duke u shpërndarë 20 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Këndi i Ndërmjetësimit-“Shkolla pa dhunë”.

15 Janari- Dita e Shkollës, homazhe dhe aktivitete të ndyshme.

Festat e Nëntorit u zhvilluan me programe, kuize e punime të ndryshme.

22
garat
u fituan
Rrezet
e lirisë Në
sportive
shumë medalje dhe kupa
Garat komunale P-GJASHTË
Rrezet e lirisë

Këndiiargëtimit

GJËRAT TË CILAT

DUHET T’I EVITOJMË

THASHETHEMET

Mësoni ta doni jetën tuaj dhe të punoni shumë për gjërat që dëshironi. Të flasësh për dikë pas shpine është thjesht fëminore. Mos e shpenzoni jetën tuaj me urrejtje.

ÇFARË MENDOJNË TË

TJERËT

Kur shqetësohemi shumë për ato që mendojnë ose thonë të tjerët për ju, ju e jetoni jetën tuaj për ta. Ju intereson shumë se si ju shikojnë ata dhe si ju përceptojnë. Njerëzit gjithmonë do t’ju gjykojnë. Mos e harroni!

Ajo që ndodhi në të kaluarën mund të mos harrohet. Ju nuk mund ta ndryshoni atë dhe përfundimisht do të humbni kohën tuaj duke menduar për të. Falni veten, lini të kaluarën pas jush dhe përqendrohuni në momentin tuaj aktual.

DËSHTIMET

Dështimet janë të vështira, por ato janë të gjitha pjesë e procesit mësimor. Mos kini frikë të dështoni dhe më e rëndësishmja mos lejoni që t’ju dekurajojnë. Vendos qëllimin për vetën dhe vazhdo të ecësh përpara. Dështimi është vetëm një mësim tjetër në jetë.

GJITHMONË

Ju duhet të kuptoni se nuk do të keni gjithmonë të drejtë për gjithçka. Secili person ka besimet dhe preferencat e veta.

“Normalja është një iluzion. Ajo që është normale për merimangën është kaosi për mizën.” - Charles Addams

Ajo që ndodhi në të kaluarën mund të mos harrohet. Ju nuk mund ta ndryshoni atë dhe përfundimisht do të humbni kohën tuaj duke menduar për të. Falni veten, lini të kaluarën pas jush dhe përqendrohuni në momentin tuaj aktual.

Rrezet e lirisë

Nga çfarë përbëhet sistemi diellor?

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët rrotullohen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit.

Sistemi diellor është i përbërë nga tetë planetë dhe 166 hënat e tyre, nga tre planetë xhuxhë, brezi i asteroideve dhe miliarda trupa të vegjël. Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake. Dielli është ylli në qendër të sistemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor.

27

E D U K A T A D R I N I A T A

N E I O T O B N X Ë N Ë S J U

J M S S D K E P I T A G O R A

U O M O H A T B O T A N I K A

T K A V E T A E N E R G J I A

O R I A D E R A Q E L I Z A T

N A L M A T E R I A B A N K A

I C L A R R O T A F O N E M A

M I U T D I T U R I A L A P S

I A M U A P A R A F J A L A Y

G D A R N J U P I T E R I O R

J R E I I S H U M Ë Z I M A I

E I M M A N A S T I R I O R A

N T R A N T R O P O L O G J I

I A I L R E S P E K T O J T I

Abetare

Antropologjia

Ata

Atdhe

Banka

Botanika

Dardania

Demokracia

Dituria

Drini

Drita

Edukata

Emri

Energjia

Era

Fonema

Ismail Luma

Jupiteri

Finde die Wӧter: Sommer, Mitthwoch, Lehrerin, Obst, Schwimmbad, Kino , Küche, Schuhe

Kosova

Laps

Mal

Manastiri

Materia

Maturi

Migjeni

Njutoni

Nxënës

Ora

Parafjala

Pitagora

Qelizat

Repektoj

Rrota

Shumëzim

Syri Ti

Toka

f g r t m i t t w o c h l o

o b s t r e s d f v b n m k w s o m m e r b a s k g h ü g c m s d ü z n i p i u r c

j h a l e h r e r i ü f b h

m u t r g h j l k s o c h e

r h r t b j k c h s c l o d

o e u i s c h w i m m b a d

Rrezet e lirisë

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.