Revista "Rrezet e Lirisë" shfmu "Ismail Luma" Lipjan

Page 1


EDITORIAL

Kryeredaktore:

Albina Ahme�

Blerina Bytyqi

Anëtarët e redaksisë:

Avdyl Buja

Abetare Gashi

Driton Sadiku

Donjeta Bardhi Zenjullahu

Dafina Rexhepi

Emine Dedushi Aliu

Fitore Rashiti Tmava

Feride Sadiku Zeqiri

Ganimete Ramadani

Gentijana Haziri

Jehona Stublla Ismaili

Jehona Sopa

Leonora Çerkini

Lavdije Kolshi

Majlinda Sejdiu Shala

Nezir Aliu

Sehadije Osmani

Sabrije Sinani

Shqipdona Banushi

Teuta Sherifi Ademi

Valentina Peja

Nxënësit:

Ajla Llugiqi, Naza Imeri, Melisa

Sadiku, Ziza Krasniqi, Ol� Azemi, Suela Sadiku, Ejmon Zogaj, Vlera

Luma, Erda Fazliu, Blinera Zeqiri, Anera Bytyqi dhe Reis Shabani

Të dashur lexues, Këtë vit, shkolla jonë feston një përvjetor të veçantë dhe të paharrueshëm. Për 15 vite rresht, kjo shkollë ka qenë një dritë udhëheqëse në komunitetin tonë, duke formuar breza të tërë me dije dhe vlera.

Në mesin e shumë aktiviteteve për shënimin e këtij viti jubilar, stafi i shkollës sonë në bashkëpunim me nxënësit, kanë përgatitur numrin më të ri të Revistës shkollore “Rrezet e lirisë”. Në botimin e nëntë të revistës, lexuesit do të gjejnë një përmbajtje të pasur në të cilen janë të gërshetuara njohuritë historike për shkollën e heroin Ismail Luma; intervista e storie suksesi për ish nxënës të kësaj shkolle; ngjarje e aktivitete të jashtëzakonshme që karakterizuan shkollën tonë; artikuj me tematikë sociale që japin mesazhe të fuqishme pozitive; veprimtari praktike në lëndë të ndryshme që pasqyrojnë punën gjatë orëve mësimore; çmime e projekte të fituara nga bashkëpunimi në mes mësimdhënësve dhe nxënësve; kuize e aktivitete të shumta që janë të përfshira në këndin e argëtimit e shumëçka tjetër.

Puna për hartimin e revistës ishte mjaftë sifiduese, por vullneti dhe këmbngulja e redaksisë për të vazhduar traditën e revistës shkollore ishin të jashtëzakonshme. Ne i falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e revistës për mbështetjen dhe përkushtimin e pa kursyer që ky numër i saj të shoh dritën e botimit.

Le të ecim përpara me besim dhe entuziazëm, të bashkuar në misionin tonë për të ofruar një arsim të cilësisë së lartë dhe për të krijuar liderët e së nesërmes.

Redaksia e revistës.

Adresa e shkollës: Rr. “Sami Frashëri”, 14000 Lipjan, Kosovë

E-maili i shkollës: shkollafillore10@hotmail.com

Faqja e shkollës në rrjet social facebook: Shkolla “Ismail Luma”Lij

fjala e drejtorit tË shkollËs

Të dashur nxënës, prindër, kolegë dhe miq të shkollës sonë “Ismail Luma”, Me emocion të veçantë ju përshëndes në këtë moment të rëndësishëm, ndërsa shënojmë 15-vjetorin e themelimit të shkollës sonë! Kjo ditë është një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, përkushtimin dhe arritjet që na kanë sjellë deri këtu.

Në këto 15 vite pune, shkolla “Ismail Luma” ka qenë më shumë sesa një institucion arsimor; ajo është bërë një familje e madhe, ku bashkëpunimi, respekti dhe dashuria për dijen kanë ndërtuar themelet e suksesit.

Nxënësit tanë janë frymëzimi ynë i përditshëm. Falë përkushtimit dhe punës së palodhur të mësimdhënësve tanë të mrekullueshëm, kemi parë si janë formuar breza të rinj të edukuar, të aftë për të përballuar sfidat e jetës dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri.

Revista shkollore “Rrezet e Lirisë” është pasqyrim i shkollës sonë. Ajo shpreh kreativitetin, pasionin dhe punën e palodhur të gjithëve. Ky botim i veçantë përkujtimor nuk është vetëm një dëshmi e rrugëtimit tonë, por edhe një përkushtim për të ardhmen.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin dhe suksesin e shkollës sonë: mësimdhënësit, stafin profesional dhe teknik, nxënësit dhe prindërit, organizatat joqeveritare, si dhe institucionet komunale dhe qendrore. Pa dyshim, ju jeni shtylla e forcës sonë!

Me bindjen se e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur, ju ftoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një shkollë që jo vetëm pasuron mendjen, por edhe formon zemrat dhe karakterin e të rinjve tanë.

Gëzuar 15-vjetorin dhe suksese të mëtejshme për të gjithë!

Me respekt dhe mirënjohje, Driton Sadiku, drejtor i SHFMU “Ismail Luma”

copËza kujtimesh nga luftËtari i lirisË beqir luma, bashkËluftËtar i heroit ismail luma

Me heroin e kombit, Ismail Lumën, ishim shoqëruar që në fëmijëri. Ai ishte një gjeneratë më i ri se unë. Shkollën fillore e përfunduam në vendlindje, në fshatin Kraishtë, ndërsa shkollën e mesme e vazhduam në Lipjan. Pasi pushtuesi serbosllav mbylli objektet shkollore, ne vazhduam mësimin në oda e shtëpi private. Unë vazhdova mësimin në fshatin Gadime, ndërsa Ismaili në Dobraj dhe Rufc. Edhe pse nuk ishim bashkë gjatë ditës, takimet tona në mbrëmje ishin të rregullta, ku kryesisht diskutonim për aktivitetet dhe ngjarjet e rënda që po kalonte populli ynë nën regjimin serbo-sllav.

Ismaili ishte një ndër organizatorët e demonstratës së madhe. Pikënisja e saj ishte fshati Kraishtë, për të vazhduar në Ribar të Madh, Poturoc, Torinë, Rufc dhe Hallaq të Vogël, ku popullata e këtyre fshatrave, të rinj e të moshuar, u bashkuan për të vijuar drejt qytetit të Lipjanit. Në hyrje të qytetit, milicia famëkeqe serbe ishte vendosur për të ndaluar kolonën e demonstruesve, duke i sulmuar, penguar dhe arrestuar. Por, në ballë të kolonës ishte Ismaili me shokë, që nuk u trembën asnjëherë, duke u përballur me ta edhe fizikisht. Pas përpjekjeve të milicisë, turma e demonstruesve nuk u ndal dhe vazhdoi drejt qendrës së qytetit, ku ishte paraparë të mbahej protesta kundër pushtuesit serbo-sllav.

Ismaili nuk e njihte frikën. Në moshën 17-vjeçare, ai u konfrontua me milicinë serbe. Po atë ditë, gjatë ndjekjes së tij, forcat serbe rrethuan shtëpinë dhe qëlluan drejt tij me armë automatike, duke e arrestuar së bashku me babanë e tij, bacën Adem. Ata u dërguan në stacionin e milicisë në Lipjan, ku u rrahën dhe u maltretuan tërë ditën, për t’u liruar më pas. Ismaili u dënua me gjashtë muaj burg me kusht. Takimet dhe aktivitetet tona me Ismailin dhe shokët e tjerë nuk i ndalëm kurrë, edhe pas arrestimit dhe maltretimit të tij. Filluam të bënim roje në fshat deri kur Komandanti Legjendar Adem Jashari lëshoi kushtrimin.

Më 14 korrik 1998, u takuam në odën e Ismailit dhe atë natë vendosëm që nga nesër të bashkoheshim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë natë, motra e Ismailit, Vlora, na shërbente me çaj. Sa herë që hynte në odë, ne ndërprisnim bisedë por si duket ajo na hetoi dhe e kuptoi që nesër do të shkonim për t’iu bashkuar UÇK-së.

Më 15 korrik 1998, u nisëm drejt fshatit Krojmir, nga ku në mënyrë të organizuar morëm rrugën drejt Shqipërisë për armatim. Rrugëtimi ishte i vështirë, në këmbë, natë e ditë, duke përballuar rreziqe të shumta. Në mesnatë arritëm në fshatin Gll sistemuan në një odë për të pushuar. Atë natë kishte luftime të ashpra në Gllogjan. Ismaili, i vendosur, kërkoi të luftonte me armën e një ushtari të plagosur, por situata dhe terreni nuk e lejonin.

Të nesërmen u nisëm drejt kufirit, por nuk arritëm të kalonim për shkak të forcave serbe. Pas disa ditësh, u sistemuam në zonën e Nerodimës, në pikën e Rancës. Për nevojën urgjente të armatimit, një grup vendosëm të shkonim përsëri në Shqipëri, por Ismailit nuk i treguam, sepse ai nuk do të më lejonte të shkoja pa të. Kjo ishte ndarja jonë fizike, por jo shpirtërore.

Më 15 janar 1999, ndërsa ndodhesha në spitalin e UÇK-së 210 në Tiranë, një telefonatë nga Kosova më lajmëroi për masakrën e madhe në Reçak dhe rënien heroike të disa bashkëluftëtarëve. Me zemrën që më ndjente, e dija se diçka kishte ndodhur me Ismailin. Pyeta për të dhe më konfirmuan: Ismaili kishte rënë heroikisht.

Kur u ndamë, Ismaili qau dhe e gjykoi veten pse më la të shkoja pa të. Të njëjtën gjë e bëra edhe unë, por fati i tij ishte të bëhej dëshmor i atdheut, ndërsa unë të jetoja me kujtimet më të mira për të.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lavdi heroit Ismail Luma-Altini!

Punuar nga: Feride Sadiku Zeqiri

Rrugëtimi nga shkolla “Ismail Luma” deri në doktoratë

Redaksia: A mund ta prezantoni veten dhe cilat ishin përvojat më të rëndësishme si ish-nxënës i shkollës "Ismail Luma"?

Dr.Bytyqi: Jam Latif Bytyqi, me profesion mjek i përgjithshëm, dhe vazhdoj studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e Mjekësisë Klinike. Sa i përket kohës si ish-nxënës në shkollën "Ismail Luma", ka qenë një periudhë shumë e mirë ku kam përjetuar momente të paharrueshme. Në veçanti, dua të përmend garat e lëndës së kimisë, ku në klasën e VIII-të arrita të rangohem në vendin e 17-të në nivel të Kosovës, ndërsa në klasën e IX-të, në vendin e 3-të në nivel të Kosovës. Këto arritje kanë qenë një motiv i madh për të ndjekur ëndrrën time në fushën e mjekësisë, duke mos përjashtuar ndikimin e mësimdhënësve dhe rrethit shoqëror në formimin tim.

Redaksia: Cilat ishin motivet tuaja kryesore që ju nxitën të vazhdoni shkollimin? A kishte ndonjë mësimdhënës apo ngjarje që ju inspiroi për të ndjekur këtë rrugë?

Dr.Bytyqi: Sa i përket personave që kanë ndikuar, mund të theksoj se prindërit e mi kanë qenë shtylla kryesore në këtë rrugëtim. Te ta kam parë një shembull që gjithmonë kam synuar ta ndjek. Prindërit e mi paraqesin modelin e punës dhe përkushtimit, duke mos kërkuar më shumë se mundësitë e tyre. Përkrahja e tyre ka qenë thelbësore. Motivimi im kryesor ka qenë dëshira për t’i ndihmuar të tjerëve. Ndoshta tingëllon klishe të thuash se personat që zgjedhin drejtimin e mjekësisë gjithmonë kanë këtë përgjigje, por ndjenja e empatisë ndaj të tjerëve ka qenë gjithmonë motivimi im. Kurdoherë që shihja njerëz në vështirësi, mendoja se çfarë mund të bëja për ta në aspektin mjekësor. Kjo ndjenjë më ka ndihmuar të formësohem si person dhe si profesionist.

Redaksia: Si ia dolët të përballoni sfidat që lidhen me arsimin dhe zhvillimin tuaj profesional? Gjatë periudhës së studimeve, a kishte ndonjë moment kyç në formimin tuaj si profesionist?

Dr.Bytyqi: Fatmirësisht, nuk kam pasur sfida materiale, por rrugëtimi profesional nga shkolla fillore, e mesme dhe deri në fakultet ka qenë me sfida. Një moment sfidues ka qenë periudha e fillimit të fakultetit, kur ndryshon ambientin nga shkolla e mesme në universitet, ku kërkesat janë shumë më të mëdha dhe si student nuk je ende mjaftueshëm i informuar. Megjithatë, me përkushtim dhe mbështetje, kam arritur të tejkaloj këto sfida dhe të zhvillohem profesionalisht.

Redaksia: Çfarë mesazhi do t’u përcillnit nxënësve aktualë të shkollës "Ismail Luma"?

Dr.Bytyqi: Mesazhi im për nxënësit aktualë është që të besojnë në veten e tyre dhe të punojnë me përkushtim drejt realizimit të ëndrrave të tyre. Mos u dorëzoni përballë sfidave, sepse çdo vështirësi është një mundësi për të mësuar dhe për të ecur përpara. Shfrytëzoni kohën dhe burimet që keni në dispozicion, respektoni mësimdhënësit tuaj dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Suksesi është i arritshëm për këdo që përpiqet me zemër dhe këmbëngulje.

Intervista u realizua nga ars. Nezir Aliu

Dr. Latif Bytyqin

Nga pasioni te realizimi: Intervistë me ish-nxënësen e shkollës sonë dr. Diona Salihun

Redaksia: Përshëndetje! A mund ta prezantoheni dhe të tregoni se cilat ishin përvojat më të rëndësishme si ish-nxënëse e shkollës "Ismail Luma"?

Dr. Salihu: Jam Diona Salihu, ish-nxënëse e shkollës fillore 'Ismail Luma', të cilën e përfundova në vitin 2015. Kohën time në shkollën "Ismail Luma" e mbaj mend me shumë emocion. Ishte një periudhë formimi, ku zhvillova shumë aftësi dhe mësova gjëra të rëndësishme. Një nga përvojat më të vlefshme ishte angazhimi në aktivitete jashtëshkollore dhe projektet bashkëpunuese, të cilat më ndihmuan të rris besimin në vetvete.

Redaksia: Cilat ishin motivet tuaja kryesore që ju nxitën të vazhdoni shkollimin dhe të arrini sukses në fushën tuaj? A kishte ndonjë mësues apo ngjarje që ju inspiroi për të ndjekur këtë rrugë?

Dr. Salihu: Që në fëmijëri kam pasur një dëshirë të madhe për të ndihmuar të tjerët. Mësuesit dhe përvojat e mia shkollore më ndihmuan të kuptoj qartë këtë thirrje dhe ta shndërroj atë në një qëllim të palëkundur: të bëhem mjeke për të ofruar kujdes dhe shpresë për njerëzit.

Redaksia: Si ia dolët të përballoni sfidat që lidhen me arsimin dhe zhvillimin tuaj profesional gjatë periudhës së studimeve? A kishte ndonjë moment që ju e konsideroni kyç për formimin tuaj si profesioniste?

Dr. Salihu: Sfida kryesore ishte balancimi mes studimeve dhe angazhimeve të tjera. Një moment kyç ishte praktika klinike në vitin e gjashtë të studimeve. Në atë periudhë kuptova se teoria merr kuptim të plotë vetëm kur përballesh me realitetin. Një këshillë nga një profesor më ka shoqëruar gjithmonë: “Njohuritë janë të rëndësishme, por empatia është ajo që i bën ato të fuqishme.”

Redaksia: Si ndiheni për arritjet tuaja dhe kontributin që keni dhënë deri tani në fushën e mjekësisë? Cilat janë disa nga momentet më të kënaqshme në karrierën tuaj si doktoreshë?

Dr. Salihu: Ndihem krenare dhe e motivuar për rrugëtimin tim, edhe pse kam ende shumë për të mësuar. Aktualisht, punoj në një qendër mjekësie nukleare, ku fitoj përvojë në një fushë të avancuar. Synimi im është të bëhem kirurge dhe të vazhdoj specializimin në Evropë. Kjo eksperiencë do të më ndihmojë të kontribuoj edhe më shumë.

Redaksia: Cilat janë disa këshilla për të rinjtë që janë duke u përpjekur të ndjekin një rrugë të ngjashme me tuajën, sidomos për ata që janë nxënës tani dhe dëshirojnë të bëhen profesionistë?

Dr. Salihu: Pasioni është thelbësor. Duhet ta doni me të vërtetë atë që bëni, sepse vetëm pasioni ju ndihmon të kaloni sfidat. Gjithashtu, besimi në vetvete është themeli i çdo arritjeje. Pengesat janë mundësi për të mësuar dhe për të ecur përpara. Ky është një udhëtim, jo një destinacion i shpejtë.

Intervista u realizua nga ars. Jehona Stublla Ismaili dhe nxënëset Ajla Llugiqi dhe Naza Imeri

INTERVISTË ME NJË NGA TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE TË LIPJANIT

Redaksia: Përshëndetje! Mund të na flasësh për ditën e parë kur erdhe në QKL? Si je ndjerë, çfarë mendove dhe si e përjetove në përgjithësi?

Nxënësi: Në ditën e parë kur erdha këtu, jam ndjerë shumë keq dhe mendova se ky ishte fundi për mua. Pas një kohe u adaptova dhe u ndjeva më mirë me qëndrimin tim këtu. Edhe pse dënimi ishte i gjatë, fillova ta menaxhoj kohën duke lexuar libra psikologjikë që më ndihmuan shumë dhe duke u marrë me aktivitete fizike.

Redaksia: Në momentin që u shqiptua masa e dënimit për veprën tënde, si arrite të pajtoheshe me vitet e heqjes së lirisë?

Nxënësi: Edhe pse nuk ishte aspak e lehtë, atë natë nuk fjeta fare dhe shumë mendime më sollën në kokë. Në dhomë ishin disa persona që kishin provuar edhe vetëvrasjen në forma nga më të ndryshmet. Vendosa të pajtohem plotësisht me dënimin që mora, sepse ishte në përputhje me veprën e kryer. Nuk kisha zgjidhje tjetër.

Redaksia: Kur të informuan që mund të vazhdosh shkollimin, si u ndjeve? A të ndihmuan trajnimet për t’i lehtësuar ditët këtu? A mendon t’i vazhdosh studimet?

Nxënësi: Kur më informuan që mund të vijoj shkollimin, u ndjeva shumë mirë, sepse kuptova që nuk do të mbetesha prapa në aspektin arsimor. Gjatë kohës që qëndroj këtu, kam ndjekur disa trajnime, si: hidroinstalime, ngrohje qendrore, moler, printim dhe dizajn grafik, kursin e gjuhës angleze dhe trajnimin SIT me taktika rehabilituese. Këto trajnime më kanë zhvilluar në aspektin profesional dhe mendoj t’i aplikoj pas daljes nga QKL. Duke qenë se merrja nota maksimale në lëndët shkollore, planifikoj të vijoj fakultetin, meqë ekziston mundësia të vazhdoj studimet edhe gjatë qëndrimit këtu. Jo të gjithë e gjejnë motivimin për të vazhduar përpara pas gjithçkaje që kalojnë.

Redaksia: Përmend disa shkaqe ose arsye që një adoleshent mund të bëjë gabim dhe të përfundojë këtu?

Nxënësi: Gabimet më të shpeshta që mund të bëjë një adoleshent janë: përdorimi i lëndëve narkotike, pijeve alkoolike dhe lidhjet e hershme që shpesh përfundojnë me abuzim, ndarje dhe probleme familjare. Disa nga këto kanë ndikuar edhe te unë, si: dhuna në shkollë, bullizmi dhe të ngjashme.

Redaksia: Cilat ishin momentet më të vështira për ty dhe familjen tënde?

Nxënësi: Momenti më i vështirë për mua dhe familjen time ishte largimi nga ta për një kohë të pacaktuar. Ditët e mia këtu, qëndrimi me persona të panjohur dhe mënyra e jetesës ishin sfiduese. Sidomos kur kuptova që do të qëndroja për 23 orë vetëm në qeli.

Redaksia: Si e gjete forcën për të vazhduar me edukim dhe për t’u bërë shembull për të burgosurit e tjerë, duke fituar respektin e tyre?

Nxënësi: Arsyeja që më motivoi të vazhdoj edukimin dhe të bëhem shembull në institucionin korrektues ishte përkrahja e familjes nga jashtë. Gjithashtu, sjelljet e mia në shkollë, marrëdhëniet me mësimdhënësit, oficerët dhe të burgosurit e tjerë më ndihmuan të fitoj respektin dhe autoritetin që meritoj. E gjithë kjo më bëri të pendohem për arsyen pse isha këtu, duke më shtyrë të mendoj për ëndrrat që dua t’i realizoj jashtë.

Redaksia: Për fund, ku e sheh veten pas përfundimit të dënimit?

Nxënësi: Pas përfundimit të dënimit, e shoh veten duke punuar në një nga profesionet që kam ndjekur në trajnimet këtu ose që do të studioj. Synoj t’i aplikoj ato në një nga shtetet e Evropës.

Intervista u realizua nga ars. Dafina Rexhepi Ramadani

EFEKTET NEGATIVE TË

RRJETEVE SOCIALE

Pasojat kryesore të rrjeteve

Varësia nga rrjetet sociale

sociale

Kalimi i tepërt i kohës në rrjetet sociale mund të shkaktojë varësi, duke ndikuar në aktivitetet tona të përditshme. Koha që

mund të shpenzojmë duke mësuar, duke luajtur jashtë ose duke kaluar me familjen, humbet kot në shfletimin e pafund të postimeve dhe videove të ndryshme në internet, të cilat mund të rezultojnë drejt izolimit.

Ndikimi në vetëvlerësim

Pamjet dhe postimet "perfekte" që shohim në rrjetet sociale shpesh krijojnë ndjesinë e krahasimit. Kjo mund të ulë vetëvlerësimin dhe të na bëjë të ndihemi të pakënaqur me veten. Kujtoni gjithmonë që ajo që shfaqet online është shpesh një version i përmirësuar i realitetit.

Shëndeti mendor dhe fizik

Efektet nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme, por ato mund të kenë edhe ndikime negative. Përveç argëtimit dhe përfitimeve që ofrojnë, ato shpesh krijojnë rreziqe, si bullizmi online dhe probleme të tjera që ndikojnë shëndetin tonë fizik, mendor dhe emocional. Prandaj, është thelbësore të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë mirëqenien tonë.

Përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke shkaktuar stres, ankth dhe madje depresion. Gjithashtu, qëndrimi i gjatë para ekranit mund të dëmtojë sytë dhe të ndikojë në humbjen e gjumit si dhe në përqendrimin tuaj. Rreziqet nga trendet dhe sfidat e rrezikshme

Një nga aspektet më shqetësuese të rrjeteve sociale janë trendet dhe sfidat virale që mund të jenë të dëmshme apo edhe të rrezikshme për fëmijët dhe të rinjtë. Disa sfida nxisin sjellje që mund të shkaktojnë dëmtime fizike, emocionale apo mendore. Shumë të rinj ndihen të presuar për t'u bashkuar vetëm për t'u dukur si pjesë e grupit, pa menduar për pasojat

Si të mbrohemi nga efektet negative?

Vendos limite kohore: Kufizo kohën që kalon online!

Mos ndiq çdo trend: Jo çdo gjë që bëjnë të tjerët është e sigurt për ty!

Ruaj privatësinë: Mos shpërndaj informacione personale!

Kontrollo burimet: Verifiko çdo lajm përpara se ta besosh ose ta ndash!

Kalo kohë jashtë ekranit: Lidhu me botën reale përmes aktiviteteve dhe njerëzve që të bëjnë të lumtur!

Kujdes! Rrjetet sociale janë një pjesë e jetës moderne, por nevojitet përdorim i kujdesshëm për të shmangur efektet e dëmshme. Kujdesuni për veten dhe bëni zgjedhje të mençura!

Punuar nga: Jehona Sopa & Ganimete Ramadani

Në muajin mars 2024, shkolla “Ismail Luma” u bë një qendër e dijes dhe arritjeve akademike, duke organizuar për herë të parë Kuizin e Diturisë, një ngjarje që bashkoi 21 shkolla të mesme të ulëta të komunës në një garë të madhe të diturisë. Ky aktivitet i mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, dhe nën organizimin e SHFMU “Ismail Luma” shërbeu si një mundësi për të nxitur kuriozitetin dhe për të sfiduar aftësitë akademike të nxënësve, ndërsa u bë një platformë për zhvillimin e shpirtit të bashkëpunimit dhe konkurrencës pozitive. SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan hapi dyert për të pritur pjesëmarrësit, mësuesit dhe familjarët që ishin të ftuar për të ndjekur garën e diturisë. Nxënësit, të cilët ishin ndarë në ekipe përfaqësuese të shkollave të ndryshme, ishin të emocionuar, por edhe të përgatitur për sfidat që i priste ky kuiz. Garat do të zhvilloheshin gjatë një periudhe prej 6 ditësh në muajin mars dhe prill, dhe do të përfshinin 9 lëndë garuese. Pjesëmarrësit, të cilët përfaqësonin 21 shkollat e mesme të ulëta të komunës, ishin të ndarë në ekipe me nga 4 anëtarë, ku secili ekip përfaqësonte shkollën e vet.

Gara ishte organizuar në mënyrë që të testonte jo vetëm njohuritë teorike të nxënësve, por edhe aftësinë e tyre për të punuar në grup, për të menaxhuar kohën dhe për të zgjidhur detyra të ndryshme në një kohë të caktuar. Secili ekip kishte për detyrë të zgjidhte pyetje nga lëndë të ndryshme, duke treguar aftësitë e tyre analitike dhe strategjitë për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta. Atmosfera ishte ngrohtë dhe konkurruese, ndërsa mësuesit dhe nxënësit e tjerë ndihmonin dhe përkrahnin ekipet. U ndje një frymë e fortë bashkëpunimi dhe respekti, ku edhe ata që nuk ishin pjesë e një gare aktive, i mbështetnin shokët e shkollës me entuziazëm. Ky kuiz pati një ndikim të madh në zhvillimin e nxënësve, duke u ofruar atyre një mundësi për të testuar njohuritë dhe aftësitë e tyre përpara një audience të gjerë. Për shumë prej tyre, kjo ishte një mundësi për t’u treguar se sa shumë kishin mësuar gjatë vitit shkollor dhe për të zhvilluar aftësi të reja në menaxhimin e situatave stresuese dhe të papritura. Në përfundim të garës, çdo nxënës kishte mundësinë të reflektonte mbi arritjet dhe mundësitë për përmirësim, ndërsa marrëdhëniet midis shkollave u forcuan, duke krijuar një komunitet të fortë edukativ brenda komunës. Ekipet finaliste si: SHFMU “Ismail Luma”-Lipjan, SHFMU “Emin Duraku”-Banullë, SHFMU “Ernest Koliqi”-Babush i Muhaxherëve, SHFMU “Hasan Prishtina”-Llugaxhi dhe SHFMU “Nezë Bujani”-Bujan ndriçuan sallën me përgjigjiet e sakta dhe kulturën e lartë të garës, duke e bërë këtë ngjarje një festë të dijës dhe përpjekjes. Ekipet kishin shpërthime emocionuese, por gjithashtu ishin të entuziazmuar për mundësinë për të fituar çmime dhe për të treguar talentet e tyre. Në përfundim të një gare të ngushtë dhe emocionuse, SHFMU “ Ernest Koliqi”-Babush i Muhaxherëve shpallet fituese e edicionit të parë të “Kuizi i Diturisë 2024”. Përveç çmimeve, çdo pjesëmarrës mori një vlerësim për pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje që nxiti një energji pozitive dhe krijoi mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të nxënësve. Në fund, ngjarja përmbylli 6 ditë plot emocion, shprese dhe motivimi për të gjithë pjesëmarrësit, duke iu shprehur mirënjohje për mbështetje dhe vëmendjen e dhënë. Fjalët e fundit të organizatorëve: “Mirupafshim, por jo lamtumirë!”, ishin një premtim se “Kuizi i Diturisë” do të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi dhe zhvillimi për të gjithë nxënësit e Lipjanit.

Punoi: Teuta Sherifi Ademi & Fitore Rashiti Tmava

Fitorja që na bëri krenarë

Suksesi në kuizin e diturisë organizuar nga shkolla "Ismail Luma" ka qenë një moment i veçantë për shkollën e Babushit “Ernest Koliqi”. Për të ndarë më shumë rreth kësaj ngjarjeje dhe përvojës së fituesve, zhvilluam këtë intervistë ekskluzive me arsimtaren Sebahate Qeriqi, e cila ishte anëtare e komisionit dhe me nxënëset të cilat u kthyen me trofe në shkollën e tyre.

Redaksia: Si është pritur fitorja e nxënësve tuaj në kuizin e diturisë nga komuniteti shkollor dhe prindërit?

S.Q: “Fitorja e nxënësve tanë ka qenë një moment krenarie jo vetëm për shkollën tonë, por për të gjithë komunitetin. Prindërit u treguan të jashtëzakonshëm në mbështetje dhe i përjetuan këto çaste si fitore personale. Mesazhet e urimeve, festimet spontane dhe falënderimet ndaj stafit arsimor ishin prova të qarta se këtë sukses e ndjenin si të tyrin. Ky moment na forcoi edhe më shumë lidhjen mes shkollës, familjeve dhe komunitetit tonë.”

Redaksia: A do të merrni pjesë edhe këtë vit në kuizin tonë?

S.Q: “Patjetër! Jemi të motivuar dhe mezi presim të marrim pjesë për të përsëritur suksesin tonë. Për ne, ky kuiz nuk është thjesht një garë; është një mundësi e artë për të zhvilluar mendimin kritik, punën ekipore dhe aftësitë tona. Nxënësit tanë janë të etur për sfidën e radhës.”

Redaksia: Çfarë mendoni për ekipin e shkollës “Ismail Luma” që organizoi këtë kuiz?

S.Q: Ekipi i shkollës "Ismail Luma" meriton një falënderim të veçantë për profesionalizmin dhe vizionin e tyre. Organizimi ka qenë i nivelit të lartë, duke reflektuar jo vetëm kujdesin ndaj detajeve, por edhe dashurinë për edukimin dhe zhvillimin e talenteve të reja. Atmosfera e krijuar ishte motivues, frymëzuese dhe mbështetëse, duke na dhënë mundësinë të ndjehemi të vlerësuar. Ekipi i kësaj shkolle ka treguar një shembull të shkëlqyer sesi mund të forcohen lidhjet mes shkollave përmes aktiviteteve që promovojnë diturinë dhe bashkëpunimin.

Redaksia: Cili ishte momenti më emocionues gjatë kuizit?

Nxënëset: “Momenti kur u shpallëm fitues ishte absolutisht i paharrueshëm. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme gëzimi, krenarie dhe lehtësimi. Puna e palodhshme u shpërblye dhe ndiheshim të lumtur që e ndanim këtë sukses si ekip.”

Redaksia: Si u përgatitët për këtë kuiz? Kishit një strategji të veçantë?

Nxënëset: “Përgatitjet tona ishin intensive dhe të strukturuara. Kemi punuar si një ekip, duke ndarë temat dhe detyrat mes nesh. Organizimi dhe bashkëpunimi ishin elementë kyç që na ndihmuan të mbulonim të gjitha fushat. Mësuesit tanë na udhëhoqën me profesionalizëm, duke na inkurajuar dhe dhënë mjetet e duhura për të pasur sukses.”

Redaksia: A mendoni se kjo përvojë do të ju ndihmojë në të ardhmen?

Nxënëset: “Pa dyshim! Ky kuiz na ka ndihmuar të zhvillojmë aftësi që do të na vlejnë për të ardhmen, si për shembull të menduarit kritik, të punuarit në grup dhe të menaxhuarit e kohës. Kjo përvojë na ka mësuar gjithashtu rëndësinë e përkushtimit dhe të vendosjes së qëllimeve.”

Redaksia: Çfarë vlerash ju ka mësuar ky kuiz përveç diturisë?

Nxënëset: “Ky kuiz na ka mësuar shumë vlera të rëndësishme si bashkëpunimi, respekti për mendimet e të tjerëve dhe vlera e njohjes së përbashkët. Më shumë sesa një garë e thjeshtë, ishte një përvojë që na forcoi si individë dhe si ekip.”

Intervista u realizua nga ars. Blerina Bytyqi dhe nxënëset Melisa Sadiku dhe Ziza Krasniqi

Paralelja e ndarë fizike në Jetën e Re

Objekti i shkollës në Jetën e Re ka filluar punën në qershor të vitit 2001, shkolla është ndërtuar me financimin e qeverisë japoneze. Shkolla në fillimet e punës ka qenë paralele e ndarë e SHFMU “Vëllëzërit Frashëri”. Numri i nxënësve ka qenë realtivisht i vogël edhe pse në këtë shkollë kanë vijuar mësimin nxënësit nga Jeta e re dhe nga fshati fqinjë Grackë e Vjetër dhe si rrjedhojë mësimi ka qenë i kombinuar. Mësimdhënëset e para të shkollës ishin Sebahate Stublla dhe Halime Stublla.

Me themelimin e shkollës “Isamil Luma” në vitin 2010 shkolla në Jetën e Re u bë pjesë e saj.

Objekti i shkollës ka 4 klasa mësimore dhe një bibliotekë, një zyrë për mësimdhënësit, koridorin cili shfrytëzohet për zhvillimin e aktiviteteve të shumta që organizohen nga mësimdhënëset dhe një hapsirë të veçantë për sistemin e ngrohjes.

Nga koha e ndërtimit të saj shkolla është renovuar për herë të parë në vitin 2022, janë fasaduar klasat është ndërruar dyshemeja, dritaret dhe dyert, gjithashtu është insaluar ngrohja qëndrore duke zëvëndësuar stufat me dru. Duhet të theksohet se ky renovim i shkollës ka përmirësuar dukshëm kushtet e punës.

Sot shkolla ka të regjistuar 75 nxënës nga klasa parafillore deri në klasën e pestë, numër ky që në vazhdimësi është duke u rritur. Ka pesë mësimdhënëse të ciklit të ulët, një edukatore dhe një punëtore mirëmbajtëse të shkollës.

Shkolla në Jetën e Re vazhdon të shkëlqejë si një model i bashkëpunimit, përkushtimit dhe inovacionit. Përmes një menaxhimi të shkëlqyer dhe një vizioni të qartë, ajo ka krijuar një ambient të sigurt, frymëzues dhe gjithëpërfshirës për çdo nxënës dhe mësimdhënës. Transformimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe metoda të mësimdhënies dëshmojnë përkushtimin ndaj një arsimimi cilësor, duke nxitur zhvillimin intelektual dhe kreativ të çdo individi. Ky sukses është fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit, stafit të shkollës dhe institucioneve mbështetëse.

Me hapjen e saj drejt së ardhmes dhe ruajtjen e vlerave të traditës, shkolla mbetet një vatër shprese dhe progresi për gjithë rajonin. Ajo synon të jetë më shumë sesa një institucion arsimor – një vend ku ëndrrat nisin dhe sukseset marrin jetë.

Punoi: Abetare Gashi

28 Nëntori

28 Nëntori festa jonë kombëtare E festojmë festën me veshje kombëtare.

Flamuri i kuq kur flakëron, gjithë shqiptarinë e ndriçon.

Kur valvitet flamuri

Zemra na krenohet

Se dita e lirisë po na afrohet. Kjo ditë e veçantë

Ne na gëzon e kohën E lu�ës na kujton.

Humbën gjak e humbën jetë, por ta dini

Që po e gëzojmë të dashurën liri. Me të gjitha kuj�met në përjetësi.

Diellza Limani VIII/1

Atdheu

Atdheu është toka ime, Ku rriten lulet dhe drurët, Këtu ka diell dhe erë, E burime me ujë të pastër.

Atdheu është zemra jonë, Ku gjithmonë mbijeton shpresa, Kudo që të shkojmë, Me mendje, aty qëndrojmë.

Atdheu na frymëzon, Të jemi krenarë dhe të fortë, Se atdheu, është më shumë se tokë, E paçim për jetë e mot!

KËNDI POETIK

Atdheu im

Atdheu është dielli, Që lind e perëndon, Ai që tokën, na ndriçon. Ai që na jep, emrin shqiptar, Ai që na bën, të ndihemi krenar.

Pa atdhe s'të njeh askush, Pa gjuhë s'të kupton kurrkush, Pa liri je i humbur, Pa atdhe s'ke as varr, për t'u futur.

Atdheu është gjuha, që flet çdo njeri,

Atdheu është krenari, që e gëzon, Çdo plak e i ri.

Tuana Krasniqi, VIII/2

Nëna

Është një diell, Është një hënë, Emri më i bukur, Është emri Nënë.

Fjala Nënë, Është �alë e ndritshme!

Kur ne thërrasim Nënë, E gjithë bota ndriçon!

Laura Shurdhiqi, IX/2

Aurora Zeqiri, VI/1

Lamtumirë, mësuese e dashur

Kur shkoja çdo ditë në atë klasë të vogël, Me sytë plot ëndrra dhe zemrën e ngrohtë,

Ti ishe aty, si një dritë në agim, Na mësoje me durim, na mbështesje me durim.

Në dorë mbaje librin, e �alët rridhnin ngadalë, Çdo germë, çdo rresht, për ne ishte një �alë,

Ti ishe udhërrëfyese, një prind i dytë, E shtrije dashurinë me një buzëqeshje të qetë.

Sot jam duke ikur, me lot në sy,

Por zemra ime mbetet gjithnjë këtu, Me kuj�met e tua, dhe çdo mësim që dhatë,

Do t’i ruaj me krenari, kudo që të jem larg.

Faleminderit, mësuese, për çdo ditë e �alë,

Ti je ylli që më ndriçoi në këtë udhë�m të gjatë.

Në një vend të largët po shkoj, por zemra ime mbetet,

Në atë klasë të ngrohtë ku jeta ime filloi.

Rejan Ajeti, III/1

Dita e shkollës

Shkollë e dashur, shtëpi e dijes, Ku rritet shpir�, mendja ndriçon, Na mbush me ëndrra, na fal gëzim, Si dritë e artë, në çdo agim.

Në çdo fletë libri, në çdo rresht, Ti mbjell urtësi e mirësi, Me penë e shkrim ne ndjekim shpresën, Hapim horizonte, ditë më të mbara.

Zëri i mësuesit, si �ngull i ëmbël, Na mëson jetën, na mëson lavdi, Shkollë e shtrenjtë, e bukura strehë, Ti na dhuron një botë magji.

Me miqtë në bankë, gëzimi mbretëron, Çdo ditë në shkollë bëhet kuj�m, Si zogj të lirë ne fluturojmë, Me ëndrra të bardha dhe plotë gëzim.

Orhidea Olluri, VI/2

KËNDI POETIK

Dita e shqiptarëve

Kjo ditë është e rëndësishme

për ne që ta festojmë është 28 Nëntori dita e atdheut tonë.

Ky atdheu ynë i dashur shumë lu�ra përjetoi që ne lirinë ta gëzojmë.

Të gjithë ata ushtarë që derdhen mund, Që ne të kemi arsim dhe të jemi të fortë

Arsim për liri, për çdo fëmijë, Për prindërit tanë që na dhanë jetën me shpresë dhe me dashuri.

Ziza Krasniqi, VIII/1

15 Janari

15 Janari, ditë e ndritur, Shkolla jonë hap dyert për herë të parë, Në bankat e saj, çdo ditë bëhet më e bukur, Si dielli që shkëlqen, mbi çdo dritare.

Ismail Luma, emër i shenjtë, krenar dhe i shtrenjtë, Shkolla jonë, simbol i lirisë, forcë që na udhëheq, Çdo mësim, një thesari që ndriçon rrugën tonë, Shkolla ime, pasuri që mbetet e pashlyer në zemrën tonë.

Melisa Sadiku, VIII/1

Atdhe i dashur

Atdheu im, si diell që ndriçon, Në zemër të çdo shqiptari je burimi jonë.

Në çdo gur të udhës, një histori fsheh, Gjaku i derdhur për ty kurrë s'u shterr.

O shqiponjë me krahë që qiellin ndan, Në erën e lirë flamuri yt valëzon.

Nga Çamëria e largët deri në Rugovë, Je një trup, një shpirt, një zemër që s'tremb kush dot.

Në vargje, në këngë, Në zemër të ndjerë, Përjetëshisht Atdhe, të mbajmë me nder.

Argesa Krasniqi, VIII/1

Ismail Luma, trim i vendit tonë, Për lirinë luftove, me zemër dhe shpirt, Në çdo betejë, hero bëre dritë, Për atdheun tënd, simbol je bërë pa frikë.

Me guximin tënd, na frymëzove, Në errësirë, ti ishe dritë që ndihmoje, Për lirinë e popullit, sakrifikove, Për çdo gjeneratë, shembull guximi u ofrove.

Aela Olluri, VIII/2

Ismail Luma

Dialog between pupils of grade 7th

Anera: It’s unbelievable that it’s been 15 years since our school first opened. Time has passed so quickly, but it feels so special to be here, celebrating such an important milestone together.

Ejmon: I agree. When I think about it, I can’t believe how much this school has grown. But it’s not just about the years it's about the legacy of our school. We’re here because of Ismail Luma, a true hero.

Endi: That’s right. Ismail Luma was born in Kraisht and spent his life fighting for the freedom of our country. He was a soldier who dreamed of peace for all of us, and he gave his life for that dream.

Reis: His sacrifice is something we should never forget. We’re living the life he wanted for us one where we can go to school, learn, and grow in peace. But his dream didn’t come without a price.

Erda: It’s so touching to think about how much he did for us. He didn’t just fight for freedom he fought so we could have a better future. And today, we’re the ones who need to honor that future.

Vlera: Yes, we have a responsibility to carry on his legacy. We’re not just here to learn for ourselves; we have to work hard and make sure we’re thankful for everything we have because of his sacrifice.

Olti: Exactly! And we can start by appreciating everything around us. Our teachers do so much for us. They’re not just giving us lessons; they’re teaching us to value what’s important in life our country, our environment, and our community.

Blinera: I think our school is a reflection of that. Look at how beautiful it is here. The nature, the care, the environment we get to learn in it’s all part of honoring what Ismail Luma fought for. We need to protect and value it.

Suela: It’s up to us to keep his dream alive. This 15th anniversary isn’t just about celebrating the school’s success it’s about remembering why this school exists in the first place: to honor Ismail Luma’s sacrifice and to build a better future for all of us.

Ejmon: So, let’s make sure we keep working hard, not just for ourselves but for the future he dreamed of. Let’s honor his sacrifice by becoming the people we’re meant to be strong, dedicated, and full of hope for a better tomorrow.

Anera: I think that’s the best way to celebrate these 15 years to carry forward his dream and to continue learning, growing, and working together for peace and freedom.

This work was completed by students Olti Azemi, Suela Sadiku, Ejmon Zogaj, Vlera Luma, Erda Fazliu, Blinera Zeqiri, Anera Bytyqi, Reis Shabani under the guidance of teacher Jehona Stublla Ismaili.

Toni Kroos (4. Januar 1990 in Greifswald) ist ein ehemaliger deutscher Fußballspieler. Kroos ist mit 34 gewonnenen Titeln der erfolgreichste deutsche Fußballspieler.

Kopf Haare Auge Ohr Nase Hals Arm Hand Bauch Rücken Bein

Lustige Tatsache

 Mehr als 3.000 verschiedene Brotsorten sind in Deutschland.

 Über 1500 Wurstsorten kommen aus Deutschland.

 Das erste Buch der Welt stammt aus Deutschland.

 Im Laufe der Zeit entstanden in Deutschland über 100 verschiedene Automobilhersteller. (Volkswagen, BMW, Mercedes….)

Majlinda Sejdiu - Shqipdona Banushi

Tregimi i ShkurTër: "Një DiTë me maTemaTikaNTëT e riNj"

Në një qytet të vogël, tre nxënës, Elira, Dorian dhe Lira, ishin njohur si "Matematikanët e Rinjtë" të shkollës. Ata kishin pasion për aritmetikën dhe gjithmonë e shihnin matematikën si një lojë. Çdo ditë, ata mendonin për mënyra të reja për të zgjidhur problemet më të vështira dhe për të sfiduar njëri-tjetrin me detyra që ndihmonin në zhvillimin e mendimit të tyre kritik.

Një ditë, mësuesja e matematikës, shpalli një garë për të zgjidhur një problem të veçantë. Problemi ishte një ekuacion kompleks që kërkonte shumë logjikë dhe aftësi për të bërë lidhje mes numrave. mësuesja u tha nxënësve: "Kjo është një mundësi për t’i treguar të gjithëve se si matematikantët e rinj mund të bëjnë mrekulli."

Elira, Dorian dhe Lira u ulën në tryezën e tyre dhe filluan të mendojnë për mënyrat se si mund të qasen në këtë problem. Elira, e njohur për aftësinë e saj për të punuar me algebrën, filloi të analizonte ekuacionin dhe të përdorte mënyra të shkurtra për të zbuluar një hap pas hapi. Dorian, që ishte pasionuar pas gjetjes së lidhjeve mes numrave, e shihte ekuacionin si një mundësi për të zbuluar një model të ri matematikor. Ndërsa Lira, që ishte e talentuar në aritmetikë, u përqendrua në mënyrën se si mund të përdorte numra të thjeshtë për të thjeshtuar ekuacionin.

Pas disa orë diskutimesh dhe përpjekjesh, ata gjetën një zgjidhje të bukur që i surprizoi të gjithë. Zgjidhja e tyre ishte një kombinim i teknikave të ndryshme që përdorën secili dhe, kur e shpjeguan atë para klasës, të gjithë e kuptuan se matematikantët mund të shihnin botën në një mënyrë të veçantë, ku çdo problem kishte një mundësi të panjohur për të zbuluar.

Mësuesja, me buzëqeshje, i tha: "Ky është një shembull i shkëlqyer se si matematikantët e rinj nuk kanë frikë nga sfidat, por i shohin ato si mundësi për të mësuar diçka të re dhe për të krijuar ide të reja."

Të tre nxënësit dolën nga klasa duke ndjerë një ndjenjë të thellë krenarie. Ata kishin treguar se matematika ishte më shumë se thjesht llogaritje, ishte një mënyrë për të menduar, për të lidhur ide dhe për të krijuar diçka të re.

Mesazhi i Tregimit:

Matematika është një udhëtim i përbashkët, dhe si matematikantë të rinj, nxënësit mund të zbulojnë se çdo problem ka shumë mundësi për t’u zgjidhur, nëpërmjet bashkëpunimit dhe krijimtarisë.

Thelbi i matematikës nuk është për të bërë gjëra të thjeshta të komplikuara, por për ti bërë gjëra të komplikuara të thjeshta.

Matematika ka rrugë të shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, prandaj edhe quhet mbretëreshë e shkencave

Sehadije Osmani

Fizika, kimia, biologjia dhe astronomia janë katër

shkenca natyrore. Ato quhen shkenca natyrore, sepse studiojnë natyrën, domethënë botën që na rrethon dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë Toka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i fizikës është natyra, bashkë me dukuritë që ndodhin në të. Fizika është shkencë natyrore, e cila studion energjinë dhe materien, bashkëveprimin ndërmjet tyre dhe lëvizjet në hapësirë dhe në kohë. Emri fizikë vjen nga termi latin "physika" për fjalën greke "phusis", që do të thotë "natyrë". Fizika

studion ligjet më themelore që sundojnë botën fizike ose natyrën.

PARKU I CENTRALEVE DHE AFTËSITË E NXËNËSVE

Nxënësit, nën udhëheqjen e arsimtares Sabrije Sinani, arritën një sukses të veçantë në një panair shkencor me projektin e tyre krijues: një park i centraleve energjetike. Ky projekt i veçantë tregoi sesi pasioni për shkencën dhe puna ekipore mund të sjellin rezultate të mrekullueshme. Përmes tij, nxënësit patën mundësinë të aplikojnë dijet e tyre në mënyrë praktike, duke treguar kreativitet dhe përkushtim. Kjo arritje frymëzuese pasqyron bukurinë e mësimit praktik dhe forcën e bashkëpunimit në realizimin e ideve të mëdha.

Kimia nuk është vetëm një shkencë- është një art, një magji, një dritë për të kuptuar të panjohurën

Kimia është ajo shkencë që i jep ngjyrë botës tonë dhe ndihmon në zbërthimin e mistereve të natyrës. Përmes eksperimenteve dhe kërkimeve, ajo na mëson se si grimcat e vogla formojnë gjithçka që na rrethon, nga ajri që thithim deri te uji që pimë.

Ka shumë arsye për ta mësuar.

Interesante për ta studiuar.

Mision i qartësuar.

Imagjinatë pa kufij.

Një ndër personalitetet më të rëndësishme në historinë e kimisë është Marie Curie, një grua e jashtëzakonshme që jo vetëm theu barriera gjinore, por shkroi historinë si e para femër që fitoi Çmimin Nobel dhe si e vetmja deri më tani që ka fituar këtë çmim në dy disiplina të ndryshme: fizikë dhe kimi. Ajo e kushtoi jetën e saj studimit të radioaktivitetit, duke bërë zbulime që ndryshuan përgjithmonë botën e shkencës dhe të mjekësisë. Marie Curie është një simbol i guximit, këmbënguljes dhe përkushtimit, duke treguar se me pasion dhe punë të palodhur mund të arrihen rezultate të mëdha, pavarësisht pengesave.

Punime nga nxënësit të udhëhequra nga arsimtaret e lëndës së kimisë:

L. Koloshi dhe D. Bardhi Zejnullahu

Procesi i metodës së ndarjes me filtrim: Fillimisht, letra filtruese paloset dhe vendoset brenda hinkës, e cila qëndron mbi enën pritëse. Përzierja që do të filtrohet derdhet me kujdes mbi letrën filtruese, duke lejuar që lëngu të kalojë përmes saj, ndërsa grimcat solide mbeten në sipërfaqe. Ky proces përdoret gjerësisht për ndarjen e rërës nga uji ose për largimin e mbetjeve solide nga një solucion reaksioni kimik.

Jetë dhe Shkencë

Biologjí

Nga greqishtja

βίοςλογία, shkenca për jetën.

Eksperiment nga ars. Valentina Peja: Vrojtimi i qelizave të gjakut fillon me shpuarjen e gishti për të marrë një mostrë gjaku. Gjakun e marrë e pikojmë në një pllakë të pastër qelqi dhe mbi të vendosim një xham mbulues. Pllakën me gjak dhe xhamin mbulues e vendosim në mikroskop për të bërë vrojtimin e qelizave të gjakut.

Analizimi i ndërtimit të jashtëm të butakëve-Kërmillit

Emërtimi i organeve të tretjes përmes punë

NxëNëSiT e Dalluar

Drin Ibrahimi

Nxënës i klasës IX, i shkëlqyer në të gjitha lëndët dhe aktiv në çdo aktivitet shkollor. Gjithashtu, ka qenë pjesë e katërshes së nxënësve më të mirë të shkollës në Kuizin e Diturisë 2024, në nivel komune, ku shkolla u rendit në vendin e dytë.

Anisa Zeqiri

Nxënëse e klasës V, e përkushtuar dhe e talentuar. Nxënëse me sukses të shkëlqyeshëm, njohëse e gjuhës angleze dhe pjesëmarrëse aktive në kuize dhe gara.

Sara Zeqiri

Nxënëse e klasës VIII, vajzë punëtore, e shkëlqyer në të gjitha lëndët dhe aktive në çdo aktivitet shkollor. Gjithashtu, ka qenë pjesë e katërshes së nxënësve më të mirë të shkollës në Kuizin e Diturisë 2024, në nivel komune, ku shkolla u rendit e 2-ta.

Jona Balaj

Nxënëse e klasës VI, me sukses të shkëlqyeshëm, vajzë punëtore dhe e talentuar, merr pjesë në aktivitetet shkollore. U rendit e para në garat komunale me projekte në lëndën shkathtësi për jetë.

Tuana Bardhi

Nxënëse e klasës VI, me sukses të shkëlqyeshëm, fal përkushtimit dhe punës merr pjesë në çdo aktivitet shkollor, dhe është pjesë e grupit të matematicientëve dhe teknologëve të shkollës.

Nxënës i klasës VII, nota të shkëlqyera dhe tregon përkushtim në çdo lëndë dhe është aktiv në çdo aktivitet shkollor.

Kataleha Bytyqi

Nxënëse e klasës V, me sukses të shkëlqyeshëm, pjesëmarrëse në aktivitetet shkollore dhe pjesëmarrëse në garat matematikore.

Maida Ferizi

Nxënëse e klasës II, vajzë e talentuar me sukses të shkëlqyeshëm. Anëtare e klubit të notit në të cilin ka triumfuar me vendin e parë. Po ashtu ajo me shumë entuziazëm ndjek kurset e gjuhës angleze.

Vlera Luma

Nxënëse e klasës VII, me sukses të shkëlqyeshëm, me punën dhe angazhimin e saj arrin të marrë pjesë në çdo aktivitet shkollor, është pjesë e grupit të matematicientëve.

Idea Bytyqi

Nxënëse e klasës VI me sukses të shkëlqyer, aktive në gara të ndryshme, duke përfshirë fitimin e vendit të parë në garat komunale për shkathtësi jetësore. Gjithashtu, ajo shquhet për talentin e saj në balet

Diellza Limani

Nxënëse e klasës VIII, e shkëlqyer në të gjitha lëndët dhe shembull i një vajze punëtore. Ajo merr pjesë në çdo aktivitet shkollor dhe është anëtare e grupit të matematicienëve.

Nxënëse e klasës V, me njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze. Ajo ndjek kurse të gjuhës angleze dhe ka përfaqësuar qytetin në gara të kësaj lënde. Vajzë me sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore.

Donjeta Bardhi Zejnullahu -Gen�ana Haziri
Albina Ahme�
2 Prill-Dita Botërore e Au�zmit
Vizitë në Poliklinikë në Unamed
“KUIZI I DITURISË 2024”
“Dita Botërore e Tokës”
”Dita Botërore e Tokës” “ Orien�mi në Karrierë dhe Menaxhimi i Konflikteve”
“Dita Botërore e Librit”
Fitues të projek�t: Ndihma e Parë në shkoll
Garë e njohurive në Gjuhën gjermane

Semimaturantët 2023-2024

Përurimi i dhomës së ndihmës së parë në

shkollë
Vi� i ri shkollor 2024-2025
1 Tetori- Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
Mirë se erdhe, vjeshtë!
“Dita Ndërkombëtare e Ushqimit”
Garat Komunale në Olimpiadën e
Matema�kës Eja regjistrohu në shkollë Matema�cientët e rinj

Nëntorit

Ak�vitete për nder të 28 Nëntorit

Vizitë në Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës
Kuizi i Diturisë për nder të 28
28 Nëntori
Vizitë në Kazermën e FSK-ës “Adem Jashari”
Vizitë në laboratorët e shkencave të natyrës
Në Kolegjin “Mehmet Akif”
“Muaji i Solidarite�t”
Në përfundim të gjysmëvjetorit të parë
Ndihma e parë
Vizitë në bibliotekë në qyte�t
Vizitë lumit Sitnica
Ak�vitetet e Qendrës së Mësimit Plotësues
Vizitë : “Stacioni Policor”
Vizitë : “Shpella e Gadimes”
“P-GJASHTË 2024”
Qershori”
e Abetares”
Mjalinda Sejdiu

këNDi i argeTimiT

GJËEGJËZA

Mbi dy brigje, qëndron shtrirë,

Këmbët në ujë ngulur mire,

Përmbi makinat shkojnë,

Nën të ujërat gurgullojnë.

Është një dhomë, e vockël fare.

Derë ka, po s’ka dritare.

Dhe të çon, si me magji,

Lart e poshtë, ku do �!

(ura)

Porsi motra rrojmë bashkë, Jemi plot tridhjetë e gjashtë.

Që të gjitha emër kemi,

A e dini cilat jemi?

Në kopsht jemi,

Ngjyra të ndryshme kemi,

Erë të mire kundërmojmë,

Gjithqka zbukurojmë.

Asnjëherë nuk përton.

Mendje s’ka por të meson

Gojë s’ka, me ty flet, Ti përdit me të jeton, Mik të ngushtë e ke për jetë.

Gjej 5 dallimet në këto imazhe

Fakte interesante rreth pemëve

Sehadije Osmani

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.