
8 minute read
Intervista me drejtorin e OJQ YAHR, Bekim Krasniqi.

Intervistuesja Elsa Bytyqi: Mirë se na erdhe z.Bekim Krasniqi! z.Krasniqi: Mirë se ju gjeta!
Advertisement
Elsa: Po fillojmë me pyetjen e parë. Kur u themelua organizata YAHR?
z.Krasniqi: Organizata është themeluar në vitin 2002, këtë vit bëhen 21 vite prej kur kemi filluar.
Elsa: Sa anëtarë ka organizata juaj?
z.Krasniqi: Organizata jonë për momentin përbëhet prej 111 anëtarëve, por ekzistojnë edhe grupe të ndryshme të vullnetarëve në kuader të organizatës.
Elsa: Cilat janë disa nga projektet tuaja aktuale?
z.Krasniqi: Organizata YAHR i ka tre programe kryesore, një për demokratizim ku përfshinë monitorimin e instuticioneve lokale, programi për rini dhe programi për barazi gjinore. Programi më i mirë në të cilin përfitojnë më shumë të rinjtë është programi për rini, ai përfshinë shumë komponente të ndryshme që kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e të rinjëve në fusha të ndryshme. Në kuadër të këtij programi kemi grupe të ndryshme të vullnetarëve për probleme të caktuara.
Elsa: Cili është motivi që e shtyen këtë organizatë përpara?
z.Krasniqi: Motivi kryesor që na shtyen të vazhdojmë me këtë organizatë është puna me të rinjë. Tek të rinjtë ekziston një vullnet dhe energji shumë e madhe për të kryer ose për të punuar fusha të ndryshme.
Elsa: Cilat janë disa nga bashkëpunimet që i keni realizuar me shkollën tonë?
z.Krasniqi: Organizata jonë YAHR ka një bashkëpunim të mirë me “SHFMU Ismail Luma”, bashkëpunimet janë në fusha të ndryshme me të cilat mundohemi sadopak të kontribojmë në ngritjen e kapacitetit të të rinjëve. Vitin e kaluar kemi pasur bashkëpunim sidomos me psikologen e shkollës dhe nxënësit, ku ne si organizatë kemi mbajtur disa takime me nxënësit e kësaj shkolle për dukurinë e bullizmit, luftimin e bullizmit dhe parandalimin e këtij fenomeni, ku disa të rinjë kanë marrë pjesë në kampe që ne i kemi organizuar në Rugovë dhe në Zym të Hasit.
Elsa: Cili është projekti më i suksesshëm i juaji deri më tani?
z.Krasniqi: Projekti më i suksesshëm që jemi duke e implementuar është plani i veprimit komunal për rini. Ky plan është tre vjeqar, ku jemi duke zhvilluar aktivitete të ndryshme dhe ku kemi të bëjmë me ngritjen e kapacitetit të të rinjëve në fusha të ndryshme që i përmenda edhe më lartë. Ky program do të zhvillohet edhe në dy vitet e ardhshme duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, perveç këtyre jemi duke u munduar edhe ta ngrisim kapacitetin e të rinjëve në qështje me komunikimin publik, shkathtësitë komunikuese, debatuese dhe në forma të ndryshme që t’i përgatisim ata që të jenë të aftë edhe për tregun e punës edhe për gjëra tjera.
Elsa: Për fund, si e shihni ju organizatën YAHR në të ardhmen?
Intervistë me veteranen e arsimit, me arsimtaren e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Hazbije Bahtiri
Suela – Jeni një arsimtare me një eksperiencë të gjatë pune, çfarë mund të na thoni për këtë rrugëtim që e keni pasur deri më tani në shkollën tonë ?
Arsimtarja – Gjatë kësaj rruge kam pasur shumë barriera dhe shumë sfida për të ardhur deri këtu, unë kam bërë një sakrificë të madhe për mua dhe familjen time në atë kohë të vështirë, ku nuk kemi pasur mundësi që t’i sistemojmë fëmijët. Kam qenë një ndër ata brezat kur kemi punuar për një dekadë të largimit nga shkolla por neve na ka mbajtur ideali, që gjithmonë gjërat e mira nuk vijnë pa sakrificë
Naseri – Pse e përzgjodhët këtë profesion, a jeni penduar për këtë zgjedhje ?
Arsimtarja – Nuk jam penduar dhe asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar ta ndërroj profesionin apo me pyet vetën pse e kam zgjedhur këtë profesion .
Suela –A mund të na tregoni një kujtim që ju ka mbetur në mendje gjatë kësaj periudhe si mësimdhënëse?
Arsimtarja–Kujtimetjanëtë pafundmepordotëdojataveçojanjërinpejtyre.Përpossuksesittënxënësve dhe dashurisë së tyre, ka qenë një nxënës i imi me një sëmundje epileptike, ai ka qenë bota ime, një nxënës që sot me shumë dashuri e ruaj kujtimin e tij për ditën 7 dhe 8 marsin që asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhuratë më të shtrenjtë e që ishin fjalët e tij falenderuese ndaj meje.
Naseri – Cili është mesazhi juaj për gjithë kolegët dhe cila është këshilla që i`u kishit dhënë atyre të cilët synojnë të bëhen mësimdhënës?
Arsimtarja –Mesazhi im është që t`i japësh vetës një detyrë sepse do të përballesh me sfida të ndryshme dhe duhet që të jeni të pathyeshëm, ta pyetësh vetën çdo ditë pse jam këtu!? Çfarë kontributi kam dhënë?
Nëse jo, rrugëtimi yt do të jetë shumë i shkurtër. I gjithë ky rrugëtim i gjatë i imi përmbyllet vetëm me një fjali “ Punoni me nderë, duani njëri – tjetrin, jepni shumë dashuri fëmijëve sepse në fund këta janë ardhmëria jonë ”!
Intervistuesit – Faleminderit shumë për kohën tuaj!
Arsimtarja – Faleminderit edhe juve për ftesën!
Biblioteka Vendi I Dijes
Biblioteka ka qenë dhe do të jetë, Tempulli i shenjtë i fjalëve të gjalla të shtypura.
Krylov V Çerkesov
Bibliotekat shpesh shihen si një gjë e së kaluarës. Megjithatë, ato janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Të lexuarit është një argëtim i këndshëm, që zgjeron imagjinatën dhe rrit njohuritë. Në ditët e sotme, rëndësia që njerëzit i japin leximit të një libri, po vjen duke u zvogëluar, kjo për shkak të harxhimit të kohës së tyre me veprimtari të tjera të cilat i konsiderojnë më zbavitëse, si për shembull, lundrimi në rrjete sociale. Duke qenë se këto zakone po nguliten në kokën e tyre që në fëmijëri, në të ardhmen ata nuk do t’i kushtojnë librit ndonjë rëndësi të madhe dhe kështu bota e librit për ta do mbetet gjithmonë diçka e panjohur ose më mire të themi një derë kryesore e pahapur në jetë.
Të lexuarit e një libri na ndihmon të njohim një botë më të madhe sesa ajo në të cilën jetojmë. Na stimulon të jetojmë më shumë se sa një jetë, duke na bërë të hedhim poshtë thënien: “Kemi vetëm një jetë për të jetuar”. Na bën të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës. Na jep mundësinë të njohim njerëz të cilët kanë jetuar me të vërtetë ose thjesht kanë qenë pjesë e imagjinatës së një shkrimtari, pra na bën të njohim personalitete nga më të ndryshmet. Duke lexuar ne përjetojmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por edhe pse fizikisht trupi ynë nuk i ndjen, truri ynë stimulohet të mësojë nga ato eksperienca.
Në shkollën tonë biblioteka është funksionale që nga viti 2015 e cila u financua nga Këshilli i Evropës e cila më pas u ndihmua edhe nga Komuna e Lipjanit. Biblioteka ofron shërbime për të gjithë nxënësit. Ka një fond prej 2568 libra dhe revista me mbi 568 tituj. Në përgjithësi librat u takojnë zhanreve si: roman, novele, tregime e poezi. Deri më tani nxënësit janë më tepër të interesuar të lexojnë romane. Përkundër trendit në rënie të leximit, në shkollën tonë dita e ditës interesimi për të lexuar është në rritje, fal kontributit të mësimdhënësve të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme (orë letrare, takime me shkrimtare, nxjerrjen e revistave) inkurajpojnë nxënësit të bashkëudhetojne me librin. Për t’i kontribuar kësaj dhe për t’i motivuar tutje, shkolla vazhdimisht shpërblen lexuesit e rregullt, ndër të cilët këtë vit janë nxënësit e klasës së tetë: Shqipe Beqaj dhe Aid Pacolli. Shkolla planifikonë që në vazhdimësi të përditësojë biblioteken me tituj të ri të cilët përmbushin nevojat e shkollës njëherit duke ofruar kënaqësi te lexuesit përmes personazheve të adhuruara nga ta.
Nx N Sit E Dalluar
Naser Mehmeti
Ka lindur me 06.03.2008, në Prishtinë dhe tani jeton në fshatin Gllogovc. Naseri është nxënës i klasës IX/2 dhe vijon mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan.
Naser Mehmeti është nxënës i shkëlqyeshëm në mësime dhe me një sjellje shembullore. Duke qenë edhe nxënës punëtor, ai është përzgjedhur Kryetar i Këshillit të Nxënësve në shkollën tonë dhe merr pjesë në shumë aktivitete të lira që organizohen në kuadër të shkollës.
Atij i pëlqejnë shumë Shkencat natyrore dhe Teknologjia informative
Eriola Zani
Ka lindur me 15.06.2008, në Prishtinë.Jeton në Lipjan.
Eriola është nxënëse e klasës IX/3 dhe vijon mësimet në shkollën tonë.

Eriola është nxënëse e zellshme në mësime dhe ka treguar deri më tani sukses të shkëlqyer.
Lëndët e saj të preferuara janë: Muzika, Matematika dhe Artet.
Eriola është aktive edhe në organizime të shumta brenda shkollës dhe jashtë saj. Ajo ka zhvilluar edhe talentin e saj në muzikë.Ka qenë pjesmarrëse në Festivalin për fëmijë “Sidorela” në Ferizaj, ku është vlerësuar me vendin e dytë dhe në Festivalin për fëmijë “Vaqe Zela” në Ferizaj


Aid Pacolli
Ka lindur me 15.08.2009, në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan.
Aidi ndjekë mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën VIII/3. Lëndët e tij të preferuara janë: Gjeografia dhe Matematika.
Aidi është nxënës i dalluar, i sjellshëm dhe punëtor. Ai është shumë aktiv në aktivitete shkollore e sidomos në fushën Shoqëria dhe Mjedisi dhe Shkencat natyrore.
Donika Rashiti
Ka lindur me 29.01.2010, në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan.
Donika ndjekë mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën VII/3.
Donika Rashiti është nxënëse e dalluar në mësime dhe shquhet në Fushen e arteve. Ajo luan me instrumente të ndryshme muzikore e në veçanti në instrumentin e bllokflautës. Donika është mjaft aktive në aktivitetet kulturore që organizohen në shkollën tonë, duke na kënaqur dhe na bërë krenar me talentin e saj.

Rina Fazliu
Ka lindur me 30.03.2010 në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan . Është nxënëse në Skollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën e VIII/2.
Rina si një nxënëse e shkëlqyeshme dhe e sjellshme ka treguar shumë suksese gjatë këtyre viteve.
Rina si lëndë të preferuara i ka: Gjuhën angleze dhe Matematikën.
Edhe Rina ka gërshetuar në mënyrë të mirë aktivitetin e saj jashtë shkollës me ato që i ka mësuar. Kështu duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme të Organizatës Joqeveritare “TOKA”, për të mirën në komunitet.
Ka lindur me 20 gusht 2014.Vijon mësimet në shkollën tonë, në klasën III/1 dhe deri më tani ka treguar sukses të shkëlqyeshëm.
Luana është një vajzë e sjellshme, e edukuar, e dashur dhe rrezaton shumë pozitivitet. Ajo është e zellshme në të gjitha lëndët por një vend të rëndësishëm për të kanë zë lënda e Matematikës dhe Edukata Muzikore. Kjo nuk është rastësisht sepse Luana ka dhe një zë të mrekullueshëm me të cilin i bënë të kënaqen edhe shokët e shoqet e saj herë pas here.Por, jo vetëm kaq. Luana është angazhuar dhe ka punuar me talentin e saj. Ajo ka qenë e ftuar si musafir i veçantë në organizime të ndryshme nga komuna e Lipjanit gjatë vitit të kaluar, ku edhe është shpërblyer me mirënjohje. Ndërsa, arritje e madhe për të në këto fillime të saj, është vendi i parë i marrë në festivalin e këngës "Sidorela Fest" në vitin 2022, në Ferizaj.


Aktivitete M Simore
Punë praktike nga lënda e Fizikës, të realizura nga nxënësit e klasës së IX-të, nga Suela Krasniqi dhe Naser Mehmeti në bashkëpunim me arsimtaren e lëndës, Sabrije Sinani. Përfshirja e nxënësve në aktivitetet praktike në lëndën e Fizikës mundëson zhvillimin e aftësive të nxënësve nëzhvllimin emendimitkritik sikurserrit mundësinëpërshprehjetëkreativitetit përmes punimeve të tyre.
Mjetet e punës: Reostat, bateri, ndërprerës , bobine, gozhdë, trupa nga hekuri , plastikë dhe druri
Ecuria e punës: Nga ky eksperiment kuptuam se shufra e hekurit kur vendoset Brenda bobinës me rrymë , fusha magnetike e saj forcohet, dhe bobina me bërthamë të hekurit quhet elektromagnet. Pra kemi ndërtuar një elektromagnet


