RREZET E LIRISË
Mars 2023
Rrezet e lirisë
Revistë shkollore
Viti VII , Nr. 7 Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Luma” – Lipjan
EDITORIAL
Kryeredaktore:
Sehadije Osmani
Lektor:
Feride Sadiku-Zeqiri
Hazbije Bahtiri
Anëtarët e redaksisë:
Albina Isufi Mziu
Ardonita Ilazi
Bujar Qeriqi
Donjeta Bardhi
Driton Sadiku
Ganimete Ramadani
Hajrije Demiri
Leonora Çerkini
Luljeta Zaskoku
Medina Luma
Sabrije Sinani
Shqipe Bytyqi
Shqipe Lubovci
Ufkir Jashari
Valentina Peja
Dizajni i kopertinës:
Bujar Qeriqi
Fotografitë – redaksia
Botoi: Shtypshkronja “Blendi”
Të dashur lexues!
Vizioni i shkollës sonë është “Transformimi në shkollë cilësore, gjithëpërfshirëse ku të gjithë japin dhe marrin maksimumin e njohurive, shkathtësive dhe vlerave sociale”. Andaj edhe përmes botimit të revistes sonë shkollore synohet që lexuesit t’i ofrohen informacione rreth aktiviteteve të nxënësve dhe mësimdhënësve duke pasur prioritet pikërisht ndërtimin e të ardhmës së sigurt të tyre.
Po ashtu këtë vit po bëhen shtatë vite të botimit të revistës “Rrezet e Lirisë”, pikërisht në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe në 25 vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast falenderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për atë që keni bërë dhe po bëni në mbështetje të zhvillimit të shkollës sonë .
Dëshmi për këtë është edhe botimi i revistës sonë, në të cilen me shumë dashuri pasqyrohen të arriturat e nxënësve tanë.
Ju ftojmë që ta lexoni dhe shikoni revisten ku nxënësit tanë paraqesin aktivitetet e tyre , të arriturat dhe përkushtimin e vazhdueshëm në gjetjen e horizonteve të reja të dijes.
Ky numër le të jetë një dhuratë e vogël në 15 vjetorin e shtetësisë sonë, por me kujtime të vazhdueshme.
Me respekt, Redaksia e shkollës.
Adresa e shkollës: Rr. “Sami Frashëri”, 14000 Lipjan, Kosovë
E-maili i shkollës: shkollafillore10@hotmail.com
Faqja e shkollës në rrjet social: www.facebook.com/ Shkolla “IsmailLuma” – Lipjan
Rrezet e lirisë
Tel +383 38 582 052
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismail Luma” - Lipjan
Intervistë me Bacën Adem – babai i heroit Ismail Luma
Rrezet e lirisë: Si ishte si femijë Ismail Luma?
Ismaili lindi më 5 mars të vitit 1975.
Baca Adem: Si femijë ka qenë djalë i urtë, i mirë, i pathyeshëm,djalë qe e ka mbajtë fjalën deri në fund. Tregimet që kishte dëgjuar nga unë dhe nga xhaxhallarët qysh në rini, e kishin mbushur me frymëzim atdhedashurie. Shkollën fillore e ka kryer në Kraishtë,pastaj shkollën e mesme teknike drejtimi elektronikë shkoi në Lipjan, por nuk e lanë ta vazhdonte aty, dhe ai u detyrua të kthehet në Dobrajë ta vazhdoje shkollimin.
Ismaili gjithmonë ka pasur dëshirë ta mbrojë vendin e tij, ai e kishte në luftë nofkën ‘Altini’ emrin Altini e kishe marrë të djalit të Milazimit djalit të madh.
Rrezet e lirisë: Si e përshkruani periudhën më të errët të historisë sonë?
Baca Adem: Si i ri 17 vjeç ai konfrontohet nga forcat policore serbe ku keta ishin në ndjekje edhe te axhit të Ismailit Ilazin, njeherë forcat ushtrojnë dhunë në Sllatinë ndaj tij. Herën tjetër më 29 shtator ai përballet me forcat serbe ku ata e marrin sa ishte në shkollë në Kraishtë gjojase Ismaili kishte bërë favore politike dhe vajza më tregon se po e rrihnin Ismailin dhe e rrethojnë shtepinë tonë ku aty dal edhe unë dhe përballem me ta, ku kanë qenë 3 policë dhe ata më drejtojnë armën edhe mua por as unë e as Ismaili nuk u trembëshim ndaj tyre, njëri polic gjuan5 herënëdrejtim timindheplumbi nukmerrokasnjëherë,pastaj muaedhe Ismailit namarrin na dergojnë në stacion policor për deklaratë, aty Ismailin e pyetshin për shitjen dhe blerjen e armëve dhe për axhën e tij Ilazin kurse tjetri polic e rrihte Ismailin.Edhe pse ishte person i qetë këtë herë Ismaili u inatos fort për deklaratën.
Rrezet e lirisë: Kur vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Baca Adem: Në moshën 21 vjeç me shokun e tij Beqirin vendosin ti bashkohen UÇK-së.
Fjalët kur më tregoi se po bëhet ushtar i thashë -‘’Udha mbarë tkoftë masi e paske vendosë’’ e
Ismaili mtha: -‘’Krejt kanë nana e baba Bac, edhe unë pa shku ushtar i UÇK-së se la kurrë’’.
Më 15 korrik të vitit 1998 ai rradhitet përfundimisht në njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku së bashku me shokun e tij Beqirin (Beqa) shkuan në fshatin Zborc ku u ndalën për tu takuar me
Rrezet e lirisë
Rrezet e lirisë
ushtarët tjerë gati të gjithë qe ishin aty. Ai menjëherë fillon luftimet bashkë me ushtarët tjerë si në Drenicë, në Dukagjin, në Pashtrik, pastaj krijohet zona operative në Neredime ku Ismaili kalon nga zona e Drenicës në këtë zonë.
Rrezet e lirisë: Si i mbajtët kontaktet me Ismailin?
Baca Adem: Gjatë këtyre lëvizjeve unë e vizitoja shpesh, pas një kohe pasi kishte shkuar për herë të parë shkova ta shoh në Luzhak me vëllaun e Beqes(Beqirit) dhe u gëzova shumë kur e pash edhe Ismaili u gëzua kur më pa e më përqafoi, ishte i veshur me uniformën e ushtrisë, dhe kishe armë snajper që e mbante gjithmonë në gjoks. Pasi u çmallem e pyeta a ki rroba tha nuk kam, dhe kur u ktheva dola i blejta pantallona të zi, kapel dhe ni këmishë dhe ja dërgova kur shkova herën tjetër me pa.
Rrezet e lirisë: Si e morrët vesh lajmin për vdekjen e tij?
Baca Adem: Më 15 janar ishte bërë masakra e Reçakut ku e ndëgjova në televizor, dhe dola prej shtëpisë dhe shkova nëpër shpija në Kraishtë me i pyet njerzit e katunit se mos kanë marrë vesh diçka për Ismailin, por të gjithë më thoshin se nuk dijnë asgjë. Erdha në shtëpi i thashë vajzës shko merre numrin e Azemit, Azemi punojke në shtabin policor në Mullopolc tëShtimes,e mora numrin dhe shkova te një shok në katun që kishe telefon dhe i thashë thirre Azemin dhe ai mu lajmëru menjëherë, e pyeta a din diçka për Ismailin e mtha që Ismaili ka ndrru jetë. Pastaj më thirri djali Milazimi i tregova që të ka vdek vëllau Ismaili, pastaj vajza Besa edhe asaj i tregova që Ismaili ra dëshmor.
Aty ishin 48 ushtarë dhe Ismailin e kanë provokuar ushtria serbe duke i thënë që nëse dorëzohesh do të i lirojmë edhe ushtarët e tjerë, por Ismaili as nuk është dorëzu as nuk i dorëzoj shokë e luftës. Trupi i tij pushon në "Varrezat e Dëshmorëve " në Shtime
Intervista me drejtorin e OJQ YAHR, Bekim Krasniqi.
Intervistuesja Elsa Bytyqi: Mirë se na erdhe z.Bekim Krasniqi! z.Krasniqi: Mirë se ju gjeta!
Elsa: Po fillojmë me pyetjen e parë. Kur u themelua organizata YAHR?
z.Krasniqi: Organizata është themeluar në vitin 2002, këtë vit bëhen 21 vite prej kur kemi filluar.
Elsa: Sa anëtarë ka organizata juaj?
z.Krasniqi: Organizata jonë për momentin përbëhet prej 111 anëtarëve, por ekzistojnë edhe grupe të ndryshme të vullnetarëve në kuader të organizatës.
Elsa: Cilat janë disa nga projektet tuaja aktuale?
z.Krasniqi: Organizata YAHR i ka tre programe kryesore, një për demokratizim ku përfshinë monitorimin e instuticioneve lokale, programi për rini dhe programi për barazi gjinore. Programi më i mirë në të cilin përfitojnë më shumë të rinjtë është programi për rini, ai përfshinë shumë komponente të ndryshme që kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e të rinjëve në fusha të ndryshme. Në kuadër të këtij programi kemi grupe të ndryshme të vullnetarëve për probleme të caktuara.
Elsa: Cili është motivi që e shtyen këtë organizatë përpara?
z.Krasniqi: Motivi kryesor që na shtyen të vazhdojmë me këtë organizatë është puna me të rinjë. Tek të rinjtë ekziston një vullnet dhe energji shumë e madhe për të kryer ose për të punuar fusha të ndryshme.
Elsa: Cilat janë disa nga bashkëpunimet që i keni realizuar me shkollën tonë?
z.Krasniqi: Organizata jonë YAHR ka një bashkëpunim të mirë me “SHFMU Ismail Luma”, bashkëpunimet janë në fusha të ndryshme me të cilat mundohemi sadopak të kontribojmë në ngritjen e kapacitetit të të rinjëve. Vitin e kaluar kemi pasur bashkëpunim sidomos me psikologen e shkollës dhe nxënësit, ku ne si organizatë kemi mbajtur disa takime me nxënësit e kësaj shkolle për dukurinë e bullizmit, luftimin e bullizmit dhe parandalimin e këtij fenomeni, ku disa të rinjë kanë marrë pjesë në kampe që ne i kemi organizuar në Rugovë dhe në Zym të Hasit.
Elsa: Cili është projekti më i suksesshëm i juaji deri më tani?
z.Krasniqi: Projekti më i suksesshëm që jemi duke e implementuar është plani i veprimit komunal për rini. Ky plan është tre vjeqar, ku jemi duke zhvilluar aktivitete të ndryshme dhe ku kemi të bëjmë me ngritjen e kapacitetit të të rinjëve në fusha të ndryshme që i përmenda edhe më lartë. Ky program do të zhvillohet edhe në dy vitet e ardhshme duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, perveç këtyre jemi duke u munduar edhe ta ngrisim kapacitetin e të rinjëve në qështje me komunikimin publik, shkathtësitë komunikuese, debatuese dhe në forma të ndryshme që t’i përgatisim ata që të jenë të aftë edhe për tregun e punës edhe për gjëra tjera.
Elsa: Për fund, si e shihni ju organizatën YAHR në të ardhmen?
Rrezet e
lirisë
Intervistë me veteranen e arsimit, me arsimtaren e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Hazbije Bahtiri
Suela – Jeni një arsimtare me një eksperiencë të gjatë pune, çfarë mund të na thoni për këtë rrugëtim që e keni pasur deri më tani në shkollën tonë ?
Arsimtarja – Gjatë kësaj rruge kam pasur shumë barriera dhe shumë sfida për të ardhur deri këtu, unë kam bërë një sakrificë të madhe për mua dhe familjen time në atë kohë të vështirë, ku nuk kemi pasur mundësi që t’i sistemojmë fëmijët. Kam qenë një ndër ata brezat kur kemi punuar për një dekadë të largimit nga shkolla por neve na ka mbajtur ideali, që gjithmonë gjërat e mira nuk vijnë pa sakrificë
Naseri – Pse e përzgjodhët këtë profesion, a jeni penduar për këtë zgjedhje ?
Arsimtarja – Nuk jam penduar dhe asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar ta ndërroj profesionin apo me pyet vetën pse e kam zgjedhur këtë profesion .
Suela –A mund të na tregoni një kujtim që ju ka mbetur në mendje gjatë kësaj periudhe si mësimdhënëse?
Arsimtarja–Kujtimetjanëtë pafundmepordotëdojataveçojanjërinpejtyre.Përpossuksesittënxënësve dhe dashurisë së tyre, ka qenë një nxënës i imi me një sëmundje epileptike, ai ka qenë bota ime, një nxënës që sot me shumë dashuri e ruaj kujtimin e tij për ditën 7 dhe 8 marsin që asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhuratë më të shtrenjtë e që ishin fjalët e tij falenderuese ndaj meje.
Naseri – Cili është mesazhi juaj për gjithë kolegët dhe cila është këshilla që i`u kishit dhënë atyre të cilët synojnë të bëhen mësimdhënës?
Arsimtarja –Mesazhi im është që t`i japësh vetës një detyrë sepse do të përballesh me sfida të ndryshme dhe duhet që të jeni të pathyeshëm, ta pyetësh vetën çdo ditë pse jam këtu!? Çfarë kontributi kam dhënë?
Nëse jo, rrugëtimi yt do të jetë shumë i shkurtër. I gjithë ky rrugëtim i gjatë i imi përmbyllet vetëm me një fjali “ Punoni me nderë, duani njëri – tjetrin, jepni shumë dashuri fëmijëve sepse në fund këta janë ardhmëria jonë ”!
Intervistuesit – Faleminderit shumë për kohën tuaj!
Arsimtarja – Faleminderit edhe juve për ftesën!
Rrezet e lirisë
BIBLIOTEKA VENDI I DIJES
Biblioteka ka qenë dhe do të jetë, Tempulli i shenjtë i fjalëve të gjalla të shtypura.
Krylov V Çerkesov
Bibliotekat shpesh shihen si një gjë e së kaluarës. Megjithatë, ato janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Të lexuarit është një argëtim i këndshëm, që zgjeron imagjinatën dhe rrit njohuritë. Në ditët e sotme, rëndësia që njerëzit i japin leximit të një libri, po vjen duke u zvogëluar, kjo për shkak të harxhimit të kohës së tyre me veprimtari të tjera të cilat i konsiderojnë më zbavitëse, si për shembull, lundrimi në rrjete sociale. Duke qenë se këto zakone po nguliten në kokën e tyre që në fëmijëri, në të ardhmen ata nuk do t’i kushtojnë librit ndonjë rëndësi të madhe dhe kështu bota e librit për ta do mbetet gjithmonë diçka e panjohur ose më mire të themi një derë kryesore e pahapur në jetë.
Të lexuarit e një libri na ndihmon të njohim një botë më të madhe sesa ajo në të cilën jetojmë. Na stimulon të jetojmë më shumë se sa një jetë, duke na bërë të hedhim poshtë thënien: “Kemi vetëm një jetë për të jetuar”. Na bën të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës. Na jep mundësinë të njohim njerëz të cilët kanë jetuar me të vërtetë ose thjesht kanë qenë pjesë e imagjinatës së një shkrimtari, pra na bën të njohim personalitete nga më të ndryshmet. Duke lexuar ne përjetojmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por edhe pse fizikisht trupi ynë nuk i ndjen, truri ynë stimulohet të mësojë nga ato eksperienca.
Në shkollën tonë biblioteka është funksionale që nga viti 2015 e cila u financua nga Këshilli i Evropës e cila më pas u ndihmua edhe nga Komuna e Lipjanit. Biblioteka ofron shërbime për të gjithë nxënësit. Ka një fond prej 2568 libra dhe revista me mbi 568 tituj. Në përgjithësi librat u takojnë zhanreve si: roman, novele, tregime e poezi. Deri më tani nxënësit janë më tepër të interesuar të lexojnë romane. Përkundër trendit në rënie të leximit, në shkollën tonë dita e ditës interesimi për të lexuar është në rritje, fal kontributit të mësimdhënësve të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme (orë letrare, takime me shkrimtare, nxjerrjen e revistave) inkurajpojnë nxënësit të bashkëudhetojne me librin. Për t’i kontribuar kësaj dhe për t’i motivuar tutje, shkolla vazhdimisht shpërblen lexuesit e rregullt, ndër të cilët këtë vit janë nxënësit e klasës së tetë: Shqipe Beqaj dhe Aid Pacolli. Shkolla planifikonë që në vazhdimësi të përditësojë biblioteken me tituj të ri të cilët përmbushin nevojat e shkollës njëherit duke ofruar kënaqësi te lexuesit përmes personazheve të adhuruara nga ta.
Rrezet e lirisë
NXËNËSIT E DALLUAR
Naser Mehmeti
Ka lindur me 06.03.2008, në Prishtinë dhe tani jeton në fshatin Gllogovc. Naseri është nxënës i klasës IX/2 dhe vijon mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan.
Naser Mehmeti është nxënës i shkëlqyeshëm në mësime dhe me një sjellje shembullore. Duke qenë edhe nxënës punëtor, ai është përzgjedhur Kryetar i Këshillit të Nxënësve në shkollën tonë dhe merr pjesë në shumë aktivitete të lira që organizohen në kuadër të shkollës.
Atij i pëlqejnë shumë Shkencat natyrore dhe Teknologjia informative
Eriola Zani
Ka lindur me 15.06.2008, në Prishtinë.Jeton në Lipjan.
Eriola është nxënëse e klasës IX/3 dhe vijon mësimet në shkollën tonë.
Eriola është nxënëse e zellshme në mësime dhe ka treguar deri më tani sukses të shkëlqyer.
Lëndët e saj të preferuara janë: Muzika, Matematika dhe Artet.
Eriola është aktive edhe në organizime të shumta brenda shkollës dhe jashtë saj. Ajo ka zhvilluar edhe talentin e saj në muzikë.Ka qenë pjesmarrëse në Festivalin për fëmijë “Sidorela” në Ferizaj, ku është vlerësuar me vendin e dytë dhe në Festivalin për fëmijë “Vaqe Zela” në Ferizaj
Aid Pacolli
Ka lindur me 15.08.2009, në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan.
Aidi ndjekë mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën VIII/3. Lëndët e tij të preferuara janë: Gjeografia dhe Matematika.
Aidi është nxënës i dalluar, i sjellshëm dhe punëtor. Ai është shumë aktiv në aktivitete shkollore e sidomos në fushën Shoqëria dhe Mjedisi dhe Shkencat natyrore.
Rrezet e lirisë
Donika Rashiti
Ka lindur me 29.01.2010, në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan.
Donika ndjekë mësimet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën VII/3.
Donika Rashiti është nxënëse e dalluar në mësime dhe shquhet në Fushen e arteve. Ajo luan me instrumente të ndryshme muzikore e në veçanti në instrumentin e bllokflautës. Donika është mjaft aktive në aktivitetet kulturore që organizohen në shkollën tonë, duke na kënaqur dhe na bërë krenar me talentin e saj.
Rina Fazliu
Ka lindur me 30.03.2010 në Prishtinë dhe tani jeton në Lipjan . Është nxënëse në Skollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, në klasën e VIII/2.
Rina si një nxënëse e shkëlqyeshme dhe e sjellshme ka treguar shumë suksese gjatë këtyre viteve.
Rina si lëndë të preferuara i ka: Gjuhën angleze dhe Matematikën.
Edhe Rina ka gërshetuar në mënyrë të mirë aktivitetin e saj jashtë shkollës me ato që i ka mësuar. Kështu duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme të Organizatës Joqeveritare “TOKA”, për të mirën në komunitet.
Ka lindur me 20 gusht 2014.Vijon mësimet në shkollën tonë, në klasën III/1 dhe deri më tani ka treguar sukses të shkëlqyeshëm.
Luana është një vajzë e sjellshme, e edukuar, e dashur dhe rrezaton shumë pozitivitet. Ajo është e zellshme në të gjitha lëndët por një vend të rëndësishëm për të kanë zë lënda e Matematikës dhe Edukata Muzikore. Kjo nuk është rastësisht sepse Luana ka dhe një zë të mrekullueshëm me të cilin i bënë të kënaqen edhe shokët e shoqet e saj herë pas here.Por, jo vetëm kaq. Luana është angazhuar dhe ka punuar me talentin e saj. Ajo ka qenë e ftuar si musafir i veçantë në organizime të ndryshme nga komuna e Lipjanit gjatë vitit të kaluar, ku edhe është shpërblyer me mirënjohje. Ndërsa, arritje e madhe për të në këto fillime të saj, është vendi i parë i marrë në festivalin e këngës "Sidorela Fest" në vitin 2022, në Ferizaj.
Rrezet e lirisë
Luana Zani
AKTIVITETE MËSIMORE
Punë praktike nga lënda e Fizikës, të realizura nga nxënësit e klasës së IX-të, nga Suela Krasniqi dhe Naser Mehmeti në bashkëpunim me arsimtaren e lëndës, Sabrije Sinani. Përfshirja e nxënësve në aktivitetet praktike në lëndën e Fizikës mundëson zhvillimin e aftësive të nxënësve nëzhvllimin emendimitkritik sikurserrit mundësinëpërshprehjetëkreativitetit përmes punimeve të tyre.
Mjetet e punës: Reostat, bateri, ndërprerës , bobine, gozhdë, trupa nga hekuri , plastikë dhe druri
Ecuria e punës: Nga ky eksperiment kuptuam se shufra e hekurit kur vendoset Brenda bobinës me rrymë , fusha magnetike e saj forcohet, dhe bobina me bërthamë të hekurit quhet elektromagnet. Pra kemi ndërtuar një elektromagnet
Rrezet e lirisë
VROJTIMI I QELIZËS BIMORE
Përshkrimi i punës për vrojtim
Merret një copë e vogël e cipës së qepës, e cila prehet në formë katrori dhe vendoset në xham të objektit në të cilin me parë është vendosur një pikë ujë.
Pasi të vendoset cipa e qepës në ujë, mbulohet me xham mbulues, në këtë formë kemi përgatitë preparatin për ta vendosur në mikroskop, ku vërejmë pjesët e qelizës: murin qelizor, citoplazmën dhe bërthamën.
Rrezet e lirisë
SHKENCAT NATYRORE - KIMI Punë eksperimentale
REAKSIONET KIMIKE (VULLKANI)
Mjetet e punës: Karton, shishe plastike, sodë bikarboni (sodë buke), ngjyrë ushqimore, acid acetik (uthull), foli alumini, ngjyra temper etj.
Ecuria e punës e ilustruar me foto :
Rrezet e lirisë
Foto 1. Fillimi i punimit të vullkanit
Foto 2. Përfundimi i punimit
Foto 3. Hedhja e reaktantëve (përbërsve )
Foto 4. Realizimi me sukses reaksioneve kimike në kushte shtëpiake
Mësimdhënsja :Donjeta Bardhi Zejnullahu
‘’ DITA BOTËRORE E NUMRIT PI’’
14.03.1988
14 Mars që e shkruajmë shkurt ‘’14.3’’. Në vendet anglofone (SHBA, Kanada etj.) vendosin numrin e muajit përpara : ‘’3.14‘’. Ju duket i njohur ky numër? Pa dyshim e kujtoni që me të keni pasur punë në disa vite të shkollës për të gjetur gjatësinë e rrethit apo syprinën e kufizuar prej tij. Këtë numër e keni përdorur edhe në shumë formula si vlerë të numrit π.
Numri PI, i cili zakonisht shënohet me germën e vogël të alfabetit grek π ( lexo pi), është një konstantëmatematikorengamëtërëndësishmet. Mund tëpërkufizohet si herës (raport)i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij është përafërsisht 3.14159… Kjo do të thotë kur diametri i rrethit është një njësi, atëherë perimetri i tij është vetë π. Numri π është një numër racional që do të thotë se ai nuk mund të shkruhet si thyes apo si herës i dy numrave të plotë. Kjo do të thotë se decimali i tij kurrë nuk përfundon por edhe nuk përsëriten. Ky numër njihet edhe si konstanta e Arkimedit.
Zgjidh FJALËKRYQIN
Rrezet e lirisë
8 Marsi
KËNDI POETIK
Në këtë ditë marsi të bukur
Është dita e nënës
Që e gëzon çdo fëmijë
Si rrezet e hënës.
Nëna është krijese
E veçantë për ne
Kështu që i dëshiroj asaj
Gëzime e hare.
Kur është afër meje
Kur më ledhaton
Është dora e saj
Që zemrën ma qetëson.
I uroj gjitha të mirat
I uroj shëndet
Ty moj e shtrenjta ime
Të paça për shumë vjet.
Eris Bejtullahu
Nëna ime Nënë, moj nënë
Të kam diell e të kam hënë
Je dielli i shtëpisë
Je zjarri i dashurisë.
Ti dorën s’më lëshove asnjëherë
Ti veç të mira më ke thënë
Ti je engjulli im
Ti je e shtrenjta nënë.
Enes Podrimçaku
Marsi I LULEVE
Ditë e gëzuar, e mbushur me bekime
Të uroj të mirat e botës, ty oh nëna ime
Sakrificat e tua nuk i zë asnjë shënim
Je më e shtrenjta për mua, je shpirti im.
Me gjithë qenien time ty të falenderoj
Diamantin gjithmonë, me ty e krahasoj
Jetofsh gjatë pa asnjë lot në sy
Ndihem shumë e lumtur, kur më krahasojnë me ty.
Herolinda Krasniqi
Rrezet e lirisë
Hëna
E vetmuar në erësirë
Shfaqesh përherë
Me plot dashuri
Më duket se më flet!
Më ndriçon rrugën, kudo që shkoj
S’e lejon errësirën të na kaplojë
Shpesh herë format i ndërron
Ty qetësia gjithmonë të simbolizon.
Teksa shoh ndriçimin tënd
Zemra më pushon
Yjet që ke përreth, s’të mundin dot
Ti je e vetmja, që më frymëzon.
Naza Imeri
7 Marsi
Marsi
Nëna ime, nënë engjullore
Ti që linde fëmijë, mrekulli hyjnore
Qenia më e bukur
Veç lumturi dhurove.
Më dhe lumturi e hare
Me ëndrra më rrite
Ti je fjala e parë
Që çdo fëmijë thërriste.
Plot lule të bukura
Mbledhur në buçetë
Ty oj nëna ime
Të uroj lumturi në jetë.
Esma Bahtijari
Herolinda Krasniqi
Mësuësit janë një pjesë shumë e rëndësishme në jetën tonë. Nga fëmijëria e deri në moshë madhore, ata luajnë rol të rëndësishëm në edukimin tonë dhe sjelljet tona. Me një profesion me aq shumë vlerë, ata kanë edhe festën e tyre, ne si nxënës në këtë ditë të veçantë i shprehim mësuesve tanë falenderimet dhe mirënjohjet tona. Eshtë e rëndësishme që ne t’i vlerësojmë arsimtarët dhe kujdestarët tanë, sepse ata na përgatisin për një rrugë të gjatë e cila shpesh herë është një sfidë në vete.
Rëndësia dhe vlera e një mësuesi nuk matet me asgjë, sepse në çdo kohë, ata ishin të gatshëm për të dhënë dituri dhe shumë mirësi. Muaji mars ka disa festa e simbolika, të cilat na bëjnë të kuptojmë që ne duhet të jemi mirënjohëstëgjithaatyre qëdhanë jetënpërliridhepërshkollatshqipe, andajsot,përkulemiparajush,jupishtarë të dijës, që su lodhët kurrë dhe qëndruat gjithmonë të fortë e me plotë vullnet. Gëzofshim gjithmonë bashkë dhe shumë krenarë!
e lirisë
Rrezet
Fjolla Smaili
Trokëllim vjeshte
Të drejtat e fëmijëve
Një erë e lehtë zbarkonte në tokë
Me një simpati të vyshkur sheshazi
Një shi parreshtur pas saj binte
Trokëllinte si një kalë Troje.
Mëngjeset bëheshin të mjegullta
Bimët tkurrin petalet e tyre
Pa dashje hedhin gjethet e tyre
Dorëzoheshin me nxitim.
Diku tutje mbi horizont shtrihej
Një shkëlqim i zbehtë dielli
Pak më tej në fusha e male
Vjeshta pushtonte ngadalë fare.
E bukur por kryeneçe ndaj verës
Rrëmben e gëlltitë botanikën
Të vjetërit gjitmonë kanë thënë
Vjeshtës duhet t’ia kemi frikën.
Olta Bekteshi
Sa shumë gëzim që sjellim në këtë botë
Si dhuratë nga i madhërishmi Zot
Ngadalë rritemi me plot dashuri
I sjellim jetës shumë gjallëri.
Bashkë me gjallërinë që sjellim ne
Dua të bëjmë dicka të re
Me shumë ide e mendime
Prandaj kërkoj të drejtën time.
Ju bëj lutje në këtë poezi
Sa më shumë të drejta për moshatarët e mi
Që çdo fëmijë në këtë botë
Të ketë lumturi të plotë.
Ne meritojmë lumturinë
Ne jemi pa faj!
Andaj ju lutem të na doni
E jo të na bëni me vaj.
Mbaresa
Vendi im Unë jam i vogël
Por kurrë s’do t’i harroj
Gjithë trimat shqiptar
Gjithmonë do t’i kujtoj.
Lum nëna çka rriti!
Lum populli çka priti!
Për ju flet historia
Sa të jetojë njerëzia.
Dëshmorët e luftës
Që si frikësoj asgjë
Luftuan në borë e shi
Që ne sot, të kemi liri.
Ne gjithmonë do t’i kujtojmë
Dhe kurrë s’do t’i harrojmë
Trimat, dëshmorët
E kombit tonë. Ylli Seferi
Ahmeti
Rrezet e lirisë
KËNDI MUZIKOR
Një festë e bukur po troket Uroj të jesh gjithmon e lumtur
Po vij , po vij po thërret çdo ditë e jetës qoft sa më e
Në Mars kjo ditë po kremtohet bukur. Unë jam Marsi i vërtet
Për të drejtat tona po festohet Mendo pak për datën tetë .
Krijim muzikor kushtuar 8 marsit, realizuar nga nxënësit e shkollës “Ismail Luma’’ nën udhëheqjen e arsimtares Albina Isufi Mziu.
Teksti: Shqipe Beqaj dhe Tiara Gashi.
Melodia: Suela Rashiti, Mbaresa Ahmeti, Eriola Zani dhe Ana Gerxhaliu.
Rrezet e lirisë
Çfarë rëndësie ka muzika në jetën e fëmijës?
Muzika është pjesë e jetës së njeriut ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandaj është e paraparë qysh në hapat e parë të zhvillimin e saj duke interpretuar e krijuar, e gjithë kjo të shpije drejtë stabilitetit. Elementet e para fëmija fillon ti merr qysh në moshën e hershme, ku dallohet dëshira e tij për muzikën dhe artin, e në të kundërtën edhe gjërat e përditshmëris i mëson përmes këngës. Me anë të muzikës shprehim dashurinë, mallin, gëzimin etj. Prandaj edhe është e nevojshme për jetën e njeriut . Muzika i΄u mundëson fëmijëve që përmes këndimit,vallëzimit ata të shfaqin ndjenjat e tyre emocionale. Të interprtosh para një audience është ndjenja më e bukur. Kur ti i΄u jep atyre një atmosferë të mahnitshme dhe i bën ata të ndjehen mirë. Të interpretuarit në instrument është ndjenjë e veçantë që bën njeriun të ndaloj në kohë , prandaj në kohrat e hershme ishte obligim njoihja e një instrumenti muzikor. Përveç këtyre muzika luan rol edhe si komponent iedukimitestetikë,kumundësonqëndriminedrejt trupor,sikomponentiformimitmoral-shoqëror
ku zhvillon dashurinë dhe ngjallë pozitivitet, si komponent i aktivizimit të proceseve psiqike ku zhvillon logjikën e tyre.
“Atë qË se thua dot me zë e shpreh me tinguj”
“Muzika është një makinë që m΄posht kohën”
“Jeta është një këngË, këndoje atë”
Rrezet e lirisë
AKTIVITETE SHKOLLORE GJATË NJË VITI SHKOLLOR
Në nderimtë festive të marsit, u realizuan aktivitete të shumta si: ekspozitë, programe e përgatitje të tjera.
21 Marsi, Dita e Fëmijëve me Sindromen Doën, Dita e Poezisë dhe Dita e pranverës, u shënuan me një varg aktivitetesh.
Krosi pranveror ne Ditën e Tokës dhe ekspozimi i punimeve të teknologëve të rinj.
Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare, klasat përgatitore realizuan vizitë në stacionin policorë.
Rrezet e lirisë
Për të festuar për mësimin e alfabetit, fatosat e vegjël shfaqen këngë e valle në Festën e Abetares.
Përmes aktiviteteve të ndryshme: anketa, programe, ekspozitës, marshimit në sheshin e qytetit dhe kreativitetit të nxënësme u shënua” Java kundër bullizmit”
Aktivitete për Ditën e Paqes nga klasa e IV, si dhe pjesëmarrje në garat komunale piktiurë dhe filmi i metrazhit të shkurtër ku edhe u shpërblyen.
Rrezet e lirisë
1 Qershori, Dita ndërkombëtare e Fëmijëve, Cineplex shfaqje, pjesëmarrje në gara kreative kulturore nga nxënësit tanë.
Prezantimi i realizimit të punës gjatë Javës kundër bullizmit”, në kuadër të trajnimit për gjithpërfshirjë.
Ceremonia e ndarjës së dëftesave shkollore për semimaturantët.
Lamtumirë parafillorë, fëmijët e klasëve përgatitore me aktivitete të ndryshme përmbyllën me sukses vitin shkollor.
Klasët e V, përmes aktiviteteve të ndryshme të përgatitura në bashkpunimim me mësimdhënëset përfunduan vitin shkollor.
Edhe në pushime verore, vullnetarët e shkollës sonë nuk rreshtën së punuari.
Rrezet e lirisë
Pritja e nxënësve për fillimin e ri shkollor dhe pritja e nxënësve të klasëve përgatitore dhe klasët e para.
Dita Botërore e OKB-së, u shënua me aktivitetin e organizuar nga nxënësit ë klasëve të IX-ta,një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.
Klasa e IV-ta dhe të V-ta, organizuan “Kuzhinen Kosovare me ushqimet tradicionale”
Vizitë objekteve të kultit dhe trashëgimisë kulturore në Prizren.
Garat e shahut te realizuara në projektin e multikulturalizmit.
Rrezet e lirisë
Muaji Tetor, muaji i solidaritetit. I organizuar nga nxënësit e shkollës, të ndihmuar nga mësimdhënësit.
Vitë shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari, e realizuar nga klasët e treta.
Fituesit për poezinë më të mirë, të cilët ishin pjesëmarrës në konkursin “Ora e Lumës”.
“O i zoti shpisë, a pret miq?”
Oda e organizuar nga klasa e tretë, në kuadër të traditive shqiptare.
“Një foto e mirë flet më shumë se një fjalim i gjatë”, motoja e ekspozitës e organizuar nga nxënësit në kuadër të lëndës së historisë me 28 |Nëntor.
Rrezet e lirisë
Aktivitete të ndryshme për nder të 28 Nëntor.
Aktivitete të ndryshme për nder të 28 Nëntor.
Program i organizuar nga klasa e pestë.
Për nder të Ditës së të moshuarve, u ftuan gjyshërit për të ndarë përvojat jetësore të tyre.
Me qëllim të parandalimit të vështirësive në komunikimin verbal, logopedja e shkollës u mor me aktivitete të ndryshme me fëmijët parashkollorë.
Fëmijët e klasëve përgatitore ishin miq të shfaqjes “Eli” në teatrin Dodona në Prishtinë.
Rrezet e lirisë
15 Janari, Dita e Shkollës. Homazhe dhe aktivitete të ndryshme.
Projekti i realizuar nga klasa e peste me moton “Vendi im”, trashëgimia kulturore.
Fatosat e klasëve të para ishin delegatët e Kuvendit Komunal, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Rrezet e lirisë
Punën e sotme, mos e lër për nesër.
Fjalë të urta
Pa e provuar humbjen, nuk mund ta shijosh fitoren.
Ku s'të thërrasin, mos shko, ku s'të pyesin, mos kuvendo.
Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then.
Dardha bie nër dardhë.
Humoreska
KARAMELET
Për t’ua bërë nxënësve ushtrimin sa më të kuptueshëm, mësuesi bën një shembull me karamele.
- Më thoni nxënës, nëse kemi 10 karamele dhe dy i hamë, kurse të tjerat i fusim në sirtar, sa karamele na mbesin?
- Asnjë, nëse dollapi është i pa kyçur. – thotë Beni nga banka e fundit.
GRYKËSI I SËMURË
Një grykës hëngri aq shumë, saqë u sëmur keq. Shkuan shpejt e morën doktorin. Doktori e pa si ishe fryrë pacienti dhe i tha:
- Hape pak gojën të të hedh një lugë ilaç.
- Po të kisha vend në bark, - iu përgjigj grykësi, - i hidhja dhe një lugë gjelle!
Gjëegjëza
Si jorgan tokën mbulon është e ftohtë, bimët i mbron.
Rrumbullak, rrumbullak njëqind kokrra i ka në bark.
Mendje s'ka por të mëson gojë s'ka,me ty flet, ti përditë me të jeton, mik të ngushtë e ke për jetë.
(BORA)
)SHALQIRI( )LIBRI(
Rrezet e lirisë
Atdhetar shqiptar
ASDARI MAHJE
Zbulo anagramin
KURIOZITETE
1. Përrallë për fëmijë
2. Vendi i dijes
3. Mjet mësimor
4. Komandanti legjendar
5. Instrument muzikor me tela
6. Shqisa e të pamurit
7. Burimi i jetës
8. Emri i shkollës sonë
9. Kafshë me qafë të gjatë
10. Frut që rritet në vendet
tropikale
11. Libri që na mëson shkronjat
12. Stina e parë e vitit
13. Lëndë mësimore
14. Ai që shpërndan dituri
A e keni ditur se?
Uji e rregullon temperaturën e Tokës. Ai ndihmon edhe në rregullimin e temperaturës së trupit të njeriut.
Gepardi është kafsha më e shpejtë në botë, shpejtësia e të cilit është 115 km/h.
Foshnjet lindin me aftësinë për të notuar dhe për të mbajtur frymën e tyre. Megjithatë, kjo aftësi zhduket shpejt.
Rrezet e lirisë
Fjalëkryqi
Rrezet e lirisë
Rrezet e lirisë