Mustafa Spahiu FERMANET E PRANVERËS
Botues: ÇABEJ - Tetovë
Recensent: Shpendi Topollaj
Lektor: Mirela Saiti
Korrektor: M-r Jehona Spahiu ÓÇabej Botimin e librit financiarisht e ndihmoi Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë
Mustafa Spahiu
FERMANET E PRANVERËS
ÇABEJ 2009
CIP - Katalogimi në publikim BKU “Sh. Kliment Ohridski” – Shkup 821.18(497.7)-1 SPAHIU, Mustafa Fermanet e pranverës / Mustafa Spahiu - Tetovë: "Çabej", 2009. 99 fq.; 20 cm. ISBN 978-9989-150-55-5
“Edhe kanarina qaramane Ka një zë të stisur, që të çmend. Merrja si bretkosë, po të duash, Veç ama këndo me zërin tënd“ - Poeti -
I. DEL LALABEU ME NGJYRË – MAGJIE
8
FERMANET E PRANVERËS – Në ditën e pranverës pagane Shkrepi gëzimi si martinë, Fermanet erdhën valavinë… Gëzohet kënga kurdoherë – Shtrojmë gosti për ty pranverë. E para flutura gjiërgjendta U fut ke zemra ime brenda… Nga shendi rri zambaku çelur Shoh gjurmët bleta ku ka shkelur Me lulet ka rënë në dashuri Hejbet i mbush nektar – ëmbëlsi! Mollëkuqja pozon nëpër mure, Bulkthi ngre dolli me pagure… Pikthi takër-takër me çemane Dallëndyshja- krahët- fermane, Këto fermane na paskan fate– Vjollcat bëjnë dasmë në shpate… Kush merr fermane me er’e shije Del lalabeu me ngjyrë – magjije. Fermanet stoli – paqeje qëndisur, Japin lajme: Pranvera ka nisur!...
E hënë, 14 mars 2005 Në Shkup 9
MARSI Pse marsi quhet marsakeq, Mos është, pra, luftarak? – Ia hap portat blerimit, Me borën bëhet mburracak. Pse marsi është tekanjoz Si mështekna dridhet pak, – Thërret lejlekët, zogjtë Mesditës bëhet dredharak… Pse marsi ka shumë huqe Gjatë ditës ndërron fytyra, Rrezon diell – fjollon bora Me marsin qeshet vetë natyra…
10
LULEBORA Ende kur ju mardhin Vesh, hundë e dorë… Kur të më vjen koha Unë çel vrik nën borë. Nga të ftohtët dridhem, Më ngroh strehë e lisit, Acarit nuk i druhem – Jam trimëreshë e fisit. Ju dërgoj telegrame Dhe lulebukurave të tjera: “Çelni motërza, çelni – Se po na vjen pranvera! Po na vjen, po na vjen Oh, sa kënaqësi e madhe!...« – Bie briri i bollëkut N’ara, fusha e livadhe…
11
LETRA E MARSIT Kushëri i dashur, – pranverë ëndërroj! – Ditët po zgjaten – netët po shkurtohen, Dhe çdo herë nënëloken po e shqetësoj: “Me gëzofin e gjatë si të shkurorëzohem?” Ecën dielli – me rreze si pulëbardha, Në qershi bulëzat i përshëndet zogu, Bregores aguliçet për shoqet lënë rradha… E, unë – poeti – ende po pi çaj shtogu… Mbi lumë akullit prangat i kanë pëlcitur, Të gjitha delet – qengja na kanë pjellë, Sa jam kureshtar – gjithnjë duke pritur, Po dallëndyshet ndonjë letër kanë sjellë? Mirë se vjen! Sapo të fryjë juga e bardhë, Vjollcat mbushen me aromë në këtë muaj… Kështu është në fshat, o kushëri i parë, Ç’ka të re në qytetin tënd? “Më shkruaj!”
12
GJYSHJA E TË GJITHA LULEVE Mrekulli në borë: Vogëlushja princeshë, Kurorëbardhë Shkulluar e përkëdhelur, E përkulur, e heshtur, Shikon me butësi Në ëndrrën e saj Laramane të papeshuar. Vogëlushja si kandile Pa iu trembur syri, E prêt në gosti – ardhjen – E vjollcës – gushëflori… Kur rrota e diellit Bëhet gjithnjë e më e madhe, Me dashuri mbi një petale E ballukeve të ballit, Derdhen mijëra gëzime, Pyet lulet, Secila të thotë: «Lulebora është Pikërisht gjyshja ime!» 13
Mrekulli në borë: Vogëlushja princeshë, Kurorëbardhë, Rezedë (kukull) e përkëdhelur – Shpatit mirjadë…
14
KAKUREKAT Një ditë si Arkimedi, Ulurita – E u r e k a! – Bregoreve si bajraqe Gjeta kadrile me kakureka. Prej tufëzës në tufë nxitoja si infermiere, Pranvera nëpër shtigje vinte me lule – habere… Lulet e kakurekave Me kurorat sikur ar; Bilbilat zbrisnin degëve – Këngës i jepnin zjarr… Sikur t’isha lulishtar «Emrat luleve t'ua di!...» Me kurrillët e pranverës Do mbjell kopshte – bukuri…
15
AGULIÇJA Të përgjoja në dritarja Si djaloshin më të mirë… Më shpeshtohej frymëmarrja Dhe desha të kem mysafir!... Ti me vjollcën, luleborën Bën dashuriçka or, zambak! E para ta zgjata kurorën – Paçka se më hyre në hak! Eja kopshtit se më çmënde – Princ i bardhë, o zambak, – Aguliçja për zot’rinë tënde Deshi ta zbraz kupën “farmak!” Flaka kupën, flas me vete Dhe mua m’mundon dashuria… – Ç’bëhet në të tjera planete? Nuk e di fare cok lulëria…
16
ZAMBAKU Unë, zambak sybardhoshi Po ta them të vërtetën: – Fjalët e tua radhë-radhë Ç’ma shtuan, rritën, jetën. Me vjollcën dorë për dore, Buzët në faqkat e saj… – Shëtisim nëpër bregore, Fshehtësitë i them pastaj, Pastaj vrap erë e malit Tek aguliçja u ndal pak, – Tha: – “është pik’ e djalit, Nuseluleborën e ka merak!” E dua shoqëzen, natyrisht, Po nëse të dua, mos më shaj! – Dikush tregonte me gisht Më shpjegoni, mos bëra faj?! Dhe s’bëra mana, as qedere Luleborën e putha në petale, – Dashuriçka ti flet nën ylbere Zambakisht ndodhin nëpër male… 17
SHELG LAJMËRIMESH Ndërroj banesë! – paralajmërim: ditë për ditë bulkthi bën trumbetim e kërkoj një të re: nën drunj, nën fije bari, përbri gurit, nën bucë dheu nën kurorën e verës, ku ka polen afër kokrrës, në zëkosa, në trëndafilin e egër në flokët e pilivesës– nën vesë, nën dredhëza mali; në pasqyrë, përmbi ujë vetëm e tharë dhe e pastër të jetë dhe dyshemeja të ketë fletë dhe çatia natyrisht me tjegulla, oborri rrethuar me pjergulla që të mos kem kokëçarje, gjithnjë kulmi të mos lëshojë asnjë pikë shiu, violinën ta ruaj si mbret asnjë tel të mos jetë defekt, dhe le të dihet sheshit të luaj në vegël muzikore sipas veshit, larg brumbullit – barkmadhit për nder të banorëve të livadhit, bulkthi e bëri këtë paralajmërim me violinë nën flatra iku në pakthim!... 18
VESHI I PLAKËS Në veshin e pikuar rritet, Veshi kuqëlosh në degë, Është lajmëtar i parë i pranverës Në anën jugore të bjeshkës. Shushuron gjethi i zverdhur Nën këmbë kërcet degëza… Sakaq përkulem – në dorën time – Shih, gjendet në banesë të re. I buzëqeshem ëmbëlsisht Në shpirt kam shumë kënaqësi, Parandjej që prej së largu Po drithëriten krahët e pranverës…
19
BULËZA Bulëza prêt në shkundadimër me shoqet degëve një timbër, ardhur me gëzime engjëllore nga pranvera cingëlatore – me partiturë dhe ferman, dallëndyshja firmosi – telegram; puhiza të mos e ndalë avazin, bulëza lehtë le ta hap parvazin kush e sheh kur shpërthen – pranverës i thotë: “Mirë se vjen!”
20
KUR DALLËNDYSHET ARRIJNË FLUTURIM Kur mori rrugën dallëndyshja e parë Që nga largësia ushtima cimcimon – reja e murrme, me shi të vakët, me dallëndyshen e parë tashmë udhëton… Ngutshëm përroi zbret nga bjeshka të ringjallë krejt çka veniten – fushat, arat dhe kumbullishtet në petka të reja të përtriten…. Timbra të hollë thërret lauresha n’ ylbere vë thurimë – ngjyrë të re – këngës qartë t’ia ndërroj teshat kur të tëra dallëndyshet arrijnë te ne….
21
PRANVERA E RE Pranvera e re – hënëza e re Si nusja malësore hipur mbi një dré, Me dallëndyshet – delfina qiellit kapton Livadheve mbijnë si lule rrezet hare… Pranvera e re – hënëza e re Bulëzat lulëzojnë-thanë-kush është si ne? Fluturojnë si princat zogjtë këngëtarë Kanë lidhur besë atje nën ujëvarë Pranvera e re – hënëza e re, Kopshtit ka zbritur me lejlekun te ne, – Po shëtis blerimit me lule të tjera Përmes pllajës blegrojnë qëngjat si pranvera. Pranvera e re – hënëza e re Me shkollarët faqet kuq si mollë që ke, Stërlashti1 është si nikoqir i mirë Lëndinat i ka mbushur me lule-xhevahirë… Pranvera e re – hënëza e re Si arkitekte i ka ngritur qindra fole, Sytë në çdo fushëpamje gjejnë pikturën Fluturat thërrasin ylbere – ndërtojnë urën… 1
22
Stërlashti, majë mali në vendlindjen e poetit prej nga shihet Luboteni dhe Mali Sharr.
ORARI I ORËVE TË PRANVERËS (Përshtatje) E hënë: ora parë – lindja e erës, ora e dytë – zgjimi i barit, ora e tretë – kërkimi i vjollcave dhe spektakël – sapo t’i gjejmë… E martë: ora e parë – thurja e çerdheve, ora e dytë – kokërrimi i vesës-inxhi, ora e tretë – grumbull resh amësimi dhe modeli i flokëve të shelgut… E mërkurë: piknik nëpër livadhe – galavitje nëpër lule, ulje mbi bar, shikim drejt qiellit gjatë, gjatë – derisa nuk shfaqet yllushi i parë… E enjte, e premte: mësim në natyrë frymëmarrje e thellë, vrapim nëpër fushë, shoqërimi me fluturat – buzëqeshje diellit, kënaqje me tamëlçakun dhe luleshqerren. E shtunë, e diel: ora e parë dhe e fundit janë të lira – poeti ndërton vargje… 23
PRI-LI-LI-LI Shelgu – i tha – pleposhit Ah, or, lum miku! Sot, unë jam dru fiku! – Pri-li-li-li! Ahu i foli shkozës Përpjetë nëpër korije, unë jam dru selvie! – Pri-li-li-li Qershia – druçiftelia Me kokrrat sybilibil, Unë – ha, ha, ha – piqem në prill! Pri-li-li-li Dhe dardha lulëbardha një dardhë kajkushkë– unë jam lejlek në fushë, Pri-li-li-li! Ç’tha molla degëholla Me shoqe në brezare – Më quajnë çupëzë prespare! Pri-li-li-li 24
Në qarishten e trimave Seç mburrej dhe lisi: – Unë – tha – jam burrë fisi, Pri-li-li-li Pjeshka – karabeshka Me kokrrat faqepushe, Unë, sot quhem Dadodushe, Pri-li-li-li Kumbulla u fut në valle Si mjellma bardhoshe, Kalamajtë e zgjodhën bukuroshe! Pri-li-li-li Dhe pemët e tjera Ndofta s’më marrin mëri, Vitin tjetër i fus në poezi, Pri-li-li-li, Pri-li-li-li!
25
NJË ARNË PRANVERË Sapo hapi dritaren e shpirtit nis gurgullon kroi i pazbuluar, oazës së vockël e gjej përnjëherë një arnë pranverë – duke bleruar. Duke bleruar në njëmijë ylbere, vargjet me valëzat le të shkasin, Le të më qepet një arnë pranverë, Zogjtë degëzave çerdhe godasin…. Kur zogjtë: ciu, ciu nën ujëvarë, Pranverës bukurit’ i shtohen shpejt, – “Moj të keqen t’a kam marrë!” Dhe një arnë pranverë krye qet… Një arnë pranverë, cingël n’pyje Përcjellur si me simfoni lire…. Le të bredh si nuse shtatë yje Vargjeve magji – zemërvalë dëshire!...
26
DRITARET E LUADHIT Nëpër dritaret e luadhit Mrekullisht sytë shikojnë, i shohin lulet – yllushka Pa ndal rritë amësojnë… Sytë bredhin, janë bredharakë Në detin e shelgjeve – dëshirë; trillojnë qilimin fluturues Malbrezeve me njëmijë e një ngjyrë! Dritarja e luadhit është shpikje, Më i përkryeri stacion në tokë prej të cilit nisen me shpejtësi – rrufe! Trenat e padukshëm në botë…. Trenat me këngë magjike të ngjyrave Kaptojnë kufijtë e përfytyruar pa bileta dhe pa faturinist – puthje e rritë duke ngjatjetuar!... 27
GRAFULLIM PRANVEROR Vjeshta kur e ndërroi ngjyrën e syrit, dallëndyshet largoheshin, kërkonin shtigjet, nga malli vetullave vunë çelësin e dryrit për ëndërrat e kthimit kur blerojnë brigjet! Dhe kukubeci në mes të kopshtit tim, kokën në formë të gaforres në mesditë, nga goja derdhën buzëqeshje me galdim – zogjtë e dashurisë padurim duke i pritë. Lejlekët që kthehen për hir të livadheve pas tyre turtujt e dashurisë sime të parë, dëgjohet thirrja pa jehonë – hare e madhe, Pranvera gëzimoshe të përqafon me zjarr… Era e jugut, e ngrohtë, gjithmonë e re, shelgjet armatosen me bulëza mugullimi, Nëpër bjeshkë e kroje sorkadhet rrinë me ne, Luleve të reja, bilbili rri në çerdhe gëzimi. Kur dashurohen gjethet dhe pranvera, Oh, pranvera magjike gjakun ma turbullon, Ia behu ai çast i pritur, erdh si ngahera – pranvera me kroje – bukuria në mua grafullon… 28
BILBILIT Si verove verën Bilbil, bilbil –o, Si çerdhove çerdhën Bilibil, bilbil –o. Si agimove, agimet Bilbil, bilbil –o Si gëzimove gëzimet Bilbil, bilbil –o Si ylberove ylberet Bilbil, bilbil –o Si sheqerove gojësheqeret Bilbil, bilbil –o, Si shtegtove shtegtimet Bilbil, bilbil, –o Si dimërove dimërimet Bilbil, bilbil –o. Si ëndërrove blerimet Bilbil, bilbil –o, – Mezi pres ritakimet Me ju vogëlushë, vogëlush –o… 29
QERSHIA Qershinë prilli e shëtit mbi krahë Degët ia rritë më pëllëmbë gjithkah, – Me rroba bleroshe e futi n’valle, Është bër nuse – tundet si sorkadhe. Lulet erëkëndshme ia përkëdhelin Bletët e arta nektarin ia vjelin… – Dërgojnë telegrame në blinishtë, Gumëzhijnë kurorat si bletishtë… Bletët e zellshme s’ikin kur në huq Pas një kohe shpreso n’frytin e kuq, Do ngjitem – unë – kur bëhen kalaveshë, Purpuroshet do t’i var vëth në vesh…
30
NDALET BLETA ME PSHERËTIMË Ndalet bleta me psherëtimë: S’mundem, – thot – më asnjë grimë! Fryj moj erë! O, tungjatjeta! – Jepu ndihmë fletëve të lehta! Barkut çimboskat i shkomcon, Është ngopur tashi lemëzon… –Eja, bletë në koshere si prore Thirri shoqëzet e tua punëtore… Të vijnë lule më lule si nga mot, Secilën e prêt kaçilja përplot… Gëzuar! Gëzuar!
31
PA TITULL Me ëndrra e shkurtova natën, Me kamxhikun e erës i mblodha yjtë – Në mesditë e stolisen me kurorën e rrezeve. Në gjakimin e syve shndrit një puthje Thashë: po kumbon një këngë me pingrimën – Dielli me kurorëzoi me përqafimin e parë. Dua, dua, dua! Me sy pranvera, me rreze praruar – unë – Vogëlcaku kthehem përsëri në ëndërr Dhe toka – Nënë – u bë lulnajë…
32
TË LULËZUARIT E QERSHISË Tregon pranvera që ka ardhë Degët e qershisë radhë – radhë Lulet gostisin – aromëbardhë – E merr këngën me iso, lulëzim I thërret bletët për nektar me nxitim, Një rebardhë e virgjër mbi fshatin tim. Janë nisur fluturat në vizitë Lulet e qershisë falin puthje – dritë, Trishtili trishtiles ia mbyll sytë… Kur përfundoi së qeshuri në lëndinë, Me vrap dreri lulja trëndelinë – E zgjoi puhizën nëpër luginë… Një mijë lulëbardha plot njomësi Brohori nën të qiellit kaltërsi – Fluturuan me fluturat – mrekulli…
33
JAM NJË QERPIK PRANVERE Shuplaka ime blerohet nga dëshira tundet vallja – thonë – nëpër luadhe: Pranvera vjen si anije pa timon!... Si me orën e kurdisur të padukshme me shiun e dashurisë së prillit erdhën dallëndyshet, fijet e barit u ndezën kandila, fëmijët me ibriqe në dorë thonë: – Ne jemi pranverë – ne! Dielli – çallmë beduini – rrokotel, i ka lëshuar rrezet e para në tokë, dy re të bardha kanë derdhur – vesëqumësht; shoh se si rriten flatrat gurrës së bardhë, një zog që deshi ta pinte përroin, cimcimoi: – Pranverës unë ia di ngjyrat! Daullet e shiut po i rrisin kallinjë e grurit, bukurezat i kanë zbritur ngjyrat e ylberit lulëkuqet kanë shpërthyer me gjakun e zemrave dhe kuqëlima po breron në ballin tim bukuri e fushës – buzagaz them: – Edhe unë jam një qerpik pranvere… 34
II. ME NOT KALOJ PËRTEJ ËNDRRËS
VERË Kur qielli përcëllues Ndizet sikur furrë, Vapa zbret banesës Djersët dalin mbi lëkurë. Nxitimthi te lumi Noton valëve që shkuan… Tulitur mbi rërën – Emrin tënd e shkruan. Me not kalon përtej Lumin ku është ngusht, I jep – vrull – tri herë: Qershor, korrik dhe gusht. Paçka se zgjati vapa, – Vera na fali shëndetin!... – Mirë se vjen shtator! Përkujtojmë: liqenin dhe detin…
37
DIL NË FUSHË Dil fushës së lulediellnajës njëherë Dhe mikloi me duar pogaçet e arta!... Nxito sa më shpejt se s’do ketë verë. Vjen vjeshtë – diell me rreze të zjarrta Thith me frymëmarrje – ngopu me ngrohtësi, Vështro tokën dhe malbrezet kaltëroshe, Me respekt përkulu, kjo le të bëhet shprehi, Të lakmojnë bletët dhe fluturat laroshe… Të kesh miqësi me rrezet dhe ujin më pas, Verën thithe, këndo në vetvete me dashuri! Zogun që shihje sfondin e mat me kompas – Me krah të përshëndet ndoshta vogëlush ty!...
38
SHIU DHE LULËKUQI Era shtyn retë, pika të mëdha ranë tok Fusha avullinë, shiu nuk di fare not! Pikat e mëdha, mbase mund të numërohen Verës këto pika me njëra-tjetrën bashkohen. Zgjedhin me margaritarin e vogël, pikasin Çepallën e lulëkuqit fushës duan ta godasin! Prince tërë natën nuk ka bërë një sy gjumë, Kokorosh veshur kuqezi për shiun perçeshkumë…
39
SHALQIRI Çkllum me mjeshtëri dhe karar, Shalqiri i lëshuar thellë në bunar, I madh sa hëna, se përshkruajnë fjaltë Besa-besë do të jetë:mjaltë mbi mjaltë! Pastaj e nxorra si peshkatar’ i Ulqinit, Flegrat i ndava – zemrën ia mora shalqirit. Erdhën vockot, ia bëhen gra dhe burra… – Barku m’u bë kacek, me nder m’pikoi shurra… Edhe bubi me macen silleshin përqark – Lëvozhgat e hedhura më ngjanin në hark. Nga goja jargët më pikonin në thembra, – pse shalqiri s'i ka nga dy zemra?!
40
FIJET E BARIT DHE LULEDIELLAT Lulediellat, në mbrëmje, kokat i lakojnë Janë kureshtarë fijet e barit çfarë bisedojnë? Prej tyre mësojnë çfarë fsheh verëbardha, – Më shpejt kur do ti vjelin nëpër ara? Dhe sa kohë, derisa vjeshta vjeshtëron – Ta shikojnë diellin mbi ta kur parakalon… Lulediellat s’janë pemë me rrënjë e degë Edhe ata kanë fara, por nuk janë shegë!... Fijet pëshpërisin – vjeshta po vjen pa zë Së shpejti diellin s’do ta shohim edhe më… Sepse lulediellat pogaçat i kanë të praruar Diellit ia vjedhin tepihun e barit – shtruar…
41
NINULLA QIELLORE Fli, Diell – def i artë, fli, Shiu zuri fillimin e këngës, bjeshkën ta stërpikë, kërpudha për t’u rritë: një pikëz – një drithëritje pik’e dytë – drithëritja e dytë pikëza e tretë – çohet fluromë. Fli, shi or flori, fli që të zgjohet dielli në horizont që t’i buzëqesh fushës, që të rritet lulja: një rreze – një vezullim rrezja dytë – dy vezullime rrezja e tretë – kurorë me stoli… Fli, ylber gjerdan shprese, fli, që të takohen malet –o, që fushat të zbukurohen, vashëzat po martohen: një ngjyrë – një dëshirë ngjyra dytë – dy përqafime ngjyra e tretë – shtatë gëzime… 42
ME RADARIN E DALLËNDYSHES E kam vjedhur këngën e valëve dhe jam bërë – pulëbardhë, E kam vjelur magjinë e fjalëve Dhe jam bërë lule në dardhë. I kam varguar ëndrrat e gjyshës Dhe jam bërë përrallëtar, Ia kam zbuluar radarin dallëndyshës Dhe jam bërë – zog – shtegëtar… Jam ngjitur Kështjellës së Krujës, Dhe ndihem tepër i entuziazmuar… Kam dëgjuar thirrjet e bacë Mujës, Me Skënderbeun jam ngjatjetuar…. Jam futur Butrintit, në lashtësi Gjezdis gadishullit të Ksamilit1, Në buzët e liqenit ngopem kaltërsi, I këndoj – Deas– me zërin e bilbilit.
1
Ksamil, vendbanim afër Sarandës, në breg të Detit Jon
43
DJALOSHI, LOPA DHE FYELLI – Kujtime nga fëmijëria e hershme Lopës së vogël i prin një djalosh i mbarë, Rrugës me bërryla e shpie në kullotë ku ka bar. Barojat e gjata kanë marrë bekime pranverore, Derisa largohen s’duken në ara dhe hamullore… Nga libri sytë s'i ndante, ulur nën hije shtogu, Pse shkrimtarin Karlo Klodin e gënjeu Pinoku?! Tevona dëgjohet fyelli dhe timbri i simfonisë, Në buzëmbrëmje nxitojnë shpejt para stuhisë!...
44
MESDITA Ç’bën mesdita, në pikëmesditë, Pyet: rrezet a janë djersitë? Në pikëmesditë – dielli – përcëllon, Zogjtë me rreze dashurie i mbron… Misrat krahët e blerë kanë pulitë, Lauresha kaltërsisht diç çukit Nxehtësia nxiton, nën fllad futet Shelgu plak rri nën hije, s'i ngutet, – E shikon te lisi një plak, janë mocanikë, – E thërret nën hije: eja, eja or, mik! – Mendohet gjyshi, përkujton një ndodhi, Shelgun e mbolli kur ishte djalosh i ri… Niset plaku, dorën strehë kah dielli, Një re e bardhë zbret me magji nga qielli. – Mirë është thneglën kur ta takosh, Tërheq një trohë buke, ta ngjatjetosh. 45
Iku mesdita, dielli zë portokallohet, Rrezeve-flutura-rrezeve ju përbetohet! Një çun në muzg se ndërron lojën, lirinë Zogut prej floriri ia ëndërron kuvlinë!....
46
DY RETË Dy re të vogla, si dy kalorës kaltëroshë, Kaptojën mbi sfond, njëra sipër, tjetra përposh. Kureshtar – pyetëm – ku i shpie ajo dhiare, Gjithmonë avazi i vjetër, shihen ashiqare… Në pikëmesditë, ajo e vogla seç nxitohet Po arrin në lima – fare i afrohet… Nëse e njejta erë i bart krahëlehtë, – – Ndoshta frymëzimi mua më shpie te retë – Po ajo vogëlakja – reja – tundet me nxitim Sytë buzëqeshen, magjepsem i tëri në shikim. Patjetër më e madhja të voglën e thërret – Shkojnë te fëmijët ku loja e re i prêt…
47
MBRËMJA NË RRAFSHINË Dielli perëndon me rrezet gjeraqinë, Ndihet ezani në minare në Haraçinë… Muzgu përvidhet rrafshinës hajnisht, Thëllëza i thërret shoqet thëllëzërisht. Lauresha shpërndan habere: “Doli hëna!” Mëllenjat nëpër degë çukisin mana… Mbrëmja rrafshirës, bulkthi n’violinë këndon, Nëpër fushë – hëna – shkurtabiqët shoqëron…
48
FENERI I PYLLIT Ulë spirancën ngrysja Vogëlakja bukurezë – Me shkrepse magjike Fenerin fik e ndez. Përdridhet feneri, Errësira ka frikë! Nga dritëza e kuqe Gjëkundi larg ikë… Vogëlakja bukurezë Kacagjelet – bën dritë, Nga tre-katër hapa –e Pesë – gjashtë bërçikë… Bukureza shtigjeve Dritëson – pa zhurmë, Derisa nëpër errësirë Pylli ia fut gjumë… Bukureza në fluturim I bishtëron limerët, Përderisa yllushat – S'i shkyçin fenerët… 49
DREMITJET E BABAIT Ashtu është: më ruan, me të mirë më merr Nga përplitjet e mia deri në vesh aventurier! E trimëroj shumë: Të lutem, or babush! – Helbete! Pa ç’desha të them, mos u përpush! Të mos ishe ti, o, lis vigan, unë sa vlej? Në dhomë frika do të niste ndonjë betejë… Atë forcë se prêt as çelësi në derë, Dhe vet po e sheh, do ishim… kokëprerë! Ma kërkon doçkën? Ta jap me zemër, – Kur jam me ty, frikën e shkel me thembër! I thuaj asaj: O, frikë s’ta kemi frikën!... Dremitjet e babit, mua ma shtojnë rritën!...
50
GJUMI Paj, gjumi a ka banesë, Ndofta rri në ndonjë kthesë? Gjatë ditës për të gjë s’dihet, I vetmuar, në çerdhe fshihet?! Dhomave do rregull përsëri, Gjumi të ngjatjeton me befasi Dhe syçkave ulet mbi qerpik’ Kaltërosh si qumështi magjik… Të përkund si lulet e mollës Pup të shpie kopshtit të belhollës. Dhe botën tënde ke përtëritur, Zgjohesh zog – djalë i rritur…
51
DYLUFTIMI Një vogëlake dritë – rreze me shpejtësi E sulmoi trimërisht në terr, terrin e zi. Mirëpo në terr errësira me vel të zi Zakonisht ka dëshirë të jetë në vetmi. E rrëmbeu atë rrezen – dritë nëpër terr, Dhe e shndërroi në ngjyrsje, në skëterrë. Dhe pas kësaj, kjo dihet me saktësi, Drita nuk vete atje ku ka errësi!... Prandaj, kur ka dritë – dritësi E, atëherë drita terrin e fut në zallahi Dhe motra dritë dhe vëllai terr – errësi Kështu përndiqeshin edhe në lashtësi!...
52
III. NËPËR KRONIKA GRAFULLONTE KALTËRSIA
53
NË PLAZHIN E DURRËSIT Ka brufulluar plazh’i Durrësit, Ky qytet ka të lashtë histori… – dielli ndriçon sipas kursit, veruesit lidhin shumë miqësi… Çdo miqësi detin e përkund Valët vinë të bardha – zambak… Rërë e kaltërsi janë pa fund Vockot vrapojnë, s’ndalen aspak. S’futen në thellimë, njohin frikën, Ndërtojnë kulla me shumë mund… – kush ua mësoi valëve muzikën? Janë kureshtarë, deti pse s’ka fund?! Dhe nëpër kronikat e qytetit Shkruhet: “Lulëzonte qytetërimi…” Durrësi mu në breg të detit – Nga fati e ngacmonte trishtimi
55
Të kaluarat s’kanë aq rëndësi, Durrësi shekujve gjithnjë ngadhënjen… – veruesit i kanë njëmijë dashuri, Kështu atyre ndoshta kjo u pëlqen…
E diel, 25 korrik 2004 Plazh i Durrësit.
56
Ç’PO JEHOJNË VERIMET Fëmijë shumë të dashur, Ç’po jehojnë verimet, Shih, janë pjekur perimet. Ç’po jehojnë verimet Mbi rërën e thatë – Ju me lëkurë – çokollatë. Lartë po kërcen zhiva, Dielli ç'po përcëllon – Deti për not ju fton… Ku është akulli i vjetëm? – Buzagaz dredhëzat në bregore!– Thonë: kaushave jemi në akullore… Ku janë ditët e dimrit? – Janë futur thellë në det, – Domatet kuqëlojnë – falin shëndet.
57
Rrotullohu, ktheu përmbys, Kthehu përmbys, bëj rrotullime, Oh, sa bukur, sa bukur në verime! Si po jehojnë verimet Do të lexoni në vargje të tjera, Sa mrekulli, po mbretëron vera!...
58
DETI NË VOZGË Kur kridhem në vozgë Thellë pa prekur tokën, Gjyshi seç buzëqeshet: «kujdes – thotë – kokën!» Marrëveshja me gjyshen Tërë verën, pra vlen… Mëngjesin dhe drekën Vrik në plazh ma sjell. Me pemët rreth meje Kemi rënë në ujdi: “ – Po, ku u bjerre niposh, Or, Bajloz i zi?” – Habiten xhaxheshat Tezet dhe dajeshat, Kur më shohin mua Si i "shfaros" pjeshkat…
59
Pyet kë të duash, Betohem në këtë tokë! – Si deti në vozgë Jo, s’ka askund në botë. Vetëm gjyshmiri im E di – tha – Meti, Si mbushet vozga Dhe bëhet i kaltër – deti…
60
SHI VERE NË DET Së pari era mbi valë fashitet, Çdo gjë qetësohet, çdo gjë ndalet Aso kohe, n’çast, mot me shi niset Me vesë – freski koten gjethet e palmës. Vazhdon shkurt… dhe fryn erë Lajmërohet pulëbardha, e vetmuar… Dhe dielli me rreze valët i gudulis Duke pirë pikëza t’arta nga krekëza…1 Kështu në qetësi, plazhit të Durrësit, Në verë: gjelbërim, kaltërsi ngado… Dhe kur fryn erë dhe kur bie shi – Gëzohesh dhe i do të gjitha këto…
1
krek/ë, a f.sh. bot. Dru i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me panjën me lëvore të lëmuar në ngjyrë të kuqërreme, me gjethe të mëdha të ndara zakonisht me pesë pjesë, me lule të vogla, të blera në të verdhë dhe me push…
61
YLLI I DETIT Ty, çfarë magjie të zbriti nga qielli, Natën i zjarrtë lulëzoje – trëndafil… O, yll pesëkrahësh një rrezushe dielli Të tërhoqi thellësive si një xhevahir! O, ylldeti – bukurosh – veshur me stoli – Në pesërremba e ke datëlindjen fener… Dhe rërës mbjell vedrat me ylbere – bukuri!Natën lulëkuq – troket – derë më derë. Për vëllezërit të merr malli prore, Kur mërzitesh kujtimet i shënon në ditar? – kur sheh anije bisedon me telefon dore? Me kuajdeti rrugës së gjatë del në gar’? Zemra e guaskës hapet karrocë me zemër, Në buzëmbrëmje qiellit me yjet kalavesh… Dhe një Faton valë mbi valë vë thembër – Shikoje – dëgjon gjuhë t’bukur – me një vesh… O, yll i detit, ti dy vendlindje i ke: Lartësi-thellësia ka të madhe një portë! – Koraleve shpesh gjahtar pas hënës je – Do desha të të pyes, ke farë pasaportë?! 62
PIKËRISHT S’KAM KOKËÇARJE Pikërisht s’kam kokëçarje për atë det Dhe sa më mirë tani që s’jam atje, Një pyll blerosh, një rrjedhë rrëke Më presin me gëzim, më presin me nge! Pikërisht s’kam kokëçarje për oqeanin, Udhëtimet e gjata zemra s’mi do… Glob i vjetër seç grindet me tavanin Mua m’presin, njëri-tjetri diç ëndrron! Pikërisht s’kam kokëçarje për yjtë, Sepse kopshtit një dru shekullor qëndron, Çak e çuk mana të pjekur si sherbet Tërë verën e gjatë çdo herë – dhuron. Pikërisht s’kam kokëçarje për atë shpurë për barikada, albatrosë dhe delfina… Derisa për peshqit ngjyrë argjendi – Gërmoj karrem të freskët, për bukuri Pikërisht s’kam kokëçarje për bash anije As për veloret dhe të gjithë kapitenët!... Kur në kënetën e vogël të ngrohtë – Pas shiut këmbët e vockla lahen – lahen… 63
NË DETIN E HAPËT Kur gjendesh në mes të detit Me barkë ose me anije-magjie, Fare nuk sheh asnjë ishull – Vetëm qiell – det me sy kaltërsie. Atëherë kur përreth nesh deti Me qiellin e pafund – ruajnë fshehtësi, Kjo flet, pra, se kemi arritur Pikërisht në të detit hapësi’… Dhe çdo gjë është dritë – kaltërsi, Pos barkës e zgalemit ndalur nga afshi, Përngjajnë në gjerdanin – bukuri, Mbi të stoliset i detit mëndafshi…
E premte, 23 korrik 2004 Plazhi i Durrësit
64
BOTA KALTËROSHE Deti ka portë kaltëroshe, Përplot ujë – kokën ta mbulon, Mbretëri peshqish dhe planktone Dhe fundi që të gllabëron! Hera-herë, kur ka zemëratë, Deti “kusar” ka rrebeshet varg, Jep forcë e shëndet, ç’dëshiron Bile not-futesh sa më larg… E, po ky ujë kur xhindoset Mendjelehtë seç kërkon haraq, Madje dhe kapiten’i vjetër Dufit të detit i frikësohet sakaq! Deti ka vullnet, është ngrohtë, thërret veruesit në te të freskohen, valëve të notojnë, – kredhen thellë, – botës kaltëroshe i gazmohen…
65
MIKU IM TRIMOSH – Alban A. Muhaxherit N’plazhin e Durrësit, verës Takova at vogëlakun mik, Albanin nxënës shembullor, Kosovar, – qyteza Kaçanik. Tri motërmirat e vogëlushit Me babain e dashur – Agim, Bashkë me Albanin trimosh N’det kishin ardhë për pushim… Në mëngjesin e së martës, Kur përcëllonte vapa n’korrik, Pas pesë vjetësh të paharruara – U takuam me Albanin, timin mik! Sa më pa vockoja – syartë – Nxitoi rërës me këmbët flatër… – Xhaxhi Mustafa, tungjatjeta, Ty, të njoha me babin në teatër.
66
Ah, në teatrin e Shkupit, Ku kishte qindra kosovarë, Të dëbuar nga trojet etnike Nga serbosllavët më barbarë! Të shtrenjtën – Nënën Muke, Çetnikët ma vranë n’dyluftim… Tha: – unë me tri motrat e mia Ngelëm me babin – fare jetimë! Ah, Alban zemërkaltëroshi, Po herët qenke bërë burrë!... Po! – Fjalëmjaltë – tha – n’përqafim! Shpirtin ma godite si me gurë! Ti – je ardhmëria e Kosovës, Me ty krenohet dhe mali Sharr… Do rritesh në liri – shpirt fëmije – Se nga gjaku je një shqiptar…
Plazh i Durrësit, Korrik 2004
67
ËNDRRAT QË MË VEGOJNË – KALTËROJNË Kur ta gjej luadhin që i gjelbëron sytë? Kaq thellë e kërkoj gurrën e këngës fëmirore, Puthjet e mjalta i shijoja vetë i dytë – Me celular i thërrisja lulet pranverore. Ku ta gjej zogun kaltërosh t’mi falë flatrat, Bëhem albatros para stuhive, kaptoj mbi dete Fushës nga foletë thëllëzat rendin me të katrat, Liqeneve të Lurës ylberet s’kanë fare derte Ëndrrën dua ta hedh prapa diellit, matanë Ta veshë me rrobe princi një vocko të rreckosur Si trishtil syfatlumë, kërkoj lojërat që vanë – Flokëqullur vrapoja rrugëve dhe i krekosur… I tulitur mendoja pse s’bëhem si kam qenë? Butësisht kam derdhur me mijëra buzëqeshje… Dhe më kanë humbur – vitet – s’di ku i kam lënë, Mes dashurisë le të përflaket zjarri kur më deshe… Ku t’i gjej aq pranvera me hare gjelbërimi Që emrin dhe vargun tim çdo lule ta kish!... Barit të butë si kulpër le të tërhiqet gëzimi Dua t’i shprush bisqet ku ka zëra dashurish!... 68
GËRSHËRËT E GAFORRES Mi jep, gaforre gërshërët n’shërbim, Lilit të ujërave t'i bëj zbukurim! Dhe belin e kallamit ta kauçis Le të bëhet i gjatë sa një lis! Shelgut degëzat do ia krasis, Ta thurr një gjerdan që nanuris… Do ia shtoj veç një rreze dielli, Një ruspë reja – lule – qielli… Edhe një valëze të shkumëzuar, Në mbrëmje yjtë paq të dashuruar…. Do jetë një gjerdan plot amësim I mëndafshtë si ëndërr në vegim… Ngadalëz vala po ndihet – gurgullon, Sikur dita me fate kur dritëson…
69
Eh, or lumë, m'i jep gërshërët dhe ti! – Urdhëro, prapa teje janë gjithnjë… Duke pritur – pres – buzëqeshje si terzi Nisu prapa, të rrethoj me vërtik – Gërshërtë m’i zgjati vrik e vrik, Ngeli gaforrja pa krëhër, gërshërë dhe dimi!...
70
IV. HYMNI I DASHURISË ME SIMFONINË E FSHEHUR TË PRANVERËS
DASHURI U dashurua dielli në bar Dhe u lind përroi kaltërosh, U dashurua lulëkuqja në sorkadhen Dhe u lind flutura krahëqumështore. U dashurua nata në hënën Dhe u lind dita e artë, U dashurua reja në renusëroren Dhe u lind shiu, rrebesh i zjarrtë. U dashurua pranvera në fustanat Dhe rruga lulëzoi me vajzusha, U dashurua livadhi në dymijë okë shëndet Dhe hymni i dashurisë jehoi në fusha…
73
LETËR MIKES Edhe Platoni që s’harrohet kurrë, Gjithmonë ka dashuri platonike… Paçka se jam bërë një goxha burrë, S’harrohet lehtë e shtrenjta mike! Qofsh lindur në malësi ose n’pallat, Ose je rritur në katund, ose Paris… – Ah, fati qenka i shkruar si fat!– Qofsh i gjatë edhe sa një qiparis. Dhe Leka i madh kur ishte në kalë, Vrulli s’iu ndal nëpër beteja… – Kur e thirri mikja për të dalë, Ai u strofullua prehërit te nëneja! Oh, mike më bli fshesë në pazar – Dhe prapa derës ti mua më vendos! Do jem i urtë, i miqësuar,e pa zarar Natës rri pa gjumë, mos më përdhos! Me komedinë njerëzore ai Balzaku, Dhe ç'kam lexuar kishte shumë dashuri! Ç’mistere fsheh vetëm një cep sokaku? Ndal, moj ndal, nëse njeh ti perëndi!... 74
ME TY NËPËR VARGJE Ti takimet pse i ke frikë, Që kaq mote zemrën ma ndeze… Harrove se më kishe t’vetmin mik, Ftohtë shikon, si n’dimër një rreze! Ti nuk e di se në vargjet e mia Gjithnjë je Beatriçja e vërtetë… Çmendurisht n’ëndërr të sjell poezia Dhe me sytë e tu i kaptoj retë!... Sa herë marr kaltërsi në Vardar, Qofsha në Shkodër, ose në Shkup, Ti për mua je moj xhane – nektar, Unë për Ty – rrudhë balli – lugë shurup! Duke parë ah disa, fotografi, – Unë në skaj – ti faqet me rreze… Në heshtje fare, brengë në largësi! Çelën mimozat e mikes sime Ferdeze…
75
LIRIKË PËR VARGJET Të gjitha vargjet e mia në një mënyrë Dalin si çupëzat piknik në fëmijëri Dhe shtrijnë dehje qumështore në natyrë Fshehin ëndërrime, syri i ndezur rri… Si hamshori shtërnishtave kallinj mbledh, Bulëzave si zogj çerdhohem në pemë… – Plakat shanin: “pse ky vocko kaq po bredh?” Ndofta në burim ka ndonjë premtim të rremë! Të gjitha vargjet e mia ngrihen mullare Flokëshprishur nxitoja me arna në pantallona, Tinzisht trazoja lepuroshin në ugare – Kthehesha me qerret që bartnin misër tevona… Të gjitha vargjet e mia janë si pus i thellë, Rrënjëzojnë, shkëndijojnë edhe trazohen… – Mëndafshit të shpirtit rrinë mbështjellë, – Vajzë e paputhur presin poetin të takohen Të gjitha vargjet e mia janë lirikë zjarri, As me degë shelgu bërrylash s’janë shtyrë… Pranverave kanë brufullluar si fije bari – Hajnisht temave të huaja kurrë s’kanë hyrë… 76
PËRQAFIME Përqafohen përqafohen përqafohen përqafohen
bleta dhe kokoçeli, përroi dhe harabeli, lumi dhe brigjet rrugët dhe shtigjet,
përqafohen nënkresa dhe koka, përqafohen gruri dhe toka, përqafohen nëna dhe babai, dhe përqafohen motra dhe vëllai. Përqafohen Përqafohen Përqafohen Përqafohen
fati dhe buzëqeshja, mëkati dhe gënjeshtra, dita dhe dielli ëndërra dhe qielli.
Përqafohen Përqafohen Përqafohen Përqafohen
behari dhe bilbili vasha dhe trëndafili, dashuria dhe kumria – fëmijët dhe vargjet e mia!...
77
BOTA ËSHTË BUKURI Shih, babi, dielli lara-lara, lara-lara qielli, lara-lara detet, retë lara-lara, shirat lara-lara lara-lara agimet, lara-lara shtetet! Ç’është me ty, shpirt? Dielli është portokall! Me sy lara-lara po shikon botën? Gjitha retë – detet janë kaltëroshe, E pikëzat e shiut ta mbushin gotën… Oh, babi, babi ke sy të vëngër! Këto lara-lara fshehin mrekulli… Me sytë e mi të pikasësh gjërat – E, vetëm bota e larme është bukuri!...
78
HYMN PËR VENDLINDJEN – Përse, o vendlindje, – flas me vendlindjen Më pranveron me kaq e kaq frymëzime… O, ditë e natë engjëllore kam bindjen – Kam ndjenjën se ma kujton nënën time, Që papritur u tret si qershizë e njomë Aq sa zemra e saj stinëve s’bëri dallime Kur edhe përtej dritares në dhomë: ”Tokë e ëmbël – tha – rritma birin tim!" E dashur, oh, kaq dekada – ndarë S’jam më ai çuni, botën që bëja dy – Në agimet e lumturisë sime të parë... Fshihen shumë kujtime, s'i shoh fare me sy, Si Kolomboja, globit i rashë anë e mbanë… Truall i fortë, je hymn i mahnitshëm! O, vendlindje, s’gabohem në të thërras NËNË, Te ti, sakaq malli vjen, sakaq i buhishëm “Fluturim të mbarë, o shpirt fëmije!”– Pena u bë trishtil, mikut rrugë i urova! – Më merr, o fllad n’ato vise vrik më shpjer Për t’u nisur shpirti i zhuritur, fare s’përton…
79
VARGJE PËR VETEN… S'kam dalë nga legjenda – them të vërtetën, Nga kjo fabulë thur vargje për vetveten… Unë, Mustafa Spahiu, qysh se kam lerë As nuk jam shitur, as nuk jam blerë!... Si të gjithë me huqe dhe virtyte jam – Këtë dhuratë hyjnore nga natyra e kam. Zogjve krahë të fluturoj s’u kërkova, Marrëzi të tillë kurrë s’imagjinova!... Me zërin melodioz ju përshëndes, o miq, Fjala e gjuhës sime ju duket si një iriq! Paçka se buzëqeshjet i shndërrova në lot – urtinë zemrës e bart për jetë e mot: «Besnik bëhu, besë fare askujt mos i zë, Me hallet e mia përralliset ndonjë kokëgdhë!” Mrekullisht - përgjithmonë unë jam kurioz, Me llojin sekret të çelësave jam virtyoz… 80
N’album shtëpinë e vjetër e kam në dorë, Një okë flori jap vetëm për një metaforë! Kurrë nuk qava me lot si një krua, ah krua, pa vese përjetësisht në fëmijë jam shndërrua'… Asnjë varg për vete më gjatë nuk flet, Pavdekësinë ma dha fshati im – profet… Unë, Mustafa Spahiu, qysh se kam lerë, As nuk jam shitur, as nuk jam blerë!...
81
LETËR NËNËS E dashura, e shtrenjta nënoke Të betohem në tokë dhe qiell! Yt bir – jam bir i kësaj toke, Si foshnje ballit m’rrezon një diell. Më rrezon një diell herët në agim Si dallëndyshëzat kur bëjnë gara… – jetën e desha pranverë me blerim Harlisem luadheve, lëshohem përpara Lëshohesha përpara, si gëzimet e mia Më beso, pra gëzimin se kam humbur… – Kur qan lot të pastër derdh fëmija, Dhe pas një buzagazi luan i lumtur… Tutje lagjeve, rrugëve me baltë, Më përhiren shokët syargjendtë… – Shokët e miqtë janë sikur mjaltë Dhe gjitonët mbase krip’e njëmendtë. Vargjet ndofta s'i kupton aspak Buzëmbrëmja zbret – letrën kush s’ta lexon! Përleshem me vetveten, bëhem qesharak – O, nënë n’agimin e nesërt mua më ëndrron!... 82
DASHURIA ME DOLLIRA Dashuria është shikim, symagjie Në detin e thellë, thellë kaltërsie. Dashuria është përqafim pa mëkate Gjurmëve të saj ecë në male e shpate. Dashuria është ndjesë dhe lamtumirë – Dashuria është pritje – xhevahirë! Dashuria me dollira ndizet purpur, Dashuria është loti, s’thahet kurrrë. Dashuria është si arnë, s’ngjitet kudo, Dashuria është si këmishë – domosdo! Dashuri! – “shih me sy e plas me zemër!” Dashuria është fllad, bosh të le një emër… Dashuria është e këndshme, me puqje Dashura është vajz’e ngrohtë, dylpi dyshje, Dashuria është puhizë që të ndez – Dashuria është dalldi, ditën ta bën të zezë! Dashuria është si vera, pra, mos e pi! Dashuria është si suta, sjell shëndet me dolli. Dashuria është meskalli, rrallë bie në dorë Dashuria është pranverë, vjen e lehtë me kurorë… 83
I DESHA ME AFSH
84
E e e e
desha desha desha desha
me me me me
afsh nënën si nënë diell vendlindjen si vendlindje, ëndrra hënën si hënë ndjesi lindjen si lindje.
e e e e
desha desha desha desha
me me me me
butësi mbrëmjen si mbrëmje dashuri pranverën si pranverë, mirësi ëndjen si ëndje shije manaferrën si manaferrë.
e e e e
desha desha desha desha
me me me me
fllad shpresën si shpresa dlirësi gëzimin si gëzimi, harmoni mbresën si mbresë dalldi agimin si agimi…
e e e e
desha desha desha desha
me me me me
ngrohtësi luleborën si lulebora mburrje vallëzimin si vallëzimi, zefir këmborën si këmbora vjollca ëndërrimin si ëndërrimi.
e e e e
desha desha desha desha
me me me me
stoli vjeshtën si vjeshtë ëmbëlsi fjalën si fjalë, mjeshtëri vjershën si vjershë ylbere malin si mal…
VARGJE ME GOJË TREGUAR Shpirti i shpirtërave të shtëpisë është nëna, druri i drunjve të pathyeshëm është thëna. Bilbili i bilbilëve të oborreve është fëmija, prilli i prillit të pranverave është harmonia. Kulti i kulteve të shqiptarit është besa, suksesi i sukseseve të nxënësit është pesa. Pushka e pushkëve të trimit është mençuria, sofra e sofrave të fisniklindurit është bujaria. Rrita e rritës së bimëve është vlaga, lëndimi i lëndimeve të zemrës është fjala. 85
Mirësia e mirësive të të urtit është urtësia; shëmtimi i shëmtimeve të njeriut është papunësia. Durimi i durimeve të durimtarit është furrë; shatërvani i shtërvanëve të etjes është gurrë. Dhimbja e dhimbjeve të mëdha është gëzimi ndryshimi i ndryshimeve të yjeve është shkëlqimi. Pritja e pritjeve të mysafirit është veshja përcjellja e përcjelljeve të mikut është mëndja. Ikja e ikjeve të armikut është ura; trimëria e trimoshave për liri – është ndër burra!...
e enjte, 29 gusht 2002, e mërkurë, 30 mars 2005, Muçivërcë – Shkup 86
PRESIM PRANVERË Presim dallëndyshet të lajmërohen, që radhiqet livadheve të prarohen, mbrëmja e pranverës të jetë kaltëroshe dhe fluturat të shëtisin fatmiroshe. I presim ditët e ngrohta pranverore presim agime me rreze cingëlatore, presim pranverë, të magjishmen ngjyrë shendi fal kurora për çdo fytyrë presim, këng’e zogut rilind ngadalë, voci kësaj vjershe ia shton një fjalë "fshehtësi, pranvera me gëzime plot poeti zgjat shikimin, këput një lot…"
87
TË RROJË ARS POETICA Nga fëmijëria një ves më ka mbetur: – Fort fishkëlloj si në Anamoravë… – Ndonjë kalë dua ta shaloj patjetër Isha skandaloz, me zemër si llavë… Përngamot me shokë kam lozur pa halle, Më skandaloz isha në vlugun pranveror… …Shenja të veçanta në çaste vetmitare – Se kur do rritem do bëhem vjershëtor…. Para kopshtit me lulet u harlisa – Kalimtari më tha: «ç’shikon, o budallla?!» Një vjershe ëmbël në vend ia nisa – Heshtjes së florinjtë – zura sevda… Të blerta vargjet i nisa redaksive Dhe redaktorët mbi to rrinin menduar! Pritje! Ju dërgoja të fala smirzinjve... Thoshin: «na shan çunaku i dashuruar!» Tmerrisht sajuan ulje në fund të pusit! Formova sistem n’vete si galaktika… Rrugës gjithë dallgë... fanatik i opusit – Deri në amshim të rrojë ars poetica!!! 88
SA MREKULLI ËSHTË TË JESH FËMIJË Vështro me sy të argjendtë Luginën me purpur mbuluar, Kukullën e flakur me një këmbë Dhe topin vrimash – shpuar! Bëhu kalorës dhe besoja Në mbrëmje hënës pikëllimin… – Mikut ulur mbi bar, tregoja Flakën e zemrës dhe gëzimin. Dhe ndritur fytyra – përkujtoje Në hare buzagazin e bardhë… Ndonjë lotmall – pikë strehe! – Dhe përrallat e gjyshës me rradhë… Çilet gëzimi: guaskë me pesë inxhi, Oh, sa mrekulli është të jesh fëmi’!
89
FERMANET E PRANVERËS II Ti, moj pranverë e bardhë, që pranveron Pranverisht të gjithëve ç’po na gëzon… Më shumë se flamurin ta dua blerimin Penës sime – gurrë – ia jep frymëzimin. Eja, moj pranverë, eja menjëherë, Sill fermane gëzimi – derë më derë… Mbushnai zemrat, hapin fare mos e ndal Vërsho me butësira në fushë e mal… Nga të gjitha të mirat poeti do më shumë, Zogjtë këngëtarë të shtohen – valë në lumë! Dëshira ime: “Ti shoh vockot sa të rriten, Me rreze dielli majoleve, shih! Të ngjiten!» Jepi oksigjen të sëmurit oh, sa të shërohet, Jeta e tij me lule le të pranverohet!...
90
Nëna prêt të largtin sa t’i kthehet Amësoja durimin asaj – zemra le t'i prehet! Ti, moj pranverë, eja, eja me fermane, – Mirë ardhsh!, fëmija të presin me çemane…
91
P A S TH Ë N I E POETI I ËNDËRRAVE MË TË BUKURA (Rreth librit “Fermanet e Pranverës” të autorit Mustafa Spahiu) Mustafa Spahiu është një emër i njohur, madje jo vetëm i njohur, por edhe shumë i dashur, si në Maqedoni e Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Këtë njeri e shkrimtar të thjeshtë e përherë buzagaz, e bën mik shpejt. Mjafton ta takosh një herë dhe ai të mbetet besnik tërë jetën. Por mbi të gjitha, Mustafai është mik i madh i fëmijëve. Më shumë se njëzet librat që ka shkruar, ua kushton atyre. Ai vetë pohon: “Përjetësisht në fëmijë jam shndërruar”. Se si gabova një ditë dhe i sugjerova që tani e tutje, të shkruante për të rriturit. Ai qeshi dhe ashtu urtë, më tha: “Po unë edhe për të rriturit shkruaj. Fëmijët e dikurshëm, tani janë bërë burra. Këta të tanishmit do bëhen të tillë. Dhe mua nuk më harrojnë”. S’më kishte shkuar mendja. Ashtu ishte vërtetë: edhe mua, shkrimtarët që lexoja kur isha i vogël, më kishin mbetur po aq të shtrenjtë. Magjia e librave të tyre, me kalimin e viteve, më bëhej se merrte një kuptim të ri: me fjalën e tyre të bukur, të ëmbël e të mençur, ata kishin luajtur një rol të rëndësishëm në formimin tim qytetar, në mbrojtjen e karakterit, në orientimin nga letërsia dhe sidomos në dashurinë për jetën dhe Atdheun tim. I ndjeshëm deri në përlotje, Mustafa Spahiu, ky krijues i emocioneve të mëdha, synon të depërtojë në shpirtin 92
njerëzor, thellësinë e të cilit, Viktor Hygoi, e ka quajtur “një pamje më madhështore se qielli”. Dhe sa e vështirë bëhet kjo, po të kemi parasysh botën e pafund e të larmishme të fëmijëve. Ja pse Mustafai është gjithmonë në kërkim. I nxitur ndofta nga fjalët e Lamartinit se “Edhe në ëndërrat më të bukura, njeriu nuk mund të përfytyrojë diçka më të bukur se natyra”, ai në këtë libër vendos t’u flasë fëmijëve, por edhe të rinjve, me gjuhën e saj. Se ata duhet ta dinë se “Natyra nuk ka organe të të folurit, e megjithatë krijon gjuhë dhe zemër me anë të cilave flet dhe ndjen” (V. Gëte). Duke zgjedhur stinën më të dashur të fëmijëve, librin poeti e ka titulluar “Fermanet e Pranverës”. Në çdo faqe të tij, siç thotë autori, pranvera, pranveron, pranverisht. E parë kështu, kjo përmbledhje poetike, pa frikë mund të quhet “Simfonia e Pranverës”. Në skenën ku luan orkestra e zogjve dhe luleve, poeti gëzohet kur sheh se: “Përqafohen fëmijët me vargjet e mia”. Megjithëse natyra i servir një pafundësi metaforash, ai përsëri nuk ngutet: për një të tillë, përsosshmërisht të përkryer, ai është gati të japë, po të kishte, edhe një okë flori. Por duke patur zemrën flori, ai i gjen ato: Me ëndrra e shkurtova natën Me kamxhikun e erës, i mblodha yjtë. Ose Trishtili trishtiles ja mbylli sytë. Ose Thëllëza i thërret shoqet thëllëzërisht. Ose Pranvera e re, hënëza e re Si nusja malësore hipur mbi një dre. Etj... E parë me syrin e vogëlushëve, të gjitha poezitë e këtij libri, janë një enciklopedi e vërtetë e pranverës. Ma do mendja, se kaq informacione se përmban ky libër për lulet, pemët, zogjtë, fluturat, fenomenet e natyrës etj., etj. vështirë 93
se ata e marrin nëpër tekstet shkollore. Në këtë drejtim, poeti ka marrë rolin e mësuesit. Le që të tillë janë gjithmonë ata. Shoqëritë njerëzore i duhen poetët, ka vërejtur dikush, siç i duhen natës yjet. Kur poeti shndërrohet në mësues, i flak tutje akademizmat dhe shpjegimet didaskalike. Ai e bën natyrën të qeshë, lulet të vallëzojnë, kafshët të këndojnë. Duke u dhënë, me talentin e tij, këto forma të çuditshme, ai i bën ato më të afërta e më të dashura për fëmijët. Duke e vrojtuar këtë natyrë të hareshme, me optikën e poetit, ata kërkojnë të verifikojnë, të bëjnë analiza e të nxjerrin përfundime. Në këtë përpjekje, atyre u lindin mijëra pyetje. Rruga për të mbërritur tek përgjigjet e tyre, i bën më të ditur, më të kulturuar, më të mirë. Duke kaluar koha, ata binden në drejtësinë e thënies së Ciceronit se “krijimet e natyrës, janë më të përkryera se krijimet e artit”. Duke njohur natyrën, ata bëhen më të menduar, më seriozë e dinjitozë. Të tillë, ata përgatiten natyrshëm për jetën që i pret dhe për luftën që duhet të bëjnë, për ta jetuar atë si njerëz të ndershëm. Vetëm kështu do t’u rrënjoset besimi, se parajsa e vërtetë është në radhë të parë, këtu në tokë. Një sy i stërvitur dhe me përvojë e di mirë se shkruarja e një libri të tillë, nuk ka qenë një punë e lehtë. Por Mustafa Spahiu, si Diogjeni dikur, ka shtegtuar me një llambë që ka patur për devizë, fjalët e Kitsit se “Çdo orë në natyrë, ka poezinë e saj”. Me këtë këmbëngulje, ai e ka kthyer tërë natyrën në poezi. Ashtu siç i ka dhënë ngjyrat e poezisë së mrekullueshme, gjithë veprimtarisë së tij, si shqiptar e veprimtar aktiv, çka e ka shtyrë Bashkinë e Durrësit që t’i japë titullin, më se të merituar “Mirënjohja e Qytetit”. Shpendi TOPOLLAJ, shkrimtar, poet e kritik letrar 94
SHËNIME PËR AUTORIN Mustafa Spahiu ka lindur më 5 prill 1948 në Muçivërcë të Anamoravës së Dardanës (ish-Kamenicës) në afërsi të Gjilanit, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjysmëmaturën në Rogoçicë, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Akademinë Pedagogjike – Gjuhë e Letërsi Shqipe – e kreu në Shkup. Në Universitetin e Shkupit, në Fakultetin Filologjik, në Katedrën e Gjuhës e të Letërsisë Shqiptare, studioi gjuhë e letërsi shqipe pa shkëputje nga puna. Mbi 25 vjet në programin kulturor e artistiko-arsimor e drejton me sukses emisionin fëmijëve (kontaktiv) “Lule më lule”, që ka dhënë ndihmesë të madhe për botën e fëmijëve në Radio Shkup. Është gazetar profesional dhe ka gradën në radiogazetari – redaktor i emisoneve – udhëheqës. Drejton emisionin javor letrar "Tingulli i artë i fjalës". Vjershën e parë e botoi më 21 mars 1965, "Mali" në faqen e fëmijëve "Flaka" – Shkup. Që nga bankat e shkollës fillore shkruan poezi e tregime. I është përkushtuar posaçërisht letërsisë për fëmijë, duke botuar vepra dhe duke dhënë ndihmesë të madhe për botën e fëmijëve. Deri tani i ka botuar këto vepra: “Buzëqeshjet e okarinave” (vjersha, 1981); “Ylber lirie” (vjersha, 1982); “Mollëkuqet e Blerimit” (vjersha lirike, 1984); “Fëmijët kalojnë nëpër ylbere” (vjersha, 1988); “Nobelistët për fëmijët” (portrete të poetëve botërore, të zgjedhur me prozë e poezi, 1989); “Livadhi im” (vjersha dygjuhësore shqip-boshnjakisht, 1989); “Buzëburimi” (Nad izvorot) – (vjersha maqedonisht, 95
1992); “Sytë që shkrepin fëmijëri” (vjersha dhe poema, 1994); “...Më ka marrë malli...” (vjersha, 1995); “Rregullat e mirësjelljes” (bonton, tregime, 1995); “Ora që kurdiset nga ëndërrat e fëmijëve” (vjersha e poema, 1996); “Vallja e okarinave” (vjersha, tregime të shkurtra e të gjata, 2000); “Këngët e trishtilit” (poema, 2000); “Sikur t’isha djalë i diellit” (vjersha e tregime, 2003); “Fëmija është bilbil i shtëpisë”, “Flaka – 2005, Shkup, "Me buzëqeshje ju dal përballë" – Interlingua, Shkup, 2005; "Fëmijët fshihen në gjelbërim" – Çabej, Tetovë, 2007; "Era s'ka shtëpi", (haiku) – Egnatia, Elbasan, 2007; "Fermanet e pranverës" – Çabej, Tetovë, 2009. Jeton e krijon në qytetin e Shkupit dhe në vendlindje në Kosovë.
96
PËRMBAJTJA I. DEL LALABEU ME NGJYRË MAGJIE
Fermanet e pranverës......................................................9 Marsi..............................................................................10 Lulebora .........................................................................11 Letra e marsit .................................................................12 Gjyshja e të gjitha luleve.................................................13 Kukurekat.......................................................................15 Aguliçja ..........................................................................16 Zambaku ........................................................................17 Shelg lajmërimesh..........................................................18 Veshi i plakës..................................................................19 Bulëza ............................................................................20 Kur dallëndyshet arrijnë fluturim...................................21 Pranvera e re..................................................................22 Orari i orëve të pranverës (përshtatje)...........................23 Pri-li-li-li..........................................................................24 Një arnë pranverë ..........................................................26 Dritaret e luadhit............................................................27 Grafullim pranveror .......................................................28 Bilbilit.............................................................................29 Qershia...........................................................................30 Ndalet bleta me psherëtimë ..........................................31 Pa titull ...........................................................................32 Të lulëzuarit e qershisë ..................................................33 Jam një qerpik pranverë.................................................34 97
II. ME NOT KALO PËRTEJ ËNDRRËS
Verë ...............................................................................37 Dil në fushë ....................................................................38 Shiu dhe lulëkuqi............................................................39 Shalqiri ...........................................................................40 Fijet e barit dhe lulediellat..............................................41 Ninulla qiellore...............................................................42 Me radarin e dallëndyshes .............................................43 Djaloshi, lopa dhe fyelli ..................................................44 Mesdita..........................................................................45 Dy retë ...........................................................................47 Mbrëmja në rrafshinë ....................................................48 Feneri i pyllit...................................................................49 Dremitjet e babait ..........................................................50 Gjumi .............................................................................51 Dyluftimi ........................................................................52 III. NËPËR KRONIKA GRAFULLONTE KALTËRSIA
Në plazhin e Durrësit......................................................55 Ç’po jehojnë verimet......................................................57 Deti në vozgë..................................................................59 Shi vere në det................................................................61 Ylli i detit.........................................................................62 Pikërisht s’kam kokëçarje...............................................63 Në detin e hapët.............................................................64 Bota kltëroshe................................................................65 Miku im trimosh.............................................................66 Ëndrrat që më vegojnë – kaltërojnë ...............................68 Gërshërët e gaforres ......................................................69 98
IV. HYMNI I DASHURISË ME SIMFONINË E FSHEHUR TË PRANVERËS
Dashuri...........................................................................73 Letër mikes.....................................................................74 Me ty nëpër vargje .........................................................75 Lirikë për vargjet ............................................................76 Përqafime ......................................................................77 Bota është bukuri...........................................................78 Hymn për vendlindjen....................................................79 Vargje për veten… ..........................................................80 Letër nënës ....................................................................82 Dashuria me follira.........................................................83 I desha me afsh...............................................................84 Vargje me gojë treguar...................................................85 Presim pranverë.............................................................87 Të rrojë ars poetica ........................................................88 Sa mrekulli është të jesh fëmijë......................................89 Fermanet e pranverës II .................................................90 Poeti i ëndërrave më të bukura (Rreth librit “Fermanet e Pranverës” të autorit Mustafa Spahiu)......92 Shënime për autorin ......................................................95
99
100