Skip to main content

Komuna Kaçinar

Page 1

PROFILI I KOMUNËS KAÇINAR

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Komuna Kaçinar, Mirditë, Shqipëri Tel: 0216 29903 E-mail: komunakacinar@yahoo.com

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20, Tiranë, Shqipëri Kutia Postare 7451 - Tel: (04 2229077) - Mob: 06920421190 E-mail: info@cangoalbania.org - Web: www.cangoalbania.org

Kaçin

Kaçinar

Kaçinar


N W

E S

KUKËS PUKË

SHKODËR

Botues: Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Klos

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20 Tiranë, Shqipëri Kutia Postare 7451 Tel: 04 2229077 Mob: 06920421190 E-mail: info@cangoalbania.org Web: www.cangoalbania.org

Kaçinar LEZHË Rubik

Reps

MIRDITË Rëshen

Kurbnesh

Perlat Qendër

Graphic Design: Studio “Tartari” Shtypshkronja: Gentgrafik Tirazhi: 750 Kopje Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e CANGO si burim i këtij prodhimi.

LAÇ BURREL

KRUJË DURRËS

PESHKOPI


PROFILI I KOMUNËS KAÇINAR

Përmbajtja

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Faqe

I-

Parathënie

3

II-

Historiku i Komunës

4

III-

Besimi dhe Kulti Fetar Katolik

6

IV-

Përshkrimi Gjeografik

8

V-

Klima

10

VI-

Burimet Natyrore

11

VII-

Demografia

15

VIII-

Infrastruktura

17

IX-

Bujqësia dhe Blegtoria

18

X-

Zhvillimi ekonomik

19

XI-

Arsimi

21

XII-

Shërbimi Shëndetësor

22

XIII-

Kultura dhe Tradita

23

XIV-

Qeveria Vendore

23

XV-

Marrëdhëniet me Donatorët

24

Ky botim u mundësua me përkrahjen e CANGO, me fonde nga Cafod UK (Agjensia Katolike e Anglisë dhe e Wellsit për Zhvillim Përtej Detit)


Falënderime

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Falënderime Qendra për Bashkëpunim midis Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve (CANGO) falënderon në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe kontributin e tyre, të gjithë ata që ndihmuan në hartimin e profilit të Komunës së Kaçinarit. Pa ndihmën e tyre do të ishte i pamundur grumbullimi i informacionit dhe hartimi i këtij dokumenti. Ne falënderojmë punonjësit e Komunës, dhe në veçanti Kryetarin e Komunës z. Kastriot Ndojin për bashkëpunimin e paçmuar në grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave për këtë profil. Shprehim falënderim dhe mirënjohje për skuadrën e punës, në veçanti për konsulentët tanë Jim Budds dhe Artan Rrojin nga Urban International Associates (UIA) për drejtimin e grupit të punës për hartimin e këtij profili si dhe Lindita Oshafin për lehtësimin e procesit, rishikimin e përmbajtjes, dhe për diskutimet e komentet e saj shumë të vlefshme. Së fundi, përmbajtja e këtij profili reflekton këndvështrimet e përfaqësuesve të Komunës së Kaçinarit dhe të CANGO-s por jo domosdoshmërisht pozicionin e CAFOD UK (Fondi Katolik i Anglisë dhe i Wellsit për Zhvillimin përtej Detit) që financoi punën për hartimin dhe botimin e këtij dokumenti. Nëntor 2008

2 I Profili i Komunës Kaçinar


I dashur lexues,

Parathënie

Kaçinar

I. Parathënie

Nëpërmjet këtij botimi kemi kënaqësinë të përcjellim tek ju Profilin e Komunës, i cili në mënyrë të përmbledhur prezanton his-

torinë, gjendjen aktuale dhe perspektivën e Kaçinarit. Ky libërth u përgatit në të njëjtën kohë me Planin Strategjik të Zhvillimit të

Komunës Kaçinar i cili mundëson harmonizimin mes prioriteteve e projekteve afatshkurta dhe afatgjata të zhvillimit, dhe njëkohësisht të projekteve në sektorë të ndryshëm midis fshatrave në Kryetari i Komunës Kaçinar

këtë komunë.

Qeverisja vendore realizohet me sukses e në dobi të qytetarëve kur ajo zhvillohet bazuar në vizionin dhe planin strategjik të realizuar në konsultim me të gjithë aktorët e interesuar dhe komunitetit.

Ky Profil si dhe Planit Strategjik i Zhvillimit Ekonomik u përcaktuan si prioritet i qeverisë komunare,

pasi u konsideruan si dokumentat më të rëndësishëm për komunën. Plani do të jetë kushtetuta e orientimit të të gjithë politikave, për një qeverisje të suksesshme vendore dhe komunitet të zhvilluar. Për realizimin e këtij Profili si dhe të Planit Strategjik, ne ndoqëm një proces të gjatë bisedimesh, konsultash e debatesh, duke angazhuar burimet më të spikatura intelektuale të komunës, punonjës të administratës vendore, anëtarë të komunitetit, grupet e interesit dhe inidividë të interesuar për zhvillimin e Kaçinarit. Dëshiroj të falënderoj grupin e punës për hartimin e Profilit dhe Planit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik të Komunës, pa kontributin e të cilëve kjo punë nuk do të ishte realizuar. Në emrin tim dhe të gjithë atyre që u përfshinë në këtë projekt, shpreh mirënjohje dhe falënderim për përkushtimin dhe profesionalizmin për punonjësit dhe konsulentët e organizatës jo qeveritare CANGO, me ndihmën dhe mbështetjen financiare të së cilës u mundësua ky botim. Kastriot Ndoji Kryetar i Komunës Kaçinar Profili i Komunës Kaçinar I

3


Historiku i Komunës

II-

K

Historiku i Komunës

Komuna Kaçinar përbëhet nga fshatrat Shtuf, Arrëz, Kaçinar dhe Shëngjergj që dikur bënin pjesë në bajrakun e Dibrës; dhe fshatrat Simon e Kuzhnen të bajrakut të Kuzhnenit, si dhe Shpërdhaza me banorë të përzier nga pikëpamja e origjinës, si Oroshas dhe Selitas.

Gjatë viteve 1992-1996 në të përfshihej edhe Bukmira që përbëhej kryesisht nga banorë të ardhur nga Oroshi. Në fillesën e tij Kaçinari ishte një katund me disa lagje të vjetra më vonë mori tiparet e një mikrorajoni të trevës së Mirditës.

Në organizimet e vjetra e të reja Kaçinari ka qenë qendër famullie, zone, lokaliteti, kooperative bujqësore, këshilli popullor të bashkuar dhe komune. Në vitet ‘30 qendër komune ka qenë edhe fshati Simon, i cili për disa kohë ka luajtur rolin e lokalitetit. Kuzhneni ka qenë qendër e bajrakut me të njëjtin emër ndër nënkrahinat e Mirditës.

Objekte Muzeale

4 I Profili i Komunës Kaçinar

Objekte Arkeologjike

Banorët e Kaçinarit, edhe pse me përkatësi nga bajrakë të ndryshëm, janë të gjithë mirditorë me të njëjtat doke, zakone, veshje, me të njëjtën mënyrë jetëse e botë shpirtërore, pavarësisht dallimeve të lehta që janë karakteristike për vise të ngjashme për nga formimi.


Emri Kaçinar lidhet me emrin e një rrapi të quajtur Qinar, tashmë monument natyre. Banorët e kësaj zone që udhëtonim përmes shtigjeve që ata vetë kishin krijuar, kur pyesnin: “Nga cila rrugë erdhe, - Nga rruga e epërme apo

Arkitekturë vendase

Në vitin 1972 miniera e Kaçinarit u kthye në qendër pune industriale dhe në një qytezë modeste minatorësh me interes për zonën, gjë e cila ndikoi në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve si: rrugë, shkolla, shërbime postare, dyqane, klinika dentare, farmaci e rrjete shërbimesh komunare.

Historiku i Komunës

«nga qinari»”, e shndërruan këtë emërtim në toponimin me të cilin njihet edhe sot kjo komunë. Banorët e këtij pellgu që nga rrjedhja e sipërme e Shpërdhazës e deri në bashkimin me Fanin e Madh morën emrin Kaçinaras. Me këtë emër do të përmendeshin edhe në dokumentat e administratës turke të vitit 1467, si dhe më pas në dokumentat e vitit 1516. Hershmëria e Kaçinarit, emër që e mori krejt njësia administrative, tashmë është e vërtetuar dhe e pasqyruar në mjaft dokumenta, arkiva muzeale e arkeologjike, në libra e botime të tjera me vlerë.

Kaçinar

Sipas arkeologëve, historianëve, studiuesve e njerëzve të shquar që ndër vite kanë rrugëtuar nëpër këtë krahinë, nëntreva e Kaçinarit është një vendbanim i hershëm i para Krishtit. Zbulimet arkeologjike, dokumentat e shumta për objektet e kultit, kalatë dhe mjaft toponime, janë dëshmi e padiskutueshme e hershmërisë së kësaj treve.

Që nga viti 1992 Kaçinari është komunë dhe një nga shtatë njësitë administrative të Mirditës, me 4100 banorë.

Rrapi në qendër të Kaçinarit

Profili i Komunës Kaçinar I

5


Besimi dhe Kulti Fetar Katolik

III-

K

Besimi dhe Kulti Fetar Katolik

Kaçinari është një vendbanim i vjetër fetar. Gjurmë të kësaj hershmërie i gjejmë në fshatrat Kishëz, Arrëz, Meshurdh, Zhonëz, Simon dhe Shpërdhazë, edhe toponimet Kishëz, Buzëz, Kodër Kishë e përforcojnë më shumë profilin katolik të kësaj zone.

Kisha Simon

6 I Profili i Komunës Kaçinar


Viti 1461, i shënuar në një këmbanë të kishës së famullisë Kaçinar dhuruar nga Vatikani, është një tjetër dëshmi. Dokumentat flasin edhe për kishën e Shëngjergjit si dhe shkollën e jezuitëve nga e cila kanë dalë misionarë fetarë edhe për famulli e shërbime fetare për vendet e tjera të rajonit.

Dom Zef Gjinali, i prezantuar në studimin e shkrimtarit Ndue Dedaj, ishte i pari prift i Mirditës i shuguruar Ipeshkëv, duke qënë për një kohë edhe abati i Abacisë së Oroshit. At Ambroz Marlaska, nga fshati Kuzhnen, spikati edhe si intelektual në filozofi, histori e gjuhësi e u bë Rektor i Universitetit të Romës.

Në oborrin e qelës, shtëpia e priftit

Ai gjithashtu iu përkushtua politikës, e u zgjodh deputet i parlamentit të Shqipërisë në vitet ’20. Në famullinë e Kaçinarit i fundit që ka shërbyer deri në vitin 1967 ishte Dom Prend Qafalia, i cili bashkë me klerikë të tjerë u bënë viktima të persekutimit komunist.

Besimi dhe Kulti Fetar Katolik

Nga kjo trevë e kanë origjinën klerikë të dëgjuar e me kontribute të pamohueshëm jo vetëm si misionarë, por edhe në fusha të tjera si politika, historia, letërsia e gjuha. Ndër ta mund të përmendim Dom Zef Gjinalin, Dom Prend Brungën, At Ambroz Marlaskën, Dom Nikoll Perlaskën, Dom Mark Shtufin e Dom Zef Shtufin.

Kaçinar

Në Meshurdh, në afërsi të fshatit Simon, gërmimet arkeologjike dhe studimet që janë kryer flasin se këtu ka patur një popullsi me jetë dinamike dhe besim të konsoliduar. Këtu mund të përmendim rrënojat e kishës në Meshurdh që sipas arkivave të Vatikanit daton të jetë i vitit 1200, duke shënuar kështu një nga institucionet fetare më të vjetra në Mirditë e më gjërë.

Me fillimin e proceseve demokratike, në vitin 1990, rifilloi aktiviteti dhe shërbimi fetar. Prifti që përcolli meshën e parë në zonën e Kaçinarit ishte Dom Simon Jubani, i cili u përkujdes për ringjalljen shpirtërore të komunitetit.

Kishë në Simon

Profili i Komunës Kaçinar I

7


Përshkrimi Gjeografik

IV- Përshkrimi Gjeografik

K

Kaçinari shtrihet në një terren të thyer të pasur me lugina, gryka, shpate, liqene, përrenj, lumenj, livadhe, ara, kullota e shkëmbinj. Pjesën fushore e përbëjnë fshati Kaçinar, Simon, Shtuf dhe Shpërdhazë, ndërsa atë kodrinore–malore Shëngjergji, Arrëzi dhe Kuzhneni. Kodrat e Kaçinarit paraqesin veçoritë tipike të një vendi me gërryerje të vazhdueshme, zbutur disi nga pyllëzimet e reja dhe pritat malore. Pjesën më të madhe të sipërfaqes e zënë pyjet e kullotat.

Bashkimi i përroit të Shtufit me atë të Arrëzit

8 I Profili i Komunës Kaçinar


Kuota më e ulët është pikëtakimi i Shpërdhazës me Fanin e Madh, 200 m mbi nivelin e detit,

Kaçinari kufizohet me Oroshin, Gjegjanin, Bjeshkët e Pukës, Velën dhe Ndërfanën. Pjesa veriore e tij është edhe kufiri ndarës i Mirditës më Pukën. Kaçinari lidhet edhe me njësi të tjera administrative, si Bashkinë Rrëshen, Komunën Orosh, Gjegjan dhe Ungrej. Nga pikëpamja gjeografike Kaçinari kufizohet: në veri me Livadhin e Hamzës dhe rrjedhën e sipërme të lumit Gjadër, në

perëndim me Përroin e Kaziut dhe lagjen Kaluer e Pacaj, në jug me Qafë-Vorrëzin për kodër deri në Shpërdhazë, Bukmirë e Cekaj, në lindje me Kuzhnenin e Vogël (Voza), Fanin e Madh dhe Pëshqeshin.

Përshkrimi Gjeografik

ndërsa kuota më e lartë në veri, Maja e Mishilorit 1401m mbi nivelin e detit. Një reliev i tillë ka krijuar kushte për bimësi të pasur natyrore e të kultivuar, si dhe për faunë të zhvilluar.

Kaçinar

Kaçinari përshkohet në anën perëndimore nga Përroi i Shtufit dhe atë lindore nga Përroi i Arrëzit. Që të dy bashkohen tek ura e Ndredit duke formuar vazhdimin e lumit Shpërdhazë. Përroi i Shtufit formon një kanion vërtet interesant. Në kufirin kadastral me Simonin, këtij lumi i bashkohen edhe përrenj të tjerë si Beqira duke e shndërruar lumin e Shpërdhazës në ujëmbledhësin kryesor të zonës. Nga Bjeshka e Kaçinarit burojnë edhe përrenj e lumenj të tjerë si Gjadri, Lumagjini, Përroi i Zhurrit dhe ai Veros.

Nga pikëpamja administrative Komuna Kaçinar kufizohet: në veri me Bjeshkët e Pukës, në jug me Bashkinë Rrëshen, në lindje me Komunën Orosh, në perëndim me Komunën Ungrej, në Veriperëndim me Ungrejin dhe Vrithin, në jugperëndim me Bashkinë Rrëshen, në juglindje me Bashkinë Rrëshen dhe Komunën Orosh.

Lagja e Kaçinarit, Foilet

Profili i Komunës Kaçinar I

9


Klima

V-

K

Klima

Kaçinari vlerësohet si një zonë mesdhetare paramalore. Në formimin e klimës së zonës së Kaçinarit një rol të rëndësishëm luan lugina e Fanit të Madh dhe hapja e saj në drejtim të jugperëndimit. Përmes saj fryjnë erëra të ngrohta që vendosin ekuilibre klimaterikë, faktorë përcaktues në zhvillimet e bimësisë gjatë gjithë vitit, sidomos në rritjen e shkurreve mesdhetare të tipit të makieve.

Qafa e Vorrës

Gurë në mal

Temperatura mesatare vjetore lëkundet midis 10-11o°C. Dimri në përgjithësi është i ftohtë dhe zgjat deri në 90 ditë, me temperatura nën 0o°C dhe me minimale historike deri në -18o°C. Ndër dimrat më të ftohtë përmenden ai i vitit 1963 për akullin dhe i vitit 1985 për borën me lartësi mbi 1 metër. Trashësia e borës varion nga 20 cm deri në 1m. Bora shkrin duke filluar më 15 Prill e në vazhdim. Edhe pse fryjnë erëra të forta e të ftohta, kryesisht nga lindja, veriu e verilindja, ato nuk bëhen pengesë për zhvillimin normal të të gjitha bimëve të egra e frutore, si dhe ullirit. Në fshatin Simon në vitin 1953 është vendosur një stacion meteorologjik me pajisje të thjeshta i cili i dërgon të dhëna Stacionit Meterologjik të Tiranës.

10 I Profili i Komunës Kaçinar


Burimet Natyrore

B

Kaçinar

VI- Burimet Natyrore

Bjeshka e Kaçinarit dhe e Kuzhnenit është nga më të rrafshtat e të pasurat e Mirditës dhe viseve veriore të Shqipërisë, me pyje të shfrytëzueshme e me rrafshnalta me sipërfaqe të konsiderueshme si ato të Fushë Lajës, (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël).

Pyll me pisha Shëngjergj

Reliev në Kaçinar

Flora dhe Fauna Bimësia e Kaçinarit është e shumëllojshme, kjo në sajë të klimës e relievit mjaft favorizues. Dallohen të gjithë brezat bimorë që në disa vende ndërthuren midis tyre. Në pjesën jugore, jugperëndimore dhe juglindore brezi i shkurreve dhe i dushkut bashkë me disa bimë hetero-vajore zënë gati tre të katërtat e sipërfaqës së mbuluar me bimësi. Në brezin malor gjenden shkurre, bimë mjekësore dhe heterovajore. Shqemi, trumza dhe lisna zënë një sipërfaqe të konsiderueshme. Deri në vitet 1990 këto bimë zinin një peshë të rëndësishme në sigurimin e të ardhurave për zonën.

Profili i Komunës Kaçinar I

11


Burimet Natyrore

Karakteristikë tjetër e brezit malor të shkurreve është gjelbërimi i përhershëm. Përbërëse e kësaj bimësie është edhe mareja, e përdorur në prodhimin e rakisë, produkt i konsumuar prej vetë banorëve dhe tregtuar me mjaft sukses. Në këtë sipërfaqe të dendur me bimësi ka edhe një faunë të pasur që është e lakmueshme për gjueti. Këtu rritet dhelpra, lepuri, çakalli, derri i egër dhe kaprolli. Pyjet zënë një sipërfaqe prej 11,988 ha, nga të cilat 5985 ha si pyje komunale dhe 6000 ha pyje shtetërore. Në Bjeshkët e Kaçinarit dhe Kuzhnenit ka drurë halorë dhe ah. Këtu rritet edhe qërshigëza, një bimë hetero-vajore e rrallë për tërë malësinë e Mirditës e më gjerë. Qendra e Komunës është më e varfër me bimësi. Në të ka vetëm pisha dhe akacie të mbjella nga banorët e zonës dhe ndërmarrja pyjore. Shtimi i mëtejshëm i tyre mbetet një domosdoshmëri.

Miniera Kaçinar

12 I Profili i Komunës Kaçinar


Bazamenti i Kaçinarit përbëhet nga shkëmbinj intruzivë e efuzivë. Në pjesën më të madhe ato mbulohen nga pako argjilite copëzore dhe shkëmbinj të tjerë sedimentarë dhe magmatikë. Shkëmbinjtë ultrabazikë e bazikë të Mollëzës (Kaçinar) Këta lloj shkëmbinjsh janë të pranishëm në disa zona, por ato të Mollëzës janë më të veçantë. Në fshatin Arrëz dhe Kuzhnen gjejmë shkëmbinj të familjes magmatike, troktolite e gabro që paraqiten përgjithësisht tepër kompaktë. Shkëmbi ka qëndrueshmëri mesatare, deri të lartë, ndërsa koefiçienti i fortësisë varion nga

mesatar tek ultrabazikët, në i lartë tek troktolitet e gabrot. Koefiçienti i thyeshmërisë, moduli i elasticitetit dhe i zbutjes i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e tyre si materiale ndërtimi e kryesisht si gurë dekorativë për veshje. Janë llogaritur rreth 40 milion ton rezerva të shfrytëzueshme. Kërkimet e para gjeologjike në trevën e Kaçinarit janë bërë nga Franc Nopça gjatë viteve 1905-1907, kryesisht për minerale me ngjyrë, kjo për faktin se qysh në lashtësi, që në neolitin e vonë, duket se banorët e këtushëm kanë ndërtuar furra për shkrirjen e bakrit. Specialistët e gjeologjisë Rubik rifilluan

Gurë Mollëz

Burimet Natyrore

Kaçinar

Mineralet

kërkimet në vitin 1966 dhe më 1967 ngritën ekspeditën e parë me tetë sonda. Pas tre vjet kërkimesh u arrit në përfundimin se kishim të bënim me një vendburim bakri me rezerva për 20 vjet. Kërkime për mineralin e bakrit, arit, asbestit (mineral jo metalor), janë bërë edhe në Cekaj, Gjazhdë, Gjazuj, Rrebiqe, Beqiraj, Urën e Ndredi, Arrëz dhe Shtuf.

Kaçinari vitet e fundit ka ngjallur interes për gjeologinë, jo vetëm për mineralet por edhe për jo metalorët të tillë si gurët dekorativë, argjilorët dhe silicet. Në vitet ‘80 silici u shfrytëzua gjërësisht për nevoja të metalurgjisë së shkrirjes së bakrit.

Përrua, Arrëz

Profili i Komunës Kaçinar I

13


Burimet Natyrore

Rrjeti Ujor dhe Hidrografia

K

Kaçinari dallohet për një rrjet të gjerë natyror hidrografik që përbëhet nga ujëmbledhës, lumenj, përrenj e përroska që rrjedhin në drejtim veri-jug dhe që kanë ujë gjithë vitin. Karakteristikë për rrjetin hidrografik të Kaçinarit është se prurjet e mëdha aktivizohen në stinët e vjeshtës, dimrit dhe pranverës, kushtëzuar kjo edhe nga formacionet specifike gjeologjike dhe format e thyera të relievit.

Në këtë rrjet hidrografik dallohen: -Përroi i Shtufit i cili në pjesën e sipërme ndahet në dy degë: përroi i Benës dhe përroi i Sharrës, ujrat e të cilëve përdoren për vaditje dhe përshkojnë disa fshtra. Përrenj të tjerë janë ai i Arrëzit dhe Beqirajve, i Plakzës, i Gurit të Zi dhe i shkollës Simon. Të gjithë këta përrënj e përroska, pasi bashkohen rrugës, formojnë lumin e Shpërdhazës. Ky lum nga fshati Shpërdhazë e deri në bashkimin me lumin e Fanit të Madh, gjarpëron nëpër një luginë të thellë e të ngushtë, shoqëruar me shpate mjaft të pjerrët.

Kanion i lumit Shtufi, Kaçinar

14 I Profili i Komunës Kaçinar

Lumi Shpërdhazë

Lumi ka një regjim të pasur ujor që varion nga 64.8 m/sek në periudhën e lagësht e deri në 7.7 m/sek në atë të thatësirës. Përmes kanaleve vaditëse ky lum dhe përrenj të tjerë ujitin thuajse të gjithë tokën e punueshme në fshatrat Simon, Kuzhnen, Shpërdhazë, Arrëz e Kaçinar. Para viteve ‘90 në Shëngjergj është ngritur edhe një basen me kapacitet vaditjeje mbi 60 ha. Rrjeti hidrografik mund të përdoret edhe për prodhimin e energjisë elektrike të pastër. Rrjedhja e ujrave është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit edhe për faktin që bjeshkët e Kaçinarit dhe Kuzhnenit rrinë të mbuluara më borë për më shumë se 3-4 muaj.


K

Demografia

Kaçinar

VII- Demografia

Kaçinari daton të jetë banuar qysh në kohë të hershme. Një pjesë e popullatës ka emigruar herët në zonën përreth dhe emrat Kaçinar, Simon, Kuzhnen i gjen të përdorura si mbiemra dhe në zonat e Lezhës dhe Kurbinit, dukuri që fakton këtë levizje. Por nuk kanë munguar edhe ardhjet nga treva të tjera drejt Kaçinarit, si p.sh nga Rrafshi i Dukagjinit. Popullsia e kësaj zone nuk është ndikuar nga pushtimet turko-sllave, prandaj nga pikëpamja e përbërjes etnike është e tëra me kombësi shqiptare. Deri në vitet 1990, lëvizjet migruese të popullsisë nuk ekzistonin si fenomen demografik. Mbas viteve ‘90 e në vazhdim edhe Komuna Kaçinar është përfshirë nga emigrimi dhe migrimi i vrullshëm, kryesisht zonat fushore Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Shkodër por një numër i vogël shkoi edhe më në jug të Shqipërisë. Shumë të rinj kanë emigruar për të përmirësuar kushtet e vështira ekonomike.

Në zonë vërehen ndryshime të moshës mesatare. Kjo si rezultat i migrimit të popullsisë në zona të tjera si dhe i numrit të vogël të lindjeve. Kjo e fundit vjen edhe për shkak të një mentaliteti të ri për planifikimin familjar. Pas viteve ’90, rreth 51 % e popullsisë së Komunës Kaçinar janë meshkuj dhe 49 % femra.

Tabela nr.1 Ecuria e Zhvillimit të Popullsisë në vite Nr

Viti

Banorë

Meshkuj

%

Femra

%

Nr familjeve

1

1990

4,998

2,070

51.7

1,928

48.3

917

2

1995

4,632

2,364

51

2,268

49

1,140

3

1998

3,618

1,879

51.9

1,739

48.1

905

4

2000

3,487

1,817

52

1,670

48

843

5

2004

3,294

1,667

50.6

1,627

49.4

763

6

2005

3,015

1,543

51

1,474

49

531

7

2006

2,601

13,019

50.3

1,292

49.7

464

8

2007

2,323

1,202

51.7

1,121

48.3

428

Burimi: Komuna Kaçinar Komuniteti Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I

15


Demografia

Grafiku nr.1: Struktura e Popullsisë sipas Fshatrave Shpërdhazë 10%

Kaçinar 16%

Shëngjergj 13%

Simon 22%

Shtuf 9% Kuzhnen 10%

Arrëz 20%

Tabela nr.2 Numri i banorëve për fshat

Tabela nr.3 Tregues të Popullsisë Komuna Kaçinar

Fshatrat

Gjithsej

Femra

Meshkuj

Numri i familjeve

Kaçinar

390

191

189

Simon

513

260

253

Arrëz

500

259

Kuzhnen

254

103

Shtuf

226

Shengjergj

326

Shpërdhazë Gjithsej

Familje

Banorë

Nr

Fshati

70

1

Kaçinar

70

390

99

2

Simon

99

513

241

96

3

Arrëz

96

500

151

48

4

Kuzhnen

48

254

103

123

62

5

Shtuf

62

226

154

172

52

6

Shëngjergj

52

326

7

Shpërdhazë

58

252

252

111

141

58

2,451

1,181

1,270

485

Burimi: Komuna Kaçinar

16 I Profili i Komunës Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar

Komuna

1990

917

2005

485

1990

2005

2461 Burimi: Komuna Kaçinar


Infrastruktura

Kaçinar

VIII- Infrastruktura

Kaçinari lidhet me aksin rrugor kombëtar Milot-Kukës në rrugën sipër fshatit Ndërfushas, 2 km larg nga Ura e Fanit. E gjithë rruga është e gjatë 28 km. Qendra e Komunës lidhet me rrugë dytësore me fshatrat nën juridiksionin e saj. Tabela nr.4 Struktura e rrjetit rrugor në Komunën Kaçinar

Tabela nr.5 Struktura e rrjetit rrugor 2007 Gjatësia (km)

Nr

Emërtimi i rrugës

Kaçinar-Kuzhnen

6.5

1

Bukmirë –Kaçinar

Kaçinar-Arrëz

2.3

2

Kaçinar –Arrëz

3

Kaçinar-Shtuf

3

Simon-Shpërdhazë

3.5

3

Kaçinar – Shëngjergj

4 5

Qafë-Vorrëz-Shëngjergj

4.5

4

Simon – Shpërdhazë

6

Arrëz-Lajë

4

5

Arrëz – Shegjan

7

Arrëz – Bjeshkë

4

6

Kaçinar – Shtuf

8

Shëngjergj – Kalur

3.8

7

Bukmirë –Shpërdhazë

9

Bukmirë - Shpërdhazë

3.2

8

Arrëz - Bjeshkë

10

Arrëz – Qafë-Logu

3.3

9

Arrëz – Bjeshkë

11

Simon –L.Preçaj

10

Nr

Rruga

1 2

2 Burimi: Komuna Kaçinar

Gjatësia km

Mbulesa

13

Çakull+kalldrëm

4

Çakull+kalldrëm

4.5

Kalldrëm

4

Kalldrëm

5

Kalldrëm

4

Kalldrëm

3

Kalldrëm

5

Kalldrëm

4

Kalldrëm

Shëngjergj – Kalur

3.8

Kalldrëm

11

Bukmirë - Shpërdhazë

3.2

Kalldrëm

12

Arrez – Qafë-Log

3.3

Kalldrëm

13

Simon –L.Preçaj

2

Kalldrëm Burimi: Komuna Kaçinar

Ura e Ndredit

Rrjeti rrugor

Rrjeti rrugor

Profili i Komunës Kaçinar I

17


Bujqësia dhe Blegtoria

Furnizimi me Energji Elektrike

Komuna Kaçinar furnizohet me energji elektrike me ngarkesë 30000 kw/orë përmes një linje tensioni të lartë që vjen nga Rrësheni. Nënstacioni në Qafë-Vorrëz është ngritur që në vitin 1970. Furnizimi me energji elektrike i fshatrave realizohet përmes kabinave me fuqi 10.000 kw/orë.

Urat

Në komunën Kaçinar si rrjedhojë e rrjetit të gjerë hidrografik, ka edhe një numër të madh urash. Në këtë drejtim është punuar shumë për përmirësimin

e kësaj infrastrukture. Për shembull në vitin 2006, 200m nga qendra, është ndërtuar një urë auto me parametra inxhinierike-bashkëkohore, mundësuar nga komuna dhe me financim 90% nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Përsa i përket urave dhe infrastrukturës rrugore, ky ka qenë edhe një prioritet i rëndësishëm në këto 17 vitet e fundit. Ura të tjera auto dhe pasarela për levizjen e këmbësorëve janë ndërtuar edhe në Kuzhnen e Arrëz (ura auto), dhe Shpërdhazë.

IX- Bujqësia dhe Blegtoria

K

Kaçinarasit njihen si punëtorë dhe kujdestarë të mirë të tokës. Pemëtaria, veçanërisht arra dhe rrushi, është e përmendur në tërë krahinën, mundësi kjo që krijohet edhe nga klima mjaft e përshtatshme. Tabela nr.6 Realizimi i prodhimeve bujqësore e blegtorale Viti 2005 Nr

Emërtimi

1

Drithra buke

2

Prodhim rrushi

Viti 2007 Sasia (kv)

440

375

1,488

1,308

Burimi: Komuna Kaçinar

Tabela nr. 7 Tregues bujqësorë Sip toke Fshati

(ha)

Sip e punuar toke (ha)

Tokë arë (ha)

Drithra buke 93 ha

2001

Foragjere 2005

93

2005

Nr i ekonomive bujqësore

1

Arrëz

56

46

46

100

2

Kacinar

76

40

40

70

3

Kuzhnen

40

24

24

47

4

Simon

77

41

41

102

5

Shëngjergj

100

45

45

52

6

Shtuf

23

15

15

62

7

Shpërdhazë

Komuna

108

48

48

480

259

259

58 145

122

80

21

84

491

Burimi: Komuna Kaçinar

18 I Profili i Komunës Kaçinar


E gjithë popullsia e Komunës Kaçinar jeton në fshat dhe merret me bujqësi, blegtori, vreshtari dhe pemëtari. Komuna përballet me vështirësi për zhvillimin ekonomik si rezultat i: i) pozitës gjeografike ekstreme. Duke qënë mjaft e izoluar asaj i privohet mundësia për të qenë konkuruese në ekonominë e tregut; ii) papunësisë. Aktualisht në Komunën Kaçinar ku ka 1289 forca pune prej të cilëve 1210 janë të papunë. Të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm për familjet në Kaçinar. Por ekzistojnë mundësi konkrete për zhvillimin ekonomik të komunës. Bujqësia është sektori kryesor i ekonomisë së komunës. Më shumë se 80% e popullsisë janë fermerë të vegjël. Si rrjedhojë e kushteve klima-

Parcelë me misër në Simon

Zhvillimi Ekonomik

E

Zhvillimi Ekonomik

Kaçinar

X-

tike dhe cilësisë së tokës, kultura të tilla si molla, rrushi, kumbulla dhe lajthia zënë një sipërfaqe të mbjellë prej 300 ha.

Blegtoria. Bimësia e shumëllojshme krijon mundësi për një zhillim të mirë të blegtorisë së imët, si dhitë e delet. Gjedhi ka kushte ideale për rritje në bjeshkët e Kaçinarit dhe në territoret përreth tyre. Në zona si Boka, Laja e Kaçinarit, Shtera, Meshurdhi dhe Suk-Munega ekzistojnë mundësitë e krijimit të komplekseve për dhi, dele e gjedhë ku mund të mbarështohen deri në 30,000 krerë. Zhvillimi i këtij sektori do të ndihmonte ringritjen e baxhove të përpunimit të qumështit, duke nxjerrë kështu në treg prodhime konkuruese. Apikultura. Bimësia favorizon gjithashtu edhe mbarështimin e bletës. Vite më parë prodhimi i mjaltit në zonën e Kaçinarit plotësonte tërë treguesit e planit për Mirditën.

Arë e mbjellë me grurë dhe misër në Simon

Profili i Komunës Kaçinar I

19


Zhvillimi Ekonomik

Biznesi vendas. Sektori i tregtisë numëron vetëm 8 % të të punësuarve, këta në dyqane dhe njësi të tjera shërbimi. Një numër akoma më i vogël personash punojnë në sektorin e transportit. Dy sektorët që kanë njohur punësim të përhershëm janë ai i arsimit dhe shëndetësisë, por edhe punësimi në to ka ardhur duke u ulur. Bimët mjekësore. Mbledhja dhe përpunimi i shqemit, trumzës, lisnës, dëllinjës së kuqe e të zezë dhe qërshigëzëz përbën një potencial ekonomik mjaft dobiprurës. Aktiviteti për grumbullimin e bimëve mjekësore do të rriste interesin e biznesit për të investuar në përpunimin e tyre. Ky aktivitet, para viteve 90’, zinte rreth 40% të të ardhurave të përgjithshme të komunës. Tradita artizane me punimet në dru ka tërhequr vëmendjen e mjaft specialistëve të fushës. Stimulimi i industrinë së zejeve do të risillte traditën e kaherëshme, por do të shtonte edhe punësimin, rrjedhimisht edhe të ardhurat për komunitetin.

Blegtori në Kaçinar

20 I Profili i Komunës Kaçinar

Mineralet. Ekzistenca i 40 milion ton rezervave të shfrytëzueshme shkëmbinjsh ultrabazikë e bazikë të Kaçinarit përbën gjithashtu një potencial të madh. Këto prodhime mund të përdoren për zbukurimin e fasadave të ndërtesave apo për shtrim trotuari. Turizmi Malor. Bimësia e të gjitha llojeve, klima e freskët, ujrat e kthjellta, pyjet dhe relievi me shumë thyerje ofrojnë bukuri të rralla e të veçanta turistike që e bëjnë zonën e Kaçinarit joshëse për turizmin malor. Natyra ka mundësuar gjithçka pamjen nga larg të Liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik, mundësinë e ushtrimit të sportit të skive, botë e pasur shtazore me dhelpra, lepuj, çakej, derra të egër dhe kaproj. Në Livadhin e Hamzës, Lajën e Madhe dhe të Vogël, si dhe në Livadhin Kabash, mund të ngrihen kampingje verore pushimi me çadra dhe shtëpi alpine prej dërrase. Sot në Bjeshkën e Kaçinarit dhe të Kuzhnenit mund të hyhet përmes Rrëshenit 30 km, Pukës 20 km dhe Gjegjanit 20 km. Investimi në infrastrukturë apo ndërtimi i një teleferiku do ta bëntë zonën edhe më tërheqëse.

Vresht Kaçinar


Arsimi

Kaçinar

Fusha e Lajës, Laja e Madhe dhe e Vogël, dikur e përdorur për shërbime lokacioni, mund të shfrytëzohet për shërbime aero-portuale të intensitetit të ulët. Në sajë të një burimi mjaft të njohur për vlera kurative, mund të shfrytëzohet edhe për turizëm.

Turizmi Kulturor. Falë natyrës së bjeshkëve plot bukuri e freski, në periudhën e pranverës është e mundur të zhvillohen aktivitete me karakter zonal si Darka e Djathit, Miss Laja, Gara me Desh dhe Panaire blegtorale.

XI- Arsimi

S

Shkollat e para në trevën e Kaçinarit janë hapur në fshatrat Simon dhe Kaçinar në fillim të viteve ‘20. Shkolla e Simonit u çel tek vendi i quajtur Kepi i Shelnave. Më 1922 u hap edhe një shkollë në Kuzhnen. Ndër mësuesit e parë përmenden Kolë Zadrima, Kolë Kadare, Simon Daberdaku dhe Luigj Kosniqi. Protagonist në zhvillimet e arsimit ishte edhe Preng Ndue Prenga (Nikolli) i cili shërbente si mësues në Kosovë dhe përgjegjës i Seksionit të Arsimit në Nënprefekturën e Mirditës. Në vitin 1946 u hapën shkolla edhe në fshatin Kaçinar me mësues Prengë Ndue Nikollin (Gjinali) dhe në fshatin Kuzhnen me mësues Dodë Tuci. Në vitin l960 në fshatin Kaçinar u hap një shkollë 7-vjeçare. Gjashtë vjet më vonë u hap një shkollë në fshatin Simon e më pas në fshatrat Kuzhnen

e Shëngjergj, kur fillon përgatitja e mësuesve të parë me arsim pedagogjik.

Në vazhdim të viteve ‘80 në qendër të Komunës u hap shkolla e mesme me profil të përgjithshëm dhe bujqësor. Kjo shkollë numëronte rreth 400 nxënës, ndërsa në të gjithë zonën ndiqnin mësimet mbi 1,000 nxënës.

Pas viteve ‘90 kemi një ulje të numrit të nxënësve dhe mësuesve kryesisht si pasojë e migrimit të popullsisë në zona të tjera.

Tabela 8 Numrit të nënësve në Komunën Kaçinar në vitin 1953 Fshati

Nxënës gjithsej

Femra

Simoni

47

20

Kaçinari

92

37

Shëngjergji

25

8

40

16

Kuzhneni

204

81 Burimi: Komuna Kaçinar

Shkolla “At Ambroz Marlaskaj”, Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I

21


Arsimi

Aktualisht funksionojnë tre shkolla 9-vjeçare në fshatin Kaçinar, Arrëz e Simon dhe tre shkolla të ciklit të ulët në Kuzhnen, Shtuf e Shëngjergj. Gjendja e godinave arsimore është përmirësuar mjaft. Janë rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare e Simonit (Banka Evropiane), shkolla 9-vjeçare Arrëz (Karitasi Austriak), si dhe shkollat e Shëngjergjit dhe Kuzhnenit (buxheti i shtetit). Numri i specialistëve të lartë që kanë dalë nga kjo zonë është 200. Tabela nr.9 Struktura e nxënësve në Komunën Kaçinar në vitin 2007 Fshati

Fillore

Kuzhnen

5

2

Arrëz

12

6

6

14

3

Kaçinar

8

5

3

21

4

Shtuf

1

5

2

5

Shëngjergj

4

2

8

3

6

Simon

11

2

Femra

Arrëz

76

30

30

19

Kaçinar

75

36

31

Simon

78

40

39

Kuzhnen

5

2

Shtuf

8

3

15

5

1 2 9 Burimi: Komuna Kaçinar

8 Burimi: Komuna Kaçinar

XII- Shërbimi Shëndetësor

N

Në Komunën Kaçinar realizohet vetëm shërbimi shëndetësor parësor. Komunitetit i shërben një mjeke familjeje në qendrën shëndetësore dhe një infermiere në çdo ambulancë fshati.

Shërbimi shëndetësor

22 I Profili i Komunës Kaçinar

Me arsim të mesëm

1

Nxënës gjithsej

8

Me arsim të lartë

Shkolla

Femra

15

Mësues gjithsej

Nr

Nxënës gjithsej

Shëngjergj

Shërbimi Shëndetësor

9-vjeçare

Tabela nr.10 Struktura e stafit mësimdhënës për vitin 2007


Kullë Kaçinar

XIV- Qeveria Vendore

K

Objekte Tradicionale

Komuna përbëhet nga shtatë fshatra. Qendra e komunës është në Kaçinar ku janë të vendosura zyrat dhe administrata e qeverisë komunare. Qeveria komunare si strukturë është krijuar në vitin 1992. Organet qeverisëse të komunës janë Këshilli dhe Kryetari i Komunës të cilët zgjidhen direkt nga komuniteti. Komuna ka një staf prej 12 punonjësish, 5 punëtorë shërbimi, dhe 7 kryetarë fshtarash.

Kultura dhe Tradita

Simoni, Kaçinari dhe Arrëzi kanë patur të zhvilluar zejet dhe artizanatin e përpunimit të shajakut dhe prodhimit të kostumeve të larmishme tradicionale. Artizanët janë shquar për punimet në dru, zbukurimin e odave dhe të mjediseve të tjera të banesave të krahinës.

Qeveria Vendore

S

Kaçinar

XIII- Kultura dhe Tradita

Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I

23


Marrëdhëniet me Donatorët

XV- Marrëdhëniet me Donatorët

Q

Qeveria komunare ka marrëdhënie korrekte me donatorë të huaj e vendas që operojnë në Shqipëri. Ndër më kryesorët janë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka realizuar volumin më të madh të investimeve në komunë, kryesisht në fushën e infrastrukturës rrugore: Rruga Kaçinar-Arrëz ndërtuar në 1994-1995, me vlerë 20,000 USD. Ura pasarelë në fshatin Shpërdhazë, ndërtuar në 2003, me vlerë 60,000 USD. Rruga që lidh qendrën e komunës me fshatin Kuzhnen, e gjatë 6.5 km, ndërtuar në 2004, me vlerë 200,000 USD. Ura e Ndredit me vlerë 60.000 USD ndërtuar në vitin 2006.

3-Rrethimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në fshatrat Simon e Kaçinar 4-Ndërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë me vlerë 100,000 USD 5-Rikonstruksionin e plotë të ambienteve të qendrës së Komunës 6-Mbështetjen financiare për aktivitete edukative, arsimore, kulturore e artistike në shkolla PNUD. Investime në infrastrukturë vaditëse në fshatrat Shtuf (19,000 USD) dhe në rikonstruksion e rrugës së fshatit Arrëz (20,000 USD)

Banka Europiane. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Simon, në vitin 1998, me vlerë 120,000 USD.

IFAD-2. Fokusuar në investimet për vaditje, financoi 155,000 USD për kanalet vaditëse në : - fshatin Shpërdhazë (90,000 USD) - në lagjen Preçaj në fshatin Simon (35,000 USD) - në lagjen Çupaj në fshatin Kaçinar (30,000 USD)

“Fondacioni Për Punësim, Vetëpunësim dhe Formim Profesional’’ pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vitin 1998, me fondin prej 28,000 USD u bë rikonstruksioni i pjesshëm i rrugës Qafë Vorrëz - Shëngjergj. Karitasi Austriak. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Arrëz si dhe pajisja e disa shkollave në komunë me orendi shkollore me vlerë 200,000 USD. Drejtuesit e Famullisë së Kaçinarit. Prej vitit 1990 e në vazhdim, kanë dhënë fonde për: 1-Ura pasarela të vogla për fshatra e lagje në Simon, Kaçinar, Shpërdhazë etj. 2-Shtrimin me çakull në segmentet më të dëmtuara të rrugëve dytësore brenda Komunës

24 I Profili i Komunës Kaçinar

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë fonde për: - Qendrën Shëndetësore Kaçinar - Ambulancën Arrëz - Ambulancën Simon - Ambulancën Shtuf - Ambulancën Shëngjergj - Ambulancën Kuzhnen - Ambulancën Shpërdhazë

2,000,000 Lekë 2,000,000 Lekë 1,500,000 Lekë 1,000,000 Lekë 1,500,000 Lekë 1,000,000 Lekë 1,000,000 Lekë


N W

E S

KUKËS PUKË

SHKODËR

Botues: Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Klos

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20 Tiranë, Shqipëri Kutia Postare 7451 Tel: 04 2229077 Mob: 06920421190 E-mail: info@cangoalbania.org Web: www.cangoalbania.org

Kaçinar LEZHË Rubik

Reps

MIRDITË Rëshen

Kurbnesh

Perlat Qendër

Graphic Design: Studio “Tartari” Shtypshkronja: Gentgrafik Tirazhi: 750 Kopje Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e CANGO si burim i këtij prodhimi.

LAÇ BURREL

KRUJË DURRËS

PESHKOPI


PROFILI I KOMUNËS KAÇINAR

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Komuna Kaçinar, Mirditë, Shqipëri Tel: 0216 29903 E-mail: komunakacinar@yahoo.com

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20, Tiranë, Shqipëri Kutia Postare 7451 - Tel: (04 2229077) - Mob: 06920421190 E-mail: info@cangoalbania.org - Web: www.cangoalbania.org

Kaçin

Kaçinar

Kaçinar


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Komuna Kaçinar by Mirdite Mirdita - Issuu