Skip to main content

Oferta per te vdekurit

Page 1

Oferta për të vdekurit


Një burrë shkon te famullitari dhe i kërkon të kremtojë një Meshë për të vdekurit e tij, por i thotë se nuk ka mundësi të japë ofertën e vendosur.


Famullitari i thotë: “Biri im, a e di se sa shpenzime ka Famullia. Ti nuk ke askënd në familje që mund të të ndihmojë ?”.


“Kam vetëm një motër”, thotë burri, “por fatkeqësisht ka marrë një rrugë të keqe”.


“E çfarë rruge ka marrë?”, pyet famullitari.

“Ah ta dinit, Pader, është bërë murgeshë!”


“Po a nuk e di se është një dhuratë e madhe të kesh një motër murgeshë, ti je me fat, motra jote është nusja e Zotit”.


“Ah, atëherë, meqë qenka kështu, kremtoje meshën, për ofertën do të mendojë pastaj kunati im!”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Oferta per te vdekurit by Mirdite Mirdita - Issuu