Skip to main content

OBELISK 203

Page 1

Mars

2018

1


REVISTA OBELISK

12

...........................

botime vetëm

1200L Obelisk 203

Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti X-të i botimit - Nr.203 Mars 2018 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: rlushi@yahoo.it

Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

ABONOHU TANI

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it

1200 LEKË

12muaj 2

apo

Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0130-260249-001 IBAN – AL12 2061 1035 0000 1302 6024 9001 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2018 Tirazhi: 500 copë


Mars

2018

Përshëndetje i dashur lexues i “Obelisk”-ut,

Në konfidencë, ky numër special për babain tim, poetin Skënder Rusi, që vjen si një dhuratë e çmuar nga botuesi Roland Lushi, përngjason për mua dhe familjen time me përjetimin e ngrohtë të promovimit, me librat e botuar të Skënderit, me vargjet që interpretohen dhe ta bëjnë të ëmbël shijimin e poezisë, me ndjesinë e mirë që jeta është e ngrohte dhe njerëzit mbartin lumturi brenda vetes. E gjithë kjo, përkon me krijimin e një atmosfere që siç e thoshte Jean Kokto, e bën poezinë të çmuar e të pazëvendësueshme: megjithëse nuk e dimë asnjëherë deri në fund se përse ajo është e tillë.

Në familje, ne jetojmë në një shtëpi fletësh të printuara çdo ditë, shënime të hedhura, të prishura, të rishkruara prapë, me lexime që nisin nga paqësia e zërit deri te tonet e larta, kush ka të drejtë dhe pse. Im atë, poeti, ka një durim mahnitës në gjithë këtë. Krijon, e trishtimi i mendimit, përzjehet me forcën dhe e mposht frikën, aq sa e bën të dashur jetën dhe e mbush atë me pasion. Kështu duhet të jenë poetët, njerëz që vjedhin frikën e botës dhe e mbyllin në mure hermetikë, ku tradhtitë, zhgënjimi, mashtrimi dhe kotësia e botës, shndërrohen jo në kërcënim real, por në ca gjendje që me një të rënë të lapsit mund të mposhten si

krijesa të dobëta e pa vlerë. Poeti fillon ku mbaron njeriu, është një shprehje që synon të ndajë brenda individit jetën reale dhe jetën e kthyer në metaforë, por kjo është e pamjaftueshme në rastin e tim ati, që krejt jetën e vet e ka shkrirë në poezi; vitet e moshës nuk përkojnë me faqe kalendarike por me data botimesh e vëllimesh teksti. Ka një kalvar të gjatë e interesant, nga botimi i tekstit të parë, deri në ditët e sotme kur i ndan krijimet nën shijet e gjendura të familjes. Këtu qëndron dhe e veçanta e krijimit: poetët kanë përherë të drejtë. E imagjinoni dot sa larg temperamentit tonë ballkanas, është t’i japim 3

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

të drejtë njeri tjetrit? Po sikur t’i jepnim të drejtë poetëve, sa e lehtë dhe e mirë do bëhej krejt ekzistenca jonë? Sikur ta linim botën të miklohej nga ndjenja dhe mirësia, nga e pathëna, që është hyjnore dhe e qiellt, dhunti e poetit që fjalët i bën bekim për njerëzit dhe botën? Sa më mirë do ishte që të harronim një çast brengat dhe mëritë, e në vend të heshtjes poezia të mbushte përbrenda secilin prej nesh. E them këtë, pasi gjithmonë kur në familje lexojmë krijimet e reja të Skënderit, qoftë unë, qoftë motra dhe nëna ime, nisim debatojmë me të madhe, sikur të jetë diçka për jetë a vdekje biseda. Sepse e tillë, për jetë a vdekje duhet të jetë dhe poezia, kumti i saj, mundësia që ne duhet ta kemi, për ta bërë ekzistencën tonë jo vetëm të bukur, por unike dhe të rimueshme me përjetësinë.

po, duhet të ketë përherë të drejtë në vargjet e tij; brenda familjes, gjithmonë kur duhet të mbajmë një qëndrim, në përjetimet e para të leximit të një poezie të re, ndeshim një rebelim të heshtur, por të qëndrueshëm të Skënderit; edhe herët kur nuk biem dakord, poeti dhe njeriu dinë të tërhiqen, të mbyllen në një vetmi të çmuar, që ka mendimin dhe shqetësimin, për t’i bërë gjërat të tingëllojnë jo vetëm të qarta, por edhe të dashura, jo të dhimbshme por të mbushura me ndjenjën fisnike të dashurisë. “E gjatë është nata që nuk do të gjejë kurrë ditë”, janë fjalët e Shekspirit, në “Makbethin” e tij, e ndërsa më vjen ndër mend procesi krijuesi Skënderit, me bëhet të shoh gjithë kundërshtinë, rebelimin, shpirtin e tij, për t’i carë me duar honet e errësirës. Dhe bota e verbër nis e mësohet me ëmbëlsinë e zërit, me brishtësinë e të bukurës dhe të mirës që Më lejoni të them dhe duhet ta kemi mes nesh. diçka të fundit për krejt Një nga pikëpyetjet e babain tim, poet. Krijuesi, mia më të qëndrueshme, 4

në këtë drejtim, ka qenë rreth dilemës: përse shkruajnë krijuesit? çfarë është poezia? Kjo pyetje, e drejtuar ndaj kujtdo, mund të marrë forma të çfarëdollojshme, por unë përgjigjen e kam marrë që shumë kohë më parë, e më ka ndriçuar butësisht gjithë jetën. Poeti është ai individ që di dhe mundet të japë për të tjerët, gjithë ekzistencën e vet. Nuk bëhet fjalë për gjëra të vogla, të matshme, materiale, sjellje apo reagime çfarëdo: e imagjinoni dot shpirtin e një poeti, tallazin e trazuar të një deti të tërë, që derdhet e ofrohet në fronin e një gote, për të shuar etjen e njerëzve? I tillë është dhe babai im, çdo ditë, hedh në kupën e botës, pak nga drita e tij e shpirtit, sa ajo të mbushet plot, sa ai të thotë e solla për ju, e ne të trokasim gotat, duke e ditur që po marrim nga pak përjetësi të kaltër, peti, brenda vetes sonë, duke u bërë më të mirë, e më hyjnorë, për njëri tjetrin. Eris Rusi


Mars

2018

Jetëshkrimi dhe karriera artistike e poetit

Skënder Rusi

Krijimtaria letrare e Skënder Rusit ka hyrë në panoramën artistike të vendit tonë, duke u bërë simbol i poezisë lirike bashkëkohore dhe duke lidhur lexues të panumërt në vend dhe jashtë tij. Pjesa më e madhe e këtyre poezive janë përkthyer dhe janë përfshirë në antologji të përmasave të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, duke fituar çmime të para dhe vlerësime të tjera të rëndësishme për vlerat e veçanta të tyre. Poeti Skënder Rusi ka drejtuar për 14 vjet si kryetar, Klubin e Shkrimtarëve “Bota e re” Korçë, duke krijuar modelin e afrimit, nxitjes, promovimit të vlerave poetike për autorët e Qarkut Korçë, dhe duke u përfshirë në proceset e botimit dhe promovit të librave të këtyre autorëve në Shqipëri dhe më gjerë. Zoti Rusi është autor i një prej librave të rrallë që një poet i kushton qytetit të lindjes, Korçës, me përmbledhjen poetike “Korçës një fjalë dashurie”, ku të gjitha poezitë janë himne për këtë qytet. Aktiviteti i tij në fushën e kulturës ka një shtrirje profesionale 27 vjeçare, duke

nisur si drejtor i Pallatit të Kulturës së këtij qyteti për periudhën 1991-1996 dhe drejtor i Bibliotekës së qytetit nga 1997 e deri më 2017.

përgjatë periudhës 1976-1978.

Kjo periudhë përkon edhe me paraqitjen profesionale përballë lexuesit të kohës, me botimin e librit të parë me poezi “I Njomë ishte bari”, i publikuar në vitin Ja si përmblidhet, e ndarë në 1975 nga shtëpia botuese “Naim pjesë kryesore, kujtesa e poetit Frashëri”. për veten e tij: Në vitet 1979-1984, emërohem Arsimimi dhe karriera mësues letërsie në Vishocicë të profesionale Devollit, duke qenë i fokusuar Kam mbaruar studimet e ngushtësisht në botimin e larta për gjuhë-letërsi në vitet cikleve poetike në organet 1971- 1974. Pas përfundimit letrare të kohës, gazeta :Drita” të studimeve universitare, u dhe “Zëri i rinisë”, si dhe duke emërova mësues i Letërsisë botuar vëllimin e dytë me fillimisht në zonat e thella të poezi “Lirikë”Në vitin 1984 u Librazhdit, në fshatin Gurakuq diplomova për dramaturgji. dhe lokalitete të tjera të zonës

5

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Jetëshkrimi dhe karriera artistike e poetit Skender Rusi

Nga viti 1987 deri në vitin 1991, u emërova si libretist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi’’ në qytetin e Korçës.Aktiviteti profesional në këtë periudhë kulmon me botimin e dramës “Dikush hyri mes nesh”, e cila u vu në skenë nga trupa e Teatrit të Korçës dhe në Konkursin kombëtar të Dramaturgjisë të zhvilluar në Tiranë, u nderua me çmim të dytë. Gjatë kësaj periudhe kam krijuar 200 tekste këngësh te interpretuara në festivalet kombëtare dhe te rretheve, nga të cilat 35 janë vlerësuar me çmim të parë. Nga viti 1991-1996 kam punuar ne Pallatin e Kulturës në Korçë me funksionin drejtues, njëherësh kam drejtuar Klubin e Shkrimtarëve “Bota e Re” për 14 vjet rresht, duke ngritur profilin e këtij Klubi në nivele të larta, falë bashkëpunimeve, aktiviteteve, botimeve dhe krijimit të lidhjeve të qëndrueshme me Klube të tjera poetike në Shqipëri dhe jashtë vendit. Nga viti 1997 e në vijim kam ushtruar detyrën e drejtorit të Bibliotekës në qytetin e Korçës, duke konsoliduar drejtimin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të këtij qyteti. Në ndihmë të administrimit, menaxhimit dhe drejtimit të këtij institucioni, u përzgjodha në një projekt për specializimin e drejtuesve të bibliotekave të vendit, në një trajnim të organizuar në Kajro të Egjiptit.

6

Botime letrare Kam botuar 21 vëllime poetike dhe një dramë dhe një komedi në karrierën time 45 vjecare. Një pjesë e madhe e poezive të mia janë përfshirë në antologji kombëtare dhe ndërkombëtare Lista e librave që kam publikuar në vite: 1. I njomë ishte bari, poezi 1975 2. Lirikë, 1982 3. E paske një mall, poezi 1987 4. Dikush hyri mes nesh, dramë, 1987 5. Dhe vjen një moshë, poezi 1999 6. Net marrëzish, poezi, 2002 7. Simfonia e takave, poezi, 2003 8. Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra..., lirika dashurie, 2004 9. Gruaja mëkatare, poezi, 2005 10. Ç’ditë e bukur për të vdekur, poezi 2005 11. Lojë poetike me tanka, përkthime, 2005 12. Trokitje në dëborë, komedi, 2007 13. Duhet të duhemi, lirika, 2007 14. Digjen meteorë, poezi të zgjedhura, 2008 15. Korçës – një fjalë dashurie, poezi, 2009 16. Ndodh ndonjëherë, poezi, 2010 17. Edhe qiejt mëkatojnë, poezi, 2012 18. Une s’të kam dashur ndonjëherë2014 19. Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja 2015 20. Me vete kam gjithmonë një Evë 2016 21. Është e imja kjo mbrëmje 2016 22. Mos m’i merrni mbrëmjet 2017


Mars

2018

Jetëshkrimi dhe karriera artistike e poetit Skender Rusi Vlerësime dhe cmime kombëtare 1.Medalje “Naim Frashëri”.03.10.1987 2.Urdhëri “Naim Frashëri”kl III.05.06.1989 3.Qytetar nderi Komuna Bilisht. 4.Nderi i Qarkut Korçë.25.03.2015. Për kontributin që kam dhënë në fushën e poezisë, me botimin e 21 vëllimeve poetike, përkthimin në disa prej gjuhëve më të rëndësishme perëndimore, për organizmin dhe pjesëmarrjen në aktivitete poetike të rëndësisë së vecantë, në 25 mars 2015 jam vlerësuar me titullin “Nderi i Qarkut Korçë”, me motivacionin: “Poetit që i këndon dashurisë me dimensione njerëzore të drejtpërdrejta në momentet e saj të magjishme, i kthjellët dhe i magjepsur, pasionant dhe i përmbajtur”. Në fushën e dramaturgjisë, jam vlerësuar me çmimi kombëtar për dramën “Dikush Hyri mes nesh”, në vitin 1987 .Gjithashtu jam vlerësuar : 1- Çmimi i parë në poezi në Konkursin kombëtar me rastin e 75- vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëvëe Tiranë, 13 tetor 2006 2. “Krenaria e shoqatës “Devolli”, me motivacionin: “Për punën e tij të palodhur shmëvjecare ka dhënë kontribut të madh në lëvrimin e poezisë shqipe. Duke u bërë një nga kritikët e shquar, ai i ka dhënë emër vetes, Devollit dhe gjithë Shqipërisë”. 2016

i netëve Korçare të Poezisë”. 07.06.2015 5.Shoqata e shkrimtarëve “Shqiptarët e Maqedonisë, çmimi “Libri poetik më i mirë 2005”, Shkup Maqedoni. 6.Çmimi II Kombëtar në poezi dhënë nga gazeta “Drita” në vitin 1982 në Tiranë. 7.Çmimi “Mitrush Kuteli”në vitin 1996. 8.Çmimi “Vinçens Prendushi”me motivacionin “Për vlera të spikatura në poezinë shqiptare” më 18.05. 2012. 9.Çmimi I Kombëtar në poezi më 13.10. 2006. 10. Çmimi”Genc Leka’’. Botime publicistike. 1.Meridian-Revistë letrare artistike. 2.Emigranti-Gazete e pavarur. 3.Korçari i vogël-Revistë për fëmijë. 4.Junior-Revistë për fëmijë. Aktivitete letrare, kulturore dhe bashkëpunime Kam ideuar aktivitetin më të rëndësishëm poetik, për ngritjen dhe promovimin e vlerave poetike të poezisë shqipe brenda dhe jashtë vendit “Netët Korçare të Poezisë”, i cili për 21 vjet e në vijim është shndërruar në traditën që e identifikon Korçën poetike në sytë e shijuesit të poezisë brenda dhe jashtë vendit. Kam redaktuar dhe promovuar rreth 200 libra te poeteve të rinj duke vazhduar më tej traditën letrare të Korçës.

3.Çmimi “Mik i Dritëroit” me motivacionit “Me vargun e tij lirik ka sjellë vlera të larta estetike në poezi. Vepra artistike e Skënder Rusit shquhet kryesisht për vlerat e dashurisë njerëzore”, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve ‘Miqtë e Dritëroit”, Bilisht. 4.Çmimi “Bota e Re”, motivacioni “Për poezinë e tij lirike plot tingull e harmoni dhe si nismëtar 7

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

CIKËL POETIK NGA SKËNDER RUSI

“Nuk dua të ik i zemëruar “ Gjithmonë poeti banon brenda një shpirti që nuk vdes dhe poezia edhe në realitetin e sotëm mund të shihet nga të rinjtë si një mundësi e çmuar e komunikimit dhe e shprehjes, duke edukuar vlera të lirisë, të së vërtetës, të së mirës dhe të së bukurës. Poezia për Skënder Rusin është si muzika, duhet të ketë një logjikë të sajën, duhet të mund të interpretohet dhe të ngacmojë emocionet, ndjesitë, kujtimet, përmes fjalëve. Poezia është liri, dhe nëse do t’i vishnim asaj një fytyrë, poeti do të pëlqente fytyrën e diellit. Jeta, vdekja, dashuritë, ditët e mjegullta dhe trishtimi i brishtë, dhimbja dhe ankthi i ekzistencës, por dhe dëshpërimi i rrallë i bukur që jeta është unike, lëvizin në krijimin artistik të poetit. Në një kopsht, siç është ky i poezisë, poeti ka aromën e tij, e cila është e veçantë dhe nuk mund ta ngatërrosh me të tjerat. Kjo është aroma e dashurisë, dhe kush e ndjen atë, ka ndjerë jetën. Poeti i bën të tijat edhe dashuritë e të tjerëve, të miqve dhe shokëve, të cilët janë shumë dhe i japin mundësinë t’i përsosë artistikisht në vargje.

8

KAPITENI I ANIJES Dhe vjen një çast kur mua më vjen keq, Që kaq të lodhur sot ju po më gjeni! Po bëhen shumë dete që unë dot s’i ndjek, U mplak kapiteni! Rrethuar jam me ujra të mbetura, Anije si kjo më s’do të gjeni! Brenda saj jam unë me dashuritë e vdekura, U lodh kapiteni! Unë e di që duhet të vdes me të, Në fund të detit bashkë do të jemi! Ndaleni këtë anije që po mbytet pranë jush, Jam kapiteni! Dhe vjen një çast kur mua më vjen keq, Që me këtë anije më nuk do të jem! Unë i dhashë asaj lavdinë që përgjithmonë ta ketë! Ajo më dha vdekjen që përgjithmonë ta kem! Djall o kapiten!


Mars

2018

NË MOSHËN E KAFES SË HIDHUR

TË JESH HERO

Jam në moshën e kafes së hidhur, Çdo filxhan le të ketë pak helm, Po pse e gjithë bota më mban të lidhur, Jam Krisht në Korçë,jo në Bet’lehem!

Kam frikë që të bëhem Hero, Në vendin tim që është i çuditshëm! Me mua s’dua të merret asnjë skulptor, Sado që të jem unë i lavdishëm!

Kush më ka kryqëzuar s’e di ende, Më mirë mos më pyesni për këtë! Jam në një moshë që duhej ta gjente Përse? Për çfarë? Për kë?

Asnjë s’do pranoja të më bëjë monument, (Mund të më rrëzonin edhe mua në çast,) Tek ne të venë unazat kot edhe po të jesh poet, Edhe po të jesh shkencëtar i madh!

Më pëlqen kur filxhanin ma kthejnë, Kam filluar t’i besoj dhe atij! Ja,një tufë e madhe me shpendë, Që më ftojnë në qiell tani! Jam në moshën e kafes së hidhur, Tani ,sheqer nuk harxhoj më! Jam njeriu që jeta e ka bindur, Se vdekja ekziston,megjithatë! NJË KËNGË E DËSHPËRUAR Sot jam ai që s’dua të jem, Përfytyroni një pyll me asnjë ketër! Jua kisha harruar edhe emrat njerëzve, Ose nuk më pëlqente t’iu thërrisja në emër! Disa më duken tmerrësisht të vegjël, Akoma më të vegjël më duken të mëdhenjtë! Unë një herë bëhem dimër me ta, Një herë vjeshtë! Seç mban këtu brenda kjo kokëza ime, Lumë që rrjedh e kërkon detin! Sot ndjehem i vetëm,përtej çdo vetmie, As dorën nuk e dhashë të ma prekin! Është dita që unë i kam braktisur të gjithë, Në këtë qytet me sharlatanë tepër! Tani do të shkoj të gjej dashuritë, Në atë pyll ku s’ka asnjë ketër!

Asnjë nuk do pranoja të bënte ç’të desh, (Kjo ndodh me heronjtë jo pak!) Ca u ngrenë atyre piedestal në shesh, Ca të tjerë i tërheqin zvarrë mbi asfalt! Kam frikë që të bëhem Hero, Në vendin tim ku heronjtë s’rrinë në varr! Në mëngjes tek ne gdhihesh dëshmor, Në mbrëmje ngrysesh tradhtar! MUND Mund të jetohet edhe me dhimbjen, Që Zoti për ty e paska zgjedhur! Mund të jetohet edhe me zjarrin, Që gjithnjë ti e mban të ndezur! Mund të jetohet edhe me erën, Me shiun që bie parreshtur! Mund të jetohet edhe me detin, Që brenda teje është duke fjetur! Mund të jetohet edhe me urrejtjen, Nën pemët që gjethet i kanë hedhur! Mund të jetohet edhe me vdekjen, Dhe sidomos kur vetë e ke zgjedhur! NJERËZ Besojeni: Unë ju kam dashur më shumë se sa më donit, Kam bërë më tepër Se sa ju për mua! 9

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Në qoftë se jetën tuaj me timen Ju e shumëzoni, Unë timen me tuajën Gjithnjë e kam pjesëtuar! Mos e besoni: Ju kam urryer më shumë Se sa ju kam dashur! Kam qenë më i largët Se sa ju me mua! Në qoftë se trokitjet në zemër s’e di sa i kam pasur, Yjet në qiell i di Se i kam numëruar! Besojeni: Gjithnjë e më shpesh Më gjen të trishtuar, Dhe për të qeshur, më s’mund të qesh! Paçka se kam lindur që të jem i gëzuar, Dhe t’i gëzoj të tjerët, Këtu në mes nesh! Njeriu lind të dojë dhe ta duan, Po bota përreth është indiferente! Dikush ndez zjarre Dikush tjetër i shuan, Dikush tjetër ngre monument Për vete! EMRI I NJË GRUAJE Dikush shkroi mbi xham Emrin e një gruaje, Dhe iku pastaj duke qeshur! Erdhi një tjetër, Po s’e prishi dot! Ai iku Dhe u kthye në mbrëmje, E bëri xhamin copë-copë! Eh,ç’botë!

10

POTHUAJSE Ti je pothuajse e gjitha prej ajri, Dhe i ke sytë pothuajse sulmonjës! Ti je pothuajse ajo që më duhej, E dashur si ky shtrëngim i dorës! Ti je pothuajse e veçantë gjithmonë, Përqafimin e ke torturonjës! Në se do të ndodhte të isha piktor, Do bëja me ty kryeveprën e botës! Ti je pothuajse ajo që dua unë, Por ti ende nuk e di këtë! Po të humba ty,dije që kam humbur, Pothuajse çdo gjë!

GRUAJA MËKATARE NJë grua ,më e bukur se sa duhej, Lindi një vajzë tmerrësisht të shëmtuar! Por ajo s’e mbante mend kur ish përmbysur bota, Dhe pse lumenjtë,në det kishin përfunduar!? Burri i saj ishte,edhe ai i bukur, Të bukur i kishin edhe dy fëmijët e tjerë! Dhe natyrisht që Zoti Nuk kish dhënë urdhër, Që ajo me një të shëmtuar të shkonte këtë herë! Në kokën e saj gjithçka ish ngatërruar, Dhe ajo s’e mbante mend me kë ish puthur! O,po ti paske qenë e tmerrshme për të mëkatuar, O grua që gabimisht je e bukur!


Mars

2018

KAM ENDE KOHË

NË TË NJËJTËN TAVOLINË

Sa mirë bëtë që më zgjuat, Kam ende kohë që t’ju flas! T’ju them përse na ikin të bukurat, Dhe të shëmtuarat na vijnë nga pas!

Jemi në të njëjtën tavolinë. Po dëfrejmë! Këtu ngrihen shëndete për njeri-tjetrin! Vetëm njërin prej tyre,të gjithë s’ e pëlqejnë, Regjistruesin e dreqit!

T’ju them përse na ikin mëngjeset, Pse vijnë kaq shpejt muzgjet gri!? Dhe hëna lëviz nëpër qelqe, Dhe qelqet janë dashuri! Nuk dua të ik i zemëruar, As të zemëruar t’ju lë juve! Hedhur mbi sup kam dorën tuaj, Kjo është fillimi i një rruge! Sa mirë bëtë që më zgjuat, Nuk e kam moshën për të fjetur! Kjo rrugë është e ngatërruar, Kush ec në të s’ka për të vdekur! VJESHTA E NJË PEME

Jemi në të njëjtën tavolinë. Po qeshim! Këtu shkrihen gazit me njeri-tjetrin! Veç njeri prej tyre e shkel syrin djallëzisht, SMS-ja i dreqit! Jemi në të njëjtën tavolinë. U pimë! Po shajmë dhe lavdërojmë kokat e qytetit! Vetëm njeri prej tyre po mban shënime, Spiuni i dreqit!

EDHE PAK

Ti je krejt e veçantë si kjo pemë, Që e rrahin vazhdimisht erërat! Çdo degë e saj është një vjeshtë, Ku ngjiten edhe zbresin ketrat!

Edhe pak për të arritur,edhe pak, Në atë vend ku shkojnë që të gjithë! Dhe një vjeshtë,ndoshta,është larg, Mund të jetë,ndoshta,dhe një dimër!

Gjethet e saj si ky shi i verdhë, Bien edhe vdesin mbi dheun e lagur! Ti je krejt e veçantë si kjo pemë, Që ca gjethe për mua i ka ruajtur!

Edhe pak për të arritur,edhe pak, Në atë vend ku mua po më presin! Dhe një dimër,ndoshta,është larg, Dhe një zjarr na duhet që ta ndezim!

Në gjithë këtë pyll ku ditët i humbja, Pothuajse çdo pemë xhvishet krejt! Ti ke mbetur gjithnjë delikate si puthja, Prandaj kam frikë të të prek!

Edhe pak për të arritur,edhe pak, Fati im gjithnjë ka hapur dyer! Ai vend nuk qenka dhe aq larg, Por asnjë,prej andej,s’është kthyer!

CIKËL POETIK NGA SKËNDER RUSI

“Nuk dua të ik i zemëruar “ 11

...........................


REVISTA OBELISK

Çdo njeri është i lidhur me origjinën e tij, fëmijëria është një tokë e largët, por jo e huaj, e dashur dhe e ngrohtë kur kthen sytë e gjen kujtimet e një jete të tërë.

KUR ISHA FËMIJË Kur isha fëmijë desha të isha këpucë përmbi akuj, Të isha gur mbi xhamat e fqinjëve, Të isha kapsolle që hidhej për të plasur Në këmbët e vajzave prej ulërime! Çdo gjë që bëja, Më pëlqente të kriste! 2Kur isha fëmijë desha të isha Tom Sojeri i klasës, Të isha shkaku për të më vënë prangat, Të isha dhimbja për shoqen time të bankës, Kur të më shihte si po m’i hiqnin “gradat”! Çdo gjë e bëja Që të më pëlqenin vajzat! 3Kur isha fëmijë desha të isha orë e mbetur në mur, Ku koha të kishte ndalur, akrepat të kishin vdekur, Që fëminia të zgjaste sa një moshë e pafund, Ose,të paktën sa një shekull! Eh,përveç fëminisë Asgjë s’më ka mbetur! ...........................

12

Kështu tingëllon shpirti i Skënder Rusit ndërsa sheh pas fëmijërinë dhe origjinën e tij. Është e pamundur,kur bie fjala për këtë këngëtar të rrallë,finesa poetike e të cilit pushton ëmbëlsisht shpirtin e kujtdo që e lexon,të mos dëgjosh nga bashkëbiseduesit shprehje që ,edhe se të thëna fare pak ndryshe nga njeratjetra,përmblidhen tek fjalët:”Ah,sa poet i ëmbël që është!” Apo :”Sa të bukura i ka poezitë!”Kërkënd deri më sot nuk kam dëgjuar të thotë se poezia e Skënder Rusit çalon këtu apo atje.Të gjithë e pranojnë si një poet që ka shpirtin e së bukurës! Ja si shprehet vetë poeti për të shkuarën dhe origjinën e tij, që i janë pjesë e krejt ekzistencës krijuese: “Fëmijëria ime ka pasur diçka të pazakonshme,që mua më pëlqen ta quaj të jashtëzakonshme. Dhe kjo ka qenë Vishocica, vendlindja ime, fshati më i bukur i botës, që ngrihet pranë një kodre me akasie,e cila s’është gjë tjetër veçse tepërica e dashurisësë saj.E pra,është kjo dashuri,që më pëshpëriti në vesh fjalët magjike për t’u bërë poet.Dheunë nuk ia prisha.”Dhe sado larg që unë të jem, /Ngado që ta shkoj moshën, / Unë e di mirë se doma lesh / Një gur ta mbështes kokën!” Këtu është krijuar edhe teksti i parë poetik i Skënder Rusit. Nuk ka qenë poezi, por poemë. Diçka për veten e tij (ishte 12 vjeç atëherë) Po ju lexojmë vetëm një strofë prej saj dhe nuk ka nevojë të interpretohet ky hap i parë, sepse nuk


Mars

2018

mund të gjykohen fëmijët: “Si top bore, një këngë të pabindur/E mora dhe qëllova mbi një zemër!/Lamtumirë o fshat ku ka lindur/Një poet që ende s’ka emër!” Kjo është pikënisja e rrugëtimit poetik të Skënder Rusit. Me dëshirën për të krijuar një botë ku ndjenjat të ishin ato që përcaktonin lindjen dhe perëndimin e ditës, poeti Rusi ushqen shpirtin e tij me gjithçka që quhet letërsi. Është një dashuri e plotë dhe e pakushtëzuar ajo që ai ndjen për poezinë. Me perfundimin e shkolles se mesme, ne vitin 1969 e dërgojnë ne Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder, dega gjuhe letersi. Gjithnje kishte pasur deshire te studiontene Tirane, por kjo nuk ndodhi, sepse dikush i pat gjetur 'nje njolle ne biografi. Pergjate gjithe viteve te komunizmit kjo "njolle" nuk do t’i ndahej asnjehere. Kudo qe te isha ai, atje do t’i vinin edhe letrat qe spiunonin biografine e tij. E kush mund ta kuptonte, atëherë, perse ndodhte keshtu, kush ishin ata qe shkruanin letra dhe perse duhej te sulmonin me mijera menyra e mijera intriga..."? Një nga poezitë e shkruara shumë kohë më vonë nga poeti Rusi, e përmbledh këtë përmasë të botës ku jetojmë, me njerëz që dintë të bëjnë keq, dhe sillen si të tillë, sikur të kenë lindur në anën e kundërt të së mirës mbi botë: "Kam marre vesh/ se jeni bere dimra kunder meje/, miqte e mi/, qe ju kam dashur me teper./ Po kjo nuk eshte shkak per te vrare veten./ Kjo eshte normale ne nje bote te eger/. Nuk e ka fajin Shekspiri qe krijoi Jagon/, as Getja per Mefistofelin nuk ka faj/. Nese ka pasur nje Salier te neveritshem/, kjo ka ndodhur se ka pasur nje Moxart/. Okej, me mire me ca 'miq' me pak"!

1- Parajsa që mban brenda prindërit Parajsa është edhe selia e njerëzve që në tokë kanë gjeneruar dashuri, prindërit, fëmija, e dashura: erdhi vjeshta, ah, erdhi vjeshta,? E çoi nënën në qiell, atje lart! (Nëna dhe luleshtrydhet e saj). Atje lart në qiell, me kë ke lënë takim. Çdonjërin nga ne qielli lart e pret. (Tim eti, dy fjalë). Në fakt, Zoti nuk mund të jetë gjthandej, në të nëjtën kohë, ndaj i ka krijuar nënat. E këtë dashuri që shkund shpirtin, poeti e ka për nënën e tij. Ai shprehet: "Sa here gjendesha keq, me kujtohej nena ime, Emineja. Ajo me shfaqej befas dhe me pyete, 'Si je bir?', 'Perse lodhesh kaq shume?', 'Cfare te shtyn te rrish gjithe diten mbi libra?', Dhe ashtu ne perfytyrimet e mia i pergjigjesha, 'Nene, librat me jane bere te nevojshme si ajri, kam dashur t'i braktis, por asnjehere nuk kam mundur'. 'Nese do te isha arrestuar ndonjehere, vetem dhimbjen e nenes nuk do ta kisha perballur dot kurre', thote poeti Skender Rusi, duke perfunduar edhe tregimin e tij. Ndersa mua si gjithnje, me kujtohet nje poezi e tij, shkruar 13

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

per nenen 'Gjithnje po behesh me e krrusur/, sikur po i afrohesh tokes/. Une jam atje ne syte e rrudhur/, ku eshte fillimi i gjithe botes/. Gjithnje po behesh me e vockel/, ku e ke futur gjithe ate shpirt/? Si hene e ngrene brenda dhomes/, mbi koke me rri edhe me ndrit/. Gjithnje po behesh me e lehte/, mos ke ndermend qe te largohesh/ ? Me bej nje shenje e ngjitem vete/, qiellit t'i them qe do vonohesh...". 2. Fillimi poetik dhe miqtë e poetit Tregimi i Skënder Rusit nis serish: "Pas shume sulmesh te tilla, ne vitin 1971 botova poezine e pare te gazeta 'Jeta e Re' ne Shkoder dhe disa shkrime kritike ne gazeten "Drita", na tregon ai. " Po ate vit shkrova poezine "Pranvera". Ishte nje pranvere e cuditshme, sepse ishte brenda nje pranvere qe nuk ekzistonte. Ne vitin 1972 botova nje cikel me poezi ne faqen letrare te "Zeri i Rinise". Mbaj mend qe u prit shume mire. Ato poezi me dhane mundesi te njihesha me boten letrare, por edhe te njihesha me miq te rinj. Edhe pse nuk isha i bindur se sulmet ndaj meje nuk kishin perfunduar, bashke me dy miqte e mi, Visar Zhitin dhe Simon Vrushon qe deri atehere kishim perkthyer fshehurazi poezite e Jevtushenkos, nisem te shkruanim nje antiroman. Deshironim te sillnim nje permbysje te krijimtarise se atehershme. Edhe sot kur e kujtoj me duket se ka qene thjeshte nje marrezi qe do te na kishte kushtuar shtrenjte. Antiromani nuk u shkrua kurre, sepse ishte e veshtire te realizohej nga tre autore njeherazi. Ndoshta ishte fati yne qe ndodhi keshtu. Ashtu si edhe me pare vazhdonim te perkthenim fshehurazi Jevtushenkon. E megjithate sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, ne vitin 14

1973, pas deshtimit me antiromanin, dergova ne shtepine botuese 'Naim Frasheri' ne Tirane librin e pare poetik, 'Etja'. Pergjigja qe mora ishte shokuese. Libri m'u kthye per gabime ideologjike. Gjithnje kisha kujtuar se libri do te mund ta kalonte censuren, por nuk ndodhi ashtu. Per here te pare ndjeva frike. U bera gati te prisja pasojat. Kisha nisur ta perfytyroja veten me duar te prangosura. Njerezve te regjimit nuk mund t'u kalonte asgje. I trembur prej gjithckaje, braktisa provimet dhe u nisa drejt Tiranes. Gjendesha ne nje pozicion te veshtire. Ne Tirane u takova me redaktorin tim, Vehbi Skenderin. Ishte ndihma e tj qe me nxori nga kjo situate. Nuk kam per ta harruar kurre. Nuk do te harroj kurre as ndihmen e shefit te shtepise botuese 'Naim Frasheri', Dhimiter Fullani. Atehere kuptova se njerezit e mire jane edhe miq te mire". 3- BOTIMI I PARË Njerëzor, komunikues, plot pasion, dinamik, i ëmbël, magjik dhe i afërt, Skënder RUSI, ky poet lirik i mrekullueshëm, që fjalën e ka shndërruar në një gjymtyrë të vecantë të shpirtit të tij të madh, të bukur dhe shpërthyes, ka mbi katër dekada që lëvron me sukses lirikën shqiptare. Në fillimet e fillimeve, SKËNDER RUSI, jetonte në dimensionin e tij poetik, i heshtur, me sy zhbirues dhe i tëri si një lirikë e pashkruar, i bukur dhe i mistershëm, i dashur dhe fjalëpakë, me vargjet poetik që rriteshin thellë kraharorit të tij si një kopsht i fshehtë ende i pashpallur. Por shumë shpejt do të befasonte opinionin letrar jo vetëm në fakultet, por edhe më gjerë, në të gjithë vendin, me lirikat e tij të para të mrekullueshme, plotë dritë të fshehtë, magjike dhe tepër mbresëlënëse, sa origjinale aq dhe reale, njerëzore, si një


Mars zgjatim i natyrshëm i shpirtit të tij të bukur drejt lexuesit…Po vinte kështu një poet i ri mjaft premtues, një lirik shpërthyes dhe i mrekullueshëm, që do të trondiste lexuesin e lodhur me poezitë e ashtuquajtura të Realizmit Socialist. Skënder RUSI, iu shmang në mënyrë mjaft elegant dogmës poetike të kohës dhe solli një poezi lirike mjaft tingëlluese, origjinale, plot ëmbëlsi dhe bukuri njerëzore të rrallë. Libri I tij i parë me lirika titullohej “I njomë ishte bari” Tiranë 1975. Ja si shprehet vetë autori për këtë botim: “Libri i parë është si e puthura e parë që nuk harrohet. Në krijimtarinë time ai ka një emër qënuk e gëzoi dot,duke mos më gëzuar dot as mua.Titulli i tij ishte”ETJE”!Ishte një etje për ta jetuar jetën në të gjithë dimensionet e saj,për të pirë ajër dhe liri,për të sfiduar muzgjet dhe hijet e netëve të rënda që jetonimne shqiptarët. Dhe të gjitha këto,të mbështjella me mjegullën e trishtimit,bënë qëky libër të kishte 9 vjet vajtje-ardhje nga unë,tek shtëpia botuese”N.Frashëri” e pastaj nga shtëpia botuese”N.Frashëri” tek unë e kështu ai libër u bë si një gur sizifi që më duhej ta mbaja në shpinë për 9 vjet me rradhë.” 4-

Dramaturgu

"Gjithnjë kisha ëndërruar te shkruaja një drame dhe se fundi ia kisha dale mbane. Teatri “Andon Zako Cajupi” ne Korce e vuri ne skene. Drama 'Dikush hyri mes nesh' mori pjese ne konkurrimin kombetar dhe u vleresova me cmimin e dyte. Mbaj mend qe ajo mbremje ishte nje nga mbremjet me te bukura te jetes time. Te gjithe me uronin per cmimin e drames. Kur gjendesha ne kulmin e lumturise time, me takoi nje njeri i afert me pushtetin popullor te asaj kohe dhe

2018

me tha, 'Skender, urime per cmimin e trete'. 'Jo i thashe une, kam fituar cmimin e dyte'. 'Megjithate une po te uroj per cmim te trete', me tha prape ai dhe iku. Te nesermen ne gazeten 'Drita' une mora vesh se kisha marre vetem nje cmim inkurajues. Gjithcka ishte rrezuar brenda nates. Njerezit e regjimit kishin dhene vleresimin per mua. Une isha ai njeriu i keq me 'njolle' ne biografi. Pas cdo fitoreje shperblehesha me vetem me dhimbje". Ne kete çast nje poezi tjeter e tij është domethënëse: "Une te dua/, jo se je e bukur/, por sepse te urrejne te gjithe/. Dua te marr mbi vete/, gjysmen e urrejtjeve te tua/, mekatet, marrezite/. O Zot dua te jem sadopak i cmendur/, ne kete bote te trishte...".

,,

“Fëmijëria

ime ka pasur diçka të pazakonshme,që mua më pëlqen ta quaj të jashtëzakonshme. Dhe kjo ka qenë Vishocica, vendlindja ime, fshati më i bukur i botës, që ngrihet pranë një kodre me akasie,e cila s’është gjë tjetër veçse tepërica e dashurisësë saj.

,, 15

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

KRYQI PREJ DRITE I LIRIKUT

VISAR ZHITI Kur mbaron së lexuari librat me lirika të poetit Skënder Rusi,pasi çmallesh me shpirtin e tij delikat,plot me përndezje të petalta ndjenjash,që,aq sa duken sikur do të binin nga puhiza e parë,kur ato,po ashtu qëndrojnë dhe pas shqotave ,të parrëzueshme me një si refleks të vezullimtë lotësh,na duket sikur te ky lirik asgjë nuk ka ndryshuar,ashtu si në librin e parë,si në buzëqeshjen e parë,si në psherëtimën e parë,si në puthjen e parë… Atij ashtu i pëlqen të jetë,siç e bëri fati,të ndjejë shumë dhe të rrëfejë sa më shumë ndjenjat e veta,gjithmonë me mahnitjen e parë të një të riu,që u beson ikjes së ujrave,por jo të viteve,i beson borës që i bie mbi supe,në krye,mbi poezi,por jo asaj bore që nuk shkundet më,thinjave… Skënder Rusi është lirik dhe ashtu mbeti,siç do të donte,lirik,me njomështinë e barit(perifrazojmë kështu titullin e librit të tij të parë)që është gjithmonë po ashtu,edhe kur ndërrojnë shekujt e mijëvjeçarët dhe sistemet shoqërore,një e blertë dridhëse,ku derdhet drita e hënës dhe hovet e shpirtit të një misteri të pakohë. 16

Por koha vërsulet përbindshmërisht me ata sytë e kuq e të përflakur dhe me brirët e saj të frikshëm godet ç’gjen përpara, me kthetrat e saj zhvat jetë nga jeta dhe me frymën e saj përthan pranverat e njeriut…peisazhi i acartë mbushet me skelete pemësh…ku përsipër,në një nga degët e akulluara ka mbetur një fole ëndrre e parrëzuar ende…ngjan me zemrën e lirikut mes brinjëve… Një lirik i lindur,sfidues i pandjeshmërisë së frikshme,të detyruar,më duket mua edhe miku im i hershëm,poeti Skënder Rusi,i a(ritmeve) të zemrës ,të rrugëve të qyteteve,të ngjarjeve,të kapërcimeve etj,etj,me gjakimin narcistik për të qenë i kryqëzuar në një kryq prej drite.Gjithnjë një lirik ku shkëlqen harmonia e fjalëve,muzika e vargut,ku bota tashmë është bërë me mrekullitë e saj dhe dhimbjet…me zhgënjimet…dhe poetit i mbetet veç të riverë në një harmoni tjetër nga ajo e botës sendet …dhe ndjenjat e veta.


Mars

2018

POEZIA E TIJ KËNDON DRITËRO AGOLLI Unë e kam ndjekur krijimtarinë letrare të Skënder Rusit edhe në periudhën e socializmit totalitar edhe në periudhën e demokracisë së sotme dhe them që poezia e tij është një vazhdimësi.E kundërta kjo me shumë poetë të tjerë,të cilët ndahen në dy periudha edhe në krijimtari.I ndan vetë shoqëria,pikpamjet e atyre vetë,i ndajnë vjershat që kanë shkruar etj. Këta ndahen në dy copëra,por të pangjitura. Ndërsa tek Skënderi unë shoh jo një ndarje të tillë ,shoh atë që është e rëndësishme për një poet,vazhdimësinë e tij krijuese.Ai edhe në periudha të vështira ka ditur që të jetë një lirik i hollë,një poet që mediton,që shqetësohet për të gjithë gjërat që ai sheh e dëgjon;që di të verë përballë natyrës njeriun,poetin vetë,që dhimbjen e kupton si një domosdoshmëri për njeriun. Prandaj kjo dhimbje që pret shëruesin,është një gjë e fuqishme në poezinë e tij. Po ta marrësh më konkretisht,në poezinë e Skënder Rusit unë shoh dy elementë ose më mirë dy ryma të ekzistencializmit dhe të impresionizmit. Këto janë të veçanta,që dallojnë nga njera-tjetra,por tek disa,si p.sh.tek ky poet bashkohen të dyja në një të vetme,duke e bërë atë që jo të kërkojë sendin,por të hyjë brenda këtij sendi apo fenomeni dhe jo që vetëm t’i ndriçojë,por të shikojë përplasjet nga del shkëndia e poezisë dhe mendimit. Poezia lind nga pakënaqësia,por jo në kuptimin banal të kësaj fjale.Tek ky poet është mjaft

interesant ky fakt,sepse ai e tejkalon këtë pakënaqësi si poet,ai e sfidon atë.Ja ç’thotë në një vjershë: “Ti nuk më do, S’ka gjë, Të dua unë! Jam mësuar të jap Dashuri që s’më kthehet…etj. Dhe këto janë pakënaqësi jo vetëm ndaj dashurisë,por edhe ndaj shoqërisë. Një element tjetër i poezisë së këtij poeti është kjo,që një pjesë të mirë të vjershave i ka me rimë.Ne e kemi kapërcyer atë polemikë që bëhej dikur dhe që ishte aq banale.Poezia është muzikë,me rimë,pa rimë,bëje si të duash.Nuk ka poezi,po s’pati muzikë brenda në të.Është një gjë,që atyre poetëve që i ndjehen rimat,ata s’janë poetë,po rimabërës.Ndërsa rima e poezisë së Skënderit është e veçantë,atij nuk ia ndjen rimën,ai bën muzikë,poezia e tij këndon. Ndaj unë e veçoj Skënder Rusin që jeton në Korçë.Poezia e tij në këtë dhjetëvjeçar shquhet për një lirizëm të hollë në marrëdhëniet njerëzore dhe në aleancë me natyrën.Unë do të thosha se Skënder Rusi është ndër lirikët më të mirë në komunitetin e poetëve tanë bashkëkohorë.”

17

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poeti është përherë njëAdam i ndjeshëm nga Pjetër Jaku “Korça ka lindur nga puthjet” është vargu, që mbyll librin me lirika, " duhet të duhemi" të poetit tashmë të njohur, Skënder Rusi. Nuk më befasoi libri, që mora në një moment të veçantë, pasi e njihja krijimtarinë e Rusit. E kisha akoma në shijen time dhe në vëmendje, librin para këti " Netë marrëzish", megjithëse kishte 5 vjetë nga botimi. Skënder Rusi erdhi në botën e letrave, si një lirik i hollë, tepër i ndjeshëm me një seleksion shumë të prerë të poezisë së tij. Ishin vitet 80, ose pak më herët, kur në letërsinë shqiptare erdhën krijues të rinj të talentuar, që fare pak u ndal tek ta kritika çalamane dhe miope e asaj kohe. Kujt i ra në sy Sadik Bejko me librin "rrënjët", që në fillimin e viteve 70, HamitAliaj, Visar Zhiti, Rudolf Marku, Demir Gjergji e, jo shumë të tjerë, pasi poetët asnjëherë nuk janë shumë. Nëse janë shumë, atëhere, s'kanë si të jenë poetë. Skënder Rusi shkroi poezinë e ndjenjës që lindi, jo vetëm nga vetja, por nga veshtrimi i saktë, që kishte brenda vetes, pa menduar, nëse do e kalojnë redaksinë mediokre, apo do të mbetën për më vonë. Vargu i tij ndjesor, me ngarkesa emocionale të çliruara nga vargonjët drastik të kontrollit klasor, duke mos i përdorur metaforat për metafora, siç ndodh rëndomë në poezinë teknike, ose nga mbartje kulturore përkthimesh. Të shkruarit te Rusi, nuk ishte dhe nuk është manjerizëm, ndaj dhe poezia ka nerv, mbart emocionin lëvizës, që rrallë ndodh në poezinë shqipe, ajo të tërheq ta përjetosh, duke të bërë njëkohshëm bashkëkrijues, edhe pse je vetëm lexuesi i atyre vargjeve. Lirizmin e ditëve të sotme, e takon në forma të ndryshme tek disa poet, por e veçanta e Rusit, është tek gjetjet e lirizmit, tek subjekte që, për syrin e zakonshëm janë ndodhi të zakonshme. Poeti di ta bëjë të zakonshmen të jetë ndjesi dhe, ky është arti që, jo të gjithë krijuesit e kuptojnë. Seleksioni, edhe ne lirikë, kthehet në mjet emocional elektrizues, kur të jepet në esencë dhe drejtëpërdrejt. Lirika nuk ka nevojë për nënkuptim. Ajo është lirikë, nëse është e drejtëpërdrejta e veçantë, shprehur me leksik të zgjedhur, ndryshe është varg narrativ, i ftohtë, jo mbresëlënës, edhe pse mund të jetë poezi. Pikërisht këtu, në të shumtën e rasteve " gabojnë" disa gazeta jo letrare, por që kanë rubrika letërsie, duke stimuluar 18

në shumë raste antivlerën. Vetëm në poezinë lirike, kur klasifikohet si e tillë, përjashtohet stimulimi teknik, provokimi artistik i pavend dhe shumë mjete të tjera amorfe, që nuk të ngjallin emocion. Lirika pa emocione vibruese, nuk është lirikë, sido që ta përcaktosh. Në poezinë " Ne s'bëjmë asgjë të keqe", poeti Rusi thotë qartazi që, edhe kur duhemi, kur veshtrohemi, kur puthemi etj... nuk ka pse të perëndoi dielli, nuk ka pse të na vij turp prej vetes, nuk ka pse të mendojmë botën e përtejme, as të vjedhim zjarre, thjeshtë shkëmbejmë mesazhe të përbashkëta, që i përjetojmë veçmas. Poeti i shkruan durimit si virtyt i maturisë por, edhe si qëllim për të mos e humbur objeksionin e tij, ndaj " mëkati vdes për dashurinë", ndryshe mëkati fajësohet pakthim. Poetit,( njeriut) duke qënë i mbytur në dashuri, që duhet të ndodh jo rrallë, i ngjanë edhe stina me portretin e së dashures. Vjeshta biondizohet, pse dashuria është bionde, dielli është një sy i blutë me nuanca të zjarrta, vetëm pse rri më pak me ne, " Odiseu shurdhohet, për të mos dëgjuar këngën e sirenave". Poetin e mund vetëm dielli, e vret vetëm " Otelloja i bardhë. Shpirti i Otellos i përlot dhe i zbardh ngjyrat e çdo njeriu. " Nëse Zoti në një javë botën e ka krijuar", poeti në një ditë e ka humbur. Edhe humbjet e përkohëshme, poeti i përjeton me dramacitet. Mjafton një veshtrim, një fjalë, një prekje, një... që amplituda e ndjeshmërisë të shënojë shkallë të reja. A i njohim ne poetët, ose përse duhet t'i njohim ata? Poeti është përherë një Adam i ndjeshëm por, edhe një Evë provokuese, është kryq i vetes së tij, por edhe i kryqëzuar. Kush e kryqëzon poetin? Poetin e kryqëzojnë vetëtimat e syve, bota që e rrethon, vetë gjaku i tij, njeriu sido që të jetë. Të mirin e adhuron, për të dobëtin ka mëshirë. Të këqinj nuk ka! Për secilin ka diçka, që e mban gjitherë të ndezur nga virtualiteti, nga bota prej ndjenje. Nuk e don braktisjen, as nuk din të braktis. Ai din të mbaj botën mbi supe, edhe pse shpesh herë mezi mban veten. Ai dëshiron të jetë i fortë, edhe pse mban anën e të dobtëve. Të gjitha këto cilësi janë në lirikën e Rusit. Përfytyroni një kalë që me dy këmbët lart, i bie daullës së diellit. E ky është varg i Rusit, është metaforë e tij, por jo vetëm aq. Është imagjinatë fantastike, që rrallë krijues e


Mars

2018

Poeti është përherë një Adam i ndjeshëm përdorë, kështu dhe këtu..etj etj... Krisin ditët, thyhen ditët, sikur jetojmë në një kohë të kristaltë, ku edhe dita është prej xhami, edhe ajri është i xhamtë. E pra, këto janë gjetje të autorit! Pimë ajër, bëhëmi mbrëmje, ikje, puthje, miqtë bëhën dimra, mungesat shetisin, ecet në qiell, jam pol i jugut, mëngjese të verbëta etj.. etj janë gjetje të Skënderit? E, ç’kërkojmë tjetër prej një poeti?! Digresioni artistik, ose kthesat regresive te " Gruaja e ngacmuar" të sjellin përjetime artistike ndryshe nga ç'pret në titull, përfytyrimin e gruasrezistencë, gruas së egër-zbutur, e futur në qyrkun prej ujku, që vesh i shoqi, por që i pëlqen shoqëria e ujqërve. " Je futur e gjitha brenda nje ujku,/ ate ujk e kam vrare une!) etj... Po posterat që i therim barabarisht, flamujt si duar martirësh, kanë marrë zjarr blirët, parada e sythave, mora pak vjeshtë, çmendja e pemëve, këmishat e netëve, dimri i ulur mbi flokët e së dashurës, shtëpia e pikëllimit, një qiri duke vdekur, trotuaret që dridhen etj etj.. ç'janë? Atëhere?! A mund të thuash më shumë për lirikën e Rusit, më mirë se e ka thënë vetë ai?! NE S’BËJMË ASGJË TË KEQE Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Duhemi. Ndaj dhe kjo ditë nuk po perëndon ende! Ne jemi akrepat e orës së diellit, Lëvizim brenda tij si brenda një brenge! Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi. Duke u bërë secili sadopak i verbër! Që mos na vijë aq turp kur të takohemi, Në ato vende ku s’ka shkelur asnjë tjetër! Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Puthemi. Duke mbyllur portën e botës së përtejme! Brenda saj gjithmonë ka diçka prej absurdi, Që bëhet shkak për grindjet mes njerëzve!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi. Duke i dhënë atë që i mungon njeri-tjetrit! Në u bëfshim Prometej, zjarre nuk do vjedhim, Por urrejtjet që në shpirt mbajnë njerëzit! S’DUA TË TË HUMB Nuk jam aq i mirë sa të jam dukur, Unë,vëllai i vogël i ajsbergëve! Pjesën e shëmtuar mbaj nën ujë, Mos e shohin dot sytë e të tjerëve! Nuk jam Perëndi siç më ke ditur! As kam qenë ndonjëherë Krisht! Po përse kaq vonë ti ke lindur, Dhe tek unë vjen kaq verbërisht!? Nuk e di ,pse,vetëm mik më quan, Dhe s’ke frikë se unë mund të të puth! Kam një mbrëmje që për ty e rruaj, Po s’ta them,se s’dua të të humb! Në se do më ndodhë që ndonjërës, T’ia fal gjysmën më të mirë, timen, Kjo do të jesh ti që ke kuptuar, Se mëkati vdes prej dashurive!

19

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poezia ime përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër... Kur ia lexoj poezinë, në mendje më vjen një vend aty rrëzë një mali, ku edhe dielli ndriçon më bukur, Korça ime e vyer; ku edhe pemët ma njohin hapin; dhe nis e hesht siç mund të hesht para një violine; e nis e ngrysem si nata e dimrit të gjatë; e nis e pres... kapur pas vargjesh e humbur pas fjalësh... Poezia e tij është e ngrohtë si duart në përqafim, është e trishtë si shirat që çngjyrosin vjeshtën, është e kristaltë,si bora e parë, është e brishtë si sytë ndër lotë, është e qelqtë,që po të ra nga dora thyhet,ndaj duhet të dish ta mbash,duhet të dish ta ruash,duhet të dish ta duash! Janë 22 libra poetikë të botuar të lirikut Skënder Rusi, brenda të cilëve reh një zemër e madhe, e mbushur plot dashuripërbotën. Këto poezi i dalin atij nga shpirti siç del drita nga dielli; ato i sheh në sytë e tij tek nis e përhumb nëpër ca vende larg tavolinës ku kam fatin të shijoj një kafe me Poetin. Dhe nis e thotë: “Poezia ime përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër, - dhe këtu fillon gjithçka... unë e di se veç dashuri do të ketë, në çdo varg, në çdo strofë, në çdo gjë të bukur që ai ka krijuar e në çdo gjë që ai do të tregojë e ndajë me ne për revistën Eagle Mag. 1- Z. Rusi, çfarë është për ju poezia? Nëse do i vishnit një fytyrë, si mund ta portretizoni ju atë? Poezia është një tjetër unë! Ajo jeton brenda meje në formë dashurie dhe marrëzie njëherësh.

20

Ma çani gjoksin dhe keni për ta gjetur, ma zgjatni dorën dhe keni për ta prekur, nuk di kur lindi, as kur ka për të vdekur! Poezia është si muzika, duhet të ketë një logjikë të sajën, duhet të mund të interpretohet dhe të ngacmojë emocionet, ndjesitë, kujtimet, përmes fjalëve. Poezia është liri, nuk shtrihet e kufizuar në zgjatimet e ditës dhe nëse do t’i vishnim asaj një fytyrë, unë do të pëlqeja fytyrën e diellit. 2- Si lindin poezitë tuaja, nga detaje jetësore, nga kontakti i përditshëm me botën e madhe, nga çaste të pajetuara? Poezia lind nga të gjitha këto që thatë. Unë them që jashtë këtyre përcaktimeve nuk mund të ketë poezi. Gjithashtu, nuk mendoj si një pjesë e atyre që teorizojnë se poezia është shprehje e një ndjenje që buron papritmas nga shpirti dhe “hidhet” si një mrekulli, mbi letër. Mund të thuhet, vërtet, që fillimi i çdo poezie është një ide që ndriçon mendjen për pak sekonda; një shkëndijë ndjenje që ngroh zemrën, një imazh që nxit fantazinë. Por, pas kësaj, nevojitet punë. Nëse shkruan vetëm pështjellimin e brendshëm, je duke hedhur vetëm vargje mbi letër, jo poezi. Sepse poezia është një realizim artistik që mundësohet nëpërmjet punës së vazhdueshme dhe kërkimit ë kujdesshëm të fjalës. Poezinë time e shoh si një depërtim të brendshëm të njeriut që sheh shpirtin e tij ndërsa bredh i vetmuar në botën bashkëkohore, ku shpesh ndihet i humbur dhe i çorientuar. Në kërkimin e dëshpëruar për të krijuar një raport harmonie me botën, edhe kur bindjet apo siguritë mungojnë, edhe


Mars

2018

kur poezia shndërrohet në një klithmë dëshpërimi, poeti i nënshtrohet fatit të tij. 3- Shumë poezi dashurie në krijimtarinë tuaj. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju? Në një kopsht, siç është ky i poezisë, unë kam aromën time, e cila shpresoj dhe besoj se është e veçantë dhe nuk mund ta ngatërrosh me të tjerat. Kjo është aroma e dashurisë, dhe kush e ndjen atë, ka ndjerë jetën. Unë i bëj të miat edhe dashuritë e të tjerëve, të miqve dhe shokëve të mi, të cilët janë shumë dhe më japin mua mundësinë për t’u bërë interesant. Shpërblimi më i mirë për ta është kur në poezitë e mia gjejnë veten, ashtu siç janë. Për ta vazhduar më tej mendimin, do të thosha se dashuria për mua është gjithnjë lunatike, të krijon imazhin e një hëne të ngrënë, para së cilës gjithsecili nga ne është një i verbër që sheh, një shurdh që dëgjon, një i etur që thith ajër të kaltër. Por unë dua të them se nuk ka rëndësi të dashurosh, rëndësi ka të jesh i dashuruar! Në qoftë se kjo të ndodh në jetë, me siguri ka për të ndodhur edhe në krijimtarinë tënde. 4- Çfarë ndjesie ju krijon rileximi i poezisë suaj? Poetët shkruajnë poezi, i lexojnë ato, por edhe i rilexojnë. Kjo s’mund të të japë gjë tjetër veçse kënaqësi, sepse në fund të fundit lexohet dhe rilexohet ajo që të pëlqen. E veçanta në krijimtarinë time poetike, qëndron në faktin se kam shkruar gati gjithmonë atëqë do tëkisha dashur edhe vetë të lexoja, ndaj kur iu rikthehem krijimeve, edhe atyre të shkruara vite më parë, pushtohem nga ndjesia e bukur që diçka e pazakontë do ndodhë pas rileximit të poezisë. 5- Jeni poet që jetoni dhe punoni në qytetin e Korçës, i lidhur pazgjidhshmërisht me të. Çfarë është Korça për Skënder Rusin? Korça është për mua dashuria e moshës së pjekurisë, e cila lindi brenda meje dhe do të vazhdojë të jetojë gjatë, unë them, sa jeta ime. Nuk ka ndonjë sekret midis meje dhe Korçës. I kemi thënë të gjitha hapur dhe unë po e përsëris, Korça është krijuar për t’u dashur:

“Nuk dua, moj, ende të flesh, Nuk kemi kohë as për të vdekur! Shiko ç’ylberë para nesh, Gjer lart në qiell duhen ndjekur! Ti sytë i çel, oh, ç’sy që ke! Oh, ç’fat kush rron e vdes atje!” Të kësaj natyre janë marrëdhëniet e mia me Korçën dhe unë ndjehem i plotë kur mendoj se i kam dhënë këtij qyteti jo një vjershë, jo një cikël, por një libër të tërë “Korçës - një fjalë dashurie”. 6- Edhe këtë vit në Korçë, ju u morët me drejtimin e festivalit ballkanik të Poezisë, që mban siglën “Netët korçare të poezisë”. Çfarë ndikimi ka ky festival për poetët? Ky festival poetik është një tregues që dëshmon se Korça e do artin, e do poezinë, i do poetët. Dhe kjo nuk është ndonjë çudi, ashtu si nuk është çudi t’ju them që gurin e parë në `themelet e këtij qyteti e ka vënë një poet. Po kështu, ka qenë poet ai që thuri kalldrëmin e parë, ai që mbolli blirin e parë, jargavanin e parë, ai që çeli shkollën e parë, që këndoi serenatën e parë; ai që solli kitarën e parë; pasi s’mund të jetë rastësi që ky qytet është një poezi e gjallë. 7- Sot në botë debatohet për frymën e re e paradoksale “Të gjithë shkruajnë dhe asnjë nuk lexon”. Gjithashtu, në një kohë ku imagjinata zëvendësohet nga një klikim e marrëdhëniet njerëzore zhvillohen brenda një ekrani, çfarë mund të thotë dhe mund të japë poezia? Si mundet ajo të mbijetojë?

21

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Nuk jam i mendimit që të gjithë shkruajnë dhe asnjë nuk lexon. Sot botohet letërsi shumë e mirë, e mirë, mesatare dhe mediokre. Të katërta këto kategori (nëse mund t’i quajmë të tilla!) kanë lexuesit e vet. Kur një poet lexon, ai bëhet i lexuar nga të tjerët. Sa më tepër dritare që të hapësh, aq më shumë do të shohësh botë me sy. Për poezinë sot diskutohet madje edhe sikur ajo ka vdekur, që është elitare, që është e kapërcyer; e megjithëse shumë shpesh lihet pas dore, poezia është më shumë se kurrë e gjallë dhe komunikuese. Kjo për faktin se jetojmë në një kohë kur fjalët po humbasin gjithnjë e më shpesh domethënien dhe forcën e tyre. Poezia mbetet një nga qëndresat e fundit kundër varfërimit dhe banalitetit të gjuhës, si një art që depërton mes fjalës në skajet e shpirtit. Poezia do të mbijetojë edhe në botën e superteknologjive. Sa më shumë të jetojë mes tyre, aq më shumë do të klikohet. Gjithmonë poeti banon brenda një shpirti që nuk vdes dhe poezia edhe në realitetin e sotëm mund të shihet nga të rinjtë si një mundësi e çmuar e komunikimit dhe e shprehjes, si një bashkëshoqëruese në formimin dhe në rritjen personale, duke edukuar vlera të lirisë, të së vërtetës, të së mirës dhe të së bukurës. Normalisht që mund të ngrihen dyshime se përse duhet të shkruhen akoma poezi në këtë botë superteknologjike dhe të globalizuar. Por unë këmbëngul se poezia lidhet në mënyrë intime me ekzistencën tonë, është pjesë e jetës që kemi. Poezia na nxit të mendojmë, të shihemi brenda vetes dhe falë vlerës simbolike të fjalëve, të mund të evokojmë ditë të mira e të ngrohta për jetën tonë. 8- Po nëse do të kishit mundur të ishit dikush tjetër, si do të ngjante vargu juaj? Si do ta përshkruanit atë poetin tjetër? Përtej idesë që mund të lindja në trajtat e një njeriu tjetër, me një jetë kryekëput të ndryshme nga ajo që kam, them se në thelb vargu im nuk do të ndryshonte, do të përcillte vibracionet me të njëjtin intensitet, si të ditëve të lumtura e me diellin varur në qiell, si të mbrëmjeve të trishta, kur vetmia do të shtrohej vonë, rreth mureve të shpirtit, për t’i dhënë ngjyrë pikëllimi kohës që mbyllet hijerëndë pas fateve tona. E kam të vështirë, vërtet, të përfytyroj a të përshkruaj atë poetin tjetër; besoj të hulumtosh në këtë drejtim, do të thotë të bësh edhe një bilanc të ëndrrave të

22

realizuara dhe të atyre të mbetura në sirtar. Ndaj s’e përmbush dot, pasi koha për arsyetimet e gjata e të stërholluara, mpaket nga koha që i jap vetes për të shkruar çdo ditë. ........................ Ikona e poezisë shqipe, i madhi Dritëro Agolli do të shprehej për Skënder Rusin: “Po ta marrësh më konkretisht, në poezinë e Skënder Rusit unë shoh dy elementë, ose më mirë dy ryma, të ekzistencializmit dhe të impresionizmit. Këto janë të veçanta, që dallojnë nga njëra-tjetra, ndërsa te ky poet bashkohen të dyja në një të vetme, duke e bërë atë që jo të kërkojë sendin, por të hyjë brenda këtij sendi apo fenomeni dhe jo që vetëm t’i ndriçojë, por të shikojë përplasjet nga del shkëndija e poezisë dhe mendimit.” E nëse do të shprehja unë diçka për Skënder Rusin, kjo do të ishte: “Ai nuk është thjesht poet, pasi e tija nuk është thjesht poezi; e tija është art i shkruar me zemër... dhe kur diçka bëhet me zemër, ajo është gjithmonë e zbukuruar me dashuri”.

ATA DY PLEQ Një plak.Një plakë.Edhe një park. Edhe një stol dhe bëhen katër! Dhe një neon që ndizej,shuhej, Sikur ta shkelte syrin natën! Po pas një viti mbetën tre, Një plak.Një stol.Një park i gjelbër. Dhe një neon që më nuk ndizej, Që mbeti si një sy i verbër! Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy, Një park,një stol krejt i vetmuar, Që pret mos kthehen prapë aty, Ata dy pleq të dashuruar!

Poezia ime përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër...


Mars

2018

POET I SHPIRTIT TË SË BUKURËS nga ZYHDI MORAVA

Liriku i dhimbjes së bukur,palombari i guximshëm i dashurisë,që nxjerr nga thellësitë koralet e magjishme të shpirtit femëror,duke i spërkatur ato në sipërfaqe me pakëz diell,për t’i dhënë shkëlqimin e domosdoshëm. Ai është poet i metaforës së beftë,por gjithsesi të kapshme nga lexuesi,këngëtar i brengës dhe vetmisë,ekzistencialist e simbolist që të prek e të bën të përjetosh habitshëm fate e fatalitete njerëzore. Në hapësirën e mrekullueshme të këngës së shkruar,siç është poezia,ai vjen nga Devolli. Po Korça e rriti duke e mëkuar me bukurira shpirtin e tij poetik.Që në fillimet e hershme letrare,në agimin e viteve ’70 të shekullit që shkoi,emri i Skënder Rusit nisi të gdhendej dukshëm në kujtesën e lexuesve dhe të kolegëve të tij,qofshin këta të moshuar apo fare të rinj.Depërtonte ky emër fare i panjohur cikël pas cikli botuar në shtypin periodik,në shpirtin dhe mendjen e atyre që e lexonin,jo me forcë,po me magjinë e fjalës,me elegancën e saj,me atë frymë lirike tërësisht të veçantë, që mbeti e jeshiltë si në rininë e hershme ,deri më sot,kur ky poet ka hyrë në vjeshtën e moshës kalendarike. Është e pamundur,kur bie fjala për këtë këngëtar të rrallë,finesa poetike e të cilit pushton ëmbëlsisht shpirtin e kujtdo që e lexon,të mos dëgjosh nga bashkëbiseduesit shprehje që ,edhe se të thëna fare pak

ndryshe nga njera-tjetra,përmblidhen tek fjalët:”Ah,sa poet i ëmbël që është!” Apo :”Sa të bukura i ka poezitë!”Kërkënd deri më sot nuk kam dëgjuar të thotë se poezia e Skënder Rusit çalon këtu apo atje.Të gjithë e pranojnë si një poet që ka shpirtin e së bukurës!Dhe Korça,që ka aq e aq figura me të cilat natyrshëm krenohet,Skënder Rusin e mban si emblemën e saj poetike. Ajo e do atë,ashtu si nëna do fëmijën e saj më të mirë,më të shëndetshëm e më të bukur.Ashtu si edhe ai e do Korçën me një dashuri pa krahësim,e cila vibron thuajse në tërë krijimtarinë e tij,qoftë edhe në ciklin aq të njohur shkruar në Egjiptin e largët,të nxehtë e mahnitës,ku Nili me madhështinë e tij,ashtu si piramidat legjendare,sa e mrekullojnë poetin,aq edhe ia ndezin mallin për qytetin e tij të lënë larg me serenatat,me çupkat që shpërthejnë bukuritë e tyre si trëndafilat,tej kangjellave të shtëpive karakteristike korçare,me kujtimet që kanë dendësinë e pyllit. Nuk ka fare rëndësi datëlindja e një poeti. Ashtu si nuk ka edhe aq rëndësi jeta që bëri apo vazhdon të bëjë,qoftë kjo e pasur apo e varfër.Poetët lindin për këngë,ashtu si pishat për lartësitë.Dhe pishnaja poetike e Skënder Rusit është e dendur,e blertë,gjithnjë e freskët,me shushurimën e vazhdueshme e kënaqësidhënëse. 23

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poeti banon brenda një shpirti që nuk vdes Nga Eris Rusi

Ka një skenë shumë të veçantë të interpretuar nga Roberto Beninji në filmin “Tigri dhe dëbora”, ku përpiqet të shpjegojë konceptin e tij mbi poezinë dhe thotë: “Jepni, shpejt, lëvizni duart. Por mos shkruani menjëherë poezi dashurie. Ato janë më të vështirat të shkruhen prisni sa të shkoni 80 vjec pa t’i filloni t’i krijoni. E kuptuat? Poezia nuk është jashtë, gjendet brenda jush. Çfarë është poezia/ mos më pyet më, shihu në pasqyrë, poezia je ti. Dhe përkujdesuni e thurini mirë poezitë. Kurojini mirë fjalët. Duhet të zgjidhni. Ndonjëherë nevojiten 8 muaj për të gjetur një fjalë. Poeti duhet të dashurojë, pa dashurinë gjithçka mbetet e pajetë dhe e vdekur. Shpërndani gëzimin gjithandej. Për të transmetuar lumturinë, duhet të jeni të lumtur. Dhe për të transmetuar dhimbjen, prapë duhet të jeni të lumtur. Bëhuni të lumtur.”

24

Ngjan atëherë sikur brenda përfytyrimit letrar, poeti Skënder Rusi e gjen mirësinë dhe ngrohtësinë, por edhe në dhimbjen më të thellë e ka shtegun që të mbajë shtrënguar spiralen e dritës dhe të së mirës që i shkëlqen në sy. Ai thotë: “Poezia ime përveçse dashuri nuk mund të jetë tjetër, poezia është një tjetër unë! Ajo jeton brenda meje në formë dashurie dhe marrëzie njëherësh. Gjithmonë poeti banon brenda një shpirti që nuk vdes dhe poezia edhe në realitetin e sotëm mund të shihet nga të rinjtë si një mundësi e çmuar e komunikimit dhe e shprehjes, duke edukuar vlera të lirisë, të së vërtetës, të së mirës dhe të së bukurës. Poezia për poetin është si muzika, duhet të ketë një logjikë të sajën, duhet të mund të interpretohet dhe të ngacmojë emocionet, ndjesitë, kujtimet, përmes fjalëve. Poezia është liri, nuk shtrihet e kufizuar në zgjatimet e ditës dhe nëse do t’i vishnim asaj një fytyrë, poeti do të pëlqente fytyrën e diellit. Nëse do më duhej të përkufizoj Skënder Rusin poet dhe Skënder Rusin njeri, do të

zgjidhja qëndrimin e Romano Bataglias, që shprehet: “Poetët dhe artistët janë njerëz të mirë në shpirt dhe të ndershëm, mbi ata mund të kesh përherë besim”. Ndërsa për të plotësuar sidomos figurën e poetit, s’do rrija pa përmendur Roberto Gervason, i cili gjente fajin te


Mars pafuqia e imagjinatës, kur shprehej: “Qielli gri, për mua është vetëm gri. Kjo është arsyeja se pse unë nuk do të jem kurrë një poet”. E për t’i ndërthurur të dy këto qëndrime, do citoja vetë poetin Skënder Rusi, tek rrëfehet: “Dua të kem fatin e Gëtes, ai shkruante poezi dashurie edhe kur ishte 80 vjeç.” Çdo libër i tiji është krijimi i një bote unike, ku poezitë renditen si ditët dhe mbrëmjet e poetit. Pjesët e ndara janë si stinët e shumëfishuara të botës: Zemërimi i një gruaje; I kam ca gjëra; Bashkëfajtorë; sy të mjegulluar; Gruaja mëkatare; tre burrat me gra të vdekura; Mall; Unë s’të kam dashur ndonjëherë etj. Po të kthehemi te elementet e përhershëm të krijimit poetik të Skënder Rusit, mund të themi që vetë syri i poetit sheh një frymëzim të rrallë, që lëviz nga qielli drejt tokës dhe nga toka drejt qiellit; që shndërron gjërat abstrakte në imazhe tokësore dhe iu jep atyre një emër të ngrohtë që e njohim të gjithë. Jeta, vdekja, dashuritë, ditët e mjegullta dhe trishtimi i brishtë, dhimbja dhe ankthi i ekzistencës, por dhe dëshpërimi i rrallë i bukur që jeta është unike, lëvizin në krijimin artistik të poetit. Në një kopsht, siç është ky i poezisë, poeti ka aromën e tij, e cila është e veçantë dhe nuk mund ta ngatërrosh me të tjerat. Kjo është aroma e dashurisë, dhe kush e ndjen atë, ka ndjerë jetën. Poeti i bën të tijat edhe dashuritë e të tjerëve, të miqve dhe shokëve, të cilët janë shumë dhe i japin mundësinë për t’u bërë interesant. Për ta vazhduar më tej mendimin, mund t’iu sjell mënyrën se si poeti Rusi e sheh dhe e përjeton mistikën e dashurisë. Kjo e fundit për të është gjithnjë lunatike, të krijon imazhin e një hëne të ngrënë, para së cilës gjithsecili nga ne është një i verbër që sheh, një shurdh që dëgjon, një i etur që thith ajër të kaltër. Prandaj poeti shprehet se: Nuk ka

2018

rëndësi të dashurosh, rëndësi ka të jesh i dashuruar! Në qoftë se kjo të ndodh në jetë, me siguri ka për të ndodhur edhe në krijimtarinë tënde. Nën këtë këndvështrim, më vjen të përmend disa detaje të vogla, por të padukshme, që lidhen me natyrën dhe figurën e poetit Rusi. Së pari, që ai di të flasë aq shumë për poezinë. Jeton me poezinë e tij, është perandor dhe banor i thjeshtë i një universi të krijuar po prej tij, e kushdo është i mirëpritur të hyjë aty brenda, të bëhet pjesë e dickaje unike e të pazëvendësueshme, ku çdo tingull është imagjinatë dhe përfytyrim. Ky libër është i fundit i radhës, ndërkohë që poeti beson dhe e thotë shpesh që letërsia mund ta ndryshojë dhe ta bëjë më të bukur jetën e të tjerëve. I referohet jo pa qëllim nënë Terezës kur citon: “Derdhen më shumë lot për dëshirat e realizuara ,se sa për ato që nuk përmbushen dot”. E ndoshta ky është fati i çdo krijuesi,që me emocionet e tij të përpiqet të emocionojë botën e të përpiqet ta bëjë sadopak më të bukur, më të mirë e më të dashur. Mjafton një varg i thjeshtë dhe ai vjen më pranë njerëzve. Zëri i tij e lexon botën, ka mundësi t’i japë dritë e shpirt edhe sendeve më të vogla në botë.” Ndoshta ky është projektimi i poetit, kur shkruan mbi kohën që tkurret e bëhet 100 vjet dhe thotë: Pas 100 vjetësh (mos t’iu duken shumë, Veç sa një çast janë për ne të gjithë), Unë s’e di në ç’yll do të jem unë Por di që do t’i gjej Perënditë! Si lexues veçanërisht, më mbetet të përmbyll që poezia e Skënder Rusit është ajo forca e padukshme që më lejon mua, na lejon të gjithëve, të habitemi akoma, e të provojmë mahnitje dhe mrekulli, për të bukurën, të shndritshmen, që fshihet, por ama e ndjejmë të pranishme, mes nesh.

25

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

PUTHJA EROTIKE SI SIMBOL I JETËS NË POEZINË E SKËNDER RUSIT (Vështrim në vëllimet poetikë “Gruaja mëkatare” 2005, “Duhet të duhemi” 2007, “Digjen meteorë” 2008, “Korçës një fjalë dashurie” 2009, “Ndodh ndonjëherë” 2010, “Edhe qiejt mëkatojnë” 2011)

nga Kosta NAKE

Tashmë është pranuar se Skënder Rusi është një nga lirikët më të spikatur të njëzet e pesë viteve të fundit, madje si rrallëkush, ai i ka qëndruar besnik kësaj poezie duke sfiduar moshën. Nga kjo gjini ai ka lëvruar himnin, odën, idilin, elegjinë, etj. Por pjesa qëndrore në basorelievin e poezisë së tij është lirika e dashurisë. Që në agimet e krijimtarisë së tij, atëherë kur sapo kishte dalë mësues, në murin pranë shtratit në një fshat të thellë malor ai kishte shkruar: “Rruga më e gjatë për në varr është dashuria.” Kjo u kthye në një devizë dhe ideologji të krijimtarisë së tij dhe, pa dyshim, kapja fort pas saj i solli suksesin e dëshiruar dhe të merituar. Lirika e dashurisë sipas trajtave që paraqitet sot e ka zanafillën në gazalat persiane të shek.X. Në këto njëmbëdhjetë shekuj ajo është mbushur me bukuri e shkëlqim nga Omar Kajami dhe Gëtja, nga Edmund Spenser e Lope de Vega, nga Robert Bërnz dhe Fridrih Shiler, nga Xhorxh Bajron dhe Aleksandër Pushkin, nga Erza Paund e Tomas Eliot, nga Esenini dhe Dritëro Agolli. Dhe ajo mbetet po aq e re, po aq joshëse edhe sot, sa kohë që dashuria do të mbetet ajo forcë, ajo marrëdhënie që e mban gjallë njerëzimin që në qelizën e vogël të familjes deri në konceptimin e planetit tonë si një fshat botëror. Si arrin poeti Skënder Rusi të identifikohet në këtë hapësirë të pafund, mes penash të fuqishme? Së pari, me identifikimin e vetvetes, të vendit që e rriti dhe të rrethanave që e ushqyen me art. Së dyti, me çiltërsinë e perceptimit dhe pasqyrimit të ndjenjës më të bukur në botën njerëzore. Së treti, me një ndërthurrje mjeshtërore të ndjenjës njerëzore me filozofinë e jetës. Do ta ilustrojmë këtë me vendin që zë puthja në poezinë e tij. Puthja është akti i shtypjes së buzëve të dikujt me të

26

një tjetri ose i pjesëve të tjera të një personi tjetër ose të një objekti. Në vetvete ky akt nënkupton një nga format e prekjes së dikujt dhe prekja është nëna e ndjenjës, është përcjellja e sinjaleve të caktuara tek dikush tjetër. Poeti këtë e jep me vargjet: “Kërkoj trupin tënd nëpër duar…” (Sidomos) “Ata thëngjij që ishin shuar/ Ti si guxon me dorë i prek?!/ Kush të dha urdhër të më ndezësh/ Pa pasur frikë se unë të djeg?!”(Tepër vonë) “Harroji pëllumbat e duarve mbi supe…/ Nuk do kesh më rast t’i ushqesh me puthje.” (Një gruaje që më tradhtoi) “Ti je si një top prej bore,/ Sapo të prek më shkrin në duar!” (Ç’m’u desh) “Ti ike nga përqafimi im,/ Siç ikin nga pemët zogjtë e trembur...” (E marrëzishme) Konotacioni kulturor i puthjes është shumë i gjerë. Në varësi të kulturës dhe kontekstit, një puthje mund të shprehë ndjenjat e dashurisë, pasionit, dhembshurisë, respektit, etj. Shpesh ajo mund të fillojë më një puthje në ballë, në sy a një puthje e duarve. “Më puthte sytë, sidomos.” (Mos i ngjaj në dashuri) “E putha në faqe, një natë pa drita. Pastaj dhe në ballë, një puthje e dytë.” (Pa dashje) “Ndaj ulem dhe pa turp mbi to (mbi duar – K.N.) i vë buzët,/ (sa e vockël para tyre kjo puthje!) (Duart e tua) Përqafimi është një tjetër përrua që ushqen lumin e puthjeve. “Ti ike nga përqafimi im,/ Siç ikin nga pemët zogjtë e trembur.../ Ti ike nga zjarri im,/ Gjithnjë me frikën se mos përcëllohesh./ Budallaqe, nga flakët e mia, / Asnjëherë s’digjesh, vetëm mund të ngrohesh.” (E


Mars marrëzishme) Në disa situata puthja është një ritual, një gjest formal ose simbolik që tregon adhurim e devotshmëri. Në lirikat e Rusit i ndeshim pothuaj të gjitha këto lloje puthjesh, me një zotërim të puthjes së dashurisë apo puthjes erotike. Puthja mund të na çojë në maturim. Përmes puthjes vjen një njohuri për jetën dhe lumturinë. Engjëjt gëzohen duke vëzhguar puthjen e parë që shkëmbehet midis të dashuruarve. Puthja e mban ndjenjën të re, madje ajo është dhuratë e rinisë së përjetshme. Për të dashuruarit një puthje është gjithçka, kjo është arsyeja pse një njeri rrezikon gjithçka për një puthje, ja pse ai përgjërohet për të si për çmimin më lartë. Puthja është një shprehje e dashurisë që përshkon tej e ndanë letërsinë. Ja si sendërsohet kjo në lirikat e Rusit: “Një burrë e një grua/ që putheshin në muzg.../ Por që të dy të bukur/ si puthjet që jepnin...”(Dënimi i vetes) “U bënë vajzat për t’u puthur…” (Shejtankat) “Atë çast unë pashë se,../ kishe harruar buzët mbi buzët e mia! (Ku vdekja vdes) “Unë të puth ty dhe e harroj botën.../ Por unë do të zgjedh Titanikun e puthjes.” (Titaniku i puthjes) Puthja është një burim energjie përtëritëse për jetën, ka një efekt psiko-fiziologjik të rëndësishëm tek ai që e pret dhe tek ai që e përcjell. “Me çdo të puthur m’i ul vitet…”(Tepër vonë) “Për inatin tim vazhdon të më puthësh, Duke larguar prej meje gjithë dimrat.” (Për inatin tim) “Vajzë kryeneçe,/ Me buzët prej qelqi,/ Sa herë ndeshem me to, / Ti mua më kap rob...” (Vajza prej qelqi) Puthja është një shprehje e rëndësishme e dashurisë dhe emocioneve erotike, një mesazh ngazëllyes i dashurisë, dashuri përjetësisht e re, një lutje djegëse dhe një dëshire të nxehtë e cila lind në buzët e të dashuruarve dhe ngrihet lart në qiellin blu nga fushat e gjelbërta si një falenderim delikat e drithërues. Puthja e dashurisë e pasur në premtime dhuron një ndjenjë johelmuese të një lumturie të pafund, guximi dhe rinie dhe prandaj i kalon të gjitha gëzimet e tjera tokësore në aktin sublim. Puthjet e këtij lloji janë paradhoma e aktit seksual, e altarit ku gatuhet e ardhmja, prandaj autori ndalet gjatë tek filozofia e dashurisë si themel i vazhdimësisë së jetës. Me lirikat e veta poeti Rusi ndahet qartësisht nga dashuria platonike. “Ti nuk më puth, por as nuk më kundërshton,/ Pranon që unë të të jap të puthura!/ Veç atë pjesë që të qesh kam mundur të pushtoj,/ Pikërisht atë që është më e bukura./ Eh,/ Për të tjerat,/ Më duhen të tjera “luftëra”. (E çuditshme) “Të lumtem,/ Hiqe kremin vishnjë të buzëve,/ Që të të ndiej kur të të puth.../ Të lutem,/ Hiqe najlonin rozë të natës,/ Që mes nesh mes ketë asgjë pa shpirt.../ Të lutem,/ Erdhi çasti të shuajmë qirinjtë./ U ndezën zemrat. Mjaft tani! (Kryqëzim) “Ata veç e veç janë mëkatarë,/ Po krijojnë një shenjt kur puthen bashkë.”

2018

“Lindëm nga puthje që nuk i pamë,” (Çuditërisht) “Ka vajza prej puthje ky qytet…/ Botën, ne e dimë që Zoti e krijoi,/ Po Korça ka lindur nga puthjet.” (Perëndeshat ) Ç’do të thotë që një fëmijë të lindet nga puthjet? Do të thotë që ka lindur prej një akti dashurie. Ç’do të thotë që një qytet nga lindur nga puthjet? Që ka shumë dashuri në përpilimin e pashkruar të kontratës së bashkëjetesës. Rezultantja e të gjithave – krijimi i një komuniteti ku mirëkuptimi ka një premisë të sigurt. Por puthja nuk mund ta shpaloste tërë bukurinë e vet, pa antipodin e saj: “Fals e ke majin e buzëve…/ Dhjetorin e puthjeve pa zemër.” (Grua fals) “Mos më kujto më!/ Nis fshiji puthjet, po të duash!” (Mos më duaj më) Nuk është e vështirë ta thuash se kur dy njerëz dashurohen. Ndoshta ata përpiqen ta fshehin atë nga bota, por nuk mund të fshehin ngacmimin e tyre të brendshëm. Burrat e shfaqin këtë me dridhje të caktuar eksituese në muskujt e nofullës së poshtme duke parë të dashurën e tyre. Gratë zbehen menjëherë duke parë të dashurin e tyre dhe skuqen lehtë në faqe kur ai u afrohet. Ky është efekti i afërisë fizike të njerëzve që dashurohen. Fshirja e puthjeve, realizimi i të pamundurës, është një nga ato metafora të fuqishme që vetëm poetë të mëdhenj mund të gjejnë fjalët e duhura për t’i formësuar. “Ne të dy jemi puthur/ ndoshta kot.” (Ndoshta kot) A mund të puthesh kot? Po. Pse? Për të transmetuar një mesazh të ndryshëm nga ai i dashurisë seksuale. Asnjëherë s’ma ka pëlqyer të puthemi,/Duke menduar secili për një tjetër! (Paradokset e mia) “Ne të dy,/ Nuk duhet të puthemi.” (Fatalitet martesor) Pse nuk duhet të puthen? Sepse prekja e buzëve ka humbur ndjeshmërinë për të krijuar një qark mes dy personave. “Njerëz, që dini kaq mirë se si kafshohet/ Duhet të dini më mirë si duhet puthur! (Krijuesi) Puthja është akti sfidues i zezonës, i vdekjes. …Ata e dinë mirë/ rrugën për te shtëpia/ jonë e puthjeve/ ku vdekja/vdes. (Ku vdekja vdes) “Puthja – gjysma e botës” (Zero fatale) Siç duket, lirika e dashurisë në penën e Rusit nuk është një limonadë, por e ngarkuar me mesazhe të shuma filozofike që afirmon dashurinë, të bukurën dhe sfidon urrejtjen e mashtrimin. Puthja romantike kërkon më shumë se një afëri të thjeshtë. Ajo kërkon edhe një shkallë të caktuar intimiteti dhe privacie. Ajo është një mekanizëm fizik dhe shpirtëror për komunikimin që u përcillet brezave që sa hyjnë në jetë. Është puthja e prindit për fëmijën si një amalgamë dashurie, dhembshurie, kujdesi, respekti që vjen e filtrohet mbi sytë e fëmijës deri sa tërhiqet pa u ndjerë për t’ia lënë vendin të tjerëve për puthjet pasionante të dashurisë. Unë s’putha dot për herë të parë,/ Mua më puthën.

27

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

(Pas 1000 vjetësh) Bëj të të puth në ballë edhe të ik,/ Po kam frikë se s’dua që të zgjohesh…/ E ja kështu, largohem pa të puthur… (Prilli yt i moshës) “Kam kujtuar gjithnjë se fshati po vdiste,/ Se nuk do të gjeja asnjë fëmijë ta puthja pak.” (Në një dasmë fshati) Puthja e të dashuruarve e ka origjinën nga puthja e mëmës. Puthja fillon që në adoleshencë, fillimisht si një mesazh shoqëror. Me pjekurinë seksuale, ajo kalon nga prekja në ndijimin të thellë. Mund të konsiderohet i padëmshëm kultivimi i zakonit të adoleshentëve që të puthin në çift ose të angazhohen në lojëra puthje me shokët. Këto lojëra veprojnë si akullthyerës në festa dhe për disa pjesëmarrës mund të shërbejnë si ndërveprimi i parë në seksualitet. Puthja është forma e dytë më e zakonshme e intimitetit fizik midis adoleshentëve pas kapjes së duarve. “E ca të tjerë ishin aq të turpshëm,/ Sa çdo vajzë fshati e quanin motër./ Me to veç në faqe ata putheshin… (Ndodhi dje) “E vogla ime,/ Bëjmë sikur gjoja puthemi,/ Eja t’i bashkojmë buzët...” (Lojë me sikur) “E putha në faqe, një natë pa drita./ Pastaj dhe në ballë, një puthje e dytë.” (Pa dashje) “Po unë, ku ta gjej tani atë Hirushen e vogël/ Që më puthte dhe dridhej si qershizë e egër?!” (Hirushja) Shumë të dashuruar arrijnë të sigurojnë një privaci romantike pavarësisht se mund të jenë në publik, pasi ata i kyçin mendjet e tyre së bashku, si rrjedhojë krijojnë një ndjenjë të padukshme të privacisë psikologjike. Në këtë mënyrë ata mund të puthen edhe në sheshet plot njerëz dhe të ruajnë romantizmin e tyre, megjithëse vendi më romantik që ata do të dëshironin do të ishte një izolim në fund të botës, një baçe me mollë, një plazh, në një fushë ku mund të shohësh yjet, te një liqen, etj. “Mos e zgjoni atë (dëborën – K.N.)/ Sot,/ Më këmbë ia jepni puthjet/ Njëri-tjetrit!” (Në parkun “Rinia”) “Të dashuruarit që puthen e s’kanë si ne, turp.” (Grafia e një qyteti) “Që të të puth ty kjo mjegull më ndihmoi.” (Ditë me mjegull) Puthja është një bërthamë që mban në harmoni gjithë planetin ku jetojmë. Ajo është një joshje që kapërcen lehtësisht doganat e racave dhe ideologjive. “Jam i trishtuar tmerrësisht,/ Pranë kësaj egjiptianke/ Që nga Nili ka dalë!/ Që më thotë: “Më puth!” arabisht… ”(E dashur) “Ku e keni natën, o rusë të lajthitur,/ T’ju puthim ndonjë ruskë…”(Netë e bardha ruse) Puthja mund të mbajë nën flatrat e veta edhe ngarkesa të tjera po aq pozitive. Ajo mund të jetë një puthje shoqërore:“Gjithnjë i druhesha, ia kam pasur frikën,/ Këtij çasti kur mes nesh do të vinte puthja!.../ Ti zgjodhe faqet për të më puthur,/ Po unë s’u lidha me ty për të të pasur motër... (Puthja e gabuar ) Mund të jetë puthje e paqes: “Qielli ku fluturoni

28

është puthja.” (Një xhin në Jupiter) “Puthjet i futëm nëpër globe të vegjël.” (Pema e Krishtlindjeve) Mund të jetë shprehje e një afeksioni të qëndrueshëm: “Me dhjetëra net fjalën “mall”/ Dëgjoja pranë fjalës “puth”./ Të thonë buzët që ti puthje. (Ti bëre faj) Syrit vëzhgues të poetit nuk i shpëtojnë as mënyrat si kryen puthjet: “Më jep me dorë një të puthur!” (Mëndje) Përtej poezisë ja dhe një informacion që ndoshta mund të ketë lidhje me përpjekjet e japonezëve për të krijuar një aparat puthjeje: “Kur të shohësh se nuk do ketë më asnjë puthje të re/ Nga të gjitha puthjet që janë shpikur.” (Do të kem ikur) Puthja është flakë e shpirtit të dashuruar. Dhe vjen një ditë dhe kjo flakë zbehet. “Gjithnjë e më pak po japim të puthura.” (Gjithnjë e më pak) “Puthjet që të jep ai, puthjet,/ S’të vjen mirë të thuash janë rralluar!” (Sy të verbër) Një metonimi mjaf e gjetur. Dikush ulet atje ku dikur janë shkëmbyer puthje. “Ishte ulur në një stol me puthjen.” (Një burrë i shëmtuar që ka rënë në dashuri) Poeti ka një shkallë të tillë ndjesie sa mund ta zbulojë këtë raport njerëzor edhe në natyrë: “Nga puplat e saj (re- pulëbardhë)/ Nuk pikonte gjak/ Po puthje. (Pulëbardha e plagosur ) “Buzët e diellit,/ Me ato të detit,/ Ngadalësisht,/ U puqën./ ...Çuditërisht,/ U skuqën./ Me siguri nga turpi,/ Që i pamë,/ Kur u puthën. (Perëndim dielli në Durrës) Siç duket nga ilustrimet që sollëm, poeti Skënder Rusi ka krijuar një univers dashurie brenda shumë universeve të tjerë që rrok krijimtaria e tij e pasur dhe e shëndetshme.


Mars

2018

Përsiatje

Skënder Rusi si qenie poetike Nga Vangjush Saro Në një largësi fizike dhe klanore, por jo aq botëkuptimore, pa u ndier shumë, i heshtur siç është edhe sot, i ndërgjegjshëm për vlerat e tij, por asnjëherë rob publicitetesh të tepruara, mbase edhe i druajtur, jo pak, nga Devolli plot peizazhe dhe erë toke, po vinte një poet që shpejt do të bënte emër: Skënder Rusi. Ai madje, ndryshe nga fryma (herë-herë) proletare që përcillte në krijimtarinë e tij DritëroAgolli - sado që e kam shkruar kohë më parë, një shkrimtar i madh, padyshim - iu përul që në fillim lirikës dhe u përqafua gjatë me të. Një dashuri që të prek. Miku im, poeti Ruzhdi Gole, thoshte në një vjershë, që kur ishim studentë: Ne jemi puthja e tyre; (e prindërve). Përqafimi i pandërprerë i Skënder Rusit me lirikën, prekja deri në ind e jetës dhe natyrës në trevat nga ai erdhi (Devolli, Korça) pllenoi një prurje nga më të veçantat në letërsinë shqiptare. ("Jetoj në një qytet që dremit,/ dhe zgjohet mbi supin e një mali …") Disa vjet në një nga kryqendrat e kulturës shqiptare, në Shkodër; më pas në krye të një institucioni prestigjioz si Biblioteka e Korçës, nganjëherë në udhëtime, larg dhe afër, veç gjithnjë i mbyllur brenda pëlqimeve dhe botës së tij, që ka sinonim sinqeritetin krijues, e së fundi duke i besuar shpirtit të vet, që kaherë është aq i gjerë, Skënder Rusi na dha, të plotësuar kohë pas kohe, emrin e tij, që tashmë kumbon në një hapësirë poetike të gjerë; për atmosferën letrare të Ballkanit (por jo vetëm) nuk është i huaj ky kumbim.

Parantesë. (Herën tjetër, do ta them me një fjalë më shqipe.) Një këngëtare e njohur irlandeze, SineadO'Connor ("Nothingcompare"/ "The FogyDeë"/ "Ëar", etj.) pat deklaruar njëherë: "Kur të këndoj unë, nuk dua të ngrihet flamuri irlandez." Le të marrim thelbin e mirë të kësaj thënieje, sadoqë ajo vajzë e ndjeshme ishte një këngëtare e re në kohën që e pohonte këtë. Dhe le të abstragojmë pak. Realisht, ngushtimi i hapësirave dhe abuzimi me termat, e ka bërë hera-herës propagandistike poezinë tonë. Le të themi pra, Skënder Rusi erdhi si një poet që nuk do të lexonte asnjëherë deklarata false dashurie për atdheun dhe për shoqërinë ku jetonte; sadoqë do ta tregojë me krenari prej nga vjen, ç'vendi i përket; bota e tij e ndjenjave dhe e përjetimeve, pavarësisht ndalesave të parëndësishme, që janë të kuptueshme, nuk do të bënte asnjëherë dhe nuk bën jo kurrë më kompromise kufijsh. Kur u gjendëm për një Festival të Kulturës Popullore në Kaliningrad (zonë e lirë e Rusisë, diku midis Polonisë dhe vendeve balltike), ai ishte i vetmi në atë grup të madh që e kishte mendjen vetëm te pasioni i tij dhe përpiqej të skanonte gjithë hapësirën, me beriozkat e Eseninit, pllajat e Brodskit, natyrë e shfaqje, korije e vajza të bukura, si mikesha jonë Elena, e cila kishte mësuar shqip në Shën Petërburg (Leningrad). Cikli i vjershave nga ai udhëtim, flet shumë në këtë temë… Skënder Rusi është, shpresoj nuk e përskaj, një qenie poetike. Ai i këndon të gjitha llojet e poezisë lirike me aftësi dhe shpirt. Peizazhi është 29

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

një nga hapësirat ku ai lodron lirisht, si të gjithë lirikët e mirë; madje shpesh ai krijon shartime të peizazhit me përjetime të heroit lirik që bëhet një me natyrën: "Vjeshta këto ditë është kthyer në mollë,/ që e kafshojnë të gjithë pa e pyetur./ Më trishtojnë degët e saj pa kokrra,/ dëshmi të një kohe që ka vdekur." Një vizatues i hollë, nje mjeshtër i harpës që pjalmon tingujt, ai i shan dhe i do njerëzit, papushuar; veçmas gratë: "Duart e grave mbajnë një botë të tërë/ mbi vete…" Dhe pastaj, sërish ato, në një tjetër vështrim, më intim, më të flashkët, më fluid; natyrisht, s'mund të ikim kaq lehtë nga sirenat që i duam, cilatdoqofshin: "U dashurova me një grua/ pothuajse të rrallë,/ ajo është herë-herë pothuajse e pakuptimtë./ Njëlloj si unë që jam kjo re e bardhë,/ që e mbështjell të gjithën/ se s'dua të më ikë…" Ndonjëherë, ai zemërohet dhe e përplas dufin përmes ndonjë inversi të habitshëm. "Mos më duaj më!/ Nis më urre/ nëse do mundësh!/ Dhe qiellin (qielli jam unë)/ s'përmbyset bota/ po ta humbësh…" Por në më të mirat çaste, ndjesitë e poetit lirik e rrethojnë dashurinë gjithë pekule. Të rrallë janë poetët që e bëjnë këtë kaq bukur, me kaq mjeshtëri. Shikoni sa ëmbëlsisht i drejtohet asaj që e do, në konfliktin e përjetshëm njerëzor të zgjedhjeve dhe të përjetimeve, që jo gjithherë i kemi në dorë: "Hyra prapë në sytë e tu jeshilë,/ në bebëzat e tyre zura prapë vend./ Më pas, trokita në shtëpinë e shpirtit,/ ku ca të tjerë prisnin prillin tënd..." Ca të tjerë prisnin prillin tënd. Metaforë? Mbase më shumë se kaq…Një fjalë kaq e thjeshtë, e rivlerësuar poetikisht, e nxjerrë përkitazi në dritën e homonimisë më domethënëse. Ka ardhur koha që poetët të kuvendojnë se ç'do të bëjnë më tej (në sensin e shkollës që ndjekin) me fantazinë e tyre të ndezur, që krijon pareshtur figura të qashtërta, si ajo që sapo e përhita më lart. Në vjershën "Çast sureal" i tillë është vetëm titulli, sepse ai krijim antologjik ka një realizëm që të dredh; të duket sikur je atje, në gjendjen që poeti krijon; në mos sot, ke qenë dje, një ditë tjetër, dikur...Është përfshirja në botën e autorit, pjesa më delikate e mjeshtërisë; Rusi e pret në heshtje këtë çast, këtë ngjizje, vë veshin e tij të hollë të 30

dëgjojë se si rreh zemra e lexuesit, madje kërkon edhe më...Po e "recitoj" sa mundem këtë perlë, të gjithën. Dhe ju do të më jepni të drejtë: "Të dy jemi ulur përballë/ edhe heshtim,/ dy kafe po ftohen/ e s'po i pi asnjëri./Vjedhurazi ia hedhim sytë njëri-tjetrit,/ ti s'je këtu e tëra,/ unë s'jam këtu i tëri./ Unë ende s'e marr vesh/ nëse jemi vërtet,/ apo e gjithë kjo,/ nga truri im ka dalë?!/ Nëse është i vërtetë ose jo/ ky mëngjes/ apo ne të dy jemi surrealë?!/ Të dy jemi ulur përballë/ edhe heshtim,/ ti si murgeshë,/ unë si murg;/ kurrë s'kemi ikur më larg/ njeri-tjetrit,/ sesa në këtë mëngjes absurd..." Pyetje: Çfarë duhet më shumë? Majakovski thoshte: "Kur, si, pse, do të pyesë dikur ndonjë ballëmadh idiot, për Zotin Djall..." Po ku ta gjejmë edhe ballëmadhin, sado idiot! Kritika shqiptare është një fantazmë që as të tremb, as të trazon, as të bën dot për të qeshur; është një skelet për të ardhur keq. Edhe ndonjë i ashtuquajtur kritik tek-tuk, ka humbur udhën në gjetjen e identitetit të tij pa konture. Ani. Kthehem sërish dhe vështroj portretin poetik të mikut tim të heshtur, që flet rrallë, por shkruan edhe më rrallë, veç ta rrëmben zemrën me vargun e sigurt dhe me fjalën e zgjedhur, me stilistikën pa sforcime dhe gjetjet aq trazuese. Një format i veçantë. Staturë që bie në sy teksa ngaherë vështron tutje, për gjetje të reja. Vizion prej gjaku, qelqi, uji, balte, guri, gjethesh pa fund...Ky njeri që di vetëm të bëjë poezi. Mandej?


Mars Skënder Rusi ka mposhtur provincializmin. Mendoj, është shumë e rëndësishme. Jo me fjalë, jo me publicitet, jo me lutje, ku jam unë, pse nuk më dëgjoni, o ju të zez...Ai e ka mposhtur provincializmin me forcën e lirës së tij, me qetësinë e poetit që ulet në sofër me këdo, përballë kujtdo, hajde të shohim ç'kemi "gatuar"...Bota e tij, qielli i tij poetik, është i madh; nganjëherë edhe zvogëlohet. Heroi i tij lirik shfaqet në rafshe me rrezatim të gjerë shoqëror, por shpesh e në shumë ditë pa emër, mbyllet në vete si një qenie me raporte të brishta me botën dhe me do pjesë aq qesharake të saj, pse jo, mbase-mbase edhe pa vlerë: "Ndonjëherë më merr trishtimi me vete,/ ai më mban peng pa patur asnjë shkak…" Por trishtimi nuk është një stoli, njëlloj shtirjeje, jam poet ore, di të bëj poza...Trishtimi i tij është deviza e njeriut që trembet përkohësisht, një çast, por më tej kërkon pareshtur, pareshtur, më shumë, më shumë...Shikoni se si do t'i ikë ai degradimit, duke u kapur thonjsh pas gjërave më të bukura të jetës. "Gjithnjë i jam shmangur këtij lumi të keq,/ nëpër ujërat e tij kurrë nuk jam futur./ Këdo që është i dobët, ai e rrëmben,/ e sidomos kur të sheh/ që s'je i lumtur."

2018

dhe i askujt tjetër,/ mëngjesi!/ Ti, diell, vazhdo rrotullimin/nëpër botë./ Ju zilet e orave,/ është mirë të heshtni!/ Kjo kafe le të presë,/ le të bëhet e ftohtë./ Unë do ta pi ngadalë,/ si aristokrat…/ Ti diell vazhdo rrotullimin/ nëpër botë./ Sot, ti je imi,/ sado të ikësh larg!" Më në fund, e gjithë poetika e S.Rusit, i gjithë kërkimi dhe aventura artistike, me vela filozofie e sociologjie çelur, në detin e së panjohurës, - edhe e ardhmja është pothuaj e tillë - shkon drejt një poli paqeje dhe mirëkuptimi njerëzor, që ka një lidhje të fortë me pamjen prej ku atij iu zgjua për së pari poezia; pamje të cilën ai e shpalosi në hapësira shumë më të gjera, përtej simboleve dhe termave të përgjithshme e që jo rrallëherë kullojnë mërzi. Nuk do ta besoni se çfarë shkruan ky vizatues pasionant, ky këngëtar i lirisë shpirtërore dhe i muzgjeve erëmirë, duke i bërë kohës dhe krejt temave të veta një rivalitet që do t'i shkonte veç atij që dashuron shumë e gjithçka. "Kur të shohësh/ se nuk do të ketë më asnjë bli,/ përgjatë rrugës me hënë të fikur;/ kur të shohësh/ se nuk do të ketë më asnjë gur/ nëpër kalldrëmet ku dikur jemi rritur;/ kur të shohësh/ se nuk do të ketë më asnjë oborr,/ me fëmijë që sapo kanë lindur;/ kur të shohësh/ se nuk do ketë më asnjë kitarë,/ që të shpërndajë nëpër sokakë tinguj;/ kur të shohësh/ që nuk do të ketë më asnjë dritare,/ që të rrijë e hapur duke pritur;/ kur të shohësh/ se nuk do ketë më asnjë puthje të re, nga të gjitha puthjet që janë shpikur…/ Dije që atëherë/ unë do të kem ikur…"

Vjershat e Rusit janë të gjitha stinët dhe motet; të gjitha gratë dhe vajzat; të gjitha ngjyrat dhe lodrat; dashuritë dhe xhelozitë; ngasjet dhe ëndërrimet gjithfarë. Nganjëherë, fabula e tij rëshket e vikat mbi drama njerëzore sikur të thurrte një novelë. Rrëfen. Duke i përndarë fjalët, a thua ka lotëpërmidis. Më ndiqni: "Një plak. Një plakë. Dhe një park./ Edhe një stol. Dhe bëhen katër./ Dhe një neon që ndizej, shuhej,/ sikur Zëri im u ndal për sot. Shpresoj, diçka thashë për ta shkelte syrin natën./ Por pas një viti, mbetën "vëllain" tim poet... tre./ Një plak. Një stol. Një park i gjelbër./ Dhe një neon që më nuk ndizej,/ që mbeti si një sy i verbër./ Në vjeshtë, ah, mbetën veç dy./ Një park. Një stol krejt i vetmuar./ Që pret mos kthehen prap' aty,/ ata dy pleq të dashuruar…" Kjo është të bësh një model madhështie dhe thjeshtësie njëherësh. Dhe të mos thyhesh, përkundrazi; sepse ja tek kthehet - pas një dekike mërzie - si ajo stuhia që derdh frikë dhe bukuri njëherësh përmbi rafshe që i sheh prej larg: "U zgjova/me asnjë re në kokë./ Është imi

Skënder Rusi si qenie poetike

31

...........................


REVISTA OBELISK

OPENING Pse duhet blerë antologjia e çmuar «Lirika»? Pse duhet patur në bibliotekën personale? Pse duhet lexuar vazhdimisht? Çfarë mund të bëjë ky poet për ju? Shumë, shumë. Mundet edhe tʼju ndryshojë jetën. Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do tʼi drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave. Gjeni gjithçka në këto fletë, që nga tiparet fillestare të një vegimi të brishtë në rrëzë të Moravës, deri tek shkrirja e plotë me të përhershmen, ku vetëm disa vargje vlejnë sa dhjetë «atynë»! Vargu i tij është serum për shpirtra në agoni, ku edhe ai vetë është kryq dhe i kryqëzuar, ku ti si lexues je pjesë e asaj lëngate, ku të duket se ato fjalë i ke shkruar ti, ku je edhe qielli, edhe toka, edhe loti, edhe e qeshura e shpërthyer prej syve të këtij fëmije të marrëzisë. Brenda të nëjtës poezi Shën Rusi është edhe klithmë e mprehtë dhe përqafim i heshtur. Tek ai dashuria është totale, mbitokësore dhe e nëndheshme: ajo eshtë dashuri për jetën dhe vdekjen; është hingëlllima e një kali që krijon ylberët, është fjetja në një shtrat me motrën e diellit, atje ku tradhëtonin si të ishin Eseninë, ku të vdekurit shkojnë me natën për të fjetur, duke e lënë jashtë porte, si për tʼi thënë që u duhet si uji të gjallëve. Për tʼu kthyer sa më shpejt atje, në botën-Korçë të lindur nga puthjet. Pse duhet lexuar patjetër ky libër? Sepse pa të, të gjithë ju do të jeni më të varfër në ndjenja, më ...........................

32

të paaftë për të dashuruar. Sepse këto janë vargje të shkruara edhe për ata që nuk kanë studjuar kurrë teknika e truke të artit të fjalës. Sepse janë të kapshme, me dukje të thjeshta; por është një thjeshtësi e kërkuar, e studjuar dhe njëkohësisht spontane; një thjeshtësi që i jep peshë magjike edhe fjalës më të rëndomtë, asnjëherë banale dhe e përsëritur, që kthehet në shkollë të artit të poetrimit. Sepse tek ky shenjt i poezisë dashurore e rëndësishme është jo vetëm ajo që do të thotë, por edhe si do ta shprehë, që të mos e lodhë lexuesin, të mos e detyrojë tʼi flakë vargjet në një qoshe. Aq e punuar e peshuar dhe e ekuilibruar është kjo kapshmëri e poezisë, saqë çdo fjalë duket sikur ekziston vetëm brenda vargut të tij. Një varg i kristaltë, ku, nëse heq edhe një rrokje të vetme, gjithçka copëtohet në mijëra thërmija. Është e tepërt tʼju bëj një listë banale të botimeve të këtij poeti: Ai është ngjizur në shtratin e Muzave, në ditën e festës së tyre madhore. Është e kotë tʼu theksoj se ku ka lindur, atdheu i tij është zjarri i të puthurës. Veç është e domosdoshme tʼju kujtoj se, kur shumëkujt mund edhe tʼi jetë zbehur boja e emrit në gjendjen civile, kur tʼi jetë sheshuar varri prej errozionit të harresës, Ai – Shën Skënder Rusi i Korçës – do të jetë në limfën e jetëve të ardhshme, si një dehje e këndshme, soundtrack i dashurive të përditshme. Shpend Sollaku Noé


Mars

SKËNDER

RUSI

NËPËR VITE LETRARË

NË SHAH (1999) Po bie mbrëmja qetë,qetë Me shokun tim unë luaj shah! Vërtet këtu ka edhe mbretër, Po ne i komandojmë ata! E treta rradhë që fitorja, Veç mua po më buzëqesh! Ky shoku im pi veç cigare, Një shuan dhe një tjetër ndez! Kur ja,tek xhami,afër derës, Kaq befasisht u shfaqe ti! Dhe na vështrove duke qeshur, Po kujt i qeshe nuk e di! Sa kohë që ndenje pranë nesh, Aq herë unë u zurra mat. Tani e kisha unë radhën, T'i pi cigaret me inat! 1000 lojë të bëj tani, Unë do t'i humb një e nga një, Sa kohë që ende nuk e di, Për mua erdhe apo për të! 1000 mbretër shoku im Le të m'i zerrë mua mat! Mjafton që ti të më kuptosh, Se ardhje jote u bë shkak! "TI BËRE FAJ (1999) Jam unë ajo molla ku ti me vajzen tënde gdhije netët që mos ju shihte asnjeri unë gjer përdhe i shtrija degët! Dhe që t’ju dukej më e bukur Çdo gjë që thoshit ju të dy, unë gjer në maj i mbaja lulet dhe ftoja shumë zogj aty! Dhe di çdo fjalë që u tha, dhe di sa herë ajo u skuq, me dhjetra net fjalën "mall" dëgjova pranë fjalës"puth"!

2018

Në dasmën tuaj s'erdha dot, ku shkuleshin gjithë ato rrënjë? Në vendin tim dërgova kokrrat që të kënaqeshit të tërë! Por mora vesh, era më tha, se pas një viti ju u ndatë, si borë prilli më ra ky lajm, në syth i futa lulet prapë! Ti shkele rëndë përmbi të që ish e pastër si kristal, për flokët e artë të një tjetre ti bëre faj, ti bëre faj! Ti bëre faj të them unë, të thonë degët që të gjitha ti bëre faj të thonë zogjtë, të thonë mijra cicërima! Ti bëre faj të thonë supet, të thonë flokët e asaj, të thonë buzët që ti puthe, Ti bëre faj!Ti bëre faj!

EKLIPSIN PRES (1999) Unë me ty,si toka me diellin, Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht! Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak, As jam larguar sadopak,natyrisht! Astronomia ka ligjin e vet, Që unë e përfill me aq sa mund! Të të afrohem më shumë Kam frikë se më djeg, Të të largohem-kam frikë se më humb! E ja,kështu,vetëm rrotull të vij, Po s’jam i marrë që rri e pres më kot! E di që një ditë ,ti do të kesh eklips, E atëhere,nuk do më djegësh dot!

33

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

NËPËR VITE LETRARË

SKËNDER

RUSI

TEPËR VONË (2003)

SINFONIA E TAKAVE(2003)

Ti ke një moshë me time bijë, Me babin tënd, unë, moshatar. Kush të dha urdhër të më duash Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ai ishte një regjistrues i marrë, S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe! Jetonte brenda në një kitarë, Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!

Ata thëngjij që ishin shuar Ti si guxon me dorë i prek?! Kush të dha urdhër të më ndezësh Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ia dha vetë atë formë sobalkës së tij, Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh! Se atje do ish dhe zoti Paganin, Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë. Kur dimri krejt më ka pushtuar, Kur vdekja firmën më kërkon Ndoshta në ferr për të më çuar!

Kush tha se këta ishin të vdekur!? Ai fliste me ta,qeshte,pëshpëriste! Brenda kitarës së tij vetëm e shoqja, E urdhëruar ishte të mos fliste!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh Dhe gjysma tjetër-perëndi! Me çdo të puthur m’i ul vitet, Më kthen në moshën që ke ti!

Ai bëhej xhind kur ajo lante pjatat, Kur kërcitja e tyre i futej nëpër disqe! Ai i ulërinte kur ia dëgjonte takat, Pale kur padashur,ndonjëherë teshtinte!

Me këto gjysma, unë poeti, Mund të ndërtoj tjetër planet. Në djall pastaj të shkojnë vitet, Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Por erdhi një ditë dhe ajo iku në qiell, Kitara krisi,muret e saj u çanë. Telat e saj ranë mbi Bet’hovenin, Mbi Moxart e Shubert,mbi të gjithë ranë.

Po prapëseprapë një frikë ndjej, Po mora zjarr, si mund ta fik? Prandaj dhe po vonoj të zgjohem, Them ndoshta ik. Them ndoshta ik...

Tani ai vë veshin ,jo për të dëgjuar tinguj, Po për t’u çmallur me zhurmën e pjatave! Bet’hoveni?E ç’është Bet’hoveni, Para simfonisë së ëmbël të takave!?

34


Mars

2018

NËPËR VITE LETRARË

SKËNDER

RUSI

Me emra, Shokët… KUR VDIQA UNË(2003) Më hodhët dhe` sa mundët, Më ngjeshët, Më vutë një mal përsipër!

MBI KOKË MË RRI EDHE MË NDRIT(2008)

Më pas ca lotë, Më pas ca lule artificiale, Më pas, më latë e ikët!

Gjithnjë po bëhesh më e krrusur, Sikur po i afrohesh tokës! Unë jam atje,në sytë e rrudhur, Ku është fillimi i gjithë botës!

Më pas i latë duart, (nga dheu edhe nga unë!) Dhe shkuat, Drekuat(!)

Gjithnjë po bëhesh më e vockël, Ku e ke futur gjithë atë shpirt!? Si hënëz e ngrënë brenda dhomës, Mbi kokë më rri edhe më ndrit!

Dhe nisët Të qeshni përsëri, Të thoni barcoleta banale, T’i shkelni syrin njëri-tjetrit Me djallëzi!

Gjithnjë po bëhesh më e lehtë, Mos ke ndërmend që të largohesh!? Më bëj një shenjë e ngjitem vetë, Qiellit t’i them që do vonohesh!

Ç’aktorë horrorë! Në tërë këtë lojë Me gjoja dashuri!

ATA DY PLEQ(2001)

Veç nëna, Eh, nëna! Hyri fshehtaz atje, brenda, Si një reze dielli në dimër! Për të ndarë me mua, Gjithë atë mal dheu, Që më vutë përsipër! Veç nëna tani, Me zogjtë e gishtave, Më çuket si dikur, Më shpupuris flokët! M’i thërret

Një plak. Një plakë. Dhe një park. Edhe një stol. Dhe bëhen katër! Dhe një neon që ndizej, shuhej, Sikur ta shkelte syrin natën! Po pas një viti mbetën tre. Një plak. Një stol. Një park i gjelbër. Dhe një neon që më nuk ndizej, Që mbeti si një sy i verbër! Në vjeshtë, ah, mbetën veç dy. Një park. Një stol krejt i vetmuar. Që pret mos kthehen prap’ aty, Ata dy pleq të dashuruar!…

35

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

KORÇËS – NJË FJALË DASHURIE(2008) Jetoj në një qytet në formë zemre, Ku kitarat netëve marrohen! Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin, Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen! Jetoj në një qytet që dremit, Dhe zgjohet mbi supin e një mali. Ku dielli para se të nisë udhëtimin, Çlodhet pak mbi sup të një ushtari ! * Jetoj në një qytet që më deh, Jo me vodkë,por me dashuri! Ku çdo grua ,në sy,nuk të sheh, Po të ndjek me sy,kur s’sheh ti! Jetoj në një qytet që m’i fal, Të gjitha marrëzitë që kam bërë! E ç’ta fsheh,edhe unë jam mëkatar, Ndaj dhe falem siç falen të tërë! Jetoj në një qytet që e dua, Brenda zemrës së tij kristal! Dhe druhem,a do arrij dot, Që famë,nga fama ime t’i fal! Jetoj në një qytet ku nesër do të kem, Patjetër emrin e një rruge! Po të më pyesni kë do zgjedh, do t’ju tregoja atë, Që në vend të gurëve është e shtruar me puthje! OLIMPIK '98 Avionin e përpinë retë, Dhe unë s'e kuptoja dot, E kishte fajin një biletë, Apo ne bashkë u ulëm kot! 36

I lidhëm rripat qetë-qetë, Me pakëz frikë,natyrisht! E kishte fajin një biletë, Apo m'u ule qëllimisht!? S'të fola se nuk desha vetë, Seç kam ca trille të mëdha! Ty desha të të njoh në qiell, (Në tokë kam njohur qindra gra!) Në qiell desha të të njoh, Ku lindin zjarret dhe rrufetë! Ku do na shohë vetëm Zoti, Që ta dha ty këtë biletë! Në ndodhtë të të them një fjalë, Që nuk e nxë as qielli vetë, Mos merr inat,se s'kam faj unë, Po kjo shejtanka dreq biletë!

SE TI GJITHMONË SEÇ BËN CA GJËRA(2008) Të lashë në Korçë E të kërkoj në Kajro! (Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!) Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra, Që çmëndurira t’i kam quajtur! Të lashë në tokë E të kërkoj në qiell! (Ku dihet në ç’yll më ke pritur!) Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra, Sa të kam quajtur të lajthitur! Kap një bionde nga flokët mbrapa, Ia kthej fytyrën për ta puthur! Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra, Vjen dhe atje ku s’është e mundur! Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra, Që të tregojnë dhe më të bukur! Ndaj ca i marrë dhe unë mundet, Sot gjithë Kajros t’i jem dukur!)


Mars

2018

Shtëpia botuese “ADA” dhe revista letraro-artistike “OBELISK” i urojnë poetit BASIR BUSHKASHI 65 vjetorin e lindjes

CIKËL POETIK NGA

BASIR BUSHKASHI E MREKULLUESHMJA...

EH, TË MUNDJA!

Sa e mrekullueshme më ishe ti, Sa kurrë për mua nuk kish njeri...!

Përthyer shpirti Përthyer vargjet Dhe vetë jeta Keqas Përthyer...

Sikur nga qielli t’ishe bekuar, Për t’më ndritur dhe lumturuar... Hyjnore bota më ngjante me ty Ti, hyjneshë dhe unë hyjnì... Më deshe me shpirt, më deshe pafund Sa unë nuk munda dot të të mund... Nëpër ditënatë më kishe pushtuar, Ti, ëndrra ime e ëndërruar... Ndër vete ndjehesha si mbreti mbi mbret, Për mua ti ishe më i riu planet... Po fati e solli të ikje aq larg Dhe zemrën ma le të mbytur me plagë... Sa e mrekullueshme më ishe ti, Sa kurrë për mua nuk kish njeri...!

Eh, të mundja T’i falja Botës, Gjithçka të bukur, Gjithçka të vyer...! NË UDHËKRYQE SHPIRTI Në udhëkryqe shpirti më ke lënë Hutar krejt kam mbetur prej teje, Ç’po ndodh kështu, vërtet, ç’po ndodh, Përse kaq mjegull mes teje dhe meje...?! Eh, dreqi ta hajë, dreqi ta hajë, Nuk di nga ç’shteg drejt teje të mbajë! Po lëmshin e shpirtit do ta shpështjellë Magjia e dashurisë së thellë...

37

...........................


REVISTA OBELISK

Cikël poetik nga Basir BUSHKASHI

ASNJËHERË

DIKË PRES PËRDITË

Ti je prej mjalti, Krejt prej mjalti. Mjaltë, Mjaltë, Si në kosherë...

Dikë pres përditë: Të njomë, Të ëmbël, Të trëndafiltë, Me lule-tek buzët Me valë-tek sytë...

Kaq të mjaltuar Veten s’kam ndjerë! E mos u ngopsha Kurrë, asnjëherë...!

KEQARDHJE Unë fle i qetë, çdo natë, në shtrat Se n’shpirt nuk ruaj asnjë të ligë... Në ju gënjëfsha, m’godisni, vëllezër M’godisni, qoftë, edhe me thikë...

Me shekuj e shekuj Kam pritur e pritur, Por ende S’ka mbërritur... Veçse e di Se pa mbyllur sy... Do të vij patjetër Patjetër do të vijë...

Veç ndjej keqardhje gjer në dhimbje Për ca njerëz të shpërfytyruar... Që kurthe ngrenë e thurin të liga Dhe bien të flenë të lumturuar...

NJË FLLAD KËNGE Nuk merrem me thinjat: Flokët Le të thinjen! Me zulme rinie Dallgëzoj nëpër jetë... E një fllad kënge Sikur m’bën me fletë: “Burri s’plaket kur vjen mosha, Burri plaket kur don vetë...”

...........................

38

NË FËMIJËRI ...E ku s’i ndoqa Zogjtë krahëshkruar Nga lisi në lis Nga kroi në krua... E grindesha me veten Zemërshqetësuar: Pse zogjtë s’pranojnë Të rrinë me mua...?!


Mars

2018

DASHURIA Dashuria është dhimbje, Ndër shekuj është thënë. Qëkur dashuria Është zënë... Megjithatë, Botën, Mban në këmbë... VALLËZOJNË RETË Vallëzojnë retë Në të bardha Veshur. Dehur krejt Nëpër erë E diell. Kushdi se ç’dasmë Paska në qiell! BORA E PARË Malli për tokën E paska marrë Borën e parë. Sillet aq lehtë Ngadalë-ngadalë Si fluturbardhë. E zbrazet qielli Krejt pareshtur Mbi tokën e heshtur... Nusëron e ëndërrt Si në përrallë Argjendshpërndarë... ...Pastaj nga malli Zë e shkrin E tokën përtrin...

CA ZOGJ Ca zogj më vijnë Në dritare. E krahët rrahin Nëpër xham. E sikur shohin: Jam a s’jam... Vijnë e më mbushin Me cicërima Me melodi... Mua të eturin Për kaltërsi... Ca zogj, çdo ditë, Çdo mëngjes, Ma mbushin jetën Plot ritme E shpresë...

19 shtator 2016 39

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

40


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
OBELISK 203 by roland lushi - Issuu