Skip to main content

OBELISK 197-198

Page 1

Shtator - Tetor 2017

1


REVISTA OBELISK

12

...........................

botime vetëm

1200L Obelisk 197 - 198 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti IX-të i botimit - Nr.197-198 Shtator - Tetor 2017 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE

10 Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

ABONOHU TANI

Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: rlushi@yahoo.it

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it

1200 LEKË

12muaj 2

apo

Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0130-260249-001 IBAN – AL12 2061 1035 0000 1302 6024 9001 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2017 Tirazhi: 500 copë


Shtator - Tetor 2017

EDITORIAL

“ADA” dhe hapat e saj të sigurtë... Një nismë, një përpjekje, një rrugëtim shaluar mbi fjalën e shkruar. Të bukurën, të gjerën, mistiken, të ndjeshmen, rrebelen, filozofen, të urtën. Kjo është”ADA”! “Ada”, e sotme që tashmë mbështet ecjen e saj mbi hapa të sigurta. Veprimtarisë së saj, i qëndrojnë besnikë rrugëtimet botuese të qindra veprave të autorëve të rinj dhe atyre me emër, në historinë e kulturës letrare vendase dhe të huaj. “Ada”, nismëtare e të bukurës frymëmer për një qëllim: Përçimin e fjalës së artë, nga autori tek lexuesi. Kryeneçe e mirëfilltë e kujdesit prindëror për fëmijën e tij, “Ada” jep më të mirën e mundur tek botimet e saj. Botime, që tashmë prej kohësh shoqërojnë kohën kulturore të dashamirësve të mrekullisë, “Art i shkruar”. Është fjala e tyre sot, që mbron ecurinë e mëtejeshme tek “Ada”. Është mbështetja e tyre që jep dritën jeshile drejt horizontesh të reja dhe për këtë, shtëpia botuese “Ada” ndihet përgjegjëse për hapa të rinj gjithmonë e më të sigurtë, gjithmonë e më cilësorë. Historia e një emri, shkruhet mbi bëmat e tij dhe “Ada”, historinë e saj e ka firmosur në gamën e botimeve të saj. Gamë me të cilën sot, po ju shërbejmë katalogun e botimeve “ADA-2017” Me një “dolli” titujsh, ju urojmë shtegtim të mbarë në “hapësirat” e shtëpisë sonë botuese” ADA”. Me nderime, Roland Lushi

15- ADILE BALETA Shkronjat në vargje - poezi ISBN: 978-9928-223-71-5

1-LUCA, DED N. Psikologjia nuk konkuron me dinakërinë ISBN 978-9928-223-57-9

8-AGALLIU, NAZIF Libri i muzave : poezi të zgjedhura / ISBN 978-9928-223-64-7

2-LUCA, DED N. Psikologjia e mendimit pozitiv ISBN 978-9928-223-58-6

9-GJATA, ARQILE Mik me ajrin : poezi / ISBN 978-9928-223-65-4

3-LLOGONE, DRITAN L. Mesazhe erërash : libër me thënie ISBN 978-9928-223-59-3 1.Letërsia shqipe 2.Thën

10-LUCA, DED N. Herta : roman / ISBN 978-9928-223-66-1

4-ANDREA, MIHALLAQ Margarita : roman / ISBN 978-9928-223-60-9

11-ZENELLARI, ALMA Atëherë, kur ti... : poezi lirike ISBN 978-9928-223-67-8

5-LALA, RESHIT Unë dhe diktatura : kujtime ISBN 978-9928-223-61-6 6-SHABI, FLORA Heshtje dhe shpresë : poezi ISBN 978-9928-223-62-3

12-RAMA, REIT ISBN 978-9928-223-68-5

19- BUJAR MUÇA Vendlindja ime - poezi red. Ilmi Dervishi ISBN: 978-9928-223-75-3

13- ASTRIT LULAJ Rrugëtim shpirti ISBN: 978-9928-223-69-2

20- GERTI AHMETI Thjesht… - poezi ISBN: 978-9928-223-76-0

14- ELONA MEHMETAJ Kurthet e jetes - roman ISBN: 978-9928-223-70-8

21- ERJON PAPAGJONI Revolucionarët - roman ISBN: 978-9928-223-77-7

7-ÇIPI, LUAN Lulishtarët e Atdheut ISBN 978-9928-223-63-0

16- SHEFKI KARADAKU Apokalipsi i gjetheve - roman ISBN: 978-9928-223-72-2 17- IRENA GJANÇI Përtej dritares - poezi ISBN: 978-9928-223-73-9 18- DENILU Rrënjët - roman ISBN: 978-9928-223-74-6

3

...........................


REVISTA OBELISK

BOTIMET ADA 2017 - 101 TITUJ

NË KËTË PANAIR

22- MIHALLARI, GJERGJI Përtej mjegullës... : (tre rrëfime në një) 36- ZALLI, SHKËLZEN ISBN 978-9928-223-78-4 Ditari i maces = Diario della gatta ISBN 978-9928-223-92-0 23- IRMA KURTI Pa atdhe 37- DHRIMO, TOMORR ISBN: 978-9928-223-79-1 Monologu i një rrugëtimi ISBN 978-9928-223-93-7 24- MUÇA, ERJON Ripërtyp koncepte : pro-etikë / 38- DAJANI, GJYSTE ISBN 978-9928-223-80-7 Princesha e Zadrimës : poezi / ISBN 978-9928-223-94-4 25- LUCA, DED N. Qielli i “grisur” : epigrame / 39- KONDO, VANGJEL ISBN 978-9928-223-81-4 Unë dhe familja ime : diktatura kuçedër që vriste dhe internonte 26- GJATA, ARQILE V. njerëz të pafajshëm : kujtime Të pikturosh fjalën... të pikturosh ISBN 978-9928-223-95-1 dritën : mozaik letrar / ISBN 978-9928-223-82-1 40- GJONI, PRANVERA M’thërret gjeneza : poezi 27- GECAJ, DILA ISBN 978-9928-223-96-8 Besa e thyer : poezi / Dila Gecaj ; ISBN 978-9928-223-83-8 41- LUCA, DED N. Muri burokraci : epigrame 28- MËHILLI, SPIRO V. ISBN 978-9928-223-97-5 Lev Davidoviç Bronshtein-Trocki / ISBN 978-9928-223-84-5 42- LUCA, DED N. Evropa në mes të detit : epigrame 29- PLAKU, LUMTURI ISBN 978-9928-223-98-2 Poezi, tregime, përralla / ISBN 978-9928-223-85-2 43- BIXHILI, LEONARD Val’ e bregut valë : poezi 30- VOJKOLLARI, JETA ISBN 978-9928-223-99-9 Elitë-dashuri në kohën e rrëmujës 1.Letërsia shqipe 2.Roma ISBN 978-9928-223-86-9 44- GJERGJI, DEMIR 31- KADI, KADRI Lot mbi Dalinën... : jetëshkrim Dheu që dhemb : shkrime ISBN 978-9928-244-00-0 ISBN 978-9928-223-87-6 45- ZHITI, DIANA 32- REXHEPI, BABETA Ëndërr ishte... : poezi Fjalët e librit : poezi / ISBN 978-9928-244-01-7 ISBN 978-9928-223-88-3 46- HOXHA, FLORENT L. 33- PANI, JANAQ Golat shqiptarë në kupat Fabula ndërkombëtare : 1958-2017 : ISBN 978-9928-223-89-0 statistikë = All Albanian golas in international competitions : 195834- SELAMAJ, OLTJONA 2017 : statistics Rënkimet e vjeshtës : poezi ISBN 978-9928-244-02-4 ISBN 978-9928-223-90-6 35- MUÇA, VLADIMIR 47- LIMANI, SADEDIN Pegasiane : poezi Unë erdha për ty : poezi ISBN 978-9928-223-91-3 ISBN 978-9928-244-03-1 48- PLAKU, LUMTURI O nënoke : poezi ISBN 978-9928-244-04-8 ........................... 4

49- LUCA, DED N. Demokracia : epigrame ISBN 978-9928-244-05-5 50- LUCA, DED N. Nuk je i lirë me zemër mbi shpinë : epigrame ISBN 978-9928-244-06-2 51- NANO, RUDINA Ëndërr e parfumosur : poezi ISBN 978-9928-244-07-9 52- ZMALI, TON Shëtitari i Buklisit... : përmbledhje shkrimesh ISBN 978-9928-244-08-6 53- ZEQIRI, SELFIJE Nëpër jetë... : kujtime ISBN 978-9928-244-09-3 54- BLLACA, ASTRIT Dashuri e pamundur : poezi ISBN 978-9928-244-10-9 55- BARDHI, ARJAN Kur jam ne Polis : poezi ISBN 978-9928-244-11-6 56- ROPI, MIRELA Copëza të pagjumta : 100 poezi / ISBN 978-9928-244-12-3 57- ALIMEHMETI, BEDRI Dhe prap zuri shiu në Tiranë : poezi / ISBN 978-9928-244-13-0 58- ZEQIRI, FADIL Yjet ndriçojnë nëpër mjegull… : novelë / Fadil Zeqiri. Tiranë : Ada, 2017 ISBN 978-9928-244-14-7 1.Letërsia shqipe 2.Proza 821.18 -3​ 59- ANAGNOSTI, ARISTELA Ushqimi, detaj lumturie ISBN 978-9928-244-15-4 60- UKAJ, DEDË M. Për ju thur vargje nga zemra ime : poezi ISBN 978-9928-244-16-1 61- BUSHATI, BUKURIJE


Shtator - Tetor 2017

BOTIMET ADA 2017 - 101 TITUJ NË KËTË PANAIR Shshshshshteti vret : roman ISBN 978-9928-244-17-8 ​ 62- PRIFTI, ELIDA Ç’kërkojmë nga kjo botë? ISBN 978-9928-244-18-5 63- LUCA, DED N. Komunikimi me hijen : epigrame ISBN 978-9928-244-19-2 64- LUCA, DED N. Misteret e shpirtit shqiptar ISBN 978-9928-244-20-8 65- TREBESHINA, SKËNDER L. Balada e Vjosës : poezi / ISBN 978-9928-244-21-5 66 - SHEMAJ, ARTUR Dashuria ëndërron si drurët : poezi ISBN 978-9928-244-22-2 67- ILIA, NATASHA Jetoj jetën : poezi ISBN 978-9928-224-23-9 68- BINJAKU, BUKURIE Drejt teje... : poezi ISBN 978-9928-224-24-6 69- KOCI, SOFOKLI Kot, kot, kot... : poezi / ISBN 978-9928-224-25-3 70- XHIHANI, HANA Ëndrrat nuk më pyesin.. : poezi ISBN 978-9928-244-26-0 71- KREKA, DELINA Kristale mbi petale : poezi ISBN 978-9928-244-27-7 72- HYSI, PËRPARIM Nuk ka moshë dashuria : lirika ISBN 978-9928-244-28-4 73- PROVERBI ITALIANI = FJALË TË URTA ITALIANE / mbl.përkth., përsht. e red. ISBN 978-9928-244-29-1 74- AHMETAJ, ZYRA Ndrit shandan : poezi ISBN 978-9928-244-30-7

75- BRUCI (KACANI), IRA Hapat e jetës ISBN 978-9928-244-31-4

89- SHABANI, EMILIAN Sëmundjet e buajve ISBN 978-9928-244-44-4

76- DERVISHI, ILMI ISBN 978-9928-244-32-1

90- MALAJ, SUZANA Kronika e erës : poezi ISBN 978-9928-244-45-1

77- ZOGA (YZEIRI), RAKELA Mjellmë në mjegull : poezi / ISBN 978-9928-244-33-8 79- DUNGA, PETRIT Një jetë përballë terrorit komunist : Llan Selman Doda : portret-monografi ISBN 978-9928-244-34-5 80- MUÇA, VLADIMIR Unë mendoj : (vëzhgime të një tranzicioni letrar) ISBN 978-9928-244-35-2 81- GJYZELI, SERVET Flaka e shpirtit : poezi ISBN 978-9928-244-36-9 82- VRANISHTI NË SHTËPITË TONA [ALBUM] : HISTORI NË 220 fotografi / mblodhi materialet, përzgj. e përg. Duro Mustafai. ISBN 978-9928-244-37-6

91- HADERI, ARIF Shpërthim i heshtur : poezi / ISBN 978-9928-244-46-8 92- KËNGË POPULLORE ARVANITE / [mblodhi e përg.] Koço Qorri ISBN 978-9928-244-47-5 93- HOXHA, ARIANITA Të dëgjosh zërin e lotit : poezi ISBN 978-9928-244-48-2 94- KONDI, XHULJETA Pikon loti : poezi ISBN 978-9928-244-49-9 95- BLLACA, ASTRIT Muzat vdesin vetëm të martave : ese & skica ISBN 978-9928-244-50-5

83- SELAMAJ, OLTJONA Përkundjet e hënës : fabula ISBN 978-9928-244-38-3 84- STOU, PETER H. Historia e Dantes-njeriut qen : roman ISBN 978-9928-244-39-0 85- BEDOLLARI, BESNIK Dritëhije shprese : novelë ISBN 978-9928-244-40-6

96- MEHMETI, JULIANA Tejkalim : poezi ISBN 978-9928-244-51-2 97- HAXHIA, SONJA Kthim me diellin : poezi ISBN 978-9928-244-52-9 98- GECAJ, DILA Mbroje çerdhen e shqiponjës : poezi ISBN 978-9928-244-53-6

​ 86- MOLLANJI, JAHO Poezi emigranti : poezi ISBN 978-9928-244-41-3 87- KONA, VIRON Thashë, të bëhem edhe unë poet : poezi ISBN 978-9928-244-42-0

99- TOSKA (KOÇI), ROVENA Shtegëtim ëndrrash : poezi ISBN 978-9928-244-54-3 100- NA BASHKON NJË EMËR : poezi nga poetë emigrantë nga Italia, Greqia e Suedia ISBN 978-9928-244-55-0

88- KORÇA, ANA E lirë si zog ISBN 978-9928-244-43-7

101- MOLLA, TRANDAFILE Atje dua... : poezi ISBN 978-9928-244-56-7

5

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

ME DUAR PREJ UJIT

DRITË ADEMI

TË KAM PA ANDËRR Të kam pa andërr tuj u mërzitë për mu tuj më dashtë mu tuj qeshë me mu dashunisht. Të kam pa andërr tuj hesht ulun në nji bankë të një vjeshte tjetër e malet me thinja e drita mbushte sytë e tu me ar. Të kam pa andërr tuj të harru si vdisje në mu, ngadalë, ata sy me ar e thaheshin ata lisa e shterrej ai lumë e qanin zanat për atë burrë qi s`do të lindë n`mu ma kurrë.

6

Unë nuk mund të kthehem si ju, Sepse ju nuk keni ikur. As unë nuk kam ikur, kush ju tha?! Kam shkuar. Vallen e pulë bardhave kam ndjekur. Lotin e drenushes kam pasuar. Duart e mija kan qenë ujë . Zoti çdo ditë i ka la me bekimin e dritës. Pash për pash shpresën kam ndjekur, lojën ma të bukur E kam bërë me jetën Ajo mashtro, unë mashtro Ajo verbo Une ndriço Ajo zdesh mua, Unë vesh atë me stil ``alla Drita``, Ajo vrapo, unë fluturo mbi veten e shkuar Për t`u kthyer si dhe i Zotit.

KREJT DASHNI KJO JETE MIZORE ( Përmallshëm) Për me t`pa unë kam ardhë gjithe kët mall qi kam për ty s`më la pikë loti n`sy Për me t`pa unë kam ardhë ç`zor i madh dheun mi fytyrë me ta kujtu e k`to gjethe ngjyra ngjyra përmi vorr Gjithë dhimtë m`ka mbulu shejat tua kohes tuj i kerku andërr-andërr zgjut m`ka shitu Oh, ç`peshë të naltë mbarte kjo jetë gjithë mistere e vorre-vorre krejt dashni, oh, krejt dhimtë kjo jetë mizore...


Shtator - Tetor 2017

TRANDAFILE MOLLA BAJA

ATJE DUA Dua të pi një kafe, atje buzë detit, në qetësi pa llafe, aty ndiej lezetin. Dua të pi një kafe, në fundë tek Currilat, ku shoh anijet varg, mbi dallgë trëndafilat. Dua të pi një kafe, në qytetin tim, me shokë e mike, atje ku bëhem trim. LIBRI IM I PARË Sonte, nuk kam gjumë, sonte nuk dua të fle, të shohë ty, që nëpër yje humb, dhe unë pres, tënden lindje. Gjithë natën, dua të rri zgjuar, për ty, libri im i parë, një ëndërr e parealizuar, me vite e ndenjur, në sirtarë.

Ti ishe shumë largë meje, por unë të kisha shumë pranë, të ndjeva ty atë mbrëmje, me ty,”Fjalë Zemre”, udhën e poezis çame. Ti je, një pashaportë diplomatike, kur të mora në dorë, s’e besova as vetë, ti për mua, ke një vlerë fantastike, do të ruaj si sytë, si gjenë më të shtrenjtë. ATJE DUA Dua të pi një kafe, atje buzë detit, në qetësi pa llafe, aty ndiej lezetin. Dua të pi një kafe, në fundë tek Currilat, ku shoh anijet varg, mbi dallgë trëndafilat. Dua të pi një kafe, në qytetin tim, me shokë e mike, atje ku bëhem trim.

Sonte dua të rri pa fjetur, gjithë natën, duke të pritur, Dhe ditën, diku do të jem tretur. se magjia jote, më bëri të lumtur.

7

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

ARJAN BARDHI PËR TY… Trupin tënd e prek, Ti je me mua Eneda… Do jemi kështu në jetë, Në zemrën time brenda. Puthjen tënde Eneda, E kujtoj cdo ditë, Se unë isha aty brenda, Në të tëndin shpirt. SHIU KUR JAM NË POLIS Nëmercka zbardhi nga bora, Në fshat tani bie shi… Revisten SKOREJA se heq nga dora, Pak lexoj e shikoj fotografi. Një revist me foto me ngjyra, Për fshatin, botuar në greqisht, Ne foto, catet më të mira, Që më mbushin mua shpirtërisht. LULE NË SHPIRT Plot aromë e lule mali, Të I mbledh ti bëj kurorë, Do ti sjell ty nga malli Sy bukura,vetull hollë. Të kujtohet njëherë dikur? Në mes lulesh e gjelbërim, Ti shkëlqeje plot nur Lule e celur në shpirtin tim.

8

Kur jamë në Polis sa herë, Në zemër ndjejë dlirësinë, Shpirti më bëhet pranverë, Mes lulesh e trandelinë. Polisi, fshati im i mirë, Rrethuar me gjithë bukuritë, Të shkruaj për ty kam dëshirë, Më të bukurën nga poezitë. Aty është shtëpia,fusha ,shkolla, I bukur dhe kur vjen dimri, Celin pemët, lulzon molla, I qet, e herë i vrukllshëm Skumbini kur jam në Polis, kam kujtime, kujtimi I të parëve mbetur gjallë, këtu kam dhe shtëpinë time, Sa hërë largohem ndjejë mall.


Shtator - Tetor 2017

ROVENA TOSKA KOÇI

Ç 'pate moj shejtane Ç'pate moj shejtane mbrëmë, Që nuk mbajte fjalën e dhënë, Më the do vij e nuk erdhe, Pse kështu xhan më gënjeve. Ç'pate moj shejtane ç'pate, Më fute në ca merake, Që nuk erdhe asaj nate, Mbushur plot me taksirate. Jo mor jo nuk të genjeva, Thash mos të lodheshe Ndaj dhe unë nuk erdha, Nga meraku i zotërisë sate. Edhe unë pa gjumë mbeta, Kujtoja puthjet e nxehta, Teķ mu bë sikur po vije, Endërra fshehej nëpër hije.

Mall... Sa larg ke ikur sa larg, Po ku je ku je vallë, Sa lot ka derdhur ky shpirt, Dhe prapë ka shumë mall...

Tu desh veç një “më fal” Dhe ike larg, shumë larg, Koha ndryshoi shumë ndër vite, Zemra mall veç mall.... Në ç’ujra të qeta kemi rënë, Dëshirën e kujt plotësuam vallë, Ti duke heshtur vrave ëndërrat, Dhe zemra mall veç mall...

NJË ZË.. Një zë më zgjoi nga gjumi, E sytë me lot më ishin mbush, Me thirri ëmbël më përshpëriti, Malli zemrën ç’më dogji prush. Sa mall që pata, sa kisha pritur, Të dëgjoja atë zë se kjo është jeta, Shumë e shkurtër e brenda zemrës, Na flet një zë ç’mu bë si e vërteta. Nga sytë gjumi m’u largua. Tek ndjente lehtë, Hapat e djalit buzeqeshte e thosh Të dua... të dua, të dua jetë!

9

...........................


Papagalli i Flubert-it. Julian Barnes.

,, ...........................

REVISTA OBELISK

Pas gjurmëve të një papagalli të balcamosur, që i përkiste Flaubert-it, Julian Barnes rikthehet me një libër të çuditshëm e plot dituri mbi të fshehtat e krijimtarisë letrare.

,,

10

Ja ç’ndodh në kreun e parë te Papagalli i Flaubert-it dhe ç’kish ngjarë kur vizitova dy muzeumet mbi Flaubert-in në Ruan. Te i pari më treguan papagallin e vërtetë. Ngaqë e adhuroja shkrimtarin dhe kisha lexur shumë për të, me ta parë papagallin u preka pa masë, sa m’u duk sikur kisha takuar vetë Flaubert-in. E mandej, në muzeun e dytë një papagall tjetër! Atë çast, ta merr mendja, më lindi njëfarë dyshimi mbi njëmendësinë e njërit apo tjetrit. Cili qe i vërteti? Mos Flaubert-i po tallej me mua, duke më thënë : hë, pra, ta merrte mendja se mund të më takoje kaq thjesht ? Në fund të romanit zbulohet se as njëri, as tjetri nuk ishte i vërteti. Pra, është tejet e vështirë dhe disi e pabesueshme se mund të piqesh me ndonjë shkrimtar të madh, që nuk jeton më. Kjo është historia e papagallit.


Shtator - Tetor 2017

. s e n r il an Ba

u J . t i t r e b u l F i i l l a g Papa Tri jetët e Flaubert-it. Mendoj se çdo shkrimtari i duket sikur është ai i pari që po shpik ato që shkruan. E gënjen mendja, padyshim. Unë për vete herën e parë këtë e bëra në kreun e dytë të Papagalli i Flaubert-it, kur i dhashë tri jetë të ndryshme Flaubertit: jetën si triumf, jetën si shkatërrim e mandej një të tretë jetë, një kronologji: as triumf, as shkatërrim, por jetën në një seri metaforash. Doja që lexuesi të kuptonte se prej gjithë atyre datave, hollësirave, shënimeve mbi triumfin apo shkatërrimin mësonte më pak se nga tërë ato krahasime dhe metafora, shkruar prej vetë Flaubert-it. Ja ç’shkruante shkrimtari, kur u mplak: „I ngjaj një cope djathi të regjur, që kullon nga një çikë ngado“ „Zonja Bovari jam unë“. Nuk njihen të gjitha hollësitë në çastin kur Flaubert-i tha këtë fjali të famshme. Mua për vete ma do mendja se e ka thënë ngaqë e kishin lodhur me

pyetjen: Cila ishte zonja Bovari? Cila qe shembëlltyra e saj? Një pyetje që na e bëjnë shpesh ne shkrimtarëve, e që na akuzon gjithnjë sepse nuk jemi në gjendje të shpikim diçka. Atëhere pëgjigjja që i jep fund gjithë serisë së pyetjeve është: „Zonja Bovari jam unë. Sepse më duket se te një shkrimtar të madh si Flaubert-i, ashtu si te çdo shkrimtar tjetër i madh, të kërkosh zonjën e vërtetë Bovari, vendin ku janë zhvilluar ngjarjet është budallallëk. Kjo e zbeh aftësinë shpikëse të shkrimtarit. Normalisht shkrimtari krijon personazhet e tij, vendin, hollësitë, nisur nga shumë burime. Nuk dua të tallem me këtë prirje të lexuesve, sepse është një shenjë dashurie për librin, por në të njëjtën kohë del se ata nuk e kanë kuptuar tamam procesin e të shkruarit të një romani. Kjo është e natyrshme; në asnjë roman s’lexon ndonjë parathënie që t’i shpjegojë lexuesit se si është shpikur ngjarja.

Përkthyer nga Adriana KOXHA

11

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Tri rrëfenja në një

Kau i Nastradinit,shallvaret e Çehovit dhe poturet e Kryeministrit?! Nga Përparim Hysi

Nuk di sa përqasin me njëra-tjetrën këto rrëfenja që po i bëj bashkë. Më ka zënë ajo, e keqja e bukur që dikur zuri Poetin AGIM SHEHU. Atëherë kur ai shkroi atë baladën për Selam Musanë. Sikur fillonte kështu (Poeti të më ndjejë, në nuk e kujtoj tamam): -Rri po nuk më rrihet/ se më shpojnë mornica... E, për mos vazhduar më tutje. edhe mua nuk më rrihet, se edhe mua më"shpojnë mornica". * * * Rrëfenja e parë është veç përrallë, në qendër të së cilës është një personazh shumë butofarik,që është kthyer në legjendë zgjuarësie. Mirëpo, populli,- kot nuk thonë,- t'i lexon teskeretë nga xhepi dhe,pse ndodh kështu në gjithë historinë njerëzore, jo vetëm i bën karshillëk kësaj zgjuarësie, por del sfidues dhe fitues në të njëjtën kohë. Unë po e sjell përrallën kështu siç ma ka treguar, i ndjeri imatë dhe lexuesi, mandej, e gjen vet moralin që përcjell përralla. *

* *

Fshatarët e njihnin zgjuarësinë e Nastradinit dhe vendosën që ta sfidojnë. I kishin zënë pusi dhe, tek e shihnin që po kthehej nga pazari me një ka prej dore,i dilnin në çdo 100-metra përpara dhe i bënin të njjëtën pyetje dhe të njëjtin urim. - Nastradin- efendi, sa para e bleve atë kalë? - Nuk është kalë, po ka,- tha Nastradini dhe vazhdoi rrugën.Më tej, doli tjetri:-Sa e bleve atë kalë, Nastradin-efendi? -Është ka,- tha Nastradini. Dhe më tej, po i njëjti avaz: - Sa e bleve atë kalë?! I zgjuari dhe shpotitësi Nastradin aq e humbi pusullën, sa tha:- Ore kot nuk thonë që ky është kalë, pa të provoj dhe t'i hipi njëherë? Dhe, sa i hipi "kalit" që kish blerë, e pa veten kollotumba për tokë. 12

* * * Për "Shallvaret e Çehovit", para ca kohe, kam shkruar një ese. E shkrova se qeshë nxehur me përkthyesin që thoshte: " Çehovin e takova, për herë të parë, në Jallta në vitin 1905?!!! Unë e mbaja mend që Çehovi kish vdekur në 1904 dhe për të verifikuar kujtesën time që sa vjen e shter, hyra në googell dhe pashë që kisha unë të drejtë. Po dhe përkthyesi, - mendova,- njeri i gjallë është dhe mund të lajthisë. Mjerisht, nuk qe lajthitje, po çoroditje. Ai, boti, e kish ritakuar në vitin 1909 dhe bashkë me të ishin nisur për në JASNAJA POLJANA për të takuar CARIN E LETËRSISË RUSE, LEON TOLSTOIN. Të takoje Tolstoin nuk ishte fort lehtë dhe Çehovi, rrugës ndërroi nja tri palë shallvare!!! Natyrisht, me shkrimin tim "ia grisa shallvaret përkthyesit", por, në fund të fundit, kush pyet për mua? Dhe që nuk pyet kush për mua, nuk bëhet ndonjë kiamet i madh. Po ja, është ai "yrneku" i AGIM SHEHUT: nuk më rrihet!!! Kështu kam bërë, vazhdimisht, kur shoh që grafomanë gjithfarësh bëjnë paradë me shkrimet e tyre pa vlerë, po, për çudinë time (dhe jo vetëm timen), jo vetëm vërshojnë me botimet e tyre, me kopertina vezulluese, ku, padyshim,"qershi mbi tortë" është fotografia e autores, tek buzëqesh si fituese e iks çmimi,me një libër fare pa vlerë. Çmimet jepen nga një"panel i zgjedhur" që, tek thurin hossana për iks a ypsilon autor (u gëzohen parave mundësisht në Euro), janë të ndërgjegjshëm që as e kanë lexuar librin që vlerësojnë. E keqja është se kjo ndodh dhe në fushën e përkthimeve që, mjafon që di gjuhën, pa për të tjerët as që të bëhen vonë. Është pak paradoksale,por kjo më kujton një mësues që jepte rusisht dhe na thoshte neve, nxënëseve:- Mallçitje andej nga fundi apo sillmni një aftoruçkë... e plot proçka të tjera. Tek u sillem këtyre "shallvareve", nuk e bëj kot. Qoftë për cilësinë në shkrime dhe qoftë për çmimet, ku"pjesëmarrës në vrasjen e letërsisë" bëhet dhe


Kau i Nastradinit,

Shtator - Tetor 2017

shallvaret e Çehovit

ministrja e kulturës dhe deri tek kryeministri. Lexuesi le të kujtojë atë "manifestim qesharakë" tek që të dy, kapnin me dorë dhe "përkëdhelnin" "Vrimën" dhe, kur "rebelimi" filloi nga poshtë, apologjinë e bëri drejtoresha e BIBLIOTEKËS KOMBËTARE që deklaroi:- Çmimi qe për kopertinën!!! Sikur konkursi qe vizatimor dhe"eunukët" mundohen ta mbulojnë "Vrimën" me gjethe fiku. Kjo "paradë" që vetëm letrare nuk është, më kujton atë këngën humoristike që tallte *tribotistët kinezë" që fillonte kështu:" Nuk janë shakqe/po sebepe/turpin e mbajçin për vete"! Dhe nuk ndodh vetëm njëherë. Parvjet, një autor, miku im, kisha ardhur nga Kanadaja dhe më lutej që ta shoqëroja tek Panairi i librit, se pretedonte për çmim. -Dëgjo,- i thashë. Çmimet janë dhënë. Aty do bëhet veç demonstrim (për të parë sytë e botës). Po, jo,- ngulte këmbë. Ore,-i them, në Fier ka qenë një rrobaqepës që u thoshte klientëve:- Mos zbrit, zotrote, nga gomari, se ta kam marrë masën! Dhe me çmimet kështu është. Oh, po ti nuk i lë shakatë ndonjëherë,- më kundërshtoi ai. Bëra si bëra dhe e shoqërova mikun tim, në mbrëmje. Mu tek porta hyrëse, takoi një mikun tim që nuk ka të bëjë fare me letërsinë. - Po ti këtu? Ç' e mirë të ka prurë? -Aha,- tha miku,- unë kam ardhur të heqë çmimin e parë që do t'i jepet tim biri që është jashtë shtetit! Tani perdja ra dhe unë shpëtova nga ceremonia demonstarative. Mikun që takova tek porta, e urova për të birin. *

*

*

"Bakllavaja" hahet në fund. E them që në krye: nuk më pëlqeu fare, kur pashë kryeministirn të veshur me poture në vizitën në Fier. Natyrisht,ai nuk e di në rrojë gjallë apo kam vdekur dhe as i bëhet vonë për pëlqesën time, por një gjë duhet ta ngulë mirë në kokë: është apo nuk është zgjedhja

dhe poturet e Kryeministrit?!

ime si votues, nuk ka vend fare ajo"veshje" që i shkon për shtat një"kllouni". Nuk është se e zuri rruga, andej nga Sureli dhe do të jetë afër e gjatë si vendësit,por duhet të respektoj karriken e pushtetit. Ngaqë kam qenë mbi 40-vjet mësues, përqas shembuj të gjashëm për"të bindur nxënësit". Në Fier (unë atje kam lindur dhe kam jetuar për 60-vjet), ka qenë një artist i madh që shquhej për humorin e tij: i ndjeri Nestor Pogaçe që ne, fierakët, e thërrisnim Neço. Kish qenë me estradën e Fierit në Ballsh. E njihnin të gjithë dhe, para se të jepte shfaqje,një plak fisnik i atyre anëve, i thotë: - Do vij dhe unë të shoh shfaqjen, por ti nuk do ikësh me shokët në Fier, po do vish për darkë nga unë. Xha Neços i hanin brirët për gosti. Dhe kështu ndodhi. Plaku shkoi të shihte mikun e tij. Doli Neçoja në skenë dhe me numrat që bëri, salla ra përmbys. Salla përmbys, por mikun po e hanin"pleshtat". Mbaroi shfaqja,- më tregoi i ndjeri Neço,- dhe dola të kërkoja mikun. Shokët ikën me makinë dhe mbeta karakoll. Kur e pashë mikun. Me vrap dhe i dola para tërë qejf, kurse ai:- Ore unë të dija goxha mik, kurse ti bëke si"palaço", ik e thyej qafën se nuk e ke "sojën" për mik. Opo mbeta jashtë fare,- shtoi tek tregonte,por shyqyr që gjeta Qamil Manen (mësues shumë i mirë që e kishin çuar për biografi të keqe në Ballsh),se desh e pagova për një thelë, një pelë. Ja, kështu, i nderuar Kryeministër, nuk thyhen "tabutë" as me atlete dhe as me poture. Je në krye të shtetit dhe që ta kesh ballin të bardhë me votuesit, bëj vepra në dobi të tyre. Shkërbimi veç ta prishë karizmën. Se, nëse vazhdon kështu, atëherë kam të drejtë unë që shkrova diku:"... ai po ikte nga kjo jetë, se e sosi me moshën afër shekullore. Befas, para se të mbyllte sytë, i tha kryeplakut:- Çfarë t'u them atyre, atje ku do vete? Dhe kryeplaku i tha:" Thuaju që kryeplak kemi filanin... dhe e marrin me mend se kush jemi?!!! Tiranë, 8 nëntor 2017 13

...........................


REVISTA OBELISK

E FTUARA E NUMRIT

...........................

Për pak liri gjakosa dhimbjen Kur e fitova e futa në pranga

Cikël poetik nga ILIRJANA

SULKUQI

Po plas!... Po plas, po plas, përse nuk shpika rrota gjigande sa Dashuria... Si një bujkrobe do e tërhiqja gjithë Amerikën tek Vendlindja... Po plas, plas që askund s'jamas ku kam lindur, as ku do vdes... Që s'bëra dot një varg të malltë dhe pse me rrokjen fjeta jashtë. Po plas, po plas, kujt t'i rrëfehem që m'troket ikja n’ rrëz' të veshit, as bardh, as zi s’më mbeti vargu, një oqean m’ ndau nga Deti... Po plas...po plas… Që dhe një dorështatë breza nerv, shtatë malle varg, një firmë s’e hedh as për shkronjë, një firmë s’e hedh as për një varr… Po plas….Po plas si në legjendë: « ...Plasnë si poçe me verë... »

14

...ndaj syhapur... malli qenka dhe i bukur.. edhe pse të than si eshkë… Jeta vetë na qenka –mall Ndaj syhapur çdokush vdes.

i thashë lotit… Një ditë pa dritë, një natë pa hënë, Lotin intim ma shanë e vranë… I pata thënë lotit timpërballë botës mos i dil… Është kohë e keqe, një Zot e di, do të të thajnë pa dalë mirë… Nuk më dëgjoi, nuk më dëgjoi… Si djal’ plangprishës pa mua shkoi… Një ditë , ah, ditë, pa mbushur ditën, kthehet sërish lodhur e tretur… Lutet e lutet mardhur e ngrirë përmbi qerpik nga pritja djegur… I kisha thënë, i pata thanë:S’i duhet botës një lot që qan…


Shtator - Tetor 2017 që e jetoj për gjithë jetën, dy herë vura kurorë-nëne, që të jetoj të vërtetën…..

Mbrëmë fjeta me poetitn Mbrëmë fjeta me Poetin ju betohem: për qiell e për tokë, nëse tradhti ky akt e ka emrin, shpirti juaj, shpirtin ma dënoftë ... Po, po, mbrëmë me Poetin fjeta në një shtrat-fjalëvarg, nënkresë, një krah prej shpirti. mbulesë, tis fryme - mërgatë ... Fjeta, por fjeta a s'fjeta, s'di, a bëra dashuri? ... Mbi gjoks të Tij kokën mbështeta i brengosur si unë dhe ai ... Më fal, O Zot, në mëkat bëra, i ngjita buzët me të Tij ... Sikur vërtetë të ishim bashkë, do ishin tretur dhjetë qirinj ...

Vetem per nje kthim Vetëm për një kthim do të jetoj, për pak smog nga qyteti im, për një nënë që ëndrrën belbëzon, për një varr që prehet në vetmi, për një lule që ka zënë të thahet. për një zog që dimri po e ngrin, për një gjuhëz lëçitur që foshnje. për një lot tretur nën qerpik. Vetëm për një kthim do të jetoj !... vetëm për një muzg ... për një agim ...

Dashuritë e mia Një dashuri tepër e fshehtë, një dashuri pa fjalë e shëtitje më mësoi se bota për-rreth meje, ishte përrallë fëmije…. Një dashuri, që s’e jetova, që më dha veç dhimbje… më mësoi se brenda vetes, bota s’paska vetëm lindje… Jetova një dashuri,

(Shkurt, 2000)

Unazat Unazë, Në gishtin e katërt të ujnazës, Në gishtat e tjerë-nga dy e nga tri… Unazë, varur gjer në çarje, te veshët, rreth fytit, varësja- unazë, unazë që të mbyt…. Unazë, Byzylyku flori apo serm, zinxhir prej unaze Dhe rripi në mes… Unazë, perimetri i tryezës sime, cikël unaze një jetë e tërë… Po shpirtin? (Oh shpirti!), Si mund ta shpëtoj Nga unazat?!

Mështekna Buzët më humbën mes buzëve… Gishtrinjtë Mbi tastierën e brinjëve… Trupi Si një grusht i mbledhur…. Mështeknë më thuaj, moj, si e ruan kaq vjet virgjërinë? Më thanë…. Më tha Era: Qaj, lotët t’i fshij unë!…. Më tha Zoti: Fli, ëndrrën ta përkund…. Më tha Zëri: Zgjohu, të t’puth në buzë… Po ti a më fole? Të ndjeva në gjumë…. Kredo poetike…. 15

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Cikël poetik nga

I Q U K L U S A N A J ILIR

Bëj të fshihem te jë natë, Vjen një ag e sytë m’I hap… Zë të fshihem tek një gotë, Më kujton një tjetër botë… Pa , kur fshihem te poetët, Jam te Zoti me Profetët…

Të vij sonte, apo? … Të vij sonte, apo nesër, a pasnesër, duke gdhirë… a me Hënën, në të mehur, a me Diell n’perëndim?… Të vij sonte, në të ngrysur, me qirinj në Galaktikë, a me Yllin e Mëngjesit që i bëhem Zgjim me zgjim? Të vij sonte apo sonte, dhe me Hënë, dhe me Diell, dhe me yjet në një shportë dhe me zemrën sa një qiell?… Të vij nesër a nxitimthi, me një shkronjë që më flet shqip, dhe me Zotin që më lindi dhe me zë – prelud- në shpirt?… Të vij sonte apo nesër, a me ëndrrat që s’u prekën, a me fjalët që s’u folën, a pas – kurrë, në këtë shekull? Të vij sonte, apo sonte? a, pas vetes së përdjegur?… 16

Dhe thotë një këngë… Për dashurinë jap shpirtin Për urrejtjen-dashuroj -autorjaDhe thotë një këngë e bukur brenge: “çomë ku të duash taksixhi” dhe ndal atje ku ndalet loti, dhe lotin tim mos e rrëfe!… Dhe ndal atje ku digjet heshtja, ku shpirti flaket nga një trill, ku mbyllen sytë, ku rreket zemra, ku trupi preket nga një “xhind”… Ku tokë e qiell të përndezur, përdigjen si një Vetëtimë, ku Zoti zbret, ngjallen të vdekur, ku nata ditës i bëhet flirt… Dhe thotë ofshama, dalë nga nata: çomë, ku të duash Dashuri, mbi shtatë palë qiej, me shtatë hëna qëndisma trupin me qirinj! (Nju Jork, Gusht, 2007)

Eseninit Ku më gjete , që më zhveshe, Gjer në palcë të trupit tim? Me ty puthem, qaj me vete… Unë jetime, ti jetim… Të “rrëmbeva” një beriozë… Për inat, më zhvirgjërove… Kanë kaluar vite plot, ende flas me muzën tënde…


Shtator - Tetor 2017 Skice poetike

LETËR SË DASHURËS! Nga Astrit BLLACA

E dashur zj. S.! Të lutem mos u nxeh me mua se të quaj ‘e dashur’, ndërkohë që ti e ke refuzuar me përçmim këtë titull! Dhe kjo ‘S’ e rreme është vendosur vetëm e thjesht për të ngatërruar hundët kureshtare të dikujt që rastësisht mund të vihet në zotërim të kësaj përuljeje të zhgarravitur në letër. Ruajna zot, të burrit tuaj, z.I. (që dashakeqët nxitimthi do ta thërrisnin idiot, por ohh, ju siguroj që s'është aspak i tillë, ndoshta pak i mefshtë?!), ose më keq akoma, të të dashurit tuaj, z.X.! Nesër, kur dielli të feksi në ag, e petalet zulmëmëdha të trëndafilave të jenë ngarkuar me vesë, unë s'do jem më! Do jem nisur diku larg, e gjykuar nga shpejtësia me të cilën rendin kuajt e çmendur të shpirtit tim, do kem krijuar goxha distancë. Jo se pres që ju të më ndiqni, jo! Karroca juaj e dashurisë, e zverdhur nga koha, e brerë nga pasione të kota, s'do duronte dot as 2 milje e do zhytej në moçalin e dëshpërimit. Por duke qenë në luftë me arsyen time, kam frikë se në një moment dobësie do të më kthejë mbrapsht. Kështu pra, do rend papushim! Ju lutem, mos më ndiqni gjithsesi! Bën ftohtë atje zj S. dhe frikem se manteli juaj i përkorë prej gruaje të ndershme s'do t'ju hynte fort në punë. Pastaj nuk di nëse z. X do t'ju lejonte që të rrezikonit jetën tuaj në ndjekje të një rishtari si unë. Gojët e liga thonë (më ndjeni zj, por si oborrtar i thjeshtë, kam jetuar boll kohë mes thashethemeve) se mburret që zemrën tuaj e ka të lidhur me zinxhir. Jo dhe aq të trashë sa të qenit të tij gjerman, por gjithaq të qëndrueshëm. Ah, sa do të kisha dashur t'ia prisja atë gjuhën e tij të helmët, por premtimi që ju kam dhënë, m'i ka lidhur duart. Ndaj po iki!

Revan! Këtë foshnjën dashuri që lindi e vdekur (mamia tha që dhe do kish' rrojtur nëse zj …) po e marr me vete. Nuk ka vend në oborrin tuaj zj.S. për të. E keni mbjellë gjithfarë trëndafilash (më ndjeni që shoh vetëm gjembaçët). Le që do binte në sy dhe te z. I! Ai është i marrosur pas trëndafilave tuaj zj. S.! Tani, nuk është se i ka vaditur a plehëruar ndonjëherë tash e 2 dekada, por ç'rëndësi ka? Përsa kohë kanë formën e përkryer, ngjyra epshndjellëse, për të janë në rregull. Madje dhe fqinjët tuaj zj. S. krenohen me kopshtin tuaj! Kopsht si ky, rrallë të zë syri! Gjithka në vendin e vet! E ujdisur për bukuri! E pse do duhej të cënohej? Për çfarë?Për një kërthi? E kush jepte garanci që kur të rritej do të ishte e mbarë e gjithë jetë? Hë pra! Ndaj e mora me vete zj.S. atje ku dielli nuk lind, e ku ditët ia kanë shitur dritën territ. I cytur nga ndjenja e rreme kalorsiake(një oborrtar i mjerë si unë) nuk do të doja të më merrnit si hajdut që ikën vjedhurazi. Atë orën e vogël në formë zemre, mbajeni! Per këtë do t'ju lutesha në gjunjë! Është shumë e turpshme për t'u dëgjuar gjatë ditës, por netëve, epo, netëve tiktaku i saj do t'ju kujtojë ndopak në mua! 3.33 Pas pak do zbardhi zj. S, dhe me duhet te shkoj. Mos u ndjeni fajtore nëse s'më dashuruat dot. Gjithçka ndodh për një arsye. Ah, medet që e zbulojmë gjithmonë vonë përse-në! Duke ju uruar gjithë të mirat e asaj bote të gënjeshtërt! Me dashuri të pamatë. Shërbëtori juaj.

17

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Cikël poetik nga NAZIF AGALLIU Nazif Agalliu, autor i gjashtë librave poetikë dhe dy në prozë. Poezia e tij ka art dhe arti i tij ka jetë të iluminizuar. Njeriu, natyra dha koha jonë triniteti i fondamentit të tij poetik ku shfaqet epigramatika dhe semantika e muzave, që gjuha e jeta të mos vdesë. Me një modernitet lirik, poezia e tij e simboleve kumbon me tonalitet muzikor, herë të padukshëm, si fenomen i përkryer. I urojmë në 65 vjetorin e lindjes, jetëgjatësi dhe krijimtari.

AJO Ajo dhe ai si dy tinguj Humbën pa gjurmë pa motiv Hapësira mes viteve dimër Me borë e akuj që s’shkrinë. Ajo dhe ai u larguan U mpinë sinjalet aq larg Një valë liqeni i shuan I mbyt e detit një dallgë. Në asnjë rrjet social S’e gjej s’e shoh e s’e ndesh Më ndjek si kolombrë ai mall Sa herë e sjell në kujtesë.

SHENJTORËT SHQIPTARË NË KËSHTJELLËN E AKILIT Kështjellë e Akileut Kryeshtëpi e mirmidonasve bujarë Gjarpërinjtë si heshta 18

Në pusin mijëravjeçar Eklisi e tij Emblemë e mosnënshtrimit Më i madhi mizor Në qiell e në tokë e preh shpirtin Rekuiem mbi të bëjnë Shën Thanasi, Shën Joani, Shën Ilia Në një kthinë tre shenjtorë Shtirë, vdekur... Refugjatë nga Shqipëria. Pati zëra që akuzonin dhe Akilin Akuza rëndonte mbi Akilin Dyshimet binin mbi Akilin... 1992 MUZG NË SHËNGJIN Kambanat e mbrëmjes qepin perëndimin Shuajnë urinë varkat në rropamat e ujërave Këpuca ime në det bregun mund të veshë Gjurmë e këmbës në rërë e etur për detin Pishat e Tales u njëtrajtësuan në mbrëmjen e dylltë Në livadhet e detit kullosin varkat Ty të ledhatoj e ti ledhaton valën


Shtator - Tetor 2017

Cikël poetik nga NAZIF AGALLIU Jemi kthyer në det Arratisur në luginën e largët Tej gardheve të erës Si zogj flatërorë larg aromës së hidhur Meditojmë e flemë njësh me këtë shembëllues të lugët Ngjizur me kristalin rëror e mermerin e shkëmbinjve Të unshëm si dredhëz e unshme pas ujit Veshur me mburojat e shpendve e peshqve Me tërheqjen e gaforreve Në shtratin e koraleve të ballsamosura Bërë det e guackë Sepie e uritur Far i verbër e polumbarë të lodhur Biblikë si Abraham, gjurmë e gruas Agar Fruta vere në një gji shkëmbor të Shëngjinit Në pritje që deti të tërhiqet. Shëngjin, verë 2009 KAM PARË CHICAGON BUZË LIQEJVE Kam parë Chicagon buzë liqejve Të gjelbër me trenat mes brinjëve Kruajnë barkun në ujë varkat Uji i përgjumur me brigjet lëpihet. Kishat ngjyrosura model Chagall E kuqja e korave si e Onufrit Para ngritjes së kullave të larta Qyteti përzuri të parën dhunën. E afroi përdore fëmijtë e etur Që më kohë s’kanë të jenë fëmijë Në se Orfeu këtu do të kishte shkelur Tjetër fat do të përcillte Euridikën. Këtë qytet e quajnë për mua Qytet ku duf i hodha globit Unë vetëm dëgjoj atë kambanë Që ra në Budva si profeci e shortit.

NJË GJURMË RËRË NËN NYJEN E SHKUMËS

Llamani

Një gji i parajsës është Llamani Shkel mbi një perlë njeriu që zbret në lagunë Trupi i patrup shtrihet Mbi ujë e mbi trurin seksual të rërës Feakët nuk zbarkuan deri këtu Pëlhura e bardhë e dallgës vjen pa Ulisin Vetëm këtu mund të bërtasësh si dreri Të llapësh ujin i etur e të mos vdesësh T’i shpëtosh harresës me buzë E jo më thikën e marinarit të tharë Që pi detin e jetën ruan me presën ndër dhëmbë. Këtu jam një pirogë Një gjurmë rërë nën nyjen e përparme të shkumës Febi u la këtu si e bëri nëna. Verë 2013 PERËNDIM TEJ UJËRAVE Perëndim i bruzët përtej ujërave Pulëbardhat e kësaj vere të tjera vinë Një varkë peshkimi si në tablo të Coro-s Tushi dhe plastelina peisazhin ngrijnë. E njëjta gjë: Hemiguej dhe deti Deti dhe plaku Antoni Quin. Një agjërues tymos ajrin Shkel ujin e më pas falet Pushuesi pagan ndjek qentë E vështrim hedh në femëroren grackë Ty të kërkoj pas benalies Saranda tundon pas banjës.

Verë 2013

2010

19

...........................


REVISTA OBELISK

Cikël poetik nga NAZIF AGALLIU Tiranë 2013 E SHTUNË NË GROTTAMMARE

ETYD E shthurur vala I thurur gjiri Kërcejnë delfinët si shenja kafshimi Le të pyes pak veten Ç’dua këtu unë Gjinjtë heshtin e flasin shumë Gjiri është përjashtim, objekt seksual Pretekst për t’u larë. Gjiri thimth dehës e tështitës Lëvizje vozitëse e lëvizjes së ditës Motiv i motelit të meduzave Efekt i një fije fryme në ngërçin e magjisë Gjiri një lutje Ku secili hedh një firmë. O o o o… me spikama deti Këndon Kupid. Verë 2013 AVIONËT Në shpirtin tim mungesa Trishtimin rrit e ushqen Avionët si universet Lëvizin ushqehen me qiej. Si albatrosët e lodhur Anijeve ulen me ngut Përfund linjash avionët I ulen tokës si frut. Avionët perëndimin përpijnë Në mbrëmjen e bruzët të marsit Fashat e reve si gjurmë Seç kanë me trishtimin të ngjashme.

Pikësëpari mbush sytë me det e pres Ekspresin me të servirurën e shterur të një napolitani Në qelqin me ujë të Trontos Gjurmë e dorës së emigrantit të dërsitur Merr frymë ky mëngjes deti me zërin e Çelentanos Stori d’amore. Magjia e dashurisë Pulëbardhat me krahë e klithma përcjellin ritmin Kushdo tani mund të mendojë veten aktor i parë Në ndenjëset e drunjta bosh ul aktorët dhe korin. Ekspresin, qelqin e dërsirë ujin e Trontos të qeshurën e thellë të shpellës dehjen e Çelentanos Detin e dashuruar te Grottammares Grottammare, 11 Tetor 2014 MBRËMJA E POETEVE SHQIPTARE NË KOSOVË Fjollat e borës mbrëmjen Mbështjellin mëndafsh Kori i muzës femërore Promovon spazmat. Pikëllimin përcjellin Recitojnë vetminë Dëshpëruar muza derdhet Si dyll qirinjsh. Nata e grave poete Nata e zonjave Psherëtijnë ndarjet Pëshpërijnë divorcet. 27 nëntor 2015

Cikël poetik nga NAZIF AGALLIU ...........................

20


Shtator - Tetor 2017

2 0 1 7

KATALOG BOTIMETADA Botimet ADA Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20 Cel: 068 22 190 16 www.botimetada.com

21

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Rrëfimi në vetën e parë, raporti personazh - autor, tek romanet e Fatos Kongolit Nga Eljona Jatagani (Lupe)

T

ërësia e ngjarjeve në tekstet epike bëhet e njohur për lexuesin falë rrëfimtarit. Ai është boshti ndërmjetës mes personazheve dhe lexuesit. Përmes tij bëhet e mundur ekzistenca e veprës letrare. Pozicioni nga i cilat autori rrëfen ato që ndodhin renda romanit mund të jetë duke i vëzhguar nga larg ngjarjet, rrëfimtar i jashtëm ose duke u përfshirë në to, rrëfimtar i brendshëm. Nga ky këndvështrim në aspektin gjuhësor ato i prezantohen lexuesit në vetën e parë dhe të tretë nga vetë autori, një personazh tjetër ose një personazh që vjen si alter ego e autorit. Forma më e zkonshme e rrëfimit në vetën e parë është ajo e bërë nga personazhi kryesor por ka edhe raste të tjera kur përzierja e autorit me personazhin e bën të vështirë dallimin e rrëfimtarit. Objektivizmi dhe subjektivizmi janë dy mënyrat përmes të cilave rrëfehën ngjarjet në veprën letrare. Rrëfimtari mund të ndikojë drejtpërdrejt ose jo në botën që ai ka ndëruar me krijimin e tij. Përmes paraqitjes së informacionit ai vendos nëse do ta bëjë të identifikueshme prezencën e tij ose e kundërta. Rrëfimi në vetën e parë shihet si rasti më i mundshëm i subjektivizmit të informacionit në veprën letrare, rrëfyesi ndikon në zgjedhjen dhe vendimet e personazhit përmes dhënies së diferencuar të informacionit të ri. Subjektivizmi si formë e marrëveshjes midis rrëfyesit dhe lexuesit shfaqet në pesë raste të diferencimit të informacionit që u jepet personazheve. Ndërhyrja e vazhdueshme ose jo në transmetimin e dijes së tij apo shpërndarja e informacionit të diferencuar prej tij, ndan rrëfimin subjektiv nga ai objektiv. Analiza psikologjike është rasti tipik i rrëfimit objektiv. Në romanet e Kon-

22

golit “ I humburi”,“ Lëkura e qenit”, “ Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, ngjarrjet vijnë të rrëfyera duke gërshetuar subjektivizmin me objektivizmin në varësi të rrëfyesit. Rrëfimi në këto romane bëhet në vetën e parë njësoj si në shkrimet autobiografike. Shmangia e subjektivizmit tërësor bëhet nga autori duke u tërhequr prej rrëfimit të cilin ia lë në dorë personazhit protagonist, i veshur me elemente autobiografikë por edhe elemente të fiksionit. Raporti i rrëfitarit me personazhin është i ndryshëm, ai mund ta vëzhgojë ose mund ta ndjekë në çdo moment personazhin duke shkaktuar kështu një shkrirje që sjell dobësimin e imazhit të rrëfimtarit. Një shkrirje të tillë mes personazhit protagonist dhe autorit e kemi tek romanet e sipërpërmendura të Kongolit. “ Unë isha larguar para tre muajsh, në një zbor tre mujor. Dhe isha i sigurt se ndërkaq, në kuptimin absolute të fjalës, asgjë nuk kishte ndryshuar. Apartamenti ku banoja, dhomë e kuzhinë, vazhdonte të ishte atje ku e kasha lënë, në lagjen Nr. 9 të kryeqytetit, në katin e katërt të një pallati ku verës uji ngjitej vetëm një herë në ditë, nga oratre e mëngjesit deri aty rreth orës pesë, ndërsa dimrit tri herë, pa kohëzgjatje të rregullt, në mëngjes, në drekë e në darkë. Në shtëpi më prisnin gruaja djali dhe pjesa ime e punëve shtëpiake.”28 Personazhi kryesor në romanin “Kufoma” është Festim Gurabardhi. Ngjarjet rrëfehen në vetën e parë. Ajo çfarë i ndodh Festimit si personazh është e njëjtë me atë çfarë ka përjetuar autori gjatë punës së tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Është e vështirë të dallohet se kush rrëfen, autori dhe personazhi shkrihen me njëri – tjetrin. Rrëfimtari – autor hyn thellë në botën e


Shtator - Tetor 2017

Rrëfimi në vetën e pare, raporti personazh - autor, tek romanet e Fatos Kongolit hoi besnikërisht fytyrën time. E kuqëremtë, me damarë të hollë nën lëkurë, me gjak të mpiksur nga të dyja faqet, pranë veshëve, vula sovrane të hipertensionit.31 Midis shumë përjetimeve jetësore të përmendura nga jeta e tij në roman, autori rrëfen dhe përshkruan një çast delikat të shëndetit kur është diagnostikuar me sëmundjen e hipertensionit. Përsëri edhe në këtë moment autori e shikon veten të lidhur ngushtë me personazhet e tij. Në këto raste të prozës kongoliane zëri i rrëfimtarit - autor në vjen përmes rrëfimit në vetën e parë nga një rrëfimtar - personazh i identifikuar.

____________________________________ 28.F. Kongoli “Kufoma”, MÇM 1994, fq.10 29. F. Kongoli “Dragoi i fildishtë”, Toena 2009, fq. 266 30. F. Kongoli “Lëkura e qenit”, Toena 2010, fq. 60 31. F. Kongoli “Iluzione në sirtar” Toena 2010, fq. 363

,,

brendshme të personazhit, në mendimet e tij dhe shpesh e shohim që pa kuptuar ai flet me gjuhën e personazhit duke i paraqitur ngjarjet në mënyrë objektive. Me ngjarje po nga jeta e Kongolit tek romani “Dragoi i fildishtë” rrëfimi bëhet nga narratori duke lënë të kuptohet se është autori ai që di më shumë se personazhi kryesor Genci Skampa. Autori shkëputet nga personazhi dhe synon të informojë lexuesin me Kinën dhe fatin e studentëve në vendet e huaja, dashuritë me fate të paracaktuara. “Kinezëve u pëlqen shumë t’i lëvdosh . Edhe kur këmbëngulin t’u bësh ndonjë vërejtje, e kanë nga dëshira për t’i mburur dhe kjo është e natyrshme. Janë të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që lidhet me vendin e tyre e këtë e kanë të trashëguar nga të parët një trshëgim i fuqishëm gjenetik. Kjo i bën ata ta vendosin veten në qendër të universit.”29 “I humburi” romani i parë që përbën ciklin “Burgjet e kujtesës” i shkruar po me vështirësinë e vetës së parë shkrin në rrëfim personazhin kryesor Thesar Lumi me vetë autorin. Autori dhe personazhi kanë informacion të njëjtë. E njëjta logjikë ndiqet edhe tek “Lëkura e qenit”. “Tomi do të më hidhej në grykë. Do të më përplaste turinjve epitetet baba i poshtër, kurvar e pijanik, aventurier, që ia bëre jetën skëterë nënës sonë. Përpiqesha të qetësoja veten, një frikë e tillë ishte absurde, megjithatë vuaja, nuk çlirohesha dot prej saj”30 Ndryshe është rrëfimi i ngjarjeve në romanin për vetveten “Iluzione në sirtar”. Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga këndvështrimi i autorit. Në këtë rast kemi një rrëfimtar të gjithëdijshëm që është autori. “E fillova duke vështruar fytyrën time në pasqyrë, siç veprojnë personazhet e librave të mi, në gjëndje shpirtërore të caktuara, të ngjashme pak a shumë me gjendjet e mija shpirtërore në ato rrethana. Pasqyra si gjithmonë, riprod-

Përmes paraqitjes së informacionit ai vendos nëse do ta bëjë të identifikueshme prezencën e tij ose e kundërta. Rrëfimi në vetën e parë shihet si rasti më i mundshëm i subjektivizmit të informacionit në veprën letrare, rrëfyesi ndikon në zgjedhjen dhe vendimet e personazhit përmes dhënies së diferencuar të informacionit të ri.

,, 23

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

(Cikël poetik) PREND UKAJ

KATRRITHEM LEQESH

KAFKË Mbi varr Një kafkë E përbirueme, Asht. Zot, m’ndihmo, T’i kaloj, Përngjatë, Pagojcës!... NGRICË Ngricë. Mot i ftohtë, Cingërimë. Fjolla bore Mbulojnë nji trinë, Dalin Dhe hyjnë Njerëz Të ngrirë... NËMUR M’mësyjnë Me gurë e kërçabla. Nuk ma lasi vendin Askund. Nëmur jetoj Kohës përfund... SHPIRTRA Gjatë jetës Shpirtra të vdekur Ringjallën (Të tmerrshmit vampirë) Fantazma shfaqen. Gjakun ma pinë, Ma çartin... 24

SFERA PERIFERIKE Troha me duhmë meiti, Mordje vrastare. Droja e besimit Mishin e valët dervesh. Në sfera periferike. Pa sens Pijanecë, Korës së mendimit Mëndorën... LODHJE Në vrap të vraçit Forma shtratesh. Pizhama të bardha Humbjeje, Shpatave t’kurtheve Lodhjen ndjej. Palcë dhimbjeje... FRYMË Prozhmue, Frymë guri marr Rektimat trandin Shpirtin tim. M vështrojnë ligësht këlyshë t sëmurë. Zë i errësirës Kobet. Gozhdohem harrimtar. DIELL I FIKUR Fiket tinëzisht ky diell. Vrajave të jetës, Që e desha marrëzisht,


Shtator - Tetor 2017

KATRRITHEM LEQESH Mbetur cep kohës

ETHE

Vrastar Vrulltar, Vëzhgatë Lenë pas Vazhdë e vrazhdë...

Ethet e mia kanjeherë Ngjajnë me orgazmat. I helmuar Kapërthehem Përaskund...

Yti të fikë, T qet në rrasë t’diellit. Mamë e Zotit!...

SEND Jam bërë send Krim brejtës. Thurimë e shkarmisur Ankimeve të jetës. Sy idhnak, shkyes Udhës biblike të fatit. Zhagas rrëshqanë Mollaqet... IDIL I GRISUN Coptuem Idil i grisun. Vajdënesë. Trumhasur, Darmishë n’shfrim. Zhigatun. Shuarje e molisun. Lumi e pakthim... RROBA KUKULLASH Pas kangjelash Rroba kukullash. (Mizor me Ty, Veten e ha.) Fjalë për motin Lagën bishta cigaresh. Zhgënjimesh. Grishshje gulçimesh...

* * *

HAIKU Katrrithem leqesh Nëpër grahma orteqesh Nuk dorëzohem...

* * * Emrin tem Prend Ma ngjiti gjyshja Marë. Linda n’i t’Premte...

* * *

* * * N’mashtrime, s’di si, Eklipsi im i dhembjes, Ma ngushton zemrën...

* * * Dërmishen tharjet. Ndjenjat e përbuzura Shterrën n’buzëgazet... 2016-2017

Farë e keqe, Sall, farë e pabesë. Të rren, tash, ndërsy...

* * * I sëmurë jam, Jetoj si viktimë Kësaj bote t’brishtë...

* * * Endem, e çendem Mitit t’Adem Gajtanit, Klithmës s Ikarit... 25

...........................


REVISTA OBELISK

VARGMALET E DHIMBJES Ese jo vetëm për poezitë e Ton Zmalit Nga PIRRO LOLI

...........................

Pjesa e dyte e Shkrimit te Pirro Loli

Dhe mali me gropa... Tjetër mal ky. Jo i lartësive,por i gropave. I gropave varre. '' Mali i varreve!'' Një mal ka ngrën vetëveten, ka kafshuar mishrat e vet! I janë ulur supet e mori emrin e gropave, varreve! Ndoshta i kanë rënë vetëtimat e mallkimit dhe kanë rrafshuar! Se rrufetë e mallkimit; ahet drithëruase të nënave e motrave tona janë të shumta e ulin maja malesh.... Ktu ka kocka të paidentifikuara djemsh! Mallkimi gërrzen malin prej majës rrëzon zeusat e zinj. Vetëm kënga i rrëzon Zeusat e zinj. Vetëm kënga i rrëzon zeusat jashtë parlamentëve, vetëm kënga di të penalizojë pa apelim. Dhe ky mal me gropa , dhe zeusi i zi është i yni. Paskemi atje a këtu një mal akuzues, një mal me gropa krimi e turpi që se lajn dot shirat e dimrit. Thonë se ky mal është afër kryeqytetit ,thonë se qe një varrezë masive a një fushë e mbjellur me.... Natyrisht, këta djem nuk na u vranë në luftë, që t'ua bëjm hallall gjakun ... E gropa të tilla të veçuara , hapën ndanë rrugve të atdheut , plot edhe më 1997-ën. Zeusi i zi ,majave të pushtetit u bë numër shumës ! Varre në kohë paqie! Dhe tiranët s'kanë dhlnl shpjegim! Ndoashta, këtë ka parasysh Fatos Arapi , poeti i dashurive të vrara, kur thotë : ''Në Tiranë ka vetëm tiranë!'' . Ndoshta ktë ka parasysh dhe poeti i luleve dhe simboleve të trishtuara, kur thotë : '' Mos më dënoni për ata që nuk thashë Hijet e zeza si vampirë më ndjekin nga pas''. Dikush pret te bregu tjetër Letërsia shqipëtare e emigracionit kryesisht poezia, ia ka shtuar dukshëm vlerat letërsis komtare, të paktën në njëqind vitet e fundit. Pjesa dërrmuse e poetëve kan emigruar. Të jetosh në një breg tjetër, në kërkim të një limiti shpëtimtarë e të jetosh orë e çastë me kujtesën e bregut tënd që ke braktisur! Nuk është për tu çuditur ,Kseni është sinonim i malit . E çuditshme është se ai bregu ztë i dashur,kur ishte atje 26

ishte si i huaj (ksen) e shpesh herë dashakeqësdhe asfiksuaes. Pra, në këtë kuptim, poeti i ikur, jeton e këndon midis dy brigjesh kseniktie. Jeton në hapsirat midis dy dramave e prandaj edhe poezia është dramatike e fijet e malit dukshëm duken mbi copeën e qëndisur. Midis brigjeve (të ksenit dhe të ''ksenit'' ) shtrihet hapsira epa matë e lirizimit poetik aq e trazuar. Tensioni dhe skreptimat e poetit , midis tij dhe dy brigjeve , midis tij dhe njerzve të njohur nga njëra anë e midis tij dhe njerzve të bregut ksen,përbën tematikën dhe problematikën e artit, të prirur për risi. Në këto hapsira si të gjithë ne, i mbjellkëngët e tij edhe Ton Zmali. E thash diku, me sa duket, ky djalë që nuk pati rininë krijuse në malet e tij , duhet të largohej prej tyre që me gjakftohtës,të shikonte më qrtë ukuritë e bregut që la.Shkurt për tu bërë poet si Naimi, Çajupi, M. Camaj etj etj, pse jo si arbëreshët dhe aravanitët , si dhjetra e dhjetra krijues të tjer, mërguar dhjetë vjetët e fundit ! (Shumë herë ka ndodhur në historinë e shqipëtarve që nisen nga vendi i tyre vocërrakë ose ushtarë e larg, në një breg tjetër bëheshin gjeneralë). Por gjetkë e kam fjalën : Mesi i botës për gjithë poetët mbetet vendlindja e tyre ...., brgu që s'i njohi dhe s'i deshi; mesi i botës, me gurrat e frymëzimit ishte Frashëria,Sheperi, Shkodra dhe Kokëdoda e Tonit apo Zagoria ime. E kështu, të gjitha thëllëzat që gjen udhëve të largëta të ksenit, edhe Toni ua kthen fluturimin në Brgdrin; edhe ndonjë grke të bukur '' syzezë e vetullkurorë'' e vesh apo zhvesh sipas shijeve baritore të bregut të tij.'' Të kërkova në tokë e në hënë, krua më krua e lëm më lëm''. Dhe rreth '' Milosaos ,Ton'', që nuk këputet nga vendëlindja që tërhiqet e tërhiqet në anën tjetër, mblidhet e bëhet lëmshi i mallit dhe i mungesës së vetvetes. Atje, dhe pikërisht atje çel pema; atje, lugjesh të verdha ku shkrin bora, ku vertik niset orteku, ku nga vesa çel ylberi.... Edhe ajo furka e shpirtit atje, që kurrë s'ka për të


mbaruar , ato fijet shumëngjyrshe të dashurisë për njerzit e tu , tirren të pamasë tek mizat , lajthishtet , tek flladet e dheve , tek uji i borës tek ciu - ciu i zogjve. Atje gjithmonë e gjithmonëdikush pret ! Ndoshta nëna e babai! Ndoshtamotra halleshumë, a ndoshta një varrë që pret një tufë lulesh ! Gjithmonë atje dikush pret ! Ndoshta muri i shtëpisë i përgjysmuar a hardhitë krahëplakura që s'ka kush ti presë, të derdhin një lotë! E në arat lëndinë ku e ftohtë frynë era , përmallushë këndon mëllenja në barë... Më ka trishgtuar poezia e Tonit,'' ''Pret shtëpia'', ajo është shtëpia e gjithë emigrantve . E vetveti heq shpirtë epsherëtin, kujton; dhe shpirtë e tup bëhesh atje e ngrihesh si sonambull e prek me duar sendet e dashura të shtëpisë, shkallën , portë, thikën e ndrzshkur të bukës, ajrit që ka mbetur ashtu pa lëvizur me frymën tënde...Por të gjitha kanë ngrirë; të gjitha i pi dhe i ha pluhuri i harresës e i vetmisë. Nëpër ''teshat tua gjallë është vetëm mola e tenja''. Dritat fikur...,'' kacavirren në streh lakuriqët e natës'', boçe hapur qajnë gështenjat e bien në tokë si lot kokërrmadh.Në shtëpinë e Tonit (dhe timen dhe tënden ) merimangat endin pëlhurë me nge e çelsat e dyeve po ndryshken. Dhe megjithatë kjo shtëpi e vjetre e varfëra, e heshtura , kaq e kaq herë lahet e ndriçohet '' në argjendin e lotëve tona ''. Por, oh! ''Orkestra zpgjsh të uritur presin nën çati''. Ky fakt tragjik i fik dritat e dëshirave të bregut tonë, atje bjerret trimëria dhe mençuria si te malsori legjendarë të Migjenit për një kokërr misër;dhe pushka ndryshk, e tek çarku i lahutës, atje shkrep, atje ku shkrep çarku i këngëv, minjët e uritur ngrenë folenë... Këtu s'është më poeti i luleve, i ylbereve e i ujëborave... Romantiku ka vdekur! ( Rahmet paçin romantikët!). Muzgu i simboleve Ton Z mali me zemër romantiku nuk ka kuptuar ose nuk do të kuptoj muzgun e simboleve . Ai e ka vështirë të ndahet prej tyre, megjithse vetë ato të (ndriçuara nga poetët)nuk duan të dinë për poetët.. Poeti ka qef të pie të ngopet me qumështin e eposit , ka mbi 500 vjet që është mbyllur në shpellë. E kështu poeti herë fluturon me kokë shqiponje e herë bie trishtuar nga bregu tjetër e këndon si ksen,ku

Shtator - Tetor 2017 vetëm lulet nuk e njohin si ksen,..O Ton edhe lulet buzë dritaresh të huaja, sikur kanë aromën e duhur! Mund të flakërojn nga ngjyrat por për poetët ato ndezin kujtime të trishtuara. Gjithçka mbi ksenti mbiu mbi shkreti! E ky bregu ''shpëtimtarë ''tokën e ka ndryshe dhe ajrin dhe luletq! Dhe lulet sikur s'bijnë në zemra dashurish sikur janë jashtë zemrave të nënave tona. Prandaj zemrat e poetve të kseniti është e mbathur me trishtim e prandaj Toni mbush boshllëkun me jehonën e tijë, me simbolet e vendit të vetë. Nuk është vetëm drama e tij personale kjo. Njeri jeton edhe iluzione.Poetët jetojn vetëm me iluzione . Toni jeton vetëm me të kaluarën buçoifryrëse të heroikes. ''Knuni i Lekës me qiell të lirë në sy Sado që ikën larg nuk e di përse shkoj pas tij''. Dhe unë nuk çuditem që ky burrë reth të pesëdhjetave,kujton ninullat që i këndonin kur ishte në djep. Vini re sa i sinqertë dhe i brendshëm është në këngën e tij e sa jashtë dite pozon për të tjerët. Bacëgjyshi: '' Në djep t'vogël me dru a kashtë , përkund baca diell, hënë e yje bashkë...'' Lokemadhje: '' Në këmishë dragoi ty të vesh dada, në dorë të paçin orë e zana...'' Baba: ''Sot përkund baba në djep, majë lisit në trung të vet''. Ndoshta kënga e babait është lakmotiv i trashgimisë, i trimërisë e i simboleve të goditura, trung, lis, majë.. E vjen pastaj ninulla e nënës, e gjerë e qetë, spontane, gjumëndjellëse: '' Porsi e merr pranvera malin, eja gjumë e merrma djalin''. Ky poeti i prerë për dashuri e mirsi, i shikon me nostalgji reliket e së kaluarës , i bën pjesë të shpirtit... Punë e tij, dëshirë e tijë! Ka një problem këtu : Ajo shtresa e fllorijtë e simboleve me emra të mëdhenj, '' atdhe , flamurë , shqiponjë, mal, etj etj, presin të ridimensionohen nga poetët. Nëse s'marrim simetrikën reale të jetës së njeriut të shekullit të ri, poetët do treten në anonimatin e vargut popullor, do të bëjnë rradhë të gjata e do të jenë gjthnjë të kërcënuar nga tabutë. Poetët mos i kërkoni në rreshtë! Librat që pëlqehen lehtë janë të rrezikuar. Rrugët e pashkelura në poezi, që nuk shkojnë në rrugën e pleqve të poezise, pra, dhe të folklorizmave bajate, por ndesh me ta në të tjera shtigje, janë rrugët e novatorizmit poetik. Proçesi poetik Proçesi

poetik

është

reptësisht

personal, 27

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Ese jo vetëm për poezitë e Ton Zmalit

VARGMALET E DHIMBJES reptësisht vetiak e thonë se këtu lindin shkënijat e para të një gjetje, të një figure, të një subjekti, është njëlloj me aktin fekundues, që është akt hyjnorë. Akti poetik që nga ''shkëndizat'' e para që të vetëtijne në tru, deri në variantin e fundit, kalon në një proçes labratorik, që disa herë ne e nënvlersojmë. Ghjithësesi, në të gjithë metamorfozën e poezise kemi të bëjmë me betejën për të gjtur Fjalën. Një grumbull materialesh (gurë,llaç, çimento, hekur) nuk është akoma pallat. Miliona fjalë si kokrrat e rërës duhet të kalojn sitën labratorike të poetit për të gjetur kokrrat e arit. Unë ia them këto vetes dhe Ton Zmalit, prandaj nuk po ndruhem e po vazhdoj monologun. Akti poetik është koncentrat i fokusuar nga poeti, është njëlloj si lentja konkave apo konvekse që po nuk i gjete distancën dhe këndin përkatës, bën lëm drite, por akoma jo atë qendrën që ndez dhe gurin.... T. Zmali i ka të mbushura tubat e ngjyrave, madje të cilsisë së lartë, por piktorin se bëjne të tillë ngjyrat, deri te realizmi e telajo ka shumë punë. Vë re se në poezitë lirike Tonit i pëlqen akuareli, kërkon pranëvënie me kontrastin panaromik,tush mbi tush,ngjyrim mbi ngjyrim. Këtij i pëqen piktura që shijohet edhe me syrin e gishtave, relievet. Pas Rembrandit, që përfaqsonte këtë shkollë, qindra pikturistë të tjerë nuk e arritën linjën e ustait. Shumë poezi të Zmalit portrete nusesh dardane, të veshura me xhubletë apo me relike të tjera kombëtare, përgjithësisht shumëngjyrshe. Por vajzat e sotme, i dashur preferojne elegancën, deri në lakuriqsi. Seriozisht e kam proçesi poetik i ngjanë proçesit të ''Miseve'' në skenë; nga fragmentet e veshjeve të rënda deri në lakuriqësi me dy gajtanë të hollë lartë e poshtë.... Përsëri te fjala. Italo Calvino ka paralajmeruar për murtajën e gjuhës jo vetëm në politikë, ideologji,masmedia, por edhe në letërsi. Letërsia (në veçanti poezia ) është toka e premtuar'', ku gjuha " kthehet në atë ç'ka duhet të qenë vërtetë". Antikorpet kundër murtajës së gjuhës i prodhon 28

vetëm letërsia. Fjala bruto, inflacion i fjalës shfaqet në veprat tona si humbje force njohëse, automatizim slloganesh e rimash që priren të rrafshojn shprehjen, të zbardhin kuptimet,të topitin pika shprehëse. Poezia filllon ku fjala takohet me vetëveten në rrethana të tjera. Unë mendoj se nëse fjala s'ndërtohet në emërtime , cilësi e veprime nga "natyra morte" në gjithçka njerëzor, që ka të bëjë me dashurinë apo urrejtjen, jemi ne trojet e të vërtetave të gjuhës poetike, të saktësis së fjalës. Kulmi i saktësisë, afrohet kur prek abstrakten; pra fjala e astrakuar ka potenciale të pakufijshme semantike, deri te tregimi i hiçit si substancë e fundit e botës. Në këtë proçes fjala lidh gjurmët e dikurshme me ato të padukshme. Në këtë proçes kultura nerëzore ruan rolin e vet , bashkon e ndanë vlerat. Fjala është ura e brishtë për të bashkuar brigjet e së bukurës, e aftë për të hedhur harqe edhe në boshllëk. E torra pak idenë e proçesit të vështirë poetik për ti thënë Tonit dhe miqve të mi, të vjetër të rinj, se rruga e poezis është përpjetë thikë. Kush e merr të lehtë këtë rrugë nuk lodhet, por harrohet. Toni punon , kërkon; nganjëherë mbledh me rruspë ç'i del përpara e nxitohet në; proçesin e shkurtimit e të seleksionimit. Nganjëherë të krijon përshtypjen se në të njëjtën telajo provon të gjitha shkollat dhe ngjyrat e pikturës ; nganjëherë poezitë e tij janë si bajamet me dy e tre bërthama. Këto janë karakteristika të proçesit krijues, por mania e poetizimit shpesh e fokuson midis traditës( konceptit folklorik)dhe modernizmit. Të qenit në kapërcyllë e detyron atë të rrijë i qetë në mes, por edhe të pajtojë ekstremet. Në të dy librat poetik dhe në të tretin që e ka në proçes e takoj Tonin edhe nostalgjik ndaj temave e simboleve të rëna edhe kritik të rreptë e goditës deri në mohim. Poeti vuan, vuan midis ëndërrimeve, dëshirave të bukura dhe realiteteve të egra. Ai preferon ëndërrën. Le të jetë besnik i vetëvetes! Nobelisti Marke**s këshillon veten me këto fjalë:" Etika ime është autokritika ndaj punës që bëj, prandaj ndjej një gëzim të madh kur e korrigjoj veten".


-Rreth librit me vjersha për fëmijë me të njëjtin titull të A. Bishqemit-

Shtator - Tetor 2017

“Paskam lindur më parë se gjyshi?!” Rakip Zhguni

B

efasi! Një befasi e këndshme. E kemi njohur shkrimtarin me përvojë së gjatë Astrit Bishqemi në lëvrimin me sukses të letërsisë për fëmijë, madje si një nga më prodhimtarët jo vetëm krijues (ka botuar vëllime me tregime e me përralla, novela e romane), por edhe studiues i kësaj letërsie, që është bërë i njohur brenda e jashtë vendit. Veç kësaj radhe ai na paraqitet me një profil të ri, me një libër të zhanrit poetik për fëmijë. Një libër mjaft i këndshëm për të vegjlit. Lexuesit (dëgjuesit) e kopshtit dhe shkollarët e vegjël do të gjejnë vetveten në këtë botim, do të argëtohen dhe me siguri do të mësojnë prej këtyre vjershave të duan edhe më shumë prindërit, gjyshërit e gjyshet, vëllezërit e motrat, mësuesit e mësueset, shokët e shoqet e tyre në kopshte e në shkolla. Le ta themi që në fillim që autori ka “zbritur” në botën psikologjike të të vegjëlve, duke u paraqitur si një gjysh, i cili, ulur midis nipërve e mbesave, midis shokëve e shoqeve të tyre, midis fëmijëve, bisedon me ta kaq ngrohtë e çiltër, kaq bukur e këndshëm, me një fjalor të kuptueshëm e të qartë për moshën së cilës i drejtohet. Nuk ka dyshim që autori është jo vetëm i tillë, por edhe aktor; luan me fëmijët, komunikon lirshëm me ta, këndon së bashku me ta, vallëzon me ta, gëzon me ta, ngazëllen me ta; shkurt, autori është gjyshfëmijë në një unitet të ngushtë e në mënyrë të pandashme me botën fëmijërore. E nëpërmjet kësaj loje me kukullat, me xixëllonjat, me guaskat, me zogun metalik, me klloçkën që duhet kurdisur tek ora, me arushin, me bubin që bredh nëpër llucë e mandej lë gjurmat nëpër dysheme etj., autori-

gjysh e merr fëmijën “protagonist” dhe e bën që ai të gazmohet dhe, pse jo, edhe të nxjerrë mësime. Libri është konceptuar në dy pjesë. Sado të veçuara që të duken, ato dy bashkësi krijimesh poetike i lidh një karakteristikë e njëjtë: bashkëbisedimi i ngrohtë i gjyshit dhe i mësuesit me fëmijën, madje një bashkëbisedim nëpërmjet lojës, nëpërmjet lodrave, kureshtive, dukurive të natyrës, kudo ku jeton dhe ka mjedisin e vet fëmija: në shtëpi, në kopsht, në shkollë, në breg të detit, në fshat e gjithandej ku shpaloset bota fëmijërore. Pjesa e parë përfshin vjersha për kopshtet. E veçanta e tyre është se ato janë ndërtuar në përshtatje me këtë moshë, madje me vargje jo të gjata, që nuk e lodhin fëmijën e kopshtit. Aty-këtu shihen edhe ndërtime poetike të bazuara në folklor, në gojën e popullit. Psh: Era, Era,/ dil te dera!/ Pa shih jashtë:/ ka ardhë pranvera! Sa për personazhin-fëmijë kopshti, autori na njeh me vogëlushë të ndryshëm nga karakteri, p.sh. me Jonidën, që trembet kur gjëmon bubullima apo kur fishkëllen tenxherja me presion; autori e don atë vogëlushe trimëreshë e jo “lepurushe” (një metonimi e bukur kjo). Çimi është një tjetër fëmijë, trazovaç, i cili në vend të sheqerit mbush gojën me limontoz etj. Duhet të pohojmë që autori është futur thellë në botën e fëmijëve. Falë përvojës së tij dhjetëravjeçare në fushën e letërsisë për fëmijë, ai e njeh më së miri këtë moshë, njeh psikologjinë e saj, prirjet e saj. Edhe ne të rriturve na bën të buzëqeshim nipçja që “paska lindur para gjyshit” (vogëlushi çuditet që ka festuar ditëlindjen para gjyshit dhe kujton 29

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

“Paskam lindur më parë se gjyshi?!” se ka lindur po kështu), apo naiviteti tjetër fëmijëror: babi dhe mami nuk e kanë marrë me vete në ditën e dasmës të martesës së tyre. Gjithashtu, një gjetje interesante është vjersha “Përse dielli rri sipër reve”, në të cilën fëmija, sipas perfytyrimit të tij, mendon se Dielli vepron në atë mënyrë që... të mos laget. Në vjershën Edukatorja “e paditur” shpërfaqet kureshtia apo habia, ndoshta edhe në njëfarë mase pakënaqësia, siç e koncepton fëmija, sepse edukatorja vetëm bën pyetje. Është mosha e fëmijës 4-5-vjeçar, i cili kërkon të zbulojë të fshehtat e natyrës me ato “Pse-të” e tij të pafundme. Origjinale është poema ‘Ngjyrat”, tek e cila vihet re përpjeka e suksesshme e autorit për të dhënë tërë karakteristikat e ngjyrave, duke u nisur nga një fakt i thjeshtë. Pas shiut shndrit ylberi, ndaj ai i fton fëmijët të rrokin lapsat e bojërave, duke bërë edhe njëfarë mësimi për njohjen e ngjyrave nëpërmjet konkretizimit. Kështu, e kuqja është ngjyra e flamurit, e qershive e lulëkuqeve; portokallia - e portokallit, nga i cili ka marrë edhe emrin; e verdha - e limonit, e grurit të pjekur, e vjeshtës; e blerta - e barit në pranverë; e kaltra dhe bluja - të qiellit dhe të detit; vjollca - e manushaqeve etj. Dhe në fund, nëpërmjet përsëritjes, jepet ideja që këto ngjyra janë të pranishme në natyrën e atdheut tonë: O sa ngjyra,/ o sa ngjyra,/ sa të forta,/ sa të qarta,/ sa të lehta,/ sa të shkathta/ në vendin tonë ka natyra! Kështu autori i nxit fëmijët jo vetëm të njohin ngjyrat, por edhe ta zbulojnë të bukurën në natyrë, ta dashurojnë natyrën, ta ruajnë atë, të kujdesen për të. Në pjesën e dytë vihet re një ngritje e intensitetit të vargut. Lexuesi tani është më i rritur. Vargjet e shkurtra të pjesës së parë ua lënë vendin vargjeve më të gjata. Fëmija ka mbaruar abetaren. Lamtumira e këtij libri të parë shkollor nuk është harresë, por një çelës për të vazhduar në udhën e dijes, pa iu ndarë librave. Nxënësi tani, pasi ka 30

mbaruar shkollën, shkon në det për të pushuar, për t’u freskuar në ujin e ngjelmët, por edhe për të lozur. Vajza e vogël shkruan emrin në rërën e lagur buzë detit dhe “zemërohet” me valën që ia fshin atë. Kur valëza ‘i kërkon falje’, vajza ngazëllehet dhe duartroket sa herë ajo lëpin bregun. Fëmija duarshkathtë tani fillon të bëjë edhe vetë lodra, si në vjershën Anija e paqes. Interesante janë edhe vjershat kushtuar nipave e mbesave të autorit dhe, nëpërmjet tyre, tërë fëmijëve të tjerë, që edhe pse larg atdheut, nuk duhet ta harrojnë Shqipërinë, gjuhën shqipe. Motivi i dashurisë për Atdheun e për vendlindjen shprehet edhe në disa vjersha të tjera. Nuk është e nevojshme të ndalemi për secilën vjershë, por çka thamë për përparësitë e këtij botimi mund t’i përmbledhim: Libri u adresohet dy grupmoshave të lexuesve. Cikli i parë (Edukatorja e “paditur”) u drejtohet lexuesve (dëgjuesve) parashkollorë, fëmijëve të kopshtit; cikli i dytë (Lamtumirë, abetare!) grupmoshës së lexuesve të vegjël shkollorë (kl. I-III). Në përgjithësi ngjarjet janë konkrete dhe të dhëna nëpërmjet prizmit të përceptimit fëminor. Te cikli I është përshtatur metoda e krijimit të figurave artistike: animizimi e personifikimi. Po edhe në këtë metodë shkrimtari përdor dy forma figuracioni. Herë i konsideron të gjalla objektet, pa u dhënë gjallëri atyre, pa i vënë në lëvizje, në bashkëveprim me personazhin. Fëmija i jep shpirt, i jep jetë një dukurie a një objekti (monumentit të Kristoforidhit, Diellit, këmbëve të veta, valës së detit, Atdheut, gjetheve të drurëve, klloçkës së orës, lodrës së zogut, manushaqes), i drejtohet atij me fjalë, ndonëse nuk merr përgjigje. Në rastin e dytë objekti që shpirtëzohet hyn në marrëdhënie me fëmijën. Për shembull, të vjersha “O flok i dëborës” fëmija pyet Flokun e dëborës, po edhe ai gjallërohet, arsyeton dhe hyn në marëdhënie me vogëlushin, i flet, i përgjigjet pyetjes që i bëjnë. Krijimet kanë fabula, ngrihen mbi një ngjarje


Shtator - Tetor 2017

gjë që të ndihmon ta mësosh shpejt përmendësh vjershën dhe ta mbash mend gjatë atë. Kështu, diku Çimi mbush gojën me sheqer, por ai i del limontos, diku macja e merr për të vërtetë lodrën e zogut dhe i hidhet ta kafshojë, diku disa fëmijë ndërtojnë një anije dhe e hedhin në lumë etj etj. Në krijime autori fut kohën tonë me anë të disa fjalëve treguese. Për shembull, shumë vjersha janë shkruar për Plakun e Vitit të Ri, por kur lexon atë të Bishqemit menjëherë thua që kjo vjershë është shkruar në shekullin XXI, sepse Plaku aty mban një telefon celular me vete dhe fëmijët i thonë që, kur të kalojë nëpër Alpet shqiptare, t’u dërgojë atyre një SMS a një selfi. Ose te vjersha që i jep titullin vëllimit, përfytyrohet që gjyshi ka kompjuter dhe përdor skajpin. Tek “Anija e paqës”, anija që kanë ndërtuar fëmijët në udhën e saj nëpër detra has me një gomone mbushur me emigrantë etj. Befasia artistike është e pranishme në shumë vjersha. Diku djalit zhurmëtar i venë emrin... “Mis Zhurma”, diku fëmija që shkon për herë të parë në kopsht, vlerëson që edukatorja e tij është e paditur, meqë... për çdo gjë pyet fëmijët; diku vogëlushja arsyeton që Kristoforidhi atje lart në monument nuk e ka lexuar ende librin, sepse i mban sytë... te kalimtarët në bulevard; diku tjetër protagonistja mendon se dielli është çapkën dhe i zgjuar, qëndron sipër reve... që të mos laget; diku tjetër, tek shikon fotografinë e martesës së prindërve, qan sepse ata... nuk e kanë marrë edhe atë në atë dasëm etj. E pra, siç mund të kuptohet, më së shumti këto befasi lindin nga psikologjia fëminore, nga arsyetimi fëminor që përshkon

shumë fabula. Në vjersha ka humor, komponent ky i rëndësishëm i letërsisë për fëmijë, cilësi shumë e pëlqyeshme për lexuesit e vegjël. Ja, të mos sjellim shembuj të tjerë, por të shikojmë vetëm vjershat që sapo përmendëm për psikologjinë fëminore dhe na merr gazi. Po për veçanësitë stilistike ç’mund të themi? Përsa i përket stilit të të shkruarit, autori dallohet për lojën e fjalëve, thjeshtësisë në të ndërtuar të vargjeve e të vjershave në përgjithësi. Edhe aty ku duket sikur mungon rima, shfaqet rima e brendshme, e cila krijon një harmoni të këndshme, sa duket sikur luhet, si një lojë nga e cila fëmija argëtohet, dmth vjershat përshtaten me botën e fëmijëve. Fjala është përdorur me mjeshtëri e në funksion të ideve e të moralit të vjershave, pa ngarkesa që vështirësojnë leximin e tyre dhe pa bërë moralizim. Si të thuash, shkruhet thjesht, por jo në mënyrë të thjeshtëzuar. Idetë dhe morali i vjershave rrjedhin vetvetiu dhe lexuesi i nxjerr vetë përfundimet. Vargu i krijimeve është i shkurtër, mbizotëron gjashtërrokëshi. Ose për ta shkurtuar atë, për ta bërë edhe më dinamik e më të përshtatshëm për lexuesin (a dëgjuesin të cilit i drejtohet) përdoret edhe thyerja e vargut. Krijimet kanë moral (O flok i dëborës: bashkimi bën fuqi; Bre bubi: të jemi të pastër; Ndanë monumentit: të jemi të vëmendshëm kur lexojmë një libër etj.), por jo moralizim. Idetë lexuesi i nxjerr vetë dhe nuk diktohen me vargje të veçantë nga poeti në fillim apo në fund të krijimeve. Duke përfunduar, do t’i uronim autorit shëndet e suksese të mëtejshme në libra të tjerë për fëmijë.

31

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

32


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
OBELISK 197-198 by roland lushi - Issuu