Skip to main content

OBELISK 232

Page 1

OBELISK NËNTOR 2020

232

Revistë periodike letraro-artistike Viti XII-të i botimit Nr232/2020 Organ i Shtëpisë Botuese “ADA” Çmimi 100 lekë/ 1 €

Tregim

Poezi

Poezi

Poezi nga

Tregim nga

Eugenio Montale

Dino Buxati

Shqipëruar nga (Hamdi) ERJON MUÇA

Ese

Poezi

Poezi

A AK

SH

Shqipëruar nga DRITAN ÇELA

Poezi

Haiku 1

...........................


REVISTA OBELISK

12

botime vetëm

1200L Obelisk 232

Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti XII-të i botimit - Nr.232 Nëntor 2020 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE

ISSN: 2225-7896 Adresa e redaksisë: Rruga : Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë cel: +355 68 221 9016 e-mail: rlushi@yahoo.it

Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

...........................

ABONOHU TANI

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it

1200 LEKË

12muaj 2

Nr. llog. B.K.T Lekë: 515001834 IBAN – AL0220511650001834VAIDALLA Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tiranë 2020 Tirazhi: 250 copë

apo


NËNTOR 2020

3

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

4


NËNTOR 2020

5

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Haiku

nga

ROBERT SHKURTI ***

***

Në qindra grimca

*** Gonxhe e freskët

shkërmoqa zemrën e shegës.

Buzë të njoma

nginjesh me nektarin tim.

Thyerje shpirti.

lagën të miat me rrebesh.

Pranverë!

Trupi në ethe. ***

*** ***

Mbi fushën e bardhë

Vellon e argjëndë ia çvesha natës në gjumë.

shkruaj gërmëza me ngjyrë.

Në valët fleta

Roman dashurie.

shkrova letra dashurie. Bregu lexues.

***

Lakuriqësi hëne. *** Agu i mëngjesit

*** Dy lule të njoma

hap dritaret e stinës. Dritë pranvere.

zgjatin kryet mbi kërcell.

Hëna në qiell

Duel dashurie.

fle në shtrat me yjet.

***

Unë, pagjumësi.

Lotët e malit

***

shkasin mbi faqe fushe. ***

Zogjtë shtegëtarë struken gjatë flutrimit.

Në sytë e tu blu

Retë çati.

futem thellë pupilave. Kaleidoskop.

6

Natyra dashuron.


NËNTOR 2020

Poezi

nga

SONJA HAXHIA MURET HIJE

Dhe mbi të gjitha duken të pafajshëm. të heshtur fshehin poshtë këmbëve rrugica të ngushta zigzage pa fund degëzuar kryqëzime. Unë shoh murosje fytyrash të trembura e stamposur frikshëm, si zogj sqepthyer përplasur fasadave të ngritura. Të sulmuar nga erërat e furishme tradhëtuar dhe nga lotë qielli mbi trupin tuaj shfaqen dhe mjegullat, që ngjajnë si nata pa hënë e pa yje.

KUMT Nata është formë e paformë fsheh poshtë saj mistere pa fund rrethon të bardhën dritë shprese dhe zhyt përherë në të fundit kumt.

Shpesh vesh dhe këmishë yjesh, që të ndrijë rrugën e udhëtarit të humbur e ashtu heshtur, si në vegim të sjellë të nesërmen në buzëqeshje drite. Ndërsa unë mbetem po njësoj, dua të kuptoj si ndihet zëri im mbrëmjes së rënur pas portave perëndim e dritareve të çelura herët në agim.

NDJESI Më shih diku mes ngjyrash të zverdhura, më pas bota le të zhduket. Më duaj, kur vetëm ti dhe unë vallëzojmë, tingujve pa fund. Radhit çdo fjalë në memorien time, që të ndiej më pas, të ëmblin kumbim.

7

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poezi

nga

SONJA HAXHIA

Mendo për atë që ujvarat derdh e stërkala të bardha qiellit i ngre. Më vështro me sytë e shpirtit që digjet dhe unë do shndërrohem fluksi yt i dritës.

PAKUPTIMËSI Kush e di se çka sjell e nesërmja për fatet që zgjohen trishtim e zvarriten përgjatë ditës ashtu në të thellin pikëllim e mbrëmja s ‘ dihet si ngryset syve të tyre errësirë në robërim të përhershëm shpirti jetës rendur pamundësi. Mendja arratiset larg, si shqiponja rrëzuar shkëmbit me flatrat shpërndarë dhimbje e vështrim mbërthyer nga qiejt dhe një pikë gjaku mbetur shenjë e vetme ngadhënjimi. Të gremisurit e honeve kreshtave të frikshme, thellësi larg nga bota që dhemb larg nga erërat stuhi udhëtimit përherë të humbur largësive tona pakuptimësi.

8

PUTHJE ME ERËN Unë, që ju pres njëqind vjet e më shumë ulur në një kopsht të lulëzuar qershish Shtrëngoj në duar një shami të bardhë ku puthjet kanë lënë gjurmë. Ti endesh në detin e trazuar ku jeta çdo kujtim dallge fshin Ti ecën zhveshur nudo, në të magjepsurat mbrëmje me yje e me zemër të bërë thërrime. Unë e sfidoj kohën e dehur nga dashuria e zjarrtë. Unë i shpërfill kufijtë Galaktikës më të lartë Zambakut çelur mbi ujërat kristal. Ti ecën mbi rrugë të përvëluara shkrumb e hi djegur vetëtimave të shkrepura në natën plot shi dhe unë me vështrim nga ditarja shikoj si shëmbëllen ti. Pas njëqind, e më shumë vitesh pa ju parë e takuar i dhuroj puthjet erës.


NËNTOR 2020

Eugenio Montale P O E Z I MÉNESTRELS

Refren, përplasesh mes qelqeve të zhegut veror. I tharti grumbull notash të mbytura, e qeshur që nuk shpërthen por orët boshe tejshpon dhe e luajnë tre të mbetura shamatash veshur me prerje gazetash, me instrumente asnjëherë të shikuar, të ngjashme me hinka të çuditshme që ndonjëherë fryhen më pas për t’u shkrehur. Muzikë pa zhurmë që lind udhëve, ngrihet turpshëm e rrëzohet, dhe ngjyroset me bojëra herë të ndezura e herë të lashta, dhe të lëngëzon sytë, kështu që bota shihet si me sy gjysmë mbyllur duke notuar në të përdiellta. Vërsulet zhytet zbehet, pastaj rishfaqet e mbytur dhe larg: pakësohet.

nuk dëgjohet thuajse, frymëmerret. Digjesh edhe ti mes shtresave të verës, zemër që tretesh! E tani i pakujdesshëm shijon të panjohurat nota mbi tëndin fyell.

LIMONAT

Dëgjomë, poetët e hyjnizuar lëvizin vetëm ndër pemë me emra pak të përdorur: pyje ligustrash ose kaçubash. Unë, për vete, dashuroj rrugët që ia dalin barishtoreve kanale ku në pellgaçe gjysmë të thara kapin djemtë ndonjë të flashkët ngjalë: rrugicat që ndjekin hendeqet, zbresin mes kaçubave me kallama dhe vendosën mes kopshteve, mes pemëve të limonëve. Më mirë nëse krrokamat e shpendëve do të shuheshin të gllabëruara nga kaltërsia: më qartë dëgjohet pëshpërima 9

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

POEZI nga EUGENIO MONTALE

e degëve mike në ajrin që thuajse nuk lëviz, dhe ndjesitë e kësaj arome që nuk di të shkulet nga toka e të rrebeshon mbi shpirt një ëmbëlsi shqetësuese. Këtu pasionet e dëfryera për mrekulli hesht edhe lufta, këtu na përket edhe neve të varfërve pjesa jonë e pasurisë dhe është aroma e limonëve. E pra, në këto heshtësira ku sendet braktisen dhe ngjajnë më pranë tradhtisë ndaj të fundit sekret të tyrin, atëherë presim të zbulojmë një gabim të Natyrës, pikën e vdekur të botës, unazën që nuk mban, fillin që duhet zgjidhur për të na vënë në mesin e një të vërtete. Vështrimi rrëmon vërdallë, mendja heton bashkon shpërndan në aromën që përmbyt kur dita më tepër dobësohet. Janë heshtjet në të cilat shihet, në çdo hije njerëzore që largohet ndonjë hyjni e shqetësuar. Po iluzioni mungon dhe na risjell kohën ndër qytete të zhurmshme ku tregohet kaltërsia vetëm me copëza, në lartësi, mes strehëzave. Shiu e lodh tokën, më pas; dendësohet trishtimi dimëror mbi shtëpi, drita bëhet koprrace - i hidhur shpirti. Kur një ditë nga një e keqmbyllur portë mes pemëve të një kopshti na zbulohen të verdhmëdhat e limonëve; Dhe ngrica e zemrës zhbëhet, dhe në gjoks shkarkohen këngët e tyre trombët e arta diellore.

10

SHPESH DHIMBJEN E JETESËS...

Shpesh dhimbjen e jetesës e kam takuar: ishte përrua i mbytur gurgullues, ishte zhubravitja e gjethes së eshkur, ishte kalë i gjunjëzuar. E pra nuk dita, jashtë esnafërisë që mbyll të hyjnishmen moskokëçarjen: ishte shtatorja në përgjumjen e muzgut, dhe reja, e skifteri ngjitur lartësisë.

NË PRAG

Kënaqu nëse era që hyn në kopsht i ri zgjon valët e jetës: këtu ku mbytet një i vdekur ngatërrohem nga kujtime, baçe nuk ishte, por mauzeleum. Fëshfërima që ti ndjen nuk është fluturim, por ngashërim i të përjetshmit prehër; shih si ndryshon ky llërë toke vetmitare në një epruvetë. Një opsesion është këtej i ngritur mur. Nëse vijon përballesh ti ndoshta me lugatin që të shpëton: thuren këtu historitë, aktet e shuara për lojën e të ardhmes. Kërko një thyesë të këputur në rrejtën që na shtrëngon, ti kërce jashtë, arratisu! Shko, për ty jam lutur,- tashmë etja do më duket e lehtë, më pak i tharët ndryshku...


POEZI nga EUGENIO MONTALE BRIRI ABGLEZ

Era që sonte luan vëmendshëm - një përplasje të fortë tehesh të kujtonInstrumentet e të dendurave pemë e fshin horizontin e bakërt ku rripa drite shtrihen si balona në qiellin që jehon (Re në udhëtim, të zbehta degë tek (ose pa tek) atje lartë! Të t'lartën Eldordo keqmbyllurash porta!) E deti luspë pas luspe, i mavijosur, ngjyrë ndërron, vërsul mbi tokë një trombë prej shkumash të ngatërruara; era që lind dhe vdes në orën që ngadalshëm errësohet të të luante edhe ty sonte i çakorduari instrument, zemër.

FALSETO

Esterushe, të njëzetat t'afrohen, re grirozë që pak e nga pak të mbyll nën vete. Atë e ndjen por nuk të nxe. Zhytur do të të shohim në tymnajën që era e gris ose e dendëson, dhunshëm. Pastaj nga lëngimet e hirit do të dalësh e djegur si kurrë më, shtrirë për një aventurë më të largët e përqendruara fytyrë që mbledh harkëtaren Diana. Ngrihen erërat vjeshtake të ngatërrojnë të kaluarat pranvera; ja për ty ribie

NËNTOR 2020

një parashikim në sfera parajsore. një tingull mos të t'kthejë atë të t'krisurës kanë të përplasur!; unë lutëm qoftë për ty koncert i papërshkrueshëm prej zilkash. E dyshimta nesër nuk të frikëson Ledhatueshëm shtrihesh mbi shkëmbin shkëlqyes prej kripës e në diell djeg gjymtyrët. Kujton hardhucën ndalur mbi gurin e lakuriqtë; ti skuthe rini, ajo leqe prej fije bari e djaloshit. Uji është forca që të temperon, në ujë shihesh dhe rinohesh: ne të mendojmë si një algë, një zall, si një ujore krijesë që kripa nuk sulmon po më e pastër kthehet në breg. Ke mjaft të drejtë ti! Mos tundo me mërzi të qeshurën të tashme. E jotja qashtërsi ndërzen që tash të ardhmen dhe një shkundje e shpatullave shemb kullat e të nesërmes tënde të errët. Ngrihesh dhe përparon mbi urën e mangët, mbi përroin që ulërin: i yti profil gdhendet mbi një sfond prej perle. Nguron në lartësinë të paqëndrueshmit aks, pastaj qesh, e si vjelë nga një erë bie mes krahëve të t'hyjshmit mikut që të pret. Të vështrojmë ne, të racës së atij që mbetet mbi tokë. 11

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

POEZI nga EUGENIO MONTALE

PO KU TA KËRKOJMË VARRIN

Po ku ta kërkojmë varrin e mikut besnik dhe të dashnores; atë të lypësit dhe të djaloshit; ku ta gjejmë një kopsht për këta që mbledhin prushin e flakës fillestare; oh nga një shenjë paqe të dobët si një dëfrim varri qoftë i gdhendur! Lëre të heshturën turmë prej guri për të braktisurën pllakë që e kanë gërvishtur qysh kur simbolin që më tepër shqetëson ngaqë e qara dhe e qeshura njëlloj burojnë, binjakë. E sheh i trishtuari artist që në punë shkon dhe menjëherë i rreh në pulse një vullnet i verbër. Mes tyre kërkon një gdhendje fillestare që të dijë për kujtimin që përparon të heqë shpirtin gdhë ndër udhë të ëmblash mërgime: një hiç, një luledielli që mbyllet dhe përqark një vallëzim lepujsh...

Përse? Mendoj për një ditë të magjepsur dhe me kaluçet orë tëpër të ngjashme ri-shpërblehem. Do gurgullojë fuqia që më shëmbëllente, i pafajshëmi magjistar, i kohësh madhore. Tani do shfaqem do fundos të lartat shtëpi, të shveshurat rrugë. Do kemë përballë një qytezë të ngjeshurash dëbora por të brishta si të vështruara në të kaltërt. Do shkasë nga qielli i mugët e vona rreze. Mbushur me të padukëshme drtitë pyje dhe kodrina do më thonë elegjitë e të gëzueshmeve rikthime. Kënaqëshëm do lexoj të zezat shenja të degëve mbi bardhësi si një alfabet thelbësor. Gjithë kalesa në një pikë përballë do më shfaqet. Nuk do shqetësojë tingujt e askuj kjo alegri e vetmuar. Do shkasë në ajër ose do zbresë mbi një sinor ndonjë gjelosh marsi.

GATI NJË FANTAZI Ri-ndrin, ia kallzoj një agimi të grisur argjendi mbi mure: zgjatohet zbehtësia e dritareve mbyllur. Kthehet ngadhënjimi i diellit dhe të përhpurat zëra, të përhershmet brohorima nuk i sjell.

12

Shqipëruar nga (Hamdi) ERJON MUÇA


NËNTOR 2020

Tregim

A Dino K A

H S

Natën, kur me t’u kthyer te qoshja, në rrugën e shkretuar e plot baltë, po shkoja me ngut për në shtëpi, dëgjova pas krahëve dikë që vraponte duke u afruar. Ç’ka që vrapon në këte orë? mendova. Mos po më ndjek gjë? Si u afrua dhe s’e ndanin veçse pak metra nga unë, u ktheva. Atëhere ai zuri të ecte me hap, duke dihatur, dhe më buzeqeshi. Ishte një i ri mbi të tridhjetat. «Më falni, ë?», tha. «Mos ju bezdisa?». «Besdisa?» belbëzova unë i habitur dhe u vura për­sëri në ecje. Mendoja se ai tjetri do t’ia jepte përsëri vrapit, duke më parakaluar. Përkundrazi, ngeli aty pa lëvizur, derisa unë u largova ndonja qind me­tra. Dhe atëhere u nis përsëri me të gjithë shpejtësinë dhe unë e dëgjoja pas krahëve tek po vërshonte drejt meje. Nuk munda të rezistoja, kur e dëgjova fare pranë dhe u ktheva sërish. duke u ndalur. «Oh, më falni», ia beri ai, gatigati, duke frenuar që të mos përplasej me mua. «Mos ju tremba gjë? Ju kërkoj ndjesë». «Jo ore, çne!», thashë, i qetësuar nga toni i tij aq qytetar: Në atë çast, duke e vështruar mirë, vura re se nuk ishte burri i mëparshëm, por një tjetër, ca më i ri, veshur varfërisht.

Buxati

Herën e tretë, sepse natyrisht vazhdoi avazi, arrita të përmbahem dhe nuk u ktheva. Hapat e rrëmbyeshëm u sulen drejt meje dhe, më një lehtësim që s’ka të treguar, e ndjeva se po më parakalonin, «S’ta bëri syri tërr kësaj here nguci burri, duke u tallur fare haptazi tek ndalonte tre kater metra përpara meje. apo jo?!» Kurse unë «Keni ndër mend të vazhdoni akoma? Mos ju duket vetja shakaxhi? ». Ndërkohë, në dritën e dobët të një feneri rruge po zbuloja se ai ishte një burrë tjetër, i ndryshëm nga i pari dhe i dyti. «Po ju... nuk jeni i mëparshmi .» Ai u përgjigj: «Ka të ngjarë. E rëndësishme është që ju te keni përshtypjen se ju ndjekin. Ç’rëndësi ka personi. njëlloj si njëri si tjetri. Me vjen keq vetëm që nuk vrapova mirë. Po të vrapoja mirë, ju do të ishit trembur Po ja që jo». E mata me sy. Nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme për punë force. «E gjithë kjo është një gomarllëk!», thashë i lënduar. Një shaka idiote, ja çfarë është!«Një shaka?!», ia bëri ai sinqerish i mrekulluar, «një shaka?! Po atëhere. . . po atëhere ju s’e paskeni kuptuar ende? »

Përkthyer Nga Dritan Çela 13

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poezi

nga

ALEKSANDËR SHALLVARI NE NUK I PËRKASIM ASKUJT!... Perqafohemi, Puthemi, Dashurohemi si dy adoleshentë Ndonëse nuk i përkasim askujt! Më zhvesh, Të zhvesh, Të prek lëkurën tende prej mëndafshi Pastaj biem në një dëlir të marrë Si dy pijanece në tavernen e lagjes Djersë, Nga trupat e ngrohtë Ndonëse ne nuk i përkasim njeri tjetrit. Të ledhatoj me gishtat e mendafshte Qafen që mbulon hyjnine desdemoniane Nuk te përkas ty, i dashuri im Ndaj çfarë kërkon prej meje? Të përgjigjem me të njëjtin espresion Të huaj në vetvete Në të njëjtën mbulesë dhjetë metër katror Ku trupat luajnë vallen e hënës. Nuk i përkasim askujt!!! Ne këtë orgazëm magjike Ti mbështet kokën e kënaqur mbi gjoks E unë ledhatoj hijen tende… Në të njëjtin lajtmotiv Si dy zogj të lirë Që fluturojnë në ekstazen e dilemave Ku kahet e dëshirës kanë pole të kundërt. 14

Ne nuk i përkasim askujt. ***

ME...!! Me ty, pa ty e zgjoj mëngjesin Diellit ja bëj me sy në praglindje Pa ty me ty kërkoj folenë E një pëllumbi që gugin në heshtje. Me ty, pa ty i thur vargje erës Pa ty, me ty ja numëroj gjethet Që vjeshta i shkund në prag të vjeshtës Me ty, pa ty të dy në heshtje. Me ty, pa ty ec përdore Pa ty me ty trotuarit pengohem Me ty pa ty një dorë shtrëngohet Pa ty në ty mbështetëm. Me ty, pa ty sonte i vetëm Pa ty me ty një kafe me shokë Me ty, pa ty kafeja ngjan e hidhur, Pa ty, me ty asgjë nuk më shkon. Pa ty, me ty kjo kohë e ftohtë Me ty pa ty dy sy që lotojne në natë Pa ty, me ty kush do e ngrohë Këtë trup e këtë heshtje të gjatë.


NËNTOR 2020

Poezi

nga

ALEKSANDËR SHALLVARI

Pa ty, me ty Me ty, pa ty Kurrë të bashkuar Kurrë të ndarë… Me ty, Pa ty, Nga humbëm vallë? ***

PRELUD!... Fletët e pentagramit lotojne mbi harkun e një violine Gishtat luajnë mbi virtuizitetin e një valsi të lashtë Harqet e kësaj orkestre formash magjike Ma bëjnë xheloze dhe Xhakonden e ngrate. Kur gishtat e mi ndjejnë tendën lëkurë Fshehur e ngrohta pas flokëve të gjatë Ca pika vese mbi qafë xixellijne E lënë pas një dritë të bardhë... të bardhë. Ashtu, si papritur ky dirigjent i çmendur, Tërbohej duke tundur duart poshtë e lart Përse kjo violinë zeshkane luan për qejf të vet kaq dendur E kitarës i këputen telat një nga një? Beethoven shkulte një nga një Flokët e bardhë mbi tastierë Nuk gjente dot titullin, kish një javë Që i shfaqej në ëndërr e njëjta siluete. Ish betuar e sterbetuar që këtë mrekulli E kish parë, apo ëndërruar për vite me radhë Përse nuk i kujtohej si e quanin tani Përse e kish lënë memorja këtë natë?

Eureka! Eureka! Eureka! Thirri plot gaz Ju kujtua një konteshe e madhe Personifikim i duarve që qëndisin Matilde, ish kryevepra e radhës. Matilde - dhe luanin violinat, Matilde - dhe ciceroninbilbilat Matilde - dhe gumezhinin rrugët Matilde - dhe bubullonte zemra. Deri sa ne qytetin e lashtë Ra nata… ***

TI... Ti nuk I njeh gjemimet e shpirtit, Shpërthejnë si kamikazët pa fat, Ngarkuar me bomba frymëzimi Mjaftojnë ti ndezësh, Bëjnë dëm të madh. Ti nuk I njeh rrjedhjet e lotit, Pikë, pikë, çajnë një mal, Mendon se burri është prej guri, Shpirtin e tij s'e njeh aspak. Ti nuk e di se ç'është vuajtja, Zhgënjimi, çfarë është s'e di! Aty fshehur rri puthja, E ndryshkur në vetmi... Sa shumë gjëra ti nuk di. E sa të tjera s'ti them tani!!

15

...........................


REVISTA OBELISK

Tregim satirik -

NDARJA E PUNEVE

E

...........................

nga ILIAZ BOBAJ

- E po, unë nuk duroj më, sikur të kthehet bota me këmbë përpjetë ! – shfryu Shkëlzeni, rrëmbeu ca enë bosh, që ishin aty pranë dhe i përplasi me njëra – tjetrën me sa fuqi që kishte. - Ç’ bën, more ditëzi, se tunde gjithë lagjen! – i tha e shoqja, Vjollca dhe shkoi ia rrëmbeu enët nga dora. - E po nuk ka rrugë tjetër me këtë njeri, moj grua! Tërë natën rri në kompiuter dhe tërë ditën fle. Le që nuk bën asnjë punë për veten e saj, por nuk na lë as neve të bëjmë punët tona. Kemi pesëqind punë. Ecim në majë të thoit, sikur shkelim mbi vezë, se mos i prishim gjumin nuses. Jo, unë nuk vazhdoj më kështu dhe pikë ! Do thërras me sa kam në kokë, do fërshëllej, do këndoj, do bëj çfarë të më dojë qejfi. Kam pesë muaj, që më ka ardhur në majë të hundës. Duhet ta dish se trastën e durimit e kam bosh. Nuk më ka mbetur as kaq durim. Jo po hesht se fle nusja, jo po avash, se shqetësohet nusja. Sikur kjo shtëpi nuk ka ndonje hall tjetër, po vetëm hallin e gjumit të nuses së djalit tonë. Jemi bërë si shurdhmemecë. Do më shohësh këtej e tutje ! – shfryu Shkëlzeni, u ra edhe një herë me shqelm ca rrangullave që ishin aty pranë, të cilat nxorrën një zhurmë të çrregullt, hodhi poshtë një shat që mbante në dorë dhe u nis në drejtim të kafenesë, që ishte në qendër të fshatit. Shfrynte si zjarri kur ndizet nga era. E shoqja, Vjollca, u mor me ca pune shtëpie në oborr, pa guxuar të hynte brenda, se mos bënte zhurmë dhe zgjonte nusen nga gjumi. I shoqi, Shkëlzeni, u kthye pikërisht në orarin e ngrënies së drekës. Edhe nusja ishte zgjuar nga gjumi dhe u ulën të tre për të ngrënë, pasi i biri i tyre, Indriti, vinte vonë nga puna. Nuk kishin vënë as dy – tri kafshata në gojë, kur

16

nusja e la lugën mbi tryezë, u hodhi një vështrim të rreptë vjehrrit dhe vjehrrës dhe i pyeti: - Nuk më thoni, ç’ishte ajo zhurmë në mëngjes, që më prishi gjumin ? Ata të dy panë njëri – tjetrin në sy, si të zënë në faj dhe ulën kokën. - Nuk qe gjë, - tha vjehrri me qetësi, - ishte gomari i gjitonit, që kish ardhur në oborrin tonë dhe trazoi ca rrangulla që kemi në oborr. - Po ju të dy ç’bënit, flinit në këmbë ? Dy vetë nuk zbonit dot një gomar, po e latë të më prishte gjumin ? Që sot e tutje ai gomar të mos shkelë më në oborrin tonë dhe pikë ! – i preu fjalët me thikë nusja dhe i vështroi ashtu siç vështron mësuesi dy nxënësit e një banke që prishin qetësinë e klasës. – Dhe mos e lini më derën e oborrit hapur ! - Nuk do ndodhë më, moj bijë ! – tha vjehrra dhe u kujdes që edhe luga me të cilën hante, të mos bënte shumë zhurmë, se mos shqetësohej më tej nusja e djalit. Mjaft ishte shqetësuar nga zhurma e mëngjesit. E hëngrën drekën në qetësi të plotë, ashtu siç hahet dreka e një morti dhe u ngritën pa thënë asnjë fjalë. Shkëlzeni turfullonte si ai kali i lidhur nga këmba, që vërtitet rreth litarit, por pa mundur të çlirohet prej tij. Dukej që i ishte bërë jeta skëterë dhe nuk e duronte dot këtë rregull, që u kishte vënë nusja e djalit në shtëpinë e tyre. -...Po do më shohësh, moj nuse ! - shfryu dhe bëri tutje nga oborri.- Ç’t’i bëj djalit tim unë, pa të qe për ty, do të t’i hidhja ato rraqet e tua në mes të rrugës dhe do të të nisja për tek jot ëmë ! Kur po kthehej, vuri re që e shoqja e tij , Vjollca, ishte ulur së bashku me nusen në tryezën e oborrit dhe po bisedonin. Bëri sikur nuk ua vuri


NËNTOR 2020

Ndarja e punëve veshin fjalëve të tyre. - Ne, bijë e nënës, - i tha vjehrra nuses, ngrihemi pakëz herët në mëngjes, se këtu jemi në fshat dhe kemi shumë punë për të bërë. Kështu që ndonjëherë edhe mund të të shqetësojmë, sado që mundohemi të mos bëjmë zhurmë. Ndoshta do qe më mirë që edhe ti të flije pak më herët në darkë dhe të ngriheshe pak më herët në mëngjes. - Ç’janë këto që thua ! – ia rrëmbeu fjalën nga goja nusja, si ai që i rrëmben tjetrit sopatën nga dora, për ta prerë me një të goditur degën që ka përballë. - E di në çfarë ore fjeta unë mbrëmë ? - Jo, po e di që ti fle vonë, - i tha me gjysmë zëri vjehrra. - Po arsyen e di ? - Jo. - Prandaj duhet t’i matësh fjalët ! Çdo gjë ka një arsye. Mbrëmë, për shembull, kisha një arsye shumë serioze, që ndenja deri në orën pesë të mëngjezit në feisbuk. Vjehrra shqeu sytë, si nxënësi që nuk di t’i japë përgjigjen e saktë mësuesit dhe e vështron atë drejt e në sy i hutuar. - Shoqja ime e ngushtë, Valbona, e cila jeton prej gjashtë vjetësh në Angli, udhëtonte me tren nga Amsterdami për në Paris. Rrugës rastisi me një francez, i cili kishte shumë dëshirë të njihej me të. Domethënë filloi të flertonte me të. Shoqja ime më njoftoi në çast me anë të feisbukut dhe unë ndiqja zhvillimin e ngjarjeve në çdo hap të udhëtimit të tyre. Të dukej vetja sikur udhëtoje nëpër romanet e Drajzerit, që kemi bërë në shkollë. Madje u emocionova aq shumë, sa që gjumi m’u largua, për të mos u kthyer më mbi qerpikët e mi. Ishte një natë romantike, të cilën mund ta titullosh: ‘’Një romancë në trenin Amsterdam – Paris’’. Vjehrra, Vjollca, shqeu sytë, si të donte të thoshte :’’ Është në vete kjo bijë njeriu, apo i kanë luajtur dërrasat nga vendi ?’’, por nusja e djalit nuk e la ta mblidhte veten. - Para disa ditësh fjeta akoma më vonë dhe e di pse ?

Vjehrra ngriti supet si e zënë në faj. - Sepse atë mbrëmje hodha në feisbuk një foton time të re dhe m’u desh të rrija gjithë natën e natës para feisbukut, për të mbledhur lajk nga miqtë e mi. - Po përse të duhen këto lajka, moj bijë ? – e pyeti vjehrra me gjysmë zëri. - Çfarë lajka, o njeri ! Lajk, moj lajk, jo lajka ! Lajk bën ai që e pëlqen një gjë që botohet aty. A mund ta lija fotografinë time të re në mëshirën e fatit si jetime? Kurrën e kurrës ! Njeriu duhet t’i dalë zot vetes ! Sidomos në çaste të tilla të vështira, kur diskutohet krenaria dhe dinjiteti i tij. E shoqërova fotografinë time deri në mëngjes dhe, falë edhe bukurisë sime të rrallë, ajo mori aq lajk, sa nuk e prisja as vetë. Dhe nuk isha vetëm unë që ndenja pa gjumë. Ishte edhe miqësia ime e ngushtë, që nuk vuri gjumë në sy deri në agim. Lëvizi pakëz nga vendi dhe qeshi nën buzë, si ai njeriu që ka fituar diçka të rëndësishme dhe tani e ndjen vlerën e vërtetë të asaj që fitoi. Vjehrra u ngrit e iku, pa thënë asnjë fjalë, ndërsa i shoqi e pa vëngër, sikur donte t’i thoshtë: ‘’ Ta bëri mirë ! Ta vuri festen sipas kokës ! ‘’ - Jo po shih se mos qan edhe për furkë nusja jonë, - shtoi kur u gjend afër saj. Kaluan disa ditë me rregullin e ri, që u kishte vendosur nusja e djalit. Pas ndonjë jave, Shkëlzeni vuri një radio të vogël në prizën e oborrit. - Të bëhet ç’të bëhet ! – tha dhe ia ngriti volumin. Kënga popullore u derdh si flladi mbi lëndinë dhe ai u kënaq me melodinë e saj. Po nuk zgjati shumë dhe radioja u ndërpre. Pushoi, sikur e preu dikush me dorë. - Pa hidh një sy, moj grua, ç’pati radjoja ! – i tha së shoqes dhe vazhdoi punën e tij. - U prenë dritat, - i tha e shoqja, kur doli nga shtëpia. - Edhe kjo na duhej ! Nuk u rregulluan që nuk u rregulluan këta telat e dritave ! Mbetën gjithë jetën si oshkuret e Ramazanit, sa lidh njerën, i këputet tjetra, - nëpërdhëmbi i 17

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

shoqi. Shkëlzeni mallkoi sa mundi ata të elektrikut, ndërsa Vjollca e gatoi drekën në oborr me dru zjarri në cërr të vapës. I dolën sytë nga tymi. Por e vërteta do të mësohej pasdite vonë. Sapo kish dëgjuar radion, nusja ishte ngritur nga gjumi, kish ulur çelësin e përgjithshëm të dritave dhe ia kish këputur sërish gjumit. - Tani le të grisin shollët, - tha dhe u kthye nga ana tjetër. Kur u kthye i biri nga puna, Shkëlzeni i tha të shihte një herë se ç’bëhej me dritat, pasi ishin prerë që në mëngjes. - Nuk kanë gjë, - tha i biri. – Dikush ka ulur çelësin. Atëhere i ranë hiles të dy pleqtë. Po të birit nuk i thanë gjë, për të mos e futur në sherr me nusen e tij. Veçse prishësit e rregullit nuk i kishin hedhur armët e tyre. Ata ishin gati ta shkelnin atë në rastin më të parë. Kërkonin vetëm një shkak. Edhe ai erdhi ose më mirë e krijuan vetë, pasi diskutuan kokë më kokë, si këshilltarët e presidentit, para se ta njësojnë mendimin që do t’i shfaqin zyrtarisht të parit të shtetit. I dërguan lajm nënës së nuses që të vinte sa më parë, pasi nusen e kishte marrë shumë malli për të dhe mezi priste ta shihte. Nënës së nuses do t’ia sillnin bisedën anës e anës, në mënyrë që t’i fliste edhe ajo së bijës, për t’u ingranuar më mirë me familjen e së shoqit dhe aq më tepër, të mos krijonte probleme në shtëpinë e saj të re. - Kjo gjë duhej të na kishte shkuar ndër mend më parë, - vërejti Shkëlzeni. – Po, nejse, më mirë vonë se kurrë. Mëngjezin e ditës tjetër, kur dielli po nxirrte syrin e tij të zjarrtë mbi vetullën e malit, e ëma e nuses futi këmbën tek porta e shtëpisë së tyre, duke ecur me duar hapur, për të mbajtur ekuilibrin, si nje patë e ngutur. Në sytë e saj lexohej shqetësimi

i nënës për të bijën e shkuar rishtas në shtëpinë e burrit. - Mos ka ndonjë problem ime bijë ? – pyeti, sapo u takua me vjehrrin dhe vjehrrën e së bijës. – Mbi të gjitha, si është me shëndet ? - Si kokrra e mollës ! – ia ktheu përgjigjen vjehrri. – Thjesht e ka marrë malli, por ti mos i thuaj gjë, se ndoshta edhe mërzitet. E, mirë, mirë ! Ishte diplomat i fjalës Shkëlzeni dhe nuk ia hante qeni shkopin. Edhe të ëmën e nuses e solli, edhe mendjen ia mbushi krushkës, edhe e bija e saj nuk do të merrte vesh asgjë nga plani që kish stisur ai me të shoqen, Vjollcën. U ulën në tryezën e oborrit dhe filluan të flisnin si t’u vinte për mbarë. - Po ime bijë ku është ? – pyeti e ëma e nuses. - Po fle – i tha vjehra, duke menduar se i kish ardhur zogu në dorë. Mendoi ta shtynte më tej bisedën, për ta shpurë ujin në mullirin e saj, por krushka ia rrëmbeu fjalën nga goja. - Ah, bijë e nënës ! E ka shumë qejf atë gjumin e mëngjesit. Pastaj fle dhe vonë, se merret me fejsbuk. Ka aq shumë shokë e shoqe, sa mezi ia del mbanë. Apo nuk është edhe si yll nga bukuria dhe i tërheq të tjerët si asnjë femër tjetër. Sidomos meshkujt çmenden pas saj... Ndërkohë nusja dëgjoi zërin e së ëmës, u ngrit nga gjumi dhe doli në oborr. U takua me të ëmën dhe u ul aty pranë saj. - Po ti mama, ç’pate që erdhe kaq herët ? Mirë, mirë, rrini bëni muhabet ju të dyja, se unë po shkoj të fle edhe pak ! – u tha ajo dhe hyri brenda. Kishin kaluar rreth dy – tri javë nga ajo ditë. - Nuk ecet më kështu, moj grua ! Po mos pandeh se kam ndenjur me duar lidhur. E kam vrarë këtë radaken time, si ai shkencëtari, që ngado që vete, nuk e heq nga mendja pa ia gjetur zgjidhjen problemit të tij dhe ta dishë se do t’ia dalim mbanë. Nuk ma merr dot djathin nga dora kokoshi mua, grua ! Kam gjashtëdhjetë e pesë dimra mbi kurriz dhe kam mbajtur shumë borë

Ndarja e punëve 18


NDARJA E PUNËVE

NËNTOR 2020 mbi supet e mi. - Pa hë, ç’të ka shkrepur në tru ! - Dëgjomë me kujdes ! Do ndërrojmë takt. Mjaft më me të rreptë ! Kam menduar që nusen ta futim në sedër. Nesër në mëngjes do ngrihemi herët dhe do bëjmë sikur do zihemi me njëri – tjetrin për punët e shtëpisë. Unë do të të thërras ty dhe ti do më thërrasësh mua. Mos harro, ngrije zërin sa të mundësh. Nusja do të zgjohet nga gjumi dhe do ta zërë turpi, që ne, dy njerëz të moshuar, nuk po ua dalim dot punëve të shtëpisë dhe do të detyrohet edhe ajo të na ndihmojë. Kështu e futim edhe atë në rrjedhën e jetës sonë. Bijë nëne është edhe ajo, nuk vjen nga pylli. Ndoshta edhe ne nuk ia kemi gjetur metodën e duhur. - Nuk di ç’të të them, - i tha ftohtë e shoqja dhe hyri brenda. – Veç nuk dua të bëhemi gazi i botës. Por të nesërmen në mëngjes skenari i vjehrrit u realizua për bukuri. Shkëlzeni me Vjollcën filluan të bënin sikur grindeshin me zë të lartë. Po bëhej sherr e shamatë. Natyrisht kjo ia prishi gjumin nuses, e cila, kur pa që nuk po reshtnin së bërtituri njëri – tjetrit, ia behu në oborr dhe u hodhi një sy, për të kuptuar se çfarë po ndodhte. - Jo, jo ! Ti do të bësh punën tënde dhe unë timen ! Nuk e bëj dot atë punë që më thua ti, se është punë për gra, - e ngriti zërin Shkëlzeni, kur pa nusen që doli tek dera e shtëpisë.. - Do ta bësh që ç’ke me të ! – ia ktheu Vjollca, me të njëjtin

ton. – Edhe unë një grua e vetme jam, nuk kam asnjë ndihmë nga askush dhe nuk ua dal dot të gjitha punëve ! - Çfarë keni që grindeni ? – i pyeti nusja, duke i vëzhguar me kujdes. - Për punët e shtëpisë, moj bijë, - ia ktheu vjehrra. – Nuk ua dal dot të gjitha punëve ! - As unë nuk ua dal dot pa asnjë ndihmë, - u hodh vjehrri nga ana tjetër. Nusja nuk tha asnjë fjalë, hyri brenda, mori një laps dhe një letër dhe u ul në tryezën e oborrit dhe nisi të shkruante. Pas disa minutash i dha fund shkrimit dhe ju drejtua vjehrrit e vjehrrës: - Tek kjo letra këtu, ju kam ndarë punët e shtëpisë sipas ditëve të javës. Secili prej jush do të ndjekë me rreptësi detyrat e veta ! Nuk dua t’i ngatërroni ! As të grindeni, se cili do të bëjë një punë e cili punën tjetër. Këtu çdo gjë është e qartë si drita e diellit. Nuk dua të më zgjoni më nga gjumi këtej e tutje ! Shkëlzeni me Vjollcën panë njëri – tjetrin në sy si të hutuar. - Për atë qiell e për këtë tokë, vetëm këtë nuk e kisha menduar ! – tha Shkëlzeni dhe u ul në sofat e fshiu djersët e ftohta që i rrodhën në fytyrë.

Tregim satirik nga Iliaz Bobaj 19

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

DALLGËT E JETËS nga Suela KALAJA

KUR BIE SHI Shi Kur bie i mrekullueshmi shi, Përtej xhamash ndjesi lagur Mbyllur, heshtur, fjalës rri… Shpirt e mendje bashkë hapur...!! Shi Në të mrekullueshmin shi Shiun pres të më ngroh A mos vallë ngrohur jam Dhe pres diellin të më ftoh...?!

UNË E TI Idiote! Kështu më thërrite Ndërsa bluzën e lagur ma zhveshe me sy Si piklat e shiut, prekmë pëshpërite! Unë e Ti Dy trupa në epsh Unë e Ti Imagjinatë e shfrenuar Ah, ashtu të flesh Zjarrit përvëluar Ti në gjumë të thellë Ndërsa unë, zgjuar....!!

20

ÇASTIT JETË Mbeti e errët kjo natyrë Një muzg i ngrohtë, një muzg i athët Muzg që pa muzg mbetet... Mbeti e ëmbël kjo natë Pa ty, Me mua dhe pa mua Si një qiell në shtrëngatë Lënguar... Ku lëngata? Ku ti? Aty unë! Vallë ku mbetëm?! Aty, Larg e pranë... Shtyrë, Shtërnguar, Përmalluar. Na ngjante? Ahhh, sa ngjanim! Me një dritëz Me një jetë, Me një poezi! Detit e qiellit përqafuar Dallgëve të tingujve harruar


NËNTOR 2020

DALLGËT E JETËS Jetë! Që më hedh e më pret Më merr në duar Më shtërngon S'më thua asnjë fjalë E pastaj paskam faj ?! Jetë! Sërish ti je Jetë! Nëse jetë vendos të mbash emrin Shpirtit tim Jetë do të jesh! Kur më flet! Kur më therr! Kur më ndjen e kur më ndez...!

KOHË FOL JESH Unë desha! Dua! A do të dua...? Një pyetje pa Si dhe Pse.... Si një monolog i pakuptueshëm i fjalës së harruar. Unë dua! Desha! A do të dua...?! Çasti çastit nuk i ngjan Prolog fjalësh heshtjes kujtuar. A do të dua?! Desha? Dua? Vallë, çka jetës të kuptonim Dialogun dashurisë Dëshirë ëndrrës zgjuar!

Frymës pa frymë e çastit kujtuar Sërish e sërish dashuruar...!!!

DALLGËT E JETËS Fshihem në detin e kujtimeve Përplasem me dallgët, po askush s`më sheh Përlesh brenda tyre vargëzën nostalgji Përflas e përflas pa fund, me miken time vetmi. Nuk i flas! Përleshem në fund të ujërave të jetës (Shumë s'i hap dot sytë)....Më verbon shikimi..... Frikë nga frika e ndalesës Frymë nga fryma e kujtesës Në detin e mendimeve fshihem Në dallgët plot jetë e çudi vazhdoj të përplasem Në çaste jete brenda tyre shtrihem Kur fryma ndihet përtej ajrit, Fshihem! Dua të strukem. Pranë mikes vetmi.......

21

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Koha e pendimit nga POL MILO

(Imazhi fantazi) “Besimtari emotiv, pasi i mbushi plot e përplot muret e mendjes së tij me afreske plot figura, duke plotësuar kuptimet e tij pamore me thënie teologjike e vargje ungjillore, në fund u drejtua nga mëkati. – Mëkatet e gjithsecilit, – tha ai, – nuk duhet të soditen. Këtu mungon pendimi!” Ishte e diel. Ashtu si çdo e diel tjetër në ishujt e nxehtë të Mesdheut, ku vapa gërshetohet me zhurmat e gjinkallave të etura për të treguar pasione aventurash dhe historish të dëgjuara e të padëgjuara, të thëna e të pathëna, gojë pas goje në formë trillimi. Ai ndaloi së ecuri, ashtu siç frenon koha kamionët e saj të ngarkuar me ngjarje, ku sasia e madhe e lëndës që transporton ajo nuk lejohet as të hapet e as të rishfletohet sërish, duke i lënë kështu ngarkesat në pluhurin e shekujve, derisa të dalin gjinkallat e reja e të tregojnë trillimet e radhës. Vetëm atëherë pesha e ndërgjegjes frenon midis sekondave të shpejta dhe u kërkon llogari kamionëve të pakontrolluar të kohës, ndërsa vetëdija i flet arsyes së freskët si hije 22

shelgu që ngrihet mbi asfaltin e nxehtë të rrugëve. Pikërisht te hija e shelgut ai ndaloi, nën freskinë që krijonin pemët e veshura me gjethe jeshile, të cilat tregojnë për prejardhjen e një evolucioni të gjatë e të zhveshur nga brengat e ngjarjeve. Që të respektohet qartësia e mendimit, për këto brenga është e nevojshme hija e drurëve të qetë me forma të veçanta. Pas shelgjeve vijonin selvitë dhe aty, në mes, ishte një kishë e vogël bizantine me një kambanë të rëndë bronzi, si pesha e mëkateve që u rëndojnë njerëzve mbi supe në kohën e pendimit. U ul në hijen e shelgut më të dendur, përballë derës së vogël e të mbyllur të kishës bizantine, oborri i së cilës ishte mbuluar me gjethe të rëna. Ishte momenti i duhur, pas drekës me mish të pjekur pule që kishte ngrënë, që të reflektonte mbi mëkatet e tij, rolin e tyre mbi të tjerët dhe, në fund, të mbyllej me një pendim, ashtu siç e do procedura rigoroze e gjithë këtij procesi transparent në marrëdhënie me vetveten. Thuhej se pendimi kishte ndihmuar në rrotullimin e Tokës rreth Diellit për ruajtjen e ekuilibrave të sistemit planetar, edhe pse gjinkallat ende nuk e kishin konfirmuar


KOHA E PENDIMIT plotësisht këtë pretendim të njëanshëm. Ndaj ai duhej të pendohej! Në kohërat kur egocentrizmi duhet luftuar, nuk ka moment më të mirë për ta luftuar atë, pikërisht pas një dreke të bollshme, nën hijen e drurëve të palëvizshëm të rrugës, shoqëruar nga kori i gjinkallave si kritikë e mendimit dhe e absurditeteve të veprimtarisë njerëzore. I ulur, në heshtje, nisi të pendohej për mëkatet e shkaktuara nga egoja e tij. Filloi të mendonte se nga do t'ia niste. – Po e filloj nga fundi, – tha, – nga mëkatet e ditës së sotme. Pasi solli ndër mend atë që kishte bërë gjithë ditën, nuk gjeti asnjë mëkat për t’u penduar. Atëherë filloi të kujtonte ndonjë mëkat nga ato të ditës së djeshme. Por vuri re se as dje nuk kishte bërë asnjë mëkat. As pardje. As javën e shkuar. As muajin e shkuar. Tani që po sillte ndër mend gjithë atë kohë, po kujtonte se atë vit nuk kishte bërë asnjë mëkat. Filloi të shtrydhte vitet e shkuara në jetën e tij. Asgjë! Sërish nuk vinte asnjë mëkat për t’u penduar. – Jetë e çuditshme, – tha, – pa mëkate! Pastaj u çua nga hija e freskët e drurëve të oborrit të kishës së vogël bizantine me derën e mbyllur dhe kambanën e zbrazur nga pesha e mëkateve dhe zhurma e pendimeve, e vijoi rrugën përgjatë asfaltit të nxehtë. Për një çast ndaloi, pështyu një herë në tokë dhe blasfemoi me zë të mekur: – Sistem i dështuar, shtet i kalbur, politikë e korruptuar dhe botë e pabindur! Një buzëqeshje shkëlqeu fshehurazi brenda tij. – Tani e kam një mëkat për të dielën e ardhshme, në kohën e pendimit!

NËNTOR 2020

Ftesë për lexuesin e revistës OBELISK

Të nderuar studiues, profesorë, studentë, shkrimtarë e nxënës! Nëse keni shkrime gjuhësore e letrare (ese, punime seminari, punime shkencore, poezi , prozë, analiza të ndryshme letrare e gjuhësore etj) dhe doni t‘i publikoni që të jenë më afër lexuesve tuaj, e që këta të kenë më shumë njohuri rreth krijimeve tuaja, atëherë ne ua kemi mundësuar këtë gjë juve në këto faqe të revistës. Punimet tuaja mund t‘i dërgoni në e-mail: rlushi@yahoo.it 23

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poezi

nga

NURI PLAKU MËKATI YT

Më shpoi gjëmbi i zi i trëndafilit tënd. Nga dhimbja U zbardh Hija ime mbi dhe.

PERMALLIM Kur ti më vështron Me syrin tënd të verbër Unë vishem i tëri me natë... Një lot i paqarë Pikon mbi mëkat!

UDHA E PANJOHUR Më ftoje të shkonim në faqen e një dimri Ku hëna luante me ujqërit e bardhë Të bënim muzikë me gjethet e pyllit Të ktheheshim të dy në drurë oshënar. 24

Më thoshe se dimri rrethohej nga ujrat Që ngjanin aq shumë me lumin Jordan Por mua më trembte ajo udhë e panjohur Dhe ty të shikoja, si të shkruar në Kuran. KURTH PERENDIE Mos ma thuaj, unë e di… Ti mban në dorë një trëndafil të kuq E mundohesh ta ndezësh si qiri. Teksa pëshpërit me mundim një lutje Që shpesh të ngatërrohet nëpër fjalë E kurrë se thua deri në mbarim. Pastaj i harron të gjitha, të gjitha, Sapo të shfaqet ai… E të pushton Një trill marrëzie. Mos ma thuaj, unë e di… Edhe trëndafili, edhe qiriri, edhe lutja Jan thjeshtë, Kurth perëndie.


NËNTOR 2020

Poezi

nga

NURI PLAKU

KAFSHOJE MOLLEN E MEKATIT Kafshoje mollën e mëkatit, mos ki frikë Zotat i vrau një çunak Me goxhdët e kryqëzimit. Eva nuk ngrihet më nga pluhuri Adami po fle gjumin e përjetshëm të miteve Nërsa unë jam këtu, pran teje I gatshëm të ndeshem me 1000 zotër të rinj. Kafshoje mollën e mëkatit, mos ki frikë. Ah! Të isha pemë e frutit të ndaluar Do mblidhja nën hijen time Gjithë Evat mëkatare Të endura nëpër mote. Se unë e di dhe ti e di. Se vetëm mëkati i Evës Eshtë krijuesi i vërtetë i kësaj bote.

KAFE E VONUAR Eja ta pimë, atë kafe të vonuar Atë kafe që na mbeti, dikur në premtim Të flasim sërish për ngjyrat që duam Për magjinë e tyre në një çast intim. Një xixë dëshire, ende na përgjon Në cepat e kujtesave, diku, diku, E gatëshme të rindezë një zjarr të pashuar Mbi prushin e tij, të na kthejë në flu. Eja ta pimë atë kafe të vonuar Pran teje të ndihem madhështor si një mbret E vjetër në qoftë, për dreq tavolina A lokali të jet, i pistë për ibret.

Kur buza jote, të mbështetet mbi filxhan Dhe gjurmën e kuqe, mbi të ta lerë Unë do të flasë për ngjyrat që duam Siç flisnim për to, aq shumë atëherë. Kur buza ta përziej të kuqin me kafe Me kafen e papirë, që viteve na mbeti Nga shkuma e saj, do rilindësh sërish Si lindi Afërdita, nga shkuma e një deti. Eja ta pimë, atë kafe të vonuar Atë kafe që na mbeti, dikur në premtim Të flasim sërish për ngjyrat që duam Për magjinë e tyre në një çast intim.

BESOJU UJRAVE E DASHUR Ujrat burojnë nga nata E rrjedhin Me rrënjët e ditës mbi shpinë Ajme! Kur gdhinë, ne shohim gjithmonë nga ardhja e tyre. Besoju ujrave e dashur! Nëse ti do të tretesh në natën time Unë do bëhem burim i ditës tënde Nëse do të tretem unë në natën tënde Do të bëhesh ti, burim i ditës time. Gjithë ujërat e fjetur, kudo ku ndodhen Do të zgjohen pastaj, e do gurgullojnë Me zërat tanë. Besoju ujrave e dashur!

25

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Tregim

ZJARR

D A S HUR I E nga

Djaloshi shqiptar Gazmend Lura, që studionte për astronomi, ishte përballur përpara sheshit të Universitetit “Lomonosov” në Moskë me një vajzë bjondinë, të pashme, shtatlartë e të hollë, që kur e pa nën rrezet e shndritëshme të diellit mbeti i magjepsur prej saj. Jo vetëm nga shtati e bukuria, por më shumë nga sytë që shprehnin zgjuarësi e virtyt prej një hirosheje që ai e ëndërronte. Edhe vetë i tillë ishte në pamje dhe në shtat dhe ky përkim i dha hov sa mbeti i magjepsur prej saj. E ndoqi pas derisa ajo hipi në një tramvaj dhe u largua. Do të donte të hipte edhe ai në atë tramvaj që ta shihte se ku do të ndalonte, në shtëpinë e saj apo diku në ndonjë vend tjetër, se ashtu do mund ta gjente e ta shihte sërish duke shpresuar të njihej me të. Por nuk mundi ta ndiqte se pas pak minutash duhej të ishte në katedër për të filluar studimet e ditës. Sapo u kthye të hynte në godinën e madhe të universitetit zuri të pendohej duke thënë me vete: “Më mirë të kisha lënë studimin sesa atë vajzë që nuk kam për ta parë më.” Që nga ajo ditë nuk reshti së vëzhguari në tërë universitetin për ta parë e për ta gjetur atë vajzë që sa herë e kujtonte dhe përfytyronte tërë dritë, bukuri e zgjuarësi, nën ato rreze dielli, i drithëronte zemra. Dhe atëherë kur i kishte humbur shpresat, e pa atë hiroshe duke hyrë te dera e një salle të vogël në katin e dymbëdhjetë të godinës së universitetit. Pas asaj hynë edhe të tjerë që e bënë të çuditej se ishin të moshave të ndryshme, nga fare të rinj adoleshent e deri te disa që i kalonin të tridhjetat. Atëherë ai pyti i habitur se çfarë kursi zhvillohej aty. “Këtu bëhet mësimi i anglishtes, - i tregoi njëri 26

Nazmi Seitaj

prej tyre, - mësimet jepen vullnetarisht për këdo që ka dëshirë ta flasë atë gjuhë, vetëm se duhet të jeshi regjistruar më parë se nuk pranohen më shumë se tridhjetë nxënës”. Ai hyri në atë sallë dhe zuri vend pranë asaj bjondineje. “O Perëndi, - tha me vete duke e vështruar me ëndje atë vajzë që i dukej tërë zgjuarësi e fisnikëri, - sikur kjo ëndërr që kam në zemër të bëhet e vërtetë”. Ishte aq afër saj sa ja ndjente dihatjet, atë frymëmarrje të qetë e aq të lehtë sa mezi i lëviznin gjinjtë. Ajo nuk e kthente kokën as majtas e as djathtas, por vetëm dëgjonte dhe vështronte me vemendje nga profesori i anglishtes, nga ai burrë i moshuar që ashtu si fliste e shpjegonte dukej se ishte shumë pasionant për tu mësuar të tjerëve ato që dinte vetë në anglisht. – Para se të fillojmë mësimin e ditës, - tha profesori, - do të ju pyes me rradhë të gjithëve nëse keni arritur ta shprehni ashtu si duhet gërmën “J” të anglishtes. Ju e dini se rusishtja nuk e ka këtë gërmë dhe në vend të saj shkruajmë e shprehemi duke bashkuar gërmën “D” me gërmën “ZH”. Kështu përshembull fjalën “Jump” në anglisht që do të thotë “Kërcej” ne rusët e themi “Dzhamp”, ndërsa duhet ta shpreim “Xhamp”. Atëherë le ta fillojmë me rradhë njëri pas tjetrit që nga ky djalosh i parë në këtë rradhë të parë, - ja bëri profesori me gisht një djali rreth të njëzetave që ishte afër katedrës të ngrihej e ta shqiptonte atë fjalë të anglishtes. Gazmend Lura po dëgjonte me vëmendje. Të gjithë sa ngriheshin asnjeri prej tyre nuk shprehte ashtu si duhej gërmën “Xh”, sado që mundoheshin e thoshnin “Dzhamp”, madje edhe vetë profesori


NËNTOR 2020

Z J A R R aty anonte, te germat “Dzh”, por disi më ndryshe duke ju afruar disi gërmës “Xh”. Sapo i erdh radha Gazmendit u ngrit në këmbë dhe shqiptoi qartë e me zë të lartë: “Xhamp” me një “Xh” që tingëlloi e plotë. Të gjithë sa ishin në atë sallë e kthyen vështrimin nga ai duke e parë me habi ndërsa profesori krejt i shtangur me sytë që i ndrinë dhe me një vështrim si të donte ta përpinte të tërin i tha: - Stojtje! Kak priçudlivij! Gavari jeshçjo raz!* - Xhamp, përsëriti ai edhe një herë po aq qartshëm. – Ju nuk jeni rus, - i tha profesori, - ndaj ju lutem na tregoni se nga ç’vend jeni. – Jam nga Shqipëria, - i tregoi ai ndërsa ishte duke qëndruar ende më këmbë. Dhe sapo u tregoi se nga ishte, pa se bjondina hiroshe që ishte pranë tij filloi ta vështronte si të donte t'i fliste e të njihej me të, - qenkeni shqiptar prandaj na tingëllioi kaq mirë germa “Xh” nga e folura juaj. Dhe kjo është krejt e natyrshme për ju që e kini këtë gërmë në fjalorin tuaj. Dhe pse ju shoh për herë të parë e nuk jeni i rregjistruar në mësimdhenien time nuk po ju them të mos vini. Ejani, po ju pranoj, vetëm se të jini i zellshëm në përvetësimin e gjuhës angeleze. Po ju të tjerët e morët vesh se nga është ky djalë? E dini se ku ndodhet Shqipëria? Pothuajse të gjithë mblodhën supet, përveç njërit që tha se Shqipëria i përkiste gadishullit të Ballkanitn, ndërsa një tjetër ja priti: “Njeçevo ob etom gavarit, i ana nasha strana”. ** Gazmendi u nervozua. Sipas tij Shqipëria ishte koloni e tyre. U nervozua por e mbajti veten e u qetësua kur pas tij i erdhi rradha ta thoshte atë fjalë bjondina që ai adhuronte. Ajo u ngrit në këmb dhe po ashtu si të tjerët nuk mundi ta thoshte si duhej gërmën “Xh”. Sapo u ul u kthye nga Gazmendi dhe e pyti ngadal dhe me zë fare të ulët që të mos shqetësonte të tjerët. - Çfar lëvizje duhet ti bëj gjuhës që kjo gërmë të tingëllojë ashtu siç e shprehni ju? – Këtu ku jemi nuk kam sesi tua shpjegoj, - i tha Gazmendi dhe mezi u përmbajt nga gëzimi që ajo i foli dhe e pyeti, - kur të mbarojë mësimi nëse keni kohë mund të ulemi diku e tua tregoj.

D A S HUR I E – Sot nuk mundem, - i tha ajo dhe u trishtua në fytyrë, - një ditë tjetër mbase. Pas kësaj heshti dhe u përqëndrua në shpjegimin e mësimit. Heshti dhe nuk e ktheu më fytyrën nga ai djalosh që sa vinte e më shumë ndizej nga dashuria për të. Nëse ajo nuk mundëte e nuk kishte kohë të rrinte me atë, ai po bënte të pamundurën që të ishte sa më pranë asaj. Kishte lënë dy orët e para të kursit për të ardhur aty ku jepej mësimi i gjuhës angleze për tu afruar me atë hiroshe shtatlartë dhe sikur ajo do të kishte qëndruar me të për ti treguar lëvizjen e gjuhës për tingëllimën e gërmës “Xh” duke pirë ndonjë gotë çaji a filxhan me kafe tek ndonjë lokal do të humbiste edhe dy orë të tjera, por ajo nuk mundëte. “Ajo nuk ndjen gjë për mua, - tha me vete Gazmendi, - e çfarë jam unë për atë? Një i panjohur, nga një vend i huaj që di vetëm ta thotë ashtu si duhet në anglisht gërmën “Xh”. Më kotë ëndërroj e shpresoj”. Kur mbaroi mësimi njëri prej atyre djemëve që ishin tek të tridhjetave, u ngrit e foli me një zë ceremonial: – I dashur profesor Sergej Leontjevskij, me rastin e ditëlindjes suaj, në këtë përvjetor të gjashëdhjetë që përkon dhe me mbylljen e vitit mësimor, ne nxënësit tuaj këtu sa jemi, kemi dëshirë të kalojmë së bashku një mbrëmje takimi e vallëzimi në sallën e dëfrimit të universitetit, natën e të shtunës që vjen. Orën se kur do ta fillojmë do tua themi më vonë. Ju lutemi ta pranoni ftesën tonë. – E pranoj me gjithë zemër ftesën tuaj, - ju përgjigj Profesor Sergej Leontjevskij me një zë gazmor ngaqë u ndje i lumtur, - do të bëni mirë të vini të shoqëruar me të afërmit tuaj që salla të jetë sa më e mbushur e sa më e qeshur... – Pooooooo, patjetër, - brohoritën e duartrokitën të gjithë njëzëri e të gëzuar si në një ditëfestive.*** Gazmend Lurën nuk e zinte gjumi derisa erdhi ai çast takimi me profesor Leontjevskijn në atë mbrëmje vallëzimi të asaj të shtune. Ajo mbrëmje për të ishte shumë e shenjtë . E ku mund të gjente rast më të mirë për tu afruar e për të folur me atë vajzë ruse që kishte rënë në dashuri me shikim të parë? Aq sa i lumtur ndjehej, po aq dhe i tronditur bëhej kur mendonte se ajo edhe mund të mos vinte në atë mbrëmje. Po dhe kur të vinte me kë do të 27

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Z J A R R ishte e shoqëruar, me ndonjë motër a vëlla apo me ndonjë të dashur apo të fejuar? Sikur ajo hiroshe të ishte e lidhur me dikë atëherë për Gazmendin ajo do të mbetej mbrëmja më e trishtë që kishte kaluar. “Kështu ndodh shpesh, - thoshte ai me vete, - atë që aq shumë e duam dhe e ëndërrojmë nuk e arrijmë dot, se për çdo gjë që na bën të ndjehemi të lumtur, jeta është dorështrënguar dhe e pamëshirtë”. Ndonëse mbrëmja e takimit fillonte në orën nëntë, Gazmendi hyri në sallë një orë më përpara, aq në ankth ndjehej. Aty në atë sallë dëfrimi gjeti vetëm pastrueset dhe nja dy djem që ishin duke sistemuar vendet e orkestrntëve dhe karriget përreth që sheshi i vallëzimit të ishte sa më i gjerë, sidoqë aty kishe aq shumë hapësirë sa jo njëqind çifte, por edhe dyqind të ishin do të vallëzonin lirshëm. Veç të tjerave Gazmendi kishte edhe një shqetësim tjetër: për atë mbrëmje do të duheshin shpenzime, ndaj çdonjeri prej atyre që mësonin anglishten nga profesori do të kishte derdhur rubla për dhurata ndaj atij, apo për orkestrantët që do të luanin valse e tango me orë të tëra, ndaj i duhej të pyeste sesa rubla duhej të paguante dhe kujt duhej t’ ja jepte. “Si do të jenë veshur ata djem e vajza moskovite?” – pyeste me vete, ndërsa vet ishte veshur me një kostum të lehtë në një gri të çelur të prerë e qepur tek një rrobaqepës në Shkodër. “Si do t’i dukem vallë asaj vajze? Po ajo si do të jetë veshur? Pa tjetër si një princeshë. E sido që të vishet ajo ndrit e vezullon vetëm me bukurinë e saj”. Tërë këto i mblidheshin e i bëheshin si një lëmsh në fyt ndaj mezi po priste të fillonte ajo mbrëmje e mandej të qetësohej dalngadal duke vështruar nga ajo vajzë apo duke vallëzuar me atë nën tingujt e orkestrës me valse e tango klasike. Erdhi dhe çasti kur filluan të vinin ata djem e vajza që i ishin përkushtuar gjuhës angleze. Ashtu si ishin veshur ata tërë gusto dhe elegancë, Gazmendi e pati të pamundur të njihte ndonjë prej tye që ruante në përfytyrimin e tij nga ajo orë mësimi. Njohu vetëm profesorin që mesa dukej kishte ardhur me gruan dhe me vajzën e tij. Edhe profesor Leontjevskij e njohu e madje e përshëndeti i pari me kokë, ndërsa ai i ngriti dorën shpejt se do ta kishte humbur e

28

D A S HUR I E do të mbetej i plogët në sytë e atij profesori aq të vëmëndshëm. Pas pak aty jashtë në atë shesh të madh para universitetit, në atë mugëtirë të bardhë që sa kishte rënë e sapo ishin ndezur dritat e neonit, ai pa së largu tek po vinte hiroshja shtatlartë e veshur me të bardha si ta kishte marrë e prerë atë mbulesë të trupit të saj nga ajo cohë mugu e drite që zbukurone magjishëm atë shesh të tërë. Gazmendi po priste gjithë emocion nëse ajo do ta njihte apo jo. Ajo ishte e shoqëruar nga një djalosh fare i ri që afrohej te të shtatëmbëdhjetat. Edhe djaloshi ishte krejt fin e i pashëm si ajo, por më shtatlartë, i veshur me një kostum të ri e të zi që në atë kontrast kishin pamje aq të bukura sa nuk dije nga t’i mbaje sytë më shumë. Disa hapa larg, ndërsa po i afrheshin Gazmendit, hiroshja diçka i tha djaloshit dhe kur u përballën me Gazmendin e përshëndetën të dy lehtas me kokë. Po ashtu bëri dhe Gazmendi e ndërsa priti pak, u nis pas tyre për të hyrë në sallën që të ulej e të zinte vend. Duke mos ja ndarë sytë vajzës dhe atij djali po aq fin, që Gazmendi mendoi se ai nuk mund të ishte tjetër vetëm se vëllai i saj, vuri re se ata u ulën përallë orkestrës aty pranë ku ishte ulur edhe profesor Leontjevskij. Ato dy vende ja kishin rezervuar. Kjo i ra në sy kur ata të dy sapo erdhën, një prej kujdestarëve u afrua dhe ua bëri me dorë që të uleshin në ato dy karrige që ishin bosh. Gazmendi e kishte krejt të pamundur të ulej diku aty afër pranë asaj hirosheje ngaqë vendet ishin të zëna. Ato vende të lira ku ai mund të ulej ishin pothuaj diametralisht në largësi me atë. Kjo e bëri Gazmendin të trishtohej, jo vetëm për atë që tërë kohën do ta vështronte së largu, por më shumë se nuk do të arrinte më parë se ndonjë tjetër që ta kërkonte për të vallëzuar. Vllëzimi me atë do të ishte e vetmja mundësi që ai të hynte në bisedë me atë e ti shprehej sado pak për ato që ndjente për të. Ai nuk donte që t’i hapej asaj aq shumë me bisedën e parë, se kështu do të shfaqej vulgar e i cekët. “Duhet të kem durim e të pres sa të takohemi disa herë, - këshillonte veten, - që ajo të më njohë mirë e të shohë sesa delikat jam në sjellje, sa i thellë jam në mendime e sa me vlera në ndjesi, pastaj ajo e di se çfarë do të bëjë me mua”.


NËNTOR 2020

Z J A R R

D A S HUR I E

Para se të fillonte ceremonia ai pyeti një nga djemtë që ishte ulur pranë tij, se kujt duhej t’i jepte rublat për harxhet e asaj mbrëmjeje. Djali ja ktheu me një buzëqeshje të çiltër dhe i tha: - Ivan Kolçikovit, nëse ju kujtohet, atij që i bëri ftesën profesorit përpara nesh për këtë mbrëmje në gjashtëdhjet vjetorin e ditëlindjes së tij dhe për mbylljen e vitit mësimor. Ju jeni ai që e flisni anglishten si një anglez, apo jo? Gavari jesho raz sllovo “Dzhamp”! ***- i tha ai tërë gaz e me sy aq të qeshur sa e bëri Gazmendin të ndjehej më i lumtur se ato çaste mësimi kur i foli dhe e lavdëroi profesori. – Xhamp!, - ja bëri me zë të lartë Gazmendi. – Kak prikrasni! ****, - ja ktheu djaloshi, - por mos u mundo më kotë që t’i jepni Ivanit rublat. Ai nuk ka për tua marrë. Ju vetëm një ditë mësimi keni bërë. Pas një ceremonie të shkurtër me fjalime që u bënë për profesorin e anglishtes dhe falenderimit të tij filloi muzika e orkestrës me Jazz valsin e Suitës Numër Dy të Shostakoviçit. Gazmendi nuk po ja ndante sytë hiroshes. Ajo u ngrit për të vallëzuar me djaloshin që e shoqëronte. Vallëzimi i tyre ishte i magjishëm. Ata lëviznin, vërtiteshin e rrotulloheshin me shpejtësi marramendëse si të ishin të lehtë si ato re të bardha puplore në pranverë. Gazmendi nuk po e merrte dot me mend përse po kërcenin vetëm ata të dy dhe të tjerët nuk po ngriheshin të vallëzonin. – Ky është valsi përshëndetës për profesorin, - i tha djaloshi që sapo kishin folur pak më parë, si ta kishte kuptuar habinë e tij, - është valsi më i dashur për të. – Tani e kuptova përse nuk çohen të tjerët, - tha Gazmendi dhe qeshi me veten, - po ata që vallëzojnë kaq ëndëshëm cilët janë? – Vërtet nuk e njeh? Është Anna Olianova me të birin, Seriozhën. Anna Olianova, balerina e Teatrit Balshoi. Edhe i biri për balerin është duke u përgatitur në shkollën që mëson. Gazmendi mbeti aq i tronditur si ta kishte goditur pa pritur një sëmundje e rëndë paralitike. U zbeh, u zverdh në fytyrë dhe ngriu në vend. – Anna Olianova, balerinë në Teatrin Balshoi? E pabesueshme, - i tha Gazmendi djaloshit që ishte pranë tij sapo e mori veten, - ajo në pamje duket

shumë e re, aqsa unë e mora për studente. – Ashtu duket vërtetë, por i ka kaluar të dyzetat, ndërsa i biri është shtatëmbëdhjetë vjeç. Të tilla duken përherë ato gra që natyra u ka dhuruar bukuri të përjetëshme. Ato nuk dinë të plaken. Ajo mund ta mësojë anglishten me këdo se është e njohur në tërë Moskën, por ja që e tërheq më shumë profesori ynë Leontjevskij sepse është më i zoti nga të tjerët në mësimdhenie dhe ka një shpirt të madh sa nuk gjendet. Pas kësaj Gazmendi heshti dhe ra në mendime. U trishtu shumë dhe filloi të vuante në shpirt, aq sa zemra zuri t’i rrahë me tërsëllimë. Ju bë e pamundur të qëndronte brenda në atë sallë ku të gjithë po vallëzonin e dëfrenin, ndërsa ai nuk gjente dot ngushëllim aq shumë u pikëllua. Në çastin që djaloshi i bisedës u çua të vallëzonte me shoqëruesen e tij, ai u ngrit dhe doli jashtë. Doli por nuk dinte se ku të shkonte. Të kthehej në konvikt e të shtrihej në krevat për gjumë? Jo dhe jo se gjumi nuk do ta zinte. Mendoi se do të ishte më mirë të endej vetmitar rrugëve të Moskës për tërë natën se ashtu do mund të qetësohej e të ngushëllohej sado pakë. Dhe ashtu bëri. “Anna Olianova, balerina e Teatrit Balshoi, - thoshte e përsëriste me vete tërë kohën duke u endur rrugëve vetmitar, - o Perëndi sa shumë e dua!” Këto thoshte dhe asgjë tjetër derisa shkrepi agimi dhe dielli filloi të ndriçonte pallatet dhe rrugët e Moskës. * Qëndroni! Sa e çudtëshme, ekstavagante! Thuajeni edhe një herë! ** Është e kotë të flasim për këtë, edhe ai vend i yni është. *** Thuaje edhe një herë fjalën “Xhamp.” **** Çfarë mrrekullie! 3 Nëntor 2020

29

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Nga Jani DURI

Për shkak të rrotës & Monologu i deputetit 30

Për shkak të rrotës Letër shpikësit të saj

T’i nisa letrat pa një shkak, Aspak s’e kisha me gjithë mend Por ti përgjigje s’kthen aspak, Me heshtjen tënde po më çmend. Ngado që shkoj, kudo që rri, Më del përpara shpikja jote Se tani s’gjen asnjë njeri Që s’ka me vete një lloj rrote. Dhe kudo shkel, ç’do muhabet Ka në themel punën e rrotës. Gjithkush lëvdon rrotën e vet Dhe sidomos gratë e botës. Të shpikje rrotë, sigurisht Që ish përpjekje për të mirë. Ti s’e mendove, natyrisht Që jetën neve na ke nxirë. Se, kush ndihmon me përkushtim, Patjetër është axhami. Të tjerët hiç s’duan t’ia dinë, Bile të quajnë batakçi.


NËNTOR 2020

Për shkak të rrotës & Monologu i deputetit Mallkojnë taksinë, autobuzin, Sapo mbërrijnë edhe dalin, Porsi atëher që hidhnin lumin Dhe shanin –Oh ta vjedhsha kalin! T’i shohësh sot, të gjith shoferët Të egër duken në fytyrë Se rrota i mëson, të mjerët Të kenë fjalorin më të ndyrë. Për shkak të rrotës së mallkuar, U shpik boria që të grric, Sirena për të na tmerruar Si dhe bilbili për policë. Për shkak të rrotës u shpik rruga, Autostrada me korsi. Mbi rrota transportohet buka, Serum, barrela dhe allçi. Për faj të rrotës i del shpirti Por s’i del rroga punëtorit. U shpik prej rrotës dinamiti Dhe martineli i minatorit. Për shkak të rrotës hapen puse Dhe gjaku zi i thithet tokës. Për shkak të rrotës merren nuse… Të gjitha pra- për shkak të rrotës.

Monologu i deputetit “Un’ e pata për kismet Që të bëhem deputet. Mbase nuk e meritoj Por e di që është lojë. Bota, sa të rrotullohet, Ky vend kurrë s’rregullohet. S’ke përse ta vrasësh kokën, Se fshatari e ka tokën, Qytetari ka … gazetat. Rri lexon ato të shkretat … Ne ky popull na ka zgjedhur Se na do të bëjmë pallë. Jemi, pra, të përkedhelur, Jemi specie e rrallë. Janë njerëz shumë të urtë. Mjaft të hanë një copë bukë. Nuk guxojn ta hapin gojën, Sido që ta luash lojën. Po ia bëre nënat, pra, Të thërresin: Oh, baba! Je i yni,sa të duam! Sa mir’ bëm’ që të votuam! Për ne s’ke pse shqetësohesh. Kemi hall se mos na lodhesh... Kush të dojë le të llapi, Neve hiç nuk na plas trapi.

31

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

32


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
OBELISK 232 by roland lushi - Issuu