Skip to main content

Obelisk172pdf

Page 1

ISSN 2225-78-96

172

Qershor 2015

Revistë e periodike letraro-artistike Viti VIII-të i botimit Nr. 172 / 2015 Organ i Shtëpisë Botuese “ADA” Çmimi 100 lekë 1.5 €

1

...........................


Revista Obelisk

12

...........................

botime vetëm

1200L Obelisk 172 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VIII-të i botimit - Nr.172 Qershor 2015 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: rlushi@yahoo.it

Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

ABONOHU TANI

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: ëëë.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it

1200 LEKË

12muaj 2

Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0130-260249-001 IBAN – AL12 2061 1035 0000 1302 6024 9001 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2015 Tirazhi: 1000 copë


Qershor 2015

Netët poetike të Korçës Vitit i 19-të që udhëtojmë drejt Korçës nëpër ditën e fillim qershorit për te “Netët Korçare të Poezisë. Dukemi si 19 vjeçarë. Bliret këtë vit nuk na presin me aroma, sepse moti është ca i vonuar, por Korça ka aroma të tjera që vijnë nga shëtitorja “pariziane”, që shpërthejnë nga shëtitjet e njerëzve nëpër të, që të sulmojnë nga hiret e çupkave dhe nga drita që vjen sokakëve me kangjella e paqe dorëzonjash e lulesh të tjera. Poezia na mbledh në një nga kodrat, prej nga Korça duket tej e tej e shtrirë nusërisht në prehrin e fushës, pikërisht aty ku relievi vjen e ngrihet për t’u bërë Moravë. Poezia, poetët, Korça. Harmoni tjetër nuk ka që të të mbushë kaq shumë me ndjenjën e së bukurës, me motivin për të rënë në mendime të mençura.

Edhe këtë vit, është zgjedhur kjo kodër, kjo pasdite, ky mjedis në hotel “Kristal” me poetë-miq tradicionalë, por edhe të rinj. Tradicionalë janë Natasha Lako, Resul Shabani e të tjerë, të rinj janë poetesha Irini Aleksandër dhe Borçe Padovski si dhe Delvina Kërluku nga Maqedonia, janë edhe shumë të tjerë. Skënder Rusi, ikona e këtyre “Netëve...” uron poetikisht mirëseardhjen. Aktorja Zamira Kita, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Korçës, uron përzemërsisht mbarësinë e veprimtarisë që do të zgjasë nga 6-8 qershor, Irena Dinoshi, kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, thotë se, sa herë vijnë poetët këtu, Korça ndjehet ndryshe; më e bukur, më me ngjyra. Fillon parada e recitimeve. Bashkim Gjozës i del emri të parit. Heshtje nderimi në vend të pranisë së tij. Poeti nuk është më. Shumë nga të pranishmit shohin nga tryeza, ku poeti ishte ulur vjet...Vijojnë recitimet... Kaq mjafton për t’u akorduar lira e poezisë. E nesërmja fillon me një fidan të mbjellë nga poetesha Natasha Lako që i shtohet radhës së 18 fidanëve të tjerë të mbjellë nga poetë me emër, pjesëmarrës në “Në Netët Korçare të Poezisë”. Më pas këmbët të çojnë vetë tatëpjetës së qytetit. Korçarët i shohin miqtë dhe nxitojnë t’u thonë se 3

...........................


...........................

Revista Obelisk

Netët poetike të Korçës

Korça është qyteti më bukur në Botë dhe se po bëhet akoma më magjishëm. Këtë e bën me shumë pasion e këmbëngulje poeti dhe përkthyesi i këtij qyteti, Artur Balli, e bënë edhe një shitës kërnackash, e bën edhe një prift, edhe një fëmijë në krahët e gjyshit. Po tiranasit kur do ta duan kaq shumë kryeqytetin dhe do të flasin kaq me pasion për të? Kjo pyetje e ardhur së thelli ndërgjegjes, të trishton pak... Në Bibliotekën “Thimi Mitko” është programuar një debat për antologjitë. Biseda është e gjallë dhe me ritëm. Pastaj një kafe në shëtitoren e qytetit, përballë bibliotekës. Ndjehesh si banor i Korçës me kaq pak kohë që ke ndenjur. Si për ta harruar mungesën e aromës së blirëve të paçelur ende, fillon magjia e shiut. Edhe kjo një poezi më vete. Një shi me rreze mbrëmjeje si e dalë nga metaforat e poezisë së Skënder Rusit. Ndërsa jemi ngjitur përsëri në kodër dhe Korça nusëron nën teminat e dritave. Poetët mblidhen në sallën ku do të fillojë konkurrimi. Mbi 50 poetë njeri pas tjetrit, secili në mënyrën dhe stilin e vet, por të gjithë me të njëjtin emocion e pasion recitojnë poezitë. Një antologji 4

më vete kjo. Gjatë darkës së shoqëruar nga serenada dhe muzikë popullore, ndahen edhe çmimet. Rëndësi e tyre është se duket se të gjithë e kanë marrë çmimin e parë, sepse të gjithë e meritojnë atë. Ndër shumë gjëra të tjera, një gjë të ngulet në mendje nga kjo veprimtari” mund të ndodhin shumë gjëra në botë, mund të shkrihen aizbergë, mund të zhduken specie, mund të “digjen meteorë“, siç thotë Skënderi, por poezia nuk do të shuhet kurrë. Poetët do të rrojnë më shumë se mbretërit e kësaj bote. Largohemi me sytë nga Korça dhe me mendjen te takimi i ardhshëm i “Netëve...”, që do të jetë jubilar: i Njëzeti. Edhe 365 ditë sa për 365 poezi që mund të mbushin një antologji. Demir Gjergji


Qershor 2015

gn a Botimet ADA

Një punë shumëvjeçare për t’u admiruar

Daut Hoxhën e kam njohur që në vogëlinë time madje pothuaj gjithë familjen e tij. Ato vite Durrësi kishte disa mijëra banorë dhe rrugët ku ne banonim ishin afër njëratjetrës, kështu rastiste shpesh që ta shikoje atë tek kalonte nëpër rrugën time kur kthehej për në shtëpi. Ai u bë një nga mësuesit më të njohur në qytetin tonë dhe nga më të dashurit për të gjithë nxënësit që kaluan nëpër duart e tij. Atëhere mua s’më shkonte ndëmend, dhe jo vetëm mua, se ai mësuesi i lëndëve politeknike, do te bëhej një nga shkrimtarët e njohur të qytetit tonë, duke botuar disa libra me poezi, me tregime dhe romane. Duke qënë dhe vetë pjesmarrës aktiv në politikë jam befasuar kur Dauti më dhuroi, si dhe herë të tjera, librin e tij “ Socialdemokracia – Ideali që frymëzoi reformimin “ por dhe më i befasuar mbeta pas leximit te tij, për kulturën dhe njohuritë e thella politike të autorit. Kohët e fundit ai më ftoi për një kafe dhe

mendova se me siguri ai do më tregonte për një libër tjetër të ri dhe nuk isha gabuar. Ai më vuri në tavolinë një bllok të madh, të vjetëruar, të zverdhur, duke e shpalosur faqe më faqe, plot shënime me shkrimin e tij, që nga koha vende –vende kishin humbur ngjyrimin, duke krijuar vështirësi në të lexuar. Ishte ditari i tij i mbajtur nëpër vite për ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme ku ai brenda heshtjes së tij shprehte qendimet objective, me një kurajo qytetare, qëndrime që sot na habisin për vëtetsinë e tyre, për shprehjen hapur, si një opozitë për kohën, ndaj qëndrimeve zyrtare. Dhe kjo ndodh kur vetë autori ishte një anëtar i Partisë shtet, aq sa po të mos shikoje shkrimin origjinal të zverdhur në për fletë të vjetëruara ndoshta do të ndjejë ndyshim në vërtetësine e tyre. Çuditesh me qëndrimet objektive te autorit. Duket sikur ai sa po kthej nga një mbledhje partije, nga një ngjarje, nga një festë e organizuar mbyllej në dhomën e tij dhe hidhte shënimet e tij, me datë dhe në orë të caktuar, sikur të besonte aq shume se do të vinnin ditë kur ato shënime do të dilnin nga “burgu “ i ditarit dhe do të prezantoheshin aq lirisht me aktualitetin. Ishin shënime që po të zbuloheshin qoftë me disa rreshta autori do të kishte fatin e mjaft martirëve të tjere, që u përpoqën, Për Liri dhe Demokraci. Ështe një punë shumëvjeçare, gati e përditshme, të cilen Daut Hoxha na paraqet të reduktuar, me nje titull sa poetik aq dhe domethënës: (Na e vranë ëndrrën). Ështe një punë vërtetë për t’u admiruar. Bardhyl Agasi

5

...........................


...........................

Revista Obelisk

Përrallë nga Alketa Dervishaj

PRINCI DHE POETJA Shumë kohë më parë një princ në çdo festë ku recitonte poezitë e

i ri dhe i bukur kishte pushtuar gjysmën e botës. Ai ishte fejuar me një princeshë që pëlqente shumë poezitë. Ndaj mendoi për të një dhuratë të veçantë. I kishin thënë që mes robërve të luftës një vajzë e re thurte poezi shumë të bukura. Princi kërkoi ta sillnin menjëherë. - Që këtej e tutje je dhurata e dasmës për nusen time, do krijosh poezitë më të bukura për të. Nëse asaj nuk i pëlqejnë do të pritet koka! – e urdhëroi. - Unë i recitoj natyrës, jetës, të bukurës dhe të shëmtuarës asaj që gjendet në zemrat e njerëzve, - iu përgjigj robia me kokën ulur pa e parë princin në sy. - Derisa të martohemi dhe më pas, nëse do dojë princesha, do qëndrosh në pallatin tim mbretëror, do mësosh gjuhën e vendit tim në shkrim dhe lexim. Çdo gjë që do krijosh do ta hedhësh në letër. Poetja shëtiste kudo brenda pallatit mbretëror. Ishte e pranishme 6

saj para të ftuarve. Shoqëronte edhe princin, në udhëtime, në pritjet mbretërore. Rrinte me të në orët e vona duke recituar poezi dhe duke i treguar histori gazmore nga vende të ndryshme. - Princi im kur të shoh ty, hëna është hënë, dielli është diell, toka është tokë, ajri është ajër, - i thotë ajo një ditë. - Vargjet e tua kanë gjithmonë bukuri dhe shpresë brenda tyre. Ti je vetëm një robinë ku e gjen gjithë këtë shpresë? – e pyeti princi. - Jeta na ka dhënë të gjithëve mundësinë të jemi të lumtur. Jam e lumtur nga ajo që sytë më shohin, jam e lumtur prej atyre hapave që veshët më dëgjojnë tek më afrohen. Ku ka gjë më të bukur dhe me vlerë princ se të të shohin sytë gjërat që dëshiron, të dëgjojnë veshët hapat që pret? Ç’vlerë kanë pasuria dhe pushteti para kësaj? Dasma e princit u bë nga më të mëdhatë në botë. Poetja e mbyllur në dhomë priste momentin kur t’i dhurohej princeshës për dasmë.


Qershor 2015

PRINCI DHE POETJA Pas shumë ditësh dhe netësh festime, princi e mori për dore princeshën dhe i tregoi dhuratën e tij. - Të gjithë i dhurojnë një poezi, një roman ose libra pa fund nuseve të tyre të bukura. Dhurata ime për ty është vetë një poete, ajo do shkruaj dhe do recitoj vetëm për ty vargjet më të bukura, - i tha ai. Poetja filloi të recitonte krijimet e saj, por ndryshe nga herët e tjera, vargjet ishin të trishtuara. Ato flisnin për dhimbjen e shpirtit, dëshpërimin, për lirinë e mohuar. Princesha u përlot. Princi u mërzit. - Çfarë u ndodhi vargjeve të tua plot gaz për jetën e bukur, lumturinë? Të kisha paralajmëruar që jeta jote varet nga vargjet e tua! – e kërcënoi ai. - Princi im, kur të shoh ty hëna nuk është më hënë, dielli nuk është më diell, toka nuk është më tokë, ajri nuk është më ajër... - Merreni dhe pritjani kokën! – urdhëroi. - Prisni, vargjet e saj janë plot jetë. Është dhurata më e bukur që më keni bërë! - tha princesha. Që prej asaj dite poetja rrinte pranë princeshës dhe krijonte poezi. Princi i dëgjonte dhe i lexonte me shumë kureshtje. Vargjet e saj thonë që bënë dhe gurët të qajnë. Por një ditë prej ditësh poetja zuri shtratin.

- Çfarë mund të bëjmë për ty që mos largohesh nga kjo botë? – e pyeti princi. - Më lër të lirë, të largohem nga pallati mbretëror. Më trishtojnë çfarë sytë më shohin, zërat që veshët më dëgjojnë, gjërat që dua por s’mundem t’i prek. - Më thuaj kush të lëndon, se urdhëroj t’ia presin kokën? Poetja buzëqeshi dhe për herë të parë i preku duart. - Atë që sytë më shohin, zërin që veshët më dëgjojnë, prekjen që dëshiroj është lumturia ime, por është njëkohësisht dhe vdekja ime. Më largo nga pallati nëse do t’më largosh nga vdekja. Princi nuk pranoi. Atëherë poetja i kërkoi që ta lejonte t’i rrinte pranë tri ditë e tri net. Qëndroi pranë tij pa thënë asnjë fjalë dhe vetëm shkruante, pas ditës së tretë ia dha princit dorëshkrimet, mbylli sytë dhe nuk u zgjua më. Princi i lexoi poezitë deri në fund. Ishin vargje plot dashuri për të. Aty shkruhej se sa e rëndësishme është dashuria, se ajo ka aq shumë pushtet sa me prezencën e saj arrin të kthejë të vdekurit në jetë dhe me mungesën e saj i çon të gjallët drejt vdekjes. Vargjet e saj u lexuan dhe recituan në të gjithë botën.

7

...........................


...........................

Revista Obelisk

POETI QË I GJUANTE ANDRRAT ME GURË nga Mexhit Prençi Në kohën pa liri të socializmit pothuajse çdo poet ka ndjerë trysninë e çensurës zyrtare, dikush më shumë e dikush më pak. Ca të tjerëve (futur në rreth të kuq) u refuzohej botimi i poezisë. Ndërsa ata që guxonin më shumë se sa duhej, ndiqeshin fshehtas sistematikisht, transferoheshin në një punë tjetër të pa rëndësishme. I tillë ka qenë edhe poeti A g i m G j a k o v a, paçka se kishte provuar burgun e zi serb, paçka se iku nga një skëterrë dhe erdhi në një skëterrë tjetër në tokën amë pushtuar nga diktatura komuniste, e cila e priti si njerkë- shtrigë. 2 Duke lexuar një letër-përgjigje të Shtëpisë Botuese ”Naim Frashëri” me nr.366, dt.8.08.1979, dërguar poetit Agim Gjakova, për refuzimin e librit poetik ”R r ë n j ë t po p ë r t ë r i h e n”, të cilën autori e ka vënë në faqe të parë jo të këtij libri që nuk u botua atëhere, por që e pa dritën e botimit vetëm më 1995 me titull “I g j u a j ë n d r r a t m e g u r ë” , pra duke lexuar këtë letër nuk mund të mos vlerësosh faktin se poetët si Agim Gjakova që u ka rrezistuar trysnive të ndryshme të diktaturës dhe të socrealizmit, kanë qenë të talentuar, të guximshëm, të heshtur e të mençur, çka kanë shprehur vetveten (relativisht) me një gjuhë dhe figuracion poetik sa realist aq dhe tropologjik. 3 Thelbi i mosbotimit ose më saktë, i ndalimit të botimit të këtij libri sipas botuesve të indoktrinuar të asaj kohe ishte: ”Në vëllim nuk gjen asnjë poezi kushtuar realitetit tonë socialist, transformimeve të 8

mëdha që ndodhin në vendin tonë, as trajtimi i temave të mëdha, i luftës së madhe të popullit për ndërtimin e socializmit dhe shpartallimin e bllokadës imperialisto-revizioniste, i rolit hegjemon të klasës punëtore në shoqëri që është në rend të ditës për krijuesit tanë”. Tjetër tematikë e motive kishte poezia e Gjakovës, tjetër kërkonin redaktorët shërbëtorë ideologjikë. Kjo është dëshmia më e fortë, midis dhjetra argumenteve të tjerë, se poeti kosovar i arratisur prej regjimit titist nuk ishte i mirëpritur nga diktatura enveriste. Libri poetik “Rrënjët po përtërihen” u ndalua pikërisht pse i këndonte v e n d l i n d j e s me dashuri ndërsa urrejtjen dhe akuzuzën i derdhte mbi shtypjen barbare të titistëve serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre, disa shqiptëve të tjerërsuar në serb. Patriotizmi del nga teksti poetik,ndërsa antikombtarizmi nga politika antikombëtare e Diktatorit Hoxha. Kërkesat e rrepta dogmatike të botueseve komunistë, si shërbëtorë besnik të partisë, dhunonin lirinë krijuese të poetit Gjakova (dhe të poetëve të tjerë) që dhe ata të hynin në vathën e kopesë, të shkruanin siç donte Enveri dhe partia. Vijat bardha ideologjike të mos guxonin t’i kalonin ndryshe poezia e tyre jo vetëm nuk botohej, por informoheshin edhe censorët në strukturat e shtetit dhe të partisë, ku përgaditeshin ndëshkimet ndaj autorëve plangprishës. Poeti Agim Gjakova e refuzoi këtë realitet që vriste talentin, duke heshtur, pa iu nënshtrua kërkesave të botuesve dhe dogmave të socrealizmit, sidomos parimit të partishmërisë


Qershor 2015

Poeti që gjuante andrrat me gurë proletare, - demon i shkatërrimit të poezisë, letërsisë dhe artit në tërësi. Gjakova nuk e ripunoi librin sipas kërkesave të tyre dhe nuk e botoi gjatë periudhës së diktuaturës komuniste, por pas përmbysjes së saj, siç e cika më sipër. 4 Që në poezitë e para të këtij libri ndjehet urrejtja e poetit ndaj çdo censure e dhune mbi vendlindjen e tij. Muret ndaluese i ka kapërcyer me guxim duke u kënduar poetikisht rrënjëve historike, mallit për nënën, për rrugicat, mjediset ku poeti kaloi fëmijërinë dhe rininë. Këto poezi me të tilla motive mund t’i klasifikosh ndër më të vlertatt të asaj kohe ku jepej emocionalisht dhe poetikisht d a s h u r i a për Gjakovën dhe Kosovën, si dhe u r r e j t j a ndaj Serbisë shoviniste e fashiste që poshtëronte, varfëronte e skllavëronte kosovarët në tërësi dhe burgoste “rebelët” e guximshëm që donin Kosovën dhe Shqipërinë; ndësra ca të tjerë i detyronte të lënë trojet amëtare e të arratisen larg e larg rrugëve të botës në mërgim.

tropologjike, sidomos në temën e urrejtjes ndaj dhunuesve të lirisë, të moralit, dinjitetin dhe personalitetin e njeriut, për t’i shpëtuar censurës këtu në Shqipërinë Amë!... Qëndrimi ideoartistik i poetit akuzues e protestues ndaj historisë, ndaj shkaktarëve të të qenit i huaj në vatrën tënde, sidomos ndaj thundrës tiranike serbe janë dhënë me një revoltë të brendëshme të përmbajtur, me një dramacitet të tillë, ku prej nënshtresave polisemike të poezisë, mund të marrësh kumtet e ripërtëritjes shpirtërore për qëndresë e shpresë, si në librin poetik : “E d h e t h o n ë se p a q e ka në b o t ë” ?!..

7 Kjo frymë poetike na mundëson ta shohim Agim Gjakovën, poetin e Vendlindjes Kosovë, si poet i angazhuar: atdhetar dhe idealist, i përkushtuar ndaj lirisë, dashurisë për popullin dhe vendin e vet dhe akuzues ndaj diktaturës së pushtuesve serbë në Kosovë. Vlerë të veçantë konsideroj qartësinë e autorit i cili nuk e sheh 5 portën e tunelit të mbyllur, përkundrazi sheh dritë Tërë motivet e poezive të librit shprehin edhe përtej territ, si optimist dhe vizionar. qëndresën, trimërinë, dashurinë, luftën për mbijetesë nën dhunën serbe dhe shpresat se Ky profil poetik është përcaktues i një ditë Kosova do të bëhet më mirë, do do të individualitetit artistik të tij, ashtu siç janë shpëtojë nga diktatura dhe do ta fitojë lirinë. edhe elemente të tjerë në rrafshin artistik si Është e pakuptueshme po edhe e nënkuptueshme racionaliteti, prirja për përceptimin dramatik dhe pse nuk pëlqehej nga botuesit tanë kjo tematikë?! shprehjen tropologjike të realitetit, detaji artistik, U kishte hyrë lepuri në bark nga çensuruesit përodrimi i metaforave, metominisë, apostrofit, dogmatikë të diktuaturës, apo kishin porosi që krahasimit dhe epitetit, simbolit dhe alegorisë. të mos shkruhej asgjë për Kosovën?!... Në Element i veçantë i poezisë së Gjakovës është gjykimin tim të dyja qëndrojnë. edhe ndjeshmëria në dukuri të tilla si: dhimbja, shpresa, dashuria dhe urrejtja. 6 Poeti Agim Gjakova duke jetuar këtu 8 në Shqipëri, pasi kishte provuar burgun serb, Shpresa për ta parë Kosovën të lirë dhe mungesën e lirisë dhe dramën e dhunës në tërë kosovarin zot në tokën e tij, është ajo forcë qenien e tij, duke ndjerë edhe çensurën e egër shpirtërore që i ka dhënë poezisë së Gjakovës dhe survejimin nga regjimi i Hoxhës, përzgjodhi dinamizmin, ritmin dhe larminë e ideve të ato tema e motive nga realiteti socialist këtu mishëruara artistikisht dhe estetikisht. Ëndrra në Shqipëri, trajtimi artistik i të cilave kishte dhe shpresa e poetit u bënë realitet në këtë më pak rreziqe. Ndërsa motivet që i merrte fillimshekulli: Kosova e Pavarme ! nga Kosova i trajtonte me një gjuhë poetike 9

...........................


...........................

Revista Obelisk

Poezi, lirikë dashurie, erotike apo pornografike.

nga Bukurie Bushati

10

I bëra një vizitë, një mikes sime, që është operuar në spitalin amerikan të Tiranës dhe pasi dola prej andej, mendova të shëtisja nëpër Tiranë. Kam vite në mërgim dhe Tirana ka ndryshuar shumë, sa që kam frikë se mos futem në ndonjë rrugë, që kushedi se ku më çon. Pasdite e kemi lënë të takohemi tek Tajvani, me një miken time të gjimnazit. Kam akoma edhe tre orë të lira. Nuk mund të kthehem në Durrës dhe të vij përsëri. Kështu kaloj nëpër trotuar duke hedhur sytë mbi godinat e shumta të ngritura aty, këtu. Befas syri më kap një tabele, mbi një portë xhami, ku është shkruar me blu të ndritshëm, "Poezia". Mendoj se do të jetë ndonjë lokal, ku mblidhen poetët dhe më lind dëshira të futem në të. Nuk kam gabuar. Në lokalin ku spikasin fotografitë e poetëve të mëdhej botëror nëpër muret e tij, njerëzit janë ulur në grupe të vogla në bankat pranë tryezave të drunjta dhe flasin me zë disi të lartë. Ulem dhe zë vend në njërën prej bankave pranë derës. Porosis një lëng portokalli dhe duke mbështetur mjekrën mbi dorën e vendosur mbi tryezë, ndjek lëvizjet e një gruaje dhe një burri në një podium të vogël, në një cep të sallës. Burri merr mikrofonin në duar dhe njerëzit heshtin, duke ndjekur ata që flasin me zë të ulët, duke dashur të sqarojnë diçka.. Flasin rreth një poezie të saj. Nuk njoh asnjërin, as poezinë, për të cilën flasin. Pastaj ai burri, merr nga tryeza një libër dhe duke thënë me zë të lartë se do të recitonte njërën poezi, afron mikorfonin pranë buzëve. Më pëlqen poezia dhe ia kushtoj vëmëndjen time, atij që fillon të recitoj, atje në atë qoshe, mbi të cilën bie drita e një prozhektori. Padashur, dora më bie mbi gotën e mbushur përgjysmë me lëngun e portokallit dhe ai shpërndahet mbi tryezë. Ata të tryezës përballë meje, më shohin të habitur, madje njëri edhe qesh me ironi. Ndjej se jam skuqur e tëra dhe shoh, sa tek njëra tryezë tek tjetra. Kudo më ushëtijnë në veshë, var-


Qershor 2015

Poezi, lirikë dashurie, erotike apo pornografike. gjet e një poezie lirike dashurie. Jo erotike është një poezi, që do ta quaja më saktë pornografike. Nuk di nëse ka poezi pornografike, por unë kështu do ta quaja. Ai vazhdon të recitojë me një ndjenjë lezeti, që e kishte përfshirë të tërin, vargjet që tregonin skenën e një seksi, aq hollësisht, sa po më vjen turp nga vetja dhe aq më keq, e ndodhur në një lokal të panjohur, mes njerëzve të panjohur, nuk di si të sillem. Mar çantën dhe bëj sikur kërkoj diçka në të, por ata të tryezës përballë, vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje timen. Mbase duhet të largohem.Kjo do të jetë zgjidhja më e mirë. Nuk di se si sytë më shkojnë përsëri tek ai burrë i moshuar, thinjat e të cilit shkëlqejnë nga drita e prozhektorit dhe sytë i ndrisnin nëpër vargjet e poezisë. Befas ndjej diçka brënda meje. Nuk dua ta besoja. E vështroj përsëri. Janë ata sy. Është ai vështrim i humbur në kënaqësinë e një seksi perversësh. E njoh këtë vështrim, e njoh këtë njeri. Të isha vetëm tani, do të ngrihesha dhe dhënë një pëllëmbë fytyrës, atë që ia kam "borxh". Ai vështrim më dërgon në disa vite pas. Atëhere kur isha një vajzë gjimnazi. Kisha shkuar tek posta qëndrore e qytetit, mbasi kisha një thirrje me motrën time, që ështe e martuar në një qytet tjetër. Thirrjet vonoheshin dhe kisha rreth gjysmë ore, që prisja telefonisten të më lidhte. Para meje, një djalë, që mund të ishte vetëm pak vite më i madh se unë në moshë, m'u afrua, duke folur me zë të ulët. Nuk e dëgjova se çfarë më thoshte me zërin që i dridhej. E pashë në fytyrë duke dashur të të kuptoja se çfarë kërkonte. "Sa është ora?", më pyeti duke folur përsëri me frikë me sytë që i ndrisnin dhelpërisht. Në momentin që desha t'i thonja se ora qëndronte në mur tek salla

e kabinave, ai hapi xhaketën dhe nxorri përgjysëm një foto nudo të një gruaje dhe një burri në një skenë të turpëshme seksi, pastaj diçka tha me zërin, që i dridhej akoma më shumë. Nuk munda të flisja e befasuar dhe kur e mblodha veten, pashë atë, që largohej duke kthyer kokën nga unë dhe qeshur, si i çliruar mbas ndonjë orgazme. U skuqa atë ditë, pikërisht si sot dhe u largova nga posta me frikë dhe pa arritur të flas me motrën. E pashë atë djalë edhe disa herë të tjera në Durrës dhe gjithnjë kërkoja t'i jepja një shuplakë fytyrës, aq më nervozonte prezenca e tij në rrugë, por besoj se ai nuk më mbante mend. Kushedi se sa me sa vajza e kishte bërë këtë xhest. "Njeri i pisët!", flas me zë të ulët. Ka gjetur vendin, kishte gjetur metodën, për të vazhduar atë kënaqësinë e tij perverse, tani në leximin e poezive të ndyra. Shoh edhe një herë nga njerëzit në lokal. Ai pothuajse ishte boshatisur, ndërsa ai atje në podiumin e qoshes, i kënaqet vargjeve, si atëhere fotografive pornografike. Duhet të largohem edhe unë. Hedh edhe një herë sytë nga ai, me një neveri, që më shtynte ta pështyja në fytyrë. Pastaj duke dalë në trotuar vazhdoj të flas me vete: A do të ketë familje ky njeri? Në se po, kushedi se si ndjeheshin gruaja dhe fëmijët e tij. Por nuk kam të drejtë ta gjykoj. Sejcili e krijon dhe e mban familjen sipas moralit, me të cilin e ka ndërtuar. Shpejtoj hapin, të shkoj tek "Tajvani" dhe të porosis një kafe pa sheqer, për të hequr shijen e keqe që më la ajo qoshe e "poezisë".

11

...........................


...........................

Revista Obelisk

a t u L r u m a l Poezi nga F KURBETIT

NE BURRAT

Varret e sapo hapura Në grykën gojës sate, Të errët si i natës thëllim.

Kur pas gjërave të vogla s’heqin kollaj dorë, Si një nxënës dembel zgjidhin në jetë probleme të lehta, Në telin e të panjohurit emër prej të gjerit auditor, Gruaja mbërthen me kapëse rrobash të mbathurat e veta.

Dhemb qumështi të sapodalë Të elegjisë, Së brezit tim.

DORËS SIME Pse më dridhet mbi letër si fija e bari prej stuhisë, Në krevat, në të thellin dëshpërim pse më lë pa fuqi, Mos ndoshta nga plagët e shpirtit goditur prej paaftësisë Sheh të kullojë pikë-pikë agimi si elegji?!... Ah, në këtë kohë kur s’njihen rregullat e lojës, Paske lindur para kohe në një ditë të zezë, Me lëngun e mëshirës së zonjës së mirë të përvojës Ngjyen kafshatën e çdo minute gatuar me shpresë!? Të mos bëhesh lëvozhgë gruri në gojën e harresës, E vdekatar i rëndomtë me rrudhje buzësh plot përçmim, Milingona e të fuqishmit pasion i artit të fjalës, Lëvozhgën e të dhënit përkrahje të tërheq për dimërim.

12

Kur kapim për brirësh problemin më të vështirë, Dhe kur hedhim dijet mençurore në të bardhën letër, Trungu prej arre i një bashkëshorteje të mirë Na bëhet kopertinë monografie e tonit emër.

MINISTRIT TË KORRUPTUAR Mania për para E salduar Me postin që ke. Të bëka Më hipokritin mbi dhe.

VARFËRISË Me kërcurin ndezur të moskokëçarjes me ty, Dimrin brenda vetes, Përpiqem ta bëj Sa më të butë. Para meje Të shtrihet si qen i urtë.


Qershor 2015

Friedrich Nietzsche

Dyshime të vjetra mbi ndikimin e artit A thua se tragjedia, si mendonte Aristoteli, trondit me tmerr dhe frikë dëgjuesin, aq sa ai të kthehet në shtëpi më i qetë dhe më i ftohtë? A është e vërtetë se fantazmat e historisë e bëjnë njeriun më pak të frikësuar dhe supersticioz? Deri diku, disa procese fizike, si për shembull, kënaqesia e dashurisë, kur përmbushim një kërkesë, e lehtësojnë njeriun shpirtërisht dhe zbutin përkohësisht instinktin. Po tmerri dhe mëshira janë veçori e organeve të veçanta, të cilët, pasi ngacmohen, na japin një lehtësim shpirtëror. Dhe, në përgjithësi, çdo

instinkt, në rrjedhë të kohës, forcohet në atë zakonin për të ndjerë kënaqësi, pavarësisht nga periudhat lehtësuese të lartpërmendura. Ndoshta në çdo rast të veçantë tragjedia zbut dhe rezaton frikë dhe mëshirë, e megjithatë ato mund të përforcoheshin nën ndikimin e tragjedisë; Platoni kishte të drejtë kur mendonte se tragjedia në tërësi dhe poetet tragjikë do t’i bënin njerëzit më frikacakë dhe më sentimentalë; atëhere vetë tragjiku do ta shikonte botën pashmangshmërisht me sy të brengosur, plot tmerr dhe me një shpirt

të zbutur, të ndjeshëm dhe qaraman. Ky fakt përputhet me mendimin e Platonit që thotë se poetët tragjikë dhe, madje, dhe ata që i pëlqejnë në komunitete të tëra bastardohen dhe përherë e më tepër i nënshtrohen teprisë, shfrenimit dhe shtyrjes. Po ç’të drejtë ka në përgjithësi koha jonë t’i japë përgjigje pyetjes së madhe të Platonit mbi ndikimin moral të artit? Madje, edhe nëse do të kishim art, ku e kemi ndikimin e tij, çfarëdo ndikimi të artit? Përktheu Dhori Qiriazi

13

...........................


...........................

Revista Obelisk

NJË LIBËR ME KONTURE PËRSOSMËRIE

Mbi vëllimin poetik „Ag muzgu“ të poetit Sadik Krasniqi Shtëpia Botuese Faik Konica, 2014 nga FERDINAND LAHOLLI

Merr në dorë librin „Ag muzgu“ të autorit Sadik Krasniqi, dhe që në titull ndodhesh para një dileme: bëhet fjalë këtu për agun e muzgut apo për një ag të muzgët? Në procesin e krijimit ndodh që njëri apo tjetri titull të mos ketë asnjë lloj kamuflimi autorial, e megjithatë ne lexuesit e thjeshtë vrasim mendjen, nëse është vërtet kështu apo fshihet diç tjetër aty. Për mua titulli „Ag muzgu“ është si të thuash një lloj provokacioni poetik, natyrisht në kuptimin e mirë të fjalës, referuar faktit, se të paktë janë librat, të cilët që në titull na fusin në debatim me veten.

Azem Shkreli, shkruan mes të tjerash: „…Duhet thënë diç siç vdiset…“ Pra detyra e krijuesit është të thotë diçka të veçantë e të patjetërsueshme. Dhe Sadik Krasniqi, i ushqyer me brumin poetik aq jetësor të Azem Shrelit, Ali Podrimjes, Muhamet Kërveshit, Agim Vincës e shumë poetëve të tjerë, na afrohet gjithnjë e më konturshëm: sa i thjeshtë aq edhe përsiatës. Krijimet janë piedestale të mbrujtura me një dhimbjedashuri hyjnësisht tokësore për njerëzit e tij dhe atdheun e përvuajtur. Nëse do të merresha këtu me interpretim nga krijimet e këtij libri, e them me bindje se nuk do të dija më të pushoja së lëvduari. Nisur nga ky aspekt, çdo njëri prej nesh do të ishte i dëshiruar të ishte autor i një libri të tillë. Natyrisht edhe unë, po qe se në libër nuk do të frymonin disa vogëlsira, vogëlsira me kuptimin e plotë të fjalës, por që unë kam dëshirë t’i hiperbolizoj paksa, nisur nga dashuria e sinqertë për librin dhe autorin.

Kur lexojmë një libër, i cili na i flatron sytë shtigjeve të pashkelura të mendimeve poetike, kthehemi si pakuptuar herëpashershëm te kopertina, për të kontaktuar vizualisht edhe njëherë tjetër me autorin dhe veprën e tij, si të duam kësisoj t’i gravojmë gjithsesi në kujtesën tonë. Diç e përafërt ndodh edhe teksa lexon vëllimin poetik „Ag muzgu“ të autorit Sadik Krasniqi. Ky pra është relacioni i tij aktual me lexuesin. Ky afrimitet ka lindur falë talentit të tij së pari, ushqyer ndërkohë edhe nga përkushtimi Është fjala për krijimin e faqes 11, titulluar: vigan për të vdekur në secilën fjalë e varg e poezi. „Fëmijërore“. Kur e lexon së pari, nuk të krijohet Ku sigurisht që e shohim veçse të rilindur. asnjë lloj përshtypjeje (e keqe), por kur arrin në Diku në një nga poezitë e tij, poeti madhor, mbyllje të librit, pra kur i ke shijuar ato fruta mendimi dhe i je gëzuar lëngut të tyre jetësor, e 14


Qershor 2015

NJË LIBËR ME KONTURE PËRSOSMËRIE kupton se brenda librit është diçka e thatë, diçka që nuk harmonizohet dot me krijimet e nivelta të vëllimit. Dhe pastaj konstaton me keqardhje, se krijimi „Fëmijërore“ jo vetëm që është një temë e ezauruar, por nuk befason as edhe me një varg të vetëm. Si i tillë nuk e meritonte futjen në këtë libër. Në faqen 12 kemi një poezi, distikët e së cilës po i citoj:

recensues apo çfardoqoftë tjetër, do të shprehej kështu: në poezinë me titull “Pa titull”… Pra shihet qartë funksioni kakofonik i një forme të tillë, ku përgjegjësi jo të paktë e mbajnë recensuesit dhe redaktori. Sikurse shihet, këto citime të pakta janë çikërrima, që unë i hiperbolizova enkas, pasi, ky libër që për dikë mund të jetë i mirë e për dikë tjetër shumë i mirë, me fare pak kujdes mund të ishte i përsosur. Tash mbetet veç urimi: Përsosmëria qoftë epiteti ardhmëror i poetit Sadik Krasniqi!

Sa më shumë po i kujtoj miqtë e mi më bëhet se po i afrohem vdekjes

lulet më marrin për dore rrugës përplot gjethe të rëna

në lëndinën e heshtjes shoh një gur me emrin tim

Këtu fjalët i bëhen krah njëra tjetrës për të mundësuar një shpalosje mendimi sa të thjeshtë aq dhe të veçantë. Para syve kemi një tablo vitale. Dhe vërtet do të kishim të bënim me një krijim piramidal, po qe se krijimi do të kishte jo titullin që ka, i cili, si për inat të lexuesit, përsëritet mjerisht edhe në mbyllje të poezisë. Është fjala për titullin e saj “Ç’trishtim”, i cili jo vetëm nga forma apostrofizuese, por sidomos nga roli interpretues i tij, bën që ky krijim kaq i bukur të vritet, apo edhe ndryshe: të bëjë vetëvrasje. Në faqen trembëdhjetë, autori ka vendosur që krijimi i tij të mos ketë titull. Dhe që lexuesi të mos lodhet shumë për ta kuptuar këtë, ai shkruan te vendi i titullit fjalët “Pa titull”. Një lexues apo

15

...........................


...........................

Revista Obelisk

Cikël poetik

nga Irma Kurti

Irma Kurti ka lindur në Tiranë. Ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 nderohet me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Poezitë e saj botohen në gazetat e revistat "Drita", "Zëri i Rinisë", "Nëntori”, “Shqiptarja e re”. Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të muzikës së lehtë në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Ka botuar shumë libra në gjuhën shqipe ndër të cilat, poezi, tregime e romane si dhe gjashtë në italisht, dy prej të cilave janë botuar për herë të parë. Veprat e saj janë përkthyer dhe në anglisht. Është fituese e dhjetra çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në Itali e më gjerë. Në vitin 2013 fiton Çmimin Ndërkombëtar “Universum Donna” për Letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” të vlefshme për jetë, nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali. 16


Qershor 2015

Cikël poetik Perla Kjo është kohë e vyshkjes së vlerave, e humbjes së miqve një e nga një, ashtu si pemët i humbasin gjethet, ndërsa stin’ e vjeshtës troket në ditë. Është kohë e njerëzve të nervozuar, të zemëruar, as ata s’dinë me kë. E njerëzve që nuk dinë të heshtin, e atyre që flasin, por s’thonë asgjë. Janë aq të rrallë miqtë, aq të rrallë, gjen ndonjërin, s’të duket e vërtetë, e shtrëngon në pëllëmbë të dorës si një zbulim, të ngjan me një perlë. E ruan me fanatizëm dhe trembesh mos të humbet, nga duart të bjerë, pastaj, kur hap pëllëmbën, shtangesh, shikon se është zhdukur, s’është më. Atëherë pendimi, vuajtja të pushton, dyshon, dënon veten se është faji yt, pastaj kupton: e ke shtrënguar aq fort sa ia ke zënë frymën dhe e ke mbytur.

Vargje të zemëruara Mendoja se e lashë në vendin tim mllefin për politikën - lumin e pistë që veç vërshon, me sa duket në çdo vend të botës të shkelësh, ka fjalë e veprime që të zemërojnë po njëlloj. Ka politikanë që s’ndryshojnë nga njëritjetri, pavarësisht nga gjuha, janë këtu apo atje, ngjajnë si dy pika uji, nuk ka zot t’i dallojë, ndoshta për këtë emrat ua ngatërroj shpesh.

nga Irma Kurti

Më ndodh sa herë që jam vetëm në shtëpi, me zë të lartë komentoj para TV një kronikë, nuk kuptoj pse zemërimi shpejt më pushton, sikur me shpullë më kanë goditur në fytyrë. Ndenja shumë kohë pa shkruar asnjë varg, duke pritur që të zbutet kjo indinjata ime, si llava e një vullkani që me kalimin e viteve harrohet, ftohet, duket krejt e parrezikshme. S’doja që vargjet për politikanët pa skrupuj t’më dilnin të serta e të mbushura me vrer, nëse ato ende ngjajnë të tilla, më besoni, bëra gjithçka që t’i shmang nga kjo vjershë.

Do t’i shkel rrugicat Sido që të jetë, një ditë unë do t’i shkel në çdo pëllëmbë rrugicat e lagjes sime, dhe pse malli herë zgjohet, herë tulatet e koha i ka sfumuar zërat e kujtimeve. Do vij për të hapur dritaret në çdo kanat, të lexoj emrin e tim eti në prag të shtëpisë, të ujis lulet, që dhe emrin e kanë humbur, të përgjumura lëkunden në ajrin e vetmisë. S’më bën zemra t’i hedh, në kërcellët e hollë porsi gjethe të pakta kanë ngecur kujtimet e viteve kur jetonim në një dhomë e kuzhinë të lumtur, të trishtuar, të paktën një familje. Do të prek muret, me gishta do t’i ledhatoj e koha do të zvarritet me ritëm monoton. Do kem ndjesinë, në çast po të largohem, drobitur nga braktisja do shemben në tokë. Sido që të jetë, një ditë unë do t’i shkel në çdo pëllëmbë rrugicat e lagjes sime... 17

...........................


...........................

Revista Obelisk

Cikël poetik nga Irma Kurti Në gjuhën amtare Kur mbrëmja ulet mbi degë pemësh dhe lodhja në trupin tim hedh rrënjë, më ndodh aq shpesh në gjuhën time të shqiptoj padashur një frazë të tërë. Kur natën endem në botën e ëndrrave e ankthi më merr frymën e më mbyt, nuk kërkoj ndihmë në gjuhë të huaj, më nxjerr “nga rreziku” një fjalë shqip. Në ato çaste nuk mundem ta kuptoj, ajo ç’kam thënë është në gjuhën time, se aq natyrshëm nga shpirti më buron siç rrjedh e qetë rrëkeja mes shkëmbinjve.

Përdore Shpesh shihja në arratisjet e mia në botë çifte të moshuarish si pemë të kërrusura, te njëri-tjetri mbaheshin dorë për dorë.

Por nëna ime nuk u zgjua më një ditë, nuk dëgjoi trokitjen e diellit në dritare, as cicërimën e zogjve, as dhe zërin tim. Ai imazh u thye, shpirti im gjithashtu. Krahu i tim eti tanimë godet ajrin trishtueshëm, si një flamur i pabindur.

Më pyesni Ju gjithnjë më pyesni për jetën time, për hapat e hedhura në rrugën e gjatë, vargjet e para, për tregimet e fundit, për fëmijërinë jeni kuriozë pa masë. Unë nis e tregoj, shpesh më ndodh të flas aq shumë sa fillin e humbas, sforcohem që të gjej udhën e daljes, shoh, me vështirësi më ndiqni pas. Po jua shpjegoj me pak fjalë arsyen pse endem në të kaluarën e largët: Jeta ime ka qenë si një pyll gjigant, i komplikuar, me shtigje e monopate.

Jam ndeshur atje, që kur isha e parritur, Sa doja ta fotografoja këtë gjest intim, me plot qënie të çuditshme - egërsira, që ashtu si një objekt i rrallë në muze mesazhe dashurie transmetonte pa pushim. që kanë dashur t’ma shqyejnë shpirtin pasqyrën që reflekton ëndrrat e mia. Nëpër ditë vizioni më ndiqte në çdo hap Nëpër vite janë munduar të hedhin dhe kështu plakja e prindërve të mi baltë, shpifje, gurë intrigash e zilie, jo, nuk më ngjallte frikë aspak. ta ndotin me llumin e gënjeshtrave, t’më errësojnë vështrimin prej fëmije. Ëndërroja t’i shikoja tek ecnin ngadalë me duart ndarë nga venat pa mëshirë, Fundi i shpirtit tim është turbulluar, por të bashkuara fort si në një përrallë. ka ndodhur të plagoset nëpër gurë, akoma më shpejt ai ka gurgulluar Ndërsa rrudhat e para zbuloja si thesar për t’u pastruar larg hijenave, diku. në fytyrat e tyre të lodhura, të mekura, nisa të kërkoja dhe atë imazh...

Cikël poetik nga Irma Kurti 18


Qershor 2015

Cikël poetik nga Irma Kurti Sonte muret s’më përkasin

Do të kem nevojë për ty

Ky muzg magjik fikson flokët e borës që rrëzohen në mënyrë konfuze dhe me çdo thërrmijë dashurohet.

Unë do të kem nevojë për ty në ditët e dimrit, kur shiu bie pareshtur e pikat ngjasojnë me lotët që rrjedhin nga shpirti im.

Kam ndalur përpara shtëpisë sime, s’kam dëshirë të hyj e të mbështillem me të sajën nxehtësi. Sonte ato mure nuk më përkasin, jam bërë njësh me peizazhin e bardhë, më mban peng, s’më le të bëj një hap. S’mund ta braktis spektaklin e rrallë, dëbora tret kristalet mbi supet e mia, si prekje pafund që i dhuron dashuria. Shpirti im kthehet në pupël të lehtë, me flokët e borës ai fluturon në ajër, s’më mbetet gjë tjetër, vetëm ta pres. E pastaj, bashkë të hyjmë në shtëpi.

Do kem nevojë netëve të gjata, kur flokët e dëborës në heshtje do të puthin tokën si mijra telegrame që mbërrijnë nga një tjetër botë. Dhe atëherë, kur të jem e gëzuar, se lumturia e trishtimi janë fqinjë, nuk i ndan asnjë hap, gazi shndërrohet në melankoli në një çast. Do të kem gjithnjë nevojë, ndaj të lutem... kujdesu për veten!

Nuk kujtoj asgjë Kokën mbaja mbështetur në supin tëndasgjë tjetër nuk kujtoj nga ai udhëtim, frika, pasiguritë fashiteshin një nga një, ashtu si dallgët në një prag perëndimi. Qielli i përzinte retë e turbulencat e ajrit treteshin me to si në mjegull të bardhë, në avion pranë teje bota bëhej më e mirë, trishtimet përpëliteshin e vdisnin në çast. Kokën mbaja mbështetur në supin tëndasgjë tjetër nuk kujtoj nga ai udhëtim.

Cikël poetik nga Irma Kurti 19

...........................


...........................

Revista Obelisk

Poezi nga Irina Hysi PËRSOSMËRIA IME E SHPIRTIT ! Hesht e marrë, shtyn derën, me frikë, ecjet e nxituara, fluturimin me një frymë. Në ëndrrat me figura, zëra të xhiruar përçart, të çmendur … Vjen ! – Me flokë të zbardhur, në ngjyrën e gështenjës, gënjeshtrën, la pas të zbukuruar! Sypërcëlluar për drithmën, burrit fisnik në gjunjë. Në puthje marrjemendsh, duarve të mëngjesit varur, gjoksit, rrëshqitur dridhshëm, lakuriqëve pa drojtje. Nga ;- zonë e lirë, në buzëlëpirë. Zemrave në rrahje…margaritë e hapur, në një qënie. Shpirtin merre, bashkë me copëditën, në trokitje. Për kohë të shtrenjtë, të vetmen,..veten… Në marrje të vendimit …. Përsosmëria ime shpirtit ! Lumë lotësh në pëshpëritje, mbështetje në mur, rrëshqitje, nga zbritja në qiell, rënëngjitje …………….. !

20


LOTIN E BUKUR FSHIJNË GOJËARTËT!

Qershor 2015

Çuditërisht as neveri as keqardhje për mëkatarin, natës vonë as flen, diku atje .. Bleksur me etjen, e ngatrresa kolonash butësisht ngisni, Gropave shpirtërore, përkëdhelin fatin, të rënit thik’ Rrudhave buzëqesh harresën, me atë’ shtrënguar. Kjo e gjitha një vonesë por do të të mësojnë, akoma, Ku mbajnë dorën tek një zemër e rrahur. Shumë vonë dikush do të dijë se çfarë është?! Mbetet pik’ kur koha po i kalon i rastësishëm… E të gjitha, do ju bëhen bashkë! Qielli i madh i heshtur, dhuruesi i frymës njerëzore, drejtësinë vuri në provë Një letër e bardhë, mëshirtempullit! Siç ja kishte premtuar, do e shkatërronte në të njëjtën ditë, që ai, kishte lind gënjeshtrën. Me të njëjtën armë, që ai ia drejtoi para syve të fëmijës së tij të shkuarës së saj të shkëlqyer. Tani përpëlitju të thënave, sot kam prek qiellin Një person i gjallë, lotin e bukur fshijnë gojëartët!!!

UDHËTIM NË RREZE ! Shikon kaq qartë me syzet por shpesh pavetëdijshëm. Përhumbet në kujtesë, shndërruar në gëlltitës faktesh, Merr nje palë te tjera i fry me frymë , i fshi,,, Me cep të këmishës i ve mbi ato që ka veshur. E majta llogariste ndërsa e djathta në ngjyrë ngelur stakuar… Gjuha e ndërgjegjes kishte marrë komandën e heshtjes, Llambave ju dridheshin telat ne fikndezje mashtruese. Po bënte atë që pikërisht nuk e donte nga njerëzit . Ti shihte gjërat ndryshe nga realiteti…udhëtonte në rreze! Disa detaje me një dorë i shkruante me tjetrën i skiconte.

Poezi nga Irina Hysi

Ishte dhe s’ishte aty!? Pyet saktësisht veten, çfarë mendonte?!…

Poezi nga Irina Hysi

GRIMCË NË PLAZMË! Dhe jo vetëm, lind çdo sekondë, hapet bërthamës! Një emocion që ju mbush tejembanë! Një magji e vërtetë ndriçimi, ngrohtësi! Këtu pashë lindjen e diellit, derisa doli në formë! Pertej dajtit, mbi xham, dy diej të tjerë më të vegjël ! I bukur, mahnitës, si më i mirë se ndonjëherë! Një magji e vërtetë, vetveten bërë qendër! Përsëritës, folësgjumi, të ngadaltët e çdo mëngjesi! Dhe ata që fjetën jashtë… pluhurit ndëryjor. I bardhë, i pafjali veprues, shoqeverdha xheloze rreze… I mbështillet në ngjyrë, pa shpjegim tjetër interesi! Grimcë në plazmë! E palëvizshmja, pa peshën lëvizte nëpër qiell! Sekuencë eksploruese akullnajave shpirtërore!!...

21

...........................


Revista Obelisk

SHQETO”! SHQETO” I ndjeni trokitjet? Jo? Ky është vendi ku gjendemi, e ka një gjuhë.. Shikoni si ju servirin të padukshme, dukshmërinë…. shqeto”… Një gulç, fjala e parë kthen me rrufimë, si kafen, ndjeshmëri disponuese e butësisë. Aparencë buzësh alfabetoreske! E ngrohtë - e ftohtë!… Sjellë nga tabaka e shurdhër, metalike ose argjend… asnjë, dy, tre… Ndiqni brrylat ndër tavolina, krahët e tyre shtyjnë, mbledhin grusht hallet… Të tjera thonë, të tjera mendojnë, andej shikojnë, dhe humbin, humbin…ata sjanë aty… Ku janë, i patë gjë?....

...........................

ZGJIM SHPIRTËROR! Zgjim shpirtëror, dritëkuarc ëndrrash flenë mëndafshit, krejtësisht humbur. Mëngjeset lexojnë xhestet e vjeshtës, ato të lehtat , bien pa frymëmarrje… Shkojnë durimin thatë në hedhje, fluturueset puthin, çmimin e rritjes . Me aq lehtësi zhveshin shpresat kërcell, bien shtratit, të zhveshurat magjepsin! Ngjyrat diellargjil, virgjëreshat e betuara të rrënjëve, mbajnë ngrohtë kujtesën. Dyshimin e vërtetë të propozimit, lajthitin vërtetësinë, zënë çarçafët me aromë. Kursyer në rrudha fjalësh, çmimin e gojës mbyllur, rikthejnë besimin me dritën e syve. Fryma flijon energji të vjetra karmike, e t`bardhat, -gënjeshtrat, shkelin dënglat e tyre. Të ndalin pastaj shtyjnë, në pritje të ekzekutimit, në një të ftohtë-guximshëm…nën magjinë e saj! Të eturit detajfshehur!!!

NËN NJË MBULESË! Shpresoj të udhëtoj mendërisht, do të lëkundem ngadalë, prehërit të shpirtit. Ftohtë tani e tutje, si hëna jashtë trupit, kthyer në dhomë, hijet e natës; Gjetur vendet bosh, membrana e botës engjëjt mbështolli, në fishkëllimë trishtuese… Njihte me veten, hapësirën pas kompesate, fijen e ajrit, peshën e mungesës. Vakumi shfuqizohej, korrespondonin tërësinë e boshllëkut, çdo dimensioni. Padashur, miratuar përvojën, mbylli sytë, mungesa e diçkaje, fuqia e imazhit ish… Aq larg nga realiteti, shprehur vet aftësinë, me frymë vetmie, nxiste nostalgji. Gjysma e trupit i shkrihej si gjethe çaji, bindshëm hapte ngjyrë, zgjaste gjuhën, fjollës hollë. Shihte asgjë në ngjitje, çrregullim çmendurie nën një mbulesë, flijuar të vërtetën?! Shkëputur nga bota dhe gjërat e shpirtit, vetëm një moment, zëri i fikej befasisht. Zhvendosej pakapshëm, ecte larg, zhdukej në fazë rrotulluese, skena e jetës jashtë Universi. S`ishte vetëm, preku në ëndërr flladin e butë?!...

22


Qershor 2015

NDARJE UDHËSH Ndarje udhësh, zgjim drejt lirisë, stile të ndryshëm jetese, dallime nga njëri – tjetri. Konkurenca, nxitje, struktura të mbetura stilesh jonik, partenone çatish shkatërruar. Dredhka spirale synojn drejt qiellit, puplaëndrra jastëkësh, fluturojnë të dukurat nga poshtë! Flu të pakapshmet, zgjatin kollonat degëzduart, të hollat përpiqen të kapin. Lirshmërinë pafund, paqen në parmakë të zbukuruar, gdhendur në dru. Brishtësinë dhe elegancën pa kokë, në hire të magjishme, shtate shpirtrat madhëruar. Sakramentit të kungimit me bukë e verë mishëruar, trup e gjokse pagëzuar. Rite pastrimesh, gardhe gurësh të gjallë, flijime ripërtëritëse, perëndesha e dashurisë kërcen… Në ajër!

VEPRIM Apsolutja e qetësisë, e paraqitura me pamje kënaqësie, e rëna, ashtu në poziten e vdekur. I hipnotuzuari i avantazhit, asgjë për të humbur bukurisë, i gjeturi e revoltës së heshtur. I sjelluri nga përqëndrimi i milionave të dënuarve, i pamunduri i shorteve. Rrethuesi ironikisht e ironisë vepruese, ish punësuar, katrorit dhe rrethit të përçmuar. Do duhej ta bënte , nëse nuk mund ta gjente atë, dëgjuar ti flasë zërit të tij. I paguari i këmbëve te shkallëve, kulluesi i shtrydhur, i netëve! Dukej kaq qetë, i pa stërvitur universit të qetësisë, talent artit te ngurtësisë. Qytetit jasht ekuilibri me misterdritëzat në dritare betoni, përshkuar gazit të metropolit. Staguar mendjengushtët, të privilegjuarit jashtë ishullit, ndërsa krijesat e kufizuara veten! Të qeshurit më shumë se zakoni, krenaret argumentuese, mbijetuar orëve të ndara.

Poezi nga Irina Hysi

Të ashprit, të pavarurit , sekretet e errësirës kërcënojnë, zënë ngushtë për të ndarë minutin. Shkatërruar çdo second, qetësisht me qetësi , veprimin!!!

23

...........................


...........................

Revista Obelisk

140 vjetori i lindjes

M S

A M

O T

N A

NËMA

Kur pa se populli i tij, shpëtuar nga gjendja e rëndë e idiotësisë, shembi idhullin e rremë, Moisiu lëshoi nëmën: “Mallkuar qoftë ai ndër njerëzit që ngrihet e thotë: Çohuni, çlirohuni nga vargonjtë… Lëvdoni emrin tim se unë ju shpalla lirinë. Ai që ndërton një viç dhe thotë: -Ky është perëndia juaj. Bëni gjithçka për ta nderuar dhe hidhni një valle kodoshësh përreth monstrës.”14 Zëri i tij përndiqet nga kakofonia e zhurmave të dirigjuara, prandaj buçet drithërues pas çdo fitoreje të njeriut, pas çdo rrënimi të “të fortëve”. Ai rend, çlodhet, dihat, hesht, oshëtin nga viti në vit, nga vendi në vend, nga lashtësia në kohët moderne. Kumboi në sheshin e Berlinit në vitin 1945, për t’u kujtuar njerëzve se mallkimi sapo ishte shfaqur rrënueshëm mbi Hitlerin, Musolinin… “Mallkuar qoftë…” Sapo rropama u qetësua, idhuj të rinj vrapuan 24

të zenë poltronat e zbrazur. Ndërruan pamjen, stërholluan sjelljen, ëmbëlsuan zërin, veçse vazhduan të kërkojnë gjithmonë “lëvdoni emrin tim”. Çuditërisht njerëzit u bindën. Moisiu shtegton dhe zëri prej viteve, moskuptimit, indiferencës çirret e gjëmon. Në “Santiagon e ndotur me pështymë e gjak…”15 u kujtoi njerëzve se i përmbysuri nga froni nuk ishte i vetëm në krime. Mbi murin e Berlinit, në vjeshtën e vitit 1989, klithi përsëri dhe vrapoi shesheve nëpër kryeqytete. U shfaq tronditës në sheshin e Fitores në Bukuresht më 25 dhjetor 1989, hakërryes në Sheshin “Skënderbej”, bubullitës në Beograd, brutal në Bagdad … “Mallkuar qoftë ai ndër njerëzit që ngrihet e thotë: Lëvdoni emrin tim se unë ju shpalla lirinë.” Kudo shfaqen përpara njerëzve sozi të viçit idhull. Me gishtin mbi gjokin e tyre thurin ditirambin: “Ky është perëndia juaj. Bëni gjithçka për ta nderuar”. Moisiu nuk ka qetësi. Nëma e tij përndjek…


Qershor 2015

TOMAS MAN Jeta

Mendime

Lindi më 6 qershor 1875 në qytetin e Lybekut. Babai ishte jo vetëm tregtar i madh, por edhe senator i qytetit të Lybekut. Në vitin 1933 largohet nga Gjermania e fillon jetën si emigrant në Zvicër. Në vitin 1936 merr shtetësinë çekosllovake, pas një viti shkon në SHBA. Kthehet përfundimisht në Europë në vitin 1952 dhe jeton në Zvicër. Vdiq më 12 gusht 1955.

…për Çehovin. Padashur të vjen mendimi se njeriu është një krijesë e dështuar e natyrës. Ndërgjegjja, fillesa shpirtërore e tij, me sa duket nuk do të arrijë kurrë të pajtohet me natyrën, jetesën, gjendjen e tij shoqërore dhe kushdo që, për disa arsye ende të paqarta, e quan veten përgjegjës për fatet njerëzore, do të vuajë gjithmonë nga “pagjumësia” fisnike.16

Vepra Më 1914 boton novelën e parë në një revistë studentësh. Më vonë boton tregimin “Zotëria i vogël Frideman”. Romani “Budenbrokët” pasqyron rrrënimin ekonomik, fatin e familjes gjermane dhe problemet e shoqërisë së kohës. Më pas boton përmbledhjen e novelave “Tristani” dhe romanin “Lartësia e tij”. Gjatë Luftës së Parë Botërore shkruan e boton: “Mendime lufte”, “Frederiku dhe Koalicioni i Madh”, “Konsiderata të një apolitiku”. Në vitin 1922 boton një libër me ese për Gëten e Tolstoin. Pas dymbëdhjetë vitesh punë përfundoi në vitin 1924 romanin “Mali magjik”. Në SHBA boton “Lota e Vajmarit”, legjendën indiane “Kokët e këmbyera”, “Doktor Fausti”, “Romani i një romani” dhe serinë e shkrimeve biografike me ese për Dostojevskin, Niçen, Çehovin si dhe romanin “I zgjedhuri”. Në vitin 1952 boton “Mashtrimi”, “Konfensionet e aventurierit Feliks Krul”. Nga viti 1933 deri në vitin 1943 shkroi e botoi tetralogjinë “Jozefi e vëllezrit e tij”. Më 1955 shkruan esenë për Shilerin.

…për botën shqiptare. Nga letra e Tomas Man për Fan Nolin E vërteta ka gjithmonë humor, gjithmonë është e freskët, e drejtpërdrejtë dhe sidomos kur drita e saj bie mbi madhështoren dhe nxjerr në pah humanizmin, të veçantën e saj njerëzore, enigmatiken dhe grotesken e saj, pa as më të voglën frikë se me këtë po zhvleftëson dhe po e pakëson respektin që ke për të. Ju e vendosni në mënyrë origjinale moton e librit tuaj në fundin e tij: Perënditë nuk mund t’i dëmtosh me asgjë. Në frymën e këtyre fjalëve, kini shkruar një studim të gjallë dhe me këtë frymë e kam lexuar edhe unë, gjithmonë i interesuar dhe i magjepsur…17

Marrë nga libri “NOBEL LAUREATËT E

LETËRSISË” I Bujar Balliu botim I shtëpisë botuese “ADA

25

...........................


...........................

Revista Obelisk

Nga botimet “ADA” DALLËNDYSHET E QIELLIT POETIK FLUTUROJNË NË SHPIRTIN E LEXUESIT MAXHUN OSMANAJ

(Vështrim rreth librit ‘’Dallëndyshet e erës’’, poezi, Pëllumb Gorica)

Kur më ra në dorë (nga një mik) libri i mikut krijues, tiranas, Pëllumb Goricës, kureshtja më mbërtheu dhe s’u durova pa e lexuar pak më shpejt se të tjerat, për faktin, jo që të jetë vetëm lexim si relaksim, por më shumë si kureshtje, si hulumtim, si vëzhgim duke provuar të kërkoj veçanti, ku m’u ofrua në mendje një ide-kërkesë për të lexuar këtë poet?! Pëllumb Goricës ia kisha lexuar në shtypin e shkruar dhe portale krahas të tjerave dhjetëra poezi, të cilat më kishin lënë përshtypje në ide dhe porosi se ky poet nxjerr nga laboratori krijues vargje mjaft mbresëlënëse dhe me enigmën e jetës, ai gdhend aq bukur dukuritë sa të shtyjnë t’i përjetosh si nektar. Duke lexuar vëllimin poetik “Dallëndyshet e erës’’, poezia e tij na vjen si një komunikim me lexuesin në dy rrafshe; në rrafshin përkushtues ndaj disa emrave, për të cilët autori ka një ndjeshmëri më të spikatur, adhurim dhe në rrafshin tjetër, komunikim me kohën e shkuar si një dhuratë e çmuar që përherë ruan në mbamendjen dhe në shpirtin e tij që kurrë nuk i del “afati’’. Kështu libri, që në faqen e parë hapet me përkushtimin; Laertës e Keidës, buzëqeshjet e të cilave janë më të bukura se të gjitha poezitë. E shkuara e poetit, qoftë fëmijëria, qoftë grimca autobiografike në mënyrë të drejtpërdrejtë grishin autorin për të thënë atë që s’mund të ‘’rrijë rehat’’, pa ngacmuar në formën poetike kohën e ikur, ku nostalgjia, malli, dhembja, kalërojnë indin poetik të 26

poezisë. Te vargu poetik i Goricës hetojmë edhe disa veçori; rrëfimi poetik është i mbuluar me një ndjenjë skofiare - humane, të qetë, të butë, pa një gradacion dhe pa një stil, thuajse të rrufeshëm, siç hetohet të disa poetë me një stuhi a vërshim poetik. Gorica ecën me mendimin ashtu të qetë si një urtak që të përvetëson me aromën dhe nektarin poetik që mund t`i gjesh gati në çdo poezi. Nganjëherë mendojmë se pikërisht titulli “ Dallëndyshet e erës” janë ato poezi që i ngjajnë dallëndysheve (mbretëreshave të qiellit) që pushtojnë atë me dasmën e tyre fluturuese. Autori krahas një kënaqësie shpirtërore me njerëzit, me jetën, ai di të marrë në shënjestër edhe njerëzit që duhen etiketuar për dukuritë negative që iu ofrojnë shoqërisë, për njerëzit që s’duhet të jenë në mesin tonë. Poeti është i vetëdijshëm që sikur brenda shpirtit luftojnë fenomenet, format e ashpra, ashtu në jetë, në botë “ Bukuria, një fjalë që të mrekullon! Brenda saj gëlojnë mahnitje dhe mistere.” Ai e kupton bukurinë si gjënë e madhe shpirtërore që ka fuqi rrezatuese, por brenda saj ka mistere që ne nuk i njohim dhe na trondisin ngase; ,“Sikur në Botë në një çast të vockël, jeta të ndërtohej vetëm nga bukuria, ky do të ishte gëzimi i përbotshëm edhe pse kjo botë ka mrekulli me mijëra”. (Me emrin e saj). Poeti e kupton se bota nuk është e ndërtuar vetëm prej bukurisë, poenta e poezisë qëndron në atë se jeta nuk duhet shikuar kurrë vetëm zi apo bardhë, por ajo ka ngjyrat e saj, ngjyrat


Qershor 2015

Nga botimet “ADA” e shpirtit që reflektojnë me kënaqësinë e vet në mënyrën se si i shikojnë dhe i përjetojnë këto ngjyra (Drama apo skena jete). Gorica nuk i nënshtrohet fatit të asnjë skene, as jetës çfarëdo qoftë ngase në shpirtin e tij “Jetën e shikoj si një bard, zinxhirët kurrë si kam pranuar” (Pres mëngjeset mbi bedena). Forma e komunikimit tek poezia e Pëllumb Goricës është më shumë ndjesore dhe emocionale sesa një patos i zjarrtë. Pra, autori duket si një urtak poetik që shkel qetë mbi fushën e mendimit pa lënduar dhe gërvishur idenë, por duke i dhënë porosi ndijimit dhe kënaqësisë, qoftë personale apo kolektive. Autorin e tërheq aty këtu edhe tema sociale p.sh tek poezia “Fshehur ditëve që kanë ikur”., ku ia kushton një lypësi për të cilën autori me mjeshtëri dhe ide mjaft e nivelizuar skalit portretin e jashtëm dhe të brendshëm, ku thotë “Ngjason si plak ndonëse i ri, trishtimet të mbulojnë, se qielli i moshës është i zi, për të diejtë nuk ndriçojnë.” Dhe këtu poenta e poezisë mund të kuptohet si shfryerje, mallkim, keqardhje ndaj lypësit që paraqet një anë të errët të jetës sociale, me një figuracion të pastërt veshur me metafora, epitete, autori arrin të përçojë indin poetik të dhembjes. Eshtë e veçantë se autori u kushton poezi edhe miqve të rremë, të cilët me falsitetin e tyre synojnë të shtiren si miq, ku atyre ua ‘’dhuron’’,ndonjë mallkim; “ata janë të ligë,më shumë, si ujku i përrallës këmbëbardhë!, U tretshi si reja në qiellin blu, në ditën e fundit të verës!’’ (Joshje u dhëntë buza e humnerës!) apo ai ia kushton një poezi; “ Kur s’ke ç’të thuash’’ (Një pedofili në gjyq). Gorica nuk hesht qoftë edhe ndaj njerëzve pa dinjitet, qoftë dukurive negative. Ndërsa tema e dashurisë nuk mund të anashkalohet si te asnjë poet, edhe Gorica e trajton në mënyrën e gërshetimit si ylber ngjyrash pas shiut të qetë, të prajshëm. Ndër poezitë përkushtuese, autori ua kushton emrave që kanë lënë gjurmë në artin letrar-

poetik apo pamor, si p.sh, përkushtime për; “Fryma jote rreze dielli’’(poetit Milanov Kallupi),“Nën peshën e qiellit’’, (poeteshës Iliriana Sulkuqi),“Mikes poete’’,(Migena Arllatit),“Kitara e Jusuf Gërvallës’’, “Telajo e ëndrrës’’, (Piktorit të Popullit, Vangjush Mio), si dhe vendlindjes, Sulovës së tij të dashur, Kalasë se Prizrenit, tragjedisë nga orteku në Dragash të Kosovës, ngjarjeve të vitit ‘97 në qytetin e Cërrikut, dhe shumë përkushtime të njerëzve që i kanë lënë mbresa. Ai është poet i mbarë gjeografisë shpirtërore shqiptare që nga Prizreni i Kosovës, të Sulova e tij e dashur, e çmuar e deri në Gjirokastër. Atë e joshin dëshmitë dhe shenjat historike të çdo pëllëmbë shqiptare. Me frymën e lehtë pranverore komunikon edhe me stinët, edhe me njerëzit. Kur komunikon me të kaluarën, na bie në sy poezia me mjaft prurje dhe vlerë stilistiko - metaforike ku përmes gjuhës përmbush atë dhembjen e kohës që iku dhe të gjithëve na sëmbon vazhdimisht ku thotë: “Iku larg e më s’u kthye… si fustan vejushe nxirë”. Me figurat letrare: metaforë, epitet, krahasim gdhend dhe jep atë tisin nostalgjik ku aq bukur pushon mendimi për kohën e ikur. Vargjet e Pëllumb Goricës përmbushin kritetret që mund t’i quajmë modern, por që korrespondojnë edhe me traditën. Gjuha figurative të mbanë pezull dhe është një stoli e stilit dhe idesë siç thekson edhe redaktori i librit, Agim Bajrami:“…të bënë përshtypje figura e tij origjinale dhe fraza e plotë dhe e figurshme, dinamika dhe intensiteti poetik”. Pas mbarimit së lexuari të këtij libri mendojmë se Pëllumb Gorica vjen me një zë original, me një tingull poetik dhe guximshëm hyn në botën poetike.

27

...........................


...........................

Revista Obelisk

Poezi nga Sami Guzina Babait

Në dhjetë vjetorin e vdekjes

Të rënda, shumë të rënda Tetëdhjetë vitet e babait Nga rëndesa e tyre akoma më therr Supi dhe … shpirti. ………………………………. Sot pas dhjetë vitesh… Sa një humnerë, e thellë - mungesa E malli rritur sa një mal Për asgjë nuk vlen pendesa E për asgjë… “ Baba, më fal! ” Asgjë, si mbeti borxh, askujt Me njerëzit ish i drejtë, i sertë Veç Zotit të tij iu lut. Gjithçka tjetër e kishte me tokën. Ëndrrat ndante me të, pagjumësinë Mëngjeseve me vesë , nën shi , nën zheg Aty ish mbret e shkuar mbretit Shkencëtar , artist , strateg. Çfarë mori me vete? Cfarë na la? Pas ikjes së tij të qetë… Atë faqe kodre, ndarë me tarraca Ato degë të gjëra të atij qarri (ku rrallë kish kohë të ulej nën të) Si statuja antike ata mullarë bari (që natyrisht… aty nuk janë më). Atë gardh të bukur 28

Ata bostanë të pjekur Atë qen - azgan, ujk i zbutur Atë bel, atë kosë – brisk e mprehur… Gjithçka ka ikur, gjithçka ka vdekur Ai, veç ai, gjallë ka mbetur. Sa herë kaloj buzë asaj “shkretëtire” Diçka më mbyt, gjoksi frymë nuk nxjerr Në gjunjë të ulem, a ia vlen baba Të të shoh në sy, në foton mbi mermer? ……………………………….. Sot mbas dhjetë vitësh… Sa një humnerë, e thellë - mungesa E malli rritur sa një mal Për asgjë nuk vlen pendesa E për asgjë … “ Baba më fal ! “ Romë –Tiranë. Nëntor 2013 * MUHAXHIRËT Boshnjakëve të Shqipërisë Me rastin e 20 vjetorit të Shoqatës “ Zambak” Hasmi majtas, djathtas hasmi Hasmi i ri u erdhi n’prag Në vdekjen e një populli, për urim Ndante hallvë Evropa “plakë”. Dhe u nisën…ku të shkonin Nën një qiell pus të nxirë Sa më larg këtij mallkimi


Qershor 2015

Poezi nga Sami Guzina Nëpër botë… muhaxhirë…! Qiellin u a lanë maleve Në det e nisën lumin…me lot Me trastën e fatit nën sqetull Kokën pas s’e kthenin dot. Me anijen, si arkën e Noes Trastën e fatit e zbrazën me ngut As emrin s’ja dinin, as gjuhën Këtij vendi turqisht - arnaut. Fati! Eh, fati. U thanë:- Bujrum! Ca njerëz të mirë, vendas të lashtë -Dhe tokën, dhe ujin, dhe diellin Dhimbjet dhe gëzimet...- i kemi bashkë. Bashkë e patën shekullin e fatit Herë duke qeshur e herë duke qarë Netëve n’Erzen kërkonin hënën Dhe shihnin Urën …. në Mostar. …………………………………………… Hercegovina. Tokë princash Atje mes malesh, të veshur me…gur Ne “muhaxhirët” me dy ATDHE Me Shqiponjë e Zambak në dy flamurë. *- Të ikur nga atdheu e të vendosur diku.

Me shqiponjat u “grindëm” në shqotë Etërit tanë i bëmë pakëz krenarë Tek kuvendonin në oda me miq e shokë. Ne “të urtët-grindavecë” të teatrit absurd Nuk hymë n’garderobë. Se prekëm me dorë, Kostumin e kuq. Në shfaqjet idiote Qëndruam në sallë, veç spektatorë!!! ……………………………………………… Dy herë kam qarë si burrë. …Kur përcolla tim atë n’atë botë Dhe at’ ditë kur trokitja në derën tënde Më përgjigjej … e kotë, e kotë, e kotë! U ula tek pragu. Bota kish marë rrokullimën. Në atë mes marsi t’ mallkuar Në vend që të shijonim pranverën Ecnim kuturu, të gjithë… të shkalluar. Mbi pegasin tënd u grinde me sirenat Me ciklopin nga pas… e anatemat mjerane Unë këtu koleksionoja gëzhojat e përgjakura Nëpër qiell, bulevarde…ekrane.

Maj 2015

LARG DHE AFËR Mikut tim, Ndoc Selimi Urim për festën e Aviacionit. Fëmijëria jonë. E varfër, e bukur, e lagur Nga stërkalat e Erzenit e Drinit. Në rini, si “donzhuanë,”për të dashurat Postonim vargje roze të Eseninit.

Nga një “govatë” uji të kripur Për muaj e vite u ndamë për dreq. Tash botojmë shkrime e libra E diskutojmë e grindemi si pleq… E jetuam këtë botë. E pas do të lemë diçka. Diçka për zogjtë mbi varret tanë Të gjallët kanë punë. Por s’ është hata’ Të mbjellin pran’ nesh dy jargavanë… Prill 2015

U rritëm. Si Da Vinçë të epokës moderne… 29

...........................


...........................

Revista Obelisk

PRANVERA POETIKE DURRSAKE 2015 nga Vladimir Muça Krijuesit e qytetit të bukur bregdetar të Durrësit, të organizuar rreth Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, zhvilloi me 30-31 Maj 2015 edicionin e pestë të festivalit “Pranvera Poetike Durrsake”. Një pranverë e cila në tërësinë e sajë kulturore, po rizgjon jo vetëm muzat e poetëve durrsakë, por me frymën e dashurisë për dashurinë, etnokulturën muzeale, arkeologjike po rizbulon vlerat e plehërosura arkeologjike tash 25 vjet tranzicion, duke marrë sandejmi dashurinë nër shekuj të krijuesve në këtë qytet 3000 vjeçarë. Jo rastësisht mysafirët poetë, ardhur nga klubi “Harmonium” i Kavajës, poetët e Flakës Gjilanit, Jonianët e Sarandës magjike të sirenave ndjellese, Triremat Laburnite të Ulqinit, Ulbianët e Prishtinës historike tashmë të pavarur, me në krye poeten e veprimtaren e palodhur, kryetaren Flora Brovima, bilblejtë përmetarë të Laver Bariut virtuoz, Kristoforidhasit Skampas, bijtë e mekuar në qumësht nga gjiri ngurosur i Rozafës Shkodrane dhe poetët kuksian, i gjeta të mirëseardhur nën platenë e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu. Kureshtar e të vëmëndshëm, aty ku arkeologët e rinj me në krye të shumëkulturuarin, Doktorrin e Shkencave arkeologjike, Eduard Shehi ndëgjonin e shihnin rizbulimin e termave romake, nxjerrjen në pah të vlerave etnokulturore, urbanistike, nën një Qëndër Kulturore të kohëve moderrne si një domethënie e plotë se ky qytet i ka mikluar nër shekuj artistët me muzën e pashterëshme të krijimit. Ndaj dhe poetët me muzën poetike, kush me laps e kush me celular, të këndjellet nga madhështia e kësaj pasurie të jashtëzakonëshme filluan të derdhin me fuqinë dhe ciltërsinë e shpirtit vargjet poetike të mirësegjetjes. 30

Kishte mëse dy muaj që kryesia e Klubit të Shkrimtarëve dhe artistëve, ku militojnë poetë, shkrimtarë, studiues, skulptorë, piktorë, aktorë, këngëtar, nën drejtimin këmbëngulës e të palodhur të shkrimtarit erudit Nikolla Spathari po merreshim me përgatitjen e këtij evenimenti kulturor. Kryesia, Nikolla, në bashkëpunimin me bisnesmenë dashamirës të artit, programuan dhe realizuan një veprimtari model. Në këtë aktivitet kulminant nga dhjetra aktivitete, morën pjesë poetë nga hapsirat mbarëkombëtare, jashtë truallit amë, krijuesit durrsak, nga Tirana, Elbasani, Pogradeci, Përmeti, Shkodra, Saranda, Kavaja. Sipas traditës të krijuar aktiviteti u nda në dy seanca. Kryetari i K.SH.A. Nikolla Spathari mbasi falenderoi të mirëseardhurit, firmat “Durrësi-T”, “Teuta SHA” “ Sigal Durrës” Barbufe “Pjazza” të cilët me sponsorizimet e tyre mundësuan zhvillimin e këtij aktiviteti kulturor. Zoti Spathari ngulmoi që në interes të integrimit të tyre midis forcave krijuese, nga klubet e krijuara dhe ato në ringritje, të ecet në shinat e institucionalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Aktiviteti siç është bërë traditë u nda në dy pjesë. Pjesa e parë në formën e një lektoriumi mbi aktivitetin poetik dhe atë shoqëror, në palodhje të poetit durrsak Bardhyl Agasi, ku referuan: poeti Vaso Papaj, kritiku Fatmir Minguli dhe shkrimtari e studiuesi Vladimir Muça. Referuesit evidentuan vlerat poetike, mesazhet, veçoritë e poezisë të Bardhyl Agasit nër vite, si dhe evolimin e sajë në kontekste të reja kohore e shoqërore. Siç u shpreh dhe drejtori i Kulturës në bashki


Qershor 2015

PRANVERA POETIKE NE DURRSAKE 2015 Ardian Gurra, klubi i shkrimtarëve e ka bërë tashmë normë jo vetëm evidentimin e vlerave, por dhe të propozojë e të laurojë krijuesit për punën e bërë. Ndaj dhe në intervalet mes referimeve, pas kënaqësis që na përcillnin aktorët e teatrit “ Aleksandër Moisiu” me aktorimin brilant të poezive të poetit Agasi, drejtori Gurra, në emër të Kryetarit të bashkisë, i dha fletë-lavdërimin “Mirnjohja e Qytetit” Bardhyl Agasit, ndërsa Nikolla Spathari, në emër të antarësisë Klubit i dorëzoi Çmimin “ Viçens Prenushi”.

- Me çmim të tretë: 1- Ilir Paja 2-Riza Çato 3- Ibrahim Berjashi. Çmimi “Romani më i mirë i vitit” ju dha romancieres Laureta Traga”. Me “çmime inkurajues”: 1- Migena Arllapi 2- Habi Hoxha

Piktori e pronari i “Kompleksit Traga” si kurdoherë, u tregua sa dashamirës është ndaj artit dhe kulturës duke bërë atë që se bënë edhe këtë edicion institucionet shtetërore. Ai sponsorizoi Duke falenderuar për laurimin e bërë nga pjesën më të madhe të aktivitetit duke përfshirë bashkia Durrës poeti Agasi, siç është modest në drekën për të ftuarit si dhe shpërblimet për fituesit tërë jetën krijuese e shoqërore u shpreh se do e çmimeve. ishte mirënjohës Durrësit gjer në frymën e fundit Duke ngritur shëndete në drekën e shtruar të shpirtit dhe s’do pushonte së punuari me me këtë rast, jo vetëm zoti Nikolla, por gjithë shkrimet e tijë, në nxjerrjen në pah të vlerave të Durrësit e të durrsakëve, si dhe të gjithë vëndeve të pranishmit i shprehën zotit Traga respekte e kosiderata për përkushtimin e mbështetjen e ku frymojnë shqiptarët. komunitetit të krijuesve. Pjesa e dytë e festivalit vazhdoi me odën Programi vazhdoi me vizitat në qendrat poetike ku të 40 poetët pjesëmarrës në konkurim, në hapsirat e një pluralizmi krijues, manifestuan e rilindura arkeologjike, në trion e shtatoreve ndjenjat e frymën poetike kombëtare. Konkurimet derdhur në bronx të Tina Tërner, Xhon Lenonit, poetike, ngjyrat, mesazhet, ngarkesën emocionale Rovingtonsit si dhe në risitë arkitektonike të e ndjenjësore, ja shtonin pikturat avangarde cilat ja kanë shtuar bukurinë qytetit bregdetar, të shumëvlersuara nga kritikët kombëtarë dhe Dyrrahut të lashtë ilirik. ata botëror, vendosur në katër faqet e “Galerisë Buzëmbremja i gjeti poetët duke shëtitur Traga”, një punë kjo titanike e bërë me shumë në grinatën e bregut të Plazhit, sa të magjishëm përkushtim e shumë ndjenjë. Arti poetik lind në atë kuqëlimin e përflakur në Currila nën e bashkëjeton me artin piktural si dy vëllezër Kodër-Vilë, aq dhe moderne me karraxhatat siamezë. Ndoshta dhe juria e përbërë nga Mjeshtri shumëkalimshe anash të cilave lartohen resorset Madh Gjergj Vlashi demiurgu redaktorial Pandeli turistike. Mbas një darke të shijëshme në një Koçi dhe shkrimtari e studiuesi Nikolla Spathari, prej restorant-hoteleve lluksoze pranë “Rrotës tek shihnin telajot pikturale ngjeshur në mure siç kuqe” me rrjedhjen e pentagramëve të këngëve rrinin ngjeshas dhe poetët në karriket mbi tapetin nga gjithë trevat shqiptare poetët e kishin të oriental të galerisë e patën jo të lehtë të bënin pamundur ti mbyllnin qepallat. Me laps në vlerësimin përkatës. dorë, nën zhurmërimin paqtues të dallgëve në Mjeshtri Madh Gjergj Vlashi në emër të bregun e rërtë, nën ritmin dritësues të fenerit në jurisë shpalli çmimet për poezitë më të vlersuara: Kodër- Vilë dhe llamburitjes fosforishente mbi akuariumin e portit, si një pikturë e Salvador - Me çmim të parë u vlerësua poeti Nazmi Dalisë, ata thurnin vargje për edicionin e gjashtë Roli. të “ Pranverës Poetike Durrsake” - Me çmim të dytë :1- Riza Broholli 2- Sabit Rustemi. 31

...........................


Revista Obelisk

Q Ë

Vasil Vasili, Kundraroman në mekanizmin e legjendës ( Ese) ...Toni ka mbledhur në një vatër psikologjitë, estetikën, moralin, kujtesën, simbologjinë e kohëve të një populli për të theksuar se sa pa psikologji popullore, pa moral popullor, pa kujtesë popullore, pa simbologji popullore është koha e jetës së vjellagjolasve. Adelina Balashi, Shkrimtarët gjeneralët e veprave të tyre ( Mendime) ...Kundraromani Engjuj pa qiell që është ndertuar me zberthime simbolike ka dy detyra të përcaktuara mjaft mirë, e para, të sjellin mesazhe për ngjarje të pajetuara nga të gjithë, të mbytura nga trashësia e ’’Mjegullës’’ së patretëshme. Dhe e dyta, për të rikujtuar e hequr iluzionet mbijetuese të maskave ’’Mjegullore sheqerosëse’’ ...

M U N D

Zamira Matoshi, Mjegulla në letërsinë shqipe duhet çarë nga engjuj të guximshëm (Analizë) ...Le të tentojmë të gjithë së bashku të nisemi drejt qiellit, seicili në fushën e SURIHVLRQLQ Ts ND GXNH ¿ OOXDU Ts QJD oDUMD H PMHJXOOsV që mbeshtjell kokën e secilit e do të kuptojmë se qielli që paralajmëron Ton Zmali nuk është një endërr.

S H K R E T I N A T

Astrit Hajdini, Letër e sinqertë prej kolegu...Në kundraromanin Engjuj pa qiell tradita e mjegullës nuk lejon asnji reformim. Ajo shtyp e izolon pa mëshirë, turbullon vështrimin e mendimin, i shndërron Engjujt në tokësa...zvarranikë.

-

ISBN: 978-9928-193-54-4

9 789928 193544

me 27 gjin të

(Ded Nik

Besmir Muslia

Kurtheve kohore ISBN: 978-9928-193-64-3

9 789928 193643

Poezi Çmimi: 700 lekë

DED NIKOLL LUCA(DENILU )E NESËRMJA QË KËNDON

etrare

ë libri

absurdi mbretëror

eu në hme “

Besmir Muslia - Kurtheve kohore - Poezi

roi në

et e ranës, atyrës,

Gerta Bandilli- THëna e stinës së vetmisë - Poezi

Agim Basha, Sulmuesit e tij janë parë të shfaqen gjithnjë nëpër karakolle, të i hedhin shigjeta shpesh edhe të befta e plot helm, por nuk kanë munguar edhe nëpër kuinta, madje këto kanë qenë më cinike e dashakeqe. Të gjitha këto kanë mbetur thjeshtë akte agresorësh të dështuar që nuk e kanë tronditur dhe as zmbrapsur D IDVKLWXU VDGRSDN QJMLWMsQ H WLM VL]L¿ DQH Qs PDOLQ H veshtirë të krijimtarisë.

9 789928 193452

ISBN: 978-9928-193-41-4 ISBN: 978-9928-193-79-7 9 789928 193391

9 789928 193414

€

9 78 9 9 28 1 93 7 97

Basir Bushkashi

ër ua e ht. të 3sit ëe me it, aft

në cit të

Vepra të autorit:

r” 9)

or.

ë

...........................

32

1. Kur nisim udhët (Poezi) 1986 2. Ditët duan këngë (Poezi) 1993 3. Meloditë e syve (Poezi) 1997 4. Përtej është qielli (Poezi) 2000 5. Matura 2004 ( Orë letrare) 2004 6. Shpirti i drurëve ( Poezi) 2007 7. Mimozat e kujtimeve ( Poezi e zgjedhur) 2009 8. Vërshimet e gjelbra (Poezi) 2013 9. Kurora pikëllimi (Mbresa) 2013 10. Stinë rinie... (poezi) 2015

JE TI... Nga gjithë parfumet, Që ka bota, Më i këndshmi parfum, Doemos, je ti... E ç’duhen më tepër Fjalë të kota? Për ty që më mbyte Me dashuri...

9 789928 193476

Gerta Bandilli

Stinë rinie. .

Poezi

Hëna e stinës së vetmuar Poezi

ISBN: 978-9928-193-47-6

9 789928 193247

Basir Bushkashi - Stinë rinie - Poezi

t.....

O A Z I

Çmimi: 500 lekë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Obelisk172pdf by roland lushi - Issuu