170
ISSN 2225-78-96
Prill 2015
Revistë e periodike letraro-artistike Viti VIII-të i botimit Nr. 170 / 2015 Organ i Shtëpisë Botuese “ADA” Çmimi 100 lekë 1.5 €
në vend të editorialit
protestës dhe kultura pa frymë nga Erion Kristo
Intervista
Pengu i Gjergj Vlashit Në brendësi: Poezi Përsëri nesër – nga Daniel Gazulli Poezi nga - Mina Caushi & Liri Bimi
SELVI BEÇAJ: SELVI BEÇAJ: SELVI BEÇAJ:
muar për Shkenca lomuar Shkenca muar përpër Shkenca dhe Drejtësi. ke dhe Drejtësi. dhe Drejtësi. nuar si shefe Kabineti punuar si shefe Kabineti nuar si shefe Kabineti ktoriatin e Lartë të të ektoriatin spektoriatin e Lartë ktoriatin e Lartë të mit dhedhe Kontrollit të të arimit Kontrollit mit Kontrollit të erive si dhe dhe diplomate si dhe diplomate enin si dhe diplomate e Përhershëm onin isionin e Përhershëm nin e Përhershëm tik në Vjenë (OSBE). atik matik në Vjenë (OSBE). tik në Vjenë (OSBE).
isht ushtron detyrën ualisht ushtron detyrën isht ushtron detyrën tes si Sekretare e e mates si Sekretare tes si Sekretare e në onsullatës së R.SH. e Konsullatës së R.SH. onsullatës së R.SH. në në l. boll. l. llimit poetik “Fort do të vëllimit poetik “Fort do të llimit “Fort dolibri të thej, opoetik jetë”, ky është bërthej, o jetë”, ky është libri thej, o jetë”, ky është libri të. dytë. të.
Tregim Në këtë shtëpi nuk hyn gazeta – Aziz Nesin Gracka e dhimbjes – nga Albana Lifschin Intervista - Pranvera Drita Gjoni “Dashuria është dimension i pestë” - Italo Kalvino
Roland Musta
KREDO -
1
...........................
REVISTA OBELISK
12
...........................
botime vetëm
1200L Obelisk 170 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” ëëë.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VIII-të i botimit - Nr.170 Prill 2015 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: rlushi@yahoo.it
Përshëndetje!
Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.
ABONOHU TANI
Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: ëëë.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it
1200 LEKË
12muaj 2
Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0130-260249-001 IBAN – AL12 2061 1035 0000 1302 6024 9001 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2015 Tirazhi: 1000 copë
Prill 2015
Shpirti i protestës dhe kultura pa frymë nga Erion Kristo Shumë njerëz, por dhe intelektualë, e kanë vënë re mungesën tonë të shpirtit të protestës. Shqiptarët pajtohen me të keqen dhe përpiqen të zgjedhin të keqen më të vogël, duke dëmtuar rëndë ardhmërinë e tyre. Ndërsa do të duhej të protestonin, të bojkotonin, të neveritnin. Po asnjë gjë e tillë nuk ndodh. Dhe shumë e kanë konstatuar, duke treguar jo vetëm pamundësinë tonë, por dhe largësinë që kemi nga kombe të tjerë, madje dhe nga vëllezërit e motrat e Kosovës. Por këtë ndjenjë mpirjeje na e kanë përshkruar me imtësi edhe baballarët e kombit, si Vaso Pasha, Sami Frashëri, Faik Konica, Gjergj Fishta, e plot të tjerë. Fotografinë pra, e kemi pas bërë prej një shekulli, po vaksinën do të duhet ende ta presim, sepse edhe baballarët nuk e kishin menduar. Por ndërkohë që përpëlitemi në mungesë shprese, ka me dhjetëra armë të papërdorura, njëlloj me bunkerët që nuk panë kurrë luftë me sy, por që mbinë dhe vegjetuan me dekada. Një nga mjetet më të thjeshta është ARTI. Arti mund të nxisë shpirtin e protestës, shpirtin e revoltës, shpirtin e mospajtimit me të keqen. Po arti është në luftë jo thjesht për mbijetesë,
por për maksimalizim të mediokritetit prej klikimi. Dhe kjo ndodh me artin muzikor. Muzika jonë klasike është në përpëlitje. Muzika jonë moderne është kthyer në turbofolk, dhe turbofolku është në kërkim të bajates, sepse ajo sjell më shumë të ardhura. Nuk njohim këngëtarë me shpirt social, ose i njohim vetëm për fushata, dhe numërohen me gishta. Arti piktorik është projektuar në një botë fantastike metafizike kozmike joreale ngjyrash. Njerëzorja, e thjeshta, e përditshmja nuk kapen. Letërsia vuan nga retrospektiva, zhytja në të kaluarën e lavdishme komuniste dhe mungon jetësorja. Skenat teatrore janë skena ku nuk flet etniciteti, po kozmopolitizmi. Monumentalistika nuk ekziston, madje është kthyer në skrap-art. Kinematografia është me diarre. Të gjitha këto mund ta vinin në qendër njeriun që nuk pajtohet, që kundërshton, që proteston, që përplaset, që fiton. Monumenti i protestuesit, ekspoprotesta, filmi protestant, rebel-rock, teatri buzëplasës do ishin zgjidhje reale. Po dhe mendimi, romani, poezia, duhet të jenë në pararojë të ngjalljes së shpirtit kërkues, kundërshtues, sfidues. 3
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
I ftuar i numrit
Roland Musta
KREDO PERCJELLJE
Kur po largohesha,
Vetëm Shqipëria më përcolli gjer në Rinas. Dhe me sytë e saj të butë, Në ndarje, më tha: E di që s'të pëlqen Paqja me luftë, As Nënshtrimi, Birvëlla.! NewYork, tetor 2002 ATDHEU
Atdhe, Atdhe
të përshëndes, Ngado që jam
4
e rrugëtoj. Dhe po të vdes, Për ty do vdes, Në luftë u nisa që të rroj. Atdhe, Atdhe të përshëndes, Në çdo hap nga rrugëtoj. Dhe po të vdes, nga ty do vdes, Që mban mbi qafë ca langoj. Arizona, nëntor 2014
Prill 2015
KOHE TJETER
THESAR
Vdiqën personazhet që solla në
Nga gjyshet mora dhimbjen.
gazetë Dhe ata që më përshëndetën, Dhe ata që rrebeluan. Sa shpejt ikën, sa shpejt. Si ta kishin jetën hua. Kaq befas, i vetëm. Emri në një kohë, Mbiemri në tjetër. Ne mes ca vite të marrë Dhe breshër. Arizona, 2015 KREDO
Sa çel dita
Mbjell një lule. Kur s'kam ç'mbjell Dal e ujis. Të nder gjunjët Paksa ulem, Shoh si lind Tej një filiz. Mbretëror Larg mbretërisë! Kur bën dimër, Kur s'ka lule, Dal dhe trungjet Prek me dorë. Mbledh ca fjalë Në përgjumje. Le ca gjurmë Nëpër borë. Arizona, 2014
Nga ati, të përballem. Dhe nëna, si jetime Më lutej, ndero varret. KLLOCKA
Një pulë kur ra klloçkë I vunë vezë rose, Dhe pula te një shoshë Mbi vezët po çngjyrosej. Kur tri javët kaluan U bë me dhjetë zogj, S'iu dukën aq të huaj, S'iu dukën çamarrokë. Dhe klloçka i ushqente, Ua coptonte krimbin, Mbi krahë i dëfrente Gjersa në gjoks i flinin. Një çast me qiej plumbi Zogjtë iu larguan, Si topth iu hodhën lumit Sa klloçkën e tërbuan. Dhe klloçka si e marrë Me kthetra kërceu Drejt zogjve lodërtarë Por vala, s'e kurseu. IN MEMORY
Sa vija në qytetin tënd Pesë hapa dhe, të gjeja.
5
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Cikel poetik nga Roland Musta Dhe zemra gjoksit s'gjente vend Mbi det ti ishe reja ! Dhe fluturonim gjithë ngut Nuk di se nga të çoja, Dhe hënëzën si zog në muzg Në duar ta lëshoja. Dhe rendëm nuk lamë vend, Bri valës gjarpëroshe Dhe çfarë të thosha s'e mbaj mend, S'mbaj mend as çfarë më thoshe. Arizona, mars 2015 CENTRAL PARK
Në park dola vetëm fare
Veç me qiejt jap e marr, Rreth shkollare e shkollare Ndiqen e puthen mbi bar. U ndjeva dhe më vetmuar Vitetretur thellë e larg, Si një mesazh i vonuar, Kaq i tepërt në një park. 6
Zërat e erës përcjell, Bëj të çap si në përçart, Si i verbëer trembur shkel, Murg që fundin vetë e mbart... Flagstaff,14 shkurt 2015 TE UR' E SHIJAKUT
Te Ur' e Shijakut
Pritja një belhollë, Si dikur sokakut, Kur shkonte në shkollë. Larg, i linte shoqet Vinte e veçuar, Zot, se ç'më përpoqe Me ca sy të shkruar. Te Ur' e Shijakut Pritja një belhollë, Me flokët e lagur Nga një vesë fjollë. Trenat venë e vijnë, Rëndshëm kryqëzohen Mbi gjoks fërfërijnë Ernat e një kohe... Te Ur' e Shijakut, Është një këng' e rrejshme, S'ka një lidhje shkaku Me asgjë të djeshme...
Prill 2015
Cikel poetik nga Roland Musta AROME
S'besoja se do ikte nëna
Dhe pse ish mbledhur sa një zog. Fluturoi lodhur ballëhëna, Dhe shplodhet te një borzilok.
Dhe putheshim poshtë një rrapi Ku prehej një qytet me zogj, Dhe yjet me dorë i kapnim Dhe kishim pranë veç një Zot !.. ZOT
NJE RREZE NE MUZG
Më puthe gjatë në mes të ditës, Në mes të Sheshit Skënderbe, Ku dergjeshin me nge ca lypës Dhe ca pellumba vinin rreth.
Më puthe fort pas kaq vitesh Dhe unë me mall të putha paq Të putheshim, kur më mahnisje Nuk do te isha plakur kaq... Tiranë, qershor 2013 METAMORFOZE
Vdiq babai.Vdiq dhe nëna Vdiqën të dhembur të tjerë, Them me vete, vallë, ç'bëra Që po ndjehem kaq i mjerë.
Them me vete se, ç'kam bërë Që fati m'u lidh kaq ters Zot, që s'humba si gjilpërë Zot, që nuk më le të vdes. ...Zot, më shtove me tre nipër Sytë dhe zërin si Ata Zot, zbrite engjëj nga sipër Zot, më ler të rroj dhe ca... Flagstaff, 28 prill 2014
Unë jam i fotos bardh e zi, I penës ngjyer në mellan. I librit që mbahej në gji Dhe nënës që mënjanë qan. Jam kur bëhej dashuria Jo në vetura e motel. Kur vajzën që larg e shihja Me pak hënë e pak rimel. 7
...........................
REVISTA OBELISK
-Cikël poetik-
PËRSËRI NESËR DANIEL GAZULLI
D
aniel Gazulli, bën pjesë në ata intelektualë shqiptarë të heshtur,me një formim të përgjithshëm dhe elitar që s’folën kurrë për vete, e s’deshën kurrë dukje megjithë dijet dhe kapaciterin potencial që kalon shumëfish ata që “vetëquhen” kështu. Me prejardhje nga një familje me emër të madh,siç janë Gazullorët(Gjon Gazulli, astronon dhe matematikan i shekullit të XV, ambasador i Gjergj Kastriotit, deri tek i fundit Gjon Gazulli, deputet Nolist, varur në litar në Shkodër në mars 1927, për të arritur tek gjuhëtari Nikollë Gazulli pushkatuar në shkurt 1946). Daniel Gazulli shkroi dhe la si të vetmen pasuri veprat e tij, që përfshijnë novela, romane,dhe vëllim poetik. Por veç krijimtarisë artistike ai hulumtoi në mënyrë autodidakte në gjuhësi, histori etj. Ai ishte një shqipërues i zellshëm dhe besnik i gegnishtes që e deshi dhe e ruajti me fanatizëm në çdo krijim dhe përkthim të tij. Veprat e tij janë përkthyer gjithashtu në anglisht dhe italisht. Ndërsa veprimtaria e Tij është mjaft e gjerë, jo vetëm artistikisht, por mbi te gjitha njerëzisht. Rrallë gjen të mbledhura tek një njeri, kaq shumë cilësi dhe vlera. Pas vdekjes, Bashkia e Qytetit te Lezhës e shpalli “Qytetar Nderi” të këtij qyteti. Drita Lushi, autore. Prill, 2015
do të marr përsëri shtegëtimin në kërkim të ngjyrave të përndame në brigje të thepisuna e me to të thur një kangë dashunie. Nëse një ditë nga kjo histori dashunie do të ketë ngelë vetëm kanga, përsëri njerëzit do të ndalen e të stepun do të thonë: E madhërishme ishte!
Udhëtoj me hap të lehtë në Rrugicën e Kujtimeve mbulue nga gjethet e viteve, ndërsa vargu i njerëzve shëtit i shkujdesun trotuareve të mpimë nga vapa e korrikut. Kjo mbramje, se ç’më hedh mbi qerpikë një tis frike mos humbas rrugën e kthimit.
NËSE NJË DITË… Nëse një ditë të tjera erna do të fryejnë e do të trazojnë ngjyrat e piezazhit gjithë dritë, që lulëzon në zemrat tona, dhe dallgët do t’çajnë muret e brishtë të një andërre që kurrë e rrethueme nuk desht të ishte, ........................... 8
NË RRUGICËN E KUJTIMEVE Ndjej frymëmarrjen e barit, që e ledhaton një erë e fishkun. Deti atje tej gjëmon, sikur do të tregojë lashtësinë e tij dhe rrudhat e bardha. Hana ka veshë një triko gri e me trishtim e shikojnë yjet, vetmitarë të përjetëshëm, pa andërr se një natë do të bashkohen njeni me tjetrin.
Sa ma larg shkoj, aq ma të verdha janë gjethet. Sa vite pa u kthye në këte pjesë të rrugës ku nuk kanë ngelë as shenjat.
PËRSËRI NESËR
Rrugicë e kujtimeve, pa projekte ndërtimesh të reja.
KAM NEVOJË Kam nevojë për dashuninë tande, grua a vajzë qofsh ti, ma shumë se bima për shi, ma shumë se për qumshtin e valë e për ajrin, kam nevojë për tanden dashuni, grua a vajzë qofsh ti. Kam nevojë për dashuninë tande, grua a vajzë qofsh ti, për përkëdheljet e dorës tande nga rrjedh e ngrohtë dashunia, për belin tand që këputet në krahun tim, për prushin e buzëve – Kam nevojë për tanden dashuni. Kam nevojë për dashuninë tande, dashuninë t’pafrikë e pa dyshime, për dashuninë që s’njeh veç zemres të tjera pengime, për dashuninë që rrjedh e pastër nga burimi në derdhje e andrrat vaditë e i ban të lulëzojnë të shëndetëshme. Kam nevojë për dashuninë tande, grua a vajzë qofsh ti, që në ditet e gëzueme të më shtojnë lumtuninë, që në ditët e trishta hidhnimin t’ ma paksojnë. Kam nevojë – për tanden dashuni. Ptuh! – mbi tokën dhe bimën dhe gruen që dashka shterpësi! Lavdi asaj që do, asaj që lind, asaj që ban dashuni!
SHËTIS I VETËM Nuk u enda nëpër botë. As kisha me sé, e deri të drejtën ma mohuen të fluturoja qiejve, prandaj, shpesh i vetëm, vazhdoj të shkel rrugët e papërfundueme asnjëherë
të qytetit tim, që lëngon prej etheve.
Prill 2015
Ngrihem heret, porsa drita e parë e diellit puthë rrëshqitas majat e pemëve. Ec larg atyne që, të krekosun në piedestalin e padijes kujtojnë se majën kanë arrijtë dhe gjithnjë ma pak ta shtërngojnë dorën po u ndale t’i përshëndesish, sa mezi ndjehen të qullët gishtat. Larg atyne që, te vetkenaqun për rrobat e shtrejta e shpirtin zhele-zhele, mbjellin “unin” në tokë shterpe. Larg atyne që zgjodhën për burg kafazin e praruem e për një vilë shitën shpirtin, dhe zbresin nga makinat e shtrejta, buzët përgjysëm çelun, sikur kanë etje. Larg atyne që urrejtjen trashëgim u lanë fëmijëve e më kot mundohen një botë ma të bukur të shohin me syzat e argjendta. Larg atyne që në gjuhë të huej flasin për të harrue kasollën e vjetër. I vetëm shëtis rrugëve të qytetit tim që lëngon prej etheve, ku kanë harrue të ndërrohen stinët, as dimën, as pranëverë, pse dallendyshet, thonë, të tjera shtigje kanë marrë, dhe akoma rrugëve krrokasin korbat e dimnit.
MË SHKRUEJ Edhe në mos marrsh përgjigje ti, përsëri më shkruej dy rreshta;
▼
Gjithçka asht e butë, e verdhëmurrmë dhe e heshtun. Rrugicë e kujtimeve, pa tabela, pa zambakë anash, si atëherë kur gjethet porsa bulëzonin dhe dielli nuk përëndonte kaq heret.
9
...........................
PËRSËRI NESËR
REVISTA OBELISK
Do të përkëdhel çdo rrokje, gërmat një nga një e ti, përkëdheljen do të ndjesh në brinjë.
Më shkruej. Thuamë nëse dashuni ban sërishmi me mue kur harrohesh në andërra. Nëse ke pa gjurmët e mia edhe në borën e sivjetme; nëse mbramjeve tue shetitë trotuarëve ke ndje të të përshkojë një dridhërimë nga prekja e lehtë e dorës tande, gishtat shtërngue në timen. Më shkruej: Do të përkëdhel çdo rrokje, gërmat një nga një.
PËRSËRI NESËR Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande them, kushedi ç'gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj, dhe ndjej se si fëshfërim' e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era; ai fllad arrin deri tek unë bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit, ndërsa dridhmat që sikur vinë nga thellësi e tokës si vibracione violine, ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lules në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit. Kurrë s'i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tinguj aq sa, një ditë të mos m'arrijnë, lutem, le të më sjellin fjalë zemrake - mjaft të griset heshtja, të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e pa hapsinë, e ashtu të harrohem. Kur telefonin mbyll, më duket sikur gjithçka tretet në një re gri, ........................... 10
si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja, dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet e papritë e ftohtë bahet era, por them, jo jo, dallëndyshet do të kthehen e nesër përsëri gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.
NATË Natë. Bie shi. Errësina ka ndehë pushtetin e saj mbi qytet. Në shpirtin tim – diell, që ndrin tejembanë një andërr të magjishme, atje larg … larg ………. BASHKË Aq thellë ke hy në jetën time, mu në zemër të zemrës, të dalish ma, jo, s’asht e mundun zemrën pa më ba thërrime. Më pyet: ku shkojmë kështu, dimni po vjen? Eje, të them, eja, në zemër të zemrës të të marr, e po fryu murla a të bajë stuhi, shtërngom dhe ma fort, shtërngom, e mira ime, të të ngroh me dashuni.
V D E K J A S’ asht e vërtetë që vdekja vjen vetëm një herë. Sa herë ka trokitë ajo në derën time, sa herë. Dhe gjithnjë diçka merr, aq sa, kur të vijë për herë të fundit, bosh do të jenë muret.
Prill 2015
tregim nga Aziz Nesin
në këtë shtëpi nuk hyn gazeta në të parën. Këta të dy filluan t'ia lexonin gazetën edhe më të vegjëlve, që nuk shkojnë në shkollë. Një ditë, ishte e diel, të gjithë ishim në shtëpi. Të dielave merrnim nga pesë gazeta, ditëve të tjera nga tri. Nëna ime po hekuroste. Djali e pyeti: — Gjyshe, ç'do të thotë striptizë? — Pusho! Ç'është ajo fjalë... Do të të fut piper në gojë. Ku i mëson këto fjalë të ndyra? — e qortoi ajo djalin. Unë mendoj se duhet t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sigurisht, në një mënyrë të kuptueshme për ta. Bile, është shumë gabim të mos u vesh veshin fëmijëve, kur pyesin. — Nuk i mësova nga askush, moj gjyshe. Ja, gazeta shkruan... Ylli i striptizës, — u përgjigj djali. — Pusho, të thashë! — i bërtiti nëna dhe ia rrëmbeu gazetën nga dora. Mengadalë iu drejtova nënës: — Pse, mos veprove më mirë tani? Kështu do t'i shtohet edhe më shumë kureshtja. U duhet dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të tyre... Tregoja! — Çfarë the?! Unë në këtë moshë t'i tregoj këtij çilimiu se ç'është striptiza? Djali, që me sa duket, e kishte ndjekur biseden
▼
E kalova natën në Ankara, në shtëpinë e një shoku tim të ngushtë. Nuk ishim parë prej vitesh. Sapo zgjohem, nuk mund të bëj asnjë punë pa lexuar gazetën; ç't'i bësh, zakon i vjetër... I kërkova gazetën shërbëtores, por m'u duk se nuk më dëgjoi. Kur ia kërkova për herë të dytë, iku pa nxjerrë zë. Kujtova se shkoi të ma sillte. Pas pak hyri në dhomë gruaja e shokut. — Mirëmëngjes! — tha. — Mirëmëngjes!. — A fjetet mirë? — Shumë mirë. — Paskeni kërkuar gazetën?! — Po... Gruaja murmuriti: — Në shtëpinë tonë nuk hyn gazeta! — Përse? — pyeta unë, duke murmuritur si ajo. — Më parë merrnim çdo mëngjes nga tri gazeta, tani nuk marrim më... Ka gjashtë muaj që në shtëpinë tonë nuk hyn gazetë, — ma ktheu ajo me të njejtin ton. — Përse flisni me zë të ulët? — e pyeta. Duke u përkulur, më pëshpëriti në vesh: — Të mos na dëgjojnë fëmijët... Ndërkaq i shoqi i beri zë nga dhoma tjetër dhe ajo u largua. Kur po hanim mëngjesin, e pyeta i çuditur shokun tim: — Si, ju nuk marrki asnjë gazetë? Ai, duke më treguar me sy fëmijët, vuri gishtin në buzë: — Shëët! Pak më vonë, kur fëmijët dolën në oborr për të luajtur, shoku im më tha: — E si ta fut gazetën në shtëpi?! A e di ti se ç'na ka ndodhur? Djali është në klasën e dytë, vajza
11
...........................
Në këtë shtëpi nuk hyn gazeta
time me nënën, m'u drejtua: — Babi, çfarë do të thotë striptizë? — Ma jep gazetën ta shoh! Ma dha. Një fotografi e madhe: një grua lakuriq, e ulur në gjunjë, me kokën te kthyer prapa. Ndërkaq edhe dy të vegjlit e tjerë më erdhën pranë. — E shikoni këtë fotografi... Ja kështu, kur gratë zhveshin rrobat, kesaj i thonë striptizë. Gruaja në fotografi ka bërë striptizë. — Po djemtë nuk bëjnë striptizë, babi? — u hodh vajza. — Jo, vetëm gratë bëjnë. — Përse? Ç't'i thosha unë tani? — Ja që burrat nuk bëjnë, vetëm gratë bëjnë striptizë... — Gjyshe, po ti ke bërë striptizë? — pyeti papritur vajza. — Mësoji, mësoji, pa ke për te parë, — më bërtiti nëna dhe shkoi në kuzhine, duke tundur kokën. — Babi, pse zhvishen gratë? — tha djali. — Eshtë një lloj kërcimi... — Pse, pa burra kërcejnë ato? — Po... — Po tani është ftohtë? — Ato zhvishen në vende të mbyllura, të ngrohta. — Ehëë, e kuptova, në hamam... — Ti, mami, bën striptizë? — pyeti i vogli. — Nuk kemi punë tjetër ne. Hajde, shkoni tani! — thirri gruaja ime. Të gjithë u shpërndanë. Pa e marre vesh unë, nëna ime i kishte thënë vajzës: — Gratë e edukuara nuk bëjnë striptizë. Ajo është një gjë e turpshme. I thuhet fëmijës një gjë e tillë? Po ç't'i bësh, plakë. Atë mbrëmje do të na vinin për darkë tre shokë të mi: një regjizor, një inxhinier dhe një drejtor i përgjithshëm së bashku me gratë e tyre. Gruaja e regjizorit kishte qënë kërcimtare kabareje. Për të fliteshin gjëra të papëlqyeshme. Ngaqë ishte edhe shumë xheloze, grindej shpesh me të shoqin. Martesa e drejtorit të përgjithshëm ndryshonte nga të tjerat. Atë e kishin kapur në flagrancë me një nëpunese të tij, i shoqi i së cilës kishte hequr dore nga padia, me kusht që ata të martoheshin. Kështu ata u detyruan të martoheshin. Por më e çuditshme qe se edhe gruaja e parë e drejtorit të përgjithshëm 12
ishte kapur në flagrancë. Për më tepër, për të kishin shkruar dhe gazetat. Gruaja e inxhinierit të ri qe yll kinematografie. Ti e di që unë kam pasur dëshirë të merrem me kinematografi. Ne të katër do të krijonim një shoqëri kinematografike. Unë do të shkruaja skenarët, drejtori i përgjithshëm dhe inxhinieri do të investonin kapitalet, e shoqja e inxhinierit do të luante rolet kryesore, ndërsa regjizori do të merrej me regjinë. Në sajë të këtij bashkëpunimi, filmat që do të bënim ne do të kushtonin lirë. Darka në shtëpinë tonë do të shërbente edhe si një bisedë pune. Mysafirët erdhën. Biseda filloi që në sallon, pa u ulur në tryezë. Zonjat i duan fëmijët tanë. Djali im shkon e pyet të shoqen e regjizorit, dikur kërcimtare kabareje: — Teta, bën striptizë ti? Pyetje që bëhet është kjo, ë vella?! Sikur ta kishim mësuar ne. Gruaja, që përpiqej të harronte vitet e shkuara, u prish në fytyrë. Unë buzëqesha me pa- hir. — He-he, e ka lexuar sot në gazetë, prandaj... — Unë kur të rritem, do të bëj striptizë, - u hodh e tha vajza. — Nuk do të besh! — ia ktheu prerazi djali më i vogël. — E pse të mos bëj? Patjetër do të bëj! — Gjyshja më tha se gratë e këqija bëjnë striptizë. — Pastaj iu drejtua ish-kërcimtares: - A nuk ështe kështu, teta? Ah, t'i marrë djalli këta fëmijët. — Ama edhe ti, babi, nuk na e tregove përse zhvishen gratë, — u ankuia djali i madh. Drejtori i përgjithshëm ndërhyri për t'i vëne kapak muhabetit: — More, djalë i mbarë, ky është një zanat, tha,- zanat. Gratë e bukura zhvishen, të tjerët i bëjnë sehir. — Si?! Nuk është turp?! E shoqja e drejtorit të përgjithshëm u bë xheloze dhe, duke parë ish-kërcimtaren e kabaresë, tha: — Natyrisht, është zanat, mor djalë. Me atë punë merren gra të veçanta. Çdo grua nuk mund të zhvishet. Hajde gjeji fillin tani! Nejse, e ndërova menjëherë bisedën, gruaja i mori fëmijët dhe filluam të flisnim për punën e filmit. Pas pak vjen vajza duke vrapuar me një gazetë në dorë dhe i thotë gruas së inxhinierit, që ishte artiste kinematografie.
▼
...........................
REVISTA OBELISK
— Ç'do të thotë metresë? Gruaja u bë flakë e kuqe. — Unë e lexova. Gazeta shkruan për jetën e një metrese. Unë e di se ç'do të thotë... Unë e di se ç'do të thotë, — tha djali. — Jo, more... Nuk e kuptoj unë, e do ta kuptosh ti... Babi, ç'do të thotë metresë? T'ia tregoja apo te mos ia tregoja... — Po... ja, ka disa vajza... ato... punojnë si daktilografiste, sekretare... ja kështu punojnë. — Në qoftë se është kështu, mirë... Për t'u bërë e tillë çfare shkolle duhet mbaruar? E mesmja? Kur une po përpiqesha t'ia tregoja, u hodh djali: — Kapje në flagrancë! Babi, ç'do të thotë kapje në flagrancë? Ish-kercimtarja, që pak më parë ishte skuqur nga fjalët e gruas së drejtorit të përgjithshëm, ndërhyri menjëherë: — Ah, xhan, shko pyet atë tëten, — dhe i tregoi të shoqen e drejtorit të përgjithshëm. Edhe një dush tjetër i ftohtë... Kur vjen në shtëpi një mysafir, fëmija ka dëshirë të tregoje veten. Ime shoqe, për ta ngrohur disi këtë ambient të ftohte, pyeti: — Të ulemi në tryezë? — Nuk e di... Ju e dini... Ndoshta eshte akoma shpejt... Këto fjalë i tha e shoqja e inxhinierit. Nëna ime i çoi fëmijët në dhomën tjetër. U qetësova pak. Por nga dhoma filluan të dëgjoheshin zhurma. Kur po zbutej ai ambient i rëndë, djali, duke vrapuar me gazetë në dorë, tamam sikur ta kishte mësuar njeri, vjen e i thotë së shoqes së regjizorit: — Teta, ç'është kjo shtëpi publike? Shiko, këtu ka një fotografi. Unë ndërhyra menjëherë: — Hajde këtu, se ta tregoj unë... Pastaj, për të dalë nga situaita, u thashë miqve: — Ç't'i bësh, fëmijë... Pyet për çdo gjë që sheh dhe lexon në gazetë.
në këtë shtëpi nuk hyn gazeta
Prill 2015
— Babi, ma trego, pra... — Shtëpia publike është një shtëpi krejt e zakonshme, veçse ajo është shtëpi publike... — Shtëpia jonë, shtëpi publike është? Të ftuarit qeshën, ndërsa unë tepër serioz ia ktheva: Jo, shtëpia jonë është si gjithë të tjerat. Po unë nuk e kuptova se ç'është kjo shtëpia publike. — Do të ta tregoj nesër, tani shko luaj... — Babi, po ç'bëjnë atje? — Ç'të bëjnë, mor xhan i babit, rrinë, shtrihen. . . shtëpi pra... Këtë radhë vajza me një shtojcë gazete në dorë shkon tek artistja dhe i thotë: — Kjo teta këtu thotë se... — Cila tete? Në gazetë lexoi emrin e një artisteje të njohur. — Kjo teta thotë se “Rruga e suksesit kalon nga shtrati i regjizorit”. E shoqja e regjizorit ia priti gjithë xhelozi: — S'do mend, nga shtrati i regjizorit kalon... — Po përse vallë kalon nga shtrati i regjizorit? — Ah, moj vajzë. Po ti, ndonjëherë a nuk fle me nënën tënde? — Pse artistja e filmit nuk ka shtrat të vetin që shtrihet në shtratin e regjizorit? — Ka, moj vajzë, ka... Ka, por, ja... qëllon që vonohet, që sëmuret... — Pse bashkë shtrihen ? — E pse të mos shtrihen, ç'ka këtu? — Domethënë ata mbërdhijnë? — Natyrisht edhe mbërdhijnë... — Na falni, po ne duhet të ikim, — tha e shoqja e inxhinierit dhe u ngrit të dilte. — Uaaa, po pse kështu? Po darka? — U ofendua zonja, — tha e shoqja e regjizorit. — Aman,moj! Pse të ofendohem unë? E ofenduar je ti. A nuk të bëri të turpërohesh ai, një pëllëmbë kalama, kur të pyeti për shtëpinë publike? — Po shkojmë edhe ne, — tha e shoqja e drejtorit të përgjithshëm, duke u ngritur. — Ju lutem, zonjë... na falni... në qoftë se fëmijët... Të tri çiftet ikën njeri pas tjetrit. Natyrisht, puna e filmit mori fund; të tre shokët u zemëruan edhe me ne, edhe me njeri-tjetrin. Ime shoqe shkoi t'i rrihte fëmijët dhe unë me zor ia hoqa nga dora. T'i rrahësh është akoma më keq. Ja, pra, që prej asaj dite e ndalova futjen e gazetave në shtëpi. Përktheu - Stefan Vuçani
13
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Cikli poetik nga
Mina Caushi Sonte, po bie shi, Në çdo pikë shiu, Je Ti.! Kjo më mjafton,..! E di,.!
o moj grua mblidhe veten, ç'bën kështu, ti nga burri haje dru, më shikoi për një çast, vuri buzën pak në gaz, çfarë kujton moj, ç'farë më tha,, Se më lojtën mënd' e kokës,.!? Bëj kështu për sytë e botës,.!
THELLËSITË PA FUND
NË VALLZIMIN E PARË
Yjet që ke Ti, dua ti thërrmoj,. Ta nis nga varg- malet e të të kafshoj, gjuhën kur flet hidhur Ty, të ta këpus, diku në një xhep ta marr e ta fus. tastier' që me mollzat, më bën nat e dit' të bësh dhe me mua e të mos kesh frik, me mollzat' e tua të më prekësh leht, puthjet marramënd'se të mi bësh buqet, ëmbëlsia e dalldisjes të bëhet furrtun, të mbetesh i gjallë në thellësin' pa fund'...!
Më thuaj me mua ç'po ndodh, çdo çast veç ty të mendoj,. sy mbyllur sy hapur ku shkoj, tani, më fton në vallzim,. o zot si ti them që nuk di, s'ka gjë shpejt çastin mendoj, edhe po s'dita nga Ti do mësoj, dridhem si fletët nga frika mos bie, këtij i thonë vallzim dashurie.
TI & SHIU
TRËNDAFILAT E TU I mora trëndafilat,i shkoqa në krevat,. fjeta me petalet, fjeta në arom' po duhet ta dish,mbajta vetëm një, e vura në got'që të ket arom, shkëlqim si në ves, të kujtoj i dashur, të them mirmëngjes! PËR TË QARË E PËR TË QESHUR Shkon një grua nëpër varre, Posht' e lart, si shtojzovalle, i shkoj pranë dhe i them, 14
SHI MESNATE Po bie shi,të lagem më pëlqen. Përse të rrish me mua.Ti nuk vjen.? Pse trembesh vall' nga ç'ke diku dëgjuar, Le veten të xhindosur mes zjarrit përvëluar. Do rri në shi, do lagem, të pres, se ti do vish. Do sjellësh të ndërrohem mes puthjesh do më thuash. Të dua përgjërohem, Puthëm se jam lagur, puthëm e më thaj. Kur të jemi ngrohur, flasim paskëtaj!
Prill 2015
Poezi nga
Liri Bimi
EJA MBI ZOGJ MALLI I BUKUR, SIÇ TË LASHË! Mbete aty, i bukur siç të lashë përtej një stine! Shikimet tona u tretën njëri mbi tjetrin! Trupat tanë kërkojnë pasionin, me duart tona ledhatohemi, bëhemi dy trupa në një shpirt si… para shumë kohe. UNË DHE TRËNDAFILI Trëndafil i pambrojtur... Lënë në vetmi Në acar të dimrit Te një stol harruar… Shiu befas bie mbi petalet... Delikate, të brishta, Si mbi supin tim të zhveshur. Braktisur në dashuri Unë dhe trëndafili Mbi stolin e ftohtë harruar! Një ndjenjë e fortë e pa-përshkruar Ulërin…, ç’mendurisht për mrekulli Më djeg ky epsh i papërshkruar Që ma djeg trupin, shpirti im! E përhumbur gjatë mendimesh E kapluar ndjesish Për dashurinë e ëndërruar Që ndriçon krejt shpirtin tim. Ulërij si një e çmendur Për pasion e dashuri Je parajsa e paprovuar Ti i dashur në shpirtin tim.
EJA MBI ZOGJ MALLI Në Shkodrën time krenare Të lëshojmë një pëllumb të bardhë Drejt qiellit të lumturisë Të puthim ditën Me buzë stine Të prekim gurët e Rozafës Të shikojmë si derdhet qetë Buna, I ashpër Lumi Drin Eja Ta kthejmë Një gotë verë Ta derdhim buzëve… Eja, Me erë pranvere Eh sa stinë të kam pritur O zog malli! KA DITË … Që malli më merr… Jam larg teje sonte Kur do vish Do dal Krahëhapur të pres Të mbështjell Me bluzë të lagur… Të më ngrohësh Kur do vish Zjarrin ta shuaj O malli i stinëve Qiell me yje bëhem, Duke pritur… Ka orë Që gjumi s’më merr Ku je
LOTI MBI PASQYRË Kam qarë E loti ra në pasqyrë U thye, U plasarit Ëndrrat e mia mbetën Aty.... Në ciflat e pasqyrës Brengat që sytë e mi nuk të shikojnë Ëndrrat për një puthje Që kurrë nuk do prekin shpirtin Tim të vrarë Qava Dhe loti përsëri ra në pasqyrë Pash një engjëll të zi Dhe e quajta Dhimbje Nuk munda, nuk doja ti tregoja që të humba e zemra më dhemb Tani eci këmbëzbathur Në një luginë të errët Të ftohtë Ku bora e humbi bardhësinë U bë gri Nga dhimbjet e mia Ëndrrat u zhdukën Djajt bëhen engjëj.... Engjëj të zi!
15
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Intervista
GJERGJ
VLASHI
16
Gjergj Vlashi është figura më e lartë intelektuale e qytetit të Durrësit. Falë punës së tij, Durrësi nuk do të kujtohet vetëm si një qytet i vjetër 3000 vjeçar, por edhe si nje vend nga dalin mendje të mëdha, mendje që duan letërsinë dhe artin. Takimin me Gjergj Vlashin e mendoja si diçka të jashtëzakonshme, dhe në thelb takimi ashtu ishte, por komoditeti dhe thjeshtësia e tij, në qendrim, në të folur, në shikimin dhe modestia që paraqet para kërkesës time për intervistë, ma bëri gjithçka
Prill 2015
Intervista më të thjeshtë, më bëri gati gati të harroj që isha para një personazhi të jashtëzakonshëm. Përkthyesi i Kafkës, i Buxatit, autor i 16 librave, regjisor i shumë shfaqeve, fitues i disa çmimeve, zbret çdo ditë për të pirë kafenë e mëngjes, në kafenën poshtë shtëpisë. Hapi i tij i ngadaltë, është një hap i rëndë, me peshë, për dritën intelektuale të këtij qyteti. S’bën dot gjë tjetër ,veçse të largohesh nga takimi me të, e mbushur plot nderim dhe respekt. Natyrshëm të vjen dëshira të ndalosh në librarinë më të afërt për të blerë librin e parë që sheh nga vitrina, për të mos u ndjerë më kaq bosh nga padija jote.
PYETJE - Si është një ditë e zakonshme për G jergj Vlashin ? PËRGJIGJE - E zakonshme. PYETJE - Cili është emocioni i parë që përjetoni në mëngjes? PËRGJIGJE- Duke marrë parasyshë moshën time të shtyrë, mendmi i parë është të falenderoj Zotin që jam gjallë... PYETJE - Cila është motoja, apo sentenca juaj, si njeri? PËRGJIGJE. Nuk kam ndonjë moto të veçantë. PYETJE - Ju keni punuar tridhjetë vjet si regjisor i teatrit të estradës së Durrësit. Si kanë qenë marrëdheniet tuaja me aktorët?
PËRGJIGJE - Me aktorët e talentuar kanë qenë të mira, me aktorët e patalentuar më pak të mira... PYETJE - Ju keni qenë shumë vite pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve: Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me studentët? PËRGJIGJE - Njësoj si me aktorët. PYETJE - Keni më shumë se 16 vepra origjionale të botuara kryesisht në prozë. Përse poezia nuk është në gjinit e krijimtarisë suaj? Cilat janë dy-tri vargjet të një poezie që preferoni? PËRGJIGJE - Si gjithë të rinjtë edhe unë e nisa duke shkruar poezi. Për fat, hoqa dorë shpejt dhe bëra mirë se do të kisha qenë një poet i dobët. Më pëlqen shumë poezia e Lasgush Poradecit dhe veçanërisht ajo me titull: E mora shoqezën përkrah” dhe dy vargjet e fundit: 17
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Intervista
GJERGJ
VLASHI 18
E kur kujtoj unë atë vend As rroj as vdes po jam pa mend PYETJE - Çdo të thotë të përkthesh Kafkën e Buxatin,? A ndikojne ato në pikëpamkjet tuaja mbi shpirtin, shoqërine, botën, jetën, vdekjen? PËRGJIGJE: Është kenaqëesi e madhe dhe njëherësh përgjegjësi të përkthesh autorë të tillë të mëdhenj. Kam pasë nderin të përkthej i pari e të botoj Kafkën e Buxatin në gjuhën tonë dhe kjo më jep një kënaqësi të madhe. Në librat e përkthyera më lejo të shtoj edhe Antologjinë e tregimit Hispanoamerikan të shekullit të njezetë, i cili ngërthen autorët e mëdhenj të atij kontinenti, si Borhesi Kortazari Asturias, Markez, Vargas Liosa e plot të tjerë. PYETJE - A ka fuqi shprehësi gjuha shqipe per të ju pershtatur kryeveprave botërore? PËRGJIGJE - Ka plotësisht. Per kete mjafton të permendim perkthimet e Nol it, të Petro Zhejit, Shvarcit Cacit e lista mund tëzgjatet- Ndoshta jemi e vetmja gjuhë që ka foljen “shqipëroj” dmth sjelle në shqip. PYETJE - A ka Gjergj Vlashi dorëshkrime që presin të botohen? PËRGJIGJE - Po, ka disa. Kryesisht kam prozë të gjatë e të shkurte dhe në fund kam përkthyer edhe një roman të shkurtë për të vegjëlit nga nobelisti më i ri Patrik Modiano. Kam dërguar në shtëpinë botuese Buzuku të Prishtinës një roman që flet per fatin tragjik të një vajze kosovare që quhet Vika që shpresoj të botohet shpejt.
Prill 2015
Intervista PYETJE - Jeni gjithnjë i pranishëm në eventet artistike që zhvillohen në Durrës. Çfarë mendoni për jetën artistike në Durrës e sidomos, çfarë mendoni për teatrin? PËRGJIGJE - Në pergjithësi kam mendim pozitiv, megjithse ato mund të jenë edhe më të larmishëm. Teatri bën një punë të mirë e ka dhënë shfaqje dinjitoze dhe kjo falë punës se dramaturgut Bashkim Hoxha që është në krye të këtij institucioni dhe të punës plot fantazi e përkushtim të regjisores së re Driada Dervishi. PYETJE - Çfarë është Durrësi për ju? PËRGJIIGJE - Është jo vetëm qyteti im i lindjes po është gjithçka. Këtu jam lindur, jam rritur e jam plakur. Nuk mund ta mendoj veten pa shushurimën e detit, pa amfiteatrin e dhjetra monumente të tjera mbi të cilat shkelim çdo ditë e që presin të zbulohen. Pyetje. Na flitni pak për familjen tuaj. PËRGJIGJE - Po ju them pak fjalë. Jam i martuar me një mësuese të quajtur Shpresa Velaj dhe kam dy djem. I madhi, Zefi jeton në ShBA dhe është piktor, i dyti Floriani është violinist në një orkestër sinfonike në Spanjë dhe drejton edhe një orkestër të vogël.
PËRGJIGJE - Sapo lexova një vepër interesante të një autori serb, Milorad Paviq “Fjalori kozar” dhe kam nisur veprën për piktoren Xhorxhia o Kif, të përkthyer nga miku im Pirro Dollani. Kam edhe vepra të tjera që presin rradhën, sidomos romanin e fundit të Hulebekut “Nënshtrimi” PYETJE - A ka pengje Gjergj Vlashi? Pergjigje Pa tjetër. Një ndër to është pengu që nuk vura në skenë komedinë, Menehmet të komediografit romak, Plautit, ngjarjet e së cilës shvillohen në Durrës para dy mijë e ca vjetësh. Kisha dëshirë që këtë komedi ta vija në skenë në amfiteatër, po... s´qe e thënë. PYETJE - Cila është këshilla juaj të rinjve që kanë nisur të merren, me art? PËRGJIGJE - Të dëgjojnë sa më pak keshilla gjithfarësh dhe të punojnë, të punojnë, të punojnë.
Përgatiti dhe realizoi intervistën Habi Hoxha
PYETJE - Çfarë po lexoni këto ditë? 19
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
0
miq në OBELISK
Bukurie Bushati 270
0
0
90
L I F RO
0
P
180
0
Bukurije Bushati, lindur në Durrës dhe banuese në Offenbach të Gjermanisë, vjen në rrugën e letërsisë duke na prezantuar krijimtarinë e saj të shumëllojëshme, në zhanre të ndryshme dhe për mosha të ndryshme. Vjen e prezantohet me romanin e saj të parë, Pafajësi nëne, që më pas pasohet me romanin Borjona. Një ngatërresë e bërë nga mamitë në spitalin e Tiranës, dy foshnje, përfundojnë në dy familje të ndryshme, me të ardhme të ndryshme. Njëra vajzë në një familje intelektualësh, që rritet si pika e vesës ndërsa tjetra, e bija biologjike e këtyre intelektualëve, rritet nën dhimbjen e një familje të shkatërruar, e braktisur nga e ëma, por nën dashurinë e pafundme të të atit dhe të gjyshërve. Se çfarë ndodh më pas, kriza në familje, që shkaktohet nga rezultati i ADN-së, mban pezull frymëmarrjen e lexuesit.
Mbas këtij romani, autorja lëvron në zhanrin e tregimit, duke na sjellur përmbledhjen me tregime, Buzëqeshje me gjurmë lotësh. Brënda këtij libri, përveç tregimeve standarte, ajo një pjesë e len edhe për ese abstraksioniste, ku e shpie lexuesin në fjalëkryqe, apo në puzle të shpërndara nëpër mendime dhe ai gjen veten në to, në njërin apo tjetrin aspekt.
Përsëri, provon autorja, një zhanër të ri dhe këtë radhë, poezinë. Duke na prezantuar vëllimin me poezi, ku autorja, thyen mbulesën që i shtrëngon shpirtin femrës dhe e paraqet atë të lirë, në fushën e dashurisë dhe duke i kënduar asaj si një ndjenjë hynore, që i paraprin shpirtit njerëzor dhe sidomos atij femëror. Ajo nuk përfill moshën, ambjentin dhe jo më kot ka vendosur këtë titull; Shpirti im vagabond. 20
Prill 2015
miq në OBELISK Nuk le pas dore edhe krijimtarinë për fëmijë. Duke patur një qen, të quajtur Herkules dhe duke qënë e afeksionuar pas tij, ajo shkruan vëllimin e parë të librit për fëmijë, Një mik i Vogël, ku tregon aventurat e Herkules, duke dhënë nëpërmjet tij, vlera edukative për fëmijët. Ky vëllim është pasuar edhe me vëllimin e dytë dhe ata që do të vijnë më pas.
Autorja, përsëri na kthehet me romanin, këtë radhë me romanin Arta. Familja e Artës, e ardhur nga Peshkopia në Tiranë, me shpresën e një jete të re, bie viktimë e kapitalizmit, që po zhvillohet i pakontrolluar. I ati i saj, i mashtruar nga një greq dhe i keqtrajtuar nga policia greke, kthehet me forcë prej Greqisë duke rënë në kthetrat e pijes. Është kjo vajzë që ndihmon të atin si dhe arrin të gjejë Ermirin, djalin nga Dukagjini, të humbur në Greqi, humbja e të cilit nuk e linte të qetë të atin. Këtu ajo përballet edhe me histori të prostitucionit të fëmijëve, të marrë nga vetë shqiptarët në greqi dhe shitur atje, për prostitucion. Dhimbja, që ulet mbi shpatullat e kësaj studenteje, përshkon gjithë romanin, përshkon gjithë Dukagjinin, mbërthen lexuesin.
Një tjetër roman i autores, romani i fundit i botuar, them i botuar sepse autorja ka në lap top edhe katër romane të tjera të përfunduara, që presin dritën e botimit, është edhe romani, Enigma ime Lira. Në këtë roman ajo na prezanton një familje të varfër të ardhur nga Tropoja në Durrës, tek këneta, si banore që morën epitetin Çeçen. Mbas humbjes së të atit në det, Ermali, djali më i madh i familjes, 12 vjeç, ka lënë shkollën duke shitur banane e bajamë, për të ndihmuar nënën në rritjen e vëllait dhe motrës më të vogël. Në këtë roman, figura e Ermalit, vjen duke u rritur gradualisht dhe ne shohim një Ermal që është egosit, në kuptimin e mirë të fjalës, për jetën. I ndihmuar nga shpirtmadhësia e një emigranteje shqiptare në Itali, ai rifillon shkollën, vazhdon universitetin, por nuk mundet të harrojë, atë vajzë, Lirën, që njohu dhe e morën në shtëpinë e tyre, kur ai ishte vetëm 13 vjeç...Se si shtjellohen ngjarjet, që kapërcejnë Shqipërinë dhe shkojnë deri në Amerikë e Kanada dhe në se e takon këtë vajzë, le ta lemë enigmë, ashtu siç është edhe titulli i librit.
Le të ndalemi tek romani, Pafajësi nëne, që autorja e la të përkthehej nga Klaudia Shkurti në gjuhën italiane. Thjeshtë, lind pyetja, pse u bë ky përkthim dhe pikërisht në këtë gjuhë? Së pari, autorja 21
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
miq në OBELISK
Bukurie Bushati
thotë, se jemi dy vende fqinjë, dy popuj që na ndan vetëm një Adriatik dhe që na bashkun Adriatiku! Jemi dy popuj, që, edhe më parë kemi hyrë dhe dalë në familjen e njëri tjetrit, kemi gjetur mikpritjen dhe ne, na është dhënë një prag në kohët e vështira. Por kryesorja, ajo që e shtyu për ta përkthyer në italisht, nuk është vetëm dëshira e autores. Janë personazhet, që zbarkojnë në Itali dhe tërheqin me vete edhe autoren dhe ajo duke dashur të tregojë vazhdimin e jetës së tyre në këtë vend, që i mirëpriti, mendon edhe ta përkthejë, për t'i thënë këtij vendi, ndoshta edhe indirekt, nëpërmjet gjuhës së personazheve, Faleminderit! Linda një studente nga Tirana, mbas një dështim dashurie, gjen mënyrën të largohet për në Itali me Ladin. Fillimi i vështirë e tremb atë dhe sidomos ana ekonomike. Për këtë vendos të bëhet nënë mbajtëse e vezës së pllenuar të një çifti italian. Kjo shkatërron marëdhëniet e saj me Ladin dhe vetë Linda e ka të vështirë, më vonë, të ua japë fëmijën çiftit italian, sepse ajo ndjen shumë për të, ashtu siç ndjen çdo nënë, për fëmijën që ka në bark, me të cilën njëson qarkullimin e gjakut, rrahjet e zemrës, rritet në të ndjenja e të qënit nënë, kjo ndjenjë hyjnore, që nuk e lejon të ndahet nga bebja, që rritet në barkun e saj me kaq dashuri. Në këtë situatë, lindin probleme mes saj, Ladit dhe nga ana tjetër është edhe çifti italian që pret fëmijën. Pikërisht është kjo arsyeja, që padashur dhe pa dijeninë e saj, mplekset në lojën e ndyre 22
të Ladit, vajza e bukur durrsake Luana, të cilës i merret fëmija për t'ia zëvëndësuar çiftit italian. Nuk ka fatkeqësi më të madhe, nuk ka zemër më të ftohtë, t'i thuash një nëne, që sheh qëllimin e saj të vetëm tek foshnja që pret, se ajo ka lindur e vdekur, të shitet foshnja në Itali dhe nëna e mjerë të jetojë për disa vite, me dhimbjen e vdekjes së fëmijës së saj. Dhe nuk mbarojnë fatkeqësitë e kësaj nëne. Kur ajo preket nga kanceri i gjirit, mëson se e bija nuk ka vdekur. Nuk ka si mos të të dridhë shpirtin e lexuesit, dilema e një nëne, nëse e bija është shitur për organe apo adaptuar. Forca e saj mposht sëmundjen, mposht dhimbjen dhe....por edhe pse dashuria për fëmijën nuk e përfill vdekjen...vdekja është e pashmagëshme...
Në romanet e saja, autorja nuk fokusohet vetëm në jetën e individitit të izoluar nga shoqëria ku jeton. Jo. Ajo, duke e ditur se sejcili është pjesë e shoqërisë, se problemet e tij lindin dhe marrin rrugë në këtë shoqëri, ajo e lidh personazhin me të, e takon atë në mjediset që e rrethojnë, mes njerëzve me të mirat dhe gabimet e tyre, madje edhe me figurën e shtetit dhe si ndikon ai tek jeta e shtetasve dhe personazheve, në këtë rast. Në librat e saja është një mozaik, detajesh të mbledhura që na jep tablonë e mbaruar. Ajo di të plotësojë kaq mirë personazhet, e t'i bëjë kaq të dukshëm, sa herë herë t'i harron se po lexon librin, por e sheh atë para syve të tu, e ndjek pas, e sheh kur hedh flokët pas, kur skuqet dhe ul sytë, etj. Kjo të krijon imazhin e një filmi dhe nëse ia ka arritur kësaj, atëhere mund të themi se autorja jeton me personazhin, ndjen dhimbjen e tij, qesh e qan me të, sepse së pari e ka përjetuar ajo, atë, në këtë film të jetës së tij. © ferdinandbjanku Roma 2015
Prill 2015
-Intervistë me poeten Pranvera Drita Gjoni-
“DASHURIA ËSHTË DIMENSIONI I PESTË” Pyetje:- Kohët e fundit keni publikuar në fb një poezi në formën e një interviste. Nga erdhi kjo ide?
numër një të prindërve tanë. Kjo për arsye se vëllai im i madh, që është fëmija i parë, pastaj unë i dyti, ishim energjikë dhe si “ majmunë” ngjitnim pemët kush e Përgjigje:- Erdhi nga një akumulim i kahkohshëm kush të mbërrijë majat. ( Tani e kuptoj rrezikshmërinë ngacmimesh negative brenda meje. Përgjithësisht, dhe faktin që prindërit rrinin me zemër të ngrirë haha)... aq sa duhet të dinë miqtë virtualë dhe ata realë Pak metra më lart shtëpise, ka qenë një burim uji natyral, (përjashtoj miqtë e ngushtë) rreth meje, si p.sh. i kristaltë dhe i ftohtë borë. Nga ana perëndimore e kush jam, nga vij, ku punoj, cilat janë “ hobit” e mia, shtëpisë, kanë qenë sharra dhe zdrukthtaria. Pas mbylljes gjenden tek të dhënat personale që janë publike. së punës, ato ishin lodrat tona, fshehurazi nga prindërit. Presioni për të hyrë më thellë nga kureshtarë spontanë apo Aty shpenzonim adrenalinën, duke u tundur në elementet të qëllimshëm ( për arsye të bezdisshme e të rëndomta gjigande, në formë U-je... Ishte teatri i aventurave përfitimi, flirtimi...), nuk më pëlqen dhe asqë ua lejoj. Jeta tona, që na ndihmonte edhe në zhvillimin e fantazisë. private është vetëm imja dhe nuk është kusht të shpaloset Me listelat e mbetura, ndërtonim varka, gjasmë për të publikisht. Respektoj privacy-n e të tjerëve dhe mbroj me lundruar në Drin...Me tallashin e tretur, “ndërtonim” xhelozi timen. Dhe theksoj: jam fanatike e tmerrshme shtëpinë sekrete. Aty fshiheshim kur bënim gabime. ndaj jetës dhe gjërave të mia të dashura, të cilat as sot dhe Mbase e zgjata pak, por e ndiej, që ky mjedis krejtësisht asnjëherë nuk do t’i ndaja autostradës publike. natyral, ka zgjeruar brenda shpirtit tim një horizont të gjelbër-shprese, ka kalitur guximin, duke shmangur frikën, Pyetje:- Po sikur të bëjmë një intervistë të vërtetë rreth ka bërë të ndihemi zot i vervetes, ka rrënjosur dashurinë e Pranvera Gjonit dhe krijimtarisë së saj letrare? sensin për të bukurën, lirinë e frymëmarrjes, vetëbesimin... Të gjitha këto kanë qenë “ingredientët” (elementët Përgjigje:- Edhe pse e kam shumë të vështirë të flas për përbërës) të varkës sime në lundrimin e deritanishëm... veten, qoftë si njeri apo edhe si krijuese, përse jo... Kështu Jam bijë e dy prindërve të përkushtuar për ne shtatë fëmijët, ua marr dorën pakëz intervistave ( hahaha)... punëtorë, të bukur pse jo, të ndershëm dhe vetëmohues, që bënë gjithçka për rritjen e edukimin tonë me normat e Pyetje:- Keni lindur në fshatin Fierzë, aty ku takohen shëndosha të moralit, për të na bërë njerëz të kompletuar. Drini me Valbonën, në vitet kur ndërtohej një nga Fëmijëria ime pat filluar e bukur. Gjithçka në atë moshë, hidrocentralet më të mëdhenj të Shqipërisë. Si ka qenë mbaj mend që ka qenë si një ëndërr, nga e cila nuk ke fëmijëria juaj? dëshirë të zgjohesh asnjëherë. Preokupimi për gjërat ditore nuk ekzistonte tek ne fëmijët. Pasi për të gjitha ishin Përgjigje:- Po, jam lindur në tokën e dritës . E prindërit kujdesi i prindërve dhe dashuria e madhe e gjyshes, e cila na ma vunë emrin Dritë dhe më pagëzuan Pranverë… Në mbështillte si një diell me mbrojtjen dhe përkushtimin e saj. një kullë dykatëshe, të ndërtuar me pllaka guri të moçëm. Në rrethin e kujtesës ka plot gravura me Nga ana e poshtme e shtëpisë, Drini gurgullonte me shumë detaje. Por dy dua t’i ndaj me ju. pasionin e vet të çmendur. Ana e sipërme e kullës kishte Isha rreth 4 – 5 vjeçe, kur im atë më merrte me vete për një ngjitje mali, i gjithi i gjelbëruar. Përreth plot pemë peshkim. Ishte dhurata më e bukur që më bënte e unë frutore, të cilat ishin bërë në njëfarë kuptimi “ armiqtë” lumturohesha kur ai i thoshte mamasë:- Bëje gati “ djalin 23
...........................
REVISTA OBELISK
-Intervistë me poeten Pranvera Drita Gjoni-
e babit” të vijë me mua… E ndiqja nga pas si manare, me gojën vesh më vesh nga kënaqësia, me një thupër në dorë ( shelg me sa mbaj mend) ku rreshtoja peshqit gjysmëgjallë e që lëviznin akoma. Duke ndjekur babanë gur më gur, rrëzohesha dhe ngrihesha me dhjetra herë, pa u ankuar, as nga dhimbja, dhe as nga të lagurit. Isha e fiksuar tek thupra dhe “ heronjtë” e rreshtuar. Gjatë kohës që i përshkoja në thupër, u vija emra sipas lëvizjeve të tyre ( i shkathti, i vogli, syshqiponja, qurraveci, frikacaku...etj)... Dhe detaji i dytë ishin shtatlartësia, që po hidhja shpejt, dhe lirshmëria në të folur. Shumë nga farefisi, i thonin babait:dërgoje në shkollë vajzën, se po mbërrin “trarët e shtëpisë”, pa u bërë 10-vjeçe. Dhe kështu u bë. Më dërguan si dëgjuese 5 vjeç e tre muaj. Në fund të vitit dola me rezultate shumë të mira dhe vitin tjetër vazhdova shkollën rregullisht. Duke u rritur, vetëdija për çka ndodhte përreth, bëhej më e prekshme. Tani që e mendoj, më duket sikur puberteti nuk ka ekzistuar kurrë tek unë. Më ngjan sikur një eklips e ka zënë përfundi, duke më çuar në moshën e adoleshencës, një vajzë meditative me një frikë të pakuptueshme ngjizur në rrënjët e shpirtit. Ka mundësi që ajo frikë kishte ardhur pasi nga “ vrima e çelësit”, dëgjonim ndonjëherë prindërit të diskutonin me tone jo të qeta, madje mjaft të shqetësuar. Ikja e tezes së babait jashtë kufinjve të Shqipërisë, kishte sjellë kontroll të rreptë mbi prindërit, sidomos mbi babanë, nga forcat e sigurimit. Babai jetonte dhe punonte si të thuash mbi “siguresa bombash”, që mund të shpërthenin në çdo çast. Dhe ne si fëmijë ishim të “ dënuar” të mos hanim rriskat e bukës jashtë me shokët, që mos të na shihnin se çfarë po hanim. Rrobat e bukura, nuk na i linin t’i vishnim në shkollë, por vetëm kur iknim tek daja, tezet dhe të afërmit. Analginat e panumërta që pinte im atë, për t’ u qetësuar nga stresi...dhe shumë e shumë detaje të tjera, u bënë pjesë e të kuptuarit të sistemit në fuqi, bile më shumë të atyre që drejtonin në bazë. Kjo krijoj brenda rritjes sonë, një zonë të errët, e cila dha me kohë produktet negative të saj. Pyetje:- Amfiteatri spektakolar i maleve të Shkëlzenit, Jezercës e Radohimës, që si valltarë qeleshebardhë duket sikur i kërcejnë përreth Valbonës së kaltër e të kristaltë, ambienti magjik i bjeshkëve tropojane, kanë ndikuar të lindë që herët shpirti poetik tek ju? Përgjigje:- Në këtë moshë, me rritje mendësish dhe ndjesish, them se po. Edhe pse kam jetuar shumë pak në Tropojë, për të marrë lulesën e plotë të asaj natyre magjike dhe të virgjër, e ndjej që brenda meje ka ndikuar në konsolidimin tim si karakter dhe si krijuese. Pyetje:- Treva e Tropojës i ka dhënë letërsisë sonë poetë të talentuar si Ndoc e Feride Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Jaho Margjekaj, Ukë Buçpapaj, Mujo Buçpapaj, një rapsode të mrekullueshme si Fatime Sokoli. Si ka ndikuar kjo klimë dhe kjo aradhë krijuesish në formimin tuaj në udhën drejt artit të fjalës poetike? ........................... 24
Përgjigje:- Dihet që është shumë e vështirë t’u afrohesh në nivel personaliteteve të artit si ata që ju përmendët më sipër. Por, mendoj që frutet e suksesit të tyre, janë rrugë e shtruar për mua dhe gjeneratat krijuese që i ndjekin pas. Janë ajër që furnizon lirinë e të krijuarit, janë shtysë e ambicje për të dhënë më të mirën. Rruga dhe suksesi i tyre krijues shtojnë tek unë vullnetin për të punuar më me këmbëngulje, që nesër të jem një pinjolle e denjë, jo vetëm e kësaj zone. Pyetje:-Duke ndjekur udhën e shkollimit, rriteshit bashkë me poezinë brenda vetes, apo edhe të hedhur në fletore. Zbritët për studime në qytetin e Shkodrës, ku klima letrare e artistike ishte shumë më e gjerë, madje edhe brenda institutit ku studionit ju. Çfarë kujtoni nga ato vite? Përgjigje:- Vajtja në Shkodër, ( me shumë peripeci, që vetëm im atë e di sesi arriti të më realizojë dëshirën e flaktë për të studiuar për mësuese) ishte për mua një rilindje e ëndrrave. Mbërritja në qytetin e trashëgimisë kulturore, aty ku fjala e artit filloi, u rrit dhe preku majat, ishte një ngadhnjim i vetvetes mbi veten. Teatri “Migjeni” fliste me artin e dramës, të komedisë, të humorit, të spektakleve, të koncerteve (të gjitha live), të prekshme dhe të frutshme për spektatorin, në furnizimin e ëndrrave me klorofilë origjinale, të pastër dhe premtuese, duke shmangur plotësisht ftohtësinë artificiale. Frekuentimi i rregullt i shfaqjeve në këtë teatër, vajtja në kinema, pjesëmarrja në aksionet e misrit, shëtitjet e organizuara në kalanë “ Rozafa” me legjendën e saj brilante ishin pjesë e rritjes dhe formimit tim dhe të brezit tim. Me kënaqësi të veçantë kujtoj xhiron e darkës në shetitoren kryesore të qytetit ( ndër shetitjet më të bukura që kam parë në jetën time, njerëzit të veshur bukur, të parfumosur me aromë luksi). Ne shpeshherë nxirrnim leje me shoqëri tek kujdestarët e konviktit për të dalë qoftë edhe një orë në atë shetitje të bukur, ku pastaj qëndronim edhe dy-tre orë… Unë kam patur fatin që kisha nipin tim me banim në Shkodër, i cili është këngëtar i njohur dhe profesor muzike, Prekë Mrishaj. Ai më krijonte komoditetin e shëtitjes e të njohjes së Shkodrës cep më cep, të shtëpive muze, të historisë, kulturës, kostumografisë, folklorit etj... Të gjitha këto dhe akoma më shume veprimtari, ndikuan në zbukurimin e kurorës së shpirtit! Periudha e studimeve në Shkodër ishte dhe një formë e të qenit indipendente, larg strukturave dhe kujdesit ndonjëherë të tepruar të prindërve. Kjo filloi me çlirimin e frikës, marrjen e iniciativave brenda formatit shkollor, pjesëmarrje në rrethet jashtëshkollore. Përveç volejbollit, valleve, organizimit të mbrëmjeve të së dielës, kursit të mandolinës, ishte dhe rrethi letrar. Aty, përveç recitimit ,ishin reçenca mbi librat e lexuar dhe krijimet e para të miat apo të shokëve e shoqeve....Këto na jepnin kënaqësi të madhe, na mundësonin herë pas here edhe
ikjen nga orari i detyruar i studimit të pasdites (hahaha). Në atë kohë hidhja vargje në ditarin tim. Më pëlqente të shkruaja esse të shkurtëra, disi “abstrakte”, për të qenë larg të përgjithshmes , por edhe i ruhesha rrezikshmërisë së rënies së tyre në dorë, veçanërisht të sekretarit të partisë së shkollës, i cili ishte mësuesi i rusishtes, më i rrepti në shkollë. Por kishim edhe mësues që na mirëkuptonin e që shpreheshin me humor. Më kujtohet se një herë në korridorin e shkollës përballem me të talentuarin dhe të paharrueshmin Paulin Selimi, i cili jepte letërsi në shkollën tonë. I kërkova të më jepte mendim për një poezi të krijuar për mjerimin, ku i drejtohesha Migjenit...Paulini e lexoi, buzëqeshi dhe më tha: “dreqe, mos i hap punë vedit. Të tanë e dimë, por nuk mundemi me folë me të madhe ça na kanë ba ikta tollonat”. Pastaj qeshi dhe iku… Në ditarin tim kishte sentenca, sarkazëm, ironi, humor mbi fotot e librave, fotot e mja...Krejtësisht në botën time, pa ndonjë ambicje apo qëllim botimi. Mes të tjerash, kujtoj mesuesin e psikologjise, vetëm mbiemri me bie ndërmend tani, Islami, që në detyrat me shkrim gjithmonë më vinte notën 9. Një ditë e pyeta:- mësues përse asnjëherë nuk e ndryshon këtë notë, as me pak dhe as 10? “Varzë,- më tha.- Ti nuk e lexon asnjëherë mësimin, vetëm titullin, dhe shkruan nga mendja jote. Ma poshtë nuk mundem të të vlerësoj, sepse shtjellimi yt është mësim në vetvete. Ma shumë nuk mundem, se atëherë i bie që unë të shpenzoj shkumë kot para jush!” E tregova këtë rast, pasi psiko-filozofia trajtohet shumë në krijimtarinë time. Dhe kjo në atë kohë ishte jo nga leximi, por nga forca e analizës së fenomeneve, dukurive, karaktereve... Pyetje:- Kur e kishit bërë gati për botim vëllimin tuaj të parë poetik? Përgjigje:- Kur isha 18-vjeçe, kisha bashkuar 80 poezi të shkruara me dorë. Përgjithësisht ishin motive dashurie, për mjerimin, për natyrën, për muzikën, për babanë, nënën...E kisha titulluar “ Përtej dashurisë”. Mendimi për t’i botuar më lindi, kur u regjistrova në Insitutin e Lartë për gjuhë - letërsi. Por ma refuzuan botimin.
Prill 2015
edhe të nevojshme, sepse ndihmojnë në rritjen e krijuesit të ardhshëm. Balzakut i hodhën në kosh dhjetra romane përpara se të botonte romanin e parë. Por kjo nuk e ndali. Përkundrazi ai shkroi më me vendosmëri dhe u betua që do ta vinte emrin e tij mbi gjithë shkrimtarët e Francës. Si vazhdoi më tej procesi krijues tek ju? Përgjigje:- Oh! Pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në harkun e tre viteve, rashë pothuajse në një pasivitet të plotë në aspektin krijues. Ndërtova familjen, e cila më solli dy fëmijë njëri pas tjetrit, plus dhe studimet me korrespodencë, të cilat sëbashku bënë që krijimet “ de facto” të bien në përgjumje. Në ndonjë zgjim të rrufeshëm, hidhej ndonjë poezi në letër, por i prekte po kaq rrufeshëm, “inkuizicioni banal”. Por mund të them, mbushja emocionalisht brenda meje, nuk pushoi asnjë çast. Leximi, paralelisht me ndryshimet drastike që po ndodhnin në të gjithë shtyllën e jetës personale dhe të asaj shoqerore, në ato vite, u presuan labiritheve të mendjes dhe të shpirtit, për t’ u zgjuar dhe dëshmuar më vonë në lirinë e plotë të krijimtarisë. Pyetje:- Diku në autointervista thoni: “Jam dhi e egër në gen”. Ka të bëjë me natyrën tuaj kjo, me vendosmërinë, krenarinë, kryeneçësinë?
Përgjigje: -Të gjitha marrë sëbashku! Nuk e kam pranuar dhe as nuk e përtyp dot të qënit pjesë loje apo prapaskenash, dallaveresh, aq më tepër kur ka të bëjë me ecjen si njeri-grua-nënë në rrugën e mbijetesës dhe të asaj si krijuese. Nuk i honeps dot jargavitjet inferiore, që bëhen në qarqet letrare, për një çmim, për një botim në portualet dhe gazetat, për të shtuar një copë meteorike mbi emrin. Kjo gjë ma ka neveritur aq shumë, saqë ngurroj të jem pjesëmarrëse në konkurse, të dërgoj cikle poezish nëpër gazeta, bile dhe ftesa juaj për këtë intervistë sikur më mblodhi brenda meje, por, aftësia juaj komunikuese më ofroi gjithë komoditetin e duhur për t’ u ndjerë mirë dhe për t ’u shprehur “pa dorashka...” Edhe pse më kanë lënduar lidhur me ashpërsinë time dhe përgjigjet troç ndaj këtyre fenomeneve, mënjanuar nga shumë pjesëmarrje në antologji të ndryshme ( pasi më Pyetje:- Cilat ishin argumentet me të cilat u motivua është bërë ftesa nga organizatori), përsëri fle e qetë brenda personalitetit tim, duke shtuar akoma më shumë dozat refuzimi i botimit? krijuese dhe studiuese, larg parakalimeve shabllone pa Përgjigje:- Duke mos pasur njohje të rrethit pikë vlere, bulevardeve publike (për konceptin tim)... letrar, babai takoi ne Insitut një lektor, i cili i Pyetje:- Vëllimi i parë poetik “Autopsia e shpirtit” dha përgjigje negative. Nuk është art i pjekur… Kam provuar dhe në vitin 1993, por atëherë kërkoheshin del në dritë në vitin 2013. Tashmë grua e pjekur, para shumë, të cilat nuk arrita t’i bëja gati, për të nënë, e stabilizuar si emigrante në Belgjikë. “Dua t’ realizuar botimin në Tiranë. Dhe atë bllok me poezi i hakërrehem fatit dhëmb për dhëmb”, thoni në një e ka mbajtuar vëllai Gëzimi, deri vonë në ruajtje. poezi të këtij vëllimi. Ishte deviza juaj për të përballuar Kanë humbur, pas ikjes time në emigracion si “fakte-flete vështirësitë e emigracionit dhe për të realizuar ëndrrën konkrete”, por kanë mbetur brenda meje, sepse e kam vënë e poezisë? re kur përhumb në rilexim të poezive të mia, ndjej që shpirti Përgjigje:- E keni gjetur “çelësin që hap shtëpinë i atyre krijimeve është shkrirë në vargun e sotëm, por me e të dyjave”. Emigracioni, përveç vështirësive të një forcë të re shprehëse. panumërta, ( për një 26-vjeçare) që dihen nga të gjithë, Pyetje:- Në udhën e krijimtarisë ndeshen edhe më dyfishoj frymën, duke më pastruar oksigjenin nga refuzime dhe mendoj se janë të natyrshme e do të thosha bioksidi karbonik, që kishte hyre brazdave të viteve. 25
...........................
REVISTA OBELISK
-Intervistë me poeten Pranvera Drita Gjoni-
Formimi në rritje filtroi logjikën, rriti guximin dhe u dha krahë ëndrrave, të cilat filluan të kurorëzojnë suksesin, ndonëse me pak me vonesë. Por, siç thuhet nga i mençuri dhe i pagabueshmi popull: -më mirë vonë se kurrë! Pyetje:- Kam patur kënaqësinë të lexoj dy librat tuaj të parë “Autopsia e shpirtit” dhe “Në hark të horizontit tim”. Vjeshtën e kaluar në Tiranë promovuat librin e tretë të titulluar “Mendime të arnuara”. Ju ndjek shpesh edhe në publikimet në fb. Ajo që bie në sy është shumëllojshmëria e temave e motiveve, një figuracion i pasur e modern nganjëherë deri në kufijtë e hermetizmit. Ju keni studiuar gjuhë-letërsi, por përdorni lirshëm e me efekt figura e terma teknike, shkencore e filozofike. Kjo i dedikohet interesimit tuaj edhe për njohuritë në ato fusha? Përgjigje:- Më sipër fola pak për kohën e gjatë letargjike në aspektin krijues. Por ajo nuk preku interesin tim ndaj leximit, që u përket pothuajse të gjitha fushave tërheqëse të mundshme, në kohën time të lirë... Perveç librave artistikë, kam një interes të madh ndaj literaturës filozofike, ku mund të veçoj atë që dua më shumë, Arthur Schopenhauer me vepra si “ Këshilla për jetën”, “Arti i të jetuarit” etj. Pastaj Filip G. Ximbardo me “ Si të mposhtësh ndrojtjen”, OSHO me “ Kryesorja është të jesh”,e “ Për sublimen”. Më tej do të përmendja edhe Georg Vilehelm Fridrih apo Hegel, siç njihet më shumë, me “ Platoni”, “ Aristoteli, libra teologjikë të Clifton Briscoe si “Vetëm përmes gjakut”, Bob Gass me “ Mposhte shqetësimin”e “ Jeta triumfuese”...etj. Kurse njohuritë teknike m’ i ka mësuar praktika e jetës. “Djali i babit” është bërë disi edhe një shofere-mekanike në njohje ( absolutisht jo profesioniste), por kurioze të dijë funksionin e çdo pjese, që lidhet me fizikën, mekanikën... ( kostoja në ofiçina është e tmerrshme), ndaj mbijetesa të angazhon të mësosh nganjëherë edhe jashtë dëshire... E megjithatë, etja për të absorbuar të rejat, diferencat në kohë, evoluimet, progreset si ato natyrore dhe ato njerëzore, dhe praktikat me to,shkarkohen në krijimtari në mënyrë spontane, pa u kthyer qëllim më vete. Gjej rastin të falënderoj publikisht shtëpinë botuese “ ADA” nën drejtimin e zotit Roland Lushi, i cili me një përkushtim dhe profesionalitet te admiruar, solli “binjakët e mi” tek lexuesi, me “kartele shëndetësore” të mrekullueshme! Pyetje:- Nuk keni frikë se ndonjëherë kjo mund ta bëjë poezinë të tingëllojë e ftohtë, pavarësisht perfeksionit të saj nga ana teknike? Përgjigje:- Gjej përshtatje tek një sintezë e Gëtes:shkenca del nga poezia! Atëherë, them përse poezia nuk mund të gjallojë shkencërisht? Jo, jo nuk e ndjej fare frikën! Bile as që e kam menduar ndonjëherë. Shkak është ........................... 26
spontaneiteti i lindjes së poezise dhe “shtrimi”i saj në varg, që nuk më jep kohë të mendoj apo të reflektoj gjatë. E dini një gjë:- shpesh herë i vë paralelisht muzikën rrok me të shkruarit hermetik, në logjikën time. Që të dyja shkrihen bashkë në tangon e shpirtit. Lexuesi mund të jetë i pakët në këtë lloj zhanri poezie, por ata që e gjejnë veten, ia ndiejnë llavën e brendshme, që vështirë e harrojnë më. Pyetje:-Në poezitë me motive shoqërore jeni shpesh herë shpotitëse, madje edhe sarkastike. Cilat dukuri të jetës së sotme tërheqin fshikullimën e vargut tuaj? Përgjigje:- Ndër të tjera, janë parazitizmi, makiazhi i moralitetit, të qënit mashkull pa pikën e vlerave të burrit, dyfytërsia, cmira, përfitimet, politika, mendjemadhësia, deliri i madhështisë, thashethemet, maskat, karakteret dystandartëshe...etj. Pyetje:- Padyshim, një vend të rëndësishëm në poezitë tuaja zë motivi i dashurisë. Çfarë është dashuria për poeten Pranvera Gjoni? Përgjigje:- Dashuria për mua është dimensioni i pestë! Shumë pak e prekshme, cipërisht e shkruar, dhe në raste të veçanta e përjetuar. Është fusha magnetike e ndjesive pozitive, që thith në trup vetëm atë që është shpirtërore. E zhveshur tërësisht nga interesat, qofshin këto sipërfaqësore, fizike, apo monetare... Dashuria është përtej çdo konceptimi. Gjykoj që rrënjët e saj janë të ngulura në virgjërinë e dhimbjes dhe si e tillë, mbetet e padimension, e paparafrazueshme, e pasegmentuar, e padeklarueshme. Pyetje:- Një çetinë e gjatë bjeshkësh në vendet e ulëta të Veriut të Europës. Për më tepër e bukur dhe elegante në shije e në veshje, çka nuk e bën të kalojë pa u vënë re. Si është raporti me ambientin ku jetoni e punoni? Përgjigje:- hahaha, Ndue, mos dil në një temë që nuk më pëlqen. Të jem e sinqertë me ju dhe me lexuesin ( ata që më njohin nga afër e dinë mirë këtë gjë) jo vetëm që nuk i kam dhënë rëndësi kurrë bukurisë së jashtme, por sa herë bie pré e komplimenteve, skuqem, ndjehem keq sa nuk di as se si t’ u kthej përgjigje. Paraqitjen e jashtme e kam konsideruar që në moshë rinore, dhuratë e prindërve dhe e genit, gjë e cila nuk është meritë e imja edhe pse është fati im. Dhe për çdo gjë që nuk kushtëzohet me mundin tim, për mua mbetet në kufinjtë e pluhurit, të pavlerës. Kurse prezenca, i përket shijeve të mia, e spikatur që në vogëli në guston e veshjes, por besoj që shpërfaq Pranverën si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. Përsa i përket ambientit ku punoj e jetoj, mendoj se jemi përshtatur e integruar mirë në jetën belge. Me kolegët e bashkëqytetarët kemi raporte reciproke korektese, stime e respekti. Gjë e cila më ka favorizuar të ndjehem si një prej
tyre, pa asnjë shenjë inferioriteti. Pyetje:- Çfarë ju pëlqen dhe çfarë konsideroni të papranueshme tek meshkujt? Përgjigje:- Më pëlqen butësia, të folurit bukur dhe me zë të ulët, mbrojtja dhe mbështetja ndaj femrës, humori, të qenurit ambicioz, prezentabël... Te papranueshme:- dhuna fizike dhe psiqike, gënjeshtra, të mos qënit burrë, rrugët e ndërmjetme që përdoren në situata
të ndryshme për të triumfuar, mashtrimi... Pyetje:- Po tek femrat? Përgjigje:- Më pëlqejnë femrat e zgjuara, guximtare, ato që kërkojnë gjithnjë ngritjen e tyre intelektuale, sakrifikueset për qëllime progresi, shpirtmëdhatë, vizionistet... Nuk më pëlqejnë:- vetëvrasja, shitja e vetes dhe e vetvetes, kurthet, vobektësia shpirtërore, llafazanëria, mungesa e respektit ndaj vetes, përshtatja me të paduhurën, nëna të bëra nga fati... Pyetje:- Nga se ka frikë Pranvera Gjoni? Përgjigje:- Nga “fama”, fundosja e tokës nga uji, goditjet pas shpinës dhe gjarpërinjtë... Pyetje:- Gjatë tërë këtyre viteve në Belgjikë çfarë ka ndryshuar në natyrën e saj “dhia e egër” tropojane? Përgjigje:- Në karakter absolutisht asgjë, po ajo “kokëfortë” ka mbetur. Kurse nga ana profesionale dhe shkalla e emancipimit them që jam rritur goxha. Pyetje:- Tashmë është një realitet që krahas botimeve të shumta, nga shtëpitë e shumta botuese, një pjesë e poezisë dhe krijimtarisë artistike publikohet në fb dhe rrjetet e tjera internetike. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë krijimtari dhe cilët janë disa nga autorët tuaj të preferuar? Përgjigje:- Ka krijimtari të bollshme dhe të “shumëngjyrtë”. Që do të thotë:- ka poezi, por ka edhe
Prill 2015
vargëzim. Megjithatë, kjo për mua nuk është aspak shqetësuese. Bile, vlerësoj guximin e gjithkujt që ndërmerr iniciativë të tillë, të ndajë me lexuesin atë që ndjen, atë që mendon ( duke shmangur plagjiaturat). Pozitive është në fund të fundit. Shqetësuese është mungesa e kritikës së mirëfilltë, profesioniste. Shpeshherë e kemi ngritur si problem, por është shumë e vështirë të realizohet në këtë rrjet social. Edhe ata që kanë njohuri mbi teorinë, estetikën letrare, janë më shumë inaktivë. Gjithashtu, ka një zbehje dhe një xhelozi mes krijuesish. Të cilët krijojnë “ luftën e ftohtë” të indiferencës. Ka autorë të shumtë që më pëlqejnë dhe i lexoj me shumë ëndje, në kohën time të pakët në fb. Nuk do më pëlqente të artikuloja emra. Çështje etike ndër miq. Pyetje:- Kam vënë re se në dy librat e parë janë sponsorizues djali dhe vajza juaj. Mund të na thoni diçka për formimin dhe punën e tyre dhe për raportet që keni me ta si nënë? Përgjigje:- Vajza ka studiuar gjuhët moderne-ekonomi, kurse djali, turizëm. Formimi i tyre ( si vazhdimësi gjenetike), ka qenë më i shpejtë se çka u ofron mosha. Brishtësia e shëndetit tim, dy vitet e fundit, ka bërë që ata të hidhen më shpejt se sa duhej në frontin e punës, duke lënë në heshtje këtë periudhë kohore, shkollën. Çdo nënë do thoshte për fëmijët e vet, kemi raporte të mrekullueshme, janë fëmijë të shkëlqyer... Kurse unë do të shtoja, që në këtë shekull ku jetojmë, kur dashuria e vërtetë e fëmijëve ndaj prindërve është bërë pothuajse inekzistenciale ( pa e globalizuar), fëmijët e mi u bënë nënë dhe baba për mua...Besoj që mjafton kjo për të kuptuar raportin hyjnor, që gjindet mes ne të treve. Pyetje:- Në dy nga vëllimet tuaja është redaktor miku ynë i përbashkët, poeti mirditor Dedë Shkurti. Sot po realizon këtë intervistë me një gazetar mirditor. Si ndjeheni në miqësinë e mirditorëve? Përgjigje: -Tejet komode! E ndjej që na bashkojnë normat karakteriale, vijat e trasha të formimit të personalitetit, ambicia, korektesa, humanizmi, e bukura, vlera, përndryshe nuk ka se si të isha në vëmendjen tuaj profesionale dhe njerëzore. - Ju falënderoj për këtë bashkëbisedim të ngrohtë dhe ju uroj suksese të mëtejshme në jetë dhe në krijimtarinë tuaj letrare. -Ju falënderoj juve, për të gjithë këtë hapësirë që më ofruat, për të plotësuar akoma më shumë veten tek ju dhe tek lexuesi. Bisedoi: Ndue Lazri 27
...........................
REVISTA OBELISK
Albana M Lifschin
Gracka e dhimbjes Ajo kishte gjithë mëngjesin që vërtitej nëpër shtëpi sa në një dhomë në tjetrën me një shqetësim që s’e linte të përqëndrohej në asgjë. I dukej vetja si ajo flutura e plagosur që përplasej nga muri në mur duke u përpjekur të mos binte poshtë.Mbarte një merak të madh që nga mbrëmja që s’e kishte lënë të flinte. Kishin folur pak pasi ai kishte dalë nga spitali, ku kishte vajtur për të bëra disa testime të reja. “Qe i rëndë dhe vazhdoi dy orë, -kishte thënë,- ndihem i këputur, por s’kam ç’të bëj, duhet të kthehem përsëri në punë“. Ajo kishte vënë në vend receptorin duke lëshuar një psherëtimë të thellë. Nëse ky njeri kthehet përsëri në punë sot, në mes kësaj dëbore e këtij të ftohti, nesër do të gdhihet i sëmurë. Kishte kohë që ndjente një lidhje të fortë shpirtërore me atë njeri. I qe bërë papritur shok, mik e gjithçka që asaj i kishte munguar në vite. Mendimi se mund ta humbiste një ditë e tmerronte. Dita mbaronte shpejt, ndërsa nata vinte me ëndrra të frikshme... Ecte nëpër ca tunele të errët ku nuk hynte as edhe një rreze drite. Nga pas e thërrisnin zëra për t’u kthyer, klithje që e paralajmëronin se po martohej me vdekjen. Ajo trembej, kthente kokën, por pastaj mbyllte veshët e vraponte përpara në errësirë duke shkelur mbi pellgje lluce. Në tunel mbi kokën e saj fluturonin duke përplasur krahët korba. Mëngjeseve hapte sytë me mendimin që kishte vënë kryet në gjoksin e tij dhe i gjithë ai makth nate tretej. Qenë ulur në kafenenë e tymosur. Ai ndjente se si tensioni i kafshonte zemrën, por kafenë e përnatshme s’e ndante kurrë. Kafen dhe cigaren. Ajo vështronte fytyrën e tij të hequr, dëgjonte kollitjen e tij e i kujtohej ajo antireklama e duhanit ku tymi merrte formën e një gjarpëri e sulmonte mushkëritë dhe zemrën. ........................... 28
-Mos më shiko ashtu, se e shijoj shumë dreqin. E shijoj vërtet, -thoshte ai ndërkohë që cigarja i digjej midis dy gishtrinjve. -Këtë kam. Këtë edhe ty, që më hiqni mërzinë. Kirurgu i kishte sugjeruar t’i nënshtrohej një operacioni që s’duhej shtyrë pasi empfozima kishte avancuar shumë. Ajo nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë këtë term mjeksor. Nuk arrinte të kuptonte se si mund të digjeshin mushkëritë ashtu. Gjyshi i saj e kishte pirë duhanin gjithë jetën e tij dhe vdiq pas të nëntëdhjetave, por jo nga mushkëritë. Vështronte fytyrën e tij të bardhë, flokët biond, dhe fijet e para të hirta të mpleksura me to, që çuditërisht s’i kishte vënë re më parë - Nëse operohem tani, më jep garanci doktor? E kishte pyetur ai duke e vështruar në sy. -Ëëë…, kishte nisur përgjigjen bluza e bardhë, por ai e kishte ndërprerë me një lëvizje të dorës. -E kuptoj doktor… po të kaloj përtej atij korridori, nuk di në dal s’andejmi me këmbët e mia. Ai qe brenga e saj. Pse e kishte njohur këtë njeri? Që të vuante? Kishte patur nevojë për dashuri, por dashuria nuk erdhi vetëm. Për dore kishte sjellë dhimbjen. -E do këtë djalë? e kishte pyetur e ëma. - Po. - Po pse nuk je e lumtur atëhere? Dashuria mendohet t’i bëjë të lumtur njerëzit - …ka probleme, tha ajo duke e kapur veten të thoshte pikërisht atë që nuk donte të thosh. - Probleme?! Pse duhet ta nisësh jetën tënde me probleme? Ke nevojë t’i bësh problemet e një tjetri, të tuat? E kuptoj kur ato lindin gjatë martesës, por të martohesh me problemet e tjetrit, kjo s’është punë e mënçur, kishte konkluduar e ëma krejt gjakftohtë sikur po jepte leksion në një auditor.
Prill 2015
Gracka e dhimbjes Qe penduar që foli. Iu duk sikur e tradhëtoi të dashurin e saj, por s’kishte mundur t’i ikte dot grackës së dhimbjes. Ishin tërhequr drejt njëri tjetrit si dy copa magneti e s’ndaheshin dot. Flisnin e flisnin pa kuptuar si iknin minutat, orët… Askënd s’kishte dashuruar si atë. Askush s’e kishte përkëdhelur si ai. Ajo në duart e tij qe si një kukull me butona. Fëmija shtyp butonin dhe kuklla përgjigjet pikërisht siç do ai.. -Ç’farë po bën tani? - Po të puth ty. - Ku? - Tek gusha. - Po pastaj? - Tek faqja. - Tjetër? - Tek balli, sytë... - Tjetër? Tjetër, ku? - Tek buzët! thoshte ajo duke mënjanuar kokën, ashtu siç bën një çupëlinë e përkëdhelur që i kanë mësuar përmendësh një vjershë dhe e duartrokasin pasi ajo ka mbaruar së recituari. Qe një lojë që u jepte kënaqësi të madhe të dyve. - Shpirti im... pëshpëriste ai më së fundi, dhe heshte. Heshte edhe ajo. Vinte gjithnjë një moment kur fjalët e thëna përcilleshin nën lëkurë, në ndjenja. Në një mëngjes të tillë dashurie kishte rënë celulari i saj. Në ekranin e vogël qe shfaqur një numër i panjohur. - Nuk e njoh këtë numër, nuk e njoh, nuk e marr. kishte thënë ajo e pakënaqur që ai telefon i panjohur i kishte ndërprerë bisedën me të dashurin. - Merre, e këshilloi ai. Një zë gruaje me theks rus e solli në vete. Qe doktoresha tek e cila kishte qenë një javë më parë, për një vizitë rutinë. I kërkonte të vinte në klinikë për të përsëritur testin. Përse? -Ka dalë pozitiv. -Pozitiv? Për çfarë? Nuk kuptoj. Doktoresha qetësisht i spjegoi që trupi i saj mbarte qeliza kanceroze me predispozicion për t'u përhapur. Ndaj një test i dytë, për siguri, do të qe i nevojshëm. “ Qëndro në telefon të lutem, sekretarja do të të japë ditën e vizitës tjetër.
-OK, tha ajo që në të kundërtën, krejt e hutuar, kishte mbyllur celularin. -Ç’farë testi qe pozitiv? pyeti zëri i tij i merakosur nga ana tjetër e linjës. -Asgjë, ndonjë budallëk me brirë. As nuk e di fare se ç’më tha. Nuk ka se si. -Edhe ti?!! Sa mirë i paskemi punët, o shpirt! Kishte thënë ai duke nxjerrë paketën e cigares. *** Atë mëngjes qe lëshuar në kolltukun e saj, e këputur, e prerë. Nga dritarja përballë dukeshin degët e pemëve që vjeshta po i zhvishte dalëngadalë. Çuditërisht një gjethe e madhe ishte ngjitur pas xhamit të dritares. Qe në formën e një zemre me ngjyrë floriri. Kishte patur shi me erë gjithë natën dhe gjethja qe përplasur në dritaren e saj e kishte mbetur aty. Iu kujtua gjethja e O’Henrit. Gjethja e jetës ishte ende atje. Jo e gjelbër, por e verdhë. Në momentin që xhami i dritares do të thahej, ajo do të binte mbi parvaz pa jetë. I qe lutur zotit të mos ia merrte njerëzit që ajo donte. Të merrte atë më mirë. Dhe i u duk se zoti e kishte dëgjuar. Jetojmë sikur s’ka vdekje, sikur s’ka patur kurrë, sikur s’do të ketë kurrë, sa kohë që ajo s’ka të bëjë me ne. Dhe kur afrohet… Zot, ç’farë po them kështu? tha me vete dhe zgjati dorën tek filxhani i kafesë. Celulari vazhdonte të binte e ajo ishte ende në një pus të thellë. Kishte harruar që ajo qe koha që e telefononte Ai. -Si je sot? - Mirë. -U vonove, prandaj pyes. -Ah, në fakt sapo dola nga dushi. - O.K. shpirt, vishu se mos ftohesh, se të marr më vonë. Ajo buzëqeshi e mbështeti receptorin në faqe. Me një ndjenjë hareje në shpirt iu afrua dritares dhe mbështeti ballin mbi të. Iu bë se pa buzët e tij t’i afroheshin buzëve të saja. Mbylli sytë. “Shpirti im, erdhe? Mendimi i një testimi të dytë për një sëmundje fatale kishte humbur kuptimin.
29
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
tI al
o n i v l a oC
Marcel Duchamp-i thoshte se tablonë e krijon « sotidësi ». E njëjta gjë edhe me librin. Në veprën e fundit, botuar në Francë me gjalljen e tij, Italo Calvino kërkon të rivlerësojë përshkrimin si gjini letrare.
Dy janë librat që më pëlqejnë më shumë: ndërsa Palomari i kushtohet tërësisht gjërave që ai sheh. Zoti Teste do me gjithë shpirt vetëm Natyra e Lukrecias dhe Metamorfoza e veten e tij, ndërsa Palomari njeh vetëm dyshimin Ovidit. Do të doja që gjithçka që shkruaj të lidhet dhe ironinë. Të gjitha përçapjet e tij e shpien në o me njërin, o me tjetrin. Palomari është nga ana humbje dhe ëndërron mohimin e vetvetes, për t’u e Lukrecias; duke ëndërritur synoja një njohje të bërë një instrument, me anën e të cilit njerëzit imtësishme të gjërave, aq sa substanca e tyre të vështrojnë botën. shkrihej me ta kapur. Për vite të tëra jam munduar Kemi ndjesinë sikur Palomari është tejet të mbaj shënim çdo gjë që më ngjasonte më një autobiografik. përvojë « njohjeje ». Njohja nis prej sipërfaqes: ta marrësh një send dhe ta përshkruash. Secili prej Çdo kapitull përkon me një përvojë të sendeve ngërthen një problem leximi, përkthimi në një ligjëratë jashtë çdo të foluri. Palomari jetës së përditshme. Në një farë mënyre është një ditar që sjell vetëm ngjarjet e parëndësishme, është orvajtje e të lexuarit të gjërave. këqyrjet e dikujt, i cili nuk është i tillë në shpirt, por që përpiqet të kërkojë. Ashtu si Palomari, kur Me cilin shëmbëllen personazhi juaj ? vështron yjet, edhe mua më duhet të rrekem për Një mit i tërë personazhesh janë zëdhënës t’u bërë i zoti. të mendimeve të autorit: Paul Valery-ja kishte E pastaj vjen çasti i të shkruarit… zotin Teste ; Brecht-i, ndodhitë e shkurtra të zotit Keunen. Madje Ulrich-u i Musil-it, apo Zhvillohet një betejë midis asaj që shohim Barnabooth i Valery Larbaud-së bëjnë pjesë në këtë kategori, porse me më shumë ngjizje dhe gjuhës me anë të të cilës do ta shprehim. Një romaneske. Do të doja të citoja edhe Plymin dëshirë për ta zbuluar sendin me anë të gjuhës. nga Michaux-ja, sepse më pëlqen shumë, mirë Sendi nuk është kurrë krejt “objektiv”, ai e jep po aty futesh në një lloj tjetër sajimi. Fillimisht, veten vetëm në ndijimet dhe mendimet që na kuptohet, që mendja më vajti te zoti Teste. E ngjall. Në këtë libër unë nuk flas kurrë për të admiroj Paul Varery-në, mendimtar dhe eseist. shkruarit. Nuk e kam thënë që Palomari është Mirëpo afria e dy personazheve është gjithësesi shkrimtar. Ai është dikush që do të lexojë botën sipërfaqësore: Zoti Teste është njeriu i dëlirë, 30
Italo Calvino
“shabli”1, duhet lexuar “shabishu2”!
Prill 2015
Ka, pra, një teori metodash në këtë përçapje.
Metoda e vështrimit dhe përsiatjes. Lexuesi duhet të mësojë të vështrojë dhe të mos kënaqet dhe, vetëm nga fundi, vendos ta përshkruajë në kurrë me atë që ka parë. Ndoshta në këtë kuptim një lloj autobiografie të pafundme, dhe ta pret unë ndryshoj prej atij që ka bërë “shkollën e mendja, të pamundur. vështrimit” këtu e tridhjetë vjet të shkuara. Mësimi, të cilit i pëmbahem, është ai i anshmërisë Përçapje dëshpëruese. i Francis Ponge-it dhe e çdo gjë tjetër shkruar prej tij. Të shkruarit do të mbetet gjithnjë një rrekje për të kapur morinë e pafundme të përvojave. Ai Në hyrje të librit e paralajmëroni kurrë nuk do ta arrijë dot këtë. Është njëlloj sikur lexuesin se libri juaj ishtë i strukturuar me të hakatesh për të shkruar një ëndërr dhe vë re shumë përpikmëri. se për atë ëndërr, e cila zgjat vetëm disa çaste, duhen nxirë faqe të tëra. Libri im jep copëza nga Krahasuar me librat e mi të fundit, ky tregim-përshkrim që zoti Palomar nuk arrin ta Palomari ka një skemë shumë të thjeshtë. Është bëjë; ai mund të quhet si një nga “fletoret e mia të një përmbledhje tekstesh tejet të shkurtra, me ushtrimeve”, ajo kushtuar përshkrimit, një gjini një lidhje tematike dhe një farë rregulli. Është letrare e lënë në harresë. Qëkur Breton-i, te libri e vërtetë që në librat e mi rregulli, simetria, i tij Nadja, zëvendësoi përshkrimet me fotografi, madje edhe numrat më bëhen nga një çikë mendohet se përshkrimet janë të panevojshme. havale. Për ndërtimin e librit u nisa nga një Palomari do të donte të ishte rehabilitim i material i grumbulluar prej vitesh. Copëzat e përshkrimit. Unë përpiqem të tregoj se në çdo para të Palomarit i botova, para dhjetë vjetësh, përshkrim ka një tregim dhe, anasjellas, çdo në Corriere della sera, por ideja e qartë e asaj tregim kërkon një a më shumë përshkrime. që duhet të ishte libri përfundimtar më erdhi ca nga ca, e m’u desh të rishkruaja shumë pjesë, që Zoti Palomar ndan me shumicën e ato të përkonin me planin tim. Plan që në fillim heronjve tuaj një këmbëngulje të fortë. ishte shumë i gjerë e që më pas u shkurtua. Së fundi, u përqëndrova në strukturën trijare, si Ashtu është. Personazhet e mi janë shpesh Dante-ja. Komedia Hyjnore përbëhet nga tre këmbëngulës, në mos, të bëhen havale. Janë himne kishtarë, me nga tridhjetë e tri këngë njerëz që i kanë vënë vetes një qëllim shumë secili, me strofa treshe. Si të gjithë italianët, të të thjeshtë dhe që e shpien atë gjer në fund. E paktën vërsnikët e mi, unë në tre vitet e gjimnazit thënë ndryshe, nga një pikënisje e dhënë, ata studiova Danten dhe kjo la gjurmë në jetën time. eksplorojnë të gjitha mundësitë. Me të vendosur që libri im do të ishte në formë Palomarit i është ngulitur në kokë leximi i 3x3x3, i hoqa pjesët që nuk e përmbushnin këtë teksteve të pashkruar, si fluturimi i shturës, apo kërkesë dhe shkrova përsëri të reja, domethënë e lëkura e hardhucës. Nuk mund të them se atij i shkrova librin nga e para. Mirëpo andralla ime më është fiksuar përshkrimi, sepse nuk e shohim e madhe qe gjetja e një apo disa përfundimeve, të shkruajë; këtë detyrë e kryej unë nëpërmjet nisur nga përvojat e Palomarit. E më qëlloi të mendimeve të tij. Por, gjithësesi, kur shohim shkruaja, mu në fund të librit, faqet më të këqija. zotin Palomar të bredhë me një fletore dhe penë në një djathore, arrijmë në përfundimin se ai Përgatitur e përkthyer nga Adriana Koxha synon të shkruajë një tekst. Njëlloj si autori i tij, i cili shënon në një fletore emrat e djathrave e nganjëherë gabohet duke rikopjuar shënimet; ta 1 shabli – lloj vere. (shënim i përkth.) pret mendja se në faqen 77 të librit, në vend të 2 shabishu-lloj djathi. (shënim i përkth.) 31
...........................
7 ë
JE TI...
Vepra të autorit: 1. Kur nisim udhët (Poezi) 1986 2. Ditët duan këngë (Poezi) 1993 3. Meloditë e syve (Poezi) 1997 4. Përtej është qielli (Poezi) 2000 5. Matura 2004 ( Orë letrare) 2004 6. Shpirti i drurëve ( Poezi) 2007 7. Mimozat e kujtimeve ( Poezi e zgjedhur) 2009 8. Vërshimet e gjelbra (Poezi) 2013 9. Kurora pikëllimi (Mbresa) 2013 10. Stinë rinie... (poezi) 2015
Nga gjithë parfumet, Që ka bota, Më i këndshmi parfum, Doemos, je ti... E ç’duhen më tepër Fjalë të kota? Për ty që më mbyte Me dashuri...
Basir Bushkashi - Stinë rinie - Poezi
Besmir Muslia - Kurtheve kohore - Poezi
Besmir Muslia
Kurtheve kohore
Stinë rinie. .
Poezi
9 789928 193452
Poezi
ISBN: 978-9928-193-47-6
Çmimi: 500 lekë
9 789928 193476
9 789928 193551
-
Gerta Bandilli- THëna e stinës së vetmisë - Poezi
ISBN: 978-9928-193-55-1
ISBN: 978-9928-193-54-4
Gerta Bandilli
Hëna e stinës së vetmuar Poezi
9 789928 193544 9 789928 193247
Poezi Çmimi: 700 lekë
Pyes veten, Pyes veten, Pyes veten, Ç’është jeta? Ç’është jeta? Ç’është jeta? Pyes veten, Pyes veten, Pyes veten, Pse jetojmë? jetojmë? i poetëve ka me bollëk dashuri Pse përPse njerzit, për të bukuren. I jetojmë? bindur se duke buzëqeshur sot ePyes nesërmja vjen duke kënduar. veten, veten, Të jesh poet nuk do të thotë se kePyes njëPyes profesion që specializohet veten, në vazhdimësi. Sot je poet nesërPër je Për njëmisterin? vargëzues i rëndomtë. misterin? Për Librat e mi i kam shkruar ndër vite dhe misterin? me një këndvështrim të Pyes veten, Pyes veten, ri i përpunova 5 përqind. Nëse përpunohen ma shumë bëhen si Pyes veten, Sa e çuditshme është me zemrën, ndërtesanë pa dhomat themele...e Sipas meje nuk mund të jesh gjithë jetën Për Parajsën? saj ka vend gjithnjë, Për Parajsën? Për poet. Mund të vazhdosh të shkruash meParajsën? teknikë të lartë pasi ke më shumë se një dashuri. veten, eksperiencën por kjo nuk mund Pyes të quhet poezi...Rrufeshëm po Pyes veten, I ushqen e kurrë s’lodhet, Pyes veten, Për gjithçka…. takunsepse e saj kështu ritmik. Për gjithçka…. të pushojme së tik shkruari funksionon me poezinë. Pas Për gjithçka…. Por, mëmë kot pyes, Por, pyes, Por, më kotkot pyes, Sikur t’i bashkonim të gjitha zemrat, Sepse heshtja, sepse meeterapitë e miangjyrë origjinale kam sedo çfarë t’i tregoj lexuesit. Sepse heshtja, gjithë bota tëSepse kuqe të kish. heshtja, Me nderime6¶PXQG Ws ÀDVs« dhe respekt DENILU. Pabesitë si metastazat nga trupi doi juaji t’i hiqte, 6¶PXQG Ws ÀDVs« me gjuhën e dashurisë6¶PXQG Ws ÀDVs« kombet, do të triumfonin botërisht.
ISBN 978-9928-193-39-1
9 789928 193575
LIBRA TË AUTORIT “Shtëpia e Pranverës”( poezi per fëmijë ) 1997 “Përtej Fytyrës(”poezi )2000 “Hënën nuk e pastroj dot”( vjersha dhe poema për fëmijë) 2000 “Pësimet e Benit” ( tregime në vargje) 2001 “Liria ime e vogël”( poezi) 2002 “Treni me Gaztorë”(vjersha,fabula,gjëagjë za) 2004
Udhëve të jetës Besnik Sula ”
burimin e kanë te populli .....
“ Ku më humbi nëna”( përralla) 2007
“Dielli nën mjegull”(poezi) 2007
“ Vallzimi i Qershizave” ( vjersha, ilustrime) 2007
“Kush banon te syri” (vjersha) 2008 Fran Ukcama “ Lugina e shelgjeve” (tregime) 2008
“Lulet vuajnë gjithmonë perëndimin”“Shkronjat në shtëpinë e fjalës” (vjersha për shkronjat) 2009
shembjen e mureve ....
“Fluturoj me erën” (vjersha) 2011 “Gjëza për t’u gjetur” 2011
Lola Suli “Si u dogj ëndrra”( përralla) 2011
“Leci kërkon një Nastradin” (vjersha ...Është për tu admirue fenomeni metaforik simbolizues humoristike) 2011
i krahasimit që i bën autori poezisë me diellin duke
“Zogj të bardhë” (poezi për fëmijë) 2012
transmetue e prekë copëzat e jetës së vet. … ...........................
32
ISBN: 978-9928-193-65-0
Lirika
“Dita të ka pritur”(poezi për fëmijë) 2013
Ton Zmali
“Gomari pa një vesh”(fabula tregime humoristike për fëmijë) 2013 “A kanë zogjtë edukatore”(vjersha) 2014
9 789928 193650
Besnik Sula - Rropatur pas diellit - Poezi
“Don Benkishoti në Bjeshkë” (tregime humoristike në vargje) “ Kur zogu prap të hyjë në vezë”( vjersha humoristike) 2006
Çmimi: 500 lekë
“Kurora me banane”(fabula) 2015 “Perëndimi i vesës”(poezi ) 2015
Demir GJERGJI Demir GJERGJI Demir GJERGJI
Çmimi: 500 lekë
Çmimi: 500 lekë
Poezi
Rr o p a t u r
d i e ll i t
9 789928 193582 9 789928 193414
një psikologji në një tjetër, nga një ironi në një tjetër. KOLEKSIONISTI I IKJEVE, libër që askush mund ta futë në kuadrat. Vepër që i ngre monument artistik mungesës së harmonisë mes individit e shoqërisë, mes njeriut jo të zakonshëm e turmës, që mund të titullohej dhe “HUMNERA E INDIVIDIT”.
ISBN:978-9928-193-67-4
ISBN: 978-9928-193-68-1
ISBN: 978-9928-193-68-1 9 789928 193681
Çmimi: 350 leke/3 Euro
Poezi
Poezi Poezi Poezi
9 789928 193674
Çmimi: 700
.. .
Dipl Dip DiplD Politik Politi Po Politik Ka K p p nëKa Ins në në Ins Dekla De Dekla Pasur Pa Pasur në Mi në në Mi Diplom Diplo Dip Diplom
.. . .. .
Aktu A Aktu diplom dip diplom Parë Pae Parë e Stamb Sta Stamb
.. .
PasP tëPas mb të të mb i saj i i saji sa i
ÇMIMI : 500 LEKË /5 E/5URO MIMI LEKË URO ÇMIMI : 500 LEKË EURO ÇMIMI : 500 LEKË/5 EURO
Një individ që familjarizohet me ikjen që fëmijë. Zgjedh udhën me mendje e rrugën me këmbë, dhe vendos të mos ndahet nga këta dy metafora praktike gjithë jetën. Autori rrëfen me imtësi jetën e këtij individi, lidhur pazgjithshmërisht me ikjen. Një personazh origjinal që e shkon jetën nga një rrugë në një tjetër, nga një vend në një tjetër, nga një ide në një tjetër, nga një
p a s
Shenja Shenja shpirti shpirti
ISBN: 978-9928-193-41-4
Besnik Sula
“Telefoni me Cicërima” (vjersha ) 1987
Zekri Manaj
“Bleta e Abetares”( vjersha,fabula ) 2006
Ditari i gushtit
ISBN: 978-9928-193-58-2
ISBN: 978-9928-193-57-5
9 789928 193391
Poetesha dhe vajza, poetsha dhe gruaja, Poetesha dhe vajza, poetsha dhe gruaja, Poetesha dhe vajza, poetsha dhe gruaja, poetesha dhe nëna e, e, mbi të të gjitha, poetesha dhe nëna mbi gjitha, poetesha dhe nëna e, mbi të gjitha, poetesha dhe misionarja përpër ta ta bërë botën poetesha dhe misionarja bërë botën poetesha dhe misionarja për ta bërë botën dhe njerëzimin më të të qytetëruar, më të të dhe njerëzimin qytetëruar, dhe njerëzimin mëmë të qytetëruar, mëmë të arsyeshëm e, sidomos, më të ndjeshëm, arsyeshëm sidomos, ndjeshëm, arsyeshëm e, e, sidomos, mëmë të të ndjeshëm, janë njënjë qenie e një qëllim i vetëm e e janë qenie e një qëllim i vetëm janë një qenie e një qëllim i vetëm e i pashkëputur. Ashtu siçsiç shkruan plot i pashkëputur. Ashtu shkruan plot i pashkëputur. Ashtu siç shkruan plot ndjenjë dhe emocion për dashurinë ndaj ndjenjë dhe emocion dashurinë ndaj ndjenjë dhe emocion përpër dashurinë ndaj familjes: nënës, fëmijëve, bashkëshortit, familjes: nënës, fëmijëve, bashkëshortit, familjes: nënës, fëmijëve, bashkëshortit, popo meme aqaq forcë e bindje ajoajo u drejtohet forcë e bindje u drejtohet po me aq forcë e bindje ajo u drejtohet motiveve të gjithkahshme të botës e motiveve gjithkahshme botës motiveve të të gjithkahshme të të botës e e njeriut. njeriut. njeriut.
Selvi SelviBeçaj Beçaj---Shenja Shenjashpirti shpirti---Poezi Poezi Selvi Beçaj Shenja shpirti Poezi Selvi Beçaj - Shenja shpirti - Poezi
ISBN: 978-9928-193-64-3
9 789928 193643
PYES... PYES... PYES...
Zhuljeta Grabocka Çina Ditari i gushtit - Poezi DED NIKOLL LUCA(DENILU )E -NESËRMJA QË KËNDON
Dashuria dhemb
Selvi SelviBeçaj Beçaj Selvi Beçaj
Zhuljeta Grabocka Çina
(Ded Nik
PETRIT SULAJ - KOLEKSIONISTI I IKJEVE - Roman
HALIL TEODORI absurdi mbretëror
Vladimir Muça -Vladimir EKUINOKS Muça - Poezi -Vladimir EKUINOKS (Tanka) Muça - Poezi - EKUINOKS (Tanka) - Poezi (Tanka)
e
ri
Halil Teodori - Dashuria dhemb - Poezi
“
e s, s,
Zekri Manaj - Udhëve të jetës - Lirika
ë
Basir Bushkashi
REVISTA OBELISK
ë
Petrit Sulaj Shkëlzen Niman Zalli Vlerësime të autorit “TELEFONI ME CICËRIMA” (vjersha ) 1987 Fitues i çmimit të tretë kombëtar (75 vjetori i Pavarësisë) Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë. “SHTËPIA E PRANVERËS” (poezi per fëmijë) 1997 Fitues i Çmimit mbarëkombëtar Ministria e Turizmit Kulturës e Rinis e Sporteve. “TRENI ME GAZTORË” (vjersha,fabula,gjëagjëza) 2004 Nominuar për çmim Ministria e Kulturës 2005. “ VALLZIMI I QERSHIZAVE” ( vjersha, ilustrime) 2007 e nominuar për çmim në Panairin e librit 2007 “ në Tiranë. “KUSH BANON TE SYRI” (vjersha) 2008 Fitues i çmimit “Odhise Grillo “ në Panairin e Librit në Tiranë. ZOGJ TË BARDHË” (poezi për (poezi për fëmijë) 2012 Fitues i çmimit “Libri më i mirë për fëmijë” Panairi i 15 –të i Librit Prishtinë Krijimtaria e tij është përzgjedhur në 7 antologji të letërsisë për fëmijë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Suedi etj, si dhe në altertekstet për shkollat 9-vjeçare.
KOLEKSIONISTI I IKJEVE Roman