Skip to main content

Obelisk165pdf

Page 1

ISSN 2225-78-96

Shtator - Tetor

2014

165

Revistë e periodike letraro-artistike Viti VII-të i botimit Nr. 165 / 2014 Organ i Shtëpisë Botuese “ADA” Çmimi 100 lekë 1.5 €

1

...........................


REVISTA OBELISK

12

...........................

botime vetëm

1200L Obelisk 165 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VII-të i botimit - Nr.165 Shtator - Tetor 2014 Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk@yahoo.com

Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

ABONOHU TANI

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100

1200 LEKË

12muaj 2

IBAN: AL31206111760000145309619100

Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2014 Tirazhi : 1000 copë


Shtator - Tetor

2014

PROLOG NË VEND TË EPILOGUT

"ZJARR, O VËLLA GAZETAR!" nga Vangjel Kozma Rrëmbe penën, llap e shkruaj! S'na duhet përvoja e huaj Se betejat i fitojmë Përpara se t'i fillojmë Të takon të jesh i pari, Të shtysh urët kur plas zjarri! Flakë e zjarr! Zjarr, o vëlla gazetar! Rrëmbeje rrotën e preshit, Futua mu në vrimë ... të veshit! Bëj si thonë qeveritarët, Si të sotmit dhe të parët Se e bardha, është e zezë Dhe gomari na pjell vezë. Se kur qielli është i nxirë Ndrin dhe krimbi në errësirë. Si e Zeqos majë thanës, Sillu rretheqark Tiranës, Hiç mos pyet për semaforë, Rrasu një bakshish në dorë. Mos kij turp, s'je ti i pari, Kështu bën qeveritari, Ndryshe s'pjell vezë gomari. Kombi, shteti, ligji dalin, Zgjatin krahët të të ndalin. Mos, se s'janë veç përralla Janë kurva të përdala! Mos ua var! Tutje, vëlla gazetar! Ja, u ndërrua qeveria! Ulërin demokracia, Nuk po di kush është i ati, E ëma me kë e pati, Se qëkur mbeti me barrë

Dolën dyzet kollovarë! Me të gjithë, zor t'a kesh mirë, Trima, udhëheqës me brirë. T'u mpi këmba po s'të rrihet Para s'ke, po prapë të pihet Sheh vëllezërit deputetë Që bëjnë pallë në këtë jetë, Dhe me veten ha inat: "Ç'ka më shumë, ky surrat? Ky s'dinte nga përmjer pula, Sot hedh firma e vë vula!" Dielli qesh dhe hëna qan. T'a ka qejfi, po s'ta mban. Do t'ia fusësh gjithë parisë Presidentit, qeverisë, Po ata kockën të hedhin Po s'e hëngre, do të tredhin! ...ja, arrite dhe ua the! Ç'gaz e ç'helm qe kjo myzhde! "Rroftë kocka!" - brohorite! Dhe në qiell, lart u ngjite. Fluturon duke bërtitur, Mbi një presh të trashë i hypur Sillesh nëpër qiell si gogël, Edhe MUT edhe I VOGËL! Gusht '97 (Shkruar gjatë një fluturimi me presh)

vijon faqe 4

▼

(Amanet nga FAN NOLI)

3

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

MARR GUXIMIN... Zotërinj dhe shokë te nderuar!

Marr guximin t’ju them se pas një marshimi

të gjatë, kur qentë lehnin dhe ne ecnim përpara, sot ndodhem në një udhëkryq, ndërsa tej në horizont shikoj qentë që ecin dhe nuk çajne kokën për lehjet e mia. Nën udhëheqjen tuaj largpamëse dhe të ndritur, kalova treçerekun e jetës sime duke u sjellë si koqe, nëpër hullitë e Vidhës se Arkimedit, për t’i gjetur fundin pafundësisë, dhe sot jam i lumtur t’ju them se kurrizi im, mbi të cilin u provuan gjithë gomarllëqet dhe marrëzite e sistemit komunistodemokratik, është bërë gati per t’i vendosur samarin. Ju siguroj, zotërinj dhe shokë të nderuar se nuk keni më nevojë për gomerët, se ja ku më keni mua, krijesën tuaj të mrekullueshme. Marr guximin t’ju them gjithashtu se rrjedh nga një familje fshatarësh të varfër, të cilët nën rregjimet antipopullore mezi siguronin bukën e gojës. Me themelimin e partisë së parë, e cila qëlloi të ishte komuniste, si për të gjithë popullin dhe për ne, u ndez drita e shpresës. Prindërit e mi ndihmuan partizanët. Babai thurte çorape, kurse nëna i çonte ato në mal, te partizanët... Sa gëzoheshin partizanët nga kjo ndarje e punëve! Reformat e pusht-etit jo vetëm nuk na prekën, po na hapën dyert e jetës së re. Po dyert u shqyen tamam, kur kopështi jonë amtar u mbush plot me lule që quheshin PARTI. Marr guximin t’ju them se sapo linda, bile para se të lindja, fjala e parë që thashë, si e çdo shqiptari, ishte fjala PARTI. Me këtë fjalë në mendje dhe në zemër, eca krenar me ballin plot dhe duart lart, nga fitorja ne fitorje. Në jetën time gjysmëshekullore, kam mbledhur kallëzat e grurit pas autokombajnave, kam vrapuar per t’i çuar shokut Enver në tribunë, karafilat e Kosovës ( që vinin nga serat e Korçës), iu qepa kodrave dhe maleve duke trembur derrat e egër, të cilët më në fund e kuptuan se çfarë do të thote DERR! Marshova në Skrapar për të parë sytë e verbër të Fuat Çelës dhe u takova me Pal Vatën. Putha për internacionalizëm proletar gjithë kanibalët 4

e Afrikës dhe Azisë, me të cilët na lidhte një miqësi e vjetër tradicionale, kompostova fekale si në Kine dhe mbolla sojë si në Kore. Mësova për tridhjetë vjet rresht, peshën e karabinës dhe se malet ishin aleatët tanë të natyrshëm…brohorita për Stalinin, Titon, Mao Ce Dunin, Enver Hoxhën, Sali Berishen …Shava me libër shtëpie, Berishën, Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin…u tufëzova dhe u çtufëzova, u hipa anijeve dhe mbusha Otranton me kufomën time, për hir të idealeve tuaja të larta. Po për këto ideale të larta, hëngra bar dhe nuk shkela parimet…shkela parimet dhe vazhdova të ha bar…kurse tani…marr guximin t’ju them se jam pa brekë në bythë dhe për darkë nuk kam më, as bar e as parime… Pas gjithë këtyre, kam nderin të dëgjoj nga goja juaj, se fajin e paskam vetë dhe se paskam qenë idiot që kam marshuar përpara dhe kam ecur prapa! Si gjithnjë, zotërinj dhe shokë të nderuar, ju vazhdoni të keni të drejtë…Udhëkryqi ku kam mbetur është mbushur përsëri me tabela që më ftojnë për marshime të reja fitimtare dhe do dëshiroja me gjithë zemër, të ecja në të gjitha drejtimet njëherësh, pasi në të gjitha anët më thërret Partia, OJQ-ja, Uniteti Kombëtar dhe Atdheu. Po, për fat të keq, zotërinj dhe shokë të nderuar, këto thirrje nuk më lenë të dëgjoj zërat e fëmijëve të mi të uritur…zërin e gruas sime, që u martua me mua të dielën dhe u plak të hënën…dhe më në fund, nuk më lejojnë të dëgjoj, zërin tim, të cilit ia kam harruar tingullin që ka… E di që rrugët në të cilat me ftoni, janë të lavdishme, si e djathta, ashtu dhe e majta, pa nënvleftësuar ato para dhe prapa, po si ushtar i Perandorisë se Absurdëve, marr guximin t’ju them: “Këtë rradhë nuk do të shkoj as djathtas, as majtas, as para, as prapa, as lart, as poshtë, po… do te eci drejt VETES…dhe marr, guximin t’ju them…MOS ME ÇANI BYTHEN! P.S.:...kaq kisha për të thënë tani pë tani, po... (Marrë nga libri”Shënime pornolitike” i Vangjel Kozma Botimi i shtëpisë botuese “ADA”)


Shtator - Tetor

PREND UKAJ

2014

NËN SHIRA MOTESH PËRRUA I GUFATUR Grimcon me tundim, Përrua i gufatur, Dheut endën Karvane marroke. Përfund faqes, Pinjollë të njomë Vetvarrosën...

Qelbën. Ngul çengelë Shtjellë e trentë.

T’a thash boqengën e kresë, Qysh ma theve!

Shtara shterr Kacabuj...

Tëvona, gjymtuar Syrit tand të lig, ***

Gjuajta n’pikë të zezë, Midis të midisit.

Gurë varresh Të lëmashkët, Lexoj emrat.

Prita e prita Përbindësha.

Nën shira motesh, Të ndryshkur.

N’fytin e ujkut, Kapërdimë,

Lodhjen ndjej, Kapitjen...

Krye kreje...

Pasthirrmash, Të bjerruna...

DASHURI MUJSHORE

Rrokëllimë etje, Pusterrë të thellë.

NËN SHIRA MOTESH

Sy tinzarë, T’ligshtuem Këqyrin,

I thamë, Prej vajesh...

AMA DORËN!... Ama dorën, Kur jam ngat deke. Kasapë shtriga, Karrabishta,

I premë n’besë, Sall, prej teje. Dashuri mujshore, As mish i zier, As fërlig... *** Lypsa ashtelëkurë, Blue dergje, Shtatë pash, M’i shtinë kambët Përnën dhé. Drithnajë Ndërveti,

VETMI SHTERPE

Njerëz t’pakrena Shpeshtillen,

Moçalishtes Mbrapsht.

Vetmi shterpe Rrok idhnak,

Honesh t’mnershëm Përmbysën,

Kore dregëzash, Plagë...

Kthina pa kthim Trokthe pa cak.

Thasë t’zinj misteresh Pehamës së vdekjes...

T’I PREKA CICAT...

Troka të ikjes, Ernash t’hujlishme.

MOTI U PAMË

T’i preka cicat, Rangët përzihen.

Moti u pamë E u zhbamë.

Diqysh, verem m’u ba Dhe, për pa të pá.

Dhambë të egër, Stiva eshtrash.

Vallëzon rome e re Me tallaz, me qejf.

Lojë depresive, Haluçinante.

Kah curlat bien, Qaj kohëshkretën, Çufrrakë... Gusht, 2014

Mall dejesh, Që vlon, I grishur...

MOKRAT BLUAJNË... Mokrrat bluajnë kërcunjë. Varrë t’harrueme

Lumë tashmë i shterrët,

5

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

EKSKLUZIVE PËR

OBELISK

GEORG TRAKL Georg Trakl u lind më 3 shkurt 1887 në Salzburg rë Austrisë. Atje ndjek gjimnazin, që më vonë e braktis, për të nisur dhe mbaruar shkollën profesionale për farmacist. Pas kësaj ai studion farmaci në Vjenë. Që trembëdhjetëvjeçar fillon me të shkruarit e poezive. Vëllimi i tij i parë poetik "Gedichte" (poezi) botohet më 1913. Në fillim të Luftës së Parë Botërore Trakl rekrutohet si rezervist në Frontin e Lindjes. Por ai s'i duron dot masakrat e luftës,përjeton një goditje psiqike dhe dërgohet në spitalin ushtarak Krakau/Poloni. Gjatë qëndrimit të tij në spitalin ushtarak ai shkruan poezi, që pasqyronin gjëmën e luftës. Ai vdes më 3 nëntor 1914 në Krakau si pasojë e një mbidoze kokaine. Një vit pas vdekjes së tij del përmbledhja e tij poetike "Sebastian im Traum" (Sebastiani në ëndërr). sot Georg Trakl vlerësohet si njëri nga poetët më të jashtëzakonshëm dhe përfaqësues i rëndësishëm i ekspresionizmit austriak.

Këngë mbrëmjeje Mbrëmjes, kur shkojmë shtigeve të errëta, Shfaqen para nesh trajtat tona të zbehta. Kur kemi etje, Pijmë ujin e bardhë të gjolit, Ëmbëlsinë e fëmijërisë sonë të pikëlluar. Të shuar prehemi nën pemën e shtogut Kundrojmë pulëbardhat e thinjura. Karvane resh të pranverta ngjiten mbi qytetin e padritë, Në heshtje i lënë kohët e fisme të murgjëve. Kur unë mora duart e tua të holla Ti sytë e rrumbullt ngrite ngadalë, Kaherë kjo. E kur tingulli i vagët shpirtin ma pushton, Shfaqesh e bardhë në vjeshtorin peizazh të gëzimit. 6

Nata e të varfërve Po bie muzgu! Dhe derës sonë Vagëllimthi troket nata. Një fëmijë pëshpërit: "Ç'rrëqetheni Kaq shumë!" Por ne të varfërit heshtim dhe kruspullohemi gjithnjë Heshtim, si të mos ishim më!

Fëmijëria Plot fruta shtogu; e qetë banonte fëmijëria Në shpellën e kaltër. Në shtegun e dikurshëm, Ku tash i zeshkët fërshëllen bari i egër, Mediton dega e qetë; fëshfërima e gjethnajës Një e ngjashme, kur uji i kaltër brenda shkëmbit kumbon. I butë është ankimi i mëllenjës. Një bari Ndjek heshtur diellin që rrokulliset prej kodrës vjeshtake. Një çast i qielltë është gjithsesi më shumë shpirt. Në zgrip të pyllit duket një kafshë e druajtur dhe paqësore Në Grund prehen këmbanat e vjetra dhe katundet pa dritë. Përshpirtshëm njeh ti kuptimin e viteve të errëta, Freskinë dhe vjeshtën në dhomat vetmitare; Dhe në kaltërsi shenjtore kumbojnë tej hapa të ndritur.


Ngadalë dridhet një dritare e hapur; lotët ndjell Pamja e varrezës së prishur në kodër, Kujtimi për legjendat e rrëfyera; por ndonjëherë dritësohet shpirti, kur mendon njerëz të gëzuar, ditë të florishme pranverore.

Këngë orësh Me shikime të errësuara kundrohen të dashuruarit, Flokëverdhët, rrezonjësit. Në terrin e ngulët Brishtësishëm qafohen krahët e përmalltë. E purpurt u hap goja e të bekuarit. Sytë e rrumbullt Pasqyrojnë floririn e mbasdites pranverore, Zgrip dhe zezim pylli, ankthe mbrëmësore në blerim; Ndoshta fluturim i pashprehur zogu, shteg I të palindurit në fshatrat e terrtë, verave vetmitare Dhe prej kaltërsisë së prishur del ndonjëherë nj'e përjetuar. Ngadalë fëshfërin në arë kalliri i verdhë. E ashpër është jeta dhe fshatari i jep kosës së çeliktë, Fut trarët gjigantë zdrukthtari. E purpurt ngjyroset gjethnaja në vjeshtë; shpirti prej murgu Kalon ditë të ndritura; pjekur është rrushi Dhe ajri festiv në oborrët e hapësirtë. Të ëmbla erëmojnë frutat e zverdhura; e lehtë është e qeshura E të gëzuarit, muzikë dhe kërcim në bodrumët e errët; Në kopshtet muzgore ecje dhe qetësi e djaloshit të vdekur.

Në udhë e sipër Në mbrëmje e mbartën të huajin në dhomën e të vdekurve; Një erë zifti; fëshfërima e lehtë e rrapishtave të kuqe; Fluturimi i errët i stërqokave; tek sheshi kalon

Shtator - Tetor

2014

një rojë. Dielli është zhytur në lirin e zi; prore kthehet kjo mbrëmje e shkuar. Në dhomën përbri motra luan një sonatë nga Shuberti. Buzëgazi i saj bie krejt ngadalë në burimin e prishur, Që kaltërisht shushurin në muzg. O, sa i moçëm është fisi ynë. Dikush pëshpërit kopshtit matanë; dikush e ka braktisur këtë qiell të zi. Mbi komedinë erëmojnë mollë. Gjyshja ndez qirinj të florinjtë. O, sa e butë është vjeshta. Të lehtë kumbojnë hapat tona në parkun e vjetër Në pemët e larta. O, sa serioze është fytyra e zymbyltë e muzgut. Burimi kaltërosh te këmbët e tua, misterioze qetësia e flaktë e gojës tënde, Errësuar prej dremitjes së gjetheve, floririt të errët të luleve të rëna të diellit. Qepallat e tua janë rënduar prej lulekuqes dhe ëndërrojnë butshëm mbi ballin tim. Këmbana të buta dridhërojnë gjoksin. Një re e kaltër Është zhytur në mua fytyra jote në muzg. Një këngë për kitarë që kumbon në një tavernë të huaj, Shtogjet e egër atje, një ditë e gjatë nëntori të shkuar, Hapa të gjohur nëpër shkallët e mugëta, pamje trarësh të bronzuar, Një dritare e hapur, ku një shpresim i ëmbël mbeti pas E pathënë është kjo e tëra, o Zot, që tronditur ulet në gjunjë. O, sa e zezë është kjo natë. Një flakë e purpurt U shua gojës sime. Brenda heshtjes Jep shpirt instrumenti i vetëm i shpirtit të trembur. Lëre, nëse dehur prej verës koka fundos gjirizit.

Hohenburg Askush nuk është në shtëpi. Vjeshtë nëpër dhoma; 7

...........................


Sonatë dritëhëne Dhe zgjimi në skajin e pyllit të muzgët. Prore sjell në mendje fytyrën meite të njeriut Larg pështjellimit të kohës; Mbi ëndërronjësin përkulet dëshirshëm degnaja e blertë, Kryq e mbrëmje; Me krahët e purpurt e mbështjell ngjyrosësin ylli i tij që ngjitet lart dritareve të pabanuara. I huaji rrëqethet errësirës, Tek hap ngadalë qepallat mbi diçka të njerëzishme, Që është larg; në korridor argjendori zë i erës.

Dhe rremat ritmike lëvizin ngadalë. Së shpejti tek muri i rrënuar do të çelin Vjollcat, Qetas do të blerojë tëmthi i vetmitarit.

Qetësi dhe heshtje Barinjtë e groposën diellin në pyllin e zhveshur. Një peshkatar e tërhoqi Në rrjetën e tij hënën e gjolit të ngrirë. Në kristalin blu Banon njeriu meit, faqembështetur tek yjet e tij; Apo kokërënë në gjumin e purpurt.

Në pranverë

Por ngaherë e prek fluturimi i zi i zogjve Shikonjësin, shenjtëria e luleve ngjyrëblu, Mendon qetësinë e afërt harrimtare, engjëjt e shuar.

Ngadalë fundosi bora prej hapave të rënduar, Në hijen e pemës Të dashuruarit ngrejnë trëndafiloret qepalla.

Rishtazi ngryset balli shkëmbësisë hënore; Një djaloshi të qeshur I shfaqet motra në vjeshtë dhe shprishja e errët.

Prore ndjek thirrjet e mugëta naviguesi, Yll e natë;

Shqipëroi nga gjermanishtja: FERDINAND LAHOLLI

Valët e detit Rehatuar mbi një shtrat plazhi, nën çadrën hijeplotë, me zyza djelli duke vështruar detin gjysëm të errësuar, përshkak të lenteve me ngjyrë. Deti që kam përballë është i mrekullueshëm..... Ndokush do mendojë: na besdisi ky djalë, me këtë bregdeti, a thua është i vetmi në botë. Për mua i tillë është. Duhet ta përjetosh që ta kuptosh. Dallgët nuk përplasen në breg, pasi ato thyhen tek batullat: është ajo pjesë e durrëst e përmbytur disa shekuj të shkuar. Ato shkumëzojnë tek batullat. Duket si një akt seksual, ku dallgët derdhin të gjithë forcën e tyre mbi atë pjesë toke të përmbytur, e më pas afrohen në berg ngadalë, ëmbël, gati të lodhura. Megjithatë për të qenë i sinqertë ky bregdet sivjet më dhuroi pak pezëm. Përse? 8

Vitet e shkuara në mëngjese me zbaticë, tek batullat dilnin jashtë sipërfaqes së ujit shkëmbi i madh dhe shkëmbi i vogël: nuk e di se çpjesë struktursh antike kanë qenë. Kurse sivjet ato nuk dolën as edhe një ditë të vetme. Nga larg dallohej se ku ishin pasi uji nuk është se i mbulonte edhe aq. Mesa duket edhe ato po fundosen përgjithnjë nën ftohtësinë e Adriatikut: si për të përrmbyllur një epokë. Po qëndroja i përqëndruar tek ritmika e dallgëve për të dëgjuar këngën e tyre. Atë shkumzimin relativisht të largët të dallgëve, që vinte tek unë si një gulçim epshi e dëgjoja fare pak. Kurse këngën rrëpëllitëse të lodhur, si një pasthirmë kënaqësie, as që e ndejja fare. Ritmi i dallgëve më ngatërrohet me

▼

...........................

REVISTA OBELISK


Valët e detit

Shtator - Tetor

2014

dialogjet e njerëzve. Mundohem e mundohem mbyten kosovarët. Duket sikur ka rënë karkaleci. - njëlloj jemi mos u bëj kaq rracist! por është tepër e vështirrë. ........................... - Jo mor burrë nuk jemi njëlloj. Ata janë pa kulturë. Aty hajnë aty rrinë aty hedhin mbeturinat. - i thash çunit! Të keqen mami! Unë të rrita Vijnë nga gopi somës me thasët plot me speca. të bona kaq të martova, por jo që të bohem Dhe i hedhin farat e specave, se i hanë të gjallë shërbëtorja e Griseldës. Nuk është mirë që ajo të specat, mbi rërë. lyehet e të shkruhet që në mëngjes dhe të dali. - O ba! O babi! O babi! - po hë morë Vasilis çfarë do? Pse bëhesh kaq Pranaj të keqen mami ose ndryshoni ose gjeni rrugën tujë. Kshu i thash çunit. Dhe kam ra rehat: i pa edukuar? Sa herë të kam thënë që kur jam - Pse e ke nda çunin. duke folur të mos ndërhyshë pa mbaruara unë? - Po mi gru. Le të shofin jetë e vet aq rehat jam Nuk e di se është mungesë edukate? Çfarë do? sa se ke idenë. - dua të shkoj në banjë! - Po kur të plakesh? - Po futu mor në det. - Kur të plakem. Me çunin mi gru. I kam bo - Më shpëton i madhi. kokën ka detyrime ndaj mamit të vet. - njëlloj është mor të keqen babi. Më i pisët se kaq nuk ka se ku të shkojë ky det. ................................... .................................... - Lek të modh kishte vjedh ai maskarai. Mir - Rodolfo! Mos va atje tezoro se është shumë na e boj ne. sporko. Vieni këtej se do marrësh ndonjë malatia. - Do e gjej edhe ai të vetën. .................................. - Me kë do e gjej me ne? Ne jemi bagëti. Nuk ngrehemi të gjithë bashkë dhe të fillojmë ti - të të tregoj një barsaletë meqë jot shoqe u shkulim veshët atyre maskarejve. largua pasi nuk mund ta thoja në prezencë të sajë. - kan për ta arrestuar Fullanin. Nuk të lë njeri. Një i huaj andej nga vitet 1920, teksa shëtiste - Jo mor burrë nuk kanë për ta arrestu të gjithë në shqipëri, sheh në rrugë një çift. Burri mbi me i poç pjerdhin ata. Kanë për ta zgjat ca si gomar dhe gruaja që e ndiqte pas në këmbë. Ai i gjithmonë pastaj do e harrojnë. Jo për gjo por e afrohet dhe i thotë burrit: ju shqiptarët jeni tepër harrojmë ne të parët. Se jemi popull koti. O çuni të prapambetur dhe aspak kavalier. E përse? E misrave! O çun hajde ktu. Sa i ke misrta? pyet Burri mbi gomar. Sepse ne vend që ju të - 500 lek! hipni gruan mbi gomar hipni vetë. Epo lum miku - ça thu mër çun pse ça po na shet tosta? I ke kjo nuk ka të bëjë as me prapambetjen e as me të njomë apo edhe ti me të futme je si të gjithë në kalorsllëkun. Kjo ka të bëjë me seksologjinë. këtë vend. Burri që të bëjë seks dueht të jetë i shplodhur - Janë të njomë Zotëri. kurse gruaja duhet të jetë e lodhur. - më jep tre. E kam të pamundur të dëgjoj këngën e ............................................... mrekullueshme të dallgëve tani ditën. Jam i detyruar të pres natën e vonë. Atëherë kur bota - Zotëri a mund të ma jepni pak shkopin? Sa të njerëzore hesht... hap pak gropën e çadrës. - Pa tjetër zonjë! (Hamdi) Erjon Muça 14-09-2014 .......................................... Pisa (IT) - Nuk shkohet më në pazhin e madh! Na 9

...........................


Në fillim ëndërroja duke parë të mëdhenjtë. Pastaj më pëlqente vetja, u mburresha shokëve. Më vonë kur erdhi shoqëria me vajzat. Më tepër rëndësi ju kushtova flokëve. ---------ILMI DERVISHI----------

Aut

I gëzohesha një fjale të mirë, një bisede të thjeshtë. Ëndrat na prishën gjumin por ndjeja gëzim Yjet trishtoheshin Ndrinin vargjet e mia. Lumturohesha orëve tek pritja në një takim

Cikël poetik

opo rtre t

REVISTA OBELISK

Në shtratin e syve të vajzave buzëqeshja ime. Petaleve të luleve të mia, veç ato u hodhën vesë Fije bari në rremat e një lumi mbeta Prapë betohesha se për dashurinë do të vdes Dashuri, të thirra me emrin e bukur, jetë Prita të dëgjoj jehonën e zërit të dlirë Mes baticave e zbaticave veten e kam gjetë Shpesh kur i kujtoi s’më vjen mirë Ndërtova një rrugë.Pritëm këtej do dal Me not do t’i bie dhe po më doli deti Iku dhimbja.Mbeti qenja ime kristal S’kam kohë për gjumë A flen poeti?

nga ILMI DERVISHI

VITET

………………… Një për një çdo pasuri.

Ka çaste që e dua jetën Por kurr s’mund ta urrej S’jam i kënaqur as me veten Po shteg tjetër ku të gjej?!

Keq atë punë, e siguracion Kap vite për të dal në pension o jet, Harrojm të vëm ne dispozicion Sa vite brenda tyre, jetuam vërtet.

S’di t’shtirem e merakosem Pse dhe mirë nuk më ecën Si në barë kur e hedh kosën Del një gur e kosa ngecën.

PYETE ZEMREN

Liro zakonen e heq gurin E vazhdo me të djersitur Drejt e në gjunjë e lëshon …… Kur del prap një e papritur. Vjen një dit’ e kalon të pesdhjetat, Vetes i kërkon llogari ........................... 10

Te kam thene dhe s’te luaj, Fundi i qiellit e fundi i detit Jane liqeni i syve te tuaj Ne veshtrimin tim prej poeti. S’beson? Lerm te mbytem Nga fundi i detit, fundja shpirti Ne fund te qiellit do te ngjitem Me beben e syrit tend qe ndriti


Shtator - Tetor

Dashuria shperblehet me dashuri Pyet zemre, pastaj fol Te gjallet dashurojne, hy ne poezi Te ngriret, memecet mbyllur ne arkivol

KAFE E HIDHUR

Kur vajza i kthej kusur Se lumturi vjen dhe keshtu Djali u be poet, shkroi poezi

Mbi arkivol dhen I hedhur Si krisem ndihet atje poshte Te “pusi” varrit mbledhur E rende balta po ta peshosh

Aut

Nje here u helmova shkova ne spital Me thane 2 – 3 gra ne brigat u perloten Mire, cte keqe ketu ka, loti eshte kapital

opo

LE TE QAJNE

rtre t

Cikël poetik

Ikem. Se kthen kush pas koken Te afermit me zemer dridhur Loti dhe heshtja trondi token “Per te mire” thon ne kafen e hidhur

Qajne nga ikja apo frika e ikjes Lot le te derdhin mbi mua Ne vdeksha marr rrugen e fikjes Kujt do ti them pastaj te dua?

Te dyqani i luleve te libraria Shume lule, pak pune Te rralle burra si klient

Kur djali rremben puthjen Qielli i shpirtit hapesire blu, Zogu i zemres mori arrati.

Askush s’do te shkoj vet Te tjeret shkojne per nje der dhe Me dhimbje ne shpirt e me bring Them: “ ketu do vim dhe me”

Sandra ne Gjirokaster, Vali ne Kruje Hirushja ne Diber, Stela ne Durres Caste te bukura dhemsuri, muaj Qe s’harrohen kuren e kurres

POETI

Nje burre cdo te shtune Blen nje lule nje liber Thone se eshte poet

C’jane keshtu kaq shume njerez, (deshir e marr ne qen me shume) Per ne vorreza me percjell Nje arkivol me nje qirir?

Le te qaj Mira, nje mikja ime Silvi ne Elbasan, Moza ne Korce etj Nese ne jeten e tyre kam sjell gezime Bosh cepi I zemres me ndjenje te mjer

2014

nga ILMI DERVISHI 11

...........................


LETËRSIA ME FIRMËN KARADAKU 1. Në vitet gjashtëdhjetë, të cilat, edhe sot e kësaj dite mua vazhdojnë të më shfaqen në mendje krejt të kthjellët, a thua se imazhet e tyre iu nënshtrohen herë pas here aparaturave moderne dixhitale, dolën disa poetë që u spikatën që në librat e tyre të parë. Ata ngjiteshin dhe zbrisnin nga Qyteti Studenti mes grupeve gazmore të shokëve të tyre të fakultetit dhe, ajo rruga e spërdredhur si emocioni mes shtëpive tiranase me kopshte dhe zogj, që i shpinte në qytetin me banorë njëzetvjeçarë, të kujtonte ato udhët që përshkojnë pa u lodhur pelegrinët drejt tempullit të tyre të adhurimit. Eh, por edhe Qyteti Studenti, një tempull më vete ishte, ashtu përballë diellit, mes kodrinave të buta me luadhe dhe drurë, me poezi të pashtershme dhe erotikë lumturuese... Këta poetë të shqetësuar dhe çdoherë të frymëzuar, i takoje pastaj nëpër redaksitë e gazetave dhe revistave, në klubet e zhurmshme letrare rreth gotave të fërnetit dhe fjollave të duhanit, ku prishnin me qejf të dukshëm honorarët; i takoje në xhiron e pambarueshme, te Rruga e Dibrës dhe Rruga e Barrikadave, ku përshëndesnin dhe miqësoheshin me broduejsat ekstravagantë, por edhe tek hynin në libraritë me vitrina të kursyera, për të shfletuar vëllimet më të reja poetike, që asokohe bliheshin dhe lexoheshin me etje. N’ ato vite doli së pari libri “Shekulli im” i Kadaresë, i cili trandi shembshëm kolonat me vargje të ca biçim poetëve, që mëtonin të shisnin për tradicionale çdo gjë të mykur; më pas, libri “Ne njëzetvjeçarët” i Musa Vyshkës, “Lirikat e 12

Majit” i Koçi Petritit dhe, “Kënga e karrove të drithit” i Shefki Karadakut... E kush nuk i përvetësoi atëherë këto vëllime poetike të flladitur nga motivet e

Shefki Karadaku vendlindjes, të përndezur nga dashuritë e para, gjithë fluiditet të pakapshëm dhe të sinqertë si pika e vesës... Shiu i argjendtë i lirikave eseniniane sapo kishte spërkatur me hënë dhe yje tërë mendësinë krijuese të poetëve të rinj shqiptarë dhe, ata e kuptuan dhe u bindën menjëherë se, edhe në Shqipërinë e Lasgushit, poezia e peizazhit dhe jetës idilike në fshatrat me kroje shërues, grigja dhensh që zbresin faqemalet si dëborë e këputur; Vijon faqe 28

▼

...........................

nga Konstandin Dhamo

REVISTA OBELISK


Shtator - Tetor

2014

Xhahid Bushati

Për një portret shkrimtari që dua të flas përsëri… Reflekse nga krijimtaria e shkrimtarit Bardhyl Xhama I qetë nga natyra, me një shpirt paqësor që mbart mistere deti, me një vështrim sa të vëmendshëm aq dhe prej kureshtari, sportiv duke sfiduar pleqërinë, si gjithnjë duke rrëfyer rrëfenjat e tij me brumë nga mençuria e urtësia popullore, rrëfenjat e tij sa pedagogjike aq dhe artistike, të cilat zënë vendin më të gjerë në opusin e krijimtarisë së autorit, i kanë gdhendur më së miri portretin, i kanë falur të veçantën si individualitet në letrat shqipe për fëmijë e të rinj. Ky është një portret i vizatuar me penelata të shpejta i shkrimtarit për fëmijë e të rinj Bardhyl Xhama. E, si thellim i mëtejshëm i portretit të tij i shoqëruar edhe me misionin si shkrimtar i kësaj letërsie, shtojmë edhe këto radhë: “Gjënë më të bukur e bëjnë këta shkrimtarët për fëmijë. Nuk janë shumë të mëdhenj, që të trondisin dheun kur kalojnë, si ca shkrimtarë të rëndë, por janë përherë prezent dhe hyjnë në zemrën tonë, në gjakun tonë, ashtu të përzemërt dhe secili mbart me vete

kujtimet e fëmijërisë. (Dizdari, Limos: Fjalë e mbajtur në Takimin jubilar kushtuar 70-vjetorit të lindjes të mësuesit, shkrimtarit dhe gazetarit Bardhyl Xhama. (Aktivitet i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Shoqata Mbarëkombëtare e Shkrimtarëve për fëmijë e të Rinj në bashkëpunim me komunitetin fteriot të Tiranës.) Shkrimtari Bardhyl Xhama i takon brezit më të vjetër të letrave shqipe për fëmijë dhe të rinj. Kjo moshë, sot, është e paktë në tempullin e kulturës sonë bashkëkohore e të ardhmërisë. Ndaj, kemi të drejtë t’i krahasojmë me gurë të çmueshëm; përkujdesja ndaj të cilëve është më shumë se një falënderim, më shumë se një respekt, më shumë se një dashuri, më shumë se një nderim. Të mos harrojmë se, ata janë identitet dhe kujtesë, mësues të heshtur dhe mëkues të fjalës shqipe, përhapës të pa lodhur të diturisë e të kulturës 13

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Reflekse nga krijimtaria e shkrimtarit Bardhyl Xhama

shqipe, gjyshër që, edhe përmes një mijë e një sakrificave, falin buzëqeshje, dashuri e ëndrra për nipërit e mbesat e tyre, respektues deri në dhembjen e madhështisë së krijimit ndaj lexuesit të vogël. Jo vetëm kaq, por po të “Ulesh me të në tavolinë, dhe bashkë me kafenë dhe shishen e rakisë, të cilën s’e ndan nga çanta e librave, të dhuron bukurinë e shpirtit dhe bujarinë, humorin e hollë dhe krenarinë, vlagun e mençurisë dhe energjinë, me të cilat “vret” problemet dhe plogështinë për të ringjallur shpresën e sigurisë dhe për të mundur stresin dhe pleqërinë.” (Harka. Sejdo: “I arti” Bardhyl Xhama, gazeta Shekulli, 27.06.2013.) Bardhyl Xhama “... i përket brezit të dytë të shkrimtarëve të letërsisë së re për fëmijët, të cilët, me krijimtarinë e tyre të spikatur, i ngritën më lart e i konsoliduan themelet që vunë paraardhësit e tyre: Qamil Guranjaku, Teufik Gjyli, Spiro Çomora, Zihni Sako, Moisi Zaloshnja, Bedri Dedja etj., duke qenë bashkëkohës e bashkëpunëtor me autorë të njohur të këtij brezi, si: Odhise Grillo, Dionis Bubani, Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Adelina R. Mamaqi, Bekim Harxhi, Petraq Zoto etj. Krijimtaria letrare e këtij autori zë fill në vitet ’50...” (Nelaj. Milaim: “Bardhyl Xhama – shkrimtari që sfidon moshën”, gazeta Telegraf, 08.04.2010.) Dhe krijimtarinë e tij letrare si proces duhet ta kërkojmë te lëvrimi i përrallës shkencore. Jo vetëm këtë zhanër të kësaj gjinie, por edhe 14

atë fantastiko-shkencor, ne duhet të kërkojmë profilin e këtij shkrimtari, që nga viti në vit vjen duke u pasuruar. Studiuesi i problemeve fantastiko-shkencore, Astrit Bishqemi konstaton: “Shumicën e tregimeve fantastiko-shkencore autorët tanë i kanë ngritur mbi bazën e një fabule interesante. Nëpërmjet kësaj fabule jo vetëm jepen njohuri shkencore, por del edhe një moral i saj.” (Bishqemi, Astrit: Probleme të tregimit fantastiko-shkencor për fëmijë”, f. 148, revista Nëntori, 10/ 1976.) Duke iu drejtuar rrëfenjave më të realizuara artistikisht, vërejmë se ato i karakterizon “... humori dhe ironia... . Shpesh edhe ky humor e kjo ironi është huajtur nga folklori ynë i pasur.” (Bishqemi, Prof. As. Dr. Astrit: “Histori e Letërsisë Shqiptare për fëmijë e të rinj”, Botim i tretë, i plotësuar dhe i përmirësuar, Sh. B. “Dy Lindje dhe dy Perëndime”, Tiranë, 2008; “Pse qau delfini?, 1996, f. 722.) Duke iu drejtuar rrëfenjave, që i realizon artistikisht, vërejmë se, pavarësisht kohës apo vendit ku zhvillohen ngjarjet, parakalojnë personazhe-fëmijë që mbartin cilësi, dëshira, përpjekje e ëndrra…; gjithashtu parakalojnë nëna, baballarë, gjyshër, të rritur… që mbartin këshilla, qortime, porosi, që shoqërohen me një aparat pedagogjik të pasur, të cilat kanë vlera dobiprurëse dhe rrezatojnë fuqishëm në shpirtin e personazheve. Këto rrëfenja flasin


Reflekse nga krijimtaria e shkrimtarit Bardhyl Xhama për besueshmëri dhe përçojnë mesazhe të rëndësishme dhe jetike: si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Leximi i lëndës së shkrimtarit Bardhyl Xhama (po rikujtoj edhe leximin e rrëfenjave) “... është sa mes vlerave artistike e gjuhësore, aq edhe mes arsyes së mbrujtur me karakter edukativ e shkencor. Krijimet e tij, të ardhura vitesh, mes një transferte të pasur e mjeshtërore, janë thurur në mënyrë të tillë “që të fitojë e mira ndaj së keqes”. ( Terziu, Fatmir: “Ndërtesa” e krenarisë letrare e shkrimtarit Bardhyl Xhama.) Më tej po ky studiues vazhdon: “Kalimet nga realja në fantastiken mes arsye dhe qëllimit e bëjnë leximin e shkrimtarit Xhama një arsye më shumë në atë zinxhir të gjatë vitesh që kthen vlerat Kombëtare gojore në artin e të shkruarit.” (citim, po te shkrimi i studiuesit Fatmir Terziu.) Duke parë lëvrimin e rrëfenjës, që zë pjesën kryesore të krijimtarisë së shkrimtarit Bardhyl Xhama, e njëkohësisht duke parë dhe natyrën e botimeve të kohëve të fundit, konkludojmë se, krijuesit, si pa dashur janë grupuar në këtë mënyrë: a) disa ruajnë statusin e letërsisë për fëmijë e të rinj si të mirëfilltë b) të tjerë ruajnë statusin e letërsisë arstistike por të bashkëngjizur me atë pedagogjike e didaktike. Mendojmë që shkrimtari Bardhyl Xhama hyn në grupin e dytë. Se si do të jenë tendencat e kësaj letërsie në të ardhmen, nuk mund të themi një mendim të saktë, pasi mungojnë edhe studimet në këtë fushë; por opinioni im është se, kjo letërsi po vjen gjithnjë duke e tkurrur elementin e parë dhe prirjen e ka drejt grupimit të dytë. Le të shohim... E, për ta përmbledhur krijimtarinë e shkrimtarit Bardhyl Xhama, mendojmë se lë këto shenja në letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj: *Trajtimi me mjeshtri i motivit të detit. *Përjetimi i shkrimtarit si pjesë e procesit të tij krijues. *Individualiteti në rrëfimin e përrallës shkencore. *Krijimtaria popullore burim jetëdhënës i krijimtarisë artistike të shkrimtarit, në veçanti i zhanrit të rrëfenjës, që mendojmë se autori e ka më për zemër. *Lënda artistike e ofruar gërsheton më së miri: mësuesin, shkrimtarin dhe gazetarin.

Shtator - Tetor

2014

A DONI TE BOTONI LIBRIN TUAJ? Shtëpia Botuese”ADA” është themeluar më 19 mars 1999, me vendim gjykate nr.207/a, aktualisht me adresë: Rruga Nasi Pavllo nr.20 Tiranë, me numër telefoni: +355 04 4505312, me website: www.botimetada.com Orientimi i botimeve të Shtëpisë Botuese”ADA” është kryesisht letërsia artistike shqiptare dhe e huaj. Bashkëpunëtorët e saj janë emrat më të shquar të letrave shqipe. Motoja jonë është cilësia, korrektesa dhe përkushtimi ndaj autorëve. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri dhe cilësia e botimeve nga viti në vit.

E veçanta është se Shtëpia Botuese “ADA” ka shtypëshkronjën e vet, që e bën të ketë një çmim të leverdisshëm botimi. 15

...........................


REVISTA OBELISK

VERË E VJETËR..

...........................

.

-Pjergullën e prerë pres i vetëm, Të më dehë me verë të vjetër! 2014

PROFECI… Ti lind nga mungesa, Zanafillë enigme, Dhe shkon te gjeneza, Që kthehet në ikje! … Ngjyrat vijnë prej zërit, Zëri zbret nga heshtja, Heshtja del prej shkëmbit, Dhe shkëmbi nga dhembja! … Drita hyn te malli, Malli te dënesa, Gjithçka për së gjalli, Mbaron te mungesa!

NJË COPË UDHË … -EpLë trupin e natës, Në krah të Rozafës… Nis udhën e parë, Pa këmbët te gjurma. 16

Pastaj shtyp ujin, Pastaj shkel ajrin, Me shputat dhe shpullat… E tua! Po dita kaq ishte… Në udhën e mbrame Gjen kurmin e dheut, Pa shpirtin tënd. Me shpinën Mbi supet prej fryme, Që shkelin dritën Me këmbët e tyre!

NGA LARG... Vjen nga larg të ftohtit; Nga festat e Polit, Nga shqisat e globit E më bën të bukur! Vjen nga larg trishtimi; Nga pronat e dimrit, Nga shpellat e shpirtit E më bën të humbur! Vjen nga larg kjo heshtje; Që prej përtejjete,

Sa për 7 vdekje E më bën prej ere! Nga larg vjen harrimi, Thëllimi, Trishtimi Më çojnë te Fillimi! PARABOLË Etjen time ka shuar, Fjalën time ka zgjuar; Dhe ky shi që bie, Dhe ky sulm stuhie! Vetëm ti më erdhe, Kalove përskaj, Pa më bërë, të paktën, të qaj, Kometë pa udhën e saj! ASGJË Askush s'mungon për botën, As unë që s'kam asgjë! As ti që s'më ke më!

NDAJANTË Shpirti i bukur! Frymë që vjen, Për t'u strukur, Te kjo brengë!


Shtator - Tetor

VITRAZH Përbrenda qelqit me frymë Vë sytë si gjurmë plumbash! Lëshoj flokët bojëmjalti, Hedh të qeshurën në mi minor, Përplas pubisin inatçor, Ormis trupin "lerë nëne", Të bëj ty Pakëz më të re se ç'je. Pastaj nis krijimin e Botës! Engjëll braktisur Nga Zoti Jam!

SËRISH... Dënuar rëndë në galera, Nga ligji i lashtë i lirisë Shkokëlohen e shpërndahen sfera, Shpjegim tragjik i Gjithësisë.

MAJ Harrova ç'bëra e ç'do të bëja; Në pranga më mbërtheu asgjëja. Si shpirti kundërmon ky maj, Nga blirët dhe nga malli i Saj...! FUNDI Shkuan shirat sikur s'ishin! Bota më e thjeshtë u bë. Lumi që rrëzonte lisin, Shtratit shkon pa zulmë e zë. Dheut s'rendin më rrëketë. Gojën hap për gjumë mëngjesi. Deti gogësin i qetë, Pa zbatica e dallgë stresi... Shuhen zemërimet, flakët. Paq "ku lind e perëndon!" Fryn me frikë një fllad i flashkët, Mbetje nga ndonjë ciklon. Më në fund dhe flladi stepet. Lumi në një gjurmë ndal. Heshtin detet, dejet, gjethet, Thahet zëri yt ngadalë!

QË TI TË RROSH! Ti Derdh zërin në mua, Që unë të gjëmoj! Ti Përplas hijen në mua Që unë të shfaqem! Ti Zbraz frymën në mua Dhe unë vdes, Që Ti Të Rrosh!

Para se të biesh pre E gravitetit tim E të të dhembë shpirti Që më ke!

FARI FLE Fari fle mbi mol të vjetër. Varkë e mallit humb e verbër! Busulla lëshon shigjetën, Jo drejt Nordit, po në zemer!

HIMN NJERIUT TË LIRË

SHENJA

I majfton një hije, Për ta pasur strehë, Gjelbëro, korije!

1.

E merr një sy gjumë, Shtrirë përmbi zall. Bëji vend, o lumë!

Në majë të Dheut Merr fund një jetë! ... Një alfabet Në një skelet!

Etje dhe uri I mund me një puthje. Ndiqe, dashuri!

Mesnate e shkretė Një ëndërr tret!

Dhe pyjet gjethuan, Lumenjtë gjëmuan, Dashuritë u zgjuan, Botët mbretëruan Në lirinë e Tij!

...

***

2.

Në gjumë, pa zhurmë, Lë gjurmë një lumë! 3. Në fund të frymës Ti zbardh prej brymës! ... E vetmja shenjë,Në një rrëfenjë!

CARPE DIES...! Je ende aq e lehtë! Gati e papeshë Në mua! Ndaj kape çastin, Fluturo! Hargalisu qiejve, Lirive pa emra,

2014

GJETHJA E ngriti drita në majë. E futi terri në dhé. ...Puthja e buzës së saj, Fshihet te fryma e fle!

FLUTURAT -Motiv refrenPrej nga vijnë? Për ku shkojnë? Janë erë Apo heshtje? Shpirtëra janë A lajme vdekjeje?! 17

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Janë ti, drenushë në ndjekje Apo unë, hark shigjete?!

HI Tinës, Erë pas shpinës, Ngre fletën... Shtrij letrën... Lexoj më nge Vazhdimin e vjershës Së hershme Për ty! Prapë vjen tinës, Flutur pas shpinës... Fik dritën! Mbyll sytë, Them vargun e hershëm Përmendësh Në gjumin e qetë, Përtej errësirës!

BULËZA... Me sy ma bëri me reflekse, Ma ndezi shpirtin shpirtërisht, Ma mbushi muzgun me mëngjese Dhe unë e shkela "gabimisht"...

APOLOGJI APOKALIPSI Hija! Bija E mëmëdritës Dhe babapyllit! Mëmëdrita vdiq! Bota humb në natë! Babapyllin e vranë! Bota, shkrumb në flakë!

DIXHIFOLK Dritarja mbi trotuar... Per të parë a për t'u parë? Pas paswordit, tre kusarë, Kallin dashurinë e vrarë!

18

ISHULLI PLAKET E vetme, rrethuar nga detet , Tokë e ujëdhesës po plaket… Nuk shkundet më nga tërmetet, Nuk ndizet më nga vullkanet! Flenë gurët prej magme në myshk, Ngrijnë brigjet prej gurësh nën ngricë, Hyjnë pamjet e lashta në ndryshk, Vdes koha pa orë e pa vit! E mjerë, mbuluar me qiell, Tokë e ujëdhesës po humb! Zot, vërsulja një shtjellë, Ta humbë te ujërat, në fund! Veç trupin prej vetmie, Të Robinson Kruzo, Në vend të ishullit ngrije Dhe kurrë mos e rrëzo!

ZJARRFIKËSI Lumi s’m’u bind, t’i shkonte përmes! Nga lotët e dhembjes më shumë u ndez! Vetë hyra të digjesha në të. Dhe zjarri u shua përgjithnjë!

PA GRAVITET I rën(d)ë, i zënë në grackën rëndesës, Mbi këtë Dhé të lirë prej peshës!

Cikël poetik nga demir gjergji


Shtator - Tetor

Aromë bliri Pas tetë vitesh larg, Tirana e përndritur nga shiu i majit,iu duk veçse e bukur! S’do mend ; e ku të lë malli të shohësh të keqen, pa le pastaj të shash dhe të shfrysh … N’ajër , përgjatë një fluturimi kalamendës dhe mërzitës nëpër natën e planetit , nga Nju Jorku gjer në Rinas, i kishte rrotulluar sa e sa herë në kokë ato çka kishte vendosur të bënte me të mbërritur n’atdhe; po po, n’atdhe. Ai e donte vendin e tij krejt natyrshëm , sidoqoftë nuk po kthehej i përthithur nga atdhedashuria; po kthehej të shijonte , ndoshta për të fundit herë, edhe ca vite të tjerë të një jete pa kokëçarje prej bohemi simpatik, ndonëse nuk ishte artist.Po përse nuk ishte artist; e kujt i regëtinte më shumë se atij një shpirt prej artisti , ca e ca pseudove, ca e ca sharlatanëve dhe grafomanëve , që bënin mirë të hiqeshin qafe publikisht ? Por ç’padurim për ta rifilluar këtë jetë në vendlindje , ku e ndjente menjëherë thellësinë e ekzistencës së vet , duke kuptuar , për rrjedhojë , edhe sesa ishte lumturuar , sa ishte trishtuar dhe pikëlluar dhe, sa i vërtetë dhe i sinqertë ishte treguar së pari me vetveten, vijueshëm edhe me shoqërinë. E pra, përqasja e një lloj gjykimi në frymën e filozofisë së amshimit , ndonëse ndodhte papritmas, ishte e natyrshme. Do ta rifillonte jetën në vendlindjen e tij , tashmë gjashtëdhjetepesëvjeçar, shëndetplotë, (lavdi Zotit ! ) me flokët që ia kurorëzonin portretin po aqsa edhe kur kishte qenë tridhjetë vjeç, i sapomartuar , apo nuk i kishte ngjyer për mrekulli atje n’Amerikë me atë të gështenjtën e tyre origjinare ! Do të mbathte , si gjithmonë , këpucë atlete , do të vishte pantallona xhins, bluza elegante si ato të tenistëve; eh eh, dhe ashtu i gjatë dhe me barkun petë, do të ecte shkathtësisht nëpër trotuaret e ngushtë, plot tryeza kafenesh , njerëz dhe qen gjithfarësh , teksa fytyra pa as më të imtën rrudhë dhe, sytë e kthjellët, do t’i shkëlqenin prej një mendjeje, që punonte çiltërsisht. Në Tiranën njëmilionëshe, me siguri pakkush do ta njihte dhe do ta përshëndeste ngrohtësisht , por edhe ai, s’para do të përzihej me ish kolegët , apo shokët e shkollës , moshatarët e tij.O, ata që kishin mbetur ende gjallë, sepse për çudi, gati gjysma e tyre kishin vdekur sakaq, ca si shpejt sipas mendësisë së sotme dhe, s’ishin më në qytet, të bezdisnin me pyetjet e pambarimta , sapo të bëje toka.Ku ta dinin ata se ai asqë e përafronte psikologjinë e pleqërisë së tërhequr dhe , asqë i nevojitej statusi gjithsesi mëshirues i pensionistit.Obobo, nuk e dëgjonte dot këtë fjalë , ndonëse në bankë i terhiqte rregullisht çdo muaj paratë e të dy pensioneve, atë të Amerikës dhe, atë të Shqipërisë… Ai do të jetonte paskëtaj , si një pesëdhjetëvjeçar i frymëzuar dhe entuziast që, nuk besonte aspak se shpërthimi i gëzimit dhe i të qeshurave, ndillte ters.

▼

Tregim nga Konstandin Dhamo

2014

Këndellej sa herë i jepej rasti të bindej për mosndërprerjen e ereksionit të tij të hatashëm, ndonëse atje n’Amerikë, për shkak të divorcit me të shoqen dhe t’ardhurave të pamjaftueshme për t’i shpenzuar nëpër klube nate, apo nëpër shtëpitë publike, mbetej pa bërë seks edhe për një muaj të tërë; për pasojë shkrehej pa vetëdije në gjumë mes haluçinacioneve onirike, duke u shtensionuar kësisoj për pak kohë. Por sa ndryshe do të ishte në Shqipëri! Bashkëshorten nëpër këmbë jo dhe jo, djemtë e tij, që tashmë ishin bërë edhe vetë prindër, merreshin absolutisht veçse me problemet e tyre të përditshme, njëlloj si edhe amerikanët tipikë; nuk do ta prishte më gjumin që pa gdhirë, për t’u hedhur pikiatë në atë hotelin e mallkuar, ku punoi thuajse njëzet vite , nuk do të kishte më kurfarë eprori mbi krye dhe, as do të jepte më llogari vend e pa vend , thjesht për ta detyruar të ndihej fajtor… Ja pra, çfarë na qenkësh; do të lindte dita e re në Shqipëri dhe, ai do të ishte i lirë.Si i burgosuri që del nga hekurat dhe e godet dielli në sy, siç ia godet edhe ushqimi stomakun bosh të uriturit. Po përse arsyetonte gjithë ironi; ajo liri që po fitonte, nuk ishte aspak me tepri; sakaq ai nuk do të hutohej dhe as do të dalldiste, sepse , fundi i fundit ,s’kishte pse të ishte si ata libertët e Romës Perandorake. Kishte punuar gati gjysmë shekulli rresht , ishte ligështuar kushedi sa herë; ndonëse kryeinxhinier në një ndërrmarje të rëndësishme prodhuese, e kishin larguar nga Tirana , për ta qarkulluar, siç thuhej atëherë për kuadrot e larta dhe, e kishin degdisur në një fshat të humbur, më pas e kishin përjashtuar nga Partia, e kishin kërcënuar me internim , madje edhe me burgosje, por ja , që kishte arritur t’ia dilte mbanë për mrekulli, gjersa më nëntëdhjetenjëshin u shkul me kuç e me maç dhe, kapërceu n’Amerikë… Po ç’iu kujtua gjimnazi; ç’iu kujtua pikërisht ai vit , kur ia thyen notën në sjellje dhe, e përjashtuan nga shkolla ? Muaj të tërë u sorollat rrugëve të Tiranës, duke ndjekur pas pa u lodhur fare femrat e fabrikave dhe uzinave , kur ato hipnin apo zbrisnin nga autobusat e mbushur dëng. Shkrihej që ishte krejt i lirë , pa pasur qoftë edhe një orë të vetme të zënë.Ecte enkas si halabak dhe pinte në klub fërnet me shoferët dhe poetët, sa për t’u dukur në moshë të pjekur , ndonëse në xhep shpesh nuk kishte asnjë kokërr leku dhe, në mbrëmje i ati e qortonte rreptë… Por sa ndryshe ishte tani, sa ndryshe. Iu desh të blinte shpejt e shpejt disa orendi dhe pajisje elektrike për apartamentin e tij dyzetepesë metra katrorë, të vetmen pasuri të patundshme që i kishte mbetur në Shqipëri, sepse tokën e trashëguar nga i ati dhe shtëpinë ku banonte me të shoqen , fëmijët dhe prindërit që sakaq kishin vdekur , i kishte shitur pa hezituar , me të vendosur të shpërngulej në Amerikë. Sa lehtësisht blihej gjithçka tashmë edhe në Shqipëri, mjaft që t’i kishte ato të uruarat para; frigorifer televizor furrë gatimi kondicioner për të përballuar të nxehtin përvëlues të verës tiranase, tryezë, krevat… O Zot, i mbante shënim të gjitha ç’i duheshin nëpër copa letrash , që i griste një çast nga nervozizmi, por që i merrte sërish nga ku i kish hedhur , i bashkonte me durim që të kombinoheshin cepat , a thua se luante puzzle, që të merrte vesh çfarë i kish mbetur ende pa blerë , sepse në apartament 19

...........................


Aromë bliri

, nuk kishte lënë asgjë kur iku, përveçse ca rrangullave të shukura në një qoshe , që sakaq duhej të flakeshin… Ah, ç’mrekulli ! Me të hapur derën e ballkonit dhe , me t’u përkulur mbi kangjellat,u përmbush me aromën e luleve të blirit . Aromën e luleve të blirit që ia përndizte shkreptimshëm kujtesën dhe, e nxiste të besonte se, të gjitha dashuritë e tij të gjeratëhershme , kishin nisur pikërisht kur çelnin ato, në majin me dritë hareje. Atëherë atëherë, mesa duket i kishte lënë ai takimet e para me të saponjohurat dhe, prandaj ajo aromë i përzihej dhe s’e ndante dot nga aroma e flokëve të atyre… Pallati trekatësh , ku gjendej apartamenti i tij modest, i ndërtuar njëherësh me disa të tjerë aty rroturll, në fundin e viteve pesëdhjetë, për të strehuar me urgjencë të madhe , artistët e përzënë nga shkollat e të ashtuquajturave vende të demokracive popullore për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplonatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik; poetë skulptorë kompozitorë aktorë këngëtarë lirikë , të cilët , me shumicë, u bënë artistë zyrtarë të regjimit komunist, pallat me tulla të kuqe, mbetur

përgjithmonë i pasuvatuar, ngrihej në njerën nga hyrjet e Bllokut dhe, tashmë në katin e tij të parë fillonin kafenetë zinxhir, me tryezat e sëritura edhe në trotuar, madje edhe ndanë rrugëve kryq, të shtruara me pllaka ngjyrë kafe. Kurorat e blireve , të blerta dhe të ndritshme , përhapeshin gjer tutje dhe, ndënë to ai dalloi njerëzit e ulur nëpër karrige që bisedonin me zë të lartë , të tjerë që çanin me zor mes tryezave , më pas e shtriu vështrimin dhe pa dhe makinat që lëviznin përnjë me marsh të parë në kurrizin e rrugës. O Zot, sa femra të bukura , psherëtiu , duke u valuar nga një afsh që ta humbiste gravitetin, sa femra të bukura , por dhe sa shumë automobilë luksozë dhe të shtrenjtë. Jaguar Mercedes Porcshe Maserati, njëlloj si dhe në rrugët e parfumuara të Monacos… O Zot, Blloku i Enverit , i kyçur gjer dje si kasafortë , Blloku marksist – leninist , që për pak i ktheu shqiptarët në një turmë të shumëzuar nga klonimi .Blloku brendapërbrenda sidoqoftë pa asnjë muze dhe, pa asnjë pllakë përkujtimore , varur gjëkundi .Blloku pa historinë e tij komuniste.Po ndoshta më mirë kështu; në djall le të venin muzetë me ato 20

Tregim nga Konstandin Dhamo

reliktet e fetishizuara të diktatorëve, të cilat , një bustinë e grisur doku, bie fjala , apo një palë çizme , shiten po aq sa edhe tablotë e Van Gogut apo Pikasos. Nuk do të ishte asfare çudi që në ato vende ku janë hapur këto lloj muzesh , të gëlojë një ditë romantizmi komunist , nazist apo fashist… Pra më mirë kështu dhe Blloku mbetej i të gjithëve ; madje edhe i të huajve që vdisnin të zdërhalleshin pab më pab ca ditë të lume.Aty aty do të harbohej pa u përmbajtur edhe ai, në atë territor që e kishin pushtuar kafenetë nga më konfortet në botë, bankat amerikane dhe europiane, tangat, kokteilet dhe takat e larta, ekstravaganca, hotelet, puthjet si shkarkesa elektrike, Guçi dhe Kavali, kisha apostolike sinagoga studiot e piktorëve, madje edhe një klub i kozmistëve nismëtarë shqiptarë, të ndërgjegjshëm , mesa duket , për të ardhmen e pashmangshme universale të njerëzimit… Blloku, që një ditë të afërme do të bëhej një Pigal… Patjetër , do të bridhte në të gjithë Shqipërinë , por njëherë për njëherë, do të ngulej në Bllok, gjersa të arrinte një lidhje të qëndrueshme me një femër, nga ato që e gjeje veçse aty… A, por do të zbriste poshtë ! Sa gjumë të ëmbël kishte bërë gjithë natën, sa gjumë të ëmbël ! Dhe nuk ishte thjesht një ndijim metafizik, ishte më tepër , sepse i bëhej sikur sapo kishte përtypur një copë të mirë torte. I përshkoi me radhë rrugët e Bllokut , duke i vëzhguar me kërshëri analitike dyqanet dhe kafenetë e hapura nëpër vilat me oborre përplot lule , të cilat , në këtë orë të mëngjesit , ishin ende si të lodhura dhe të mpira pas ekstazës nokturne. Pronarët e vërtetë të këtyre vilave , të ndërtuara nga inxhinierët italianë të viteve të Fashizmit , ndonëse jetuan për faqe të zezë nëpër bodrume , apo kasolle andej nga i internuan , edhe pas shporrjes së byroistëve teveqelë që ua kishin rrëmbyer, edhe pas gjyqeve të stërzgjatura , nuk u futën të banonin aty kur i rifituan, sepse siç dukej ,nuk patën asnjë përndezje nostalgjie, përkundrazi, iu dukeshin shtëpi të nëmura dhe të përdhosura. I lëshuan me qira të majme afatgjata të tëra këto vila dhe, Blloku farfurinte ! Po ç’i duhej atij e kaluara dhe qëndrimi ndaj saj; si e tërhiqte ajo tinëzisht ! Ai ishte kthyer në Shqipëri për t’ia futur një mendjeje të lehtë , siç thuhej gjithë sportivitet përmes kësaj idiome, ishte kthyer të hante e të pinte me dëshirë , të dehej, të harxhonte para , të këpuste qyfyre, të puthte dhe të bënte seks gjersa të shkrehej dhe t’i vegonin ndër sy qiejt e vagullt të parajsës; të bënte seks pa u qurravitur nga dhembshuria dëmtuese, por me dhunë , me atë lloj dhune që zakonisht pëlqehet nga të dy partnerët, të bënte seks me një femër që nuk të vardisej më mbrapa, por ikte në punë të saj, duke të lënë edhe ty të ndiqje punët e tua. Vulgariteti dhe shpërfillja sot të tregonin trendi; të përgjëroheshe, të sëmureshe dhe të bije në ethe,shëmtoheshe po aqsa edhe kur mëtoje të kapje sublimitetin dhe pozitën e dashnorit hero… Hëngri me oreks mëngjesin te një restorant i vogël francez, doli më pas dhe shëtiti me mall përgjatë Lanës së bleruar dhe, kur u fut sërish në

▼

...........................

REVISTA OBELISK


Shtator - Tetor

2014

Çfarë injorimi, çfarë poshtërimi madje; plak ! Por ai nuk asgjësohej me një të hedhur shashke; ou, sa përvojë kishte ai me femrat, sa shumë e kishin dashuruar ato, sa shumë e kishin preferuar; me gojën plot ia kishte pohuar dikur njera prej tyre , njera nga ato që të ndezullonte, me ta pikasur së largu, ashtu gjithë hire dhe një buzagaz, me të cilën të tërhiqte sikur të hidhte qafës një lak, se, në shtrat arrinte të kënaqej veçse, kur përfytyronte atë mbi vete, hehe, plako… Por që atë pasdite , e mësoi se ajo, nuk e paskësh quajtur plak , sepse ai,përnjëmend, plak ishte, por sepse plako, pabuks dhe, sa të bën kafja ( puna korruptive që po më kryen ) ishin shprehje të rëndomta të zhargonit të Bllokut ; plako, thirrej edhe një djalosh, duke nënkuptuar se, atë e kishe mbështetës , por edhe kushdo tjetër , gjithmonë me afri dhe humor, që na qënkesh i zoti dhe i sakrificës; plako, do t’i zgjidhim hallet… OK . Pas ca ditësh , gjatë të cilave u rrokullis gjysmë i dehur kafene më kafene dhe dyqan më dyqan , duke u takuar dhe duke hyrë në biseda të rastësishme me lloj lloj tipash , inteligjentë dhe të këndshëm , apo edhe të tjerë , të shtirur dhe pordhacë, por ndërkaq edhe me disa gra të lezetshme , të cilat i falënderonte që i kaluan pranë jetës , qoftë edhe për aq ; pas ca ditësh pra,kur provoi të hante edhe një vakt gjithë intimitet, aty në shtëpizën e tij, por që u zhgënjye dhe i ngeci kafshata në fyt në atë vetmi angështuese, u drejtua ta pinte kafen e mëngjesit po tek ai lokal ku kishte ndeshur atë femrën , atë intriganten , së cilës , për një çast i kishte parë brekët e bardha si feksje drite në terr. Po ç’ duhej të ishte ajo ? Ç’të dojë le të ishte ; sot lidhjet me një femër ishin lehtësisht të arritshme. O, ajo ishte aty, sërish e pashoqëruar, por duke folur në celular. A do ta mbante mend vallë që, sidoqoftë kishin shkëmbyer dy llafe? - Tungjatjeta ! Ajo tundi kokën , më pas ngriti sytë dhe pa kush e përshëndeti. - A mund ta pimë një kafe bashkë, nëse nuk pret njeri ? – e pyeti , teksa tërhoqi një karrige zvarrë dhe u ul pa pritur përgjigje. - Unë po e pi kafen time; përse do të pëlqente ta pije kafen me mua ? - S’e di ende ta them.; ti duhet të jesh mësuar me ngacmimet tashmë, me komplimentet gjithashtu. - Haha; e përse ? - Kaq e mirë sa je ti… Çfarë do të pish , pas kapuçinos ? - S’bëhet fjalë për alkool. Pi vetëm lëngje frutash të freskëta dhe të saposhtrydhura. Alkooli ma fluturon mendjen. - Kamerier, një… - Lëng molle , e di ti… - Po, dhe mua një ekspres, si fillim. Dëgjo, s’ka asnjë arsye që të mos merremi vesh. Kam neveri nga mëdyshjet dhe tundimet. - Nëse mua do të më duhet të largohem pas pak , çfarë do të bësh , do shpërthesh, a kurvë e poshtër ? Por,

Tregim nga Konstandin Dhamo

▼

Bllok , vajti e u ul te një tryezë, ngjitur me trungun e një bliri.Picëroi sytë që t’i fokusonte më mirë ato çka shihte në diell, por pikërisht atëherë i vërshuan kujtimet. Interesant ; krejt ndryshe i rishikonte dhe i vështronte tashmë ngjarjet e dikurshme, siç duket ngaqë secila prej tyre kalonte përmes filtrit të ngjarjeve të kohës. Sa u pezatua, sa u revoltua më pas , kur në oborrin e kafenesë u futën dy fëmijë punëtorë , siç quheshin institucionalisht ngado, shitës cigaresh me nga një kuti kartoni ndër duar ! Eh, as libra dhe as fletore shkolle; të mjerët ata , por mesa dukej në Bllok hanin bukë të gjithë, secili në kuotën e vet. E dinte që në Bllok vrisnin herë pas here dikë me filxhanin e kafesë në gojë, por se ç’kishte një bindje që , nuk do të vdiste as nga plumbi qorr dhe as nga ndonjë i nisur drejt kokës së tij. - Një ekspres, sa për fillim – e porositi kamerierin që i mbiu te këmbët. Oborri i kafenesë filloi të mbushej me shpejtësi , por kishte edhe nga ata që preferonin të futeshin brënda, në hollin me kolltukë, me tryeza druri, me piktura nëpër mure dhe abazhurë shumëllambësh që vareshin gjer te kryet e klientëve. Ata që vinin ishin, më së shumti të rinj , studentë ndoshta , me prindër të pasur , por kishte edhe nga ata që duhej të ishin vetë të pasur,pronarë, politikanë,gazetarë të pjesës së aristokracisë së komunitetit të tyre etj. Sa ndryshe ishin femrat në Shqipëri; në çdo ditë të javës të veshura si për festë , të krehura me kujdes, të grimuara, me dekolte bujare, ato veçse në punë nuk dukej se po shkonin dhe, shpesh të kujtonin wags –et e futbollistëve… Aromë bliri… Pranë tij u ul një femër e pashoqëruar ; ishte e gjatë , më një bluzë të lirshme në trup dhe me një fund të puthitur fort pas bythëve , por që hapej pastaj si i shpërthyer dhe shkëputej nga linjat e kofshëve. Në dorë mbante një çantë të stërmadhe dhe, kur zuri vend dhe u rehatua ,vuri re se kishte kërcinj dhe llërë shumë të bardha dhe të ndritshme, siç i kanë të gjitha ato që janë bionde natyrore. Dhe, e tillë ishte, me flokë të florinjtë , që të sillnin ndër mend kukullën Barbi, por në fytyrë ama, nuk dukej aspak naive; sytë gri pas reflekseve të syzeve optike, vështronin me mençuri dhe me mahi të hollë.Po ç’naivitet me gjithë ato shalë të zbuluara ! - Kapuçinon ? – e pyeti rrëshqitshëm kamerieri , që iu përqas. Ajo pohoi me kokë, por ai do të kishte dashur t’i dëgjonte zërin dhe të vërente sesi fliste, aq më tepër që kishte një fytyrë , që të dukej sikur e kishe parë kushedi sa herë. Sidoqoftë , u kuptua që vinte shpesh në këtë lokal , nëmos përditë. - Mua një uiski, s’ka nevojë për akull – e kapi ai kamerierin tek po largohej. Dikush e thirri përmes celularit dhe ajo u çua me vrull nga karrigia, hodhi çantën në sup, piu me fund atë çka i pati mbetur në filxhan dhe kaloi pranë tij që të ikte. - Si jeni ? – e pyeti ai me një ton aq konnfidencial, a thua se ishin miq. - Ke dalë të gjuash , plako ? - Nëse qenkam plak , si mund të gjuaj, hehe…

21

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Tregim nga Konstandin Dhamo

Aromë bliri

sesi e flet shqipen , nga vjen, ku jeton ? - Këtu , më në fund, por vij nga Amerika pas tetë vitesh. - Aha, ka ca emigrantë që vijnë në Shqipëri si mercenarë dhe, largohen nga këtej, po si mercenarë; më kupton ç’dua të them ? - Patjetër.Ç’aluzion i hidhët! Po ç’aluzion, kap ç’të kapësh, kështu? Unë tash e tutje do të jetoj përgjithmonë këtu, në Shqipëri; kam vendosur. Jam qytetar amerikan, siç jam edhe qytetar shqiptar dhe, shtëpinë, o një shtëpi tërësisht timen, e kam ja, ca më tutje. Jam pra, banor i Bllokut. - Në njëfarë mënyre të gjithë ne banorë të Bllokut jemi, përderisa një pjesë të mirë të kohës e harxhojmë këtu. - Një ditë mund të jemi edhe qytetarë të tij , një ditë kur Bllokun ta shpallim zonë me status të veçantë administrativ. - Oh, u lodha; ju të vetmuarit , më fal, u shpreha gabim ; ju të mbeturit vetëm , përpiqeni dhimbshëm të kapeni pas dikujt, të cilit i kërkoni medoemos t’ju përkushtohet, në rastin më të mirë, edhe t’i përkushtoheni. - Epo, makina ecën për aq kohë sa ka karburant, por mua nuk më nevojiten lidhje të tilla. - Meqë na e kujtove, ku e ke makinën ? - Nuk kam ende, por do ta blej një xhip; s’i duroj dot makinat e ulëta. Po ku do të shkosh ? Ja të porositim një taksi. - Uf, jap mësim në një universitet privat; u vonova! - Besova se do të hanim drekë diku, sipas klishesë të paktën. - Po sipas klishesë, të njihemi njëherë; sa biçimër vijnë rrotull këtu… Ajo ia shtrëngoi dorën me drithërimë dhe hipi në taksi, teksa ai i dha shoferit paratë. Aq sa i kërkoi. U fut sërish në lokal që të pinte një uiski dhe, me t’u lëshuar në karrige, recitoi : sa mirë ; nuk i erdhi fare zor, që ia pagova taksinë… Aromë bliri… Por sa shpesh binte shi atë fund pranvere, sa freskohej moti dhe sa gjallëroheshin njerëzit! Ajo i tregoi se, para dy vitesh, ishte operuar në kokë, i kishin hequr një tumor, por për fatin e saj gjithçka më mbrapa , kishte marrë për mbarë. Ndodhi të tilla, kaq të rënda dhe tronditëse, kur ia hidhje, dhe jetoje për së dyti, të ndryshonin gjer edhe karakterin, kishte vazhduar ai, duke i habitur ata që nuk e dinin se, të kishte fshikulluar vdekja; po po… - O, s’ka njeri që të mos thotë për mua se, jam tjetërsuar, por fatmirësisht tashmë në një version të korrigjuar. Në fakultet më mbanin për mendjemadhe dhe agresive. - Tani je e llastuar. - Le të jem, por sa po më pëlqen kjo kuvlia jote, por ç’kuvli, qenka një shtëpi e mrekullueshme.Kurse ballkoni duhet vlerësuar më vete.Aty vështron tërë rrugën e Bllokut , deri te bankat. Ta dish, është një shtëpi seksi, sepse edhe për një shtëpi mund të thuhet kështu, lalala – la… Ku i qëlloi të lidhej me atë femër! I kishte pohuar mëse 22

nje herë , nëpër kafene se nuk vinte alkool në gojë, por aty në shtëpizë veç ta shihje si e rrëkëllente verën e bardhë dhe të ftohtë akull; heshtte , përqëndrohej , e kthente vështrimin përbrënda dhe nuk e ulte gotën në tryezë pa e tharë. Po përse nuk pranoi kurrsesi të zhvishej lakuriq kur bënë seks ? E kush ajo, që kur e këqyri nga dera e hapur e banjës, tek bënte dush duke kënduar, bëlbëzoi, më pakuptimshëm se një memec. Çfarë trupi! Dhe as ndonjë shenjë të dyshimtë, as tatuazhe dhe as ndonjë emër që ajo nuk do të kish dashur t’ia lexonte kush.Atëherë ? Ku ta dije ? Ajo i tha erdha dhe , pasi hodhi përsipër një si punë këmishe, u ngjesh pas murit të dhomës dhe nisi të lëvizë zigzag.Tentoi ta hidhte në krevat, por ajo kundërshtoi prerazi; këtu këtu, pas murit dhe në këmbë… Ç’e gjeti; po ku i prishej asaj që të shihte zhbirueshëm në sy, duke të shtrënguar edhe ty të veproje njëlloj , si për të sinkronizuar orgazmat… Eh, ai u lodh shpejt, u amullua, dhe ç’ishte më e keqja , e zuri gjumi, siç i zë zakonisht ata që qetësohen , pasi kalojnë një temperaturë të lartë. Kur u zgjua, ajo po luante me celularin e saj. Aromë bliri… Te ajo farmacia , atje në krah të vilës ku jetoi dhe vdiq Enveri, do të shkonte të blinte viagra. Menjëherë ! Pesëdhjetë miligramëshe ! Po si nuk i solli ato të shkretat nga Amerika ? S’ndodh ndonjëherë të mos harrosh gjësendi pa marrë me vehte kur nisesh për udhë , jo.Këtu në Shqipëri, thoshin se viagrat, përveçse të shtrenjta, na qenkëshin edhe false, veçse niseshte dhe bojë. Por do t’i blinte , do t’i blinte , ajo patjetër do të vazhdonte t’i hynte në shtëpi edhe për ca kohë… Në pallatin e ndërtuar me ngut për të strehuar tërë artistët që i dëbuan nga shkolla qeveritë e të ashtuquajturave vende të demokracive popullore , vdiq një njeri. Shqiptaro – amerikan. I kthyer para një muaji në Tiranë.Askush s’u akuzua për vdekjen e tij. As partnerja, e cila lajmëroi urgjencën , kur ai dha shpirt papritur. Ajo i deklaroi policisë se, as emrin nuk ia dinte saktësisht të ndjerit. U pëlqente të rrinin bashkë. Kaq… Pas shqyrtimit të shpejtë mjekoligjor të ngjarjes , askush nuk dyshonte më se, shqiptaro – amerikani kishte pësuar një ulje të menjëhershme të tensionit. Domethënë , të shkaktuar ( paradoksialisht ) nga hapja e venave. Qartë,viagra viagra. Posi , mbidoza. Ashtu ashtu, aritmi ventrikulare. Infark po po. Alo, ç’të themi, është një njeri pa njeri… Dielli i bukur i asaj pranvere që po mbaronte , nuk shkëlqente më gjatë se tri ditë rresht , sepse shpërthenin shtrëngatat e shiut, të cilat i hodhën më në fund poshtë lulet e blirit. Lulet e blirit, që, perveçse lëshonin një erë të rëndë kalbëzimi, formonin mbi trotuaret e Bllokut një shtresë lere , mbi të cilën duhej të çapiteshe me kujdes, përndryshe thyeje qafën… 2010


Shtator - Tetor

2014

Cikli poetik nga

Saranda

Gusht

Kapelja mal, sandalet det Dhe flokët zogj që brofin tutje Ky vend s’ngjason si një qytet Po vajzë e bukur mbas një puthje.

Më rri ngushtë ky gusht Ma zu frymën fare Ndonëse i kam hapur Një milion dritare.

Gjithmonë pranë saj kur më çon udha Në vete ndiej një si ngacmim Nuk mund të shkosh pranë një të bukure Pa lënë më parë me të takim.

Kapelja që bleva Prej gjethesh dhe reje Më mbron pak prej vapës Por jo para teje.

Mbas çdo dritareje rri një zemër Dhe pranë çdo dere pret një mik Askush s’të flet këtu me emër Por veç “ Të lutem, rri mos ik”.

Se ti vjen papritur Kur s’e pret njeriu Si një diell i ndritur Menjëherë pas shiu.

Gjithkush pak diell të lë në dorë Dhe valë që vijnë nga disa dete Saranda s’ka dyzet shenjtorë Saranda është një shenjt më vete.

Diell me sy guri Dhe rreze prej flake Për sytë e një burri S’je më miturake.

I dehur ec mbi trotuar S’kam pirë asgjë të më besoni Përkrah më mban një peshkatar Dhe një sirenë me emër joni.

S’je më miturake Ashtu siç ke qenë Fitila tritoli Të ndez në çdo venë.

Ç’të bëj me kaq shumë bukurira Që njëra-tjetrën shpesh ndërrojnë Unë mund t’ju fal disa prej tyre Por kam shumë frikë mos iu verbojnë.

Mjafton veç një shkrepëse Dhe të hedh në erë Fëmijë dhe grua Harron menjëherë.

Mbi kokë mal, nën këmbë det Një dashuri sa njëmijë vjet.

Vanë mend e mia S’rrinë dot në një vend

▼

AGIM BAJRAMI

23

...........................


Cikli

poetik

nga

AGIM BAJRAMI Ndofta kanë bërë strehë Nën fustanin tënd. Më kot ju bëj thirrje Në sedër t’i vras Kush hyn n’ato vise Zor se kthehet pas. U rrëshqet timoni Dhe s’u mbajnë më frenat Një rrugë shkon nga honi Tjetra nga sutjenat. Sutjenat me thithka Dhe emra planetësh Herë me lëng poleni Herë me qumësht bletësh. Ditën t’i prek unë Në mbrëmje yt zot S’lihet pasuria Të na shkojë më kot. Dhe po ju betohem Sa herë t’i kam prekur Njëzet herë jam ngjallur Njëzet herë kam vdekur. Më rri ngushtë ky gusht Kjo kapelë prej resh Do t’i them satëme Të të fryj pak në vesh.

Maçoku i vogël i spitalit Lëviz pranë meje me kërcime Dhe zhduket mbas një dere Materie e brishtë prej mjaullime Dhe sy të ngrirë prej ere. Dikush i hedh një halë të ndotur 24

Dhe një qeskë me mërzi Ai rrallë në jetë është ndjerë i ngopur Përveçse me uri. Një puls i zbehtë i rreh mes brinjësh Nga këmbët çalon pak Mëngjesi i tij lind mes shiringash Dha fashosh ngjyrë gjak. Me çdo pacient shkëmben vështrime Tek vuan prej trishtimit Çdo kënd e njeh nga lloji i dhimbjes Dhe ngjyrat e rënkimit. Por asnjeriu s’i lyp mëshirë Qoftë burrë ky a grua Veç diellin fton si mik të mirë T’i japë ca rreze hua. Lëviz mes ajrit të sëmurë Me hap të lodhur plaku Kjo qenie grisi një gravurë Me plagë e fasha gjaku.

Qentë Dy qen më rrinë çdo ditë përballë Me këmbë edhe me duar Me dhëmbë të mprehur si çatall Që lehin papushuar. Asgjë e imja s’u pëlqen As vargjet dhe as rimat Ata më kot nuk quhen qen Pëlqejnë veç ulërimat. I pari qime kreshpëruar I ndërron çdo vit x-pesat Dhe pse gjithë jetën ka kafshuar Punojnë djemtë dhe mbesat.

▼

...........................

REVISTA OBELISK


Shtator - Tetor

I dyti qen bulldog i zi Ka bërë më shumë pasuri Me bushtra bën Pazar çdo darkë Dhe s’dihet sa lekë ka në arkë. Ndaj fryhen e mbahen gjithmonë si luanë Ndonjë ditë është rrezik të na hanë.

Shkruan, shkruan papushuar Sa dhe gruan ka harruar. Nga e hëna në të dielë Një roman dhe një novelë. (Stili, dihet kaçurrel) Personazhet janë gjithçfarë Kuaj, mace, qen, fshatarë Pleq e plaka që ta shpifin (Të gjithë e hanë kadaifin)

Unë kafen shpesh e pi në pyll Më mirë me ujq sesa me qen të këtillë.

Ah, pension, pension mizor Ç’i bëre Eminit zbor. I ngule në tru gjilpërë E tregojnë me gisht të tërë.

Elegji për një pseudoshkrimtar

Nëpër rrugë dhe kafenera Bredh të blejë meselera. (Që të tëra me shumë vlera) Ç’ndodh me qentë kur bie kolera

Bini ju këmbana bini Se shkrimtar u bë Emini Një shkrimtar e çfarë shkrimtari 20 libra, plot sirtari.

Ç’do të thotë fjala “Bonosera”? Si e rreh të shoqin Vera? E të tjera…

(Kopertinat ngjyrë ari) Punon djali tek dollari. Deri dje shofer kamioni Ia zbuloi vlerat pensioni. Prit prej vitesh letërsia Të vinte Emin Mavria. Bashkë me të dhe shumë të tjerë Barinj delesh dhe kapterë. Njerëz të kyçit edhe dorës T’ia ngrejnë vlerat metaforës. Duhet zënë koha që shkoi Diktatura na pengoi.

2014

Me një frymë e ndez konfliktin Sa e ndan, e bashkon çiftin Njëri gozhdës, një patkoit Ia kalon dhe vetë Tolstoit. Eh, Emin bir i kësaj toke Ç’na ke bërë me dhimbje koke. Paske tru sa Nastradini Të lexojmë e na ik pini. S’dimë sa vetë si do vejë halli Mbetëm me peshqir tek balli Ia thotë qyqja me të qarë Çdo mëhallë 300 shkrimtarë.

Cikli poetik nga

AGIM BAJRAMI 25

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Albana M Lifschin

Mami është e keqe Sa herë që vajza jonë 5 vjeçe, Holta, hyn

në guzhinë për të luajtur, ime shoqe vrapon pas saj. Thonë që e keqja të vjen nga armiqtë, nga miqtë, nga gratë, nga qeveria dhe nga …fëmija. Këtë të fundit e kam nga eksperienca ime në Amerikë.

-Lëri ato që po shkruan, se kjo që do të të them ka më shumë rëndësi se ato budallallëqe. Isha krejt i kredhur në përfundimin e romanit tim të fundit kur dëgjova zërin e gruas sime që erdhi rrëmbyshëm bashkë me hapjen e vrullshme të derës. Që ajo s’e ka marrë asnjëherë seriozisht krijimtarinë time, ka vite që e di mirë. E marrosur pas saj ime shoqe qe vetëm në fejesë, kur m’i bënte lëmsh shënimet duke kërkuar ndonjë poezi të re shkruar posaçërisht për të. Por që kurse jemi martuar, librave të mi u lexon faqet e para e pastaj qahet që s’ka kohë. Tek dëgjova qesëndisjen e saj s’më lëvizi as qerpiku e as e ktheva kokën fare ta shoh. Por ajo më doli forcërisht përpara me një portret krejt të shpërfytyruar –Ç’farë ke ? -E di që ndonjë ditë ky fëmijë do më fusë në burg mua? E kishte fjalën për vajzën, Holtën tonë, që nuk ka mbushur as gjashtë vjeç ende. - Jeni zënë përsëri? Pyeta unë sikur të qe fjala për të kunatën. 26

Pa më lënë të them gjysëm fjalë më shumë, ajo shpështolli ç’kish ndodhur... Vajzës sonë i pëlqen të dredhë e përdhredhë burmat e sobës. Ka dëshirë të shohë se si del e rritet flaka mbi sobë, si gjuhët e saj luajnë më njëra tjetrën. I mbërthen sytë atje e s’lëviz nga vendi. Ime shoqe dikur qe mburrur duke thënë se këtë zakon vajza e ka marrë nga ajo, se kur qe e vogël edhe asaj i pëlqente të kqyrte gjuhëzat e flakës në sobë. “Fantazoja gjëra të bukura me to”, më tregonte njëherë e një kohë. Mua më qe kujtuar “Essential” kur studioja për të dhënë anglishten në Tiranë. Kish një poezi për prushin e vatrës e flakët në oxhak në atë libër. Po tani jemi në Amerikë e është fatkeqësi e madhe nëse ime bijë ka trashëguar fantazinë e së ëmës. Të luash me zjarrin në sobat me gaz të Amerikës është të ndjellësh vdekjen. Po nga ta di Holta jonë këtë? Dhe ime shoqe, me mënyrën e saj është përpjekur t’ja mësojë nja dy herë. Një herë i bërtiti aq fort sa e dëgjoi edhe komshia matanë: -Mos! Mos e prek më sobën, se të ngordha! Hajt, marrsh tek lodrat në dhomën tënde! Mirëpo ajo “marsh” duket bëri efekt të kundërt se pas një gjysëm ore ime shoqe e gjeti vajzën përsëri në kuzhinë, duke luajtur me sobën. I hipi gjaku në kokë, dhe i ra me pëllëmbë! Duhet t’i ketë rënë fort se vajza u mek së qari. E mora në krah, i fshiva lotët e u mora një copë herë me


Shtator - Tetor

2014

Mami është e keqe të.

sintetike e mureve prej kartoni të mbushur me varakë e ”lesh”. I thashë gruas t’i marrim leje menaxhmentit që t’i vemë kuzhinës një derë, të cilën ta mbajmë gjithnjë të mbyllur kur gruaja nuk është duke gatuar në të. Na u duk se shpëtuam nga “zjarri” ca kohë, deri atë mbrëmje që ime shoqe më tha, se e kishin thirrur në shkollë apo më mirë në kopështin e vajzës për një "takim të vogël". Në takim do të qe drejtoresha e institucionit si edhe një punonjëse sociale. Dukej qartë që gruas sime do i bëhej “ gjyq". Pala që e kishte denoncuar qe vajza jonë, Holta 6 vjeçare. -Aman o grua, ruaj gjakftohtësinë. Mos u përpiq tu mbushësh mendjen se "fëmija është fëmijë e nuk se çbën". Se mos të arrestojnë vërtet moj, thashë unë që një mëndje po më thoshte ta shoqëroja . Por isha i paftuar… Kur ime shoqe u kthye në shtëpi, mu duk sikur ia kishin marrë shpirtin çika-çika me shiringë. -Të mos kishte qënë përkthyesja që më pëshpëriste pa reshtur, “kujdes, vetëm prano fajin… kujdes, thuaj “Po”, unë nuk di çdo kisha bërë. Më bënë një leksion që ta mbaj mend tërë jetën. Dëgjova edhe një fjalë të re “corporal punishment” Më thanë se po e trajtova vajzën me “violencë”, ajo kur të rritej do të sillet pikërisht ashtu me familjen e saj, me këdo e do të bëhej e rrezikshme për shoqërinë… Kupton ti? Më paralajmëruan që të mos abuzoj më me vajzën, ndryshe do të ma merrnin meqë unë “nuk jam nënë e denjë për të rritur vajzën time”. E kupton ti? Plasa tu thosha:’ Po është shpullë dashurie, more aman! Ç’janë këta “foster parents’ që më përmendni? Si do ta duan ata më shumë vajzën time, se sa unë që i kam bërë kokën?! Kësaj i thonë të ta lënë fëmijën jetim me nënë gjallë! Ja, për këto shkruaj ti, atë bëj! Kujtuam se lindëm fëmijë shqiptarë në mes të Amerikës!

-Mami është e keqe, më tha. - Jo, mami është e mirë, iu përgjigja unë kryengritëses së vogël, -mami na ka xhan. -Jo, nguli këmbë vajza, mami është e keqe! Eh, ç‘më gjeti! Po mirë që s’ishte ime shoqe aty ta dëgjonte se me siguri do më bënte fajtor mua. Gruaja po më vështronte me sy të tmerruar. -E ke rrahur vajzën? - E gjeta përsëri duke luajtur me sobën. I hoqa një shpullë by… I fryu sytë, naaa i bëri, por nuk qau. Në të kundërt, e di çmë tha? “ Mos më qëllo mua, se do të thërras 911! “ E kuptova tronditjen e gruas. Nuk e fsheh që u trondita edhe unë. Shumë. -Kush ia ka mësuar asaj 911? - Edukatorja në kopësht. Edukatorja u paska dhënë porosi fëmijëve që nëse prindërit i godasin, ata duhet shkojnë tek telefoni menjëherë e tu bien numrave 911… U shqetësova seriozisht nga rrëfimi i sime shoqeje. E di se çdo të thotë të të raportojë fëmija në Amerikë? -Po ti, ç’farë i the? E pyeta me ankth. - I fola me të butë, ç’të bëja? I spjegova qetësisht se çmund të ndodhte, po qe se ajo e raportonte “mamin e vet” tek telefoni. I thashë shprehimisht se “po qe se ajo do ta bënte këtë, atëhere “do të ta marrin mamin e ti do të ngelesh pa mami” “ Më japin një mami tjetër, më të mirë, mami që nuk më rreh”- ma ktheu ajo. Burrë e grua vështronim njëri tjetrin pa ditur ç’të thoshim. Kishim harruar që vajza jonë e lindur në Amerikë po rritej si amerikane. E pse ta fsheh? Atë çast uroja që ajo edukatore të ishte nga Shqipëria… Ime bijë, do kishte djegur veten e ne të gjthëve bashkë më shtëpinë. Në Amerikë, zjarret e vogla përlajnë shtëpi të mëdha për shkaqe nga më qesharaket. Mjaftojnë njëzet sekonda që (përfshirë në librin URA MBI OQEAN, bot zjarri të përfshijë tërë shtëpinë, falë qilimeve 2008) 27

...........................


REVISTA OBELISK

▼

Vijon nga faqe 12

partiake prej letërsisë së tyre kriminale, ribotojnë veçse ca vjersha të vockla dashuriçkash libreske, që të kujtojnë një shtrat përroi të tharë, pa guxuar asnjëherë t’i zënë ngoje poemat bombë e flamur që pëgërën për partinë. Mjerë ata! 2. Të gjithë poetët i këndonin shtegtimit të zogjve në vitet gjashtëdhjetë, të gjithë e kishin lajtmotiv arratisjen planetare të tyre, siç duket, ngaqë për vete, si qytetarë pa pasaportë, që ishin, ecnin e ngecnin në mjedise të ngushta si oborret e ajrimit nëpër burgje. Përgjatë Shkumbinit që shkumëzon Mes rrapesh të lartë plot zogj; Kur perëndimi zverdhet si vjeshta, Patat e egra ndjek tek shtegtojnë!...

▼

Kështu do të shkruante poeti Shefki Karadaku që në shkrepjet e tij të para poetike dhe, ky shtegtim qiellor i zogjve do të ravijëzonte përngaherë tërë lirikat rrëzëllitëse të mëpastajme të tij... Poeti me kaçurrelat bionde allaesenin, i në fshatrat me lule të egra erëfortë dhe femra ndrojtur dhe sakaq edhe rebel, më pas do ta hapte të bukura kryeneçe, do të çelte plot pranverë, tej e tej edhe shtëpinë e tij, i përfshirë prej një shpirti trillan si të bohemit që s’ ndal: natyrshmëri dhe identitet të përtërirë... Kështu do të buiste poezia lirike shqiptare Të trishtë lejlekët n’ ato vite, paçka që më pas, fshati socialist me N’ ag fluturuan! plehra kimike, me kanale vaditëse, kultivarë të Përmbi shtëpinë e poetit modifikuar gjenetikisht dhe, zinxhirë traktorësh, Me njëmijë dritare... i përfshirë, për më tepër, në një ideologjizim të tejskajshëm maoist, në të cilin ishte grackuar e Por, nga erdhi poeti? gjithë Shqipëria, do të rriste ca vargëzues hibridë Në Elbasanin që të përshëndet çiltërsisht të pakapërdishëm... dhe këndon për dashurinë po aq natyrshëm dhe Këngët për partinë, poemat për jubiletë e saj, për heroizmat e punëtorëve dhe fshatarëve lehtësisht sa edhe kur kuvendon, në qytetin me pararojë, që jepnin jetën për pronën socialiste; legjenda zogjsh, që i përthithën edhe vëllezërit këngët për mjelëset e lopëve, shoferët e përrallëtarë Grim, në qytetin që e përqafon kamionëve, marangozët, hekurkthyesit, u bënë Shkumbini me krilla dhe nimfa rrëmbyese, në aq zotëruese, saqë krejt papritmas, nëse nuk Elbasanin me gugatje kumriesh dhe portokaj si çirreshe në atë kor të marrësh dhe njëherësh rruzujt e një konstelacioni të zbritur në tokë, me grafomanësh maskarenj, ndiheshe fajtor që kalanë në mes, të ndërtuar nga regjimentet turke, duheshe të denoncoheshe dhe të dënoheshe si një por që u strehuan të krishterët rreth kishave të krijues mikroborgjez, i padenjë për komunizmin tyre, lindi Shefkiu dhe u fëmijërua në një shtëpi, thellë një rrugice të ngushtë, së cilës gurët e e njeriut të ri. Sot, të gjithë këta spekulantë të pavlerë, kalldrëmit, perëndimi ia kuqëlonte duke ia kthyer që përfituan shumë të mira materiale në vitet e në rubinë shegësh të çara. E ngushtë ishte kjo rrugicë dhe diktaturës shumë poste të rëndësishëm dhe ofiqe e gjatë, përplot shelgje fëshfëritës, që i ........................... 28


ngjisnin në kanavacën e qiellit gjethet e tyre si penelata drithëruese, por, pikërisht kjo rrugicë intime e nxori poetin në botën e madhe të artit. A nuk e hedh më larg dhe më në shenjë plumbin tyta e gjatë dhe e ngushtë e një pushke? Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe, Karadaku filloi punë menjëherë në revistën “Ylli” si redaktor i faqes letrare dhe redaksia e saj, për koincidencë, ndodhej në fillim të Rrugës së Elbasanit, gjë që e gazmonte poetin. Atëherë, kjo revistë ishte, pa dyshim, e vetmja në Shqipëri që kishte rubrikën e saj të përmuajshme të humorit të huaj dhe të modës (kuptohet lehtësisht, të një moshe gjithsesi tepër të përmbajtur dhe të tolerueshme nga shefat komunistë) dhe poetët, së bashku me prozatorët, botonin me qejf në faqet e asaj reviste të ilustruar, të paktën për aq kohë sa atë e drejtonte Qamil Buxheli, mjeshtri i satirës, sepse më pas, kur edhe në Shqipëri frynë erërat djegëse në revolucionin kulturor kinez, ajo u përdhos dhe u katandis në një shtojcë të pavlerë të revistës ushtarake “10 Korriku”... Shefi Karadaku, krahas poezisë filloi të shkruajë edhe në prozë, duke botuar kështu librat e parë me tregime dhe novela, të cilat kritika dhe, veçanërisht lexuesit, i pritën gjithashtu me entuziazëm, siç ia kishin pritur edhe poezinë, duke e inkurajuar kësisoj autorin për krijimtari të vazhdueshme. Gjithashtu, po n’ ato vite, Karadaku shkruante në heshtje dhe fshehtësisht edhe poezitë e librit, që do të botohej fill pas vitit të madh dhe përmbysës nëntëdhjetë, me t’u shembur diktatura. Ishin poezitë e librit, titulli i të cilit u ideua dhe u fiksua që në fillesë “Feniks”, poezi që u shkrumbëzuan dhe u hirmosën të ndryra në sirtar njëlloj si edhe feniksi mitik, gjersa po ashtu si ai shpend, një ditë u flakëruan dhe të ringjallura, fluturuan në liri! “Feniksi”, ky vëllim poetik i mrekullueshëm, i shkruar tërësisht me shpirt të lirë, ishte ndoshta libri i parë i letërsisë shqipe të pasdiktaturës, i shkruar ndryshe. I shkruar ndryshe jo vetëm për sa i përket stilit, apo manierave sintaksore morfologjike dhe ortografike, por, së pari, sepse ai libër dilte haptazi kundër mbylljes, censurës dhe, dhunimit të të drejtave të njeriut nga komunizmi stalinist: Feniksi pati ndikim të menjëhershëm në botën letrare shqiptare, kur e pa dritën e botimit, në nëntëdhjetë e njëshin,

Shtator - Tetor

2014

por kritikët rudimentarë të diktaturës, kritikët pedantë dhe dogmatikë, që të bënin gjëmën gjer dje, ndonëse të konvertuar sakaq, me ngut në demokratë të përvuajtur dhe konsekuentë, pa iu ardhur pikë zori e turpi, s’para e pritën mirë botimin e “Feniksit”, meqë ai ngërthente fund e krye “këngët e revoltës” dhe, kësisoj përvolën buzët dhe, të vënë në rresht, zbatuan strategjinë e heshtjes, metodën, ndoshta më vrasëse, më denigruese dhe më injoruese. Por, ç’është e mirë, është e mirë dhe, pluskon mrekullisht, pa ia pasur frikën, në të gjithë detet, qofshin të thellë dhe fundosës, qofshin me tallaz dhe furtunë... Ky libër, i ribotuar për herë të tretë më 2012, u prit me entuziazëm të freskuar nga lexuesit e shtuar prej radhëve të brezave të rinj, të atyre brezave, që ose e kanë cekur fare pak mynxyrën e diktaturës, ose nuk e kanë përjetuar fare, sepse kanë lindur në vitet e para të nëntëdhjetës. E, megjithatë, pikërisht një student i njërit prej universiteteve prestigjioze të Europës, u shpreh për Feniksin: ...ndonëse përmban në faqet e tij mjaft vjersha të mirëfillta lirike, prapëseprapë, ai mbetet një trakt akuzues, i hedhur kundër diktaturës... I shkruar në copa letrash, shpesh të grisura shtrembër dhe, me një shkrim pothuaj të palexueshëm nga të tjerët; i daktilografuar pastaj dora-dorës me dhembshuri e përkujdesje nga Nadi, çamja e ylltë, që do të bëhej edhe shoqja e jetës e Shefki Karadakut, “Feniksi” ishte vërtet një trakt i afishuar në fasadën false të propagandës komuniste, që u pasua shumë shpejt nga librat e të burgosurve politikë dhe, i të gjithë atyre që, në mendjet e tyre të kthjellëta, e kishin projektuar prej kohësh të ardhmen e demokracisë. Sidoqoftë, krijimtaria poetike e Shefki Karadakut, nuk do të mbyllej me këtë libër; pasi përshkoi gjithë Shqipërinë, Shqipërinë aq sa ç’e ka bërë Zoti, u kthye në shtëpi dhe krijoi librin e titulluar “Etnos”, i frymëzuar papërmbajtshëm nga Prizreni, Struga, dhe, Ulqini e më tej... VIJON 29

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

(Mendime për kundraromanin e Ton Zmalit “ Engjuj pa qiell ”)

Shkrimtarët, “gjeneralët” e veprave të tyre Nga Adelina Balashi Asnjëherë nuk kam besuar se “Lumturitë e mëdha” në “Barazinë e madhe” të komunizmit “Të madh” ishin ndonjëherë çelësat që zbërthyen e vunë në lëvizje bravat e rënda të shpirtrave të poetëve... Përkundrazi, i ngujuan njerëzit në skutat e errëta të ndërgjegjes,për të mos hyrë askush,pastaj në dhomëzat e fshehta plot dritë hyjnore të krijimit,dhe ashtu midis ëndrrës e zhgjëndrrës i sollën zvarrë deri në prag të fundshekullit. E aty u përpoqën t’ i ngujonin. Por kambanat kishin rënë më në fund... Kështu u zgjua brezi ynë dhe përshëndeti shekullin e ri. Ton Zmali është pikërisht njëri nga përfaqësuesit tipik të këtij brezi të sakrifikuar,që i jetoi të gjitha deri në palcë... Prandaj dhe ka aq shumë për të na thënë. I përkushtuar me shpirt ndaj poezisë. Mbas suksesit me tre vëllimet e para poetike,Ton Zmali troket me siguri të plotë në dyert e prozës dhe sjell në duart e lexuesve ”Kundraromanin” e tij të titulluar “ENGJUJ PA QIELL”. I rrëmbyer nga dëshira e shembjes,e përmbysjes,e zhveshjes deri në lëkurë nga e kaluara e superlativave tragjike,ndjen nevojën logjike që të transmetojë këtë mllef të mbledhur grimcagrimca si helmi e ta shpalos para nesh me gjuhën e veçantë të simboleve dhe alegorisë. Paralajmërimi për atë ç’ka do të shfletojmë është i dukshëm qysh në momentin e kontaktit të parë me titullin e librit e kopertinën e përfaqësuar kjo me një nga pikturat e famshme të absurdit Dali. Pamja e një koke njerëzore e dhunuar me një lloj fantazie,që e kthen pikërisht në të kundertën e asaj çfarë është. Dhe vazhdon ky lloj simbolizmi gjatë gjitha faqeve të veprës,që në thelbin strukturor ,të paktën është kthzer dhe ai pikërisht në të kundertën e tij,pra në Kundraroman. Autori ka përmbysur çdo rregull klasik të ndërtimit të tij. Për të nuk ka nevojë të ketë një hyrje paralajmëruese apo një prolog që të shfaqë më tej kultin e ngjarjeve të ardhshme.I mjaftojnë krijuesit disa simbole karakteristike që përbëjnë esencën vertebrale të veprës prej ashtit të të cilave degëzohen e marrin jetë intujtive e spontane të gjitha ngjarjet e zhvillimet e tjera, hyjnë e dalin personazhe,krijohen realitete e mite,rritet e shtërngohet”hallka mjegullore” e asgjësimit njerëzor në të gjitha llojet e parametrave 30

të përfaqësimit të saj,paralajmërohet fundi. Qysh në fragmentin e parë,autori na vë përballë me “Mjegullën”, pra, me dhunën tiranike,si me vetë mortajën, me botën e shpërfytyruar që jeton nën “Mjegull” me deformimin mjegullor të shqisave,të ndjenjave,të ëndrrave,të luleve,të gjetheve,të tokës e ajrit,të fushave e maleve,të lumenjve e liqeneve,të njerëzve e kafshëve,të gjithçkaje që ekziston e përceptohet nga një sy i gjallë. Me një mjeshtri të dukshme artistike e me një fantayi të skajshme e dilerante pothuaj,autori pikturon deri në membranë pamjet tronditë të pushtimit “mjegullor” për të. Na sjell më vonë përpara një antitezë tragjike ku ky ”pushtim mjegullor” jo vetëm duhej prenuar si arritje dhe persosja më e madhe e ekzistimit të jetës mbi tokë,por edhe i duheshin thurur ditirambe,hymne,piedestale për ta bërë të papërmbytshëm. Pikërisht këtu qëndron edhe esenca ironike e gjitha ndodhive dhe rrëfenjave që


përmbushin materialin e veprës. - Gjithçka diabolike që himnizohet si të ishte parajsë dhe që vret në emër të të qenit “I lirë”..... Dalëngadalë autori na shfaq simbole të tjera shoqëruese në sistemin sundues të “Mjegullës” si janë ”Tokësat kryekuq” krijues e mbrojtës të betuar të saj,heroin e gjithëpushtetshëm “Buallin e madh” që dinte aq mirë ta mprehte “shpatën”, së bashku me “Buallicën” e helmet, që dinte aq mirë kërcënimet t’ i kthente në buzëqeshje të shprtërimit.”Engjujt pa qiell” që binin nën shpatën e Buallit si pulat kokëprera nëpër kasaphanet e përgjakura pa prenuar t’i faleshin e përkuleshin botës mjegullore e tokësave të saj. Të gjitha këto simbole-personazhe lëvizin e shpalosin veprimet e tyre me një nënkuptim tejet të dukshëm,i cili do të jepte mundësinë lexuesit më të thjeshtë të përjetonte me saktësi të plotë ngjarjet reale të anës më të errët të jetës së popullit shqiptar në 50-vjetët e kaluara dhe jo vetëm, masakrimin e fshehur psikik e fizik të mijëra e mijëra njerëzve në botën e mbyllur komuniste. Portretet e martirizuara të shumë figurave të cilat hyjnë e dalin duke shumëfishuar planet e këtyre simboleve,për mendimin tim përbëjnë dhe brilantet e veprës,ose si të them ma mirë,janë pikërisht ato që përmbushin pasazhin e duhur informativ e cilësor të saj. Pa qënë nevoja në sjelljen e hollësive dhe detajeve të veprës, të cilën e quaj një privilegj të detyruar të lexuesve,do të doja të kujtoja me radhë figura si atë të Padër Gjergjit me gjuhën e prerë e pastaj te shkulur nga rrënjët e të varur në derën e kishës, Mullixhiun mendjeartë, Maliqin që e mbyti i vëllai vetëm sepse e kishte mendjen të artë, oazin erotik të Lekës se Lekut me Zojën e Stanit, Jak Belanë me dhimbjen e padhembur të djalit që i vdiç për “Buallin”, jetën e mallkuar të plakës Kune apo Ajkunës së pagëzuar dhe vetvdekjen e saj sublime,ankthin pezull të Arifit me Nusn e shitur, Colin e mjeruar të pushkatuar nga binjaku i tij i dekuruar, gjaku që mbillej në Malin me Gropa etj- etj...Të gjithë këto personazhe që përmenda hyjnë e dalin brenda ngjarjeve në momendte të caktuara dhe largohen nga vëmendja e autorit pikërisht atëherë kur kanë sjellë të plotë mesazhin e zgjedhur prej tij. Autorin nuk e interesojnë aspak përmasat e zhvillimit të tyre artistik do të thoja. Nuk i intereson të bëjë një prerje vertikale të botës së tyre shpirtërore apo psikologjike,nuk ndjen detyrimin të përgjigjet deri në fund për fatin e tyre. Ata thjesht përdoren prej tij per të zberthyer simbolet bazë rreth të cilave nderton veprën me dy detyra të përcaktuara mjaft mirë, e para,të sjellin mesazhe për ngjarjet e pajetuara nga të gjithë,të mbytura nga trashësia e “Mjegullës” së patretshme. Dhe e dyta, për të rikujtuar e për të hequr iluzionet

Shtator - Tetor

2014

mbijetuese të maskave “Mjegullore sheqerosëse” nga të gjitha ato ngjarje që jetuam e mbijetohen në forma të ndryshme në masën gjithëkohore. Po të mundoheshim të hidhnim një dritë sintetizuese kronologjike mbi gjithë materialin e prurë nga autori ,do vinim re se ideja që vjen gjithmonë duke u forcuar e duke marrë një kreshendo maksimale tronditëse është pikërisht ajo e shkatërrimit të moralit njerëzor logjik ,është asgjesimi i plotë i ndërgjegjes njerëyore dhe zëvendësimit të saj me instiktin e mbijetesës,është shndërrimi vrasës nga “Njeri” në “Qenje”, domethanë në “Gjallesë”. Vetë historia reale e popullit shqiptar gjatë fundshekullit që kaloi dhe më tutje ushqen brenda vetës fundin e paralajmëruar të “Lirisë që vret...” fundet e dhunave e tiranive skllavëruese. Pikërisht kjo besoj është ideja që përpiqet të na ndriçojë autori duke përfshirë edhe ndërgjegjësimin e lexuesit për t’u bërë vetë zot i fateve të veta, zot i kundërmjegullave. Një tjetër drejtim në të cilin është tejet i dukshëm kujdesi e pasioni i autorit, është dhe puna që bën ai me gjuhën,mënyra sesi i veshën figurat e shumta që lëvizin brënda trajektores së tyre në vepër, penelatat tronditëse me të cilat i jep jetë natyrës duke e futur edhe atë në vallen e dhimbshme të shpirtrave, kostumet alegorike pa fund që u vesh natës e ditës,diellit të padukur kund e hënës fantazmë. I mbështetur përgjithësisht mbi simbolizmin e alegorinë dhe i ndihmuar dukshëm nga tonet ironike, natyraliste e hiperbola,autori shmang me mjeshtëri monotoninë e frazës apo shterpësinë e përsëritjen e saj. Sigurisht pa kaluar në anën tjetër të kundërt dhe pa e randuar me një “lluks” të panevojshëm. Autori nuk përpiqet të bëjë të dukshme pasazhe të tëra përshkruese,pasazhe krahasuese,pasazhe psikoanalitike e retorike,hiperbola të organizuara në fragmente etj...etj. Sepse gjithçka e përqendron tek fjala të cilën ai e konsideron si një tablo të kompletuar ku mund të luhet me të gjitha ngjyrat. Ajo kundër të cilës mendoj se autori bën një luftë të hapur është pikërisht fjalia e drejtë,pra fjalia klasikisht e njohur,kryefjala, kallëzuesi,kundrina dhe kaq. Vetëm kur i duhet të karakterizojë figurat ma negative në vepër,gjuha e autorit ngurtësohet çuditërisht, zhvishet nga perlat sikur të dojë t’i dënojë të paktën me atë që ka ai në dorë e të mos u falë asgjë. Duke mos harruar për asnjë moment se fjalia artistike është indi themelor i vetë të qenit prozë artistike,autori e respekton atë me të gjitha aftësitë e talentit të tij. Megjithatë besoj se ky konkluzion nuk i jep imunitetin e plotë veprës,për të mos u redaktuar akoma më tej. Përgjithësisht, jam e mendimit se Shkrimtarët janë gjeneralët e padiskutueshëm të veprave të tyre. 31

...........................


Hani i Marshallit NDUE GASPRI

Me duar dashurie Poezi ISBN: 978-9928-193-22-3 ISBN: 978-9928-193-26-1

Çmimi: 500 lekë

9 789928 193223 9 789928 193261

ISBN 978-9928-193-16-2

Çmimi: 400 lekë

punuar për t’u lënë brezave të rinj historikun e lavdishëm të këtij fshati. Në këtë vazhdë është edhe ky libër i autorit Sali Muçmata, i cili ka bërë një punë shumë të mirë në pasqyrimin e historikut të fshatit Shtiqën. Ky historik prejardhja, zhvillimi social - ekonimik etj. Relacioni mes gjëndjes së fshatit Shtiqën në të shkuarën me gjendjen aktuale në tërësi, është një pasqyrim i saktë për të gjithë brezat. Udhë të gjatë kemi nëpër histori dhe unë jam krenar që në këtë udhë xhaxhai im po lë këtë gjurmë të çmuar!

Sali MUÇMATA

Sali MUÇMATA - Historia e fshatit Shtiqën

Kohë pas kohe njerëzit janë përpjekur e vijojnë të përpiqen të qartësohen nga vijnë për të mirëpërcaktuar destinacionin se ku do të shkojnë. Në këtë përpjekje, paralelisht me përpjekjet e tjera në mbrojtje të vlerave të trashëguara e në qasje me standartet e parimeve shoqërore bashkëkohore, shumë

GANIMETE THAÇI

Kujdesi Muçmata Shtiqën, gusht 2014

HISTORIA E FSHATIT Çmimi: 400 lekë

ISBN: 978-9928-193-19-3

SHTIQËN 2014

Antologji

9 789928 193193

sůĂĚŝŵŝƌ DƵĕĂ ŬĂ Ŷũģ ƉĂƐŝŽŶ ƚģ ƐŚƵŵĮƐŚƚģ͕ ƉůĂƐŵŽŶ ĂƌƟŶ Ğ łĂůģƐ͕ ƐŚŬƌƵĂŶ ƉŽĞnjŝ ĚŚĞ ƉƌŽnjĞ ŵĞ ĨƌLJŵnjŝŵ͕ ŬŽŶĐĞƉƚŽŶ ĞƐĞ ĚŚĞ ƐŚŬƌŝŵĞ ŬƌŝƟŬĞ ŵĞ ƉģƌŐũĞŐũģƐŝ ĚŚĞ ƐĞŶƐ ƚģ ĚƌĞũƚģ ĚŚĞ ƚģ ƉĂ ŐĂďƵĞƐŚģŵ Ɖģƌ ĞƐƚĞƟŬģŶ ĚŚĞ ƚģ ďƵŬƵƌģŶ͘ >ŝďƌŝ / Ɵũ ͞<ĂůĞŝĚŽƐŬŽƉ͟ ƐLJŶŽŶ Ŷũģ ƉƌŽĮů ƚģ ƋĂƌƚģ ƚģ ŵĞĚŝƟƚĞǀĞ ƚģ ƐŚƋĞƚģƐƵĂƌĂ ĚŚĞ ƚģ ƐŝŶƋĞƌƚĂ ƚģ ĂƵƚŽƌŝƚ ŵďŝ ůŝďƌĂƚ ĚŚĞ ďŽƚģ. Dr Moikom Zeqo

...........................

32

ISBN: 978-9928-193-11-7

Çmimi: 700 Lekë 9 789928 193117

ƵŬĞ ůĞdžƵĂƌ ƐŚŬƌŝŵĞƚ Ğ ŬƌŝƟŬĂƚ ůĞƚƌĂƌĞ ƚĞ sůĂĚŝŵŝƌ DƵĕģƐ ďŝŶĚĞƐŚ ƐĞ ǀƵůůŶĞƟ ŝ ĚƵŚƵƌ͕ ƉģƌŬƵƐŚƟŵŝ ĚŚĞ ƉĂƐŝŽŶŝ Ɖģƌ ůĞƚģƌƐŝŶģ ĂƌƌŝũŶģ Ƌģ Ŷũģ ĂƵƚŽƌ ;ĞĚŚĞ ƉĂ ƐŚŬŽůůŝŵŝŶ Ğ ƐƉĞĐŝĂůŝnjƵĂƌ ĂŬĂĚĞŵŝŬͿ ƚģ ŬƌŝũŽũģ ƚĞŬƐƚĞ Ƌģ ŝƵ ƉģƌŐũŝŐũĞŶ ŬģƌŬĞƐĂǀĞ Ğ ŶŝǀĞůĞǀĞ ƐĞƌŝŽnjĞ ƚģ ůĞƚģƌƐŝƐģ Ɛģ Ŷũģ ǀĞŶĚŝ Ğ ƚģ Ŷũģ ŬŽŚĞ͕ ĚƵŬĞ ĚŚģŶģ ŶĚŝŚŵĞƐģ ŵĞ ǀůĞƌĂƚ Ƌģ ƉģƌŵďĂũŶģ͘ WĂƐŝŽŶŝ ŝ sůĂĚŝŵŝƌŝƚ ģƐŚƚģ Ɛŝ Ğ Ŷũģ ĚĂƐŚŶŽƌŝ Ƌģ ŐƵdžŽŶ ƚĂ ƐŚƉĂůůģ ƉĂ ĚƌŽũĞ ŶĚũĞŶũģŶ Ğ Ɵũ͘ Sazan Goliku Shkrimtar Eģ ůŝďƌŝŶ ͞<ĂůĞŝĚŽƐŬŽƉ͟ ͕ sůĂĚŝŵŝƌ DƵĕĂ ͕ĚƵŬĞ ƉģƌĚŽƌƵƌ ĂƉĂƌĂƟŶ ŬĂůĞŝĚŽƐŬŽƉŝŬ ƚģ ŬƌŝƟŬģƐ ƉƌŽĮůŝnjŽŶ ƉŽƌƚƌĞƚĞƚ Ğ ƐŚƵŵģ ĂƵƚŽƌģǀĞ ŵģ Ŷģ njģ ƚģ ůĞƚģƌƐŝƐģ Ɛģ ƐŽƚŵĞ ƐŚƋŝƉƚĂƌĞ͘ <ģƚŽ ƉŽƌƚƌĞƚĞ Ăŝ ŝ ũĞƉ ŵĞ ƐƋŝŵģ Ğ ƐŬƌƵƉƵůŽnjŝƚĞƚ ĚƵŬĞ ŶdžũĞƌƌģ ǀĞƟƚģ ŵģ ƚģ ŵŝƌĂ ƚģ ƚĂůĞŶƟƚ ƚģ ƚLJƌĞ͘ WŽƌ ǀĞƚǀĞƟƵ Ăŝ ŵĞ Ŭģƚģ ůŝďģƌ ŬĂ ĚŚģŶģ ƉŽƌƚƌĞƟŶ Ğ Ɵũ ƐĂ ŽƌŝŐũŝŶĂů ĂƋ ĚŚĞ ƚģ ƐƉŝŬĂƚƵƌ Ŷģ ŶĂƚLJƌĂůŝnjŵŝŶ ŵŽĚĞƌŶ ͕ Ŷũģ ƐĨŽŶĚ ŝ ůĂŬŵƵĂƌ Ɖģƌ ŬģĚŽ ŬƌŝƟŬ ƚģ ůĞƚģƌƐŝƐģ. Ing. “UFatmir rritaMinguli duke dashuruar e duke dhënë; Eseist zhgënjehesha e më shumë

dashuroja herën tjetër...”

Dģ ƚĞƉģƌ ƐĞ Ŷũģ ƚĞŶƟŵ Ɖģƌ ĞǀŝĚĞŶƟŵŝŶ Ğ ǀůĞƌĂǀĞ͕ĂƌƌŝƚũĞǀĞ ĚŚĞ ƐƚĂĚĞƐŚ ĂƌƟƐƟŬĞ͕͟<ĂůĞŝĚŽƐŬŽƉŝ͟ ŝ sůĂĚŝŵŝƌŝƚ ģƐŚƚģ Ŷũģ ƚģƌģƐŝ ƉĂůŝŵƉƐĞƐƚĞƐŚ ĚĂƐŚƵƌŽƌ Ɖģƌ ƐŚƵŵģ ĮŐƵƌĂ ƚģ ŶũŽŚƵƌĂ ŬŽŵďģƚĂƌĞ͕Ƌģ Ğ ďģũŶģ Ŭģƚģ ůĞƚģƌƐŝ ĚƵŬĞ njďƵůƵĂƌ ŬģƐŚƚƵ ĞĚŚĞ ƐŚƟŐũĞƚ ŬƵ ĚƵŚĞƚ ƚģ ĞĐŶŝŶ ůĞƚƌĂƚ ƚŽŶĂ Ŷģ ƚģ ĂƌĚŚŵĞŶ͘ Agim Bajrami Poet

Vladimir Muça - KALEIDOSKOP

E fala sepse isha e dashuruar marrëzisht. E fala për hir të fëmijëve që të mos mbeteshin pa baba, e fala për hir të lumturisë që më kish dhuruar. E fala për hir të martesës time të shenjtë, plot 20-vjet. E fala pasi kisha qenë pranë tij bashkëshorte e lumtur, grua e denjë, nënë e kënaqur, shoqja e tij e jetës. E fala sepse jam njeri me zemër të madhe, e fala sepse nuk di të urrej, e fala sepse dashuria në zemrën time jetonte akoma dhe vazhdonte të trokiste njèsoj si ditèn e parè kur ishim dashuruar , e fala se arsyetova për herë të parë me zemër në dorë, me ndjenjë dhe jo me logjikë, duke lënë mënjanë krenarinë e gruas së plagosur dhe sedrën e saj femërore. E fala...

Nata e një lamtumire

ISBN:978-9928-4175-1-0

Çmimi: 600 lekë

ÇMIMI: 700 LEKË

Vladimir Muça

Margarita Stoja Nata e një lamtumire - Margarita Stoja

Me duar dashurie - Merita Gjoni - Poezi

Merita Gjoni REVISTA OBELISK

K a l e id o s k o p

ISBN: 978-9928-193-04-9

9 789928 193049

Çmimi: 700 lekë

Studime, ese, refleksione

Bukurie Bushati

NDUE GASPRI

Hani i Marshallit

Roman


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Obelisk165pdf by roland lushi - Issuu