OBELISK Prill 2013
155
Revistë periodike letraro-artistike Viti i VI-të i botimit Nr. 155/2013 Organ i shtëpisë botuese “ADA” Çmimi 100 lekë/ 1 €
Në këtë numër: Poezi nga - Martin Camaj - Lasgush Poradeci - Odiseas Elitis - Alma Begaj - Anila Themiu - Angjelina Xhara - Prend Ukaj
Intervista:
Erich Maria Remark ...se breza të humbur do të ketë gjithmonë...
Pamuk - Çmimi nuk m’i fshiu ambicjet - Romen Rolan - Mysafirët e vegjël Llambrini Nano - Fletë të ballsamosura ditari- Petrit Sulaj - Medea-Crista Wolf - Ndërsa jashtë bie shi... Ardi Omeri - Poetika postmoderniste e Prend Ukajt Dukagjin Hata - Ngritja vertikale poetike Xheladin Mjeku - Lirika atdhetare optimiste ........................... 1 Luan Meta
REVISTA OBELISK
12
botime vetëm
1200L
Obelisk 155 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VI-të i botimit - Nr.154/ mars 2013
Përshëndetje!
Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.
...........................
ABONOHU TANI
Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk.com Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 25 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 30 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com
1200 LEKË
12muaj 2
Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2013 Tirazhi : 1000 copë
Prill 2013
0
0
TA S I RV
270
0
90
0
E T N I
180
0
Çmimi Nobel nuk m’i fshiu ambicjet
Mund të rrini i qetë, nuk do ju bëj pyetje të tilla. Po e filloj nga babai juaj, sepse më befasoi kur lexova se në Stamboll dhe Paris takonte Sartrin. Ah, jo se e takonte: e shihte në rrugë! Babai im kishte ndjekur traditat e familjes, të babait dhe të gjyshit: shkonte
në Politekniku që të bëhej inxhinjer civil. Gjyshi im kishte punuar shumë, kishte ndërtuar hekurudha dhe kishte bërë shumë para. Babai dhe xhaxhai im kishin punuar shumë dhe ata, por që t’i bënin rrush e kumblla lekët e gjyshit. Kështu unë dhe vëllai im ia rifilluam nga e para. As vëllai juaj, por u bë inxhinjer. Të dy u edukuam me një konceptim tipik të botës së tretë : njëri të studiojë inxhinjeri që t’i shërbente atdheut, duke bërë punë të dobishme. Kështu vëllai im filloi me atë kimike në Jalë dhe më pas kaloi në ekonomi. Tani është në Shkollën ekonomike të Londrës, por sapo ka dalë në pension dhe do të kthehet në Turqi. Nëse nuk e merrni si ofendim, meqë përmendëm Sartrin, ju pyes nëse jeni ndjerë si Idioti i familjes. Oh, sigurisht! Edhe më keq.
Unë jam një shembull tipik i fëmijës së dytë, në kuptimin që familja turke është patriarkale dhe përqëndrohet në edukimin e të parit: e ka marrë ai përgjegjësinë, duhet ta dëgjosh se çfarë duhet bërë, si duhen trajtuar vëllezërit më të rinj etj. Një shembull tipik I asaj që ndodhte kur shkonim diku dhe ai shqetësohej që të lexonte emrat e rrugëve dhe të gjente adresën, ndërsa unë unë mund të ëndërroja dhe të të shikoja qiellin apo vitrinat. Ka avantazhe dhe disavantazhe kur je i dyti: veçanërisht kur rriten dhe kanë një pjekuri të vonuar. Bëhesh si Piter Pani. Miqtë e mi ma përsëritnin se jam pak fëmijëror edhe tani. Kjo e stimulon imagjinatën, por nuk të ndihmon që të bëhemi qënie shoqërore dhe as t’ia dalim mbanë në jetën e përditëshme. Disa gjëra mësohen në moshën 6 vijon faqe 7
▼
Do të desha të filloja me pyetjen… Para se të filloni, më lejoni të flas për diçka. Unë vij nga një familje inxhinjerësh. Babai im dhe xhaxhai argëtoheshin kur luaja me matematikën, duke më dhënë shpesh probleme dhe puzzle. Dhe unë isha gjithnmonë në ankth që të përballesha me pyetjet kurth dhe do të isha mjaft i shpejtë dhe i zgjuar në përgjigje. Në shkollë origjina e familjes nuk ishte e kotë dhe në matematikë isha mirë. Por të përballesha me profesorët më bënte nervoz, pra më falni nëse jam edhe tani.
3
...........................
REVISTA OBELISK
...........................
Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erich Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftësderisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë!”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në 25 shtator 1970, vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër Erich Mara Remark (Kramer). Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe
shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) . Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. vijon faqe 5
4
▼
N
Erich Maria Remark
▼
Prill 2013
...se breza të humbur do të ketë gjithmonë...
Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje. Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacionalsocialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage. Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë
emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim”dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht. Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno. 5
...........................
...........................
A DONI TE BOTONI LIBRIN TUAJ?
REVISTA OBELISK
Shtëpia Botuese”ADA” e themeluar më 19 mars 1999, me vendim gjykate nr.207/a, aktualisht me adresë: Rruga Nasi Pavllo nr.20 Tiranë, me numër telefoni +355 04 4505312 me website www.botimetada.com Orientimi i botimeve të Shtëpisë Botuese”ADA” është kryesisht letërsia artistike shqiptare dhe e huaj. Bashkëpunëtorët e saj janë emrat më të shquar të letrave shqipe. Motoja jonë është cilësia, korrektesa dhe përkushtimi ndaj autorëve. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri dhe cilësia e botimeve nga viti në vit.
E veçanta është se Shtëpia Botuese “ADA” ka shtypëshkronjën e vet.
Gjithashtu ajo boton edhe revistën letraro-artistike “OBELISK”
(Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS/ FRANCE), ku reklamon librat e botuar si dhe boton krijimtarinë më të mirë të autorëve të njohur e të talenteve të reja. Librat tanë tashmë, janë online në web-in e saj www.botimetada.com dhe kjo iu vjen në ndihmë si autorëve dhe lexuesve e dashamirësve të artit të shkruar. Tashmë Shtëpia Botuese ADA, ka lidhur marrëveshje me http://botimeshqip. com që ёshtё njё portal i ri Shqiptar, i drejtuar dhe manaxhuar nga partnerё Shqiptarё dhe ёshtё dizenjuar pёr tё promovuar dhe zhvilluar botimet Shqiptare nё tregun vendas dhe atё jashtё tij. Qёllimi i drejtpёrdrejtё ёshtё mbajtja gjallё, zhvillimin dhe njohja e mёtejshme e gjuhes shqipe pёr brezat e rinj jashtё dhe brёnda vendit. Librat e botuar në këtë shtëpi botuese do të jenë më afër lexuesve falë këtij bashkëpunimi. Në faqet e këtij portali janë të gjithë titujt e katalogut të Shtëpisë Botues “ADA”2012. www.botimetada.com revistaobelisk@yahoo.com cel: + 355 068 22 190 16 Tel: +355 4 450 5312 6
vijon nga faqja 3
Nobeli nuk m’i fshiu ambiciet
vjeçare dhe tani që jam 60 më duhet ta pranoj se ky është karakteri im. Ai që di të lundrojë në shoqëri është vëllai im, ndërsa unë kam mbetur joshoqëror, i paimpenjuar, pa autokontroll. Pra një artist. Po. Të jesh artist është edhe një shfajësim: u bëra kështu, sepse jam një artist, apo u bëra artist sepse jam kështu? Besoj më shumë tek e dyta: e pranova se jam një vetmitar dhe ëndërrimtar, por edhe familja ime u detyrua ta pranonte këtë. Prandaj ma kishin përshtatur mua fatin e familjes që ishte universiteti Politeknik, duke u kënaqur që të bëhesha më shumë një arkitetkt, sesa një inxhinjer. Por pas tre vitesh universitet e braktisa dhe fillova të shkruaja. Në atë çast të vendimit troket Stambolli. Ka një pasazh tek libri, dedikuar trishtimit, ku e lidhni këtë ndjenjë me marrëzinë e meshkujve pozitivistë, që e duan matematikën dhe fjalëkryqet të pranishëm. Matematika për mua ishte zbavitëse kur i zgjidhja problemet, por fshikulluese kur nuk ia dilja mbanë. Të shkruash nuk kërkon një zgjidhje të nevojshme dhe korrekte të një problemi dhe të lejon shprehjen e diçkaje që nuk e kërkon faqja bosh. Shkrimtari shprehet lirshëm dhe shpreson se ajo që bën është përgjigje ndaj një pyetje që lexuesi ia bën vetes dhe jo atij. Meqë ra fjala për trishtimin e Stambollit, nuk mendoni se mund të gjendet në të njëjtën mënyrë në qytete të tjera që e kanë humbur sensin e së shkuarës? P.sh Kajro, Bagdadi, Damasku, disi dhe Roma. Unë e lidh trishtimin e Stambollit pikërisht me melankoninë, me faktin se jetova fëmijërinë time në vitet ’50, i rrethuar nga monumente të mëdha otomane që po binin copë dhe degjeneronin. Njëlloj si sot në Indi, ku nuk janë vetëm ndërtesat e së shkuarës që po rrënohen, por edhe të kohës së sotme. Është e vërtetë që kështu po ndodh edhe në Kairo. Më duket se tek shkrimtarët ju preferoni autokritikën dhe autoanalizën. Ka dy aspekte në qënien shkrimtar. Është mendja anlitike, matematika që përpiqet ta ndjekë rrjedhën e mendimeve për ta arritur objektivin, që mund të kërkojë edhe të bëjë ndërtime mendore: arkitekti vdiq brenda meje, në këtë drejtim kjo
më kushtëzon. Por është edhe mendja poetike, e ndjeshme që e pezullon racionalitetin që të sintonizohet në muzikën e brendshme apo të shfrytëzojë një moment të papritur frymëzimi. Që të jesh shkrimtar duhet t’ia dalësh ta lidhësh mendjen analitike me ndjeshmërinë poetike në një ekuilibër të vazhdueshëm të kompromisit mes planifikimit racional dhe surrealizmit irracional. Prandaj më pëlqen të shkruaj romane. De Amiçisi do të dukej një hero. Mendoja një kapitull për të në Stamboll, por ju e citoni kalimthi. Ai po që është një shkrimtar i zoti, me një vështrim jo të zakonshëm. Libri i tij Kostandinopoja është më i miri i ‘800-s dhe qyteti që përshkruan është një shpikje e tij. Ndikoi brezat e mëvonshëm të shkrimtarëve. Por Floberi dhe ndonjë tjetër ishin më të famshëm se ai dhe jetonin në qendër të skenës letrare, ndërsa De Amiçi ishte shkrimtar i librave për fëmijë. Ndikimi i tij ishte jo i drejtpërdrejtë dhe për këtë fola pak.
Do të dëshiroja të flisja për muzeun tuaj, por në një farë mënyre ju flisni tek Stambolli :enciklopeditë tuaja për qytetin janë si muzeumet? Resat Ekrem Koçu lindi si historian, por e humbi vendin e punës në universitet për shkaqe politike: ishte një profesor i studimeve otomane dhe ishte në konflikt me vizionin modern që republika e re turke po kërkonte ta promovonte. Dhe meqë ai donte të tregonte histori otomane dhe kishte nevojë për lekë, shpiku një mënyrë popullore që ta bënte, përmes një enciklopedie që të përmblidhte fakte ezotike, të huaja dhe kurioze që i gjente në arkivat që ai i njihte. Kur flisni për koleksionin e Koçut duket se flisni për veten. Po mblidhnit sendet për muzeun tuaj? Në atë kohë po koleksionoja fakte dhe libra, jo objekte. Por unë nuk jam një koleksionist, në kuptimin teknik të fjalës: d.m.th për dikë isha i interesuar që të mblidhja sende jo për vlerën apo dobinë, por për shijet dhe të kisha një seri të plotë. P.sh për një koleksionist është më e rëndësishme t’i kesh të gjitha volumet e enciklopedisë së
▼
▼
Prill 2013
vijon faqe 10
7
...........................
REVISTA OBELISK
NOBELISTË NË OBELISK
ROMEN ROLAN
,, M
Ka njerëz të cilët, në ditë të caktuara, bëhen ujq dhe pastaj futen përsëri në lëkurën e tyre. Shtetet, ministrat e tyre, le të vishen sa të duan si barinj dhe dallaveraxhinjtë le t’i thonë vetes kushërinj të bariut të mirë, ata prap rrëqebuj janë, gjithë gojë e bark, që kurrë të ngopur s’kanë.
,,
...........................
8
UNË DHE KOLA BRËNJONI
-Mua më pëlqen të jem midis njerëzve. Atje e ndiej veten mirë dhe mendoj se njeriu i vetmuar është i tillë, pasi të tjerët i largohen, sepse nuk ia durojnë fjalën, së paku; në mos qentë mendja ajo që nuk u pëlqen. Po sot më duket se njerëzit nuk vlerësojnë as vetminë, as kënaqësinë e pranisë së të tjerëve. Marrëzia ka zënë vend mes nesh e nuk e ndajmë prej mençurisë. - Ashtu është vërtet, s’ka burrë në mes të turmës që të mos shkojë pas berihasë. Njëqind të urtë bëjnë një të marrë dhe njëqind dele një ujk… Njeriu i vetmuar jeton kokë më kokë me ndërgjegjen e vet dhe kërkon paqen për vete dhe për të tjerët.* - I vetmuari nuk mund të realizohet,
Prill 2013
sepse interesi i tij do të përplaset e të thyhet nga ai i shumicës. Zoti nuk mund të ndihmojë vetmitarin. -Por mua më është mbushur rradakja plot se zoti sheh, por s’mundet dot. Kur ka të bëjë vetëm me një njeri e ka të lehtë e nuk heq zi; e ka kollaj ta shtrojë e ta bëjë vaj. Por kur janë një turmë e paanë, zoti s’ua del dot mbanë. E ç’mund të bëjë një kundër të gjithëve?* -Pra njeriu ia ka hedhur zotit. Duke u shumuar i ka shpëtuar syrit, por edhe ndëshkimit të tij dhe tani mund të bëjë çfarë të dojë? -Ti a e di atë përrallën e lashtë? Ka njerëz të cilët, në ditë të caktuara, bëhen ujq dhe pastaj futen përsëri në lëkurën e tyre. Shtetet, ministrat e tyre, le të vishen sa të duan si barinj dhe dallaveraxhinjtë le t’i thonë vetes kushërinj të bariut të mirë, ata prap rrëqebuj janë, gjithë gojë e bark, që kurrë të ngopur s’kanë.* - Pra raca jonë nuk mund të bëjë gjë tjetër përpos të presë radhën në buzë të dhëmbëve të këtyre ujqve e rrëqebujve, të cilëve më shpesh po u shohim dhëmbët e kthetrat se buzëqeshjet? - Unë nuk dua t’i shaj; dhe ata njerëz janë, por kanë oreks shumë: kjo tregon se janë mirë me shëndet… Ata që hanë shumë më pëlqejnë; dhe unë ashtu do të bëja. Po që t’i kemi sahanët pa kapak, unë dua më shumë ata miq që hanë te të tjerët.* - Ky është problemi ynë, ne nuk themi çfarë dëshirojmë, por atë që u pëlqen të tjerëve të dëgjojnë. Të dua Kola Brënjon, se thua atë që ndien. Ne nuk e bëjmë këtë. E matim fjalën, bindemi në i vjen pas qefit bashkëbiseduesit, pastaj e lëshojmë. Trembemi prej mendimeve tona. Nuk gjejmë trimëri t’i mbrojmë kur i shpallim, ndaj i fshehim, i përçudnojmë. -Fundja, fundja njeriu është kafshë trime. Për të çdo gjë është e mirë. Ai i përshtatet po aq mirë edhe lumturisë, edhe vuajtjes, edhe gostisë edhe urisë… Ai është si dylli; po e tërhoqe zgjatet, po e shtype bëhet petë.*
Jeta
Lindi më 29 janar 1866 në Klameci. Kryen studimet e para në provincë dhe i vazhdon në Paris. Gjatë gjithë jetës do të ushqejë dashuri të thellë për muzikën dhe natyrën. Pasi mbaron shkëlqyer studimet e larta, ushtron për disa vjet profesionin e mësuesit në Romë e në Paris. Dha histori e art. Ndër ndikimet e para më të rëndësishme në formimin e tij përmendet vepra dhe mendimi i Spinozës si dhe filozofia e Tolstoit. Vdiq më 30 dhjetor 1944.
Vepra
Shkroi kolanën “Jeta e njerëzve të shquar” ku përfshiu “Bethoven”, “Jeta e Mikelanxhelos”, “Jeta e Tolstoit”. Këto biografi ilustrojnë mendimin se madhështia e njeriut shfaqet, para së gjithash, në zemrën e tij. Në fillim të krijimtarisë Rolan shkroi një seri dramash me tendencë kristiane dhe më vonë, nga viti 1898 deri më 1939, shkruan tetë dramë nën okelion “Teatri i Revolucionit”. E filloi me dramën “Ujqit” dhe vazhdoi me “Dantoni”, “14 Korriku, “Liluli”, “Robespieri” etj. Dy romanet më në zë të autorit janë “Zhan Kristof” dhe “Shpirti i mrekulluar”. “Zhan Kristof” është romani epope që paraqet tablon shoqërore të fillimit të shekullit XX në gjithë kompleksitetin e saj. I përbërë nga 10 vëllime, u shkrua në vitet 1903 – 1912. Romani tjetër voluminoz në shtatë vëllime “Shpirti i mrekulluar” u shkrua nga 1922 deri 1933. Vend të veçantë në krijimtarinë e Rolanit ze romani “Kola Brënjoni”. Vepra është një himn entuziast për jetën. *- R. Rolan, Kola Brënjoni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri” Tiranë, 1986. (Marrë nga libri”NOBEL” Laureatët e letërsisë i Bujar Balliu Botimi i SH.Botuese “ADA”)
9
...........................
REVISTA OBELISK
▼ ...........................
vijon nga faqe 7
Koçut sesa t’i lexosh. Është e rëndësishme edhe t’i ruash ato volume si sytë e ballit, ndërsa unë i lexoj dhe rilexoj. Shpesh koleksionizmi arrin në totemizëm. Sigurisht. Të gjithë ne e kemi prirjen që të kapemi pas disa sendeve për shkaqe sentimentale të lidhur me jetën, dashurinë, vdekjen. Por vetëm kur mendojmë për muzeun personal apo publik flasim për koleksionizëm, me kënaqësi relative të shtyrë nga zotërimi i sendeve. Të mbledhësh sende nuk do të thotë të mbledhësh koleksionistë. Dhe shpesh nuk janë të lidhur me asnjë histori, derikur dikush t’i shpikë. Një mënyrë për t’i shpikur apo sugjeruar është ekspozimi i tyre. Çdo muze tregon një histori dhe muzeu i pafajësisë krijon një roman. Ju keni shkruar se në fillimet mendoje ta përputhje romanin me katalogun e muzeut. Kjo nuk të kujton disi Zjarrin e zbehtë të Nabokovit? Po. Në fillim e kisha atë roman në mendje! Doja ta shkruaja timin në shënimet e katalogut në mënyrë që historia të dilte nga shënimet në sendet. Por më pas mendova se quhem Pamuk dhe jo Nabokov, dhe e bëra siç desha vetë. Muzeu u ngrit shumë më vonë se romani. Me thënë të drejtën do të desha që të vinin në të njëjtën kohë: shpresoja ta përuroja muzeun ditën e botimit të librit, edhe pse presionet politike të atyre viteve e bënë të pamundur. Ideja e katalogut lindi më vonë 10
Nobeli nuk m’i fshiu ambiciet
kur u kujtova për pamjen e sendeve të ekspozuara. Kur filluat t’i mblidhnit sendet? Kur shkruaja romanin. Ndonjwherë duke parë në ndonjë treg, blija sende që më tërhiqnin dhe mendoja se mund të gëlltiteshin nga historia ime. Disa hynin në të, të tjerat i detyroja të hynin, por mbetën edhe jashtë. Ndodhte edhe e kundërta, sepse kisha në mendje sende që nuk i gjeja: shumë prej tyre në muze u bënë qëllimisht dhe përbëjnë një lloj sendesh reale imagjinare. Nuk ju bezids se disa lexues shkojnë në pelegrinazh në muze si tek Brownit? Apo si tek Tolstoit që shkojnë në Shën Pjetërburg në vendet e Ana Kareninës? Jo vetëm që nuk më bezdisin, pasi e ndërtova muzeun që të shkonin. Ka një aspekt të qartë tek krijon konfuzion, duke deklaruar hapur se historia është imagjinare dhe tek tregon sende realë që i përkasin. E kuptoj mirë argëtimin e shkrimtarit, por më shqetëson qëndrimi i lexuesit. Statistikat për vizitorët thonë se 2 në 3 prej tyre nuk e kanë lexuar librin dhe ndoshta nuk do ta lexojnë kurrë. Unë zbulova nga bisedat se disa prej tyre nuk i kujtojnë detajet e librit dhe të sendeve që ndodhen aty: kujtojnë një ndjenjë apo emocion që u ngjallin. Me fjalë të tjera nuk e kujtojnë librin, por përvojën e leximit. Një send kujtohet vetëm nëse lidhet me një ndjenjë që e shkaktoi atë. Prandaj shumë vizitorë çuditen
tek shikojnë shpërdorim të sendeve që ndodhen në roman dhe që nuk i kujtonin. Meqë ju thoni se ju pëlqen Borgesi : a nuk mjaftonte reçenca e romanit dhe muzeut, sesa t’i shkruaje dhe ndërtoje? Borgesi thoshte gjithmonë se në vend të Henry Jamesit do të kishte shkruar një tregim dhe jo roman. Por kështu shtirej se nuk e kuptonte artin e tregimtarisë së një historie. Në fakt romanet nuk janë vetëm ndërtime metafizike apo struktura imagjinare që synojnë ta kapërcesh realitetin. Janë edhe mënyra që ta lindin dhe transmetojnë kënaqësinë e të shprehurit të ndjenjave, të përshkrimit të mjediseve, të gjetjes së fjalëve të duhura në momentin e duhur. Borgesi ishte shumë i zgjuar saqë të mos i dinte këto dhe luante edhe ai me lexuesin, sipas mënyrës së vet. Po tani me se po merreni? Pasi përfundova muzeun iu ktheva jetës si shkrimtar dhe po shkruaj një të ri. Jam 60 vjeç, jeta po shkurtohet, por çmimi Nobel nuk m’i fshiu ambicjet. Punoj shumë, sepse kam pak jetë për të jetuar, por shumë për të shkruar. Përgatiti Arjan Th. Kallço
Prill 2013
Martin Camaj
Lasgush Poradeci
Dremit liqeri Tingujt e parë Pava npër qiellin e vrrinit dikúr tue kalue shum rê dhe lumejt e turbullt tue bajtun gùr e landë. Tue hy në t’shtatën vjetë ujkun e pava n’ikje me bisht ndër kambë e me veshë të çuem currek përpjetë. Shkova me njerzit e mij shtigjeve të ngushta t’malit e pata û e èt. Ndigjova ortiqet e bubullimën e motit e fjalën “mos u tremb!” tim èt. Verat e lugjeve i ruej në parzëm e n’fletzat e gjethit t’blerë dhe sòt vendet e mija t’para i shoh. Tingujt e currilave në lagsina e zâni monoton i pipzës fëminore me mote n’mue janë rritë, lule gjaku në shullâje për të dalun kangë nji ditë.
Mi zall të pyllit vjeshtarak, Dremit liqeri pa kufi, Ay ndaj fundesh u përflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flakë-u ndes e kroj, E vetëtiti plot magji, E yll-i ditës perëndoj Në qetësi dhe dashuri. Tashi po shuhet nënë mal Qytet i ngrysur në të zi. Po ndizen yjtë dal-nga-dal Plot bukuri! plot fshehtësi! Në këtë çast perëndimor, Ndaj po më dehen sytë-e mi, Kuptoj si shpirtin vjershëtor M’a frymëzon një mall i ri.
11
...........................
REVISTA OBELISK
libri në proçes botimi
A
...........................
Mysafirët e vegjël
Atë ditë, ndryshe nga ditët e tjera, u ktheva nga shkolla pak më vonë se zakonisht. Sa u futa në paradhomë, dëgjoj ca zëra fëmijsh, që, me sa dukej, vinin nga kuzhina. Hap derën, por…, ç’të shoh?!” Dy mysafirët e vegjël”; ime mbesë, nga motra, pesë vjeç dhe nipçja im, nga vëllai, katër vjeç, i kishin grisur të gjitha fletët e veprave të nxjerra jashtë përdorimit, aq sa, pa as me më të voglin zmadhim, kur hyra brenda, trashësia e letrave arriti deri në gju. Të them të drejtën, u mërzita pak për rrëmujën e bërë, se nuk shkonte fare pas gjithë asaj kënaqësie, që më dhuruan nxënësit e mi të mrekullueshëm atje në shkollë, prandaj iu drejtova me këto fjalë: - Po ç’keni bërë kështu, more, “mysafirë të vegjël?!” Sa kohë keni ndenjur duke grisur letra, që për pak u mbyta në to?!....Ë, Marjana! - Që kur ike ti, në mëngjes, e deri tani sa u ktheve nga puna - u përgjigj ajo, që mua më dukej sikur e ndjente më shumë gabimin nga Ervini, ndoshta ngaqë ishte më e madhe se ai. - Dmth…,gjithsej, 8 orë! Tamam një ditë pune. …Po ju, dashkeni paguar për këtë goxha punë të bukur, që keni bërë sot këtu në shtëpinë e dajës - i qesëndisa unë. Ata të dy, përkrah njeri - tjetrit, rrinin të heshtur me kokën gjysmë të ulur dhe më shikonin mua, si nën vetulla. - E kuptoni ç’gabim të madh keni bërë apo jo?... Përsëri heshtje… 12
- Hë, pra! Kërkoni falje!...Nuk e pranoni gabimin që keni bërë?! - Ne, s’kemi bërë gabim, moj, hallë! - kërceu papritur Ervini. - Mua babi, vazhdimisht më ka porositur që, sa herë të vijnë miq në shtëpi, fëmijët, pasi të përshëndeten me ta, menjëherë duhet të dalin e të lozin jashtë në oborr. - Edhe ne kështu bëmë! - u hodh e tha Marjana. - Meqënëse miku, që erdhi sot tek ne, nuk hyri brenda, por ndenji në oborr, nën hijen e fikut me nënën, në hymë e lozëm brenda. - E ç’t’u thosha më tepër unë! T’i fajësoja, apo t’i shfajësoja ata të dy…!?
(Marrë nga libri”Mysafirët e vegjël” i Llambrini Nano Botimi i SH.Botuese “ADA”)
Prill 2013
Tregim
fletë Të ballsamosura
ditari më dukej gjëja më përsëmbari në botë,madje saktë fare, metafora ime e vetme që i besoja. Zgjati aq sa zgjati, ky idil metaforik dhe erdhi një kohë e çuditëshme sa nuk e pata për pesë që punën me ditaret ta vija nën hyqmin e zotëri hetimit, e madje pse jo, më vonë nisa të bëj dhe konkluzione disfatiste për ta, deri sa një ditë të bukur e gjeta vehten ndërsa shkruaja ditare, si një i dehur i rëndomtë qe pin realitet të distiluar nga një mendje adoloshente. Dhe pa e zgjatur i braktisa ditarët siç braktis njeriu pijen kur akoma ajo nuk është bërë nevojë e ves, dhe për fat atë ditë kur vendosa kështu, isha aq i efektshëm saqë falendërimet kuturu i shoqërova me aktin konkret të grisjes së dhjetë faqeve ditar, që kisha shkruajtur kohën kur isha kështu në fermentim e sipër. Po më e forta qe kur si alternativë ndaj ditarëve, vendosa të bëja një gje të paparë: të mos shkruaja më unë për jetën, por tash e tutje do ta shëndërroja unë vehten në një ditar i madh lëvizës e në evolucion dhe kështu ta joshja jetën, në mënyrë që ajo të përqëndrohej te unë, të shkruante krejt e pavarur për mua e mbi mua, e më tej akoma. Ndërkohë, ishte kjo periudhë kur kuptova në thelb se dyshimi nuk është gjë tjetër, veçse ekuilibri i brishtë në mes dëshirës për të mirbesuar dhe nevojës për të kuptuar. Me fjalë
▼
S
Sa mirë që nuk e lashë të më bëhej zakon, kalimi i kohës duke shkruajtur ditarë për vehten e koleksionuar insekte për të tjerët! Mbaj mend mirë, sa isha i ri kam shkruar plot të tillë, po sa më shumë rini lija pas, aq më tepër dyshoja rreth rendësisë së tyre për mua dhe për të tjerët; deri sa dyshimi u bë hezitim dhe hezitimi vendosmëri për të mos shkarravitur më të tillë. Në fakt përvoja ime me ditarët, një gjë e arriti: më bëri profesor memec në materien e dyshimit njerëzor dhe mesazhin që kam marrë nga bashkjetesa me të e kam bluar aq shumë me vehten, aq shumë sa nuk më hyn në punë më dhe me dëshirë u a kam lënë atyre që akoma nuk kanë marrë leksione nga profesor dyshimi. Dhe mos kini frikë nga ky zotni sqimëtar: vërtet ai të mban pezull për ca kohë, si të them, nuk të lejon të marrrësh një qëndrim të caktuar në kohë rekord ndaj një gjëje a për dikë, por ndërkohë, në fund të procesit, pastaj të shpërblen mirë e bukur; të ndihmon, a më saktë nuk të lejon të bëhesh pre i aktit për t’ ja mbathur me bisht në shalë, kur vendos e merr një qëndrim, për diçka. Falenderoni zotin njëmijë herë, jo mua aspak, nëse e keni pranuar zotni dyshimin si vizitor special që në moshë të re: as më pak e as më shumë, ai do ju japë një dorë që ti hiqni merimangat mendjes e pastaj për të kuptuar plot nga gjërat që jeta do të jua përplasë surratit. Pra në rini une shkruaja ditare dhe kjo gjë
Nga Petrit Sulaj
vijon faqe 14
13
...........................
fletë ditari Të ballsamosura
të tjera, të dyshoje donte të thoshte që ta detyroje vehten, që ajo të ndërtonte një dhomë speciale në trurin tënd, për të distiluar aty gjërat që deri një çast më parë dëshira mendjelehtë t’i kishte sugjeruar si të vërteta absolute. Nuk mund të gënjej, në fillim kur e mendova këtë gjë e gjeta vehten axhami, krejt të papërgatitur. Përherë kisha dashur të bëhesha ai që doja të isha, por për dreq asnjëherë nuk arrija në këtë shkallë, përherë e gjeja vehten time aty ku nuk do të doja të ishte as njeriu që kisha më shumë inat. Dhe ndërsa kalonin ditë, javë e muaj, diçka fillova të kuptoj. Vakët e vagëllt në fillim, fillova të vë re se mbi gjithçka kisha qejf që gjërave që kishin një emër - emër që gjërave ua kishin vënë të tjerët para meje dhe jo se ata kishin lindur bashkë me emrat që mbanin tashmë – të j’ ua hiqja atë dhe ti thirrja me çfarë më vinte për mendje mua. Më dukej një fillim i ri, madje duke qenë se askush kishte haber a ishte i interesuar të dinte se ç’ po ndodhte brenda meje, ky fillim për më tepër më dukej jo vetëm interesant por madje dhe i virgjër. Pasi ndërrova kështu shiritin tim të vjetër me këtë të riun, vura re se kisha qejf ta kapja vehten gjithmonë gafil, në tentativë e sipër në përpjekjen për të ndryshuar gjërat që koha e zakonshmëria i kishte marrë peng e bërë për vehte. Në fillim bëja luftë vetëm me vehten për ti bërë ballë zakonshmërisë, pastaj me kohë, tendencën time e kanalizova, a më saktë u orientua vetë si një nevojë për të krijuar gjëra origjinale, e kjo krejt për inat të normalitetit. E dalngadalë kuptova se të krijosh gjëra, nuk kishte lidhje me egoizmin tënd, dmth nuk donte të thoshte të jesh në shërbim të vehtes, 14
por të punoje e jetoje më shumë për të tjerët se sa për vehten tënde. Si të them ndryshe, psh kuptova se bojrat, mermeri, fjalët e notat muzikore, nuk janë gjëra për të kaluar kohën njerëzit artistë me ta, e as që ata t’i perdorin thjesht për të rënë në sy të ngjashmëve të tyre, për tu tërhequr vëmendjen se janë njerëz të tillë që dinë të bëjnë gjëra që normalët nuk arrijnë dot. Kështu pra, qetësia ime u kërcënua keq kur kuptova se një qerrata aspirantkrijues, krejt gjërat me të cilët krijon, pra dhe fjalët, i ka gjetur të gatëshme nga paraardhësit, dhe zotësia e tij qëndron në asgjë tjetër, përveçse në aftësinë e tij personale se sa aftësi ka t’i përdorë ato cilësisht e ndryshe nga të tjerët. Pastaj, më tej kuptova një thes me gjëra, njërën nga të cilat nuk mund të mos e ndaj me juve: mësova se të jesh krijues don të thotë që të vetgozhdohesh në të gjallë e vdekur gjithmonë në mes jetës e njerëzve pa u bërë rob i asnjërit, as i njerëzve e as i jetës, pra të pranosh të jesh krijues, don të thotë të bëhesh nje enë komunikuese mes shpirtit të njeriut e asaj që quhet jetë, mekanizëm i cili të arrijë e të bëhet për ty ekuilibri i domosdoshëm, thelbi i jetës tënde. Pastaj sa më shumë harroja ditarët dhe u leja në dorë të merimangave të ushqeheshin me koleksionet e insekteve, aq më shumë kuptoja se kijuesit ishin një rracë e çuditëshme njerëzish, të cilët nuk e vrasin mendjen për të gjetur, e më pak akoma për të konfirmuar burimin e gjërave që atyre u kalon për mendje, për të j’ua treguar pastaj të tjerëve me një pafajsi vrastare. Eh, në kohën kur shkruaja ditare, unë nuk
▼
...........................
REVISTA OBELISK
vijon faqe 15
Prill 2013
▼
kisha qënë gjë tjetër veçse një kafshë shtëpiake që ruaja me xhelozi çanakun të mos ma preknin të ngjashmit e mij rreth e rrotull. Sa lehtë për njeriun sa kohë është akoma i ri: ka një bindje donkishoteske se ka ardhur dhe është në këtë botë thjesht për të qënë në qendër të vëmendjes të tjerëve; e të tjerët që gjinden rreth e rrotull atij, janë këtu thjesht për ti shërbyer atij pa qysh e tek. Eh, sa është i ri njeriu, jetën e konsideron një tavolinë të madhe pajisur me gjithë gjërat e duhura, ndërsa njerëzit kamarierë cilësorë në shërbim të tij. Vetëm kur grisa ditarët, fillova të ndjehesha një qënie me dy ndërgjegje, a më saktë me një ndërgjegje ndarë mes meje dhe njerëzve e gjërave që kishin aftësi të më merrnin vëmendjen. Për herë të pare, këtu kam kuptuar se kisha dell krijuesi. Një njeri ka filluar të bëhet krijues kur pafajsia, madje padjallëzia e tij arrin kulmin, arrin njeriu në një stad të tillë sa fillon e lëshon ndërgjegjen e tij të kullosë në livadhet e tjerëve, pa patur frikë se do e konsiderojnë hajdut. Me një fjalë pa u zgjatur shumë, kisha hyrë në një cikël të ri jetësor: ditarët tashmë mua m’i vetshkruante jeta në memorje, dhe erdhi një ditë kur kujtesa ime u bë një ditar i sofistikuar, që funksiononte si imagjinatë e që mund ta shfrytëzoja vetëm po të kisha xhan e zemër çastin. Vetëm kështu pastaj kujtesën time të çastit nuk e përdorja më për të mbushur ditarë për vehten, por për të tjerë, kush donte ta bënte këtë gjë. Nuk më bëhej vonë se lexohej nga njerëz me katër palë sy, a nga të tillë pa asnjë. Dhe më e bukura ishte, se kjo gjë vinte aq natyrshëm e aq butë, sa ato që më kuptonin nuk e merrnin për lexim kontaktin me memorien time, por thjesht si një gjë jetësore, si një dhuratë e jetës. Te çdo njeri që i bëhet normalitet zakoni për të krijuar, kur jashtë bën dimër i acartë, brenda vehtes gjen vapë dhe vrapon ti bëje hije, dhe kur bën zheg, të kundertën: gjen akull dhe vrapon ta shkrijë.
Por si për të gjithë dhe për mua, jo gjithëçka shkoi si duhej të shkonte. Një ditë, një fletë ditari e shkruar nga jeta nuk kishte pranuar të strehohej në kujtesën time të çastit. Gjendej për tokë ajo fletë dhe në një ditë e kam etiketuar me njëqind epitete, për më tepër që askush guxonte të ulej e ta merrte. Nuk dihej shkaku i kësaj gjëje. E nuk e di as tani. Kam vrarë mendjen shumë rreth qëndrimit të saj dhe konkluzioni vetëm, është se ajo fletë ishte tepër e rëndë për njerëzit e memorien time. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që nuk është metabolizuar akoma. Me atë fletë ditari në xhiro, askush mund të ishte në rregull me mendët e kokës, madje as ndërgjegja kolektive. Duhej kurajo, duhej përgjigje, duhej durim që të kanalizohej dhe askush veç e veç, ka kohë cilësore për këto punë. Sidoqoftë unë nuk mund ta anashkaloja pa e lexuar atë fletë ditari, për më tepër që germat ishin të mëdha, nuk duheshin syze, bile nuk ishin shkronja fare, fjalët thjesht ishin copa gurësh të rëndë që dilnin vetëvetiu, nuk dihet nga ç’ gurore dhe kur mu lëshuan në kurrriz; në vend që të kërkoja ndihmë u vetëgozhdova në kryq si Zoti i të krishterëve dhe fillova të reflektoja. Reflektimi ishte i gjatë, nuk ka mbaruar akoma. Duhet të them se atëkohë pata rast e zbulova se reflektimi njerëzor kishte një ligj të hekurt: fillonte një ditë të caktuar dhe nuk mbaronte kurrë më, përsa kohë njeriu është gjallë. Për më tepër kur dihet se njerëzit që kanë për kushtetutë reflektimin, ndjejnë kryesisht për vehte dhe jetojnë eskluzivisht për të tjerët. Kështu dhe unë nuk mund të bëj përjashtim. Vetëm tani kam kuptuar se jeta është një fjalë magjike, e papërsëritëshme, quajeni si të doni: dhimbje, vuajtje, lumturi, putanë, a ku ta di unë, ndërsa e përkthyer me gjuhën e një njeriu që ka qejf të reflektojë, don të thotë: “ Jeta nuk është thjesht për tu jetuar, sidoqoftë edhe kur nuk arrihet më tej se sa për ta përdorur, njeriu të paktën gjatë jetës duhet të përpiqet me aq sa mundet të zbulojë sa të mundë nga vehtja e tij “.
Fletë të ballsamosura ditari
15
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
MEDEA Christa Wolf
Shkrimtare nga ish Gjermania Lindore, Christa Wolf rishkroi mitin e Medeas. Temë polemikash të forta, ajo qartëson këtu një sërë keqkuptimesh, të cilat shoqëruan daljen e librit.
16
Shumë lexues të Medeas, edhe kritika, janë të mendimit se ky libër shënon zhdukjen e utopisë. Opinionin e tyre e justifikojnë me mallkimet që lëshon Medea kundër gjithë atyre që e poshtëruan dhe me nënështrimin e saj ndaj vetmisë, mungesës së një bote ku mund të ketë ndonjë vend për të. Mirëpo për mua ky reagim i Medeas përfaqëson, tashmë, një fitore njerëzore. Në nëmën përfundimtare Medea nuk shfaqet si një personazh cinik. Për mua cinizmi është humbje e plotë e ëndërrimit. Pra, nuk beson në asgjë, çdo gjë është e pakuptimë, madje edhe të jesh njerëzor, të sillesh njerëzisht. Përsa e quan veten pjesë të njerëzimit dhe vepron si qenie njerëzore, nuk heq dorë prej ëndërrimit. Të paktën po e kuptove fjalën jashtë përmbajtjes ideologjike. Përvoja ka treguar se utopitë zotërojnë një pushtet joshjeje dhe se ato, në fakt, të bëjnë për vete. E lëmë mënjanë Rajhun e III-të. Shoqëria e përfytyruar nga nazistët ishte, që në fillim, një zvetënim i utopisë, aspak romantike në kuptimin e vërtetë të fjalës, ku përfytyrimi thirret të luajë një rol emancipues në të ardhmen e njerëzimit. Mirëpo në Gjermaninë Lindore, te brezi im, në psikikën tonë la gjurmë vegimi i një shoqërie socialiste, me shpresë se do ta njihnim me gjalljen tonë. Është e çuditshme kur sheh se sa vite na u deshën për të hequr dorë prej vizionit të kësaj utopie dhe sa ajo vazhdon të ndikojë, edhe pse s’qe jetëgjatë. Thellë-thellë, në raport me utopinë,
Prill 2013
...më tërheqin pa masë ata që realisht kanë humbur diçka dhe rreken t’ia dalin mbanë.
individi përballet gjithnjë me zhgënjimin. Mendoj se librat e mi këtë shprehin, trajtojnë romantizmin ose mbështeten në elementë mitologjikë. Medea është një variant mbi temën e humbësve. Historinë e shkruajnë gjithnjë fitimtarët dhe figura e Medeas është ai i një krimineleje, Barbares, ardhur prej Lindjes, që vret fëmijët e saj për t’u hakmarrë ndaj tradhëtisë së Jason-it. Nëpërmjet tragjedisë së Euripidit, i cili shpiku nënën vrasëse, ky vizion iu imponua ndërgjegjjes perëndimore. Shënimet e para mbi këtë temë janë të vitit 1991, pothuajse menjëherë pas zhdukjes së Republikës Demokratike Gjermane. U bëra temë polemikash, u tha se unë po i jepja pafajësinë Medeas. Unë thjesht hodha poshtë fabulën e
Euripidit dhe i dhashë rast Medeas të shfaqet si grua, të tregojë se ka qenë viktimë e kënaqësive dhe vlerave njerëzore. Unë vë në pikëpyetje konceptin e humbjes. Për shembull, lidhur me Krista T., disa kritikë pretenduan se historia e Kristës qe historia e një humbëseje. Për mendimin tim Krista nuk dështon aspak. Mos vallë, po vdiqe, ke humbur? Jetën tonë shoqërore e sundon ky klasifikim, në ndarjen disfatë dhe sukses. Mendoj se duhet t’i kundërvihemi. Unë nuk qaj me njerëzit që preken pa arsye për fatin e tyre. Por më tërheqin pa masë ata që realisht kanë humbur diçka dhe rreken t’ia dalin mbanë. Nga pikëpamja njerëzore mendoj se në krizën që jetojnë ekzistojnë mundësitë e një materiali letrar.
Është e çuditshme kur sheh se sa vite na u deshën për të hequr dorë prej vizionit të kësaj utopie dhe sa ajo vazhdon të ndikojë, edhe pse s’qe jetëgjatë. Thellë-thellë, në raport me utopinë, individi përballet gjithnjë me zhgënjimin. Mendoj se librat e mi këtë shprehin, trajtojnë romantizmin ose mbështeten në elementë mitologjikë. Përgatitur e përkthyer nga Adriana Koxha 17
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Tregim
NDËRSA JASHTË BIE SHI...
N
▼
Ardi Omeri
Ne ishim të dy, ishim një trup i vetëm, aq sa ngjante një përrallë që shumëkush e ëndërron! Si ato që tregohen për Borëbardhën e Hirushen, por asnjë fantazi, asnjë, përveç asaj që kohët moderne dhe evoluimi njerëzor na ka ngjizur në krijim. S’më kujtohet viti e as muaji, as data, por të mbaj mend, të kam sikur para syve, kur erdhe para meje si një vallëzim ëndrrash dhe të përpiva me sy... Pastaj të preka, të preka dhe ndjeva dridhjen tënde... Të preka akoma, akoma e akoma, dhe pashë zjarr në sytë e tu! Kërkova ta shuaj me puthje, por ishte e pamundur. Ti ndizeshe më shumë dhe çmende qenien time të etur për një më të çmendur se unë. Të putha ku drita humbet në epsh krijimi dhe ndjeva flakë në buzët e mia! Të putha e më puthe, dhe nuk di në është emri i saktë i asaj që ndjemë, nuk di, ndoshta gërmat s’janë bërë akoma për ta përshkruar, nuk di... Ngjante si një fuzion që do ta kishte zili çdo kimist, dy trupa të bërë një dhe çdo
18
Prill 2013
▼
NDËRSA JASHTË BIE SHI...
pore lëkure merrte frymë nga epshi për njëri-tjetrin... Vetëm kur vetëtimat e qiellit tonë të mrekulluar pushuan, me stuhinë që ikte e lodhur, e paqtë në amëshimin që sapo la, dëgjuam erën të fryjë e rënduar nga retë që gulçonin në terrenin e qulltë, të cilët hyjnisht e kishin krijuar... Katër gishta shtrënguar me katër të tjerë... Dy trupa që cikeshin në ije dhe thithnin jargë epshi të njëri-tjetrit... Lodhja e këndshme që fliste e rënduar... Befas, kthej kokën. Ti po më shihje në sy dhe me sy të fola: - Shpirt! -Ku e lamë? -Nuk e di, isha në përrallë! -Edhe unë, më pëlqeu shumë! -Të preka shpirtin, ta ndjeva... -Edhe unë. Ti puth si Perëndi! -Edhe Ti. -Ku e lamë? -S’më kujtohet. Sytë e tu më hutuan! -Ma lexo dhe njëherë atë përrallën, shto kapituj, merrja Zotit borxh e m’i lexo mua, dua të jetoj në këtë përrallë pa zgjim... -Shpirt... ... Qielli u skuq nga turpi. Dielli u eklipsua nga Hëna që grindej me Yjet të cilët donin të shihnin... Një heshtje e dhunshme gulçonte flijimrilindje... *** Vjeshtë. Shiu sapo ka filluar të lagë tokën e etur! Ndihem këmbëzbathur mbi gjethe
pemësh të rëna kuturu nga erëra stinësh në ikje... Ka filluar rutina e zgjimit të mëngjesit të padëshiruar, të zhurmave tymuese pa flakë dhe në ndonjë kënd të flakëve pa tym... Kohë shiu, askush nuk e do këtë pamje i vetëm... Trokitje ritmike që ngjan me diçka tjetër në qenien njerëzore, jo gjithkund njëlloj, jo gjithkund e ndjerë... *** Tani, do të doja të flije në krahët e mi, do të doja, por edhe pse i kam zgjatur në pafundësi, të prek veç me krahët e shpirtit dhe nuk di në të kanë arritur, por di që jam vetëm një shpirtputhje larg, si atëherë pas stuhisë, si atëherë pas dritave e fishekzjarrëve të festave të pranverës, di që jam i etur dhe i lagur në thatësinë e stinëve pa gjelbërim, ndërsa ti... Ti je tek unë dhe shpirti yt ka zënë një qoshe, atë në krye të sofrës... Ka zënë një qoshe aty ku duan të ulen të gjithë, aq sa shpeshherë më vjen të të them: -Çohu pak e liro vend, se ka dhe të tjerë që duan të ulen aty! Por të shikoj me sytë e mendjes dhe asgjë, askush, asnjë s’më duket se të ngjan. Dhe qesh ndërsa të shoh që ti këtë e di, e ndien dhe rri ngrohtë në zemrën time, edhe pse shpesh të ngjan e turbullt... Jashtë po bie shi... Mirë zemër, atëherë fli, fli e qetë, jam unë roje e ëndrrave të Tua!
(Marrë nga libri”Udhëtar i përjetshëm” i Ardi Omeri Botimi i SH.Botuese “ADA”)
19
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Odiseas Elitis
INICIALE.... Ca nata, aq edhe uturima e erës ca rryma e ajrit, si edhe heshtja përreth i madhërishmi det harku i qiellit me yjet. Ca e pandjeshmja fryma jote ku gjë tjetër më, nuk kam. Mes katër mureve, tavani, dyshemeja. Të të ulërij ty dhe të më godas zëri im. Të të nuhat ty dhe të egërsohen njerëzit. Sepse te panjohurën dhe nga diku sjellë, nuk durojnë njerëzit dhe është shumë herët, më dëgjon? Eshtë ende herët në këtë botë dashuria ime të flas për ty dhe mua. Është ende herët në këtë botë, më dëgjon? Nuk janë zbutur përbindeshat, më dëgjon? Gjaku im i humbur nga e mprehta thikë, më dëgjon si cjap me rrjedh mes qiejve dhe yjet klonë ze ngërç, më dëgjon? Jam unë, më dëgjon? Të dua, më dëgjon? Të mbaj dhe të shpije dhe të vesh të bardhin fustan nusërie të Ofelisë, më dëgjon? Ku më le? Ku shkon dhe me kë ,më dëgjon? Të mban dorën mes fatkeqësive? Të pafundmet gjigande llava të vullkaneve do vi dita, më dëgjon? Të na varrosin dhe të mijtët mbas, vite të na bëjnë gurë të shndritshëm, më dëgjon? Të shkëlqejë mbi to paqja e shpirtit njerëzor, më dëgjon? dhe të na hedhi në ujë mijra copa një nga një, më dëgjon? Të hidhurat guricka të mijat numëroj, më dëgjon? 20
Dhe është koha një kult i madh, më dëgjon? Ku dikur, figurat e shënjtëve do lëshojne lot real, më dëgjon? Këmbanat hapin lartësive, më dëgjon? Një monopat të thellë të kaloj. Presin ëngjëjt me qirinj dhe psalme të vdekurish. Askund nuk shkoj, më dëgjon? Ose asnjëri ose të dy, më dëgjon? Ajo lule e stuhisë, më dëgjon? E dashurisë. Një herë dhe për gjithmonë e këputëm dhe nuk bëhet të lulëzojë ndyshe, më dëgjon? Në tjetër tokë, në tjetër yll, më dëgjon? Nuk egzison dheu,nuk egziston ajri që prekëm, më dëgjon? Dhe asnjë kopshtar nuk u lumturua kohrave të tjera nga kaq dimër dhe nga kaq erëra te ftohta, më dëgjon? Të rrisi lule, vetëm ne, më dëgjon? Mu në mes të detit, vetëm me vullnetin e dashurisë, më dëgjon ? Krijuam një ishull të tërë, më dëgjon? Me shpella dhe shkëmbinj e kepe të lulëzuara. Dëgjo!... dëgjo!... Kush ju flet ujrave dhe kush qan? Dëgjon? Kush kërkon tjetrin, kush bërtet? Dëgjon? Jam unë që bërtas dhe unë jam që qaj, me dëgjon? Të dua! TË DUA!...MË DËGJON? Përkthimi dhe përshtatja nga greqishtja: Klarita Selmani@
Prill 2013
Poezi nga Alma Begaj
PO VJEN APO JO PRANVERA?! MARSI’ANE
JE ÇAST PA FUND
Do ditë ta mbyllë portën Marsi, dritat e yjeve endé nuk janë ndezur, nuk di pse netët janë lodhur, nuk di pse dallandyshet s’erdhën.
Nuk më intereson nëse s’del Hëna mbrëmjeve, nuk më intereson nëse s’dalin Yjet në qiell, për mua ti je Diell në mesnatë, për mua ti je Ylli në ag, për mua ti je Qielli krejt, kur të shoh, prek, ndjej.
Mbi det, kanë humbur pulëbardhat, në vallen e lagur Mars’iane.
PA FJALË Kur ndesha me sy buzëqeshjen tënde, e mban mend?, u ulëm në të parën kafe, biseduam gjatë pa thënë asnjë fjalë.. Ti qeshje, unë shihja, unë shihja, ti s’ndale kurrë të qeshje me gurgullima..
ARIA Aria, të kujtohen ato ditë, ato ditë të kohës së shkuar, përmes tingujve si sinjal, më ftoje për të vallëzuar? Ato ditë në ato vite, kur pushtonim sallën të dy, unë s’reshtja me buzëqeshje, as drita jote në sy. Aria, tre dekadat e kaluara sot janë futur në sekonda, në qerpikët e lotuar, janë akorde mbi tastiera.
▼
Do netë ta mbyllë portën Marsi, drita e diellit s’ka refleks në fytyra, nuk di pse s’vjen e blerta e barit, nuk di pse s’ka zë pranvera.
21
...........................
▼
REVISTA OBELISK
...........................
Poezi nga Alma Begaj ETYD PRANVERE Para se të vijë pranvera, qielli kuvendon me retë, Në konflikt përplasen erërat, nxiten shirat dhe rrufetë.
U kujdesa mos ta prekja, madje, nuk i thashë asnjë fjalë, e pashë me kujdes mëme, por më doli një djall.
Lart, mbi ta, në kryevend, Dielli mbushet shend e verë, Prej andej një buzëqeshje, tinës hedh mbi lulen - shqerrë.
Pamja është mashtruese tek një djallkristal!
Ndërron çdo ditë e natë ngjyra, tek qielli e retë, toka e natyra. Shënjestër më ke marrë, ëmbël për t’më vrarë e shëruar njëherësh!
ENDÈ RIGON SHI Rigon shiu mbi det, dhe qyteti qeshet plot shkëlqim, neonët nën shi ulin kokat, ti nxiton i lagur në takim. Në stolat e Vollgës ka zbritur Hëna e trishtë, rigon endè shiu më tej u puth një çift.! Më thanë: - bëj kujdes, mos e prek se thërrmohet, është e brishtë porsi kristal. 22
EVA Kukulla ime e preferuar, bërë me skelet degëzash, me trup mbushur me kashtë tërshëre, mbështjellë me copë pambuku, për flokë qimemisri të kuq, vetulla e sy të kongjillta, me buzë lëngtrëndafilta, veshur me gjethemullage, e ka emrin Eva, si edukatorja ime kur isha pesë vjeçe. *** Në bisht të hënës vetullore një yll i vocërr rrotullohet t’i gjej buzën e ta puthë e më pas të qetësohet..
Prill 2013
Poezi nga Anila Themiu
LIRIA IME
MUZIKA E MËNGJESEVE Herët, pa zbardhur ende mirë, dëgjohet një muzikë e arrirë. Një orkestër shumë e dalluar, luan një simfoni të pambaruar. Teneqe e koshit gri në terr, kërcet dhe natës i shton tmerr. Minjtë kanë festë me muzikë, pinë Redbull ndaj s’kanë frikë! Pinë B52 në kanaçe mbetur, bukur ritmin e kanë gjetur. Harrimin e njerëzve lëpijnë, shshsh, mos ua prishni terezinë! Dembelinë hëngrën kafeneve me tym, flaut, violinçel, saksofon, piano në fund! Kurdisje e kohës së krizës që notat akordon, pasion i brejtësve që me kënaqësi këndon... BUZËQESHJA E KOHËS Perla pa frymë, mbështetur në tel të kohës fallco, Shkëlqim i vjedhur guackash, me buzë të kuqe... Lulëkuqe qëndisur nga hipokrizia! Drita marrë nga sy të dlirë, Lëngëzuar lotësh dhimbjeje, nga padrejtësia! Diamantë të larë, rreth e rrotull gjaklëshuar... Buzëqeshja qesh jetët e humbura. Buzëkuqe fitoresh e pasurisë së marrë!
Ka etje liria ime gjysëm e vdekur, në ujë deti freskon të përvëluarin fyt. Ka ngërçe te mbledhura, nga grushte të shtrira, dhe një shtrëngim që e mbyt! Ka etje ju them Fyti im bërtiti shumë dhe s’e dëgjuat, N’ujë deti mundohet më kot etjen ta shuaj. Në ujë deti kur njeri s’i dha, një përkëdhelje uji, në ato horizonte aq të mëdha! Përsëri i etur kali im, gjysëm në jetë, përsëri kokulur në kërkim. Me një tjetër shpirt që e do vetë, pa një ndihmë për shpëtim... Me një tjetër ëndërr që qan me të, dhe kërkon kokulur shpresë. Kuaj të fortë por pa zë, me krenari dhe me besë. MEDALJE E ARTË Diploma, medalje Letra, dëshmi, shkresa, Në mure, në sirtare... Me mësime dhe kalime plot pengesa, Të urdhëruara nga njerëz të lartë, Me bojëshkruar të pashlyeshme nga vitet, Të ruajtura nga drita dhe gjurmët e kohës së artë! Dhe dituria kalon në breza, përsëritet, Po asnjë nuk ka më shumë vlerë, Se sa e imja diplomë shkruar me dashuri! Diplomë e rrallë që mban erë, Urdhëruar nga i imi fëmijë: MAMASE ME TE MIRE NE BOTE! (Marrë nga libri”Përkundur nga deti” i Anila Themiut Botimi i SH.Botuese “ADA”)
23
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Poezi nga
Angjelina Xhara Kristale jete... (Nipit tim)
Kush është mjalti i mjaltit Është nipi im Pandeli Që kur më shikon drejt në sy Më duket sikur më hyn Në shpirt një Perëndi...
Kalon një vajzë... Ajo ecën me hap të lehtë Është ende e lirë Në ëndrrat dhe shpresat e vet Aji i hedh flokët anash Me gjest mbretëror... Ndërsa gjithë djemtë E ndjekin me vështrim madhështor... Ajo nuk ecën, ajo fluturon tek kërkon një stacion... Ajo kërkon një astronaut ta mbrojë , ta dojë...
E vërteta si përrallë... Duke kërkuar fjalën kyç të botës Këmbët më çuan pranë një kishe mesjetare Me gurë të mëdhenj Me drtare si frëngji... Ku drita e Zotit Hyn nga çdo anë si hyjni...
24
Prill 2013
Poetika postmoderniste e Prend Ukaj
Nga botimet ADA
Nga DUKAGJIN HATA e përditshme e trevave të veriut, ku ka jetuar dhe krijuar, fjalë dhe idioma që ose janë ende në veprim, ose janë një “gjuhë e harruar”, siç thotë Erik Fromi, por që kur rikthehen në procedimin e tij poetik marrin vlerën e zbulimit të gjendjeve emocionale dhe kredos së tij poetike. Paradigma idiomatike e Ukajt kthehet në një paradigmë poetike, gjuha e parabolave dhe nënkuptimeve alegorike e groteske kthehet në një gjuhë befasimesh estetike. Bashkë me ritin, traditën, kulturën e mbijetesës, prej nga vjen, nga një kulturë e virgjër, ku shtirja dhe pompoziteti nuk ekzistojnë. Kjo gjuhë thith të gjitha ëndrrat e poetit për të mos rënë në grackën e rëndomësisë, për të qenë një “shenjt i vetvetes”, edhe pse “shenjt nuk mund të bëhet, siç mban titullin njëra nga përmbledhjet e tij poetike. Arkepiti gjuhësor shkrihet dhe unifikohet në poezinë e Ukajt me arketipin etik, moral, filozofik, në konceptin kanunor dhe të modernitetit. Poeti shkrin në një ansambël tingujsh ngjyrash dhe impresionesh meloditë e një natyre të virgjër, pyllin dhe erën, krojet dhe fijet e barit, me krojet e shpirtit, pasurinë e ndjenjave dhe përjetimeve, që nuk mund të rrinë të kufizuara në një rreth të ngushtë gjendjesh të shumëfishohen me jehonat e kujtesave, që e mbajnë gjallë aktin poetik. Vdes/ i vetëvrarë/ në mal/ post mortum/ endem/ fantazmë e çmerme/ konturit/ shkëmbor/ surreal”, shkruan poeti në një nga poezitë e tij, duke e thyer mitin tradicional të filozofisë horizontale me thyerje dhe digresione marramendëse. Ukaj është i ndikuar nga tradita më e mirë e poezisë së trevave të Veriut, veçanërisht nga
▼
Mëtimi për të rrokur dhe eksploruar shtresimet dhe strukturat poetike, që e bëjnë një poet të përveçëm, të dallueshëm e nga të tjerët. I pengjet një rropatje sizifiane majës, aq më tepër synon të marrë rrëkëllimën e të bjerë në fund të saj, aty ku nisi fillimisht kërkimi. Kështu të ngjet, ndërsa rrekesh të kapësh kodin poetik të Pren Ukajt, një poet me një profil liriko-dramatik, me një botë unike dyzimesh dhe përplasjesh të brendshme, nga të cilat përfiton shkarkesat e “elektriciteti poetik”. Siç mund të thoshte Umberto Eko. Në përmbledhjen e tij më të fundit poetik me titull “Gurë dhe plagë”, që Ukaj sjell para lexuesit, pas gjashtë vëllimesh me poezi, të mirëpritura nga lexuesi si arritje dinjitoze nga kritika letrare, duket tentativë e autorit të arritur kuota të reja artistike, me anë të pasurimit të spektrit figurativ dhe të mjeteve të tjera të teknologjisë poetik, qoftë në strukturën e ndërtimit të poezisë, qoftë në gjuhën e kodifikuar, që bëhet më komplekse dhe me më shumë shtresime leksiokore, semantike e stilistike. Ukaj, siç thotë me të drejtë kritiku Q. Shehu, është një “poet që banon në gjuhë”, çfarë do të thotë se gjuha në filtrin e tij poetik kthehet në një mjet identifikimi të përveçësisë estetike. Bëhet model përzgjedhje dhe seleksionimi të nënshtresave psiko-estetike, që synon të aktivizojë poeti në aparatin e tij sugjestiv, të realitit dhe funksionit, mbi të cilat ndërton poezitë e tij. Ukaj hedh me një penel të kursyer ngjyra jo dhe aq të ndezura, bile disi të ndrojtura, por që të mbeten në mendje pikërisht për shkak të kësaj “shpëlarje”, siç është vetë kjo përditshmëria jonë e sëmurë, ku “ngjyrat” ngatërrohen e bëhen lëmsh e li, si dhe punët e njerëzve. Ai merr nga e folura
vijon faqe 29
25
...........................
REVISTA OBELISK
Nga botimet ADA
A
...........................
NGRITJA VERTIKALE POETIKE – SYNIM I PIKËTAKIMIT TË VLERAVE
Arqile V. Gjata (1942), poet dhe shkrimtar vlonjat, që jeton dhe krijon jashtë vendlindjes, duke ndier peshën e rëndë të dheut të huaj në mërgim, provokohet nga tema e ngjarje të ndryshme që e prekin unin e tij krijues për të sjellur pak mall vendlindjeje në ambientet e tij ku jeton e vepron. Në librat poetik “Kur trazohet jeta” (2005), “Kurorë me ngjyra” (2006), “Gratë e poetëve” (2009) dhe “Jeta më vjen si poezi” (2010), spikat tema e dashurisë për atdheun, për të kaluarën e tij dhe për dëshirat e pafund të arritjeve të reja dhe kthimit në folen e vendlindjes, aty ku frymon pjesa tjetër e njerëzve të tij. Përzgjedhja e poezive ndër të realizuarat nga opusi krijues i autorit në librin me titull “Kur thinjet deti” paraqet pasqyrën e krijimtarisë së tij disavjeçare, duke përmbushur kështu një detyrë ndaj lexuesit, i cili në çdo kohë mëton të ketë ajkën e krijimtarisë, për të njohur më për së afërmi me gjithë atë që sjell krijimtaria e tij shumëvjeçare. Me kurreshtjen prej lexuesi po shfletoj një për një gjithë ciklet poetike të librit, që konsiderohen si përfaqësim i librave të botuar gjatë periudhës së deritashme krijuese të Arqile V. Gajtës. Poezi me aromën e vendlindjes Nga krijimtaria letrare e Arqile V. Gjatës nuk kisha lexuar ndonjë libër më parë, derisa takova një version elektronik të librit me poezi “Gratë e poetëve”, meqë autori vepron jashtë atdheut e libri tashmë ka një rrugë tepër të vështirë ta arrijë lexuesin e dëshiruar, përveç rrugës elektronike që të shumtën e herave na bën të takohemi e të këmbejmë përvojat dhe të shijojmë vlerat e ndërsjella, apo të gjejmë miq e bashkëveprimtarë, që na gëzojnë shumë këto gjetje të reja, gjithandej kah frymon jeta e komunitetit krijues. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur tashmë librin duhet ta distribuoj vetë autori dhe falë takimeve të shpeshta kohëve të fundit, nëpër aktivitete kulturore dhe letrare në të gjitha trojet etnike, pa ndonjë pengesë zyrtare na mundësojnë kontaktet e këtilla, që rezultojnë me njohje vëllazërore e miqësore. Libri me poezi të zgjedhura “Kur thinjet deti” vjen në radhët e mundësive të shqyrtimeve letrare, pas një kënaqësie leximi dhe mbresave që më bënë kurreshtar t’i qasem një analize të shkurtër, për të prekur disa nga shumë vlerat dhe çasjet e autorit. Më
26
Xheladin MJEKU mban shpresa se i kam rënë pikës, për faktin se këtu takoj një prezantim të përgjithshëm të krijimtarisë së tij. Poashtu, edhe një arsye tjetër që e përforcon qëndrimin tim për ta analizuar këtë poezi është trajtimi i shumë temave dhe ngjarjeve të jetuara, duke i ngritur në vlerat e pakontestueshme artistike me imagjinatën e tij krijuese dhe mbi fondin e pasur të leksikut letraro-artistik, që ia ngrisin vlerën në përmasën e dëshiruar. Vargjet që burojnë nga nostalgjia për vendlindjen dhe mungesa e pakompensuar për shijimin e freskisë së detit pothuajse gjatë gjithë krijimtarisë së Arqile Gjatës, vijnë si katalizator të frymëzimeve dhe shtytje e rrugëtimit të tij poetik shtigjeve të pafund të temave të nduarnduarshme nga atdheu, mërgimi, emocionet nga ngjarje të ndryshme dhe shumëçka që takojmë këtu. Pa iu qasur trajtimit të çdo cikli a poezie, do të veçoja ndonjërën, si: “Tek ajri janë gjithë gërmat e shpirtit”, “Përfytyrime nëpër vargje”, “Unë endacaku”, “Në vendin tim”, Rreth e rrotull globit”, “Kur mbusha 2000 vjet”, “Pisha Flamur”, “Rrezarta”, etj. për të pasqyruar rrugëtimin poetik në gjithë materjen që prezanton libri, pa veçuar cikle të saj, që në fakt vijnë të prezantuara pjesë nga secila përmbledhje e botuar më parë. “Deti i trazuar bridhte dallgëshumë, në breg ai dëgjonte frymëmarrjen e rëndë të peshqve, që flenë deri në agim kur mblidhen rrjetat e pulëbardhat bien mbi valë. (“Me sy nga vendlindja”, fq. 76) Arqile V. Gjata, për asnjë çast nuk lë pa prekur edhe tema tjera, që për synim ka paraqitjen e ndryshimeve historiko-politike dhe përkushtime personalitetesh të dëshmuara, që takojmë në poezitë: ”Nata e bardhë”, “Fjalët e pemëve”, “Heroina”, etj. Në prizmin e vargut të tij gjejmë edhe poezitë për më të dashurit e jetës, për familjen, që me pietet u kushton vargje plotë mall: “Në kopshtin e dashurisë sonë”, “Familja në ëndërrime”, “Për babanë”, “Nëna”, “Siborës”, “Elegji për time motër”, e ndonjë tjetër, për të mos anashkaluar edhe dhimbjen që shkakton jeta në mërgim, (“Në konakun e emigrimit”, “Ku shkoni, o të plakur?”, etj). Të rëndësisë së veçantë janë edhe një
NGRITJA VERTIKALE POETIKE – SYNIM I PIKËTAKIMIT TË VLERAVE
Prill 2013
Arqile V. Gjata: “kur thinjet deti”, poezi të zgjedhura, botimet ada – Tiranë, 2012 numër i konsideruar i poezive që për shtjellim kanë pikërisht jetën dhe ballafaqimet e poetit si veprimtar krijues, me pafundësinë e dhimbjes, përpëlitjeve, brengave, gëzimeve e shpresave që e përcjellin në kohë, që i mësojmë duke lexuar poezitë: ”Sa e dhimbsur poezia…!“, “Poetike”, “Librat” “Poetët”, “Poetë të harlisur”, gjithnjë duke kujtuar edhe librin tashmë të njohur “Gratë e poetëve”. Mbresat nga leximi i poezisë së Arqile Gjatës kanë një rëndësi të llojit të saj, sidomos kur kihet parasysh komunikimi poetik, si te poezia: “Gratë e poetëve”, ku interpretimi i ngjarjes ka kuptimin universal të shprehjes, që për faktin se ky komunitet kulturor, pothuajse në të shumtën është realiteti që preket këtu. “Vijnë gratë e poetëve palë – palë, mbushur shpirtin me këngë. Këto gra me luk të ndryshuar, ditë e natë përtypin ëndrra për burrat e trullosur nga frymëzimet.” (“Gratë e poetëve”, fq. 93) Kaltërsi poetike! Kaltërsi poetike! Pse kjo kaltërsi në vargun e Arqile V. Gjatës? Sepse në kaltërsinë e vargut të tij takojmë qiellin e qiltër të atdheut, takojmë kaltërsinë e detit dhe kaltërsinë e jetës, si ngjyrim i pastër dhe dashamirës i rritës dhe zhvillimeve të dheut ku u rrit dhe u krijua uni i tij prej poeti e intelektuali meritor dhe të dashur për miq e njerëz të vendlindjes së tij. Bubullima e detit, apo vargjet e poetit janë ato që bëjnë këtë efekt, që pa asnjë fije dyshimi të rrëmbejnë deri në pikën e fundit të tyre, duke pretenduar që ta shtrojnë rrugën me mirësinë dhe prurjet poetike që përjetohen në këtë përzgjedhje. Deti si metaforë dhe si temë shpreh fuqinë e mendimit dhe dashurisë së pafund të autorit, prandaj thinjat që paraqiten si element lashtësie, transmetojnë edhe mesazhin e lidhjes së fuqishme me truallin dhe identitetin. “Kur thinjet deti”, rinon poeti, do të thosha me këtë rast, sepse çdo varg, çdo thënje a shprehje përmes vargut vjen plotë ngjyrë kaltroshe dhe aromë deti të pastër e plotë rreze shprese për jetë e dashuri. Një liri të këtillë për jetë e takojmë të shprehur mjeshtrisht edhe te: “Pulëbardhat, përjetësisht e shijojnë lirinë, pa pasaporta e viza lundrojnë brigjeve në thellësi të zbrazëtive, shkëlqimtare dëgjojnë këngët e kohëve… stampuar në hartat e vjetra detare.”
“Pulëbardhat”, fq.80) Freskia e vargut dhe aroma e detit vijnë edhe përmes poezive: “Këngët e detit të përjetshme mbeten”, “Vendi im kërkëllin vajtueshëm”, “Në stinën e verës”, “Varri i peshkatarit”, etj. Poeti edhe më tutje ndien mallin e tij të pashuar, meqë edhe pas shumë vitesh poezia e tij i mbetet “Pa titull”, ku: “Kur ika nga Vlora,/ e kyça detin në gjoksin tim,/ të mos i dëgjoheshin jashtë meje rënkimet”. Ai përfundimisht shpreh atë ndiesi malli në strofën tjetër: Kur më merr malli për të,/ shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj/ këngët e fëmijërisë.” (fq. 99). Përmbushja e mesazhit të synuar Përmbledhja poetike “Kur thinjet deti”, pas një leximi të vëmendshëm më la mbresa shprehja e mendimeve, thurja e vargut dhe komunikimi përmes tij me receptorin, gjithnjë duke konsideruar se autori ka në vëmendjen e tij ngritjen e mendimit dhe shprehjen poetike në shkallën e komunikimit me lexuesin, duke ruajtur frymën autoktone të trajtimit të vargut dhe motivimin e frymëzimit plotë mall e nostalgji për vendlindjen, detin, kohën e ikur të fëmijërisë, bukuritë e buzëmbrëmjeve dhe gëzimet e agimeve të ditëve në kohën e moshës së jetuar në Vlorën e tij plotë jetë e aromë deti. Kompleksiteti i shtjellimit të ngjarjeve, shtruarja e problemeve në rrafshin poetik me elemente artistike të pasura, me një pasuri leksikore dhe ndërtim estetik e bëjnë të këndshëm leximin që transmetohet tek receptorët e kësaj poezie. Metafora për jetën, detin, atdheun, etj. përmbush vizionin meditativo-poetik gjatë gjithë krijimtarisë së Gjatës. Në kontekstin e vlerësimit të krijimtarisë poetike të Arqile V. Gjatës, kur kemi parasysh se këtu e takojmë të përfaqësuar me të gjitha përmbledhjet e deritashme të tij, konsiderojmë se kjo frymë poetike e përqon mesazhin e synuar tek lexuesi me frymën e dashurisë për atdheun dhe vlerat e padiskutueshme që përkojnë me realitet e krijuara poetke të kohës që po jetojmë. Ngritja e shpejtë vertikale poetike vjen si synim i pikëtakimeve të vlerave të arritura poetike të Arqile V. Gjatës, gjithnjë duke aluduar në përkushtimin që kjo ngritje të prek majat e vlerave në lirikat e tij. Pas përfundimit të shijimit të këtij nektari poetik, ndien nevojën e rikthimit nga e para, me synimin për të lënë gjurmë nga mbresat e fituara, gjithmonë me një dozë ndruajtjeje se janë anashkaluar shumë vlera a ngjarjeve, që mund të kenë mbetur jashtë optikës së këtij vështrimi. 27
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
L I B R I
Lirika atdhetare optimiste Luan Meta
Vëllimi poetik “Unë jam unë” i poetit Sazan Goliku (Pandeli Koçi) është një prurje, jo vetëm e një prej prirjeve të tija, atë të lirikës shoqërore e atdhetare, por dhe një lloj testamenti poetik, që mesa duket ai e ka pasur merak. “ Unë jam unë”, së pari është shprehje e një krijuesi të lirë, realisht të sinqertë dhe të guximshëm, e parë kjo si një pikëvështrim individual dhe së dyti, është simboli i shqiptarit autokton dhe qëndresar në rrebeshet e vështira e në furitë asimiluese të modernizmit dhe urbanizmit global. Pra, i gjithë libri është një shprehje poetike e historisë sonë, është një histori në formën e një tufe të dendur lirikash, por që rrezaton qartë thelbin e saj. Harmonikisht me titullin, historia jonë nuk jepet me skena gjigande, por është ekspozuar me individë përfaqësues, që përfshijnë të gjitha kohërat dhe të gjitha trevat shqiptare. Që nga ilirët dhe Teuta, nga Skënderbeu e Barleti, Bogdani e Ali Pashë Tepelena, nga Hasan Tahsini e Hasan Prishtina, nga çami Spiro Çallëka e deri te Mustafa Matohiti e Adem Jashari, ai përshkon qëndresën dhe zhvillimin e kombit tonë. Vëllimi poetik, i ndërtuar me pesë cikle, në çdo varg e në e në secilën poezi, si finale rreh të rrisë krenarinë tonë kombëtare. Në faqen 45, poeti ka vendosur poezinë ‘’Kombi”, në të cilën jepet në mënyrë sintetike e domethënëse, aftësia e tij për të mos u shpërbërë: Është Një / edhe kur/ e zbresin / e 28
pjesëtojnë /e përgjakin / e coptojnë. Lirika atdhetare, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, zgjimi i ëndrrës çame dhe ndikimi i emigracioni të gjatë, është sot një trend, që ka përfshirë të gjithë brezat dhe e ka ngritur atdhedashurinë, si kurrë më parë, duke e kthyer nga një virtualitet në realitet. Format metrike të këtij vëllimi janë të larmishme, nga vargjet e rregullta , deri ne ato me frymë popullore te vargjet e lira. Do të veçoj njërën, poezinë për Sali Nivicën. Për t’i dhënë përmasën reale, poeti ka huazuar metrikën e ciklit të kreshnikëve, bash për ta barazuar me Mujin dhe Halilin: Trim mbi trima ai Sali Nivica, / Trim pa shpatë ishte, po trim me penë. / Pena e tij më e mprehtë se shpata, / Fjala e tij m’e nxehtë se plumbi, / Zjarri i zemrës kurrë s’i humbi, / bash flakë e prush la nëpër vatra. (Çdo fjalë e shkruar) Është thënë herët se vendlindja, atdheu ynë i vogël, është një teme e pashterur për poetët dhe artistët. Një varg i gjatë poezish lidhen me historinë e saj, figurat e shumta dhe me peizazhet historike dhe natyrore. Madje dhe pseudonimi letrar i tij, Sazan Goliku, ka të bejë me Sazanin, ishullin pranë Vlorës, qytetit ku ai lindi, dhe Goliku, mali ku mbështetet fshati i prindërve të tij, Lekli. Ja si shprehet autori për malin e tij: … shtratin tënd e kanë lartuar / trupat e gjyshërve të mi, ndaj te ti, / si pinjoll i thjeshtë që jam, / vij ballëlart, / si te gjyshërit bujt tashti. (Në gji tënd) Lirika atdhetare optimiste e poetit
Sazan Goliku metaforikisht jep me inteligjencë zgjidhje rreth pikëpyetjes së madhe, të pamëshirëshmes pikëpyetje, që e shtjellon poezia ”Sfinksi modern”. Kjo pikëpyetje e madhe është dashakeqësi e fqinjëve, se ky komb nuk bëhet: Nuk do ta lëmë të na korr besimin shqiptar, / pikëpyetja e madhe, / nuk do të lejojmë të na përdridhet nëpër këmbë / pikëpyetja e madhe, / nuk do të heshtim të trembur nga / pikëpyetja e madhe. / Rrufeshëm do ta kapim si gjarpërin për bishti e / do ta përplasim kreshtave të shekullit / deri sa shtrijmë në pikëçuditëse të fitores… (Sfinksi modern). Nuk ka koment për vargjet e poezisë “Këngë për Camërinë“: Atje, atje dergjet ajo që nanë është / e bijtë s’i ka, / Me gluhën e prerë, me emër varrosur / Ëndërr ngrirë e klumësht nxirë. Libri më i ri i poetit Sazan Goliku është i begatë, jo vetëm për figurat stilistikore, për rritmin fuksional, por dhe për gjetjet orgjinale, për gjetjet e koceptimet kuptimplota të motiveve e portreteve poetike që krijojnë, brenda ngjarjeve historike, emocione të forta . Ai krijon në një nivel të caktuar poetik dhe në këtë linjë i shohim heronjtë me një cilësi tjetër, natyrisht pa dalë nga tiparet e tyre thelbësore. Në rrethanën e 100-vjetorit të Shpalljes ës Pavarësisë, në shumësinë e krijimeve letraro-artistike për këtë ngjarje madhore, lirika atdhetare optimiste e poetit Sazan Goliku është një kontribut artistik i veçantë, që e plotëson mozaikun e krijimtarive pë festën e Flamurit.
Prill 2013
▼
vijon nga faqe 25
Poetika postmoderniste e Prend Ukaj Martin Camaj, duke sjellë në korpusin e tij poetik, si vizatime me dorë të lirë, si gjendje, si imazhe, jehona të lashta e mitologjike të ritit, mënyrës së jetesës, raporteve me mjedisin dhe botën përreth, kur gjithçka duket se është në përputhje me kodet më të kodifikuar të etikës dhe të mënyrës së jetesës njerëzore. Poezia e Prend Ukaj është një poezi e protestës së brendshme, e konfliktit mes unit dhe jashtësisë, mes kodeve psikoetike të botës që e rrethon dhe me të cilat është identifikuar dhe çoroditjeve të përditshmërisë, në karuselin e së cilës vërtitet koha dhe bashkëkohësit. Poezia e Ukajt është e natyrshme, e vetvetishme, me një ritëm sa të shtruar e spontan, aq tekanjoz e të vrullshëm, me një pasuri të madhe mjetesh shprehëse, figurash dhe trajtash, që ai di t’i manovrojë, për të na krijuar gjendje dhe emocion poetik. Poeti nuk përshkruan por zhbiron në objektin e tij poetik, nuk konstaton por zbulon. Prapa lektisjeve, trallisjeve, dehjeve, dëshirave infantile dhe herë-herë absurde, prapa ankthit dhe hijeve të dyzimit të tij metafizik, shkëlqen dielli i premtimit që ai i bën unit të tij, vetvetes më të thellë, për të mos e tradhtuar kurrë, për të mos u bërë pre e lojës së dritave mashtruese. Poeti nuk rreket të marrë pozat e martirit, as të bëjë altrustin, por thjeshtë depërton në thellësitë e gjërave që e rrethojnë, për të seleksionuar mes tyre gjithçka që është e denjë për të prekur kordat e tij, për t’u bërë pjesë e besimit të tij tek e bukura, e cila siç thotë një kritik i madh rus, është e vetmja gjë, që mund ta shpëtojë botën.
Ukaj e kërkon bukurinë në të qenit në harmoni me vetveten, në moskompleksimin e gjërave, por thjeshtë për përputhjen e thelbit me dukjen, në vlerësimin e paqes së brendshme, që është në arketipin social të qenies humane. Uni është protagonist i poezisë së tij, një hero liriko-dramatik, që në përplasje me devijimet deri në ankth sindromik të mjedisit social, etik, kulturologjik e politik që e rrethon, krijon modelin e sjelljes etike, e cila në thelb nuk është gjë tjetër, veçse një paqe e poetit me unin e tij të thellë, pra një paqe me vetveten. Semantika e fjalëve dhe stilemave që përdor Ukaj kthehen në kode për të deshifruar botën e tij të brendshme, për të lexuar midis rreshtave, dehjet e tij, klithmat që lëshon në shkretëtirë, ku askush nuk dëgjon, por kjo nuk e zhgënjen atë, pasi ai nuk ka qëllim të dëgjojë ndokush. Ai thjeshtë kërkon që ta dërgojë vetvetja, si një lloj vetërrëfimi, nga i cili shpirti bëhet më i bukur dhe jeta më fisnike. Përmbledhja me poezi “Gurë dhe plagë” është një pikë ngritje në kurbën e ecurisë poetike të poetit Prend Ukaj, i cili na përcjell një art estetik kualitativ, me një pasuri të dendur figurash, me një spektër të gjerë gjendjesh dhe impresionesh, të cilat i kthen në një ujëvarë mjedisesh poetike, befasuese dhe sensacionale, duke e radhitur poezinë e tij në poezinë më të mirë moderne e postmoderne, që shkruhet sot nga bashkëkohësit në Shqipëri dhe në mbarë botën shqiptare.
29
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
POEZI nga PREND UKAJ
NJË KORB M’I BART ESHTRAT
KRYQA JETE
I FLAKUR NË ZGRIP
NË PALCË GURI
Përmbushën atëbotë Hije drurësh.
Nënlëkurës uj’i amullt Në damarë Guri.
Caruget tërkek rrëshanë, Nëpër çuba.
Lëvore Shthurën. Përmbrenda Shëmbëlltyrat, Kryqa jete… NJË GRUSHT HI Prej trupit tim, Në tempull, Mbas vdekjes, Ka me mbetë, Sall, Një grusht hi, Për llogaritë e idhta Të jetës…
Duart e mia Embrionale, Instikt absurdi. Nëmos, gërkatje eventuale E trupit. (Gërmadhë heshtje) I flakur n’zgrip, Mendim i ngulët… NË FLUTURIM Endje e ngadaltë, E shtrirë, Mbi gungëzime malesh, Ku e luftoj Harrimin…
Gërrithur këmbët me gjak Cakla t’thata Ma kallin zjarmin. (Prush i shpluet…) N’palcë guri, Terri shkoqet… MA SHTON NJË DHIMBË… Sy të ligj M’vështrojnë trisht. N’djegagurësh, Vërzagët fëtyrash. (Ma shton një dhimbë…) Kthetrat i shtrijnë Mbi mua, Shpendkeqë t’pashpirtë…
30
Prill 2013
E DHA ZOTI FËMRËN E dha Zot Femrën, T’a josh Mashkullin, Me një kokërr Peme, Në dhëmb Gjarpëri… * * * Kush e mohon babën, N’kët’ jetë e n’at’ jetë… Bën kurvë nënën. FOLA ME GISHTA… Në një gur Zgur Gërvishta. Lisit t’namur E lash Emrin. Ankthëm Fola, veç Me gishta… NI JARAN KA DADA Këngëtares V. Rusha E lidha qenin, e lidha. E rrena me ‘i copë bukë.
(Po, a thue, dada, E ka, pas një jaran, Oj Rushë?) Bëhet, bëhet nami Me e’ ndije mahalla… Qeni n’hekura leh, leh. Dit’ as natë S’mën, nuk mën… NJË KORB M’I BART ESHTRAT Mbas rrëzuemjes sime N’ato brigje, Nuk ndjej kurrgjë, apet. Veç një korb Që më krroket mbi krye.
Ku vetja ime E shlirët, E dëfton mallin… * * * Kam qenë i njëllojtë, Në kët’ farësoj bote, Kur duhej, t’isha ndryshe… REKTIMA MËKATESH Gurë mullinjësh Më shtypin. Ndëshkime Pamëshirëshëm.
E, ma kërkon mishin…
Rrotulla rrathësh Rrokullisën,
E, m’i bart eshtrat Prej thepit në thep,
(Rektima Mëkatesh…)
Bjeshkës e vrrinit, Ku e kam vendlindjen…
* * *
KU VETJA IME…
Verës e humba vetën Para një freskori.
Deri te ti E pata kufirin, Me i ndezë ashklat… (Mbasandej, Gjithçka e ndërdyzët.)
Dimrit mardhëm. N’palë teshash Mëshefëm…
I ndrymun Në gjësendet, 31
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
32