Mars 2013
1
...........................
REVISTA OBELISK
12
botime vetëm
1200L
Obelisk 154 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VI-të i botimit - Nr.154/ mars 2013
Përshëndetje!
Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.
...........................
ABONOHU TANI
Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk.com Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 25 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 30 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com
1200 LEKË
12muaj 2
Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2013 Tirazhi : 1000 copë
Mars 2013
në vend të editorialit
Vështirësitë me “të vështirët” njohur jo pak tipa “të vështirë”. Individët e ankthshëm, bie fjala, shqetësohen jashtë mase për veten e për të afërmit, duke i zmadhuar përtej normales vështirësitë e pengesat e jetës së përditshme. Ky qëndrim u shkakton një tension fizik krejt të pazakontë dhe ndjesinë se ndodhen oreçast në prag të një rreziku. Ata janë tepër “vigjilentë” ndaj gjithçkaje që mund të marrë një kthesë të papëlqyeshme, duke i zmadhuar dëmet e mundshme që shkaktohen nga situata që mund të shoqërohen vetëm me rreziqe të kufizuara, apo fare pa rreziqe. Në këtë kontekst, duhet theksuar se maturia dhe masat e “sigurisë” që duhen marrë, nuk na kërkojnë gjithmonë tension të vazhdueshëm e të papërballueshëm. Me persona të tillë duhet të mbajmë një qëndrim që u ngjall vetëbesim; t’u vijmë në ndihmë që të mos i “fryjnë” pa shkak ca ndodhì të rëndomta dhe ta heqin mendjen nga shqetësime e rreziqe të paqëna. Nga ana tjetër nuk duhet kurrsesi t’i vemë në lojë, t’i ironizojmë. Përkundrazi, humori duhet vijon faqe 4
▼
P
sikologët dhe psikiatrët kanë zënë vendin që dikur kishin priftërinjtë dhe hoxhallarët. Kjo mbartje funksionesh vjen si jehonë e laicizimit, nganjëherë të skajshëm, të aspekteve të ndryshme të jetës. Në rrethana të tilla, mësuesit, prindërit, qytetarët në përgjithësi, lipset të pranojnë të marrin përsipër detyrën e ndërthurrjes së roleve të psikologëve, psikiatrëve dhe fetarëve. Ky këndvështrim i marrëdhënieve ndërnjerëzore fiton përparësi kur është fjala për t’u marrë me persona “të vështirë”. Në kësi rastesh duhet mbajtur fort parasysh fakti që një është t’i trajtosh gjërat nga pikëpamja psikike dhe tjetër nga pikëpamja shpirtërore. Për hir të së vërtetës, si rregull, në rast se ke përgatitje shpirtërore, mund të cilësohesh edhe psikolog, por kurrsesi jo e anasjellta. Kombinimi i shpirtërores me mendoren mund të çojë në zhbirimin, përcaktimin dhe “shërimin” e shkaqeve të vërteta të një sjelljeje jonormale (anormale apo anomale), rrjedhojë e vuajtjeve të brendshme. Gjatë jetës sime kam
Kopi Kyçyku
3
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
Vështirësitë me “të vështirët” të jetë i shëndetshëm dhe t’i vemë në kontakt edhe narcizistët, depresivët, skizofrenët etj. me sa më shumë njerëz optimistë, të qetë dhe Në marrëdhëniet me ta duhet të mbajmë parasysh se pakënaqësitë që na shkaktojnë gjakftohtë, Personat paranojakë dyshojnë sikur janë, në fund të fundit, dëshmi e dobësive të gjithë të tjerët nuk ua duan të mirën, tona. Jezus Krishti ka thënë: “Mos gjykoni që prandaj vetëmbrohen nga gjithçka që i të mos ju gjykojnë, sepse me gjykimin që rrethon. Nuk kanë besim as te këmisha e gjykoni do të gjykoheni edhe ju dhe me trupit, sikurse thuhet. Jo rrallë nuk u zenë masën që matni, do t’ju matin edhe juve” besë as njerëzve më të afërt. Janë përherë në (Matei 7, 1-5). Është si puna e trarit në syrin kërkim të dëshmive që vijnë në mbështetje të dyshimeve që i brejnë përbrenda, duke bërë tënd, të cilin bën sikur nuk e sheh dhe qimja çmos që të gjejnë edhe qimen në vezë. Sa në syrin e tjetrit të duket tra. Shkrimet e herë që ndjehen të fyer, mund të shpërthejnë Shënjta na mësojnë se të fuqishmit e kanë në veprime hakmarrëse të pashembullta. për detyrë të marrim përsipër dobësitë e të Duke mos pasur ndjenjën e humorit, e kanë dobtëve dhe të mos kërkojnë kënaqësinë të vështirë të shfaqin emocione pozitive. për vete. Secili nga ne duhet të përpiqet t’u Me tipa të tillë duhet të tregohemi tepër hyjë në zemër të afërmve; të qortojmë dhe të kujdesshëm që të mos kujtojnë se po i të ndëshkojmë të paudhët, t’i burrërojmë, shohim “shtrembër” dhe t’u japim heraherës t’u japim zemër të pafuqishmëve, t’u vijmë në ndihmë, të tregohemi të durueshëm të drejtë, paçka se nuk e kanë hak. Ky veprim taktik vihet në shërbim pakufi me ta. Kur dikush do të bjerë në të strategjisë afatgjatë e me “qitje” të gabim, ta ndreqim me frymën e mirësisë, largët për t’i sjellë në binarët e normales. duke nxjerrë edhe ne mësimet e duhura Kam njohur edhe individë të tjerë, histrionikë që të mos biem pre e ngasjeve negative. apo histerikë, që bëjnë çmos të vihen oreçast Në shoqërinë e sotme, që kalon nëpër kriza në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Këta të njëpasnjëshme, tipat “e vështirë” sa vijnë i dramatizojnë skajshëm emocionet dhe, sa e shtohen. Për rrjedhojë edhe detyrat tona hap e mbyll sytë, kalojnë nga një gjendje janë në rritje. Kjo parakupton sakrifica më shpirtërore në antipodin e saj. Stili i diskursit shumë, por edhe kënaqësi shpirtërore më të të tyre është kryesisht emocional, i zhveshur mëdha, kur do të arrijmë rezultate pozitive. nga saktësia dhe imtësitë. Veçori dalluese e histerikëve është idealizimi ose përçmimi i njerëzve. Pra, nuk njohin ngjyra të tjera përveç të zezës e të bardhës. Kur kemi të bëjmë me këta tipa, duam s’duam, do t’ua durojmë shpërthimet, por duke u caktuar edhe caqe. Rëndësi të veçantë ka t’i inkurajojmë në momentet kur sillen normalisht. Vështirësi jo më të pakta paraqitin në shoqëri 4
Mars 2013
“ Të shkruash për fëmijë, është përgjegjësi e madhe”
Shkrimtarja e re për fëmijë
Alketa Dervishaj - në rrugën e suksesit -
para pengesave për ta çuar përpara pasionin për letërsinë. Por, gjithashtu, si në fundin e një përralle të bukur, Alketa shpreson se dashuria për artin gjithmonë triumfon. Dhe, ç’është e vërteta , brenda një kohe relativisht të shkurtër, me krijimtarinë e saj Alketa ka triumfuar dhe ka hyrë vrullshëm dhe me aftësi në botën e pasur e plot të papritura të fëmijëve tanë. Që në vitin e parë të karrierës së saj, më 2007 botoi librin me përralla“Princesha Kaltërinë”, të ilustruar bukur e me ngjyra, ku lexuesi i vogël e gjen veten në një botë plot aventura dhe fantazi. Kjo e rrit më shumë kuriozitetin e tyre dhe i shtyn të lexojnë me një frymë deri në fund të librit. Dhe pa u nxituar, duke punuar me kujdes e maturi, dy vjet më vonë, më 2009, boton vëllimin e dytë me 18 përralla: “Mbretëria e trëndafilave” . Karakteristike në këtë libër është se përrallat e para kanë tematikë më të thjeshtë dhe janë më të shkurtra , pastaj përrallë pas përralle, ashtu si vijon faqe 7
▼
A
Alketa Dervishaj , një nga anëtaret më të reja të Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, ka hyrë me guxim në rrugën e bukur dhe të vështirë të artit të të shkruarit, duke spikatur që në fillimet e saj për aftësinë e talentin e veçantë në krijimtarinë për fëmijë. E diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, krahas detyrës së mësuesisë, nisi të shkruaj libra për të vegjlit, kryesisht për fëmijët e shkollës fillore. Përrallat dhe tregimet e saj, tashmë i gjen të botuara edhe në revistat “Mrekullia” -Tiranë, “Ylberi plus” -Tetovë Maqedoni e “Pionieri” -Prishtinë Kosovë, si një bashkëpunëtore e rregullt e tyre. “Të shkruash për fëmijë, është një përgjegjësi e madhe, -thotë autorja, -sepse, përveç syrit kritik të fëmijëve, je përpara kritikëve të tjerë, prindërve, gjyshërve dhe mësuesve. Përgjegjësia është e madhe për çdo fjalë të shkruar .” Pasionin që autorja ka për letërsinë për fëmijë e ka bërë që të mos i humbasë kurrë vullneti dhe guximi për të vazhduar në rrugën drejt suksesit. Ashtu si vetë personazhet e saj, ajo shpesh gjendet
Bardhyl Xhama “Mësues i merituar”- Shkrimtar
5
...........................
...........................
A DONI TE BOTONI LIBRIN TUAJ?
REVISTA OBELISK
Shtëpia Botuese”ADA” e themeluar më 19 mars 1999, me vendim gjykate nr.207/a, aktualisht me adresë: Rruga Nasi Pavllo nr.20 Tiranë, me numër telefoni +355 04 4505312 me website www.botimetada.com Orientimi i botimeve të Shtëpisë Botuese”ADA” është kryesisht letërsia artistike shqiptare dhe e huaj. Bashkëpunëtorët e saj janë emrat më të shquar të letrave shqipe. Motoja jonë është cilësia, korrektesa dhe përkushtimi ndaj autorëve. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri dhe cilësia e botimeve nga viti në vit.
E veçanta është se Shtëpia Botuese “ADA” ka shtypëshkronjën e vet.
Gjithashtu ajo boton edhe revistën letraro-artistike “OBELISK”
(Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS/ FRANCE), ku reklamon librat e botuar si dhe boton krijimtarinë më të mirë të autorëve të njohur e të talenteve të reja. Librat tanë tashmë, janë online në web-in e saj www.botimetada.com dhe kjo iu vjen në ndihmë si autorëve dhe lexuesve e dashamirësve të artit të shkruar. Tashmë Shtëpia Botuese ADA, ka lidhur marrëveshje me http://botimeshqip. com që ёshtё njё portal i ri Shqiptar, i drejtuar dhe manaxhuar nga partnerё Shqiptarё dhe ёshtё dizenjuar pёr tё promovuar dhe zhvilluar botimet Shqiptare nё tregun vendas dhe atё jashtё tij. Qёllimi i drejtpёrdrejtё ёshtё mbajtja gjallё, zhvillimin dhe njohja e mёtejshme e gjuhes shqipe pёr brezat e rinj jashtё dhe brёnda vendit. Librat e botuar në këtë shtëpi botuese do të jenë më afër lexuesve falë këtij bashkëpunimi. Në faqet e këtij portali janë të gjithë titujt e katalogut të Shtëpisë Botues “ADA”2012. www.botimetada.com revistaobelisk@yahoo.com cel: + 355 068 22 190 16 Tel: +355 4 450 5312 6
▼
Mars 2013
vijon nga faqja 5
“Të shkruash për fëmijë, është përgjegjësi e madhe”
hapat e rritjes së fëmijëve, ato bëhen pak më të gjata dhe niveli kuptimor rritet. Më 2011 Alketa paraqitet me librin e saj të tretë “Çadrat fluturuese”, ku, si dhe në librin e dytë, ka përmbledhur 18 përralla, me tematikë të larmishme, me vlera artistike dhe edukative. Autorja ia ka arritur të na paraqesë botën e fëmijëve, ndjenjat e dhe imagjinatën e tyre, fantazinë dhe guximin, kureshtjen dhe dëshirat . Dhe ja, vjen së fundmi viti 2012. Autorja paraqet librin e katërt “Cirku i yjeve”, përsëri me 18 përralla, sikurse dy librat e mëparshëm, një numër ky i pëlqyer prej saj. Me këtë libër Alketa e afirmon bindshëm veten si shkrimtare për fëmijë, si njohëse e psikologjisë dhe botës së pasur të tyre. Tashmë, bëhet më e qartë se ajo e zotëron mirë kulturën letrare e gjuhësore. Në të katër vëllimet me përralla të Alketës është përdorur një gjuhë e thjeshtë, e pastër dhe e kuptueshme për moshën. Por nuk janë të pakta edhe fjalë e shprehje të reja, të kohës, që fëmijët edhe po nuk i dinë , duhet t’i mësojnë. Përveç shprehjeve të rralla të popullit, në librat e saj gjen mjaft fjalë që lidhen me shpikjet e zbulimet, me shkencën e teknologjinë, me motin e kozmosin etj. Përrallat e këtyre vëllimeve kanë edhe vlera të mirëfillta edukative e shkencore. Përmes shtjellimit të thjeshtë të subjektit, qoftë në ngjarjet me kafshët, qoftë në ato me fëmijët apo të moshuarit, vlerësohen virtytet, bëmat e mira dhe dënohen veset, si vjedhja, mendjemadhësia, tallja me të tjerët etj. Në disa përralla jepen dhe njohuri të thjeshta shkencore, të domosdoshme për moshën, si për stinët, për kafshët e buta dhe të egra, për kozmosin e trupat qiellorë etj. Vend të veçantë zënë këtu përrallat për librin për shkollën e diturinë. E rëndësishme është të theksojmë se këto njohuri jepen thjeshtë, herë përmes bëmave e aventurave të vetë fëmijëve, herë përmes përdorimit të teknikës elektronike të kohës, kompjuterit dhe internetit, çka bën që përrallat të qëndrojnë më pranë fëmijëve e prindërve të tyre. Të shkruash për fëmijët duhet guxim . Duhet të njohësh psikologjinë e tyre dhe, më e
Alketa Dervishaj rëndësishmja, ç’do autor që shkruan për këtë moshë duhet të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e temës dhe të leksikut që përdor, gjë të cilën Alketa Dervishaj e ka arritur me kujdes. Në librat e saj ajo paraqet një botë të bukur plot gjallëri dhe aventura. Ngjarjet janë të përshkruara artistikisht. Ajo ka arritur të futet me shumë delikatesë në shijet e fëmijëve, duke realizuar një zgjedhje letrare të përshtatshme për vogëlushët. Kujdes i veçantë u është kushtuar nga autorja subjekteve dhe personazheve, që ata të kenë larmi, të jenë interesantë, si nga bota e kafshëve dhe e sendeve, , ashtu dhe nga bota e fëmijëve e të rriturve. Heronjtë dhe aventurat të rrëmbejnë duke të futur në një tjetër botë: në labirintet e shpirtit njerëzor dhe përpjekjeve për të realizuar qëllimin madhor, për të cilin personazhet sakrifikojnë gjithçka. Kur merr në dorë librat me përralla të Alketës, qoftë lexuesi i vogël ose i rritur, menjëherë i shkon mendja tek përrallat popullore, tek ai rrëfim i këndshëm, i rrjedhshëm por dhe ndjellës që të bën ta çosh leximin deri në rreshtin e fundit, duke pritur me ankth përfundimin sa të papritur aq dhe të natyrshëm. E mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, e vullnetshmja dhe e dobëta, gërshetohen me njëra-tjetrën me magjinë e fjalës e të fantazisë dhe triumfon ajo që dëshiron lexuesi, pra e moralshmja dhe njerëzorja. Duke shkruar këto radhë për të paraqitur shkurt krijimtarinë e shkrimtares Alketa Dervishaj, shpreh bindjen se në të ardhmen ajo do të jetë një nga penat e suksesshme në letërsinë e re për fëmijë, çka e tregon edhe mbarëvajtja e katër librave të botuar që kanë gjetur treg të gjerë, pikërisht se janë pëlqyer nga fëmijët dhe prindërit e tyre. 7
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
NOBELISTË NË OBELISK
G
Dario F o
Ç ‘është kjo, tani ia jepni një palaçoje?
8
… Gjëja tmerrësisht e vështirë është se që të mund të flasësh për atë që po ndodhë sot, më duhet t’ia filloj me atë që ka ndodhur para tridhjetë vjetësh dhe pastaj të vazhdoj më tutje. Nuk mjafton të flas për të sotmen. Dhe, keni kujdes, kjo nuk ka të bëjë vetëm me Italinë: e njëjta gjë ndodhë gjithandej, në tërë Europën. E kam provuar në Spanjë dhe kam hasur në të njejtën vështirësi; e kam provuar në Francë, në Gjermani, akoma nuk e kam provuar në Suedi, por do ta provoj. Për ta përmbyllur, më lejoni ta ndaj këtë medalje me Francën. Franca Rame, shoqja ime e jetës dhe e artit, të cilën ju, anëtarë të Akademisë, i keni shprehur mirenjohjë në motivimin tuaj për të më ndarë çmimin, si aktore dhe si autore, që ka pasur dorë në shumë nga tekstet e teatrit tonë. (Pikërisht në këtë moment, Franca gjendet në skenë në një teatër në Itali, por do te më bashkohët pasnesër. Ajo arrin me aeroplan në mesditë dhe, nëse doni, ne të gjithë mund të shkojmë bashkërisht për ta pritur në aeroport). Franca është shumë mendjehollë, ua them unë. Një gazetar i ka bërë këtë pyetje: “Si e ndieni veten si grua e fituesit të Çmimit Nobel? Që të keni një monument në shtëpi?”. Së cilës pyetje, ajo iu përgjigj: -Nuk brengosem. Dhe, as që mendoj se ky është një disavantazh; kam ushtruar për këtë për një kohë të gjatë. I bëj ushtrimet për çdo mëngjes: eci këmbadoras dhe ashtu jam mësuar të bëhem piedestal i monumentit. Këtë e bëj mjaft mirë”. Siç e thash, ajo ka mendje të mprehtë. Nganjëherë, madje e kthen ironinë edhe kundër vetes së saj. Pa të pranë meje, ku ka qënë gjatë tërë jetës, unë kurrë nuk do të kisha krijuar veprën, të cilën ju e keni parë të udhës ta nderoni. Së bashku, kemi vënë në skenë dhe kemi recituar mijëra shfaqje nëpër teatro, kemi pushtuar fabrika, kemi marrë pjesë në takime universitare, madje edhe në kisha të shkishëruara, në burgje dhe parqe qytetesh, në diell dhe në shi, gjithmonë së bashku. Na është dashur të durojmë keqtrajtimin, sulmet nga ana e policisë, fyerjet nga mendimi djathtist dhe dhunën. Dhe, ka qënë Franca ajo që ka pësuar nga brutaliteti më mizor. Ajo e ka
paguar me shtrenjtë se secili nga ne, me kokë e trup në teh, për solidaritetin me të ulëtit dhe të dërmuarit, që ka qenë premtimi ynë. Ditën që u shpall se unë do të merrja Çmimin Nobel gjendesha para teatrit në Via di Porta Romana në Milan, ku Franca, së bashku me Giorgio Albertazzin, po lozte në Djalli me sisa. Befas, u rrethova nga një mizëri reporteresh, fotografësh dhe ekipesh televizive me kamera. Një tramvaj që po kalonte u ndal, papritur, shoferi doli për të më përshendetur, pastaj të gjithë udhëtaret dolën një nga një, me duartrokitën dhe të gjithë donin të ma shtrengonin dorën dhe të më përgëzonin... dhe, pas pak, të gjithë u ndalën mbi binarë dhe, pothuajse me një zë, bërtitën, “ku është Franca?”. Ata zunë të thërrisnin “Francaaa”, derisa, pas një kohe të shkurtër, ajo doli. E çakërdisur dhe gati në lot, ajo erdhi dhe më përqafoi. Në atë çast, si nga qielli, nga ia behu një bande, që u binte vetëm instrumenteve frymorë dhe daulleve. Atë e përbënin djem e vajza nga të gjitha pjesët e qytetit dhe, rastësisht, ata po loznin së bashku për herë të parë. Ata ia morën mëlodisë “Porta Romana bella, Porta Romana” në ritmin samba. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë diçka më të çakorduar, por ishte muzika më e mirë që unë e Franca kishim dëgjuar ndonjëherë. Zini besë, ky çmim na takon që të dyve. Ju faleminderit. (Pjesë nga ligjërata e Nobelit, mbajtur më 7 dhjetor 1997)
ÇAST SOLEMN Salla e ceremonive notonte në heshtje. Para se të fliste Dario Fo, bashkëpunëtoret e tij shpërndanë në sallë disa vizatime për të ilustruar bisedën. Pjesëmarrësit shikonin të çuditur njeritjetrin, sepse një gjë e tillë ndodhte për herët të parë. Folësi shpjegoi rolin e skicave dhe vlerën e tyre si ushtruese të imagjinatës. Pastaj drejtoi gishtin mbi anëtarët e Akademisë Suedeze: “Të dashur anëtarë të Akademisë, këtë radhë e teperuat. Dua të them, shihni, së pari i dhatë çmimin një zezaku, pastaj nja shkrimtari hebre. Tani ia jepni një palaçoje. Ç ‘është kjo? Ju ka rënë gjë koka?”* Salla u pushtua nga e qeshura. Favoritet e trasha, mjekrat fine, kravatat, kostumet, qëndrimet, humbën solemnitetin. Pesha
Mars 2013
gazmore e fjalëve njerëzoi pjesëmarrësit. Folësi i ngjante një djali të llastuar që e kishin nxjerrë para të rriturve. Ai donte të merrte mbi vete gjithë vëmendjen. “Dhe unë shpreh falënderimet më festive në emër të shumë humoristëve, karagjozëve, palaçove, pehlivanëve dhe tregimtarëve.”* Pas kësaj u bë serioz e melankolik. Vështrimi i menduar fluturoi mbi pjesët anësore të sallës. Dritat përcillnin shkëlqimin e dielltë të vjeshtës. Mes madhështisë së nderimit, çurkonin çastet e hidhura. ... Në Milanon e vitit 1974 policia u ndaloi në gojë batutat aktorëve duke luajtur farsen “Nuk paguhet, nuk paguhet”dhe atë e përplasën pas hekurave. Në vitin 1983 në Argjentinë fjalët palago, klloun e karagjoz binin mbi të e trupën e aktorëve së bashku me tymin e gazit lotsjellës. Për t’i shpëtuar klithmës së zëmëratës, solli në mend rrugët e qytetit të lindjes, kujtoi rrëfimtarët, fryrësit e xhamit, gëzimin e çiltër në ditën e marrjes së lajmit për fmimin Nobel kur “Një furrë xhami e pandezur për afro pesëdhjetë vjet, papritur shpërtheu duke hedhur lart në ajër ashkla te panumërta qelqi shumëngjyresh.”* Tani dukej i përpirë nga e shkuara. Nuk e besoje se pak gaste më parë mespërmes Stokholmit gurgulloi e qeshura.
Jeta
Lindi më 24 mars 1926 në Santiano, në provincën Varese, pranë bregut lindor të Lago Maxhore (Lago Maggiore). Në 1940 u vendos në Milano për të studiuar arkitekturë në Akademine Brera, por e ndërpreu për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij qe aktive në rezistencën antifashiste. Pas luftës vazhdoi studimet për arkitekturë në Milano. Në vitin 1950 filloi punë për një kompani teatri duke braktisur profesionin e arkitektit. Në vitin 1951 realizoi në RAI1 8 monologe satirike. Motivet biblike i transformonte në satirë politike. Autoritetet, të skandalizuara, ndaluan vazhdimin e kësaj praktike. Dario Fo u martua me Franca Rame më 24 qershor 1954 dhe se bashku kanë marrë pjesë në veprimtaritë teatrore, filmike televizive e radiofonike për 45 vjet. Ai është i aktiv në levizje politike dhe ekologjike. (Marrë nga libri”NOBEL” Laureatët e letërsisë i Bujar Balliu Botimi i SH.Botuese “ADA”) 9
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
t e m i Çm
Agim Bajrami Fituesi i“Konkursi poetik Obelisk 2012”
OBELISK
2012 Më 14 shkurt 2013 ora 17.00 në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Shtëpia Botuese “ADA” dhe revista “OBELISK” organizuan: - Ndarjen e çmimeve për “Konkursin poetik Obelisk 2012” - Promovimin e librit “100 poetë për dashurinë” - Ndarjen e çmimeve vjetore të revistës “Obelisk”.
Fotot nga Bardhyl Xhama 10
Mars 2013
(Tregim i jetuar) Nazmi SEITAJ
▼
PIANISTI I VOGËL ALGERT
A
Algerti kishte vetëm tre muaj që ushtrohej në pianoforte kur doli të interpretonte në koncertin e tij të parë në bibliotekën e qytetit përpara fëmijëve dhe prindërve të tyre në përvjetorin e lindjes së Hans Kristjan Andersenit, këtij përrallëtari të madh të botës që mbush ngaherë zemrat e tyre me gëzim e lumturi nëpërmjet fantazisë së tij të magjishme. Duart e shkathta të Algertit vrullonin mbi tastierë ndërsa mësuesja e tij e pianofortes e shoqëronte dhe dridhej nga emocioni ngaqë ai luante shumë saktë. Ai interpretonte pa i hedhur sytë nga partitura. Ishte i qetë, a thua se nuk kishte emocione. “Sa mrekulli, - tha mësuesja me vete, - këtë qetësi e kam kërkuar gjithmonë tek nxënësit e mi! Një ditë duke dëgjuar në pianoforte një nga lidet e Shubertit, Algerti tha: “Shuberti i ka futur pak hidhërim kësaj muzike. Unë seç ndjej brenda meje kur e dëgjoj këtë muzikë”. Nëna e tij e dëgjoi dhe si u mendua mori një nga blloqet e saj të shënimeve dhe i shkroi aty fjalët e Algertit të saj. Gjatë natës ra dëborë.Edhe si erdhi mëngjesi vijon faqe 12
11
...........................
REVISTA OBELISK
▼ dëbora vazhdonte të binte. Algerti sa ishte ngritur dhe doli në ballkon. Qeshte dhe sytë i shndritën nga një ndjenjë e madhe gëzimi. Ishte hera e parë që shikonte përpara syve të tij sesi binte dëbora, ishte hera e parë që e prekte atë me duart e tij. “Ah, sikur të kisha një piano prej dëbore !”, - tha me vete.Vështroi e vështroi sesi binte dëbora pastaj hyri brenda në dhomë dhe u ul te kompjuteri, hyri shpejt në youtub dhe si gjeti aty Vivaldin klikoi te Stinët e Vitit dhe zuri të dëgjonte Dimrin. Kjo muzikë e magjepsi krejt dhe ngaqë nuk përmbahej dot tha me zë të lartë: “Ai që nuk e do muzikën nuk ka zemër !” Nja tre muaj të shkuara para se Algerti të jepte koncertin, nëna e tij shkoi te mesuesja e pianofortes që ajo ta provonte nëse ai kishte prirje për tu bërë pianist. Pianoforta kishte qënë dikur një ëndërr për nënën e Algertit. Ëndërr ,të cilën donte ta kalonte tek i biri dhe vuante nga meraku nëse Algerti do ta kalonte provën e pianofortes. Mesuesja e muzikes ishte një artiste e ndjesive të holla qe thoshte se arti i vërtetë i muzikës nis me talentin por që nuk ka fund ndonjëherë me punën e të ushtruarit. Punë, punë, punë të përditëshme dhe ushtrime mbi pianoforten se prefeksionimi nuk njeh kufij dhe mbi të gjitha një interpretim me shpirt ku ndjesitë e holla të instrumentisit i japin partiturës një dritë të re, ndërsa dëgjuesit një tronditje me shkulme deti. - Ky vogëlush do të bëhet një pianist i vërtetë, - tha mësuesja kur pa inteligjencën e fëmijës dhe veshin e brendshëm të tij ndërsa ai ndiqte vijën melodike me një kujtesë të jashtëzakonshme. 12
“ Unë kam edhe nxënës të tjerë, - tha ajo pasi kaluan dy muaj që i jepte mësim Algertit, - por nuk i kanë prirjet e tij. Atë që ata mundohen ta bëjnë brenda një viti por edhe që nuk e arrijnë, Algerti e realizon për një muaj. Pastaj, ky fëmijë mua më çudit sesi kombinon notat në tastierë dhe sesi u bie akordeve duke përdorur pedalin. Kjo tregon se ai ka prirje për tu bërë kompozitor”. Nëna u ndje më e lumtura e kësaj bote.Algerti kishte lindur për muzikën. Sa herë që nëna e tij dëgjonte muzikë edhe ai dëgjonte po me aq vëmendje si ajo dhe ndjente po si ajo por asnjëherë nuk shprehej. Vogëlushi Algert qëkur ishte shtatë vjeç njihte Vivaldin, Bahun, Moxartin, Beet’hovenin, Shubertin e Shopenin. Dhe të gjithë ata dhe muzikën e tyre ai i mbante përbrenda duke i fshehur me heshtjen e tij. - Ajo që juve iu është dukur si një çudi te talenti i Algertit në muzikë, - tha mësuesja - ndoshta nuk është tjetër vetëm se një lule e fshehtë që çel thellë një pylli të virgjër dhe kur rastësisht e shikojmë mbetemi pa mend e të mahnitur nga bukuria e saj. Ndërsa nëna e pianistit të vogël nuk habitej më, por vetëm lumturohej për të. *** Me aq orë sa ushtrohej Algerti te mësuese Anita nuk arrinte të përgatitej për të interpretuar në pianoforte partiturat që i jepeshin si detyra
▼ ▼ ▼
...........................
PIANISTI I VOGËL ALGERT
Mars 2013
▼
Tregim PIANISTI I VOGËL ALGERT
për ti luajtur. Sa mirë do të ishte po të kishte një pianoforte në shtëpi, por ajo i mungonte dhe ai vetëm se ëndërronte për të. E megjithkëtë e gjeti një rrugëdalje.Te shkolla e muzikës, në një nga klasat ishte një pianoforte e vjetër që nuk përdorej edhe aq dhe Algerti filloi të ushtrohej çdo ditë aty mbasi kthehej nga shkolla. Algerti ulej të ushtrohej në atë piano të vjetër e me nja dy taste të shurdhuara ndërsa një nga mësuesit e shkollës së muzikës që e tërhiqte aq shumë talenti i tij sapo gjente kohë të lirë , kthehej aty dhe i bënte atij mësim. Mënyra sesi e jepte ai mësimin dhe intimiteti që ai krijonte me Algertin e vogël ishte një ëndshmëri e vërtetë. Mësimi bëhej i lehtë, i këndshëm dhe përvetësimi i shpejtë. Nuk kaloi kohë dhe pas tre muajve që ai kishte venë gishtrinjtë mbi tastierën e pianofortes arriti të bënte kompozimin e tij të parë. Dhe pse një “Fantazi Fëminore” e tij, ajo është me base të fuqishme në stilin modern ,në kohën pesë të katërtat e me një ritëm të vrullshëm. Në një nga faqet e murit të dhomës së Algertit, nëna e tij vendosi në një kornizë të madhe një fotografi të Gertit të saj trevjeçar duke i rënë një organoje elektrike. Kjo pozë e marrë nga një prej të afërmve të saj dhe e ruajtur diku në memorien e një kompiuteri u gjet fare rastësisht. O perëndi sa u gëzua nëna e tij! Ajo e mori këtë për një profeci të vërtetë dhe e ruan si gjënë e saj më të shtrenjtë e më të shenjtë. Sytë e zgjuar e krejt të ndritur të vogëlushit të duket se rrëfejnë me një profeci të zjarrtë se ai do të bëhet një pianist i dëgjuar
i vendit të tij. Ajo e shikon, sjell ndërmend “Fantazinë Fëminore”, atë kompozim të bukur të tij dhe sytë i mbushen me lotë nga gëzmi. Ishte një ditë e bukur maji dhe një nga ditët më të bukura për Algertin kur ai midis shumë pjesëmarrësve prej disa qyteteve u diplomua për interpretim të saktë në konkursin që u organizua në Shkollën “Talenti” Durrës. Këtë diplomë e vunë në kornizë gjatë rrugës kur po ktheheshin në shtëpi dhe po vrisnin mendjen se ku do ta vendosnin: “ Mbi komonë e vogël të krevatit të Gertit, tek një nga raftet e bibliotekës së tij, apo …’’ - Ah, sikur të kishim një pianoforte, - tha nëna e tij së fundi me një zë të ulët e të dhimbshëm,dhe të vinim mbi të diplomën e Gertit. - Mami si the, sikur të kishim një piano? - e pyeti atë Algerti I ati i Algertit që ngiste makinën dhe vështronte gjithmonë përpara sapo ia kapi veshi ato fjalë buzëqeshi ëndshëm dhe mori një pamje të lumturuar. - Asgjëkundi tjetër veçse mbi pianoforten e tij do të ishte më mirë kjo diplomë e Gertit,tha ai duke tundur kokën dhe duke hedhur një vështrim buzagaz nga ata të dy. Ndërsa ata heshtin mendueshëm, bënin habi me buzagazin e tij. Vetëm kur vajtën në shtëpi dhe hynë te dhoma e Algertit shtangën e mbetën pa mend. Aty tek muri në krah të bibliotekës ishte vendosur një pianoforte e re.
Maj 2012.
13
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
intervista
Robert Elsie “The cam Albanians of Grece”
Robert Elsie është studiues i gjuhës shqipe dhe përkthyes i gjuhëve të shumta mes tyre anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Studimet e larta i ka kryer në në Universitetin e Bonit dhe ka mbi tridhjetë vjet punë shkencore në fushën e Albanologjisë. Ai është njohës i historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Së fundmi Dr. Elsie së bashku me Bejtullah Destani kanë ardhur me librin me titull “The Cham Albanians of Greece” (Çamët e Shqipërisë) në mbështetje me Institutin e Studimeve Çame. Libri më i fundit bazohet në arkivat me dokumente domethënëse mbi Çamërinë duke iu referuar Lidhjes së Kombeve dhe Misioneve Britanike së bashku me dokumentet e mbledhura nga misionet e shumta diplomatike mes viteve 1913 dhe 1960. 14
Çfarë risie sjell për lexuesin libri “The cam Albanians of Grece”? Qëllimi i nxjerrjes së këtij libri ishte fakti i njohjes së çështjes çame pasi në botën e jashtme mbetet e panjohur. Në Shqipëri kjo çështje njihet shumë dhe veçanërisht nga çamët. Nëse në vendet e botës dikush kërkon të informohet në lidhje me këtë gjë nuk mund të gjejë shumë material. Arsyeja kryesore është mungesa e librave që mund të shkruajnë për çështjen çame. Megjithatë, ekzistojnë disa libra të viteve 70 dhe 80-të, të botuar në Greqi por këndvështrimi i tyre është i njëanshëm. Në këtë rast nuk dua të paragjykoj historianët grekë të letërsisë. Ndaj sipas meje kishte vend të botoje një libër për çamët me historinë e tyre të re. Më pas së bashku me Bejtullah Destanin hartuam këtë vëllim me fakte historike. Duke mos lënë vend për interpretime pasi është historia që flet me rreth 100 dokumente historike nga viti 1890 deri në luftën e Dytë Botërore ku pasqyrohet tragjedia e çamëve dhe popullit të tyre.
Mars 2013
“The cam Albanians of Grece” Sa kohë është dashur për mbledhjen e dokumenteve dhe shkrimin e këtij libri? Unë këtë libër e kam përgatitur bashkë me Bejtullah Destanin siç e përmenda dhe më lart i cili është arkivist. Kështu që ai ka hulumtuar nga ana e tij disa vjet për të gjetur materialin. Ndërsa, puna ime më shumë konsistonte në sistematizimin e materialit dhe koha e dashur për realizimin e vëllimit ka qënë një vit. Cilat janë detajet që sjell ky libër për të gjithë ne? Ky libër sjell shumë detaje interesante dhe hollësi duke filluar para një shekulli dhe shkon deri në tragjeditë e çamëve refugjatë të ardhur këtu. Diçka inetersante që më ra në sy, ishte fakti se çamët kur erdhën në Shqipëri në kohën e komunizimit nuk u pritën mirë dhe pse drejtimi i tyre politik devijonte nga ai i majtë. Shqipëria në atë kohë ishte në krizë duke iu referuar regjimit komunist dhe pak a shumë ata ishin të padëshiruar. Po duhet thënë që disa prej tyre u shpëtuan, u mbajtën dhe të shumë të tjerë nuk u persekutuan. Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNNRA ishte e vetmja që iu dha çamëve një ndihmë konkrete me ushqime dhe ilaçe. Gjëra të cilat qeveria shqiptare e Enver Hoxhës nuk i bëri në atë kohë për ata. Cili është qëndrimi juaj për çështjen çame? Personalisht nuk kam një qëndrim konkret pasi unë e shoh si një tragjedi dhe rrjedhja e shumë të tillave ishte njëherazi për çamët dhe të gjithë banorët e kësaj zone. Madje dhe
grekët e kësaj zone kanë vuajtur dhe të dy popujt janë viktima. Megjithatë, çamët kanë vuajtur më shumë pasi ata u dëbuan dhe keqtrajtuan nga ky dënim kolektiv në trojet e tyre. Ky ishte një dënim i padrejtë por kjo bëri që çështja çame të mos zhduket. Unë do të dëshiroja që një ditë të shohim këtë vend si pjesë të Ballkanit, ku kufijtë të zhduken ashtu sikurse dhe Evropa Perëndimore. Njerëzit të shkojnë ku të duan. Nëse çamët duan të shkojnë në trojet e tyre mund të shkojnë. Nuk duhet të ketë një ndarje fizike, ajo duhet të jetë vetëm në mendjen e njerëzve. Nëse grekët duan të shkojnë në ngulmimet e vjetra greke mund të shkojnë. Jemi evropianë dhe nuk duhet ketë një ndarje fizike apo kufij ndarës. Historia çame është e dhimbshme dhe ne nuk mund ta fshijmë. Jetojmë bashkë në një Europë dhe duhet ta ndërtojmë së bashku të ardhmen pa kufij. Si lindi idea për dy fjalorët historikë njëri i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë? Për hartimin e këtyre fjalorëve është dashur shumë punë dhe kohë. Aktualisht po realizohet botimi i dytë i tyre dhe botimi i parë ka ardhur para pesë apo gjashtë vitesh. Gjithashtu, në ribotimin e tyre ka një volum më të madh ku përmban 600 faqe duke tejkaluar dhe një doracak. Qëllimi i publikimit të tyre ka qënë mes të tjerave dhe prezantimi i shqiptarëve në botë, pasi mund të informohesh mbi personazhet e njohur nga e shkuara dhe e tashmja e dy vendeve respektive të Kosovës dhe Shqipërisë. Intervistoi Oralda Lahe 15
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
HIRET E TUA Me hiret e tua Seç më le pa mend. Bukuria jote Bukuri që dhemb... Ç’bukuri hyjnore! Si nëpër legjendë Me vetulla harkuar Qiellit m’ngre përpjetë... Buzëve të purpurta Derdh nektar e mjaltë E ëmbël si flladi Nëpër pyje të lartë... Si dallgë e bardhë Që hareshëm rrjedh Lëndinëz e blertë Plot lule e gjeth... Nëpër sytë e tu Paqe e dashuri Lumi unë i lumi, Që të kam mike ty...!
PRINDËRIT E MI Një kullë gëzimi, Lartësuar ndër mote. Me ne fëmijtë, Përreth si lastarë. Gjersa babai, Ndërroi jetë me dhimbje... E halle mbi supe na ranë... ...Dhe pas kaq vitesh, Eh, iku dhe nëna, Përmes lotësh, Pikëlluar na la... Dhe u bënë qiellorë, Si dielli dhe hëna Prap bashkë ata... 16
Shtëpia Botuese “ADA” dhe revista “Obelisk” i urojnë poetit Basir Bushkashi 60 vjetorin e lindjes
POEZI nga BASIR
Të dy jetojmë në një qytet Dhe rrallë shihemi, sa rrallë! Ismail Kadare “Të dy jetojmë në një qytet Dhe rrallë shihemi, sa rrallë”! Këto vargje befas ç’më erdhën ndërmend Kur ti papritur m`u shfaqe përballë... Nxehtësisht u puthëm në mes të qytetit Harruam njerëzit, fjalët, gjithçka... Dhe u ndjemë, një çast, më t`lumturit e planetit Se dashuria na mori në krahë... ...Prandaj plot hir më ngjan ky qytet Se fatmirësisht këtu jeton ti, Ti aq e rrallë, brilant që ndrit Që më fal një vatër me dashuri... HIMN PËR RRUGËT Rrugë dhe rrugë dhe rrugë prap Rrugë të pasosura n’qytet e fshat. Mbase do të shprehej Çajupi i ngratë, Që baltën e mëmdheut e çmonte, si mjaltë... Unë ndiej frymëmarrjen e madhe t’Atdheut, Flatrat e jetës: Jug-Veri. Shoh vendin tim, si rend e rend Drejt ardhmërisë me trok të ri... PUTHJA Burimi i kristaltë kërkon buzë F. G. Lorka S`di si ta dhashë atë puthje furtunë Si nëpër mjegull, s`di se si... Veç di se ti u trondite aq shumë Sa gati klithe si fëmijë. Kur ti përskuqur më the aq lehtë “Ish puthja ime e parë” U bëra unë fajkua me fletë... U ndjeva djaloshar...
BUSHKASHI
“Ou, ti! E kush s`është përpjekur”?! Më the e më shihje me çudi... Po, vërtet, jam burrë i pjekur Po djaloshar në dashuri... Një re e vogël t`u mblodh mbi ballë “Mos i trego njeriu...”! S`di pse m`u dhimbse vajzë e rrallë trupin m’u ndez flakë si një zjarr DHIMBJE Plasa, Duke bërë mirë. Dhe tej mundësive Të përkrah dikë... Veç ndiej me dhimbje Se fare rrallë Dikush ta di, Se ç’bëre për të... Plasa, Duke bërë mirë. O, Zot, na ruaj, Nga mllefe të mëdha! -Po nga kush, vallë? -Po, nga ata... ÇAST BUZË DETIT Në breg të detit, si për çudi, Një femër, një çast, më ngjan me ty... Buzëqeshja jote, flokët e tua, Eh, djall, o punë, ç`po ngjet me mua! Eh, ti, e di, ndodhesh aq larg Sa veç me mall mundem të t`kap. Po pakëz çmallem me dhembshuri, Pastaj hov detit, tërbuar për ty...
▼
E RRALLA
Mars 2013
17
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
PËRLOTJA E ZOTIT Bekim Fehmiu Legjendë e aktrimit, Vetëvdiq i zhuritur, Në teh të pikëllimit... Me amanetin: Le të bëhem hì! As varr nuk ka Në tokën e tij... Ali Podrimja Brilant i krijimit Vetëvdiq i vrerosur Në krah të dëshpërimit. Në Francë, larg, Diku në një pyll. Në rendjen pas Lumit... Që e dogji si yll... Dy vdekje të hidhura Dy vdekje të mëdha... Përlotur Zoti I mori në krah...
B U S
MIKPRITJE MATJANE E veçantë dashuria, Prushëron në votër... Për mikun e shokun, Zemrën shtron sofër...
H K A S H I
KRONIKA E ZEZË Çdo natë, çdo ditë, N`ekran, n`gazetë, S`na ndahet kurrë, Kronika e zezë... Vrasje, Përdhunime, Vjedhje, Padrejtësi. Bimët narkotike Na kanë mbirë në sy... Për ku e hedh hapin, Kështu, moj, Shqipëri?!
BASIR MË SHAJ, TË LUTEM! PORTRETIN TËND Erërat Vizatuan Portretin tënd... Pastaj u kërleshën Nga xhelozia. Pastaj, më në fund, E shpërndanë në çdo kënd, Dehur Nga bukuria...
18
Është kënaqësi të dëgjosh ty, Se libër i hapur je. Të kujtohet? Kështu një ditë më the... E ëmbla vajzë, Me fjalët mjaltë: Më shaj, të lutem! Mos më hap plagë...
P O E Z I
Mars 2013
Tregim
S
Sa shpresë mund të kishte ende ai për të fituar çmimin Nobel , tashmë në moshën shtatëdhjeteshtatëvjeçare ? Çmimin Nobel… Në përgjithësi gazetat nuk merreshin me të , studiuesit shqiptarë, por edhe të huaj, çfarë kishin pasur për të thënë, e kishin thënë, lexuesit e tij, sado që e kishin dashur dhe, madje edhe adhuruar, qenë lidhur sakaq me librat e autorëve të tjerë të suksesshëm, ndërsa kandidatura e tij, e paraqitur pa ndërprerje për disa vite rresht në Akademinë Suedeze, nuk shqetësonte më dhe nuk ndizte entuziazëm, përkundrazi, anëtarët e moshuar të saj, sikur kishin nisur të bezdiseshin nga këmbëngulja e tepruar… Epo, e gjitha kjo mund të quhej një dalje nga moda ja, ashtu krejt papritur, por përse jo, po ashtu krejt papritur mund të hyje përsëri në modë. Po gazeta prestigjioze The Guardian ? Ajo arriti të nxjerrë e para këtë vit atë listën drithëruese të pretendentëve të Nobelit dhe, ai shtatëdhjeteshtatëvjeçari nga Shqipëria e panjohur, renditej në të i Treti. Në krye qëndronte një japonez ( ah, këta shkrimtarët japonezë, përherë të pandarshëm me ato bestsellerët e tyre, edhe pse ashtu si të përvuajtur, si të pikëlluar dhe, si të përmbytur në një vagullimë transhendentale) ndërsa i dyti renditej një kinez i Kinës Boom, një kinez që, hajt ta mposhtje me atë biografinë e tij të llahtarshme ! Kishte provuar të hante lëkurë pemësh, më pas edhe pemët vetë, gjersa vendi përreth ishte shkretuar; kishte parë t’i hidhnin pleqtë e rrëgjuar nga shkëmbi, që të mund të ushqeheshin me trupat e tyre si antropofagë të vërtetë dhe, së fundi, u ul e shkroi e shkroi… Nuk ka art të madh, pa uri të madhe, i kishte treguar botës mbarë, krijuesi kinez, në një intervistë të gjatë televizive, duke i habitur të gjithë me tonin e tij patetik… Po ai i treti ? Më nëntëdhjetekatrën ( eh, thuajse dy dekada
Nga Konstandin Dhamo më parë ) ia rrëmbeu Nobelin nga duart në çastin e fundit një shkrimtare amerikane me ngjyrë ! N’atë tetor të ndritshëm, ai pati fluturuar me ngut e padurim nga Parisi, ku jetonte më të shumtën e kohës, drejt Tiranës, gjithsesi të dashur, së bashku me një ekip të një televizioni francez, pjestarët e të cilit, e siguronin vazhdimisht n’ajër për fitoren dhe, aty në shtëpinë e tij të braktisur, që e hapën pas kaq vitesh, pikërisht për të pritur Nobelin, së pari, paksa privatisht, ndonëse, ata të medias, do të bënin si do të bënin dhe, do t’i nënshtroheshin reflekseve dhe detyrimeve të profesionit dhe, më pastaj, të zgjeroheshin jashtë mureve të saj dhe, ai të niste e të jepte konferenca shtypi, të bënte deklarata, të falënderonte bujarisht ata që e përkrahën dhe e vlerësuan, të firmoste pa u lodhur dhe gjithë shend librat e tij më të fundit,që do të shiteshin në çast, meqënëse ai zotëronte status suprem dhe, në mbrëmje të ndiqte komentet që do të vërshonin nga të katër anët e globit, të cilat nuk kishin përse të mos përmbylleshin me atë formulën e standardizuar kohët e fundit: lajmi i marrjes së çmimit Nobel e zuri në shtëpinë e tij, në atdhe… Ah, por fati e braktisi dhe u tall, megjithatë, ai përsëri erdhi në Tiranë, që ta gjente tetori i bukur i Nobelit në Shqipëri, domethënë, në atdheun e parë, në atë ku kishte lindur, sepse atdhe i dytë tashmë i qe bërë Franca ; a nuk kishin edhe zogjtë shtegtarë dy atdhe ? Erdhi së bashku me të shoqen e shtrenjtë, si monogam i vërtetë që ishte dhe, që në aeroport, e ndjeu peshën shtypëse të shurdhërisë ndaj tij. Shurdhëri e barasvlerëshme me vdekjen ! Aq më tepër për moshën e tij . Kështu pra, ardhjeikjet e tij, nuk përbënin më lajm.Po ç’ishte kjo, që të mos dukeshe gjëkundi në një ekran, apo në një faqe gazete? E si mund të merrej një çmim, qoftë dhe ai më i thjeshti dhe më i parëndësishmi, me këtë mosdukje ? Duhej medoemos një këmbanë, duhej një kumt i sapoujdisur që të mbërrinte atje ku duhej. Botuesi i tij shqiptar ia
▼
DORËSHKRIMI
19
...........................
DORËSHKRIMI
rikujtoi, tek e priti në Rinas se, i shtuquajturi romani – monument ( për shkak të paraqitjes monumentale të figurës së Enver Hoxhës, të vendosur në qendër të tij) vazhdonte të ishte në të gjitha libraritë e kryeqytetit dhe, të rretheve, me atë foton e Kremlinit në mjegull, të vendosur në kopertinë, por atij tashmë nuk i interesonte fare vetë romani, as ribotimi më i fundit dhe, as shitja ritmike e tij; tani i interesonte absolutisht veçse Dorëshkrimi i tij ! Dorëshkrimi … Me fletët e zverdhura si pergamenë, të prera pothuaj në formatin e librave, fletët të mbushura me shkrimin e tij të pjerrët origjinal, me prishje të herëpashershme vende – vende të fjalëve, por edhe të frazave të tëra, me shpjegime lloj – lloj anëve, shkarravinave, shigjeta rrëfyese, fantazi kafeje, e derdhur mbi rreshta, portrete të hamendësuara të personazheve, apo ku ta dish se të kujt, të vizatuara po me bojën e tekstit në çaste çlodhjeje; me një fjalë një dokument i plotë autentik, që shpërfaqte teknologjinë e laboratorit të autorit në vetëmimin e tij gjallues, një dokument, që ngërthente tashmë një thellësi kohore prej dyzet vitesh… Po atë, Dorëshkrimin e zotëronte edhe sot e kësaj dite e veja nëntëdhjetëvjeçare e diktatorit! Dorëshkrimi… Atje, në Bllok, në apartamentin e tij të ri, të periudhës paskomuniste, siç e quante ai mes miqsh, në apartamentin e papërdhosur nga bastisjet e sigurimsave, si ai në Broduej,( në Rrugën e Dibrës) do t’i kalonte i qetë ditët, domethënë, i pangacmuar hëpërhë nga mediet; do të dilte në kuqëlim të perëndimit për të pirë një kafe gjithë ëmbëlsi nostalgjie te Davidoff, duke vështruar femrat në trotuar, që të dalldisin me takat e larta, sytë përthithës dhe dekoltetë; do të vështronte përhumbshëm edhe automobilat në rrugë,përplot xixëllima dhe pasqyrime të peizazheve si nëpër ujëra dhe, do të përsiaste për Bllokun e Byrosë Politike që ishte mundur dhe qe dorëzuar te bankat e huaja, te minifundet, muzika perëndimore, butikët, supermarketet, parfumet, që i rrinin mbi krye edhe vetë shtëpisë së diktatorit, të kthyer në rezidencë të përhershme qeveritare, ngaqë më nëntëdhjetën e përmbysjeve të mëdha, askush nuk gjykoi urtësisht për ta kthyer në një muze, nga frika se mos doradorës shpirtëzohej si tempull i pelegrinazhit të kuq… Hëhë; por edhe Dorëshkrimi prej asaj shtëpie kishte dalë dhe, tashmë ndodhej në shtëpinë e së vesë së diktatorit, te ca ish magazina, diku prapa ish Shkollës së Lartë Vladimit Iliç Lenin.Vladimir Iliç Lenin ;por si mund t’i mungonte banesës së saj ky 20
orientim marksist? Hëhë ; të kërkoje kthimin e Dorëshkrimit, duke e akuzuar vejushën e fosilizuar,(po ç’e fosilizuar ; ajo ishte pikë nga mendja ) për përvetësim pa të drejtë të pronës së tjetërkujt, aq më tepër të një trashëgimie artistike, do të thoshte të merrje vendimin e duhur në kohën e duhur në vendin e duhur ! Por, gjer ku mund të mbërrinte puna, deri edhe në gjyq ? Aq më mirë ! Le ta merrnin vesh ata të Stokholmit se, atij të tretit nga Shqipëria, edhe sot, pas njëzetedy vitesh nga rënia e komunizmit, i dilnin probleme prej falangave të hallakatura të tij. E çfarë problemesh se ! E pra, ai do t’u tregonte atyre se, nuk kishte pasur raporte speciale me diktatorin, se nuk kishte flërtuar ndonjëherë as edhe me nëpunësit e lartë të nomenklaturës , siç akuzohej që kur kishte nisur të shkruante, por përkundrazi, ishte sulmuar rregullisht prej strukturave të partisë, që nga ajo e kreut, e deri tek ajo e një kooperative të humbur malore, ishte sharë e fyer urrejtshëm, ishte poshtëruar, ishte kërcënuar. Po edhe ata të Akademisë , përse nuk merrnin parasysh thjesht dhe vetëm krijimtarinë letrare të autorëve, por përziheshin edhe me jetën e tyre private ? Ç’dreq kriteri ishte ky ? E çfarë prisnin ata nga një shkrimtar që kishte mbijetuar në një vend stalinist si Shqipëria, ku liria kishte qenë përgjithmonë e jashtëligjshme ? Por pavarësisht regjimeve apo sistemeve, e në ç’vend të botës, jeta e shkrimtarit, apo e cilitdo artisti, nuk ishte veçse e trazuar ? Do ta hiqte atë njollën në biografi, po po, atë njollë në biografi, siç shpreheshim në vitet e diktaturës dhe bërranim nga ky togfjalësh i frikshëm , që nënkuptonte mbetjen pa triska ushqimesh, pa të drejtë studimi dhe, pa të drejtë vote. Do ta fshinte atë njollën, e thënë më drejtpërdrejt, do ta ndreqte atë biografinë e keqe, që, ai ndryshe nga bashkatdhetarët e tij, nuk e kishte dhe nuk i vepronte në Shqipëri, por në Stokholm, atje në Suedinë e ftohtë dhe, vërtet që ajo nuk e linte pa bukë e dije, por e linte pa Nobel ! Të paktën, ky ishte obsesioni i tij … Askush nuk ia shkulte nga mendja se, më nëntëdhjetekatrën, Nobelin e humbi nga një vendim i minutës së fundit, pikërisht nga kjo biografi e keqe dhe, jo sepse, librat e tij, që paraqiteshin të përkthyera në frëngjisht, nuk u kishin pëlqyer dhe nuk i kishin befasuar ata të jurisë.Jo më kot, miqtë e tij francezë, me autoritet të madh, i vunë në dispozicion një ekip të plotë televizioni.Po çfarë t’i bëje atij ambasadorit (shqiptar shqiptar, sigurisht) atij diletantit ziliqar,
▼
...........................
REVISTA OBELISK
DORËSHKRIMI
Dorëshkrimi dorëshkrimi … Ishte ende gusht, me ditë të afshta, kur ai ngriti aktpadinë kundër të vesë së diktatorit. Njerëzit ishin me pushime ; ishin lëshuar pas tyre me padurim, madje me histeri, në të gjithë Shqipërinë dhe, kudo në botë dhe, gazetat i mbushnin faqet më së shumti me fotot e këngëtareve nëpër plazhe, apo nëpër klube nate, duke i shoqëruar me pak rreshta poshtë, sa për t’u treguar lexuesve të tyre se,cila kishte ndëruar sakaq dashnor, cila kishte dalë në koncert topless,apo pa brekë dhe,cila kishte fryrë buzët, cicat dhe bythët. Prandaj, me t’u futur ai në linjë me gjyqin e tij, mezi e pritën, ndonëse as ai dhe as vejusha, e pandehura, nuk do të praqiteshin fizikisht në sallë.Kurrsesi nuk e përfytyronte dot se, si mund t’i kryqëzonte sytë me atë qënie, që i dukej sikur kishte përftuar tërësisht indentitetin e të shoqit të vdekur,,, Procesin gjyqësor në sallë do ta ndiqnin avokatët e tyre; një vajzë fare e re në krahun e tij dhe, një djalë gjithashtu fare i ri në krahun e saj, ndërsa ,atyre të dyve mesa dukej, do t’u duhej të debatonin me njeri – tjetrin në shtyp, apo edhe në rrjetet sociale… …Përse u kujtua pikërisht tani, të ma kërkojë Dorëshkrimin, tani që kanë kaluar pothuaj dyzet vjet, që nga koha kur ma dhuroi, sepse nuk ka asnjë dyshim që ma ka dhuruar.Veç kësaj, përse e kërkoi t’ia kthej në këtë mënyrë; mund të ishim marrë vesh fare mirë në heshtje me njeri tjetrin. Kujt i shërben zhurma, publiciteti dhe, vetë gjyqi.? Unë nuk kam dhënë shenja se, mund të bëj rezistencë. / Kam më shumë se pesëmbëdhjetë vjet që e kërkoj këtë Dorëshkrimin tim, pra nuk u kujtova tani, për të, pa pritur dhe pa kujtuar./ Ka dëshmitarë ende të gjallë, njerëz fort të nderuar që do të vërtetojnë të kundërtën pra, që ky autor ma dhuroi Dorëshkrimin në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e pakursyer që i kam dhënë pandërprerje, jo vetëm duke i dorëzuar dokumentet sekrete të grindjes historike shqiptaro – sovjetike, që kulmuan në Mbledhjen e 81 partive në Moskë, të cilët përbëjnë edhe episodin thelbësor të romanit në fjalë, por edhe atëherë kur ka shprehur dëshirën e ethshme që të strehohet në një apartament të ri, më të bollshëm dhe më të kohës dhe, si gjithmonë, që të ndodhej sa më në qendër të Tiranës. Deri edhe kur iu desh të hapë një vrimë oxhaku të paparashikuar në projektin fillestar të pallatit ekstravagant, ku banonte së fundi, ka trokitur me nervozizëm në zyrën time. Një shkrimtar i përmasave të tij, i meritonte të gjitha
▼
patjetër edhe tradhtar, që në letrën që i dërgonte Akademisë Suedeze në lidhje me kandidatin e vendit të vet, i paralajmëronte, ndër të tjera se, ai ishte shkrimtari përfaqësues i regjimit komunist kriminal, një i përkëdheluri i tij, një këngëtar agjitativ që nuk u ngjir asnjëherë, për të cilin njerëzit shpreheshin proverbialisht se, nuk e gjeje kurrë pa një biletë avioni në xhep… Kjo letër e shpifur, por ku ta dije; midis tij dhe Akademisë, ndoshta kishte pasur një korrespondencë të vërtetë, mund t’i prishte punë edhe sot e kësaj dite. E pra, jo më kot, kjo biogarfia e keqe ishte obsesioni i tij i pashlyeshëm. Ai çunaku, që kushedi ç’mik i papërgjegjshëm kishte ndërhyrë që ta emëronin ambasador (e ku se) i kishte mohuar që në fillim të gjitha akuzat e të tretit të radhës, ndaj tij. Si mundet që një shkrimtar, pa dyshim i talentuar dhe inteligjent, kishte reaguar ambasadori i indinjuar në një intervistë, dhënë një të përditshmeje shqiptare, të arrijë të besojë dhe, për pasojë, të më akuzojë mua se, paskësha nisur vu e vu letra denigruese kundër tij ? ! Rrallëherë në raste të tilla (dihet kjo) një ambasador afishohet kundër politikave të qeverisë që e ka akredituar.E pra, qeveria e re demokratike e ka përkrahur e ka vlerësuar dhe, e ka promovuar me dëshirë institucionale këtë autor me të kaluar, sëpaku të turbullt ; atëherë, si ? Unë lajthis dhe, dal kundër ?! Pavarësisht pikëpamjeve të mia personale për të, të cilat unë di kur dhe, ku t’i deklaroj, do të kisha dashur me gjithë shpirt që, një shkrimtar shqiptar të merrte çmimin Nobel dhe, të na përndriste të gjithëve me të.Në ceremoninë e dhënies së këtij çmimi, unë si ambasador i Shqipërisë do të isha nga më të motivuarit n’atë sallë… Por kundërshtitë e ambasadorit asnjëherë nuk i qenë dukur të sinqerta, madje ato ia nxinë edhe më siluetën e tij. Ç’t’i bëje ! Ja, që të gjitha kritikat dhe akuzat që përhapnin armiqtë ndaj tij, merrnin shkas nga vetë sjelljet e tij në diktaturë, pra, si të thuash i ndihmonin për ta goditur argumentum ad rem ! Po cilët ishin ata engjëj, ata puritanë, që e kishin të drejtën morale t’i vërsuleshin atij ? Arrinin , fundi i fundit , bashkëkombasit e tij ta kuptonin se çfarë përjetonte një autor që priste realisht ta fitonte çmim Nobel, në një planet me shtatë milliardë banorë? E megjithatë, ai mbeti i natyrshëm nëmes tyre, duke u shfaqur po ashtu siç kishte qenë gjithmonë ; nuk i zgjati flokët nuk lëshoi mjekër, nuk hodhi çantë krahut. Nuk e llastoi të ecurën dhe, nuk e rëndoi përshëndetjen. Po kush të duronte ashtu me pamje të zakonshme ?
Mars 2013
vijon faqe 25
21
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
K. Fukajabu Tani është dimër Tani është dimër. Por petalet e bardha Zbresin nga qielli. Mbase, përtej reve Tashmë është pranverë
Bonsui Tschti Yjet dhe lulet
Poezi KINEZE Ai Ch’ing Karroca e dorës Në krahinat e lagura nga Huang Ho në shumë shtretër të tharë lumenjsh karrocat e dorës vetëm me një rrotë lëshojnë tingëllimë të mprehta sa përpëlitet qielli nëpërmjet ngricës dhe heshtjes nga rrëza e atij mali tingëllon gjëma e njerëzve të veriut. Në ditët me borë dhe ngricë në fshatrat e varfra dhe midis një fshati dhe tjetrit karrocat e dorës me një rrotë të vetme lenë vraga të thella mbi pluhuri shtrirë nëpërmjet hapësirës dhe dëshpërimit të plotë nga kjo rrugë për këtë rrugë plekset gjëma e njerëzve të veriut.
Si dy motra të rritura nga nëna që quhet «natyrë» dy qenie: Ylli dhe Lulja. Lulja e qiellit quhet Yll, Ylli i tokës quhet Lule. Dhe njëra është larg nga tjetra, por era e tyre është e njëjtë. Dhe është bukur të shohësh çdo mbrëmje që motër e vëlla shkëmbejnë buzëqeshjen dhe dritën tyre Kur zbardh agimi dhe vezullimi i zbehtë zbardh retë, lulet e qiellit shuhen. Por shikoni: pikat e vesës së bardhë lagin, si pika loti, yjet e botës tokësore. 22
Përkthyer nga Faslli Haliti
Mars 2013
Kesar Singh Kesar Singh ka lindur në Nju Delhi në Indi. Është diplomuar si mësues i letërsisë italiane, ka studiuar, gjithashtu edhe, për turizëm në Peruxhia.
1. Ajo që kam mësuar Nga qielli kam mësuar të jem i qetë, nga vdekja kam mësuar të jem i fortë, nga trëndafili kam mësuar të jetoj midis gjembave. nga zogjtë kam mësuar të fluturoj, duke vuajtur për dashurinë kam mësuar si jetohet në dhimbje, nga zemra ime kam mësuar të dashuroj.
3. Bukuria Duke udhëtuar në një tren të shpejtë, duke bërë mijëra milje, pashë retë, yjet, natyrën, hënën, dëborën që binte mbi fytyrën time, janë tepër të bukura të gjitha këto, them, por jo sa e dashura ime...
2. Mos u ndal
4. Deti
Mos u nda nga udhëtimi i dashurisë edhe nëse ka tepër dhimbje, por duke ecur mbi gjemba unë do të zgjedh dashurinë time të vërtetë, tani ndihesh vetëm dhe i trishtuar, më mëso ka dashuri të vërtetë që ekziston, do ta gjesh me siguri pasi të kesh përshkuar këtë det dhimbjesh, shoh universin e dashurisë që ke brenda në zemrën tënde, do të shohësh se bota do të bëhet parajsë. Kur njerëzit do të ndjekin rrugën e dashurisë, Mos u shqetëso sepse do të paguhesh, shih këta njerëz se ç’bëjnë sepse nuk e dinë ç’është dashuria, do të fitojë dashuria jote, sepse zemra jote është plot me flori dashurie...
Shko afër detit mbylli sytë dëgjo ç’duan të thonë dallgët, që të mund të dëgjosh pastaj që pranë veshëve të tu, «të dua, të dua...» po pëshpërit unë...
5. Është dashuria Është vetëm dashuria e vërtetë në të cilën mund të fluturosh pa krahë, memecët mund të flasin fjalë dashurie, shurdhët mund të dëgjojnë fjalë dashurie, të çalët mund të ecin me mijëra milje drejt dashurisë së tyre, nëse është dashuri e vërtetë ky ferr, ajo mund ta bëjë parajsë! Përktheu: Faslli Haliti 23
...........................
▼
REVISTA OBELISK
...........................
vijon nga faqe 21
DORËSHKRIMI Nga Konstandin Dhamo
këto, do të shpreheshit ju të indinjuar; po, por a e shihni se sa bukëshkalë doli. / Nuk më interesojnë fare opinionet e saj; ato tashmë kush nuk i di; më intereson thjesht kthimi sa më shpejt i pronës sime / Unë i vajta në shtëpi për ta uruar me rastin e pranimit të tij në Parti dhe, të fjaloseshim më në fund, si komunisti me komunisten dhe, ai, në çastin që po largoheshim; (unë në atë vizitë shoqërohesha nga sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Rinisë, i cili ka dale ndërkohë dhe deklaruar gjithçka kam dëshmuar edhe unë që herët ) më dhuroi Dorëshkrimin, për të cilin, e sigurova se, do t’ia ruaja si sytë e ballit. / Si sytë e ballit ; e pra, kjo shprehje lë të kuptohet qartësisht se, objekti nuk do t’i përkiste përgjithmonë asaj, përderisa ajo zotohej ta ruante të mos humbiste dhe të mos dëmtohej, gjer në çastin që do ta kthente prapë mbrapsht, tek autori. Veç kësaj, ku ka ndodhur ndonjëherë të dhurohet një dorëshkrim këtu te ne, apo edhe në botë / Por ai mund ta ruante fare mirë Dorëshkrimin në shtëpinë e tij, sepse asgjë nuk i mungonte.Pra, jo vetëm që ma dhuroi, por me t’u botuar me ngut romani, për të cilin, neve na u desh ta mbronim seriozisht nga kritikat që shpërthyen në bazë, erdhi në zyrën time dukshëm i gëzuar dhe, më dhuroi dy kopje të tij, njërën për mua dhe, tjetrën, merret vesh, për shokun Enver, me një dedikim që fillonte furishëm: shokut Enver, me dashuri të pakufishme…/Asgjë tërheqëse dhe, për më pak, akuzuese nuk zbulojnë këto farë dedikimesh; dihet sa të pasinqerta janë shpeshherë ato, sa rutinore dhe sa të harrueshme.E kush nuk ka shkarravitur dedikime të tilla? Deri edhe vetë ata që mbahen për disidentë të mëdhenj.Por vejusha diktatore; le ta quajmë tashmë kështu, synon pikërisht të tregojë se, ata, komunistët, janë përçdoherë në këmbë të kudondodhur.Mundet që s’gabon kushedi se çfarë në këtë rast; medet! Kur të përmbyllet çdo gjë, do të vëreni se, çfarë papërputhshmërie logjike 24
ka midis ngjarjeve që rrëfen diktatorja dhe datave që mëtohet se u përkasin atyre; e pra është njësoj si të thuash se predha në fillim shpërthen, pastaj del nga gryka e zjarrit./ Nuk kam asnjë kundërshtim që, Dorëshkrimin, në pritje të vendimit përfundimtar, Gjykata e Tiranës ta sekuestrojë dhe, ta depozitojë në Arkivin Qëndror të Shtetit, më pas… ,,,,Në tetor tashmë bën ende vapë që të merr frymën dhe të topit, ndërsa gjethet ka vite e vite që bien veçse në fletorkat e poetëve libreskë, ndërsa në natyrë ato nisin e bien aty nga fundi i nëntorit, apo në dhjetor, në një vjeshtë – dimër, apo edhe në një dimër – vjeshtë… Duke bërë gati bagazhet, ai Dorëshkrimi i mbyllur mirë e mirë brenda një dosjeje burokratësh, iu duk përnjëmend si i tepërt për t’u marrë me vete në Paris. Tekefundit, e për çfarë do t’i nevojitej ; kujt do t’ia tregonte si një trofe lufte ?E ç’ngadhënjim ishte ky? Çfarë do të arrinte të vërtetonte me të në dorë ? Se mos ishte ksombla e ndonjë botimi të asgjësuar sakaq nga censura? Sa dorëshkrime të tilla ruanin ca e ca nëpër sirtare ! Epo ja, e fitoi gjyqin , gjyqin e parë zyrtar kundër diktaturës, ndonëse njëzetedy vite, pasi ajo kishte rënë.E pastaj ? Çnuk u përrallis në media ato shtatë ditët e tij ; që lanë prapa veçse shije të keqe, të përjetuar gjithsesi ndryshe nga secila palë.Dhe sa u lodh e u mërzit ! Dhe, o Zot, sa shumë njerëz i dolën kundër, duke u rreshtuar në kuadrate të rregullt në krah të diktatores! Pa le, por mjaft prej tyre njiheshin si antikomunistë të betuar, si miq dhe përkrahës të tij, si admirues dhe lexues të hershëm ! Ah, Vacllav Havel, paç dritë atje ku je ! Paskëshe pasur fatalisht të drejtë me ata antikomunistët, u pikëllua krijuesi,por ç’ishin të gjithë ata, përveçse ca grafomanë, ca të pasuksesshëm që u argëtuan dhe u argalisën sa deshën me episodin e gjyqit, të gatshëm të bënin aleancë edhe me djallin, mjaft që të më mposhtnin mua… Po Nobeli ? O, ai ambasadori helmues, mesa duket, do të ketë qenë bindës me ato deklaratat e tij. Por shanset për ta goditur dhe për ta luftuar përngaherë,ua kishte dhënë vetë ai, kjo duhej të pranohej ; ai që kishte jetuar si egoist i palëkundur. Ai, ai robi i lavdisë. Por, a do të fluturonte sërish vitin tjetër drejt Tiranës, në tetorin e ethshëm ? Patjetër, tashmë kjo ikjeardhje ishte një ritual i Nobelit … 2012
Mars 2013
a l l i sh
ë k 10 nga
Përkthyer nga origjinali (frëngjisht) Urim Nerguti
1.
Jeni 20 vjeç dhe digjeni nga dëshira të jeni shkrimtar? Këshilla e parë : harrojeni. Ky pasion është pa të ardhme në një botë të motivuar nga urrejtja amnezike ndaj kohës së humbur. Bëhuni më tepër web-designer, disc-jockey, kambist, polic (me një të ardhme të madhe), rapist, rockist, aktor, pirat informatike, trafikant… Në kahun që i jepte tashmë Chateaubriand në Atala (1801), « letërsia » s’është më asgjë tjetër veç një shtirje e zbehtë për mbërdhifsha të vobektë, një gjetje me të cilën krenohen vetëm ca qorra që s’e shohin mashtrimin e vet. Kufoma kishte marrë erë mirë tashmë, në fillimet e mia (Papastërtia e Zotit, 1991). Fati im, apo fatkeqësia ime, qe se nuk isha në dijeni.
2. Ju ngulmoni prapë?
Atëherë këmbëngulni në rrallësinë tuaj. Çfarëdo qoftë origjina juaj sociokulturore – leckaman alla Genet apo princëror alla Nabokov –, ju jeni ndarë me këtë që nga fëmijëria. Nëpërmjet një mrekullie që vjen nga romani juaj familjar (me gjasë, një figurë tutelore e jashtëzakonshme, në
mjedisin tuaj familjar, ju ka mbrojtur), prindërit tuaj, me dashje (nëse janë të zgjuar, të dashur dhe largpamës) apo padashje (nëse jeni jetim), nuk ju kanë trullosur me televizion, lojëra video, e me budalliqe kibernetike. Qysh 6 vjeç, leximi dhe shkrimi janë shfaqur si kyçi i ruajtjes së të çarës e cila themelon qenien tuaj. Ta dini, ju jeni një përjashtim në një moçal planetar zombish nevojtarë, dhe siç mund ta keni kuptuar këtë tashmë, zombit nevojtarë s’ju janë fare mirënjohës. Kthejuani shpinën këtyre, mendoni thjesht për ushqyerjen e shquarjes suaj. Vdekja mbretëron, zgjidhni jetën.
3.
Mos pushoni së lexuari, kjo është e vetmja shkollë leximi. Jo vetëm truri, por edhe vetë trupi juaj do të pësojë ndryshime, do të bëhet më i aftë ta luftojë këtë botë e cila, që prej shumë kohësh tashmë, ka dalë nga menteshat e veta – dhe këtë duhet ta keni parasysh në çdo sekondë të jetës suaj të re. Në këtë zallamahi të qelbur marrëzie, cinizmi, servilizmi arrogant dhe zymtësie të helmët që është houellebecqizmi bashkëkohor, Graali i muzikës dhe i heshtjes është në largësinë e dorës suaj : në fakt, 25
...........................
REVISTA OBELISK
Nga botimet ADA Impresione rreth vëllimit me poezi “qielli në qeli “ të Lumturi Ymeri (Bersava)
F
...........................
PAVDEKËSI E PIKTURUAR NË MBRETËRINË QIELLORE
Frymëzimi mbush me jetë shpirtin artistik të poetëve për t’u dhuruar petale të trëndafilta lexuesëve të apasionuar të poezisë. Lumturi Ymeri në vëllimin e saj të dytë “Qielli në qeli “ ka shumë arritje si nga ana artistike, ashtu edhe në interpretimin artistik të realitetit. Metaforat e goditura, tempi dhe ritmi i vargut, imazhi transparent, krahasimet, simbolet e retorikat, përcillen në çdo strofë. Poetja në çdo poezi, me ndjesitë për “të futur” qiellin në qeli, kërkon dritë qiellore për të marrë përsipër misionin për të zbritur galaktikat në tokë dhe për të ngritur ofshama njerëzore në qiej, për të zbuar të keqen nga skutat e errëta të njerëzimit dhe për t’i përhapur kudo rrezet e diellit të saj poetik.
“, edhe “në ëndërr”, edhe “në ajër, edhe në trup”
Mesazhi i gjithë vëllimit poetik është i qartë : Poetja lufton për njeriun me dinjtet, për njeriun që t’i ngërthejë në subkoshiencën e tij dashurinë dhe ëndërrimin, guximin dhe shpresën, që t’i thurë vazhdimisht himne një lumturie të plotmerituar.
të është e pranishme, kur e kërkon dhe shpalos shpresë dhe largon e urren cdo gjë që i thur pusi lumturisë së njeriut. Këtu ajo bëhet e egër dhe e flak tutje me neveri .
Duke lexuar këto katër vargje, ke kuptuar botën femërore në tërë dimensionet e saj, të një zemre që ëndërron mirësi e dashuri: ”Nata veshi këmishë të bardhë ëndrrash, Qendiste pajën me dritësime të gjelbra sysh me purpurime të rozta faqesh me të kuqeflaktin buzëqershishë”.
Shpirtin e saj kryengritës dhe qëndrimin zemërbutë ajo e shpreh fuqishëm dhe në mënyrë mjaft origjinale me anë të antitezës brenda një fjale, duke përdorur kllapat: I (pa ) dukshëm, i (pa) njohur, i (pa)kapshëm, i mistershëm i llahtarshëm i (pa)vdekshëm , ti (s)je, ti (s) egziston , prej Poetja Lumturi Ymeri është edhe fluide, edhe përtej (ç)ngjyrosen valët, lufta ime e (pa)fituar; e prekshme, edhe qiellore, edhe tokësore, edhe ditë-natë pa jetën , natë -ditë pa dritën. e angazhuar, edhe e ndjeshme, e mbi të gjitha Kjo nuk është vetëm antitezë , por edhe një kërkon të jetë njeri që pranon sakrificën sublime sintetizim i një boshllëku që krijohet, kur nuk për të mirën dhe të ardhmen e ndritshme. vepron mendja dhe shpirti i njeriut. Gjithçka për
Era e dielli, qielli dhe toka, dashuria dhe Dhe, për këtë ajo lufton, që nëpërmjet vargjeve malli, ëndrra dhe shpresa, janë mesazh i dytë që të saj t’i bëjë portretin më të sinqertë vetes, duke përcjellë poetja, si elemente të domosdoshme që u shkrirë mes njerëzish e dashurisë ,duke qenë e frymëzon një jete njeriu. gatshme që ta “gdhendë veten edhe në mjergull 26
Mars 2013
Impresione rreth vëllimit me poezi “qielli në qeli “ të Lumturi Ymeri (Bersava) Poetja është aq e ndjeshme ,sa që bukurinë e mahnitshme e gjen tek një fëmijë që fle, e ajo nuk guxon kurrë ta zgjojë. Preket shpirtërisht, kur qielli ngarkohet me re e shikon lulet e shkulura që u thahet lëngu çdo orë, tek shijon puthjen e nënës apo të dashurit. Dhe vritet shpirtërisht, kur gjyshi nuk ia kupton dhe përfill përkujdesjet.
poetja Lumturi Ymeri , se me ç’ndjesi femërore di ajo të vlerësojë vazhdimësinë e brezave , në themel të të cilëve qëndron lindja e fëmijës nga nëna, e shprehin vargjet mbyllëse në fund të konstelacionit poetik, që mbyllin krejt vëllimin poetik “Qielli në qeli”: Kurrë në jetë nuk do harroja/ as i ndërroja/aromën e bebes/dhe nënës …. Poetesha Lumturi Ymeri, me gjurmët e arta të jetës, gdhend me merak fjalën hyjnore të saj për përjetësinë e vlerave njerëzore, se:
,,
Poetja ka një koncept krejtësisht jo qiellor për dashurinë, kur shkruan :
“Nën mbretërinë qiellore të pikturoj pavdekësinë.”
Në lëkurën tënde/në mishin e mishit tend/jeta ime… Poetja merr copëza jete nga jeta e të tjerëve dhe ndërton jetën e saj, ashtu siç dhuron copëza jeta e saj për të ndërtuar të ardhmen e njeriut të ndershëm. Dikur kërkova një copë jetë/për të arnuar jetën time/copën tënde mora/ti timen copë. Ajo jetën s’e sheh si limonatë ,por si të vështirë e me zigzake, jeta sikur është në antipodë me njeriun dhe pikërisht tek ky unitet i të kundërtave, jeta e njeriut merr kuptim. Jeta dhe njeriu/si dy oktapodë/të shtrydhin veç gjak/të vjelin veç lot. Se sa e ndjeshme dhe se sa njerëzore është
Nga botimet ADA
Metaforat e goditura, tempi dhe ritmi i vargut, imazhi transparent, krahasimet, simbolet e retorikat, përcillen në çdo strofë. Poetja në çdo poezi, me ndjesitë për “të futur” qiellin në qeli, kërkon dritë qiellore për të marrë përsipër misionin për të zbritur galaktikat në tokë dhe për të ngritur ofshama njerëzore në qiej
,,
27
...........................
...........................
10
REVISTA OBELISK
librat e vërtetë janë aty për t’ju ringjallur, ndonëse duke e kthyer në të pashërueshme çarjen tuaj : ta dini që më parë, Shoqëria do t’ju flakë tutje papushim. Librat janë armët tuaja, librarët piketat tuaja (merrni një fjalor të mirë dhe mësoni përmendsh çdo fjalë të re). E kotë të pretendosh të « lexosh » në Ipad, Kindle, apo në ndonjë tjetër risi marketing për njerëz të pjerdhur. Për arsye që do t’i kuptoni më vonë, ashtu siç fjalitë thelbësore duhen shkruar fillimisht me dorë (blogist = onanist), edhe për të lexuar, duhet absolutisht mbi letër.
të zbuluar me ngazëllim para moshës 20 vjeç (Frymëzime, Lulet e së Keqes, Udhëtim në fund të natës, Këngët e Maldororit, etj) duhet të rilexohen nga e para, ngadalë, duke marrë shënime (nga ku del dhe rëndësia e librit në letër). Mos çukisni andejkëndej. Pesëdhjetë faqe Saint-Simon këndej, e tre rrëfime Flauberti andej, një copë Komedie Hyjnore majtas, e katër teatre të Shekspirit djathtas… Ju duhet të rilindni shpirtërisht, dhe kjo s’bëhet duke bërë bisht. Punoni me kontinente (me shkrimtarë), merreni mirë kundërhelmin në doza të mëdha. Gjithashtu, bëhet fjalë për të mësuar të MENDOSH, dhe kjo s’bëhet kështu, takfak. Nëse s’ju pëlqen një gjeni, kjo vjen për shkakun tuaj, jo të atij. Ska gjë, kaloni tek një tjetër, do t’i riktheheni më vonë. Sidoqoftë, mos vononi – sepse është fjala që të shkruani në frëngjisht – të lexoni GJITHÇKA nga Prousti dhe GJITHÇKA nga Céline. Këta janë dy revolucionarët e fundit të mëdhenj romaneskë, meditoni mbi shkallmimin e tyre. Lexoni gjithashtu ca filozofë : Nietzsche, Pascal, Platon, këta që kanë më tepër stil… Mos u kapni me shumë të ashpër që në fillim (Kant, Hegel), këta të lënë shakull. Më vonë, mund t’ia filloni me Heideggerin, që mbetet vendimtar për të kuptuar nihilizmin dhe pra për t’i shpëtuar atij (këtë do ta kuptoni kur të keni mbërritur aty).
Që nga Homeri tek Debord, të gjithë shkrimtarët e mëdhenj janë në gatishmërinë tuaj për t’ju çliruar. Asnjë roman fantastiko-shkencor apo policor. Asnjë autor bashkëkohor : shumica dërrmuese përbëhet nga kokëboshë, dhe kështu do ta humbisni kohën tuaj kot… Gjithçka që jua kanë mësuar në gjimnaz, është për t’u hedhur poshtë : këtë, ose e kanë çuar dëm profesorët e bajatosur, ose një mediokritet i përpiluar që t’ju pengojë hyrjen në gjërat e mëdha. Librat vërtet të mirë
Pëlqeni vetminë, ka për t’jua kthyer borxhin njëqind fish. « Të jesh një hero dhe një shenjtor për veten tënde » (Baudelaire), ende e vlefshme dhe gjithnjë e më e zjarrtë – dhe pra heroike dhe e shenjtë – duhet respektuar mirë në këtë erë kolektivizmi të shfrenuar kibernetik. Nëse keni idenë e keqe që të krijoni një faqe tuajën Facebook : « Jam një hero dhe një shenjtor për veten time », kjo do të thotë se nuk jeni as njëri, as tjetri… Do të thotë se keni fare pak miq dhe kurrfarë « shkolle » në kuptimin e mirëfilltë. Sigurisht, vetmia e madhe nuk është gjithmonë
këshilla nga
4. Lexoni vetëm shkrimtarë gjeni. 5.
28
Mars 2013
10 këshilla nga aq e lehtë, duhet duruar ajo, si një parzmore e rëndë. Por kjo s’duhet t’ju pengojë të jeni i hareshëm, nëse i tillë është temperamenti juaj. Vetmia është brenda jush, por jo në sjelljen tuaj. Të ngrysurit lulojnë gjithandej sot, ikjuni atyre si prej gjarpërit, të gjithë sa janë.
6.
Kini sensin e së vërtetës, respektojeni atë me frikë dhe drithërima në çdo fjalë të shkruar në letër (lexoni Kafkan). Mos mendoni për pastajën (botimi, fama, televizioni, etj), qëndroni rreptësisht brenda fjalive tuaja (fshini shumë, asgjë s’ju ngut, koha e shkrimit nuk është ajo e botës). Mos ia filloni me një roman autobiografik (gati e pamundur që të mos dështosh). Më tepër nisjani me një tekst mjaft vetjak mbi njërin prej gjenive që ju pëlqen më shumë (shkrimtar, piktor, muzikant). Nëse vërtet doni të flisni për veten tuaj, përshkruani me ndershmëri absolute një përvojë të brendshme. Mos shkruani kurrë një fjali për të shitur mend, nëse brenda jush e dini se është e rreme. Por nëse është e vërtetë, gjithçka është e lejuar, thjesht çështje zgjedhjeje retorike. Kemi të drejtë të gabojmë (sa më shumë gjeni të kemi lexuar, aq më pak do të na ndodhë kjo), por është vetëvrasëse që të GENJESH VETEN.
7. Kini sensin e fisnikërisë.
Sovraniteti juaj i padukshëm nuk do të pushojë më së shpalosuri, duhet të jeni të denjë për të, në çdo çast. Flakni tutje çdo shpirtngushtësi, çdo poshtërsi, çdo shije të keqe ideologjike (racizëm, antisemitizëm, militantizëm të majtë dhe të djathtë), dhe sidomos çdo XHELOZI, këtë të keqe të madhe franceze. Askush s’do t’jua dijë për nder, por ama ju do të ngadhnjeni në hije. Përçmojeni lavdinë mediatike (një iluzion dhe një ndotje) dhe paranë : ju s’keni nevojë për këto, për të qenë ai
që jeni. Në rast të kundërt, ju s’jeni ai që hiqeni. Mos e krahasoni veten me asnjë bashkëkohës. T’i përfytyrosh vetes ca rivalë, do të thotë të kesh dështuar tashmë.
8. Mos merrni pjesë nëpër debate
publike (korruptimi i politikanëve, konflikte planetare, pisllëqe kapitaliste, etj.), sado tunduese të jenë. Nëse këto debate janë publike, do të thotë se janë debate boshe dhe të rregulluara që më parë. Nëse rastësisht merrni një vendim që të ndërhyni në një media apo në një revistë, përqafoni vetëm këndvështrimin e mendimit (qoftë dhe të maskuar). Diçka e cila, të jeni të sigurtë për këtë, do të bëjë që t’ju thërrasin gjithnjë e më rrallë në këto debate publike…
9. Kini një fortesë të brendshme,
një bazë shpirtërore të sinqertë dhe të tërhequr, të paushtruar shumë. Zgjidhni kryesisht mistikën e stërgjyshërve tuaj, studiojeni me themel. Megjithatë, për atë që di të luajë me të, gjithçka është e mirë : muzika klasike (me doza të larta), xhazi (njëlloj), deti, aristokracia, origjina e huaj (Kinë, Indi, Afrikë…), madje dhe një fëmijëri e palumtur (shihni Balzakun).
10. Këshilla e fundit : mos dëgjoni asnjë këshillë.
Të mirat, ushtrojini me intuitë. Të këqijat, përçmojini qysh në fillim. Dëshironi të takoni ndonjë shok tuajin ? Ta dini që në disa mbrëmje, në fund të Rosebudit, në Montparnasse, ka mendime dhe të qeshura, të përzemërta dhe dashamirëse. Vetullngrysurit dhe pantallonat në fund të bythëve, të mos afrohen fare. 29
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
In Memoriam
Ikja e Skënder Haskos
Istref Haxhillari
Ndahet nga jeta një nga ata shumë të rrallët shkrimtarë, bij e mishërime të mirësisë, saqë nuk do të përdhosja asgjë po të thosha “u nda sot nga vdekja”. Sepse vdekje është kaherë zia e heshtja që rrinë mbi, nëpër dhe nën të ashtuquajturën jetë letrare. Skënder Hasko bëhet pas kësaj nga ata njerëz që e kanë njëlloj të ndritshme edhe praninë, edhe mungesën, dhe të cilët, për fat të keq, detyrojnë t’ua kujtosh të mirat që kanë bërë vetëm pasi ikin së këtejmi. E takova shumë herë dhe komunikuam me telefon disa herë të tjera. Më befasoi para tre vjetësh kur u pamë në një veprimtari letrare të revistës “Obelisk”. Para se të hynim në sallë, më tha diçka lidhur me letërsinë e lënë pas dore, dhe ai kumt m’u duk dyfish i hidhur ngaqë më vinte prej një shkrimtari që s’mund të kishte hasmë, ziliqarë, shpifarakë e dështakë të çartur nga llogorja. Përndryshe, “vishemi me rrobat e të vdekurve të huaj, mbathim këpucët e tyre…” Është bërë gati ves që, tek përshkruan vdekjen e dikujt me emër, autori të legjitimojë tërthorazi dimensione që pandeh se nuk çmohen sa duhet. Mirëpo rasti Skënder Hasko i dëbon vetiu të gjitha hamendjet, me atë pamje të jashtëzakonshme mirësie, ku u ngujua e vigjiloi për gjysmëshekulli me radhë, si te kryet e një shoqërie që as rron, as vdes, por humb gjithsesi mëshirën e mirëkuptimin ndaj shpirtrave të zgjedhur. Vështirë t’i ketë njohur tjetërkush më mirë ato thellësi shpirti ku historia nuk është veçse 30
një lojë teatri, që rëndom mbyllet me gjak e gjëma, teksa duhet të kulmojë vetëm me atë humor ku secili prej nesh, pavarësisht nga bindjet, kahet, synimet etj, gjen tek tjetri, tek vëllai a sivëllai copëza nga fatkeqësia a pafuqitë e veta fatnore. Të shkruash letërsi për fëmijë është iniciativa më e madhe dhe më e vështire për një shkrimtar dhe Skënderi ishte pa dyshim mëshirimi i këtyre cilësive të çmuara. Ka poetë e shkrimtarë që bëhen të tillë në kushte dhe rrethana të caktuara. Skënder Hasko ishte artist i lindur. Copëza të shumta impresionesh, mbresa të afërta dhe të largëta, ngecur diku në thellësi të kujtesës, vërshojnë nëpër veprën e tij letrare porsi virgjëresha të paprekura nga dhuna e harresës nëpër vite. Burojnë natyrshëm nga shpirti i etur, me larmi temash dhe stil origjinal, përjetime estetike, copëza bukurie të spikatura. Në qendër të krijimtarisë letrare janë fëmijët, bota e tyre e mrekullueshme. Por është edhe një tufë çaji, një degez ahishteje e blertë, një vashëz e bukur si dritë, një burrë i fortë e i patundur si shkëmb. Shpirti i tij është univers gjigand i pa shteruar kurrë. Meditimet rrjedhin vetë nëpër vezullime natyrore: ndjesi pikante për dashurinë, bukuritë e jetës, magjinë e ndjenjës. Librat e tij të shtyjnë ta duash jetën, ta shijosh gjer në pikën e fundit, të kapesh me thonj e dhëmbë pas çdo çasti. Ato trokasin fort mbi lëvozhgën e ashpër të jetës,
që na ik aq shpejt, si pa kuptuar Në çdo kohë. ...Dhe në çdo moshë.Secila ka melodinë e vet, mbresë që fikson momente të këndshme ose të hidhura, të padukshme në vështrim të parë, por të endura me gjuhën e letërsisë të bëjnë për vete, të futin në përjetimin e magjisë që ka mbërthyer autorin në atë çast. Ka rrjedha e përrenj që mbushin lumenjtë dhe humbasin në detin e thellë të kulturës, por ka edhe burime këngësh që krijojnë një lumë krijimtarie disi ndryshe. Ai vadit arat e ndjenjave dhe ato të mendimit, të dashurisë e urrejtjes, të asaj pjese të jetës që nuk duket por shprehet, që nuk preket por lexohet. Një lumë të tillë ndjen, kur lexon Skënder Haskon. Fjalët e artistit të bëjnë ta duash atë kur lundron në brendësi, ta urresh kur të përplas fuqishëm nëpër shpellat e mendimit, të shijosh shushurimën e rrjedhave në vorbullën e krijimit. Çdo tingull, qoftë edhe një gur i hedhur mbi sipërfaqen e tij ka drithërimën e ndjenjës dhe kthehet në varg. Më duket pleonazëm t’i mbyll këta rreshta me shprehjen “Të qoftë dheu i lehtë”, sepse ai, me paqen që shpërndante, talentin e lindur, librat dhe mençurinë, me njerzillëkun dhe shpirtin qelibar, ua bëri më të pranueshëm ajrin të gjallëve, më të këndshme letrën e bardhë germave, dhe më të lehtë dheun atyre që kanë ndërruar tashmë jetë, ose vdekje. Skënder Hasko nuk ka nevojë për lavdi, lavdia ka nevojë për të.
Mars 2013
Skënder Hasko u lind në
Dukat të Vlorës më 2 mars 1936. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në Tragjas të Vlorës, pastaj Liceun Artistik “Jordan Misja” për aktor. Ka punuar mësues në fshatin e lindjes, mekanik në Kuçovë dhe aktor në estradën profesioniste të Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u diplomua për gazetari, punoi gazetarredaktor në revistën satirohumoristike “Hosteni”, pastaj shef i redaksisë së botimeve “TeatërEstradë” në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, më vonë kryeredaktor në revistën për fëmijë “Pionieri” dhe, së fundi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, deri sa doli në pension. Ka filluar të krijojë qysh në shkollën 7-vjeçare. Pena e tij e talentuar na ka lёnё si trashëgim vepra me vlera të veçanta letrare e artistike pёr tё rritur e sidomos pёr fёmijё. Skënder Hasko ka një veprimtari të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare. Ai është poet, përralltar, tregimtar, novelist, romancier, dramaturg. Ka shkruar në të gjitha gjinitë, por, duhet ta pohojmë, ai ka spikatë veçanërisht në krijimtarinë për fëmijë, ku ka lenë vepra të shquara, që do të mbeten përherë në thesarin e kulturës sonë kombëtare. Por ai ka shkruar edhe shumë libra për të rritur, që janë pritur mirë dhe vlerësuar nga lexuesit. Skënderi ka qenë anëtar
bordesh në shumë revista e gazeta. Është anëtar i bordit drejtues në revistat për fëmijë që botohen në Maqedoni, “Nxënësi” dhe “Xixëllimat”. Për krijimtarinë e tij jepen leksione të veçanta në universitetet “Aleksandër Xhuvani”-Elbasan; “Eqerem Çabej”-Gjirokastër dhe “Ismail Qemali”-Vlorë. Per punen dhe krijimtarine e tij është i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me dy Urdhëra “Naim Frashëri”. Me ndarjen e tij nga jeta, tani mund të bëjmë bilancin e krijmtarisë së tij të gjerë e cilësore. Deri më sot ka botuar rreth 50 libra, romane, novela, vëllime me përralla, me tregime, me rrëfenja, poema, vëllime me vjersha, 13 drama e komedi, 6 pjesë për tetarin e kukullave, dy skenarë filmash për fëmije, libra me kujtime etj. Ka dorëzuar pёr botim veprёn madhore “Fjalori e Shkrimtarëve Shqiptarë”, ku përfshihen krijuesit e tё gjitha trevave shqiptare tё tё gjitha kohrave, Pothuajse të gjitha veprat e tij për fëmijë janë ribotuar, madje disa herë, si në Shqipëri dhe në Kosovë e Maqedoni. Kjo tregon për vlerat e tyre mnorale e artistike.. Rekordin e mban libri “Vallja e shkronjave”, i ribotuar 8 herë. Librat e Skënder Haskos janë vlerësuar lart jo vetëm nga lexuesit, veçanërisht shkollarët, por edhe nga kritika, edhe nga juritë kombëtare. Është nderuar me 14 çmime në konkurset kombëtare, për librat :
1-Nje gjeneral kapet rob(me dy çmime) 2- Ata që të bëjnë për të qeshur 3-Qeshin kafshët shtëpiake 4-Dinakja me vesh të grisur 5- Çudirat dhe e fshehta e Zamirit 6-Çimi dhe roboti budalla 7-Pas mësimit (pjesë teatrale) 8- Në ditët e luftës (pjesë teatrale) 9-Tip-tap 5 x 5 (komedi) Ndërsa vitet e fundit çmimet e fituara janë emërtuar si më poshtë: Çmimin “La Fonten”, dhënë nga ambasada franceze për novelënpërrallë “Mbret i tigrave” Çmimin “Viktor Eftimiu”, dhënë nga ambasada rumune për novelënpërrallë “Arushi hundëkavanoz” Çmimin “Xhani Rodari”, dhënë nga ambasada italiane për romanin-përrallë “Të burgosurat e Xhuxhumit” (Një kopje e diplomës së këtij çmimi është vendosur në muzeun e Xhani Rodarit, në Itali) Çmimi “Tasim Gjokutaj” dhënë nga Shtëpia Botuese Toena, për romanin “Arratisja e Tupe Xhelos” Romani “6 muaj nga jeta e Besianit” është vlerësuar si libri më i mirë për fëmijë në Panairin e librit të vitit 2005. Ai u nda nga jeta pas njё sëmundjeje tё rёndё, por Skёnder Hasko do tё rrojё nё kujtesën e familjes, tё shokёve tё tё gjithё krijuesve jo vetëm pёr veprat e tij tё shquara letrare, por edhe si njeri i përsosur, shok e mik i nderuar. Bardhyl Xhama Mёsues i merituar Shkrimtar 31
...........................
...........................
REVISTA OBELISK
32