153
Janar 2013
.....................
1
Revista Obelisk
Në faqen 25 fituesit për krijimet më të mira gjatë vitit 2012 në revistën “OBELISK”.
Konkursi i poezisë “Poezia më e mirë” është mbyllur më 31 Janar 2013 dhe fituesi do të shpallet më 14 Shkurt me rastin e Shën Valentinit. Për fituesin do të jepet Diploma,Trofeu simbolik i “Obelisk” ndërsa fituesi i çmimit të parë do të marrë edhe një shumë prej 5.000 lekë. .....................
2
Obelisk 153 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti VI-të i botimit - Nr.153/ Janar 2013 Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk.com Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit-45 euro+pp, Amerikë: 70 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2013 Tirazhi : 1000 copë
Janar 2013
0
270
0
0
H Z NA
90
P
O S ER
180
0
Ikonografi i madh shqiptar i traditës binzantine
0
Agron Dingo:
Piktura dhe studimet janë jeta ime! Punimet argjendarike të lashtësisë të ruajtura kanë tërhequr vëmëndjen e studiuesve dhe të artistëve me bukurine e tyre, me mjeshtërinë e interpretimit, me aftësinë shprehëse figurative. Kështu shprehet piktori dhe restaurori, studiues i Artit Bizantin me karrierë në Greqi, Itali dhe në Shqipëri.
Agron Dingo
është lindur në Skrapar, në 16 Mars 1956. Fëmijërinë e ka kaluar në atë krahinë të gjelbëruar të Shqipërisë ku mbretëron paqja, misticizma dhe natyra. Më tej familia e tij trasferohet në Berat, qyteti i lashtë 2500 vjeçar i Shqipërisë Jugore. Rininë e kalon në kryeqytetin e Shqipërisë nëTiranë, ku studion artin e pikturës. Artet, piktura Bizantine e restaurimi i veprave të artit fetar përbëjnë pjesën më të madhe të veprimtarisë së artistit gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ekspozitën e parë vetiake e organizon në qytetin Berat në 1988. Paraqet veprat e tij në shumë raste të tjera në Berat, Tiranë e qytete të tjera. Largohet nga Shqipëria në vitin1997 për t’u stabilizuar bashkë me familien e tij në kryeqytetin
e Greqisë. Athina është bërë vendi i tij i zgjedhur. ku pasionet e tij gjejnë mënyrën më të mirë për t’u realizuar e shprehur. Nga viti 1997 jeton midis Greqisë dhe Italisë duke punuar si piktor dhe restaurator i ikonave bizantine, afreskeve dhe objekteve në metal dhe dru. Në të njëjtën kohë vazhdon të shpreh nëpërmjet ngjyrave emocionet e brendëshme dhe përshtypjet që i lë natyra fantastike dhe mitologjike e Greqisë dhe Italisë. Gjithashtu Agron Dingo është edhe studiuesi dhe autori i dy librave ( project) si Berati në Argjendari 1300-1029 dhe Ikonostasi. Për këtë punë autorit studiues dhe piktorit të madh ju deshën mbi 20 vjet punë dhe përpjekje, duke bredhur çdo vend të qytetit të tij të Beratit. Në studimet në librat e tij autori na paraqet artin dhe krijimtarin e mjeshtrave tanë në ato vite, të cilat sot një pjesë e tyre ndodhen në Muze te qytetit, të Beratit, ndërsa një pjesë tjeter menjëherë pas studimit janë zhdukur. Piktori ka hapur mbi 20 ekspozita të ndryshme si, në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Sot ai sëbashku me familjen e tij jeton në Athinë…
.....................
3
Revista Obelisk
265), në faqen e parë shkruante: (Në kafen e teatrit hapet ekspozita e piktorit shëtitës Agron Dingo), duke i kushtuar nje shpjegim dinjitoz 90 H vepres se piktorit shqiptar.Edhe gazeta më e Z A N madhe italiane “Corriere de la Serra” i kushtoi RSO E P nje artikull modest në një nga faqet e saj. Për 0 27 punën dhe veprën e piktorit Dingo janë shprehu personalitete Greke si, z.Jorgo Jorgjia diplomat 180 që ka përfaqësuar Greqinë si ambasador në Veprat e artistit në mikroskopin e të shumë vende. Pikerisht ky, duke njohur punën dhe veprën e tij është shprehur: Agron Dingo huajve Puna e tij, pasioni dhe fantazia janë pasqyruar është artist i madh, është miku im. në një ekspozitë të tij vetjake të vitit 2004 me emrin “Agron Dingo - Një piktor shtegëtar” që u hap në qyetetin e Pratos pranë Firences. Ekspozita u përurua nga antropologu kulturor prof. Paolo Chiozzi, i cili i përcaktoi veprat e artistit si “parafytyrim i shenjtërisë së jetës”. Shenjtëria e artit të tij gjendet në çdo pikture, jo vetëm nëpër ikonat ose në veprat e frymëzuara nga temat fetare. Siç ka shkruar gazeta e përditëshme italiane “La Nazione” (25 Shtator 2004) shenjtëria e artit të tij është e shprehur me gjallëri dhe kolorit në pikturimin e ishujve të (Tiranë. Në ekspoziten me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise Greqisë, të qyteteve të vogla të Ligurias italiane, 28 Nëndor 2012) të Beratit te luleve . Sipas “La Nazione” “artisti e njeh përkatësinë e tij jo vetëm në vendlindje, Shteti indiferent ? por në çdo vend tjeter”. Gazeta mbyll artikullin Mungesa e një qendre kulture e shumë përfolur duke thënë se çdo figurë femërore e pikturuar mbetet një endërr për këta artistë dhe për nga artisti “përfaqëson në menyrë simbolike gjithë komunitetin shqiptar nbë emigracion. Një Hyjneshën e Madhe ose Nënën Tokë, duke bërë qender kulture kthyer tashmë në një legjende aluzion miteve të krijimit të botës.” Veprat e asaj për gjatë dy dekadave te tëra, përball një ekspozite u diskutuan nga një këndvështrim shteti të pafuqishëm dhe të papërgjegjshëm. psikologjik dhe simbolik nga ana e psikologes A nuk do të ishte mirë që këta studiues dhe Dokt. Maria Tucci. artiste, personalitete të Shkences e të Artit t’u krijohen kushte dhe të ftohen në Atdheun e Emigrimi në Greqi dhe Itali tyre, në vendin ku shteti shpenzojë për ta, që të kontribuojne për zhvillimin dhe ecjen më përpara Në vitin 1997 largohet përfundimisht nga të artit? Ne takime e biseda të shumta me këta Shqipëria, por mbas nje viti merr familjen dhe njerëz të artit mësojmë se jane gati të kthehen vendoset në Athine, ku fillon aktivitetin e tij krijues në Shqipëri, por mjafton që të kene kushte për e studiues me restaurimin e Kulteve Fetare të zhvilluar aktivitetin e tyre. Ky është një apel ortodokse. Puna e tij bie në sy te studiuesve për shtetin e sotem të korruptuar, ku duhet t’i të huaj dhe e ftojnë në Itali-Firence, ku punon lënë sherret dhe mosmarrëveshjet politike, njëkohësisht linjen Romako-Bizantino-Greke pasi talentët tanë në pragë të 100 vjetorit të të gjithë periudhave e deri te ditëve tona. Në pavarësisë janë më të domosdoshëm se kurrë. Itali në mbeshtetjen e disa personaliteteve Le të marrin sh.mbull nga shtetet e tjera qe i punon në restaurimin e ikonave e afreske, mbledhin dhe i tërheqin me te gjitha format duke mos patur mundësi për të punuar dhe dhe mënyrat për të përfituar nga dija e bagazhi shërbyer atdheut të tij Me 25 shtator 2004 hap ekspozitën në qytetin Prato të Firencës. i tyre. Ne i kemi këta intelektualë, artiste dhe Gazeta lokale e këtij qyteti “La nazione” (nr talentë kaq të mëdhenjë, por nuk kemi shtet 0
0
0
0
0
.....................
4
që të interesohet për ta, ashtu siç interesohet Amerika, që çdo vit i “xhvat” Europës 400 mijë të tillë artista dhe intelektualë…
Janar 2013
20 vjet studime mbi historinë e qytetit të tij të lindjes
E pabesueshme! U befasuam, kur nga canta e tij nxorri dy libra dhe na tha t’i hidhnim një sy sëbashku me miqtë e mi Spiro Xhavara e Dhimitër Xhonga. Mbetëm të befasuar tek shikonim vëllimet e tij në foto kopje. Ishte një Në rrugën e vështirë dhe shume të bukur të mrekulli! Një punë kolosale, një thesar i tërë i artit jam futur në moshën e rinisë sime dhe qytetit të Beratit, mbledhur në ato dy vëllime kryesisht më kanë tërhequr shumë piktura studimi që do ta kishte zili edhe vetë Akademia dhe veçanërisht restaurimet në objektet e e Shkencave. Në to ishin përmbledhur punimet kultit në muzeumet dhe gjifhë objektet që janë artizanale të punuar në dru e në metal. Tek i pronë private në Berat. Puna e drejtpërdrejt në hidhnim një sy librave të tij, Agroni na tha se ky objektet me zbukurime argjendi me karakter studim i qytetit të të tij të lindjes ishte një pjesë të theksuar kombëtar, por dhe me nivel të e jetës së tij, po mbi të gjitha ishte një studim i hedhur në dy libra lartë atrtistik,me dhane shtyse te paraqes nje që duhej të merret koleksion te argjendarise ne Berat që ndodhen në konsideratë nga në muzet e Beratit. Punimet e argjendarisë të qeveria shqiptare. grumbulluara në muzete tona tregojnë se është bërë një seleksionim i tyre, duke e ditur se ato kanë qenë të destinuara për muzet. Punimet argjendarike të lashtesisë të ruajtura me kujdes kanë tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe artistëve, jo vetëm me bukurinë e tyre por edhe me aftsinë shprehëse figurative. Populli ynë diti t’i mbrojë këto kultura dhe trashëgimi. Mjeshtrat tanë të talentuar e të përkushtuar kanë restauruar dhe rimëkëmbur të gjitha veprat dhe i kane mbrojtur me fanatizëm nga populli. Në mënyrë të veçantë mjeshtrat beratas kanë dhënë kontributin e tyre, jo vetëm në qendrat kryesore të qytetit, por edhe në zonat për rreth tij. Objektet e përherëshme të punimit të argjëndit janë zbukurimet e trupit si fibula të shekullit të IV-të para erës se re , si vedhe, byzylykë etj. Në këtë libër mendoj të ndalem në ato zbulime të panjohura, ne ato objekte që jo vetëm janë anashkaluar, por që edhe nuk është shkruar shumë për to. Lidhur me këto, një shkrim ka bërë për argjëndin Kastriot Dervishi, Në këtë studim bëhet një përpjekje për të piktor ku thotë nga shënimet e Agron Dingos, paraqitur një tabllo modeste të kësaj krijimtarie Koleksion i argjendarisë së Beratit 1300-1929, të pasur dhe pikërisht punimet në argjend. Midis por këto nuk janë shënime, por është një libër mjeshtërve të shumtë që diku fshihen dhe diku (album) studimor shumëvjeçarë.Libri merr del në pah qartë identiteti i punimeve të tyre, vlerat e një albumi të kompletuar dhe i ndarë në të realizuara me mjeshteri spikasin edhe emra 15 kapituj, duke prezantuar objekte të punuara të mjeshterve te medhenjë si Gavril Dhimitri në argjend në periudha të ndryshme historike ,Agathangjel Mbrica, Sako Kola dhe Jorgji Gili etj.
Flet autori i librit Koleksioni i argjendarisë në Berat (1300-1929)
.....................
5
A DONI TE BOTONI LIBRIN TUAJ?
Revista Obelisk
Shtëpia Botuese”ADA” e themeluar më 19 mars 1999, me vendim gjykate nr.207/a, aktualisht me adresë: Rruga Nasi Pavllo nr.20 Tiranë, me numër telefoni +355 04 4505312 me website www.botimetada.com Orientimi i botimeve të Shtëpisë Botuese”ADA” është kryesisht letërsia artistike shqiptare dhe e huaj. Bashkëpunëtorët e saj janë emrat më të shquar të letrave shqipe. Motoja jonë është cilësia, korrektesa dhe përkushtimi ndaj autorëve. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri dhe cilësia e botimeve nga viti në vit.
E veçanta është se Shtëpia Botuese “ADA” ka shtypëshkronjën e vet. Gjithashtu ajo boton edhe revistën letraro-artistike “OBELISK” (Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS/FRANCE), ku reklamon librat e botuar si dhe boton krijimtarinë më të mirë të autorëve të njohur e të talenteve të reja. Librat tanë tashmë, janë online në web-in e saj www.botimetada.com dhe kjo iu vjen në ndihmë si autorëve dhe lexuesve e dashamirësve të artit të shkruar. Tashmë Shtëpia Botuese ADA, ka lidhur marrëveshje me http://botimeshqip.com që ёshtё njё portal i ri Shqiptar, i drejtuar dhe manaxhuar nga partnerё Shqiptarё dhe ёshtё dizenjuar pёr tё promovuar dhe zhvilluar botimet Shqiptare nё tregun vendas dhe atё jashtё tij. Qёllimi i drejtpёrdrejtё ёshtё mbajtja gjallё, zhvillimin dhe njohja e mёtejshme e gjuhes shqipe pёr brezat e rinj jashtё dhe brёnda vendit. Librat e botuar në këtë shtëpi botuese do të jenë më afër lexuesve falë këtij bashkëpunimi. Në faqet e këtij portali janë të gjithë titujt e katalogut të Shtëpisë Botues “ADA”2012.
www.botimetada.com revistaobelisk@yahoo.com cel: + 355 068 22 190 16 Tel: +355 4 450 5312 .....................
6
Janar 2013
Fragment nga fjala e Xhozef Brodskit në banketin e Nobelit më 10 dhjetor 1987
Xhozef Brodski Në mungesë të ligjeve që do të mund të na mbronin nga vetja jonë, asnjë kod kriminal nuk është në gjendje të parandalojë një krim të vërtetë kundër letërsisë, ndonëse ne mund të dënojmë shtypjen materiale të letërsisë - persekutimin e shkrimtarëve, aktet e censures, djegien e librave - ne jemi të pafuqishëm kur kemi të bëjmë me dhunimin me të keq të saj: ate të mosleximit të librave. Për këtë krim, individi paguan me tërë jetën e tij; nëse dhunuesi është një komb, atëhere paguan me historinë e tij.
e pashëndoshë dhe e rrezikshme. Nuk po bëj thirrje për zëvendësimin e shtetit me një bibliotekë, ndonëse ky mendim më ka ardhur shumë herë, por nuk ka dyshim në mendjen time se, po t’i kishim zgjedhur liderët tanë në bazë të përvojës së tyre të leximit dhe jo të programeve të tyre politike, do të kishte më pak pikëllim ne tokë. Me duket sikur një padron potencial i fateve tona do të duhej pyetur, para së gjithash, jo se si ai e imagjinon kursin e politikes se tij të jashtme, por për qendrimin e tij ndaj Stendalit, Dikensit, Dostojevskit. Nëse jo për tjetër, atëhere për shkak se thesari i letërsisë është në të vërtetë diversitet dhe perverzitet dhe del si një antidot i provuar për çfarëdo orvatje - të njohur apo që do të shpiket - drejt një zgjidhje masive totale të problemeve të ekzistencës njerëzore. Si formë e sigurimit moral, të paktën, letërsia është shumë me shumë e varur nga çdo sistem besimesh apo doktrine filozofike. Në mungesë të ligjeve që do të mund të na mbronin nga vetja jonë, asnjë kod kriminal nuk është në gjendje të parandalojë një krim të vërtetë kundër letërsisë, ndonëse ne mund
▼
N
... ë historinë e species sonë, në historinë e homosapiensit, libri është zhvillim antropologjik, esencialisht i ngjashëm me shpikjen e rrotës. E lindur për të na dhënë një ide jo gjithaq për origjinën tonë sa per atë se për çfarë është në gjendje sapiensi, libri paraqet një mjet transporti nëpër hapësirën e përvojës, me shpejtësinë e hapjes së një faqeje. Kjo lëvizje, si çdo lëvizje, bëhet fluturim nga emërtuesi i rëndomtë, nga një përpjekje për lartësuar këtë vijë emertuesi tek imagjinata jonë. Ky fluturim është fluturim në drejtim të ‘vizionit të pazakonshëm’, që më parë nuk ka arritur kurrë më lart se ijet, deri tek zemra jonë, deri tek ndërdija jonë, në drejtim të privatisë. Pa marrë parasysh se në imazhin e kujt jemi krijuar, tashmë jemi pesë miliardë, dhe për një qenie njerëzore nuk ka ardhmëri tjetër pos asaj të përvijuar nga arti. Ndryshe, ajo që qëndron përpara është e kaluara - në rend të parë politike, me të gjitha zbavitjet e saj masive policore. Sido qoftë, gjendja e shoqërisë në të cilën arti në përgjithësi dhe letërsia në veçanti janë pasuri apo prerogative e një pakice, më ngjan
.....................
7
Revista Obelisk
NOBELISTË NË OBELISK
▼
Xhozef Brodski
të dënojmë shtypjen materiale të letërsisë persekutimin e shkrimtarëve, aktet e censures, djegien e librave - ne jemi të pafuqishëm kur kemi të bëjmë me dhunimin me të keq të saj: ate të mosleximit të librave. Për këtë krim, individi paguan me tërë jetën e tij; nëse dhunuesi është një komb, atëhere paguan me historinë e tij. Duke jetuar në një vend në të cilin jetoj, unë do të isha i pari të besoja se ka një lloj varësie midis mirëqënies materiale të një dhe injorancës së tij letrare. Ajo që më mban të mos e bëj këtë është historia e atij vendi në të cilin kam lindur dhe jam rritur. Sepse, e reduktuar në një minimum shkaku dhe efekti, në një formulë të thjeshtë, tragjedia ruse është pikërisht tragjedi e një shoqërie, në të cilën letërsia u dëshmua si prerogativë e pakicës: inteligjencës së celebruar ruse. Nuk kam dëshirë të zgjerohem në këtë temë, nuk dua që të prish këtë mbrëmje me mendime të dhjetëra miliona jetëve të shkatërruara nga miliona të tjerë, pasi që ajo që ka ndodhur në Rusi në gjysmën e parë të shekullit njëzet, ka ndodhur para krijimit të armëve automatike në emër të ngadhënjimit të një doktrine politike, kalbja e së cilës është manifestuar tashmë në faktin se ajo kërkon sakrificë njerëzore për realizmin e saj. Do të them vetëm se besoj - jo empirikisht, ajme, por teoritikisht - se për dikë që e ka lexuar shumë Dikensin, të vrasë dikë në emër të ndonjë ideje është më problematike sesa për dikë që nuk ka lexuar fare Dikensin. Dhe e kam fjalën pikërisht për leximin e Dikensit, Sternit, Stendalit, Dostojevskit, Floberit, Balzakut, Melvillit, Prustit, Musilit e kështu me radhë, do të thotë për letërsinë, jo për arsimimin apo edukimin. Një person i mësuar, i edukuar, .....................
8
për të qënë të sigurt, është plotësisht i aftë që, pas leximit të këtij apo atij traktati apo trakti politik, të vrasë kundërshtarët e tij dhe madje të provojë, duke bërë këtë, të ketë një ngazëllim bindjeje. Lenini ka qënë i mësuar, Stalini ka qënë i mësuar, ashtu dhe Hitleri, kurse sa i përket Mao Ce Dun-it ai madje shkruante edhe poezi. Ajo që kanë të përbashkët të gjithë këta njerëz, ndërkaq, është ajo se lista e tyre e ekzekutimit ishte më e gjatë se lista e tyre e leximit. Megjithatë, para se të vazhdoj me poezinë, do të doja të shtoja se do të kishte kuptim të konsideronim përvojën ruse si vërejtje, nëse jo për arsyë tjetër atëhere për atë se struktura shoqërore e Perëndimit deri më tani, në tërësi, është analoge më atë që ka ekzistuar në Rusi para vitit 1917. (Kjo, bie fjala, është ajo që shpjegon popullaritetin në Perëndim të romanit psikologjik rus të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe mungesën relative të suksesit të prozës bashkëkohore ruse. Raportet shoqërore që lindën në Rusi në shekullin njëzet supozojmë se nuk duken më pak ekzotike për lexuesin sesa emrat e karaktereve, që e pengojnë atë të identifikohen me ta). Për shembull, numri i partive politike, në prag të grusht shtetit të tetorit të vitit 1917, nuk ka qëne më i vogël nga ai që gjejmë sot në Shtetet e Bashkuara apo në Britani. Me fjalë të tjera, një vezhgues i paanshem mund të vërejë se në njëfarë kuptimi shekulli nëntëmbëdhjetë akoma vazhdon në Perëndim, ndërkohë që në Rusi ai përfundoi dhe nëse unë them se ai mbaroi me tragjedi, kjo është, në rend të pare, për shkak të madhësisë së viktimave njerëzore gjatë atij ndryshimi shoqëror - apo kronologjik. Sepse, në një tragjedi të vërtetë, nuk është heroi ai që peson; pëson kori....
MAX FRISCH
Janar 2013
I
HISTORIA E SHKURTËEËR E ISIDORIT
sidori punonte farmacist, ishte njeri i përgjegjshëm, nuk fitonte shumë para, ishte babai i disa fëmijëve, kishte moshën më të mirë që mund të ketë një burrë dhe, as nuk ia vlen të theksohet, ishte bashkëshort besnik. Me gjithë këto të mira, një gjë s’e duronte dot: të pyetej, se ku kish qenë. Kjo e tërbonte fare; ishte tërbim i brendshëm, që nuk linte t’i kuptohej gjë nga jashtë. Nuk ia vlente të bënte sherr, sepse në thelb, siç e thashë, kishte martesë të lumtur. Një stinë të bukur vere vendosi te bënte një udhëtim me gruan në Majorka, siç ishte bërë e modës aso kohe dhe, me gjithë pyetjet e saj të përhershme dhe zemërimin e tij të heshtur, çdo gjë po shkonte si jo më mirë. Isidori bëhej shumë i dashur sapo fillonte pushimet. Ata, të magjepsur prej pamjes së mrekullueshme, shëtisnin krah për krah njëritjetrit. Isidori dhe gruaja e tij, të cilën mund ta përshkruaje pa frikë si një grua të dashur, kishin plot nëntë vjet martuar kur mbërritën në Marsejë. Deti Mesdhe shkëlqente si në një pikturë. Si për inat të gruas, e cila gjendej tashmë në vapor, Isidori kish lënë të blinte ca gazeta në momentin e fundit. Këtë e bëri pak edhe për kundërvënie ndaj këmbënguljes së saj të përhershme, për ta pyetur ku ishte. Zoti vetë është dëshmitar, ai nuk e dinte se vapori i tyre ishte nisur dhe po shëtiste më nge, siç bëjnë rëndom burrat. Vetëm nga inati, siç e thashë, u zhyt në leximin e një gazete franceze.
Ndërkohë që gruaja e tij po udhëtonte drejt peizazheve të Majorkës, Isidori më në fund e ngriti vështrimin nga gazeta i tmerruar nga uturima e një borie. Befas u gjend jo pranë gruas së tij, por në hambarin e pistë të një vapori, mbushur plot e përplot me burra të veshur me uniformë të verdhë që flisnin zhurmshëm. Në atë çast po tërhiqeshin litarët, dhe Isidori pa si moli po i largohej para syve. A ishte vapa e tmerrshme apo grushti nofullave i ndonjë xhandari francez, që atë e la për ca kohë pa ndjenja, këtë nuk mund ta them, por po guxoj ta quaj të drejtë dyshimin tim se Isidor farmacisti, sigurisht, pati në regjimentin e huaj një jetë shumë më të ashpër se më përpara. Për arratisje as që mund të mendohej. Fortifikata e verdhë, ku Isidori po rritej si ushtar, ndodhej e vetmuar në një shkretëtirë, prej nga mësoi të përjetojë perëndimin e diellit. Pa dyshim e mendonte të shoqen për çaste të tëra, sidomos kur nuk ishte shumë i lodhur; do kishte dashur edhe t’i shkruante, por kjo nuk lejohej. Franca vazhdonte të ishte në luftë për të ruajtur kolonitë e saj, kështu që Isidori i ra botës aq shumë rreth e qark, sa as në ëndrra nuk kishte mundur ta bënte. Kuptohet, ai e humbi farmacinë, si ca të tjerë aty të shkuarën e tyre kriminale. Me kalimin e kohës Isidori humbi edhe mallin për vendlindjen, e cila për të qenë
.....................
9
Revista Obelisk
E
SHKURTËEËR
e tillë i kujtonte adresën me shkrim. Por një ditë prej ditësh ndërmori më në fund një veprim të arsyeshëm, dhe kjo ndodhi shumë vite më vonë, kur një mëngjes të bukur kapërceu portën e oborrit të shtëpisë së tij, me pamje të hequr, me mjekër, si dikur, me një kapele strehëmadhe vere nën sqetull, që të mos tmerroheshin fqinjët nga pamja e tij e pazakontë, pasi kish kohë që llogaritej me të vdekurit; natyrisht edhe me revolverin e ngjeshur pas rripit të mesit. Ishte mëngjes i së dielës, ditëlindja e gruas së tij, të cilën ai, siç edhe e përmenda, e dashuronte, dhe pse në gjithë këto vite nuk i kishte shkruar as një kartë të vetme. Para syve kishte shtëpinë e tij të pandryshuar dhe për një çast, sa zgjat frymëmarrja, ngurroi të shtynte derën e palyer dhe të ndryshkur të oborrit. U shtang nga prania e të pesë fëmijëve, shtatë vjet më të rritur dhe të ngjashëm më të, të cilët bërtitën prej larg: Babiii! Nuk mund të kthehej më mbrapsht. Si burrë i regjur në luftëra të rrepta hodhi hapin përpara, me shpresën se gruaja e tij e dashur, nëse ishte aty, nuk do ta pyeste. I ra rreth e rrotull lulishtes, sikur vinte, si gjithmonë, nga farmacia, dhe jo nga Afrika dhe Indokina. Gruaja rrinte ulur, pafolur, nën një çadër të re dielli. As veshjen e shtrenjtë të mëngjesit Isidori nuk e kishte parë ndonjëherë. .....................
10
E
ISIDORIT
Shërbyesja e shtëpisë, edhe kjo gjë e re, solli një tas tjetër kafeje për zotërinë me mjekër, të cilin pa dyshim, por dhe pa aprovim, e vështronte si mikun e ri të familjes. Këtu është freskët, mendoi, dhe uli poshtë mëngët e rrudhosura të këmishës. Fëmijët ishin të lumtur që po luanin me kapelën alla-
meksikane, por edhe ziheshin aty-këtu. Kur erdhi kafeja e porsabërë, ishte një gjendje e vërtetë magjepsëse: mëngjes i së dielës, kumbimi i kambanave dhe torta e ditëlindjes. Ç’mund të kërkonte Isidori më shumë?! Pa
▼
HISTORIA
Janar 2013
HISTORIA
E
SHKURTËEËR
E
ISIDORIT
e vënë re shërbyesen që po vendoste lugët të çuditshme në kokë. Pas kësaj tronditjeje Isidori përqafoi gruan. gruaja e shkretë ishte bërë për të qarë hallin; “Isidor!”, bërtiti ajo, dhe nuk ishte në ajo nuk mund të shihte dot më tortë me sy, pa gjendje t’i hidhte kafenë, kështu që mysafiri i vajtur mendja te Isidori. Dhe nën dëshminë me mjekër u detyrua ta bëjë vetë këtë punë. e katër syve, më vonë të tridhjetegjashtë syve, “Çfarë ke? ”, e pyeti ai me dhembshuri, gruas iu këshillua divorci. Sipas saj ishte e duke mbushur edhe tasin e saj. qartë kush e kish fajin, madje duke shpresuar ”Isidor!” tha përsëri, dhe ishte gati t’ia plaste në pendimin e tij, ajo jetonte vetëm për të qarit. Ai e përqafoi përsëri. “Isidor!”, e pesë fëmijët, që të gjithë prej Isidorit. Duke pyeti, “ku ishe gjithë këtë kohë?” Burri u i ngjarë Penelopës, refuzoi për një vit të tërë hutua për një çast dhe lëshoi nga dora tasin vëmendjen personale të avokatit të ri, i cili e e kafesë; kishte harruar prej kohësh, se ishte shtynte të ndahej. Dhe, në fakt, pas një viti, në i martuar, dhe largoi duart nga një gem ditën e lindjes së saj, Isidori u kthye përsëri, u trëndafili, për t’i zhytur thellë në xhepa. ul pas përshëndetjes së zakonshme, shpalosi “Pse nuk shkruajte kurrë një letër, të paktën?”, mëngët e rrudhosura të këmishës, u lejoi si e pyeti. Kaq mjaftoi, që t’u rrëmbente dikur fëmijëve të luanin me kapelën e tij, por fëmijëve të hutuar kapelën e kashtës dhe ta këtë radhë kënaqësia e tyre për të pasur babanë vendoste në kokën, duke u hepuar pak dhe, pranë nuk zgjati më shumë se tre minuta. duke u lënë atyre mundësinë e një pamjeje “Isidor!”, i tha gruaja “ku shkove prapë?” të paharruar për gjithë jetën: babi me kapele Ai u ngrit, lavdi Zotit, pa gjuajtur këtë herë, alla-meksikane dhe pistoletën në këllëfin e pa u rrëmbyer fëmijëve të pafajshëm kapelën konsumuar nga përdormi. Ndërsa e shoqja verore; vetëm ngriti edhe njëherë përpjetë vazhdonte të fliste: ”Dëgjove Isidor, këtë nuk mëngët e rrudhosura të këmishës së tij dhe duhet ta kishe bërë!”. Kthimi në atdheun kapërceu derën e kopshtit, për të mos u e shtrenjtë i mjaftoi Isidorit; tërhoqi duke u kthyer më kurrë. Gruaja e shkretë, firmosi luhatur paksa revolen nga rripi dhe goditi jo pa derdhur lot aktin e ndarjes, por ishte me tre plumba mu në mes të shkumës së e detyruar ta bënte, sidomos pasi Isidori zbukuruar të tortës, deri atëherë të paprekur, nuk u paraqit në kohën e përcaktuar me duke shkaktuar, siç edhe mund ta merrni ligj. Farmacia u shit me lejen e autoriteteve me mënd, një katrahurë të vërtetë. “E sheh, zyrtare; gruaja e kish të domosdoshme Isidor!”, bërtiti e shoqja, veshja mëngjesore ta bënte për të përballuar sado thjeshtë e të cilës ishte stërpikur e gjitha nga kreu martesën e saj të dytë, dhe sidomos nevojat në fund me shkumë kremi dhe, të mos e rritjes së fëmijëve. Përgjigjen, se ku po e kishin qenë fëmijët e shkretë dëshmitarë të kalon babi pjesën tjetër të jetës së tij në tokë, gjallë të gjithë kësaj, do mendonte se vizita ata nuk e morën kurrë. As edhe një kartolinë e papritur, që gjithë-gjithë zgjati vetëm e vetme nuk erdhi. Mami, gjithashtu, nuk dhjetë minuta, kish qenë një halucinacion. donte që fëmijët të pyesnin; vetë babi Ende ishte e rrethuar nga të pesë fëmijët, kur nuk e kishte lejuar atë kurrë të pyeste… Isidori i papërgjegjshëm, me hapa të lëshuar, doli përmes derës së oborrit me kapelën e tij Nga gjermanishtja Anrila Spahija
.....................
11
Revista Obelisk
Dyshi simbolik i Camajt tek: Njeriu më vete e me të tjerë” Florjan MIRAKA M. Camaj ndër të tjera konsiderohet dhe shkrimtar që përdor në mënyrë të gjerë simbolet. Ai në krijimtarinë e tij sjell fjalësimbole të tilla, si: “gjarpën”, “hije”, “breshkë”, “korb”, etj. Përveç këtyre, me të njëjtin synim, ai përdor edhe mumrat, si: “dy”, “shtatë”, “tre”, “njëqind” e kështu me rradhë. Por çfarë është në vetvete simboli, që Camaj kërkon ta përdorë kaq shumë? Po simbolika e dyshit( tek e cila unë do të ndalem në këtë punim), çfarë nënkupton? Fjala “simbol” vjen nga greqishtja e vjetër (“symbolys”), që do të thotë shenjë. Në këtë kuptim të simbolit, Primo Shllaku do të shprehej për poetin Martin Camaj: “ Fjala e Martinit e humbet kuptimin e saj leksikor mbrenda nji konteksti ma të gjanë, ku ajo kthehet në shej. Këtu termi “shej” merr kuptimin e nji njisie komunikative parakuptimore, ku përmbajtja e saj kategorike leksikore nuk përcakton as përkohësisht, as përfundimisht, ajo vetëm sugjeron nji element të përmbajtjes së saj në funksion të nji loje progresive, ku edhe fjalët e tjera që pasojnë, kontribojnë analogjikisht në funksion të nji ideje qendrore organizuese, që e ka selinë në kryet e poetit “. Në këtë kontekst, fjala numërore “dy” është një shenjë, por, për momentin, nuk mund ta përcaktojmë se çfarë komunikon apo simbolizon. Ky numër gjendet gjerësisht tek përmbledhja poetike “Njeriu më vete e me tjerë”. Duke marrë shkas nga titulli mund të fillojmë të hamendësojmë se numri dy shpreh një binom apo plotësi të njeriut në marrdhenien jetësore, që ai krijon. Njeriu del në raportet me veten e tij, por
.....................
12
edhe me të tjerë, domethënë njeriu në momente meditimi me veten e tij dhe njeriu në shoqëri. Për përmbledhjen poetike, nën titullin e mësipërm, vetë autori shprehet: “Poezitë e vëllimit “Njeriu më vete e me tjerë” u zgjodhën nga cikle të ndryshme vargjesh të pabotueme, prandaj radhitja, simbas kohës dhe përmbajtjes, qe e pamundun. Secili titull e faqe paraqet një gjendje të posaçme; njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rëmon në vete për të gjetë fillin e humbun të ndjesive të veta”. Në këtë përmbledhje autori e përdor numërorin dy në shumë poezi. Nëse libri ka gjithsej 100 poezi, numri dy përmendet në 14 prej tyre, ndërsa, në disa prej poezive, ky numëror përmendet më shumë se njëherë. Konkretisht në përmbledhje kemi: dy gur mullinjsh, dy pika uji, dy molla, dy krena, dy shkambijve , dy dhenash, dy kohnash, dy shijeve, ndame dysh, dy brezni, dy shtigje, dy shpive, dy lulesh, dy duer, dy faqesh dhe dy ngjyrash. Më poshtë unë do të trajtoj përdorimin simbolik të disa dyshave, që janë më përfaqësuesit në poezitë e përmbledhjes së sipërpërmendur. Për herë të parë numri dy shprehet në poezinë e dytë me titull “Nji zog lëngon”. Citoj: “... libri i besimit të shpendëve thotë: - çdo zog që shtriu krahët e vdes mbi bar, ndëshkim pse preku kufinjt e ndehjes mes qiellit e dheut. Nji zog lëngon për vdekje mbi bar
Janar 2013
Dyshi simbolik i Camajt gjethet ndër lisa janë zogj e shokë të pambërrijshëm E lozin me dritë e diell, Larg dy gurë mullijsh që bien Sipas ligjit, njeni mbi tjetrin pa za”.
Mendoj se lidhet me vet poetin. Simbas Primo Shllakut, Martin Camaj ka pasur një brengë. Kjo ka lidhje me mosdepërtimin tek lexuesi shqiptar. Ai këndonte, se dhe poezia një lloj kënge është, por nuk lexohej, nuk dëgjohej atëherë në Shqipëri. Prandaj ky qokth këndon në terr, natën, kur të gjithë flenë, përvecç hënës. Për këtë terr, që shpreh autori në poezinë e vet, Anton N. Berisha do të shprehej: “Errësia, që shënjon rrezikun dhe të keqen, fatkeqësinë, shkakton shqetësimin dhe dhimbjen shpirtërore të poetit, si pasojë e gjendjes kolektive”. Ato dy pika uji shkëlqejnë në sytë e qokthit, si dëshirë e tij për jetë to plotë. Duhet të jenë dy, një pikë është qokthi, pika tjetër ai që e sheh dhe e dëgjon kënkën e qokthit. Plotësia krijohet, por me vonesë në agim, kur një njeri gjen sqepin e thyer të qokthit dhe pohon se është ba dam. Ndërsa tingulli shihet që ka plasur në gur, në dicka të fortë të pandjeshme. « Malli për jetë » është titulli i poezisë tjetër, ku gjejmë të pranishëm numërorin dy. Prej saj citoj:
Këtu, siç mund ta shohim, autori poetizon vdekjen e një zogu, duke hapur krahët mbi bar, se guxoi të fluturojë. Më pas, gjethet e lisave krahasohen me zogj, që lozin me dritë e diell. Pas këtyre dy imazheve të para, vjen i treti: larg dy gur mullinjsh, që bien simbas ligjes njeni mbi tjetrin pa za. Pse autori përdor numrin dy dhe jo një tjetër? Çfarë simbolike ka numri dy? Duke u mbështetur tek Fridman, këtu kemi shfaqjen e dyshit si simbol, që shpreh bashkimin e figurës me idenë që evokohet, të materies me jomaterien. Kështu ,si materie në këtë poezi kemi zogun mbi bar, gjethet ndër lisa, diellin, dy gurët e mullinjve dhe ideja që evokohet fshihet mbas secilit element të materies. Zogu nuk ngordh, por vdes , çka tregon se është personifikim dhe simbol i lirisë. Po ashtu, gjethet janë të lira dhe kufi, si zogjtë, ndërsa gurët janë dy, janë mbi njëri-tjetrin dhe rrotullohen simbas ligjit, nuk « …Lyp dashurinë e syve të mbyllun ; janë të lirë. Dyshi për këta dy gurë është munges Dy molla të tejpashme lirie dhe, si rrjedhojë, trazim shpirti. Pse trazim Me bërthamë zjarmi në mes». shpirti? Trazim shpirti sepse ata janë nën ligj, bien mbi njëri-tjerin dhe bluajnë diçka, bluajnë, Nga konteksti i tri vargjeve të para, del qartë ndoshta ,vuajtje. Nga vjen kjo vuajtje? Pikërisht se dy molla simbolizojnë gjoksin e gruas nga mungesa e lirisë. Vetë autori e ka vuajtur (dy gjinjtë). Ato janë tamam dy dhe poeti në pavetëdije mungesën e lirisë, për t’u kthyer s’mund të përmendë vetëm njërin prej tyre, në atdhe, por edhe në rrafsh më të gjerë njeriu, sepse do të kishim mungesë plotësie, madje në raport me veten dhe me të tjerët, e ndien anormalitet, sepse në pavetëdije burri i mungesën e lirisë në vetëdije ose pavetëdije. dëshiron me zjarr të dyja dhe i sheh të dyja me Simbas Jungut, pavetëdija është pjesë epsh. Zemra është e pangijshme me ato mollë shumë e rëndësishme e psikikës, nga ku dhe do t’i provojë me patjetër. Në një farë gjenerojnë simbolet. Ato kanë prejardhje mënyre ai (njeriu) që foshnjë e provon shijen e atyre dy mollëve, duke u thithur “zjarrin”. nga arketipet shpirt-pseudoshpirt. Në poezinë tjetër ku përmendet numri dy Te poezia “Çka i duhej Uliksit Itaka pa grue?” kemi titulin « Mospërfillje ». Këtu, para se numërori “dy” shoqërohet nga emri “krena”. të shkojmë tek numri dy, kemi disa simbole Këtu numri dy tenton drejt simbolizimit të radhazi ; hëna, qokthi, rrezet pastaj dy pika uji. plotësisë dhe varësisë. Itaka pa grue eshtë diçka Lidhja mes tyre është koherente; qokthi fillon e pa plotë për Uliksin dhe, si rrjedhojë, nuk do këndon nën rrezet e hënës dhe në sytë e tij kemi të bënte një motiv të fortë për kthim. Kur Itaka dy pika uji (ka shumë gjasa që uji të jetë simbol i është bashkë me gruan që e pret, atëherë ai do lotit). Pse dy pika uji e jo një, tre apo më shumë. ndjehet i varur ndaj tyre dhe do të kthehet.
.....................
13
Revista Obelisk
Dyshi simbolik i Camajt tek: Njeriu më vete e me të tjerë” Konkretisht Camaj do të shkruante: “Uliksi e Itaka pa grue – dy krena binjokë dhie me nji bri të thyem: punë e pakryeme”. Prandaj Homeri shkruajti në Odisenë e tij se Itaka kishte dhe nji grua, që priste. Nga të gjitha poezitë e vëllimit poetik” Njeriu më vete dhe me të tjerë”, numërori dy gjendet më dendur tek “Legjenda e Shotës”. Citoj përsëri për këtë: “...Zemra ime asht e ndame dysh. Dysh mes dy dhenash, Dysh mesh dy kohnash, Dysh mes dy shijeve: të ujit e të venës së kuqe. Pa qenë trimneshë, kam dy zemra Në parzëm, plot me dëshira binjoke...”. Këtu, para se të kuptojmë se përse përdoret .....................
14
numërori dy, duhet të dimë se cfarë është Shota. Atëherë, shota apo Floqka, si e quajnë banorët e rrjedhës së poshtme të Drinit, është, si mbas vesimit popullor, lloj nimfe në pamje gruaje shumë të bukur. Tregojnë se një burrë i asaj ane e zuri shotën të zhveshur buzë Drinit, tue u rrezitë në diell. I mori këmishën e ndemun pranë, pa të cilën nuk mund të kthente ma në ujë dhe e martoi përdhunë. Simbas gojëdhënës, shota, ndonëse e dashunonte burrin me të cilin kishte dhe fëmijë, jetonte shpirtnisht mëdyzash, mes gjallenës mbi dhé e mallit të shpellave të ujit në Dri. Kështu pra shota është e shqetësuar se bënë një jetë në dhe me dëshirën për t’u kthyer në ujë, prandaj kemi të pranishëm numrin dy. Ndërkohë që në poezi Camaj vendos në gojën e Shotës fjalët që citova më sipër, ai vetë ndihet ashtu siç ndihet Shota; i ndarë dyshas, mes dy dhenash, dy kohnash dhe dy shijeve. Në ndihmë të këtij arsyetimi A.N.Berisha do të shprehej: “Poezia e Camajt është fryt i asaj që ngjet në shpirtin e tij, që lidhet me ndjesitë, me shqetësimet, me dhimbjet, me vuajtjet, me fatin dhe me fatkeqësinë; ajo e ka shkakun, e ka motivimin, e ka arsyen e lindjes”. Edhe në këtë poezi të fundit që shqyrtova, përveç asaj që shpreh në plan të parë, në nëntekst shpreh munges lirie. Shota nuk është e lirë të kthehet në ujin e Drinit dhe Camaj nuk është i lirë të kthehet në atdhe. Këtu kemi një ndjesi plotësie dhe zbrazëtie bashkë. Citoj: “...Kam dy zemra në parzëm, plot me dëshira binjoke Dhe kur avitet nata nuk kam asnji…”. Si parapërfundim, mund të them se ajo simbolikë që e bashkon numërorin dy, pothuajse tek të gjitha poezitë lidhet me plotësinë dhe mungesën e lirisë. Dyshi është një binom që nuk lë të shkëputen nga njëri-tjetri elementët përbërës. Ndërsa, si përfundim ,do të thosha se simboli asnjëherë nuk mund të përcaktohet përfundimisht, sepse krijon shumkuptimësi, polisemi. Vetë Umberto Eko do të shprehej: “Simboli krijon vështirësi interpretimi, sepse sjell me vete mjegullnajën semantike”. Prandaj, megjithësa shkrova, kjo trajtesë, mbi dyshin simbolik të Camajt, mbetet e hapur për të tjerët në çdo moment, për t’u diskutuar në planin kritik.
Shën Valentini
Janar 2013
Tregim nga Daut Hoxha me që është zakon që për festë bëhet dhuratë, atëhere po mendoja se çfarë dhurate do t’i bëja gruas. Kjo gjë u bë shkak që njerëzit e shtëpisë të më ngacmonin, në veçanti nusja e djalit. - Hë baba, çfarë dhurate do t’i bësh “partneres”. – Më ngacmonte ajo, me të u bashkua dhe vajza dhe të dyja bashkë e vazhdonin ngacmimin, - hë baba, kur e ka ditën kjo Festa? - Sa për dhuratën do ta shikoni kur të vijë koha, kurse për ditën ja ku po ju a them. Në qytetin tonë, mbase ti nuse nuk do ta besosh, me këtë Festë jemi njohur me kohë, se helbete fqinji ynë i përtej detit i bente jehonë kësaj feste dhe ne atëhere ishim të rinj! - Mama e paske të rëndë dhuratën! - Gjyshi gjithmonë më ka bërë dhurata, ti këtë e di. - E di, për 8 Mars gjithnjë të ka kujtuar. - Jo vetëm festën e gruas, po ditëlindjen e harrove! Trëndafilat e Mustafait dhe karafilat e Likes gjithnjë e kanë zbukuruar shtëpinë. Vijon faqe 22
▼
Sapo kishte kaluar kremtimi i Vitit të Ri. Në qytetin tim bregdetar nisi të flitet dhe të përgatitet për një festë tjeter. Bashkëqytetaret e mi janë njerëz të fismë dhe me ndjenja të holla. Ishte një festë e re për ne, por jo për botën. Në vitet e shkuara kishte njerëz dhe grupe njerëzish që ashtu në heshtje e festonin. Festimi në fshehtësi ishte i lidhur me emrin e shenjtores, që për ato vite ishte i ndaluar. Për këtë festë po flisnim të gjithë, shtypi dhe media, aq sa njerëzit e qytetit tim me gjithë fisnikërinë e tyre, për mungesë shkalle njohjeje u ndanë në dy grupe. Ca që e ndjenin dhe po bënin çmos për ta festuar dhe disa që me qëndrimin e tyre skeptik si për të justifikuar veten thonin: “Ja ku na u shtua dhe një festë, pa le qenka për dashurinë, apo për ata që dashurohen”. Me gjithë këtë “ndarje” dhe të ndonjë “zënke” të vogël festa po e bënte të sajën. Kjo kishte angazhuar të rinjtë në përgjithësi po dhe pronarët e lokaleve, të cilet prisnin rastin apo siç thonë “gjuanin” rastin për një xhiro fitimprurëse të pazakontë. Unë u rreshtova në grupin e të dashuruarve
.....................
15
Revista Obelisk
RUDYARD KIPLING IF If you can keep your head when all about you are losing theirs and blaming it on you if you can trust yourself when all men doubt you but make allowance for their doubting too; if you can wait and not be tired by waiting, or being lied abaut,don’t deal in lies or begin hated don’t give way to hating, and yet don’t look too good,nor talk too wise: If you can dream-and not make dreams your master; if you can think-and not make thoughts your aim if you can meet with Triumph and Disaster and treat those two impostors just the same; if you can bear to hear the truth you’ve spoken twisted by knaves to make a **** for fools or watch the things you gave your life to, broken, and stoop and build’emup with worn -out tools: If you can make one heap of all your winnings and risk it on one turn of pitch-and-toss, and lose,and start again at your beginnings and never breathe a word about your loss; if you can force your heart and nerve and sinew to serve your turn long after they are gone and so hold on when there is nothing in you except the Will which says to them:”Hold on!” If you can talk with crowds and keep your virtue, or walk with Kings-nor lose the common touch, if neither foes nor loving friends can hurt you if all men count with you but none too much; if you can fill the unforgiving minute with sixty seconds’ worth of distance run, Yours is the Earth and everything that’s in it and-which is more-you’ll be a Man,my son!
.....................
16
Në munç Përkthyer nga Fan S. Noli Në munç të mbash në kokë terezinë Kur shokët çmendër dhe fajtor të nxijnë; Në munç të kesh besim, kur të dyshon Kushdo, dhe s’ka njeri që të beson; Në munç të preç, dhe pritjen s’e kursen, Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen, Në të urrefshin, ti s’i çan me brirë, Dhe s’hiqesh as m’i mënçim as m’i mirë. Në munç të çndërrosh e të mejtosh, Dhe nga këto në mos u robërofsh; Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë, Dhe t’i shkelmosh të dy si kallpazanë; Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth Të drejtën dhe në lak syleshin heth, Kur sheh kalan’ e jetës të rëzuar Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar; Në munç të vësh m’i grumbull çdo thesar, Edhe t’i loç të gjitha me një zar, T’i humpç edhe të nisësh përsëri Pa thën’ asgjë për këtë batërdi; Në munç të kesh një zemër, trup e kokë Që të shërbejnë sa të bëhen trokë, Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë, Dhe të thërret vullneti: “Mbahu, or burrë!” Në munç të zbreç në turm’ e të mbash nderin, Të hash me mbretin, të pish me neferin; Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë, N’i daç të gjithë, po asnjë për dasmë; Në munç për çdo minutë të përpjetë Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë; Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir, Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!
Janar 2013
Në mundsh... Përkthyer nga Robert Shvarc
Në Përkthyer nga Vedat Kokona Në s’humbsh toruan kur të gjithë rreth teje Humbur e kanë dhe thonë se ti ke faj; Në paç besim tek vetja kur të tjerët s’kanë Tek ty edhe dyshimn’ ti ua fal; Në pritsh edhe nga pritja të mos lodhesh; Në të gënjefshin, ti mos i gënjesh; Në të urrefshin, ti mos i urresh; I urtë shumë, as shumë i mirë s’tregohesh; Në ëndërrofsh, por zot s’ke ëndërrimin; Mendove dhe mendimet s’i ke si qëllim; Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin, Të dy mashtruesve u jep të njëjtin çmim; Duron kur e vërteta jote ndrydhet Nga horrat edhe lak bëhet për teveqelë; Në pafsh atë ç’ke stisur që të thyhet, Prap të ndërtosh me veglat bërë fërtele; Në bëfsh një pirg me çka ti ke fituar, Dhe në rrezik t’i hedhësh çift a tek, Dhe të humbaç dhe prap duke filluar Gojën ta qepësh përpara kur s’ke shtek; Zemrën ti gur n’e bëfsh dhe nervat hekur, Të të shërbejn’ dhe kur të thonë: Jo! Dhe të qëndrosh asgjë kur s’të ka mbetur Përveç vullnetit që të thot’: “Qëndro!” Në flaç me turmën dhe të ruash nderin, Me mbret të rish, por cakun mos kalosh; Kur as armiq as miq s’ta duan sherrin, Të gjithë kur ti i do, por kurrë mos ta teprosh; Në e mbushç minutën që nuk të fal kurrë Me gjashtëdhjetë sekonda në vrapim; I tokës zot je, çdo gjë atje është jotja, Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im!
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh... Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh... Në durofsh dot thëniet e tua të drejta në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë, t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh, dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë... Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë... Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon... Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton... Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe BURRË do të jesh, o biri im!
.....................
17
Revista Obelisk
Një vit të mbarë ço l l dhe një penë Ka . Th n të fuqishme Arja
.....................
18
e tyre në lidhje me librin e ri. P.sh e merrinin dhe e shfletonin të gjithin apo lexonin ndonjë faqe hyrëse dhe më pas mblidhnin buzët apo në sytë e tyre shihej një lloj tërheqje nga ngjarja. Një lexues i papërtuar ka dy momente të rëndësishme kur del një libër i ri: shkon në librari që ta blejë, në rast se autori nuk është ndonjë miku i vet, dhe nuk qëndron vetëm një çast me librin e ri në dorë. Ka të tjerë që edhe pse janë të rregullt, nuk e kanë mundësinë që t’i blejnë dhe do të presin derisa autori ta dhurojë në bibliotekën e qytetit. Një prej shoqërive më të mëdha në internet që lidhet me editorinë, Amazon, ka menduar që të ndryshojë taktikë: t’i fshijë të gjitha komentet positive që shpesh shkruajnë të afërtit apo miqtë e shkrimtarit. Tregu i blerjes së sendeve, nuk përjashtohen dhe librat, kanë një ligj të zbatueshëm nga blerësit: do flas dhe do shpreh mendimin për mallin që bleva. Por kur bëhet fjalë për një tjetër mall që shpesh nuk është konsum për të gjithë, si kultura, atëherë mund edhe të lindin debate deri në artikuj pro apo kundër, shkrime fyese dhe denigruese midis vetë autorëve. Të mësuar me komentet pafund në internet apo me lajme shpesh të pavërteta, na lind në mendje mosbesimi lidhur me vërtetësinë e tyre. Rregulli thotë se jo gjithçka që gjendet në rrjet është e vërtetë. Vërtetësia virtuale është vetëm e mundshme. Interneti është shndërruar
▼
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga trokitja e vitit të ri 2013 dhe ja ku gjendemi përsëri para kompjuterit që të fillojmë të shkruajmë letërsi sipas prirjeve. Dikush tjetër ndonjë koment për libra dhe poezi që ka lexuar nëpër faqet e panumërta të internetit. Kritikët si gjithmonë me majën e mprehtë, kështu më uronte një mike në rrjet, janë gati të thonë fjalën e tyre për veprat që janë në qarkullim, por edhe që në një hark kohor 360 ditë do të dalin. Pra puna tashmë ka filluar, ose më mirë të themi se pas një dite feste planetare, rifilloi me më shumë energji. Shmë prej nesh kanë kohë që e kanë përgatitur shprehjen : Viti i ri, librër i ri dhe janë duke ideuar apo u dhënë dorën e fundit bocave para botimit. Por si do të veprojnë në një treg shqiptar të varfër dhe kaotik? A do të jenë shtëpitë botuese që do ta marrin përsipër riskun e botimit dhe të shpërndarjes, apo si gjithmonë do të jetë vetë autori që duhet të preokupohet për foshnjën e vet? Çfarë librash do të lexojmë këtë vit? Çfarë kritike do të kemi? Janë disa nga pyetjet që na shtyjnë të mendojmë shumë para se ta harxhojmë kohën plot apo kot. Nuk e di nëse tek ne shkrimtarët tanë në shekullin e kaluar guxonin e vepronin si kolegët e tyre në botë që me të dalë libri, nuk prisnin dhe të veshur ndryshe, të kamufluar, vizitonin të gjitha libraritë, jo për qëllime letrare, për ndonjë prezantim apo takim, por të “përgjonin” komentet e lexuesve dhe sjelljet
Janar 2013
Një vit të mbarë dhe një penë të fuqishme në një mjet njohës absolut dhe më e keqja se e kemi ngatërruar lirinë me qënësinë falas, kur dihet fort mirë se liria na kushton lodhje dhe sakrifica dhe arrihet gjithmonë me revolucione – shprehet një autor Italian. Lexuesi e ka të drejtën që ta thotë gjithmonë fjalën e vet, edhe pse herë jo profesionale dhe kompetente, por sepse një vepër që sapo lexoi i pëlqeu, sepse autori është një mik i tij, sepse në mishmashin e komenteve dhe kritikave duhet ta bashkojë edhe ai zërin e vet me të tjerët. Kohë e humbur kot. Sa prej nesh e bëjnë pyetjen : sa kohë më kushtoi leximi i këtij apo atij romani? A ia vlente e gjithë koha e shpenzuar? Këtë pyetje duhet ta bëjnë edhe shumë të ashtuquajtur shkrimtarë që me vend dhe pavend botojnë gjithëfarë librash, pa më të voglin kujdes për një korrektim, redaktim. Përvoja e këtyre viteve të fundit më ka bërë të mundur që të lexoj dhe redaktoj shumë syresh, port ë paktë janë ata që ndihmën e mirëpresin dhe e vlerësojnë, pasi u duket e panevojshme në “shkëlqimin e veprës” së vet që do t’i japë mundësin ëtë hyjë në elitën e penëtarëve kombëtarë. Shpërblimi gjithmonë vjen edhe nga lexuesi edhe nga tregu, aq më tepër në vendin tonë si për shkrimtarin ashtu dhe për botuesin nëse i referohemi hyrjes së artikullit. Të hapësh një libër është një akt besimi, pra të jesh në duart e dikujt pa e ditur se ku do të të çojë ngjarja dhe nëse më në fund koha do të jetë përdorur mirë – vazhdon autori Italian. Shumë bukur. Pra kur i hyjmë një libri që ta lexojmë, i hyjmë si një i verbër që kërkon pak dritë të panjohur në faqet e librit dhe këndvështrimet e tij në ballafaqim me tonat. Do të na duhet shumë
pak kohë që të shohim dhe kuptojmë se libri na duhet apo nuk vlen fare. Apo më keq akoma na sjell dëme të pallogaritëshme në kostelacionin e letërsisë. Një libër nuk është vetëm një numër faqesh që duhen lexuar, por ka më pas një sërë vlerësimesh që duhen marrë parasysh, nga ato estetike e deri tek ato filozofike. Ky mendoj se është një vlerësim i drejtë për librat që botohen. Shkrimtari Italian vazhdon më tej duke thënë: Unë nuk flas kurrë keq për librat sepse mund ta privoj dikë nga mundësia që të zbulojë në histori diçka që unë nuk e kam ditur apo nuk e kam gjetur. Kufizohem me ndonjë këshillë për ata që më kanë dhuruar diçka për të lexuar. Ka libra që nuk janë shkruar për ne, sepse janë për të tjerët. Një lloj tolerance dhe diplomacie e shkrimtarit Italian që lë shteg edhe për ndonjë “gabim” të mundshëm apo edhe për ndonjë “inat” personal me kundërshtarin tënd, nëse ai e merriton vërtet që të jetë i tillë. Viti 2013 do të jetë i gjatë sa dhe të tjerët dhe po t’i përmbahemi shprehjes se do të rrojmë dhe shikojmë, do të presim përveç vlerësimeve dhe kritikat lidhur me botimet, gjithmonë nëse do të zgjohemi nga e keqja që ka mbi dy dekada që po na godet: mungesa e kritikës. Urimi im për të gjithë ata që lodhen seriozisht me veprat që shkruajnë është : Një vit të mbarë dhe një penë të fuqishme.
.....................
19
Tregim
BASTUNI MAGJIK -zhaneta lazri“Dua të jesh ti që të më mbyllësh sytë kur të vdes,” - më thoshte vite më parë një plak 90-vjeçar, të cilit prej ditësh po i bëja asistencë në spital, e dërguar nga një agjenci. Unë qeshja, i shtrëngoja dorën dhe i kujtoja se, ai pas pak kohësh, nuk do të kishte më nevojë për mua, se siç më kish treguar, kishte gruan, dy djem, një nip e me siguri edhe plot njerëz të tjerë, që e donin. Plaku tundte kokën me hidhërim e unë thosha me vete, se këto mendime të zymta ia diktonte gjendja e tij depresive, pas thyerjes së këmbës si dhe qëndrimi disi i zgjatur në spital. Shpejt vura re, se askush nuk vinte ta takonte plakun e sëmurë, por përsëri mendova, se me siguri, të afërmit e vizitonin në orët, kur unë e mbaroja turnin tim dhe nuk i dhashë rëndësi këtij fakti. Kur u bë pak më mirë, plaku u kthye në shtëpinë e tij, një vilë e bukur trekatëshe, në një nga zonat më të preferuara të qytetit. E unë vazhdova t’i rrija pranë për ta ndihmuar. Por sapo më shikonte që nisja të merresha me ndonjë punë nëpër shtëpi, plaku alarmohej, më lutej të lija gjithçka e të ulesha, se shtëpia ishte në rregull e s’duhej të bëja asgjë. Më çudiste kjo sjellje, ndaj një ditë e pyeta, se përse s’më linte të punoja. Më pa me sy të dëshpëruar e tha: “Kam frikë se lodhesh e pastaj më braktis edhe ti…” Çdo mëngjes, djali i tij, një burrë 50-vjeçar me pamje autoritare, zbriste nga kati i sipërm, kalonte pa e kthyer kokën para poltronës, ku i ati pinte kafenë e .....................
20
mërmëriste diçka, që mund të merrej si përshëndetje në drejtimin tim. Pastaj nxitonte hapat në korridorin e gjerë e dilte për të shkuar në punën e tij, si nëpunës banke. As që i hidhte sytë nga porta e hapur, ku e ëma e paralizuar, me asistentën e saj tek koka, përpiqej të lëvizte pak dorën për ta përshëndetur. Djali tjetër, i martuar e me fëmijë, nuk bëhej i gjallë. E plaku nuk gjente paqe. “Thonë që fëmijët janë bastuni i pleqërisë”, - fliste më shumë me veten, se sa me mua. - “A shikon ndonjë bastun ti këtu?… “Pinte pak nga kafeja e hidhur, që kish përpara e vazhdonte: “Mirë unë, se mund të jem i lig, po nënën, nënën e tyre ta përshëndesin, t’i thonë një mirëmëngjesi!” Sa më shumë e njihja, aq më shumë bindesha se ishte një plak i jashtëzakonshëm, me shpirt poetik e me një zemër të madhe e nisa ta vuaj edhe unë dhembjen e tij, aq sa në familje zunë të këmbëngulnin që ta lija atë punë, që po më shkaktonte depresion të përditshëm. Por i kisha premtuar se nuk do ta braktisja dhe, kur e la këtë botë, iu ndodha pranë. Vetëm unë e ia mbylla sytë…
vvv
Këto ditë ishte punëdhënësja ime, një profesoreshë universiteti, që m’u lut ta kaloja një natë në shtëpinë e të atit të saj. Pranova me kënaqësi, aq më tepër që tashmë kisha hyrë e kisha dalë shumë herë në atë shtëpi dhe plaku më befasonte gjithmonë me mirësinë dhe bujarinë e tij. Asnjëherë nuk harronte të pyeste për burrin e vajzat e mia, kërkonte të dinte, nëse vazhdoja ta ushtroja sado pak profesionin tim, nëse kisha qenë kohët e fundit në Shqipëri etj., etj. Pyetje të zakonshme në dukje, po të lëmë mënjanë faktin që ai plak sot është 102 vjeç e 3 muaj! Atë mbrëmje, rreth orës 20.30 i rashë ziles e ngjita shkallët e pallatit. Dy nga tri vajzat e tij, Maria dhe Anna, i ndodheshin pranë. Dhe nuk ishte rastësi. E dija që çdo pasdite, kur afronte ora që vajza e shërbimit të largohej, të bijat nxitonin për të mos e lënë vetëm babanë dhe, herë njëra e herë tjetra, i bënin shoqëri në tryezë kur hante darkë. Ndërsa vajza tjetër, Paola, flinte pothuajse gjithmonë në dhomën pranë asaj të plakut. Nuk janë të reja bijat e 102 vjeçarit Carmine Speranza. Profesoresha Maria është tashmë gjyshe e shtatë fëmijëve të mrekullueshëm, ndërsa Anna është nënë e një studenti universitar. Puna me përgjegjësi dhe familja iu kërkojnë impenjim të vazhdueshëm,
▼
Revista Obelisk
por kjo s’i pengon ta mbulojnë me përkujdesje babanë plak. E pra, mundësitë ekonomike, me siguri, s’u mungojnë për të punësuar një badante (siç quhen këtu kujdestaret e pleqve) e të tërhiqen me ndërgjegje “të qetë”, siç shikojmë të bëjnë shumë të tjerë. Pasi rregulluan tryezën për mëngjesin e nesërm të plakut, Anna i uroi natën e mirë të atit dhe u largua. I thashë edhe profesoreshës Marie të shkonte në shtëpi, se isha unë e mund të ikte pa merak, por ajo kundërshtoi butësisht me një buzëqeshje të lodhur. Ia njoh ritmin e përhershëm të ditëve dhe e dija që ishte ngritur herët në mëngjes për të shoqëruar në kopsht e në shkollë vogëlushet e djalit e të vajzës së saj, kish kaluar ditën në universitet, pasdite e kish ndalur vrapin e makinës në Parma, për të parë hallën gati 100-vjeçare e ishte kthyer, më pas, tek i ati. Po shkonte ora 10 e natës e ajo nuk ishte kthyer as një minutë në shtëpinë e saj. Lodhja i reflektohej në fytyrë, por nuk i bëhej të ikte. “Nuk mund të jem e qetë po nuk e vura vetë në krevat“, - tha duke i hedhur sytë me dhembshuri nga i ati. “Po edhe ai ndjehet më mirë kështu”. Kaloi edhe një orë tjetër, deri sa plaku vendosi të shtrihej. E ajo grua, që thotë se durimi është cilësia që i mungon më shumë, priti pa shfaqur asnjë shenjë mërzie çastin që plaku kërkoi të shkonte në dhomën e tij. S’më mbetej tjetër, veç të asistoja duarlidhur në ritualin e zakonshëm të përgatitjes për gjumë e të vrojtoja me emocion atë shprehje dashurie e përkushtimi prej bije. Pashë se si ajo profesoreshë autoritare u kthye në fëmijë të bindur ndaj çdo kërkese të plakut, i dha krahun që ai të mbështetej dhe të dy ecën me hapa të vegjël e të ngadaltë deri në banjë, ku e bija priti deri sa ai lau dhëmbët (që i ka akoma në gojë) e me pas u drejtuan për në dhomë. Është e kotë të ndalem në ato qindra detaje të vogla si sistemimi i jastëkëve, shtrimi i rrudhave të pizhameve apo masazhi me krem, për t’ia bërë sa më të rehatshëm gjumin të atit, por s’mund të mos përmend diçka që më bëri përshtypje të veçantë: kur gjithçka dukej në rregull e mendova se s’mbetej tjetër veç fikjes së dritës, plaku i tha së bijës: “E tani ma jep atë…” “Po, baba!” – iu përgjigj ajo menjëherë. Nuk e kuptova se për çfarë bëhej fjalë, por vura re që Maria mori një kornizë të vogël me fotografi nga komodina, tek koka e krevatit dhe ia zgjati. “Është fotografia e së ëmës”, - më pëshpëriti ndërsa ai e vuri në buzë me adhurim, si të puthte një ikonë. “E tani, tjetrën”, - urdhëroi dhe në të njëjtën mënyre puthi një foto tjetër. Atë e njihja, ishte e shoqja, me të cilën
Janar 2013
kish kaluar një jetë të tërë. Vetëm vdekja i kish ndarë një vit më parë. Pranë asaj fotoje mbështeti dy unaza fejese që i hoqi nga gishti; të tijën dhe të gruas. Pas kësaj ceremonie ishte e bija që e puthi për t’i uruar natën e mirë e vetëm atëherë vendosi të largohej. E shoqërova deri tek porta. Kur u ktheva, plaku kish rënë në një gjumë të thellë e të qetë si prej fëmije. Dhe fjeti gjithë natën. Ai nuk kish nevojë për mua. Kish pranë dy nga njerëzit më të dashur të jetës, nënën dhe gruan, kish në trup puthjen dhe duart e vajzës së vet. E mrekulluar nga ky episod i thjeshtë në dukje, por që për fat të keq po bëhet gjithnjë e më i rrallë, fillova të shumëzoj 102 vjet e tre muaj të jetës së plakut me 365 ditë të vitit. Në çdo ditë të jetës se tij të gjatë, ai i ka drejtuar të paktën një puthje nënës. Janë më shumë se 37.290 puthje! Një respekt e mirënjohje shekullore për atë që i fali jetën. Mall e respekt edhe për atë me të cilën e lidhi jetën. Pastaj sytë më vajtën tek bastuni i plakut, i vendosur pranë krevatit. Një bastun me tri këmbë, sa numri i vajzave të tij. U përpoqa të përfytyroj se si mund të ketë qenë jeta e këtij njeriu, çfarë gëzime e hidhërime të mëdha ka provuar dhe mendova: A thua e di ai se cili ka qenë investimi më me vlerë që ka bërë në ketë jetë? Dhe e pata zili atë plak të lumtur. Jo, nuk i pata zili pasurinë, mirëqenien, shtëpinë komode dhe as jetëgjatësinë e pazakontë. I pata zili vetëm atë bastun, që në sytë e mi u bë i artë dhe urova veten: Paça fatin tënd, o plak!
.....................
21
Revista Obelisk
Shen
Koha po bente behar, siç thonë tek ne “verë pa miza”. Tek po zbrisja shkallët dëgjoj një bisedë nervoze. Nga zëri njoha vajzën e fqinjit. - Po ti Goni këto ditë e gjete shërbimin jashtë shtetit, pse nuk dërgon Vangjelin? - Stela, kështu e ka tregtia, është kontratë me leverdi dhe veç meje s’e kryen njeri këtë. - Po ky është Shën Valentini jonë i parë! - E di, po do jem këtu atë ditë, të premtoj. Mbase nuk bëra mirë, qëndrova dhe vazhdova ta ndjek atë bisedë megjithëse nervoze më vinte mirë. M’u kujtua vetja! - Kështu thua ti Goni, se mos është hera e parë! Ne e kemi lënë që ta festojmë me shoqëri tek Uji i Ftohtë në Vlorë me Mirelën. Për ne të dyja është Shën Valentini i parë. - Mirë pra, mos e bëj dramatike. Ti më pyet për dhuratën. - Atë do ta shohësh atë ditë. Ty nuk të mungojnë paret, je bos! - Shiko mos u tall, mos ironizo! - Unë të dua shumë Goni dhe kështu gjithmonë kur ti më le në siklete të tilla, prapë të dua më shumë. - Eh ,moj nusja ime e mirë. - Fillove nga komplimentet, .....................
22
Valentini
apo si thua vete furçat, e di unë çfarë do. - Aman ma thuaj. -… - Fol, pse nuk flet? - Do të vish për Shën Valentin? Këtë më premto. O Zot sa i keq qe je. S’mund të rrija më në atë gjendje dhe bëra sikur po zbrisja shkallët dhe njëherë u kollita. Ashtu bënë dhe ato nisën të ngjisin shkallët. - Mirëdita xhaxha Petrit, e di, po vjen Shen Valentini! - Po. Në shtëpi atë muhabet po bëjmë, bile më ngacmoi Mira. - Aman çfarë të tha? - Atë çfarë më tha Mira, e thoni të gjithë ju të rinjtë. Thua se ne prindërit tuaj vijmë nga një planet tjetër. I dimë të gjitha ne, dhe ne kemi qenë të rinj! - Aman të lutem. - E nisi tek dhurata, gjyshi do të hapë qesen dhe ju drejtua nënë Sanijes, e paske rëndshëm mama. - Po ti xhaxha Petrit ke menduar me të vërtetë për dhuratë. - Ai babi im s’ia thotë andej, ja dhe Goni nga ai merr shembull. - Ngadalë ti Stela. Une të thashë… - E di, e di. - Dhurata jepet atë ditë, bile
si i thonë në intimitet. - Shiko, shiko xhaxha Petriti! - Ka një brez nga të moshuarit që janë klasikë në këtë drejtim. - Epo të ecim me kohën. Unë Stela po ta uroj para kohe: “Gëzuar Shën Valentinin”. - Gezuar qofsh xhaxha Petrit, pleqëri të mbarë. - Më rrofsh moj bijë. Me këto fjalë u ndamë. Pas disa ditësh më vjen një ftesë nga një shok shkolle, ai bënte fejesën e vajzës dhe e kishte lënë për Shën Valentin. Kështu u shtuan shpenzimet e festës, me Sanijen dolëm për të blerë dhuratën. Për të qenë më fin biseduam me Mirën, nusen e djalit. Ashtu duke ardhur vërdallë nëpër dyqane që ishin mbushur plot, me të rinj në veçanti, ne pleqtë ishim si dhia ndër dhen. Një zë më thirri në emer, kthej kokën, ishte Stela. - E Stela, po harxhohesh për Gonin? - Ai s’e meriton, ja që duhet bërë. - Mirë, bëje, ashtu duhet, në dashuri dhe në fejesë këto “zënka” i lezetojnë ato, janë si kripa në gjellë. – Qeshëm të tre, po dhe shoqet e saj. - Si është puna? – pyeti Sanija. - Ashtu kot, i fejuari ka
▼
▼
nga faqja 15
Shen shkuar me punë jashtë, ai është tregtar, ajo shqetësohet se mos nuk i vjen i fejuari në ditën e Shën Valentinit. - Paska të drejtë vajza. Viti i parë i fejesës, po dhe Shën Valentini i parë. Koha po mban për bukuri. - Mirë, mirë ashtu është po dhe puna ka hallet e saj, sidomos tregtia luan me minuta. - Mirë deri këtu, po dhe vajza do të gëzohet. - Kështu e ka jeta! Ato pak ditë deri tek festa kaluan shpejt dhe unë së bashku me Sanijen u nisëm për rrugë udhëtuam me tren ngaqë Sanijen e zë makina. Pak vonë po të sigurtë. Ne kupenë ku u sistemuam ishte ishin një çift siç mund t’i quash në mes te moshës dhe një i moshuar si ne. Pa marrë ende shpejtësine treni, tek dera e kupesë ku ishim ne u shfaq Stela. - “O Zot, Goni nuk e paska mbajtur fjalën.” – Ajo nuk na dalloi në fillim dhe foli ashtu me nxitim: - Ju lutem ka vend? - Ka plot bija e xhaxhait. Eja Stela! - U! Po ju xhaxha Petrit? - Jemi për rruge, jemi ftuar per një gëzim në Vlorë. - E shikon do ta bëjmë rrugën bashkë. - Ju në Vlorë? - Po. Këtë ditë e kishim lënë ta kalonim me Mirelën, është një shoqe shkolle, ajo sot shpall fejesën. Le të jetë së paku ajo e gezuar.
Valentini
-Çfarë thotë kjo çupë? – ia priti udhëtari i moshuar. - Thotë se do të festojnë Shën Valentinin. - Sa mirë. O Zonja Shën Mëri të falem për Ty dhe të rinjtë po kthehen ne rrugën Tënde. - Jo, jo s’e kanë tek shenjtoret tane, e kanë me të tyrin. - Ç’është ky shenjtor që s’e njihkam unë? - Eshtë shenjtori i dashurisë, sot e ka diten, jemi me 14 Shkurt. Në mbarë botën sot të rinjtë dhe pleqtë festojnë. S’e kanë mirë o mik? - Shumë mirë e kanë, për sevdanë duhet festuar, po ama ky shenjtori paska qenë sevdalli i madh! - Ashtu, e the mirë xhaxha, - foli mesoburri që deri atëherë nuk kishte marrë pjesë në bisedën tonë. - E shikon dhe ne pleqve na rinoi ky qerrata shenjtor, ia prita unë. Stela e dëgjonte bisedën tonë dhe hidhte vështrimin njëherë tek unë, pastaj tek udhëtari i moshuar.
Janar 2013
Dukej që kjo bisedë po i bënte mirë, ajo ishte vendosur në mes tonë dhe Sanija me dhembshurinë e saj po i ledhatonte duart dhe diç po i thoshte se atë çast ia plasi një gazi qe na habiti të gjithëve. - Moj ju, moj “partnere” çfarë i the vajzës? Ma thuaj Stela. - Jo, jo e di nënë Sanija këtë punë. - Mirë pra, mirë e lëmë aty. – Kjo gjë më gëzoi se ashtu ngadalë ajo po e merrte veten megjithatë lëshoi një psherëtimë. - O Zot pse ndodhi kështu? - Mos Stela, mos se bie në gjynah. Do na zemërosh Shën Valentinin. Kur dy njerëz e duan njeri tjetrin në jetën e tyre mbretëron përjetësisht Shën Valentini. Ajo vetëm sa buzëqeshi, ishte një buzëqeshje e ëmbël por brenda saj kishte dhimbje. Tek qerpikët e tyre kishin ngrirë dy pika lot. 14 shkurt, 1993
.....................
23
revista Obelisk
Konkursi i poezisë “Poezia më e mirë” është mbyllur më 31 Janar 2013 dhe fituesi do të shpallet më 14 Shkurt me rastin e Shën Valentinit. Për fituesin do të jepet Diploma,Trofeu simbolik i “Obelisk” ndërsa fituesi i çmimit të parë do të marrë edhe një shumë prej 5.000 lekë. të botojmë në faqet e revistës poezi të autorëve konkurues në trajtën e një mozaiku letrar. Ky botim është në mvartësi të kërkesave që ka redaksia dhe ajo nuk njofton për këtë. Kushdo që është i interesuar të verifikojë Në faqet e revistës “Obelisk” do të kemi një rubrikë emrin e vet si konkurues apo nëse të veçantë “Info -Konkurs –Poezia” ku do të botojmë është botuar ndonjë poezi nga ciklet e emrat e të gjithë atyre që na kanë sjellë poezi për paraqitura, ka vetëm një mënyrë për konkursin letrar të shpallur nga redaksia për vitin tu informuar, duke e blerë revistën në 2012. pikat e shitjes. Ruajmë të drejtën që nga materialet për konkurim
Info -Konkurs –Poezia
Kanë sellë poezitë e tyre në revistën “Obelisk” deri tani këta autorë:
.....................
24
Dezdemona Marku Pozaet Qose Albana Zhuta Alma Begaj Ndue Ukaj Enea Ruci Flutura Maci Viktoria Xhako Arjan Kallço Ilias Fukis Suela Katanja Dhimitër Kokaveshi Adriatik Doçi Yllka Filipi Erion Kovaçi Agron Kosta
Klarita Selmani Anila Toto Mimoza Rexhvelaj Lirije Bimi Vladimir Muça Manushaqe Toromani Ferit Fixha Genta Kaloçi Rregjina Sterkaj Arqile Gjata Luan Xhuli Lida Lazaj Desard Kaja Basir Bushkashi Ilir Paja Daniel Gazulli
Pali Shtembari Agim Bajrami Ndue Hila Miltiadhe Davidhi Zyba Hysa Engjell Koliqi Drita Lushi Bardha Lica Eduart Sulollari Xheladin Mjeku Ardi Omeri Disa pjesmarres nuk jane rregjistruar ne menyre te rregullt duke mos shenuar emrin dhe mbiemrin
Janar 2013
Çmimet “OBELISK” 2012 Për të tretin vit rradhazi revista “OBELISK” shpall fituesit për shkrimet më të mira në faqet e saj. Ky është një vlerësim për krijimtarinë e tyre dhe përgjegjësi e jona në përzgjedhjen e saj. Duke i uruar krijimtari të mbarë të gjithë bashkëpunëtorëve të revistës “OBELISK” dhe të gjithë krijuesve në përgjithësi i ftojmë të sjellin krijimet më të bukura e të bëhen pjesë e rrugës që kemi nisur. Revista “Obelisk”
Tregimi
Ese
-Ankimet e një kali – Vladimir Muça/146 -Biznesmeni – Pali Shtëmbari/147 -Mburrërim i parakoshit – Kujtim Dashi/150
-Braktisja e Happy Endi-it – Prof.As. Dr. Astrit Bishqemi -Proçeset kolektive në pallatin e ëndrrave – Ilir Paja/149 -Kur afrohet mosha e tretë – Presidente e WIAA, Teresinka Pereira/146
Tregim i përkthyer -Kaukazi – Ivan Bunin (Përkthyer-Valbona Selmani)/148 -Shpirti amator i një polici – Azis Nesin (Përkthyer-Spartak Kadiu)/149 -Burri që nuk kishte sy - MacKinlay Kanto ( Përkthyer – Merita Paparisto) / 151 Poezi -Flutura Açka – Vesi i burrit/145 -Agim Bajrami – Cikel poetik/146 -Shkelzen Zalli – Cikel poetik/ 151 -Basir Bushkashi - Cikel poetik/152 Poezi e perkthyer -Poezi Boshnjake - Hysein Bashiq ( përkthyer nga Sami Guzina)/ 145 -Poezi nga Janis Ricos – Përkthyer nga Agim Mato/146 -Lirika dashurie – Përkthyer nga Riza Lahi/151
Recension -“Shkronjat në shtëpine e fjalës” dhe “Si u dogj ëndrra” - Bardhyl Xhama/146 -Një dreq romai i mrekullueshëm – Miranda Haxhia/147 -Pemët e mrekulisë – Kozma Gjini/151 Në vend të editorialit -Në kërkim të periodikëve letrarë – Çerçiz Loloçi/147 -Vit migjenian – Agim Pipa/151 -Nën hijen e flamurit – Sazan Goliku/152 Libri më i mirë -Magjitë e mbrëmjes - Zhaneta Lazri -Zogj të bardhë – Shkelzen Zalli -Banca dello zio në tenxhere me presion – Kujtim Dashi -Qielli në qeli – Lumturi Ymeri
.....................
25
Revista Obelisk
Albana Fani-Rrashi lindi dhe u rrit në qytetin e Shkodrës. Rrjedh nga një familje e vjetër Shkodrane me tradita në kulturë dhe art. Kjo gjë ndikoi shumë në brymosjen me traditën shkodrane që në fëmijërinë e hershme të saj. Me këmbënguljen e profesorit të saj të muzikës Lec Balca dhe drejtuesit të muzikës për fëmijë të asaj kohë profesor Robert Prendushit ajo vazhdon studimet për kanto. Vajtja në shkollën e Muzikës së qytetit zhvilloi tek Albana talentin e saj si soprano koloraturë. Atje ajo bashkepunoi me prof. e kantos Ferid Bala, I cili e njohu dhe e ndihmoj në lëvrimin e teknikat e zërit duke bëre që Albana të bëhej një këngëtare me përmisa në të ardhmen. Imigrimi në Amerikë ia preu këto ëndrra përgjysëm deri një vit më parë ku në bashkëpunim me grupin “Poezia- Arti i Fjales Shkodrane” dhe këngëtarin Vasil Marku, erdhi dhe dha koncertin me këngë popullore shkodrane ne teatrin “Migjeni”, ku perjetoi edhe një herë atë çka i kishte munguar për vite me rradhë, aq me shumë që ishte e rrethuar nga miq të mirë të saj, dhe e prezantuar me dinjitet nga vëllai i saj Astrit Fani. Krahas zërit, për të cilin Albana përkujdeset me fanatizem, ajo ka filluar të lëvrojë poezine dhe skicat e shkurtëra humoristike. Duke iu kthyer shpesh viteve që ka përjetuar pranë familjes së saj, personazheve të atyre kohërave që me talentet e tyre të lindura bënin të mbanin barkun me dore familjaret dhe të ftuarit, këto skica janë respekti i saj kundrejt dashurisë që i dhuruan, si dhe një lloj falenderimi për gjithçka që kjo sofër Shkodrane i dhuroi në vitet e fëmijërise e rinisë së saj. Aktualisht jeton dhe punon në Indiana, USA, si managjere në universitetin e këtij Shteti, bashkë me familjen e saj. Riza Lahi .....................
26
Historia e San Valit! ALBANA RRASHI, SHBA
E
ee që thoni ju unë kam histori edhe për San Valentinin...apo shenjtin a..si po ta doni me e thirrë. Kishte pas fillu me dal pak demakracija e sa kishte fillu me dal moda e sanit...fëmit ishin rritë, m’ishte ba vajza për fejesë...sa?? Po te 18-tshi ishte ma. N’darkë tuj hangër do pshesha n’kos si shpi, po e pytë t’jatin (kacillen tem) “Babë ca po don me i ba peshqesh neser nans për Shën Valentinin?” Ku ku kyt mas e paqa don me shku te burri e e ka mendjen për marrina! E pavi njiher i jati shtrembt e i tha..”Nuk asht i fesë tone ky seni...e unë kët’...(Kët??? U ty s’di qa t’qoftë, 30 vjet martese e unë bira e fundit e kavallit) nuk e kam marre me dashni!” Edhe unë që basha si e dishme, ju shtrëngova psheshit edhe ma shumë, po nuk po disha me i dhanë kand, ku ka lidhje dashnija a shkusija me San Valin.....Praj he dreq...se e ka emnin e v’shtirë, e une San Val e thrras. Erdhi dita e San Valit, ditë e zakonshme, i percolla tan per punë, e po u mersha pak me pastru aborrin.. kur fap Bibja për kafen e nadjes. Jallah maj Bibe i tham qa ka dal njiky San Vali a e njef ti??? Ja pret Bibja(kja ma e mecme se unë)....”U a se din aaaaaaa ka pas le n’Tale maj, e ka dhan jeten për njatë qi ka dasht e e kanë ba shenjt!!! E tesh tanë festojn njikyt ditë për t’dashurumt!!!” Tuj i pjekë Bibes kafen e tuj ja qa hallin San Valit unë, sa shumë e paska dasht njat’ femën, po edhe aja moj..sa e keqe me e lanë me dek??? Po masandej i rashë mendjes, do ta kenë martu
Janar 2013
Historia e San Valit! me zori moj si puna jonë...jallahhhhh si unë me kta lule!!” Uuuuuuu po letra moj ku ishte..kuku për me Kacillen, se po u shute Rroma......uffffff..... mu...mos e thot’ edhe emnin moj ai sevdalija jem???... E mirfort Bibja iku, kafja u pi, filloj gjella, u harru uhhhh hapu dhe e futu...po si durohet kacillja tesh??? San Vali!!! Kur s’po kalon pak, BAM BAM BAM “ Zonjë Behijes! Admirusi jot’ deri n’vdekje!”.. dera e shpisë...hajli moj njikët ore, kush po m’vjen?? kukuuuuuuuuuuuu m’ra tavani përmbi kry..pa pas Hapi deren e ca me pa nji djal i ri..yll moj pula me ba ish i thojnë kësaj....uh si u cu Kacillja si i bukur deri njatje!!! Po ma merr dorën e me u cu Orli n’kamb moj tamarrsha....sytë i kishin po ma puth e po m’zat nji tub’ me lule! dal jashtë...e supa prej gojet tuj virr..”Kush asht ky Uh si mu duk vedja more gjind, sikur po fluturosha...i majjjj!!!” Uhhhh ku a msu mica me pi ufull....birrrr tham T’paste nana për ke i ke pru...ne s’na ka vdek edhe unë...se pava nji ditë t’mirë...ma zuni n’fyt kush!! - “ Jo Zonjë e nderume -më thotë- e ke gabim, moj...bukën e San Valin edhe sevdalin.....i morri lulet njikta lule jane për ju, i ke prej admirusit tand , që rrakapuj i hodhi n’kosh t’plehnave, e filloj tuj virr qysh ditën që t’ka pa...s’ka pushu tuj t’dashtë...e ma shume se dote me gjete kush më dashka mu këtë sot unë e kam amanet njikto lule me ti dhanë cfarë bukurije...Unë pak tuj u dridh prej friget... e pak n’shenjë dashnije e kujtimi!” Iku djali n’pika t’vrapit prej hallit..gati sa nuk m’ra t’fikët. Kur po i del vajza e mu mu soll aborri.....bir Behija shkreta, mu duk para e po i thotë: “ Jo more babë, po na kena dasht me vedja si vajza e kangës “Per mu Paska ken Kismet!”. lujt me ju...se këta lule ja kena porositë na nanës..me e Po kush paska ken ky sevdali moj???...Uh nuk e di gerga se demek tjetër kush ti ka pru e jo baba, se ti vetë si e kam ba njat gjellë, e mendja m’fluturote se kush the se nuk e ke marre me dashni!” Ferishtet u shkepën paska ken njaj trim, e ka grisha qepët mu bate me e tuj qesh...unë isha ba zeher...kacillja..pak pa i dalë gri kacillen copa copash......Uh mori varza..nuk di se shkumë prej gojet me gjithë fjalët e mbrapshta...... qa me ju thanë..edhe qasha edhe qesh’ja me vedi.... E tesh isha ba trime se m’ishin rritë fëmija e cova nuk e di si me e përshkru se si e ndiva vedin njat zanin e i thashë “ U ty qimja t’qimoftë more burrë, po ditë!!!!..Edhe ka shtatë m’shkoshin se si kisha me i unë edhe plakë tesh...e rrudhun po..ku di unë Sanin e thanë kacilles???? Edhe kohe lulesh jo, kuku..po nji Sanijen.....kujt po i bjen ndërmend për mu?!?!?!?!? U mendje m’tha mas me i tretë, t’bukra deri njaty...erë cova ika n’dhomën tjetër...e qava e qesha.....Kurse ju mbushë...I vuna lulet n’nji vazo e n’tavalin t’bukës. moj nanë ju ka ba Zoti rrisk sot me i zgjedhë vetë ...e Erdhi koha e drekës e mu mblodhen tevabija n’shpi. San Valet me i festu me ta.....po mos harroni një dicka Hin kacillja i pari e po i shkyn sytë...”Kush na ju len nana amanet...dashni msoni me dhanë tanë paska pru lule???...Hajde moj ti e vogla, mas na jetën tuj e sa t’keni frymë, e jo vec për njikët ditë!! ban brockulla me djem e t’kan pru lule???”...kuku edhe kja mu desht..”Jo babë thotë vajza, unë nuk kam shokë...masandej...unë i kërkoj cokollata!” Uuuu shtremja e dreqit..dashka edhe miradina!!! Po m’drejtohet mu..”cka jan kta moj ti??? Kush i pruni, për kë ??? A po flet???” “Zatnija jote- i tham unë me gjysë zanit, nji djalë te dera i la e nuk bani za...as ftyren s’ja pash...pa mu dhimbten me i hjedh n’kosh e thac po zbukuroj dhomën.”..E mendt e mija tuj thanë “uh si nuk kam me t’ba nja 5 vjec e me tu shpërvjelë n’thupër e me t’shikë e me t’ba për shpalc!!!!” Tuj hangër bukë..mu ba se u harrune lulet, kur prap kjo xhidilerja jeme..po vrret..”Uuuu keka një letër njiktu
a i ! r t o i t l s a Hi V an S e
.....................
27
Revista Obelisk
B B LL O O G G
Duke e parë n d r y s h e realitetin, ata sjellin në blogerat e tyre një freski që është e nevojshme për gazetarinë e sotme.
Për të gjitha këto Miza* Në përshkrimin e mëparëshme, kur u fol për insektet që flurojnë në hapësirën publicistike shqiptare, është harruar qëllimisht të flitet për insektin më të njohur e më të përhapur. Kjo ndoshta është bërë për arsye pedagogjike (për të matur vëmendjen e lexuesve) dhe për arsye metodologjike (shkenca ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë nënkategori dyflatrorësh). Unë po marr guximin e po hedh dy shënime, me bindjen se MIZA meriton edhe më shumë. Karakteristika e parë e Mizës (Musca domestica) është përhapja e saj. Gjendet dhe riprodhohet kudo, në çdo vend të përfytyrueshëm, pavarësisht se në emrin latin duket sikur jeton vetëm në shtëpi. Aftësia e saj për t’u shumuar është legjendare. Vezët i vendos në grupe deri në 150 njësi, të cilat hapen në kohë të shkurtër, nga disa orë deri në pak ditë. Larvat rriten me po aq shpejtësi, derisa shndërrohen në miza. Si të thuash, miza është në përputhje me kohërat që po kalojmë, pra në
.....................
28
unison me globalizmin. Vetë përhapja e saj, nga zyrat në stadiume, nga banjat në pyje, nga stallat në studiot T V, nga shkollat në lokale, dëshmon një farë epërsie të këtij insekti. Ajo ka zukatjen e bezdisshme të mushkonjës në forume, këmbënguljen e pleshtit snob në diskutime ex cathedra, tangërllëkun e tartabikut ofiqeshumë, pickimin e grenxës hetuese. Në këndvështrimin funksional, miza është përzierja e përkryer e disa insekteve. Sipas situatës dhe interesave, miza të bezdis si mushkonja, të ngjitet si pleshti, të ngacmon si tartabiqja, të pickon si grenxa. Si sintezë e shumë insekteve simotra, miza nuk ka karakter të përcaktuar qartë. Në fakt, kalon nga një forum tek tjetri, nga një diskutim tek tjetri, nga një gazetë tek tjetra, pa mëdyshje koherence. Lehtësinë me të cilën ajo kalon nga një vend tek tjetri, studiuesi i njohur prof. Zukat Thumbi, e ka quajtur “sindroma 2M”, duke nënkuptuar me M, dy ushqimet që i pëlqejnë më tepër insektit tonë, ushqime që bashkëndajnë edhe
Për të gjitha këto Miza
Janar 2013
edhe krahas pseudonimit në internet vë fotografinë e vet. Por cilësia më dalluese e mizës, e shtirur ose jo, është indiferenca. Miza bën sikur nuk i intereson biografia jote, feja apo lidhjet me të kaluarën; bën sikur nuk i sheh këpucët e tua ngjyrë rozë, as librat që ke shkruar nuk t’i lexon. Miza do të donte ta njihte origjinën tënde, por nuk i dallon dot emrat myslimanë nga ato ortodoksë; do të donte ta njihte familjen tënde, por nga regjimi njeh vetëm Mehmet Shehun; do të donte t’i kishte këpucët ngjyrë rozë por i duket tashmë ide e konsumuar; do të donte të hetonte të kaluarën tënde, por nuk di nga t’ia fillojë. Për të gjitha këto Miza deklaron vazhdimisht: “Ne jemi e ardhmja” dhe nuk kuptohet pse flet gjithnjë në shumës. Miza është eksperte e gjithshkaje. Dijen dhe jetën e trajton si ushqimin: ha dhe bën pak nga të gjitha. Ka lexuar përmbledhjen e “Luftës dhe Paqes”, ka parë teatrin “Ferri” të bazuar tek Komedia Hyjnore, ka bërë tre faqet e para të sitit të vet me gjuhën Html, ka kënduar novelën “Dasma” të Kadaresë, ka tymosur bar disa herë (pa efekt), ka parë premierën e dokumentarit për Nënë Terezën, ka intonuar himnin shqiptar, ka mësuar përmendësh Vaso Pashën, ka ngrënë darkë me Bamir Topin, ka shpëtuar në formatin jpeg, ka praktikuar Kamasutrën me figura, ka pozicione politikisht të baraslarguara, ka dalë në revistën “Vipsa”, ka dashuruar motrën e Çiljetës. Miza ka shkruar edhe një roman autobiografik, të cilin e dhuron rregullisht në takime me autoritete të huaja. Nuk e njeh leksikun e totalitarizmit shqiptar, kryesisht për faj të moshës, por mendësinë ia ka përthithur më së miri. Në fakt nuk sheh me ngjyra, por vetëm bardhezi. “Ju jeni e kaluara, ne jemi e ardhmja”, thotë gjithnjë. Miza është e pavdekshme. Kur kujton se e ke asgjësuar me argumente, po aq të efektshme sa bombolat me flit, ke gabuar kryekëput. Je i pashpresë. Miza respekton ligjin natyror “Një bie mijëra ngrihen”.
ngjyrën, sidomos mjalti i gështenjës. I vetmi problem i Mizës, është se kur kalon nga M në M harron, ose nuk di, ta ndryshojë regjistrin e komunikimit: villte/ hante në M dhe vjell/ ha në M. Për të, komunikimi bëhet njëlloj si në pijetoret e Karakasit ashtu edhe në restorantet e Parisit, mjafton të jetë efikas. Miza është produkt sa i postotalitarizmit aq edhe i postmodernitetit. Mungesën e shtyllës kurrizore e quan pasuri kozmopolite bashkëkohore, mëson më shumë gjuhë të huaja se shqip, lexon më shumë indekset e bursës se çmimet e pazarit, del më shumë në televizion se në lagje. Mizën nuk e habit dot, i di të gjitha, edhe kur nuk i di, i “kishte marrë me mend”. Miza është e bindur se mungesën e durimit e ka trashëgimi nga gjeniu që jeton brenda saj. Nuk ka kohë të rrijë gjatë në një vend.Fluturon dhe ikën gjetiu, pa pasur kohë ta bindësh për çka thua. Edhe pse e konsiderojnë të sipërfaqshme, ajo e ndjen veten filozofike. Idealizmin e shikon me mëshirë, kurse mëshirën me cinizëm; këtë të fundit me admirim, kurse admirimin vetë e quan fëmijëror. Pseudonimet në internet i quan cool, por i përdor rrallë, se nuk ka kohë. Botën e sheh me syrin e artistit dhe spektatorit njëkohësisht, më saktë e sheh thjesht si skenë ku mund të luajë ndonjë rol. Për mizën, mediat janë pasqyrë ku mund të krihet rregullisht ose të fërkojë flatrat me kënaqësi. Ka imagjinatë fantastike për të krijuar shoqata të ndryshme: emrat i kopjon nga interneti ose nga Ong perëndimore. Ushqehet rregullisht me fonde, me të cilat ble gjithnjë modelin e fundit të lap top-it Apple, me sistemin Linux brenda dhe të pamungueshmin Open Office, edhe pse hap rregullisht Word-in. Kompjuterin e përdor kryesisht për të shpikur logo shoqatash dhe slogane ekranethyese. Nga Pishak Zhgaba marrë te xhaxhai. Miza nuk ka kriza identiteti, anipse të blogspot.com gjithë ia bëjnë pyetjen: “Kush je, nga vjen dhe ç’kërkon?” Ajo përgjigjet gjithnjë simpatikisht *titulli red. dhe mediatikisht: “Ne jemi e reja, ne jemi ndryshimi”. Miza është fotozhenike, prandaj
.....................
29
Revista Obelisk
Namik Selmani
Malli per babain Kam mall për ty, babë!
POEZI
1. Oh, babë, kam mbetur sa e sa vite me sytë nga rruga E fjala më ka mrrolur dhimbshëm qerpikun e syrit Në cilin qiell ke hedhur flatrën e praruar? Në cilin varr derdh pikën e lotit të emigrimit? 2. Oh, babë, ka mbetur i tharë prej vitesh jazi i mullirit E ahishtja me trishtim gjethon në çdo pranverë Jam thinjur fort e nuk po di ç’ka t’i them birit Për amanetin që dot nuk ta dëgjova asnjëherë. 3. Oh, më ka ka marrë malli për përkëdhelje nëne si flladi E për besë të besës, më ka ikur gjumi i netëve të ftohta, U bënë tash sa vite që dua të ta fshij pikëdjersën te balli U bënë kaq vite që kulaçi ka mbetur i pangrënë te oda. 4. E jam bërë peng i ëndrrës si një burg pa lirinë. Vetmia më ka bërë fjalën si peshkatar pa det. E urimin tënd ia përcjell mbesës dhe djalit të mirë. E pllakëza e varrit më qenka bërë si libër që vetëm flet e flet 5. Oh, babë, më fal për lotin që ma vjedh burrërinë Kam mall, bre, e plisi i dheut më qenka bërë gur masati Tash jam bërë babë e rrudha në ballë më është shtrirë Tash jam bërë burrë që ditëve dhe më rëndë më bëhet hapi. Kam mall babë, kam mall!
UKSHIN MORINA
Ty grua
.....................
30
UKSHIN MORINA
Epitaf i një poeti Në zemrën e ketij vargu, pushon shpirti i një poeti I mbushur me dashuri e dhembje Prehet këtu nga që nuk mund të gjendet vend me i bukur, se kjo copëz mermeri për të parë perëndimin e diellit Nëse rruga ju bie ndonjëher sëkëtejmi Ndaluni dhe lexoni epitafin e tij “Vdiq për të jetuar”
Në ermimin e frymës tënde të gjeta zhveshur, me ngjyrën e vet jetës ty grua me formën më të bukur të trupit Ëmbëlsia e buzëqeshjes dhe puthjet e tua, mbetën në sytë e mi Dhe tash në fytyrën e sosur nga vitet, me dritën sulfurore mbush ditën dhe jam sërisht me ty Si një luan i plakur në qafën tënde varur Si jehona e këngës sate, në udhën ku shtrihet hija ime e fjetur Si kandili i një llampe mbi rrasën e një shkëmbi, ndrisë në bebzat e të përgjumurta sy Dhe shpirti në parajsë spërkatur me të bukurën e tëndës dritë Me vështrimin e kthjelltë prej fajkoi në hënën e rrëzuar nën horizont Me rrezet fosforishente nën pyjet e përgjumura tretëm në hi Për tu bërë ushqimi qiellor për ty.
Janar 2013
ILIR PAJA Yje loti
___________
POEZI
Nata gjumon buzëqeshjet e diellit. Vetes i supon mbulesë trupa qiejsh nate të tjerë. Çdo yll fsheh një qepallë si varkë, që lotët e shtyjnë tutje. Ndaj agu lind i kuq si mollëza fytyre. Herë të ngritur si ishuj prej gulshimeve, e herë brigje të paanë. Nga yje lotimi lindin përherë liqere sysh. Dhe Dielli si retinë dhuron veç thellësi ndriçimi.
Kuaj ere
_______________
Të kesh ftohtë
_____________________
Të dy me galop mprehin trimëritë. Mërdhimi ngujon gjithë mëshirat. Era qiellin në sup. Është pëllëmbë akulli, e zog ngrirë. Kali heroin mbi kurriz. Është...sepse acari s’ka krahë... Të dy trokojnë lajme udhësh t’panjohura. Dhe toka si njeriu pa lëmoshë, Kali mbart t’zonë pas plagësh. s’pranon për t’u mbjellë...farë. Era djersin sqetullave krahë zogjsh. Të kesh ftohtë! Erë kuajsh dhe kuaj erërash… Salaktitet dikur ishin shigjeta diejsh, Tagji e tyre pëllëmbë e njerëzve. e sot në mërdhi ngujen nën tradhëtinë Për qiellin era mbetet shalë. e njeriut që trupi si ndjeu ftohtësinë. Për njeriun, kali muskuli i tij para shpatës. e mëshirës në toka pa rrëmih. Dhe era, kjo transhe që fluturon bashkë me Sikur dhèrat të jenë verbër shpella shtrirë... Korbat e vdekjes... Ndërsa qielli do donte të zbriste poshtë, më poshtë Të gjithave...në patkonjtë e të dyjave, qiej e erë bashkë. Sepse horizonti, ky nallban që ndjek hije ere, kuajt. E kuaj, hije ere. S’do donte për gozhdë të ngulte thembrave të tyre... Pëllumb të bardhë...
POEZI POEZI POEZI
.....................
31
Revista Obelisk
.....................
32