OBELISK 152
Revistë peroidike letraro-artistike Viti i V-të i botimit Nr.152 /2012 Organ i shtëpisë botuese ADA Çmimi 100 lekë/ 1Euro
Aktivitete të Shtëpisë Botuese “ADA” në Panairin e 15-të të Librit në Tiranë
NËN HIJEN E FLAMURIT
BRAKTISJA E HAPPY END-IT
nga Sazan Goliku
nga Prof. As. Dr. Astrit BISHQEMI
PROFILI OIGJINAL I POETIT FATMIR MUSAI nga Bujar Balliu
TREGIMI I NUMRIT
In memoriam
Cikël poetik nga IZET SHEHU
MILITANTËT nga Konstandin Dhamo INFO KONKURSI NE DHE UNIVERSI LETRAR nga Atdhe Ibrahimi
Vjersha Për fëmijë Nga Shkëlzen Zalli
POEZI NGA Basir BUSHKASHI Elona ZHANA Martin ÇUNI Hashim KËRTUSHA Jonida SALKU Ilmi Leka Hasan Qyqalla Aleksandër SHALLVARI Mimoza Çekiçi - RISTA
Shqipëroi Riza Lahi
Në numrin e ardhshëm shpallen fituesit për krijimet më të mira gjatë vitit 2012 në revistën “OBELISK”.
Konkursi i poezisë “Poezia më e mirë” do të mbyllet më 31 Janar 2013 dhe fituesi do të shpallet më 14 Shkurt me rastin e Shën Valentinit. Për fituesin do të jepet Diploma,Trofeu simbolik i “Obelisk” ndërsa fituesi i çmimit të parë do të marrë edhe një shumë prej 5.000 lekë.
Obelisk 152 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti V-të i botimit - Nr.151/ 2012 Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk.com Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit-45 euro+pp, Amerikë: 70 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2012 Tirazhi : 1000 copë
Përsiatje
NEN HIJEN E FLAMURIT Sazan Goliku Kur nipi im 6-vjeçar, Joni, nis e reciton vargjet: “Valëvitet, valëvitet Kuq e zi flamuri ynë. Kush e ngre më lart atë Nderon veten, shqiptarinë”, pa dashur më kujtohet Fishta ynë, kur një djalë i vogël shkoi tek ai duke qarë dhe i tha: ‘At, armiqtë po gjuajnë me topa flamurin tonë!”. “Mos u dëshpëro, bir – e qetësoi poeti – është në nderin e Flamurit ta përshëndesin më topa.” Si simbol në rrafshin filozofik flamuri është vetë qenia kombëtare si e tillë, në kuptimin konstitucional është vetë shteti, si konvencion etik është dinjiteti e krenaria si qenie shoqërore, sidomos për ne shqiptarët. Në vorbullat e dallgët e pushtimeve, të luftërave e kryengritjeve, i pari që është ngritur lart mbi zezonat historike ka qenë flamuri kuq e zi. Pra, shqiptari ka mbetur gjallë si i tillë me sytë e mbërthyer te valëvitja e këtij flamuri që është bërë edhe më i kuq nga gjaku i derdhur për të, që nga epoka e pavdekshme e të madhit Skënderbe, në luftërat e pandërprera në shekuj, deri në ditët tona, kur bishat shoviniste ngulin thikat në shpatullat e të rinjve shqiptarë të mbuluar krenarisht me këtë flamur. Nuk mundi të shkulet nga zemra e një populli ky flamur, kur gjendet në gjokset e çdo dëshmori të rënë për lirinë e pavarësinë e atdheut. 100 vjet pavarësi! Një shekull nën hijen e flamurit! Një shekull mbijetuam në dy luftëra shovene, në dy luftëra botërore, u pushtuam e u liruam, kapërcyem anarki e diktatura edhe pse të copëtuar thela-thela në pesë shtete. Jo më kot, që në vargun e parë të Himnit
tonë kërkohet: “Rreth flamurit të përbashkuar”. Përçarja – sëmundja e shqiptarëve, e trashëguar si një virus dhe e injektuar nga armiqtë tanë tradicionalë - ka sjellë pasojat e saj fatale: Shqipëria e vërtetë ka mbetur sa një grusht në fund të Europës. Po ky fakt nuk mund të na çojë në pesimizëm e mohim të vetes, siç disa shqipfolës, qofshin intelektualë, qofshin të paditur. Përkundrazi. Na ngjallë e përshndrit ambicien për të sfiduar veten e keqdashësit tanë. Dëshira e Fan Nolit, që flamuri ynë të bëhet “për botën ëndrr’ e qiell i ri!”, sot na tingëllon si utopi, po e ardhmja, edhe paradokset më të habitshme e më të pabesueshme, i bën ëndrrat realitet. Nëse dikush deklaron me paturpësi se “unë nuk ngrihem më këmbë kur luhet Himni i Flamurit”, ai ose nuk është shqiptar, ose është atdhemohues. Nëse rastësisht do të ndodhej në një sallë diku në Francë, Gjermani, Angli ose gjetkë në botë, dhe ai dikush nuk do të ngrihej më këmbë, gjindja do ta nxirrte jashtë me shkelma si një kafshë. Poetët tanë, po dhe shqiptarët më të thjeshtë, kur donin të shprehnin mallin e dashurinë për atdheun, gjuhën shqipe, lirinë, sytë i kanë hedhur mbi flamurin, vargjet e para i kanë thurur e kënduar për të si për shpirtin e tyre. Askush nuk mund të ndalojë sot flamurin tonë të ngrihet, së bashku me flamujt e kombeve të tjerë të botës, në emër të lirisë, të humanizmit e demokracisë!
Poezi Martin Çuni Elona Zhana PA SHPJEGIM… U deshëm Ashtu siç dinim Ashtu siç mundëm, Me njëri-tjetrin I arnuam të kaluarat tona Dhe në to si në çarçafë mbështilleshim Herë bashkë Herë veç e veç. Unë nuk isha Esmeralde jote Ti nuk kishe asgjë të Romeos Edhe pse përbeheshe në gurin e varrit Se Vatikani mund të gdhihej në shkrumb Sikur zjarri ynë të “dinte” pak më shumë Dashuri a pasion? Katedralet që na kundrojnë heshtin Eh S’kam më forcë të të mbaj E pamundur të të humbas!
SHQIPËRIA DHE MARTINI -M. CamajtI Copë bjeshke mbi Camin Me zemër të plagosur, Diell e shungullimë Malësie Deri n’amshim i pangopur. Smira e vdekjes na sfidoi Ty në dhe të huaj burgim, Mua burgjeve, rrugëve t’Botës Atdheu ynë në mjegullimë. II Më mbetën pyetjet pa përgjigje Poeti im i fëmijërisë, Librin e parë “Për ty” Ende e mban Malësia në gji. III Tha një mik, “Lum Ti i lumi Pushon i qetë atdhetari, Nga vendlindja t’erdhi murani”, Dhuratë e Alpeve Shqiptare Eshtrave iu bë shok shkëmbi. IV E Shqipëria si Shqipëria Dimër në verë e dimër në dimër, - Sa të mirë i ka ajo njerëzit - Sa të mirë e kishte ajo Martinin - E sa të mirë Fishtën e Naimin -Me rastin e pesëvjetorit të vdekjes, 15 mars 1977, Mynhenen-Bayern -
Poezi
Aleksandër Shallvari
Mimoza Çekiçi - Rista
UNË E TI
SIRENA E LIQENIT
Unë - rrebesh dashurie në qiell pranveror. Ti - fllad puthjesh epshore, pasionale. Në - hark ylberi të një mëngjesi kaltëror, Që sillte diellin pas një nate epokale.
Ti më quan sirenë në liqen, që nuk jam sirenë, dhe ti vetë e di... por në se një dite, tek gjoli më vjen në sirenë do të kthehem për ty.
Unë - zjarr në vatrën e pashuar. Ti - eshkë që ndez me mijëra flakë. Në - dy trupa të dashuruar, Që digjen ngadalë, ngadalë.
TRËNDAFILI
Unë – kalorës në mallin tënd kaptuar . Ti - sirenë që gjithë detet bashkon. Ne, në këtë ishull imagjinar përqafuar, Si një gjysmë hëne që gjysmën tjetër kërkon.
Trëndafilin që më dhurove e kam të shenjtë, fletët ja puth ëmbël , trëndafil me vesë, harrohem bukurisë së tij erëmirë vdes çdo mbrëmje e ngjallem çdo mëngjes.
Poezi Jonida Salku Hashim Kërtusha I FALEM HESHTJES Ku horizontin kodra e male ma kufizojnë, Dhe kur kaltërsinë e qiellit fshehin retë, I falem dallgëve e tadllazëve,kur jehojnë, Vështrimet i tres në horizontin e të kaltërtit det. Aty çdo mbrëmje në gjirin e kureshtjes, Ku detit i kërkoj sekretet e thellësisë , Streset i përcjell në rrugicat e heshtjes, Aty askush për politikë s’më prrallis. I heshtur ndjek shkumëzimet e tallazëve, Mbi thinjat e tyre pulbardhat flatrojnë, Aty humb në hollin e pafund me kujtime, I falem heshtjes,larg ekraneve që mashtrojnë. Ku dallgë e tallazë bregun spërkasin, E unë gjej prehje mbi rërën kristal, Diku shkumëzimet në shkëmb përplasen, Flladi i heshtjes kënaqësi më fal.
SYRI YT... Mëngjes i mirë me shi, mesditë si s’ka të dytë, pasditja prapë gri, i zi: syri yt... Mëngjes faleminderit! Zot, më ke bekuar! Nuk e kam njohur terrin, nga syri i tij ndriçuar. Mesditë, puthje akrepash, qofsh dhe në Antarktidë, kemi të ngrohta zemrat, përcjellës: Syri i tij! Pasdite, sidoqofsh, në këtë botë të pistë, të pastër të shikoj, në të dlirin iris. Natë, netë të shumta, pranë syrit tënd fjetur, mëngjesin pres gëzuar, qëkur të kam gjetur. Mbrëmje-tranzit-mesnatë, akrepat me lak në fyt, puthin njëri-tjetrin prapë... Kohën mban gjallë syri yt!
P o e z i Ilmi Leka KUR BËHEMI FETARË? Kur vdes njeri e shkojmë në varreza. Vetëm atëherë e sjellim në mend Perëndinë. Po pastaj mendojmë një mijë të zeza. Është gati të hajë njeriu njerinë. Çudi! Tani i bie që për të qenë njerëz ‘humanë”. Duhet që vdekjen ta kërkojmë sa më pranë?!... Apo të mendojmë të ecim gjithë jetën me vdekjen në shpinë. Atëherë të sjellim në mend Perëndinë?!... Apo ta duam Njerinë?!
Hasan Qyqalla Betohu... Betohu në shpatën e Kastriotit Në plisin e Dadë Shotës Në flamurin e Plakut të Vlorës Në alfabetin e Manastirit Në dashurinë e Nënë Terezës. Betohu në fjalën e studentit Në urtin e Anton Çetës Në Kanunin e Lekës Në trimërinë e Pajazitit Në pushkën e Jasharajve...! Betohu në djepin e Loke Madhes Në qumështin e nënë Arbërisë Në këngë të rapsodit Në oxhakun e fisit tim...! Betohu në Krisht Në një Zot betohu shqip Betohu në gjakun e njomë e në pleqësi “...kurrë ndër vëllezër t’mos ketë hasmëri...” Flakë gjaku me Besa – Besë Vetëm SHQIP DUA TË VDES...!
Poezi
Poezi Nga Basir Bushkashi LIGËSIA Ligësitë e tua të panumërta, S’kanë fund. Se nëpër ligësira, Veten përkund... Se je vetë ligësia, Fund.
E KAM ZILI ERËN Ç’të paska ra, moj , pala e flokut Popullore Një palëz floku Seç ta përkëdhel era, Aq ëmbël fytyrës. Unë herë e shoh drejt Herë pakëz si tinëz... Ajo palëz floku, Aromë borziloku, M’lë pa mend e fjalë... E kam zili erën, Lirshmërinë e saj...
PLAGËT E LURËS Gjymtuar rëndë bukuritë e Lurës: Gjithçka e heshtur, E pikëlluar. Heshtin liqejtë m’pikëllim ujor, Zambakët të trembur, Çelin të drithëruar... Eh, ç’plagë të rënda, Moj, Lurë, paske marrë! Ç’shkretim i vërtetë! Pishat, bredhat dhe ahet e lartë, Prerë e djegur, Si në mesjetë... 8 Obelisk 151
Therin aq thellë plagët e Lurës, Sa vetë dheu ndjen drithërimë... Në trup të saj, E në trupin tim, Ende sopata, Godet me tërbim... Korrik, 2011
FJALA JOTE Veç ty dua t’pyes për gjithçka. Më the një ditë aq ëmbëlsisht Eh, fjala jote ç’më bëri me krahë, E qiejve më ngjiti aq mrekullisht...
E NDIEJ Dhe rrezet e diellit e shohin me zili Buzëqeshjen tënde-gonxhe prilli... O, i lumi unë! I lumi unë! E ndiej se, së shpejti, do m’buzëqesh ylli...
SI RE E BARDHË Krejt papritur, Si re e bardhë, U shfaqe pranë meje. U shfaqe Dhe më mbete në shpirt E pastër, Si vetë bardhësitë...
Profili origjinal i poetit Fatmir Musai
Bujar Balliu
Ndaj, pse trembeni prej meje? Kur të jeni shpirtra, do të kuptoni, Sa kot u frikët prej një Asgjëje. (Mesazh i vdekjes) Këto detaje ndriçohen në momentin më shprehës. Atribuimi i vlerës ndaj një lënde të realitetit është aftësi e vëzhguesit të hollë. Pas së zakonshmes ai shquan aureolën e padukshme të objektit me rrezatim asosacionesh. Mbi varrin tënd dhe me bastun do të vij, Do nëm e mallkoj të rëndin kapak! …Nëse një jete tjetër do t’i besoja, …Takimi me ty do të ishte shkak. (Mbi varrin e tim biri…!) Besnik i vargut të matur, praktikues në këtë libër vetëm i poezisë me katër vargje, kurrë nuk e ndjen veten të izoluar nga eksperimenti. Poezia e tij tenton t’u ngjajë dhomave mbushur me të papritura të këndshme. Shtrënguar në katër vargje, ajo mbart rrezikun e monotonisë, fragmentarizmit, ndrydhjes poetike. Poeti i shmanget grackës natyrshëm. Lëvizja grafike e mendimit me kah vetveten, pasuria e rimave, ritmeve e masës së vargjeve, goditjet përmbajtësore, risitë e shpërfaqjes, brishtësia e shprehjes, mënjanojnë stereotipet. Në këtë hapësirë ai shpall “binjakëzimin” e faktit me përjetimin. Të kundërtat përballen duke zhbiruar “veten”. Dyjëzimi i unit zgjerohet përmes
▼
Vëllimin e parë poetik “Thirrja e jetës”, Fatmir Musai e botoi në vitin 1976, kur ende studionte letërsi në Universitetin e Tiranës, “Sfidë” më 2002 dhe të tretin, “Lind nga perëndon”, e ka sjellë te lexuesi në fillim të kësaj vere. Edhe vetëm ky fakt të shtyn të mendosh se me poezinë ka ndërtuar lidhje të veçantë. Ai e vlerëson finesën e saj, i druhet, e zotëron, i shpëton ekstazës së lavdisë dhe fjalën e vargun e qëmton. Kjo e bën Poet të Vërtetë, të pangatërrueshëm me aradhat e “poeteve” të panumërt e sherrxhinj në “lavdinë e tyre të pacënueshme”. Zëri poetik i Fatmir Musait, krejtësisht i dallueshëm, i natyrshëm, ngrihet jashtë pozave të kontrolluara. Nën okelion “trille poetike” hap shtegun vetjak me stil interesant. Po ku qëndron origjinaliteti i tij? Nisma narrative, strukturuar në njëjësin subjektiv që shpall pamje të zakonshme nga jeta, vendoset në vijëmësi ose kundërbalancë me gjendjen shpirtërore, për t’u derdhur te definicioni befasues. E papritura shkëndijon në aliazhin emocion-mendim. Fakti (“Kur ti fik celularin”, “Me të kurrë ajo s’lahet në det”, “Kur mbi gjunjë ngre pak fustanin” etj.) përcillet thjesht, disa herë dhe me mjetet e prozës: përshkrim, replikë dialog, peizazh, për të marrë forcën në pikën e prerjes së pasionantes me racionalen filozofike. Unë jam hije, s’kam kosë në dorë,
Mendime rreth vëllimit poetik “Lind nga perëndon”
Obelisk 151 9
Profili i një poeti
Profili i një poeti
10 Revista Obelisk
ime e vjetër” e plot të tjera. 2-Si ekzistencë e pastër, pa qëllim, disa herë i dorëzuar në moskuptim. “Më ka marrë malli të jem vetëm,/…ajër të marr” bërtet në poezinë “Malli më ka marrë”. Lidhja e personales me universalen bëhet duke e kaluar në planin dekorativ faktin, shpesh herë një gjendje e caktuar, frikë, inat, pritje etj, që të mbetet mbizotërues imazhi interpretativ. Vij përqark unë, si akrepi Thumbin kujt t’ia ngul, i shkreti? …Të mos kem më vegime, Do ja ngul lëkurës sime.(Si akrepi..) I urrej ditët e gjata Kur Dielli nga froni nuk zbret.
…Ajo rri në nje cep të Hënës Dhe pret, pret e më pret.(Në nje cep të hënës)
▼
statusit lirik të vetës së parë. Ndodh që burrit tënd dot s’i shmangem Dhe ai më zgjat doren miqësisht… Ta dish gishtrinjtë si më mardhen, Ta dish si do ikja çmendurisht. (Mos…!) Thërmiat e përvojës personale dhe të të tjerëve, apo të historisë, shkrihen, goditen a përplasen me përjetime ndjesore e racionale, për të prodhuar fushën e perceptimit estetik, shpesh si goditje në fjalët e fundit. Sa kohë kaloi, mot-mot a gjysmë viti, Që ne u deshmë sa s’plasmë e njeri s’na diti…? Tani mesazhet t’i çoj me SMS, Në rrugë troket bastuni…një tjetër ABC. (Pleqëri…?) Autori ndërton versionin e lirikës me ngjyrime plotësisht personale që përcjell brendinë në botën ku janë të shumtë të ngjashmit. Jetës i sheh të bukurën, te zakonshmen, vulgaren, komiken, të zymtën, tragjiken. Fabula serioze ndodh që papritur shndërrohet në anekdotë. Përthyhet rrjedha linare e përftohen ndjesi të larmishme. Ai kurrë s’u lodh në majë të fikut, Gjithë jetën nën hijen e tij priti i qetë… Urtë e butë, edhe pa shkallaren e mikut, Gojëhapur e i përjargur pret kokrrat rrëke!(Vegjetim) Për Fatmir Musain qenia njerëzore shfaqet në dy plane: 1- Njeri aktiv, me synime e veprime të përcaktuara, në poezitë me theks të qartë social të cikleve “Rishikimi i ferrit” dhe “Mos ma shisni fëmijërinë”. Autori derdh shqetësimin në çështje të pazgjithshme të shoqërisë ku jeton vuajtja, nostalgjia për të bukurën inekzistente, të keqen, drejtësinë, patriotizmin. Imazhe të gjalla kalojnë nëpër poezi të ndyshme:“Njoh një njeri, nje njeri ndryshk,/ qe gjirizeve kërkon e thith oksigjen”, “Vampirë e Djaj kalëronin mbi kuaj,/ të mirët u zhbënë s’di se si”, “Të kërkoj e s’të gjej lagja
Profili i një poeti Përmes metaforës autori lidh lëndën me imazhin, emocionin me mendimin, të pangjashmet në kohë e hapësirë. Ajo siguron unitetin artistik në “konfuzionin” e lëndës reale. Zakonisht dy vargjet e para fokusojnë vështrimin e lexuesit: Rrëketë e shiut trokasin mbi çadër Dhe miniujvara derdhen në trotar. Dy vargjet pasadhëse derivojnë mendimin përmes hapësirës së metaforave: Mes mureve të ujit jam peshk i mardhur, Shpirtin kam varur në kremastar.(Akuarium) Indi i gjuhës ndërton hijeshinë e trupit poetik. Përmes gjetjesh të larmishme si: lutje (ti mos më mbaj inat, le të vidhisej toka, mbështete kokën mbi supin tim), pyetje (pse më çmend…?, pse ma ngul në kraharor?, ç’më duhet…?, kur do shohin zemrën? Kujt i frikesh…? etj.), shenja heshtjeje (retiçencat janë hapësira ku lexuesi merr frymë në hapësirën e ngushtë dhe thërret imazhet e munguara), dyshime (nga më erdhe kaq papritur, Në ç’anë të litarit vallë do të jesh? Ke helm, ke brengë, apo ke gaz…! etj.), feksje (Deri në fund ecën mbrapsht,/ Ora ime magjike varur në mur; Me njërin sy qan,/ E me tjetrin qesh; Një tufë korbash
krrokasin si nata etj. ) habi (Si Circe më shfaqesh e më zhdukesh ti, Bëj t’i kap e s’i kap dot, etj), skicon gjendje në pak rreshta. Por poetit nuk i ka shpëtuar dhe ndonjë poezi e thjeshtëzuar e pa nerv. Radhitja e fjalëve me ngjyrim publicistik, mungesa e perceptimit artistik të çastit, mllefi social, dëshira për të definuar doemos mendimin, e than poezinë, e thjeshtëzon, e kthen në sentencë të dëgjuar. Të gjitha gjuhët e botës në rrugët tona, Reklama, emri që mban një fëmijë, Spitullaqë ekranesh, rrok orëve të vona… Më gjeni, ju lutem, pak, fare pak Shqipëri! (Invazion) Ose vizatimi i skenave vulgare, mungesa e tharmit poetik e bën mendimin të vobektë. S’vijnë më si dikur miq në shtëpi, Ku ison e ndizte flakë një dolli. …Miqve u rezervojmë vendte vakant, Mirëseerdhët u themi …në restorant! (Ku janë miqtë?) Interesant është rikthimi në motivet e hershme, duke e ribërë poezinë. Ndodhia individuale përthithet në vetëdijen intelektuale dhe ndërtohen paralele filozofike. Një nga shembujt më sinjifikativë është vjersha “Gjyshja dhe vjeshta” në
vëllimin e pare, përpunuar në “Nëna vjeshtë” në librin e fundit. Deshifrimi i spiraleve të memories artistike paraqet një fushë mjaft interesante. Lënda e ardhur nga kujtesa e mjegullt e fëmijërisë shkrihet në harmoninë e përjetshme te natyrës. Thirrja “Erdhi nëna vjeshtë” që ka mbetur e pandryshueshme në të dyja varjantet, mbush mbresat shqisore të fluturimit imagjinar. Motivi mbetet në të shkuarën, që ngjashmëritë e përjetimit të vijojnë pandërprerje në hapësirë e kohë. Elementët përmbajtësorë janë derdhur në vizion të qartë ku harmonizohet gjuha me përmbajten. Nga rrëfenjë kthehet në bashkëbisedim, e tashmja dhe e kryera e thjeshtë përshtaten me të pakryerën e (vari-varte, sulen-suleshin) thirret lexuesi të jetë pjesëmarrës( veç ta shihnit) . Poezia ka humbur brishtësi, naivitet dhe e trysnuar në kohë, ka fituar përqëndrim të ndjenjës, mendimit, imazhit. Vargjet e Fatmir Musait, produkt i pjekjes së ngadalshme në memorjen poetike, janë koncentruar me ekonomizim të fjalës, janë zgjeruar në linjat e përfshirjes së mendimit për të fiksuar para lexuesit kohën e kohës së tij.
Tregim
12 Revista Obelisk
MILITANTET Konstandin Dhamo përzier frymëhidhur kur i pashë njëherësh me laptopët monitorët prozhektorët radhët e prishura të karrigeve dhe, posterin gjigant të Partisë në ballë të sallës, përpara të cilit ishte vendosur foltorja , ku do të kumbonte zëri i zëdhënëses, i sekretarëve, i Kryetarit po se po dhe , pale dhe i kujt tjetër… Posteri, që edhe këtë herë ishte ideuar dhe dizenjuar nga vetë Kryetari (kundërshtarët politikë gjetën në këtë angazhim të tijin praktika të njëjta me ato të Hitlerit ) kishte në skaje buqeta me lule farfuritëse dhe, të hedhur diagonalisht devizën e mezilexueshme ,Të gjithë për Shqipërinë e re ! Eh, çfarë farsash dhe çfarë kurdisjesh ! E kush nuk e di pa mëdyshje dhe qartësisht se, fushatë zgjedhore do të thotë mirëfilli sezon gënjeshtrash i politikanëve e megjithatë nuk mbetet njeri pa u nxitur nga ndezullia e garës dhe e ndryshimeve të pritshme. Lëreni, o të mbrapshtë, o tradhtarë e kriminelë të padënueshëm popullin të votojë vërtet i lirë, pa e bezdisur pa e trembur dhe pa e terrorizuar, e hodha unë traktin tim oral, me sytë e ngulur thuajse fizikisht te posteri i Partisë. Por, ç’po ia këpusja në tym ! Asnjë sharje, asnjë akuzë, asnjë denoncim nuk shqetësonte dhe nuk rebelonte askënd prej kohësh. Edhe unë kot llomotisja pa nerv e pa emocion më keq se ai aktori diletant që derdh sapo del në skenë tërë tekstin e mësuar përmendsh
.Kaq, me sa duket ishte ajo puna e fjalës së lirë; ha ( sidoqoftë, më falni ! ) mut sa të duash se, nuk ta fërshëllen njeri . Populli u mësua me të keqen dhe, kjo do të thoshte se ai tash e tutje zor se ngrinte krye. Sidoqoftë gjithçka ishte gati për t’ia bërë bam. Dhe erdhën militantët . Ata mbushën dëng oborrin e përparmë të selisë së Partisë dhe dukeshin fort të merakosur. Kishin votuar të parët atje në fshatin apo qytetin e tyre të largët dhe, me mjetin e parë që iu ishte dhënë mundësia, kishin udhëtuar për të mbërritur sa më herët në Tiranë ; si do të venin hallet e Partisë vallë? Ah, sa i urreja dhe, sa i mëshiroja këta lloj militantësh ! Sa punëprishësh ishin ! - A të kujtohet ? Edhe në zgjedhjet e kaluara, po këto fytyra me sy të zmadhuar ishin, po këta burra e gra të veshur e të mbathur te Gabi. Ndoshta mungon veçse ndonjë ditëzi, që ka vdekur sakaq... - Po këto fytyra do të jenë, e cilat tjetër. Pastaj, siç edhe mund ta dish , turmat e dystuara nga ndërgjegjja kolektive, janë pothuajse njëfytyrëshe, mos u ngërdhesh, a thua se janë shumuar me metodën e klonimit. Por ky kontingjent fanatikësh, që e kanë përcaktuar idealin e tyre, janë nga ata që nuk i kërkojnë Partisë asnjë lloj privilegji për veten e tyre ; mjaft që t’i lejojnë të hynë e të dalin nëpër zyrat e Partisë dhe , të shprehen në vetën e parë :ne mendojmë ne kemi marrë vendim që...,
▼
Ditët e para të qershorit ishin gjithë dritë e kthjelltësi dhe , të shëtisje sadopak ishte kënaqësi e veçantë, por ne e ngjitëm pulmanin, studion lëvizëse të televizionit pra, pas ngrehinës së selisë qendrore të PFSKLD - së , shtrimë kabllot e stërgjata , vendosëm mikrofonat dhe kamerat te salla e konferencave të shtypit, lavdi Zotit, në katin e parë dhe, pale se kur do të na vinte radha të shkuleshim prej andej… - Këtë herë sikur janë zotuar të dyja palët, të majtët e të djathtët, që ta nxjerrin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve që sonte në mesnatë. - Po ta kursej lëkurën ; nuk po të quaj debil, po të quaj ëndërrimtar të vobektë. Ne do të largohemi që këtej vetëm pasi të kenë kaluar nja dhjetë ditë, por përse jo, edhe pasi të kenë kaluar dy javë të plota; mblidhe mendjen top së bashku me mua. Ashtu si edhe në të gjitha zgjedhjet e kaluara, ne do të bëjmë zbor këtu, zbor të vërtetë madje, ashtu të lidhur ditë e natë. - Rrofsh or’ mik, rrofsh… - Do të jemi njerëzit më të papunë dhe, njëherësh më të zënët me punë. Por hap sytë, studjo dhe reflekto ! - Rrofsh; të falënderova një herë. Hyra përsëri në sallën e konferencave dhe psherëtiva rëndë. O, Zot, sa shumë kamera dhe, sa shumë tabela prej afro dy metra katrorë secila , të puthitura njëra pas tjetrës, me logot përkatëse televizive mbi tërë sipërfaqen vertikale, në sfond të të cilave do të vendoseshin gazetarët, me të njëjtën logo edhe në mikrofon, për të raportuar të rejat më të fundit nga fronti( nga fronti, posi) i votimeve. Duhej të hyje se s’bën në një sallë të tillë, në një ditë të tillë që ta merrje vesh, apo thjesht të kujtoheshe se, sa shumë televizione kishte në Shqipëri ! Kabllot tona ishin mpleksur pazgjidhshmërisht me ato që kishin shtrirë të tjerët dhe, m’u çua një e
që e zhbën fare monumentalitetin e ritualit të adhurimit. - Ik, o i poshtër, ik ! - Te ne asgjë nuk ndryshon në thelbin e saj ; dëgjova atë gërdallën e rrëgjuar atje, që i shprehej kështu bashkëbiseduesit : tashmë jetën e partisë e bëj këtu në Tiranë .... Domethënë, ka ndërruar vendbanim dhe, për pasojë,edhe organizatën ! - Njëlloj funksionojnë partitë edhe sot e kësaj dite, mos u bëj i marrë ; po ato raporte, po ato mbledhje, po ato vendimmarrje, sloganet po ato ... - Oho; shihi shihi edhe ato të dyja, i kishe harruar ? Ja, si përherë venë e vijnë të zëna përkrahu, pa u lodhur dhe pa u mërzitur kurrë. Madje këto dy fyryfyçkat janë në krye të atyre militantëve, që kontribuojnë më së shumti për enverizimin e shefave të partive. - Ah , ç’na the, pash Zotin , ç’na
turme fillon e i ngjallet një shqisë plus , e cila ia bën të mundur kapjen në distancë të çdo vendndodhjeje , apo lëvizjeje të idhullit të tyre politik, Kryetarit të Partisë. Shihi si po fërgëllojnë, a thua se, mërdhijnë e nuk mbahen dot. Kjo do të thotë se , pas pak do të shfaqet vërtet ai,ashtu i hipur në atë Range Roverin e zi hijerëndë .Militantët do t’i ngjiten te xhamat gjithë reflekse, ai do t’i përshëndesë me dorë si i mpirë, pa e hapur derën dhe pa i takuar, sepse po të mos sillet kështu, po të mos largësohet pra, por përkundrazi,të njëjësohet me njëfytyrëshit, e ka më se të qartë
the ! Ku të lë radhë populli shqiptar për kësi kontributesh; populli heroik shqiptar që i ka kënduar pa marrë frymë diktatorëve ! Enverit po se po, Titos Leninit Mao Ce Dunit Stalinit… E ke harruar; o Stalin të ishe gjallë … - Obobo; lëre aman ! Ç’bëni moj ju të dy dyja ; mos keni fjetur mbrëmë këtu , mbi barin e Partisë ? Ka gjithë këtë bar të njomë ky oborr.Gjer dje thoshim : bar hamë dhe parimet s’i shkelim... - Çfarë ke ti me ne ; gjithmonë na ngacmon ! Shih ore punën tënde ! Këtu na ke ditë e natë. - Shkoni në shtëpi, të paktën sa
për të ndërruar brekët. - Mos u bëj merak; i kemi rezervat në çantë ne;Ah, sa budallenj jeni ju burrat ! - Po na tregon statusin tënd ovular, hë ? Dukesh, dukesh. - Shko ore… - O, shpejt, shpejt , sepse do të dalim në transmetim të drejtpërdrejtë. - Mos nxito, sepse nuk fillon asnjëherë Xhilda pa u bërë gati të gjithë; Xhilda do të dalë ? - Po … Rendën të tërë në çast, a thua se u dha alarm për bombë dhe, Xhilda që u vendos sakaq te foltorja duke ndrequr për herë të fundit flokët me dorë tha: - Djema, a jeni gati të fillojmë ? Dhjetëra kamera iu drejtuan asaj, mu si sy tepër të zhvilluar , teksa sytë e majtë të kameramanëve jashtë lupës , dukeshin si organe të atrofizuar, për më tepër ashtu gati të mbyllur. - Atëherë: siç edhe pritej, në shumë qendra , ndonëse ato u hapën fiks në orën shtatë , votimi nuk ka filluar ende as edhe tani që ora shënon dhjetë! Dhe janë pothuaj të gjitha probleme të mbartura nga zgjedhjet e kaluara. Ka mungesa të theksuara të bazës materiale, mendo deri edhe te boja e gishtit! Komisionarët hyjnë e dalin dhe ,një pjesë e tyre nuk pranojnë të marrin detyrën; zihen shahen rrihen me grushte nëpër mjediset e qendrave , në sy të votuesve të përkushtuar, të cilët presin në rreshta të gjatë jashtë në pikë të diellit! Por ne nuk do t’i tërheqim komisionarët tanë dhe, nuk do kërkojmë anulimin e zgjedhjeve ,siç aludonte sot një gazetë që i bën fresk qeverisë. Ka përpjekje të qëllimshme për të shkaktuar rrëmujë dhe panik dhe, për pasojë , për të vjedhur lehtësisht votat, por ne ... - Në kampin e kundërshtarëve tuaj, me sa di unë ka qetësi dhe maturi. - Mos më ndërprit të lutem ! Nuk po ju njoh ; me
▼
ne do t’i zgjidhim me përparësi disa probleme... Këta, si të thuash, e kursejnë Partinë ; nuk i kërkojnë as punësim, as të drejta studimi për kalamajtë, as viza për jashtë shtetit, as leje ndërtimi, e ku ta di unë se çfarë tjetër. Janë një racë tjetër militantësh ata, qe i mbijnë Partisë në derë, sapo vjen në pushtet dhe nuk i shqiten q’andej pa marrë shpërblimin për kontributet... - Uf, sa herë i kemi thënë këto ! Vemi të pimë një kafe ja, atje te klubi prapa selisë; në orën dhjetë na njoftuan se do të dalë zëdhënësja , Xhilda pra, Xhilda... - Pas pak pritet të na urdhërojë vetë kryetari i Partisë. A nuk i sheh se si u gjallëruan militantët ? - Ku e morën vesh mor aman ? Neve të medies nuk na ka thënë ende gjë njeri ? - Të paktën , këto ditë , kësaj
Revista Obelisk 13
sa duket duhet të jeni një debutant i zellshëm .Andej nga kundërshtarët tanë ulërihet, fort madje, por ulërima e ujkut nuk bën jehonë; mësoje këtë të vërtetë, me këtë rast. Një minutë; e di që, po të transmetohen materialet e zgjedhjeve të kaluara , do të dëgjohen fjalë për fjalë po ato që po them unë sot,që në daljen time të parë , por për këtë dukuri të shterpësisë , nuk na fajëson dot njeri neve. Kryetari i Partisë pritet të mbërrijë ndërkohë këtu për një mbledhje urgjente dhe, në përfundim të saj , do të dalim patjetër me një deklaratë… Të nesërmen në mbrëmje, na lajmëruan se në orën njëzet do të dilte përsëri Kryetari i Partisë, këtë herë për të komunikuar rezultatet e para të votimeve , të siguruara nga shtabet e Partisë , që ishin shpërndarë anekënd atdheut. E pra, kjo do të thoshte se, ato televizione që i nisnin lajmet kryesore të mbrëmjes në orën njëzet, nëse ua donte puna, mund t’i hapnin ato me lidhjen e drejtpërdrejtë me selinë e PFSKLD - së … Kryetari i Partisë iu avit foltores, por nuk pyeti , a ishte apo nuk ishte gati media, që ai të fillonte të fliste. Teksa fërkonte ballin si për të larguar ca përhitje nga sytë , shihte orën e dorës, mesa duket , që të mos e hapte gojën pa shkuar njëzet fiks. Por mua m’u duk se , nuk po e kënaqte ende sa ç’duhej buzëqeshja që po e përpunonte me ato lëvizjet e lakuara të buzëve ; nuk do t’i pëlqente gjer atëherë sa ajo të shkëlqente. Por pa veten te monitorët që kishte përballë dhe , ia krisi… - E morëm Elbasanin ! Urra, Urra… - Nuk punojmë dot kështu me këtë rrëmujë e zallamahi ; do të na këputet ndonjë kabllo, do të na rrëzohet edhe ndonjë pajisje e shtrenjtë dhe , iku lidhja e drejtpërdrejtë ! Ju e mbani rregullin këtu? Ju lutem , nxirrini jashtë këta njerëz të eksituar, sepse do të na kërcejnë mbi shpinë! - iu ankua
njëri nga kolegët e mi ruajtësit të rendit. - Poo ! - ia ktheu ai dhe, me krahët muskulorë që i hapi,i përfshiu militantët përpara si buldozer dhe i hodhi përjashta. O Zot , thashë me zë , por m’u afrua njeri nga militantët dhe , me tha me përgjërim: - Ah, ah ! Lum si ju , që jeni aty brenda me shokët e Partisë ! - Ik ore laju, se bie era njeri ! - i shfryu i forti i Partisë, por kur e pa se militanti nuk u zmbraps ia ngjeshi me pëllëmbë surratit sa i hëngri krahu. Militanti u plandos , por kur u ngrit sërish tha nëpër dhëmbë: - Nuk ke faj ti, sepse ato shkopinjtë e policëve na thyen neve në kurriz, andej nga shtëpitë tona ! Dikush dha urdhër dhe oborri i përparmë i Partisë u përndrit nga prozhektorët , ndërkohë që gjëmoi edhe një altoparlant. - Edhe Vlorën e morëm, edhe Durrësin edhe Korçën edhe ... Brohoritje duartrokitje fishkëllima. Me të mbaruar Kryetari ligjërimin lavdiplotë, gjeta një qoshe dhe fola në celular me kolegun tim që raportonte nga selia e partisë që qeveriste: - Çfarë bëhet andej nga ju, sepse këtej nga ne u zaptuan disa qytete të rëndësishëm ; na e mori të keqen Haxhi Qamili ! U llamburit tërë vendi këtej... - Mashtroni ju andej. Sapo u shuan brohoritjet edhe këtej nga ne dhe, militantët tanë janë ende këtu rrotull. Deri tani rezultati është gjashtëdhjetë për qind me dyzet , në favorin tonë,sigurisht. - Kur beson se do të shpallen rezultatet përfundimtare; dini më shumë ju të atjeshmit .Vdiqëm së ngrëni byrekë shollë ! - Ne ushqehemi mirë .Dëgjo nga selitë e partive do të shqitemi të dielën; më pas fronti zhvendoset në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve . Atje është ç’është .të fala Xhildës! Po ç’e mbani
në transmetim edhe kur largohet nga foltorja? E ke parë ç’bythë ka Xhilda ? Duket sikur përdor bustiera viktoriane ; të fala edhe një herë... Të dielën , pasi takuam Xhildën , që na tha se , pritej të vinte Kryetari për të dhënë një konferencë shtypi përmbyllëse, pasi kafshuam shollat e byrekëve dhe, pasi pimë kafetë, çamë përmes grupeve të militantëve dhe , dolëm në trotuar për të përsëritur ecejaket tona. Tek po vështronim njerëzit në rrugë, që mund të përshkonin lirisht rrugë sa të dëshironin , dikush thirri: - Zjarr ! Zjarr te Teatri i Kukullave ! Dhe vërtet , që nga çatia e Teatrit , pesëdhjetë metra më tutje , dilte tym i zi dhe flakë përmes tjegullave.Të gjitha kamerat që ndodheshin përjashta , u kthyen nga Teatri , ndërsa militantët u lëshuan drejt tij, duke turfulluar njëzëri: aman ore se mos shkojnë flakët gjer te selia e Partisë ... Erdhi një zjarrfikëse dhe vetëm pas disa minutave , nuk pati më as flakë dhe as tym. - Përse ra zjarri, a e mësuat ndërkohë shkakun ? - pyeta njërin nga pompistët , ashtu i rrethuar nga militantët . - Kukulla e Pinokut , e hedhur pa kujdes , si të tjerat , atje në prapaskenë , kishte rënë dhe hunda e tij e gjatë , siç duket , kishte takuar dy tela të vjetër dhe të zhveshur dhe , për pasojë , ka shpërthyer një shkëndijë elektrike... - Hunda e Pinokut ! - i mëshova unë - U dogj më në fund dhe , kjo do të thotë se, mbaroi gënjeshtra ! - Jo, mor’ zotëri , - më kundërshtoi fikësi i zjarreve , duke vazhduar më tej me metaforën e gënjeshtrës - hundën do t’ia zgjasin përsëri Pinokut. Menjëherë ! Hunda e Pinokut në ish parlamentin e parë të shtetit të parë shqiptar ! - Rrini të qetë ! - iu ktheva militantëve. 2005
Lirika dashurie
SULLTAN MURADI I PARË ( 1328 – 1389)
OH, SA KAM PIRË SONTE!...
O, sonte sa
kam pirë! Do pres gjer në të gjdhirë... Këtë jetë, siç dua vetë, më lini që ta sos! Më sillni, more, harpën! Këtu, lahutën me tela! Me zemrën e sulltanit tani dua të llafos. Sa të zbardhë agimi do të shkoj në varrezat te gropa ime të shtrihem ngadalë... Dhe shokët e mi kurr s’kanë për ta ditur i kujt është ky varr ...pa një germë... ....pa një fjalë.......
MURADİ – MURADI I DYTË (1404-1451) MË SILL, MORE VERË!
RIZA LAHI
Saki, më sill verë, verë, verë të kuqe, bre Por sill nga ajo vera që më teproi dje Ma lër këtu , saki, këtu, edhe ikë prapë I vetëm këtë natë, dua të flas me harpë. Ah, ç’më kënaqe sonte, harpa ime myhyr Vijon në faqe 26
▼
SHQIPËROI
Revista obelisk 15
Një nga botimet cilësore e me vlerë të bëra vitet e fundit është edhe “Shtrigat” e shkrimtarit anglez Roald Dahl, sjellë në shqip cilësisht nga Brikena Çabeji. Roald Dahli (1916-1990) u lind nga prindër norvegjezë në Britaninë e Madhe, në Llanadass, Glamorgan. Mori pjesë aktive si aviator në Luftën e Dytë Botërore, gjatë së cilës u plagos disa herë. Tregimet e para (për fëmijë këto) zuri t’i botonte në vitin 1942, kur ndodhej në Uashington atashe ushtarak. Përmbledhjet e tij me tregime për të rritur janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe shpesh kanë zënë kryet e vendit në listat e veprave bestseller. Një pjesë e këtyre tregimeve janë ekranizuar me sukses. Në nëntor të vitit 1990, kur Dahli vdiq, “The Times” e cilësonte atë si “një nga shkrimtarët më të lexueshëm bashkëkohorë, që ka ndikuar fuqishëm në brezin tonë”. Gjithësesi, ky prezantim do të ishte i mangët, në qoftë se nuk do të përmendnim faktin se Dahli gjithashtu është një nga shkrimtarët më në zë të letërsisë botërore për fëmijë. Librat e tij, si “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Baba dhelpra
Prof. As. Dr. Astrit BISHQEMI fantastik” ,“Gjiganti i madh i mirë” etj. janë bërë tashmë të famshëm. Lexuesit e vegjël shqiptarë kanë patur fatin ta njohin para të rriturve këtë autor, me botimin më 1990 të romanit “Gjigandi…”, përkthyer mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti (ribotuar më 1998 nga “Çabej MÇM”). Prifti u dhuroi lexuesve të vegjël shqiptarë edhe përkthinim e një vepre tjetër, “Çarli…” të këtij autori (publikuar më 2008 nga e njëjta shtëpi botuese). Po në këtë vit e në këtë vazhdë, botuesja e pasionuar Brikena Çabej shqipëroi vetë dhe u dhuroi fëmijëve një roman tjetër të Dahlit, Shtrigat. Shtrigat u shkrua e u botua fillimisht në Angli më 1983. Pati sukses të madh. U përkthye menjëherë dhe u botua një vit më vonë në Francë e në shumë vende të tjera. Fitoi vlerësime e çmime prestigjioze, si ai Bancarellino në Itali më 1988, madje u realizua edhe film me titullin “Kush ka frikë nga shtrigat” më 1990.
2.
Romani vë në qendër një fëmijë tetë vjeç, i cili është i detyruar të jetojë vetëm
▼
Braktisja e happy end-it 1.
(Shënime për romanin “Shtrigat” të Roald Dahlit)
3.
Një nga vlerat e krijimeve të Dahlit është se protagonistët janë fëmijë aktivë e të guximshëm. Kështu, romani fantastik humoristik Gjigandi i Madh i Mirë (1982) ka në qendër një vajzë të vogël, Sofinë. Ajo njihet me nëntë gjigantë keqanë që ishin kanibalë të tmerrshëm. Shëtitnin çdo natë nëpër botë e ushqeheshin me njerëz, sidomos me fëmijë. Sofia mendon t’i ndalojë. Nxit për këtë qëllim edhe Gjigandin e madh të Mirë dhe kështu
bën që mbretëresha e Anglisë të mësojë gjithçka prej tyre. Atëherë dërgon helikopterë ushtarakë, i kapin gjigantët dhe i fusin në një gropë të thellë. Siç shihet, Sofia është aktive dhe e guximshme në luftën kundër keqbërësve.. Edhe te romani që kemi në duar, në qendër është një djalë aktiv që lufton kundër një të keqeje tjetër, shtrigave terroriste… Unë nuk kam ndërmend të zbërthej këtu gjithë vlerat artistike të librit. Dua të përqëndrohem vetëm në një dukuri me interes të këtij romani fantastik, te një element i subjektit të tij, pikërisht te zgjidhja e tij. Në përgjithësi veprat e letërsisë për fëmijë ndër kohëra kanë parapëlqyer në zgjidhje të ashtuquajturin hepi end, fund i lumtur. Ndoshta ky element qe huajtur nga proza popullore, nga folklori. Pothuajse të gjitha përrallat, siç dihet, përfundojnë me fund të lumtur. Pas aventurave e peripecive të panumërta, heroi a personazhi kryesor atje takon lumturinë: djali i varfër martohet me bijën e mbretit ose vajza protagoniste - me princin e kaltër; Qëerosi i zgjuar del fitues mbi pasanikun dinak… Edhe në krijimet e kultivuara të letërsisë për fëmijë ndodh përgjithësisht kjo zgjidhje. Për ta ilustruar këtë dukuri mjafton të rikujtojmë nja dy shembuj nga letërsia klasike botërore për fëmijë, vepra shumë të njohura e të suksesshme: Pinokun e Kolodit, botuar më 1883, plot një shekull më parë se Shtrigat, apo Nisl Holgersonin (1907) e Lagerlëftit. Në variantin e parë, që u botua me vazhdime në gazetën e fëmijëve, thuhet se Pinoku kishte një fund të dhimbshëm, ai përfundonte në litar nga kriminelët Dhelpra e Maçoku. Ky përfundim që binte ndesh me atë të përrallave, nuk u pëlqeu lexuesve të vegjël. Atëherë autori Karlo Kolodi e ripunoi, e ndryshoi dhe e solli në gjendjen që e njohim ne sot. Nga buratino, kukull prej druri, Zana e Kaltër e ktheu Pinokun në fëmijë të vërtetë me mish e me kocka. Ky fund i lumtur e gëzon lexuesin, ndaj u pranua nga të gjithë. Te Udhëtimet e mrekullueshme të Nils Holgersonit të autores suedeze Selma Lagerlëft, Nilsi, djalë 14 vjeçar, nga gishto, krijesë e vockël që udhëton kalurthi mbi shpinë të patave të egra, në fund kthehet në fëmijë të vërtetë: Baba, nënë, u bëra prapë i madh! U bëra prapër njeri! thërret ai i gëzuar.
▼
me gjyshen, meqë prindërit i kanë humbur në një aksident. Gjyshja është e gjallë dhe e dashur dhe i kallëzon nipit histori, përralla e dukuri të jetës. Temë e parapëlqyer bëhen shtrigat. Dhe gjyshja me përvojë tregon se ato janë gra të këqia. Nga pamja e jashtëme nuk dallohen nga të tjerat, sepse mbajnë maska në fytyrën e shëmtuar, paruke në kokat tullace, dorashka në duar etj. Dhe ja, rasti e sjell që djali të përballet me to tek bujtin në një hotel lluksoz, duke u shtënë si anëtare të Shoqatës Mbretërore “Gratë që kujdesen për parandalimin e keqtrajtimit të fëmijëve”. Ato kanë ardhur nga çdo anë e Anglisë për mbledhjen e tyre vjetore. Futen në sallën e madhe që është rezervuar për to. Djali që gjendej aty s’ka nga t’ia mbajë dhe fshihet të dëgjojë. Por ja që ato gra heqin maskat, paruket, dorashkat e këpucët… Ishin gjithë shtrigat e Anglisë. Dhe nën drejtimin e Shtrigës së Madhe bëjnë planin që të zhdukin tërë fëmijët anglezë. Kryeshtriga kumton se për këtë qëllim ka përgatitur një bar magjik, të cilin shtrigat e tjera do ta fusin nëpër ëmbëlsirat që do t’ua servirin fëmijëve. Kushdo që e gëlltit atë, kthehet në mi. Dhe minjtë, kuptohet, do të vriten nga të rriturit… Djali tmerrohet. Për më tepër, shtrigat e zbulojnë, e zënë dhe e dënojnë duke i futur në gojë një porcion nga bari i tyre. Protagonisti ynë, i kthyer në fëmijëmi, u shpëton nga vrasja dhe shkon drejt e te gjyshja. I tregon asaj gjithçka. Duke u ngritur mbi fatkeqësinë që i gjet, së bashku bëjnë planin për t’i shfarosur të gjitha shtrigat angleze. Djali-mi vjedh nga dhoma e kryeshtrigës një shishkë me të cilën mund të helmohen 500 veta dhe ia hedh në kuzhinë supës që do t’u shërbehej grave pjesëmarrëse të Shoqatës. Kësisoj, shtrigat transforohen në minj, që bëhen pre e personelit të restorantit. Kriminelet bien vetë në gropën që po u përgatisnin fëmijëve të pafajshëm anglezë…
Revista Obelisk 17
Shënime
Braktisja e happy end-it 4.
Të kthehemi tani te vepra që shqyrtojmë. Heroi kryesor, Çuni, ndonëse është kthyer në mi-njeri nga Shtrigëmadhja, bën një veprim humanitar. Helmon dhe zhduk të gjitha shtrigat që vepronin në Angli. Paskëtaj ne, lexuesit, presim një zgjidhje të lumtur, që Çuni të kthehet rishtazi në fëmijë i zakonshëm e të vazhdojë normalisht jetën e vet, por jo. Na drithëron zemrën fati i tij. Ai është i detyruar të bëjë jetën e miut-njeri. Të jetojë jo më shumë se 9 vjet (pra, jo më shumë se në moshën 17 vjeçare) dhe pastaj t’i thotë lamtumirë asaj. A nuk është kjo një fatkeqësi. A nuk e trishton ky fakt zemrën e njomë të lexuesit të ndjeshëm. Përse kështu? Shkrimtari e ka në dorë lapsin dhe mund të gjinte patjetër një hepi end, një fund të lumtur, duke e kthyer në fëmijë të vërtetë Çunin. Por mendoj se zgjedhja e tij realizon disa qëllime. Së pari, atë artistik. E bën subjektin më interesant e më tërheqës me befasitë e tij. Lexuesi nuk mund ta parashikojë përfundimin e romanit. Së dyti, atë moral, duke transmetuar një përvojë të rëndë. Megjithëse jemi në një vepër fantastike, aty ngërthehet një problem jetësor. Autori sikur kërkon të tregojë se jeta nuk është gjithmonë fushë me lule; ngandonjëherë ajo mund të të godasë edhe me ndonjë grusht të rëndë apo “të të dhurojë” ndonjë gjemb helmues. Fati mund të 18 Obelisk
tregohet kurnac i pamëshirshëm, duke të goditur rëndë, dhe të të japë një fatkëqësi të parikuperueshme. Dikush pëson një aksident, mbetet i gjymtuar për tërë jetën, dikush mund të humbasë dritën e syve, dikush dëgjimin… Atëherë si duhet të sillet ky njeri fatkeq në jetë? Protagonisti i këtij romani na sjell një përvojë humane. Çuni nuk kthehet në një qaraman, por e kap fatin për fyti. Nuk qaravitet për fatkeqësinë që e ka gjetur, për fizikun e tij prej miu apo për vjetët e paktë që i kanë mbetur për të jetuar, por shikon anën e mirë që ka ky transformim. Së bashku me gjyshen ai vendos të kryejnë një veprim humanitar të madh: të gjejnë folenë e grerëzave, vendet ku jetojnë shtrigat dhe t’i zhdukin ato. Ta shpëtojnë njerëzimin nga një e keqe e madhe. Të shpëtojnë fëmijët anë e mbanë rruzullit tokësor nga shtrigat kriminale. Kjo përvojë është shumë frymëzuese dhe edukative për mbarë lexuesit e njomë.
5.
Kur e lexova romanin “Shtrigat”, sipas një zakoni të kahershëm, shkrova në faqen e fundit me laps mendimin tim: Autori ndoshta mund të kishte gjetur mënyrën për ta kthyer rishtazi në njeri “çunin”, personazhin kryesor të kasaj historie dhe jo “t’i jepte jetë” vetëm nëntë vjet, sa i kishin mbetur edhe gjyshes… Dhe, më tej, duke medituar rreth kësaj zgjidhjeje, erdha
në përfundimin se Dahli e kish bërë me vetëdije të plotë këtë zgjedhje, në kundërshtim me “epi end”-in klasik dhe më lindi ideja për këtë shkrim. Po pasi e përfundova, më shkoi mendja se ndoshta mund ta gjija në internet edhe filmin e realizuar. Pas pak lundrimesh e kërkimesh, vërtet e gjeta dhe u shtrova ta shikoj me interes. Dhe më rrahu zemra, kur zgjidhja e filmit pajtohej me mendimin tim. Në skenën e fundit, një shtrigë e mirë me emrin Irvine, e kthente në djalë të vogël Lukën (me këtë emër quhej “çuni” në film)… Mandej, duke hulumtuar në VVikipedi përsa u përket ndryshimeve që i kishte bërë skenaristi romanit ku ishte bazuar, hasa edhe në një shënim interesant: Libri nuk përfundon me një fund të gëzueshëm: djali mbetet mi në pjesën tjetër të jetës. Përkundrazi, në versionin kinematografik, zonja Irvine, një shtrigë e mirë, ndërhyn dhe kryen një akt humanitar. Kjo zgjidhje nuk u pranua kurrë nga Roald Dahli, i cili e kontestoi me forcë e në disa vende filmi përfundon më parë magjisë së shtrigës Irvine, duke e hequr fare skenën e saj… E pra, ky shënim vërtetonte edhe një herë se autori ishte shumë i vetëdijshëm për zgjidhjen që i kishte dhënë subjektit të tij. Ai e kishte braktisur vetë happy end-in klasik.
Z A LL I
VJERSHA
PAVAR Ë S I
P ëllumbit, nga krahu iu këput një A tdheut, nga balli i rrodhi një V lora e Flamurit,qëndisi një A lpet legjendare,agun e bënë R inia shkollore,mbolli shkronjën Ë ndrra shekullore shkroi një S ofra,shtroi sofrën që duket si I lirët n’ mermer gdhendën një Për të na dhuruar Fjalën
LIBRA TE AUTORIT “Telefoni me Cicërima” (vjersha ) 1987 “Shtëpia e Pranverës”( poezi per fëmijë ) 1997 “Përtej fytyrës”(poezi) 1998 “Hënën nuk e pastroj dot”( vjersha dhe poema për fëmijë) 2000 “Pësimet e Benit” ( tregime në vargje) 2001 “Liria ime e vogël” (poezi) 2002 “Treni me Gaztorë”(vjersha,fab ula,gjëagjëza) 2004
PAVAR Ë S I
“Don Benkishoti në Bjeshkë” (tregime humoristike në vargje) 2005 “Bleta e Abetares”( vjersha,fabula ) 2006 “ Kur zogu prap të hyjë në vezë”( vjersha humoristike) 2006 “Dielli nën mjegull (poezi) 2007 “ Ku më humbi nëna”( përralla) 2007 “ Vallzimi i Qershizave” ( vjersha, ilustrime) 2007 “Kush banon te syri” (vjersha) 2008
P Ë R P A V A R Ë S I
F Ë M I J Ë
“ Lugina e shelgjeve” (tregime) 2008 “Shkronjat në shtëpinë e fjalës” (vjersha për shkronjat) 2009 “Fluturoj me erën” (vjersha) 2011 “Gjëza për t’u gjetur” 2011 “Si u dogj ëndrra”( përralla) 2011 “Leci kërkon një Nastradin” (vjersha humoristike) 2011 “Zogj të bardhë” (poezi për fëmijë) 2012
▼
SH K Ë L Z E N
I ftuari i numrit
SI KRIMBI NË MOLLË
Më ngjitet Buza në dhëmbë. Si zifti, Kur shkeli me këmbë. TE KY VEND I SHENJTË Te ky vend i shenjtë, ngritur në lirishtë. Shiu edhe Dielli, bien njëkohësisht. Besimtarët mblidhen nën harqe blerimi. Aty bëjnë paqe, kënga dhe lotimi. Sa nisin kujtimet me emrin “BABLOK”, Lulet tundin zilkat, e ulen përtokë. Uji merr fytyrë, e bëhet me mjekër, Dhe rrethon me kroje, 20 Revista Obelisk
Dervishin e
vjetër. Te ky vend i shenjtë, ku pushon një burrë, Hëna mbi kube, s’perëndon kurrë. HARTA E DORËS Dora, na paska një hartë, Thonë plakat tregon fat. Kur e bën pëllëmbën lugë, Shihen kryqe edhe rrugë. Sa do rrosh,sa do gëzosh, A ke tru,a kokën bosh. Kush do lind,kush do vdes, A do ketë nipi fejesë. Bile,bile,njëra flet, T’numëron lekët në xhep. Po erdhi gripi te shtegu, Tregon rrugën per te mjeku... -Mirë, po mirë,po s’më thoni (Hapni sytë,edhe lexoni) Ato kryqe,tregojnë gjë, Pse dy gola,humba dje?
▼
Më vjen, Emocioni në shkollë, Si krimbi Që del nga një mollë.
M os e prek at` mollë, O, çupëz e hollë. Ll okumja e mbron, A rkën,me aromë. E mora n’Valbonë. Gj yshja shton,-Kjo mollë, Y llin ka në shkollë. Sh pendët i ka fis, E ra e mbështjellë S onte do ta mbjellë.
S i fillim një lëng,
I ëmbël, si këngë. ZOGJ TË BARDHË Hëna, Çelë zogj të bardhë në një re. Reja, Çelë shi të butë e rrëke, Shiu, Çelë barë të njomë e aromë, Bari, Çelë fllad gjumash në një dhomë. Flladi, Çelë degën pjellore në dardhë, Dega, Çelë lule për zogjt’ e bardhë.
F antazia mbushet, E rdhën humorushet. S ot kemi gazin, T avolina-ding. O rkestra s’na mpi, H amë edhe me sy. E rdhëm se n’korrik, T oni la një grip. F lamën me tështima , E mori lugina. S ikur një gjyryk, T a thithte me gyp. A mos la një çikë?!
Revista Obelisk 21
Mendime Nobelistesh
Pikturë, muzikë, skulpturë, por edhe matematikë ? Claude Simon-i i referohet artit dhe shkencës për të folur për librin e tij Akacia. Mendime të qarta që dritësojnë punën e fituesit të Nobelit të Letërsisë Franceze.
Akacia më të vlerësuarit, të cilin pata privilegjin ta shihja tek punonte, me penelin në dorë para një akuareli më thoshte: « po i shtova tani ndonjë ngjyrë të verdhë (jeshile apo të kaltër), gjithçka merr fund… » Sa skica të mjeshtrave (Tintoret, Rubens) janë më të bukura se tablotë e pikturuara pas tyre ! Ja, kujtoni Cezanne-in, për të cilin Renoir-i thoshte : « dhjetë penelata i mjaftojnë që telajoja e tij të jetë e mrekullueshme! » (dhe në fakt më kujtohet se në një ekspozite në Paris, tabloja më rrëmbyese ishte një skicë, mbi të cilën përhapur disa penelata të kaltra në gri apo në të gjelbër dhe disa konture: kujtoni Mikelanxhelon. Disa skulptura të tij, skica, janë aq të mrekullueshme (masa, plane, shpërndarje e dritës ), sa gëzohesh që e ka ndërprerë punën aty. « Përfundimin » e vendos ai që thotë: « Kur më ngjan se teksti qëndron pak a shumë në
këmbë ». Po iu përgjigja fjalës, « në këmbë », do të thotë se u jam përgjigjur kërkesave të çdo arti, për të cilat unë sapo fola.
Një plan i ngjyruar. Pasi shkrova një numër faqesh (rreth gjysmat) te Rruga Flandrë (ta themi pa rregull, herë këtë, herë atë…) po mendohesha se si mund t’i mblidhja dhe t’i lidhja gjithë ato fragmente. Çdo personazhi apo çdo teme i caktova një ngjyrë të ndryshme, dhe pasi rreshtova përmbajtjen e çdo faqeje, i vija anash ngjyrën përkatëse. U formua një lojë shiritash letre, me të cilat, mbi një kompensatë, zura të kërkoj kombinime. Ngjyrat më mundësuan ta rrokja të tërën me një vështrim. Kreu i parë titullohet : « Rregullime, këmbime, kombinime ». Kjo ishte puna që bëra, arrija të shihja se do të qe mirë të kujtoja këtu
▼
E shkrova Akacien njëlloj si librat e tjerë, domethënë me po aq vështirësi. Korrigjoja, hiqja pjesë, shtoja të tjera… Nga çasti kur romani nuk do të jetë më didaktik, tregues i ndonjë « të vërtete » të kumtuar apo zbuluar (« një mësim shoqëror », thosh Balzaku) nëpërmjet zhvillimit të tij (gjendje fillestare, ngjarje njëra pas tjetrës të paraqitura si të pashmangshme, sipas ligjit shkakpasojë- e quajtur nga Faguet-ja « kurorëzim logjik »), ai do të përballet dhe t’u nënështrohet ligjeve që përcaktojnë çdo vepër arti (pikture, muzike, arkitekture etj), domethënë gërshetimeve mes lidhjeve dhe kontrasteve, asonancave dhe mospërshtatjeve, përsëritjeve fragmentesh etj. Në këto kushte, kur mund të vendosim të mos vazhdojmë më, kur mund ta quajmë të përfunduar një tekst? Raoul Dufy-ja, piktor nga
Mendime Nobelistesh apo aty filan personazh, ngjarje, t’i këmbeja, t’i përsëritja, t’i kthehesha ndonjë aspekti tjetër etj. Pierre Boulez-i më tha një ditë : « Problemi yt i vetëm duhet të jetë ritmi » E kishte kuptuar tamam.
Kuptimi duhet të jetë i hapur apo i mbyllur. Michaux-ja mendon se piktura apo vizatimi përbëjnë një lloj gjuhe më të hapur se fjalët. Domethënë se për të ndjerë muzikën, nuk ke nevojë të njohësh tërë ato gjuhë. Po t’i kthehemi Perëndimit dhe letërsisë
së tij, ka libra që të zënë frymën, me kuptimin « të mbyllura » (afro gjithë prodhimtaria romaneske e hartuar në llojin e fabulës deri të Dostoievski). Që nga Dostoievski e pastaj me Proust-in dhe Joyce-in, u shfaqën shkrimet me kuptim « të hapur », që publiku, i etur për « mesazhe », i ka quajtur natyrshëm « të errëta »). Sa për poezinë e vërtetë ajo ka qënë polisemike.
Tre problemet e të shkruarit. Një magmë kujtimesh dhe ndjesish qëndron brenda meje
dhe më përbën si qenie të ndjeshme. Lufta e vetme kur shkruaj është, edhe njëherë po e them, të arrij tërësinë koherente në gjuhën me anë të së cilës flas dhe mendoj. E kam thënë se, kur shkrimtarët sovjetikë më pyetën në Moskë mbi problemet që më shqetësonin, iu përgjigja se ato janë tre : 1. të nisësh një fjali. 2. ta vazhdosh. 3. ta përfundosh (e njëta gjë për një paragraf, kapitull, e për tërë librin). Në një intervistë e ilustrova këtë thënie me një fjali nga Akacia ku përshkruhet një makinë me refugjatë, ngarkuar me sende(fjalë) të rënda si bufe, sëndukë, dyshekë etj. që hasi një skuadrilje. Për ta kurorëzuar atë grumbull më duhej (kurorëzim i fjalisë) ndonjë send (një fjalë) i lehtë ; e gjeta : biçikletë. Përgatitur e përkthyer nga ADRIANA KOXHA
SHTËPIA BOTUESE “ADA” OFRON:
Botimet e librave me tarifat më të ulta ndër botuesit e kryeqytetit. Ballafaqohuni me çmimet reale të botimeve të shtëpive të tjera botuese dhe të jeni të sigurtë se tek “ADA” do të fitoni. Konkurencë dhe sfidë njëkohsisht. Ne përkujdesemi në popullarizimin e librit tuaj. Botimi i ciklit prezantues apo pjesë nga proza, bashkë me frontespicin e librin në faqet e revistës “Obelisk” për të gjitha librat e botuar tek ne. Mbi të gjitha kualitet i lartë dhe çmime të arsyeshme. Ju mund ti dërgoni librat tuaj në linjë elektronike via-Internet dhe ti paguani lehtësisht nëpermjet llogarisë sonë bankare. Çdo veprim financiar zyrtarisht i garantuar. Shtëpia botuese ADA që nxjerr revisten letrare-artistike “OBELISK” është e gatshme të botojë librin tuaj me një çmim të arsyeshëm dhe konkurues, madje mund të themi me të ulta se shtëpitë e tjera botuese. Kualiteti është i lartë dhe i garantuar, kopertinat me ngjyra dhe të plastifikuara. Për informacione me te hollësishme për botime: www.botimetada.com revistaobelisk@yahoo.com cel: + 355 068 22 190 16 Tel: +355 4 450 5312
Revista Obelisk 23
www.botimetada.com
të botojmë në faqet e revistës poezi të autorëve konkurues në trajtën e një mozaiku letrar. Ky botim është në mvartësi të kërkesave që ka redaksia dhe ajo nuk njofton për këtë. Kushdo që është i interesuar të verifikojë Në faqet e revistës “Obelisk” do të kemi një rubrikë emrin e vet si konkurues apo nëse të veçantë “Info -Konkurs –Poezia” ku do të botojmë është botuar ndonjë poezi nga ciklet e emrat e të gjithë atyre që na kanë sjellë poezi për paraqitura, ka vetëm një mënyrë për konkursin letrar të shpallur nga redaksia për vitin tu informuar, duke e blerë revistën në 2012. pikat e shitjes. Ruajmë të drejtën që nga materialet për konkurim
Info -Konkurs –Poezia
Kanë sellë poezitë e tyre në revistën “Obelisk” deri tani këta autorë: Dezdemona Marku Pozaet Qose Albana Zhuta Alma Begaj Ndue Ukaj Enea Ruci Flutura Maci Viktoria Xhako Arjan Kallço Ilias Fukis Suela Katanja Dhimitër Kokaveshi Adriatik Doçi
Yllka Filipi Erion Kovaçi Agron Kosta Klarita Selmani Anila Toto Mimoza Rexhvelaj Lirije Bimi Vladimir Muça Manushaqe Toromani Ferit Fixha Genta Kaloçi Rregjina Sterkaj Arqile Gjata
Luan Xhuli Lida Lazaj Desard Kaja Basir Bushkashi Ilir Paja
Disa pjesmarres nuk jane rregjistruar ne menyre te rregullt duke mos shenuar emrin dhe mbiemrin
Konkurs –Poezia Lirije Bimi Më bëj pak vend tek Ty Më bëj pak vend tek Ty Të strukem sonte në vargun tënd Pa rimë ... të bej një sy gjumë nën qepallat e syve të Tu, me grish çdo natë. Hape ....
Luan Xhuli Mbrëmë.... ...im nip grindej në gjumë dhe makinat e vogla që luan ditën, kishin humbur rrugën nën krevatin e ëndrrave. U qetësua në udhëkryqet e orëve të vona, kur makinat u parkuan për të ngarkuar të nesërmen.
Dritaren e zemrës
Edhe unë s’kisha gjumë...
se po çmendem,
Më kish tradhëtuar një strofë poezie
më përqafo shumë
dhe me një «rrugaç» mendimi
Le të dal nga trupat tanë
udhëtonte faqeve të një libri tjetër....
Lëng dashurie
U kthye në mëngjez.
Mbulomë të tërën me puthje
E lodhur si sytë e mij miopë
Të vë kokën në gjoksin tënd
që s’pushojnë së kërkuari dritën,
vullkan
u përqafuam mallshëm
Të dëgjoj si rreh ajo zemër. Të puth, të gëzoj, të qaj. Në lotin tënd të notoj sonte .... O dashuria ime!
si të mos kish ndodhur gjë. Në parkingun e ëndrrave të Danit nxitova të prisja një biletë të re për premierën e librit të ardhshëm...! 2012
Poezi e perkthyer
▼
Vijon nga faqja 15
Lirika dashurie
Të dua fort, moj shpirt, se jam i gjallë, shyqyr Ka për të ardhur një ditë e ti s’do këndosh më Nga pluhuri im s’do të mbetët asgjë, asgjë, asgjë...
DASHNORI
Dëgjojini veç dy fjalë
nga Muradi sulltan: Nëse, për dashurinë s’ e bën veten kurban dhe jetës “lamtumirë” s’i thua në çdo orë kokën mbështetur tek parvazi i dashnores... ...Mund të keshë, të jesh çfardo por ashik e dashnor – jo! Kujt kurrë për dashurinë, zëmra s’i ka bërë “fak” më të keq nga ai në pyll nuk gjenë dythundrak; me buzën gaz jep shpirt kush është i dashuruar... Kështu do te jëtë kështu ka qënë qëkur bota është krijuar. Këto këshilla i kaloni djalë pas djalit, at pas ati... Kanë rëndësi sa një qitab këto fjalë të Sulltan Muradit... 26 Revista Obelisk
ADLIU BAJAZIDI I DYTË ( 1447 – 1512) KAQ SY TË PANGOPUR?
Përderisa ja, ky fat
Për hise na ka rënë Pse je i pakënaqur Ti me kësmetin tënd? Në Haxh, te dy faltoret Ik e lutu pasosur… Po pse kaq rend pas qefeve dhe ke sy të pangopur?
PRINCI XHEMË (1454 – 1495) DIELLI PËRTHANË…
Lëndinë e zemrës sime nga flakët u mbush sot lotë shpirti bien si shi po nuk e shuajnë dot;
Kur ujrat që nga deti u sulën me tërbim rrëmbyen gjithçka gjetën… …edhe ndërtesën time. Le të veshë mëndafsh
të stoliset me ar gomari i kundërshtimit sërish mbetet gomar. Sytë e mi nuk lotojnë kur të shohin në mëngjes… - I përthanë dielli i nxehtë mbi bar pikat e vesës… Të shoh…më mbahet goja një lot s’derdh sadopak… …Kudo ku vështron dielli gjithçka përthanë përqark.
MUHIBI * SULEJMANI I MADHËRISHËM ( 1494 – 1566) DASHNORI
Një Muhib nuk thotë “jo” kurrë Dhe në e shtrofshin në torturë Prap e prap “jo” nuk thotë kurrë!
Konvertuar në Sulltan… Sa sheqeri në dynja Thonë më të ëmbël s’ka Oh, moj, paska, moj zemra ime Qënkan buzët e së dashurës sime.
SHAHI PRINCI BAJAZID ( 1527 – 1562) NUK KAM LËNË QEJF PA BËRË
Princeshë e madhërishme në gjunjë jam para teje… Butësinë, mëshirën - nga ti - pendimi është prej meje. Zot! S’ i mbajta premtimet kur të rashë në shahdet… Nuk gjeti forca princi të ishte veç i drejtë. S’lashë qejfë pa plotësuar përqark këtij rrozullimi… …Tashti i qetë nuk jam mbi shtrojën e pikëllimit.
Dihet, ç’ngjet për dinë e iman Kur i varfëri merr imzanë
Lirika dashurie Revista Obelisk 27
Të nderuar studiues, profesorë, studentë, shkrimtarë e nxënës!
Nëse keni shkrime gjuhësore e letrare (ese, punime seminari, punime shkencore, poezi , prozë, analiza të ndryshme letrare e gjuhësore etj) dhe doni t‘i publikoni që të jenë më afër lexuesve tuaj, e që këta të kenë më shumë njohuri rreth krijimeve tuaja, atëherë ne ua kemi mundësuar këtë gjë juve në këto faqe të revistës. Punimet tuaja mund t‘i dërgoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com
Shtëpia Botuese ADA, lidh marrëveshje me
http://botimeshqip.com që ёshtё njё portal i ri Shqiptar, i drejtuar dhe manaxhuar nga partnerё Shqiptarё dhe ёshtё dizenjuar pёr tё promovuar dhe zhvilluar botimet Shqiptare nё tregun vendas dhe atё jashtё tij. Qёllimi i drejtpёrdrejtё ёshtё mbajtja gjallё, zhvillimin dhe njohja e mёtejshme e gjuhes shqipe pёr brezat e rinj jashtё dhe brёnda vendit. Librat e botuar në këtë shtëpi botuese do të jenë më afër lexuesve falë këtij bashkëpunimi. Në ditët në vazhdim në faqet e këtij portali do të jenë të gjithë titujt e katalogut të Shtëpisë Botues “ADA”.
Në numrin e ardhshëm shpallen fituesit për krijimet më të mira gjatë vitit 2012 në revistën “OBELISK”. Konkursi i poezisë “Poezia më e mirë” do të mbyllet më 31 Janar 2013 dhe fituesi do të shpallet më 14 shkurt me rastin e Shën Valentinit. Për fituesin do të jepet Diploma,Trofeu simbolik i “Obelisk” ndërsa fituesi i çmimit të parë do të marrë edhe një shumë prej 5.000 lekë.
ESE
P
NE DHE UNIVERSI LETRAR
rirjet tona të kahmotshme për ta vështruar letërsinë shqipe vetëm në nivelin tematik nacional, psh; Fishtën, Naimin, Samiun, Migjenin, De Radën, etj.., kanë qenë shkaqet kryesore që as sot e kësaj dite të mos e kuptojmë se, letërsia dhe vepra letrare nuk mund të shikohen vetëm nga një pikëvështrimi. Përveç në kuptimin spontan, vepra letrare lind dhe formësohet edhe si pasojë e ndikimeve që mund të ushtrojnë vepra të tjera të ngjashme, tek krijuesi i veprës së re letrare, prandaj shpesh pyesim se çfarë e nxiti p.sh, Fishtën që ta shkruajë poemën e madhe “ Lahuta e Malcisë” ose De Radën “ Këngët e Milosaos”? A thua ishte vetëm motivi nacional apo kishte diçka tjetër përtej nacionales? Të tjerët mund të thonë po, për të parën, por unë nuk jam i prirur të besoj në këtë mënyrë të të gjykuarit për këtë vepër letrare, për arsye se ishte vetë Fishta që veprën “ Lahuta e Malcisë”, e shkroi nën ndikimin e Iliadës së Homerit, njësoj si De Rada që shkroi nën ndikimin e Bajronit,etj. Në të kaluarën, letërsia shqipe ka qenë më e afërt me letërsitë e Ballkanit sesa me letërsitë e Evropës perëndimore. Përgjithësisht, fati i letërsisë në Ballkan ka qenë i lidhur ngushtë me fatet e popujve. Popujt e Ballkanit e patën përafërsisht të njëjtin fat. Pushtimet e gjata dhe regjimet e egra diktatoriale i diktuan edhe proceset kulturore në Ballkanin perëndimor. Në këto kushte, regjimet diktatoriale në evropën qendrore dhe lindore interferonin
Nga Atdhe Ibrahimi drejtpërsëdrejti në krijimtarinë letrare, duke i përdorur metodat më të vrazhda ndaj shkrimtarëve të “padëgjueshëm”. Shembulli më i keq i komunizmit në Ballkan ishte Shqipëria. Dhuna e këtij regjimi, terrori, persekutimet dhe internimet më së miri pasqyrohen në veprat e Kadaresë. Veprat e tij për nga forma dhe përmbajtja mund të krahasohen me veprat e Kunderës, Orwellit, Kafkës, Dostojevskit, etj. Hiperbolizimet që përdoren shpesh nga studiuesit e letërsisë shqipe për shkrimtarët tanë, duhen evituar, sepse, duke u mbyllur në vlerësimin e letërsisë sonë vetëm brenda caqeve tona kombëtare, e rrezikojmë të tashmen dhe të ardhmen e saj. Duke pasur parasysh njohjen solide të letërsisë sonë nga të tjerët është e domosdoshme që krijuesit dhe studiuesit e letërsisë shqipe të punojnë më shumë në kuptimin e avansimit dhe prezentimit të vlerave tona letrare jashtë tokave shqiptare. Mbase, ky duhet të jetë misioni i secilit nga ne. Të gjithë së bashku duhet të rrugëtojmë drejt idealit të njohjes dhe afrimit të kulturës sonë me kulturat tjera. Kjo është maksima e letërsisë krahasimtare: Pa u njohur me të tjerët nuk mund ta njohim vetën tonë.
Autori është para mbrojtjes së temës së masterit, në Degën e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare, në Fakultetin e Filologjisë, pranë Universitetit të Prishtinës Revista Obelisk 29
T
In Memoriam
ani që jam ulur të shkruaj këto rradhë ende nuk më besohet se ai tashmë nuk është midis nesh. Më duket sikur do të vijë sërish tek kafja pranë Shtëpisë Botuese “ADA” ku edhe botoi librin e tij “Bari mbi rrënoja”. Do të vijë ashtu i gjallë e plot humur siç vinte gjithmonë. Prej kohësh ka qënë një nga bashkëpunëtorët e revistës “Obelisk”. Këshillat e tij ishin të mençura e të urta se i tillë ishte IZETI. Ishte NJERI e POET. Të gjithë do ta ndjejmë mungesën e tij. Lamtumirë miku im i mrë. Roland Lushi
IZET SHEHU
Kavaku Cikël nga libri i fundit i Izet Shehut “BARI MBI RRËNOJA” Botuar në Shtëpinë Botuese “ADA”
Nën lëkurë i shkruan të gjitha Ngasjet e hareshme dhe të trishta, Pushin e puhëzës si frymë lepuri, Pëshpërimën e bardhë si valëz deti, Buzët e paputhura, fëshfërimën e parë, Zoçkën e rrëzuar nga foleza mbi bar. Nën lëkurë i përcjell më nge Mesazhet e qiellit për te rrënjët, Mërinë e reve, goditjet me rrufe, Sytë grabitqarë që shohin vëngër. Nën lëkurë dru i drejtë regjistron me kujdes Çdo gjë që frymon e s’frymon përreth. Me trupin e drejtë kuvendon me erën, Me trupin përkulur përleshet me tufanin. Kavak, kavak, bëj kujdes për veten, Regjistroje në limfë drithërimën e ajrit.
PAKT Ati im i mirë, O ati im i urtë, Bëjmë të dy një pakt të thjeshtë?! Unë këtu mbi tokë t’ia ruaj pyllit drutë, Ti atje në Had t’ia mbash të pastra rrënjët. Unë zëdrithëruar të të them : o atë! Ti zëvenitur të më thuash : o bir! Ajo që shthur, u shkul, u zhvat, Ajo që u nxi mbeti përherë e nxirë. Veç rrënjëve dhe limfës asgjë s’na ka mbetur, Ata që e prenë pyllin e presin përsëri. Shfaqen më rrufjanë, më të kallajisur, më të thekur. Shfaqen më të pabesë se djajtë me bisht. Ati im i urtë, O ati im i mirë Bëjmë të dy një pakt të thjeshtë?! Ti atje në Had bëj kujdes me miqtë, Unë këtu mbi tokë nga lajkat dhe gjarpërinjtë.
DHJETOR Në ditëlindjen time u vesha shik Me rrobat më të mira që kisha në dollap. Në shelgjishten e kujtesës këndonte një cinkë, Në xhepin e xhaketës ngrohte vezët një gatë. Kështu atë ditë dola nga shtëpia, Kështu atë ditë eca në trotuar, Mbi qytet breronte shi i imtë, Mbi Dajt binin zambakë të bardhë. Askush s’më uronte për ditëlindjen. (Po ku ta dinte këtë njerëzia?) Qe dhjetor i zymtë me shi e erë. Qe dimër i zotëruar nga gria. Kur u ktheva në shtëpinë time, Në folenë time kur u ktheva, Cinka kishte braktisur shelgjishten, Gata qe strukur nga era. Në dhomën mbushur me libra, Në tavolinën vezake në mes, Më buzëqeshnin tri buqeta me lule, Tri kartolina shkruar me kujdes.
Më uronin nipërit për ditëlindjen: Edhe njëqind, gjysh Izeti! Besomëni: u lartova sa Dajti, Besomëni: u kaltërova si deti.
AUTOPORTRET Nuk bëj pjesë në asnjë klan, Shpeshherë grindem me vetminë. Më mjafton ky shpirt që kam. Që ta çmoj më shumë lirinë. Në kam qenë njeri i bindur Herë nga frika, herë nga turpi, As një çast s’u bëra lolo Dhe kur më kanë rrahur supin. Nuk u hodha kurrë në flakë, S’kam profilin e heroit, Por kam parë të zënë në çark, Puthadorët e oborrit. Nuk bëj pjesë në asnjë grup, Kështu ndjehem dhe më mirë. Më mjafton ky shpirt që kam,
Më mjafton që jam i lirë.
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Izet Shehu ka lindur në Lushnje më 15 dhjetor 1942. Gjimnazin e kreu në vendlindje. U diplomua për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Më 1995 ka kryer Kolegjin e Mbrojtjes së Shqipërisë. Ka punuar si mësues i Gjuhës e Letërsisë në rrethet e Lushnjes e të Elbasanit. Krijimtarinë letrare e nisi që në bankat e shkollës. Botoi dendur në shtypin letrar gjatë viteve ’60, por për shkak të biografisë politike familjare, do t’i hiqej përfundimisht e drejta e botimit deri më 1990. U aktivizua që në fillim në proceset demokratike. Zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 1992. Pas viteve ’90-të boton artikuj publicistikë, tregime, ese e poezi në revista e gazeta të ndryshme. Është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri të klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisë”.