Obelisk
Kumtesë
Ritreguesi e ka përpunuar fjalinë, duke i hequr apo duke i shtuar edhe fjalë të tjera. Kështu, në çastin kur sjellin kusarët e arrestuar, në original thuhet: Përpara qerres ecte shtriga. (f.101), ndërsa Dedja: Përpara qerres ecte e lidhur shtriga plakë. (f.30) Ose, po në këtë skenë, në original kryekusari murmuron plot zemërim: “Besonim se asnjeri në botë nuk mund të ishte më i zoti se ne për dinakëri…” (f.101) Ndërsa Dedja: Kryekusari nxorri shkumë nga goja, aq shumë ishte xhindosur: - Nuk besoja të kishte në botë njeri më të fortë se ne për dinakëri. (f.30) E pra, mjeshtri Dedja nuk resht së limuari çdo fjali. Ja portreti i gjeneralit në original: burrë i madh e i hijshëm, me fytyrë të këndshme dhe sjellje gazmore e të ëmbla (f. 97), kurse ritregimi: burrë i gjatë me fytyrë të hijshme dhe me sjelljen e një kalorësi zemërmadh (f. 26). Dhe kujdesi bëhet jo vetëm me fjalinë, por edhe me fjalën, për të gjetur atë më të saktën, atë që e jep më mirë kuptimin e duhur. Kështu, për shembull, ndajshtimi “zonjë” i shkon për shtat Teftës e aspak plakës shtrigë, rrëmbyeses së foshnjes. Ndaj, në episodin kur në zgavrën e tyre kryekusari i drejtohet asaj “zonja mëmë” (f.81), në ritregim i hiqet ky titull nderues, dhe kryekusari i drejtohet me fjalët “mëma jonë” (f. 11), mëmë kusarësh medemek; madje Dedja e përdor këtë ndajshtim dy herë për ta përforcuar. Ja edhe disa shembuj të tjerë ku me fjalën vazhdon e ashtuquajtura labor limae: . Kreu 2. Një mjerim i madh nga një pakujdesi e vogël (f.76) Mjerim i madh nga pakujdesia e vogël (f.8) . Donati ishte ende i vogël, sa s’mund të fliste e të thoshte emrin e tet (f.75) --> … e vet. (Sepse fëmija mëson më parë emrin e vet në jetë, pastaj atë të të atit) . Gjenerali ishte plagosur për vdekje (f. 75 rëndë. . Mandatprurësi (f.75) lajmëtari . mëndesha (f.75)dadoja (sepse Premtja, ishte vajzë e re dhe nuk e mendëte me qumësht gjiri Donatin) . qerre karrocë (Është jashtë logjike të besosh se z. Teftë të ketë udhëtuar me qerre nga kështjella drejt frontit të luftës për të takuar të shoqin, gjeneralin.) . mandatarët armëtarët (njerëzit që z. Teftë dërgoi për të kërkuar foshnjen e rrëmbyer) . korë medalion (sepse Donati atë e mbante të fshehur në gji: kora ka përmasa më të mëdha) . u varros u plagos . I ra vilani dhe për pak u përplas në tokë… (f.79) desh u shuk (f.9) . Ditën fshihej nëpër dushqe të dendur, ose në mes të kallinjve të drithit… (f. 81) … kërcenjve të misrit Etj. etj. Duken si vogëlsira, por nuk është ashtu për një shkrimtar, për një psikolog. 6.
Më tej, përpunimi e rikrijimi vazhdon thellë në stil, duke iu përshtatur kërkesave të letërsisë për fëmijë në disa komponentë: a) Dedja mundohet t’i përmbyllë kapitujt me nga një enigmë, në mënyrë që ta bëjë sa më kureshtar lexuesin e vogël, ta nxisë që të kridhet sa më shpejt në kapitullin pasues. Kësisoj, në f. 94, kreun e dhjetë ekzistues, Dedja e ndan në dy krerë të rinj, duke e vënë gardhin mindis tyre te enigma: Po pse baresha i kishte sytë të pikëlluar? Çfarë kishte ndodhur me të? (f. 22) b) Kur ligjërimi i ndonjë personazhi është i gjatë, Dedja e kalon atë në vetë të tretë, e vë në gojën e autorit. Kështu vepron, për shembull, me rrëfimin e bareshës (f. 94) ose edhe në episodin e hanit, kur ushtarët rrëfejnë peripecitë e Gjeneral Argjendit (f. 97 f. 25). c) në ritregim përshkrimi fiton konçizitet e ritëm, dinamizëm: Gëzimi i përgjithshëm u kthye në të qara e lot. Ulurinin sikur të dilte ndonjë i vdekur nga shtëpia (f.78) me shkallëzim ngjitës: Gëzimi dhe hareja në kështjellë u kthyen në të qara dhe lot, në kujë e hidhërim, në ulërima e ofshama. (f.8) d) Peizazhet janë dhënë më shkurt se origjinali. Për shembull, paragrafi i f. 84, që fillon me fjalët “Ishte një mëngjes i bukur përrallor…” dhe që zë 13 rreshta, është dhënë me 3 rreshta (në f. 16). e) Dihen përparësitë e dialogut në letërsinë për fëmijë, ai e bën më dinamik ngjarjen. Ndaj edhe mjeshtri Dedja e përdor shpesh atë duke e shtuar edhe aty ku mendon se është i nevojshëm. Për ilustrim mund të sjellim dialogun midis Donatit e bariut, që në orgjinal mungon fare, sepse Negovani e ka dhënë me fjalët e autorit: - Si e ke emrin? - Donat. - Nga po vjen? - Nga zgavra… atje ku jetojnë ata njerëzit e liq… - Kush? Kusarët? - Po. - Ku jetojë ata? - Atje në shpellë… - Eja Donat, të ikim me vrap! Ata mund të na rrëmbejnë… (f. 16) Madje, edhe shumë monologje (si ai i Muzakës, f. 83) janë kthyer në dialogje (Shih f. 13). Ndërsa në dialogjet ekzistuese, në përputhje me kërkesat e letërsisë për fëmijë, Dedja i bën më të shkurtra tiradat. Shembull: Çunit i tha: “Të gëzohesh me gjithë zemër, i dashur Dhonat. Dua të më kesh si babën tënd të përkohshëm, gjer sa të të jap në duar të prindërve të tu të mirë. Që tani mos më quaj më ndryshe veçse at.” (f.87) Kurse Dedja: - Qetësohu, biri im, Donat! Mua do të më kesh si baba, gjersa t’i gjejmë prindërit e tu, prandaj më thirr Atë! (f. 17) Ose një pasazh tjetër:
Revista Obelisk 13