Skip to main content

Obelisk 145

Page 1

Revista Obelisk 1


Obelisk 145 Organ i Shtëpisë Botuese”ADA”

www.botimetada.com E përdyjavshme letraro-artistike Viti V-të i botimit Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk.com Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libriaritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1.5 euro), e në Greqi (me çmim 1.5 euro).

sHtepia botuese”ada” NE SHTYPSHKRONJEN E SAJ SIGURON:

CILESI SHPEJTESI

“Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 Amerikë: 70 usd+pp.

vit-45

euro+pp,

ÇMIME TE MIRA

Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com

Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tiranë 2012 Tirazhi : 500 copë

dhe mundesi reklame falas te revista letraro-artistike “OBELISK”

Të nderuar studiues, profesorë, studentë, shkrimtarë e nxënës! Nëse keni shkrime gjuhësore e letrare (ese, punime seminari, punime shkencore, poezi , prozë, analiza të ndryshme letrare e gjuhësore etj) dhe doni t‘i publikoni që të jenë më afër lexuesve tuaj, e që këta të kenë më shumë njohuri rreth krijimeve tuaja, atëherë ne ua kemi mundësuar këtë gjë juve në këto faqe të revistës. Punimet tuaja mund t‘i dërgoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com

2 Revista Obelisk


Obelisk

Shkruan editorialin e revistës “Obelisk” Presidentja e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe artistëve IWAA – dr Teresinka Pereira

KUR AFROHET MOSHA E TRETË

G

jithomnë, që kur kemi lindur, ne kemi dëgjuar të tjerët të thonë se është detyra jonë që të respektojmë pleqtë. Por, në të vërtetë, te koncepti i “respektit” kaq është abuzuar, saqë kjo gjë nuk më ka ndihmuar të spiegoj admirimin e madh që unë kam për disa njerëz të pjekur, gjith përvojë dhe dije. Disa të moshuar, kur atyre u vjen radha që të na prijnë nëpër shkaqet dhe të kuptuarit të universit, paraqesin para nesh mëndje e zgjuarsi mbi ne të gjithë të tjerët. Kur kam qënë vajzë e vogël, njeriu që kam adhuruar më shumë e mbi të gjithë, ka qënë gjyshi im Arlindo de Paula Pereira. Ai ishte një burr zotni i vërtetë, i ditur, admirues i shkrimtarëve klasikë dhe kishte qejf të diskutonte për politikën. Ka pas qënë elegant, i hollë, mbahej mirë dhe vishte kostume franceze . Ai, gjithashtu fliste frengjisht, një traditë familiare kjo. Ai fliste me mua, sikur të isha një e rritur, dhe unë e kuptoja fare mirë. Gjyshi im ka qënë kapitalist dhe, megjithse nuk i kam ngjarë hiç në këtë anë të personalitetit të tij, unë kam ndjekur rrugën e tij të ateistit, sepse kjo gjë më ka bërë mua më shumë përshtypje, se sa gjërat supersticioze dhe formimi fetar i pjestarëve të tjerë të familjs, të cilët, gjithmonë , luteshin sepse Zoti do t’i mbronte ata nga të gjitha gjërat e djallit dhe keqbërjet në familje, mjafton të shkonin në kishë, të praktikonin faljen e lëmoshave dhe thërrisnin emrin e Zotit, sa herë

që kishin halle. Këto ditë, një shoqe dhe poeteshë shumë e mirë, grua shumë inteligjente, u bë 80 vjeçe. Ajo më tha se, me zi e beson që është bërë kaq plakë, sepse e ndjente veten si të ishte grua 30 vjet me e re. Ajo më tha, gjithashtu, se e bezdiste fort tashti në moshën e tretë, pyetja e përherëshme e njerëzve të famljes dhe të miqve të saj se, “kur do të të shohim pensionist?”. Tjetër që e bezdis, siç më tha, është shprehja që përsëritet shpesh “Ajo është e re tetëdhjetë vjeçe”. Asaj i duket sikur, të qënët i vjetër në moshë, është një gjë që, kushdo, duhet ta injorojë pretendimin e saj se e ndjen veten ende të re, se duhet të ikë tanimë e t’ia lërë të rinjve vëndin e saj në punë e në shoqëri. Në numurin e fundit të revistës “Informacione të reja” është festuar tetëdhjetë vjetori i kryeredaktorit të saj Pol Kurtz. Ai sot është tetëdhjetë vjeç. Me mërzi unë lexova atje mburrje dhe lavde rreth talentit të tij, mjeshtrisë së tij, se sa i freskët ishte ai nga mëndja dhe, mandej, iu ktheva editorialit të tij për të parë se çfarë kish bërë ai vetë për këtë festë. Dhe pyeta veten:Mos vallë mosha tetëdhjetë vjeç do të thotë kufi për jetën ? Mos nuk bën , në kuptimin e arsyes, të jetosh më shumë se tetëdhjetë vjeç? Përgjigja e kësaj pyetje më erdhi drejtpërdrejtë nga fjalët e Pol Kurtz: “Në një kuptim, njeriu nuk ka nerva të lexojë nekrologjirat tuaja, përderisa është

►

Revista Obelisk 3


KUR AFROHET MOSHA E TRETË akoma gjallë” Megjithëse rrudhat në fytyrë ia tregojnë saktësisht moshën e tij tetëdhjetë vjeçare, filozofi amerikan thotë se ai e ndjen veten si 50 vjeçar. Ai duhet të ketë shëndet t ë mirë. Gjithashtu edhe

artikujt dhe librat që shkruan ai, tregojnë se ai e kontrollon në mënyrë prefekte mëndjene tij të kthejlltë. Ka një thënie një mikesë imja plakë që thotë “Ai e ka zemrën e re” , por Pol Kurtz është akoma më specifik. Ambicia e tij është të formojë një grup të rinjësh që mundet t’i vijnë pas atij në vizionin laik të humanizmit njerëzor për një botë më të drejtë. Unë jam me të. Misioni i një mjeshtri dhe shkencëtari nuk ka nevojë për të qënët pensionist; atë e nxjerr nga jeta vetëm vdekja. Njeriu i thjeshtë që tregon të vërtetën e moshës së vet dhe që nuk i vjen turp që ta festojnë atë i lumtur, është plot ndjenja të mrekullueshme që ia arriti kësaj dite. Kur ti nuk ke mundur të rrosh mirë, kur ke humbur nga vite të tua në burg apo në egzil, kur ti e ke fshehur moshën prej dokumentave fallco apo kur e ke patur jetën të rrezikuar nga identiteti yt i vërtetë, nuk ka se si të jetë i këndëshëm festimi i ditlindjes. Është mashtrim gjithsesi, dhe nuk ka ndonjë kuptim festimi i një date që egziston vetëm në kartën tënde të identitetit dhe, në të këtilla kushte, janë shumica e refugjatëve, imigrantëve, atyre që kanë hyrë apo 4 Revista Obelisk

jetojnë ilegalisht apo qytetarët pa dokumente të rregullta këtu, në Shtetet e Bashkuara. Papritur po më vjen në mëndje oposumi (skilja – R.L.) që bën si i ngordhur për t’iu shmangur sulmit të armiqve të vet. Ne, qëniet njerëzore, gjithashtu, shtihemi si të vdekur që t’i shmangemi rasteve kur vdekja na kërcënon. Njëri nga dramaturgët më të mëdhej egzistencialistë të Amerikës Latine, Virgilio Pinera nga Kuba, në pjesën e tij gjeniale “Dos viejos panicos” ( Dy pleq në panik) paraqet një çift pleqësh, që po prisnin vdekjen, që të dy. Ata janë në panik dhe nuk duan të vdesin. Mirëpo atyre u lind ideja për të bërë përditë sikur kanë vdekur që, në këtë mënyrë, gjithsesi, ata të mësohen me vdekjen dhe, kështu, ata të çlirohen nga paniku kur vdekja të vijë e t’i marrë. Pas ca kohësh, ata aq mësohen për t’u bërë “të vdekur”, saqë nuk kanë më fare frikë , ngaqë kushtet të qënit vdekur, ja, po i provonin përditë. Kaq mirë mësohen ata pas ca kohësh, saqë, kur më së fundi vdekja vjen t’i marrë, ajo mendon se ata tashmë janë të vdekur, dhe nuk e bezdis më veten për t’ua marrë shpirtin. Më së fundi, ata e kapërcyen rrezikun e vdekjes, mandej vdekjen vetë dhe u bënë , që të dy, të pavdekshëm. Mua më pëlqen shumë kjo pjesë sepse kështu ngjet me të vërtetë. Problemi i pensionistëve në SHBA është se pensioni parashikohet të shkojë deri në ditlindjen 85 –të. Sipas këtij planifikimi, pensioni merret nga ata që vdesin para moshës 85 vjeç apo kur t’i mbushi ata, ndryshe, atyre, pas moshës 85 vjeçare nuk i duhen më paratë. Shumë njerëz që kanë mundur ta arrijnë këtë moshë, iu duket sikur u ka ardhur koha për të bërë vetvrasje ose për të hyrë në sistemin e ndihmës sociale , sepse ata nuk duan t’u bëhen barrë antarëve të rinj të familjeve të tyre apo të shfrytëzojnë fondet e pensioneve të punëtorëve të rinj. Ata përpiqen të jenë të dobishëm në këtë moshë, duke bërë


Obelisk

KUR AFROHET MOSHA E TRETË punë vullnetare, por, mungesa e të ardhurave, sjellë mungesë motivimi për punën që u është ofruar. Poeti i madh japonez Takeoka Norio është vrarë nga djali i tij vetëm e vetëm se ai guxoi të bëhej 86 vjeçe. Fillimisht, biri i tij e futi në një spital që, atje, ai të vdiste nga uria. Që nga spitali, ai mundi të më dërgonte një mesazh dhe, ne hapëm një fushatë ndërkombëtare që ai të lirohej e të dilte që andej. Ne patëm sukses në këtë fushatë, por morëm vesh më vonë se djali i tij e shpalli atë matuf dhe e mbylli në çmendinë. Ne nisëm një tjetër fushatë , këtë radhë me Amnisti Internacional, Shoqatën Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Parlamentin Botëror të Shteteve për Siguri dhe Paqe. Ne mbështetëm njërën nga vajzat e tija me marrë një avokat dhe ai e paditi në gjyq djalin. Ne e fituam gjyqin, dhe Takeoka Norio u lejua të largohej nga spitali dhe të kthehej në Tempullin e tij Budist. Mirëpo, nuk shkoi as edhe një javë, dhe atë e gjetën të vdekur brënda në atë tempull, që tanimë i kishte mbetur trashëgim vrasësit të tij, të birit, që sot , e gëzon i lirë dhe i lumtur. Arritja e moshës së pleqërisë është një problem shumë serioz. Editoriali i Pol Kurtz ma më ka hapur sytë. Nuk kam ndër mënd të mbaj duart kryq

dhe të pres së çfar do të bëhet me mua. Unë do të përgatitem e të ndeshem që përpara për të gjitha këshillat e sugjerimet se në moshën 85 vjeçare unë do të jem shumë plakë për punë, shumë plakë për dashuri, shumë plakë për të bërë shaka, shumë plakë për të kontrolluar jetën time. Sipas Pol Kurtz, kontaktet e përherëshme me studentët e rinj ( pasues të tij) dhe mundësia për të dëgjuar dhe diskutuar opinione të ndryshme dhe me ba studime e kërkime aktive kanë me qenë shumë ripërtritëse. E, sa për frikën fizike të të qënit plak, njeriu fare mirë mund të ndjekë zgjidhjen e Pinerës: “ me luejtë si skilja”. Le të na mendojnë ata që tani se jemi 85 vjeç. Djali im më i vogli, Luis Karlos, poet qyshë në moshë 12 vjeçare, muajt e fundit mbushi moshën. Hapi i tij i parë në jetë, tanimë si një i rritur, nuk ishte ai që bëjnë amerikanët sipas traditës, kur kanë ditlindjen e 21 vjeç e që presupozon festimin e saj me të pira me ndonjë pab me shokët e vjetër. Ai mori një noter dhe ndryshoi emrin e tij. Ai nuk don ta mbajë më mbiemrin e të atit, sepse babai i tij e braktisi qëkur ai ishte fare i ri dhe asnjëherë nuk e ka ndihmuar për në sukseset që ka arritur. Djali im do që të quhet ligjërisht Luis Karlos Pereira , duke mba-

jtur , pra, zyrtarisht, mbiemrin e familjes sime, siç e ka përdorur si poet prej vitesh. Unë mendoj se kjo është alamet ideje. Edhe unë, po marr një noter, për të ndryshuar moshën time në mënyrë që të bëhem që sot 85 vjeç dhe njaq të mbes përherë. Në këtë mënyrë, unë nuk do të jëm kurr as 84 dhe as 86 vjeçe. Që nga kjo ditë e derisa të shkojë, unë do të jem poetja plakë Teresinka Pereira, gjithmonë 85 vjeçare, e pa ndarë nga puna që ende nuk e ka përfunduar. DR. TERESINKA PEREIRA Presidente e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve ( IWAA) Antare e Unionit Amerikan të Lirive Civile Antare e Këshillit të Humanizmit jo fetar Antare e Shoqatës së Bashkësisë së Kombeve, SHBA dhe e Këshillit të Biznest të Kombeve të Bashkuara Përfaqësuese dhe ambasadore e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve ( IWAA) në UNESCO Email tpereira@buckeyeexpress.com Përktheu

RIZA LAHI, antar i IWAA

Revista Obelisk 5


Obelisk

Libri

“Zhguni i Gjinkallëdredhakut”, një novelë-përrallë për fëmijë nga Odise Plaku Tashmë në gamën e botimeve të reja për fëmijë shtohet dhe novelë-përralla për fëmijë e autorit Odise Plaku “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”, nga shtëpia botuese “Ada” në kryeqytet. Ajo vjen duart e lexuesit të vogël në mënyrë shumë origjinale dhe të freskët, përmes personazheve dhe ngjarjeve që pasojnë njëratjetrën. Ndryshe nga botimet e mëparshme për fëmijë, në novelën “Zhguni i Gjinkallëdredhakut” gjejmë një botim më të plotë si në numrin e faqeve të këtij libri, por edhe në vetë lëndën e tij krijuese. Me një përvojë

bëhet akoma dhe më tërheqëse për moshën e tyre. Të arrish sa më pranë botës së fëmijës është e vështirë dhe kërkon përkushtim krijues të veçantë. Pafrikë mund të themi se me novelën “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”. Autori ia ka arritur më së mirë por jo vetëm kaq ka sjellë në dritë një vepër që mund të zërë një vend të merituar denjësisht në botën krijuese të letërsisë për fëmijë. Ngacmimi fillon që në titullin e vetë veprës për të shkuar më tej në të qenit sa e dobishme, estetike, tërheqëse dhe mbi të gjitha e lexueshme për vetë fëmijët. Duke ecur në brendinë e kësaj novelë sërish do të ndeshesh me luftën mes së mirës dhe së keqes, me përpjekjet për të ndërtuar një jetë të qetë, të bukur, të harmonishme dhe vëllazërore dhe capitjen e krijesës zemërzezë që me cdo mjet kërkon të shkatërrojë gjithçka. Kutërbimi, krijesa as kafshë dhe as shpendë, me një emër që më së miri shpreh atë errë të rëndë dhe ndotëse për gjithë mjedisin ku banorët e pyllit jetojnë në paqe mes njeri tjetrit, do të përballet me një krijesë tepër të vogël, por të zgjuar dhe zemërtrim siç është Gjinkallëdredhaku. Novelë – përralla “Zhguni i Gjinkallëdredhakut ” e autorit Odise Plaku sjell edhe një sërë vlerash gjuhësore. Në këtë novelë do të gjejmë ndërtimet gjuhësore si “Gjinkallëdredhaku”, “Kutërbimi”, baba “Gjinkallërëndi”, “gjetheplota”, “Dhelpërushja”, apo edhe shprehjet “të marrit mësysh”, “qelbte ajrin”. Një përpjekje e autorit jo vetëm për të sjellë një krijim letrar por edhe për të qenë sa më origjinal dhe krijues në lëndë. Kujdes i ka kushtuar autori fjalës shqipe, duke u ruajtur nga përdorimi i fjalës së huaj. Vepra është redaktuar nga shkrimtari i mirënjohur për fëmijë Skënder Hasko një shenjë e qartë që vepra e autorit Odise Plaku, “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”, është premtuese dhe që do të jetë e pëlqyer për fëmijët dhe do të zërë vend në bibliotekat e tyre. Sërish një tjetër vepër për fëmijë, novelëpërrallë. Keni vendosur mos ti ndaheni këtij zhanri?

tashmë në krijimtarinë për fëmijë autori i kësaj vepra, Odise Plaku, synon çdo herë e më shumë të futet në botën e fëmijëve, të jetë njësh me ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Me një thjeshtësi në mënyrën e të rrëfyerit,por plot pasion dhe gjuhë letrare të mbarsur me një figuracion të kuptueshëm për fëmijët, kjo novelë 6 Revista Obelisk

Nëse dua unë ti ndahem letërsisë për fëmijë, nuk më ndahet ajo mua. Janë miqtë dhe shokët që shpesh herë më pyesin nëse jam duke shkruar diçka të re për fëmijët. Shumë nga miqtë e mi janë prindër të rinj në moshë dhe rrjedhimisht fëmijët e tyre janë në moshë të vogël. Kjo është shtysa e parë që mendoj të shkruaj herë pas here, Së dyti është një fushë shumë e bukur, por e vështirë krijimtaria për fëmijë. Botimi i herëpashershëm i letërsisë për fëmijë më ka lidhur me këtë fushë dhe nuk besoj se do të shkëputem lehtë. Së treti është një mision që duhet çuar më tej.


Obelisk

Libri

Kemi detyrimin moral për fëmijët tanë që të rriten sa më të edukuar dhe të shpëtojnë nga koha boshe e cila fare mirë mund të plotësohet vetëm duke shfletuar dhe lexuar botimet për moshën e tyre. Është një premtim që kam bërë në heshtje që çdo vit do të kem një libër të ri për fëmijë në krijimtarinë time. Kështu që viti i kaluar u mbyll me novelë-përrallën “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”. Ku e gjeni frymëzimin për të shkruar për fëmijë? Si njeri bëj pjesë në atë kategori që nuk i lë gjërat të më kalojnë në mënyrë sipërfaqësore. Shpesh herë rrëmbimthi kap detaje që më pas përpunohen gradualisht dhe arrijnë të piqen në mëndim dhe shkojnë drejt veprës letrare. Nëse je në kontakt të vazhdueshëm me leximin, patjetër që edhe aty do të gjesh detaje të cilat do të ngacmojnë për të krijuar. Rastësisht lexoja disa legjenda kineze dhe mes tyre më tërhoqi fjala zhgun. Prej saj fillova ngacmimin e parë për të shkuar më tej në analizën se cila prej krijesave në tokë kishte zhgun dhe çfarë ndodhte më tej. Qëlloi që në kërkimin tim, krijesa e parë që zbulova ishte gjinkalla. Kështu filloi të ndërtohej novelë-përralla që bën pak kohë që është botuar. Do të ketë këtë vit të ri një vepër tjetër për fëmijë? E pohova dhe pak më lart. Patjetër që do të ketë. Por do të jetë e një natyre tjetër. Do të ketë në qendër historinë. Si komb ne kemi një histori të artë, të mbijetesës, sakrificës, kulturës dhe përparimit. Në fëmijërinë time kam lexuar me ëndje veprat e autorëve tanë mbështetur në historinë tonë. E shoh që kjo mungon tashmë në krijimtarinë për fëmijë, ndaj synoj që këtë herë të përqendrohem pikërisht në këtë aspekt. Krijuesit janë misionarë që duhet të shohin

dhe shkojnë çdo herë e më përpara. Secili prej nesh duhet të japi kontributin e tij në artin dhe kulturën kombëtare, të punojë cdo çast për të ndërtuar dhe shtuar vlera sa më të qenësishme dhe t’i rezistojnë kohës. Redaktor i veprës tuaj të fundit shkrimtari për fëmijëve, i mirënjohuri Skënder Hasko. I kërkuat ju të ishte redaktori i saj? Me zotin Hasko, kam kontaktuar krejt rastësisht në një ndarje çmimesh. Fitova çmimin e parë në konkursin e tregimit organizuar nga Revista “Obelisk”. Aty jam takuar dhe ishte viti që kisha botuar novelën “Kur qeshen ëndërrbukurat”. E kishte lexuar dhe pëlqyer. Më kërkoi që nëse do të kisha diçka tjetër me kënaqësi do ta lexonte. Nuk e prisja diçka te tillë. Ishte novela “Zhguni i Gjinakllëdredhakut” që na afroi mes nesh dhe që ai me kënaqësi bëri redaktimin e saj. Bile, fjalët e ngrohta më kanë dhënë një shtysë që të mos ndahem nga krijimtaria për fëmijë. Sot janë të rrallë njerëzit që të japin një mbështetje të tillë. Por gjatë komunikimit tim me zotin Hasko e ndjeva që ai i përket asaj shtrese intelektuale krijuesish që letërsinë për fëmijë duan ta shohin të ecë përpara. Që kontributin e tyre shumëvjeçar ta pasurojnë brezat e rinj të krijuesve. Gjej rastin të falënderoj dhe piktorin Ergys Faja që shpreh kaq bukur fantazinë e tij në ilustrimin e botimit, për tendencën e tij për të qenë sa më bashkëkohor, por edhe i standardeve ndërkombëtare. Diçka më shumë për planet tuaja krijuese. Do të ketë të reja në dramaturgji? Sigurisht që po. Përgjatë këtyre viteve janë vënë në skenat e rretheve disa nga dramat e shkruara prej meje. Këtë vit synoj Tiranën. Kam dëshirë që një prej

dramave të jetë në skenën e saj. Përpos këtyre jam pjesëmarrës në konkursin e dramës që organizohet në Tetarin Kombëtar të Kosovës, si dhe përgatitem të jem pjesë e konkursit të dramës shqipe që organizohet nga Teatri ynë Kombëtar në kuadër dhe të 100 vjetorit të pavarësisë. Shpresoj. Por pavarësisht fitimit apo jo të çmimeve për mua e rëndësishme është të shkruaj shqip dhe të trajtoj tematikën shqiptare në këto vepra. Vëllime të botuara: - “Qullaci” novelë-përrallë për fëmijë, 1999 - “Kur qeshen ëndërrbukurat”novelë për fëmijë, 2009 - “Zhguni i Gjinkallëdredhakut”, -novelë fëmijë 2011 - “Lotin nuk e fal”- vëllim me tregime për të rritur, 1995 - “...dhe gjethet bien…”- vëllim me poezi për të rritur, 2005 - “Kthimi i Samantës”- vëllim me tregime e novela 2005 - “Dyluftim nën hënën mashtruese”, Çmimi i parë në konkursin e tregimit organizuar nga Revista “Obelisk”, 23 janar 2010 Vepra skenike: - “Klithma e një nëne të marrë”monodramë, vënë në skenë në teatrin “Bylis”, Fier, me aktoren Hajrie Rondo. 2006 - “Moonlight”-film me metrazh të shkurtër, skenarist, 2007 - “Ylli i mëngjesit”- dramë vënë në skenën e teatrit Migjeni, Shkodër, 2008 - “Velloja e bardhë” monodramë, teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë, me aktoren Zamira Kita, 2008 - “Të rendësh i lirë”, dramë për fëmijë. 2009 - “Flakët e shpirtit”, dramë, 2010

Revista Obelisk 7


Poezi nga Artur Nura ÇASTI PERBALLE MOSHES…

Në një çast buzëqeshja u shfaq e njëjtë, mosha e tyre i bëri sfidë kohës! Dukej qartë, nëna kish zili rininë e bijës, ngjashmëria teorinë budiste përjetonte!

Shihja të bijën të re dhe të bukur, kujtoja dikur perfektshmërisht të ëmën!. A thua vertetë po e rijetonte si flutur? bukuria fizike paanshmërisht më konfirmonte…!

kur e sotmja të jetë larg. unë ndoshta gjysh ajo mama…!

NENE DHE GRUA

Por, krenaria dhe mëndje-madhështia e bijës, demostronte që mendërisht sigurisht që jo! Kur jemi te rinj, s’mendojmë për kohën, në çaste të tilla kujtojmë si e humbim...!

Është një njeri në jetë që çdo mëngjes, ndërsa kapakët e syve hap më bën të zhytem në një det, me kujtime dhe dallgë...

PUTHJET E VAJZES SIME…

Drita vjen me buzëqeshjen e saj, mendimi vargëzohet me kuptim, vëmëndja fluturon pa fjalë... në të jetës perëndim, ku jemi, përsëri të dy bashkë…

Puthjet e vajzës time Janë, ashtu si i dua. Të ndjeshme, të mjalta, të bukura, të arta. Puthjet e saj janë si zemra, të qelqta, kur ajo mi jep, kthehen në të paharrueshme ndjenja. Për puthjet e saj uroj të mos kem, kurrë mall. Por sigurisht e di… Jeta, nuk është përrallë! E ndërsa ajo me puth, unë vargëzoj këtë çast që të lexohet, 8 Revista Obelisk

Është një njeri në jetë që me dritën e parë të diellit zemrën ta përqafon me shikim, kur ditën fillon dhe e perëndon me të, ndërsa nata largohet rregullisht në agim... Koha, përjetuar me të përmes ditëve, viteve, shëmbëllyer në portretet e fëmijëve bëhet unike në këtë vlerë, që ta jep qënia si nënë-grua të cilën si baba-burrë fort e dua...

Kjo poezi mori çmimin e parë në konkursin e organizuar nga Revista “PSIKOSTIL”.


Dy të tjerë… SUADA HALILAJ

ka nje shpirt,Goft e asnje shpirt nuk mund te jetoje pergjithmone...ti e di,qe nese nje tren i ores se fundit te ka sjelle deri ketu...ka qene treni i gabuar! -Ndoshta mund te kisha pritur edhe pak! -Ose ndoshta te mos kishe zbritur kurre... -Dirla ime!Do doja te qendroja me gjate,por jo ketu...Ketu nuk ka njerez,semafore,automobila...e ndjej ftohte pertej siluetes sime.Pastaj e the vete,ajo eshte nje pianiste dhe...

-...dhe nje shpirt nuk mund te jetoje -Ajo eshte pianiste.E di.Ma kane thene. pergjithmone...Shko Goft,shko.Mirutakofshim! Ndersa une jam nje e cmendur e dalur nga nje shtellunge e panjohur,nga nje shekull i shemtuar. -Ku? Une nuk di te luaj me pentagramet,as me kukullat...e as me te tjeret.Une di te luaj me veten -Tek dy te tjere ne kete qytet...tek dy te dhe sa here clirohem nga shalli,palltoja,kepucet... tjere.... jam e lire te humb.Ajo eshte pianiste,Goft.Notat e veshin ne te bardhe e mbi lekuren e saj mund Me ikjen e Goftit,katedralja perballe te gjesh muziken e vertete qe trupi im ka harruar bulevardit gri hapi te fundit porte.Sic duket ishte nderkohe. dimer...sic duket,ishte dimri i fundit.... -Por ti thoje se nje dite edhe shekujt mund te dashurojne e mund te kthehen ne jete,si pishtaret e nje qyteti te rende.Ti besoje ne kometat qe ndizen e shuhen shirave vjeshtak.Ti besoje ne duart e mia te medha,shtrengoheshe fort pas tyre dhe bulevardit tone mbi zemer i vallezoje.Ti thoje se jeta pa mua,do te ishte e jete e dikujt tjeter....e une vetem shpatullat e tua kam mbajtur gjithmone. -Goft,shpatullat e mia jane te mbrapshta. Mos u lodh tiu marresh ere.Jane kthyer ne ankthet e mia,nuk dua ti mbaj me as une.Nuk jam me aq e forte.Gjunjet kane rene ne toke e vitet sjane munduar kurre ti zgjasin nje dore.Nuk flutuoj me.Te vetmet flatra qe pata,me vrane,nje te diele ne nje kishe te zbrasur keqazi.Qe atehere,marr e jap fryme te huaj.Dua vetem qe koha te me braktise dalengadale,jo per te harruar,por per te me dhembur me pak,akoma me pak.Ketu brenda Revista Obelisk 9


Obelisk

Ese

POEZI NGA MAJLINDA SHABANI 1. Mendim në gjysmë drite hijerërore Mbi “rërën” e mendimeve kaploj një vezullim timin, rrezellitem atyre fjalëve të shkrifëruara nga mundimi i vetes sime të rrokullisur, të ashpërsuar nga stuhitë e pamëshirshme dunave të jetës; valavitur nëpër pika rëre idesh vetmitare, shplodha dëshira të qetësuara, përmbytur nga dallgë erërash të paqarta, për kërkim të kuptimësive ngjyrore, nga mbërthime oazesh..., për etje force të përkufizuar në mua, në skulptura fytyrash të ngrira, të lagura prej pikëlave të thata të lotëve shtangur nga çudia e kohës... Një mendje e vagëlluar hedh shikimin, ngultas për pak joshje lindjeje, me kufi perëndimin, Horizonteve të paanë jeta më shqiponjon në fluturim, Harrimi më ndjek prej së largu në kapërcimin qiellor... S’njoh njohje në origjinë. Hapat zigzage në mendime praruar më përshkojnë me kuptime të pamatura, të renditura nga sfida e përjetime të moshës; Betime të mposhtura nga fjalë madhështore, e ndërsa rritja ime mendimore rrugëton në kozmosin me rikthimin në pikën referuese, të gjendshëm në hartë të koduar: Ku jam Unë??....!!!! 10 Revista Obelisk

2. Planeti i syve syçelur Sytë përshkojnë yje, flenë në valle të përcjella dashurie, njomen në ëndrra të fjetura, ringjallen në realizime të ndezura lirie... Sytë shkëndijen marrin në zemër, s’shuhen në botën time, s’kanë vetëm një emër... Sytë rrezatojnë diellin, rrëmbejnë nga qielli hënën, rrokin, jo vetëm dhimbjen e jetës, por uniken e tyre, këngën... Sytë qeshin në hijen e zjarrit, Botën mbërthejnë në kthetrat e sundimtarit... Sytë adhurojnë Zotin, dashurojnë binjakët e tyre, mua, ty, realitetin... Sytë gjelbërojnë për mua,... Në kështjellën e vetes i pres pa stinë... Lindur brenda tyre në mua, fshehet një botë e tërë magji....

3. Frymë e mbytur.... Shshshsh... Numëroj 1, 2, 3... Zëri me kordon çuditshëm... Provoj sërish... S’dua të mbetem thjesht pre e tentativës zanore... Hesht... si një e thithur deri në gjuhë... Mekem pa fjalë.... Ndaloj, luaj me buzët lëvizëse... Belbëzoj si për herë të parë... VIJON FAQE 15


Obelisk

Kumtesë

“I vogli Donat Argjendi” nga Negovani te Fullani e, më tej, te Dedja 1. Krijimi I vogli Donat Argjendi, së bashku me Gjahu i malësorëve, janë veprat themeltare të prozës së mesme (novelës) në letërsinë shqiptare për fëmijë. Por “I vogli…”, në dallim nga “Gjahu…” i Kristoforidhit, sendërzon përpjekjen e parë për skalitjen e personazheve, të tillë si: Tefta, Donati, Sava, Gjeneral Argjendi, Premtja, Muzaku. Këtë vepër italishte të sjellë në shqip nga gjuha greke* vetë Negovani e ka përshtatur duke na dhënë një rrëfenjë mbi kohërat e princave shqiptarë të Toskërisë. Ne e dimë se është botuar në Sofje më 1904, por është interesant shënimi i shkrimtarit Mitrush Kuteli**, që na dëshmon edhe një botim më të hershëm, më 1900 (U munduam ta shtinim në dorë këtë botim në Bibliotekën Kombëtare e gjetkë, por pa sukses). Më tej ky krijim u përshtat nga Dhimitër Fullani dhe u botua në përmbledhjen “Papa Kristo Negovani. Prishja e Hormovës – N. Sh. Botimeve “Naim Frashëri”, Tiranë 1960”. Pikërisht këtë përpunim ka patur për bazë profesor Bedri Dedja. Neve na bie për detyrë të vëmë përpara botimin e Dhimitër Fullanit ndanë atij të B. Dedjes e t’i krahasojmë, të hulumtojmë punën që ka bërë shkrimtari e njohësi i mirë i letërsisë për fëmijë Bedri Dedja për ta risjellë shkrimtarin e Rilindjes, martirin e gjuhës shqipe, Negovanin, përsëri të dashur për lexuesit e vegjël të sotëm, pas më tepër se një shekulli. 2. Përpunimi dhe ritregimi është një fushë e veprimtarisë së hershme të Prof. Bedri Dedjes në letërsinë për fëmijë. Themi e hershme, sepse me këtë praktikë janë hartuar disa libra artistikë prej tij, duke filluar nga Përralla popullore mbi kafshët (1957), Përralla e tre vëllezërve (‘58) dhe duke vazhduar katër dekada më vonë, në periudhën e fundit të krijimtarisë, me Republika e 1100 çudirave (1997), Përralla ruse (1998), Tetë përralla shqiptare të zbuluara në Amerikë (2002), romani I fundit i Kastriotëve (2002) i Andon Frashërit apo me novelën I vogli Donat Argjendi (“Pegi”, 2002) të Papa Kristo Negovanit. Siç mund të vihet re, gurrat nga i ka marrë materialet për përpunim mjeshtri ynë janë katër: a) folklori kombëtar; b) krijime e botime me peshë të qëmtuara nga autorë shqiptarë, si Frashëri e Negovani;

c) shkrimet e veta të mëparshme (si poemat: Patku në plazh, Shkolla e pyllit, të botuara në përmbledhjen Republika e 1100 çudirave), me qëllim që t’i mbijetonin kohës, tranzicionit tonë demokratik); d) autorë rusë. Kësisoj, Bedri Dedja jo vetëm e përktheu në vargje, ta zëmë Përrallën e peshkatarit dhe të peshkut të artë të Pushkinit dhe e botoi më 1956-n, por më 1998, e ribotoi të ritreguar në prozë atë krijim në librin Përralla ruse. Po te kjo përmbledhje do të gjejmë të përshtatura në prozë edhe krijimin tjetër të Pushkinit Përralla e Kurnacit dhe e shërbëtorit të tij Tullacit apo disa fabula të Krillovit, si edhe poemat-përralla të Samuil Marshakut: Miu i vogël budalla, Kush është më i rëndësishëm, Dremitja e gogësima, të Nikolai Nekrasovit Gjysh Mazai dhe lepujt apo Kali gërmuq të Pjotër Jershovit e ndonjë krijim tjetër. Në këtë studim do të merremi vetëm me përpunimin e ritregimin e veprës së Papa Kristo Negovanit “I vogli Donat Argjendi”. 3. Libri është përpunuar e ritreguar. Ç’kuptojmë me këtë? Novela ka qenë përshtatur më parë nga Dhimitër Fullani. Pra, gjuha arkaike e më shumë se një shekulli të shkuar, kur u botua libri, qe përshtatur më parë në gjuhën e sotme (jostandarde, botimi është bërë më 1960, para Kongresit të Drejtshkrimit). Kurse tani, në këtë përpunimin e dytë, novela u bë më e lexueshme për fëmijë nga dora e një mjeshtëri të letërsisë për fëmijë. I gjithë teksti u përpunua dhe u ritregua më me art. Konstatojmë se Dedja nuk ka vënë dorë te fabula e novelës. Si në original, edhe në ritregim ajo bën fjalë kryesisht për Donatin, djalin e vetëm të gjeneralit shqiptar Argjendi. Gjenerali shkon në luftë dhe plagoset rëndë. Gruaja e tij, Tefta, lë foshnjen e vet dhe niset te i shoqi. Nga pakujdesia e kujdestares Premte, Donatin foshnjë e rrëmbejnë kusarët, me qëllim që ta përdorin si mjet për t’i shpëtuar drejtësisë. Koha rrjedh dhe Donati rritet në limerin e kusarëve. Më tej arratiset dhe, me ndihmën e një bariu, bie në duart e priftit Savë, i cili i jep mësimet e para. Me kujdesjen e tij djali kthehet te prindërit; kusarët zihen e dënohen. Ku qëndron pikërisht ritregimi atëherë? Përpunimi e ritregimi fillojnë që nga kompozicioni i novelës. Kështu, origjinali i Fullanit ka 14 krerë (numurimi aty është bërë gabim, ndaj del me 15), kurse përpunimi i Dedjes – 17. Krerët 4 dhe 5 janë ndarë në dy pjesë duke na përftuar dy të rinj (V. Donati mpreh gjuhën dhe këmbët; XVIII. Historia e dhimbshme e bareshës). Kapitulli I te Fullani është pa kokë, Dedja e ka emërtuar: Gjeneral Argjendi plagoset në luftë. Janë rishikuar edhe titujt e disa krerëve (Kreu 7. Dielli dhe lulet  Donati njeh botën; Kreu 15. E mira shpërblehet, e liga dënohet  Kjo botë nuk i fal padrejtësitë). Ndonjë përpunim i lehtë mund të hetohet në përmbajtje. Në ritregim novela, nga realiste, herë-herë sikur merr një

Revista Obelisk 11


Obelisk

Kumtesë

ngjyrim të lehtë përralle. Kështu, për shembull, Negovani thotë se shpella e kusarëve kishte një derë hekuri me dry; Bedri Dedja: me shtatë dryna. Kurse Gjeneral Argjendi në ndonjë rast i përngjason paksa një mbreti. Kusarit me cilësi pozitive Muzaku, të cilit Negovani i jep dënim me kusht; te Dedja Gjenerali e liron, i fal edhe një kalë. Një denatyrim pëson edhe një personazh tjetër, prifti Savë në shpjegimin e dukurive natyrore… Mund të hetojmë mandej edhe ndonjë ndryshim tjetër të vogël. Fjalabie, në shpellë, Muzaku i sjell Donatit një abetare, gjë që nuk është në original. Le të vazhdojmë në hulumtimin tonë rreth përpunimit e ritregimit të aplikuar. 4. Mitrush Kuteli e quan këtë novelë një rrëfenjë e zgjedhur me tendencë pedagogjike (një lloj “Emili”). Profesori i psikologjisë dhe i pedagogjisë Dedja e retushon këtë tendencë, i thellon këto vlera, pa harruar veshjen artistike të teksit. Kështu, për shembull, në një pasazh, kur djali del nga shpella, Negovani thotë: Befas pa një qengj të vogël, i cili kishte rënë të flinte nën një trëndafil të lulëzuar. - O qengj i egër!- klithi me gëzim çuni dhe shpejtoi ta zërë.(f. 85) Bedri Dedja e jep më bukur, më të gjallë e më me ndjenjë këtë përballje me befasinë, me të panjohurën: Shtangu kur pa një qengj të vogël. Qengji blegëriu, duke vështruar, kurse çuni u tremb nga blegërima. Nisi të ecë së prapthi në drejtim të së çarës së shkëmbit, duke u dridhur, po përsëri u përmbajt. - Ç’është ky? – klithi përsëri. - Beee! - Paska zë… U afrua, e përkëdheli dhe u kënaq kur preku leshin e butë. Qengji ngriti kokën nga bari dhe e lëpiu në faqe. Donati i foli me gjuhën e vet, po ç’e do se ai dinte vetëm një fjalë: “Beee”. (f.16) Kujtojmë një episod tjetër, kur Atë Sava fillon të ujitë lulet dhe Donati e pyet i çuditur se ç’bënte ashtu, Negovani shpjegon në vetë të tretë, me fjalët e autorit: Sava i tha duke qeshur se lulet dhe lakrat, kallinjtë e grurit dhe hardhitë, dushqet dhe lisat, kishin po aq nevojë për ujë, sa kishte Donati për të pirë. Ndërsa Dedja, më artistikisht e më pedagogjikisht, duke përdorur dialogun, të ashtuquajtën metodë e bisedës sokratike: - Ti, o Donat, a pi ujë kur ke etje? - Po. - Kështu, o biri im, kanë etje dhe kërkojnë ujë edhe lulet, lakrat, kallinjtë e grurit, dushqet dhe lisat, mollët dhe dardhët. Ose, në f. 85 të Fullanit, Donati pyet për Diellin: - Ç’është kjo dritë e çuditshme?! Ndërsa Dedja, duke u futur bukur nën lëkurën e personazhit, shton edhe një pyetje “nga xhepi”, sipas

12 Revista Obelisk

parimit pedagogjik për përvetësimin e dijeve “nga e njohura tek e panjohura”: - Ç’është kjo dritë e çuditshme?- pyeti Donati.- Ç’është ky qiri kaq i madh? Madje Dedja, kur ka rast, mundohet të japë edhe ndonjë njohuri shtesë. Ja, po në këtë episod, kur Atë Sava i shpjegon se Dielli rrotullohet e nuk pushon asnjë çast, ritreguesi ynë shton për atë yll se ai madje nuk harron të na ndezë edhe Hënën që na bën dritë natën (f. 21). 5. Përpunim qilizëm ka bërë shkrimtari Dedja në gjuhë. Në të gjithë tekstin jo vetëm që përdoret më shpesh dalja kryeradhë, por kudo ka vepruar ligji i koncizitetit. Ka paragrafë të tërë të qethur ose të rrudhur. Kështu, bie fjala, në faqet 82 dhe 83 të Fullanit janë hequr fare përkatësisht nga 16 rreshta, në faqen 79 janë hequr 10 rreshta, kurse 7 rreshtat në fillim të kreut III janë rudhur në 1 rresht e gjysmë... Por le t’u largohemi statistikave. I rëndësishëm është fakti që në ritregim shprehja ka fituar tingëllimë bashkëkohore. Psh.: [djalin] shpjere në kopsht të marrë erë të qëruar (f. 76) çdo ditë ma nxirr në kopsht, në ajër të pastër (f.6) Ose: Të ikurit e atit Savë qe shumë i mallëngjyer (f.102) Dedja: Atë Sava u mallëngjye shumë kur iku. (f.31) Tëharrja e tekstit është bërë me shumë kujdes, fjali për fjali, duke e sjellë trajtën e tyre në formë më të rregullt: Natën ra një shi i butë. (f. 76) --> Një shi i butë ra gjithë natën. (f. 6) (kryefjala ka zënë kryet e vendit). Aty ku është parë e domosdoshme janë shtuar edhe fjali apo shprehje të tjera, si: “… dhe pastaj t’i jepte një dhallë të ftohtë e një kafe për t’u çlodhur” (f.29) Renditja e fjalëve apo e fjalive bëhet sipas ngarkesës emocionale. Për shembull, kur Tefta takohet papritur me të shoqin dhe djalin, Negovani vë në gojën e saj: - O im shoq! O biri im! Ra në duart e Gjeneralit dhe u shkreh në vaj. Kurse Dedja: - O biri im! O, im shoq! – dhe u plas në vaj në krahët e të dyve. Herë tjetër ndryshon edhe natyra e fjalisë. Kështu, p.sh, fjalinë dëftore “Biri i gjeneralit s’është më në shtrat të tij” (f..78), ritreguesi e bën më të ndjeshme, duke e kthyer në dëftore-thirrmore: - O njerëz! Biri i gjeneralit është zhdukur! Njerëz, e mjera unë! Kush ma rrëmbeu djalkën, o njerëz! (f.8) (Vini re: është përdorur tri herë fjala njerëz, mandej, në vijim, po aty, edhe disa herë të tjera: - Ndihmë o njerëz! Njerëzit u sulën për të kërkuar Donatin…) Në një episod tjetër, kur u gjet djali, Negovani shprehet: Atëherë u dërmua zemra e vashës prej këtij gëzimi të papandehur e të habitshëm (f.95). Ndërsa Dedja: Sa u shkërmoq zemra e vashës nga ky gëzim! Pra, jo vetëm që fjalia dëftore është kthyer në dëftore-thirrmore, po edhe kallzuesi u dërmua (për zemrën) është dhënë më bukur me metaforën folje u shkërmoq.


Obelisk

Kumtesë

Ritreguesi e ka përpunuar fjalinë, duke i hequr apo duke i shtuar edhe fjalë të tjera. Kështu, në çastin kur sjellin kusarët e arrestuar, në original thuhet: Përpara qerres ecte shtriga. (f.101), ndërsa Dedja: Përpara qerres ecte e lidhur shtriga plakë. (f.30) Ose, po në këtë skenë, në original kryekusari murmuron plot zemërim: “Besonim se asnjeri në botë nuk mund të ishte më i zoti se ne për dinakëri…” (f.101) Ndërsa Dedja: Kryekusari nxorri shkumë nga goja, aq shumë ishte xhindosur: - Nuk besoja të kishte në botë njeri më të fortë se ne për dinakëri. (f.30) E pra, mjeshtri Dedja nuk resht së limuari çdo fjali. Ja portreti i gjeneralit në original: burrë i madh e i hijshëm, me fytyrë të këndshme dhe sjellje gazmore e të ëmbla (f. 97), kurse ritregimi: burrë i gjatë me fytyrë të hijshme dhe me sjelljen e një kalorësi zemërmadh (f. 26). Dhe kujdesi bëhet jo vetëm me fjalinë, por edhe me fjalën, për të gjetur atë më të saktën, atë që e jep më mirë kuptimin e duhur. Kështu, për shembull, ndajshtimi “zonjë” i shkon për shtat Teftës e aspak plakës shtrigë, rrëmbyeses së foshnjes. Ndaj, në episodin kur në zgavrën e tyre kryekusari i drejtohet asaj “zonja mëmë” (f.81), në ritregim i hiqet ky titull nderues, dhe kryekusari i drejtohet me fjalët “mëma jonë” (f. 11), mëmë kusarësh medemek; madje Dedja e përdor këtë ndajshtim dy herë për ta përforcuar. Ja edhe disa shembuj të tjerë ku me fjalën vazhdon e ashtuquajtura labor limae: . Kreu 2. Një mjerim i madh nga një pakujdesi e vogël (f.76)  Mjerim i madh nga pakujdesia e vogël (f.8) . Donati ishte ende i vogël, sa s’mund të fliste e të thoshte emrin e tet (f.75) --> … e vet. (Sepse fëmija mëson më parë emrin e vet në jetë, pastaj atë të të atit) . Gjenerali ishte plagosur për vdekje (f. 75  rëndë. . Mandatprurësi (f.75) lajmëtari . mëndesha (f.75)dadoja (sepse Premtja, ishte vajzë e re dhe nuk e mendëte me qumësht gjiri Donatin) . qerre  karrocë (Është jashtë logjike të besosh se z. Teftë të ketë udhëtuar me qerre nga kështjella drejt frontit të luftës për të takuar të shoqin, gjeneralin.) . mandatarët  armëtarët (njerëzit që z. Teftë dërgoi për të kërkuar foshnjen e rrëmbyer) . korë medalion (sepse Donati atë e mbante të fshehur në gji: kora ka përmasa më të mëdha) . u varros  u plagos . I ra vilani dhe për pak u përplas në tokë… (f.79)  desh u shuk (f.9) . Ditën fshihej nëpër dushqe të dendur, ose në mes të kallinjve të drithit… (f. 81) … kërcenjve të misrit Etj. etj. Duken si vogëlsira, por nuk është ashtu për një shkrimtar, për një psikolog. 6.

Më tej, përpunimi e rikrijimi vazhdon thellë në stil, duke iu përshtatur kërkesave të letërsisë për fëmijë në disa komponentë: a) Dedja mundohet t’i përmbyllë kapitujt me nga një enigmë, në mënyrë që ta bëjë sa më kureshtar lexuesin e vogël, ta nxisë që të kridhet sa më shpejt në kapitullin pasues. Kësisoj, në f. 94, kreun e dhjetë ekzistues, Dedja e ndan në dy krerë të rinj, duke e vënë gardhin mindis tyre te enigma: Po pse baresha i kishte sytë të pikëlluar? Çfarë kishte ndodhur me të? (f. 22) b) Kur ligjërimi i ndonjë personazhi është i gjatë, Dedja e kalon atë në vetë të tretë, e vë në gojën e autorit. Kështu vepron, për shembull, me rrëfimin e bareshës (f. 94) ose edhe në episodin e hanit, kur ushtarët rrëfejnë peripecitë e Gjeneral Argjendit (f. 97 f. 25). c) në ritregim përshkrimi fiton konçizitet e ritëm, dinamizëm: Gëzimi i përgjithshëm u kthye në të qara e lot. Ulurinin sikur të dilte ndonjë i vdekur nga shtëpia (f.78)  me shkallëzim ngjitës: Gëzimi dhe hareja në kështjellë u kthyen në të qara dhe lot, në kujë e hidhërim, në ulërima e ofshama. (f.8) d) Peizazhet janë dhënë më shkurt se origjinali. Për shembull, paragrafi i f. 84, që fillon me fjalët “Ishte një mëngjes i bukur përrallor…” dhe që zë 13 rreshta, është dhënë me 3 rreshta (në f. 16). e) Dihen përparësitë e dialogut në letërsinë për fëmijë, ai e bën më dinamik ngjarjen. Ndaj edhe mjeshtri Dedja e përdor shpesh atë duke e shtuar edhe aty ku mendon se është i nevojshëm. Për ilustrim mund të sjellim dialogun midis Donatit e bariut, që në orgjinal mungon fare, sepse Negovani e ka dhënë me fjalët e autorit: - Si e ke emrin? - Donat. - Nga po vjen? - Nga zgavra… atje ku jetojnë ata njerëzit e liq… - Kush? Kusarët? - Po. - Ku jetojë ata? - Atje në shpellë… - Eja Donat, të ikim me vrap! Ata mund të na rrëmbejnë… (f. 16) Madje, edhe shumë monologje (si ai i Muzakës, f. 83) janë kthyer në dialogje (Shih f. 13). Ndërsa në dialogjet ekzistuese, në përputhje me kërkesat e letërsisë për fëmijë, Dedja i bën më të shkurtra tiradat. Shembull: Çunit i tha: “Të gëzohesh me gjithë zemër, i dashur Dhonat. Dua të më kesh si babën tënd të përkohshëm, gjer sa të të jap në duar të prindërve të tu të mirë. Që tani mos më quaj më ndryshe veçse at.” (f.87) Kurse Dedja: - Qetësohu, biri im, Donat! Mua do të më kesh si baba, gjersa t’i gjejmë prindërit e tu, prandaj më thirr Atë! (f. 17) Ose një pasazh tjetër:

Revista Obelisk 13


Obelisk

Kumtesë

Donati, i habitur, përpoqi duart. “Sa shumë ujë, klithi, rrjedh jashtë prej gurit! Duket me forcë! Po nga e marrin dhe cili e shtie këtë që sipër shkëmbit, për të mbushur depon? Duhet mbyllur gryka, që ta kursejmë ujët, se ndryshe do të shterojë.” (f. 91) Në ritregim: - Oooo! Sa ujë paska këtu! Kush e hedh këtë ujë aty prapa shkëmbit? Ndale, ndale… se mos na mbarohet ujët!(f. 21): Ndonjëherë, për ta shkurtuar tiradën e gjatë të ligjëruesit, Dedja e ndan atë në dy pjesë. Ja, te rrëfimi i Gjeneral Argjendit për merakun e djalit, Dedja ndërkall diku nga mesi këtë fjali përshkruese të autorit: “Gjeneral Argjendi mori frymë thellë, psherëtiu për së dyti” (f. 26). Dhe më tej fillon më vete, në tiradë të re, pjesën e dytë. Ose, gjithnjë që ta bëjë më të shkurtër dhe më ekspresive tiradën, një pjesë e ligjëratës së drejtë hiqet dhe kalon në fjalët e autorit: “O Perëndia ime, thërriste duke ndjerë një pikëllim të thellë, cili do të besonte se një pakujdesi kaqë e vogël do të kishte një pasojë kaqë të tmerruar?!” (f. 78)  E përpunuar: “ – Oh, e zeza zonjë! Asaj do t’i pëlcasë zemra! Asnjeri nuk do të besonte se nga një lajthitje kaq e vogël do të vinte një pasojë e tmerrshme. (f. 8) f) Gjithnjë në pajtim me kërkesat e letërsisë për fëmijë, është hequr përshkrimi i imët i portreteve. Ja portreti i At Savës. Në original: Koka e tij tullace kishte disa qime të rralla. Mjekrën e kishte të bardhë si bora, por faqet e tij ishin si lulet e kuqe, si faqet e djemve të rinj. (f. 87) Koka e atit qe pa flokë, kurse mjekra e bardhë si bora i varej gjer në gjoks. (f. 17) Edhe te portreti i Premtes janë hequr prej origjinalit fjalët: … me shpirt të qetë, tipare të gjalla e të qeshura dhe fytyrë të pëlqyer e të freskët (f. 76) Është thënë se kërkesat stilistike të letërsisë për fëmijë më tepër veprojnë në krijimtarinë që u adresohet grupmoshave të vogla të lexuesve. Edhe në rastin tonë, ngaqë ritregimi është bërë në përputhje me kërkesat e teorisë së letërsisë për fëmijë, mendojmë se krijimit sikur i është ulur ca mosha e adresimit që ka patur në përshtatjen e Dh. Fullanit; tani u shkon më për shtat lexuesve të grupmoshës së klasave I-III (cikli i ulët). 7. Në përfundim mund të themi se, me ritregimin e Negovanit, Prof. Bedri Dedja na dëshmon edhe një herë se është jo vetëm teoricien i letërsisë për fëmijë, por edhe një shkrimtar që në praktikën e vet krijuese i ka parasysh kërkesat teorike të saj, duke na dhënë modele përvoje mjeshtërore edhe në përpunimin e teksteve letrare të traditës së Rilindjes. I bën kështu ato të afta e të përceptueshme ndaj një horizonti pritjeje të ri, ndaj lexuesve fëmijë të kohës sonë. Të kuptohemi. Ne nuk e idealizojmë Bedri Dedjen për ritregimin mjeshtëror që na ka dhënë. Gjatë përqokjes

14 Revista Obelisk

ai ka lënë jashtë edhe ndonjë fjali që meritonte të mos përjashtohej. P. sh. Ajo e f. 98, Çuni flinte ëmbël porsi qengj dhe dukej si një engjëll i gjallë. Pyesim veten: përse është përjashtuar kjo fjali? Nga krahasimi me engjëllin i fëmijës që fle?! Gjatë studimit tonë krahasues na u krijua parandjenja se edhe Dhimitër Fullani, nga ana e vet, do ta kishte tëharrur ca nga shprehjet fetare origjinalin, meqë në përshtatjen e tij nuk përmendet fare Perëndia si krijues i botës që na rrethon, ndonëse Donati e pohon vetë se duhet të jetë një forcë e madhe ajo që i ka bërë gjithë këto mrekulli… Kjo hamendje na bëri që të kërkonim origjinalin, botimin e vetë Negovanit. Ai titullohej: “I vogëli Donat Argjendi prej P.H.H.N. [Papa Harallamb Hristo Negovani – shënimi ynë, A.B & R.A..] Sofje. Ndë shtypshkronjet Mbrodhësia, Kristo P. Luarasi. 1904”. Pikërisht, ishte ky tekst, që, së bashku me shkrime të tjera të Negovanit, u ribotua në përmbledhjen “Papa Kristo Negovani: Prishja e Hormovës (vjersha e tregime) Përshtatur nga Dhimitër Fullani. N.Sh. Botimeve Naim Frashëri, Tiranë 1960” Dhe ç’konstatuam? Novela origjinale e Negovanit ka 15 kapituj. Në botimin e Fullanit -14. Është hequr krejt kreu me numër 10 “Fort e nxema pyetje edhe fort e ornata përgjigje”. Me termin “përshtatje” të Fullanit kuptohet vetëm sjellja në gjuhën e sotme të tekstit dhe redaktimi i tij duke përdorur gërshërët. Pra, Fullani i ka ngelur besnik Negovanit, nuk ka shtuar asgjë nga veja, ka bërë vetëm shkurtimet që ia impononte koha, sistemi totalitarist, ideologjia komuniste, metoda socrealiste. Kështu, i gjithë kreu nr.10 (f. 30-35) që është qethur, bën fjalë për mësimet që merr i vogli Donat nga Atë Sava. Fëmija që ishte rritur në errësirën e shpellës së kusarëve, çuditet me natyrën e ndritshme, me diellin, me botën bimore e shtazore që e rrethon, me qengjin e gjallë, me lakrat e lisat, me kroin dhe shiun. Pyet se cili është krijuesi i tyre. Dhe prifti i mirë, plaku Savë, i shpjegon: “ …një është ai që i ka bërë të gjitha këto, edhe këtë Gjithëfuqimtar, gjithëurtinë edhe gjithëmirësinë i cili krijoi gjithë këto gjëra, të gjithë botën, i dha edhe njeriut rrojtje, këtë e quajnë Perëndi, është ati i të gjithave” (f. 32) Dhe më tej, Donati i falet dhe i është mirënjohës: “I dashuri Perëndi! Të falenderoj edhe që më lirove nga e errta shpella ime, edhe që më udhëhoqe te ky njeri i mirë, i cili më tregoi për Ty kaq gjëra të bukura e të ngazëllyera!” (f. 34) E pra, janë jo vetëm shprehje të tipit “Ah, Perëndia im!” (f.45), “Kjo është punë e Perëndisë… Perëndia edhe këtu tregon fuqinë e tij duke shpëtuar të pavenyrin edhe duke munduar të fajmitë” (f.51), “Paqa e Perëndisë qoftë bashkë me ju! Në qiell prapë përsërishikohemi…” (f.53) etj., po edhe paragrafë të tërë që u ka rënë gërshëra, si në f.7, 46, 47, faqe të tëra, si ajo 49, apo edhe krerë të plotë, siç përmendëm më sipër.


Obelisk

Poezi

VIJON nga FAQE 10

POEZI NGA MAJLINDA SHABANI

Qetësi... Teknikoj sërish... Gjej hapësirë të zhvendosem... Përsëris midis të ndërmjetmes... Flas duke tallur përçartje... Sforcim i mposhtur nga korda ime principale... Kaloj pështymën... Tentativë e përpjekur për kuptim... Rrokullisje, zhurmë, gjëmim brenda fjale të panxjerra, të paqarta, të ndrydhura... Mendohem si.... Bërtas... Jehona më flet si binjake e rreme... Më në fund fjala më puth... Dua të dal jashtë me gjithë frymë...

4. Rrugë e shkurtër: Deri te vetja...

5. Varg pantonimik... Fillimi i një pantonimi... Pantonimë buze... Buzë të panjohura me njëra - tjetrën, Pantonim shikimi... Sy të largët nga vetja e tyre... Pantonim fjale... Rrokje të pajeta në përçartje për t’u ngjallur me frymëmarrjen... Pantonim trupor... Ndjekje e sinjaleve të jetës për rimim... Pantonim lëvizje... Aty këtu, pak më larg, më afër, analizë trupi në anatomi pantonimash… Ndalem... Gjuhë e folur stiluar kësisoj… Majtas çuditshëm për ty!... Përballë pantonim fytyror… Djathtas pantonim duarsh në hapësirë… Mbrapa pantonim kohe… Vrapim mendimor… Pantonim zhvendosje pa ritëm… në kërkim të notës muzikore... të melodisë së folur pantonim me ty... Vrulloj në pantonim… Hapa pantonimikë në kurdisje mimikash... Pantonimë së bashku me jetën... Me ty...

S’guxoj përtej vetes... të shporrem vetë... S’rrëmbehem vetvetiu të mbyll veten... të izolohem në kufijtë e saj... S’ limitoj gjendje të përçartura... të strehohem diku pa adresë... të arratisem prej vetes... Përfundimi: Nuk e tradhtoj veten për një vete tjetër... Revista Obelisk 15


Cikli Poetik

“VESI” I BURRIT FLUTURA AÇKA

MORALI ËSHTË DIKTATURË Kam mall të them se gjërat kanë fund, më lodh pafundësia idiote e fundit pa fund, që gërryen muaj e mote. Dhe ne, si trasta të zbrazura do të varim në fund të udhës së paudhë netët që s’i fjetëm dot kurrë në emër të moralit diktaturë. Ti qesh dhe bota qesh. Bota është idiote ndonjëherë, shpeshherë, përherë, që më shumë vuan për flakën e turrës, ku digjen mëkatet, se për trastat e zbrazura që tunden në erë.

16 Revista Obelisk

VDEKJA VJEN HERËT E VONË Ne që vdekja s’na ndante rishmi vdekja do na pjekë. Do të vijë vdekja çalamane nga vrapi për të më mbërritur nga budallallëku i padijes që e pres. Do të vijë vdekja e padashtë të më veshë petkun e nusërisë s’ë vonët të ngrijë përsosmërinë time brengosëse e të tjerave xheloze të zbardhë pamundësinë time sfilitëse ndaj të tjerëve dashuronjës. Do të vijë vdekja e shpenguar të më kthejë tek ty sërish të na shpjerë shtigjesh e brigjesh ku as vetë s’do të na gjejë përsëdyti më, përsëfundmi më. Ne që vdekja s’na ndante rishmi vdekja do na pjekë.


Cikli Poetik

PËR BURRIN ME SJELLJE TË ÇUDITSHME Rrugët nga ujërat hapën plagë drurët-ditë vunë gunga nga pesha. Një burrë vrapon të zërë mes dimrash pse-të kokëshkreta që s’rrinë më brenda.

G R A T E

GRATË

Qeniet prej ajri. Me këpucët e kujtesës, takëngrëna, nga vrapi.

“VESI” I BURRIT

Sipas një motivi të J. Mansour

Më mori malli për “vesin” e zakonshëm të burrit mbi trupin tim, të më zgjojë çlirim. Në fund të humbjes së arsyes kur koha t’i humbë vektorët me hapësirën dhe kujtesa të jetë bërë shuk në cep të kafkës, të më thotë me zë shpirti: Klith, dua ta dëgjoj rënkimin! Më mori malli për “vesin” e përveçëm të burrit, të më pushtojë e të harrojë gjer tani në trupat tanë çka ngjarë dhe të më thotë sërish:

Sot të desha si kurrë më parë! Se jemi njerëz, dhe njeriu ka nevojë për njerëzoren, se kemi arsye dhe shpesh arsyet verbohen. Më mori malli për “vesin” e burrit, të burrit që dua dhe e kërkon “vesin” pa drojë në mua.

KUR NË POMPEI BIE SHI

Kur në Pompei bie shi rrugët nuk zbrazen, nuk ka strehë as për hijet. Kur në Pompei bie shi makthet lëvaren.

Si ligavecë të përbindshëm ngjiten gurëve të trishtë fantazmat. Kur në Pompei bie shi dheut i ngjethet mishtë.

VIZITA E MBRETËRESHËS ELISABET NË POMPEI

Endës ditë e natë çapëlyen krahë si në kohët antike me stofra jo të dukshme, me errëtí, afresket-turpe të Pompeit mbuluan. Lakuriqësitë i trembin mbretëritë. Dhe erdhi e Ndritura spërkati me buzëqeshje muret e veshura me: në restaurim. Pas bezesh tejdukshmëria e nudove nxin nxin. U kacavarrën figurat,

►

Revista Obelisk 17


Cikli Poetik të gjitha phallo-t u lëshuan pa krenari dhe perëndeshat murale biruan telajot mërzitur nga e gjata vetmi, në hije u kthyen me zë e zemërim: “Prej turpesh si këto, E ndritur, ke ardhur ti dhe jotja mbretëri!” Por mbretëresha kish ikur buzëqeshja letyrë vajiste ndryshkun mijëvjeçar të lëviznin flegrat e kohës së ndalë. Fantazmat, indiferente mësuar me huqet e tyre të vjetra pa kodin e ri të etikës, pa mitingje, antimitingje u kthyen në ngrirjen e tyre në lakuriqësinë sterile duke gjuajtur në sytë e turistëve të reja pikëpyetje.

PROSTITUTAT E POMPEIT Ta dinin çikat tona, ngulur semaforëve ç’zonja keni qenë, o zonja, ku-ku, do ta kishin vrarë kohësh veten për turpin që blejnë rrugëve dhe jo lupanares* si ju. Ta dinin vashat tona, mjeshtre kamasutre me ç’sqimë jepeshit, o zonja, ku-ku, do ta kishin kënduar vajëveten për të panjohurit e panumërt dhe jo princërve si ju. Ta dinin çupkat tona, të mjerat zhveshtina ç’hir kishit, o zonja, ku-ku, s’do shiteshin për luksin e të ndenjurave të të tjerëve 18 Revista Obelisk

por, mostjetër, për bukën e gojës si ju. Ta dinin këtë: vajzat tona, gjëmat tona, vdekjet tona të gjalla, do t’ju kishin zili o gra, pa emra, pa targa. Shpirti lak m’u bë tani lak, kur ta sosësh këtë varg edhe ti. lupanare - shtëpi publike në Pompei

SHTËPIA E VJETËR I morëm nga shtëpia e vjetër rrangallat megjithëse e dimë se s’na hyjnë në punë. Nëna mori një rrënjë dorëzonjë, mbin kudo, tha. Im atë mungonte si shpesh ka bërë në jetën tonë. Zgavër mbet’ shtëpia e papërlyera që s’njohu dëftesa tatimesh, as arkiva karriere përlyer me bojë gazetash, as laptop, as dëshirën për vetmi as mërzinë e metropolit as hip-hop, as monotoni. Shtëpia ime e vjetër. e virgjëra u kthye në kuvlinë, e ëndrrave të mia të vdekura.


Tregim i numrit

KASETA ME MUZIKËN E BEET’HOVENIT Nga Nazmi Seitaj

I

Violinisti i vogël Armand Broshka doli nga shtëpia dhe u nis për në Shkollën e Muzikës. Nëna dhe babai kishin shkuar në punë që herët në mëngjes.Ai nuk e kishte dëgjuar zilen e orës dhe u zgjua vetëm atëherë kur kaloi në rrugë një zjarrfikëse duke ulëritur me borinë e saj.Atëherë brofi nga krevati dhe u vesh me të shpejtë. Kështu që nuk mundi të hante biskotat dhe të pinte gotën me qumështin e ngrohtë që ia bënin gati çdo mëngjes. Armandi ecte nëpër trotuaret e rrugëve duke vështruar vitrinat e dyqaneve për ndonjë byrektore.Ishte i uritur. Çdo ditë i jepnin nga njëzetë lekë që të blinte një byrek, por atë mëngjes kishte dalë pa ngrënë e nuk mund të duronte deri në pushimin e gjatë. Armandi ishte njëmbëdhjetë vjeç dhe sa kishte filluar klasën e pestë të Shkollës së Muzikës. Sa herë që kujtonte Shkollën e Muzikës i kujtohej edhe fqinja e tyre e mirë Fatbardha Topuzi. Kjo aktore e Teatrit të Kukullave që dikur kishte mbaruar Shkollën e Muzikës dilte në dritare dhe dëgjonte kur Armandi këndonte. Djali atëherë ishte katër vjeç dhe sa herë që dilte për të luajtur pranë sheshit të muzeut ia thoshte këngës. Bardha e dëgjonte, tundte kokën dhe binte në mendime. Kur Armandi u bë gjashtë vjeç ajo e mori për dore dhe e çoi te mësuesit e Shkollës së Muzikës për t’u treguar atyre aftësitë e tij muzikore. Ata

u mrekulluan prej tij dhe një nga mësuesit e muzikës tha se ajo kishte bërë më të mirën për atë fëmijë,ndërsa prindërit duhet të bënin gjithçka që ai të vazhdonte Shkollën e Muzikës. Shkollën e kishte larg dhe i duhej të kalonte nga një rrugë në tjetrën për të mbërritur deri atje. Gjatë asaj rruge i duhej të ruhej nga makinat e shumta që ecnin me shpejtësi.Kalimi në rrugët pa semaforë e vononte edhe më shumë, veç kujdesit që duhej të tregonte për violinën dhe çantën e librave për të mos u përplasur me kalimtarët. Duke ecur shpejt, por edhe duke vështruar vitrinat, pa një dyqan me xhama shëndritës ku shiteshin kaseta me shirita muzike për magnetofonë. Violinisti i vogël ndaloi dhe u kthye nga vitrina e shndritshme. Djalit i mbetën sytë te portreti i një muzikanti fytyrëtrishtë e tërë dhimbje, por me një vështrim ëndërrimtar. Flokët e tij të dendura e të shpupurisura dukeshin sikur valaviteshin në vrullin e lëvizjeve gjatë dirigjimit, ndërsa balli i mystë i ndritëte nga ndjesia e melodisë së orkestrës. Simfonitë e tij do të pushtonin botën dhe kohërat. Armandi u afrua sa çiku te xhami dhe lexoi ballinën e kasetës: LUDVIG VAN BEET’HOVEN: SIMFONIA E NËNTË. Ai kishte luajtur në violinë Vivaldin, Bahun madje edhe një nga kapriçiot e Paganinit ndërsa Beet’hovenin... Ende jo. Mësuesi i violinës i kishte thënë se për Beet’hovenin ishte ende herët. Ai ishte shumë i vështirë dhe Armandi duhej të

►

Revista Obelisk 19


Obelisk

Tregimi i numrit

KASETA ME MUZIKËN E BEET’HOVENIT priste sa të rritej. Por atij, tani që e pa atë kasetë, nuk po i pritej sa të rritej. Do ta blinte dhe pasi ta dëgjonte nga magnetofoni, do të mundohej ta luante me violinë. Kështu bënte shpesh edhe me Saraxaten. Hyri vrullshëm në dyqan ndërsa mendja i rrinte tek ora e mësimit që fillonte së shpejti dhe atij i duhej që të rendte.Sa hyri, pyeti me një frymë: - Sa kushton ajo kaseta me Simfoninë e Nëntë të Beet’hovenit? Shitësi, një burrë i shogët, i plakur e me ca sy të zgurdulluar, kur e pa me këllëfin e violinës në dorë mendoi se mund t’ia shiste shtrenjtë atë kasetë. Kasetat me muzikë klasike rrallë njerëz i blinin, por ata që i kërkonin ishin të veçantë dhe asnjëherë nuk i kursenin paratë për to.Ndërsa, ai djalosh edhe pse me një violinë të re në dorë, dukej se nuk ishte fëmija i ndonjë pasaniku. - Sa kushton ajo kasetë, të lutem? - e pyeti sërish e me ngut Armandi ngaqë nuk e priste më koha. - Njëqind lekë, - ia preu shkurt shitësi. Armandi pasi u mendua pak i tha : - Do të vij ta blej një herë tjetër. - Nëse do të mbetet, se unë nuk ta ruaj dot - ia ktheu ftohtë shitësi. I pikëlluar, djali nisi të vrasë mendjen. Menjëherë, llogariti se, nëse gjatë atyre pesë ditëve, nga e hëna e deri të premten, nuk do të hante byrek në pushimin e madh, do t’i mblidheshin plot njëqind lekë, aq sa i duheshin për ta blerë kasetën. Sa shumë u gëzua! Madje, në atë çast, ndjeu se edhe sikur shitësi t’ia falte ose dikush tjetër t’ia jepte paratë për ta blerë kasetën, ai kurrësesi nuk do të ndjente të njëjtën kënaqësi. Do të donte të jepte diçka nga shpirti i tij,aq shumë e adhuronte ai muzikën.Do ta blinte, por nëse ajo nuk do të bëhej e ndonjë tjetri. Ky shqetësim i sëmbonte në zemër ndaj dhe ai çdo ditë, kur kthehej nga shkolla, vështronte nga vitrina me frikën se ndoshta ajo do të ishte shitur. Por për fatin e tij të mirë kaseta qëndronte në të 20 Revista Obelisk

njejtin vend. “Ja edhe tri ditë, edhe dy ditë, edhe një”, thoshte tërë ankth Armandi ditë pas dite deri sa erdhi ajo e premte e bardhë. Kur e bleu kasetën e ëndërruar u ndje i lumtur. Sa erdhi nga shkolla, pa u ulur të hante drekë e vuri kasetën në magnetofon për ta dëgjuar. Kur tingujt e simfonisë u përhapën në dhomë, Armandi u trondit dhe vështroi me adhurim portretin e Beet’hovenit. Ata tinguj zbrisnin madhërishëm nga lartësitë e ndritura qiellore dhe e mbushnin në shpirt me një ngazëllim aq të madh, sa nuk mund ta përshkruhet me fjalë. Magjia e muzikës së Beet’hovenit iu bë se i dha krahë për të fluturuar i lirë në pafundësi. II Në një mug dimri kur frynte erë e bënte ftohtë, muzikanti Armand Broshka pa një plak të gjatë, të dobët dhe shumë të moshuar që hyri përpara tij te një dyqan ku shiteshin disqe muzike.Plaku mblidhej nga të ftohtit me kapotën e tij të hirtë dhe vështronte nëpërmjet syzeve raftet e mbushura me disqe. - Ju lutem, - i tha plaku shitësit, - mund të më gjeni ndonjë kasetë origjinale me muzikë nga Simfonia e Nëntë e Beet’hovenit? - Muzikë me shirit? Bah, u shkoi koha atyre me shirita xhaxho. Ka ardhur koha e disqeve, e D.V.D-ve, e dixhitaleve.Magnetofonët dhe shiritat po hyjnë në muze.E nga ato që kërkon ti me Beet’hoven e me Moxart, ne as me disqe nuk mbajmë se nuk i blen njeri. Megjthatë kur të kem kohë, se sot jam me punë deri në fyt, eja njëherë se mund të bëjmë diçka. - Atëherë të mbetem me shpresë se mund të më gjeni ndonjë kasetë nga Beet’hoveni? - i tha plaku. - Kaseta e disqe të tilla origjinale nuk gjenden, se asnjë nga tregtarët nuk sjell nga ato jashtë. A e di ti xhaxha se një disk origjinal kushton të paktën tridhjetë e ca euro në Itali? Por unë do


Obelisk

Tregimi i numrit

KASETA ME MUZIKËN E BEET’HOVENIT ta shkarkoj nga interneti muzikën e simfonisë që ti do dhe pastaj do të ta hedh nga disku e ta regjistroj në kasketë. Por që të mos mundohesh kot është mirë ta dish se kjo punë do punë ndaj edhe kushton ca. Plaku qeshi hidhur dhe tundi kokën me keqardhje. - Unë nuk të pyeta se sa kushtojnë. Ndërsa për atë që thua se do ta shkarkoni nga interneti e të tjera e të tjera... Ajo muzikë del pa cilësi dhe mua më vret veshin. - Të vret veshin?!! Ti po na flet sikur je Pavaroti, - u zgërdhi shitësi me ironi dhe i rrëfeu shpinën sikur po merrej me ndonjë punë. Plaku u kthye të dilte, ndërsa Armandi që ishte prapa tij dhe i dëgjoi të gjitha, e ndaloi dhe i tha: - Nëse ju zotëri dëshironi të vini me mua, unë do t’iu gjej kasetën origjinale me muzikë nga Simfonia e Nëntë e Beet’hovenit. - Vërtetë ?! - i tha plaku me habi dhe iu çel fytyra nga gëzimi. - Vërtetë, natyrisht! - Po në cilin dyqan? Ku i shisni ato? - Unë nuk jam shitës, por një muzikant. Atë kasetë origjinale me Simfoninë e Nëntë të Beet’hovenit e kam në shtëpinë time dhe do t’a dhuroja me kënaqësi. - O Perëndi, ja sesi vjen ndonjëherë e mira dhe troket në derë papritur! - tha plaku e gati nuk po i besohej. Armandi i tha të moshuari të hipte në makinën e tij dhe të dy u nisën te shtëpia ku ai banonte. Kur djali ia dha dhe ai e mori kasetën në dorë, pa se thinjoshi u lumtura si një fëmijë, ashtu si dikur ai vetë. Ai po ndahej nga ajo kasetë që e kishte bërë të ngazëllehej aq shumë në ato vite të fëmijërisë, por përsëri ndjehej i lumtur, se ajo do të rrezëllinte si përherë me madhështinë e muzikës së saj, porse tani në duart e një melomani të vjetër, aq të përshpirtshëm me muzikën e Beet’hovenit. Atë plak të drobitur që po i shfaqej aq i brengosur, si në atë greminë ndarjeje nga kjo botë, muzika e

Beet’hovenit do ta qetësonte me Gëzimin e saj... E nga kjo djali ndjehej i emocionuar. - Faleminderit mik! Kjo është një dhuratë e çmuar për mua. Kjo botë është e madhe dhe ja që njeriu e gjen ndonjëherë njerinë... - i tha plaku atij me mallëngjim dhe i përdëllyer në shpirt. - Kushdo që e ndjen dhe e do muzikën kështu si ju, do të jetë ngaherë miku im, - i tha Armandi, - ndaj më tregoni ju lutem se cili jeni? - Një ëndërrues i pafat i muzikës por sapo nisa rrugën e saj më vunë në pranga dhe më dërguan në burgun e Spaçit. Je shumë i ri dhe ndoshta nuk ke dëgjuar për atë ferr ku inkuizatorët persekutonin njerëzit për mendimet e tyre. Dhe kështu, nga një ëndërrues i së bukurës, më shndërruan në fantazëm të qelive ku do të tmerroja edhe vetveten... Një ëndërrues i pafat i muzikës por nuk është koha tani të tregoj për këtë... Eh, më ikën vitet dhe ja, më sheh sesa jam plakur. Por unë dua të jetoj edhe ca që të dëgjoj edhe ca nga këto kaseta!... Sidomos Atë... Beethovenin. Lamtumirë djalosh! Mbase nuk do të shihemi më, se unë nga dita në ditë vetëm se murgosem e mbyllem në vetvete, ndërsa ti je një riosh e një nosit i lirë i qiejve... Lamtumirë pra,miku im, dhe ajo ëndërr e bukur për muzikën që unë nuk munda ta prek, le të bëhet për ty realitet! Armandi ndjeu dhimbje për të dhe për veten. - Prisni, ju lutem, se do t’iu çoj me makinë, - i tha ai, por plaku tundi dorën dhe nuk pranoi. - Faleminderit, por ska pse e humbet kohën me mua. Nëse eci, sigurisht edhe lodhem por natën e bëj gjumin më të lehtë. Me këto fjalë, plaku u largua e humbi midis kalimtarëve, në atë rrugë të pa ndriçuar mirë, ndërsa frynte një erë e ftohtë,e hidhur. 1 Shkurt 2012

Revista Obelisk 21


Poezi

Obelisk

Poezi BOSHNJAKE Poeti dhe shkrimtari boshnjak Hysein Bashiq ka lindur në 01,02,1938 në Plavë të krahinës së Sanxhakut. Ka studiuar për filozofi. Ka punuar si profesor gjimnazi, në ministrinë e kulturës dhe arsimit të Malit të Zi. Për dy vjet (1980-1981) ka kryesuar shoqatën e shkrimtarëve të Malit të Zi. Poezitë e para i filloi në vitin 1958 me botime në gazeta dhe revista. Deri më tani ka botuar: 18 vëllime me poezi, 10 romane, 5 libra me studime dhe kritikë letrare, 4 vëllime me tregime dhe novela. Ka fituar gjashtë çmime letrare. Ka mbështetur fuqimisht luftën në Bosnjë-Hercegovinë. Ndaj, lexuesi duhet të kuptojë se poezitë e këtij cikli janë shkruar në front gjatë kulmit të luftës (prill 1992-nëntor 1995).

SARAJEVO – POST MORTUM Nëse guri mbetet, Nëse nuk thahet uji, Nëse në çerdhet e gjakosura, Rikthehen zogjtë, Nëse në tokë ringjallen krimbat dhe milingonat, Qoftë edhe një mizë, Nëse mbijeton i gjallë njeriu, Nëse nën akull diçka lëviz, Duhet ta quajmë SARAJEVO PAS VDEKJES. E t’ia tregojmë botës, E ta rrethojmë me shenja të dukshme E kapelen të heqim përpara tij. Dhe nëse gjithsesi – asgjë nuk mbetet gjallë, VRASËSIT e tij, do mbijetojnë, Gjer në bërryla duart me gjak, Dhe ata duhet me një shenjë në ballë, T’ia tregojnë botës… në Paris, Londër e Hagë. 31.12.1993

22 Revista Obelisk

KULLA – SAHAT NË POÇITEL Mak Dizdarit Numëroi ditët dhe netët, Vitet i nisi pa kthim, Retë dhe erërat i bëri peta, Diellin e thurri gërsheta, Dhe…qendroi: e shurdhër, memece Si një zjarr i harruar. Vetëveten pyeti: çfarë jam kështu? Ku jam? Përse jam? Dhe vitet, dhe mjegullat, Dhe ditët dhe netët, Dhe retë dhe erërat, Dhe dielli, dhe guri i hidhur, Asaj do t’i thonë: Mblidh kockat aty në vatër Tani koha matet në bodrume. 28.06.1993


Obelisk

Poezi

JASHTË! LAMTUMIRË METAFORË NAIVE Nuk di si t’i quaj këto fjalë, Pas FOÇES e SARAJEVËS, Pas gjithë vendeve ku kanë therrur njerëz? Pas Mostarit e Vukovarit. Lirika, s’ka më! Lamtumirë, metaforë naive! – Ik, nisu më këmbë! Dhe EPIKËS, këto ditë fundin ia afrojnë, “LAHUTARËT” me thika ndër dhëmbë 16.01.1994

SPASTRIMI I HERCEGOVINËS Kur spastroi fëmijët dhe pleqtë, dhe gratë dhe burrat, Kur shkatërroi xhamitë, dhe çesmat dhe kullat, Kur ngriti n’hava – gjithçka, që s’ecte e s’fliste, (që quhej e Saj dhe që Asaj i përkiste) Kur theu varret dhe gurët e tyre coptoi, Kur i rrafshoi varrezat me tanke, Kur edhe emrat, dhe urave ua ndërroi, Kur dogji e shkretoi, shkretoi e dogji, Kur dhe fëmijë të gjallë në furra i poqi, Ç’kishte për t’i dhënë – në fund ua dha korbave.

AS GURI MBI GUR, NË HERCEGOVINË Atje, tashmë, As guri mbi gur nuk është, Nuk është pranë tjetrës, As fija e barit, në bar, As kockat nën tokë nuk janë, Ku ishin më pare. Atje s’ka më, As sy, as dëshmimtarë, Ç’kanë parë, të thonë, Të thonë ç’ka ngjarë. Vetëm kara-kollët e zinj, Dhe spiunët e murrmë, Kafshojnë akoma, KË dhe SI – të spastrojnë, Për të humbur çdo gjurmë. 29.07.1993

Mblodhi dhe përktheu nga gjuha boshnjake: Sami Guzina

I huaji ngriti sytë e skuqur drejt qiellit, Dhe pa në të hënën e Re – draper i zjarrtë Bah, çudi! Hungëroi nëpër dhëmbë. Në djall vaftë! Bëri kryq dhe egërsisht urdhëroi: Zbriteni, ma hidhni nën këmbë! 02.07.1993

Revista Obelisk 23


Libri

Obelisk

“PRIRJET E POEZISË SË IRENA GJONIT DHE PRIRJET NË POEZINË E ARDHSHME SHQIPE” AKADEMIK REXHEP QOSJA Poezitë e poeteshës Irena Gjoni, të përmbledhura nën titullin e përbashkët Maja malesh e magmë jonike, që të krijon përshtypjen e një titulli programatik të tyre, më nxitën t’i bëj vetes këto pyetje: Si duket poezia shqipe sot? Çka e karakterizon? Çfarë përmbajtjesh, çfarë idesh, çfarë pamjesh përmban për jetën dhe botën, për vendin e vet dhe për veten? Çfarë prirjesh poetike janë mbizotëruese në të? Dhe, në fund, si do të duket kjo poezi pas një kohe, të themi, pas njëzet a tridhjetë vjetësh? Nuk ka dyshim se poezia shqipe, natyrisht e shikuar si poezi e shkruar jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Luginë të Preshevës, edhe në Greqi, edhe kudo janë e shkruajnë shqiptarët sot, domethënë e shikuar si një tërësi poetike kombëtare, sot është më e shumëllojshme se kurrë më parë në historinë e saj. Poetët shqiptarë, ata që kanë filluar të shkruajnë shpejt pas rënies së komunizmit dhe ata më të rinjtë, që kanë filluar të shkruajnë në këto vitet e fundit, vazhdojnë të kërkojnë ide të reja, pamje të reja, shprehje të reja, figurshmëri të re – vazhdojnë të hulumtojnë mundësitë e krijimit sipas poetikave moderne e postmoderne. Do të mund të thuhej: poezinë shqipe sot e karakterizon kërkimi i një identiteti pak a shumë të ri të saj. 24 Revista Obelisk

Kjo gjendje e poezisë shqipe, e karakterizuar prej kërkimesh të një identiteti pak a shumë të ri të saj, i vështirëson përgjigjet sidomos në disa nga pyetjet e sipërthëna. Në qoftë se nuk mund të thuhet me ndonjë siguri si më të plotë se çfarë prirjesh do të mbizotërojnë në poezinë shqipe në njëzet a tridhjetë vitet e ardhshme, atëherë do të mund të thuhet se çka do të mungojë, në të vërtetë çka do të rrëgjohet dukshëm në të. E besoj, natyrisht, pa ndonjë siguri të plotë se nuk do të jem fare i përgënjeshtruar me asnjë poezi, me asnjë përmbledhje poezish a nga asnjë krijues poezie, se do të mungojë kryesisht ose do të pakësohet shumë poezia për totalitarizmin e diktaturën komuniste dhe për despotizmin mbretëror para komunizmit. Gjatë këtyre njëzet vjetëve pas rënies së komunizmit poetët shqiptarë kanë shkruar mjaft poezi për totalitarizmin dhe për diktaturën, por disa prej kritikëve në Kosovë dhe në Shqipëri nuk ngurrojnë të theksojnë: kanë shkruar shumë më pak vjersha kundër seç kanë shkruar paraardhësit e tyre apo, madje, edhe disa prej atyre poetëve që vazhdojnë të shkruajnë edhe tani, për diktaturën, ideologjinë e saj, politikën e saj dhe figurat e saj historike. Kjo poezi e ideologjizuar dhe e politizuar deri në fund për botën e djeshme shqiptare është e shpoetizuar sot plotësisht. Poezia shqipe, për të qenë çka poezia është gjithnjë e gjithkund – pamje dhe përjetim vetjak i botës, që njëkohësisht synon të bëhet pamje dhe përjetim i përgjithshëm, simbolik, ngadalë, por në fund pashmangshëm do të lirohet prej ligjërimit ideologjik dhe politik në vargje. Në këtë të ardhme jo aq të largët, që e shënova si e ardhme pas njëzet a tridhjetë vjetësh, mund të shpresohet se në poezinë shqipe, për të qenë çka poezia edhe është a duhet të jetë, do të pakësohet dukshëm, në qoftë se jo edhe të mos shkruhet më, edhe poezia publicistike patriotike. Kur them

►


Librat më të fundit të Shtëpisë Botuese “ADA” poezia publicistike patriotike, nuk mendoj për poezinë e vërtetë atdhetare, që gjithmonë dhe gjithkund është shkruar dhe, mund të besohet, gjithmonë e gjithkund do të shkruhet edhe më tej, natyrisht, në qoftë se procesi historik i globalizmit, i cili ka të mirat e tij të pakta, por edhe të këqijat e tij të shumta, nuk i zhduk kombet e vogla, kurse poezinë atdhetare nuk e bën vajtim për to! Do të krijohet bindja se për shumë çështje, që sot trajtohen në vargje me gjuhë të ideologjizuar e të politizuar, është shumë më mirë, shumë më lehtë dhe shumë më pranueshëm prej lexuesve të shkruhen artikuj në gazeta a të bëhen biseda në gazeta, në radio e në televizione sesa të harxhohen vargje - rima, epitete, krahasime, metafora, simbole. Do të bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë se tradita teorike europiane për poezinë ka përcaktuar se për çka duhet të përdoren vargu e gjuha e figurshme, kurse për çka artikulli dhe gjuha e drejtpërdrejtë, konceptuale. Mund të besohet se në këtë të ardhme, jo aq të largët, që e shënova si e ardhme pas njëzet a tridhjetë vjetësh, në poezinë shqipe do të shkruhet dukshëm më pak se sot edhe poezia didaktike, përplot emërvendesh dhe emërnjerëzish, prej së cilës, siç kemi mundur të bindemi deri tani, edhe gjeografia, edhe historia, në mënyrë të veçantë historia, shpesh mësohen gabimisht: në mënyrë të glorifikuar e të folklorizuar. Do të shkruhen poezi që iu kushtohen edhe vendlindjeve e emërvendeve të ndryshme, edhe poezi që iu kushtohen njerëzve të dashur, por ato do të jenë poezi,

►

Titulli: Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes Autori: Vasil Tabaku Redaktor: Shefqet Dibrani Nr.Faqe:224 ISBN:978-99956-99-89-5 Çmimi:600 lekë

Titulli:Perandoria e shpirtit Autori: Jozefina Traboini Redaktor:D.Gjergji Nr.Faqe: 124 ISBN:978-99956-99-81-9 Çmimi:500 lekë

Titulli: Natë mbi gjysmëbotë Autori:Lumturi Ymeri Nr.Faqe:76 ISBN:978-99956-99-82-6 Çmimi: 300 lekë

Titulli:Drithërim Zane Autori:Anila Dahriu Redaktor:Albert Zholi Nr.Faqe:108 ISBN:978-99956-99-86-4 Çmimi: 400 lekë Revista Obelisk 25


Obelisk

“PRIRJET E POEZISË SË IRENA GJONIT DHE PRIRJET NË POEZINË E ARDHSHME SHQIPE” thjesht poezi, por jo gjeografi, por jo histori, por jo publicistikë në vargje, por jo pedagogji në vargje – por jo folklor i vargëzuar. Poezia dhe publicistika, poezia dhe didaktika, poezia dhe gjeografia si shkencë, poezia dhe historiografia gjithnjë e më rrallë do të takohen në poezinë e ardhme shqipe. Derisa do të ketë atdhe e komb, derisa ky atdhe do të jetë i munguar a i pushtuar, i shfrytëzuar, i cenuar a i fyer, do të ketë edhe poezi atdhetare, por kjo do të jetë poezi moderne atdhetare e jo publicistikë në vargje. Poezia shqipe gjithnjë e më dukshëm do të bëhet poezi për kuptimin e saj – jetën dhe për mjetin e saj e mendimin e saj – gjuhën shqipe. Pse do të ndodhë kjo? Do të ndodhë kjo, përpos të tjerash, sepse ideali i lirisë dhe i pavarësisë, të cilit tani e rreth 150 vjet i është kushtuar pjesa më e madhe e poezisë shqipe, pjesërisht është realizuar. Për përbërësit e tjerë të këtij ideali kryesor –të lirisë e të pavarësisë do të bëhen beteja me partitë politike, të cilat dikur nuk i kishim dhe me gazetarinë e publicistikën, që dikur mund të shkruheshin, por nuk kishin mjaft hapësirë të bëheshin me kohë botore. Për liritë që do të na cenohen prej të tjerëve apo prej vetvetes, prej miqve të jashtëm dhe prej sundimtarëve të brendshëm do të mësohemi të bëjmë beteja politike, me gjuhë politike, me publicistikë politike, me sjellje, me veprime dhe me mjete politike e jo me vargje si deri tani. Do të ndodhë kështu, ndoshta, edhe sepse në Europën e Bashkuar do të hyjmë jo vetëm me gjeografi, por edhe me krijimtari mendore, artistike e shkencore, që do të jetë europiane edhe me mënyrën e krijimit të ri, edhe me vlera të reja. Të gjitha këto mendime, që besoj se do të jenë të pranuara prej një numri të lexuesve, por të papranuara prej një numri tjetër të lexuesve, ndoshta prej një numri më të madh të lexuesve se i atyre që i pranojnë, më nxiti t’i them në këtë parathënie përmbledhja e poezive të Irena Gjonit, Maja malesh e magmë jonike. Në tetëdhjetë faqet, në të vërtetë në 58 poezitë e kësaj përmbledhjeje, nuk hasa në asnjë poezi për totalitarizmin komunist, në asnjë poezi për despotizmin mbretëror, në asnjë 26 Revista Obelisk

poezi për pushtetin e sotëm autoritar, në asnjë poezi publicistike, në asnjë poezi didaktike, në asnjë poezi patriotike. Në të vërtetë, gjeta në këtë përmbledhje vetëm një poezi me titullin, që të bënte përshtypjen e titullit të një poezie patriotike, Çast profetik i vendit tim, por ajo nuk ishte poezi patriotike në kuptimin që ky togfjalësh ka në poezinë tonë të djeshme e të sotme. Megjithatë, e gjithë përmbledhja Maja malesh e magmë jonike mund të quhet përmbledhje atdhetare, por atdhetare në një kuptim më thelbësor, më të figurshëm, më simbolik, më të përgjithshëm, më të gjithëkohshëm. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim do të shkruhet poezia shqipe në të ardhmen. Të gjitha këto mendime më nxiti t’i them kjo përmbledhje, e cila nuk mund të quhet përmbledhje në kuptimin që të shpeshtën e herëve vazhdojnë të kenë përmbledhjet e vjershave në poezinë tonë. Maja malesh e magmë jonike nuk është përmbledhje, në të cilën janë përmbledhur poezi të ndryshme, që përfaqësojnë koncepte të ndryshme; jo, ajo në të vërtetë është më pak përmbledhje poezish a më shumë tërësi konceptuale dhe programore vjershash. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim, do të shkruhet poezia e ardhshme shqipe. Të gjitha këto mendime më nxiti t’i them kjo përmbledhje e Irena Gjonit, edhe për një arsye: edhe për arsye se në të mbizotëron një ligjërim origjinal, një figurshmëri e re, një ndjeshmëri e re, e shtrirë në trekëndëshin miti – natyra – përditësia. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim do të shkruhet poezia e ardhshme shqipe. Poeteshës Irena Gjoni, për të gjitha këto arsye, i uroj ta hulumtojë më tutje e ta çojë më tej prirjen e poezisë së saj të treguar në librin Maja malesh e magmë jonike.

Prishtinë, 7.9.2011 Rexhep QOSJA


Obelisk

Nga botimet”ADA”

“100 poetë për dashurinë”

Dihet se botimi i një libri përngjet me lindjen e një fëmije siç vlerësonte Gustav Flober. Asnjë lloj libri nuk botohet pa mundime e kush ka rritur fëmijë e ka botuar libra e di vërtet ngjashmërinë në mes këtyre lindjeve. Ashtu si një fëmijë gëzon prindërit dhe familjarët me ardhjen e tij në jetë, libri duhet të gazmendë lexuesit e vet. Dhe me këtë përzgjedhje të disa emrave të mëdhenj të poezisë botërore, si dhe të poetëve shqiptarë të njohur por edhe emra të rinj, shpresohet se lexuesit do të provojnë emocione që veç poezia t’i sjell. Duke folur për dashurinë, Viktor Hygoi thoshte: - “Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë”. Ashtu si aroma e luleve, edhe poezia flladit shpirtat njerëzore. Ka plot zjarr në poezitë e dashurisë, ka pasion, ka një ekstazë e fluturime shpesh herë në qiej, por ka edhe dhimbje, nostalgji e ndonjë poet nuk ngurron të mallkojë fatin e vet për zhgënjimet e dashurisë. Poezitë e dashurisë janë perlat e të gjitha kohëve, mund të thonim perlat në kurorën e artë të poezisë, ato janë lirikat më të ndjera e delikate si pikat e vesës mbi bar, që siç thoshte Nitche - “Bien atëherë kur nata është më e thellë”. Mbi të gjitha qëllimi i këtij botimi është që të krijohet një traditë e bukur në ditën e Shën Valentinit, që dashurisë dhe luleve t’u shtohet dhe poezia, që të dashuruarit bashkë me zemrën e tyre t’u dhurojnë të dashurve bashkë me lulet edhe poezi, që dashuria të bëhet akoma më e bukur. Në Albumin Poetik “100 poetë për dashurinë” nga 100 poetë respektivisht 100 poezi të përzgjedhura(2 janë proza poetike, në hapje Halil Gibran dhe në mbyllje Jorge Luis Borges), raporti mes poezisë lirike botërore dhe asaj shqiptare është bërë kujdes të kemi sa më shumë nga krjimtaria jonë poetike, pra 64 autorë shqiptarë dhe 36 autorë të huaj, gjithashtu në këtë përzgjedhje janë 20 autore femra, shqiptare dhe të huaja. Pra një e pesta, numër ky që mendojmë se përqaset me realitetin letrar. Por gjithsesi, ku

libër nuk merr përsipër të botojë çdo gjë të bukur që është krijuar në botën poetike se kjo do të qe e pamundur e do të duheshin volume të tëra, por mbi të gjitha ekipe shqipëruesish dhe hartuesish. Jemi mjaftuar me disa prej tyre që janë gjendur, apo që kemi shqipëruar enkas për këtë vëllim. Çdo Album Poetik ka vlerat e dobësitë e veta sepse është përzgjedhje, dhe përzgjedhjet bëhen edhe mbi bazën e shijeve të hartuesve, dhe sado objektivë të përpiqen të jenë, gjithnjë do të ketë vend për sugjerime e këshilla. Por kur një vepër del, ajo nuk mund më të ndryshohet, veç në rastet e ribotimit. Le të shpresojmë që kjo do të ndodhë sepse edhe dëshira jonë kjo është, që sa më shpejt ky botim të kalojë në duart e lexuesve të dashuruar e ne të kemi mundësi ta ribotojmë dhe pse jo më akoma më shumë poetë e poetesha për dashurinë. Le ta mbyllim këtë shënim me fjalët e një gjeniu të poezisë, Gëte: “Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.” KOLEC TRABOINI ROLAND LUSHI Revista Obelisk 27


Obelisk

Ese

letrare (estetike), imazhin shpirtëror të tij dhe vetë ngjyrën e përjetimit të këtij etydi?- Blicimi, ku pas një negativi filmi nis “krijesa” fotografi... Pasi kemi saktësuar burimet, të dhënat e tyre “shkencore”, pasi letërsia priret gjithnjë drejt një analize subjektive me qëllimin për t’iu afruar autorit, i cili në unin e tij krijues mbart si krijesë të “dytë” lexuesin ideal, kemi “të drejtën” e një pune shkencore bazuar mbi një shtrat ku liria steetike mund të na ofrohet dhe më tepër se një përfytyrim... drejt ëndrrës: (Pjesa e fundit e paraNga Ilir Paja grafit mbyllës ka një përafërsi jetësore me “fatin” spontan të një çifiti amerikan në një hotel italian pranë detit. Duke pasur dëshirën për t’i shtuar më Tema: Nobelisti Ernest Heminguej dhe tregishumë prodhim këtij teksti , ( sipas teorisë kommi me titull “Macja në shi”, përzgjedhur në vëlparatiste.imoirt-eksport), kaq të kursyer në fjalë limin me tregime “Dëborat e Kilimanxharos” e jo mendim po japim strukturën e tij si realitet përkthyer në gjuhën shqipe nga P. Misha. Botim i letrar: shtëpisë botuese “N. Frashëri” viti 1990. a) Fabula: Një çift amerikan vendosur në një 2) Proza e shkurtër me këtë titull lartpërmenhotel në Itali mes ditëve të pushimit si turistë dur gjendet në f. 96 - 98 të librit. gjenden brenda në dhomë... Jashtë bie shi... 3) Çështjet përgjithësuese teorike që do trajtojmë janë (lidhen): a) Struktura e një teksti narrativ duke nisur me fabulën dhe subjektin të cilin mendojmë ta cilësojmë “spontan” për nga shtrirja. b) Burimet që na ndihmojnë në një lexim dhe interpretim “risi nga këndvështrimi” sa histo - individual po aq dhe në imazhin estetik që krijon. c) Pasi (mendojmë), se duke njohur një numër “jo modest” burimesh mund të supozojmë dhe të “nisemi” drejt një realiteti të ri letrar b) Kompozicioni: Në shi jashtë është qyteti në këtë prozë të shkurtër heminguejane, ku për të me detin (valët përplasen në breg, ikin , kthehen, citohet: “Macja në shi” është më tepër etyd, por... me një shëtitore ku mes saj lartësohet shtatorja e (Parathënia f. 10, shkrim i përkthyesit) do arritë rënëve, dy - tri makina dhe një mace në shi...) jmë të gjejmë gjendjen shoqërore, individuale,

Një mace nën shi… Mes monumentit të “brezit të humbur” dhe atij të të rënëve…

28 Revista Obelisk


Obelisk

Ese

(mendojmë se gjithçka mund të ndodhë në këtë rrëfim, vetëm se një mace s’mund të duroje qoftë dhe fshehur nën shi...) c) Rrëfimi- rrëfimtarë…Në dhomë kemi një shtrat... vetëm një? Një tryezë, burrin me një libër hapur... lexon? Një grua e cila bëhet personazhi më i bindshëm i këtij etydi por s’arrin të identifikojë veten mes dy kohëve; e shkuara e bashkëshortit dhe e tashmja përjetuar prej tij nën “vetmi”. Tashmë po japim informacionin burimor (kjo përbën dhe biblografinë për analizën sa strukturaliste të këtij teksti deri dhe “qëllimin” e Heminguejit për të na dhënë një etyd jete si pas një uragani krenarish po aq dhe në pritje kur shiu të lodhet prej shplodhje ku duket se gjithçka në tregim mendon: a) Si për plotësimin e një tekeje (kapriço) për arsye të një “harrese” nga ana e amerikanit ndaj gruas. b) Si për keqardhjen e saj për macen. c) Siç vetë “shkrimtari” dhe libri që mban hapur dhe don të sfidojë një indiferentizëm kolektiv, gati historik për të cilën burri lexon për të marrë hak... (Kjo ka të bëjë me natyrën komplekse të Heminguejit ndaj gjithë rolit, sa njerëzor po aq dhe letrar të tij, në gjithë ngjarjet (veçanërisht përjetuar indi-

Një mace nën shi…

vidualisht). Çfarë citon, citohet për Heminguejin (disa pasazhe nga parathënia, pasthënia), ku fare qartë kuptojmë një njeri i cili nëse s’ndjente “krenarinë” e të shkruarit, ndeshej me natyrën për të lënë kudo si në Itali (L1B), Spanjë, Francë, Amerikë, Kubë, Afrikë, rikthime për herë të dytë në disa nga këto vende autografin (epigramin) e tij si hero. Ja se si shprehet shkrimtari amerikan në forcën, kurajën, talentin e të bërit letërsi: “Gjëja më e vështirë në botë është të shkruash prozë të sinqertë, e të ndershme” f. 3 në “Dëborat e Kilimanxharos”, dhe më tej në parathënien: “Ne dimë se lufta është e keqe. E megjithatë nganjëherë është e nevojshme të luftosh”.Citimi vazhdon: “Kur një shkrimtar njeh mirë atë për të cilën shkruan, atëherë ai lë disa gjëra jashtë nga ato që di...”. Dhe arrijmë tek krenaria Heminguejit; “Ajsbergu!”. Me përmasat e tij ku 2/3 notojnë nën ujë ai nuk “shet mend” nëse do përdorim një shprehje zhargonike. Duket sikur shkrimtari na prin drejt thellësive njerëzore ku vetë nga gjahtar tani na jepet gjahu ajsberg... Hemingueji për letërsinë, “pasthënia” letërkëmbimet me të tjerë: “...të shkruash është si të shposh një shkëm dhe t’i vësh dinamitin”. Më tutje: “Shkruajta sepse mësova nga gjërat më të thjeshta”, “Kur shk-

ruan gjithçka të përket ty njeri”, “Gjithë letërsia ka një mister sepse çdo rilexim është diçka e re”. “Të kesh talent, disiplinë kur shkruan, vetëdije absolute”. “Të paprekshmen ta bësh të prekshme”. “Lexova Tolstoin. Lufta është një nga temat më të rëndësishme për tu shkruar...”. “Në tregime jap ndjesitë e jetës, jo përshkrimin e saj”. “Dëmtimi për një shkrimtar vjen nga politika, gratë, paratë, pija, ambicia ose mungesa e tyre.” Cituar në f. 521 - 557 nga pjesët Hemingueji për letërsinë. Për ta mbyllur do “ricitonim” pasazh nga fjalia tij mbajtur në marrjen e çmimit “Nobel”: “... Jeta e shkrimtarit është e vetmuar... çdo libër duhet të jetë fillim i ri... Ai duhet të bëjë atë që ende s’kanë bërë të tjerët...” D):Tani t’i kthehemi tregimit dhe mendimeve të estetëve për strukturën njeri - njeri (burrë grua) gjuha e përdorur dhe që Hemingueji “dialogun” nuk përshkruan. 1) Kritiku amerikan Carlos Baker diskuton: ... “Tregimi është shkruar në Rapallo në maj të vitit 1923”. Duke komentuar kritiku merret me tekat e gruas. Këtu po “ndërhyjmë” duke vënë në pah një koncept mbi familjen amerikane të viteve 20, shek XX. Citojmë: “Tek gruaja amerikane kishte nisur të ndihej një modë

►

Revista Obelisk 29


Obelisk

Ese

Një mace nën shi… borgjeze e të jetuarit (kuptohet klasik)” nga vepra historike e Pol Xhonson “Kohët moderne” f. 66. 2) Ngulmimi i gruas për macen bëhet deri në dramë psikologjike: “E dua tani macen..!.” shprehet ajo. 3) Kurse kritiku tjetër John V. Hagopian thekson krizën e çiftit (familjes). Kjo - vazhdon kritiku – “ ka lidhje me monumentin e vdekjes... pamundësia për të sjellë në jetë fëmijë...” Por ne mendojmë se këtë pamundësi e ka “macja” zonjë... plakë italiane gjendur nën shi... vdekje e ditëve... Kritikët citojnë dhe një marrëdhënie ironie, p.sh.: “Oh, mjaft, merr lexo ndonjë gjë” dialogu Xhorxhit në fund të tregimit. Vazhdojnë dy kritikët: ...Janë 4 mundësi zgjidhjeje; a) Cili do shkojë të marrë macen? b) Gruaja? c) Do laget? d) Kush është tek dera? Megjithëse kritikët dyshojnë për një shqetësim “Macja në shi” ...Ata s’lënë mënjanë dhe simbolikën e shtatores së të vrarëve. Por një detaj ndoshta shpjegon gjithçka: Këtë po e paraqesim me një skemë strukturaliste por që mbart “ajsbergun” e vërtetë fshehur në këtë etyd tejet njerëzor. Tregimi është romanca e një romani të vetë jetës... 1) Siç e shohim piramida është shtatorja e të rënëve. 2) Veç se ajo “fshihet” nga realiteti “pushues”, “turizëm”. 3) Recepsionisti thjeshtë kryen ritin e një përkorje italiane… 4) Sipas parimit ajsberg çifti dhe macja intrigojnë lexuesin për të dhënë një realitet të dhimbshëm: Shtatorja është ngritur për të rënët. Të mbijetuarit (mes tyre dhe Hemingueji) është i “vdekuri i gjallë” = “Brez i humbur”. Në parathënie vihet theksi dhe tek një kotësi e atyre që mbijetuan pas L1B. Përveç kësaj prania librit (s’dimë lexohet a shkruhet) vë në pah se i mësuar me kurajo,

30 Revista Obelisk

heroizëm, për “Xhorxhin” personazh libri është shpendi, anija, mjeti që krijon ende udhëtimin. Duke shtuar dhe një detaj personal: -Në dhjetor të vitit 1922 atij dhe të shoqes i humbën dorëshkrimet në stacionin e Lionit, Francë. Atëherë...kemi…: “Lexo, oh mjaft... me macen...” Në derë pres të më trokasë dhimbja ime si hero, vetmia së bashku me shtatoren e të rënëve”. Mendojmë se: a) Shiu - simbolika e një realiteti “Brez i humbur” b) Gruaja - Një dashuri në paqe s’mund të ketë “nderin” e heroikes, kur lufta ka tjetër përjetim. c) Shtatorja e të rënëve - simbol i një realiteti ku shiu tek rrëshqet, kullon nëpër të duhet të shndrisë lot... atëherë të rënët kanë atdhe. d) Macja - mackë - simbolika e një “gruaje” të ve... Italiane. e) “Lamtumirë armë” = Mirardhsh dhembja ime! f) Tregimi (fabula, kompozicioni) janë si pelerinat që mbulojnë shtatoren... Kur, kush, cili do “përurojë” të vërtetën e luftës ? g) Ndoshta duhet të mbetesh stoik si deti, vjen, ikën dallga pa brengën e lodhjes. Së fundi do thonim: Nën një “shi” plot ndjesi dhembjesh dashuria duhet të “flijohet” nëse një ditë s’do dojë të laget nën lot, sepse Leopardi (tregim nga vëllimi “Dëborat e Kilimanxharos”) i saj iu ngjit dëborave krenare përjetuar prej majave të tyre malore… Biblografia është e shoqëruar dhe me ilustrime figurative dhe fotografi shkëputur nga botimi i dytë i vëllimit me tregime “Dëborat e Kilimanxharos” botim i shtëpisë botuese “Albas” 2008. Materiali i kritikëve amerikanë është i shoqëruar me shkrimin gjatë temës. Vjeshtë 2011.


Obelisk

Kumtesë

“I vogli Donat Argjendi” nga Negovani te Fullani e, më tej, te Dedja Ne nuk mund të jemi dakord edhe me vërejtjet e kritikës socrealiste për

nuk ekzitojnë më kufizimet ideore allakomuniste, mendojmë se Bedri

këtë krijim: “Vlen të theksohet këtu se Papa Kristoja, kur do të japë njohuritë mbi botën, mundohet t’i trajtojë ato shkencërisht […]; po gjithë ky trung i shëndoshë cënohet në fund nga ideja mbi krijuesin. […]; pasi i ka analizuar nga pozita materialiste fenomenet në natyrë, papritur Negovani del te perëndia që krijoi çdo gjë, që ne nuk mund ta shohim, po ai na sheh gjithkund dhe drejton fatin tonë. Të gjitha këto duket sikur nxirren me zor të madh […] ” ***) Jo. Negovani nuk i shpjegon nga pozita materialiste ndërtimin e natyrës dhe nuk del papritur te Perëndia. Kjo përshtypje të krijohet nga cungimet që përmendëm në botimin e Fullanit; nga gërshëra që ka rënë në krejt kreun nr.10 e më tej. Materialisti Dedja ka shkuar, tërë kujdes, edhe më tej, duke tëharrur madje edhe Fullanin, duke eleminuar fare Perëndinë dhe, në vend të saj, duke futur si krijuese të gjithçkaje… Natyrën, term ky që në original nuk haset fare. Kjo vënie dorë në idetë religjionale që autori mëton t’i kumtojë lexuesit fëmijë, e ka denatyruar priftin Savë në ritregim, çka lë edhe shteg për debat. Në fillim të këtij shekulli, në epokën e Demokracisë, kur

Dedja jo vetëm që nuk duhet të ishte bërë “nun” i Fullanit, por, përkundrazi, medoemos duhet t’i ishte drejtuar edhe burimit kryesor, vetë botimit të Negovanit, dhe të mos ia hiqte thelbin ideor novelës të tij… Edhe diçka tjetër. Dedja nuk ka mundur ta evitojë deri në fund një inkonseguencë të origjinalit (si dhe të përshtatjes së tij nga Fullani) në lidhje me bariun që e gjen Donatin dhe e dërgon te Atë Sava, të atin dhe vëllanë e tij të vogël. Ai që e gjen Donatin e arratisur dhe ia dorëzon priftit Savë është “një bari i bukur, djalosh llastar me faqe të kuqe dhe me flokë të verdha…” (Fullani, f.85). Pasi e mban dhe e mëson disa muaj, Atë Sava “kishte thirrur atin e djaloshit , që i kishte shpënë djalin” Më tej prifti me Donatin udhëtojnë nëpër male. Diku pushojnë. “Erdhi te këta çuni i vogël i bariut që t’i puthë dorën atit Savë”. Këtu nuk del qartë nëse ky fëmijë është ai që gjeti Donatin apo vëllai i tij. Madje, ka edhe një moment të bukur: “Donati i vogël kërceu përpjetë e thirri me çudi të madhe: “O, ja një njeri i vogël si unë! Sa bukur! Paska edhe njerëz të tjerë të vegjël.” (f.93). Më tej prifti e Donati takojnë

e njihen me Premten, që, pas humbjes së Donatit, ishte larguar nga kështjella dhe kishte hyrë bareshë. Të tre kalojnë një natë te kasollja e fshatarit. “Bariu i vogël i dhive… mori përsipër të ruante dhentë e Premtës […] Ati Savë, Dhonati dhe Premtja, të shoqëruar nga bariu i vogël, vazhduan rrgën e gjatë […] ikën me një qerre të ngarkuar që dinte ta ngiste mirë djaloshi. (f.95) Këtu nuk del qartë se cili është ky djalosh që i shoqëroi; mesa duket është ai që gjeti fillimisht Donatin. Ky personazh na del edhe në faqen e fundit të novelës: Djaloshi malësor, si mori prej Gjeneralit plot dhurata, u kthye tek prindët e vet. (f.102) Në përpunimin e tij, edhe Dedja po kështu thotë që Donatin e arratisur e gjeti një djalosh bari. Më tej, në udhëtimin nëpër male, Prifti me Donatin e takuan rishtazi mikun e tyre. “Bariu i vogël ndenji për të ruajtur dhentë e Premtes […] (f.23) Atë Sava, Donati dhe Premtja […] vazhduan rrugën e gjatë, të shqoqëruqr nga malësori “(Dedja, f. 31 ). Pra, Dedja, duke e hequr fare atë pasazh të bukur të habisë së Donatit nga fëmija i vogël, e redukton fare si personazh atë; te ai Donati takohet vetëm me mikun e tij të dikurshëm, kurse për t’i shoqëruar udhëtarët drejt kështjellës vë të atin e djaloshit bari, malësorin. Por në faqen e fundit të novelës së tij, përsëri kemi një ngatërresë. Dedja shkruan se bujtësit, pasi dorëzuan djalin në kështjellë, ndenjën dhe ca ditë dhe ndahen: “Malësori dhe i biri i tij (!!!), bariu i vogël, gjithashtu u ngarkuan me dhurata, morën qerren dhe iu ngjitën malit” (Dedja, f. 31).

Astrit Bishqemi Rudina Alimerko (Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore të Institutit Alb-Shkenca, takimi VI ndërkombëtar, Prishtinë) Revista Obelisk 31


m o Bo m o o B Room R

OPEN

NOW

PUB BAR RESTORANT

Jazz Music

32 Revista Obelisk

Autostrada Tirane - durres km 3 Tel: 069 40 80001


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Obelisk 145 by roland lushi - Issuu