1 minute read

Ndarja e përvojës "Përtej Kufijve"

Projekti Rimëkëmbje si një projekt ndërkombëtar ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri midis pjesëmarrësve të projektit nga disa vende evropiane. Ekspertë nga Polonia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Shqipëria mundën të shkëmbejnë përvojën e tyre në lidhje me praktikat e mira në ndërtimin natyror dhe të tregojnë, në kontekstin shqiptar, se këto teknologji janë të disponueshme dhe të zbatueshme. Tekefundit, kudo ka argjilë dhe kashtë në sasi të mëdha. Pjesë e projektit ishte një trajnim i specializuar online, ku ekspertët ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre. Ky trajnim është publik në median sociale, falë të cilit këto njohuri do të ndahen me komunitetin e gjerë ndërkombëtar. Po ashtu botimi i këtij materiali vihet në dispozicion falas dhe gjerësisht, si në vendet pjesëmarrëse ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo do të mundësojë një promovim më të gjerë të zgjidhjeve të përgjegjshme për mjedisin dhe ndërtimin natyror. Ndërtimi i pavionit do të botohet edhe në revista arkitekturale, p.sh. në Poloni, si një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi dhe zbatimi të një projekti të orientuar për nga nevojat e shoqërisë. Projekti, i cili i kushtohet territorit të Shqipërisë - falë këtyre elementeve - do të ketë një ndikim të gjerë jashtë vendit, si dhe do të kontribuojë në përhapjen e njohurive mbi teknikat natyrore të ndërtimit në të gjithë Evropën. Zbatimi i projektit ishte një përvojë profesionale e nivelit të lartë si dhe një shembull bashkëpunimi pozitiv e argëtues. Ne shpresojmë se kjo nismë ishte një projekt pilot për Shqipërinë, ku ekspertët mundën të njiheshin dhe të miqësoheshin me komunitetin lokal dhe se do rezultonte në zbatime dhe trajnime interesante.

Advertisement