Vështrimmbi#Filantropinë BULETIN 3MUJOR, Nr.3, Qershor2018
Përmbajtja: -Shpallen Fituesit e Konkursit “Ide të Gjelbërta 2018” faqe1 -Fakte mbi Aktivitetin Filantropik në Shqipëri Prill—Qershor 2018 faqe 2—3 - “Libra për Trëndafila” në Bibliotekën Publike të Elbasanit - “Shqiptarët për Shqiptarët” emisioni televiziv në mbështetje të personave në nevojë -“Dita e Vullnetarizmit e Alpha Bank” në mbështetje të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut. faqe 4—5 - “Love is All—Mbrëmja Gala”, në mbështetje të Qendrës “Streha LGBT” faqe 6 - Indeksi i Mjedisit Filantropik Global 2018 – raporti mbi mjedisin filantropik në 79 shtete faqe 7
Partnerët Shqipëri organizuan në datat 28-29 qershor 2018 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2018”. “Ide të Gjelbërta” është një konkurs i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej 2012, në kuadër të punës së saj për nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit social.
Partnerët Shqipëri, si pjesë e misionit të saj në mbështetje të sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial, po punon për zhvillimin e filantropisë në vend. Për të tretin vit radhazi Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet hulumtimit të medias, përfshi edhe ato sociale, si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Hulumtimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Mbledhja e të dhënave mbështetet nga Catalyst Balkans.
Ky buletin prezanton të dhëna infografike mbi monitorimin e këtij aktiviteti, si dhe raste e mbështetjes dhe dhurimit, në Shqipëri dhe rajon.
Gjatë dy ditëve të konkurimit, 20 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira: “Shtigjet e Gjelbërta”, ideja e Shoqatës Vjosa Explorer, e cila synon rritjen e ofertës turistike në rrethin e Përmetit nëpërmjet ndërtimit të Shtigjeve të Gjelbërta, si një potencial i pashfrytëzuar që përmirëson përvojën e vizitorëve, rrit kohën e qëndrimit cilësor të tyre dhe ndikon në uljen e sezonalitetit të aktivitetit turistik në dobi të rritjes së punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik. “Aloe Vera (Aloe Saponaria) në Shqipëri”, ideja e Albi Sulo, individ, konsiston në ndërtimin e një agrikulture bujqësore mjekësore si Aloe Saponaria (ndër të parat në Shqipëri) në një zonë periferike të bashkisë Tiranë, me synimin për ta kthyer kultivimin e Aloe Veras në një sipërmarrje të suksesshme dhe fitimprurëse. “Pana Suvenirs”, ideja e Pezana Rexha, e cila synon të krijojë dhe zhvillojë një linjë të re produktesh që janë suveniret “Made in Albania”. Nëpërmjet realizimit të kësaj iniciative gjithashtu synohet krijimi i mundësive për punësim dhe trajnim dhe krijimi i produkteve unikale, që përfaqësojnë dhe identifikojnë plotësisht Shqipërinë.
Idetë fituese do të mbështeten financiarisht deri në shumën 800.000 lekë, nëpërmjet një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë. Bashkëfinancues janë Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy-A project of German Marshall Fund, Banka Credins dhe Telekom Albania.
___ 1