Skip to main content

UP News - numri i dytë

Page 1

Dr. Milazim KRASNIQI

Bisedë me rektorin e Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova

Dilemat e identiteti ballkanik dhe të integrimit evropian Faqe

Çmimi për semestër mbetet 50 euro

2

Faqe

12

Nr.3, Mars 2010 | FALAS

Rektor, duam edhe histori!

Dy vjet shtet,

Faqe

40 vjet universitet Kosova këtë vit ka shënuar dyvjetorin e shtetësisë. Po këtë vit në mënyra të ndryshme është shënuar edhe 40-vjetori i Universitetit të Prishtinës. Këto dy ngjarje janë të rëndësishme, para gjithë të tjerave, sepse funksionojmë si shtet i pavarur dhe demokratik, madje se kemi një traditë të shkencës dhe dijes, në të cilin janë duke u krijuar liderët e së ardhmes Faqe

Blerta Maliqaj

Propaganda e mitit serb! Faqe

3

Afet BELA

1

Flet për "UP News", prof. dr. Agim Zogaj

Shteti i Kosovës po e faktorizon kombin shqiptar Në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shefi i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Agim Zogaj, ka thënë se Republika e Kosovës po i përmbush të gjitha standardet e një shteti modern dhe demokratik... Faqe

8-9

4-5

Mediet dhe sektori i sigurisë Faqe

6-7

Shpresa MULLIQI

Lidhja midis medieve dhe partive politike Faqe

13

Gëzim QERIMI


Ndërmarrja Prodhuese Tregtare I. Seferi, Gjinoc Therandë ka një traditë 32 vjeçare dërmarrja I.Seferi ka stafin e kompletuar me kuadro adekuat dhe përvojë ku krahas zhvillimit në Kosovë përgatitet dhe planifikohet zgjerimi i veprimtarisë së ndërmarrjes. Ndërmarrja i. Seferi është prodhuesi më i madh në Kosovë për prodhimin e betonit dhe disa elementeve nga betoni, posedon dy baza për prodhimin e betonit dhe me teknologji bashkëkohore në prodhim, si dhe automjete transportuese e lëndës së parë dhe prod-

N

himeve finale. Prodhimet e ndërmarrjes I.Seferi monitorohen vazhdimisht nga instituti kombëtar i ndërtimtarisë, kurse ndërmarrja I.Seferi posedon edhe laboratorin privat të pajisur me një teknologji të përparuar për testime të ndryshme në lëmin përkatëse. Po ashtu ndërmarrja I.Seferi posedon edhe pompat për hedhjen e betoni në lartësi të ndryshme të një teknologjie të lartë. Tel.: +377 (0) 44 119 536 Tel.: +377 (0) 44 124 265 Tel.: +377 (0) 44 132 307 Tel.: +377 (0) 44 218 711 E-mail: info@i-seferi.com E-mail: bseferi@i-seferi.com Web: www.i-seferi.com


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 1

Editorial

Dy vjet shtet, 40 vjet universitet

Impresum

për këtë liri të cilën ne po e gëzojmë. Dy vjet shtet dhe 40 vjet universitet për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e vendit, do të thotë shumë, pasi po futemi në një etapë të re, të punës dhe angazhimeve për të arritur në një zhvillim të përgjithshëm të Kosovës. Por, një gjë është e sigurt, Kosova po ecën drejt integrimeve euroatlantike. Dyvjetori i shtetësisë ka arritur të sjellë rezultate në shumë fusha për Kosovën, në politikë, ekonomi e sektorë të tjerë. Edhe pse ka ende punë për të bërë, veçmas duhet të hapen vende të reja të punës dhe të kemi rritje më të madhe ekonomike. Universiteti i Prishtinës (UP) për 40 vjet ka arritur të kultivojë dije dhe shkencë, të cilat janë bartur brez pas brezi deri sot. Urime dyvjetori i shtetësisë dhe më shumë vite tempullit të dijes! (Autori është kryeredaktor i revistës "UP News")

Përmbajtja

K

1

Dr. Milazim KRASNIQI: DILEMAT E IDENTITETI BALLKANIK DHE TË INTEGRIMIT EVROPIAN

2

Afet Bela: Propaganda e mitit serb!

Lulzim AHMETI osova këtë vit ka shënuar dyvjetorin e shtetësisë. Po këtë vit në mënyra të ndryshme është shënuar edhe 40-vjetori i Universitetit të Prishtinës. Këto dy ngjarje janë të rëndësishme, para gjithë të tjerave, sepse funksionojmë si shtet i pavarur dhe demokratik, madje se kemi një traditë të shkencës dhe dijes, në të cilin janë duke u krijuar liderët e së ardhmes. Shpallja e pavarësisë dhe njohja e shtetit të Kosovës nga më shumë se 65 vende ishin çaste mjaft emocionuese dhe të rëndësishme për ne dhe për të gjitha institucionet dhe drejtuesit e tyre, të cilët u angazhuan, aq sa patën mundësi, që shtetësia e Kosovës të funksionojë si duhet, që në të të sundojnë rendi dhe ligji për të gjithë qytetarët e saj pa dallim feje e etnie. Pavarësia e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, por meritat më të mëdha u takojnë atyre që u flijuan

Lulzim Ahmeti: Dy vjet shtet, 40 vjet universitet

3

Intervistë me prof. dr. Agim Zogaj

4-5

Shpresa Mulliqi: Mediet dhe sektori i sigurisë

6-7

Blerta Maliqaj: Rektor, duam edhe histori!

8-9

Dr. Ermal Hasimja: E FOLURA PUBLIKE: PARAQITJA E MESAZHIT

10-11

Bisedë me rektorin e Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova

12

Gëzim Qerimi: Lidhja midis medieve dhe partive politike

13

Dardane Neziri: Semestri, 100 euro?

14

Shkodran Gajraku: Shteti e tregoi veten

15

Arbër Vllahiu: Gazetaria e kujdesshme

16

Loren Koçollari: Lajmi politik në medien shqiptare

17

Labinot Lekaj: Menaxhimi i financave nga komunat

18

Ag APOLLONI: Historia e letërsisë shqipe: çfarë dhe kur?

19

Lavdie Lulaj: Nisin punët për edicionin e dhjetë të UVP-së

20

Xheladin Ujkani: Puna shkencore në Universitetin e Prishtinës

21

Shahadije Bikliqi: Përfiton Kosova

22

Jana Nano e Nejva Nano: Kanceri, sëmundja më e rëndë

23

Rebeka Naqi Gjika: Individë në realitet apo realitet individual

24

Albulena Jahaj: Planifikimi i gjërave largon stresin

25

Hajdin Islami: Lexuesi përballë leximit të letërsisë

26

Adifete Bela: Sfidohen në Austri

27

Antuela Tane e Rebeka Naqi Gjika: Facebookmania

28

Astrit Veliqi: Kinematografia në Kosovë, sinonim i vlerave kulturore

29

Demir Reshiti: Raportimi i medieve serbe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

30-31

Lavdie Lulaj: Nuk bëj kompromis në dëm të profesionit

32

Sejhane Mehmeti: Shumë zhurmë

33

Flet këngëtari i muzikës R'n'B, Laurat Bugaçku

34-35

Berat Armagedoni: Amaneti i Bardhit, logjika

36-37

Lavdim Klinaku: Rreziku i gjuhës nga populli apo i popullit nga gjuha?38 M.A. Ibrahim Hoxha: Kosova në rrugën e saj drejt BE-së

39

Fjalëkryqi

40

Revista “UP News”: Botohet nga Dega e Gazetarisë e Universitetit të Prishtinës dhe Organizata Joqeveritare “NOTA PRESS”. Viti 1 numër 3. Revista redaktohet nga kolegjiumi i redaksisë: Kryeredaktor Lulzim Ahmeti, Redaktor përgjegjës: Afet Bela. Adresa: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. E-mail: revistaupnews@hotmail.com dhe revistaupnews@gmail.com. Tel: 044 672 156, 044 416 048


Mars 2010 | 2

Revistë e Gazetarisë

UP News

DILEMAT E IDENTITETI BALLKANIK DHE TË INTEGRIMIT EVROPIAN

Universiteti i Prishtinës

dikimi i Bashkimit Evropian në Ballkan është evident në periudhën pas rënies së Perdes së Hekurt, por ky ndikim nuk është i njëjtë në shtete dhe në kombe të ndryshme që jetojnë në këtë rajon. Në Bullgari dhe në Rumani, ndikimi politik dhe ekonomik është kurorëzuar me pranimin e këtyre dy shteteve në strukturat e BE-së në vitin 2007. Megjithëse janë derdhur miliarda euro të BE-së në këto dy shtete, ende nuk kanë triumfuar standardet e Bashkimit Evropian, veçmas në luftën kundër kulturës së korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjë që e ka detyruar BE-në të ngrijë disa fonde që i ishin dedikuar Bullgarisë për vitin 2008. Në disa shtete të tjera, si në Shqipëri, në Kosovë e në Bosnjë e Hercegovinë, ndikimi i Bashkimit Evropian në këtë periudhë ka qenë i ndjeshëm, në planin ekonomik, por më shumë në planin propagandistik dhe psikologjik. Entuziastët më të mëdhenj për integrimet evropiane rezultojnë të jenë shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni. Arsyeja e këtij entuziazmi është nga fakti se shqiptarët kanë qenë më të ngulfaturit në kornizën ballkanike. Ndërsa në Maqedoni dhe në Serbi, me gjithë favorizimin që u është bërë nga politikat integruese të BE-së, nuk është vërejtur ndryshim thelbësor i qëndrimit ndaj BE-së. Edhe pse BE-ja i ofroi Serbisë nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimasocimit në kulmin e fushatës

N

planin kulturor dhe fetar. Jo vetëm sot, por një Ballkan unik dhe një identitet ballkanik nuk ka ekzistuar kurrë. Edhe emri Ballkan, sipas studiuesit Mark Mazover, është i vonë si emërtim për tërë gadishullin, sepse në fillim ai ishte emërtim vetëm për një vargmali. Hapësirat e sotme ballkanike emërtoheshin Rumeli dhe Turqia Evropiane deri në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Po sipas këtij autori, përhapja e emrit Ballkan, në fakt ndodhi në kohën e luftërave ballkanike të viteve 1912 e 1913. Prej këndej, edhe ngjyrimi i këtij emri, që në krye të herës ishte me konotime negative. Mazoveri pohon: "Në krye të herës, Ballkani ishte më shumë se një koncept gjeografik. Vetë termi, ndryshe nga paraardhësit e tij, kishte ngjyrime të thella që kishin lidhje të forta me - dhunën, egërsinë dhe primitivizmin- deri në atë masë sa është e vështirë të gjesh tjetër si ai(1)". Pse u ngarkua me kuptim kaq negativ ky emër i ri që iu dha rajonit? Zgjerimi i shteteve sllavojugore dhe ortodokse (Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Greqisë) në fundin e shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, u realizua me komplote gjakatare, të cilat e kishin përkrahjen e Rusisë cariste. Sulmi tinëzar kundër Perandorisë Osmane, me koncentrim në territoret që banoheshin me shumicë nga shqiptarët, në vitin 1912, u bazua në një sërë marrëveshjes, protokollesh dhe "shtojcash speciale", të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi, që mundësonin jo vetëm mundjen e Portës së Lartë, por edhe copëtimin e tokave shqiptare. Nuk ishte e rastësishme që shpallja e luftës nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia

Shënime

Dr. Milazim KRASNIQI

për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2008 në Serbi, ndikimi nuk qe i dukshëm: vetëm pasi që Partia Socialiste e Serbisë, i ishliderit Sllobodan Millosheviqit, pranoi të hynte në koalicionin qeveritar, të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi, u mundësua krijimi i një qeverie që u quajt proevropiane. Sa është proevropiane Partia Socialiste e Serbisë dëshmon fakti se disa nga liderët e saj janë gjykuar e po gjykohen për krime kundër njerëzimit në Tribunalin e Hagës e disa edhe në Serbi. Kroacia nga ana e saj, ka bërë përparime substanciale në procesin e integrimit në BE dhe pritet të pranohet në BE në rastin e parë të zgjerimit. Ndërsa Turqia, ende nuk e ka të definuar qartë procesin e integrimit, për shkak të hezitimeve dhe refuzimeve të disa shteteve, për ta pranuar Turqinë si anëtare me të drejta të plota në BE në rend të parë të Francës e të Gjermanisë. Përderisa pjesa turke e ishullit qipriot mbahet jashtë procesit të integrimit, pjesa greke e Qipros, është bërë anëtare të BE-së që nga viti 2004, krahas Greqisë, e cila është anëtarësuar në vitin 1981. Ka raste kur këto dy vende e keqpërdorin pozitën e tyre, për presion ndaj disa vendeve të tjera ballkanike. Greqia po e shantazhon Maqedoninë, për çështjen e emrit të kësaj të fundit, ndërsa Qiproja përdore si kalë Troje kundër Turqisë dhe është më e zëshmja në korin e shteteve të pakta të Bashkimit Evropian, që janë kundër pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto episode, zbulojnë mungesën e një solidariteti rajonal. Në fakt, kjo tablo e disponimit të ndryshëm psikologjik ndaj BE-së dhe e shkallëve të ndryshme të integrimit të shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, dëshmon se në të vërtetë nuk ekziston një Ballkan unik, as në aspektin politik, as në atë ekonomik e as në aspektin gjeopolitik. Nuk ekziston një identitet ballkanik as në

u bë në të njëjtën ditë, më 18 tetor 1912. Pra, ishte një komplot i orkestruar deri në detaje. Meqë ai u shoqërua me mizori të mëdha, identitetit të ri të këtyre shteteve, identitetit ballkanik që po shfaqej, iu dha emërtimi më negativ i mundshëm. Gazetari i New York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenë dëshmitar okular, pati shkruar këto fjalë: "Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn' e Krishterë, kapërcejnë çdo instinkt gjakpirëseje". Ndërsa një konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë(2). Mbijetesa e shqiptarëve dhe e boshnjakëve myslimanë në këtë det sllav dhe ortodoks, pas vitit 1912, është një fat i habitshëm, kur dihet se politikat e shteteve sllavo-ortodokse, synonin deislamizimin e rajonit. Marrëveshja e Sen Zhermenit për mbrojtjen e pakicave kombëtare që kishin hyrë në Mbretërinë SKS pas Luftës së parë Botërore, por që nuk i përfshinte pakicat që kishin hyrë në shtetin serb në vitin 1912, në rend të parë shqiptarët dhe turqit, është prova më e qartë e një projekti të tillë deislamizues. Barbaritë që bënë serbët, malazezët e bullgarët në Luftërat Ballkanike dhe veçmas serbët, të cilët projektin e shfarosjes së shqiptarëve e vazhduan edhe pas Luftës së Parë Botërore, ka mbjellë farën e urrejtjes ndërmjet këtyre dy kombeve të Ballkanit. Prandaj, keqkuptimet e tashme, veçmas ato ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, kanë rrënjë historike dhe si të tilla kanë edhe potenciale të mëdha të dhunës. /vijon në numrin e ardhshëm/

1 Shih:: Mark Mazover, Ballkani, Skanderbeg books, Tiranë, fq. 19 2. Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989) 3. Stevan K. Pavlovic, Istorija iza imena, Danas, juni, Beograd, (vvv. danas,co.yu) 4. I shtrirë në 4.324.782 km² dhe me 497.198.740 banorë, Bashkimi Evropian paraqet një superfuqi ekopnomike dhe demografike për Ballkanin, ndikimi i të cilës do të ishte evident edhe po të mos kishte politika integruese. 5. Fared Zakaria në librin "E ardhmja e lirisë" pohon se vetëm rreth 1% të buxhetit bruto të shteteve të BE-së është në dispozicion të Brukselit. Kjo gjë edhe tregon fuqinë e ndikimit të shteteve në veçanta në politikat e BE-së.


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 3

Propaganda serbe dhe ndikimi i saj në opinionin ndërkombëtar

Propaganda e mitit serb! Afet BELA

jë rëndësi e veçantë për arritjen e qëllimeve politike tek shumë liderë është edhe propaganda mediale, që është shfrytëzuar në forma të ndryshme, pa kursyer edhe mjete që kanë bërë që të ketë shumë dhunë. Një ndër format që Serbia i ka përdorur kundër shqiptarëve të Kosovës, është edhe propaganda mediale serbe në qarqe të ndryshme të opinionit botëror kundër shqiptarëve të Kosovës. Studiues të ndryshëm propagandën politike kanë konsideruar se ka lindur, kur ka lindur vetë politika. Me propagandë politike kuptojmë arritjen e qëllimeve të caktuara, politike, ekonomike, ushtarake si dhe qëllimeve të ndryshme, të cilat lidhen me organizma të ndryshëm. Propaganda është njëra ndër veprimet e politikës së jashtme. Ajo bën pjesë në kuadër të katër grupeve të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe kjo gjithmonë i ka shkuar për shati politikës serbe antishqiptare për Kosovën. Shumë studiues veprimet e politikës së jashtme i kanë ndarë në katër grupe: Mjetet politike, mjetet ekonomike, mjetet propaganduese, mjetet ushtarake. Propaganda është mjet i vjetër komunikimi, vetëm se ka ndryshuar format me të cilat kanë vepruar shtetet e ndryshme në botë. Zakonisht mjetet e propagandës serbe në Kosovë dhe në ndryshimin e opinionit ndërkombëtar për Kosovën

N

kanë qenë të formave të ndryshme, duke përdorur edhe mitin e kishës serbe, e cila në Kosovë ka disa objekte. Veprimet e serbëve për ta paraqitur Kosovën dhe shqiptarët si një popull dhe vend ku nuk ka asgjë të mirë, kanë qenë mesazhe dërguar botës se këtu gjithçka është negative. Ata nëpërmjet grupeve të caktuara kanë synuar që të ndryshojnë ose të mos i japin atyre mundësi që të mund të vlerësojnë atë që është e mirë dhe atë që është e keqe këtu. Me një fjalë, çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën, sipas tyre, është e zezë. Format të cilat propaganda mediale serbe i ka përdorur janë: Kisha si mjet i fortë i tyre dhe si institucion i besuar te ndërkombëtarët, por edhe si mjet shpirtëror, lobimi për fenë e shqiptarëve se gjoja janë fundamentalistë islamikë, dhe historia në përgjithësi për Kosovën, duke filluar nga Beteja e Kosovës që ka kulmuar me humbjen e ballkanasve. Kjo ishte një tipar i propagandës, pasi Serbia bëri edhe vjedhjen e heroit Milosh Kopoliqi, duke e himnizuar atë si serb. Propaganda serbe ka pasur efekt, derisa njerëzit janë orientuar direkt në Kosovë

dhe kanë vizituar atë dhe me kthimin e tyre në vendet e tyre, kanë bërë atë që është dashur ta bëjnë të gjithë.

Shtypi i huaj për Kosovën Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë dhe reflektimet e tyre politike, me këto demonstrata është marrë edhe shtypi indian në gjuhën angleze. Më 23 dhjetor 1968 gazeta "Stajstemen", me titull që ballafaqohet Marshalli Tito, veçonte se "demonstruesit kanë mbajtur transparente dhe ata kanë kërkuar republikë". Me dhunë që po zhvillohej në Kosovë, mediet e ndryshme, në botë shkruajnë për dhunën që po zhvillohej. Kështu në atë kohë shkruanin artikuj dhe jepnin lajme. "Frankurter Algemajne" dhe "Zydetuch zajtung" në dhjetorin e vitit 1968 shkruanin se ka kërkesa për ta krijuar idenë e bashkimit dhe krijimit të republikës së Kosovës dhe si bashkimin me pjesën shqiptare të Maqedonisë ku banojnë shqiptarët. Rajoni i Evropës Juglindore, apo siç njihet edhe si Ballkan, ka një histori të tmerrshme dhe që ka krijuar precedentë të ndryshme në botë. Por, tentimi për ta ndryshuar his-

torinë e secilit, ka krijuar efekte negative dhe që ka pasur negativizmin për jetën e njerëzve në këtë pjesë të botës. Në Ballkan falsifikimi i historisë rrezikon ta infektojë të ardhmen. Ky është një fakt tragjik dhe që e prish të ardhmen. Bizantinët, romakët, otomanët, rusët, habsburgët, britanikët, francezët e të gjithë kishin interesa në Gadishullin e përgjakur, që për shumë vjet ishte nën sundimin e perandorisë otomane. (Els de Groen, Është herët për të pranuar njëri tjetrin, Koha, Prishtinë, 2001, fq. 7). Populli shqiptar i Kosovës dhe ai i Serbisë qëmoti kanë pasur probleme. Por, propaganda mediale dhe politika famëkeqe e Serbisë karshi Kosovës kanë bërë që shqiptaret e Kosovës, nëpërmjet formave të ndryshme, të etiketohen si njerëz që nuk i takojnë një civilizimi të shembullit që mund ta shfrytëzojnë për model edhe të tjerët. Në këtë drejtim rol ka luajtur edhe Kisha serbe, që me çdo kusht është munduar të krijojë bindje për shqiptarët se Kosova nuk është vend ku mbizotëron arsyeje për të pasur bashkëpunim, por vend ku mbizotëron filozofia e dhunës famëkeqe.


Mars 2010 | 4

Revistë e Gazetarisë

UP News

Flet për "UP News", prof. dr. Agim Zogaj

Shteti i Kosovës po e faktorizon kombin shqiptar Afet BELA ë dyvjetorin e funksionimit të saj si shtet, Kosova ka treguar se është shtet funksional dhe po i përmbush pritjet e të gjithë atyre që kanë pasur qëllim ta krijojnë shtetin e dytë shqiptar. Kosova e pavarur, sipas tij, prodhon stabilitet, demokraci funksionale, reflekton kapacitete për mbajtjen dhe funksionalizimin e shtetit. Në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shefi i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Agim Zogaj, në një intervistë për revistën "UP News", ka theksuar se Republika e Kosovës po i përmbush të gjitha standardet e një shteti modern dhe demokratik. Zogaj ka thënë se UP-ja po i kushton rëndësi shkencës. Sipas tij, për të është ndarë edhe një fond i veçantë për hulumtime shkencore.

N

Kosova po e dëshmon veten UP News: Si e vlerësoni funksionimin e Kosovës si shtet për dy vjet? Zogaj: Fillimisht duhen marrë në konsideratë rrethanat shoqërore, historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat u themelua shteti i Kosovës, për të pasur një pasqyrë reale, një përshtypje objektive lidhur me të arriturat e shtetit tonë, veçmas lidhur me nivelin e funksionalitetit të shtetit tonë. Pra, shikuar nga këto aspekte, do të thoshim se shteti i Kosovës, përkatësisht

Republika e Kosovës, po dëshmohet si shtet funksional, shtet i cili ka kapacitete të gjithanshme për të funksionuar mbi parimet, standardet e shteteve të sotme bashkëkohore të modelit europerëndimor. UP News: A po arrin Kosova të futet në agjendën e Bashkimit Evropian? Zogaj: Tanimë Kosova është në agjendën e Bashkimit Evropian (BE) si shtet i cili e ka vendin në BE, sepse historikisht si popull, tanimë edhe si shtet, i kemi takuar orbitës europerëndimore, shpirtit evropian, filozofisë evropiane, paqedashëse, civilizuese, të cilave edhe ne shqiptarët u kemi dhënë emra, dijetarë, trima dhe liridashës. Vetë fakti se në Kosovë vepron EULEX-i, një organizëm institucional i BEsë, tregon se ne jemi në agjendën e politikës evropiane, përkatësisht të BE-së.

UP News: Po bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si e shihni? Zogaj: Periudha, pas shpalljes së shtetit të Kosovës, është një kapitull i ri në zgjerimin, thellimin e bashkëpunimit të shumanshëm ndërshtetëror, mbarëkombëtar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Derisa në periudhën para shpalljes së pavarësisë së Kosovës çështja e bashkëpunimit Shqipëri Kosovë ishte nën një kontroll dhe mbikëqyrje më të rreptë të strukturave të UNMIK-ut, mbikëqyrje që në ndonjë rast ishte e ndikuar qëllimisht edhe nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ky kapitull, pra i bashkëpunimit Kosovë Shqipëri, kaloi në rrafshin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërshtetëror. Gjithsesi, vizitat e

krerëve të shtetit shqiptar në Republikën e Kosovës, pastaj edhe vizitat e udhëheqësve të shtetit të Kosovës në Shqipëri, i dhanë shtytje të re, përmbajtje të re, perspektivë të re bashkëpunimit ndërshtetëror, në fakt mbarëkombëtar. Në këtë periudhë dyvjeçare, nga themelimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë fitoi dimensione të reja, u bë shumë më aktiv, shumë më përmbajtjesor, gjithsesi edhe shumë më i natyrshëm. Detyrime të mëdha kombëtare kanë edhe dy akademitë e shkencave, në Tiranë dhe në Prishtinë. Nga ana tjetër, të dy qeveritë e dy shteteve tona duhet sa më parë të arrijnë marrëveshje të reja për ta liberalizuar plotësisht çështjen e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, pse jo të hiqet plotësisht detyrimi i kontrollit të dokumenteve të udhëtimit.


UP News

UP News: Sa ka arritur Kosova ta tregojë veten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë? Zogaj: Shteti ynë në këtë periudhë mjaft sfiduese po ballafaqohet, si rezultat i politikës shoviniste të Serbisë, edhe me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Realisht, Serbia ishte dashur të ishte në rendin e ditës së gjykatës përkatëse, sepse ajo ishte shkaktare e katër luftërave në ish-Jugosllavi, ishte shkaktare dhe bëri gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe atij boshnjak mysliman. Por, Serbia, e cila asnjëherë nuk e ndali propagandën antiKosovë, e cila vazhdon ta prapagojë politikën e brendshme dhe të jashtme kundër lirisë së popullit tonë.

Liberalizimi i vizave, më 2011 UP News: Kosova ka mbetur jashtë liberalizimit të vizave. Jeni optimist se në vitin 2011 do të mund të lëvizet diçka? Zogaj: Është bërë shumë padrejtësi që, kombi shqiptar, sikur në Shqipëri ashtu

Revistë e Gazetarisë

edhe në Kosovë, të ngelë jashtë procesit të liberalizimit të vizave. BE-ja me këtë rast, me këtë veprim, duke joshur Serbinë, ka bërë gabime, ka bërë padrejtësi dhe lëshime të pafalshme. Së fundi, ne e dimë se nuk kemi fuqi politike t'i përcaktojmë ose të ndikojmë as në këtë plan në politikat e BE-së, se kë duhet ajo ta fusë në procesin e liberalizimit e kë jo, por lënia e Shqipërisë dhe e Kosovës jashtë procesit të liberalizimit të vizave është akt politik i paprecedent. Sidoqoftë, edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të këmbëngulin që sa më parë të përfshihen në këtë proces, ndërkohë që Shqipëria ka gjasë që sivjet të bëjë përparime konkrete. Sa i përket Kosovës, mendoj se pritjet tona, në radhë të parë pritjet e Qeverisë sonë janë reale, se në vitin 2011 do të përfshihemi në procesin e liberalizimit të vizave. Këtë optimizëm e mbështes në radhë të parë te vendosmëria e Qeverisë sonë dhe e institucioneve të tjera shtetërore, përfshirë Presidencën dhe Kuvendin e Kosovës por, edhe mekanizmat e tjerë shtetërorë që të plotësohen,

sa të jetë e mundur, standardet e BE-së për t'u kyçur në procesin e liberalizimit të vizave. UP News: Së fundi janë mbajtur zgjedhjet e lira dhe janë vlerësuar shumë nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë? Zogaj: Ishin këto zgjedhje maratonike, të ripërsëritura, në ndonjë rast edhe të lodhshme për votuesin. Por, ngadhënjeu demokracia e shprehjes së vullnetit sovran, politik, e vullnetit të paimponuar të votuesit, qytetarit. Pra, me këto zgjedhje për pushtetin lokal, veçmas me ripërsëritjen e tyre, edhe pse në fakt nuk ishte e domosdoshme, u fuqizua qytetaria politike e votuesit, u fuqizua dhe fitoi dimensione të reja edukata politike, krejtësisht demokratike dhe qytetëruese. Fituan jo vetëm partitë përkatëse, por mbarë Kosova. Edhe një herë, i ridëshmuam qytetërimit europerëndimor se, edhe në fushatat zgjedhore, edhe në vetë aktin e votimit, ne jemi dinjitozë, kemi kulturë politike, jemi të hapur për alternativat politike dhe, me këtë i kontribuojmë shtetit, funk-

Mars 2010 | 5

sionalizimit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

UP-ja po i kushton rëndësi shkencës UP News: Ju jeni edhe nënkryetar i bordit të UPsë dhe shef i Departamentit të Shkencave Politike në UP. Sa po zhvillohet shkenca në universitet? Zogaj: Sipas strategjisë për arsimin e lartë, e ndërtuar mbi vizionet akademike të ministrit Enver Hoxhaj, Universiteti i Prishtinës, stafi i tij menaxhues, pra edhe Këshilli Drejtues, kanë bërë depërtime funksionale në krijimin e kushteve sa më të favorshme për ngritjen, aktivizimin e kapaciteteve për punë hulumtuese shkencore, për nxitjen e studimeve kërkimore në njësitë akademike. Pra, gjithnjë e më tepër, në Universitetin e Prishtinës po insistohet që studimet, mësimdhënia, nxënia e njohurive, diturive shkencore të mos jetë vetëm në funksion të memorimit tradicional, por në funksion të aktivizimit të aftësive akademike për kërkime shkencore, për hulumtime.


Mars 2010 | 6

Revistë e Gazetarisë

UP News

Mediet dhe sektori i sigurisë Shpresa MULLIQI ë teoritë moderne demokratike dhe perëndimore koncepti i medieve si fuqi e katërt tani është vendosur si parim, ndërsa liria e të shprehurit është bazë e këtyre shoqërive demokratike, ku e pavarura konsiderohet një element kyç në demokraci, me ç'rast ato kryejnë një rol jetik si një urë lidhëse në mes të shoqërisë dhe atyre që qeverisin. Ndërsa qëllim i këtij vështrimi është identifikimi i praktikave të mira, por edhe i problemeve dhe pengesave në përmbushjen e këtij roli. Me këtë rast do të përmenden sfidat kryesore të medieve në përmbushjen e rolit mbikëqyrës në shtetet demokratike, duke u mbështetur në përvojën e arritur gjatë punës me sektorin e sigurisë, nga pozita e gazetarit dhe ajo e njohësit të sektorit të sigurisë, si dhe përvojat e shteteve me një demokraci të avancuar. Duke siguruar informacion të plotë dhe të besueshëm dhe duke i dhënë zë një diversiteti mendimesh, e kanë lehtësuar komunikimin në mes të qytetarit dhe qeverisë, në mes të zgjedhësit dhe të përzgjedhurit, duke

N

shërbyer jo rrallëherë si platformë për ta lehtësuar debatin duke mbështetur vlerësimin kritik mbi veprimet e institucioneve shtetërore. Duke i treguar audiencës se çfarë po ndodh në të vërtetë, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në veprimet e qeverisë dhe në këtë mënyrë mbajnë të përgjegjshëm akterët politikë dhe përfaqësuesit e shtetit. Mbikëqyrja civile demokratike dhe përgjegjshmëria e policisë dhe elementeve të tjera të infrastrukturës shtetërore të sigurisë janë norma mirë të vendosura të politikës demokratike. Progresi në këto fusha ndërlidhet me konsolidimin demokratik të shoqërive, edhe pse jo rrallë përplasjet janë evidente edhe në këto raporte. Në të gjitha nivelet në sektorin publik, përfshirë këtu edhe sektorin e sigurisë, praktika ka dëshmuar, të ketë një rezistencë të madhe ndaj mbikëqyrjes së jashtme dhe kontributit të publikut. Mungesa e transparencës dhe niveli i ulët i mbikëqyrjes nga ana e publikut shpesh janë legjitimuar nga qeveritë dhe institucionet e sigurisë për arsye që, sipas tyre, kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Madje edhe në demokracitë e pjekura perëndimore, siguria kombëtare - dhe me këtë rast edhe aparati ekzistues institucional për ta siguruar dhe menaxhuar atë - tradicionalisht ka ekzistuar si një sferë e së drejtës së posaçme të ekzekutivit, me anë të së cilës janë arsyetuar fshehtësia e

informatave dhe mungesa e transparencës. Me këtë qasje është kontribuar më tej në frenimin e lirisë së shprehjes, qasjen në informata dhe shqyrtimit publik të aktiviteteve të institucioneve në përgjithësi, dhe sektorit të sigurisë në veçanti. Kosova, si shtet i ri me institucione të reja dhe akoma jo mirë të organizuara, po kalon sprova të shumta në këtë rrafsh ngase akoma në mesin e përfaqësuesve institucional ekziston mendësia se mbyllja institucionale dhe fshehja e informatave me rëndësi për opinionin janë detyrë patriotike.

Reforma e sektorit të sigurisë Sipas konceptit të reformës së sektorit të sigurisë - transparenca është një kusht thelbësor për zhvillim të qëndrueshëm të këtij sektori dhe të marrëdhënieve me publikun. Mirëpo, deri më tani jo të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë ia kanë dalur që të jenë në nivelin e dëshiruar për sa i përket komunikimit me publikun. Kështu, nevoja dhe kërkesa permanente për një transparencë më të madhe nga ana e institucioneve vendimmarrëse, por edhe policisë dhe institucioneve tjera të sigurisë publike, ka imponuar krijimin e zyrave për marrëdhënie me media, si nevojë për të menaxhuar marrëdhëniet dhe komunikimin e tyre në mënyrë konstruktive me gazetarët, dhe përmes tyre edhe me publikun,

respektivisht taksapaguesin, nga të cilat edhe nxirren mjetet për financimin institucioneve të vendit. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, ndërveprimi midis medies, publikut dhe përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë akoma ka nevojë për përmirësim. Mirëpo, gazetarët vazhdojnë të kenë probleme në sigurimin e informatave. Ata akoma ballafaqohen me sfida të ndryshme kur raportojnë mbi sigurinë, përfshi këtu edhe bllokimin apo qasjen e kufizuar në informata dhe dokumente që konsiderohen të ndjeshme për shkak të dallimeve të thella institucionale në kulturat, vlerat dhe funksionet. Kështu, në mungesë të burimeve zyrtare, dhe nga nevoja për ta informuar publikun, gjithnjë e më shpesh po praktikohet mbështetja e medieve në burime jozyrtare por edhe në burime "të njohura për redaksinë" si tendence për të dëshmuar profesionalizmin apo dhe për ta siguruar besueshmërinë. Marrëdhëniet mes medies dhe përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë publike, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për policinë apo institucionet tjera kontribuues të drejtpërdrejtë në sektorin të sigurisë, janë zakonisht të tensionuara. Dhe, ky tension i karakterizon jo vetëm raportet e medieve dhe institucioneve tona por edhe ato të demokracive më të zhvilluar, ku e drejta për informim dhe qasje në informata e dokumente zyrtare, është ligjërisht mirë e definuar. Kjo,


UP News mbase, për faktin se që të gjitha këto institucione kanë burokraci të bazuar në një hierarki të ngurtë, për shkak të misionit që kanë dhe natyrës së punës, ku kërkohen disiplinë dhe maturi në çdo prononcim.

24 orë punë Mirëpo, nga përvoja e deritanishme në këtë lëmi, dhe nga puna shumë e afërt si me përfaqësues të medieve ashtu edhe me përfaqësues të sektorit të sigurisë, mund të them se faktor përcaktues në këto raporte është fakti se që të dy palët kanë shumë pikëpyetje në veprimtarinë e tyre. Le t'i përmendim disa nga këto: si ashtu dhe institucionet e sigurisë janë në shërbim të qytetarit, që të dy palët janë në terren, mbulojnë ngjarje ditore si aksidente, akte kriminale, djegie, katastrofa natyrale apo nga ato të shkaktuara nga faktori njeri, e deri te përcjellja apo ruajtja e figurave të ndryshme, gjë që nënkupton se jo rrallëherë ia "zënë diellin" njëri tjetrit. Në këto raste janë ato të cilat janë të interesuara që t'i bëjnë publike të gjitha informatat e mbledhura ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë publike janë të prirë që t'i mbajnë të fshehura, apo t'i japin vetëm pjesërisht, qoftë për shkak të ndjeshmërisë, apo për shkak të mbledhjes së dëshmive e deri te arsyeja e thjesht se presin që një komunikim të tillë ta bëjnë ata të cilët janë të thirrur ta bëjnë këtë, pra zyrtarët për komunikim me media apo dhe dikush nga menaxhmenti i lartë i institucionit sepse ky komunikim, siç u tha dhe më lartë, është i rregulluar me ligj dhe me rregullore të brendshme. Mirëpo, kjo mënyrë e komunikimit, nuk është ajo e cila e lehtëson punën e gazetarëve. Disa institucione të sigurisë publike komunikimin me media e kanë të definuar me ligj dhe me rregullore të

Revistë e Gazetarisë brendshme, gjë që jo gjithmonë ndodhë kur bëhet fjalë për . Le ta marrim si shembull BBC-në. Ky medium me renome botërore këto raporte i ka të rregulluara përmes udhëzuesve të brendshëm, dhe atë deri në detajet më të vogla, duke ua lehtësuar kështu punën punëtorëve të vet, por edhe duke vënë në vend standarde të caktuara pune. Ndërsa në Kosovë, jo të gjitha e kanë të rregulluar këtë bashkëpunim me sektorin e sigurisë. Këtu, sipas njohurive të mia, që mund edhe të mos jenë të plota, bënë përjashtim mediumi publik i Kosovës, Radio Televizionin e Kosovës (RTK) i cili është nga mediumet e pakta që përmes dokumentit "Standarde profesionale" e rregullon paraqitjen dhe punën e gazetarëve gjatë mbulimit të temave që në një mënyrë apo tjetrën ndërlidhen me institucionet e sigurisë siç janë gjyqësori, armata dhe policia. Këtë bashkëpunim e rregullon përmes pikave 5.2.2 Identiteti i të dyshimtit, 5.10.1 Mjetet profesionale, 6.1 Raportet ndaj armatës dhe pikës 6.2 Raportet ndaj policisë, por që njëkohësisht po në këtë dokument dhe po në këto pika, mbanë dhe mbron të drejtën e patjetërsueshme të vetëvendosjes mbi çështjet që kanë të bëjnë me informimin e opinionit, si dhe zbardhjen e informatave edhe në rast të mos prononcimit zyrtar për çështje të caktuara. Përmes këtij dokumenti RTK gjithashtu rregullon edhe mundësinë e ndërhyrjes institucionale në veprimtarinë profesionale përfshi këtu edhe publikimin e informatave të përgatitura nga vet institucionet e sigurisë. Për shembull, policia për emisione të caktuara, dhe me interes për këtë institucion, është dashur që paraprakisht përmes zyrës ligjore të përpiloj dhe nënshkruaj marrëveshje mirëkuptimi për të

transmetuar në RTK. Por nuk duhet harruar se dhe policia kanë një varshmëri në marrëdhënien e tyre e cila shpeshherë karakterizohet me bashkëpunim dhe konflikt, mu për shkak të rolit që kanë dhe ngjashmërive që kanë. Janë këto dy institucione shumë të rëndësishme të shoqërisë që punojnë 24 orë dhe atë shtatë ditë të javës, ndërsa punën e tyre e karakterizon stresi dhe rrezikshmëria e lartë. Mediet janë ato të cilat e informojnë publikun mbi krimin, kërcënimet që i bëhen sigurisë së individëve dhe komunitetit në përgjithësi, dhe mbi masat që ndërmerr policia për zgjidhjen e problemeve që ka komuniteti. , gjithashtu mund ta lajmërojnë publikun edhe për keqpërdorimet e mundshme nga ana e policisë, për korrupsionin apo dhe për policët që thjesht nuk i kryejnë detyrat e tyre, por gjithnjë duke mos e keqpërdorur fuqinë që kanë. Një zhvillim në sferën e komunikimit për shërbimin policor në Kosovë, dhe jo vetëm te ne, konsiderohet zyra për komunikim me

Mars 2010 | 7 media, respektivisht zyrtarët për informim publik, që është pika kryesore e kontaktit për media gjatë punës që ka të bëjë me çështjet e policisë. Gazetarët, duhet ta kuptojnë se përveç funksionit mbikëqyrës dhe paraqitjes së informatave të sakta, të balancuara dhe me kohë për çështje me interes për shoqërinë, duhet t'i ndihmojnë qytetarët të marrin vendimet e duhura, sepse janë po ata që funksionojnë si një instrument i qeverisjes së mirë. Duhet të bëhet e qartë se gazetaria e mirë ofron kanale të komunikimit në shoqëri, duke ndihmuar në edukimin, informimin, si dhe shkëmbimin e informacionit mes publikut dhe udhëheqësve të saj. Gazetari kështu luan një rol të rëndësishëm në analizën e problemeve dhe identifikimin e mundshëm të zgjidhjeve dhe alternativave. Mos të harrojmë se e lira ekzistojnë kur ato janë të mbrojtura nga ushtrimi arbitrar i pushtetit të qeverisë dhe kur pluralizmi i medies është i institucionalizuar.


Mars 2010 | 8

Revistë e Gazetarisë

UP News

REKTOR, DUAM EDHE HISTORI! Blerta MALIQAJ renda një jave dy herë jam ndier e turpëruar, për dy arsye: 1. Për vendimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP), prof. dr. Mujë Rugova, që Gjuha shqipe të jetë lëndë obliguese për të gjitha fakultetet e UP-së, dhe 2. Nga opinioni i disa studentëve lidhur me, ndërrimin apo mosndërrimin e emrit të UPsë. Si studente e Universitet të Prishtinës u ndjeva e turpëruar, për faktin se kjo dëshmon që 12-13 vjetët tanë të shkollimit paraprak nuk paskan vlerë, na paskan shkuar huq, vite gjatë të cilave lëndën kryesore e kemi pasur gjuhën shqipe, dhe të gjitha lëndët e tjera i kemi mësuar në gjuhën shqipe. Rektori në vend të këtij vendimi, do të duhej të merrte masa për mospranim në UP të atyre që kanë probleme të mëdha me gjuhën shqipe, por edhe të ndalohej pranimi i atyre që hyjnë në fakultet pa iu nënshtruar testit fare. Në vend të kësaj të fuste test më rigoroz të gjuhës shqipe në provim pranues. Mjafton një paragraf që të shihet se ku qëndrojmë me gjuhën shqipe, e lëre më një test i tërë i provimit pranues. Në

B

UP janë pranuar studentë shumë të dobët, bile-bile ka dhe nga ata që kanë probleme të mëdha edhe me shkrim-lexim. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri te rënia e nivelit të arsimimit të lartë. Me këtë vendim të rektorit, është parë shumë qartë se një hap i tillë është marrë me qëllimin më të mirë. Nëpërmjet kësaj rektori ka marrë mundin t'i përmirësojë gabimet e paraardhësve të tij, por kjo nuk do të çojë deri te destinacioni i synuar. E them këtë sepse, rektori Rugova është i thirrur të rregullojë e udhëheqë punët në universitet, e sa u përket shkollave fillore dhe të mesme, ato i kanë drejtorët e vet, i kanë drejtoritë komunale për arsim. Dhe, mbi të gjitha, me to duhet të merret Ministria e Arsimit, duke i shtrënguar e, nëse është nevoja, edhe përjashtuar drejtorët dhe profesorët e ciklit të mesëm dhe të ulët, klasat e të cilëve më së paku u ngjajnë vendeve ku mësohet e më së shumti i ngjajnë cirkut. Prandaj, them se qëllimi i rektorit ka qenë i mirë,

por kjo punë nuk i përket fushëveprimit të askujt tjetër, përveç atyre që u përmendën më lart. Nëse ua kryejmë punët atyre që janë obliguar me to, s'kemi bërë gjë tjetër, përveçse e kemi legjitimuar papunën, dembelinë dhe joseriozitetin e profesorëve të ciklit të mesëm dhe të ulët. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë, që punëve të cilave ua kemi rrahur gjoksin dhe i kemi pranuar t'u dalim zot, dhe t'i qojmë deri në fund, e jo gjithmonë të jetojmë në stilin e parazitit, në kurrizin e të tjerëve.

Arsyeja e dytë Ndërkaq, arsyeja e dytë që më bëri të më vijë turp që jam studente e UP-së, ka të bëjë me rezultatet e një hulumtimi të bërë me studentët e UP-së. Rezultatet e këtij hulumtimi u botuan në nr. e dytë të revistës "UP News" me titullin: "UP-së të mos i ndërrohet emri". Hulumtimi ishte i bazuar në propozimin e ish-studentëve të Lëvizjes Studentore të vitit

1997, të cilët në një mbledhje komemorative për ishrektorin prof. dr. Ejup Statovci, propozuan që Universiteti i Prishtinës ta mbajë emrin e tij, dhe të quhej: "Universiteti Ejup Statovci". Por, gjithë ajo që më befasoi për të keq ishin rezultatet e përgjigjeve të studentëve të anketuar, të cilët nga padituria e tyre se për çka po bëhej fjalë, janë përgjigjur në mënyrë injorante, vetëm e vetëm që të thonë atë "JO"në, që jemi mësuar ta dëgjojmë shumë shpesh. Në pyetjen se A do të duhej që UP-ja ta barte emrin e profesor Ejup Statovcit? 88 % të studentëve të anketuar janë përgjigjur me "JO", derisa 12 % e tyre janë përgjigjur me "PO". Ai 88 % jo vetëm që kanë dëshmuar se janë për t'ua mësuar prapë gjuhën shqipe, por dëshmuan që duhet të mësojnë edhe historinë më të re, pjesë e së cilës ishin edhe ata vet. Do të ishte krejt normale nëse këta studentë do ta kundërshtonin këtë ide dhe së bashku me "JO"-në që kanë dhënë, të jepnin një arsye pse nuk duhet që Universiteti ta bartë emrin e profesor Ejupit. Por, këta të mjerë (e kam fjalën për ata që flasin pa qenë fare të informuar) nga anketimi që është bërë, 77 % e tyre as që e kanë pasur idenë se kush ishte Ejup Statovci, e lëre më ta kenë të mbështetur diku JO-në e tyre. Sa do të doja ta dija: A thua çfarë ndjenje u zgjon emri Universiteti i Prishtinës?, që me aq ngulm duan ta mbajë ketë emër


UP News Universiteti ynë? Ndoshta ata e dinë përgjigjen... Për mua emri Universiteti i Prishtinës bart në vete një pjesë të madhe të historisë tonë si popull, por edhe sikur ky emër të shndërrohej në "Universiteti Ejup Statovci", përsëri do ta kishte po atë domethënie, bile edhe më të madhe, kur dihet kontributi i prof. Statovcit që dha për UPnë. Shkurt e shqip, asgjë nuk do të kishim humbur, përveçse do ta nderonim veten duke e nderuar dikë që bëri shumë për ne. Sikur të ishim në një kohë kur, nuk ka pasur madje as libra, do të mundohesha të mendoj se këta studentë nuk kishin mundësi të informoheshin. Por, nuk ka kaluar shumë kohë nga periudha kur UP është udhëhequr nga prof dr. Ejup Statovci, i cili ka merita të veçanta si në aspektin shkencor ashtu edhe në atë kombëtar. Dhe, para se të thuhej JO për ndërrimin e emrit të UP-së, me emrin e profesor Ejupit, do të duhej të dihej që: Prof. dr. Ejup Statovci ishte rektor i Universitetit të Prishtinës në dy mandate, nga viti akademik 1991/92-1997/98. Profesor Ejup Statovci ishte autor i shumë monografive dhe veprave shkencore. Profesori ishte njëri ndër ata që kontribuuan shumë në riorganizimin dhe mbijetesën e UP-së gjatë viteve 1991-99, në kohën kur Universiteti u mbyll nga okupatori serb. Më 1 Tetor 1997 profesor Statovci, së bashku me udhëheqësit e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ishte në ballë të protestave kundër regjimit serb, të cilët bënë kthesë revolucionare për studentët dhe mbarë popullin shqiptar. Profesori ka merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm intelektual dhe njerëzor në mbrojtjen dhe mbijetesën e Universitetit në kohën e sfidave më të mëdha të çështjes sonë kombëtare. Profesor Statovcit iu dha titulli "Anëtar nderi i UP-

Revistë e Gazetarisë

së/postmortum". Ky titull i është dhënë në pajtim me statutin e UP-së neni 200. Me një rast bashkorganizatori dhe njëri nga përfaqësuesit e studentëve të vitit 1997, Albin Kurti, për profesorin pati thënë "Përgjatë historisë, ngjarjet mundësohen nga masat e njerëzve dhe institucionet, kurse prodhimi i ngjarjes përfundon i identifikuar me një apo fare pak njerëz. Për 1 tetorin 1997 mund të thuhet e kundërta. Nëse ngjarjen e 1 tetorit e prodhuam të gjithë ne studentët dhe profesorët e Universitetit, atë ngjarje e mundësoi kryesisht vetëm një njëri - Ejup Statovci" , këto janë fjalë të pakta nga të shumtat që janë thënë e thuhen për profesor Ejup Statovcin. Përveç gjithë kësaj, pra kundërshtimit të idesë për ndërrimin e emrit të Universitetit, këta studentë ia kanë bashkangjitur edhe paralajmërimin se, nëse do t'i ndërrohej emri UP-së, mënyrat e kundërshtimit do të ishin nga më të ndryshmet, siç janë: protestat, demonstratat dhe bojkotimi i procesit mësimor. Shumë më mirë do të ishte që, ne me forma paqësore ta kundërshtojmë çmimin e lartë të pagesës së studimeve, i cili çmim për ne dhe për familjet tona me vështirësi përballohet, marrë parasysh të ardhurat financiare të familjeve tona. Të

kërkonim që të ngrihet cilësia e studimeve, ose që nxehëset në fakultete të funksiononin, e mos të ngriheshim nga të ftohtit gjatë mbajtjes së ligjëratave, e për shumë e shumë probleme të tjera me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Por, falë Zotit, kërkesa e opinione të këtilla nga njerëz të painformuar nuk hasin në mirëkuptimin e profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët e dinë veprimtarinë e prof. Statovcit. Gjithashtu, dinë se si të trajtohen studentë të këtillë, të cilët presin me padurim që të ndodhë diçka, çfarëdo qoftë, edhe ndonjë krizë për Universitetin, vetëm e vetëm të dalin në protesta e të mos zhvillohet procesi mësimor, sepse nuk e kanë të qartë arsyen e ardhjes në studime, e lëre më a duhet t'i mbetet emri Universiteti i Prishtinës, apo "Universiteti Ejup Statovci". Ne të gjithë jemi dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë, dikush më i ri, e dikush në atë moshë që edhe i ka shërbyer luftës për çlirimin e vendit. Dhe fare mirë e dimë historinë tonë. Është shumë e turpshme të mendojmë se ka kaluar kohë e gjatë nga ajo kohë, dhe se duhet t'i harrojmë ata të cilët dhanë gjithçka që patën madje edhe jetën, që ne të jetojmë dhe studiojmë të lirë në gjuhën tonë amtare. Nëse harrohet shpejt ajo që i ka ndodhur

Mars 2010 | 9

këtij populli, ekziston rreziku që të përsëritet historia, e cila për ata që akoma e mbajnë në mend krahas krenarisë ka qenë edhe shumë e dhimbshme. Tani s'na mbetet tjetër, vetëm t'ia propozojmë rektorit Rugova edhe historinë, si lëndë obliguese për të gjitha fakultetet, e ai ta merr vendimin. Me këto gjëra ky nivel i studentëve dëshmon se nuk është në Universitet për të studiuar, sepse nuk ka arritur akoma në atë stad, por për ta mësuar gjuhën shqipe dhe historinë. Në vazhdimësi të kësaj lind pyetja se, nëse ne nuk dimë se kush bëri, e çka bëri gjatë periudhës që ne jetuam dhe po jetojmë, a thua kush do të dijë ta shkruajë historinë tonë në të ardhmen? Brezat që do të vijnë pas nesh, nuk do të dinë asgjë për historinë e paraardhësve të tyre, sepse ata e kishin harruar atë. E nëse harrohet historia nga ne, nuk na mbetet gjë veçse të vazhdojmë të jemi argatë të të tjerëve në tokën tonë. Kjo do të duhej të na bënte të turpëroheshim për vetveten dhe për pjesëtarët e tjerë të kësaj shoqërie, që si duket nuk i ka humbur vetëm fija, por edhe lëmshi. (Autorja është kandidate për studime master në Gazetari UP)


Mars 2010 | 10

Revistë e Gazetarisë

UP News

E FOLURA PUBLIKE: PARAQITJA E MESAZHIT vetën duke e përdorur si burim energjie pozitive. Siç do ta shohim më poshtë ka disa metoda për ta bërë këtë. Thelbi i tyre është kuptimi i problemit, pra kuptimi i frikës nga e folura në publik.

B. Burimet e stresit Dr. Ermal HASIMJA I. FRIKA NGA E FOLURA NË PUBLIK Është padyshim një nga frikët më të mëdha të njerëzve. Një folës mund të përgatitet shumë mirë, të jetë student apo ekspert i shkëlqyer, të gjendet përpara njerëzve që e respektojnë, por frika e të folurit e bllokon kur shfaqet përpara të tjerëve. A do të them atë që duhet, a do ta them ashtu si duhet, si do të dukem, ku do t'i mbaj duart, çfarë do të mendojnë për mua? Këto pyetje janë shpesh shkatërruese për vetëbesimin e folësit. Megjithatë, e folura publike nuk është talent si piktura apo futbolli: ndryshimi i madh është se të folurit në publik mësohet.

A. Stresi pozitiv dhe stresi bllokues. Së pari duhet kuptuar se stresi i së folurës përpara një publiku nuk është diçka negative sikurse mendon shumica. Përkundrazi, folësit më të mirë publikë nuk janë ata që nuk kanë stres, por ata që kanë stres, por e menaxhojnë mirë atë. Është njësoj si në rastin e një muzikanti i cili nuk do të arrinte ta performonte maksimalisht pjesën e tij nëse nuk do të ishte i tensionuar. Një folës i mirë e kthen stresin në përparësi të

Ka disa arsye përse njerëzit kanë frikë të flasin publikisht. Ja disa prej tyre:

1. Përvoja të mëparshme negative. Disa prej nesh mund të kenë pasur përvoja negative me të folurën publike: mund të jenë paraqitur dobët dhe akoma me keq, mund të jenë kritikuar apo edhe tallur nga të tjerët. Është vërtetuar nga studimet se individët që janë rritur nga prindër kritikues kanë më tepër frikë se të tjerët për të folur në publik.

2. Besime të paarsyeshme Disa njerëz bllokohen nga mungesa e besimit ose nga besime negative që kanë për veten. a. Besimi në dështimin e fjalimit. Në këtë rast individi mendon se nëse diçka mund të të shkojë keq, patjetër që do të shkojë keq. P.sh. : "Sapo të dal përpara publikut do të më qepet goja", ose "Sapo të dal në podium do t'i harroj të gjitha" ose "Do të dukem si palaça cirku" ose "Do t'ju dukem si i paaftë". Të gjitha këto ndjekin procedurën e një profecie vetëpërmbushëse. Një mënyrë për t'i shpëtuar është të analizosh qëndrimin e mundshëm të

mjaftueshme të bindësh shumicën.

• "Të gjithë folësit e mirë publikë, në fillim ishin folës të dobët". Ralph Waldo Emerson

C. Tejkalimi i frikës nga e folura në publik

publikut. P.sh. duke pasur parasysh se publiku beson se ti ke diçka interesante për të thënë që ata nuk e dinë, derisa publiku është aty domethënë se kanë besim se do të jesh në lartësinë e duhur, të gjithë e dinë që nuk është e lehtë të flasësh publikisht, edhe nëse bëj ndonjë gabim do të jetë plotësisht normale sepse ndodh gjithmonë, etj. Duhet pasur parasysh se stresi është i dukshëm shumë më tepër të vetë folësi sesa te publiku. Publiku nganjëherë nuk e ndjen fare stresin e folësit, madje shpesh ka përshtypjen se folësi nuk është fare i stresuar, ndërkohë që ky i fundit ndoshta është duke i rrahur zemra me 140 rrahje/sekondë. b. Përsosmëria. Disa folës e kanë frikë të folurën publike sepse mendojnë se nuk janë të aftë të flasin në mënyrë të përsosur dhe presin nga vetja diçka të tillë. Në fakt, përsosmëria është e pamundur. Askush nuk është i përsosur. Dhe jo vetëm kaq. Nganjëherë gabimet e vogla e bëjnë fjalimin më njerëzor. Disa folës i përdorin gabimet e tyre për të krijuar atmosferë të relaksuar në sallë duke bërë shaka me veten. c. Miratimi i publikut. Disa të tjerë kanë frikë se mos nuk marrin miratimin e të gjithë sallës. Mirëpo miratimi i gjithë sallës është i pamundur. Nuk mund t'i kënaqësh apo t'i bindësh të gjithë. Është e

Ja disa metoda për të tejkaluar frikën apo stresin nga e folura në publik: 1. Përdoreni stresin në favorin tuaj. Disa atletë e nxisin stresin në mënyrë të ndërgjegjshme për të arritur rezultate më të mira. Ju mund të bëni të njëjtën gjë, por me kujdes. 2. Analizoni në mënyrë logjike frikën tuaj. Kjo arrihet duke i dhënë një përgjigje të arsyeshme çdo elementi të frikës suaj. P.sh. "sapo të dal në podium do t'i harroj të gjitha" - përpiquni të përfytyroni realisht se sa e mundur është kjo gjë, sepse në fakt nuk ndodh shpesh ose ndodh vetëm në 20 sekondat e para. Pas sekondave të para trupi i njeriut e ul prodhimin e hormoneve që nxisin stresin dhe gjendja kthehet normale. Mund të kuptoni se, edhe nëse bllokoheni për pak çaste, kjo është diçka që u ndodh të gjithëve dhe nuk do të ishte aspak katastrofike, madje shumica e të pranishmëve do të ndjenin mirëkuptim për ju. 3. Rrini të fokusuar te publiku dhe jo te vetja. Duke i kushtuar shumë vëmendje vetes mund të stresoheni më tepër sesa duhet. Përqendrohuni më shumë te publiku duke parë reagimin e tyre dhe duke menduar sesi si t'i tërhiqni më mirë drejt asaj që po thoni. 4. Mbani qëndrim pozitiv. Ka tri gjëra për të cilat mund të punoni me veten për ta bindur se situata është


UP News

Revistë e Gazetarisë

shumë pozitive: a. Ky është një rast i mirë për të treguar veten dhe jam i lumtur që jam këtu. b. Unë e zotëroj mirë temën për të cilën po flas. c. Më intereson publiku dhe reagimi i tij ndaj mesazhit tim. Një teknikë tjetër është vizualizimi i vetes. Përpara fjalimit, përpiquni të përfytyroni veten duke folur në sallë dhe duke marrë një reagim shumë pozitiv nga publiku. Përfytyroni veten duke folur dhe duke përdorur me sukses gjuhën e trupit. 5. Mbi të gjitha, përgatituni. Përgatitja është ilaçi më i mirë kundër stresit.

II. LLOJET E PARAQITJES Ka disa lloje paraqitjeje të një fjalimi në publik. A. Paraqitja jashtëkohore. Mark Tueni thoshte me shaka: "Zakonisht më duhen më tepër se 3 javë për të përgatitur një fjalim të mirë të improvizuar". Në rastin e paraqitjes jashtëkohore fjalimi përgatitet mirë më përpara, por paraqitet në publik në një formë të tillë që të duket sikur po improvizohet aty për aty. Përparësia e madhe është se lejon mbajtjen e kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun. Por kërkon përgatitja shumë serioze dhe planifikim të qartë. B. Paraqitja e improvizuar. Sikurse duket dhe nga emri kjo lloj paraqitjeje improvizohet. Edhe kjo ka përparësi kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun, por problemi qëndron te mungesa e përgatitjes. Zakonisht përdoret në takime apo mbledhje joformale dhe pa shumë kërkesa të rrepta profesionale. C. Paraqitja e lexuar. Kjo paraqitje është më e sakta nga pikëpamja verbale, por dëmton rëndë kontaktin me publikun. Folësi i mban sytë te letra që po

lexon dhe humb kontaktin me sy me sallën. Gjuha e trupit mbetet e kufizuar. Kjo paraqitje këshillohet kryesisht në fjalime shkencore dhe profesionale ku kërkohet rigorozitet maksimal. D. Paraqitja e mësuar përmendësh. Kjo është e ngjashme me paraqitjen jashtëkohore, por kujdesi për të recituar përmendësh redukton mundësinë për të përdorur komunikimin joverbal si dhe për të reaguar ndaj reagimit të publikut.

III. MENAXHIMI I TË FOLURIT NË PUBLIK Disa elementë janë shumë të rëndësishëm gjatë të folurës në publik: 1. Paraqitja. Duhet të jetë në përputhje me situatën dhe me publikun. Studimet tregojnë se publiku ndihet më mirë me folës të cilët janë veshur pak a shumë si ata. Nuk duhet tepruar me veshjen, sepse rrezikohet

të përqendrohet vëmendja e publikut te veshja dhe jo te mesazhi. Një nga format më të suksesshme të veshjes është ajo e takimeve të punës, p.sh. me kostum. 2. Lëvizja. Lëvizja është një nga elementët që tregon për qëndrimin tuaj ndaj publikut. Ajo mund të tregojë stres, pasiguri, mendjemadhësi, etj. Duhet bërë kujdes që lëvizjet të mos jetë të tepërta, por as të jeni i ngurtë. Është e rëndësishme të jeni vetvetja. Nëse është e mundur lëvizni ngadalë në sallë për të qenë më pranë pjesëve të ndryshme të publikut, për aq sa është e mundur, por mos shkoni nga poduimi te dera. 3. Qëndrimi. Trupi duhet mbajtur drejt dhe nuk duhet lënë të shkojë anash. Vetëm folësit me autoritet shumë të lartë apo njerëz shumë të rëndësishëm mund të mbajnë qëndrime të anuara, sepse kjo krijon situatë relaksuese për pub-

Mars 2010 | 11 likun. Nëse jeni ulur, mos u kërrusni në karrige, por mbajeni trupin drejt, mundësisht me një kënd të vogël të drejtuar nga publiku. Krahët nuk duhen kryqëzuar. 4. Fytyra. Serioziteti dhe nganjëherë edhe një buzëqeshje e lehtë mund të jenë dy elementët më të suksesshëm. Është e rëndësishme të mos jenë të sforcuar. Me fitimin e përvojës fytyra e merr vetë në dorë situatën duke ia përshtatur mimikën automatikisht fjalimit. 5. Kontakti me sy. Është një nga elementët pa të cilin suksesi nuk është i mundur. Mbani kontakt të vazhdueshëm me sy me publikun. Përpiquni që ta shihni në sy secilin prej të pranishmëve (nëse nuk po flisni para një regjimenti ushtarak) të paktën një herë gjatë fjalimit. Kontakti me sy ju ndihmon edhe për të matur reagimin e publikut gjatë fjalimit tuaj. 6. Zëri. Zëri duhet të ketë disa parametra të rëndësishëm: a. As shumë i lartë e as shumë i ulët. Përshtatuni me akustikën e sallës dhe mendojeni veten njësoj sikur të ishit duke dëgjuar. b. Më mirë flisni më pak dhe shkurtojeni fjalimin tuaj, sesa të flini shumë shpejt për të thënë të gjithë atë që doni të thoni. c. Mprehtësia. Stresi ose nxitimi mund të bëjë që zëri juaj të jetë më i mprehtë duke dëmtuar mundësinë për të kapur vëmendjen e të tjerëve dhe duke i treguar publikut për pasigurinë tuaj. Zëri duhet të jetë me mprehtësinë tuaj normale. Herë pas here përpiquni të dëgjoni veten që të kuptoni nëse zëri është ashtu si duhet. d. Shqiptimi. Shqiptimi duhet të jetë i qartë. Mosshqiptimi i qartë i fjalëve shkakton humbjen e vëmendjes te publiku. (Autori është komunikolog nga Tirana)


Mars 2010 | 12

Revistë e Gazetarisë

UP News

Bisedë me rektorin e Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova

Çmimi për semestër mbetet 50 euro Lirije KLAIQI uk do të ketë ngritje të çmimit për studime në Universitetin e Prishtinës (UP). Beson se sa të jetë në krye të universitetit në të do të mbretërojë vetëm ligji. Secili pedagog ose asistent për secilën orë të humbur do të dënohet me 50 euro. Ka thënë se synim e ka rritjen e dëshirës për sa më shumë dije dhe shkencë në universitet sikur te studentët ashtu edhe te profesorët. Ka treguar se qëllim e ka edhe bërjen e planprogrameve të përafërta me universitetet publike mbarëshqiptare. Flet rektori i UP-së, Mujë Rugova.

N

Do të ndëshkohen profesorët e padisiplinuar Rektori Rugova është shprehur se e ka pasur shumë të lehtë adaptimin në postin e rektorit, pasi, sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ai është në pozita udhëheqëse. "Universiteti i Prishtinës është një institucion i rëndësishëm, i cili ka edhe specifikat e veta. Është institucion ku ke kontakt me shumë njerëz, me faktorin e jashtëm, me njerëz që vijnë me punë e pa punë, por duhet gjetur forcë për të ecur përpara", ka thënë Rugova. Ndërkohë që si sfidën kryesore gjatë punës së tij e sheh rikthimin e profesorëve në amfiteatro, salla, në biblioteka, laboratorë dhe në punëtori, pasi për njëzet vjet nuk është arritur kjo. "Në '90-'99 studentët e profesorët ishin në rrugë. Punonin pa kushte. Ajo kohë shumë pedagogë i nxori nga rrjedha e zhvillimit të këtij universiteti, nga zhvillimi i shkencës

• Profesorët për çdo orë të humbur do të dënohen nga 50 euro dhe i mësimit. Ndjenja e dëshira të qëndrojnë në laboratorë, biblioteka, arkiva sikur u venit", është shprehur ai. Edhe pse është munduar ta bëjë një gjë të tillë, thotë se ende nuk e ka arritur atë që do. "Nuk jam fare i kënaqur. Unë edhe pse në fillim vendosa që mësimi të fillojë në orën 8:00 dhe të mbarojë në orën 20:00, kjo kërkesë nuk po përfillet nga njësitë akademike", ka treguar ai, kurse fajin për këtë ua hedh udhëheqësve të njësive akademike. "Më siguri në semestrin tjetër do të kemi përplasje nëse ky vendim nuk respektohet. Profesorët, asistentët e të gjitha niveleve medoemos duhet t'i përmbahen këtij vendimi", ka thënë i pari i UPsë. Por, nëse ky vendim nuk respektohet, do të pasojnë dënimet; për çdo orë të humbur secili profesor do të dënohet me 50 euro. "Ne si staf, bashkë me Këshillin Drejtues kemi marrë një qëndrim që për çdo orë të humbur profesorët të

ndëshkohen me 50 euro. Kështu që, shumë profesorëve dhe asistentëve do t'u shkëputen nga të ardhurat personale paratë për aq orë sa nuk mbajnë mësim", ka thënë rektori Rugova.

S'ka ngritje të çmimit për semestër Rugova ka treguar se tashmë të gjitha mungesat e profesorëve janë duke u evidencuar. "I kemi marrë të dhënat e para nga Fakulteti i Makinerisë dhe nga Fakulteti i Xehtaro-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ngjashëm do të veprohet edhe me të gjitha njësitë e tjera akademike. Askush nuk mund të paguhet për mospunë, duke filluar nga unë", ka shtuar ai. Rugova ka mohuar se do të ketë rritje të çmimit të studimeve. Ai ka thënë se për këtë vendos KD në bashkëpunim me MASHT-in. "Bisedat që janë bërë korridoreve dhe ndonjë propozim për ngritjen e çmimit për studime, për të cilin nuk ka

pasur kurrë fare vendimi, nuk çojnë peshë. Por, në UP nuk ka asnjë ndryshim. Edhe nëse ne do të donim të bënim diçka të tillë, leja do të duhej të merrej nga MASHT-i", është shprehur ai. Po ashtu, Rugova ka treguar edhe për ecurinë e punës prej që ai e ka marrë drejtimin e UP-së. Ai ka thënë se plani të cilin e ka paraqitur kur ka kandiduar për rektor është duke gjetur zbatim dhe në praktikë. "Plani im është në realizim e sipër, rrugët janë hapur", ka thënë ai. Rugova ka përmendur bashkëpunimin me shumë universitete shqiptare dhe ndërkombëtare. "Si menaxhment i UP-së kemi marrë vendim të prerë, që të zgjatet orari i mësimeve, që të ketë hapësira të mjaftueshme për mësim, që programet të bëhen sipas Bolonjës, njëkohësisht të jenë të përafërta me universitetet e tjera shqiptare, që Gjuha shqipe të futet si lëndë obliguese në të gjitha fakultetet e UP-së, në mënyrë që studenti kur t'i mbarojë studimet të fitojë një kulturë komunikimi si në të shprehur ashtu edhe në të shkruar", ka theksuar ai. (Autorja është gazetare në gazetën "Epoka e re")


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 13

Partitë politike në raport me opinionin publik dhe mediet

Lidhja midis medieve dhe partive politike Gëzim QERIMI jë parti politike është një organizatë politike e cila synon të marrë, ta mbajë pushtetin dhe të qeverisë. Një gjë të tillë ato e arrijnë nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje, para mbajtjes së të cilave ato propagandojnë programin dhe ofertën e tyre për votuesit. Të paktë kanë qenë dhe mbeten ata udhëheqës të partive politike që kuptojnë në kohën e duhur rëndësinë e të pasurit në aleancën për lidership një zë të fortë të opinionit publik. Në këtë kontekst mund të themi se është e pamundur që një udhëheqës politik të bëjë për vete një turmë të tërë në demokraci. Në shumicën e sistemeve politike në botë sot përdoren mekanizma të ndryshëm për ta bërë për vete turmën. Për këtë sot partitë politike më së shumti i kushtojnë rëndësi dy fushave a) marrëdhënieve me publikun dhe b) marrëdhënieve me mediet. Fusha e marrëdhënieve me publikun është legale dhe sot çdo parti politike moderne i kushton rëndësinë më të madhe nëse vërtet ka për qëllim mbajtjen e pushtetit apo fitoren e pushtetit. Marrëdhëniet me publikun konsistojnë në të gjitha format e komunikimit të planifikuar, të jashtëm dhe të brendshëm, në mes të institucionit të caktuar dhe grupeve të ndryshme shoqërore që të arrihet deri te qëllimi final lidhur me mirëkuptimin reciprok. Për këtë arsye, investimi që duhet bërë nuk bëhet tek turma, por tek njerëz të caktuar me ndikim të posaçëm intelektual dhe organizative në rrethet e gjëra shoqërore dhe në medie. Këta njerëz, me fjalë të tjera, quhen edhe "mobilizuesit e opinionit publik" për një çështje të caktuar. Shumica prej tyre janë mercenarë. Zyrtarët e partive politike që janë të caktuar për fushën e marrëdhënieve me publikun gjithmonë

N

duhet t'i kushtojnë rëndësi raporteve me mediet, raporteve me anëtarësinë e sidomos me militantët e partisë, kontakteve me organizatat dhe institucionet e ndryshme, marrëveshjet me grupet e ndryshme shoqërore siç janë (grupet fetare, rinore, grupet e pensionistëve ,të sindikatave të ndryshme të pavarura etj.). Por, ajo çka është më e rëndësishme është se duhet pasur kujdes që çdo marrëveshje me këto grupe duhet të realizohet në mënyre që të vazhdojë partneriteti i arritur. Zyrtari për MJ duhet pasur karakterin e pranueshëm në rastin e komunikimit me opinionin në kohë krize dhe të ketë komunikim edukativ.

Pse nuk ka medie të lira? Lidhja midis medieve të lira dhe të pavarura dhe partive politike e demokratike kërkojnë shpjegime të sakta. Një numër njerëzish ndoshta mendojnë se mediet e lira ekzistojnë vetëm për ta. Mirëpo, shumica kërkesën e vet (gjithsesi gjeopolitike) për ekzistimin e medieve të paanshme e lidhin me rolin e tyre në përforcimin ose nxitjen e demokracisë. Edvin Bejker (Edwin Baker) ka shkruar, me një dozë të vogël ironie, se pa shtypin e lirë demokracia është e pamundur. Nëse bëjmë një analizë të pavarur dhe të

pandikuar nga ideologjitë dhe grupet e interesit rreth shtypit të lirë del se demokracia deri më tani ka qenë dhe vazhdon të mbetet e paarritshme. Realisht sot çdo organizim politik në botë ka mediet e veta të shkruara dhe elektronike që i kontrollon në një formë apo në një formë tjetër. Për ta kuptuar pse nuk ka medie të lira në radhë të parë duhet ta kuptojmë rëndësinë e medieve. Duhet kuptuar se njerëzit e medieve përbëjnë atë që quhet lidership opinional. Këta janë njerëzit më të zellshëm në manipulimin e një opinioni publik dhe drejtimin e tij nga i intereson krahut të caktuar politik që ka "punësuar" lidershipin opinional. Këta janë udhëheqës që në gjuhën politike quhen edhe "përçarës" të opinionit publik dhe prej kësaj përçarjeje ata nxjerrin konkluzionet e duhura për sa i përket forcës që duhet t'i shërbejnë. Në shumë raste përfaqësuesit e lidershipit opinional nuk janë intelektualë, madje nuk kanë lidhje me këtë gjë. Por, ata kanë një aftësi. Kjo aftësi quhet komunikim zhargon i cili me ose padashur pëlqehet nga një masë e konsiderueshme e popullit. Folësit televizivë, drejtuesit e programeve politike dhe "këshilltarët" e veçantë të çështjeve politike, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke ndryshuar modelin e flokëve sesa në elaborimin e një ideje të caktuar.

Por, në politikë qëndron më mirë nga të gjitha shprehja "ishin pak ata që bënë për vete shumë". Kështu duhet të jetë. Imazhi i këtyre njerëzve, edhe pse s'kanë asnjë vlerë intelektuale, është i domosdoshëm për udhëheqësit politikë, të cilët i kanë vënë vetes një synim të caktuar. Fuqia e këtyre personave në medie është e dimensioneve të mëdha dhe rrjedhimisht efekti që këta kanë në opinionin publik është tronditës. Në shumë raste lidershipi opinional është në oponencë të plotë me pushtetin ekzistues. Çdoherë në fushata elektorale, media është e vetëdetyruar që ta mbajë anën e çdokujt që është në opozitë. Për këtë fakt, mobilizimi i opinionit publik mbetet prioritet absolut si shkalla e fundit e kundërvënies ndaj pushtetit ekzistues. Gjëja më e dukshme e një lidershipi të këtij lloji është presioni ideologjik, programatik, politik, karrierist ndaj pushtetit. Ky lloj presioni përfshin në masë të konsiderueshme turmat opozitare për arritjen e qëllimit të caktuar. Përveç regjimeve totalitare, ku medie dhe opinionistët i shërbejnë ekskluzivisht vetëm një partie, në demokraci udhëheqësi opinional dhe politik janë në antagonizëm të plotë njëri me tjetrin. I pari ka gjithnjë për detyrë të nxjerrë jashtë taktit të dytin dhe ta tregojë "fytyrën" e vërtetë të tij.


Mars 2010 | 14

Revistë e Gazetarisë

UP News

Semestri, 100 euro? "Këtë vit është rritur buxheti edhe më shumë, mbi 16 milionë euro, plus e kanë edhe shfrytëzimin e të ardhurave vetjake. Qëndrojmë prapa asaj që studentëve t`u ofrohen kushtet më të lira. Megjithatë, ne nuk mund të paragjykojmë, do të shohim gjatë bisedimeve, nëse kërkohet kjo gjë nga ne", është shprehur ai.

Dardane NEZIRI ër vitin e ri akademik 2010-2011, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës (UP) planifikon rritje deri në 100 për qind pothuajse për të gjitha tarifat administrative, që i bie dyfish më shumë krahasuar me tarifat aktuale. Kjo do të thotë se, për një semestër, për të cilin deri më tani studentët kanë paguar 50 euro, për vitin e ardhshëm akademik do të paguajnë 100 euro, nëse kjo kërkesë miratohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Këtë llogaritje, menaxhmenti i UP-së e arsyeton me faktin se këtë vit është dyfishuar numri i studentëve në universitet, si dhe rritja e buxhetit prej 20 milionë eurosh nga Qeveria e Kosovës nuk ka rezultuar i mjaftueshëm, ashtu siç kanë pritur ata. Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës (UP), Esat Kelmendi, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që tarifat ekzistuese t`i rrisin medoemos dhe do të kërkojnë nga MASHT-i, që kërkesat e tyre të aprovohen. "Realisht, shuma prej 50 eurosh për një semestër është shumë e ulët, kurse shumica e studentëve vetëm brenda javës i harxhojnë 1015 euro mbushje telefoni. Ne do të kërkojmë që për një semestër të paguhet 100 euro", ka thënë Kelmendi, duke shpresuar në përkrahjen e MASHT-it. "Ne do të ulemi të negociojmë për mundësitë e mundshme dhe të drejta. Një kërkesë të tillë e kemi pasur edhe më herët, por nuk na është miratuar nga MASHT-i", tha sekretari Kelmendi. Sipas tij, bisedimet pritet të fillojnë nga muaji prill deri në

P

Parlamenti Studentor kundër

• Menaxhementi i UP-së për vitin e ri akademik 2010-2011 parasheh dyfishimin e shumicës së tarifave administrative. Sipas kësaj, i bie që studentët e UP-së për një semestër do të paguajnë 100 euro, që aktualisht paguajnë vetëm 50 euro qershor të këtij viti, pasi, sipas tyre, mendohet se është faza më e përshtatshme për bisedime, për të startuar më pas në tetor me tarifat e reja. "Sigurisht do t`i mendojmë të gjitha tarifat e semestrave, edhe ato për master, doktoratë. P.sh. një semestër për doktoratë paguhet 300 euro në UP, gjë që askund në botë nuk është ashtu. Varet edhe si do të biem në ujdi me MASHT-in", është shprehur ai. Kelmendi tha se përjashtim do të kenë rastet sociale, invalidët e luftës dhe fëmijëve të dëshmorëve, të cilëve do t`u vazhdohet studimi pa pagesë. Publikisht për këtë çështje, zyrtarët nga MASHT-i thonë se ende nuk janë njoftuar nga menaxhmenti i UP-së. Madje, sipas tyre, derisa nuk kanë një kërkesë të tillë publikisht, nuk mund të japin asnjë vlerësim. Kurse drejtori i Departamentit për Arsim të Lartë në MASHT, Avdullaj Aliaj, ka theksuar se është e

drejtë e tyre që të propozojnë dhe t'i shprehin pakënaqësitë eventuale dhe se, kërkesat e tyre do të shqyrtohen në çastin që UP-ja kërkon. "Në parim, procedurat e tarifave administrative përcaktohen me udhëzimin administrativ të MASHT-it dhe për vitin akademik 2009-2010 kjo gjë është shqyrtuar. Kurse për vitin e ri akademik, ende nuk kemi pasur një kërkesë të rritjes së tarifave", tha Aliaj. Sipas tij, paraprakisht më herët kur është sjell vendimi për uljen e tarifave nga MASHT-i është marrë parasysh, pjesëmarrja e studentëve në UP, e cila ka qenë e ulët dhe qëllimi ka qenë që studentëve t'u ofrohen mundësinë më të kënaqshme që ata të regjistrohen në UP. Aliaj tha se para këtij viti akademik ka pasur mjete që kanë tepruar dhe kanë qenë të pashfrytëzuara. Madje, menaxhmenti i kaluar ka pasur buxhet më të vogël, 11 deri në 14 mijë euro.

Kundër rritjes prej 100 për qind të shumicës së tarifave administrative janë kategorikisht udhëheqësit e Parlamentit Studentor të UPsë. Ndonëse nuk janë njoftuar publikisht për këtë gjë, thonë se kjo ngritje është e tepërt. Kryetari i Parlamentit të Studentëve në UP, Arbër Kuqi, tha se do të takohen si kryesi e studentëve dhe do ta shqyrtojnë këtë ide. Megjithatë, ai tha se, sipas bisedimeve që i kanë pasur me menaxhmentin e UP-së, janë të njoftuar se do të ketë një rritje deri 30 për qind, por për 100 për qind nuk është diskutuar asnjëherë me ta. "Nëse ndodh kjo, sigurisht se jo vetëm që do ta kundërshtojnë studentët, por edhe vetë ne. Nëse UP-ja dëshiron të bëjë një ngritje, duhet të jetë më e lehtë, p.sh. 25 për qind, që i bie nga 60 deri në 70 euro për semestër", ka theksuar Kuqi duke shtuar se ngritja prej 25 për qind, nëse ndodh, padyshim se do të përkrahej, vetëm nëse aty përfshihen edhe obligimet e tjera, si certifikatat, vërtetimet e ndryshme, për të cilat studentët vazhdojnë të paguajnë nga pesë euro.


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 15

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) ka mbajtur tribunë me temë "Dy vjet shtet"

Shteti e tregoi veten

Shkodran GAJRAKU e rastin e dyvjetorit të pavarësisë së vendit, Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) ka organizuar tribunë me titullin "Dy vjet shtet". Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, është përqendruar në dy çështje, në të arriturat e vendit që nga pavarësimi i saj si dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovë në të ardhmen. "Kosova gjatë këtyre dy vjetëve ka pasur suksese. Ka themeluar bazën legale që duhet ta ketë një shtet, duke filluar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kemi themeluar Ministrinë e FSKsë, Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Kemi bartur një varg kompetencash nga institucionet ndërkombëtare në ato vendore. Po ashtu kemi themeluar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kemi bërë akreditimin e ambasadave të Republikës së Kosovës në shumë shtete me rëndësi për

M

vendin tonë", ka thënë Kuçi. "Sfidë ka qenë zhvillimi ekonomik i vendit, ruajtja e tërësisë territoriale, qasja e pakicave serbe etj. Ndërsa, pengesë është Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKBsë, e cila ka ndikuar në mosanëtarësimin e Kosovës. Nuk është problem numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën, por bllokimi në Këshill të Sigurimit nga ana e Rusisë", ka deklaruar ai. Në anën tjetër, nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, punën e Qeverisë së Kosovës brenda periudhës dyvjeçare të pavarësisë së Kosovës e ka cilësuar të dështuar. "Përveç anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar dhe Bankën Botërore, miratimi i kushtetutës, simbolet e vendit, ligjet, njohjet ndërkombëtare për aq sa i kemi, kjo qeveri ka dështuar në punën e saj gjatë dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës", tha Makolli. Ndërkaq, profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në

Bashkimin Evropian është caktuar në Samitin e Selanikut të Greqisë. Sipas tij, Kosova duhet që të punojë shumë së bashku me të gjithë akterët që janë të përfshirë në proceset integruese që ajo sa më shpejt të afrohet në Bashkimin Evropian. "Edhe pse Kosova nuk është njohur nga pesë shtete të Bashkimit Evropian, ajo do të ecë drejt integrimeve dhe se të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor do të integrohen në BE deri në vitin 2015", ka theksuar profesor Mazreku. Ndërsa sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën, ai është optimist se, nëse të gjitha punët shkojnë sipas dinamikës së paraparë si të institucioneve vendore ashtu edhe ndërkombëtare, qytetarët e vendit do të mund të udhëtojnë pa viza në një të ardhme jo të largët. Kurse gazetari dhe analisti i medieve, Arbër Vllahiu, duke folur për gjendjen e medieve pas shpalljes së pavarësisë, tha se mediet janë kanë

kaluar në një gjendje të vështirë dhe të paqëndrueshme financiarisht të cilat shumë herë, sipas tij, janë detyruar ta luajnë rolin e medieve të "Tepihut të kuq". "Mediet në Kosovë janë ende të brishta, të lëndueshme, të paqëndrueshme dhe si të tilla bëhen më lehtë të manipulueshme. Të manipulueshme jo vetëm nga pushteti vendor por edhe ai ndërkombëtar, të cilët bëhen donatorët dhe sponsorizuesit kryesorë të mbijetesës së gazetarëve dhe medieve në tërësi", tha Vllahiu. "Mediet dhe gazetarët në Kosovë të kenë qenë më të kujdesshëm për të mos penguar një proces në të cilin pati hyrë Kosova. Kujdesi ka pasur të bëjë me një vetëdije më të lartë politike. Por, megjithatë, dyvjetësh i fundit, që pas pavarësimit të Kosovës, ka dhënë më shumë arsye që ne ta zhvendosim përqendrimin dhe ta luajmë rolin tonë aty ku duhet dhe ku është dashur ta luajmë", është shprehur analisti i medieve, Arbër Vllahiu.


Mars 2010 | 16

Revistë e Gazetarisë

UP News

Funksionimi i medieve për dy vjet të shtetit të Kosovës

Gazetaria e kujdesshme Arbër VLLAHIU

ë këtë dyvjetor të shënimit të pavarësisë së Kosovës, një dyvjetori të rëndësishëm për jetën e qytetarëve në vend, në mënyrë të pashmangshme ndërlidhet edhe çështja e rolit të medieve jo vetëm në informimin e opinionit publik, por edhe në ndihmën e ndërtimit të një shoqërie demokratike. Ndërvarësia në mes të medieve dhe demokracisë është e fuqishme, megjithëse në Kosovë kjo pak ka arritur të kuptohet dhe të zbatohet, qoftë për shkak të imponimeve nga jashtë, qoftë për shkak të hezitimeve të brendshme. Nuk do të ndalesha shumë në imponimet e jashtme, për të mos lënë shteg për keqkuptim, por do të përqendrohesha më shumë në hezitimet e brendshme, ose më mirë në skenën tonë mediale në këto dy vjet shtet. Brenda dy vjetëve, kam përshtypjen se gazetaria kosovare është shndërruar më shumë në një gazetari, ta quaj, "të kujdesshme", gazetari e mospërballjes me realitetin dhe më shumë gazetari e tepihut të kuq. Ne kemi arritur që brenda këtyre dy vjetëve ta shndërrojmë profesionin tonë në një profesion "të dëgjueshëm" dhe jo shumë në funksion të opinionit publik. Dy vjet shtet kanë qenë një arsye shumë e fuqishme që mediet të ndërtojnë një koncept të ri për shoqërinë e Kosovës duke u shndërruar në vëzhgues të rrjedhave në vend dhe të proceseve nëpër të cilat kalojnë shoqëritë në tranzicion. Megjithatë, nuk kemi arritur ende të kuptojmë se shoqëritë e pas sta-

N

tusit kanë kërkesa dhe nevoja të reja e të tjera, dhe se problemet e këtyre shoqërive ndryshojnë me ndryshimin e një rendi shoqëror. Ta thjeshtësoj më shumë. Është e kuptueshme dhe për mua legjitime që qeveritë apo grupet e interesit, kudo qofshin, të provojnë të ndikojnë mbi mediet, por është plotësisht edhe e ligjshme dhe profesionale që mediet t'i rezistojnë këtyre ndikimeve. Në Kosovë sot kemi medie më të varfra dhe kushtimisht edhe më të varura. Roli i tyre është zbehur në sytë e opinionit, për shkak të

orientimit politik por edhe për shkak të varësisë financiare. Kjo varësi e ka dobësuar rolin e tyre, duke ia humbur kuptimin e drejtë të gazetarit që, megjithatë, ka mbetur pa ndonjë status të zgjidhur në cilëndo medie. Nëse thash se mediet dhe demokracia kanë ndërvarësi, do të them se demokracia në Kosovë, ashtu siç është, e brishtë, e pandërtuar dhe e pakonceptuar mirë, është në një lidhje të fuqishme me skemën mediale në Kosovë. Ndërtimi i medieve në Kosovë është një projekt i përbashkët ndërkombëtar

dhe vendor, por i pastandardizuar dhe pa një kod të mirëfilltë të mirësjelljes ose të etikës. Nëse në botë objektiviteti dhe paanshmëria dhe profesionalizmi janë elementet parësore që tërheqin një audiencë më të madhe, në Kosovë tri elementet e përmendura shumë herë janë të mjegulluara. Mediet në Kosovë janë ende të brishta, të lëndueshme, të paqëndrueshme dhe si të tilla bëhen më lehtë të manipulueshme. Të manipulueshme jo vetëm nga pushteti vendor, por edhe ai ndërkombëtar, të cilët bëhen donatorët dhe sponsorizuesit kryesorë të mbijetesës së gazetarëve dhe medieve në tërësi. Do të më thoni se kjo është një pasqyrë e zymtë e medieve në Kosovë sot. Një miku im do të më thoshte se kjo që kam thënë është e drejtë por shumë mizore. Pajtohem plotësisht. Më lejoni të them se ka qenë plotësisht e kuptueshme që në periudhën e parastatusit mediet dhe gazetarët në Kosovë të kenë qenë më të kujdesshëm për të mos penguar një proces në të cilin pati hyrë Kosova. Kujdesi ka pasur të bëjë me një vetëdije më të lartë politike. Por, megjithatë, dyvjetëshi i fundit, që pas pavarësimit të Kosovës, ka dhënë më shumë arsye që ne ta zhvendosim përqendrimin dhe ta luajmë rolin tonë aty ku duhet dhe ku është dashur ta luajmë. Megjithatë, shpresoj se ne jemi në këtë rrugë, në rrugën e cila do ta rikthejë rolin tonë të rëndësishëm për shoqërinë kosovare. (Autori është reporter i BBC-së dhe ligjërues në Degën e Gazetarisë në UP)


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 17

Lajmi politik në medien shqiptare Loren KOÇOLLARI edia private, sidomos ajo elektronike, përbën sektorin më të rëndësishëm në tregun e medies shqiptare. Që prej lejimit me ligj të konkurrencës televizive, kemi parë ngritjen e dhjetëra kanaleve televizive, prej të cilave kush më shumë e kush më pak sot janë kthyer në burimin më të referueshëm për shqiptarët, prej nga ata marrin informacion. Nëse në vende të tjera perëndimore informacioni merret jo pak dhe nga gazetat apo nga interneti, në Shqipëri tirazhi i gazetave është gati qesharak, ndërkohë që interneti ende mbetet një luks për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. Për sa i përket radiove private, ato përqendrohen kryesisht në argëtimin e audiencës, dhe numërohen shumë pak radio prej nga

M

mund të merret lajmi. Në të tilla kushte, televizioni në Shqipëri nuk ka konkurrencë kur flasim për informim të qytetarëve, dhe për rrjedhojë, mund të themi pa frikë se është mjeti më influencues në të kuptuarin e realitetit politik të vendit, dhe në formimin e këtij realiteti. Në bazë të një sondazhi të kryer nga KKRT, mbi 65 % e qytetarëve shihnin mbi tre orë televizor në ditë. Kjo shpjegon jo pak, dhe arsyen se përse lajmet televizive janë përditë të bombarduara me figura politikanësh, dhe me lajme aspak të nevojshme që vijnë prej kësaj sfere. Por nuk është vetëm kërkesa e audiencës për informacion politik ajo që i shtyn këto medie t'i kushtojnë këtë kohë relativisht të gjatë informacionit politik. Me gjithë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, media elektronike është pre e dyshimeve për burimet e

financimit dhe ecurisë së saj ekonomike. Mediet elektronike vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme ekonomikisht dhe të varen kryesisht për të ardhurat e tyre nga bizneset e tjera të pronarëve. Kjo situatë hedh dyshime serioze mbi pavarësinë e tyre editoriale dhe mbi cilësinë e informacionit që i ofrohet publikut. Në momentin kur media nuk funksionon si biznes i pavarur, pra që të ketë mundësi të vetëfinancohet e të investojë në bazë të të ardhurave që i vijnë prej fitimeve vjetore, kemi të bëjmë me një situatë mediatike ende problematike. Natyrshëm të lindë dyshimi, se në momentin kur media nuk ka fitim të sajën, i vetmi motiv i vazhdimësisë është ndikimi politik për të arritur qëllime të caktuara. Kur media private nuk funksionon më si biznes, rrjedhimisht do të funksionojë si

mjet politik. Kjo shpjegon dhe arsyen se përse "politika" është kryefjala me të cilën nisin e mbarojnë përditë edicionet informative në televizionet shqiptare. Liderët e partive të mëdha, liderët e partive të vogla por aleate me ato të mëdhatë, zëdhënësit e rinj të shtypit të gatshëm për të lexuar plot pasion (në kundërshtim të plotë dhe me logjikën e profesionit) tekstin e shkruar prej kryetarit të partisë, duket se do të vazhdojnë të mbushin edhe për shumë kohë ekranet shqiptare. Kjo sigurisht është në dëm të profesionalizmit të këtyre mediave, por mbi të gjitha, në dëm të qytetarit, i cili ka nevojë për informacion më të përpunuar dhe më të paanshëm. (Autori është student i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës)


Mars 2010 | 18

Revistë e Gazetarisë

UP News

Menaxhimi i financave nga komunat

Labinot LEKAJ ë përputhje me politikat ekonomike kombëtare dhe duke pasur parasysh qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe Qeverisë, komunat e Kosovës kanë të drejtë të kenë burime të mjaftueshme financiare me të cilat mund të disponojnë lirshëm gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre komunale në përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës. Për të mirë të qytetarëve së Komunës, Kuvendi Komunal dhe zyrtarët ekzekutivë kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t'i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetjake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grandit të përgjithshëm. Këtë pavarësi financiare të komunave të Kosovës e garanton Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 mars 2008. Po ashtu edhe llogaridhënia e komunave lidhur me shpenzimin e parave publike është e rregulluar gjithashtu me Ligj. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucioni përgjegjës i cili bën auditimin e rregullsisë së komunave, duke dhënë një opinion se si janë menaxhuar paratë publike. Në fillim të këtij viti Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka bërë publike raportet e auditimit të komunave të Kosovës për vitin fiskal 2008. Këto raporte pasqyrojnë mënyrën se si komunat kanë menaxhuar paratë publike.

N

Nga gjithsejtë 22 raporte të publikuara nga ZAP-i, vetëm një raport rezulton me dhënie të opinionit (Komuna e Prishtinës - Raport i pakualifikuar me theksim të çështjeve), ndërsa 21 raporte të tjera rezultojnë me Refuzim të dhënies së opinionit (Mohim i opinionit). Në vazhdim do t'i shpjegojmë llojet e opinioneve të cilat i ka lëshuar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gjatë auditimit të komunave të Kosovës, e të cilat opinione janë në harmoni me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA - ISSAI 400). Një opinion i pakualifikuar jepet kur auditori është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale që: - Pasqyrat Financiare janë përgatitur duke shfrytëzuar baza dhe politika të pranuara të kontabilitetit të cilat janë zbatuar në mënyrë konsistente (të vazhdueshme), - Pasqyrat Financiare janë në pajtim me kërkesat statusore dhe rregulloret relevante, - Pamja e paraqitur në Pasqyrat Financiare është në përputhje me njohuritë e auditorit në lidhje me entitetin e audituar, - Është një shpalosje adekuate e të gjitha çështjeve materiale relevante për Pasqyrat Financiare. Theksimi i çështjeve. Në disa rrethana auditori mund të konsiderojë se lexuesi nuk do

t'i kuptojë si duhet Pasqyrat Financiare nëse vëmendja është përqendruar në çështje të pazakonshme apo të rëndësishme. Si një rregull e përgjithshme, auditori kur jep një opinion të pakualifikuar nuk i referohet ndonjë aspekti specifik të Pasqyrave Financiare në opinionin e tij në rast se kjo mund të interpretohet gabimisht si opinion i kualifikuar. Me qëllim të shmangies së kësaj përshtypjeje, referencat që janë menduar si: nënvizim i çështjes, gjenden në paragrafët e ndarë nga opinioni. Sidoqoftë, auditori nuk duhet ta përdorë nënvizimin e çështjes për ta përmirësuar mungesën e shpalosjeve të duhura në Pasqyrat Financiare apo si alternativë, zëvendësim për kualifikim të opinionit (ISSAI 400). Mohimi i Opinionit. Aty ku auditori nuk mund të japë opinion në lidhje me Pasqyrat Financiare, të marrë si tërësi për shkak të paqartësisë apo restrikcione të fushëveprimit që është thelbësor që një opinion që është i kualifikuar në aspekte të caktuara nuk do të jetë adekuat, jepet opinion i kundërt. Formulimi i një opinioni të tillë të kundërt na bën të qartë që një opinion nuk mund të jepet, duke specifikuar në mënyrë të qartë dhe koncize të gjitha çështjet e paqarta (ISSAI 400). Nëse analizohen këto raporte

të publikuara nga Auditori i Përgjithshëm, shihen një varg parregullsive, dhe shumë shkelje të ligjeve nga ana e zyrtarëve komunalë. Po ashtu, në disa raporte kemi edhe mungesë të informatave financiare, shkelje të ligjit të prokurimit publik, mosrespektim të rregulloreve komunale etj. Shihet qartë se komunat e Kosovës ende nuk kanë arritur t'i përmbushin standardet e transparencës dhe llogaridhënies lidhur me shpenzimin e parasë publike, andaj zyrtarët kompetentë (kryetarët e komunave, këshilltarët komunalë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë) duhet të merren më seriozisht me përmbushjen e këtyre standardeve, të punojnë konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme dhe t'i shfrytëzojnë sa më racionalisht taksat e qytetarëve të Kosovës, përndryshe organet kompetente që janë të thirrura për respektimin e ligjit (Gjykatat dhe Prokuroria) duhet të merren me këto shkelje të konstatuara nga Auditori i Përgjithshëm, sepse sa më shumë që të merren këto organe me zyrtarët të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe keqpërdorin fondet publike, aq më shumë do të ngrihet vetëdija e komunave për shfrytëzim transparent të parasë publike. (Autori është ekspert i auditimit të sektorit publik)


Problemore

UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 19

Historia e letërsisë shqipe: çfarë dhe kur?

Ag APOLLONI roblemi për rishkrimin, apo përpilimin e "Historisë së letërsisë shqipe" ka nxjerr krye disa vjet më parë, porse viteve të fundit ai është bërë më i dukshëm, si rrjedhojë e debateve dhe prononcimeve të ndryshme. Në mesin e atyre që e kanë problematizuar bujshëm këtë temë, ani pse vetëm me prononcime okazionale, janë Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, me ç'rast i pari, duke e parë problemin nga prizmi i shkrimtarit, është deklaruar se historia e letërsisë shqipe duhet të rishkruhet, ndërsa i dyti, duke e parë të njëjtin problem nga prizmi i historianit të letërsisë, është deklaruar se Historia e letërsisë shqipe nuk duhet të rishkruhet, por të korrigjohet. Ky problem u tematizua edhe në fund të vitit 2009 në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku kumtesat e tyre i lexuan studiues të njohur shqiptarë nga Kosova, Shqipëria etj., natyrisht duke mënjanuar ndonjë studiues emblematik që nuk shihet me sy të mirë nga ASHAK. Sidoqoftë, në kumtesat e tyre të gjithë u pajtuan që nevoja për ta (ri)shkruar historinë e letërsisë shqipe është urgjente. Të gjithë e kanë bërë, pse ne - jo? Tematizimi i kësaj "historie" ka qenë njëherësh edhe problematizim i saj. Referuesit me këtë rast kanë parashtruar pyetje që duhet të merren në

P

• Sesioni shkencor "Historia e letërsisë shqipe", mbajtur në fund të vitit të kaluar në Prishtinë, e riktheu në qendër të vëmendjes një nga problemet më të rëndësishme të letërsisë shqipe: historinë e saj. Edhe këtë herë u pa që jemi larg përpilimit të një historie të tillë konsideratë nga perpiluesit e historisë së letërsisë. Ne duhet ta kemi historinë e letërsisë sonë, por me cilin duhet ta fillojmë, kë duhet ta fusim e kë ta nxjerrim prej saj? A fillon letërsia shqipe me humanistët shqiptarë që shkruanin latinisht? A fillon me "Mesharin" e Buzukut që është një vepër fetare e përkthyer për qëllime praktike? A mos fillon me "bejtexhinjtë", rolin e të cilëve historia vazhdimisht pa të drejtë e ka injoruar? Apo, mos fillon me romantizmin, kur gjuha shqipe pastrohet nga latinizmat e orientalizmat? Pastaj, problem tjetër është si të radhiten ata: sipas moshës, sipas shkollës (e, mjerisht, historia e letërsisë do të fillonte nga shekulli njëzet, ndoshta me "Shkollën e Prizrenit" (!), siç u shpreh njëri nga kumtuesit që e sugjeronte këtë klasifikim), sipas qarqeve (fatkeqësisht, kjo teori i dështoi edhe Eqrem Çabejt, porsa filloi ta aplikonte te letërsia e romantizmit), sipas vlerës (ku, sipas dikujt, "Gjergj Fishta është shkrimtari më i madh i shekullit XX"), sipas

periudhave (që është një kriter të cilin e ndjekin edhe letërsitë e tjera që kanë traditë më të vjetër se ne), apo sipas "jaranive" (që është një traditë tipike e jona)? Të gjitha këto kritere të sugjeruara në këtë sesion shkencor natyrisht flasin për këndvështrime të ndryshme, për një qasje pluraliste ndaj problemit, porse ato, shpesh, duket sikur e turbullojnë natyrën e vërtetë të historisë së letërsisë, e cila, tek e fundit, nuk është (dhe as që duhet të jetë) vlerësuese, por thjesht njoftuese, dëshmuese e shpërndërrimit të praktikave dhe funksioneve të shkrimit nëpër kohë. Një histori nuk është një antologji. Në të nuk duhet të futen vetëm më të mirët, por të gjithë ata që për ndonjë arsye (edhe jashtëletrare) me shkrimet e tyre kanë ndikuar (qoftë për mirë, qoftë për keq) në fizionominë e kësaj letërsie. Është fakt që një histori e letërsisë shqipe duhet të bëhet tash në demokraci, sa për t'i filtruar historitë ideologjike të letërsisë që janë bërë në kohë

diktature në Shqipëri. Dhe kjo "histori" duhet të shkruhet duke ndjekur modele të letërsive më të mëdha e jo duke shpikur kritere, thuajse jemi komb i veçantë në planet. Nëse shohim modelet amerikane dhe angleze, do ta kuptojmë me sa lehtësi e bëjnë ata këtë punë, sepse nuk e kanë problemin e egos (për ta bërë gjithçka vetëm një person), por e punojnë në mënyrë ekipore, me një konsensus. Gjithashtu, ata e bëjnë lehtë historinë e letërsisë së tyre, që është shumë më e komplikuar se e jona, sepse nuk e kanë frikën se mos po bien në pozitivizëm, pasi që vetë ideja për shkrimin e historisë së letërsisë është pozitiviste, por jo në kuptimin negativ të fjalës. Aty teksti dhe konteksti janë bashkë. Historianët e letërsive tjera nuk janë arbitrarë si ne, prandaj kanë histori të letërsisë, madje jo një, por disa. Këtë shembull do të duhej ta ndiqnim edhe ne, pra për t'i shkruar disa histori të letërsisë, dhe kjo do të ishte mënyra më e mirë për t'i ftohur gjakrat dhe për t'i informuar lexuesit shqiptarë dhe të huaj për zhvillimin e letërsisë shqipe nëpër histori. Së paku për studiuesit e huaj që çuditërisht merren me letërsinë tonë, duhet urgjentisht të shkruhet një histori e tillë. Të mos harrojmë që ne kemi nevojë për disa histori të letërsisë, jo për një histori. Një histori e letërsisë sado e mirë që të jetë, është një dhe, si e tillë, e përjashton alternativën. Ne duhet t'i ndjekim modelet e të tjerëve, që së paku t'u afrohemi. Porse, ky seminar, me disa kumtesa, dëshmoi që ne duam t'ua kalojmë. Të mos e harrojmë faktin që letërsia është gjithmonë e hapur. Një histori nuk mund dhe nuk duhet kurrë ta mbyllë atë. Prandaj, si e tillë, "historia e letërsisë" gjithmonë ka nevojë për një "refresh", për plotësime, jo për gërshërë.


Mars 2010 | 20

Revistë e Gazetarisë

UP News

UP ka filluar përgatitjet për Universitetin Veror

Nisin punët për edicionin e dhjetë të UVP-së Lavdie LULAJ niversiteti i Prishtinës (UP) ka filluar përgatitjet për edicionin e dhjetë të Universitetit Veror. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë të lëshuar në Zyra e Informacionit e UP-së. Studentja holandeze Syzana Grami këtë vit ka vendosur që të vijë në Kosovë në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili pritet të mbahet për herë të dhjetë. Për të qenë pjesëmarrës në UVP, të gjithë profesorët mund të aplikojnë me ide dhe propozime, ndërkohë që bëhet e ditur se zyra e UVP-së ka filluar me mbledhjen e propozimeve për kurse nga profesorët e fakulteteve të UP-së. Përzgjedhja e kurseve do të kalojë nëpër këto faza: profesorët aplikojnë me propozimet e tyre; dekanatet e fakulteteve përkatëse bëjnë seleksionimin e kurseve për nga prioriteti i tyre, kurse komisioni i UVP-së vendos për përfshirjen e kursit në planprogram të UVP-së. Edhe këtë vit numri i kurseve është i limituar dhe ndarja e kurseve në fakultete është e kufizuar. Komisioni do të vendosë vetëm për disa nga propozimet e profesorëve bazuar në kriteret e përzgjedhjes së caktuar nga komisioni. Ndryshe, projekti i Universitetit Veror të Prishtinës, i cili këtë vit do ta realizojë programin e dhjetë, ka filluar në vitin 2001, fillimisht si pilotprojekt. Ky projekt ka qenë iniciativë e Academic Training Association (SPARK) dhe

U

Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2002-2004 projekti është organizuar në bashkëpunim të ATA-s dhe UP-së, ndërsa deri në vitin 2008 është organizuar nga Universiteti i Prishtinës, me përkrahje të kufizuar të SPARK-ut. Ky organizim i përbashkët shumëvjeçar ka rezultuar në njohjen e UVPsë si njëri ndër universitetet më të mëdha verore në Evropë për nga ofrimi i kurseve kualitative dhe pjesëmarrja masive e profesorëve dhe studentëve vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Deri më tani në Universitetin e Prishtinës janë organizuar me sukses 9 edicione të Universitetit Veror të Prishtinës. Ky projekt është dëshmuar si një mjet i shkëlqyer për ta ndihmuar

Universitetin e Prishtinës në zbatimin e Procesit të Bolonjës dhe në ndërkombëtarizimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve në nivel rajonal dhe më gjerë, si dhe i ka fuqizuar proceset e vazhdueshme të reformimit. Vlen të theksohet se Sistemi Evropian për Transfer të Kredive (ECTS) është prezantuar si element qendror i UVP-së dhe të gjitha certifikatat e lëshuara nga UVP-ja njihen nga universitetet e tjera evropiane që e përdorin këtë sistem. Programi i këtij viti, për të sjellë profesorë rajonalë dhe ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar në Universitetin e Prishtinës, në mënyrë që studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë t'u ofrohet mundësia për të

mësuar dhe për t'i shkëmbyer përvojat e tyre në kurse dhe seminare në fushat e humane, të ligjit, ekonomisë, artit, shkencave sociale, arsimit, bujqësisë, arsimit fizik, inxhinierisë etj., besojmë se do të vlerësohet i suksesshëm si për nga organizimi, ashtu edhe për nga ligjërimi i kurseve. Për shumë vjet me radhë Universiteti Veror i Prishtinës u bë një mundësi e mirë që të rinjtë e Kosovës të krijojnë shoqëri dhe kontakte me studentët e huaj. Deri më tani mijëra studentë kanë qenë pjesëmarrës në UVP nga vendet e ndryshme të botës. UVP-ja është përkrahur nga Qeveria e Holandës. (Autorja është studente në vitin e dytë në Degën e Gazetarisë të UP-së)


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 21

Puna shkencore në Universitetin e Prishtinës

egjithëse ka mbi 40 vjet që nga themelimi, megjithëse ka përcjellë me dhjetëra gjenerata të suksesshme të studentëve, të cilët sot janë pjesë e organizimit të jetës politike dhe shoqërore, në të gjitha nivelet, Universiteti i Prishtinës ka mungesë të theksuar të punës dhe aktiviteteve shkencore. Me disa përjashtime individuale të mësimdhënësve dhe studentëve, në Universitetin e Prishtinës nuk është menduar në asnjë moment të iniciohet dhe të organizohet ndonjë aktivitet shkencor me përmasa ndërkombëtare të nivelit të studentëve. Pothuajse i vetmi aktivitet ndërkombëtar shkencor i nivelit të studentëve, që organizohet në Universitetin e Prishtinës, është Kongresi Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësor, i cili organizohet për herë të dytë

M

"KISCOMS" Kosova International Student's Congress of Medical Sciences është themeluar në pajtim me Rregulloren numër 1999/22 të Administratës së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. "KISCOMS" është themeluar nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, konkretisht nga Xheladin Ujkani (Përfaqësues i autorizuar i organizatës në Kosovë), Xhevahire Sylejmani dhe Berat Rama. "KISCOMS" është themeluar me qëllim të: - Organizimit, bashkimit dhe afirmimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe bashkëpunimit reciprok në mes të studentëve dhe organeve më të larta arsimore edukativo-shken-

core të Republikës së Kosovës. - Organizimit të Kongreseve, seminareve dhe takimeve me përmasa ndërkombëtare të studentëve nëpërmjet së cilës bëhet i munduar bashkimi i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës si dhe studentëve nga universitetet më të njohura rajonale, evropiane dhe botërore, nëpërmjet të cilave bëhet i mundur shkëmbimi i përvojave nga lëmi i shkencës së mjekësisë si nga aspekti praktik ashtu edhe nga aspekti teorik.

Qendra e Telemjekësisë Kosovare. Në mbyllje të Kongresit të I u vlerësua se kishte një pjesëmarrje të studentëve nga universitete rajonale dhe evropiane, në numër mbi 390, në mesin e të cilëve ishte prezente edhe nënkryetarja e EDSA-s, znj. Dieuwertje Kuin, ndërsa ishin mbi 40 prezantime të punimeve shkencore

të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe studentëve të Universiteteve ndërkombëtare. Në kongresin e I, në kuadër të aktiviteteve të shumta, me disa ligjërata nëpërmjet telemjekësisë kanë kontribuuar edhe studentët nga Universiteti i Arizonës në SHBA, e cila është mundësuar falë ndihmës së prof. dr. Rifat Latifit dhe Qendrës së Telemjekësisë Kosovare, e cila lidhje ka qenë risi e kongreseve të deritanishme të organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të studentëve për shkenca mjekësore. Është pikërisht realizimi i Kongresit të I dhe kërkesa shumë e madhe e studentëve për aktivitete të tilla, ajo që shtyu organizatën Kiscoms që Kongresi i II të mbahet në Tiranë dhe në organizim të përbashkët të studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Shënime

Xheladin UJKANI

nga organizata Kiscoms. Për herë të parë në histori të Fakultetit të Mjekësisë, në histori të Universitetit të Prishtinës dhe në historinë më të re të Republikës së Kosovës (të shpallur më 17/02/2008), nga data 28 maj - 1 qershor 2008, është mbajtur Kongresi i I Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore-Kosova 2008, Kongresi është mbajtur nën patronatin e Universitetit të Prishtinës, ndërsa është organizuar nga Organizata Joqeveritare "KISCOMS"Kosova International Student Congress of Medical Sciences, organizatë e themeluar në fillim të muajit shkurt të vitit 2008, konkretisht në kohën e shpalljes së Republikës së Kosovës, Përkrahjen kryesore morale dhe financiare në organizimin e Kongresit të I e kanë dhënë rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Enver Hasani, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, prof. dr. Enver Hoxhaj, dhe ish-drejtori gjeneral i zyrës së USAID-it në Kosovë, z. Michael Farbman, ndërsa kanë ndihmuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë-zyra në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi Komunal i Prishtinës, Zyra "Brain Gain Kosova",

Kongresi i I Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore-Kosova 2008 është projekti i parë i realizuar nga organizata Kiscoms dhe projekti i parë ndërkombëtar i realizuar pas shpalljes së Kosovës shtet.


Mars 2010 | 22

Revistë e Gazetarisë

UP News

Rëndësia e Portit të Shëngjinit për integrime shqiptare

Përfiton Kosova

Shahadije BIKLIQI epublika e Kosovës ka realizuar një ndër ëndrrat e saj për të pasur dalje në det më 23 shkurt të vitit të kaluar, për të parën herë që nga viti 1912, kur Fuqitë e Mëdha të asaj kohe e shkëputën atë nga Shqipëria. Pranimi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, për të marrë me koncesion portin e Shëngjinit në detin Adriatik, rezultoi me kombinim interesash dhe motivesh të të dyja palëve. Ministrat e Kosovës kërkuan nga Qeveria e Shqipërisë që të krijohet hapësira për të pasur në përdorim një pjesë të Portit të Shëngjinit dhe për të bërë investime si Qeveri, me qëllim rritjen e qarkullimit të mallrave nga porti i Shëngjinit. Kjo kërkesë e mirëpritur dhe e mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë, erdhi në kohën e duhur si një pjesë thelbësore e Platformës së Veprimit Ndërshqiptar ndërmjet dy shteteve shqiptare. Rruga e kombit Durrës-KukësPrishtinë dhe Porti i Shëngjinit për biznesin kosovar dhe Qeverinë e Kosovës janë rrugë të përbashkët integruese në ekonomi, politikë dhe kulturë. Porti i Shëngjinit është më i vogli në krahasim me tre portet e tjera të rrjetit portual të Shqipërisë: Durrësin, Sarandën dhe Vlorën. Kalata e tij operative është vetëm 160 metra, me një thellësi që varion nga 5 -7,5 metra ku mund të kalojnë vetëm anije 5 mijë tonëshe. Sasia maksimale e mallrave, që përpunohen në Portin e Shëngjinit, arrin deri në 350 mijë tonë, ndonëse kapaciteti është për 500 mijë tonë. Kjo rrugë e ka shkurtuar me rreth 45 km mbërritjen nga Kosova në Portin e Durrësit, i cili me përfundimin e Korridorit 8

R

bëhet një nga portat e mëdha të transportit detar në Ballkan. Ndërkohë Porti i Durrësit është i hapur për Kosovën, ashtu si për çdo vend tjetër të rajonit, për më tepër që Qeveria e Shqipërisë i ka bërë Kosovës lehtësira doganore. Me këtë optikë, Porti i Shëngjinit është zgjedhje shumë e mirë për Kosovën. Kosova është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Shqipërinë në tetor të vitit 2003, duke eliminuar taksat e dyfishta, ashtu siç ka nënshkruar edhe me vendet e tjera të Rajonit. Por, 6 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, ende shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë të ulëta. Shkëmbimet tregtare në mes të dyja vendeve shqiptare, sipas statistikave, eksportet nga Shqipëria janë vetëm 2% të totalit të importeve kosovare, në një kohë kur ato serbe arrijnë 15 % dhe maqedonase 20 %. Zgjerimi i aftësisë përpunuese të Portit të Shëngjinit dhe vendosja në funksion e ekonomisë kosovare, Qeverisë së Kosovës dhe biznesit kosovar ka krijuar një port shumë të mirë gjeoekonomike ndërmjet Kosovës, Perëndimit dhe Evropës. Kjo ka sjell përfitime ekonomike dhe politike të dyanshme si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Kosova ka ulur varësinë tregtare me vendet fqinje sidomos me Serbinë dhe Maqedoninë dhe është orientuar në volumet tregtare drejt vendeve të BE-së. Këtu nuk është fjala për ta dëm-

tuar ekonomikisht Serbinë apo për më tepër Maqedoninë, por për t'i krijuar kushte Kosovës të konkurrojë direkt në tregjet ndërkombëtare dhe biznesi kosovar të mos jetë dorë e dytë apo e tretë në blerjen e mallrave. Për sa i përket Shqipërisë, porti i ri i ka rritur investimet në vend të inkuadruara si investime të huaja apo vendëse. Pra, ky port nën një administrim të ri, të një vendi fqinj si Kosova, jo vetëm që ka sjellë përfitime ekonomike për të, por ka një mundësi të mirë për zhvillimin e pjesës veriperëndimore e verilindore të Shqipërisë. Objektivat e njëjta që kanë si dy vende të pavarura Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për vështrim të përbashkët, për çështje të interesit të ndërsjellë. Sot marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohen nëpërmjet 35 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit ekonomik, por dhënia në dispozicion të Portit të Shëngjinit, për Kosovën, është një nga më të rëndësishmet në aspektin politik, por me theks të veçantë në atë ekonomik. Mirëpo, përveç ekonomikisht, dhënia e portit nën administrimin e drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës ka kthyer Shqipërinë jo thjesht në burim emancipimi, por ç'ka është më thelbësore, në një burim stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, duke u bërë një faktor stabilizues ekonomik e politik. Në këtë rast racionaliteti ekonomik dhe racionaliteti poli-

tik shkojnë në kahe të përbashkëta pozitive për të dy vendet veçmas e së bashku. Dhënia në përdorim e Portit të Shëngjinit për Qeverinë e Kosovës kujtohet me një deklaratë të Presidentit Rugova, më 1 shtatorit të vitit 1995, në Tiranë, në bisedën me Presidentin Berisha për fillimin e projektit për ndërtimin e autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë. Lidhja e Kosovës me bregdetin, një ëndërr e kahershme shqiptare, bëhet realitet me rrugën e madhe Durrës-Kukës-Prishtinë dhe me Portin e Shëngjinit në dispozicion të ekonomisë kosovare tërësisht. Mbi të gjitha, është detyrë e politikës moderne që aktivitetin ekonomik e drejtimet politike t'i orientojë drejt objektivave të gjykuara të ligjshme nga qytetarët, të objektivave kombëtare, të inkurajimit të fqinjësisë së mirë, e stabilitetit në vend dhe rajon. E pikërisht këtë detyrë, pavarësisht kaheve politike, të plotësohet me një qëllim të vetëm: Për integrime shqiptare, për mirëkuptim mbarëshqiptarë e ndërnjerëzor. Porti i Shëngjinit është port që shfrytëzohet edhe nga vende të tjera të rajonit apo të Evropës, nga cilido që do të ketë interes dhe leverdi ekonomike, sepse kriteri ekonomik është i rëndësishëm dhe i pashmangshëm. Është në interes të çdo menaxhuesi të një porti që ai të jetë i hapur dhe të tërheqë sa më tepër klientë. Dhënia e daljes në det Kosovës ka forcuar ekonominë e saj, ka shtuar lidhje në mes të ekonomisë së Shqipërisë dhe ekonomisë së Kosovës, dhe të dy ekonomive me vendet e rajonit dhe vendet e tjera të Evropës. Veç kësaj i ka dhënë rëndësi strategjike bregdetit shqiptar dhe ka rritur konkurrencën me portet ekzistuese në rajon.


Revistë e Gazetarisë

UP News

Mars 2010 | 23

Këshilla mjekësore

Kanceri, sëmundja më e rëndë Jana NANO e Nejva NANO

anceri është një nga sëmundjet më të rënda. Ai shkakton dhimbje, vuajte psikologjike tek pacientët, familjarët e tyre, madje dhe tek vetë personeli mjekësor që kujdeset për ta. Kryesisht, shkakton probleme psiko-sociale, por nuk ndodh rrallë që të shkaktojë edhe sëmundje psikiatrike. Pasojat e kancerit janë të shumta si: lodhje fizike, dhimbje, nause; probleme financiare, paaftësi për të punuar apo për t'u kujdesur për çështjet familjare si p.sh kujdesi ndaj fëmijëve; dyshime ekzistenciale apo shpirtërore. Përkujdesja e plotë ndaj pacientit, shpresa për më të mirën dhe një familje e bashkuar mund të minimizojnë problemet e sipërpërmendura.

K

Pasojat psikologjike Ankthi, shqetësimet, dhembjet fizike që përshkojnë pacientin mund të mënjanohen nëse i kushtohet një vëmendje e veçantë dhe kujdes i duhur nga familjarët. Këto probleme, që ndikojnë në gjendjen emocionale të të sëmurit, zvogëlojnë cilësinë e jetës dhe mundësinë për shpëtim. Shumë pacientë izolohen në vetvete dhe nuk i shfaqin shqetësimet e tyre, pasi mohojnë të vërtetën dhe frikësohen prej saj. Megjithatë, edhe pas përpjekjeve për mospranimin e sëmundjes, simptomat e tij bëhen të dukshme si: dhimbje të forta, lodhja, vështirësi në frymëmarrje, mungesë oreksi etj. Kanceri zakonisht shoqërohet me komplikacione neuropsikike. Si rrjedhim, rreziku ndaj vetëvrasjes është i rritur ndjeshëm.

Depresioni Depresioni është përgjigjja ndaj humbjes. Identifikimi i sëmundjes dhe vetëdija kundrejt pasojave negative bëhen shkak i mosorientimit të saktë në realitet. Tronditja dhe ardhja e papritur e sëmundjes lënë gjurmë në sjellje, në degradimin e botës së brendshme shpirtërore apo edhe në ndryshime të qëllimeve jetësore. Pacienti humbet dëshirën për punë apo për të qenë i dobishëm, humbet rolin në shoqëri dhe familje, tregohet pasiv, i ftohtë, i mbyllur në vetvete, madje shqetësues për të afërmit. Depresioni në pacientët e sëmurë me kancer është katër herë më i lartë se tek individët e

shëndoshë.

Ankthi, frika dhe paniku Ankthi është përgjigjja ndaj një kërcënimi të mundshëm. Ai shfaqet si shqetësim i pakontrollueshëm, nervozizëm, krizë paniku, shmangie nga kontaktet me njerëzit, çrregullim i orarit biologjik të gjumit etj. Pacientët mund t'i mbivlerësojnë rreziqet nga trajtimi i kancerit dhe nuk shpresojnë në përmirësimin e shëndetit të tyre. Ankthi mund të ndikojë negativisht në simptomat e sëmundjes (vështirësi në frymëmarrje në kancerin e mushkërive) apo edhe të shkaktojë simptoma të stresit posttraumatik (kujtesa e vazhdueshme mbi ekzistencën e sëmundjes, si përgjegjëse e rrënimit fizik, shpirtëror e social). Kanceri shoqërohet edhe me frika të caktuara. Pacientët me kancer në tru apo qafë shpesh frikësohen se mos do të jenë të paaftë për të përtypur, gëlltitur apo thjesht për të marrë frymë. Ata mund të zhvillojnë fobi si pasojë e mjekimeve të pakëndshme me kimioterapi.

Sindromat neuropsikiatrike Deliri apo demenca të shkaktuara shpesh nga metastazat në tru, të cilat origjinohen në më të shumtat e rasteve nga kanceri i gjirit, traktit gastro-intestinal apo prej melanomave, krijojnë simptoma psikologjike përpara se sëmundja metastazike të jetë zbuluar. Kancer të tillë si ai i mushkërive, i gjirit, i stomakut dhe i vezoreve, shpeshherë formojnë probleme neuropsikiatrike në mungesë të metastazave (sindroma neoplazike). Etiologjia mendohet të jetë nga një përgjigje specifike imunitare e tumorit. Një gjendje tronditëse emocionale e kalojnë në mënyrë të aplifikuar ata pacientë me karakteristika pre-ekzistuese të një ndjeshmërie të lartë shpirtërore më shumë sesa vetë efekteve të patologjisë malinje. Vuajtja gjithsesi ka më shumë mundësi të shfaqet në disa momente kryesore të eksperiencës së pacientit: Diagnoza, hetimi dhe identifikimi i sëmundjes janë kryesisht stresuese dhe mund të shkaktojnë krizë emocionale, inat, pasiguri dhe mosbesim. Këto ndjenja shfaqen instiktivisht tek pacienti, por nëse vuajtjet dhe paniku janë të mëdha, ato mund të shkaktojnë probleme

psikologjike gjatë procesit të mëtejshëm të trajtimit. Doktorët shpjegojnë se ndjenja të tilla janë të pritshme dhe normale. Gjatë mjekimit: Trajtimi i sëmundjes mund të jetë shkaktar i panikut dhe shqetësimeve të pacientit. Kjo vjen si pasojë e qëndrimit në spital, por edhe nga ndërhyrjet terapeutike të pakënaqshme si operacionet, radioterapia dhe kimioterapia. Ndër efektet anësore përmendim: rënia e flokëve dhe transformimi i pamjes së jashtme. Fundi i mjekimit: Në mbarim të një mjekimi të suksesshëm shumica e pacientëve përjetojnë një rikthim të vuajtjeve për shkak të frikës se kanceri mund të rishfaqet. Fundi i një marrëdhënieje të gjatë me stafin mjekësor mund ta lëndojë pacientin, pasi ata kanë qenë mbështetja dhe burimi i shpëtimit të pacientit. Në këtë fazë pacienti vihet në dijeni për ndikimin e shumanshëm të kancerit.

Administrimi Pacientët me kancer përfitojnë maksimalisht nga trajtimi në qoftë se trajtimi psikologjik dhe ai medikal janë të koordinuar. Përveç rritjes së cilësisë së jetës, ky kujdes i mirëorganizuar ka për qëllim t'i inkurajojë pacientët e sëmurë në procesin e luftës kundër kancerit. Pjesa më e madhe e pacientëve do t'i nënshtrohen kujdesit parësor. Sikurse dhe për sëmundjet kronike, një sërë trajtimesh të avancuara dhe protokolle drejtuese, që përfshijnë ndërhyrje dhe kujdes mjekësor e psikologjik, do të vihen në shërbim të pacientit. Këto protokolle nuk kanë rëndësi të jenë specifike për kancerin. Ato mund të zbatohen edhe në raste sëmundjesh të tjera, pasi kushtet mjekësore janë të njëjta. E rëndësishme është që stafi pjesëmarrës të jetë i aftë të zgjidhë probleme e shqetësime si psikologjike ashtu edhe ato mjekësore. Kujdesi psikologjik nuk duhet neglizhuar. Një drejtues, qoftë një doktor apo infermier, i cili arrin të koordinojë një shumëllojshmëri mënyrash veprimi të kujdestarisë ndaj pacientit, e ka kryer me efektshmëri dhe sukses mjekimin.

Vlerësimi Çrregullimet e depresionit dhe të ankthit janë shpesh të panjohura në shkakësinë e tyre. Shpesh një pyetësor për ato çka pacientët i

shqetëson dhe i bën të ndjejnë ankth, mund të ndihmojë për t'i njohur shkaqet. Frika nga spitalet, kushtet në ambientet spitalore, dëshira për të qëndruar në shtëpi etj., janë disa faktorë të cilët ndikojnë rrjedhimisht në psikikën e pacientit. Prandaj, doktorët duhen të vihen në dijeni se pacientët mund të vuajnë edhe nga rrethana të pavarura nga kanceri.

Mjekimi Informimi: Mjekët shpesh neglizhojnë rëndësinë dhe dhënien e informacionit për pacientët e tyre. Këta të fundit kanë nevojë të vihen në dijeni për çdo etapë të ekzaminimit të sëmundjes. Përsëritja dhe informacioni i shkruar mund të jetë i domosdoshëm. Përmbledhja e gjithë ecurisë së mjekimit rrit besueshmërinë dhe sigurinë e pacientit ngjall shpresat për shpëtim. Mbështetja sociale: Pacientët sigurojnë mbështetje përmes familjarëve dhe miqve të tyre. Ata e gjejnë të nevojshme të flasin për sëmundjen e tyre me të afërmit për ta përballuar me sukses luftimin e saj. Por, nga ana tjetër, pacientët nuk duan të bëhen barrë për të tjerët. Një mbështetje plotësuese mund të sigurohet nga shërbimet mjekësorë të kancerit p.sh. ekipi i kujdesit mjekësor ose infermieret e specializuara. Menaxhimi i depresionit: Diskutimet me psikologët, siguria e besimit në vetvete dhe ndihma praktike janë mënyrat se si pacienti të mund ta kalojë depresionin. Antidepresantët janë barna mjaft efektivë edhe në pacientët me kancer. Por më parë duhet bërë një konsultë me farmacistin për ta marrë dozën e caktuar në përputhje me trajtimin e kancerit. Ndërhyrja dhe seancat me një psikolog janë shumë të efektshme për ta përballuar kancerin dhe ankthin.

Konsultimi me psikologun Ndërhyrjet psikologjike pakësojnë ankthin dhe depresionin dhe rrisin mundësitë e bashkëpunimit për trajtimin mjekësor. Pacientët me vështirësi në përballjen e realitetit dhe me shqetësime të vazhdueshme duhet t'i drejtohen një psikologu apo psikoterapisti. (Autorët janë studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë)


Mars 2010 | 24

Revistë e Gazetarisë

UP News

Individë në realitet apo realitet individual Rebeka NAQI GJIKA emi të ndryshëm? Jemi specialë, të veçantë? Jemi të shkathët, të vonuar, të dashur, zemërakë, egoistë apo altruistë. Kërkojmë majmjen apo mjaftohemi me thërrime? Çdo mëngjes pyesim refleksionin tonë në pasqyrë: A është kjo ajo që dua? Cila anë e imja është e vërtetë? Kush jam unë thellësisht? Dhe sigurisht: A jam çka dua të jem? Këto janë pyetje të cilat na rrjedhin natyrshëm të gjithëve, çfarëdo statusi, moshe, gjendje ekonomike, arsimi, kulture apo racë t'i përkasim. Individë të shumtë mund t'i karakterizojnë këto pyetje si pjesë e një adoleshence të vonuar, apo papjekurie të dukshme. Ne të gjithë në përditshmërinë tonë mendojmë se jemi diferencë, të veçantë, ndryshe nga njëritjetri, edhe pse realisht shpesh as ne vetë nuk e kuptojmë si jemi. Brenda secilit prej nesh ndodh shpesh ajo që quhet metamorfozë. Kjo jo vetëm gjatë procesit të rritjes, pra në vite, por edhe brenda një ore, minuta apo sekonda. Psh: Edhe kur jemi duke shijuar një kafe, dhe njëkohësisht jemi futur brenda një bote virtuale, sikurse unë në këto momente, papritmas tërhiqemi nga ai realitet i ceket, dhe me sfida minimale, i kondicionuar nga habitati që na rrethon dhe përpiqemi të kthejmë faqe duke u përpjekur të hedhim në letër disa fragmente mendimesh personale. Ky është një rast fare i thjeshtë dhe deri-diku do ta quaja banal i përditshmërisë sonë, por në të vërtetë ne kemi kaq shumë shembuj për t'i shpjeguar ndryshimet tona individuale, përballë realitetit. Realitetin do ta quaja një kafshë kondicionuese. Aftësia më e madhe e kësaj kafshe është

J

manipulimi. Edhe qengjin ai është i aftë ta transformojë në ujk. Kjo nuk mendoj se ndodh thjesht prej individualitetit të gjithsecilit por duke qenë se qenia humane është një qenie sociale atëherë më ngelet të besoj se shkaku i ndryshimeve tona karakteriale është pikërisht realiteti. Ne kemi aq vetvete sa edhe numri i njerëzve me të cilët biem në kontakt. Kjo është lehtësisht e kuptueshme që manipulatori, ai që e bën të mundur këtë metamorfozë humane është kafsha, realiteti, habitati ku jetojmë, shoqëria që na rrethon. Nëse do të më duhet të përmend disa grupe shoqërore në të cilat çdonjëri prej nesh do të ndihej ndryshe, atëherë do të përmendja pak prej tyre. Psh: Interneti, marrëdhëniet e punës, marrëdhëniet dashurore, marrëdhëniet shoqërore momentale, fëmijëria. Interneti psh është aktualisht një realitet paralel në të cilin çdo ditë të njëjtët persona që në botën reale, do të shpre-

heshin vrazhdë, aty brenda i sheh ndryshe, më të kulturuar, më pak cinik, me më shumë ide. Kjo ndodh pasi konteksti është ndryshe. Personat që shohin aktivitetin e tyre në internet janë të një mase më të madhe dhe ne përpiqemi të jemi sa më përgjithësues. Jo vetëm kjo por shpesh preferojmë të zhytemi në këtë botë paralele virtuale, për t'i ulur sfidat dhe për të qenë konstant me vetveten. Pra është një lloj balance që pretendojmë të arrijmë me veten. Marrëdhëniet e punës, mjedisi ku punojmë, mendoj se janë ato që na bëjnë të përpiqemi të dukemi sa më seriozë, të aftë profesionalisht, hipokritë apo ndoshta edhe pak cinikë. Të gjithë përpiqemi aq shumë të jemi të pagabueshëm në punë, preciz, rigorozë, gjë që nuk do ta bënim kurrsesi në një mjedis shoqëror. Gjithashtu, të gjithë e dallojmë lehtësisht kur kërkojmë një shërbim, se sa të buzëqeshur janë punonjësit. Ata mund të kenë mjaft shqetësime person-

ale sa do të mjaftonin të mos buzëqeshnin, madje as të mos gjendeshin aty në atë moment, por interesi është i një shkalle më të lartë, dhe kjo i bën ata të na tregojnë një fasadë tjetër nga ajo që ndiejnë realisht. Miqtë tanë të vërtetë shpesh janë të vetmit me të cilët mund të jemi spontanë, duke shfaqur të gjitha emocionet apo sjelljet. Kryesisht në këtë grup bëjnë pjesë miqtë e fëmijërisë, apo ato miqësi të konsoliduara dhe të sprovuara në vite. Por kjo gjë nuk ndodh me miqtë momentalë apo lidhjet miqësore të bazuara në interesa përfitimi, pasi aty gjithçka ndryshon. Ky është një mjedis në të cilin ndërthurën marrëdhëniet përfituese me ato miqësore. Elasticiteti dhe kordialiteti janë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm në këtë kontekst. Gjithashtu, të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se në marrëdhëniet dashurore japim totalisht një vetvete tjetër. Në këto marrëdhënie individët janë të pirur të jenë më të dashur, familjarë, të buzëqeshur, të nxehur, xhelozë, pasionues, kordialë, më të gjithanshëm. Kjo është një marrëdhënie, dhe një realitet më kompleks që kërkon përkushtim, dashuri, ëmbëlsi. Dhe individët në këtë kontekst janë të gatshëm t'i japin të gjitha këto. Kontekste të ndryshme na bëjnë të identifikohemi ndryshe, dhe askush nuk mund të pretendojë se është i pandryshueshëm dhe "vetvetja" në secilin kontekst. Mendoj se kjo do të ishte një mohim i qëllimshëm për t'u kamufluar me fasadën e vërtetësisë. Pra në fund mbetet pyetja: A jemi shumë të ndryshëm dhe të veçantë nga njëri-tjetri ? (Autorja është nga Tirana)


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 25

Planifikimi i gjërave largon stresin Albulena JAHAJ jerëz të moshave, profesioneve, të intelekteve të ndryshme, dendur në jetën e tyre e përdorin fjalën "stres" për të karakterizuar një gjendje të veçantë psiko-emocionale të tendosur ose të mbingacmuar, kur ballafaqohen me mjedisin rrethues të tyre. Në të vërtetë, në shumicën dërrmuese të rasteve, përdorimi i këtij termi është shumë i shpeshtë. Njerëzit e përdorin mijëra herë në ditë duke thënë kam stres, jam e shtresuar. Emira Sopi nga Prishtina është vetëm njëra nga shumë njerëzit që shumicën e kohës e kalon e stresuar. Kjo, sipas saj, vjen si pasojë e shumë angazhimeve ditore në punë rreth familjes. "Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje jam shumë e angazhuar me punë, dhe

N

gjatë gjithë kësaj kohe jam tejet e stresuar. Mendoj se stresi vjen si pasojë e obligimeve të shumta që ka një grua, e sidomos nëse ajo është nënë. Unë si nënë e tre fëmijëve duhet të kujdesem për fëmijët, punët e shtëpisë e për familjen. Kërkesat nga fëmijët janë të shumta, kështu që sadopak mundohem të jem gjithmonë afër tyre kur ata kanë nevojë. Krahasuar me kohën kur unë kam qenë e re, kërkesat nga fëmijët kanë qenë më të vogla, kur dimë se në kohët e sotme teknologjia ka ecur me një hov marramendës", tha Sopi. Niveli i tanishëm i zhvillimit njerëzor ose epoka teknologjike i ka bërë marrëdhëniet njerëzore më të ndërlikuara, më të përkohshme dhe për rrjedhojë, njeriu i sotëm duhet të përballojë shumë përvoja të reja në periudha kohore të

shkurtra, kështu mendon Arjan Bekiqi, i cili tash e 10 vjet punon në dy punë. "Përderisa jemi në epokën e zhvillimit njerëzor, mendoj se stresi është pjesë e pandashme e jetës që e bëjmë ne. Në mëngjesin e fillojmë me stres e deri në mbrëmje ai është më ne. Edhe në mbrëmje kemi stres, pasi edhe nëse nuk je në punë obligimet e tjera shtesë ndaj familjes dhe të afërmve nuk mund t'i lëmë anash", tha Bekiqi. Kurse, sipas sociologut Fadil Maloku, stresi është mbingarkesë apo preokupim që njeriu jeton në përditshmëri. Stresi mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, por mund t'u adresohet atyre psikosocial ekonomikë etj,. Stresi nga këndvështrimi sociologjik është një lloj shtimi i mbingarkesës apo preokupimeve që njeriu në

përditshmërinë e tij. Stresi vjen si pasojë i shtrëngimeve, shkapërderdhjeve tona, ku nga ne kërkohen shumë angazhime brenda një kohe të caktuar. Pamundësia për t'i zgjedhë përnjëherë këto detyra, obligime, punë, na bëjnë të jemi të stresuar. Padyshim që koha e pasluftës e ka ndryshuar rrënjësisht dinamikën e preokupimeve tona si njerëz, ju shihni për çdo ditë një lloj "VRAPI HISTERIK" për të kryer sa më shumë punë brenda një kohe të caktuar! Ky ritëm i shpejtuar na largon nga vetvetja, ku me këtë akt ne më nuk i takojmë vetvetes por të tjerëve, ngaqë duhen plotësuar detyrime, obligime dhe pune të cilat neve na bëjnë me ekspeditivë racionalë, në anën tjetër na bëjnë shumë të stresuar, përfundon Maloku.


Mars 2010 | 26

Revistë e Gazetarisë

UP News

Lexuesi përballë leximit të letërsisë Hajdin ISLAMI eximi i letërsisë, edhe pse nuk është ndonjë disiplinë e veçantë, është një mënyrë kreative e të lexuarit, së cilës koha vetëm sa është duke ia shtuar atraktivitetin. Leximi i letërsisë ka një gjuhë të veçantë, prandaj edhe kërkon një përqendrim të thellë të të menduarit, pasi shumë herë tekstet letrare përmbajnë brenda vetës edhe figura të ndryshme stilistike. Prandaj, jo kot thuhet se letërsia është art. Qëllimi i leximit të letërsisë, përveç të tjerash, është edhe që të ndikojë në zhvillimin e personalitetit të njeriut, me qëllim që lexuesi të shkruajë drejt dhe pa gabime si dhe të lexojë rrjedhshëm dhe të kuptojë në mënyrë të drejtë atë që e lexon. Këto, por dhe disa cilësi të tjera bashkëkohore të të lexuarit, na dërgojnë deri tek ai që sot mund të quhet lexues model. Zhvillimi i hovshëm i letërsisë në botë por edhe tek ne ka ndikuar që edhe të zhvillohen teknika të ndryshme për ta kuptuar sa më mirë një tekst të caktuar letrar. Me qëllim të afrimit të lexuesit me librin, apo ngritjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me lexuesin dhe leximin në përgjithësi,

L

studiues të ndryshëm kanë trajtuar disa teknika. Studiuesi Don Densërou nga Universitetit Kristian i Teksasit (Texas Christian University) e ka trajtuar një teknikë të quajtur "Të lexuarit në dyshe". Por ekzistojnë edhe teknika të tjera të dobishme të të lexuarit si ajo "Të lexuarit në bashkëpunim"etj. Ekzistojnë edhe disa metoda të tjera të cilat janë zhvilluar edhe në trojet tona dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Fjala vjen, në mesin e shumë metodave, është përdorur edhe e ashtuquajtura metoda e "Zhvillimit të menduarit kritik gjatë të lexuarit dhe të shkruarit", ky projekt ka filluar të zbatohet në vitin 1997 përmes AEDP

(Projekti për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri) dhe me ekspertizë të Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit në Uashington. Për t'u studiuar si duhet një çështje letrare, në këtë rast leximin e letërsisë, në radhë të parë ne si lexues duhet të kemi informacion elementar, pasi është joproduktive të bëjmë komente dhe analiza të pabaza dhe pa argumente. Leximi i letërsisë ka dallim nga leximet e fushave të tjera të përditshme që i bëjmë. Librat e letërsisë janë më atraktivë dhe e joshin në njëfarë mënyre lexuesin, pasi ata brenda vetes çdoherë kanë kumt (mesazh). Janë disa tekste letrare që lexuesi i rëndomtë e ka pak më "vështirë"

t'i lexojë, si p.sh. ato vepra klasike nga disa autorë që u përkasin dialekteve të ndryshme kur dihet se dialekti nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha trevat e Shqipërisë. Por, prapëseprapë, lexuesi në Shqipëri dhe Kosovë, pa përjashtuar as trevat e tjera të populluara me shqiptarë, edhe sot e kësaj dite vazhdon që në njëfarë mënyre të komunikojë me autorë të të gjitha dialekteve nëpërmjet veprave të tyre që letërsisë sonë i kanë mbetur si një thesar i çmuar.

(Autori është kandidat për Master Arsimor në Universitetin e Prishtinës)


Revistë e Gazetarisë

UP News

Mars 2010 | 27

Edhe një sfidë për studentët e Kosovës

Sfidohen në Austri Adifete BELA osova Case Challenge apo Rasti Sfidues i Kosovës që përfaqëson gjysmëfinale për Ballkan Case Challenge 2010 është organizuar këta pesë vjetët e fundit që nga viti 2004. Rasti Sfidues i Kosovës synon në hapjen e mundësive dhe perspektivave të reja studentëve të shkëlqyer të Arsimit të Lartë të Kosovës duke i forcuar lidhjet në mes të Edukimit të Lartë dhe punësimit si dhe me ofrimin e shanseve konkrete për punë. Ndërkaq, Rasti Sfidues i Ballkanit (Balkan Case Challenge), që përfshin 11 shtete të Evropës Jug-Lindore dhe Austrisë, kontribuon në rritjen e vetëdijes për potencialin që ka Evropa JugLindore/Ballkani duke qenë pjesë e Evropës. Grupe të synuara të projektit janë: studentët si dhe kompanitë. Kosova Case Challenge 2010 këtë vit do të përbëhet nga

K

tri pjesë: (1) Trajnimi për aplikues lidhur me Garën e Rastit Studimor (2) Gara, ku fituesit nga çdo disiplinë do të përzgjidhen për BCC që do të mbahet në Vjenë (3) Ngjarja e Rekrutimit. Drejtori i WUS Austria në Kosovë, But Dedaj, ka thënë për "UP NEWS" se këtë vit do të ketë disa disiplina garuese: "Për këtë vit do të ketë disa fusha garuese siç është simulimi i gjyqit, i cili është një simulim tradicional i gjyqit, ku studentët përgatisin zgjidhjen e problemit që ka të bëjë me ndonjë problem specifik të së Drejtës Ndërkombëtare", ka theksuar ai. Sipas tij, gara e Rastit të Biznesit sjellë së bashku studentët më të mirë të biznesit, menaxhmentit, ekonomiksit. Rastet studimore në këtë garë kanë të bëjnë me klimën biznesore dhe të zhvillimit

ekonomik në Evropën Juglindore. "Modeli i Këshillit të Evropës është një simulim autentik i Këshillit të Evropës, i cili nuk është një trup legjislativ, mirëpo diskuton çështjet më urgjente si dhe negocion pozitën e Unionit Evropian në raste të tilla si dhe jep udhëzime të përgjithshme sociale, ekonomike dhe politike në të gjitha fushat e aktiviteteve të Unionit Evropian", ka vlerësuar i pari i WUS-it në Kosovë, Dedaj. Gara e Rastit në Teknologjinë Informative dhe Komunikuese simulon implementimin e TIK-së në ambiente biznesore. Pjesëmarrësit duhen që ta analizojnë procesin biznesor dhe infrastrukturën e kompanisë si dhe të sugjerojnë një zgjidhje. Dedaj ka bërë të ditur se afati i aplikimit ka filluar më

15.12.2009 dhe do të zgjasë deri më 1 mars 2010. WUS Austria është një organizatë e cila në mënyra të ndryshme mbështet arsimin e lartë në Kosovë, si praktika, trajnime, libra, bursa, hapësirë për implementimin e garës, produkte etj. Kosova Case Challenge 2010 (Rasti Sfidues i Kosovës) do të mbahet gjatë datave 7,8 dhe 9 maj. Austria që një periudhë të gjatë kohore e mbështet arsimin e lartë në pjesën e Evropës Juglindore, si pjesë e rolit të saj aktiv në procesin e stabilizimit dhe të integrimit evropian. Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Agjencisë Austriake të Kooperimit, WUS-Austria implementon programe mbështetëse në Evropën Juglindore që nga viti 1994 duke u fokusuar në universitete dhe komunitet akademik. Në Kosovë WUSAustria operon që nga viti 1998.


Mars 2010 | 28

Revistë e Gazetarisë

UP News

Facebook, një mik apo humbje kohe

Facebookmania Antuela TANE e Rebeka NAQI GJIKA

A keni një faqe facebook? Kjo tashmë mund të konsiderohet një pyetje retorike, apo një nga ato pyetjet ku të gjithë shohin njëri-tjetrin në sy dhe qeshin nën buzë. Interneti sot është bërë miku më i mirë për individin. Gjithashtu me hyrjen e Internetit, është e pamundur të pretendojmë se mund të mos kemi akses në uebsitet e shumta që e popullojnë atë. Çuditërisht sot shohim internet caffe që mbijnë çdo ditë e më shumë si kërpudha, dhe sot nuk jemi në gjendje të gjejmë një lagje të Tiranës ku të mos ketë një internet caffe. Por çfarë i bën këto biznese fitimprurëse, pra të posedojnë xhiron e tyre ditore apo klientelën e përditshme. Jemi koshientë të gjithë se këtë ndikim, këtë dashuri për internet caffe-të e bën vetëm facebooku. Përditshmëria jonë është e mbushur nga facebook dhe ne sot nuk pretendojmë dot se i kemi shpëtuar manisë të quajtur facebook. Këtë mund ta themi, pasi jo vetëm njerëzit e thjeshtë, të varfër por edhe punonjës të lartë zyrtarë apo edhe diplomacia qoftë shqiptare, qoftë botërore sot klikojnë në facebook opsionet e shumta që ai ofron. Pra, jo vetëm nëpër kompjuterët e internet caffeve, por kudo, nëpër shtëpi, bare apo zyra, me desktop, laptop apo telefona celularë, padiskutimisht shohim tek klikohet uebsiti aktualisht më i klikuar në të gjithë botën "Facebook". Jo më kot edhe studimi ynë është titulluar "Facebookmania". Pasi së fundmi ai është kthyer vërtet në mani. E quajmë të tillë

pasi kudo që rrotullon sytë nëpër qytet shikon njerëz që qeshin, vrenjten, emocionohen, apo edhe qajnë përpara faqes së tyre në facebook, përballë ekranit të një kompjuteri. Për ta vërtetuar këtë, pra nëse mund ta konsiderojmë facebook-un mani apo jo, ne kryem një studim ku u anketuan 200 individë nga pika të ndryshme të Tiranës dhe gjithashtu u intervistuan gjashtë personalitete si Zek Ceku (Drejtor i First Tourism Consulting Company in Kosova and the Region), Isidor Koti (Pedagog, gjithashtu dhe drejtor i radio "Stinet" në Tiranë) Elona Demollari (Gazetare e gazetës "Shekulli" në Tiranë), Afet Bela (gazetar në Kosovë në gazetën "Epoka e re"), Lirim Geci (gazetar në Kosovë), të cilët na dhanë idetë e tyre rreth facebookut. Qëllimi i studimit tonë ishte të zbulojë nëse ky uebsite po shndërrohet në mani tek të rinjtë shqiptarë si edhe të identifikojë perceptimet e të anketuarve në lidhje me të ardhmen e këtij uebsiti që nënkupton përdorshmërinë dhe frekuentueshmërinë e tij. Dhe konkretisht, ajo që zbuluam me anë të studimit tone ishte se sot Facebook-u

është një ndër mjetet më të fuqishme të komunikimit bilateral dhe multilateral, si dhe i promovimit të ideve, iniciativave dhe projekteve, qoftë individuale qoftë grupore. Gjithashtu ndryshon konceptin kohë dhe hapësirë. Nga një hapësirë fizike, me anë të facebook në kalojmë në një hapësirë sociale ku mund të komunikojmë më të gjithë miqtë tanë në facebook. Ai po përdoret në masë sot, kudo, kurdo, dhe për gjithçka. Nga studimi ynë rezultoi se 99 % e të rinjve të anketuar kanë një faqe facebook të cilës shumë prej tyre i dedikojnë më shumë se 2 orë në ditë. Ka prej tyre të cilët janë punonjës zyrash , dhe faqja e tyre në facebook nuk mbyllet gjatë gjithë 8-orarshit të punës duke shpresuar në pak kohë të lirë apo duke neglizhuar kështu punën. Në sajë të mundësive dhe opsioneve të shumta që ofron, facebook mund të jetë një mik mjaft i mirë studimi, apo një agjenci informative ku gjithkush i interesuar mund te ketë akses dhe ta shfrytëzojë atë, por mund të jetë edhe një humbje e madhe kohe, për shkak të opsioneve të shumta të një

natyre argëtuese si edhe për shkak të miqve të shumtë, dedikimi për secilin mund të na shpenzojë kohë. Sot të rinjtë Shqiptarë preferojnë të klikojnë lojërat në facebook apo të chatojnë me miqtë e tyre apo me njerëz të rinj më shumë se të shfrytëzojnë faqet informative që ofron facebook. Pra sot të rinjtë, të cilët janë e ardhmja e vendit, prej të cilëve priten ide të reja apo përmirësimi i sistemit, dhe koha e të cilëve është tepër e vyer, shpenzojnë orë të tëra duke u transformuar në bixhozçinj të mirë teksa luajnë Texas Holdem Poker, apo në fermerë të mirë teksa luajnë Farmville si edhe lojërat e tjera. Ajo që është vërtet shqetësuese është shpenzimi i parave nga xhepi i tyre për blerjen e chipsave apo edhe objekteve të tjera në varësi të lojës, me para. Ky fakt është tepër shqetësues pasi e nxit individin të bëhet pjesë e "Kumarit" pa pasur probabilitet fitimi real. Tashmë ne me anë të këtij studimi arritëm të nxjerrim si përfundim se uebsiti facebook është bërë mani për njerëzit, kryesisht të rinjtë. Ndonëse është një lidhje virtuale, përsëri mbetet një formë shumë e mirë e të shprehurit mes miqve, shokëve, kolegëve, të afërmve madje krijon dhe lidhje të mundshme midis dy të rinjve etj. Gjithashtu ai është një zhvillim kompleks, një prurje e re e ditëve tona, i përkrahur sidomos nga rinia, por me kalimin e kohës ndikimi i tij mund të zbehet ose mund te zëvendësohet nga shpikje të reja. Kjo gjithsesi mbetet për t'u parë! (Autoret janë studente në Universitetin e Tiranës)


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 29

Kosova në rrugën e saj drejt BË-së

M.A. Ibrahim HOXHA osova në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian përveç fokusit në plotësimin e kritereve teknike të përcaktuara nga BE si parakusht drejt anëtarësimit të plotë, duhet të tentoj që në mënyrë aktive të përdorë edhe diplomacinë e saj në këtë drejtim. Në këtë rrafsh diplomacia kosovare duhet të fokusohet në gjetjen e një partneri lobues përbrenda BE-së, i cili realisht do të duhej të vinte nga shtetet e fuqishme dhe me ndikim përbrenda BE-së si: Britania e Madhe, Franca, Gjermania apo Italia, shtet ky i cili në një formë ose tjetrën do të luante rolin e lobuesit përbrenda BE-së në përshpejtimin e integrimit të Kosovës në BË. Pothuaj të gjitha shtetet të cilat janë në proces, apo tanimë janë anëtarësuar në BE kanë pasur një shtet i cili ka qenë shtytës (lobues ) i tyre në gjithë këtë rrugëtim. Procesi i përafrimit me Bashkimin Evropian nuk është vetëm proces teknik por edhe politik në

K

radh të parë. Këtyre ditëve pothuajse jemi mësuar që zakonisht të lexoj shkrime të ndryshme të "analistëve"- apo "ekspertëve ", siç pretendojnë mediet tona ti quajnë, duke kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë progresi në procesin e përafrimit me BE-në. Në asnjë mënyrë me këtë shkrim nuk dëshiroj të justifikoj askënd ( aq më pak institucionet vendore), por nëse e hedhim një vështrim paksa më të thellë këtij dimensioni (procesit të përafrimit me BE-në) problemet dukën të jenë më të thella së sa që na shfaqen sipërfaqësisht. Duke qenë se Kosova ka vetëm dy vjet shtetësi (marrë për bazë së institucionet tona tani më gjenden në fazën e ndërtimit të kapaciteteve të tyre ) dhe me barrën e gjithë problemeve të trashëguara nga (keq) qeverisja pothuaj 9 vjeçare e UNMIK-ut, shto këtu edhe nga obstruksionet që vazhdimisht i bëhen nga shteti fqinj Serbia, atëherë medoemos ne duhet të jemi paksa më të sinqertë të paktën për hir të opinionit publik. Them të sinqertë në kuptimin e së vërtetës, institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet që të përmbushin kriteret teknike të cilat kanë të bëjnë në raport në BE-në, por gjithashtu edhe në raport më qytetarët e Kosovës si zhvillimin ekonomik, sundimin ë ligjit si dhe ngritjen e standardit jetësor. Por në këtë pikë duhet të

kuptohemi se në këto negociata ku hyjnë procesi i liberalizimit të vizave dhe përafrimit më BE-në nuk kemi vetëm një palë ( Kosovën), por edhe palën tjetër (BE) nga e cila varet shumë se sa do zgjasë rruga e Kosovës për në BE (shih për këtë Turqinë ) dhe kur do të mund të udhëtojnë edhe qytetarët e Kosovës lirshëm në zonën Shchengen . Procesi i përafrimit me Bashkimin Evropian nuk është proces vetëm teknik por edhe politik në radhë të parë. Më rënien e bllokut lindor politika e shteteve anëtarë të BE-së sado hezituese që ishte në fillim në raport me zgjerimin drejt lindjes ajo në të vërtet përball kishte dy zgjidhje tu ofronte vendeve të ish bllokut komunist perspektivë anëtarësimi në BE ( përmes një procesi i cili asokohe quhej EA -apo Marrëveshja me Evropën) apo të mbylltë sytë në raport me fqinjët e saj e cila zgjidhje natyrisht se do të sillte pasoja edhe për vet BE-në . Bashkimi Evropian duhet ti përcjell hapat pozitiv të Prishtinës zyrtare në përpjekjet e saj për të siguruar kushte sa më të mira për të gjitha komunitetet në Kosovë, me masa konkrete të cilat ia lehtësojnë jetën qytetarëve të Kosovës. Kosovës në këtë fazë i duhet tretman afirmativ në ana e BE-së dhe kjo nuk do të ishte hera e parë në historinë e BE-së që një gjë e tillë i bëhet një

vendi (shih anëtarësimin e Greqisë në të kaluarën e cila asokohe nuk plotësonte as kriteret elementare të një shteti demokratik dhe stabil). Ky tretman nuk do të ishte asgjë më shumë së sa thjesht një mirëkuptim nga na e Brukselit për dëmin e trashëguar gjatë luftës në Kosovë nga Serbia. Shto këtu edhe vazhdimin e politikave obstruksioniste nga fqinji i saj, qytetarët e të cilit tani më shijojnë lëvizjen e lirë në zonën Shchengen (vendim i cili më tepër ishte politik sesa teknik-shih kriteret për përafrim më BE-në) . Për më tepër tanimë Bashkimi Evropian është edhe vet prezent në Kosovë përmes tri entiteteve të saj EULEX, EUSR dhe Komisionit Evropian që së bashku me autoritetet e Kosovës (do të duhej ) të ishin garanci e mjaftueshme për përmbushjen e standardeve. Hap i parë në këtë drejtim do të ishte liberalizmi i vizave edhe për qytetarët e Kosovës gjatë vitit të ardhshëm- me lëshimin e pasaportave biometrikë, si hap i cili do të tregon të gjithë atyre skeptikëve të shtetësisë së Kosovës se ajo vërtetë ka një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në BE. Ky shkrim është shkruar enkas për UP news


Mars 2010 | 30

Revistë e Gazetarisë

UP News

Reagimet për Pavarësinë

Raportimi i medieve serbe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës Demir RESHITI kti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka nxitur reagime nga më të ndryshmet në vend dhe në botë. Afro 2 000 gazetarë e fotoreporterë vendorë dhe të huaj ishin të akredituar në Prishtinë për ta përcjellë këtë ngjarje. Në Prishtinë është krijuar "Qendra Mediale", në të cilën janë akredituar gazetarët. Qysh më 14 shkurt Kosova ka qenë lajmi kryesor i medieve të mëdha ndërkombëtare, siç është BBC, CNN, AP, FP, ARD, VOA etj. Të gjitha këto shtëpi informative kanë dërguar ekipet e tyre në Kosovë. Interesim i jashtëzakonshëm për zhvillimet që lidhen me vendimin për statusin kanë treguar edhe medie të rajonit, përfshirë këtu edhe ekipe të shumta gazetarësh nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Kroacia, Mali i Zi . Pothuajse të gjitha mediet serbe e kanë përcjellë me interesim dhe kanë raportuar gjerësisht në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shumica e medieve të shkruara e kanë publikuar

A

Deklaratën e Pavarësisë. Kjo Deklaratë në disa mediume (veçmas ato elektronike) edhe është komentuar.

Raportimi i medieve të shkruara Pothuajse të gjitha mediet e shkruara serbe lajmin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e kanë quajtur "shokues" i cili, sipas tyre, e ka "trazuar botën". Këto medie shkojnë aq larg sa lajmin e vlerësojnë më tronditës sesa bomba atomike e hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki! Fjalori që përdorin këto medie është tipik i politikës serbe me plot pezëm e fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj botës të cilën e akuzojnë për ndihmën që po ua jep shqiptarëve për realizimin e ëndrrës së krijimit të "Shqipërisë së madhe". Gazetat si "Politika", "Novosti", "Ekspres", "Borba", "Blic"..., krahas lajmit për shpalljen e pavarësisë dhe atmosferës që ka mbretëruar nëpër qytetet e Kosovës, pashmangshëm kanë përmendur "pastrimin etnik" që u është bërë e po u

bëhet serbëve të Kosovës nga ana e shqiptarëve me ndihmën e aleancës veriatlantike NATO të cilën nuk hezitojnë ta quajnë agresor. Gazeta "Blic" ka njoftuar se ndër të parët pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar SHBA-ja dhe vendet "marionete" të saj, Afganistani, Turqia, Shqipëria. Kjo gazetë publikon gjithashtu edhe emrat e vendeve që kanë paralajmëruar njohjen (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe vendet tjera anëtare të BE-së, gjithnjë 17 ), si dhe vendet që kundërshtojnë (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Çekia), si dhe vendet që edhe një kohë nuk do ta njohin pavarësinë (Kina, Zelanda e Re, Srilanka, Azerbajxhani, Vjetnami, Indonezia dhe Gruzia). Gjithashtu kjo gazetë është fokusuar edhe në deklaratat e shteteve të dala nga shpërbërja e ishJugosllavisë për (mos)njohjen e republikës së Kosovës. Gazeta "Novosti", në shkrimin e saj të titulluar "Reagimet dhe pasojat e pavarësisë", shkruan se "qeveria e Serbisë e ka anuluar aktin e shpalljes

së pavarësisë duke theksuar në deklaratën publike se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosmetit dhe se kurrë nuk do të heq dorë nga djepi i Serbisë..." . Kjo gazetë vend të rëndësishëm i jep edhe lajmit për mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila është mbajtur "me kërkesën e Serbisë së mbështetur nga Rusia". Për mbledhjen "urgjente" të Këshillit të Sigurimit, shkruajnë të gjitha gazetat beogradase të cilat e botojnë në tërësi fjalimin e presidentit serb Tadiq të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i cili ka kërkuar nga kreu i OKB-së Ban Ki Moon dhe shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker që të anulojnë aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ta shpërndajnë Kuvendin i cili e ka shpallë këtë akt. Gazetat kanë shkruar edhe për mbledhjen e mbajtur në Këshillin e Evropës ku është diskutuar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ato gjithashtu e përmendin edhe "vendimin" e gjykatës supreme të Serbisë që të iniciohet procedurë penale ndaj


UP News kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe presidentit Fatmir Sejdiu, për shkak të shpalljes së "kundërligjshme" të pavarësisë së Kosovës. Hapësirë e veçantë në faqet e këtyre gazetave u është dhënë protestave të serbëve kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës të zhvilluara anekënd Serbisë. "Demonstrata më të mëdha janë mbajtur në Beograd, Nish, Novi Sad, Republika Srpska, Mitrovicë e Kosovës, si dhe në Francë" . Këto gazeta kanë paralajmëruar për datën 21 shkurt demonstrata "më të mëdha të organizuara ndonjëherë" nëpër qytete të Serbisë si dhe nëpër ato vende të botës "aleate" të Serbisë. Gazeta "Blic", më e madhja për nga tirazhi në Serbi, shkruan se këto demonstrata kishin në shënjestër ambasadat e SHBA-së, Francës dhe Sllovenisë si dhe shitoret McDonald në Beograd dhe Novi Sad. Kjo gazetë raporton për dhjetëra demonstrues të plagosur si dhe për ftesën që presidenti serb Tadiq dhe kryeministri Koshtunica u bëjnë demonstruesve që të mos e përdorin dhunën. Blic shkruan edhe për qëndrimin që qeveria serbe do të mbajë ndaj vendeve që e pranojnë pavarësinë e Kosovës, pa e përmendur se çfarë masash do të ndërmarrë.

Raportimi i medieve audiovizuele Gjatë komunizmit, në gjithë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore televizioni përdorej si zëdhënës i partisë së vetme në pushtet dhe zakonisht i shërbente glorifikimit të udhëheqësve autoritarë në vend. Me rrëzimin e komunizmit në 1989-1990, media elektronike e rajonit nisi një erë të re. Ristrukturimi i saj pasoi zhvillimin e televizionit në Evropën Perëndimore. Në fillim të viteve 90, qeveritë post-komuniste nisën të ndryshonin sistemet e tyre

Revistë e Gazetarisë

kombëtare të transmetimit duke hapur tregun edhe për lojtarët privatë, ndërkohë që ndërmerrnin edhe hapa për të shndërruar transmetuesin shtetëror në një njësi më të pavarur. Media elektronike në Serbi ka ndryshuar rrënjësisht në 15 vitet e fundit. Gjatë viteve 90, shumica e medieve ishin nën kontrollin e qeverisë dhe s'ishin gjë tjetër veçse zëdhënës të regjimit autoritar dhe agresiv të Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, disa media këmbëngulën në opozitën e tyre ndaj qeverisë, duke pasur një përkrahje të fuqishme politike dhe ndihmë financiare nga Perëndimi. Si për ironi, regjimi nuk u shqetësua fare për përhapjen e stacioneve radiofonike dhe televizive private, të cilat arritën me qindra në numër, për sa kohë që ato vazhdonin programet zbavitëse jocilësore dhe të tjera programe për të humbur mendjen për popullsinë e çorientuar politikisht. Ndryshimet e vërteta në politikat e medies, të cilat i dhanë fund mbizotërimit të televizionit shtetëror, erdhën vetëm pas rrëzimit të këtij regjimi në tetor 2000 dhe mbeten ende të brishta dhe të papërfunduara.

Megjithatë, në rastin e Kosovës, pothuajse të gjitha mediumet audiovizuele në Serbi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Radiot dhe televizionet serbe, nëpër të gjitha edicionet informative lajm të parë e kanë pasur shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Edhe në këto mediume është përdorur fjalor fyes dhe kërcënues ndaj shqiptarëve dhe vendeve aleate që e kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë. Radiotelevizioni shtetëror serb RTS1 ka transmetuar kohë pas kohe pamje të atmosferës që mbretëronte në Prishtinë në ditën e shpalljes së pavarësisë duke u përqendruar në pamje ku qytetarët e Kosovës që i gëzoheshin pavarësisë bartnin simbole kombëtare, flamuj amerikan, foto të personaliteteve ndërkombëtare që e kanë ndihmuar Kosovën dhe parulla "antiserbe". Pothuajse në të njëjtën frymë kanë raportuar edhe kanalet tjera me frekuenca kombëtare serbe: "TV Avala", "TV Pink" e "TV Koshava", ndërsa pak më "liberal" ka qenë kanali "TV B92". Të dhëna për mbulimin e kësaj ngjarjeje (shpalljes së pavarësisë së Kosovës) nga kanalet televizive serbe me frekuenca lokale nuk kemi

Mars 2010 | 31

mundur të sigurojmë për faktin se pjesa më e madhe e këtyre televizioneve në këtë periudhë nuk kanë transmetuar program nëpërmjet internetit e as me sistem kabllor. Edhe radiostacionet serbe nëpër të gjitha edicionet informative lajm të parë e kanë pasur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe reagimet nëpër Serbi kundër këtij akti. Radio Beogradi, pjesë e shtëpisë mediale në pronësi shtetërore RTS në programet e veta informative ka bërë lidhje direkte me reporterët e saj nëpër qytete të ndryshme të Serbisë ku janë zhvilluar protesta kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe nga enklavat serbe në Kosovë ku gjithashtu është protestuar. Për dallim nga radio shtetërore, radiot në pronësi private nuk kanë dhënë transmetime të drejtpërdrejta. E veçanta e radiove ka qenë se kanë zhvilluar debat lidhur me "ligjshmërinë" e aktit të shpalljes dhe pasojat juridike që sjell ky akt, duke i ftuar në studio apo duke i kyçur nëpërmjet telefonit analistët e ndryshëm serbë. Në këtë drejtim është shquar radio "B92" . Ky medium minutë pas minute i ka përcjellë zhvillimet në Kosovë nëpërmjet reporterëve të vet.


Mars 2010 | 32

Revistë e Gazetarisë

UP News

Flet për "UP News" aktori Veton Ibrahimi

Nuk bëj kompromis në dëm të profesionit Lavdie LULAJ ktori shqiptar nga Maqedonia, Veton Ibrahimi, i cili në Kosovë më shumë njihet nga kuizi "Kush do të bëhet milioner?", në një intervistë për "UP News" ka thënë se ndjehet shumë mirë që është duke jetuar në Prishtinë. Veton Ibrahimi është nga Kumanova. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e Timo Fllokos. Ai ka punuar në disa TV në Maqedoni. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë. Më vonë ai është tërhequr nga politika dhe ka filluar të punojë si profesor në Universitetin

A

Shtetëror të Tetovës, pak më vonë edhe në moderimin e kuisit "Kush do të bëhet mil-

ioner?", sezoni i parë. Aktori Ibrahimi është shprehur se i ka pëlqyer gjithmonë të

qenët para publikut dhe sot ndihet shumë rehat me profesionin e tij. "Kam luajtur në disa shfaqje, por do t'i veçoja 'Kjo është lufta ime' në vitin 2001, 'Repriza e lirisë' në vitin 2002 dhe 'Përmbledhja e plotë e veprës së Shekspirit e shkurtuar lehtë'", ka thënë ai. Sipas tij, fama di t'i marrë njerëzit dhe t'i tjetërsojë. "Unë jam nga ata që asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk do të bëj kompromis në dëm të profesionalizmit dhe të qenët vetvetja. Duke qenë se kisha një eksperiencë disavjeçare si moderator i lajmeve, e kisha shumë më lehtë edhe me studion e kuisit të famshëm "Kush do të bëhet milioner", ka deklaruar ai.

SYHEJL HAVOLLI, poet

TI MA KUPTOVE FTESËN A të kujtohet dita e parë kur erdhe që rigonte shi para stinës së dimrit bora qëmoti i kishte veshur malet refreni i këngës ende s'mbaronte për dashurinë ndjej hapin që afrohet edhe më afër shpresa zgjatej midis brigjeve bëhej urë ëndrra a bëhet realitet të bashkohemi dikur unë dhe ti e mësuam udhën kah lumi ëndrra u bë realitet më nuk na merr gjumi më thuaj dielli kur lind rrezet a janë duart e tua unë kujtoj se po krejt bota u përqafua atëherë afrohu t'i shijoj buzët e lëngëzuara ti ma kuptove ftesën time të zjarrtë e të qartë ylber për ty u bëra të më vësh përreth në qafë.

PERDJA E DRITARES SIME

PARA SE TË ERRËSOHET

Këtu pari kur kalon përballë dritares sime perde do të ketë

A ke menduar se një ditë do të jem peshkatari yt duke lundruar me anije det më det, lumë më lumë

mos kujto se loja ka mbaruar loja tashti ka filluar në teatër perdet kur lëshohen spektatorët duartrokasin loja ka mbaruar

SHTYLLË PËR TOKËN E QIELLIN Dua që edhe nata të ketë fllad mëngjesor se diellin shumë e dua dua të lodhem nga gëzimi që të mos kafshoj ty dua të shtrihem vertikalisht shtyllë për tokën e qiellin

a ke menduar se një ditë do të bëhem hije për ty kur dielli përcëllon shumë mburojë të jem nga e liga a ke menduar se një ditë do ta ndal hapin e ikjes për t'i kënduar këngët serenadë përballë dritares krah të hapur a ke menduar se një ditë do të jem yll i mëngjesit zog që cicërimin ma lakmon në shtratin tënd të butë a ke menduar se një ditë seriozisht a ke menduar se buzët do të puqen para se të errësohet dita


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 33

Futja e lëndës së mësim besimit në sistemin edukativ në Kosovë

Shumë zhurmë Sejhane MEHMETI

ënda fetare në Kosovë ka bërë shumë njerëz të flasin, të dëshpërohen, për më tepër, politikanët të heshtin. Në të vërtetë, ligji për arsim kosovar, lëndën fetare nëpër shkolla e kundërshton. Çka është më e rëndësishëm, konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore e legalizojnë mësimin fetar nëpër shkollat publike. "Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë". Neni 18. Po ashtu, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, neni 20, në lidhje me arsimin dhe fenë thotë: "Shtetet palë në këtë Pakt janë të mendimit se arsimi duhet të synojë lulëzimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe të ndjenjës së dinjitetit të tij, ta forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ata, veç kësaj, janë të një mendimi se arsimi duhet të mundësojë që çdo person të luajë një rol të dobishëm në një shoqëri të lirë, ta favorizojë mirëkuptimin, tolerancën dhe miqësinë ndërmjet të gjitha kombeve dhe të gjitha grupeve racore, etnike e fetare. Shtetet palë në këtë Pakt zotohen ta respektojnë lirinë e prindërve dhe kur është rasti, të kujdestarëve ligjorë, për të zgjedhur për fëmijët e vet institucione të tjera përveç atyre publike, por që të jenë në përputhje me normat minimale që mund të jenë caktuar

L

ose miratuar nga shteti në fushën e arsimit, dhe për ta siguruar arsimimin fetar dhe moral të fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre". Duke pranuar se BIK-u bashkë me dr. Ferid Aganin po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për futjen e mësim besimit nëpër shkollat e Kosovës, nga ana tjetër, kjo kërkesë po has në vesh të shurdhër. Megjithatë, lënda fetare mbahet në disa shtete të Evropës (40). Në Austri mbahet mësimi fetar në të gjitha shkollat austriake, e pjesë e këtij mësimi është edukata islame. Në Gjermani kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë "normale". Në Angli mësimi fetar është pjesë e planprogramit mësimor. Në Spanjë mësimi fetar në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla). Në Belgjikë, po ashtu, zyrtarisht, edukata fetare është e garantuar me ligj, e pjesë e kësaj edukate është edhe ajo islame. Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë. Në Irlandë kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijët e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare. Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë e në Danimarkë, të cilat kanë kishat e tyre shtetërore nacionale. Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit

fetar. Nëpër shkolla, ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave. Në Hungari mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në planprogramet shkollore, mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti. Poloni është i obliguar dhe është në kuadër të planprogramit shkollor. Më se 20 000 mësimdhënës fetarë e kanë statusin e mësimdhënësve të rregullt që prej vitit 1997. Për rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionë dollarë. Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Lënda fetare aplikohet edhe te fqinjët tanë në hapësirat e ishJugosllavisë, si në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ku kam pasur fatin t`i ndjekë mësimet fetare edhe vetë. Së këndejmi, politikanët në Kosovë heshtin… Në të kundërt, në shtetin fqinj të Maqedonisë, Ministria e Arsimit nuk heq dorë nga

mësimi fetar në shkolla. Projekt që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, ministri Stojanovski deklaron se dikasteri që ai drejton do ta ngrejë sërish iniciativën që ky projekt të gjejë zbatim në shkolla gjatë vitit shkollor 2009-2010, duke u bazuar në shtetet e BE-së që e lejojnë mësimin fetar. "Padyshim që mësimi fetar është i domosdoshëm. Se në çfarë forme do të jetë kjo, ne do ta shqyrtojmë mundësinë, do t'i shohim edhe përvojat e vendeve të tjera. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane e realizojnë mësimin fetar. Dhe të jemi shëndosh, nga viti i ardhshëm do të shohim se në cilën formë do të realizohet. 70 % e fëmijëve të klasës së 5 dhe prindërit e tyre janë deklaruar se dëshirojnë ta mësojnë besimin fetar, kjo në një farë forme dëshmon se ky koncept është koncepti i vërtetë dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim", deklaroi Pero Stojanovski, ministër i Arsimit. Anasjelltas për futjen e lëndës fetare Vllatko Gjorçev tha: "Bëhet fjalë për vendim politik pasi që në 40 shtete të Evropës kemi mësim besim fetar. Në gjysmën prej tyre mësim besimi fetar është i obligueshëm nëse në pjesën tjetër mësohet në mënyrë fakultative ashtu që të gjitha këto shtete janë sekulare por në to mësohet mësim besimi fetar", tha, deputet i VMRO - DPMNE-së. Së fundi, nga politikanët e Kosovës nuk munda të gjej asnjë deklaratë (pa dyshim vetëm PD-së), pro lëndës fetare nëpër shkolla. Për më tepër, lënda fetare në institucionet publike paraqet një shkallë të civilizimit dhe të drejtës njerëzore. Shkurt, synimi ynë është, një rini më e shëndoshë, derisa në këtë popullatë (Kosovë) 98% janë myslimanë.


Mars 2010 | 34

Revistë e Gazetarisë

UP News

Flet këngëtari i muzikës R'n'B, Laurat Bugaçku

Premton verë të nxehtë

UP News ishte filluar të përformoj në stilin e muzikës Hip&hop dhe R'n'B në vitin 2000, mirëpo për shkak të angazhimeve të shumta gjatë studimeve dhe punës që bënte, e ndërpreu këndimin në vitin 2003, për t'u kthyer më 2009 me disa këngë të reja të stilit R'n'B. Është ky këngëtari Laurat Bugaçku, i cili vjen nga Kamenica, por që tash jeton në Toronto të Kanadasë, ku punon dhe merret me muzikë me njerëz profesionistë, të cilët e njohin në detaje zhanrin e muzikës R&b dhe

K

Hip-hop. UP News: Çfarë jeni duke punuar në fushën e muzikës? Laurat: Tani jam duke punuar me intensitet paksa më të shtuar që nga vera e vitit 2009. Tani, me fillimin e vitit 2010, jemi duke u angazhuar maksimalisht për të krijuar vlera edhe më të mirëfillta sa i takon llojit të muzikës R'n'B. Tani jemi në përfundim të një bashkëpunimi me hip hop artistin me ngjyrë nga Toronto, Soljah Kid. UP News: Kur keni filluar të

merreni me muzikë? Laurat: Muzika më ka pëlqyer si fëmijë, ndërsa si këngëtar për herë të parë jam paraqitur në vitin 2000 së bashku me një shok timin ku patëm formuar grupin Hip Hop & R'n'B me emrin "Hapat modernë". Më pas ai emigroi në Zvicër, ndërsa unë vazhdova të përformoja në vende të ndryshme të Kosovës si i vetëm. Mirëpo, duhet cekur se atëkohë jam përballur me probleme të shumta financiare, gjithashtu mungonte edhe mbështetja morale nga njerëzit që më rrethonin, me përjashtim të familjes sime, e cila gjithmonë

ka qenë shtylla kryesore për të vazhduar më tutje. UP News: Pas emigrimit tuaj në Kanada i jeni kthyer muzikës. Cila ka qenë arsyeja e rikthimit në muzikë? Laurat: Edhe gjatë periudhës sa isha në studime në Universitetin e Prishtinës disa herë tentova të ndërmarrë hapa për të krijuar diçka të re në sferën e muzikës R'n'B, mirëpo isha tepër i angazhuar me studime në Degën e Letërsisë së Krahasuar, pastaj edhe në Degën e Gazetarisë. Nuk ishte e lehtë të krijosh diçka me stil perëndimor në


UP News Kosovë, kur dihej fakti se mund të ballafaqoheshe me vështirësi të natyrave të ndryshme. UP News: Na thoni se kush ju ndihmon rreth kompozimit, shkrimit të teksteve, ideve e gjërave të tjera në lidhje me muzikën? Laurat: Momentalisht jam duke punuar me kompozitorin dhe reperin kanadez me prejardhje nga Xhamajka K.R Moore, i njohur me emrin artistik Soljah Kid. Ai bën kompozimin e muzikës, ndërsa tekstet i shkruaj vetë. Idetë dhe projektet e ndryshme i bëjmë në bashkëpunim me Soljah kid. Deri tash i kam realizuar tri këngë "I mis You", "Jupm" dhe tash jam duke e realizuar këngën e katërt. Së shpejti do të dalim edhe me një videoklip, koreografinë e të cilit do ta bëjë valltari i njohur ndërkombëtar Paul Thurton. Ky koreograf e ka edhe studion e tij të vallëzimit këtu në Toronto. Unë ushtroj në lëmin e vallëzimit Hip Hop & R'n'B me Paul Thurton në studion e tij. Ai më ndihmon për t'u paraqitur në skenë sa më mirë.

Revistë e Gazetarisë Thuron: Po, Laurati është duke mësuar vallëzim nën koreografinë time. Ai është duke ecur shumë mirë në stilin e vallëzimit Hip Hop & R'n'B. Po përparon shumë. UP News: A keni dëgjuar ndonjërën prej këngëve të tij? Thuron: Po, i kam dëgjuar. Këngët e tij janë të mahnitshme, tingëllojnë shumë mirë dhe janë shumë të përafërta me stilin e muzikës R'n'B që krijohet në Amerikë. UP News: A mund të na thoni një CV, se kush është Paul Thurton? Thuron: Emri im është Paul Thurton a.k.a Kaze. Unë merrem me vallëzim që 14 vjet. Kam interpretuar për MTV, në Evropë, Azi, po ashtu kam marr pjesë në gara vallëzimi pothuajse në tërë

me producentin Boi 1Da, i cili ka kompozuar shumë këngë për këngëtarin e famshëm Drake. Më pas jam në kontakt edhe me producentin Max Soundsmith. Po provojmë të bëjmë diçka më të veçantë për Lauratin dhe R'n'B muzikën shqiptare, sepse Laurati është djalë i cili premton shumë në të ardhmen.

UP News: Cilat janë planet e tuaja për të ardhmen? Laurat: Dua t'ju them, vazhdoni të dëgjoni muzikë të mirëfilltë dhe me vlera artistike. Vazhdoni të më përkrahni se nuk do t'ju zhgënjej, do të sjell diçka të re për ata që e dëgjojnë dhe e duan muzikën R'n'B. Kjo verë do të jetë shumë e nxehtë.

Premton shumë Kemi realizuar edhe një bisedë me koreografin dhe valltarin e MTV-së, Paul Thurton, i cili është duke punuar me këngëtarin nga Kosova, Laruatin. UP News: Paul, jeni njëri prej valltarëve më të mirë të stilit Hip Hop & R'n'B në Kanada. Dëgjuam se këngëtari shqiptar i muzikës R'n'B, Laurat, është duke mësuar vallëzim profesional në studion tuaj. Si po rrjedhin mësimet?

Mars 2010 | 35

botën. Kam përformuar për artistë të njohur ndërkombëtarë siç janë: Flo Rida, Mario, Nas, Kardinal Official, Wu Tang Clan, Christina Millian, Common, Method man, Massari, Talib Këelli, Grandmaster Flash, Afrikaa Bambata etj. Kam bërë edhe koreografi për këta artistë. UP News: A jeni duke planifikuar për të bërë ndonjë koreografi për videoklipin e

Lauratit? Thuron: Jemi duke diskutuar dhe shqyrtuar mundësitë për ta bërë koreografinë dhe për të përformormuar në viedospotin të cilin besojmë se do të lansohet këtë verë. UP News: Dëgjuam se jeni duke kontaktuar me tre prej producentëve më të mirë të Torontos për të punuar edhe Laurati me ta? Thuron: Po është e vërtetë se jam duke tentuar të kontaktoj

UP News: Keni bërë ndonjë plan që së bashku me Lauratin ta vizitoni Kosovën? Thuron: Po, do të ishte një nder për mua të vij atje me Lauratin. Nuk kam qenë në atë pjesë të Evropës. Kam dëshirë të vij të shëtis atje, të përformoj dhe t'i ndihmoj Lauratit në karrierën e tij. Gjithashtu, po planifikojmë të organizojmë disa koncerte në Kosovë dhe Shqipëri. UP News: Porosia juaj për lexuesit. Thuron: Laurati do të vijë atje me diçka shumë të re. Mos u befasoni kur të na shihni në ndonjë bashkëpunim mua me të. Ai e ka mbështetjen time dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi. Ju faleminderit!


Mars 2010 | 36

Revistë e Gazetarisë

UP News

Recension për librin "Gjuha e gazetave" i autorit Bardh Rugova

Amaneti i Bardhit, logjika Berat ARMAGEDONI ë muajin dhjetor të vitit 2007 isha për vizitë në Departamentin e Koleksioneve të Veçanta Qendrën Referale për Master dhe Doktoratura - të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Derisa rrija aty, shihja pranë e përreth dy punonjësve punime të ndryshme të masterit e të doktoraturës të kandidatëve nga Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filozofik, i Filologjisë e ku di tjetër. Fillova t'i shfletoj disa punime. Pas nja pesë a gjashtë punimeve që i mora në duar e ua lëshova një sy temës së tyre, emrit e mbiemrit të kandidatit e të mentorit, më duket se i shtati punim që mbaja në duar quhej "Gjuha e gazetave në Kosovë". Ishte tezë doktorature. Autor ishte Bardh Rugova, kurse mentor i tij, Imri Badallaj. Punimi ishte mbrojtur në vitin 2006 në Degën e Gjuhës. Kishte 274 faqe tekst, kurse madhësi të zakonshme të punimeve master, 29 cm, i përcjellë me një hyrje tri faqe (6-9). Më interesoj ta lexoja, jo pse kishte objekt studimi gjuhën e gazetave në Kosovë, në të cilin medium punoja por, atëkohë, në vitin akademik 2006/07, kisha nisur studimet për gazetari në Degën e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, në të cilën, po në vitin e parë, më mësonte autori i doktoraturës në dorëshkrim, Bardh Rugova, i cili më ligjëronte, për teknikat e shkrimit në lëndën Teknikë shkrimi (ishte lëndë

N

dysemestrale). Pra, më pëlqente ta njihja tekstin e profesorit, kulturën e shkrimit e mendimin e tij, para se ta njihja ose të rrija me autorin e tij, pse jo edhe të bisedoja me të për ndonjë pjesë të tekstit të tij. Pasi Bardhin një javë më pas e njoha si ligjërues e matematikan i fjalisë në Degën e Gazetarisë, më pëlqente ndërkohë ta njihja fjalinë e shkruar të tij, prandaj u bëra lutje dy punonjësve që të ma jepnin atë tekst ta lexoja për pak kohë. Edhe pse, pastaj, kuptova se ishte i ndaluar të nxirrej nga aty "Gjuha e medieve në Kosovë", u mora vesh me dy zonjat, të cilat u treguan shumë të sjellshme; me gjithë qejf ma dhanë për ta lexuar. Por, pas nja dy ditësh, pasi e lexova, ua ktheva prapë në zyrë bashkë me falënderime të sinqerta. Kurse, një javë pas, nëpërmjet një shoku, pa lejen e autorit, më erdhën në emailin armagedoni@hotmail.com disa ligjërata të po këtij autori, Bardh Rugovës, tash si profesor i lëndës Teknikë shkrimi. Ishin ligjërata të paautorizuara. Ishin ato që i kisha lexuar në atë punim. Ndërkohë, ligjëratë pas ligjërate e lëndë pas lëndë, nisi të më dhimbej autori e mundi i tij, pasi ato ligjërata filluan të keqpërdoren nga disa studentë, të cilët, në ndonjë ligjëratë në lëndët e tjera, flisnin për gjuhën e medieve pa dhënë burimin e informimit se nga kush ishin mësuar të flisnin për to ashtu të përgatitur - si analistë të gjuhës së medieve. Së këndejmi, edhe pse ishin ligjërata të përgatitura me shkrim për studentët e Degës së Gazetarisë, teksti prej 140 faqesh nuk kishte ndonjë titull, përpos që në programin Word, në Header and Footer, shkruhej: "Bardh Rugova Teknikë shkrimi (ligjërata)". Këto ligjërata, në këtë formë

teksti, atëkohë, në vitin akademik 2006/07, në gjeneratën e dytë të Degës së Gazetarisë, domosdo edhe në të parën, ishin më të plotësuarat sesa të profesorëve të tjerë. (Bëjnë përjashtim ato të Ibrahim Berishës e të Milazim Krasniqit, i pari kishte libër të botuar, "Media, agjensët e komunikimeve", i dyti kishte shkruar nëpër medie disa shkrime për gazetarinë, kurse dy vjet më pas botoi një libër enkas për studentët e Gazetarisë së UP-së, i titulluar "Hyrje në gazetari". S'bën të harrojmë se kontribut të bartur aty, nga Kolegji "AAB", kishte sjellë edhe profesori i Radio gazetarisë I e II, Rrahman Paçarizi, që kishte

hartuar dy skripta nga 100 faqe. Gjithsesi edhe profesor Haqif Mulliqi, i cili kishte përgatitur një skript mbi 150 faqe për gazetarinë hulumtuese, të cilën lëndë e ligjëronte). Por, teksti i Bardhit, edhe pse kishte një përcaktues - ligjërata, më shumë kishte karakter analizues sesa informues. Megjithëse, prapë, që në fillim, vëreje se teksti, para së gjithash, kishte karakter pedagogjik (tekst kushtuar studentëve se si të mësojnë ta shkruajnë lajmin dhe rëndësinë që duhet t'i japin atij), historik (të informonte për fillimin e gazetarisë shqiptare dhe asaj botërore), analitik (si duhet të shkruhet raporti dhe zhanret e ndryshme të gazetarisë, çfarë


UP News gjuhe e, pak edhe, çfarë lloj figurash i duhen njërit zhanër e s'i duhen tjetrit) e këshilla të tjera për gazetarët e për gjuhën e medieve, sidomos. Aty, po ashtu, veçoheshin edhe teoritë e përgjithshme të gazetarisë: autoritare, totalitare-sovjetike, libertariane dhe atë të përgjegjësisë shoqërore. Por ai material i përgatitur, së pari si tezë doktorature në Degën e Gjuhës, pastaj, mbase, edhe si ligjërata për studentët e Gazetarisë, "një udhë e dy punë", (kur filloi Bardhi të ligjërojë edhe në Degën e Gazetarisë), kishte një të metë: i mungonte literatura (librat studimorë nga të cilët ishte marrë informacioni për fillimin e gazetarisë botërore e shqiptare, madje edhe për studiuesit e gjuhës), kurse arsyetohej objekti i studimit me disa referenca të gazetave të përditshme të Kosovës: "Koha Ditore", "Zëri", "Epoka e re", "Bota Sot", "Iliria Post", "Kosova Sot" e ndonjë tjetër, raportet, zhanret e gjuha e të cilave ishte objekt studimi i punimit, veçmas ato të "Kohës Ditore", në të cilën punonte Bardhi si redaktor, e të cilat, zakonisht, merreshin si shembuj për të mirë se, kaq mirë duhet të shkruajë akëcili, kurse rrallëherë se, askush s'duhet të shkruajë kaq keq. Kështu më prezantohej teza e disertacionit e doktoratës e Bardhit për herë të parë në 2007-n në dorëshkrim, ashtu sikurse ligjëratat e ardhura një javë pas në word në e-mailin tim. Por, javën e kaluar të këtij Viti të Ri 2010 ato kishin marrë formën e librit, me titull të shkurtuar, "Gjuha e gazetave", por me objekt të zgjeruar, "...e gazetave", pa përcaktuar vendin si në tezën e disertacionit, "Gjuha e gazetave në Kosovë". Megjithëse, prapë, edhe në këtë formulim titulli, teksti kishte të njëjtin material informues e historik, veçmas analitik gjuhësor. Veçse, tashmë, për dallim nga dy herët e para, tekstin e lexoja si libër kushtuar jo vetëm studentëve, që as vetë nuk isha më, por dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë pak më shumë për organizimin e lajmit dhe të

Revistë e Gazetarisë

fjalisë, e pak edhe për stilin gjuhësore të tyre. Më tutje, më shumë se kaq, pritja ta lexoja një variant të formuluar më mirë të tekstit të plotësuar me stilistikën gjuhësore të medieve sesa që isha mësuar qëkohë të lexoja në të për, dy koncepte të gjuhësisë së tekstit, të përcaktuara nga De Beaugrande (më 1981): koherenca dhe kohezioni (pra, për rendin logjik e sintaktik) e për llojet e diskurseve, në të cilët Bardhi, nëpërmjet parimit të gjuhësisë së tekstit (shkencë që merret me studimin e teksteve në bazë të shtatë standardeve të tekstualitetit: kohezionit, koherencës, synimit, situcionalitetit, pranueshmërisë, informativitetit dhe ndërtekstualitetit) synonte t'i analizonte tekstet e pakomunikueshme të gazetave, që në libër, ashtu sikurse në ligjërata, paraqiteshin si shembuj të shpeshtë. Pastaj, vëmë re se studimit të teksteve të gazetave, atij përshkrues, narrativ, shpjegues, argumentues, instruktiv, Bardhi u referohet nëpërmjet

fjalorit të anglishtes të Uebsterit (1996), teksteve të Beaugrandenit, të O. Dykro e C. Todorovit, të Simon Dikut e Michael Hallidayt, të Hjelmslevit e Firthit, të Zellig Harrisit, të F. de. Sosyrit, të Van Dijkut, të Çomskit, të Rexhep Ismajlit e disa studiuesve të tjerë me në zë për gjuhën e mediumeve dhe për tekstet e integruara. Ndërsa procesin e shkrimit, si faza më e rëndësishme dhe argumentuese e paraqitjes së dijes së mbledhur në teori e ushtrimit praktikë në punë, autori Bardhi e jep në pesë pika, të cilat, deri më sot, si në të gjithë doracakët e punimeve, qoftë në atë të Umberto Ekos "Si bëhet një punim diplome" dhe të Mid'hat Shamiq "Si shkruhet vepra shkencore", kanë mbetur sikurse nenet e kushtetutës: Përpunimi i idesë, grumbullimi i fakteve, analiza e fakteve dhe planifikimi i shkrimit, hedhja në letër në viza të trasha, rishikimi ose lëshimi i shkrimit. Së këndejmi, edhe pse "Gjuha e gazetave" na ka dhënë

Mars 2010 | 37 mundësi shumë të mira për t'i ndenjtë më gati tekstit gazetaresk derisa punojmë si gazetarë (reporterë), po kaq mundësi u ka lënë studiuesve të medieve për të shkruar ndonjë tekst për gjuhën e gazetave të formave të përbëra të gazetarisë, e jo vetëm të raporteve, të cilat janë më të theksuarat në këtë libër. Në këtë kontekst, Bardhi, si gjuhëtar, për të gjallë ka lënë një amanet për gjithsecilin që punon në medie: shkruani sipas piramidës së përmbysur dhe kini vëmendje për koherencën dhe kohezionin e tekstit. Pra, "Gjuha e gazetave", ashtu sikurse "Gjuha e medieve" e Qemal Muratit, "Si të shkruajmë shqip" e Gjovalin Shkurtajt, "Shkrim akademik" (bashkautorë Sylvian Barnet, Pat Bellanca, Marcia Stubbs) e disa libra të tjerë këshillëdhënës për gazetarët e redaktorët u kanë hap rrugë librave të tjerë për forma të tjera të gazetarisë e për gjuhë tjetër të saj. Ndoshta, dhe është shumë më e rëndësishme në këtë kohë e në ato studime të gazetarisë që bëhen në UP e në kolegje private, ndonjë studim për stilistikën gjuhësore të medieve sesa për historinë e gazetarisë kombëtare ose botërore. Edhe pse na duhet historia e gazetarisë së tyre edhe më tutje për t'u studiuar, më të rëndësishme se ajo janë: gjuha, organizimi gjuhësor, figurat, zhanret etj., pasi gjuha, ashtu si media, është mjeti për komunikim. Natyrisht që Bardhi ka kryer një punë të vlefshme si studiues i gjuhës, ka studiuar gjuhën e mjetit të informimit, gazetës, tipat e teksteve, shumë pak morfologjinë e sintaksën e tyre, por me të u ka lënë punë teoricienëve të ardhshëm të gazetarisë të shtegtojnë drejt stilistikës gjuhësore të zhanreve të gazetarisë, pa studimin e së cilës s'do të jenë kurrë kurrkush. Tekefundit, ashtu sikurse Bardhi, dimë se gazetaria s'është vetëm gjuhë informuese. Ajo ka shumë zhanre. Dhe ato kanë shumë figura dhe shumë kuptime. Dhe kaq.


Mars 2010 | 38

Revistë e Gazetarisë

UP News

Rreziku i gjuhës nga populli apo i popullit nga gjuha?

Lavdim KLINAKU as shumë përpjekjesh e peripecish të ndryshme, gjuha shqipe mori trajtën e njësuar letrare në Kongresin e Drejtshkrimit të 1972-s, për të funksionuar më pas si gjuhë e vetme letrare për të gjithë shqiptarët. Por, a është unifikuar në bazë të standardeve dhe a u bënë gabime në të (në këtë që po quhej unifikim)? Përpjekjet për një gjë të tillë (unifikim të gjuhës) ishin shumë të hershme dhe të dhëna në variante të ndryshme. Qysh më 1916 në Komisinë Letrare të Shkodrës u dha propozimi nga përfaqësuesi kryesor i saj, Gjergj Pekmezi, e në veçanti nga Luigj Gurakuqi (si kryetar i komisionit) që elbasanishtja të ishte baza dialektore e krijimit të një gjuhe të përbashkët letrare. Duke na e bërë të ditur edhe neve tash se kronologjikisht gjërat kanë shkuar në bazë të rënieve mirë të grupeve ndikuese (gabimi i parë para Kongresit të Drejtshkrimit). Kjo funksionoi si e tillë një kohë të caktuar. Njerëzit e pendës u detyruan ta pranonin këtë variant, por duke pasur parasysh gjithherë që nuk ia kishin vënë kapelën një gjëje të tillë. Gjuha e folur shqipe ishte mjaft heterogjene dhe kjo duhet të përfshihej nga të gjitha pjesët e të folurave

P

shqip, duke menduar të merreshin fjalët më të mira, më autoktone të tyre (dialekteve). Më 1935 u formua edhe një herë komisioni që të bënte përpjekje për unifikimin e shqipes letrare, edhe kjo përpjekje si e tillë qe e dështuar, sikurse edhe shumë të tjera gjer më 1972 të Kongresit përfundimtar të tij (të Drejtshkrimit). Është e qartë se gjuha e standardizuar e cilitdo komb nuk mund të jetë gjuhë e formuar nga specialistët e gjuhës, por një gjë e tillë formohet duke u mbështetur në gjuhën e popullit, po ashtu është e nënkuptueshme se një dialekt duhet të bëhet bazë e një gjuhe letrare, por nuk duhet të përputhet plotësisht me të (dialektin bazë), por duhet të shikohen edhe dialektet e tjera, nëndialektet, madje edhe krahinorizmat, sepse nuk mund të cilësohen krejt të pavlera përderisa janë pjesë e gjuhës që pretendonte të standardizohej (unifikohej).

Ajo që konsiderohej si dilemë se, a mbetën të kënaqur të gjithë ata që kishin gjuhë amë atë për të cilën flitej aq shumë me Kongresin e Drejtshkrimit? Kësaj pyetje do të mund t`i jepej përgjigje nga të gjithë ata që të paktën kanë lexuar për Kongresin e Drejtshkrimit. Pjesa veriore e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, që bënte pjesë në dialektin gegë, shikohej me inferioritet (që vazhdon të shikohet edhe sot e kësaj dite), pikërisht për shkak të gegërishtes, përderisa toskërishtja zuri përqindje shumë të madhe në atë që tani po quhej letrare. Por, a meritonte me të vërtetë që toskërishtja të zinte gjithë atë përqindje në gjuhën letrare? Apo ndodhi sikur në shembullin e dhënë më lartë te Komisia Letrare e Shkodrës? Më duket se kjo e dyta qëndron më tepër dhe për këtë që po e them do ta ilustroj edhe me një shembull konkret: Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, që doli si pjellë e

Kongresit të Drejtshkrimit, e hodhi në shportën e mbeturinave fjalën autoktone asht-i që është e gegërishtes dhe do të duhej të ishte e tërë shqipes letrare. Çabej edhe në librat e tij për gjenezën e shqipes për fjalën asht-i thotë se rrjedhë nga familja e gjuhëve indoevropiane, ku bën pjesë edhe gjuha shqipe. Në vend të kësaj fjale vihet në fjalorin e shqipes letrare fjala kockë (fjalë sllave), që vjen nga përdorimi i toskëve dhe kjo shton më pas edhe një varg fjalësh të tjera të huazuara: kockëmadh, kockëhollë, kockëtrashë etj. Ka edhe shumë shembuj të tillë që u futën në shqipen e unifikuar, apo më mirë të themi që në një farë mënyre edhe filloi masakrimi i një gjuhe që cilësohej si shumë e pasur. Vlerësojeni vetë! Françesk Solano, i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, thoshte se: "Kur shpërndahet gjuha shpërndahet edhe populli". Rreziku i tillë në Shqipëri ishte jo i vogël, dhe nga kjo u bënë ndarje shumë të mëdha që vazhdojnë të jenë edhe sot e tutje. Pikërisht shkaku i gjuhës është ai që e bën popullin shqiptar të Kosovës ta shohë atë të Shqipërisë si përparimtar, e nuk është e ditur që edhe toskërishtja në një kohë qëndronte në nivel të barabartë me gegërishten. E gjithë kjo që u tha ishte, përveç të tjerash, edhe ndihmesë për armiqtë tanë (që nuk ishin të pakët) sepse ndarjen në popull po insistonim edhe ne vetë ta bënim (ndoshta nga mosdija e një rreziku të tillë). (Autori është kandidat për studime Master në Degën e Letërsisë Shqipe në UP)


UP News

Revistë e Gazetarisë

Mars 2010 | 39

Kinematografia në Kosovë, sinonim i vlerave kulturore përmes botës së artit edhe vihen në spikamë dhe kundërshtohet e keqja ngase përmes mesazhit të tyre origjinal ata arrijnë që në një masë të madhe t'i godasin anët negative për shoqërinë dhe vendin.

Astrit VELIQI jendja e kinematografisë ku hyjnë teatri, kinematë, filmi, shfaqja skenike, aktori etj., në Kosovë, edhe pse ka pasur lëvizje për të mirë, këto lëvizje konsiderohen sinjale pozitive por që nuk kanë peshë të caktuar. E themi këtë se stimulimet institucionale të kulturës në veçanti janë të mangëta dhe në këtë qasje evoluimi kinematografik është bukur vështirë të ndodhë si në pistat e tjera që kanë nëm në botën e ekranit e filmit. Kështu që pamundësia e aktorëve por edhe shtëpive filmike tek ne që t'i prezantojnë vlerat e tyre artistike, krijimet e tyre skenike në botën e madhe të artit në sferën ndërkombëtare bënë që si të tilla këto vlera të kenë fatin të zhveshën dhe të mos kalojnë kufijtë e kinematografisë botërore. Arti është botë e gjerë e komunikimit, ku përmes tij edhe mund të prezantohen vlerat kulturore të një vendi, por zhvillimi i këtyre vlerave varet shumë edhe nga rrethanat dhe klima që krijojnë qytetarët e vendit. Ekzistojnë shumë arsye të natyrave të ndryshme pse kemi këtë gjendje të 'brishtë' në kinematografinë tonë, si ka humbur publiku në numër në teatër e kinematë e Kosovës krahasuar me të kaluarën, pozita e dobët e aktorit, mosstimulimi institucional e profesional. Mendoj që ekzistimi i medieve më të profilizuara për artin dhe kinematografinë do të ishte një mundësi e mirë për t'i

G

përkrahur aktorët dhe artin në përgjithësi, ngase mungesa e shkrimeve reprezentative e prezantimeve për vlerat krijuese të filmit, të teatrit që artistët tanë-aktorë i bëjnë padashur mbetet hapësirë e vogël për të mos arritur sukses të denjë në botën e artit. Megjithatë, duhet theksuar se një pjesë e aktorëve tanë tek ne po mbijetojnë dhe po krijojnë vlera të mira falë iniciativës së tyre vetjake e në sferën e filmit, e shfaqjeve teatrore e kinematografike, sikundërqë qasja institucionale ndaj kulturës në veçanti po krijon bukur hendek të madh në këtë fushë. Është e natyrshme që për të financuar e ndihmuar botën e artit duhet që të krijohen vlera e jo të mbështeten fusha të tjera të artit që nuk kanë ndonjë vlerë të dorës së parë. Kështu që, mesazhi që në të shumtën e kohës po prezanton kinematografia jonë si në filma si në fusha të tjera, sidomos në vitet e fundit, në një masë po reflektohet si jo e shëndoshë dhe joorigjinale, ngase mungesa e kultivimit të vlerave në botën e artit në veçanti, sikur edhe konsumi nga opinioni publik, bën që të vihen në shprehje edhe pseudovlerat dhe antivlerat. Megjithatë, duhet të kemi të qartë se

Vlerat "astronomike", problem për realizime skenike të shëndosha Por kostoja "astronomike" e produksioneve dhe premierave filmike për të realizuar një shfaqje filmike e skenike bëhen të papërballueshme për regjisorët, producentët, aktorët etj., për ta kurorëzuar si duhet punën e tyre.

Serialet vendore, projekte që i dëshiron publiku Ndryshe, ato që mund të kategorizohen si suksese të aktorëve tanë, janë projektet filmike e sidomos pikëshikimi i tyre janë serialet televizive vendore kryesisht nga zhanri komedi si "Familja Moderne", "Kafeneja jonë", "Spitaliks" etj., të cilat janë bërë një brumë i mirë për syrin dhe emocionin e qytetarit kosovar, ngase skenat dhe gjuha e tyre komike, herë-herë 'banale' e tepruar, përçojnë porosi e mesazhe të jetës sonë së përditshme me sfida e probleme që secili nga ne pothuaj i përjeton çdo ditë. Përmes syrit të kamerës dhe realizimit të tyre si në 'miniaturë' prezantohen artistët që më gjestet, lëvizjet e fjalorin e tyre e bëjnë të qeshë, por edhe të qajë spektatorin kosovar.

Megjithatë pozita dhe të arriturat e aktorit në Kosovë më tepër mund të tipizohen si personalitete të veçanta, ku disa prej tyre më shëmbëlltyrën që kanë treguar, tanimë i kanë kaluar edhe kufijtë nacionalë. Shembull tipik është aktorja prishtinase Arta Dobroshi, një ambasadore tashmë e artit kosovar në botë. Prezantimi i saj i fundit në filmin "Heshtja e Lornës", në Festivalin e Kanës, ka bërë që Arta ta marrë epitetin e aktores më të mirë të festivalit, një arritje kjo shumë brilante që është treguesi më i mirë se aktorët kosovarë janë shumë të talentuar, por natyrisht për t'u bërë të mëdhenj i duhet mbështetje e fuqishme edhe institucionale sikurse edhe materiale. Por, ajo që është më brengosës në këtë mes është aktori i ri, i cili, edhe pse ka vizion e energji për të luajtur një rol filmik në mënyrën më të mirë, ai në rastet më të shpeshta mbetet 'peng' i fatit të tij. Andaj, pa e hiperbolizuar shumë një gjë të tillë, vlerësojmë se është nevojë e kohës për të zbatuar politika të fuqishme për botën e kinematografisë në Kosovë, ngase duke mbështetur ata që e bëjnë të lumtur e i japin spektatorit emocion, ndihmojmë të ardhmen tonë, aktorët tanë, ku pozita dhe statusi i tyre, përkundër të gjitha, është për të ardhur keq. Fusha e kinematografisë është sferë e rëndësishme nacionale, ku talentët, aktorët tanë, pse në të ardhmen e afërt dijen e tyre mos ta prezantojnë edhe në skenat ndërkombëtare e amerikane.


Mars 2010 | 40

Revistë e Gazetarisë

UP News

Fjalëkryqi Autor :

Gazmend Morina -

FOTO FOTO

EMËRIM

KUZHINË E XHAMISË

POSEDOJ

BENI

AKTORI HOLLIVUDIAN SANDLER

GRADË USHTARAKE

NDERIM QË I BËHET MYSAFIRIT (arab.)

EKZEMPLAR I VETËM (shq.)

SHTEGTARET, ENDACAKET

TERRITORI I IMAMIT

MATTHEW ARNOLD AND BALDWIN PJESË E LOJËS NË TENIS (sh.shq.)

VOLT, IRIDIUM

ROMA, ATALANTA SHKRIMTARI KUKAJ

ISH BASKETBOLISTI HAXHIBULLIQ

ROTERDAM MUZIKTARI YNË KISERI

KALORËS MESJETAR

ISH ATLETI AMERIKANE MONTGOMERI MOSHA E RE

SUEDIA, MALTA

ZANORE

ARBITËR (sport) KRYEQYTETI I ARABISË SAUDITE

KËNGËTARJA SHQIPTARE MARKU

ISH FUTBOLLISTI YNË IGLI PARËSOR

AKUZUES I SOKRATIT (pashq.)

PORTIERI HOUARD (Everton)

BËRJE MË I RI OHAJO, FLORIDA

PESHA E MALLIT PA AMBALAZH PJESË E ILIRISË

POLITIKANI TURK REXHEP .... ERDOAN

SIGURIM I GJËRAVE TË NEVOJSHME PËR JETESË

PERËNDI, ALLAH DY ZANORE

TENERIFE BASKETBOLLISTI YNË HABIB

BINDJE (sh.shq.)

BASHKËTINGËLLORE JEMENI, INDIA

LLOJ VETURE ITALIANE INATOSJE

FUTBOLLISTI EMANUEL (Arsenal) JETË E QETË DHE E LUMTUR (shq.)

KAMPIONI, ASI ZANORE

SHKRONJA TË NJËJTA

NISESHTE (shq.) RRIP LLASTIKU PËR TË MBAJTUR PANTALLONAT

FUTBOLLISTI YNË FETAHU FETAHU KËNGËTARJA E FAMSHME SKOCEZE LENOKS JANË (ang.) INTENSITET, OKSIGJEN, AZOT

ZAKONI, DOKU PËREMËR VETOR

ZANORE HEROI ... KUKA

NJËSI E REZISTENCËS ELEKTRIKE EVDIN LUANDO

SHTAGA FORCA E SIGURISË

KUNDREJT HAJDE (bised.)

GJENDJE E MËRZITSHME

EMËR YNI DJALI (shq.) PRAPAVEPRUESE, .....-AKTIVE

ELEKTRON, INDIUM

RESHAT ARBANA EMËR I VJETËR PËR EGJIPTIN

SHENJA NDËRKOMBËTARE PËR KAMION

EMBLEMAT HAPËSIRË E MADHE UJI

POLITIKANI SHQIPTAR ...... SHEHU

PRIZRENI

SENEGALI, RUANDA

RIZONI

ARTIKULL I GJATË A STUDIM ME KARAKTER KRITIK OSE PUBLICISTIK FOSFOR

RRIPI I LLAMBËS ZANORE

LLOJ VETURE

SHUMË, SA TË DUASH; MJAFT (bised.)


Salloni i bukurisë ARS në pallatin e Rinisë Rregullon të gjitha frizurat gjenerale për femra dhe meshkuj Çmime shumë të volitshme për gazetarë. Na vizitoni çdo ditë dhe do të bindeni Telefonat 044/656/636 044 173/874 044/562/287 Pallati i Rinisë, n.r 82 Prishtinë

Programi: FJOLLA_SQL Programi përbëhet prej 5 moduleve: - Kontabilitet Financiar - Kontabilitet Material - Prodhim - Restorant-Kafiteri - Shëndetësi(Data bazë për pacient) Bëjmë module(program) sipas kërkesë suaj. Përmbajtja: Programi kontabilitet Financiar mundëson : - Urdhëresat për kontim sipas planit kontabël - Kontot analitike dhe sintetike - Bilancin e gjendjes dhe të suksesit - Pasqyrat financiare - Llogaritja e pagave të puntorve etj. Programi kontabilitet Material mundëson: - Hyrjen e materialit (mallit) kalkulimin me TVSH dhe Pa TVSH - Daljen shitja me pakicë dhe shumicë. - Mban evidence për ter mujoretë - Gjendjen e furniture - Stoqet e malliti - Librin e hyrjes dhe daljes. - SISTEMI BARKODIT 1234676 (arka) .

Programi :Prodhimi mundëson : - Hyrjen e materialit - Normativin - Faturimin - Stoqet e prodhuara etj. Programi për Restoarant-kafeteri - Furnizimin me materiali - Shërbimet sipas kamarierëve - Evidentimin e musafirve Programi për Shëndtësi (data bazë për pacientë): - Gjinokologji - Stomotologji - Syri - Mjeksi e përgjithshme - Labarotor etj Për të gjitha këto module ka hapsirë për dryshim sipas kërkesës suaj. Me rrespekt do ta plotësojm kërkesën tuaj. Kontakt: Inxh.dip mak. Naser Haliti, 044-164-717


Telefon: 028 535 000, 044 / 045 / 049 850 800


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
UP News - numri i dytë by Osman Gashi - Issuu