Editoriali
KOSOVA KA VENDOSUR TË ARDHMEN E VET
Intervistë me Muhamet Jahirin
Populli i Kosovës ka vuajtur me shekuj dhe është përballur me pengesa dhe persekutime të mëdha.
UGK, HELMETA E GAZETARËVE!
>>> FAQE 2
>>> FAQE 6-7
Getoarbë MULLIQI
“SKENA UP” LOBON PËR NJOHJEN E ARTISTËVE KOSOVARË >>>FAQE 8 REVISTË E GAZETARISË, VITI II, Nr. 5, Dhjetor 2010, Falas
Berat ARMAGEDONI
BKUK-ja DUHET TË HAPË EDHE QENDËR TË DOKUMENTACONIT ELEKTRONIK >>>FAQE 15-16
Sejdi M. GASHI
GJUHA E RE KOSOVARE >>>FAQE 19
INTERVISTË ME NEUROPSIKIATRIN PROF. DR. FERID AGANI
Martesa dhe divorci nga këndvështrimi psikologjik
Prof. dr. Nagip SKENDERI
VARFËRIA NË KOSOVË - SI TË GJENDET SHTEGDALJA? >>>FAQE 32-33
Për martesën dhe divorcin shprehet: “Zakonisht bëhet fjalë për nevoja neurotike, që i kanë rrënjët në konfliktet psikologjike nga fëmijëria e hershme, në marrëdhëniet e pazgjidhura emocionale me prindër”, ka thënë Agani . >>> FAQE 20-21
Ibrahim HOXHA Milazim Krasniqi
WIKILEAKS DHE FANTAZIA Publikimi i dokumenteve sekrete të administratës amerikane nga ana e Wikileaksit dhe nga mediet që bashkëpunojnë me të e ka nxitur fantazinë e të gjithëve që të gjenden definime të reja për natyrën dhe fuqinë e gazetarisë dhe medieve në botën e sotme dhe raportet e saj me pushtetet e tjera... >>> FAQE 2-3
REFORMIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË KOSOVË >>>FAQE 34
Gëzim QERIMI
SHQIPTARËT SI FAKTOR STABILITETI NË RAJON >>>FAQE 35-36
UP News
Revistë e Gazetarisë
Editorial
Kosova ka vendosur të ardhmen e vet Lulzim AHMETI Populli i Kosovës ka vuajtur me shekuj dhe është përballur me pengesa dhe persekutime të mëdha. Ai do të vazhdojë të përballet edhe në të ardhmen me sfida të vështira, por të tejkalueshme. Kosova tashmë është shtet, por këtë shtet të ri po e dëmtojnë në botë disa njerëz e disa shtete. Deri më tash Kosova është përballur me procese të mëdha, të dëmshme dhe shumë të vështira. Periudha e okupimit nga regjimi serb ishte tejet e vështirë dhe fatale për Kosovën, sepse u shkaktuan shumë dëme të mëdha jo vetëm materiale, por edhe njerëzore. Udhëheqësit institucionalë dhe partiakë të Kosovës u munduan dhe punuan ta përgatisin shpalljen e Kosovës shtet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Kosova u shpall shtet më 17 shkurt 2008. Tashmë është njohur nga 72 shtete. Por a po funksionojmë si shtet dhe a kemi sovranitet në tërë territorin? Shtet jemi, por s’kemi fuqi, pasi turlifar individi po na dëmton imazhin dhe po na paraqet si shtet kriminal. Raporti i Dick Martyt, një zviceran me prirje raciste, i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian, është asgjë më shumë se një shpifje dhe trillim i qarqeve të cilat nuk ia duan të mirën, por as ta thonë të vërtetën për Kosovën. Prandaj kryeministri i ardhshëm, pa marrë parasysh se cili do të jetë, do ta ketë goxha të vështirë, sepse përmirësimi i imazhit nga ky raport shpifës do të jetë proces i vështirë dhe kompleks. Përveç rritjes së njohjes, institucionet e Kosovës duhet të përballen me krimin dhe korrupsionin në tërë vendin, me theks të veçantë në veriun e vendit, ku autoriteti i shtetit nuk është i shtrirë atje. Atje ka mafi kriminale e financiare, së cilës i konvenon ky mosefikasitet dhe mosdepërtim institucional dhe shtetëror. (Autori është kryeredaktor i revistës “UP News”)
Impresum: Revista“UP News” redaktohet nga kolegjiumi i redaksisë. Kryeredaktor: Lulzim AHMETI; Redaktor përgjegjës: Afet BELA; Dizajni: Osman D. GASHI. Adresa: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. E-mail: revistaupnews@hotmail.com & revistaupnews@gmail.com. Tel.: 044 672 156 & 044 413 048 'KMHWRU
PËRMBAJTJA Milazim Krasniqi: Wikileaks: Si të dallohet vrasja në Irak nga aktrimi në Hollivud ............. 2-3 Intervistë me Muhamet Jahirin............................... 4-5 Fidan Ibrahimi: Përse duhen komunikimi dhe marrëdhëniet publike ...................................................6 Lulzim Ahmeti: Sindikatat e (pa)fuqishme .......7 Iliada Korçari: Populli në bërje të shtetit ...........8 Afet Bela: Valentina, zë i shqiptarëve në Zvicër ....9 Demir Reshiti: Kuptimi i maskulturës dhe karakteristikat e saj....................................................... 10-11 Dr. Ermal Hasimja: Komunikimi dhe politika....12-14 Berat Armagedoni: BKUK-ja duhet të hapë edhe Qendër të Dokumentacionit Elektronik ...... 15-16 Albanë Mehmetaj: Bibliotekat e veçanta të BKUK-së .................................................................... 17-18 Adil Olluri: Shkrimtari postmodern ............ 18-19 Sejdi M. Gashi: Gjuha e re kosovare.................... 19 Intervistë me dr. Ferid Agani .............................. 20-21 Getoarbë Mulliqi: "SKENA UP" lobon për njohjen e artistëve kosovarë ................................... 22-23 Egzona Kasumi: Dikur gra, sot burra ................ 24 Selvije Rexhepi: Filozofia e metaforës lasgushiane.. 25 Berat Armagedoni: Fol shqip, që dmth. fol qartë . 26 Upnews: "Illyrian airways" nis fluturimet nga Kosova për në Evropë ................................................ 27 Prof. mr. spec. Haki Mulliqi: Antigona e re, riciklim nga e vjetra ............................................. 28-29 Poezi ........................................................................... 30-31 Prof. dr. Nagip Skenderi: Varfëria në Kosovë - si të gjendet shtegdalja?.......................................... 32-33 Ibrahim Hoxha: Reformimi i sektorit të sigurisë në Kosovë ........................................................................ 34 Gëzim Qerimi: Shqiptarët si faktor stabiliteti në rajon ............................................................................ 35-36 Prof. dr. Agim Zogaj: Paragjykimet dhe shpifjet e një Raporti të trilluar ....................................... 36-37 Adifete Bela: WUS Austrai vazhdon ta mbështesë Arsimin e Lartë në Kosovë ................................ 38-39 Fjalëkryqi......................................................................... 40
UP News
Revistë e Gazetarisë
Wikileaks: Si të dallohet vrasja Publikimet e Wikileaksit, të cilat e denoncojnë shtetin, cilindo shtet që shpërdoron fuqinë e vet, mund të kontribuojnë për zgjimin e ndërgjegjes së njeriut të sotëm - individit, i cili i bombarduar nga kinematografia, nga televizioni e interneti, i ngulfatur nga oraret e tejzgjatura të punës dhe nga vetmia që prodhon një prirje autiste, nuk arrin ta shquajë qartë dallimin ndërmjet pamjeve që tregojnë vrasjen e njerëzve realë në Irak dhe pamjeve kinematografike të Hollivudit
Milazim KRASNIQI
P
ublikimi i doku-
menteve sekrete të administratës amerikane nga ana e Wikileaksit dhe nga mediet që bashkëpunojnë me të e ka nxitur fantazinë e të gjithëve që të gjenden definime të reja për natyrën dhe fuqinë e gazetarisë dhe medieve në botën e sotme dhe raportet e saj me pushtetet e tjera. Në këtë rast rezulton se gazetaria nuk është pushteti i katërt, po është pushteti i dytë, duke e këmbyer pozitën me pushtetin ekzekutiv, i cili rezulton të jetë i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndaj agresionit të medies. Deklaratat nervoze të sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton, as nuk e kanë frikësuar e as nuk e kanë zmbrapsur Wikileaksin dhe as partnerët e saj në këtë mesele, “The New York Times”, “The Guardian”, “Der Shpigel”, “El Pais” dhe “Le Monde”, që të publikojnë materiale të ndjeshme, që e dëmtojnë punën dhe imazhin e qeverisë amerikane. Administrata duhet të japë shpjegime, të shfajësohet, ta relativizojë dëmin që i shkaktohet, por ajo nuk ka fuqi ta ndalë publikimin e materialeve të saj, të nxjerra madje ilegalisht. Censura shtetërore nuk ekziston si institucion as në Shtetet e Bashkuara e as në shtetet e tjera demokratike, prandaj nuk ka një instrument ta ndalojë publikimin e paautorizuar të dokumenteve sekrete. Në historinë e gazetarisë mbahet mend censura parandaluese e filluar që nga Augusti, por e instaluar si institucion nga papa Pavli III, i cili në vitin e largët 1543 futi censurën parandaluese Imprimatur, për të dhënë lejen paraprake për botimin e teksteve. Pasardhësi i tij, Papa Pavli IV, mbahet mend që publikoi indeksin e librave të ndaluara, gjë që po ashtu pati ndikime të mëdha në pengimin e lirisë së shprehjes. Sundimtarë të ardhur në pushtet në shekujt XVI e XVII, si Elizabeta në Angli dhe Luigji XIII në
Francë, krijuan institucionet e censurës, “Dhoma e Ylltë” dhe “Chambre de Syndicate”, për ta kontrolluar gjithë produktin tipografik. Si për t’i vënë kapakun kësaj tradite të censurës e terrorit mbi fjalën e lirë dhe medien, në periudhën e Revolucionit Borgjez Francez filloi edhe ndëshkimi i gazetarëve si Kamij Demyleni, të cilit iu pre koka me gijotinë. Por, si edhe shumë inovacione që kanë ardhur nga përtej Atlantikut, edhe në gazetarinë evropiane e botërore kanë ardhur praktika të reja të lirisë bash nga gazetaria amerikane. Praktikisht, Uilliam Hersti, i cili filloi publikimin e dokumenteve të fshehta të Ambasadës Spanjolle dhe e nxitit luftën amerikanespanjolle për Kubën në vitin 1898, është pararendësi i Xhulian Asanzhit. Gazetaria që nuk e ka për qëllim raportimin korrekt për ngjarjen, por që e instrumenatalizon ngjarjen për qëllimet e veta, që përdorë burime të fshehta dhe prodhon sensacionalizëm, që prej asaj kohe është në garë me gazetarinë e përgjegjshme dhe jo rrallë është edhe fituese e betejave ndaj saj. Praktikisht, kur kjo lloj gazetarie sensacionaliste i fiton betejat, atëherë ajo bëhet jo vetëm manipuluese e publikut, por edhe sfiduese e pushteteve të tjera, në rënd të parë të pushtetit ekzekutiv. Fatkeqësisht, gazetaria e tillë nuk është informuese, por më shumë prodhuese e hamendjeve nëpërmjet mesazheve dhe imazheve të turbullta e turbulluese për mendjet e publikut. Përderisa për filmat që transmetohen në televizion, ka një rregull se për cilat mosha është i lejueshëm, për produktet mediatike që turbullojnë emocionet e mendjen e njerëzve, nuk ka asnjë rregull. Lajmet televizive me pamje të dhunës reale transmetohen në terminët më të shikuar, pa asnjë lloj ndalese për askënd, edhe pse ato janë skena të dhunës reale (ndërsa dhuna fiktive e kinematografisë është e ndaluar për disa grupmosha). Nëse publiku nuk ka të drejtë të shikojë një film artistik, si paska të drejtë të shikojë vrasjet e njerëzve realë? Më saktë: ku është kufiri se çfarë duhet të dijë publiku e çfarë nuk duhet të dijë, është një pyetje që kurrë nuk ka marrë përgjigje të saktë. A bëhet më i përgjegjshëm njeriu “duke ditur gjithçka”, apo duke ditur 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
në Irak nga aktrimi në Hollivud vetëm ato të vërteta që i ndihmojnë ta krijojë opinionin dhe bindjen e duhur, pa qenë i shokuar dhe i paralizuar nga efektet e asaj që i ofrohet si informatë nëpërmjet medies? Wikileaks në gjithë këtë tregim vjen si kurorëzim i kësaj gazetarie manipuluese e shokuese. Apo, mos kjo lloj spiungazetarie e ka goditur shenjën kur i servon pamje - informata që e kënaqin voajerizmin e njeriut të tromaksur? Kureshtja e pafre për të ditur se çfarë bëjnë të tjerët, nga mënyra se si bëjnë seks deri te skenat kur civilët vriten nga ushtarët, është e njeriut të dalë nga orbita e besimit dhe e moralit. Ky njeri do të shohë të gjithë të tjerët, por në dëm të qetësisë e paqes së vet. Me këtë njeri media senzacionaliste luan me të si macja me miun. Por, media që prodhon sensacionalizëm, sfidon edhe qeverinë më të fuqishme të botës, sepse nuk ka mekanzima që e rregullojnë as raportin e individit me medien dhe as të shtetit me medien. Rrjedhimisht, media është mbi të dyja këto instanca, pra mbi individin voajerist dhe mbi shtetin liberal. Nga ana tjetër, nëse gjykatat në Angli e në Suedi e humbin kredibilitetin në raport me Xhulian Asanzhin, shefin e Wikileaksit, atëherë edhe pushteti gjyqësor do të jetë i sfiduar nga një pronar mediumi, përkatësisht 'KMHWRU
një gazetar investigues. Dhe mundësia që ta humbin është reale, nëse duan ta ndëshkojnë për një gjë bizare, si puna e fajit për mospërdorimin e kondomit me femrën, e cila ka fjetur me dëshirën e saj me të në shtrat. Drejtësia suedeze do të duhej të ishte më e lumtur nëse nuk e mbërrin dora e saj fare Xhulian Asanzhin. Ndërsa, drejtësia amerikane ka arsye ta kërkojë që ta vërë drejtësinë në vend, por paraprakisht ajo duhet të zgjidhë disa probleme fundamentale të vetat e të shoqërisë amerikane, e që janë të lidhura me amendamentin e parë. Ashtu si janë gjërat sot, drejtësia, p ë r k atë s i s h t pushteti i tretë e ka zor të fitojë ndaj Xhulian Asanzhit. Pse? Është e qartë se mungesa e rregullave elementare për gazetarinë e internetit dhe internetin në përgjithësi e bën luftën e pushtetit legjislativ të jetë e humbur nga interneti dhe produktet e tij e gjithsesi edhe nga sensacionalizmi i Wikileaksit. Megjithatë, pushteti legjislativ është i vetmi që e ka shansin ta kthejë kahun e kësaj lufte në favor të shtetit ligjor, të drejtësisë e të lirisë. Por për ta arritur këtë gjë, duhet të gjenden zgjidhje ligjore të cilat e kufizojnë keqpërdorimin e gazetarisë,
pa e kufizuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies. Pra, duhet të gjenden formulime ligjore, të cilat e mbrojnë edhe shtetin nga gazetaria. Tingëllon shumë arrogante në raport me gazetarinë e vërtetë, por ajo duhet të mbetet jashtë këtij debati. Këtu tema është gazetaria dëmsjellëse. Vërtet, kur shihet tronditja që i ka shkaktuar Wikileaksi një shteti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë vetëm mund ta marrim me mend se si mund të dërrmohen shtetet e brishta nga kjo lloj gazetarie agresive dhe turbulluese. Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me faktet e fshehura, për të cilat ekziston interesi që të bëhen publike, qoftë dhe nga gazetaria senzacionaliste, për t’u parandaluar e keqja e radhës. Fjala vjen, vrasjet e civilëve. Transmetimi i CD ku shihet vrasja e civilëve irakienë nga një helikopter amerikan, është në shërbim të denoncimit të së keqes, të krimit. Edhe pse transmetimi i pamjeve të këtilla ende nuk e ka arritur efektin e vet, sepse fantazia e shumë njerëzve ende nuk i ka ndarë plotësisht nga imazhet e injektuara në mendjet e tyre nga kinematografia e Hollivudit, transmetimi i saj është legjitim. Nga ky aspekt, publikimet e Wikileaksit, të cilat e denoncojnë shtetin, cilindo shtet që shpërdoron fuqinë e vet, mund të kontribuojnë për zgjimin e ndërgjegjes së njeriut të sotëm, individit, i cili i bombarduar nga kinematografia, nga televizioni e interneti, i ngulfatur nga oraret e tejzgjatura të punës dhe nga vetmia që prodhon një prirje autiste, nuk arrin ta shquajë qartë dallimin ndërmjet pamjeve që tregojnë vrasjen e njerëzve realë në Irak dhe pamjeve kinematografike të Hollivudit. Fatkeqësisht, shteti me fuqinë e vet kolosale ia ka shpërlarë trurin individit. Ia ka krijuar edhe shemën se si duhet të mendojë, përkatësisht se si të paaftësohet që ta dallojë pamjen reale nga pamje fiksionale, që ta dallojë tragjedinë reale nga figura artistike. A është në këtë rast Wikileaksi alter egoja e këtij individi të tjetërsuar? Këtë askush nuk e di tamam, sepse askush nuk e di qëllimin e Xhulian Asanzhit dhe të kompanjonëve të tij, të njohur e të fshehtë. ■
Revistë e Gazetarisë
UP News
Intervistë me kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK), Muhamet Jahiri
UGK, helmeta e gazetarëve! Intervistoi: Burbuqe IBISHI UP NEWS: Kur është formuar organizata e Unionit të Gazetarëve të Kosovës? Jahiri: Unioni i Gazetarëve të Kosovës është themeluar një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 7 maj të vitit 2009, me iniciativën e gazetarëve të diplomuar në Degën e Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës. UGK-ja tashmë ka krijuar edhe mekanizmat e vet të funksionimit, ka kryesinë e saj e cila përbëhet prej nëntë personave të cilët kanë dalë nga kuvendi i themelimit në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh i gazetarëve. UP NEWS: Cilat janë qëllimet e kësaj organizate? Jahiri: Padyshim se çdo organizatë e cila themelohet i ka edhe synimet dhe qëllimet e veta.
Themelimi i UGK-së ka qëllim bazik mbështetjen e gazetarëve në punën e tyre profesionale dhe mbrojtjen e punës dhe etikës së tyre. Arsye tjetër e themelimit ka qenë se gazetarët në Kosovë nuk janë të përfaqësuar sa duhet. Them këtë duke pasur parasysh punën e tyre e cila është gjithnjë pengesë për dikë. UGK ka shumë synime, ndër to edhe mbështetjen e gazetarëve në profesionalizmin e fushave të caktuara nëpërmjet organizimeve të ndryshme si workshope, trajnime, kurse etj.
UP NEWS: Sa respektohen të drejtat e gazetarëve? Jahiri: Realisht mund të themi se nga përvoja jonë e deritanishme, si dhe nga paraqitjet e ndryshme të cilat janë bërë në UGK, kemi vërejtur se gazetarët në Kosovë shumë herë nuk arrijnë t’i zbatojnë të drejtat e tyre, sidomos gjatë ushtrimit të profesionit. Jo rrallëherë te ne janë paraqitur raste kur ndaj gazetarëve janë shkelur edhe të drejtat elementare të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e vendit, e lëre më të drejtat për punë, ku shumicën e rasteve ndaj gazetarëve ka pasur sjellje irrituese. UP NEWS: Pse në Kosovë gazetarët nuk kanë të drejtë të qasjes në dokumentet zyrtare? Jahiri: Qasja në dokumentet zyrtare është e garantuar me ligjet e vendit, mirëpo shumë herë apo njëri ndër problemet e shpeshta me të cilin ballafaqohen njerëzit e medies është qasja në dokumentet zyrtare. Kjo bllokadë para gazetarëve vjen kur ata përpiqen që ta kryejnë punën e tyre hulumtuese dhe t’i zbulojnë, shembull, keqmenaxhimet. Ne si organizatë kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet të jenë sa më transparentë me gazetarët dhe t’u krijohet mundësia për qasje në dokumente zyrtare. UP NEWS: Sipas mendimit tuaj, a ka Kosova gazetarë profesionalë? Jahiri: Si asnjëherë më parë në Kosovë është duke u krijuar një gjeneratë e tërë e gazetarëve të cilët janë më të përgatitur profesionalisht dhe kanë një bagazh njohurish nga universitetet të cilat merren me përgatitjen e tyre profesionale. Përderisa para një dekade ka qenë e pamundur që dikush të shkollohet në fushën e gazetarisë, sot janë krijuar të tjera rrethana, dhe lirisht mund të themi se profesionalizimi i gazetarëve ditaditës por rritet dhe një gjë të tillë mund ta vërejmë edhe në medie.
'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
UP NEWS: Cilat janë disa nga veprimtaritë e organizatës tuaj? Jahiri: Unioni i Gazetarëve të Kosovës, edhe pse ka një kohë të shkurtër që nga themelimi, ka arritur të mobilizohet dhe të krijojë një seri aktivitetesh. Deri më tani kemi organizuar disa tribuna e debate të cilat kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me fushën e gazetarëve, kemi krijuar një lloj bashkëpunimi edhe me gazetarët nga Shqipëria, jemi në procedura të anëtarësimeve edhe në organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, po ashtu jemi në procedim të një memorandumi me Policinë e Kosovës. Kemi filluar edhe organizimin e workshopeve për anëtarët e UGK-së, si dhe kemi ngrehur zërin dhe kemi dënuar çdoherë ata që i kanë penguar gazetarët në punën e tyre. Ndër të tjera, kemi filluar realizimin e vizitave edhe nëpër televizionet lokale nëpër Kosovë për t’u njohur përafërsisht me sfidat dhe me problemet që ballafaqohen ata. Kemi edhe shumë projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë me hulumtimet në fushën e medieve, seminare të ndryshme etj. UP NEWS: Presioni në medie nuk mungon, kërcënime të shumta ka. Këta persona që e kërcënojnë fjalën e lirë, a kanë dalë para drejtësisë për ta marrë dënimin? Jahiri: Po, është shumë e vërtetë se gazetarët shumëherë janë nën presion. Presioni mbi ta është i vazhdueshëm dhe shumë herë edhe i përballueshëm. Gazetarët zakonisht pengohen në punën e tyre hulumtuese, sepse dikujt i pengon e vërteta dhe rruga e vetme për ta ndaluar atë është presioni. Kemi pasur shumë raste kur edhe janë sulmuar fizikisht gazetarët dhe janë penguar në ushtrimin e punës së tyre. Presionet vijnë nga fusha të ndryshme, varësisht prej sektorëve dhe rubrikave të cilat ata i hulumtojnë. UGK gjithnjë ka ngritur zërin atëherë kur ka qenë e nevojshme dhe kur janë penguar gazetarët në punë, mirëpo fatkeqësisht deri më tash ende nuk kemi ndonjë ndëshkim për këtë, edhe pse shumë herë kemi shprehur dhe kemi dënuar persona edhe me emër dhe mbiemër. UP NEWS: Z. Jahiri, tani keni nënshkruar një memorandum me UGSH-në, sa do të jetë funksional ky bashkëpunim? Jahiri: Po para pak ditësh kemi realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku jemi pritur nga përfaqësuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Me ta kemi bashkëbiseduar për hallet dhe për sfidat e përbashkëta që i kemi, si dhe për mundësitë për t’i intensifikuar bashkëpunimet me dy organizatave simotra. 'KMHWRU
Po ashtu kemi rënë dakord të kemi edhe organizime të përbashkëta nëpërmjet të cilave do të ishim më unikë dhe më të ngritur profesionalisht. Gjatë vizitës atje kemi vizituar edhe Institutin e Medies Shqiptare dhe Universitetin UFO - Departamentin e Gazetarisë, ku jemi njoftuar më shumë për përgatitjen profesionale dhe sfidat e gazetarisë në të dy vendet.
UP NEWS: Raporti i Progresit për vitin 2010 nga Komisioni Evropian për Kosovën tregon qarte se Kosova është larg arritjes së standardeve sa i përket lirisë së medieve, si e vlerësoni këtë raport? Jahiri: As të dhënat në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian nuk kanë qenë ndonjë risi dhe e papritur për Unionin e Gazetarëve të Kosovës. Shqetësimet e shprehura në raport kanë qenë shqetësime të vazhdueshme edhe të organizatës sonë. Ne e kemi pritur një vlerësim të tillë, sepse nga puna jonë kemi parë se kemi një degradim dhe një presion të shtuar mbi gazetarët. Mirëpo, shpresojmë që mekanizmat përgjegjës do ta marrin këtë raport parasysh dhe do të fillojnë të mendojnë seriozisht për përmirësimin e kësaj gjendje. Nuk duhet të harrojmë se pa lirinë e shprehjes dhe medieve nuk mund as të imagjinohet që të ecet më tutje drejt integrimeve evropiane, synim të cilin e ka edhe shteti më i ri në botë, Republika e Kosovës. ■
Revistë e Gazetarisë
UP News
Përse duhen komunikimi dhe marrëdhëniet publike Fidan IBRAHIMI
M
arrëdhëniet publike shërbejnë janë burim mjaft i rëndësishëm vlerash për kompanitë në ndërtimin e vlerave të kompanive, vitalitetit të tyre dhe vendosjes së besueshmërisë. Është një paradoks i botës se biznesit që në kushte ekonomike të dobëta apo pesimiste, buxheti i marrëdhënieve publike ose ai i komunikimit shkurtohet i pari. Në realitet, në qoftë se përdoret efektivisht në menaxhimin e profilit dhe marrëdhënieve të korporatës, marrëdhëniet publike mbetën mjetet jashtëzakonisht më të frytshme dhe efektive për t’i arritur objektivat e biznesit. Marrëdhëniet publike janë të një disipline njëlloj si drejtimet e tjera “të fshehta”, si, p.sh.: promocioni i shitjeve, marketingu direkt dhe programet e sponsorizimit. Gjithsesi problemi për shumë marketerë qëndron në vështirësinë e matjes të përfitimit që arrihet prej MP-së, le të themi në krahasim me përgjigjen direkte të programeve të reklamave. Në një ambient në të cilin çdo njeri është nën presion për të prodhuar rezultate të menjëhershme, shumë tregohen të matur për të investuar në programet e marrëdhënieve publike që do të ndihmonin në rritjen e performancës, nesër/javën e ardhshme/vitin tjetër. Natyrisht çfarë injoron kjo qasje është që d u k e mos investuar tani, padyshim s e
do drejtoheni tek një dështim për t’i kapitalizuar mundësitë në terma afatmesme dhe afatgjata. Suksesi i MP-së është i matshëm nga efekti që vazhdon në marrëdhëniet e korporatës me publikun e synuar dhe nga ana tjetër me efektin pozitiv që kanë këto marrëdhënie mbi performancën tregtare. Në shumë raste MP-të kanë qëllim ta mbështesin arritjen e objektivave, përfshirë rritjen e shitjeve, lehtësimin e investimeve ose duke ndikuar në zhvillimin e tregjeve dhe ligjeve të caktuara. Me kalimin e kohës, përfitimet e prekshme dhe të paprekshme të MP-së e shfaqin veten tek një besim më i madh i konsumatorëve dhe në rritjen e bazës së tyre. Këto përfshijnë: - ndikim më të madh të të gjitha aktiviteteve të marketingut, p.sh. me reklamën. Duke shpjeguar, riforcuar dhe justifikuar prezantimet e pozicionit kyç të bëra brenda fushatave publicitare, MP-ja mund të rrisë edhe vetë ndikimin e reklamës. - avantazhin konkurrues të tyre në sigurimin e më shumë kanaleve - sot mjaft të kufizuara - të komunikimit me konsumatorët, në krahasim me konkurrentët. - dashamirësi më të madhe në drejtim të audiencës/konsumatorëve. - mirëkuptim dhe vlerësim të rritur për një kompani dhe aktivitetet e saj Nuk ka asnjë faktor që do të garantonte një fushatë të suksesshme marrëdhëniesh publike, por lista më poshtë mbulon shumë prej hapësirave kritike: t OKÑ MJEIKF UÑ QBTUÑS OEÑSNKFU CJ[OFTJU UÑ LPNQBnisë dhe objektivave të komunikimit; t OKÑ TUSBUFHKJ LPNVOJLJNJ UÑ QÑSTIUBUTINF EIF efektive; t [CBUJN UBLUJL J GPLVTVBS UFL SF[VMUBUFU QSPGFsional; t LSJKJNUBSJ t OKPIVSJ UÑ TILÑMRZFSB UÑ GPSNVFTWF LZÎÑ UÑ PQJOionit dhe krijimi i marrëdhënieve të punës me ta; t NKFUF UÑ TPGJTUJLVBSB QPS UÑ UIKFTIUB EIF FGFLtive të vlerësimit; Matja e rezultateve dhe vlerësimi është shpesh një zonë për të cilën shumë sipërmarrës të fushatave dhe agjencive e konsiderojnë po aq të rëndësishme sa vetë rezultatet. Çdo agjenci që nuk ndjek këtë rrugë, qoftë në disiplinën e marrëdhënieve publike ose të çdo disipline tjetër të marketingut, nuk mund të shpresojë të mbajë një klient për një kohë të gjatë. ■ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Sindikatat e (pa)fuqishme Lulzim AHMETI
K
rijimi i sind i katave dhe i grupeve të cilat proklamohen si mbrojtëse të të drejtave të punëtorëve dhe i bizneseve kohët e fundit është goxha i madh. Pothuajse çdo sektor apo pore e jetës në Kosovë ka të formuar sindikatën e vet të “fuqishme”. Se sindikatat nuk kanë fuqinë e duhur pajtohen udhëheqësit e tyre dhe ekspertët, edhe pse kjo ndoshta mund të asociojë në skepticizëm, por duke i parë proceset në të cilat kanë kaluar dhe po hyjmë, mund të konstatojmë se sindikatat janë të pafuqishme për të ndikuar në vendimet e Qeverisë. Që nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë më 2004 sindikatat kanë ngritur zërin vazhdimisht, por ato nuk ka ndikuar që ky proces ta ndërrojë formën dhe mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve kosovare. Si pasojë e këtij procesi janë shitur shumë ndërmarrje të mëdha me shuma qesharake të parave, por kanë mbetur edhe shumë punëtorë të papunë. Llogaritet se që nga fillimi i tij e deri më tash 75 mijë punëtorë i kanë humbur vendet e tyre të punës. Pavarësisht protestave, ata kanë arritur të ndikojnë pak ose as pak në vendimet të cilat janë marrë e që shumë shpesh kanë qenë në kurrizin e tyre.
Gjendja e punëtorëve, e rëndë Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, e përshkruan gjendjen e punëtorëve kosovarë tepër të rëndë. Sipas tij, mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) dhe mosaplikimi i Ligjit të Punës në praktikë po e vështirësojnë edhe më shumë këtë gjendje të punëtorëve. Arifi ka thënë se organizata të cilën e drejton ai po punon të përmirësohet gjendja e punëtorëve. “Gjendja e punëtorëve është shqetësuese, por më shqetësuese është se nuk vërehet dritë e gjelbër për përmirësimin e gjendjes”, ka thënë Arifi. 'KMHWRU
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sipas tij, pas miratimit të Ligjit të Punës, është duke insistuar të përmirësohet gjendja e punëtorëve. Arifi ka thënë se gjendja është e vështirë edhe tek punëtorët të cilët punojnë në sektorin privat. “Ne si BSPK jemi duke u munduar që pas miratimit të Ligjit të Punës, të funksionalizohet Këshilli Ekonomik dhe Social sepse pa hyrë këta në binarët e vet gjendja e punëtorëve nuk mund të përmirësohet”, ka thënë numri një i BSPK-së, Haxhi Arifi.
KSLK s’ka bashkëpunim me BSBK-në Se sindikatave u ka humbur fuqia për të ndikuar në procese dhe në përmirësimin e kushteve të punëtorëve, pajtohet edhe nënkryetari i Konfederatave të Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK), Ali Drakusha. Sipas tij, kjo është edhe si pasojë e mosbashkëpunimit në mes të BSPK-së
dhe sindikatës të cilën e përfaqëson ai. Dragusha ka thënë se i kanë bërë ftesë BSPK-së për bashkëpunim, por ata nuk kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë. “Ka dy-tre vjet që fuqia e sindikatave është dobësuar sepse energjitë nuk po drejtohen në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, por brenda sindikatave”, ka thënë Daragusha. Ai procesin e privatizimit e ka quajtur të paefektshëm. “Privatizimi deri më tash është i dështuar sepse nuk ka krijuar vende të reja pune”, ka theksuar nënkryetari i KSLK-së, Ali Dragusha.
Sindikatat, pa ndikime në procese Ndërkaq, eksperti i Ekonomisë, Alban Zogaj, ka thënë se sindikatat në Kosovë janë të pafuqishme për shkak se nuk kanë mundur të ndikojnë në shumë procese. Sipas tij, një fakt është mosushtrimi i ndikimit të mjaftueshëm gjatë procesit të privatizimit. “Roli i sindikatave
të punëtorëve në procesin e privatizimit në përgjithësi nuk ka qenë me ndikim të madh. Sindikatat në Kosovë nuk kanë fuqi të madhe ndikuese. Kjo është parë në shumë raste, si në procesin e privatizimit ashtu edhe në proceset e tjera”, ka theksuar Alban Zogaj. Udhëheqësi i Organizatës Çohu, Avni Zogiani, vlerëson se sindikatat në Kosovë janë të blera nga Qeveria ose të paafta për ta përfaqësuar vullnetin e punëtorëve për çështjet më të rëndësishme. “Në vazhdimësi sindikatat kanë humbur rastin t’i organizojnë punëtorët për t'i mbrojtur ata përballë veprimeve më të rëndësishme të Qeverisë që kanë prekur direkt interesat e punëtorëve”, ka thënë Zogiani. Por pa funksionalizimin e Këshillit Ekonomik dhe Social si dhe fillimin e zbatimit të Ligjit të Punës, gjendja e punëtorëve nuk mund të përmirësohet sepse nuk ka ende mekanizma të duhur. Sipas parallogaritjeve ta bëra, implementimi i Ligjit të Punës Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’i kushtonte 1.8 milion euro në vit, por me të, sipas sindikalistëve, do të shpëtoheshin shumë punëtorë të cilët i kanë humbur vendet e tyre të punës pa fajin e tyre. Privatizimi i cili ka filluar në 2004-n ka prodhuar vetëm një situatë të pakëndshme për shumicën e punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara. Prandaj mund të themi se privatizimi ka qenë dhe mbetet proces i dështuar, kur dihet se paratë nga shitja e ndërmarrjeve mbahen ende jashtë vendit dhe nuk investohen në ekonominë e vendit, e cila ka shumë nevojë si kurrë më parë, për para dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Deri më tani Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka privatizuar 601 ndërmarrje të reja, prej të cilave 576 janë privatizuar nëpërmjet metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar nëpërmjet metodës së Spin Off-it Special. Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 460 milionë euro, nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 27 milionë euro, kurse nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore u janë shpërndarë rreth 30 milionë euro. ■
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
UP News
Populli nÍ bÍrje tÍ shtetit Iliada KORÇARI, TiranÍ
U
desh tÍ zbulohej ura antike, pjesÍ e KalasÍ sÍ TiranÍs (u pÍshpÍrit) nÍ mes tÍ punimeve pÍr shpiftÍsimin e qendrÍs tÍ kryeqytetit tonÍ pÍrmes njÍ betonarmeje frymÍmarrÍse, qÍ tÍ ulej shpejtÍsia e punimeve nga firma e kontraktuar. U desh ky zbulim qÍ shqiptarÍt tÍ besonin se mos ndoshta edhe kÍtÍ herÍ zgjidhja nuk do t’u vinte nga qielli, nga ku zakonisht u vjen besimtarÍve, por nga toka nga ku shpesh i vinte Anteut pÍr shembull. PikÍrisht nga ajo hapÍsira nÍ qendÍr tÍ qytetit tÍ cilÍs ata pa e ditur fare, me besimin e tyre pÍsues, nÍ pÍrputhje me natyrÍn e tyre sapo ia kishin pÍrligjur privatizimin. ShqiptarÍt pranuan tÍ ishin tÍ vetmit nÍ botÍ qÍ nÍ qendÍr tÍ qendrÍs sÍ kryeqendrÍs sÍ tyre tÍ kenÍ njÍ qendÍr tregtare. As Orwelli vetÍ nuk do ta kish imagjinuar kaq pÍrsosmÍrisht rrethin e tij totalitar, banesÍn e VÍllait tÍ tij tÍ Madh, ose siç i themi shkurt kÍtu e tre vite, banesÍn e Bigut. NdÍrkohÍ andej nga Universiteti i TiranÍs shqiptarÍve veç e veç, secilit mÍ vete, po u bÍhej e njÍmijta padrejtÍsi e njÍjtÍ, por ata kishin vendosur tÍ pÍsonin, nÍn shembullin e suksesshÍm tÍ sojit tÍ tyre. PÍr mÍ tepÍr, siç e thotÍ dhe shqipja, kÍta shqiptarÍt e kÍtij universiteti mÍ vete as qÍ kanÍ njÍ vend, njÍ hapÍsirÍ ku tÍ vendosen, e pra tÍ mblidhen bashkÍ e pÍrmes kuvendimit tÍ vendosin tÍ veprojnÍ. Sheshet ia betonizuan. Si rrjedhojÍ nÍ mungesÍ tÍ hapÍsirÍs publike, besojnÍ se janÍ vetÍm edhe nÍ padrejtÍsitÍ kolektike. Kurse diku larg vÍmendjes sÍ qendrÍs, veçanÍrisht larg atyre studiuesve tÍ bibliotekÍs privatizuese tÍ kombit tÍ vet, shqiptarÍt e kombit tÍ shqiptarÍve organizuan njÍ demonstratÍ pÍr pÍrvjetorin e 132tÍ tÍ Lidhjes sÍ Prizrenit, e
cila pikÍrisht nisi ta bÍnte ShqipÍrinÍ. E bÍrja do tÍ niste nga kÍrkesa pÍr autonomi e vetÍvendosje! KÍto shqiptarÍt e çuditshÍm fort pÍr ata tÍ paktÍt qÍ janÍ dorÍzuar tashmÍ pÍrfundimisht, janÍ ende nÍ bÍrje tÍ asaj qÍ ÍshtÍ ende e mundshme tÍ bÍhet: ShqipÍrisÍ. QÍ ÍshtÍ ShqipÍria, kÍtÍ nuk e dyshon askush. VetÍm se ShqipÍria nuk ÍshtÍ shprehja gjeografike njÍzet e tetÍ mijÍ km2 nÍ cepin jugperÍndimor tÍ njÍ gadishulli pÍr tÍ cilÍn hartat angleze nÍ libraritÍ e qendrÍs thonÍ se flitet shqip dhe greqisht. Kjo ÍshtÍ njÍ ShqipÍri gjysmake, e cila ka pÍr kufij tokat e saj ku flitet e shkruhet shqip, diku edhe fshehurazi. Kjo ÍshtÍ njÍ ShqipÍri gjysmake qÍ siç e thotÍ shqipja, sigurisht qÍ
e tillĂŤ, gjysmake s’mund tĂŤ bĂŤhet dot e saktĂŤ. QĂŤ tĂŤ bĂŤhet duhet tĂŤ jetĂŤ e plotĂŤ. Pra problemi ynĂŤ nuk ĂŤshtĂŤ tĂŤ bĂŤjmĂŤ njĂŤ komb shqiptar, pasi ai ĂŤshtĂŤ, i ndarĂŤ por ĂŤshtĂŤ. Dhe as qĂŤ duhet tĂŤ na shkojĂŤ ndĂŤrmend tĂŤ pĂŤrqafojmĂŤ njĂŤ komb tĂŤ ri brenda vetes, tĂŤ cilin mĂŤ vonĂŤ ta jashtĂŤsojmĂŤ e ta quajmĂŤ kosovar. Problematika jonĂŤ ĂŤshtĂŤ bashkimi kombĂŤtar i cili kurrsesi s’mund tĂŤ ndodhĂŤ me formulĂŤn “tĂŤ ndarĂŤ ne jemi tĂŤ bashkuarâ€?, por vetĂŤm me vullnetin “tĂŤ bashkuar ne bĂŤhemi tĂŤ saktĂŤâ€?. Deri mĂŤ tani e kemi lĂŤnĂŤ veten tĂŤ bĂŤhemi nga toka jonĂŤ, dhe kjo na ka bĂŤrĂŤ, por nĂŤ varĂŤsi tĂŤ sajĂŤn, nĂŤ pĂŤrputhje me tĂŤ. Ca tĂŤ ashpĂŤr si majat e maleve, e ca dredharakĂŤ si pĂŤrrejtĂŤ. Natyra na ka
trajtuar si faunÍn e saj. Na ka mbrojtur sigurisht, veçanÍrisht maleve. Diku ne edhe nuk ia kemi dalÍ e jemi zhdukur, por gjithmonÍ arritja e kÍsaj toke ka qenÍ qÍ ka mundur tÍ na mbajÍ gjallÍ, nÍ mbijetesÍ. KÍtÍ arritje natyrore, ne e kemi pÍrfytyruar si arritje historike me tÍ cilÍn jemi lÍvduar, por brezat paraardhÍs qÍ kanÍ jetuar nÍ 100 vjet pavarÍsi dhe 101 ndarje, janÍ prova e gjallÍ e pÍsimit tÍ akteve tÍ tÍ tjerÍve mbi ne. E pra mbijetesa dhe pÍsimi i vullnetit tÍ tÍ tjerÍve pos ndrydhjes sÍ tonit nuk ÍshtÍ mÍ zgjidhja pÍr rehati artificiale. KÍrkesa e njÍ gjysme qÍ ka nevojÍ ta bÍjnÍ tÍ tjerÍt tÍ rri nÍ kÍmbÍ, nuk ÍshtÍ e pranueshme. Si mundet ajo tÍ ecÍ me njÍ gjymtyrÍ? NjÍsoj tÍ papranueshme janÍ kÍrkesa dhe urdhri i disa tÍ tjerÍve tÍ huaj, por dhe vendorÍ, qÍ duan tÍ na mÍsojnÍ tÍ ecim pikÍrisht kÍshtu: gjysmÍ, nÍ çalim qÍ ata vetÍ tÍ ruajnÍ statusin e mbretit me dy kÍmbÍ nÍ mbretÍrinÍ e tÍ çalÍve. ShqipÍria mundi tÍ na mbajÍ nÍ mbijetesÍ, tÍ na sjellÍ deri kÍtu nÍ tÍ dymijtÍn pas erÍs sonÍ, por vendosjen nÍ tÍ jetuarit duhet ta bÍjmÍ vetÍ. KÍmbÍt qÍ na mungojnÍ duhet t’ia bashkojmÍ vetÍ vetes. Ndryshe, gjysmaku s’do tÍ bÍhet kurrÍ i saktÍ. Ndryshe, gjithmonÍ do tÍ vuajmÍ mÍ vete pÍr mungesat tonÍ tÍ pÍrbashkÍta tÍ trajtimit tÍ dinjitetshÍm, pÍr tÍ drejta tÍ mohuara e pÍr varfÍrim ekonomik e shpirtÍror. Vetja jonÍ e pÍrbashkÍt e cila pÍrfytyrohet politikisht nÍ njÍ komb qÍ bÍn shtet, ÍshtÍ detyrim i gjithsecilit. Kjo vete ÍshtÍ ShqipÍria dhe ajo duhet bÍrÍ, kÍtÍ herÍ, me 132 vite vonesÍ, por ama njÍ herÍ e mirÍ. Gjendja thotÍ se ShqipÍria ka mÍ shumÍ se shtatÍ milion shqiptarÍ. Asaj i duhet secili nga shtatÍ milionÍt pÍr t’u bÍrÍ njÍ e plotÍ. BÍrja e saj nga vetÍvendorÍt ÍshtÍ imperativi ynÍ, akti ynÍ historik qÍ do tÍ sjellÍ vetÍvendosjen tonÍ pÍr kÍtÍ vend. ■'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Valentina, zë i shqiptarëve në Zvicër Afet BELA
M
e gjithë vështirësitë që shqiptarët kanë në vendet perëndimore për t’i arritur qëllimet e tyre politike dhe më gjerë, një politikane në Zvicër, me prejardhje nga Kosova, jo që po bëhet zëri për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, por edhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në këtë vend. Anëtarja e kryesisë së partisë socialdemokrate të Zvicrës, Valentina Smajli, ka theksuar se do të angazhohet që sa më shumë që komuniteti shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, të përparojë dhe të jetë pjesë e barabartë me të gjithë që qytetarët e Zvicrës. Smajli, e cila që nga fëmijëria jeton në Luzern të Zvicrës, është shprehur se në punën e saj gjithmonë do të mundohet që bashkëkombësit tanë dhe të tjerët të japin më shumë ide dhe kenë bashkëveprime të ndërsjella. “Unë si një politikane me prejardhje shqiptare kam gjetur shtytje dhe kam arritur ta formoj guximin në veten time për të arritur diçka për dobinë e qytetarëve zviceranë. Këtë e prolongoj me modalitetet mbështetëse, përkrahjes, inspirimit dhe motivimit që e kam pranuar nga familja”, ka vlerësuar ajo. Kurse sa i përket ndihmës që ajo si politikane mund t’ua japë shqiptarëve në përgjithësi, pohon se duhet të orientohen drejt pjesëmarrjes dhe kontributit të tyre në shoqërinë zvicerane në të gjitha format e jetës. Sipas statistikave të fundit, në formë të donacioneve Kosova në vite përfiton nga mërgata e saj 6 miliardë franga zvicerane. “Investimi në vendlindje është i mirëseardhur, por përkrah investimit në vendlindje, gjenerata e parë dhe e dytë e emigrantëve tanë nuk duhet ta lënë anash edhe investimin dhe kontributin në shtetin në të cilin jetojnë”, ka pohuar ajo. Anëtarja e kryesisë së partisë socialdemokrate të Zvicrës, Valentina Smajli, ka një porosi për të gjithë mërgimtarët që jetojnë atje, që të shikojnë që prindërit shqiptarë t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Smajli gjithashtu apelon që të gjithë shqiptarët të kontribuojnë në avancimin e organizimit të shqiptarëve në Zvicër. Një organizim në formë të kuvendit të shqiptarëve në Zvicër është një rast i mirë për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë unitare dhe pluraliste dhe e përkushtuar në ofrimin e demokracisë për të gjithë shtetasit e saj. Po ashtu, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bëjë politika të favorshme dhe transparente për menaxhimin e të gjitha të hyrave në Kosovë. Valentina Smajli është lindur në Prishtinë. Në moshën trevjeçare së bashku me familjen ka emigruar në Zvicër. ■ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Kuptimi i maskulturës d Demir RESHITI
M
askultura - kultura e masave, apo kultura e popullarizuar është një tërësi e produkteve kulturore dhe pseudokulturore, që i dedikohet konsumit të shtresës më të gjerë të popullsisë. Maskultura është produkt i shoqërisë industriale e cila, falë përparimit teknik, veçmas falë mjeteve të komunikimit masiv, siguron që gati secili anëtar i saj të jetë konsumues i produkteve të llojllojshme. Maskultura është një nga fenomenet më interesante në kulturën bashkëkohore. Mjaft sociologë dhe teoricienë termin maskulturë nuk e konsiderojnë adekuat dhe ndaj këtij termi kanë rezerva. Rezervat e tilla kryesisht kanë bazë për disa arsye. Profesori i sociologjisë në Universitetin e Çikagos, Edward Shils në arsyetimin e tij pse nuk mund të jetë adekuat termi “maskulturë” shprehet: “Unë kam rezerva të mëdha në përdorimin e termit maskulturë sepse ky term ka të bëjë njëkohësisht si me përkatësinë materiale ashtu edhe me atë kualitative të kulturës në pozitën sociale
(statusin) e konsumuesve të saj dhe në mjetet nëpërmjet të cilave ajo transmetohet (mjetet e ashtuquajtura të ‘komunikimit masiv’ v.i.). Për këto tri arsye duhet kërkuar përgjigje në tri pyetje që kanë të bëjnë me tre faktorë. Për shembull, shprehja “maskultura” nuk do të ishte e lejuar dhe adekuate për faktin se në shumë vende, një pjesë e madhe e elitës e shfrytëzojnë të ashtuquajturën kulturë “mediokre” dhe “brutale”. Njëjtë duhet kërkuar përgjigje në pyetjen e rëndësishme: A është e mundur që masmediat të transmetojnë pjesë nga shumë kultura dhe a është e mundur që ato zhanre kulturore të cilat i kanë zhvilluar ato mjete të mediave masive në momente të caktuara të jenë kreative dhe me këtë të bëhen pjesë përbërëse e shumë kulturave? Për momentin unë nuk kam termin adekuat që t’i dalloj tri nivele të ndryshme të përmbajtjes kulturore. Për nivelin më të lartë të kulturës i kam përdorur shprehjet ‘e lartë’, ‘e rafinuar’, ‘e tepruar’, ‘e drejtë’, apo ‘serioze’; për nivelin e dytë: ‘vulgare’, ‘mediokre’, apo ‘e mesme’; për nivelin e dytë: ‘vulgare’, ‘mediokre’ apo e ‘mesme’, ndërsa për nivelin më të ulët: ‘’i ulët’, ‘brutal’, ‘sipërfaqësor’ ose ‘i thjeshtë’. Asnjëra nga këto shprehje nuk është adekuate”.
Karakteristikat e maskulturës Është e qartë se Shils e ka vërejtur se asnjëra nga këto terme nuk është adekuate. Ai në fakt është i mendimit se kategoritë themelore të jetës kulturore në të gjitha mjediset jetësore janë të njëjta, mirëpo, megjithatë ekzistojnë dallime të konsiderueshme të cilat lejojnë ndarjen në tri nivele të kulturës. Këto dallime mund të bëhen në bazë të këtyre kritereve: 1. variacionet në përpunimin e përmbajtjes kulturore; 2. aftësitë për shprehjen e asaj përmbajtje; dhe 3. aftësia për pranimin e përmbajtjes kulturore.
Nivelet Në bazë të kritereve themelore, dhe duke pasur parasysh standardet tjera të mundshme estetike, intelektuale dhe morale, sipas mendimit të tij mund të dallohen tri nivele tjera të kulturës: a) E ashtuquajtura kulturë ‘e lartë’ apo ‘e rafinuar’ e cila karakterizohet nga serioziteti i përmbajtjes së saj, përkatësisht nga problemet qendrore me të cilat merret, në pajtim me perceptimet e saj, në kundërshtim me ndjenjat të cilat i shpreh. Si produkte të kësaj kulture ai i nënkupton: veprat poetike, novelat, filozofinë, teoritë shkencore dhe hulumtuese, statujat, pikturat, kompozimet muzikore, historinë, ekonominë, analizat sociale dhe politike, arkitekturën dhe artet.
'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
dhe karakteristikat e saj b) Kategoria e kulturës së ‘mesme’ nënkupton ato vepra të cilat nuk mund të matën me standardet e shfrytëzuara për vlerësimin e kulturës së lartë, përkundër aspiratave të autoreve të tyre. Kultura mediokre është më pak origjinale nga ajo e larta, por për këtë është në masë të madhe riprodhuese. Ajo disponon me gjinitë e njëjta kulturore si edhe kultura e lartë siç janë p.sh komeditë muzikore. c) Niveli i tretë është kultura ‘brutale’ e cila dallohet për faktin se përpunimi i saj simbolik është akoma më elementar. Disa nga zhanret e saja janë të njëjta me zhanret e kulturës së lartë dhe të mesme, por të tjerat dallojnë plotësisht. Këtu hyjnë për shembull, spektaklet dhe lojërat (revytë, boksi, vrapimet e kuajve, etj), si dhe aktivitetet me përmbajtje simbolike. Thellësia e depërtimit të tyre gjithashtu është minimale dhe gati e pahetueshme. Duke marrë parasysh të gjitha ato që u thanë më sipër lidhur me natyrën e dukurisë së shqyrtuar, na duket se më e drejtë është të flitet për kulturën e shoqërisë masive, se sa për “mas kulturën”. Natyrisht, nëse problemi qëndron te termi. Por, siç ndodh zakonisht, problemi qëndron në masë më të madhe te përmbajtja se sa te termi. Dhe për këtë, pavarësisht rezervave eventuale ndaj termit, të cilat duket se janë të pashmangshme, kalojmë në përcaktimin përmbajtjesor të kulturës së shoqërisë masive. Kjo qasje kërkon së paku dy operacione: i pari, që të definohet vetë kuptimi i shoqërisë masive, e më pas të përcaktohen për së afërmi format e kulturës të kësaj shoqërie masive. Sa i përket problemit të parë, sociologët pak a shumë pajtohen se shoqërinë bashkëkohore masive e karakterizojnë këto forma: a) shtimi i popullsisë në botën bashkëkohore (përfshirë edhe të ashtuquajturat “eksplodime demografike”, gjegjësisht rritje e madhe e numrit të banorëve në pjesë të ndryshme të botës); b) procese gjithnjë e më intensive të urbanizimit dhe kompleksiteti i jetës i lidhur me to; c) mekanizimi dhe automatizimi i sistemit prodhues; d) rritja e nivelit mesatar të standardit jetësor; e) shtimi i sasisë, si dhe ndryshimi i mënyrës së shfrytëzimit të kohës së lirë, si pasojë e ndryshimeve teknologjike. Në qoftë se i qasemi analizimit të përmbajtjes shoqërore gjegjësisht ekuivalentit sociologjik të kulturës së shoqërisë masive, atëherë mund të vërejmë këto karakteristika të saj: 1. Kjo kulturë paralajmëron dhe tregon zvogëlimin gjithnjë e më të fuqishëm të distancave dhe 'KMHWRU
kufijve në sferën e kulturës në mesin e grupimeve të caktuara shoqërore (klasë, shtresa, profesione e të ngjashme); 2. Kultura e shoqërisë masive nënkupton njëkohësisht edhe kërkesa dhe paraqitja e konsumuesve masovikë të të mirave kulturore, që praktikisht qon drejt zgjerimit të rrethit të publikut, e në raste shumë të volitshme edhe në krijimin e një publiku të ri kualitativ; 3. Rritja e pandërprerë e shkallës së internacionalizimit dhe karakterit kosmopolit të vlerave kulturore (materiale dhe shpirtërore); 4. Depërtimi gjithnjë e më i thellë i inovacioneve kulturore në shoqërinë industriale, i përcjellë me shtimin përkatës të kohës së lirë e cila shfrytëzohet për aktivitete kulturore si dhe ndryshimeve në strukturën e shfrytëzimit të tyre; 5. Ndryshimet në qasjen dhe proceset e selektimit kulturor (zgjedhja apo imponimi i vlerave kulturore të cilën e bëjnë institucionet apo individët; ndërmjetësuesit, menaxherët, etj.); 6. Ndryshimet në sistemin e vlerave kulturore dhe rangun e kuptimit të tyre; 7. Komercializimi i forcuar i vlerave kulturore; 8. Karakteri reproduktiv gjithnjë e më i madh i kulturës së shoqërisë masive. Pasi që maskultura është vetëm një anë e subkulturës me format të cilat i numëruam, nevojitet që më për së afërmi dhe në mënyrë të gjithanshme të analizohen disa nga këto forma. E para nga ato të cilat i përmendëm, e ndaj të cilës vazhdimisht zvogëlohet distanca sociale dhe zbutën kufijtë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore, dëshmon se kjo në kulturën bashkëkohore realizohet në mënyra të ndryshme, e veçmas me paraqitjen e një dukurie të cilën hulumtuesit dhe teoricienët e kanë quajtur “homogjenizim” i kulturës. ■
Revistë e Gazetarisë
UP News
Komunikimi dhe politika Dr. Ermal HASIMJA
D
ebatet e sotme politike d h e ato të filozofisë politike ndërlidhen ngushtë jo vetëm me komunikimin, por edhe me gjuhën dhe ligjërimin. Filozofi austriak Ludvig Wittgenstein është një nga kontribuuesit kryesorë në pikënisjen konceptuale të këtyre debateve, pikërisht për shkak të analizave që i bën gjuhës. Duhet thënë se edhe brenda veprës së tij gjuha shihet në mënyra të ndryshme, në sensin e një evolucioni. Në tekstet e para të tij Wittegenstein-i e konsideron gjuhën si një mjet pasqyrues të realitetit. P.sh. në rast se duam ta rindërtojmë skenën e një aksidenti me makinë, mund të përdorim një maket rruge dhe makina lodra që përfaqësojnë objektet reale që janë përfshirë në aksident. Sipas tij (gjithnjë në tekstet e para) fjalët kanë të njëjtin funksion si dhe maketi dhe makinat lodra. Pra, gjuha na shërben për ta përfaqësuar dhe pasqyruar realitetin. Por më pas Wittgenstein-i e braktis këtë konceptim. Kritika e tij ndaj konceptimeve ekzistuese të gjuhës (përfshirë edhe atë që kishte paraqitur edhe ai vetë në “Tractatus Logico-Philosophicus”) nis me analizimin e një pasazhi të marrë nga Shën Agustini. Shën Agustini tregon se si kishte mësuar gjuhën kur ishte i vogël: të rriturit i tregonin me gisht një objekt dhe më pas shqiptonin tinguj që paraqisnin emrin e objektit. Kështu, mendonte Shën Agustini, njeriu lidh objektin me emrin e tij. Pra, sipas tij, kuptimi i çdo fjale lidhet ngushtë me objektin në botën reale. Atëherë Wittgenstein-i ndërton një shembull praktik për ta testuar konceptimin e Shën Agustinit. Ai propozon një situatë në të cilën një mjeshtër dhe ndihmësi i tij po punojnë nëpërmjet veglave dhe materialeve të ndërtimit. Në çaste të ndryshme, mjeshtri i drejtohet ndihmësit me fjalët: “gurin”, “tullën”, “çekiçin”, etj. Sipas konceptimit të Shën Augustinit, gjithçka që
kupton ndihmësi duhet të jetë lidhja mes objektit dhe emrit të tij të shqiptuar nga mjeshtri. Mirëpo, thotë Wittgenstein-i, në fakt ndihmësi duket se kupton shumë më tepër se kaq, sepse sapo dëgjon një fjalë të mjeshtrit, ai merr njërin prej këtyre objekteve dhe ia drejton këtij të fundit. Nga kjo na rezulton se kuptimi i fjalëve nuk përmbyllet thjesht me emërtimin e një objekti. Në rastin tonë, fjalët nënkuptojnë nxitjen për të realizuar një veprim të caktuar. Pyetja që i shtron automatikisht vetes ndihmësi kur dëgjon fjalën e mjeshtrit, nuk është “cilin objekt ka parasysh mjeshtri me këtë fjalë?”, por edhe “çfarë duhet të bëj unë me objektin të cilit i korrespondon kjo fjalë?”. Pra na rezulton se fjalët mund të marrin kuptime të ndryshme dhe kuptimet e tyre varen nga konteksti ose nga ajo që Wittegenstin-i quan “forma jete” në të cilat angazhohen njerëzit që komunikojnë: në rastin tonë, mjeshtri me ndihmësin. Mirëkuptimi i njerëzve me njeri-tjetrin rrjedh nga fakti se ata veprojnë brenda një forme jete të caktuar, në të cilën fjalët kanë disa kuptime të caktuara. Në rastin e shembullit të Wittgenstein-it, kur dëgjon fjalën “gur” apo “tullë”, ndihmësi dhe mjeshtri nënkuptojnë shumë gjëra dhe jo vetëm që fjalë si “guri” apo “tulla” përfaqësojnë këtë apo atë objekt: p.sh. ai kupton që tregimi me gisht që shoqëron fjalën synon të tërheqë vëmendjen tek një objekt , që mjeshtri ka autoritetin e duhur për të kërkuar zbatimin e një urdhëri, që guri apo tulla janë të nevojshëm në procesin e ndërtimit, që ndërtimi duhet bërë për të respektuar një kontratë, e kështu me rradhë. Pa harruar edhe mënyrën sesi thuhen fjalët: p.sh. fjala “xheloz” mund të nënkuptojë një fyerje nëse thuhet me agresivitet apo sens kritik, por mund të ketë kuptim përkëdhelës nëse i thuhet një fëmije nga prindërit e tij, shoqëruar me një buzëqeshje apo përkëdhelje. Natyrisht i gjithë ky proces është pothuajse automatik dhe ndihmësi nuk rreshton në mendjen e tij listën e gjatë të gjithë elementëve të kontekstit. Por gjithsesi është konteksti ai që i jep kuptimin fjalëve. Prandaj siç thotë vetë Wittgenstein-i: “kur ne themi ‘çdo fjalë e gjuhës përkufizon diçka’, ne nuk kemi thënë absolutisht asgjë”.
Tani të kthehemi te shembulli i Shën Augustinit. Procesi që përshkruan ai presupozon se fëmija po mëson një gjuhë, njësoj si të mësonte një gjuhë të huaj, pra njësoj si të mësojë një gjuhë që nuk është e tija, por gjithsesi duke ditur ndonjë gjuhë tjetër. Në fakt nuk ndodh kështu, sepse fëmija i vogël (supozojmë 1-2 vjeç) është i detyruar të mësojë jo vetëm emrat e objekteve, por edhe kontekstet e ndryshme në të cilat ata marrin kuptime të ndryshme, ose më saktë, rregullat e “lojërave të gjuhës”. P.sh. nëse dikush i tregon fëmijës 2 domate dhe i thotë “dy”, fëmija nuk mund të jetë i sigurtë nëse fjala “dy” nënkupton ngjyrën e domateve, emrin e objekteve që po i tregohen, numrin e tyre, apo funksionin e tyre (ushqyes). Në një situatë tjetër, ai do të kuptojë, p.sh. se kur e ëma i thërret “2 domate”, ajo nënkupton që ai duhet t’i sjellë objektet e emërtuara. Pra shihet qartë se gjuha ka funksione të ndryshme, përtej përfaqësimit simplist të objekteve. Ja disa prej funksioneve që përmend Wittgenstein-i: Dhënia e urdhrave, ose bindja ndaj tyre./ Përshkrimi i dukjes së një objekti./Raportimi i një ngjarjeje./Formimi i një hipoteze./ Bërja e shakave./Përkthimi nga një gjuhë në tjetrën./Aktrimi në një pjesë teatri, etj. Si i ri në këtë botë, fëmija mëson jo thjesht emërtimin e objekteve, por edhe rregullat e “lojërave të gjuhës”. Kjo bëhet e qartë po ta krahasojmë mënyrën si e mëson fëmija gjuhën, me mënyrën si e mëson gjuhën e huaj p.sh. një shqiptar që shkon në Angli. Ndryshe nga fëmija, të cilit i duhet të mësojë gjithçka, shqiptari njeh tashmë rregullat e shumë “lojërave të gjuhës” që mund të jenë të përbashkëta për anglezët dhe shqiptarët. Kështu, p.sh. nëse anglezi dhe shqiptari vendosin të luajnë shah (lojë e njohur prej të dyve) dhe i pari i tregon të dytit mbretëreshën duke i thënë “queen” me qëllim që t’i mësojë emrin e këtij objekti, shqiptari do të kuptojë menjëherë vetëm emërtimin, duke nënkuptuar se mbretëresha që po i tregon anglezi është e ndryshme nga mbretëresha e Anglisë. Mirëpo fëmija i vogël nuk do të arrijë ta bëjë dallimin pa marrë pjesë në të dy lojërat e gjuhës: në atë në të cilën i trego'KMHWRU
UP News het mbretëresha e Anglisë, dhe në atë në të cilën i tregohet mbretëresha e shahut. Që fjalët të kenë kuptim duhet të shqiptohen, dëgjohen, shkruhen apo lexohen brenda një konteksti të caktuar, apo brenda një “lojë gjuhe”. Për ta ilustruar me shembullin fillestar: nëse dikush tjetër afrohet pranë vendit ku punojnë mjeshtri dhe ndihmësi i tij dhe u drejtohet të dyve apo njërit duke thënë “tullë”, askush nuk do ta kuptojë për çfarë e ka fjalën, pavarësisht se e kuptojnë se cilin objekt përfaqëson fjala “tullë”. Ndoshta i huaji dëshiron të blejë një tullë, ndoshta po kërcënon njërin prej të dyve me “një tullë kokës”, ndoshta nuk i pëlqen ngjyra e tullës, apo ndoshta është një i huaj që po mëson fjalën “tullë” duke pyetur vendasit. I huaji përdor të njëjtat fjalë që përdorin edhe mjeshtri dhe ndihmësi, ndoshta duke i treguar edhe me gisht, madje mund të jemi deri diku të sigurtë se ai ka parasysh të njëjtin objekt që kuptojnë edhe dy të tjerët... e megjithatë nuk ka mirëkuptim mes tyre. Kjo ndodh, sepse ndryshe nga mjeshtri dhe ndihmësi që janë pjesë e një “loje gjuhe” me rregulla të përcaktuara brenda të cilave fjalët marrin kuptime të caktuara sipas konteksteve të njohur prej të dyve, i huaji është plotësisht jashtë tyre. Prandaj themi komunikimi është më i lehtë (ose sipas disave i mundur vetëm) mes pjesëmarrësve që ndajnë të njëjtat kuptime për fjalët, ose të paktën ndajnë përvoja të përafërta shoqërore. Kjo është arsyeja përse komunikimi mes kulturave të ndryshme është po aq i vështirë, sa edhe interesant. Qoftë edhe për fjalë që në dukje ngjajnë si të painterpretueshme. Marrim fjalën “jo”. Mund të krijohet përshtypja se kjo fjalë ka të njëjtin kuptim në çdo kontekst. Por kjo nuk është e vërtetë. Një femër që i thotë “jo” një ftese të parë nga një mashkull i interesuar, mund të mos jetë duke thënë “jo”, por duke testuar seriozitetin e tij. Në Japoni fjala “jo” përdoret shumë rrallë, sepse konsiderohet si mungesë etike, prandaj kur përdoret ka tjetër kuptim nga “jo-ja” e papërtuar e një evropiani. Njësoj, një “joooooo” e thënë me buzëqeshje nga një nënë fëmijës së saj në mes të një loje, nuk mund të merret si një “jo” refuzuese, por përkundrazi si nxitëse.
Politika si luftë për kuptimin Ku qëndron rëndësia e teorisë së Wittegenstein-it për gjuhën? E koncep'KMHWRU
Revistë e Gazetarisë tuar në mënyrë të tillë, gjuha është akt publik dhe politik për nga vetë natyra. Një pasojë e rëndësishme e një konceptimi të tillë të gjuhës lidhet me debatet politike. Kushti themelor i zhvillimit të një debati është të folurit e një gjuhe të përbashkët, në kuptimin e një “marrëveshjeje” paraprake mbi përkufizimin e disa koncepteve bazë. Por kjo nuk ndodh gjithmonë. Le të marrim një shembull: supozojmë se një grup njerëzish janë mbledhur për të diskutuar për një nga temat themelore politike: lirinë. Në pamje të pamje debati është plotësisht i mundur. Mirëpo nëse zhvendosemi nga pikëpamja e Wittegenstein-in do të kuptojmë se që debati të ketë kuptim, duhet që pjesëmarrësit të merren vesh me njeritjetrin se për cilat konceptime të lirisë do të flasin. A do ta konceptojnë lirinë si mungesë pengesash të qëllimshme ndaj një individi, si mungesë e ndërhyrjes nga shteti në sferën private, si mundësinë për të realizuar veten, si lirinë e një kombi për të vendosur për fatin e vet, apo dhjetëra konceptime të tjera? Nëse nuk bien paraprakisht dakort për kuptimin e “fjalëve” pjesëmarrësit rrezikojnë të gjenden në një situatë të ngjashme me “Kullën e Babelit”. Praktikisht po flasin gjuhë të ndryshme, sepse fjalët kanë kuptime të ndryshme për secilin. Në qoftë pranojmë tezat e disa autorëve bashkëkohorë se identitetet ndërtohen përmes ligjërimit e sidomos përmes ligjërimeve që e ndajnë botën në “ne” dhe “ata”, në “unë” dhe “tjetri”, atëherë është e qartë se teza e Wittgenstein-it sjell ndryshime dramatike në teoritë politike. Identitetet shoqërore tashmë rezultojnë si artificiale dhe të vlefshme vetëm brenda konteksteve të caktuara. Por nuk mund të flitet për identitete sociale ose politike universale. Nga ana tjetër, debatet dhe ndeshjet politike nisur nga kjo pikëpamje tashmë na bëjnë të humbasim shpresën për të gjetur “të vërtetën”. Nëse mbështetemi te teoria e Wittgenstein-it, “e vërteta” e konceptuar në formën e vet universale, pra e vlefshme për të gjithë e në çdo situatë, thjesht nuk ekziston. E vërteta është thjesht kontekstuale, ose më saktë është rezultat i një “loje gjuhe” në një komunikim njerëzor. Mjafton një përfundim i tillë për të hedhur poshtë plotësisht teori apo doktrina politike që mëtojnë statusin e shkencës, siç është p.sh. di-
alektika materialiste e Marksit, teoritë e superioritetit racor, teoritë e së drejtës hyjnore apo të së drejtës natyrore, etj. Nga pikëpamja praktike, teoria e Wittgenstein-it na shtyn ta shikojmë politikën si një “lojë gjuhe” në të cilën aktorët e ndryshëm përpiqen të imponojnë kontekstin e tyre. Imponimi i kontekstit do të përcaktojë edhe rezultatin e ndeshjes në sytë e votuesve. Shkojmë më tej duke marrë një shembull konkret. Marrim fjalën “korrupsion”. Kjo fjalë në vetvete nuk ka ndonjë vlerë apo kuptim që mund të ndihmojë njërin krah të politikës apo tjetrin. Ne mund të supozojmë se është një fjalë neutrale, meqenëse çdokush mund të korruptohet. Mirëpo mendoni një situatë të tillë. Përfaqësues të shumicës dhe opozitës ftohen në një debat televiziv për të diskutuar mbi problemet e vendit. Për të fituar debatin, opozitës në fakt i mjafton (ndonëse jo plotësisht, por të paktën në premisë) që të imponojë “korrupsionin” si temë qendrore. Kjo për faktin e thjeshtë, sepse në kontekstin politik institucional i vetmi burim i korrupsionit mund të jetë qeveria. Maksimumi që kjo e fundit mund të bëjë është të mbrohet duke thënë se nuk ka korrupsion. Mirëpo, mjafton të përmendet kjo fjalë dhe në mendjen e shikuesit bëhet menjëherë një lidhje automatike mes qeverisë dhe eventualitetit të korrupsionit. Në këtë “lojë gjuhe” opozita është automatikisht e fituar duke imponuar këtë temë diskutimi, sepse askush nuk mund ta akuzojë atë për korrupsion, meqenëse nuk ka pushtet. Një shembull tjetër praktik i analizuar nga B.McNair (2006). Pas largimit nga pushteti, Margaret Theçër, ish-kryeministria e famshme angleze, ndërmori një fushatë agresive kundër rivalit të saj në Partinë Konservatore, Xhon Mejxhër. Mediat që mbështesnin znj.Theçër nisën të shkruajnë dhe të flasin për “krizë lidershipi” në gjirin e konservatorëve. Shkrimet e tyre u
Revistë e Gazetarisë shoqëruan me debate, qoftë për mohimin e akuzës, qoftë për “analizimin e krizës”. Mediet arritën të imponojnë diskutimin mbi “krizën” duke krijuar kështu edhe perceptimin e krizës. Beteja ishte fituar thjesht duke imponuar një togfjalësh. Në momentin e largimit pas humbjes së kësaj beteje, qeveria angleze e Mejxhërit perceptohej si e rrënuar nga “kriza e lidershipit”, ndërkohë që paradoksalisht ekonomia angleze ishte në ditët e saj më të mira. Përmes manipulimit të gjuhës, politika mund të arrijë të kontrollojë apo orientojë kuptimin e konteksteve apo edhe mënyrën sesi ne i shikojmë gjërat. Marim shembullin e fjalës “shok”, në kuptimin e përdorur gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Termi që kjo fjalë zëvendësoi ishte “zotëri”, nisur nga shembujt e tjerë komunistë (camarade, comrade, compagno, etj. Fjala “zotëri” në gjuhët me prejardhje latine merr këto forma: “signore”, “monsieur” (monseigneur), Sir, Mylord, etj). Kur dikush përdor një fjalë të tillë për t’ju drejtuar dikujt, përkufizon automatikisht edhe statusin e secilit në komunikim, aq më tepër që fjalë të tilla si “zotëri” përdoren zakonisht nga ata që kanë status më të ulët për t’ju drejtuar njerëzve me status më të lartë. E njëjta gjë ndodh me fjalën “shok”. Pavarësisht se duket si politikisht asnjanëse në vetvete, ajo nuk është e tillë kur përcaktohet si forma e vetme e drejtimit ndaj tjetrit në regjimin komunist. Ndryshe nga fjala “zotëri”, fjala “shok” ndërton automatikisht një kontekst në të cilin folësi dhe dëgjuesi janë që të dy të barabartë, sepse i drejtohen njeri-tjetrit me termin “shok”. Përmes imponimit të një fjale, në fakt komunistët imponojnë një qëndrim të caktuar politik, sipas të cilit të gjithë njerëzisht kanë të njëjtin status shoqëror. Në librin e tij “1984”, Xhorxh Oruelli paraqet në formë letrare dhe karikaturale trajtat që mund ta marrë manipulimi i mendjes njerëzore përmes manipulimit të gjuhës. Duke ndaluar disa kuptime të fjalëve, apo duke shpikur fjalë të caktuara, regjimi mund të detyrojë njëkohësisht njerëzit të mendojnë në një mënyrë të caktuar. Kështu Ministria e Informacionit në fakt quhet Ministria e së Vërtetës, Ministria e Bujqësisë apo Ushqimit do të quhej Ministria e Bollëkut. Në ditët e sotme ne njohim shembuj të teokracive fanatike në të cilat ekziston p.sh. Policia e Virtytit. Teoria e “krijimit” të realitetit politik përmes gjuhës mbështetet edhe në
teza të tjera të dala kryesisht nga sociolinguistika ose psikologjia. E tillë është hipoteza e Eduard Sapirit dhe Benxhamin Uorfit. Duke analizuar dallimet në aftësitë e kapjes së koncepteve të ndryshme abstrakte nga popuj me gjuhë të ndryshme, Worf-i (1956) arriti në përfundimin se gjuha ndikon mendimin fuqishëm. Sipas tij, gjuha na shërben si një lloj përkthyesi i realitetit të cilin ne mund ta kuptojmë vetëm përmes koncepteve të shprehura gjuhësisht. Këta koncepte nuk janë as universale e as neutrale, por janë prodhim i kulturës në të cilën bëjmë pjesë. Rrjedhimisht, duke përdorur një gjuhë të caktuar, ne e shikojmë realitetin përmes prizmit të asaj kulture dhe jo në mënyrë universale.
Si është i mundur komunikimi mes elitave dhe votuesve në kushtet e asimetrisë së kompetencës? R. Herrera (1997) argumenton përmes studimeve se komunikimi mes elitave dhe votuesve nuk duket dhe aq keq sa mendohej më parë, pavarësisht faktit se niveli kulturor i elitave është shumë larg atij të masës apo qytetarit mesatar amerikan. Kuptimi semantik i informacionit të shkëmbyer bëhet i mundur nga përkthimi i çështjeve në gjuhë ideologjike. Në këtë rast ideologjia shërben si urë lidhëse kuptimore mes elitave dhe qytetarëve. Lippman-i (1924/1997) kishte hedhur që në fillim të shekullit tezën se komunikimi i elitave me qytetarët bëhet përmes një thjeshtëzimi varfërues të gjuhës dhe përdorimit masiv të stereotipave. Kjo vinte për shkak të nevojës së medieve për të qenë të kuptueshme nga një treg qytetarësh relativisht injorantë. Schlesinger dhe R.Lau (2000) shqyrto-
UP News jnë rolin e metaforave politike në komunikimin mes elitave dhe opinionit publik. Ata nisen nga analiza e një paradoksi interesant: pavarësisht se në masën më të madhe votuesit janë të paaftë për të kuptuar politikat e ndryshme të ofruara nga elitat (p.sh. në një fushatë zgjedhore), ata arrijnë megjithatë të krijojnë qëndrime të qarta mbi programin e njërës parti apo tjetrës. Si është e mundur kjo? Lippmann-i e shpjegonte këtë fakt me natyrën njerëzore duke thënë ironikisht se siguria e individëve për opinionin e tyre është në përpjesëtim të drejtë me padijen rreth një çështjeje. Thënë ndryshe: sa më pak të dish, aq më i sigurt ndihesh. Pasiguria zë fill atëherë kur individi përballet me informacione të cilat e bëjnë të mendohet, ose kur këto informacione lidhen me çështje të rëndësishme të jetës së tij të përditshme. Schlesinger dhe Lau e shpjegojnë këtë paradoks përmes efikasitetit të metaforave politike të përdorura nga politikanët, duke analizuar eksperimentalisht përputhjen e kuptimit të dyanshëm të metaforave nga elitat dhe votuesit në rastin konkret të politikave shëndetësore. Studimi i tyre vërteton se: a) elitat dhe votuesit ndajnë të njëjtin kuptim të metaforave b) elitat dhe votuesit kanë të njëjtat prirje mbi përshtatshmërinë e mundshme të metaforave me njëratjetrën c) aftësia e kuptimit të metaforave nuk përkthehet detyrimisht me reagimin pozitiv ndaj tyre (element që le hapur mundësinë e ndërhyrjes së faktorëve të tjerë në krijimin e qëndrimeve politike). Schlesinger dhe Lau duket se provojnë metodën e përcjelljes së mesazhit politik, por natyrisht kjo nuk do të thotë se përdorimi i një metafore garanton suksesin e një politikani apo elite. Metafora garanton thjesht kuptimin e saj për një publik me aftësi mediokre analizimi të politikave publike. Megjithatë, sipas kësaj pikëpamjeje, është e qartë se përdorimi i metaforave, përmes lehtësimit të kuptimit të politikave të ndërlikuara publike nga qytetari, ndihmon në mobilizimin e përkrahësve të një partie si dhe në ndikimin e votuesve të pavendosur. Metaforat politike përdoren sot gjerësisht në politikë. Në Shqipëri si të tilla mund të përmendim: “duart e pastra”, “skema e kafshatës”, “Shqipëria 1 euro”, “kapja e shtetit”, “sjellja e gjakut të ri në parti”, “padrinot qeveritarë”, “spastrimi i administratës”, “çlirimi i tregut”, etj. ■ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Sugjerime / Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës duhet të nisë të punojë edhe në dokumentacionin elektronik e digjitalizimin e veprave e të librave, veçmas të atyre të dekadës së fundit
BKUK-ja duhet të hapë edhe Qendër të Dokumentacionit Elektronik Berat ARMAGEDONI
B
i b lioteka Kombëtare d h e Universitare e Kosovës, bibliotekat e fakulteteve, bibliotekat ndërkomunale dhe ato nëpër institucionet shkollore të shkollave të mesme të ulëta, të gjimnazeve e të tjera, të shkollave publike e private, etj., duhet t’i përgjigjen teknologjisë më të re të informacionit - bibliotekës digjitale - dokumentacionit elektronik, për arsye se teknologjia e informacionit, sidomos interneti, e ka ndryshuar dhe po e ndryshon komunikimin e shoqërisë, kulturën e saj. Kështu po kërkon njeriu. E tillë është vetë koha. Punën me dorë po e zëvendëson puna me kompjuter, i cili, përpos që po ndihmon të kryhet puna më mirë dhe më shpejt, po shkurton edhe numrin e punëtorëve nga ç’kërkoheshin më parë për të kryer një projekt. Për ta ilustruar këtë punë kaq të mundimshme e të gjatë të punës me dorë të punonjësve, p.sh, punës me dorë të skedave, ta marrim një shembull konkret e të tashëm nga Departamenti i Bibliografisë i BKUK-së, e cila që sa kohë, mbase 20 vjet, ka nisur ta përgatisë një bibliografi të librit shqip në Kosovë (1944-1984), por që deri më sot, fatkeqësisht, është punuar shumë e, fatmirësisht, shumë shpejt, pas kaq kohësh, po sheh ditën e botimit ai libër me mbi 8 000 njësi bibliografike. Ky projekt për hartimin e kësaj bibliografie dikur ka marrë kohë shumë, sepse nuk ka qenë i lehtë për t’u përgatitur. Udhëheqësi i saj dhe hartuesit e saj, kur kanë nisur ta daktilografojnë gjithë atë material bibliografik (të viteve 19441984) në word, janë përballur me skeda të shkruara si mos më keq nga mos më 'KMHWRU
shumë se 20 duar të njerëzve punuar në to mbi 20 vjet. Por, me shumë mund ia kanë arritur që punën 20-vjeçare të nisur ta përmbyllin shumë shpejt me ndihmën e kompjuterit dhe, natyrisht, me përvojat e tyre të shumta si bibliografë. Ama kjo e mirë ka edhe një të keqe. Ky mund i tyre mund të harrohet ose të bie rrallë ndërmend po qe se kjo bibliografi nuk digjitalizohet. Ajo nuk duhet të mbetet vetëm në format të librit. Sot me më rëndësi se kurrë, sepse kështu e kërkon koha dhe njerëzit që jetojnë tash e që do të jetojnë të tjerët kur ne nuk jemi më, duhet të bëhet digjitalizimi i saj, sikurse bibliografitë e librat në bibliotekat evropiane e botërore. Nëse ajo ka vlerë tash si libër i botuar (në dy pjesë), shumë më me vlerë do të kishte nëse në uebfaqen e Bibliotekës Kombëtare do të mund të lexohej nga ata persona që janë të anëtarësuar në bibliotekë ose nga ata të tjerët që dëshirojnë ta shohin, jo vetëm këtë punë të Departamentit të Bibliografisë, por edhe shumë të tjera të departamenteve të tjera të saj. Kushtet për t’u realizuar ky digjitalizim deri-diku janë. Duhen edhe pak mjete teknike. Biblioteka ka pajisje për skanimin e dokumenteve, ashtu siç e ka edhe uebfaqen për t’i prezantuar librat në dekadën e fundit të këtij shekulli. Ka edhe teknikë të teknologjisë informative të mirë dhe të mjaftueshëm. Megjithatë, vetëm digjitalizimi i bibliografisë nuk është asgjë. Duhet një projekt i madh. BKUK-ja duhet të hapë edhe një Qendër të Dokumentacionit Elektronik. Kur të hapet kjo, duhet të bëhet, pse jo, edhe një marrëveshje ndërmjet autorëve të librave e të veprave, të temave të masterit e të doktoraturës, që të mund edhe ato të futen në digjitalizimin e uebfaqes së Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Do të ishte punë shumë e lakmueshme dhe e përmendur, ngaqë me këtë rast do të përfitonin: autori i atij libri/vepre/teksti, biblioteka, por edhe lexuesit. Dhe kjo nuk është punë shumë e
vështirë që të realizohet. Sot gjithë librat shkruhen në programe të kompjuterit, veçanërisht në word, materiali i të cilit mund të transferohet edhe në PDF e derivate të programeve të tjera për t’u bërë më i lehtë i lexueshëm e i shfletueshëm. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës ka bërë diçka. S’duhet të harrojmë se ajo rrjetin e vet të programit shumë të avancuar digjital, Aleph 500, e ka shtrirë nëpër disa biblioteka ndërkomunale, mirëpo ai mundëson vetëm gjetjen e titujve të librave që gjenden në depot e saj ose në ndonjërin departament të saj. Ani pse ka bërë këtë hap kaq me rëndësi, i cili kërkuesve të literaturës u ka mundësuar t’i ikin katalogut manual e të gjejnë ose t’i gjejnë librat e nevojshëm më lehtë nga shtëpia ose nga vendi i punës ku punojnë, ende nuk ka bërë asgjë rreth digjitalizimit të librave në uebfaqen e saj www.biblioteka-ks.org të atyre teksteve: punimeve të masterit e të doktoraturës, librave e veprave të ndryshme, të cilat i përmendëm më lart, e të cilat lihen si kopje të detyrueshme, në formate të ndryshme, (A4, A5, A3), në Departamentin e Pasurimit. Kohët e fundit atyre iu bashkëngjitet edhe cd-ja e mbushur me material. Mendim i mirë, shumë i arsyeshëm dhe punë e lehtë për punonjësit e BKUK-së për ta futur atë material të cd-së në uebfaqen e bibliotekës. Pra, nuk habitemi se paska ardhur koha që arkivat e fakulteteve, autorët, shtëpitë botuese, të gjithë ata që kanë tekste të shkruara (punime masteri e doktoratura) e të botuara (libra e vepra) t’ia japin BKUK-së në cd apo suporte të tjera elektronike. Duhet të kuptojmë se biblioteka nuk është vend vetëm ku ruhet libri, por është vend edhe ku mund të shërbehesh me libra e duhet edhe të shërbehesh me dokumentacione elektronike nga çdo vend. Tekefundit, me dokumentacionin elektronik BKUK-ja i bën nder vetes, sepse në të shihet puna e madhe e saj dhe departamenteve të saj. Duhet të prezantohen
UP News edhe përvjetorët e saj, intervistat e drejtorit të saj, shkrimet autoriale të punonjësve të saj. Është shumë e pëlqyeshme të futet në uebfaqen e saj edhe kronika e gjatë filmike kur ka nisur ndërtimi i bibliotekës. Dmth, mund të bëhen shumë punë të mira dhe të vyeshme. Statistikat tregojnë se sot edhe në shumë zona rurale është shtrirë rrjeti i internetit, se shumë individë kanë kompjuter e internet në shtëpi, nga të cilët mund të lexojnë dokumentacionet elektronike (libra elektronikë). Kjo punë nuk paraqet problem as për shtëpitë botuese, as për autorët e as për fakultetet, përpos, natyrisht, lehtësim dhe komunikim të tyre me masën. Nëse ndonjëherë bëhet kështu siç mendojmë, teknikët e teknologjisë informative të BKUK-së, të cilët dinë të bëjnë punë edhe në dizajn, duhet ta ridizajnojnë edhe uebfaqen e bibliotekës, në të cilën do të mund të shtonin edhe disa fusha e nënfusha për materialet (librat) që digjitalizohen e, pse jo, edhe të dizajnohen me logo të BKUK-së. Me më rëndësi se gazetat e revistat, duhet të digjitalizohen librat, për arsye se disa gazeta të përditshme në Kosovë kanë nisur ta mirëmbajnë edhe uebfaqen e gazetës së tyre si: www.gazetaexpress.com, www. botasot.com, www.zëri.com e ndonjë tjetër e të cilat mund të ofrohen si linçe në uebfaqen e BKUK-së Nuk lëmë pa kujtuar se, nëse do të bëhej digjitalizimi i librave, biblioteka do të hapte edhe një xhirollogari, e cila do të funksiononte edhe në formë elektronike. Kur librat që kërkohen të shkarkohen, më parë duhet të paguhen në xhirollogarinë elektronike të bibliotekës, pastaj të nisë shkarkimi (downloading) i tyre. Por duhet t’i vihet një çmim jo sa i formatit të librit në treg. E, në marrëveshje me autorin e librit ose të punimit të masterit të doktoraturës, të ndanin atë shumë të parave të futura në xhirollogari. Kështu sekujt i jepet mundësia ta shfrytëzojë e tubojë dijen sa më lehtë. Lidhur me këtë kontekst, për ta tubuar dijen diku e për ta shfrytëzuar sa më lehtë, më kujtohet një ese e publicistit Artan Fuga, “Arsimi në epokën e internetit”, i cili në të veçon: “Çdo epokë e qytetërimeve
të ndryshme në historinë e tyre ka pasur një agjenci të madhe ku është përqendruar informacioni. Në periudhat primitive këta ishin pleqtë e fisit. Në periudhën e Mesjetës së hershme dhe të mesme këta ishin skribët që jo vetëm bartnin në memorien e tyre të gjallë kolektive dijet e epokës, sado të veshura me vello fetare, por edhe e hidhnin këtë dije në tekste monumentale që qarkullonin në duart e elitave të asaj kohe. Më pas, ishte Kisha që zotëronte monopolin e dijes, e cila pas një kohe u rivalizua nga universitetet, të cilat në konkurrencë ideologjike me të, u bënë qendrat më të rëndësishme të prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit shkencor”. Pse sot Biblioteka Kombëtare dhe Universitare mos ta bartë bajrakun e “digjitalizimit të dijes”. Madje dhe i takon. Është institucioni më i madh bibliotekar. Ka edhe kuadrin më të formuar të bibliotekarisë: bibliotekarë të shkolluar e të trajnuar në Kroaci, Amerikë, Stamboll, Shqipëri
e gjetiu, të cilëve ua ka dhënë dijen në universitetet më në zë të botës, kurse sot i ka inkuadruar të përgatisin falas në Qendrën e Trajnimeve të BKUK-së staf të bibliotekave të fakulteteve, të arkivave, të muzeve e bibliotekave ndërkomunale të Kosovës tri herë në javë. Duhet të nxitojmë ta bëjmë këtë punë sa më shpejt, digjitalizimin e informacionit, por nuk duhet të ngutemi ta bëjmë shkel e shko. Përndryshe, nëse ndodh e kundërta, të vazhdojmë ende të mendojmë se si duhet bërë, do të na forcohet bindja se: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, ato të fakulteteve e ato ndërkomunale e të tjera do të mbesin sikurse institucionet kishtare në periudhën e fundit të Mesjetës, “ku nga depozitare të dijeve dhe të arritjeve të mëdha logjike, të shndërrohen në institucione, muze, të një dijeje të vjetruar, aq më shumë të një dijeje që ushtron frena ngadalësues mbi informacionin që qarkullon në rrjetet e agjencive të
tjera të komunikimit”. Pra, përpos që humbim më shumë kohë në marrjen e informacionit, i shkatërrojmë më shumë nervat rreth gjetjes së tij. Punës së dikurshme të mirë ne dhe të tjerët do t’i japim epitete të ndryshme në bisedat e përditshme profesionale: Mirë mirë ka qenë atëkohë, por ajo ka qenë dikur. Sot ajo punë e mirë e dikurshme është punë e keqe, e pavlerë, e padobishme, e pashfrytëzueshme. Dëshirojmë që bibliotekat të mos mbeten kështu. Kështu që, pasi dimë se biblioteka u shërben lexuesve e studiuesve, duhet kuptuar si të arrijmë sa më afër interesimit të tyre. BKUK-ja ka nisur të tregojë aftësi qoftë me programin Aleph 500, qoftë me interesimin e saj për ta shkolluar stafin e vet, mirëpo puna e saj ende nuk është realizuar as si duhet e as sa duhet. Idetë e dhëna nëpër konferenca e mbledhje javore e mujore rreth digjitalizimit, qoftë të drejtorit të bibliotekës, qoftë të punonjësve të saj, duhet të realizohen sa më shpejt, ngaqë sot jetojmë në epokën e arsimit të internetit. Sot në gjithë Kosovën janë ndërtuar shkolla moderne, janë hapur edhe kabinete të informatikës, të cilët bëjnë të mundshëm, nëpërmjet internetit, leximin e shtypit e të librave. Pra, shkollat fillore e të mesme, sidomos arsimi i lartë, sot kanë nisur të ofrojnë modele të reja e të tjera të përvetësimit dhe shpërndarjes së informacionit shkencor. Edhe biblioteka duhet ta nisë këtë rrugëtim. Sot interneti dhe teknologjitë e informimit e bëjnë më të zëshme dhe më të dobishme Bibliotekën Kombëtare dhe çdo institucion tjetër që ofron dije. Ajo realisht është institucion masiv, por i duhet ta realizojë komunikimin masiv: me studentët, profesorët, fakultetet, bibliotekat e tjera në Kosovë, Shqipëri, Evropë e botë. Vëzhguar kohën, teknologjinë e informacioneve dhe interesimin e njerëzve, shumë shpejt, mbase pas një dekade, Biblioteka Kombëtare, ato shkollave e të fakulteteve, do të shndërrohen në qendra të dokumentacionit. Dhe kështu po ngjet se do të ndodhë. S’ka tjetër. ■ (Autori është bibliograf në Departamentin e Bibliografisë në BKUK)
'KMHWRU
UP News
Bibliotekat e veçanta të BKUK-së
B
ibliotekat e veçanta, përfshirë bibliotekat legatë të Kristë Malokut e Fehmi Aganit, janё ndër mё tё rëndësishmet në Bibliotekёn Kombёtare dhe Universitare tё Kosovёs (BKUK). Ato janё themeluar gjatё dhjetёvjetёshit tё fundit dhe paraqesin kulturёn e re tё kёtij institucioni, e cila e lidh BKUK-nё me kulturën e bibliotekave bashkёkohore tё vendeve nё rajon dhe mё gjerё. Këto biblioteka të veçanta tё BKUK-sё klasifikohen në: tematike, tё autorёve, tё vendeve e tё fushave tё artit. Secila prej këtyre kanë rёndёsi tё veçanta dhe shёrbejnë, jo vetёm pёr ta arkivuar kujtesёn kulturore, por, nё radhё tё parё, pёr tё informuar e ndihmuar studentёt, studiuesit dhe tё gjithё tё interesuarit pёr fushat tё cilat pёrfaqёsohen nё kёto biblioteka. Psh, depozitura e NATO-s mundëson qasje në dokumentacionin e kësaj organizate shumë të rëndësishme ushtarake në botën moderne. Biblioteka e Artit Bashkёkohor sjell tё dhёna, vepra arti e teori pёr kёto e vepra tё tjera. Aty mund tё informohesh, tё njihesh me veprat e mёdha tё kulturёs botёrore, t’i studiosh ato, por edhe mendimin pёr to. Pastaj, në Kёndin Amerikan ruhen e servohen pjesё tё historisё, tё kulturёs, tё jetёs e tё demokracisё amerikane. Ai kёnd ёshtё njё udhёrrёfyes pёr tё kёrkuar më tej qё tё njihet njё vend i madh, me njё kulturё tё re, por shumё tё rёndёsishme, dhe me njё jetё politike demokratike qё ndiqet si shembull nga vendet me kulturё e demokraci tё zhvilluar. Bibliotekat e veçanta i japin BKUK-sё pamjen e njё mozaiku, nё tё cilin ruhen e ofrohen pёr t’u njohur dimensione të veçanta tё kulturёs universale dhe tё asaj kombёtare shqiptare. Në bibliotekën e Kristë Malokit, p.sh., ruhen librat e tij e literatura e tij e pёlqyer dhe e pёrdorur nga ky autor i madh gjatё gjithё jetёs. Por, kjo bibliotekё reflekton edhe kulturё kombёtare, sepse Maloki ёshtё njё autor i madh kombëtar, vepra e tё cilit e 'KMHWRU
jep shpirtin, traditёn e modernitetin shqiptar. Edhe biblioteka e Fehmi Aganit, si edhe veprat e kёtij autori e veprimtari tё njohur, ёshtё dёshmi pёr njё kohё kulturore e politike tё shqiptarёve. Ёshtё thёnё shpesh se kultura e njё kohe pёrfaqёsohet me kulturёn e njerёzve tё zgjedhur tё saj.
Historiku i bibliotekave të veçanta në BKUK Kёtu do t’i pёrshkruajmё sipas radhёs sё themelimit bibliotekat e veçanta tё BKUK-sё, qё tё bёjmё ta njohur gamёn e tyre, strukturёn dhe parimet e punёs, fondet dhe misionin e secilёs. Biblioteka e Fehmi Aganit është themeluar në vitin 2002 dhe ka 2 075 tituj librash si dhe 68 tituj revistash, me 839 njësi. Pjesë e kësaj biblioteke është edhe vepra komplete e Fehmi Aganit. Agani është autor i këtyre librave: “Në rrjedha të mendimit sociologjik”, “Për shoqërinë civile”, “Demokracia, kombi, vetëvendosja”, “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së
Dytë Botërore”, “Sindikatat gjermane dhe shkrime të tjera”, “Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes”, “Pavarësia, gjasa dhe shpresa”. Këndi Amerikan është hapur më 20 nëntor 2003 si pjesë e partneritetit ndërmjet Zyrës për Marrëdhënie Publike të Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Koleksioni i këtij këndi përfshin libra, revista dhe DVD për Amerikën në gjuhën angleze, por edhe në atë shqipe. Gjatë vitit Këndi organizon ngjarje ligjërata, prezantime, ekspozita, orë për video filma, diskutime etj. Një shërbim tjetër me vlerë i këndit
është qasja në internet për kërkime arsimore. Këndi Amerikan është i hapur për nxënës, studentë, profesorë, juristë e të të gjithë njerëzve të profesioneve të ndryshme. Në Këndin Amerikan janë 2 202 njësi bibliografike dhe fizike të përpunuara në programin e automatizuar bibliotekar “Aleph 500”, 340 njësi bibliografike dhe fizike të papërpunuara në programin e automatizuar bibliotekar “Aleph 500”, 304 libra në huazim, 315 DVD dhe videokaseta. Revistat që gjenden në Këndin Amerikan nuk janë evidentuar për arsye se, pas një kohe ato u dhurohen anëtarëve të Këndit Amerikan dhe të interesuarve të tjerë. Biblioteka e Kristë Malokit përbëhet nga libra dhe revista. Dominojnë librat në gjuhën shqipe dhe atë gjermane. Më shumë ka libra letrarë, historikë, politikë e kulturorë. Janë 398 tituj të librave dhe 56 tituj të revistave. Kjo bibliotekë përmban revistat e njohura: “Leka”, “Kalendari kombiar”, “Hylli i Dritës”, “Përpjekja shqiptare”, “Fryma”, “Jeta e Re”, “Dituria”, “Ballkan studies” etj. Që nga prilli i viti 2005 në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës ekziston edhe Depozitura e Bibliotekës së NATO-s, në të cilën përfshihen tituj të ndryshëm të librave dhe periodikëve që kanë të bëjnë me punën, organizimin, misionet, ndërhyrjet ushtarake, takimet etj. të NATO-s. Kjo depoziturë kohë pas kohe pajiset me literaturë dhe botime të reja. Depozitura e NATO-s ofron një ambient shumë të përshtatshëm dhe shumë komod për lexuesit. Kjo depoziturë mundëson qasje të barabartë në dokumentacionet origjinale të NATO-s. Pjesa më e madhe e dokumenteve që aktualisht e përbëjnë këtë fond rrjedhin nga shërbimi i botimeve të NATO-s. Biblioteka Evropiane ёshtё themeluar nё dhjetor tё viti 2007. Ka pёrafёrsisht 3 000 njёsi, kryesisht nё gjuhёn angleze dhe nё atё gjermane. Njёsitё janё tё fushё sё: sociologjisё, shkencave politike, drejtёsisё, historisё dhe tё letёrsisё evropiane.
RevistÍ e GazetarisÍ Studentёt qё shfrytёzojnё literaturёn e kёsaj biblioteke janё tё shakllёs master dhe tё doktoraturёs. Ata mund edhe ta huazojnÍ librin nga aty. Kjo bibliotekё pёrmbush nevojёn pёr literaturё europiane. Po ashtu, mundёson qё, edhe nёse nuk gjendet ndonjё libёr nё BKUK, ose nё rrjetin e bibliotekave tё Kosovёs, tё sillet kёtu. Biblioteka Evropiane bashkёpunon me Zyrёn Ndёrlidhёse tё Komisionit Evropian nё Kosovё. Kjo bibliotekё nxjerr revistёn "Europa", tё cilёn e shpёrndan falas. Biblioteka e Artit BashkÍkohor ÍshtÍ hapur nÍ 2009-n dhe pÍrbÍhet nga 6 000 tituj librash qÍ u takojnÍ arteve bashkÍkohore. Librat janÍ nÍ gjuhÍn gjermane, angleze, italiane dhe franceze. PÍrpos librave, nÍ kÍtÍ bibliotekÍ ka edhe gazeta e periodikÍ, katalogÍ ekspozitash, dorÍshkrime, korrespondenca CD, fotografi, harta etj. Fondet e bibliotekave legatÍ tё BKUK-sё janё tё ndryshme. Edhe hapёsirat qё zёnё ato nuk janё tё njёjta, por secila ёshtё e pazÍvendÍsueshme. Nё kulturёn e bibliotekarisё sot, bibliotekat e kёtij tipi kanё natyrё mё tё theksuar bashkёkohore dhe roli i tyre primar ёshtё informimi. Pёr shkak tё gjendjes sё veçantё nё fushёn e bibliotekarisё te ne e tё BKUK-sё nё veçanti, bibliotekat e veçanta, sidomos ato tё autorёve, janё mё tepёr pjesё e memories, e koleksioneve totale tё BKUK-sё sesa pjesё pёr pёrdorim informues. Por, Biblioteka Evropiane e Kёndi Amerikan janё hapёsira qё pёrmbushin nё tёrÍsi kёrkёn informuese dhe edukative tё bibliotekave tÍ veçanta.
Skema e fondeve pŃ‘r secilŃ‘n bibliotekŃ‘ Biblioteka e Fehmi Aganit: 2 075 tituj librash si dhe 68 tituj revistash me 839 njĂŤsi. Lokacioni: BKUK, Kati II KĂŤndi Amerikan: 2 202 njĂŤsi bibliografike dhe fizike tĂŤ pĂŤrpunuara nĂŤ programin e automatizuar bibliotekar “Aleph 500â€?, 340 njĂŤsi bibliografike dhe fizike tĂŤ papĂŤrpunuara nĂŤ programin e automatizuar bibliotekar “Aleph 500â€?, 304 libra nĂŤ huazim, 315 DVD dhe videokaseta. Lokacioni: BKUK, Kati II Biblioteka e KristĂŤ Malokit: 398 tituj tĂŤ librave dhe 56 tituj tĂŤ revistave. Depozitura e BibliotekĂŤs sĂŤ NATO-s: tituj tĂŤ ndryshĂŤm librash dhe revistash. Lokacioni: BKUK, Kati II Biblioteka evropiane ka pĂŤrafĂŤrsisht 3 000 njŃ‘si, kryesisht nŃ‘ gjuhŃ‘n angleze dhe nŃ‘ atŃ‘ gjermane. Lokacioni: BKUK, Kati II Biblioteka e Artit BashkĂŤkohor: 6 000 tituj librash, gazeta, periodikĂŤ, katalogĂŤ ekspozitash, dorĂŤshkrime, korrespondenca etj. Lokacioni: BKUK, Kati III (Autorja ĂŤshtĂŤ bibliografe nĂŤ Departamentin e BibliografisĂŤ nĂŤ BKUK)
UP News
Shkrimtari po Shkrimtari postmodern ÍshtÍ nÍ pozitÍn e mbledhÍsit tÍ literaturÍs, siç ÍshtÍ ta zÍmÍ prokurori nÍ pozitÍn e mbledhÍsit tÍ fakteve, nÍse na lejohet tÍ bÍjmÍ njÍ analogji tÍ tillÍ. Ai jo vetÍm qÍ e mbledh, por edhe e ripÍrpunon dhe shfrytÍzon jashtÍzakonisht shumÍ materialin kulturor dhe literaturÍn
Adil OLLURI
J
uri Lotman nĂŤ veprĂŤn e tij “Kultura dhe bumiâ€? thekson se ndryshimet kulturore ndodhin pĂŤr dy faktorĂŤ: sĂŤ pari, si zhvillim imanent, sĂŤ dyti, si rezultat i ndikimeve tĂŤ jashtme lloj-llojĂŤshe. Nga kĂŤta dy faktorĂŤ, gjithsesi, ka ndodhur edhe ndryshimi drejt njĂŤ diskursi specifik tĂŤ letĂŤrsisĂŤ postmoderne, e cila ĂŤshtĂŤ njĂŤ etapĂŤ e veprimtarisĂŤ estetiko-artistike, njĂŤ fushĂŤ globale intelektuale e kulturore, qĂŤ tĂŤrheq nĂŤ vakumin e idealit estetik nostalgjinĂŤ lodĂŤrtare (nostolgjinĂŤ e lojĂŤs) e ironike. Kur flasim pĂŤr letĂŤrsinĂŤ postmoderne, apo pĂŤr njĂŤ autor tĂŤ veçantĂŤ tĂŤ saj, çdo njeri qĂŤ pĂŤrpiqet t’i njohĂŤ gjĂŤrat do tĂŤ pyeste: Ç’ÍshtĂŤ njĂŤ shkrimtar postmodern, çka e bĂŤn atĂŤ tĂŤ jetĂŤ postmodern? ÇfarĂŤ estetike i pĂŤrmbahet ai, nĂŤse i pĂŤrmbahet ndonjĂŤ estetike, apo edhe çfarĂŤ ideologjie shpreh vepra postmoderne? KĂŤto janĂŤ çÍshtje qĂŤ ngrihen para çdo lexuesi, kritiku a studiuesi, qĂŤ dĂŤshiron ta hulumtojĂŤ kĂŤtĂŤ tip letĂŤrsie. Shkrimtari postmodern ĂŤshtĂŤ nĂŤ pozitĂŤn e mbledhĂŤsit tĂŤ literaturĂŤs, siç ĂŤshtĂŤ ta zĂŤmĂŤ prokurori nĂŤ pozitĂŤn e mbledhĂŤsit tĂŤ fakteve, nĂŤse na lejohet tĂŤ bĂŤjmĂŤ njĂŤ analogji tĂŤ tillĂŤ. Ai jo vetĂŤm qĂŤ e mbledh, por edhe e ripĂŤrpunon dhe shfrytĂŤzon jashtĂŤzakonisht shumĂŤ materialin kulturor, literaturĂŤn, si nĂŤ mĂŤnyrĂŤ implicite tĂŤ shfrytĂŤzimit, ashtu edhe nĂŤ mĂŤnyrĂŤ eksplicite nĂŤ formĂŤ citatesh, duke krijuar kĂŤshtu fenomenin e citatĂŤsisĂŤ nĂŤ tekstet postmoderne. NĂŤ kĂŤtĂŤ aspekt, studiuesi Agim Vinca, thekson se citati ĂŤshtĂŤ element konstituiv i letĂŤrsisĂŤ postmoderne, dhe sipas tij citatĂŤsia paraqet njĂŤ nga format mĂŤ eksplicite tĂŤ intertekstualitetit. PĂŤrdorimi i citatit nĂŤ njĂŤ vepĂŤr postmoderne, duke krijuar kĂŤshtu njĂŤ korpus citatesh brenda saj, i japin kĂŤsaj vepre njĂŤ nuancĂŤ eruditive, shkencorizuese, sepse njĂŤ shkrimtar postmodern mund ta pĂŤrdorĂŤ, ta zĂŤmĂŤ njĂŤ citat nga “Lahuta...â€? e FishtĂŤs, a nga romanet e Sabatos, ashtu siç mund ta pĂŤrdorim ne nĂŤ njĂŤ punim disertacioni. Kjo nuancĂŤ eruditive si duket e bĂŤn veprĂŤn postmoderne njĂŤ tĂŤrĂŤsi enciklopedike. Jo vetĂŤm pĂŤrdorimi, por shfrytĂŤzimi i lirĂŤ i citatit, materialit kulturor, ĂŤshtĂŤ element bazik i kĂŤsaj letĂŤrsie, e cila shfrytĂŤzon, siç thotĂŤ populli, “pa teklifâ€?, traditĂŤn e mĂŤhershme kulturore, ku kĂŤto citate marrin edhe konotacione tĂŤ reja nĂŤ veprĂŤn e re. Madje duke rĂŤnĂŤ nĂŤ kurthin e rrjetit postmodern, ato ndoshta edhe mund ta humbasin krejtĂŤsisht semantikĂŤn e tyre tĂŤ parĂŤ. KĂŤto citate tĂŤ shfrytĂŤzuara nga shkrimtari postmodern kombinohen nĂŤ tekstin e tij, pĂŤr tĂŤ krijuar kĂŤshtu njĂŤ art qĂŤ ndĂŤrtohet pĂŤrmes teknikĂŤs sĂŤ kombinimit. E kur jemi te kombinimi i citateve, atĂŤherĂŤ doemos jemi nĂŤ domenin e zhvillimit intertekstual, nĂŤ domenin e referencave, tĂŤ cilat zhvillohen jo nĂŤ relacion me njĂŤ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
stmodern Gjuha e re tekst, por me tekstet, dhe këto relacione zhvillohen jo për ta krijuar idenë, por për t’i krijuar idetë. Pra, kjo është rruga që ndjek shkrimtari postmodern, i cili duke krijuar një kombinatorikë të citateve dhe një kompleks intertekstual, normalisht se kryen një proces eklektik (përzierjen e diskurseve, zhanreve etj). Nëse flasim për domenin estetik të kësaj letërsie, atëherë do të duhej të pyesnim se a ekziston me të vërtetë një estetikë, një kanon, sipas së cilit do të mund ta vlerësonim një vepër a është apo s’është postmoderne. Lidhur me këtë pikë, do t’i kthehemi e ta parafrazojmë Ihab Hasanin, kur flet për rregullin e gjendjes së çrregullt në mendimin postmodern. Këtu duhet të kemi parasysh se Ihab Hasani nuk flet as për estetikë, as për letërsi, por mendimin e tij mbi shoqërinë dhe kohën postmoderne po e adaptojmë me qëllim operimi, që ta shpjegojmë estetikën. Pra, estetika postmoderne është estetikë e rregullit të çrregullt. Dhe sa më i çrregullt të jetë rendi i saj, aq më postmoderne është vepra. Formën letrare postmoderne e karakterizon paradoksi, ironia, parodia etj. Në këtë aspekt, Linda Haçion thotë se diskurset postmoderne janë thelbësisht kundërthënëse, paradoksale, duke sugjeruar edhe një estetikë të tillë. Ndërsa, Umberto Eko e thekson ironinë intertekstuale si element thelbësor të kësaj letërsie, duke sugjeruar edhe një estetikë, bosht i së cilës do të ishte ironia intertekstuale. Ironia intertekstuale e nënkupton lojën fiksionale, lojën me vërtetësinë, lojën me kohën, me kodet elitiste dhe popullore të komunikimt dhe ironizimin e traditës. Nga kjo rrjedh edhe ideologjia e postmodernizmit. Por, këtu duhet të kemi parasysh se fjala ideologji nuk e ka atë konotacionin negativ me të cilin jemi mësuar ta përdorim, por është një logos, sistem i ideve që gjenden brenda postmodernes, apo brenda lexuesit. Umberto Eko, gjithashtu, në një rast thekson se ideologji e postmodenes është rivlerësimi i së kaluarës, traditës në mënyrë ironike, parodizuese e paradoksale. Dhe këtu duhet ta kemi parasysh që postmodernia nuk e mohon të kaluarën, por vetëm e konteston atë. Ajo jeton në të kaluarën, për dallim prej modernes që jeton në të tashmen dhe e synon të ardhmen. Ajo, në kontekst, është cilësuar si një lindje e re, me qëllim që të shënoj diçka të re, të kohës, një ecje me kohën, njëkohësisht për ta dalluar kohën e modernes prej diçkaje që duhet të jetë më bashkëkohore, që i përshtatet të gjitha gjinive, moshave e kulturave. Shkurt e shqip, diçka që flet me akëcilin. ■ (Fusnotat i ka hequr redaksia) 'KMHWRU 1U 7HWRU
kosovare
Sejdi M.GASHI
I
nteresimet për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare janë mjaft të hershme. Këto interesime u nxitën në vazhdimësi, veçmas në kohët kur filloi të lulëzojë arsimimi i kuadrove shqiptare. Por, pikëpamja e ithtarëve të krijimit të kombit të ri kosovar është politike dhe joshkencore. Ata kanë ngatërruar identitetin shtetëror me identitetin kombëtar, që janë dy kategori krejtësisht të ndryshme. "Kombi kosovar" është një projekt artificial. Si i tillë ai nuk i plotëson as tiparet themelore dhe as ato plotësuese që do të duhej të ishin të ndryshme nga tiparet e pjesëve të tjera të kombit shqiptar. Synimi është i motivuar krejtësisht politikisht dhe i pa perspektivë, ashtu siç ishin synimi për krijimin e identitetit kombëtar sovjetik dhe atij jugosllav. Mr. Ukshin Hotit në kuadër të përsiatjeve teorike rreth identitetit kombëtar me të drejtë ka konstatuar: “Po qe se sipas teorive në fjalë, lufta e kombeve për pushtet, fuqi, është imanente në vetë natyrën e kombit, autorët e tyre nuk janë naivë që të mos e dinë se shqiptarët janë komb ashtu si kombet e tjera të formuara dhe se, po ashtu, është në natyrën e këtij kombi, si edhe te kombet e tjera, synimi për t'u shtetëzuar, për të pasur pushtet dhe për ta maksimalizuar fuqinë... Procesi i bashkimit të shqiptarëve është dashur të zhvillohet brenda suazave të proceseve integruese të Evropës..." (Hoti, 1995, f. 31). Pra, mund të konstatojmë se interes i kombit shqiptar nuk është parcializimi, por integrimi. Interes i tij jetik është krijimi i shtetit të Kosovës, krahas Republikës së Shqipërisë, kurse interes i tij strategjik është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kështu mund
të arrihet qëllimi themelor i kombit shqiptar: maksimalizimi i fuqisë ekonomike, politike, kulturore dhe rritja e sigurisë, mirëqenies dhe paqes. Ideja e krijimit të kombit të ri kosovar është e kundërta e këtij synimi. Për pasojë ajo ka reduktimin e fuqisë ekonomike, politike e kulturore dhe zvogëlimin e sigurisë, rrezikimin e mirëqenies dhe paqes. Integrimi hap rrugë edhe për rritjen barazisë dhe drejtësisë. Prandaj ideja për krijimin e një identiteti të ri, artificial, pa plotësimin e tipareve themelore me vetëm ndonjë tipar plotësues, përbën vetëm një tentim të paperspektivë në teori dhe të pazbatueshëm në praktikë. Përcaktimi një gjuhë letrare për një komb gjithmonë ka paraqitur dhe paraqet çështje të vështirë e të ndërlikuar për t’u zgjidhur, sepse parakupton kompromis e kompromiset nuk janë kurrë të lehta. Kjo ka qenë e vështirë edhe për shqiptarët. Faktorët jashtëgjuhësorë gjithmonë kanë luajtur e vijojnë të luajnë rol pothuajse vendimtar. Ndikimi i faktorëve politikë për zgjidhje të qëndrueshme gjuhësore, për rrethanat e fillimshekullit XX, ishte i pamundur, me gjithë ndërgjegjësimin e lartë, sidomos ndër intelektualët, se shqiptarëve u duhet një gjuhë e përbashkët shkrimi, se çështja e gjuhës së përbashkët dhe çështjet praktike gjuhësore ishin ndër detyrat më të ngutshme të kulturës shqiptare. Ndërkaq, dihet se në kohën kur në hapësirën shqiptare shquhen qartë idetë për bashkim kombëtar dhe për gjuhën e përbashkët letrare, në të vërtetë kur shquhen përpjekjet e ndërgjegjshme për krijimin e një gjuhe letrare, shumë gjuhë evropiane (frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja, italishtja e të tjera) tashmë kishin një moshë të madhe standardizimi. ■ (Autori është publicist dhe profesor në kolegjin “Zenit” në Prishtinë).
Revistë e Gazetarisë
UP News
Intervistë me neuropsikiatrin prof. Ferid Agani
Martesa dhe divorci nga k Intervistoi: Bujar ISMA
N
europsikiatri prof. Ferid Agani, duke folur për martesën dhe divorcin, ndër të tjerash, ka cekur edhe shkaktarët kryesorë që e prishin një martesë. “Zakonisht bëhet fjalë për nevoja neurotike, që i kanë rrënjët në konfliktet psikologjike nga fëmijëria e hershme, në marrëdhëniet e pazgjidhura emocionale me prindër”, ka thënë Agani
UP NEWS: Dr. Agani, na e përshkruani me pak fjalë historikun e martesës dhe domethënien e saj Agani: Zoti i madhërishëm e ka krijuar llojin njerëzor në formë të çiftit të mashkullit dhe të femrës në funksion të plotë të sigurimit të vazhdimit të jetës. D.m.th ka krijuar çiftin i cili është plotësisht komplementar njëri me t j e t r i n si në aspektin biologjik ashtu edhe në atë psikologjik, gjithnjë në funksion të krijimit të një jete të re. Prandaj, që nga fillimi martesa historikisht ka qenë e drejtuar kah themelimi i familjes dhe si rezultat i jetës familjare kah vazhdimi i jetës nëpërmjet fëmijëve. Por, si në shumë raste të tjera në këtë botë, edhe në këtë aspekt, me
ndërhyrjen e nevojave dhe të mendjes njerëzore, format e organizimit të jetës së përbashkët të mashkullit dhe të femrës kanë marrë rrugë të ndryshme, duke rezultuar në forma të tjera të organizimit. Pra, në esencë, martesa historikisht ka qenë çast i themelimit të familjes si kornizë e vetme e pranueshme shoqërore për fillimin e një jete të re.
UP NEWS: Si shikohet martesa në aspektin psikologjik? Agani: Në aspektin psikologjik martesa paraqet themelin e familjes si korniza optimale për plotësimin emocional, intelektual dhe epshor të çiftit. Mashkulli dhe femra kanë veçori dhe nevoja të veçanta individuale psikologjike, si emocionale ashtu edhe njohëse, që brenda marrëdhënies së ligjshme të martesës realizohen në plotësinë e tyre. Pra, martesa në kushte normale fiziologjike paraqet ambientin më adekuat për realizimin e tërësisë harmonike psikologjike të mashkullit dhe të femrës. UP NEWS: Sa e ka njeriu të nevojshme të martohet? Agani: Siç e theksova, martesa paraqet kornizën më të natyrshme dhe më të pranueshme sociale që ka edhe elemente hyjnore, në të cilën arrijnë të realizohen të gjitha dimensionet më të rëndësishme të qenies njerëzore, përfshirë dimensionin epshor.
UP NEWS: Çfarë të mirash i sjellë martesa njeriut? Agani: Duke ia mundësuar mashkullit dhe femrës realizimin e plotësisë biologjike, psikologjike, sociale dhe shpirtërore, martesa rezulton me shëndet, qetësi, dhe kënaqësi të çiftit në kuadër të jetës së lumtur në familje. Natyrisht se këto zhvillime rezultojnë edhe me individë kreativë për shoqërinë e gjerë. UP NEWS: Kur është mosha e përshtatshme për martesë?
'KMHWRU 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
këndvështrimi psikologjik Agani: Mosha e cila është e përshtatshme për martesë ndryshon varësisht prej veçorive biologjike të individit si edhe rrethanave sociale dhe kulturore të vendit. Mosha më e mirë është mosha e pjekurisë psikologjike dhe biologjike që gjithnjë është individuale dhe me variacione të ndryshme. Për rrethanat e vendit tonë mendoj se pas moshës 18-vjeçare mund të supozohen rrethanat e volitshme për martesë, natyrisht gjithnjë duke e theksuar rëndësinë e faktorëve individualë biologjikë, psikologjikë dhe socialë përkitazi me këtë çështje. Në aspektin biologjik, martesa është e mundshme prej çastit kur mashkulli dhe femra arrijnë moshën e pjekurisë seksuale në pubertet, por mendoj se në rrethanat e vendit tonë kjo moshë cilësohet me pjekuri të mangët psikologjike dhe sociale.
UP NEWS: Si ruhen marrëdhëniet bashkëshortore që një martesë të jetë e lumtur? Agani: Në radhë të parë mendoj se është i domosdoshëm sinqeriteti në marrëdhënie, pastaj respekti për njëri-tjetrin, gatishmëria për sakrificë, përkushtimi për nevojat e bashkëshortit e jo përkushtimi për plotësimin e nevojave personale. Pra, përpjekje që të arrihet lumturia që do të gjenerojë energji kreative për ndërtimin e jetës së përbashkët. Nëse partnerët mendojnë në këtë mënyrë për njëri-tjetrin, natyrisht se do të kenë lidhje të fuqishme dhe stabile martesore. UP NEWS: Cilat mund të jenë pasojat e vonimit të martesës? Agani: Në fakt është vështirë të definohet vonimi i martesës nëse kemi parasysh faktorët e sipërpërmendur individual, biologjik, psikologjik dhe social. Megjithatë duhet theksuar se në kushte normale martesa nuk duhet të vonohet. Nëse p.sh., martesa shtyhet për shkaqe sociale, atëherë ajo rezulton me ç’rregullime në rrafshin biologjik dhe psikologjik, dhe anasjelltas. UP NEWS: Cilat janë shkaqet që në ditët e sotme dështojnë martesat? 'KMHWRU 'KMHWRU
Agani: Në radhë të parë atëherë kur mungojnë faktorët që sigurojnë martesë stabile, siç janë: sinqeriteti, respekti i ndërsjellë, si dhe gatishmëria e sakrifikimit dhe përkushtimit për nevojat e njëri tjetrit. Këto dukuri, në radhë të parë janë rezultat i preokupimit të njeriut bashkëkohorë me veten dhe pasionet personale të egocentrizmit, duke e mohuar rëndësinë e interesave të përbashkëta. Zakonisht bëhet fjalë për nevoja neurotike që i kanë rrënjët në konfliktet psikologjike nga fëmijëria e hershme, dhe atë në mënyrë parësore në marrëdhëniet e pazgjidhura emocionale me prindër. Kur ky individ hynë në martesë, atëherë ajo ka kohëzgjatje të shkurtër aq sa është e nevojshme që të plotësohen nevojat personale biologjike (epshore), psikologjike ose sociale, duke e anashkaluar plotësisht dimensionin shpirtëror të çështjes. Rrjedhimisht, shumë shpejt manifestohet dëshpërimi dhe pakënaqësia e ndërsjellë dhe shkurorëzimi është kërcënues.
kemi të bëjmë me individ që hyjnë në martesë të papërgatitur, pa pjekuri të duhur biologjike, psikologjike, sociale apo shpirtërore, atëherë vuajtjet janë të mëdha. Zoti i madhërishëm në Kur’anin famëlartë e ka lejuar shkurorëzimin, duke i pasur parasysh mangësitë e qenies njerëzore, por njëkohësisht e theksuar se ky veprim është ndër më të urrejturit për Të. Shkurorëzimi paraqet akt të dezintegrimit, që përcillet me pasoja të rënda psikologjike për të dy bashkëshortët por edhe për familjet e tyre.
UP NEWS: Si mund të jetë përjetimi shpirtëror në rastet e divorcit? Agani: Kjo varet prej individit. Nëse kemi të bëjmë me individ egocentrik, të kthyer plotësisht kah plotësimi i interesave vetanake, i cili të tjerët i shfrytëzon për nevojat personale, atëherë ai ose ajo shkurorëzimin mund ta përjetojë në mënyrë normale dhe ta vazhdojë jetën pa emocione negative. Por nëse
UP NEWS: A kanë pasoja individët edhe pas martesës së dytë? Agani: Kjo sërish varet prej individit. Personi duhet të nxjerrë mësim nga martesa e parë dhe të mos përsërisë gabimet e bëra, por shumë shpesh ndodhë që gabimet e njëjta të përsëriten si rezultat i mungesës së vetëdijesimit të individit për mangësitë e tij ose të saja psikologjike. ■
UP NEWS: Çfarë dëme të tjera sjell divorci në familje? Agani: Pasojat mund të jenë të ndryshme dhe atë në rrafshin individual, familjar, e më të gjerë shoqërorë. Problem në vete janë pasojat që ndodhin tek fëmijët duke vështirësuar procesin e zhvillimit të tyre psikologjik. Natyrisht, në gjithë këtë çështje është shumë me rëndësi edhe se në çfarë mënyrë ndodhë shkurorëzimi.
Revistë e Gazetarisë
UP News
“SKENA UP” lobon për njo Getoarbë MULLIQI
N
ë edicionin e tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe të Teatrit për Studentë, “Skena UP”, morën pjesë disa nga personalitetet më të njohura të artit botëror dhe atij kombëtar. Nga skena botërore ia vlen t’i përmendim Ian Harland, producent i njohur i të mëdhenjve Stanley Kubrick dhe Steven Spielberg si dhe Donall McCusker, producent i filmit “The Hurt Locer”, fitues i gjashtë oskarëve. Ndërsa nga skena vendore përmendim Fatmir Spahiun, aktor dhe producent si dhe Donat Qosja, aktor, të cilët ishin pjesë e jurisë profesionale të “Skena UP”. Ky edicion në skenën e artit kosovar solli rreth 100 filma nga vende të ndryshme të botës, rreth 15 shfaqje, 6 ligjërata dhe 3 punishte, të cilat u drejtuan nga mjeshtërit e kinematografisë botërore. Filmat ishin të metrazheve dhe kategorive të ndryshme, si dhe dokumentare dhe filma të animuar. Këtë edicion të Festivalit “Skena UP” e karakterizuan dy konkurrenca për artin e shtatë, pra filmin, apo më saktë konkurrenca e filmave të produksionit kombëtar, dhe konkurrenca e filmit ndërkombëtar. Me këtë rast dhe për hir të korrektësisë do ta përmendim edhe faktin se vlerësimi i këtyre filmave konkurrues është bërë nga dy juri. Në jurinë për vlerësimin e filmave në konkurrencën kombëtare ishin Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Ekrem Rrahmani, ndërsa në atë ndërkombëtare ishin Ian Harland, Donall McCusker dhe Veton Nurkollari. Meqenëse në konkurrencë ishin edhe shfaqje dhe performanca teatrale, nga ana e menaxhmentit të Festivalit është caktuar edhe një juri profesionale e cila kishte për detyrë t’i përcjellë këto shfaqje nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Holanda, Polonia e të tjerë, me këtë rast t’i identifikojë më të mirët. Për këtë u përkujdesën anëtarët e jurisë: Melihate Qena, Daniël Bertina dhe Nikola Vukçeviç. Edhe pse fillimisht kishte disa reagime pas deklaratës së Zana HoxhaKrasniqit se ky edicion i “Skena UP” do të thyejë rekorde me vizitorë, gjatë ditëve në vijim sa zgjati festivali kjo deklaratë e
saj në të vërtetë u konfirmua. Nga pohimet e vetë pjesëmarrësve dhe ekipit realizues, do të kuptojmë se festivali është vizituar nga së paku 1 000 artdashës në ditë, apo me afro 9 000 prej tyre gjatë tetë ditëve. Ky fluks i madh vizitorësh do të flasë më shumë se gjithçka tjetër për kualitetin e këtij festivali. Edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Teatrit, “Skena UP” 2010, ishte jashtëzakonisht shumë i frekuentuar nga artdashësit. Holli i kinemasë ABC, ai i Teatrit Kombëtar, pastaj holli i teatrit “Dodona” dhe holli i teatrit “Oda” ishin përplot, që nga mesdita e deri në orët e vona të mbrëmjes. Në këtë mes dominonte një numër i madh i artistëve dhe artdashësve të kombeve të ndryshme të cilët me prezencën e tyre e pasuruan këtë edicion. Mirëpo, ajo që më së shumti binte në sy në këtë edicion është se, festivali po përcillej nga grupmosha të ndryshme, e që të vetmin dallim identifikues kishin në shijet e ndryshme. “Ka më shumë se 3 vite që e përcjell festivalin ‘Skena UP’, gjë të cilën edhe mund ta dëshmoj, duke konkluduar se festivali po i afrohet majave çdo vit e më shumë”, shprehet Artina Sopa, studente e skenografisë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, e cila do ta veçojë sidomos konkurrencën e madhe dhe pjesëmarrjen e shteteve të ndryshme në këtë edicion. “Kësaj radhe e kam vërejtur se ka më shumë shtete pjesëmarrës dhe se përzgjedhja e pjesëmarrësve nga ana e menaxhmentit i shkon për shtat kualitetit të festivalit”.
Dhe për kualitetin e “Skena UP”, Donat Qosja, aktor, njëherësh anëtar i jurisë, në konkurrencën kombëtare të filmit, në këtë edicion, do të shprehet: “Festivali është shumë i frekuentuar. Mbase njëri nga më të vizituarit, gjë kjo e cila do ta dëshmojë edhe vetë cilësinë e festivalit”! Por, ajo e cila duket të ketë bërë bujë është hapja solemne e këtij edicioni. Kjo çështje do t’i preokupojë të gjithë. Dhe kontribuues i madh për këtë hapje ekskluzive do të jetë Fatmir Spahiu, aktori i mirënjohur, njëherësh edhe njëri ndër themeluesit e festivalit
Arben Zharku - Drejtor Festivali Zana Krasniqi - Udhëheqëse e Departamentit të Teatrit Hana Qena - Koordinatore e programit Bardhi Haliti - Disenjatori i festivalit Blerim Krasniqi - Drejtori teknik Valon Bajgora - Koordinator i projektimit Fatmir Spahiu - Prezantues Berat Keqekolla - Menaxher i mysafirëve Majlinda Hoxha - Fotografia Vesa Qena - Koordinatore e ligjëratave Getoarbë Mulliqi - Koordinatore e Art Critics Europe Norika Sefa - Koordinatore e jurisë
'KMHWRU 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
ohjen e artistëve kosovarë
“Skena UP”, i cili në këtë edicion ishte edhe pjesëtar i jurisë në konkurrencën kombëtare të filmave. Kjo ngjarje do të përflitet sidomos për shkak të shfaqjes së filmit “Death by Suffocation” të punuar nga Visar Morina, në Akademinë e Arteve Mediale, në Kőln të Gjermanisë. Madje ai vjen me këtë ide e cila rrjedhë nga fenomeni më i përfolur gjatë këtyre ditëve, izolimi i Kosovës. “Ideja për shfaqjen e filmit të Visarit ishte imja, pasi trajton ‘getoizimin’ e Kosovës në Ballkan, gjë e cila është shumë e përfolur këto ditë”, shprehet Fatmiri. Me hapjen solemne të festivalit është befasuar për të mirë edhe Daniel Bërtina, dramaturg dhe kritik teatri nga Amsterdami, e që me këtë rast në Festivalin “Skena UP” ishte në cilësinë e anëtarit të jurisë për teatër dhe njëri nga trajnerët e kritikëve të rinj të gazetës së festivalit. Atij i bën përshtypje mënyra se si gjithçka ishte shumë reale dhe jo vetëm një prezantim për t’i kënaqur të ftuarit. “Shfaqja e filmit ‘Death by Suffocation’ e përçon mesazhin çartë. Kosova, ashtu si edhe disa vende të tjera në Afrikë, Azi etj., përballet me imigrantofobi”, thekson Danieli, i cili gjithashtu e quan këtë hapje e cila e impresionoi me plot kuptimin e fjalës ‘grusht në fytyrë’ për ata të cilët i mbyllin sytë, kur bëhet fjalë për 'KMHWRU 'KMHWRU
çështjen e Kosovës. Përveç angazhimit të tij si anëtar i jurisë për teatër, Danielli gjithashtu ka trajnuar grupin e kritikëve të rinj, të cilët kanë shkruar për gazetën e festivalit, për tetë ditë me radhë. Gazetë kjo e cila ishte edhe një sukses tjetër, “risi” për këtë edicion, sepse mblodhi kritikë nga tri shtete të Ballkanit, si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Në këtë program ishte mbresëlënës, bashkëpunimi i kritikëve të rinj, të cilët vinin nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, atij të Sarajevës, dhe të Beogradit. Mirëpo, pjesë tjetër atraktive për publikun e “Skena UP” do të jenë edhe afterparty-t, të cilat mbaheshin në “Contra Bar” në Prishtinë dhe përmbyllnin ditët e gjata me bende të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Rok grupi kosovar “Jericho” me solist Petrit Çarkagjiun, në “Contra Bar”, bën hapjen e afterpartive, të edicionit të tetë të festivalit. Në audiencë kishte publik nga i gjithë vendi, mirëpo edhe prej atyre ndërkombëtarë, të cilët edhe pse nuk i kuptonin këngët, e ndjenin ritmin dhe emocionin festiv. Këtë e tregojnë më së miri edhe reagimet e tyre gjatë performancës së grupeve të mirënjohura siç janë “Nirvana e Kosovës”, “Roku atdhedashës” e kështu me radhë. Gjatë netëve të bukura të shoqërimit të pjesëmarrësve dhe artdashësve iu servir edhe muzikë e zhanreve të ndryshme dhe shumëllojshmëri e bendeve, të cilat ishin mjaft interesante për artdashësit. Kështu, pra, mund të konkludohet, se nga një fillim i mbarë për festivalin, do të arrihet tek një fund shumë i suksesshëm. Në natën e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ku ndahen të kënaqur të gjithë, edhe pse anëtarët e jurisë duhet ta kishin të vështirë përzgjedhjen e më të mirit, pasi, siç shprehen edhe ata vetë, kjo ishte shumë e vështirë, ngaqë të gjithë konkurrentët ishin shumë të mirë. “Filmat tanë janë me të vërtetë mirë të përzgjedhur, mirëpo ‘fatkeqësisht’ vetëm njëri do të fitojë në fund”, shprehet Donat Qosja. Ndërsa, producenti i mirënjohur Ian Harland do ta quaj “klishe” thënien se sa e vështirë ishte përzgjedhja e filmit më të
mirë në konkurrencën ndërkombëtare, mirëpo kjo ka ndodhur me të vërtetë, pasi filmat pjesëmarrës ishin të kualitetit të lartë. Dhe kështu i erdhi fundi dhe edicionit të tetë të festivalit “Skena UP”. Fituesit e këtij edicioni ikën në shtëpitë e tyre me çmimet dhe premtimet se do ta vizitonin Kosovën përsëri. Me këtë premtim u largua edhe producenti Ian Harland, i cili nuk harroi të shtojë, se në mënyrë që edicioni tjetër të jetë edhe më madhështor, do të japë një donacion simbolik për blerjen e një projektori, për ta ruajtur kualitetin e filmave në projeksion. Gjithashtu, shumë i emocionuar, pas herës së dytë në Kosovë, producenti irlandez Donall McCusker do të largohet me premtimin se do të na vizitojë shumë shpejt. “Kosova ka ndryshuar nga hera e kaluar, madje të njëjtën gjë mund ta them edhe për festivalin. Të shohim se çfarë do të na serviret në menynë e ‘Skena UP 2011’”. përfundon McCusker, i cili nga ngjarja e madhe Oskar do të aterrojë në skenën kosovare. Ndërsa na mbetet t’u themi: MIRUPAFSHIM NË KOSOVË! ■
Fituesit KONKURRENCA NDËRKOMBËTARE E FILMIT Filmi më i mirë: “Bingo” - Timur Ismailov (Holandë) Filmi më i mirë dokumentar: “One day full of Pain” - Sattar Chamani (Iran) Skenari më i mirë: “Sing me to sleep” - Magnus Arnesen (Norvegji) Fotografia më e mirë: “Gjini” – Latif Hasolli (Kosovë) Filmi më i mirë i animuar: “Precise Peter” Martin Schmidt (Gjermani) Çmimi special nga juria: “Birthday” - Jenifer Malmqvist (Suedi/Poloni) “Death by suffocation” - Visar Morina (Gjermani) KONKURRENCA KOMBËTARE E FILMIT Filmi më i mirë në konkurrencën kombëtare: “Muzgu” - Arian Mustafa (Kosovë) TEATËR Shfaqja më e mirë: “The Act 1925” (Poloni) Regjia më e mirë: Evelina Ciszewska (Poloni) Aktori më i mirë: Guido Pollemans (Holandë) Çmimi ADRIANA nga teatri “Dodona” për aktoren më të mirë: Julia Grafner (Zvicër)
UP News
Revistë e Gazetarisë
Ese për pozitën e gruas në shekullin e kaluar dhe në të sotmin
Dikur gra, sot burra!
Egzona KASUMI
J
emi në vitin 2010, shekullin XXI, të cilën intelektualët e sotëm të botës e quajnë shekulli i demokracisë, i lirisë së individit, i shprehjes së lirë të tij dhe i barazisë gjinore. Por kur jetojmë në këtë kohë, e na jepet ndonjë detyrë sikurse kjo nga profesoresha e Gjuhës Shqipe, për të gjurmuar me shumë pikëpyetje sociologjike: Se si ishte femra dikur e si është sot?; Si konsiderohej ajo para 50 vjetësh ose 100 e si konsiderohet sot?; Çfarë raportesh kishte me familjen e burrit e të veten?; Cilat ishin të drejtat e saj dhe ku përbuzej e ndëshkohej ajo? Nga shekulli i kaluar me të sotmin, sa ka përparuar gjinia njerëzore në dije, po ashtu sa gëzon të drejta të barabarta me mashkullin? Nga gjithë këto pyetje, ndoshta më shqetësuesja është, sa e ka ruajtur ajo moralin e familjes dhe të farefisit? Çfarë e karakterizonte femrën e dikurshme dhe femrën moderne të sotme? Këtyre pyetje do të përpiqemi t’u japim përgjigje në këtë ese të shkurtër, në të cilën do të prezantojmë edhe disa shembuj mjaft interesant nga gojët e personazheve të disa gjysheve, mbi moshën 80-vjeçare, të cilat kanë qenë pjesë e nënshtrimit, dhunës, injorimit nga burri e farefisi i asaj kohe. Po ashtu, do të prezantojmë edhe dy femra, njëra nënë, 35-vjeçare, tjetra femër mbi të 20-tat, se si e jetojnë ato jetën e tyre. Por, së pari, të lexojmë e dëgjojmë njëkohësisht pak biografi nga jeta e atyre dy gjysheve para 60 vjetësh, në shtëpitë e të cilave kemi qenë mysafirë bashkë me një motrën time të martuar. “Boll vshtirë e kemi pas, moj loke! Tanë ditën ngajushm mas punve, kurrë pa u nal. U dashke me dal në ara, në livadhe, në mal. Kurrë gazepi nuk nau ka hjek. Edhe burrat atëherë janë kanë ma të shtirë. Kurrë fjalën nuk kemi guxu me jau kthy, se na rreshin, na britshin. Bukën rahat s’kena mujt me hangër. Sot ka ndryshu krejt. Gratë po veshen qysh po dojnë, po dalin me burra kah po dojnë, po qohen prej gjumi kur po dojnë. Janë ba rahat. Veç janë ma t’ligshta. Na nuk u mujshim atëherë kurrë. Tash po s’muhen për çdo ditë. Por, shyqyr që nuk e kanë atë hjeki!”, rrëfen gjyshja Rabë nga fshati
Plloçicë i Komunës së Malishevës, e cila, ani pse ka kaluar të 88-at e ka bërë gjithë atë punë e ka kaluar nëpër gjithë atë dhunë, ndjehet e fortë, ngrehët ende në këmbë dhe hanë pa ndihmën e nipave e të mbesave të cilin i rrinë përbri. Një motër e saj, dy vjet më e re se ajo, Raza, e martuar për të vëllanë e burrit të saj, po kaq të zezë e kujton atë jetë kur ishte e re e jetonte në atë familje mbi 40 anëtarëshe, e ku punët më të mëdha iu binin këtyre dy motrave. “Punonim sa na sa burrat. Krah për krah tyne korrshum kallamoq, shtypshum grunë, i ngrehshim kuajt në lavër. E kur vinim n’shpi e banim edhe bukën, edhe për ta, edhe për neve. Kur s’iu pëlqente buka burrave, edhe na rreshin. Cik nuk guxofshim me ba. Miza nuk guxojke mu ni kur folshin burrat. Janë kanë si t’egër. Tybe na gratë jena kanë t’urta, se edhe u tutshum se po na mysin”, rrëfen Raza, e cila edhe në këtë moshë, derisa i kujton ato punë të atëhershme e disa raste kur e kishte rrahur burri, qesh e na bënë të qeshim të gjithë përskaj saj. Por kur flitet për këto dy gjyshe, flitet për një jetë para 80 vjetësh, kur njeriu ende ishte i pashkolluar, kur nuk dinte se edhe femra duhej të gëzonte liri të barabarta sa ai dhe kur nuk dinte se femra nuk mund dhe nuk është e lindur t’i kryejë edhe punët e burrave, përpos të vetat si amvise. Koha e sotme ka barazuar raportin e mashkullit dhe të femrës. Sot të dyja gjinitë gëzojnë liri të shprehjes, janë të barabarta në punë, në institucione, në gjykata e kudo. Ndoshta kjo edhe është një arsye tjetër e formimit të shtetit dhe e ndryshimit të funksionit të shtetit: atëherë diktatorial e totalitar, sot demokrat e liberal. Kur dëgjojmë rrëfimet e dhembshme të Rabës e të Razës, rrëfimet e dy femrave të sotme moderne, Sonës dhe Lonës (emra përkëdhelës të tyre, për arsye se nuk deshën të përdorën emrat e plotë të tyre), shfajësojnë mundin e atëhershëm të dy gjysheve. Sona, ani pse nënë (35-vjeçare), e punësuar, tregon se jeton me burrin, me të cilin kanë dy fëmijë: “Kur jam në punë, nga ora 8.00 deri në 16.00, gjithherë burri, i cili është i papunë, i merr fëmi-
jët, njërin dy, tjetrin katër vjet, i pastron, i vesh, i mbath dhe i dërgon në çerdhe. Shkon edhe i merr, sepse unë dalë nga puna në orën katër, kurse çerdhja punon deri në 15.00”. Gjithashtu, Sona tregon se ajo sot, nëse paraqitet ndonjë konflikt me burrin, mund të jetojë e pavarur, pa ndihmën e tij, sepse ka blerë banesë vetë, ka blerë veturë vetë, ka në bankë depozitë mbi shtatë mijë euro të vetat dhe se, ka punën shumë të mirë, në një institucion të Republikës së Qeverisë së Kosovës, në të cilin merr pagë mbi 500 euro. “Edhe nëse kam ndonjë konflikt me burrin, unë mund të jetoj fare pa të. Jam e pavarur. Kam punën time, banesën time, veturën time, paratë e mia. Por, t’ju kujtoj se, edhe nga burri jam e lirë të dalë e të kthehem kur të dua. E kuptojmë njëritjetrin dhe nuk bëjmë kurrë ndonjë gjë të pamoralshme fshehtas”, thotë Sona. Edhe Lona, një femër 20 vjeçe, me një makijazh të tepërt në fytyrë, me rroba të reja e stil të jashtëzakonshëm, i cili nëse shikohet nga të rinjtë në Prishtinë i thonë “kullere”, shprehet se është shumë e lirë në mesin e prindërve dhe të familjes. “E konsumoj duhanin. Jam e dashuruar për herë të tretë. Kur i kam pasur 18 vjet kam rënë në dashuri për herë të parë, e cila dashuri nuk më ka zgjatur as një vit. Në moshën 19-vjeçare kam rënë në dashuri për herë të dytë, e cila nuk më ka zgjatur më shumë se dy muaj. Për të dyja lidhjet e ka ditur familja. Tash, në këtë lidhjen e tretë, të cilën e kam nisur muajin e kaluar, nuk i kam treguar askujt prej familjes, përpos nja tri-katër shoqeve dhe pak shokëve të punës. Më duket se jam bërë bajat, një vit me një, gjashtë muaj me një tjetër. Kështu që, të shoh më shumë se sa duket ky i treti serioz, ta njoh më shumë personalitetin e tij. Mua më pëlqen të dal kur të më teket. Më pëlqen edhe jeta e mbrëmjes. Shpesh mbes jashtë në qytet deri në orën 2-3 të mesnatës. Jam konsumuese e alkoolit dhe cigares. Dua jetë të mirë, të qetë, lëvizje të lirë, pa kushte”, thotë Lona, e cila ndjehet mirë që punon në Postë-Telekomin e Kosovës. Nga këta dy shembuj jete e mentaliteti, del në shesh liria e shpejtë dhe e integruar e femrës shqiptare në shoqërinë moderne evropiane, së cilës i urojmë rrugëtim të shpejtë edhe në formimin intelektual dhe nxënien e dijes. ■ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Filozofia e metaforës lasgushiane Selvije REXHEPI
P
oezia e Lasgush Poradecit është një frymë e re dhe burimi pashtershëm i ideve letrare në letërsinë shqipe moderne. Botëkuptimi i poetit mbi artin dhe funksionin estetik të tij jepet përmes fjalës së kursyer dhe formës specifike të poezisë duke i dhënë shpirt, ndjenjë e madhështi emocionale për të arritur nivelin më të lartë artistiko-estetik karshi individualitetit poetik të krijuesit për të perceptuar botëkuptimin e tij në rrjedhën e identifikimit të unit poetik me botën e artit si kult. Diskursi filozofik lasgushian ngërthen në vete konceptin e krijimit të botës dhe zhytjen autoriale në botën metafizike që njëjtësohet me artistiken karshi reales në të njëjtën mënyrë siç figurën e bylbylit e transformon gradualisht në "Zog i qiejve" për të përjetësuar filozofinë e artit si metafizikë që buron nga intenca autoriale e shprehur çdo herë në figurën e metaforës. Metafora e jetës aludon dhembjen, mallin dhe vetminë lasgushiane që marrin kahjen drejt identifikimit të poetit me të vërtetën konkretisht me poezinë si art sepse krijuesi jetën, dashurinë e dhembjen e njihte përmes poezisë dhe ritmit te saj, simbolika e dhembjes është dashuria për yllin që jep helm e gas e njëkohësisht shndërrohet në yll të pashuar si një lumturi e hidhur pa e gjetur gjysmën tjetër. E sikur kurrë nuk mund, ylli yllin që ta kap rrotull qiejve pa fund ven e vinë prapë.. Një trajtë e dhembjes ndërlidhet ngushtë me realitetin e kohës së poetit , e jeton dhembshurinë sepse ajo i përket raritetit prandaj e gëlltit sikurse lumturinë , dhembjen dhe gëzimin e jetës poeti e identifikon me të vërtetën e poezisë ndërsa filozofia e së vërtetës identifikohet me filozofinë e Sokratit: Qoftë e ëmbël si një çupë Qoftë e mbushur plot me gjak Do ta pi të shkretën kupë Siç e piu Sokrati plak. Filozofia e krijimit të shpirtit të amshuar pasqyrohet si metafizikë që frymon në natyrë, lule dhe hapësirë e kohë që nuk që nuk ia humbasin kuptimin si koncept i pandryshueshëm duke e plotësuar koncepti i materies - trupi për t'u definuar plotësia njerëzore me harmonizimin e shpirtit - metafizika të njeriut me trupin - materien: Bashkohesh brenda me përjashtësi Bashkohesh jashta me përbrendësi. Ideja e sakrificës për idealin e dashurinë te poezia e Lasgushit forcohet përmes figurës së Nositit, shpend i cili vetëflijohet në mënyrë të dhembshme por shuhet në vdekje me buzëqeshje 'KMHWRU
te ëmbël sepse dhembja, vuajtja e sakrifica burojnë nga ideali. Nositi identifikohet me krijuesin që vetëflijohet emocionalisht i shkrirë në vargjet e zjarrit - dashurisë, dhembjes deri në varrin e tij poezinë si përjetësinë si ide universale : Pa nis ah ! gjirin ta godas Dhe hap ah ! gjirin me një ças Dhe nginj ah ! zogjtë e vdes me gas. Figura e gjeniut identifikohet me figurën autoriale të pasqyrimit të krijimit që bie në një paralele me Zotin artkrijues si gjeni i poezisë krahas pasqyrimit të dhembjeve jetësore, diskurs që i përket reales po aq sa edhe fiksionit krijues që i përkushtohet universales në relacion me personalen për të komunikuar me poezinë që autori e ka brengë, dhembje, mall e dashuri për hir të krijimit që arrihet me këngë e vaj durimi se vetëm malli i pashuar autorial hedhë zjarrin, dashurinë, llaftarinë e vdekjen në varg të projektuar si ide plot origjinalitet për të ngadhënjyer mbi traditën paraprake te letërsisë sonë nacionale. Lasgush Poradeci mbetet figura me e ndritur me një vetëdije te lartë letrare dhe fuqi shpirtërore të pashoqe që e realizon mjaftë bukur kërkesën estetike te lexuesit model. ■ (Autorja është studente e letërsisë në UP)
Lasgush Poradeci
Revistë e Gazetarisë
UP News
Analizë gjuhësore për gjuhën e personazheve të serialeve dhe të emisioneve televizive
Fol shqip, që dmth. fol qartë Berat ARMAGEDONI
S
ot, kur në Shqipëri është hapur debati për të bërë ndryshime në standardin e shqipes së 1972-s, në Kosovë, gjuhëtarët, publicistët e aktorët flasin për gjuhën e folur shqipe në emisionet e ndryshme televizive në televizionet tona, në ato nacionale e lokale, të cilën e konsiderojnë shqipe të keqe, të dobët. Kanë thënë shumëçka e kanë thënë gjithqysh. Disa kanë thënë se arti e ka gjuhën e vet (aktorët), disa të tjerë kanë reaguar ndaj tyre se standardi është për të gjithë (edhe për ta) dhe vlen kudo; se norma gjuhësore është ligj. Kështu që, nisi një përplasje mendimesh ndërmjet gjuhëtarëve dhe aktorëve, se duhet apo jo të flasin në standard edhe kur aktrojnë. Kjo për shumicën e gjuhëtarëve, se standardi duhet të flitet gjithkund, mbetet gjithmonë e pranueshme, ashtu siç mbetet e papranueshme për shumicën e shoqërisë civile. Mjafton të flasin shqip. Çfarë nuk thanë tjetër gjuhëtarët për të (gjuhën) dhe për ta (personazhet). Natyrisht, shumica, fjalët më të këqija. Disa vetëm se nuk thanë: mediet janë analfabete, kultura e gjuhës së aktorëve është në shkallën zero, ata që i udhëheqin ato janë analfabetë. Por, shumica nga ta harruan të përmendin dhe të dallojnë se arti, siç i kemi serialet vendore, “Kafeneja jonë”, “Familja moderne”, “Përrallë me tupanë”, “Cimerat” e ndonjë tjetër, është imitim i jetës, prandaj edhe nuk mund që të gjithë të flasin në standard (1972). Nuk mund, absolutisht, prishtinasi të flasë si pejani, drenicasi si llapjani, kaçanikasi si gjakovari. Kurrë. Kështu mund të bëhet vetëm nëse je nga Prishtina, me profesion aktor, e të është dhënë një rol për ta luajtur në një film, në një serial humoristik ose në teatër, si pejan. Tekefundit, gjithkush duhet të dijë se nuk ka humor nëse nuk ka personazh nga anë të ndryshme të Kosovës, nga të folmet krahinore, pleq e të rinj, burra e gra që shprehin brenga e rrëfejnë rrëfenja në gjuhën e vendlindjes së vet. Gjuha duhet t’i përshtatet personazhit në karakter, që dmth: shkollimit, moshës, vendlindjes dhe rrethit ku jeton dhe punon.
A mendojmë sa do të ishte komike po të dëgjonim një personazh të njërës nga këto seriale që luan një plak ose një plakë duke folur në standard. Çfarë do të kishim thënë për ndonjërin nga ta: Shih analfabeti i shkolluar! Kuuuu... e flliqi krejt. Palidhje, qysh more axha ose gjyshja po fol në standard! Sa komedi e zezë e faqezezë do të ishte kjo!? S’do të na pëlqente kështu aspak, ndoshta, ngaqë: personazhi më nuk do të ishte aktor, se tani e më tutje do ta konsideronim artificial, se nuk po i përshtatet kënaqësisë sonë, dëshirës sonë. Dhe, çfarë do të bënim, patjetër se do ta ndërronim kanalin televiziv. E, po të bënim të gjithë kështu, ta ndërronim kanalin televiziv, nuk do të kishim art, nuk do të kishim aktorë, nuk do të kishim emisione argëtuese. Do të ndjenim mall
për gjuhën e “Stupcave”, për gjuhën e “Bekimit”, për gjuhën e “Kokëmadhit”, për gjuhën e “Orhanit”, për gjuhën e “Avni Bobajt”, për gjuhën e “Avni Tifozit”, për gjuhën e “Lulit të Vocërr”, për gjuhën e “Asllanit”, për gjuhën e “Mikel Policit”, për gjuhën e “Molerit”, për gjuhën e “Shumaherit”, për gjuhën e “Gullës” e për gjuhën e shumëkujt tjetër. Thjesht, dorën në zemër, jam habitur me ato mendime të disa gjuhëtarëve që kanë shprehur ndaj gjuhës së këtyre personazheve, sidomos ndaj atyre të “Kafenesë sonë” ose “Përrallës me tupan”, aktorët e së cilave janë më të mirët se të të gjitha serialeve të tjera, më simpatikët,
më të pëlqyeshmit, më të realizuarit artistikisht se çdonjëri, përjashtuar nga ky kontekst grupin e famshëm “Stupcat”, i cili për humor është i pakrahasueshëm, s’ia gjen shoqin, që 10 vjet. Të kujtojmë se Italia ka mbi 200 regjione. Që në të gjithë flitet italishtja ndryshe. Por, sikurse shqipja, edhe ajo ka një gjuhë të unisuar, të cilën e flasin shumë pak italianët kur bëjnë humor. Dimë, kemi mësuar nga profesorët e gjuhës, kaherë, por dhe nga studiuesit e gjuhës, se gjuha shqipe e unisuar, kjo e standardit të ’72-s, është bërë për të gjithë. Ndërkohë, kemi mësuar, edhe nga profesorët në studime në Dramaturgji, ashtu siç kemi bindjen vetë, që na ka mësuar përvoja në art e në realitet, se gjuha e unisuar shqipe nuk është për të gjithë, sidomos jo për personazhet e teatrit, jo për personazhet e filmit, jo për personazhet e serialeve dhe të akëcilit emision tjetër humoristik e argëtues sepse, kur ata janë aktorë (në art) e kanë idiolektin, ashtu siç e kanë edhe kur janë persona (në realitet). E mira nga gjithë këta kur aktrojnë, ashtu sikurse e jona, është: Të flasim shqip, që dmth. të flasim qartë, të merremi vesh. Mendoj se kaq i duhet njeriut për të komunikuar me artin dhe aktorët. Madje, jam i bindur se sa herë që njeriu, po flas për njeriun që ka vetëdije, shikon film ose shfaqje, e di që ai që është përballë tij po aktron, se po përfaqëson një karakter të një njeriu tjetër të marrë nga jeta reale qoftë e Prishtinës, qoftë e Dukagjinit, qoftë e Drenicës, qoftë e Llapit, qoftë e Rugovës. Po ashtu e di, se gjuha e aktorit është art, se ai që po flet aty, flet ndryshe kur pinë kafe me të në ndonjë lokal në kryeqytet ose në ndonjë qytet. Pra, gjuha e artit ka specifika të tjera, që s’pyet e s’njeh kurrfarë standardi, as këtë të ’72-s. Ajo nuk i bën dëm vetes hatri i të tjerëve. Artistët dhe aktorët është mirë t’i njohin të folmet krahinore brenda Kosovës, por ato t’i përdorin për qëllime artistike, nëpër skenarë, e jo, assesi, as skenaristi e as regjisori t’ua imponojnë aktorëve të flasin në standard, sepse gjuha e skeçeve, e filmit, e teatrit është e veçantë, është shkollë tjetër, ashtu sikurse gjuha poetike e formalistëve rusë. ■ 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
“Illyrian Airways” nis fluturimet nga Kosova për në Evropë
“Upnews”
K
ompania e parë vendore për fluturime “Illyrian Airways”, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka bërë fluturimin e parë provues Prishtinë Tiranë. Nga data 6 dhjetor i këtij viti kjo kompani edhe zyrtarisht ka filluar operimet nga Prishtina për në vendet evropiane. Hyrja në treg e kësaj kompanie do ta shtojë konkurrencën dhe do t’i ulë çmimet e biletave. Illyrian Airways ka filluar edhe përgatitjet e personelit. Numër i madh i stjuardëve dhe stjuardesave kosovare janë certifikuar nga kompania në përputhje me standardet evropiane të aviacionit civil. Kompani posedon të gjithë per'KMHWRU
sonelin dhe infrastrukturën e nevojshme për një kompani ajrore. Drejtori komercial pran “Illyrian Airways”, Halil Shala, ka thënë se qëllimi kryesor i kësaj kompanie është ta lidhë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me më shumë vende evropiane, t’i rrisë frekuencat për disa vende, të bëjë nivelizim të çmimeve, të krijojë komoditet në udhëtime dhe kualitete në shërbime. Shala ka bërë me dije se destinacion i parë i kësaj kompanie do të jetë fluturimi për në Itali, Venedik, pastaj në shumë vende të tjera të botës. “Destinacionet e para i kemi treguar edhe në ditët e kaluara, por po e përsërisim prapë, fillimisht do të kemi fluturime për në Itali, pastaj për Venedik dhe vende të tjera në Evropë”, është shprehur Shala. ■
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
UP News
KĂŤndvĂŤshtrim dramatik
Antigona e re, rici
Prof. mr. spec. Haki MULLIQI
T
eksti i dramĂŤs sĂŤ Milazim Krasniqit “NjĂŤ AntigonĂŤ e re“ mbĂŤshtetet mbi mitin e njohur tĂŤ tragjedisĂŤ “Antigona“ tĂŤ Sofokliut. Krasniqi mbi kĂŤtĂŤ mit e vendos situatĂŤn dramatike e pse jo edhe tragjike tĂŤ shqiptarĂŤve tĂŤ cilĂŤt ishin para zhbĂŤrjes kombĂŤtare gjatĂŤ kohĂŤn sĂŤ luftĂŤs sĂŤ fundit nĂŤ KosovĂŤ. Ky kĂŤndvĂŤshtrim shtrihet pothuajse gjatĂŤ tĂŤrĂŤ dramĂŤs sĂŤ tij dhe nĂŤ njĂŤfarĂŤ mĂŤnyrĂŤ rrĂŤshqet mbi konfliktin e ashpĂŤr me njĂŤ lloj narracioni dramatik tĂŤ theksuar, qĂŤ, nĂŤ tĂŤ vĂŤrtetĂŤ ĂŤshtĂŤ njĂŤ mesazh mbi atĂŤ se historia apo edhe historitĂŤ riciklohen nĂŤ mĂŤnyrat mĂŤ tĂŤ pabesueshme dhe mĂŤ tĂŤ dhembshme. Ngjarja nĂŤ dramĂŤn “NjĂŤ AntigonĂŤ e reâ€? tĂŤ dramaturgut Milazim Krasniqi gĂŤrsheton fuqishĂŤm nĂŤ strukturĂŤ dhe pĂŤrmbajtjen e saj elementĂŤ reale dhe mitikĂŤ tĂŤ antikitetit, e qĂŤ duket se, shpesh del nga njĂŤ pĂŤrjetim ndjesor nĂŤ tjetrin, duke ikur suksesivisht nga rreziku i deklarativizmit real tĂŤ kohĂŤs pĂŤr tĂŤ cilĂŤn flitej. Ky gĂŤrshetim ballafaqohet nĂŤ skenĂŤ, fuqishĂŤm, depĂŤrtueshĂŤm dhe pĂŤrcĂŤllueshĂŤm. NĂŤ kĂŤtĂŤ sens, autori mjeshtĂŤrisht dhe nĂŤ mĂŤnyrĂŤ sensitive, mbase duke ecur mbi tehun e shpatĂŤs bĂŤn, siç u theksua, gĂŤrshetimin e elementit real me mitiken, apo njĂŤsimin e fatit tĂŤ kryepersonazhes nĂŤ veprĂŤn e tij, AntigonĂŤs, me mitin e AntigonĂŤs antike, dhe ia del me sukses kĂŤsaj duke ndĂŤrtuar njĂŤ si kompozicion tĂŤ ri dhe gjithsesi tĂŤ reflektueshĂŤm nĂŤ tĂŤrheqjen e paraleles ndĂŤrmjet AntigonĂŤs, tragjikes sĂŤ antikitetit si dhe tĂŤ AntigonĂŤs, tragjikes dhe bashkĂŤkohanikes sonĂŤ. NĂŤ kĂŤtĂŤ rrafsh, pa dyshim, sikur del nĂŤ pah talenti por edhe pĂŤrvoja e madhe e Krasniqit nĂŤ
botĂŤn e dramĂŤs dhe tĂŤ teatrit, ndaj dhe skenat, qĂŤ ndĂŤrtohen pĂŤrmes situatave dramatike nĂŤ kĂŤtĂŤ vepĂŤr janĂŤ tĂŤ ndĂŤrtuara mirĂŤ dhe, thjeshtĂŤ, nuk janĂŤ tĂŤ krijuara vetĂŤm si figura letrare (nĂŤ fund tĂŤ fundit drama i pĂŤrket edhe mediumit tĂŤ letĂŤrsisĂŤ), pĂŤr tĂŤ paraqitur brutalitetin e kohĂŤs sĂŤ luftĂŤs, por edhe mundĂŤsi e vĂŤrejtshme qĂŤ personazhet tĂŤ ndĂŤrtohen dhe tĂŤ riciklohen pĂŤrmes situatave dramatike dhe tragjike nĂŤ tĂŤ njĂŤjtĂŤn kohĂŤ, duke e bartur me vete edhe elementin e hibrisit, pra tĂŤ pĂŤrballjes dhe tĂŤ vetĂŤmohimit pĂŤr interes tĂŤ tĂŤ drejtĂŤs morale dhe asaj njerĂŤzore. ThjeshtĂŤ, edhe Antigona e Krasniqit, sikundĂŤr ajo e Sofokliut fuqishĂŤm dhe me kĂŤmbĂŤngulje i kundĂŤrvihet rregullave tĂŤ pushtuesit dhe armikut tĂŤ vendit tĂŤ saj duke refuzuar me vetĂŤdĂŤshirĂŤ dhe me bindje qĂŤ fatin ta lĂŤ nĂŤ mĂŤshirĂŤ tĂŤ rrethanave qĂŤ ekzistojnĂŤ nĂŤ realitetin saj, gjĂŤ qĂŤ shpie tek njĂŤ realitet i dhembshĂŤm dhe tragjik, nga ç'rrafsh, autori i kĂŤsaj dramĂŤ, Milazim Krasniqi, pĂŤrpiqet qĂŤ tĂŤ na japĂŤ njĂŤ mesazh dhe njĂŤ kumt shumĂŤshekullor se: nĂŤ jetĂŤn e njerĂŤzve krijohen edhe rrethana tĂŤ atilla kur ata nuk bĂŤnĂŤ dhe nuk duhet t’i kundĂŤrvihen fatit tĂŤ tyre e as nuk duhet tĂŤ veprojnĂŤ kundĂŤr tĂŤ moralshmes. NĂŤ qendĂŤr tĂŤ kĂŤsaj drame tĂŤ Krasniqit ndodhet Antigona dhe dashuria e saj prej motre, ndĂŤrkaq burim i konfliktit si dhe shkas i pĂŤsimit tĂŤ vetĂŤ AntigonĂŤs ĂŤshtĂŤ mungesa e harmonisĂŤ ndĂŤrmjet ligjit tĂŤ tĂŤ pushtetshmit (nĂŤ kĂŤtĂŤ rast tĂŤ pushtuesve serbĂŤ), nga njĂŤra anĂŤ dhe urdhĂŤresĂŤs sĂŤ diktatit tĂŤ shpirtit. Apo diktatit tĂŤ zemrĂŤs si dhe ligjeve tĂŤ pashkruara tĂŤ moralit, nga ana tjetĂŤr. KĂŤtu, me saktĂŤsi, sikurse tek “Antigonaâ€? e Sofokliut, edhe Antigona e Krasniqit ĂŤshtĂŤ e vendosur dhe me bindje tĂŤ plotĂŤ i kundĂŤrvihet pushtetit dhe diktatit tĂŤ dhunĂŤs brenda njĂŤ rrethane lufte. Pa çka se, nĂŤ kĂŤtĂŤ kundĂŤrvĂŤnie ajo ĂŤshtĂŤ e vetĂŤdijshme se, individi ĂŤshtĂŤ i vetmuar dhe i pafuqishĂŤm, ndaj dhe pĂŤsimi i tij ĂŤshtĂŤ i pashmangshĂŤm. Madje, edhe nĂŤ kĂŤtĂŤ dramĂŤ mbi AntigonĂŤn (janĂŤ shkruar shumĂŤ variante nĂŤ dramaturgjinĂŤ bashkĂŤkohore) kryepersonazhja, tĂŤ thuash, qĂŤ nga fillimi e di se ashtu do tĂŤ jetĂŤ dhe se ashtu do tĂŤ ndodh, por, megjithĂŤkĂŤtĂŤ nuk heq dorĂŤ nga qĂŤllimet e saja tĂŤ cilat, edhe nĂŤ dramĂŤn e Milazim Krasniqit dalin tĂŤ jenĂŤ madhore. PĂŤr kĂŤto arsye edhe ky pĂŤsim i kryepersonazhes sĂŤ veprĂŤs nĂŤ fjalĂŤ tĂŤ Krasniqit nĂŤ njĂŤ mĂŤnyrĂŤ tĂŤ drejtpĂŤrdrejtĂŤ dhe tĂŤ pashmangshme e merr, apo edhe e rrĂŤmben arealin e tragjikes nĂŤ dramaturgjinĂŤ bashkĂŤkohore shqiptare, meqĂŤ, edhe kjo AntigonĂŤ, kjo bashkĂŤkohanike jona, bĂŤnĂŤ pĂŤrpjekjet e 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
iklim nga e vjetra saja, madje lufton për të sendërtuar të drejtën për dashurinë mbi vëllanë – dashuri kjo që, të thuash, është më e vjetër se akëcili ligj- si e drejtë që të marrë vetë vendime mbi atë se si do të veprojë. Kështu, Antigona, edhe pse vuan dhe e pëson, megjithatë nuk urren. Sepse, ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes ajo përzgjedh dashurinë, madje, mu ashtu siç e thotë në një pjesë edhe Antigona e Sofokliut: “Për dashuri, jo për urrejtje, unë jam e lindur”. E kjo nënkupton betejën, apo mbase edhe luftën për të vendosur, ndërsa për dashurinë, për këtë të drejtë të natyrshme që vëllait t’i shprehet respekti i fundit, kjo, pra, edhe Antigona e Krasniqit, tregon dhe dëshmon se është guximtare e kohës së vetë, e vendosur dhe këmbëngulësinë të shkojë deri në fund, e në të njëjtën kohë dhe ndjeshmërinë, skofinë dhe forcën për vetflijim. Kështu, kryepersonazhja e dramës “Nja Antigonë e re” është e veçantë, fisnike dhe jep prova të fuqishme se po vepron me bindje – me bindje dhe ndershmëri, dhe se angazhohet për një çështje të drejtë, një çështje e cila nuk i lëndon normat shoqërore të përkatësisë së sajë. Madje, pikërisht këtu qëndron edhe faji i saj tragjik – meqë edhe kjo, me vetëbesim dhe vetëdije të plotë e ka përzgjedhur atë që është e ndaluar (hibrisin pra). S’do mend se edhe kjo Antigonë shqiptare, në krah të vetin i ka ligjet madhore të perëndisë, mbase ato, siç e shkruan edhe Sofokliu: Nuk janë të shkruara, por janë të përjetshme. Kjo dramë e Milazim Krasniqit mund të lexohet edhe si një përshkrim tragjik i fatkeqësisë njerëzore. Madje, gati edhe në një lloj kornize çehoviane e cila sikur, më shpesh, ofron më shumë tonalitete emocionale si dhe kualitete pikërisht tek ato pjesë të veprës ku, sikur jemi të përgatitur të presim vetëm një mesazh. Kjo, ngase Krasniqi, me një precizitet mjeshtëror e ndërton një dinamikë të veprimit duke u lënë hapësirë që, jo vetëm personazhet kryesore, por edhe ato më minore t’i shndërrojnë në episodistë të identifikueshëm të hapësirave të njëjta të fatit (tragjik në këtë rast). “Një Antigonë e re” është dramë mbi një botë të përmbysur dhe ata të cilët nuk ia dalin që t’i përmbahen ligjshmërive të sajë Sapo ta marrim këtë vepër në duar, nga vetë titulli i saj, mund të konstatojmë se: kjo vepër do të duhej të ishte ai lloj dramaturgjie e cila mbështetet dhe bazohet mbi rikrijimin e një miti klasik në shoqërinë bashkëkohore apo edhe në një ambient të një lufte epike për mbijetesë të një populli të tërë. Por, për dallim, ta themi, nga 'KMHWRU
qasja sartriane karshi mitit klasik, ku miti shërben për shqyrtime të mprehta dhe të thella polemike të problemeve bashkëkohore etike dhe filozofike, në dramën e Milazim Krasniqit tregimi tejkalon kontekstin dramaturgjik. “Një Antigonë e re” nuk është, ta themi, versioni bashkëkohor i konfliktit tragjik ndërmjet “dy të mirave” (ashtu siç e përcakton Hegeli lëndën tek Antigona e Sofokliut), ngase antagonistët, një bandë paramilitarësh dhe vrasësish serbë, vështirë që shpërfaqin apo përfaqësojnë çfarëdolloj principi të mprehtë filozofik, politik apo edhe etik të kohës që po e jetojmë. Gjithashtu është e pamëdyshtë që Krasniqi s’ishte i obliguar që të ndërlidhet në problematikën e ndërlikuar dhe të ngjeshur të cilën, në interpretim të miteve e trajtojnë Sofokliu dhe Sartri; pa çka se, këtu parashtrohet pyetja përse atëherë, nëse një pjesë nuk ka një ambicie tjetër filozofike apo intelektuale, i është rrekur zbërthimit të një miti antik, cili është roli i tij në këtë pjesë? Duket se, Krasniqi e di shumë mirë, mbase edhe si një studiues i mirë i letërsisë nga ana tjetër se një përqasje e tillë është kryesisht joobligues dhe se mjeshtëria e të shkruarit të një dramë, qoftë brenda një fryme apo edhe të huazimit të një motivi më të moçëm apo më të ri, sido që të jetë, mbështetet mbi një bazament dramaturgjik rreth të cilit ndërtohet një tekst i ri dramatik me ambicie më tjetërfare dhe më të ndryshme. Për në fund, nëse do ta përmbledhim tërë këtë që u tha më lartë, drama “Një Antigonë e re” e dramaturgut tashmë të mirënjohur Milazim Krasniqi, sapo ta përfundojmë së lexuari këtë vepër, ndjenja e parë që e kemi, duket se është një përshtypje e padefinuar. Kjo është nja dramë e shkruar në mënyrë shumë serioze dhe të saktë. Pastaj aty vihet re edhe imagjinatë skenike të bollshme (mjaft bashkëkohor) por edhe mundësi për dinamika autoriale të mundshme dhe me mjaftë shtresime emocionale... Duket se e tëra kjo, gjithmonë do të evidentohet tek vetë teksti: se është fjala për një tekst të shkruar me mjeshtri, saktë, qartë – si një tekst me tezë, madje mbi cakun të cilin ia ka përcaktuar në mënyrë aq koprace kritika jonë teatrore, por edhe qarqe të mendjembyllura ne dhe mediokrish te ne të cilët jo vetëm që nuk e lexojnë dramën shqiptare, por edhe paturpësisht e mohojnë atë. ■
Revistë e Gazetarisë Astrit VELIQI
Syhejl HAVOLLI
KATARSIS Sante flas me egon Fytyren nuk ia shoh Motivin ia ndjejë Instiktin e ka të dobtë Flas me Homerin, Danten e Petrarken Shohë vallen e vdekjes Artin e magjinë Vallzoj me Helenen Që flakën ia prekë Beatriqen e Laurën Që mbjellin mallë e denesë Kapë egon për dore E i preki vajin Në mes dritës e muzgut Dhembjen e mbysë
SHI VJESHTE Ca pika shiu Lagin qërpikun tënd Symbyllur gjethet bien Në gërshëtin vezullues të nates Që shprishet si valët e liqenit vjeshtak Në këtë stinë vjeshtore Gjithçka lahet lakuriqë edhe shiu bëhet i virgjër Si buzë e bardhë Që puthet nga syri i zi ku në aromën e barit të kuq E flakë era pardesynë gri E nën dritat e neonit Fjalë e pathënë mbetët në fytë Atdheu e dashuria Asnjehëre nuk kan çmim E dora flet me buzën Që preket pa mbarim E zjarrtë e akullt e heshtur Me dhembjen nën sqetull Që ikën si hije
ZOT Frymë e jotja më mbulon Në çdo cep të plagës sime Si një fije pranverore Që lulëzon në horizont Dritë e jotja me krijoi Ndër ujvara të trazuara Zot kerkoj strehë Në fosilet e bardha Në kristalet e ngrira Në dorën tënde Mbyllet sinjali i ndezur Unë krahë pulëbardhe ...frymë njeriu Tek ju gjëj shpëtimin.
UP News
NË RRJETIN E SHPËTIMIT MONUMENT Në heshtje i dridhet zëri Nga lart i jehon Tri shkronja shqiponje Në krah të Balit pushojnë Mbi lendinë skuqet vesa E lule majin e tretë Një amanet lirie Ende e mbanë në jet ë Flokun ia shprishë krisma E mbi vetull i bie Nen vallen e vdekjes Këndon për liri Buzëqeshje e ëmbël I ka rën ë në buzë Jehona e zëri Nuk do t’i vdesë kurrë As shiu q ë bie As vala q ë rremben S’do ja prishin lirinë Fazliut t ë vogël As Balit Monument …
po pushojnë valët e detit peshqit kthehen prapë mbi ujë kërcejnë peshkatarët kafshojnë buzët pse peshqit kërcejnë lirshëm dhe nuk futen në rrjet nata i zuri midis detit dritë në sytë e peshqve terr - urrejtje te peshkatarët zemërohen në gjirin e detit anija me vela të bardha kthen peshkatarët pa asnjë peshk në detin mishërues dikush jeton në humbje në rrjetin e shpëtimit
BETEJËS I VUNË KURORË pas një beteje të papërgjakshme në kopshtin e trëndafiltë princi këput një të përgjakshme kush e pret në shtratin e fildishtë në netët e vona shumë acar që ngroh zemrën vullkan
AKROSTIK PËR TRIMIN Dritëz e mengjesit zbardhi E rrezja ftohej ngadalë Shpejt qielli u bë gri Moti krisi si dikur moti… Ora e stuhisë pikohej Ra trumbeta… I njomë buzë jetëvdëkjes Terri e mbuloi në fytyrë Maji i lulëkuqeve U tret përseri Humbi buzëgazi As frymë e heshtur Më nuk flet E klithma iken tok Tehut të vdekjes Jeta iu bë varr Atdheu libër nen sqetull Këngë funebre kumtoi U fikë gëzimi femijërorë Por rilindi në varg I vogël madhështor në lapidar Trimoshi pavdesinë jeton.
pas shumë netësh një natë në yllin pesëcepësh balli i shkëlqente pasqyrë një natë pas shumë netësh trëndafilat e përgjakshëm betejës i vunë kurorë jete
ËNDRRAT E HUMBURA Brigjeve të jetës gjithçka më dukej e ndarë si tingujt e këngës së harruar Më dukej si në portretin e venitur rrahjet e zemrës më zgjojnë nga etja E përgjumur kërkoj në valët e lotëve një pikë jetë nga piktori i dhembjeve që me ngjyrën magjike m’i kthen ëndrrat e humbura. 'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
LUMI I DHEMBJES Zgjohu që ta shqelmosh vdekjen Zjarrtë është koha t’i djegim shamizezat e vajtimit të ngrisim piramidë gëzimesh deri në qiell ta pikturojmë jetën ta mbëltojmë farën e durimit diellin ta ndalim që kurrë të mos perëndojë sypërlotur shikoj portretin tënd të varur në mur nëpër shtratin e zemrës ngushëllimi më rrjedh si lumë buzëqeshjet që ta kënaqnin zemrën tënde zambak Blerta duarshtrira te pragu i derës pret qafimin Blerimi syshpatë shikon përtej dritares zemërdjegur Bulza me një thirrje më pak s’mashtrohet kurrë përjetë sonte ku mund të gjej ilaç për ta kthyer hapërimin prapë të dalim nëpër ato fusha të thithim aromën e luleve ç’mbeti më e rëndë se ajo fjalë se ai gur mbi kokë ti Lumë i Dhembjes Buzëqeshje e tepruar kurrë në vatër O shpirt filiz në kopshtin e dhembjes sime gjethet e shelgjeve të mërrola më ngushëllojnë mua dhe në të njëjtën hije mbulon edhe atë që e dua o natë e dhembjes sime afroj trupat tonë në ëndrra mot për mot pres trupin tënd të vije si në ëndërr dhe nga lart zbriti vetëm një yll dhe u ul pranë meje vaji në buzë s’ndalej si për Ty si për NE – medet.
Pranvera AZEMI
E FUNDIT U LARGOVA UNË Ajo ditë e rëndë si dhembja kortezhi ishte i pikëlluar trupi i verdhë nga dora në dorë dukej si anije pa diell ashtu ike Ti e përcjellur nga lotët i fundit u largova tri lule i lash mbi dheun e lagur…
DASHURIA JONË Më zgjate dorën bashkë me një ëndërr me buzëqeshjen tënde hyre në shpirt në shikim të parë ta njoha bukurinë mos rri larg se bën të pikëlluar dashuria jonë është prej dielli.
TRËNDAFILI Trëndafil i zemrës rritur sa më i bukur përse vjen ndonjë dorë për mua e të këput buzëqeshi e ti rritu sa më shumë lulëzo gjembat nganjëherë duhen edhe për dashuri. 'KMHWRU
Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi
Revistë e Gazetarisë
UP News
Varfëria në Kosovë – si Prof. dr. Nagip SKENDERI
V
arfëria është e vjetër aq sa është e vjetër edhe shoqëria njerëzore. Varfërinë e gjejmë në bashkësitë më të vjetra të shoqërisë njerëzore, në kohën antike, në mesjetë, në fund të shekullit njëzetë, por edhe në fillimin e mileniumit të ri. Varfëria dhe elementet e varfërisë nuk ndërrohen, ajo që ndërrohet është definicioni i varfërisë dhe raporti i shoqërisë kundrejt varfërisë. Nga këndvështrimi historik herë pas here janë paraqitur iluzionet mbi “fitoren definitive” të shoqërisë njerëzore ndaj varfërisë. Sistemi shoqëror socialist ishte një iluzion i tillë, i cili u shkatërrua në mënyrë të palavdishme. Autorë të shumtë janë marrë me hulumtimin e varfërisë, elementet që shënojnë varfërinë, raportin e shoqërisë ndaj varfërisë, por edhe pasojat ekonomike e sociale që varfëria sjell tek njerëzit dhe shoqëria në tërësi. Megjithatë, me varfërinë përballen edhe vendet më të zhvilluara të botës, edhe pse këto vende në pjesën më të madhe posedojnë mekanizmat e tyre për zbutjen dhe eliminimin e pasojave që sjell varfëria. Me problemin e varfërisë është personalisht edhe ish Presidenti amerikan L.B. Johnson, i cili ka tentuar që të “eliminojë” varfërinë në SHBA, përmes projektit të tij “Shoqëria e Madhe” në mes të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Por, nuk pati sukses. Viteve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar botës së zhvilluar iu janë bashkangjitur “varfëri të reja”, e
mos të flasim për dallimet e mëdha të varfërisë që ekzistojnë në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim dhe atyre të pazhvilluara, e sidomos në vendet që sot quhen “vendet në tranzicion”. Në botë përherë mbahen samite që organizohen nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare (UNDP dhe institucione tjera ndërkombëtare), ku marrin pjesë vendet industrialisht të zhvilluara, vendet në zhvillim dhe ato të pazhvilluara, për gjetjen e formave dhe mënyrave se si të luftohet varfëria, ngase një pjesë e madhe e GDP-së botërore (edhe pse jo aq sa duhet) shkon në këtë drejtim. Varfëria, pra, sot është problem i madh i shteteve dhe shoqërive, prandaj paraqitet edhe si temë e rëndësishme e shkencave shoqërore. Natyrisht që është e vështirë t’i qasemi thellësisë së varfërisë dhe të njihen metodat që shoqëritë në epokat e kaluara kanë zbatuar për eliminimin e saj. Debatet për definimin e varfërisë dhe për matjen ekzakte të saj janë të vazhdueshme. Dhe, definicioni i varfërisë përherë e më tepër vjen duke u zgjeruar, nga një çasje më shumë e ngushtë e të ardhurave të pamjaftueshme për të siguruar minimumin e gjërave të domosdoshme për jetesë (që është në fazat e para të analizimit të varfërisë) e deri tek koncepti shumë më i gjerë i mënjanimit social (ashtu siç favorizohet nga Komisioni Evropian). Por, vet prezenca e madhe e varfërisë dhe skamjes në Kosovë (edhe historikisht para luftës, por sidomos tash në vitet e pasluftës), që manifestohet si “varfëri standarde” dhe “varfëri ekstreme”, është edhe një arsye më e fortë për hulumtimin e saj. Dhe, arsyeja bëhet edhe më e madhe ngase mundësitë e ekzistencës ekonomike për të siguruar një jetesë normale për një pjesë shumë të madhe të popullsisë në Kosovë është ende një çështje e cila na preokupon jo vetëm në aspektin intelektual, por edhe në atë njerëzor, e mos të diskutohet brenga që duhet ta kenë institucionet e Republikës së Kosovës. Në të gjitha periudhat e “bashkëjetesës në ish Jugosllavi” Kosova ishte vendi më i pazhvilluar krahasuar më republikat tjera. Kjo pazhvillueshmëri e Kosovës “u fuqizua” edhe më tepër në kohën e luftës së viteve 1998 – 1999 në Kosovë, kur soldateska serbe jo vetëm që vrau dhe zhduku mbi 13.000 njerëz, por shkatërroi të tërë potencialin ekonomik të shqiptarëve (vetëm shtëpitë nga 335.333 që ishin, u shkatërruan afro 200.000). Jo vetëm ky fakt, por edhe burimet e tjera të varfërisë tregojnë që popullata shqiptare në Kosovë edhe më tepër është varfëruar. Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore dhe të Institutit për Politika Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës da'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
të gjendet shtegdalja? lin të dhënat se pothuajse gjysma e popullatës në Kosovë jetojnë në minimumin e ekzistencës sociale e ekonomike. Nga popullata e tërësishme në Kosovë 16% jetojnë në varfëri ekstreme (me vetëm 0,93 Euro në ditë, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mundësi që kësaj shtrese më të rrezikuar sociale që jetojnë në varfëri ekstreme vetëm gjysmës së tyre t’u paguajë asistencë sociale në shumë prej vetëm 0,45 Euro në ditë, kurse pjesa tjetër në pamundësi të asistencës sociale nuk dihet se “si jetojnë” (hulumtimet dhe të dhënat japin argumentet se ata me siguri që janë barrë e familjeve dhe të afërmeve të vetë, e në raste të caktuara edhe nga shoqatat humanitare dhe bamirësit tjerë). Mendoj se rekomandimet për zbutjen e varfërisë në Kosovë duhet të shkojnë në këto drejtime: - hartimi i politikave adekuate sociale që kanë të bëjnë me këto kategori të familjeve; - ndryshimi i ligjit mbi skemën e ndihmës sociale, sepse çështja e trashëgimisë së pronës në Kosovë paraqet një problem në vete; - asistenca sociale për këto familje të rritet në shumën e të ardhurave minimale e të punësuarve në Kosovë; - këtyre familjeve mos t’u ndërpritet ndihma sociale nëse nuk arrihet një ndryshim faktik i gjendjes së tyre ekonomike e sociale; - të bëhet përmirësimi i kushteve elementare të banimit për këto familje - të shkohet në hartimin e politikave të atilla makroekonomike qeveritare që shkojnë në drejtim të përmirësimit të politikave ekonomike, sidomos në punëzënie; - të forcohen mekanizmat dhe instrumentet politike për realizimin e objektivave makroekonomike, posaçërisht përmirësimi i politikave fiskale, politikave monetare, politikave të të ardhurave dhe politikave të marrëdhënieve ekonomike me jashtë; - të subvencionohen përmes formave të ndryshme të këtyre politikave prodhuesit e ekonomive bujqësore, blegtorale, arsimore, shëndetësore, turistike, prodhuese, shërbyese dhe veprimtarive tjera, që bëjnë gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke u dhënë një përparësi absolute në punëzënie familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, viktimave civile të luftës, rasteve sociale dhe kategorive të varfra të popullatës; - ndërmarrjet dhe kompanitë tjera që punësojnë numër të konsiderueshëm të të papunëve të favorizohen dhe subvencionohen në mënyra të rregullta ligjore përmes instrumenteve politike dhe mekanizmave tjerë institucionalë; 'KMHWRU
- të hartohet një legjislacion favorizues për investimet e brendshme dhe ato të drejtpërdrejta nga jashtë, në mënyrë që sa më shumë investitorë të sjellin investimet në vendin tonë ku do të gjenerohen vende të reja pune; - të organizohen kurse trajnimi për anëtarët e këtyre familjeve në mënyrë që të socializohen ata në jetë normale; - të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë jo vetëm ndërministror, por edhe me ekspert dhe njohës tjerë të politikave sociale, në këtë drejtim. ■ (Autori është profesor në UP)
UP News
Reformimi i sektorit të sigurisë në Kosovë
Ibrahim HOXHA
P
a s nëntë vjetësh n ë n administrimin ndërkombëtar, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 në bazë të dispozitave të përcaktuara nga Plani i presidentit Ahtisari. Shpallja e Deklaratës së Pavarësisë u deklarua të jetë në “përputhje të plotë me rekomandimet” e propozimit të presidentit Ahtisari, propozim ky i cili u deklarua të jetë ligjërisht i obligueshëm për Kosovën dhe i njëjti të inkorporohet në Kushtetutën e Kosovës (Parlamenti i Kosovës 2008, Neni.1-4 dhe 12). Pas më tepër se dy vjet e gjysmë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, si rrjedhojë e kësaj në hartën e sektorit të sigurisë së Kosovës kanë pasuar ndryshime të rëndësishme si në rikonfigurimin e saj, krijimin e institucioneve të reja në sektorin e sigurisë. Ndërtimi i institucioneve të reja në sektorin e sigurisë në përputhje me dispozitat e parapara në kapitullin e VII të Planit të Ahtisarit, si dhe reformimi i atyre ekzistues ka sjellë shumë analistë të kenë ambiguitet në mendimet e tyre lidhur me atë se a kishim të bënim me një re
formim të zakonshëm të sektorit të sigurisë, apo ndërtim të tyre nga themeli. Termi reformim i sektorit të sigurisë është një koncept relativisht i vonë në transformimin e shtetit, zhvillimin dhe ndërtimin e paqes në vendet postkonfliktuoze. Për më tepër, duhet të kuptohet si koncept i gjerë, i cili ka të bëjë me përdorimin më efektiv të resurseve të kufizuara për ta përmirësuar sigurinë publike. Kontrolli demokratik civil mbi forcat e sigurisë është kyç për ofrimin e sigurisë në interes të qytetarëve. E gjithë shoqëria, si dhe anëtarët e saj individualë përfitojnë nga rritja e nivelit të sigurisë. Kështu që, publiku duhet të jetë i përfshirë në gjithë këtë proces. Sidoqoftë, demokratizimi nuk është garanci për përmirësim të sigurisë. Atë të cilën shumica prej nesh ka filluar të kuptojë është se sektori i sigurisë në Kosovë është duke përjetuar ndryshime të thella, të cilat janë parakusht për stabilitet politik si dhe për të siguruar zhvillim ekonomik, social e politik si dhe integrime euroatlantike të vendit. Në një mënyre, reformimi i sektorit të sigurisë, demokratizimi në aspektin e prioriteteve për vendet postkonflikuoze ofrojnë shembullin e problemit të vezës dhe pulës. Krijimi i ambientit të sigurt të bazuar në, sundim të ligjit, zhvillim, qeverisje të mirë dhe pronësi lokale të aktorëve në gjithë këtë proces është esencial për stabilitet
dhe zhvillim në Kosovë. Ashtu siç ceket në Manualin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, të kuptuarit se kush ofron siguri dhe drejtësi ka rol qendror në reformimin e sektorit të sigurisë. Por, realiteti në Kosovën e passtatusit flet se këto shërbime ofrohen nga një numër i madh aktorësh, të cilët si duket ende gjenden në proces të rikonfigurimit, si dhe të ndërtimit të kapaciteteve vendore. Në këtë rrafsh disa janë agjenci shtetërore dhe shërbime, por disa vazhdojnë të funksionojnë jashtë ombrellës së qeverisë (pjesë të mbetura të strukturave paralele të cilat qeveria e Kosovës nuk i kontrollon), dhe të tjera të cilat veprojnë me mandate të qarta të përcaktuar si trupat e KFOR-it (NATO) dhe prania e misioneve të Bashkimit Evropian. Përkundër faktit se shteti në kuptimin Vestfalian tanimë ka gjithnjë një rol më të reduktuar sa i përket drejtësisë dhe ofrimit të sigurisë, ditët e sotme reforma efektive përgjatë sistemit kërkon angazhim të një spektri më të gjerë aktorësh. Ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e sigurisë në vendet postkonfliktuoze (në rastin tonë edhe poststatusor) ka dëshmuar të jetë një sfidë serioze me të cilën shoqëritë e këtyre vendeve përballen. Nga kjo del se kryqëzim i reformimit të sektorit të sigurisë është zhvillimi i të dyjave: mbikëqyrjes civile dhe krijimit të institucioneve të afta për të ofruar siguri. ■ 'KMHWRU
UP News
Shqiptarët si faktor stabiliteti në rajon Gëzim QERIMI
S
hqiptarët k a n ë qenë faktor stabilizues serioz edhe atëherë kur s’kishin as shtet. Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit ka qenë me synime stabilizuese rajonale, qoftë kur merrej me diplomaci qoftë kur futej në luftë. Qëndresa ushtarake e Lidhjes së Prizrenit hodhi farën e lindjes së vetëdijes në kancelaritë evropiane për ekzistencën e shqiptarëve. Sikur kufijtë shqiptarë të ishin vendosur sipas planeve të Lidhjes së Prizrenit, në Ballkan do të kishte pasur më pak luftëra, me Serbinë shqiptarët nuk do të kishin luftë dhe nuk do të kishin raporte të acaruara siç kanë sot, Maqedonia nuk do të ishte gjithmonë një temë tabu, Greqia nuk do të kishte kryer gjenocidin ndaj çamëve, rajoni nuk do të ishte ushqyer me kujtime tragjike që s’do ta lënë kurrë të qetë, pavarësisht buzëqeshjeve diplomatike para kamerave, e pavarësisht elitave politike kalimtare në pushtet. Por në këtë shkrim do të elaburojme me shumë gjendjen aktuale të faktorit shqiptar në rajon. Në këtë kontekst parafrazoj analistë dhe politikanë shqiptar të cilët vlerësojnë se në prag të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, populli shqiptar në Ballkan ndodhet në integrimin kontinental dhe atë kombëtar. Sipas tyre, tanimë shqiptarët në Ballkan janë faktor stabiliteti sepse Shqipëria është në NATO, Kosova është e pavarur ndërsa shqiptarët në Maqedoni japin kontributin e tyre. Po kalon gati një shekull nga pavarësia e Shqipërisë. Për 100 vjet është bërë histori dhe janë bërë shumë punë të rëndësishme për shqiptarët. Se sa janë Shqiptaret faktor stabiliteti në rajon do t’i qasem në pika të shkurta se çfarë bënë shqiptarët për një shekull dhe cili është synimi i tyre. Ne këtë kontekst mund të themi se shqiptarët në 10 vitet e fundit si periudhë kohore historike po tejkalojnë kufijtë dhe realisht po 'KMHWRU
verifikojmë edhe gabimet e të tjerëve që kishin në raport me kombin shqiptar gjatë 100 viteve të fundit. Pikërisht viti 2010 mendojmë ju përgjigjet më së shumti edhe kësaj teme sepse tanimë shqiptarët në Ballkan janë faktor për shumë procese dhe i kontribuojnë stabilitetit politik dhe të sigurisë në rajon. 28 nëntori i vitit 1912 është një datë shumë e rëndësishme për shtetin shqiptarë, Shqipërinë dhe shqiptarët. “Por, kjo sa është e lavdishme aq është e dhimbshme, pasi që nuk u përfshinë të gjitha trojet etnike në kufijtë e Shqipërisë, nga vendimi i fuqive të mëdha”, andaj sot shqiptarët kanë edhe shumë data tjera që janë shumë të rëndësishme për shqiptarët e veçmas ajo e 17 shkurtit 2008 ku Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran. Tani presim të shënojmë edhe data të rëndësishme por për 20 vitet e fundit themi se është bërë shumë punë por ka edhe shumë për t’u bërë. Populli shqiptarë pa dallim se ku jeton ka arritur ta kuptojë ardhmërinë e vetë drejt integrimit shqiptar. Para se të ndodhë integrimi në familjen e madhe evropiane, njëherësh duhet të ndodhë integrimi i brendshëm i shqiptarëve i të gjitha trojeve etnike”. Shqiptarët tani më janë faktor që i kontribuojnë stabilitetit politik dhe të
sigurisë në Ballkan, kur dihet se Shqipëria është pjesë e NATO-s, Kosova shtet i pavarur ndërkaq angazhimi i shqiptarëve të Maqedonisë është shumë i rëndësishëm. Por shqiptarët duhet të punojnë e të angazhohen për integrim sa më të madh ekonomik, kulturor e politik me njëri-tjetrin në mënyrë që te jenë faktor stabiliteti në rajon. Shqiptarët faktor stabiliteti në rajon rrezikojnë të mos jenë nëse vazhdimisht do të jenë kombi më i varfër dhe me papunësinë më të lartë në Evropë. Sigurisht që shqiptarët jetojnë më mirë sesa në shekullin XX, mirëpo kjo është larg shumë larg prej vendeve të zhvilluara perëndimore e madje larg edhe prej vendeve të tjera të rajonit. Shqiptarët duhet të punojnë e të angazhohen për integrim sa më të madh ekonomik, kulturor e politik me njëritjetrin në mënyrë që sa më parë të bashkohen në aspiratat e tyre euroatlantike. Gjatë gjithë këtyre viteve, Republika e Shqipërisë, e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë, kanë pasur një rol përcaktues në frymën e re të bashkëpunimit e të koordinimit me vendet e rajonit e me komunitetin ndërkombëtar, sidomos me SHBA dhe BE-në. Shqiptarët ashtu siç janë të njohur për tolerancën e diversitetin fetar, u treguan tolerant edhe për sa i
UP News përket diversitetit etnik. Këto vlera shqiptarët nuk i shfaqin vetëm atje ku janë pakicë, por edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Me krijimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, është bërë një hap i rëndësishëm drejt një bilanci të ri politik në Ballkan. Por duhet të themi se deri të një balancë në kuptimin më të mirë të fjalës jemi ende larg, për faktin se ende në një anë kemi shtete të cilat vazhdimisht veprojnë ashtu siç kishte vepruar politika e vjetër kriminale dhe ky mund të themi se është edhe shkaku kryesor që tranzicioni i rajonit po zgjat shumë dhe nuk dihet ende se kur do te përfundojë dhe sa do të jetë i suksesshëm. Në këtë drejtim të gjithë jemi dëshmitar se krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës, ka prodhuar stabilitet politik dhe siguri në rajonin tonë, ndërsa në fushën e të drejtave të njeriut e sidomos të komuniteteve pakicë ka vendosur standarde të reja, shumë të avancuara. Vetëm integrimi i gjithë rajonit tonë në BE do të ishte një siguri për balancim të raporteve të reja strategjike në Ballkan. Derisa Serbia të mos heqë dorë nga politika e vjetër kriminale, mund të rigjenerojë kriza të reja dhe pa siguri në Ballkan. Shekulli 21 kërkon qasje të re në raportet e politikave të jashtme dhe të brendshme të shteteve ballkanike. Kjo qasje e re, duhet të mbështetet në një trekëndësh magjik: partneritet, gjuhë e re dhe partneritet i ri i mbështetur fuqishëm mbi vlerat euroatlantike. Përvojat e shteteve të Evropës perëndimore janë përvojat më të mira që mund të na shërbejnë si shtylla orientuese në të gjitha veprimet e vendeve të rajonit tonë. Shtetet e Evropës perëndimore, njëjtë si ato të Ballkanit, kanë kaluar nëpër faza të vështira të shoqëruara me luftëra të shumta mes vete. Në vend të vazhdimit të mbrojtjes me fanatizëm të vizioneve të trashëguara politike, ata hapën epokën e partneritetit dhe të integrimeve duke bërë shkëputje nga e kaluara konfliktuoze. Ballkani ynë e ka shansin historik ta ndryshojë një herë e mirë faqen e historisë duke marrë shembull dhe duke ecur gjurmëve të shteteve themeluese të BE-së, të cilat iu kthyen fillimisht bashkëpunimit ekonomik e pastaj politik, arsimor, kulturor dhe i hapën rrugë ideve të reja, teknologjive të reja si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Gadishulli Ballkanik, dikur i cilësuar si “Fuqi baroti” ka ndryshuar shumë, në kuptimin e vendosjes së paqes së qëndrueshme dhe të një tranzicioni përgjithësisht të suksesshëm. Megjithatë mbetet shumë për të bërë në sigurimin e balancave ushtarake e të armatimit dhe për arritjen e marrëveshjeve të mirëkuptimit, zhvillimit ekonomik e demokratik etj. Iniciativat e bashkëpunimit në Ballkan duhet vazhduar dhe pasuruar në vazhdimësi. ■
Kosova: Demokracia e rrethuar
Paragjykimet dhe s Prof. dr. Agim ZOGAJ
D
erisa, Republika e Kosovës, shtet demokratik dhe i pavarur po hap shtigje të reja në ndërtimin e shtetit ligjor, funksional, ndërkohë, propaganda serbe, nuk zgjedh mjete për t’i penguar, dëmtuar proceset e shtet ndërtimit të fqinjit të saj, Kosovës. Në frymën e kundërshtimeve, jo vetëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës, jo vetëm të njohjes së integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, shteti fqinj, Serbia, nuk zgjedh mjete që të ndërhyjë në punët dhe në zhvillimet e brendshme të vendit tonë. Serbia, me veprime institucionale, krejt në mënyrë të hapur dhe e pa penguar nga askush po e përdor komunitetin pakicë serb, veçmas ata në pjesën veriore të Mitrovicës që të pengojë ecjen përpara të shtetit të Kosovës. Por, Serbia, në bashkëpunim e edhe me miq e aleat të saj historik, po ashtu nuk pushon të përdor, propagandën si mjet të fushatës manipuluese, luftës politike për qëllime të saja hegjemoniste ndaj Kosovës. Propaganda politike, e sajuar dhe e lëshuar në veprim, gjithnjë sipas traditës serbe, pra, kundër kombit shqiptar dhe jo vetëm kundër shtetit, udhëheqjes tonë dhe ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e njohur dhe historikisht e ditur. Sa për ta ilustruar traditën serbe dhe afinitetin e qeverive serbe për të sajuar propagandë antishqiptare, po citojmë ideologun e nacionalizmit modern serb, akademikun Dobrica Qosiq i cili shkruan :” Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe me invencion”. Në këtë referencë të akademikut serb duhet kërkuar rrënjët e qëlli-
meve propaganduese dhe thellësisht antishqiptare të Raportit të hartuar nga parlamentari zvicerran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, z. Dick Marty. Raporti i parlamentarit Marty, i cili akuzon udhëheqës të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pjesëmarrje në gjoja, trafikim të organeve njerëzore gjatë periudhës së luftës së Kosovës ( 1998 – 1999 ) në thelb është i ideuar, i sajuar mbi formulat e propagandës serbe/sllave. Raporti, siç del edhe nga shumë reagime jo vetëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në tërësi është i pa bazuar në fakte, në prova apo në realitet. Raporti si i tillë, që për objektiv e ka përllosjen dhe deskriditimin moral të luftës çlirimtare, anti koloniale të popullit të Kosovës është i motivuar politikisht, ndaj qartësisht ia mban anën Serbisë dhe aleatëve të saj që ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër pavarësisë së Kosovës. Madje, do të thoshim se përmbajtja aq denigruese e Raportit të parlamentarit Marty përbën abuzim të thellë të drejtpërdrejt me autoritetin e Këshillit të Evropës dhe, si i tillë nuk pasqyron frymën e përgjegjshmërisë, besueshmërisë dhe të maturisë që e përçon, e përcjellë Këshilli i Evropës. Lexuesit evropian t’ia rikujtojmë faktin se, që në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në hapësirat e ish- Jugosllavisë , i kishte hedhur poshtë pohimet e Dick Marty se në Shqipëri dhe në Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato pretendime si të pa bazuara në prova, dëshmi dhe fakte. Raporti i z. Marty thekson ndërsa se, gjoja, shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë nuk ka bashkëpunuar. Por, e vërtetat është se, siç u deklarua edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, 'KMHWRU
UP News
shpifjet e një Raporti të trilluar pretendimet e tilla”...janë krejtësisht të pa vërteta, spekulative dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”. Pra, z. Marty, për të cilin deputeti i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, ( në intervistë dhënë radios “ Deutsche Welle) thotë se është “ një demagog” thjesht dhe për qëllime propagandistike , të sojit të makinerisë propaganduese serbe, vazhdon të sajojë, të përpilojë raporte mashtruese të mbështetura nga shërbime të caktuara, madje, të formuluara, pse jo, edhe për qëllime gjeo-politike. Z. Marty dhe bashkë mendimtarët e tij, sikur kanë harruar se, është e lehtë të ngresh gjykime, akuza pas opinioneve, pas direktivave të qendrave të caktuara politike, ndërkohë që, kur opinionet janë ideuar, ngritur mbi opinione atëherë e vërteta nuk mund të vërtetohet. Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe dokumente të dorës së parë, faktike, dhe jo opinione që dalin nga bota e spekulimeve dhe e propagandës politike. Ndaj, publiku shqiptar po të mos e njihte, z. Marti edhe më herët, si një kundërshtar i rreptë dhe i hapur i pavarësisë së Kosovës, do të mund të habitej se si është e mundur që një deputet i Këshillit të Evropës të del një shpifës i rëndomtë, i cili i inskenon ngjarjet sipas porosisë. Dhe, pjesë e skenarit të porosit bërësve të hartimit të këtij Raporti shpifës është edhe përllogaritja e saktë politike që ai të rikthehet si çështje politike e Këshillit të Evropës në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Përse, fjala vjen, Raporti nuk u bë publik para mbajtjes së zgjedhjeve të lira të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, por tani, pikërisht kur edhe Beogradi po e pranon se, në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pritur dhe nuk ka dashur që udhëheqës i delegacionit të Kosovës të jetë z. Hashim Thaçi, sërish i mandatuar për kryeministër të ardhshëm. Sidoqoftë, pretendimet e falsifikuara, skandaloze të z. Marty dhe të bashkëmendimtarëve 'KMHWRU
të tij, Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar do t’i rrinë si shpatë e Demokleut përderisa, në nivelet më të larta të drejtësisë, ndërkombëtare, evropiane të mos hedhen poshtë, me argumente, dëshmi dhe me prova akuzat, shpifjet, trillimet tendencioze, shumë të dëmshme të autorit të Raportit të aprovuar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të gjitha argumente, provat, drejtësia janë në anën e Kosovës, sepse, është Serbia ajo e cila ka zhvilluar luftë pushtuese, është Serbia ajo e cila që 100 vjet ka bërë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, është Serbia ajo e cila ka pasur struktura kriminale shtetërore gjatë luftës së Kosovës, është Serbia ajo e cila vazhdon t’i fshehë krimet dhe kriminelët e luftës, është Serbia ajo e cila, nëpër fushat dhe
malet e saja vazhdon t’i fshehë trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë, është Serbia ajo e cila me çdo kusht po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta rrënojë pavarësinë e shtetit më të ri në botë. Populli i Kosovës ndërsa, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilloi luftë për çlirim nga sundimi serb, prandaj edhe u përkrah nga Aleanca Veri – Atlantike dhe mbarë bota demokratike. Në atë luftë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që, në asnjë rast nuk bëri krime lufte, por, gjithashtu nuk e cenoi as integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, duke dëshmuar botërisht se, po zhvillonte luftë për liri dhe jo për pushtim të territoreve apo të popujve tjerë siç e kishte bërë Serbia. ■ /Vështrim i botuar në revistën, Globalia Magazine / Keln- Deutschland /
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
UP News
WUS Austria vazhdon ta mbĂŤsh
Atifete BELA
W
US Austria edhe gjatĂŤ vitit 2010 ka vazhduar mbĂŤshtetjen e Arsimit tĂŤ LartĂŤ nĂŤ KosovĂŤ duke realizuar njĂŤ numĂŤr tĂŤ konsiderueshĂŤm tĂŤ projekteve qĂŤ kanĂŤ pĂŤr synim ngritjen e cilĂŤsisĂŤ sĂŤ studimeve nĂŤ KosovĂŤ. Kjo mbĂŤshtetje i ndihmon Universitetit tĂŤ PrishtinĂŤs nĂŤ pĂŤrmbushjen e reformave nĂŤ pĂŤrputhshmĂŤri me KonventĂŤn e LisbonĂŤs dhe Procesin e BolonjĂŤs. GjatĂŤ kĂŤtij viti WUS Austria ka implementuar njĂŤ sĂŤrĂŤ projektesh nĂŤ fusha tĂŤ ndryshme, pĂŤrfshirĂŤ projekte pĂŤr sigurim tĂŤ cilĂŤsisĂŤ, reformim dhe zhvillim tĂŤ programeve mĂŤsimore, si dhe u ka mundĂŤsuar profesorĂŤve nga Kosova tĂŤ emigruar jashtĂŤ vendit tĂŤ mbajnĂŤ ligjĂŤrata nĂŤ UP.
But Dedaj, Drejtor Rajonal i ZyrĂŤs sĂŤ WUS Austria nĂŤ PrishtinĂŤ, deklaron se vetĂŤm gjatĂŤ kĂŤtij viti nĂŤ kuadĂŤr tĂŤ Programit pĂŤr Kthimin e Trurit janĂŤ realizuar dhjetĂŤra vizita nga profesorĂŤ nga Kosova qĂŤ punojnĂŤ ne universitete tĂŤ EvropĂŤs dhe tĂŤ AmerikĂŤs. “Programi pĂŤr Kthimin e Trurit (BGP+) synon sjelljen e profesorĂŤve, asistentĂŤve ose ekspertĂŤve tĂŤ fushave tĂŤ ndryshme qĂŤ kanĂŤ studiuar jashtĂŤ dhe vazhdojnĂŤ tĂŤ punojnĂŤ dhe jetojnĂŤ atje, duke i ftuar ata pĂŤr tĂŤ ligjĂŤruar si mysafirĂŤ, tĂŤ marrin pjesĂŤ nĂŤ punĂŤ kĂŤrkimore dhe zhvillimore dhe tĂŤ jenĂŤ mentorĂŤ tĂŤ tezave tĂŤ studentĂŤve nĂŤ Universitetin e PrishtinĂŤs. VetĂŤm nĂŤ periudhĂŤn shkurt - qershor kemi realizuar dhjetĂŤ vizita studimore, ndĂŤrsa aktualisht kemi dy profesorĂŤ me periudhĂŤ tĂŤ zgjatur kohore - prej njĂŤ semestri - qĂŤ janĂŤ nĂŤ implementim e sipĂŤr. NdĂŤrsa, deri nĂŤ fund tĂŤ vitit priten tĂŤ realizohen
'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
htesë Arsimin e Lartë në Kosovë
edhe një numër i konsiderueshëm i vizitave”, ka treguar Dedaj. Sipas tij, rëndësi i kushtohet edhe reformimit të programeve mësimore në UP, ku nëpërmjet Programit për Zhvillim të Kurrikulave (CDP+) janë modifikuar metodologjikisht apo janë futur si lëndë të reja rreth 21 sosh. Veç kësaj, profesorët që kanë qenë bartës të këtyre lëndëve janë ndihmuar edhe me blerje të pajisjeve të nevojshme për mbarëvajtjen e lëndës: “Ky program inkurajon fakultetet të prezantojnë lëndë të reja mësimore dhe të aplikojnë qasje inovative në përmbajtje dhe metodologji. Nga viti 2008 deri më 2011 kanë përfunduar me sukses së implementuari 21 lëndë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës. Përpos projekteve të financuara nga shteti dhe Qeveria Austriake, WUS Austria implementon edhe projekte të financuara nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit TEMPUS. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është integrimi i Kosovës në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, që kanë si fokus Sigurimin e Cilësisë dhe nxitjen e Punës Kërkimore në Universitetin e Prishtinës. Projekti TEMPUS për “Krijimin e Kapaciteteve të Hulumtimit dhe Zhvillimit dhe Instrumenteve për nxitjen e Bashkëpunimit në mes të Arsimit të Lartë dhe Ekonomisë” si objektiv kryesor ka të kontribuojë në krijimin e kapaciteteve dhe instrumenteve të punës kërkimore dhe zhvillimore në përputhje me objektivat e Programit TEMPUS dhe prioriteteve të Arsimit të Lartë dhe Shoqërisë. “Universiteti i Prishtinës do të marrë mbështetje intensive, duke e ndihmuar atë në krijimin e kapaciteteve dhe instrumenteve të Punës Kërkimore dhe zhvillim të cilat ofrojnë përfitime afatgjata”, potencon Dedaj. Gjithashtu, WUS Austria në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe tri universitete evropiane kanë filluar zbatimin e projektit tjetër TEMPUS “Qendra Ndërdisiplinore e Trekëndëshit të Dijes e Kosovës – Arsimi i bazuar në Studimet e Dok'KMHWRU
toratës, Hulumtimit dhe Trajnimit për Shkencat Mjekësore dhe Natyrore”, që ka synim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese profesionale dhe studimore në programet e doktoraturës për shkenca mjekësore dhe natyrore në Universitetin e Prishtinës (UP). Në kuadër të këtij projekti parashihet të hapet një Qendër e Trekëndëshit të Dijes, e cila do të jetë si një laborator modern, i cili do të shërbente si platformë për punë shkencore dhe komunikim me botën akademike. Përpos bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, WUS Austria në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencinë e Akreditimit të Kosovës dhe disa universitete evropiane kanë filluar ta implementojnë projektin për “Mbështetjen dhe Zhvillimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në bartësit privatë të arsimit të lartë në Kosovë”. But Dedaj cilëson tepër të rëndësishëm këtë projekt, pasi përfitues të këtij projekti janë dhjetë institucione private të Arsimit të Lartë. “Qëllimi kryesor i këtij projekti është themelimi apo përmirësimi i mekanizmave dhe instrumenteve për sigurimin e cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë në përputhje me objektivat e Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë 2005-2015 dhe Parimet e Bolonjës të Bashkimit Evropian”, thotë Dedaj. WUS Austria u themelua në vitin 1983 si një komitet kombëtar i OJQ-së ndërkombëtare World University Service (WUS), dhe që nga atëherë ka mbështetur rindërtimin dhe procesin e reformimit në fushën e Arsimit të Lartë me një fokus rajonal në Evropën Juglindore. Me qendër në Graz, WUS Austria ka edhe zyrat rajonale në Prishtinë, Sarajevë, Beograd dhe Podgoricë. Duke reaguar ndaj një thirrje për mbështetje nga Universiteti i Prishtinës (Sistemi Paralel Shqiptar), WUS Austria ka themeluar zyrën e saj në Prishtinë në tetor të vitit 1998. Qysh atëherë WUS Austria dhe shteti austriak janë mbështetësit më të mëdhenj të Arsimit të Lartë në Kosovë. ■
UP News
FjalĂŤkryqi
(,(
'0),4 3-'31
3 34
'3 )%055 0 + 3%2,5-0 )%,0"45"01 - 31'2)0
2-!45'$ *4!%22)%,13, &
,%4'052 +"12%$1 - 35,05! #3 3-0, 5 0 + 3%2,5-05 '0**0 5)4 31+05 12 4
3+0 $*+0
),$%452 (1,05+2 2105!%25)%4
2 0* +$ 4'(12 & &
'0- 0,31#3 14,3-4'2 '211 5&&&&&&
)%'2* 25)%'( 110+$#05 "313 13 4
3 2+ +3')$,3# 2' 2+"*31 45 2,0+
! 5 3-(12
'0- 0,31#3 3+214'3-2 13 ,( 3)%'0, 4- 0**(12
4+05 314)% ,(125-#0 #2 31252 2-!2 25,0 - 1(%,35+2 '('1135,0 ( *3
3-(1545%21 )%0+545-#0 '13%4-25354 -#05 2-!4 2-45*2-(')
**(#4 5,4"4 & 3',(14 %(**4 $!43 1$4)2
'(+"( 4,(14 "12)%2 3 & 4'21 '3)4**3)
"14#0)554 %$-0 25 +$ 4'3-,4 3#145 & 3#145
14+ 35+052 4+0,525 !( 2*2+2-,4 '4+4' "313"0* 4+
'(1 3 3)%'0, 4- 0**(12
+3!3'3)'31 $ 3-!3 2*3-!3
-0"$-0)45+0 45*31,05-0 "213-!(14-0 ()+3-2 & * 21#35+2 -4'2*
"("$** & *$+05-0 )% 4"014
+#2,5"01 !12#,4+4-52 '3+4(-4,
"#3,3
31'3 )%,2,01(12 & +(14 5%2#5
3-(12 455"314 45 %3+4)0 &
- 3!%-#2 &
4*3 '(!13 2)4+ 5 2 &
'0- 0,314 45 3+)%0+ - 3 "(1,( 14'( &&&&5+31,4-3,14$+ $13-4$+
3-(12 -#0)4352 12 4),2- 0) 2*2',14'2 "#2)052 *4+3-4,5'$ 0-!1(#-0 3-4#2, -(13 4),12 4
01#2 +054514
4 *45,312
3* 4-5'$1,4 '0- 0,31#3 #(-0 3 4+4
'(1-4 0
12#,0) 45 ( 0* &
,3,$3 % &
2* 3)3-4 *$ ,0,314 -0545*$ ,0) )05)"3-#0) &&&&5 (')%4 &
)%'( 3 2 35 & 3-(12
+0143 4*43
14+ ( 3 &
**(# "3"3 3**4
2 )%()%4,$1
( #2',454 4)2!0) **(#5 $'2
05-$'5"*(, "#2)0,(%2, +25! 5 &
2! 4+$13,4
4)% $, (**4),4 -05 4+4*4 4+4*4 &
"#2)0552 ) 14, 4+4,$2)4
,13#-21454 '(+ 0,312) )% 4",312 -05 $, (** 31455&&&
'14#4+4545-#0 4*+45,0 4 3,$31
+35#2"
3$!4( 12 (1!4$-*4+4,2! 14'3 3'2 4'3 3'2
)0"3,352 ( 0* )**( 3-
"01 0 4+4 2-!5*$ ,4+4 455 *3!43 ,(10 2
-2 3!3
,(-4 3-!21)(-
$110 $14+ & & !$'3,4
-0-0 & *2 #2-!0
114,#2
3)%'0, 4- 0**(12
"3)$14352 "3,$-!)%+2 05)4**,25,0 31!%$13 &
2+0154 #2,015"01 42,-3+4 &
0-42552 +4-3 2
'KMHWRU
BANKË PËR NJË BOTË NË LËVIZJE