Editorial Lulzim AHMETI Revista “UP News” do të jetë zë dhe dritare e studentëve të UP-së, si dhe atyre, të cilët dëshirojnë që shkrimet e tyre të shkojnë deri te lexuesi...
Sfida e televizioneve publike Majlinda BREGASI Kanalet televizive sot në botë, madje edhe ato më të fuqishmet, përveç se raportojnë për krizën globale ekonomike, ka kohë që kanë filluar ta ndiejnë barrën e saj...
>>> FAQE 1
>>> FAQE 8-9
REVISTË E GAZETARISË, VITI I, Nr. 2, Dhjetor 2009, Falas
P
oshtë liria e shprehjes... Ermal HASIMJA >>> FAQE 12
Flet për “UP News” Dr. Milazim Krasniqi
G
arantimi i lirisë së shprehjes, një kusht për anëtarësim në BE Muhamet JAHIRI >>> FAQE 5
Të hetohet puna e SHIKU-ut, FARK-ut, Sigurimit të Atdheut Dega e Gazetarisë lidere në përgatitjen e gazetarëve >>> FAQE 2-3
M
ediet dhe Zgjedhjet në Kosovë Xhavit GAXHERRI >>> FAQE 14-15
Intervistë me kryetarin e Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi
RTK-JA DO TA RUAJË PAVARËSINË EDITORIALE Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rrahman Paçarizi, në një intervistë për revistën “UP News”, ka deklaruar se nuk do të ishte mirë sikur osova e Re, 500 plus 500 RTK-ja të financohej nga buxheti i megavate Kosovës, pasi që ky model financimi është pothuajse i pamundur Albulena MALOKU >>> FAQE 6-7 >>> FAQE 18
K
UP News
Revistë e Gazetarisë
Editorial
Dritare e studentëve të UP-së
R
evista “UP News” botohet nga studentët e Degës së Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës(UP). Kjo revistë do të jetë zë i të gjithë atyre, të cilët dëshirojnë që shkrimet e tyre të shkojnë deri te lexuesi. Ky është numri i dytë i kësaj riviste, në të cilin kanë shkruar profesorë e studentë të gazetarisë, të shkencave Lulzim AHMETI sociale e shumë të tjerë si nga Kosova, Shqipëria e besa edhe nga Amerika e largët. “UP News” synon të jetë dritare e të gjithë atyre që shkruajnë për probleme të ndryshme si: akademike, shoqërore, ekomomike, politike etj. Pse po e botojmë numrin e dytë të revistës “ UP News” të Degës së Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP)? Këtë po e bëjmë për arsye se duam që t’u ofrohet studentëve mundësia t’i botojnë shkrimet dhe punimet e tyre shkencore. Në këtë revistë do të ketë hapësirë për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të krijojnë një opinion publik në Kosovë dhe më gjerë ndryshe nga të tjerët. Në këtë numër do të botohen shkrime të profesorëve dhe studentëve të gazetarisë, studentëve të fakulteteve tjera, të atyre nga Shqipëria, pastaj të ekspertëve vendës e ndërkombëtarë. Po ashtu, kemi marrë premtime që të tentohet për ta futur botimin e revistës në buxhetin e Degës së Gazetarisë. Redaksia e revistës “UP News” falënderon të gjithë ata që përkrahën dhe mundësuan botimin e numrit të dytë. Në veçanti çmohet përkrahja e shefit të Degës së Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, Dr. Milazim Krasniqi. Falënderime shumë të përzemërta Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) dhe të gjithë donatorëve tjerë që mundësuan botimin e numrit të dytë të revistës “UP News”, e cila mëton të ketë jetë të gjatë. (Autori është kryeredaktor i Revistës “UP News”)
Impresum: Revista “UP News”: Botohet nga Dega e Gazetarisë e Universitetit të Prishtinës dhe Organizata Joqeveritare “NOTA PRESS”. Viti I, numër 2. Revista redaktohet nga kolegjiumi i redaksisë: Kryeredaktor: Lulzim AHMETI, Redaktor përgjegjës: Afet BELA, Disenji dhe faqosja: Osman D. GASHI. Adresa: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, e:mail: revistaupnews@hotmail.com- revistaupnews@ gmail.com, Tel: 044 672 156, 044 413 048
'KMHWRU
PËRMBAJTJA Editorial ......................................................... 1 Intervistë me dr. Milazim Krasniqi ................ 2-3 Afet Bela: Kosova me imazh evropian ............. 4 Muhamet Jahiri: Garantimi i lirisë së shprehjes, një kusht për anëtarësim në BE....................... 5 Intervistë me Rrahman Paçarizi ................. 6-7 Majlinda Bregasi: Sfida e televizioneve publike 8-9 Dr. Fadil Maloku: Çka është Rugovizmi dhe a ekziston ai si i tillë sot? ............................ 10-11 Ermal Hasimja: Poshtë liria e shprehjes ....... 12 Fidan Ibrahimi: Muzeu i Mitrovicës .............. 13 Xhavit Gaxherri: Mediet dhe Zgjedhjet në Kosovë ..................................................... 14-15 Dr. Lori E. Amy: Education for Global Culture.. 16 Alban Zeneli: Degë e re me mundësi të mëdha punësimi ....................................................... 17 Albulena Maloku: “Kosova e Re”, 500 plus 500 megavate ...................................................... 18 Ibrahim Hoxha: Roli i medieve në zhvillimin ekonomik të vendit ............................................. 19 Labinot Lekaj: T’i kushtohet më shumë rëndësi auditimit ....................................................... 20 Astrit Veliqi: Kultura, pak e prezantuar ......... 21 Teoritë Elitiste ......................................... 22-23 Isuf Jahmurataj: Arsyeja e themelimit dhe e ekzistencës së BE-së ................................ 23-24 Maliqe Mulolli: Roli i mësimdhënësit dhe i studentit në të kaluarën dhe sot ......................... 24 Tinka Kurti: ... kur (ende) ndalet rryma ........ 25 Gradiola Strugaj: Fëmijë pa nënë, apo nënë pa fëmijë?! ........................................................ 26 Astrit Veliqi: Biblioteka dhe libri në Kosovë .. 27 Adifete Bela: Kosovarja që pret të thotë të dua ..28 Syhejl Havolli: Poezi .................................... 28 Doklea Shehu: Përkthej sepse... ................... 29 UP-së të mos i ndërrohet emri ...................... 30 Emiljano Manjani: Ç’është Islami?.......... 31-32 Haqif Mulliqi: Arsimimi medial i minorenëve . 33-34 Jano Nano & Loren Koçollari: Demokratizimi i terminologjisë anatomike .............................. 35 Elvinë Sefiu: Veprimtaritë e fëmijëve skamnorë. 36 Faton Polisi: Yjet që fituan trofeun më të “lakmueshëm” ....................................................... 37 Osman D. Gashi: Teknologji & Shkencë .... 38-39 Fjalëkryqi ..................................................... 40
'KMHWRU
Revistë e Gazetarisë
UP News
Flet për “UP News” Dr. Milazim Krasniqi
Lider në përgatit Lulzim AHMETI
K
a thënë se Dega e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës e ka treguar veten në aftësimin e studentëve për ta ushtruar profesionin e gazetarëve. Rritjen e interesimit për të studiuar në gazetari e ka arsyetuar me mundësitë më të lehta për punësim. Sipas statistikave, rreth 80 për qind e studentëve të cilët i kanë kryer studimet në këtë degë janë punësuar. “Pra, ne si degë tashmë mund të thuhet se jemi plotësisht konkurrues në tregun medial, për të mos qenë modest jemi lider në përgatitjen e gazetarëve në tregun e medieve në Kosovë”. Po ashtu, ka folur edhe për rastin “Bllaca” si dhe për shërbimet inteligjente. Thotë se duhet të hetohet veprimtaria e SHIKU-ut, FARK-ut dhe Sigurimit të Atdheut. Flet pak edhe për GJND-në dhe zgjedhjet, shefi i Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Dr. Milazim Krasniqi.
Të punësuar 80 për qind e studentëve UP NEWS: Këtë viti është regjistruar gjenerata e pestë e studentëve në Degën e Gazetarisë. Ku është kjo degës sot? Krasniqi: Besoj se për pesë vjet, Dega e Gazetarisë e ka pasur një zhvillim intensiv, i cili mund të matet edhe me rritjen enorme të interesimit të të rinjve për t’u regjistruar në këtë degë. Sivjet në dy konkurset kemi pasur mbi 500 kandidatë, që kanë konkurruar për t’u regjistruar në Degën e Gazetarisë, që i bie rreth 6 kandidatë për një index. Kjo rritje është e lidhur me shkallën e lartë të punësimit që kanë studentët, të cilët mbarojnë studimet. Sipas statistikave, rreth 80 për qind e atyre që kryejnë studimet në Degën e Gazetarisë janë punësuar, gjë që e bën degën edhe më atraktive. Pra, ne si degë tashmë mund të
thuhet se jemi plotësisht konkurrues në tregun medial, për të mos qenë modest, jemi lider në përgatitjen e gazetarëve në tregun e medieve në Kosovë. Këtë suksese e ka mundësuar stafi i cili mbanë leksione në Degën e Gazetarisë, që është me grada shkencore dhe të njohur në elitën intelektuale. Po ashtu këtë zhvillim e ka mundësuar pajisja e degës me mjete të punës. Dega e Gazetarisë ka një radio e cila është funksionale dhe në shërbim të mësimdhënësve e studentëve. Radioja shërben veçmas për lëndët e radiogazetarisë, ku studentët aftësohen qysh në vitin e parë për të punuar me pajisjet në radio. Po ashtu kemi një studio gazetari, e cila është e pajisur me kompjuterë që shfrytëzohen nga studentët për ushtrime apo për përgatitje të seminareve, po ashtu kemi edhe kamera. Pra, të gjithë këta faktorë së bashku kanë mundësuar që Dega e Gazetarisë për pesë vite të jetë një degë atraktive dhe të ketë rezultate të matshme në tregun e punës, ku studentët tanë janë konkurrues dhe që vetë shkalla e punësimit të tyre tregon se ata aftësohen për të punuar si gazetarë.
Ngritja e standardeve profesionale të gazetarisë UP NEWS: Sa ka arritur Dega e Gazetarisë që ta rrisë cilësinë dhe konkurrencën e gazetarëve në Kosovë? Krasniqi: Besoj se kjo kërkon analiza empirike, hulumtime, për të parë shkal-
lën e profesionalizmit të secilit gazetar që ka dalë nga kjo degë. Shumica e gazetarëve që kanë kryer ketë fakultet dhe punojnë në media të ndryshme, po t’u analizohen tekstet, së paku mund të dallohen se i respektojnë kriteret formale të raportimit duke respektuar strukturën e tekstit. Me një fjalë janë gazetarë të shkolluar që dinë si shkruhet sot në gazetarinë moderne. Normalisht që ata janë së paku teorikisht të pajisur me elemente formale të etikës profesionale si dhe çka duhet të raportojnë dhe cilat janë konsekuencat e raportimit. Unë konsideroj se Dega dhe Universiteti në përgatitjen e këtyre kuadrove kanë bërë një kontribut në ngritjen standardeve profesionale të gazetarisë në Kosovë.
UP NEWS: Profesor, tani është gjenerata e dytë e studentëve të cilët ndjekin studimet master? Krasniqi: Për studimet master kemi një program i cili është shumë i përshtatshëm, ku vijuesve të këtyre studimeve u mundëson të bëhen hulumtues dhe ekspert për hulumtimin e medieve. Përderisa në studimet themelore jemi të përqendruar në përgatitjen e studentëve për të qenë gazetarë, në studimet master është një qasje tjetër, ku synohet që vijuesit të bëhen ekspertë të studimit të medi-
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
jen e gazetarëve eve, por edhe të aftësohen për të qenë zyrtarë në komunikim me publikun.
Instituti i medieve në kuadër të degës UP NEWS: Cilat janë planet për vitin 2010 të Degës së Gazetarisë dhe për ju si profesor dhe shef i kësaj dege? Krasniqi: Planet për vitin 2010 i kemi për kompletimin e pajisjeve në studion e gazetarisë dhe radios. Po ashtu kemi në plan që të stabilizojmë botimin e rregullt të revistës kërkimore “MEDIA”. Kemi një projekt për hapjen e Institutit të Medias në kuadër të kësaj dege, i cili do të merrej me hulumtimin e opinionit publik dhe aspekteve të ndryshme të medias, e që do të jep një kontribut për avancimin e studimeve në fushën e komunikimeve masive. Tash për tash jemi të fokusuar në stabilizimin e studimeve në bachelor dhe master dhe nuk kemi plane së paku afatshkurta për hapjen e studimeve të doktoratës sepse janë studime komplekse.
Mafia e pronave UP NEWS: Publikimi i CD-ve në opinion dhe dalja publike e një njeri, i cili thotë publikisht se ka kryer vrasje. A është real apo është më shumë “spektakël” medial? Krasniqi: Unë mendoj që këtu duhet ndarë gjërat qart. Çështja është se me aq sa kuptohet ekziston një nëntokë, një mafi, e cila është e lidhur me tregtinë e tokës dhe me afera të ndryshme të tregtisë me pronat e paluajtshme, që është shfaqur si dukuri e pasluftës. Serbët në Kosovës kanë pasur shumë toka sepse, sipas planeve të qeverisë së Serbisë, që nga viti 1914 e këndej kolonistët kanë pasur favore të mëdha, ka qenë një periudhë që për çdo anëtar të një familjeje kolonisti janë dhënë 6 hektarë tokë. Shitja e këtyre tokave, të cilat i kanë marrë falas nga shteti dhe që i kanë shitur me çmime të larta, ka bërë të qarkullojnë para të mëdha, që ka krijuar një lloj mafie të pronave.
Raportimi për rastin “Bllaca” senzacionalisht është në shpërpjesëtim me informatat që kanë qenë në dizpozicion. Sepse informatat kanë qenë vetëm nga një CD dhe një konferencë për shtyp e Nazim Bllacës, por nuk ka informata të mjaftueshme nga prokuroria, dëshmitarët, viktimat dhe familjet e tyre. Së pari duhet të krijohet një spektër i tërë i burimeve që mund të sjellin mbi pohimet e Bllacës ose të akterve të tjerë që të dihet saktësisht a është i vërtetë ai pohim. Media duhet të raportojë, por media nuk duhet të shkojë përpara prokurorisë sepse media ka për detyrë raportimin për ngjarje e jo krijimin e senzacioneve që nuk kanë ndodhur.
Të hetohet puna e SHIKU-ut, FARK-ut, Sigurimit të Atdheut UP NEWS: A duhet të hetohet veprimtaria e SHIK-ut dhe veprimtaritë e shërbimeve tjera? Krasniqi: Pa dyshim duhet të hetohet veprimtaria e SHIKU-ut, FARK-ut, veprimtaria e Sigurimit të Atdheut. Çdo lloj veprimtarie duhet të hulumtohet dhe hetohet për sa ai është në kundërshtim me ligjet. Unë besoj që këtu çështja po politizohet qëllimisht prej disa qarqeve politike e mediatike, sepse nuk është në pyetje SHIK-u si strukturë, e cila ka ekzistuar legalisht gjatë dhe pas luftës në Kosovës, por mund të jetë fjala për segmente të caktuara, të cilat janë jashtë asaj strukture ose që kanë keqpërdorur emra të ndryshëm.
Përfundimi në GJND, pozitiv për Kosovën UP NEWS: Profesor, si e shihni përfundimin e procesit për vlerësimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)? Krasniqi: Ajo që është parë deri më tash, shtetet e fuqishme e kanë argumentuar që Kosova është shpallur shtet pa i rrezikuar parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Besoj që përfundimi do të jetë pozitiv për Kosovën. Minimalisht mundë të thuhet nuk do të jetë në favor të Serbisë. Kjo është e sigurt sepse nuk ka asnjë bazë që do të ketë një gjë të tillë.
Fushatë korrekte UP NEWS: Si e vlerësoni fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale 2009? Krasniqi: Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit ka qenë një fushatë që kërkon analiza të detajuara. Investimet e mëdha të partive politike në aspektin propagandistik në media janë në shpërpjesëtim të plotë me karakterin lokal të fushatës. Fushata ka treguar se është krijuar një elitë politike, e cila politikën e ka profesion. Kjo është parë nga debatet dhe reklamimet enorme. Përndryshe, vetë fashata ka qenë korrekte, me debate kryesisht të fokusuara në çështje të organizimit lokal në projekte. Me rëndësi është se ka qenë një qetësi e përgjithshme, por një shije të keqe kanë lënë zgjedhjet në Gjakovë, ku fletëvotimet që janë anuluar nuk është krijuar mundësia e rivotimit në ato vendvotime. Zgjedhje e 15 nëntorit kanë qen një përgatitje e partive politike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, mos më herët. UP NEWS: Cili është mesazhi juaj si profesor për studentët e Degës së Gazetarisë? Krasniqi: Si profesor dhe si shef i degës jam shumë i lumtur që studentet e gazetarisë janë shumë aktivë dhe aktivitet i tyre është edhe nxjerrja e kësaj reviste, e cila është një shenjë se ata jo vetëm që kanë mësuar zanatin, por duan ta aplikojnë dhe të jenë kreativë. Prandaj është një traditë e mirë që po krijohet në këtë degë, që krahas ekzistimit të një reviste kërkimore, është krijuar një revistë hulumtuese e vetë studentëve. Unë do të përpiqem personalisht që kjo revistë të financohet nga vetë fondet e Universitetit, në mënyrë që botimi të jetë stabil dhe në shërbim të studentëve. ■
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
UP News
Kosova me imazh evropian
E
m r i Kosovë z a k on isht kur është përmendur në botën e jashtme, njerëzve u ka shkuar mendja te dhuna Afet BELA dhe stabiliteti jo i qëndrueshëm politik. Një mundësi për të njohur Kosovën me brand kombëtar ka filluar muaj më parë me reklamën që kosovarët i paraqet si të rinjtë evropianë. Dhe entuziastë për të punuar e jetuar në këtë pjesë në Ballkanit Perëndimor. Studentja holandeze Jorie Grami kishte vendosur të bënte një udhëtim nëpër Ballkanin Perëndimor. Ajo përshkon rrugën nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe në fund ndalet në Kosovë. Udhëtimi i saj për në Kosovë ishte më i veçantë për faktin se ajo ka pasur rastin të shijojë bukuritë natyrore si dhe ndryshimet që janë duke u bërë në Kosovë. Ajo tashmë ka ndërruar mendim për Kosovën. Ndryshe, agjencia reklamuese nga Izraeli “Saatchi & Saatchi” më parë ka prezantuar reklamën që është një branding kombëtar për Kosovën dhe që i është vënë emri “Kosovo, the Young Europeans”. Reklama për Kosovën buron nga strategjia dhe faktet reale për Kosovën,
e cila buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 5.7 milionë euro. Reklama është paraqitur si vend me rini të bujshme, vitale e që asnjë vend tjetër i Evropës nuk e ka. Evropa nuk mund të jetë e kompletuar pa Kosovën. Pa marrë parasysh se ata dëshirojnë apo nuk dëshirojnë disa, Kosova është në Evropë dhe ka shumë elemente të mrekullueshme që asnjë vend tjetër nuk i ka. Një mesazh për rininë e vendit e kanë dhënë edhe liderët më të lartë të vendit, të cilët janë shprehur për një perspektivë evropiane të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rininë e Kosovës e ka quajtur rini evropiane, duke thënë se ky imazh do të bëjë që shteti më i ri në botë të shikohet për së miri. Ndryshe, reklama televizive ka filluar të emetohet në disa kanale të mëdha ndërkombëtare, siç janë: CNN, BBC, World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat për shtyp do të publikohen në revista me renome ndërkombëtare siç janë: "The Economist" dhe "Newsweek". Fokusi gjeografik do të jenë Evropa dhe Amerika, kurse më vonë do të jenë edhe vendet e tjera. Motoja e reklamës është “Kosovo, the Young Europeans” (Kosova, evropianët e rinj). Ueb faqja “CampaignLive” në industrinë e reklamimit nga Britania e Madhe e listoi atë si ‘Reklamën
e Ditës’, kurse ‘Adforum’ ueb faqja nga Amerika e shfaqi reklamën si “Reklama më e mirë e sotme”. Kurse në ‘Youtube’ ishin mbi 125 mijë shikime, duke e bërë atë njërën nga reklamat më të shikuara dhe ueb faqet me programe kërkuese (Search Engine) përreth globit. Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ka ndarë 5.7 milionë euro për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në botë. Tenderin e fitoi agjencia reklamuese nga Izraeli “Saatchi & Saatchi”. Strategjia e “Saatchi & Saatchit” ka përfshirë përshtypjet nga vizitat anekënd Kosovës, të rinjtë e vendit duke e përqafuar të ardhmen me krahë të hapur si “fontanë e natyrshme e rinisë”. Fushata do të fokuset në “burimet njerëzore” njerëzit e Kosovës, në vend të burimeve natyrore apo të ndonjë vendi atraktiv. Një vend i ri me një shpirt të fuqishëm të shpresës, njerëz të shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha një sens i ri optimizmi për atë që do të vijë. ‘Brandingu’ dhe reklamimi si të vetëm nuk janë të mjaftueshëm; një ndryshim në vend, një vendosmëri dhe angazhim i njerëzve dhe i shumë sektorëve të tjerë shtetërorë është i nevojshëm. ‘Brandingu’ nuk është vetëm një reklamë promovuese e as një fushatë politike; ‘brandingu’ është një fushatë komplete e një përpjekjeje kombëtare t’ia sjellë vendit imazhin e ri në botë. Xhirimet e reklamës janë bërë në Prishtinë dhe Prizren. ■
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Garantimi i lirisë së shprehjes, një kusht për anëtarësim në BE
L
iria e shpreh j e s është fondament i demokracisë, e cila është e garantuar dhe e mbrojMuhamet JAHIRI tur me ligjet më të larta të organizatave ndërkombëtare, por edhe shtetërore. Ndërkaq në Republikën e Kosovës një gjë e tillë është e garantuar me kushtetutë. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera pa u penguar nga askush. Kjo mund të kufizohet me ligj në rast se një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare. Kështu garantohet fjala e lirë në kushtetutën e vendit tonë, mirëpo me gjithë këtë garanci, realiteti në terren është degradues. Jo rastësisht thuhet se në një vend ku sigurohet fjala e lirë, demokracia e atij vendi është e garantuar. Pavarësisht kësaj, liria e shprehjes kohëve të fundit ka marrë një goditje të rëndë, megjithese tashmë jemi shtet i pavarur. Se sa u rëndua gjendja e lirisë së shprehjes në vendin tonë, filluan të tregojnë edhe raportet e publikuara nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët treguan për një gjendje të vështirë të medieve në përgjithësi në vendin tonë. Komisionit Evropian në raportin e tij për Kosovën si njollë të zezë kishte vendosur ngulfatjen e fjalës së lirë, e cila, sipas raportit evropian, është shumë larg standardeve dhe e shkelur në mënyrë pragmatike. Por, ende pa u heshtur analizat dhe kritikat e këtij raporti për këto shkelje, vendin tonë e goditi një tjetër raport; ai i Reporterëve pa Kufij. Sipas tij, vendi ynë kishte pësuar një rënie
drastike për gjashtëmbëdhjetë vende, sa i përket respektimit të fjalës së lirë. Të gjendura në një presion nga raportet e njëpasnjëshëm të ndërkombëtarëve në një anë dhe të shoqërisë civile dhe organizatave të gazetarëve në anën tjetër, institucionet e vendit edhe njëherë iu kthyen kushtetutës për të treguar se fjala e lirë është e garantuar, ndërkohë që e panë se sa ata vetë e respektojnë një gjë të tillë. Ndërkaq, me gjithë këtë presion të brendshëm dhe të jashtëm, duhet të punohet më shumë në këtë drejtim, sepse problemet e kësaj dukurie po vazhdojnë të jenë të pranishme. Rasti i fundit i sulmit të një ekip televiziv gjatë fushatës zgjedhore për balotazh është një rrëfim i qartë. Por, jo vetëm në vendin tonë, si shoqëri në trazicion, por as shtetin tonë fqinj -në Shqipëri, por edhe në Ballkan në përgjithësi- niveli i lirës së shprehjes nuk ndryshon shumë. Rastet e sulmit mbi gazetarë po vazhdojnë edhe në Shqipëri, ku sulmi i fundit atje tronditi botën demokratike dhe mori jehonë në të katër anët e botës. Ndërkaq, nuk mjaftuan as dy ditë që të mblidhen reagimet dhe dënimet ndaj këtij sulmi qyqar e barbar. U pa qartë edhe një herë se sa është e rrezikshme në rajonin tonë, i cili ka ambicie integruese euroatlantike, të thuhet e vërteta dhe të goditen grupe të caktu-
ara të interesit të cilat bëjnë kontrabandë dhe krim të organizuar, në mënyrë të hapur e të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin. Pavarësisht kësaj, ajo që mund të mbetet më shqetësuesja është mosveprimi institucional i mbrojtjes dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe lëvizjes. Nuk mjafton të dënohet me deklarata të thata ai që e dhunon fjalën e lirë, e të lihet i lirë të vazhdojë degradimin e saj. Jo vetëm nga forca fizike e verbale. Fjala e lirë e sidomos ajo në media është duke vuajur edhe nga institucionet dhe mekanizmave të ndryshme të pushtetit, të cilat po e rrisin çdo ditë e më shumë ndikimin e tyre mbi politikat redaktuese. Kjo ka ndikuar që shumë media, qofshin të shkruara apo vizuale, të jenë zëdhënëse të tyre. Por, edhe përkundër këtyre sfidave dhe entuziazmit të madh të rajonit për integrim në shtëpinë e madhe evropiane, një gjë e tillë mbetet ende vetëm dëshirë. Kjo sepse liria e shprehjes, duke përfshirë edhe lirinë medieve, është vlerë themelore për integrimin në Bashkimin Evropian. Prandaj Kosova, Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit që zaten nuk i kanë punët më mirë sesa ne, duhet të punojnë sa më shumë të mos ngecin në këtë sferë, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në aspiratat drejt Bashkimit Evropian. Prandaj le të jetë një porosi dhe një mesazh për të gjithë faktorët relevantë politikë që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre ndaj medieve, në mënyrë që mbajnë në nivel të lartë lirinë e shprehjes dhe të përqendrohen në ecjen përpara për dërgimin e vendeve aty ku edhe e kemi vendin. Ta përmirësojnë imazhin tonë, sepse me një pamje të tillë fitohet përshtypja se këto vende po udhëhiqen dhe po kontrollohen nga krimi i organizuar e jo nga institucionet demokratike të zgjedhura me votën e lirë të qytetarëve. ■ (Autori është kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK))
'KMHWRU
UP News
Revistë e Gazetarisë
Intervistë me kryetarin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rrahman Paçarizi
RTK-ja do ta ruajë pavarësinë Afet BELA
K
ryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rrahman Paçarizi, në një intervistë për revistën “UP News”, ka deklaruar se nuk do të ishte mirë sikur RTK-ja të financohej nga buxheti i Kosovës, pasi që ky model financimi është pothuajse i pamundur dhe është dëshmuar si i tillë në vendet e rajonit si Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Mali të Zi, ku futja e transmetuesve në buxhet të shtetit i ka rrënuar përfundimisht ato institucione. Paçarizi ka theksuar se EBU është një partner strategjik për RTK-në, e cila i mundëson blerjen e programeve të ndryshme RTK-së me çmime 20 fish më lirë. UP NEWS: Ka më shumë se një muaj që jeni zgjedhur kryetar i Bordit të RTKsë. Cilat janë planet për të ndryshuar diçka në RTK? Paçarizi: Ne si bord dhe unë si kryetar e kemi marrë këtë detyrë në momentet më të vështira për RTK-në që nga themelimi i këtij transmetuesi publik. Situata financiare dhe perceptimi i krijuar për RTK-në, pas disa kritikave në adresë të institucioneve të Kosovës për ndërhyrje politike, kanë ndikuar në
EBU-ja, partner strategjik për RTK-në
krijimin e një perceptimi të keq, gjë që mendoj se RTK-ja nuk e ka merituar, pasi, sipas të gjitha sondazheve, vazhdon të jetë transmetuesi më i besueshëm dhe më i shikueshëm. Në fillim të marrjes së kësaj përgjegjësie publike, ne kemi identifikuar fushat me të cilat duhet të merremi. Natyrisht, pa financim të qëndrueshëm nuk mund të diskutohet për përmirësim në fusha të tjera. Bordi i ri ka trashëguar një situatë të mirë në kuptim të rejtingut për RTK-në dhe të raporteve të mira të partneritetit me EBU-në. Ne i kemi ofruar tashmë Kuvendit të Kosovës dokumentacionin e nevojshëm për financim të përkohshëm për t’i kompensuar humbjet e shkaktuara nga masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e mbledhjes së parapagimit përmes KEK-ut. Në bashkëpunim me KPM-në kemi arritur ta shtyjmë hyrjen në fuqi të Rregullores së KPM-së për transmetimet komerciale apo për reklamat, sipas të cilës RTK-së i pamundësohej shfaqja e marketingut gjatë 7 orëve të pikut të shikueshmërisë. Ndërkohë, do të shihen mundësitë për ndryshimin e kësaj rregulloreje. Po ashtu, jemi në bisedime me KFOR-in për ta lëshuar
hapësirën për vendosjen e transmetuesit në Golesh, me çka do të përmirësohej mbulimi i territorit të Kosovës me sinjal tokësor të RTK-së. Këto ditë ne kemi shpallur edhe konkursin për drejtor të përgjithshëm, meqë RTK tash e një vit funksionin me një menaxhment prej kryesish të detyrës, të cilët kanë kompetenca të kufizuara për veprim. Gjithashtu, Bordi i ri ka vendosur raporte shumë të mira tashmë me kryetarin e Kuvendit, meqë Kuvendi është themelues i RTK-së, me Komisionin Parlamentar për Media, me Komisionin e Pavarur për Media, me ambasada e zyra të huaja në Kosovë.
Duam televizion dhe radio publike apo shtetërore? UP NEWS: Kohëve të fundit RTKja është duke u përballur me probleme të financimit, pas shfuqizimit të përkohshëm nga Gjykata Kushtetuese për 3.5 euro... Paçarizi: Ky problem është i zgjidhshëm. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një masë të përkohshme dhe ka kërkuar riformulim të një neni të caktuar në Ligjin e RTK-së, që ka të bëjë me financimin. Në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me Komisionin e Pavarur për Media, Bordi i RTK-së ka kërkuar një ekspertizë nga ekspertët ligjorë të EBU-së. Kjo ekspertizë ka ardhur dhe mbështetur në të është formuluar propozimi për amandamentimin e nenit të kontestuar nga Gjykata Kushtetuese. Natyrisht që procedurat në Kuvend duhet të miratohen dhe ky amandamentim nuk është bërë brenda afatit të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Besoj se gjykata do të ketë mirëkuptim për këtë ngecje procedurale dhe jam i bindur se gjykata do të marrë një vendim mbështetur në praktikat më të mira evropiane për financimin e transmetuesve publikë, që është financimi direkt nga publiku. Dhe forma më e mirë për mbledhjen e financimit direkt
UP News
editoriale nga publiku është dëshmuar të jetë ajo përmes faturave të energjisë elektrike, siç bëhet edhe në Gjermani, apo së fundi edhe në Shqipëri. Nëse gjykata vendos kundër kësaj praktike, atëherë ne jemi të obliguar ta respektojmë verdiktin e institucionit më të lartë të drejtësisë në Kosovë dhe do të kërkojmë mënyra të tjera për financim, që janë sigurisht më të kushtueshme, qoftë si para, qoftë si dëmtim i demokracisë në Kosovë. Nëse Kosova synon integrimet evropiane, atëherë transmetuesi publik me një pavarësi editoriale, e cila mund të sigurohet vetëm nga financimi i qëndrueshëm dhe direkt, është një parakusht tepër i rëndësishëm. Kosova nuk guxon të rrezikojë aq shumë në rrugën e saj evropiane.
UP NEWS: Nëse RTK-ja financohet nga buxheti i Kosovës, a do të mund ta ruante pavarësinë editoriale? Paçarizi: Kjo është pothuajse e pamundur dhe është dëshmuar si e tillë. Së pari keni shembujt rretherreth KosovësShqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ku futja e transmetuesve në buxhet të shtetit i ka rrënuar përfundimisht ato institucione. Këtu do pasur parasysh disa elemente, që në fakt janë dy alternativa – duhet të vendosim nëse duam televizion dhe radio publike apo televizion dhe radio shtetërore. Transmetuesit publikë kanë standarde të vendeve demokratike evropiane, ndërsa transmetuesit shtetërorë janë standard i shteteve moniste, ku TV shtetëror ka monopol, siç ka qenë gjendja në Kosovë dhe në gjithë Evropën Juglindore para shembjes së sistemit komunist. Qytetari i Kosovës do ta paguajë edhe financimin e një televizioni që financohet nga buxheti, por nuk do të ketë kontroll dhe të drejtë për mendim publik për atë televizion, ndërsa kur e financon direkt, qasja e qytetarit në program është e drejtë demokratike. Përfundimisht mendoj se edhe RTK duhet të hapet më shumë ndaj debatit publik, jo vetëm debatit politik, por edhe ndaj debatit publik për vetë RTK-në. Mendoj se RTK-ja duhet të japë më shumë llogari publike dhe në asnjë
Revistë e Gazetarisë mënyrë nuk guxon të sillet si fëmijë i lazdruar, pasi në Kosovë ekziston njëfarë tendence, është bindje imja kjo, që disa kompani publike sillen paksa si fëmijë të lazdruar të shoqërisë kosovare. Ajo që unë mund t’u premtoj qytetarëve të Kosovës është se do të kenë program cilësor dhe të paanshëm informativ, se fëmijët e tyre, fëmijët tanë, do të kenë programe cilësore arsimore, se do të ketë programe kulturore profesionale dhe programe argëtuese të nivelit botëror, që nga kampionatet nacionale evropiane të futbollit, ligat evropiane të futbollit e basketbollit, Lojërat Olimpike, kampionatet botërore, gara e Eurovizionit, koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës etj.
UP NEWS: A do ta përkrahni të hapet kanali i dytë i RTK-së për minoritete? Paçarizi: Kanali në gjuhën serbe është obligim kushtetues që del nga pakoja e Ahtisarit, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ne mendojmë se ky kanal është mirë të futet si program i dytë i RTK-së, pasi kjo është e vetmja mundësi për të zhvilluar qasje integruese të të verbërve dhe pakicave të tjera në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. Në këtë program të dytë do të zinin vend edhe programet në gjuhët e pakicave të tjera, por po ashtu mendoj se programi i parë i RTK-së nuk duhet të heqë dorë nga programet në gjuhët e pakicave.
EBU-ja, partner strategjik për RTK-në UP NEWS: Ju keni vizituar edhe Gjenevën, ku keni pasur takime me zyrtarë të EBU-së, çfarë përkrahjesh ju kanë ofruar ata për RTK-në? Paçarizi: EBU e sheh RTK-në si fëmijë të vetin, meqë e ka themeluar si institucion dhe e ka ngritur deri në gjendjen në të cilën është sot. Drejtori i përgjithshëm i EBU, Jean Reveillon, me të cilin u takova, ka shprehur përkushtimin e këtij institucioni të rëndësishëm për ta vazhduar partneritetin me RTKnë. Natyrisht ata kërkojnë që të mos bëhet presion financiar mbi RTK-në dhe gjendjen aktuale e vlerësojnë si presion financiar. Nga presioni financiar del rrjedhimisht presioni politik, pasi jo gjithkush mund të bëjë presion financiar. EBU nuk është e interesuar të ketë partneritet me një institucion që ka
'KMHWRU
paqëndrueshmëri financiare, pasi kjo e bën të pamundur pavarësinë editoriale. RTK ka shumë përfitime nga EBU, nisur nga blerja me çmim së paku 20 fish më të lirë të ngjarjeve më të rëndësishme sportive e kulturore. Buxheti i RTK-së mezi arrin 10 milionë euro në vit, ndërsa Televizioni i Sllovenisë për shembull ka buxhet prej 125 milionë eurosh dhe nuk ka banorë më shumë se Kosova, e të mos flasim për dy televizionet publike të Gjermanisë ARD dhe ZDF që kanë rreth 6 miliardë euro buxhet, që e mbledhin përmes parapagimit me faturat e energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse.
UP NEWS: Ju jeni edhe ligjërues në Degën e Gazetarisë. Sa do t’u jepni hapësirë që studentë ta kryejnë pjesën praktike në RTK? Paçarizi: RTK edhe në të shkuarën ka bashkëpunuar mirë me fakultetet e gazetarisë në Kosovë, si me Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ashtu edhe me Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Universitetin AAB-Rinvest. Ky bashkëpunim do të vazhdojë, meqë është obligim i transmetuesit publik që përvojat e fituara dhe kapacitetet e veta t’i vërë në shërbim të zhvillimit dhe rritjes së kuadrove. Bordi i RTK-së do t’i orientojë politikat e veta në këtë drejtim, meqë është një shërbyes publik dhe ka vullnet dhe obligim për këtë. Studentët e gazetarisë dhe të gjithë studentët e tjerë janë qytetarë të Kosovës, ndërsa RTK financohet nga qytetarët e Kosovës dhe përveç programit cilësor, edhe kjo është një nga mënyrat përmes të cilave RTK përpiqet t’u përgjigjet qytetarëve për programin që ata e financojnë. ■
UP News
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
'KMHWRU
Televizioni pĂŤrballĂŤ krizĂŤs ekonomike dhe bumit teknologjik
K
analet televizive sot nĂŤ b otĂŤ, madje edhe ato mĂŤ tĂŤ fuqishmet, pĂŤrveç se raportojnĂŤ pĂŤr krizĂŤn globale Majlinda BREGASI ekonomike, ka kohĂŤ qĂŤ kanĂŤ filluar ta ndiejnĂŤ barrĂŤn e saj. Kjo krizĂŤ po e mbyt mĂŤnyrĂŤn e tĂŤ bĂŤrit televizion. Situata kritike nĂŤ tĂŤ cilĂŤn ndodhet shoqĂŤria perĂŤndimore imponon mĂŤnyra tĂŤ reagimit tĂŤ shpejtĂŤ. Nuk mundemi tĂŤ shikojmĂŤ vetĂŤm atĂŤ qĂŤ na ndodh para hundĂŤs, horizonti ka kohĂŤ qĂŤ i ka dhĂŤnĂŤ simptomat. Lufta pĂŤr hapĂŤsirĂŤn publicitare, rĂŤnia e shikueshmĂŤrisĂŤ, mbyllja e kanaleve historikĂŤ si edhe e njĂŤ sĂŤrĂŤ produksionesh private, rrezikimi i mijĂŤra vendeve tĂŤ punĂŤs, nĂŤ anĂŤn tjetĂŤr vĂŤrshimi impresionant i mediave tĂŤ reja dhe i internetit, e vĂŤ televizionin pĂŤrpara barrierave para tĂŤ cilave nuk ka mĂŤ kohĂŤ qĂŤ tĂŤ rrimĂŤ e mendojmĂŤ. NĂŤ gjithĂŤ kĂŤtĂŤ situatĂŤ, jo edhe aq tĂŤ paqartĂŤ zhvillimore, televizionet publike janĂŤ mĂŤ tĂŤ kĂŤrcĂŤnuarat. Televizionet publike janĂŤ nĂŤ krize, pĂŤrfshirĂŤ edhe ato mĂŤ tĂŤ fuqishmet si ARD, BBC, France Televizion, RAI etj. Ato po humbasin çdo ditĂŤ e mĂŤ shumĂŤ shikuesin e ri. TĂŤ gjitha akuzohen pĂŤr transmetim tĂŤ emisioneve tĂŤ demoduara, megjithĂŤ pagesĂŤn qĂŤ marrin nga publiku. QĂŤ nga vitet ‘80 televizionet publike vazhdojnĂŤ tĂŤ pĂŤrballen me konkurrencĂŤn nga kanalet private, tĂŤ cilat me show talket, reality, lojĂŤrat etj, janĂŤ mĂŤ tĂŤrheqĂŤse pĂŤr tĂŤ rinjtĂŤ. Televizionet publike, pĂŤrballĂŤ kĂŤtij realiteti, pĂŤrballen gjithnjĂŤ me dilemĂŤn: tĂŤ vazhdojnĂŤ tĂŤ luajnĂŤ rolin e tyre parĂŤsor duke ruajtur trekĂŤndĂŤshin: informim, shkollim dhe argĂŤtim apo tĂŤ kĂŤrkojnĂŤ boomin e teleshikueshmĂŤrisĂŤ? RĂŤnia ekonomike globale e ka prekur edhe nĂŤnĂŤn e tĂŤ gjitha televizioneve publike, transmetuesin mĂŤ tĂŤ madh britanik BBC, megjithĂŤ 3.5 miliard stĂŤrlinat qĂŤ merr nga parapaguesit nĂŤ vit dhe 800 milion nga spotet. NĂŤ shkurt tĂŤ 2009
nÍ qendÍr tÍ debatit politik anglez qe pikÍrisht BBC duke imponuar pyetjen : a mund tÍ funksionojÍ ende modeli BBC? JanÍ nÍ rrezik planet e zhvillimit dhe rreth 3000 vende pune, (Corriere della Sera, 24. 02. 2009). E njÍjta situatÍ ÍshtÍ edhe pÍr shumÍ televizione tÍ tjera. Minimizimi deri te eliminimi i hapÍsirÍs publicitare nÍ televizionet publike sic po ndodh ne SpanjÍ, FrancÍ e gjetiu, janÍ njÍ faktor tjetÍr kÍrcÍnues pÍr kÍto televizione. Nga njÍra anÍ parapaguesit kanÍ tÍ drejtÍ ta kÍrkojnÍ largimin e reklamave bezdisÍse nÍ mes tÍ njÍ filmi apo emisioni tÍ preferuar, pasi tek e fundit ata janÍ tÍ detyruar tÍ paguajnÍ pÍr kÍtÍ televizion, por nga ana tjetÍr, edhe pa praninÍ e krizÍs ekonomike botÍrore, televizionet kanÍ nevojÍ pÍr mbÍshtetjen e investitorÍve, pa tÍ cilÍt ÍshtÍ shumÍ e mundur tÍ rrezikohet ekzistenca e tyre. VetÍ drejtuesit e BBC-sÍ shprehen se ÍshtÍ punÍ fati qÍ ky radiostacion vazhdon ende tÍ jetÍ i suksesshÍm. Ata e shikojnÍ me frikÍ vendimin e presidentit Sarkozy qÍ nÍ 2010 mos tÍ ketÍ reklama pas orÍs 20 derisa nÍ 2010 mos tÍ ketÍ aspak hapÍsirÍ publicitare nÍ mediat publike. Irritimi i shikuesit mund tÍ shkojÍ deri te refuzimi i parapagimit. A ka mundÍsi tÍ bindet pse ÍshtÍ i nevojshÍm televizioni publik? NÍse do tÍ ishte njÍ sfidÍ e kotÍ ndoshta kjo pÍr njÍ publik amerikan, pÍr atÍ evropian ÍshtÍ ende domosdoshmÍri, por vetÍm kur ky medium vÍrtetÍ kontrollohet nga publiku. Kjo ÍshtÍ sfida tjetÍr e televizioneve publike nÍ EuropÍ, qÍ ÍshtÍ mÍ lehtÍ e kapÍrcyeshme nÍ vendet me demokraci tÍ zhvilluar, ndÍrkohÍ qÍ mund tÍ jetÍ kÍrcÍnuese pÍr vendet ku demokracia ÍshtÍ e brishtÍ. PÍrballÍ kÍsaj sfide, televizioneve publike u mbetet njÍ armÍ ende e fortÍ, profesionalizmi. ThashÍ ende e fortÍ, pasi jemi prezentÍ nÍ njÍ boom tjetÍr medial, atÍ tÍ fast fudeve televizive, mÍ tÍ ndjekura nga masa e gjerÍ, qÍ nuk kÍrkon angazhim, por vetÍm pÍrtypje pasive qÍ shumÍ shpejt kthehet nÍ varÍsi. Nuk ÍshtÍ njÍ luftÍ pÍr t’u nÍnvlerÍsuar, pÍrkundrazi, pasojat po i vuajmÍ pÍrditÍ.
Pse po humbet shikueshmÍria? SÍ pari rizbulimi i kanaleve tematike qÍ u pÍrshtaten tÍ gjitha parapÍlqimeve tÍ shikuesve si dokumentarÍt, kanalet sportive, pÍr fÍmijÍ, filmat etj, e kanalizojnÍ qÍ nÍ start shikuesin dhe ai nuk humbet kohÍ me telekomandÍ nÍ dorÍ pÍr tÍ gjetur materialin qÍ kÍrkon. Avancimi i teknologjive tÍ reja, pa harruar kÍtu edhe mungesÍn e programeve 100% bindÍse dhe interesante nÍ rrjetet tradicionale, po e largojnÍ çdo ditÍ e mÍ tepÍr teleshikuesin. BBC qÍ nga 1922 ÍshtÍ njÍ nga transmetuesit radiofonikÍ mÍ konservativÍ nÍ botÍ, e aftÍ tÍ qÍndrojÍ e tillÍ pÍr gjenerata tÍ tÍra me rradhÍ, por rÍnia ekonomike po e ndÍrron edhe kÍtÍ koncept tÍ vjetÍr. Ka mÍ tepÍr se njÍ vit qÍ aty mungojnÍ investimet, mungojnÍ projektet dhe shpresa, pÍr kÍtÍ arsye BBC po investon sa tÍ mundet nÍ teknologjitÍ e reja , internet, web TV, sikurse kanÍ bÍrÍ edhe televizione tÍ tjera evropiane, pÍr tÍ shpÍrndarÍ prodhimin e vetÍ. Po duket sikur rivaliteti TV / internet po bÍhet njÍ martesÍ e detyrueshme. Publiku po drejtohet drejt web-it. Por jo vetÍm kaq, telefonat, I-Podat, vidiolojrat e sÍ fundi I-Palyer-I qÍ ofron njÍ pÍrmbajtje digjitale tÍ 7 ditÍve, vÍnÍ nÍ dispozicion materialin audioviziv pÍr klientin kur ky i fundit ÍshtÍ i gatshÍm tÍ bÍjÍ zgjedhjen e vetÍ.
Televizioni po ndryshon, po bĂŤhet televizion mobil. Jo vetĂŤm nĂŤ formĂŤn e jashtme tĂŤ vetĂŤn, pra nga ideja e tĂŤ pasurit aparatin e televizorit pĂŤr tĂŤ shikuar mĂŤ pas materialet qĂŤ ai tĂŤ servon, por edhe nga vetĂŤ lloji i materialit qĂŤ servohet. BBC ka njĂŤ redaksi tĂŤ pĂŤrqendruar qĂŤ projekton nĂŤ mĂŤnyrĂŤ tĂŤ ndryshme emisionet pĂŤr televizion, telefon, radio e internet.
E ardhmja ĂŤshtĂŤ digjitalizimi dhe interaktiviteti. ShumĂŤ kanale televizive kanĂŤ pushuar sĂŤ ekzistuari si tĂŤ pavarura, ata bashkohen nĂŤ paketa digjitale me kanale tĂŤ tjera duke bĂŤrĂŤ qĂŤ konkurenca tĂŤ marrĂŤ pĂŤrmasa edhe mĂŤ tĂŤ hekurta. NĂŤ botĂŤn e lĂŤvizshme rolin e furnizuesit tĂŤ aksesit nĂŤ
UP News
Revistë e Gazetarisë
këto paketa e luajnë operatorët mobilë, që vuajnë po nga i njëjti problem, nga konkurenca me telefoninë fikse. Operatorët mobilë duan të shesin drejtpërdrejt prodhimet e tyre digjitale. Kjo është e vetmja mënyrë për të mbetur profitabile. Por prodhimet digjitale të operatorëve mobile kushtojnë shumë. Duhet blerë një telefon celular i përshtatshëm , duhet të jesh klient dhe të paguash për atë që do të shohësh. Ndërkohë që me internet mjafton të kesh qasje dhe një PC. Interaktiviteti do t'i ofronte teleshikuesit të ndërhynte në programin që ai shikon. Njerëzit që punojnë në televizion ecin me logjikën e komunikimit një për të gjithë, filozofia e operatorëve të komunikimit është t'i bashkojë njerëzit në komunikim sipas raportit një me një. Strategjia crossmedia, pra gjurmimi dhe përfshirja e shikuesve në programe, është strategia e fundit drejt së cilës po punohet për të realizuar interaktivitetin me shikuesin. Veç kësaj edhe pranimi i fotove, vidiove dhe tekste të dërguara nga shikuesit, rrit komunikimin me këta të fundit, që është edhe çelësi për t’i mbajtur ata klientë të mëtutjeshëm.
mund t’i lejojmë gjërat të përsëriten. Dëshira për të prodhuar, forca e presionit të madh ekonomik dhe kostoja e ulët e materialit të prodhuar janë tri faktorët që nxisin polikualifikimin e gazetarisë audiovizuale. Kjo situatë kërkon nga gazetarët të jenë të gatshëm të përgatisin vetë një reportazh, pra në terren ata duhet të dinë të jenë kameramanë, redaktorëgazetarë, asistentë. Me kthimin në stacion ata duhet të montojnë, komentojnë dhe miksojnë vetë reportazhin e tyre. Ky polikualifikim është një kërkesë imediate e gazetarisë audiovizive sot. Do të ishte iluzion të hiqje dorë nga kjo në emër të mbrojtjes së zanateve në televizion. Vetë presioni i fortë ekonomik i detyron televizionet të kërkojnë këto kompetenca nga gazetarët. Do të ishte po aq iluzioniste edhe ideja që këto stacione të kërkonin gjithçka nga një person i vetëm, në vend të një ekipi profesional. Pyetja nuk është nëse një gazetar i vetëm mund të zëvendësonte një ekip profesional, por sa do të mund të bënte ai i vetëm po të gjendej larg redaksisë, shkruan Paul Stéphane Manier.
Polikualifikimi i gazetarisë audiovizive.
Profili i gazetarit audioviziv.
Para gazetarit audioviziv në këtë situatë të bumit teknologjik dhe krizës ekonomike vjen si kërkesë e menjëhershme polikualifikimi i tij. Kur flitej për rritjen e çmimit të karburantit, njerëzit nuk e merrnin si shumë tragjike. E kuptuan gravitetin e krizës, vetëm kur e panë se nuk kishin më mundësi të mbushnin makinën. Atëherë u dha alarmi. Nuk
Cila është gjëja e parë që i kërkohet një gazetari audioviziv? Pa imazh nuk ka televizion. Gjëja e parë që i kërkohet një gazetari është të jetë në gjendje të filmojë një reportazh. Kjo kërkon një bazë minimale të përgatitjes teknike dhe një praktikë të mirë. Sigurisht që një kuadër i xhiruar keq provokon më pak irritim sesa një koment i keq. Telespektatori provon ta korrigjojë me mendje një plan që dridhet, ndërkohë që ai mund të jetë seriozisht i shqetësuar nga një mungesë e zërit që duhet të bëjë komentet përkatëse1. Megjithatë kjo nuk mund të shërbejë si arsyetim për çdo kuadër të xhiruar keq nga video-gazetari. Kameramanë e montazhierë, pas një kualifikimi për gazetari, marrë parasysh edhe përvojën e ambicien e tyre, ndodh që të punësohen si gazetarë, e kundërta ndodh vërtetë rrallë, pra që një gazetar i polikualifikuar të rekrutohet mes teknikëve të zërit apo montazhit. Kjo nuk është e përcaktuar nga një rregull preciz, por është një konstatim i thjeshtë, sikurse është e qartë tashmë 1 P. S. Manier, Le journalisme audiovizuel, f 174, DIXIT 2003.
'KMHWRU
se një gazetar i mirë nuk është vetëm ai që del nga një shkollë gazetarie. A bëhet fjalë këtu për një aftësi të kufizuar teknike të video-gazetarëve apo është natyra dinamike e profesionit së cilës i mungon adrenalina po të kufizohej vetëm në lëminë e teknikës? Nga përvoja personale si videogazetare e ndiej që kompetenca në xhirim apo montim, ndodh të nënçmohet nga ana e një pjese të kameramanëve apo montazhiereve “profesionistë”. Këtë dua ta theksoj veçanërisht për gazetarët e rinj audiovizivë, të cilët nuk kanë asnjë arsye të thyhen e të ndihen të paaftë përpara një presioni të tillë të kaluar mode tashmë. Do t’u sugjeroja vetëm të shikonin xhirimet apo emisionet e para që kanë realizuar këta “profesionistë” që kryejnë vetëm atë punë tërë kohën, pse jo, edhe pas një përvoje edhe më të gjatë, për t’u bindur në vlerësimin tim të mësipërm. Rregullat e xhirimit dhe montazhit tashmë janë të përcaktuara mirë, nuk kërkohet asgjë më shumë për të qenë korrekt sesa zbatimi i tyre. Pastaj suksesin ta sjell ideja.
Limitet e polikualifikimit. Edhe pse gazetari i polikualifikuar kujdeset për buxhetin e redaksisë, nuk duhen harruar dy faktorë të rëndësishëm: koha e xhirimit dhe sigurimi i teknikës së përshtatshme. Imagjinoni një gazetar me një kamerë profesionale të rëndë mbi sup që i duhet të ndjekë një ministër apo të kërkojë një intervistë nga pala që ka dalë të protestojë. Nëse gazetarit i duhet të qëndrojë gjatë në vendin e xhirimit, atij nuk i mbetet kohë e mjaftueshme për të bërë anketimin e verifikimet e nevojshme, që si pasojë sjell lajmin e mangët. Në raste të tilla redaksia duhet t’i sigurojë videogazetarit edhe nje asistent të xhirimit i cili do të vazhdonte të qëndronte në vendin e ngjarjes, ndërkohë që gazetari bën kërkimet apo edhe një pjesë të montazhit. Interesi i polikualifikimit nuk qëndron asesi te dërgimi sistematik i gazetarit të vetëm, por në mundësinë e përshtatjes së ekipit për një temë të caktuar. Nëse ka gjëra që nuk mund të mësohen në gazetari, kurreshtja qëndron në vendin e parë. Kurreshtja, ambicia dhe dëshira për të sfiduar, për të kapërcyer aty ku të tjerët të thonë se është e pamundur e pastaj për të kërkuar se çka ka mbrapa saj. ■
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
UP News
Çka është Rugovizmi dhe
K
ohëve t ë fundit sërish është riaktualizuar çështja e monopolit të “trashëgimisë” rugoviane, siç po Dr. Fadil MALOKU e quajnë dy partitë kinse trashëgimtare politike - LDKja dhe LDD-ja, nëpër mediumet publike sidomos në TV Klan dhe nëpër aulat tjera mediatike. Ky debat do të kishte kuptimin e vetë meritor sikur të ngrihej në nivel të analizave dhe studimeve akademike të tipit të analizës së përmbajtjes, e sidomos të tipit të metodologjisë analogjike sikurse bëhet gjithkund në botën e civilizuar në rast se dëshirohet të dëshmohet dicka në sferën kontemplative, ngase kështu përveç që do të shndriteshin disa nga aspektet fondamentale të kësaj “filozofie”, “lëvizjeje”, “trashëgimie”, etj. siç janë të prirur ta projektojnë akoma sot bie fjala LDK-ja dhe LDD-ja, në fakt do të dihej përfundimisht edhe titullari! Para detektimit të titullarit rreth kësaj “pronësie” , për mendimin tim është shumë me rëndësi të studiohet çështja e përkufizimit të asaj që monopolistët nga LDK-ja dhe LDD-ja e edhe vetë mediet e shquajnë si “filozofi rugoviane”, “trashëgimi rugoviane”, “filozofi joviolente”, etj. Në mënyrë që më pastaj të kalohet te pronësia dhe monopoli politik. Mjerisht, akoma me këtë çështje po merren vetëm mediet dhe më pak publicistika e shkenca, sidomos ajo sociologjike, ndërsa ajo që është më interesant në tërë këtë diskurs, tash edhe publik, ka të bëjë se me analizat, krahasimet, kuptimin, perceptimin dhe procesin e hulumtimit dhe të cilësimit me të cilin po merren njerëzit jokompetentë dhe paragjykues. Për t’u ikur këtyre kurtheve dhe anonimiziteteve do të duhej që dukurinë e “rugovizmit”, apo “filozofinë e joviolencës”, që janë aktualisht duke e interpretuar aparatçikët e LDK-s dhe ata të LDD-s, të provojmë ta hulumtojmë nga shumë këndvështrime dhe shumë aspekte tjera, që gjerë tani pak apo pothuajse fare
pak janë bërë. Në fakt, kujtoj që për këtë diskurs do të ishte më mirë t’i adresohemi pakëz kontekstit kohor kur ai doli në skenën politike kosovare. Ky shkrim ka për qëllim pak a shumë të prekë disa nga këto aspekte të këtij konteksti kohor dhe atij shoqëror, pra si u ambientuan kaq shpejt kosovarët me të, sa ishte i arsyeshëm aplikimi masiv i kësaj ideje në gjithë qytetarët e Kosovës, më tej a mund të flasim për ndonjë model të mundshëm të pozicionimit sociologjik, pastaj si u zhvillua dhe nga cilët faktorë u ushqye dhe u mbajt kaq gjatë kjo “lëvizje apo filozofi” e paparë gjerë atëherë në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e shqiptarëve të Kosovës, por edhe për vetë regjimin e Serbisë?! Në fakt , a mund të shquhet e gjithë kjo dukuri e sjelljes si “filozofi”? Cila është teoria dhe praktika e saj? Apo kishim të bëjmë vetëm me një taktikë të përkohshme të lidershipit të atëhershëm për të ruajtur substancën kombëtare që ishte në shënjestër të gjitha regjimeve serbe(sllave)?! I bëjmë gjithë këto pyetje, ngase akoma nuk kemi ndonjë elaborim më të hollësishëm rreth kësaj sjelljeje kolektive të shqiptarëve të Kosovës viza vi viteve ’90-t/’99. I bëjmë po ashtu edhe për shkak se “rugovizmi, apo filozofia e joviolencës”, në kulturën e sjelljes së shiqptarëve në përgjithësi ishte ishte një risi e llojit të vet, që ishte në kundërshti edhe me vetë historinë e tyre të njohur të rebelimit permanent (por të fragmentarizuar dhe asnjëherë të unifikuar?!) Gjerësa interpretuesit e sotëm, pra monopolistët dhe uzurpatorët e LDK-s dhe LDD-s, asnjëherë nuk e kanë ndier nevojën e sistemimit, elaborimit dhe arsyetimit të kësajë”filozofie” dhe “joviolence” , bile as sa ishte gjallë i ndjeri Rugova. E tash krekosen për trashëgimi vetëm e vetëm që të qëndrojnë në politikë me emrin dhe “filozofinë rugoviane”! Por, të shohim në disa vazhdime si lindi kjo ”filozofi”, që tash po mburracohen disa nga aparatcikët e sotit?
Si lindi “filozofia rugoviane”? Përkundër shtet - krijesave postkomuniste që iu nënshtruan një imperativi të vetëm, pra atij të animimit të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm për ecuritë e proceseve të reja demokratike, shqiptarët
e Kosovës, në vitet 90-ta, në fakt u desh t’i nënshtrohen edhe një synimi tjetër që te perëndimorët me konfirmimin e Mastrihtit kishte filluar të zgjonte kërshërinë e shuarjes apo shkrirjes së asaj që te ata identifikohej me shekuj si identitet shtetëror (që ata asnjëherë nuk arritën ta kenë të vetin në asnjë periudhë kohore!) apo kulm i përbashkët identitetesh kombëtare. Procedimi i tillë dualist i shqiptarëve të Kosovës, shikuar nga këndvështrimi pragmatik, në esencë ishte një përpjekje e fundit e tyre edhe për t’u identifikuar me rrjedhat dhe trendët aktuale që po ndodhnin pas rënies së Murit të Berlinit - pra komunizmit, por edhe për t’u çliruar nga regjimi kolonialist serb. Meqë kosovarët aktualisht nuk kishin asnjë shans ta arrinin këtë synim të tyre për çlirim kombëtar dhe për ta bërë strehën e shtetit të tyre , edhe për shkak të raportit të forcave: ushtarake, politike, ekonomike, etj, por edhe të një disfavori tjetër që kishte të bënte me rrethanat e jashtme globale, ku ish Jugosllavia akoma kishte një kredibilitet të pakontestuar, kujtoj që historia do ta dëshmojë se ndërrimi i kursit nga ai historikisht violent në një kurs të përkohshëm joviolent i lëvizjes rugoviane në fakt ishte vetëm një stacion pritjeje historike, pra një periudhë e konsolidimit dhe përgatitjes së asaj që edhe de fakto ndodhi në vitin 1999, kur edhe u pa se lufta e armatosur ishte e paevitueshme në Kosovë.
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
a ekziston ai si i tillë sot? Duke mos dashur të jem as apologjet e as kundërshtar i këtij diskursi që tash ka filluar të rikeqkuptohet me qëllime apo pa qëllime të caktuara, do të doja që si një dëshmitar i asaj kohe, pra si një sociolog i ri që kishte bërë analiza dhe studime (empirike) të asaj periudhe, të bëj krahasime dhe të gjurmoj të vërtetën e ndërrimit të përnjëhershëm të kursit të sjelljeve të shqiptarëve të Kosovës. Dihet parimisht se shqiptarët si komb deri diku edhe i emancipuar e i pajisur me të gjitha tiparet e një kombi modern: me elitë pak a shumë të ngritur intelektuale, politike dhe me një strukturë po ashtu si të pretenduar shkencore e ekonomike,etj. pra me një vetëdije shumë më të avancuar për vetvetën, mbetën pothuajse të vetmit në Evropë, të cilët akoma nuk e kishin rrumbullakuar procesin e formimit të identitetit të vet shtetëror. Ky "vonim", i cili po ashtu i ka shkaqet dhe pasojat e veta, që pothuajse janë një kombinim i rrethanave objektive dhe atyre subjektive, sot nuk mund të shërbejë si ndonjë satisfaksion as moral e as politik (për askend!), ndërsa për atë historik as që vlen të diskutohet më tej, ngaqë është akoma i “gjallë”, si thuhet nga ne sociologët. Shikuar kështu, dmth nga këndvështrimi i asaj ç’ka qenë dhe ç’është tani kombi shqiptar, kujtojmë që interesimi për një status të tillë "vonues" në familjen e madhe të kombeve evropi-
ane ka qenë rrjedhojë e shumë faktorëve dhe shumë shkaqeve, gjë që nuk është objekt i analizës sonë sociologjike tani. Interesimi ynë do të fokusohet për ngjarjet që kanë të bëjnë me periudhën pas viteve '90- ta, kur kualiteti i synimit shqiptar për ta bërë identitetin e vet, ashtu siç e kishin bërë edhe kombet tjera të Evropës, u begatua edhe me një formë dhe përmbajtje të re (të paelaboruar gjykoj sa duhet nga ne) të panjohur gjerë atëherë për etikën e tyre shekullore të sjelljes, atë të jodhunës apo joviolencës siç e quanin perëndimorët, që ishte një befasi e madhe jo vetëm për shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë e gjetiu, por edhe për vetë serbët dhe regjimin e Millosheviqit! Por, procesi i inicimit të rrënimit të stereotipive tradicionale siç ishin ato: të besës, mikpritjes, trimërisë, pastaj atij të gatishmërisë për t'u flijuar për të mirën e atdheut dhe mirëqenies së kombit dhe konceptit të mosdurimit ndaj të huajit, filloi tash të marrë kuptimin e një refuzimi masiv! Dhe ajo që është edhe më interesant në tërë këtë histori të pranimit të përnjëhershëm (pa ndonjë konsenzus paraprak masovik, pra pa ndonjë referendum) filloi të harrohet historia e stereotipive "identifikuese", përmes të cilave shqiptarët gjithandej Ballkanit njiheshin në memorien e popujve. Të orientuar kështu shqiptarët e Kosovës, tanimë filluan në mënyrë të (pa)vetëdijshme dhe me aplikativitet masiv ta këmbejnë dogmën e jodhunës(e cila kuptimin e të menduarit kreativ shqiptar e rrudhi në një kod të vetëm i cili e funksionalizoi pranimin e durimit si mjet të vetëm të mbijetimit) me stereotipet e mëhershme(të rebelimit individual) që e kishin kultivuar gjatë tërë qetësimit të vet shekullor në këto hapësira.
A të sakrifikohej shteti apo demokracia? Është interesant se kodi i ri apo sistemi i ri i sjelljeve shqiptare në Kosovë, përveç tendencës së mbijetimit që tashmë ishte bërë tërësisht evidente, sepse kërcënohej edhe biologjikisht nga lufta shfarosëse e iniciuar nga serbët, që siç dihet shpërtheu në Slloveni, Kroaci, e sidomos në Bosnjë, filloi dalëngadalë me
një takt të sponsoruar kryesisht nga shtresa e intelektualëve të dalë si aspirues ekskluzivë vetëm i shtetit (por jo edhe i çlirimit definitiv nga regjimi serb), në mënyrë që më vonë të ndërtohet demokracia dhe të ushtrohet relaksimi i raporteve midis shteteve dhe kombeve. Dalja e proceseve demokratike në plan të dytë të preokupimit, për shqiptarët e Kosovës pati reperkusione të natyrës së dilemave përcaktuese, ngaqë për elitën udhëheqëse (Ibrahim Rugovën) të kësaj kohe ishte diskutabil koncepti i trasimit të hapave të mëtejmë që reduktoheshin në dilemat: a) Se a thua, do të ishte më mirë të viktimizohej ideja e demokratizimit të proceseve dhe raporteve (rrugëtim ky, të cilin vendet tjera postkomuniste veç e kishin filluar menjëherë pas shembjes së komunizmit) për hir të realizimit të synimit shekullor për shtet, i cili dorën në zëmër nuk shihej askund në horizontin e rrjedhave dhe ngjarjeve, dhe: b) Apo, më mirë do të ishte të viktimizohej ideja madhore e realizimit të këtij synimi për hir të idesë së shtetësisë (kushtimisht ta quajmë funksionale!) embrionale që kishte filluar të ngrihej nën monitorimin e elitës intelektuale (ende jo edhe asaj politike!)të Kosovës me anën e zgjedhjeve të lira, referendumit dhe formave tjera të shprehjes së këtij vullneti? Ishte i çuditshëm fakti se megjithë që nuk pati ndonjë artikulim të dukshëm, do të thoshim promovues përkitazi me këto probleme madhore për kombin, prapëseprapë dilemën e manifestuar kësisoj ata e materializuan përmes një përcaktimi, do të thoshim, aristotelian, duke e orientuar vullnetin e tyre ekskluzivisht në pavarësi si nga Serbia e ashtu edhe nga Shqipëria, me lëvizjen gjerë atëherë të panjohur dhe të pastudiuar paqësore të identifikuar me emrin e Ibrahim Rugovës, që sot aparatçikët e LDK-s dhe atyre të LDD-s po e kualifikojnë si “rugovizëm”. ■ (Autori është anëtar i Shoqatës së Sociologëve Botërorë/www.sociologistswithoutborders.com/, komentet, sugjerimet dhe vërejtjet tuaja mund t’i dërgoni në email adresën: fadil.maloku1@gmail.com)
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
UP News
Poshtë liria e shprehjes
N
uk ka 1 0 0 v e r sione të lirisë së shprehjes, por vetëm një. Çdo njeri duhet të jetë i lirë Ermal HASIMJA të thotë hapur atë që mendon. Mirëpo, kohët e fundit më duket se disa pole mendimi politik dhe civil kanë zbuluar një lloj tjetër të lirisë së shprehjes, e cila ndërtohet mbi bazën e pavarësisë së medias nga vetvetja. Sipas këtij qëndrimi, gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehen si duan ata, pavarësisht interesave apo qëndrimeve të pronarit. Qeveria do të dëshironte t’i “mbronte” gazetarët kundër pronarëve duke u hequr këtyre të fundit të drejtën për të vendosur për politikat redaktoriale . Ky pikëvështrim e shikon median si kooperativë bujqësore socialiste dhe jo si pronë private. Për këtë arsye titulli i këtij shkrimi është i tillë. Sepse jam plotësisht kundër një qëndrimi që shkel lirinë e shprehjes me pretekstin e mbrojtjes së saj. Nëse konceptohet kështu, kjo liri shprehjeje është në fakt një shkelje e lirisë së shprehjes. Liria e shprehjes së dikujt nuk mund të ngrihet mbi shkeljen e lirisë së shprehjes së dikujt tjetër. Së pari, duhet sqaruar se mediet nuk janë pronë e gazetarëve dhe nuk janë krijuar si mjete shprehjeje të gazetarëve, por të pronarëve të medias. Shkelje e lirisë së shprehjes nuk është përshtatja e gazetarit me politikën redaksionale, por ndalimi që i bëhet pronarit për t’u shprehur si dëshiron përmes medias së vet. Së dyti, ky qëndrim do të bllokonte plotësisht tregun e medieve. Cili sipërmarrës apo investues do të dëshironte të krijonte një media, e cila nuk do t’i shërbente për asgjë ose në një rast më ekstrem një media e cila ndoshta një ditë do të shkruante kundër qëndrimit të tij. Me synimin e inkurajimit të shprehjes së gazetarëve, në fakt do të zhdukej liria e shprehjes së atyre që krijuan mediet për t’u shprehur. Së treti, konceptimi i “pavarësisë” dhe i garantimit të saj në fushën mediatike
në Shqipëri është kthyer në një objekt të frikshëm abuzimi politik. Personalisht mendoj se pavarësia nuk ekziston, të paktën jo ashtu siç e konceptojnë qeveritë shqiptare të tranzicionit si dhe një pjesë e mirë e analistëve. Askush nuk është i pavarur nga idetë apo i paanshëm. Një person i pavarur ose nuk është aq i aftë dhe kompetent në politikë sa të krijojë një mendim për të, ose është hipokrit dhe mbrohet pas idesë së pavarësisë. Kusht themelor për demokracinë nuk është “pavarësia” e medieve, por pavarësia e medieve nga qeveria. Qeveria Berisha ia ka dalë mbanë të prishë një pjesë të mirë të rrjetës klienteliste qeveri-media të thurur prej socialistëve, por nuk mund të kërkojë që mediet të jenë të pavarura edhe nga vetvetja. Së katërti, cili autoritet do ta gjykojë “pavarësinë” e gazetarëve ndaj pronarit? Mos ndoshta ndonjë autoritet shtetëror? Mos ndoshta ndonjë “këshill i të urtëve”? Mbi bazën e cilëve kritere? Thjesht mbi ankesat e gazetarëve? Në këtë rast nuk do të kishte thjesht “pavarësi” të gazetarëve ndaj pronarit, por edhe “pavarësi” të gazetarit ndaj kryeredaktorit dhe redaktorit. Mos ndoshta ky autoritet do të duhej të përkufizonte edhe një mënyrë të caktuar të të qenit “i pavarur”? Në fakt për të qenë plotësisht koherentë me këtë version të “lirisë së shprehjes”, ky autoritet do të duhet t’u garantonte gazetarëve edhe punësimin e sigurt në mediet private, sepse të gjithë e dimë që një gazetar punësohet shpesh mbi bazën e bindjeve apo përputhjes me qëndrimin e pronarit. Kjo logjikë mund të na çojë në vende/kohëra ku nuk duam të vemi, ose ku kemi qenë më përpara dhe mezi jemi larguar. Thënë shkurt: dikush që përpiqet të të mbushë mendjen se duhet të jesh i pavarur nga vetja, në fakt të ofron prangat e robërisë. E pesta, heqja e lirisë së shprehjes së pronarëve të mediave, përmes heqjes së mundësisë së orientimit të politikave redaksionale, shkel rëndë një tjetër liri, atë të sipërmarrjes. Përkthyer ndryshe, do të mund të thonim se paradoksalisht shteti u garanton qytetarëve lirinë për të krijuar biznese të cilat nuk duhet t’i kontrollojnë. Është njësoj si të hapësh
një dyqan, t’ia heqësh menaxhimin nga dora pronarit dhe t’ia lesh shitësit. E gjashta, përmes këtij qëndrimi, shteti prek rëndë lirinë e asociimit dhe veprimit në hapësirën publike. Politikat redaksionale të mediave nuk i përkasin gjithmonë një pronari të vetëm, por edhe grupeve të interesit, në përmasa të mëdha apo të vogla. Liria e asociimit do të duhet të përkufizohej në këtë trajtë karikaturale: qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të grupohen dhe organizohen për qëllimet e tyre, por nuk mund t’i shprehin apo mbrojnë publikisht ato. E shtata, për të qenë në rregull me pavarësinë e shprehjes, shteti do të duhet të shkonte deri në fund të kësaj logjike dhe ta zbatonte këtë parim edhe në partitë politike. P.sh. PD-ja do të duhet të ndryshonte statusin e saj dhe të përcaktonte se në të mund të bëjë pjesë çdo individ pavarësisht ideve dhe bindjeve të tij, qofshin ato të majta, apo të djathta, kundër politikave të partisë apo pro tyre, kundër programit të partisë apo pro tij, kundër qeverisjes së partisë apo pro saj. Argumenti se pronarët shkelin lirinë e shprehjes së gazetarëve duke u imponuar politikat e tyre redaksionale është ose naiv ose thjesht i pavlefshëm. Unë nuk i shkel dikujt lirinë e shprehjes nëse nuk i lejoj të shprehet me gojën time. Pronari i një mediaje nuk i shkel lirinë e shprehjes një gazetari nëse nuk i lejon të shprehet në median e tij. Nëse gazetari dëshiron të shprehet mund ta bëjë këtë me gojën e vet, duke u punësuar në një media tjetër, duke dalë me megafon përpara selisë së Kuvendit, si dhe në dhjetëra mënyra të tjera. Nuk jam kundër lirisë së shprehjes së gazetarëve, por jam kundër lirisë së shprehjes së gazetarëve në kurriz të lirisë së shprehjes së pronarëve të mediave. Shteti duhet të garantojë lirinë e shprehjes, por jo në mënyrë përzgjedhëse. “Pavarësimi” i gazetarëve ndaj pronarëve të medias, në vend që të ndihmojë lirinë e shprehjes, mund të realizojë shumë lehtë të kundërtën. Madje mund të na bëjë të perceptojmë një tis dyshimi dhe mosbesimi te mediat dhe sipërmarrja dhe një vullnet etatist me të cilin natyrisht nuk mund të jem fare dakort. ■ (Autori është komunikolog nga Tirana)
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Muzeu i Mitrovicës
M
uzeu i Mitrovicës është muze kompleks, në të cilën janë ndërthurur në mënyrë harmonike të Fidan IBRAHIMI gjitha rrafshet dhe materialet nga arkeologjia, etnologjia dhe historia. Ky muze në stenda të ndryshme, i rregulluar me shije, përmbledh të kaluarën kulturore dhe arkeologjike të qytetit të Mitrovicës, por edhe të gjithë rajonit. Shquhen stendat me materiale dhe eksponate nga ashti, nga guri, nga bronzi dhe hekuri siç janë figurat e ndryshme; thikat, shpatat dhe mjetet e tjera të asaj kohe, këndet dhe stendat me vazo, me pllaka të kohës romake e ilire si dhe pjesa më e bukur për sy mbase stendat e etnologjisë, ku janë ekspozuar lloje të veshjeve kombëtare të zonave dhe rajoneve të ndryshme, në të cilat shquhen shija e hollë e punimeve të dorës nga nënat dhe motrat tona. Muzeu është i themeluar qysh në vitet 1950 dhe ka ndërruar disa objekte për t’u vendosur përfundimisht në objektin e Hamamit (ish-banjos publike të tipit orjental) në vitin 1957 kur ka filluar punën dhe është hapur për vizita. Sipas arkeologëve, rajoni i Mitrovicës është një zonë e pasur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore të periudhave të ndryshme të jetës, që nga neoliti i mesëm, koha e romakëve, dardanëve e deri në kohën e pushtimit osman. Bazuar në materialin dhe eksponatet e gjetura, jeta në këtë rajon ka filluar para 7 mijë viteve, ndërsa popujt dhe kulturat e ndryshme, që defiluan këndej pari në kohëra dhe rrethana të ndryshme, kanë lënë dhe kanë marrë nga kultura shpirtërore e popullsisë autoktone. Mirëpo, me gjithë mate-
rialin e shumtë dhe eksponatet e gjetura në këtë zonë, në muzeun e Mitrovicës aktualisht gjendet vetëm një pjesë e vogël e materialit të zbuluar, pasi shumë nga eksponatet tashmë ndodhen në Muzeun e Beogradit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, por edhe në Muzeun e Shkupit, të marrë dhe huazur nga ekspeditat dhe arkeologët e ndryshëm që kanë gjurmuar në rajonin e Mitrovicës. Muzeu sot ndodhet në ndërtesën e ish-Hammamit, që mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit të 18-të dhe në fillim të atij 19-të,i cili nuk plotëson kushtet për një muze, pasi ai ndodhet praktikisht nën tokë në një thellësi, gjë që shkakton lagështi shumë të madhe e cila rrezikon eksponatet e ekspozuara. Numri i madh i eksponateve të ekspozuara në muze i ka qëndruar dhëmbit të kohës pikërisht falë kujdesit dhe dashurisë së madhe të punonjësve, ndonëse jo rrallë ata janë përballë me probleme si shkak i lagështisë nga toka, por edhe nga çatia. Nga materialet e muzeut numërojmë; enë poçari, figura të ndryshme, sopata të gurit, çekiç e shigjeta të bronzit dhe bakrit, por edhe të gurit, veshje të ndryshme nga etnologjia nga periudhat e ndryshme kohore, mjete të ndryshme pune, punime tjera, pllaka, urna, etj., të cilat stolisin stendat e muzeut. Mësojmë se ka eksponate të cilat datojnë nga mileniumi V, por pjesa dërmuese i takojnë periudhës së neolitit të mesëm të gjetura në disa vende si në Zhitkovc, në Fafos dhe në afërsi të lumit Lushtë. Përderisa kalojmë pranë stendave, mësojmë për objekte,
pllaka dhe figura të gjetura në fafos. Kuptojmë se në vendin ku sot gjendet kompleksi Trepça dhe Fabrika e Fosfatit janë gjetur gjurmë të një qytetërimi të lashtë, ku janë zbuluar mbetje të themeleve të 13 shtëpive dhe materiale që kryesisht janë nga ashti,guri dhe poçaria. Nga eksponatet e shumta duhet përmendur fragmente të qeramikës, që datojnë nga neoliti i vjetër që u zbuluan në lokalitetin Zhitkovc, i cili gjendet rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, lokalitet ky ku janë gjetur edhe shumë epksponate tjera të kësaj kohe. Një tjetër eksponat është koka e statujës, që shquhet fytyra e gdhendur në formë trekëndëshi e gjetur në lokalitetin "Fafos", afër Fabrikës së Fosfatit në hyrje të Mitrovicës, që daton nga koha e neolitit. Po në këtë lokalitet ëshët zbuluar edhe një figurë tjetër, që paraqet njeriun e ulur, e cila nga arkeologët është quajtur figurë me falus hipertrofeus që po ashtu daton nga koha e neolitit. Duhet theksuar në dy lokalitete, fafosi 1 dhe fafosi 2, janë gjetur edhe shumë figura dhe gjurmë të tjera të civilizimit të hershëm që nga neoliti, por edhe periudhat tjera të popujve dhe kulturave që defiluan në këto troje. Eksponat tjetër shumë interesant është i ashtuquajturi ‘kapak prosopomorf ’ i enës, që paraqet fytyrë njeriu dhe është zbuluar në fafos 2 dhe daton që nga koha e neolitit. Një tjetër eksponat nga kjo periudhë është ena e qelqit, e cila u gjet në nekropolin ilirian që është e shekujve II e III dhe u zbulua në punimet e rrugës Mitrovicë në drejtim të Pejës. Lokalitet të tjera ku me një punë të mirëfilltë të ekspertëve do të mund të pasurohej edhe më shumë muzeu janë lokalitetet në muret e kalasë së Zveçanit, Kisha e Sasëve ose Kisha e Shën Pjetrit në Stan tërg, gjyteti në afërsi të Cernushës, Xhamia në Trepçë etj. Vlen të përmendet po ashtu skulptura e Zojës së Bekuar, e cila besohet se është e shekullit të 14-të e gjetur në Manastirin e Banjskës. ■
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
P
ër të qenë transparent në vlerësimin e proceseve zgjedhore që kanë ndodhur deri më tani në vend, del Xhavit GAXHERRI se jo gjithçka ka shkuar mirë deri më tani në zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë, si në ato të mbas luftës, po ashtu edhe në këto të shtetit të ri të Kosovës. Por, nuk mund të thuhet se nuk mund të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike. Sido që të jetë, kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë për faktin se subjektet politike dhe elektorati i “vetëdijshëm” nuk kanë “arritur” ende të kuptojnë së çfarë janë proceset demokratike, aq më shumë se çfarë matësi i demokracisë së një vendi janë zgjedhjet. Në këtë aspekt po i kthehemi formësimit të shtetit të ri, Kosovës dhe vetëdijesimit të elektoratit, të cilit i duhen medie më të fuqishme dhe parti politike më të moderuara karshi qasjes çfarë kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë edhe më tutje këto të fundit në vend. Por, për gjithë këtë “vetëdijesim” të elektoratit “merita” nuk u takon vetëm subjekteve politike të një vendi, por edhe medieve, ngase mediet dihet se janë motori i edukimit dhe informimit të një shoqërie moderne.
UP News
Mediet dhe Zgje Mediet në Kosovë, si në çdo vend demokratik, kanë qasje të “lirë” dhe janë të “paprekshme” nga llojet e censurave të ndryshme në veprimtaritë e tyre. Pavarësia dhe paanshmëria e medieve, si në Kosovë po ashtu edhe në vendet e tjera të botës, bën të mundur që nganjëherë ato të luajnë edhe rolin e kontrolluesit të pushtetit, për çka u njihet edhe pozicioni i pushtetit të katërt, karshi shtyllave tjera të pushtetit, (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit). Të gjitha llojet e mediumeve, si ato të shkruara dhe elektronikë kane një rol të jashtëzakonshëm në shoqëritë demokratike. Kuptohet, në rast se kanë qasje parimore dhe pragmatike. Ndikimi më i rëndësishëm dhe më i theksuar i medieve vërehet gjatë fushatave zgjedhore dhe zgjedhjeve. Në këtë rrafsh, mediet paraqesin burimin kryesor të informimit dhe se kandidatët presidencialë në garë për zgjedhje i përdorin televizionet si ekspozim sa më të suksesshëm para elektoratit. Asnjë kandidat s’mundet të shpërfillĽ pasqyrimin e lajmeve dhe nuk mund ta lë pas dore mundësinë për t’u shprehur më anë të këtij mjeti informativ. Edhe pse edhe radioja dhe gazetat luajnë rol në pozicionin e kandidatëve, televizionet janë kritike për t’u prezantuar më efektshmëri fushata e tyre.
Kuptohet se gjatë fushatave më shumë se 60% e fondeve të kandidateve shpenzohet për komunikim përmes medieve. Dihet së shpeshherë debatet nëpër televizione janë shume përcaktuese në përcaktimin e elektoratit, sepse aty paraqiten dallimet dhe pozicionet e kandidatëve në shumë fusha ku kanë interes dhe janë vitale për votuesit e vendit dhe lokalitetit ku ata jetojnë. Është e natyrshme se në skenën politike dhe në perceptimin e thithjes së elektoratit rol shumë të rëndësishëm luan performanca, stabiliteti dhe qëndrimi i kandidatëve. Në këtë rrafsh, kuptohet se pak nga pak politika shqiptare e Kosovës po profesionalizohet, si dhe mediet audiovizuale dhe të shkruara, gjithashtu. Dy këto përparime po ecin paralelisht. Megjithatë, që më lart thamë se perfmormanca dhe forma se si paraqiten kandidatët në shpalosjen e platformave të tyre politike gjithnjë del dikush që dominon skenën dhe monopolizon debatin. Mes faktorëve kryesorë që e mundësojnë këtë kryesore mbeten mediet. Ato përpiqen të transmetojnë mesazhe dinamizmi dhe simpatie, elementë kryesorë të komunikimit të efektshëm në politikë. Duke qenë se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë afër dhe fushata elektorale mund të fillojë, me qëllim që të gjithë ne të bëhemi zgjedhës të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm dhe se nga kjo duhet që secili prej nesh të bëhet i aftë të mendojë e të reflektojë mbi ndikimin e medieve mbi interesin e subjekteve politike që paraqesin para elektoratit premtime megalomane në procesin demokratik zgjedhor. Rrjedhimisht, proceset demokratike janë të prira që votuesi i principeve parimore të kuptojë e të analizojë mesazhet e ndryshme që përcjellin nga diskutimet e politikanëve dhe personaliteti i burrave dhe grave të politikës. Mediet në përgjithësi, pra tërësia e mjeteve shpërndarës të informacionit, janë mjeti themelor shprehës për aktorët e demokracisë dhe luajnë një rol vendimtar në formimin e opinionit publik. Duke nxjerrë në pah e duke vendosur në qendër të vëmendjes lloje të ndryshme debatesh, ato arrijnë të ngjallin të tjera
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
dhjet në Kosovë debate, duke respektuar gjatë këtij procesi një etikë të caktuar: saktësi informacioni, respektim i jetës private, verifikim i burimeve. Në kohëra dhe etapa të ndryshme, shtypi mund të luajë rol vendimtar, duke bërë të dominojë një opinion i caktuar publik. Gjatë shekullit të 20-të jo vetëm gazetat, por edhe radiot, televizioni, kinemaja, merrnin pjesë në debatin demokratik. Ndërsa në shekullin e ri është interneti ai që më së shumti bën të mundur përhapjen e ideve demokratike. Teknologjitë e reja i nxisin organet demokratike të modifikojnë mënyrën e tyre të punës, duke e afruar klasën politike me qytetarët. Kështu, mediet plotësojnë vektorët tradicionalë të demokracisë, duke shpikur forma të reja informimi dhe shprehjeje. Paralelisht me përparimet e mëdha të demokracisë shqiptare, edhe mediet janë demokratizuar, duke u bërë lehtësisht të mbërritshme ngado dhe te të gjithë. Shpesh pluralizmi i këtyre ndërmjetësve të komunikimit mes pushtetit dhe popullit, në këtë rrafsh elektoratit, ndihmon funksionimin e demokracisë. Pra, pluralizmi i medieve nuk nënkupton gjithnjë pluralizëm të ideve dhe diversitetit të informimit. Televizioni,
njëkohësisht edhe media më masive, duke ndikuar te qytetarët që më së shumti janë pasivë, shpesh akuzohet se thjeshton debatet dhe “dominon” opinionin, ndërkohe që rendja pas audiencës i lë pak vend debatit demokratik. Të ndjeshëm ndaj jehonave të medies, politikanët i zbukurojnë diskutimet e tyre e i paraqesin jo sipas bindjeve që kanë, por sipas opinionit që ekziston apo vizionit të medieve. Gjatë fushatave elektorale, prioritetin e ka dominimi i televizioneve, në vend që ta ketë debati demokratik dhe shkëmbimi i ideve. Gjatë këtij momenti, media dhe kryesisht ajo publike, e kryen më së miri funksionin e saj, nëse arrin t’i sigurojë hapësirë të barabartë shprehjeje kandidatëve të ndryshëm. Politikanët respektojnë mediet dhe formatet që ato imponojnë, duke arritur shpesh që një problem të madh e të komplikuar ta përmbledhin në një frazë të vetme. Shteti duhet të ushtrojë kontroll mbi mediet, por ta bëjë këtë në mënyrë demokratike e jo duke ushtruar presion. Vetëm kështu mund të sigurohet pluralizmi i informacionit, paanshmëria e shtypit dhe respektimi i lirisë së opinionit. Mjeti më i ri, interneti, është ai që eliminon barrierat e brendshme, shton forumet e diskutimeve, zgjeron
hapësirat e fjalës së lirë, natyrisht, nëse mësojmë ta përdorim ashtu si duhet. Si përfundim, mendoj se mediet duhet të respektojnë zgjedhjet dhe aspiratat e qytetarëve. Janë ato që pasqyrojnë dhe formojnë fenomene shoqërore. Por, nga ana tjetër, roli i tyre nuk duhet mbivlerësuar. Vota natyrisht nuk varet prej tyre, por ato gjenerojnë të tjerë faktorë vendimtarë ekonomikë dhe shoqërorë. Duke luftuar kundër efektit deformues të medieve, le t’i japim prioritet edukimit të gjithanshëm, i cili do t’i lejojë qytetarët të kuptojnë mesazhet, të mësojnë të shohin televizor, të lexojnë gazetat dhe të kuptojnë proceset zgjedhore (të drejtën e votës). ■
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
'KMHWRU
UP News
I
am a Fulbr i g ht Scholar based in Tirana, Albania, where I am researching a book on gender violence and gloDr. Lori E. AMY balization. As part of my research, I have been working with the Department of Public Health in the Medical Faculty of the University of Tirana to develop theoretical models for understanding violence as a public health issue. In particular, structural and gender-based violences are severe obstacles to the physical and psychological well-being of people as well as to the economic development of Albania. For example, the leading causes of death in Albania – chronic diseases, cancerous tumors, and traffic accidents -- can be traced to the structural violences of under-development (such as extreme poverty, contaminated water and air supply, inadequate road and sanitation infrastructure, corruption, and a poor health care system). These, of course, are all things that “developmentâ€? works to address. My work with students in the Public Health Department, though, has made me focus on poor quality education as a serious structural violence impeding the development of individuals and countries. Coming from the high-tech university structure of America, I was simply not prepared for the fact that, in the Medical Faculty, doctors have to walk several blocks in the rain to an internet cafĂŠ to do any kind of secondary or data base research, to check their email, and to conduct online professional communications. The lack of a basic technology infrastructure – wireless connectivity in professor’s offices, a computerized classroom with reliable internet access and necessary software, research data base access – is a serious obstacle impeding both professors and students. We all know how important a quality education is for everyone, everywhere in the world, but education takes on especially crucial dimensions in transitional economies challenged with development issues. In particular, Albania –
and its close kin, Kosovo – are tasked with developing a system of Higher Education that is the foundation of the successful transition to a knowledge-based economy and society. As crucially, educational institutions are important factors of growth and competitiveness, as recognized by the importance that the Lisbon Strategy and Bologna Process give to education modernization in Europe and Southeastern Europe. In fact, the economic and social systems restructuring required for accession to the EU demands that we begin to develop the knowledge triangle – the link between industry, research, and education. Linking research in and out of the universities, curriculum development within the university structure, and national policy is crucial to developing the labor market and the economy. While we all recognize the importance of educational reform and development, it is more difficult to determine the precise steps we can take to pursue this. Certainly, the large scale structural measures reforms necessary must proceed through high level national and international cooperations among, for example, government ministries, university administrators, and external funding agencies such as the World Bank, OSCE, and Erasmus Mundus. But there are some things that individuals – students, professors, community members – can begin doing now to improve the quality of education available to us. One of the things I am doing with the Department of Public Health, for example, is organizing videoconferences linking classes in the United States with students in Albania. Videoconferencing provides a relatively simple and cost-effective way to expose students here to educational norms in the US, as well as to help professors here think in global terms about curriculum content and development. Linking classes also provides important opportunities for American students to understand the how war and post-communist transition impact every aspect of daily life for Albanians. For so many American students, “post-conflict� and “transition� are abstract terms; linking our classes allows us to give form and substance to vague abstractions, to allow American students to feel what it means to not be able to travel freely, to have poor internet availability, to be developing the infrastruc-
tures – roads, schools, hospitals, water supply and sanitation – that we take for granted. As important, America and Europe are moving towards integrated, interdisciplinary models of education, and towards what is now being called a world-grant university structure. The term world grant evolves out of the American model of a land-grant university. Land-grant universities were specifically intended to use education as a way of responding to real problems in real communities. In their argument for world-grant universities, June Youatt and Kim Wilcox argue that, in a global area, our problems – social, economic, environmental, political – require “not simply more education, but a different approach to education� (26). Taking on major social problems requires interdisciplinary collaboration and a sustained approach to a single problem from many different directions. Water supply problems, for example, require the work of environmental and chemical engineers, urban planners, architects, public health and policy makers, among others. In an interconnected world, problem-solving requires, not just focused research in one discipline, but interdisciplinary collaboration. And, as Arri Eisen and Ann Hall argue in their work on interdisciplinary pedagogies, “a central problem in higher education is how to best develop in students interdisciplinary thinking and application skills necessary to work and engage effectively in the twenty-first century� (Eisen & Hall et. al 99). Interdisciplinary learning requires that we teach students, not just information, but the practices of problem-solving. We need to develop educational structures in which our students – all of our students – function as working apprentices in “advancing knowledge and transforming lives� (Youatt & Wilcox 26). Education as problem-solving takes on the serious issues of our times – sustainability, economic development, energy, food and food security, technology, and health. To tackle these issues, we need to deliberately work towards integrating our knowledges and working collaboratively, across disciplines as well as across borders, to solve the problems the problems we face. ■This article is written especially for UPNEWS magazine of journalism
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Dega e Gazetarisë e Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, një dritare e re mundësish
Degë e re me mundësi të mëdha punësimi Statistikat e punësimit të absolventëve të kësaj dege tregojnë shifra të larta. Në gjeneratën e parë ka pasur 46 absolventë dhe 38 për e tyre punojnë apo 83 % nga numri i përgjithshëm i absolventëve të gjeneratës së parë
D
ega e Gazetarisë n ë Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës në katër vjetorin e Alban ZENELI themelimit është bërë njëra ndër preferencat kryesore të të rinjve për të studiuar në UP. Shefi i Degës së Gazetarisë, Milazim Krasniqi, këtë fakt e arsyeton me rritjen e interesimit për regjistrim në këtë degë. Ai thotë se gazetaria është duke u bërë çdo ditë e më shumë më atraktive dhe kjo falë numrit të lartë të të punësuarve që dalin nga kjo degë. “Sipas statistikave, rreth 80 për qind e atyre që kryejnë studimet në Degën e Gazetarisë janë punësuar, që e bën degën edhe më atraktive. Pra, ne si degë tashmë mund të thuhet se jemi plotësisht konkurrues në tregun medial, për të mos qenë modest jemi lider në përgatitjen e gazetarëve në tregun e medieve në Kosovës”, është shprehur Krasniqi. Ai ka thënë se kjo degë është mirë e pajisur edhe me mjete të punës për ushtrime praktike të studentëve që ndihmon në ngritjen profesionale dhe
akademike të studentëve. Krasniqi ka treguar se Dega e Gazetarisë ka një radio, e cila është funksionale në shërbim të mësimdhënësve dhe studentëve, po ashtu dega ka edhe një studio e cila është e pajisur me kompjuterë, që shfrytëzohen nga studentët për ushtrime. Dega është e pajisur me kamera dhe mjete tjera për ushtime në lëndët e gazetarisë së televizionit. “Të gjithë këta faktorë së bashku kanë mundësuar që Dega e Gazetarisë për pesë vite të jetë një degë atraktive dhe të ketë rezultate të matshme në tregun e punës, ku studentët tanë janë konkurrues dhe që vetë shkalla e punësimit të tyre tregon se ata aftësohen për të punuar si gazetarë”, ka deklaruar Krasniqi. Stafi i profesorëve dhe asistentëve të Degës së Gazetarisë është kryesisht një staf i ri, i cili përbëhet në masë të madhe nga gazetarë, redaktorë apo zëdhënës të ndryshëm, të cilët janë aktivë në lëmin e marrëdhënieve me publikun në Kosovë. Dega ka gjithsej tre profesorë dhe dy asistentë të rregullt , ndërkohë që ka edhe 23 profesorë të tjerë dhe 3 asistentë të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Nga stafi prej 26 të angazhuarve në këtë degë, 15 janë aktivë në fushën e marrëdhënieve me publikun në Kosovë (ose 58%), duke përfshirë këtu mediet e ndryshme të Kosovës dhe
ato ndërkombëtare që kanë përfaqësi në Kosovë. Po ashtu, disa prej tyre janë të angazhuar edhe në zyrat e informimit të institucioneve të ndryshme.
Punësimi Ndërsa statistikat e punësimit të absolventëve të kësaj dege tregojnë shifra të larta, në gjeneratën e parë ka pasur 46 absolventë dhe 38 për e tyre punojnë apo 83 % nga numri i absolventëve. Nga 38 të punësuarit 34 janë aktivë në fushën e marrëdhënieve me publikun. Edhe gjenerata e dytë e absolventëve të kësaj dege ka pasur gjithsej 45 absolventë dhe 28 prej tyre punojnë në mediet e ndryshme të Kosovës. Dega e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë për herë të parë ka pranuar studentë në vitin akademik 2005-2006 dhe nga gjenerata e parë e studentëve të kësaj dege kanë dalë gazetarë, redaktorë, menaxherë dhe botues të medieve të ndryshme në Kosovë.
Statisitkat:
Nga 46 absolventët e gjeneratës së parë të degës së gazetarisë 38 prej tyre punojnë, ose 83 për qind e numrit të përgjithshëm të absolventëve.
28 nga 45 absolventëve të gjeneratës së dytë të degës së gazetarisë janë të punësuar ose 62 për qind. ■
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
'KMHWRU
UP News
Pas dĂŤshtimit pĂŤr tĂŤ ndĂŤrtuar termocentralin “Kosova e Reâ€? me 2100 megavate, nĂŤ muajin shkurt rishpallet tenderi pĂŤr 500 plus 500 megavate
“Kosova e Re�, 500 plus 500 megavate
R
ealizimi i projektit tĂŤ termocentralit “Kosova e Reâ€? do tĂŤ provohet me njĂŤ tender tĂŤ ri, pas dĂŤshtiAlbulena MALOKU mit tĂŤ pĂŤrpjekjes sĂŤ parĂŤ pĂŤr ndĂŤrtimin e tij me kapacitet prodhues 2100 megavate energji elektrike. Pas shprehjes sĂŤ interesit nga kompanitĂŤ, rishpallja e tenderit pĂŤr termocentralin “Kosova e Reâ€? pritet tĂŤ bĂŤhet nĂŤ shkurt tĂŤ vitit 2010. Ky vendim ka ardhur me arsyetimin se kriza financiare ka ndikuar nĂŤ largimin e dy kompanive tĂŤ mĂŤdha nga gara. Ministrja e EnergjisĂŤ dhe Minierave(MEM), Justina Shiroka Pula, tha se nĂŤ bazĂŤ tĂŤ ligjit, qeveria ka pasur tĂŤ drejtĂŤ qĂŤ ta pĂŤrmbyllĂŤ tenderin me dy konsorciume, por ka vendosur pĂŤr njĂŤ opsion qĂŤ ka mĂŤ shumĂŤ konkurrencĂŤ. “PĂŤr ofertuesit tjerĂŤ, tĂŤ cilĂŤt janĂŤ tĂŤ interesuar pĂŤr projektin ‘Kosova e Re’, do tĂŤ bĂŤhet edhe njĂŤ ftesĂŤ pĂŤr shprehjen e interesit. Ftesa e dytĂŤ pĂŤr shprehje tĂŤ interesit pĂŤr projektin ‘Kosova e Re’ pritet tĂŤ bĂŤhet nĂŤ dhjetor tĂŤ kĂŤtij viti. NĂŤ mes tĂŤ janarit MEM-i do tĂŤ organizojĂŤ edhe njĂŤ konferencĂŤ me investitorĂŤt, nĂŤ fund tĂŤ janarit do tĂŤ pĂŤrgatitet lista e ngushtĂŤ e investitorĂŤve tĂŤ rinj qĂŤ parakualifikohen dhe nĂŤ shkurt tĂŤ 2010 do tĂŤ mund tĂŤ shpallet tenderi. NĂŤ vitin 2010 presim tĂŤ pĂŤrmbyllim tenderin dhe qĂŤ kompania fituese tĂŤ mund tĂŤ fillojĂŤ procedurat pĂŤr realizimin e tijâ€?, ka thĂŤnĂŤ ministrja Shiroka-Pula. E para e MEM-it ka thĂŤnĂŤ se blloku i parĂŤ i termocentralit tĂŤ ri do tĂŤ ketĂŤ 500 megavate dhe mĂŤ vonĂŤ ky do tĂŤ pasohet me ndĂŤrtimin e njĂŤ blloku tjetĂŤr po ashtu me kapacitete tĂŤ njĂŤjta. “ZvogĂŤlimi i kapaciteteve ĂŤshtĂŤ strategjia e ministrisĂŤ pĂŤr tĂŤ tĂŤrhequr mĂŤ shumĂŤ investitorĂŤ tĂŤ interesuar, duke u nisur nga fakti qĂŤ kriza financiare ka reduktuar kapitalin qĂŤ kompanitĂŤ kanĂŤ nĂŤ dispozicion pĂŤr ta investuar nĂŤ pro
jekte tĂŤ reja. PĂŤr ndĂŤrtimin e termocentralit prej 2 mijĂŤ megavatesh kompanitĂŤ ĂŤshtĂŤ dashur tĂŤ sigurojnĂŤ garanci bankare apo kredi dhe tani me uljen e kapaciteteve edhe atyre do t’u lehtĂŤsohet puna’, ka thĂŤnĂŤ Pula. Ajo ka theksuar se blloku i parĂŤ prej 500 megavateve do t’i plotĂŤsojĂŤ nevojat pĂŤr mbylljen e blloqeve tĂŤ Termocentralit “Kosova Aâ€?, ndĂŤrsa blloku tjetĂŤr do t’i plotĂŤsojĂŤ kapacitetet e bllokut “Kosova Bâ€?, qĂŤ planifikohet tĂŤ rivitalizohet nĂŤ vitin 2017. “JanĂŤ dhĂŤnĂŤ ide tĂŤ reja pĂŤr procesin e seleksionimit nĂŤ mĂŤnyrĂŤ qĂŤ projekti tĂŤ vazhdojĂŤ me mĂŤ shumĂŤ tĂŤ interesuar. Banka BotĂŤrore edhe mĂŤ tej mbetet njĂŤra nga mbĂŤshtetĂŤset e kĂŤtij projektiâ€?, ka thĂŤnĂŤ i pari i BankĂŤs BotĂŤrore pĂŤr KosovĂŤn, Ranjit Nayak. Kritika tĂŤ shumta pĂŤr mĂŤnyrĂŤn se si ka shkuar gjatĂŤ tĂŤrĂŤ kohĂŤs nga qeveria janĂŤ dhĂŤnĂŤ nga ish-ministri i EnergjisĂŤ dhe Minierave, E’them Çeku. Ai mendon se qeveria aktuale nuk bĂŤri lĂŤvizje tĂŤ nevojshme pĂŤr KosovĂŤn dhe pĂŤr ekonominĂŤ kosovare, siç ĂŤshtĂŤ problemi i furnizimit tĂŤ qytetarĂŤve me energji elektrike. “VetĂŤm fillimi i largimit tĂŤ konsorciumeve tĂŤ mĂŤdha nga gara e kĂŤtij projekti ka shĂŤnuar goditjen e parĂŤ dhe tĂŤ fuq-
ishme pĂŤr politikĂŤn dhe ekonominĂŤ kosovare. Ă‹shtĂŤ, tĂŤ them, mbytje e projektit. E ka lĂŤnduar ofertĂŤn mĂŤ tĂŤ mirĂŤ pĂŤr KosovĂŤn dhe e ka lĂŤnduar po ashtu imazhin e KosovĂŤs pĂŤr investimet e jashtme. TĂŤ mos e pĂŤrmendim edhe ritenderimin e kĂŤtij projekti qĂŤ shĂŤnon njĂŤ proces tej mbrapaâ€?, ĂŤshtĂŤ shprehur Çeku. NĂŤ anĂŤn tjetĂŤr, ekspertĂŤt mbĂŤshtesin rinisjen e tenderit. Drejtori i Fondacionit pĂŤr ShoqĂŤri tĂŤ Hapur (KFOS), Luan Shllaku, ka thĂŤnĂŤ se me kĂŤtĂŤ hap qĂŤ ka marrĂŤ komiteti ndĂŤrministror, do tĂŤ ketĂŤ investues mĂŤ seriozĂŤ. “Vendimi pĂŤr tĂŤ sjellĂŤ mĂŤ tepĂŤr konkurrencĂŤ ĂŤshtĂŤ shumĂŤ i drejtĂŤ dhe nuk ka dilemĂŤ se do tĂŤ nevojitet njĂŤ infuzion tek oferta qĂŤ duhet t’i sjellin kompanitĂŤâ€?, ka theksuar Shllaku dhe ka shtuar se tash do tĂŤ ketĂŤ njĂŤ skenar tjetĂŤr, ku ritenderimi do tĂŤ sjellĂŤ dhe pozicione tĂŤ reja tenderuese, tĂŤ cilĂŤt shpreson se do sjellin numĂŤr mĂŤ tĂŤ madh tĂŤ kompanive. “Kapaciteti 500 plus 500 megavate ĂŤshtĂŤ mĂŤ i mirĂŤ se ai 2000 megavate, por qĂŤ duhet definuar shumĂŤ çÍshtje. Kosova duhet tĂŤ mbajĂŤ pronĂŤsinĂŤ mbi minierĂŤn e Sibovcit dhe tĂŤ menaxhojĂŤ atĂŤ si potencial tĂŤ fortĂŤ pĂŤr bashkĂŤpunim me kompaninĂŤ fituese nĂŤ tĂŤ ardhmenâ€?, ka thĂŤnĂŤ Shllaku. NdĂŤrsa projekti i ndĂŤrtimit tĂŤ termocentralit tĂŤ ri “Kosova e Reâ€?, i filluar mĂŤ 2006 si ide, ka qenĂŤ qĂŤ Kosova tĂŤ ketĂŤ kapacitete tĂŤ reja energjetike prej 2100 megavatesh nga tĂŤ cilat vendi do tĂŤ pĂŤrfitonte 3.5 miliardĂŤ euro qĂŤ tashmĂŤ mbesin tĂŤ harruara. Pas ndryshimit tĂŤ qeverisĂŤ, ky projekt pĂŤsoi stagnim pĂŤr t’u ndryshuar modeli i ndĂŤrtimit nĂŤ verĂŤ tĂŤ kĂŤtij viti. Opsioni ishte qĂŤ ndĂŤrtimi i termocentralit tĂŤ ri tĂŤ shkonte nĂŤ dy faza “1000 + 1000 megavateâ€?. KĂŤto luhatje dhe vonesat e shumta, pa pĂŤrjashtuar kĂŤtu edhe krizĂŤn financiare, ndikuan qĂŤ dy nga katĂŤr kompanitĂŤ konkurruese: “EnBW & WGIâ€?, “RWE&AGâ€?, tĂŤ largohen pĂŤrfundimisht nga procesi i tenderit. Madje dyshime ka pasur edhe konsorciumi “CEZ&AESâ€?. â– (Autorja ĂŤshtĂŤ gazetare e ekonomisĂŤ nĂŤ “Lajmâ€?)
UP News
Revistë e Gazetarisë
1U 7HWRU
Roli i medieve në zhvillimin ekonomik të vendit
M
ediet n ë p ë rgjithësi, qoftë ato publike apo private, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvilliIbrahim HOXHA min ekonomik të një vendi. Ato jo vetëm se ndikojnë në zhvillimin e tij duke bërë shpërndarjen e informacioneve ekonomike, por edhe duke marrë pjesë aktive në ngritjen e çështjeve të ndryshme, si të atyre që që kanë të bëjnë me bartjen e dijes, rritjen e transparencës dhe konkurrencën e lirë në treg. Për këtë arsye mediet e lira nuk janë thjesht çështje luksi, por ato në vetvete janë vetë bërthama e zhvillimit socio-ekonomik dhe politik të një shoqërie. Thjesht njerëzit me më shume informacione janë më të fuqizuar për të bërë përzgjedhje më të mira. Si të tilla mediet i ndihmojnë tregjet që të funksionojnë më mirë, duke filluar nga tregtia e vogël me pemë ose perime në ndonjë pjesë të Kosovës e deri te tregjet e mëdha kapitale Londër apo Nju Jork. Ato mund ta mbështesin tregun duke transmetuar ide dhe inovacione përtej kufijve. Ne kemi parë se ato janë gjithashtu të rëndësishme për zhvillimin
human, duke sjellë informacione rreth edukimit dhe shëndetësisë në pjesët më të izoluara të vendit. Në fakt mediet janë më të prirura të sjellin deri te perfomanca më e mirë e ekonomisë së një vendi kur së paku plotësojnë këto tri parakushte : Kur mediet janë të pavarura ofrojnë informacione të kualitetit të mirë, apo kur kanë një shtrirje të gjerë te publiku. Një industri e tillë e medieve mund ta rrisë llogaridhënien e të dyja palëve, si bizneseve ashtu edhe institucioneve, duke i monitoruar ato si dhe duke u mundësuar konsumatoreve që të sjellin vendime më të informuara. Ato luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në paraqitjen e një imazhi më të mirë të vendit për të tërheq investime të huaja. Sido që të jetë shpërndarja e informacioneve në afat të duhur kohor si dhe me kredibilitet varet tmerrësisht nga mënyra se si vetë biznesi i medieve është i menaxhuar dhe rregulluar. Por, në të njëjtën kohë kushtet ekonomike dhe struktura industriale e një vendi gjithashtu ndikojnë në performansën e vetë medieve. Kur i analizojmë këto tri parakushte në kontekstin e Kosovës, mund të themi se në Kosovë kemi media të lira dhe të pavarura dhe në këtë kontekst tani së fundi kemi një laramani ofruesish të informacioneve si dhe progres në zhvillimin dhe profilizimin e tyre. Shih për
këtë hapjen e kanaleve të cilat merren enkas me biznes. Por, çështja e vlerësimit të kualitetit të medieve është çështje komplekse që kërkon një trajtim më specifik dhe kontekstual. Kjo për arsye se me vetë zhvillimin e medieve vjen edhe deri te rritja e kualitetit të informacioneve, të cilat plasohen tek publiku. Ndërsa sa i përket shtrirjes te publiku, tani Kosova ka bërë një hap përpara në liberalizimin e tregut medial, duke u dhënë hapësirë kanaleve të ndryshme si dhe ofruesve të ndryshëm që të depërtojnë te publiku. Kjo sidomos shton konkurrencën, e cila në vetvete sjell edhe deri te zhvillimi i resurseve njerëzore dhe teknologjike të medieve. Në këtë kontekst qeveria, duke dashur që sinqerisht të zgjerojë audiencë dhe shtrirje mediale, ka bërë hapa të mirë duke mbështetur konkurrencën e lirë të medieve dhe duke larguar restriksionet në treg. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë inkurajon pjesëmarrjen si dhe qasjen inovative të medieve për të arritur deri te publiku. Ky hap është mjaft i rëndësishëm në aspektin e hapjes së kornizave zhvillimore të Kosovës, sepse nëse njerëzit dëshirojnë të punojnë për një ekonomi më efektive dhe transparente, atëherë padyshim se liria e atyre që shpërndajnë informacione është element kritik në zhvillim ekonomik të një vendi. ■
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
UP News
Roli i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në transparencën dhe llogaridhënien e shpenzimit të parasë publike
T’i kushtohet më shumë rendësi auditimit Kuvendi i Kosovës edhe në të ardhmen duhet të vazhdojë ta përkrahë pa rezerva këtë institucion, sepse është në të mirë të Republikës së Kosovës që ta ketë sa më të fortë Institucionin e Kontrollit të Financave Publike
Z
yra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është themeluar si institucion i pavarur me Rregulloren e UNMIK-ut Labinot LEKAJ Nr.2002/18. Po ashtu edhe me Kushtetutën e Kosovës ky institucion është organ i pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës. Misioni i këtij institucioni është transparenca e shpenzimit të parasë publike. ZAP-i në bazë vjetore kryen auditimin e rregullsisë së buxhetit të konsoliduar të Kosovës, organizatave buxhetore, duke përfshirë, por pa u kufizuar: Kuvendin e Kosovës, Zyrën e Presidentit të Kosovës, çdo ministri dhe agjenci ekzekutive, organet e pavarura, komunat, Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe subjektet tjera, të cilat janë më shumë se 50% në pronësi publike ose marrin mjete financiare nga fondi i konsoliduar i Kosovës.
Qysh nga themelimi, ky institucion ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Këtë fakt e argumentojnë edhe raportet e auditimit të lëshuara nga ky institucion lidhur me auditimin e pasqyrave financiare, ku këto raporte kanë pasqyruar mangësi të shumta në procedurat dhe në shpenzimet e parasë publike nga institucionet e Kosovës. Një argument tjetër që e forcon pavarësinë e këtij institucioni është edhe fakti që dispozitat kalimtare të Kushtetutës së Kosovës parashohin që në krye të këtij institucioni deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të jetë një ndërkombëtar i emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PNC). Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar, duhet të ketë përkrahje shumë të fuqishme nga institucionet e Kosovës, pikë së pari nga Kuvendi që është edhe mbikëqyrës i kësaj zyre, po ashtu edhe nga Presidenti i Republikës si dhe nga organet e drejtësisë. Kur them organet e drejtësisë, mendoj në gjykata dhe prokurori, sepse raportet të cilat i bën publike ZAP-i duhet
të merren shumë seriozisht nga këto organe. Gjatë vitit 2009, ZAP-i ka qenë mjaft aktiv. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e auditimit të institucioneve gjatë gjithë vitit. Po ashtu në shtator të këtij viti ZAP-i ka publikuar edhe raportin vjetor të auditimit të buxhetit të konsoliduar të Kosovës. Ky raport, për dallim prej viteve tjera, ka qenë më pak voluminoz, mirëpo mjaft përmbajtësor, ku janë shpalosur të gjeturat e auditimit nëpër institucionet e Kosovës dhe po ashtu janë dhënë edhe rekomandimet se si të veprohet në të ardhmen, në mënyrë që të mos përsëriten të gjeturat e viteve të kaluara. Kuvendi i Kosovës edhe në të ardhmen duhet të vazhdojë ta përkrahë pa rezerva këtë institucion, sepse është në të mirë të Republikës së Kosovës që ta ketë sa më të fortë Institucionin e Kontrollit të Financave Publike, sepse sa më i fortë që të jetë ky institucion, aq më shumë do të rritet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve të Kosovës lidhur me shpenzimin e parave publike. ■ (Autori është ekspert i auditimit të sektorit publik)
UP News
Revistë e Gazetarisë
K
ultura konsiderohet si njëra n g a sferat më të rëndësishme të shoqërisë në Astrit VELIQI përgjithësi. Por, e keqja më e madhe është se te ne nuk i jepet rëndësi dhe mbështetje këtij sektori kritik, ngase sektori kulturor është një prej elementeve që padyshim krijon edhe imazhin e parë, jo vetëm për qytetarët, por edhe më gjerë. Por, sa realisht i jepet hapësirë këtij fenomeni në shtypin ditor në Kosovë?. Megjithatë, një vlerësim i tillë duhet të mbështetet gjykuar në specifikat aktuale që mbizotërojnë kudo në shtypin tonë ditor. Nuk thuhet kot se kultura është shpirti i një kombi dhe nga një shpirt i tillë brumoset gjeni dhe edukata familjare e sociale në përgjithësi. Por, siç dihet sferat kulturore në Kosovë ku hyjnë arti, filmi, muzika, letërsia, poezia, sporti etj., nuk e kanë nivelin, por edhe hapësirën e duhur si sektor shumë utilitar e human , ngase pengesë në këtë plan janë shumë faktorë që në radhë të parë do të mund t’i emërtonim për nga natyra si njerëzorë, ekonomikë, por edhe profesionalë. Faktori njeri është ai që në rastet më të shpeshta bëhet pengesë e pakapërcyeshme për t’i dhënë sferës kulturore vendin e merituar në shtypin ditor e periodik te ne. Në këtë plan sfera materiale dhe biznesi është ai që i mban pezull bosët e shtypit ditor te ne karshi asaj që nënkuptohet si sferë shpirtërore, apo më mirë të themi kulturore. Pikërisht një qasje e tillë mendoj se është e gabuar, ku humbës në këtë lojë gjithnjë mbesin lexuesit, ndërsa fitues janë ata që i udhëheqin këto politika mediale në Kosovë. Një koncept i tillë do të duhej që së paku të vlerësohej për të bërë hapin e parë për ndryshim nga faktorë institucionalë të kulturës në Kosovë.
Shkrimet kulturore, të pastimuluara Problem tjetër në këtë mes është edhe stimulimi shumë i dobët, sikurse institucional, por edhe medial, ndaj krijuesve dhe autoriteteve të kulturës në veçanti, ku vlerat krijuese e kulturore nuk vlerësohen, por edhe nuk stimulohen në formën e duhur.
'KMHWRU
Kultura, pak e prezantuar Në këtë mes konsideroj se problemi përveç që është material dhe shpirtëror, në të njëjtën kohë pengesë mund të konsiderohet edhe legjislacioni ligjor në përgjithësi, ku në shumë raste përveç në letër nuk gjejnë zbatim tjetër praktik. E faktori i tretë është më i vështiri për t’u vlerësuar, ngase nuk është vetëm dija ajo që i mbyll përfundimisht ‘vrimat e gardhit’, por edhe ekspertiza profesionale është një prej faktorëve shumë domethënës në promovimin e sektorit kulturor. E kjo e fundit konsideroj se mbetet një sfidë që po na kushton shumë. Megjithatë, pa një organizim të gjithanshëm, ku do të mplekseshin të gjithë mekanizmat bazë si ligjorë, njerëzorë e socialë për t’i vënë në veprim proceset kulturore, një ndryshim eventual do të mbetet i vështirë për të ndodhur.
Hapësira kulturore në gazetat tona Cila është gjendja aktuale dhe cili është vendi i sferave kulturore në shtypin ditor të kohës sonë? Bazuar në veçanti te gazetat ditore, shohim se hapësira rrugëton nëpër një vijë lineare lindje-perëndim. Gazetat ditore që i japin hapësirë më të madhe komponentëve kulturore në Kosovë janë: “ Koha ditore”, “Zëri”, “ Kosova Sot”,”Express” e me pak gazeta “Lajm” “Epoka e re” e “Infopress”. Në gazetën “ Koha ditore” pothuaj çdo ditë kemi nga dy faqe më shkrime të ndryshme kulturore, si nga ngjarjet protokollare ditore, por edhe artikuj të ndryshëm nga sektorët kulturorë nga vendi e më gjerë. Por, sikur të tjerat gazeta edhe te kjo e përditshme të dielën është shtojca kulturore më disa faqe gazete, ku prezantohen artikuj nga më të ndryshmit kulturorë si nga arti, muzika, filmi, letërsia, përkthime të ndryshme etj. Në këtë gazetë edhe pse ka një laramani lajmesh, raportesh, artikujsh, fejtonesh nga sfera kulturore, megjithatë hapësira për krijuesit e rinj dhe talentet është shumë e vogël, për të mos thënë nuk ekziston fare. Përkundër të gjithave, kjo e përditshme nga qytetarët konsiderohet më profesionale dhe elitare në raport më gazetat tjera.
Fare më cilësore se e para nuk është edhe gazeta tjetër ditore “Zëri”, e cila në përditshmërinë e saj pothuaj ka një, eventualisht dy faqe me artikuj kulturorë, kryesisht më lajme ditore, por edhe me artikuj të ndryshëm kulturorë. Kjo e përditshme shtojcën kulturore e ka ditën e shtunë, ku paraqet një sërë artikujsh të ndryshëm nga sfera të ngushta kulturore si arti, muzika, filmi, letërsia etj. Përkundër të parës, kjo gazetë u jep më shumë hapësirë talenteve të rinj krijues, të cilët prezantojnë idetë e tyre profesionale, por edhe studimore. Ndërsa gazeta “ Kosova Sot” kulturës i kushton hapësirë prej një faqeje gazete ditore, ndërsa shtojcën kulturore e ka të dielën. Zakonisht në këtë të përditshme në shtojcë kemi një intervistë më figura dhe autoritete nga sfera kulturore, mandej ka lajme të shkurtra kulturore në të cilat prezantohen shkurt botimet e reja, vitrina e librit për librin më të shitur, ndonjë recension të rrallë dhe të tjerat ose merren nga gazeta dhe agjenci lajmesh, por ka edhe shumë lajme të përkthyera. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se kjo gazetë pothuaj shumë pak u jep hapësirë të rinjve krijues, e sa për stimulim mos të flasim. Kurse gazetat tjera si “Express”, “Lajm”, “Epoka e re” dhe “Infopress”, edhe pse kanë faqe për sektorin e kulturës, megjithatë disa sosh edhe në shtojca kulturore më shumë merren më shkrime protokollare, përkthime të ndryshme, e më pak merren më probleme të strukturës dhe gjendjes kulturore në Kosovë. Marrë në përgjithësi kultura dhe sfera e saj e larmishme nuk e ka hapësirën, por edhe përkushtimin e duhur në shtypin ditor kosovar. Edhe pse në këtë aspekt nuk mungojnë iniciativat për të ndryshuar qasjet, megjithatë hapësira e ngushtë për autoritetet e rej kulturore dhe artdashësit, sikurse edhe mungesa e stimulimit, bëjnë që kjo gjendje të jetë e palakmueshme edhe për një kohë të gjatë. Ndryshimi do të duhej të ndodhte, por shtrohet “pse-hu” i madh, kurse përgjigja si duket ka mbetur te formula e famshme tashmë që shpesh e dëgjojmë “ te faji i pafaj!” ■
'KMHWRU
Teoritë Elitiste Gaetano Mosca (1858-1941) Përfundimet e Moskës arrihen përmes analizës së sistemit të brishtë parlamentar italian të fillimit të shekullit të XX. Sipas tij, vendosja e demokracisë ka bërë që të ndryshohet mënyra e marrjes dhe ruajtjes së pushtetit nga drejtuesit, por nuk ka ndryshuar faktin se pushteti mbetet në duart e një pakice sunduese. Kjo pakicë edhe në demokraci ruan sundimin e saj mbi shumicën, të cilës i jep përshtypjen se pushteti i saj është i ligjshëm përmes ideologjisë demokratike. Njësia dhe koherenca e kësaj klase sunduese sigurohet nga interesat e përbashkëta si dhe nga një mënyrë e caktuar organizimi.
Vilfredo Pareto (1848-1923) “Historia është një varrezë aristokracish”: ky është thelbi i mendimit të Paretos. Elitat e ndryshme sundojnë dhe i lënë vendin njëra-tjetrës vazhdimisht. Ekzistenca e tyre bazohet mbi pabarazitë e aftësive personale, pra nga faktorë natyrorë dhe jo nga faktorë ekonomikë apo shoqërorë. Kjo do të thotë se elitat ekzistojnë në të gjitha llojet e shoqërive. Elita në pushtet përbëhet nga individë me aftësi personale të larta psikologjike. Këto aftësi bëjnë që disa njerëz të kërkojnë pushtetin, ndërsa disa të tjerë që nuk i kanë ato, të jenë të nënshtruar. Mbajtja e pushtetit sigurohet nga pasurimi i elitës me individë të rinj. Në rastin kur nuk ndodh ky qarkullim, një elitë tjetër do t’ia zërë vendin. Metoda e mbajtjes së pushtetit bazohet te dinakëria (strategjitë politike, diplomacia, etj) dhe te forca (dhuna e ligjshme, forca e karakterit, shpirti i sakrificës, etj). Pareto veçon elitën qeveritare që luan një rol të rëndësishëm në qeverisje, si dhe elitën joqeveritare që përbën bazën e saj të gjerë. Ndërsa e gjithë shoqëria ndahet në shtresën e poshtme- që është shumica e nënshtruar- si dhe shtresën e lartë, që është shtresa e cila drejtohet nga elita dhe nga ku del kjo e fundit.
Karl Manheim (1893-1947) Studiuesit e parë që u morën me elitat ishin relativisht pesimistë dhe i cilësonin ato si të papajtueshme me demokracinë. Mirëpo, duhej gjetur një zgjidhje për këtë
UP News
Revistë e Gazetarisë
kundërshti, aq më tepër kur dukej se elitat ishin të pashmangshme. Zgjidhja do të gjendej nëse elitat do të përputheshin me metodat demokratike të qeverisjes. Karl Manheim e shikon rolin kryesor të elitës në thjeshtëzimin e procesit të marrjes së vendimit. Ekzistenca e elitës, sipas tij, është e domosdoshme për të siguruar marrjen e vendimeve dhe menaxhimin e pushtetit përmes përfaqësimit. Megjithëse barazia absolute është e pamundur, njerëzit duhet ta kërkojnë maksimumin e saj vazhdimisht dhe t’u bëjnë presion atyre që mbajnë pushtetin për këtë. Pra, sipas Manheim-it, elitat janë të pranueshme për demokracinë, por me kushtin që ushtrimi i pushtetit prej tyre të jetë i kontrollueshëm prej zgjedhësve në procesin e përfaqësimit.
Joseph Schumpeter (1883-1950) Sipas ekonomistit austriak, demokracia duhet të konceptohet minimalisht si një procedurë e lirë konkurrimi që u lejon disa individëve të marrin pushtetin përmes zgjedhjeve të lira dhe procesit të përfaqësimit. Kjo vjen sepse qytetari i thjeshtë është i paaftë të marrë vendime në fushën politike, prandaj tani e tutje detyra e tij do të jetë të zgjedhë ushtruesit e pushtetit në mes të gjithë atyre që ia ofrojnë këtë shërbim në tregun politik. Pushteti demokratik i qytetarit ushtrohet përmes zgjedhjes së lirë të qeverisësve si dhe përmes mosdhënies së pushtetit atyre që nuk e kanë përligjur besimin e tij.
Charles Wright Mills Libri i Mills-it “The Power Elite” është një nga objektet më të rëndësishme të debateve në vitet 50-60. Kjo vjen sidomos për shkak të radikalitetit të përfundimeve që ai nxori nga analiza e ushtrimit të pushtetit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Mills-it, pushteti në SHBA ushtrohet nga 3 elita që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndërkohë që qytetarët nuk kanë asnjë lloj ndikimi mbi vendimarrjen. Demokracia amerikane është thjesht formale. Këto 3 elita janë: 1. Elita politike, e cila ka gjithnjë e më
pak pushtet në duar. 2. Elita ushtarake (war lords), e cila ekziston në saje të një marrëveshjeje të industrisë ushtarake amerikane dhe politikës së saj të jashtme. 3. Elita ekonomike, e cila është e lidhur njëkohësisht me ushtarakët dhe me ndërrmarrjet private. Sipas Mills-it, përvetësimi i pushtetit nga këto elita e ka nxjerrë gjithnjë e më shumë jashtë loje qytetarin dhe rrjedhimisht edhe demokracinë.
Talcott Parsons (1902-1979) Parsons-i niset nga një pikëpamje sistemike e shoqërisë. Sipas tij, pushteti është një medium (ndërmjetës) që shërben për riprodhimin e sistemit shoqëror në përgjithësi dhe për ndarjen e roleve brenda sistemit global. Pushteti në politikë është njësoj si paraja në ekonomi. Nga kjo pikëpamje, ata që kanë pushtetin zotërojnë për një kohë të shkurtër (brenda dy zgjedhjeve) pushtetin si medium të sistemit global, por ky zotërim varet nga rezultatet e punës së tyre dhe vlerësimi që do t’u bëhet këtyre rezultateve nga zgjedhësit. Gjithashtu Parosn-i kritikon modelin e Mills-it, sepse ky i fundit e shikon pushtetin gjithmonë si pushtet i dikujt në kurriz të dikujt tjetër. Mirëpo, nga pikëpamja sistemike, pushteti nuk ushtrohet detyrimisht kundër dikujt, por ai thjesht shërben për të rregulluar marrëdhëniet e brendshme të sistemit politik dhe për të realizuar ndarjen e detyrave, prodhimin e rezultateve dhe përmbushjen e funksioneve kolektive të shoqërisë.
Robert Dahl Dahl-i është një nga autorët madhorë që janë përpjekur t’i përgjigjen një pyetjeje kryesore: “A sundohet demokracitë moderne nga një oligarki (grup i kufizuar njerëzish) apo nga një poliarki (qendra të ndryshme të ushtrimit të pushtetit) ? Dahl-i i jep përgjigje këtij problemi duke studiuar funksionimin dhe ushtrimin e pushtetit në një komunë të vogël amerikane. Sipas tij, rezultatet tregojnë se pushteti nuk është pronë e një oligarkie, por në fakt ekzistojnë qendra të ndryshme të ushtrimit të pushtetit, të cilat për më tepër janë në konkurrencë me njëra-tjetrën. Demokracia është pikërisht funksionimi i këtij pluralizmi qendrash të ushtrimit të pushtetit. Në
UP News
Revistë e Gazetarisë
sfond, qytetari mban pushtetin për të zgjedhur përfaqësuesit e tij ose për “të hequr qafe” ata që nuk e kanë përligjur votën e tij përmes zgjedhjeve të lira.
Teoritë neo-marksiste Neo-marksistët kritikojnë në përgjithësi shumicën e teorive të mësipërme, sepse, sipas tyre, këto teori nuk marrin parasysh rolin e madh që luan mënyra e organizimit ekonomik dhe e prodhimit në shoqëritë bashkohore dhe se harrojnë strukturën klasore të shoqërisë, duke paraqitur një pamje të gabuar të ngritur mbi imazhin e elitave joklasore. P.sh., sipas Lynd-it, politika është vetëm një shfaqje e ekonomisë dhe pushteti nuk është i pavarur nga siste-
mi i pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Prandaj sundimi i elitave duhet parë si sundim i një klase që zotëron mjetet e prodhimit mbi një klasë tjetër që nuk i zotëron ato. Teoritë dhe studimet elitiste na ndihmojnë, mbi të gjitha, për të kuptuar rolin e madh të elitave në qeverisjen e demokracive bashkohore. Sidoqoftë, paralelisht me këtë rol shfaqet edhe rreziku i përvetësimit apo tjetërsimit të pushtetit nga këto elita. Prandaj këto studime na ndihmojnë gjithashtu për të kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për demokracinë funksionimi i lirë i zgjedhjeve e i përzgjedhjes së udhëheqësve, kufizimi i pushtetit përmes kundërpushteteve apo përmes rolit të shoqërisë civile,
'KMHWRU
funksionimi i lirë i opinionit publik, etj. Studimet bashkohore tregojnë gjithnjë e më tepër se sa më komplekse dhe të diversifikuara bëhen shoqëritë, aq më shumë ulet rreziku për ekzistencën e një elite të bashkuar sunduese. Rregulli i vjetër i 3 C-ve (control, conspiracy, cohesion) bëhet gjithnjë e më pak i vlefshëm, megjithëse rreziku kurrë nuk zhduket. Në shoqëritë tona, elitat janë gjithnjë e më tepër të përbëra nga nën-grupe të veçantë dhe në konkurrencë me njëritjetrin. Kufinjtë e pushtetit të elitave përforcohen nga mungesa e njohurive totale dhe nevoja e bashkëpunimit me të tjerët, nga sistemi i zhvilluar burokratik, nga levizjet e fuqishme shoqërore dhe nga presioni i opinionit publik. ■
Arsyeja e themelimit dhe e ekzistencës së Bashkimit Evropian
T
hemelimi dhe fillimi i një projekti të përmasave kombëtare, po ashtu edhe ndërkombëtare, ka një qëllim të Isuf JAHMURATAJ caktuar që në bazë të planit paraprak dëshiron t’a arrijë gjatë funksionimit, por edhe gërshetimin me sukses në finale. Në të tilla raste nuk mungon paraprakisht edhe arsyeja e themelimit pse të themelohet një projekt, plan, organizatë, bashkim etj. Duhet cekur se në raste të tilla ofrohet edhe arsyeja e ekzistimit në mënyrë të vazhdueshme e një projekti, plani, organizate, bashkimi etj. Ndoshta në fillim nuk janë të njohura për opinionin publik arsyet e themelimit dhe ekzistencës, e që në fillim mund të kemi një arsyeje ndoshta shumë të thjeshtë. Por, është periudha kohore, janë përmbajtjet e aktiviteteve dhe filozofia e veprimit ajo që i identifikon këto arsye kohë pas kohe. Edhe me themelimin e Bashkimit Evropian, nga themeluesit dhe dashamirësit e tij ka ekzistuar një apo më shumë arsye pse duhet të themelohet dhe të ekzistojë BE-ja. Që nga themelimi e gjerë më tani kanë ekzistuar gjykime të ndryshme, nga mendimtarë, filozofë, teoricienët për arsyen e themelimit dhe ekzistencës së BE-së. Kryesisht arsyet kryesore që janë proklamuar dhe janë
bërë të ditura për themelimin dhe ekzistimin e BE-së, që e njëjta duhet të themelohet dhe të zhvillohet dhe në fund të jetë stabile dhe e fuqishme, janë : solidariteti ekonomik dhe shoqëror i gërshetuar me frytin e zvogëlimit të diferencave mes rajoneve të ndryshme, garantimi i sigurisë për qytetarët e vet, promovimi i zhvillimit ekonomik dhe social i balancuar, mbrojtja e vlerave të përbashkëta evropiane, sigurimi i paqes, i mirëqenies dhe i stabilitetit për qytetarët e vet. Në bazë të funksionit dhe punës praktike që ka BEja, të gjitha të cekurat më lart janë baza të qëndrueshme pse është themeluar dhe pse ekziston BE-ja. Mirëpo, në bazë të funksionit, në bazë të së kaluarës historike të shteteve që ishin të koncentruara në Gadishullin Ballkanik, periudhës kur janë intensifikuar mendimet për krijimin e Bashkimit Evropian, na ofrojnë mendime se ekzistenca kryesore e themelimit të BE-së është krijimi i paqes dhe stabilitetit të përhershëm në territoret e Evropës. Kur gjykoj dhe potencoj këtë mendim për ekzistimin e BE-së, çdo herë mundohem ta bazoj në fakte të menduara se të njëjtat janë bazë mbi të cilat bazohet gjykimi. Ndarja e elementit të krijimit të paqes dhe stabilitetit të përhershëm në territoret e Evropës është elementi bazë që i vendos nën vete elementet tjera siç janë: ekonomik, politik, strategjik, etj. Shtetet të cilat kishin ide dhe të parat propozuan për krijimin e një Bashkimi Evropian, siç është në ditët e sotme, ishin kryesisht vende si Franca, Spanja,
Italia, Gjermania dhe vendet e Beneluksit. Të njëjtat ishin shtete që të kaluarën e tyre e kishin të bazuar në okupim territoresh dhe krijim të kolonive në mbarë botën. Po ashtu, të njëjtat në këtë periudhë veç kishin nisur t’u dalin nga administrimi dhe mbikëqyrja e kolonive që nuk ishin në numër dhe sipërfaqe të pakta, prandaj ishte frika se mos të njëjtat kishin interesim që të njëjtat koloni që i kishin në mbarë botën e më pas të humbura t’i zëvendësojnë në territoret e shteteve të Evropës. Traktati i Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut, i nënshkruar në Paris në vitin 1951, ishte nismë dhe strategji që të vihet nën kontroll të rreptë qymyri dhe çeliku si dy brumra kryesore për idenë dhe zhvillimin e luftërave. Procesi dhe hartimi i planit të bashkimit të shteteve evropiane shënon hapa konkrete pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo u hodh nga Schuman me një deklaratë të 9 majit 1950 dhe propozoi krijimin e KEQC. Plani Schuman materializoi një kombinim midis ideve ndërqeverisëse dhe atyre funksionale. Lind pyetja pse ishte periudha e
'KMHWRU
pasluftës së Dytë Botërore ajo që i intensifikoi hapat për krijimin e BE-së? Po, sepse Lufta e Dytë Botërore pas vetes kishte lënë shumë krime të bëra, shumë territore të shkatërruara, shumë territore të padefinuara nga aspekti kombëtar. Prandaj ideja e krijimit të BE-së në thelb ka dorëzimin e një pjese të sovranitetit, fuqie, sekreti, strategjie te një organ i përbashkët siç është BE-ja. Kjo vetëm e vetëm që shtetet në territorin e Bashkimit Evropian mos të kenë tendenca territoriale ndaj fqinjëve, mos të ketë lufta me përmasa dhe dëme siç ishin Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore, që paqja dhe stabiliteti të kenë një bazë të fortë. Duke i analizuar faktet secilën një nga një e në lidhshmëri reciproke të tyre, më dërgojnë te momenti që ta ofroj këtë gjykim për arsyen e themelimit dhe ekzistimit të BE-së. BE-ja ekziston me arsyetimin se shtetet që kishin iniciativën dhe ato që u janë bashkuar më vonë kanë pasur për qellim të krijojnë një paqe dhe stabilitet të përgjithshëm në territorin e Evropës. Pas kësaj kanë arritur të jenë prezent dhe të kenë efekt edhe rëndësia ekonomike, politike, strategjike, liberalizimi i tregut etj. Për fat të mirë arsyeja e ekzistimit të BE-së, që është paqja dhe stabiliteti i përhershëm, ndihmon dhe siguron se me të vërtetë BE-ja është e dobishme. Mendoj se vetë arsyeja e themelimit dhe ekzistimit të BE-së është bazë e një qëndrueshmërie ekonomike, politike, strategjike. BE-ja tani në shekullin XXI ka mundësi të ketë një qëndrueshmëri të lartë ekonomike, e cila do të ketë ndikim drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të vet. I është ofruar mundësia të ketë edhe një stabilitet politik brenda për brenda BE-së dhe atë të një niveli të lartë. Po ashtu, e ka mundësinë e përzgjedhjes dhe hartimit të strategjive të ndryshme, si në sferën ekonomike, politike, ushtarake për interesat e BE-së. Të gjitha këto janë zhvilluar dhe janë krijuar nën ombrellën dhe sigurinë që i është ofruar nga arsyeja e themelimit dhe ekzistimit të BE-së - që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë. Është fat i madh që Bashkimi Evropian ka si mburojë paqen dhe stabilitetin, nga i cili rrjedhin të gjitha të mirat për qytetarët e BE-së. ■ (Autori është student në studime postdiplomike- Master, Fakulteti Juridik UP Drejtimi Civil)
Revistë e Gazetarisë
UP News
Roli i mësimdhënësit dhe i studentit në të kaluarën dhe sot
T
ë ngrihet për diskutim dhe shqyrt i m çështja mbi rolin e mësimdhënësit në të kaluarën dhe sot padyshim Maliqe MULOLLI që është më se e rëndësishme .Kjo për faktin se shumë praktika që kanë qenë prezent në të kaluarën e që janë cilësuar si jo edhe aq të mira, ka mundësi të përmirësohen. E kush do të dinte të ndikonte më mirë në këtë çështje sesa vetë mësimdhënësit tanë, që kanë qenë dëshmitarë të atyre përvojave nganjëherë jo edhe aq të këndshme. Ata më së miri mund të vlerësojnë se çfarë ka qenë e mirë për ta e çfarë jo edhe aq e përshtatshme . Prandaj mjafton që mësimdhënësit tanë të gjurmojnë në kujtesën e tyre për periudhën sa ishin studentë dhe me pak modifikime, duke ia përshtatur kohës, të fuqizojnë ato përvoja që ata i kanë cilësuar si të frytshme dhe t’i aplikojnë me studentët e tyre. Nuk është mirë që përvojat, ndoshta edhe jo aq të mira të marra nga e kaluara, të barten te studentët sot. Nëse mësimdhënësit e tyre në të kaluarën janë paraqitur si “të gjithëdijshëm në skenë”, atëherë pse tani ata mos të përpiqen të jenë më tepër udhërrëfyes apo ndihmës në procesin e mësimit, e që padyshim kemi shumë të tillë. Një mësimdhënës i mirë duhet të ketë kontakt të mirë e të ngrohtë me studentët e tij. Në këtë mënyrë te studentët ngjallet ajo afërsia me mësimdhënësin dhe zbehet ndjenja se mësimdhënësi duhet të tregohet autoritar para studentëve të tij. Mësimdhënësit u shërbejnë studentëve si model, e kjo do të thotë edhe si shembull i mësimit gjatë tërë jetës. Konsiderohet se në të kaluarën mësimdhënësi është cilësuar si ligjërues sipas librit, kurse sot preferohet më tepër ai tip i mësimdhënësit i cili shpjegon realitetin dhe njohuritë më të reja shkencore. Pse?Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se jeta është duke rrjedhur me një dinamizëm të papërjetuar më parë, prandaj duhet të përpiqemi që njohuritë që mar-
rim të jenë sa më shumë të zbatueshme në jetë, në mënyrë që kurdo që kërkohet nga ne të përballemi me sfida që jeta t’i servon nganjëherë edhe pa dëshirën tënde, të na shërbejnë mësimet e marra gjatë shkollimit. Kjo mund të arrihet atëherë kur mësimdhënësit tanë janë të gatshëm që gjatë tërë kohës sa shërbejnë në profesionin e tyre të trajnohen dhe të plotësohen me njohuri të reja. T’i kthehemi pak rolit dhe pozitës së studentit. Në të kaluarën studenti ka qenë ai që ka dëgjuar në mënyrë pasive, duke mos pasur mundësi të marrë pjesë në çështjet për të cilat ka ligjëruar mësimdhënësi, edhe nëse ai ka pasur shumë njohuri për çështjen e trajtuar. Në një mënyrë apo tjetër shihet se i është cenuar liria e shprehjes dhe kur ai nuk ka mundësi të shprehet, gjasat për motivim janë shumë të pakta e padyshim një gjë e tillë ndikon në uljen e vetëbesimit. Kurse sot pozita e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai tani është person që mëson në mënyrë aktive,ai që mëson të tjerët, hulumtues i cili punon në zhvillimin e prodhimit të njohurive e po ashtu edhe kërkues i dijes në kërkim të informacionit nga burime të ndryshme. Është shumë me rëndësi të mos harrojmë të cekim se sistemi i mëhershëm arsimor padyshim që ka pas të mirat e tij, sepse janë të shumta gjeneratat e suksesshme që kanë dalë nga ai sistem arsimor, nga ato metoda të mësimdhënies, nga ata profesorë. Në njëfarë mënyre ai është bazë mbi të cilën është ngritur sistemi i sotëm arsimor. Mirëpo, jam adhuruese e asaj që sistemet e vjetruara të mënjanohen në favor të mënyrës së re të arsimimit, e cila i nxit studentët të jenë aktivë dhe të jenë përgjegjës për konceptet e tyre të mësimit e të parimeve, të cilat vlejnë në jetën e tyre. Ne të gjithë bashkërisht duhet të bëjmë të pamundurën për avancim të sistemit arsimor. Duhet të jenë të tejkaluara paragjykimet për studentë apo mësimdhënës dhe duhet që më shumë të punohet për nxjerrjen e kuadrove sa më të suksesshme dhe profesionale, nga të cilët do të ketë dobi mbarë shoqëria.“Arsimimi nuk është hedhje uji, veçse shpërthim zjarri”. (William Butler Yeats). ■ (Autorja është absolvente në Fakultetin e Edukimit nëPrishtinë)
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
...kur (ende) ndalet rryma Përderisa kompanitë e mëdha sikur KEK-u shpenzojnë miliona euro për t’i bindur klientët t’i konsumojnë sa më shumë produktet e asaj korporate, KEK-u shpenzon mijëra euro për t’i bindur në të kundërtën: që ta kursejnë energjinë “KEK-u nuk e ndali rrymën”, ishte titulli i lajmit në shumë mediume më 16 nëntor, një ditë pas procesit të votimeve të rundit të parë. Ky Tinka KURTI po që ishte lajm i pazakonshëm. Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), kur dërguan komunikatën për lajmin në fjalë, kishin për qëllim të sqaronin se nuk ishin ata fajtorë pse u ndal rryma pas orës nëntëmbëdhjetë, atë natë kur edhe lajmërohej për shumë parregullsi në mungesë të energjisë elektrike. Por, titulli i lajmeve ishte befasues. Mendja të shkonte se lajmi ka të bëjë me çudinë se për herë të parë me një ngjarje të rëndësishme, KEK-u e kreu detyrën e tij të vetme - furnizimin me rrymë për konsumatorët e tij. Përveç pamjes depresionuese që mund të shohin qytetarët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës përderisa përballen me mungesën e energjisë elektrike me plot gjeneratorët, ata shohin ironinë e shekullit, fushatën -“Mos i digj paret tua, kurseje energjinë”. Këtë skenar sigurisht nuk e ka imagjinuar kurrë Nikola Tesla. Në pikë të territ, një banor i kategorisë C për të cilin dispeçerët e KEK-ut kanë vendosur që ta lënë tri orë pa e furnizuar me energji, del të pijë kafe ose të shëtisë dhe rrugës i sheh reklamat e fushatës së KEK-ut, ku po shpenzohen mijëra euro për t’i bindur qytetarët se rryma duhet kursyer. Kur zyrtarë të KEK-ut kanë kërkuar nga kompania që të merret me fushatën e tyre që të shkruajnë “Kurseje Energjinë”, sigurisht janë çuditur se si një kompani po i bën anti-reklamë produktit të saj. Përderisa kompanitë e mëdha sikur KEK-u shpenzojnë miliona euro për t’i bindur klientët që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e asaj korporate, KEK-u shpenzon mijëra euro për t’i bindur në të kundërtën. Këtë e bëjnë se arkëtimi që bën është në disproporcion me prodhimin.
Qytetarët jo-zyrtarisht tashmë nuk e mohojnë se vjedhin energji. Nga komentet e tyre kuptohet se imazhi i ndërmarrjes së energjisë është krijuar i tillë se kush punon aty vjedh çka të mundet. Në sondazhet e shumta lidhur me matjen e nivelit të korrupsionit në institucione të ndryshme, të anketuarit më së shpeshti e votojnë KEK-un. Aq shumë është raportuar për korrupsion, sa qytetarët e kanë krijuar mendimin se aty vidhet gjithçka, nga thëngjilli në minierë e deri te milionat gjatë prokurimit të tenderëve me vlerë milionëshe. Një logjikë e thjeshtë e konsumatorit, që më shumë nuk ka sesa që ka energji, do ta shpjegonte kështu; gjithçka që ka të bëjë me energjinë në këtë korporatë është krijuar për t’u vjedhur. Mospagesa dhe fshehja e shpenzimeve në orën e regjistrimeve është vetëm njëra prej mënyrave. Madje logjika e zëmëruar dhe lakmuese e këtij konsumatori do të rezultonte me mendimin se kjo është mënyra më e padëmshme e vjedhjes. Matematika e konsumatorit llogarit vetëm disa euro vjedhje në muaj në emër të tij dhe ato i krahason me milionat e raportuara dhe i barazon me zero. Ndërkaq, në gjykata janë të deponuara qindra padi nga konsumatorët për dëmet që KEK-u u ka shkaktuar atyre me ndaljen e rrymës, qoftë atyre të bizneseve që i kanë humbjet më të mëdha nga ndërprerja e energjisë, qoftë atyre të ekonomive familjare. Dikujt i është prishur kompjuteri, dikujt frigoriferi e ndonjë familje ka mbetur edhe pa televizion, qoftë për shkak të furnizimit të dobët me energji, qoftë për shkak të mënyrës së ndërprerjes së energjisë. Nuk di nëse dikush e ka paditur Korporatën Energjetike të Kosovës për shkakun se i është ndërprerë biseda me të dashurin apo me të dashurën në internet. Apo nëse dikush ka bërë padi se ka mbetur pa e parë filmin e preferuar, se i ka mbetur pa pjekur pitja e si pasojë nuk kanë ngrënë drekë nëntë anëtarë të familjes. Nuk di nëse ka ndonjë padi nga ndonjë vajzë që ka mbetur pa i rregulluar flokët se rryma i është ndalur kur ajo po provonte t’i rregul-
lonte me tharëse. Nuk kam dëgjuar nëse ndonjë poet ka paditur këtë korporatë se në momentin kur ka dashur të shtypë komandën për ruajtje të projektit në kompjuter “CTRL+S”, është ndalur rryma dhe si pasojë atij i është fshirë poezia...ose se një arkitekti nuk i është ruajtur hartimi i një plani për ndërtimin e një shtëpie për të cilën ka punuar 7 orë rresht. Nëse nuk kanë ngritur padi, nuk do të thotë se raste të tilla nuk ka me qindra dhe problemet e tyre janë të vogla. Për krejt konsumatorët që përballen me reduktime është e papranueshme mungesa e energjisë dhe nga ana tjetër të dëgjojnë në media për hartimin e projekteve nga më të ndryshmet, projekte megalomane, pikërisht sepse Kosova ka kapacitete dhe mundësi për realizimin e tyre. Dhe, ky është paradoksi, me gjithë rezervat e shumta, konsumatorët ende nuk kanë energji. Furnizimi i rregullt vërehet vetëm në Prishtinë. Kjo vetëm sa për t’u mbuluar mungesa e energjisë e të mos vërehet te institucionet më relevante të vendit që janë të vendosura në Prishtinë. Krejt ky kaos energjetik ka ndikuar edhe në përzgjedhjet e profesioneve të studentëve. Me të gjithë ato rezerva të linjitit e me të gjitha ato projekte megalomane të përfolura për zbatimin e tyre, sektori i energjetikës do të duhej të shihej si me shumë perspektivë. Por, në Fakultetin Teknik, në Degën e Energjetikës çdo vit e më pak studentë konkurrojnë. Kjo mund të arsyetohet me zhgënjimin nga ky sektor. Interesimi për të studiuar në këtë fushë mund të rritet atëherë kur menaxherët e KEK-ut apo të ndonjërit nga termocentraleve lavdërohet për punën e tij e nuk akuzohet për keqpërdorime e manipulime të parasë publike. Njëjtë do të ndodhte edhe me konsumatorët, që zyrtarët e KEK-ut dinë t’i quajnë “të padisiplinuar”. Kur ata të jenë të kënaqur me produktin që u ofrohet, ndoshta edhe mund t’u imponohet pagesa e faturave. ■ (Autorja është gazetare e ekonomisë në KTV)
'KMHWRU
Revistë e Gazetarisë
UP News
Fëmijë pa nënë, apo nënë pa fëmijë?! Gradiola STRUGAJ
K
am dalë të shëtis me motrën time. Para nesh po ecën një grua e shëndoshë që mban veshur një palë shapka të buta, treçerekëshe tip lino dhe një kana tjerë pambuku ngjyrë gri. Një fizik disi i gjatë dhe i mbushur. Për dore mban një fëmijë që nuk është më shumë se një vjeç e gjysmë. Motrës sime po i pëlqen aq shumë beba, saqë dy herë ma tërhoqi vëmendjen drejt tij. –Shihe sa i vogël, shihe si i ka këmbët.... Ne po ecim mbrapa tyre qetësisht, duke shijuar një mbrëmje buzë detit dhe diçka po ma tërheq vërtet vëmendjen. Nëna po ecën me hapin e saj normal me njërën dorë në xhep dhe me tjetrën ka kapur fëmijën. Trupi i saj është i drejtë dhe përpiqet të hedhë sytë që të mos i shpëtojë asgjë nga dyqanet përreth. Fëmija është kacavjerrë në krahun e saj... nëna ia shtrëngon fort dorën dhe ai nuk ka mundësi të shkëputet për asnjë arsye. Hapat e tij hidhen krejt çrregullt sa herë këmba e tij e vogël zvarritet në trotuar, duke u tërhequr nga krahu i nënës që të rregullojë ekuilibrin... këmbët po i ngatërrohen me njëra-tjetrën... Në çdo hap që bën, koka e tij e vogël herë shkon para herë mbrapa dhe herë përplaset në krahun që nëna ia ka kapur me forcë.
Sapo diçka i tërheq vëmendjen në rrugë, kthehet që ta shohë. Po këmbët e tij të vogla gabojnë dhe ai e humb ekuilibrin, e ëma përsëri e tërheq lart, e shkund njëherë dhe i bën të ditur atij që të shohë vetëm përpara. Është diçka e dhimbshme. Ai po vrapon i detyruar dhe nuk do t`ia dijë askush nëse është lodhur apo ka ndonjë dëshirë. Kam dëgjuar diku për një “sëmundje” që quhet sindroma e shkundjes, e cila vjen si shkak i pakujdesisë ose i dashurisë së madhe të prindit ndaj fëmijës. Prindi e shkund fëmijën nga dashuria e madhe ose për të luajtur... Por, në trurin e fëmijës krijohen deficite që mund të lënë pasoja për të ardhmen e tij. Mund të krijohen shkëputje të nervave me gjymtyrët, por dhe me tërë trupin. Këtu mund të jetë dhe dëmtimi që vetë prindi i bën fëmijës, normalisht pa dashur. Po kthehem prapë te ngjarja...Gjatë 10 minutave rrugë ata të dy ecin para nesh. Më pas me motrën vendosim që të ulemi te një lokal që është me lulishte dhe kështu gruan me fëmijën e saj i lëmë prapa. Si për rastësi në tavolinën para nesh vjen dhe ulet sërish ajo grua e shoqëruar nga një mikeshë me sa dukej dhe sigurisht edhe me fëmijën e saj. Është për të ardhur keq mënyra se si e ul në karrige fëmijën. E tërheq nga krahu që gjatë gjithë rrugës nuk ia ka lëshuar dhe pa e ndërprerë fare bisedën me shoqen e
saj, e tërheq në mënyrë krejt instiktive karrigen drejt tavolinës duke i dhënë në dorë fëmijës orën e saj, që me sa dukej ishte paksa e rëndë për të (dhe e veshur me flori). Fëmija e merr dhe direkt e fut në gojë. Ka uri? Do të kruajë dhëmbët? Nuk e di! Ai pasi sheh orën në të gjitha anët me vëmendje dhe e fut disa herë në gojë, pa një pa dy e flak. Është hera e parë pas afro 20 min kur fëmija arrin të tërheqë vëmendjen nënës. Ajo i kap dorën dhe me gishtin e madh e gjuan fëmijën. Fëmija instinktivisht mbyll sytë dhe vë dorën tjetër te koka e tij. Pasi merr orën, nëna fillon përsëri bisedën. Gjatë kohës që flet merr shishen e vogël të lëngut dhe ia zhyt fëmijës në gojë, pa i kthyer fare sytë nga ai. Fëmija nuk duhet të prekë asgjë në tavolinë sepse po të tërheqë vëmendjen e nënës është e sigurt se ai do të mbyllë sytë dhe do të vërë duart mbi kokë (frikë). Kur ai mundohet ta thërrasë, ajo përsëri pa e shkëputur vëmendjen nga bashkëbiseduesja e vë në karrige. Pas rreth gjysmë ore fëmija fillon të qajë. Ajo bën dy tentativa për ta qetësuar, por më kot. Ai përplas këmbët në karrige dhe do me patjetër që të dalë nga karriga. Dy gratë ngrihen dhe e marrin fëmijën të nervozuara... Dëgjoj nënën e fëmijës që flet me zë disi më të lartë “kështu është kur del me fëmijët, ku shkoi kamerieri....?”! Motra ime u mërzit që ikën sepse i pëlqeu ai fëmijë. ■ (Autorja është nga Tirana)
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Biblioteka dhe libri në Kosovë
Ë
shtë thënë e diskutuar shumë për bibliotekën dhe primatin e saj kulturor e universitar në Kosovë. Megjithatë, pothAstrit VELIQI uaj në të gjitha rastet trajtimi i saj në raport me librin dhe vlerat e tij ka qenë jo i drejtë dhe bukur sipërfaqësor. Siç dihet biblioteka gjithnjë është konsideruar si një margaritar i dijës, i leximit dhe studimit në veçanti, por një perceptim i tillë në shumë raste ka rezultuar më shumë në bazë të logjikës së shëndoshë se bibliotekat shërbejnë vetëm për lexim, që në rastin konkret te ne edhe janë të tilla. Te ne në Kosovë sikur është bërë tashmë traditë që bibliotekat të shfrytëzohen vetëm për lexim e më pak mësim, e për çështje studimore të mos flasim hiq. Pa menduar gjatë në këtë plan lindin pa dashje një sërë pyetjesh të kësaj natyre, që si në lajthitje edhe e kërkojnë një gjykim të duhur. A thua vallë në këtë periudhë bibliotekat kanë mbetur, si të themi, paksa të heshtura, ngase librin në sirtarët e saj gjithnjë e më shumë po e mbulon pluhuri, duke mbetur më shumë si një dekor e aq më keq larg lexuesit të pasionuar dhe të etur për të. Edhe pse në të kaluarën ka pasur një mungesë të madhe të librit në çfarëdo lëmije, ku lexuesit studentë, intelektualët, por edhe botuesit kanë bërë udhëtime të gjata për ta pasur në bibliotekën e tyre librin e preferuar, megjithatë edhe pse gjërat kanë ndryshuar për të mirë, ku librin mund ta gjesh pothuaj në çdo skaj, rrugë, bibliotekë, librari etj., në këtë mes lexuesi është ai që si duket e ka braktisur më të madhe leximin.
Faktorët determinues të krizës së leximit të librit Ndoshta në këtë koncept ka më mijëra arsye që determinohen nga një sërë faktorësh e që mund të jenë të natyrave
të ndryshme si shpirtërore, materiale, sociale apo edhe teknologjike etj. Secili nga këta faktorë e ka peshën dhe vlerën e vet në raport më bibliotekën dhe leximin e librit sot kudo. Ne jemi dëshmitarë të përditshëm të këtyre ndryshimeve sa i përket bibliotekës dhe botës së librit në përgjithësi. Në këtë kohë, në bazë të sondazheve dhe hulumtimeve të ndryshme, libri lexohet shumë pak, aq më keq se leximi i tij gjithnjë e më shumë është duke pësuar rënie nga lexuesi, e siç e dimë lexues në këtë relacion jemi të gjithë, duke nisur nga nxënësi, studenti, profesori, intelektuali etj. Kjo krizë, ta quajmë kushtimisht e leximit të librit, na bën të mendojmë se burimin e të keqes e ka në radhë të
parë bota shpirtërore e vetë njeriut, i cili gjithnjë e më shumë është duke u varfëruar dhe zhveshur nga ndjenja e të qenit njeri human dhe dijetar. Po në këtë qasje një problem ndoshta më konkret në relacion më leximin e librit është edhe ai social, ku shkalla e lartë e papunësie ka bërë që statuesi i qytetarit kosovar të jetë i brishtë, e aq më keq statuesi i nxënësve dhe studentëve, të cilët edhe ashtu përballen më një gjendje mjaft të vështirë materiale. Andaj pikërisht një imazh i tillë bën që në mos shumë gjërave të tjera, edhe libri të bëhet një pengesë e madhe për t’u siguruar dhe shfletuar. Por, një bilanci të tillë karshi librit dhe bibliotekës në këtë sferë i ndihmon edhe faktori material e teknologjik, që sot për sot nuk është vetëm libri ai që i zgjidh gjërat, por është pozita, karriera dhe paraja ato që e mbajnë njeriun lart dhe i ofrojnë të ardhme. Aq më shumë ajo që, si të themi, po determinon në këtë kohë në jetën tonë karshi leximit të librit është bota e teknologjisë apo internetit, e cila, si të themi, është bërë një zëvendësues i denjë jo vetëm i librit, por edhe i teatrit, kinemasë dhe komunikimit në përgjithësi.
Interneti para librit Pikërisht bota e digjitalizuar e internetit dhe komunikimit virtual ka bërë që libri të mbetet në harresë dhe si dekor, ngase kompjuteri dhe interneti në këtë kohë janë bërë një asistent i dëgjueshëm për secilin nga ne. Andaj marrë në përgjithësi e sidomos te ne, edhe bibliotekat nuk e kanë primatin e duhur si dikur, edhe pse më kushte më moderne e bashkëkohore, ato në shumë raste po mbesin të heshtura dhe boshe, ngase vendin e tyre e kanë zënë dukshëm kafenetë, klubet e natës, lojërat e fatit etj. Sido që të jetë, një kaos i tillë është duke mbizotëruar tash e një kohë të gjatë, ku mosleximi i librit, e në veçanti mosstudimi i tij nëpër biblioteka, bën që Kosova gjithnjë e më shumë të prodhojë pseudovlera, pseudoanalfabetë në vend të vlerave dhe supervlerave. ■
'KMHWRU
BisedĂŤ me kĂŤngĂŤtaren Kosovare Hasin
Kosovarja qĂŤ pret tĂŤ thotĂŤ tĂŤ dua Adifete BELA
K
ĂŤngĂŤtarja e re dhe e talentuar Kosovare Hasi, nĂŤ bisedĂŤ pĂŤr revistĂŤn “UP NEWSâ€?, ka deklaruar se kĂŤnga e re “Dua sonteâ€?, e cila ĂŤshtĂŤ promovuar pak dit mĂŤ parĂŤ, ĂŤshtĂŤ mirĂŤpritur shumĂŤ nga adhuruesit e saj. Sipas Kosovares, kjo kĂŤngĂŤ tani ĂŤshtĂŤ duke u dĂŤgjuar nĂŤ shumĂŤ lokale dhe nĂŤ shumĂŤ radiostacione televizive. “MuzikĂŤn dhe orkestrimin e ka bĂŤrĂŤ Dj Cimi, ndĂŤrsa tekstin Driton Sopa. Videoklipi ĂŤshtĂŤ realizuar me produksionin videoart nga Gjilani, kĂŤnga ĂŤshtĂŤ mirĂŤpritur shumĂŤ nga publiku e sidomos nga adhuruesit e miâ€?, ka deklarua ajo. Adhuruesit janĂŤ ata qĂŤ Kosovaren e kanĂŤ bĂŤrĂŤ mĂŤ tĂŤ vendosur pĂŤr t’u angazhuar pĂŤr tĂŤ pasur mĂŤ shumĂŤ sukses nĂŤ karrierĂŤn e saj muzikore, tĂŤ filluar mĂŤ parĂŤ. “Kam marrĂŤ mjaft komente tĂŤ mira sa qĂŤ Kosovaren e kanĂŤ forcuar sukseset, qĂŤ nuk do tĂŤ ndalem sĂŤ punuari, ĂŤshtĂŤ fillimi im i rrugĂŤs sĂŤ muzikĂŤs. Ky fillim ĂŤshtĂŤ pĂŤr mua njĂŤ fillim i mbarĂŤ dhe i suksesshĂŤmâ€?,- ka theksuar ajo pĂŤr revistĂŤn “UP NEWSâ€?. Kosovarja tani nĂŤ kĂŤtĂŤ kohĂŤ ĂŤshtĂŤ shumĂŤ e angazhuar dhe ĂŤshtĂŤ nĂŤ pĂŤrgatitje pĂŤr vitin e ri 2010. “Do tĂŤ jem nĂŤ shumĂŤ programe festive nĂŤ TV tĂŤ ndryshme. PĂŤrgatitjet po shkojnĂŤ mjaft mirĂŤ dhe unĂŤ do tĂŤ paraqitem nĂŤ programet e TV dhe besoj qĂŤ çdo gjĂŤ do tĂŤ shkojĂŤ mirĂŤâ€?, ka deklaruar ajo. Kosovarja, edhe pse e ka pasion dhe mĂŤ gjithĂŤ vullnetin e saj i pĂŤrkushtohet muzikĂŤs dhe arritjeve tĂŤ saj nĂŤ muzike, ajo nuk i ka lĂŤnĂŤ anash edhe studimet, qĂŤ tani ĂŤshtĂŤ duke i vazhduar nĂŤ Fakultetin Juridik tĂŤ Universitet tĂŤ PrishtinĂŤs. “UnĂŤ e dua shkollĂŤn dhe muzikĂŤn. Punoj me orar pĂŤr tĂŤ mos i mbetur borxh asnjĂŤrĂŤs. Jam njĂŤ vajzĂŤ e re dhe dua qĂŤ tĂŤ arrit qĂŤllimet e mia, dua tĂŤ punoj shumĂŤ e shumĂŤ pĂŤr tĂŤ arritur dhe ka kohĂŤ pĂŤr tĂŤ thĂŤnĂŤ tĂŤ duaâ€?, ka thĂŤnĂŤ ajo, duke mos pranuar se a ĂŤshtĂŤ apo nuk ĂŤshtĂŤ e dashuruar. PĂŤr fund ajo ka thĂŤnĂŤ se ka shumĂŤ plane pĂŤr tĂŤ ardhshmen dhe shumĂŤ shpejt do tĂŤ realizojĂŤ kĂŤngĂŤ tĂŤ reja dhe vidoklipe, tĂŤ krijojĂŤ gjithçka me vlerĂŤ. Do tĂŤ ketĂŤ shumĂŤ befasi pĂŤr adhuruesit e mi se çka do t’ ju sjell Kosovarja nĂŤ tĂŤ ardhmen . Kosovarja ka falĂŤnderuar revistĂŤn “UP NEWSâ€? pĂŤr kĂŤtĂŤ intervistĂŤ, duke i dĂŤshiruar asaj tĂŤ ketĂŤ Kosovare Hasi sukses. â–
UP News
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
ZEMRA E GDHENDUR NĂ‹ GUR
Hedh shikimin nÍ datÍn e fundit tÍ vjeshtÍs sÍ vonÍ Dhe mbes i malluar duke u çmall nÍ vetmi e heshtje Kot kÍrkoj syrin e ZjarrtÍs tashti tri lulet mÍ ngushÍllojnÍ Ndaj do ta shÍnjoj datÍn pa u hetuar me njÍ vÍrejtje DÍshira sikur merrte botÍn bashkÍ me syrin e BlertÍ Duke kÍrkuar PranverÍn qÍ fushat i mbushte Blerim LamtumirÍn nuk e desha tashti ditarin shfletoj fletÍ-fletÍ FolenÍ e shpirtit mÍ nuk e kam pÍrveç krenarinÍ kujtim NÍ asnjÍ stinÍ nuk ndal thirrjen pÍr ZjarrtÍn plot zjarr Tej horizonteve pÍrbirohet shikimi gjak mÍ rrjedh buza Nga gjiri vetmitar duart mbesin oh dua tÍ tÍ marr Nuk ndal dot shikimin ndaj kthej kokÍn kah BulÍza FormÍn e zemrÍs nÍ gur ka gdhendur pa lot nÍ sy KÍshtu tÍ kujton pÍr çdo stinÍ vetÍm ty dhe ty.
NETËT QË NUK KTHEHEN DOT
PrapÍ vjeshta mÍ solli tek ti dhe u ula nÍ gjunjÍ pÍrpara shtratit SipÍr vetullave shpatÍ prehen hijet e natÍs sÍ vonÍ Rigon flladi yt engjÍllushÍ qÍ vjen, jo si ÍndÍrr, afÍr shtatit Ylberi ndal shiun pas brigjeve portretin tÍnd pikturon Ah o shi qÍ bie gjatÍ gjithÍ natÍs nÍ stinÍn e kÍsaj vjeshte Hapma zemrÍn e qiellit qÍ t’ia ndal lotÍt nÍ thellÍsi NÍ cilÍn fushÍ dashurinÍ ma afron maja e njÍ kreshte Edhe atÍherÍ kur shpresa mÍ ngjall nÍ zemÍr ngrohtÍsi VetÍm thirrjen ta ruaj pÍr mall e pÍr kujtim gjithÍ jetÍn JanÍ shumÍ net qÍ do t’i kÍrkojmÍ e nuk do tÍ kthehen dot Ethet zjarr nesÍr do ta pÍrqafojnÍ hidhur tÍ vÍrtetÍn Lule shege mÍ je nÍ vazon time dhe tÍ ruaj mot mÍ mot RetÍ e bardha nÍ flokÍt tua gÍrshetÍ mbi ballÍ hijeshi Amshimin vetÍm lule pranvera ma ruan freskÍt nÍ saksi.
NJĂ‹ TUFĂ‹ MALLI
Erdha te Ti me sy tÍ lodhur pa gjumÍ TÍ mÍ puthÍsh me buzÍt qÍ djegin shumÍ Sot jam e vetme me njÍ tufÍ lulesh nÍ gji Urime 8 Marsin me fjalÍn TÍ Dua Mami Mami, vetmia mÍ dridh mÍ shqetÍson pa Ty TÍ lutem zgjohu – kthema gjumin nÍ sy Midis luleve t’Blerta dhe fushave n’Blerim prehesh S’ma thotÍ zemra e s’ma do shpirti se Ti mÍ nuk kthehesh Sonte dua tÍ jesh me lutjet e mia NetÍt mÍ shqetÍsojnÍ – ku mbet lumturia Kuptoma kÍrkesÍn – tÍ lutem shumÍ MÍ puth me buzÍt Tua – mÍ vÍ nÍ gjumÍ UnÍ tÍ dua Ty siç e dua jetÍn time Ti mÍ linde mua tÍ rritem me kÍngÍtime Merri tÍ gjitha lulet nga gjiri im JanÍ aromÍ jete – e kam pÍr ngushÍllim Sonte tÍ pashÍ ÍndÍrr pÍr herÍ tÍ parÍ UnÍ Bulza e vetmuar me krah tÍ vrarÍ Ma ndriço rrugÍn kah gjiri i dritÍs sate Dua ta shoh buzÍqeshjen mes yjeve tÍ kÍsaj nate.
Syhejl HAVOLLI, poet
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Përkthej sepse...
J
eta është një rrugë e gjatë dhe e vështirë drejt një destinacioni të përcaktuar . Të mirat dhe të këqijat që ajo na rezervon Doklea SHEHU askush nuk mund t’i parashikojë për të ndryshuar ndonjë gjë... e vetmja zgjidhje mbetet ajo e të jetuarit më së miri atë. Çdo njeri është ndryshe dhe ka kërkesa apo qëllime të ndryshme në jetë. Tek mendon ç’të bësh që të jetë e vlefshme për ty, endesh në hapësira pa fund dhe mundësi pa fund... e këtu çdokush bën zgjedhjen e tij. Unë zgjodha rrugën e bukur të përkthimit. Shumëkush e sheh një përkthyes si një robot që riprodhon atë çka dëgjon apo lexon në një gjuhë tjetër. Të përkthesh do të thotë shumë gjëra. Do të thotë të rikrijosh dhe cilido që di të rikrijojë mirë, përkthen mirë. Të përkthesh do të thotë të njohësh më së miri kulturën dhe gjuhën tënde dhe të arrish të njohësh dhe shumë kultura të tjera. Ku ka më bukur se të endesh në vende e në kultura të ndryshme tek sheh se si ndryshon nga njëra tjetra? Përkthimi është mjeshtëri, sepse kërkon shkathtësi të veçanta për të zvogëluar
në minimum vështirësitë dhe për të zgjidhur shumë të panjohura që dalin gjatë përpjekjes për t’i dhënë formë dhe përmbajtje një substancë, e cila ekziston në një gjuhë tjetër. Të dish të përkthesh është bukur.
Nënës (Mario Luzi) Ndoshta, pas zhdukjes së misterit, në vezullim të kujtesës sime si një hije do të shfaqesh, një hiç, i veshur plot dhimbje. Ti, e njëjtë, ti si asnjëherë : veç peizazhi do të shpreh ngjyra. Në një re, hiri e dielli, identike, por pas delirësisë së qiellit do të shkosh pa fjalë. Unë do të shoh tek jeton në shikimet e vageta të mbrëmjes, në zjarret e vonuara që shuhen në një fije dritë të kuqe së cilës shikimi i frikohet.
Tekst kënge i Fabrizio De Andrè Retë Ikin, vijnë, shpesh ndalen, e kur ndalen, ngjajnë të zeza si korb tek të shohin egër. Shpesh janë të bardha, e rendin, formojnë një cafkë, Ose një dele, Ose ndonjë tjetër kafshë, pamjen e shijojnë më së miri fëmijët tek luajnë e u rendin pas për metra të tëra. Shpesh me zhurmë e lajmërojnë ardhjen, e toka dridhet , e kafshët heshtin, shpesh me zhurmë e lajmërojnë..
Fabricio De Andrè
E humbur në përkthim
ikin, vijnë, rikthehen, e kur ndalen për shumë ditë nuk sheh as diell e as hënë, nuk njeh vendin ku je.
Ikin, Vijnë, për një të vërtetë, mijëra të gënjeshtërta, e rrinë aty mes nesh dhe qiellit , për të na lënë të vetmen dëshirë shiun.
(Autorja është studente e vitit III, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Përkthim)
'KMHWRU
Revistë e Gazetarisë
UP News
Hulumtim me studentët e Universitetit të Prishtinës (UP)
UP-së të mos i ndërrohet emri Emri i Universitetit të Prishtinës (UP) nuk duhet të ndryshojë në asnjë alternativë tjetër. Kjo është prognoza e arritur nga përgjigjet e studentëve të anketuar rreth propozimit për ndërrimin e emrit të UP-së
N
ë bazë të këtij hulumtimi, 88% e respodentëve pajtohen që ky universitet të mbajë emrin që ka, ndërsa 12% nga të anketuarit dëshirojnë që UP të ketë emër tjetër. Mënyra më e mirë e shprehjes së pakënaqësisë së studentëve në rast se do t’i ndërrohej emri universitetit është në formë peticioni, demonstrate dhe bojkotimi të mësimit. 58% e respodentëve mendojnë se forma më e mirë e shprehjes së pakënaqësisë është me peticion, 20% pakënaqësinë e tyre do ta shprehnin me demonstratë. Shprehja e pakënaqësisë me bojkotim të mësimit ka përqindje më të vogël në krahasim me alternativat e para, pra 10% e respodentëve e përkrahin këtë formë të protestimit. Hulumtimi i opinionit të studentëve është bërë pas propozimit të ish-Lëvizjes Studentore të viti 97’ për propozimin e ndërrimit të emrit të UP-së. Propozimin për këtë çështje kjo organizatë e ka bërë në një akademi përkujtimore, mbajtur për nder të veprimtarisë së rektorit të ndjerë Ejup Statovci. Mirëpo, ky propozim nuk është vlerësuar të jetë i
përhapur në opinionin publik sidomos tek studentët, ngase 64% e të anketuarve nuk kanë pasur informacion rreth këtij propozimi dhe 23% kanë qenë të informuar pak për këtë çështje, ndërkaq vetëm 13% e respodentëve kanë pasur njohuri rreth propozimit për ndërrimin e emrit të UP-së. Në bazë të hulumtimit të bërë, vetëm 23% e të anketuarve e kanë ditur se Ejup Statovci ishte rektor në UP gjatë funksionimit të Organizatës Studentore të vitit 97’ dhe se emri i tij është propozuar si alternativë për emrin e ardhshëm të universitetit. Universiteti i Prishtinës përballet me shumë probleme, sipas studentëve të këtij universiteti. Problemet kryesore me të cilat do të duhej të merrej Universiteti i Prishtinës, në bazë të hulumtimit, studentët kanë potencuar praktikumin e dijes teorike, shtimin e bursave për studim jashtë vendit, ndërrimin e kuadrove të vjetër të profesorëve, lirimin e çmimeve të studimeve për semestër, përmirësimin e kushteve infrastrukturore. Megjithëse shifrat janë të përafërta, edhe pse studentët kanë pas mundësinë të përgjigjen në më shumë se një alternativë, 27 % e respodentëve prioritet i kanë dhënë ndërrimit të kuadrove të vjetër të profesorëve. Kjo përqindje ka qenë më e theksuar në Fakultetin e Ekonomisë, Juridikut dhe Fakultetin e Mjekësisë. 23% e të anketuarve si problem me të cilin do të duhej të merrej UP kanë vlerësuar praktikumin e dijes teorike dhe shtimin e bursave për studim jashtë vendit. Përmirësimi i kushteve infrastrukturore dhe lirimi i çmimeve të studimeve për
Rekomandimet Në bazë të analizës së rezultateve, rekomandohet që Universitetit të Prishtinës të mos i ndërrohet emri. Nga këtu rrjedh rekomandimi i dytë, në të cilin vërehet një gatishmëri e studentëve për shprehjen e pakënaqësisë ( në rast të ndërrimit të emrit të UP-së) në mënyra të ndryshme si peticion, demonstratë dhe bojkotim të mësimit. Nga këto tri forma të mundshme të shprehjes së pakënaqësisë vërehet se studentët nuk i preferojnë metodat e dhunshme të protestimit. Refuzimi për ndërrimin e emrit të UP-së mund të arsyetohet me mosnjohurinë e studentëve rreth personalitetit të Ejup Statovcit. Po ashtu pas analizës së rezultateve, kemi vërejtur se përkundër problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen studentët, si problem primar është ngarkimi më qasje teorike nga profesorët e gjeneratave më të vjetra.
semestër kanë përqindje të përafërt, derisa e para ka 14%, e dyta 13%. Hulumtimi është bërë me studentë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës të moshës 18 deri 30 vjeçare, nga studentet e Fakultetit të Filologjisë të Degës së Gazetarisë. ■ Autorët e hulumtimit dhe analizimit të rezultateve: Florë Maxharraj; Liridonë Gashi; Besarta Maliqi; Elvinë Sefiu
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Ç’është Islami? Emiljano MANJANI
A
ktet terroriste mbi kullat binjake, në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sollën një ndryshim rrënjësor mbi mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit në mbarë botën. Në mbarë globin u shfaq një ndjenjë pasigurie dhe frike, ku gjithkush dhe gjithçka mund të jetë një shënjestër e mundshme. Këto akte dhanë si pasojë një fushatë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, fillimisht në Afganistan e më pas në Irak, të akuzuar nga presidenti i SHBA, Xhorxh W Bush, si vende mbështetëse dhe financuese të terrorizmit. Veç sulmeve ushtarake, u ndërmor edhe një fushatë tepër e fuqishme mediatike me qëllim krijimin e një mbështetjeje mbarë-botërore të kësaj lufte për sigurinë globale. Fillimisht dua të jap një informacion të përgjithshëm mbi atë çka është Islami në vetevete, mënyrën si lindi si besim fetar, elmentët përbërës kryesorë etj. Jam përpjekur që informacionin ta mbledh në botime zyrtare perëndimore për t’u shmnagur nga trajtimet emocionale. Gjithsesi gjatë trajtimit të materialit do alternoj edhe vargje nga Libri i Shenjtë i Kur’anit. Preferoj Librin e Shenjtë me qëllim që të shmang të gjitha keqkuptimet dhe keqinterpretimet, duke qenë se është një vepër e pranuar dhe e pakundërshtueshme prej të gjithë myslimanëve dhe prej shumë jomyslimanëve. Sot gjithmonë e më tepër në qarqet politike, fetare e akademike flitet për atë që quhet Euro – Islam. Ç’është Euro – Islami në vetevete dhe çfarë sfidash paraqiten? Do të përpiqemi të shohim prespektiven e re të Islamit, kryesisht në Evropë. Kur u shfaq Islami për herë të parë në Europë? Do tregoj kryesisht me mënyrën e re të perceptimit të Islamit dhe pozicionin e myslimanëve sot në shoqërinë perëndimore. Cilat janë shifrat e popullsisë myslimane në Evropë dhe ritmet e rritjes së saj? Prespektiva evropiane e muslimanëve dhe integrimi i tyre në shoqërinë dhe jetën e vendeve ku ata jetojnë.
Ç’është Islami në vetvete, cila është origjina e tij
Islami është një fe monoteiste e themeluar nga Profeti Muhamed në vitin 622 (Viti 1 sipas kalendarit hënor islamik) duke u përhapur shumë shpejt në pjesën më të madhe të Lindjes së Afërme, Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët. Fjala Islam në gjuhën arabe ka kuptimin e bindjes dhe përkushtimit ndaj Zotit dhe me origjinë nga fjala selam, që do të thotë paqe. Islami u shfaq në Gadishullin Arabik në një kohë të vështire ekonomike dhe politike. Kohë në të cilën shoqëria arabe ishte e organizuar në tribu, ligjet e të cilës krijonin një supremaci dhe pabarazi në jetën shoqërore, politike e sociale. Si një fe që u shpreh kundra veseve si alkooli, bixhozi, prostitucioni dhe padrejtësive ekonomike, raciale dhe gjinore e të zëvëndësuara me një sistem të së drejtës dhe barazisë të shprehura nëpërmjet ligjeve të Islamit, ajo gjeti një mbështetje të gjerë dhe shumë shpejt u shtri në të gjithë Arabinë, me qendër Mekën. Ndjekësit e Islamit, sipas rregullave të urdhëruara nga Zoti dhe të shkruara në librin e Shenjtë Kuran, quhen myslimanë. Numri i ndjekësve të Islamit (musli-
manëve) sot në botë llogaritet rreth 1,2 miliardë besimtarë, që përbëjnë rreth 1/5 e popullsisë botërore prej të cilëve 6 milionë në SHBA. Interesant është fakti që vetëm 350 milion prej tyre jetojnë në botën arabe, çka e bën Islamin një fe globale. Megjithatë, shoku psikologjik i shkaktuar më 11 shtator i ka shtyrë shumë perëndimorë të mendojnë se tragjedia e ndodhur vjen si rezultat i supozimit të përplasjes midis Islamit dhe ndjeshmërive perëndimore, ose midis besimit dhe sekularizmit, dhe se fundmi si një akt agresioni “islamik” (Democracy and Islam,After September 11, The case for optimism) Stephen Schwartz
Euro – Islami Në ndryshim me tezën e Huntigtonit mbi “ Përplasjen e qytetërimeve”, sfida kryesore që paraqitet sot para shoqërive perëndimore është ajo “ Dialogu mes qytetërimeve “. Sot ka shumë debate mbi pozicionin e myslimanëve në shoqërinë europiane dhe integrimin e tyre. Mbas akteve terroriste të viteve të fundit (SH.B.A, Londër, Madrid, Stamboll) gjithkush e ka të lehtë të bëjë një lidhje midis emigracionit dhe terrorizmit. Kjo ka çuar në një ulje të ndjeshme të lëvizjes së emigranteve, veçanërisht të atyre me prejardhje nga vendet me shumicë myslimane. Numri i myslimanëve sot në Evropë llogaritet të jetë rreth 15 milione të shpërndarë pothuaj në të gjithë shtetet e saj. Vendet me numrin më të madh të myslimanëve janë: Franca 5-6 milionë dhe Gjermania 3 milionë. Kjo shifër përbën rreth 5 % të popullsisë evropiane dhe mendohet që deri në vitin 2050 të shkojë në 20 %. Kjo për faktin se rritja e popullsisë ndërmjet komuniteteve myslimane është disa herë më e lartë se mesatarja e vendeve ku ata jetojnë. Sot në Evropë paraqitet një realitet i ri - Islami. Në vitet ‘60 myslimanët konsideroheshin si emigrantë të ardhur etj. Tashmë një pjesë e madhe e popullsisë myslimane përbëhet nga emigrantë të brezit të 2-të, që do të thotë se ata janë qytetarë evropianë me të drejta të plota, të lindur dhe të rritur
'KMHWRU
atje. Kjo ka 2 anët e medaljes: duke qenë se kanë statusin e qytetarisë kërkohet një trajtim dhe mundësi të barabarta, por e vërteta është që në shumicën e rasteve ata diskriminohen dhe gjykohen si shkaktarë të shumë “fatkeqësive” sociale. Zonat e banuara prej myslimanëve gradualisht po marrin trajtën e geto-ve dhe kjo gjë po i zmadhon problemet. Të ndjerë të margjinalizuar dhe të pabarabartë, ata gjejnë te Islami një respektim dhe forcim të identitetit të tyre, të cilin e kanë mjaft të vështirë për ta konsoliduar në një shoqëri diskriminuese dhe mosbesuese sidomos në vitet e fundit. Megjithëse me një diversitet të madh etnik dhe kulturor, ata e gjejnë veten pjesë të të njëjtit komunitet, kanë të njëjtën ndjenjë “inferioriteti”. Madje, sipas një studimi të Komitetit të Helsinkit, “Diskriminimi ndaj Myslimanëve”, ky është një fenomen mëse i zakonshëm në të gjitha vendet evropiane, veçanërisht në vendet e punës, ambientet edukative dhe të shërbimit publik. Sipas nje studimi të BE i realizuar në 2004, më shumë se 80 % e myslimanëve të intervistuar deklaronin se kishin qenë pre e diskriminimit me bazë fetare. Statistikat tregojnë se pothuaj në të gjitha shtetet evropiane si Britani e Madhe, Gjermani e Francë, papunësia e popullsisë myslimane është 2 – 3 herë më e madhe se mesatarja kombëtare e këtyre vendeve. Në Britani të Madhe papunësia e popullsisë myslimane shkon në vlerat e 20 %, ndërkohë që mesatarja kombëtare shkon në vlerat e 6 %, në Francë rreth 22 %, ndërsa mesatarja kombëtare 13 % dhe
Revistë e Gazetarisë
Gjermani 21 %, ndërsa mesatarja kombëtare 8 %. Këto nivele të larta papunësie shoqërohen dhe me vështirësi të mëdha për të marrë një edukim të niveleve të larta arsimore, gjë e cila do të shoqërohet në një të ardhme të afërt me një numër gjithnjë e më të vogël të diplomuarish, që do të jetë sigurisht në numër më të vogël se mesatarja kombëtare e të diplomuarve në këto vende Myslimanët me të drejtë sot kërkojnë nga qeveritë dhe shoqëria e vendeve ku ata jetojnë dhënien e një statusi të njëjtë me atë të komuniteteve të tjera fetare. Disa shtete evropiane tashmë kanë marrë disa iniciativa ligjore në lidhje me këtë të drejtë. Belgjika qe vendi i parë evropian që u dha myslimanëve një status të njëjtë me atë të protestantëve dhe hebrenjve (1974). Një marrëveshje e ngjashme është realizuar edhe në Spanjë ndërmjet qeverisë dhe komunitetit mysliman (1992). Gjithsesi sot vihet re një tendencë e përgjithshme ndër vendet evropiane për të barazuar të drejtat, të paktën në princip, duke qenë se barazia dhe liria e besimit fetar është deklaruar në të gjitha vendet evropiane dhe në shumë dokumenta zyrtare është cilësuar si një e drejtë e patjetërsueshme. Madje në Kuran thuhet : "Besimtarët, hebrenjtë, kristianët dhe sabaenasit - gjithë ata që besojnë në Zot dhe në Ditën e Gjykimit dhe bëjnë atë që është e drejtë - do të shpërblehen prej Zotit të tyre : ata skanë asgjë për të pasur frikë". (Kuran 2:62) Vetëm një “luftë” e mirfilltë verbale duke dënuar me forcë aktet terroriste
UP News dhe radikalët e mbështetësit e tyre, vetëm në këtë mënyrë myslimanët e vërtetë mund të krijojnë një imazh të ri për veten e tyre dhe për të ardhmen e Islamit në Evropë dhe mbarë botën. Në të njëjtën kohë është një mundësi e mirë për të krijuar një pozicion me dinjitoz dhe një zë më të fortë për të drejtat e tyre. Është e sigurt që pozicioni i myslimanëve nuk do të ndryshojë brenda ditës, por në qoftë se problematikat identifikohen më së pari, është një hap përpara për të çuar në një nivel tjetër debatin dhe zgjidhjen e problemit. Frika më e madhe që kanë disa liderë politikë evropianë mbi futjen e Turqisë në BE është fakti se përbëhet prej një shumice myslimane prej gati 66 milionë banorësh. Skeptikët thonë se Evropa është e papërgatitur për një fluks kaq të madh myslimanësh. A është në të vertetë shoqëria evropiane e gatshme të bashkëjetojë me një realitet të ri te dera? Mendoj se kjo që po ndodh me myslimanët sot, historia njerëzore ka treguar që ka ndodhur më parë, qoftë me njerëzit me ngjyrë në SH.B.A e qoftë me hebrenjtë në mbarë botën. Por, asgjë si pengoi që beteja e integrimit të fitohej prej të diskriminuarve. A duhet të shqetësohet Shqipëria (edhe Kosova) për faktin e të qenit me shumicë myslimane? Dua të përmend vetëm 2-3 fakte që më duken mjaft interesante. 1. Rasti i karikaturave të Profetit Muhamed, që solli një valë tensioni e polemikash në mbarë botën (madje edhe në shumë vende anëtare të BE) megjithëse pati një mbulim mjaft të mirë mediatik, ndonjëherë edhe tendencioz, tregoi edhe njëherë mbi qytetarinë e popullit shqiptar. Meritë kjo edhe e një trajtimi mjaft të kujdesshëm të përfaqësuesve të komunitetit mysliman. 2. Në post-Dayton arabët-Wahhabi janë parë me ftohtësi nga myslimanët lokalë, por në Kosovë myslimanët shqiptarë ishin akoma më pak miqësorë ndaj tyre në vitet 1999-2001, ku vetëm disa javë para 11 shtatorit 2001 isha dëshmitar dhe pata nderin të marr pjesë në rezistencën e myslimanëve lokalë kundrejt sauditëve Wahhabi për kontroll dhe indoktrinim… Shumica e popullsisë në Kosovë është shqiptare, një popull që gjithmonë ka vënë interesat kombëtare përpara interesave fetare. Life in the Balkans is Not a Comic Book / Stephen Schwartz ■
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Mediet dhe minorenët
Arsimimi medial i minorenëve
H
apësira bashkëkohore e kulturës është e mbushur me informata të panumërta dhe Haqif MULLIQI të llojllojshme, njëkohësisht të destinuara shtresave të ndryshme të shoqërisë, për njerëz të trashëgimive të ndryshme arsimore dhe kulturore. Shtypi, televizioni si dhe rrjetet globale kompjuterike krijojnë dhe emitojnë pamje të vlerave të tipizuara, ofrojnë pamje më të thjeshtësuar të jetës dhe mbi të, si dhe përçojnë mesazhin mbi atë se çfarë në fakt është e mirë e çfarë e gabueshme.
Të rinjtë kanë nevojë për heronjtë, të cilët u shërbejnë si shembuj Kultura ndryshon gjithnjë e më shumë, formësohet në aspektin medial dhe universal, dhe, të thuash asnjëra më nuk duket të jetë autentike. Në një qark të këtillë ndërmjet reales së drejtpërdrejtë dhe të sajuarës (virtuale), realiteti më s’është i besueshëm, ndërsa fëmija që rritet i zgurdulluar me orë para ndonjë ekrani, më s’është e sigurt se cilës nga këto dy të “vërteta” më shumë i beson. Problemi del të jetë akoma më i ndërlikuar nga fakti se që të dyja këto, do të thotë, edhe realiteti i sajuar e edhe ai i njëmendti, virtualja dhe realja, njihen dhe përjetohen me të njëjtat ndjesi dhe lëvizin konjitivitetet e përafërta apo edhe të njëjtat në proceset emocionale. Në mbarë botën fëmijët kalojnë mesatarisht tri orë në ditë para ekranit. Mund të thuhet se afërsisht edhe mesatarja në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të jetë aty diku. Mirëpo, kjo s’do mend se është 50 % më shumë të kohës se sa e kalojnë në ndonjë aktivitet tjetër jashtëshkollor, duke përfshirë këtu, ta zëmë, edhe detyrat e shtëpisë, apo duke e kaluar kohën me familje, me shokë apo edhe duke lexuar. Kështu del se televizioni dominon jetën e fëmijëve si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale,
në gjithë botën, andaj dhe nuk është e habitshme se është shndërruar në një faktor të fuqishëm të socializmit. Heronjtë agresivë medialë janë ikona botërore. Shumica e fëmijëve në botë sot e dinë se kush është Terminatori, Spajdërmeni apo Supermeni, apo Robin dhe Batmeni. I adhurojnë këta dhe shumica syresh, pa fije dyshimi kanë dëshirë të flakët t’u ngjasojnë këtyre personazheve nga bota e filmit. Të rinjtë kanë nevojë për heronjtë, të cilët u shërbejnë si shembuj (idhuj), andaj dhe këta i shfrytëzojnë heronjtë medialë si modele të cilat u ndihmojnë të përballen në situata të vështira. Hulumtimet kudo në botë tregojnë se mediumet elektronike e kanë rrezikuar në masë rolin edukues të familjes dhe të shkollës. Arsyet janë, në masë të konsiderueshme, të natyrës sociale. Institucionet shoqërore si dhe kushtet ekonomike diktojnë jetën familjare, ndërsa mënyra e jetës familjare ndikon në atë se si i shfrytëzojnë fëmijët mediumet. Nga ana tjetër, në kohë krizash (siç ishte ajo që e kaloi Shqipëria, por edhe kjo që po e kalon Kosova) shkolla është disi më shumë e orientuar nga metodat e fitimit të dijes nga nxënësit sesa e edukimit të tyre, kështu që, me apo pa vetëdije, me apo pa dëshirë një pjesë e ndikimit edukativ u lihet pikërisht medieve, apo siç kanë dëshirë ta thonë pedagogët profesionistë, kurikulumit të paplanifikuar në “shkollën paralele”. Kjo situatë është tipike për shoqërinë shqiptare, sigurisht që nga viti 1999 e këndej kur kemi edhe një zhvillim e shtrirje të mahnitshme, do të thosha të medieve të shkruara e veçanërisht të atyre elektronike.
Agresiviteti në mediume Studimet mbi ndikimin e statusit të familjes në shikueshmërinë e televizioneve gjithandej e kanë konfirmuar se televizionin më së shumti e shikojnë fëmijët nga radhët e familjeve të deprivuara në aspektin social. Këta nuk kanë mundësi të merren me sport, të udhëtojnë, të ndjekin mësime plotësuese në kurse të gjuhës, të kompjuterëve apo edhe të sferave të artit, nuk kanë mundësi të shkojnë në kinema apo edhe në teatrin e fëmijëve dhe të kukullave
(siç është Teatri Kombëtar i Fëmijëve në Tiranë apo “Dodona” në rastin Prishtinës), etj. Shikuar në një prizëm afatgjatë, del se pikërisht kjo shtresë e popullatës është më shumë e nënshtrueshme karshi manipulimeve mediale si dhe ndikimit të tyre, pra të medieve, në krijimin e personalitetit. Ndërsa ndikimi është akoma më i fuqishëm nëse bashkësia, veçanërisht mjedisi i afërt, i manifeston apo edhe mbështet vlerat dhe mënyrat e sjelljes të cilat i propagandojnë mediet. Shikimi i gjatë dhe i shpeshtë i televizionit apo edhe shëtitjet nëpër internet, për fat të keq, nuk rezulton të ketë ndonjë efekt imunologjik. Hulumtimet longitudinale thonë se televizioni kultivon qëndrimet dhe sjelljet ashtu që vepron pak nga pak, në shtigje të gjata. Me fjalë të tjera efektet e saj janë afatgjata dhe shkaktojnë ndryshime. Qëndrimet e atyre të cilët që nga fëmijëria e hershme shpesh dhe gjatë kanë shikuar televizionet dhe llojet e caktuar të programeve janë shumë më konvergjentë dhe më të fuqishëm në vitet e tyre të mesme se sa tek vitet tjera të jetës. Gjithashtu edhe agresiviteti në mediume ndikon në perceptimin e realitetit dhe të sjelljes së të rinjve. Për të sanksionuar në mënyrë pozitive, zgjidhja agresive, ta zëmë, e situatave konfliktuoze që i demonstrojnë heronjtë e filmit dhe të televizionit, shndërrohet në një që mund t’i themi skenar inter-realizues i cili të zgjon asociacion dhe thirret si ndihmë në situata analoge të konfliktit. Shikuesit e devotshëm të televizionit , minorenët në veçanti, jo rrallë realitetit e perceptojnë si kërcënuese dhe të dhunshme në mënyrë të justifikueshme. Edhe pse dijes që fitohet përmes medieve elektronike jo rrallë i hidhet një vello dyshimi duke e kundruar atë si shumë e fragmentuar dhe mozaike, ngase, siç thuhet i mungon sitematiciteti dhe homogjeniteti dhe se nuk është e përhershme dhe e qëndrueshme, megjithatë të mësuarit në këtë mënyrë mund të konsiderohet joshëse për të rinjtë, veçanërisht për minorenët, dhe ata këtë gjë e bëjnë shpeshherë dhe me kënaqësi. Arsyet janë të thjeshta, mbase: mënyra e kondensuar e kumtimit, pastaj vizualizimi i informacionit, format din
'KMHWRU
amike, sekuencat e dijes divergjente dhe jolineare, komunikimi aktiv dhe interaktiv me informacionet, dhe q ë është shumë me rëndësi, mënja- nimi i frikës nga sanksionet pedagogjike tipike për shkollën tradicionale që kemi ne në Shqipëri apo në Kosovë, ta zëmë. Minorenët thjeshtë i duan mediet elektronike, të cilat kënaqin kërshërinë e tyre, i informojnë lidhur me çështje të ndryshme, i ulin tensionet emocionale si dhe lënë mundësi që të këmbehen idetë (Chat-i-për shembull), të sprovohen apo edhe të forcohen disa qëndrime, që diç të mësohet përmes lojës dhe argëtimit, etj. Dhe, në këtë kuadër, më duhet thënë se, del që shkolla jonë, fatkeqësisht për pjesën dërmuese të minorenëve është një film bardh e zi nga fillet e kinematografisë, në raport me botën kolorite e dinamike të medieve të cilat e plotësojnë tërë hapësirën kulturore. Andaj, duke pasur parasysh se mediet janë shndërruar në pjesëmarrës të fuqishëm në procesin e edukimit të fëmijëve dhe se tok me shkollën dhe prindërit krijojnë të ashtuquajturin trekëndësh të veprimit edukativ, në qendër të së cilit ndodhet fëmija, të kuptuarit e rëndësisë së tyre është domosdoshmëri e të gjithëve, por në veçanti e prindërve dhe arsimtarëve. Kështu del se një arsimtar me edukatë mediale është thjeshtë një imperativ i kohës, aq më tepër ngase nga shkolla pret që ta krijojë lidhjen ndërmjet botës në të cilën fëmijët jetojnë dhe mënyrës se si këta informohen për këtë botë. Mundësia e depozitimit të një numri të madh të informatave shkencore, të hulumtimit si dhe shfrytëzimit të tyre ndikojnë pa dyshim që procesi arsimor të shndërrohet në një proces të të mësuarit aktiv që mbështetet në përmbledhjet mediale si shtylla të jashtme të mbamendjes, nga njëra anë, si dhe mënyrave specifike të të kumtuarit medial nga ana tjetër. Nga ana tjetër, s’ka dyshim se e një rëndësie të veçantë është edhe aspekti i ndërlidhshmërisë së minoreneve me botën, gjë që mund të bëhet kryesisht vetëm përmes qasjes së tyre në media. Ndërsa kjo kërkon sigurisht edhe mënyrën e përdorimit të teknologjisë, e cila shkon në hap me kohën. Globalizimi i informacioneve dhe i ekonomisë së tregut, cytja dhe stimulimi i një mobi
Revistë e Gazetarisë
lizimi më të madh të ekspertëve imponojnë nevojën që të mësohet në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që, ai i cili në këtë shekull do të ngelë, siç thuhet analfabet, teknologjiko/medial ai po rrezikon që të ndodhet në pozitën e fshatarëve mesjetarë, të cilët nuk kishin qasje nëpër shkollat e kohës dhe përpos se ishin analfabet njëkohësisht ishin edhe injorant të thellë. Në mënyrë gati paradoksale, teknologjitë e reja dhe edukata, si dhe njohja e gjuhëve të huaja do të ndikojë dukshëm në diferencimet sociale dhe ekonomike edhe pse si parashenjë do ta kenë globalen. Kjo është shenj për rrezik të prapambetjes së vendeve që do të kenë të shprehur të ashtuquajturin analfabetizëm teknologjik, në të cilat mbaj shpresë se nuk do të jenë as Shqipëria e as Kosova.
Njerëzit me sukses komunikojnë në gjuhë të ndryshme Edukata mediale, mësimet për media apo arsimimi medial, janë emra të ndryshëm për programet, të cilat tashmë janë shndërruar në pjesë të kurikulumit shkollor nëpër shumicën e vendeve perëndimore. Qëllimi tyre është që të rinjve, në veçanti minorenëve t’u ofrojnë njohuri teorike mbi mediumet masive për komunikim, implikimet e tyre kulturore, sociale dhe politike; ta sqarojnë mundësinë e përdorimit dhe të shpërdorimit të medieve; që t’i aftësojnë të rinjtë që t’i lexojnë dhe analizojnë mesazhet e medieve por që edhe vetë t’i krijojnë ato. Arsimimi informativ është vetëm një segment dhe një mjeshtri më shumë, por me të nuk mund të mbulohet kuptimshmëria dhe përdorimi i spektrit të gjerë të mesazheve dhe burimeve
UP News për mësim që ofrojnë mediet. Njerëzit e aftë që me sukses të komunikojnë duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme verbale dhe joverbale kanë një kontroll më shumë mbi jetërat e tyre por, jo rrallë, edhe mbi jetërat e njerëzve të tjera, shumë më shumë se sa ata të cilët nuk dinë ta bëjnë këtë. Mos arsimimi, apo më mirë thënë injoranca mediale i forcon dallimet të cilat ekzistojnë ndërmjet grupimeve sociale të privilegjuara dhe të atyre të deprivuara. Konventat për të drejtat e fëmijëve, ta zëmë, kërkojnë që fëmijëve t’u mundësohen të njëjtat të drejta për informim sikundër edhe të rriturve, në fakt që edhe këtyre, pra minoreneve t’u mundësohet që të hulumtojnë, pranojnë dhe të kumtojnë mesazhe dhe ide, që të mësojnë pa kufij dhe të shfrytëzojnë të gjitha mjetet mediale dhe të gjitha burimet e komunikimit dhe të informacioneve. Janë pesë tema boshte, të cilat do të duheshin krijuar përbërjen e arsimimit medial: dallimi në mënyrat e prezantimit medial (informacioni); interpretimi i rëndësisë së kodeve dhe mesazheve (manipulimi); pastaj përgjigjja konjitive dhe emocionale karshi mesazheve (përvoja); botimi, analizimi dhe përgjithësimi i të dhënave (dija) si dhe përdorimi i formave të llojllojshme mediale për komunikim (kumtimi). Arsimimi medial i minorenëve, për mua, nënkupton më shumë se sa të dëgjuarit e ligjëratës dhe pjesëmarrjes aktive në ndonjë debat për mediet. Kjo në fakt nënkupton veprim në kuptimin e plotë të fjalës: analizimin, diskutimin, konstruktimin e porosive (mesazheve) dhe përhapjen e tyre. Një strategji e mirë nacionale e arsimimit në Shqipëri dhe në Kosovë do të duhej të kërkonte edhe arsimimin medial të minorenëve me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës. Një formulim i këtillë nënkupton dhe përfshinë të gjitha, të drejtat e njeriut që të jetë i informuar dhe të informojë, që të mundet t’i deklarojë dhe artikulojë idetë e tij në forma të ndryshme, deri tek shansi që në mënyrë më të mirë dhe më të përshtatshme të arsimohet pikërisht duke shfrytëzuar përparësitë teknologjike të mediumeve masive. ■ (Autori është profesor në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin e Tetovës si dhe në Universitetin e Tiranës)
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Demokratizimi i terminologjisë anatomike Jana NANO & Loren KOÇOLLARI
N
ëse do na duhej të përcaktonim sot një gjuhë zyrtare për mjekësinë, ajo pa dyshim që do të ishte latinishtja. Ndërsa aty nga fundi i Mesjetës çdo libër shkencor shkruhej në latinisht, në fillim të shek. XVI gjuhët moderne filluan të shtrijnë ndikimin e tyre në shumë fusha të shkencës. Në këtë periudhë, në Francë, e më tej në Angli e Itali, vihet re një depërtim i këtyre gjuhëve edhe në shkencën mjekësore. Nga ana tjetër, në Gjermani dhe në Evropën Qendrore gjuha latine sundoi (madje edhe leksionet mbaheshin në latinisht) deri në shek XIX. Ky ndryshim erdhi si pasojë e një zhvillimi të vrullshëm të shkencave natyrore (të cilat padyshim ndikojnë mjekësinë). Futja e termave të reja kërkonte gjetjen e ekuivalenteve përkatëse në gjuhën latine, çka përbënte praktikisht një humbje kohe. Në shekullin XIX themelet e gjuhës latine ishin tronditur. Në këtë kohë një mjek i shquar vjenez i njohur si Skoda, u detyrua kundër dëshirës së tij ta kthente fjalimin e tij në gjuhën latine , në momentet e fundit përpara inaugurimit të një qendre mjekësore në Berlin. Në fund ai deklaroi “Medicinam a linguar Latinae onere liberare conabor” (“Unë do ta çliroj mjekësinë nga barra e latinishtes”). Megjithatë, latinishtja ruante avantazhet e një gjuhe të vdekur. Një stok unik (mbi 2000 vjeçar) termash që nuk mund të evoluonin më, pronë e asnjë kombi, përbënte një terminologji të pranueshme parimisht nga të gjithë. Si fillim ishte një përzgjedhje që u bë nga vetë preferenca e pacientëve, pasi e kishin të vështirë të kuptonin terminologjinë mjekësore latine të shprehur nga mjekët. Kështu krijohej përshtypja që përdorimi i një terminologjie të pakuptueshme caktonte në qofte se bëhej fjalë ose jo për një mjek të mirë. Njerëzit kanë tendencë
të besojnë më shumë në ato gjëra që nuk i kuptojnë. Më pas, në shekullin e kaluar, lindi një fenomen tjetër, i cili po kërcënonte përdorimin e gjuhës latine në mjekësinë moderne - gjuha angleze. Shekulli XX ishte shekulli i një zhvillimi amerikan që përfshiu të gjitha sferat e jetës, bashkë me të edhe mjekësinë. Një sërë zbulimesh të reja mjekësore po ndodhnin në të njëjtin vend dhe për rrjedhojë, anglishtja nisi të bëhej përherë e më shumë protagoniste në të folurin mjekësor. Ekzistojnë shumë ide kundërshtuese përsa i përket statusit dhe perspektivës së saj. Disa mendojnë që anglishtja ka zënë prej kohësh vendin e latinishtes në mjekësi, por disa të tjerë si Schipperges, e kundërshtojnë këtë fakt duke thënë se “Latinishtja dhe greqishtja jo vetëm i kanë rezistuar madhërishëm ndikimit arab në Mesjetë, por edhe “pushtimit” të anglishtes në shek. XX. Në të ardhmen presioni i
gjuhës angleze do të shihet si një interlud historik”. Ky konkluzion përforcohet nga fakti që një pjesë e mirë e terminologjisë mjekësore në gjuhën angleze është më së shumti latine ose e anglatinizuar. Duke i hedhur një sy kësaj terminologjie vëmë re se këto terma që “deja” ekzistonin në gjuhën e folur dhe të shkruar, janë vendosur përkrah termave latine. Madje ata kanë qënë të kujdesshëm të marrin vetëm termin e shkruar dhe të mos unifikojnë mënyrën e shqipëtimit psh: fascia-fasciae; sulcussulci; flexor digiti minimi brevis etj. Një situatë e ngjashme vihet re edhe në terminologjinë klinike, ku disa termave me origjinë latino-greke u është shtuar ndonjë para ose prapa shtesë e gramatikës angleze psh. peptic ulcer, congenital omental cyst,thromboembolic pulmonary hypertension etj. Me ecurinë e zhvillimeve të sotme në çdo fushë të mjekësisë klinike në aspektin terminologjik janë futur një sërë termash të rinj. Që nga viti 1998, kur u publikua “Terminologia” nga FCAT (një listë termash anatomikë që kanë përkrah tyre ekuivalencën në anglisht), ka patur një rritje pa precedent të interesit të anatomisë. Në treg ka më tepër tekste, atlase, revista, programe kompjuterike anatomike se asnjeherë më parë. E parë në tërësinë e saj “Terminologia”, përballë qëndrimeve të larmishme për risitë që solli, duhet perceptuar si një hap i spikatur në rrjedhën e demokratizimit të terminologjisë anatomike për ta bërë atë të gjallë, duke akomoduar në të nevojat e përdoruesve të saj, studiues apo klinicistë. E rëndësishme është të bashkërëndohen të gjitha njohuritë në një drejtim të caktuar. E jo më kot, Schipperges është shprehur se “Doktori i vjetër flet latinisht, doktori i ri flet anglisht, doktori i mirë i flet pacientit”. ■ (Nano është studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë Koçollari është student i Fakultetit të Gazetarisë në Tiranë)
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
UP News
Strategjia për mirëqenien e fëmijëve të rrugës në Gjilan
Veprimtaritë e fëmijëve skamnorë “Këto kategori kemi menduar se duhet normalisht të kenë një trajtim, t’i identifikojmë se prej nga janë, prej nga vijnë, pse janë në atë gjendje dhe si të dalin prej asaj gjendjeje”,- u shpreh Ramadani.
N
ë qytetin e Gjilanit ekzistojnë d i s a kategori të fëmijëve të rrugës, të cilët ushtroElvinë SEFIU jnë veprimtari të ndryshme në rrugë. Profili më i shpeshtë i këtyre fëmijëve është kërkimi i lëmoshës dhe eventualisht puna në rrugë, mosha e të cilëve sillet deri në tetëmbëdhjetë vjet. Sipas të dhënave të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, janë rreth dhjetë fëmijë të moshës 12-17 vjeç, të cilët bredhin rrugëve dhe, sipas shefit të shëndetësisë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e njëherit edhe pediatër, Jashar Ramadani, këta fëmijë shpesh ndodh të bëjnë vjedhje, që bien ndesh me ligjin. Ky pediatër për kategorinë e fëmijëve, të cilët jetojnë dhe veprojnë në rrugë, tha se natën e kalojnë nëpër shtëpitë e braktisura dhe të rrënuara gjatë luftës. Ramadani tregon se të gjithë fëmijët janë të gjinisë mashkullore dhe që e kanë braktisur shkollimin. Ndërkohë, sa i përket lypjes, pediatri Jashar Ramadani këtë kategori e quan si “fëmijët në punë” dhe, sipas tij, disa e shohin si mundësi të përfitimit, por ka edhe prej tyre që kanë për qëllim mbajtjen e familjes, edhe pse në moshë të re. “Aktualisht ka filluar që të ketë ngritje lypsësia në rrugë, të cilët kryekëput janë të abuzuar qoftë prej familjes, por fatkeqësisht shpesh del një person i tretë, i cili e menaxhon dhe bën biznes me këtë lypjen në rrugë“, theksoi mjeku Ramadani. Identifikimi dhe trajtimi i këtyre kategorive të fëmijëve të rrugës bëhet nga policia në koordinim me Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan dhe gjykatat. Sipas oficeres në Policinë Rajonale në Njësitin në Bashkësi, Sadete Sadiku, janë identifikuar shumë
fëmijë të cilët kryejnë punë të rënda në këtë qytet dhe këta fëmijë kryesisht janë fëmijë të familjeve skamnore, të cilët në pamundësi të ekzistencës janë detyruar të punojnë në rrugë si lypës apo si bartës të gjësendeve në treg e shpesh edhe dukë bërë vepra kriminale. “Fëmijët që i kemi taku kanë qenë me karroca në treg ku pas identifikimit rastet i kemi dërguar në Qendrën për Punë Sociale për trajtim”, deklaron oficerja Sdiku, duke shtuar se rastet e kategorisë së fëmijëve lëmoshkërkues i drejtojnë në Qendrën për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Sa i përket fëmijëve në rrugë, sipas Ramadanit, prej tyre derivohen edhe fëmijët me sjellje asociale dhe fëmijët në konflikt me ligjin, duke përfshirë edhe prej atyre me aftësi të kufizuara. “Këto kategori kemi menduar se duhet normalisht të kenë një trajtim, t’i identifikojmë se prej nga janë, prej nga vijnë, pse janë në atë gjendje dhe si të dalin prej asaj gjendjeje”,- shprehet Ramadani. Ndërkaq, rastet e fëmijëve më sjellje asociale, sipas oficeres në Njësitin në Bashkësi, Sadete Sadiku në Gjilan, drejtohen në Drejtorinë e Arsimit dhe kjo drejtori pastaj angazhon psikologë për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse Jashar Ramadani tregon se në partneritet me organizatën ndërkombëtare “Save the Children” janë duke zbatuar një strategji drejt përmirësimit
të mirëqenies së fëmijëve dhe planit për zhvillim të shërbimeve për fëmijë dhe familje, sipas së cilës janë duke u hulumtuar shkaqet e zgjedhjes së rrugës për këtë mënyrë të jetesës, si dhe ka përgatitur një kuadër profesional i cili punon direkt me këta fëmijë.
Lypsarët nga Shqipëria Sipas statistikave në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjilanit, vetëm gjatë këtij viti janë identifikuar 13 fëmijë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre si lëmoshkërkues në qytetin e Gjilanit dhe kryesisht të identifikuarit janë nga Shqipëria, por ka edhe prej tyre që janë shtetas të Kosovës, shqiptarë dhe po ashtu të komunitetit rom. Në Strategjinë e hartuar për trajtimin e këtyre kategorive të fëmijëve në Gjilan thuhet se traditat tona të përkujdesjes ndaj fëmijëve kanë reflektuar që ky fenomen të mos jetë i shpeshtë në Kosovë e as në komunën e Gjilanit. Po ashtu, sipas strategjisë për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe planit për zhvillim të shërbimeve për fëmijë dhe familje, nocioni fëmijët e rrugës përfshin fëmijët e moshës zero deri në tetëmbëdhjetë vjet, ndaj të cilëve nuk ka përkujdesje nga të rriturit dhe jetojnë në rrugë në aspektin e kohës si të përhershëm apo të përkohshëm. Sipas literaturave dhe përvojave, në vartësi me afërsinë dhe familjet e tyre dhe kohën e kaluar në rrugë, këta fëmijë janë të kategorizuar në tri grupe. Në kategorinë e parë hyjnë fëmijët, të cilët jetojnë në rrugë. Ata i kanë të përkeqësuara rëndë lidhjet me familjet e tyre, prandaj jetojnë dhe punojnë në rrugë. Në kategorinë e dytë përfshihen fëmijët, të cilët punojnë në rrugë dhe kohën më të gjatë e kalojnë në rrugë, por kthehen për të fjetur gjatë natës në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, kategoria e tretë e fëmijëve emërtohet si “të ardhurit e rinj”. Këta fëmijë ikin nga shtëpitë e tyre apo institucionet për ngritje të tyre dhe fillojnë jetën e endacakut si orientim të tyre. ■
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
Historia e “Topit të Artë”
Yjet që fituan trofeun më të “lakmueshëm”
H
istoria e “Topit të Arte”, apo lojtari më i mirë i vitit në Evropë, la gjurmë të përjetshme në historinë Faton POLISI e futbollit. Topi i Artë është trofe, i cili jepet nga revista sportive “France Football”, ku në votim marrin pjesë gazetarët sportivë. Lojtari i parë i cili fitoi “Topin e Artë ishte legjenda Stenli Methjus në vitin 1956. Ndërsa sulmuesi i Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano triumfoi në vitin 1957 e 1959, kurse Kopa e ngriti trofeun në vitin 1958. Mesfushori çek Josef Masopust më 1962 e fitoi “Topin e Artë”, pasi udhëhoqi ekipin e tij në finalen e Kupës së botës, ndërkohë që ish-sovjetiku Lev Jashin (1963) ishte i vetmi portier që ka vendosur emrin e tij në këtë trofe të çmuar. Hungarezi elegant Florian Albert dhe italiani Xhani Rivera triumfuan në vitin 1967, përkatësisht 1969. Më pas në vitin 1965 sulmuesi portugez e fitoi këtë çmim, pasi në vitin 1962 u rendit i dyti. Pavarësisht që ekipet angleze shkëlqenin në Evropë, lojtarët e tyre nuk arritën të fitonin trofe individualë në vitet 1970. Ndërsa mund të ceket se i vetmi anglez fitues ishte Kevin Kigan, i cili fitoi dy herë në vitet 1978 e 1979, por pasi ai ishte larguar nga Liverpuli në drejtim të Hamburgut. Johan Krujf, i cili kalonte formë të shkëlqyer, që ishte edhe lider i Kombëtares së Holandës, u shpall tri herë fitues i “Topit të Art” në vitet 1971, 1973 e 1974. Kurse legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, triumfoi më 1972 dhe 1976. Një tjetër gjerman ishte i famshmi Gerd Myler, i cili fitoi në vitin 1970 falë 10 golave të tij në Kupën e botës. Ukrainasi Oleg Bllohin, në atë kohë Bashkimi Sovjetik, këtë trofe e fitoi në vitin 1975, ndërsa dy vite më pas “Topin e Artë” e fitoi danezi Allan Simonsen në vitin 1977. Vlen të ceket se dy legjendat e mëdha botërore, Diego Maradona e Ziko, për shkak të rregullave të atëhershme nuk
mund të shpalleshin fitues për arsye se duhej të ishin futbollistë evropianë. Në historinë e “Topit të Artë” hyn edhe Karl-Heinc Rumenige, i cili fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1980, përpara se ta fitonte sërish atë një vit më pas. Legjenda e futbollit francez, Mishel Platini, e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë”, në vitin 1983, 1984 dhe 1985. Që nga viti 1987 e deri në 1989 ishte koha e futbollistëve holandezë. Sulmuesi Marko van Basten fitoi në vitin 1988 e 1989, ndërkohë që Rud Gulit e kishte në vitin 1987. Lotar Mateus e fitoi në vitin 1991, përpara se një vit më pas Marko van Basteni të kompletonte tripletën e tij në vitin 1992. Në vitin 1995 u vendos që në garë për ta fituar “Topin e Artë” u futën edhe futbollistë jo-evropianë. Mirëpo, u kushtëzohej që ata të luanin për një klub evropian. I pari i cili ishte joevropian, e që fitoi këtë trofe, ishte sulmuesi nga Liberia, George Ueah, i cili në atë kohë luante për Milanin. Ai fitoi në vitin 1995. Në vitin 1997 Ronaldo u bë braziliani i parë që fitoi trofeun, i cili po kalonte formë të shkëlqyer. Në atë kohë llogaritej se mund të ishte pasardhësi i legjendes Pele. Kurse Rivaldo e pasoi atë në vitin 1999. Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Kupën e botës në vitin 1998, francezi Zinedin Zidan ngriti trofeun e quajtur lojtari më i mirë i vitit në Evropë, “Topin e Artë”.
Kur jemi te viti 2000, fituesi i parë i këtij viti ishte Luis Figo, i cili tregoi përformancë të shkëlqyer në radhët e Barcelonës. Portugezi fitoi pikërisht në këtë vit, para se Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë” për herë të dytë në vitin 2002. Mesfushori çek Pavel Nedved, i cili luante në radhët e Juventusit fitoi në vitin 2003, i pasuar nga ukrainasi i Milanit, Andrij Shevchenko 2004, duke treguar formë të lartë në ligën e Italisë si dhe në Ligën e Kampionëve, njëherësh duke shënuar edhe penalltinë vendimtare në përballje me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve. Në 2005, aftësitë dhe magjia e jashtëzakonshme e brazilianit Ronaldinjo i dhuruan trofeun e çmuar. Ndërsa ai llogaritej edhe si një “jashtëtokësor”, pasi prania e tij në fushë bënte që adhuruesit e futbollit të shikonin me vëmendje lëvizjet e tij magjepsëse. Në vitin 2006 e fitoi italiani Fabio Kanavaro, i cili ishte edhe një ndër mbrojtësit e pakët që e kanë fituar atë trofe aq të çmuar për futbollistët. Ndërsa lojtari i atëhershëm i Milanit Leite Kaka në vitin 2007 fitoi këtë trofe, pasi edhe ishte lideri i kësaj skuadre duke fituar trofeun më të çmuar në Evropë, Ligën e Kampionëve. Ndërsa në vitin 2008 Cristiano Ronaldo ishte ai i cili iu gëzua këtij trofeu. Historia e deritanishme përfundon me Lionel Messi, i cili luan për Barcelonën dhe Kombëtaren e Argjentinës. Ai u bë argjentinasi i parë i cili shpallet futbollist më i mirë i Evropës, duke rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2009. Messi mundi portugezin Kristiano Ronaldo me votat e gazetarëve. ■
RevistĂŤ e GazetarisĂŤ
'KMHWRU
Teknologji & ShkencĂŤ
Apple it d a
Ankesa pĂŤr Windows 7
M Nokia-n A p
pple Inc. ka paditur nĂŤ gjyq prodhuesin e telefonave mobilĂŤ Nokia Corp. pĂŤr shkelje origjinaliteti, si njĂŤ kundĂŤrlĂŤvizje ndaj paditjes sĂŤ mĂŤhershme tĂŤ Nokia-s kundĂŤr teknologjive tĂŤ pĂŤrdorura nĂŤ iPhone-in e Apple-it. Akuzat gjyqĂŤsore tĂŤ Apple-it janĂŤ se Nokia po e shkel ligjin nĂŤ 13 shpikje tĂŤ Apple-it dhe thonĂŤ se kompania e vendosur nĂŤ FinlandĂŤ zgjodhi ta “kopjojĂŤ iPhone-inâ€?, veçanĂŤrisht interfejsin e shfrytĂŤzuesit, qĂŤ ta plotĂŤsojĂŤ pjesĂŤn e vjetruar tĂŤ telefonave tĂŤ tyre nĂŤ mĂŤnyrĂŤ qĂŤ tĂŤ jetĂŤ konkurrent pĂŤr njĂŤ treg tĂŤ telefonave tĂŤ avancuar. E kjo erdhi si kundĂŤrpĂŤrgjigje pasi kompania Nokia, nĂŤ anĂŤn tjetĂŤr, nĂŤ tetor ka bĂŤrĂŤ njĂŤ akuzĂŤ gjyqĂŤsore, duke pohuar se Apple, kompani e vendosur nĂŤ qytetin Cupertino tĂŤ KalifornisĂŤ, shkeli ligjin nĂŤ 10 shpikje tĂŤ saj, duke mbuluar edhe thirrjet telefonike si dhe qasjen nĂŤ rrjet pa tela Wi-Fi. Apple argumenton se shkeljet qĂŤ po i bĂŤn Nokia kanĂŤ t ĂŤ bĂŤjnĂŤ me shpikjet e tyre, ndĂŤr tĂŤ tjera: lidhja e telefonit me kompjuter, telekonferencimi, menytĂŤ nĂŤ ekranin me prekje, komunikimi i fuqishĂŤm nĂŤ çipe dhe “modelet dhe abstraktimi i ngjyrave nĂŤ interfejsin grafik tĂŤ shfrytĂŤzuesit.â€? Kjo kompani gjithashtu mohon akuzat e Nokia-s pĂŤr kopjimet nĂŤ shpikjet e tyre. Apple thotĂŤ se Nokia ka mbetur prapa nĂŤ tregun e telefonave tĂŤ avancuar sepse ka zgjedhur tĂŤ fokusohet nĂŤ telefona mobilĂŤ tĂŤ dalĂŤ jashtĂŤ mode me njĂŤ interfejs tradicional tĂŤ shfrytĂŤzuesit, nĂŤ kohĂŤn kur popullariteti i telefonave tĂŤ “mençurâ€? po rritet gjithnjĂŤ e mĂŤ shumĂŤ. KundĂŤrpaditĂŤ janĂŤ njĂŤ çÍshtje e rĂŤndĂŤsishme e shpikjeve, tĂŤ cilat zakonisht pĂŤrfundojnĂŤ me njĂŤ marrĂŤveshje tĂŤ licencimit tĂŤ tĂŤrthortĂŤ.
UP News
icrosoft-i lĂŤshoi Windows 7 nĂŤ fund tĂŤ tetorit duke u bĂŤrĂŤ shumĂŤ bujĂŤ pĂŤr tĂŤ. Por, sikurse me versionet tjera tĂŤ Windowsit, ankesat pĂŤr viruse e infektime tashmĂŤ kanĂŤ filluar tĂŤ pĂŤrfliten. 31 % e klientĂŤve kanĂŤ raportuar problemet me ngritjen nĂŤ Windows 7, duke u bazuar nĂŤ njĂŤ studim tĂŤ fundit, ku mĂŤ tepĂŤr se 100 mijĂŤ klientĂŤ janĂŤ pĂŤrcjellĂŤ nga firma ndihmuese iYogi. “Shumica e problemeve qĂŤ klientĂŤt kanĂŤ me Windows 7 kanĂŤ tĂŤ bĂŤjnĂŤ me instalimin, apo aplikacionin dhe bartjen e tĂŤ dhĂŤnaveâ€?, tha Vishal Dhar, bashkĂŤthemelues i iYogi-t. NjĂŤ qarje tjetĂŤr e zakonshme, e provuar nga 9 % e instaluesve, ĂŤshtĂŤ procesi pĂŤrmirĂŤsues qĂŤ zgjat nga gjysmĂŤ deri nĂŤ njĂŤ orĂŤ dhe arrin deri nĂŤ 62 % derisa tĂŤ kompletohet, por mĂŤ pas ngrihet. Ă‹shtĂŤ njĂŤ problem qĂŤ Microsoft-i ĂŤshtĂŤ i vetĂŤdijshĂŤm pĂŤr kĂŤtĂŤ dhe mund tĂŤ ndreqet me ristartimin e kompjuterit, shkuarjen nĂŤ rregullimet e avancuara dhe shtypjen e kodit qĂŤ udhĂŤzon kompjuterin t’i injorojĂŤ shtesat. MegjithatĂŤ, çÍshtjet me procesin e pĂŤrmirĂŤsimit (ngritjes) nuk ndaluan. ShumĂŤ shfrytĂŤzues ende provuan defekte edhe pas instalimit tĂŤ suksesshĂŤm tĂŤ Windows 7 nĂŤ makinat e tyre. NdĂŤr ankesat mĂŤ tĂŤ shumta ishin se mungonin programet “appleâ€? themelore, Mail, Movie Maker dhe Photo Gallery. Kjo ĂŤshtĂŤ arsyeja pĂŤrse Windows 7 i fshin kĂŤto programe dhe i detyron shfrytĂŤzuesit t’i shkarkojnĂŤ ato nga ueb faqja Windows Live Essential. IYogi tha se 26 % e shfrytĂŤzuesve tĂŤ tyre ishin tĂŤ hutuar pĂŤr kĂŤtĂŤ hap shtesĂŤ. TĂŤ tjerĂŤt kanĂŤ pasur probleme ta bĂŤjnĂŤ qĂŤ kompjuteri i tyre tĂŤ punojĂŤ siç duhet: 8 % prej tyre kanĂŤ thĂŤnĂŤ se nuk kanĂŤ mundur tĂŤ gjejnĂŤ njĂŤsinĂŤ e DVD-sĂŤ dhe 2 % nuk kanĂŤ mundur tĂŤ sinkronizojnĂŤ iPhone-t e tyre me Windows 7. NjĂŤ nĂŤ shtatĂŤ shfrytĂŤzues gjithashtu janĂŤ ankuar se shkĂŤlqimi i ri i temĂŤs “Aeroâ€? nuk punonte. Tema Aero u mundĂŤson shfrytĂŤzuesve tĂŤ shohin pĂŤrmes dritares pamjen e desktopit dhe programeve tjera qĂŤ janĂŤ tĂŤ hapura prapa saj. Bazuar nĂŤ iYogi-n, shumĂŤ nga 14 % tĂŤ shfrytĂŤzuesve qĂŤ kanĂŤ probleme me
Aero-n nuk i kanĂŤ mundĂŤsitĂŤ grafike nĂŤ PC-tĂŤ e tyre tĂŤ menaxhojnĂŤ programin. Ankesa tjera tĂŤ zakonshme pĂŤrfshihen nĂŤ pamundĂŤsinĂŤ pĂŤr tĂŤ parĂŤ kordonet shtesĂŤ tĂŤ fajlleve, shumĂŤ “zbrazĂŤtira tĂŤ voglaâ€?, probleme me tiparin “Aero snapâ€?, ndryshimet nĂŤ ikonat e dĂŤshiruara dhe probleme me shiritin e ri punues. Navigim i qetĂŤ, edhe pse ĂŤshtĂŤ i infektuar. QĂŤ kur viruset prej upgrade-it janĂŤ pĂŤrmirĂŤsuar, shfrytĂŤzuesit kanĂŤ pasur njĂŤ pĂŤrvojĂŤ relativisht pa sherr. Dhe, ata qĂŤ kanĂŤ blerĂŤ kompjuter tĂŤ ri me Windows 7 tĂŤ instaluar, paraprakisht kanĂŤ hasur probleme tĂŤ vogla. “KlientĂŤt qĂŤ pĂŤrfundimisht janĂŤ mĂŤsuar me funksionim e kĂŤtij sistemi, e duan Windows 7â€?, tha Dhar. “Ne s’kemi pasur njerĂŤz qĂŤ na kanĂŤ thirrur pĂŤr çÍshtje tĂŤ pĂŤrdorimit, sepse ĂŤshtĂŤ shumĂŤ mĂŤ intuitiv sesa Windows XPâ€?. Por, kjo nuk do tĂŤ thotĂŤ se Windows 7 ĂŤshtĂŤ perfekt. Sipas Zeus Kerravala, njĂŤ analist nĂŤ Yankee Group, njĂŤ nga tĂŤ shqetĂŤsuarit mĂŤ tĂŤ mĂŤdhenj me sistemin e ri operativ ĂŤshtĂŤ se “menytĂŤ shiritâ€? nĂŤ krye tĂŤ çdo programi janĂŤ ridisenjuar dhe duhet tĂŤ rimĂŤsohen. NĂŤ versionet e mĂŤparshme tĂŤ Windows-it, menytĂŤ kanĂŤ mbetur shumĂŤ tĂŤ qĂŤndrueshme, por nĂŤ Windows 7 ato janĂŤ shumĂŤ mĂŤ ndryshe prej aplikacionit nĂŤ aplikacion. Microsoft gjithashtu i ka flakur tutje shumĂŤ aplikacione favorite si Windows Movie Maker, qĂŤ veçanĂŤrisht ĂŤshtĂŤ befasuese duke u dhĂŤnĂŤ prirje videove tĂŤ telefonave mobilĂŤ dhe filmave tĂŤ videokamerave rrotulluese. Por, tĂŤ gjitha ankesat pĂŤr Windows 7 zbehen nĂŤ krahasim me ankesat e zemĂŤruara pĂŤr pĂŤrsĂŤritjen e mĂŤhershme tĂŤ Microsoft Windows-it, Windows Vista-n. Ai version ishte njĂŤ katastrofĂŤ e plotĂŤ pasi ishte nxjerrĂŤ nĂŤ shitje mĂŤ 2007-ĂŤn. Vista u pllakos nga virusĂŤt, papĂŤrshtatshmĂŤritĂŤ programore, ngadalĂŤsia dhe paralajmĂŤrimet bezdisĂŤse tĂŤ sigurisĂŤ. â–
UP News
Revistë e Gazetarisë
'KMHWRU
10 zbulimet dhe teknologjitë më ideale të së ardhmes
F
ilmat fantastiko-shkencorë na frymëzojnë me tërë këtë teknologji ekstravagante, ndonëse disa prej tyre mund të mos jenë aq realë sa mendojmë ne. 10. Realiteti Virtual - Kjo
fushë sipërmarrëse e teknologjisë e së ardhmes tregon shpresë. Fëmijët do të jenë në gjendje të luajnë lojëra virtuale, shkencëtarët mund të bëjnë parashikime të sakta për gjendjet e ndryshueshme të mjedisit dhe çdokush tjetër do gjejë kënaqësi të çfarëdoshme me këtë zbulim. 9. Inteligjencia Artificiale - Makinat që mund të mendojnë dhe bëjnë detyra që njerëzit normalisht nuk do të mund t’i bënin dhe nuk është vetëm ideale, por nga kjo do të kurseheshin jetët. Ndonëse me shpresë, një skenar si i Terminatorit nuk do të dilte nga kjo, makinat mund të mblidhnin informacionin, të mblidhnin të dhëna shkencore, nga krimet dhe përleshjet, do t’i zëvendësonte njerëzit në luftëra dhe në situata tjera të rrezikshme. 8. Riciklimi i Avancuar – Shportat tona nuk do të dërgohen më në terrene nëntokësore dhe fusha mbeturinash. Nga bërlloku i tubuar në shtëpitë dhe veturat tona një ditë do të mund të prodhohej karburant prej tyre. 7. Ilaçet Mjekësore - Me gjasë, nga mesi i shekullit XXI, shkencëtarët do të zbulojnë ilaçe për sëmundje të ndryshme siç janë ftohjet e zakonshme, SIDA dhe kanceri. Jo që do të ruheshin jetë të panumërta, por kompanitë farmaceutike që tashmë fitojnë miliona do mbesin pa punë, edhe pse ato financojnë me mjete financiare për kërkimin e ilaçeve kundër sëmundjeve.
6. Veturat Fluturuese - Derisa njerëzit kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në aeroplanë 2D, duke e zgjeruar horizontin me shtimin e tërë dimensionit tjetër, në mënyrën tonë të të menduarit mund të rrisë kushtet e trafikut dhe numrin e shoferëve të mundshëm. Ideja e makinës personale fluturuese gjithashtu mund të nënkuptojë që njerëzit nuk kanë nevojë të ngasin përsëri, me veturat fluturuese duke pasur interfejsin e navigimit të instaluar në veturë për të ndihmuar shoferët e dobët dhe njerëzit e hendikepuar. 5. Nanoteknologjia - Robotët mikroskopikë do të jenë në gjendje të kryejnë detyra të ndryshme për ne në të ardhmen. Prej luftimit të infeksioneve në trupat tonë e deri të pastrimi i shtëpive tona, nanoteknologjia mund të ndryshojë mënyrën e se si jetojmë. 4. Organet Artificiale - Mekanik apo të klonuar në laborator, organet artificiale mund të ndihmojnë ruajtjen e jetëve në të ardhmen. Nuk ka nevojë më që të presim në listat e dhuruesve ose shikimin për një organ që nuk është i madhësisë së duhur. 3. Tabletat ushqimore - Kërkesa për ushqim rritet çdo ditë, derisa furnizimi jo gjithmonë do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat. Të qenit në gjendje për të ngrënë një shujtë të tërë për momente sekonde na bën që të kursejmë kohë të shumtë për të kryer punë tjera. Kompanitë farmaceutike do të jenë në gjendje të kalkulojnë numrin e saktë të kalorive, lëndëve ushqyese, etj. që trupat tanë do të kërkojnë për të funksionuar.
2. Udhëtimi Hapësinor - Të qenit në gjendje të eksplorojmë rrethinën tonë galaktike dhe hedhja në hapësirë me shpenzime të vogla do të rriste njohuritë tona për universin. Rastet tona për mbijetesë do të rriteshin sepse “e tërë fara jonë nuk do të jetonte vetëm në një shportë” mund të thuhet, sepse diçka mund të ndodhte në Tokë që do të shkatërronte çdo gjë të gjallë në të, siç janë katastrofat globale, kështu që kur do të bëhej i mundur udhëtimi hapësinor, njerëzit tashmë do të kishin kolonizuar botë tjera për të jetuar në to. 1. Burimet rigjeneruese të energjisë - Kur shterohen energjitë e karburanteve që prodhohen nga mbeturinat, njerëzit nevojitet të gjejnë një zëvendësim të energjisë. Përmes laboratorëve të shkencës bashkëkohore tashmë po eksplorohen burime të shumta të mundshme, siç janë ato diellore dhe energjisë së fituar nga era, shoqëria do të ishte në gjendje të funksionojë me efikasitetin më të lartë pa harxhuar karburante. ■
Përgatiti: Osman D. GASHI
'KMHWRU
Revistë e Gazetarisë
UP News