MA Muhamet JAHIRI Prof. dr. Milazim KRASNIQI
MESAZHI I FSHEHTË I PUSHTUESIT: URREJENI VETEN!
>>> FAQE 2-4
ROLI I MEDIEVE NË SHTETNDËRTIM, RASTI I SHQIPËRISË - SHEMBULL PËR KOSOVËN
>>> FAQE 7-8
Getoarbë MULLIQI
REVISTË E GAZETARISË, VITI II, Nr. 6, Mars 2012, Falas
A janë këpucët aksesorët tanë, apo ne jemi aksesorët e tyre
>>>FAQE 18-19
Alban ZENELI Veprime antikushtetuese të KPM-së në veri të vendit?
>>>FAQE 11-12
Xhavit GAXHERRI
DILEMAT E SHTETIT
Republika e Kosovës këtë vit ka shënuar katërvjetorin e shtetësisë si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe pse mbushi katër vjet kanë mbetur edhe plot dilema të cilat duhet të zgjidhen me zhdërvjelltësi. >>> FAQE 15
Bashkëpunimi i gazetarëve të Kosovës me ata të rajonit
>>>FAQE 15-16
Astrit VELIQI
Flet për UP News, Agim Zogaj
PAVARËSIA E KOSOVËS KA SJELL STABILITET Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Agim Zogaj, ka vlerësuar se katër vjetët e pavarësisë së Kosovës janë tregues të qartë se Republika e Kosovës po ecën drejt integrimeve evropiane. >>> FAQE 5-6
Kosova në katër pamje
>>>FAQE 28-29
Fidan IBRAHIMI imazhet e dhunës nga mediet
>>>FAQE 25
UP News
Revistë e Gazetarisë
Editorial
PËRMBAJTJA Milazim Krasniqi: Mesazhi i fshehtë i pushtuesit: urrejeni veten!.............................................................. 2-4 Interivstë me Agim Zogaj......................................... 5-6
MA Muhamet Jahiri: Roli i medieve në shtetndër-
Dilemat e shtetit
R
epublika e Kosovës këtë vit ka shënuar katërvjetorin e shtetësisë si shtet i pavarur dhe sovran, por edhe pse mbushi katër vjet kanë mbetur edhe plot dilema të cilat duhet të zgjidhen me zhdërvjelltësi. Shpallja e pavarësisë dhe njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet më të fuqishme të botës ishin çaste emocionuese dhe të rëndësishme. Pas katër vjet të funksionimit si shtet Republika e Kosovës ka treguar se është shtet funksional. Pavarësia e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, por meritat më të mëdha u takojnë atyre që u flijuan për këtë liri të cilën ne po e gëzojmë sot. Një gjë është e sigurt, se Kosova po ecën drejt integrimeve euroatlantike, pavarësisht pengesave që po dalin gjatë rrugëtimit tonë. Kosova në katërvjetorin e shtetësisë ka arritur të arrijë rezultate në shumë fusha, në: politikë, ekonomi e sektorë të tjerë, por duhet bërë më shumë të hapen vende të reja të punës dhe të kemi një rritje më të madhe ekonomike. Edhe pse kemi bërë shumë vite pas lufte e katër vjet pasi jemi shpallur shtet, papunësia mbetet, ndoshta, problemi më i madh, përveç problemeve politike, kur dihet se për çdo vit deri në 30 mijë të rinj iu shtohen tregut të punës. Po gjatë këtyre viteve edhe zhvillimi ekonomik ka mbetur larg së dëshiruarës. Janë bërë strategji të cilat deri më sot nuk kanë kryer detyrën për çfarë janë hartuar. Kështu shteti ynë me fusnotë e pa të do ta ndjekë rrugën për në BE. Redaksia
tim, rasti i Shqipërisë - shembull për Kosovën... 7-8
Lulzim Ahmeti: KEK-u, bora dhe Termokosi...9-10
Alban Zeneli: Veprime anti-kushtetuese të KPMsë në veri të vendit?.............................................. 11-12 Mr. Gëzim Qerimi: Local Governance.......... 13-14
Xhavit Gaxherri: Bashkëpunimi i gazetarëve të Kosovës me ata të rajonit................................... 15-16 Astrit Veliqi: Kosova në katër pamje................... 17
Getoarbë Mulliqi: ♥Nga e varura për këpucë; këpucëve♥................................................................. 18-19 Afet Bela: Gjermani me zemër shqiptare!.. 20-21 Qendresa Koxha: Wir wissen es!......................... 22
Intervistë me Ministrin Blerand Stavileci.... 23-24 Fidan Ibrahimi: Imazhet e dhunës nga mediet... 25
Stefan Antonov: How the friendships from Manchukistan can serve the Balkans..................... 26-27
Adifete Bela: Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AMRK)... 28-29 Bujar Isma: Po bëhen pikë e pesë........................ 30
Impresum: Revista“UP News” redaktohet nga kolegjiumi i redaksisë. Kryeredaktor: Lulzim AHMETI; Redaktor përgjegjës: Afet BELA; Dizajni: Osman D. GASHI. Adresa: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. E-mail: revistaupnews@hotmail.com & revistaupnews@gmail.com. Tel.: 044 672 156 & 044 413 048 Mars 2012
Leutrim Ajeti: Facebook-u, droga legale........... 31
Rahmil Limani: Interneti dhe familja.......... 32-33
“Retuers” dhe “Stiftung” përkrahin gazetarët e Evropës Juglindore....................................................... 34
Berat Armagedoni: Roli shprehës i foljes dhe ndajfoljes në Kosova sot...................................... 35-38 Poezi................................................................................... 39 Fjalëkryqi.......................................................................... 40
1
Analiza Milazim KRASNIQI
K
ur i lexon shumicën e opinioneve të lexuesve në versionet “online” të gazetave ditore ose të agjencive, gjëja e parë që të sëmbon në zemër është urrejtja që shpërthen në çdo fjalë, në çdo frazë. Është një urrejtje që shpërthen si gaz i nëndheshëm, i cili të zë frymën. Fyerjet, shpifjet, akuzat dhe mallkimet që shpalosen në këtë formë komunikimi, janë nga më të shëmtuarat që mund të imagjinohen. Thjesht, është e zorshme ta imagjinosh se çfarë mendjesh të çoroditura janë ato që prodhojnë gjithë atë urrejtje, gjithë atë antivlerë në komunikim. Meqë janë të fshehur pas anonimatit, është e vështirë të identifikohen këta “autorë” dhe motivet që i shtyjnë të prodhojnë këtë bërllok medial, të paketuar gjoja si opinion. Por, produkti i tyre, bërlloku, e zbulon gjendjen alarmante morale dhe kulturore të tyre, si pasojë e tjetërsimit.
Si u aktivizua skema ideologjike e pushtuesit Këta autorë të tjetërsuar nga identiteti i tyre, qoftë kulturor, qoftë fetar, qoftë kombëtar, janë të infektuar nga paaftësia që të dallojnë të mirën nga e keqja dhe të vërtetën nga e pavërteta. Pikërisht, përzierja e këtyre gjërave që kurrsesi nuk mund të përzihen, as të kombinohen e aq më pak ta zëvendësojnë njëra-tjetrën, paraqet thelbin e të menduarit perversë të këtyre pseudoopinionistëve të tjetërsuar. Këta shfaqen të paaftë ta ndajnë të vërtetën nga e pavërteta dhe të mirën nga e keqja, pasi që kanë ngelur pa kujtesë historike dhe kulturore. Ata nuk e dinë kush çfarë ka bërë për vendin në të kaluarën, kush çfarë vlerash ka krijuar, kush çfarë rezistence ka bërë dhe si është krijuar rryma dominuese e pavarësimit të vendit, e cila u mundëson atyre sot edhe komoditetin e shpërdorimit të lirisë së shprehjes. Ata kujtojnë se liria dhe pavarësia e Kosovës ka ardhur ashtu kot, si një lojë djerraditëse në internet. Në fakt, ata janë si të droguar nga urrejtja për çdo gjë shqiptare. Për shkak të komplekseve e dobësive të ndryshme, ata e kanë marrë si dhuratë danajsh urrejtjen e pushuesit ndaj shqiptarëve dhe tash e mbajnë lart si flamur. Meqë pushtuesi serb për njëqind vjet, si një mjet sundimi, ka krijuar skemën ideologjike dhe propagandistike, sipas të cilës shqiptarët janë primitivë, të paaftë që të bëjnë shtet, mercenarë, tradhtarë, hajna, të pamoralshëm, etj., kjo skemë tash ka kaluar në mendimet e këtyre farë pseudoopinionistëve të tjetërsuar dhe ata tash po e kryejnë punën e lënë përgjysmë të pushtuesit. Ata po e kontaminojnë tash ambientin dhe jetën shqiptare me etiketa se si ne shqiptarët e Kosovës jemi primitivë, se si nuk dinë të bëjmë e të mbajmë shtet, se të gjithë drejtuesit janë tradhtarë dhe hajna dhe se si të gjithë ata që kontribuojnë në jetën shoqërore, janë të pamoralshëm. (Raste të veprimeve kriminale sigurisht që ka , por ato duhet si gjithkund në botën normale, të identifikohen me fakte e të individu2
UP News
Mesazhi i fshehtë i pushtuesit: urrejeni veten! alizohet përgjegjësia, e jo të faturohen si faje të të gjithë elitës politike e të të gjithë shtetit.) Fatkeqësisht, në këto katër vitet e pavarësimit të Kosovës, virusi që ka lënë prapa pushtuesi serb, në kokat e këtyre të tjetërsuarve, e ka rritur virulencën jashtë mase. Është krijuar edhe një infrastrukturë jomodeste mediale, e cila e pompon këtë perversitet defetist. Është krijuar edhe një grupim jo i vogël kuazianalistësh e kuaziintelektualësh,, që e nxitë këtë perversitet të gjoja lexuesve, ndërsa në fakt janë grupime të organizuara për të krijuar çoroditje e çrregullime. Tash ata janë bashkuar e po konsolidohen në kauzën e tyre të vazhdimit të poshtërimit të çdo vlere që mbart në vete identitet shqiptar, duke përfshirë edhe kontestimin e aftësive për të ndërtuar shtet e për të krijuar vlera kulturore e shoqërore autentike, shqiptare.
Gjuha e urrejtjes ndaj çdo caku Prandaj, cak i kësaj urrejtjeje janë pothuajse të gjithë pa dallim: politikanët, intelektualët, biznesmenët, diplomatët, administratorët, sportistët, drejtuesit fetarë, me një fjalë kushdo që nuk është pjesë e të menduarit pervers, sipas të cilit shqiptarët janë të paaftë për të pa krijuar e mbartë vlera. Kam identifikuar fyerje nga më morbidet, për shumë personalitete të politikës, të kulturës, të jetës sociale e ekonomike, pa punën e të cilëve ky vend do të ishte një tokë e shkretë, po të huazojmë titullin e një poeme të famshme të Eliotit. Këtu po i citoj vetëm disa, sa për ilustrim, sigurisht jo më të egrat që janë të përhapura si virus gjithandej medieve “online”: “RESPEKTI PER KETE KRYE TRADHTAR ESHTE AQ I MADH SA QE KA ARRIT KULMIN, ME SHUM DO TE KISHA RESPEKT PER NJE SERBE” (Opinion për Ibrahim Rugovën) - “Nuk eshte befasi kjo qe ldk sulmon PDK e Qosjen,pse menduat se do ta sulmojne Tadiqin a Jeremiqin apo SPS te cileve kreret e ldk iu kane sherbier me vite e ju sherbejne edhe sot.” Mars 2012
UP News
Analiza
“Po qfare akademiku eshte Rexhep Qosja kure asnjihere nuk miret me problemet qe i ka kjo Kosove”, “BACA ADEM BONU TRIM TREGOJ MILETIT SE SI KE INTERVENU PER LIRIMIN E NJI USHTARI SERB...” “Ma faqezi se ti Hashim nuk gjenë në Kosovë,jo për faktin se je i zi(zeshkan) por për gënjeshtrat dhe premtimet e tua që ke bër gjatë fushatës je vetëfundosë”. “Fort kemi me ja pa sherrin Isa Mutafes. Ky nji agjent UDBashi dhe klysh i kumrovcit esht i pregaditur ne kuzhinat serbosllave qe ne momentet me kritike te veproj ne dem te kombit dhe ne dobi te armikut”. “Qeveria e Kosoves i konsideron serbt si qytetar te klasit te pare kurse shqiptart si qytetar te klasit te dyte”. “Nema bre bez Plazma Keks... (Proizvodi Serbia) (Nuk ka bre, pa plazma keksa. I prodhon Serbia)”. Këso lloj shpifjesh e sulmesh perverse, ndaj personaliteteve të rëndësishme të vendit, nuk mund të kuptohen me logjikë normale. Shpifja është një veprim i ulët, të cilën Zoti e ka krahasuar me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur! Ndërsa, këta personalitete dhe shumë të tjerë bashkë me ta, i kanë dhënë drejtimin ndërtimit të shtetit dhe të shoqërisë sonë. Krijimi i një shteti të pavarur, sikundër është Kosova, në një kontekst aq të ngatërruar e të pabarabartë forcash, sikundër është konteksti i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, po edhe konteksti gjeopolitik ballkanik e evropian, nuk ka qenë i mundur pa ekzistimin e personaliteteve dhe të elitave të fuqishme, të afta dhe të qëndrueshme në kauzën e tyre të krijimit dhe të ndërtimit të shtetit. Mjafton të ndalemi vetëm një çast e të mendojmë se cili do të ishte fati i Kosovës pa veprën dhe punën e disa personave që po i evokoj këtu shpejt e shpejt e pa ndonjë radhitje vlerësuese: Halim Spahia, Selman Riza, Gjon Serreqi, Shaban Polluzha, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Ilaz Ramajli, Anton Çetta, Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, Agim Çeku, Rexhep Boja, Nikë Prela, Fatmir Sejdiu, Idriz Ajeti, Ali Hadri, Muhamet Tërnava, Hasan Mekuli, Bajram Kosumi, Ali Lajçi, Latif Berisha, Bajram Rexhepi, Iljaz Kurteshi, Pajazit Nushi, Izedin Osmani, Sahadete Mekuli, Mehmet Begraca, Asllan Fazlija, Maksut Shehu, Sabri Novosella, Hafiz Gagica, Avni Klinaku, Kaqusha Jashari, Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Behxhet Pacolli, Hari Bajraktari, Behxhet Shala e shumë e shumë të tjerë. Secili prej Mars 2012
këtyre personaliteteve që u përmendën dhe qindra të tjerë, që nuk u përmenden, kanë dhënë kontribute të caktuara në fushat profesionale e politike dhe në kompaktësimin e identitetit kulturor, ekonomik, politik, fetar e kombëtar të Kosovës. Natyrisht, secilit prej tyre mund t’i gjenden edhe gabime, sepse së pari janë njerëz dhe kjo do të thotë se nuk janë të pagabueshëm dhe e dyta sepse veçmas ata që kanë vepruar në vend, kanë vepruar në kushtet e okupimit dhe të një sistemi gjakatar, ku nuk i kanë pasur hapësirat që të bëheshin “patriotë 24 karatësh”. Por, pa kontributet e gjithë atyre pjesëtarëve të elitave shqiptare, ky vend do të kishte një fat shumë më të errët.
Pse sulmohen më së shumti armiqtë e jugosllavizmit? Por, njollosësit perversë, veçmas në faqet e gazetave on lajn, nuk e kanë preokupim njohjen e të vërtetës dhe vlerësimin e drejtë të kontributeve e të vlerave. Ata e kanë mision njollosjen e tyre. Ata nuk e kanë preokupim të kuptojnë, fjala vjen, se cili ka qenë ndikimi i sakrificës së Adem Demaçit për pengimin e infiltrimit të vlerave të jugosllavizmit në korpusin kulturor e kombëtar shqiptar. Ata nuk arrijnë të mendojnë se mbetja e tij për decenie në burgjet jugosllave, krijoi idenë se shqiptarët janë të pabarabartë dhe janë të huaj në atë shtet. Kultivimi i këtij emocioni ndaj një intelektuali shqiptar të shumëvuajtur, pastaj krijoi tharmin e reagimit emocional nacionalist të demonstratave të vitit 1981, ku emri i Adem Demaçit u bë simbol i kërkesave politike shqiptare. A qenka pak për një person, që me vuajtjen e vet, arriti të mobilizojë qindra mijëra të tjerë, që të rebelohen kundër sundimit të huaj e të kërkojnë lirinë dhe pavarësimin e vendit të vet të shkelur? Çfarë u dashka të bëjë tjetër një shkrimtar, që të meritojë nderimin e bashkëkombësve, përfshirë këtu edhe të të margjinalizuarve dhe të të frustruarve? A u dashka që në liri ai ta mbyll gojën, të mos shfaq asnjë mendim, të mos merr asnjë përgjegjësi, po të rrijë si një lule në saksi, për t’ua bërë ashtu qejfin nostalgjikëve jugosllavë, te të cilët janë të injektuara doza të larta të kompleksit të inferioritetit në raport me kulturën dhe politikën e ish pushtuesit? Po edhe nëse Demaçi jep ndonjë deklaratë që tingëllon si e dalë mode, dhe veçmas nëse angazhohet për liritë e serbëve, në shtetin e pavarur të Kosovës, kjo nuk i jep askujt të drejtë që ta fyejë, ta akuzojë, ta etiketojë, të ngre dyshime për të. Ai ka dhënë një aso 3
Analizë prove atdhetarie, të cilën të gjithë pseudoopinionistët nuk mund ta bëjnë së bashku. E njëjta gjë vlen edhe për Ibrahim Rugovën e Rexhep Qosjen dhe intelektualë e politikanë të tjerë shqiptarë, që bën përpjekje intelektuale e politike të rezistonin e ta refuzonin ideologjinë e pushtuesit dhe praktikat e pushtimit. Tani është lehtë të ngrihet kushdo e të thotë pse ata nuk bënë më shumë, por këto pyetje tashmë janë të pamoralshme, sepse ata që mund të bëjnë aso pyetjesh, do të duhej të jepnin përgjigjet e duhura në kohën e duhur. Unë jam i bindur se disa pompues të së keqes në komunikimin e sotëm publik në vendin tonë, nëse do të përgjigjeshin sinqerisht se ku kanë qenë në atë periudhë dhe çfarë kanë bërë, më së shumti është e besueshme që kanë qenë duke bërë ndonjë lloj tregtie me pushtuesin, ose ata vetë ose prindërit e tyre. Bile, ka prej tyre që janë ankuar në atë kohë se po u prishej vëllazërim-bashkimi dhe ka që janë hidhëruar shumë që nuk janë lejuar të merrnin pjesë madje në zgjedhjet lokale serbe. Prandaj, shumë prej tyre sot janë të motivuar nga hakmarrja, në këtë revan të egër kundër shtetit tonë të ri. Dhe kanë gjetur edhe në faqet on lajn të medieve edhe një hapësirë shtesë për të nxirë sa më shumë vlerat e këtij vendi.
Hapja e dosjeve do të sqaronte gjithçka Në shikim të parë urrejtja e tyre duket e pakuptimtë dhe jo mjaft e motivuar. Pse? Sepse shteti ynë nuk është ndërtuar nga një konflikt civil, i cili do të linte prapa vetes urrejtje, me të cilin do të ushqeheshin disa gjenerata. Në shtetin tonë nuk janë dënuar as pjesëtarët e ish regjimit komunist jugosllav, (politikanë, prokurorë, gjyqtarë, policë, nëpunës, biznesmen), të cilët kanë bërë krime ndaj bashkëkombësve të vet. Nuk është miratuar as edhe një rezolutë, e cila së paku verbalisht do t’i dënonte ato krime, e lëre më kriminelët. Nga ana tjetër, shteti ynë është bërë nga një luftë çlirimtare, e cila e ka pasur konsensusin e shumicës absolute të
4
UP News
elitave dhe të popullsisë. Po ashtu, shteti ynë është ngritur mbi një vuajtje e tmerrshme të shumicës absolute të popullit tonë, vuajtje e cila u manifestua edhe me dëbimin nga vatrat të më shumë se gjysmës së popullsisë, me djegien e mbi 150. 000 shtëpive, me poshtërimin e civilëve dhe me vrasjen e rreth 20.000 mijë njerëzve. Prandaj, urrejtja e tashme e kësaj zogorie kuazilexuesish e kuaziopinionistësh, e ka vetëm një adresë: virusin që ka lënë pushtuesi në mendësinë e të tjetërsuarve. Pushtuesi e ka injektuar te ata urrejtjen e vet, duke u injektuar idenë se janë të ulët, të pavlerë, të ndyrë, të mbrapshtë, të padobishëm e të pavlerë. Një pjesë e tyre, mbase duke qenë vetë me predispozita të tilla, tashmë këtë gjë bëjnë, shajnë e pështyjnë bashkëkombësit, (veçmas intelektualët dhe drejtuesit), duke e kryer një punë që u mbeti në gjysmë serbëve pushtues. Meqë mesazhi i ish pushtuesit serb, sipas të cilit shqiptarët janë të paaftë për të bërë e mbajtur shtet dhe janë primitivë e tradhtarë, po vazhdon të prodhojë pështjellim e çoroditje në një pjesë të komunikimit on lajn, (po jo vetëm aty), është e domosdoshme që shteti ynë sa më shpejt të gjejë mundësisë e hapjes së dosjeve, në mënyrë që të shihet kush me kënd ka qenë, kush çfarë ka bërë e kush janë pasardhësit e kujt. Edhe ata që kanë ardhur nga Tataristani, do të duhej të dihej se kanë ardhur prej andej. Dhe të gjithë të tjerët. Jo për t’i diferencuar, po për ta ditur se cili është motivi i vërtetë që e nxijnë me kaq pasion çdo gjë në këtë shtet e në këtë komb. Ndërsa, mediet dhe agjencitë e lajmeve, deri sa të zbardhet e kaluara, do t’i bënin një shërbim të mirë këtij shteti e kësaj shoqërie nëse do të hiqnin atë mënyrë komunikimi banale e perverse, e cila po bën përpjekje të egra që të rrënojë çdo kontribut e çdo vlerë dhe po e krijon idenë se Kosova vërtet është një tokë e shkretë dhe pa të ardhme. Edhe ashtu gjuha e urrejtjes është e ndaluar në medie. Ndërsa, këto pashkvilla të ndyra botohen në medie dhe janë në dispozicion që të lexohen barabarësisht me tekstet e tjera të gazetarëve.u
Mars 2012
UP News
Intervista
Flet për Upnews, Agim Zogaj
Pavarësia e Kosovës ka sjell stabilitet
P
rofesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës (UP), Agim Zogaj, ka vlerësuar se katër vjetët e pavarësisë së Kosovës janë tregues të qartë se Republika e Kosovës po ecën drejt integrimeve evropiane. Ai në një intervistë për “Upnews” ka theksuar se duhet punuar shumë që Kosova të zhvillohet dhe të ecë sa më shpejt që është e mundur drejt integrimeve. Në katervjetorin e funksionimit të saj si shtet, Kosova ka treguar se është shtet funksional dhe po i përmbush pritjet e të gjithë atyre që kanë pasur qëllim ta krijojnë shtetin e dytë shqiptar. Kosova e pavarur, sipas tij, prodhon stabilitet, demokraci funksionale.
“UPNEWS”: Si e vlerësoni Kosovën në katërvjetorin e saj? Zogaj: Republika e Kosovës po dëshmohet si shtet funksional, shtet i cili ka kapacitete të gjithanshme për të funksionuar mbi parimet, standardet e shteteve të sotme bashkëkohore të modelit europerëndimor. Kosova është krijuar nga rrethanat shoqërore, historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat u themelua shteti i Kosovës.
“UPNEWS”: Cilat janë elementet bazë se Kosova po tregohet e suksesshme? Zogaj: Katërvjetori i themelimit të shtetit të Kosovës po dëshmon jo vetëm arsyeshmërinë e themelimit dhe
ekzistimit të tij, por në rrafshin e zhvillimeve ndërkombëtare, veçmas atyre rajonale po afirmohet si shtet i cili po i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal. Kosova i ka dhe po i përmbush të gjitha standardet e një shteti modern, sikur janë edhe shtetet e tjera të rajonit dhe më gjerë, me traditë qindravjeçare. Kosova, shteti ynë, prodhon stabilitet, demokraci funksionale, reflekton kapacitete për mbajtjen dhe funksionalizimin e shtetit. Institucionet e Republikës së Kosovës po reflektojnë aftësi, zotësi dhe logjikë shtetformuese, që do të thotë se në të gjitha segmentet e shtetndërtimit Republika e Kosovës po imponohet në frymën e standardeve të ndërtimit dhe funksionalizimit të shteteve moderne. Madje, shteti i Kosovës, institucionet e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës janë treguar të zonja, shumë bashkëpunuese në bashkëpunimin me institucionet, organizmat ndërkombëtarë. Të mos hartojmë se Kosova që nga çlirimi nga sundimi serb/jugosllav, veçmas nga themelimi i shpalljes së pavarësisë, 17 shkurt 2008, ka qenë dhe është nën monitorimin, mbikëqyrjen e rreptë institucionale të BE-së dhe të diplomacisë botërore, përfshirë edhe vetë KS e OKB-së. Në katërvjetorin ka dëshmuar më shumë arritje sesa që kemi menduar. Ky shtet demokratik po ndërtohet falë të gjithëve, pra është bërë kornizimi i një shteti. Ka shumë premisa se Kosova ka treguar se është shtet ligjor, duke i marrë parasysh se si është arritur këtu. Falë angazhimit të të gjithëve dhe falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arritur që Kosova të jetë në këtë pikë. Çdo qytet duhet të jetë krenar për flamurin e Kosovës, për Kushtetutën dhe të gjitha të arriturat e Kosovës.
“UPNEWS”: Si e vlerësoni bashkëpunimin e Kosovës?
Zogaj: Kosova si shtet i ri kemi dhënë prova se jemi shtet me frymë europerëndimore, se jemi popull i cili ka aftësi të thellë shtetformuese, dije, kapacitete, edukatë, qytetërim për ta ndërtuar shtetin. Të gjithë ata, ndërsa, sikur janë Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre të boshtit pansllavist, të cilët kanë shprehur dyshime për funksionalizimin e shtetit të Kosovës, tani duhet ta pranojnë se kanë qenë në lajthitje, se kanë qenë dhe janë qëllimisht kundër lirisë së popullit të Kosovës, kundër shtetit tonë të pavarur, kundër së ardhmes sonë evropiane, perëndimore. Por, tendencat e tyre, synimet e tyre, veprimet e tyre anti Kosovë, në radhë të parë që vijnë nga aleanca ruso- serbe, janë të gjykuara në dështim, janë historike, të turpshme dhe të padenja.
“UPNEWS”: Si i vlerësoni tentativat serbe karshi Kosovës? Zogaj: Serbia deri tash nuk është ndalur dhe nuk po dëshiron të shoh zhvillime pozitive në Kosovë. Nacionalizmi serbomadh kundër shtetit dhe pavarësisë është brenda Mars 2012
5
Intervista
UP News
Djepi shpirtëror i shqiptarëve është Prizreni Rilindësit tanë dhe të gjithë atdhetarët tanë, Lidhjen Shqiptare e mbajtën në Prizren më 1878. Pra, Prizreni në këtë 100-vjetor do të jetë një prej qendrave shpirtërore të të gjithë shqiptarëve, djepi shpirtëror kombëtar. Nuk ka qenë rastësi që është mbajt aty, por është mbajt me qëllim. Aty janë rrënjët e shqiptarisë sepse aty ka qenë programi i bashkimit të shqiptarëve. 6
Serbisë, brenda institucioneve serbe dhe brenda kishës ortodokse serbe. Serbia është duke bërë ndërhyrje flagrante në Kosovë me aksionet e saj diplomatike. Dëshmia më e qartë është se Serbia nuk është as në fillim të proceseve, për të mos hequr dorë ndaj Kosovës dhe kjo nuk është gjë e mirë. Por, nacionalizmi serbo madh është shumë i vjetër me shekuj dhe tash është stresues edhe më shumë. Qëllimi i Serbisë është destabilizmi i Kosovës, që për të është një synim kryesor, me qëllimin që ta stopojë zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat, qoftë politike dhe ekonomike.
“UPNEWS”: Sa po mund t’ia dalë lidershipi kosovar të udhëheqë Kosovën? Zogaj: Për katër vjet shtet lidershipi i Kosovës është treguar shumë vigjilent dhe se me udhëheqjen në Kosovë është dëshmuar se Kosova mund të qeverisë. Me veprimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës është lëvizur ne status quon.
“UPNEWS”: Këtë vit bëhen 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë? Zogaj: Ky vit shënon 100 vjet të Shqipërisë. Ky vit është vit që veçohet sepse mbushen 100 vjet. Shqipëria sot është demokratike, është në NATO. Por, me rëndësi është se edhe Kosova është bërë e pavarur dhe në këtë njëqindvjetor janë dy shtetet shqiptare. Edhe në këtë 100-vjetor nuk është arritur të realizohet ideali për një Shqipëri, por rrethanat ndërkombëtare neve shqiptarëve na gjejnë në disa shtete. Sot Kosova dhe Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët e tjerë në rajon mund të bashkëpunojnë në shumë fusha që të mund ta realizojnë ëndrrën e tyre. Shteti shqiptar është djepi i shqiptarisë dhe e ka obligim të përkujdeset për të gjithë shqiptarët, nuk është mirë që vetëm Tirana të ndjehet mirë e pjesët e tjera të mos ndjehen mirë. Është përgjegjësi historike e Tiranës që të përkujdeset që për të gjithë shqiptarët historikisht dhe padrejtësisht nuk janë pjesë e Shqipërisë.u
Mars 2012
UP News
Opinion
Roli i medieve në shtetndërtim, rasti i Shqipërisë - shembull për Kosovën MA Muhamet JAHIRI
K
osova po e shënon përvjetorin e saj të katërt të pavarësisë, një festë e madhe dhe një arritje e llogaritur ndër më të mëdhat për shqiptarët përreth një shekull. Megjithëkëtë kjo festë mbetet nën hijen e një feste tjetër, asaj të njëqindvjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. Zakonisht në raste të tilla, përveç asaj që është mbresëlënëse, i kthehemi edhe historisë për t’i kujtuar ato çaste të lavdishme dhe u përulemi atyre që e realizuan një gjë të tillë. Edhe Shqipëria në kohën e saj kur u formua si shtet, ndonëse e copëtuar, kishte shumë sfida të cilat i imponoheshin si rezultat i politikave dhe i rrethanave shoqërore të asaj kohe.
Mars 2012
Ajo që është e veçanta në këtë rast për të cilin po flasim është roli i medieve, gazetarëve, publicistëve dhe i intelektualëve në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptarë. Shtypi shqiptarë i asaj kohë ndonëse me dekada para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kishte luajtur një rol kyç për shqiptarët dhe Shqipërinë, duke e vendosur para çdo gjëje, madje edhe para interesave personale idealin kombëtarë dhe nevojën e meritën për krijimin e shtetit, me të drejtë të shqiptarëve. Shumica e publicistëve, gazetarëve të cilët iu përkushtuan shkrimeve gazetareske qenë figura të shquara iluministë të cilët kishin një interes të lart kombëtarë. Ndonëse në atë kohë nuk mund të saktësohet për zhanret e raportimit të gazetarisë, këta njerëz përmes “korrespodencave” dhe “letrave” të asaj kohë, nga krahina të ndryshme, pasqyronin gjendjen e shqiptarëve, problemet me të cilët ballafaqoheshin si dhe me shqetësimet e tyre. Ndonëse në rrethana shumë të vështira, shumë herë
7
Opinion
me veprimtari ilegale për shkak të rrezikut, me kërcënime e shantazhe nga dashakeqës të shqiptarëve, këta iluminist shtrinë veprimtarinë e tyre në qendrat më të rëndësishme të kohës, me qëllimin e vetëm që kishin idealin nacional e kombëtarë. Në njërën nga korrespodencat publicisti dhe shkrimtari i asaj kohe Pashko Vasa, duke u munduar t’i bind të tjerët se shqiptarët janë vetëm shqiptarë shkruante: “në të gjitha ndërrimet, qi u banë, ata nuk ndrruen as gjuhën, as zakonet, as mendimet e të parëve të veht, por ndejnë e mbetne gjithmonë shqyptarë...”. Nga Egjipti, Rumania, Turqia, Bullgaria, Italia, e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këta publicistë e gazetarë arritën ta imponojnë idealin e tyre kombëtarë, arritën që të japin kontributin e tyre për ditën më të madhe për shqiptarët, ta shohin Shqipërinë e pavarur. Edhe pas shpallës së pavarësisë së vendit (1912), shtypi, publicistë, gazetarë e intelektual të asaj kohe, ideal të tyre kishin njohjen e pavarësisë politike të Shqipërisë, njohjen e kufijve në arenën ndërkombëtare si dhe mobilizimin e opinionit publik për ta nxjerr Shqipërinë nga prapambetja. Mediet, vazhduan gjurmët e paraardhëseve të tyre duke u munduar që ta pasqyronin vendin sa më mirë, e që do të ishte në interes të Shqipërisë dhe shqiptarizmës... Por, në rastin e pavarësisë së Kosovës a po ndiqet rruga e publicistëve, gazetarëve dhe e medieve në përgjithësi nga paraardhësit tanë?
Cili është atributi i medieve në Kosovën e pavarur? Në kohën e sotme, kur regjimet ideologjike kanë përfunduar dhe fjala e lirisë dhe e shprehjes është e garantuar po thuajse në çdo vend i cili frymon lirshëm, cili është deduksioni medieve në shtet-ndërtimin e vendit. Mjafton të shohim kontributin e medieve dhe personaliteteve të 8
UP News
shquara të Shqipërisë në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe ta analizojmë e gjykojmë me të tashmen e Kosovës, në të njëjtën periudhë kohore. Nis nga krahasimi dhe kontributi i paraardhësve dhe rolit të tyre në idealin e një Shqipërie të lirë, mund të themi se Republika e Kosovës në këtë periudhe në të cilën po thuajse ka kaluar shteti ëmë para një shekulli po çalon shumë dhe në vend se të ketë progres, çdo ditë shihet regres në këtë drejtim. Kosova kur po shënon katër vjetorin e shtetësisë së saj, nuk e ka ndihmën dhe idealin kombëtarë medial siç e kishte Shqipëria, në të njëjtën periudhe të pas pavarësimit. Problemet dhe gjendja e rëndë në të cilën kanë kaluar dhe po kalojnë mediet, kjo nuk duhet të arsyetohet me mos idealizimin dhe rolin në shtet-ndërtim. Kosovës në këtë periudhë kohore vërehet qartë se po i mungon një kontingjent i tillë, i cili do të jepte kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin dhe zhvillimin e Kosovës në periudhën e shtet-ndërtimit. Me gjithë sfidat e deritanishme Kosovës i nevojitet më shumë se kurrë kontributi medial e publicistik pozitiv, e cili do ta kishte për qëllim interesin kombëtarë. Shumë herë kemi parë e kemi lexuar me dhjetëra artikuj të cilët me apo pa dashje i kanë sjell më shumë dëme shtetit katërvjeçarë, sesa që i kanë sjell informata e saktësi opinionit publik. Roli i medieve në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet ta humbas pavarësinë e saj, mirëpo, nuk duhet harruar rëndësinë, idealin dhe interesin kombëtar, sidomos në rrethanat e shtet-ndërtimit. Prandaj, sot, kontributin për Kosovën nuk duhet ta japin vetëm politika, gjyqësori, e mekanizmat e tjerë, por një gjë të tillë duhet dhe e kanë për obligim ta bëjnë edhe MEDIET, sepse ndoshta nesër apo edhe në shënimin e njëqind vjetorit të pavarësisë së Kosovës një gjë të tillë pasardhësit tanë nuk do të na FALIN!u (Autori është asistent në Degën e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës) Mars 2012
UP News
Ekonomi
KEK-u, bora dhe Termokosi Lulzim AHMETI
K
ur e përmendim borën, e posaçërisht stinën e dimrit dhe temperaturat polare, të cilat ishin gjatë fundit të janarit dhe në shkurt, menjëherë na shkon mendja tek energjia elektrike dhe te ngrohja, të cilat te ne mungojnë shumë shpesh. Edhe kur ishin temperaturat e ngrohta, Korporata e Energjetike e Kosovës (KEK) nuk arrinte dot që t’i furnizonte pandërprerë më rrymë konsumatorët e vet në tërë Republikën e Kosovës, e lëre më kur temperaturat veç kishin shënuar disa gradë celsius nën minus. Ndërprerja e energjisë elektrike nuk është shumë befasuese, pasi që kjo është bërë një rutinë, me të cilët çdo qytetar jeton çdo ditë. Një dimër kaq i ftoftë si sivjet, sipas statistikave, ishte vetëm në vitet 1984 -1985, por për çudi sipas personave më të moshuar në atë kohë nuk kishte ndërprerje të energjisë elektrike. Ndoshta kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak se blloqet dhe makineritë e KEK-ut ishin më të reja ose edhe është punuar më shumë atëherë, se sa po punohet aktualisht. Por tash kemi një realitet krejt ndryshe. Jetojmë me terrin dhe të ftohtit, e po ashtu edhe blloqet e KEK-ut nuk prodhojnë më rrymë sikur atëherë. Por vetëm një gjë ka ndryshuar përveç territ, sepse ato blloqe, të cilat lëshojnë shumë më shumë pluhur, janë duke “gëlltitur” për çdo ditë shuma të majme parash, si të vetë korporatës, e po ashtu edhe të taksave tona, të cilat Qeveria ia jep KEKut në formë të subvencioneve. Por KEK-u, me 800 deri në 1000 megavatë nga prodhimet në blloqet e veta, si dhe me 250 deri në 300 megavatë orë energji elektrike nga importi, nuk arriti dot t’i ndal reduktimet, madje nuk u kursye as kryeqyteti në të cilin tashmë kishte dështuar edhe Termokosi. KEK-u, me gjithë këto investime e me gjithë këto punë që janë duke u bërë, nuk po arrin të na furnizojë me rrymë të gjithëve. Ky është një dështim pas dymbëdhjetë vjet të përfundimit të luftës. Për ish-ministrin e Energjisë dhe të Minierave, Et’hem Çeku, mosfurnizimi Mars 2012
i qytetarëve me rrymë pa ndërprerje dhe blerja e energjisë elektrike është e papranueshme. Sipas tij, KEK-ut po i kushton shumë shtrenjtë blerja e rrymës. Ai thotë se edhe në kohën kur Ministria e Energjisë dhe Minierave është udhëhequr nga ai, KEK-u ka blerë rrymë, madje edhe nga Serbia, për shkak të mungesës së energjisë në rajon. Por ai ka thënë se është një rrugëdalje në mënyrë që KEK-u të mos blejë rrymë. Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, sipas Et’hem Çekut, do t’i ndërpriste blerjet e KEK-ut në rajon dhe vendet e tjera. Aktualisht në tërë rajonin sipas statistikave mungojnë deri 20 mijë megavatë orë energji elektrike, që e bënë edhe blerjen e rrymës të vështirë, por edhe të kushtueshme njëkohësisht. “Kosovës po i kushton shumë shtrenjtë blerja e energjisë elektrike, e kjo nuk do të ndodhte nëse tash do ta kishim ndërtuar termocentralin ‘Kosova e Re’”, - ka thënë Çeku, duke shtuar se së paku Kosova deri në vitin 2018 do të vazhdojë të importojë energji, por edhe të përballet me probleme të mëdha energjetike. “Zhbllokimi i projektit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ është zgjidhja e vetme për Kosovën. Prodhimi i energjisë nga linjiti është më i lirë dhe më i favorshëm për vendin”, - ka deklaruar ai. Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2012, do të shpenzojë 44 milionë euro nga buxheti vetjak për blerjen e rrymës. Një shumë tjetër, prej 13 milionë eurosh, i është ndarë nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike.
Ndryshe, KEK-u ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), që rryma të shtrenjtohet në shumën prej 23 për qind, pasi sipas zyrtarëve të KEK-ut është e pamundshme që të përballohen shpenzimet e punës që bëhet për prodhimin energjisë elektrike. Por kërkesën e KEK-ut për shtrenjtimin e rrymës e kanë kundërshtuar fuqishëm shoqëritë civile dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pasi që me rritjen e çmimit të rrymës direkt do të vështirësohet jeta e qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe kështu kanë vështirësi në pagesën e energjisë elektrike. Ndryshe borxhet e konsumatorëve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, që nga paslufta, janë mbi 350 milionë euro.
Bora Dihet se dimri çdo herë është i ftohtë dhe me borë, por këtë vit, ky dimër, na kapi në befasi, sepse thoshin se nuk do të ketë borë gjatë këtij dimri. Por krejt ndryshe ndodhi. Pothuaj i gjithë vendi u bllokua nga bora, madje edhe kryeqyteti Prishtina, të cilin disa e quajnë metropol. Por po ta kishte Prishtina këtë epitet, qytetari ose kalimtari i rastësishëm i cilësdo komunë nuk do ta thyente ndonjë gjymtyrë të trupit nëpër trotuaret e saj. Komuna e Prishtinës, kryetari dhe kompanitë e kontraktuara nga ajo për të pastruar rrugët, lagjet e trotuaret, dështuan totalisht sepse e nuk e bënë një gjë të tillë. Madje me gjithë reshjet e borës dhe mospastrimin e rrugëve, kryetari dhe 9
Ekonomi
UP News jnë pa ngrohjen e qytetit. Për ata kanë mbetur alternativë vetëm ngrohja me energji elektrike, e cila është tepër e shtrenjtë dhe e kushtueshme për qytetarët dhe vetë KEK-un, pasi që kërkesat në këtë kohë janë të mëdha në Prishtinë, të cilat shkojnë deri në 250 megavatë për orë energji elektrike. Borxhet e konsumatorëve ndaj Termokosit kalojën shumën e 16 milionë eurove dhe rritja e çmimit të mazutit nëpër berza kanë bërë që kjo ngrohtore të mos stabilizohet kurrë, duke mos furnizuar me ngrohje stabile as Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e lëre me qytetarët e zakonshëm. QKUK-ja vetëm për muajin janar ka paguar faturën e KEK-ut në shumën prej mbi 115 mijë euro, duke mos llogaritur këtu edhe mbi 75 mijë euro vetëm në janar për ngrohjen me naftë, kur nuk ka furnizuar Termokosi. Krejt këto shpenzime Qendra Klinike i ka paguar në mungesë të ngrohjes dhe pacientet e shtrirë në QKUK janë detyruar të ngrohen me nxehëse elektrike.
Pasojat e mosngrohjes
Komuna e Prishtinës nuk e panë të arsyeshme të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Në rrethin e Prishtinës dhe në disa fshatra të Podujevës dhe komunave të tjera ka intervenuar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me makineritë dhe shpenzimet e saj, pavarësisht se kryetari i Podujevës intervenimet e FSK-së i ka quajtur “intervenime për spektakle mediale”. Por këto intervenime zhbllokuan plot fshatra e rrugë. Madje FSK-së intervenimi në zhbllokimin e borës dhe rrugëve nuk i lejohet as me ligj, sepse nuk është e definuar për këtë. Përveç problemeve në kryeqytet dhe pothuaj gjithandej vendit, vështirësi të mëdha ka pasur edhe në qendrën Turistike Brezovica, ku ka pasur edhe disa persona të bllokuar për shkak të shembjes së ortekëve me borë. Probleme ka pasur, po ashtu, edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku drejtuesit ishin detyruar të riplanifikonin orarin e fluturimeve nga aeroporti.
vazhduar avazi i vjetër i mosngrohjes pa ndërprerë edhe në këto temperatura polare. Borxhet e konsumatorëve dhe mos menaxhimi i mirë që nga paslufta kanë bërë që Termokosi të mos ta marrë veten kurrqysh dhe që prishtinasit të mërdhi-
Banorëve të kryeqyteti pasojat e mosfurnizimit me ngrohje nga Termokosi po u kushtojnë shumë shtrenjtë me pagesë të rrymës. Në gjë të tillë, gjatë janarit, e ka pasur edhe Qendra Klinike Universitare, pasi që pagesa për faturën e janarit i ka ardhur në shumën prej 115.508.58 euro. Poa shtu kjo qendër vetëm për 15 ditë ngrohja me naftë ka paguar rreth 75 mijë euro.u
Termokosi E sa për Termokosin, i cili furnizon me ngrohje shumicën e Prishtinës, ka 10
Mars 2012
UP News
Studim
VEPRIME ANTIKUSHTETUESE TË KPM-SË NË VERI TË VENDIT?
Alban ZENELI
N
ë veri të Republikës së Kosovës veprojnë dy televizione lokale dhe disa radio po ashtu me frekuenca lokale, të cilat siç duket nuk monitorohen nga autoriteti rregullues i medieve të Kosovës (Komisioni i Pavarur për Media), dhe si rrjedhojë informimi për qytetarët e kësaj pjese të vendit është i mbushur me fjalor dhe gjuhë të nxitjes dhe urrejtjes ndaj shtetit, rendit dhe ligjit. Duke pasur parasysh efektin e medieve në edukimin dhe krijimin e opinionit publik, ky sektor del të jetë njëri nga problemet kryesore në veri të vendit. Këto ditë, në TV Most që gjendet në Zveçan dhe TV Mir që gjendet në Leposaviq, Mars 2012
KPM-ja urgjentisht duhet të marrë masa ndaj transmetuesve audiovizualë të veriut të Kosovës, sipas proceduarave ligjore të tërheqjes së licencave dhe ndalimit të transmetimit për këto medie që i nxisin qytetarët kundër rendit kushtetues dhe ligjor të vendit
janë duke transmetuar spote të ndryshme të cilat nxisin qytetarët e kësaj pjesë të Kosovës të marrin pjesë në referendumin e organizuar nga strukturat ilegale-paralele të Serbisë në veri të vendit. Madje këtë spote, kanë edhe një mesazh të qartë, antikushtetues dhe antiligjor. Mesazhi i këtyre spoteve që transmetohen në mediet e licencuara nga Komisioni i Pavarur për Media është që t’i thuhet jo, institucioneve të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në edicionet kryesore të lajmeve të këtyre transmetuesve, tek qytetarët e veriut përcjellin mesazhet e politikanëve ilegal të strukturave paralele, të cilët po ashtu bëjnë thirrje për daljen e qytetarëve në referendumin që synon të u thotë jo institucioneve të Kosovës. Ndërsa, ky komision që e quan veten të pavarur dhe pretendon që korrigjon gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes, siç duket ka mbyllur sy e vesh para propagandës nxitëse dhe antishtetërore edhe pse një gjë të tillë e ka për obligim kushtetues e ligjor. 11
Studim
Është bërë bujë kur kushtetuta është shkelur nga politikan e institucione politike, por edhe ky komision që është edhe vetë kategori kushtetuese, ka bërë shkeljen e saj me tolerimin që ua ka bërë këtyre medieve që të përhapin gjuhë të nxitjes dhe urrejtjes ndaj rendit kushtetues dhe ligjeve të vendit. Ky tolerim është bërë tash e dymbëdhjetë vite, duke filluar me komisionerë ndërkombëtarë që kanë udhëhequr me këtë institucion dhe më e pakuptueshmja është vazhduar edhe nga udhëheqësit vendor që këtë institucion e udhëheqin tash e disa vite. Neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, saktëson që liria e medieve është e garantuar dhe po ashtu censura është e ndaluar, ndërsa saktëson se institucionet përkatëse( në këtë rast KPM-ja) janë të obliguara që veprojnë kur përmes medieve bëhet nxitje dhe provokim i dhunës në baza racore, kombëtare, etnike ose fetare. Ndërsa, KPMja si organ rregullues këtë nen të Kushtetutës e shkel për çdo ditë duke lejuar transmetimin e spoteve që nxisin qytetarët të u thonë JO institucioneve të Kosovës. Ky tolerim po i kthehet si bumerang edhe vetë KPM-së sepse thirrjet vijnë edhe kundër këtij institucioni. KPM-ja madje është duke shkelur edhe rregulloret e veta të nxjerra për të rregulluar funksionimin e transmetuesve. Kodi i Sjelljes së për Shërbimet
12
UP News
Mediale Audiovizuale që është nxjerrë nga ky institucion me 15 dhjetor të vitit 2010 në “preambulën” e tij thotë: “Kodi i sjelljes ka për qëllim përcaktimin e rregullave të sjelljes dhe të punës së shërbimeve mediale audio-vizuale në pajtim me dispozitat ligjore që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike që për interesa të sigurisë kombëtare, të integritetit territorial dhe sigurisë publike, për parandalimin e trazirave dhe të krimeve, për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut, për mbrojtjen e shëndetit dhe të moralit, për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e prestigjit dhe të drejtave të tjerëve, për parandalimin e zbulimit të informatave të dhëna në besim, ose për ruajtjen e autoritetit dhe të paanësisë së drejtësisë”, ndërsa ky institucion nuk respekton as qëllimin e këtij kodi të sjelljes. KPM-ja urgjentisht duhet të marrë masa ndaj transmetuesve audiovizualë të veriut të Kosovës, sipas proceduarave ligjore të tërheqjes së licencave dhe ndalimit të transmetimit për këto medie që i nxisin qytetarët kundër rendit kushtetues dhe ligjor të vendit. Për më shumë ky institucion duhet të shikojë edhe mënyrën e financimit të këtyre medieve anti-ligjore dhe po ashtu të shikojë nëse pronarët e tyre kanë dokumente identifikuese të Kosovës apo ende mund t’i licencojnë mediet e tyre me letërnjoftime të një shteti tjetër. u
Mars 2012
UP News
Opinion
LOCAL GOVERNANCE
Mr. Gëzim QERIMI
The role of leadership (Vision and strategy)
K
nowing the challenges that Kosovo mayors have on local government, it is to note that one of the factors in good governance is the leadership that directs the government of the municipality. In this context, I should note that leadership is the basic role in preparing the final vision and strategy of governing the municipality. In this context, I, “if I was a Mayor”, in the first place will establish a working group that would consist of best experts of our municipality. All experts of this working group should have their professional preparation and superior education in certain areas. This group, based on their professional knowledge and science, will draw up the vision and strategy of governing our municipality, for the four year period. It would be necessary participation of an international expert in this working group, as he could bring good practices of European governance. The vision and strategy will be fulfilled and re-formed by discussions with all categories of citizens that can express their suggestions on what should be the vision and strategy for the municipal government in this period.
My vision and strategy, in short points, would be: A modern municipality with a continuous and sustainable development, based on good governance, in genuine partnership with the central institutions of the Republic of Kosovo, as well as with the international support and cooperation. My vision and strategy as a mayor would be: a suitable environment for businesses, strong entrepreneurships, based on private initiative to exploit resources in the field of agriculture, tourism, traditional products and services, accompanied by a local efficient and uncorrupted administration, which would provide good services for all citizens. Our government will support and will actively promote the enlargement of small and medium enterprises to increase the quality of citizens’ life. Governance will be based on continuity development of entire policy, where will ensure political sustainability, security and order for all citizens, freedom of expression, the right of property, protection of all human rights and freedoms, sanctioned with international conventions, in particular would develop policies of positive discrimination for minorities that municipality has. Furthermore, priority would be development of households, social welfare, and health services. Education, culture and sports would be the pride of the municipality, showing the best development of our entire municipality.
Good quality services to citizens (Innovation for improving services, transparency and fighting corruption) - Efficient administration and public services, based on E-Governance, respectively digitalizing the entire municipal Mars 2012
administration, which will offer online applications from home for birth certificates, identity cards, passports and all other documents. - Digitalization of Municipal Court, where every citizen will have direct access to the case filed in Municipal Court: when the case is accepted, processed and what is the decision of the court. - This digitalization of the municipal court administration, eventually, will fight organized crime that many times tends to corrupt even the municipal court, to the extreme cases, disperse of a number of files. - All these actions will bring innovation to improve citizens’ services, and will increase transparency of municipal structures in relation to the citizen. These actions, no doubt, would be concrete steps to fight and eliminate corruption.
Fighting corruption and transparency The reason why corruption is flourishing in our system, mainly due to the lack of transparency. Transparency would be what would constitute the major step towards the society, with distinguished people for their integrity and value. In the framework of transparency, the municipality will strongly support and will work to establish local powerful and independent media, ensuring their independence, and not in any case devolution for personal interests or daily policies. If I was a Mayor, I will not understand my mandate without a strong and independent local TV, radio 13
Opinion
UP News
and at least weekly newspaper, and other independent media institutions, which would be in the service of citizens, regardless of who would be a mayor today and who will be tomorrow. This would lead to standardization of the governing way for the municipality. This transparency should be helped also from the request for a strong pressure from social groups in the country, for the isolation of corrupt people. Their concrete help would be publication of corrupt people lists, by identifying them. If this material would be considered worth, it should be presented at the entities for this purpose. Fighting corruption is performed in a widespread front, where the enemy is visible (the members of the municipal leadership and the judicial system) and invisible (the part of corrupt politicians, but who are in opposition, and numerous interest groups that are related to municipal structures).
Citizen participation in decision making If I was a mayor, my project would focus on efforts to address one of the most important conditions for an open, transparent and accountable local government - involvement of citizens in local government. This initiative follows my experience and best practice acquired by the short study visit of local government in Norway, in 2006. This project will improve local governance through consolidation of the role of community in local decision-making processes, as well as through the establishment of an innovative model of cooperation between local authorities and citizens of the municipality, through a center that will be named “COMMUNITY” Center (Municipality - Municipality and - Community - Citizens). Meetings, seminars, forums and conferences will be held by the municipal leadership with all social groups, such as health, educational, economic, cultural, sports, youth, pension, and all other groups that may have the municipality. The aim of this center would allow citizens to participate in decision-making processes, influencing directly on the development and implementation of municipal policies. The project aims to help also representatives of civil society and interested local actors to improve mobilization of citizens, voluntary activities and initiatives with broad base, in order to increase citizens’ participation in local decisionmaking process on issues important to citizens and for the standard of their living. Cooperation between the municipality and citizens would be the main issue, which will focus the activities of the project and, for this purpose, municipal structures will serve not only to identify and articulate prob14
lems of citizens, but also for their solution through active participation in local processes of politicians and in their decision-making in the municipality where they live. If I was a mayor, I cannot continue with my mandate without the necessary welfare for all citizens, where would be included: water supply without interruption using all human capabilities as well as water resources given by the Lord for the welfare of humanity; better roads; cleaner city; more parks and greener environments and culture administrative services. These are my essential ambitions that constitute my political motive of the program, if I was a mayor. In conclusion, I, “if I was a mayor” will always work and will act by implementing the law and meet the interests and demands of citizens. To make reality the vision of a mayor for effective and fair governance, I will be based in consolidating the reform of modern local governance, and based on an action plan oriented to the four aspects: 1. Constitutional; 2. Legal; 3. Institutional and 4. Practical.u Mars 2012
UP News
Në fokus
Bashkëpunimi i gazetarëve të Kosovës me ata të rajonit
“Fatkeqësisht, ndonëse ka gazetarë të mirë në vendet e rajonit, edhe tek ne ka ende njerëz që punojnë si gazetarë, por mbesin pre e paragjykimeve të ndërtuara nga historia konfliktuoze. Investimi më i madh në ngritjen e kulturës së përgjithshme të gazetarëve do t’i zhdukte paragjykimet e tilla, të cilat pamundësojnë informimin e publikut me të vërtetën lakuriqe dhe të pandikuar as nga historia, as nga emocionet, as nga paragjykimet”, ka vlerësuar Arben Ahmeti, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionit të Kosovës (AGPK) Xhavit GAXHERRI
P
aragjykimet nga e kaluara dhe historia konfliktuoze në vendet e rajonit ende vazhdojnë të jenë elemente të zbehjes se një bashkëpunimi të mirëfilltë profesional në mes gazetarëve të Kosovës dhe atyre të rajonit. Por qe, përkundër këtyre elementeve, iniciativat e asociacioneve dhe organizatave të ndryshme të gazetarëve, si në Kosovë ashtu edhe në rajon, nuk kanë të ndalur, fakti se gjatë vitit 2011, përmes një projekti nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), është bërë shkëmbimi i 15 gazetarëve nga Kosova dhe Serbia, nëpër redaksi të ndryshme të këtyre dy vendeve. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionit të Kosovës (AGPK), Arben Ahmeti, shprehet se, edhe përkundër paragjykimeve që mund t’i kenë disa prej gazetarëve si nga Kosova po ashtu edhe nga vendet e rajonit për punën që bëjnë, bashkëpunimi dhe iniciativat ekzistojnë. Si raporte të shkëlqyera, Ahmeti i sheh me gazetarët nga Serbia dhe Shqipëria. “Fatkeqësisht, ndonëse ka gazetarë të mirë në vendet e rajonit, edhe tek ne ka ende njerëz që punojnë si gazetarë, por mbesin pre e paragjykimeve të ndërtuara nga historia konfliktuoze, ani pse ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm, sidomos me gazetarët nga Serbia dhe Shqipëri, pasi që këto janë dy vendet kur bashkëpunimi me kolegë mund të shërbejë edhe për nevoja profesionale”, ka vlerësuar, Ahmeti. Ai, mbështet në projektin e avancimit të bashkëpunimit të gazetarëve mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast ishin bërë 15
Arben Ahmeti Mars 2012
Muhamet Jahiri
shkëmbime të gazetarëve mes këtyre dy vendeve. “Gjatë vitit 2011 kemi realizuar një projekt që ka pasur për qëllim avancimin e bashkëpunimit mes gazetarëve nga Kosova dhe atyre nga Serbia. 15 gazetarë nga Kosova dhe 15 nga Serbia në periudha të ndryshme kanë shkëmbyer mediet ku kanë punuar për një javë. Një gazetar i Blicit në Serbi për shembull ka qëndruar në Gazetën Zëri, në të njëjtën kohë gazetarja e Zërit ka qëndruar nga gazetën Blic”, është shprehur Ahmeti. Ai ka thënë se, edhe pse nuk ka qenë kërkesa e tyre, shumica e artikujve që janë shkruar kanë qenë me qasje shumë pozitive e që i kanë shërbyer thyerjes së paragjykimeve mes shoqërisë kosovare dhe asaj serbe. Por, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK), Muhamet Jahiri, mosbashkëpunimin e 15
Në fokus
“Pra, gjithsej 15 gazetarë nga Kosova kanë pasur mundësinë të shkojnë në Beograd dhe për një jave atje të zhvillojnë një temë. Rezultatet janë tepër inkurajuese. Mesatarja e artikujve për secilin gazetar kosovar apo serb ka qenë tre artikuj. Ndonëse nuk ka qenë kërkesë e jona, shumica e artikujve kanë qenë me qasje shumë pozitive dhe i kanë shërbyer thyerjes së paragjykimeve mes shoqërisë kosovare dhe asaj serbe”, ka potencuar Ahmeti.
16
mjaftueshëm mes gazetarëve të Kosovës dhe atyre të vendeve të rajonit e sheh në një aspekt tjetër, në atë financiar. “Gjendja financiar e medieve në Kosovë, veçmas kohëve të fundit pas ndaljes së reklamave institucionale në gazetat ditore, kanë ndikuar që mediet dhe gazetarët të jenë më të kufizuar si në punët ditore, ashtu edhe në atë të bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Tahiri. Ai, është shprehur se ka nisma në këtë drejtim, mirëpo, edhe ato nisma që janë nuk mund të zhvillohen për shkak të mungesës së përkrahjes adekuate, por, për kundër kësaj, Tahiri shpreson se bashkëpunimi do të jenë më i mira në ditët dhe vitet e ardhshme. Ndërsa, gazetarja e Ringier Axel Springer me seli në Beograd, Snežana Krivokapić, është shprehur se ka bashkëpunim të mirë me disa gazetar nga Kosova, bashkëpunim të cilin e vlerëson si me perspektivë. “Unë kam bashkëpunim me disa gazetar nga Kosova dhe bashkëpunimi me ta është shumë i mirë. Bashkëpunimi
UP News dhe ndihma është shumë e mirë dhe është me perspektivë, e veçanërisht me storiet qe unë shkruaj, kur është fjala për ekonominë e Kosovës”, është shprehur Krivokapić. Sidoqoftë, e pyetur se cili është dallimi mes punës që bënë ajo dhe kolegëve të saj në Kosovë, Krivokapić ka thënë, se Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën në bazë të kushtetutës, kështu qe nuk mund të bej krahasime me gazetën ku ajo punon dhe atëherë kur flet rreth ekonomisë dhe ndikimit në Serbi. Ndryshe, Alma Mile, gazetare e gazetës “Panorama”, ka thënë se në sektorin të cilin e mbulon, atë të kulturës nuk mund të thuhet se kanë bashkëpunim shumë të ngushtë, edhe përkundër asaj se po bëhen hapa në atë drejtim. “Nuk mund të thuash qe kemi një bashkëpunim shumë të ngushte, edhe pse duhet thënë qe po bëhen hapa ne këtë drejtim. Në gazetën tonë, ne kemi një bashkëpunëtor nga Kosova, që na informon për gjithçka ndodh në Kosovë, në lëmin e spektakleve”, ka thënë Mile. Ndërkaq, gazetari i së përditshmes “Epoka e re”, Afet Bela, vlerëson se bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve të Kosovës dhe gazetarëve qoftë nga vendet e rajonit apo vende të tjera është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e gazetarisë në përgjithësi. “Pas viteve të tëra të represionit ndaj fjalës së lirë në ish-vendet që kanë kaluar nëpër luftëra, sot gazetarët duhet më shumë se kurrë të bëhen bashkë për të mirën e të gjithëve, për atë që kanë detyrë dhe mision të tyre, informimin e publikut”, ka theksuar Bela.u
Mars 2012
UP News
Përvjetor
KOSOVA NË KATËR PAMJE
Astrit VELIQI
K
osova i mbushi plot katër vjet shtet, eci e rrugëtoi nëpër “teh të thikës”, por nuk u gjunjëzua, pavarësisht sfidave të shumta që e përcollën pas katër vjetëve të pavarësisë. Si në çdo shtet të ri, edhe Kosova pati ca suksese dhe bukur shumë dështime. Disa ishin me bujë e disa jo, si të tilla ishin: Mendimi i GJND-së, ku legjitimohet pavarësia e Kosovës, Rezoluta e OKB-së, njohjet, edhe pse jo shumë, anëtarësimi në institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar. Të gjitha këto janë në planin e jashtëm, ku Kosova, edhe pse me pengesa, ka arritur deri në një masë ta ruajë vendin që e meriton në botën demokratike. Kurse në planin e brendshëm Kosova funksionoi si shtet, por pati edhe ngecje, kur u shpërbë qeveria dhe institucionet mbeten të gjymta, pa president me vetëm ushtrues detyre, e me kryeministër në dorëheqje e shumë ministri pa ministra. Kjo ishte dhe mbeti fotografia që pati Kosova në trevjetorin e pavarësisë së saj. Por, ponorama e saj ndryshoi edhe më shumë në zgjedhjet e 12-dhjetorit, të cilat u manipuluan deri në atë masë sa edhe ishte e domosdoshme që ato të përsëriten në disa pjesë të Kosovës. Me një fjalë u stërzgjatën aq shumë sa qytetarët votimet e dyta nuk i përfillën shumë, e për vlerën e tyre folën si ndërkombëtarët edhe vendorët. U tha se zgjedhjet u manipuluan e u vodhën jo vetëm ndërmjet subjekteve politike, por “pazari i madh” u bë brenda partive, ku kandidatët bën luftë ndërmjet vetes për të marrë sa më shumë vota në mënyrë që ta zënë karrigen e deputetit të Kosovës. Me këto zgjedhje u zbeh në masë të madhe imazhi i Kosovës në sytë e faktorit ndërkombëtar ngase ishin të parat që organizuan institucionet e Kosovës nën monitorimin e KQZ-së. E ai që na nxiu si shtet padyshim se ishte raporti trillues i zviceranit Dick Marty. Na tha se jemi mafiozë, dilerë e tarfikues organesh, ku pinjoll i të gjitha këtyre mbeti kryeministri Hashim Thaçi, i cili i demantoi të gjitha këto si gënjeshtra, madje edhe i çoi selam Martyt se Mars 2012
shpifjet në çdo kohë do të dënohen. U komentua mjaft për raportin e Martyt, u tha se është shka i shitur, fabrikues e trillues, por rrëfimi i tij për Kosovën ka bërë që imazhi ynë si shtet të përmbyset në të gjitha sferat e saj, e se çka do të ndodhë presim të shohim, megjithatë përfundimisht duhet të zbardhet e vërteta. Kosova për katër vjet pati 88 njohje, nuk i arriti 100 as mbi 100 siç trumbetohej me deklarata nga bartësit e institucioneve pas legjitimitetit të pavarësisë në Hagë. Kosova u asfaltua pothuaj në çdo skaj të saj me rrugë e shkolla, nisën shumë projekte kapitale, ku madje u inaugurua 38-kilometërshi i autostradës “Ibrahim Rugova”, e projekte të tjera me rëndësi kapitale. Gjatë kësaj kohe u koncesionua edhe ndërmarrja e madhe publike si Aeroporti “Adem Jashari”, kurse dështoi privatizimi i PTK-së. Por, sfidat mbeten përsëri, madje shumë të mëdha si zbutja e papunësisë, zhvillimi ekonomik, njohjet, forcimi i imazhit ndërkombëtar të vendit. E ajo që mbetet tamam sfidë është dialogu Prishtinë - Beograd, i cili, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Brukselit, nuk pati ndonjë jehonë të zbatimit real të tyre nga Serbia. Katërvjetori i pavarësisë Kosovën e gjeti me një imazh të ri, me një presidente e cila nuk ka adresë politike, por që doli nga zarfi i ambasadorit amerikan Dell dhe, si e tillë, trumbeton të mbetet faktor unifikimi, e cila së fundi mori përsipër ta luftojë krimin dhe korrupsionin në Kosovë. Kosova në katër vjet shtet erdhi si erdhi më e konsoliduar dhe demokratike, por me papunësi e varfëri të madhe. Ky përvjetor u festua kudo ku flitet e frymohet shqip, por pa ndonjë bujë të madhe. Panorama e vetme e kësaj feste ishin flamujt e stolisur në çdo cep të Kosovës dhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila mori zemër, pas falënderimeve që i bën presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Përndryshe, edhe me tej agjenda e Kosovës evropiane mbetet me shumë retorikë pompoze sesa realitet i pakthyeshëm emocional. Por, cila do të jetë fotografia e Kosovës pas një viti, përgjigjen si duket e di vetëm babadimri, ku në thesin e tij me lodra, Kosova shpërfaqet në përfaqësimet rajonale me fusnotën e cila ka marrë ngjyrën gri!u 17
Garderobë
♥Nga e varura për këpucë; këpucëve♥ Getoarbë MULLIQI
A janë këpucët aksesorët tanë, apo ne jemi aksesorët e tyre? ♥Femrat zakonisht kanë shumë këpucë! Ato do të mund t’i ndërronin ato të paktën një herë çdo ditë nga një palë, për të paktën tre muaj! Pra, nëse e përdorim teorinë e probabilitetit, atëherë vijmë në përfundim se një femër ka 3.5 herë më shumë këpucë sesa kanë pantallona dhe 6 herë më shumë këpucë sesa xhaketa! Pra: A janë këpucët aksesorët tonë apo ne jemi aksesorët e tyre? ♥ Është më se evidente se ne paguajmë për aksesorët tonë, por nga këndvështrimi im dhe eksperienca, gjithashtu, për këpucë “ia vlen barra qiranë”! Ato mund të prishen pasi i kam veshur vetëm tri herë, por nëse më kanë bëre të ndihem mirë dhe rehatshëm, dhe më e rëndësishmja “superiore” ato pak raste që i kam veshur, po që ia kanë vlejtur. E ndoshta edhe më shumë se vetëm vlejtur... ♥Tom Hanks, në filmin e tij “Forest Gump” e përdor këtë thënje (e cila më intrigoi dhe e tërhoqi të tërë vëmendjen time) “Mami gjithmonë thoshte, se shumë gjëra mund të thuhen për një person vetëm nga këpucët e tij; ku po shkojnë?, ku ishin?. Kam veshur shumë këpucë. Dhe nëse vërtetë ulem e mendoj atëherë vështirë që do më kujtoheshin këpucët e mia të para”. Dhe mamaja e tij po që kishte të drejtë. Shumë të drejtë, madje! Por prapë do të kthehesha në fillim, kjo thinje më shumë femrave! ♥Këpucët e femrave zakonisht kanë aftësi-
♥
18
UP News në ta “definojnë” personalitetin e një femre. Ato mund të tregojnë; kush është ajo?, me çka merre?, dhe çfar punon ajo?. Pra një femër ka nevojë, për disa palë këpucë; ngjyra të ndryshme, material të ndryshëm, dizajn, etj. Për shembull, varet prej vendit që punon, punës që bën, sensit të humorit dhe disa çështje të tjera të natyrës femërore. “Çështje “të tjera të natyrës femërore” që mbajnë kaq fabrika këpucësh gjallë, disenjator me famë (edhe pas vdekjes), dyqane hapur, etj! ♥Femrat çmenden për këpucë, pa dyshim! Shumë prej tyre nuk iu rezistojnë dot dyqaneve me këpucë. Ato medoemos “duhet” t’i blejnë një palë këpucë të reja, sa herë që u rastis të kalojnë nga një dyqan këpucësh (dhe unë jam njëra nga ato!). Aq shumë prej tyre i mbajnë “nën vëzhgim” vitrinat e dyqaneve të këpucëve, posaçërisht kur në po ato vitrina janë gjashtë shkronja të arta që e formojnë fjalën “ZBRITJE”. Gjatë zbritjeve, parkingjet janë të stërmbushura, dhe dyqanet e këpucëve janë të stër-populluara me femra të cilat kanë dy apo tre palë këpucë në duar dhe në nënsqetull. Dhe kjo “fotografi” ia jep përshtypjen një kalimtari (jo të varur nga këpucët, apo këpucizuar) se në atë dyqan po jepen gjëra FALAS! Mendime/ëndrra të bukura, që nuk realizohen... fatkeqësisht! ♥Dhe duke u nisur nga thinja e njohur “përshtypja e parë është ajo që zgjatë”, kjo definitivisht ka të bëj me një femër...ups, dhe duke mos harruar as këpucët e saj! Sido që të jetë, kjo nuk është diçka që femrat e praktikojnë me aksesorët e tjerë! Përderisa n j ë femër është plotësisht e kënaqur me veten ajo vesh dhe vendos ç f a rë d o ( q ë ndoshta duhet e pavërtetë, por më besoni që
ndodh), d h e pikërisht kur e arrijnë fenomenin “paraqitja e parë” ato ndihen ndryshe...më mirë! Dhe kjo nuk është praktikë e meshkujve (me përjashtime)! Meshkujt blejnë këpucë për nevoja utilitare! TIPIKE MASHKULLORE! ♥Në ditët e sotme nëse nuk kam mbathur një palë këpucë të preferuara, atëherë stereotipi “modë” për mua është i papërmbushur/ Mars 2012
UP News
Garderobë
unë fuqishëm besoj se për ta njohur mirë një femër (edhe pse është gati e pamundur), shikoni këpucët e saj më nga afër, dhe edhe më nga afër koleksionin e saj të këpucëve! Një palë atlete diku në mesin e shumë këpucëve; ja ku kemi një sportdashëse apo edhe sportbërëse! Kaubojka, mbase dëshira për takat e përshtatshme, apo mbase edhe një kauboje! Një koleksion i tërë këpucësh të njëjta që dallojnë vetëm nga ngjyra (mundësisht me ngjyra më të errëta), kemi të bëjmë më një femër zyrtare, që punon në zyrë,etj. ♥A jemi të varur nga lëkura apo po abuzojmë me të? ♥Përkufizimi im për modën, gjithmonë duke iu referuar këpucëve, është ky: “Sa më shumë lëkurë që kemi, aq më shumë duam të kemi!, kështu që të dashura, bëni kujdes, kjo është një varësi, nga ato më të këqijat! Më besoni! ♥Asnjëherë nuk kemi mjaft! Është një lloj abuzimi me substancën lëkurë! Unë e njoh këtë ndjenjë, këpucët faktikisht na flasin, mund t’ua ndjesh aromën prej shumë larg dhe ndjehesh sikur “duhet” t’i kesh ato... edhe nëse jo të mbathura, të paktën në qesen e shopingut dhe pastaj në mini-parajsën tonë, në dollapin e këpucëve! ♥Për shembull, që nga koha kur unë i kam blerë një pal këpucë rozë (të cilat i kam ende), kam gjetur qetësi shpirtërore vetëm gjatë kohës që i kam shikuar. Këpucët (edhe ato të miat) janë edhe inspirimi im! Unë mund të flas për to tërë ditën, çdo ditë... çdo dot të jetës sime! Madje edhe të shkruaj një dramë (si në rastin tim) për një palë këpucë GUCCI! ♥S i për shembull; mund të arrish të ndërtosh një lidhje me këpucët tuaja! Dhe madje ka edhe përfitime nga kjo lidhje, nuk të tradhëtojnë, nuk ndahen nga ti, të bëjnë të ndihesh mirë me “prezencën” e tyre dhe mbi të gjitha të bëjnë të ndihesh edhe bukur edhe seksi, njëkohësisht. Madje nga ky përfundim mbase edhe u nis Sarah Jessica Parker, në serialin “Sex and the city” kur e përdor thënien, “...lidhja më egzaltuese, domethënëse dhe e fuqishme nga të gjitha është ajo që keni me veten tuaj! Dhe nëse arrini të gjeni dikë që do ta dojë “tynë” që ju e doni, atëherë kjo është veçse e mrekullueshme.” Dhe femrat po që e e kanë gjithmonë atë “dikë” i kanë këpucët e tyre! Por kjo më bëri të mendoj për një çështje shumë për t’u marrë parasysh “ a jemi të varur nga lëkura apo po abuzojmë me të? ♥Mbase pak nga të dyja! Shikoni gjithë këto të
këpucizuara, janë të varura nga ka lëkura, dhe në anën tjetër “qëllimisht” përballen me abuzimin që i bëjnë asaj, dhe as që përpiqen të heqin dorë nga diçka që e duan shumë, për ndoshta diçka më të mirë! Si përshembull para në portofol dhe pak hapsirë për të menduar për gjëra më të rëndësishme se sa këpucët! ♥Si ka mundësi që dikush u frikësohet këpucëve? ♥Sa e çuditshme mund të jetë kjo? Ka aq shumë njerëz (posaçërisht të gjinisë femërore) që i duan shumë këpucët, dhe kanë këtë varësi të “çuditshme” karshi disa të tjerëve (që unë aspak nuk i kuptoj) të cilët kanë fobi nga këpucët! Madje për këtë nuk ka as term adekuat. Por hyn në grupin e fobisë nga veshjet që është VESTIFOBIA. ♥Por për ta kuptuar frikën nga këpucët, së pari duhet të ndalemi dhe të mendojmë për varësinë ndaj këpucëve! ♥Sido që të jetë, unë e kuptoj se përse ish-kryetari i SHBAve George W. Bush , do të kishte fobi nga këpucët, (që ka shumë mundësi të ketë) pasi që u “godit” me një! Por çka për sa i përket një nëne të “dëshpëruar” e cila në një shou televiziv rrëfen se si fëmijët e saj kanë fobi nga këpucët; Më fal zonjë, a ke provuar t’ua shpjegosh ndonjëherë fëmijëve të tu se këpucët janë krijuar për t’i dashur? Mendoj që, JO! Ndoshta është faji juaj, ndoshta nuk ke qenë e kujdesshme sa duhet gjatë rritjes se mos vallë i janë vrarë këmbët nga një palë këpucë kur kanë qenë të vegjël, mos ndoshta kanë fobi nga ndonjë ngjyrë e caktuar për ndonjë rast të caktuar; apo çfarëdo qoftë, sepse frika nga këpucët nuk shpjegohet ndryse, vetëm me rastin e ish-presidentit Bush! ♥Pra, të dashur prindër, kujdestarë, apo njerëz me influencë tek infantilët, ju lutem bëni kujdes dhe u tregoni fëmijëve tuaj se këpucët madje mund të jeni edhe miku i tyre më i mirë (ato u mbrojnë këmbët)! Këtë, ua garantoj! Dhoma ime duket kaq bukur dhe si një parajsë e vockël me shumë këpucë, madje me shumë përgjegjësi them se aty gjej paqe dhe prehem! Dhe kjo nuk ka të bëjë me këpucalismin, kjo ka të bëjë me faktin se njeriu ka nevojë të mbështetet në diçk a, edhe nëse ajo është vetëm një këpucë e vetme! Dhe nëse kthehemi pas në kohë, më saktësisht para lindjes së Krishtit, përballemi me politeizmin, ku njerëzit kanë besuar në gjëra të ndryshme, si në diell, lopë, dru, lum, pemë, e t j .
Kështu q ë sado patetike që mund të tingëllojë, unë besoj fuqishëm, që ata që janë të varur n g a këpucët, e kanë prejardhjen nga ky fenomen, dhe arrijnë që prehjen ta gjejnë në ato! ♥Pra, mos u frikësoni nga këpucët! Ato na duan vërtet!u Mars 2012
19
Personazh
UP News
Michael Nitsch, gjermani shqiptar!
GJERMANI ME ZEMËR SHQIPTARE! Nëse kancelarja gjermane Merkel përkrah Kosovën në aspektin politik, një qytetar gjerman ka vendosur ta përkrahë dhe ta prezantojë Kosovën në mënyrën e vet. Por, një gjë tek ai dallon te promovimi, pasi ai në trupin e tij ka vendosur ta ketë tatuazh shqiponjën
Afet BELA
M
unhen, Gjermani, - Nuk është vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel e cila po e përkrah Kosovën dhe shqiptarët që të ecin përpara dhe të zhvillohen. Nëse kancelarja gjermane Merkel përkrah Kosovën në aspektin politik, një qytetar gjerman ka vendosur ta përkrahë dhe ta prezantojë Kosovën në mënyrën e vet. Por, një gjë tek ai dallon te promovimi, pasi ai në trupin e tij ka vendosur ta ketë tatuazh shqiponjën.
Albanische Bavarie Në qytetin e vogël Kaufbaeren në Republikën e Bajernit, qytetari gjerman Michael Nitsch, duke e ndjerë dashurinë ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës, ka vendosur që në trupin e 20
tij ta bëjë tatuazh shqiponjën dykrenore. Ai këtë e ka bërë duke ndjerë shumë dashuri për shqiptarët, veçanërisht për Kosovën. Edhe pse Kosova ka krijuar realitet të ri, duke përfshirë stemën dhe simbolet, ai thotë se Kosova ka qenë e shqiptarëve dhe se më shumë i do simbolet që janë të lidhura historikisht me shtetin tonë.
Facebook dhe shqiponja Nitsch në profilin e tij në Facebook ka vënë flamurin shqiptar. Sipas tij, profili me shqiponjë tregon dashurinë që ka ai ndaj flamurit shqiptar e veçanërisht ndaj popullit shqiptar të Kosovës. “Secili në internet, apo edhe në facebook mundohet të prezantojë diçka që i lidhet me ndonjë gjë e dikush e vendos edhe foton e vet. Unë personalisht mendoj se në profilin tim në facebook ta prezantoj shqiponjën dhe jam Mars 2012
UP News shumë krenar që e bëj një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Dashuria për historinë shqiptare Ai ka lexuar dhe dëgjuar se çfarë ka ndodhur në Kosovë për shumë vjet. Nitshc ka lexuar edhe për të bëmat e luftërat e Skënderbeut kundër ushtrisë osmane. “Unë kam parë shumë filma që kanë të bëjnë më luftërat e shqiptarëve ndaj të huajve, prandaj kam vendosur që shumë të lidhem më këtë popull të vogël, por bujar”, ka deklaruar ai. Sipas tij, të gjithë shqiptarët ku do që janë, duhet që të krenohen me Skënderbeun sepse ai është njëri ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar në historinë e mesjetës.
Gjuha shqipe, shumë e vështirë Megjithëse ka shumë dashuri për gjuhën, kulturën dhe traditën e shqiptarëve, Nitsch ende nuk ka arritur që të mësojë shumë fjalë të gjuhës, të cilën e
Mars 2012
Personazh adhuron shumë. Ai beson se në një të ardhme jo të largët do të flas shqip, pasi këtë e ka synim. Por edhe ai si shumë të tjerë që nga fillimi kanë parë se gjuha shqipe është shumë e vështirë pasi ka 36 shkronja dhe shumë komplikime gramatikore. “Dëshira ime është që unë si gjerman, duke e ndjerë dashurinë për gjuhën shqipe, në një të ardhme jo të largët të mund të komunikoj shqip. Kjo është njëra nga dëshirat e mia që dua ta plotësoj”, ka theksuar ai. Ajo që po i ndihmon të mësoj fjalë shqipe në këtë kohë është muzika shqip, të cilën Nitschi po e dëgjon çdo ditë e më shumë.
Muzikën shqipe e do me zemër Nitschi çdo ditë është duke u familjarizuar me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ai thotë se ka shumë shqiptarë në shumë vende, por më shumë ai është i lidhur më Kosovën. “Unë
më shumë jam i lidhur me shqiptarët e Kosovës, ngase ata më shumë kanë vuajtur dhe më shumë ka tregime nga ta, në të gjitha segmentet e jetës”, është shprehur ai. Nitschi ka treguar se dëgjon shumë muzikë shqip, e në veçanti këngët me motive nga historia e Kosovës dhe shqiponja kuq e zi. “Çdo ditë unë e përcjell se çfarë muzike del në treg. Atë e dëgjojë me zemër, por edhe nga muzika mundohem të përfitoj dhe të mësoj ndonjë fjalë shqip”, ka theksuar ai.
I çuditur me Hitler Kosovën Gjermani me zemër shqiptari, siç ka dëshirë të quhet, ka parë se në Kosovë një qytetar shqiptar po identifikohet si Hitleri. “Jam shumë më i çuditur kur e kam parë se një person nga Kosova e ka pamjen e Hitlerit”, ka thënë ai. (Marrë nga gazeta “Epoka e re”)u
21
Reportazh
UP News
WIR WISSEN ES!
Qendresa KOXHA
M
ein Herz schlägt vor Freude bis zum Hals und ich glaube auch den glücklichen Herzschlag meiner zwei Freundinnen zu hören. Zusammen verlassen wir das Flugzeug in Prishtina und holen tief Luft auf albanischem Boden. Wir, drei in der Schweiz aufgewachsene Studentinnen, haben uns für ein Wochenende auf in unsere Heimat gemacht. Es ist ein wunderschöner Freitag in Prishtina ohne Gedanken an den Montagmorgen, an dem wir wieder an Vorlesungen oder bei der Arbeit sitzen. Als berufsbegleitende Studentin habe ich einen zu gutgefüllten Tag in der Schweiz. Dass man sich jedoch jeden Erfolg verdienen muss, habe ich früh gelernt. In der Schweiz aufgewachsen, habe ich gelernt schweizerisch zu denken und zu wirken. Dank meiner Familie habe ich auch die albanische Mentalität angenommen und sehe es heute als Privileg in diesen zwei sehr unterschiedlichen, aber sich ergänzenden Kulturen, aufgewachsen zu sein. Ehrgeizig und verantwortungsbewusst wie eine Albanerin, fleissig und bescheiden wie eine Schweizerin, meistere ich meine bisherige Ausbildung und führe ein sehr gutes und erfolgreiches Leben in der Schweiz. Obwohl meine Arbeit und mein Studium wenig Zeit übrig lässt, nehme ich mir Zeit mich für eine albanische, in der Schweiz tätige 22
Partei einzusetzen. Dies hindert mich nicht an meinem Erfolg in der Schweiz, sondern gibt mir Antrieb und Zufriedenheit wieder, und das Gefühl etwas für meine Heimat getan zuhaben. Nein, ich gehöre nicht zu den Guten! Ich bin der Durchschnitt. Wie mir ergeht es auch allen anderen albanischen Jugendlichen und jungen Erwachsenen in der Schweiz. Angetrieben durch das Schicksal unserer Eltern, sind wir eine vom Schlechteren belehrte Generation, welche sich zum Besseren berufen fühlt! Wir bilden uns aus, arbeiten hart und haben uns, trotz der zur Schweiz gegensätzlichen, albanischen Erziehung sehr gut in die Schweizer Gesellschaft integriert. Von einer Assimilierung sind jedoch sehr weit entfernt. Wir waren gestern gute Schüler und sind heute wertzuschätzende Arbeitskräfte. In der Schweiz geniessen wir die Möglichkeit einer sehr guten Ausbildung, mit der wir uns dann auf dem hochkarätigen Schweizer Arbeitsmarkt austoben können. Diese Chance haben wir ergriffen! Ausgenommen von einigen Ausnahmen, welche sich kriminell aufmerksam machen, ist die albanische Jugend in der Schweiz eine Gruppe voller Energie, Ehrgeiz und Willen. Wir passen uns an, studieren, arbeiten und leben in der Schweiz, vergessen jedoch nicht unsere albanische Kultur und woher wir gekommen sind! Wir freuen uns auf jeden Besuch in unsere Heimat, hören albanische Musik, sprechen Albanisch und setzten uns für ein besseres Leben in unserer Heimat ein. Ich hab mal gehört, wenn jemand nicht weis wo er hergekommen ist, auch nicht wissen kann wo er hin will! Wir wissen es!!u
UP News
Intervista
JUVENTUSI KLUB I ZEMRËS Pavarësisht faktit se është ministër i Bujqësisë, është shumë i lidhur me sportin. Dikur ishte basketbollist i “Kb-Prishtina”, ndërsa tash është kryetar i këtij klubit. Por pavarësisht faktit se është marr me basketbollin dhe është kryetar i “KbPrishtina”, kur ka lojë KF- JUVENTUS, e planifikon agjendën e tij strikte qe ta shikoj ketë loje. Ndërsa ne jetën e tij private mundohet qe te gjej kohe per familjen dhe për veten e tij, kurse familja por edhe buzëqeshja e vajzës së tij Mia, e bënë njeriun më të lumtur në botë. Për këto dhe gjëra të tjera nga jeta e tij private, flet për revistën “UP-NEWS”, ministri i Bujqësisë z. Blerand Stavileci.
Valon GËRBESHI “UP- NEWS”: z. Stavileci, opinioni ju njeh si zedhenes i PDK-se dhe ministër i Bujqësisë. Por na thoni se kush është Blerand Stavileci, një portret i shkurtër i juaji? Stavileci: Unë jam i lindur më 8 mars 1980 në Prishtinë. Kam dy motra dhe prindërit. Jetojnë të gjithë në Prishtinë. Kurse prejardhja e të dy prindërve është nga Gjakova. Unë tërë jetën time e kam kaluar në Prishtinë, me një shkëputje të vogël në Francë, diku rreth një vjet. Shkollën fillore e kam përfunduar në shkollën “Hasan Prishtina” të mesmen në “Xhevdet Doda”, dhe studimet universitare i kam kryer në Prishtinë. Jam magjistër shkence i Ekonomisë - drejtimi Menaxhment. Jam i martuar, jetoj në Prishtinë me bashkëshorten dhe vajzën time, Mia. I flas gjuhët angleze, italiane, franceze dhe serbo-kroate. Në Francë e kam ndjekur kursin e gjuhës dhe civilizimit francez, në Universitetin e Sorbonës.
“UP-NEWS”: Si çfarë fëmije e përshkruajnë Blerandin?
Stavileci: I urtë, kureshtar, i dhënë pas librave dhe sportit. Këto janë katër karakteristikat me të cilat më kanë përshkruar. Ndërkaq fakti se isha i dhënë pas librit dhe sportit ishte njëra ndër karakteristikat e mia gjatë shkollës fillore edhe të mesme. Gjithmonë kam dashur të jem i pari në mësime edhe në sport, por zakonisht ata që janë të dhënë pas librit janë asportivë dhe ata që janë të dhënë pas sportit janë pak të dhënën për shkollën dhe librin. Unë kam qenë i njohur për të dyja dhe më kujtohet që shpeshherë
kur kam kërkuar leje prej kujdestarëve qoftë në shkollë fillore qoftë në të mesmen, më kanë lëshuar gjithmonë pa asnjë problem, duke më thënë se ti je nxënës shembullor.
“UP-NEWS”: Ministër, jeni i martuar, por a mund të na kujtoni momentet kur dhe si jeni njohur me bashkëshorten tuaj?
Stavileci: Po. Bashkëshortja ime është Viktore Metaj, e lindur në Prishtinë më 9 gusht 1984. Është 4 vjet më e re se unë. Jemi njohur më herët, por aventurën e dashurisë e kemi filluar në fund të vitit 2005. Jemi martuar vitin e kaluar më 28 gusht, pikërisht në ditën kur prindërit e mi, Masari dhe Ganimetja, e kanë festuar 45-vjetorin e martesës së tyre. Dasmën tonë e kemi bërë vetëm për rrethin tonë të ngushtë familjar dhe më 28 nëntor na ka lindur fëmija i parë, vajza të cilën e kemi pagëzuar me emrin Mia. Ndoshta këtu është interesante se krejt këto data çdonjëra nga to ka një simbolikë. Edhe martesa edhe lindja e vajzës më 28 nëntor, edhe gjitha të tjerat me ose pa qëllim e kanë një simbolikë. Unë në një farë mënyre e dua dhe i besoj edhe kësaj loje të numrave dhe ditëve. Është shumë interesante fakti dhe po ju tregoj një shembull që ndoshta dikush mund të thotë se cilave detaje po u kushton rëndësi, por shembull ditëlindja e bashkëshortes sime është më 09.08, dhe kjo ditë është pikërisht ora kur ka lindur Mia, në ora 9 e 8 minuta. Ose numri personal i vajzës sime, që tash e di edhe përmendësh është 1235122169, dhe 1235 është pikërisht viti, muaji dhe data kur ka lindur babai im, Masari. Ka edhe shumë data
të tjera, interetë cilave unë ju
që janë sante dhe kushtoj rëndësi.
“UP-NEWS”: Ju i keni vënë emrin vajzës tuaj. Por kush ua ka vënë emrin juve dhe cili është kuptimi i emrit tuaj?
Stavileci: Emrin ma ka vënë babai im, Masari. Ai ishte ideatori, insistuesi dhe vendimtari, natyrisht me pajtimin e të tjerëve. Emri Blerand në shqip ka një origjinë të vjetër nga Ilirët, e cila nuk e tregon domethënien e saktë të gjuhës sonë, por që lidhet me të blertën, blerimin , ngjyrën etj. Më pëlqen ky emër dhe nuk do ta ndërroja asnjëherë dhe vazhdon të më pëlqejë, sepse është i veçantë, më i rrallë e sidomos në atë kohë dhe ky fakt përshtatët edhe me karakterin tim.
“UP-NEWS”: Z. ministër, jeni marrë me sportin. Aktualisht përveç punës si ministër jeni edhe kryetar i “KB-Prishtina”. Nëse do të duhet të zgjidhnit në mes të sportit dhe pozitës aktuale, cila do të ishte zgjidhja, apo ndoshta do të preferonit MKRS-në? Stavileci: Që të dyja. Në sport i kam kaluar gjitha fazat edhe në kuptimin si lojtar edhe si personel menaxherial prej drejtori teknik e deri te ai i drejtorit gjen23
Intervista eral dhe mendoj që po të duhej të bëhej një zgjidhje në mes të sportit dhe pozitës aktuale dhe pse s’do ta doja një zgjidhje të tillë, për shkak të lidhjeve emocionale që kam krijuar në këtë ministri dhe me këtë punë përveç se e kam si punë të përditshme, angazhim dhe si mision institucional shtetëror, qytetar etj, tash më është shndërruar si pasion që po ma merr edhe pjesën tjetër të kohës, për ato pasione që kam pasur dikur.
“UP-NEWS”: A do të dëshironit më shumë që në ambientin tuaj të punës në mëngjes të keni një gotë qumështi produkt vendor, apo një makiato?
Stavileci: Gotë qumështi. Edhe ashtu nuk konsumoj shumë kafe. Zakonisht i rekomandoj në mëngjeset e hershme çajin por edhe ujin e thjeshtë, e po ashtu edhe qumështin, edhe për shkak të vlerave ushqyese që ka, të pazëvendësueshme, por në të njëjtën kohë edhe për shkak të vlerave që ka dhe që është njëri ndër shëruesit më të mirë të thartinës, dhe plus kësaj, tash i shtohet edhe fakti se çfarë unë bëj në punën e përditshme, dhe natyrisht ne tani në fushën e prodhimit të qumështit, tashmë kemi shumë prodhues, dhe natyrisht i bëjmë një reklamë shumë të mirë, prodhuesve tanë të qumështit që të konsumojnë sa më shumë prodhim vendor.
“UP-NEWS”: Nëse do duhej një zgjedhje në mes të jetës në fshat dhe qytet. Cila do të ishte zgjidhja e juaj?
Stavileci: Ndoshta kësaj pyetje do t’i përgjigjesha më ndryshe, në rrethana të ndryshme gjeografike, për arsye se nëse e shohim sot në perëndim, ka vende ku fshatrat janë më të urbanizuara se sa qytetet dhe ku jeta bëhet shumë më e mirë se sa në qytet, sepse ka më shumë privatësi, më shumë qetësi, më shumë hapësira të gjelbëruara dhe shumë më shumë vende relaksuese, dhe besoj që edhe tek ne pas disa vitesh kur fshati i jonë me infrastrukturën përcjellëse do të krijojë mundësi më të mira, nuk është se nuk do ta mendoja që të zhvendosesha nga qyteti në fshat. Edhe sot ka plot njerëz që kanë bërë një gjë të tillë.
“UP-NEWS”: A do të ishit i gatshëm që të bënit punën e bujkut, të lavroni arat, të kujdeseni për lopët dhe gjëra të tjera të zakonshme për jetën e një banori në fshat? 24
Stavileci: Të them të drejtën, këto aktivitete më pëlqejnë shumë, e sidomos kur i shoh të tjerët duke i bërë dhe duke siguruar bukën prej tyre. Nuk është se kam ndonjë talent për to dhe e pranoj, por nëse do të ishte diçka për të mirën e familjes, të lokalitetit dhe komunitetit ku unë jetoj nuk do ta refuzoja.
“UP-NEWS”: Sa keni kohë për familjen dhe a jeni adhurues i klubeve të natës?
Stavileci: Nëse e ndaj në kohë dhe në përqindje, rreth 75 % të kohës jam në punë të ministrisë , rreth 20 % me familje, shokët, miqtë, kurse rreth 5 % më mbetet për aktivitete të tjera. Është shumë pak. Unë prej se jam ministër nëse i numëroj se di se a dalin 15 vikende, pa asnjë aktivitet institucional, dhe mundohem që në kuadër të kësaj kohe, ta gjej një përqindje të kohës që ja dedikoj sportit, leximit dhe hobeve të tjera. Kam qenë adhurues i klubeve të natës, nuk i kam frekuentuar shumë shpesh, i kam shfrytëzuar mesatarisht, e në veçanti gjatë atyre tri netëve kryesore, e mërkurë, e premte , e shtunë. Tash nuk e di a më ngjan që të dal një herë në muaj, dhe nëse e marr si një mesatare prej kohës që jam ministër, ndoshta kam dalë çdo të dytin muaj, në një lokal nate.
“UP-NEWS”: Çka e bën nervoz e çka e qetëson Blerandin?
Stavileci: Më bën nervoz ajo çka na bën nervoz të gjithëve. Dukuritë negative që e rrethojnë shoqërinë tonë. Nganjëherë të vjen të mendosh se në botë ka më shumë njerëz të këqij sesa të mirë. Ajo që më mundon më shumë janë paragjykimet. Kur njerëzit nisen me paragjykime, krijojnë mendime dhe bindje jo adekuate për njerëzit. Këto në shoqërinë tonë, pra krijimi i bindjes mbi bazën e paragjykimeve, është tej mase i shprehur. Pra krijimi i bindjes mbi bazën e paragjykimit, dhe kështu nga antipatia shkon deri te konflikti. Ka edhe shumë gjera të tjera që më pengojnë dhe më bëjnë nervoz, por është vështirë t’i përmirësosh. Por ajo çfarë deri sot më ka ndihmuar të kaloj një gjendje të tillë, kanë qenë vetja, familja, bashkëshortja prej se e njoh, dhe tash më është shtuar lirisht mund të them një antibiotik nëse mund ta quaj, në kuptimin pozitivë, që e ka efektin e menjëhershëm, dhe ajo është vajza ime, Mia, sepse në të vërtetë koha që unë kaloj me të,është relaksuese, shëruese, motivuese dhe inspiruese për të ardhmen.
UP News
“UP-NEWS”: Jeni adhurues i Klubit Futbollistik Juventus, pse pikërisht i këtij klubi, dhe kush është sportisti i juaj i preferuar?
Stavileci: Edhe historia ime me Juventusin, nëse mund ta quaj kështu, sepse që nga mosha 10-vjeçare jam adhurues i flaktë, edhe pse kam qenë basketbollist, Juventusin e kam dashur më shumë se basketbollin. Janë dy arsye kryesore, për të cilat e adhuroj. Është ajo që gjatë gjithë viteve e ka shquar historinë e këtij klubi, që ka qenë ekip me kontinuitet të hatashëm të rezultateve që gjithmonë është identifikuar me grupin dhe jo individin. Ekip me karakter që është shumë vështirë ta gjesh edhe një si ai, gjithnjë po flas për tërë historikun e tij, që nga viti 1897, dhe motiv tjetër është kapiteni i këtij ekipit Alessandro Del Piero, sepse që nga momenti që është aktivizuar me Juventusin, e kam parë një sportist, në fakt një futbollist që jo vetëm që i tejkalon aftësitë dhe kualitetet sportive të rëndomta, por edhe shumë të tjera. Te ai e kam parë gjithmonë një njeri që është shembull brenda sportit por edhe jashtë tij. Shembullin e një karakteri të palëkundshëm, të çeliktë, që edhe pse ka momente të vështira di të ngritët dhe kur ngritët përsëri është më i miri dhe shumë kualitete të tjera, që shpeshherë e kam parë, ndoshta karakterin e tij, një fotokopje të asaj që unë ndoshta e kam dashur edhe në sport edhe në jetë. Zakonisht, ditën apo natën, kur Juventusi ka lojë, agjendën e planifikoj duke e vendosur si termin fikës Juventusin, e pastaj të tjerat. Kurse Interi është klubi që e urrej më së shumti, sepse ky klub është shkaktari kryesor që ndaj Juventusit është nisur një propagandë e hatashme që sipas analizave të sportit në Itali ka qenë edhe e montuar, vetëm e vetëm që të gjunjëzohet Juventusi, dhe që po shihet se menjëherë pas pesë viteve kur ata i shëruan deri diku komplekset e tyre që i kanë ndaj Juventusit, ky klub përsëri u ngjall, dhe sot jo vetëm që është më i miri në ligën e Italisë, por këtyre viteve do të kthehet ai ekipi që ka shndritur jo vetëm në ekipin e Italisë, por edhe në mbarë Evropën.u Mars 2012
UP News
Opinion
Imazhi i dhunës nga mediet
Fidan IBRAHIMI
D
uke pasur parasysh kushtet ekonomike, politike, kulturore dhe sociale të shoqërive, fenomeni i dhunës shfaqet në forma të ndryshme. Sa ndikon dhuna e shikuar nëpërmjet medieve në jetët tona dhe si manifestohet kjo në sjelljet tona ditore? Megjithëse ekziston opinioni se dhuna është pasojë e varfërisë dhe paditurisë, duhet thënë se edhe në shoqëritë e zhvilluara ndodhin shumë akte të dhunshme. Statistikat e akteve të dhunës në SHBA paraqesin shifra rekorde dhe, sipas një studimi të kryer nga instituti “Media Scope”, çdo vit zgjerohet fenomeni i dhunës në Amerikë dhe viktimat më të shumta janë të rinjtë amerikanë, por jo vetëm amerikanë, sepse politika amerikane ndaj Irakut ka sjell shumë pamje, të cilat në një mënyrë shkaktojnë edhe akte të dhunës brenda Amerikës. Në bazë të statistikave zyrtare, edhe në Zvicër niveli i dhunës mes të rinjve zviceranë në dekadën e fundit ka pasur një rritje të dukshme. Psikologu zviceran dr. Alen Gogen Bal është i mendimit se të rinjtë zviceranë duke kryer akte të dhunshme përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit. Në Kosovë nuk ka ndonjë institut i cili mund të bëjë statistika se sa është niveli i dhunës, posaçërisht dhuna e cila transmetohet nëpërmjet televizioneve kryesore të Kosovës. Këtu jam munduar ta shpjegoj kompleksivitetin dhe “aftësinë” e medieve si elektronike ashtu edhe të shtypura, se çfarë efekti luajnë te publiku, a është publiku i ngritur në atë nivel ku di se çka kërkon nga mediet dhe jo vetëm të jetë recipient i thjeshtë dhe të pranojë vetëm atë çka shërben media. Ana tjetër është se sa janë mediet përkatësisht gazetarët dhe stafi tjetër që e përbëjnë medien profesionale e të sinqertë me publikun, apo ndoshta shtrihet ndonjë dorë tjetër e cila mundohet që sa më shumë të ketë ndikim në masë dhe që masën ta bombardojnë me informacione nga më të ndryshme derisa të mos dihet e t’u besohet medieve a jo, kjo duke e pasur parasysh se shumë donacione janë dhënë si për mediumin Mars 2012
publik ashtu edhe për mediumet private. Kemi parë të gjithë se nga luftërat e fundit si në vend, ashtu edhe nga ato të cilat u zhvilluan si ajo e Afganistanit dhe Irakut, sesa janë mediet, sidomos ato elektronike, të kujdesshme në transmetimin e ngjarjeve e pamjeve. Thuajse çdo ditë ka njerëz të vdekur dhe gjëra nga më të trishtuara dhe media a duhet ta mbrojë recipientin nga pamjet e tilla, apo çfarëdo që ndodh duhet të transmetohet dhe të publikohet pa një politikë redaktuese. Televizionet tona nuk mendojë se sa mund të kenë ndikim këto pamje tek qytetarët, ku posa kaloi një dekadë që edhe ne përjetuam luftë dhe ende i kemi të freskëta kujtimet nga lufta. Fëmijët janë një tjetër pjesë e shoqërisë që është viktimë e akteve të dhunës. Raportet e UNICEF-it tregojnë për zgjerimin e akteve të dhunës kundër fëmijëve në zonat e ndryshme të botës dhe fakte të shumta dëshmojnë për keqtrajtimin e fëmijëve në forma të ndryshme në shtëpi, shkolla, qendra hetimi, qendra pune etj. Është shqetësues fakti se këto akte ndodhin në vendet e varfra dhe të pasura. Sociologët janë të mendimit se një nga faktorët që ndikojnë në zgjerimin e dhunës është rritja e rolit të medieve në
jetën e njerëzve. Sot nëpërmjet medieve, pamjeve televizive dhe satelitore fenomeni i dhunës hyn gjerësisht në shtëpi dhe në ambientin e jetës së njerëzve. Në të kaluarën, mënyra e vetme për të vështruar një krim ishte prania në vendin e krimit, por tani me anë të programeve televizive aktet e krimeve dhe të dhunës vështrohen gjerësisht nëpër rrethet familjare. Studimet tregojnë se fëmijët amerikanë shikojnë mbi 25 mijë vrasje të dhunshme nëpërmjet televizionit dhe mbi 200 mijë akte të dhunës nëpërmjet kësaj medie. Në Angli fëmijët nën moshën 1-vjeçare kërcënohen nga vdekja katër herë më shumë sesa moshat e tjera në këtë vend. Rreth 100 milionë gra dhe vajza në botë janë viktima të dhunës seksuale. Revista “News Week” në bashkëpunim me Fondin për Mbrojtjen e Fëmijëve zhvilloi një anketim me adoleshentë amerikanë të moshës 10-17-vjeçare. Në lidhje me rezultatin e këtij anketimi “News Week”shkruan : “Ajo çka duket është imazhi i një brezi që jeton në frikë dhe ankth. Shumica e këtyre fëmijëve kanë shqetësime të cilat prindërit e tyre as që mund t'i imagjinojnë. Ata kanë frikë nga armët, lëndët narkotike, divorci, varfëria etj. Ky anketim tregon se dhuna dhe ankthi kanë depërtuar thellë në jetën e këtij brezi. Psikologët janë të mendimit se përdorimi i lëndëve narkotike, e simulantëve dhe pijeve alkoolike prishin ekuilibrin mendor të njeriut dhe e shtyjnë atë drejt akteve të dhunës. Varfëria, analfabetizmi, dallimi i madh shoqëror, diskriminimi social, ambienti i tensionuar në familje dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në shtimin e fenomenit të dhunës në shoqëri. Dhuna dhe shqetësimet fizike mendore bëhen faktorë kërcënimi për shëndetin, ekuilibrimin mendor dhe logjik të anëtarëve të shoqërisë. Kushdo qofshin faktorët e dhunës në shoqëri, çmimi që paguajnë njerëzit për këtë fenomen është tepër i lartë dhe nganjëherë dëmet janë të pariparueshme. Duhet theksuar se sa më shumë zgjerohet fenomeni i dhunës në shoqëri aq më shumë zbehen ndjenjat morale dhe njerëzore duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet sociale.u 25
Region Relations
UP News
How the friendships from Manch
Stefan ANTONOV
T
he Bartender was just polishing the pints when two familiar faces showed up at the door. Keith Stafford and Richard Meares were bringing group of fifteen journalists. For decades Mr Stafford takes his trainees for Ice breaking in the 160 years old pub called “The North Pole”. Situated in London, nearby the financial district Canary Wharf where the Thomson Reuters headquarters is located as well, this place has remained undiscovered for the tourists but is very famous for generations of journalists. And this group is a different one. All trainees come from different countries in the Balkans working for various media companies. They are united by the training program “Economical and Political Reporting from Southeast Europe” organized by Thomson Reuters Foundation and Robert Bosch Stiftung. In 2011 the program accepted its fifth group since the start in 2007. The whole course lasts four weeks and is separated in two parts each of them two weeks long. Only the first part is in London and includes the theoretical part explaining macroeconomics and the theory of the capital markets. Questions such as what equity, bonds and commodities are and what moves their prices up and down were discussed. The trainers also showed how to read and understand financial reports and how to evaluate public companies. Nevertheless we were learning how to interpret this information in well-structured stories that send clear messages to the audience. Mr. Stafford and Mr. Meares soon became just Keith and Richard for the participants including me and the training continued in informal spirit. Before our arrival each of us received 10 pages description of Manchukistan. It is a fictional country – an emerging market and country in transition which has oil fields to exploit, state owned enterprises for privatization, stock exchange, corrupted government and regulators. The country is also affected from the global financial crisis. During the practices the trainers provided every trainee information about the news in Manchukistan and everyone wrote his own articles. Later Keith and Richard edited every single story and showed the specific mistakes of every journalist. After the writing exercise and the feedback a joint discussion took place where everybody could ask why something has been assessed as wrong or just not good enough and how it could be improved. Old professionals know that there is a dilemma in financial journalism which is more difficult – should economists be taught to write about the forces of markets or should journalists be taught to understand these mechanism. This course was instructive for both. It helped the economists to improve their style and gave the writers decoding tools to understand the economic processes. There were many other benefits as well. During the first part in April we visited Brussels for 3 days and we met Members of the European Parliament, spokespersons from the European Commission and NATO, lobbyists and journalists. 26
We had useful meetings in London too. All of them helped us to see how the Western Europeans see our region or just to understand the trends in media market. Many of us found interesting topics to write for and established working contacts for the future. Two meetings proved to be too short to address our big interest and the time was far not enough for all the questions we wanted to ask. Alexander Graf Lambsdorff, Member of the European Parliament, was talking about our region, the challenges for the Euro zone and the challenges for our region and its European integration. Peter Sanfey, senior economist for Southeast Europe in the European Bank for Reconstruction and Development, didn’t have enough time to answer all the questions we wanted to ask. But we didn’t learn one of the most important things in the training room. During these first two
Mars 2012
UP News
Region Relations
chukistan can serve the Balkans weeks we were visiting pubs together, we used to go shopping together or helped each ther with medications when some of us got cold. So we established friendships in April and strengthened them later. Valuable lectures and writing exercises followed in September during the second part in Germany which was separated in two parts - one in Frankfurt to meet officials from the financiar sector and the European Central Bank and the second in Berlin where we met government officials, business representatives and people from Transparency International. But in my opinion, one of the key roles of this course was very well illustrated by the architecture of the government district in Berlin. Once separated in East and West by a wall, there are still remains of it when following the bank of the Spree River. Today, on the two banks there are government buildings connected by bridges over
Mars 2012
the river as symbol of the German unification. We too were connected like the bridges in Berlin. We came from different countries with political and cultural differences and even disagreements about our cultural heritage. At the beginning we were trying to leave all that aside but later we just forgot all the barriers and became friends. "I would need whole year to meet as many great people as I did in those two weeks", said Rok Pikon participant from Slovenia who works for the newspaper Finance. What each one of us means for the rest we could see at the final dinner and the after party in Metzer Eck – 98 years old pub in East Berlin that has survived two world wars, one cold war, and one wall and still receives people happy to share their time with the friends. But there is no doubt that this training program proved to be a cornerstone for many new bridges that we have to build in the future. Some of us may become David through their jobs and defeat their Goliaths but at least we are opinion makers and we have to participate in the rebuilding of our region. Many of us shared the common pain from bringing news to societies. Societies which have seen so much in the last years so that they just don’t care for the last corruption scandal. It made us even stronger by understanding that we all face the same difficulties and however still stand to protect the public interest. During the course, Keith used to say that we should raise questions and blow the whistle when there is something wrong. “It is not the regulators, it is you, and you should be like the policemen” he used to say many times. And later on, during the final dinner he also sent one important message: “One thing Robert Bosch Stiftung and Thomson Reuters Foundation want from you in return is to stay close”. The generation of Keith couldn’t see the upcoming disaster of Enron and many others. Will we see the storms coming and help our societies to get prepared? Our colleague from the Kosovo Afet Bela who works for the newspaper Epoka E Re once said “We serve to the Balkans”. Thomson Reuters and Robert Bosch did their job, now it’s up to us.u The author is reporter of Dnevnik Daily, Bulgaria, participant in “Economic and political reporting from South East Europe” 2011 27
Mjedis
UP News
AGJENCIA E KOSOVËS RREZATIMI DHE SIGURIA
Adifete BELA
A
gjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore AMRK është themeluar në qershor 2011, mbështetur në Ligjin për Mbrojtje nga Rrezatimi Jojonizues, Jonizues dhe Siguria Bërthamore. U.D. kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, Ferki Fejza, ka deklaruar se AMRK është një agjenci ekzekutive që mbështetur në ligj dhe mbulon dy fusha të rëndësishme: mbrojtja nga rrezatimi (ku hyjnë rrezatimi jonizues dhe ai jojonizues) dhe siguria bërthamore (mospërhapja e armëve bërthamore, trafiku ilegal i materieve bërthamore, transporti i burimeve radioaktive dhe materieve bërthamore, menaxhimi i mbeturinave radioaktive, si dhe emergjencat radiologjike dhe bërthamore). “AMRK ka dy objektiva kryesore, siç janë: ngritja e infrastrukturës ligjore të nevojshme dhe të domosdoshme për ta mbuluar fushën e rrezatimit jojonizues, jonizues dhe sigurinë bërthamore; dhe ngritja e kapaciteteve operative në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore në praktikë. AMRK aktualisht ka një staf nga tre persona, kryeshefin dhe dy zyrtarë të tjerë, ndërkohë që në këtë vit presim ta fillojë ngritjen e kapaciteteve dhe funksionalizimin drejt përmbushjes së përgjegjësive dhe detyrimeve që dalin nga ligji për mbrojtje nga rrezatimi jojonizues, jonizues dhe siguria bërthamore”, ka theksuar ai. Sipas tij, gjatë 6 mujorit të parë të punës së vet AMRK ka një numër të madh të arritjes, pavarësisht numrit shumë të vogël të stafit dhe buxhetit shumë të kufizuar, disa nga të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore janë: draftimi i ligjit për Agjencinë, i cili aktualisht ndodhet në Kuvendin e Kosovës, i cili pritet të aprovohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, sigurimi i 3.6 milionë euro të mbështetjes nëpërmjet projekteve të Komisionit Evropian në kuadër të programit të IPA-së për katër vjetët e ardhshëm, draftimi i dy memorandumeve të mirëkuptimit me vendet fqinje (Shqipërinë dhe Maqedoninë), që presin vetëm ceremoninë zyrtare të nënshkrimit, kemi zhvilluar tri operacione veprimi në pikat kufitare për ndalimin e kamionëve me mallra të kontaminuara radioaktive (kemi ndaluar dhe kemi kthyer prapa mallrat e kontaminuara – fitilat e llampave të bombolave me gaz, me praninë e radionuklidit Th-232); kemi filluar implementimin e dy projekteve të financuara nga komisioni evropian (projekti për dozimetri personale në institucionet shëndetësore dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave radioaktive duke përfshirë edhe rrufepritësit radioaktivë). 28
Ai ka potencuar se kanë filluar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore etj. “Në vitin 2012, AMRK, përveç detyrave dhe përgjegjësive që i ka të përcaktuara me ligj, do të jetë shumë aktive edhe në procesin e implementimit të projekteve të Komisionit Evropian në kuadër të IPA-së”, ka theksuar ai. Ndër prioritetet e AMRK-së për vitin 2012 janë, sipas tij, plotësimndryshimi i ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jojonizues, jonizues dhe siguria nukleare, draftimi i disa udhëzimeve administrative që janë më emergjentë për rregullimin e procedurave për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, bashkëdraftimi i PSO për zyrtarin e parë në rast (Menaxhimi i integruar i kufijve), së bashku me Policinë e Kosovës, Doganat e Kosovës, dhe akterët e tjerë që merren me menaxhimin e integruar të kufijve. Ngritja e kapaciteteve njerëzore profesionale (ngritja e Departamentit për Licencim dhe Inspektim); Vazhdimi i implementimit të dy projekteve të IPA-së në fushën e menaxhimit të mbeturinave radioaktive dhe dozimetrisë personale në institucionet Mars 2012
UP News
Mjedis
S PËR MBROJTJE NGA A BËRTHAMORE (AMRK)
shëndetësore, implementimi i një projekti nga AMRK për krijimin një inventari për burimet e rrezatimit dhe personelin që punon me burime të rrezatimit; Fillimi i hartimit të strategjisë për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe plani i veprimit; Ngritja e bashkëpunimit me institucionet në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar (nënshkrimi i memorandumeve të mirëkuptimit me vendet fqinje, fillimi i procedurave për nënshkrimin e konventave ndërkombëtare, kyçja në sistemin e përbashkët për shkëmbimin e informacionit me vendet e BE-së etj); Kosova nuk posedon pothuajse asnjë të dhënë zyrtare institucionale konkrete për shkallën e ndotjes nga prezenca e radionuklideve në mjedis (ajër, ujë dhe tokë), kështu që paraqitet nevoja e krijimit të kadastrës të ndotësve radioaktivë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Kosovës i mungojnë edhe të dhënat zyrtare të fonit (sfondit) radioaktiv, dhe në një rast aksidenti radiologjik ose barthamor nuk do të ketë mundësi të përcaktohet shkalla e saktë e kontaminimit, si dhe do të jetë e vështirë të evidentohen kontaminimet në shkallë të ulëta që mund të vijnë edhe nga jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Monitorimi i kontaminimit radioaktiv të ajrit është Mars 2012
një çështje shumë emergjente dhe në këtë pikëvështrim Kosova ka nevojë për ngritjen e një rrjeti për monitorimin e kontaminimit të ajrit, duke vendosur stacione statike në disa pika në territorin e Kosovës. Gjithashtu, nevoja për monitorimin e produkteve ushqimore dhe mallrave të tjera të konsumit të përgjithshëm për shkallën e mundshme të kontaminimit, në mënyrë që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Aplikimi i burimeve të rrezatimit për qëllime shëndetësore (diagnostike dhe terapeturike), industriale, kërkimoreshkencore etj., deri tani ka qenë jashtë monitorimit dhe mbikëqyrjes profesionale dhe institucionale, e që edhe kjo paraqet një sfidë të madhe për punën e AMRK-së. Sa i takon sigurisë bërthamore, AMRK ka në programet e veta krijimin e strategjisë dhe të planit të veprimit për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, ku do të përfshihet edhe përgjigjja ndaj aksidenteve radiologjike dhe bërthamore në shkallë vendi dhe shpresojmë të gjejmë donatorë që do të na mbështesnin për këtë, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetore që kemi si një agjenci e re. Nuk duhet harruar se menaxhimi i mbeturinave radioaktive në territorin e Republikës së Kosovës është njëra ndër preokupimet tona qendrore si agjenci dhe qëndron në prioritet që kemi për vitin 2012 dhe në vazhdim, pasi kemi mbeturina radioaktive (rrufepritësit radioaktiv, lajmëruesit e zjarrit, burime radioaktive të dala nga përdorimi etj.), që deri tani ishin jashtë trajtimit profesional, si shkak i mungesës së agjencisë. Projekti i Komisionit Evropian që ka filluar të implementohet në vjeshtën e vitit të kaluar e që trajton mbeturinat radioaktive, në këtë fazë do të merret me dizajnimin e vendit ku do të vendoset deponia e mbeturinave radioactive, ku do të vendosen të gjitha mbeturinat, prej ku pastaj do të menaxhohet nga një operator i profesionalizuar nga kjo fushë, dhe kësisoj rreziku nga mbeturinat radioaktive me të cilin ne përballemi në vende të ndryshme do të largohet dhe njëherë e përgjithmonë do t’i jepet një zgjidhje sipas standardeve më të larta ndërkombëtare edhe këtij problemi. AMRK gradualisht do ta fillojë edhe monitorimin e ndotjeve që vijnë nga rrezatimet jojonizuese (operatorët e telefonisë mobile, dhe operatorët e tjerë që shfrytëzojnë pajisjet që punojnë me burime të rrezatimit jojonizues), duke përcaktuar standardet dhe kushtet për lejimin e aktiviteteve të tilla konform ligjeve dhe normave ndërkombëtare, në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. AMRK ka vullnetin dhe përkushtimin që gjatë këtij viti të përmbushë prioritet që i ka vënë vetes dhe të ecë sigurt drejt rrugës së përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe obligimeve kushtetuese e ligjore, që Republikën e Kosovës e shpijnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.u 29
Qasje
UP News
PO BËHEN PIKË E PESË Bujar ISMA
P
olitika kosovare duket se nuk po zë vend. Dikur partitë politike bënin gara në mes vete për ta hedhur poshtë kundërshtarin, ndërsa sot kjo i ka tejkaluar kufijtë. Jemi dëshmitarë se qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur të shohin të realizuar ndonjë projekt, të premtuar nga fushatat zgjedhore që bënin partitë politike, sidomos nga partitë pushtetare. Kjo nga fakti se anëtarët brenda një partie të caktuar qoftë e djathtë apo e majtë nuk ecin në vija të njëjta, ngase tashmë pozitat e tyre të ndryshme të shijuar me vite të tëra, i bënë që të ndihen vetë vendimmarrës të çfarëdo ngjarjeje që ndodh përkrah emrit të tyre. Askush nuk dëshiron të sundohet nga tjetri, meqë tashmë secili prej tyre është mësuar t’i mbrojë denjësisht interesat e veta që vijnë nga burimi kryesor, e ai burim i "pashtershëm" kush do të ishte vetëm se buxheti i Kosovës. Një fakt tjetër që bie më së shumti në sy është marrëdhënia e vendësve me ndërkombëtarët. Dimë që këtyre të fundit, edhe pse nuk e dinin tekstin, zëri u shkonte si e ma mirë, kjo për dy arsye; e para, sepse ndërkombëtarët realizonin detyrën e tyre mirë dhe, e dyta, sepse vendasit nuk dinin t'i kryenin obligimet që i merrnin përsipër ndaj popullatës së pafajshme, të cilës i mungonte buka e kripa, ndërsa kishte të gjallë zemrën e butë dhe të urtë. Nuk dinin që ta udhëheqin vendin, ngase në atë kohë jo dhe aq të largët kryenin shkollën që do t'u duhej më vonë, ndërsa postet i kishin po për dy arsye; për paga të larta dhe p ë r syefaqësi. Eh tani gjërat po ndryshojnë. "Me kë të rrish ashtu edhe do të bëhesh". Kjo po ndodh me ndërkombëtarët misionarë në Kosovë. Harruan punën dhe iu kthyen interesave njëjta s i
30
politikanët tanë. Mirëpo nëse do të duhej të justifikoheshin këta të tanët, fundja do t'u japin llogari qytetarëve të tyre dhe këtë së paku nëpërmjet votës së " lirë" të tyre. Po ndërkombëtarët kujt do t'i jepnin llogari për papërgjegjësitë ? Normalisht që përgjigjja është ASKUJT sepse vet janë "dikush". Sido që të jetë, po i kthehemi ngjarjeve politike brenda partive. Megjithëse të gjitha partitë po maskohen me unitet përbrenda vetës, kjo po dëshmohet ndryshe sepse kur zihen brenda e harrojnë derën e hapur dhe çdo gjë e merr vesh komshiu. Përderisa të parët e partive thonë fjalë shumë të bardha për partitë e tyre, del dikush nga brenda duke ua nxirë fjalët. He he, vërtet të bën të qeshësh me lojëra të tilla. Kjo po ndodh për shkak se çdo anëtar ka mendim të kundërt me tjetrin, e kur shohin që fjala nuk u ecë aty, e gjejnë mënyrën e "duhur", pra kalimi në partinë tjetër. Mirëpo, kalimi në grupin tjetër nuk mbetet vetëm kalim, por edhe zbulim i planeve dhe të metave nga partia që ikë, duke bërë kështu përçarje brenda asaj partie.
Mediet, peng e politikës Në anën tjetër, përderisa bëhen kalimet nga njëra parti në tjetër, shkrihen partitë nga shumësi në njëjës për shkak të dështimeve, mediet janë ashpërsuar dhe vështirë është t'u ik ndonjë rast. Prandaj kur politikanët e kuptojnë se nuk mund t'i ikin medies, mendojnë edhe për këtë problem. Sponsorimet janë mjaltë më i shijshëm për gazetarët dhe kjo mjaltë ua ëmbëlson duart e lapsat e tyre për t'i lëshuar rastet që po dëmtojnë lexuesit, pra qytetarët. Sido qoftë, politikës kosovare nuk po ia sheh hairin askush, përveç xhepave të tyre të cilët nga njëherë po qëllojnë të shqyera që po ua zbulojnë pronarëve të tyre se ç’kanë në to. Mirëpo jo më kotë kanë thënë të parët shqiptarë, se njëri prej nesh mund t'ia dal vet shumë lehtë, e nëse përzihen disa të tjerë do të ngelim mbrapa shumë gjatë. Andaj, "zgjidhja" na qenka se çdo anëtar i çfarëdo partie, duhet të hap parti në vete dhe pastaj do të "kënaqemi" duke barazuar emrat e partive me numrin e qytetarëve që ka ky vend. Është koha të mos qeshim më, por të qajmë. Mbase është më mirë të presim edhe ndonjë ditë, se ndoshta do të bëhet mirë!u Mars 2012
Hashim Thaçi
Christopher Dell
UP News
FACEBOOK-U, DROGA LEGALE Leutrim AJETI
K
ëto ditë u bënë 8 vjet prej kurse u themelua Facebook-u. Pas plot 8 vjetësh, sot çdo njeri që e përdorë dhe ka një llogari nuk do të mund ta paramendonte këtë kohë pa Facebook. Mark Zuclerberg së bashku me disa shokë të tij që studionin shkencat kompjuterike njihen si shpikësit i këtij rrjeti social në vitin 2004. Zuclerberg njëkohësisht njihet edhe si president i Facebook-ut. Ai ka arritur që me këtë shpikje të bëhet një miliarder, pasi deri më tani e ka menaxhuar në mënyrë perfekte, duke i bërë përdoruesit e Facebook-ut të jenë shumë të kënaqur. Facebook-u fillimisht u krijua që t'u shërbejë një grupi të studentëve, që të kontaktonin më lehtë në mes tyre, por gradualisht ky rrjet social filloi të përdorej në gjithë botën. Madje në korrik të vitit 2009, sipas të dhënave të publikuara nga Facebook-u, ky rrjet arriti në mbi 500 milionë përdorues në mbarë botën. Rrjeti social Facebook, i cili tashmë ka përfshirë pothuajse tërë botën, vazhdimisht sjell mundësi të reja operuese për të gjithë përdoruesit e Facebook-ut. Ndër mundësitë kryesore që ka Facebook-u janë: komunikimi me shoqërinë e vjetër dhe njoftimi me shoqëri të re, reklamimi i bizneseve të ndryshme, progresi në sektorin mediatik etj. Për t’i shfrytëzuar këto mundësi të shumta që ofron Facebook-u duhet të hapet një llogari. Përveç gjithë këtyre mundësive të mira që ka Facebooku, ka edhe anët e veta negative siç janë: Përdorimi i tepërt Mars 2012
i Facebook-ut, ul interesimin për mësim te fëmijët dhe të rinjtë, privatësia, mundësia për manipulime, e shumë të tjera e bëjnë që edhe Facebook-u t’i ketë anët negative. Edhe në vendin tonë Facebook-u është shumë i përhapur, madje nganjëherë shërben edhe në institucionet arsimore, për një komunikim më të lehtë ndërmjet studentëve dhe profesorëve. Shembull është krijimi i grupeve me emrin e lëndës përkatëse, gjë që e bën lëndën më atraktive dhe interaktive. Për dallim nga rrjetet e tjera sociale, Facebook-u është shumë më i përdorur dhe më i klikuar dhe ka më shumë opsione, që e bën të jetë më i përdorur sesa Twitter apo Hi 5. Sido që të jetë në këtë kohë që jemi duke jetuar lirisht mund ta quajmë si epokën e Facebook-ut, pasi vërtet këto vite ka bërë një revolucion të madh dhe është duke vazhduar të përhapet më shumë.u
31
UP News
INTERNETI DHE FAMILJA Rahmil LIMANI
N
ë këtë k o h ë moderne të qenit prindër nuk është një detyrë e lehtë. Do të thosha edhe bashkëshort e koleg, arsimtar e profesor etj. Por, sot, nënat e prindërit ballafaqohen me probleme të reja dhe sjellje të ndryshme të fëmijëve, të cilët në kohën e tyre nuk i kanë pasur. Në kohën e sotme fëmijët tanë kalojnë shumë kohë mbi kompjuterë, duke parë televizionin dhe duke shfletuar në internet. Me këtë mund të konkludohet se fëmijët mësojnë shumë gjëra, por nuk edukohen.
Fëmijët dhe lojërat e dhunshme kompjuterike Në shumicën e kohës fëmijët ashtu edhe të rinjtë mbesin duke luajtur lojëra të ndryshme kompjuterike. Sa ndikojnë këto në zhvillimin e fëmijës dhe në ardhmërinë e tij? Në këtë kontekst ka lojëra argëtuese, por edhe nga ato logjike që me të vërtetë ndihmojnë në zhvillimin e talentit të fëmijës në disa drejtime të ndryshme, në kuptimin jetësor, dhe ato duhen të merren edhe si argëtuese për fëmijët dhe të rinjtë në përgjithësi, por ka lojëra që nuk ndikojnë fare në zhvillimin intelektual, fizik dhe shpirtëror të 32
fëmijës, e këto lojëra janë shumë të dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë. Për këtë përdorimi i tepruar apo i pakontrolluar i kompjuterit është problemi më i madh për shumë prindër në kohën moderne, sepse fillimisht kompjuterin, e në veçanti lojërat kompjuterike në fillim i marrin si lodra të preferuara të tyre dhe më pas e humbasin qëllimin e tyre. Ne të gjithë e dimë se deri në moshën 2-vjeçare nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, ku një fëmijë vetëm duke parë, dëgjuar njihet me botën që e rrethon. Fëmijët e moshës 3-5-vjeçare në ditët e sotme mund t’i hasim shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse ky nuk duket aspak veprim i dëmshëm, këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës. Nga mosha 6-11-vjeçare fëmijët mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për t’i zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo çast duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit, sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte. Pas moshës 10-vjeçare disa fëmijë fillojnë të redaktojnë video dhe programe softueri si “M.I.T Scratch”, program pa pagesë në “Windows”. “Scratch” është një aplikacion që i ndihmon fëmijët të kërkojnë dhe të grumbullojnë disa rregulla edhe nga loja me bashkime pjesëzash të figurave të ndryshme. Nga mosha 12-vjeçare e lartë, edhe pse bëhen më përtacë, ata pasurojnë ndjesinë e të qenit i rritur. Në këtë moshë adoleshentët dëshirojnë t’i bëjnë veprimet e një të rri-
turi dhe të sillen si të tillë. Ata hyjnë në atë moshë të aftë për të hyrë në botën e kompjuterit, internetit, telefonit, celularit, lojërat “MP3” dhe laptopin personal. Kjo ndikon fuqishëm në komunikimin e tyre në shoqëri. Është normale dhe e drejtë që fëmijët të informohen dhe të dinë çdo gjë që ndodh në botë. Kjo u ndihmon të jenë në dijeni të realitetit dhe shërben si material për zhvillimin e tyre. Këtë gjë sot ua mundëson fëmijëve interneti, lirinë për të krijuar shoqëri, të luajnë lojëra dhe zgjedhin detyra shtëpie, por kjo edhe mund të sjellë edhe rrezik potencial. Të mos harrojmë së fëmijës i interesojnë më shume gjëra të këqija sesa të mira. Kështu që lind nevoja e disiplinimit të tij dhe duhet të vendosni te fëmija konceptet: “e drejta” dhe “e gabuara”. Ndonëse duhet një kohë e gjatë përpara se fëmija juaj të mund t’i kapë këto koncepte plotësisht, po që tani ju duhet të filloni t’i mësoni atij të drejtën nga e gabuara, duke ia shpjeguar, por edhe duke marrë shembuj konkretë. Për prindërit interneti mund të jetë si ecja nëpër një fushë të minuar. Siç theksuam edhe më lartë, interneti ua mundëson fëmijëve lirinë për të krijuar shoqëri, të luajnë lojëra, por prindërit duhet të ndërmarrin masa parandaluese nga grabitqarët e internetit. Edhe pse e kuptoj se nuk ka zgjidhje të lehtë, disa masa mund ta zvogëlojnë dukshëm rrezikun që fëmija juaj të bëhet viktimë. Shumica e prindërve mendojnë se “kjo kurrë nuk mund t’i ndodhë fëmijës Mars 2012
UP News
tim”, por kjo nuk është e vërtetë pasi që, në botën në të cilën jetojmë, viktimizohen sot shumë djem dhe vajza nga këta grabitqarë. Gjëja më e mençur dhe më e madhe është që të fillohet me masa konkrete sa më herët që është e mundur. Fëmijët sot, çdo ditë e në moshë më të re, po futen “online”. Sa më të rinj që janë dhe sa më herët që ju të filloni me masa parandaluese, është më mirë, duke folur për këto gjëra me ta, në mënyrë që kjo të ingranohet me rritjen e tyre. Gjëja e parë që duhet bërë është që, vetë prindërit të mësohen më shumë me punën e kompjuterit dhe ta analizojnë “uebin” si shembull porositë e çastit – “mesengjerat”. Prindërit duhet t’i mësojnë zhargonet që kam hasur në shkrime të ndryshme në internet, ku të rinjtë përdorin në komunikim në mes vete si p.sh : “MEKA” qëndron për "maminë e kam afër" edhe “HTTP” qëndron për "hajde të takohemi përnjëmend ”. Duke u nisur nga ky fakt duhet që mos t’ia lejojmë fëmijës që të ketë kompjuter në dhomën e fjetjes. Sipas mendimit tim, po edhe ekspertëve të internetit, kjo është njëlloj si t’ia jepni fëmijën tuaj një të huaji dhe ju të largoheni nga aty. Përkundrazi, kompjuteri duhet të jetë në atë pjesë të shtëpisë ku frekuentohet më së shumti, si dhoma e ndejës apo edhe kuzhina. Monitoroni se çfarë është duke shikuar fëmija juaj në internet, sa herë kaloni pranë tij, po normal duhet të siguroheni se ata ta kuptojnë që ka një shkak pse janë duke u mbikëqyrur dhe se këtë gjë jeni duke e Mars 2012
bërë për t’i mbrojtur ata nga ndonjë gjë e keqe që mund t’u ndodhë. Gjëja tjetër e radhës që duhet bërë është që të caktoni disa rregulla për përdorimin e internetit. Shkruani këto rregulla dhe vendosni një kopje të saj afër internetit që fëmija juaj të mund t’i referohet, përderisa shëtit nëpër rrjetin e internetit. Rregullat mund të jenë: limitimi i kohës së shpenzuar online, faqet të cilët fëmijët nuk mund t’i vizitojnë dhe çfarë lloj komunikimi mund të bëjnë, edhe pse ato ka gjasë që të filtrojnë/bllokojnë edhe faqet që mund të kërkojnë për detyra të shkollës. Krijoni një marrëdhënie të besueshme me fëmijën tuaj kështu që, në rast të ndonjë problemi që mund ta ketë online, ai ta ndiejë veten të lirë t’ju drejtohet juve për ndihmë. Mos u nervozoni me atë çfarë do t’ju tregojë apo shfaq, sepse mund të mos vijë fare herën tjetër kur të hasë në ndonjë gjë të diskutueshme. Bllokoni disa faqe interneti për siguri. Një metodë e efektshme për të luftuar kundër përmbajtjeve të padëshirueshme në internet është bllokimi i qasjes në disa faqe. Kjo metodë e shndërron kompjuterin në një mekanizëm të fuqishëm për mësim dhe, zvogëlon rreziqet nga gjërat e këqija “online” për fëmijën tuaj. Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike. “Windows Vista” e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si
dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon ta shpalosë internetin, e kur jo. Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të “User Accounts”, të cilin mund ta gjeni në “Control Panel”. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në “uebfilter” gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore. Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuterë vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni uebfaqet përkatëse në "Allowed list". Me aq sa përmendëm më sipër këto janë disa nga metodat për ta ndaluar sadopak përdorimin e internetit, por edhe iniciativa të tjera nuk mungojnë si, për shembull, në treg mund të gjeni edhe lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minoren, tek ata portale të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve të prezantuar në kohën e fundit nga Komisioni Evropian, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte të ndryshme, që janë shumë të rëndësishme për fëmijën tuaj, madje në disa vende të EU-së ka filluar një konsultim publik për t’i identifikuar mënyrat më efektive për ta bërë mjedisin online dhe në përgjithësi teknologjitë e komunikimit të sigurta për përdoruesit e në veçanti për fëmijët. (Autori është ligjërues në Universitetin e Prishtinës) 33
Aktivitet
UP News
“RETUERS” DHE “STIFTUNG” PËRKRAHIN GAZETARËT E EVROPËS JUGLINDORE
L
ondër, shkurt - Fondacionet “Thomson Reuters” dhe “Robert Bosch Stiftung” edhe këtë vit do ta përkrahin programin për gazetarë për raportim në ekonomi dhe politikë, i cili do të mbahet në Londër, Bruksel, Berlin dhe Frankfurt. Edhe nga Kosova do të jetë ketë pjesëmarrës në mesin e 15 gazetarëve nga Evropa Juglindore. Zyrtarja nga Fondacioni “Thomson Reuters” në Londër, Belen Becerra, ka deklaruar se programi për raportim në ekonomi dhe politikë nga Evropa Juglindore organizohet në bashkëpunim me organizatën gjermane “Robert Bosch Stiftung”. “Programi realizohet në dy pjesë. Në pjesën e parë përfshihen leksionet në Londër dhe Bruksel, kurse pjesa e dytë realizohet në Frankfurt dhe Berlin”, ka deklaruar ajo.
34
Becerra ka bërë me dije se qëllimi i këtij programi është që gazetarët nga Evropa Juglindore të njihen më shumë me punën që bëhet në këto vende, në të cilat zhvillohet programi. “Programi ka rëndësi të madhe sepse ofron mundësi që gazetarët pjesëmarrës të shkëmbejnë ide dhe përvoja në mes vete”, është shprehur Bacerra. Programi udhëhiqet nga Keith Stafford dhe Richard Meares, ish-gazetarë me përvojë të “Reuters”-it. Programi mbulon çështjet për shkrimet për ekonomitë në zhvillim të tregut, tregjet e raportimit. Pjesëmarrësit do të bëjnë ushtrime praktike të bazuara në temat aktuale evropiane. Vitin e kaluar nga Kosova fitues ka qene gazetari i së përditshmes “Epoka e re”, Afet Bela.u
Mars 2012
UP News
Kulturë
Analizë stilistikë e sintaksore
Roli shprehës i foljes dhe ndajfoljes në Kosova sot
Berat Armagedoni
Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë
Përdorimi i foljeve
S
Kosova sot, sikurse kemi hetuar gjatë analizës së foljeve dhe ndajfoljeve të saj, kur përdor ligjëratën e zhdrejtë ka përdorim shumë të vogël figurativ brenda teksteve, por jo edhe aq në mbitituj, tituj e nëntituj. Pra, gjuha e gazetës së saj është e zakonshme, bisedore. Ndërkaq, kur ka përdorim të ligjëratës së drejtë, çuditërisht ka më shumë figurshmëri sesa në të parën (kur është në ligjëratën e zhdrejtë)! Mbase ekziston një arsye e gazetës shumë e logjikshme, që lajmet t’i komentojnë e t’u japin ngjyrime vetë lexuesit, e jo gazetarët e redaktorët e gazetës. Kur jemi te këto dy tipa të ligjëratave, e drejtë dhe e zhdrejtë, duhet të themi se kemi vënë re se e para më shumë përdoret në faqet e sportit e të kulturës, e nxjerrë nga fjalitë e gjata brenda temës, me tituj kryesisht foljorë, kurse ligjërata e zhdrejtë ka përdorim më shumë në faqet e politikës, sociale, ekonomike, të vipave me tituj kryesisht emërorë, mbifoljorë, pak edhe foljorë (veçmas të vipave). Ja disa shembuj të ligjëratës së drejtë nga rubrika e sportit, të përdorur jo brenda thonjëzave të hapura (“) e të mbyllura (”), por vetëm me dy pika (:), pas subjektit folës: Shosholli: Suksesi, në përputhje me mundësitë2 Alonso: Red Bulli duhet të bëjë gabime3 Baton: Hamilton nuk është i rrezikshëm4 Skols: Fergusoni dëshironte të luaja ende5 Ronaldo: Nuk shkoj te Siti6 Kielini: Në shtëpinë e re e kthejmë famën e vjetër7
Kosova sot i përdor foljet kalimtare: hodhën, takoi, përsëritet, jepet; edhe jokalimtare: u diskutua, u hodhën, u takua, u përsëritet, u jepet. Por, edhe pse thuhet se foljet kalimtare gjithnjë janë më dinamike8, kurse foljet jokalimtare tregojnë pasivitet9, ato, si duket, në këtë gazetë nuk vlerësohen në bazë të këtij dallimi, pasi sa ka folje kalimtare, po aq ka edhe jokalimtare, ose sa ka folje aktive, ka aq edhe pasive. Në titujt e gazetës Kosova sot përdorim më të madh kanë veta e tretë njëjës (ai/ ajo) e shumës (ata/ato), për të dy gjinitë, mashkullore e femërore. Ndërsa, paraqiten në mënyrën dëftore e lidhore: në kohën e tashme, të kryer dhe të ardhme. E, pas potencimit (citatit), ligjëratës së drejtë, (mbylljes së thonjëzave), zakonisht folja është, ose në kohën e tashme të mënyrës dëftore: tha (ose ndonjëra folje sinonime e saj: pohoi, tregoi, shpjegoi, deklaroi, nënvizoi, potencoi, bëri me dije) ose në të kryerën e mënyrës dëftore: ka thënë (me foljet sinonime të saj: ka deklaruar, ka bërë të ditur, ka treguar, ka shpjeguar, ka nënvizuar, ka potencuar, ka pohuar etj).
ecila gazetë, ashtu sikurse njeriu që është vetë stili1, identifikohet me një stil të vetin (qoftë për titujt e shkurtë ose të gjatë, qoftë për përdorimin e gjuhës). Por, ashtu sikurse gazetarët, po ashtu akëcila gazetë është e kufizuar, në pjesën informative të gazetës, që fjalëve informative t’u japë polisemi (t’u japë kuptime të tjera fjalëve kryesore). E, ndodh kështu për shkak të audiencës së çfarëdollojshme, e cila nuk është në gjendje t’i kuptojë të tria nivelet e polisemisë: zgjerimin e kuptimit, ngushtimin e kuptimit dhe ndërrimin e kuptimit. Së këndejmi, kaherë kemi dëgjuar, lexuar e mësuar, se gazetari duhet të jetë i shkathët, i aftë, i përgjegjshëm, i... Mirëpo ky trinom i këtij tipi të gazetarit, pa zbuluar epitete të tij të tjerë, të cilët i kërkojnë mediet dhe shoqëria, duhet të ketë kreativitet kur shkruan dhe kur raportit ia vë titullin, pasi jorastësisht është thënë se titulli e jep gjithë përmbajtjen e lajmit, se është vetë lajmi. Edhe nëse e zëmë se akëcila gazetë ka një gazetar të tillë kreativ, në përditshmëri kuptojmë e shohim se në gjuhën e gazetave ka përdorime të pakta të titujve kreativë. Edhe ata që përdoren, përdoren rastësisht, pa e ditur as gazetari e as redaktori funksionin stilistik të tij, assesi atë se çfarë figure stilistike është. Rrallë ndodh kur gazetari ose redaktori dinë ta vlerësojnë teorikisht kuptimin e figurës së titullit. Sot, përpos gazetës Express, e cila shquhet për përdorim të figurave stilistike, për to veçohet edhe gazeta Kosova sot, e cila ndonjë ditë në tituj të raporteve ka prani të polisemisë, figura sikurse janë ato të ndërtimit: asindeti, elipsa, zeugma, pyetja retorike; figura të fjalëve dhe të mendimit: oksimoroni, paradoksi, metonimia, kiazma, antiteza, krahasimi, hiperbola (glorifikimi), litota, metafora, retiçenca (...), sinekdoka, eufemizmi, epiteti, por ndonjë ditë tjetër është e varfër për përdorimin e tyre. Mars 2012
Gjithashtu, edhe në tipin e ligjëratës së parë edhe në tipin e ligjëratës së dytë dominon stili i standardit të gjuhës shqipe. Edhe fjalët e një të pashkolluari ose me shkollë të mesme, të një toske e gege, edhe ato të akademikut Kosova sot i fut në normë gjuhësore. Ky është parimi i saj. Por, ka edhe një të metë në ligjëratën e drejtë, pasi aty organizimi sintaksor i fjalëve është shumë më i dobët sesa në ligjëratën e zhdrejtë. Aty parimi i shqipes: kryefjalë+kallëzues+kundrinë nuk respektohet. Mund të dalë kryefjala në fund të fjalisë!
Mestitujt e gazetës dhe “boxet” Mestitujt e “boxet” e gazetës, ashtu sikurse mbititulli, titulli e nëntitulli që janë pjesë të veçanta dhe mjaft të rëndësishme të tekstit, zgjojnë kërshërinë e lexuesve dhe e bëjnë leximin më të lehtë. Mestitujt zakonisht nuk i përdorin të gjitha gazetat ditore në Kosovë. P.sh. Epoka e re, përpos në ndonjë intervistë, një lajmi të vetëm, sado i gjatë që të jetë, nuk i nxjerr mestituj. Kështu veprojnë edhe gazeta Lajm e Express. Por, asnjërës prej tyre nuk u mungojnë “boxet”, në të cilët veçojnë kryesisht ndonjë prononcim (ligjëratë të drejtë) të rëndësishëm ose fusin të dhëna përmbledhëse, siç i quajmë me një term në anglishte, “backgraund”. Ç’është me rëndësi, në këtë numër të gazetës Kosova sot10 disa prej mestitujve të saj kanë edhe figurshmëri, edhe fraza stilistike popullore. Veriu, i lënë pas dore11 është një prej shumë mestitujve të kësaj gazete, i cili, 35
Kulturë përpos që është përdorur si frazë stilistike për kryefjalën (togfjalësh foljor: i lënë pas dore) për një pjesë të Kosovës që nuk është nën administrimin e saj, përdoret edhe në biseda të zakonshme për punë të ndryshme, si motivim stilistik e emocional: Bletaria ka qenë e lënë pas dore12; Ulliri, ky frut magjik i lënë pas dore13; Rreziku i lënies së Kur’anit pas dore14; “Shoqëria dhe teoria e saj e lënë pas dore”15; Pensionistët ndihen të lënë pas dore16; Arifi: Fshati Mjak nuk do të mbetet i lënë pas dore17 e shumë e shumë shembuj të tjerë të përdorur për tema të ndryshme, por me të vetmin qëllim: për të bërë me dije se ky send, ky njeri, ky vend, ky objekt, ky institucion, ky libër, kjo fe, kjo shkencë, ky..., kjo..., ky..., kjo... janë lënë pas dore nga të gjithë, se nuk po merret kush me ta/to, se nuk po shpreh interesim kush për ta/to, ani pse mund të ketë ose të kenë pasur kohë më parë dobi prej tyre. Gjithashtu, veçanti stilistike e gjuhësore foljore (metaforike) ka edhe frazeologjia popullore e heq barrën, e cila është përdorur po në këtë gazetë, në një mestitull: Kuvendi e heq barrën për Ligjin e vlerave të luftës18, që ka kuptimin e heq detyrën (obligimin) nga vetja për të cilën ngarkohej dhe e bart te tjetërkush, (te Qeveria). Kallëzuesi në këtë rast është përdorur në vetën e tretë njëjës: ai e heq.
Çka, kur, ku, qysh? Këto janë katër prej pesë pyetjeve, dikush i bënë gjashtë, të famshmëve të gazetarisë: Kush, çka, kur, ku, pse, qysh? Por, këto të katërtat, çka, kur, ku, qysh, i përgjigjen pjesës së punimit tonë, Rolit shprehës të foljes dhe ndajfoljes në tekstin gazetar të Kosovës sot. E para (çka, derivat i pyetjes çfarë) kërkon ndodhinë, tri të tjerat (kur, ku, qysh) vendin, kohën e mënyrën e ndodhisë; e para i përgjigjet foljes (çka ka ndodhur), të tjerat ndajfoljes (ku ka ndodhur, kur ka ndodhur, si ka ndodhur), të cilat, pra, e plotësojnë veprimin e së parës me kohën e veprimit, me vendin e veprimit, me mënyrën e veprimit, prandaj edhe qëndrojnë në kokën e shkrimit (nëse është një rrëfim gazetaresk)19.
Figurat dominuese stilistike në Kosova sot Qëllimi ynë në këtë kapitull është kërkimi dhe identifikimi i mjeteve shprehëse, të cilat, ashtu sikurse në gjuhën shqipe, edhe në gjuhë të tjera përdoren në situatën e njëjtë komunikative. 36
O. Dykro dhe C. Todorov, lidhur me këtë pjesë, të stilistikës (figurshmërisë), karakteristikat stilistike të një teksti, qoftë edhe i gazetës, i veçojnë në: rrafsh të thënies20 dhe në rrafsh të thënit21. Në të parin, në rrafsh të thënies, veçojnë: aspektin verbal, aspektin sintaksor dhe aspektin semantik. Në këtë të fundit fusin: reprezentativitetin, figuralitetin, shumëvlerësinë. Në të dytin, rrafsh të thënit, veçojnë: ligjëratën e raportuar (të drejtën dhe të zhdrejtën), situatën hapësinore kohore dhe qëndrimin e folësit. Në këtë të fundit fusin: stilin emotiv, stilin vlerësues, stilin modalizues. Këto klasifikime të Dykros e të Todorovit, por edhe cikli i ligjëratave të shumta e të ndryshme për stilistikën të profesor Bajram Kosumit dhe disa libra teorikë për teorinë e letërsisë e për stilistikën kanë hyrë shumë në punë në këtë pjesë të punimit. Metaforën e metoniminë, edhe emërore edhe foljore, i kemi përmendur e gjetur në tekstet e numrit të 4236 të 15 qershorit, (do t’i gjejmë edhe në disa numra të tjerë në këtë pjesë), kurse figurat e tjera stilistike i kemi kërkuar e gjetur, përpos në atë numër, edhe në disa numra të tjerë të Kosovës sot, të cilët nuk i kemi marrë çdo ditë për analizë, por i kemi lexuar sipërfaqësisht, ndonjë edhe shkëputur për këtë punim. Fillimisht, inversioni na ka rënë në sy të martën. Telefonatat e Rexhepit me Thaçin përgjohen22. Në këtë rast inversion kemi, pasi kallëzuesi është vendosur në fund të fjalisë, e që është dashur të jetë në krye të fjalisë, duke ndjekur edhe rendin logjik të fjalëve të shqipes: Përgjohen telefonatat e Rexhepit me Thaçin. Eufemizmat edhe në gazetari, edhe në zhanret e tjetra përdoren shpesh. Ka eufemizma të mirë dhe të dhembshëm, të cilët u dedikohen njerëzve të mirë dhe të dashur; ka edhe eufemizma fyes (të mbushur me plot ironi) e pa pikë keqardhje, të cilët përdoren për njerëz të këqij e për veprime të tyre të këqija. Eufemizmat kuptohen edhe si, përdorimi i fjalëve të buta në vend të atyre të rënda është eufemizëm. Po ashtu, përdorimi i fjalëve të buta në vend të atyre tronditëse është eufemizëm23. Te kronikat e zeza, por në rastet e fatkeqësive në trafik, gjuha është më shumë konotative. P.sh.: Një i aksidentuar (i vdekur në vend) mund të ketë kësi ngjyrime (edhe hiperbolë, edhe eufemizëm): e goditi makina; e shtypi
UP News
Oswald Ducrot makina; e bëri përshesh; e la të vdekur në vend. Togfjalëshin e parë, (e goditi makina ), e hasim shpesh në këtë gazetë Disa teoricienë të letërsisë, kur e bëjnë dallimin ndërmjet krahasimit e metaforës, pak a shumë e bëjnë kështu: Krahasimi përngjashmon (Filani si Fisteku), kurse metafora barazon; barazon një gjë me një tjetër, duke e bërë të parën sikur të ishte e dyta24. Edhe, krahasimi krahason, e metafora njëjtëson25. Ky njëjtësim në mendjen tonë aktualizohet nëpërmjet lidhëzave krahasuese si, sikur, porsi, po sikur, sikurse etj., me çfarë metafora ngelet me bazë krahasuese, krahasim i shkurtuar, që kryhet në mendjen tonë26. Të sillemi si burrështetas, jo si qyqarë është një prej figurave të krahasimit, e cila realizohet nëpërmjet lidhëzës si (titull po i kësaj gazete). Lexuesit: ‘Kosova sot’, e nevojshme si buka. Përpos asindetit, mungesës së foljes (është e nevojshme), ka prani edhe të krahasimit nëpërmjet lidhëzës si, në dukje të parë një krahasim paradoksal, pasi buka hahet, gazeta lexohet. Por, në kuptimin më të gjerë, është metaforë, se kinse lexuesit janë aq të lidhur me të sa nuk mund të rrinë pa të sa pa bukë! Elipsa është një prej figurave sintaksostilistike e cila përdoret shumë shpesh në gazetari, veçanërisht në tituj. Ajo ndihmon në shkurtimin e titujve e krijon shprehësi. Beteja për tregun, SERBËT ULIN ÇMIMET27; Sistemi i ujitjes, parakusht PËR RENDIMENTE TË LARTA28; Çmimi i lirisë, 50 mijë të vrarë në Libi29; Humbja në Skenderaj, një ditë e keqe30; Për parregullsi, Mars 2012
UP News
Tzvetan Todorov provimi anulohet në 17 komuna31. Këta janë pak, prej shumë titujve të një numri të Kosovës sot me prani të figurës së elipsës. Nganjëherë kjo figurë merret edhe si asindet, mirëpo asindeti ka të bëjë vetëm me heqjen e lidhëzave, por jo edhe të njësive të tjera gjuhësore32, të foljeve, të emrave, të presjes etj. Herë-herë mirë, herë-herë keq33. Këto fjali kanë për bazë ndajfoljet e mënyrës, (mirë/keq), e mënyra e realizimit të tyre është antitezë. I vihen prangat personit të rrezikshëm34. Në këtë titull, sa ka prani të epitetit, aq ka edhe të hiperbolës. Njeriu i cili është arrestuar, kohë më parë ishte shpallur në kërkim të policisë. Ai, sipas përshkrimeve e njoftimeve të policisë, ishte konsideruar person me rrezikshmëri të lartë. Kjo fjalë, i rrezikshëm, kur lexohet në gazetarinë e shkruar i ngjet hiperbolës, pas atij epiteti të dhënë nga policia e të marrë në bazë të veprave të ndryshme penale që i ka kryer vit pas viti derisa është arrestuar personi i kërkuar.
Shprehësitë ndajfoljore dhe ndajfoljet vlerësuese Edhe pse ndajfolja është një pjesë e ligjëratës që krijon mundësi të mira shmangieje35, në Kosova sot ajo shumë rrallë ndërtohet mbi nivelin e parë: informativ dhe plotësimin e kuptimit të foljes. Pothuajse të gjitha figurat stilistike kanë vlerësime, por ashtu sikurse dallojnë në terme e nocione, dallojnë edhe për dhënien e vlerësimit fjalëve, fjalive e teksteve. Kur jemi te ndajfolja, hetuar Mars 2012
Kulturë vetë, por lexuar edhe nga librat teorikë e gramatikë për gjuhën e mediumeve, vërejmë se vlerësimi dhe cilësimi, përpos mbiemrave, përemrave dhe numërorëve frazeologjikë tek (shtatë, nëntë, njëmbëdhjetë: numra funksionalë e emocionalë nga letërsia popullore) mund të shprehen edhe nëpërmjet ndajfoljeve. Megjithëse, tërhiqet vëmendja se, në rast se ndajfoljet vlerësuese jepen në pjesën informative (raport), ato duhet të kenë përdorim të kufizuar ose edhe të hiqen krejt, për arsye se, më shumë sesa i ndihmojnë tekstit dhe e plotësojnë foljen, e dëmtojnë tekstin dhe seriozitetin e shkrimit informativ. Pra, teoria propozon që si parim i të shkruarit për mediume – qoftë për gazeta, mjete të transmetuara, e madje edhe për marrëdhënie me publikun – të jetë përdorimi i kufizuar dhe me kursim i ndajfoljeve dhe i mbiemrave36. Sikurse mbiemri, edhe ndajfoljet shërbejnë për të sqaruar, por edhe për të kualifikuar dhe, së këndejmi, sikurse përmendëm më lart, e bëjnë të diskutueshëm konceptin e objektivitetit, pasi në gjuhën e informacionit jepen vlerësime e, kuptohet se, vlerësimet e gjykimet më tepër se në komente, editoriale, opinione, vështrime, këndvështrime, kumtesa, trajtesa, recensione nuk i gjejmë kund. Dmth., vlerësimet janë pjesë të kritikës, prandaj nuk duhet të futen e as të lejohen në shkrimet (raportet) e gazetarëve, jo për ata që duan objektivitet. Në një faqe të gazetës Kosova sot37, e cila i ka dy-tri tema të ndryshme, i gjejmë rreth 50 ndajfolje, duke filluar nga e mënyrës, e kohës, e vendit, e shkakut, e qëllimit, e sasisë, të përdorura (veçmas e para) në të tria shkallët: pohore, krahasore dhe sipërore. Trevjetorin, për të hënën, të hënën në orën 10, shumë, ku, dyditore, aksidentalisht, gjatë, të barabartë, të ulët, për shkak, gjashtë muaj, që nga java e ardhshme, shpeshherë, vazhdimisht, i sivjetmë, edhe të paktën një javë, e mirë, sot, shumë i kënaqur janë ndajfoljet që janë përdorur në mbititujt, titujt e nëntitujt e gazetës Kosova sot më datë 15 qershor. Disa prej tyre janë përdorur në fillim të fjalisë: Sot (ndajfolje e kohës) zhvillohet takimi i fundit në Raiffeisen Superligë�; Edhe të paktën një javë (ndajfolje e kohës) nuk dihet se kush i ka fituar zgjedhjet në Tiranë�; Gjatë (ndajfolje e kohës) qëndrimit në Gjakovë, De Marnak u takua me zyr-
tarët e Policisë Kufitare, ata të stacionit të policisë dhe të institucioneve të drejtësisë40; Shpeshherë (ndajfolje e mënyrës) na ka rënë të përcjellim emisione të ndryshme në Shqipëri, në të cilat vazhdimisht (ndajfolje e mënyrës) jepen vlerësime pozitive për mënyrën se si vishen meshkujt kosovarë, sidomos ata të estradës. Por, vetë kosovarët janë të pakënaqur me mënyrën se si vishen41, disa në mes të fjalisë: Delegacioni i FBK-së është shprehur shumë i kënaqur (ndajfolje e sasisë në shkallën sipërore) me pritjen dhe qasjen e zyrtarëve të lartë të Federatës Malazeze të Basketbollit...42; Për një skuadër me traditë siç është Vëllaznimi, sigurimi i ekzistencës nuk duhet të vlerësohet sukses. Mirëpo, një e mirë (ndajfolje e mënyrës në shkallën pohore) tjetër që duhet përmendur...43; Ibrahim Kadriu, fitues i sivjetmë (ndajfolje e kohës) i çmimit letrar44; QKMF-ja ‘Shpëtim Robaj’, gjashtë muaj (ndajfolje e kohës) pa rëntgen45; Edhe pse numri i banorëve të kësaj lagjeje është shumë i madh (ndajfolje e mënyrës në shkallën sipërore), kualiteti i jetës së tyre ende është në nivel të ulët (ndajfolje, mund të merret edhe si mbiemër, e mënyrës që tregon përmasën dhe është e panevojshme dhe e dëmshme për tekstet informative, pasi më parë sesa përshkruan, cilëson e përcakton) për shkak (ndajfolje e shkakut) të mosorganizimit institucional dhe neglizhencës investuese të pushtetit vendor46; Thaçi: Mësimdhënësit do të jenë të barabartë (ndajfolje e mënyrës që tregon nivelin) me ata të vendeve të BE-së�; Politikanët kosovarë, edhe ata në pushtet e pranojnë se në trevjetorin (ndajfolje e kohës) e hyrjes në fuqi, Kushtetuta nuk po zbatohet ende në tërë territorin e Republikës48; Deputetet kërkojnë t’u dëgjohet më shumë (ndajfolje e mënyrës në shkallën krahasore të sipërisë) zëri dhe t’u jepet më tepër (ndajfolje e mënyrës në shkallën krahasore të sipërisë) hapësirë veprimi në kryesi dhe në grupet parlamentare. Ato po lobojnë për ruajtjen e kuotës, por i kanë edhe disa kërkesa të tjera49 dhe në fund të fjalisë: Interpelanca e Thaçit shtyhet për të hënën50 (ndajfolje e kohës); Mbahet konferenca dyditore51 (ndajfolje e kohës); Nuk janë të rralla rastet kur persona të ndryshëm, nga pakujdesia, i shkrepin armët aksidentalisht në drejtim të familjarëve të tyre, duke i shndërruar lojërat e tyre me armë në tragjedi familjare. Policia e Kosovës i heton këto raste për të 37
Kulturë
vërtetuar nëse me të vërtetë kanë ndodhur aksidentalisht (ndajfolje e mënyrës), apo e kundërta52; Qytetarët ankohen se në institucionet shëndetësore private duhen paguar 7 euro për një fotografim, ndërsa krerët e këtij institucioni publik zotohen se rëntgeni do të aftësohet që nga java e ardhshme53 (ndajfolje e kohës). Sikurse vumë re, përdorim më të madh, jo vetëm në pjesët kryesore të teksteve (mbititull, titull e nëntitull), por edhe brenda teksteve (raporteve) kanë ndajfoljet e mënyrës dhe të kohës, pastaj vijnë të vendit, të shkakut, të qëllimit e të sasisë. T’i veçojmë edhe disa karakteristika të këtyre ndajfoljeve dhe të disa të tjerave. Në disa prej këtyre ndajfoljeve e kemi kohën e saktë: Sot zhvillohet takimi i fundit në Raiffeisen Superligë�, në një tjetër rrethanën afruese të kohës: Edhe të paktën një javë nuk dihet se kush i ka fituar zgjedhjet në Tiranë�. Po në këtë fjali e kemi vendin e saktë (në Tiranë), kurse në një tjetër rrethanën afruese të vendit: Në një fshat afër Gjakovës... Këto nëntë fjalë përcaktuese, hiç më pak, hiç më shumë ose hiç më mirë, janë ndajfolje. Hasen, më shpesh, në shkrimet për sportin. Ato, sikurse ndajfolja fare, ose tjetra fare pak, shprehin qëndrim të folësit, në këtë rast të gazetarit. Por, edhe te ndajfoljet ekziston një ndarje, sipas së cilës, ato rrethanore konsiderohen më neutrale se ato përcaktuese, joneutrale56, prandaj duhet të përdoren të parat e të eliminohen të dytat, nëse duam të mbesim objektiv. Hiç më mirë pjesën e dytë të lojës nuk e zhvilloi as Zeniti; Fare pak mundësi iu dha Mesit në ndeshjen me Milanin. Ndajfolja e fundit, fare pak, teorikisht është litotë. Në këtë rast ndajfolja pak e plotëson kuptimin e ndajfoljes fare. Shpeshherë përdorim ka edhe ndajfolja vlerësuese lart, e cila nuk prish gjë punë kur përdoret në ligjëratën e drejtë, por prish shumë punë kur përdoret në ligjëratën e zhdrejtë, pasi patjetër shpreh qëndrim të gazetarit. Kështu që, për fund, një përqasje e këtillë ndaj gjuhës jo vetëm si kuptim, 38
por edhe si qëllim, ofron një bazë teorike për t’iu përgjigjur pyetjeve se përse dhe si e përdorim gjuhën dhe çfarë ndikimi ka ajo në sjelljet dhe të menduarit tonë. Dhe së këndejmi, siç kemi vënë re gjatë disa shembujve të përdorur në këtë punim, mund të pranojmë se teksti i nënshtrohet një sistemi semiotik të nivelit më të lartë mbigjuhësor, i cili është i shumështresuar ashtu si edhe sistemi gjuhësor. Nëpërmjet tekstit prodhohen kuptime që e përbëjnë sistemin shoqëror, pra ai është një ngjarje sociologjike, në përputhje me aspektin dinamik të realitetit, me ristrukturimin e vazhdueshëm të tij në kohë dhe në hapësirë. u (P.S.: Ky punim, me titull Roli shprehës i foljes dhe ndajfoljes në tekstin gazetar të Kosovës sot, është shkëputur nga një seminar i gjatë (mbi 50 faqe) dorëzuar në lëndën Stilistika, të cilën e ligjëron profesor Bajram Kosumi në Degën e Gazetarisë në UP. Gjithashtu, po kjo temë, veçse vetëm e Rolit shprehës të foljes, është marrë edhe për punim masteri po në këtë degë e te ky mentor) 1 Pierre Guiraud: Stilistika, “Fjala Jonë”, Prishtinë, 1997, fq. 33 2 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 38 3 Po aty, fq. 41 4 Po aty, fq. 41 5 Po aty, fq. 40 6 Po aty, fq. 40 7 Po aty, fq. 39 8 Dr. Bajram Kosumi: STILISTIKA. Konceptligjëratë për përdorim vetëm nga studentët e Degës së Gazetarisë, niveli Master, Fakulteti Filologjik, UP. 2009/2010, cikli i ligjëratave: Stili ligjërimor gazetar: 9 Po aty, po e njëjta ligjëratë 10 Kosova sot, 15 qershor 2011 11 Po aty, fq. 3 12http://video.kosovapress.com/ beta/?cid=1,5,18194 (shikuar më: 10.9.2011) 13 http://www.albeu.com/lifestyle/ulliri-kyfrut-magjik-i-lene-pas-dore/43529/ (shikuar më: 10.9.2011) 14 http://rrugaedrejt.net/web/?p=318 (shikuar më: 10.9.2011) 15http://sq-al.facebook.com/pages/
UP News Shoq%C3%ABria-dhe-teoria-esaj-e-l%C3%ABn%C3%AB-pasdore/106240369466482 (shikuar më: 10.9.2011) 16 http://www.albaniasite.net/32445/kosovepensionistet-ndihen-te-lene-pas-dore (shikuar më: 10.9.2011) 17 http://fshatismire.com/lajme/692-arififshati-mjak-nuk-do-te-mbetet-i-lene-pasdore.html (shikuar më: 10.9.2011) 18 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 3 19 Bardh Rugova: Gjuha e gazetave, “Koha”, Prishtinë, 2009, 111 20 Osvald Dycro, Cvetan Todorov: Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit, “Rilindja”, Prishtinë, 1984, fq. 420 21 Po aty, fq. 421 22 Kosova sot, 13 shtator 2011, fq. 1 23 Melvin Mencher, Raportimi dhe shkrimi i lajmeve. Onufri, Elbasan, 1996, fq. 163 24�������������������������������������������� Milivoj Solar, Hyrje në shkencën për letërsinë, Tiranë, 2006, fq. 63 25 Tefik Çaushi, Fjalor i estetikës, Ombra GVG, Tiranë, 2005, fq. 291 26 Ali Aliu, Teoria e letërsisë, ETMMK, Prishtinë, 2001, fq. 65-68 27 Kosova sot, 14 shtator 2011, fq. 7 28 Po aty, fq. 34 29 Po aty, fq. 38 30 Po aty, fq. 42 31 Kosova sot, 13 shtator 2011, fq. 8 32 Bardh Rugova: Gjuha e gazetave, “Koha”, Prishtinë, 2009, 64 33 Po aty, fq. 43 34 Po aty, fq. 18 35 Dr. Bajram Kosumi: STILISTIKA. Ligjëratë për përdorim vetëm nga studentët e Degës së Gazetarisë niveli Master, Fakulteti Filologjik, UP, 2009/2010, cikli i ligjëratave: Morfostilistika 36 Bardh Rugova: Gjuha e gazetave, “Koha”, Prishtinë, 2009, fq. 54 37 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 16 38 Po aty, fq. 38 39 Po aty, fq. 32 40 Po aty, fq. 14 41 Po aty, fq. 31 42 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 39 43 Po aty, fq. 38 44 Po aty, fq. 31 45 Po aty, fq. 17 46 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 16 47 Po aty, fq. 14 48 Po aty, fq. 1 49 Po aty, fq. 5 50 Po aty, fq. 3 51 Po aty, fq. 7 52 Kosova sot, 15 qershor 2011, fq. 8 53 Po aty, fq. 17 54 Po aty, fq. 38 55 Po aty, fq. 32 56 Bardh Rugova: Gjuha e gazetave, “Koha”, Prishtinë, 2009, fq. 56
Mars 2012
UP News
Endre Ady
Nuk t'i kthej Të kthej gjithçka që mundem Nga vitet e kaluara, Por s'mundem të të kthej Dy sytë e tu të shkruar! Në shpirtin tim pasqyruar, Liqenin blu dhe ty, Përmes asaj çka ndjej, Do shohin ata sy. Të kthej gjithçka që mundem Nga vitet e kaluara, Por s'mundem të të kthej Dy sytë e tu të shkruar!
Kulturë
Pierre de Ronsard Jam bërë skllavi yt...
Charles Baudelaire Prehje shpirtërore
Jam bërë skllavi yt, prandaj ja ku të sjell Kët’ urth që shket e ngjitet dhe drurët i pështjell, Që dridhet e përdridhet dhe trungun e pushton Një herë edhe dy herë me palët e shtrëngon.
O dhimbje, shtrohu pak, tregohu më e qetë, Ti po kërkoje mbrëmjen: ja, zbriti ngadalë, Një atmosferë e errët dyndet mbi qytet, Dikujt i sjell qetësi, të tjerëve një andrallë.
Këtë kurorë urthi ty sot ta sjell dhuratë: Ashtu siç bën ai, do doja ditë e natë, Të ngjitesha pas teje dhe, tretur dashurie, Pas trupit tënd të njomë të dergjesha si hije.
Ndërsa turma zuzare e vlugut u nis, Nën fshikullimën e Qejfit, xhelatit tinëzar, Të mbarset me pendime, në llurbe të orgjisë, Dhimbje, nëma dorën, eja këtu pranë.
S'do vijë koha vallë kur në korije brenda, Aherë ndaj të gdhirë, kur të harliset prilli, Kur qielli i kaltër të na mbulojë si tenda.
Larg tyre, shih si përkulen të firet vite, Mbi ballkonet e qiellit, me veshje arkaike; Nga ujërat duke dalë, hidhërimi buzëqesh;
Shih, dielli poshtë urës përgjumet në heke, Me afsh un të të puth kur të këndojë bilbili, Dhe brengën t'ta rrëfej, të rrok sa ma ka ënda Nga lindja si qefin po zvarget, mba vesh, Mba vesh e dashur, nata po capit lehtë. At' shtatin e fildishtë që deh si trëndafili.
PA TITULL AMANETI I GJYSHIT Gjyshi nipit i kishte pas thënë Para se t’ia mësosh notin kujtdoqoftë Gënjeshtrën amanet vurratë në ballë ta ketë Lumi s’mund të kalohet pa amanetin Po ia mësove notin edhe mikut të mikut Ende pa hyrë në ujë deri në bel Zemra do t’i plasë lumi do të përgjaket Mua vargjet më përcjellin ditë e përditë Bashkë me amanetin e gjyshit edhe sot Por ç’t’i bëj shpirtit tim të dëlirë si loti Që vërtet një ditë mua kjo më ndodhi Po nuk e ruajte amanetin e gjyshit Dhe zemërgjerësinë e shpirtit Do të fundoseni në pusin e përgjakur Që djajtë hanë e pinë të ligat e tyre. Mars 2012
As varri në kopshtin E shtëpisë me lule S’mund të ma ngushëllojë zemrën Mashtrimi qenka si gur mbi kokë Epitafin do ta kesh të shkruar Në diell e në qiell Re të zeza të ta mbulojnë trupin As rrezja e diellit s’të ngrohë Për hir të trupit që nuk i falesh Do të shtrihesh në lëndinën e lotëve Të vdekurit do të gjykojnë Pse jetën jeton nëpër mashtrime Kot do të kërkosh shpëtim Për mëkatet që ke bërë gjithë jetën Tashti dita të është bërë natë errësirë Që diell të mos shohësh më kurrë ti shtrigë.
Syhejl Havolli
ASGJË PA TY As flaka e qiririt që zgjatet Deri në qiell pa yje S’më bën dritë pa ty As kënga që këndohet atje Nuk ia lakmoj as melodinë Kur ti nuk më je pranë Erdhe pa u hetuar fare Në gji gjete ngushëllimin Për ditën e sotme pa diell Ti po pushon në kraharorin tim E vogla ime që ke shpirt të madh 39
FjalĂŤkryqi
40
UP News
Mars 2012