Skip to main content

UP News Revistë e Gazetarisë

Page 1

Intervistë me Dr. Lori E. Amy

SHQIPTARËT PO E NDËRTOJNË TË ARDHMEN ARDHMEN E TYRE

E dashuron Shqipërinë dhe Kosovën, studentët, kolegët, njerëzit. Ka theksuar se Shqiptarët në Ballkan vazhdojnë të jenë një grup me probleme dhe ku ka >>> FAQE 2 padrejtësi.

Prof. dr. Agim ZOGAJ

MITI SERB PËR KOSOVËN NË KONTEKST TË MITOLOGJISË Nëse është i saktë konstatimi se historia nuk është dogmë, atëherë në studimet historike moderne, ... >>> FAQE 6-7

REVISTË E GAZETARISË, VITI I, Nr. 4, Korrik 2010, Falas

Fidan IBRAHIMI KULTURA DHE RREGULLAT E VESHJES >>>FAQE 8

GAZETARIA NACIONALE E DOMOSDOSHME PËR SHOQËRINË NË KOSOVË >>>FAQE 12

FLET PËR “UP NEWS”, REKTORI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (UP), PROF. DR. MUJË RUGOVA

UP-ja, plus 4 mijë studentë Si universitet, kemi kapacitete të mjaftueshëm për pranimin e një numri të madh studentësh, duke i marrë parasysh edhe qendrat e tjera, pos Prishtinës. Pastaj po hapet edhe Universiteti i Prizrenit këtë vit, që do ta shkarkojë një numër të madh studentësh nga UP-ja. Gjithashtu, po ndërtohet objekti Fakultetit të Edukimit, i cili do të jetë i gatshëm deri më 1 tetor. Duke i marrë parasysh këto fakte, atëherë këtë vit numri i studentëve të pranuar mund të shkojë deri në 18 mijë studentë.>>> FAQE 15 Intervistë me drejtorin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa

Lulzim AHMETI “KOSOVA E RE”, MUND TË MOS NDËRTOHET

>>>FAQE 9

AEROPORTI I PRISHTINËS,

MODEL PËR RAJONIN Drejtori i Aeorportit, Agron Mustafa, ka thënë se me ardhjen e tij në postin e drejtorit në këtë ndërmarrje publike, kanë ndryshuar shume gjera në mënyrë pozitive duke bërë që t’i sjelle edhe të hyra buxhetit të Kosovës, miliona euro si dividendë. >>> FAQE 10-11

Dukagjin AVDYLI SERBIA VODHI TRASHËGIMINË KULTURORE >>>FAQE 28-29


UP News

Revistë e Gazetarisë PËRMBAJTJA

Editorial

Arsimi i lartë e zhvillon vendin

Lulzim AHMETI

D

ëshira e madhe e të rinjve të Kosovës për t’i vijuar studimet në arsimin e lartë ka bërë që Universiteti i Prishtinës (UP) ta rrisë numrin e studentëve për 4 000 më shumë. Ky hap i menaxhmentit të UP-së është shumë pozitiv pasi me këtë shumë më shumë maturantë do ta kenë mundësinë të aftësohen për të ardhmen në universitetin publik. Ndryshe nga viti i kaluar, UP-ja nga 14 mijë studentë në vitin e ri akademik, do t’i ketë 18 mijë studentë, edhe pse ka pasur zëra se ngritja e numrit të studentëve do të ndikojë edhe në cilësinë e mësimdhënies. Dihet se në Universitetin e Prishtinës ka pasur çdoherë numër të madh të studentëve, por nëse rritet numri i studentëve, duhet të rritet, paralelisht me ta, edhe numri i mësimdhënësve, po ashtu edhe hapësirat për mësim. Hap i mirë është fillimi i punës së Universitetit të Prizrenit me disa programe të reja që nga fillimi i vitit të ri akademik në tetor, i cili do të kontribuojë shumë për rajonin e Prizrenit, por edhe për trevat e tjera shqiptare. Universiteti i Prizrenit do të jetë një mundësi e madhe për zonat e brezit kufitar të Shqipërisë, për Kukës dhe zona të tjera. Edhe Qeveria e Kosovës për çdo vit me programet e saj për të dërguar të rinj në studimet master në vendet e jashtëm, krijoi kuadro që do t’i nevojiten Kosovës për t’u përgatitur për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Me këto politika si të UP-së dhe Qeverisë së Kosovës, Kosova do të mund ta arrinte shkallën më të lartë në rajon për numrin e atyre që studiojnë në arsimin e lartë. (Autori është kryeredaktor i Revistës “UP News”)

Impresum: Revista“UP News” redaktohet nga kolegjiumi i redaksisë. Kryeredaktor: Lulzim AHMETI; Redaktor përgjegjës: Afet BELA; Dizajni: Osman D. GASHI. Adresa: Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. E-mail: revistaupnews@hotmail.com & revistaupnews@gmail.com. Tel.: 044 672 156 & 044 413 048 Korrik 2010

Intervistë me Dr. Lori E. Amy ................................ 2-3 Dr. Milazim Krasniqi: Dilemat e identitetit ballkanik dhe të integrimit evropian......................... 4-5 Dr. Agim Zogaj: Miti serb për Kosovën në kontekst të mitologjisë .................................................... 6-7 Fidan Ibrahimi: Kultura dhe rregullat e veshjes..8 Lulzim Ahmeti: “Kosova e Re”, mund të mos ndërtohet ............................................................................9 Intervistë me Agron Mustafa ........................... 10-11 UP News: Gazetaria nacionale e domosdoshme për shoqërinë në Kosovë .......................................... 12 Labinot Lekaj: Auditimi i brendshëm qeveritar, sfidë dhe domosdoshmëri ........................................ 13 Muhamet Jahiri: Advertajzingu ........................... 14 Intervistë me Mujë Rugova ...................................... 15 Fidan Ibrahimi: Beteja e Kaçanikut mbushi 100 vjet ............................................................................... 16-17 Berat Armagedoni: Letërsia dhe vetëdija.. 18-19 Jana Nano: Kanceri i lëkurës renditet i dyti në Shqipëri ..................................................................... 20-21 Hajdin Islami: Njëmbëdhjetë vjet liri ................ 22 Prof. dr. Agim Zogaj: Fahri Musliu, Masakra e Suharekës mars 1999................................................. 23 Shahadije Bikliqi: Korrupsioni në arsimin e Kosovës............................................................................. 24 Miranda Haxhija: Historia e re e komunikimit . 25 Adelina Avdullahu: Ujërat e zeza derdhen në lumin “Llap” ........................................................................ 26 Astrit Veliqi: 'Marrëzia' komuniste e stilistit Kadare............................................................................... 27 Dukagjin Avdyli: Serbia vodhi trashëgiminë kulturore ......................................................................... 28-29 Bukurije Surdulli: Fshati i bukur i të shkuarve.. 30 Gabriela Kraja: Kariesi dentar një sëmundje që mund të parandalohet ............................................... 31 Adifete Bela: Luboteni piktoresk, ‘labirinti’ i paeksploruar .................................................................. 32 Dafina Buqinca: Student apo politikan ............ 33 Arbana Bajraktari: Mbijetesa e Shoqërive Kuluro Artistike .................................................................. 34 Alma Bajrami: Pa mbrojtje .................................... 35 Gabriela Kraja: Si lindi shëndeti publik? ......... 36 Rebeka Naqi – Gjika: Iluzioni që e quajmë liri..37 Saranda Ramaj: Modvalsenet e ri, e të çmendur 38 Luljeta Ismajli: Qelizat amë nga gjaku i Koridt Umbilikal ......................................................................... 39 Fjalëkryqi......................................................................... 40 1


Intervista

UP News

Intervistë me profesoreshën e Georgia Southern University në SHBA Dr. Lori E. Amy

Profesoresha ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe Kosovën.

Shqiptarët po e ndërto Intervistoi: Afet BELA, Tiranë

P

rofesoresha amerikane, Lori Amy, ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe Kosovën, studentët, kolegët, njerëzit. Ajo në një intervistë për “UP News”, ka theksuar se Shqiptarët në Ballkan vazhdojnë të jenë një grup me probleme dhe ku ka padrejtësi. Sipas saj aftësia e shpirtit të triumfit kundrejt padrejtësive- është gjëja që më shumë i pëlqen tek Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në vise të tjera. Ajo çka e bën këtë forcë të jetë kaq unike për mua, kaq të komplikuar, është ndërthurja dhe ndikimi i së shkuarës mbi të tashmen. Ajo ka deklaruar se problemet për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë

shumë të ndryshme (diferenca në presionet gjatë konumizmit, pasojat e luftës, strukturat e trupave ndërkombëtarë.

UP NEWS: Cilat janë përshtypjet për shqiptarët? Amy: Sapo jam kthyer nga Parisi, një qytet i mrekullueshëm. Gjithçka e bën atë një qendër të famshme të kulturës. Muzetë, monumente, arkitekturaishin, janë të mrekullueshëm. Por gjatë gjithë kohës që isha aty më munguan rrugët e Tiranës aq të dashura për mua, më mungoi jeta që gumëzhin në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo çka e bën këtë forcë të jetë kaq unike për mua, kaq të komplikuar, është ndërthurja dhe ndikimi i së shkuarës mbi të tashmen. Shqiptarët në Ballkan vazhdojnë të jenë një grup vunerabël – varfëria, problemet me infrastrukturën, padrejtësia. Ndonjëherë, ky “kafshim nga pulsi i jetës” është edhe ‘kafshimi” i muzikës e i ritmit për vallëzim që është edhe pjesë e rëndësishme e jetës që unë kam njohur këtu. Shpesh, është pulsi i garës nga adrenalina e frikës, ankthit se ku të gjinden paratë, ushqimi, për të mbijetuar edhe sot. Shpesh, gjithashtu, zemra kafshon zemërimin e vet, frustrimin nga institucionet dhe forcën e korrupsionit dhe lakmisë që akoma nuk është zhvilluar si duhet “qeveria për njerëzit”, që shumë njerëz shpresuan se demokracia do të sillte. E vërteta e shqiptarëve (e vërteta që unë shikoj) është se njerëzit i përshtaten urisë, dhimbjes, frikës, nervave, dhe sensit të tradhtisë dhe mosbesimit që shumë prej tyre ndiejnë. Këto gjëra janë pikërisht kaq të vërteta e unë jam e inspiruar prej tyre. Gjatë kohës sime këtu, kam pasur nderin të jem pjesë e kapacitetit të shqiptarëve për tu përfshirë spontanisht në një festë, e për të vallëzuar gjatë gjithë natës. Kam ndjerë intensitetin me të cilin studentët, kolegët dhe miqtë e mi e duan jetën, shijojnë gëzimin në kënaqësitë e ditës – një kafe në diell në një kafene me tavolina në trotuar, një erë e lehtë të kujton detin.

UP NEWS: Si e shihni të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë ? Amy: Kam admiruar dedikimin me të cilin studentët e mi luftojnë për një jetë më të mirë, studiojnë, shpresojnë dhe ëndërrojnë për të ardhmen që duan të ndërtojnë. I përulem etjes së njerëzve për dije. Në të shumtën e kohës njohuritë që ata marrin në Universitete apo në Institutet e tyre nuk janë të mjaftueshme. Jam veçanërisht e impresionuar nga numri i studentëve që kam njohur që shfrytëzojnë çdo alternativë për të mësuar, 2

Korrik 2010


UP News

Intervista

ojnë të ardhmen e tyre

interneti, uorks h o p e , seminare, konferenca e puna që bëjnë në organizata jo fitimprurëse. Kam takuar studentë që kanë mësuar gjithçka vetë, nga gjuhët e huaja deri të programimi i kompjuterëve, që kanë hapur organizata të vetat, e që kanë interes për tu përballur me inatin, pikëllimin dhe pasigurinë, që jetojnë me kurajë, forcë ,zemër e vendosmëri. Ky elasticitet –Aftësia e shpirtit të triumfit kundrejt padrejtësive- është gjëa që më shumë i pëlqej Shqiptarëve. E kam parë këtë kudo që shkoj në qytete dhe fshatra të Shqipërisë, në vendet që kam patur mundësi të vizitoj në Kosovë. Elasticiteti dhe etja për dije janë mendoj unë, dy pasuritë më të mëdha që shqiptarët kanë. Në mënyrë që të kalojë të shkuarën e ta lë pas atë, kësaj gjenerate i duhet të kalojë shumë pengesa. Problemet për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë shumë të ndryshme (diferenca në presionet gjatë konumizmit, pasojat e luftës, strukturat e trupave ndërkombëtarë). Por të dy shtetet kanë një pjesë shumë të madhe të popullsisë që ka ngecur në hendeqet e së shkuarës dhe shumë pak që kanë mundur ta superojnë këtë e që kanë zhvilluar një vizion përtej dhunës përjetuar. Për këtë arsye mendoj se është shumë e rëndësishme për studentët në Kosovë dhe Shqipëri që të kenë sa më shumë bashkëpunime që të munden me studentë ndërkombëtar, kjo sepse duhet të zhvillohet infrastruktura arsimore e sepse mësojmë t’i shohim gjërat ndryshe kur kemi shembuj për këtë.

UP NEWS: Po bashkëpunimin e studentëve shqiptar dhe amerikan? Amy:Duke qenë se mendoj se bashkëpunimi Korrik 2010

në fushën akademike është shumë i rëndësishëm, unë pata dëshirë të lidh studentët në Georgia Southern University me studentët e mi në Kosovë dhe Shqipëri. Në nëntor 2009, Studentët e fakultetit të Mjekësisë në Tiranë me studentët e GSU komunikuan direkt më njëri-tjetrin. Kjo ishte hera e parë e një lidhjeje në kohë direkte ku studentët Shqiptarë dhe Amerikanë ishin përballë njeri-tjetrit duke diskutuar për jetën, luftën në Kosovë, çështjet e shëndetit global. Vitin që vjen do të doja të ndërmerrja bashkëpunime të tjera. Duke qenë se lënda që unë jap mësim bazohet në mënyrën se si gjuha ndikon në mënyrën se si tregohen kujtimet dramatike, unë kam mundësinë të zgjedh për të ndihmuar në lëndë të ndryshme këtu. Unë do të kisha dëshirë të punoja me profesorë në Shqipëri dhe Kosovë për të dizenjuar një serë pyetjesh për lexime të përbashkëta të studentëve tanë, ku ata të vendoseshin në internet përballë njeri-tjetrit, për të prezantuar veten , për të bërë pyetje e për të dhënë përgjigje. Me lidhje të tilla ne do të mund të punonim për raste specifike, të fokusuar për të zhvilluar strategji të mësimdhënies dhe teknologjisë, për të zhvilluar kurikulat dhe burimet e studimit, për të promovuar bashkëpunime ndërkulturore midis studentëve në shtetet tona respektive. Kjo lidhje trans –kulturore mund të jetë një hap konkret që ne ndërmarrim për të zhvilluar njohuritë tona në linjën e një bashpunimi të universiteteve, bizneseve, qeverive dhe shoqërive tona. Dua që të rinjtë në Shqipëri, Kosovë dhe ShBA të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë, për të parë se si bota duket ndryshe nga një vend tjetër, për të parë një perspektivë të re. Dua që të gjithë studentët e mi që kanë etje për dije, të kenë akçes në të gjitha mjetet, burimet dhe strategjitë e të mësuarit e kjo do t’i ndihmojë ata për të rindërtuar shoqëritë ku jetojnë. Kjo do të ndihmonte për të përmirësuar shoqëritë që gëlojnë nga dëshira për të jetuar e që kanë ngecur në konfliktet e së shkuarës, dhimbjes, dhunës. Kjo do të rriste shpresën, dashurinë dhe mundësitë. (Përktheu: Eni Tresa ,UT) n 3


Analizë

UP News

Dilemat e identitetit ballkani

Ballkani Ballkani Ballkani Ballkani Ballkani Ballkani Ballkani Ballkani

4

Dr. Milazim KRASNIQI

P

as pushtimit mizor të tokave shqiptare në vitin 1912 që ishin nën sundimin osman, janë shpalosur edhe disa projekte të tjera për zhdukjen fizike të shqiptarëve në vitet 1938, 1945, 1953, për të arritur në një pikë armiqësie irracionale në vitin 1989. Më 28 qershor 1989, Sllobodan Millosheviqi, në kremtimin e gjashtëqind vjetorit të Betejës së Kosovës, në Gazimestan, ndër të tjera pati deklaruar se “Gjashtë shekuj më vonë (nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, vërejtje e autorit), ende jemi në beteja dhe para betejave. Ato nuk janë të armatosura, edhe pse as ato ende nuk janë të përjashtuara(3)”. Prandaj, nëse historia e kaluar do të mbetet pikë referimi për procesin e identitetit ballkanik, nuk do të mund të arrihet pajtimi dhe as të lëvizet drejt integrimit në të njëjtat struktura të Bashkimit Evropian. Historia nuk është motivuese për bashkëpunim as ndërmjet kombeve të tjera, turqve e grekëve, kroatëve e serbëve, boshnjakëve e serbëve, po as bullgarëve e grekëve. Për këtë arsye, historia nuk duhet të mbetet themeli mbi të cilin do të kërkohet ndonjë shtresë e përbashkët e identitetit ballkanik dhe as e interesave të përbashkëta në procesin e integrimeve evropiane. Thënë thjesht, historia, e cila e ka ngarkuar me konotacione negative edhe vetë emrin Ballkan, minon gjithçka. Për këtë arsye Bashkimi Evropian, duhet të përpiqet ta shmang historinë nga debatet dhe nga procesi i integrimit dhe të ofrojë një perspektivë më të mirë për të ardhmen e kombeve të Ballkanit. Gafa si ajo e Barak Obamës, sa ishte kandidat për president të Shteteve të Bashkuara, Barak Obamës, sipas të cilit serbët kanë një “histori heroike”, më shumë prishin punë s e sa që ndreqin. Sa u përket vlerave kulturore, as ato nuk kanë krijuar një shtresë të përbashkët, e cila do të ndikonte në përftimin e nj identiteti ballkanik. Karakteristika e vetme e përbashkët e kulturave të kombeve ballkanike është eklektizmi, që ka ardhur si rezultat i jetës së përbashkët ndër shekuj, në Perandorinë e Bizantit dhe në Perandorinë Osmane. Duke qenë popuj të vegjël dhe të sunduar, nuk kanë zhvilluar modele të vetat kulturore, por kanë huazuar nga të tjerët dhe nga njëri tjetri dhe modelet e huazuara

ia kanë përshtatur nevojave kulturore dhe sociale të kohës. Këngët akritike bizantine, këngët epike boshnjake e serbe dhe këngët kreshnike shqiptare, kanë huazime e imitime të dukshme. Por ato vetëm sa i theksojnë dallimet dhe armiqësitë ndërmjet këtyre popujve e nuk krijojnë as idenë e largët të një eposi të përbashkët. Edhe këngët popullore janë shartime të panatyrshme ritmesh e motivesh të huazuara e mandej të konfrontuara. Dallimet fetare nga ana tjetër, kanë luajtur një rol në diferencimin e disa popujve, veçmas të atyre që kanë përqafuar fenë Islame, turqit, shqiptarët dhe boshnjakët. Por, edhe në radhët e ortodoksisë, kishat autoqefale, nacionale braktisën shtresën e përbashkët bizantine dhe zhvilluan politikat e veta nacionale në fushën e fesë. Pra, as në planin fetar nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë identitet të përbashkët të kombeve ballkanike. Përkundrazi, identitetet fetare janë të kundërvëna. Aktualisht mosmarrëveshjet janë mes Kishës serbe e maqedone dhe mes Kishës Serbe e asaj Malazeze. Ndërsa, në sfondin e rritjes së islamofobisë në përmasa ndërkombëtare, Serbia po bën përpjekje të fuqishme propagandistike që t’i denoncojë boshnjakët dhe shqiptarët si gjoja subjekte të “rrezikut islamik”. Atëherë, si mund të ndikojë BE-ja në këtë realitet kompleks, ku nuk ekziston një shtresë e identitetit të përbashkët ballkanik, as në histori, as në kulturë e as në fe? Fokusimi aktual i Bashkimit Evropian (4) është në të ashtuquajturin “Ballkani Perëndimor”, si një entitet gjeopolitik, i sajuar për qëllime praktike të procesit të integrimit. (Pjesa Lindore e Ballkanit, Greqia, Bullgaria dhe Rumania, por pa Turqinë, tashmë është anëtarësuar në strukturat e bashkimit.) Koncentrimi i armiqësive ballkanike është pikërisht në këtë pjesë të rajonit te emërtuar si “Ballkani Perëndimor”, për shkak se Serbia ka qenë dhe është bllokuesja kryesore e procesit të integrimit. Taktikat që po ndjek Bashkimi Evropian, që nga ndikimi direkt në zgjedhjet në Serbi e deri te marrja e mandatit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, tash për tash po tregohen të guximshme. Por, se a do ta finalizojnë ndikimin duke i transformuar këto shoqëri dhe duke i mbyllur kontestet dhe armiqësitë e haptë, mbetet të shihet në të ardhmen. Për të bërë më efikas procesin e integrimit, Bashkimi Evropian duhet që programin e njohur CARDS, ta koncentrojë më shumë në dy pikat që kanë të bëjnë me lidhjet ndërmjet shteteve që marrin ndihma dhe në promovimin e bashkëpunimit rajonal. Për shkak të pasojave që shkaktoi spastrimi etnik dhe gjenocidi serb në Bosnjë e Hercegovinë Korrik 2010


UP News

Analizë

ik dhe të integrimit evropian dhe në Kosovë, programi ka qenë i angazhuar shumë në çështjen e kthimit të të zhvendosurve, por në vitet e ardhshme, ai do të duhej të koncentrohej në dy pikat që u theksuan më lart, edhe për të sheshuar divergjencat që kanë disa shtete mes vete e edhe për të zbutur diferencat që ekzistojnë në procesin e integrimeve. Programi CARDS e ka ndihmuar procesin e asocim-stabilizmit, por tash që shumica e shteteve ballkanike e kanë atë marrëveshje, programi do të mund të fokusohej në disa aspekte që e stimulojnë më shumë bashkëpunimin rajonal. (…) Është interesant se edhe gjashtë pikat e Procesit të Stabilizim-asocimit, janë të koncentruara më shumë në çështje politike, juridike e ekonomike e fare nuk përmenden aspektet kulturore si element i transformimit të shoqërisë. Me një fjalë, në politikat e Bashkimit Evropian, dominon përpjekja për ndryshimin e qeverisjeve në shtetet ballkanike, përmes partneritetit kushtëzues, por nuk është e qartë politika e Bashkimit Evropian ndaj shoqërive të vendeve të Ballkanit. Edhe projektet që financohen, kalojnë nëpër zyrat e qeveritarëve, gjë që në kushtet e qeverive të korruptuara të disa shteteve ballkanike, e ulë ndjeshëm efikasitetin e ndihmave. Janë disa fusha si arsimi, kultura dhe media, ku mund të rritet ndikimi i Brukselit, në procesin transformues mbi disa nga shoqëritë ballkanike që kanë mbetur prapa në zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Pra, në të ardhmen, pa e ndryshuar strategjinë e bashkëpunimit me qeveritë, komunikimi duhet të përfshijë direkt edhe vetë shoqëritë, në mënyrë që ato ta ndjejnë vetë ndikimin prezencën dhe kontributin që jepet për to. Kjo mund të realizohet në disa sektorë. Në rend të parë, agjencitë e Bashkimit Evropian duhet të financojnë me shuma më të mëdha dhe me projekte direkte universitetet publike, duke i inkurajuar që të ngrinin edhe programe të studimeve të bazave të përbashkëta të identiteteve të reja evropiane dhe ballkanike. Tejkalimi i paragjykimeve dhe i armiqësive mund të bëhet përmes njohjes më të mirë dhe të kuptuarit e ndërvarësisë së fateve të këtyre kombeve në kohën në të cilën jetojmë. Në këtë kontekst, do të mund të ndihmohej që të ngrihen edhe katedra për mësimin e gjuhëve dhe kulturave respektive. Universitetet janë më larg dorës së qeverive dhe transmetojnë më shpejt nevojën e ndryshimeve në shoqëri. E dyta, Bashkimi Evropian me strukturat e veta, Komisioni Evropian në rend të parë, duhet të inkurajojë qeveritë e shteteve të Ballkanit, që të afirmojnë rishikimin dhe rishkrimin e librave të historive, që janë të falsifikuara. Në këtë kontekst, do të duhej të kërkohej që të dënohen me një deklaratë të përbashkët të gjitha projektet Korrik 2010

gjenocidale të së kaluarës, ashtu si është dënuar nazizmi dhe antisemitizmi. E treta, presioni më i madh për dekriminalizimin e një pjese të medies dhe për rritjen e standardeve profesionale dhe etike, mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimeve përjashtuese te opinioni publik. Realisht, nuk është e lehtë që të rritet efikasiteti i Brukselit (5), për shkak se politikat e disa shteteve të veçanta evropiane në rajon janë shumë të fuqishme. Sikundër shihet në rastin e qëndrimit ndjaj Turqisë, Franca dhe Gjermania, kanë potenciale të mëdha bllokuese. Nga ana tjetër, Unioni i Mesdheut, i krijuar nga iniciativa e Francës dhe e mbështetur me konsensus nga Bashkimi Evropian, mund të jetë me ndikim në relaksimin e Ballkanit, duke e inkuadruar në një strukturë më të gjerë gjeopolitike dhe kulturore. Unioni i Mesdheut mund të jetë njëra nga kornizat më të natyrshme për krijimin e balancave ndërmjet shteteve evropiane, ballkanike e arabe, pa prezencën destruktive të Rusisë, e cila edhe sot është faktori nxitës i kryeneçësisë serbe ndaj shqiptarëve. Pra, sa më shumë që Bashkimi Evropian e përjashton Rusinë nga ndikimi në Ballkan dhe në Mesdhe, aq më të mëdha janë gjasat e relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet kombeve të Ballkanit dhe të integrimit të tyre në strukturat evropiane. Në një union të tillë të gjerë, e më vonë në vetë Bashkimin Evropian, edhe mund të kërkohet pas një kohe, një shtresë e përbashkët e identitetit të ri ballkanik. Por, për këtë gjë duhet një kohë më e gjatë. Sot për sot, paqja në Ballkan ruhet vetëm falë prezencën së fuqishme të NATO-s në Kosovë dhe taktikave integruese të Bashkimit Evropian. Pa këto dy aspekte, konflikti serbo- shqiptar do të riciklohej dhe do të përfshinte në orbitën e vet edhe kombe të tjera, në rend të parë boshnjakët dhe malazezët, si viktima potenciale të agresionit serb. Përderisa është kështu, nuk mund të thuhet se ka triumfuar ndikimi i Bashkimit Evropian në këtë rajon të trazuar, emri i të cilit hyri në histori me ngarkesë negative, për shkak të barbarive që bën disa nga kombet ballkanike “nën Kryqn’ e Krishterë”, sikundër i pati parë me sytë e vet gazetari amerikan Pikthal, në vitin 1912. Ajo histori nuk mund të harrohet. Prandaj, më së miri është që të rikonfigurohet rajoni me një emërtim të ri, duke u integruar i tëri në Evropë, pa ngarkesën e të kaluarës së hidhur. Këtë detyrë historia ia ka ngarkuar Bashkimit Evropian. Por, kjo detyrë ende është larg që të kryhet me sukses. n

Evropa Evropa Evropa Evropa Evropa Evropa Evropa Evropa

5


Studim

UP News

Miti serb për Kosovën në Dr. Agim ZOGAJ

N

ëse është i saktë konstatimi se historia nuk është dogmë, atëherë në studimet historike moderne, veçmas në procesin e rishkrimit të historisë së popujve të Evropës Juglindore, veçmas të Ballkanit Perëndimore duhet të përqendrohemi në nxitjen e frymës kritike për faktet dhe të dhënat konkrete. Përmes metodës cilësore, ne, si shkrues të historisë i hapim mundësitë e interpretimit të fakteve historike, pra gjithnjë në frymën e mendimit kritik që është rruga drejt objektivitetit, drejt qasjes kritike dhe racionale në fushën e studimeve. Me këtë, studimi dhe shkrimi i historisë ndihmon në përparimin e mjeteve intelektuale, mendjes së hapur e cila është parakusht për suksesin e secilit studiues. Studiuesi i lartcekur amerikan kishte pasur të drejtë kur kishte thënë se:” Faktet e zbuluara të historisë nuk na mësojnë asgjë pasi ne s’arrijmë të ndajmë të rëndësishmen nga e parëndësishmja”.1 Ai madje është edhe më i prerë në konstatimin e tij:” Vetë historia nuk na pajis me këtë kriter, sado që materiali i historisë është vendimtar për të arritur në kuptimin filozofik të njeriut dhe të asaj që ai ka qenë”.2 Pra, “Të dhënat bëhen fakte shkencore vetëm në kuadrin e një pikëpamje teorike shkencore, do të theksonte... Karl Popper”.3 Gjithnjë në temën e shtruar, na imponohet pyetja: cila është fuqia e metodës cilësore në studimet historike për të demistifikuar, veçmas pamundësuar praninë e mitit në histori, mitomanin si një ndër pengesat kryesore në rrugën e kërkimit dhe studimit shkencor të ngjarjeve, zhvillimeve historike? Përkatësisht, përse po e veçojmë këtë aspekt të trajtimit shkencor të kërkimeve në 1 Jill Lewis, Studimi Akademik / Lexime dhe Strategji, “Qendra për Arsim Demokratik”, Tiranë, 2007 f. 526 2 Po aty. 3 Prof. dr. Aleksandër Kocani, Metodat e Kërkimit Sociologjik, “Universiteti UFO”, Tiranë 2007, f. 13

6

rrafshin historik? A e bëjmë këtë përqasje teorike vetëm për shkak të pranisë së qasjes mitike në nivelet e caktuara të historiografisë moderne, apo, kjo na imponohet detyrimisht në gjetjen dhe aplikimin e qasjeve më të avancuara të metodave të kërkimit shkencor në rrafshin e studimeve historike? Tradicionalisht, miti nënkupton një histori, një trillim, një fabul, diçka pra që nuk e besojmë. Sipas këtij kuptimi, miti nuk ka mundësi të ketë diçka të përafërt me një të vërtetë historike, edhe pse ata të cilët e sajojnë dhe përhapin mitin edhe përmes shkrimeve mitin e imponojnë si diçka të vërtetë. Kuptimi tjetër teorik për mitin nënkupton se, ai paraqet domosdo pjesë të pashmangshme të ekzistencës kolektive. Prandaj, thuhet se të gjitha komunitetet, të gjitha kombet kanë mite. Realisht, jo vetëm nga aspekti kulturor dhe ai i psikologjisë së kolektivitetit, por edhe politikisht dhe ideologjikisht kombet u besojnë miteve të tyre. Është me shumë interes të trajtohet niveli i qëndrueshmërisë së mitit dhe i besueshmërisë së tij përbrenda komunitetit të caktuar. Kjo, sepse siç do të shohim në rastin e mitit të rrejshëm serb për Kosovën, miti i jep ekzistencë kolektive dimensionit të përkohshëm. Ai, pra miti, tek anëtarët e një komuniteti rrënjos një të kaluar spekulative e cila edhe pse është shkruar mbi të pa vërtetat dhe mbi spekulimet krijon përfytyrimin se është origjinale, e vërtetë, e besueshme. Ndryshe, si mund të kuptohet verbëria kaq e thellë jo vetëm ideologjike e kombit serb, në radhë të parë e elitave akademike serbe të cilat vazhdojnë të besojnë dhe të udhëhiqen nga miti i rrejshëm serb për Kosovën si “ djep i serbizimit”! Por, “ Serbët e Kosovës së sotme... kanë prejardhje të ndryshme, disa janë shpërngulur në Kosovë nga Dalmacia, nga Bosnja apo nga Serbia e Veriut”.4 Miti i rrejshëm historik serb për Kosovën ndërlidhet drejtpërdrejt për një ndër çështjet më të ndërlikuara të po të njëjtit mit, pra për sistemin 4 Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë/ “ Koha&Shtëpia e Librit”, Tiranë, 2001, f. 11

Korrik 2010


UP News

Studim

ë kontekst të mitologjisë e ngulitjeve në territorin e Kosovës. Derisa, historiografia spekulative serbe, e politizuar dhe e ngritur mbi mitologjinë e përforcon këtë detaj të këtij mit edhe me gënjeshtrat dhe mashtrimet tjera, historiografia evropiane, perëndimore është shumë e qartë: “Kosova nuk ka qenë brenda territorit serb të Rashkës, i cili ka qenë më larg në veriperëndim të saj: ekspansioni serb në Kosovë fillon seriozisht vetëm në fund të shekullit XII”5 Akademikja nacionaliste serbe, Isidora Sekuliq shkonte edhe më larg në përforcimin spekulativ dhe mitologjik të mitit serb për Kosovën duke konstatuar :”Serbia nuk është shtet, ajo është Kosova; e Kosova është varr, varri në të cilin është varrosur gjithçka, dhe ringjallja mund të dalë vetëm nga varri, sepse nuk ka ringjallje pa vdekje”.6 Ky pozicionim i akademikëve serbë, dhe tani vonë edhe i akademikëve maqedonasë në mbrojtje të mitologjisë serbe bëri që, vërtetë miti të jetë në shërbim të agresionit të shtetit serb, sepse:” Glorifkimi i këtij akti ( Fjala është për vrasjen e Sulltanit nga Millosh Kobiliqi – nënvizimi im. A-Z ) nga shkrimtarët e shekullit të XIX pati pasoja të hetueshme dhe ndihmoi për të stimuluar kultin e vrasjes politike në fillim të shekullit XX. Kotësia e aktit të Obiliqit u bë petku i tij magjik”.7 Prandaj, Miti i Kosovës e shenjtëron kultin e vetëshkatërrimit, e edhe vetë eksploatuesit e tij cinikë mund të tërhiqen në logjikën e tij e të mos mund t’i ikin tendencës për të shkuar shkallë - shkallë kah gremisja e vetë”. 8 Mitet, siç dëshmohet veçmas nga përmbajtjet mitike të historiografisë serbe/ jugosllave në lidhje me çështjen shqiptare dhe konkretisht Kosovën janë shumë të pëlqyeshme sepse kanë vlerë argëtuese dhe magjia e porosive të tyre të sajuara deri në mashtrim, gënjeshtër dhe iluzione e tërheqin publikun. Madje, një prej qëllimeve thelbësore të sajuesve të miteve edhe në rrafshin e historisë është pikërisht ta impresionojë deri në eufori publikun, por njëherazi edhe ta bind. Të folurit, dhe veçmas të shkruarit ishte vënë në funksion të fuqizimit të forcës impresionuese dhe bindëse, dhe e fokusuar në mit si “gjë e mrekullive”. Përkundrazi, qëllimi i shkencës, pra edhe në rrafshin e studimeve historike ishte dhe është 5 6 7 8

Po aty, f. 26. “Zëri”, 26. 06 . 2008. Po aty. Po aty.

Korrik 2010

që, të themelojë dhe të ngrit të vërtetën duke u bazuar në radhë të parë në argumente, faktet, në të ashtuquajturën inteligjencën logjike, kritike dhe përherë sa më të pavarur. Ndonëse, Platoni as vet nuk e mohonte fuqinë e mitologjisë dhe edhe vetë, për t’i shpjeguar teoritë e tij filozofike ( Siç ka bërë me mitin e Prometeut në Protagorën dhe mitin e Erës ) në librin e dhjetë të Republikës i kishte përdorur mitet. Ndoshta, filozofi grek kishte pasur të drejtë kur kishte konstatuar se, ata të cilët kërkonin “të vërtetën e vërtetë” nuk ishin realist. Kjo edhe për arsye se miti është rrëfim i imagjinuar për të kaluarën, se është mendim i gabuar që ka lidhje me botën e iluzioneve, me teknikat e mashtrimit, të krijimit të bindjeve mashtruese, spekulative. Mitet, realisht nuk tregojnë asgjë edukative për rregullat e shoqërisë, për realitetin, prandaj si të tilla ato i takojnë lëmit të iluzioneve. Në fushën e historisë politike, historisë e cila shkruhet edhe duke përdorur mite, siç është pjesa dërrmuese e historiografisë serbe miti është “ një realitet i jetuar”. Ndryshe, si të kuptohet fjala vjen miti serb mbi Betejën e Kosovës ( 1389 ), një betejë serbe e humbur nga turqit dhe e shkruar si fitore. Analizuar nga prizmi metodologjik del se, edhe në rastin e mitit serb për Betejën e Kosovës dhe përgjithësisht për Kosovën, vërtetohet se, funksioni i mitit nuk është që të shpërndajë të “ vërtetën metafizike”. Ndërsa, është krejt e pa rëndësishme nëse njerëzit besojnë apo jo në përmbajtjet iracionale të mitit. Ndoshta, studiuesi Bronislav Malinowski në librin e tij, Myth in Primitive Psychology me të drejtë vlerësonte se, “Çdo besim krijon mitologjinë e vetë”. 9 Miti i rrejshëm serb për Kosovën u ngrit në ideologji, ideologjia në politikë, politika në histori dhe historia serbe sërish u kthye në mitologji e ngritur në nacionalizmin hegjemonist, i cili qe një shekull po shkakton luftëra në rajon. Propaganda e ideologjizuar serbe, e realizuar e shpërndarë edhe përmes mitit të rrejshëm serb për Kosovën vazhdon të jetë në shërbim të politikës ekspansioniste të shtetit serb. n 9 Bronislav Malinowski, Myth in Primitive Psychology, New York, 1926, pp. 11-17. * ( Ky studim i Prof. Dr. Agim ZOGAJ shef i Departamentit të Shkencave Politike në UP, u botua në numrin e datës 15. 03. 2010 të revistës shkencore, Globalia magazine – Intepedent Forum, me seli në Këln të Gjermanisë )

7


Me shkas

UP News

Kultura dhe rregullat e veshjes Fidan IBRAHIMI

K

ultura n ë jetën tonë p a varë sisht nga ajo se në cilin vend jetojmë dëshira për tu veshur siç vishen në vendet tjera ekziston edhe tek ne dhe kështu synojmë të jemi në hap me popujt e tjerë duke e “harruar” nivelin tonë të jetesës dhe rregullat e veshjes në vendin tonë. Ndoshta një mënyrë e veshjes në vendet e perëndimit është shumë në trend ndërsa në vendin tonë ajo është shumë jo e kohës dhe po ta veshësh do të ketë reagime nga më të ndryshme duke të cilësuar si njeri i cili nuk dinë të vishet. Formimi i Kulturës Masive duke i unifikuar shijet e popujve të ndryshëm të cilët nuk kanë asnjë elemente të përbashkët në aspektin kulturor ndikon në formimin e globalizimit dhe krijimin e fshatit të madh siç është cilësuar bota nga shumë njerëz. Mendohet se kultura masive është një fenomen që i takon periudhës së shoqërivemoderne-industriale. Periudhë kjo që karakterizohet, përcjellët nga zbulimet dhe zhvillimet e mëdha teknikoteknologjike (në veçanti teknologjisë informative). Çdo kulturë është ngritje, përsosje e njeriut, kurse kultura masive përmbushje e nevojave. Kultura synon individualizmin; kultura masive tërheq në drejtim të kundërt – drejtë uniformizmit shpirtëror. Në këtë pikë kultura masive ndahet me etikën, po ashtu dhe me kulturën. Kultura masive arsimon, por nuk edukon. Me prodhim masiv – serik “të të mirave shpirtërore”, me kopjet, me kiç, me shund e me pa-sensin për individualen, ajo shpie drejtë zhvetësimit (tjetërsimit nga uni ). Për ndryshim nga kultura autentike, ajo masive ngushton lirinë njerëzore pikërisht me tendencën për uniformizmin, sepse “liria – është një kundërvënie ndaj uniformitetit , thotë Horkhaimer”. Fromm-i thekson se struktura e shoqërisë moderne (industrialekapitaliste) ndikon mbi njeriun njëkohësisht : duke e bërë individin më të 8

pavarur ( të vetë mjaftueshëm, kritikë) dhe po të njëjtën kohë më të izoluar ( i vetmuar, i pafuqishëm, i frikësuar). Si përfundim këto pseudo-dëshirave (zëvendësimit të mendimit, ndjenjës, vullnetit) qojnë drejtë zëvendësimit të unit të vërtetë me një unë të rremë – PSEUDO-UNË. Ndër paragjykimet e përhapura bën pjesë njësimi i kulturësmasive dhe kulturës-popullore, që është një padrejtësi e madhe ndaj kësaj të fundit. Për ndryshim nga kultura masive, kultura popullore është burimore, aktive dhe e drejtpërdrejtë. Ajo nuk njeh kiç dhe shund, që janë prodhime të pastra urbane. Kultura-popullore bazohet në konsensus, kurse parimi dominues i kulturës masive është manipulim. Ritet, valët, këngët janë çështje e përbashkët e fshatit ose e fisit. S’ka ekzekutues në njërën anë dhe dëgjues a shikues në anën tjetër. Kur fillon kremtimi, të gjithë përfshihen, të gjithë bëhen pjesëmarrës. Kultura masive na ofrojnë shembull tërësisht të kundërt. Njerëzit janë të ndarë rreptësishtë në “prodhues” dhe në “konsumues” të të mirave kulturore. A ka njeri që mendon se mund të ndikojë vërtet në përmbajtjen e programit televiziv, po qese nuk bën pjesë në atë grup të vogël që e krijon programi? Të ashtuquajturat mjete masive të komunikimit ( shtypi , radio, TV ) në të vërtetë janë mjetet e manipulimit masiv. Në njërën anë gjenden redaksitë që krijojnë programet, në anën tjetër auditoriumi pasiv i milionave”. Si pasojë e kulturës masive sot është e shpjegueshme pse televizioni, interneti zëvendësoj në masë të madhe literaturën, leximin, meditimin dhe në përgjithësi pengoi intelektin. Duke servuar zgjidhje të gatshme për çështje, problematika nga jeta. Mjetet e kulturës masive (radio, TV, interneti) mund të shërbejnë si një instrument i efektshëm për të krijuar përshtypje, opinione imazhe, portrete prej udhëheqësi, idhuj apo edhe t’ manipuluar, mashtruar masën. Nga psikologjia sociale dhe praktika/historia mësojmë se tani s’është e nevojshme të përdoret forca, dhuna-fizike për ta sunduar popullin kundër vullnetit të vet. Tani kjo mund të arrihet në mënyrë legale duke paralizuar vullnetin e popullit, duke ua

servuar masave-popullore “të vërtetën” e gatshme – nëpërmjet tubimeve, mitingjeve të ndryshme – për të formuar opinionin e vet për njerëzit dhe ngjarjet. Shtetet totalitare e vërejtën ndikimin magjik, të fuqishëm të TV-së dhe Radios, për atë dhe përdoren si vegël për t’ manipuluar masën; në këtë mënyrë televizioni rrezikon lirinë, më tepër se policia dhe ushtria. Në të kaluarën në një periudhë të hershme paraqitjes dhe zhvillimit industrial, shfaqet një lëvizje kundër makinave dhe zhvillimit teknologjik me emrin çartizëm. Në kulturë ndeshim drojën “frikën nga makina”, refuzimin instinktiv të teknikës (“Teknika është mëkati i parë i kulturës” – Bergjajev). Ky qëndrim rrjedh nga ndjenja se nga manipulimi me sende shndërrohet në manipulimin me njerëz – të rikujtojmë paralajmërimet e Tagorës, Tolstoit, Haideggerit, Neizvestnit, Faulkerit, etj. Ndërsa marksisti Henri Lefbre gjykon fare tjetër gjë: “ shkalla më e lartë e lirisë do të arrihet në shoqërinë në të cilën teknika do të zhvillojë të gjitha mundësitë e veta – në shoqërinë komuniste”. Në të vërtetë, shoqëria që për model të afërm a të largët merr utopinë do ta gjejë aleatin e vet te makina dhe teknika. Teknika i ndihmon (dhe nuk i kundërshton) manipulimit të njerëzve dhe të sendeve. Ajo kontribuon konformizmin dhe uniformizmin përmes arsimit dhe mediumeve masive (shtypi, radio, tv); ajo kërkon bashkëpunimin (ose punën e përbashkët) e një numri të madh njerëzisht, të organizuar e një mekanizëm të ngjashëm a identik (“kolektivi”) rregullisht të udhëhequr në mënyrë centraliste, dhe më në fund ajo në perspektivë mund të premtojë kontrollin e plotë të shoqërisë (në të vërtetë të pushtetit) mbi individin me një përcjellje të drejtpërdrejtë a të tërthortë të asaj që punon, që flet e që mendon. Pra nëse teknika rrezikon dikën, atëherë rrezikon personalitetin e lirë; gjithsesi ajo nuk e rrezikon anëtarin anonim të kolektivit, funksioni i të cilit realizohet në të prodhuar e në të konsumuar, përkatësisht për të përkryer mënyrën dhe teknikën me të cilën prodhon dhe konsumon. n (Autori është master i Gazetarisë) Korrik 2010


UP News

Ekonomi

Projekti i ndryshimeve të mëdha

“Kosova e Re”, mund të mos ndërtohet

Lulzim AHMETI

N

dryshimet e shpeshta që kur u dha ideja për ndërtimin e një termocentrali të ri ka bërë q ky projekt të mos jetë më aq atraktiv për investitorët e huaj. Më 2006, u tha se termocentrali i ri i cili do të ndërtohet nën emrin “Kosova C”, do të siguronte energji të mjaftueshme për Kosovën e besa e dhe për të shitur në vendet e rajonit, por kjo nuk ndodhi. Çfarë ndodhë me ndryshimin e qeverisë u ndryshua emri nga “Kosova C”, në Kosova e Re”, si dhe filluan të ndryshojnë e dhe kapacitetet prodhuese të termocentralit të “dritës”. Tash “Kosova e Re”, ishte paraparë që të ndërtohet me kapacitet 2100 megavatë orë energji elektrike por këto kapacitet filluan të bien dita ditës për katër vjet me radhë. Trendi i uljes së kapaciteteve më s’kishte të ndalur gjoja se me k kaq shumë nuk do të kemi kompani të fuqishme të cilat do të konkurronin për të ndërtuar ketë termocentral. Pas uljet u tha se do të nderohet me 1000 plus 1000 megavat u hap një fazë e para kualifikimin por çfarë ndodhi ketë ajo që pak kush do ta dëshironte u largua dy nga kompanitë gati më të fuqishme në Europ sa i përket fushës së energjisë, kompanisë çeke ÇEZ si dhe asaj gjermane RËE. Edhe pse këto kompani u tërhoqën as një het nuk u mësuan shkaqe t e vërteta të tërheqjes së tyre edhe pse mund të thuhet se procedurash burokratike s i dhe çështja e krimit dhe korrupsionit ka shtyrë këto kopani që të mendojnë për të investuar në ketë fushë në ndonjë vend tjetër siç është Serbia e cila ofron kushte shumë më të mira se Kosova për të investuar në fushën e energjetikës. Pas ndryshimit të kapaciteteve prodhuese të termocentralit “Kosova e R”, nga 1000 plus 1000 ato u zvogëluan në 500 megavatë orë energji elektrike në fazën e parë dhe 500 të tjerë në një fazë të mëhershme. As pas këtij ndryshimi nuk konkurruan kompani të fuqishme. Qeveria e Kosovës dhe Komiteti ndërministrorë për nderti mine Termocentralit “Kosova e Re”, vendosen se për të bërë ketë projekt pasi që kishin zvogëluar kapacitet prodhuese që pako me ketë termocentral ta funtin edhe termocentralin “Kosova B”, i cili është më i miri në vend momentalisht. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kritikuar dhe vazhdon të kritikohet nga ekspertë të ekonomisë dhe opozita pasi që në ketë termocentral Korrik 2010

Duhet pasur shumë kujdes që të mos ndryshohen kapacitetet prodhueset Termocentralit “Kosova e Re, sepse kështu janë duke luajtur me zjarr ky termocentral, do të ketë kapacitete aq të vogla sa që nuk do të mund ta furnizonte vetëm një qytet të Kosovës sa do i madh, a po i vogël të jetë ai

etëm pas lufte janë investua 200 milionë euro, me ketë sipas tyre humb vetë Kosova. Ndryshimet e shpeshta dhe çështjet e tjera që u vejnë në barrë investuesve të mundshëm po e rrezikojnë seriozisht realizimi e këtij projekti madhor i cili nëse do të ndërtohej si në fillim do të ishte një gjë shumë e mirë për ekonominë e vendit dhe zhvillimin e saj. Por nuk u ndal me kaq. Pas ndryshmeve që po pësonte projekti i termocentralit “Kosova e Re” i cili dikur ishte me kapacitete tejet të mëdha tash komiteti ndër ministrorë për ndërtimin e këtij termocentrali ka thënë se do të ndërtohet me vetëm 600 megavatë orë, 300 në fazën e parë dhe 300 në fazën e dytë. Arsyetimi drejtues ve të projektit “Kosova e Re”, është s e me kaq megavat bënë sigurimin Banka Botërore e jo më shumë.

Ideja “Kosova e Re” Për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”, Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kohën e Et’hem Çekut e ka marr fotone nga një termocentral në gjermani i kompanisë suedeze VATENFALL, e kjo as një herë nuk ishte treguar se ishte kopjuar nga atje. Por pavarësisht kësaj duhet pasur shumë kujdes që të mos ndryshohen kapacitetet prodhuese sepse kështu janë duke luajur me zjarr “Kosova e Re” do të ketë kapacitete aq të vogla sa që nuk do të mund ta furnizonte vetëm një qytet të Kosovës sa do i madh a po i vogël të jetë ai. (Marrë nga revista PAQJA) n 9


UP News

Intervistë

Flet drejtori i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa

Aeroporti i Prishtinës, model për rajonin Afet BELA

D

rejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), Agron Mustafa, ka thënë se me ardhjen e tij në postin e drejtorit në këtë ndërmarrje publike, kanë ndryshuar shume gjera në mënyrë pozitive duke bërë që t’i sjelle edhe të hyra buxhetit të Kosovës, miliona euro si dividendë. Në një intervistë për “UP News”, drejtori Mustafa , ka theksuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës deri në vitin 2007 ka punuar me humbje dhe për realizimin e disa investimeve në kohë, menaxhmenti i atëhershëm kishte marrë kredi nga bankat komerciale dhe nga vet Qeveria e Kosovës, kredi të cilat u kthyen në vitin 2009 në shumën prej mbi 5 milionë eurove. Po ashtu sipas tij, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë ka mbyllur vitin 2009 më një shifër të jashtëzakonshme të rritjes së numrit të udhëtarëve, fluturimeve dhe fitimeve neto, krahasuar me vitin paraprak, 2008, dukë bërë që të jenë rreth 11 milionë euro fitime në vitin 2009, apo më shumë se 50 për qind nga viti 2008, kur fitimet në ANP ishin rreth 7 milionë euro.

UP NEWS : Cilat kanë qenë sfidat kryesore në menaxhim të ANP-së? Mustafa: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë (ANP), për këto vite ka pasur shumë suksese.

10

Vetëm tre vite më herët aeroporti ka punuar me humbje apo fitime minimale, ndërsa që nga 2008 ka arritur të sigurojë fitime të mira të cilat shtuan atraktivitetin e kompanisë në periudhën e koncesionimit. Ndarja e dividentës dhe kalimi i 10 milionë eurove nga kontot e kompanisë në buxhetin e Kosovës, është një moment i veçantë jo vetëm për faktin se po bëhet për herë të parë, por edhe për arsyen tjetër që tregon menaxhimin dhe qeverisjen koorporative efikase të kompanisë përgjatë këtyre viteve. Viti 2009, i cili siguroi dividentën prej 10 milionë eurove, ishte një prej viteve më të mira edhe sa i përket numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, duke arritur dhe tejkaluar shifrën prej 1. 2 milionë udhëtarëve. Trendi i rritjes ka vazhduar edhe gjatë vitit 2010.

UP NEWS: Me ardhjen tuja në krye në ANP-së, është rritur numri i madh i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar ANP-në? Mustafa: Arsyeja e rritjes kaq të madhe të numrit të fluturimeve, 17 deri 20 për qind apo rreth 1000 fluturime më shumë, është fakti se ANP ka filluar të punojë 24 orë dhe 7 ditë në jave si dhe ofrimi i Programit Nxitës dhe Stimulues për Aviokompanitë. Puna 24 orë dhe Programi Nxitës dhe Stimules për Aviokompanitë bëri që mjaft kompani ekzistuese të rrisin numrin e fluturimeve dhe disa të tjera të shtojnë interesimin që të fillojnë për herë të parë fluturimet nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Kemi kompani që pas fillimit të punës në orarin e natës dhe programit stimulues nga 7 fluturime që kishin më parë , tani fluturojnë 14 herë në javë. Shumica prej kompanive përgjithësisht kanë rritur fluturimet për shkak të përfitimeve që ju sjell ky program, gjë që ka sjellë që numri i fluturimeve të jetë më i madh për rreth 1,000 fluturime. Një aeroport i cili punon 24 orë dëshmon stabilitetin e një vendi si nga aspekti ekonomik po ashtu edhe politik. Mendoj dhe besoj që vendimi për të punuar 24 orë do të jetë i mirëseardhur edhe për investitorët të cilët dëshirojnë të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, pasi do ta kenë më të lehtë dhe gjatë gjithë kohës mundësinë për të qarkulluar mallrat dhe kapitalin e tyre. Nga publikimi i statistikave në uebsajtet e tyre, gati të gjitha aeroportet në regjion janë të përfshira në rënien e numrit të udhëtarëve. Aeroporti i Shkupit ka rënie të numrit të udhëtareve prej 7 për qind, Aeroporti i Beogradit ka rënie prej 12 për qind ndërsa Aeroporti i Zagrebit dhe ai i Lubjanës po ashtu kanë rënie mbi 10 për qind të numrit të udhëtarëve. Korrik 2010


UP News Shumë investime kapitale UP NEWS : Sa keni pasur investime kapitale në ANP? Mustafa: Aeroporti ka pasur investime kapitale në vitet e fundit prej miliona eurove dhe siç e dini në gusht të këtij viti ne kthyem një kredi prej 5.4 milionë euro të marrë para dy viteve, çka pa dyshim ka ndikuar në rrjedhën e parasë së gatshme të aeroportit, e cila rrjedhë e parasë prapë se prapë është pozitive. Investimet kapitale që janë kryer në ANP janë rishtresimi i pistës që ka kushtuar 14 milion euro, sistemi i ri i ndriçimi në shumën prej 6 milion eurove, rruga perimetrike dhe rrethoja në shumën prej 1 milion eurove, terminali i ri për persona të rëndësisë së veçantë në vlerë prej 750 mijë eurove, 5 autobusët e rinj special për pistë dhe aeroport në vlerën prej 1.8 milion euro, parku i ri i automjete për pistë dhe punët e tjera të ANP në shumën prej 600 mijë eurove, sortimit i bagazheve, pajisjeve te reja, konvencionale te skanerëve te sigurisë, trakë e re e bagazhit në shumë prej rreth 2 milion eurosh, karriget për udhëtarë rreth 150 mije euro, lifti ambulator në shumë prej rreth 200 mije eurosh etj dhe dhjetëra e dhjetëra investime të tjera në shuma më të vogla. Gjithashtu rreth 20 milionë euro ka qenë edhe pagesa për Autoritetin e Aviacionit Civil të Islandës, e cila gjatë disa viteve mbikëqyrje të aeroportit dhe projekteve është paguar rreth 20 milionë euro. Investimet kapitale që i kemi bërë , ka bërë veç rritjes së numrit të udhëtarëve, impresionuese paraqitet rritja e numrit të fluturimeve. Krahasuar me vitin 2008, kemi shërbyer rreth 1,000 aeroplanë më shumë në vitin 2009.

VIP Qendra e ANP-së UP NEWS: z. Mustafa, ANP vitin e kaluar ka përuruar edhe qendrën VIP? Musfata: VIP-Qendra ne Aeroport është përuruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Qendra Protokollare për Persona të Rëndësishëm, apo VIP- qendra, e cila do të shërbejë për zyrtarët ë lartë të qeverisë së Kosovës, diplomat vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme si dhe për personalitetet të tjera me ndikim në vendin tonë. Në kuadër të politikave për orientim drejt konsumatorit, në këtë rast zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës, diplomatëve, delegacioneve t ë ndryshme biznesore, po e përuron këtë qendër protokollarë për persona të rëndësishëm. Orientimi ndaj konsumatorit është qasja dhe politika ime

Korrik 2010

Intervistë

që prej një viti e gjysmë që kam ndjekur në ANP. Kjo qasje po dëshmon që është e drejtë, në shërbim të konsumatorit dhe qytetarëve të shumtë si dhe garantues për sukses të gjertanishëm dhe në vazhdimësi. Konsumatorë tanë janë edhe një numër i shumtë i personave me rëndësi të veçantë, andaj me qëllim të akomodimit të tyre sa më të mirë gjatë udhëtimit nëpër ANP. Kjo qendër ka kushtuar rreth 750 mijë euro dhe siç po e shihni ju çdo gjë është e re dhe speciale, e ardhur veçmas për këtë objekt.

Kompanitë me çmimet më të lira për bileta UP NEWS: Së fundit ka ardhur edhe Aviokompania e fluturimeve të lira, low cost, EasyJet? Mustafa: Janë disa momente të rëndësishme që paraqet fillimi i fluturimeve nga ana e EasyJet. “Momenti i parë është si ekonomik ashtu dhe politik pasi kemi të bëjmë më një kompani gjigante që ka hyrë tashmë në Kosovë dhe ky fakt paraqet sinjal shumë të mirë për investitorët të tjerë të jashtëm që bazojnë investimet e tyre në vende të ndryshme pas hyrjes së kompanive të mëdha”. Momenti tjetër është kushtet e sigurisë që plotëson dhe që po dëshmohen në ANP dhe e treta apo ndoshta edhe më e rëndësishmja krijimi i konkurrencës me qëllim të lirimit të biletës me qëllim lirimin sa më të madh të çmimeve të biletave për qytetarët e Kosovës. UP NEWS : Si e vlerësoni ofertën e Airport de Lyon – Limak për ANP-në ? Mustafa : Oferta e dhënë nga koncesionari, kompania Airport de Lyon – Limak, për dhënien e afër 40 për qind të të hyrave bruto përgjatë 20 viteve dhe realizimi i investimeve prej 100 milionë eurove, është e bazuar në fitimet dhe parametrat pozitiv që kemi arritur të sigurojmë dhe ti propagandojmë në vende të ndryshme të botës. Mund të ju them me bindje të plotë se ANP është një prej aeroporteve më atraktive në regjion. Jemi certifikuar në fund të vitit 2008 me një certifikatë ndërkombëtare nga Islanda, çertifikatë që dëshmon plotësimin e kritereve ndërkombëtare për operim. Dëshmi e atraktivitetit të këtij aeroporti është fakti se tek ne operojnë kompanitë më të njohura përshirë British Airways, Austrian Airlines, Turkisht Airlines, Air Berlin, Swiss, Malev, Germania d h e shumë e shumë kompani tjera t ë njohura si EasyJ e ti i cili veç ka filluar operimet ne aeroportin tonë. n 1 11


Aktivitet

UP News

Unioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mbajtur tribunën me temë Gazetaria nacionale”

Gazetaria nacionale e domosdoshme për shoqërinë në Kosovë

UP News

U

nioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), organizoi sot tryezë me temën “Gazetaria nacionale”, në të cilën morën pjesë profesor universitar, analistë të mediave, gazetarë me përvojë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Me këtë rast Remzie Shahini – Hoxhaj, ligjëruese e etikës në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, tha se përgjegjësia e gazetarit në gazetarinë nacionale është shumë e madhe sepse siç tha ajo jep imazh për vendin edhe në botë. “Përgjegjësia e gazetarëve sidomos në gazetarinë nacionale është shumë e madhe sepse përveç opinionit publik që krijohet në kuadër të një vendi, ata e krijojnë krijimin e opinionit publik edhe në vendet tjera, vendet fqinje dhe vendet tjera të involvuar në rastin e Kosovës. Sidomos në këtë kohë kur Kosovës është vendi më i ri në botë”, theksoi Shahini - Hoxhaj. Ajo ka theksuar se mediat duhet të kenë një etikë të lartë profesionale në mënyrë që të dërgojnë dhe ta sqarojnë të vërtetën te opinioni publik. “Mediat shpesh herë përgjegjësinë e argumenteve se a ka qenë një lajm i mirë apo i keq, i drejt apo i padrejtë ua lënë lexuesve”, theksoi Shahini-Hoxhaj. Edhe profesori dhe shefi i Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi theksoi se gazetaria nacionale duhet të vendose në një terren i cili do të krijonte raporte mes shtetit dhe kombit. “Nëse dikush në Kosovë shkruan kundër korrupsionit nuk mund të trajtohet si tradhti po është gazetari nacionale sepse interesi i Kosovës dhe i shqiptarëve është tamam luftimi i kësaj dukurie. Pra nga kjo pikëpamje mendoj se gazetarinë nacionale duhet 12

ta matim me angazhimin e saj për të ndriçuar problemet e shoqërisë dhe shteti e kombit tonë”, theksoi Krasniqi, duke shtuar në këtë kontekst se gazetaria nacionale asnjëherë nuk duhet të dal jashtë sferës së saj sepse rrezikon vetveten. “Gazetaria nacionale kur del në sferën e raportit me të tjerët gjithmonë është rrezik të përfundohet në nacionalizëm sepse aty kurrë nuk dihet masa e emocionit, nacionalitetit, e pasionit”, deklaroi Krasniqi. Edhe ligjëruesi tjetër universitar dhe gazetari me përvojë Besim Abazi duke folur për gazetarinë nacionale ka theksuar se në Kosovën e pasluftës ka pasur tendenca për të zhdukur kombin, shtetin e fenë të gazetarët. “Në Kosovë ka ekzistuar një tendencë që gazetarëve të rinj filluan të iu thonë që ju nuk keni as komb, as fe as atdhe, ju kur raportoni nuk ekzistoni gjë e cila në fakt nuk mundë të qëndroj, sepse ne nuk jemi kozmopolit dhe nuk jemi njerëz pa komb pa fe a pa atdhe”, theksoi Abazi. Në anën tjetër redaktori dhe gazetari Xhevdet Fetahaj, ka theksuar se në Kosovën e pasluftës ka munguar gazetaria nacionale. “Ka munguar gazetaria nacionale, e cila është shtyllë e rëndësishme në pasqyrimin e kërkesave të popullit dhe politikës karshi faktorëve vendimmarrës për fatin e popujve të vegjël”, theksoi ai. Ndërkaq, Alban Zeneli anëtar i UGK-së dhe asistentë në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës theksoi se shoqëria kosovare duhet t’i caktoj agjendat e saj në mënyrë që ti jap drejtim gazetarisë Shoqëria Kosovare dhe elitat e saj, duhet të bëjë të qartë një agjendë për këtë shoqëri, e si pjesë e saj edhe gazetaria të merr njërin nga drejtimet. “Gazetaria në Kosovë, sikurse edhe gjithë shoqëria nuk kanë një agjendë të saktë sa i përket punës dhe interesave nacionale të shoqërisë”, theksoi Zeneli. n Korrik 2010


UP News

Revistë e Gazetarisë

Rëndësia e auditivi të pasqyrave financiare

Auditimi i brendshëm qeveritar, sfidë dhe domosdoshmëri Labinot LEKAJ

A

uditimi i brendshëm qeveritar si mekanizëm i kontrollit të brendshëm të financave publike dhe si një lëmi e re ne Republikën e Kosovës, ka nevojë për një përkrahje të madhe institucionale. Edhe pse si profesion është mjaft i ri këtu nw Kosove (daton që nga viti 2000 e këndej) konsolidimi i këtij mekanizmi në Institucionet e Republikës së Kosovës ka hasur në vështirësi në fillimet e tij. Në shumicën e institucioneve qeveritare tanimë janë themeluar njësitë e auditimit të brendshëm dhe është rekrutuar stafi për këto njësi. Pavarësia, gjatë ushtrimit të aktiviteteve të auditimit të brendshëm është një nga parimet kryesore gjatë kryerjes së një auditimi. Andaj auditorët e brendshëm për të kryer një pune cilësore konform standardeve ndërkombëtare të auditimit, duhet të jenë të pavarur nga menaxhmenti i lartë i organizatës në të cilën veprojnë. Në vazhdën e avancimit të kësaj përkrahje dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj lëmie këto ditë në Kosovë ka filluar trajnimi për certifikimin ndërkombëtar të auditorëve të brendshëm të qeverisë. Ky program është organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave përkatësisht. Njësia Qendrore Harmonizuese e Auditimit tw Brendshëm dhe është përkrahur financiarisht nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Në këtë program tw certifikimit po marrin pjesë auditorët e brendshëm të institucioneve qeveritare dhe Korrik 2010

“Paratë publike janë të shenjta dhe si të tilla duhet të shpenzohen me racionalitet”

komunale të Republikës së Kosovës. Vijuesit e këtij trajnimi pas përfundimit me sukses të këtij programi do të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht, të lëshuara nga Instituti i Autorizuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) nga Mbretëria e Bashkuar si dhe nga organizata CEF (Qendra e Ekselencës Financiare) nga Sllovenia. Ky program pritet të zgjas përafërsisht rreth një vit. Përparësitë e vijimit të këtij trajnimi janë mjaft të mëdha, pasi që vijuesit e këtij trajnimi do të përfitojnë njohuritë më të reja rreth implementimit të standardeve ndërkombëtare të auditimit si dhe ushtrimin e aktiviteteve të auditimit të brendshëm konform praktikave të mira të vendeve të zhvilluara. Ky program përmban gjithsej 4 module ( Moduli Kombëtar i Ligjeve, Bazat e Auditimit të Brendshëm, Kontabiliteti ne Sektorin Publik - Raportimi Financiar, si dhe Qeverisja dhe Kontrolli). Krejt në fund, roli i auditimit të brendshëm në mbikëqyrjen e financave publike dhe shpenzimin e këtyre parave publike është mjaft i madh, andaj si i tillë duhet të përkrahet pa rezerva nga të gjithë mekanizmat institucional, qoftë nga qeveria apo nga organizatat buxhetore në të cilat funksionojnë njësitë e auditimit të brendshëm. Çdo cent i shpenzuar nga zyrtarët qeveritar duhet të jetë konform rregullave dhe ligjeve në fuqi. Një mendimtar kinez lidhur me shpenzimin e parasë publike e ka një thënie, “Paratë publike janë të shenjta dhe si të tilla duhet të shpenzohen me racionalitet”. n (Autori është ekspert i auditimit të sektorit publik)

13


Vështrim

Reklama dhe investimet në të

Advertajzingu

Muhamet JAHIRI

R

eklama është një formë e komunikimit që zakonisht bënë përpjekje për të bindur klientët e mundshëm për të blerë ose për të konsumuar sa më shumë produktet apo shërbimet e tyre. Tani në qendër të ekonomisë globale është vënë reklama, e cila ka sjellë shumë modele të shitjes së prodhimeve përmes reklamës së tyre. Formimi i reklamave ka ndikuar në lidhjen e ngushtë me format e reja të monopolit dhe të kapitalizmit. Në fund të shek XIX dhe fillim të shekullit të XX, si një element i rëndësishëm për korporatat ka qenë krijimi i strategjive që do t’iu mundësonte të organizojnë dhe të bëjnë kontrollin e tregjeve, përmes reklamës së biznesit të tyre, e cila do të mundësonte për të prodhuar në masë mallra të konsumit. Shumë reklama janë projektuar për të gjeneruar rritje të konsumit të produkteve dhe krijimin e një imazhi të mirë të tyre. Për këto qëllime, reklamat shumë herë ngulisnin bindjen tek klientët, përmes mesazhit dhe informacionit faktik. Duke parë suksesin e arritur të korporatave përmes reklamës faktike me vonë këtë praktik kishin filluar ta përdorin edhe kompanitë tjera të mëdha e të mesme për t’i ofruar këto mesazhe klientëve të tyre. Këto kompani reklamimin e tyre filluan ta zgjerojnë edhe më shumë duke përfshirë edhe televizionin, radion, kinemanë, revista, gazeta, video-lojërat, internet, çanta zgarë dhe postera. Në kohët e sotme

14

UP News

reklama mund të konsiderohet si i nevojshëm për rritjen ekonomike, ndërsa ka hedh edhe më tutje hapa të zhvillimit duke mundësuar që të ofroj reklamë edhe nga posta elektronike interneti dhe format e tjera. Reklamim po pushton gjithnjë e më shumë hapësirat publike, kështu që ka arritur edhe deri tek shkollat, që tashmë kanë filluar edhe të shohin këtë dukuri si të dëmshme, prandaj po hedhen kritika ndaj këtyre reklamave me arsyen se kjo është një formë e shfrytëzimit të fëmijës. Por, përveç kompanive dhe korporatave të mëdha që shpenzojnë shumë për reklamën tashmë pjesë e atyre që po shpenzojnë shumë në këtë drejtim janë edhe partitë politike, grupet e interesit, organizatat religjioze, ushtarake dhe bizneset fillestare. Paratë e shpenzuara për reklama është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit. Në vitin 2007, shpenzimet për reklama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte vlerësuar në rreth 150 miliardë dollarë dhe 385 miliardë dollarë në mbarë botën dhe pritet që të tejkalojnë 450 miliardë dollarë deri në vitin 2010. Reklamat përveç përdorimit për të nxitur komerciale mallrave mund të përdoren edhe për të informuar, edukuar dhe motivimin e publikut në lidhje me çështjet jo-komerciale, të tilla si HIV / AIDS, ideologji politike, konservimin e energjisë, rekrutimit fetar. Advertising, në paraqitjen e saj jo-komerciale, është një mjet i fuqishëm arsimor i aftë për të arritura të madhe motivuese të audiencës. Reklama e justifikon ekzistencën e tij kur përdoren në interes të publikut. Reklamat më të përhapura janë ato mediatike, ku njerëzit shpenzojnë para të majme për të mbajtur shenja të firmave të tyre qoftë në TV, reklamimit në radio (RDS), por edhe në brendi të emisioneve të tyre. Reklamat në media mund të përfshijnë piktura murale, posterë, fletushka të shtypura, radio, kinema, televizion, ekranet e telefonisë celulare, revista, gazeta. Një formë tjetër e reklamimit është ajo e quajtur “reklamim i fshehtë”, e cila përdoret në momente tepër ndikuese. Për shembull, në filmin “Report”, Tom Cruise në rolin e personazhit John Anderton zotëron një telefon me markën Nokia të shkruar qartë në qoshe të lartë; apo mbajtjen në dorë të një ore të gdhendur me markën Bulgari. Një tjetër shembull i reklamave në film është në , “Robot I”, ku personazhi kryesor që luan Will Smith, i cili përmend një firmë të këpucëve disa herë, duke i quajtur ato “Quot Classics”, sepse e filmit është vendosur tash në të ardhmen. Gjiganti i makinave Cadillac zgjodhi për të reklamuar në filmin “The Matrix”, si rezultat përmbante shumë skena në të cilat u përdorën Cadillac makinat. n Korrik 2010


UP News

Intervistë

Flet rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova

UP-ja, plus 4 mijë studentë Si universitet, kemi kapacitete të mjaftueshëm për pranimin e një numri të madh studentësh, duke i marrë parasysh edhe qendrat e tjera, pos Prishtinës, në qytetet e tjera të Kosovës. Pastaj po hapet edhe Universiteti i Prizrenit këtë vit, që do ta shkarkojë një numër të madh studentësh nga UP-ja. Gjithashtu, po ndërtohet objekti Fakultetit të Edukimit, i cili do të jetë i gatshëm deri më ͕ tetor. Duke i marrë parasysh këto fakte, atëherë këtë vit numri i studentëve të pranuar mund të shkoi deri në ͕͛ mijë studentë. Dardane NEZIRI

U

niversiteti i Prishtinës (UP), për vitin e ri akademik ka kapacitet të pranojë rreth 17 mijë studentëve të rinj. Kjo shifër është më e madhe për 4 mijë studentë, krahasuar me vitin e kaluar, kur janë pranuar mbi 13 mijë studentë. Rektori Rugova, thotë se shtimi numrit të studentëve do të rrisë edhe kërkesën për pranimin e një stafi më të madh akademik, si dhe do të ndikojë në mbajtjen e orarit të plotë, nga 18:00 deri në 20:00. Megjithatë, Rugova nuk pret që të akreditohet të gjitha degët e këtij universiteti. Ai e kritikon Agjencinë e Akreditimit të Kosovës se ka “hile” në këtë proces.

UP NEWS: Sa ka kapacitet Universiteti Prishtinës (UP), për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2010-2011? Rugova: Si universitet, kemi kapacitete të mjaftueshëm për pranimin e një numri të madh studentësh, duke i marrë parasysh edhe qendrat e tjera, pos Prishtinës, në qytetet e tjera të Kosovës. Pastaj po hapet edhe Universiteti i Prizrenit këtë vit, që do ta shkarkojë një numër të madh studentësh nga UP-ja. Gjithashtu, po ndërtohet objekti Fakultetit të Edukimit, i cili do të jetë i gatshëm deri më 1 tetor. Duke i marrë parasysh këto fakte, atëherë këtë vit numri i studentëve të pranuar mund të shkoi deri në 17 mijë. Megjithatë, varet edhe se si do të merremi vesh nga Ministrinë e Arsimit. UP NEWS: A ka UP-ja mundësi infrastrukturore për plotësimin e nevojave të këtij numri të studentëve, karshi vështirësive të tanishme që i keni pasur këtë vit akademik, me nga 80 studentë në një sallë? Rugova :Po, ka hapësirë të mjaftueshme. Varet krejt a ka vullnet dhe a duam të punojmë. Nuk ka nevojë të hyjnë 70-80 studentë në një sallë. Do të ndahen në grupe më të vogla. Pastaj, përveç profesorëve, do të punësojë një numër të madh të personelit që kanë përfunduar magjistraturën dhe masterin. Pastaj, nuk do të thotë që një profeKorrik 2010

sor duhet t`i mbajë të gjitha orët. Do të angazhohen kuadro të reja dhe një lëndë do ta mbajnë 2-3 profesorë. Në Fakultetin e Mjekësisë, i kemi 12 profesorë që e mbajnë një lëndë. Pastaj, ata i ndajnë studentët në grupe të vogla. Gjithashtu, për Fakultetin Juridik dhe Ekonomik i kemi një zgjidhje, por njëherë nuk është publike.

UP NEWS: Vazhdimisht, si menaxhment jeni ankuar se ka mungesë të kuadrit akademik, si do t`ia bëni tani me një numër kaq të madh studentësh? Rugova: Ka mungesë të kuadrove në UP, sepse nuk ka mjete për punësimin e tyre. Kuadro ka, por nuk mund t`i zgjedhësh të rregullt. I kemi 1 mijë e disa, të angazhuar me honorarë. Prandaj, na duhet buxhet shumë më I madh, për shtimin e numrit të pedagogëve. Ne mund të kemi edhe më pak, mund edhe të mos kemi buxhet fare, por kjo nuk është në rregull. Nëse duam kualitet, duhen mjete. UP NEWS: Kur do të hapet dera e UP-së në studimet master dhe doktoraturë, edhe për studentët që kanë kryer studimet ne kolegjet private në Kosovë? Rugova: Kjo është çështje shtetërore. Kur të marrë vendim Ministria e Arsimit, atëherë edhe ne do t`ua ofrojmë këtë mundësi.. Për momentin është e pamundur, sepse nuk kemi hapësirë as për studentët tanë, e lëre më edhe për të tjerët. UP NEWS: Rreth procesit të akreditimit të UP-s, a keni kontaktuar me Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. Nga ky proces, a prisni që të merrni notë pozitive për të gjitha njësitë akademike? Rugova: Nuk pres që të akreditohen të gjitha njësitë akademike të UP-së. Mendimi im është që ato njësi që nuk meritojnë të akreditohen, të mos akreditohen. Mirëpo, edhe AAKja duhet të jetë shumë më korrekte, sepse dikush po akreditohet, pa meritë. Ka edhe aty “hile”, dhe nuk jam i kënaqur. Ka qëndrime jo të drejta. Megjithatë, do të presim rezultatet më 7 korrik, pastaj shohim. n 15


Përvjetor

UP News

Beteja e Kaçanikut mbus Fidan IBRAHIMI

B

eteja e Kaçanikut në 100 vjetorin e saj është cilësuar si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të shekullit XX për të gjithë shqiptarët dhe njëra ndër kthesat që bëri që të krijohet shteti shqiptar në vitin 1912. Në organizim të komunës së Kaçanikut dhe Institutit të Historisë është shënuar 100-vjetori i Betejës së Kaçanikut, ku u bë edhe zbulimi i bustit të heroit të kombit Idriz Seferi. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka, shënimin e 100-vjetorit të Betejës së Kaçanikut dhe kryengritjes së vitit 1910 e ka vlerësuar si një moment i mirë për të kuptuar se kush jemi dhe nga vijmë.“Një popull që nuk e di se nga vjen, nuk e di as ku është as ku shkon. Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve të Kosovës, merr gjithnjë e më shumë trajtën e kryengritjeve më të gjëra të regjimit të atëhershme”

16

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se sot kujtojmë një ngjarje të rëndësishme të historisë sonë -100 vjetorin e një kryengritje të madhe të shqiptarëve të vitit 1910. “Gjatë këtij viti Kosova i ka dhënë historisë sonë kombëtare faqe lavdije dhe qëndrese titanike, qëndresa shqiptare në Grykën e Kaçanikut me në krye Idriz Seferin dhe në tërë Kosovën të prirë nga atdhetarë shqiptarë ,dëshmojnë jo vetëm shpirtin liridashës dhe heroizmin masiv të popullit tonë por edhe organizimin e fuqishëm dhe aftësitë e larta luftarake”, ka pohuar kryeparlamentari Krasniqi. Kurse kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka pohuar se lufta që bëri bacë Idrizi ishte kushtrim për të gjithë prijësit shqiptar të asaj kohe për çlirim kombëtar. “Populli ynë i frymëzuar nga luftërat dhe prijësit tanë siç janë Hasan Prishtina ,Isa Boletini, Bajram Curri, Ismajl Qemali ,Idriz Seferi etj mbajtën gjallë frymën e kombit deri te shpirti i rezistencës kombëtare të ditëve tona -Adem Demaqi”, ka vlerësuar ai. Ndryshe Beteja e Kaçanikut, është zhvilluar ne prill të viti 1910, ku luftohej për liri a vdekje. Më 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e përbërë në fillim nga 9 000-10 000 veta, e përforcuar me reparte kalorësie dhe e mbështetur nga zjarri i artilerisë, filloi mësymjen kundër 3 000-4 000 kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Shkallën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit të përgjithshëm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat përreth. Masakrimi i grave, i fëmijëve dhe i pleqve që kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siç e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtësve shqiptarë të Grykës së Kaçanikut. Përkundrazi, me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre. Për dy ditë rresht (më 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi të mposhtte qëndresën e kryengritësve shqiptarë, të cilët treguan aftësi të veçanta luftarake. Forcat osmane të përfshira drejtpërsëdrejti në luftime kundër kryengritësve në Kosovë arritën në afro 30 000 veta. Një pjesë e madhe e tyre u angazhuan në betejën e Kaçanikut. Megjithëse ushtria turke kishte epërsi të ndjeshme mbi forcat kryengritëse, këto i përballuan sulmet e tyre për shtatë orë rresht, duke kaluar edhe në luftime trup me trup. Udhëheqësit e kryengritjes treguan aftësi drejtuese si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje e në tërheqje. Ata mundën të dilnin nga rrethimi në mënyrë të organizuar dhe, duke u tërhequr në Korrik 2010


UP News

shi 100 vjet drejtim të Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun. Në betejën e Kaçanikut ushtria osmane pësoi humbje të mëdha. Sipas të dhënave të ndryshme u vranë disa mijëra ushtarë dhe 90 oficerë osmanë. Shefqet Turgut pasha humbi në Kaçanik më shumë se një të katërtën e forcave, që kishte nën komandën e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kësaj ushtria filloi të hakmerrej mbi popullsinë e pambrojtur. Njësi të posaçme të ushtrisë turke dogjën fshatrat që nuk kishte arritur t’i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtëzakonshëm ushtarak dënoi kryengritësit e zënë robër dhe përkrahësit e tyre. Ekzekutimi i të dënuarve me vdekje bëhej para popullsisë vendase të grumbulluar me forcë dhe nën gjëmimet e daulleve e të marsheve të bandës ushtarake. Luftimet që kryengritësit shqiptarë zhvilluan në Kaçanik, patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Ato u përjetësuan në epikën popullore. Pasi mori Grykën e Kaçanikut, Shefqet Turgut pasha, në ditët e para të majit, i përforcuar edhe me trupa të tjera që i erdhën nga Selaniku, filloi mësymjen në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Një kolonë e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatë marshimit të saj nëpër Kumanovë, përgjatë hekurudhës, ndeshi në të hyrë të Grykës së

Korrik 2010

Përvjetor

Konçullit, në mes të Bujanovcit dhe Gjilanit, në qëndresën e forcave kryengritëse të komanduara nga Idriz Seferi. Luftëtarët shqiptarë të kësaj ane u rezistuan për disa ditë forcave osmane, derisa atyre u erdhi në ndihmë një kolonë tjetër. Megjithatë, qëndresa e kryengritësve vijoi edhe më pas, por në grupe më të vogla, të përbëra nga 150-200 veta. Edhe në këto vise ushtria, në shenjë hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave të tëra. Në fillim të muajit maj forcat osmane kaluan në mësymje në drejtimin Ferizaj-Carralevë. Këtu u ndeshën me forcat kryengritëse që vepronin në zonën Shtimje-Carralevë, të komanduara nga Isa Boletini?, numri i të cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Për dy ditë dhe dy netë rresht u zhvilluan atje luftime të ashpra. Megjithëse nisi nga Ferizaj reparte të garnizoneve të Prizrenit dhe të Mitrovicës, që vepronin anës Grykës së Carralevës, komanda osmane nuk arriti t’i rrethonte kryengritësit. Forcat ushtarake të Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevës dhe u detyruan të kthehen mbrapsht. Pjesa tjetër nuk ia arriti të depërtonte në drejtimin Jezercë-Budakovë për t’u rënë prapa krahëve kryengritësve.Taktika që përdorën udhëheqësit e kryengritësve, sidomos shfrytëzimi i terrenit, ndihmoi për një kohë për të përballuar epërsinë e armikut në njerëz dhe në armatime. Gjendja e krijuar në Kosovë e detyroi ministrin e Luftës, Mahmut Shefqet pashën, që të vihej vetë në krye të fushatës ushtarake në Shqipëri. n

17


Kulturë

UP News

Këndvështrim kulturor

Letërsia dhe vetëdija Berat ARMAGEDONI

S

tudimet për letërsinë e Shqipërisë e të Kosovës në Kosovë kanë karakter analitik e studimor, kurse ato për letërsinë e huaj që prezantohen sot në Kosovë e në Shqipëri kanë karakter interpretues e informativ. Të dyja janë modele të ndryshme të metodologjisë së punimeve. Njëra ndjek udhëzimet e Umberto Ekos (italian), tjetra të Mit’hat Shamiqit (boshnjak), që dallojnë shumë pak. Por, për dallim nga këta dy mentorë, më të përmendurit në Evropë për metodologjinë e punimeve të diplomave, të masterit e të teksteve të tjera studimore, ka edhe asi punimesh e asi studiuesish që punojnë krye në vete. Këto rregulla i quajnë tabu, prandaj i thyejnë, duke menduar, sa herë, se po sjellin diçka të veçantë në studime, e që, realisht, në tekstet e tyre, më shumë se seku tjetër, ka plagjiaturë të ndytë - me paramendim - ose tekste të pacituara, ani pse të shfrytëzuara e të konsul-

18

tuara. Gjatë leximit ose interpretimit të këtyre letërsive vihet re se e para ka elemente të letërsisë klasike, realiste, simboliste, moderne, dhe, ku e ku, andej kufirit (Shqipërisë) e këndej (Kosovës), veçmas romanet e Qosjes, ky më i riu, me titull Bijtë e askujt, postmoderne. E dyta, letërsia e huaj që na është prezantuar deri më sot, ka elemente të letërsisë klasike, realiste, simboliste, moderne e postmoderne. Dmth. është e njëjta linjë e metodës së krijimit sikurse letërsia e vogël e Kosovës dhe ajo madhe e Shqipërisë. Megjithatë, këto letërsi i dallon shkrimi (teknika) dhe krijimi (imagjinata). Asnjërës s’i mungon erudicioni, sidomos letërsisë, të konstatuar tashmë nga shumë studiues, postmoderne. Letërsia e huaj, ashtu sikurse e jona, në Kosovë injorohet, i mungon reklamimi, në Shqipëri çmohet, i bëhet reklamimi dhe bisedohet për të në gazeta e në TV. Kurse, në vendin prej nga vjen kjo letërsi e huaj, aty ku shkruhet dhe botohet, kjo letërsi çmohet, lexohet e shpërblehet. Në Kosovë, nëse një vepër e vlerëson për të keq, i keq dhe armik do të mbetesh përgjithmonë për autorin e saj, që mund ta kishe pasur mik, ashtu siç i kam ndërruar edhe vetë raportet me nja tre a katër të këtij soji pas vlerësimeve negative për këso far veprash. Në Shqipëri është e kundërta. Bëhet konflikt verbal aq i rëndë ndërmjet komentuesve sa mendja të shkon menjëherë te Kosova se, po qe se bëhet kjo zhurmë në Kosovë, ç’do të ishte bërë ndërmjet shkruesit dhe kritikuesit. Për sqarim, ja po ju tregoj për një incident me disa miq: Kam pasur rastin të kem një konflikt me nja dy autorë të Shqipërisë, të dytë shkrimtarë, studiues dhe poliglotë. Por, konfliktin, shyqyr Zotit, e kishim në facebook e jo sy më sy, se, besoj, po të ishin kosovarë, me ta do të isha grushtuar ballë për ballë, qoftë edhe në shkallë. Më tutje. Nëse atje shkruhet një roman, ta zëmë i Ben Blushit, Të jetosh në ishull, që bën zhurmë të madhe në të gjithë Shqipërinë, për të cilin gazetarët bëjnë emisione speciale me historianë, analistë politikë, studiues të letërsisë e shkrimtarë rreth tij dhe procesit të krijimit të tij, pse, as sot, dy javë pas botimit, nuk bëhet zhurmë për një roman në dy pjesë, me mbi një mijë faqe, të titulluar Bijtë e askujt të shkrimtarit më në zë postmodern Korrik 2010


UP News shqiptar, Rexhep Qosja. Çfarë ka romani i Blushit e nuk ka i Qosjes? Nëse Blushi provokon pak, Qosja provokon shumë. Nëse teknika e shkrimit të Blushit është realiste, e Qosjes është postmoderniste/erudite. Nëse atje është një rrëfimtar që rrëfen në vetën e parë, edhe këtu është një po i tillë, që ka gjuhë të ëmbël dhe rrëfim të shpejtë e interesant, që para jush provokon ekstremisht njerëzit me epitete në shkallën cilësore dhe krahasore. Nëse Blushi në roman ka metafora e ironi, sarkazëm e satirë, të tilla, madje dhe më të mprehta, ka përplot edhe romani i Qosjes, me të cilat janë mbështjellë: njeriu më i thjeshtë dhe njeriu më elitar, politikani dhe profesori, i miri dhe i keqi, i bukuri dhe i shëmtuari, hajni dhe hajnesha, i pasuri dhe i varfëri, drejtori dhe drejtoresha e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë këta personazh që i gjejmë në romanin në dy pjesë të tij, i takojmë nëpër rrugët e Prishtinës në mëngjes, në mesditë e në mesnatë. Ndoshta ndonjërin do të mund ta identifikojmë kur ta takojmë. Ndoshta ndonjëri do të ikë nga ne si qeni, ashtu siç do të ikim edhe ne nga ndonjëri si nga një tufë qensh. Pra, është roman uragan, politik e problematik, të cilit Qosja i ka hapur rrugë më të mëparshmit. Por, ja që kështu s’do të jetë. Mbase më provokuesi, shkruar nga dikush që 100 vjet në Shqipëri e në Kosovë, do të mbetet ishulli i Blushit. Dhe kështu do të jetë, s’ka tjetër. Veçse, duhet të mësohemi që, ata që na provokojnë, t’i provojmë e t’i shfletojmë. Edhe më tutje. Vëmë re se romanet më të mirë (të lexueshëm/shitur) të letërsisë së huaj të prezantuar sot në Shqipëri e në Kosovë veçohen ata të letërsisë bio e autobiografike. Por, e meta e këtyre letërsive dhe e këtyre dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, është se njerëzit e njërës lexojnë pak letërsi, së tjetrës lexojnë pak studime. Kështu që, në Kosovë njerëzit janë të përkushtuar për kritikë e studim, në Shqipëri për përkthim e krijim. Së këndejmi, që të dyjave këtyre letërsive, kur shtrihen në rrafshin studimor e interpretues tek ne në Kosovë, s’u mungon modeli i semiotikës së tekstit nga “Aventura semiologjike” e Roland Bartit (përkthyer nga Rexhep Ismaili), nga “Kursi i gjuhësisë së përgjithshme” i Ferdinand de Sosyrit (përkthyer nga Rexhep Ismaili), nga “Figura” e Zherar Zhenetit (përkthyer nga Sabri Hamiti) dhe as nocionet nga studimet më të zgjeruara moderne e postmoderne, të cilat autorët që krijojnë në Shqipëri, madje as shtëpitë botuese të saj, as nuk i njohin e as nuk duan t’i njohin. Kështu që, librat studimorë për letërsinë në Shqipëri mbesin të papërkthyer dhe i njeh pakkush. Këta dy përkthyes tek ne, Ismaili dhe Hamiti, në vitet ’80-90 i kanë sjellë këta libra në shqipe që, pak a shumë, kanë për studim, sidomos dy të parët, semiotikën e tekstit. Po këta libra, për shumëkënd, që atëherë e deri më sot, deri edhe në Fakultetin e Nr. 35 / Tetor '09

Kulturë

Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, janë bërë të obligueshëm për studentët e Degës së Letërsisë Shqipe, të Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare, të Gazetarisë, dhe të gjitha degëve të tjera të Filologjisë: të Anglishtes, të Frëngjishtes e të Gjermanishtes. Janë bërë të obligueshëm edhe për studentët e nivelit master të të gjitha degëve. Megjithëse, për këta të fundit, që ndjekin studimet master, ka edhe literaturë shtesë të semiotikës por, jo në gjuhën shqipe, përpos njërit libër të përkthyer nga italishtja nga Dhurata Shehu, të quajtur Semiotika e tekstit. Kjo literaturë, ani pse ka ardhur nga Shqipëria, më njoftojnë shokët nga atje, por edhe planprogramet e profesorëve të tyre, se i mungon një pjese të madhe të studentëve të filologjisë, prandaj edhe gjatë analizave të tyre për letërsinë, më shumë teksti ka karakter interpretues, fabulativ/informativ sesa si tekstet në Kosovë, analitik e studimor. Dhe kaq keq, edhe për një kohë bukur të gjatë, do të mbetet raporti i letërsisë dhe studimit të saj ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Atje letërsia, këtu kritika. n 19


Shëndetësi

UP News

Kanceri i lëkurës renditet i dyt Jana NANO, Tiranë

N

ë spitalin Onkologjik të Qëndrës Spitalore ‘’Nënë Tereza’’ u krye një studim 5 vjeccar (2004-2008) me qëllim vlerësimin e gjendjes së kancerit të lëkurës në popullatën Shqiptare.Pas përfundimit të studimit u arritën këto rezultate: Tumoret malinje të lëkurës, nga shpeshtësia, u renditen të dytat, pas kancerit të mushkërive për meshkujt dhe atitj të gjirit tek femrat (të cilët përkatësisht në të dy gjinitë, renditen në vend të parë).Gjatë periudhës 2004-2008, ccdo vit, rregjistroheshin 600 raste të reja ku 60% e tyre tek meshkujt (360 raste) dhe 40% tek femrat (240 raste). Sipas studimit, meshkujt ishin 1.5 herë më të prekur sesa femrat. U vure se zonat rurale ishin dy herë më të prekura sesa ato urbane.Moshat më të prekura ishin ato mbi 65 vjecc me incidencën më të lartë në moshën 80 vjeccare, me afërsisht 640/100 000 banorë për seksin mashkull dhe rreth 355/100 000 banorë për seksin femër. Plakja dhe degjenerimi i lëkurës në këto mosha rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Për të dy sekset, kanceri i lëkurës përbën 20 % të të gjitha rasteve në Shqipëri ( rreth 46 lloje sëmndjesh kanceroze). Rrethet e prekura më tepër ishin Tirana, Fieri, Lushnja, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Sicc vihet re, qytetet më të prekura janë ato që shtrihen në ultësirat fushore dhe bregdetare ku ekonomia e vendit bazohet në zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe turizmit. Kjo mund të shpjegohet më sasinë e madhe të orëve diellore për gjatë gjithë vitit në këto vende.

Nga çfarë shkaktohet kanceri i lëkurës? Ekspozimi ndaj rrezeve X; Kontakti me disa lloj kimikatesh si: hidrokarbure, arsenik, vajra etj; Përdorimi i rrezeve për efekte estetike ; Individë me ngjyrë lëkure të bardhë të cilët janë vulnerabël ndaj djegieve të diellit dhe shfaqjes së qukave; Individë me flokë biondë apo të kuq dhe sy blu apo jeshilë; Individë me sëmundje gjenetikisht të trashëguara që alterojnë pigmentet apo karakteristikat e lëkurës si Albinizmi apo Kseroderma Pigmentosum; Individë që kanë nishane të shumtë në trup, me përmasa të mëdha apo me forma jo të rregullta, që në lindje Individë të cilët kanë të afërm që kanë zhvilluar kancer të lëkurës; Individë që kanë patur të paktën një djegie të shkallës së rëndë në jetën e tyre. Shpesh herë, disa gjendje të organizmit tonë na tregojnë për një risk të lartë zhvillimi të një patologjie kanceroze. Një nga këto është keratoza aktinike. Mund të kemi vështirësi për ta diferen20

cuar atë nga një kancer i vërtetë i lëkurës por ama, nqs kapet shpejt atëhere mundësitë e kurimit janë të larta. Në pacientë mbi 40 vjeç, të cilët kanë patur një ekspozim afatgjatë ndaj rrezeve të diellit, janë më të predispozuarit për të zhvilluar keratozën aktinike. Rrezet Ultraviolet dëmtojnë qelizat epidermoide çka bën që këto të fundit të zhvillohen në mënyrë jonormale. Pikërisht këto grumbuj qelizash janë forma paraprirëse e një kanceri të lëkurës. Dëmtimet shfaqen më së shumti në pjesët më të ekspozuara si fytyra, qafa, veshët, buzët, parakrahët dhe duart. Ato paraqiten si dëmtime të ashpra, kalloze që variojnë në ngjyrë dhë përmasa. Është forma më e zakonshme e shfaqjes së kancerit të lëkurës. Ajo e merr origjinën nga qelizat bazale të shtresës së lëkurës dhe tipikisht, zhvillohet shumë ngadalë. Zakonisht, ato janë të lokalizuara dhe nuk shpërhapen në pjesë të tjera të trupit. Paraqitja e dëmtimeve të lëkurës është shumë e larmishme. Simptoma: Zakonisht ka pamjen e një gunge të ngritur nga sipërfaqja , e lëmuar me ngjyrë si perlë. Brenda tumorit mund të dallohen vaza të vogla gjaku dhe shpesh në qendër mund të formohen krusta apo edhe ulccerime. Për nga shpeshtësia renditet e dyta me 20 % të rasteve. Origjinohet nga qelizat skuamoze të lëkurës dhe si pjesa më e madhe e këtyre patologjive, shkaktohet nga ekspozimi afat-gjatë dhe akumulativ ndaj rrezeve të diellit. Ky lloj kanceri ka aftësi të metastazojë apo të shpërndahet më lehtë se tipet e tjerë duke e bërë rrjedhimisht shumë të vështirë për t’u kuruar. Pasojat, jo rrallë herë mund të jenë edhe letale. Kapja e hershme mund të çojë në rezultate pozitive të trajtimit. Simptomat: Është një sipërfaqe e mirë-kufizuar, e kuqe, e trashë. Nqs lihet e patrajtuar ajo mund të zmadhojë përmasat. Ulccerohet dhe bën hemoragji të shpeshta. Melanoma, Edhe pse shpeshtësia e këtij lloj kanceri numërohet rreth 5 % ajo është një nga format më letale. Ndryshe nga kancerët e tjerë të lëkurës që mendohet të vijnë si pasojë e eksopozimit të gjatë ndaj diellit, melanomat shkaktohen përgjithësisht prej një ekspozimi intens prej tij që rezulton me djegie të lëkurës. Zë vendin e 5-të nga patologjitë kanceroze që prekin meshkujt dhe të 6-të tek femrat. Prek më së shumti moshat midis 25-29 vjeç. Origjinohet prej melanociteve, të cilat kanë aftësi të lartë metastazuese e si rrjedhim e bëjnë melanomën formën më letale nga gjithë tipologjitë e kancerëve . Zakonisht shfaqet si një nishan me konture te çregullta, asimetrike, shumëngjyrësh që me kalimin e kohës rrit përmasat e tij. Simptomat: Melanomat shprehen si Dhjetor 2009


UP News

i në Shqipëri lezione pigmentare me ngjyrë kafe apo të zezë. Duhet të kemi shumë kujdes ndryshimet e saj në përmasa, formë dhe ngjyrë Të gjithë pacientët pasi i janë nënshtruar kontrollit të përgjithshëm dhe rezultojnë me lezione në lëkurë të cilat janë të vështira për t’u identifikuar apo që mendohen të jenë me origjinë kanceroze i nënshtrohen një biopsie. Kjo është një procedurë nëpërmjet së cilës lejohet të vëzhgohet me mikroskop një sasi e vogël lëkure e marrë nga lezioni. Nqs pas biopsisë rezulton që qelizat e vëzhguara janë kanceroze, atëhere pacienti i nënshtrohet ekzaminimit nëpërmjet testeve të tjera më specifike (analiza gjaku, radiografi etj) për të konkluduar nqs kemi shpërndarje të patologjisë në pjesë të tjera të trupit. Nuk është e mundur që të shmangim rrezet e diellit totalisht apo edhe të ulim ekspozimet tona ndaj tij duke reduktuar aktivitetet tona të jashtme. Nuk do të ishte aspak e shëndetshme. Gjithsesi, dielli mund të jetë shumë I rrezikshëm. Më poshtë janë renditur disa mënyra për të ulur ekspozimin tuaj ndaj tij. Shumë njerëz mendojnë për mbrojtjen nga dielli vetëm kur ata shpenzojnë një ditë në plazh apo pishina. Fakti është që ekspozimi akumolohet nga dita në ditë, sa herë ju jeni në diell. Vishuni! Sa herë që ekspozoheni nga dielli mundohuni që të mbuloni një pjesë të mirë të trupit nëpërmjet rrobave. Ato ndryshojnë sipas niveleve të mbrojtjes nga rrezet ultraviolet (UV). Rrobat e errëta mbrojnë më mirë se ato të ccelurat. Tashmë kompanitë e tekstileve nëpër botë po prodhojnë copa të cilat kanë edhe një shtresë të veccantë që mbron nga rrezet UV. Në Australi, rrobat e banjos së fëmijëve nga qafa të këmbët, prodhohen nga një copë e veccantë mbrojtëse kundër diellit. Gjithashtu, detergjentë të rinj për larjen e rrobave kanë në përbërje të tyre ingredientë që rrisin mbrojtjen nga rrezet UV pa ndryshuar cilësinë apo ngjyrën e tyre. Kremin mbrojtës mund ta gjeni në shumë forma si locion, krem, xhel etj. Shumë produkte kozmetike si buzëkuqët apo fondotintat përmbajnë faktorë mbrojtës. Rekomandohet që këto produkte të përmbajnë një faktor mbrojtës kundër diellit të paktën 30. Duhet të kini parasysh që kremra të tillë nuk bëjnë mbrojtje totale. Kur përdorni një krem mbrojtës me faktor (SPF) 30 përgjatë një ore, fitoni në mbrojtje, atë sasi rrezesh UV që do të merrnit brenda 2 minutash pa kremin mbrojtës. Në treg tashmë ekzistojnë kremra me faktorë mbrojtës mbi 100. Shumë njerëz në mënyrë të Dhjetor 2009

Shëndetësi

gabuar mendojnë së një krem më SPF 45 mbron 3 herë më shumë sesa një me SPF 15. Kjo nuk është e vërtetë. Kremi me SPF 15 mbron nga rreth 93% e rrezeve UV, një me SPF 30 vetëm 97% ndërsa një me SPF 100 nga 99% e rrezeve. Kremi mbrojtës duhet të aplikohet ccdo 2 orë. Nqs notoni apo djersisni, aplikojeni akoma më shpesh. Produktet që janë ujë-rezistente mund të sigurojnë mbrojtje deri në 80 minuta Çfarë të vendosni përpara: kremin mbrojtës, produktet kozmetike apo pomadën medikamentoze?. Nqs ju jeni një përdoruese e rregullt e kremit kundra rrezeve të diellit, por gjithashtu përdorni një medikament për lëkurën apo produkte kozmetike, atëhere rradha aplikimit të tyre në fytyrë është kjo: Nqs ju aplikoni në fillim kremin mbrojtës atëhere me shumë mundësi ai do të interferojë me efektin e medikamentit ( ky i fundit mund të jetë një anti-inflamator apo nje ilaç kundër akneve) dhe mesiguri do të inaktivizojë shumë ingredientë përbërës. Për këtë arsye medikamenti gjithmonë aplikohet i pari në një fytyrë të larë dhe të pastër. Më pas përdoret hidratanti, kremi mbrojtës kundër diellit dhe si përfundim produktet e tjera kozmetike.

Përdorni syze që bllokojnë rrezet UV! Syzet ideale nuk ka arsye të jenë të shtrenjta, mjafton që të bllokojnë 99-100% të rrezeve ultraviolet. Përdorimi I tyre, mbron syrin nga ekspozimi afatshkurtër dhe afatgjatë I rrezeve ccak mund të ccojë në degjenerim të syrit.Shmagni rrezatimet artificiale për efekte kozmetike, solarët! Rrezet e këtyre pajisjeve mund të shkaktojnë dëmtime të lëkurës shumë kohë pas rrezatimit duke predispozuar për kancer të lëkurës. “Ilaçet që ndryshojnë ngjyrën e lëkurës”. Këto ilaçe, në formën e kokrrave, kanë në përbërjen e tyre ngjyrues të beta-karotenit (substancë e ngjashme me atë që gjejmë tek karrota). Këto shpërndahen në të gjithë trupin, si rrjedhim edhe në lëkurë, duke i dhënë kësaj të fundit ngjyrën portokalli. Edhe pse disa nga strukturat e kontrollit të barnave në botë, i kanë aprovuar këta ngjyrues të përdoren në ushqime, ato përbëjnë kundërindikacion në përdorimin e tyre për efekte kozmetike. Përbërësi kryesor i këtyre kokrrave , kantaksantina, mund të shfaqet në formën e disa kristaleve në sy, ccka mund të ccojë në dëmtim të shikimit Abronxuesit përbëjne një klasë tjetër produktesh kozmetike me përdorim të jashtëm, të cilat nuk janë të dëmshëm nqs përdoren në mënyrën e duhur. Ngjyra e fituar nga këto produkte qëndron shumë pak dhe më pas largohet nga shplarja më ujë. n Arjanit Kokobobo*, mjek onkolog Ferdinand Jorgoni*, Departamenti I epidemiologjisë dhe Rregjistrit Kombëtar të kancerit *Spiatali Onkologjik, QSUT

21


Reportazh

UP News

NJËMBËDHJETË VJET LIRI Hajdin ISLAMI

P

ikërisht më 17 Qershor 2010, u bënë 11 vjet që kur forcat çetnike serbe janë dëbuar njëherë e përgjithmonë nga Vushtrria. Më 17 Qershor 1999, forcat paqeruajtëse të NATO-s, së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Komunën e Vushtrrisë, edhe pse pjesëtarët e UÇK-së vazhdimisht në lagjet periferike të qytetit dhe të fshatrave të kësaj komune patrullonin dhe tentonin që me forcat e tyre të parandalonin ushtrinë famëkeqe serbe që të masakronte familjet e shumta shqiptare që aty ishin strehuar, jo vetëm nga komuna e Vushtrrisë, por edhe nga komunat e tjera. 17 Qershori apo ndryshe siç quhet Dita e Çlirimit të Vushtrrisë, për të gjithë ne është një ditë e krenarisë, por njëkohësisht edhe e dhimbjes dhe kujtimit për të gjithë ata që më nuk janë në mesin tonë. Në këtë ditë të çmuar, çdonjëri prej nesh mundohemi të nderojmë sakrificën, guximin dhe virtytin e të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve si dhe luftën e lavdishme dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në luftën e fundit, komuna e Vushtrrisë kishte pësuar shumë; të vrarët, të masakruarit, 22

të zhdukurit, shtëpitë e djegura, lëndinat dhe lumenjtë e saj ishin mbushur me shumë të vrarë, atëkohë kështu përshkruhej Vushtrria. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite familje të tëra, ende vazhdojnë të presin të afërmit e tyre të zhdukur se mos po kthehen. Në sytë e shumë nënave, baballarëve, fëmijëve e grave të Vushtrrisë, lotët ende vazhdojnë të rrjedhin. Dhimbjet janë të mëdha, mizoritë që Serbia kishte kryer ndaj popullit shqiptar janë rrëqethëse. Sot kur jemi të lirë dhe shënojmë njëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit të komunës së Vushtrrisë, u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. 11 vjet pas përfundimit të luftës, Vushtrria tanimë, ka nisur rimëkëmbjen dhe rrugëtimin e saj drejtë zhvillimit, jeta po ju kthehet çdo ditë e më tepër normalitetit, gjithçka frymon lirshëm. Për nder të të rënëve anembanë Vushtrrisë janë ngritur shtatore dhe memoriale të ndryshme si shenjë respekti për ata që sot nuk janë në mesin tonë. Emrat e dëshmorëve tanimë janë prezent në çdo vend. Shumë shkolla, rrugë e institucione të tjera janë emërtuar me emrat e tyre duke bërë kështu të pavdekshme sakrificën e tyre për popullin tonë liridashës. n (Autori është kandidat për Master Arsimor)

Dhjetor 2009


UP News

Revistë e Gazetarisë

Monografi që dëshmon gjenocidin serb mbi shqiptarët

Fahri Musliu, Masakra e Suharekës mars 1999 Prof.dr. Agim ZOGAJ

F

undi i shekullit XIX dhe i tërë shekulli i XX-të dëshmuan se, kombit shqiptar në vazhdimësi i ishte rrezikuar qenia, ekzistenca kombëtare. Politika shfarosëse serbe mori hov që nga koha e Krizës Lindore ( 1878) dhe zgjati deri në çlirimin e Kosovës. Pastaj, në vitet 1912 – 1915 dhe më pas, gjatë aksioneve kriminele serbe për pushtimin e Kosovës u intensifikua politika shfarosëse serbe, e cila proklamonte ( citoj )“... sa më shumë shqiptarë të shpërngulur, aq më të mëdha meritat për atdhe”. Ishin ato vite të vrasjeve të mijëra shqiptarëve dhe të rrënimit deri në themel të mbi 235 fshatrave shqiptare. Spastrimi etnik i shqiptarëve, historikisht, ishte pjesë e programeve hegjemoniste të gjitha regjimeve serbe, pa përjashtim, kulmi i të cilës politikë pushtuese, me përkrahjen dhe shtytjen e ideologëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë ishte lufta e Kosovës. Drama shqiptare, e luajtur aq përgjakshëm me ideologjinë serbe të thikës, të varreve dhe të gjakut, gjithnjë nën emblemën e programeve të qeverive serbe përshkoi 150 vjet pushtim, kolonizime, spastrime etnike dhe shfarosje të qenies sonë kombëtare. Mjerisht, dhe për të zinë tonë kombëtare një pjesë e përgjakur e asaj drame shqiptare u luajt edhe në luftën e Kosovës, pra, siç del nga libri të cilin sot po e përurojmë, në një nga episodet më tragjike, më të dhimbshme të masakrës serbe të datës 26 mars 1999 mbi familjen Berisha në Therandë të Kosovës, mbi vëllezërit, motrat, më të dashurit tanë. Sot, përmes librit, Masakra e Suharekës mars 1999, historia e asaj masakre serbe mbi familjen Berisha na del si dëshmi, si dhembje, si pikëllim, dhe mbi të gjitha, njëherazi si qëndresë ndaj barbarisë serbe mbi popullin tonë. Është kjo, vetëm një nga dëshmitë e gjenocidit të regjimeve serbe, të cilat barbari sllave, edhe në fundshekullin XX-të, ndonëse të proklamuar si fillim i Rendit të Ri Botëror, i ri lirisë të qytetërimit modern, na i rikujtuan masakrat serbe mbi popullin tonë, nga vitet 1878, 1912, 1915, 1920, 1930, 1941, 1945, e kështu me radhë. Për këtë vazhdimësi historike të politikave shfarosëse serbe flet edhe vet shtypi serb, pikërisht ashtu siç shkruante gazeta “Rad”, më 5 gusht 1925 ( citoj):” ...Fshatrat shqiptare ngjajnë në kasaphane të vërtetë...Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”. Kurse, në letrën e një gjenerali serb, letër e cila mbante datën, 12 shtator 1941, ai tek Dhjetor 2009

raportonte betohej se ( sërish citoj) : ”...Lumenjtë Sitnica e Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”. Libri, Masakra e Suharekës mars 1999, nuk është vetëm kujtim historik, nuk është vetëm kthim dokumentar në vitet e luftës sonë për çlirim nga sundimi serb, për mbijetesë, për liri dhe shtet formim. Thjesht, nuk është as vetëm regjistrim kronologjik i një ndër masakrave më çnjerëzore serbe mbi popullin tonë, por, njëherazi është thirrje që, të ndëshkohen të gjithë kriminelët serbë të luftës dhe regjimet serbe të gjitha kohërave. Libri, është, dokument i shkruar si dëshmi arkivore, i cili u bën me dije brezave të sotëm dhe veçmas atyre të nesërm se, cila ishte rruga e përgjakshme e lirisë sonë, se, cili ishte çmimi i lirisë sonë dhe i të ardhmes evropiane të brezave pas nesh, se, nëpër cilat barbari të pushtuesit serb, sllav kaloi populli i Kosovës dhe shqiptaria në përgjithësi. Ky libër, i bën thirrje për ndërgjegjësim, veçmas opinionit publik, politik akademik dhe atij qytetar serb i cili opinion dhe të cilat udhëheqje serbe, më në fund duhet t’i pranojnë publikisht historitë e krimeve, të shfarosjeve, të masakrave, dhe të gjenocidit serb mbi popullin tonë. Mjerisht, Beogradi zyrtar, i përkrahur dhe i përkëdhelur jo vetëm nga aleati i saj, Rusia, jo vetëm që është larg nga kërkim falja, por vazhdon ta kërcënoj hapur shtetin tonë, lirinë tonë, madje edhe përbrenda një pjese të territorit të Republikës së Kosovës. Gjithsesi, libri, Masakra e Suharekës mars 1999, na rikujton se, edhe më me ngulm duhet të hulumtojmë nëpër arkiva dhe tek dëshmitarët e gjallë të kohës sonë, për të shkruar historinë tonë më të re, për ta vendosur atë nëpër bibliotekat, arkivat tona dhe ato ndërkombëtare. E kemi për detyrë, jo vetëm para atyre të cilët e dhanë më të shtrenjtën për lirinë tonë, por edhe para brezave që do të vijnë pas nesh. Kujtimi, nderimi i përmotshëm për të rënët e kombit, jo vetëm nga epoka e UÇK-së legjendare na bën më të fortë, më të pajtueshëm, më të bashkuar, më vizionarë para thirrjeve të epokës sonë, kuptimin e të cilës ia dhanë edhe bashkë kombësitë tanë të familjes Berisha. n

Fahri Musliu

23


Analizë aktualiteti

UP News

Korrupsioni në arsimin e Kosovës Shahadije BIKLIQI

N

ë mjedisin, rrethanat dhe në shoqërinë në të cilën jetojmë, ndeshemi me një dukuri të caktuar që është i gabueshëm dhe i prishur siç është korrupsioni. Korrupsioni në arsimin e Kosovës vazhdon të jetë një fenomen shqetësues.Pohoet se në fushën e arsimit është i pranishëm korrupsioni, por nuk dihet se në çfarë niveli gjendet. Korrupsioni në arsim krijon anti-vlera dhe mundësi që licensat, çertifikatat dhe diplomat të blihen me para. Kjo formë e korrupsionit e dëmton rëndë procesin e tërësishëm arsimor. Që në shkollën fillore, nxënësit edukohen që t'i japin bakshishe mësuesve që t'i mbajnë me hatër, që t'i venë nota nga "shumë të mira" deri në "10she" të pamerituara. Në qoftë se mund të flitet për korrupsion,atëherë mendohet se kjo ndodh në sistemin e arsimit superior, përkatësisht akademik në fakultete, e kështu më radhë. Në vitet e shkollës së mesme dhe të lartë, degjenerimi i sistemit arsimor rritet, si nga vlera e bakshisheve po ashtu edhe nga mbresat shkatërruese në karakterin e brezit të ri dhe shpesh bakshishi nuk është vetëm me paratë e prindërve, por edhe me trupin e vetë studenteve. Korrupsioni po ashut është i përfshirë në forma të ndryshme duke filluar nga shitja e notave nga profesorët universitarë e deri tek pranimi i studentëve në forma të parregullta. Korrupsioni po ashtu fillon që në konkurset e fitimit të drejtës së studimit dhe vazhdon deri tek marrja e diplomës. Mund të pajisesh edhe me diplomë, p.sh. të juristit, pa hapur një libër juridiku në jetën tënde, dihet se ka raste juristësh që kanë vështirësi të lexojnë edhe një shkrim gazete, me që nuk kanë blerë vetëm diplomën e shkollës së lartë, por kanë blerë edhe atë të gjimnazit më herët. Në të gjitha nivelet e shkollimit nuk fitojnë njohuri dhe dituri të qëndrueshme, për shkak të cilësisë së dobët të arsimit. Shumë studentë kanë diploma në lëmi të ndryshme, por prapa kësaj diplome nuk qëndrojnë vlerat e nevojshme. Raste të tjera të korrupsionit janë edhe manipulimi i konkurseve për pranim në punë në shkolla, keqpërdorime me fondet e shkollave, nxënësve u kërkohen të holla për punë rreth shkollës dhe mungon transparenca e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, kërkohet mito në rastet e lëshimit dokumenteve nga ana e shkollave për të siguruar certifikata, vërtetime dhe fenomeni i familjarizimit. Fshehja e korrupsionit në arsim kryesisht ka të bëjë me shkaqe që institucionet dhe mekanizmat e dobëta për mbrojtjen e studentëve dhe të 24

nxënësve të cilët do të paraqitnin korrupsionin, interesi personal i studentëve dhe prindërve që janë involvuar në korrupsion të heshtin për ryshfetin e dhënë për blerjen e notës dhe solidaritetin e heshtur te profesorët për kolegët e tyre të korruptuar. Mos të harrojmë se për t'u korruptuar duhet dy palë. Duhet edhe ai që jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet. Mirëpo studentët duhet që të konkurrojnë për pranim dhe të jenë më të sigurt në vetvete, të mos japin dhe të mos ofrojnë korrupsion.Përveç notave, në arsimin e mesëm dhe fillor përmenden edhe lloje të tjera të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parave shtetërore për dobi personale. Ka shembull të organizimit të ekskurzioneve ose të mbrëmjes së maturës përmes "agjencive miqësore" ose restoranteve, prej të cilëve pastaj drejtorët e shkollave marrin kompensim adekuat. Një shoqëri normale, mësimëdhënsitë pranojnë nga studentët vetëm një falenderim, apo fundja "një tufë lule". Mendohet se shoqëria duhet të organizohet në atë mënyrë, që duke zhvilluar potencialet, kapacitetet profesionale dhe etikën profesionale të njerëzve, korrupsioni të evitohet dhe të eliminohet në tërësi. Gjithashtu legjistratura duhet të jetë shumë në nivel,një legjistraturë funksionale, llogari dhënie dhe përgjegjësi ,nëse nuk ka llogari dhënie, përgjegjësi mundësitë për korrupsion dhe mito gjithmonë janë të mëdha. Korrupsioni në arsim mund të ketë një efekt shkatërrimtar në mirëqenien dhe të ardhmen e një vendi. Korrupsioni në këtë sektor del në kundershtim me një nga qëllimet kryesore të arsimit që është transmetimi i kulturës qytetare bashkë me vlerat e integritetit, barazisë, ndershmërisë dhe drejtësisë. Korrupsioni jeton me ne 365 ditë të vitit, por të paktën nëse një javë të këtij viti do ta kemi javën e luftës ndaj tij, do të bëhet i mundur fillimi i procesit të ndryshimit në mendjen e njerëzve që korrupsioni duhet të luftohet dhe eleminohet. Një udhëtim i gjatë fillon me hapin e parë, sado i vogël që të jetë. Ka ardhur koha që ne si shoqëri të vendosim se sa seriozë jemi për arsimin universitar, që duhet vërtet studentët të marrin një diplomë më vlerë dhe të fillohet të punohet për të pasur vërtetë universitete të denjëta. Duhet të punohet në shkatërrimin e korrupsionit dhe edukimin e të rinjëve, të cilët në rast më të keq do të mundet që korrupsionin ta llogarisin si normë të zakonshme. E drejta për të ëndërruar, dhe synuar Unionin Evropian fuqizohet vetëm atëherë kur të zhduket korrupsioni në administrata publike, në organe gjyqësore, në universitete dhe në shumë institucione tjera me ndikim të madh në shtet. n Korrik 2010


UP News

Opinion

Historia e re e komunikimit Miranda HAXHIA

H

istoria e re e komunikimit me njerëzit ka përfshirë edhe internetin dhe kjo, jo që nuk mund të shmanget, por është parë e dobishme dhe e suksesshme në vende të tjera, shumë kohë më parë. Kujtojmë rastin Obama kur një zonë e madhe qw u shfrytwzua ishte shkëmbimi elektronik me qindra dhe mijëra votues, njerëz të thjeshtë, sidomos brezi i ri. Kohët e fundit fenomeni i ngjashëm është krijuar edhe në Shqipëri, ku janë faqe facebooku të emrave të ndryshëm politikanësh, sidomos ish kandidatë për deputetë dhe deputetë të sotëm. Ajo që kupton, sapo eksploron faqet e emrave të njohur publikisht është mungesa e lidhjes së tyre me njerëzit e thjeshtë, mungesa e komunikimit dhe mungesa e njohjes së realitetit, të paktën në zonën ku kanë qenë kandidatë për deputetë. Në këto faqe gjen video të fjalimeve, por nuk gjen analiza të mirëfillta të gjendjes së vendit, nuk gjen një orë kur personi (ministër ose deputet) të komunikojë direkt me qytetarin, me njeriun e thjeshtë, i kujtdo force politike qoftë. Nuk gjen lajme në disa faqe qysh nga data pesë korrik 2009, ditën kur u saktësuan se do ishin deputetë. Më tej mungojnë të gjitha lajmet, komunikimet, fjalimet, më e pakta qw do duhej tw gjenim në faqen e sa e sa prej tyre. Komunikimi është një art i tërë dhe që të bëhet i dobishëm edhe elektronikisht duhen reflektuar vlera dhe cilësi të individit, përfaqësues i një grupimi apo force politike. Duhet të jesh injorant i madh nëse iu përgjigjesh gjithë pyetjeve që të bëhen, shkruan Volteri. Por kur një individ, merr përsipër të jetë përfaqësues i një force politike dhe fiton statusin e deputetit, ndërton një faqe apo dritare komunikimi në internet, kjo nuk është një reklamë e ngjashme me posterat e ngjitur në mure që shqyhen e grisen pas zgjedhjeve. Besoj se puna më e mirë dhe më e goditur e të gjithë atyre që besuan një fije se interenti do t’i shtonte miqtë e kauzës së tyre, do fillonte më pas. Korrik 2010

Asnjë alternativë nuk shikoj në gjithë faqet e facebookut të gjithë fituesve të majtë dhe të djathtë në qarkun e Beratit, për këtë qytet apo për gjithë të ardhmen e këtij rajoni që e deshën aq shumë para zgjedhjeve! Perspektivat e qeverisë i mësojmë nga komunikimi i hapur i zyrës së kryeministrit apo ministrive përkatëse, por njerëzit e zgjedhur nuk dinë të vlerësojnë, të çmojnë dhe të menaxhojnë një pasuri të madhe që ky qark ka,Berati është një ndër qytetet e pakta me histori 3000 gati vjeçare dhe vlerë të madhe turistike. Është si të jesh pasardhës i një familjeje shtatë brezash intelektualë e njerëzish të shquar, e të mos e përdorësh a përfitosh nga kjo pasuri e madhe familjare. Cili prej tetë deputetëve të qarkut të Beratit ka ngritur shqetësime dhe ka shpalosur një hartë të gjendjes dhe

rrethanave të këtij qarku? Cili prej tetë të zgjedhurve ka një kohë (të paktën një orë) komunikimi -on line- në faqen e tij të publikuar të internetit ku të komunikojë me hallexhinjtë, kuriozët, miqtë, apo edhe hulumtuesit e ideve që i afrohen këtij qarku? Cili nga deputetët e djathtë të Beratit e ngriti argumentin e dukshëm e të qartë se votat në Berat nëse janë keqlexuar, janë keqlexuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste të cilët kryesonin në çdo qendër votimi? A ka paradoks më të madh sesa heshtja e mosreflektimi ndaj sjelljes hileqare tw përfaqësuesve të KQZ së atij qarku, përfaqësues të PS, që ashtu si luajtën me votat, luajtën edhe me honoraret e autobuzëve që niseshin për në kryeqytet gjatë ditëve të grevës së lakmisë së Partisë Socialiste? Askush nuk foli gjysmë fjale për Beratin!

I vëzhgova gjithë facebook- et e tyre, asnjë fjalë për Beratin. Gjen portretin e tyre, buzëqeshjen e tyre, profilin artistik të fotografisë, adhurues që shkruajnë, por vet ata- përfundimisht memecë. Përdorimi i internetit prej këtyre njerëzve, tashmë komunikues në sallën e parlamentit është shumë larg stilit OBAMA. Sapo u zgjodhën, harruan nga shëtitën, harruan me kë punuan dhe çfarë mësuan nga ajo përvojë. Vini re, vetëm për temën e shënuar një ditë më parë, për energjinë e pastër, në facebookun e Obamës janë 17.801 diskutime! Ndërsa në një faqe të hapur nga një deputet aktual në qarkun e Beratit janë 102 persona miq, diskutime asnjë, për asnjë temë. Natyrisht, nuk është president i USA, deputeti në fjalë, por është deputet që konsiderohet se ka të paktën mbi dhjetë mijë votues. Apo një tjetër, ka vetëm 476 persona miq në FB. Asnjë diskutim, asnjë alternativë postzgjedhore, asnjë vështrim rreth problematikës së qarkut! Më mirë ndonjë që nuk ka hapur fare faqe në internet për të shpalosur alternativat e përmirësuar profilin e tij në politikë. Dihet që do ngecnin në këtë gardh komunikimi njerëzit që kanë mangësi në menaxhimin e marrëdhënies njerëzore, njerëzit që u frynë si tullumbaca gjatë fushatës dhe që janë “zhdukur” me gjithë gjënë më të thjeshtë- numrin e tyre të celularit. Nuk i gjen në asnjë rrethanë. Janë të zënë deri në grykë, janë të pamëshirshëm në nënqeshjen e sfiduesit dhe të njeriut të pakapshëm por të pushtetshëm. Në faqen e tyre gjen gjithë lajmet që lidhen me veprimtarinë publike, politike, për hir të postit, por asnjë lloj komunikimi. Duket sikur flasin fantazmat. Duke menduar që Shqipëria është në moshën e internetit, duke shfrytëzuar këtë mënyrë të drejtpërdrejtë komunikimi me njerëzit e duke u shkurtuar atyre jo vetëm rrugën për në Tiranë, por edhe lodhjen për të gjetur derën e të zgjedhurit të zonës së tyre, numrin e tyre të celularit që nuk u hapet kurrë, mendoj se facebooku i nxjerr zbuluar dhe të paaftë. Meqë kanë mbyllur celularët, le t’i zhdukin edhe këto faqe interneti, pasi buzëqeshjet e tyre sa vijnë e bëhen më cinike! n 25


Revistë e Gazetarisë

UP News

UJËRAT E ZEZA DERDHËN NË LUMIN “LLAP” Adelina AVDULLAHU

L

umi, i cili para dhjetë viteve, nga bubullima e te cilit te freskohej zemra, dhe çdonjeri dëshironte të qëndronte prandhe tij, t’i shihte përplasjet posh nga valet e tij, tashmë është shndërruar në lum për ujëra fakale.Ky lum gjendet në fshatin Vranidoll, në magjistralën Prishtinë- Podujevë. Uji i tij ishte i pastër sikurse pikat e lotit të një fëmiju, që qan për lodren e tij të adhuruar të grabitur nga dikush. Çdo ditë e bukur vere që mbretëronte

26

dhe që dielli shkëlqente si gurë i madh xhevahiri, fëmijet vraponin të shkonin të lumi, që sado pak të freskoheshin pranë tij. Mjerisht, uji ka humbur kaltërsinë, që qielli ia jipte nga lartë. Fëmijet si një zgjua bletësh, gumezhinin duke dashur të shkojnë më shpejtë tek lumi. Edhe atyre me të vërtetë ju mungon pa masë larja në lum, sidomos kur ata dëgjojnë nga motrat dhe vëllezerit më të mëdhenj, për kohën që kalonin ata bashkë. Derisa arrita tek vendi ku synoja të shkoja, më shoqëruan disa fëmijë. Ata më rrëfyen sa shumë kanë dëshirë, që gjatë stinës së verës të lahen në atë lum. Donjeta Miftari, tetë vjeçare, na tregoi se prindërit e saj nuk e lejojnë atë, që gjatë sezonës së verës të lahet në lum. “Unë kanihere vij tinëz mamit, e hi me u la në lum, se kur bahët koha e mirë, nuk po rrihet pa hy në lum”, u theksoi Donjeta duke shtuar se një nga dëshirat e saj më të mëdha do të ishte që lumi të pastrohej nga këto ujëra. Në një anë të lumit, ishin grumbulluar mbeturina të shumta, saqë ajo pjesë e lumit i ngjante një kontenjeri. Plaku, i cili shikonte dikur atmosferën që bëhej pranë lumit, kur fëmijet dilnin të loznin dhe të laheshin, tanimë atë plak mund ta gjesh të ulur buzë lumit me cigaren e tij duke e shikur se në çfarë gjendje është shndërruar lumi i tyre. Ai u shpreh shumë i shqetësuar.“Kerkush ma s’po kqyr çka po ndodh këtu, e kanë lëshu kanalizimin. Mos vet çka kanë ba. Fëmijt tanë qetu janë kënaq ma s’po kanë edhe çka me ba. Politikanët vijnë veç kur po majnë fushatë zgjedhore.Po vijnë po na thojnë kemi me ua ndreq jetën juve e shumë gjana tjera. Po kur po e zajnë karrigën, ma po harrojnë çka kanë thanë”, u shpreh shtatdhjetë vjeçari, Ismet Pireva, plaku që me vite të tëra kalonte kohën e lirë aty. Mbesim me shpresë, që një ditë këtij lumi, t’i kthehet kaltërsia e tij, ashtu siç ju është kthyer liria vendin tonë. n Korrik 2010


UP News

Kulturë

‘Marrëzia’ komuniste e stilistit Kadare Astrit VELIQI

P

roza “Çështje të marrëzisë” i shkrimtarit të shquar Ismail Kadare është roman që kodifikon letërsinë dhe aventuren e saj të marrë. Marrëzia kjo botë e çthurur praktike artikulohet me ngjyrat me pikante të diskursit krahasimtar. Bota është e marrë thot Kadareja dhe rruga e vetme për ta zhbërë atë sipas vokacionit të tij është marrëzia. Kadareja zbulon që aventurat janë marrëzi por nuk manifestojnë ‘sherre të mëdha’, andaj ato fryhen nga çasti në çast dhe piketohen si ide fiksionale që prodhojnë ide kundërthënëse për kodin komunist.

Sruktura tekstore Gjithsejtë nëntë pjesë (krejë), ndërtojnë materjen e librit i cili artikulohet me një gjuhë epizodike të shkrirë dhe me nentekst të pasur figurativ, ku glosa e marrëzisë me së miri artikulohet si alegori. Alegoria figurë kjo që përmes stilit të saj ‘zhvishet lakuriqë’ vesi i marrë njerëzor, që perceptohet si një rrugëtim asociativ i shenjave ne një botë që merr epitet ‘mollë e ndaluar’.

Kodi tematik Tema e marrëzisë në roman, infiltrohet si kod bosht, ku veprat njerëzore etiketohen në retrospektivë si të bëma individësh por edhe ecejake shoqërore. Dy familje paraqiten në fokus të subjektit të romanit me veset dhe fatet e tyre. Familja e dobatëve me Babazotin (gjyshi nga Dajt), Nënëmadhja (gjyshja nga Dajt) ungji i madh e i vogël (daja i madh e i vogël), tezja etj, dhe familja e Kadarenjëve që specifikohen si familje e rrëfimtarit -autorit, mandej gjyshja, nëna, babai, motra etj.

Narracioni/ Karakteret Romani është prozë e fëmijërisë së Kadaresë, ku uni lirik rrëfehet përmes një uni autorial -subjektiv, si dialog me shokun e tij të klasës Ilirit, një vijë kjo që segmentohet edhe tek romani i tij me i hershëm “Kronikë në gurë”. Teoria e rrëfimit në vepër manifeson një rrafsh kohor e hapësirë universale, Korrik 2010

vendi ndrron nga një pikë në tjetrën. Vija nëpër të cilën rrugëton autori në vepër është Gjirokastra dhe paralagja e Parlotos (Parisi), periudhë kjo që përfshinë ngjarjet e viteve 44-45 të luftës së asaj kohe në Shqipëri. Gjithë vepra rrëfen për veset e liga e të çthurura dhe jo normale të individëve dhe shoqërisë. Pra romani flet për temën shoqërore politike të kohës së realizmit socialist, dhe si mbi veshtrim ka një rrjetë motivesh që justifikohen si krahasime figurash me Babazotin. Babazoti (gjyshi nga dajt), nga familja e dobatëve është figura më e ndertuar dhe me pikmentare në vepër. Të bëmat e tij, karakteri enigmatik, fjalëpakë, meditues duke pirë duhan me qibukun e tij ulur në shelzog në syrin

naiv të fëmijëve, (Kadare dhe Ilirit) receptohet si diçka e ç’thurur, interesante dhe e marrë. Mendja e tyre lajkatare e naive dhe pasioni për të ndez gjithnjë diçka marrëzore, manifestohet tek kjo figurë që nen kamerën djallëzore të tyre interpretohet më ngjyrat dhe portretet figurative nga më të ndryshmet. Sa i ngjan themeluesit flokëthinjur shqiptarë dhe zhgënjehet, sa Leninit, Stalinit, Enver Hoxhës, figura këto të kredos fashiste diktatoriale që e zhgënjejnë të gjithë. Këtu pra kemi sensin ekperimentues me figurat politike që situohen zhgenjyese nën shqisën kadareane. Marrëzia më e madhe reflektohet tek imazhet e bota e ungjëve, ku i vogli mban fshehur tiketen e partisë fantazmë-komuniste, simbolikë kjo që vetëm me anë të alegorisë fine nenkuptohet drejtë nga lexusi. Një arratisje postmoderne nga ferri komunist, një indinjatë për lirinë e pastërt. Në vepër pikmentohen magjishëm të gjitha ngjyrat, stinët, imazhet që prodhojnë dhe reflektojnë një sens herë-herë ironie ambient familjar me kthina të gurta sikur të burgut, fatet e individëve, tezja bëhet imorale nga lajkat e femijëve deri sa të zbulohet e vërteta. Vëllai i Babazotit që vjen pas ca vjetëve si i krishterë fletë vetëm gjuhën e nënës (gegërishten) jepen e pikturohen të gjalla zakonet, ritet e vdekjeve veriore, vajtimet e grave, magjistricat, veshjet etj, të gjitha këto me një gjuhë polisemike e figurative, reflektohen si çështje të liga të ç’thurura dhe tejmase njerëzore. Pasioni i marrë për ta ndërtuar kalin e drunjët të Trojës, simbolikë kjo e tradhtisë dhe nenshtrimit, sikurse te romani Kronikë në gurë, që imagjinohet dëshira për ta ndërtuar aeroplanin më letër. Babazoti i vdekur do të rikthehei përsëri në jetë janë këto të gjitha zikzake që përçudnohen ne botën e pafaj të fëmijëve, por që reflektojnë mesazhe dhe ide fallco, jonormale, andaj të gjitha këto marrin atributin çështje të marrëzisë. Romani “Çështje të marrëzisë” është botuar nga Onufri, në vitin 2005 dhe ka 112 faqe. n 27


Kulturë

UP News

Trashëgimia kulturore e Kosovës

Serbia vodhi trashëgiminë Dukagjin AVDYLI

P

olitika degraduese e Serbisë ndaj Kosovës më së shumti ka qenë e drejtuar në aspektin e monumenteve kulturore, me qëllim që të na zhvesh nga trashëgimia jonë e me këtë të vijë në përfundimin se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulturë, që do të dëshmonin autoktoninë tonë në këto troje si popull dhe me këtë t’ia mbushin mendjen botës se Kosova i përket Serbisë e si rrjedhojë nuk mund të ekzistojë si shtet më vete. Këtë propagandë politike të Serbisë, në të gjitha sferat që kanë të bëjnë me të drejtën e shqiptarëve mbi Kosovën e sidomos në atë të monumenteve kulturore, e kanë përtypur si të vërtetë dhe vazhdojnë ta përtypin ende pothuajse të gjithë faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Bile, ky përvetësim i monumenteve kulturore shqiptare nga Serbia është pranuar nga shqiptarët me miratimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila nuk është tjetër , veçse pjellë e Pakos së Ahtisaarit. Mark Velleri një njohës i zoti i çështjeve ndërkombëtare në librin “Shtetësia e Kontestuar” për raportin Pako – Kushtetutë thotë: “Në kundërshtim me nenin 16 të Kushtetutës, dokumenti i Ahtisaarit është në fakt dokumenti më i lartë juridik në Kosovë. Dokumenti i Ahtisaarit ishte “propozim” i cili megjithatë doli të jetë “obligim” për Kosovën. Burimi i këtij obligimi është vet kufizimi i sovranitetit që kishte ofruar Kosova në Deklaratën e Pavarësisë”. (fq. 407) (Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës] Pika 1 - Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë). Pakoja e Ahtisarit, e cila mori vizën për t’u zbatuar në Kosovë, si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga Kuvendi i Kosovës duke e miratuar atë, është njëri nga dokumentet që e mban Kosovën ende peng të Serbisë, dhe favorizon këtë të fundit duke i dhënë exterritorialitet në Kosovë. Me anë të këtij dokumenti, i cili na u kthye në Aktin më të Lartë Ligjor ka tendenca që t’i falet Serbisë trashëgimia jonë kulturore e fetare, e me këtë të vuloset “lashtësia” e popullit serb, ndërsa ne të konsiderohemi ardhacak, barbarë, a çka do tjetër që i shkon për shtati manipulatorëve serbë të komplekësuar nga inferioriteti në raport me ne kur e dinë se ata janë të ardhur e jo ne. Me këto lëshime që kanë bërë shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar janë me ndihmën e manipuluesve profesionist serb, janë shkelur faktet historike, arkeologjike, 28

monumentet kulturore, demografia dhe çdo gjë tjetër që dëshmon në favor të shqiptarëve e në kundërshtim me propagandën e pashije serbe. Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit, janë dy nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare të cilat nga pakoja e Ahtisarit janë përcaktuar si zona të mbrojtura, e që faktikisht asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuara nga shqiptarët. Të dyja këto dhe të gjitha monumentet e tjera ortodokse serbe të cilat janë përcaktuar si Zona të Mbrojtura udhëhiqen direkt nga Beogradi dhe ende vazhdojnë t’i implementojnë ligjet e Serbisë në Kosovë të nxjerra para vitit 1999, duke mos i respektuar ligjet e Kosovës. Në bazë të aneksit V të pakos së Ahtisarit, Patriarkana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit janë dy nga monumentet e trashëgimisë kulturore e fetare, të cilat gëzojnë mbrojtje dhe të drejta, privilegje e imunitete. Ushtrimi i këtyre të drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve, bartë më vete edhe detyra dhe përgjegjësi për të vepruar në pajtim me ligjet e Kosovës, dhe për të mos shkelur të drejtat e të tjerëve. Me këtë tregohet se sa i mangët është ky dokument, kur në njërën anë thotë se kjo është pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd dhe në anën tjetër thotë se përgjegjësia për veprim duhet të jetë në pajtim me ligjet e Kosovës. Si mund të zbatohen këto të dyja përnjëherë, kur dihet se politika e Beogradit nuk e njeh Kosovën si shtet dhe ligjet e Serbisë nuk mund të jenë të zbatueshme në një shtet tjetër, siç është në këtë rast Kosova. Gjithashtu, në bazë të këtij aneksi dhe të çdo rregulle tjetër në lidhje me këtë, nuk lejohet të ndryshohet forma e as dukja e monumenteve kulturore, gjë e cila në këto dy objekte ka ndodhur. Në Patriarkanen e Pejës është ndërtuar muri i cili është i gjerë 80 cm dhe i lartë 3 m, pastaj i është ndryshuar ngjyra çka realisht nuk është dashur të ndodhë, sepse nëse asaj dhe monumenteve tjera iu ndryshohet forma dhe ngjyra atëherë ato do ta humbin vlerën e tyre që kanë. Drejtori i Institutit Regjional për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Avdyl Hoxha, tregon se si trajtohet ky institut nga udhëheqësit serb të këtyre objekteve, duke mos iu lejuar as vizita në to pa bërë kërkesë dhe që së bashku me ta të jenë edhe përfaqësues ndërkombëtar edhe atë jo t’i vizitojnë ato në cilësinë e përfaqësuesve të këtij instituti, por si individ, dhe pas vizitës të mos japin asnjë deklaratë për media. Derisa me shqiptarët ndodhë kështu, serbët mund të vijnë kur të duan në këto objekt dhe kudo qoftë në Kosovë, madje Korrik 2010


UP News

ë kulturore edhe udhëheqës serb, vijnë në to si të ishin në Serbi, japin deklarata për media, të cilat gjithmonë kanë qëllime destruktive dhe nxisin dhunë ndëretnike. Hoxha, gjithashtu rrëfen se si të gjithë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kanë dhënë pjesë të tokave të Kosovës për këto dy objekte. Duke i marrë këto vendime pa u bazuar asnjëherë në akte ligjore, këto munomente kanë përfituar pjesë të mëdha të territoreve duke përfituar 700 – 800 hektar Manastirit të Deçanit, dhe 60 hektar Patriarkana e Pejës. Me këtë janë shkelur të drejtat e banorëve shqiptar të dy qyteteve, sepse atyre iu është ndaluar shfrytëzimi i pasurisë së tyre, gjë që ka nxitur revoltë tek ta. Banorët përreth këtyre monumenteve, për ndërtimin e një objekti në pronat e tyre të cilat gjenden afër kishave e manastireve “serbe” në Kosovë, lejen për ndërtim duhet ta marrin nga Këshilli i Bashkësisë Ortodokse Serbe, çka bien ndesh me ligjin, ku vë në pikëpyetje se a është më i lartë ligji dhe shteti, apo një organizatë fetare. Kjo i bie si të themi rreth xhamie nuk mund të ndërtohet asgjë pa u pyetur Këshilli i Bashkësisë Islame, pra është jonormale që për leje ndërtimi të pyetet një bashkësi fetare, kur dihet se me ligj këto leje i jepin institucionet përkatëse për ndërtime, çka do të thotë se edhe në këtë pikë shkelet ligji vetëm për të mos ia prishur qejfin Serbisë. Sipas, Hoxhës nuk është e nevojshme që të ruhen këto objekte, meqenëse këto për kohë të gjatë janë ruajtur nga familjet shqiptare. Patriarkana është ruajtur nga familja Nikqi dhe Manastiri i Deçanit nga familja Kuqi. Ndërkaq, derisa serbet pretendojnë që këto objekte i takojnë trashëgimisë kulturore e fetare serbe, historianët shqiptar ofrojnë fakte se këto objekte në lashtësinë e tyre kanë qenë objekte fetare shqiptare, katolike apo iliro-romake dhe në themelet e tyre apo në afërsi të tyre janë ndërtuar objekte të reja. Ndryshe, Manastri i Deçanit nga UNESKO njihet si monument ortodoks bizantin dhe jo serbo-sllav dhe stili i ndërtimit të tij është i stilit iliro-romak apo gotik, çka nuk ka të bëjë me ndërtimet e stilit ortodoks serb. Sipas deklaratave nga punëtorët shkencor, të cilët merren me këtë çështje në territorin ku tani gjendet Patriarkana e Pejës, më herët ka qenë një monument shqiptar dhe në afërsi të themeleve të atyre tri kishave të vogla që kanë qenë, është ndërtuar Patriarkana, çka do të thotë se ajo nuk mund të quhet Patriarkanë. Thuhet se në Pejë patriarkana ka ekzistuar vetëm dhjetë vite, pra në shek. 17, dhe ka pasur karakter politik, që Korrik 2010

Kulturë

shqiptarët katolik të kthehen në fenë ortodokse serbe, mirëpo duke e parë mos suksesin në këtë drejtim Patriarkana është tërhequr në Beograd, gjithashtu në Pejë nuk ka patriark, por në Beograd. Duke e ditur fuqinë që e ka pasur shteti serb, ka ardhur deri te diskutimi nëse ne jemi apo jo popull autokton në këtë territor. Përveç moslejimit të pushtetit serb që të bëhen gjurmime për ta vërtetuar lashtësinë e kulturës shqiptare, në këtë drejtim negativisht ka ndikuar edhe gjendja e dobët materiale e popullit shqiptar, çka ka bërë që të mos bëhen hulumtime serioze. Historian e arkeolog shqiptar, kohëve të fundit e kanë botuar edhe një libër, në të cilin janë hartat të cilat tregojnë se ku duhet të bëhen studime, por kostoja e tyre është shumë e lartë, gjithashtu edhe një këshill, i cili është formuar është duke punuar në drejtim të zbardhjes të së vërtetës. Në nenin 6, pika 1, aneksi V i Pakos së Ahtisarit, është thënë se : “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, do t’i kthej artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga Muzeu i Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 19981999”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe askush nuk qanë kokën të merret me këtë çështje, pavarësisht se në pikat tjera ndërkombëtarët kanë qenë shumë rigoroz për zbatimin e tyre, e sidomos në dhënien e tepërt të drejtave minoriteteve gjë të cilën nuk e kanë bërë as në shtetet e tyre “demokratike”. Përsëri edhe këtu vërehet diskriminimi që u bëhet shqiptarëve në raport me serbët, ngase kur është një ligj në të mirë të serbëve shteti i Kosovës duhet ta respektoj patjetër, ndërkaq kur diçka duhet të shkoj në favor të shqiptarëve ai ligj shkelet shumë brutalisht para syve të ndërkombëtarëve të cilët behën kinse nuk po shohin. Duke e ditur që monumentet kulturore paraqesin vlerat shpirtërore e materiale të një populli dhe me anë të monumenteve vërtetohet lashtësia e një populli, Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë trysni më të madhe tek institucionet relevante ndërkombëtar, si UNESCO, që është institucioni më i lartë botëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të botës, që të njihet trashëgimia jonë kulturore e fetare. Sepse, vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë që statusi i Kosovës njëherë e përgjithmonë të definohet dhe kështu të shko- jmë drejt forcimit të shtetit dhe te fitojmë sovranitetin e vërtetë. n

29


Revistë e Gazetarisë

UP News

FSHATI I BUKUR I TË SHKUARVE

Bukurije SURDULLI

F

shati Zhegovc kufizohet me fshatin Bresalc e Ponesh,i cili është i banuar me shumicë serbe, gjithashtu me fshatin Parallovë dhe Belenicë. Kushtet e rënda te jetesës kanë bërë që shumë banor të lë këtë vend të bukur për ty kthyer vetëm në pushime. Në maje ku nis fshati është vendi i quajtur me emrin "Hani", atje ndodhen vetëm tri shtëpi, dy prej të cilave të banuara, kurse tjetra e boshatisur edhe pse i posedon të gjitha kushtet për banim. Në hyrje të shtëpisë së pabanuar të bien në sy pemët e shumta, të cilat kanë filluar rritjen e frutave të tyre vitaminoze si molla, dardha, kumbulla etj. Kopshti i gjelbëruar të shtynë t’i afrohesh edhe më tepër oborrit që posa të hyjsh menjëherë ndien aromën e këndshme të trëndafilave sezonal dhe luleve te tjera që sapo kanë filluar t’i buzëqeshin natyrës. Afër këtyre shtëpive, përtej rrugës mund ta shohësh vilën e mrekullueshme dhe kopshtin e saj po ashtu të llahtarshëm të ndërtuar nga disa familjar të cilët e shfrytëzojnë për pushime gjatë verës. Afër saj gjendet sera e pemëve e vëllezërve Sylejmani, të cilët kanë investuar jashtëzakonisht në të. Kjo serë është e rrethuar nga bukuritë të mëdha natyrore, përreth ka malet, prej të cilave rrjedhë ajri i pastër dhe i freskët që mund të quhen lirshëm si “Mushkëritë e Gjilanit”. Afër serës ndodhet kroi në të i cilin banorët e Zhegovcit furnizohen me ujë të pijshëm. Brenda fushës së gjelbër të serës serës përpos gjelbërimit, anekënd saj mbillen edhe fruta të dredhëzës që janë vërtetë të shi30

Në maje ku nis fshati Zhegovc i Gjilanit, është vendi i quajtur me emrin "Hani", atje ndodhen vetëm tri shtëpi, dy prej të cilave të banuara, kurse tjetra e boshatisur edhe pse i posedon të gjitha kushtet për banim

jshme. Pamja e natyrës që të mbanë me kokë të kthyer prapa posaqërisht në këtë stinë, të shpie në drejtim të shkollës së fshatit Zhegovc. Nxënësit që vijojnë mësimet në këtë shkollë mësohen nga mësuesi i tyre i vetëm, Fehti Sylejmani, deri në klasë të pestë sipas reformave të reja, ndërsa më parë kishin vetë 4 vjet mundësi shkollimi në këtë fshat. Sipas mësuesit Fehti kjo shkollë është e pajisur me material të mjaftueshëm për të gjithë nxënësit. Mirëpo ky objekt nuk të ngjanë në një shkollë, por në një shtëpi të re të sapondërtuar, në të cilën fëmijët mblidhen çdo ditë përveç vikendeve për të mësuar nga ora tetë deri në orën dy të pasdite. Përveç kontaktit me mësuesin Fetih nxënësit kanë edhe mirëmbajtësin e shkollës zotëri Bejtushin megjithëse në moshë të shlyer ata tallen shpesh me të por duke u kënaqur edhe ai vetë me ta. Pak metra nga shkolla ka kohë që është ndërtuar fusha e futbollit e pajisur mirë, ku shfrytëzohet gjatë vikendeve, atje takohen shumë të rinj, e të reja, për tu argëtuar. Tingulli i rrjedhës së lumit dhe zëri i zogjve të pranverës e bëjnë edhe më karakteristik pjesën pak distancë prej fushës së futbollit, në të cilën fëmijët çdo ditë kalojnë pasditen për të luajtur. Duke u larguar nga kjo pjesë gjendet “zemra” e fshatit, atje ku dikur ka pas rreth njëmijë banorë. Nga gjithë këto pamje e dinamikë e jetës nga pak këta fëmijë, të rrallë janë banorët që qarkullojnë në këtë fshat, pasi që shumica prej tyri ishin shpërngulur menjëherë pas luftës drejt qendrave si Gjilani, Prishtinë etj. Zhegovci që para shumë vitesh gjallëronte nga zërat e fëmijëve dhe kambanat e bagëtive tani ka mbet "i shkretë" pa gjithë ata banorë. n Korrik 2010


UP News

Mjekësi

Kariesi dentar, një sëmundje që mund të parandalohet Gabriela KRAJA, Tiranë

K

ariesi dentar I njohur ndyshe edhe si një nga sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve. Është problemi no.1 i higjienës së gojës. Ai shkaktohet nga bakteriet Streptococcus mutans dhe Lactobacillus, të cilat dëmtojnë rëndë strukturën e dhëmbit. Kariesi mund të klasifikoket në 4 tipesh, ndarje kjo e bërë në bazë të etiologjsë, vend-ndodjes, shkallës së progresit të tij dhe severitetit. Simtoma tipike është gjakosja e mishërave të dhëmbëve . Kariesi dentar përbën një cështje të rëndësishme të shëndetit publik.

Metodologjia : Ne zhvilluam një studim kro-seksional në disa qytete (Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Fier, Berat, Vlorë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë) të Republikës së Shqipërisë, në muajt Shkurt-Prill 2010 për të njohur gjëndjen ekzistuese të shëndetit oral, kujdesin që shfaqin ndaj dhëmbëve e gojes në përgjithesi dhe njohuritë që kishin rreth kësaj problematike grup-moshat e reja (7-19vjec). Realizimi I këtij studimi kishte si synim të evidentonte informacionin për shëndetin oral dhe nivelin e kujdesjes se dhëmbëve apo/dhe gojës në përgjithësi tek individet e moshave shkollore. Në studim morën pjesë 578 subjekte të moshave 7-19 vjeç nga një përzjedhje rastesore, ku 324 ishin femra dhe 254 meshkuj. Mosha mesatare e pjesëmarresve 13.8 vjec ± 2.4 vjec. Pyetësori ishte I tipit kualitativ, ai përmbante pyetje të

strukturuara të ndara në tre seksione. Të dhëna socio-demografike, pyetje rreth laries së dhëmbëve dhe seksioni I tretë përmbante pyetje për Fluori dhe solucione orale. Analiza u krye nëpëmjet programit statistikor SPSS versioni 17.0 për të përcaktuar lidhjen midis variablave. 20.8% e pjesëmarresve janë nga zona jugore, 17.8% nga zona veriore, 19% nga zona lindore dhe 42.4% nga zona qendrore perëndimore. 89.5% e atyre që u pergjigjen jetojnë në qytet. Një përqindje më e lartë e femrave dhe 93.6% e nxënësve mendojnë që kontrolli i dhëmbëve është i rëndësishëm Të dhënat tregojnë se mbi gjysma e nxënesve në vitin e parë-tretë të shkollës së mesme (53%) mendojnë që higjiena orale është arsyeja pse kontrolli i dhembeve është i rëndesishëm. Rreth 60% e nxënësve të rajonit jugor dhe qendror i kontrollojnë dhëmbët çdo 6 muaj ndërsa % e atyre që i kontrollojnë po kaq shpesh është më e ulët në dy rajonet e tjera. Ndryshimi i shpeshtësisë së kontrollit të dhembeve sipas rajoneve është domethënës (chi square = 0.022). Ndërsa ndryshimi i shpeshtësisë së kontrollitë të dhëmbëve sipas vitit të studimeve nuk është domethënës (chi square = 0.117) Vetem 32.5% e nxënësve kane dijeni se pasta e dhëmbëve që përdorin përmban fluor kurse 38.4% nuk janë të sigurtë rreth kësaj. Ndryshimi i informacionit për meshkuj/femra në zgjidhjen e pastën e dhëmbëve duke u bazuar në përmbajtjen ose jo të fluorit në të ishte jodomethënës (chi square = 0.095). n

Rekomandime: Vizita të rregullta tek dentisti dhe nje higjenë orale të mirë ditore. Larja e dhëmbëve, shpesh dhe me pasta të fluorizuara, që ndihmojnë efektivisht në frenimin e Kariesit. Forcimi dhe zbatimi i legjislacionit në fushën e kujdesit oral. Rritja e kontrollit nga mjekët. Fluorizimi i ujit. Mos lejimi i tregetimit të pastave të pa fluorizuara. Vendosja e mjekeve stomatolog në shkollat e mesme.

Korrik 2010

31


Revistë e Gazetarisë

UP News

LUBOTENI PITORESK , 'LABIRINTI' I PAEKSPLORUAR Adifete BELA

M

aja e Lubotenit, vendi ku shumëkush do të dëshironte të qëndronte së paku një çast dhe të çmallet më atë bukuri përrallore që vetëm dora e natyrës ka ditur të krijojë , po thuaj dukej i vogël por shumë i zhurmshëm në ditën e tij që tanimë është bërë traditë të festohet për çdo vit ditën e Aligjynit. Retë e bardha dukeshin sikur herë herë preknin kreshtat e larta dhe të thepisura të Lubotenit, dhe në këtë fillim Gushti , ku vapa e madhe kudo bëhej përcëlluese , në majën e Lubotenit temperaturat shumë të ulëta dhe freskia e madhe të bënte që atje vërtetë të dukej sikur natyra gjithnjë e më shumë merrte ngjyrim vjeshtak. Festa e Alygjinit, një festë e a kahershme e cila mbahet çdo fillim gushti në majën Luboten, ndemjet territorit të Kaçanikut dhe asaj të Shtërpcës, ka simbolikë ditën kur fillon të shkurtohet dita dhe të zgjerohet nata. Bukuritë pyjore të kësaj ane, çdo vjet i gëzohen një dite ,kur shumë qytetar nga vende të Kaçanikut, Shtërpcës, Ferizajt, Vitisë dhe viseve tjera të Kosovës dhe më gjerë mblidhen që ta kremtojnë këtë festë pagane, e cila ka shumë mistere të cilat sot e kësaj dite nuk kanë mundur të vërtetohen nga studiues të ndryshëm. Sipas mendimeve të shumë njerëzve për alygjynin thuhen histori të ndry32

shme ,për festën e Alygjinit, por këto kanë mbetur si gojëdhëna që nga koha e paganëve e të ilirëve e deri në ditët e sotme. Gojëdhëna për Lubotenin dhe Alygjinin po bëhet gjithnjë e më shumë një atraksion i përvitshëm të cilës dita ditës po i shtohet vlera. Në afërsi të majës së Lubotenit, ku sot festohet festa e Alygjinit është i vendosur kufiri ndërmjet dy vendeve të Kosovës dhe Maqedonisë, po ashtu aty është edhe nje vend që e ka emrin “Xholi i Lubotenit” që për shumë kë është një mister ujor. Shumë qytetart rrëfejnë për “Xholin e Lubotenit”, çka ka simbolizuar ai, ku mund të jetë dalja etij dhe gjëra interesante që për shumë kënd janë të pabesueshme, por ato tregime interesante po i rrëfehen gjeneratave të reja. Ky rrëfim pitoreskt dhe nostalgjik për mërgimtarët po shikohet edhe nga këndvështrimi i zhvillimeve ekonomike ,që për një të ardhme shumë të shkurtër ,mund të jenë edhe interes i investimeve të mëdha pasi që i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar një zonë turistike, që do të jetë burim i të ardhurave për shumë banorë të kësaj ane. Ajvaz Gashi , një qytetar kaçanikas, për çdo vit del në Luboten për festë të Alygjinit për të harruar atë çka është monotone në vise të tjera të vendit, ai thotë se është kënaqësi të dalësh dhe të vizitosh Lubotenin për shumë arsye . Ai shtonë se ka dëgjuar shumë histori rreth Luboteni dhe Alygjinit, këto gojëdhëna ia kanë treguar të parët e tij.

Gashi shprehet se në Luboten është mirë që të bëhet shumë punë që në të ardhmen të ia shohim “hajrin”, pasi që kjo zonë në këtë kohë ka vdekur,ku vetëm, në fillim të gushtit është shumë e vizituar për shkak të Alygjinit. “Po Alygjini është një festë pagane, e cila është festuar në kohët shumë të hershme që nga paganët, ilirët e të tjerët duke përfshirë edhe gjeneratat e tanishme, që po e festojnë në një formë tjetër nga të parët tanë potencon Gashi. Sipa tij historia që tregohet nga pleqtë e ndryshëm , lidhet me “Xholin e Lubotenit”, një vend ku aty del uji dhe futet, por që ka një histori që për kohën e tanishme është e pabesueshme, por që ka një simbolikë, e cila lidhet me jetën bukolike të asaj kohe.

“Xholi i Lubotenit” Sipas gojëdhënës që e kan treguar të parët, thuhet se uji i “Xholit të Lubotenit”, buron dhe futet aty, por që ka një dalje në rrethinë të Prizrenit”. Njëherë ishte nje bari duke punuar tek një njeri i pasur dhe që kishte të angazhuar një djalë të ri për të ia ruajtur delet, por ditë pas ditës, djali filloi që të ia dërgonte famijles së tij në muaj nga një dash, nga “Xholi i Lubotenit”. Ditë pas dite pronari filloi ta ndjejë mungesësn e deleve dhe kështu e vrojtoi djalin se çka po ndodh. Kur një ditë pa djalin duke e hedhur dashin në “Xhol” kështu ai kapi djalin ia preu kokën dhe e hodhi ne xhol, që familja e tij ta prisnin në vendin e caktuar siç ishin mësuar te prisnin dashin. n Korrik 2010


UP News

Opinion

Student apo politikan Dafina BUQINCA

H

yrja në Fakultetin e Filologjisë ishte e mbuluar për javë të tëra nga posterët e organizatave studentore të cilat garonin në zgjedhjet e 13 majit për parlamentin studentor. Kjo pamje qëndroi për një kohë të gjatë si në objektet e fakulteteve ashtu edhe në Qendrën e Studenteve flet më së miri se sa thellë i ka future rrënjët politika në Kosovë. Këtë më së miri e dëshmojnë postet te cilat i kanë fituar ata qe ishin të ulur më parë në karrigen e kryetarit të parlamentit studentor poste këto që i kanë fituar pas këtij mandati. Sejdi Hoxha ish-kryetar i parlamentit studentor në fillim të këtij viti është zgjedhur Drejtor i Hekurudhave të Kosovës. Gëzim Qerimi po ashtu ish-kryetar i studentëve se fundi është zgjedhur kryetar i bordit të Hekurudhave të Kosovës. Edhe Mergim Lushtaku që vine nga këto radhë aktualisht ushtron detyrën e Koordinatorit për Integrime Evropiane në Ministrin e Punëve të Jashtme ndërsa Burim Balaj nga parlamenti studentor ka kaluar në drejtor i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Administratës Publike. Kjo është treguesi më i mirë se pse gjithë ajo “luftë” për këtë post. Një turp i madh për këta njerëz ishte kur u pyeten nga Jeta në emisionin “Jeta në Kosovë” para dy viteve se cili ishte libri i fundit që kishin lexuar ata u zunë shumë duke mos ditur se si të përgjigjen filluan te jepni përgjigje tipike të një politikani gjoja që fakulteti ishte ne krizë kishte probleme të mëdha dhe se kjo i bënte që të mos kenë kohë që të lexojnë, po të njëjtën përgjigje dhanë edhe disa nga kandidatët për kryetar të këtyre zgjedhjeve. Në një anketë që pamë në emisionin “Jeta në Kosovë” asnjë nga studentet e anketua nuk e dinte se kush i udhëheqë ata dhe kush i mbron te drejtat e tyre. Kjo tregon se këta përfaqësues të tyre nuk kanë bërë asgjë për studentet dhe s’kanë përfillur kërkesat e tyre dhe nuk njihen nga studentet pasi që nuk kanë më çka t’i njihen. Aktualisht janë me dhjetar organizata studentore. Ndërsa pjesë e zgjedhjeve që u mbajtën me 13 maj të këtij viti ishin 11 prej tyre. Sikur partitë politike që mundohen të fitojnë elektorat ashtu edhe këta “politikan” student u përpiqen të arrijnë numër sa me të madh të votuesve por për dallim nga politikanët këto organizata nuk kanë premtua asnjë gjë për ne studentet. Këto organizata nuk kishin ndonjë program që i dallonte nga njëra tjetra. Neve nuk na prezantuan Korrik 2010

programin e tyre, e vetmja gjë që ju ka ra ndër mend të bëjnë gjatë kësaj fushate ishte një numër i madh postaresh të cilat kishin mbuluat fakultetet dhe mbrëmjet muzikore të mbajtura çdo natë në oborrin e Qendrës së Studentëve. Nga grumbulli i madh i njerëzve dhe zhurma e madhe që shkaktonte muzika, kjo i bie se këto organizata në vend që të premtonin ngritje te cilësisë në studime ato në një farë mënyre gjatë gjithë kësaj kohe me zhurmën që po shkaktojnë, e po e pengojnë këtë. Janë me qindra probleme që kanë studentet siç janë: mungesa e sallave të ligjërimit, mungesa e projektorëve për zhvillimin e ligjëratave, mungesa e kompjuterëve në fakultet dhe pajisja e tyre me internet, shumë fakultete nuk kanë as edhe biblioteka, mungesa e literaturës në gjuhen shqipe. Edhe në Qendrën e Studentëve ka shumë gjera që janë shumë më jetike se sa muzika siç është ushqimi tejet i dobët në Manzën e studentëve, mungesa e ujit të ngrohët (3 herë në javë), mungesa e ngrohjeve gjatë dimrit, mungesa e internetit, e me kryesorja niveli i ulët i cilësisë se studimeve dhe mungesa e profesorëve adekuat për lëndën. Një praktikë e keqe e krijuar në Kosovën e pasluftës është në media të cilat ne vend që të tatonin problemet e shumta e t’i ofronin publikut emisione që do ta rritin vetëdijen e tyre, mediet që nga ajo kohë ja kanë topitur trurin shikuesve me seriale latinoamerikan te një niveli shumë të ulët. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe këto organizata në vend që te na ofronin programe që do të na ndihmonin dhe do të plotësonin shumë kërkesa tona si student këto organizata me muzikën që na ofronin mundoheshin të na largojnë mendjen nga kërkesat tona dhe problemet e shumta. Thuhet që studentët përfaqësojnë elitën e shoqërisë së një shteti. Me vet faktin që është një elitë ajo duhet te jetë e përbërë nga studentet me të dalluar. Kjo “elitë” që na përfaqësoi neve si student gjatë këtyre zgjedhjeve nuk ishte e dalluar për ndonjë cilësi në studime bile ka edhe nga ata të cilët ka kohë qe i kanë braktisur studimet dhe kështu duke pasur kohë të mjaftueshme argëtohen duke ngjitur postera e duke organizuar mbrëmje muzikore. Duhet bërë përpjekje që zëri studentor të përfaqësohet nga lider meritorë. Nga ata student që kanë njohuri për shkencën, kulturën, atin, politikën por në veçanti ata student që i dinë nevojat e kolegëve të tyre. E jo nga njerëz që i hynë kësaj pune për interesa personale apo ashtu siç edhe pamë më lartë për ti siguruar vetës një post goxha më rëndësi në të ardhmen. n 33


Kulturë

UP News

Vështirësi e kulturës në vend

Mbijetesa e Shoqërive Kulturo Artistike Arbana BAJRAKTARI

S

hoqëritë e ndryshme Kulturo – Artistike janë ato të cilat në mënyrën më të mirë dhe më me dinjitet i ruajnë, prezantojnë traditat, dhe vlerat tona shekullore kombëtare nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturo-artistike të cilat organizohen në vend dhe jashtë vendit. Edhe përkundër faktit se këto shoqëri janë ambasador i kulturës dhe traditave tona artistike, kombëtare , dhe përkrahjeve simbolike financiare të kohë paskohëshme nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit, gjegjësisht nga departamenti i Kulturës, që ju ofrohen këtyre shoqërive, ato përballën më një sërë problemesh të cilat ju pamundësojnë atyre funksionimin dhe prezantimin e vlerave artistike dhe traditave tona kombëtare në mënyrën më të dinjitetshme. Shoqëria Kulturo – Artistike “Minatori” nga Kizhnica, është njëra nga dhjetë shoqëritë e ndryshme të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës, e cila ia del të mbijetoj si shoqëri falë përkrahjeve të kohë paskohëshme financiare të kuvendit komunal të Prishtinës, gjegjësisht departamentit të kulturës, dhe donatorëve të ndryshëm. Drejtori ekzekutiv dhe Koreografi i kësaj shoqërie Skender Thaqi për “UP News” tregon se kjo shoqëri krahas përkrahjes simbolike financiare nga departamenti i kulturës, në Prishtinë, dhe shefi i këtij departamentit, ka problem tjetër lokacionin ku ushtrojnë veprimtarin e tyre si shoqëri.

34

“Shoqëria Kulturo-Artistike Minatori në Kizhnic, e cila ka filluar veprimtarin e sajë në vitin 2004, falë përkrahjeve të kohë paskohëshme financiare që ka nga departamenti i kulturës në Prishtinë, dhe përkrahjes së donatorëve arrin të mbijetoj. Por kërkesë dhe vështirësi e kësaj shoqërie përveç asaj financiare është edhe objekti në të cilin ne ushtrojmë paraprakisht për të përgatitur vallet dhe këngët tona më të cilat ne prezantohemi si shoqëri në aktivitetet e ndryshme artistike, pasi që parapërgatitjet tona ne i bëjmë në Shtepin e Kulturës në Kizhnic, kurse nxënësit të cilët vijojnë ushtrimet tek ne janë edhe nga vendet e ndryshme për rreth Prishtinës” Por drejtori ekzekutiv dhe koreografi i kësaj shoqërie, ka bërë të ditur se SH.K.A”Minatori” gjatë këtij viti është duke bërë përgatitjet për të marruar pjesë në disa aktivitete kulturoro-artistike në vend dhe jashtë vendit si në “ Festivalin e Valleve dhe Këngëve në Ankara” (13-20 maj) , Festivalin “Rapsha 2010” në Malë të Zi (19-23 gusht) ”Festivali i SH.K.A-ve i Prizrenit” (10-12 qershor) e disa aktivitetet të tjera në të cilat mund të rrezikohet pjesëmarrja jonë në rast mos përkrahje financiare. Për Departamentin e Kulturës në Prishtinë njëri prej profileve me prioritet dhe mjaft i rëndësishëm janë edhe shoqëritë kulturo-artistike të cilat janë në kryeqytet si dhe përkrahja e tyre për mbijetesë. Drejtori i Departamentit të Kulturës në Prishtinë Mustaf Halili thotë se përkrahjet që i ofron departamenti i kulturës për këto shoqëri i konsideron si të mjaftueshme duke pasur parasysh fondin vjetor që posedon Departamenti i Kulturës, duke shtuar se bënë monitorimin e vazhdueshëm të këtyre shoqërive.“Departamenti i Kulturës bënë përpjekje për ti mbështetur këto shoqëri me mjete financiare sado modeste që janë, duke i angazhuar në festivale dhe koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit” tha Halili. Problem tjetër për departamentin e kulturës është edhe lokacioni ku zhvillojnë veprimtarit e tyre këto shoqëri, pasi që disa nga lokacionet ku kanë ushtruar veprimtarin e tyre shoqëritë kulturoro artistike janë shndërruar në zyre të ofiqari dhe dokumenteve personale. Drejtori i departamentit të Kulturës në Prishtinë ka bërë të ditur për “UP News” se këtë problem është duke bërë përpjekje që ta zgjedhë përmes pallatit të rinis duke ju ndarë këtyre shoqërive lokacione ku do të mund ti ushtronin veprimtarit e tyre këto shoqëri. n Korrik 2010


UP News

Reportazh

Lisi gjashtë shekullor Alma BAJRAMI

P

asuritë e shumta natyrore, qe ka Kosova janë shumë të çmuara,atraktive për syrin e njeriut, dhe kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe.Ato krahas atraktivitetit të tyre për syrin e thjeshte të njeriut, nga këndvështrimi i studiuesit, mbrapa vetës kanë edhe historitë e tyre disa shekullore, e me të cilat identifikojnë edhe historitë gjeografike në vendet të cilat ndodhen. Një histori të tillë ka edhe fshati Bicaj,në Komunën e Kaçanikut. Ky fshat mbi supet e veta mban malin Sharr, i cili në brendësinë e tij ka drunj të zgjatur,që në shikim të parë të bëjnë përshtypjen se majte e tyre mbërrin në qiell, dhe po të shikohet nga brendësia e tyre, me vështirësi mund të shihen rrezet e diellit. Kurse nga një këndvështrim tjetër këtij fshatit i qëndron si kurore mbi kokë maja e lartë e Lypetenit. Por e veçanta e këtij fshati është lisi antik me një histori gjashtë shekullor. Për këtë lis, janë treguar histori dhe mite të ndryshme, por askush se mban mend dot “ditëlindjen” e vërtete të këtij “gjigandi” natyror. Gojëdhënat e përcjellë brez pas brezi thonë se ky lis ka një histori rreth gjashtëqind deri në shtatëqind vjeçare, kurse si i tillë është shfrytëzuar si “depo” e armatimit ilegal, në luftën e dytë botërore, në të cilin qytetarët,kanë fshehur armët e tyre. Sipas plakut 70 vjeçar Sami Berishës “ditëlindjen” e sakte të këtij lisit nuk e mban mend askush. Ai duke cituar gjyshin e tij thotë se sipas gojëdhënave nga brezat paraprak, deri ne 300 vjetet e fundit lisi ka qene i plote, ndërsa nga ajo kohë lisi ka nisur te brehet nga

Korrik 2010

PA MBROJTJE Sipas gojëdhënave nga brezat paraprak, deri ne 300 vjetet e fundit lisi ka qene i plote, ndërsa nga ajo kohë lisi ka nisur te brehet nga brendia e tij

brendia e tij. Berisha nga kujtesa e vetë shkëput momentet kur ky lis ishte edhe vendi për prodhimin e mjaltës. “Unë e kujtoj kohen kur pothuajse para pesëdhjetë vjetësh bletët e fshatareve janë stacionuar dhe ambientuar ne zguriqet e këtij lisi dhe pronaret e bletëve nga aty kane nxjerre mjaltin” thotë ai. Berisha më tutje shton se nga gojëdhënat e më hershme ky lis gjate Luftës se Dyte Botërore ka shërbyer si depo e armatimit ilegal, në të cilin banorët e këtij fshatit kane fshehur armët e tyre, nga reagimet e asaj kohe. Duke pasur parasysh rëndësinë historike dhe atë gjeografike për vendin, këtë lisë bungu, deri më tani e kanë vizituar studiues nga vendet e ndryshme ballkanik, evropiane dhe botërore. Si i tillë ky lis nga organet kompetente për turizëm është prezentuar si një element natyror dhe i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Komunën e Kaçanikut. Por fatkeqësisht përveç kujdesit natyror dhe mëshirës së qytetarëve për mbrojtjen e këtij lisit, komuna e Kaçanikut, akoma s’ka ndërmarr asgjë në mbrojtjen e këtij lisit, i cili është ndër të vetmit në Ballkan. n 35


Shëndetësi

UP News

SI LINDI SHËNDETI PUBLIK? Gabriela KRAJA

S

hëndetit Publik me herët ka ekzistuar si një nga llojet e specializimeve të shumta fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2007 u themelua Dega e Shëndetit Publik nga grupi i profesorëve të shquar të Katedrës së Shëndetit Publik. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të hapur horizonte të reja dhe për t’ju larguar mjekësisë tradicionale, që vazhdon të dominoj kudo në botë. Për ne studentët nisi si një risi sepse ishte diçka e padëgjuar më parë të studioje për Shëndet Publik dhe njohuritë tona për këtë degë ishin të pakta por sa më shumë koha kalonte aq më shumë të pëlqente ajo. Po çfarë kuptojmë me termin ‘Shëndet Publik’? Janë disa përkufizime të deklaruara tanimë por OBSH-ja e përkufizon si një veprimtari shoqërore dhe politike me qëllim përmisimin e shëndetit, zgjatjes së jetës si dhe rritjen e cilisësë së jetës të të gjithë popullatës përmes aktiviteteve të promocionit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, si dhe të gjitha sherbimet e tjera shëndetësore. Ai promovon shëndet fizik dhe mendor dhe parandalon sëmundje, dëmtime e paaftësi. Ndryshimet mes Shëndetit Publik dhe Mjekësisë 36

Sipas Institutit të Mjekësisë, misioni i Shëndetit Publik është përcaktuar si “përmbushje e interesave të shoqërisë në sigurimin e kushteve në të cilat njerëzit mund të jenë të shëndetshëm. Shëndetit Publik ka në fokus kryesor ka popullatën në tërësi e cila është e shëndetshme. Theksin e vë në promocionit dhe parandalim të sëmundjeve, sepse është më mirë të parandalosh sesa të kurosh. Shëndetit Publik është një përqasie multidimensionale sepse përfshin aplikimin e shumë disiplinave si mjekësia, biologjia, sociologjia, statistika, antropologjia, psikologjia shkencat kompjuterike etj. Mjekësia është e përqendruar në individë të veçantë që kanë sëmundje të ndryshme. Theksin e vë në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe kurimin e pacientëve. Ajo mbështetet vetën në sistemin e shërbimeve shëndetësore.

Arritjet të Shëndetit Publik Gjatë këtij shekullit disa nga arritjet janë përmasimi i cilësinë e jetës, rritja e jetëgjatësisë ku mbi 30 vite të shtuara mund ti dedikohen iniciativave të Shëndetit Publik, reduktim në mbarë botën të mortalitetit infantil dhe eliminim ose pakësimin e shumë sëmundjeve ngjitëse si variçela (lija), poliomeliti etj. n Korrik 2010


UP News

Vështrim

Iluzioni që e quajmë liri Rebeka NAQI - GJIKA, Tiranë

P

as regjimit diktatorial, me ardhjen e regjimit demokratik, në popull u përhap vrullshëm ideja se Demokracia është e barabartë me Lirinë. Dhe sigurisht është e pamohueshme se regjimi totalitar cenon liritë themelore të njeriut, të tilla si liria e fjalës, e shtypit, apo liria për të kaluar kufirin dhe për të eksploruar vende të reja të panjohura. Ndryshe ndodh sot. Ne mund të udhëtojmë, mund të shprehim mendimin tonë lirshëm, mund të gëzojmë të mirat e teknologjisë botërore, apo edhe të shfrytëzojmë tregun global me anë të procesit të globalizimit. E drejta e shkruar, sot, na jep lirinë të zgjedhim dhe të zgjidhemi në vendimmarrje, si edhe tentojmë drejt shanseve të barabarta ku çdokush të ketë mundësi të aplikojë dhe të fitojë në bazë të meritokracisë. Gjithashtu gjithkush ka të drejtë të arsimohet sipas preferencës. Por që në themel të shkollave Shqiptare mund të hasim probleme të sistemit. Le të marrim shembull një fëmijë të sistemit parashkollor. Këtij fëmije i mësohet se ekzistojnë dy drejtëza, “drejtëza e drejtë” dhe “drejtëza e lakuar”. Dhe këtu mbaron koncepti. Në këtë fjali të vetme, mund të hasim lehtësisht dy gabime, konceptuale dhe të arsimimit. Së pari një drejtëz nuk mund të jetë e lakuar sepse është e drejtë, por ajo është “vijë e lakuar”, sepse vetëm një vijë mund të lakohet. Apo në klasën e parë të shkollës fillore, fëmijës i mësohet se “bashkësia ka gjashtë kuba” dhe jo se çfarë është bashkësia apo ç’funksion ka ajo. I jap këto shembuj ndoshta edhe pak banal, për të lënë të kuptohet se ajo që ne sot u mësojmë fëmijëve është thjesht një koncept i gabuar i ngurtë dhe që nuk lejon të zhvillohet një mendim krijues, kritik. Nëse nuk mësohet filozofia e “gjësë” atëherë kjo do të ngelë gjithnjë “gjë”dhe kaq. Kësisoj nuk do të arrihet kurrë që ky fëmijë në të ardhmen të jetë produktiv, eficient, të ketë rendiment dhe të përmbushë kështu kërkesën e tregut. Mund të them se sistemi Shqiptar i arsimit, nuk është sistem arsimor i mirëfilltë, por është një sistem dinjitoz edukimi. Pra ky sistem vetëm edukon se çfarë është diçka, send apo fenomen qoftë ai, dhe jo se si ai funksionon, apo mekanizmin që e vë në lëvizje, në mënyrë që të nxisë dijen. Kjo bën që sistemi i shkollimit të shndërrohet në një proces të lodhshëm dhe të sforcuar. Që nga ky çast kemi një deficit të madh intelektual, dhe kjo pasqyrohet në universitete, teksa bëhemi vëzhgues të qindra studentëve të cilët shfrytëzojnë mënyra nga më të ndryshmet për tu vlerësuar me notën e dëshiruar. Mund të përmend këtu kopjet pafund Korrik 2010

nëpër provime, miqtë ndërhyrës, apo edhe paratë e paguara për të korruptuar ndonjë pedagog. Sigurisht që në bazë të solidaritetit studentor, edhe kur ndeshemi haptazi me fenomene të tillë, preferojmë të mbyllim një sy dhe të mos e denoncojmë problemin. Kështu bëjmë të mundur jetëgjatësinë e një sistemi të korruptuar, i cili tek e fundit na ofron pak ose pothuajse fare liri veprimi. Kjo liri e kufizuar, ky deficit intelekti, pasqyrohet më pas edhe tek zgjedhjet jo inteligjente dhe jo rezultateve në novacionet ekonomike apo edhe në zgjedhjet e gabuara për sa I përket pushteteve apo liderëve. Nga ana tjetër globalizimi është një proces i cili imponon implementimin e meritokracisë dhe sjelljes pragmatiste, në mënyrë që t’i përshtatemi kërkesave të tregut ndërkombëtar. Por për të qenë të tillë duhet të kemi dije dhe njëkohësisht të jemi novatorë, krijues. Vetëm kështu mund të ballafaqohemi me globalizimin. Por është kjo padituri, kjo injorancë dhe ky deficit mendor që na bën t’i nënshtrohemi dhe të konformohemi me një sistem të tillë të korruptuar ku edhe autoritetet janë të kompromentuar. Gjithkush mendon se është i lirë të veprojë si më mirë mendon, dhe ta shfrytëzojë lirinë e tij për të maksimalizuar preferencat e tij dhe të familjes së tij. Pa shumë mundim të gjithë mund të vërejnë mijëra qytetarë që vuajnë errësirën nëpër shtëpitë e tyre pa e kontestuar dhe pa protestuar për këtë fakt vetëm sepse ekziston një idhullizim i tepruar i liderit, ose e shohin si të dështuar kontestimin e sistemit. Në sajë të padijes, nëse dikush sot na thërret me një epitet në gjuhë të huaj I cili tingëllon si diçka e veçantë, jemi të prirur ta vlerësojmë edhe pa ditur se çfarë do të thotë edhe pse probabiliteti që ajo fjalë të jetë e pakëndshme është i lartë. Si agregat, mundohemi ti qëndrojmë sa më gjatë lojës sonë të hipokrizisë sociale pasi mendojmë se e kontrollojmë atë. Dhe shpesh dëgjojmë njerëz të afërm teksa na sugjerojnë të mos humbasim kontrollin e lojës. Por… a kemi vërtet kontroll? Nëse bashkë me lirinë tonë kemi hipur në një avion për të vizituar vende të reja së bashku më familjen tonë, dhe një i çmendur vendos një bombë në të, duke rrezikuar kështu jetët tona, a e kemi ne kontrollin? Pra edhe një i çmendur mund të luaj me lirinë tonë, pasi ajo që kemi ne janë vetëm iluzione dhe jo liri. Si I tillë, sot mund të them se njeriu transformohet në hije të lindura në kafaz, njësoj si luanët e kopshtit zoologjik, të cilët edhe pse kanë dhembë nuk dinë të sulmojnë. E vetmja kurë është ndërgjegjësimi, rrjedhoja e të cilit është revoltimi, nga i cili do të dalin të humbur dhe të fituar bashkë me plagët e marra. n (Autorja është studente në Universitetin e Tiranës)

37


Revistë e Gazetarisë

UP News

MONDVALSENET E RI, E TË ÇMENDUR Saranda RAMAJ

P

olitika na servon çdo ditë surpriza. Pushtetarët tanë janë shndërruar në “psikiatrit” më me renome të cilët japin diagnozat më të shpejta për ata që marrin guximin ta ngrehin zërin. E nekrozat janë të shpeshta dhe nuk janë raste të izoluara. Je i çmendur sepse mendon ndryshe, andaj s’guxon të kundërvihesh. Ky është realiteti që ngërthen faqja e papenduar e politikes kosovare. Me veturat luksoze e eskortat që i shoqërojnë pa nda të ngjajnë sikur i emitojnë autoambulancat të cilat diagnostifikojnë ndonjë rast për të cilin nuk ka kthim. Kështu mendojnë politikanët tonë. Shoqëria jonë civile sipas tyre përmban odin mondvalsenet trebeshjan të cilët koha kurrë më parë si ka hasur. Të tillë të çmendur që u ka ikur koha hasen çdo ditë në Kosovën tonë me pankarta në duar e slloganet më të ndryshme kundër kësaj politike rrezikndjellëse. Të tilla slogane si: “BAC U KRY”, “E SHITËN KOSOVEN…”, “EDHE TË BUKUR EDHE TRADHTARË”, “JO KUNDËR ÇFARË DO FORME TË NDARJES SË KOSOVËS”, “EULEX - ZOTI I SHPIS”. Këto janë vetëm disa tema të cilat e detyrojnë qytetarin të marshojë rrugëve të Kosovës. Kështu çdo ditë shfaqet një retorikë e tillë e cila nuk ka fund por shndërrohet në një ankth i cili kërkon punë që të mbarojë. Çdo protestë kundër politikës shpreh një reagim, e çdo reagim vjen nga shpirti dhe fjala e 38

shkelur e popullit. E prononcimet e politikanëve tonë mbesin në stadin e njëjtë. Protestojnë vetëm për të thënë se po regojmë, protestojnë kot së koti, protestojnë sepse i ikin realitetit, s’kanë guxim ta pranojnë të vërtetën për “Kosovën e mrekullueshme të cilën ne po e ndërtojmë”, dhe mbi bazën e këtyre vlerësimeve politike vihet pyetja mos rastësisht shoqëritë civile konsiderohen si të çmenduara nga politika. Decentralizimi, politika rigoroze serbe, nënshtrimi ndaj EULEX-it, moslobimi politik për Kosovën, e deri te parregullsitë në zgjedhje janë tema që iniciojnë këta të “çmendur” që të dalin në rrugë dhe të ngritin zërin i cili çdo ditë po bëhet me i shurdhër. E quajnë veten të injoruar nga shoqëria edhe pse përfaqësojnë zërin e popullit. U sigurohet një minihapsirë në massmedia sa për të mos thënë se po qëndrojnë nën hije. Dhe këtu nisin problemet tjera që marrin formën e dilemave të reja që pjell kjo politikë e prapë. A është massmedia “argat i qeverisë” apo fshehin të vërtetën për hir të parimeve që bazën e funksionimit prapë se prapë e shtrijnë në politikë. Pa marr parasysh, ne duhet të vetëdijesohemi se vendimet politike duhet të ngërthejnë dëshirat e popullit. Çdo vendim ka të bëj me jetën e qytetarit duhet te dalë nga vullneti i tij. Nuk vlen satira për O.J.Q. si : “Vetëvendosje”, e “Çohu” ato janë të dala nga populli dhe çdo nënçmim i tyre është nënçmim mbi popullin në radhë të parë. n Korrik 2010


UP News

Revistë e Gazetarisë

Qelizat amë nga gjaku i Kordit Umbilikal Luljeta ISMAJLI

Q

elizat amë janë qeliza të paspecializuara, pluripotente, të cilat kanë potencial të riprodhohen dhe të diferencohen në qeliza të specializuara të organizmit të njeriut. Me ndajren e një qelize amë në dy qeliza bijë nga njëra anë vjen në shprehje aftësia e qelizave amë të ndahen dhe te prodhojnë qeliza amë të reja, ndersa nga ana tjetër aftësia e tyre që të gjenerojnë lloje të ndryshme të indeve në organizëm. Këto qeliza kanë aftësi të zëvendësojnë qelizat e dëmtuara në organizëm, si dhe të riprodhohen. Janë Njësi ndertuese të indeve ,organeve, dhe të sistemeve. Burimet ku mund të gjenden qelizat amë janë: Kordi umbilikal: Pasi që lind foshnja nuk i takon as nënës e as foshnjës, por është mjaft i rëndësishëm pasi që paraqet burim shumë të mirë të qelizave amë. Në gjakun arterial të kordit umbilikal gjendet sasi shumë e madhe e qelizave amë hemopoetike dhe një pjese e atyre mezenkimale. Më matriksin intersticial të kordit umbilikal ose në xhelin e Wharton-it gjithashtu gjenden shumë qeliza amë mezenkimale, ndersa gjaku venoz i kordit permbanë shume qeliza vaskulare dhe endoteliale. Gjaku i kordit umbilikal paraqet burim shumë të rëndësishëm të qelizave amë tek i posalinduri. Izolimi i suksesshëm i qelizave amë si dhe prezervimi i tyre ka bërë që ky gjak të jetë mjaftë i rëndësishëm për rruajtje si dhe për përdorim eventual terapeutik ndaj një numri të madh sëmundjesh. Teknika e marrjes së GJKU. Menjëherë pasi të lindet foshnja, me një procedurë tejet të sigurtë dhe pa kurrëfarë kontakti me nënën dhe foshnjen prej kordit umbilikal mjeku merr gjak. Ajo çka është me rëndësi të dihet është se kjo procedurë mundë të bëhet vetëm në momentin e lindjes së foshnjes. Transporti i GjKU bëhet në temperaturë të dhomës brenda 48 orëve. Përpunimi dhe izolimi: Pas arritjes së GjKU në laborator bëhet përpunimi i këtij gjaku Korrik 2010

prej ku ndahen dhe izolohen te gjitha qelizat amë vitale. Këto qeliza rruhen ne azot të lëngshëm në temperature -196 gradë C. Izolimi dhe rruajta e qelizave amë mund të sigurojë shumë përfitime terapeutike në ardhmëri si për femijun ashtu edhe për familjen.Kemi gjurmuar ndërlidhshmërinë në mes vëllimit të gjakut të marrur dhe numrit të qelizave amë CD34+ nga gjaku i kordit umbilikal (GjKU) të fituara nga gjaku i kordit umbilikal pas arritjes së tij në laboratorin e qelizave amë (Accredited Tissue Bank). Janë bërë krahasime mes faktorëve siç janë: Koha e transportit dhe numrit të qelizave; Koha e transportit dhe vitaliteti i qelizave; Qëllimi i këtij punimi ka qenë:  Të shihet varshmëria e vitalitetit dhe numrit të qelizave amë të GjKU nga koha e transportit dhe vëllimi i GjKU, si dhe vitaliteti i qelizave amë nëpër vitet e marrjes së GjKU.

 Informimi, sensibilizimi dhe krijimi i opinionit kritik në mjedisin social për rëndësinë e marrjes, ruajtjes, zhvillimit dhe diferencimit të qelizave amë nga GjKU, si dhe per avantazhet dhe potencialet e tyre terapeutike. Materiali dhe metodat:  Të dhënat e marrura nga baza e të dhënave e njërës nga institucionet që e aplikon metodologjinë e marrjes dhe rruajtjes së qelizave amë nga gjaku i kordit umbilikal. Ndersa me metodologjinë të perpunimit tabelar dhe grafik analizohen të dhënat per 43 raste nga 4 qytete (Tetovë, Strugë, Ohër dhe Kërçovë) të pjesës perendimore të R.M tek të cilët është marrur GjKU dhe veçmas janë krahasuar: - Numri i CD34+ qelizave amë dhe vëllimi i GjKU; - Koha e transportit dhe numri i CD34+

qelizave amë; - Vëllimi i GJKU dhe vitaliteti i CD34+ qelizave amë; - Koha e transportit dhe vitaliteti i CD34+ qelizave amë; - Numri i CD34+ qelizave amë dhe vitaliteti i tyre; si dhe - Vitaliteti i CD34+ qelizave amë nëpër vitet e marrjes se GjKU. Pas përpunimit të rezultateve konkluduam se:  Numri i qelizave amë është në varshmëri të drejtpërdrejtë nga vëllimi i GjKU.  Vëllimi i GjKU nuk ka ndikim në vitalitetin e CD34+ të prezervuara.  Numri i CD34+ qelizave amë nuk ka ndikim evident në vitalitetin e të njëjtave.  Koha e transportit mund të ketë ndikim në numrin e qelizave amë, por duhet të verifikohet ndikimi i faktorëve tjerë në këtë variabël.  Diferenca e vitalitetit të CD34+ brenda 24-48 orëve është 1%.  Vitaliteti i qelizave amë nëpër vitet e marrjes së GjKU (20072010) është rritur gradualisht. Kjo ndoshta ka të bëj me përmirësimin e kushteve të marrjes së GjKU, përvojës së personelit me çështjen e marrjes së materialit si dhe faktorë te tjerë që ngelin të identifikohen. Rasti me numër më të vogël të CD34+ dhe vëllim më të vogël të GjKU Njëri prej 43 rasteve të analizuara llogaritet si negativ për shkak se numri i qelizave amë CD34+ është 45 100, ndërsa sipas rregullave të prezervimit duhet të jetë mbi 100 000 që të bëhet cryo-prezervimi. Vëllimi total i GjKU tek ky rast është 41.63 ml dhe është 38.37 ml më i vogel se minimumi i përcaktuar prej 80 ml. Vëllimi i gjakut të kordit të marur nga binjaku tjetër, që është 66.84 ml (për 25.21 ml më i madh nga binjaku i parë), edhe pse është më i vogël se minimumi i nevojshëm për 13.16 ml, përkundrazi tregon numër prej 152 000 qeliza të izoluara (mbi 100 000), që është në regull për cryo-prezervim. n Bashkautorë: Nusret Bajrami; Learta Asani; Vegim Zhaku; Elmedina Akiku; Bleron Kolonja

39


UP News

A utor :

BENI

POETI YNË NË FOTO

APROVUAR

ABONUES

PIKA MË E LARTË NË KUPËN E QIELLIT (pashq.)

FUTBOLLISTI YNË CANA NATRIUM, KALIUM

SËMUNDJE E TOKËS, EPILEPSI (shq.)

N U E P W S

Fjalëkryqi

LUMË I MADH NË AMERIKËN LATINE (shq.)

STUHI E FORTË ME ERË DHE SHI

QË ËSHTË I LIRË NË MENDIME

QYTET I LASHTË NË ILIRI (shq.)

QESËNDISËSE

BËRJE SI TJETRI SAHATI

TMERR, LEMERI E ZË GJUMI DUKE NDENJUR

PËRGËZIM

AKTORI I FAMSHËM HANKS NOTË MUZIKORE

BASHKËTINGËLLORE XHAKATAR, VRASËS MIZOR

SILICI VEPËR E KRYER (shq.)

SHTRESË, FISH AKTORJA JONË ISLAMILI

N U E P W S

AKTORJA ME FAMË BOTËRORE .... REID

ANITA (perkdh.)

MINDERI I ULËT (vjet.)

FJALË E RËNDË, E PAHIJSHME (turq.)

TREVISO, SIENA “NOHMASKS”

TEDI ALVARES ELEMENT KIMIK

I PANDERSHËM E FRIKËSUAR

ELIZABETH TAYLOR KAFSHË SHTËPIAKE (shq.)

KËNGËTARJA JONË ORINDA SHKRONJA e 31-të

FUTBOLLISTI GJERMAN BOROWSKI AUTOTARGA E TETOVËS

ZBAVITËS, TËRHEQËS TENISTJA KUNIKOVA

BASHKËTINGËLLORE

ENË E THELLË PREJ QELQI (sh.shq.)

IPSVICH E PALËVIZSHME

REPER I NJOHUR AMERIKAN

KËSTET BANKARE PËR PAGIMIN E KREDISË

INDIA, RUANDA

ISH BOKSIERI YNË SALIHU

ZAMBIA, ANGOLA JEVG

ADMIR (perkdh.) YLL FILMI (ang.)

“DUNST”

“RIMINI”

FUTBOLLISTI GONZALEZ (Real Madrid) UJËVARË E MADHE NË AMERIKË

RILINDËSI YNË VRETO

KUNDREJT ÇIFTE BASHKËTINGËLLORE

PARAJSË (mysl.) BRINJËT QË FORMOJNË KËNDIN E DREJTË TË

LARTË PARIMI I PËRCAKTUAR MIRË

MIRË DE

N U E P W S

TREKËNDËSHIT

ZANORE

VARIOLË

INDIANA UNIVERSITY KOKOMO AKTORJA E VJETËR

RRIP PËR TË MBAJTUR PANTALLONAT TË AFËRMET (krah.)

HOLLIVUDIANE

MORENO

RESHAT ARBANA RIFAT AVDIU

BUJK MËRIA, ZILIA

INSTITUTE GLOBALISAT. INTERNATIO. REGULATION EMËR YNI MASHKULLI

TROYES PILOTI I “FORMULA 1” RAIKONEN

KËNGËTARE E VJETËR SHQIPTARE

IGLI TARE ISLANDA, DANIMARKA

MJET XHIRIMI

PËREMËR PRONOR ZANORE

E THAVA

TITANI, REOMIRI, INTENSITETI

40

ALBANOLOGIA E SHQUAR DURHAM

Korrik 2010


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
UP News Revistë e Gazetarisë by Osman Gashi - Issuu