Skip to main content

Java Evropiane e Sportit 2018

Page 1

1


Të nderuar zonja e zotërinj, Java Evropiane e Sportit, e cila u organizua nën Patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), u mbajt për herë të parë në Republikën e Kosovës. Ne si MKRS kemi themeluar Trupën Kombëtare për organizimin e Javës Evropiane të Sportit, anëtarë të së cilës kanë qenë përfaqësues të organizatave të shumta sportive që janë aktive në jetën sportive të vendit. Duke u nisur nga qëllimi i Javës Evropiane të Sportit që qytetarët të jenë më aktiv, që të jenë në lëvzije, për tetë ditë me radhë organizata të ndryshme sportive kanë organizuar aktivitete të ndryshme sportive përmes të cilave kanë nxitur pjesëmarrjen dhe aktvitetin sportiv e fizik në tërë territorin e Kosovës. Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Sporteve Universitare, Federata Atletike e Kosovës dhe Komiteti Paraolimpik i Kosovës, në ditë të veçanta kanë planifikuar dhe realizuar afër 90 aktivitete të ndryshme ku janë përfshirë rreth 12 mijë sportistë dhe qytetarë të Kosovës nga të gjitha grupmoshat, nga të dyja gjinitë dhe nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Vlerësimet e para për Javën Evropiane të Sportit janë të mira dhe presim që në të ardhmen të përgatitemi edhe më shumë dhe të përfshijmë edhe më shumë aktivitete tjera dhe sa më shumë sportistë e qytetarë. Dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në Javën Evropiane të Sportit, kontribuuesit e ndryshëm, anëtarët e Trupës Kombëtare të Kosovës. Për MKRS-në por edhe për Qeverinë e Kosovës, sporti konsiderohet një nga prioritetet shtetërore. Fokusi i institucioneve në zhvillimin e sportit në Republikën e Kosovës është i rëndësisë së veçantë.

Kujtim Gashi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit 3


3

4

8

10

6-7

12-13

14-15

16-17


18-19

20

22-23

1

24

Një prej takimeve të Trupës Kombëtare të Kosovës që ka organizuar Javën Evropiane të Sportit

5


6


7


Hapja zyrtare e Javës Evropiane të Sportit Hapja zyrtare e Javës Evropiane Sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë filloi me 23 shtator 2018. Në ditën e parë, pas hapjes ceremoniale, nisi me Konferencën Barazia Gjinore dhe Diversiteti të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ministri Kujtim Gashi Jo rastësisht Java Evropiane e Sportit po fillon me këtë konferencë që trajton çështjen e barazisë gjinore dhe diveristetit duke ritheksuar kështu prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Ministrisë së Kulturës, Rinisë së Sportit për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport 8


“Femra në sport, menaxhim dhe lidership”, ishte tema e dytë në të cilën diskutuan panelistët: Blerta Deliu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Valbona Rudaku, trajnere e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) dhe Qëndresa Krelani, moderatore dhe komentatore e sportit, të cilat treguan sfidat e tyre në fushën e sportit. Gratë në Sport, Menaxhimi si lidere (sfidat e trajnereve gra në sport, gratë në BE të klubeve, federatave dhe KOK-u, promovimi i grave dhe vajzave në mediat tradicionale dhe rrjete sociale, fuqizimi i vajzave dhe grave nëpërmjet sportit dhe ndërtimi i karrierës në fusha tjera (politike, shkencë, art, ndërmarrësi); Personat me nevoja të veçanta, vajzat dhe gratë Për këtë temë folën Sebahate Beqiri, drejtoreshë në “Down Syndrome Kosova”, Njomza Emini, presidente e Komitetit ParaOlimpik të Kosovës dhe Emine Llalloshi, trajnere e notit, të cilat kërkuan trajtim më të madh dhe përkrahje për personat me aftësi të veçanta Evidentimi i ndryshimeve të fuqizimi të femrës në sport midis dy konferencave; gjendja në klube; gjendja në Federata; gjendja me Trajnere, delegate, refere, zyrtare; ndikimi i qeverisë lokale dhe qendrore në fuqizimin e femrës

9


Dita 2: Çiklizëm 10


Femrat

Gjatësia e shtegut; 20 km

Kategoritë; Junior edhe Elitë

Kadetët (Meshkuj) të licencuar në Federatë

Gjatësia e shtegut; 30 km

Kategoria; Kadetë

Juniorët (Meshkuj) të licencuar në Federatë

Gjatësia e shtegut; 100 km

Kategoria; Juniorët

U23 dhe Elita (Meshkuj) të licencuar në Federatë

Gjatësia e shtegut; 100 km

Kategoritë; U23 dhe Elita

Veteranë (Masters); të licencuar në Federatë

Gjatësia e shtegut; 60 km

Kategoria; Veteranë (Masters)

Hobi mbi moshën 18 vjeç

Gjatësia e shtegut; 30 km

Kategoria; Hobi 11


http://www.ewoskosovo.net/

12


https://ec.europa.eu/sport/week /countries/kosovo_en

13


Dita 3: Sporti shkollor Finalet nĂŤ futsall

Ferizaj Ferizaj

Junik Junik

14


Podujevë Podujevë

Skenderaj Skenderaj

15


Dita 4: Sporti Universitar Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive në futsal, basketboll, volejboll, ping-pong, vallëzim dhe gjimnastikë, ndërsa aktiviteti i mbrëmjes ishte “Jumping Fitnes”, i realizuar në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këto aktivitete mysafirë special ishin Adam Rodzik, president i EUSA, Zrinko Custonia, president i NUSA nga Kroacia, Besim Aliti, menaxher sportiv i EUSA, Besnik Veliu, president i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Enver Idrizi, ish-Kampion i Botës në karate

16

Nga statistikat që kemi në Kosovë ka pjesëmarrje të ultë të qytetarëve në ngjarje sportive dhe kjo neve na bënë që ta ndryshojmë strategjinë e sportit në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje më aktive në sport. Ne duhet ta rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në ngjarje sportive dhe të sigurojmë pjesëmarrje të drejtpërdrejt në sport”, tha ministri Gashi.


17


Dita 5: Panairi i sportit Organizimi i Javës Evropiane të Sportit, bashkëpunimi i Ministrisë me Komitetin Olimpik të Kosovës, me federatat e sporteve të ndryshme, në të njëjtën kohë edhe me klube të ndryshme, ka bërë dhe është dëshmia më e mirë se një bashkëpunim i mirë e masivizon dukshëm sportin në Kosovë

Panairi i Sportit 2018, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, që po mbahet nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS). Panairi u mbajt në 16 komuna, të cilat shprehën gatishmërinë për të qenë bashkëorganizatore. Krahas Prishtinës, Panairi i Sportit u mbajt edhe në 15 komuna tjera të Kosovë. Gjakova, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Vitia, Drenasi, Lipjani, Klina, Deçani, Vushtrria, Obiliqi, Malisheva, Rahoveci, Kaçaniku dhe Dragashi bënë organizime masive. Janë promovuar sporte të ndryshme si: futbolli, basketbolli, hendbolli (KH Istogu, fitues i Kupës për femra), volejbolli, xhudo, pingpongu, karate, tenisi, shahu, derisa u njoftuan edhe me sportet e skitarisë, automobilizmit, peshëngritjes, etj. 18


19


Dita 6: Atletika s Hedhja e gjylë

ti Kërcim së gja

Vrapim

20


21


Dita 7 e 8: Sporti paraolimpik Ministri Kujtim Gashi Ky organizim është shumë i veçantë, sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë me të cilët shteti i Kosovës, Ministria e Sportit dhe të gjithë mekanizmat duhet të jemi bashkë që t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta dhe këta ta ndiejnë vetën të barabartë në çdo proces të jetës e veçanërisht në aktivitetet sportive.

22


23


JAVA EVROPIANE E SPORTIT 23-30 shtator 2018

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës-Vlada Kosova-Government of Kosovo

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 24


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Java Evropiane e Sportit 2018 by Osman Gashi - Issuu