143 × 210
SPINE: 2
FLAPS: 70
NIKOLA VREKA Një vendi të vogël, siç është Shqipëria jonë, munden t’ia mohojnë lashtësinë e saj, ndonëse ajo nuk është veçse një hyjneshë e moçme dinamike, sa vetë Njerëzimi, me taban të fortë mbi rrënjë të thella, plot virtyte e krenari... Dhe nëse dikur dijetarët e saj, (mbase inegzistentë) shkruajtën për “rrugën e mëndafshit”, luftëra, ose histori të popujve të tjerë dhe nuk shkruan historinë e tyre, …Mëkat!… Kurrë të mos harrojmë se, edhe Elefanti Afrikan është egzemplari më i lashtë në tokë dhe një turrë e bashkuar milingonash termite, munden ta gjynjëzojnë me një përpjekje të tyre, mandej edhe ta vrasin, por origjinën e tij, të cilën bestytnitë e mbajnë të fshehur nëpër qitapet e djallit, s’e përtypin dot me azgjë, sepse ajo është sterile si një kockë e akullt sferike e pakapërxyeshme. Pa harruar se fare pak kalcium nga ajo kockë shqiptarie, egziston testamenteve të tyre dhe, nëse ata e mbrojnë me fanatizëm ekstrem si të vetën, atëherë s’u mbetet gjë tjetër, veçse të brohorasin njëzëri shqip: “Tungjatjeta!”
ZEMRA E SHQIPES NUK PLAKET KURRË
28/11/2020 Athinë
ISBN 978-618-205-035-4
ATHINË 2020
Nikola H. Vreka është lindur në fshatin Maricaj të rrethit të Tepelenës më 1972. Pas mbarimit të gjimnazit në vitin 1991, merr rrugët e kurbetit, por pa sukses. Në vitin 1993-94 kreu shërbimin ushtarak. Në vitin 1995, pas shumë përpjekjesh titanike, mbërriti në Athinë, e cila u bë streha e 25 viteve në vazhdim. Vitet kaluan duke ju vërtitur përpara fytyrës e mira e rrallë, ndërsa e keqja si ajo rrodhja nuk i shqitej. Duke u rritur e duke u ndier i huaj, si për vendin që zgjodhi të jetojë, por edhe më shumë për vendlindjen e tij Shqipërinë. Nëse ne njerëzit jemi grimca në sajë të shpërthimit të madh, gjatë ciklit të jetës, s’jemi veç viktima sharlatanësh të mallkuar… krimba të ushqyer nga kalbësira e mendjeve idiote. Ka shkruar edhe tre libra të tjerë. Libri i parë është përmbledhje me poezi e shkruar në gjuhën greke me titull “Γράφοντας σε σκονισμένο σκαλοπάτι” që në shqip përkthehet: “Shkruar në shkallë të pluhurosura”. Libri i dytë është përmbledhje me poezi në gjuhën shqipe me titull, “Dhimbje”. Libri i tretë është përmbledhje me poezi në gjuhën greke, me titull: “Η εποχή των κακών ανέμων” që në shqip përkthehet “Stina e erërave të këqija”. Ky është vëllimi i tij i katërt.
ZEMRA E SHQIPES NUK PLAKET KURRË
Titulli Zemra e shqipes nuk plaket kurrë Autori Nikola Vreka Korrektimi letrar Luan Ziflo © Copyright: Nikola Vreka Botimi i parë Athinë, Nëntor 2020 ISBN 978-618-205-035-4
Falënderoj mikun tim Mariglen Serdari për sponsorizimin e këtij libri.
Të gjitha të drejtat e botimit mbrohen me ligj. Riprodhimi, qoftë edhe në formë të pjesshme, është i ndaluar. Nuk mund të kopjohet asnjë pjesë teksti, pa lejen dhe miratimin e botuesit, përveç rasteve kur lejohet qartazi nga ligji.
NIKOLA VREKA
ZEMRA E SHQIPES NUK PLAKET KURRË
ATHINË 2020
SURPRIZA E NJË POEME SINTEZË E REVOLTË
A
skush nuk më kërkoi të shkruaj këto radhë, përveç ndjenjës së kënaqësisë që përftova kur lexova poemën “Zemra e shqipes nuk plaket kurrë”. Kam lexuar më parë dy vëllimet e tij me poezi në shqip dhe një në greqisht dhe, jo vetëm shijova një poetikë të vërtetë e të bukur, gjë që është e vështirë ta gjesh në poezinë e sotme regresive feisbukiane apo të vëllimeve të panumërta bejtexhinjsh, pra, por edhe jam befasuar, duke përjetuar poezinë e Nikola Vrekës. Nikola nuk është i njohur në lexuesin masiv, sepse ai nuk parapëlqen reklamën dhe as nuk nxit për këtë shkrime e përkushtime në gazeta apo faqe elektronike. Ai të jep librin në dorë dhe pret t’i japësh një mendim a përshtypje të thjeshtë, e cila, siç thotë, do t’i vlejë për ecjen më tej, në rrugën e bukur që ka nisur, të krijimtarisë letrare. Ai është në hapat e parë të botimit, por kursesi të krijimit, ai duket se ka
—5—
lindur së bashku me poezinë, se ai dhe ajo janë një dhe të pandarë, një trup - një shpirt. Më tepër mendimi për këtë të përforcohet, duke njohur vetë jetën terr të autorit, ku ajo drita që kërkojmë në fund të tunelit, u gjet shumë vonë, por gjithsesi u gjet, pas një kalvari vuajtjesh e përpjekjesh tepër të dhimbshme. Por ishte një dritë e plotë, shumëngjyrëshe dhe e bukur, që i dha atij plotësisht të drejtën, pafajësinë dhe lirinë e marë kot së koti. Dhe, të mendosh, që edhe në ato kushte kur askush s’do të guxonte, pa letër e laps, pa telefon e asgjë tjetër, Nikola shkruante poezi. Dhe ku? ... Ku tjetër, veçse në shpirtin e tij? Poema e shpalosur në faqet e këtij libri, është padyshim krijimi i tij më i mirë dhe më i arrirë, ku ai ka arritur atë stad në krijimtari, që ne i themi pjekuri artistike. Kjo poemë, e thënë me gojën plot, i ka munguar poezisë shqipe, jo thjesht nga tema e trajtuar, por së pari nga sintetika e saj, si një poemë e sintezës dhe e revoltës, e retrospektivës dhe e kushtrimit, e krenarisë dhe e së kundërtës së saj. Një poemë që flet dhe thërret, që tregon dhe dëshmon, që uron dhe ndëshkon. Nëse do të pyesim se si mundet në
—6—
një poemë të gërshetohen me njëra – tjetrën gjithë këto të kundërta, duhet ta pranojmë se veç talentit, Nikolës këtu i vjen në ndihmë edhe mjeshtëria e trajtimit të mendimit dhe vargut, ku të dyja anët e kundërta janë të portretizuara në këtë krijim, ashtu siç janë prezente në gjithë realitetin e hidhur shqiptar, të hershëm dhe të sotëm. Gjithkush një poemë të tillë do ta priste nga një poet i niveleve të larta dhe me përvojë të gjatë në letërsinë shqipe. Nikola Vrekës, që nuk e ka përvojën e atyre që përmëndëm, i mjafton vetëm ndjenja e thellë e patriotizmit të pastër, që jo vetëm e do Atdheun e tij, por edhe që i dhimbet për atë shkallë, ku e ka katandisur lufta politike e kaheve të ndryshme, e përveç kësaj ndjenje, është pathosi i tij i pashtershëm, që bëri të mundur një krijim të tillë, kaq të pritshëm dhe kaq me nivel, është mendimi i tij i qartë filosofik, si çelësi analitik i çdo fenomeni e ngjarjeje. Vëndi ynë, ajo “Nëna Shqipëri”, që ligjëron në vargjet e Dritëro Agollit dhe ato “Shqiponjat që fluturojnë lart” në vargjet e Kadaresë, ka dhe duhet të ketë një krenari të ligjshme, krenari që njihet jo vetëm në rajon e në Europë, por
—7—