2 minute read

Artist's paper #2

Kjo leter është ndërthurja e këndvështrimit të një artisti i artit pamor me shpjegimin e termave që dëgjohen dhe përdoren nga shoqëria shqiptare. Dituria është pasuri e pa zëvëndësueshme.

#2

Advertisement

Përse Demokraci dhe çfarë lloji na duhet?!

Historia ka treguar, deri më sot, se katër ideologji kanë krijuar katër sisteme administrative ndër vite. Këto janë katër kahe bazë të cilat mbartin tetë ose më shumë degë ndërlidhëse. Në psikanalizë, këto katër kahe burojnë nga dualiteti (erreësirës dhe dritës) i qënies njerëzore. Këto, janë elementë që ç’do kush prej nesh i mbart në unin e tij të cilat i zhvillon pa ndërprerje përgjat kohës së gjallë fizike. Në qendër të busullës vepron aksi (bërthama kryesore) i cili mund të quhet epiqendra e unit vetjak ose rruga drejt Vetëdijes Universale. Ndërsa në gjuhën shkencore kjo epiqendër mund të quhet qeliza kryesore e cila ka për detyrë të tërheqë kahet e dualitetit drejt unifikimit

dhe transformimit të forcave tyrë në një të vetme në mënyrë që të krijojë burimin e vetëm të dashurisë së paanëshme.

Duhet të pranoj se njeriu ka prirje për mrekulli por edhe për shkatërrim. Si pasojë është e domosdoshme që njeriu ti krijojë vetes hapësirë për zhvillimin e të parës prirje dhe të zvogëloj sa më shumë hapësirën mbi zhvillinin e prirjes së dytë. Këtu vjen mekanizmi i politk-bërjes si rrugë e vetme (deri sot) për realizimin e ‘‘oazit’’ njerëzor.

Politikë = krijimtari+shkencë; do të thotë veprimet dhe metodat që ndiqen nga masa qytetare (njerëzit) për të përqasur një organizim dhe bashkëveprim midis tyre sa më frytdhënës dhe të barabartë për

të gjithë pa përjashtim, dhe në mënyrë që të dyja kostot si administrative (fizike) dhe jetës njerëzore (natyrë) të jenë sa më të vogla, gjithashtu. Politikë do të thotë prodhim-kultivim-analizë dhe mirëvendosje e ideve (mendimeve+nevojat) në jetën e ç’do kujt, duke respektuar qënien njerëzore dhe nevojat e saj si lirinë, sigurinë, drejtësinë, kulturën etj. Dhe kjo duhet të marrë formë si në individ por edhe në kolektivë njëkohësisht.

Mos respektimi nga pakica (partia A ose B) ndaj principeve të politik-bërjes më lart, sjell si pasojë fuqizimin e një kahu partiak i cili kultivon dhe pushtetëzon vetveten, dhe vetëm për vetveten, me qëllim pushtetin mbi shumicën. Pasojat janë katastrofike, ku mbizotëron degradimi i psiqikës, keq përdorimi i pushtetit dhe paraja. Këto bëjnë shumicën e popullit të zhgënjehet dhe të humbas interesin të merret me gjërat që i përkasin vete popullit duke krujuar një frymë e cila pak nga pak përpinë të gjithë fushat e jetës. Kjo është gjndja që ka lindur prej tre dekadash në Shqipëri dhe shoqërinë shqiptare.

e tij/saj dhe të punojë për detoksikimin e ambjentit që na është lënë nga brezat e mëparshëm të cilët dashje pa dashje nuk arritën të reagojnë kundër partive autoritare ne vend. Është detyra e ç’do qytetari të marrë përgjegjësitë dhe të angazhohet në politik-bërjen e vendit. Duke komunikuar me njëri tjetrin dhe përpunimin e ideve tona të bëjmë të mundur transformimin e katër kaheve drejt demokracisë së vertetë.

Jam i frymëzuar, dhe i lumtur që disa njerëz (pshb Nisma Thurje) kanë filluar të hedhin grimcat (hapat) e parë brenda këtij proçesi të domosdoshëm për të gjithë.

DEMOKRACI [DEMOS=popull KRATOS=shtet]

Sidoqoftë zymtësisë që mbizotëron tre dekada, në Shqipëri ka shpresë. Ka ende dritë e cila nuk do të shuhet kurrë. Ne, brezi i tanishëm, secili prej nesh duhet të ngreje lart dijet

Kristian Zara | shkruajtur më 25.05.2019, Elbasan

This article is from: