1 minute read

Artist's paper #1

Kjo leter është ndërthurja e këndvështrimit të një artisti i artit pamor me shpjegimin e termave që dëgjohen dhe përdoren nga shoqëria shqiptare. Dituria është pasuri e pa zëvëndësueshme.

Individi pa shoqërinë nuk do të egzistonte

Advertisement

Ç’do të thotë termi Individ - veta njëjëse (nr. 1) !!

Alan Watts 1 , në një nga leksionet e tij thotë se individi (njeriu) nuk do të egzistonte pa shoqërinë në/me të cilën ai ndërvepron në të përditshmen e jetës së tij.

Unë, nga ana biologjike është në form unike dhe të papërsëritshme dy herë. Vepron duke krijuar habitatin e tij njerëzor dhe materialist (sipas krijimeve deri më sot). Këtë nuk mund ta realizojë pa shfrytëzuar lidhjet papralele me individët e tjerë që veprojnë njëkohësisht me të.

Uni zhvillohet brënda llojit të tij edhe në mënyrë të varur drejt për drejt nga zhvillimet e Unë-ve të tjerë. Pra, secili zhvillim influencohet, padyshim, nga njëri tjetrin. E thënë ndryshe; një mendje e shëndetshme krijon një shoqëri të shëndetshme, dhe shoqëria e shëndetshme i jep mundësi

Uni-it të ketë një zhvillim edhe më të shëndetshën se më parë.

Duke lexuar një nga librat e Jordan Peterson 2 ndeshem me fjalët përgjegjësia individuale. Ai shtjellon: nëse dikush dëshiron të ‘‘triunfoj’’ në të gjitha spektet e qënies së tij dhe të pakësoj dhimbjet e tepërta psiko-fizike, është e domosdoshme që të marrë përgjegjësitë e tij jo vetëm në këndvështrimin vetjak por edhe në atë kolektiv (të përbashkët). Metaforikisht; besimi dhe mënyra se si veprojmë individualisht ndikon mbi jetën e një individi tjetër (por edhe të disa individëve) dashje-pa-dashje qoftë, dhe me siguri do ti japë shkasë të ndikuarit që t’na rikthej të njëtin veprim. Individi nis duke u rritur mbi këndvështrimin vetjak, dhe del në përfundim se ai/ajo i përket një bashkësie edhe më të madhe se vetja, sepse të gjithë janë të lidhur ngushtë tek familja, një shoqëri e caktuar, dhe/apo nje rregulli politik. - G W F Hegel 3 .

shkruajtur më 16.05.2019, Elbasan referenca: 1. Alan Watss, (filozofi, natyralism, sociologji) leksione mbi individin dhe shoqërinë. 2. Jordan Peterson, (psikologji klinike) 12 rregullat, antidotë kurndër kaosit. 3. G W F Hegel, (filozofi, psikologji, sociologji) mbi evolimin e Mendjes.

Për ç’do përshtypje që keni më shkruani tek: artistspaper@protonmail.com

This article is from: