Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. Eshtë folur shumë nga mediat vendase të cilat kane shkruajtur dhe diskutuar pse në Shqipëri mungojnë kompanitë që ofrojnë çmimet e ulta çdo periudhë të sezonit dhe në çdo destinacion . Ka patur shumë diskutime dhe gishtin mediat gjithmonë e kanë drejtuar nga çmimet aeroportuale të shërbimeve të Aeroportit Nenë Tereza.
Por kjo është vetëm njëra nga disa arsye po aq të rëndësishme në mbartjen e situates që kemi sot. Në ditët e sotme, çdo kompani përballet me tre kostot kryesore të cilat janë të detyrueshme të paguhen për të realizuar fluturimet. Njëri është çmimet e korridoreve ajrore, të cilat janë të centralizuara dhe të pa negociushme. Për të lehtësuar këtë barrë kompanitë detyrohen të drejtojnë fluturimet e tyre nga ato rrugë ku këto çmime janë më të lirat. Faktori I dytë është çmimi I karburantit. Ky është I negocushëm në varësi të volumit të fluturimeve. Dmth çdo kompani sa më shumë fluturoin dhe merr karburant nga një ofrues aq më ulje pëson çmimi I karburantit. Dhe së treti, janë çmimet aeropoortuale, të shërbimeve që marrin kompanitë dhe të tarifave të uljeve dhe ngritjeve të avionave.
Këto diktojnë pjesën e dukshme të kostove që një kompani ka në mënyrë të detyrueshme të mbulojë për të realizur një fluturim, por jo të gjithë tabelën e kostove të cilat shtohen nga siguria në avion gjatë fluturimit, mirëmbajtja teknike e avionëve, pagesa e stafit, trajnimi I stafit e kështu me
Igli Larashi - Transporti Ajror, çmimet e biletave, kostot e fluturimit dhe kostot e shërbimeve në Shqipëri. All rights reserved 2017.04.27