Skip to main content

Albanian - The Reality of Hell

Page 1

Realiteti i Ferrit Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; por kini frikë më tepër nga ai që mund të shkatërrojë si shpirtin ashtu edhe trupin në ferr. Mateu 10:28

Pentateuku dhe Historia Sepse një zjarr është ndezur në zemërimin tim dhe do të djegë deri në thellësitë e ferrit, do të gllabërojë tokën me prodhimet e saj dhe do t'u vërë flakën themeleve të maleve. Ligji i Përtërirë 32:22 Vuajtjet e ferrit më rrethuan; leqet e vdekjes më zunë përpara; në ankthin tim i thirra Zotit dhe i klitha Perëndisë tim; dhe ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe britma ime arriti në veshët e tij. 2 Samuelit 22:6-7

Poezi A mund ta gjesh ti Perëndinë duke kërkuar me kujdes? A mund ta zbulosh dot të Plotfuqishmin në përsosmëri? Ai është i lartë sa qielli; çfarë mund të bësh? Më i thellë se ferri; çfarë mund të dish? Jobi 11:7-8 Ferri është i zhveshur para tij dhe shkatërrimi nuk ka mbulesë. Jobi 26:6 Të ligjtë do të shndërrohen në ferr, dhe të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë. Psalmi 9:17 Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në ferr dhe as nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje. Psalmi 16:10 Dhimbjet e ferrit më kishin rrethuar, leqet e vdekjes më kishin pushtuar. Psalmi 18:5 Vdekja i zuftë mbi ta dhe u ulshin të gjallë në ferr, sepse në banesat e tyre dhe midis tyre ka ligësi. Psalmi 55:15 Sepse e madhe është mëshira jote ndaj meje; ti e ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli më i thellë. Psalmi 86:13 Dhimbjet e vdekjes më kishin rrethuar dhe dhembjet e ferrit më kishin pushtuar; gjeta telashe dhe dhembje. Psalmi 116:3


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Albanian - The Reality of Hell by Filipino Tracts and Literature Society Inc. - Issuu