Skip to main content

Albanian - God-given Breath

Page 1

Frymë e dhënë nga Zoti Çdo gjë që merr frymë le ta lëvdojë Zotin. Lëvdoni Zotin. Psalmi 150:6

Pentateuku Dhe Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës; dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë. Zanafilla 2:7 Dhe ja, unë, pikërisht unë, do të sjell një përmbytje ujërash mbi tokë, për të shkatërruar nën qiell çdo mish që ka frymë jete; dhe çdo gjë që është në tokë do të vdesë. Zanafilla 6:17 Dhe hynë te Noeu në arkë, dy nga dy, nga çdo mish që ka frymë jete. Zanafilla 7:15 Vdiq çdo gjë që kishte frymë jete në vrimat e hundës, nga çdo gjë që ishte në tokën e thatë. Zanafilla 7:22 Por nga qytetet e këtyre popujve, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk do të lësh asgjë që merr frymë gjallë. Ligji i Përtërirë 20:16

Histori Kështu Jozueu goditi tërë krahinën malore, negevin, luginën, burimet dhe të gjithë mbretërit e tyre; nuk la asnjë të gjallë, por shfarosi të gjithë ata që merrnin frymë, ashtu siç kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit. Jozueu 10:40 Dhe i vranë të gjithë shpirtrat që ishin aty me shpatë, duke i shfarosur plotësisht; nuk mbeti asnjë frymë. Ai i vuri flakën Hazorit. Bijtë e Izraelit morën për vete tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe bagëtinë; por vranë të gjithë njerëzit me shpatë derisa i shkatërruan plotësisht, duke mos lënë asnjë të marrë frymë. Jozueu 11:11,14 Dhe u shfaqën kanalet e detit, themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me shfryrjen e erës së vrimave të hundës së tij. 2 Samuelit 22:16 Kur filloi të mbretërojë, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nuk i la asnjë të gjallë Jeroboamit, deri sa e shkatërroi plotësisht, sipas fjalës së Zotit, të thënë me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit. 1 Mbretërve 15:29 Mbas këtyre gjërave, ndodhi që biri i gruas, e zonjës së shtëpisë, u sëmur; sëmundja e tij ishte aq e rëndë, sa nuk i mbeti më frymë. 1 Mbretërve 17:17

Poezi Me frymën e Perëndisë ata vdesin dhe me frymën e vrimave të hundës së tij ata konsumohen. Jobi 4:9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook