1 minute read

Project #1

Modeli Fizik I Lokacionit

Advertisement

Përshrimi:

Strukturimi i vilës fillon me zgjedhjen e duhur të rrjetit apo rasterit modular, në bazë të analizave, rrethanave dhe kushteve, në bazë të dinamikës te analizuara me parë te cilat janë pershtatur më së miri me rrjetin e rregullt modular I cili edhe është aplikuar ne projekt. Modifikimi I rrjetit ndodh për arsye te zgjerimit të hapësirave apo të programit të zgjeruar të vilës, duke filluar shtrirjën e pesë zonave të zgjeruara brenda rrjetit apo rasterit modular. Ndërkaq me shtrirjën e zonave brenda rasterit-rrjetit, krijohet edhe dinamika bazike e viles duke u pershtatur me një terren të pjerrët me struktura dhe analogji të lokacionit. Poashtu sa I perket zonave të jashtmë ato janë projektuar te tilla që të shtrihën jashtë kutisë, mirëpo në harmoni me rrjetin apo rasterin modular, të cilat janë si zona te jashtme rekresue, si: oborri I mbyllur, vestibuli I hapur, terasa, loxha, belvedere.

Përshrimi:

Sisitemi Live and Work + Leisure, në këte projekt zhvillohet pothuajse I permbushur me te gjitha elementet e programit të zgjeruar për përmbushjen e nevojave dhe aktivtietetve të perditshme.Ky sistem është I shperndarë në të gjitha katet apo nivelet e ndertesës duke krijuar keshtu edhe raportin 50-50 te zonave jashtë - brenda dhe zonave të punës. Në katin perdhesë janë krijuar hapësirat e qendrimit apo livejetesës duke u perkrahur nga kthinat e ndërmjetme te brendshme dhe të ndërmjetme të jashtme me siperfaqet e duhura në raport me kthinat te cilat sherbejnë për punë dhe jetesë. Në nivelin e suterenit janë organizuar komplet kthinat e rekreimit te cilat jane si: pishina e brendshme, kthina per gjimnastikë dhe mini kinema. Kur vazhdojmë ne nivelin e sipërm te katit të parë kemi organizmin e kthinave individuale te etjes te cilat ndërlidhen me loxha dhe tarasa te jashtme po ashtu edhe me patio, dhe në pjesën tjeter janë organizuar kthinat e punës për profesionin e arkitetktit me hapësira ajrore të dyfishta. Poashtu keto hapësira vazhdojnë edhe në pjesën tjeter te katit të dytë apo gjysëm katit te dhomat e femijeve , mezninë kur është hapësira e studimit apo punës.

This article is from: