1 minute read

Piramida ushqimore

Next Article
Autorë shqiptarë

Autorë shqiptarë

Pastiçe me djathë të bardhë

Adea PIPERO

Advertisement

Përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e kësaj recete janë:

• 1 litër qumësht

• 3 vezë

• 200 gr djathë i bardhë

• 50 gr djathë kaçkavall i grirë

• 100 gr gjalpë

• piper i zi

• kripë

• një lugë e vogël arrë moskat

Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë. Në një enë rrahim mirë vezët, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë rrahjen edhe për pak çaste. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskat dhe në këtë mënyrë kemi formuar “salcën” në të cilën do të gatuhen makaronat. Vendosim makaronat në një tavë të lyer me pak gjalpë, shtojmë salcën e përgatitur dhe e rregullojmë me pirun sipërfaqen, në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. E spërkasim sipër me pak djathë kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për disa minuta dhe e presim në copa sipas dëshirës.

This article is from: