Skip to main content

Leter e Hapur Drejtuar Ambasades se SHBA dhe Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi

Page 1

LETER E HAPUR DREJTUAR: AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË TIRANË DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SHQIPËRI Ekselencë e nderuara Zonja Z/V Ambasadore e Shteteve te Bashkuara te Amerikës Charge' d'Affaries Ms Leyla Moses-Ones I nderuar Z. Luigi Soreca Drejtues i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Ne që po ju shkruajmë jemi lindur jo në të njejtin Shtet por jemi përfaqesues të prindërve që dhanë jetën për të njejtin shtet dhe Komb. Prejardhja Jonë është Dera e Gjomarkajve te Mirditës dhe Bianca Gjomarkaj është perfaqësuese Ligjore e Kapidan Gjon Marka Gjonit vdekur në Itali me 1966 dhe faktikisht e bija e Kapidan Ndue Gjomarkajt lindur ne Orosh te Mirdites dhe vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artan Lleshi është i biri i Preng Lleshit vdekur (vrarë) në rrethana krejt të dyshimta politike me 06/08/1993 në Qafe-Mollë , Mirditë ndërsa i gjyshi i tij është Nikolle Prengë Lleshi ish oficer i larte i Ushtrise Kombëtare dhe pushkatuar pa gjyq e zhdukur trupi me 26 dhjetor të vitit 1946. Të Nderuar Ambasadorë. Familjet tona kanë kaluar fatin më të hidhur në historinë e totalitarizmit Komunist në Shqipëri. Nga familja e të ndierit Gjon Marka Gjoni janë pushkatuar pa gjyq të bijtë Mark Gjomarkaj me daten 13 /O6 /1946 dhe Llesh (Aleksandër ) Gjomarkaj me datën 09/08/1947 dhe trupat e tyre janë zhdukur. Janë arratisur nga atdheu për motive politike dhe u është ndaluar hyrja në Shqipëri të ndierëve Kapidan Gjon Marka Gjoni , Ndue Gjomarkaj ( i biri) dhe Nikolle Gjomarkaj (i biri) Është burgosur po për motive politike në Shqipëri i ndieri Dedë Gjomarkaj ( i biri i Kapidanit) dhe është internuar për motive politike e gjithë familja. Nga familja e Nikollë Prengë Lleshi (Gjomarkaj). Ështe pushkatuar pa gjyq për motive politike vetë personi në fjalë dhe i është zhdukur kufoma.


Është internuar e gjithë familja me gra e fëmije minorenë në përbërje. Është vrarë i biri në rrethana të pasqaruara. Mbështetur në Kuadrin ligjor shtetasi Artan Lleshi pavarësisht kushteve tejet te rënduara shpirtërore dhe ekonomike deri në skamje ka kallzuar penalisht për Krime Kundër Njerëzimit ish Byronë Politike dhe shkaktarët të krimit të 1-) Vrasjes pa gjyq dhe zhdukjes së trupit të të ndierit gjyshit të tij për motive të qarta politike. 2-).Debimit të të gjithë familjës dhe internimit të të familjes me përbërje gra dhe fëmijë minorene. 3-).Djegie e shtëpive dhe sekuestrim për motive politike të pasurive të tundshme dhe të patundshme sipas vendimit në fletoren zyrtare të vitit 1947. Përgjigjet e Gjykatës kanë qënë zvarritese dhe vendimet cinike ku vihet re gjuha e urrejtjës dhe nënvleftësimi i akteve. Gjykata ka vendosur mosfillimin e hetimeve ndërsa shtetasi ka kërkuar edhe në Apel fillimin e hetimeve dhe sqarimin e rrethanave të faktit.Vendimi i Gjykatës se Apelit ka qënë gjithashtu i njejtë me atë të Gjykstës së Shkallës së Parë ndaj është dërguar nga shtetasi për tu gjykuar nga Gjykata e Lartë ku herën e parë nuk është pranuar Rekursi për mungesë të një avokati dhe shtetasi Artan Lleshi i ka kërkuar Gjykatës të caktojë një Avokat të ndihmës Juridike nga shteti për shkak të gjendjës tej e të rënduar ekonomike të tijën dhe të familjës së tij por pa marrë përgjigje nga gjykata. Shtetasi Artan Lleshi i është drejtuar gjithashtu të gjitha institucioneve shqiptare për të kërkuar të drejtat e pronësisë së Gjyshit të tij Nikollë Prengë Lleshi ( Gjomarkaj) dhe pronat në bashkëpronësi të Nikollë Prengë Lleshi dhe Gjon Marka Gjoni. Shtetasi Artan Prengë Lleshi (me shtetësi shqiptare) dhe shtetasja Bianca Gjomarkaj Nakovics (me shtetesi amerikane/shqiptar) kanë kërkuar informacion mbi pronat dhe të drejtat pranë Bashkisë Mirditë si njësia administrative ku ekziston një pjesë e pronave në bashkëpronësi ku është marrë vetëm përgjigje për formen zyrtare të pronës pa spjeguar shtetasit per datën e tjetërsimit si dhe mbi cilin ligj është tjetërsuar Prona Private nga Pronë e Gjon Marka Gjonit dhe e Nikollë Prengë Lleshit në pronë publike mbi të cilën pronë kohet e fundit është ndërtuar edhe një HEC.Kërkesa ka qënë e shoqeruar me bazën e duhur ligjore dhe aktet ligjore perkatës të trashegimisë. Shtetasi Artan Lleshi i është drejtuar gjithashtu për kthim fizik ATP me dosjen përkatëse me numër 5890 , i është drejtuar për hetim të korrupsionit me pronat tona kudo që ndodhen edhe institucionit të Kontrillit të Lartë të Shtetit, Ministrise së Mjedisit dhe Këshillit të qarkut Lezhë por nuk ka marre spjegim dhe përgjigje. Ju lutemi të na ndihmoni duke bërë presionin tuaj më të mundshëm mbi organet ligjzbatuese shqiptare për realizimin e të drejtave tona sipas ligjeve të


Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Marrveshjeve me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë ëndrra e shqiptarvë për arsye të respektimit të të Drejtave të Njeriut. Me respekt për Ju dhe Popujt që ju përfaqësoni Bianca Gjomarkaj Nakovics Artan Prenge Lleshi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Leter e Hapur Drejtuar Ambasades se SHBA dhe Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi by bianca gjomarkaj - Issuu