FLETA DERA E KAPIDANIT Nr. 3
SHKODER, ALBANIA
SARAJET E GJON MARKA GJONIT OROSH
20 Mai 2019 Rrenojat e shtepise se Kapidanit Gjon Markagjon ne Orosh
SARAJET e GJON MARKA GJONIT! Po e filloj kete shkrim me nje ruzare te thene me vete duke ndjekur me sy kampanilen e Kishes se Oroshit.Ne te zbritur te rruges se grryer i pari prrua dhe nje turre dru ne te majte, pisha te djeguna gjer ne llastaret qe kan shperthyer sivjet, shtepi te mbuluara nga shtellungat e gjethnajes se kumbullave, me tej prap nje grope ne rruge, i dyti perrua , nje shteg, nje tjeter shteg, nje tjeter shteg. Prej vitesh nuk dal ne kto ane. Prej vitesh qe i kam lene mbasdore kto shtigje. Na u desh te linim makinen diku ne nje oborr dhe ti thrrrisnim nje femije te na tregonte shtegun me te lehte. "O i zoti i shtepise". "Hajde bujrem" - u pergjigj nje djale i ri. "Jemi per rruge deri tek Sarajet", lutemi te na percjelle nje femije. "Po si jo" u pergjigj zotnia dhe pame nje fmije qe na doli hap e mbylle syte pepara rruges.I zhdervjellte,fisnik, me shikimin e shquar , interesant, OROSHJAN. Mireboll.Morem rrugen perpjete.Vincent kerkonte me sy sekretet e mrekullise se natyres se Oroshit dhe Bianca kerkonte te fshihte nga pamja lodhjen. E gjetem veten para Kullave te Djegura. Oroshi im, Oroshi yne! Prej Zotit eshte rrokullisur kjo gurnaje e bardhe deri tej e thelle themelit te Kulles se Kapidanit te Mirdites e ka zene vend si fjala ne liber. Ne hyrje te rrenojes duken edhe sot hyrjet me balle nga Kolikja dhe rreshti i gureve te mbajtjes se murit, aty ku imagjinoj se ne dasmen e Kapidanit te Mirdites e Princit Mark Gjomarku 40 dit e net para dites se ardhjes se nuses Mirdita hidhte valle e therej pernate nga nje gjedh i majme per gosti te miqve.Pak me poshte duket lehte nje lendine e vogel ne te cilen kam njohur dikur ne nje foto te birin e Kapidanit, kapidanin Ndue Gjon Gjomarkaj per-rrafshi duke kuvenduar me miq te Deres.
Prone Privat e Gjon Marka Gjonit
www.gjonmarkagjoni.com
FLAMURIT E KOMBIT KULLON GJAKUT NDER KTO VIJA E BIE LIRIA NE VEND TE DEBORES
Tej e poshte eshte Kodra e Kolikes e cila priti me pushke e percolli prej Mitdite serbet qe ne kohen e Republikes se Mirdites e ne truall te keshtjelles se rrethuar me gure te rende ndodhen themelet e Kulles se Kapidanit. Termetet nuk bien ne kto ane. Nje termet i Oroshit nuk vret Kullat e veta por vret ose djallin ne gryke te Zallit ose vret shkjaun. Ne Orosh bie vetem bore e pranvere pas bores, e nje here ne shekull bie kambana e amanetit te Kombit. Sa here qe djelmenia e Oroshit ben kryq ne emen te Zotit, Flamurit e Kombit kullon gjaku nder kto vija e bie Liria ne vend te debores. Me kete Kulle eshte sjell keq e mos me keq shekulli i ksaj ore. Komunistet e dogjen Oroshin dhe Sarajet per shkak te Elites dhe sot ndodhemi mbi nje grumbull guresh te bardhe te cilet nje e nga nje kane qene ashti i ksaj Kulle e cila i fali Atdheut Kapidanat e ndershem Mark e Llesh Gjomarku, i dhuroj vuajtje e sakrifice te cdo djali e cdo vajze dhe mori si shperblim heshtjen, luften e klasave, internimin, burgun, mergimin. Ne sot jemi ketu per nje gjest heshtje dhe respekti per bijt dhe martiret e ktyre Sarajeve.Faleminderit Vincent, miku i rralle i Deres se Kapedanit te Mirdites qe na shoqerove mbi kto shtigje ku te paret tane hoqen nga vetja rinine dhe ua shperndane Zanave te Lirise per tu kujdesur per moshen e tyre. Faleminderit Oroshjani i vogel qe sot u bere pjese e rrefimit tim te sinqete. Bianca! Bija e Kapidanit Ndue Gjonmarkaj. Kto Saraje jane Keshtjella me me kuptim se te gjitha Keshtjellat e cdo princeshe te Ballkanit. Sot mesuam te ngjitemi shtigjeve te eterve. Oroshi eshte vendi i Oreve te lira e kto Saraje nuk jane vetem Ora e Oroshit por jane Kumtesa qe deshmojne se komunizmi eshte lloji me i verber i te gjitha diktaturave. Faleminderit qe more guximin te ngjitesh gjer ne Oborrin me te lavdishem te Mirdites, ne oborr te tuajave Saraje. Le te marrim me vete portretin e Oroshit per te mos i harruar kurren e kurres shtigjet e eterve tane. Mire te gjetshim se shpejti Oroshi jone. Vllaznisht Artan Lleshi Gjomarkaj
Vincent Nakovics, burri i Bianca Gjomarkaj
CREDITS - CONTACTS Editor: Bianca Gjomarkaj
biancagjomarkaj@gmail.com Contributor: Artan Lleshi Gjomarkaj artanlleshi@gmail.com
www.gjonmarkagjoni.com