Skip to main content

Reportazh nga Qafe-Molla

Page 1

FLETA DERA E KAPIDANIT Nr. 2

SHKODER, ALBANIA

16 Mai, 2019

REPORTAZH NGA QAFE-MOLLA

Diku mbi rruget e hapura me zor duken rrenjet e mbetura te dellinjave qe traktoret shkulen ,aroma e lisnes, e sapo ka filluar e gjelberimi ka shtrenguar shtigjet e vjetra. Qafe-Molla ime dhe Kosova ngjajne nga historia e dengut te pushtuesve. Marr e them se ktyre shtigjeve jam rritur si mos me keq, me buke misri e zbathur duke mbledhur lisen e shqem gjate gjihe veres per te siguruar leket e dokut te pantallonave per shkolle, leket e librave e te fletoreve. Pikerisht tek kjo koder ku eshte diga diku ne gjysmen e saj, tej Fanit te Madh ka qene nje burim e nje hije shkoze nen te cilen thone se bandat e sigurimit te shtetit kane vrare gjyshin tim ne dhjetor te vitit 1946 pastaj e kane ngarkuar e derguar ne humnerat e Shpalit per tia zhdukur trupin. Ketu eshte kufiri lindor i Pylles se Qafe-Molles sikur edhe shkruhet ne Tapine e Familjes se Gjomarkut te ngarkuar me kete prone. Kufiri Verilindor duket mezor pertej Kodres se Lluskut qe fshehin Dibrrin dhe Majen e Livadhezit midis te cilave u vra ne noshen 28 vjecare ne gusht te vitit 1947 kapidani i bukur e trim Llesh Gjomarku. Thone se ashtu i vrare kishte ngrire mbeshtetur ne nje dellinje e per shume kohe togat e sigurimit nuk i afroheshin dot per tia shqyer trupin sepse edhe se vdekuri ja kishin friken. Ketu sot eshte nje Hidrocenral. Kjo toke eshte mbuluar me uji te kristalte por nuk mund ti fshehe gjurmet e te zoteve te saj. Ku eshte diga sot ,im ate me spjegonte se ne krah te lumit deri vone ka qene teleferiku i ngritur nga firma "Pistulli" se ciles ia kishin kontraktuar pyllen per shfrytezim per 15 vjet kontrate pronaret e saj Gjon Marka Gjoni, Nikolle Prenge Lleshi dhe Kole Marku. Ne te dale te Diges tek rruga qe zbert per ne lume eshte Karma, Suka e Qardakut dhe toka e bukes, ka qene mulliri, e majtas mullirit eshte toke e vjeter e Gjon Marka Gjonit ndersa djathtas mullirit eshte toke e vjeter e Gjyshit tim. Te dy perrenjve qe zbresin nga Maja e Qane per ne lagjen e banuar quhen: Perroi i Ndue Gjonit ndersa tjetri prrua qe mbante mullirin me uji quhej Perroi i Dode Lleshit.

www.gjonmarkagjoni.com


PER CFARE ERDHI DEMOKRACIA? Miq e dashamire , bashkefoles dhe ju qe na ndiqni. Ketu une kam lindur dhe kam vuajtur denimin e pushtetit totalitar per te qene femije i vezhguar dhe i ndaluar te gezoj te drejten e ksaj prone nje nder pronat qe posedonte gjyshi im ne bashkepronesi me Kapidan Gjon Marka Gjonin. Marr e pyes: Per cfare erdhi Demokracia? Kjo pyetje me le per tu menduar se mosvalle kjo qe po ndodh me pronat tona eshte nje flagerance tottale mbi te drejten qe Kushtetuta dhe ligjet e Te Drejtave te Njeriut na i njohin. Jam rritur mezor dhe nen dhune e diktature. Familjes tone u kane vrare djemte me te rralle qe ka patur Dera e Kapidanit, ua kane zhdukur trupat dhe neder pronat e gjysherve tane lulezojne hidrocentrale e gjarperojne rruge sikur kjo toke te ishte pa zot e pa histori. Ketu ishte nje lume qe ndante Pyllen 800 hektare si ne tapi ne pronesi te Gjon Marka Gjonit, Nikolle Prenge Lleshit dhe Kole Markut. Mosvalle uji i lumit nuk i mjaftonte peshqeve te vegjel dhe i vune Dige lumit qe te fshehin e krekosin Peshkun e Madh?! Sa milione euro jane shpenzuar per kete veper?! Midis atyre milona euro a do te kishte patur dikush mundesine te shkepuste vetem 10 dhjete euro fature per Arkivin Qendror te Shetit Shqiptar i cili mund ti pajiste ndertuesit me faktet e pronesise. Ne cilin vend te botes nje veper private ngrihet me leje te shtetit mbi pronen private te nje tjetri privat?!! Na keni ndjekur ne letrat e hapura qe i kemi derguar Ambasades Amerikane dhe Delegacionit te Bashkimit Europian. Ky Hidrocentral eshte ngritur mbi pronen tone private. Kjo eshte nje nga pronat per te cilat behet fjale. Ne nuk jemi angazhuar te rrezojme Digen ose Shtetin permes asaj letre. Ne duam te rrezojme padrejtesine dhe duam edhe ne te gezojme te drejtat qe na perkasin. Bianca. Te falenderoj qe ishe me mua per te shikuar nga afer pronen e gjysherve tane dhe me fal per ndrydhjen time teksa shikoja ne heshtje vendet ku sigurimi i shtetit ka vrare gjyshin tim Nikolle Preng Lleshi (Gjomarkaj) dhe xhaxhain tend Llesh (Aleksander) Gjomarkaj. Heren tjeter kur te vish ne Mirdite do te te mesoj ku kufiri i perendimit te prones tone, Rrasa e Gurit dhe ndarja me Malcine e Lezhes dhe besoj nga ajo kodrine shihen lehte edhe pronat qe na perkasin ne Lezhe, Balldre e Kallmet. Juaj Artan Lleshi. CREDITS - CONTACTS Editor: Bianca Gjomarkaj

biancagjomarkaj@gmail.com Contributor: Artan Lleshi Gjomarkaj artanlleshi@gmail.com

www.gjonmarkagjoni.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Reportazh nga Qafe-Molla by bianca gjomarkaj - Issuu