FLETA DERA E KAPIDANIT Nr. 1
SHKODER, ALBANIA
15 Mai 2019
DISA FJALE VOTRE – REPORTAZH I SHKURTER NGA DERA E KAPIDANIT
Kapidan Ndue Gjon Markagjoni
Te dashur miq. Miq e dashamire te Deres se Kapidanit te Mirdites . Bashkeqytetar e bashkevuajtes, bashkekombas e piniolle te Dyerve te para qe na keni ndjekur dhe po na ndiqni. Dua tu jap mendimin tim personal lidhur me Deren e Gjomarkajve. Kush eshte Kapidani i sotem?! Te gjith e keni kete dileme dhe meqe une e kam kuptuar fort mire se kjo pyetje ekziston po ju sjell nder rreshat e ktij reportazhi idete e mia.Ne Kanun Deren e Gjomarkajve i fundit Kapidan qe e ka trasheguar ne tagren e Kapidanit ka qene fort i dashtuni yne Nikolle Gjon Marka Gjoni i cili e gezoi fakulattivisht kete tittull pas vdekjes se te vellate , Ndue Gjon Marka Gjoni. Sot mbushet viti nga vdekja e Kapidan Nikolles dhe kam nderen qe ne emen te familjarit me te aferm te lumnoj familjen e Sarajeve me rreshtat e tille shkruar "Zoti ua pritte rreziqet te ghithe dashamireve te Kapidanit , miqve dhe mbare shqiptareve te dokeve e traditave dhe te gjitha ngushellimet qe na keni percjell pergjate ktij viti ZIE per ne ua kthefshim nder gezime tuajat familjare." Fort te dashtun vllazen e motra. Ne traditen mirditore ne raste te tilla i takon nje njeriu te afert te familjes te udheheqe tradicionalisht ceremonite deri ne marrjen ne dore te situates e te ardhmes se familjes nga nje Zot i ri shtepie. Ne Kanun sot e ne vazhdim i takon te birit te vellate te pare te udheheq kapidanatin dhe ai eshte i biri i Kapidan Ndue Gjon Gjomarkaj i quajtun Gjon dhe me aftesite e duhura princerore per ti prire se pari Deres se Gjomarkajve e Bajrakeve si ka qan qysh ne themelimin e tagres se Lleshit te Zi e deri ne ditet e sotme. Kapidanin e sotem nuk e shuguroj e emnoj une por e emnon Kanuni dhe ne Kanun kush te ket legjitimitet ka edhe legjitimitetin e ankeses , te mendimit dhe te se drejtes se fjales , ksisoj shpallja e te birit te Ndue Gjon Marka Gjoni si Kapidan i biri i Kapidanit nuk asht vetem nji vullnet i imi ose i njerezve qe une njoh por nji e drejte qe i garanton Kapidanit Gjon Ndue Gjomarkaj fjalen Kapidan e Prijes.
Kapidan Gjon Ndue Gjomarkaj
Rrenojat e shtepise se Kapidanit Gjon Markagjon ne Orosh
www.gjonmarkagjoni.com
KUSH ASHT I BARKUT TE LLESHIT TE ZI KA PJESE NE KAPIDANAT Me kete rast un i shpreh Kapidanit te Sotem Gjon Ndue Gjomarkaj uratet ma te mira vllaznore dhe harmonine time personale e familjare. Dhashte Zoti qe Mirdites ti vijne ditet e duhura e bajrakeve tu pranohet sakrifica e ta dergojme bashkarisht Mirditen tone ne cakun e duhur te Tradie s dhe te Virtytit. Thene kaq nuk shmangem dot pa u uruar Kapidanave Mark e Sander Gjomarkaj ( te bijt e Kapidanit Nikoll Gjomarkaj i cilli tash nji vit na mungon) dite ma te mira mbas sodit dhe Lumturuar qofe baba juej fort i dashtuni Kapidan Nikolle Gjomarkajt i cilli qysh prej nje viti vetem se perdite e ma shume na mungon te gjitheve.Vetem Vaji Gezimesh paste familja juaj mbas sodit. Dy fjale edhe per veten dhe te tjere te aferm te Deres se Kapidanit.Kush asht i Barkut te Lleshit te Zi ka pjese ne Kapidanat.Te gjith ne kapidanat e tjere jemi Kapidana te barabarte ne Oden e Eperme por ana e oxhakut i takon te birit te Kapidanit jovetem per cilesine , arsimin , aftesine por edhe per arsye te trashegimit.Jashte Barkut te Lleshit te Zi shumekush mund te ket nderrue mbiemer per qellime te ndryshme fitimesh ose fshehje nga drejtesia por Kanuni sot me nje Kapidan te pare ne tager nuk njeh tjeter Kapidan jashte Barkut te Lleshit te Zi deri ne djalin e fundit qofte edhe ne djep nga Barku i Lleshit te Zi. Te afermit ma te ngushte te votres jane te prejardhurit e Vllaznise dhe faktikisht jane te prejardhurit e Llesh Gjonit ( nga ku bej pjese edhe une) dhe te prejardhurit e Ndue Gjonit. Ne rreshtin e dyte vijn te ardhurit e Gjok Dodes por si Vllazni e Lleshit te Zi e jo si rrjedhes te Lleshit te Zi. Gjithashtu theksoj se te gjitha tagret e Pashes si ekonomi dhe kapidanat me ligj dhe Kanun i ka gezue Kapidan Marka Gjoni me vllaznie e tij ( Llesh Gjoni e Ndue Gjoni ) dhe per pasoje duhet ti gezoje Kapidani i sotem Gjon Ndue Gjomarkaj me vllazni te tijen te re per aq sa Kanuni dhe ligji i ka ngarkue Kapidanit Marka Gjonit .Aq sa Kanuni i ka ngarku Vllaznis se par pas vdekjes se Preng Pashes jan tri zarme qe ndajn. Llesh Gjoni , Marka Gjoni e Ndue Gjoni. Kapidan Gjon Ndue Gjomarkaj! Tu prifte Mbare dhe tu dhashte fati e nundesia me rrealizu andrren e babes tand Kapidanit te Shkelqyer Ndue Gjomarkaj , te gjyshit tand Gjon Marka Gjoni dhe te stergjysherve tone Kapidana.
Kapidan Mark Nikoll Gjomarkaj
Kapidan Sander Nikoll Gjomarkaj
Artan Lleshi Gjomarkaj Mirdite. Credits and Sources Editor: Bianca Gjomarkaj Contributor: Artan Lleshi Gjomarkaj
www.gjonmarkagjoni.com biancagjomarkaj@gmail.com artanlleshi@gmail.com