Skip to main content

Gazeta FJALA

Page 1

CMYK

editorial | 16

opinion | 17

opinion | 16

publicistikë | 17

FJALA DO TË JETË E LIRË

PUSHTETI “I ZHVESHUR”I PUTINIT, MUND TË KETË PËRFITIME TË PAPRITURA PËR RUSINË

SHQIPJA, MUHALEBISHTJA DHE ADMINISTRATA E GERMAVE TË HARRUARA

SKANDERBEGU

REDAKSIONALE

THE GUARDIAN

NGA ERJON UKA

NGA LUMO SKËNDO

Gazetë e pavarur. E shtunë 18 janar 2020. Numër 1. Viti I i botimit. Çmimi 50 lekë. www.fjala.al e-mail: info@fjala.al

MARRËVESHJA, KRIZA MBETET Pas një viti të gjatë krize, partitë politike kanë firmosur një marrëveshje garancie për realizimin e reformës zgjedhore. Sa premtuese është kjo tryezë për zgjidhjen e krizës, garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe a do të imponojë zgjedhje të parakohshme? Në një analizë më të thelluar për gazetën “Fjala” flasin ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume. Faqe 2-3

REPORTAZH

Faqe 8-9

Jetë në gërmadhat e Thumanës

MERKATO

Dalin shifrat, ja sa kushton kombëtarja shqiptare Nga Katerina Tafa

Frika nga meningjiti/ Mjekët: S’ka vend për panik, ja si të mbroheni Vaksina e meningjitit kushton 10 mijë deri në 18 mijë lekë për secilin prej mikrobeve. Deri tani njihen tre tipe të sëmundjes A, B dhe C dhe për të qënë të mbrojtuar duhet të bëhen të trija vaksinat.

Nga Sebi Alla

Nga Alessia Selimi

Lojtarët kuqezi që dominojnë kampionatet evropiane

INTERVISTA

Një bulevard pa “dëshmorin” e heshtur

Në Thumanë, pasojat që sollën kapriçot e tokës dhe jetesa nën stresin e lëkundjeve imagjinare, vijojnë, qartësisht të dukshme. Një atmosferë e një udhëtimi 1-ditor, që duket se nuk ka ndryshuar aspak fytyrë, ndonëse kanë kaluar pothuajse dy muaj.

SUPLEMENT SPORT

PERSONAZH

Faqe 13-15

Historia tragjike e policit 27-vjeçar Mariglen Mestani që u nda nga jeta pas sëmundjes së rëndë, i prekur nga meningokoksemia. Gjashtë vitet si polic i qarkullimit rrugor dhe ëndrra e prerë në mes. Kujtimet nga kolegët dhe ikja e djalit të vetëm të familjes me shumë probleme. Faqe 6-7

VENDIMET

Faqe 13-15 Faqe 10

Faqe 4-5

LIGJI “ANTISHPIFJE”

13-15 Faqe 20-21 INTERVISTA/VASIL ZOGAFaqe

Jeta në duart e KÇK-ve për të dënuarit përjetë

“Si ma drejtoi Mehmet Shehu pistoletën në sy” CMYK

Çfarë do të ndodhë me dekretin e Presidentit? Ligji që rregullon mediat nuk e mori firmën e kreut të shtetit, por mazhoranca ka paralajmëruar se do ta miratojë përsëri. Cili është hapi i radhës së shoqatave të gazetarëve? Flasin për gazetën “Fjala” Koloreto Cukali dhe Elvin Luku. Faqe 18-19


2

KRYESORE

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

ARRIHET MARRËVESHJA, KRIZA MBETET Pas një viti të gjatë krize, partitë politike kanë firmosur një marrëveshje garancie për realizimin e reformës zgjedhore. Sa premtuese është kjo tryezë për zgjidhjen e krizës, garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe a do të imponojë zgjedhje të parakohshme? Në një analizë më të thelluar për gazetën “Fjala” flasin ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume. Nga Blerina Gjoka

T

ryeza e rrumbullakët që uli palët politike këtë javë, ngrohu pak janarin, duke i dhënë shpresë se viti që sapo nisëm do të jetë viti i zgjidhjes së krizës politike që u konsumua përgjatë 2019-ës. Kjo tryezë kishte disa risi, por vetëm një premtim, edhe pse simbolika e një pakti të shumëpritur politik ishte më i madh se kaq. Për herë të parë në tryezë nuk kishim vetëm dy palë ballë për ballë, siç ka ndodhur në të shkuarën në marrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Tryeza e stilit arturian ku garantohet baraspesha, uli edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, një parti që tashmë e ka konsoliduar veten si pol i tretë dhe shpesh vendimmarrës në aleancat e pushtetit dhe një palë të katërt, që lindi e u formësua vetëm vitin që shkoi, opozitën e re parlamentare,

me deputeten Rudina Hajdari në krye. Pakti i arritur kaq shpejt dhe thjesht u perceptua si një marrëveshje politike mes palëve. Kjo ngriti shumë pikëpyetje se pse ishte harxhuar një vit kohë në një krizë politike me protesta, bojkot zgjedhjesh dhe një kosto të lartë për vendin nga pikëpamja ekonomike e sociale, siç konstatojnë ekspertët. “Kur ishte kaq e thjeshtë, pse nuk u bë më parë?”, - ishte kjo pyetja që u ngrit frikthi në mendjet e shqiptarëve. Por, në fakt, ky pakt në vetvete nuk është asgjë më shumë sesa një pakt për t’u marrë vesh për një aspekt krejt teknik, siç është ai i reformës zgjedhore, që në të vërtetë nuk e zgjidh krizën, por vetëm sa e zbut atë në njëfarë mënyre. Pakte si ky i janarit partitë politike bëjnë pothuajse çdo katër vjet për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, që lindin si nevojë pas rekomandimeve të OS-

BE/ODIHR-it për problematikat zgjedhore të vërejtura në procesin zgjedhor. Pra, pavarësisht nga simboli, tryeza e partive e la krizën politike sërish përpara nesh. Kjo marrëveshje në të vërtetë nuk na tregoi mekanizmat me të cilët do të duhej të dilej nga kriza e gjatë. Gjithsesi, dha mesazhin se gjërat po lëvizin për plotësimin e 9 kushteve të forta të vendosura nga Bundestagu, si një kushtëzim për ecjen përpara në procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian. Po a do të mundet që marrëveshja politike për reformën zgjedhore të krijojë mekanizmat për zgjidhjen e krizës, imponimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe ndryshime të rëndësishme në standardet demokratike të zgjedhjeve? Gazeta “Fjala” bisedo i me ekspertë të fushës, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe ish-kryetarin e KQZ-së, Kristaq Kume.

Kristaq Kume: Reforma zgjedhore duhet të prekë burimin e krizës politike

K

ëtë javë është arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Sa premtuese e shihni këtë marrëveshje për gjetjen e mekanizmave që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme? Ulja bashkë e opozitës parlamentare me mazhorancën dhe opozitën në Kuvendin e Shqipërisë është pa dyshim lajm. Por, nuk është një ngjarje që duhet përshëndetur, sepse partitë politike janë vetëm duke bërë detyrën. Deri më sot nuk e kanë bërë mirë, përderisa ne po përballemi me një krizë së cilës s’po i shihet ende pragu i përfundimit. Në vlerësimin tim, palët janë ulur pasi kanë konsumuar energji në një periudhë të gjatë kohe, efektet negative të së cilës nuk janë shkarkuar mbi ta, por mbi ne, qytetarët shqiptarë. Në qoftë se lexohet me vëmendje dokumenti që nënshkruan, pa vështirësi mund të arrish në përfundimin se kanë zeruar gjithë këtë kohë, rrotull një vit e gjysmë, duke shkuar te pika e fillimit, për sa kohë që kanë rënë dakord që të trajtojnë problemet që lidhen me reformën zgjedhore të rad-

hës, duke iu referuar platformës së miratuar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, kur drejtohej nga z. Bylykbashi dhe z. Çuçi. Natyrisht, nuk jemi në të njëjtat kushte, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe është bërë punë nga ekspertët dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët kanë propozuar dhe tashmë në tavolinën e tyre ka material për t’u trajtuar dhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHRit, por, referuar asaj platforme, si edhe votimit elektronik, votës së emigrantëve dhe sistemit zgjedhor që duhet të zbatohet. Sipas vendimmarrjes së atëhershme të atij komisioni, e ratifikuar edhe në këtë marrëveshje, komisioni duhet të vendosë se ky këshill duhet të jetë i hapur për çdo propozim. Kjo që ka ndodhur nuk është pasojë më shumë e vullnetit sesa e detyrimit të partive politike për t’u ulur dhe për të bërë detyrën e tyre, atë që kanë marrë përsipër për të kryer kur kanë marrë votën. Ky detyrim ka ardhur nga ne, por më shumë nga ndërkombëtarët. Në qoftë se palët janë dakord që ta trajtojnë problemin duke pasur si refer-

encë interesin e këtij vendi, interesin e qytetarëve shqiptarë, nuk mund të kufizohen vetëm në ndryshimet që mund të bëhen në ligjin zgjedhor për të pasqyruar në të rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Është e domosdoshme që të shkohet deri te burimi i asaj që ka realizuar krizën e sotme dhe që, midis të tjerave, ndër më kryesoret, janë ndryshimet e bëra në Kushtetutë në vitin 2008. Ekspertë nga shoqëria civile janë angazhuar për këtë reformë, duke sjellë propozime konkrete si për ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, por edhe diskutimin për ndryshimin e sistemit. Po për këtë çështje një nismë e iniciuar nga lëvizja “Thurje” ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit, si një garanci për përfaqësim demokratik. Çfarë do të ndodhë me këto propozime? Deri më 15 mars nuk besoj se do të realizohet diçka e tillë. Është e deklaruar nga ata që janë ulur në tavolinë, si edhe kohë më parë, që kryefjalë e kësaj pune është zbatimi i rekomandimeve dhe realizimi i asaj çka kërkohet midis të tjerave në 9

kushtet e vëna nga Bundestagu, ku reforma zgjedhore konsiderohet si e para. Por, kjo nuk mjafton. Kjo “po” është përgjigje për të thënë se u bë diçka, por bëhet fjalë për ato çka kërkuan ndërkombëtarët dhe jo ato që duhen bërë për shqiptarët. Është ndryshim i madh ky. Në qoftë se nuk reflektohet ndaj kësaj gjëje, pritshmëritë që ne kemi për atë se si dhe në

Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al

çfarë mënyre do të zhvillohen nesër proceset zgjedhore, se si do të qeverisemi ne si shoqëri që duhet të q e v e r i s e t s i p a s r r e g u l l av e përfaqësuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, do të jenë të vëna përballë pikëpyetjeve të mëdha. Po qe se do t’u referohemi partive politike, jo vetëm dy të mëdhave, por edhe të voglave, nuk janë për ndry-


@

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

KRYESORE

3

Ylli Manjani: Kjo marrëveshje do të arnojë jorganin e vjetër

K shime sistemi, për vetë faktin nga mënyra se si përdoret dhe zbatohet ky sistem në Shqipëri. Ndarja në 12 njësi zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ka bërë që votat të mos kenë të njëjtën fuqi në konvertimin e tyre në mandate, si dhe votat që u jepen partive të vogla të shkojnë për llogari dhe në favor të partive të mëdha. Zbatimi i këtij sistemi në lista të mbyllura, në kushtet e Shqipërisë, ku sjellja demokratike është shumë problematike brenda institucioneve, bën që qytetari të mos shprehë realisht se me cilin kërkon të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mënyrë e të sjellit të sistemit ka bërë që ne të shmangemi nga parimi kushtetues se populli është sovran dhe sovranitetin e realizon nëpërmjet përfaqësuesit të tij, të cilët i zgjedh në zgjedhje të lira dhe në plotësim të standardeve demokratike. Ndaj, është e domosdoshme që të trajtohet dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme në sistem, sikurse: proporcionali kombëtar me lista të hapura, proporcionali rajonal jo me 12 njësi zgjedhore, por me katër të tilla, si dhe proporcionali rajonal me një listë korrektuese kombëtare. Mund të kalohet po ashtu në po atë sistem që kemi pasur në Kushtetutë më përpara, pra 100 mazhoritarë dhe 40 nga listat proporcionale të hapura dhe të pakushtëzuara nga rezultatet e mandateve të marra në mazhoritar. A do të garantojë një marrëveshje e tillë edhe daljen nga kriza politike ku vendi është futur që prej një viti? Sa shanse ka që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nëse po, sipas jush, cilët janë mekanizmat që do ta garantonin votën e lirë dhe rezultati të pranohej nga të g jitha palët? Marrëveshja, që ka të bëjë me realizimin e

E SHTUNË 18 JANAR 2020

ndryshimeve që duhet të bëhen në kohezion, e ka të zvogëluar mundësinë për ta zgjidhur krizën, sepse kriza tek ne nuk ka ardhur si rezultat i legjislacionit zgjedhor, por si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në 2008-ën, të cilat bënë që ne të përplasemi me shmangie esenciale nga parimet demokratike. Nëse ne nuk ndryshojmë rregullat kryesore, sipas të cilave zgjidhet Presidenti i vendit, Kryeministri dhe mazhoranca e vendit, financimet e partive politike, e kështu me radhë, ne zor se do të mundemi që vetëm me ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të parandalojmë riciklimin e krizave. Do të konsiderohet dalje nga kriza një proces zgjedhor i ardhshëm, por që do të vlerësohet dhe do të pranohet si mundësi për të dalë nga kriza vetëm në qoftë se opozita e sotme do të jetë mazhoranca e nesërme. Në të kundërtën, sërish do të jemi në po të njëjtat kushte; situatat do të përsëriten. Kryefjala e veprimit politik, kryefjala e punëve që duhen bërë në mirërregullimin e legjislacionit të vendit tonë, për t’u realizuar si shtet i së drejtës dhe ligjor nuk duhet të jetë interesi i partive politike, por duhet të jetë interesi i qytetarit shqiptar që duhet të mbizotërojë. Zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme për t’u bërë dhe jo për të bërë rrotacionin politik, por sepse kjo mënyrë qeverisjeje e sotme, e ardhur si e tillë nga zbatimi i legjislacionit problematik, praktikisht na ka bërë që të përballemi me një krizë shumëdimensionale, është politike, sociale, ekonomike. Të bëhen zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur, për të krijuar në këtë mënyrë kushte për ndryshimin e situatës në të cilën jemi duke u qeverisur, por jo zgjedhje të parakohshme, sepse kërkojmë që të marrë pushtetin njëra apo tjetra palë.

ëtë javë është arritur një marrëveshje politike për reformën zg jedhore. Sa premtuese e shihni këtë marrëveshje për gjetjen e mekanizmave që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme? Nuk e di a mund të quhet marrëveshje ulja në tavolinë e Damianit, Rudinës, Oerdit dhe Petritit, me thënë të drejtën. Aq më tepër që nuk kam parë ndonjë tekst të shkruar se përse kanë rënë dakord. Fakt është që 2 muaj më parë, në një tryezë të thirrur nga OSBE-ja, partitë u ulën për të filluar reformën zgjedhore. Reformë i thënçin, por le të themi arnat e radhës në Kodin Zgjedhor. Ndaj, nuk kishte përse të shitej lajm që 4 vetë, pa ndonjë mandat politik të qartë, u takuan te Pallati i Kongreseve, kur në tryezën e reformës opozita kishte kohë që ishte ulur. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, a do të sigurojë kjo ulje në tavolinë zgjedhje të lira, sigurisht që JO! Zgjedhjet të bëhen si gjithmonë me të njëjtin stil e mjedis, ku kush ka pare blen vota, kush mundet, vjedh vota e ku sistemi elektoral është hajduti më i madh i votave të njerëzve. Ekspertë nga shoqëria civile janë angazhuar për këtë reformë, duke sjellë propozime konkrete si për ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, por edhe diskutimin për ndryshimin e sistemit. Po për këtë çështje një nismë e iniciuar nga lëvizja “Thurje” ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit, si një garanci për përfaqësim demokratik. Çfarë do të ndodhë me këto propozime? Me sa di, nisma e “Thurjes” për referendum kërkon ndryshimin e sistemit. Siç ju thashë, sistemi elektoral është hajduti më i madh i votës së shqiptarëve. Ndaj, ky sistem duhet zhdukur nga qarkullimi.

Bashkohem me “Thurjen” tek ideja e proporcionalit kombëtar. Nuk jam shumë i bindur te listat e hapura. Ndërsa se çfarë do të ndodhë me nismën për referendum, s’di t’jua them, por nuk më duket se ka ndonjë shans mbajtja e çdo lloj referendumi në këto kohë, pa Gjykatën Kushtetuese prezente. A ka shpresë që palët politike t’i marrin parasysh sug jerimet e ekspertëve të çështjeve zgjedhore të shoqërisë civile apo do të përfundojmë sërish për të disatën herë në një marrëveshje të mbyllura, ku llogariten vetëm përfitimet politike, kryesisht nga dy palët kryesore? Partitë do të marrin aq sa u intereson nga ekspertët. Plus që partitë kanë angazhuar burime shumë të mira ekspertize që i kanë të vetat. Thelbi nuk është kjo, por çfarë duan të bëjnë. Mendoj se do arnojnë një jorgan të grisur dhe kaq. Askush nuk ka mendje të qepë një jorgan të ri që të mbulojë të drejtën e zgjedhjes së njerëzve. Do të mjaftohen me arnat që të ruajnë të drejtën e partive... A do të garantojë një marrëveshje e tillë edhe daljen nga kriza politike ku vendi është futur që prej një viti? Sa shanse ka që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nëse po, sipas jush, cilët janë mekanizmat që do të garantonin votën e lirë dhe rezultati të pranohej nga të gjitha palët? Zgjedhjet e parakohshme kam idenë se askush nuk e di nëse do të bëhen apo jo. As vetë Rama, që i ka në dorë ato zgjedhje, nuk e di më do të shkojë apo jo në zgjedhje. Shqipëria ka një vit që dergjet për një palë zgjedhje dhe nuk ia dha, ndaj s’e besoj se për të njëjtat arsye të vitit që shkoi të kemi zgjedhje. Nëse merret ai vendim, do të jetë për rrethana rastësore. Ndoshta mund të mjaftohen me ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore. Ndoshta... nuk e di! Askush nuk e di.


4

AKTUALITET

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

Flet zv/dekani i Mjekësisë PhD.Msc.Dr.Gentian Stroni: Vaksina nuk është në protokoll, blihet në farmaci

Frika nga meningjiti/ Mjekët: S’ka vend për panik, ja si të mbroheni Si përhapet dëmundja, rastet kur duhet t’i drejtohemi mjekut.

P

aniku për përhapjen e dëmundjes së milingjit ka përfhsirë shqiptarët që prej 10 janarit. Humbja e jetës ssë një p u n o n j ë s i p o l i c i e ve t ë m 30-vjecc nga miligjingjiti, dyshime edhe për një viktimë tjetër , një 30 vjeccare në Durrës nga të njëjtat simptoma kanë rritur ankthin e shqiptarëve për përhapjen e virusit vdekje prurës. Më alarmate e bën situatën edhe fakti se simptonat e milingjitit me ato të gripit të stinës ku ndodhemi j a n ë shu m ë t ë n g j a sh m e. Mjekët infeksionist, Insituti i Shëndetit Publik madje edhe vetë Ministria e Shëndetësisë po përpiqen të qetësojnë qytetarët duke vënë theksin në faktin se nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por me raste sporadike të cilat janë shënuar edhe më parë, edhe në stinë të tjera. Zëvendës dekani i fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës PhD.Msc.Dr.Gentian Stroni në një intervistë për gazetën “Fjala” shpjegon se cialt janë simbtomat e virusit vdekjeprurës, si të mbrohemi prej tij dhe kur duhet ti drejtohemi mjekut. Stroni bën të ditur se vaksina kundër këtij virusi nuk është në protokollin e vaksinimit, për këtë arsye popullata nuk është e mbrojtur nga kjo sëmundje. “Kohët e fundit është folur gjërësisht për meningokokun dhe meningokoksemine duke u nisur nga disa raste të dyshuara nga të cilët pati edhe humbje të jetës. Kjo e bëri opinionin të rriste panikun për këtë pathologjike që nuk i ishte dëgjuar në media kohë më parë. Nuk jemi në kushtet e epidemisë dhe ska vend për panik”-shprehet ndër të tjera PhD.Msc.Dr.Gentian Stroni. A është kjo një semundje e re? Jo kjo është një semundje që ndeshet te njerzit përg jatë gjithë vitit dhe më se shumti përfiton nga kontakti i afërt i personave, nga sperklat e pështymës pra edhe nëpërmjet ajrit. Cili është shkaktari i kësaj sëmundje? Meningitishkaktohet nga shumë mikroorganizma më të shpeshtë bakteriale dhe virusale dhe në mes tyre ndër më të hasurit janë prejstreptococus pneumonia ose ndryshe

pneumokoku që gjendet në florenmikrobike të trupit tonë përgjithësisht në hunde vesh dhe fyt, por ndër më të rrezikshmit është Neisseria Meningitidis ose ndryshe Meningokoku edhe ky një mikro organizëm bakterial në formë të rrumbullakët nga ku merr edhe emrinkoke, kjo për faktin s e p s e k a e d h e m o r t a l it e t (vdekshmëri) të lartë. Këto mikro organizma sulmojnë cipat e trurit dhe të palcës së kockave që bëjn të mundur edhe shenjat e kësaj pathologjie. Cilat janë shenjat dhe simptomat më të shpeshta në këtë semundje? Te k p ac i e nt ë t f i l l o n t ë shfaqet temperaturë me shifra të larta, keputje të theksuar trupore, dhimbje muskujsh dhe kycesh, dhimbje e fortë koke, me pas edhe të vjella, fotofobi (frikë nga drita) dhe duke u përshkallzuar këto shenja. Sa të rrezikuar jemi nga Meningiti? Çdo person i shëndoshë i cili është në kontakt të afërm me pacientin e sëmurë apo me lengjet biologjike të tij është një subjekt tek i cili mund të trasmetohet kjo sëmundje, ose edhe në ambjente të mbyllura me kolektiva me numër të madh njerëzish. Kur duhet ti drejtohemi

Mjekut? Mbasditës së dytë të temperaturës së lartë dhe nese nuk ka pasur periudha qetësie sigurisht që pacienti do duhet ti drejtohet mjekut të familjes ku bëhet një diagnostikim paraprak pasi këto janë shenja të cilat mund të ngaterrohen edhe me shumë pathologji të tjera. Këto shenja mund të përkeqësohen kur kemi të bëjme me rënien e meningokokut në gjak dhe në këtë rast do kemi të bëjmë me komplikacione edhe më të rënda sikurse është meningokoksemia që edhe kjo fazë e sëmundjes ka etapa të ndryshme deri te shfaq ja e njollave në lëkurë që është edhe më e rënda ndër komplikacioneve që e bën pacientin edhe më kontagjioz për të tjerët. Cilat grup mosha janë të rrezikuara? Pergjithsisht meningokoku dhe pathologjia e shkaktuar prej tij prek më së shumti fëmijët por kjo nuk përjashton edhe adultet sidomos kur ata janë në kontakt apo kujdesje për pacientet qe shfaqin këto simptoma apo veçanrisht me ko mp l i k ac i o n e t e ke s aj pathologjie. A parandalohet kjo sëmundje? Kjo sëmundje infektive si-

kundër të gjitha sëmundjet infective mund të parandalohet duke shmangur shkakun e saj që do të thotë duke pasur një higjenë maksimale, ose duke imunizuar organizmin në përmjet vaksinimit. Në rastin kur biem ne kontakt me një pacient me këtë sëmundje dhe që nuk jemi të vaksinuar bëhet profilaksia me antibiotikë që do të thotë marrja e antibiotikëve veç për një ditë si psh: ciprofloxacine 500mg 2x2 tb. A është e vaksinuar popullsia dhe kur mund të bëhet vaksinimi? E k z i st o j në va ks i n a për shtame të ndryshme të këtij mikroorganizmi si kundër janë shtamet më të shpeshta në Europë si B dhe C por ka edhe vaksina katërvalente, kundër 4 shtameve të ndryshme vaksina të prodhuara nga SanofiPa st e u r m e mb r o j t j e n d aj ACYË 135. Kjo vaksinë nuk është në zinxhirin e detyruar të vaksinimit, por mund të aplikohet qysh prej moshës 2 vjeç deri në 70 vjeç. Ne fakt kjo vaksinë duke mos qenë në zinxhirin e vaksinimit duhet blerë në tregun farmaceutik dhe mund të aplikohet në mënyrë vullnetare. Deri në këto momente pak shtete perendimore e kanë vendosur këtë vaksinë në zinxhirin e tyre të vaksinimit.

ÇFARË ËSHTË BAKTERI I MENINGOKOKSEMISË? Bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë përhapet nëpërmjet sparklave apo sekrecioneve respiratore. Ky bakter shfaqet në periudhën kur qarkullojnë dhe viroza të shumta stinore. Sipas mjekëve një pjesë e pacientëve të prekur nga ky bakter që njihet si neisseria e meningjitit. Jo të gjitha rastet kalojnë në meningjit. Në rastin e meningokoksemisë, bakteri prek gjakun e pacientit duke shkaktuar dhe humbje të jetës. Kjo sëmundje prek më së shumti fëmijë e vegjël, për shkak të mungesës së imunitetit.


@ RREZIKU NGA MENINGJIT

AKTUALITET

www.fjala.al

ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

5

Tritan Kalo: Si duhet të veprojnë personat që kanë pasur kontakt me të sëmurët

M

jkeu infeksionist Tirana Kalo bën nj ë shp j e g i mtë detajuar të të gjitha fazave që kalon sëmundja e milingjiti. Duke vënë theksin në faktin se nuk ka vend për panik, Kalo shpjegon se rëndësi specifike ka parandalimi i mundësisë së përhapjes së këtyre infeksioneve në personat, që kanë patur kontakte të ngushta me individë të tillë në orët paraprirëse të PF shfaq jes së këtij sindromi, të cilët edhe udhëzohen të marin doza të mirëpërcaktuara të Ciprofloksacinës apo të Rifampicinës (Rifadinës). Asc. Dr.Tritan Kalo, mjek infeksionist, ka bërë një shpjetim të detajuar në faqen e tij në rrjetet sociale ku thote se s’ka vend për manik, por për më shumë informacion tejskashmërisht të saktë. “Në çdo stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshim në praktikën tonë klinike mjeksore edhe raste të purpurave fulminante (PF), e cila është një sindromë e rallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorrhagjike të l ë ku r ë s , q ë p r o g r e d o n n ë mënyrë shumë-shumë të shpejtë duke u bashkëshoqëruar nga gjëndje shokale dhe të koagulimit intravaskular të diseminu-

Sëmundja nisur nga simptomat karakteristike mund të dyshohet fillimisht klinikisht nga mjeku qoftë ky mjek i familjes, infeksionit, neonat apo pediatër i përgjithshëm, urgjentist apo reanimator. Studimet laboratorike janë mjetet primare diagnostike për të qartësuar përfundimisht dyshimet klinike të një PF. ar/përhapur dhe vdekshmëri të lartë “-thotë Kalo. Sëmundja nisur nga simptomat karakteristike mund të dyshohet fillimisht klinikisht nga mjeku qoftë ky mjek i familjes, infeksionit, neonat apo pediatër i përgjithshëm, urgjentist apo reanimator. Studimet laboratorike janë mjetet primare diagnostike për të qartësuar përfundimisht dyshimet klinike të një PF. Pa mirëpërcaktuar faktorin etiologjik, nuk mundet të bëhet fjalë për Miningokoksemi, Pen-

umokoksemi, Stafilokoksemi, etj. Nisur nga multi-etiologjia e PF të sëmurët duhet të trajtohen urgjentisht me Antibakterialë/ Antibiotikë intravenozë me spektër të gjërë që të përfshijnë disa mikroorganizma si: Neisseria meningitidis, Streptocoçi sp. (S. pneumonie në veçanti), dhe Staphylocoçus aureus Meticilin Rezistent (SAMR)”-thotë Kalo. Por si shkaktohet sëmundja? “Mikrorganizmat shkakatë të PF janë: Neisseria meningitidis,

St r e p t o c o ç u s p n e u m o n i ae, Haemophilus influenzae, Staphylocoçus aureus, Bacillus anthracis, Rickettsia, Infeksionet mykotike ose ato Virale (Varicella, Fruthi dhe Rubeola). Në mjekimin kompleks emergjent të PF krahas Antibakterialëve/Antibiotikëve nevojiten edhe shumë elementë të tjerë terapeutikë si perfuzione të ndryshme, plazëm e freskët, albuminë humane, antikoagulantë, drogra vazoaktive, etj, etj”-thotë Kalo

Vaksinat e meningjitit kushtojnë deri në 54 mijë lekë të reja Vaksina e meningjitit kushton 10 mijë deri në 18 mijë lekë për secilin prej mikrobeve. Deri tani njihen tre tipe të sëmundjes A, B dhe C dhe për të qënë të mbrojtuar duhet të bëhen të trija vaksinat. Pra që do të thotë se kostoja shkon nga 30 mijë lekë në 54 mijë lekë për person. Duke qënë se kjo vaksinë nuk është në protokollin e vaksinimit, qytetarët duhet ta blejnë vetë atë. Kostoja është e kripur për familjet shiptare. Një familje mesatare me 4 anëtarë i duhen 120 mijë lekë të reja deri në 162 mijë lekë për vaksinim. Kjo vaksinë mund të merret nga grupmosha 2 vjeç deri në 70 vjeç. Tregu farmaceutik dhe klinikat private e ofrojnë vaksinën, po sa e përballueshme është ajo për ne!?

Frika nga meningjit zv/ministrja apel qytetarëve: S’ka vend për panik

N

isur nga reagimet e shumta ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Zëvendësministrja, Mira Rakacolli ka folur për situatën ku ndodhet vendi ynë në raport me sëmundjen e meningjitit. Rasti i parë i të prekurve në Shqipëri ishte i efektivit që ndërroi jetë pak ditë më parë, e kjo ka rritur shqetësimin tek qytetaret. Por zv/ministrja ka qetësuar shqiptarët. Zv/ministrja deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por është një situatë e zakonshme e stinës. “Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje këtë vit ka pasur më pak raste. Nuk ka fare vend për panik, është një situatë e zakonshme, që ndodh të paktën në 20 vite që e ndjekim ne. S’ka vend për panik dhe epidemi, e them këtë me shumë përgjegjësi. Po të hysh në detaje, do thosha le të fokusohemi më mirë te gjërat e mira, si psh, që nga 1 janari nuk do kenë më nevojë të shkojnë nëpër zyra për dokumente, pasi çdo gjë është online. Nuk do ketë më nevojë tani për qytetarët, të shkojnë e të kërkojnë dokumente, pasi është detyrë e shtetit, që t’i marrë ato. Më mirë është që qytetarët të merren me këto gjëra të mira, që ua lehtësojnë jetën, se sa të merren me përralla, se meningjiti është një gjë e zakonshme”, tha zv. ministrja Rakacolli.


6

PERSONAZH

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

Shkoi të qetësohej, me idenë se “gripin” do ta kalonte, në banesën e tezes së tij, ku jetonte prej vitesh, por shpejt vjen lajmi i trishtë: “Marigleni është shumë rëndë, në rrezik për jetën, ra në koma

Një bulevard pa “dëshmorin” e heshtur Historia tragjike e policit 27-vjeçar Mariglen Mestani që u nda nga jeta pas sëmundjes së rëndë, i prekur nga meningokoksemia. Gjashtë vitet si polic i qarkullimit rrugor dhe ëndrra e prerë në mes. Kujtimet nga kolegët dhe ikja e djalit të vetëm të familjes me shumë probleme. Sebi Alla

B

iri i familjes, djali i vetëm, kolegu energjik dhe gjithnjë i buzëqeshuri Mariglen Mestani, nuk është më. Prindërve edhe lotët kanë nisur t’u thahen, motra jeton me kujtimet e fundit, ndërsa kolegët dhe të njohurit nuk kanë forcë për ta besuar se 27-vjeçari nuk do të jetë më mes tyre. “Shef, nuk jam mirë, nuk po lëviz dot nga makina, më dhembin këmbët, trupi i gjithë”. Kjo ishte fjala e fundit me një buzëqeshje të përhershme, para se të dilte për të mos u kthyer kurrë më në oborrin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Shkoi të qetësohej, me idenë se “gripin” do ta kalonte, në banesën e tezes së tij, ku jetonte prej vitesh, por shpejt vjen lajmi i trishtë: “Marigleni është shumë rëndë, në rrezik për jetën, ra në koma”. Efektivi i Rrugores ishte prekur nga meningjiti ose meningokoksemia, një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe rezultoi fatal për jetën e tij. Kush ishte Marigleni, ëndrrat dhe jeta e tij, që mbetën në kujtimet e miqve dhe të afërmëve. Problemin e mbyste me buzëqeshje, punën e ktheu në pasion, jetën e deshi, por vdekja ia preu në mes ëndrrën djaloshit që për gjashtë vite shërbeu në sektorin e Qarkullimit Rrugor. Lot edhe në Komisariatin e Policisë Rrugore, me kolege dhe kolegë që ndau profesionin, kohën, dashamirësinë, problemin, por edhe gëzimin, siç ai dinte ta gjente gjithnjë. Mort i hidhur i 7 janarit 2020… Aty s’do jesh… Për gjashtë vite, Marigleni punoi kryesisht në qarkullimin rrugor në zonën e bulevardit “Dëmshorët e Kombit”, në kryqëzimin pranë Rrugës së Elbasanit deri në afërsi të lagjes “Ali Demi”. Kur kortezhi me trupin e Mariglenit kaloi

Mariglen Mestani me kolegun e tij Gazmet Sinani ëndërr që nuk e realizon. Dhe Marigleni ishte i tillë, që mbartte secilin problem nga pak dhe shumëkush prej kolegëve e mësoi kur ai nuk ishte më mes tyre. Familja e Mariglenit, prindërit dhe një motër më e vogël jetojnë në fshatin e thellë Shijon të Ersekës. Mes qindra problemeve eko nomike, larg zonës urbane, por të bindur që të sakrifikonin për të ardhmen e fëmijëve, p r i n d ë r it u d h a n ë mundësinë që të shkolloheshin. Sapo përfundoi gjimnazin, Marigleni konkurroi në kursin njëvjeçar të 27-vjeçari Mestani dhe efektivi i qarkullimit rrugor, Shefki Topçiu Akademisë së Policisë. përgjatë bulevardit, qytetarë që e njihnin të voglën besë, e ligështoi në pak kohë, E fitoi atë studim dhe dita e parë e punës si fytyrë, por edhe të tjerë që kurrë nuk pavarësisht sfidës që ia bëri gjithnjë me nën uniformë qe e veçantë për të. “E done panë, u përlotën. Vdekje ka shumë, çdo energji e buzëqeshje në kulmin e rinisë, te shumë atë punë, e kishte pasion, jo e tillë është dhimbje më vete për familjen në mesin e ëndrrave dhe në rritjen pro- vetëm një mënyrë për të jetuar. Jam rridhe të afërmit, por ikja e Mariglenit, po- fesionale. Vdekja e mori, por historinë e tur me Mariglenin, kemi një moshë dhe licit të ri, dhemb dyfish. Sot kujtohemi tij, kujtimin e shumëçka la pas në atë jetë në vitet e fundit të gjimnazit fliste për për atë efektivin që rri 12 orë pa shkëputje të shkurtër nuk e mbulon dot asnjë pirg dëshirën e madhe që të bëhej polic”, në mes të vapës përvëluese të verës, të dheu. E ndoshta as ky shkrim nuk do të thotë për gazetën “Fjala” Brisildo Desshoqëruar me smogun e automjeteve, ishte, nëse në rrjetin social, zëdhënësi i tani, kushëriri i tij. Tri ditë para se Marizhurmën e burive vend e pavend dhe Policisë së Shtetit, Genti Mullai, nuk do gleni të ndahej nga jeta, Brisildo ishte nishpesh edhe “sharjet” nëpër dhëmbë apo të linte një postim që preku këdo për sur drejt Gjermanisë, ku sapo e lajmërutë drejtpërdrejta të shoferëve të cilët ner- ikjen e papritur të një djaloshi me uni- an se Marigleni ishte rëndë. U nis me vozohen me rregullin që kërkon njeriu formë. urgjencë për ta gjetur ende me frymë, por me uniformën e shtetit. Po aty do ta gjenMe kokën pas për pak orë, pasi ai u kthye në lajmëtarin im Mariglenin edhe në mes të shiut e të Në të përditshmen rutinë, qoftë edhe e kobshëm: “Marigleni nuk jeton më!” ftohtit bashkë me kolegët e tij, pasi monotone apo të zymtë në vendin ku jeMe kujtimin e kolegëve rregullin e kërkojmë, por llogaridhënien tojmë, thjesht shohim një polic, si shumë Tre burra takojmë para Drejtorisë së për shkeljet nuk i “durojmë”. Sot, bule- të tjerë, por nën atë petk të uniformës së Policisë së Tiranës. Janë efektivë policie vardi “Dëshmorët e Kombit” nuk e ka më Policisë së Shtetit ka një njeri, një histori me uniformë, larg hijes së rëndë, të çlirët “dëshmorin e heshtur”. Sëmundja, pa më familjare, një problem ekonomik, një në rrëfim dhe na e bëjnë të lehtë të kup-


@

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

PERSONAZH

E SHTUNË 18 JANAR 2020

7

Me ardhjen në Tiranë, Marigleni nisi punën pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Policisë, por krahas rritjes profesionale qëllim kishte edhe blerjen e një shtëpie, krijimin e familjes së re të tij, por edhe ndihmën për prindërit dhe motrën që ende jetojnë në Ersekë.

27-vjeçari në një moment çlodhjeje me kolegët e patrullimit

Mestani me kolegun Edison Bajraktari në ambientet e Policisë së Qarkullimit tojmë më shumë kush ishte Marigleni. Prej 25 vitesh në polici (një çerekshekull) nën uniformë, Gazmend Sinani ishte një prej shokëve dhe miqve të tij. “Marigleni të bënte të mos e ndjeje diferencën në moshë, përshtatej, ishte aq energjik dhe i komunikueshëm, sa shpejt u bëmë shokë e miq familjeje”, - thotë Sinani, ndërsa shtanget për një moment dhe me heshtjen i bashkohen edhe dy shokët e Mariglenit. “Nuk arrijmë ta besojmë, na erdhi kaq papritur, ka momente që shohim në rrugë gati me iluzionin se ai do të shfaqet, si çdo ditë kur kryente shërbimin”, - shprehet Irdi Bilali, edhe ai një djalë i ri, bashkëmoshatar me Mari-

glenin, që i bashkoi jo vetëm uniforma, por edhe miqësia. Biseda bëhet disi e zymtë, janë ato raste të rralla ku nuk gjen fjalë për ta thyer heshtjen, që natyrshëm shkon në shpërthim lotësh. Por Marigleni meritonte të kujtohet për atë si jetoi, jo vetëm si u nda nga jeta. “Festën e fundvitit e kaluam të gjithë bashkë në një lokal në periferi të Tiranës. Marigleni ishte më energjiku, qeshte pa fund, gëzonte”, - tregon një tjetër mik e koleg i mirë i tij, Edison Bajraktari. E ndoshta sot i japin shpjegim asaj nate në festën e ndërrimit të viteve; ishte një shenjë që po ndahej nga jeta pa e kuptuar dhe një lloj lamtumire që dhemb

shumë, për aq kohë sa ngjarja ka prekur të gjithë kolegët, që nga eprorët deri te shokët e grupit. “Nuk ishte kurrë konfliktual në kontakt me qytetarët drejtues automjetesh, por mjaft i prerë në detyrë dhe bindës në çdo veprim”, - tregon Gazmendi. E këtu thyhet disi monotonia edhe nga kolegët e tjerë, duke nisur rrëfime: “E mban mend kur Marigleni…, po kur…”, - dhe biseda vijon me ngjarje, episode, momente të gëzueshme, aq sa sot e cilësojnë si ikjen e “harmonisë së grupit”. Po të njëjtat kujtime ndajnë edhe kolegë të tjerë, fort të prekur nga humbja e Mariglenit, si Shefki Topçiu apo homologë të 27-vjeçarit. Karriera dhe një shtëpi që s’e bleu kurrë Me ardhjen në Tiranë, Marigleni nisi punën pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Policisë, por krahas rritjes profesionale qëllim kishte edhe blerjen e një shtëpie, krijimin e familjes së re të tij, por edhe ndihmën për prindërit dhe motrën që ende jetojnë në Ersekë. Shumë qëllime, pak mundësi, por shpresën e mbajti gjithnjë, edhe atëherë kur sëmundja e rëndoi. Vlerësimi profesional për Mariglenin kishte nisur menjëherë pas filloi punë. I përkushtuar, i paankueshëm edhe kur qëndronte me orë të zgjatura përtej kohës së shërbimit dhe i kudogjendur në çdo rast që kishte një ng-

jarje. “Ka vlerësime shumë pozitive në ecurinë e punës. Kjo vdekje na ka prekur të gjithëve. Nuk arrij ta besoj si ai fizik dhe njeri optimist të shuhej në pak kohë”, - thotë komandanti i Trafikut të Tiranës, Taulant Gjoka. Jo më kot, në dy vitet e fundit kishte kaluar si autopatrullë, i pajisur me mjete, drager dhe kontroll shërbimi lëvizës. Një vlerësim profesional ky për Mariglenin. E megjithatë, Gjoka ka një dhimbje edhe më të theksuar, kur kujton momentet e fundit, teksa i thotë: “Komandant nuk jam mirë, s’e di çfarë kam, por nuk po lëviz këmbët”. “I thashë: ‘Vazhdo, qetësohu dhe bëj ndonjë vizitë’”, - rrëfen Gjoka. Nuk kaloi gjatë dhe pas disa orësh e njoftojnë se Marigleni ishte rëndë. “Shkova menjëherë në spital bashkë me shefin e Qarkullimit, Erion Ahmetajn. Komunikuam me mjekë, të afërm dhe bëmë gjithçka mundej, por sëmundja e rëndoi në pak orë. Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve”, - shprehet për gazetën “Fjala” komandat Gjoka. Është vetëm një copëz e një historie njerëzore, e një djaloshi nën uniformën e Policisë së Shtetit, që nuk do të renditet ndër emrat e mbi 200 dëshmorëve të atdheut të rënë në krye të detyrës në përballjen me krimin, por edhe Marigleni ishte dhe është ai heroi i heshtur që u desh një sëmundje e rëndë për të shuar një ëndërr dhe një inspektor policie.


8

E SHTUNË 18 JANAR 2020

REPORTAZH

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

JETË NË GËRMADHAT E THUMANËS Nga Thumana, Alessia Selimi

G

azeta “Fjala” sjell një panoramikë të një prej vendeve më të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që nisi në orën 03:54 minuta dhe vijoi me mbi 1 mijë lëkundje. 51 viktima në total, 900 të plagosur dhe mijëra banesa të shkatërruara. Në Thumanë, pasojat që sollën kapriçot e tokës dhe jetesa nën stresin e lëkundjeve imagjinare, vijojnë, qartësisht të dukshme. Një atmosferë e një udhëtimi 1-ditor, që duket se nuk ka ndryshuar aspak fytyrë, ndonëse kanë kaluar pothuajse dy muaj.

E plasaritur dhe e rrjepur e gjitha, por besimtarët nuk e braktisin. Ata besojnë se buzë qiellit, prekur nga maja e minares së xhamisë, ekziston ende një Zot. Jo më larg se dy muaj më parë, nëntoka iu shugurua errësirës dhe kjo e fundit mori forcë me vdekjen e 51 personave. Të mbledhur përpara fytyrës së saj hijerëndë, ashtu me shumë llazure, shtatlartë e shtatshkurtër, të regjur dhe me sy të fikur, besimtarët s’kërkojnë veçse një vend ku të kujdesen për namazet e tyre. Kësisoj, kanë vendosur një tendë të madhe, shumë pranë xhamisë, me përplot tapete të ngjeshura njëra pas tjetrës. “Duam ta ndiejmë afër, si kurrë më parë. Nuk ka ardhur ende askush për të na thënë se ç’do të bëhet me shtëpinë e tij. Tërmeti ka urtësinë, dobinë, por edhe dëmet e veta”, -

thotë Edi Farruku, si për t’i drejtuar një mesazh kujtdo që do të bjerë në kontakt me këtë shkrim. Bashkëshort dhe babai i dy fëmijëve të vegjël, rrëfen për gazetën “Fjala” se edhe banesa e tij është shpallur e pabanueshme. “Të mos besosh g jënë që duhet besuar, është kufër”, - vijon Farruku qartazi në një luftë të ashpër me veten. Presjexhi për nga natyra, dëshiron të na shoqërojë më në brendësi të fshatit dhe ne s’bëjmë gjë tjetër veçse i bindemi. Në fushën e sportit, çadrat, ku ishin akomoduar rreth 500 persona të prekur nga tërmeti shkatërrimtar, nuk ndodhen më të grumbulluara në zonë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, mbajtur më 29 nëntor të vitit të kaluar, Kryeministri

Edi Rama e paralajmëroi diçka të tillë, duke shtuar se banorët do të akomodoheshin në disa prej hoteleve në Shëngjin. Mirëpo, Farruku thotë se një pjesë e mirë e çadrave janë zhvendosur përballë banesave të rrënuara. Dhe, si në një lojë nga rastësia, hasemi me një të tillë, brenda oborrit të një shtëpie dykatëshe. “Nuk më mban mend mua?”, - na drejtohet papritmas një e moshuar, emri i së cilës është Ide Bami. E vetme në këtë jetë prej shumë kohësh, pa të shoqin dhe fëmijë, Idja ndan me ne vizitën e pak ditëve më parë të dy burrave të bëshëm, plot andralla. “U bë kohë që shtrihem për të fjetur në kuzhinë, një pjesë e mirë e tavanit është plotësisht e hapur. Të së njëjtës moshë, ata erdhën

dhe më thanë se shtëpia ime, e vetmja g jë që më ka mbetur në këtë jetë, është e pabanueshme. Por, veçse kaq! Ata ikën për të mos u kthyer më kurrë”, - shprehet e përlotur dhe duarmbledhur 78-vjeçarja. Është nisur për te doktori i zonës për të kryer një ekzaminim mjekësor rutinë. E pafuqishme, me këmbë që i tërheqin shpirtin dhe rrezen e shikimit, largohet. Në kërkim të gjurmëve të jetës, përplasemi në vrundull mendimesh. Një çift diç kërkon nën gërmadha. Copëza nga e kaluara? Nuk dihet. Ajo çka dihet me siguri është se fëmijëria e të vegjëlve është shënjuar njëherë e mirë. Libra të përlyer me baltë, kukulla të braktisura… “E kam të pamundur të flas me ju…”, - na thotë një


@

REPORTAZH

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

9

Një 10-vjeçare flokëpraruar u afrohet tufës së margaritave, vendosur nën dhe e gurë. Si për të na lënë të kuptohet se grimca shprese ende ka, ende do të ketë.

grua në të 40-at, ndërkohë që s’ngurron të ndërmarrë në drejtim të kundërt hapa të mëdhenj. Më 30 nëntor, në godinën e njësisë administrative, një burrë rreth të 40-ave ushtonte me kërkesën e tij për një çadër. “Përse nuk më jepni një të tillë? Ju e pohoni që ma keni shënuar emrin, por jam shumë i sigurt që mund ta marr pas dy muajsh. Ju i mbani aty brenda, mos e mohoni…”, - dëgjohej i revoltuar ai. Tashmë, tabloja ka ndryshuar, mbart të tjera ngjyra. Në godinë nuk shihet kurrkush, përpos tre të rinjve që janë zhytur në biseda të moshës. Kapriçot e pamëshirshme të tokës janë dokumentuar jo vetëm në viktima e dëme të mëdha materiale, por edhe në tabela të vogla, drejtkëndëshe, të cilat përmbajnë germa kapitale, të dredhura sa më s’ka. Kërkohet forcë për të pranuar vdekjen për së gjalli, për më tepër, larg gjithçkaje, që të etiketon ekzistencën. Nafije Keqi, 75 vjeçe, ndan të njëjtin mendim. Ashtu mraztë, ndalet në një episod të trishtë, 6 muaj përpara se tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkundte një vend të tërë. “Në një aksident rrugor, nipi im, djali i djalit, vdiq pa mbushur ende 18

vjeç. Kur lexoj tabelat ng jeshur mureve ‘Godinë e pabanueshme’, më përzihet e qeshura me lot. Siç duket, ishte e thënë që krahas derës së kyçur të shpirtit, të na kyçeshin edhe portat e banesave”, - shprehet e moshuara. Pak metra më tutje, një lopatë vërvitet nga njëri cep në tjetrin. I përhumbur, një i ri i lëshohet gapërr tokës së tij. Nuk u beson aspak premtimeve të qeverisë. “Ua dhamë letrat e shtëpisë për t’i fotokopjuar,

rrimë apo të dalim”, - thotë ai. Kjo zonë vijon t’i qëndrojë besnike trishtimit. Përballë dyqaneve të vogla, të thjeshta dhe tejet modeste, ku produktet numërohen fare thjesht me gishtat e dorës, grumbuj meshkujsh shihen të hapërdarë, me sy drejt rrugës, duke shpresuar se ndokush po i kujton. Nuk i tremben të ftohtit të acartë, por së ardhmes. Jetët e marra të njerëzve, shtëpitë dhe pallatet e shkatërruara u rëndojnë ende mbi shpinë. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Një 10-vjeçare flokëpraruar u afrohet tufës së margaritave, vendosur nën dhe e gurë. Si për të na lënë të kuptohet se grimca shprese ende ka, ende do të ketë.

por askush nuk mori mundimin ta kthente kokën pas”, - shprehet 27-vjeçari, duke preferuar të ruajë anonimatin. Ai i referohet situatës së shkaktuar nga tërmeti i 21 shtatorit, ankthit që shtëpia mund t’u binte në kokë nga momenti në moment. Sipas 27-vjeçarit, autoritetet vendore i kishin trokitur në shtëpi në muajin tetor, por pa i ofruar një rrugëzgjidhje, qoftë edhe një paralajmërim. “Nuk na thanë të


10

AKTUALITET

E SHTUNË 18 JANAR 2020

VENDIMET

Jeta në duart e KÇK-ve për të dënuarit përjetë

Vendimet e dyshimta të gjyqtarëve dhe prokurorëve që po lirojnë nga burgjet të dënuarit përjetë. Kush janë personazhet e errëta të botës së krimit që kanë lënë qelitë për “sjellje shembullore” dhe “pendim” për krimet e kryera. Neni 65 i Kodit Penal që po keqinterpretohet nga gjyqtarët të konsiderohen KÇK (Kap Ç’të Kapësh). Sebi Alla

N

ë burgjet politike të diktaturës, në çdo qeli të izolimit, kishte të shkruar “SKFKSH”, gardianët e pashkollë e fort të sertë nuk ia jepnin kuptimin, por vetë të dënuarit e dinin, ishin inicialet e: “Sa ke frymë, ke shpresë”. Po sot, të dënuarit përjetë, për krime monstruoze, të lidhur me banda, të shoqëruara me ekzekutime mafioze, duke lënë pas plumbave drama njerëzore dhe tronditje të qytetarëve, po dalin nga burgjet, edhe pse për ta ishin dhënë dënime maksimale, nga ajo “drejtësia e kalbur e vjetra”… I fundit që po e shijon lirinë në një vendim të dyshimtë është Endrit Dokle, i konsideruar si një prej anëtarëve të Bandës së Durrësit. Ai ishte shpallur fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasje e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avni Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje. Procesi, i cili zgjati pothuajse gjashtë vite, solli në gjykatë 194 dëshmitarë. Në total, gjykata shpalli katër burgime të përjetshme, të cilat u shkërmoqën nga njëra gjykatë në tjetrën, si edhe 25 5 vite burgim për pjesëtarët e grupit. Nuk është i pari që la burgun përjetë, por është pjesë e një serie vendimesh fort të dyshimta, që nisin para një viti. “E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do të ndërmarrim një nismë të re p ë r t ë h a p u r nj ë o f e n s iv ë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e p a r a dy d it ë s h i p ë rk a s i n organizatës KÇK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, - tha Kryeministri Edi Rama para Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Pa dyshim një shprehje “e re”, por komisionerin e ardhur nga vende ku nuk mund të imagjinohet se një i dënuar përjetë të lirohet nga “bandat me mantel të zi” gjyqtarë e prokurorë të etiketuar si

Ndonëse shigjetat me të drejtë janë nisur drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve që po japin vendime të dyshimta, teksa u japin lirinë të burgosurve për krime të rënda, ka edhe një kleçkë ligjore që ua ka bërë “dhuratë” legjislativi. KÇK (Kap Ç’të Kapësh). Dhe ata po kapin…, duke dhënë vendime që më së paku dyshohen për korrupsion në vlera të mëdha dhe du ke i n x j e r r ë n ë r r u g ë s i “qytetarë të denjë” elementë të rrezikshëm. Vendime si në ditën e fundit I pari që hapi rrugën të dënuarve për krime të rënda, duke e lënë derën e qelisë “gjysmë të hapur” ishte Lulzim Berisha, i cili pas dënimit me 25 vjet burgim fitoi lirinë para kohe me kusht. Nëse Berisha kishte edhe motive ligjore që mund të interpretoheshin si lehtësira për ta liruar, vendimet e tjera që pasuan për

personazhe të dënuara përjetësisht, tronditën jo pak. Nga Gjykata e Korçës u prish vendimi me burg të përjetshëm për Gert Gjinerarin dhe më pas ai fitoi lirinë. Në vijim, të tjera personazhe, si Viktor Imeri, Dritan Dajti dhe së fundmi edhe Indrit Dokle, janë liruar ose janë në prag lirimi, ku dënimin me burg përjetë ua kanë konvertuar në 20 apo 25 vjet burgim, që për ta do të thotë së shpejti liri. Shumë g jyqtarë dhe prokurorë po shohin listat e të dënuarve “VIP” që mbartin krime të rënda, por edhe influencë dhe qarkullojnë në botën e errët të parasë dhe mënyrave të mitmarrjes.

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

Vendimet e dyshimta që po lirojnë të dënuarit përjetë Janar 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, liroi nga burgu ish-numrin dy të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm. Nëntor 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës, Arjan Balliu dhe Anita Mici, i hoqën dënimin e përjetshëm Viktor Imerit. Dhjetor 2019, gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi Arjan Balliu dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm. Shkurt 2019, gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, liroi nga burgu Gert Gjinerarin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Shkurt 2019, gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini heqin dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për 5 vrasje. Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë. Korrik 2016, ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako, kthyen për rishqyrtim dosjen e Dritan Dajtit, duke i hapur rrugë heqjes së dënimit të përjetshëm. Islamaj, Ndreca dhe Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e vetingut, ndërsa Zenelaj dhe Evelina Qirjako u vetëlarguan drejtësia. Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës, Arben Vrioni, Anita Miçi dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Arben Vrioni dhe Petrit Çeno janë shkarkuar nga Vetingu. Lig ji që po deformohet si pretekst Ndonëse shigjetat me të drejtë janë nisur drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve që po japin vendime të dyshimta, teksa u japin lirinë të burgosurve për krime të rënda, ka edhe një kleçkë ligjore që ua ka bërë “dhuratë” legjislativi. Në nëntor të vitit 2008, neni 65 i Kodit Penal dhe i Procedurës pësoi ndryshime. Ai parashikon që i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga burgu, por vetëm në “raste të jashtëzakonshme, kur ka vuajtur njëzet e pesë vjet burgim dhe nëse ka mbajtur sjellje shembullore”. Duke nisur nga disa vendime të dyshimta, në mars të vitit 2017 ky nen ndryshoi sërish, duke i bërë më “të rrepta” kushtet, por që sistemi i drejtësisë gjeti sërish të çara ku mund të interpretojë vendimet e saj. Neni 65 i Kodit Penal i ndryshuar në mars të vitit 2017, në kuadër të reformës në drejtësi, parashikon që i dënuari me burgim të përjetshëm “mund të lirohet me kusht nga burgu, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe kur ka vuajtur jo më pak se tridhj e t ë e p e s ë v j e t b u rg i m” .

Gjithashtu, i dënuari duhet të ketë mbajtur sjellje shembullore si dhe dënimi duhet t’ia ketë arritur qëllimit për edukimin e tij. Çuditërisht, të gjithë të dënuarit me burg përjetë janë “djem shembullorë”, sipas gjykatës, e madje argumentojnë se janë të denjë për shoqërinë dhe “qytetarë të mirë”. Ndërhyrjet në Kodin Penal, që u tha se nuk do t’u linin asnjë hapësirë të vogël ligjore gjyqtarëve, sot nuk kanë më efekt. Gjithashtu, para se të etiketohen me të drejtë për vendimet e padrejta, lig jvënësi duhet urg jent të mbyllë çdo hapësirë ligjore me interpretime të dyshimta nga gjyqtarë dhe prokurorë që sot po konsiderohen si KÇK. Në burgjet tona aktualisht janë rreth 200 të dënuar me burgim të përjetshëm, ku secili prej tyre po bën çdo përpjekje për t’i lënë qelitë. Gjithnjë e më shumë po gjenden gjyqtarë me të shkuar të errët në vendimet e tyre, të cilët e kanë të qartë se nuk do ta kalojnë kurrë vetingun, por po shfrytëzojnë pozicionin që kanë dhe “mantelin e zi” veshur për të siguruar benefite të mëdha financiare dhe për t’ia lënë shoqërisë krimin sërish në rrugë.


@

AKTUALITET

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

Rivlerësimi i pasurive nis në 1 shkurt, kush përfiton

SIGURIA RRUGORE

Ndryshon Kodi, nga celulari te “testi i idiotit” për shoferët

Nisma e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për ashpërsimin e Kodit Rrugor dhe masat e reja ndëshkuese. Futja e testeve të reja psikologjike për drejtuesit e automjeteve dhe shtimi i masave për të parandaluar aksidentet. “Viti 2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore”. Kjo ishte epiqendra e një analize të gjatë mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministres së Infrastrukturësm Belinda Balluku, dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Nisur nga aksidentet me pasoja tragjike pritet që të ketë ndryshime thelbësore në Kodin Rrugor si në rritjen e ndëshkimeve për shkelësit ashtu edhe “testet” e reja, që synojnë jo vetëm ndëshkim e vjelje gjobash, por ndërgjegjësim në rrugë. “Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit. Po ashtu shtim të masës administrative për përdorimin e alkoolit. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme të përdoruesve të rrugës, ka gara shpejtësie dhe përdorim edhe të lëndëve narkotike”, - tha ministri, ndërsa vuri theksin se “rritja e përgjegjshmërisë për përdoruesit e rrugës, është kryefjalë”. Sipas tij, edhe fëmijët duhet të kenë vëmendje më të madhe. “Duhet e njëjta mbrojtje për fëmijët si në Bashkimin Evropian me karrige të posaçme. Kërkohet një program i gjerë masash”. Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, propozoi

shumëfishim të gjobave për disa nga shkeljet rrugore. “Duhet shumëfishim i masës administrative për ‘Përdorimin e celularit gajtë drejtimit të mjetit’, ‘Parakalimin e gabuar’, ‘Mosdhënien e përparësisë’, si edhe ‘Lënien e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit’”, theksoi ai. Ajo që u konsiderua si risi dhe habi njëkohësisht është nisma

e kryerjes së testit psikologjik të drejtuesve të automjeteve, që do të njihet ndryshe edhe si “testi i idiotit”, pavarësisht frazës se qëllimi është i qartë. “Duhen teste të vazhdueshme psikologjike dhe disiplinë më e madhe. Për rastet e drejtuesve që nuk sillen normal, do të bëjmë testin e idiotëve që quhet në Gjermani. Ky test bëhet pasi një drejtues mjeti merr

11

patentën pasi përfundon periudhën e pezullimit të lejes së drejtimit, pasi duhet të shihet se nëse është i aftë psikologjikisht për ta rifituar lejen e drejtimit”, - tha ministri Lleshaj. Një tjetër element i prekur nga ministri i Brendshëm ishte edhe kufizimi i elementeve të krimit në rrugë. “Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti. Do ta kufizojmë këtë me targat e reja që të mos bëhet në dy mjete. Ta kufizojmë hapësirën për të përdorur makinat si armë. Mjetet e blinduara janë në përdorim masiv të kriminelëve dhe kjo nuk do të tolerohet”, - tha Lleshaj. Ai tha se do të ketë akreditime për autoshkollat. “Një aspekt tjetër është marrja e masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. Nuk është vetëm thashethem, por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për të trajnuar një shofer të aftë. Do të gjejmë mënyra për këto autoshkolla, që të jenë më të përgjegjshme për nxënësit që nxjerrin, do të kërkojmë akreditimin e tyre”, - theksoi Lleshaj. Vendi ynë renditet ndër shtetet me aksidentet më të shumta në Evropë për numër popullsie, veçarisht për pasoja mbi njerëzit.

Shtyhet afati për nisjen e procesit të rivlerësimit të banesave. Ligji, i cilësuar si “amnisti” nga qeveria, nuk ka hyrë ende në fuqi, për shkak se nuk janë përgatitur aktet nënligjore. Zbatimi i tij është penguar nga një udhëzim që ende nuk ka dalë. Ligji pritet të hyjë në fuqi në 1 shkurt. Ministria e Financave dhe Agjencia e Kadastrës bëjnë me dije se ende po përgatitet udhëzimi për aplikimin e procesit të rivlerësimit, i cili parashikon uljen në 3% të tatimit mbi të ardhurat nga 15% që është në ligj. Bëhet fjalë për udhëzimin që lidhet me verifikimin e vlerës së pasurive të paluajtshme, e cila do të merret për referencë. Në udhëzim gjithashtu do të sqarohet mënyra se si do të rivlerësohet një shtëpi e privatizuar me ligjin e vitit 1992 dhe do të ketë shembuj konkretë se si do të veprohet me një shtëpi që është dhuruar apo ato që janë në proces legalizimi. Sipas ligjit të miratuar në fillim të vitit, një qytetar që është në proces të shitjes së banesës apo biznesit, nuk mund të paguajë direkt tatimin 3 për qind, si diferencë midis çmimit të blerjes dhe atij të shitjes gjatë transaksionit, por duhet të bëjë më parë rivlerësimin. Dhe nëse rivlerësimi del më i ulët se vlera që kërkon ta shesë, atëherë mbi këtë diferencë pronari i pasurisë duhet të paguajë 15 për qind. Për shembull, nëse prona është blerë me çmimin 5 milionë lekë dhe rivlerësohet në 7 milionë lekë, ndërkohë që pronari e shet 8 milionë lekë, atëherë detyrimi për t´u paguar është 15 për qind e 1 milion lekëve apo 150 mijë lekë.

ULTIMATUMI I MERKELIT: 2020-TA, KOHA PËR TË HAPUR NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

FONDET PËR RINDËRTIMIN, DO TË NDAHEN 262 MILIONË LEKË

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se tashmë ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë. Sipas saj, Shqipëria i ka plotësuar detyrimet e vendosura nga Brukseli, veçanërisht në sistemin e drejtësisë përmes procesit të vetingut. Ajo u shpreh se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë të barabartë, edhe pse të dyja vendet do të ndjekin procedura të ndryshme deri në anëtarësimin e tyre në familjen evropiane. Për këtë arsye, ajo kërkoi që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë. “Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e vetingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, - tha Merkel gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Duke folur për samitin e B a l l ka n i t Pe r ë n d i m o r n ë Z a g r e b ,

S h p ë r n d a h e n p a ra t ë p ë r rindërtimin e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit. Qeveria ka miratuar vendimin për caktimin e njësive zbatuese për hartimin e planeve të detyruara vendore dhe financimin e tyre nga fondi për rindërtimin, miratuar në buxhetin e vitit 2020. Vendimi është botuar në “Fletoren yyrtare” dhe hyn në fuqi sot. Vendimi parashikon caktimin si njësi zbatuese për hartimin e planeve të d e t y r u a ra ve n d o r e t ë : a ) Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), për hartimin e planeve të detyruara vendore për 9 bashki: Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirëditë, Shijak, Vorë; b) Bashkisë Tiranë për hartimin e planit të detyruar vendor për Bashkinë e Tiranës. 2. Efekti financiar, prej 262 297 000 lekësh, përballohet nga zëri “Fondi për

Merkel kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. “Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dyja vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, - u shpreh Merkel. Sipas Kancelares gjermane, pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani BE do ta trajtojë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars. Sipas ekspertëve politikë në Berlin, me shumë gjasë nuk do të ketë marrëveshje para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra, në maj të këtij viti. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emanuel Makron, njeriu që bllokoi hapjen e negociatave midis BEsë dhe Shqipërisë, ka dhënë sinjale për ta ndryshuar qëndrimin e tij, veçanërisht në takimin në Paris me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.

rindërtimin”, i miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe, përkatësisht: Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 137 420 000 lekësh për hartimin e planeve të detyruara vendore të bashkive, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi; Bashkisë Tiranë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 124 877 000 lekësh, për hartimin e planit të detyruar vendor të saj. Fondet e mbetura të papërdorura, pas përfundimit të procedurave, në zbatim të këtij vendimi, kthehen n ë b u x h e t i n e fo n d i t p ë r rindërtimin. Qeveria ngarkon ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Bashkinë Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.


CMYK

12

E SHTUNË 18 JANAR 2020

LIFESTYLE

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

Studimi

PËRSE JEMI TË PALUMTUR NË MOSHËN 47-VJEÇARE?

V

itin e kaluar, Organizata e Kombeve të Bashkuara, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, publikoi një studim përmes të cilit konstatohej se qytetarët shqiptarë ishin poshtë të gjithë të tjerëve në kontinentin e vjetër, sa i përket lumturisë. Ekspertët argumentonin se shkaqet kryesore ishin korrupsioni, mbështetja e ulët sociale dhe shëndetësore, si edhe të ardhurat e ulëta. Por, sipas një studimi të fundit, të qenët i lumtur në moshën 47-vjeçare

HOQI DORË NGA MBRETËRIA, ‘BURGER KING’ I OFRON PUNË PRINC HARRY-T Pasi Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga mbretëria, shumë kompani janë të interesuar për t’i ofruar punë çiftit ishmbretëror. “Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, ne kemi një kurorë të re për ju,”, shkruhej në reklamën e një kompanie të njohur ushqimore “Ne kemi një propozim për ju: bëni si mijëra njerëz dhe bëni hapat e parë në botën e punës me ne,” -thuhet në ofertën tërheqëse të Burger King. Çifti ka vendosur të tërhiqet nga detyrat mbretërore për tu transferuar në Kanada, ku aty mund të jenë të pavarur financiarisht. Ky veprim ka qenë i një rëndësie shumë të madhe dhe për çiftin nuk ka asnjë lloj pendese./Fjala.al

është thuajse e pamundur. Duket se të gjithë ne kemi prirje që të jemi më të pakënaqur në këtë pikë të jetës. Jemi vërtet të lodhur nga rrugëtimi për të mbërritur në të apo ka ndonjë arsye tjetër? “Nuk e kuptoj përse, por ndihem vërtet i mërzitur”, - kjo është pa dyshim fjalia që mund të kemi dëgjuar më së shumti nga 47-vjeçarët. Por përse dreqin të kaplon kjo ndjesi e papërcaktuar? Askush nuk mund ta thotë me siguri, por besohet fort se presionet dhe ankthet e përftuara nga puna dhe familja grumbullohen

dhe rriten përgjatë viteve deri në mes të 40-ave. Ish-ekonomisti i Bankës së Anglisë, David Blanchflower, ekzaminoi të dhënat në 132 vende (95 vende në zhvillim dhe 37 vende të zhvilluara). Ai u shpreh se gjeti të njëjtën kurbë të lumturisë edhe kur kontrolloi për gjininë, arsimin, martesën dhe statusin e forcës së punës. Më tej, Blanchflower tha se ekzistojnë rreth 15 pika të ndryshme të pakënaqësisë, si: dhimbja, fobia, dëshpërimi, vetmia, të qenët në stres, pamundësia

Foto e ditës

Princi Harry me uniformen e “Burger King” CMYK

për të fjetur etj. “Trajektorja e kurbës ekziston në të gjitha vendet, ku paga mesatare mund të jetë ose jo e lartë, si dhe ku njerëzit kanë tendencën për të jetuar ose jo gjatë”, - shkroi Blanchflower. Pra, mosha 47-vjeçare është mosha globale e pakënaqësisë maksimale. Por, a mund të përkthehet ky pohim në përfundimin se pakënaqësia në mes të jetës është g jenetikisht e trashëguar? Blanchflower ndau për “CTV News” edhe një studim të hershëm, që zbuloi një kurbë të ngjashme të lumturisë midis shimpanzeve dhe orangutangëve. Ky zbulim nxori në pah se edhe tek ata shihej një rënie e ngjashme e lumturisë gjatë moshës së mesme. “Rezultatet nënkuptojnë se forma e lakuar e mirëqenies te njerëzit nuk është unike dhe se megjithëse mund të shpjegohet pjesërisht nga aspektet e jetës njerëzore dhe shoqërisë, origjina e saj mund të qëndrojë pjesërisht në biologjinë që ne ndajmë me majmunët”, - tha Blanchflower, duke shtuar se mund të ketë diçka të thellë në gjenet, që kontribuon në këtë hark të mirëqenies në ciklin e jetës së një personi. Megjithatë, autori tregohet optimist, duke thënë se jeta bëhet më e mirë pas moshës 47-vjeçare. “Nëse jeni në një krizë të moshës së mesme, thjesht kuptoni se shumë njerëz të tjerë po përjetojnë të njëjtën gjë. Ju nuk jeni të vetëm. Orientohuni drejt bisedave të ngrohta me miqtë dhe të afërmit e tuaj të zemrës. Përfundimisht, gjithçka do të bëhet më mirë”.


CMYK

@

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

13

Sport

NGA NAPOLI TE BAZELI, KUQEZINJTË QË DOMINOJNË KAMPIONATET EVROPIANE Cilët janë lojtarët e përfaqësueses shqiptare, që po shkëlqejnë jashtë vendit? Ata nisin që nga Strakosha, Hysaj e deri te Balaj Nga Katerina Tafa

K

ombëtarja shqiptare e futbollit ndër vite është formuar nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti në vendin tonë. Lojtarë që aktivizohen në kampionatet kryesore të futbollit në të gjithë botën, por kryesisht në Evropë kanë veshur fanellën e përfaqësueses shqiptare ndër vite, duke kontribuuar në rritjen e nivelit të saj që nga krijimi në 1932-shin. Emra të mëdhenj si Foto Strakosha, Erjon Bogdani, Igli Tare, i cili aktualisht është drejtori sportiv i klubit të Lacios, kanë përfaqësuar ngjyrat kuqezi në ndeshjet kundër skuadrave më të mëdha në botë. Nën drejtimin e trajnerit italian, Xhani de Biazi, kombëtarja u forcua akoma më shumë dhe u bë e mundur që për herë të parë në historinë e këtij sporti Shqipëria të kualifikohej në Kampionatin Evropian, më specifikisht në atë të vitit 2016. Momentalisht, skuadra e drejtuar tashmë nga

një tjetër trajner italian, Edoardo Reja, përbëhet nga lojtarë që në përqindjen më të lartë luajnë jashtë vendit, në disa prej skuadrave më të dëgjuara. Portieri Etrit Berisha, i cili është pjesë e kombëtares që prej vitit 2012 dhe numëron më shumë ndeshje me përfaqësuesen, prej vitesh luan në Serinë A, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës së SPAL-it, pasi ka kaluar si huazim nga klubi i Atalantës. Berisha ka luajtur rol shumë të rëndësishëm gjatë periudhës “së artë” të kombëtares, duke mbajtur rolin e titullarit e duke bërë pritje të rëndësishme në kualifikueset e “Euro 2016”. Thomas Strakosha është portieri i dytë i ekipit përfaqësues dhe në ndeshjet e fundit mund të themi se i ka marrë pozicionin e titullarit Berishës. Strakosha është vlerësuar në treshen më të mirë të portierëve të kampionatit më të madh të futbollit në Itali, në Serinë A. Prej disa kohësh ai aktivizohet me skuadrën e Lacios, ku mban

edhe pozicionin e portierit kryesor të saj, arritur kjo nga puna shumë e madhe e Strakoshës. Ndërsa, Alban Hoxha mban vendin e portierit të tretë të ekipit kombëtar. Prej disa vitesh ai aktivizohet te skuadra e Partizanit, që janë kampionët aktualë të Shqipërisë, ku është titullar që prej shumë kohësh. Nëse do të kalojmë te pjesa e mbrojtjes, në shërbim të përfaqësueses janë plot tetë të tillë, nga ku emra si Elseid Hysaj, Frederik Veseli e Berat Gjimshiti janë aktivizuar që prej më shumë se pesë vitesh me kombëtaren dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në formacionet e 2016-ës. Hysaj aktualisht është pjesë e skuadrës së Napolit, rrjedhimisht edhe e Serisë A. Shqiptari duket se nuk ka pasur periudhën e tij më të mirë në sezonin 2019-2020 në kampionatin italian, pasi prej shumë kohësh atij nuk iu dha mjaftueshëm kohë për t’u aktivizuar. Berat Gjimshiti, po ashtu, aktivizohet në të njëjtin kampionat si Hysaj e Strakosha. Mbrojtë-

CMYK

si u rikthye tek Atalanta pas një shkëputjeje trevjeçare dhe aktualisht është duke luajtur rol të rëndësishëm te kjo skuadër. I bashkuar në radhët e lojtarëve të kombëtares që prej vitit 2015, Frederik Veseli aktivizohet në Serinë B të kampionatit italian me skuadrën e Empolit, ku duket se e ka gjetur mirë veten, pasi është aktivizuar pothuajse në çdo ndeshje të kësaj skuadre. Emra që janë bashkuar më vonë me mbrojtjen shqiptare janë: Ardian Ismajli, Hysen Memolla, Lorenc Trashi, Enea Mihaj si dhe Kastriot Dermaku. Ismajli, i bashkuar me skuadrën përfaqësuese në vitin 2018, kohë prej së cilës ka kontribuuar goxha duke numëruar dhe shumë aktivizime, luan me ekipin kroat të Hajduk Split. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur në nivel të lartë me këtë skuadër dhe numëron shumë aktivizime në kampionatin kroat. Mbrojtësi i majtë i kombëtares, Hysen Memol-


14

Sport

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

EMRAT E RINJ/ CILËT JANË LOJTARËT QË U BASHKUAN Kastriot Dermaku

Enea Mihaj

Datëlindja - 15 janar 1992 Pozicioni në fushë - Mbrojtës Skuadra aktuale - Parma, Itali Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

Datëlindja - 5 korrik 1998 Pozicioni në fushë - Mbrojtës Skuadra aktuale - PAOK, Greqi Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

la, është pjesë e klubit hungarez Dioshgyor. Kalimi te skuadra e Dioshgyorit mund të thuhet se nuk ka qenë më e mira e mundshme për shqiptarin, pasi deri më tani atij nuk i janë dhënë mjaftueshëm minuta aktivizimi, duke e lënë në njëfarë mënyre në hije. Lorenc Trashi së bashku me portierin Alban Hoxha janë të vetmit që luajnë në kampionatin shqiptar. Mbrojtësi është shok skuadre me Hoxhën edhe te skuadra e Partizanit. Trashi luan prej disa vitesh te kryeqytetasit dhe po ashtu prej një kohe të gjatë mban rolin e titullarit. Mbrojtësi i qendrës, Enea Mihaj, aktivizohet me klubin e PAOK-ut në kampionatin grek. Skuadra me të cilën aktivizohet Mihaj ndodhet aktualisht në vendin e dytë të Superligës greke. Kastriot Dermaku është shumë i rëndësishëm në tetëshen defensive të kombëtares shqiptare. Dermaku luan në Serinë A me skuadrën e Parmës, e cila mban vendin e 7-të në këtë kampionat. Pjesë e mesfushës së kombëtares janë emra, si: Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Lindon Selahi, Keidi Bare, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Klaus Gjasula, Kristi Qose dhe Ylber Ramadani. Xhaka, Lenjani, Abrashi, Memushaj e Qose kanë shumë vite që aktivizohen në përfaqësuesen e Shqipërisë dhe e kanë shijuar suksesin e arritur në Evropianin e 2016-ës ose siç e quajtëm ndryshe periudhën “e artë” të kombëtares. Taulant Xhaka aktivizohet me skuadrën e Bazelit të Zvicrës prej disa vitesh dhe gjithmonë i është dhënë hapësirë e mjaftueshme aktivizimi. Ai ka luajtur me përfaqësueset e grupmoshave të këtij shteti, por midis kombëtares sonë dhe asaj të Zvicrës, Xhaka zgjodhi që të luajë për fanellën kuqezi. Ermir Lenjani aktivizohet në Ligën e Parë të kampionatit zviceran, duke luajtur me skuadrën e FC Sion. Amir Abrashi është ndër të paktët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet gjermane e mbi të gjitha në Bundesligë. Abrashi luan për skuadrën e SC Frajburgut, e cila këtë sezon mban vendin e tetë të kësaj kategorie. Për kampionatin italian të futbollit luan edhe mesfushori shqiptar Ledian Memushaj, i cili në ndeshjet e fundit të Shqipërisë ka mbajtur dhe rolin e kapitenit. Memushaj luan me skuadrën e Peskarës, e cila aktualisht luan në Serinë B. Mesfushori Kristi Qose është pjesë e kampionatit sllovak dhe e skuadrës së Ruzhomberokut. Qose së bashku me Ruzhomberokun mbajnë vendin e

katërt në Superligën e Sllovakisë, duke u bërë garues pretendent për t’u shpallur kampion. Shqiptari numëron shumë ndeshje me këtë skuadër dhe duket se deri më tani ka performancë të lartë. Lindon Selahi është lojtari i FC Tuentes dhe përkatësisht edhe i kampionatit holandez. 21-vjeçari shqiptar është bashkuar me përfaqësuesen shqiptare dhe me skuadrën holandeze vitin që lamë pas. Keidi Bare, nga ana tjetër, plotëson numrin e shteteve evropiane ku aktivizohen lojtarët shqiptarë. Bare është shok skuadre me Armando Sadikun dhe luan për skuadrën e Malagës në kampionatin spanjoll. Të dy shqiptarët duket se kanë rol të rëndësishëm te kjo skuadër, pasi janë aktivizuar në shumë ndeshje e i kanë dhënë fitore këtij klubi. Klaus Gjasula i bashkohet Abrashit në Bundesligë, duke luajtur për klubin e SC Paderbornit, i cili renditet i 18-ti në kategorinë më të madhe të futbollit në Gjermani. I fundit i mesfushës shqiptare, Ylber Ramadani, aktivizohet në skuadrën e Vejles në kampionatin danez. Shqiptari ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjesh dhe ka kontribuuar shumë që kjo skuadër të marrë drejtimin e Divizionit të Parë. Sulmi i Shqipërisë tashmë drejtohet nga pesë emra. Bekim Balaj, një prej sulmuesve kryesorë të përfaqësuese sonë, aktivizohet në kampionatin austriak me skuadrën e Shturm Gracit. Odise Roshi, i cili ashtu si edhe Balaj, të cilët kanë shumë vite që na përfaqësojnë në kampionatet e kombëtareve, është pjesë e skuadrës së ruse të Akhmat Groznit. Ndërsa, Rey Manaj i bashkohet Bares në kampionatet spanjolle, ku luan me Barcelonën B. Manaj luan rol të rëndësishëm te kjo skuadër dhe ka minutazh të mirë aktivizimi. Myrto Uzuni ashtu si edhe Ismajli aktivizohet në kampionatin kroat. Uzuni është pjesë e sulmit të skuadrës së Lokomotivës, ku duket se i është dhënë hapësirë dhe rëndësi e mjaftueshme për aktivizim. Sulmi i kombëtares shqiptare të futbollit mbyllet nga Taulant Seferi, i cili është bashkuar me këtë përfaqësuese vitin që sapo u mbyll. Seferi është pjesë e kampionatit zviceran dhe luan me skuadrën e Neushatel Ksamaks FCS, e cila mban vendin e nëntë në Superligë. Duket se lojtarët e kombëtares sonë i kanë zaptuar të gjitha kampionatet evropiane si dhe një pjesë prej tyre mbajnë edhe role titullarësh në skuadrat ku aktivizohen.

Ylber Ramadani

Datëlindja - 12 prill 1996 Pozicioni në fushë - Mesfushor Skuadra aktuale - Vejle, Kroaci Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

Myrto Uzuni

Datëlindja - 31 maj 1995 Pozicioni në fushë - Sulmues Skuadra aktuale - Lokomotiva, Kroaci Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

Keidi Bare

Datëlindja - 28 gusht 1997 Pozicioni në fushë - Mesfushor Skuadra aktuale - Malaga, Spanjë Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

Merkato

Dalin shifrat, ja sa kushton kombëtarja shqiptare e futbollit Nga gardiani i Serisë A tek ai i Superligës shqiptare, zbulohen vlerat e lojtarëve kuqezinj

K

ombëtarja shqiptare e futbollit kushton sot 75.100.000 euro, që është një nga shifrat më të larta të arritura nga lojtarët e përfaqësueses sonë deri më tani. Në statistikat e publikuara nga “Transfermarkt”, minimumi i vlerës së kartonëve të lojtarëve të përfaqësueses sonë është 300 mijë euro, e cila është shifra me të cilën vlerësohet mbrojtësi i majtë Hysen Memolla. Ndërsa, maksimumi është arritur nga portieri Thomas Strakosha, që kap vlerën e plot 25 milionë eurove dhe duhet theksuar se është shifra më e lartë gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike. Përveç portierit Alban Hoxha dhe mbrojtësit Lorenc Trashi, të cilët aktivizohen me kampionët e Shqipërisë, Partizanin, të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e disa prej klubeve elitare të futbollit evropian, ku dominojnë kryesisht në kampionatet italiane. Portieri Etrit Berisha që tashmë aktivizohet me skuadrën e SPAL-it si një huazim nga klubi i Atalantës, vlerësohet me 3 milionë euro, duke pësuar një rënie të theksuar nga kulmi i karrierës së tij kur luante me Atalantën dhe vlente 7 milionë euro. Berisha prej vitesh luan për kampionatet italiane të futbollit, përfshirë këtu edhe Serinë A. Në periudhën “e artë” të kombëtares, ai ka luajtur rol thelbësor, duke qenë edhe portieri kryesor i skuadrës. Vlera më e ulët e kartonit të rojtarit të portës së Shqipërisë ka qenë 75 mijë euro, kjo ka qenë në fillimet e futbollistit, më saktësisht në moshën 19-vjeçare. Thomas Strakosha është futbollisti më me vlerë në kombëtare, duke kapur plot 25 milionë euro. Futbollisti i Lacios është pjesë e top-treshes më të vlerësuar të portierëve që luajnë në Serinë A. Minimumin e vlerës së tij Strakosha e ka pasur 75 mijë euro në vitin 2018, kohë në të cilën ishte vetëm 17 vjeç dhe luante për Lacio Primavera. Portieri i tretë i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, Alban Hoxha, vlerësohet tashmë me 300 mijë euro, duke pësuar përgjysmim të vlerës së kartonit të tij. Hoxha prej vitesh aktivizohet me Partizanin, ku ka arritur ed-

he maksimumin e tij. Ndërsa, periudha në të cilën rojtari i portës është vlerësuar më pak ka qenë në fillimet e tij me skuadrën e Dinamos, periudhë në të cilën Alban Hoxha vlente vetëm 50 mijë euro. Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, mban vendin e dytë si lojtari me vlerën më të lartë të kombëtares shqiptare. Hysaj mund të blihet tashmë me 18 milionë euro, por duhet theksuar se ka një rënie nga kulmi i karrierës së tij, kur ai vlente po aq sa Strakosha, plot 25 milionë euro. Hysaj duket se është duke kaluar një periudhë jo shumë të mirë dhe prej shumë kohësh u diskutua se ai mund të shitej nga Napoli, pasi nuk po i jepej kohë e mjaftueshme aktivizimi. Ashtu si shumë lojtarë të tjerë edhe Hysaj vlerën më të ulët e ka pasur në fillimet e tij në moshën 17-vjeçare, kur luante me skuadrën e Empoli Primavera. Në vitin 2011 mbrojtësi i përfaqësuese sonë vlente vetëm 50 mijë euro. Berat Gjimshiti është i treti lojtar që i rrit vlerën monetare skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Gjimshiti vlen 10

milionë euro, ku duhet theksuar se është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë nga ai. Gjimshiti aktivizohet me skuadrën e Atalantës dhe duket se është duke shkëlqyer e duke pasur rezultate mjaft pozitive. Vlera më e ulët e kartonit të lojtarit ka qenë në vitin 2011, e cila arrinte shifrën e 50 mijë eurove, kohë në të cilën ai ishte 18 vjeç dhe luante me FC Zyrih. Mbrojtësi i Hajduk Splitit, Ardian Ismajli, vlen sot plot 1 milion euro, që është edhe shifra më e lartë e arrirë ndonjëherë nga lojtari. Ismajli është shumë i rëndësishëm në skuadrën kroate dhe kjo duket edhe nga rritja e shifrës së kartonit të tij te kjo skuadër. Minimumin Ismajli e ka pasur gjatë viteve 2017 e 2018 me po këtë skuadër, ku vlera e tij arrinte te vetëm 500 mijë euro. Lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi, ndodhet tashmë në kulmin karrierës së tij sportive dhe kap një shifër prej 500 mijë eurosh. Mbrojtësi që i është bashkuar kombëtares vitin e kaluar, minimumin e ka pasur në vitin 2013, kohë kur luante me skuadrën e Lush-


@

Sport

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

15

ME KOMBËTAREN DY VITET E FUNDIT? Ardian Ismajli

Datëlindja - 30 shtator 1996 Pozicioni në fushë - Mbrojtës Skuadra aktuale - Hajduk Split, Kroaci Bashkuar me kombëtaren - Viti 2018

Lindon Selahi

Datëlindja - 26 shkurt 1999 Pozicioni në fushë - Mesfushor Skuadra aktuale - FC Tuente, Holandë Bashkuar me kombëtaren - Viti 2019

njës dhe vlente vetëm 75 mijë euro. Hysen Memolla ka një rënie të theksuar të maksimumit të vlerës së tij. Mbrojtësi i Kokolan Palo-Veikotit vlen tashmë 250 mijë euro nga 850 mijë euro që kapte në kohën e Hajduk Splitit. Siç duket, performanca e shqiptarit nuk ka qenë mjaft e mirë kohët e fundit dhe kjo ka ndikuar edhe në shifrën e tij të merkatos. Ndërkohë, minimumi i Memollës ka qenë në vitin 2014, kohë kur ai luante me klubin AS Martina Franca dhe vlente vetëm 50 mijë euro. Mbrojtësi i qendrës së kombëtares sonë, Frederik Veseli, mund të blihet sot me anë të 900 mijë eurove nga Empoli në krahasim me 1 milion që ishte në vitin

2018. Ndonëse Veseli ka bërë një lojë të mirë, duket se çmimi i lojtarit shqiptar ka rënë. Ndërsa, minimumin lojtari e ka pasur në kohën kur aktivizohej në Buri FC dhe vlente vetëm 25 mijë euro. Enea Mihaj është duke shijuar sukses në skuadrën greke të PAOK-ut me një performancë të lartë e me vlerën më të madhe monetare që ka arritur deri më tani. Mihaj vlerësohet me plot 1 milion euro, ndërkohë që minimumin e ka pasur me skuadrën e Panetolikos në vitin 2016, kur kushtonte vetëm 50 mijë euro. Kastriot Dermaku, ashtu si Mihaj, ndodhet në kulmin e karrierës së tij. Mbrojtësi i qendrës aktivizohet me skuadrën e Parmës dhe kartoni i tij vlen 1 milion euro. Në fillimet e tij Dermaku vlente vetëm 50 mijë euro dhe në 10 vite ai e ka rritur shumë vlerën e vetes. Një nga mesfushorët e afruar së fundmi në kombëtare, Lindon Selahi, mund të blihet tashmë për vetëm 600 mijë euro, që është edhe shifra më e lartë e arritur ndonjëherë nga lojtari i Tuentes. Kjo shifër është një rritje e theksuar e Selahit, i cili para disa muajsh luante me Standard Liezhin dhe vlente vetëm 150 mijë euro. Duket se rezultatet e lojtarit kanë ndikuar mjaftueshëm në vlerën e kartonit të tij. Keidi Bare është duke shijuar arritjet me skuadrën e Malagës, gjë e cila e ka çuar vlerën e mesfushorit në 800 mijë euro, e cila është edhe shuma më e madhe

Taulant Seferi

Datëlindja - 15 nëntor 1996 Pozicioni në fushë - Sulmues Skuadra aktuale - Neushatel Ksamaks, Zvicër Bashkuar me kombëtaren - Viti 2019

që ka arritur ndonjëherë ai. Minimumi në të cilin ka rënë shifra e Bares ka qenë 300 mijë euro me po këtë klub, por në vitin 2018. Mesfushori i Frajburgut, Amir Abrashi, ka pësuar rënie prej plot 500 mijë eurosh në vlerën e tij. Abrashi vlen tani 2 milionë euro nga 2.5 milionë që i kapte në qershor të vitit 2019. Megjithatë, po ta krahasojmë me shifrën më të ulët që është dhënë për lojtarin në kohën kur luante për klubin e Uinterthurit, që shkonte në vetëm 100 mijë euro, mund të thuhet me plot gojë që rritja e tij është goxha e lartë. Çmimi i mesfushorit Ledian Memushaj ka pësuar një rënie drastike nga 2.5 milionë euro në vitin 2016 në 800 mijë euro aktualisht. Çmimi më i ulët i kartonit të Memushajt ishte në vitin 2011, kohë në të cilën ai luante për Portogruaren dhe vlente vetëm175 mijë euro. Mesfushori Klaus Gjasula është duke shijuar rezultatet e mira me skuadrën e Paderbornit 07, në të cilën ka kapur shifrën e 900 mijë eurove. Futbollisti është bashkuar së fundmi me kombëtaren, ndërsa në vitin 2011 Gjasula aktivizohej me SV Valdof Manhaim dhe kushtonte vetëm 50 mijë euro. Kristi Qose luan për skuadrën e MFK Ruzhomberok, me të cilën sipas raportit të “Transfermarkt”, rezulton se ka arritur maksimumin e vlerës së tij me 600 mijë euro. Çmimi më i ulët i vendosur për Qosen ka qenë në vitin 2014 kur ai luante për Apollon 1926 dhe kushtonte vetëm 50 mijë euro. Rezultatet e larta të mesfushorit shqiptar kanë ndikuar në aktivizimet e tij në lojë dhe në vlerën e arritur deri më tani. Ylber Ramadani nuk mund të thuhet se është një lojtar që kushton shumë, mirëpo vlera e tij tashmë shkon në 300 mijë euro. Maksimumin e tij mesfushori e ka pasur në vitet 2018 dhe 2019 me klubin e Vejle Boldklub, kohë në të cilën ai kushtonte 400 mijë euro, ndërsa kur aktivizohej me klubin e Partizanit, Ramadani kushtonte po aq sa sot. Një nga lojtarët më të vjetër të kombëtares, Ermir Lenjani, është duke pësuar një rënie të theksuar në karrierën e tij. Mesfushori tashmë kushton vetëm 750 mijë euro nga 1.5 milionë që ka qenë maksimumi i tij. Megjithatë, duhet theksuar se në krahasim me fillimet në vitin 2009, kur lojtari mund të blihej me vetëm 50 mijë euro, shifra e sotme mund të cilësohet e lartë. Ashtu si Lenjani edhe mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, s’është në periudhën e tij më të mirë. Nëse në vitin 2017 për të blerë mesfushorin duhet të paguheshin 4 milionë euro, tashmë ai mund të merret me 1.5 milionë euro. Xhaka ka vite që aktivizohet me klubin e Bazelit dhe duket se rritjet dhe rëniet i ka kaluar në po këtë klub. Në vitin 2010, ku duhet theksuar se është periudha e fillimeve të lojtarit, Xhaka vlente vetëm 50 mijë euro. Sulmuesi Bekim Balaj i bashkohet grupit të lojtarëve që nuk po gëzojnë sukses dhe që kanë rënie të vlerës e të aktivizimeve në skuadrat ku luajnë. Balaj luan me skuadrën e Shturm Gracit dhe vlera që ai kap është 1.3 milionë euro, por duhet theksuar se në vitin 2017, periudhë në të cilën sulmuesi aktivizohej

Lorenc Trashi

Klaus Gjasula

Datëlindja - 19 maj 1992 Pozicioni në fushë - Mesfushor Skuadra aktuale - Partizani, Shqipëri Bashkuar me kombëtaren - Viti 2019

te skuadra e Terek Gronzit, kushtonte 3 milionë euro. Ndërsa, çmimin më të ulët Bekim Balaj e kishte kur luante për skuadron e Vllaznisë në vitin 2010 dhe kushtonte vetëm 25 mijë euro. Lojtari i Akhmat Gronzit, Odise Roshi, vlen tashmë 1.2 milionë euro nga 1.4 milionë që ishte shuma e arrirë në vitin 2018. Ndonëse ka pësuar rënie në vlerën monetare, mesfushori i kombëtares ka ende performancë të mirë. Në vitin 2010, Roshi luante për skuadrën e Flamurtarit dhe çmimi i tij ishte vetëm 25 mijë euro. 22-vjeçari Rey Manaj aktivizohet momentalisht me skuadrën e Barcelonës B në Spanjë. Vlera e sulmuesit shqiptar ka rënë në 900 mijë euro nga 1.5 milionë që ishte disa muaj më parë. Manaj është duke dhënë maksimumin me këtë skuadër dhe rezultatet, ndonëse nuk janë më të mirat, nuk mund të thuhet se janë të dobëta. Megjithatë, ka një ndryshim të çmimit të lojtarit nga vera e 2019-ës me tani. Ndërsa, duhet theksuar se në kohën kur Manaj luante për Kremonezen kushtonte vetëm 150 mijë euro. Sulmuesi Taulant Seferi bën pjesë në grupin e lojtarëve me çmimin më të ulët të kombëtares.

Datëlindja - 14 dhjetor 1989 Pozicioni në fushë - Mesfushor Skuadra aktuale - SC Paderborn, Gjermani Bashkuar me kombëtaren - Viti 2019

Seferi luan me klubin e Neushatel Ksamaksit dhe çmimi i tij shkon në 450 mijë euro, ku duhet theksuar që është shifra më e lartë e arrirë deri më tani nga sulmuesi. Në fillimet e tij në vitin 2014 sulmuesi kushtonte vetëm 75 mijë euro dhe luante për skuadrën e Rabotniçki të Shkupit. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni, duket se është duke shijuar rezultatet e larta në kampionatin futbollit kroat. Uzuni ka arritur çmimin më të lartë të kartonit të tij që tashmë shkon në 1 milion euro. Në vitin 2015, Uzuni ka qenë pjesë e klubit shqiptar të Apolonisë së Fierit dhe në atë kohë ka pasur edhe vlerën më të ulët, që shkonte në 150 mijë euro. Duket se lojtari i kombëtares është duke ecur mjaft mirë dhe po e shijon suksesin. Duhet ritheksuar se ndërsa shumë lojtarë të rinj janë duke u rritur e kapur shifra të larta, emrat dikur më të mëdhenj të kombëtares sonë kanë pësuar rënie të theksuar. Megjithatë, në total mund të themi se shifra e kapur nga 25-shja e lojtarëve është e konsiderueshme.

Numra që shkojnë në 25 milionë euro, tre futbollistët më të shtrenjtë të fanellës kuqezi Thomas Strakosha Portieri i Lacios, Thomas Strakosha, është lojtari më i paguar i kombëtares shqiptare të futbollit. Strakosha vlen plot 25 milionë euro, ku duhet theksuar se është edhe vlera më e lartë e tij gjatë gjithë kohës që aktivizohet si lojtar profesionist. Rojtari i portës së klubit italian është një ndër më të vlerësuarit së fundmi nga mediat vendase. Strakosha është përzgjedhur disa herë me radhë në treshen e portierëve më të mirë që luajnë për Serinë A, kampionati më i madh i futbollit në Itali. Vlera më e ulët e Thomas Strakoshës ka qenë me klubin e të rinjve të Lacios, ku kartoni i portierit vlente 75 mijë euro. Elseid Hysaj Mbrojtësi i djathtë i kombëtares, Elseid Hysaj, mban vendin e dytë si futbollit me vlerën më të lartë që aktivizohet te përfaqësuesja. Kartoni i Hysajt vlen plot 18 milionë euro, shifër kjo që ka pësuar një rënie të theksuar nga koha kur shkodrani kishte pikun e tij. Shifra më e lartë që ka prekur lojtari i Napolit ka qenë 25 milionë euro, që është e barabartë me vlerën më të lartë deri më tani edhe të Strakoshës. Performanca jo shumë e lakmueshme e Hysajt kohët e fundit dhe minutazhi i munguar duket se kanë ndikuar shumë në çmimin e kartonit të lojtarit shqiptar. Ndërsa, çmimin më të ulët e ka pasur në vitin 2011, kohë kur aktivizohej me Empoli Primavera dhe blerja e mbrojtësit kushtonte vetëm 50 mijë euro. Berat Gjimshiti Top-treshja e lojtarëve me vlerën më të lartë që aktivizohen në kombëtare plotësohet nga mbrojtësi i qendrës, Berat Gjimshiti. Kartoni i Gjimshitit kap vlerën e plot 10 milionë eurove, që është edhe shifra më e lartë me të cilën është vlerësuar deri më tani kartoni i mbrojtësit. Mbrojtësi aktualisht aktivizohet me klubin italian të Atalantës dhe duket se ai luan rol të rëndësishëm aty. Kartoni i Gjimshitit ka pasur vlerën më të ulët në vitin 2011 në kohën kur mbrojtësi aktivizohej me klubin e FC Zyrih U18 dhe në atë kohë ai kapte shifrën e 50 mijë eurove. Mbrojtësi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Atalantës dhe duket se drejtuesit e kësaj skuadre nuk e duan largimin lojtarit me asnjë kusht.


16

OP-ED

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

EDITORIAL

Fjala do të jetë e lirë REDAKSIONALE

N

ë qytetin gjerman të Maincit, afro 600 vite më parë, nisi punën shtypshkronja e parë në botë, shtypshkronja e Gutenbergut, duke printuar librat e më tej gazetat në formatin që njohim ende sot. Pas 6 shekujsh rezistencë, vetëm në dy dekadat e fundit ekzistenca e letrës së printuar u vu në pikëpyetje të forta përballë revolucionit digjital, duke na e sjellë librin dhe gazetën në një ekran kompjuteri apo telefoni pa qenë nevoja të kalojë në lastrat e shtypit dhe pa e ndier erën e plumbit që thahet në letër. Gazetat më të mëdha në botë e vunë në diskutim ekzistencën e tyre tradicionale në print, duke iu përshtatur epokës së re. Por, pavarësisht parashikimeve, “vdekja e Gutenbergut” nuk është përfundimtare, për sa kohë do të ketë akoma lexues që e duan dhe i besojnë lidhjes së prekshme me gazetën dhe librin. Botimi i një gazete print sot është kthyer në një përpjekje donkishoteske për botuesit dhe gazetarët. Për të parët, për shkak të kostove fi-

nanciare që mbart krahasimisht me median online, dhe për të dytët, për shkak të humbjes së ekskluzivitetit të lajmit të fundit, i cili konsumohet në kohë reale në televizion dhe portalet online. Gazeta “Fjala” del sot në print në numrin e saj të parë, duke i besuar lexuesit dhe gazetarisë profesioniste dhe duke marrë përsipër riskun e “betejës” me detin e madh të informacionit online. “Fjala” sot vjen si një besëlidhje e re me lexuesin, me shpresën e vazhdimësisë në një moment të vështirë për printin, kur disa gazeta të vjetra në treg janë mbyllur ose janë drejt mbylljes. Beteja më e fortë që e pret “Fjalën” është beteja me lirinë dhe profesionalizmin. Liria e shtypit në Shqipëri, sipas indeksit të “Reporterëve pa Kufij”, është në fashën portokalli, që nënkupton “situatë problematike”, një fashë ku gjenden sot 37% e vendeve në botë, përfshirë dhe SHBA-në. Një ligj i ri i miratuar nga mazhoranca jep sinjale për përkeqësimin e kësaj situate dhe është kundërshtuar fort nga

shoqatat e gazetarëve në vend dhe ato ndërkombëtare. Edhe pa këtë ligj media shqiptare kishte problematikat e saj të vjetra të profesionalizmit, të censurës dhe autocensurës që rrjedhin nga lidhjet e interesave të pronarëve të medias me politikën. Por, pavarësisht nga problemet, gazetarët që kanë punuar për të vërtetën e kanë gjetur gjithmonë kanalin e tyre të komunikimit me publikun. Ekipi i ri i gazetës “Fjala” beson te liria e shprehjes dhe do të angazhohet t’i shërbejë lexuesit, pasi nuk mund të ketë liri të mendimit pa njohur realitetin ku jetojmë. Për të cituar nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut: “liria e mendimit dhe e shprehjes” nënkupton të drejtën “e kërkimit, marrjes dhe shpërndarjes së informacionit dhe ideve përmes çdo medie dhe pavarësisht nga kufijtë”. Profesionalizmi do të jetë kryefjala jonë. Për

një sipërmarrje të guximshme, kur shumë media print (gazeta të përditshme), po bien njëra pas tjetrës nën siglën “Mbyllet” ne besojmë, duke ardhur pranë lexuesit më shkrime të thelluara, analiza përtej së sotmes dhe në ruajtje të parimeve kryesore të gazetarisë; të vërtetën dhe paanshmërinë. Në këtë drejtim, “Fjala” do të punojë që të ketë fjalët e duhura, fjalët e vërteta, pa u shqetësuar që të bëjë marrëveshje shitblerjeje apo censure për fjalët. “Fjala” do të jetë e vërtetë! “Fjala” do të jetë e lirë!

OPINION

Shqipja, muhalebishtja dhe administrata e gërmave të harruara NGA ERJON UKA

S

hqetësimi i profesor Gjovalin Shkurtajt për shqipen nuk është i pabazë. Në një ndërhyrje publike pak kohë më parë, ai bëri thirrje që politikanët të vlerësohen edhe nga gjuha shqipe, e cila në vitet e fundit po i ngjan gjithmonë e më shumë një ngrehine që rrëmohet nga të gjitha anët. Madje propozimi shkoi edhe më tej, që të zgjedhurit t’i nënshtrohen edhe provimit të gjuhës shqipe, një ide kjo e propozuar nga Ismail Qemali që në vitin 1913 kur thoshte se “Të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Administratën Shtetërore, duhet të japin provën se dinë gjuhën shqipe.” Nuk mbetet pas as administrata shtetërore, në fakt “administrata e gërmave të harruara”. Po bëhet thuajse normalitet që në shkresa zyrtare të mungojnë “ë” apo “ç”, aq sa edhe kur i sheh ndonjëherë të duken si fosile të një epoke tjetër që mund të jenë ringjallur vetëm nga tekstet e përdorura dhe manualët teknikë që shiten buzë Lanës. Apo sheh të ngatërrohet ashtu si në gjuhën e folur “gj” me “xh” dhe “ç” me “q”. E për të mos zënë në gojë fjalët tërësisht gabim, të pakuptimta apo jashtë kontekstit. Një shqetësim të tillë ngriti edhe Instituti i Studimeve Politike, specialistit të së cilit me siguri i kishte mbaruar rezerva e bojës së kuqe të stilolapsit duke analizuar një tekst zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë. Por pse është kaq e rëndësishme gjuha? Ose, a ka vërtetë rëndësi të shqetësohemi më për të? Përgjigja është e thjeshtë, dhe sipas meje, është “Po”. Mbi të gjitha sot, në kohën e rënies së barrierave dhe dalldisë së multikulturalizmit, shtetet e vogla e kanë më të vështirë të ruajnë identitetin e tyre. Dhe gjuha është themeli i identitetit të një kombi, aq

sa Octavio Paz nuk hezitonte të profetizonte se “Një komb shthuret kur nis të shthuret gramatika dhe gjuha e tij”. Drithëruese apo patetike, realiste apo moraliste, kjo thënie e Octavio Paz do të ishte mirë që të fusë në mendime jo vetëm gjuhëtarët, por këdo që gjuhën e ka pjesë të përditshmërisë së tij. Pra, të gjithë. Në këndvështrimin e gjuhës, rrezikohemi mbi të gjitha nga anglishtëzimi, keqpërdorimi dhe mbi të gjitha moslëvrimi. Mjaft të kujtojmë që fjalori i fundit i gjuhës shqipe është punuar në vitin 1984! Dhe kjo e kombinuar me trendet globale të futjes së termave teknologjikë në gjuhën e përditshme, bëhet një rrezik serioz. Për shembull, “The Economist” në revistën “Bota në vitin 2016” para-

lajmëronte se shumë fjalë si “më whatsapp” (për të thënë “më shkruaj në WhatsApp”), “më venmo” (për të kërkuar transfertë parash ndëpërmjet aplikacionit “Venmo”) apo “më slek” (për të thënë më shkruaj në “Slack”) po shtoheshin dita-ditës, aq sa në fund të vitit 2016, mund të dilnin jashtë mode dhe të zëvendësoheshin nga të tjera. Edhe me përpjekjen e kompanive si Adobe që nëpërmjet fushatave zyrtare kërkuan zëvendësimin e foljes “fotoshopoj” me “Përmirësoj fotografinë në Adobe Photoshop”, ky parashikim rezultoi fatkeqësisht i suksesshëm. “Çpb”, “Asap”, “Fyi”, “Sps”, “Klm”, “Çnth” janë shkurtime, fjalë a togfjalësha të përditshme që kanë kaluar nga rrjetet sociale, në shkrimet e dërrasës së zezë në shkollë, në ko-

munikime elektronike zyrtare e shumë shpejt do t’i shohim në shkresa. E nëse çuditemi, me siguri do të jetë faji ynë. Ernesto Sabato thoshte se të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shkruajnë me thjeshtësi, por në kurriz të punës së madhe. Fundja, duke lexuar një roman të gjithë mendojmë se mund të shkruajmë lehtësisht si Tolstoi apo Stendali, gjersa e provojmë diçka të tillë. Gjuha kërkon angazhim dhe nuk mund të vijë dhuratë nga hiçi. Në fakt, beteja e ftohtë në distancë mes shkrimtarëve dhe gramatikanëve ka kohë që zhvillohet. Ndoshta vetëm Shekspiri e pati luksin që për çdo koncept të cilit nuk i gjente fjalën, ta shpikte atë, pa pasur frikën e syve të rreptë të gardianëve të gjuhës. Në total, janë 1700 fjalë të shpikura nga ai. Ketë gjë Ernesto Sabato e arsyetonte me faktin se gjuha e jetës dhe gjuha e letërsisë nuk u binden ligjeve të rrepta pasi qëllimi i tyre nuk është të thonë të vërteta, por të arrijnë fitore. Nga ana tjetër, gjuha e shkencës ka përgjegjësinë t’i qëndrojë stoike tundimeve, pasi ajo duhet të thotë vetëm të vërteta. Problemi në këtë pikë është, ç’të bëjmë kur edhe gjuha e shkencës shastiset? Më kujtohet gjithmonë se i vogël pyesja babain, deri në bezdisje, se sa gjuhë mund të fliste. E pas herëve të para që u përgjigj seriozisht, një ditë shtoi edhe “muhalebishten”, një ide e ardhur me siguri teksa më shihte që e karashtisja pa pushim tasin e muhalebisë që po haja për mëngjes, duke i dhënë një pamje që të bënte të rrudhje fytyrën. Çështja sot është që gjuha nuk duhet kthyer në muhalebi dhe shqipja nuk duhet zëvendësuar me muhalebishten. As për shaka.


@

OP-ED

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

17

OPINION

Pushteti “i zhveshur”i Putinit, mund të ketë përfitime të papritura për Rusinë NGA YANA GOROKHOVSKAIA/ “THE GUARDIAN”

rizgjedhur në postin e tij për më shumë se 25 vjet? A do të ndiqte Putini shembullin e presidentëve të Azisë Qendrore, të cilët kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre për t’ua pasuar postet? Të gjitha këto mundësi nuk dukeshin të mundshme. Kalimi i mëparshëm midis Presidentit dhe Kryeministrit kontribuoi në ndjenjën antiqeveritare në mesin e rusëve, që përfundimisht çuan në muaj protestash në vitin 2011. Putin i ka mbajtur vajzat qëllimisht jashtë vëmendjes publike, duke lënë të kuptohet se ato nuk do të jenë pasardhëset e tij. Dhe ishin të paktë ata që prisnin që Putini ta bënte veten “udhëheqës të kombit”, si Nursultan Nazarbajev të Kazakistanit. Përkundër faktit që Putini do të vijojë të mbetet në skenën politike, ndryshimet e propozuara mund të kenë efekte pozitive afatgjata në sistemin politik të Rusisë. Sado cinike qofshin përpjekjet e Putinit

për të rialokuar disa nga kompetencat e Presidentit në Parlament, një Parlament i fortë është një gjë e mirë për Rusinë. Sot Duma është një institucion që kryen një funksion të vetëm: të miratojë me shpejtësi legjislacionin qeveritar me shumë pak debate. Anëtarët nuk e bëjnë ose nuk ndikojnë politikën dhe votuesit janë të shkëputur nga procesi politik, sepse përfaqësuesit e tyre kanë pak interes për t’u shërbyer zgjedhësve. I gjithë zinxhiri i demokracisë përfaqësuese nga votuesit në legjislacion tashmë është thyer. Por, nëse Duma bëhet më e fuqishme në krahasim me Presidentin, zgjedhjet legjislative do të bëhen më konkurruese. Kjo nuk është për shkak të një fryme të qenësishme demokratike, por më tepër të interesit politik. Personat që duan të bëjnë ndryshime, do të tërhiqen nga institucionet që u japin atyre mundësinë. Konkurrenca më e madhe për vota do të nxitë politikanët të bëjnë thirrje m ë t ë d r e j tp ë r d r e j t a p ë r vo t u e s it . Konkurrenca gjithashtu do të eliminojë kandidatët e këqij ose të paaftë. Pak anëtarë të partisë së pushtetit të Kremlinit (Rusia e Bashkuar), e dinë se si të zhvillojnë një fushatë, sepse ata kurrë nuk janë detyruar të garojnë duke fituar vendet e tyre falë mashtrimit dhe manipulimeve. Verën e kaluar, protestat dhe zgjedhjet në Moskë demonstruan se rusët kanë një oreks për fushata politike me cilësi të larta dhe thelbësore. Putini, 67 vjeç, do të mbetet aktori më i fuqishëm politik në Rusi për vitet në vazhdim. Por, ai përfundimisht do të bëjë daljen e tij dhe nëse reformat e paralajmëruara ndodhin, ai do të lërë pas një sistem politik që mund të sigurojë mundësi për llojin e konkursit politik real që ka munguar nga Rusia për 20 vitet e fundit.

Shqipëri. Mehmeti dërgoi 50.000 ushtarë në jug të Shqipërisë; Skanderbegu i mundi dhe i dëboi; në këtë kohë u hodh në Itali, për të ndihmuar Ferdinantin. Ah, o trim! Sa njeri i mirë, sa shpirt të lartë ke! Sot, pse s’ka njerëz si ty në Shqipëri? Eja një herë të na shpëtosh dhe tani nga zgjedha! Sado që s’qe i plagosur në luftëra, trimi me fletë i Shqipërisë, ai burrë zemërflorinjtë, mendjeflakti, ai që u përpoq për lirinë e mëmëdheut, ai që i mundi në 20 beteja barbarët turq, më në fund frym’e tij u shua. E zeza vdekje i erdhi, kur s’ish më shumë se 63 vjet, më 1468. Pse moj vdekje e shkretë e godite atë trim? Pse s’e le të kish shpëtuar mëmëdhenë? Turqit, pas vdekjes së Skanderbegut, pak nga

pak e morën Shqipërinë. O djemt’e Shqipërisë! Me ç’faqe mund të dalim sot përpara botës ne, që po mbajmë zgjedhën e të huajve në zverk!? A nuk jemi shqiptarë, të bijtë e Skënderit? Pse rrimë nën turqit ne, që gjithë bota na kanë për trima, pse flemë dhe nuk zgjohemi? * Pjesë e shkëputur nga vëllimi i dytë i veprave të Mid’hat Frashërit, botim i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo

Një presidencë më e dobët dhe një parlament i fortë, kjo është alternativa më e mirë për një Rusi demokratike

E

mërkura mund të rezultojë si një ndër ditët më të rëndësishme në historinë politike të Rusisë postsovjetike. Gjatë 10 minutave të fundit të fjalimit të përvitshëm, Vladimir Putin bëri një seri propozimesh për të reformuar Kushtetutën e Rusisë, të cilat mund të përkthehen lehtësisht edhe si një udhërrëfyes për të ardhmen e tij politike pas vitit 2024. Ndryshimi i gjerë i sistemit është në horizont për Rusinë, por figura më e rëndësishme politike e vendit ka të ngjarë të mbetet thelbësore për të gjitha vitet në vijim. Pa dyshim, planet e Putinit kanë të bëjnë me mbajtjen në duar të levave të pushtetit. Reformat kushtetuese të propozuara të Putinit do të riformulojnë ekuilibrin e pushtetit midis legjislaturës dhe ekzekutivit, duke i dhënë Presidentit autorizim për emërimin dhe konfirmimin e Kryeministrit dhe kabinetit në Duma, si dhe duke kufizuar Presidentin në dy mandate. E teksa në këtë mënyrë Rusia do të mbetej një republikë presidenciale, elementet e sistemit “superpresidencial”, që përqendron pothuajse të gjitha vendimmarrjet politike në duart e Presidentit (krijuar nga Boris Jelcini në 1993-shin, pas konfrontimit të tij të dhunshëm me Parlamentin), do të jenë të ndryshuara në mënyrë të dukshme. Putin po e dobëson qëllimisht zyrën, që është bërë identifikuese për të gjatë 20 viteve të fundit. Presidentët e ardhshëm të Rusisë nuk do të jenë në gjendje të japin një mandat

për të kandiduar përsëri, ashtu sikurse bëri Putini në 2008-2012, në mënyrë që të përputhet me kufijtë e afateve kushtetuese. Po kështu, Presidenti nuk do të vendosë më as përbërjen e qeverisë. Putini po e transformon Presidencën, sepse ai nuk ka më ndërmend që ta zërë zyrën e saj. Spekulimet për të ardhmen e Putinit gëluan edhe para se ai të rizgjidhej në mandatin e tij të katërt si President në mars të 2018-ës. Askush nuk priste që udhëheqësi rus me shërbimin më të gjatë që nga koha e Stalinit (rekord i thyer në vitin 2017), do ta pranonte hijshëm daljen në pension kur të arrijë kufiri i afatit drejtues në 2024-ën. Por, rruga përpara ishte e paqartë. A do të bëhej ai përsëri Kryeministër, siç u bë në vitin 2008? A do t’i eliminonte ai kufijtë e mandatit presidencial, si Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili është

PUBLICISTIKË

Skanderbegu NGA LUMO SKËNDO*

S

hqiptarë! A e njihni këtë emër? Ky burrë është trimi i Shqipërisë, që qe munduar 30 vjet për lirinë e saj. Emër i vërtetë i tij është Gjergj Kastrioti dhe i ati quhej Gjon Kastrioti; ka lindur më 1405 në Krujë. Mbreti i Turqisë, Murat II, si mundi t’anë e Skanderbegut, e kish marrë peng së bashku me tre vëllezërit e tij më 1423. Në mes të vëllezërve, Gjergji, që mori emrin Skander Beg, ish më trimi, m’ i forti dhe m’i bukuri. Murati e donte shumë dhe e bëri krye në ushtri; dhe në ç’do luftë, q’e dërgoi, burri shqiptar qe gjithënjë mundës, e kurr’i mundur. Po turkut të lig, Muratit, zu t’i vijë nakar dhe donte të humbiste Skënderi. Shumë herë thërriste njerëz trima e të fortë dhe i vinte të luftonin me shqiptarët, duke shpresuar se Skanderbegu do të vritej ndonjë herë. Po ky, gjithnjë qe ngadhënjyes; Muratit i shtohej nakari dhe të tre vëllezërit ia prishi; vetëm këtë kish frikë ta

humbiste, se ushtria e donte fort tepër; e kush nuk e donte një shqiptar me shpirt si Skënderin? Në ç’do luftë ish fitues dhe shumë trimëri kish treguar. Po trimit zemra s’i rrinte e përejtur: mendohej kurdoherë për mëmëdhenë e tij; lot i shkonin shumë herë. I ati, Gjoni, vdiq dhe armiku e bëri të tij Shqipërinë. Po Skanderbegu e liroi më 28 nëntor 1443. Më 1449, Murati, me ushtri të madhe vajti vetë në Shqipëri edhe qëndroi përpara Krujës; po trimat e mundën dhe e dëbuan. O i mjerë Murat, e qysh guxon të vesh në atë vent të bekuar, atje tek rrinë Perënditë! Në 1451, Murati vdiq dhe hipi në fron Mehmeti II, i cili mori Stambollin. Mbretërit e Evropës u gëzuan tepër, se të mos qe burri shqiptar, halldupët si qenër të tërbuar kishin për të tmerruar tërë Evropën. Po nga këta mbretër, asnjë s’dërgoi ndihmë në


18

AKTUALITET

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

LIGJI ANTI-SHPIFJE

@

Çfarë do të ndodhë me dekretin e Presidentit? Ligji që rregullon mediat nuk e mori firmën e kreut të shtetit, por mazhoranca ka paralajmëruar se do ta miratojë përsëri. Cili është hapi i radhës së shoqatave të gazetarëve? Flasin për gazetën ‘Fjala’ Koloreto Cukali dhe Elvin Luku.

Masat ndëshkuese të ligjit ‘Antishpifje’

Nga Bardhi Quku

M

iratimi i paketës ‘Antishpifje’ nga Parlamenti në dhjetorin e vitit të kaluar ka ngritur alarmin në rrethin e botuesve dhe gazetarëve të medias online. Kalimi në Kuvend i këtij ligji shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median online, dhe për ta rregulluar atë me forcën e ligjit. Miratimin e tij me 82 vota pro nuk e ndaloi as protesta e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të mediave në vend dhe as thirrjet e organizatave ndërkombëtare të medias. Megjithatë, ky ligj ka pasur edhe një instancë të radhës për t’u shqyrtuar dhe ai është Presidenti. Ky i fundit e pati paralajmëruar edhe më herët qeverinë që të ndalej nga marrëzia që e kishte kapluar për të miratuar një ligj të tillë që cenon së pari lirinë e medias, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Presidenti Ilir Meta ka konstatuar disa shkelje në paketën e ‘Anti-shpifjes’ duke ia rikthyer për shqyrtim Kuvendit. E para, sipas dekretit të Presidentit “Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” E dyta, krijohet një gjendje censure si pasojë e masave ndëshkuese, ku Auto-

riteti i Medias Shqiptare (AMSH) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) marrin kompetencat e gjykatës. Ato vendosin gjoba dhe marrin vendime deri në mbylljen e portaleve nëse një lajm përbën shkelje etike, cenim të privatësisë apo shkelje të të drejtave të njeriut, pa shkuar më parë çështja në gjykatë. Ndërkohë, që nga ana tjetër, raporti i OSBE-së nënvizon në mënyrë të prerë se vendimi final duhet të merret vetëm nga gjykata. Kjo krijon një mjedis mjaft të pasigurt për botuesit dhe gazetarët e medias online, veçanërisht ata që janë kritikë me qeverinë, duke u bërë objektiv i çdokujt që mendon apo i intereson dëmtimi apo mbyllja e një media online. “Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përg jeg jësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë”, -shkruhet në dekretin e Presidentit Ilir Meta. Çfarë do të ndodhë tani me dekretin e presidentit Meta Sapo presidenti kishte publikuar dekretin ku vërente shkeljet e qeverisë me këtë ligj, mazhoranca nuk ia kurseu kundërpërgjigjen. Ashtu si gjithmonë edhe këtë herë nxori përpara kamerave,

kreun e grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit e cilësoi dekretin e presidentit për paketën ‘Antishpifje’ si një urdhër të dhënë nga Lulzim Basha. Balla la të kuptohet se nuk do të ketë asnjë reflektim për këtë ligj nga ana e qeverisë, dhe se do ta miratojë paketën Anti-shpifje që në seancën e parë të këtij viti bashkë me opozitën fasadë. Ndërkaq, zëvendëskryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit dhe njëherësh relatore e ligjit, Milva Ekonomi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetës ‘Fjala’, por theksoi se për të vlerësuar dekretin e presidentit Meta do të duhet të presë rifillimin e aktivitetit parlamentar dhe që dokumenti t’i vijë komisionit zyrtarisht edhe pse tashmë është i botuar në faqen zyrtare të Presidencës. “Kur të rifillojë aktiviteti parlamentar që të ketë qëndrim për të g jitha ng jarjet. Nuk të përg jig jem dot deri sa ta marr në komision zyrtarisht”, tha Ekonomi. Një apel të fundit ia adresoi mazhorancës edhe përfaqësuesi i OSBE-së për median, Harlem Desir përpara se të shkojë te rivotimi. “...rivotimi i lig jit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij lig ji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias. Kur Kuvendi të marrë në duar dekretin e presidentit Meta, do të shihet nëse mazhoranca do të reflektojë apo do ta bëjë veshin shurdh ndaj protestave të gazetarëve dhe apelit të institucioneve ndërkombëtare të medias.

Gjobë, nga 100 000 Lekë deri në 1 000 000 Lekë në rastet kur mediat shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33 dhe 37 të këtij ligji. Nga 100 000 Lekë deri në 600 000 Lekë në rastet kur OSHPE-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33/1 të këtij ligji. Nga 40 000 Lekë deri në 800 000 Lekë kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave ose e drejta për përgjigje sipas parashikimeve të nenit 53/1 të këtij Ligji. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare. Heqje të licencës dhe/ ose autorizimit për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiovizive. Urdhëron heqjen e përmbajtjes dhe përbën veprën penale kur lajmi përmban pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste apo shkelje të sigurisë kombëtare.

Alfred Peza: Mazhoranca do ta rrëzojë Metën me akt politik “Mazhoranca as nuk do të tërhiqet dhe as nuk do të përdorë forcën e kartonit. Mazhoranca ka një mandat legjitim për të ushtruar, të dhënë nga qytetarët shqiptarë me votën e 2017. Kjo e obligon në ndërmarrjen e reformave të shtetformimit modern dhe këtë do ta bëjë në përputhje me frymën dhe germën e Kushtetutës, parimet universale të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Mazhoranca do ta rrëzojë Presidentin nëpërmjet një akti politik, për aq kohë sa edhe vendimi i Ilir Metës për ta rikthyer paketën ishte një akt politik dhe nuk kishte të bënte me mediat, por me raportin e tij përballë mazhorancës”.


@

AKTUALITET

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

“Reagimi i gazetarëve do jetë duke u bashkuar në një iniciativë vetërregulluese. Mekanizmi do të vijë nga vetë mediat shqiptare. Këshilli i Medias ka kohë që përgatit një platformë vetërregullimi të cilën do ta lançojmë javën e parë të shkurtit. Ne do të krijojmë Aleancën e Mediave Etike, një aleancë kjo e një grupi mediash të përgjegjshme që do të zotohet për të respektuar Kodin e Gazetarit dhe do të zgjedhin vetë një Bord Etike me integritet, jo një Këshill Ankesash si ai i AMA-s që e zgjedh zyra e Propagandës e Kryeministrit”.

E SHTUNË 18 JANAR 2020

19

Koloreto Cukali: Beteja me “Antishpifjen” vijon në Gjykatë Kushtetuese Z. Cukali, si drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, çfarë pritet të ndodhë tani me ligjin Anti-shpifje kur presidenti e ka kthyer për shqyrtim në Kuvend me argumentin se ka gjetur shkelje të rënda? Duke qenë se qëllimi i ligjit të AMA-s, gabimisht të konsideruar anti-shpifje, nuk është për të zgjidhur një hall konkret, por për të vënë nën kontroll median online pritshmëria që Parlamenti të reagojë në mënyrë konstruktive ndaj vërejtjeve të Presidentit është e vogël. Në rast se kjo ndodh dhe Parlamenti e rivoton ligjin, ne do ta ankimojmë atë në Gjykatë Kushtetuese. Cili do të jetë reagimi i gazetarëve kur ligji pritet të miratohet brenda këtij muaji dhe a ka ndonjë mekanizëm përmes institucioneve ndërkombëtare për ta bërë të ‘pazbatueshëm’ këtë ligj? Reagimi i gazetarëve do jetë duke u bashkuar në një iniciativë vetërregulluese. Mekanizmi do të vijë nga vetë mediat shqiptare. Këshilli i Medias ka kohë që përgatit një platformë vetërregullimi të cilën do ta lançojmë javën e parë të shkurtit. Ne do të krijojmë Aleancën e Mediave Etike, një aleancë kjo e një grupi mediash të përgjegjshme që do të zotohet për të respektuar Kodin e Gazetarit dhe do të zgjedhin vetë një Bord Etike me integritet, jo një Këshill Ankesash si ai i AMA-s që e zgjedh zyra

e Propagandës e Kryeministrit. Qytetarët do të mund të ankohen për problemet me median në këtë Bord, Bordi do të japë zgjidhje për ankesat dhe mediat anëtare zotohen që do t’i njohin vendimet e Bordit. Duhet theksuar që problemet e mëdha të medias si konflikti i interesit i pronarëve, financimi i errët, deri dhe gjobëvënia, i takojnë prokurorisë shqiptare dhe jo vetërregullimit. Ato nuk i zgjidh as ligji i AMA-s i kthyer nga Presidenti. Si mendoni, a është e sinqertë protesta e gazetarëve ndaj paketës antishpifje, kur gazetarët dhe mediat kanë mundësi që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet e kryeministrit Rama dhe të mos transmetojnë asnjë deklaratë për mediat të mazhorancës, deri në tërheqjen e tij nga ky ligj? Duhet të dallojmë gazetarët nga pronarët e medias. Ata që vendosin të shërbejnë si shumëfishues i propagandës së Kryeministrit i cili është çdo ditë në TV në 3-çerekun e lajmeve, janë pronarët, e jo gazetarët. Ndaj them që problemi i medias nuk janë gazetarët, por pronarët. A mendoni se duhet të ketë një lëvizje të tillë dhe a do të munden mediat t’i bojkotojnë aktiv-

itetet propagandistike të kryeministrit deri në tërheqjen e tij nga ligji “Anti-shpifje”? Kjo do të ishte shumë e mirë. Por, të mos harrojmë që së pari vendimet e tilla në shumicën e rasteve janë në dorë të pronarëve. Së dyti, ky është një veprim sindikal dhe gazetarët shqiptarë kanë shoqata, por jo sindikatë të mirëfilltë. Pa sindikatë, ata do jenë gjithmonë të pambrojtur dhe mjetet e protestës së tyre si kjo që propozoni ju do jenë të pamjaftueshme.

Elvin Luku: Qeveria po ‘vret’ vetë-rregullimin e medias

S

i drejtues i Qendrës MediaLook, çfarë pritet të ndodhë tani me ligjin Anti-shpifje kur presidenti e ka kthyer për shqyrtim në Kuvend me argumentin se ka gjetur shkelje të rënda? Qëndrimi i Presidentit të Republikës për të kthyer në Kuvend të ashtuquajturin draft Antishpifje ishte diçka e pritshme. Nga ana tjetër, pavarësisht problematikave shumë të mëdha që përmban ky draft, pritshmëria është që qeveria do ta miratojë atë në versionin aktual, pa ndryshime. Ironia qëndron në faktin se kreu i qeverisë gënjen kur thotë se “draftet janë miratuar në përputhje 100% me rekomandimet e OSBE-së, në një kohë kur vetë kreu i OSBE-së për çështjet e medias pohon se nevojiten ende përmirësime të këtyre drafteve. E vërteta është që versioni i miratuar në Kuvend ka dallime thelbësore me ato të OSBE-së. E para, për faktin që Këshilli i Ankesave pranë AMA-s merr një vendim në formën e titullit ekzekutiv duke marrë kompetencat e gjykatës, ndërkohë që raporti i OSBE-së nënvizon qartësisht se vendimi final duhet të merret vetëm nga gjykata. E dyta, sa i takon parimit të proporcionalitetit, që kërkohet me ngulm nga OSBE-sa, dhe që nënkupton se masat ndëshkuese nuk duhet të jenë fikse por në përputhje me ndikimin mediatik dhe të ardhurat financiare që kjo media online gjeneron, as ky rekomandim nuk është respektuar. Ndryshimi i vetëm është se gjatë diskutimeve është shtuar një fjali, sipas të cilës kjo gjë duhet rregulluar me akte nënligjore të cilat ne nuk i kemi, në një kohë kur OSBE e kërkon në ligj. E treta, ligji nuk e lufton shpifjen dhe fake news. Madje ligji, fabrikuesin më të madh të lajmeve të rreme, ose propagandës, që është politika e të dyja krahëve e përjashton.

Qeveria pretendon se ligji ka si synim kryesor nxitjen e vetërregullimit që është budallallëku më i madh që mund të shkruhet ndonjëherë e bardha në të zezë. Që në momentin që ti miraton një ligj për rregullim të medias e ke “vrarë” vetërregullimin si proces që duhet të kryhet nga vetë aktorët dhe ekspertët e fushës. E katërta, Qeveria pretendon se ligji ka si synim kryesor nxitjen e vetërregullimit që është budallallëku më i madh që mund të shkruhet ndonjëherë e bardha në të zezë. Që në momentin që ti miraton një ligj për rregullim të medias e ke “vrarë” vetërregullimin si proces që duhet të kryhet nga vetë aktorët dhe ekspertët e fushës. Cili do të jetë reagimi i gazetarëve kur ligji pritet të miratohet brenda këtij muaji dhe a ka ndonjë mekanizëm përmes institucioneve ndërkombëtare për ta bërë të ‘pazbatueshëm’ këtë ligj? A do ketë një apelim të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese? Në fakt, një punë e mirë që është bërë nga një grup organizatash ka qenë fakti që ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar dhe OJF-të më të mëdha, ndër të cilët dhe Reporterët pa Kufij, Federatën Evropiane dhe Botërore të Gazetarëve, etj., dhe institucionet e BE-së, KiE-s dhe deri diku është ushtruar një “presion” pozitiv ndaj OSBE-së. Natyrisht që pritshmëria është që draftet të

miratohen dhe organizatat do të vijojnë një qëndresë kundër drafteve duke përdorur qoftë hapësirat mediatike, qoftë informimin e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare. Natyrisht që opsioni tjetër do të jetë dhe rruga ligjore dhe dërgimi i këtyre drafteve në Gjykatën Kushtetuese. Si mendoni, a është e sinqertë protesta e gazetarëve ndaj paketës anti-shpifje, kur gazetarët dhe mediat kanë mundësi që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet e kryeministrit Rama dhe të mos transmetojnë asnjë deklaratë për mediat të mazhorancës deri në tërheqjen e tij nga ky ligj? E sinqertë është vetëm protesta dhe atyre organizatave mediatike dhe atyre gazetarëve që i kanë bërë një oponencë të fortë draft-ligjeve që në fillimet e tyre. Gjatë rrugës ka pasur përpjekje qoftë të politikës dhe të disa organizatave për protagonizëm apo dhe kapitalizim të këtyre aktiviteteve, pse jo, dikush edhe për të përfituar diçka. Por unë prob-

lemin kryesor e shoh që ka një distancë mes gazetarëve dhe organizatave mediatike, distancë kjo që vjen së pari, për shkak se një numër OJFsh ndër vite kanë përdorur gazetarët për të përfituar fonde e projekte, dhe, së dyti, sepse gazetarët hezitojnë të dalin në qëndrime publike për shkak të frikës për vendin e tyre të punës, në kushtet e një centralizimi pronësor mediatik, mungesës së kontratave të rregullta dhe mosrespektimit të kodit të punës. Ashtu sikurse ju thoni, TV-të që tani mund të bojkotojnë aktivitetet duke ushtruar një lloj presioni të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë. Problemi qëndron se televizionet e mëdha nuk janë me gazetarët, por me qeverinë. E para, për shkak të interesave politiko-ekonomike që aksionerët e tyre ndajnë me pushtetin në nivel qendror e lokal dhe së dyti, sepse televizioneve nuk iu intereson fuqizimi i medias online. Televizioni klasik po e ndjen se gradualisht po humbet monopolin e informimit pasi qytetarët po informohen gjithnjë e më shumë nga raportimet e mediave online. Por ajo që qeveria dhe drejtuesit e këtyre televizioneve nuk kuptojnë dhe është se “propaganda absolute në media nuk vret vetëm median, por dhe PR-in, sepse sa më shumë bie besueshmëria e publikut ndaj mediave vizive, në të njëjtën kohë “vritet” dhe efektiviteti i PR-it, pasi humbet mjetin e tij më të madh të propagandës që është televizioni. A mendoni se duhet të ketë një lëvizje të tillë dhe a do të munden mediat t’i bojkotojnë aktivitetet propagandistike të kryeministrit deri në tërheq jen e tij nga ligji ‘Antishpifje’? Nuk do te ketë asnjë lëvizje të tillë për sa kohë që mediat janë të kontrolluar nga një individ apo një familje. Centralizimi i strukturës pronësore, që e koncepton median si një biznes personal dhe jo edhe si një të mirë publike, është dhe një nga pengesat kryesore edhe të vetërregullimit.


20

DOSJER

E SHTUNË 18 JANAR 2020

“Ju vëllanë tim e njihni mirë pasi i keni varur 6 dekorata sepse ka mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Jani Zogan e kam vëlla nuk e mohoj kurrë dhe për vëllanë të vras”. Këtu u nxeh situata pasi shikimet tona ishin të egra si dy qen që do hanin njeritjetrin. Pa e kuptuar nga provokimi që unë i bëra dhe nervozizmi, fut dorën në brez dhe më nxjerr pistoletën e cila ishte e vogël dhe shkëlqente. Ma drejtoi pistoletën nga një distancë farë të vogël dhe unë qëndrova ashtu siç isha duke mos ja hequr sytë, kjo gjendje vazhdoi për gati 3 minuta dhe më pas ai e futi pistoletën në brez, dhe duke buzëqeshur nga njëra anë i ndriti një dhëmb prej floriri ku nga fytyra ishte nxirë dhe më tha: “E di partia atë punë”.

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@

Vasil Zoga Mjek vullnetar në ambulancën e qendrës shëndetësore Lushnjë

KRIMET E KOMUNIZMIT

Vasil Zoga: Mehmet Shehu ma drejtoi pistoletën në sy Nga Najada Pendavinji, Korçë

V

asil Zoga është një nga viktimat e krimeve komuniste duke përjetuar një kalvar mundimesh nga persekutimi dhe dënimi në Spaç. Gjithçka nisi me pushkatimin e vëllait të tij Jani Zoga. Vasili ka lindur në vitin 1939 dhe rrjedh nga një familje e thjeshtë punëtore nga fshati Shtikë i Kolonjës. Ëndrra për t’u bërë mjek iu ndërpre në mes, por e ushtroi profesionin e mjekut në burgun e Spaçit dhe në internim gjithë jetën. Në 8 korrik 1976 arrestohet pasi kërkoi drejtësi për pushkatimin e vëllait. Takimi me kryeministrin Mehmet Shehu për pak sa nuk i kushtoi jetën, por me shprehjen “I di Partia këto punë” ai do të pranonte fatin që i caktoi partia duke u dënuar me 10 vjet burg “për agjitacion e propagandë” dhe “rrëzim të pushtetit popullor”. Dënimin e vuajti në burgun e Spaçit ku kujton dhunën dhe torturat çnjerëzore që ndodhnin atj. Lirohet në 1986, duke u kthyer në familjen e tij tashmë të vendosur në Karbunarë-Lushnjë, dhe nuk u lejua të ushtronte profesionin e tij si mjek, por punoi si bari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite dëshira e vetme e tij është gjetja e eshtrave të vëllait të pushkatuar nga regjimi Jani Zoga. Dëshmi e plotë… Z. Zoga, si dhe përse filloi persekutimi i familjes suaj nga komunistët? Unë kam lindur në Shtikë të rrethit të Kolonjës nga një familje e varfër shumëanëtarëshe që punonim për bukën e gojës, ashtu siç ishte Shqipëria asaj kohe. Pavarësisht kësaj ne nuk na ka munguar atdhedashuria dhe etja për liri. Ne ishim një familje ashtu si të gjitha familjet shqiptare ku gjatë Luftës Nacionalçlirimtare jepnim kontributin tonë vullnetar dhe human ndaj të plagosurve dhe ndaj luftës në përgjithësi. Kështu për pjesëmarrjen në Luftë që në moshën 17-18 vjeçare vëllai im Jani Zoga u dekorua me 6 dekorata ku menjëherë pas lufte u

dërgua në shkollën për oficer dhe gradohet toger. Pra vëllai im për trimërinë e treguar u emërua Komandant i postës kufitare Braçanj të Devollit. Ju e dini që me fitimin e një titulli vjen edhe përgjegjësia e cila në periudhën komuniste kishte të bënte me përkrahjen e padrejtësive dhe përfshirjen brenda formacionit shtetëror terrorist. Pikërisht këtu nis gjithçka. Në mars të vitit 1957 vëllai im ishte në krye të detyrës oficer kufiri dhe në këtë moment ai merr një propozim nga Xhelo Abazi për vrasjen e Sabri Rakipit një bashkëfashatar i tij, i moshuar afro 80 vjeç, i cili akuzohej për arratisje jashtë vendit. Vëllai im nuk po e konceptonte dot gjithë këtë situatë pasi si mund të arratisej një njeri në moshën e atij dhe si mund të vritej një njeri i pafajshëm. Por pavarësisht këmbënguljes për ta parandaluar këtë krim nëpërmjet denoncimit në organet e policisë, Sigurimi i Shtetit vret në kufi plakun Sabri Rakipi për të terrorizuar psikologjikisht popullin. Sigurisht për këtë vrasje ishin në dijeni Zija Kambo, Komandant i kufirit në Korçë dhe Kryetari i Degës së Brendshme në Korçë, Jani Naska, dhe vrasësit u dënuan formalisht. Menjëherë pas kësaj Jani Zoga u vu nën shënjestrën e Sigurimit të shtetit i cili po kurdiste rrëzimin dhe dënimin e tij. Nuk vonoi gjatë dhe në maj të 1957 Jani Zoga arrestohet padrejtësisht me akuzën e formimit të grupit armiqësor për vrasjen e Hrushovit, i agjentuar nga grekët në itinerarin Devoll-Shtikë-Kolonjë-Leskovik. Mbas hetuesisë duke mos pranuar akuzën, në 16 dhjetor 1961 vëllai im pushkatohet dhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri. Ne si familje nuk kishim dijeni për vrasjen e tij pasi mendonim se ishte me detyrë në Leskovik. Mirëpo filluam të shqetësoheshim pasi ai nuk po vinte më në shtëpi. Pritja jonë nuk zgjati shumë pasi filluan të na arrestonin njëri pas tjetrit. Ju tregova këtë ngjarje pasi këtu është e gjithë esenca e persekutimit tonë nga regjimi komunist duke përjetuar kampet e internimit të asaj kohe. Ku ju internuan? Si ishte jeta aty?

Ashtu siç e përmenda pak më parë menjëherë pas pushkatimit të vëllait tim, Jani Zoga, Sigurimi i Shtetit i cili ka qenë një organizatë apo një seksion i veçantë që është krijuar personalisht nga Enver Hoxha, për të shtypur dhe terrorizuar popullin dhe për të mbajtur pushtetin e tij, arreston vëllain tim me 15 vjet heqje lirie, xhaxhi im me 10 vjet së bashku me babin, dhe shumë fshatarë të tjerë si grup, por me akuza të ndryshme. Këto arrestime i referoheshin gjithnjë e më shumë thënies të Arianit Çelës që tha: “Partia jonë e kishte plan që 2000 veta do të burgoseshin në vit”. Këtë gjë e vërteton edhe Kadri Hazbiu, ish-Ministri i Brendshëm i cili thekson se “Partia jonë bënte dy lloj arrestime në vit, bënte për 1 Majin dhe për festat e Nëntorit ku arrestoheshin nga 400-500 veta sepse nevojiteshin që të punonin si skllevër”. Kështu fillon edhe kalvari i përndjekjes së familjes sime. Unë gjatë asaj kohe isha duke vazhduar studimet për mjekësi, vij këtu pasi punoja kohën e beharit në Voskopojë si kuadër i mesëm dhe mbas 15 ditësh vijnë më marrin në formën e arrestimit dhe më çojnë në Lushnjë. Atje unë nuk e dija që kishin marrë babain, vëllezërit e mi dhe xhaxhallarët, shikohem mbas disa muajsh me ta në internim. Më pas na marrin dhe na çojnë në Gradishtë, Savër dhe përfundimisht në Rrapës. Jeta në internim ishte e vështirë pasi atje futej pjesa më e shtypur, e përbuzur dhe e shfrytëzuar e shoqërisë. Punonim si gjithë punëtorët e tjerë, por kishim një dallim sepse shpërblimi nuk ishte njëlloj, punët më të rënda dhe shpërblimi i pakët, pra shfrytëzimi i madh. Jetonim në një barakë që vetëm sipër nuk pikonte, por frynte era nga të katërta anët, pa ngrohje, pa banjo, pra në mënyrë mizore dhe keqtrajtuese. Bënim dy herë në ditë apel. Duhet të dini diçka që nëpër kampet e regjimit ashtu siç ishte edhe Savra ka pasur plot njerëz intelektualë, fisnikë, që pavarësisht punës që kryenim atje se dihet që punët më të rënda i kishim ne, nuk na mungonte dëshira për dituri. Prandaj unë edhe pse u shkëputa nga studimet dhe nuk u diplo-


@

DOSJER

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

Vasil Zoga me të afermit në internim mova librat dhe leksionet universitare më vinin nga shokët e mi, mirëpo atje ku unë i fshija për të mos m’i gjetur kriminelët dhe skuthët e regjimit, mi hante miu. Kemi qenë në kondita të vështira mirëpo unë kam qenë i apasionuar për dituri dhe pavarësisht se punoja gjithë ditën në punë të rënda, nga ora 9 e darkës deri në orën 1:00 unë studioja. Prandaj pasioni dhe dëshira e madhe për një profesion nuk shuhet kurrë qoftë edhe i internuar nga regjimi. Sa vite qëndruat në internim? Unë kam qendruar në internim vetëm 5 vjet pasi fitova pafajësinë. Po si e fitova pafajësinë? Vjen për inspektim gjenerali Nevzat Haznedari, “kolonel i zi” ja kishin vënë titullin, me nja 15 oficera. Në atë moment unë isha duke mësuar pak gjuhë të huaj në një libër enciklopedik, por ju e dini që atëherë dënoheshe nëse mësoje gjuhë të huaj, të gjithë dolën shpejt e shpejt nga dhoma, ndërsa unë sa i fsheha nën krevat pasi erdhi dega e kontrollit, u takova ballë për ballë tek dera me Nevzat Haznedarin unë do dilja ai hyri. Në këtë moment më thotë: Nga je ti? Kolonjar jam i them unë. Ai vazhdon duke folur me njëlloj indiference dhe përbuzje: Çfarë e ke Jani Zogan? Dhe unë ja kthej vëlla e kam, i cili ashtu si ne ishte i pafajshëm, kështu që nuk keni pse më mbani këtu. Po thotë ai ti nuk ke asnjë faj. Dhe iku gjithë inat. Unë në çast duke i mbajtur mend orën, bisedën i drejtohem Haxhi Lleshit-President i Republikës, ku i shkruaj: në orën 10 të mëngjesit gjenerali Nevzat Haznedari me 15 oficera midis 500 njerëzve që ishin grumbulluar atje më ka komunikuar pafajësinë prandaj duhet të lirohem. Përgjigjja erdhi dhe unë lirohem nga internimi, por sigurisht me disa kushte pasi nuk lejohesha të shkoja në gjithë Shqipërinë dhe nën vëzhgimin e tyre. Pse u arrestuat? Mbasi lirohem mendova se drejtësia për pushkatimin e vëllait tim duhej të vihej në vend prandaj i kam dërguar letër vet kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehut, i cili ishte kriminel. Mbas disa ditësh që i kishte shkuar telegrami më thërrasin në zyrën e Mehmet Shehut për t’u përballur me të. Pasi letrat që unë kisha shkruajtur përmbanin urrejtje dhe mllef. Kështu që unë mbërrita ditën e hënë në orën 8:00 në zyrën e Mehmet Shehut, hyra atje dhe shikoj sekretaren dhe dy oficerë që më thonë: Prit. U hap dera e zyrës dhe shfaqet Mehmeti, një njeri i sertë, i dobët, vinte pak ezmer, jo shumë i gjatë, që na dukej ne si “gogol” nga larg. Vjen dhe më sheh nga koka tek këmbët. Të njëjtën gjë bëj dhe unë. Mbas 4-5 minutave që qëndruam duke parë njëri-tjetrin i them: Jam Vasil Kristaq Zoga, iu kam bërë dy letra skam marrë përgjigje. Kthehet nga sekretarja dhe me gishtin e dorës së majtë i drejtohet nxirri letrat. Në momentin që nx-

Jani Zoga Komandant i postës Bracanj-Devoll

ori letrat unë i drejtohem dhe i them ato që përmbante letra. “I nderuar shoku Kryeministër ti je përfaqësuesi i partisë dhe i shtetit, Enver Hoxha nuk ka kohë të merret me hallet tona, dua vetëm drejtësi, pafajësinë e vëllait tim të cilën e dua me dokumente. Ju vëllanë tim e njihni mirë pasi i keni varur 6 dekorata sepse ka mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Jani Zogan e kam vëlla nuk e mohoj kurrë dhe për vëllanë të vras”. Këtu u nxeh situata pasi shikimet tona ishin të egra si dy qen që do hanin njeri-tjetrin. Pa e kuptuar nga provokimi që unë i bëra dhe nervozizmi, fut dorën në brez dhe më nxjerr pistoletën e cila ishte e vogël dhe shkëlqente. Ma drejtoi pistoletën nga një distancë farë të vogël dhe unë qëndrova ashtu siç isha duke mos ja hequr sytë, kjo gjendje vazhdoi për gati 3 minuta dhe më pas ai e futi pistoletën në brez, dhe duke buzëqeshur nga njëra anë i ndriti një dhëmb prej floriri ku nga fytyra ishte nxirë dhe më tha: “E di partia atë punë”. Dhe u vërtetua që partia është mbi gjithçka pasi mbas një viti më arrestojnë. Në vitin 1975 pushohem nga detyra e mjekut me motivacionin se kishte tepricë kuadri, gjë që s’ishte e vërtetë pasi vendi kishte nevojë për mjek. Atë ditë që do arrestohesha unë nuk e dija se do ikja nga shtëpia në orën 5 të mëngjesit dhe do kthehesha pas 10 vjetësh për t’i parë fëmijët e rritur dhe gruan që më priste. Kështu që në 8 korrik 1976 arrestohem dhe dënohem me 12 vjet burg për çështje politike: “Agjitacion propagandë dhe rrëzimin e pushtetit popullor”. Çfarë ndodhi në hetuesi? Hetuesia ime vazhdoi për gati 9 muaj. Ishte tepër e vështirë dhe mizore pasi kaloje çdo ditë nën presionin dhe torturat që përdornin hetuesit apo dhe personat e Sigurimit të Shtetit për të pranuar atë që ti se ke bërë. Hetuesi im ishte Riza Tahollari. Torturat që ata bënin ishin nga më të ndryshmet, por ajo më e tmerrshmja për mua ishte gudulisja e cila të jepte humbje të vetkontrollit. Gudulisja nga shumë njerëz bëhet për të shkaktuar të qeshura, por mund të përdoret edhe si formë torture e cila ka pasoja fatale për njeriun qe e përjeton. Mua në hetuesi më lidhën këmbë e duar me zinxhirë dhe kam qëndruar ashtu me ditë të tëra pa bukë, pa banjo duke u gudulisur nga ata ku si pasojë kam humbur edhe ndjenjat. Mbaj mend që në hetuesi kam gjetur një copë të grisur gazete në të cilën ishte flamuri kuq e zi, e kam marrë dhe e kam fshehur në gji të më jepte forcën për të përballuar kërcënimet dhe torturat e kafshërisë komuniste. Si u zhvillua gjyqi? Gjyqi për mua ishte i papritur pasi më morën menjëherë dhe më nxorën para trupit gjykues. Atje më dolën shumë dëshmitarë ku disa prej tyre i kisha shëruar nga sëmundjet që ata vuanin pasi unë e ushtroja vullnetarisht detyrën time si mjek dhe

E SHTUNË 18 JANAR 2020

21

Vasil Zoga Punëtor në sektorin e fermës Rrapes

isha i gatshëm për t’u përgjigjur nevojave të popullit. Të gjitha dëshmitë e tyre unë i hodha poshtë duke protestuar ashtu siç protestova kur më arrestuan dhe gjatë hetuesisë duke kërkuar pafajësinë. Jam shprehur se unë kam dhënë kontributin tim e kam kryer detyrën time si mjek dhe nuk i kam përlyer duart e mia me gjak si ju. Këtu ju dogji atyre dhe më thonë si kush? Unë me atë kokëfortësinë time vazhdoj të cilën e kam ende dhe sot sa njerëzit më thonë që ty s’të ka ndrequr as burgu i Spaçit. I them si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Revoltohet trupi gjykues si Selami Janushi, i cili ngrihet në këmbë dhe më thotë po na njollos dy figurat më të shquara të Shqipërisë, do të futim “12 pashë në dhe”. Në atë moment unë i drejtohem portretit të Enver Hoxhës që ishte varur në mur ma sollën në shteg: “Enver Hoxha me buzëqeshjen e tij hipokrite i ka vënë kazmën Shqipërisë, ka ekzekutuar me qindra dhe mijëra shqiptarë, e ka kthyer Shqipërinë në burg, i ndrit gjaku në duar dhe fytyrë”. Këtu u nxeh situata dhe ata bërtisnin “ti je i çmendur do të çojmë për ekspertizë mjeko-ligjore”. Deri tani unë s’kisha pranuar gjë pas kësaj dola hapur si armik i pushtetit. Më dënojnë me 12 vjet burg. Mbasi morët dënimin, në cilin burg ju çuan? Më çojnë në burgun e Spaçit, ku mund të them me plot bindje se ka qenë një burg kaluar burgut hitlerian. Këtu i kanë hequr njerëzit zvarrë, kanë përdorur tortura nga më çnjerëzoret. Puna në galeri ishte e frikshme pasi të rrezikohej jeta nga vagonët me tonelata të mëdha mineralesh. Mbaj mend që kam hequr të “zinjtë e ullirit”, jam vrarë tre herë, ku herën e fundit çava veshkën e majtë, pasi u thyen shkallët gjatë punës në galeri. Kam qëndruar gati 13 ditë shtrirë me hemorragji dhe nuk duhej të futesha më në galeri pasi trupi im shfaqte alergji dhe më zihej frymëmarrja. Por pavarësisht kësaj synimi i tyre ishte që unë dënimin ta kryeja në galeri. Mirëpo unë u betova që do ja përmbysja të gjitha vagonët në galeri Enver Hoxhës dhe ashtu bëra. Në Spaç kishte plot të burgosur ku vërtet ishin viktima të atij regjimi, i cili nuk kursente askënd. Bashkëvuajtësit e mi ishin Muhamet Harremi, Kita Marku, Fadil Kokomani, Qani Sadiku, Vasil Jano, Astrit Xhaferri, Jorgji Gramozi etj, të cilët i kujtoj me një dhimbje dha dashamirësi të madhe. Gjatë kohës që ishit në internim dhe në burg e keni ushtruar profesionin si mjek qoftë edhe vullnetarisht? Që kur vesha bluzën e bardhë duke respektuar betimin ndaj hipokratit, në shpirt më lindi parimi im: Zoti në qiell dhe doktori në tokë. Ky parim më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime që në momentin që kam kryer detyrën e parë si mjek dhe deri sot që jam 80 vjeç. Kështu që nuk kisha si të bëja ndryshe kur regjimi komunist në fillim më internoi dhe

më pas më burgosi. E kam nisur shumë i vogël ushtrimin e detyrës si mjek nën kujdesin e Doktor Polenës për të cilin gëzoj një respekt të madh dhe kam ndihmuar edhe në lindjet urgjente pasi ishte nevoja. Unë kam dhënë kontributin tim si mjek edhe gjatë internimit në Lushnjë ku e nderoj shumë popullin e Lushnjës, dhe e respektoj për mikpritjen dhe besimin që kishte tek mua. Ka qenë mbi të gjitha një popull strehues. Kam shkuar vullnetarisht dhe kam dhënë ndihmën time sa herë që ata kishin nevojë dhe mbaj mend që doli një parullë asaj kohe për mua nga kundërshtarët e mi “Si doktor i shkëlqyer si armik gjarpër me dy koka”. Kam punuar gati 20 vjet si doktor kam dhënë kontributin tim të pakufizuar, kam shtruar dhjetëra urgjenca, kam pritur gati 38 lindje në rrethin e Lushnjës për raste urgjente pavarësisht se unë nuk isha i specializuar për këtë pjesë nevoja të bën që ta përballosh me sukses. Po ashtu edhe në burgun e Spaçit unë i jepja ndihmën time të burgosurve por fshehurazi me atë stetoskopin tim që ia kisha dhënë Kita Markos të ma mbante mënjanë. Këtu më ka ardhur keq për një të burgosur për vëllain e Liljana Kondakciut i cili ka vdekur vetëm për një nitroglicerinë dhe është diagnostikuar me sëmundje të rëndë. E kam parë në galeri dhe i thashë ikë je sëmurë nga zemra pasi e kishte shumë të dobët jo vetëm nga stresi por edhe torturat që kishte marrë, pësoi atak kardiak. Kjo është jeta… Do ju them diçka në repartin ushtarak në burg kishte ilaçe sa të doje këto i kam parë me sytë e mi. Unë gjatë kësaj kohe kisha edhe dy muaj burg, kanë kërkuar ndihmën time dhe shkoj në repart ku ishin vendosur gjithë ato ilaçe. Ilaçet kalbeshin dhe nuk përdoreshin për shërimin e të burgosurve. Zoti Vasil keni jetuar një periudhë të vështirë dhe të gjatë nën diktaturën komuniste. Si e keni përjetuar ardhjen e pluralizmit demokratik? Regjimi komunist ka shënuar një pikë kthese në shoqërinë shqiptare pasi ka qenë një sistem i tmerreve dhe vrasjeve masive të cilat kanë lënë gjurmë të mëdha në kujtesën e njerëzve që e kanë përjetuar atë kohë. Mund të them se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare ka qenë e persekutuar, e traumatizuar si pasojë e atij sistemi. Unë nuk e kam dashur Enver Hoxhën dhe sistemin komunist por as nuk e doja këtë pseudodemokraci e cila po na përçan dhe nuk po i jep vendin e duhur secilit prej nesh. Është njëlloj anarkie e zaptuar nga mafia dhe nga gjithë dukuritë negative të cilat çojnë në demoralizimin e shoqërisë. Unë e dua demokracinë, lirinë, pajtimin dhe vëllazërimin kombëtar, e dua Shqipërinë jam patriot dhe do të vdes i tillë pasi dua një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi dhe fëmijët e gjithë Shqipërisë. *Intervista u realizua për Kujto.al, Arkiva online e krimeve dhe viktimave të komunizmit


22

RAJONI

E SHTUNË 18 JANAR 2020

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

“Koalicioni i Shpresës”/ LDK dhe VV, mbi tehun e 100 ditëve përplasëse P

ërfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dhënë mbrëmjen e së mërkurës deklarata, të cilat nuk lënë vend të mendohet se mund të ketë një marrëveshje të afërt midis tyre. Deri më tani, dy partitë fituese kishin trumbetuar për një koalicion të përbashkët dhe të emëruar nga vetë ata si “Koalicioni i Shpresës”. Por, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi një ofertë që nuk u mirëprit nga LDK-ja. Ajo propozoi rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’u shkonte minoriteteve. Thënë ndryshe, LDK do të kishte 6 ministri, Vetëvendosja 5, ndërsa minoritetet 3 ministri. Lidhja Demokratike e Kosovës iu përgjigj me shpalosjen e një tjetër oferte, në të cilën kërkesë të qartë për koalicion ishte posti i Presidentit, Kryeparlamentarit dhe 5 ministri. Duke e konsideruar tallje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh se nuk mund të pranohej kurrsesi një ofertë e tillë. Në anën tjetër, nënkryetari i

Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, u shpreh se Kryetari i Kuvendit do të jetë Glauk Konjufca dhe kjo gjë nuk mund të ndryshohet. Ai tha gjithashtu se nuk mund të luhet “pingpong” me këtë pozitë, sepse tani nuk flitet më për Kryeparlamentar, por për emrin e Glauk Konjufcës. Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nuk do ta shqyrtojnë ofertën e fundit të bërë nga Vetëvendosja për bashkëqeverisje. Ai tha se brenda kësaj jave do t’i jepet fund “epilogut”nga organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shtuar se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit. “Ne nuk kemi pse ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosja, sepse në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda. Në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim apo këmbim të tyre, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Nuk shoh asnjë arsye të bisedojmë nga tri orë pa asnjë rezultat. Brenda kësaj jave, epi-

logu mund të jetë i organeve tona, por pas saj ne do të shohim se si do të reflektojë VV-ja. Në qoftë se oferta e VV-së është përfundimtare, atëherë edhe përgjigjja jonë duhet të jetë përfundimtare”, - tha kreu i LDK-së. Sekretari organizativ i partisë së Mustafës, Arban Abrashi, u shpreh të mërkurën në “T7” se Albin Kurti i do për partinë e tij tri pozitat kryesore dhe më tej përmendi edhe rrezikun për përqafimin e autokracisë. “Nëse një parti i merr këto tri poste, nuk është mirë për atë demokraci, sepse kompetencat e Presidentit në koordinim me Kryeministrin janë shumë të mëdha. Prandaj, rrëshqasim drejt autokracisë dhe LDK-ja këtë nuk e lë. Duhet me e kontrollu demokracinë në vend, që një parti mos me i marrë krejt këto. Këtë e kemi bërë për shtetin, jo për LDK-në. Nuk e di a ka prirje (autoritare), nuk po dojm as me e testu e as me bo prova me vendin tonë”, - tha Abrashi, duke theksuar se LDK-ja s’kërkon veçse një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar që garanton funksionimin e shtetit. Megjithatë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e

mohon ekzistencën e një kërkese për postin e Presidentit. “Propozimi i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e publikoi nënkryetari Besnik Bislimi, nuk e thotë një gjë të tillë. Ju kisha lut t’i referoheni të gjithë atij teksti dhe të mos flasim g jëra që nuk janë thënë asnjëherë”, - është shprehur Manxhuka për një media kosovare. Me gjithë bisedimet që janë zgjatur tashmë prej muajsh midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Kosova nuk ka ende një qeveri të re. Që nga e enjtja e javës së kaluar, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë zhvilluar takim për marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Kësisoj, po përmendet publikisht si zgjidhje edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, në rast se vazhdohet me kërkesa të karakterit të njëjtë, të panegociueshme. Në vizitën e tij, ambasadori amerikan Filip Kosnet, u bëri thirrje forcave politike nga selia e LDK-së që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, ndërkohë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se zgjidhjen e ka Vetëvendosja. Megjithatë, mbetet ende në pikëpyetje zgjidhja e ngërçit politik në Kosovë.

@

Në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim apo këmbim të tyre, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Nuk shoh asnjë arsye të bisedojmë nga tri orë pa asnjë rezultat. Brenda kësaj jave, epilogu mund të jetë i organeve tona, por pas saj ne do të shohim se si do të reflektojë VV-ja.


@

ARGËTIM

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

E SHTUNË 18 JANAR 2020

23

JAMES COOK PËRSHKON RRETHIN E ANTARKTIKUT nga GARY SATANOVSKY

J

epini kredi kapitenit James Cook: ai nuk do të ndalohej nga misioni i tij pa marrë parasysh çfarë. Jo shumë kohë pas eksplorimit të tij të parë të suksesshëm të oqeanit, atij iu dha komanda e dy anijeve dhe u ngarkua për të gjetur Terra Australis Incognita - kontinenti i madh që shtrihet poshtë ekuatorit. Raportet sporadike nga marinarët flisnin për të, por asgjë e sigurt nuk dihej kur Cook u nis në udhëtimin e tij të gjatë në jug. Në këtë ditë, 17 janar, në 1773, Rezoluta e anijes së Kapitenit James Cook padashur u bë e para që kaloi Rrethin e Antarktikut dhe anija e parë që lundronte ndonjëherë atë në jug. Ende duke mos gjetur kontinentin e përfolur, Cook urdhëroi eksplorimin e mëtutjeshëm të zonës, duke lundruar ku akulli lejonte

kalimin dhe kalimin e dimrave të akullt në Zelandën e Re. Më në fund duke hasur në një mur të ngurtë akulli duke bllokuar rrugën e tij, ai përfundoi kontinentin siç ishte parashikuar të mos ekzistonte, dhe u kthye përsëri për në Angli. Cook bëri një udhëtim të tretë për të kërkuar një thashetheme tjetër (dhe të kërkojë 20,000 për zbulimin e tij) - Rruga e tregtisë Passage Northwest që do të lidhë oqeanet Atlantik dhe Paqësorit. Cook e gjeti atë të pakalueshëm për shkak të akullit, dhe u kthye përsëri në tokat më të ngrohta, duke zbuluar përfundimisht Havain. Atje ai u takua me fundin e tij - një mosmarrëveshje me vendasit Hawai, lejoi një përleshje të vogël, gjatë së cilës Cook dhe disa marinarë të tjerë u vranë. Atij iu dha një varrosje vendase dhe disa nga eshtrat e tij u kthyen në ekuipazhin që mbijetoi për varrosjen e tyre tradicionale në det.

DASHI

DEMI

Binjakët

GAFORJA

Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të gjithë sektorët e jetës, si në sferën profesionale edhe në fushën e ndjenjave. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa problematika, të cilat kanë të bëjnë me vendin e punës.

Do të jeni të karikuar me një energji të pashtershme gjatë kësaj dite, e cila do të jetë e shtrirë në çdo sektor. Mjaft e f avorshme është fusha e ndjenjave dhe ajo profesionale.

Duhet të mundoheni të tregoheni më të hapur ndaj të r e j ave t ë r ë n d ë sishme, duke ndryshuar rutinën e kësaj dite. Parashikohet mundësia për të arritur objektiva të rinj.

Duhet të mundoheni që të tregoheni shu m ë t ë du r u a r lidhur me konflikte ndërpersonale. Yjet këshillojnë që të shmangni çfarëdolloj diskutimi sentimental dhe familjar gjatë kësaj dite.

Luani

Virgjëresha

Peshorja

Akrepi

Do të përjetoni një ditë e cila do të jetë e ekspozuar kryesisht sa i takon sferës profesionale, ku duhet të qëlloni në shenjë. Edhe në fushën e ndjenjave, do të vijojnë disa përballje me kritika.

Do të përballeni me kërkesa të reja për tu vënë në lojë sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale. Do të keni mbështetjen maksimale të yjeve.

Do t’iu duhet të hidhni një hap mb a s g j at ë k ë s aj dite, në mënyrë që të qartësoni situata profesionale dhe familjare. Vetëm duke hapur sytë, do të dini si të veproni.

Ka disa ndryshime të rëndësishme të periudhës së fundit me të cilat duhet të përshtatni. Ndryshimet do të përfshijnë qoftë fushën e ndjenjave edhe atë profesionale, ndaj duhet të tregoheni të matur.

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje do të mund të mbështeten në ndikimin negativ të planetit të Venusit, duke përfituar nga mundësitë në sferën profesionale dhe

SUDOKU

sentimentale.

Do të jeni mjaft të vendosur gjatë kësaj dite, ku ekziston mundësia që të hyni në konkurrencë në sferën profesionale. Fusha e ndjenjave do të jetë nën ndikimin pozitiv të yjeve.

Do të ndjeni nevojën për të vendosur ekuilibër në jetën tuaj, duke u afruar më shumë me partnerin/en. Parashikohet një e premte tepër pozitive.

Duhet të mundoheni të rrini larg kërkimit të mëshirës. Në këtë mënyrë nuk do të arrini asgjë. Do t’iu duhet të përqendroheni në objektivat profesionale dhe familjare.


24

E SHTUNË 18 JANAR 2020

REKLAMA

CMYK

www.fjala.al ONLINE 24 ORË

@


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Gazeta FJALA by Gazeta FJALA - Issuu