CMYK
OPINION
DEDIKIM
OPINION
INTERVISTA
OSBE-JA, KUR EDHE ATI I SHENJTË MUND TË THOTË: ALLAH, ALLAH, ÇFARË FATI KA KY RAMA!
LAMTUMIRË NANË GJELA E MIRDITËS!
TË KUJTOHET, JO TË SHITET
LEKA KRUTA, MEKANIKU QË U BË AKTOR HUMORI
NGA LORENCVANGJELI
NGA DOM GJERGJ META*
► ► F 13
► ► F 13
Flet i biri, Arbeni, të pathënat për aktorin e njohur të Estradës së Vlorës
► ► F 13
► ► F 14
Gazetë e pavarur. (3 herë në javë)
E shtunë 25 janar 2020 NUMËR 4. VITI I I BOTIMIT ÇMIMI 50 LEKË www.fjala.al
e-mail: info@fjala.al
BANDA E DURRËSIT
BINOMI I PANDASHËM KRIM-POLITIKË NË 30 VITE
KAPOT NË LIRI, “USHTARËT” NË BURG Nga Adriatik Coli tek Endrit Dokle, si u liruan katër vrasësit e bandës të dënuar me burgime të rënda. Kontratat e punës për Lul Berishën e Doklen, njëri te “Kullimi” e tjetri te “Ndërtimi” Nga Nikoleta Kovaçi
► ► F5
MAGNITUTË 6.5
Çfarë po ndodh në vendin tonë, ku politika përfshihet në krim gjatë “rrugës” së pushtetit dhe kur krimi afrohet në politikë për t’u “pastruar” dhe pasuruar. Cilat janë proceset më të bujshme të politikanëve të nisura nga viti 1991 dhe deri ato të cilat janë mbyllur me pafajësi? Moda e re e krimit të rrugës për t’u angazhuar në politikë dhe “Ligji i dekriminalizimit” që po sfidohet. Flet për gazetën “Fjala” politologu Ilir Kamelaj dhe avokati Ledio Braho
TËRMETI GODET TURQINË, KONFIRMOHEN VIKTIMAT E PARA ► ► F6
YURI KIM
Ambasadorja e veshur me antiplumb që do të “bëjë zap” Shqipërinë Një profil i paautorizuar i ambasadores amerikane që ka zbritur në vendin tonë për të zgjidhur krizën politike dhe vijuar punët që la përgjysmë Donald Lu
Nga Sebi Alla
Faqe 2-3
Nga Bardhi Quku
► ► F4
SUPLEMENTI SHËNDET
PERSONAZH
NJË LEKSION PËR BESNIKËRINË. METI, TIFOZI LEGJENDAR I TIRANËS
Muhamed Zalta zhvendoset për “Fjala” në të shkuarën, ku, sipas tij, rendja pas një topi përcillte të tjera emocione, prodhonte lot të vërtetë, trishtimi e gëzimi Nga Alessia Selimi
►► F
7
►► F
9,10,11
USHQYERJA E BEBEVE, GJITHÇKA QË DUHET TË DINI
Receta të shëndetshme për fëmijë. Intervistë me Arijana Zhubi Rokën, autore e librit “Kuzhina e bebit”
PUBERTETI I PARAKOHSHËM DHE USHQYERJA, EKSPERTËT NGRENË ALARMIN
VIRUSI NGA KINA
►► F
6
SHQIPËRIA VË NË ZBATIM PLANET E EMERGJENCËS
Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar ISHP-në që të përforcojë masat për infeksionet e rënda
CMYK
ALARMON INSTAT
►► F
5
DHUNA NË FAMILJE NË RRITJE, 13 RASTE ÇDO DITË Drafti/ Masa shtrënguese për dhunuesit, largohen nga banesa menjëherë pas denoncimit
2
E SHTUNË 25 JANAR 2020
www.fjala.al
KRYESORE
ONLINE 24 ORË
Binomi i pandashëm krim-politikë në 30 vite
@
Çfarë po ndodh në vendin tonë, ku politika përfshihet në krim gjatë “rrugës” së pushtetit dhe kur krimi afrohet në politikë për t’u “pastruar” dhe pasuruar. Cilat janë proceset më të bujshme të politikanëve të nisura nga viti 1991 dhe deri ato të cilat janë mbyllur me pafajësi? Moda e re e krimit të rrugës për t’u angazhuar në politikë dhe “Ligji i dekriminalizimit” që po sfidohet. Flet për gazetën “Fjala” politologu Ilir Kamelaj dhe avokati Ledio Braho Nga Sebi Alla
K
orrik 1993, ende nuk ka dalë “qejfi” i britjes për demokraci, edhe pse pak e kuptonin çdo të thoshte kjo fjalë e madhe. Për herë të parë, zyrtarë të nivelit të lartë do të viheshin nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Proces politik apo duke iu përmbajtur ligjit, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe për shtjellim, por në pikun e vapës së 31 korrikut, në duart e liderit të opozitës, kryetarit të PS-së dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, u vendosën prangat. Akuzat ishin për vjedhje dhe shpërdorim detyre me ndihmat humanitare në prag të viteve ‘90. Përveç dyshimeve për arrestim politik, ishte nisja e parë e një procesi që edhe politikanët me dhe pa imunitet do të ishin si “gjithë të tjerët”… Pas një hetimi dhe gjyqi të shpejtë, Nano do të dënohej me 12 vjet burgim, por në mars 1997, merr amnistinë presidenciale të Sali Berishës, pasi kishte kryer 1485 ditë burgim. Më vonë, Nano siguroi pafajësinë nga Gjykata dhe njëkohësisht mori një dëmshpërblim për burgim të padrejtë. Shenjat se politika nuk ishte e paprekshme ishin dhënë edhe një vit më parë, kur Prokuroria nisi hetimet për atë që njihet si skandalin “Arsidi” dhe arrestohet ish-kryeministri Vilson Ahmeti, i konsideruar përgjegjës për kambialin 1.6 milionë USD për të shlyer borxhin e jashtëm. Pas 2 vitesh në burg, nga këto, 8 muaj arrest shtëpie, Ahmeti merr pafajësinë në vitin 1995. Edhe brenda vetë kampit qeveritar të kohës, nisën procese hetimore, ku i bujshëm ishte ai që konsiderohet si “skandali i drurit të arrës”, ku ministri Financave, Genc Ruli, dhe ai i Bujqësisë, Rexhep Uka, kaluan në proces hetimi, por çështja u mbyll nga Prokuroria, pa shkuar në Gjykatë. Ishte ende kohë përplasjesh të forta politike, por edhe idealesh, ku fjala korrupsion i zyrtarëve të nivelit të lartë mbetej
DREJTESIA
Dekriminalizimi, ligji “i fortë” që nuk pati vlerë rotacioni politik pas tetë vitesh qeverisje të së djathtës, të kryesuar nga Sali Berisha, solli një tjetër pazëll në R Parlament. Kjo lidhej edhe më një zhgënjim të madh
Lindi një tjetër klasë politike, pa shumë bosht ideologjik dhe programesh, por e lidhur me klientelizëm, grabitje të fondeve publike, allishverishe, të cilat jo vetëm shuan shpresën e idealistëve politikë, por i dhanë një hov një tjetër kategorie njerëzish, që përfshirjen në politikë dhe mbajtjen e posteve të larta shtetërore e shihnin si mundësi përfitimesh materiale
shumë e vogël. Politika eci, krimi gjithashtu, gati një hap me të. Lindi një tjetër klasë politike, pa shumë bosht ideologjik dhe programesh, por e lidhur me klientelizëm, grabitje të fondeve publike, allishverishe, të cilat jo vetëm shuan shpresën e idealistëve politikë, por i dhanë një hov një tjetër kategorie njerëzish, që përfshirjen në politikë dhe mbajtjen e posteve të larta shtetërore e shihnin si mundësi përfitimesh materiale. Shumë politikanë bënë “krime” rrugës, kryesisht me çështjet korruptive, por ndodh ajo që kurrsesi nuk pritej: “krimi i rrugës kapi elitën e pushtetit”. Akoma më rëndë, politikanë, duke
nisur nga deputetë e më pas kryebashkiakë, anëtarë këshillash bashkiakë dhe drejtues të lartë të administratës politike, me të shkuar të errët kriminale, “hoqën” uniformën e burgut dhe veshën atë të zyrtarit. Nuk është më vetëm dyshimi se politika është e lidhur me krimin, por vetë krimi po bën politikën. Abuzimet me taksat qytetare, tjetërsimi i pronës dhe influencat që kanë mbytur konkurrencën e ndershme i kanë dhënë Shqipërisë “damkën e merituar” si vendi më i korruptuar në Evropë. Të gjitha shigjetat e sulmit janë përqendruar ndaj sistemit të drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk dënuan
korrupsionin dhe zyrtarë të nivele të larta drejtuese, por pak ia kthejnë thikën vetes, që janë përgjegjës për afrimin e krimit në oazin e “parajsës” së paprekshme politike. Nga ana tjetër, shoqëria me të drejtë vote po bën “kompromisin e dhimbshëm”, duke marrë pjesë indirekte në këtë krim dhe duke votuar si përfaqësues të tyre të fortët, trafikantët apo grabitësit, edhe pse të shkuarën e tyre të hershme, por edhe të afërt e dinë mjaft mirë. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë u mbyll me kohën e largët të burgosjes së Fatos Nanos, ndërsa më pas, deri në rang zëvendësministrash ishin përballur me drejtësinë, por edhe ata në fund, pasi kryen disa kohë burgim, morën pafajësinë. Proces i bujshëm ishte ai i vitit 2001, ku zëvendësministri i Brendshëm Bujar Himçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veli Myftari, u arrestuan dhe u proceduan penalisht për skandalin me tenderin e pasaportave. Pas disa muajsh burgim, ata morën pafajësi në Gjykatë. Po ashtu edhe ish-zëvendësministri i Transportit Nikolin Jaka u arrestua dhe u mbajt disa muaj në burg dhe në fund u shpall i pafajshëm. I vetmi person me status ministri që ka bërë burg dhe u fut në listën
popullor, nisur nga shumë skandale të dyshuara korruptive në nivele të larta drejtuese dhe një lloj arrogance e pushtetit. Partia Socialiste dhe LSI fituan shumicën, duke nisur koalicionin, i cili në vitet e para i ngjante një “dashurie të zjarrtë”, por në fundin e katër viteve kaloi në një “urrejtjeje pa fund”. Parlamenti i vitit 2013 do të mbahet mend jo vetëm për cilësinë e ulët intelektuale, por mbi të gjitha të personazheve të botës së krimit që ishin kthyer papritmas në ligjvënës dhe “përfaqësues të popullit”. Shpejt nisën të dilnin emrat e të dyshuarve për krime të rënda jashtë vendit, të cilët gjendeshin aty në Parlament. Përplasjet politike patën një të mirë edhe me nxitjen e faktorit ndërkombëtar për të hartuar dhe më pas miratuar me konsensus “Ligjin e dekriminalizimit”. Paradoksi ishte se vetë ata që miratuan ligjin do të prekeshin prej nismës së re. Gjashtë deputetë u detyruan të linin mandatin, pasi iu zbulua e kaluara e tyre kriminale. Më pas, me radhë, kryetarë bashkish, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe drejtues të lartë të administratës publike mbetën në kthetrat e një ligji në dukje të ashpër. “Ligji i dekriminalizimit” vijon të tregojë se në politikën dhe administratën shqiptare ka ende persona të dënuar apo të hetuar për vepra të ndryshme penale. Nga marsi i vitit 2016 dhe deri më tani, janë mbi 400 zyrtarë të lartë publikë, të cilët janë larguar nga sistemi, pikërisht për të shkuarën kriminale. Një shifër e lartë në dukje, por frika nga ky ligj thuajse është shuar. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, janë zbuluar deri më tani gjashtë kryebashkiakë, të cilët dyshohet se kanë fshehur të kaluarën kriminale. Në proces verifikimi janë edhe disa të tjerë, të cilët me gjasë do t’i bashkohen shumicës “së damkosur”, por pasoja penale për ta ende nuk po shihen.
e “të ndëshkuarve” të nivelit të lartë është Spiro Ksera, që e ushtroi detyrën gjatë kohës së qeverisë “Berisha”, në mandatin e dytë të tij. Të gjithë emrat elitë të politikës me radhë kanë kaluar një herë nga dosjet e Prokuror-
isë, duke nisur nga Ilir Meta, Lulzim Basha, Edi Rama dhe ministra nga të gjitha kahet. Finalja për ta dukej ende pa nisur, ku dosjet ose janë mbyllur që në Prokurori, ose kishin “fundin e lumtur” me pafajësi në Gjykatë.
Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Nikoleta Kovaçi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al
@
www.fjala.al
E SHTUNË 25 JANAR 2020
KRYESORE
ONLINE 24 ORË
ILIR KALEMAJ, POLITOLOG
LEDIO BRAHO, AVOKAT
Dikur krimi financonte fushata politike, sot kandidon vetë
Ligj i ashpër, por mund të forcohen masat administrative
olitika dhe lidhjet me krimin si koncepte qeverisëse, përse shoqëria P shqiptare mbështet kandiatet me të
iskutimi nëse ka dështuar ose jo Ligji i Dekriminalizimit dhe të çarat D që po gjejnë personazhet me të shkuar
kaluar të errët. Kohët e fundit janë zbuluar një numër i madh zyrtarësh të lartë publik me të shkuar të errët kriminale. Përse persona me rekorde kriminale i afrohen politikës? Kujtojmë që “Ligji i dekriminalizimit” lindi si nevojë në vitin 2016 për të frenuar disi këtë fenomen, por sërish çdo ditë e më shumë rastet shtohen. A ka problem ligji apo çedon vetë politika? Shqipëria, edhe si detyrim i përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, e ka për obligim të përshtasë acqui communitaire të BE-së dhe për këtë është dhënë asistencë ligjore dhe financiare në vazhdimësi nga Brukseli, edhe në kuadër të programeve CARDS (2001-2006), si dhe IPA I (2007-2013) dhe IPA II (2014-2020). Nuk ka qenë asnjëherë problem i mospasjes së ligjeve të mira, pasi edhe duke marrë parasysh se kemi qenë kuazisovran në vendimmarrje, ligjet i kemi adaptuar “Made in Europe”, por problemi ka qenë gjithnjë zbatimi. Kjo ka qenë thembra e Akilit. Qoftë për sa i përket vullnetit politik, qoftë për korrupsionin në gjyqësor apo për punën e mangët të organeve ligjzbatuese. Ajo që ka ardhur në progresion me kurbë të fortë rritëse ka qenë penetrimi i krimit në politikë, madje veshja me kostum zyrtar e krimit. Dikur kriminelët sponsorizonin ose mbështesnin fushata elektorale, sot guxojnë të kandidojnë dora vetë. Beteja e humbur me krimin sjell dhe atë që rëndom në literaturë njihet si “kapja e shtetit”. Asnjë ligj dekriminalizimi nuk mund ta zgjidhë me një të rënë të lapsit këtë punë, nëse nuk krijohen institucione të forta që kontrollojnë dhe balancojnë njëra-tjetrën. Vende me demokraci hibride e kanë të zhvilluar këtë fenomen. Përse ndodh kjo që krimi dhe politika bëhen bashkë, aq sa sot është e vështirë të dallohet ku nis njëra dhe përfundon tjetra? Ky fenomen ka qenë përgjithësisht i përhapur në Rusinë e Jelcinit në periudhën passovjetike, ku një pjesë e Dumës ishin kriminelë ose oligarkë me rekorde kriminale, të cilët arritën të hynin në organin më të lartë legjislativ të vendit. Natyrisht, i ndajmë në shkallë të
ndryshme vende me demokraci hibride apo me tendenca të forta autokratike ku hyn edhe Shqipëria. Fakti që kemi rënë plot 23 vende në 3 vite në perceptimin e korrupsionit sipas Transparency International, duke u renditur tashmë krenarisht në vend të 106-të nga 180 vende, nuk duhet të na bëjë aspak krenarë. Një tjetër e dhënë e para dy ditëve nga Forumi Ekonomik Botëror na rendiste në vend të parafundit (të 87-ët nga 88) për sa i përket mobilitetit social që përfshinte faktorë si papunësia e të rinjve, mungesa e perspektivës etj. Natyrisht, në këto kushte, korrupsioni kapilar dhe martesa e krimit me politikën janë si vajisje për ingranazhet e ndryshkura të vendimmarrjes dhe ritheksoj se pa institucione të forta, pa rregulla loje të qarta ku “demokracia të jetë e vetmja lojë në qytet”, nuk mund të ketë luftë reale ndaj tendencave për “kapje shteti”. Kemi edhe një shoqëri që ua njeh të shkuarën kriminale disa individëve, por përsëri i votojnë. Përse kjo prirje për të pasur në drejtim elementë të krimit që, të veshur nën petkun e biznesmenit, i futen politikës? Fakti që dominojnë “të fortët”, “biznesmenët”, “oligarkët”, ata që kanë mundësinë financiare, mungesën e skrupujve, lidhjet e duhura me politikën të na imponohen edhe si ligjvënës, edhe si burokratë, në fund të dekadës së tretë të tranzicionit, është një fakt që duhet të na bëjë të reflektojmë, por edhe të reagojmë. Është koha që të ketë një pakt politik. Jo një pazar, por një pakt të vërtetë për të garantuar fillimisht gjërat thelbësore, të drejtën e gjithkujt për votë të lirë dhe të barabartë, të drejtën e fjalës të pakërcënuar nga petka censuruese, të drejtën e organizimit politik bazuar në demokracinë e brendshme partiake, të drejtën për të pasur rregulla loje të barabarta dhe akses në institucione të pavarura, që mandej të krijojmë edhe shtetin e mirëfilltë të së drejtës, kontroll dhe balancë mes institucionesh, një pushtet të tretë të vërtetë dhe të pakorruptuar, të pandikuar politikisht dhe që jep drejtësi të paanshme, por edhe një media kritike dhe një shoqëri civile vibrante. Në mënyrë që shqiptarët ta gjejnë shpresën këtu, në këtë vend, të besojnë që puna të vlerësohet, që djersa të shpërblehet, që ka një të ardhme për fëmijët e tyre në këtë vend.
3
kriminale për tu pëfshirë në politikë. “Ligji i dekriminalizimit”, i hyrë në fuqi në vitin 2016, si nevojë e domosdoshme për të parandaluar përfshirjen e krimit në politikë, u konsiderua si ndër më të ashprit, që në thelb cenonte liritë dhe të drejtat e njeriut. Megjithatë, pas katër vitesh funksion, a mendoni se ka dështuar ky ligj? Ky ligj është i ashpër dhe i miratuar në kushte in extremis, kur politika dhe institucionet u populluan me persona
Ky ligj është i ashpër dhe i miratuar në kushte in extremis, kur politika dhe institucionet u populluan me persona të dënuar për vepra nga më të rëndat. Qëllimi i këtij ligji ishte parandalimi i kriminalizimit të politikës dhe niveleve drejtuese të administratës qendrore dhe asaj vendore. të dënuar për vepra nga më të rëndat. Qëllimi i këtij ligji ishte parandalimi i kriminalizimit të politikës dhe niveleve drejtuese të administratës qendrore dhe asaj vendore. Megjithatë, qëllimi nuk ishte vetëm parandalues, por edhe spastrues për të gjithë ata persona të inkriminuar që ishin pjesë e organeve që prekeshin nga ky ligj në momentin e hyrjes së tij në fuqi. Nuk mund të themi se ky ligj ka dështuar për faktin e vetëm se mbi 400 zyrtarë dhe të zgjedhur vendorë e qendrorë janë larguar ose janë penguar të kandidojnë për pozicione publike, çka tregon që zbatimi i tij jo në pritshmëritë e publikut nuk është çështje e vakumit ligjor, por e vullnetit për të zbatuar
ligjin. Duke qenë se të gjitha subjektet që kanë pasur ndalime për kandidim në bazë të këtij ligji vijnë nga mazhoranca aktuale, është përgjegjësi e Partisë Socialiste që nuk ka përdorur një nga të drejtat që ky ligj u jep partive politike për verifikim paraprak të kandidaturave, kërkesa këto që mund të kryhen edhe jashtë periudhave zgjedhore duke marrë dhe pëlqimin e kandidatit. Për të gjitha rastet që ky ligj ka dhënë efekt sa i përket largimit nga pozicionet publike të të emëruarve apo të zgjedhurve, kanë qenë denoncimet publike të opozitës, të shoqëruara me kërkesa nga kjo e fundit, që kanë iniciuar verifikimin e këtyre subjekteve. Kujtojmë se, pavarësisht klauzolave që përcakton, shumë individë kanë mundur ta kalojnë “filtrin”, ndonëse më vonë janë zbuluar se kanë të kaluar kriminale. A mendoni se duhen amenduar nene të veçanta dhe ashpërsuar edhe më shumë, që individët të cilët janë subjekt i këtij ligji, duhet t’i nënshtrohen verifikimit dy muaj para se të kandidohen? Nuk është e nevojshme që të ketë parashikime të tilla ligjore, por duhet që partitë politike të kenë vullnetin politik që të kërkojnë verifikimin paraprak të kandidatëve potencialë që synojnë të përfshijnë në zgjedhjet vendore apo ato qendrore. Ajo se çka mund të sanksionohet në ligj për shmangien e këtij mosverifikimi paraprak është që në rast se të zgjedhur, subjekt ndalimi i këtij ligji, konstatohen në një moment të dytë se nuk duhet të kishin kandiduar për shkak të të shkuarës kriminale, partitë politike nën logon e të cilave kanë garuar, duhet të dënohen me dënime administrative me gjobë në vlera të konsiderueshme. Gjithsesi, ky ligj nuk i jep zgjidhje problematikës tjetër, që persona të inkriminuar nuk kandidojnë personalisht, por investohen për kandidimin dhe zgjedhjen e personave të tjerë që nuk kanë pasur probleme me ligjin, por janë totalisht të varur në vendimmarrjen e tyre nga grupe të caktuara kriminale. Dosja 339 tregoi fare qartë se si një grup kriminal u investua dhe arriti që të zgjidhte deputetë në Parlamentin e Shqipërisë si dhe të ndikonte në kandidimin për kryetar bashkie të personave të preferuar.
4
E SHTUNË 25 JANAR 2020
POLITIKË
YURI KIM Ambasadorja e veshur
me antiplumb që do të “bëjë zap” Shqipërinë Një profil i paautorizuar i ambasadores amerikane që ka zbritur në vendin tonë për të zgjidhur krizën politike dhe vijuar punët që la përgjysmë Donald Lu
ONLINE 24 ORË
AMBASADORET
ULYSSES GRANT-SMITH
I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm MANDATI: 22 shtator, 1922-8 shkurt 1925 TITULLI:
CHARLES C. HART
I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm MANDATI: 27 maj, 1925-12 dhjetor 1929. TITULLI:
HERMAN BERNSTEINE
I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm MANDATI: 17 shkurt, 1930-24 shtator, 1933. TITULLI:
POST WHEELER
I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm MANDATI: 26 gusht 1933-1 nëntor, 1934. TITULLI:
HUGH G. GRANT
Nga Bardhi Quku
I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm MANDATI: 9 gusht, 1935-27 shtator, 1939. TITULLI:
N
jë vogëlushe 3-vjeçare me një emër tipik aziatik, Yuri Kim, e cila lë vendin e saj të lindjes, Korenë e Jugut, për t’u zhvendosur në ishullin e Guamit, vështirë se do ta kishte menduar ndonjëherë se do të ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e një vendi të vogël bash mu në mes të Evropës, e një vendi që bart aq vuajtje që nga regjimi komunist e deri në konfliktet partiake të ditëve të sotme. 3-vjeçarja Kim do ta ndiente ndikimin që do të linin tek ajo, Shtetet e Bashkuara, pasi kishte zbritur pikërisht në një territor të zotëruar nga amerikanët. Një territor aq i lakmuar për vetë Uashingtonin, ekzistenca e të cilit tri vite më parë gati u vendos në diskutim, kur Koreja e Veriut kërcënoi se do të bombardonte bazat ushtarake amerikane në Guam. Ishulli i Guamit do të ishte vendi që do t’i sillte dhimbjen e madhe, kur Yuri Kim humbi mamanë e saj në aksidentin ajror të 6 gushtit 1997 bashkë me 228 pasagjerë të tjerë në bord. Megjithatë, Yuri Kim do të vazhdonte rrugën e saj në diplomaci, teksa kishte në xhep dy diploma, njërën të fituar në Universitetin e Pensilvanisë për shkenca politike, fushë në të cilën studioi përgjatë viteve 1989993 dhe tjetrën për teoritë politike nga Universiteti i Kembrixhit në Angli përgjatë viteve 1993-1994. Yuri Kim ka qenë gjithmonë aty për të dhënë ndihmën e saj, veçanërisht gjatë qeverisjes së George W. Bush, kur ishte pjesë e delegacionit amerikan bashkë me Christopher Hill, në bisedimet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. “Ua them shpesh njerëzve nëse jini vërtet tërheqës, atëherë diplomacia bën për ju. Ju duhet të dini deri në detaje për atë vend ku shkoni. Më parë nuk kisha asnjë njohuri mbi zhvillimin nuklear të Koresë së Veriut, por më desh të mësoja, të bëhesha eksperte e kësaj çështjeje”, -
www.fjala.al
1945-1990
Sistemi komunist ndërpreu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe e shpalli atë armikun më të madh të shqiptarëve 15 MARS 1991 - Rifillim i marrëdhënieve diplomatike SHBA-
Shqipëri
1 TETOR, 1991 - Hapet ambasada
I Ngarkuar me Punë ad interim - Christopher Hill.
WILLIAM E. RYERSON
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI: 2 dhjetor, 1991-13 tetor, 1994.
JOSEPH E. LAKE
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI 5 korrik, 1994-15 mars, 1996.
MARISA R. LINO
TITULLI: Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme MANDATI: 2 korrik, 1996-20 maj, 1999.
JOSEPH LIMPRECHT
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm NIS PUNËN: 7 korrik, 1999 PËRFUNDIMI I MISIONIT: Vdes në veri të Shqipërisë, 19 maj
2002.
JAMES F. JEFFREY
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI: 3 tetor, 2002-2 maj, 2004.
MARCIE B. RIES
TITULLI: Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme MANDATI: 18 Tetor, 2004-15 qershor, 2007.
JOHN L. WITHERS II
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI: 28 korrik, 2007-18 gusht, 2010.
u shpreh Kim në shtatorin e 2017-ës, kur Guami ishte bërë pika kryesore e tensioneve midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Përveç studimeve në shkencat politike, Yuri Kim e dinte se i duhej edhe njohja e gjuhëve të huaja, një aset tejet i rëndësishëm për një diplomat, duke nisur me gjuhën e saj të nënës, atë koreane, anglishten, kinezishten, japonishten dhe turqishten; shumica e gjuhëve vijnë prej eksperiencës në Azi dhe në Lindje. “Ndjeva se ekspozimi ndaj kulturave të ndryshme, përfshirë edhe vetë Korenë
ku unë kam lindur, Japoninë, ku shkojnë shumë nga turistët tanë, Tajvani, Kina dhe Australia kanë qenë shumë të rëndësishme për mua”, - theksoi Kim gjatë një takimi me studentë në Guam, shtatorin e 2017-ës. Yuri Kim iu bashkua Shërbimit të Politikës së Jashtme amerikane 1996, gjatë kohës kur SHBA nuk po investonte sa duhet në diplomaci dhe po vuante për diplomatë të rinj. Ajo vendosi të shkonte së pari në Pekin, i cili do të pasohej nga me shërbimin diplomatik në Tokio. Më pas ajo u kthye në Uashington, e mandatuar
ALEXANDER A. ARVIZU
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI: 1 korrik, 2010-11 janar, 2015.
DONALD LU
TITULLI: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm MANDATI: 6 janar, 2014-18 shtator 2018.
nga Departamenti i Shtetit për të drejtuar grupin e diplomatëve të nivelit të mesëm. Në atë kohë, diplomati më i lartë amerikan ishte Colin Powell, të cilin e duartrokisnin sa herë kalonte në hollin e ndërtesës, Yuri Kim do të punonte gjatë. Seuli do
të ishte stacioni i radhës për Yuri Kim. Gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut, ajo shërbeu si shefe politike e njësisë së brendshme të ambasadës. Pasi kaloi 10 vitet e para të karrierës së saj në Shërbimin e Jashtëm midis Uashingtonit dhe Azisë, Yuri Kim
@
mësoi kinezisht dhe gjuhën japoneze. Erdhi një moment dhe Yuri Kim vendosi se duhej të fitonte një përvojë tjetër, ndryshe nga Azia. Ajo shigjetoi një rajon tjetër, siç ishte Lindja e Mesme. Yuri Kim zgjodhi Irakun. “E dija se Iraku do të vazhdonte të ishte në qendër të politikës së jashtme të SHBA-së”, ndërsa shumë kolegë të saj kontribuonin shërbenin atje që prej vitit 2003 kur u përmbys Saddam Hussein, “...kështu erdhi radha ime”, tha Kim. Diplomatët në karrierë që shërbenin në Irak u duhej të zbritnin edhe në zonat e luftës për të parë nga afër situatën. Kështu që, ndryshe nga Yuri Kim nuk është për t’u habitur që shumë diplomatë zgjodhën, Londrën, Parisin, Berlin apo vende të tjera, krejt të rehatshme. Yuri Kim kujton se gjatë shërbimit në Irak veshja e saj e përditshme ishte një xhaketë antiplumb për ta mbrojtur atë nga rreziqet që prodhonte një vend si Iraku. Pas Irakut Yuri Kim u shpërngul në Turqi, ku punoi si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Ankara. Ajo do t’i bashkohej më vonë delegacionit amerikan të negociatave për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Yuri Kim ka thyer tabutë e shumta me të cilat ajo përballej kur nisi karrierën në diplomaci, pasi kjo fushë e marrëdhënieve ndërkombëtare ishte e dominuar kryesisht nga meshkujt. Kjo eksperiencë e katapultoi atë Drejtorinë e Departamentit të Shtetit të Qendrës për Studimin e Diplomacisë, shefe e stafit të zëvendëssekretarit të Shtetit dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane për çështjet politiko-ushtarake. Përpara se ajo të propozohej si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim shërbente që prej 2018-ës si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, në Byronë e Departamentit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Eksperienca e saj mbi sfidat e sigurisë së vendeve të Evropës, Azisë, Lindjes së Mesme e shoqëruar me suksesin e saj në të gjitha shërbimet diplomatike e bënë Yuri Kim një zgjedhje të shkëlqyer si ambasadorja e 16-të e SHBA-së në Shqipëri. Shqipëria për Yuri Kim është një realitet të cilin ajo ndoshta e njeh pak në aspektin kulturor por realitetin politik e njeh mjaft mirë. Ajo pritet të vijojë “punët” e lëna përgjysmë nga paraardhësi i saj Donald Lu, pasi Yuri Kim i duhet të zgjidhë krizën politike në vend, avancimin e reformës në drejtësi, ku pas SPAK-ut pritet të ngrihet edhe BKH-ja sipas modelit të FBI-së amerikane. “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, - u shpreh ajo sapo zbriti në Tiranë. Dhe vërtet, 49-vjeçarja Yuri Kim do të ketë shumë punë me ne shqiptarët, që presim nga ambasadorja e veshur me antiplumb ta bëjë “zap” këtë vend, që politika e ka shndërruar në delen e zezë në mes të Evropës .
@
www.fjala.al
E SHTUNË 25 JANAR 2020
AKTUALITET
ONLINE 24 ORË
5
Të liruarit e Bandës së Durrësit
ADRIATIK COLI Nga Nikoleta Kovaçi
M
esshkurt 2015! Fiton lirinë një prej personave që me dëshminë e tij tronditi gjithë vendin. Madje, ishte ndër të parët që pranoi të rrëfehej nën statusin “i penduari”. Rrëfeu krime, vrasje, atentate, dhunime, trafiqe, pazare e deri abuzime dhe fitoi mundësinë e një lirie të shpejtë. Madje, rrëfimi i tij çoi pas hekurave 16 persona, të quajtur dhe ashtuquajtur Banda e Durrësit! Ky ishte Adriatik Coli. Të gjithë kapot e kësaj bande që ishin në pranga, ishin kishin marrë vendime të mëdha dënimesh, disa prej tyre, përfshi edhe dy drejtuesit-rivalë, burgime të përjetshme. Por dalja në liri e rrëfyesit të krimeve të bandës duket se ka ngacmuar edhe drejtuesit, ku pas tij, vetëm një vit më vonë del Lulëzim Berisha. Bashkëngjitur kërkesës së tij për liri, në Gjykatë, erdhën edhe dy dokumente të tjera: njëra ishte një kontratë pune dhe tjetra ishte një epikrizë që tregonte se gjendja shëndetësore e të burgosurit ishte e rëndë. Në Gjykatë, në dosjen që do të plotësonte kërkesën për liri të Berishës ishte edhe sjellja e tij shembullore, mosmundësia e familjes së tij për të jetuar pa të e rehabilitimi i plotë i të burgosurit. Kërkesën për punë ia kishte lëshuar ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Madje, në kërkesë përcaktohej edhe vendi i punës së tij: te sektori i kanalizimeve në Bashki! Për pasojë Lulëzim Berisha e la qelinë. Zhurmë e madhe e pasoi lirimin. U ndëshkuan gjyqtarë, drejtues burgjesh e ndonjë rojë burgu, por Berisha vazhdoi jetën i qetë. Madje, u pa pak muaj më vonë edhe në fushatë elektorale teksa përqafohej me drejtues subjektesh politike. ME KONTRATË PUNE LIROHET EDHE DOKLE Pas Lul Berishës, nisi të luante me lumë kërkesash në Gjykatë edhe Endrit Dokle. Ishte rivali i tij, ku pasi u ndanë në vitin 2003, ata vijuan të vrasin njerëzit e njëri-tjetrit. Madje, u tha se jo pak herë për eliminimin e Lul Berishës, Dokle hodhi shuma të mëdha parash. Po ashtu pajtoi si vrasës me pagesë skuadra të rinjsh e ndër ta edhe dy persona nga Kosova. U kryen një sërë atentatesh e ndërkohë Lulëzim Berisha mundi të largohej nga vendi në vitin 2005, konkretisht për t`i shpëtuar vrasjes. Po ndërsa gjithë grupi, ata që mbetën gjallë, u goditën nga Policia, veprimet e së cilës asokohe orientoheshin nga i ndjeri Sokol Olldashi, avokatët mbrojtës të anëtarëve të bandës famëkeqe nisën të shfrytëzonin hapësirat ligjore. Duke gjetur një Prokurori të paqartë, një gjyqësor të korruptuar dhe një Këshill
shkurt 2015 (I penduar)
LULËZIM BERISHA
dhjetor 2016 (I dënuar me burg përjetë)
SARDJAN SULEJMANI tetor 2019 (I dënuar me 25 vjet)
ENDRIT DOKLE
janar 2020 (I dënuar me burg përjetë)
Kapot e Bandës së Durrësit në liri, në burg vetëm “ushtarët” Nga Adriatik Coli tek Endrit Dokle, si u liruan katër vrasësit e bandës të dënuar me burgime të rënda. Kontratat e punës për Lul Berishën e Doklen, njëri te “Kullimi” e tjetri te “Ndërtimi” Vrasjet sipas Prokurorisë Vrasja e Dritan Sallakut, 17.10.1998 në Durrës. Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës, Plagosja Marsel Sotirit, 29.10.1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit Vrasja e Marsel Sotirit, 22.8.1999 në plazh, Durrës Vrasja e Dritan Dishës, 09.7 2000 në Shënavlash, Durrës Vrasja e Ervin Lames, 14.1.2002 në lagjen numër 3, Durrës. 2003 - Përçahet organizata Viti 2003 - Klodian Saliu, i lë drejtimin Indrit Dokles, Vrasja e Avni Gashit, 13.10.2005 në Tiranë Vrasja e Ilir Koldashit, 30. 10.2005, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë Disa vrasje në tentativë ndaj Lulëzim Berishës. Rekrutohen vrasës me pagesë, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli, Osman Korpuzi dhe Ajet Ajeti.
të Lartë Drejtësie me hije dyshimi për korrupsion, kapot e bandave kërkonin lirimin në çdo shkallë gjyqësori. Kështu ndodhi edhe me Endrit Doklen. E njëjta rrugë si me Berishën. Një kontratë pune e ardhur nga një kompani ndërtimi dhe një epikrizë e të atit që është në gjendje të rëndë dhe nuk ka kush të kujdeset për të, bëri që edhe Dokle të dilte i lirë. Kontratën e punës, sipas të dhënave, kishte ardhur nga firma “Ma-
teo Construction”. Sipas të dhënave, bëhet me dije se pas kësaj firme ndërtimi gjendet një tjetër emër i fuqishëm i botës së krimit. Bëhet fjalë për Arben Isufin ose të njohurin Ben Qimja! KONTRATA E PUNËS Në një dokument që Gjykata e ka marrë në konsideratë, në të cilin janë shënuar kushtet e punës se Dokles thuhet: Lidhje kontrate e punës mes Endrit Dokles dhe
Agim Çakos: “Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Indrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë ‘Mateo Konstruksion’ sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata e punësimit midis shoqërisë ‘Mateo Konstruksion’ dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje. Koha e punës
së shtetasit Indrit Dokle në shoqërinë ‘Mateo Construcsion’ do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë. Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Indrit Dokle nga punëdhënësi do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore për punonjësin”. SARDJAN SULEJMANI Është njëri nga ushtarët e Endrit Dokles. Ai është kujdesur gjithnjë për atentatet ndaj Lul Berishës e madje është thënë se është edhe autori i vrasjes së Avni Gashit në tetorin e 2005-ës. Sulejmani është lënë i lirë që në tetorin e vitit të kaluar. Në fakt, lirimi i tij u mbajt i fshehtë deri në
momentin kur doli Dokle. Sulejmani i cili ishte i dënuar me 25 vjet burg për dy akuza: vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë, u soll mirë. Për pasojë Gjykata e Vlorës në një vendim të panjohur për mediet i fali jo pak, por 5 vite burg. Sardjan Sulejmani, i cili gjendet i lirë tashmë, bashkë me tre anëtarë të tjerë të Bandës së Durrësit. Kështu, tashmë në qeli, nga grupi i tyre gjenden vetëm të rekrutuarit e bandës si vrasës me pagesë. Janë dy shtetas nga Kosova, njëri prej të cilëve u ekstradua pak javë para se të lirohej Lulëzim Berisha dhe katër djem, të cilët ishin të rinj në momentin që u pajtuan për të kryer krime në emër të bandës!
6
SOCIALE
E SHTUNË 25 JANAR 2020
DRAFTI/ MASA SHTRËNGUESE PËR DHUNUESIT, LARGOHEN NGA BANESA MENJËHERË PAS DENONCIMIT
Alarmon INSTAT/ Dhuna në familje, 13 raste çdo ditë
OSBE: Ka boshllëqe në ligj dhe në mbledhjen e të dhënave
D
huna në familje është një kambanë alarmi prej shumë vitesh në vendin tonë. Në fakt, krimi në familje ka shënuar një mori rastesh që i tejkalojnë të gjitha imagjinatat e mendjes së njeriut. Çdo vit, kryesisht dy dekadat e fundit, regjistrat e Policisë dhe të Prokurorisë kanë regjistruar ngjarje makabre. Edhe këtë vit, në harkun kohor të tri ditëve, u shënuan dy raste që kishin të bënin me ngjarje ku në fokus ishte gruaja-viktimë. Por, tej gjithçkaje që hetohet e publikohet çdo ditë në vendin tonë, ku rrallë shifrat e Policisë paraqesin situata alarmante, është OSBE-ja që një vit më parë ka nisur kërkesat ndaj ligjvënësit tonë, që të ndërhyjnë në ndryshimin e paketës për dhunën në familje. Përveç kësaj, vitin që lamë pas, INSTAT publikoi shifra e fakte tronditëse në lidhje me dhunën në familje. SHIFRAT Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të regjistruara të dhunës në familje! Nga 1.998 raste në vitin 2010 deri në 4.951 raste në vitin 2018 ose rreth 13 raste në ditë. Gjatë tri viteve të fundit (2016-2018), ka pasur një rritje të vazhdueshme me 9% çdo vit të numrit të rasteve të regjistruara të dhunës në familje, thuhet në raportin e INSTAT-it. Në fakt, këto shifra kurrë nuk janë bërë publike nga Policia e Shtetit në raportet e çdo fillimviti ku merret në analizë krimi dhe zbulimi. Por, Policia prej vitesh saktëson shifra me presje dhjetore të uljes së krimit të vrasjes në vend, por në të vërtetë, krimi në familje e ka tronditur vendin çdo vit. Episodet e përsëritura të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, veçanërisht rastet kur dhuna përsëritet edhe ndaj grave që kanë përfituar urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, deri në humbjen e jetës, janë kambanë alarmi për ndërhyrje të menjëhershme në legjislacion me mekanizma që forcojnë masat kundër dhunës. Është dorëzuar një shtesë për
Rastet
9%
rritje çdo vit të numrit të rasteve të regjistruara të dhunës në familje, thuhet në raportin e INSTAT-it. projektligjin që rregullon masat e dhunës në familje e për pasojë është argumentuar edhe pse-ja e kësaj nisme që, referuar shkresës hartuese që gazeta “Fjala” disponon, duket se është nismë detyruese nga OSBE-ja. ARGUMENTIMI I NISMËS Kjo nismë është e domosdoshme, së pari pasi “normat dhe qëndrimet kulturore në Shqipëri mbështesin bindjen e grave ndaj burrave dhe dhuna seksuale në marrëdhëniet in-
time partnere pranohet gjerësisht. Shume gra në Shqipëri besojnë se ato duhet t’u binden burrave të tyre dhe dhuna seksuale brenda marrëdhënieve intime konsiderohet e përhapur dhe normale. Këto besime kontribuojnë në një mjedis ku dhuna ndaj grave tolerohet”. Së dyti, mendohet se “dhuna ndaj grave është e raportuar më pak dhe gratë nuk kanë qasje të vazhdueshme në shërbime ose duke marrë mbrojtje. Mekanizmi kombëtar i referimit është një hap në drejtimin e duhur për të adresuar këto pengesa, por duhet të bëhet më shumë në zhvillimin e kapacitetit të plotë të këtij sistemi’. Së treti, saktësohet se ka boshllëqe në legjislacion, në zbatimin e tij dhe në mbledhjen e të dhënave. PROJEKTLIGJI QË NGARKON BASHKITË Në rastet e dhunës në familje, nisur nga situatat alarmante dhe shifrat në rritje, justifikohet marrja e kësaj mase si proporcionale me problematikat e hasura dhe, si e tillë, duhet parashikuar në ligj. Për këtë çështje nevojitet një diskutim për angazhimin e bashkive, që në tilla raste në programet e strehimit të krijohet mundësia e strehimit të përkohshëm të dhunuesve, pasi nuk mund të lihen pa strehim në rastet kur kanë potencial për ridhunim. Programe të përbashkëta për rehabilitimin dhe stre-
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
Virusi nga Kina, Shqipëria merr masat e para Manastirliu: Të vihen në zbatim planet e emergjencës
S
hqipëria është ndër vendet që paraqet rrezikshmëri të ulët për sa i përket përhapjes së koronavirusit ose siç është quajtur ndryshe, virusi kinez, por gjithsesi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka nxjerrë një urdhër që institucionet shqiptare të marrin masa për t’u mbrojtur nga ky virus. Në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, e cila ka vërtetuar se virusi transmetohet nga njeriu te njeriu dhe ka dhënë masa të qarta se si njerëzit duhet të mbrohen, edhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka udhëzuar ISHP-në që të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Masat Shqipëria merr masat e para për koronavirusin kinez që po përhapet me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se Shqipëria pohon se në zbatim të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse “duhet theksuar se, sipas OBSH-së, jemi në kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e transmetimit nga njeriu te njeriu”, thotë Ministria. Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, “ISHP duhet
himin e dhunuesve duhen marrë në konsiderate nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale dhe bashkitë. Dispozita parashikon si masë të parë dhe kryesore e mbrojtjes ndaj dhunës në familje largimin menjëherë të paditurin (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të Gjykatës dhe moslejimin e tij të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës. Kjo dispozitë merr në konsideratë dy aspekte të rëndësishme: nga njëra anë të drejtën për strehim të dhunuesit dhe nga ana tjetër të drejtën për garantimin e jetës dhe shëndetit të viktimës si një prej të drejtave themelore të njeriut. Në fakt, e drejta për strehim është e drejtë e njer-
të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit. Sipas urdhrit të ministres Manastirliu, strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë” thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë për mediat. Kontrollet Në lidhje me kontrollet në Aeroportin e Rinasit për udhëtarët që vijnë nga Kina, Ministria e Shëndetësisë tha: “Ne nuk jemi aeroporti i parë për një fluturim nga Kina, por jemi pjesë e rrjetit dhe nëse ka sinjalizime, ne marrim masa”. Ndërkohë, Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën ku u zbulua koronavirusi. Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milionë banorësh. Viktima e 26-të nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.
iut, por si çdo e drejtë e ngjashme, nuk mund të jetë e pakufizuar. Neni 17 /1 i Kushtetutës parashikon se “kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë”. Jurisprudenca kushtetuese, veçanërisht për sa u takon mjeteve të përdorura, është shprehur se ligjvënësi duhet të zbatojë mjete të tilla ligjore, të cilat duhet të jenë efektive, d.m.th. të zgjedhura, në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme për realizimin e synimeve që ndiqen.
Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, konfirmohen viktimat e para
T
ë paktën 4 persona u konfirmuan të vdekur një orë pasi Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.5. Por autoritetet paralajmëruan se numri i atyre që kanë humbur jetën do të rritet pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja. Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me shpejtësi në spital, ku janë vendosur nën kujdesin e mjekëve. Ministri i Brendshëm, Süleyman
Soylu, i cili konfirmoi numrin e të vdekurve, tha se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë me shpejtësi për nxjerrjen nga rrënoja të personave të bllokuar. Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në afërsi të qytetit Elazig, në juglindje të vendit, ndërsa thellësia ishte 10 km. Tërmeti i parë i regjistruar rreth orës 19:00, që ishte edhe më i fuqishmi, u pa-
sua nga dy pasgoditje të forta, përkatësisht 5.4 dhe 5.1. 10 ndërsa u shembën në qendër të qytetit Elazig, ndërkohë që mediat raportojnë për dëme të shumta edhe në fshatrat përreth. 500 mijë njerëz llogaritet se i kanë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, Irak, Liban, Izrael dhe Greqi.
@
www.fjala.al
PERSONAZH
ONLINE 24 ORË
E SHTUNË 25 JANAR 2020
7
NJË LEKSION PËR BESNIKËRINË
Meti
tifozi legjendar i Tiranës
Nga Alessia Selimi ale.selimi@gmail.com
Muhamed Zalta zhvendoset për “Fjala” në të shkuarën, ku, sipas tij, rendja pas një topi përcillte të tjera emocione, prodhonte lot të vërtetë, trishtimi e gëzimi
N
ë bordura, shkallë dhe karrige, në shi dhe në të ftohtë, Muhamed Zalta ndjek me kërshëri , tashmë prej më shumë se 50 vite, çdo ndeshje të skuadrës së tij të zemrës, Tirana. Ky tifoz i flaktë, pikaset lehtësisht. I gjatë dhe i bëshëm, në qafë mban gjithnjë të lidhur një shall bardheblu. Lidhja e tij shpirtërore me këtë skuadër , qartazi, shtrihet përtej lojës në fushë të gjelbërt. Padyshim, bëhet fjalë për një pasion të injektuar nga hera, pas të cilit fshihet pikërisht i ati, Rexhep Zalta, portier i Tiranës në vitet ’50. Në një bashkëbisedim të çiltër dhe emocionues, Muhamedi zhvendoset për “Fjala” në të shkuarën, ku, sipas tij, rendja pas një topi përcillte të tjera emocione, si dhe prodhonte lot të vërtetë, trishtimi e gëzimi. “Ndërkohë që po flas me ju, nuk e di përse me vjen t’ju përshkruaj një ndër ndeshjet me të forta, Tirana-Dinamo. Lërmëni të rikthehem 53 vite para, kur s’isha veçse një 7-vjeçar, krah tim eti, duke bërë tifo për bardheblu-të nga bordurat konturuese të stadiumit. Mbaj mend që binte një shi i llahtarshëm, i frikshëm…Lojtarët e Dinamos i ndërruan tri herë bluzet, ndërkohë që Tirana s’i kishte këto mundësi. Përpos shiut, mbaj mend gjithashtu lotët e babait, si të ishin në të vërtetë lotët e një fëmije të lënduar”-rrëfen Muhamedi. “Jam ndër ato tifozë që i kam ndjekur futbollistët këmba dorazi, në stërvitje, sikurse edhe nëpër rrethe, ku zhvillonin ndeshje me skuadrat kundërshtare. Etja për të ditur gjithçka rreth futbollit, kryesisht rreth lojës së bardhebluve, më shkëputi nga gjithçka, madje edhe nga librat. Ndërsa përshkrimi i rrugëve që më çonin drejt “Parkut të Xha Tonit” ( ku për vite me radhë ka qenë Rezidenca e SK Tiranës), m’u shndërrua në një rutinë të këndshme. Të njëjtën gjë mund të them edhe për shëtitjet e gjata në “Broadway”, e cila
sot njihet si “Rruga e Dibrës”. Çdo mbrëmje, përreth katër orë, flisja me këdo që mund të hasja në rrugë. Normalisht, për futbollin dhe vetëm për futbollin”-vijon Muhamedi, ndërkohë që s’ngurron të shtrojë një kërkesë të thjeshtë. Dëshiron t’i thërrasim Meti. Për një komunikim më të ngrohtë, sikurse zhvillohet vetëm mes miqsh. Kur e pyesim për lojtarët më të mirë që ka patur ndonjëherë skuadra e Tiranës, Meti nuk mendohet dy herë. “Unë besoj fort se pesë lojtarët më të mirë janë: Skënder Halili, Ali Mema, Petrit Dibra, Arben Minga dhe Agustin Kola. Emra të këtillë, vështirë se mund të rikthehen më në fushë të gjelbërt”thotë ai, duke drejtuar gishtin drejtues nga faqet e jashtme të dyqanit të tij modest, për të na treguar kështu se këta lojtarë di se si t’i mbajë pranë vetes. Në një ditë të tërë, Meti mund të na flasë për historinë e çdonjërit. Jo në mënyrë të hapërdarë. Numëron me një saktësi të frikshme ndeshjet e tyre më të suksesshme, si dhe golat, të shënuarat më bukur, por edhe ato të prekura nga fati. Diç i ka mbetur peng, që i biri nuk iu bë kurrë një futbollist i afirmuar.Me lot në sy, Meti pohon se e ardhmja e tij nuk u kushtëzua nga mungesa e talentit, por nga dredhitë dhe hiletë e atyre që qendronin dikur pas të rinjve të Tiranës. “Tashmë im biri jep mësim për gjuhën gjermane, megjithatë, ende më gërryen…”-shprehet ai, për të ndërruar shpejtazi subjekt, me dëshirën për të mos përmendur emra konkretë. Meti ndalet në tifogrupet që gëzon sot klubi i futbollit Tirana, ku dy më të shquarit janë “Ultras Tirona” dhe “Tirona Fanatics”. Sipas tij, në gjirin e tyre duhet të mbërrijë një tjetër frymë, e ndierë vite më parë. “Tifozët e Tiranës, dikur kanë qenë zotërinj të vërtetë. Ata nuk shfaqeshin lakuriq nëpër tribunat e stadiumeve. Vinin
me kostume, duke marrë me vete edhe fëmijët e tyre, të cilët sapo kishin filluar të kuptonin sportin e futbollit. Nuk shanin në kor me fjalor vulgar, si dhe nuk ishin aktorë kryesorë të episodeve kundërnjerëzore. Pesëdhjetë vjet më parë, tifozët kundërshtonin, nxeheshin, por nuk e fyenin futbollin, futbollistin, stadiumin dhe etikën publike. Sot, nuk shoh asgjëkundi si qëllim bashkimin e tifozëve. Shoh vetëm të rinj, të cilët janë ndarë lehtësisht në grupe. Duhet të mbizotërojë me çdo kusht dashuria për skuadrën e Tiranës, interesat individuale duhet të lihen menjanë”- thotë Meti, ndërkohë që avokati hijerëndë Vladimir Meçe, i cili po ecën përballë dyqanit të këtij tifozi të arsyeshëm, e përshëndet dhe i uron një ditë të mbarë . “Jam plotësisht kundër akteve të dhunës. Për mua, futbolli është një dhuratë e madhe, që të ofron emocion, adrenalinë. Përmes pasimeve dhe kontrollit të topit, është e vërtetë që kjo lojë të njeh me drejtësinë dhe poshtërsitë. Por, nuk duhet harruar në asnjë moment se të gjitha këto ndjesi përçohen përmes disa qenieve njerëzore, të cilët në fund të ditës nuk janë vetëm sportistë”-vijon Meti, i prerë dhe i qartë në atë çka thotë. Ai qendron çdo ditë në dyqanin e tij, pothuajse të rrënuar, që ka marrë trajtën e një kioskeje. Në lagjen “Pazari i Ri”, kjo strehëz e shkretë pikaset nga dy rrjeta me topa, të fryrë dhe shumëngjyrësh, të cilat qendrojnë të varura. Është e qartë se Meti nuk gëzon një ekonomi të qëndrueshme, por ai nuk dëshiron të flasë për këtë çështje. Preferon të flasim gjatë e gjërë për futbollin, që padyshim për të është ushqim për shpirtin. “E kuptoni përse nuk kam përmendur deri më tani një ndeshje të keqe të Tiranës?”-na drejtohet ai, si për të mos e vendosur aspak në dyshim këtë romancë jetëgjatë, të palëkundur aspak nga koha apo rrethanat.
CMYK
8
E SHTUNË 25 JANAR 2020
www.fjala.al
LIFESTYLE
ONLINE 24 ORË
@
INTERVISTË ME REGJISORIN E RI, ERMAL QORI: SFIDA IME ME KINEMANË PAS STUDIMEVE PËR GAZETARI DHE KULINARI
“LOKOMOTIVA”, FILMI QË NA UDHËHEQ NË SHQIPËRINË FANTASTIKE
Nga Enkelejda Fishekaj
P
a dyshim që të gjithë ne kemi dëshira dhe pasione kundrejt gjithçkaje, por sa luftojmë për t’i çuar deri në fund? Për këtë na tregonnë një intervistë për gazetën “Fjala” regjisorii ri, Ermal Qori, i cili sapo ka realizuar projektin e jetës së tij, filmin “Lokomotiva”. Ermali, 25 vjeç, ka arritur të realizojë filmin e tij të parë artistik pas një pune disamujore dhe pa asnjë përkrahje financiare. Puna i është shpërblyer nga publiku, që prej disa javësh po e ndjekfilmin në kinematë e Tiranës dhe të rretheve. Ermali ka vendosur që fitimet të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Filmi është një himn për bukuritë natyrore të Shqipërisë, ku një grup të rinj janë lokomotiva që na udhëheq në udhëtime aventureske në vendet më të bukura.
Aktorët nuk janë profesionistë, nuk kanë mbaruar për aktrim.Janë një grup të rinjsh, të cilët e kanë pasion dhe aty unë i kam përshtatur me karakteret e tyre.
jemi në bashkëpunim me bashkitë dhe MinistrisëeArsimit, të cilat do ta bëjnë këtë gjë në mënyrë transparente. Po aktorët si i keni përzgjedhur? Aktorët nuk janë profesionistë, nuk kanë mbaruar për aktrim.Janë një grup të rinjsh, të cilët e kanë pasion dhe aty unë i kam përshtatur me karakteret e tyre. Përse ky emër,“Lokomotiva”? Sepse ky film është si një tren, i cili stacionohet në vendet më të bukura të Shqipërisë. Cilat janë pasionet tuaja, përveç filmit? Unë kam mbaruar për kulinari dhe gazetari, kështu që më lejoni të them se gatuaj shumë mirë dhe pjesën tjetër shkruaj. Ju i keni botuar shkrimet tuaja? Po,i kam botuar, por unë e s’bëj këtë gjë për shitje, shkruaj sepse është diçka që më plotëson dhe nuk e mbaj veten si profesionist në këtë fushë.
Filmi “Lokomotiva” është një nga filmat më të rinj, i cili po jepet në kinema i realizuar nga vetëju. Mund të na tregoni si ju ka lindur ideja për këtëprojekt? Kam marrë shkak nga një emisioni që unë kam bërë më parë, i cili vizitonte të gjitha vendet turistike më të bukura të vendit tonë dhe u frymëzova për të realizuar një film ku t’i përfshija të gjitha këto vende..
Çfarë vështirësish keni pasur në rrugëtimin tuaj artistik? Përsa i përket filmit, ka pasur peripeci nga më të ndryshmet, duke nisur që nga xhirimet, të cilat janë bërë në mal dhe nuk kishim energji për të karikuar bateritë e kamerave, lodhje fizike dhe ajo që unë e thashë edhe më parë, ishte me zero buxhet.
Me çfarë buxheti është realizuar ky film? Ka nisur me zero buxhet dhe kështu ka shkuar deri në fund, por dua të shtoj diçka, të gjitha të ardhurat që do të ketë nga shitjet e biletave për këtë film, do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Sa zgjasnin xhirimet? Zgjasnin me orë të tëra, nga mëngjesi deri në darkë ose mesnatë, deri në orët e para të mëngjesit. Saështë kohëzgjatja e filmit? Filmi zgjat vetëm 50 minuta, por për 50 minuta do të shikoni një Shqipëri shumë të bukur, pasi janë vendet më të bukura në pamjet filmike.
A do të deklarohen diku këto të ardhura që shkojnë për këto familje? Po, do të deklarohen të gjitha, sepse ne
CMYK
CMYK
@
E SHTUNË 25 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
9
Shëndet
INTERVISTË PËR GAZETËN “FJALA” ME ARIJANA ZHUBI ROKËN, AUTORE E LIBRIT “KUZHINA E BEBIT”, QË KA THYER REKORD SHITJEJE NË PANAIRIN E PRISHTINËS
K
USHQYERJA E BEBEVE, CILAT JANË USHQIMET E PARA
ur duhet ta nisim ushqyerjen e bebeve, përveç qumështit?Cilat janë ushqimet e para dhe si t’i përgatisim? Këto janë dilemat që ka çdo nënë e re sot, kur bota teknologjike na ofron shumë informacion. Këto dilema e shoqëruan dhe Arijana Zhupi Rokën në muajt e parë pas lindjes së djalit të saj, Arit. Ajo është juriste në profesion, por momenti që fitoi statusin më të bukur në botë, të të qenit nënë, i zbuloi një pasion të ri, atë të ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve. Arijana, nga Gjakova, është shumë e famshme në rrjetet sociale, pasi vendosi që recetat e saj për të birin t’i ndante dhe më nënat e tjera në “Facebook” e “Instagram”. Një grup në “Facebook” me emrin “Kuzhina e bebit” numëron me mijëra anëtarë, kryesisht nëna, të cilat marrin këshil-
la, ndajnë receta dhe eksperiencat e tyre me ushqyerjen e fëmijëve. Më tej, Arijana e ktheu pasionin në një punë gati të përditshme, duke shkruar librin e saj me receta të shëndetshme për fëmijë dhe madje duke realizuar edhe një emision gatimi me këtë temë. Në një intervistë me gazetën “Fjala” për suplementin “Fjala Shëndet”, ajo ndan disa këshilla të vlefshme për nënat: kur duhet ta nisin ushqyerjen me ushqime solide dhe çfarë perimesh e frutash t’u prezantojnë si fillim bebeve, si dhe disa receta të përgatitura për fëmijët deri në 2 vjeç. Në çfarë muaji duhet të nisë ushqyerja e bebeve me ushqime solide, përveç qumështit? Ushqimi i fëmijës duhet të nisë që nga muaji i 6-të, një fëmijë nuk duhet ngarkuar më
herët sepse mund të ketë efekte anësore që mund të sjellin një shëndet jo të mirë dhe gjithashtu në fillim fëmija nuk duhet të mbingarkohet me një pjatë të stërmbushur.Të kujtojmë që fëmija duhet të mësohet me tretjen, me shijet dhe kërkon kohën e tij! Sa i përket asaj nëse duhet të fillohet ushqimi më herët, unë mendoj që JO, përderisa një fëmijë shton peshë mirë me qumësht gjiri apo në raste tëveçanta kur fëmija ushqehet me qumësht formulë, vazhdohet me qumësht deri në 6 muaj, në raste të veçanta mund të caktojë pediatri që fëmija të fillojë pak më herët se muaji i 6-të, përndryshe qumështi i gjirit apo ai formulë mjafton deri në muajin e 6-të. Nga studimet e bëra ka një tendencë të lartë të nisjes së ushqyerjes para muajit të 6-të që është dhe rekomandim i
CMYK
OBSH-së. Çfarë këshillash keni për nënat e reja në këtë drejtim? Cilat janë ushqimet e para me të cilat duhet të prezantohet një bebe dhe si duhet t’i prezantohet ushqimi e në çfarë sasie; pra nëse mund të sugjeroni disa rregulla bazë për këtë fazë? Ushqimi është një pjesë e bukur, emocionuese, si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Mirëpo, nga emocionet nuk duhet kaluar në diçka të tepruar, vetëm nëse fëmija dëshiron një pjatë p.sh. sa një i rritur sepse thjesht e mbingarkon dhe nuk kemi bërë asgjë. Fëmija duhet në fillim vetëm të njihet me shijet, jo të mbingarkohet, duke filluar me pure të lëngshme me disa lugë të vogla, dukë testuar ushqimin nga tri ditë radhazi për të parë ndonjë shenjë alergjie. Rekomandohet tëfillohet me
10
Shendet
E SHTUNË 25 JANAR 2020
shijë më neutrale dhe duke kaluar pastaj te frutat që japin shije më tëëmbël. Mund të fillohet, p.sh., me disa lugëavokado, e cila radhitet tesuperushqimet për vlerat që përmban, dukë vazhduar karotën, kungulleshkën etj. Në kulturën shqiptare ka një tendencë për ta ushqyer në sasi të mëdha fëmijën dhe me ushqime të tilla që mund të jenë edhe të rrezikshme për të, si sheqeri apo kripa. Çfarë këshillojnë nutricionistët për këtë aspekt? Po,realisht e kanë njëshprehje: unë kam një fëmijë me radhë, një fëmijë me radhë e të shëndoshë, nuk është qëllimi tëarrihet më mirëështë një fëmijëelegant, mirëpo me kocka të forta e i shëndetshëm. Edhe ushqimi i shëndetshëm nuk duhet tëteprohet në sasi,sepseçdo gjë e tepruar ka dhe efektetanësore. Sa i përket kripës,ndonjëherë prindërit mendojnë që ushqimi duhet t’u pëlqejëvetëm kur shtojnë kripë dhe sheqer, mirëpo jo,nëseneve na pëlqen, nuk do të thotë që fëmijëve duhet t’u serviret ashtu. Fëmijët mësohen me shije që ne u shërbejmë, mund të mos e pëlqejnë disa herë, por vjen një kohë qëmësohenedhe me ato shije dhe pastaj mund të mos e pëlqejnë kripën fare. Nuk ka nevojë të shtoni kripë në ushqimin e fëmijës suaj. Fëmijët kanë nevojë për një sasi shumë të vogël kripe: më pak së 1g (0,4g natrium) në ditë derisa të mbushin 12 muaj. Veshkat e fëmijës tuaj nuk mund të përballojnë më shumë kripë se kjo. Kështuqë, nuk kanë farenevojë për shtimin e kripës në ushqim,sasinë e kripës e marrin nga qumështi i gjirit apo formulë.Kujdesuni për veshkat e fëmijës suaj! Sa i përketsheqerit,sheqeri i rafinuar nuk sjelldiçka të mirë as për në të rriturit e për fëmijët hiç së hiç, andaj sa ma larg sheqerit. Sheqeri nuk rekomandohet para moshës 2-vjeçare dhe më e miraedhe tutje duke e zëvendësuar meëmbëltues të tjerë, si p.sh. hurmë arabe, mjaltë apo ndonjë shurup tëshëndetshëm.
Sipas jush, si mund të krijohet një kulturë ushqyerjeje e shëndetshme te fëmijët? A duhen lënë të lirë të hanë më dorën e tyre? Fëmijët kanë botën e tyre dhe dëshirat e tyre.Asnjë fëmijë nuk është i njëjtë,secili nga ata janë tëveçantë dhe të bukur në mënyrën e vet, ashtu janë dhe tepjesa e ushqimit. Disa fëmijëpëlqejnë ushqimin e dorës që 6 muaj dhe pëlqejnë“privatësinë”, disa fëmijëpëlqejnë tëushqehen me ushqim të bluar edhe 10 muajsh, disa fëmijë qajnëmenjëherë nëmomentin qëbëhen pis, ndaj nuk pëlqejnë tëushqehenvetë. Kështuqë, nëna duhet tëjetë
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
e gatshme për faza tëndryshme, duke e ndjekur ritmin e fëmijës dhe njëkohësisht duke tentuar ta pavarësojë nëaspektin e ushqimit me kohë,sepse fëmijët, kur fitojnëshprehinë e tëushqyeritvetë, e shijojnë ushqimin edhe më shumë.Lëreni tëeksplorojnë në ushqim me kohë dhe nën kujdesin tuaj. Një tjetërshqetësim i nënave janë alergjitë ushqimore ose ndjeshmëria ndaj glutenit. Cilat janë shenjat që tregojnë për alergjinë dhe çfarë duhet të bëjë nëna në këtë rast? Alergjitë janë tëndryshme, prandaj dhe rekomandohet qëçdo ushqim i ri te fëmija
@
tëtestohet nga tri ditë.Simptomat mund tëjenë tëndryshme, më tëshpeshtat janëskuqjet në trup te pjesa e pampersit apo e gojës, diarre, të vjella. Nënat duhet tëshkojnë te mjeku pas çdo simptome që mund t’i paraqitët fëmijës. Ju menaxhoniedhe një grup të madh në “Facebook”,“Kuzhina e bebit”, ku nënat ndajnë receta apo kërkojnë këshilla. Sipas jush, a po rritet përgjegjësia e tyre në ushqyerjen e shëndetshme dhe cilat janë dukuritë që ju kanë bërë më shumë përshtypje nga postimet e nënave në këtë grup? Jam shumë e kënaqur nga grupi dhe nënat e mrekullishme që ka grupi.Po rritët në mënyrën më të mirë tëmundshme, kur njëpjesë e madhe e tyre janë aktive, kjo ështëpjesa që më së shumti mëpëlqen,sepse nëmomentin që janë aq aktive, janë që edhe gatuajnëshëndetshëm për fëmijët e tyre. Grupi është rritur shumëdhe ka 25.000 ndjekës për vetëmbrenda 1 viti, gjë që jep njërezultat shumë të mirë. Mirëpo, ne nënat së bashku kemi akoma punë për të bërë për të ftuar dhe nëna tëreja te grupi. Përveç grupit, rezultat shumë të mirë shoh dhe te “Instagrami”, “Kuzhina e bebit” ku janë mbi 30mijëndjekës që janë aktivë me pyetjet rreth ushqimit tëshëndetshëm. Te nënat në grup, ajo çfarë më bën përshtypjeështë që nëçdo ushqim që përgatisin, nëçdo kombinim dëshirojnë të dinë edhe vleratushqyese dhe kjo po qëështë një plus për çdonënë, duke e ditur sëçfarë po i shërben fëmijës te pjata, p.sh. nënat që i kanë fëmijët memungesë hekuri mundohen qëkombinimet t’i bëjnë meushqimet që kanë hekur, qoftëhekur, hem apo jo hem, por mundohen që t’i rrisin vlerat e hekurit te fëmijët e tyre edhe përmes ushqimit. Andaj i lumtëçdo nëne për përkushtimin ndaj fëmijëve tëtyre! Zoti i ruajttë e i bekoftë gjithmonë!Dhe,në fund, ne vazhdojmë me fjalën motivuese të grupit: Nëna për nënat së bashku për fëmijët tanë. Një trup i shëndoshë, një mendje e ndritur.
Receta për fëmijë Ëmbëlsirë me boronica
Supë me brokoli
Toptha të shëndetshëm që ne ndryshe i quajmë “supertopthat”, pasi përmbajtja e topthave është nga super ushqimet. Benefitet e spirulinës janë të shumta, mirëpo që trupi t’i përthithë vlerat e spirulinës rekomandohet të kombinohet me vitaminë C ose mjaltë.
K
jo recetë është recetë e thjeshtë, e shpejtë, me një aromë të ëmbël.Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe ishte një nga ushqimet e preferuara të Arit, filloi me ushqimet e dorës. Një superdesert i shëndetshëm për fëmijët... Kalciumi, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet e mëposhtme: • Zhvillimin e kockave dhe të dhëmbëve; • Koagulimin e gjakut; • Mirëmbajtjen e shëndetshme të nervave dhe muskujve. Thithja dhe përdorimi i kalciumit në trup ndikohet nga prezenca e ushqyesve të tjerë, të tilla si vitamina D, e cila duhet të jetë e disponueshme në trupin e një fëmije për të mbajtur dhe përdorur kalciumin e konsumuar... COPA JOGURTI ME BORONICA - Mosha/8muaj + Koha e përgatitjes 5 minuta - Koha për servirje 1:30-3:00h (koha e ngrirjes). PËRBËRËSIT: 1 kupë Greek Yogurt (ose kos të shtëpisë) . 1 kupëboronica (të ngrira) PROCEDURA: 1. Në një tepsi të vogël vendosni një letër për pjekje. 2. Në një enë të thellë shtoni jogurtin dhe boronicat, shtypni boronicat.
Supertopthat me spirulinë
P
ërfitimet e kësaj supe me lëng mishi janë të shumta. Mirëpo ka shumë fëmijë që nuk e pëlqejnë lëngun e mishit, shijen/aromën.Në këtë recetë shija e lëngut të mishit fshihet shumë mirë, dhe në fund fëmija juaj do të marrësupervlerat nga supa. Supë me lëng mishi (nga 9 muaj) MASA PËR 4-5 SERVIRJE 1/2 qepë e grimcuar 2 kupa brokoli të copëtua 2 kupa lulelakër të copëtuar 1 kupë stok mishi 1/2 kupë qumështkokosi (ose ujë) PROCEDURA: 1. Vendosni një tenxhere në temperaturë mesatare. 2. Shtoni qepën. 3. Shtoni brokolin, lulelakrën, stokin e mishit, qumështin (ose ujin). 4. Vendosni temperaturën në të lartë derisa të marrë masa valë, pastaj uleni dhe ziejeni edhe për 2-3 minuta të tjera. 5. Frulojeni (bluajeni) dhe supa është e gatshme.
TOPTHA ME SPIRULINË Për 15-20 servime (varësisht nga forma) PËRBËRËSIT 1 kupë petëza tërshëre 200g fiq të thatë 150g lajthibio (i bluani ) 3 lugë gjelle flusk të imta kokosi 1 lugë e vogël spirulinë 1 lugë gjelle mjaltë manuka (lexo te Notes pas recetës) PROCEDURA: 1. Vendosim fiqtë e thatë në ujë të nxehtë për 20 minuta, pastaj i kalojmë në procesor, i bluajmë deri kur kthehet në teksturë kremoze (Pa ujin vetëm fiqtë). 2. Kalojmë lajthitë dhe tërshërën në procesor, i bluajmë deri kur masa kthehet në miell (apo imët). 3. Në një enë të thellë bashkojmë fikun e bluar së bashku me lajthitë dhe tërshërën e bluar. Shtojmë spirulinën dhe mjaltin manuka. 4. Bashkojmë përbërësit duke i kthyer në “brumë” nga brumi në toptha. Në një pjatë të rrafshët vendosim flluska kokosi. 5. Kalojmë topthat një nga një në kokos. I vendosim në frigorifer për 1-2 orë dhe të gatshme për servirje.
@
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
Shendet
E SHTUNË 25 JANAR 2020
11
Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja, ekspertët ngrenë alarmin
Shkenca po eksploron mënyra të reja studimi: ndikimi i mundshëm i disa agjentëve kimikë dhe i disa ushqimeve
T
’i shohësh fëmijët të rriten është diçka e bukur për prindin, por në të njëjtën kohë burim frike dhe shqetësimi. Mendoni sa shqetësuese duhet të jetë të shohësh që kjo rritje është më e shpejtë sesa ajo e fëmijëve të tjerët. Shkurt, të shohësh djalin ose vajzën, 8-9 vjeç, që tashmë ka hyrë në pubertet, në një moshë problematike dhe delikate, është e vështirë nga disa këndvështrime. Puberteti i parakohshëm është diçka me të cilën shumë prindër dhe fëmijë janë të detyruar të përballen, veçanërisht në epokën moderne, kur dukuria është bërë e përhapur. Kjo ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, të cilët janë duke u përpjekur të kuptojnë pse gjithnjë e më shumë fëmijë po rriten më herët nga sa pritej. Dhe, vëmendja është përqendruar kryesisht te ndikimet që disa kompozime dhe ushqime mund të kenë në sistemin endokrin. Puberteti i parakohshëm: Çfarë do të thotë? Puberteti fillon kur hipotalamusi nis të sekretojë një sinjal kimik të quajtur hormoni që lëshon gonadotropinën. Gjëndra e hipofizës reagon duke lëshuar këtë hormon, përgjegjës për rritjen e gjëndrave seksuale (testikujt te meshkujt dhe vezoret te femrat). Gjëndrat seksuale nga ana tjetër prodhojnë hormonet seksuale, përfshirë testosteronin ose estrogjenin, që i japin “start” edhe pubertetit. Ky i fundit përkufizohet si i parakohshëm, kur shfaqja e shenjave të zhvillimit pubertal dhe e karakteristikave dytësore seksuale ndodh rreth moshës 8 vjeç për femra (në vend të 10-14) dhe në rreth 9 vjeç te meshkujt (në vend të 12-16). Shkaqet e pubertetit të hershëm dhe roli i ushqyerjes Shkaqet e pubertetit të hershëm mund të jenë një sëmundje (me origjinë gjenetike ose jo) dhe në raste të rralla, një tumor. Në shumë raste, një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët mjedisorë e gjenetikë. Shkenca po eksploron edhe mënyra të reja studimi: ndikimi i mundshëm i disa agjentëve kimikë dhe i disa ushqimeve. Një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë, për shembull, ka ekzaminuar se si ekspozimi prenatal ndaj disa kimikateve mund të ndryshojë hormonet duke ndikuar në periudhën e pubertetit. Ky ekspozim ka të bëjë me produktet e jetës së përditshme: parfume, deodorante, kozmetikë, veçanërisht fitalatet, para-
Ndërhyrja në rastin e pubertetit të parakohshëm nënkupton ruajtjen e funksioneve riprodhuese në moshë madhore, shmangien e parehatisë psikologjike për fëmijën (për shkak të ndryshimeve të trupit të vështira për t’u kuptuar) dhe në marrëdhëniet me të tjerët
benet dhe konservantët që gjenden në to. Sa më e madhe të jetë sasia e kimikateve në trupin e nënës gjatë shtatzënisë, aq më e madhe është mundësia që vajzat të kalojnë një pubertet të hershëm. Nën “akuzë” për pubertetin e parakohshëm është edhe ushqyerja, kryesisht derivatet e asteroideve dhe proteinat e produkteve të ndryshme shtazore (qumështi, mishi). Edhe pse disa ekspertë e kanë përjashtuar këtë përfshirje, disa lëvizje kërkimore janë shtrirë në këtë linjë. Një studim i kryer te vajzat që jetojnë në Arabinë Saudite, ka demonstruar një lidhje domethënëse mes moshës së pubertetit dhe konsumit të tepërt të mishit të viçit dhe pulës. Shqetësimi qëndron te hormonet dhe asteroidet që ato përmbajnë. Është konstatuar se një dietë e pabalancuar, e cila është shumë e pasur me mish, është një nga shkaqet kryesore të pubertetit të parakohshëm. Si duhet trajtuar? Vlerësimi i pediatrit për shpejtësinë e përparimit të shenjave klinike të zhvillimit pubertal dhe prirjen e ritmit të rritjes është i rëndësishëm. Zakonisht procedohet edhe me teste të endokrinologjisë pediatrie: teste gjaku, radiografi, ekografi. Zakonisht, rekomandohen edhe medikamente që stimulojnë ose frenojnë prodhimin e disa hormoneve. Ndërhyrja në rastin e pubertetit të parakohshëm nënkupton ruajtjen e funksioneve riprodhuese në moshë madhore, shmangien e parehatisë psikologjike për fëmijën (për shkak të ndryshimeve të trupit të vështira për t’u kuptuar) dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Këshilla të vlefshme Preferoni ushqimin organik dhe ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, e domosdoshme për të gjitha fazat e rritjes normale dhe zhvillimit pubertal. Lexoni etiketat e produkteve, nga ato kozmetike tek ato të pastrimit për kujdesin personal apo detergjentet e shtëpisë, duke u përpjekur të shmangni ato që përmbajnë shumë substanca kimike ose toksike. Praktikoni sporte për ta ndihmuar fëmijën të menaxhojë peshën dhe ta ndihmoni atë të kuptojë rëndësinë e një jetese të shëndetshme dhe aktive. Fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të hyjnë në pubertetin e parakohshëm.
12
OP-ED
E SHTUNË 25 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
OPINION
Lamtumirë Nanë Gjela e Mirditës! jt Kishës Katolike, për me të nderue edhe pse sot ti ne jap nder, e ne sot jemi të nderuem që patëm fatin me jetu në kohën tande, me të njoftë e me ta ndigjue zanin e me ta pa fytyrën.
NGA DOM GJERGJ META*
E
dashtuna nanë Gjela apo babë Gjela, sikurse të kanë thirrë krejt Kurbneshi, erdhi çasti, e asht pikërisht ky, me u nda me ty. Në 19 vjet që jam meshtar kam përcjellë shumë njerëz në banesën e fundit, por sot kam shumë emocione e më duket se çdo fjalë që them asht pak për ty. Më lejo Nanë e dashtun sot me t’i thanë dy fjalë prej zemret. Sot nuk po përcillet vetëm nusja e Gjikolajve, as vetëm bija e Kthellës, as vetëm nanë Gjela e Selitës, por sot po përcjellim drejt dheut të vorreve pranë Kishës së vogël të Shna Ndout nanë Gjelën e Mirditës. Ti je nga ato nana të rralla që krenohet sot krejt Mirdita. Faleminderit nanë Gjela për fisnkërinë tande, për jetën tande, për gjithçka na ke thanë e na ke dhanë. Sot dheu i Selitës e ka për nder me pritë trupin tand. Atë trup që njohu dhimbjet e një kalvari të egër. Sot po më duket që edhe Gjuri Gjon asht përkulë e po të nderon. Po më duket se edhe Uraka e ka ndalë rrjedhën e don me t’i thanë dy fjalë. Sot këtu kanë ardhë burra e gra prej kahmosit për me të thanë: Lamtumirë nanë Gjela! Prej sot do të prehesh nën këto pisha të vorreve të Kurbneshit, pranë kunatës tande, pranë Dilës e pranë Ages së vogël, pranë vjerrit tand që i shërbeve derisa vdiq. E dashtuna nanë Gjelë. Këtë verë isha në Tepelenë e po të rrëfej se më shkuen lot. Ndërsa shkelja atë dhe, hera-herës më dukej se dëgjoja të qara fëmijësh e gjama nanash për foshnjat e tyne të vdekuna në atë kamp tmerri. Aty ku iu fikën ty e kunatës tande Mrikës para duarsh dy engjëj të vegjël të cilat as me ujë nuk i shujtët dot, sepse kulshedra kishte mbyllë burimet. Kushedi sa zana fëmijësh ke ndie krejt jetën tande në kullat e Selitës. Kushedi sa fmijë shkolle ke pa ndër rrugë tui kalue për çdo ditë, a tui lujtë. E kushedi sa prej këtyne herëve je strukë nën shtrume, a pas ndonji peme për mos me të pa kush, e ke vajtue, e ke mendue Dilën tande të vogël që vdekja ta muer tinzish në prehën. Ai krahnor i yti kushedi sa ka dishrue me ushqy nji fmijë, me përqafue një foshnje. E dashtun nanë Gjelë! Sot këtu duhet të ishin burrat e shtetit e burrat e Mirditës, me u përkulë, me të puthë duert e me i derdh dy pika lot mbi ty. Duhet të ishin vajtoret më të mira, jo me të vajtue, por me të këndue kangën e
OPINION
Këtë verë isha në Tepelenë e po të rrëfej se më shkuen lot. Ndërsa shkelja atë dhe, hera-herës më dukej se dëgjoja të qara fëmijësh e gjama nanash për foshnjat e tyne të vdekuna në atë kamp tmerri. Aty ku iu fikën ty e kunatës tande Mrikës para duarsh dy engjëj të vegjël të cilat as me ujë nuk i shujtët dot, sepse kulshedra kishte mbyllë burimet. fisnikërisë, sepse për ty nuk ka vaj, por vetëm kangë. Kangë prej atyne që u këndohen shkëmbinjëve kilometrikë të historisë, sepse ti je një shkëmb kilometrik me të cilin matet historia e kësaj krahine. Sot
Zonja Ambasadore, nga sot njerëzit në Shqipëri nisin e masin ndryshimin
M NGA PËRPARIM KABO
ti je ndër ato ndalesa të historisë me të cilat matet historia e kombit tonë. Edhe unë sot nanë Gjelë nuk jam këtu vetëm si ipshkëvi i Rrëshenit, do të ishte shumë pak për ty, por jam në emër të kre-
E mira nanë Gjelë! Tash ti je me Zotin e na kqyr prej s’lartit e ndoshta edhe buzëqesh me fjalët e mia, sepse janë të vorfna e të vobekta e nuk munden me përshkrue çka ti përnjimend përfaqëson. Nuk munden me thanë krejt çka ke qenë ti e çka ke jetue ti. Por unë sot guxoj me të kërkue që t’i tregojsh Zotit për ne e të lutesh për ne. Ti sot sheh fytyrën e Zotit e në duert e Krishtit ke dorëzue shpirtin tand. Tregoji atij për ne, për kohën tonë, për Mirditën e për Shqipninë tone që ende nuk ta pruni nji rrugë deri këtu. Tregoji e lutju Zotit që zemrat tona të ndryshojnë, që ne të kthejmë fytyrë tonë kah Zoti e ta duem ma shumë njani-tjetrin. Ti e din tashma se atje nuk ka ma vuejtje e as urrejtje, as zemërim e as kreni. Atje ka vetëm dashni. Lutju Zotit ta zbrazë në zemrat tona dashninë e tij. Ne sot na vjen keq që ti nuk je ma me ne, por sot për ty janë hapë dyert e qiellit. Aty në dyert e parrizit mendoj se nuk asht shën Pjetri tui të pritë. Jo! Aty sot pas derës së qiellit asht Dila jote e vogël. Të ka marrë malli me e pa sigurisht. Ajo të ka dalë përpara e të ka marrë përdore, ashtu si je, me veshjet e tua mirditore, e të ka thirrë me zanin e saj foshnjor: “A erdhe nanë? Sa të kam pritë? Po sa shumë u vonove! Hajde nanë se po na pret baba, po na pret gjyshi e nana Mrikë.” Ma në fund familja asht bashkë e gjitha në krahët e Zotit, të atij Zoti që ti i je lutë gjithë jetën tande e kurrë nuk e ke bjerrë besimin në të. Ndigjoje nanë Gjela zanin e Dilës së vogël në luminë e parrizit, po gzon se ti shkove te ajo e tashma nuk asht jetime. E aty në atë jetë të vërtetë me siguri ke përqafue edhe nji herë Mrikën kunatën tande më të cilën i re ferrit pash më pash, vjerrin tand e ma në fund edhe Prengën e rinisë tande. Po! Sepse në qiell ka vetëm rini, pasi aty Zoti asht gjithçka në të gjithë. E tash nanë Gjelë duhet me u nda. Por një ditë kena me u pa, se kështu na mëson feja jonë. Atë ditë ne besojmë se ti do të jesh bashkë me të gjithë shenjtnit e nanat e mira tui na pritë në dyert e qiellit. Deri atëherë, lamtumirë nanë Gjela! Ta kena borxh jetë e mot! Pushofsh në paqen e Krishtit! Amen! * Fjala që mbajta sot në funeralin e Nanë Gjelës në Kurbnesh.
irë se erdhe zonja Ambasadore, E drejtë si edhe thuhet gati t’i përvisheni punës. Pa dashur të hyj në detyrën tuaj si diplomate që është detyrimi që ju keni ndaj Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhe, si qytetar i Shqipërisë dëshiroj që modestish t’u sugjeroj… Në vendin tonë nuk është e vështirë të gjesh përbetime ‘in extremis’ dhe të takosh po aq mosmbajtje fjale. Tek ne gjen me bollëk nga ata që të gjithë shoqërinë e masin me interesin e xhepit
të tyre dhe përbetohen për interesin shoqëror dhe kombëtar. Nuk është fort e lehtë që mes atyre që përbetohen për dashurinë ndaj SHBA-së të ndash ata që vërtetë e duan, me ata që vetëm të duan kurrë nuk mësuan as në jetë e as në breza. Juve ju do populli shqiptar që pret zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkime reale të krimit, korrupsionit dhe politikanëve të bërë njësh me ta… Kur të mbyllni mandatin, kjo do duhet të jetë pyetje që do i bëni vetes tuaj zonja e nderuar ambasadore… Kemi kohë që ju presim si drita, them
drita sepse drita është pa mure dhe pa caqe… ndaj kur themi drita mendojmë që së bashku me faktorët e besueshëm të bëhet ndryshimi i shumë pritur. Ju jeni lindur në një ishull dhe njerëzit e ishujve kanë një veçori, ngado shohin detin, horizontin e paanë dhe po kështu ata vetë e fitojnë këtë tipar të jenë jo të mbyllur. E kam mësuar këtë gjë tek kam studiuar jetën e Victor Hugoit që jetoi 19 vite në ishull dhe çdo mëngjes maste shikimin me horizontin. Nga sot njerëzit këtu në Shqipëri nisin e masin ndryshimin. Dalsh faqebardhë.
@
OP-ED
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
E SHTUNË 25 JANAR 2020
13
OPINION
OSBE-ja, kur edhe Ati i Shenjtë mund të thotë: Allah, Allah, çfarë fati ka ky Rama!
NGA LORENC VANGJELI
E
di Rama, me të gjitha gjasat ka realizuar ëndrrën e çdo shqiptari që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu. Fati e thirri në apel emrin e Kryeministrit shqiptar dhe i dha biletën e kryesimit të OSBE-së; një biletë me të cilën ai mund të fluturojë në Krime dhe të zbresë në Moskë, mund të gdhihet në Prishtinë dhe të ngryset në Beograd, mund të bëjë një xhiro në Afganistanin partner të organizatës dhe të diskutojë me Trampin në SHBA për paqen me Iranin, mund të hedhë një sy të shpejtë në Bosnjë-Hercegovinë dhe të mbetet i kënaqur nga progresi i demokracisë në
Kanada, mund të afrojë një shans të shtuar për paqen në Qipron e ndarë dhe të verojë në Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan, mbas kthimit nga Jeruzalemi. Rama është tashmë në një trajektore që nis në Evropë e shtyhet në Azi e deri në Amerikën e Veriut, në 57 vende me mbi një miliard banorë. Organizata vështron gjithë këta shpirtra, me të krishterë dhe myslimanë, budistë dhe hebrenj, me qytetarë që votojnë për pushtetin që i qeveris dhe me qeveri që i kanë hipur diktaturën në qafë qytetarit dhe Rama, për rrotacion, është në një mekanizëm që ka për detyrë të kërkojë stabilitet, siguri, bashkëpunim ekonomik e njerëzor; të nxisë dialogun politik dhe të parandalojë konfliktet, të ngushtojë dallimet dhe të demonstrojë interesat, të menaxhojë krizat dhe të shërojë plagë konfliktesh. Asnjë shqiptar më parë, që nga ata që janë ndier perandorë kur qeverisnin feudin e tyre të vogël, nuk ka pasur një mundësi të tillë. Ramësiu desh vetëm të rimundte Ilir Metën e LulzimBashën që të ribëhej Kryeministër në 2017-ën dhe të “vriste” Ditmir Bushatin një vit më pas, që të bëhej ministër i Jashtëm i kabinetit “Rama” për ta pasur këtë mundësi. Një mundësi shumë më virtuale sesa reale. Shumë më shumë formë se përmbajtje. Shumë më shumë burokraci direkte sesa aksion konkret. Rrotacioni në drejtimin e organizatës i dha realisht Ramës atë që Enveri donte të bënte me ideologji mbi komunistët internacionalistë. I dha madje pak më shumë se çfarë ëndërronte të bënte Doktori mbi të gjithë shqiptarët e rajonit, fiks në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë po mateshin ta lar-
gonin nga pushteti. Sepse, fati është i çuditshëm dhe njëlloj si gënjeshtra, nuk i tregon kurrë as këmbët dhe as qëllimet drejt të cilit shkon e të çon. Dikur një fotograf apo një gazetar i huaj përpiqej të fokusonte gjithmonë një karrocë me kalë dhe një Mercedes që kalonin në të njëjtën rrugë në mes të Tiranësapo një burrë me mustaqe madhështore e të parruar që ecte përpara një gruaje të ngarkuar me shkarpa zjarri duke nisur edhe nga periferia e Tiranës e kudo tjetër gjetkë. Sot, sa më shumë sofistikohet gjuha dhe veshja, sa më shumë kompjuterizohet premtimi dhe mallkimi, sa më tepër rritet shuma e tavolinës në pokerin politik të vendit, aq më shumë bien në sy kontrastet. Dhe sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë! Në tri dekada postpluralizëm e pothuaj demokraci, kontrasti, absurdi dhe paradoksi vazhdon të jetë mbreti i kurorës në Tiranë. Kishte qenë kështu edhe në kohën e komunistëve; ata flisnin për Marksin dhe ishin feudalë të vegjël province, ndërtonin shkolla për të tjerët, por ishin të trashë në mendjen e tyre, flisnin për moralin e njeriut të ri, por ishin të ligj e amoralë në shpirt, qesharakë në tragjizmin që shkaktonin dhe tragjikë në karagjozllëkun e tyre vetjak. Edhe më parë nuk ndryshonin shumë renditjet e sëra që kapte syri i njeriut të vetëshpallur mbret i një populli, ku të gjithë, edhe i pasuri, edhe i varfëri, edhe horri, edhe i urituri kishin bindje se ishin pak më lart se cilido mbret. E gjithë kjo trashëgimi që kulmon sot te Rama dhe fati i tij, është sërish çështje kon-
trasti. Sepse, sot, në ditën e triumfit të tij, ai është më i rrezikuar se kurrë nga çfarë lë pas në Tiranë, e cila gjithë këta muaj do t’i rrijë ngushtë dhe bezdisshëm në trup, si një xhaketë përpara vendimit për të mbajtur dietë. Në Tiranën e qejfit të madh, siç e vizatonte Blend Fevziu kryeqytetin në vitet ‘90, në kryeqytetin ku mund të ndodhë gjithçka, siç këndonte Rama, dashnori i Tiranës ca vite më pas, ngjarjet, situatat dhe personazhet u ngjajnë figurave të letrave të bixhozit: janë njëlloj, por ndryshojnë se njëri është lart e tjetri është poshtë. Ndryshojnë në raportin që pretendojnë se kanë dhe krijojnë me triumfin. Për shembull, një 20-vjeçar që nuk ka punuar kurrë, e mendon veten të suksesshëm vetëm nëse ka një makinë që kushton mbi 60 mijë euro, kurse një 60-vjeçar që ka punuar gjithë jetën, është i bindur se të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh një të dashur tek të njëzetat. Ky është qyteti i kontradiktës, nga i cili qytetari kontravers i tij, Edi Rama, ka hesape të tjera që pak kanë të bëjnë qoftë me Tiranën, qoftë me Metën, Bashën, Kryemadhin apo Berishën. Ai mund të shkojë edhe në Vatikan si kryesues i radhës së OSBE-së. Ai mund të pritet në audiencë edhe nga Ati i Shenjtë, Bariu i mbi një miliard shpirtrave në të gjithë botën dhe t’i thotë:“Atë, çfarë do të bëjmë për paqen e përbotshme?” Dhe Papa, duke prekur ëndrrën e shqiptarit që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu i tij ballkanik, mund të mbyllë sytë një çast e të thotë me vete si miqtë e rrallë dhe armiqtë e shumtë të Edi Ramës: “Allah, Allah, çfarë fati ky djali nga Albania!”
OPINION
Të kujtohet, jo të shitet
NGA “HAARETZ”*
N
ëse raportimet janë të vërteta që Kryeministri BeniaminNetanjahu synon të shprehë mbështetje për fushatën që Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon kundër Polonisë gjatë muajve të fundit, atëherë është një shaka e keqe në kurriz të viktimave të Holokaustit dhe të mbijetuarve të tij, në emër tëtë cilëve udhëheqësit botërorë u mblodhën të enjten në qendrën përkujtimore të Holokaustit, JadVashem, në Jeruzalem. Në qendër të fushatës së Putinit është akuza që Polonia shkaktoi shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa minimizoi rolin e
madh të luajtur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1939, Bashkimi Sovjetik braktisi judenjtë e Polonisë, dhe pjesën tjetër të Evropës, kur nënshkroi Paktin Molotov-Ribentrop, një pakt joagresiviteti midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, i cili përfshinte ndarjen e Polonisë midis tyre, një akt që në praktikë çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Një javë pasi u nënshkrua pakti, Gjermania pushtoi Poloninë në rrugën e saj për të zbatuar zgjidhjen përfundimtare dhe shfarosjen e popullit hebre. A është e mundur që tani, mbi 80 vjet më vonë, Izraeli është i gatshëm të harrojë rolin e Bashkimit Sovjetik në fillimin e
Putini po vjen në Jad Vashem si kreu i një kombi që mundi regjimin vrastar të Hitlerit dhe çliroi kampin e vdekjes Aushvic-Birkenau, që gjermanët e ndërtuan në Poloni - por ne gjithashtu nuk duhet të harrojmë kapitujt më pak heroikë që i paraprinë fitores ndaj nazistëve.
luftës,vetëm për shkak të interesave dhe konsideratave momentale, të cilat nuk i përshtaten së vërtetës historike? Putini po vjen në Jad Vashem si kreu i një kombi që mundi regjimin vrastar të Hitlerit dhe çliroi kampin e vdekjes Aushvic-Birkenau, që gjermanët e ndërtuan në Poloni por ne gjithashtu nuk duhet të harrojmë kapitujt më pak heroikë që i paraprinë fitores ndaj nazistëve. Këto përfshijnë, së bashku me paktin me Gjermaninë naziste në 1939-ën, masakrën sovjetike të kryer kundër dhjetëra mijëra polakëve të pafajshëm në pyllin Katin në 1940, një masakër që ata u përpoqën ta mbulonin për dekada. Presidenti polak,Andrzej Duda, i cili qëndroi larg ceremonisë në JadVashem, sepse nuk iu dha mundësia të fliste atje - është i justifikuar me frikën e tij se Putini do ta shfrytëzojë skenën që i është dhënë në Izrael për t’i dhënë rrënjë narracionit të tij mashtrues, dhe turbullone shtrembëron pjesët e historisë që janë të papërshtatshme për të. Dy vjet më parë, Polonia e tërhoqi Netanjahun në një konfrontim frontal me histo-
rianët e vjetër të Jad Vashemit. Kjo erdhi pasi Netanjahu nënshkroi një deklaratë të diskutueshme të përbashkët me homologun e tij polak, Kryeministrin MateusMoraviecki, sipas të cilit “shumë polakë” shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, ndërsa ata që bashkëpunuan me nazistët ishin individë dhe nuk e bënë këtë si pjesë e popullit polak. Netanjahu shtrembëroi historinë për t’i dhënë fund një krize midis dy vendeve që shpërtheu mbi “Ligjin e Holokaustit” polak, i cili kërcënoi të kufizonte lirinë e shprehjes në lidhje me rolin e polakëve në krimet e nazistëve. Nevoja për të forcuar lidhjet e Izraelit me Rusinë ose dëshirën për të liruar Nama Isahar nuk duhet të lejohet që të çojë Netanjahun drejt nënshkrimit, me duart e tij ose me fjalët e tij, një deklaratë tjetër antihistorike. Historia në përgjithësi, dhe aq më shumë historia hebreje, nuk është pronë personale e Netanjahut dhe nuk është në shitje. *Editorial i gazetës më të madhe izraelite me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të çlirimit të Aushvicit
14
KULTURË
E SHTUNË 25 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
LEKA KRUTA, MEKANIKU QË U BË AKTOR HUMORI
@
I biri, Arbeni, rrëfen për gazetën “Fjala” të pathënat për aktorin e njohur të Estradës së Vlorës Puna në Estradë fillonte në 08:00 të mëngjesit. Por regjisori i trupës gjithmonë do të gjente sebep që ta bënte Leka Krutën të tregonte histori nga jeta personale, sidomos nga fushatat kur Estrada shkonte me turne. Dhe Leka ia fillonte, sepse e kishte shumë pasion të rrëfyerin. Të paktën 15 minuta që Leka u tregonte histori, ekipi shkrihej së qeshuri. Kjo ishte zgjuarsi nga ana e regjisorit, sepse ai krijonte që në fillim një atmosferë të ngrohte që më pas të fillonte puna me rritëm.
Nga Leonard Veizi
N
ë Vlorë, emri i tij është kthyer gati në një mit dhe emërtimin si aktor brilant e meritonte qysh herët. Elegant e plot sharm, por edhe me një energji të pashtershme, ai ngjitej çdo mbrëmje në skenë dhe dhuronte të qeshura pa fund. Me një sjellje tipike italiane, i dashuruar pas Napolit dhe muzikës së tij, ai do të sillte në skenën shqiptare një frymë perëndimore, pikërisht atëherë kur kufijtë ishin mbyllur dhe sinjalet e televizioneve të huaja ndaloheshin me zhurmues. Nga familja e tyre kanë dalë dy aktorë, të dy në zhanrin e humorit, duke vërtetuar një shprehje zhargoni se “dardha bie nën dardhë”. E ndërsa babai prej vitesh është ndarë nga kjo jetë, pasionin e tij për skenën e vazhdon i biri. Me këtë rast ai ndan me lexuesin e “Fjalës” çaste të pathëna më parë nga aktiviteti i një prej korifenjve të skenës moderne shqiptare, Leka Krutën. Cili ka qenë Leka Kruta në jetën familjare? Ka qenë bashkëshort i përkushtuar, një baba i shkëlqyer e familjar model. Nëna punonte me dy turne dhe turni i dytë dilte në 11 të natës. Gjatë gjithë kësaj kohe me ne, tre fëmijët e familjes, merrej babai. Gjithë pasditen na ushqente, na lante e ndërronte, derisa na vinte në gjumë. Kur kishte ditë pushimi, na çonte në plazh, sepse motoja e tij ishte: fëmijët kanë nevojë për kripë e për diell. Im atë ka qenë shumë aktiv në familje, e përpos kësaj kujdesej shumë edhe për punën. Kur ishim të vegjël, mbaj mend që si na përgatiste gjithçka, e mbaronte detyrat me ne fëmijët dhe dilte në korridor. Dëgjoja zërin e tij dhe trembesha e thosha me vete: “Babai im ka një problem, është i sëmurë dhe flet me vete”. Një herë e pyes: “Po çfarë bën kështu o babi?” Ai më thotë se po përsëriste rolin. “Po pse nuk të mjafton orari i punës?”, - e pyes. Por ai më thotë: “Që unë ta bëj sa më mirë rolin tim nuk mjaftojnë orët e punës. Detyra ime është t’i bëj njerëzit të qeshin. Dhe unë dua që kur të dal para njerëzve të jem perfekt. Ndaj përgatitem dhe në shtëpi”.
Arben Kruta, Kadri Roshi dhe Leka Kruta Si aktor humori, nga ishte i prirë më shumë Leka Kruta? Ka bërë parodinë, pantonimën, skeçin, por parodinë e kishte më me pasion. Zakonisht ndodhte që ai sugjeronte një muzikë napolitane dhe mbi të viheshin fjalët në shqip dhe dilte një parodi e shkëlqyer. Si ishte Leka si koleg? Në marrëdhënie me mua, si koleg, ishte pak i rreptë. Them me mua, sepse me kolegët e tjerë ishte tjetër gjë. Ata mezi prisnin të shkonte ora 08.00 që t’i takonte. Por, ndaj meje, ashtu sikundër dhe ndaj motrave, ka
Çfarë aktori ishte Leka Kruta, për të gjithë ata që nuk e njohin? Babai im që i vogël ka kënduar në korin e kishës. Ka pasur dhunti për të kënduar. Në kohën e luftës gjyshi im ka pasur një restorant në Vlorë. Aty vinin shpesh italianët. Babai, duke u shërbyer, zuri miqësi me ta. Duke qëndruar afër tyre, mësoi italishten. Ose mund të them, ua vodhi gjuhën, por mori dhe këngën italiane nga ata. Qëlloi që shumica e ushtarëve ishin napolitanë. Dha babai mësoi theksin napolitan në mënyrë të shkëlqyer. Derisa në çastin që babai u dorëzua, këngën napolitane e këndonte në mënyrë perfekte. Kënga e ndihmoi shumë në jetë. Si do të lidhej me Estradën? Në fillim ai ka punuar në fabrikë që ishte në mesin e qytetit të Vlorës dhe që njihej si “Ekstratanin”. Ishte mekanik. Kur Komiteti i Partisë së rrethit mori mendim të çelte Estradën e qytetit, e thirrën dhe babain e i thanë të bëhej pjesë e saj. Ai u vu para një dileme të madhe. Këtë propozim e shtron edhe në familje. Vëllai i tij i madh i thotë: “Mendoje mirë këtë punë, se ku i dihet se si vete. E bën a nuk e bën dot aktorin? Ndërsa zanatin e ke, je mirë mekanik”. Babai, ngaqë e kishte pasion aktrimin, vendosi ta provonte të paktën një muaj. Dhe vajti për një muaj po e mbylli jetën në Estradë.
pasur kërkesë sistematike llogarie. Udhëzimet e tij përmblidheshin vetëm në tri fjalë: Punë, përkushtim dhe djersë. Ju keni luajtur në skenë së bashku? Babai doli në pension kur unë isha student, kështu që unë nuk pata fatin e madh të luaja me të. Kur mbarova Institutin, më emëruan në Estradën e Vlorës. Në prapaskenën e Estradës kam dëgjuar shumë për bëmat e tij. Diçka më tepër nga kjo jetë pas kuintave?
Leka Kruta në rolin e Hitlerit
Leka Kruta
Leka Kruta
JETËSHKRIM Leka Kruta u lind në Vlorë më 19 shtator 1927. Është ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Vlorës. Në jetën e tij të gjatë krijuese ka interpretuar në 150 premiera me rreth 800 personazhe. Për këtë kontribut përgjatë karrierës 40-vjeçare është vlerësuar me titujt “Artist i merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. U nda nga jeta më 21 mars 2011.
Mund të jetë rast unikal, akti i aktorëve më të vjetër të Vlorës që dhanë dorëheqje në skenë për t’i lënë radhën brezit të ri. Si ndodhi kjo? Është më se e vërtetë. Një gjë e tillë sot kjo nuk ndodh. Madje edhe vetë Parodistët e Vlorës kanë pohuar: “Atë që bëri Leka dhe Myqeremi kur ishin 50 vjeç, ne nuk e bëjmë edhe tani që jemi 70 vjeç”. Parodistët e rinj të Vlorës u mblodhën nga grupet amatore. Leka i qëmtoi duke argumentuar: “Ky këndon bukur, ky ka plastikën, ky bën dhe skeçin dhe këngën...” dhe kështu u mblodhën dhe u orientuan në zhanrin e parodisë katër të rinj. Kur e pa që grupi u poq, Leka bisedoi me Myqerem Ferrën, që ishte dhe regjisor, e i tha: “Ka ardhur koha t’ua lëmë radhën të rinjve”. Myqeremi ra dakord. Kështu një natë në shfaqje, pasi mbaruan parodinë, Leka iu drejtua spektatorëve: “Sot është nata e fundit që ne këndojmë parodinë. Vendin do t’ua lëmë këtyre katër djemve të rinj, të cilët do të jenë e ardhmja e Estradës së Vlorës”. Atë natë dolën dhe katër parodistët dhe kënduan të njëjtën parodi, por jo me dy, por me katër zëra. Them se ishte dhe një çast solemn. Sa i vlerësuar ka qenë Leka Kruta, nga ana morale, por edhe monetare? Im atë kishte titullin “Artist i merituar”. Nuk e di sa vlerësohej titulli ekstra mbi rrogën, por Leka ishte inkuadruar në bandën e qytetit dhe i binte një vegle bronzi që quhet xhenis, pra është si një lloj trompe. E kam mirë parasysh këtë vegël, pasi qëllonte shpesh që Leka ma vinte përpara, më jepte një kuti me pastë jeshile, ca vajguri dhe një copë fanellë leshi dhe më thoshte: “Jepi bir, se nesër kemi koncert”. Sepse, ajo duhej të shkëlqente, dhe unë e bëja atë të llamburiste. Kjo m’u bë rutinë. Sa herë gjeja xhenisin dhe veglat e tjera mbi tavolinë hidhja sytë nga babai me nëntekstin: “Përsëri”. Dhe ai më thoshte vetëm një fjalë: “Jepi”. Një ditë më erdhi në majë të hundës e i them: “Mjaft o baba se më lodhe!” Por ai ma ktheu: “Jepi qën, se ajo vegël po na lan kredinë e shtëpisë”. Mbaj mend që kam qeshur me të madhe, pastaj e qepa gojën dhe iu futa punës. Pas viteve ‘90 Leka Kruta ka qenë pak i ekspozuar si aktor. A e merrte malli për skenën? Ai e kishte të pamundur të shkëputej nga skena, por nuk kërkonte rol. Megjithatë, rolet ia caktonin, sepse regjisori e shikonte që materiali ishte tipik për Lekën. Atëherë vinin në shtëpi e i thoshin që duhej nisur puna për premierën e re. Dhe ai gjithë gëzim shkonte në Estradë. Gjithmonë i pari. Deri në fund të jetës ai nuk tha që kishte dalë në pension, por thoshte: “Jam aktor, jam pjesë e trupës”. A pati çaste të vështira në jetë? Babai e ka pasur një moment të vështirë. Vëllai i tij 45 vjeç, pas një infarkti, u nda nga jeta. Kjo ndodhi në mëngjes, por në darkë kishte shfaqje dhe biletat ishin shitur. Leka doli në skenë, fshiu gjithçka nga kujtesa dhe u fut në rol, por kur mbaroi u shkreh në lot dhe vrapoi për te vëllai i vdekur.
@
ARGËTIM
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
E SHTUNË 25 JANAR 2020
15
KURIOZITETE A e dinit se data 25 janar është një nga ditët e cila përmban shumë ngjarje të rëndësishme në botë? NË VITIN 1554 U bë themelimi i qytetit të Sao Paulo në Brazil. NË VITIN 1924 Hapen Lojërat e para Olimpike Dimërore në Shamoni, Francë.
NGJARJET
E DATËS 25 JANAR Përgatiti: Enkelejda Fishekaj
NË VITIN 1971 Në Ugandë u vendos pushteti ushtarak i gjeneralmajor Idi Aminit.
NË VITIN 2011 Nisi Revolucioni Egjiptian, i cili filloi me një seri demonstratash në rrugë, mitingje, akte të mosbindjes civile, greva punëtore dhe përleshje të dhunshme në Kajro, Aleksandri dhe qytete të tjera të mëdha. NË VITIN 1980 Nënë Tereza është nderuar me çmimin më të lartë civil të Indisë, “BharatRatna”. Jetën e saj kjo humaniste shqiptare ua kishte kushtuar më të varfërve dhe çmimi indian ishte mirënjohje për bamirësinë e saj. NË VITIN 1949 Zgjedhjet e para të Izraelit u fituan nga partia Mapai e David Ben-Gurionit.
NË VITIN 1533 Henri VIII i Anglisë martohet fshehurazi me gruan e dytë, AnëBolein. Por Ana nuk do të ishte gruaja e tij e fundit. Përveç gjashtë martesave, Henri VIII është i njohur për rolin në ndarjen e Kishës së Anglisë nga Kisha Katolike Romake.
NË VITIN1327 Mbreti Eduard III i bashkohet fronit anglez.
NË VITIN 1858 “Marshi i dasmave” i FeliksMendelsohnit u luajt për herë të parë në martesën e vajzës së Mbretëreshës Viktoria.Vajza e Viktorias, Princesha Viktoria, u kurorëzua me princin e Prusisë pas një nate bisedimesh.
Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Do të jeni të dyzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi.Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’ju frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri.
Dashuritë e lindura prej pak kohësh do të duhet të kalojnë disa prova.E shtuna është një ditë mjaft e favorshme sa u takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike.
Binjakët nuk janë në muajin e tyre më të mirë përsa u përket financave, pasi presin disa zgjidhje. Mbani parasysh se një ndryshim në punë ose në dashuri duhet menaxhuar me kujdes. Sa u takon ndjenjave, ky është momenti për të shëruar plagët.
Do të keni dëshirë për të provuar një dashuri, por bëni kujdes të mos e teproni me kërkesat tuaja. Prej disa kohësh, nuk ka asgjë që t’ju pëlqejë dhe do ta gjeni veten të dyzuar. Ndikimi i kundërt i Saturnit parashikon momente tensioni.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Gjatë kësaj dite do të ndiheni të zotët për të çuar përpara projekte të reja dhe nëse ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj, do të mendoni që ta ndryshoni. Takimet e kësaj dite janë shumë të rëndësishme, ndaj mos i shmangni.
Do të keni mundësi të mëdha gjatë kësaj dite, falë ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të mbështesë kryesisht dashurinë dhe takimet. Mund ta gjeni veten protagonistë të ndryshimeve. Kush ka jetuar një histori që ka lindur prej pak ditësh, do të ketë mundësi rikuperimi.
Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për të jetuar një lidhje në mënyrë më të qetë. Nëse një histori nuk funksionin siç duhet, bëni mirë të flisni qartë! Ballafaqimet premtojnë shumë.
Kjo e shtunë ju fton që të riktheheni në lojë, edhe pse mund të jeni të zhgënjyer sa u takon ndjenjave. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është reflektimi dhe dëshira për të dashuruar. Mos i nënvlerësoni emocionet e reja, si dhe ndonjë projekt në çift.
Shigjetari:
Bricjapi:
Ujori!
Peshqit:
Kjo ditë është mjaft e rëndësishme, ku do të kërkoni të jeni të lirë për të vepruar, si dhe për të bërë diçka të bukur për të rizgjuar optimizmin dhe dëshirën tuaj të brendshme. Kjo e shtunë favorizon raportet sociale si dhe emocionet e reja.
Këshillohet që të merrni një periudhë për të reflektuar me veten. Është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet nga vetja dhe të tjerët. Duket sikur inatin e keni me gjithë botën dhe e kundërta, por nuk është kështu. Duhet vetëm të qartësoni situatën.
Kjo e shtunë sjell me vete dëshirën për njohje të reja dhe jo vetëm në dashuri. Ndikimi i Uranit te të lindurit e kësaj shenje mund të sjellë një ndryshim të papritur. Parashikohen shkurtime shpenzimesh dhe mbyllje të fazave tejet të rëndësishme. Kjo është dita e duhur për të folur. Përballuni sa më parë me problemet!
Nëse jeni të dyzuar mes dy historive të dashurisë, ky është momenti për të bërë një zgjedhje, pasi po e torturoni veten. Zemra juaj së fundmi ka qenë e trazuar nga emocionet, të cilat vështirë se mund të menaxhohen. Të gjitha zgjedhjet e bëra gjatë këtij muaji do të marrin drejtimin e duhur.
16
E SHTUNË 25 JANAR 2020
REKLAMA
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
e lirë dhe e vërtetë!
SHKARKONI
FALAS APP
info@fjala.al
FOLLOW US:
CMYK
www.fjala.al
@