CMYK
Analizë 75-vjetori i Holokaustit, edhe një herë për besën shqiptare Nga Leonard Veizi
Koment Ne jemi ende me ju, krah për krah Nga Yuri Kim
► ► F 12
► ► F 13
Opinion
DESHMIA/ Ixhlal Selmani
“Në shtëpinë tonë komunistët morën valle rreth kufomës së Sait Kazazit”
Pse Amerika duhet të jetë sërish një udhëheqëse e denjë Nga Joseph R. Biden
► ► F 13
► ► F 14
Gazetë e pavarur. (3 herë në javë)
E martë 28 janar 2020 Numër 5. Viti I i botimit Çmimi 30 lekë www.fjala.al
e-mail: info@fjala.al
Ekzekutimi i Kasës
hetuesit: Vrasje identike SI E Gaspër Reçit
Hapja e negociatave, në mars? Pse ndryshoi qëndrimi i BE-së
Urdhër kalabrez për eliminimin e shqiptarit. Prokurori i çështjes heton ngjashmëritë e atentatit me atë të vëllait të Kastriot Reçit që u vra pak ditë më parë në Rrëshen Nga Nikoleta Kovaçi
KORRUPSIONI
Kancelarja gjermane Angela Merkel premton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel: “Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat”. Çfarë pritet të ndodhë në javët në vijim dhe tërheqja e Presidentit francez Makron nga vetoja e tij për të mos lejuar zgjerimin e BE-së. Politika shqiptare “e dënuar” për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore dhe të drejtësisë
Oktapodi që u rrit nga politika Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, e vendos Shqipërinë në vendin e 106-të. Nga Berisha tek Rama, përse bie besueshmëria për luftën ndaj korrupsionit në mandatin e dytë?! Flasin analistët e ekonomisë dhe politikës, Pano Soko dhe Adri Nurellari Nga Bardhi Quku ► ► F2-3
Nga Sebi Alla
Faqe 6
97-vjeçari Ibrahim Daut Hoxha
pishtari që mban ndezur dritën e Çamërisë Ky burrë i madh me shtat të vogël, i përndjekur egërsisht nga regjimi komunist, mund të cilësohet një enciklopedi në vetvete Nga Alessia Selimi
►► F
7
► ► F5
Suplementi histori
►► F
9,10,11
Bunkerët, me punën e shqiptarëve, paratë e kinezëve INTERVISTA/ Flet Thoma Lakra, ish-kryeinstruktor për luftën me mina në Ministrinë e Mbrojtjes
Humbja e memories; flamuri i Vlorës u zhduk, i Lushnjës u gjet i grisur
Rrëmbimi i Jak Prengës
►► F
4
RENEA bastis hotelin e kapove të heroinës
Policia ka bllokuar çdo informacion për këtë operacion, mësohet se janë shoqëruar dy persona
CMYK
tragjedia
►► F
8
Kobi Brajant, fluturimi i fundit i kampionit Në po të njëjtin helikopter udhëtonin e bija e Brajantit, Xhana 13 vjeç, dhe 7 persona të tjerë
2
E martË 28 janar 2020
www.fjala.al
kryesore
VITI 2013
VITI 2014
VITI 2015
Përkeqësohet
Përmirësohet
Përkeqësohet
•
•
•
•
Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit 2013-2019
online 24 orë
•
Renditet në vendin e 116-të nga 177 shtete, merr notën 31. Abuzim me pushtetin, afera të fshehta korruptive. Sektorët më të korruptuar: partitë politike, policia dhe sistemi gjyqësor.
• • • •
Renditet në vendin e 110-të nga 175 shtete, merr notën 33. Liderët abuzojnë me pushtetin. Korrupsioni minon rritjen ekonomike. Renditet njësoj me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë. E fundit në rajon.
• • •
@
Renditet në vendin e 88-të nga 168 vende me 33 pikë Përhapje e gjerë e korrupsionit, shkelje e të drejtave të njeriut E fundit krahasuar me vendet e BE-së. Renditet e fundit edhe në rajon.
Oktapodi që u rrit nga politika Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, e vendos Shqipërinë në vendin e 106-të. Nga Berisha tek Rama, përse bie besueshmëria për luftën ndaj korrupsionit në mandatin e dytë?! Flasin analistët e ekonomisë dhe politikës, Pano Soko dhe Adri Nurellari Nga Bardhi Quku
KORRUPSIONI
bardhiquku@gmail.com
K
ur Shqipëria kërkon që këtë vit të hapë negociatat me Bashkimin Evropian, institucionet ndërkombëtare na bëjnë të reflektojmë një moment kur na tregojnë se jemi përkeqësuar gjithnjë e më shumë në luftën ndaj korrupsionit. Kështu, raporti i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i përpunuar nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, e vendos Shqipërinë në vendin e 106-të. Nëse e krahasojmë me 1 vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar me shtatë vende. Ndërsa në 5 vitet e fundit Shqipëria është përkeqësuar me 23 vende. Vendi ynë shkon krah për krah me Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, si Kosova, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, renditen shumë herë më lart sesa vendi ynë. Sipas Transparency International, financimi i partive nga bizneset e mëdha prodhon edhe korrupsion. Ky është një nga fenomenet që ndeshet shpesh në Shqipëri, ku financimi i partive politike vijon të mbetet i dyshimtë. “Qeveritë duhet të adresojnë urgjent rolin korruptues të parasë së bizneseve të mëdha në financimin e partive politike dhe ndikimin e paligjshëm që ushtrojnë ato në sistemin tonë politik”, - shprehet Delia Ferreira Rubio, drejtuese e Transparency International gjatë prezantimit të raportit të ri. Ajo që evidentohet nga analiza e raporteve ndër vite është se qeveritë përgjatë mandatit të
dytë qeverisës kanë tendencën për të degraduar në luftën ndaj korrupsionit. Nëse i hedhim një sy ndër vite raportit të Transparency International, që nga viti 2005 e deri më 2019, vërejmë se si në mandatet e para të qeverisjes ka një ulje të perceptimit të korrupsionit. Ndërsa lufta ndaj korrupsionit shënon një përkeqësim të dukshëm gjatë mandatit të dytë qeverisës. Sipas raportit për vitin 2005, kur sapo socialistët kishin lënë pushtetin dhe Sali Berisha mori postin e Kryeministrit, Shqipëria renditej në vendin 126. Por, pas tri vitesh (2008) Shqipëria do të kishte një përmirësim të ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 85-të. Në vitin 2013, kur Berisha la pushtetin qeverisës 8-vjeçar dhe Kryeministri Edi Rama mori detyrën e re, Shqipëria renditej në vendin e 116-të nga 177 shtete të përfshira në raport. Lufta ndaj korrupsionit kishte degraduar në 8 vite qeverisje të Kryeministrit Berisha. Njësoj ndodh edhe në qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë mandatit të parë qeverisës, Shqipëria do të arrijë që për vitin 2016 të renditet në vendin e 83-të në luftën ndaj korrupsionit. Por, vetëm tri vite më pas, konkretisht në 2019, që përkon edhe mandatin e dytë qeverisës të Edi Ramës, ajo përfundon në vendin e 106-të. Shifrat tregojnë se si qeveria e Sali Berishës 2005-2013 dhe ajo e Kryeministrit Edi Rama nga 2013-ta e deri më sot kanë degraduar në mënyrë progresive në mandatin e dytë qeverisës. Madje, në fushatën elektorale të vitit 2017 për zgjedhjet e përgjithshme, Edi Rama kërkoi i vetëm tepsinë e pushtetit, pasi deri në atë kohë e kishin penguar për të bërë reforma aleatët politikë që kishte në koalicion, si
Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai kërkoi me ngulm që të merrte edhe timonin edhe tepsinë i vetëm për të luftuar korrupsionin. “Po ua them copë, po nuk na dhatë fuqinë, që të kemi ne timonin e qeverisjes pa qenë të detyruar të ulim të tjerë në prehër, që do të thotë pa qenë të detyruar të kalojmë njëherë te dhoma ku ndahet tepsia, nuk bëhet dot kjo. Nesër mos hajdeni të ma kërkoni! Asnjë kryeministër sado i gjatë që të jetë nuk arrin dot që ta çojë tepsinë e pushtetit për skrap nëse i duhen të tjerë që në fakt pushtetin e duan vetëm tepsinë nuk e duan për Shqipërinë”, ishte thirrja që Edi Rama iu bënte shqiptarëve në qershorin e 2017-s. Dhe këta të fundit ia dhanë edhe tepsinë edhe timonin. Rezultatet e mandatit të dytë qeverisës janë si mos më keq, gjë që e tregon edhe raporti në luftën kundër korrupsionit, ku Rama e ka bërë Shqipërinë vërtet tepsi siç premtoi edhe vetë. Qeveritë, si të djathta ashtu edhe të majta, kanë dështuar edhe në rastet e iniciativave të denoncimit të korrupsionit, si përgjatë qeverisjes së Kryeministrit Berisha ashtu edhe gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama, edhe pse të dy kanë trumbetuar me të madhe portalet e denoncimit të korrupsionit. Kryeministri Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet, i prezantoi Parlamentit në shtatorin e vitit 2005 programin e qeverisë “Me duar të pastra”. Ai zotohej se brenda 100 ditëve të para do të hartonte një strategji për të luftuar korrupsionin. U deshën 3 vite, nga shtatori 2005 deri më 3 tetor 2008, që Berisha të miratonte strategjinë. Në atë vit, ish-kryeministri Berisha vendosi në faqen zyrtare të Kryeministrisë
në internet, dy numra telefoni: 08000808 dhe 08000909, ku qytetarët mund të denonconin aktet korruptive, numra që përfunduan në harresë dhe nuk sollën asnjë veprim konkret në luftën ndaj korrupsionit. Madje, Berisha shkoi deri aty sa përgjatë fushatës elektorale të vitit 2009 shfaqej në televizione spoti i tij “Numri im i telefonit është 0692099410 dhe është gjithnjë i hapur për mesazhet tuaja”. Si numrat ashtu edhe spoti rezultuan se ishin thjesht propagandë e fushatës elektorale. Gjithashtu, Berisha, një vit pasi kishte ardhur në pushtet, miratoi në prill të vitit 2006 ligjin “Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit”, ku parashikoheshin edhe shpërblime për qytetarët që denonconin korrupsion. Por, gjithçka rezultoi fasadë. Po ashtu, të njëjtin mekanizëm në denoncimin e korrupsionit përdori edhe Kryeministri Rama. Sapo erdhi në pushtet, në nëntor të vitit 2013 hapi portalin “Stop korrupsionit në drejtësi”,
mbi denoncimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar në adresën: http://ankesa. justice.gov.al. Fillimisht pati një bum denoncimesh, por më pas gjithçka rezultoi një flluskë sapuni, madje as adresa nuk hapet nëse klikon mbi të. Dy vite më vonë, në shkurt të vitit 2015, qeveria hap një tjetër portal për denoncimin e korrupsionit, www.stopkorrupsionit.al, i cili do të kishte të njëjtin fat si portali që përmendëm më lart. Edhe në këtë portal pati denoncime të shumta, por ndëshkimet arritën deri në shkarkime të drejtorëve të shkollave të mesme dhe në asnjë rast në rangjet më të larta të shtetit apo politikës. Kështu, dosje të bujshme të njohura botërisht si korruptive, si Gërdeci, 21 Janari etj., dhe tani së fundmi koncesionet me PPP të qeverisë, ku rasti më skandaloz është ai i Unazës së Re, kanë mbetur pa u hetuar deri në fund dhe pa u vendosur drejtësia në vend.
Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Nikoleta Kovaçi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al
@
www.fjala.al
E martË 28 janar 2020
kryesore
online 24 orë
VITI 2016
VITI 2017
VITI 2018
VITI 2019
Përmirësohet
Përkeqësohet
Përkeqësohet
Përkeqësohet
•
•
• •
•
• • • • •
Renditet në vendin e 83-të nga 176 vende, me 39 pikë. Përmirësohet me 5 vende në renditje. Lë pas Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën. Dobësi në institucionet e ligjit, kapja e sistemit. Presioni politik ndaj sektorit publik. Krimi i organizuar.
• • •
Renditet në vendin e 91-të nga 180 vende, me 38 pikë. Lë pas Maqedoninë dhe renditet njësoj me Bosnjë-Hercegovinën. Është rritur autoritarizmi politik. Presion ndaj mediave të pavarura.
• •
3
Renditet e 99-ta nga 180 vende, me 38 pikë. Mbetet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Humbet 8 vende në renditje nga viti i kaluar. Mungesa e balancës dhe ndarjes së pushteteve.
• • • • •
Renditet në vendin e 106-të, nga 180 shtete me 35 pikë. Humbet 7 vende nga viti i kaluar. Është përkeqësuar me 23 vende në 5 vitet e fundit. Renditet njësoj me Maqedoninë e Veriut. Mbetet pas nga disa prej vendeve afrikane. Përpjekjet antikorrupsion kanë ngelur në vend.
Intervistat
Andri Nurellari: Pandëshkueshmëria, gangrena e korrupsionit ipas analistit Andri Nurellari, nuk ka pasur vullnet të mirëS filltë për të vënë në jetë strategjitë
apo zbatuar këshillat ndërkombëtare, sepse korrupsioni në Shqipëri është bërë instrumenti themelor i garantimit të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Z. Nurellari, Transparency International e ka renditur Shqipërinë vendin e 106-të për luftën kundër korrupsionit, duke shënuar një përkeqësim të ndjeshëm. Si mendoni, përse Shqipëria nga viti në vit është përkeqësuar në luftën ndaj korrupsionit? Unë mendoj se ka një mori faktorësh që e shkaktojnë këtë tatëpjetë të Shqipërisë në renditjen ndërkombëtare. Ndër më kryesorët besoj se është dështimi i sistemit të drejtësisë i cili për momentin është në një kolaps të mirëfilltë, sepse ende nuk po i del në krye reformës të stërzgjatur
dhe aq shumë të trumbetuar. Në mungesë të një sistemi të drejtësisë funksional dhe të ndershëm është ndërtuar institucioni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri që i ka dhënë dritë jeshile çdo zyrtari për të shfrytëzuar postin për mitmarrje. Rasti më flagrant dhe më i freskët është vendimi nga Prokuroria e Tiranës për të mbyllur hetimet për aferën “DH Albania”, të vjedhjes së mbi 28 milionë eurove duke akuzuar vetëm një djalosh 26-vjeçar të arratisur dhe asnjë nga zinxhiri i madh i njerëzve përfshi në nivelet e larta të qeverisjes, që ishin përfshirë në këtë aferë masive skandaloze tashmë të zbardhur për publikun. Së dyti, mendoj se ka të bëjë me modelin e qeverisjes së përqendrimit të pushtetit në “një tepsi” dhe të ndërhyrjes kapilare të qeverisë në çdo sektor të ekonomisë. Pra, ne kemi një shtet të madh që e ka kufizuar lirinë ekono-
mike dhe që shërben si aktori kryesor vendimtar në treg gjë që vihet re edhe nga indikatori tjetër i rëndësishëm i “Bërjes së Biznesit” të nxjerrë nga Banka Botërore që gjithashtu tregon një tatëpjetë gjatë viteve të fundit. A kanë dështuar strategjitë e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe çfarë ka ndodhur me këshillat e organizmave ndërkombëtarë? Nuk ka pasur vullnet të mirëfilltë për të vënë në jetë strategjitë apo zbatuar këshillat ndërkombëtare, sepse korrupsioni në Shqipëri në format e veta të ndryshme, është bërë instrumenti themelor i garantimit të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Partitë në Shqipëri nuk garojnë duke propozuar vizione për të ardhmen, duke ofruar kuadro të rinj të pakompromentuar apo duke demonstruar performancë apo arritje
gjatë qeverisjes, por nëpërmjet klientelizmit e patronazhit, pra korrupsionit. Klientelizmi nënkupton shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve publike për mbështetje politike nga qytetarët, që do të thotë investime në infrastrukturë, subvencione ose ofrimi i imunitetit në këmbim të votave. Patronazhi politik nënkupton emërimin ose marrjen në punë të një personi në një post qeveritar mbi bazën e besnikërisë partiake dhe ne shohim sot një fryrje me militantë politik në administratë. Po ashtu korrupsioni bën të mundur akumulimin e kapitalit me të cilat financohen fushatat, mediat, blihen votat e të tjera aktivitete që sigurojnë mbijetesën politike prandaj heqja dorë nga korrupsioni do të ishte një harakiri politik për elitën aktuale. Cilët janë sektorët më të prekur nga korrupsioni në vendin tonë?
Unë mendoj se korrupsioni fatkeqësisht i ka hedhur metastazat kudo, por pa dyshim politika e drejtësisë janë më të prekurit, sepse këta dy sektorë kanë në dorë edhe çelësin e kthesës dhe përmirësimit. Kriminalizimi i jetës politike dëshmohet më së miri nga efektet e reformës së dekriminalizimit që ka nxjerrë në pah se si njerëzit me të kaluar kriminale kanë arritur majat e jetës politike në vend duke arritur të infektojnë parlamentin, qeverisjen qendrore e lokale. Kuptohet që drejtësia është gjithashtu shumë e implikuar sikurse e tregojnë edhe anketat që tregojnë se ky sektor ka minimumin e besueshmërisë
në shoqëri. Ngelet ende për t’u parë nëse Strukturat e Posaçme Anti-Korrupsion kanë për ta ndryshuar këtë perceptim duke marrë masa konkrete kundër korrupsionit. Mandej nëse do të vazhdoja me renditjen, padyshim që do vijoja me administratën publike, e cila shfrytëzon çdo mbivendosje ligjesh e rregullash dhe çdo hapësirë diskrecionale për të abuzuar e siguruar ryshfete.
Pano Soko: Korrupsioni mbrohet nga institucionet që duhet ta luftojnë ksperti i ekonomisë, Pano Soko kalon më tej duke u shprehur se Shqipëria po E sillet si një shtet diktatorial në trajtimin që
i bën fenomenit të korrupsionit. Sipas tij, institucionet që duhet ta luftojnë janë në fakt ato që mbrojnë korrupsionin. Ndërsa shton se pavarësisht denoncimeve reagimi i qytetarëve dhe i shtetit është në nivelin zero. Z. Soko, Transparency International e ka renditur Shqipërinë vendin e 106 për luftën kundër korrupsionit, duke shënuar një përkeqësim të ndjeshëm. Si mendoni përse Shqipëria nga viti në vit është përkeqësuar në luftën ndaj korrupsionit? Përkeqësimi ka ndodhur për shkak të mënyrës sesi është trajtuar fenomeni i korrupsionit. Domethënë, në varësi të sjelljes së institucioneve ndaj fenomenit. Në fillim korrupsioni nuk ndëshkohej penalisht, e as ndiqej institucionalisht, por të paktën kishte reagim publik. Pra kur kishte një denoncim publik, pushtetarët i zinte turpi dhe detyroheshin që të reagonin, të paktën. Më pas jo vetëm që nuk ndiqej institucionalisht, apo le më të ndëshkohej penalisht, por nuk kishte më as reagim publik, kur çështje të caktuara dilnin në faqe të dheut. Tashmë as turpi nuk i zinte më. Thjesht s’flisnin, e injoronin ngjarjen dhe kaq. Por më e keqja erdhi më pas dhe që është realiteti dhe sot. Sot korrupsioni jo vetëm nuk po ndëshkohet, jo vetëm që s’ka reagim publik,
jo vetëm që s’po zë turpi njeri, por madje po mbrohet publikisht nga instancat që duhet ta luftonin atë. Pra dalin aktorët politikë dhe e mbrojnë atë. Rasti me flagrant janë kontratat koncesionare dhe mbrojtja që iu bëhet këtyre publikisht nga kryeministri apo aktorë të tjerë, ditën me diell. Del Kryeministri dhe pa iu dridh pikë qerpiku thotë “Shumë të mira janë. S’ka korrupsion, ja fusni kot.” Apo marrja në mbrojtje dhe përpjekja për të zhvlerësuar çdo denoncim në drejtim të korrupsionit publik. Si puna e ish-ministrit Tahiri që u mbrojt me vetmohim për gjoja pastërtinë e tij. Dhe teknika është tejet e thjeshtë - Ti denoncon, ai thotë është gënjeshtër, e bën për politikë. Çoje në prokurori. Pra një formë talljeje arrogante, një zhvlerësim shterues i tipit “Thuaj ça të duash, s’ke ça më bën”. Shoqëruar kjo dhe me mosreagimin e organeve të drejtësisë, është prodhuar ky mjedis ultra-toksik besimi. Një mpirje totale që asfikson këdo. Prandaj ne renditemi në vend të 106-të (por me pikë të barabarta me vendin e 112-të), pas Tanzanisë, apo Timorit Lindor, sepse trajtimi që ne i bëjmë fenomenit është i njëjtë me atë që vendet me diktatura i bëjnë fenomenit. A kanë dështuar strategjitë e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe çfarë ka ndodhur me këshillat e organizmave ndërkombëtarë? Renditja kaq lart është tregues që tashmë njerëzit nuk po gjykojnë më individin, por
mekanizmin. Pra nëse perceptimi do të ishte diku te 50 vendet e para, atëherë njerëzit gjykojnë që aty ka ca njerëz të korruptuar në sektorë të ndryshëm dhe çdo gjë zgjidhet po të ndryshojmë këta 3-4 individë që na prishin mjedisin. Nëse renditja do të ishte tek 50 vendet e dyta, atëherë perceptimi mbetet po i lidhur me faktorin njerëzor, por me një shtrirje të gjerë, deri në totale. Pra kemi këta që janë në pushtet sot që janë të korruptuar të gjithë, por zgjidhja vjen nëse ne ndryshojmë pushtetin. Pra heqim këta, vijnë të tjerët, aty fillojnë përmirësohen gjërat. Kur renditja është në 50 vendet e fundit, atëherë do të thotë që infeksioni është konsoliduar kaq shumë saqë ka prekur mekanizmat, s’është më çështje njerëzish. Ndërro kë të duash, sill kë të duash këtu gjerat do të përkeqësohen. Pra e ka fajin makina, jo shoferi. Sill kë shofer të duash, makina do të shkojë shtrembër se është ndërtuar keq. Duhet ribërë makineria nga e para. Pra, nuk shihet me si problem njerëzor, por si problem strukturor. Është fenomen sistemik. Dhe njerëzit do te shihnin si shpëtim, ndryshimin e gjithë sistemit, pra rregullave të lojës. Ribërjen e makinës nga e para. Dhe ne e pamë këtë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së firmave për ndryshimin e kodit. Njerëzit janë të dëshiruar që të ndryshojnë jo njerëzit, por rregullat e lojës. Duan ndryshim esencial, prandaj mbështetja aktuale për ndryshimin e
kodit është kaq e madhe, sepse shkon në linje me atë që e pandërgjegjshmja iu percepton. Duhen rregulla të reja. Ndryshimi i fytyrave nuk do të sjellë asgjë. Cilët janë sektorët më të prekur nga korrupsioni në vendin tonë? Ne përgjithësi perceptimi sot është totalist. Ç’ka do të thotë që perceptohen si të korruptuar të gjithë sektorët publikë. Pra, është arritur në absurdin që çdo sektor shtetëror konsiderohet si hallkë korrupsioni. Natyrisht gjykatat dhe organet ligjzbatuese kanë edhe damkën më të fortë, por të njëjtin perceptim prodhojnë dhe organet tatimore, lejet dhe licencat etj. E thashë dhe më lart, sot korrupsioni në mendjen e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve perceptohet si sistemik, ku çdo sektor ka peshën dhe pjesën e vet.
4
E martË 28 janar 2020
www.fjala.al
Aktualitet
online 24 orë
Rrëmbimi i Jak Prengës
RENEA bastis hotelin e kapove të heroinës në Shijak
Policia e Shtetit ka bllokuar çdo informacion që lidhet me këtë operacion! Por, mësohet se janë shoqëruar dy persona që kane dijeni mbi dyshimin e policies
F
orcat speciale RENEA rrethuan që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm Shijakun. Objekt i mësymjes së tyre bëhet me dije se ka qenë një ndërtesë e njohur, e cila gjendet në Shijak dhe u përket emrave proverbialë të trafikut të heroinës, Altin dhe Emiljano Hajri. Operacioni i mohuar Përveç dy të shoqeruarve, mësohet se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Të katërt janë djem të fisit Hajri të cilët dyshohet se kryejnë veprimtari të paligjshme në kartelet e drogës. Sipas burimeve, dyshohet se Jak Prenga të jetë vrarë pasi ai ska pranuar të dorëzojë shumën që i kanë kërkuar për një sasi droge të fortë. Ndonëse Altin dhe Emiljano Hajti janë arrestuar 4 vite më parë, ende nuk dihet se si ata rezulton të kenë fituar lirinë. Policia e Shtetit mohon në mënyrë kategorike arrestimet por mësohet se janë pikërisht këta dy trafikantë autorët e rrëmbimit dhe të zhdukjes se Jak( Jan) Prengës. Referuar të dhënave të para, saktësohet se ka pasur dyshime se në atë ndërtesë është mbajtur peng Jak (Jan) Prenga, i rrëmbyeri para pak
ditësh në Kamzë, rrëmbim për të cilin policia jo vetëm nuk dha asnjë informacion, po madje fshehu edhe gjetjen e mjetit të rrëmbimit të djegur në Shkallnur pak orë pas rrëmbimit. Burimet e policisë
vendimi
saktësojnë se objekti luksoz i është nënshtruar një kontrolli të rreptë po se asgjë nuk dihet se çfarë vërtet ka ndodhur në atë vend. Policia e Shtetit ka bllokuar çdo informacion që lidhet me këtë operacion! Por,
mësohet se janë shoqëruar dy persona që kane dijeni mbi dyshimin e policisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një sërë sendesh të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit. Dyshimet shkojnë deri atje sa
Arben Çuko i pafajshëm
U arratis si gylenist, turku dënohet në Shqipëri me 1 vit burg
Po kush janë të zotët e kompleksit? Sipas të dhënave, ajo ndërtesë u përket dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, të cilët u arrestuan pak vite më parë për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzoheshin si të përfshirë në trafikun e drogës në shtetin fqinj. Asokohe kur u bë edhe hetimi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të heroinës, u tha se grupi i shqiptarëve kishte mundu të lëvizte afër 1 ton heroinë. Një kushëriri i parë i tyre, 24-vjeçari Fortuz Hajri, u pagëzua nga media italiane si “ambasadori” i organizatës kriminale. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat te drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, para se të shpalleshin në kërkim njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak. Banda e tyre, sipas policisë italiane, arriti të qarkullonte thuajse një ton heroinë për një vit në Itali. Kushërinjtë e Fortuz Hajrit prej vitesh ishin kamufluar në sajë të përdorimit të kodeve, logjistikës dhe deri edhe në fshehjen e 21 personave. Në komunikimet mes tyre vëllezërit përdornin një kod alfanumerik për të komunikuar dhe lëshuar urdhrat tek ushtarët e tyre në Itali. Kodi ishte përdorur në ushtrinë naziste që komunikonte me kode numerike dhe më pas këta numra i përkthente në fjalë. Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në kurth policinë italiane, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara. “Enigma” ka qenë një aparaturë që shërbente për të koduar dhe dekoduar mesazhe elektromagnetike, që u shpik në fillim të shekullit ’20.
monoksidi i karbonit
ezarta Hajdari humbi jetën teksa flinte në dhomë në R krah të bashkëshortit të saj,
Nuk ka prova kundër ish-drejtorit të Burgjeve
jykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Arben Çukos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Akuza G ndaj Çukos u pushua nga gjyqtari Sokol Toma me argu-
më parë në Turqi, vendim që është kundërshtuar nga disa institucione dhe organizata evropiane.
dhe mjeti është djegur në Shkallnur. Prenga dyshohet se është rrëmbyer për llogari të të vëllait, i cili dyshohet se është pjesë e një trafiku droge.
Helmimi 5 ditë pas dasmës, del autopsia për Rezarta Hajdarin
jykata e Tiranës ka marrë vendimin për të dënuar G me 18 muaj burg shtetasin turk Selami Simsek. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Simsek do të qëndrojë vetëm 12 muaj në qeli. Ai u arrestua 5 muaj më parë në Aeroportin e Rinasit nga ku planifikonte të udhëtonte drejt Kanadasë. Por gjatë verifikimeve ka rezultuar se dokumentet kanadeze ishin të falsifikuara dhe për këtë arsye do të qëndrojë 1 vit në burg. Selami Simsek kërkoi më 8 janar azil politik në Shqipëri për shkak se i frikësohej kthimit në Turqi. Atje, Simsek konsiderohet anëtar i Lëvizjes Gylen, organizatë e shpallur terroriste nga qeveria. Selami Simsek u ndalua së bashku me shokun e tij, Harun Çelik, por ky i fundit u ekstradua pak ditë
mendohet se dy rrëmbyesit e Prengës kanë shkuar deri në Fushë-Krujë dhe më pas të jenë kthyer drejt Shijakut. Sërish sipas dyshimeve të ekspertëve mendohet se i rrëmbyeri është lënë aty
@
mentin se nuk është paraqitur asnjë provë nga Prokuroria që mund të lidhë ish-drejtorin me korrupsionin në burgje. Arben Çuko u arrestua në tetor të 2018-ës në operacionin “Volvo-4”, së bashku me anëtarë të bandës Avdylaj. Ai akuzohej se kishte ndërhyrë në punësimin jashtë ligjit të personave të caktuar dhe ndikonte në transferimin e të burgosurve. Ish-deputeti socialist i mohoi vazhdimisht akuzat deri ditën e djeshme kur çështja ndaj tij u pushua. Çuko u mbajt për disa ditë në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit.
Olsit, për shkak të monoksidit të karbonit. Helmimi ka ardhur si pasojë e prushit që çifti mbante në dhomën e gjumit. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur autoritetet pas realizimit të autopsisë në trupin e Rezartës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 dhjetor vetëm 5 ditë pasi 27-vjeçari
dhe 19-vjeçarja ishin martuar. Vajza u gjet e pajetë në krevat, ndërsa djali në gjendje të rëndë nga familjarët e tyre. Fillimisht u dyshua se çifti ishte vetëhelmuar, por pasi kjo pistë u hodh poshtë, familjarët e viktimës nuk përjashtuan as mundësinë e vrasjes, por hetimet tregojnë të kundërtën. Rezarta ka humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.
@
www.fjala.al
AKTUALITET
ONLINE 24 ORË
I
SHQIPTARI U EKZEKUTUA NË MËNYRË KIRURGJIKALE Mediat romane flasin për një ekzekutim me përpikmëri të frikshme për shqiptarin. Gentian Kasa, i përfshirë në arrestimet e viteve 2011 dhe 2014 në dy operacione të mëdha të DDA-së, u vra nga një atentator, dyshohet
5
Ekzekutimi i Gentian Kasës, hetuesit: Vrasje identike me të Gaspër Reçit
Nga Nikoleta Kovaçi
talianët e hetimit, pas ekzekutimit të së shtunës mbrëma në Romë, kanë nisur të bëjnë kalkulimet për krimin mafioz që ka kapluar kryeqendrën. Gazetarët e vjetër kanë nisur të hamendësojnë se vrasja e shqiptarit që kishte dalë me leje është një ngjarje në rrjedhën e shumë ngjarjeve të tjera të bujshme që nuk janë zbardhur dhe nuk do të zbardhen ndonjëherë. Kështu, vrasja e Gentian Kasës, 43-vjeçarit që jetonte mes burgut dhe familjes së tij, konsiderohet një vrasje e tipit mafioz. Të dhënat e atentatit janë të ngjashme me një mori atentatesh të ndodhura në Romën e dekadës së fundit, me Romën që gjendet nën pushtetin e grupeve të fuqishme të trafikut të drogës. Sipas të dhënave hetimore, bëhet me dije se mbi shqiptarin u lëshuan 5 plumba, katër në trup, dhe i fundit, në kokë. Hetuesit kanë përcaktuar faktin se vrasësi duhet të ketë qenë një i paguar për faktin që plumbi i pestë i është dhënë viktimës për sigurinë që të mos mbesë i gjallë. Policia dhe prokuroria janë tronditur nga ekzekutimi, për vetë mekanizmin që mafia ka përdorur për të eliminuar një prej personave, që sipas tyre ka qenë ndër më të njohurit e trafikut të drogës në Romë. Ata u referohen dy arrestimeve të rij, konkretisht në Romë dhe në Ankona, por, në fakt, mediat flasin edhe për një sërë aktesh të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të Kasës. Referuar “Il Giornale”-s, mësohet se emri i Gentian Kasës ishte i lidhur ngushtë me telashet e kryeqytetit. Ai duhet të vuante dënim të gjatë për trafik droge, për vjedhje dhe marrje të pasurive të vjedhura dhe jo të lihej në një regjim gjysmë lirie.
E MARTË 28 JANAR 2020
Urdhër kalabrez për eliminim e shqiptarit. Prokurori i çështjes heton ngjashmëritë e atentatit me atë të vëllait të Kastriot Reçit që u vra pak ditë më parë në Rrëshen. Detajet e një krimi që tronditi antimafien
Gentian Kasa
Mbi shqiptarin u lëshuan 5 plumba, katër në trup, dhe i fundit, në kokë. Hetuesit kanë përcaktuar faktin se vrasësi duhet të ketë qenë një i paguar për faktin që plumbi i pestë i është dhënë viktimës për sigurinë që të mos mbesë i gjallë i paguar dhe i urdhëruar nga mafia e përbashkët shqiptaro-kalabreze. Arma ishte 7.65, një gjysmautomatik i kalibrit të vogël. Sipas ekspertëve, përdoret për të vrarë tradhtarë, spiunë ose thjesht që i përkasin një bande rivale. Arma e kalibrit 7.65, sipas ekspertëve italianë, është një armë e saktë që mund të godasë në shënjestër edhe mes qindra njerëzve pa plagosur të pafajshëm. Duke iu referuar mënyrës se si është kryer ekzekutimi, ata mendojnë se Gentian Kasa ishte një prej personave më të rëndësishëm të botës së krimit në Romë. Ata e krahasojnë vrasjen e tij me ekzekutimin e Gaspër Reçit, në Kazalino, në vitin 2017. Sipas të dhënave, bëhet me dije se grupi i shqiptarëve bashkëpunojnë ngushtë me kalabrezët e Ndraghetës, duke
sjellë edhe një alarm të frikshëm në dyert e Antimafies italiane. I kontaktuar nga “Il Giornale”, prokurori Nikola Grateri ka fiksuar një fakt të rëndë: “Mafia në zhvillim është ajo shqiptare; e ashpër dhe aleate e Ndraghetës”. Sipas të dhënave, në shtatorin e kaluar një dëshmitar donte të fliste për rastin e ekzekutimit të Fabricio Pishiteli, ekzekutim i ndodhur në gushtin e vitit të kaluar. Ai donte të fliste konkretisht për mafien me Graterin. Prokurori pretendon se nofka e këtij personi është “Lame” dhe donte të shpjegonte konkretisht momentin e rrëmbimit të një fëmije afrikan në këmbim të arit që do të merrnin grupi mafioz në të cilin bënte pjesë ultrasi lacial i quajturi “Diaboliku”, Fabricio Pishiteli. Tashmë hetuesit kanë nisur të listojnë vrasjet e pazbard-
hura të ndodhura në Romë ku në harkun e më pak se tri viteve, në regjistrin e akteve mafioze të pazbardhura renditen edhe dy ekzekutime të shtetasve shqiptar: Gaspër Reçi e Gentian Kasa. EKZEKUTIMI I GASPËR REÇIT Më 29 prill të tri viteve më parë Roma do të tronditej nga një vrasje e pastër e tipit mafioz. Fillimisht u raportua për vrasjen e një shtetasi shqiptar, ndërsa pas identifikimit të viktimës ata treguan se bëhet fjalë për Gaspër Reçin, një person të njohur për ta. Policia italiane shpejt hodhi dritë mbi ngjarjen po asnjëherë mbi motivet dhe atentatorët të cilët thanë që kishin qenë me një “Smart”. Pas vrasjes policia italiane tha se Reçit iu gjetën edhe 100 mijë euro cash me vete, ndërsa vrasja
ndodhi në afërsi të shtëpisë së tij. Në fakt, mediat shqiptare aluduan për një vrasje për shkak hakmarrjeje, por hetuesit italianë vazhdojnë ta lidhin krimin e asaj date me një sërë vrasjesh të tipit mafioz të ndodhura në dekadën e fundit një Romë. Sipas tyre në zonën ku ka banuar Reçi dhe shqiptari tjetër i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës është një zonë në duart e një klani të fuqishëm kriminal në përbërje të të cilëve ka shqiptarë dhe anëtarë të Ndraghetës. Vrasja e Gaspër Reçit, për
palën shqiptare u bë me dije pas atentatit të bujshëm që ndodhi në Rrëshen në fillim e këtij viti, ku iu mor jetë me një të shtënë Kastriot Reçit, biznesmenit të njohur. Policia dhe prokuroria nuk mundën dot të gjenin autorët, madje nuk guxuan dot të deklaronin as motivet në të cilat nisen hetimet. E vetmja gjë që doli zyrtarisht pas atij atentati, ishte vetëm një urdhër i ministrit për heqjen e aparateve celularë pasi dyshohej se kishin dekonspiruar operacionin për arrestimin e “snajperistit”.
SPAK në vështirësi, Kraja kërkon dy prokurorë shtesë ështjet e shumta që kanë mbetur në Ç duart e SPAK detyruan kreun e saj pak ditë më parë të kërkonte shtim në
organikë. Ai u justifikua me faktin që ka shumë punë dhe e kanë të pamundur me aq personel të vijohet në kohën e duhur me shqyrtimin e dosjeve. Ai ka propozuar dy emra që kanë kaluar nga vetting-u dhe që gjenden në krye të prokurorive në rrethe. Referuar të dhënave mësohet se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë
të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t’u emëruar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un pa asnjë problematikë. Në mbledhjen e ditës së sotme të KLPsë pritet të shqyrtohet kërkesa e Krajës,
i cili e ka bazuar shtimin e SPAK me dy prokurorë të tjerë për shkak të numrit të lartë të çështjeve. Që në nisje të punës, SPAK u detyrua të mbartte 270 dosje të cilat u trasferuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt institucionit më të ri hetimor. Krahas dosjeve të trasferuara struktura e re e hetimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka hapur një numër të konsiderueshëm dosjesh të reja, ky tre prej tyre lidhen me çështjen e konçesioneve në fushën e shëndetësisë.
6
E MARTË 28 JANAR 2020
VENDIMI
www.fjala.al
POLITIKË
ONLINE 24 ORË
@
Kancelarja gjermane Angela Merkel premton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel: “Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat”. Çfarë pritet të ndodhë në javët në vijim dhe tërheqja e Presidentit francez Makron nga vetoja e tij për të mos lejuar zgjerimin e BE-së. Politika shqiptare “e dënuar” për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore dhe të drejtësisë
Hapja e negociatave, në mars? Pse ndryshoi qëndrimi i BE-së Sebi Alla
sebialla@hotmail.com
K
ryeministri Edi Rama u nis për në Berlin me një faturë të rëndë në xhep. Rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin e pasojave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, por duket se do të kthehet me më shumë nga sa kërkoi, jo në vlerë monetare, por me premtimin se në mars do të diskutohet për hapjen e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është theksuar dje nga Kancelarja Angela Merkel, në takimin që pati me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Po ashtu ka edhe një pyetje që vlen 1 miliard dollarë… -A do të tërhiqet Presidenti i Francës Emanuel Makron nga vendosmëria për të bllokuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, deri në ristrukturimin e vetë BE-së? Situata ka ndryshuar në korridoret e Brukselit zyrtar pas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, që u konfirmua edhe me deklaratën e djeshme e Kancelares Merkel tregon tjetër qasje për të dy vendet e Ballkanit. “Ka një rëndësi qendrore për Shqipërinë dhe Gjermania i përmbahet perspektivës së Shqipërisë në BE. Ne duam që këto shtete të përafrohen në BE. Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat. Të dyja vendet (shën. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë suksese të konsiderueshme dhe janë regjistruar nga KiE”, - tha Kancelarja gjermane Angela Merkel. Pas dhënies së këtij lajmi, ajo ka shtuar me tej edhe motivet që kanë bindur pjesën më të madhe të vendeve të BE-së për këtë iniciativë. “E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai që e sheh mirë hartën Shqipëria në BE është mirë për të gjithë. Komisioni i ri Evropian thekson edhe dimensionin
gjeopolitik dhe kjo i jep më shumë shanse zgjerimit”, - mbajti qëndrim Merkel. Ajo gjithashtu u ndal edhe mbi pasojat e tërmetit në Shqipëri, duke shprehur angazhimin se Gjermania do të jetë një nga donatorët e rëndësishëm për ringritjen e vendit pas tragjedisë së 26 nëntorit. “Dua t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar që në sekondën e parë dhe interesimin tuaj, si dhe përfshirjen e strukturave tuaja në procesin e shpëtimit. Roli juaj ka qenë i jashtëzakonshëm në hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi në procesin e Berlinit, që ka nevojë për tu çuar më tutje. Në fund dua të shpreh konsideratën për mënyrën se si ka nisur puna e Komisionit të ri Evropian. Një dimension më i qartë edhe i gjerë politik, përveçse tradicional, teknik të Komisionit do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjitha rajonin”, tha Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Merkel. NJË QASJE E RE NË PAK MUAJ Një dështim i përmasave gati tragjike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vendimi i tetorit të kaluar ku me ndikimin e drejtpërdrejtë të Francës, por edhe Holandës dhe Belgjikës, u vendos që të mos hapeshin negociatat për të dyja vendet ballkanike. Në Maqedoni shkaktoi tronditje të vërtetë ku Kryeministri Zoran Zev dha dorëheqjen për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në muajin prill të këtij viti. Në vendin tonë u “justifikua” shumë më lehtë, ku kryeministri Edi Rama moshapjen e negociatave nuk e lidhi me dështimin e vendit tonë në plotësimin e kushteve, por në ristrukturimin e vetë BE-së dhe këmbënguljes së presidentit francez për një ridimensionim të ri të BE-së. Kjo në fakt ndodhi, por dimensionimi i ri në Bruksel duket se solli rrymat që janë pro
zgjerimit dhe jo mbylljes. Koniunkturat e brendshme aktuale janë në favorin tonë, aq sa tashmë ka një shpresë serioze se Shqipëria do të marrë hapjen e negociatave që në muajin mars. Shenjat se ka një ndryshim kursi për zgjerimin e BE-së u dhanë katër ditë më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. “Sot kam një mesazh të qartë. Sot nuk kemi një qëndrim unanim, por do të punojmë në javët në vijim për të diskutuar. Ka një unanimitet lidhur me një pikë, që është ambicia e përbashkët e 28 vendeve që mendojnë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, theksoi ai. Presidenti i Këshillit Evropian tha se strategjia që duhet ndjekur ka tre shtylla; Domosdoshmëria që krerët e qeverive të bien dakord se cilat do të jenë reformat për zgjerimin; Komisioni Evropian para verës ti propozoi Këshillit hapjen e negociatave dhe; Thirrja për të mobilizuar tryezën e Bashkimit Evropian për një pakt rritjesh investimesh. “Ne pohojmë se fati i këtij vendi dhe Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer nga BE. Duhet angazhim, për të vijuar përpjekjet me luftën kundër krimit të organizuar, reformat. Ne na takon që të ecim përpara muajt e ardhshëm me këtë ambicie. E rëndësishme që të afirmojmë lidershipin politik. Të kryejmë hapa përpara”, - u shpreh Mishel. POLITIKA SHQIPTARE, E DËNUAR PËR BASHKËPUNIM Dy “gëzime” në një ditë të ardhura nga Berlini zyrtar janë shumë për Shqipërinë, e cila në vitin e fundit njeh vetëm konfliktualitet politik, mungesën e institucioneve të drejtësisë, pasojat e tërmetit tragjik dhe refuzimin për të marrë hapjen e negociatave me BE-në. Po çfarë ka ndryshuar në një kohë të shkurtër? Të lodhur me konfliktet e shumta që ka Shqipëria, BE dhe SHBA u investuan
Koniunkturat e brendshme aktuale janë në favorin tonë, aq sa tashmë ka një shpresë serioze se Shqipëria do të marrë hapjen e negociatave që në muajin mars. Shenjat se ka një ndryshim kursi për zgjerimin e BE-së u dhanë katër ditë më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel
që me imponim të dukshëm palët politike të uleshin në bisedime, për të realizuar ato reforma të mbetura pezull. Pa shumë bujë, palët politike u gjetën në tryezën e bisedimeve, ku publikut i ofruan një draft marrëveshjeje që lidhet specifikisht me reformën zgjedhore. Opozita jashtë parlamentare dërgoi dy përfaqësuesit e saj Oerd Bylykbashi në PD dhe Petrit Vasili nga LSI, ndërsa mazhoranca solli Damian Gjiknurin dhe opozita parlamentare Rudina Hajdarin. Një “kolor” i plotësuar, që në fund solli zotimin për bashkëpunimin për reformën zgjedhore që në fund do të miratohet me dakordësinë e partive kryesore politike. Dukej që kjo marrëveshje ishte e imponuar për të gjitha palët dhe ndikuesit ishin SHBA dhe BE. Vetë partitë kanë nisur kalkulimet të cilat duhet të kapërcejnë interesat e ngushta politike, pasi një marrëveshje e tyre, mund të jetë shtysë për çështjen e hapjes së negociatave me BE-në dhe integrimin e mëtejshëm të vendit. Nga ana tjetër, qëndrojnë edhe nëntë pikat e vendosura nga Bundestagu Gjerman si kusht për vendim tonë, të cilat janë; hartimi i reformës së re zgjedhore, dënimi i krimit elektoral, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga këto nëntë pika, vetëm njëra që lidhet me hartimin e reformës zgjedhore është thuajse drejt fundit, ndërsa krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë vijon plotësimin, por ende mbahet pezull nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. SPAK me funksionimin e saj është një formë për të treguar se drejtësia e re ka nisur të japë rezultatet e para, por është shumë pak para kërkesës kryesore që lidhet me faktet konkretet të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dënimit të krimit elektoral.
@
www.fjala.al
E MARTË 28 JANAR 2020
PERSONAZH
ONLINE 24 ORË
Historian, folklorist i hershëm, publicist. Ibrahim Daut Hoxha, shëmbëlltyra e njeriut të palodhur, të etur për dije dhe të atdhetarit të papërkulur
IBRAHIM DAUT HOXHA
PISHTARI QË MBAN NDEZUR DRITËN E ÇAMËRISË
Nga Alessia Selimi ale.selimi@gmail.com
V
uajtjen dhe sakrificën e bashkëkombëseve të tij, të cilët përjetuan golgotën e një gjenocidi të pashpirt, e përkujton ngaherë. Me një shekull mbi supe, Ibrahim Daut Hoxha s’resht së luftuari për të vërtetën, pikërisht atë zbrazëti të pikasur nëpër vepra të huaja, ku përmendet thekshëm Çamëria. Ai ofron së fundmi për lexuesit një vepër prej 1100 faqesh, pas 12 vjetësh punë këmbëngulëse, e cila mund të quhet pa frikë një enciklopedi për trevën çame, ku autori hulumton prejardhjen që nga lashtësia, gjuha e kultura deri në ditët e sotme. Babai i tij, Daut Hoxha, u vra pabesisht në Konispol prej një grupi banditësh më 15 qershor të 1940-ës, duke shërbyer më tutje si pretekst për acarimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Greqisë, si dhe për fillimin e luftës italo-greke. Kuptohet qartazi se pas penës së Ibrahimit fshihet një arsye e fortë, por edhe një qëllim i qartë: të lartësuarit dhe të ndriçuarit e çështjes kombëtare shqiptare kudo në botë. “Fjala” ndodhej në promovimin e veprës më të fundit të Ibrahim Hoxhës, “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria”. Mund të cilësohet fare thjesht si vepra e jetës së Ibrahimit, po të marrim parasysh se mban sot mbi supe
plot 97 vite. E megjithatë, eleganca dhe rregullsia e tij tërheqin vëmendje. I veshur me një palë pantallona të zeza, pulovër të kuqe dhe një kollare që kombinon me këtë të fundit, Ibrahimi të bën të besosh fort se mosha në fund të
ditës s’është veçse një numër. Ky burrë i madh me shtat të vogël, i përndjekur egërsisht nga regjimi komunist, mund të cilësohet një enciklopedi në vetvete. Jo më kot! “Unë isha 18 vjeç kur u vra im atë. Ai vinte nga familja e
njohur Bejdeshati, e cila, në luftën kundër grekëve, kishte flijuar 3 përfaqësues të saj të rëndësishëm dhe të njohur në atë kohë në të gjithë zonën e Çamërisë. Ai krijoi në vitin 1913 çetën e vet, me pjesëtarë të fisit, për të zmbrapsur
ushtrinë greke. Në 1925, ndonëse pushteti u mor nga Ahmet Zogu, i cili nuk donte ngatërresa me Greqinë, Dauti s’hoqi dorë nga lufta. Kështu, shteti grek vuri një çmim prej gjysmë milioni dhrahmi për të shtënë në dorë tim atë. Vrasja e tij bëri që barra e familjes së përbërë prej gjyshes, nënës, 3 vëllezërve dhe dy motrave , njëra 6-7-muajshe, të binte mbi mua, ende 17-vjeçar”, - rrëfen Ibrahimi, si për t’u mëshuar gjurmëve historike. Në të njëjtën mënyrë, paçka se pa një fund tragjik, Ibrahimi u ndal edhe te përpjekjet për të mbijetuar, por mbi të gjitha për t’u dëgjuar. “Thellësisht i pakënaqur, u shfaqa kundër reformës agrare dhe shoqërizimit të detyrueshëm të ekonomisë bujqësore, kundër rregullave sovjetike lidhur me gradat dhe përgjegjësitë në ushtri, sidomos kundër shndërrimit të këshilltarëve sovjetikë në urdhërdhënës. Kështu, u përjashtova nga Partia për mendime antisovjetike dhe kokëfortësi në zbatimin e urdhrave të eprorëve. Ndonëse ata gjendeshin lart meje dhe unë poshtë tyre, ky fakt nuk më stepi në asnjë moment. Më detyruan të shkëputesha nga karriera ushtarake, më lanë pa kurrfarë pune, s’u qasja më asgjëkund. Duke qenë një oficer artilerie, kisha një përgatitje të mjaftueshme edhe si topograf. Kjo punë më siguroi për disa vite bukën e gojës. Mirëpo, edhe kjo udhë m’u pre, për shkak se u padita sikur vërvitesha poshtë e lart
7
vendit për ngritje grupesh çame kundër Partisë dhe shtetit”, - tregoi Ibrahimi, duke shtuar se spiunët i ishin qepur keqazi, deri në atë pikë sa ta mbyllnin në një birucë të llahtarshme. “Në një rast dëshpërimi kulmor, më rrëshqitën fjalët drejt një personi gjoja të besueshëm. “‘Duro! Ky pushtet do të rrëzohet’. Pikërisht këto fjalë dhe përmbajtja e vjershës ‘Luani një egërsirë’, ashtu sikurse edhe mosparaqitja në qendrën e zgjedhjeve për të votuar, shërbyen si pretekst për të më rrëmbyer lirinë përreth 8 muaj”. Mizoria e regjimit komunist arriti deri në atë pikë sa t’i ndalohej edhe shkelja në vendlindje. Por, pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht se jetonte me hijen e Sigurimit mbi kokë, Ibrahimi qëmtonte dokumente historike dhe vlera artistiko-folklorike, si për t’i ardhur në ndihmë për arsye ekonomike edhe “atyre që e kishin lidhur qerren”. “Duke u mbështetur në ndonjë mirëdashës timin, arrita mes shumë mundimeve të paraqisja librat e mi të parë, ndonëse u gjymtuan dhe u cunguan keqazi”, - tha Ibrahimi përmbi podiumit, përballë të cilit e dëgjonin pak bashkëkohës të tij e më shumë fëmijë e nipër të çamëve që morën udhën prej terrorit drejt kufirit të Çamërisë. “Me një fat si të Sizifit, rrugëtimi i Ibrahimit është rrugë e përshkuar e çdo çami. Kjo është arsyeja madhore se përse ky burrë është një ndër frymëzuesit e mi, se përse vepra e tij tregon dimensionet e Çamërisë, si një pjesë të jashtëzakonshme që plotëson hartën e kombit shqiptar”, - u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Idrizi nuk ngurroi të përçonte edhe një mesazh për të gjithë ata që mendojnë të kundërtën për tokën çame. “Enver Hoxha shkruante librin ‘Dy popuj miq’, ndërsa shqiptarët e Çamërisë mundohej t’i stigmatizonte duke i lënë qytetarë të dorës së dytë. Fatkeqësisht, kjo strategji e komunistëve për lënien e Çamërisë vetëm, për ta tradhtuar atë, vazhdon edhe sot e kësaj dite midis nesh. Vazhdojnë sërish pashallarët dhe rilindasit e kuq, që Çamëria të mbetet vetëm dhe mënjanë. Unë ju them rilindasve të kuq: Mos bëni të njëjtin gabim për 75 vjet që keni bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë, se ne kërkojmë shtëpitë tona, të kthehemi në shtëpitë tona. Nuk do të anashkalojmë më asnjë tradhti. Unë jam i bindur se nuk mund të ketë dot shqiptarë në pushtet ose jo, individë që nga një anë të hanë me lugën e Abedin bej Dinos dhe nga ana tjetër me lugën e Napoleon Zervës. Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot”, - u shpreh Idrizi. Çamëria ka Ibrahimin që në moshën më të bukur ka parë gjëmën më të madhe për familjen e tij dhe tokën ku u lind për të jetuar një jetë që do të shënjohej fort nga një qëllim: të mbante ndezur dritën e kujtesës për historinë e asaj toke që i ka plagët e hapura ende sot.
CMYK
8
www.fjala.al
Lifestyle
E martë 28 janar 2020
online 24 orë
@
Kobi Brajant fluturimi i fundit i kampionit Arritjet e tij qëndrojnë shumë lart në botën e basketbollit. Brajant la shenjë edhe në Hollivud. Ai fitoi një “Oscar” në vitin 2016 për “Filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër”, “Dear Basketball”, film që u bazua mbi një poezi të shkruar po nga ai.
N
ë moshën 41-vjeçare, Kobi Brajant humbi jetën në një përplasje me helikopter në Kalabasas mëngjesin e së dielës. Në po të njëjtin helikopter udhëtonin e bija e Brajantit, Xhana 13 vjeç, dhe shtatë persona të tjerë. Për fat të keq, të gjithë humbën jetën, pasi helikopteri humbi kontrollin si pasojë e mjegullës dhe u përfshi nga flakët. Ngjarja tragjike ndodhi në Kalabasas, Kaliforni. Kobi në mënyrë të rregullt kishte përdorur një helikopter për të udhëtuar për vite me radhë, që daton nga koha kur luajti për Los Anxheles Lejkërs. “Janë disa gjëra të cilat nuk mund t’i humbasësh. Si për shembull, ndeshjet e vajzës sime”, - shprehej ai për fiksimin e tij për helikopterin, i cili e shpëtonte nga trafiku. Brajant ishte i martuar me Vanesën dhe kishte katër vajza, Xhana, Natalia, Bianka dhe Karpi e porsalindur. Kobi dhe Vanesa u martuan në 2001-shin pas takimeve që patën nga viti 1999. Ndonëse u tërhoq nga sporti pak kohë më parë, Kobi, që në botën e basketbollit njihej si “Mamba” ose “Black Mamba”, vazhdonte të frymëzonte fansat e sportit. Rikthimi në basketboll erdhi për shkak se e bija, e cila ishte me të në momentin fatal, kishte shfaqur interes dhe talent për të qenë një yll i basketbollit. Ai e shoqëronte të bijën rregullisht në ndeshje dhe stërvitje. Kobi konsiderohet gjerësisht një nga lojtarët më të mëdhenj të NBA-së të të gjitha kohërave, me përfshirjen e tij në 18 ekipe të All-Star gjatë karrierës së tij 20-vjeçare me Lejkërs. Ai ishte zgjedhja e raundit të parë në draftin e vitit 1996, duke fituar 5 kampionate në NBA, 2 MVP të finales NBA dhe ishte MVP i ligës në ‘08. Ai ishte në 15 ekipe ALL-NBA, 12 ekipe mbrojtëse dhe udhëhoqi kampionatin në shënim për dy sezone. Brajant renditet i katërti në NBA për shënimin e pikëve në sezonet e rregullta. Ai gjithashtu përfaqësoi SHBA-në në disa Lojëra Olimpike. Në vitin 2000 së bashku me një tjetër legjendë si Shakill O’nill, firton kampionatin e parë në NBA, triumf që përsëritet
në dy sezonet pasuese, duke skalitur në ar emrat e tyre në historinë e këtij sporti. Pas një periudhe më të vështirë, edhe jashtë parketit, me akuzat e ngacmimit seksual që për disa kohë i larguan pjesë të fansave dhe pothuajse të gjithë sponsorët, Kobi u rikthye me dy ture të njëpasnjëshme në 2009 dhe 2010, duke vendosur re-
Alisia Keis: Shumë e vështirë t’i thuash lamtumirë Alisia Keis bashkë me Boys II Men e ka hapur mbrëmjen në “Staples Center” me një dedikim për Kobi Brajantin. “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të mërzitur tani. Pak më herët, Los Anxhelosi, Amerika dhe e gjithë bota ka humbur një hero. Ne po qëndrojmë sot këtu zemërthyer në shtëpinë që Kobi Bryant e ka ndërtuar”, - ka thënë ajo. Pasi ka thënë këto fjalë, Keis ka nisur të këndojë disa rreshta të këngës “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday”. Pak më vonë, asaj në skenë i është bashkuar edhe grupi. Teksti i këngës thotë: “Është shumë e vështirë t’i thuash lamtumirë të djeshmes/ Dhe unë do të marr me vete kujtimet/ Që të jenë dielli im pas shiut”. Alisia Keis ka thënë se ka zgjedhur që ta performojë këtë këngë, sepse: “Ne kemi dashur që të bëjmë diçka që mund të përshkruajë sadopak atë që po ndiejmë të gjithë tani”. “Të duam, Kobi”, ka shtuar ajo.
Nejmar i kushton golin Dy gishta te njëra dorë dhe katër te tjetra drejt qiellit. Është ky dedikimi i sulmuesit të PSG-së, Nejmar për legjendën e basketbollit që humbi jetën të dielën, Kobi Brajant. Braziliani Nejmar, ka shënuar para pak minutash ndaj Lilës pas ka marrë lajmin e humbjes së mikut të tij gjatë pushimit të ndeshjes. Ai bëri numrin “24” përpara kamerave dhe më pas ngriti kokën nga qielli. Braziliani shënoi dopietë kundër Lilës dhe njërin prej golave ia dedikoi Brajant, i cili ka mbajtur numrin 24 mbi shpatulla.
Klubi kuqezi, dedikim për tifozin e tij Kobi Basketbollisti Kobi Brajant ishte tifoz i çmendur i kuqezinjve dhe klubi i Milanit nuk ka vonuar me një postim prekës për basketbollistin. “Nuk kemi asnjë fjalë për të shprehur faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobi Brajant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Brajantit dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobi!”
CMYK
korde mbi rekorde. Përshëndetja e tij në ndeshjen e fundit në karrierë mbetet nga momentet më emocionuese të këtij sporti, me Brajantin që shënoi 60 pikë në sfidën kundër Jutah Xhaz. Diçka jo e rrallë për djaloshin që kishte shënuar edhe 81 pikë në një ndeshje kundër Toronto Raptors në 2006-ën. Lejkërs tërhoqën dy fanellat e Kobit, me numrin 8 dhe 24, si lojtari i vetëm në historinë e ekipit që mori atë nder. Arritjet e tij qëndrojnë shumë lart në botën e basketbollit. Brajant la shenjë edhe në Hollivud. Ai fitoi një “Oscar” në vitin 2016 për “Filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër”, “Dear Basketball”, film që u bazua mbi një poezi të shkruar po nga ai. Por, pasioni për artin e çoi edhe te muzika, duke realizuar një album debutues në vitin 2000, të cilin nuk e nxori kurrë në treg, duke u mjaftuar me publikimin e vetëm një kënge, “K.O.B.E” në bashkëpunim me modelen dhe aktoren Tajra Benks. Të shtunën, LeBron Xhejms e kaloi Kobin si të tretin në listën e shënimit të pikëve të gjithanshme në SHBA. Por, Kobi Brajant postoi në “Instagram”, duke thënë: “KingJames vazhdoni të ngritni lojën dhe të rendisni rrugën për tjetrën”. Në moshën 34 vjeç, Kobi u bë lojtari i parë më i ri në historinë e NBA-së që kapërceu 30.000 pikë. Duke folur për shënimin e pikëve, djaloshi ishte i famshëm për lojën e tij 81-pikëshe kundër Toronto Raptors në 2006. Ishte një nga shfaqjet më të mëdha në historinë moderne në NBA. Një tjetër pikë e rëndësishme nga karriera e tij e gjatë ishte ndeshja e tij e fundit në vitin 2016 kundër Jutah Xhaz, kur ai shënoi 60 pikë dhe doli me një vrull të madh për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë.
CMYK
@
www.fjala.al
E martë 28 janar 2020
online 24 orë
9
Histori
INTERVISTA/ Flet Thoma Lakra, ish-kryeinstruktor për luftën me mina në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ish-komisar i Divizionit të Xhenios
Bunkerët, me punën e shqiptarëve, paratë e kinezëve Nga Leonard Veizi leonardveizi@gmail.com
N
ë kasafortën sekrete të zyrës me një kod të pazbërthyeshëm, mbaheshin planet e punës për betonizimin e tuneleve të nëndheshme dhe montimin e kupolave gjysmë të çelikta. Mbi tavolinën në formë T-je, qëndronin dy telefona, një manual për lidhje ushtarake mes repartesh dhe tjetri 5-shifror për komunikimin me jetën civile. Pak më tej, në ballinën e murit, një hartë për stërvitje Shtabi. Asgjë tjetër në zyrën e komisarit të Divizionit nuk tregonte për “jetë komode”. Mbi krevatin e shërbimit 24-orësh mbuluar me batanije leshi, qëndronte helmeta dhe pantallonat kilota, ndërsa poshtë tij, çizmet
e oficerit... ...Kjo ekspoze ka të bëjë me situatën e 40 viteve më parë. Atëherë kur çdo shkelje ajrore e territorit vijëzohej mbi planshetin prej peçiklasi, ndërsa mendohej se si popullsia 3-milionëshe, në rast bombardimesh masive, të strehohej e gjitha në tunelet dhe strehimet poshtë ndërtesave. Ndërsa sot nuk ka më gatishmëri, as helmetë e çizme për të veshur në 30 sekondat e para të marrjes së alarmit. Madje, sot ai s’ka nevojë as të japë urdhra me zë imponues. Është e thjeshtë: sepse ka dalë në pension. Në dokumente zyrtare ai mban gradën e kolonelit, por nëse spaletat do të konvertoheshin me rëndësinë e detyrës që ka pasur, ai pa dyshim do të ishte një gjeneral major. Sot, Thoma Lakra, një prej
ish-drejtuesve të lartë të ushtrisë shqiptare, me detyrën e kryeinstruktorit për luftën me mina në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas të komisarit të Divizionit të Xhenios, rrëfen për gazetën “Fjala” disa nga të fshehtat e punës në njësinë e fortifikimit, i vetmi dhe më i madhi në vend deri në vitin 1992. Si u lidhët me ushtrinë? Përse zgjodhët të vazhdonit Shkollën e Bashkuar? Ç’është e vërteta, pas një pune 2-vjeçare si gjeometër në Berat, u gjenda atje ku kishte nevojë Partia, pra në Shkollën e Oficerëve në Tiranë. Ndonëse pa ndonjë pasion të veçantë për profesionin e ushtarakut, punova, mësova, u stërvita me seriozitet e përgjegjësi. Por e përsëris: ushtria dhe spaletat nuk ishin
CMYK
pasioni im. Keni drejtuar sektorin e luftës me mina në Ministrinë e Mbrojtjes. Çfarë do të thoshte kjo për ushtrinë shqiptare? Rasti e solli, pas përfundimit të studimeve në Akademinë Ushtarake në vitin 1972, të punoj në Aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes si instruktor e më pas kryeinstruktor për luftën me mina, pranë korifenjve të armës së xhenios, gjeneralëve Mendu Backa e Alfred Moisiu. Ata ishin intelektualë të shkallës së parë, të formuar në zjarrin e Luftës Nacionalçlirimtare, me formim të plotë ushtarak jashtë vendit, me koncepte të plota për stërvitjen dhe përgatitjen e teatrit të luftës për mbrojtjen e vendit, të cilët dhanë një kontribut të pamohueshëm në zhvillimin e ushtrisë në tërësi, për formimin
10
Histori
E martë 28 janar 2020
e gjithanshëm të korpusit të oficerëve të armës së xhenios, si dhe në pajisjen e njësive dhe reparteve më teknike e armatimeve të kohës në veçanti.
U cilësua si “bunkerizimi i Shqipërisë”. Cilat ishin vitet ku u punua më shumë për ngritjen e qendrave të fortifikuara? Filluan reforma të mëdha në ushtri si fortifikimi i brezave të mbrojtjes me qendra zjarri. Pozicione zjarr-artileri, fortifikimi i zonave të mundshme të desantimit ajror etj. Vlen të përmendet që tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe
online 24 orë
@
Divizioni i Xhenios
U ndërtuan Gjadri, Porto Palermo e Poliçani or, cila ishte detyra kryesore e Divizionit të Xhenios? Në çfarë punimesh merrte pjesë efektivi i kësaj njësie gjigante? Një prej P drejtuesve më të lartë të këtij Divizioni, ish-komisari Thoma Lakra,
Në fakt, si ishte e organizuar sektori i luftës me mina në ushtrinë shqiptare? Në luftën me minat, si pjesë dhe element i rëndësishëm i sigurimit të xhenios në lloje të ndryshme luftimi në njësi e reparte, bëheshin përpjekje për njohjen dhe përdorimin e municioneve të xhenios si këto, të mbetura si trofe lufte, minat kundërtanke e kundër këmbësorisë si dhe minave të bëra vetë të artilerisë shkëmbore, me synim rritjen e dendësisë së minimit dhe efekteve të tyre kundër kundërshtarëve. Përpjekje në atë kohë bëheshin sidomos për futjen në ushtri të përvojës së luftës në Vietnam, në aspektin e organizimit të drejtimit dhe të veprimit të luftës me mina në front e sidomos në prapavijë. Janë me dhjetëra mësimet treguese, stërvitjet për përdorimin e minave dhe të municioneve të adoptuara si mina. Natyrisht, sa më sipër, kanë vlerë në kuadrin e koncepteve politike, ideologjike e ushtarake të kohës. Cila ishte situata pas eliminimit të të ashtuquajturit “grupi puçist” në ushtri? Pas “shpartallimit” të veprimtarisë armiqësore të grupit të puçistëve Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Rrahman Parllaku dhe gjithë “kasta” e gjeneralëve dhe ardhjen e Mehmet Shehut në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, u bë riorganizimi i ushtrisë. U eliminua komandimi unik, u vendos roli i komiteteve të Partisë, që në shumicën e rasteve ishin njerëz të marrë nga terreni, me njohuri të cunguara ushtarake. Pra, u eliminua komandimi unik, pasi tanimë çdo vendim i komandës duhej kaluar nëpërmjet komiteteve të Partisë. Këtë lloj komande e kanë të gjitha ushtritë në botë me përvojë luftërash botërore. Shkurt, u dualizua me komisar e komitet partie. Megjithatë, ardhja e Kryeministrit Mehmet Shehu si ministër i Mbrojtjes, si një kuadër ushtarak me përvojë e me cilësi të larta teorike e organizative, shërbeu për eliminimin e tulatjes së oficerëve.
www.fjala.al
thotë për “Fjala”: “Divizioni i Xhenios u krijua në janar-shkurt 1983 dhe në përbërje të tij bënin pjesë dy brigada në Tiranë dhe Elbasan, katër reparte fortifikuese në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Berat; një brigadë urash në Kavajë; një Park i Teknikës së Rëndë në Tiranë. Të gjitha këto njësi e reparte kishin detyra konkrete të sigurimit xhenier në kohë lufte si dhe në interes dhe në dorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë si dhe detyra konkrete në kohë paqeje e në ndërtimin e objekteve fortifikuese. Ndër detyrat kryesore ishin: -Përfundimi i Aerodromit të Gjadrit, i tunelizuar -Baza e Shëngjinit të tunelizuar -Vazhdimi dhe përfundimi i bazës në Porto Palermo -Tunelizimi i Uzinës në Poliçan -Ndërtimi i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Elbasan -Tunelizimi i Bazës Ajrore në Kuçovë -Ndërtimi i depove të tunelizuar në Vermik Gjerbës, Qafë-Shtamë -Ndërtimi i radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamzit, Pukë, Teqe e Dushkut, Gramsh etj.”.
i montimit të mbi 100 mijë qendrave të zjarrit u bë për afro 4-5 vjet (19751980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Realisht, sa qendra zjarri u montuan në territorin shqiptar? A ishte i domosdoshëm apo i ekzagjeruar ky aksion dhe cilët ishin përgjegjësit e drejtpërdrejtë? Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980. Fortifikimi i vendit u krye sipas motos “Investimet në fortifikim janë më rentabilet” ose “Sa më shumë djersë e fortifikim në kohë paqeje, aq më pak gjak në luftë”. Sipas koncepteve të kohës, fortifikimi ishte i nevojshëm, por në zbatimin praktik, u bënë edhe gabime, duke bërë vendosjen e qendrave të zjarrit në terren fushor ose në terrene të kalueshme nga teknika dhe mjetet e montimit. A kanë pasur aksidente apo humbje jetësh njerëzore në dobi të fortifikimit? Në procesin e ndërtimit të objekteve fortifikuese, edhe pse nga kuadri oficer
bëhej kujdes për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, ka pasur edhe aksidente sporadike, të cilat në çdo rast analizoheshin me shumë seriozitet. Cilat ishin sekretet e ndërtimit të objekteve, si ura, rrugë, diga? Me porosi të Mehmet Shehut, që në fillim të vitit 1975 është bashkëpunuar midis ushtrisë dhe Ministrisë së Ndërtimit për të punuar që në fazën e projektimit për lënien e vendeve për minimin e urave në rast lufte. Po kështu, që në atë kohë ka studime në Ministrinë e Mbrojtjes për efektet negative nga përmbajtja, si rezultat i hapjes së portave të hidrocentraleve apo në rast të çarjes së digës së Vaut të Dejës, pasi në atë kohë ishte në shfrytëzim vetëm hidrocentrali i Vaut të Dejës. Cilët ishin projektuesit e fortifikimeve madhore në Shqipëri, vendas apo të huaj? Vlen të theksohet se të gjitha këto vepra fortifikuese u projektuan dhe u ndërtuan nga inxhinierët shqiptarë me fuqi punëtore kryesisht ushtarë. Ushtria u bë, me plot kuptimin e fjalës, shkollë edhe për përgatitjen e specialistëve të tillë, si muratorë, karpentierë, hekurkthyes, minatorë, zjarrmëtarë, saldatorë, mekanikë etj., të cilët mbas mbarimit të ushtrisë ushtruan në profesionet e mësuara në ushtri.
Dy bazat unike
Pse Mehmet Shehu ndryshoi urdhrin pas prishjes me kinezët or si u ndërtuan dy bazat më të mëdha në vend, baza ajrore e Gjadrit dhe baza detare e Porto Palermos? Thoma Lakra P shpjegon: “Këto dy baza u ndërtuan sipas një marrëveshjeje të
nënshkruar në fund të viteve 1960 me qeverinë kineze, me kushtin që me ndërtimin e objekteve të bëhej dhe lëvrimi i teknikës luftarake. Baza ajrore e Gjadrit mbaroi në fund të vitit 1975 dhe u bë lëvrimi i pjesshëm i avionëve luftarakë. Ndërsa baza e katerëve silurues në Porto Palermo nuk arriti të ndërtohej në kohë dhe me ndërprerjen e marrëdhënieve me kinezët, Mehmet Shehu dhe qeveria shqiptare ndryshuan destinacionin e saj, nga bazë për katerë silurues në bazë për nëndetëset. Vetëkuptohet që ndryshoi thellësia e detit në tunel nga 3 metra në 7 metra. Një punë shumë e vështirë inxhinierike dhe ekonomike që u realizua me shumë mund dhe sakrifica nga ushtarakët shqiptarë”.
Biografia në Divizion
Si bashkëjetuan njerëzit e besuar me armiqtë e regjimit ë ato vite thuhej se Divizioni i Xhenios rekrutonte si ushtarë njerëz me probleme në biografi, të cilëve nuk u jepej armë në N dorë. Por, si qëndronte realisht ky problem? Thoma Lakra, një
prej drejtuesve kryesorë të kësaj njësie, sqaron: “Duke qenë se Divizioni i Xhenios kishte katër regjimente fortifikimi, të cilët kishin detyrë kryesore në kohë paqeje dhe kohë lufte, ndërtimin e objekteve fortifikuese, në ushtri mobilizoheshin ushtarë me probleme biografike (sipas kërkesave të asaj kohe) që asnjëherë nuk kalonin masën 25-30%. Bashkë me këtë kontigjent merreshin ushtarë edhe njerëz me probleme shëndetësore (aftësi të kufizuara si me probleme të dëgjimit, të shikimit, frymëmarrjes, zemrës, veshkave apo epilepsi e skizofreni). Ushtarët që kompletonin këto reparte bënin vetëm një ditë në javë stërvitje ushtarake. Zakonisht, nuk pajiseshin me automatik personal. Për sa i përket kuadrit ushtarak në tërësinë e tyre, janë karakterizuar nga dëshira për punë, nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e seriozitetit, shpirtit dhe e sakrificës. Për vetë natyrën e punës, punimet fortifikuese kryheshin jashtë qendrave të banuara, me kushte modeste, kushte kantieri. Mund të them se oficerët e Xhenios punuan me devocion. Në emër të bindjeve se punonin për Atdheun, i falën gjithçka ushtrisë, rininë e tyre, rininë e grave të tyre, falën fëmijërinë e fëmijëve të tyre, sepse koha e qëndrimit pranë familjes ishte 3-4 ditë në muaj. Prandaj, është cinike, fyese dhe tallëse qëndrimi që mbahet nga qeveritarët ndaj statusit të ushtarakut. Trajtimi i tyre do të ishte shumë e ndershme të ishte si në të gjithë Evropën, ku në të aderojmë dhe shpresojmë të bëhemi pjesë.
@
Histori
www.fjala.al online 24 orë
E martë 28 janar 2020
11
SPECIALE/ Flasin dy restauratorët e flamurit historik të 1920-s
Humbja e memories; flamuri i Vlorës u zhduk, i Lushnjës u gjet i grisur Nga Leonard Veizi leonardveizi@gmail.com
“Këngën e Kongresit, këngën e kongresit”. Batuta hapëse e këtij shkrimi është shkëputur nga filmi “Koncert në vitin ‘36” i regjisorit Saimir Kumbaro. Por, sot mund të qëndronte dhe në një tjetër ligjëratë: “Flamurin e kongresit, flamurin e kongresit”. Sepse, në memorien kolektive që prej kohës së shtetformimit, na mungojnë disa elemente themelore dhe akti i pavarësisë është njëra prej tyre, fjala vjen. Por, edhe flamuri i 1912-ës nuk ekziston. Dhe nëse ka fatkeqësi për një popull, pa dyshim që dhe kjo renditet ndër më të zezat... ...Për të qeshur e për të qarë historia jonë me simbolet, që në shtetformim. Atë ditë që Ismail Bej Vlora ngriti flamurin e Pavarësisë, për shans të keq aty rrotull nuk u gjet asnjë fotograf që të fiksonte çastin më kulmor të Shqipërisë. Fotografia që qarkullon sot e kësaj dite u bë një vit më vonë, në po të njëjtën dalë. Për më tej, akti i nënshkrimit nuk dihet se në çfarë sënduku u fut e nuk doli më prej aty. Sot kemi një fotokopje të tij, që për shkak të zhvillimit teknologjik, të paktën e kemi shumëfishuar disa mijëra herë, ndaj nuk ka si të humbasë më. Pastaj vjen flamuri, për të cilin, si në legjendat e mesjetës së hershme, ka nja tri versione; jo erdhi nga Bukureshti, jo e solli Syriai nga shtëpia, jo e qëndisi Marigoja me ca gra të tjera... Dhe ashtu siç nuk i dihet prejardhja, nuk dihet as ku përfundoi, flamuri më i rëndësishëm i shqiptarëve, pas atij të Skënderbeut të vitit 1943. Dhe kështu 28 nëntorit nuk i mbeti as nami e as nishani. Flasim për atë të vitit 1912, se armët e Gjergj Kastriotit, si simbole të mesjetës, i ruan me fanatizëm një muze në Vjenë. Por, të vijmë te historia e ditëve të sotme. Flamuri i Kongresit të Lushnjës, i shkarravitur, i keqtrajtuar e i bërë për të ardhur keq, gjithashtu mund të ishte një tjetër humbje e kujtesës. Por jo. Kësaj here ia kemi hedhur paq. Ai u restaurua nga një prej restauratorëve më të mirë në Shqipëri, Frederik Stamatit. Viti 2020 përkon me vitin e 100-të të Kongresit të Lushnjës. Sa për njohuri fillestare, Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920. Ky Kongres mori vendime të rëndësishme politike. Fillimisht, Kongresi shqyrtoi planet e Konferencës së Paqes së Parisit për copëtimin e Shqipërisë dhe i hodhi poshtë. U shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër protektoratit të cilësdo fuqie të huaj dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit. Kongresi rrëzoi qeverinë e Durrësit, e cila, për shkak të administrimit të saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe u zgjodh Këshilli i Lartë prej 4 anëtarësh, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit. Por u zgjodh gjithashtu dhe një Këshill Kombëtar me 37 veta. Kryeministër u emërua Sulejman Delvina. Kryeqytet: Tirana. Pra, ishte një Kongres shumë i rëndësishëm, po të kemi parasysh se nga nëntori i vitit 1912, kohë kur u shpall Pavarësia e deri në janarin e vitit 1920, Shqipëria lundronte në ujërat e turbullta të një kënete, herë me Kryeministër Turhan Pashën e herë me Esat Pashën, herë si “Principatë kushtetuese...” e herë si provincë, tokat e së cilës mund të vazhdonin t’u dhuroheshin fqinjëve. Gjatë 8 viteve të para të pavarësisë Shqipëria nuk stabilizohej dot as me kryeqendrën e saj, ku ca ditë qeveria qëndroi në Vlorë e ca ditë të tjera në Durrës, por Kongresi i Lushnjës vendosi që administrata të shpërngulej në Tiranë. Falë këtij vendimi, Tiranën vazhdojmë ta kemi edhe sot e kësaj ditë kryeqytet. Kongresi i Lushnjës pati dhe flamurin e vet, një flamur i cili për një kohë të gjatë ka qëndruar
“Flamurin e ka pasur atdhetari Veli Vasjari, i cili e ka çuar në ndërtesën ku bëheshin punimet e Kongresit të Lushnjës. Pas përfundimit të punimeve e mori përsëri në vitin 1928 ai, e dhuroi në Muzeun Kombëtar. Më pas Muzeu Kombëtar e ruajti në fondet e veta, ndërsa me ndryshimet ai kaloi nga një institucion në tjetrin dhe ky flamur mbeti në fondin etnografik”
Frederik Stamati dhe Migena Dibra
i paekspozuar. “Flamurin e ka pasur atdhetari Veli Vasjari, i cili e ka çuar në ndërtesën ku bëheshin punimet e Kongresit të Lushnjës. Pas përfundimit të punimeve e mori përsëri në vitin 1928 ai, e dhuroi në Muzeun Kombëtar. Më pas Muzeu Kombëtar e ruajti në fondet e veta, ndërsa me ndryshimet ai kaloi nga një institucion në tjetrin dhe ky flamur mbeti në fondin etnografik”, - sqaron për publikun Frederik Stamati, i cili shton se për disa muaj me radhë ka punuar intensivisht për restaurimin e këtij flamuri, i cili për të thënë të vërtetën u gjet në kushte mizerabël. Sipas Frederik Stamatit, “Flamuri historik i
kongresit të Lushnjës u zbulua në vitin 2011 nga Ariola Prifti, e cila në atë kohë ka qenë përgjegjësja e fondit etnografik, ku ruhej flamuri”. Ndërkohë, Ariola Prifti me titullin “Doktor i Shkencave” në Trashëgimi Kulturore, e kontaktuar nga “Fjala” ka shpjeguar: “Me dt. 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri i Kongresit të Lushnjës. Flamuri është realizuar në një pëlhurë mëndafshi, apo taftaje (mëndafsh artificial prej ksantoceluloze), por që akoma nuk është analizuar. Ai është i kuq dhe ka në qendër shqiponjën me dy krerë, e stilizuar në formën e shqiponjës së përdorur
në atë kohë dhe e ngjashme si ide me atë të flamurit të pavarësisë, kur akoma nuk ishte zyrtarizuar forma e shqiponjës në flamurin kombëtar. Shqiponja është realizuar në një pëlhurë të mëndafshtë që është qepur mbi pëlhurën e kuqe. Në njërën anë të flamurit ka tri unaza metalike, që shërbenin për ta lidhur flamurin në shkop. Dimensionet e flamurit janë: gjatësia 121cm, gjerësia 70 cm. Flamuri, në njërën anë, mbi shqiponjë, është vulosur me një vulë ku lexohet data 20.1.1920 dhe poshtë datës: LUSHNJE. Vula tregon zyrtarizimin e flamurit pikërisht një ditë para fillimit të punimeve të Kongresit. Ishte e martë. Nuk duhet të presim që flamuri të këtë pikërisht vulën e Kongresit, sepse Kongresi akoma nuk kishte filluar dhe nuk kishe marrë akoma asnjë vendim as edhe për miratimin e vulë”. Pa dyshim, festimet me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës nuk do të kishin shumë kuptim, nëse në vend të flamurit origjinal do të kishim një kopje të tij, prodhim industrial apo për më keq se kaq, një flamur shqiptar, por mall kinez, si ata që krijuan skandal ca vite më parë. Ndërkohë, në një postim në faqen e tij në “Facebook”, mjeshtri restaurator Frederik Stamati ka bërë të ditur edhe një detaj tjetër nga puna e tij: “Jemi së bashku me Migena Dibrën, punonjëse e IAKSA, e cila ka në arkivat e veta flamurin. Jemi duke punuar për trajtimin e flamurit. Është shumë rezultativ bashkëpunimi edhe me punonjës jo të laboratorit, por që kujdesen për konservimin e objekteve, që të njihen me problemet, vështirësitë, koston e ndërhyrjeve, në mënyrë që të dinë më qartësisht se çfarë ndodh me objektet gjatë ruajtjes dhe se çfarë duhet bërë”. Në fotot e ekspozuara preh Frederik Stamatit, nga puna për restaurimin e flamurit dallohet qartë copa të grirë e të copëtuar. Por, që me një përkujdesje katërmujore prej duarve të arta të restauratorëve ai duket gati si i ri fringo. Si zakonisht, kur punët nuk ecin dhe gjërat me vlerë i gjejmë në koshin e mbeturinave, e kemi si parim që fajin t’ia hedhim shtetit, qeverisë, strukturave përgjegjëse... etj. Por, në këtë rast, pavarësisht kësaj, ka edhe një aspekt që nuk ka lidhje thjesht me mirëmbajtjen nga ana e strukturave të një flamurit simbol. “Dëmtimi shumë i avancuar që shihet në foto nuk ka ardhur si rezultat i keqtrajtimit të flamurit apo neglizhencës në ruajtje, por është pasojë e teknologjive të përdorura në shekujt e mëparshëm, për të rënduar mëndafshet me kimikate e për të rritur fitimet e prodhuesve, sepse pëlhurat e mëndafshta në ato kohëra shiteshin me kile. Është trajtimi kimik i bërë nga industria e atëhershme, që çon në shkatërrimin e pëlhurës së mëndafshtë. E gjithë bota muzeale ka gjetur belanë me këta lloj mëndafshesh që degradohen vetvetiu”, - sqaron mjeshtri Stamati. “Sado e vështirë situata, puna po ecën mirë dhe se shpejti do te keni rastin ta shikoni flamurin të ekspozuar pa probleme”, - siguroi më pas restauratori i njohur. Dhe, falë përkushtimit të tij dhe të specialistes tjetër Migena Dibra, flamuri i grisur u restaurua dhe doli në dritë. “E gëzofshim flamurin e Kongresit të Lushnjës! Shqipëria nuk e ka flamurin e 28 nëntorit 1912. Por nëse Kongresi i Lushnjës konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë, atëherë ne kemi flamurin e pavarësisë se dytë të Shqipërisë. Dhe ky është flamuri më i rëndësishëm që ka Shqipëria. Kujdesi ndaj ruajtjes së tij do të jetë i vazhdueshëm. Të tjera masa me bazë shkencore do të ndërmerren në vazhdimësi”, - thotë si ka përfunduar punën e tij me flamurin historik, mjeshtri restaurator Frederik Stamati. Dhe më në fund na duhet të gëzohemi me një lajm të tillë, sepse duam apo nuk duam, veç gjuhës, është edhe flamuri ai që na bashkon si komb.
12
OP-ED
E martë 28 janar 2020
www.fjala.al online 24 orë
@
Koment
Nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut” Nga Edmond Harizaj
K
a goxha patetizëm tek ata që i përbetohen Shqipërisë me fjalë se nuk do ta braktisin, se do ta duan në përjetësi, se do të përpiqen që ajo të mbrothësojë e të progresojë. Nuk guxoj aspak të mendoj qoftë edhe një sekondë se shumica e betimeve dhe përbetimeve nuk kanë dalë nga zemra. Por, ja që dashurinë ndaj vendit unë nuk e
shoh te lëvdimi i diellit, pyjeve, maleve, detit, historisë e arkeologjisë. Këto janë cilësi për t’u prishur mendjen turistëve. Nuk mund t’i themi një shqiptari në Kukës “mos u nis” sepse në Vlorë mund të bësh plazh në një det blu-jeshil; po një fieraku a guxon t’i thuash “mos e prit biletën”, sepse ku do të gjesh kënaqësi më të madhe se Valbona në Tropojë; a një tiranasi t’i klithësh “ndal” se dëborën e Dardhës s’do ta shohësh kund… S’mund t’ia thuash këto një shqiptari. As të pretendosh se ti që nuk lëviz prej vendit, e do me shumë Shqipërinë se ai/ajo që zhvendoset diku tjetër. Madje, jam i sigurt se ata që kanë ikur kanë qenë shumë herë më të dobishëm për vendin se ata që kanë qenë këtu. Minimalisht, prej më se 30 vjetësh, një pjesë e mirë e Shqipërisë mbijeton nga paratë e
emigrantëve. Nëse do të vazhdoja me cinizmin, do të shtoja se asnjë nga ata që ka ikur nuk ka “pasur dorë” në shkatërrimin e vendit, në shtimin e korrupsionit, në mosdënimin e hajdutëve qeveritarë, në rritjen e varfërisë, në shkatërrimin e familjes, në disnivelin e frikshëm social, në prapambetjen e rëndë kulturore, në fuqizimin e idiotësisë, në vdekjen pa lindur të meritokracisë, në përqafimin kolektiv të mashtrimit politik, në dashurinë e pakushtëzuar kundrejt së padrejtës, në drithërimën shpirtërore kundrejt parasë, në absurdin gjigant se injoranca mund të japë leksione në çdo fushë, në vetëdijen kolektive “jam më i mirë se kushdo, ndaj jam mbi këdo e bëj çfarë dua”… Jo vetëm kaq, por ata që ikin, pikërisht nga këto duan të shpëtojnë më shumë. Si mund ta bësh të
qëndrojë?! Si?! Kur nuk i jep asnjë rreze drite? Kur mijëra shqiptarë modelin kryesor të mallëngjimit dhe solidaritetit kanë atë të lypësit që vjen në formën e lotëve të dikujt pa shtëpi, që falënderon përulësisht bamirësinë e veshur shik që i çon disa qeska me ushqime. Kur nga mëngjesi deri në darkë duhet të hasësh e të përballesh me lloj-lloj fundërrinash e gjoksdalësh, që ecin duke peshuar sa në një këmbë në këmbën tjetër, që flasin rëndërëndë, që të shohin nga karrigia ku janë ulur si Kaligula nga froni. Si pra? Ca thonë “hajde protestojmë”. E thonë, pasi në mëngjes kanë hedhur plehrat në oborr, kanë ndërhyrë te mësuesja për një notë të mirë fëmijës, kanë mbushur xhepin e zyrtarit për legalizimin e ndërtimit pa leje, kanë parkuar makinën dyshe, i kanë futur mjekut një shuk parash në xhep për
një operacion dhe teksa ulen për kafe thashethemojnë se ai “ndyrësira” kërkoi para. Këto vetëm në një ditë… Patetizmat me atdhedashurinë kur ajrin ta mbrojnë grekët e ushqimet t’i sjellin serbët, sikur nuk shkojnë. Aq më pak me rrëfimet për lumenjtë që po i shterojnë me hidrocentrale, me pyjet që po i sharrojnë e me detin që e mbytën me ndërtime pa leje. Unë vazhdoj të besoj se vendit i shërben kushdo, kudo qoftë; mjafton të respektojë tjetrin, të tregojë qytetari e të bëjë punën e tij pa hile e pa menduar të përfitojë prej saj. Po ta mendojmë thellë-thellë, mijëra e mijëra shqiptarë nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”. Njësoj sikur shpëtojnë prej rrjetave të tij, pikërisht për të gjetur një mundësi për ta ndihmuar të shpëtojë ai prej rrjetave.
Analizë
75-vjetori i Holokaustit, edhe një herë për besën shqiptare Nga Leonard Veizi
H
olokausti dhe dita që e përkujton atë, vjen në këtë 75 vjetor pikërisht kur po flitet se ndjenja antisemitiste ka filluar të ritet në Evropë e më gjerë. Duket se me kalimin e viteve, vetë tragjedia ka filluar të zbehet nga kujtesa kolektive. Megjithatë, historia e hebrenjve dhe sfidat që burojnë nga antisemitizmi, nuk i kanë zmbrapsur ata që janë të përkushtuar për ta mbajtur gjallë këtë frymë... ...Në vitin vitit 1924 teksa Adolf Hitler shkruante “Mein Kampf” projektoi në mënyrë doktrinare, eliminimin e racave që ai i cilësonte si inferiore, apo të paktën që nuk ishin në lartësinë e racës ariane, nga e cila pretendonte se rridhnin popujt gjermanik. “Lufta ime”, edhe pse i ndërthurur me elementë autobiografikë, u konsideruar si traktati politik i Hitlerit. Në librin e tij të vetëm kreu i partisë naziste shprehte urrejtjen ndaj kundërshtarëve dhe shprehte përbuzjen për gati të gjitha
klasat sociale, racat e besimet. Por ai që i vuri në zbatim këto ide radikale të tij ishte Hajnrih Himler. I konsideruar si krahu i djathtë i Hitlerit, si shefi i policisë sekrete, Himler krijoi “einsatzgruppen” dhe ndërtoi kampet e shfarosjes. E ndërsa i quante hebrenjtë me përçmim “çifutë”, në ditari i tij mes të tjerësh njeriu i dytë i partisë naziste shkruante: “Po shfarosim çifutët, një çështje e parëndësishme”. Himlerit, si kreu i trupave SS dhe më pas i Gestapos, i faturohet dhe plani nazist që arriti të shfaroste 6 milionë hebrenj. Kampi i Aushvicit Ai njihet si “Kampi i Aushvicit”. Në vitin 1940 nazistët e hapën këtë kamp në periferi të qytetit Osvieçim të Polonisë. Gjermanët ndryshuan dhe emrin e qytetit, nga Osvieçim në Aushvic, duke i dhënë njëkohësisht dhe famën më të keqe të mundshme. Që nga fillimi i vitit 1942, kampi u bë skena e ekzekutimeve më të mëdha në historinë njerëzore. Me krijimin e kampit në Birkenau, pjesën më e madhe e hebrenjve e drejtonin direkt për në dhomat e gazit. Mijëra të burgosur u përdorën gjithashtu për eksperimente mjekësore të mbikëqyrura dhe të kryera nga mjeku i kampit, Jozef Mengele, i cili përndryshe u mbiquajt dhe si “engjëlli i vdekjes”. Më 27 janart të vitit 1945, kur trupat e Armatës së Kuqe hynë triumfal në brendësit të tij, Kampi i Aushvicit vazhdonte të cilësohej
si “vernichtungslager” apo thënë në shqip: kamp shfarosjeje. Deri në ditën e fundit trupat naziste që administronin kampin vazhduan të vrisnin dhe të digjnin në krematorium, ata që i cilësonin si “jo arianë”. Në statistikën e përgjithshme thuhet se Aushvici prodhoi më shumë se një milion kufoma, shumica e të cilëve ishin evropianë me origjinë hebreje. E megjithatë, në ikje e sipër ushtarët nazist nuk arritën t’i zhduknin të gjitha gjurmët e krimeve të bërë në 5 vitet e ekzistencës së këtij kampi. Shqiptarët dhe Hebrenjtë Sot shqiptarët mund të krenohen e ta mbajnë kokën lart. Kishim plot mangësi që prej kohës së shtetformimit, por nga tradita nuk kishte humbur asgjë. Miku ishte mik dhe besa ishte besë. Tanimë, Shqipëria njihet si një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim hebrenjtë. Madje jo vetëm ata që jetonin në Shqipëri, por edhe shumë të tjerë të cilët erdhën nga Ballkani dhe Europa Qendrore. Nga hulumtimi përmes dokumentesh, është faktuar se hebrenjtë janë dukur në trojet shqiptare shumë herët, të paktën që para se të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492. Në fund të shekullit të XIX, në Shqipëri erdhi një grup hebrenjsh nga Selaniku. Ata u vendosën në qytetet bregdetare. Por, me kalimin e kohës depërtuan më në brendësi të Jugut të Shqipërisë. Morën nënshtetësinë shqiptare dhe u shkrinë në përbërjen
e popullsisë vendase, duke ruajtur njëkohësisht dhe identitetin e tyre. Grupe të vogla hebrenjsh kanë ardhur në Shqipëri edhe në vitet 1915-‘25 dhe në fillim te viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Gjithsej, gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç vërtetohet nga dokumentet arkivorë, në Shqipëri kanë ardhur 597 hebrenj, nga të cilët 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941-‘42, kurse pjesa tjetër në vitin 1943. Këtu fillon dhe historia e vërtetë e një bashkëjetese. Sapo komanda e Vermahtit u instalua në Tiranë, fillimisht kërkoi listat e hebrenjve. Një gjë të tillë e kishte bërë dhe komanda e lartë e Fashos por pa sukses. Qeveria shqiptare e kohës kundërshtoi t’i dorëzonte këto lista dhe në koman-
daturën naziste. Tanimë ky është një fakt historik. Qeveria e kohës nuk i dorëzoi këto lista me faktin se të ardhurit ishin shqiptarizuar, e si të tillë, padyshim ishin nën mbrojtjen e qeverisë. Dhe po sipas dokumentet arkivore shteti shqiptar e trajtoi problemin e hebrenjve si çështje të brendshme. Dhe kjo ishte ajo çfarë i përkiste një vendimi politik. Ndërkohë që ishin vetë shqiptarët ata që strehuan e mbrojtën hebrenjtë nga armiku i tyre më i madh, nazizmi. Në kohë të ndryshme dhe të pavarur nga njeritjetri disa studiues kanë konkluduar se, “100 për qind e hebrenjve të Shqipërisë mbijetuan nga lufta”. Ndërkaq, në fund të luftës, në territorin e Shqipërisë jetonte një popullsi prej mëse 2.000 hebrenjsh.
@
www.fjala.al
E martë 28 janar 2020
op-ed
online 24 orë
13
Koment
Pse Amerika duhet të jetë sërish një udhëheqëse e denjë Nga Joseph R. Biden*
B
esueshmëria dhe ndikimi i Shteteve të Bashkuara është zvogëluar në botë që nga koha e presidencës së Barak Obamës. Presidenti Donald Tramp ka rrënuar, minuar dhe në disa raste i ka braktisur aleatët dhe partnerët amerikanë. Po ashtu, u ka kthyer shpinën edhe profesionistëve tanë, diplomatëve dhe trupave ushtarakë. Ai ka inkurajuar kundërshtarët dhe ka shkatërruar levën tonë për të luftuar me sfidat e sigurisë kombëtare nga Koreja e Veriut në Iran, nga Siria në Afganistan deri në Venezuelë. Tramp ka nisur luftëra tregtare, kundër miqve dhe armiqve të Shteteve të Bashkuara, të cilat po dëmtojnë keqazi klasën e mesme amerikane. Për t’u mos mjaftuar me kaq, është larguar nga vlerat demokratike që i japin forcë kombit tonë dhe na bashkojnë si popull. Ndërkohë, sfidat globale me të cilat po përballen SHBA-në (nga ndryshimi i klimës dhe migrimi masiv, deri në përçarjen teknologjike dhe sëmundjet infektive), janë rritur në mënyrë urgjente dhe komplekse. Ndërsa përparimi i shpejtë i autoritarizmit, nacionalizmit dhe
liberalizmit ka minuar aftësinë tonë për t’i përmbushur ato kolektivisht. Demokracia po shihet e paralizuar nga hiperpartializmi, e kapur nga korrupsioni dhe e peshuar nga pabarazia ekstreme. Besimi në institucionet demokratike është në rënie. Sa i takon sistemit ndërkombëtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërtuan me aq kujdes, po ndahet në shtresa. Tramp dhe demagogët në të gjithë botën po përkulen në këto forca për përfitimin e tyre personal dhe politik. Në janar të vitit 2021, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të duhet t’i drejtohet botës ashtu sikurse është dhe përmirësimi i situatës aktuale do të jetë një detyrë e jashtëzakonshme për të. Ai/Ajo do të duhet të shpëtojë reputacionin, të rindërtojë besimin në udhëheqje dhe të mobilizojë vendin dhe aleatët për të përmbushur me shpejtësi sfidat e reja. Nga Hong Kongu në Sudan, Kili dhe Liban, qytetarët po na kujtojnë edhe njëherë dëshirën e përbashkët për qeverisje të ndershme dhe neverinë universale ndaj korrupsionit, që po ushqen shtypjen, gërryen dinjitetin njerëzor dhe pajisjen e udhëheqësve autoritarë me një mjet të fuqishëm për të përçarë dhe dobësuar demokracitë në të gjithë botën. * Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara nga 2009 deri në 2017, si dhe kandidat demokrat për postin presidencial. Marrë me shkurtime nga Foreing Affairs.
Premtimet për postin presidencial në 2021 • Unë do të ndërmarr si president hapa të menjëhershëm për të rinovuar demokracinë dhe aleancat amerikane, si dhe për të mbrojtur të ardhmen ekonomike, në mënyrë që Amerika të udhëheqë edhe njëherë botën. • Do të rimarr sistemin arsimor, me qëllimin që mundësia e një fëmije në jetë të mos përcaktohet nga raca e tij/ e saj. • Unë do të reformoj sistemin e drejtësisë penale për të eliminuar pabarazitë dhe të përfundojë epidemia e burgosjes në masë, si dhe do të luftoj për transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj qeverisë sonë. • Do të kthej menjëherë mbrapsht politikat mizore dhe të pakuptimta të administratës Tramp, që ndajnë prindërit nga fëmijët e tyre në kufi. • Unë do të urdhëroj një rishikim të statusit të përkohshëm të mbrojtjes, për popullatat në nevojë. • Do të ndaloj torturën dhe do të rivendos transparencë në operacionet ushtarake amerikane, përfshirë politikat e krijuara gjatë administratës Obama-Bajden, për të ulur numrin e viktimave civilë. • Unë do të rivendos një përqendrim të gjerë qeveritar në zhvillimin e grave dhe vajzave në të gjithë botën, si dhe do të siguroj që Shtëpia e Bardhë të jetë edhe njëherë mbrojtëse dhe jo sulmuese e shtyllave thelbësore dhe institucioneve të vlerave tona demokratike. • Do të zbatoj ligjet e ShBA-së pa synuar bashkësi të veçanta, pa shkelur procesin e duhur, ose duke copëtuar familjet, siç ka bërë Tramp. • Unë do të siguroj kufijtë tanë duke siguruar dinjitetin e emigrantëve dhe duke mbrojtur të drejtën e tyre ligjore për të kërkuar azil. Ndërkohë, kam lëshuar plane që përshkruajnë politikat në detaje dhe përshkruajnë se si Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në shkaqet thelbësore që drejtojnë emigrantët në kufirin tonë jugperëndimor. • Si nënkryetar, unë sigurova mbështetjen dypartiake për një program ndihme prej 750 milionë dollarësh për të mbështetur angazhimet e drejtuesve të El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit për të marrë përsipër korrupsionin, dhunën dhe varfërinë endemike duke i shtyrë njerëzit të linin shtëpitë e tyre. Asokohe, siguria u përmirësua dhe flukset e migracionit filluan të ulen në vende të tilla si El Salvador. • Ndërsa si president do të ndërtoj mbi këtë nismë një strategji gjithëpërfshirëse 4-vjeçare (4 miliardë dollarë), që kërkon që vendet të kontribuojnë me burimet e tyre dhe të ndërmarrin reforma të rëndësishme, konkrete dhe të verifikueshme. • Unë gjithashtu do të ndërmarr hapa për të trajtuar konfliktin e interesit, paratë e pista dhe korrupsionin që janë duke shërbyer për axhendat e ngushta, private ose të huaja. Për më tepër, do të propozoj një ligj për forcimin e ndalimit të shtetasve ose qeverive të huaja që përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet federale, shtetërore ose lokale të SHBA , si dhe të drejtojë një agjenci e re e pavarur, Komisioni për Etikë Federale, e cila do të sigurojë zbatimin e fuqishëm dhe të unifikuar të ligjit të porsapërmenduar dhe të të tjerave ligje antikorrupsion. • Shtetet e Bashkuara do të organizojnë një samit global për demokracinë, për të rinovuar frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të botës së lirë, duke u bazuar në modelin e suksesshëm të krijuar gjatë administratës Obama-Bajden me Samitin e Sigurisë Bërthamore. Samiti për Demokracinë do të përfshijë gjithashtu organizata të shoqërisë civile nga e gjithë bota që qëndrojnë në vijat e para në mbrojtje të demokracisë.
Koment
Ne jemi ende me ju, krah për krah
Nga Yuri Kim*
S
ot në mëngjes i paraqita letrat kredenciale Presidentit Meta si Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Patëm një bisedë të mirë me Presidentin lidhur me miqësinë e gjatë midis dy vendeve tona dhe ritheksuam përkushtimin që bashkëndajmë për
forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Jam e nderuar që Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Pompeo më kanë besuar që të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj të shkëlqyer. Si Ambasadorja e SHBA, pres me kënaqësi t’ju njoh juve, historinë tuaj dhe kulturën tuaj. Jemi miq, aleatë dhe partnerë. Sikurse e thashë gjatë seancës time dëgjimore në Senat, pak miq e kanë përqafuar Amerikën më me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më besnikë dhe pak partnerë kanë gatishmërinë dhe vullnetin për të bërë më shumë me Shtetet e Bashkuara sesa Shqipëria. Jam gjithashtu e nderuar që ndodhem sot para ndërtesës së Ambasadës së SHBA. Themelet e saj u vendosën në vitin 1929 dhe ajo vazhdon të qëndrojë krenare në zemër të Tiranës si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Miqësia dhe angazhimi ynë i ndërsjellë janë të rrënjosura thellë.
Njëqind vjet më parë, Presidenti Woodrow Wilson ngriti zërin për Shqipërinë, kur nuk lejoi Fuqitë e Mëdha të ndanin Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. Presidenti Amerikan e përdori fuqinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, për të pritur një përfaqësues shqiptar në Uashington dhe për të hapur rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Pas Luftës së Dytë Botërore, të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por, edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën, lidhjet mes popujve tanë mbetën. Ne flisnin me njëri-tjetrin përmes Zërit të Amerikës, i cili jo vetëm transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju në vitin 1991, teksa u çliruat nga vargonjë e komunizmit dhe të diktaturës. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenarë dhe me të drejtë.
Kemi qëndruar krah jush që atëherë, duke mbështetur hyrjen tuaj të suksesshme në NATO në vitin 2009 dhe, tani, përpjekjet tuaja për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe të sovranitetit të Shqipërisë, por edhe në mbështetje të së ardhmes të Shqipërisë. E dimë se ka punë shumë të vështira përpara, por dimë edhe që puna e vështirë është më e lehtë me miq dhe aleatë. Ne jemi të përkushtuar ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë dhe jemi të përkushtuar ta ndihmojmë Shqipërinë të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla. Pres me kënaqësi të mbështes udhëheqësit e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë – por
absolutisht të nevojshëm – për të zbatuar reformën në drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar. Jam besimplotë që teksa drejtësia dhe integriteti hedhin rrënjë, më shumë investitorë do të tërhiqen drejt Shqipërisë, në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi, si për amerikanët, edhe për shqiptarët. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si një Aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Dhe ashtu siç qëndruam me ju në vitet 1920, 1991, 1999 dhe 2009, ne qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë brenda familjes evropiane. Ne jemi ende me ju, krah për krah. *Fjala e ambasadores së re tw SHBA-ve në Tiranw pas ceremonisë së Prezantimit të Letrave Kredenciale
14
E martë 28 janar 2020
Dosier
www.fjala.al online 24 orë
@
Dëshmia/ Ixhlal Selmani ishte vetëm një fëmijë, kur çonte letrat me të cilat komunikonin vëllezërit Jup dhe Sait Kazazi në ditët e fundit të jetës së tyre
“Në shtëpinë tonë komunistët morën valle rreth kufomës së Sait Kazazit” Intervistoi Arta Çano/Kujto.al
P
as gati dy vitesh i fshehur në shtëpinë e Ixhlalit, Saiti u zbulua dhe u vra nga forcat komuniste ose vrau veten për të mos rënë në duart e tyre. Më pas komunistët do ta festonin këtë fitore, duke kërcyer rreth kufomës së tij. Historia tregohet nga Ixhlal Kazazi, vajza e kushëririt të Jup Kazazit, e cila ishte fëmijë. Pas kësaj ndodhie mbi fisin e saj do të vinin goditje të njëpasnjëshme. Cila është historia e familjes suaj? Në shtëpinë e Hafiz Kazazit erdhi Sait Kazazi. Sait Kazazi u strehua për mbrojtje nga i gjithë farefisi, të gjithë ishin me Ballin Kombëtar, ishin fetarë, ishin të tërë atdhetarë. Saiti, dy vjet pa tre muaj, qëndroi te familja jonë. Ishim katër fëmijë, por e gjithë puna ishte të përgatiteshim se si do të reagonim ne fëmijët, unë dhe vëllai. Na përgatitën motrat me nanën. Me çarçafë dilnin, unë nuk i njihja. Më bënin pyetje: “Kë ke në shtëpi?” Unë i përgjigjesha: “Nanën, vëllanë, motrën”, dhe kaq ishte familja. Ata u bindën që unë nuk tregoj, u bindën se janë të sigurt prej meje, atëherë filluan lëvizjet, lidhjet e dy vëllezërve: të Saitit që ishte në shtëpinë tonë dhe të Jupit, që ishte te daja i vet, Rifat bej Kopliku. Mirëpo për t’i çuar ato letrat, traktet, mua m’i vinin si hajmali, gjoja sikur unë po shkoja t’ia çoja. Aty ishte një rrugicë e gjatë, që sot ekziston. Në atë kohë, kur unë shkoja atje si fëmijë, më vihej prapa o nana, o motra, që mos të më dilte ndonjë fëmijë për të më ngacmuar, sepse ishte puna për “hajmalinë”. Kur shkoja te kjo familje, më dilte vajza e shtëpisë, me më marrë hajmalinë që ia kisha çuar unë për mushtulluk. Me një fjalë, kjo punë ka vazhduar derisa këta dy vëllezërit qenë gjallë, por përpara një jave u vra i vëllai, Jup Kazazi, te daja i vet, te Rifat bej Kopliku, te ky që i çoja unë ato traktet si hajmali. Pas një jave, ndodhi kjo ngjarja te ne: u sugjerua, u tregua dhe ai, si me thënë, bëri përleshje. Aty, thoshte motra e madhe, që 100 policë kanë qenë atë ditë në shtëpi. Me një fjalë u bë përleshje, sepse ata kanë kujtuar që janë edhe shumë të tjerë dhe mandej, pasi u bë vrasja, e kanë detyruar nanën, me gjithë motrën për të hapur trapazanin se kanë kujtuar se mos ka dhe të tjerë aty. Atëherë, kanë ulur kufomën nana me motrën. Mandej e kanë marrë, e kanë nxjerrë në çardak, që themi ne. Aty nuk kanë bërë një gjest të bukur ndaj tij: kanë filluar e kanë vënë kufomën në çardak dhe ata kanë nisur duke kërcyer rreth kufomës. Motra është prekur shumë, motra e madhe, se motrën nuk e morën në atë moment. Mandej, arrestuan djemtë e xhaxhallarëve: dy këndej dhe dy këndej dhe i arrestuan e i çuan në burg. Në këtë kohë, arrestojnë edhe nanën tonë. Edhe kështu që kufoma mbeti. Atëherë ka ardhur karroca e plehrave, ishte kështu si me kapak, e kanë marrë, e kanë çuar ku kanë pasur dëshirë ata për ta çuar. Edhe kështu që Sait Kazazi vdiq, mirëpo u arrestuan gjithë këta njerëz. Megjithatë, me vullnet, me besim në Zot, të gjitha i përballuan nëpër burgje. Nana u dënua për 10 vjet, doli një amnisti në atë kohë dhe kështu që doli për dy vjet. Ju fëmijët, ku qëndruat gjatë kohës
që nëna ishte në burg? Janë kujdesur dy motrat. Vëllai, unë, motrat e vogël dhe motra e madhe jemi kujdesur që të katërt për njëri-tjetrin, se na u larguan njerëzit, kishin frikë të vinin te ne, se ishte çështje politike. Një person, një komshi, kur ka marrë vesh që kanë arrestuar këta dhe motra e madhe ka mbetur vetëm në shtëpi, vajzë 23 vjeçe, ai ka çuar djalin 12 vjeç dhe ka ndenjur atë natë me motrën për ta shoqëruar. Mandej të nesërmen, kanë ardhur, kanë marrë dhe motrën dhe e kanë mbajtur tri ditë. E mbajtën tri ditë, edhe motra u lirua nga burgu, se ishte krejt e pafajshme, ishte viktimë me një fjalë, kurse nana i bëri dy vjet burg. Ajo i vuajti ato, por nga dënimi dhjetëvjeçar shpëtoi, me amnisti, me dy vjet. E takonit nënën gjatë kohës që ishte në burg? Po, shkonim, na lejonin të shkonim. Në çfarë burgu e vuajti dënimin nëna? Te burgu këtu në Shkodër, te Burgu i Madh, ku është Prefektura, aty ka qenë burgu i grave dhe i burrave. Edhe shkonim, i çonim ushqimet, por pastaj ajo u sëmur, kaloi tuberkuloz, edhe pati probleme shëndetësore. Kur doli, jetoi nja 11 muaj dhe vdiq. Po ju fëmijët, ju përndoqën? Ne nuk na cenuan. Vajzat ishin beqare, ato punonin të shkretat, punonin xhupa, punë private se nuk kishin punë shteti, po unë isha fëmijë dhe vëllai ishte fëmijë, por qemë të lidhur shumë dhe një kushëri i babës, i ndjeri Jakup Kazazi, ai është kujdesur shumë-shumë për ne, për mbarëvajtjen tonë, por shumë njerëz, shumë njerëz na u larguan. Po vëllai juaj me çfarë u mor? Vëllai pati diçka të mirë. Kur ndodhi kjo vrasja, tezja në Tiranë, familja e Beqir Drishtit, çojnë dhe e marrin djalin dhe i çojnë fjalë motrës që vëllanë po e marrin në Tiranë. Ne, vajzat, na mori axha. Në këtë periudhë që ndodhi kjo ngjarje në shtëpinë tonë, motra
Atëherë, kanë ulur kufomën nana me motrën. Mandej e kanë marrë, e kanë nxjerrë në çardak, që themi ne. Aty nuk kanë bërë një gjest të bukur ndaj tij: kanë filluar e kanë vënë kufomën në çardak dhe ata kanë nisur duke kërcyer rreth kufomës.
e madhe mori shumë trishtim, nuk mund të hynte në shtëpi dhe na mori axha. Axha kishte dy djem nëpër burgje dhe axha tjetër kishte vdekur. Na mori axha dhe jetuam nja katër muaj derisa, si të thuash, e mblodhi veten motra e madhe, domethënë që duhet të hyjmë në shtëpi dhe hymë në shtëpi. Ato kanë punuar punë dore, sepse nuk kanë qenë në punë shteti. Kurse vëllai ishte 12 vjeç, u bë 14 vjeç. Atëherë, pasi mbaroi vëllai 7-vjeçaren, e çuan arsimtar në Dukagjin. Në atë kohë, ishte një periudhë që dhe me 7-vjeçare i çonin në arsim, që ta merrnin shkollën me korrespondencë. Mirëpo, prej Dukagjinit e sollën në Postribë, në një fshat. Aty, bukuri, krijoi shoqëri të mirë. Ishte një sekretar partie, njëfarë Hajri Hoxha, çon edhe e thërret vëllanë. Thotë: “Ti do të lësh arsimin, do të kapësh kazmën”. Kurse unë isha në shkollë. Mbarova 7-vjeçaren. Me ndihmën e motrave dhe të vëllait, vazhdova shkollën e mesme pedagogjike. Nuk na kanë cenuar për këtë se pedagogjikja ka qenë një shkollë, ku kanë qenë të gjithë fëmijët e të persekutuarve se këta fëmijë, kur mbaronin shkollën pedagogjike, merrnin rrugët e mbarë Shqipërisë se kishin nevojë për arsimtarë. Domethënë unë bëra 4 vjet shkollë me ndihmën e motrave dhe të vëllait, sepse po të mos më kishin ndihmuar, do të futesha në punë. Edhe kështu që historiku i shtëpisë sonë mbeti, me thënë të drejtën, gjithmonë, familja e Kazazëve edhe me respekt, edhe me perspektivë të mirë, por edhe me dhimbje shumë. Edhe me dhimbje shumë, se humbën shumë djem. Te familja e Sait Kazazit, humbën tre vëllezër. Të tre vëllezërit u pushkatuan, kurse te axhallarët e mi, një djalë axhe, 23 vjeç, e pushkatuan në burg. Ndërsa këta djemtë e axhës e bënë dënimin: njëri dhjetë vjet e tjetri pesë; tjetri mori rrugët e mërgimit, u arratis. Vetëm vëllai ynë shpëtoi nga kjo situatë, sepse ishte në moshë më të vogël, sepse po të kishte qenë në moshën 16 vjeç, edhe atë do ta kishte kapur dhe kështu që kjo historia është histori e dhimbshme. Intervista është dhënë për “kujto.al” në dhjetor 2019, në Shkodër.
@
Argëtim
www.fjala.al online 24 orë
E martë 28 janar 2020
15
Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 janar 28 janar 1820 U zbulua Antarktida. Procesi i zbulimit të Antarktidës e ka zanafillën që në vitet 600-300 p.e.s. Procesi filloi me mendimin e filozofëve grekë, sipas të cilëve rruzulli tokësor është simetrik dhe për të qëndruar në ekuilibër ai ka nevojë për një pjesë të madhe toke në Jug dhe vazhdoi për vite të tëra në kërkim të ishullit të Antarktidës. Edhe pse ishullit i janë afruar shumë zbulues, ata që e panë të parët kontinentin ose platformën e akullt bashkë me ekuipazhin që komandonin ishte ekipi rus, i drejtuar nga Fabian Gotlib von Belingshauzen dhe Mikhail Petroviç Lazarev.
ngjarjet
e datës 28 janar
Në vitin 1099 kryqtarët filluan rrethimin e Hosn-el-Akradit të Sirisë
Përgatiti: Enkelejda Fishekaj
Në vitin 1878 u bë shkëmbimi i parë i telefonit dhe Xhorxh U. Koi u punësua si operatori i parë i telefonit me kohë të plotë.
28 janar 1986 Shpërtheu 73 sekonda pas nisjes nga toka anija kozmike “Challenger”, anija e dytë kozmike që NASA kishte nisur të përdorte për misione hapësinore pas anijes “Columbia”. Fluturimin e parë anija e kishte bërë më 4 prill 1983, kurse më pas ajo kishte realizuar edhe 9 fluturime të tjera në trajektoren e tokës. Në aksident humbi jetën i gjithë ekuipazhi prej 7 vetash, 5 astronautë profesionistë dhe 2 trajnues.
Në vitin 1262 bregu i Holandës Flamane shkatërrohet nga stuhia e madhe në veri.
Në vitin 1547 9-vjeçari Eduard VI pason Henrin VIII si Mbret të Anglisë.
Në vitin 1495 Papa Aleksandri VI (Roderic Llançol de Borja) jep të birin Çezare peng te Sharli VIII i Francës.
Në vitin 1855 lokomotiva e parë shkoi nga Oqeani Atlantik drejt Oqeanit Paqësor në hekurudhat e Panamasë.
Në vitin 1860 Britania zyrtarisht e ktheu bregun e mushkonjave në Nikaragua.
Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Parashikohet një lajm i mirë, një propozim ose një telefonatë e cila do të bëjë që të përjetoni emocione të forta. Do të rivendosni kontakte me disa persona, të cilët kanë shumë rëndësi për ju. Edhe dashuria parashikohet mjaft e favorizuar.
Do të ketë demoralizim dhe pamundësi për t’i bërë gjërat siç duhet gjatë ditës suaj. Dikush do mundohet që t’i bëjë gjërat edhe më shumë të pamundura për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që të humbni durimin. Këshillohet që të bëni kujdes sa i takon fizikut.
Dita do të jetë përgjithësisht pozitive, ku gjatë saj do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Megjithatë, do të ketë jo pak probleme në disa sektorë të jetës, edhe në punë, të cilat duhen trajtuar me kujdes. Dita premton shumë për të zgjidhur diçka të rëndësishme.
Çiftet e lindura në këtë shenjë do të përfshihen në diskutime të ashpra. Edhe ditët në vijim, parashikohen kritike në këtë fushë. Duhet të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet, në mënyrë që të merrni vendime të qarta.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Kjo është një ditë mjaft pozitive, falë ndikimit të favorshëm të Hënës, Marsit dhe Venusit, të cilët do t’ju vijnë në ndihmë. Ndërkohë, ndikimi negativ i Mërkurit do të rrezikojë mundësinë që të çoni përpara disa projekte. Në fushën e biznesit, do të ketë disa luhatje, por në fund do t’ia dilni.
Do t’ju duhet të rigjeni forcën gjatë kësaj periudhe. Ata që kanë pasur probleme me shëndetin, duhet t’u nënshtrohen trajtimeve të nevojshme. Bëni mirë që të përqendroheni sërish në dashuri, pasi ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës.
Parashikohet një ditë e lodhshme dhe e mbushur me ngarkesë për të lindurit e kësaj shenje. Ka diçka që nuk shkon, për shkak të stresit dhe ngarkesave fizike. Edhe dashuria parashikohet e mbushur me probleme. Këshillohet që të pritet pranvera për ndryshimet e nevojshme.
Kjo ditë do të jetë e mbushur me ndryshime të shumta! Ndërkohë, muaji mars parashikohet të sjellë ndryshime të rëndësishme. Hëna mund të sjellë ndryshime dhe tensione gjatë kësaj dite. Do ta ndieni nevojën për të bërë disa ndryshime drastike.
Shigjetari:
Bricjapi:
Ujori!
Peshqit:
Në sferën profesionale, kreativiteti do të vlerësohet maksimalisht. Ndërkohë, sa u takon sektorëve të tjerë, do të ketë kriza, të cilat do të arrini që t’i përballoni.
Kjo e martë nuk është nga më të mirat që keni kaluar, por do të jetë interesante. Duhet të mundoheni që të flini më shumë dhe të largoni mendimet negative, pasi në të kundërt dita do t’ju gjejë të lodhur.
Lodhja do të jetë e pranishme edhe për këtë ditë, por pavarësisht kësaj do të ndieni një rikuperim të brendshëm. Kjo fillimjavë do t’ju rikthejë në lojë edhe në fushën e ndjenjave. Në punë, ka ardhur momenti për të bërë disa sqarime.
Më në fund do të rigjeni stabilitetin, pas një periudhe të mbushur me tensione. Kjo e martë do të jetë mjaft pozitive. Janari është një muaj që duhet harruar sa më parë. Ndërkohë, fillimi i shkurtit do të jetë i rëndësishëm. Për lidhjet e gjata do të jetë një moment force.
16
E MARTË 28 JANAR 2020
REKLAMA
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
e lirë dhe e vërtetë!
SHKARKONI
FALAS APP
info@fjala.al
FOLLOW US:
CMYK
www.fjala.al
@