CMYK
Koment | 12
Analizë | 12
Intervista | 13
“FJALA”, KY TUNDIM KAQ I MADH
A PO LUAN SHANSIN “E FUNDIT” SHQIPËRIA PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE?
NGA LEONARD VEIZI
NGA BARDHI QUKU
NJË ROMAN PËR KINEZIN QË RA NGA ANTENA NË MALIN E DAJTIT
Gazetë e pavarur. (3 herë në javë)
E martë 21 janar 2020 NUMËR 2. VITI I I BOTIMIT ÇMIMI 50 LEKË e-mail: info@fjala.al
www.fjala.al
DROGA OSE E PATHËNA E ATENTATEVE DHE KRIMEVE MONSTRUOZE NË VEND
Ngjarjet dhe vrasjet që tronditën Shqipërinë! Çfarë fshihet pas atentateve dhe masakrave të Mallakastrës dhe Tiranës. Flasin ekspertët: Jo vetëm trafiku dhe pazaret janë shkak për krimin në vend, por edhe përdorimi i drogës Nga Nikoleta Kovaçi
Faqe 2-3
EKONOMI
Faqe 4
Fiskalizimi nis nga 1 shtatori 2020, detajet e ligjit të ri Projekti për fiskalizmin është pritur me rezerva në disa raste për shkak të kostove që paraqet she sfidës së zbatimit ndërkohë që lidhur me objektivin që ka ai është vlerësuar si pozitiv
SUPLEMENT HISTORI
Nga Leonard Veizi
100-VJETORI KONGRESI I LUSHNJËS, KU U HODHËN THEMELET E SHTETIT MODERN SHQIPTAR
MERKATO
Faqe 9,10,11
Faqe 14
KLUBET MË TË MËDHA, NË BETEJË PËR LEGJENDAT E FUTBOLLIT
Nga Alessia Selimi
GJON VLADIMIRI, NË KËRKIM TË EPOKËS SË NJË SHENJTI
Kush ishte shenjti që u varros tri herë?! Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullin XI në krahinës së Krajës pranë Ulqinit
PERSONAZH “OFICERI” I FJALËVE, NJIHUNI ME LIBRASHITËSIN DALAN TOLA I lindur në një fshat të vogël të Gjirokastrës, për t’u zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, Dalan Tola do të ndiqej gjithnjë nga dashuria për librin. Prej vitesh e deklaron haptazi këtë romancë, duke ushtruar profesionin e librashitësit
Nga Mesi te Pogba, këta janë kampionët që pritet të ndryshojnë skuadër në vitin 2021 Vlerat aktuale të 11 yjeve të futbollit që mbarojnë kontratat në vitin 2021
Faqe 7
RAMA VS HARADINAJ
Faqe 6
NGA PATRIOTIZMI MBI FLAMUR, NË PËRBALLJE PËR SHPIFJE Si u kthyen në “armiq” dy kryeministrat që vetëm para një viti pozonin e betoheshin mbi flamur si “vëllezër” të pandashëm. Metamorfoza e Ramës në katër vite në raport me Kosovën Nga Sebi Alla
CMYK
Nga Katerina Tafa
VRASJA NË TIRANË
I RIU ISHTE DEPORTUAR NGA FRANCA PËR TRAFIK DROGE Faqe 5
2
KRYESORE
E MARTË 21 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
FLASIN EKSPERTËT: JO VETËM TRAFIKU DHE PAZARET JANË SHKAK PËR KRIMIN NË VEND, POR EDHE PËRDORIMI I DROGËS
Droga ose e pathëna e atentateve dhe krimeve monstruoze në vend Ngjarjet dhe vrasjet që tronditën Shqipërinë! Çfarë fshihet pas atentateve dhe masakrave të Mallakastrës dhe Tiranës Nga Nikoleta Kovaçi
D
y atentate të bujshme tronditën vendin. I pari, në Tropojë, ktheu frikën. Paralel me ekzekutimin e bujshëm nisi heshtja; askush nuk mund të flasë për një vrasje që pas 18 vitesh trazon ujëra të fjetura hasmërie. Ktheu ankthin, se janë zgjuar mëritë e janë rritur ata që atëherë ishin të vegjël. Ndërsa policia u detyrua ta shihte ngjarjen nga një këndvështrim për të cilin nuk mund të fliste dot, prokuroria thjesht mblodhi disa të dhëna e dëshmi. Njerëzit, të bindur se viktima nuk ishte njeriu për t’u vrarë, treguan të dhëna të përditshmërisë së Guxim Gjyriçit. Përpos faktit që ishte kushëri i dytë i Fatmir Haklajt dhe vëllai i Agron Gjyriçit, Guximi ishte burri i urtë dhe mjaft i gjendshëm për të gjithë, të njohur dhe të panjohur. Ekzekutimi i bujshëm i tij u mbajt fshehur për më shumë se 8 orë, ndërsa policia gjithçka që mundi të gjente për atë krim ishin pamjet filmike dhe makina e atentatorëve e braktisur dhe e djegur në Golaj të Hasit. Kjo ishte e gjithë data 6 janar, ndonëse ekzekutimi ndodhi orëve të vona të datës 5. ATENTATI TJETËR Të nesërmen, kur ende vendi ishte nën ethet e asaj çka kishte ndodhur në Tropojë, pa autorë, motive e as pista hetimi, në Rrëshen ndodh një atentat që shihet vetëm nëpër filma. Ekzekutohet një person me lidhje të forta politike dhe ekonomike. I njohur në biznes, media e, pse jo, edhe i përfolur si pronar magazinash droge. Emri i tij u lakua jo pak herë për trafik, por vrasja e një vëllai, vite më parë në Romë, kishte hapur një vijë të re hakmarrjeje. Policia dhe prokuroria nuk vonuan të publikonin pak të dhëna që lidheshin me atë plumb që i mori jetën Kastriot Reçit nga tarraca e një ndërtese. Aty, pikërisht ku ishte vendosur arma precize, u tha se ishte banesë e një tjetër viktime. Dyshohej se ishte pjesë e zinxhirit të hakmarrjes mes palëve. Por, kodi i heshtjes në atë zonë është përlyer edhe me përplasje të
Guxim Gjyriçi, i ekzekutuari i datës 5 janar 2020
Dëshmia e Erdet Çapokut një ditë pas vrasjes së kunatës, Enkeledës D itën e djeshme unë e kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qira, jam ndërruar dhe kam dalë tek ‘Ura e Ngushtë’ në anën e Laprakës, piva kafe e u ktheva në shtëpi. Kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi (e mbaja si masë mbrojtëse), mora një thikë që e kisha në banesë, dola, shkova tek ‘Ura e Ngushtë’ te lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për te banesa e kunatës sime, Enkeledës. Kam shikuar rrotull, nuk kishte njeri. I kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt te krevati te dhoma e gjumit. Unë e dija që Xhevahire Fjolla flinte te krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren, që të mos ngrihej, pastaj kam goditur në fillim me shkopin e drunjtë Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit, mua m’u errën sytë dhe kam nxjerrë nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj. Pastaj kam dalë, kam marrë biçikletën, kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë’ dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar te banesa e shtetasit Apostol Bitika, që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, nuk i kam treguar se
fuqishme interesash mes dy palëve që mendohet dhe dyshohet se janë në betejën për të mos e ndaluar hakmarrjen. As për këtë ngjarje organet e hetimit nuk patën dhe as nuk kanë asnjë të dyshuar, asnjë të ndaluar e asnjë motiv zyr-
çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë. Kunatën e vrava, se dyshoja se tradhtonte tim vëlla me meshkuj të tjerë. Po edhe më denoncoi në polici. Unë e kisha mbajtur edhe me lekë atë. Ajo donte të më fuste në burg, vetëm pse unë i zbulova lidhjet e dashurisë. I kisha thënë se do ta vrisja. Po s’i kam thënë kur”.
tar për ta hetuar. KRIMET MAKABRE Por, si çdo fillim viti, Shqipëria nuk mund të mbeste pa provuar, përveç atentateve, edhe krimet monstruoze. Zhdukja e një gruaje pa gjurmë
në një fshat të Mallakastrës, “vetëdorëzimi” i një adoleshenti që kishte dijeni për rrethanat dhe gjetja e trupit në ujërat e një rezervuari ishin vetëm fillimi i njohjes me një krim që i kalon kufijtë e çdo imagjinate njerëzore.
Dy adoleshentë dhe një i ri, nën efektet e drogës dhe të alkoolit, kishin shkuar t`i merrnin ndonjë lekë Drita Saliajt, gruas që jetonte vetëm. Pasi u kishte bërë kafe dhe u kishte dhënë edhe bukë, gruaja është sulmuar nga djemtë. Po, përveç dhunës fizike, mjekët ligjorë zbuluan edhe aktin tronditës: Gruaja ishte abuzuar edhe seksualisht! Policia, bazuar në rrëfimin e njërit prej protagonistëve, e kopsiti ngjarjen duke i çuar të tre në pranga, por la pas një boshllëk të madh për sa i përket motivit të ngjarjes. Autorët e ngjarjes makabre, meqë kishin kohë ta mendonin justifikimin, nxorën në pah një ngarkesë hashashi. Askush nuk dinte të thoshte se ç’hynte hashashi në banesën e një gruaje që nuk i kishte familjarët në shtëpi! Por, në fakt, djemtë kishin shkuar t`i merrnin para Dritës, pasi e dinin se ajo kishte familjarët jashtë dhe duhej t`i kishin dërguar ndonjë për Vitin e Ri. Por, përpos deklaratave tronditëse të familjarëve të autorëve të vrasjes, burimet nga vendi i ngjarjes treguan se bëhej fjalë për persona që janë jo vetëm hajdutë, por edhe drogaxhinj dhe përdorues alkooli. Ngjarja vazhdon të trondisë, po askush nga ana e zyrtarëve të policisë nuk e thotë shkakun se përse ndodhi masakrimi, përdhunimi dhe vrasja e Drita Saliajt. Kur gjithë vendi ziente nga dëshmitë horror e të njëpasnjëshme që vinin nga të gjithë njohësit e autorëve të masakrës së Mallakastrës, Paskuqani zgjohet nën një tjetër krim të llahtarshëm. Një 35-vjeçar, nën efekte alkooli dhe hashashi, kishte shkuar te shtëpia e kunatës dhe e kishte vrarë. Goditjen fatale ia kishte dhënë në qafë. Dëshmitare e ngjarjes ishte edhe vajza e saj, mbesa e vrasësit. Ai, pasi e kreu krimin, iku në shtëpinë e kushëririt, në Don Bosko. Sigurisht, policia në atë kohë “flinte”. Më pas fjeti edhe vrasësi, deri orëve të mesditës. I qetë, me një tis pafajësie vizive, ai mori biçikletën dhe doli të bënte edhe një xhi-
ro për të kuptuar nëse dyshohej për ndonjë gjë. Por thellë vetes ishte i bindur që kishte bërë gjënë e duhur, meqë kunata i tradhtonte vëllain, ky i fundit gjendej në burg për trafik droge. Dëshmitë e tij kontradiktore nuk bënë asgjë, vetëm ushqyen median dhe e vunë atë nën akuzë. Sërish nuk doli as motivi dhe as shkaqet që e çuan të riun nga Përmeti të kryente një krim të tillë. DROGA, “ARMA” QË VRET SHQIPTARËT Larje hesapesh, prishje pazaresh, konflikte banale, motive të dobëta. Këto janë katër togfjalëshat që përbëjnë motivin në shkresat e policisë dhe të prokurorisë në thuajse të gjitha ngjarjet e rënda që ndodhin në vendin tonë. Por, asnjëherë nuk flitet konkretisht për prishje pazaresh për trafikun e drogës, për larje hesapesh për p a r a t ë e drogës, për konflikte banale në fushën e kultivimit të drogës e për motive të dobëta që lidhen me përdorimin e drogës. Atentatet dhe ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur këtë fillimvit kanë qasje droge. Lidhjet nuk janë rastësore. Janë të shumta elementet që i çojnë të gjitha ngjarjet te droga, trafiku, pazaret, bashkëpunimi dhe përdorimi. Asnjë zyrtar policie dhe as prokurorie nuk e pranon këtë fakt. Askush nuk e analizon. Droga, trafiku dhe pazaret vazhdojnë. Sociologët, psikologë, mjekë apo njerëz me impakt të veçantë në shoqërinë shqiptare nuk ftohen studiove televizive të a n a l i z o j n ë d u ku r i n ë e drogës që vret shqiptarët. Të gjithë qëndrojnë pas: “Ç`më duhet mua, kjo është p u n ë e st r u kt u r ave shtetërore!” Edhe shteti hesht. Trafiku i drogës i pasuron të fortët që mbështesin qeverinë. Nëse vriten, ata janë popull. Edhe nëse ndonjë viktimë është afër tyre, sërish thuhet: “Kokat hëngshin!” Koha e mbjelljes po afron, ndërsa shqiptarët vijojnë të punojnë për të tjerët dhe të vriten për hasmëritë e tyre që kanë hapur dhe mbartur prej një jete.
@
KRYESORE
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
E MARTË 21 JANAR 2020
3
INTERVISTA
“Përdoruesit e drogës janë brutalë, vrasin edhe familjen” Flet për gazetën “Fjala” A. B., ish-ekspert i Hetimit të Krimit të Organizuar Pse janë shtuar vrasjet në Shqipëri?
Nga Edlira Gjoni eksperte komunikimi
epse është shtuar kulS tivimi dhe përdorimi i drogës. Sepse bashkë me
të, qëndron lidhur papunësia, mungesa e të ardhurave, ulja e dërgesave nga jashtë, mungesa e një perspektive të afërt, por edhe mjedisi që do t’i frenonte deformimet që kanë ndodhur në shoqëri. Rritja dhe përdorimi i lëndëve narkotike, shpërthyer që në vitin 2016, po jep pasoja që pakkush i kishte parashikuar. Shqipëria u gjelbërua e njerëzit mendonin se malli i çmendurisë ishte për ata përtej, për perëndimorët e shastisur, por ja që e keqja që mbollëm në kopshtin tonë, filloi të gjunjëzojë të parët ne vetë. Me të dhe për të lidhet vrasja çnjerëzore e një gruaje familjare nga 3 adoleshentë. E tek ajo i kanë rrënjët edhe plot vrasje të tjera që i lënë shqiptarët pa varr nëpër botë. Përveçsajdhearsyeveekonomike,qëebëjnëShqipërinë epërtejbulevarditmëtëmjerë se tekstet e Migjenit, ka edhe arsye më të thella e të komplikuara sesa ekonomiket: gjendjapsiko-socialeenjerëzveqë jetojnënëvendinqëkemitoksikuar. Mungon puna, por mungon edhe kultura. Pra, nuk ka ushqim stomaku, por nuk ka as truri, as
shpirti. Librat nuk i njeh kush, media promovon modele silikoni e të fortësh, teatri e kinemaja janë fjalë të huaja, të rinjtë jetojnë për “Instagram” dhe për celular e në këto kushte, kur truri nuk vihet në punë e shpirti është i vakët, pasojat shihen te kufomat që varrosen përditë me ikje nga kjo jetë në mënyra nga më të çuditshmet. Vjen edhe një arsye e katërt, edhe pse mund të duket utopike: Veç vakësisë ekonomike, kulturore e mendore, kemi edhe një shkëputje nga besimi, që është baza e ushqimit shpirtëror. As kishë, as xhami nuk shohin më si primare në jetën e tyre shumë njerëz që janë bombarduar me modele të gabuara jetese e pasurie e që qysh në moshën 16 vjeç e ndiejnë nevojën t’i japin jetës kuptim përmes hashashit. Pa modele, pa ambicie, pa frikë, pa turp, pa moral! Vijojmë të konsiderojmë gratë pa vlerë, pronë, pa peshë e pa nevojë të kujdesemi apo mendohemi dy herë para se t’u marrim jetën, a thua se meshkujt e këtij vendi nuk kanë tjetër mision mbi tokë (ata që në mënyrë të përsëritur shtojnë numrat dhe e mbajnë bilancin të mbërthyer në 20-25 gra të vrara në vit). Vrasim sepse jemi të ndëshkuar të jetojmë në një mjedis toksik, pa modele, pa të ardhura, pa të ardhme e për të gjitha këto gjendet zgjidhje te më i fundit akt i çmendurisë mashkullore: dora mbi jetën e femrës! Kjo situatë ndryshon vetëm me ndryshimin e gjendjes ekonomike, me fuqinë e ligjit dhe me ngritjen e modeleve të reja të jetës e të punës në vend. Nëse jo, do të vijojmë të prodhojmë çmenduri!
Si i klasifikoni krimet që kanë ndodhur këtë fillimvit në vend? Ngjarjet e fundit kriminale në vend unë, në fakt, do t`i ndaja në dy lloje. Janë atentatet dhe dy vrasjet makabre në rrethana të caktuara familjare. Duke iu referuar praktikave të hetimit të krimit në vend, në fakt, vrasja e kryer në Rrëshen është ndër ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur. Mekanizmi që është përdorur për të kryer atë vrasje e bën ngjarjen edhe të frikshme. Ndonëse nuk është në gjuhën tonë ky term, por duke iu referuar situatës, edhe duhet pranuar. Vetë mënyra dhe mjetet që janë përdorur për atë ekzekutim të lënë të dyshosh se aq shumë është kërkuar eliminimi i atij njeriu, sa është dashur një perfeksion, jo vetëm shënjestre, por edhe informacioni. Frika rritet sërish kur mendon se ai lloj mekanizmi u përdor në mes të ditës dhe në mes të një qyteti aq të vogël sa është Rrësheni. Pastaj vijnë shkaqet, motivet, vonesa në reagim e policisë, mungesa e informacionit dhe pamundësia për të ndërhyrë në kohë për të ngritur postblloqe. Ndërsa vrasja në Bajram Curr është e një dinamike tjetër. Vetë fakti që ndodh aty, i ndodh një njeriu të afërt nga lidhjet e gjakut me Fatmir Haklajn, e bën ngjarjen tronditëse jo vetëm për familjen, miqtë, Tropojën dhe tropojanët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të asaj beteje të pakuptimtë hakmarrjesh dhe vrasjesh. Për pasojë atentati ndaj Guxim Gjyriçit është një ngjarje për të cilën askush nuk duhet të nxitohet, as policia, as prokuroria e aq më pak media. Duhet analizuar gjithçka me kujdes, pa dalë në konkluzione paraprake pasi dëmi do të ishte shumë herë më i madh se sa e rrok mendja e një hetuesi apo polici. Po vrasjet e grave? Dy vrasjet, ajo në Mallakastër ku u masakrua një grua nga ca të rinj dhe vrasja e kunatës në Tiranë, janë kambanë e madhe alarmi. Në shumë plane. Janë ngjarjet tipike ku shoqëria jonë
deklarata në polici
Rrëfimi i plotë i 16-vjeçarit, Luis Saliaj: Si u vra Drita “…Kam dalë nga shtëpia e gjyshit dhe kam shkuar në autostradë, ku kam pritur në këmbë, derisa aty erdhi Sindi Shehaj, me automjetin e tij, ku me vete kishte marrë edhe Ervisin. Hipa në makinën e Sindit dhe Ervisi, i cili ishte pasagjer në vendin e parë të makinës, dhe më tha që ‘…do të ikim të marrim hashash në shtëpinë e Dritës, gruas së Hair Saliaj…’. Sqaroj se Drita Saliaj është gegeja ime, pasi i shoqi i saj Hair Saliaj është kushëri i parë me babanë tim. Unë u thashë Sindit dhe Ervisit, ‘Mua mos më ngatërroni me këto gjëra’, por Ervisi më qëlloi me pëllëmbë në fytyrë duke më sharë: ‘Mbylle gojën se të q… robt”. Kur erdhëm në fshatin Gjerpës, rreth orës 00:30 të datës 5 janar 2020, u afruam te shtëpia e Dritës, duke i rënë nga rruga prapa shtëpisë së saj, ku mua më lanë te puseta që ndodhet 20 metra pas shtëpisë së Dritës, ndërsa vetë Sindi me Ervisin e kanë lënë makinën e tyre te porta e vogël, pas shtëpisë së saj. Ervisi me Sindin kanë hyrë në avllinë e shtëpisë së Dritës dhe kanë trokitur te dera e shtëpisë, ku unë pashë dhe dëgjova që Ervisi i ra derës dhe i tha nga jashtë: ‘Drita, jam unë, Visi’. Më pas, kam parë që Ervisi me Sindin e kanë nxjerrë Dritën të lidhur nga duart prapa dhe këmbët me spango. Unë kam vajtur te vendi ku ishte makina e tyre dhe në kohën që po fusnin Dritën, të lidhur brenda në makinë, u them: ‘…Çfarë po bëni ore, çfarë bëni….?’, por Ervisi më godet me shqelm duke më rrëzuar përtokë dhe duke më sharë më thotë: ‘Do ta vrasim, prandaj mbyll gojën të q… robt dhe dil me vrap te kodra sipër’. Në atë moment, që ata po fusnin Dritën brenda në makinë, pashë që Drita kishte të veshur një bluzë si të kuqe dhe pantallona me ngjyrë të zezë. Pasi e futën Dritën të lidhur në sediljen e pasme të makinës së Sindit, Sindi u ul në sediljen e shoferit, ndërsa Ervisi u ul në sediljen e parë të pasagjerit dhe u larguan me automjetin e tyre në drejtim të liqenit të Çerjes. Unë jam larguar i vetëm në këmbë në drejtim të Povlës dhe pas afro një orë, Sindi me Ervisin më gjetën në rrugë duke ecur te benzinata në Povël dhe më kanë kërkuar që të hipja në makinën e tyre. Më pas më kanë çuar te lokali 24-orësh në Poçem, ku edhe më kanë zbritur. Kur më zbritën, Ervisi më tha: ‘Mos më dil më përpara syve’, dhe së bashku me Sindin, u larguan për në drejtim të rrugës së Hekalit, që shkon për në Ballsh. Unë më pas kam pirë i vetëm kafe te lokali 24-orësh në Poçem dhe rreth orës 05:30 ka ardhur përsëri Sindi me automjetin e tij te lokali 24-orësh në Poçem. Kam hipur në makinën e tij. Në atë moment, Sindi më tha që Ervisin e la në Hekal, pasi atje kishte lënë makinën e tij. Më pas Sindi më çoi te shtëpia e gjyshit tim në Roms dhe pas kësaj, ai u largua. Që nga ai moment që Sindi më çoi te shtëpia e gjyshit e deri ditën e sotme, unë nuk jam takuar dhe nuk kam komunikuar as me Sindin dhe as me Ervisin. Në mbrëmjen e datës 6 janar 2020, unë i kam thënë nënës sime Mimoza se çfarë kishte ndodhur me Dritën dhe pas kësaj, nëna komunikoi me xhaxhanë tim Rakip Saliaj që jeton në Fier dhe të tre më pas kemi vajtur për të informuar për ngjarjen e ndodhur te Komisariati i Policisë Mallakastër”.
duhet të ndalohet të shohë veten në pasqyrë ku po shkon. Në pamje të parë të jepet përshtypja sikur kemi të bëjmë me vrasës të sëmurë. Sigurisht ata ekzistojnë edhe mes nesh, paçka se ne asnjëherë s`jemi ndaluar të flasim për këtë kategori. A është rasti ta themi për këto dy ngjarje? Nuk e di, pasi për këtë duhen pritur edhe ekzaminimet mentale të dy autorëve ose më saktë të të gjithëve, që i bie edhe të dy bashkëpunëtorëve të krimit në Mallakastër. Ajo që dua të them në këto dy ngjarje të rënda është fakti se kemi të bëjmë me përdorues droge. Pra, mendoj se jo vetëm kultivimi, shitja apo trafikimi janë burim krimi në vendin tonë, por edhe përdorimi. Askush nuk e merr në analizë për shkaqet që ne tashmë i dimë, por do të ishte e udhës të ndërhyhej kryesisht nëpër shkolla dhe nëpër moshat e reja të kryheshin herë pas here teste që të evidentohen dhe të shënohen në regjistra kjo kategori. Janë të rrezikshëm dhe ata vrasin edhe nënën, babanë apo këdo tjetër që kanë afër në momentin kur iu duhen paratë për ta siguruar. Ju po thoni që përdorimi i drogës është një shkak real? Sigurisht! Madje, po aq i dëmshëm dhe i frikshëm saqë është edhe prishja e pazareve që gjeneron kaq shumë krim dhe vrasje në vendin tonë. Përdoruesit e drogës janë brutalë. Mendoj se janë të gjithë persona që në momente të caktuara mund të bëjnë keq. Pastaj vijmë te tipologjitë që njihen dhe analizohen në të gjithë botën. Besoj se përveç trafikut, përdorimit, luftës për pushtet të bandave apo edhe grupeve të fuqishme kriminale me suport politik, një nga shkaqet kryesore të krimeve që kanë ndodhur në këtë fillim viti është edhe situata në të cilën po kalon vendi. Të papunë, pa shpresë, të nëpërkëmbur, diferenca të mëdha shoqërore dhe ekonomike, një klasë politike e pabesë dhe mospërfillëse për shtresat në nevojë. Kujtojmë se këtu, në Shqipëri, është rritur shumë kjo shtresë.
4
EKONOMI
E MARTË 21 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
Fiskalizimi nis nga 1 shtatori 2020, detajet e ligjit të ri
@
Projekti për fiskalizmin është pritur me rezerva në disa raste për shkak të kostove që paraqet she sfidës së zbatimit ndërkohë që lidhur me objektivin që ka ai është vlerësuar si pozitiv
N
jë nga nismat më të debatuara të vitit 2019, ai për fiskalizimin, pritet të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti me fillimin e zbatimit dhe shtrirjen në disa faza. Varianti final i ligjit i miratuar në Kuvend dhe publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon hyrjen në fuqi të tij 15 ditë më pas çka përkon me javën e parë të muajit shkurt. Konkretisht ligji në parashikon që për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, të shtrijë efektet fillojnë më 1 shtator 2020. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me
të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021 kurse Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021. Në fund për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021. Tek dispozitat kalimtare ligji parashikon që për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31 mars 2020, tatimpaguesit e rinj të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31.3.2020, për çdo transaksion me para në dorë, lëshojnë faturë ose kupon ose dëftesë tatimore, si dhe dorëzojnë librin e blerjeve dhe librin e shitjeve, në formën dhe procedurën e përcaktuar në këtë ligj dhe/ose legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.
“Nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, këta tatimpagues mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore. Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore. Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedu-
rat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar. Tatimpaguesit dhe administrata tatimore marrin të gjitha masat për kryerjen e testimit të sistemit elektronik, lidhur me procedurat e fiskalizimit të lëshimit të faturave, sipas parashikimeve të kreut V dhe nenit 18, të këtij ligji, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji” nënvizon ligji. Ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit shoqërohet edhe me një
sërë aktesh nënligjore që kanë në fazë konsultimi. Projekti për fiskalizmin është pritur me rezerva në disa raste për shkak të kostove që paraqet she sfidës së zbatimit ndërkohë që lidhur me objektivin që ka ai është vlerësuar si pozitiv. Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që 80 mijë subjekte të kalojnë nga sistemi aktual i kasave në atë të fiskalzimit. Monitor.al
Parku fotovoltaik i Divjakës, hapet gara për investimin rreth 100 milionë euro M
inistria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 MW. Në një ceremoni ku u dhanë detajet e para të projektit Ministria Belinda Balluku nënvizoi se projekti ka një vlerë të përllogaritur rreth 100 milionë euro dhe do te vendoset ne nje hapesirë prej 198 hektarësh në bashkitë fier dhe Divjakë. “Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE. Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar” tha Balluku.
Ministrja nënvizoi se investitorët e interesuar do të kenë mundësi të marrin një paketë të plotë dokumentacioni dhe informacioni mbi projektin ndërkohë që theks i rëndësishëm i është vënë politikës mjedisore. Një tjetër hap që ezaurohet që në momentin e parë është se nuk do të ketë fazë negocimi mes OSHEE por kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi. Ndërkohë lidhur me projektin vetë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi javën e shkuar lejen e zhvillimit. Nëse respektohen të gjithë afatet sipas një kalendari ministria pret që në 16 mars të dorëzohen ofertat dhe në 3 maj 2020 të kemi një kontratë të nënshkruar. Ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Power për një çmim 59.9 euro/MWh por që zvarritja e nënshkrimit të kontratës ka bërë që ende të mos ketë nisje të punimeve. Për këtë mes Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ka pasur përplasje në raportin e fundit.
Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Nikoleta Kovaçi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al
@
EKONOMI
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
E MARTË 21 JANAR 2020
5
Vrasja në Tiranë, i riu ishte deportuar nga Franca për trafik droge irana është tronditur mbrëmT jen e djeshme nga vrasja e një 28 vjeçari. Ngjarja ndodhi në
jashtë. Pasi ka dalë nga lokali, i riu është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur fillimisht i plagosur, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë disa minuta më vonë. Forcat të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke rrethuar të gjithë zonën, si dhe ngritën pika kontrolli në të gjitha akset rrugurore.
rrugën “Teodor Keko” në zonën e Astirit, ku viktima Vilson Tafçiu, ka qenë duke qëndruar në ambientet e lokalit. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Tafçiu ka qenë i ulur në lokal në shoqërinë e një vajze, kur autori e ka thërritur për të dalë
V
iti 2019 ka shënuar një bilanc tragjik për sa i përket jetëve të humbura në aksidente. Ndonëse numri i tyre shënoi rënie në krahasim me një vit më parë, ato kanë qenë më tragjike, ku aksidentet me pasojë vdekjen ka qenë më të shpeshta te gratë, sikurse raporton INSTAT… Nga aksisentet humbën jetën 227 persona në 201-n, nga 213 një vit më parë, ose rreth 6% më shumë. Ndërsa kanë humbur jetën më pak meshkuj (171 nga 172 një vit më parë), tendenca ka qenë e kundërt për femrat, teksa po rritet numri i grave shofere. Sipas INSTAT, në 2019-n humbën jetën 56 femra, nga 41 vitin e mëparshëm. Në muajin Dhjetor 2019 numërohen 135 aksidente rrugore nga 136 aksidente të ndodhura në muajin Dhjetor 2018, duke u ulur me 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të
Policia nuk dha informacione për autorin, por ndërkohë që të dhëna të tjera u mësuan mbi viktimën. Mësohet se 28 vjeçari përdorte dy mbiemra Tafçiu dhe Noka. Ai u deportua në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, çka mund të përbëjë edhe një pistë kryesore për autoritetet në hetimin e ngjarjes.
Aksidentet me pasojë vdekjen u rritën në 2019-n, humbin jetën më shumë gra INSTAT, në 2019-n humbën jetën 56 femra, nga 41 vitin e mëparshëm AKSIDENTET RRUGORE, SIPAS PËRDORUESVE TË RRUGËS
AKSIDENTET RRUGORE
një viti më parë. Në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Dhjetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 187 persona nga 162 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 15,4 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2019, është 2.044 persona nga 2.291 persona, duke u ulur me 10,8 %, krahasuar me vitin 2018. Në muajin Dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në Dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksi-
dentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018. Në muajin Dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së dre-
jtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë
grup-moshë janë ulur me 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, aksidentet rrugore, në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si
pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 37,7 %, krahasuar me një vit më parë. Monitor.al
6
POLITIKË
E MARTË 21 JANAR 2020
RAMA
Nga Sebi Alla
N
ëse patriotizmi do të matej me shfaqje të simboleve kombëtare dhe organizim mbledhjesh e takimesh me tema atdhetarie, do ishim në pavendosmëri se cili do “fitonte”, kryeministri Edi Rama, apo kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Epike është edhe ajo foto e Ramës dhe Haradinajt të cilët përbetohen mbi flamurin kombëtar për bashkëpunim historik mes dy vendeve, por shpejt “patriotizmi folklorik”, kapërceu në të kundërtën e tij. Sot nuk po kërkohet me ngulm atdhetari, por “tradhtari” dhe shpifësi, ku njëri prej tyre do përzgjidhet, Rama apo Haradinaj?! Ky rast i paprecedent ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kryeministri shqiptar Edi Rama ka paditur në gjykatë homologun Ramush Haradinaj për akuzën e shpifjes. Gjithçka lidhet me deklaratat e Haradinajt se Rama dhe Thaçi ishin hartuesit dhe mbështetësit e idesë së “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Përplasjet vërtetuan se konfliktualiteti politik nuk është më i ndarë në Kosovë dhe Shqipëri, por gërshetohet bashkë, kudo ku ka shqipfolës. Padia është aty, ku edhe opinionet janë të ndara. Një pjesë mendojnë se Rama është në të drejtën e tij në kërkim të së vërtetës, ndërsa të tjerë i dalin në krahë Haradinajt. Nuk janë vetëm dy personazhe individë, por përfaqësojnë shtetin në Shqipëri dhe Kosovë. Cilido të jetë vendimi i gjykatës në Kosovë për këtë padi të kryeministrit Rama, e sigurt është se aty nuk ka fitues, por vetëm të humbur…Të dy palët çeduan në atë që politika ka më shumë nevojë; qetësia dhe diplomacia. Analistë të shumtë shprehen se kjo përplasje nuk është në favor të asnjërit shtet, përkundrazi, e rëndon më shumë gjendjen kur për të dy vendet priten të merren vendime të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ku Kosova pret liberalizimin e vizave për në zonën Shengen dhe Shqipëria mban ende shpresë se mund të hapen negociatat si vend kandidat brenda tre muajve të ardhshëm, para amitit të Zagrepit.
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
VS HARADINAJ
Nga patriotizmi mbi flamur, në përballje për shpifje Konflikti Rama-Haradinaj kalon nga deklaratat publike në përballje me gjykatën për akuzën e shpifjes. Si u kthyen në “armiq” dy kryeministrat që vetëm para një viti pozonin e betoheshin mbi flamur si “vëllezër” të pandashëm. Metamorfoza e Ramës në katër vite në raport me Kosovën. Pritja si hero në Luginën e Preshevës dhe Prishtinë dhe sulmi si “tradhtar” për mbështetjen në nismën e “korrigjimit të kufijve” dhe të Minishengenit Ballkanik RAMA PATRIOT, RAMA “TRADHTAR”… Metamarfoza e Ramës në çështjet e ndjeshme kom-
bëtare pati një kurbë ngritjeje gjatë vizitës së tij të parë në Beograd në vitin 2014. Nuk ishte vetëm thyerja e një miti politik, ku pas 68 vitesh një
përfaqësues i lartë i këtij niveli zhvillonte vizitë në Serbi, por mbi të gjitha të asaj çfarë do të diskutohej dhe deklarohej. Rama u prit si “hero” në
Luginën e Preshevës, më tej në Prishtinë, apo edhe me entuziazëm të madh në Tiranë. Më shumë se një “real-politikë” ngjante si një ndeshje
@
futbolli me ekzaltim dhe emocione. Shumëkush e konsideroi Ramën “patriot të madh, që në mes të Beogradit i kërkoi Serbisë njohjen e Kosovës”. Kërkoi më shumë të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa theksoi se do të hapë një kapitull të ri në politikën ballkanike, duke u nxitur nga dialogu dhe mirëkuptimi, kund r e j t ko n f l i kt u a l it e t it . Megjithatë, vetëm dy vite më pas ky mit do binte, duke kaluar në ekstremin tjetër, nga patriot në “tradhtar”... Gjithçka lidhet me një iniciativë gati personale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili për herë të parë hodhi në tregun politik dhe publik “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas asaj ideje, përflitej që Mitrovica e Veriut të kalonte nën Serbi dhe Kosova të merrte Luginën e Preshevës, por me një benefit në dukje të madh, pasi Serbia do të njihte Kosovën, duke ulur në këtë mënyrë politikën shumë konfliktuale mes dy vendeve, të dënuar për të qenë fqinj përjetë. Ndërsa Thaçi e shtroi idenë në Kosovë, të njëjtën gjë thuajse njëkohësisht hapi edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Edi Rama për pak javë dukej se nuk kishte lidhje me këtë çështje shumë të debatuar, por fakti që ai nuk e kundërshtoi këtë nismë, u aludua se ishte pro idesë së “korrigjimit të kufijve”. Gjithashtu indirekt ai mbështeti Thaçin, ndërsa deklaroi se: “Kush thotë se Hashim Thaçi është tradhtar, është gomar”. Kjo çështje nuk mund të kalonte vetëm me batuta, pasi ideja e “korrigjimit të kufijve” që po shitej si një produkt që kishte marrë dakordësinë amerikane, u prit më shumë rezerva në elitën politike të Brukselit. Në këtë përplasje të vazhdueshme, shtuar edhe nga takimet për “Minishengenin Ballkanik” sot kemi një padi prej 30 faqesh që Rama nëpërmjet përfaqësuesve ligjorë e ka depozituar në Gjykatën e Prishtinës kundër Ramush Haradinajt të akuzuar për shpifje. Që palët janë në “luftë të ftohtë” u vërtetua nga mungesa e kryeministrit Edi Rama në tre përkujtimore të fundit të mbajtura në Kosovë , ku nga Shqipëria përfaqësimi ishte nga kreu i shtetit, Ilir Meta, dhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Samiti i Berlinit dhe Minishengeni Ballkanik artësisht, Rama dhe Thaçi në Q Samitin e Berlinit u pritën disi ftohtë. Kancelarja gjermane Angela
Merkel ishte një prej zërave të fortë që kundërshtoi nismën e “korrigjimit të kufijve”, me argumentin se nëse kjo do të ndodhte mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë në të gjithë Ballkanin mund të shfaqeshin pretendime territoriale mbi baza etnike, që do sillnin konflikte të reja. Në Samitin e Berlinit, të mbajtur në prill 2019 ngjau se u “varros” përgjithnjë nisma e “korrigjimit të kufijve”. Aty Haradinaj mori kredo si një prej emrave që e kishte kundërshtuar hapur idenë, ndërsa
Thaçi-Rama-Vuçiç u panë si personazhe që për disa muaj hapën një lojë të rrezikshme. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk u la që të gëzonte “suksesin”, pasi shpejt, po në atë Samit, u hap tema e nxehtë ku kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron i kërkuan kryeministrit të Kosovës që të pezullonte taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe indirekt iu premtua se Brukseli zyrtar do merrte vendimin për liberalizimin e vizave me Kosovën. “Edhe presidenti, (Thaçi), edhe Edi Rama bënin presion me e heq taksën”-tha Haradinaj. I menjëhershëm ishte
reagimi i Ramës i cili theksoi se: “Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën”, ndërsa shtoi se i kishte sugjeruar Haradinajt që: “ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte në nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Francës, boshtit të Bashkimit Europian, u shfaq si një mundësi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshëm”. Në këtë vorbull qejfmbetjesh, deklaratash dhe kundërdeklaratash, u shfaq nisma e “Minishengenit Ballkanik”, një krijesë e
treshes Rama-Vuçiç, Zaev. Ajo synon hapjen e Ballkanit Perëndimor dhe iniciativën për lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve në çdo vend nënshkrues i kësaj marrëveshjeje. Kosova kundërshtoi në bllok, nga të gjithë përfaqësuesit politik, përfshi edhe Hashim Thaçin, i cili me Ramën mban ende relata të mira, duke argumentuar se një iniciativë e tillë shkon më shumë në favor të Serbisë. Në takimin e tretë të “Minishengenit Ballkanik” të mbajtur në Tiranë dhe Durrës në datat 19-21 dhjetor 2019, Rama u kritikua edhe më shumë, pasi priti në vizitë presidentin serb, Vuçiç, i cili
vetëm një javë para takimit të Durrësit kishte deklaruar se Masakra e Reçakut (e ndodhur më 15 janar 1999, me ekzekutimin e 45 shtetasve kosovarë nga ushtria dhe paramilitarët serb) ishte një sajesë e ish-ambasadorit të OSBE-së Ulliam Uollker. Kryeministri Edi Rama nuk e p ë r f s h i u n ë a s nj ë q ë n d r i m deklaratën e Vuçiç, ndërsa do të “kryqëzohej” se pikërisht në ditën kur Kosova përkujtonte 21-vjetorin e masakrës Rama, jo vetëm që nuk mori pjesë në ceremonitë shtetërore të mbajtura në Prishtinë, por pikërisht atë ditë publikoi padinë në gjykatë ndaj homologut Haradinaj.
@
PERSONAZH
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
E MARTË 21 JANAR 2020
7
“Nuk kam qenë gjithnjë një librashitës, por pa frikë mund të them se kam qenë një libradashës, këmbëngulës për t’i patur pranë vetes”
Nga Alessia Selimi ale.selimi@gmail.com
T
ë rreshtuar dhe të hapërdarë, të tillë janë miqtë më të ngushtë të Dalan Tolës. Mëse e kuptueshme, flitet për libra, aroma trallitëse e të cilave është e pamundur të mos ndihet. “Fjala” ndodhet në një librari të kryeqytetit, në sheshin “Wilson”. Pikërisht aty ku fjalët gjenden lehtësisht, edhe në sajë të pasionit që Dalani ka përkundrejt tyre. “Hajdutja e Librave”, “Të Mjerët”, “Grabjani rrëzë kodrave”, këto janë titujt që mbulojnë portretin e një njeriu të lexuar.Një burrë në të 60tat e tij diç po kërkon; në duar mban “Shën Pali, themelimi i Universalizmit”, të shkruar nga filozofi francez Alain Badiou. Dalani qendron në heshtje, i stepur përballë një flirti të porsalindur. Me shumë gjasa, i vetëdijshëm për këtë moment intim. “Dashuria mëkohet vetvetiu”shprehet Dalani, si të ish një lexues mendimesh. Kaq mjafton për të zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë, në strehëzën e tij të akullt, kaotike. “Nuk kam qenë gjithnjë një librashitës, por pa frikë mund të them se kam qenë një libradashës, këmbëngulës për t’i patur pranë vetes. Dikur gëzoja gradën e oficerit”-tregon ky burrë i fisshëm, i thinjur. “Ndonëse rrethohesha nga një grumbull i madh trupash, e ndjeja të nevojshme të përtypja histori, të dhëna dhe fakte”-vijon Dalani, për t’u ndalur në atë shkëndijë që e shtyu në pasjen e një librarie të vogël. “Unë kam lindur në një fshat të Gjirokastrës, ku shkolla tetë-vjeçare u ngrit pasi mësoja në atë të fshatit ngjitur. Asokohe, mësuesi i letërsisë më merr për të rregulluar bibliotekën e saj, duke më ngarkuar thasë të tërë librash, të cilat përfunduan për shumë pak ditë në ambientet e shtëpisë sime. Për të parën herë, u ndjeva i pasur, me një shtëpi të mbushur plot. Kur i rikthehem këtij momenti, por edhe marrjes së librit të parë nga Biblioteka Kombëtare, “Iluzionet e Humbura”, bindem se këtu flitet për p i k ë n i s j e n e k ë s aj r o m a n c e jetëgjatë”-shprehet Dalani, me një zë të qetë, i përhumbur paksa në të shkuarën. “Kur dola nga ushtria, më duhej të merresha patjetër me diçka. Kështu, vendosa të hapja një biznes timin, një biçim restoranti në Vlorë.
“OFICERI” I FJALËVE
NJIHUNI ME LIBRASHITËSIN
Dalan Tola
I lindur në një fshat të vogël të Gjirokastrës, për t’u zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, Dalan Tola do të ndiqej gjithnjë nga dashuria për librin. Prej vitesh e deklaron haptazi këtë romancë, duke ushtruar profesionin e librashitësit
Edhe në këtë periudhë, s’reshta së lexuari. I turresha vrullshëm kamionçinës së librarive të qytetit, si e si për të patur në dorë revistën periodike. Përsa i takon veprave që kishin të bënin kryesisht me artin, librashitësit m’i ruanin veçmas, pasi i kisha bërë miq të mirë”-thotë Dalani, duke shtuar se gëzon ende një pjesë të mirë të botimeve të revistës “Nëntori”. Pohon se nismën për të hapur një librari, e mori në Tiranë, për një sërë arsyesh, midis të cilave edhe ajo e të paturit një ekonomi më të mirë familjare. “Është interesante, por librarinë e parë e kam hapur pikërisht këtu, në sheshin “Wilson”. Kur e mendoj, janë bërë 12 vite tashmë si librashitës”shprehet ai. Për të patur një strehëz të tillë, nuk është aspak e lehtë, sidomos përgjatë viteve të fundit. Dalani na shpjegon përse. “Libri ka filluar të shitet në të tjera forma, online. Për një pjesë të mirë lexuesish, kjo mënyrë është mjaft e volitshme. Krahas këtij fakti, libradashësit janë tkurrur në numër, edhe për shkak të zallamahive të jetës. Për të mos u ndalur tek qeratë e ambienteve, të cilat po rriten dita ditës”-thotë Dalani. Ndjen trishtim për zvenitjen e lexuesve, ndonëse përpiqet fort për t’i mbajtur pranë e më pranë. “Ka nga ata të rinj, djem dhe vajza, të cilëve u kam rekomanduar një libër dhe më pas janë lidhur ngushtësisht me mua, madje, duke mos i kursyer aspak falenderimet. Mundohem gjithmonë që të jem një lexues i mirë jo vetëm i librave, por edhe i karaktereve njerëzore. Sepse një person e reflekton atë çfarë kërkon dhe ka përbrenda”-shprehet Dalani. “Personalisht, flirtimit të shëndetshëm me librin, do i bashkangjisja si kënaqësi shpirtërore edhe një bisedë, sado të shkurtër, të zhvilluar aty për aty me librashitësin”shton ai, me një buzëqeshje të çiltër. Pyetjes së fundit, se përsa kohë e sheh veten në një biznes të tillë, përmes së cilës nuk jetohet në komoditet, Dalani, babai i dy vajzave të rritura, i përgjigjet në një mënyrë mjaft interesante. “Edhe nëse do të më vinte mundësia për të bërë diçka tjetër, pa marrë në konsideratë moshën, që s’e njeh fatkeqësisht kompromisin, e kam të qartë si kristali që do më mungonte prania e librit. Është një ndër ato pakte që ka marrë jetë vetvetiu. Këtë pyetje ia kam shtruar shumë herë vetes dhe gjithmonë dal në përfundimin se i jam nënshtruar librit, dashurisë për të.”
CMYK
8
E MARTË 21 JANAR 2020
LIFESTYLE
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
“ÇMENDET” BOTA PAS FOTOGRAFIVE TË BRAD PITT DHE JENNIFER ANISTON
Showbiz
Dy yjet që kanë qenë dikur të martuar, u panë të lumtur pranë njëri-tjetrit gjatë përvjetorit të “SAG Awards”
Nga Enkelejda Fishekaj
A
do të ribashkohen Pitt dhe Aniston? Kjo është p ye t j a m ë m ad h e n ë botën e show-bizz-it sot në botë. Të gjithë sytë dhe mediat në këtë kompeticion prestigjioz ishin te ish-bashkëshortët, pasi që të dy festuan fitoret e tyre në “SAG Awards”. Brad Pitt morri çmim për perfor-
mancën e tij në “Once Upon a Time në Hollywood” dhe Aniston për rolin e saj në shfaq jen e mëngjesit të “Apple TV”. Ata nuk festuan vetëm fitoret e tyre në mënyrë individuale. Fotografitë na tregojnë se si janë shkrirë emocionet e tyre në një trup të përbashkët. Në prapaskenë ata janë
fotografuar duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit dhe duket se nuk kanë mund t’u rezistojnë përqafimeve dhe shprehjes së dashurisë, duke e ndarë me suksesin e tyre. Megjithëse Aniston e hodhi poshtë konceptin për t’u rikthyer së bashku, ajo i quajti dhe qesharake fotografitë e komentuara dhe thashethemet që u bënë në tape-
CMYK
tin e kuq në “SAG Awards”. Por nëse do t’u hedhim një sy fotografive, do t ë sh i ko j m ë s e s i r r e z at o n nj ë shkëndijë dashurie në fytyrën e Brad Pitt duke dëgjuar në mes të prapaskenës dhe duke shikuar me dashuri momentin e fjalimit të Anistonit për aktoren më të mirë femër në një seri “Drama”. Kjo nuk ishte e vetmja fotografi e Brad Pitt. Një tjetër fotografi, që filloi të bënte xhirot në “Twitter” ishte momenti kur Brad Pitt mbante kyçin e dorës së Anistonit në momentin që ajo u largua pas një bisede të shkurtër që patën me njëri-tjetrin. Brad Pitt ishte brenda një loje gjatë gjithë kohës me ish-partneren e tij, duke e ndjekur çdo lëvizje të saj dhe duke dëgjuar të gjithë zërat që flisnin për të. Të dy mund të kundërshtojnë thashethemet për një ribashkim që të gjithë e duan, por askush nuk mund të thotë që flirtimi i tyre në dukje ishte “miqësor”. Edhe nga ana e Anistonit nuk mungoi afrimiteti dhe kimia e cila u duk se po rikthehej edhe një herë në krahët e Brad Pitt. Të gjithëve na lind pyetja: A do të ketë një ribashkim midis tyre? Çifti nuk ka pohuar ende asgjë, por nuk duhet të harrojmë se Brad Pitt para disa kohësh i ka kërkuar falje Aniston, dhe pas këtij afrimitet na duhet vetëm të presim për t’i parë përsëri bashkë.
CMYK
@
E MARTË 21 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
9
Histori
GJON VLADIMIRI, NË KËRKIM TË EPOKËS SË NJË SHENJTI Kush ishte shenjti që u varros tri herë?! Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullit XI në krahinën e Krajës pranë Ulqinit. E gjithë krahina ka qenë dhe është e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind në fshatin Vladimir të Krajës, e cila sot administrativisht bën pjesë në Malin e Zi Nga Leonard Veizi
D
oruntina udhëtoi me fantazmën e vëllait të saj të vdekur mbi një kalë të azdisur, por mbërriti në shtëpinë e nënës gjithsesi. Ndërsa princi Gjon Vladimiri mori kokën e tij të prerë, “dhuratë” nga pabesia e vëllait të gruas dhe po mbi një kalë udhëtoi nga Ohri për të mbërritur në rrethinat e Elbasanit, në një kishë të vogël ku donte t’i prehej trupi. Prej asaj kohe Gjon Vladimiri u kthye në shenjt, ndërsa vetë vendbanimi mori emrin Shijon, një trajtë e shkurtuar e “Shën Gjon”. Kjo ka ndodhur të paktën 1000 vite më parë… ...Makina “Mercedes-Benz”, një “diesel” prodhim i vitit 1992, kaloi traun e doganës pa-
si la pas tabelën ku shkruhej “Dobrodosli Cerna Gora”, por edhe “Welcome Montenegro”. Kishim hyrë në territorin e Malit të Zi. Si pjesë e ekipit të Televizionit Shqiptar, ishim nisur nga Tirana me destinacion Krajën e për më saktë fshatin Vladimir, pjesë përbërëse e saj. Udhëtimi qe i shkurtër dhe vendasit, shqiptarë gjithashtu, na ndihmuan të shkonim deri tek objektivi ynë, rrënojat e kishës “Virgjëresha e Krajës”, në zonën e Krajës apo të Katërkollës, që ndodhet fare pranë Shkodrës dhe Ulqinit. Pikërisht në atë vend gjenden edhe gërmadhat e shtëpisë princërore të Gjon Vladimirit. Zbulimi i eshtrave E nisëm odisenë tonë për të zbuluar sa më shumë nga një histori 1000-vjeçare e vjetër,
pasi në media një lajm kishte marrë dhënë: në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar, të pluhurosur e të hedhur në një cep, ishin gjendur dy kuti argjendi të zbukuruara me ornamente të çuditshme, të cilat arkivonin eshtra të vjetër të ruajtur me kujdes. “Ngazëllohuni o besëmirë të qytetit të Durrësit, të tribalëve, ndërsa i faleni lipsanit të shenjtë”. Ky ishte mbishkrimi në greqishten bizantine mbi njërën prej kutive të gjetura. Në vitin 2016, kur u bë ky zbulim, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar ishte Melsi Labi. Me një urdhër të thjeshtë administrativ, ai kishte kërkuar të bëhej gjithë kartelizimi për studimin shkencor të fondit të institucionit. Dhe pikërisht nga disiplinimi i kësaj pune u rizbuluan lipsanet apo eshtrat, thënë shqip, e një njeriu të shenjtë. Aty ruheshin prej
CMYK
vitesh pjesë kockash të shenjtit Gjon Vladimiri. Kaq duhej që të ringjallej një histori shumë pak e trajtuar dhe e njohur më së gjeri vetëm prej specialistëve; historianë dhe arkeologë. Në tërësinë e saj, historia e Gjon Vladimirit ka qenë gjithnjë ngushtësisht e ndërthurur me legjendën. I mahnitur nga kjo e histori që s’e kisha dëgjuar kurrë më parë, në mendjen time fabula e gjetjes së eshtrave, por edhe jeta e vdekja e shenjtit, vinte përmes një gjuhe filmike. Propozimit tim për të realizuar një dokumentar me këtë temë gazetari i mirënjohur i Televizionit Shqiptar, Kliton Nesturi, iu përgjigj pozitivisht. Ekipit iu bashkëngjit edhe operatori i talentuar Edmond Muka. Dhe nisëm të zbulonim historinë përmes objektivit të kamerës.
10
E MARTË 21 JANAR 2020
Shenjti që u përket shqiptarëve Por, kush ishte Gjon Vladimiri? Në burimet sllave ai mban emrin Ivan. Shqiptarët e quajnë Gjon. Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullit XI në krahinën e Krajës pranë Ulqinit. E gjithë krahina ka qenë dhe është e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind në fshatin Vladimir të Krajës, e cila sot administrativisht bën pjesë në Malin e Zi. Historianët thonë se babai i tij, Nemani, ka qenë mbret i Ilirisë, Malit të Zi, Dalmacisë, Bosnjës dhe i disa krahinave të Greqisë deri afër Prevezës. Nëna, Ana Romea, kishte gjithashtu origjinë mbretërore nga fiset e tribalëve të Arbërisë. Thënë shkurt: Gjon Vladimiri ishte një princ që i përkiste Ilirisë. Moikom Zeqo, në studim e botuar prej tij “Njëmijëvjetori i shën Gjon Vladimirit, historia dhe kulti ekumenik” shkruan: “Kultizimi dhe shenjtërimi i Gjon Vladimirit u bë në mënyrë popullore dhe në një mjedis tipikisht shqiptar. Shumë dijetarë e quajnë Gjon Vladimirin me origjinë sllave... Shikoni pikat gjeo-
Histori
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
dapërbrenda mjedisit shqiptar, e megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut”. Historia dhe legjenda Kur Gjon Vladimiri trashëgoi fronin, ishte epoka e ekspansionit bullgar të car Samuelit, i cili pushtoi Shqipërinë, Maqedoninë dhe Thesalinë, duke arritur deri afër Kostandinopojës. Kur cari bullgar deshi të pushtonte tokat e Dalmacisë, princi Gjon u ngjit me ushtrinë e tij në malin e Oblikës. Cari i dërgoi një lajmëtar për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk pranoi. I tradhtuar, Gjon Vladimiri u kap rob dhe dërgohet në Ohër ku ishte oborri i carit. Këtu historia merr një tjetër rrjedhë. Samueli kishte një vajzë, të quajtur Kozara, e cila vizitonte vazhdimisht burgjet, u lante këmbët të burgosurve e u jepte ngushëllim. Aty ajo njohu Gjon Vladimirin, me të cilin u dashurua. Kozara i kërkoi të atit të martohej me princin e burgosur. Dikur, Cari e pranoi kërkesën e së bijës. Me synimin për ta pasur aleat ai i dha Gjon Vladimirit si prikë sundimin mbi ish-
Në tërësinë e saj, historia e Gjon Vladimirit ka qenë gjithnjë ngushtësisht e ndërthurur me legjendën. lirinë e tyre. Por, Gjon Vladimiri ishte edhe një princ që me ndikimin e tij përhapi frymën ortodokse pikërisht në ato vite të trazuara përplasjesh mes Romës dhe Kostandinopojës, gjë që u reflektua me ndarjen e dy kishave pak kohë më vonë, pikërisht në vitin 1054. Moikom Zeqo thotë se qenë shqiptarët ata të cilët pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh. Pas vdekjes, eshtrat e Gjon Vladimirit u ruajtën në kishën e “Shën Mërisë” apo, siç njihet ndryshe dhe “Virgjëresha e Krajës”. Në vitin 1215, despoti Mihal Komneni i mori eshtrat e shenjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës ku ato u nderuan nga besimtarë të dy kishave, Lindore dhe Perëndimore. Por në vitin 1381 Karl Topia, një princ shqiptar me shumë ndikim, që i përkiste besimit katolik, pasi pushtoi Durrësin, i mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe për adhurimin e tyre, ngriti në
grafike të tri qendrave të ndërtimit të këtij shenjti. Kraja shqiptare, Durrësi shqiptar dhe Elbasani shqiptar. Nëse nuk merret parasysh ky realitet etnik, nuk mund të kuptohet fare as procesi i shenjtërimit, as prologu dhe deri diku as epilogu i historisë së eshtrave të shenjta”. Tezën se Gjon Vladimiri ishte me origjinë shqiptare e mbron edhe Melsi Labi, me profesion historian e arkeolog, i cili gjatë intervistës për dokumentarin u shpreh: “Megjithëse shumë kërkojnë ta sllavizojnë, ta quajnë si një hero të huaj që ka dashur në mbrojtje toka shqiptare, unë do të thosha ‘jo’. Ai ishte një princ që kishte dhe në vetvete dhe në trashëgimi një pjesë të mirë të tokave të Dalmacisë dhe të Shqipërisë së sotme”. Ndërkohë, Reshat Gega, arkitekt e restaurator, po për dokumentarin tha: “Në kohën kur ishte shtrirë despotati i Epirit deri mbi Shkodër, e cila kapte dhe trevën ku ndodheshin eshtrat e Gjon Vladimirit, despoti i Epirit, Mihal Engjëlli, i mori eshtrat e tij nga Kraja dhe i solli në Durrës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nga pikëpamja historike, por edhe nga pikëpamja etnike. Shumë e rëndësishme është momenti i dytë i lëvizjes së eshtrave nga Durrësi për në Elbasan, të bërë nga princi Karl Topia. Edhe këtu kemi të dhëna, por vijnë edhe mesazhe: Këta dy persona, me origjinë shqiptare, përse i kanë lëvizur eshtrat e shenjtit?” Por, në ndihmë na vjen edhe studimi i albanologut të njohur kroat, Milan Shuflai, i cili shkruan: “Kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtera për gjithë Ballkanin. Ky kult ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, bren-
@
principatën e tij, por edhe i dhuroi disa toka nga territori i Shqipërisë së asaj kohe. Në fillim të shek. XI, perandori i bizantit, Vasili II, i shpalli luftë mbretërisë bullgare. Në këtë luftë Gjon Vladimiri u bashkua me Bizantin. Më 29 korrik 1014, në betejën që u zhvillua në brigjet e Strumicës, Vasili II e shpartalloi ushtrinë e Samuelit. Pas humbjes, cari bullgar vdiq nga hidhërimi. Djali i tij, Gabriel Radomiri, mori pushtetin, por u vra një vit më pas nga vëllai i tij prej nëne, Ivan Vladislavi. Ky i fundit, pasi mori fronin e Bullgarisë, u përpoq të shtrinte ndikimin edhe në mbretërinë e kunatit të tij, Gjon Vladimirit. Si historia, ashtu edhe legjenda thonë se ai e ftoi Gjonin për një vizitë në oborrin e tij në Ohër dhe pas një kurthi, tentoi t’ia priste kokën me shpatë, por meqenëse një gjë e tillë nuk funksionoi, Gjon Vladimiri i dha shpatën e tij me qëllim që kunati i pabesë ta çonte deri në fund mëkatin e tij të madh. E megjithëse koka iu pre, legjenda thotë se të gjithë të pranishmit e panë të gjallë të merrte me dorën e majtë kokën e tij, sepse me të djathtën shtrëngonte një kryq. Ai udhëtoi mbi kalë deri në kishën që kishte ndërtuar vetë dhe që ishte vendi ku sot ngrihet manastiri me emrin e tij në Shijon të Elbasanit. Dhe aty mbeti. Kjo ka ndodhur më 22 maj të vitit 1015. Shenjti që u varros tri herë Po pse shenjtërimi dhe kultizimi i tij u krye në tokat shqiptare? Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, e cila bëri që shqiptarët në Krajë, në Ulqin e më gjerë ta cilësonin princin Gjon një martir për
kishte dalë për gjah. Papritur ai pa një shqiponjë të artë me një kryq të shndritshëm në qafë. Duke u përpjekur ta kapte princi u fut thellë në pyll. Dikur shqiponja qëndroi dhe u kthye në një engjëll të shndritshëm. Gjon Vladimiri u përkul para saj. Nga ai çast vendosi që pikërisht në atë vend të ndërtonte një kishë për nder të Shën Marisë. Atje shkonte vazhdimisht për t’u lutur. Është pikërisht vendi në afërsi të Elbasanit ku sot ngrihet manastiri me emrin e tij. Në këtë manastir, për shumë e shumë vite ka pasur vendndodhjen sarkofagu që kishte brenda pjesët e kockave të shenjtorit. Por, edhe vetë ndërtesa e manastirit pati një jetë të trazuar. Është shembur nga tërmetet, është djegur dy herë nga flakët e Luftës së Dytë Botërore e, si për ironi të fatit, gjatë viteve të diktaturës, prej shqiptarëve ateistë, nga një vend kulti u kthye në një depo armatimi. Për 30 vjet, manastiri, kisha e gjithçka përreth u
Pas vdekjes, eshtrat e Gjon Vladimirit u ruajtën në kishën e “Shën Mërisë” apo, siç njihet ndryshe dhe “Virgjëresha e Krajës”. vendin e një kishe të vjetër, kishën dhe manastirin ortodoks, aty ku sot gjendet fshati Shijon në rrethinat e Elbasanit e që, në fakt, është një trajtë e shkurtuar e emrit “Shën Gjon”. Është pikërisht vendi ku Gjon Vladimiri, ndaloi me kokën e prerë. Po pse pikërisht në këtë vend? Legjenda thotë se një ditë Gjon Vladimiri
kthyen në zonë ushtarake. E megjithatë, u ringrit. Të gjitha këto, na i rrëfen atë Irine Gega, prifti i kishës së Shën Gjon Vladimirit në Shijon, Elbasan, i cili na hap derën e manastirit dhe na shoqëron kudo kërkojmë të regjistrojmë me kamerën tonë, për të realizuar dokumentarin me titull “Shenjti kryeprerë - Gjon Vladimiri”.
@
Histori
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
100-vjetori i Kongresit të Lushnjës, ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar Faktet historike për ng jarjen më të rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë. Cilat ishin vendimet që u morën dhe zotimi që delegatët bënë për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi në luftrat ballkanike.
S
i sot 100 vite më parë në një shtëpi 2 katëshe në Lushnjë u shënua një nga aktet më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar; Kongresi i Lushnjës. Kongresi i Lushnjës hapi punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.
Faktet historike Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në këtë mbledhje delegatët nga e gjithë Shqipëria miratuan një akt kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe zgjodhin këshillin e lartë me 4 anëtarë. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina dhe Tirana u shpall kryeqytet. Betimi për qeverinë: “Betohem n’Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e Nderit përpara mbledhjes së Kombit, se do ti shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht dhe mproj ligjet dhe indipendencën e plotë të atdheut të shenjtë! “ Kongresi caktoi delegacionin e lartë që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Historianët besojnë se Kongresi i Lushnjes shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi me luftrat ballkanike. Komunitetet fetare u bashkuan në një zë për mbrojtjen e vendit. Klerikët myslimanë e katolikë konfirmuan se feja nuk i pengoi të luftojnë për lirinë. Ferid Vokopola hap Kongresin: Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por edhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë sot më 21 janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndiej… Elbasan Pasha: Të dashur delegatë nga i gjithë vendi, duke ju falenderuar me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë kun a e do zemra e plasur që të arri-
jmë te ëndrra, atje kun a e do puna, sipas amanetit të të parëve. Shqipëria është bërë njëherë dhe nuk ka pse të zhbëhet! Delegati i Matit: Unë jam për sulm i përndershmi Sheh! Me armën e diplomacisë, me diplomacinë e armëve… Sheh Karbunara: Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë edhe shtete të tjera të robëruara zotërinj… edhe ne, shtet i vjetër, qeveri e re… Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm: Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, po bëni mirë të largoheni nga Lushnja…dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë edhe me luftë. Unë bashkë me forcat e mia të armatosura do marshojmë drejt Tiranës… Një letër nga Lushnja mbërrin në Uashington për shkëlqesinë e Tij, presidentin Ëilson: “I Nalti Kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj e mos e lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet të fqinjëvet, veç sigurimin e kufijvet 1913-es. Ju lutem me fuqinë e shpirtit, mos pëlqeni aspak krasitje të paarsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufitë natyrale etnografike nuk mundet me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni. Ju lutem në emën të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike”…Kryetari Katundaris së Lushnjes, Lushnjë 17.03.1920 (Besim Nuri)
E MARTË 21 JANAR 2020
11
Himni Nga hapja e punimeve të Kongresit më 21 janar 1929, Ferit Vokopola u frymëzua dhe shkroi “Himnin e Kongresit të Lushnjës” I. Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret Të shpëtosh nga kjo natë Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë Armikut jepi datë. (Refreni) Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell Shqipëria lidhi besë. Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell Për ty, o i larti Kongres. II. Me sa humbet drejtësia Aq shuhet shpresa jonë Nuk pushtohet tokë e Kastriotit Trimërinë e ka zakon. III. Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar Në statutin tënd të shtrenjtë Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë Bashko atdheun e shenjtë. IV. Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut Shkrepëtim të bjerë e flakë Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut, Mos kurse as shpirt as gjak.
12
OP-ED
E MARTË 21 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
EDITORIAL
“Fjala”, ky tundim kaq i madh
NGA LEONARD VEIZI
“E para ishte fjala…”, thuhet në Dhiatën e Vjetër. Për më tutje nuk rrekem të perifrazoj asgjë më shumë se kaq, sepse, në të kundërt, do të më duhet të drejtohem për regjistrim e marrje leksionesh në Institutin jezuit të Fretërve ose atë Françeskan, nëse më pranon kush. E shkëputa këtë fjali nga Bibla e Shenjtë, pasi dua të shtroj një argument të stërnjohur, por këtë herë, sipas meje, natyrisht, gjë që më del herë ballazi e herë tërthorazi, sa herë ulem të shkruaj. E gjitha kjo mund të marrë ndopak vlerë, por edhe mund të shumëzohet me zero në infinit, pasi me shkrime të tilla janë mbushur tej e mbanë librat e analistëve “gjitharmësh” dhe muret e gjirizeve publike, ku mendimet origjinale e të paturpshme shkruhen pa drojë. “E para ishte fjala…”, thuhet në hyrje të dëshmisë së Gjon Pagëzorit. Mund të ketë edhe 99 kuptime të tjera ky fragment frazeologjik, por ajo që më vjen më për shtat është se në kapitullin “Mishërimi i Fjalës” shprehja merr kuptim universal, domethënë hyjnor dhe më pak tokësor, që do të thotë se po të kapet, jep masë elektrike e me pasoja. Kjo ka të bëjë me thënien e fjalës, pra të një mendimi të lirë dhe fare të pacensuruar, që vjen nga kohët për të sjellë diçka të paperceptueshme
ose udhëton për në një destinacion transparent. Përndryshe, ç’kuptim kishte që “Fjala” të ishte e para. Çuditërisht, Bibla nuk parashtron, fjala vjen, se “E para ishte buka…”, që me siguri do të nënkuptonte mbushjen e barkut deri në grykë, me mish, raki e… fruta deti. Për më keq se kaq, Bibla nuk i mëshon as idesë se “E para ishte paraja…”. Sepse, me siguri kjo do të na tundonte aq shumë të gjithëve, sa do ta sfidonim njëritjetrin për t’u bërë, në mos bankierë e anëtarë bordi, të paktën nëpunës banke ose punonjës security-je në hollin e saj. Po përse “Fjala”? Sërish mund të dalin 99 pikëpyetje të tjera. Por, në argumentimin tim më vjen më për shtat të them: Sepse robi kërkon ta thotë një fjalë, djalli e mori, një mendim të lirë pa censurë dhe pa autocensurë ç’është më e rëndësishmja, edhe pse kjo mund t’i kushtojë ca si shumë shtrenjtë, kur rasti nuk është oportun. Ndaj, dhe Bibla, sipas meje, ka dashur t’i japë ligjshmëri fjalës, ndoshta duke e marrë thellësisht në konsideratë atë që Aristoteli kishte thënë ca shekuj më parë se “njeriu është një kafshë politike”. Pra “kafsha politike” në këtë rast
është njeriu që komunikon apo thënë ndryshe: që i jep gojës edhe atëherë kur nuk duhet. Mirëpo, ja që në Bibël, fjala na qenka e para, ndërsa në vitet moderne të “Hi Tech”-ut, fjala e lirë mbrohet me ligj. Ndaj, është e rëndësishme ta përsërisim sot e gjithë ditën: “Fjala është e para”. Për më tepër sot, kur liria e fjalës i ka fituar betejat e mëdha ndaj censurës apo asaj që në zhargonin e përditshëm e quajmë: mbyllja e gojës. E që të mos ngatërrohemi, fjala e lirë nuk ka të bëjë shumë me propagandën, edhe pse aty llomotitet pa fund për bëma dhe idera strategjike, por kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi të veçantë në këtë mes. Ajo që dua të them për së fundi është se tanimë, zërin në gazetë, radio a portal, televizion nuk e ndalon dot kush. Ai është i destinuar të mbetet në eter. Dhe kaq na duhet për të shkuar më tej, sepse kushdo ka të drejtë ta thotë mendimin e tij, edhe kur çirret me portavoce para një turme njerëzish që e dëgjojnë plot adhurim, por edhe kur është i vetëm në shkretëtirën përvëluese a në stepën siberike dhe mendimet e tij ia thotë me zë të lartë vetëm vetvetes. Tek e fundit, “Fjala” ishte e para dhe është e para, sigurisht.
OPINION
A po luan shansin “e fundit” Shqipëria për çeljen e negociatave? Tërheqja e opozitës, reforma në drejtësi, ndryshimi i qëndrimit të skeptikëve evropianë për zgjerimin janë bazat që në pranverë BE të ndezë dritën jeshile
NGA BARDHI QUKU
S
hqipëria do të luajë shansin e saj të radhës në përpjekje për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Shenjat që vijnë nga familja evropiane janë deri diku optimiste. Por, megjithatë, 2020-ta mbetet një sfidë më vete për Shqipërinë dhe vetë mazhorancën qeverisëse që e drejton. Ulja në tryezën e reformës zgjedhore midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës brenda dhe jashtëparlamentare ishte një hap drejt zgjidhjes së krizës politike. Opozita e Lulzim Bashës është duke luajtur me dy porta: nga njëra Lulzim Basha u ul në tryezën e reformës zgjedhore bashkë me njerëzit e Edi Ramës
që deri dje i pati akuzuar për blerjen e votave në Durrës dhe në Dibër. Kjo metamorfozë permanente e kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka zhgënjyer shumë nga të besuarit e tij dhe militantët e Partisë Demokratike. Por, Lulzim Basha u mundua të gjejë një instrument tjetër për të karikuar militantët e tij kur doli në një konferencë për shtyp dhe paralajmëroi protesta për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Rama, ndërkohë që një ditë më parë ishte ulur me Damian Gjiknurin të cilin e kishte akuzuar për blerjen e votave. “Sa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend dhe bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë, harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral”, - u shpreh Basha në konferencën me gazetarët. Tërheq ja e opozitës duket se po hap një shteg për zgjidhjen e krizës politike, duke prodhuar një klimë të qetë politike, në mënyrë që në paraverë Bashkimi Evropian t’i hapë negociatat me Shqipërinë. REFORMA NË DREJTËSI Një nga kartat më të mëdha që po luan Kryeministri Edi Rama për të hapur negociatat është edhe reforma në drejtësi. Ngritja e SPAKut dhe veprimtaria e tij në fushën e drejtësisë shihet si një fije shprese për shqiptarët, aq sa në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur një sërë denoncimesh të cilat po shqyrtohen nga prokurorët e SPAK-ut. Ngritja e këtij institucioni është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë edhe investuesi kryesor në këtë proces. Nga ana tjetër, po pritet edhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila, sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, do të jetë në formatin e FBI-së amerikane. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të
Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementet e SPAK-ut, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, - shpjegon Ambasada Amerikane, ku për BKH-në SHBA ka akorduar një shumë prej 4 milionë dollarësh. SKEPTICIZMI FRANCEZ Pavarësisht nga kriza politike që Shqipëria ka përjetuar në vazhdimësi, viti 2019 po shihej si viti i hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në fakt, nuk rezultoi kështu. Edhe pse Komisioni Evropian dha një rekomandim pozitiv, ishin një pjesë e vendeve anëtare të BE-së që i shuan shpresat. Një ndër këto vende ishte edhe Franca, konkretisht Presidenti i saj, Emanuel Makron, për të cilin Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm që t’i hapeshin negociatat, aq më tepër kur Shqipëria është një nga vendet potenciale të azilkërkuesve në Francë. Megjithatë, kur çështja vjen tek Angela Merkel, gjërat ndryshojnë. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, Kancelarja gjermane ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duke folur në Kroaci për samitin e Zagrebit që do të mbahet në muajin maj, Merkel theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë të barabartë, edhe pse të dyja vendet do të ndjekin procedura të ndryshme deri në anëtarësimin e tyre në familjen evropiane. “Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vetingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, - tha Merkel gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Sipas Kancelares gjermane, pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani BE do ta trajtojë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së
në Bruksel, qysh në muajin mars. Megjithatë, sipas ekspertëve politikë në Berlin, me shumë gjasë nuk do të ketë marrëveshje para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra, në maj të këtij viti. Nga ana tjetër, Presidenti francez Emanuel Makron, njeriu që bllokoi hapjen e negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë, ka dhënë sinjale për ta ndryshuar qëndrimin e tij, veçanërisht në takimin në Paris me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç. Në këtë mënyrë, reforma në drejtësi, tërheqja e opozitës, reforma zgjedhore dhe ndryshimi i qëndrimit të skeptikëve evropianë për zgjerimin janë bazat që në pranverë Bashkimi Evropian të ndezë dritën jeshile.
@
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
KULTURË
Intervista/ Shkrimtari Ermir Nika tregon detajet nga puna me librin e ri Një roman për kinezin që ra nga antena në malin e Dajtit
Ç
an Pao Y ishte dërguar nga Kina për të montuar antenat e RadioTelevizionit Shqiptar, por ai u aksidentua dhe humbi jetën në krye të detyrës, pikërisht në majën më të lartë të malit të Dajtit, ku po montonte repetitorin. Kjo fabul është marrë nga shkrimtari Ermir Nika për t’u kthyer në një roman.
Si u motivuat për të shkruar një roman ku personazhi kryesor është një kinez? Ka kohë që më përforcohet ideja se njeriu për t’iu dhënë kompozimit të një vepre letrare, muzikore, kinematografike apo edhe në artet pamore, së pari motivin e gjen te vetvetja dhe përballja me realitetin jashtë tij. Sa më e fortë të ketë qenë kjo përballje, aq më ndikues është subjekti që i mbijeton këtij raporti të zhdrejtë. Në këtë mënyrë ishte edhe zbulimi i legjendës së Çan Pao Y-së. Unë kam ardhur në jetë në vitin 1978, vit kur si për ironi të gjithë kësaj, shënon edhe fundin e marrëdhënieve politike e diplomatike me kinezët. Me anë të kujtimeve fare të turbullta kujtoj se kur kam filluar të perceptoj ambientin dhe botën rreth meje, ende shfaqeshin gjurmë të periudhës së vëllazërisë me Kinën. Këto shenja i ndeshje dendur, si në veshjet e njerëzve, enët prej porcelani, lodrat e fëmijëve si edhe në kapelat prej kashte të kooperativistëve dhe pushuesve verës në bregdet. Kam qenë tepër i vogël, kur iu ngjita majës së Dajtit, në periudhën e pushimeve verore në kampin e pionierëve. Kujtoj se shallin e pionierit e vura me stisjen e një lloj truku për t’u dukur disi më i rritur, pasi ndryshe nuk të regjistronin e për rrjedhojë nuk të pranonin në kamp. Ligjet dhe rregullat asokohe ishin mjaft të rrepta, por pamja ime gjithmonë më nxirrte zbuluar dhe mbaj mend se ikja me vrap sa herë që bëheshin apelet nga Shtabi i Pionierëve. Një vit më vonë, vendin tim, pra si më i jashtëligjshmi i atij kampi, e zuri aktori i saponjohur për rolin e Taulantit, në filmin “Taulanti kërkon një motër”, Donald Kokona. Edhe për atë u bë një përjashtim pasi gëzonte popullaritetin e fëmijëve dhe dëshirën për ta pasur afër e për t’i treguar aventurat gjatë xhirimeve të filmit “Taulanti kërkon një motër” dhe “Të mos heshtësh”. Gjithmonë i rikthehem Dajtit! Kam kaluar shume vite fëmijërie në atë mal. Verës vinin edhe ekipet e futbollit, atletikës dhe çiklizmit si edhe ato të aplinizmit. Aty krijohej një atmosferë vërtet e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të përsëritet. Kishte një frymë shumë evropiane në atë shpatull mali, e papërfytyrueshme për ata që nuk e jetuan. Të gjithë brezat që takoheshin atje për dhjetë jave me radhë, zhvillonin shumë veprimtari, të shumëllojshme, artistike dhe sportive. Pikërisht atje një ndër futbollistët e ekipit të të rinjve të Partizanit, Igli Tare, i cili më vonë u bë një personalitet i spikatur në sportin shqiptar dhe më pas atë evropian, porsa më pa për herë të parë, më thërriti pa më të voglin hezitim me emrin e personazhit të njohur të Mark Tueinit, Tom Sojeri. Asokohe, në atë sezon veror unë isha shok i ngushtë më vëllanë e tij më të vogël, Gentin, dhe të dy vëllezërit përnjëherësh e duke qeshur ranë dakord të më thërrisnin që në atë moment e derisa përfundoi ai sezon veror me emrin Tom Sojeri, për shkak të ngjashmërisë sime me personazhin e filmit. Nuk e di, mbase u bë ky episod shkak që të interesohesha në bibliotekën e kampit për këtë personazh dhe kështu merr një libër dhe kthe një tjetër, u përfshiva në leximin dhe përngjasimin me personazhet e letërsisë, deri kur një paradite, gjatë një ekskursioni me pionierët në kuotën më të lartë të malit, pamë për herë të parë antenën gjigante që ngrihej indiferente
E MARTË 21 JANAR 2020
13
Bëhet fjalë për një histori shqiptaroamerikane, për mua me mjaft rëndësi dhe interes, të cilën e kam hedhur dhe tashmë po e punoj derisa të marrë trajtën e një romani, të cilin kam vite që e përcjell nëpër mend, derisa dallova qartë sfondin historik, njoha personazhet duke ndjekur e krijuar fatet dhe jetët e tyre, ku pa dyshim trilli artistik do të veshë çdo detaj njohur rumun dhe miku im dhe i mjaft kolegëve të nderuar shqiptarë, Marius Dobresku, ka përkthyer dhe publikuar në një revistë prestigjioze rumune “Lumnia”, një kapitull nga ky roman, së bashku me dy poezi dhe një jetëshkrimin tim të përmbledhur. Kjo ishte prova e parë e kësaj vepre me një gjuhë dhe lexues të huaj. Mbase është e çuditshme, por aspak i habitshëm fakti që çdo përpjekje e shqiptarëve drejt njohjes dhe integrimit kalon nëpërmjet Rumanisë, gati sikur merr bekimin nga ky vend mik dhe i pranishëm në çdo histori të bukur apo edhe të hidhur që kalon vendi ynë. Ndihem me fat që edhe ky roman pati këtë pikënisje.
lartësive dhe hasëm kështu historinë e tronditëse të heroit kinez Çen Pao Y. Dhe kjo histori mbeti gjithë kohës në kujtesën tuaj? Jo vetëm atëherë, por edhe sot i përmbahem mendimit se më duket sikur jeta e tij e ndërprerë ka mbetur e pezullt në atë skaj të veçuar. Mbase është një peng i panjohur për banorët e fushave përposh Dajtit, ku shtrihet Tirana, Durrësi, për të përshkruar në këtë mënyrë krejt Shqipërinë, i cili bart enigmën e një testament ende të palexuar që më grishi për vite me radhë t’i rikthehesha kësaj figure, aspak rastësore në jetën e shqiptarëve. Kanë kaluar shumë vite që atëherë dhe Shqipëria ka ndryshuar aq sa nuk mund të dallosh lehtësisht ngjashmëri me të kaluarën e saj, por një gjë më duket se nuk ishte prekur ende nga ky transformim, çasti fatal i Çan Pao Y-së. Nganjëherë më dukej sikur koha kishte ndalur pikërisht aty, kinse për të pritur një rikthim. Jeni kontaktuar nga media kineze apo nga përfaqësues të trupit diplomatik, meqenëse si rrallëherë qëllon që një shkrimtar shqiptar të shkruajë për një personazh real kinez? Ende jo, pasi mendoj se jo vetëm publiku, por edhe sferat e përfaqësive diplomatike kanë qenë të papërgatitura për këtë roman, i cili nuk ecën aspak me linjat e kohës, pra që të rendë pas veprave me një sentimentalizmi het-
eroseksual apo sipas modës së martesës brenda së njëjtës gjini, me qëllim për të stisur debate dhe për rrjedhojë për të rritur numrin e shitjeve, të librave që zhurmërojnë sa kohë kritika nuk merr aspak rolin që do të duhej të luante në këtë trafik asfiksues propagande. Në këtë roman nuk u jam përmbajtur aspak skemave të tilla komercialiste, por i jam dhënë dhe kam punuar një shteg disi alpin, me shumë anë, ende të errëta dhe me sfida të vështira për çdo autor që do të ndërmerrte një udhëpërshkrim të tillë. Ajo që dua të theksoj, ndër të tjera, ka të bëjë me daljen në dritë të një fakti të provuar tashmë, që kinezët, ashtu si edhe ne shqiptarët, nuk jemi aspak popuj të mbrujtur nga një uniformitet mental, përkundrazi, tejkalimi i periudhave të vështira që sendërtuan sistemet e së kaluarës zbuloi shumë anë të panjohura të popujve tanë, të cilët në këto dekadat e fundit kanë krijuar zhvendosje të dukshme me të kaluarën në çdo drejtim që do të mund t’i afrohemi e të analizojmë bashkëkohësisë. Dhe kjo, pasi historia jonë, qoftë ajo e periudhave të hershme apo edhe gjatë mesjetës, lidhet me tradita të fuqishme zakonore dhe një trashëgimi që zë vend mjaft të rëndësishëm në korpusin e kulturës dhe artit botëror. Ndërkohë, ju është kërkuar një pjesë nga romani që të botohet në një revistë rumune. A është ky fillimi i një suksesi edhe përtej kufijve të Shqipërisë? Është krejtësisht e vërtetë që albanologu i
Mendoni që ky roman mund të gjejë hapësira edhe në ndonjë shtëpi botuese kineze? Ajo që mund të them në lidhje me këtë pyetje lidhet me faktin se ky roman aktualisht është propozuar për t’u përkthyer dhe botuar në dy borde të rëndësishme ndërkombëtare në Kinë. Kuptohet që procedura të tilla kanë ritmin dhe duan kohën e tyre, por unë shpresoj që ky roman, qëkurse u ngjiz e derisa preku dritën e botimit, ka pasur në sfond jo vetëm lexuesin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, veçanërisht publikun kinez, ndaj të cilit çdo shkrimtar apo artist mendoj që nuk do të dojë t’i humbasë aspak lidhjet, për vetë komunikimin e pazakontë që ka pasur nëpërmjet artit edhe në kohën kur vendet tona, si pasojë e qëndrimeve politike, i patën humbur lidhjet e drejtpërdrejta, të cilat u mbajtën gjallë vetëm nëpërmjet artit. Dhe, së fundi, a keni nisur të skiconi ndonjë vepër të re? Në fakt, po. Bëhet fjalë për një histori shqiptaro-amerikane, për mua me mjaft rëndësi dhe interes, të cilën e kam hedhur dhe tashmë po e punoj derisa të marrë trajtën e një romani, të cilin kam vite që e përcjell nëpër mend, derisa dallova qartë sfondin historik, njoha personazhet duke ndjekur e krijuar fatet dhe jetët e tyre, ku pa dyshim trilli artistik do të veshë çdo detaj dhe element përbërës të një të vërtete që tashmë nuk u përket më vetëm protagonistëve që jetuan jetët e tyre, por edhe brezave të epokave që pasuan dhe përbëjnë vijimësinë. Intervistoi: Leonard Veizi
14
SPORT
E MARTË 21 JANAR 2020
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
MERKATO Klubet më të mëdha, në betejë për legjendat e futbollit Nga Mesi te Pogba, këta janë kampionët që pritet të ndryshojnë skuadër në vitin 2021 Nga Katerina Tafa
J
anari është muaji i merkatos së dimrit në botën e futbollit dhe të gjitha skuadrat mundohen që të marrin në radhët e tyre lojtarët më të mirë. Klubet e mëdha fillojnë piketimet e futbollistëve që duan t’u bashkohen prej një kohë, e cila mund të përkojë edhe më shumë se një vit përpara se këtyre të fundit t’u mbarojë kontrata me skuadrat aktuale. Për emrat më të mëdhenj të këtij sporti gjithmonë vihen në garë skuadrat më të fuqishme si në lojë ashtu edhe nga ana monetare, duke ofruar shifra deri diku stratosferike. Momentalisht, shumë ekipe lider të futbollit evropian dhe tij botëror janë me sytë nga viti 2021, kohë në të cilën 11 nga lojtarët më të mirë mbarojnë kontratat me skuadrat ku janë duke luajtur tashmë. Viti i ardhshëm përkon me përfundimin e kontratave të yjeve të tillë si Lionel Mesi i Barcelonës apo Serxho Aguero i Mançester Sitit. Le ta fillojmë listën e 11 yjeve që mbarojnë punën me skuadrat ku janë në 2021-shin me portierin 20-vjeçar të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. Ai vendosi që të zgjaste kontratën me këtë klub deri vitin e ardhshëm dhe shkak për këtë u bë performanca e mirë e gardianit italian si dhe nevoja e “Djallit” për të pasur në atë pozicion një lojtar të mirë. Ndonëse në moshë fare të re, Donaruma ia ka dalë të jetë një nga emrat më të lakmuar momentalisht në botën e futbollit dhe të bëjë që kërkesat për të janë të larta. Lojtari u bashkua me skuadrën e Milanit që në muajin tetor të vitit 2015, kohë në të cilën ai ishte vetëm 16 vjeç dhe u bë kështu portieri më i ri që fillon një ndeshje në Serinë A. Mbrojtësi i qendrës dhe i majtë i skuadrës së Borusia Mynshengladbah, Niko Elvedi, mbaron kontratën me klubin gjerman në qershor të vitit 2021 duke u bërë kështu i mundshëm për t’u blerë nga skuadrat e tjera. 23-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mynshengladbahut dhe me shumë mundësi klubi do të tentojë ta zgjasë kontratën me të edhe për një periudhë më të gjatë. Megjithatë, potenciali i lojtarit dhe performaca e mirë e bëjnë atë shumë të dëshirueshëm nga shumë klube në Bundesligë e më tej. 21-vjeçari Dajot Upamekano është një nga lojtarët më të rëndë-
sishëm momentalisht të kryesuesve të Bundesligës, RB Lajpcig. Mbrojtësi i qendrës do të vazhdojë të jetë me këtë skuadër deri në qershor të vitit 2021, por duket se lojtari nuk dëshiron ta zgjasë më tej kontratën me skuadrën aktuale. Një nga klubet më të interesuara për të momentalisht është Arsenali i trajnerit Mikel Arteta, i cili dëshiron që të përforcojë prapavijën e tij. David Alaba do të jetë pjesë e skuadrës së Bajernit të Mynihut deri në vitin 2021, pasi dy vite më parë zgjati kontratën me kampionët e Gjermanisë. Mbrojtësi i bavarezëve ia ka dalë që të ketë rendiment të lartë dhe për këtë arsye konsiderohet edhe si një ndër 11 lojtarët më të mirë që mbyllin kontratat vitin e ardhshëm. Alaba është bashkuar me klubin e të rinjve të Bajernit që në 2008-ën dhe duket se 2021 mund të jetë viti i ndarjes së tij me klubin gjerman. Interesim të lartë për lojtarin ka treguar tekniku i Mançester Sitit, Pep Guardiola, por duket se gjermanët nuk duan të heqin dorë nga 23-vjeçari. Mbrojtësi i skuadrës portugeze Porot, Aleks Tejes, është pjesë e listës së futbollistëve më të mirë që mbyllin kontratat me skuadrat aktuale. 27-vjeçari brazilian është një nga emrat më të lakmuar të momentit, duke u kërkuar nga skuadra të mëdha, siç janë Çelsi dhe Paris Sent-Zhërmen, të cilët kanë disa vite që e ndjekin më vëmendje të madhe lojtarin. Ndonëse ka ende kohë nga momenti që braziliani mund të lërë skuadrën portugeze, ekipet e interesuara kanë filluar të përgatisin taktikat që do të përdorin
për ta marrë pranë tyre mbrojtësin. E kush nuk do ta donte një mesfushor si Pol Pogba në skuadrën e vet, që të mos dihet se kërkesat për të do të jenë të larta. Ndonëse periudha te Mançester Junajtidit nuk mund të cilësohet si më e suksesshmja për francezin, interesi nga kampionit të botës është shumë i lartë. Pogba e përfundon kontratën me klubin anglez në vitin 2021, por shihet se të shumta janë skuadrat që kanë filluar të bëjnë oferta për lojtarin. Një ndër më potencialët në marrjen e mesfushorit shihet klubi i Juventusit, të cilët mund të bëjnë një ofertë që kap shifra marramendëse që Pogba të bashkohet me ta dhe së bashku me emra si Kristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dibala të bëhet e pathyeshme. Sulmuesi holandez Memfis Depai mund të quhet me bindje të plotë se është një nga yjet më të mëdhenj që luajnë në futbollin francez. Lojtari mbyll kontratën me skuadrën e Olimpikut të Lionit në verën e vitit 2021, duke u dhënë kështu mundësi klubeve të interesuara për të që të vihen në lëvizje. Deri më tani nuk dihet se cili do të jetë fati i lojtarit, por Lioni ka vendosur një çmim prej 42 milionë paund për këdo që do të dëshirojë ta blejë. Sulmuesi i Mançester Sitit, Leroi Sane, përfundon marrëveshjen me klubin anglez vitin e ardhshëm. 24-vjeçari gjerman është shumë i dëshiruar nga trajneri Pep Guardiola, i cili duket se nuk do të dëshirojë që Sane të largohet nga Siti vitin e ardhshëm. Megjithatë, fati i lojtarit do të vendoset ai vetë, nëse do
të vazhdojë të luajë me skuadrën aktuale apo do të dëshirojë që në vitin 2021 të ndërrojë terren. Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, mbaron marrëveshjen me skuadrën, ku ka luajtur pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, vitin që vjen. Argjentinasi është lojtari më i lakmuar në të gjithë botën, mirëpo duket se Barça kurrsesi nuk mund ta lejojë largimin e sulmuesit. Klubi katalanas ka vazhduar bisedimet që prej disa muajsh me babanë dhe njëkohësisht agjent i Mesit për të bërë rinovimin e kontratës. Ndonëse duket se argjentinasi kurrsesi nuk mund të largohet nga katalanasit, për të parë vazhdimësinë e karrierës së Mesit na duhet të presim deri në 2021-shin. Nga ana tjetër, Serxho Aguero ka korrur sukses të madh me skuadrën e Mançester Sitit. Për menaxherin e skuadrës së argjentinasit, Pep Guardiolën, Aguero është sulmuesi më i mirë në botë, pas Lionel Mesit. Rezultatet e marra së fundmi nga lojtari në fjalë duket se e kanë shtuar interesin e një numri të madh skuadrash që duan ta kenë Agueron pjesë të tyre. Megjithatë, Mançester Siti është i bindur në vazhdimësinë e sulmuesit me ta dhe do të tentojë të mos e lejojë largimin e argjentinasit. Kapiteni i klubit të Arsenalit, Pier-Emerik Obamejang, mbaron kontratën me anglezët vitin e ardhshëm. Duket se sulmuesi nuk dëshiron që të vazhdojë të aktivizohet më për skuadrën e trajnerit Mikel Artetës dhe kjo i shton shpresat Realit të Madridit dhe Barcelonës, të cilët kanë një dëshirë të madhe për të marrë Obamejangun në skuadrat e tyre. Duke qenë se nuk mund ta mbajë më lojtarin në radhët e tij, Arsenali do të tentojë të fitojë sa më shumë nga sulmuesi. 2021-shi është ende larg, por interesi i skuadrave dhe emrat të cilët do jenë pjesë e merkatove të vitit të ardhshëm e bëjnë atë më të rëndësishmin të momentit. Disa prej lojtarëve më të përfolur ndër vite duket se do të ndryshojnë terren, duke ndikuar edhe në nivelet e skuadrave ku ndodhen aktualisht dhe të atyre ku pritet të shkojnë. Megjithatë, lëvizje shumë të lartë do të kenë edhe shifrat me të cilat do të luhet në transferuat e vitit që vjen, pasi disa emra do t’u kushtojnë shumë ekipeve që do t’i blejnë dhe në të njëjtën kohë do t’u mundësojnë të ardhura të larta atyre që i kanë momentalisht.
@
Vlerat aktuale të 11 yjeve të futbollit që mbarojnë kontratat në vitin 2021 XHANLUIXHI DONARUMA
55
milionë euro NIKO ELVEDI
35
milionë euro DAJOT UPAMEKANO
50
milionë euro DAVID ALABA
65
milionë euro ALEKS TEJES
40
milionë euro POL POGBA
100
milionë euro MEMFIS DEPAI
55
milionë euro LEROI SANE
100
milionë euro LIONEL MESI
140
milionë euro SERXHO AGUERO
65
milionë euro PIER-EMERIK OBAMEJANG
70
milionë euro
@
ARGËTIM
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
NË VITIN 1643 NË 21 JANAR Abel Tasman ishte evropiani i parë që arriti në Tonga. NË VITIN 1793 NË 21 JANAR Pasi u dënua për tradhti nga Konventa Franceze, Luigji XVI u ekzekutua me gijotinë.
E MARTË 21 JANAR 2020
NË VITIN 1921 NË 21 JANAR U themelua Partia Komuniste Italiane në Livorno. NË VITIN 1924 NË 21 JANAR Vdiq Vladimir Lenin, filloi lufta për pushtet mes Leon Trockit dhe Josif Stalin që u pasua me likuidime dhe ekstradime të shumta.
15
NË VITIN 1950 NË 21 JANAR Alger His u dënua për pabesi. NË VITIN 1968 NË 21 JANAR Lufta në Vietnam: Filloi beteja në Khe San, beteja më e kritikuar dhe më kontroverse në Vietnam. NË VITIN 2008 NË 21 JANAR U shua gjuha eyak në Alaska, pasi vdiq edhe folësi i fundit i kësaj gjuhe.
NË VITI 1899 NË 21 JANAR Opel prodhoi veturën e parë.
NË 21 JANAR NË VITIN 1925 Shqipëria u shpall republikë.
NË VITIN 1920 NË 21 JANAR Filloi punimet Kongresi i Lushnjës
NË VITIN 1941 21 JANAR LBD: Forcat austriake dhe britanike sulmuan qytetin Tobruk. Libi.
Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Do të ndihesh pak i lodhur sot, por e mërkura dhe e enjtja do të jenë një ditë më e mirë për ty. Gjatë ditës së sotshme mund të dalin probleme dhe tensione të shumta nga puna ose nga jeta personale,por me karakterin e fortë që të shoqëron do e kalosh edhe këtë ditë!
Do të jetë një e martë konfuze kjo e sotshmja, e cila do vejë në provë nervat e tua. Ata të cilët nuk do të marrin përgjigjen e dëshiruar nga partneri/ partnerja ditën e sotme do të nervozohen shumë. Kujdes dhe në marrëdhëniet në familje dhe me fëmijët!
Duhet t’i shprehesh ndjenjat e tua sot dhe pse personi tjetër mund të gjendet larg jush ( fizikisht ose psikologjikisht). Për çfarëdo lloj distance të bëhet fjalë, në fundjavë gjërat mund të rregullohen.
Yjet janë shumë favorizues dhe ti ke një dëshirë shumë të madhe për t’u dashuruar dhe kaluar sa më mirë me një person që ty të pëlqen, por jo gjithmonë kjo funksionon apo mjafton. Duhet të jesh i sigurt për zgjedhjet që bën që një histori të funksionojë.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Në dashuri prej kohësh ekziston një situatë e komplikuar. Sidomos nëse shoqërohesh me shenjën Ujor, Akrep ose Virgjëreshe është e vështirë të vendosësh paqe. Mundohu të jesh sa më i sinqertë dhe kujdes me financat.
Do të jetë një e martë konfuze kjo e sotshmja, e cila do vejë në provë nervat e tua. Ata të cilët nuk do të marrin përgjigjen e dëshiruar nga partneri/ partnerja ditën e sotme do të nervozohen shumë. Kujdes dhe në marrëdhëniet në familje dhe me fëmijët!
Po vjen një lëvizje dhe ndryshim i madh rreth teje! Shkurti do të jetë një muaj i rëndësishëm për konfirmime. Normalisht ke ziliqar dhe persona që të acarojnë rreth teje, të cilët përfitojnë nga një moment shumë i vogël për të të acaruar. Por ti i ke shpatullat e gjera dhe je i fortë!
Do të jesh mjaftë nervoz në ketë të martë! Përgjithësisht bëhesh me nerva kur nuk arrin atë që do. Nëse ke mbyllur një marrëdhënie ose ke vendosur mos të ndjekësh me të njëjtën rrugë, ke qenë ti vetë që e ke vendosur ketë! Do të ndihesh i lodhur!
Shigjetari:
Bricjapi:
Ujori!
Peshqit:
Duhet të reflektosh mbi atë çka dëshiron! Nëse dëshiron të kthesh në jetën tënde një person që ka qenë larg saj prej kohësh dije se do të kesh konflikte të shumta dhe do të lindin dyshime të reja!
Yjet janë favorizuese, por mbetet në dorën tone për ti vëne gjërat në punë në favorin tonë!Nuk është se fati zbret nga qielli por nëse të mungon dëshira të bësh diçka është sepse ti vet s’do. Mundësitë për ta bërë i ke!
Ndodheni në një periudhë të qetë! As shumë pozitive, por as negative. Të gjitha marrëdhëniet që mund të nisin tani mund të jenë interesante dhe favorizuese.
E gjithë java do të jetë shumë favorizuese ndaj teje! Kujtoj që viti u mbyll me disa kriza dashurie, të cilat mund të rikuperohen fundjavën tjetër.
NGJARJET
BOTËRORE TË DATËS 21 JANAR
NË VITIN 2011 NË 21 JANAR Gjatë demonstratës së opozitës së bashkuar ndaj qeverisë së Sali Berishës.
16
E MARTË 21 JANAR 2020
REKLAMA
CMYK
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@