CMYK
koment
koment
Frika “e pakuptueshme” nga viruset dhe tërmetet
Me apo pa liberalizim, shtetet e Ballkanit po zbrazen
Nga Leonard Veizi
Nga Augustin Palokaj
► ► F 12
opinion
Dëmtuar gjatë leximit… (Karikatura e një regjimi në romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” të Besnik Mustafajt)
► ► F 12
Nga Arben Çejku
► ► F 13
Gazetë e pavarur. (3 herë në javë)
E enjte 30 Janar 2020 Numër 6. Viti I i botimit Çmimi 30 lekë www.fjala.al
Tërmeti ‘psikologjik’ dhe dëmi 1 miliard euro Shqipëria në hartën e rrezikut të tërmeteve. Katër zonat sizmike që po “thyejnë” shkencën. Sizmologët ende në dilemë për tërmetin e fundit 4.9 të shkallës rihter, nëse ishte pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit apo një vatër e re. Çfarë po ndodh me faturën e rëndë 1 miliard euro nga dëmtimet e 26 nëntorit dhe një këndvështrim psikologjik për menaxhimin e frikës
e-mail: info@fjala.al
zhdukja e prenges
Policia bën “mea culpa”: Na ndihmoni të kapim 5 vrasës Profilet, kush janë të kërkuarit e rrezikshëm, rikthehet në listë Altin Arapi i “Hakmarrjes për drejtësi” Nga Nikoleta Kovaçi
►► F5
kujtim Gjonaj
Regjisori i ish-Kinostudios: Si i bënim filmat nën diktatin e partisë
Nga Sebi Alla
Faqe 2-3
►► F14
Rrugët
ISH-MINISTRJA Sonila Qato PËRFUNDON NË PROKURORI
KLSH: Abuzime me fondet për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë dhe disa akseve të tjera rrugore ►► F 6
Suplementi sport
Personazh
Pranohet ankesa Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja do të japë verdiktin final ►► F 4
Deklarata Negociatat me BE-në, fqinjët i japin dorën Shqipërisë ►► F 4
Njihuni me historitë e lojtarëve që arritën majat
Letra dashurie për Shqipërinë nga Françeska Një ekspeditë disavjeçare drejt historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Gjeneza e një aventure, e cila rishtazi merr jetë në revistat më prestigjioze italiane Nga Alessia Selimi
Nga varfëria e Afrikës te katastrofa e Çernobilit, 20 yjet e futbollit që u rritën në kushte ekstreme
Garat tragjike të Dakarit
►► F 7
Nga Katerina Tafa
CMYK
►► F 9,10,11
2
E enjte 30 janar 2020
www.fjala.al
kryesore
online 24 orë
Tërmeti “psikologjik” dhe dëmi 1 miliard euro
@
Shqipëria në hartën e rrezikut të tërmeteve. Katër zonat sizmike që po “thyejnë” shkencën. Sizmologët ende në dilemë për tërmetin e fundit 4.9 të shkallës rihter, nëse ishte pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit apo një vatër e re. Çfarë po ndodh me vendin që ka nxjerrë faturën e rëndë 1 miliard euro nga dëmtimet e 26 nëntorit dhe shpresa te Konferenca e Donatorëve ndergjegjesimi
Tërmeti rrit interesin për kontratat e sigurimit të pronës
T
Nga Sebi Alla
sebialla@hotmail.com
D
hjetë sekonda tërmet, asnjë dëm serioz, por paniku shkaktoi viktimën e radhës mbrëmjen e së martës. Në tentativë për të zbritur nga pallati në ndërtim, roja i objektit, një 62-vjeçar, ra nga lartësia duke humbur jetën. Ndërsa tërmeti pushoi, një jetë njeriu iku nga frika që ka përfshirë qindra mijëra qytetarë në qarqet më të prekura në Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Shumë banorë mbrëmjen e së martës e kaluan jashtë, nëpër makina, apo morën rrugën për në qytete të tjera për t’i shpëtuar jo rrezikut real, por anës psikologjike, e cila sot rëndon shumë në psikozën kolektive. Jemi zonë sizmike me rrezikshmëri të lartë, ku tërmeti tragjik i 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve dhe shkatërroi mijëra banesa, e vërtetoi se Shqipëria përfshihet në hartën e zonave
me risk serioz, të cilat lënë pas pasoja të rënda. Këtë herë tërmeti u regjistrua, pa pasur “drojën” e shkëputjes së energjisë elektrike, pasi është siguruar një UPS në kompjuterat e qendrave sizmologjike në Durrës dhe Tiranë. Por, duket se kaq është “investimi” në qendrat e sizmologjisë, edhe pse tërmeti i 26 nëntorit duhet të kishte dhënë alarmin për investime në këto qendra, si në bazë logjistike ashtu edhe burime njerëzore. Shpesh u referohemi sizmologëve grek, që herë pas here lëshojnë ndonjë deklaratë edhe të pabazuar shkencërisht, duke paralajmëruar tërmete të fuqishme në Shqipëri, por fakt është se sizmologët shqiptarë kanë kryer disa studime, por për mungesë fondesh kanë mbetur të skeduara nëpër arkiva. E martë 26 nëntor…, tërmet me magnitudë 6.4 shkalla rihter, 51 viktima, mijëra të lënduar dhe mijëra banesa të shkatërruara… E martë 28 janar, tërmet 4.9 e shkallës rihter, panik në Dur-
ërmeti i 26 nëntorit ka nxitur kompani të ndryshme private që t’i drejtohen tregut të sigurimeve për të siguruar pronën nga fatkeqësitë natyrore, përfshi edhe tërmetin. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka një rritje të ndjeshme të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi dhe të primeve të shkruara bruto. Të dhënat zyrtare tregojnë se në dhjetor 2019 u nënshkruan 4362 kontrata për sigurimin nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me një rritje prej 29.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kompanitë private kryesisht, duke parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit u janë drejtuar kompanive të sigurimit, pa pritur dëmshpërblimin që mund të vijë nga shteti. Gjithashtu, po diskutohet që për një kategori të caktuar të biznesit sigurimi të jetë i detyruar, kjo për shkak të kostove mjaft të mëdha që mund të kenë për buxhetin e shtetit në raste të fatkeqësive natyrore. Primet e shkruara bruto për dhjetorin 2019 arritën në 325 milionë lekë, me rritje prej 77% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo tendencë është krejt e kundërt me 11-mujorin, ku primet e kësaj kategorie sigurimi kishin rënë me 15%. Ritmet e larta të rritjes në dhjetor kanë bërë që për gjithë vitin 2019 rënia e primeve bruto të zbutet në rreth -7%. Sigurimet vullnetare për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet në pronë mbeten në një peshë mjaft të ulët ndaj totalit. Në 2019-ën, ato përbënin 7.4% të numrit të kontratave dhe 13% të totalit të primeve. Tashmë ka një tendencë në rritje, por ekspertët parashikojnë se pas fluksit të parë të kompanive, të cilat sigurojnë bizneset, mund të ketë sërish ulje në vijim sa më shumë kalon koha e tragjedisë së tërmetit.
rës dhe Tiranë! Ditët mund të jenë rastësi, tërmeti jo, pasi vendi ynë është zonë sizmike e theksuar dhe ndodhemi nën ndikimin e katër pllaka tektonike. Kemi një historik tërmetesh në vendin tonë, që vërtetojnë se një herë në 30-40 vite ka ndodhur lëkundje e fortë e tokës që shkakton dëme të shumta në njerëz dhe objekte. Ende nuk është përcaktuar nëse tërmeti i së martës me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, i thellësisë 7 kilometra dhe epiqendër rreth 3 kilometra nga Fushë-Kruja, ishte pasgoditje e 26 nëntorit apo një vatër e re tërmeti. Sizmologu Llambro Duni tha se tërmeti i mbrëmjes së të martës ishte
një paslëkundje në kuadër të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. “Tërmeti ka ndodhur në të njëjtin rajon që u përfshi më 26 nëntor, kështu që qartësisht është pasgoditje”, - tha Duni, ndërsa sizmologë të tjerë shprehen se është ende shpejt për ta përcaktuar qartësisht si paslëkundje apo një vatër e re. Vetë shkenca është “çoroditur”, pasi më 21 shtator ra tërmet i fuqishëm me epiqendër në Durrës, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale edhe në Tiranë. U mendua se ky kjo ishte vala më e fortë dhe të gjitha tërmetet e tjera që do të pasonin ishin paslëkundje, deri në qetësimin e zonave
sizmike, por 26 nëntori 2019 përfundimisht vërtetoi se tërmetet jo vetëm janë të paparashikueshme, por edhe shpërndahen në zona të ndryshme të Shqipërisë. Sot i duhet besuar shkencës dhe reagimit shtetëror, ku ky i fundit ka për detyrë emergjente të ndryshojë ligjin mbi ndërtimet, të investojë në bazë materiale dhe njerëzore për ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të ndërtojë banesat për mijëra të pastrehë. Nevojitet gjithashtu një kontroll i imtësishëm për të gjitha objektet e vjetra të ndërtuara para viteve ‘90. Më 17 shkurt, sytë e qeverisë janë kthyer nga Konferenca e Donatorëve, ku pritet të përcaktohet edhe shifra e ndihmës monetare që do të vijë nga vendet e BE-së, pasi të vetëm këtë kosto kaq të rëndë nuk mund ta përballojmë. Krejt ndryshe nga Turqia, e cila ndonëse u godit rëndë një javë me parë, duke shënuar 41 viktima nga tërmeti dhe mijëra banesa të shkatërruara, nuk pranoi asnjë ndihmë nga vendet e tjera, duke u shprehur se ishin në gjendje që ta përballonin vetë. Për të mos mbetur vetëm në “shpresën e shtetit”, kryesisht kompani private, por edhe individë po u drejtohen kompanive të sigurimit për të garantuar pronën pas çdo fatkeqësie të mundshme natyrore. Fatura 1 miliard euro që rëndon shumë Dy muaj pas tërmetit tragjik ende nuk ka një faturë të saktë mbi dëmet e tërmetit, por po flitet për një shifër rreth 1 miliard euro. Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili pesë ditë më parë ia bëri të ditur ministrit të Jashtëm italian, i cili nga ana e tij rrudhi buzët për të treguar se është një shifër që rëndon shumë. Shpresat e qeverisë
shqiptare në këto momente janë të varura nga data 17 shkurt, ku në Tiranë do të mbahet Konferenca e Donatorëve, ku vende BE-së, por edhe organizma të fuqishëm të biznesit ndërkombëtar pritet të japin kontributin në ndihmë të Shqipërisë. Nga burime konfidenciale të gazetës “Fjala” mësohet se fatura është ndarë në tri pjesë. Rreth 700 milionë euro përllogaritet dëmi i shkaktuar në banesat e qytetarëve në tri qarqet e prekura: Durrës, Tirana dhe Lezhë. Afërsisht 150 milionë euro është dëmi në bizneset private, kryesisht në Qarkun e Durrësit dhe pjesa tjetër po 150 milionë euro është shifra e dëmeve në objektet shtetërore, si shkolla, kopshte, çerdhe, spitale dhe qendra shëndetësore. Raporti paraprak është hartuar nga ekspertë të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare. I njohur me emrin “Post disaster needs assesment” (vlerësimi i nevojave post fatkeqësisë), raporti nuk është final dhe mësohet se po bëhen ndryshimet e fundit, në mënyrë që të jetë i plotë pak para datës 17 shkurt, ku në Tiranë do të mbahet Konferenca e Donatorëve. Askush sot nuk është në gjendje që të premtojë se shifra një miliard euro do të merret përsipër si kosto e vendeve të BE-së në ndihmë për Shqipërinë, por ka ende dyshime se është një formë për të tërhequr sa më shumë para nga donacionet. Deri më tani janë akorduar nga KE 15 milionë euro si ndihmë paraprake për fazën e parë të pasojave të tërmetit. Gjithashtu, qeveria shqiptare ka premtuar se brenda vitit 2020 të gjitha banesat e shkatërruara në zonat rurale do të rindërtohen, por gjithsesi kjo varet nga donacionet.
Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Nikoleta Kovaçi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al
@
www.fjala.al
E enjte 30 janar 2020
kryesore
online 24 orë
3
Intervista
Psikologjia e tërmetit, si të menaxhojmë frikën brëmjen e së martës, 28 janar 2020, një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter zgjoi makthet e pësuara nga M lëkundjet e dy muajve më parë. Tërmeti i së martës, pritej. Sipas
deklarata
Mbi 800 pasgoditje nga 26 nëntori
M
bi 800 tërmete kanë rënë që pas 26 nëntorit. Edhe ai i të martës, sipas sizmologut Rrapo Ormeni, është në vazhdën e pasgoditjeve të tij. Ai shton se tashmë njerëzit duhet të mësohen me këto lëkundje sizmike, pasi vendi tashmë ka kaluar në një periudhë me aktivitet sizmik më të lartë. “Tërmeti i 26 nëntorit tregoi që ishte i fortë. Duhet të mësohemi me tërmetet, sepse tani kemi kaluar në një periudhë me aktivitet sizmik më të lartë, siç e tregojnë edhe tërmetet në zonën e Durrësit. Tërmeti i Durrësit ishte me një magnitudë 6.4 të shkallës rihter, i cili zakonisht shoqërohet me pasgoditje të cilat vazhdojnë për një periudhë disa mujore. Përderisa tërmeti i djeshëm ishte afër epiqendrës së lëkundjeve sizmike të 26 nëntorit kuptohet që pasgoditjet e atij tërmeti nuk kanë përfunduar dhe janë në vijueshmëri dhe kjo arsye na çon të mendojmë që është një pasgoditje”, - u shpreh Rrapo Ormeni. Në një intervistë për “A2”, sizmologu Ormeni mohon së tërmeti i magnitudës 4.9, i së martës të ketë lidhje me atë të Turqisë. “Ky tërmet nuk ka lidhje me atë të Turqisë. Në Turqi kemi pllakën e Anadolias, e cila shtyhet me pllakën aziatike dhe aty janë regjistruar dy thyerje të mëdha që sjellin zhvendosje horizontale dhe në këtë zonë janë raportuar edhe tërmete më të mëdha që kanë arritur në 7.9 rihter”, - deklaroi Ormeni.
Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, “qetësi” në Shqipëri B
ëri jo pak bujë deklarata e ministrit të Brendshëm të Turqisë se vendi duhet të përgatitet për një tërmet me magnitudë shkatërruese 7.5 të shkallës rihter. Shumë sizmologë dhe ekspertë të gjeologjisë e kundërshtuan këtë deklaratë, duke theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen, por thelbi i deklaratës së ministrit turk lidhej me masat që duhet të merrnin në rast të çdo rreziku. Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet 7.5 të shkallës rihter mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, por për sizmologët shqiptarë nuk ka arsye për panik. “Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e ndërtuara fort i rezistojnë. Por, Shqipëria është rreth 2500 km larg,
ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë te ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do të shuhet”, - shprehen ekspertët shqiptarë. Gjithashtu, ata argumentojnë se Shqipëria dhe Turqia ndonëse me zonë të lartë sizmike, nuk ndodhen në të njëjtën pllakë tektonike. Në Turqi, përveç ministrit të Brendshëm, pati paralajmërim edhe nga Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, i cili u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas tij, lëkundja do të jetë kaq e fortë, sa do të ndihet deri në Itali dhe Austri.
sizmiologëve vendas, këto lëkundje cilësohen si pasgoditje të natyrshme sizmike, referuar të dhënave historike e shkencore. Psikologjikisht është e rëndësishme të vëzhgohet se çfarë ndodh në ato çaste në mendjen e individit. Gjithçka ndryshon, dhe sa hap e mbyll sytë, vlerat ndryshojnë në mënyrë thelbësore. “Të gjitha mendimet i nënshtrohen një mutacioni vendimtar dhe të dhunshëm. Kjo ndodh kur ekziston hipoteza e diçkaje që prish përpjekjet e tërë ekzistencës dhe rrëzon renditjen që ka për të gjitha gjërat”, thotë në një analizë të dy muajve më parë, Doktor Loris Pinzani, psikolog dhe psikoterapeut italian. Por si të menaxhojmë frikën? Luca Pietrantoni, profesor i asociuar i Psikologjisë së Emergjencave në Universitetin e Bolonjës në një intervistë për traumat post tërmetit shpjegon se si të marrim veten dhe t’i pranojmë këto dukuri natyrore, duke besuar në thelb sipas tij se: “Tërmeti, në një mënyrë dramatike, e rikthen njeriun në dimensionin e tij”. Profesor Pientrantoni para së gjithash, çfarë i ndodh një personi që jeton kriza paniku nga tërmeti? Natyrisht që reagimet nuk mund të përgjithësohen, por le të themi që shpesh ata që e gjejnë veten duke përjetuar një katastrofë të pakontrollueshme siç mund të jetë dhe një tërmet, detyrohen të përballen me një situatë të pazakontë pasigurie, me hutimin që rrjedh prej tij, me vështirësinë për të pasur një planifikim për nesër. Ankthi dhe frika, së bashku me zemërimin dhe zhgënjimin janë ndjenjat mbizotëruese. Çfarë lidhje ka zemërimi me të: nuk mund të zemërohesh me tërmetin?! Tërmeti është një ngjarje e natyrshme, e pakontrollueshme. Pikërisht për këtë arsye: jetohet me ndjesinë se je në gjendje të kontrollosh ngjarjet dhe tërmeti, për nga natyra e tij, nuk është i kontrollueshëm. Ju nuk mund të parashikoni se kur apo ku do të arrijë: kjo është frustuese në fillim, kështu që ngjall zemërim. Zemërimi vjen nga ndjenja e pafuqisë. Në planin fizik çfarë ndodh? Edhe në këtë rast, reagimet janë nga më të ndryshmet: aty nuk ka patologji të mëparshme, siç janë sulmet e panikut apo ankth patologjik për shembull, në përgjithësi gjenden gjithsesi maja të vërteta ankthi, që provokojnë rritjen e niveleve të adrenalinës dhe kortizolit, përgjegjës për takikardinë dhe të gjitha ndjesitë e shqetësimit fizik që pak a shumë kanë përjetuar gjatë tërmetit të fortë. Në këtë pikë, sidoqoftë, çfarë duhet të bëjë një person i cili papritmas ka humbur përditshmërinë e tij, e gjen veten të pastrehë, në një tendë, e mbase dhe pa punë? Në broshurën e realizuar me ekipin e universitetit, japim tre lloje këshillash për të kapërcyer këtë fazë, e cila ndikon në sferën e sjelljes, njohëse dhe sociale. Sa i përket sjelljes, ju rekomandojmë të përpiqeni ta rimerrni sa më shpejt jetën tuaj të përditshme, për ta shpërqendruar veten me profesionin tuaj. Nëse keni probleme me pagjumësinë, shmangni të gjitha substancat stimuluese dhe në çdo rast drejtojuni ilaçeve vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore. Nga pikëpamja konjitive, njohëse, këshilla më e mirë është të përpiqeni të zbuloni se çfarë po ndodh: kjo nuk ju lejon të kontrolloni ngjarjen, e cila është e pakontrollueshme, por duke e njohur më shpesh atë, e merrni më me pak bezdi. Në fund, për sa i përket sjelljes shoqërore, treguesi më i mirë është të përpiqeni të flisni për atë që ndjeni, dhe të përballeni me të. Konstatohet shpesh se ndjesitë e pakëndshme që përjetohen, janë të zakonshme dhe të përbashkëta. Po nëse një person vuan nga çrregullime psikologjike si ankthi apo kriza e panikut? Këto këshilla janë udhëzime të përgjithshme: ata me probleme më të thella është e qartë që duhet të kërkojnë ndihmë nga një specialist. Një provokim profesor: nuk mendoni se tërmeti në realitet shkërmoq kontrollin që njeriu ka mbi ngjarjet natyrore (dhe jo)? Dua të them që përfundimisht e sjell me këmbë në tokë? Në një kuptim, po. Ngjarjet si këto shkatërrojnë supozimet kryesore që ne i marrim si të mira dhe për të cilat priremi të mendojmë, të paktën në një nivel shoqëror, për të kontrolluar gjithçka, duke harruar ndërvarësinë e fenomeneve. Tërmeti, në një mënyrë dramatike, e rikthen njeriun në dimensionin e tij. Dimensioni i përsosmërisë njerëzore, në fakt. Përgatiti L.Veizi
4
E enjte 30 janar 2020
www.fjala.al
politikë
online 24 orë
Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja do të japë verdiktin final
@
Një ankesë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale është pranuar dje nga Gjykata Kushtetuese
V
lefshmëria e zgjedhjeve të fundit lokale të realizuara pa konkurrencë për shkak të tërheqjes së opozitës dhe në një kontekst ligjor të paprecedent, pasi ishin anuluar me dekret nga Presidenti, do të jenë objekt i Gjykatës Kushtetuese. Kjo Gjykatë, e cila nuk ishte funksionale në momentin kur u mbajtën zgjedhjet, ka pranuar dje shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj Gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar. Në cilësinë e drejtueses së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor. Ademi është e vetmja kryebashkiake që vazhdon të qëndrojë në detyrë në zgjatje të mandatit që i mbaronte më 30 qershor, pasi pasardhësi i saj
socialist u tërhoq pas publikimit të faktit që kishte qenë i dënuar më parë. Por, vendimi i djeshëm për të pranuar shqyrtimin e padisë është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ka cilësuar lajm të mirë pranimin e kërkesës dhe objektit të saj në Gjykatën Kushtetuese për delegjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës. Ademi u shpreh se shqyrtimi i kësaj kërkese do t’i japë fund njëherë e mirë krizës në vend dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe nga bashkitë e tjera në vend. “Gjykoj që është një lajm i mirë në kuadër të një procesi të gjatë dhe
të vështirë për Bashkinë e Shkodrës, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ky do të jetë një rrugëtim që duhet ta ndjekim deri në fund, kur bëhet fjalë për të delegjitimuar procesin farsë të 30 qershorit. Në gjykojmë që sa më shpejt të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese të mund të shqyrtojë në themel të gjithë kërkesën tonë, sidomos argumenteve tona që i referohen Kushtetutës së Shqipërisë. Sa më shpejt që kjo të bëhet e mundur aq më mirë do të jetë për shqiptarët për të mbyllur këtë krizë”, - u shpreh Voltana Ademi për “A2”. Avokati që përfaqëson çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkesë e bërë nga Voltana Ademi, Jordan Daci, u shpreh për “A2CNN” se kjo është një çështje shumë e madhe dhe nuk ka të bëjë me një kryetar bashkie që duhet t’i zërë vendin dikujt apo jo: “Është çështje e legjitimitetit të të gjithë sistemit të qeverisjes së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, është një pjesë e një
mosmarrëveshje të madhe politike që është bërë shkak për këtë krizë të vendit. Ne gjykojmë se çështja është e bazuar si në fakte dhe prova, po ashtu edhe në aspektin kushtetues është e pranueshme. Ne kemi të gjithë besimin se çështja do të pranohet përfundimisht edhe kërkesa sipas objektit tonë”. Më tej, ai u shpreh se janë të paktën 6 vendime nga Gjykata Evropiane që mbështesin këtë kërkesë: “Ne i jemi referuar praktikës së konsoliduar të Gjykatës Evropiane. Janë të paktën 6 vendime që na japin të drejtë në
mënyrë të qartë për qëndrimin tonë dhe duhet të themi që Komisioni i Venecia nuk prek fare atë që ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”. Daci thekson se nëse kërkesa pranohet, 30 qershori rrëzohet dhe duhet të mbahen zgjedhje të reja. “Nëse kërkesa do të pranohet, të gjitha mandatet e fituara në votimet e 30 qershorit, praktikisht do të ishin të pavlefshme dhe për rrjedhojë duhet të përsëriteshin zgjedhjet në mënyrë urgjente në të gjitha zonat zgjedhore”, - tha avokati Daci.
Deklarata/ Krerët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor i bëjnë thirrje KE-së
Negociatat me BE-në, fqinjët i japin dorën Shqipërinë
egociatat e Shqipërisë me BE-në mund të marrin një shtysë poziN tive në pranverë. Këtë e konfirmoi
kryeministri Rama pas një takimi që kishte në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. “Temë diskutimi ishte dhe përshpejtimi i procesit të integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E sigurt që presidentja ka një strategji konkretet për objektin e çeljes së negociatave. Është e sigurt që përsëri fati i vendimit mbi çeljen do të varet mbi ecuria e debatit të brendshëm të BE. Presidentja e sheh me entuziazëm përpjekjen për ta çuar para procesin e Berlinit përmes marrëveshjeve që do të çojnë në lehtësimin e të gjithë lëvizjes në rajonin tonë dhe finalizimin e Shengenit në Ballkan dhe BE do të luajë rolin e saj për këtë gjë qoftë dhe financiarisht”, - u shpreh në një video-mesazh kryeministri Rama dje nga Brukseli. KE po ashtu ka marrë dje një letër të firmosur nga krerët e parlamenteve të gjithë fqinjëve tanë ku i bëhet thirrje Brukselit që të avancojë me negociatat me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe 2 vendeve kandidate kanë firmosur deklaratën përfundimtare të Samitit Parlamenti Evropian –
Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Bruksel më datë 28 janar. Në të thuhet: “Ne, kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me Presidentin e Parlamentit Evropian dhe Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencën kroate të Këshillit të BE-së, 1. Rikonfirmojmë rolin kyç të parlamenteve për çuarjen përpara të axhendës së reformave të BE-së dhe për ruajtjen e aspiratës evropiane të popujve të Ballkanit Perëndimor; 2. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian që të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bazuar në plotësimin e kritereve të anëtarësimit, dhe të japë një mesazh politik të qartë dhe pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe dhënien e statusit te vendit kandidat; 3. Gjykojmë se Samiti i Zagrebit mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe për ti dhënë këtij procesi një shtysë të re efektive përmes konkluzioneve konkrete që do ta çonin rajonin më pranë BE-së dhe do të garantonin qëndrueshmërinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor;
4. Konfirmojmë angazhimin e plotë të parlamenteve tona për të marrë pjesë në reflektimet për një “qasje të re” ndaj zgjerimit, në mënyrë që procesi të bëhet më demokratik, më transparent dhe më pranë qytetarëve dhe shoqërisë civile; rikonfirmojmë se sundimi i ligjit është – dhe duhet të mbetet – një gur themeli i procesit të anëtarësimit; 5. Besojmë fort se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë në dobi të popujve të Ballkanit Perëndimor
dhe të vendeve anëtare të BE-së, dhe mund të sjellë pajtimin aq të nevojshëm në rajon; 6. Gjykojmë që, ndërsa përgatitjet për Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës po ecin me shpejtësi, Ballkani Perëndimor Gjashtë duhet të jetë tërësisht i lidhur me punën e Konferencës; 7. Jemi plotësisht të angazhuar të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë parlamentare dhe dimensionin parlamentar të procesit
të zgjerimit, si dhe për të thelluar kulturën parlamentare, të bazuar në arritjen e konsensusit përmes një dialogu për qëllim të mirë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jokonfrontues, i udhëhequr nga interesi për paqe të qëndrueshme; theksojmë rëndësinë e programeve për mbështetjen parlamentare dhe të ngritjes së kapaciteteve, të realizuara në nivel lokal dhe rajonal, të mbështetur nga Parlamenti Evropian; 8. Besojmë se fuqizimi i parlamenteve është një pjesë thelbësore e procesit të zgjerimit, pasi vetëm parlamentet e fuqizuara dhe efikase, me kultura të forta të dialogut gjithëpërfshirës dhe arritjes së konsensusit, mund të jenë motorë të vërtetë dhe efektivë të reformave. Së fundmi, ne, kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë, me mbështetjen e plotë të Presidentit të Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, i cili përfaqëson Presidencën kroate të Këshillit të BE-së, angazhohemi për të drejtuar parlamentet tona përkatëse në këtë rrugëtim dhe të ndihmojmë për të krijuar një moment të ri politik në procesin e zgjerimit që i përgjigjet pritshmërive të të gjithë qytetarëve tanë”.
@
www.fjala.al
E enjte 30 janar 2020
Aktualitet
online 24 orë
5
Policia bën “mea culpa”: Na ndihmoni të kapim këta 5 vrasës
Nikoleta Kovaçi
P
olicia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme, për të njëmijtën herë, fotot e më të kërkuarve në vend. Në fakt, emrat dhe fotot e tyre kanë shumë vite që gjenden nëpër listat e Interpolit, po asnjëherë nuk u arrestuan. Mbase Policia beson se qytetarët do të ndihmojnë me ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre. Në listën prej 5 personash, më të rrezikshmit
Profilet: Kush janë të kërkuarit e rrezikshëm, rikthehet në listë Altin Arapi i “Hakmarrjes për drejtësi” sipas tyre, për shkak të aktit që kanë kryer, edhe pse ndonjëri prej tyre rreth 20 vjet më parë, bie në sy prania e “djalit” të “Hakmarrjes”, Altin Arapi. I akuzuar për një nga vrasjet më të bujshme të ndodhur
në këto dy dekada, por edhe për një mori aktesh të tjera, vlonjati i “Hakmarrjes” ka qëndruar për shumë e shumë vite në Perëndim. Bashkë me dy vëllezërit kushërinj, Orik dhe Laert Shyti, emri i Ara-
pit gjithnjë ka qenë i pranishëm nëpër listat policore dhe dosjet e panumërta të grumbulluara në vendin tonë, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar. Ditën e djeshme, mbase edhe
duke u ndier në faj për heshtjen që u la hapësirë killerave të heroinës dhe kokainës të rrëmbejnë, të vrasin dhe zhdukin trupin e Jan Prengës, Policia e Shtetit njoftoi se do të publikojë emrat e 50 personave më të kërkuar në vend dhe jashtë tij. Në fakt, nuk dihet nëse kësaj liste do t`i shtohet emri i Altin Hajrit, pasi ka të dhëna që bosi i kompleksit “Golden” është mik deri i ministrave të Ramës. Madje, të dhënat e të huajve tregojnë se Hajri me dinastinë e tij kanë punuar dhe investuar për zgjedhjet e vitit 2017!
Të kërkuarit e rrezikshëm 1-Dritan Syziu, sot 49 vjeç, burg përjetë Në ngjarjen për të cilën u dënua mirditori Dritan Llesh Syziu, u tha se morën pjesë edhe 5 persona të tjerë. Të gjithë u dënuan me burgime të rënda. Në atë ngjarje mbeti i vrarë një punonjës policie dhe u plagosen edhe tre të tjerë. Konkretisht, ngjarja për të cilën flitet, ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku. Referuar prokurorisë, ishin orët e para të mëngjesit, kur 6 të pandehurit e Bandës së Mirditës, Dritan Syziu, Nikollë Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reçi, vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit. I trembur, roja i parkingut njofton forcat e policisë për ngjarjen që po ndodhte. Menjëherë në vend paraqiten efektivat e policisë, të cilët mendonin se kishin të bënin me një vjedhje modeste. Pasi kanë parkuar makinën jashtë ish-SMT-së, u kanë kërkuar anëtarëve të bandës që të dorëzohen. Por, reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, duke qëlluar në drejtim të pesë efektivëve të policisë, duke lënë të vrarë efektivin Gjon Paçuku dhe të plagosur Nikollë Markun, Bardhosh Jakun e Ndue Çupin. 2-Altin Arapi, sot 49 vjeç, burg përjetë Altin Arapi kryeson listën e më të kërkuarve të Policisë së Shtetit. Altin Arapi është një personazh mjaft i njohur, me një skedë kriminale të pasur që nis shumë vite më parë, kur ishte në moshë të re dhe u përfshi në aktivitete të rënda kriminale. Aktualisht, Altin Arapi është 49 vjeç. Ai ka lindur në Vlorë në 23 janarin e vitit
1971 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shoferit të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollakut, Genci Sina, dhe disa krime të tjera, për të cilat gjykata kanë bërë “pingpong” me vendime fajësie e pafajësie, ndërsa çështja prej 5 vjetësh ndodhet në Strasburg. Krimi për të cilin është dhënë vendimi i dënimit me burgim të përjetshëm për Altin Arapin ka ndodhur në zonën më të populluar të Tiranës, në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjakftohtë në kryerjen e krimeve e përshkruajnë Altin Arapin ekspertët e policisë, duke iu referuar vrasjes së Sinës, kur automjeti në të cilën ndodhej bashkëshortja e ish-kryeprokurorit dhe vajza e tij kishte ndaluar në semafor. Altin Arapi është pjesë e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” me anëtarët e saj Laert Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti dhe Orik Shyti. 3-Eduart Kurti, vrasësi gjakftohtë, sot 45 vjeç, burg përjetë Është vrasësi i dy biznesmenëve vëllezër. I vrau në mes të Tiranës në një prag mbrëmjeje. Njërin me plumb në kokë në makinë dhe tjetrin, teksa tentonte të shpëtonte. E qëlloi pas shpine mu në urën afër e “Vasil Shantos”. Policia i dha kohë të lëvizte vrasësit, ndërkohë u turr për në Mamurras për të kapur vrasësin imagjinar. Atje u përballen me një djalë pa lidhje me krimin dhe pas më shumë se 24 orësh, u detyruan të thoshin emrin e vërtetë të asaj masakre. Por atëherë autori kishte pasur kohë të mjaftueshme për të ikur jashtë vendi. Bëhet fjalë për Eduart Kurtin nga Kruja. Ky i fundit në vitin 2012 vrau në makinën e tyre dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, pikërisht në bulevardin “Bajram Curri”, ku Kurti qëlloi me plumb në kokë Nikola dhe Inglent Haxhialiun, 41 dhe 44 vjeç. Shkak i kësaj vrasjeje horror ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit. Bëhej fjalë për një shumë 200 mijë dollarë, të cilën Kurti ua kishte dhënë vëllezërve.
Paratë ishin dhënë disa kohë para vrasjes dhe viktimat duhet që t’ia kthenin autorit të dyshuar në kohën e duhur, ku përveç kësteve përfshiheshin edhe përqindjet. Ndërkohë, edhe sot e kësaj dite Eduart Kurti vijon të jetë i lirë, ndonëse është dënuar me “burgim të përjetshëm”! 4- Gentian Tako, sot 45 vjeç, burgim i përjetshëm I kërkuar prej shumë e shumë vitesh, Gentian Tako/Take është një prej emrave më të njohur për policinë. Ai akuzohet për vrasje me paramendim të dy personave, por në bashkëpunim. Rezulton i kërkuar nga Tirana dhe gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasje që ka ndodhur në rrethana të çuditshme. Sipas policisë, ai ka qëlluar për një krim tjetër. Deri para dy vitesh për Takon u tha se ishte i dënuar vetëm me 20 vjet burg, por Policia e Shtetit thotë se ka masën e dënimit përjetë. 5-Gëzim Memeti, sot 34 vjeç, burg përjetë Është një nga emrat më të lakuar të botës së krimit të viteve të fundit. Është nga Vlora dhe policia nuk dihet përse kërkon ndihmë për të. Sipas të dhënave, ai është i arrestuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Gjendet në burg për drogë dhe, sipas të dhënave, në dijeni të vendqëndrimit të tij është edhe Interpol Tirana. Ai në vendin tonë akuzohet për vrasjen e dy bashkëmoshatarëve. Por, vrasjet janë bërë në moshë të re dhe ka pak informacion mbi rastin që e ka çuar vlonjatin në burg përjetë.
6
E enjte 30 janar 2020
politikë
Ish-drejtorja e Rrugëve, Sonila Qato, abuzime me fondet për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë dhe disa akseve të tjera rrugore
@
1-Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500, rruga Milot – Skuraj; 2-Plotësimi, rakordimi, masa mbrojtëse dhe siguria rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë; 3-Ndërtim rruga Kardhiq – Delvinë, loti 6; 4-Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit sistemim-asfaltim rruga Korçë – Ersekë, loti 1; 5-Përmirësimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar – Rinas;
Qato ka rritur borxhin e ARRSH-së dhe u ka dhënë shpërblime të pamerituara punonjësve të saj sh-ministrja për Shtetin dhe Sipërmarrjen në kabinetin qeveritar “Rama” dhe njëherësh ish-drejtorja e Rrugëve, Sonila Qato, ka përfunduar në prokurori për shkelje të mëdha mbi tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë dhe alokimin e këtij fondi. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer kontroll në ARRSH për mënyrën e tenderimit të tunelit Kardhiq-Delvinë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për periudhën nga data 1.1.2017 deri më 31.7.2019. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkelje për të cilat KLSH ka depozituar indice për kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për: Sonila Qato, ish-drejtore e ARRSH dhe anëtarët e KVO: E.G., S.P. dhe E. S. Çështja për të cilën është kërkuar një hetim i thelluar nga ana e organit të prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë, loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019”, - thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë prokurimit për mirëmbajtjen e disa akseve rrugore në vend, veçanërisht në atë të tunelit Kardhiq-Delvinë janë bërë skualifikime të operatorëve ekonomikë me oferta me të ulëta se fituesit që shkojnë
online 24 orë
Prokurimet e gjetura me shkelje nga KLSH
Ish-Ministrja e Ramës Përfundon në Prokurori
I
www.fjala.al
në vlerën totale rreth 442,000 mijë lekë. KLSH shpjegon se “skualifikimet nga procedurat e prokurimeve të këtyre operatorëve janë bërë për disa mangësi në dokumentacionet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta të kërkuara në dokumentet e tenderit, mangësi të cilat mundë të konsideroheshin si devijime të vogla, kështu këto fonde buxhetore në vlerën rreth 442,000 mijë lekë do të menaxhoheshin më me ekonomicitet” . Po ashtu abuzime janë kryer edhe për tunelin e Qafë-Kërrabës ku në “në procedurën e prokurimit me objekt: “Menaxhimi e mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tunelit të Kërrabës për vitin 2018”, me vlerë 98,120 mijë lekë, u konstatua se llogaritja e fondit limit nuk është e mirë argumentuar sepse, nuk janë analizuar çmimet për njësi të shërbimeve të kryera në fakt të kontratave të shërbimeve që ka pasur në zbatim ARRSH të viteve të mëparshme, por i është referuar vetëm vlerës përfundimtare të këtyre kontratave, pa bërë më parë një analizë të çmimeve të zërave të shërbimeve të paguara në fakt”. Qato ka rritur borxhin e ARRSH-së Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar gjithashtu edhe faktin se Sonila Qato në abuzimet e kryera nën drejtimin e ARRSH-së ka çuar në rritjen e borxhit të këtij institucioni ndaj kompanive të
6-Ndërtim i aksit rrugor Skrapar – Përmet, loti 1; 7-Menaxhimi e mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tunelit
të Kërrabës për vitet 2019-2020;
8-Masa inxhinierie për stabilizimin e rrëshqitjes në km 21+363 ÷21+468, në segmentin Lin – Pogradec 2019 janë bërë skualifikime të operatorëve ekonomik me oferta me të ulëta se fituesit që shkojnë në vlerën totale rreth 442,000 mijë lekë. Skualifikimet nga procedurat e prokurimeve të këtyre operatorëve janë bërë për disa mangësi në dokumentacionet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta të kërkuara në dokumentet e tenderit, mangësi të cilat mundë të konsideroheshin si devijime të vogla, kështu këto fonde buxhetore në vlerën rreth 442,000 mijë lekë do të menaxhoheshin më me ekonomicitet.
ndryshme që marrin përsipër ndërtimin e rrugëve. Sipas KLSH-së, ARRSH vijon të trashëgojë të njëjtin borxh ndaj këtyre subjekteve që shkon nga 3 miliardë lekë në 4 miliardë lekë. “Përgjithësisht nuk janë përcaktuar mekanizma të mirë organizuar dhe funksionalë të procesit të menaxhimit të riskut, efekt që pasqyrohet edhe në rezultatet e treguesve të performancës së buxhetit dhe thesarit duke shfaqur mangësi, gjatë zbatimit të kontratave për punë dhe shërbime dhe rezerva në planifikimin e buxheteve dhe në parashikimin e nevojave për likuiditete, çka ka çuar në rritjen e nivelit dhe të stokut të detyrimeve të prapambetura. Kështu në çdo fund viti, ARRSH vazhdon të trashëgojë të njëjtin borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë”, - thuhet në njoftimin e KLSH-së. Abuzimi me shpërblimet Sonila Qato, përveç abuzimeve me tenderët e rrugëve, ka shkelur edhe ligjin për nëpunësin civil duke u dhënë shpërblime të papërcaktuara në ligj punonjësve të ARRSH-së. Kështu, Qato i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 51,239 mijë lekë. Ajo është gjetur me shkelje në kontratat për ndërtimin e rrugëve, ku janë konstatuar punime të kryera nga kontraktorët dhe të paguara nga ARRSH, në vlerën totale rreth 223,747 mijë lekë. “Gjatë vitit
2018 në kundërshtim me Ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, janë dhënë shpërblime punonjësve të ARRSHsë, me arsyetimin e ndryshimit të statusit të tyre nga nëpunës civil, në punonjës që marrëdhëniet juridike që rregullohen në bazë të Kodit të Punës. Vlera e këtyre shpërblimeve në dëm të buxhetit të shtetit është 51,239 mijë lekë; Në disa kontrata për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, gjatë zbatimit të punimeve janë konstatuar punime të kryera nga kontraktorët dhe të paguara nga ARRSH, në vlerën totale rreth 223,747 mijë lekë. Por këto punime janë të pa rakorduar me dokumentacionin justifikues teknik si, libreza masash, fatura, analiza laboratorike të materialeve etj., duke bërë kështu që vlera rreth 46,000 mijë lekë të menaxhohet në mungesë të dokumentacionit. Në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, gjatë periudhës objekt auditimi, janë paguar nga buxheti i shtetit për vitin 2018 shuma prej 350,000 mijë lekë, vlerë kjo të cilës i është shtuar edhe kosto e përmbarimit në shumën rreth 31,745 mijë lekë. Meqenëse shlyerja këtyre detyrimeve nuk është bërë në mënyrë vullnetare, ka sjellë efekt negativ për buxhetin e shtetit pasi këto fonde buxhetore në vlerën 31,745 mijë lekë janë shpenzuar si pasoje e mosveprimeve në kohën e duhur”, - shpjegon KLSH në auditin e tij.
ANALIZA MBI “MATURËN SHTETËRORE 2019”
Vajzat shkëlqejnë më shumë se djemtë në shkollat e mesme
Nxënësit në fshat rezultojnë më të dobëtit krahasuar me ata që studiojnë në shkollat e qyteteve ajzat janë ato që shkëlqejnë më shumë se djemtë në V shkollat e mesme të vendit
në krahasim me djemtë. Ministria e Arsimit ka zhvilluar analizën mbi performancën e nxënësve në shkollat e mesme të Shqipërisë. Në analizën e zhvilluar për vitin 2019, qëllimi kryesor ka qenë njohja e nivelit të arritjeve të nxënësve maturantë të sistemit arsimor kombëtar në tërësi, duke u bazuar në rezultatet e një vlerësimi të jashtëm të standardizuar. “Qëllimi kryesor i kësaj analize është njohja e nivelit të arritjeve të nxënësve maturantë të sistemit arsimor kombëtar në tërësi, bazuar
në rezultatet e një vlerësimi të jashtëm të standardizuar, si dhe krahasimi i tyre me arritjet vjetore të nxënësve gjatë vitit shkollor 2018-2019”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Këto rezultate janë krahasuar me arritjet vjetore të nxënësve gjatë vitit shkollor 2018-2019. Nxënësit janë diferencuar në bazë të arritjeve të tyre si rezultat i rritjes së pikëve totale të testeve të “Maturës Shtetërore” nga 50 pikë në 60 pikë. Gjithashtu, gjatë analizës është vërejtur edhe një fenomen tjetër, që lidhet me performancën e të
nxënit gjatë viteve të shkollës së mesme. Sipas raportit të Ministrisë së Arsimit, del në pah se nxënësit kanë rezultate shumë më të larta gjatë procesit mësimor krahasuar me arritjet në provimet e “Maturës shtetërore 2019”. “Një ndër gjetjet kryesore të kësaj analize është diferencimi më i mirë i nxënësve bazuar në arritjet e tyre si rezultat i rritjes së pikëve totale të testeve të ‘Maturës Shtetërore’ nga 50 pikë në 60 pikë. Ndërkohë, raporti vëren se arritjet mesatare të nxënësve gjatë procesit mësimor janë më të larta krahasuar me arritjet në provimet e “Maturës
Shtetërore 2019”, shkruhet në analizën e ministrisë. Gjithashtu, aplikimi i korrigjimit elektronik ka rezultuar më efikas duke eliminuar gabimet njerëzore dhe rritur cilësinë e korrigjimit. Ndërkaq, janë femrat ato të cilat shkëlqejnë në nivel në krahasim me djemtë. Ato kanë rezultate shumë herë më të larta se sa djemtë. Po ashtu në krahasimin e bërë midis atyre që studiojnë në fshat dhe atyre që studiojnë në qytet këta të fundit kanë rezultate shumë herë më të larta. Sipas Ministrisë së Arsimit, kjo tregon se arsimi në zonat rurale mbetet një sfidë më vete.
“Aplikimi i korrigjimit në mjedis elektronik ka rezultuar i suksesshëm në eliminimin e gabimeve njerëzore të korrigjuesve dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Arritjet mesatare sipas gjinisë në nivel kombëtar tregojnë se vajzat kanë rezultate më të larta krahasuar me djemtë. Ndërkohë, arritjet e nxënësve që kanë ndjekur
shkollën në qytet janë më të larta, kundrejt atyre që e kanë ndjekur shkollën në fshat, gjë që tregon që unifikimi i cilësisë së arsimit për zonat rurale mbetet sfidë”, - vijon më tej analiza. Analiza e kryer për vitin mësimor 2018-2019 ishte planifikuar që të mbahej në fund të vitit të kaluar, por që u anulua për shkak të tërmetit.
@
www.fjala.al
personazh
online 24 orë
Nga Alessia Selimi ale.selimi@gmail.com
“Letra nga Ballkani” Mund të mendoni se bëhet fjalë për letra të atij lloji, të dërguara dikur me postë, që të mbanin zemrën peshë nga kurioziteti i ushqyer dhe malli i tepruar. Me të drejtë! Por, tanimë, janë rrjetet sociale ato çka konsiderohen si pjesë të angazhimeve dhe jetës së përditshme. Françeska Masoti e di shumë mirë këtë gjë. Kësisoj, jo më kot ka vendosur të hapë një blog. Bëhet fjalë për një hapësirë shumëngjyrëshe, ku shihet qartazi pasioni i thekshëm për shkrimin dhe fotografinë, të shkrira dhe të gërshetuara në hallkat kryesore që i japin formë dhe karakter Shqipërisë. E lindur në Firence në 1988-ën, ku u diplomua në drejtësi, Françeska i është përkushtuar prej rreth 10 vitesh pikërisht vendit fqinj; historisë, gjeografisë, etnografisë dhe gastronomisë shqiptare. Një gazetare gjithnjë në lëvizje, e cila bashkëpunon me disa revista prestigjioze, si: “Corriere della Sera”, “National Geographic Italy”, “Vanity Fair Italy”, “Islands Viaggi”, “WU Magazine”, “The Travel News” dhe “Momondo”. Por, edhe autore librash. Mes faqesh, Françeska i qëndron dukshëm besnike Shqipërisë, jo vetëm prej dashurisë që e lidhi me një djalë nga Vlora me të cilin ka vendosur të ndajë jetën. Gjeneza e dëshirës dhe vullnetit të kësaj 32-vjeçareje për të eksploruar dhe promovuar “tokën e shqiponjave” përbën mjaft kureshtje. Kjo është edhe arsyeja se përse “Fjala” është vendosur në kontakt me të. Françeska, shkruani prej disa vitesh tashmë për Shqipërinë. Si e zbuluat ju këtë vend? Unë u njoha me Shqipërinë falë bashkëshortit, i cili është me origjinë nga Vlora. Vendosëm që ta vizitonim së bashku këtë vend magjik. Sikurse mund të merret me mend, rrugëtimi ynë filloi në Vlorë, për t’iu drejtuar më pas Gjirokastrës, Butrintit dhe Sarandës. Më duhet ta pranoj se rashë shumë lehtësisht në dashuri me “tokën e shqiponjave”. Kur ka qenë hera e parë që keni ardhur në Shqipëri? Vizita ime e parë në Shqipëri përkon përpara 10 vitesh. Për të qenë më e saktë, në tetor të vitit 2010. Asokohe, isha veçse një studente me dëshirën për të udhëtuar. Si lindi te ju ideja për të shkruar rreth qyteteve dhe fshatrave shqiptare? Unë jam një gazetare në lëvizje, që zbulon vende të reja dhe shkruan për to. Si një vend turistik, disa vite më parë, Shqipëria gëzonte shumë pak artikuj në mediat italiane. Duke u nisur nga lidhja e saj e ngushtë me Italinë, në vitin 2017,
E enjte 30 janar 2020
, historisë tare. jt e r d e r shqip vjeça ditë disa he gastronomisë err jetë e p s k e d Një ografisë e, e cila rishtazi m e n t e , ë s fi gjeogra a e një aventur stigjioze italian Gjenez revistat më pre në
e i r u h s a d a r t a e g L n ë n i r ë p i q h i S t r o ë s a p M a k s e ç n a Fr
shkrova një reportazh në “Corriere della Sera”, i cili rezultoi çuditërisht mjaft i pëlqyer. Për të parën herë, disa italianë, prak-
tikisht disa miq të mi, vendosën të udhëtonin drejt Shqipërisë. Çfarë mendojnë këta të fundit për natyrën e vendit tonë? Ata e konsiderojnë si diçka mjaft intriguese dhe ekzotike; janë të etur për të eksploruar sa më shumë qytete dhe fshatra shqiptare. Miqtë e mi udhëhiqen nga një kuriozitet i pashoq, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë, këtë vend të rrallë në Evropë që u jep udhëtarëve natyrshëm kënaqësinë e zbulimit. Cilin qytet preferoni më së tepërmi në Shqipëri? Nuk kam një qytet të preferuar. Kjo vjen për shkak se Shqipëria është mjaft e larmishme. Personalisht mendoj se Tirana është e gjallë, ndërsa Korça është një qytet romantik. Sa i takon Beratit dhe Gjirokastrës, i konsideroj thesare të vërtetë. Ajo çka mund të them me plot siguri është se e adhuroj rivierën e vendit tuaj. Sa herë që
jam në Dhërmi, Qeparo, Vuno, Porto Palermo dhe Himarë, ndihem mirë. Mbi të gjitha, ndihem e lirë. Por nëse do t’ju pyesnim se cilin qytet shihni më të ngjashëm me vendlindjen tuaj, Firencen…? Pa e menduar dy herë, them se Korça është mjaft e ngjashme me Firencen. Korça është një qytet
7
shumë elegant, i sofistikuar dhe funksional, i cili, nga një këndvështrim kulturor, më kujton Firencen më shumë se çdo qytet tjetër. Si do ta përkufizonit marrëdhënien tuaj me gjuhën shqipe? Flas shqip. Pra, që të jem e sinqertë, nuk flas në mënyrë të rrjedhshme. Por, e kuptoj shumë mirë dhe them se mund të jem pjesë e një bashkëbisedimi. Megjithatë, për italianët, ku përfshihem gjithashtu edhe unë, shqipja është një gjuhë shumë e vështirë për t’u mësuar. Ju jeni gjithashtu nënë e një djali të vogël. A e keni orientuar atë drejt gjuhës shqipe? Patjetër që po! Im biri flet me mua gjuhën italiane, ndërsa me të atin komunikon në shqip. Është mjaft interesante kur e mendon, se si një vogëlush 4-vjeçar përpiqet të flasë në dy gjuhë të ndryshme. Sikurse u rrëfyet pak më parë, bashkëshorti juaj është nga Shqipëria. Si është të jetosh me një shqiptar? Keni ju pika ku mund të cilësoheni si të ngjashëm? Midis kulturave tona ka mjaft ndryshime. Megjithatë, kjo gjë nuk na ka stepur në asnjë çast. Përkundrazi, e kemi parë si diçka në favor të jetëgjatësisë së marrëdhënies sonë në çift. Duke u nisur nga artikujt tuaj, të cilët janë një promovues i jashtëzakonshëm i historisë dhe kulturës së qyteteve dhe fshatrave shqiptare, çfarë mendoni për turizmin në Shqipëri? Turizmi në Shqipëri po zhvillohet me hapa të mëdhenj, por mendoj se ka ende punë për t’u bërë. Pikësëpari, ndotja është një çështje që duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë. Është problem i madh dhe është e trishtë që shumë vende të bukura të vendit tuaj po faniten pikërisht prej plehrave. Duhet patjetër të ndërmerren masa, jo vetëm për turistët, por në radhë të parë edhe për banorët e tyre. Të ndalemi paksa në dy romanet tuaja, “Aroma e portokallit të Vlorës” dhe “Lulet e Kosovës”. Përse kjo zgjedhje, për t’i ofruar vëmendje Shqipërisë edhe në një format të tillë? Romanet e mia janë rezultat i trillimit letrar, të diktuara, sikurse kuptohet qartazi, nga pasioni dhe dashuria që kam për Shqipërinë. Që në momentin e parë, kur përshkova “tokën e shqiponjave”, i premtova vetes se do të bëja gjithçka që italianët të njihnin më së miri historinë, kulturën dhe bukurinë e saj, si dhe të eliminonin paragjykimet e padrejta dhe të pabaza që, për fat të keq, zënë ende vend.
CMYK
8
E enjte 30 janar 2020
www.fjala.al
life style
online 24 orë
@
Audrey Withers komunikoi përmes gjuhës vizuale atë çka besonte fort, se “thjesht nuk është moderne të mos jesh në dijeni ose të mos interesohesh për atë që ndodh përreth”
Redaktorja e
VOGUE si e revolucionalizoi jetën e grave gjatë luftës
A
udrey Withers ishte e vendosur që revista e saj të ishte politike, përparimtare dhe e fuqishme. Ajo urdhëroi Lee Miller të bënte fotografi nga e para, si dhe krijoi një botim që shkoi përtej modës. Në mesin e rrënojave të një ndërtese të bombarduar qendron një grua me kapele dhe doreza, e veshur me një kostum tepër elegant, me fytyrë të kthyer nga rrënojat. “E veshur për luftë”, ky ishte imazhi i fotografit legjendar Cecil Beaton, që përcillte qartazi mesazhin se gratë edhe në mes të tmerrit, nuk mund të preken nga bota përreth tyre. Fotografia u konceptua për British Vogue në 1941 pikërisht nga redaktorja Audrey Withers. Withers komunikoi përmes gjuhës vizuale
atë çka besonte fort, se “thjesht nuk është moderne të mos jesh në dijeni ose të mos interesohesh për atë që ndodh përreth”. Si shumë gra, horizontet e të cilave u zgjeruan në mënyrë dramatike gjatë kohës së luftës, Withers luftoi me presionin për t’u tërhequr përsëri në një rol tradicional. Megjithatë, ajo ishte e qartë në atë çfarë donte: Vogue duhej të ishte përtej modës. E cilësuar asokohe nga kreu i bordit të tregtisë si “gruaja më e fuqishme në Londër”, Withers ishte e bija e një mjeku të cilësuar si “shumë liberal”, që kishte mjaft rol në vetëbesimin e saj. Në moshë të re, Audrey iu
përkushtua gjuhës angleze në Oxford dhe më pas punoi në një librari, si dhe në një shtëpi botuese. Por kjo e fundit, e pushoi me argumentin se për postin kërkonin një burrë. Këtu shënjohet nisja e rrugëtimit të saj të suksesshëm. Ishte 35 vjeç kur u ul në karrigen e redaktores së Vogue. Sfidat praktike të botimit gjatë kohës së luftës ishin marramendëse. Deri në vitin 1941 letra ishte e kufizuar, po ashtu edhe rrobat, një problem ekzistencial ky për një industri të ndërtuar mbi dëshirën për të bukurën. Withers u takua rregullisht me përfaqësues të Thesarit dhe Ministrisë së Informacionit, pasi ata e shihnin revistën si një kanal të mirë për të komunikuar me lexuesit për sakrificat
e luftës. Dhe Vogue u pa si veçanërisht e rëndësishme, sepse një pjesë e mirë e lexuesve ishin gra me ndikim. Fillimisht, mesazhi ishte se ato duhet të vazhdonin blerjet për përfitimin e ekonomisë, por shumë shpejt gjithçka ndryshoi; fabrikat e veshjeve po bënin uniforma ushtarake dhe gratë u nxitën të rregullonin rrobat e vjetra. Vogue shfaqi interes për situatën dhe madje promovoi edhe prerje të shkurtra flokësh.
CMYK
Por, Withers nuk ishte e kënaqur. Ajo dëshironte që lexuesit e saj të merrnin me të vërtetë esencën e luftës. Në këtë qëllim iu bashkua Lee Miller, modelja e cila u kthye në fotografe dhe reportere lufte.Miller kishte sy për të gjitha ato gjëra që njerëzve të thjeshtë u shpëtonin përgjatë ditës. Në Mynih, ajo hyri në apartamentin privat të Hitlerit, pasi ai kishte ikur dhe kishte fotografuar veten në vaskën e tij, si dhe çizmet e saj të pisëta të ushtrisë. Miller shkroi në Vogue edhe për masakrat e grave dhe fëmijëve në Francën e uzurpuar dhe dërgoi imazhe tronditëse të skeletëve të mbetur nga çlirimi i kampit të përqëndrimit të Buchenwald. Withers krenohej ndër të tjera edhe me punësimin e Evelyn Forbes si redaktore të bukurisë. Ajo ishte gjithashtu nënë e katër fëmijëve, në një kohë kur gratë e klasës së mesme pritej të ndërprisnin punës pas martesës. Në 1946, Withers i shkroi një letër të gjatë kryeredaktores së saj amerikane Edna Chase, duke argumentuar me pasion se e ardhmja e Vogue ishte të mbulonte “çdo temë ku shfaqte interes gruaja e sofistikuar dhe inteligjente” . Politika nuk mund të injorohej, sipas Withers, duke marrë parasysh formësimin e jetës së grave, nga arsimi dhe shëndeti deri tek çmimet në dyqane.
CMYK
@
www.fjala.al
E enjte 30 janar 2020
online 24 orë
9
Njihuni me historitë e lojtarëve që arritën majat
Nga varfëria e Afrikës te katastrofa e Çernobilit, 20 yjet e futbollit që u rritën në kushte ekstreme Nga Katerina Tafa
katerina.tafa@hotmail.com
F
utbolli është loja e parapëlqyer e njerëzve, ku vetëm me një top të vërtetë ose prej lecke dhe dy porta të krijuara me mjete rrethanore, siç janë gurët, mund të luash e të argëtohesh. Në vendet e varfra të botës është gjetur çdo mënyrë për të luajtur e pikërisht nga këto zona kanë dalë edhe disa prej talenteve më të mëdha të këtij sporti gjatë gjithë historisë. Vetë sporti është një shprehje e kulturës kolektive dhe e individualitetit, ai gjithashtu paraqet një shpëtim nga grindjet sociale dhe ekonomike. Futbolli ka qenë prej kohësh një mjet për shumë burra dhe gra të privuar nga gjendja ekonomike, për të përmirësuar rrethanat e tyre financiare, e sidomos duke ditur fitimet aktuale që vijnë nga ky sport. Bukuria e vërtetë qëndron te fakti se personat që bëhen të suksesshëm në futboll janë në gjendje të ngrihen ekonomikisht për shkak të gjakut të tyre, djersës dhe lotëve, por në njëfarë mënyre duke u larguar nga familjet e duke sakrifikuar kohën me ta, ndërsa bëhen të pranishëm në jetët e mijëra tifozëve, të cilët i ndjekin me pasionin e adhurimin më të madh. Në këtë sport ekzistojnë histori të veçanta të personave që e kanë nisur angazhimin në varfëri ekstreme, ku kishin edhe mungesë të bazave ushqimore
e që sot janë ndër njerëzit më të pasur e më të njohur nga të gjithë ndjekësit e futbollit. Më poshtë po tregojmë pak për 20 futbollistët kryesorë, të cilët u rritën të varfër, disa ende në krye të detyrës, ndërsa të tjerët kanë hyrë në fazën tjetër të karrierës sportive. 20 Adriano Ky është i njëjti Adriano që dikur ishte një nga sulmuesit më të shkëlqyeshëm të futbollit botëror. Para se Adriano të gjuante ndonjëherë një top për skuadra si Parma dhe Interi, ai ishte një djalë i ri i mbërthyer në varfërinë e Rio de Zhanejros, Favela Vila Kruzeiro, por duke ëndërruar për jetën e lartë dhe mundësinë për t’i blerë nënës së tij një shtëpi. Adriano e pati shumë të vështirë për të dalë nga Vila Kruzeira, ku trafikantët famëkëqij të drogës vranë një reporter të “TV Globo”, Tim Lopes. Në vitin 2002 ai arriti që të nënshkruante me Flamengon dhe shpejt u thirr në Itali para ditëlindjes së tij të 20-të, ku edhe nisi karriera futbollistike për të. 19 Stiven Pienar Rritja në Afrikën e Jugut në epokën e Aparteidit (doktrina për shtypjen e personave me ngjyrë në Afrikë) ishte shumë e rrezikshme për Stiven Pienarin, i cili e ka përshkruar Uestbërin e lindjes, i cili ndodhet në kufi me Johanesburgun, si një vend ku mbizotëron
dhuna dhe konflikti. Pienar mësoi nga nëna e tij se ishte e ndaluar të ulej në shtrat për të shikuar televizion, pasi ajo kishte frikë se ndonjë plumb qorr do të vinte nga dritarja dhe mund të dëmtonte djalin e saj, kështu që ai ishte rritur duke ndenjur në dysheme. Njeriu i Evertonit ka kujtuar edhe raste të neveritshme të racizmit me të cilin u përball për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij dhe gëzimit që ndjeu kur u shtyp Aparteidi gjatë fundit të 1994-ës. Ndërsa Pienar mundi të shpëtonte nga rreziqet e Uestbërit përmes futbollit, shumë të tjerë nuk e kishin atë fat. Menjëherë pasi lojtari u bashkua me skuadrën e Ajaksit, një mik i ngushtë i tij u zhduk në mënyrë tragjike, një ngjarje për të cilën Pienar është shprehur se është shumë e dhimbshme për të folur. 18 Juri Zhirkov Për Juri Zhirkovin, futbolli ishte fillimisht një mënyrë për t’i shpëtuar një jete të mërzitshme në shtëpi, ku së bashku me gjashtë anëtarët e familjes së tij jetonte në një apartament me një dhomë gjumi në Tambov. Si i ri, Zhirkov do të qëndronte jashtë duke luajtur me top në rrugicat midis ndërtesave në lagjen e tij, duke pritur derisa familja e tij të kishte shkuar për të fjetur dhe ai të kthehej në shtëpi. Futbollisti flinte në një shtrat të palosshëm dhe do të humbiste stërvitjen gjatë muajve të verës për të ndihmuar prindërit e tij në për-
CMYK
gatitjen e ushqimeve, si rezerva për muajt e dimrit. Pagesa e parë e Zhirkovit për shërbimet në futboll u përdor gjithashtu për ushqime. Derisa nënshkroi kontratën me CSKA-në e Moskës në moshën 20-vjeçare, Zhirkov kishte mundësi financiare për të parë sportin vetëm nga televizori në shtëpinë e tij. 17 Aleksander Hleb Ai është vetëm 39 vjeç dhe ka veshur fanellat e shumë klubeve evropiane. Ish-heroi i Arsenalit dhe i Barcelonës ka një histori plot me vështirësi pas tij, pasi është rritur në hijen e katastrofës së Çernobilit (shpërthimi i termocentralit bërthamor të Çernobilit, i konsideruar si katastrofa më e rëndë bërthamore), si i ri në Bjellorusi. Shtëpia e tij u shpall e pabanueshme për shkak të rrezatimit të Çernobilit dhe si pasojë kjo gjë do të ndikonte në komplikimet shëndetësore. Kur ishte fëmijë, Hleb kishte vetëm një palë çizme dhe e kaloi kohën duke luajtur në fusha të betonit në Minsk, ku edhe ndërtoi një reputacion që i dha lojtarit një mundësi me Bate Borisov, që më pas i hapi derën për aventurat e me Arsenalin dhe Barcelonën. 16 Robinjo Fatkeqësisht, për Robinjon nuk u desh shumë që ai të kuptonte se varfëria mund t’i tërheqë sërish ata të cilët i janë arratisur
10
Sport
E enjte 30 janar 2020
asaj. Fëmijëria e Robinjos kaloi në rrugët e Sao Visentes, jo larg qytetit që mban një nga klubet më të famshme të futbollit në Brazil. Ishte vetë Pele ai që u përgjërua për të sjellë në jetë Santigun, duke e emëruar të riun si të zgjedhur për të marrë fanellën e tij me klubin. Suksesi i Robinjos te Santos tërhoqi vëmendjen e kriminelëve, të cilët rrëmbyen nënën e tij 45 milje larg Sao Paulos dhe e lëshuan atë vetëm pasi u pagua një shpërblim. 15 Antonio Kasano Jeta e hershme nuk ishte shumë e mirë për Antonio Kasanon, i konsideruar gjerësisht si një nga talentet më të mëdha të futbollit. I lindur në realitetin e ashpër të Barit, në Vekia, një lagje e trazuar në qytetin puljez, babai i Kasanos braktisi familjen para se djali i tij të ishte rritur aq sa të kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Pas kësaj ngjarjeje jeta u bë shumë e vështirë për nënën e futbollistit, e cila “luftoi” me ç’kishte mundësi për të mbajtur familjen. Kasano ishte në rrugë, kur u dallua për herë të parë nga një zbulues i Barit, i cili e mori atë, duke zbuluar njëkohësisht një nga talentet më të mëdha të Italisë. 14 Samuel Eto Si djali i një llogaritari, Samuel Eto gëzonte një privilegj më të madh se shumë të tjerë në Kamerun, vendi i tij i lindjes, megjithatë nuk ka asnjë fotografi të fëmijërisë së tij. Familja e Etosë nuk ishte në gjendje të paguante për një aparat fotografik dhe si një rast i tillë aktivizimi i tij si futbollist në rrugët e Dualas mbetet çështje e përshkrimit të vetë sulmuesit. Nuk u desh shumë kohë që Eto të kuptonte talentin natyror që e çoi deri në fitoren ndaj legjendarit Roxher Milla. Babai i Etosë u trondit kur djali i tij u kthye në shtëpi një ditë për të treguar me krenari se i ishte ofruar 30 dollarë në ditë për të përfaqësuar një klub lokal. I moshuari Eto nuk e kishte kuptuar se futbolli mund të ishte një ndjekje fitimprurëse. 13 Dante Hapësirat e ngushta dhe sipërfaqet jokonvencionale shpesh vlerësohen për zhvillimin e yjeve të ardhshëm të futbollit brazilian dhe Dante nuk ishte ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij. Si i ri, Dante e kaloi kohën duke luajtur me top në parkimin e makinave të supermarketit, ku nëna e tij punonte si arkëtare. Përkundër këmbënguljes së tij që rritej përherë e më shumë në lagjen Federakao të Salvadorit, thirrjet e Dantes për një shans me një klub të Sao Paulo ose Rio de Zhanejro nuk u dëgjuan. Në vend të kësaj, mundësia do të arrinte nga mbi 1.000 milje larg shtëpisë së tij në Salvador. Kur Dante zbuloi se askush nuk kishte mundësi t’i blinte një biletë autobusi, ai e mori situatën në duar, duke shitur CD për të blerë një biletë vajtje e për të ndjekur ambiciet larg shtëpisë. 12 Dani Alvesh Fati i Dani Alvesh u shkrua në yje ose në muret e shtëpisë së babait të tij. Vëllezërit e Alveshit thonë se si një 6-vjeçar, ish-ylli dikur i Barcelonës, do të shkonte nga një mur në murin tjetër të shtëpisë duke u përgatitur për ditën kur admiruesit do të shtrinin duart për të kërkuar autografin e tij. Ajo ditë do të vinte, por vetëm pasi të ishte bërë një punë shumë e madhe dhe shumë e vështirë. Alvesh ngrihej nga shtrati i çimentos para agimit çdo ditë, në një moshë të vogël për të ndihmuar babain e tij të merrte pjepër nga arat në Bahia, më pas ka punuar gjithashtu si kamerier ose tregtar sa herë i jepej mundësia. Alvesh filloi të luante në futbollin profesionist si mbrojtës anësor përpara se të transferohej, dikur një ëndërr e largët, në “Camp Nou”, e cila u bë realitet në vite. 11 Jaja Ture Deri në moshën 10-vjeçare Jaja Ture i kaloi vitet duke luajtur me top e pa këpucë në këmbë në rrugët e Bregut të Fildishtë, vendin i tij i lindjes. “Këpucët ishin shumë të shtrenjta”, - pati deklaruar Ture për “The Guardian” në vitin 2011. “Dhe kur ka shtatë pjesëtarë në familjen tuaj dhe ju thoni që
20. Adriano
19. Stiven Pienar
18. Juri Zhirkov
17. Aleksander Hleb
16. Robinjo
15. Antonio Kasano
14. Samuel Eto
13. Dante
12. Dani Alvesh
11. Jaja Ture
doni të blini një palë këpucë, babai juaj normalisht që do të reagoi keq”, - vijon ai. Por, në fjalët e ish-mesfushorit të Mançester Sitit, kupton se për të ajo ka qenë një fëmijëri normale, duke u bazuar në vendin ku lojtari është rritur. “Kam pasur një fëmijëri normale afrikane. Jeta ishte një luftë aty ku unë u rrita”, - është shprehur Ture. Ai i shfrytëzoi mirë mundësitë kur i erdhën. Ture e përdori karrierën e tij të shquar rinore në ASEC Mimosas si një trampolinë për të kaluar në Evropë me fanellën belge të Beverenit, nga ku ai ka vazhduar të luaj më pas në Ukrainë, Greqi, Francë, Spanjë dhe Angli. 10 Uejn Runi Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid nuk ishte privuar si fëmijë shumë i varfër, megjithatë jeta në Kroksteth nuk pati askund luksin që gëzon një futbollist profesionist. Babai i Uejn Runit kaloi periudha disi të shpeshta papunësie, ndërsa fëmijët e tij ëndërronin të futeshin në njëmbëdhjetë fillestarët e Evertonit. Peizazhi urban i plasaritur i Krokstethit ka një reputacion për drogat dhe armët, por një Runi i nxitur nga dëshira për futboll ishte i qartë se çfarë donte. 9 Karlos Tevez Karlos Tevez, u bë i njohur si “El Apache”, pas ngjarjes në lagjen e Buenos Aires të Fuerte Apashit me rastet e bëra publike të krimit të fshehur, lojtari ia doli të bëhej i dashur për njerëzit. Tevez ka rrëfyer historinë e një fëmijërie të mbërthyer nga krimi dhe privimi, për të ecur në shkollë në mëngjes kalonte kufomat e fqinjëve të vrarë në rrugë. Ai ia beson aftësinë e tij të driblimit tek ecja në rrugë ku duhej të endej përreth xhamave të copëtuara dhe shiringave, në përpjekje për të shmangur sëmundjet. Argjentinasi e ka quajtur futbollin “gjëja më e mirë që mund të të ndodhë” dhe ishte përqendrimi i tij në sport që e lejoi të përfitonte nga aftësia e lindur e unike. 8 Aleksis Sançez Nga jeta e dëshpëruar në qendrën industriale Tokopila “shpërtheu” Aleksis Sançez, dikur një djalë i vendosur për të pasur sukses në mënyrë që të përmirësonte cilësinë e jetës së nënës së tij. Me babain e tij kryesisht të lënë jashtë fotografisë, nëna e Sançezit punonte si pastruese në shkollën e tij për të siguruar të ardhurat, diçka që e shqetësonte ish-lojtarin e Arsenalit, tani pjesë e Interit. “Kur ajo ishte duke pastruar në shkollë, unë fshihesha, sepse nuk doja ta shihja atje”, - thotë Aleksis. Sançez lante makina për të sjellë të ardhura shtesë për familjen e tij, ndërsa ushtrohej drejt statusit profesional si futbollist. Sikur të mos e kishte bërë atë gjë, Sançez vëren se mund të kishte përfunduar duke punuar në minierën lokale. Në moshën 16-vjeçare Aleksis bëri debutimin e tij profesional dhe nuk u desh shumë kohë që Evropa të shkonte për ta thërritur përmes Udinezes e më pas te Barcelona, Arsenali, Mançesteri, Interi. 7 Luka Modriç Vetëm duke shikuar Luka Modriçin të buzëqeshur, dikush do të shtyhej fort për të qetësuar dhimbjen që mesfushori i Realit të Madridit ndjeu në vitet e tij formuese, të kaluara në një zonë lufte. Modriç ishte vetëm pesë vjeç kur shpërtheu lufta për pavarësi e Kroacisë në 1991-shin dhe vetëm disa muaj më vonë gjyshi i tij do të vritej tragjikisht si pjesë e konfliktit. Ylli i Realit të Madridit u detyrua të jetonte në një kamp refugjatësh të vendosur në një hotel, ku kalonte kohën duke luajtur futboll rreth parkingut, madje edhe me rrezikun që kanosej aty pranë. Hedhja e granatave në hyrje ishte një dukuri e zakonshme për Modriçin e ri gjatë ditëve të para të tij te NK Zadar. Ndërsa lufta mbaroi, Modriç do të ngrihej përfundimisht, pavarësisht se u përball me refuzimin nga klubi i dashur i fëmijërisë Hajduk Split. 6 Angel di Maria Si shumë futbollistë të tjerë profesionistë, Angel di Maria ishte një fëmijë hiperaktiv, diçka që nëna e tij e pranon me lehtësi. Futbolli ishte një mënyrë për të përqendru-
www.fjala.al online 24 orë
10. Uejn Runi
9. Karlos Tevez
8. Aleksis Sançez
7. Luka Modriç
6. Angel di Maria
5. Nejmar
4. Zlatan Ibrahimoviç
3. Frenk Riberi
2. Luis Suarez
1. Kristiano Ronaldo
@
ar energjinë e tij dhe për t’i dhënë të riut një projekt për të punuar. Thënë kështu, gjërat ishin të vështira për një Di Maria të re në Rozario. Babai i tij kishte ëndërruar dikur të luante për klube të famshme, për të parë më vonë se karriera e tij u copëtua nga një dëmtim shkatërrues. Në vend të kësaj, Miguel di Maria u dërgua në një oborr qymyri ku mori dhe Angelin e vogël për të ndihmuar në punën e tij. I riu Di Maria tregoi se premtonte shumë si futbollist u thirr nga Rozario Central, për të cilin bënte rrugën prej një orë e gjysmë për në stërvitje çdo ditë me biçikletë me nënën e tij. 5 Nejmar Vetëm katër muaj pas ardhjes në jetë, nëna dhe babai i Nejmarit besuan se kishin humbur djalin e tyre, pasi e panë të gjakosur në një aksident automobilistik. Nejmar Junior do të shpëtonte për t’u rritur në një dhomë në shtëpinë e gjyshit të tij, të cilën e ndante me motrën dhe prindërit. Aq meteorike ishte ngritja e tij te Santos, sa Reali i Madridit i vuri syrin 13-vjeçarit të atëhershëm, duke e thirrur atë dhe babain e tij në Spanjë. Por, Nejmar dukshëm humbi thjeshtësinë e jetës, duke u rikthyer në Santos për të vazhduar zhvillimin e tij për një oferte më fitimprurëse dhe u kthye në Evropë të nënshkruante më pas me Barcelonën në 2013-ën e tashmë duke luajtuar për PSG-në në Francë. 4 Zlatan Ibrahimoviç Çfarë përbërësish duhen për të bërë një njeri si Zlatan Ibrahimoviç? Ata sigurisht nuk janë përbërës të ëmbël. Ibrahimoviçi u rrit në rrethin Rosengard të Malmoes në Suedi, vendi më i njohur për tërheqjen e të rinjve nga droga, sesa për daljen e futbollistëve të shkëlqyer. Babai i suedezit-boshnjak ishte një i alkoolizuar, ndërsa nëna e tij kroate ishte një rast i rëndë, dyshja u nda kur Zlatan ishte vetëm dy vjeç. Ibrahimoviç u mësua të vidhte, nganjëherë një biçikletë për të zhvilluar aftësitë e tij teknike, e më pas kalonte kohën duke luajtur top në rrugë në një fushë në Rosengard me miqtë e tij. Deri në moshën 18-vjeçare, Ibrahimoviç pa potencialin e tij si futbollist dhe, siç thuhet, pjesa tjetër është histori. 3 Frenk Riberi Ndërsa ishin rritur shumë futbollistë profesionistë të destinuar për madhështi, Frenk Riberi u detyrua të gjente rrugën e tij për në majë. Lojtari u rrit në lagjen ShemëVer në lindje të Bulonjë-syr-Mer, në veri të Francës. 2-vjeçari Riberi mbante në fytyrë plagët e krijuara nga xhamat e një makine në një aksident automobilistik. Ai shkëlqeu si adoleshent në akademinë e Lilës, por më vonë do të dërgohej për punë në ndërtim, ndërsa luftonte nëpër ligat e ulëta të futbollit francez. E gjitha ia vlente sigurisht, Riberi arriti në kohën e duhur që të shkëlqente në këtë sport. 2 Luis Suarez I dashur në Montevideo, Luis Suarez i kaloi vitet e para të jetës së tij në Salto, duke luajtur futboll pa këpucë në rrugë. Deri në moshën 7-vjeçare, i ndikuar nga papunësia e babait të tij, sulmuesi i Barcelonës së bashku me gjashtë motrat e tij, të cilët jetonin në kryeqytetin uruguaian, ishin në gjendje shumë të rëndë. Familja e Suarezit shpesh nuk mund të përballonte as këpucë, ndërsa u braktisën nga babai kur ylli i Barcelonës ishte vetëm 12 vjeç. Pavarësisht nga vështirësitë me të cilat u përball si i ri, Suarez arriti që të kishte sukses në futboll duke kapur majat. 1 Kristiano Ronaldo Një botë larg blicit dhe shkëlqimit si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, pavarësisht se nuk ka mbaruar ende, Kristiano Ronaldo ishte thjesht një djalë nga Madeira. Ikona ka treguar historinë e rritjes së tij modeste pa lodra dhe dhurata për Krishtlindje, duke ndarë një dhomë me tri motrat. Derisa një ditë nënshkroi kontratën me Mançester Junajtid në vitin 2003, ku do të vinte këmbë për herë të parë në një aeroplan. Fillimet e përulura të Ronaldos me siguri i bënë atij mirë në ndjekje të përsosmërisë.
@
Sport
www.fjala.al online 24 orë
T
E enjte 30 janar 2020
11
Garat tragjike të Dakarit Dhjetëra garues kanë humbur jetën në sfidën e shpejtësisë. Kush ishte Paulo Gonçalves, “I Shpejti” që vdiq në aksidentin fatal të 12 janarit
ë jetosh e të vdesësh me shpejtësinë e erës, kështu e shohin jetën pilotët e garave me motor e të Formulës 1. Adrenalina dhe emocioni që të jep shpejtësia e garave të F1 apo atyre me motor nuk mund të gjendet në asnjë sport tjetër, të paktën për ata që garojnë në këto sporte, dhe për ndjekësit e tyre kjo gjë nuk mund të diskutohet. Megjithatë, ashtu siç dihet, shpejtësia e madhe ka marrë shumë jetë, ku përjashtim nuk bëjnë as personat që marrin pjesë në këto gara. Që prej 18 qershorit të vitit 1952 e deri më tani, janë regjistruar plot 52 pilotë që kanë ndërruar jetën në garat e Formulës 1 si pasojë e aksidenteve. Rasti i parë i regjistruar është ai i anglezit Kameron Ërl, i cili u aksidentua gjatë provave garuese të makinës R14B në shinën e Shoqatës së Kërkimeve të Industrisë Motor (MIRA) në Naniton, Uoruikshër, kur makina e tij u përmbys. Ërl ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, duke u bërë kështu shoferi i parë që humb jetën në gara. Ndërsa, në garat e “Rally Dakar” kanë ndërruar jetën plot 29 pilotë ku i pari është rasti i francezit Patris Dodë në janar të vitit 1978. Dodë humbi kontrollin mbi Yamaha-n e tij ndërsa po rregullonte kokoren u rrëzua duke iu afruar fillimit të skenës në Agadez-Tahua dhe më pas goditi kokën mbi një gur, duke marrë një frakturë në kafkë. Ai u transferua në një spital në Paris, ku më vonë vdiq. Megjithatë, vitet e fundit u duk se këto gara ishin bërë paksa më të sigurta dhe ishin rralluar rastet e aksidenteve me pasojë vdekjen e garuesve. Madje, rasti i fundit ishte regjistruar në 6 janar të viti 2015, ditë kur trupi i 35-vjeçarit Mihal Hernik u gjet nga autoritetet që merreshin me garën pasi nuk arriti kurrë ta mbaronte atë. Që prej vitit 2015 nuk kishin ndodhur më aksidente të përmasave të tilla ku garues humbën jetën. Mirëpo, 12 janari i vitit 2020 do të sillte sërish një ngjarje tragjike për garat e “Rally Dakar”. 40-vjeçari portugez, Paulo Gonçalves ndërroi jetën pak ditë më parë, pasi pësoi atak kardiak pas një përplasjeje tragjike, teksa ishte duke garuar. Një helikopter u dërgua në vendin e ngjarjes, ku mjekët gjetën Gonçalvesin pa ndjenja. Ai u nis menjëherë për në spitalin “Layla”, ku u shpall i vdekur. Ndërsa, vetëm pak ditë më pas një tjetër pilot do të bëhej pjesë e një aksidenti të rëndë, nga i cili mundi të jetonte vetëm pak ditë më pas. Më 16 janar të 2020-ës, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të Gonçalvesit, garuesi 49-vjeçari Eduin Straver u përplas në raundin e 11-të të garës në Dakar të Arabisë Saudite, ku si pasojë u këput një nga rruazat e shtyllës kurrizore në qafë. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku qëndroi në koma për plot tetë ditë. Holandezi u dërgua në vendin e tij më 22 janar për të marrë një mjekim më të specializuar, megjithatë dëmtimi ishte aq i rëndë, sa dy ditë më pas u raportua se Straver nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Kush ishte Gonçalves, “I Shpejti” i garave me motor? Paulo Gonçalves u lind më 5 shkurt 1979 në Gemeses, në Braga të Espozendes në Portugali. Gonçalves njihet ndryshe si kalorës me motor. Gonçalves ka fituar plot 23 tituj në Motocross, Supercross dhe Enduro, si dhe fitoi Kampionatin Botëror të Mitingjeve Ndërkombëtare të FIM (Federatat Ndërkombëtare e Motoçiklizmit) në 2013-ën. Portugezi filloi hyri në “Rally Dakar” në vitin 2006 dhe mori pjesë në trembëdhjetë gara të tyre. Gonçalves garoi në kontinentet afrikane, Amerikën e Jugut dhe Azinë dhe fitoi tri faza. Ai përfundoi në mesin e dhjetë garuesve më të mirë dhe në vitin 2015, Mark Koma ishte konkurrenti i vetëm që arriti ta kalonte. Midis viteve 2006-2009 dhe po ashtu nga 2013-ta deri në 2019-ën, Gonçalves garoi për ekipin Honda në “Dakar Rally”, përpara se të transferohej në ekipin Hero MotoCorp
Lista
Garuesit që kanë humbur jetën në aksidente të “Rally Dakar” në vitet 2000-2020
Paulo Gonçalves
në vitin 2020. Ndërsa, nga 2010-ta deri në vitin 2012-ën portugezi ishte me veshje e ekipit të BMW-së Husqvarna Motorcycles. Ai ka qenë edhe anëtar i ekipit të KTM gjatë karrierës së tij. Dakari nuk ka qenë shumë i sjellshëm me Paulon vitet e fundit, pasi ai u detyrua të tërhiqej pak para edicionit të vitit 2018 me lëndime në gju dhe shpatull, ndërsa në vitin 2019 u rrëzua në skenën e pestë. Megjithatë, pas daljeve pozitive në biçikletën e tij të re në “Silk Way Rally” dhe “Rallye du Maroc”, Paulo do të shpresonte se përvoja e 13-të e Dakarit do dëshmonte fatin dhe urinë e tij për sukses. Ndërsa, në edicionit e vitit 2020 të tubimit në Dakar, portugezi filloi në fazën e tretë, pasi u njoftua tërheqja e tij, e cila u korrigjua rreth tre orë më vonë, pasi Gonçalves po mundohej të riparonte automjetin e tij në të njëjtën kohë kur po priste që ekipi të mbërrinte për ndihmë. Për shkak të dashurisë për shpejtësitë e mëdha, Gonçalves u mbiquajt “I Shpejti”. Megjithatë, për të dashuruarin mbas shpejtësisë, duket se garat do të ishin dhe mbyllëse të jetës. Gjatë fazës së shtatë të “Rally Dakar” në 12 janar të 2020-ës në Arabinë Saudite, Paulo Gonçalves u gjet pa ndjenja në kilometrin e 276-të të pistës së garës. Portugezi u dërgua me helikopter në spitalin “Layla”, ku dhe u konfirmua se kishte ndërruar jetën, ndërsa
duhet theksuar se ai ishte vetëm një muaj larg ditëlindjes së 41-të. Menjëherë pas konfirmimit të lajmit të vdekjes së Gonçalvesit në Komunën e Espozendes ai u vlerësua si ambasador i vendit në të gjithë botën. Ndërsa organizatorët e Dakarit anuluan edhe fazën e tetë të garave me biçikleta, për të shprehur respektin e tyre ndaj Paulos.
Daniel Vergnes – 8 janar 2002 Bruno Cauvy – 11 janar 2003 José Manuel Pérez – 6 janar 2005 Fabrizio Meoni – 11 janar 2005 Andy Caldecott – 9 janar 2006 Elmer Symons – 9 janar 2007 Éric Aubijoux – 20 janar 2007 Pascal Terry – 4 janar 2009 Jorge Andrés Martínez Boero – janar 2012 Thomas Bourgin – 11 janar 2013 Eric Palante – 10 janar 2014 Michał Hernik – 6 janar 2015 Paulo Gonçalves – 12 janar 2020 Edwin Straver – 24 janar 2020
Eduin Straver
Takimet e ardhshme dhe klasifikimi i Superligës Shqiptare
12
OP-ED
E enjte 30 janar 2020
www.fjala.al online 24 orë
@
Koment
Frika “e pakuptueshme” nga viruset dhe tërmetet Nga Leonard Veizi
K
oronavirusi nuk ka çfarë t’i bëjë dot botës. As e pakëson, dhe për më tepër, as mundet ta asgjësojë atë. Këtë tragjedi botës nuk ia bëri dot as ebola me ethet hemorragjike, as gripi i derrit i njohur me kodin e frikshëm AH1N1, as H5N1 që u mbiquajt ndryshe si gripi i pulave dhe as viruset e tjera me gjithfarë emra kafshësh që kanë qarkulluar vitet e fundit anembanë globit. I frikshëm ka qenë vetëm gripi spanjoll i 102 viteve më parë, por edhe pandemia e tij pati “sukses të garantuar”, për shkak të kushteve të tjera të trajtimit
njerëzor. Por, botës ky lloj virusi nuk i nxori dot ujët e zi, siç ndodhi në rastin e përmbytjes së madhe në kohën e Noes. Në këtë mënyrë teoria e prifti Maltus nuk gjeti zbatim as 220 vjet pas shpërthimit të veprës së tij “Essay on the principe of Population”. Bota nuk u bë më e vogël nga Lufta e Madhe ku kufomat qelbeshin nëpër hendeqe, as nga Lufta e Dytë Botërore me ndihmën e madhe të krematoriumit, madje as nga virusi AIDS që doli në treg nga vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Bota ka pak më shumë se 7.5 miliardë njerëz sot dhe bota nuk futet dot në kolaps për çështjen e Krimesë, as atë të Iranit dhe aq më pak për Rripin e Gazës. Kriza më e frikshme në shpërfaqe të saj mund të jetë ajo e ujit. Këtu ka vend për debat. Teoritë konspirative se viruset qarkullojnë për të ulur numrin e popullsisë, martesat gay dhe ulja e lindshmërisë te gratë nëpërmjet mekanizmave të sofistikuar herë ushqimor e herë mjedisorë, nuk e kanë bërë aspak botën të pësojë një krizë demografike. Pra, të gjitha janë teori e praktika të dështuara.
Tomas Robert Maltusi, demograf dhe ekonomist anglez, por edhe një prift njëkohësisht, lindshmërinë dhe popullsinë në përgjithësi i konsideronte madhësi të pandryshuar në hapësirë dhe kohë. Në vitin 1798 kur botoi librin “Mbi parimet e popullatës”, pati shpjeguar se popullsia dhe varfërimi i saj nuk vareshin nga kushtet shoqëroro-historike dhe institucionet sociale, por nga të ashtuquajturat ligjet konstante natyrore. Maltusi shtroi çështjen e rregullimit të numrit të popullsisë përmes masave preventive dhe ndëshkuese. Ndër masat preventive ai propozoi: vonesën në martesë dhe përmbajtjen seksuale të njeriut. Kurse ndër masat ndëshkuese parashihte: mungesën e ushqimit, epidemitë, luftërat dhe disa forma tjera antinjerëzore. Teoria e Maltusit nuk u vërtetua nga zhvillimi i mëpasshëm material e mendor i njerëzimit ndaj dhe u konsiderua thellësisht antishkencor dhe antinjerëzore. Në vitin 2020, kjo teori quhet e marrë fund. Uria u mposht me prodhimet OMGJ dhe viruset luftohen me gjithfarë injeksionesh antivirus. Ndërsa jetëgjatësia
është rritur në kufij të skajshëm. Kështu që, globi do të vazhdojë të shumohet. Koronavirusi mund të marrë shumë jetë njerëzish, por jo më shumë se një fundjavë me aksidente në një vend të rëndësishëm të perëndimit apo në Indi. As tërmetet nuk i kanë bërë gjë globit, sado të fuqishëm kanë qenë. Nëse boshti i tokës ka lëvizur, kjo ka ndodhur për arsye shumë më të mëdha nga sa ne e mendojmë. Tokës i janë dashur 200 mijë rrotullime rreth Diellit derisa numri i qenieve njerëzore të shkonte në 1 miliard. Por, vetëm në 200 viteve e fundit numri i tyre i kaloi 7 miliardët. Ishte viti 1987, kur bota u bë me 5 miliardë banorë. Vetëm 12 vjet më pas statistikat do të tregonin se bota e vitit 1999 u bë me 6 miliardë banorë. Dhe po 12 vite të tjera u deshën që bota të mbarsej dhe me 1 miliard të tjerë. Pra, çdo 12 vjet me një shtesë njëmiliardëshe. Dhe nuk po flitet më për uri si 30 vite më parë, por vetëm për etje. Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike.
Rezervat e naftës janë taposur e dyllosur duke e siguruar lëvizjen motorike edhe për shumë vite, por uji jetik, edhe pse me prurje të njëjta si më parë, do të duhet të mbajë shumë më tepër njerëz në jetë. Në Australi lajmi që do të vriteshin dhjetë mijë deve se konsumonin shumë ujë, mori dhenë. Ndërkohë, 7,5 miliardë njerëz në botë duan nja dy litra ujë për të pirë çdo ditë, nja 10-15 litra të tjerë për t’u larë dhe nja 20-30 për të shkarkuar WC-të. Por, edhe kësaj i është gjetur zgjidhja: shkripëzimi i ujit të deteve dhe oqeaneve e ka pakësuar etjen. E çfarë mund ta bëjë botën të pakësohet...? Koronavirusi jo një herë, nuk ka shanse. Ai nuk mund ta zvogëlojë dot botën, edhe pse ajo sot nuk është aq e madhe sa dikur. Vetëm në 20 vite të ekzistencës së tij, interneti na tregoi se globi që na dukej gjigant, i paeksplorueshëm dhe pa një të dytë në galaksi, të na duket fare e vogël, ku njerëzimi mezi qëndron në krah të njëri-tjetrit.
Koment
Me apo pa liberalizim, shtetet e Ballkanit po zbrazen Nga Augustin Palokaj
N
uk ka masa efikase për të ndalur tërësisht largimin e madh të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Dallimet me vendet perëndimore janë aq të mëdha, sa duhen aq shumë vjet dhe breza për t’i zvogëluar, saqë gjithmonë do të jenë magnet për të rinjtë. Fenomeni, që është problem serioz, mund të zbutet me disa masa, por jo edhe të ndalet në tërësi. Ndërkohë, magnet janë edhe vendet e Perëndimit ku gjithnjë e më shumë ka mungesë të fuqisë punëtore. Ky fenomen po bartet drejt jugut. Kroacia para 5 vjetësh kishte papunësi shumë të madhe, afro 20 për qind, ndërsa tash ka mungesë të punëtorëve dhe u ka dhënë me mijëra leje pune kosovarëve. Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, por edhe në pjesë të tjera të rajonit, po flitet për fenomenin e largimit të të rinjve drejt Perëndimit si për një mortajë që po i ndodh shoqërisë, shtetit dhe kombit. Cilindo shet të rajonit ta marrësh, rezultati del i ngjashëm; zvogëlim i
shpejtë i numrit të banorëve, largim i pandërprerë i të rinjve dhe parashikime se në të ardhmen situata do të jetë edhe më keq. Me apo pa viza, me apo pa liberalizim, vendet e Ballkanit po zbrazen. Kosova, i vetmi shtet që ende nuk gëzon lirinë e lëvizjes në vendet e Evropës Perëndimore pa viza, është shembull se si mbajtja e regjimit të vizave nuk e ndal valën e largimit. Nga Kosova secilin vit po largohen drejt Zvicrës, Gjermanisë dhe shteteve të tjera me dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht të rinj. Marrin viza pune, martohen dhe gjejnë disi mënyrën. Natyrisht, e kanë më të vështirë sesa qytetarët e Shqipërisë apo të Serisë, po jo edhe të pa mundur. Heqja e vizave ndoshta do ta përshpejtonte dhe lehtësonte edhe largimin për disa të rinj, por jo në masë shumë të madhe. Bashkimi Evropian pohon se është i “shqetësuar” për “derdhjen e trurit” (term për largimin e të rinjve dhe të zgjuarve nga një shtet) nga disa shtete anëtare e po ashtu edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por e njëjta BE pohon qartë se nevojat për fuqi të freskët pune në shumë shtete anëtare mund të përmbushen vetëm përmes imigrimit, mundësisht legal. Problemi qëndron në faktin se nga kjo dukuri po pësojnë vendet më pak të zhvilluara të BE-së. Deri vonë më së shumti njerëz largoheshin nga Polonia, Rumania, Bullgaria, Lituania. Numri i përgjithshëm i të larguarve nga këto vende drejt vendeve më të pasura të BE-së e kalon dhjetëmilionëshin në dhjetë vjetët e fundit. Tash potenciali për emigrim nga këto vende është shter-
ur. Papunësia në këto vende pothuajse nuk ekziston, ndërsa rritja ekonomike dhe emigrimi kanë krijuar nevojë për punëtorë që vijnë nga Ukraina dhe nga vendet e tjera jashtë BE-së. Nuk ka masa efikase për të ndalur tërësisht largimin e madh të të rinjve nga Kosova, Shqipëria por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Dallimet me vendet perëndimore janë aq të mëdha, sa duhet aq shumë vjet dhe gjenerata për t’i zvogëluar, saqë gjithmonë do të jenë magnet për të rinjtë. Fenomeni, që është problem serioz, mund të zbutet me disa masa, por jo edhe të ndalet në tërësi. Ndërkohë, magnet janë edhe vendet e Perëndimit, ku gjithnjë e më shumë ka mungesë të fuqisë punëtore. Ky fenomen po bartet drejt jugut. Kroacia para 5 vjetësh kishte papunësi shumë të madhe, afro 20 për qind, ndërsa tash ka mungesë të punëtorëve dhe u ka dhënë me mijëra leje pune kosovarëve. Në Kroaci për problemin e largimit të të rinjve flitet sikur për gjendje lufte, sikur për një tragjedi kombëtare. Vetëm se nuk kërkohet që në kufi të vendoset ushtria për t’i penguar njerëzit të largohen. Nga Kroacia, prej kur është anëtare e BE-së, çka u jep mundësi qytetarëve të gëzojnë edhe qasjen e lirë në tregun e përbashkët të punës, janë larguar rreth gjysmë milioni njerëz, ndonëse është vështirë të dihen shifrat e sakta, sepse shumë prej tyre nuk i ndërrojnë adresat formalisht. Po ashtu, në këtë numër hyjnë edhe kroatët nga Bosnja që në vendet e BEsë vijnë me pasaportë të Republikës së Kroacisë. Ndërkohë në Kroaci ka
mungesë kronike të punëtorëve në sektorin e turizmit dhe ndërtimtarisë. Rasti i Kroacisë do të duhej të kuptohej si vërejtje dhe shembull edhe për vendet e tjera të rajonit që nuk janë në BE. Në Kroaci rrogat nuk janë aq të vogla. Edhe në Kroaci rroga mesatare është afruar rreth 1000 euro. Por njerëzit nuk shkojnë vetëm për një vend pune. Ata shkojnë edhe për një punë më të mirë, trajtim më të mirë nga punëdhënësi, mbrojtje më të mirë nga sistemi dhe shteti, kushte më të mira pune dhe kushte më të mira të shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Këto fusha edhe në Kroaci, sipas përshtypjes së qytetarëve, vazhdojnë të jenë të goditura nga korrupsioni i madh. Edhe dy herë më e vogël rroga në vendlindje mund të jetë më e madhe sesa ajo jashtë, nëse merren parasysh shpenzimet e jetës, qiraja për banesë dhe udhëtimi për në vendlindje. Arsyet janë shpesh të natyrës tjetër. Sepse jashtë paguhen orët shtesë kur punëtori punon më shumë se 40 orë në javë (në disa shtete orari i punës është 33 deri 37 orë në javë). Fenomenin e largimit të të rinjve nga vendlindja nuk duhet shtruar në diskursin patriotik apo patetik. Është thjesht një fenomen socio-ekonomik dhe demografik. Nuk largohen ata që e duan vendim më pak e rrinë ata që e duan më shumë. Sidomos duket hipokrite kur në vendet e Evropës Perëndimore dëgjon njerëz nga Kosova apo Shqipëria të cilët i qortojnë ata që sot po largohen, apo mendojnë të largohen nëse do të kenë mundësi. Shumë të rinj me largimin nga vendlindja, ndonëse kanë nxitur prob-
leme të tjera, kanë zgjidhur një problem ekzistencial për vete e shpesh edhe për familjen që ka mbetur në Kosovë. Ata nuk mund të presin që Kroacia të bëhet si Gjermania apo Kosova si Zvicra. Ata nuk mund të jetojnë nga pensionet e prindërve, nëse fare kanë pension, apo të presin ndihmë nga vëllezërit që janë jashtë apo të presin angazhimin në ndonjë parti politike për të gjetur ndonjë punë në Kosovë në sektorin publik. E në shtetin ku njerëzit preferojnë në masë të madhe punën në sektorin shtetëror nuk pritet ndonjë zhvillim i madhe ekonomik. Sepse është sektori privat ai i cili e mbush buxhetin më shumë sesa ai publikë. E kur sektori privat varet edhe nga lidhjet politike, atëherë situata bëhet edhe më e rëndë. Bashkimi Evropian mendon se demografia dhe demokracia janë të lidhura. Me këtë emërtim e kanë pagëzuar edhe resortin e zëvendëskryetares së Komisionit Evropian, Dubravka Suica, nga Kroacia. Ajo është zëvendëskryetare e Komisionit Evropian për “Demokraci dhe demografi”. Është një pranim se si ndjenja se nuk ka sa duhet demokraci ndikon edhe në fenomenet demografike. Krijimi i kushteve më të mira të jetës në disa rajone të Evropës, qofshin në BE apo jashtë saj, është pjesë e planeve që do të shqyrtohen edhe në konferencën për të ardhmen e Evropës, e cila do të zgjatë dy vjet. Një balancë më e përshtatshme dhe më pak e dhimbshme mund të krijohet. Por ndalja e largimit të njerëzve nga vendet më pak të zhvilluara është një mision i pamundur.
@
www.fjala.al
E enjte 30 janar 2020
op-ed
online 24 orë
13
opinion
Dëmtuar gjatë leximit… (Karikatura e një regjimi në romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” të Besnik Mustafajt)
Nga Arben Çejku
N
jë vepër arti, pikturë apo skulpturë, mund të dëmtohet gjatë rrugës edhe për shkak të formës së transportit, po një vepër letrare (roman, poezi, tregim, dramë, novelë), a ka të ngjarë që të dëmtohet gjatë “transportit” të saj nga shkrimtari te lexuesi, kur ajo hyn në procesin e leximit? Unë mendoj se, po! “Dëmtimi gjatë leximit”, nuk lidhet me dëmtimet e librit si objekt fizik, por nënkupton mosvendosjen apo shkëputjen e parakohshme të urave të komunikimit midis një vepre në proces leximi dhe një lexuesi, që kërkon të reflektojë mbi atë që po lexon. Sa e sa libra i kemi shfletuar vetëm në faqet e para dhe pastaj i kemi braktisur? Sa e sa të tjera nuk i kemi zënë me dorë fare, duke i lënë në pluhurin e harresës? Janë një mijë e një arsye ato që ndikojnë në fenomenin e dëmtimit të një libri, gjatë leximit… Dëmi më i madh, që pëson një vepër letrare, në këtë që po e apostrofojmë si “dëmtim gjatë leximit” është, kur kjo vepër nuk lexohet fare. Kjo shkakton edhe dhimbjen më të madhe për një shkrimtar, për një krijues. “Dëmet” e tjera gjatë leximit, siç mund të jenë mungesa e vëmendjes së plotë nga ana e lexuesit, pamundësia për ta rrokur në tërësi vlerën artistike të veprës, dituria e cunguar historike, për të kuptuar kontekstin dhe mesazhin politiko-shoqëror të veprës, mungesa e shijeve të holla artistike, për të kuptuar stilistikën dhe gjithë figuracionin e veprës, pamundësia abstraguese, për të vlerësuar personazhet si heronj real të përditshmërisë etj., etj. janë në fakt “dëme kolaterale”, të pakonsiderueshme. Vepra, sigurisht, që mund të jetë “dëmtuar gjatë leximit” edhe për këto shkaqe, por për autorin, rëndësi ka që ajo ka gjetur një lexues të caktuar. Ashtu si gratë lehona, që kanë frikë, për krijesën e tyre të brishtë, kur e shohin se ndonjëherë bie në duar të pastërvitura, edhe shkrimtarët brengosen se mos vepra e tyre, si një bebe, bie dhe dëmtohet.. Në procesin e gjatë të leximit, gjithnjë kam pasur dhe vazhdoj ta kem brengën se, në mos edhe unë kam dëmtuar gjatë leximit disa vepra. Kjo më ka nxitur që t’ju rikthehem e t’i rilexoj disa prej tyre. Rileximi më ka provuar se kam dëmtuar, sidomos kryevepra, gjatë leximit. Rileximi i veprave të shquara më ka bërë të kuptoj se gjatë procesit të leximit të parë, kam pasur humbje dhe nuk e kam vjelë dot të gjithë produktin. Pra, në këtë rast, jam dëmtuar unë gjatë leximit. Kur i jam kthyer për së dyti dhe ndoshta edhe për së treti, kam vënë re humbjet, boshllëqet që kam pasur gjatë leximit (leximeve) të mëparshme. Ka qenë e njëjta vepër, i njëjti autor. Por, në çdo lexim, kam kuptuar më mirë, kam parë më mirë dhe kam mësuar më
shumë nga vepra. Shkëndijën fillestare për këtë apostrofim të marrëdhënies magjike: shkrimtar – vepër – lexues, ma nxiti titulli i romanit “Dëmtuar gjatë rrugës” i shkrimtarit Besnik Mustafaj. Pasi e lexon këtë roman, kupton se nuk janë vetëm veprat ato që “dëmtohen gjatë rrugës”, por edhe vetë shkrimtarët apo njerëzit që e rrethojnë atë. Madje, edhe një shoqëri e tërë, mund të dëmtohet gjatë rrugës. Ecja në rrugën e jetës, nuk është vetëm një ecje horizontale hap pas hapi, por ajo shpesh herë mund të transformohet në një kërcim hendeqesh misterioze ose në një kacavarje me këmb’e duar në murin që të del përpara… Mustafaj, me romanin e tij më të ri, na ndihmon të shohim dhe të kuptojmë se jo vetëm një njeri, por një shoqëri e tërë u dëmtua gjatë rrugës së absurdit të komunizmit shqiptar. Këtij procesi surrealist të dëmtimit gjatë rrugës nuk i shpëton dot askush, pavarësisht se ku mund të ndodhet për momentin. Gardianët e së keqes janë gjithnjë vigjilent, siç është një nga personazhet kryesore në roman, Shoqja Rushe, e cila, si një flutur, pasi sillet e sillet rreth dritës së partisë, më në fund, edhe ajo përplaset, duke rënë përtokë pa mëshirë dhe pa asnjë vlerë. Kurthi ku bie lexuesi i këtij romani është keqkuptimi se ai këtë vepër-homazh, shkrimtari Besnik Mustafaj e bëri për nënën e tij. Madje, në ditët e panairit të librit, vitin e kaluar, gjatë promovimit, dëgjoja shumë njerëz që thoshin: “ Besniku ka bërë një roman për nënën”. Unë, pa e lexuar, u thosha me humor se, me siguri që “Nëna e Besnikut është më e mirë se Nëna e Gorkit”… Në roman, Shoqja S. është personazhi kryesor, por njëkohësisht është edhe nëna e autorit. Vetë romani është shkruar në stilin e një memuari autobiografik. Saga e romanit (historia) përshkruhet si një ngjarje familjare, sepse ajo përgjithësisht zhvillohet brenda shtëpisë së nënës së autorit. Edhe heronjtë kryesorë të rrëfimit janë një grusht familjarësh, si p.sh., nëna e autorit, babai, gjyshi, dy vëllezërit dhe disa të njohur përreth. Duke përdorur këtë dinakëri artistike, autori e shpëton veprën e tij nga dëmtimi gjatë leximit. Por, kjo lloj letërsie nuk është gjithnjë e garantuar për të arritur suksesin artistik. Ajo është një nga sfidat më të mëdha, sprovat më delikate, kur krijuesi vendoset, herë në rolin e objektit dhe herë në rolin e subjektit, në romanit që po shkruan. Por këtë sprovë Mustafaj e ka tejkaluar, kryesisht te romani pararendës, “Autoportret me teleskop”. Te “Dëmtuar gjatë rrugës”, autori herë shikon me sytë e një bebeje të vogël, herë abstragon dhe shikon veten me sytë e nënës së tij, ndërkohë që në fillimin dhe në fund të romanit është djali shkrimtar dhe figurë publike, që plotëson “amanetin e nënës”, që hiq më pak, është detyra për të shkruar një roman të jashtëzakonshëm. Dhe ia ka dalë me sukses. Në këtë roman, Mustafaj merr për bazë një histori të thjeshtë njerëzore, të treguar si brengë shpirti nga nëna e tij, dhe e vendos në qendër të veprës duke e kthyer dalëngadalë në kryehistori, në kryengjarje, në kontrast të thellë me ngjarjet e mëdha (si, p.sh., vizita e Hrushovit në Tiranë) që prodhon vetë
shteti. Madje, edhe supershteti, siç ishte Bashkimi Sovjetik apo Kina. Në qendër të romanit është historia e thurjes së një palë çorapesh për ish-udhëheqësin sovjetik, Hrushov, nga një grua e zakonshme, në një skaj të largët të republikës së revolucionarëve shqiptarë. Rreth kësaj ngjarjeje dhe këtij triki artistik, Mustafaj ndërton një kryevepër të ironisë, sarkazmës, alegorisë dhe ndëshkimit artistik për një nga regjimet më të egra në Evropë. Duke vënë në qendër të romanit një personazh të thjeshtë, të paarsimuar, të tkurrur në vetvete, një grua tradicionale në sjellje e mendim, të përkushtuar për familjen, një nënë tipike shqiptare të viteve `60, Mustafaj e kthen nënën e tij në simbol të mijëra nënave shqiptare, që nuk e kanë djalin “shkrimtar”, që t’u shkruajnë historinë, por që kishin të njëjtin fat si nëna e Besnikut. Autori, fillimisht, kujdeset të krijojë dy grupimet shoqërore, që në njërën anë simbolizojnë popullin e thjeshtë dhe në anën tjetër klubin e “njerëzve të rinj”, që ishin një prodhim hibrid i taborëve ideologjikë që shkelnin mbi Shqipërinë. Ngjarjet zhvillohen në një qytezë të vogël dhe të izoluar veriore, që për nga simbolika është vetë Shqipëria e diktatorit Hoxha. Kjo vihet re lehtë nga marrëdhënia kapilare që është mes kësaj province dhe kështjellës së socializmit, që është larg në Tiranë. Nëna e shkrimtarit, jashtë vullnetit të saj, bëhet pjesë e teatrit absurd, duke marrë role që tentojnë ta ndryshojnë, ta deformojnë si njeri. Pra, ta dëmtojnë gjatë rrugës. Madje, në një moment, kur ajo nga një grua e rëndomtë u bë Shoqja S, sepse veprën dhe shembullin e saj revolucionar e proklamoi vetë E. Hoxha, ndjeu dyshimet e para brenda vetes. Kur këtë ia tha rastësisht edhe një nga shoqet e saj të ngushta, komshia Drita, atëherë, beteja mes njeriut të ri socialist dhe atij tradicionalist, u bë më e ashpër brenda botës së saj të pastër. Ajo kishte qenë krejt e virgjër politikisht dhe ideologjikisht, deri në momentin që thuri ato dreq çorapesh për udhëheqësin botëror dhe puna e saj doli në gazeta dhe takime publike. Në këtë rrugëtim të shkurtër, Shoqja S, gati përdhunshëm, vihet në skenën e teatrit tragjikomik për të ushqyer popullin me propagandë, jo për të plotësuar nevojat e saj shtëpiake.
Në këtë ngarendje, ajo, përveç fëmijës së vogël, lë vetëm herë pas here edhe gjyshin e autorit, i cili nga ana e vet, është simboli i malësorit tradicional, që as nuk e refuzon as nuk e pranon dot gjithë atë histeri enveriste, që përballë tij shfaqet gjithnjë kërcënues. Ashtu siç kanë bërë mijëra e mijëra shqiptare në këtë udhëtim paradoksal, edhe nëna e autorit, Shoqja S e kryen golgotën e absurdit . Por, pak para fundit, ajo ndeshet me Dritën, komshien e saj, të cilën po e internojnë. Në këtë moment, Shoqja S, flak tej frikën dhe çdo lidhje me klubin e shoqeve të agjitpropit dhe zyrave të partisë dhe i gjendet pranë me përkushtim e zemër, si dikur. Kur dy miket e vjetra gjenden përballë, Drita, vlerëson gjestin e Shoqes S dhe i thotë: “Ti nuk ke ndryshuar...” Ky pohim i Dritës ishte lajmi më i mirë për nënën e autorit, e cila pas kalimit nëpër gjithë atë labirint angazhimesh publike dhe zyrash shteti, kishte mbetur përsëri njeri me shpirt të mirë dhe nuk ishte bërë plotësisht “njeri i ri”, nuk ishte bërë fiks si shoqja Rushe. Pra, ishte dëmtuar fare pak gjatë rrugës së vështirë, që kish kaluar. Leximi i romanit nis si kuriozitet për të vlerësuar se si një shkrimtar mund të shkruajë për nënën e tij. Por, në fund, romani “zhgënjen” për mirë. Nuk është një vepër homazh për një nënë të vetme, por është një kryevepër e letërsisë moderne e realizmit total, e cila trajton në mënyrën më të veçantë periudhën e diktaturës në Shqipëri. Lehtësia me të cilën autori të shpie në thelbin e procesit transformues (ndryshe nga Kafka te “Procesi” p.sh.), gjuha e pastër dhe plot figuracion artistik, analizat e veçanta psikologjike të personazheve dhe sidomos monologët e Shoqes S e bëjnë romanin një sy magjik nëpër të cilin shihet pas në kohë një realitet të metaltë, që peshon rëndë në supet e secilit. Romani është një aktakuzë artistike kundër autokracisë dhe diktaturave, të cilat synojnë nënshtrimin e shoqërisë, nëpërmjet deformimit të individit. Por, kur vjen fjala te një diktaturë e llojit komunist, si ajo që ishte në Shqipëri, absurdi nuk mund të trajtohet artistikisht, vetëm se nëpërmjet satirës, sarkazmës dhe mjeteve të tjera sa më fine, me qëllim që tragjikja e realitetit të mos ja zërë frymën artit të romanit.
Për ata që janë lindur pas viteve 1990 dhe nuk kanë përjetuar asgjë nga ai absurd tragjik, kjo vepër do t’u shërbejë si një çelës për të hapur sa më mirë portën e së shkuarës. Nga ana tjetër, ky roman është një homazh artistik për të gjithë ata njerëz të thjeshtë, anembanë Shqipërisë, që direkt apo indirekt u detyruan të bëheshin vegla dhe viktima të diktaturës. Ai sistem ishte si zjarri: t’i afroheshe shumë, të digjte; t’i largoheshe shumë, të ngrinte. Gjetja e vendit më të përshtatshëm për të qëndruar në atë fermë oruelliane ishte gjëja më e vështirë. “Dëmtuar gjatë rrugës” është një roman, që e tejkalon misionin e shpalosjes së lakuriqësisë së një karikature tragjikomike. Mesazhet, kryesisht mesazhet që sjell ky libër, janë me vlerë shoqërore, për sot dhe për nesër. Edhe në procesin e gjatë të tranzicionit demokratik në Shqipëri, sa e sa personazhe periferike e qendrore janë “dëmtuar gjatë rrugës…”? Sa të tjerë rrezikojnë sot, që të “dëmtohen gjatë rrugës”? Në fakt, metafora e rrugës mund të mishërohet te koha dhe përditshmëria jonë. Sa presion bashkëkohor bëhet sot mbi karakteret e brishta njerëzore? A nuk janë ende si dikur, po aq të frikshme zyrat e shtetit, sikur i shihte nëna e shkrimtarit Besnik? A nuk janë intrigat, pabesitë, kurthet, degradimet e personalitetit ato që herë pas here na presin në krye të shkallëve në institucionet ku trokasim? A nuk është ringjallur autokracia si karikaturë e demokracisë? Përveç vlerave të spikatura artistike dhe risisë që sjell në prozën shqiptare të këtij shekulli, ky roman mendoj se është gjithashtu një leksion purifikues, edukativ dhe i pazëvendësueshëm për rininë e sotme, para së cilës ka sfida të reja. Sokrati njëherë e një kohë i porosiste të rinjtë athinas: “Njihe vetveten!” Kurse sot, Mustafaj, me këtë roman, sikur na porosit të gjithëve: “Mos e tradhto vetveten!” E përmenda edhe pak më lart se me këtë roman shkrimtari Besnik Mustafaj ka kapërcyer veten dhe ky është një hop cilësor, që nuk e bën dot gjithkush. Ka shkrimtarë të mëdhenj, si p.sh. Kadare apo ndonjë tjetër, që gjatë këtyre dy a tri dekadave të fundit, nuk e kanë tejkaluar dot vetveten. Është e dhimbshme, p.sh., që një kandidati për çmimin “Nobel” në letërsi t’i përmenden si kryevepra romane të shkruara dekada më parë. Liria është një mundësi e madhe për shoqërinë që të ecë përpara. Por, ndonjëherë, për shkrimtarët e periudhës së postdiktaturave, kjo sikur u kufizon elementët krijues, sidomos në rrafshin e figuracionit, metaforave dhe simbolikave të tjera. Lajmi më i gëzuar për një shkrimtar është kur një nga veprat e tij përqafohet gjerësisht nga publiku dhe konsiderohet si një vlerë e munguar. Mirëpo, pikërisht këtu, fillon edhe problemi për të, sepse ky standard është një lloj steke, që ai e ka para vetes çdo ditë për ta kaluar. Nëse ai nuk e kalon dot, siç edhe ka ndodhur shpesh, atëherë, rron shkrimtari, por vdes arti i tij. Unë besoj se me kërkesat që ka ndaj vetes, Besnik Mustafaj, do ta tejkalojë këtë roman me një prurje tjetër befasuese. Por, sido që të ndodhë, “Dëmtuar gjatë rrugës”, mendoj se ka hyrë denjësisht në panteonin e kryeveprave të prozës shqiptare.
14
E enjte 30 janar 2020
Kulturë
www.fjala.al online 24 orë
@
INTERVISTA / Flet regjisori Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh”: Si i realizova 150 filma dokumentarë
Regjisori i ish-Kinostudios: Si i bënim filmat nën diktatin e partisë Nga Leonard Veizi leonardveizi@gmail.com
A
i është i ngopur deri në tej me titujt, dekorata plot shkëlqim ku janë stampuar gjithfarë figurash emblematike dhe kartonë bojë floriri ku kanë shkruar motivacione deri në superlativë. Dhe, me siguri, nëse do t’i varte në qafë, do të shëmbëllente me Cezarin që kthehej nga ekspeditat ndëshkimore të Egjiptit a me një gjeneral armate nga Lufta e Dytë Botërore, që pati marshuar me tank mbi Berlin. Ndaj, shtesa në organikë e një teneqeje më shumë nuk është se i krijon pritshmëri a ndonjë efekt entuziazmi sipëror. Dhe, nga përfitimi i ndonjë titulli tjetër të pamarrë, që do të ketë mbetur në ndonjë cep sirtari administrativ, ka hequr dorë prej kohësh. Por, as me egon e pangopshme për ca para më shumë nuk ka të bëjë më puna e tij. Gjithçka është e lidhur thjesht me pasionin që e ka pasur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë gjithë karrierës artistike dhe që nuk i zbehet as nga koha dhe as nga hapësira e pamat. Imagjinata e tij vazhdon të kuadratojë imazhe të çuditshme njerëzish a ngjarjesh, të cilat kërkon me se s’bën t’i lërë si trashëgimi në celuloid apo negativin e një filmi. Dhe për këtë nuk i duhen noterë e as mbështetje në akte nënligjore, madje as kamera “Arriflex” demode, por vetëm një aparat digjital e mikser shumëplanësh në montazh. Pas kësaj, puna vazhdon… …Në krye të herës ai është dokumentaristi më i mirë në Shqipëri, me punë të krijuar organikisht si para ashtu dhe pas viteve ‘90. Madje, njihet si regjisori që ka shkruar historinë, pasi pjesa më e madhe e dokumentarëve flasin për figurat më me peshë të popullit shqiptar. Në background-in e tij artistik numëron rreth 150 dokumentarë. Ç’do të thotë të jesh regjisor? Regjisori është truri i veprës filmike, një lloj dirigjenti i një orkestre të madhe simfonike, që dirigjon të gjithë komponentët me mjeshtëri, kulturë dhe art, të gjitha pjesët që përbëjnë atë që quhet vepër filmike. Cila ishte përshtypja e parë kur u emëruat në Kinostudio dhe nisët punën aty? Ndërtesa e madhe 2-katëshe, e gjitha mermer dhe me tavane të pikturuara, më dukej si një kështjellë mesjetare gjithë mistere dhe të panjohura. Mbresat, kur hyra për herë të parë në të dhe kapërceva korridoret e gjatë për të shkuar te dhoma e montazhit, si i thonë, qenë të fuqishme. Ishte me të vërtetë një ndërtesë hijerëndë dhe imponuese. Kurrë nuk më pati shkuar ndërmend se një ditë mund të punoja aty. Kinemaja shqiptare lulëzoi në mënyrë të menjëhershme. Kishte arsye të veçantë? Kinostudioja lindi si një dëshirë dhe vullnet i shtetit shqiptar për të pasur edhe shqiptarët një histori dhe traditë në filmin shqip. Thuhet rëndom në ditët e sotme se ajo lindi për propagandë. Pas Luftës, ku u derdh shumë gjak, vendi ynë u rreshtua në kampin komunist. Ishte normale që të propagandoheshin, të kultivoheshin, të përjetësoheshin në art e kulturë përpjekjet mbinjerëzore të një populli të tërë për çlirimin dhe identitetin kombëtar, ashtu siç nuk mund të liheshin pa u fiksuar edhe përpjekjet po aq titanike për zhdukjen e plagëve të luftës dhe mobilizimi masiv për rindërtimin e vendit. Në kinematografi do të flitej për historinë shqiptare të asaj kohe, për luftën partizane, për ndërtimin e socializmit. Çfarë bëhet sot në Amerikë dhe në vendet e tjera perëndimore? A nuk bëhet propagandë? Sa i indoktrinuar ishte filmi shqiptar para viteve ‘90? Kinematografia shqiptare arriti të realizonte 14 filma artistikë në vit. Dhe u realizuan filma me vlera të mëdha artistike. Por, më duhet ta them se indoktrinimi, si dje dhe sot, është pjesë e përditshme e njerëzve që merren me art,
kulturë dhe gazetari. Në kohën tonë jo të gjithë filmat ishin të indoktrinuar, por edhe brenda politikës së çastit ne mundoheshim të fusnin shpirtin artistik dhe punonim me pasion për ta realizuar çdo film me teknikën më të lartë. Kinostudioja dhe punonjësit e saj artistë, i shërbyen vendit dhe popullit me dashuri, art, pasion dhe kulturë. Ata fiksuan në celuloid të vërtetat e mëdha të historisë shqiptare, por natyrisht duke i shërbyer edhe politikës së partisë shtet, sepse ishte ajo që e ngriti, drejtoi dhe financoi këtë ndërmarrje të madhe artistike, kulturore dhe propagandistike. Natyrisht që do bëhej edhe propaganda e partisë. Në fillimet e saj Kinostudioja ka realizuar “Kinoditarin”. Çfarë përmbante ai? Gjinia e kinoditarit lindi në kushtet e transmetimit të një lajmi të shpejtë për kohën e ku pasqyronte informacionet për ndërtimin socialist të vendit. Kishte filma që kishin të bënin tërësisht me propagandën e kohës, por krahas filmit propagandistik morën jetë edhe filmat dokumentarë që i shërbyen artit, kulturës, traditës, historisë. Si kineast, më së shumti njiheni për përzgjedhjen e temave historike. Përse pikërisht këtë gjini? Historia e vendit tonë mbart në vetvete shumë figura të mëdha. Ne duhet të jemi krenarë me historinë tonë. Megjithatë, ka ende shumë figura të parealizuara, por që unë nuk pretendoj t’i bëj në film, sepse edhe koha dhe mosha ndikojnë. Por, të bësh një film për Migjenin nuk ke bërë politikë apo të fiksosh në celuloid jetën e Mios, të tregosh për Aleksandër Moisiun, vëllezërit Topulli, Asdrenin apo të ngresh në piedestal filmik kryengritjet e mëdha të Veriut në vitet 1910-1912 nuk bën politikë. Është e njëjta gjë si të shkruash një roman për ndërtimin e një kombinati apo të një hidrocentrali, ku objekt është vepra që ndërtohet, por subjekt janë marrëdhëniet e njerëzve që marrin pjesë në ndërtimin e veprës, karakteret, lidhjet ndërmjet njëri-tjetrit, raportet me punën dhe familjen. Me një fjalë, historia e këtyre njerëzve dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pra, ke shkruar historinë e vendit tënd, ke bërë dhe politikën, por edhe detyrën ndaj historisë dhe vendit tënd. Pra, ka ndërthurje mes politikës dhe artit. Po manifestimet e mëdha, ku merrnin pjesë krerët e shtetit, si konsiderohen? Paradat me rastin e festave të Çlirimit apo festimet me rastin e 1 Majit dhe fiksimi i tyre në celuloid janë politike, sepse i bën elozhe pushtetit
që ka fuqi të madhe, tregon forcën dhe vitalitetin e rendit socialist, pavarësisht se sa e vërtetë është kjo. Por, njëkohësisht i bën edhe një shërbim historisë së vendit, se dokumenton butaforinë e një kohe të shkuar. Gjithsesi, mund të them se arti në ato vite lulëzoi deri në piedestale. Si u pasqyrua nga Kinostudioja vdekja e Enver Hoxhës? Kur u njoftova për vdekjen e Enver Hoxhës, shkova në Kinostudio. Atje gjeta gjithë kolektivin duke qarë. Kishte edhe ndonjë që qante me zor. Ishte një atmosferë gri, atmosferë zie. Se si e ndienin shqiptarët brenda shpirtit e treguan vitet e më pasme. Por, disa njerëzve që morën flamurin e demokracisë pak vite më vonë nuk u shkonte ajo e qarë që bënë atë ditë. Hipokrizi totale! Vite më vonë, kur ata njerëz i pashë të veshur me pushtet, qesha me trishtim. Pati dhe një dokumentar me këtë rast… Bashkë me Viktor Gjikën dhe Halil Kamberin jemi caktuar për të bërë filmin mbi vdekjen e Enver Hoxhës. Sot ka një mendim tjetër për atë kohë. Po ato ditë kam parë nga afër pikëllimin e shqiptarëve. Ishte një vdekje gati-gati e kobshme. Populli përlotej. Nxënësit vendoseshin në rreshta dhe qanin me “oiii”. Kolektivat e punës braktisën punën dhe u rreshtuan në kortezh. Po kështu zyrtarët, ushtarakët, veteranët, studentët. Ishte një pikëllim masiv. Shtatë ditë zie. Te pjesa më e madhe e shqiptarëve kishte një frikë akute. Ç’do të ndodhte me të ardhmen e tyre? Ndihej një pasiguri masive. U shpërnda e gjithë Kinostudioja në gjithë Shqipërinë dhe u xhirua një film i mirë për dhimbjen e madhe të popullit shqiptar. Në fakt, koha tregoi se nuk ishte dhe aq e madhe. Hipokrizia dhe frika qe shumë më e madhe. Po me hir apo me pahir populli ka qarë. Në çfarë filtrash kaloi ky film? Përveç këshillit artistik, pasi u montua filmi iu tregua Nexhmije Hoxhës, e cila e pëlqeu. Jeni skenarist i disa filmave artistikë. Si nisi puna juaj? Kam realizuar 4 skenarë për filma me metrazh të gjatë. Ishte Kristaq Dhamo, udhëheqësi artistik, një nga personalitetet më të respektuara të filmit artistik shqiptar, i cili më dha një libër e më tha: “Merre dhe lexoje! Është një roman i Sterjo Spases. Shikoje me vëmendje dhe përpiqu ta kthesh në skenar për film”. Ishte romani “Zjarri” që kishte pak kohë që ishte botuar. Si rastësisht, Kristaqi shtoi: “Është porosi nga lart. Ky roman është pëlqyer shumë nga shoku Mehmet dhe ai ka hedhur idenë për ta bërë film”. Kishim caktuar dhe regjisorin që do ta bënte filmin, Fehmi
Oshafin, me të cilin kisha marrëdhënie të mira. Megjithëse i bënte jehonë politikës së kohës vepra kishte ca linja interesante: Një djalë i ri qyteti, mjek veteriner që shkon në kooperativë të re në një zonë të thellë malore, ku ndërthureshin dy botë dhe mentalitete. E reja përparimtare në luftë me të vjetrën zakonore. Bashkë me regjisorin i përvishemi punës. Bashkërisht realizuam një skenar të këndshëm dhe me këmbëngulje zgjodhëm grupin e aktorëve ku ishin Ndrek Luca, Vangjel Heba, Nikolin Xhoja, Astrit Çerma etj. Rolin kryesor ia besuam Justina Aliajt, e cila sapo që rehabilituar mbas ngjarjeve dramatike të Festivalit të 11-të në Radio-Televizion dhe aktronte në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ishte një aktore me potencial të madh artistik dhe kulturor. Në filmin “Thirrja”, ajo interpretoi në mënyrë të shkëlqyer. Në Kinostudio, pak filma kanë kaluar pa probleme. A do të kishit dhe ju problemet tuaja me filmin? Ç’është e vërteta filmi përfundoi me sukses dhe kur u vizionua në kolektivin krijues u prit mirë. Por, krejt papritur, diku qarkulloi thashethemnaja: Pse e keni marrë Justinën…? Kush e miratoi…? Pse s’keni pyetur…? Ata që kishin dhënë leje gënjyen dhe mohuan. Leja qe dhënë drejtpërsëdrejti nga sekretari i parë i Partisë i Shkodrës, Prokop Murra. Të gjithë ata që e kishin miratuar, shkallë pas shkalle ruajtën bythën e tyre dhe mohuan atë që kishin miratuar me entuziazëm. Kështu nisi kalvari i masakrimit të filmit. Goditja e parë qe për të minimizuar rolin e Justinës. Shkurtimi në maksimum i portretit të aktores dhe rixhirimi u bë me një aktore tjetër, Liri Lushin. I binte të bëje një film nga e para. Premiera u shfaq në kinemanë “Partizani” dhe filmi pati jehonën e vet, por të gjithë ndienim keqardhje për fatin e veprës, për lodhjen dhe pasionin e çuar dëm. Më pas, si do të vazhdonte krijimtaria juaj si skenarist? Pas skenarit të filmit “Thirrja” shkrova edhe tre skenarë të tjerë, pa lënë asnjëherë mënjanë skenarët e disa filmave dokumentarë. Bashkëpunova me Esat Musliun për filmin “Ata ishin katër”. Po në vitin 1977 pata një bashkëpunim frytdhënës me regjisorin Hysen Hakani dhe shkrimtarin Skënder Plasari, ku së bashku realizuam një film plot humor dhe fantazi, filmin “Cirku në fshat”. Skenari më madhor ka qenë për filmin artistik “Këshilltarët”. Ai u prit jashtëzakonisht mirë dhe doli me të vërtetë një film i arrirë artistikisht. Regjia e filmit iu besua Xhezair Dafës. Është një film që pati jehonë si një ngjarje e rëndësishme e Luftës Nacionalçlirimtare, ndaj dhe “Këshilltarët” mbetet një gur themeli në krijimtarinë time. Filmi u prezantua dhe në festivalin e Selanikut në vitin 1980 ku pati vlerësime nga kritika dhe shtypi vendas. A ka ndryshuar këndvështrimi juaj nga para viteve ’90 në ato pas tyre? Si kineast, unë jam ai që kam qenë para ‘90 dhe pas ‘90. E them këtë, sepse qëndrimi im emocional ndaj një vepre filmike është i njëjtë në çdo kohë. Qëndrimi emocional i artistit është i njëjtë në çdo kohë. Në këtë kuptim unë jam ai që kam qenë. Por gjërat janë dhe të lidhura. Para ‘90-ës realizimi i filmit ishte më komod, sepse investonte shteti. Grupet më të mëdha, mundësitë më të mëdha, sepse çdo gjë e paguante shteti, por teknika në atë kohë nuk ishte kjo që është sot që është më e mirë. Vështirësia ishte, sepse do bëje dhe një lloj vetëpërmbajtje, por varet se si ishte tema e filmit, sepse kishte kontroll nga shteti i asaj kohe. Sot jemi më të lirë në përzgjedhje temash, por jemi shumë më të kushtëzuar nga ana ekonomike për filmin. Mundohesh, që shumë gjëra t’i zgjidhësh me pak njerëz, pak para, por përpjekja për të bërë një vepër të pëlqyeshme është e përbashkëta e çdo periudhe kohore.
@
Argëtim
www.fjala.al online 24 orë
ngjarjet
E enjte 30 janar 2020
1923 Turqia dhe Greqia bënë Marrëveshjen për Këmbimin e Popullsisë, e cila parashikonte mërgimin në Greqi të grekëve që jetonin në Turqi dhe mërgimin në Turqi të turqve të Greqisë. Marrëveshja iu bashkëngjit si protokoll shtesë të Traktatit (të Paqes) të Lozanës. Këmbimi i popullsisë filloi në dhjetor të 1923-shit dhe vazhdoi deri në vitin 1927. Gjatë kësaj periudhe ndryshuan vendqëndrim 400 mijë turq dhe më shumë se 1 milion grekë. Marrëveshja la jashtë këmbimit grekët e Stambollit dhe ata që jetonin në dy ishuj të Egjeut si dhe turqit e Trakisë Perëndimore. Ky mërgim i detyruar shkaktoi një krizë ekonomike gati 2-vjeçare si në Turqi, ashtu edhe në Greqi.
e datës 30 janar Përgatiti: Enkelejda Fishekaj
1965 U mbajt funerali shtetëror i Uinston Çërçillit në Katedralen e Shën Palit në Londër. Atëherë, funerali më i madh shtetëror në botë.
1948 U qëllua për vdekje në një atentat teksa ishte duke bërë shëtitjen e mbrëmjes në Nju-Delhi, Mahatma Gandi, lideri politik dhe shpirtëror i Indisë dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Indisë. Gandi ia arriti ta bënte Indinë të pavarur dhe u bë një burim frymëzimi në mbarë botën për mbrojtësit e të drejtave civile dhe lirisë.
15
1933 Adolf Hitleri, themeluesi dhe kryetari i Partisë Nacional-Socialiste të Punëtorëve Gjermanë (NSDAP), u bë Kancelar i Gjermanisë. Me regjimin e tij totalitar dhe nazist Hitleri e ringriti ekonominë e vendit, riarmatosi ushtrinë dhe rivendosi rendin në Gjermani. Dhe pasi krijoi një vend të fuqishëm ai filloi të ndiqte një politikë të jashtme agresive dhe sulmoi Poloninë, duke i hapur rrugë kështu fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vdekjes së miliona njerëzve.
1972 E Diela e Përgjakshme: 27 civilë të paarmatosur goditen me armë (14 të vrarë) nga Ushtria Britanike gjatë një marshimi për të drejtat civile në Deri, Irlanda Veriore; ky është numri më i lartë i vdekjeve nga një incident i vetëm qitjeje gjatë “Troubles”.
1902 Britania dhe Japonia nënshkruajnë një traktat pas muajsh negociatash që angazhonin secilin vend të mbështesë një Kinë dhe Kore të pavarur, megjithëse e pranon “interesin e veçantë” të Japonisë në Kore.
SUDOKU Numrat nuk mund të përdoren dy herë në të njëjtin rresht ose kolonë
Dashi
Demi
Binjaket
Rutina ka rrezik të shkaktojë shumë probleme sot në jetën tuaj në çift. Do të mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Mundohuni t’i ulni sa të mundni të gjitha shpenzimet, të paktën për disa kohë.
Do të keni shume trazira sot në jetën tuaj në çift dhe herë pas here do të ndiheni shumë keq. Mundohuni të tregoheni disi më tolerantë dhe më të hapur.
Të dashuruarit do të kenë një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që ndieni pa menduar për të nesërmen. Financat do të dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do t’ju duhet të kryeni.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Më në fund do ta largoni monotoninë dhe banalitetin që dukej sikur po e mbyste jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri do të preferoni të provoni eksperienca të reja.
Duhet patjetër t’i shprehni me tepër ndjenjat gjatë kësaj dite, në mënyrë që partneri ta kuptojë sa shumë e dashuroni. Po e latë atë pas dore, mund të kërkojë dikë tjetër dhe do t’ju zëvendësojë.
Do t’ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe do të keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Nuk do të hapni rrugë për asnjë moment.
Shigjetari:
Bricjapi:
Ujori!
Mos lejoni në asnjë mënyrë që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj sot, sepse ka rrezik të përballeni me probleme. Partneri mund t’ju tradhtojë dhe do të ndiheni shumë keq.
Në përgjithësi, marrëdhënia juaj në çift do të jetë goxha e mire. Do të merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do të kërkoni në asnjë moment të dale e juaja.
Edhe pse tundimi do të jetë shumë i madh gjatë gjithë kësaj dite, sërish do t’i qëndroni besnikë personit që keni në krah. Dashuria për të në fakt është e pakufishme.
Gaforrja
Akrepi
Peshqit:
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të keni përballje të forta me partnerin dhe do të debatoni ashpër me të. Në planin financiar do të jeni vigjilentë dhe nuk do ta lejoni veten të bëni çmenduri.
Hëna do të jetë e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj sentimentale dhe gjërat do të ecin për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do të keni guxim, madje, të flisni edhe për tema delikate.
Do të keni shume besim te vetja juaj gjatë kësaj dite dhe gjërat do t’ju ecin për mrekulli. Do të jetoni në një ambient mjaft harmonik dhe do të përjetoni emocione.
16
E enjte 30 janar 2020
Reklama
www.fjala.al online 24 orë
e lirë dhe e vërtetë!
SHKARKONI
FALAS APP
info@fjala.al
FOLLOW US:
CMYK
www.fjala.al
@