CMYK
ANALIZË 12
OPINION
HISTERIA DHE EMANCIPIMI I TURMAVE
SOKAKU I TË MARRËVE DHE POLITIKA KOSOVARE
SI MË NGATËRRUAN ME OÇALANIN NË AEROPORTIN E STAMBOLLIT
NGA LEONARD VEIZI
NGA BLERIM LATIFI
Flet Agim Kuri, operatori i mirënjohur i Televizionit Shqiptar
12
INTERVISTA
8
Gazetë e pavarur. (3 herë në javë)
E enjte 23 janar 2020 NUMËR 3. VITI I I BOTIMIT ÇMIMI 50 LEKË e-mail: info@fjala.al
www.fjala.al
MANZA, SA RREZIKOJMË NGA PËRPLASJA SHBA-IRAN? Konflikti SHBA-Iran zbret edhe në Shqipëri në betejën jo vetëm diplomatike dhe politike, por edhe në akte të mundshme terroriste. SHISH dhe Antiterrori në gatishmëri, gati dëbimi i dy irakianëve të dyshuar për lidhje me regjimin e Iranit, që kanë si qëllim sulmet ndaj 2700 muxhahedinëve që ndodhen në vendin tonë. Flet për gazetën “Fjala” eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako: Irani do të tentojë akte të lidhura direkt me MEK Nga Sebi Alla
Faqe 2-3
SPECIALE
Faqe 5
21 janari”, e vërteta e “varrosur” me dëshirën e të gjithëve!
NJIHUNI ME BRANDI-N DHE SHOKËT E TIJ AGJENTË
Në çfarë faze gjendet hetimi i 4 vrasjeve që u quajtën shtetërore?! Në ç’fazë të zbulimit gjendet vrasja e Aleks Nikës? Çfarë fsheh marrëveshja e mirëkuptimit mes familjarëve dhe qeverisë? Nga Nikoleta Kovaçi
SUPLEMENTI SPORT
Faqe 9,10,11
RËNIA DHE RINGRITJA E TIRANËS Klubi i madh ndër vite; Nga trofetë e njëpasnjëshëm te rrëzimi nga Superliga. Emanuel Egbo, kush është njeriu që ringjalli bardheblutë, ish-lojtari i kryeqytetasve Nga Katerina Tafa
NJË DITË NË “SHKOLLËN E QENVE”
Pas vdekjes së babait, familja e pasuesit të Messit te Barça ende në pritje të drejtësisë
MBI 30 MIJË APARTAMENTE: PROCEDURA E RE PËR TË MARRË TAPINË ARSIMI
Faqe 14
Studentët i rikthehen protestave; Pakti për Universitetin dështoi
Faqe 7 DEKRIMINALIZIMI
HISTORIA TRAGJIKE E LASSANA-S, TALENTIT TË RI TË BARCELONËS
Faqe 5
Pallatet pa pronarë, si plotësohet dosja për të marrë certifikatën e pronësisë
Gazeta “Fjala” zbulon çfarë fshihet pas mureve të Institutit të Përgatitjes së Qenve , të cilët përdoren në operacionet e policisë Nga Alessia Selimi
LEGALIZIMET
Faqe 4
SKEDAT E TË GJITHË KRYEBASHKIAKËVE TË LIDHUR ME KRIMIN Njihuni me të gjithë kryebashkiakët e Edi Ramës të dënuar për trafik droge, lidhje me krimin, rrahje e deri në vjedhje makinash
Të intervistuar për Gazetën Fjala, studentët kanë folur për arsyet e rikthimit të kësaj proteste. Ata shprehen se nuk u janë plotësuar kërkesat e bëra një vit më parë
Nga Bardhi Quku
Nga Restina Guri
CMYK
2
E ENJTE 23 JANAR 2020
www.fjala.al
KRYESORE
ONLINE 24 ORË
@
KONFLIKTI SHBA-IRAN
Shqipëria, në rrezik nga përplasja e të mëdhenjve Konflikti SHBA-Iran zbret edhe në Shqipëri në betejën jo vetëm diplomatike dhe politike, por edhe në akte të mundshme terroriste. SHISH dhe Antiterrori në gatishmëri, gati dëbimi i dy irakianëve të dyshuar për lidhje me regjimin e Iranit, që kanë si qëllim sulmet ndaj 2700 muxhahedinëve që ndodhen në vendin tonë. Flet për gazetën “Fjala” eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako: Irani do të tentojë akte të lidhura direkt me MEK Nga Sebi Alla
sebialla@hotmail.com
N
jë vend i vogël evropian, shumë i vogël dhe shumë djallëzor ka bërë komplot me SHBA-në dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit”. Kjo ishte deklarata e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei, ndërsa gishti ishte ende në butonin e raketave balistike në dy vendet, SHBA dhe Iran. Politika jonë, më shumë se kërcënim e mori për “kompliment”, duke nisur një histerizëm reagimesh dhe duke treguar se ne jemi të përgatitur për t’i bërë ballë çdo sulmi apo se jemi vend që “mbrojmë” demokracinë nëpër botë… Përtej qëndrimeve periferike të zyrtarëve shqiptarë, situata SHBA-Iran ishte në pragun e një konflikti lufte të vërtetë, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani nga forcat e ushtrisë amerikane. Nisja e kësaj lufte do të sillte padyshim fund të trishtë. Kokat e nxehta kanë filluar të ftohen dhe ftillohen, por Shqipëria mban një kosto të madhe, ku 2700 anëtarë të MEK ose muxhahedinë, që njihen si opozitarë të regjimit të Iranit, ndodhen në vendin tonë prej katër vitesh. Një nismë e madhe për një shtet të vogël si yni, por më shumë se një “gjest human”, ishte një lëvizje politike e Shqipërisë për të treguar vetofrim për partnerin strategjik, SHBA-në. Përtej vlerësimit ndërkombëtar, pasojat e një nisme të tillë sot kanë ngritur disa pikëpyetje. A do
të jetë Shqipëria vendi nën fokusin e regjimit të Iranit për sulme? A ka kapacitete sigurie vendi ynë për të përballuar akte terroriste? Është fakt se muxhahedinët nuk erdhën të vetëm, pasi bashkë me ta, agjenci ndërkombëtare ligjzbatuese të SHBA-së dhe partnerët evropianë u angazhuan për të krijuar sigurinë. Nëse sulmet direkte për momentin konsiderohen si të pamundura, vëmendja nuk duhet shpërqendruar, pasi regjimi i Iranit përdor forma të ndryshme, deri edhe në lidhje me krimin e organizuar për të tentuar akte të mundshme terroriste. Pas situatës së krijuar, nuk jemi kurrsesi imunë nga akte të tilla, ndaj është shtuar aktiviteti i agjentëve në terren. Në vëmendje janë edhe qytetarë irakianë, të cilët jetojnë në Shqipëri, por që ka dyshime se janë infiltruar nga elita ushtarake e Iranit për të marrë çdo informacion nga Shqipëria, kryesisht mbi aktivitetin e anëtarëve të MEK. Nga ana tjetër, lufta diplomatike dhe politike është e pashmangshme. Brenda një viti, autoritetet shqiptare kanë dëbuar nga vendi katër diplomatë të atashuar në Ambasadën e Iranit në Tiranë. Ata dyshohet se ishin të lidhur me strukturat drejtuese të Gardës Republikane të Iranit, që e informonin në lidhje me veprimtarinë e MEK në Shqipëri. “Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë…
Kërcënimi i Iranit, SHISH dhe Antiterrori në gatishmëri, gati dëbimi i dy irakianëve
S
hërbimi Informativ Shqiptar dhe struktura Antiterror në vendin tonë kanë shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare. Kjo lëvizje ka ardhur pas kërcënimeve të fundit të bëra nga liderët iranianë në drejtim të Shqipërisë. Kjo situatë ka bërë që shërbimet e inteligjencës të vihen në gatishmëri të plotë që prej ditëve të para të janarit 2020, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e çdo rasti të mundshëm të veprimeve kriminale ndaj rendit dhe qytetarëve shqiptarë nga forca të jashtme, kryesisht nga elementë të ardhur nga Lindja e Mesme, raporton “Fjala.al”. Vizitorët që vijnë nga shtetet e Lindjes së Mesme u nënshtrohen procedurave dhe rregullave të imtësishme në pikat kufitare shqiptare, ku u merren edhe shenjat e gishtave. Aktualisht nga Shqipëria janë dëbuar disa zyrtarë të Ambasadës Iraniane në Tiranë si dhe janë shpallur në kërkim si pjesë e celulës terroriste Alireza Naghashzadeh dhe AbdulselmanTurgut. Drejtuesi i celulës terroriste rezulton një person i njohur me emrin Peyman, operativi i Forcave QUDS, krahut operacional të Gardës Revolucionare Islamike,
Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”,-deklaroi tri ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, AbbasMusavi. Një qëndrim më i butë dhe disi korrekt, krahasuar kjo me deklaratën e parë
përgjegjëse për sulme terroriste në vende të ndryshme, që dyshohet se ka rreth 20 mijë anëtarë dhe që varet direkt nga lideri iranian, Ajatollah Khamenei. Por, Drejtoria e Migracionit dhe Kufirit mësohet se ua ka hequr lejen e qëndrimit në Shqipëri edhe dy shtetasve nga Iraku, konkretisht Thamer Ali Radhi Zaidawi dhe Odai Mohammad Saleem Albeik, raporton “Fjala. al”. Ata e kanë kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën Administrative në Tiranë. Të dyja këto padi civile janë duke u shqyrtuar nga gjyqtaret Elda Vrioni dhe Elvana Çiçolli. Por, autoritetet shqiptare nuk do të ndalen me kaq, pasi pritet që në ditët në vijim të marrin vendime për dëbimin e disa zyrtarëve të tjerë me origjinë nga Lindja e Mesme. Një ndër ta është dhe iraniani Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Ehsan Bidit i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinëve nga kampi i lirisë në Irak./Fjala.al
të ashpër të Ajatollah Khameneit, i cili e cilësoi Shqipërinë si vend djallëzor. Vendi ynë është një pikëz e vogël para politikës së madhe ndërkombëtare, por me strehimin e 2700 muxhahedinëve është kthyer si një “fletë sallate” në sanduiçin që
shtyn nga dy anët, SHBA dhe Iran. Në rastet e një konflikti të hapur, pasojat në Shqipëri mund të konsiderohen si “dëme anësore”, por duke nisur nga partneriteti i drejtpërdrejtë me SHBA-në në këtë çështje, një tentativë sulmi, qoftë edhe me pasoja në dukje të vogla mbi Shqipërinë, do të konsiderohet si sfidë për SHBA-në. MANZA, SI FSHATI I MUXHAHEDINËVE Katër vite më parë, banorët e Manzës u shtuan përnjëherësh me 2700 frymë. U ndërtua kampi për strehimin e muxhahedinëve me financime direkte nga SHBA-ja dhe Franca. Kalimi i tyre u bë pas disa marrëveshjeve politike të nisura nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të përfunduara nga Kryeministri Edi Rama. Megjithatë, kjo nismë ka kaluar edhe në Parlament, ku ka marrë miratimin e të gjitha forcave politike. Anëtarët e MEK jetojnë në Manzë nën masa të forta sigurie, ku krahas vëzhgimit nga agjentë janë edhe vetë komuniteti që organizohet për sigurinë e tij. Çdo lëvizje jashtë kampit shoqërohet me masa shtesë, ndërsa aktiviteti i tyre monitorohet edhe nga zyra e inteligjencës së SHBA-së në vendin tonë apo edhe në vende të tjera partnere. Pjesa më e madhe e anëtarëve të MEK janë në moshë disi të thyer, ku mes tyre ka edhe gra, por më shumë se rrezik real për sistemin e Iranit, ata konsiderohen si armiq dhe terroristë, sipas tyre, duke i pasur gjithnjë në fokus të sulmeve. Nuk kanë munguar as atentatet dhe eliminimet e tyre edhe në vende shumë më të zhvilluara, si në Gjermani, Holandë apo edhe Francë. Shpesh ka pasur tentativa për akte terroriste, por që janë parandaluar në kohë. Në këtë kuadër masash ishte edhe ndërhyrja e agjentëve të Antiterrorit dy vite më parë pranë selisë së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë. Dy shtetas iranianë u arrestuan dhe më pas u dëbuan nga Shqipëria. Ata dyshoheshin se po siguronin informacione dhe të dhëna të tjera që do të shërbenin për të kryer akte terroriste.
Drejtor: Ardit Halili/Kryeredaktore: Blerina Gjoka Gazetarë: Sebi Alla, Leonard Veizi, Nikoleta Kovaçi, Alessia Selimi, Bardhi Quku, Katerina Tafa Adresa: Blv. Zhan D’ark, Kulla 1, Kati 3/Kontakt: 0682034146/ Web: fjala.al
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
KRYESORE
ONLINE 24 ORË
3
Qeveria shqiptare, vetëm brenda një viti, ka dëbuar katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në vendin tonë.Si e konsideroni këtë nismë dhe a kemi ne kapacitete sigurie për të parandaluar akte terroriste? Vetëm një vit më parë agjencitë tonë në bashkëpunim me partnerët parandaluan një sulm të mundshëm në vendin tonë Kampi i muxhahedinëve në Manzë
INTERVISTA
K
onflikti SHBA-Iran duket se indirekt ka përfshirë edhe Shqipërinë, si vendi i cili strehon anëtarët e MEK, kundërshtarë të sistemit politik aktual në Iran. A ka rrezik direkt ose indirekt që Shqipëria të jetë në fokusin e sulmeve? Nëse po, të çfarë karakteri mund të jenë ato, kibernetike apo sulme direkte terroriste? Fillimisht duhet sqaruar fakti sesi opozita iraniane është e përbërë nga shumë korente dhe e vendosur në mjaft vende të botës, e cila koordinohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane. Fjala “rezistencë” përcakton qartë karakterin aktiv të opozitës së këtij vendi, si një lëvizje për çlirimin e Iranit nga regjimi i mollahëve. Këshilli Kombëtar me qendër në Francë ka për synimin kryesor bashkimin dhe centralizmin nën një autoritet të vetëm të të gjitha rrymave kundër regjimit të mollahëve. Pjesë e këtij grupimi është Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit me një profil luftarak, e cila nga vendqëndrimet e saj në Irak, siç dihet nga mbarë opinioni publik, ka ardhur për t’u strehuar në vendin tonë. Në këndvështrimin e Shqipërisë kemi të bëjmë thjesht me konceptin e azilit. Pra, një sasi individësh të organizuar në formën e një organizate opozitare të regjimit të mollahëve që kërkojnë mbrojtje në formën e azilit. Kurse në këndvështrimin e regjimit iranian, kemi të bëjmë me strehimin e një organizate armiqësore aktive kundër Iranit. Nëse do të bënim një krahasim, është situatë e njëjtë me mërgatën shqiptare të Brukselit të pas-Luftës Dytë Botërore, që synonte rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Të gjithë e dimë ndërkohë se sa shumë përpjekje bëri regjimi komunist për të bërë të mundur kontrollin e ndoshta po të kishte mundësi atentate ndaj kokave të tyre. E njëjta logjikë ndiqet edhe nga Irani me muxhahedinët në Shqipëri. Sepse, është logjika e diktaturave ajo që përngjason me dy rastet. Pra, në raport me pyet-
FLET PËR GAZETËN “FJALA” EKSPERTI I SIGURISË, PËLLUMB NAKO
Irani do të tentojë akte të lidhura direkt me MEK
Përplasja midis dy vendeve do të jetë edhe në nivelin politik, por edhe atë diplomatik, në formën e një armiqësie të ftohtë
Pëllumb Nako
jen, regjimi i Iranit ka më shumë interes të krijojë direkt raporte për të kontrolluar organizatën, gjë që
është e vështirë, ose të përplaset me opozitën e tij në territorin tonë në formën e atentateve ndaj krerëve
dhe vendndodhjes së tyre, gjë që është akoma më e vështirë. Pra, nuk ka leverdi të synojë direkt vendin tonë me akte terroriste. Kjo edhe për faktin se muxhahedinët janë strehuar në Shqipëri nën kujdesin dhe mbi bazën e një statusi të njohur nga UNHCR – Komisariati i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara. Përveç përkrahjes amerikane, muxhahedinët me qendër në Shqipëri mbulohen edhe nga një organizatë e njohur ndërkombëtarisht, edhe nga vetë Irani. Qeveria shqiptare, vetëm brenda një viti, ka dëbuar katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në vendin tonë.Si e konsideroni këtë nismë dhe a kemi ne kapacitete sigurie për të parandaluar akte terroriste? Vetëm një vit më parë agjencitë tonë në bashkëpunim me partnerët parandaluan një sulm të mundshëm në vendin tonë. Dëbimi i katër diplomatëve iranianë është brenda logjikës që shpjeguam pak më sipër. D.m.th. që Irani do të tentojë akte të lidhura direkt me organizatën. Dhe kjo ishte dhe vazhdon të jetë e pritshme. Përplasja midis dy vendeve do të jetë edhe në nivelin politik, por edhe atë diplomatik, në formën e një armiqësie të ftohtë. Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë do të ishte një reprezalje falas për ne, por që nuk do të krijonte asnjë problem për muxhahedinët. Nuk e di se sa përfitues mund të ishte ky akt për ta. Kurse në rastin e parandalimittë një akti terrorist vite më parë dhe që ka pasur të bëjë
me ndeshjen e futbollit me Izraelin me duket se jemi në një kontekst tjetër. Me këtë rast janë shumë gjëra që ndryshojnë dhe jemi larg kontekstit që po flasim. Aty synohej ekipi i Izraelit dhe kemi të bëjmë me dy tiparet themelore të terrorizmit: goditja duke shkaktuar viktima të pafajshme (siç janë sportistët) dhe lajmi të përbëjë zhurmë të madhe: shtetas izraelitë. Shqipëria me siguri është zgjedhur si vend më i dobët për të parandaluar aksionin. Duke ndjekur situatën e krijuar jo vetëm kohët e fundit, por që nga periudha e mbërritjes së anëtarëve të MEK në Shqipëri, a është i nevojshëm shtimi i bashkëpunimit të agjencive tona ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë? Vendi ynë nuk e ka thjesht domosdoshmëri, por e ka jetik bashkëpunimin me organet partnere të sigurisë. Në sfidat që ka ai përballë rreziqeve të sigurisë kombëtare e publike që e kërcënojnë, vendi ynë nuk i ka kapacitetet e duhura për parandalim duke vepruar jashtë territorit të vendit tonë. Kjo, sepse nga njëra anë vendi ynë rreshtohet në aleanca me interes global dhe që kapërcejnë dukshëm kapacitetet e tij për të parandaluar kërcënimet që vijnë në raste të tilla dhe nga ana tjetër, duke mos u fokusuar në interesa e strategji rajonale, rreziqet që i kanosen sigurisë së tij kombëtare dhe njëkohësisht publike i kanë rrënjët shumë larg mundësive të tij gjeografike, njerëzore e materiale për parandalimin e kërcënimit.
4
E ENJTE 23 JANAR 2020
www.fjala.al
POLITIKË
ONLINE 24 ORË
Skedat e të gjithë kryebashkiakëve të lidhur me krimin
@
Si erdhën në krye të bashkive njerëz me rekorde kriminale, që nga Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani e deri te Qerim Ismailaj. Cilët janë emrat e rinj që presin daljen e dosjeve
Nga Bardhi Quku
Z
gjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të kaluar do të mbahen mend gjatë, jo vetëm për faktin që Partia Socialiste garoi e vetme me kandidatët e saj, por edhe se si erdhën në krye të bashkive të vendit njerëz me rekorde kriminale në të shkuarën. Në 6 vjet të
drejtimit të vendit, Kryeministri Rama është akuzuar jo pak herë nga opozita se ka promovuar në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë. Situata komplikohet më tej në zgjedhjet lokale, ku PS mori gati të gjitha Bashkitë, duke qenë se opozita i bojkotoi. Me kalimin e kohës PD hodhi akuza dhe nxorri dokumente për disa figura me të shkuar të errët, duke nisur nga
Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani, Qerim Ismailaj, etj. Deri më tani, kryebashkiakët si Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku gjenden jashtë drejtimit të bashkive, përkatësisht Vorës edhe Shkodrës. I pari dha dorëheqjen pasi u provua se ishte i dënuar. Ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, gjendet në arrati i kërkuar nga policia. Por, kjo nuk e pengon bashkëshorten e tij të fitojë një tender në Minis-
trinë e Brendshme. Emrat e kryebashkiakëve me një të shkuar problematike duket se nuk do të ndalen këtu. Sipas burimeve të besueshme të gazetës “Fjala”, në Partinë Demokratike ka akoma dosje të tjera, që presin në radhë për t’u denoncuar. Një ndër to është ajo e kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli. Mbetet për t’u parë nëse dokumentet që posedon PD janë aq inkrimuese sa për t’u publikuar. Kjo do t’i mbetet kohës.
BASHKIA E SHKODRËS
BASHKIA E VORËS
BASHKIA E MATIT
Pjetri, i dënuar për drogë në Itali
Kajmaku, u dënua në Greqi
Malaj, ish-gardisti i 21 Janarit
i Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në IItalish-kryebashkiaku për trafik droge. Italia i dërgoi një
gim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, i cili tashmë ndodhet A në arrati, ka qenë i arrestuar dhe në
sh-komandanti i seksionit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në Iprotestën e 21 Janarit, Agron Malaj,
letërporosi ProkurorisëShqiptare, ku Pjetrirezulton i dënuar nga Gjykata e Firences. Pjetriështë dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për veprën penale “Shpërndarje, prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. Valdrin Pjetri nuk e kishte deklaruar këtë fakt nëformularin e vetëdeklarimit kur kandidoi për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Sipas ligjit për dekriminalizimin, ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës,ValdrinPjetri, rrezikon të dënohet deri në 4 vite burgim. Kjo vepër, sipas Kodit Penal, “dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, - thuhet në nenin 5 të ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria nisi hetimet ndaj tij. Pak ditë pasi mori mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, Pjetri dha dorëheqjen.
kërkim ndërkombëtar nga Greqia. Agim Kajmaku ka mbajtur më parë edhe një emër tjetër. Ai quhej Jorgo Toto, gjë të cilën e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit. Kajmaku kishte fshehur në formular arrestimin në shtetin grek dhe që kërkohej nga Interpoli deri në shtator të vitit 2019 për një vepër të rëndë penale. Prokuroria Shqiptare vërtetoi arrestimin e tij në Greqi në vitin 2003 për “Vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Artë. Duke krahasuar shenjat e gishtërinjve, rezultoi se Agim Kajmaku ishte i njëjti person me emrin Jorgo Toto. Duke u ndodhur para këtyre fakteve, Agim Kajmaku që u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, mori arratinë dhe deri më sot nuk është vënë para drejtësisë.
ishte pjesë e grupit të zjarrit, ku mbetën të vrarë ZiverVeizi, Faik Myrtaj, AleksNika dhe Hekuran Deda, të cilët Rama i kishte thirrur në protestën e tij në vitin 2011. Sipas formularit të dekriminalizimit, Malaj rezulton seështë dënuar me 10 muaj burg me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje. Ligji për dekriminalizimin nuk ia lejon kandidimin për funksionet publike, por Malaj çuditërisht nga gardist i 21 Janarit, ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm, përfundoi kryetar bashkie në radhët e PS-së. Tani pritet veprimi i Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ-së për t’i hequr ose jo mandatin kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj.
BASHKIA BULQIZË
BASHKIA MALLAKASTËR
BASHKIA LUSHNJË
Lefter Alla konsumon drogë
Ismailaj, i dënuar për rrahje
Fatos Tushe, sulm me granatë
ryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është fotografuar dhe K filmuar teksa konsumon drogë në një
erim Ismailaj, kryetar i Bashkisë së Mallakastrës, është denoncuar Q nga opozita se ka falsifikuar formularin
ryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, dhe sekretarja e tij mbetën K të plagosur në ditën e Vitit të Ri kur
ambient publik. Rasti është denoncuar në media. Ndërsa vetë kryetari i Bashkisë e mohon të ketë pirë drogë, duke thënë se videoja është e montuar. Përdorimi i lëndëve narkotike nuk përbën vepër penale dhe nuk e pengon kryebashkiakun në mbajtjen e postit. Megjithatë, konsumimi i lëndës narkotike nëse është i vërtetë e rëndon situatën e kryebashkiakut. Në formularin e dekriminalizimit, kryebashkiaku rezulton i pastër. Ndërsa ka deklaruar se ka jetuar si emigrant rreth 2 vite në Kopenhagen të Danimarkës.
e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim të mëparshëm në shtetin grek. Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios më datë 25 shkurt të vitit 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjesnë territorin grek. Ligji i dekriminalizimit e ndalon atë të ushtrojëfunksion publik, veçanërisht kur është kandidat për kryetar bashkie. Sipas formularit që ka plotësuar Ismailaj, kryebashkiaku ka jetuar në Greqi nga viti 1994 deri në vitin 1999. Ndërsa nuk përfshin pjesën kur është dënuar në vitin 2000.
ish-shoferi i kryebashkiakut hodhi granatën në zyrën e kryetarit. Kryebashkiaku Tushe arriti të mbijetonte bashkë me sekretaren e tij. Në formularin e dekriminalizimit, Fatos Tushe rezulton i pastër në ato që ka deklaruar. Megjithatë, në denoncimet publike ai është akuzuar se incidenti i tij me ish-shoferin ka ndodhur për prishje pazaresh, pasi ky i fundit thuhet se ishte dhe financuesi i fushatës së kryebashkiakut. Tushe vazhdon detyrën, ndërsa autori i ngjarjes ndodhet ende në arrati.
BASHKIA E VAUT TË DEJËS
BASHKIA E VLORËS
BASHKIA E KRUJËS
Mark Babani, hajdut makinash
Dritan Lelit i djegin makinën
Bushi, i akuzuar për trafik droge
ryetari i Bashkisë për Vaun e Dejës, Mark Babani, rezulton i dënuar K në Itali për vjedhje makinash. Mark
akina e kryetarit tëBashM kisë së Vlorës, Dritan Leli, u dogj vitin e kaluar
ryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është akuzuar për K trafik droge dhe prostitucion. Ai ka
Babani është arrestuar më datë 4 prill 1994 në zonën e Sicilisë, me emrin e rremë MarqBabaj. Sipas dokumentit të nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, Mark Babani është arrestuar më datë 4 prill 1994, në zonën e Sicilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti italian. Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës i ka fshehur faktet e mësipërme në formularin e dekriminalizimit, ndërsa ka deklaruar se ka jetuar në Itali në vitet 1991-1995.
nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Makina e tij u dërgua për ekspertizë në Tiranë për të përcaktuar shkaqet e djegies, por asgjë nuk është bërë publike deri më sot. Sipas opozitës, kjo ngjarje lidhet me luftën mes bandave për të marrë prona në zonat bregdetare të Vlorës. Në 24 janar të vitit 2012 i dogjën po ashtu makinën kryetarit të Bashkisë së asaj periudhe, Shpëtim Gjika.
përdorur emrin Kastriot Cakoni gjatë qëndrimit në Itali, ku ka dalë para gjykatës si i akuzuar për trafik droge dhe prostitucion. Sipas formularit të dekriminalizimit, në vitin 1996 është liruar nga gjykata. Ndërsa ka deklaruar se nuk i kujtohet vepra penale për të cilën është hetuar apo verifikuar në Itali, në vitin 1996, njësoj ElvisRoshi i Kavajës. Nga qershori 2010 e deri në mars 2011 ai ndalohet në BustoArsizio të Italisë, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Bushi shkruan se çështja është pushuar dhe arkivuar. Ndërkohë,Artur Bushi ka fshehur emrin e tij të mëparshëm Kastriot Cakoni. Ndërsa dyshohet se me emrin Kastriot Cakoni ai ka kryer një tjetër dënim në Itali.
@
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
AKTUALITET
E ENJTE 23 JANAR 2020
5
Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideronte çështjen si një marrëveshje mirëkuptimi mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit: “Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.
“21 janari”, e vërteta e “varrosur” me dëshirën e të gjithëve! Në çfarë faze gjendet hetimi i 4 vrasjeve që u quajtën shtetërore?! Në ç’fazë të zbulimit gjendet vrasja e Aleks Nikës, vrasja që sot e asaj dite është pa autor? Çfarë fsheh marrëveshja e mirëkuptimit mes familjarëve dhe qeverisë? Nga Nikoleta Kovaçi
K
ujtimet jo vetëm shërojnë po edhe hapin plagë! Kështu ndodh edhe me çdo 21 janar të pas 2011-s! Edhe sivjet, si çdo 21 janar, të këtyre 8 viteve, u krye i njëjti përkujtim procedural: Familjarët e viktimave u bashkuan në godinën e kryeministrisë, dolën në vendin e protestës së asokohshme, vendosen lulet e paera në vendvrasjet e njerëzve të tyre të afërt dhe më pas ikën në shtëpitë e tyre, ashtu si çdo 21 janar tjetër. Bashkë me familjarët që nuk e refuzojnë ftesën e organizatorëve të ceremonialit ishin edhe disa deputetë të Partisë Socialiste, bashkë edhe me kryebashkiakun e Tiranës, të cilët në mungesë të protagonistit të ‘21 janarit’, Edi Ramës, u përpoqën të mbushin boshllëkun kryeministror të mësuar me të viteve të fundit! Po ndërsa çdo 21 janar kujtohen të bashkohen familjarë të viktimave dhe të majtët që gjenden në pushtet, pakkush kujtohet se në çfarë faze gjendet hetimi i 4 vrasjeve që u quajtën shtetërore?! Pakkush kujtohet të verifikojë se në ç`fazë të zbulimit gjendet vrasja e Aleks Nikës, vrasja që sot e asaj dite është pa autor? Pak kush, në mos hiç, kujtohet se si dhe pse flitet gjithnjë e më pak për zbardhjen e një prej
ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku gjatë një proteste u vranë 4 protestues dhe u plagosen dhjetëra të tjerë? Çfarë ka ndodhur me procesin që shkoi deri në Strasburg dhe që prej afër 1 viti nuk ka më asnjë të dhënë për vijimin e hetimeve? A do rihapet procesi ashtu siç ka premtuar gjithnjë dhe gjithmonë qeveria aktuale? DËSHTIMET E PROKURORISË Por si nisi gjykimi i çështjes dhe si gjykata e mundi prokurorinë në lidhje me akuzat kyçe të ‘vrasjeve me dashje’? Historia gjyqësore pësoi transformim që nga shkalla e parë deri në të fundit, ku ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi u shpall fajtor për atë ngjarje, konkretisht për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Faik Myrtaj. Ndërkohë që vartësi i tij, Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit. Të dy, epror dhe vartës bashkë, u dënuan në total me katër vite burg, por gjykimi për vrasjen e 4 qytetarëve njohu një sërë dështimesh. Dështimi i parë nisi në Gjykatën e Tiranës. Ishte koha kur Prokurorisë i ra poshtë akuza e ‘vrasjes me dashje’ në rrethana cilësuese, akuzë që në fakt do të mbante gjallë gjithë procesin dhe do ta çonte drejt zbardhjes. Ndonëse Prokuroria në përfundim të hetimeve kërkoi gati 50 vite burg, të dy të akuzuarit dhe hetuarit u shpallën të pafajshëm për këtë akuzë. Kreu i trupit gjykues doli në konkluzionin
se Prokuroria nuk solli asnjë provë bindëse! Edhe në shkallën e dytë, prokuroria pësoi të njëjtin dështim duke mos ia dalë mbanë që ta bindë Gjykatën e Apelit, shkallë e cila i shpalli fajtor të dy ish-zyrtarët e Gardës për “vrasje nga pakujdesia”! Ky vendim nuk u ndryshua as në shkallën më të lartë, e madje aty edhe u vulos përfundimisht ky fakt. Por për gjatë gjithë zhvillimit të procesit gjyqësor, organi i hetimit pretendoi se ka zbardhur edhe vrasjen e Hekuran Dedës, vrasje që ndonëse asnjëherë nuk u vërtetua u tha se i dyshuar ishte Agim Llupo. Në fakt, u tha se predha që i kishte marrë jetën Dedës nuk u gjet kurrë. Për pasojë autorësia shkoi te Llupo vetëm për shkak drejtimi, nga ku u pretendua se u plagos njëri nga të mbijetuarit e asaj ngjarjeje. Për pasojë gjykata e pati të lehtë ta rrëzonte hamendjen e prokurorisë për këtë vrasje duke mos gjetur armën nga kishte dalë predha që i mori jetën. Ndërsa ndryshon historia në lidhje me hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, ku organi i hetimit nuk ka ende asnjë emër, pavarësisht ekspertizave të shumta që u bënë mbi predhën që u gjet në kokën e tij, mbi drejtimin në të cilin u qëllua lezhjani e po ashtu edhe të një sërë dëshmish që u mblodhën në vendin e ngjarjes! PO KU GJENDET KJO ÇËSHTJE 9 VITE MË VONË? Duket se palët janë ndarë në lidhje me këtë
çështje, ndërsa një marrëveshje pajtimi duket se ka prishur thuajse gjithë balancën e së drejtës për të vijuar kërkimin për çuarjen para drejtësisë të autorëve të vrasjeve të ndodhura 9 vite më parë. Ndërhyrja e Gjykatës Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut në Strasburg e ka futur këtë çështje në një tjetër rrjedhë, ndërkohë të gjitha palët e familjarëve kanë edhe pretendimet e tyre. Avokati mbrojtës tha kohë më parë se kjo gjykatë po shqyrton padinë e dytë, pasi padia e parë në fakt është bërë publike në vitin 2018. Padia e dytë ka në thelb hetimin që i është bëre çështjes si dhe përgjegjësinë e shtetit për të garantuar jetën e qytetarëve. Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideronte çështjen si një marrëveshje mirëkuptimi mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit: “Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut. Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor, sikurse edhe e Hekuran Dedës. Por pavarësisht marrëveshjes së mirëkuptimit, familjarët e viktimave kur flasin me mediat thonë se nuk pranojnë të heqin dorë nga kërkimi i drejtësisë.
6
E ENJTE 23 JANAR 2020
www.fjala.al
EKONOMI
ONLINE 24 ORË
@
PALLATET PA PRONARË, SI PLOTËSOHET DOSJA PËR TË MARRË CERTIFIKATËN E PRONËSISË
Mbi 30 mijë apartamente, Kadastra: Procedura e re për të marrë tapinë Nga vetëdeklarimi te lidhja e kontratës: Të gjithë hapat që duhet të ndjekin banorët
P
ronarët që kanë blerë shtëpi në pallate që është shkelë leja dhe ndërtuesit janë zhdukur pa i pajisur banorët me tapinë e shtëpisë, duhet të ndjekin një procedurë specifike për të marrë certifikatën e pronësisë. Agjencia e Kadastrës ka publikuar së fundmi një manual me të gjitha hapat që duhet të ndjekin banorët e këtyre pallateve për të marrë tapitë e shtëpive të tyre. Procesi nis me emërimin e një administratori, i cili duhet të përfaqësojë të gjithë banorët e pallatit në zyrat e Kadastrës dhe të ndjekë gjithë procesin. Banorët e pallatit duhet të zgjedhin një përfaqësues, i cili më pas duhet të pajiset me prokurën e përfaqësimit. Si përfaqësues mund të caktohet administratori i pallatit, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj.. Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj.. LISTA E BANORËVE Personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të banorëve posedues dhe pronarë legjitimë të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë. Personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha vetë-deklarimet, kontratat e porosisë së banorëve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të fillojë procedura e legalizimit nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës. Sipas udhëzimit personi i autorizuar, duhet të mbledhë kopje të kartave të identitetit të personit/personave që kanë kryer blerjen, pra që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes. DOKUMENTET Personi i autorizuar, duhet të mbledhë të gjithë certifikatat familjare të personit/ personave që kane kryer blerjen, dmth që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes. Personi i autorizuar, duhet të mbledhë dhe të administrojë në dokumentacionin e dorëzuar,
Banorët e pallatit duhet të zgjedhin një përfaqësues, i cili më pas duhet të pajiset me prokurën e përfaqësimit. Si përfaqësues mund të caktohet administratori i pallatit, avokat, individ i besuar nga qytetarët
jetë dorëzuar edhe tabela e sipërfaqeve në çdo kuotë, me ndryshimet që janë realizuar nga projekti i miratuar me leje ndërtimi. Personi i autorizuar duhet të dorëzoje në format digjital projektin e pallatit të ndërtuar pa leje. kontratat të cilat kanë realizuar shitje në palë të treta. Pra, të sigurohet përfituesi final juridikisht i vlefshëm, i njësisë, apartamentit apo garazhit. Në udhëzim përcaktohet se personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format
digjital (ne DËG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projektit mund të tërhiqet nga bashkia/ komuna, për ta përpunuar nga format letre në format digjital. Personi i autorizuar
duhet të dorëzojë në format digjital projektin e përpunuar sipas gjendjes ekzistuese sot. Në këtë dokument, do të paraqiten të gjitha ndryshimet e mundshme, që ka pësuar objekti nga leja e miratuar, duke reflektuar sipërfaqet e
shtuara, sipërfaqet e mbyllura, ndryshimet e destinacionit. PËRCAKTIMI I SIPËRFAQES Personi i autorizuar, duhet të konfirmojë se, së bashku me projektin e zbatuar, të
Taksa 100 për qind, Serbia çdo ditë humb mbi një milion euro konomia e Serbisë humb nga 1 milion e 39 mijë euro në ditë E për shkak të taksës së vendosur nga
Kosova. Këtë e pohoi nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq. Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”. “Ekonomia e Serbisë humb nga 1 milion e 39 mijë euro në ditë për shkak të taksës së vendosur nga Kosova”, - ushpreh Lajiq. Taksa ndaj Serbisë ishte vendosur në muajin nëntor të vitit të kaluar nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se “më së shumti ka humbur industria vendëse ushqimore, meqë kompanitë tona gjatë kësaj kohe plotësisht janë larguar nga Kosova”. “Gjatë gati 14 muajve kur është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi kësaj gazete, duke shtuar se vendin e tyre
e kanë zënë kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut . Presioni mbi Kosovën nga Serbia për ta hequr taksën 100 për qind ka nisur me fillim të këtij viti. Kërkesën që kjo taksë të hiqet e ka bërë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se “Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit”. Ai tutje ka thënë se gjatë këtij viti Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut. “Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar, sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia. Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë
Rasim Lajiq
gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”. Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.
AKT-EKSPERTIMI I OBJEKTIT Çfarëdo akti noterial, që lidhet me posedimin dhe pronësinë, është mirë të depozitohet si dokumentacion shtesë, për të qartësuar gjendjen juridike. Personi i autorizuar duhet të dorëzoje akt ekspertizën për qëndrueshmërinë e objektit, të hartuar dhe firmosur nga një inxhinier konstruktor i licencuar. Së bashku me akt-ekspertizën, duhet të jenë të bashkëlidhura licenca e vlefshme juridikisht, e noterizuar, (studio apo individ, qoftë). Akti realizohet një i vetëm për të gjithë godinën, pavarësisht se sa prej banorëve kanë paguar apo jo për realizimin e aktit. Nëse do të disponohet, dokument i vlefshëm juridikisht, konsiderohet edhe deklarata noteriale e konstruktorit, zbatuesit të punimeve dhe investitorit, ku sigurohet se objekti i zbatuar është konstruktivisht i qëndrueshëm edhe pas ndryshimeve në zbatim. E DREJTA MBI SIPËRFAQET E PËRBASHKËTA Personi i autorizuar, duhet të saktësojë dhe sigurojë nëse, përfitues në leje legalizimi brenda godinës, janë edhe pronarët e truallit, apo trashëgimtarë të tyre. Nëse në dokumentacionin e poseduar nga ASHK, kontrata e sipërmarrjes është në mungesë, pronarët e truallit duhet të dorëzojnë kopje të akt – marrëveshjes ose kontratës së sipërmarrjes, si dhe çfarëdo akti tjetër noterial, i cili ka lidhje me këtë zhvillim.
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
REPORTAZH
ONLINE 24 ORË
7
Një qen i mirë, është ai që i bindet urdhrit të shoqëruesit të tij. Në të kundërt, nuk ka premisa për t’u bërë një agjent i mirë. Nga Alessia Selimi ale.selimi@gmail.com
N
uk iu lakua rishtazi emri në media, ashtu sikurse mikut të tij nga Kosova, “Sadak”. Madje, nuk qe as pjesë e një ceremonie dekorimi. Por, “Brandi” nuk mban mëri. Në një hapësirë të pakët, ku vëmendja tërhiqet veçse nga një tas bosh e metalik, shikimi i heroit me katër putra shtrihet tutje. 5-vjeçari nuk leh. Me ç’kuptohet, prania e të huajve nuk e shqetëson. Jemi ndalur përballë kafazit të tij, jo më kot. “Brandi” u pikas nga qytetarët e Durrësit gjatë ditëve kur ekipet e shpëtimit gërmonin në gërmadhat e pallateve të shembura, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Përmes shqisës së zhvilluar të nuhatjes, ishte pikërisht ai që lokalizoi personat e gjallë nën rrënojat e një ndërtese 6 katëshe. I vetmi i trajnuar në Slloveni për kërkim personash nën rrënoja, “Brandi” ka lindur dhe është rritur në ambientet e Institutit të Përgatitjes së Qenve. Pikërisht këtu ndodhet “Fjala”. Lama, Deni,Uga, Epsi, Kueni, Pega, Kif, Asa, Lisi e Ira Këto janë disa nga miqtë e “Brandit”, të cilët nuk i kursejnë aspak të lehurat. E teksa zhabërzhyejnë lëkurën në çimenton e kafazeve të akullta, mjeku i Institutit, Vladimir Balla, na njeh me rrugëtimin e tyre, si dhe të të gjithë “agjentëve” të tjerë. “I kemi kushtuar një hapësirë të posaçme nënave dhe këlyshëve të tyre, pasi ata duhet të qendrojnë së bashku përreth dy muaj; kaq kërkohet që i vogli të fuqizohet me qumështin e nënës. Qenushët shkëputen për të kaluar në një tjetër sektor, ku i nënshtrohen testimit, vlerësimit dhe kualifikimit”-thotë Vladimiri, duke theksuar se qentë përgatiten me lojëra të ndryshme, duke qendruar gjithashtu rreth 3-4 orë në natyrë, si dhe bëhen të bindshëm ndaj urdhrit të njeriut, deri kur shkojnë afro 1 vjeç. Më tej, shton se qentë e kualifikuar ndahen në specialitete të ndryshme, si në kërkim dhe zbulim lëndësh narkotike, eksplozivë dhe armë, gjurmues-patrullues, në kërkim dhe zbulim kartmonedhash, si dhe për raste fatkeqësish natyrore dhe urbane. “Pasi shkëputen nga nënat, qentë pajisen me një librezë, e cila i shoqëron përgjatë gjithë jetës. Ajo përmban emrin, datëlindjen , si dhe numrin unik të identifikimit, që vjen përmes skanimit të mikrocipit”-vijon Vladimiri, duke shpjeguar se ky i fundit është një transmetues i vogël me madhësinë sa një kokërr orizi, mbuluar me një mbështjellëse silikoni për ta bërë të pranueshëm dhe të paluftueshëm nga antitrupat. Vladimiri, i cili punon prej 10
NJË DITË NË “SHKOLLËN E QENVE”
NJIHUNI ME BRANDI-N DHE SHOKËT E TIJ AGJENTË Gazeta “Fjala” zbulon çfarë fshihet pas mureve të Institutit të Përgatitjes së Qenve , të cilët përdoren në operacionet e policisë
vitesh si veteriner, ndalet edhe tek fati i qenushëve të dobët. “Përgjithësisht, bëhet fjalë për një numër të vogël, që nuk i plotësojnë parametrat teknikë. Ata nxirren në ankand nga Ministria e Financave dhe
Ekonomisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronës Publike. Me një çmim që varion nga 8 000 deri në 15 000 lekë, të interesuarit për blerje duhet të paraqesin një sërë dokumentesh pranë komisionit të
ankandit”-shprehet ai, teksa hedh vështrimin drejt tre këlyshëve të vetëm që ka Instituti i Përgatitjes së Qenve. “Riprodhimi i vazhdueshëm, sigurohet vetëm në sajë të prurjeve të reja. Ne nuk kemi patur
mundësi, sepse jemi në varësinë e buxhetit të shtetit”-shton Vladimiri, pa e shtruar ende pyetjen përkatëse. Ndërkohë që bashkëbisedimi ynë vijon, dy punonjës po i ushqejnë pastorët gjermanë dhe belgë me ushqim të gatshëm, të konservuar, në bazë të moshës dhe peshës trupore, si dhe po i ndërrojnë ujin. Nënkomisari Xhelil Zika, specialist i përgatitjes së qenve, na bashkohet. Ai di historinë e çdo “agjenti”. Me një përvojë gati 20-vjeçare, Zika pohon se arrin të dallojë se cili prej tyre do të bëhet i suksesshëm në misionin e tij. “Qentë trajnohen me programe të veçanta, rreth 4 muaj, të huazuara nga vendet e Bashkimit Europian dhe të përshtatuara për kushtet tona. Një qen i mirë, është ai që i bindet urdhrit të shoqëruesit të tij. Në të kundërt, nuk ka premisa për t’u bërë një agjent i mirë. Lodra, është një tjetër element identifikues. Nëse qeni e dashuron topin e tenisit, atëherë ai ka premisa për t’u bërë shumë i aftë”-thotë nënkomisari Zika, duke nënvizuar se qentë bëjnë çdo ditë stërvitje për të mos humbur aftësitë apo reflekset. “Ata e dinë se çfarë duhet të kërkojnë kur dalin në aksion. Në momentin që qeni ndien erën e drogës dhe lëndëve të tjera, që është specializuar, ulet dhe nuk lëviz deri sa policia ta gjejë. Qentë nuk janë agresivë dhe të rrezikshëm për qytetarët. Ata e kryejnë punën e tyre, pa shfaqur rrezik”-shprehet Zika. Pyetjes nëse ka një qen të preferuar, nënkomisari nuk arrin dot t’i japë një përgjigje konkrete. “Unë nuk mund t’i ndaj dot, pasi përpiqem që të arrij maksimumin për secilin prej tyre. Për vet faktin se kam pothuajse 20 vite në Institut, nënkupton se për mua s’bëhet fjalë për një profesion që më sjell të ardhura, por për një profesion të dashur “-thotë Zika, ndërkohë që i drejtohet qenve të plakur; atyre që janë pothuajse 10 vjeç dhe që i kanë kryer dikur shërbimet e tyre. Fillesat e institutit regjistrohen në vitin 1950.Kursi i parë i trajnimit të shoqëruesve me qen shërbimi u hap më 15 gusht të po të njëjtit vit, nën drejtimin e një këshilltari çek. Pas viteve ’90, me ndryshimin e sistemit, ndodhën një sërë proçesesh demokratike, si lëvizja e lirë e popullsisë, rritja e numrit të krimeve dhe kryesisht trafikimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, rrëmbim personi, përdorimi i lëndëve plasëse, etj. Niveli i përgatitjes së qenve të policisë nuk iu përgjigjej kërkesave për këtë lloj shërbimi. Kësisoj, Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë u organizua në mënyrë tërësore, duke marrë trajtën aktuale., duke patur në skuadër të agjentëve edhe një si “Brandi” i cili nuk mban mëri, edhe kur nuk i lakohet rishtazi emri në media.
CMYK
8
www.fjala.al
KULTURË
E ENJTE 23 JANAR 2020
ONLINE 24 ORË
@
INTERVISTA /FLET AGIM KURI, OPERATORI I MIRËNJOHUR I TELEVIZIONIT SHQIPTAR
SI MË NGATËRRUAN ME OÇALANIN NË STAMBOLL Emocionet e punës me filmin dhe dokumentarët. “Viti 1997, në Vlorë më kërcënuan me pistoletë “
Nga Leonard Veizi
G
jithçka në syrin e tij kalon si një çast fotografik. Në dyzet vitet e punës së tij ka regjistruar disa mijëra metra linear, në film, shirit manjetik e harddisk. Për të thonë, se në profesion është një mjeshtër i vërtetë, operator fin, e i papërtuar asnjëherë. Dhe po aq pasion ka dhe shkrepej me aparat. Po të shohësh fotot e tij Shqipëria do të duket më e bukur dhe se Zvicra e Tiranën do ta ngatërrosh me Stokholmin. Për më tej Agim Kuri, operatori i mirënjohur i Televizionit shqiptar, na rrëfen për “Fjala.al” detaje nga puna e tij 40 vjeçare. Prej sa vitesh punon në Televizionin Shqiptar? Punën e kam nisur në muajin mars të vitit 1981. Kam punuar shumë pak kohë në departamentin e informacioni, vetëm një muaj, dhe pas kësaj kalova si asistent operator me më mirënjohurin Pali Kuke. Shumë shpejt u angazhova me filmin artistik, ku përvoja ime e parë ishte me regjisorin Vladimir Prifti në filmin “Era e ngrohtë e thellësive”. Çfarë eksperience keni me filmin artistik në të gjithë karrierën tuaj? Kam qenë pjesëmarrës në disa filma, si asistent operator. Për shembull kam punuar me filmin “Inxhinieri i minierës” së regjisorit Vladimir Kasaj, edhe ky prodhim i vitit 1981. Kam pasur bashkëpunimi me regjisorin Mevlan Shanaj tek filmi “Të shoh në sy”, Gjithsej janë rreth 5-6 filma të tjerë ku kam qenë prezent. Me telekomeditë kam pasur më shumë punë sepse edhe për faktin se janë më variabël për televizionin. Vetë si operator kam realizuar filmin “Shqetësimet e një obezi” të regjisorit Pluton Vasi. Është prodhim i RTSH përpara 12 vjetësh, ku luajnë tre aktorë: Arben Dërhemi, Marjana Kondi dhe Xhevahir Zeneli. Për mua ai mbetet një film me shumë vlera, për mënyrën e trajtimit të temës. Si do ta vlerësonit sot këtë eksperiencë? Për mua mbetet eksperienca shuam e madhe. Them se është fat të punosh të punosh në ekip dhe me një staf të mirë. Filmi për mua është shkollë mbi shkollat. Të jep mundësinë të mësosh shumë në drejtim kompozimit, të ndriçimit, etj. Puna me filmin ka në një gjallëri e madhe. Besoj se çdo njeri që ka profesionin e operatorit, regjisorit, montazhierit etj, duhet të ketë një përvojë në realizimin e një filmi artistik. Ku dallon filmi televiziv që transmetohej në televizion dhe filmin artistik që transmetohet në kinema? Filmi artistik i televizionit nuk është se ndryshonte shumë, vetëm parametrat teknikë ndryshonin pak. Sepse nëse në kinema punonin me film 35 mm në televizion punonim me 16 mm. Edhe grupet e xhirimit, nëse Kinostudio kishte staf mbi 40-50 vetë, në televizion punohej me 15 veta. Pra gjithçka ishte më e kufizuar. Por puna ishte pothuajse e njëjtë, në drejtim të mendimit që duhej të trajtohej dhe asaj që realizohej. Po me dokumentarin? Në përgjithësi do vlerësoj punën që është bërë
me dokumentarin. Kam punuar për dokumentarë me Pluton Vasin, me Dhimitër Gjokën, me Kliton Nesturin. Por baza me dokumentarë ka qenë ato që kam prodhuar me Pluton Vasin. Veç filmit artistike dhe atij dokumentar, ku tjetër ka dhënë kontributi juaj? Një periudhë kohe, në vitet ‘84 -‘87 kam punuar tek redaksia e fëmijëve ku trajtohej edukimi sidomos për parashkollorët. Por filloi dhe me arsimin 8 vjeçar në shkolla të ndryshme të të gjithë Republikës. Jam marrë pak kohë dhe me emisione rinie. Pastaj kam kaluar te redaksia e kulturës dhe e projekteve social-ekonomike ku kam punuar më gjatë. Nga viti ‘96-’97 përgjithësisht jam marrë me dokumentarët. Flasim për vitet ‘81-’90. Cilat kanë qenë shqetësimet e punës për ato vite? Kur kam filluar punën, në televizion punohej me film. Përgjithësisht puna me film ka vështirësitë e veta sepse aparatet nuk janë si sot që peshojnë 3-4 kg. Atëherë duhej të mbaje në sup një Arriflex 15 kg që bashkë me bateri dhe statik e duke marrë edhe valixhen e ndriçimit me vete, që të bënte në fundi të ditës të ndiheshe mjaft i lodhur. Por, këto i hante energjia dhe rinia dhe nuk llogaritej. Ajo që të bënte përshtypje ishte se kur shkoje për të xhiruar, të jepnin katër kuti filmi, me nga 11 minuta secila, pra 44 minuta film në total. Dhe me to duhej ndërtuar një emision 25 minutësh. Por si mund ti dilej me këtë raport raport, duke pasur parasysh që do të bëje intervista dhe plane mbulimi. Pra, duhet të ishe
mjaft i staktë në kuadrimin e figurës, dhe gazetari duhej të ishte i saktë në bisedën që do të bënte me intervistuesin,, që të mos bëheshin disa dubla. Më e forta ishte kur xhiroja për sportin. Më jepnin një kuti 11 minuta, për të xhiruar 90 minuta ndeshje. Po si t’ia dal? – i pyesja drejtuesit. Dhe ata ma kthenin Kap Vetëm golin. Pastaj vinte përgjegjësia: Pse nuk e kape golin. Dhe doli si batutë kur u thosha: Atë nuk e kapi portieri, pse do e kapja unë! Kjo do të thotë që kërkesa e llogarisë ishte e lartë edhe pse me mundësi të pakta? Ajo që më pëlqente para viteve ‘90 ishte kjo që, kishin kërkesë llogarie. Ta lëmë jashtë pjesën politike. Te dhomat e kontrollit fillonte: Ç’është kjo ngjyrë, pse ka zhurmë intervista, pse nuk ke ruajtur parametrat teknikë, pse është ky kompozim, pse është ky montazh. Domethënë, duke qenë të pranishëm në dhomën e kontrollit, ti të bëheshe profesionist i mirëfilltë vetëm nga kërkesa e llogarisë. Nuk është si sot, që mund të vish nga xhirimi i dasmave, e të bësh emision në televizion. Aty flitej për shkallë kualifikimi. Në qoftë se unë sapo filloja punën, duhej të isha asistent i tretë, të bëje dy vjet punë dhe të bëheshe asistent i dytë, dhe pas pesë vjetësh të bëheshe asistent i parë. Pastaj pas shtatë vjetësh bëheshe operator i tretë, me dhjetë vjet kaloje operator i dytë, e më pas operator i parë. Sot mjafton të marrësh pjesë në mitingun e një partie e mund të bëhesh drejtor fotografie. Kam parasysh që puna e operatorit është një punë e vështirë, sepse ke një kamera në krah dhe je i ekspozuar. Ku e ke ndjerë veten më ngushtë? Ngushtësinë nuk e njoh. Mundem edhe falë fizikut dhe qetësisë nuk kam pasur probleme në punë. Por duke u marrë me dokumentarin, kujtoj ngjarjen e vitit ‘97 në Vlorë, ku në dy episode më është drejtuar edhe pistoleta. Prapë e kam kaluar me qetësi duke thënë me vete:. Thashë: Kur kanë vajtur të shumtë, pse mos shkoj edhe unë. Ishte bërë gjaku ujë atë kohë dhe nuk llogaritej asgjë. Si ka qenë episodi i parë i kërcënimit? Ka qenë një çast në orën 7 pa 10 e mëngjesit, fundi i marsit të ‘97 dhe unë xhiroj te shtëpia ku është ngritur flamuri, shtëpia muze në Vlorë, më vinë nja tre veta dhe më thonë: “Nxirr kasetën
CMYK
dhe do e lësh këtu”. U thashë “Kasetën nuk e jap, por më thoni ku është defekti që të merremi vesh’. Më kërcënuan: “Ti o nxirr kasetën ose shkon aty ku kanë shkuar të shumtët”. Ua kthej: “Të shumtët janë të shumtët, ka më shumë të ikur sesa të ardhur, kështu që nuk di se për kë e ke fjalën. “Paske fjalë shumë”, më tha, “të jap një fishkëllimë që të mbledh të gjithë skelarët”. “Ore mblidh kë të duash e bëj çfarë të duash kasetën nuk ta jap”, i them. Dhe ai vuri dorën në brez për të nxjerrë pistoletën. Ky ka qenë një çast shumë i vështirë. Po rasti i dytë? Të nesërmen po në Vlorë isha duke xhiruar në spital, por jashtë tij. Vjen një furgon me tre “kapuçonë”. Atë çast erdhi dhe një viktimë të cilin e futën me urgjencë në korridor me një barelë. Unë e xhiroja skenën nga korridori derisa sa u fut në sallë të operacionit. Ai kishte marrë një plumb poshtë zemrës. E kam xhiruar deri sa kirurgu i hoqi plumbin. Pasi dola nga salla, më vjen një nga “kapuçonët” e më thotë: “Çdo ti këlysh i Saliut këtu?”. Ç’lidhje ka. Ku të fyeva apo ku të ngacmova?”, i them. “Ke dhe gojë e më përgjigjesh?”, ma thotë ai. Në atë çast ndërhyri mjeku: Shyqyr që na vijnë këta të medias, që të paktën të bëjë publike, që të shohin në çfarë vështirësie punojmë, se ne nuk kemi as mjete dhe as ilaçe”. Këtu u mbyll, por ishte çast i vështirë ku dhe këtu më drejtuan pistoletën. Kam dëgjuar për një incident në aeroportin e Stambollit...? Ka qenë viti 1998 ku në aeroportin e Sambollit, duke bërë kontrollin e pasaportës më pyesin: “Nga je?” “Shqiptar”, iu përgjigja. Punonjësi ngriti kokën dhe po më shihte me dyshim. Nuk e di, mbase tiparet e portretit tim lidheshin me ato të udhëheqësit të lëvizjes kurde. Atëherë, për ta ngacmuar i them me të qeshur: “Oçalan”. Sa i thashë këtë emër me thirrën e më futën në një dhomë ku më bëjnë një kontroll të imët për 20 minuta. Atëherë thashë me vete; “Po ç’dreqin pate?!” Dhe e vuajtja budallallëkun tim. Në fakt mua emri i Oçalanit më shpëtoi për humor, sepse të gjithë më thoshin se i ngjaja. Të kemi parasysh se mustaqet nuk ishin të zbardhura siç janë sot, por pisk të zeza, si ato të Abdullah Oçalanit, lideri i lëvizjet kurde, i cili sot ndodhet në burgjet e Turqisë. Përvojë tjetër negative keni pasur nëpër aeroporte? Edhe në disa kontrolle në Arabi, në Mekë dhe Riad. Edhe pse kishim leje, ishim të shoqëruar me ta, më morën kamerën dhe më fshinë materialin. “Ç’punë ke ti që ke xhiruar këtu”, më thanë. U tregoj dokumentet. Por ata më fshinë një materialin rreth 3 minua që kisha xhiruar në Mekë. Ra telefonin për fat dhe ata e ndërprenë por morën kasetën. Ma kthyen të nesërmen. Unë shpreha shqetësim tim. U them “Ju na thirrët, ishte projekt juaj. Por përfaqësuesi i Ministrisë së Informacionit më tha: “Nuk ka ndonjë problem, do të dalësh përsëri në terren, do të vëmë në dispozicion helikopterin”. Ndërsa kudo tjetër ku që kam qenë kam hasur në gatishmëri e përkushtim e mikpritje. Flas për udhëtimet në Holandë, në Austri e Amerikë.
CMYK
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
ONLINE 24 ORË
9
Sport
KLUBI I MADH NDËR VITE/ NGA TROFETË E NJËPASNJËSHËM TE RRËZIMI NGA SUPERLIGA
RËNIA DHE RINGRITJA E TIRANËS Kush është njeriu që ringjalli bardheblutë, ish-lojtari i kryeqytetasve, Emanuel Egbo rikthen skuadrën në luftë për titullin kampion Nga Katerina Tafa
katerina.tafa@Hotmail.com
S
kuadra e Tiranës është klubi më i suksesshëm shqiptar që ka konkurruar në kompeticionet e kontinentit deri më sot. Ky ekip ka arritur që të shkojë deri në turin e 16-të të Kupës së Evropiane. Tirana është skuadra me renditjen më të lartë të një klubi shqiptar sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit (IFFHS), ku ka arritur deri në vendin e 31-të në renditjen botërore të vitit 1987. Bardheblutë e kryeqytetit njohin pjesëmarrjen më të gjerë se çdo skuadër tjetër e vendit tonë në kampionatet evropiane e botërore 14 kompeticione në Ligën e Kampionëve, 10 herë në Kupën e UEFA-s,
3 herë në Kupën e Kupave si dhe 7 herë në Kupën Ballkanike, ku një nga këto rastet e fundit ka marrë vendin e dytë, duke shkuar deri në finale. Vitet 80’ kanë qenë më të suksesshme në historinë e këtij klubi, pasi kryeqytetasit arritën të rreshtoheshin katër herë në mesin e 16 skuadrave më të mira të kontinentit, nga të cilat tre herë në Ligën e Kampionëve. Skuadra e presidentit Refik Halili numëron deri më sot plot 51 trofe të fituara në kompeticionet shqiptare dhe të njohur zyrtarisht edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky ekip ka marrë vendin e parë të Kategorisë Superiore, më e madhja e futbollit në vend, plot 24 herë. Ka fituar trofeun e Kategorisë së Parë një herë, që ishte edhe i vetmi vit në të gjithë historinë e këtij klubi që nga krijimi që zbret në këtë nivel, megjithatë
bardheblutë hyn sërish në histori si skuadra e parë që luan në këtë garë që ka arritur të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë. Kryeqytetasit numërojnë plot 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 Superkupa të Shqipërisë, deri më tani, por në listën e trofeve nuk duhet lënë pa përmendur se është e vetmja që ka arritur të shkojë deri në ndeshjen finale të Kupës Ballkanike. Ndonëse trofetë e arrira nga kjo skuadër janë relativisht të lartë, Tirana ka pasur edhe disa nga periudhat e saj të vështira dhe i tillë ishte dhe sezoni i vitit 2016-2017 ku ky ekip u rrëzua nga Superiorja, që duhet theksuar se ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë. Trajneri i asokohe Ilir Daja u shkarkua nga detyra më 1 nëntor pas barazimit me skuadrën e Vllaznisë dhe vendin e tij në stol e mori Mirel Josa. Ndeshja e 27 majit të 2016 ndaj Vllaznisë në stadiumin
CMYK
Loro Boriçi e cila u mbyll me barazim vulosi rënien nga kategoria të tiranësve. Sezoni i ri dhe garimi në Kategorinë e Parë e gjeti klubin e Tiranës me një trajner të ri, Josa u zëvendësua nga braziliani Ze Maria, i cili mundi që t’i udhëhiqte drejt fitores së Superkupës në ndeshjen kundër Kukësit. Pas sezonit 2016-2017 që mund të quhet pa frikë më i ziu në historinë e Tiranës, bardheblutë arritën që të riktheheshin në elitën e futbollit shqiptar. Humbja e ndeshjes me skuadrën e Laçit në 11 tetor 2018 do t’i kushtonte shumë trajnerit brazilian, pasi menjëherë pas kësaj ndeshje Halili shkarkoi teknikun Ze Maria për ta zëvendësuar më pas me Ardian Memën. Ky i fundit do të drejtonte ekipin e bardhebluve për një periudhë jo më shumë se një vjeçare, pasi humbja e ndeshjes 3-1 me skuadrën e Bylisit më
10
E ENJTE 23 JANAR 2020
www.fjala.al
SPORT
ONLINE 24 ORË
@
Top golashënuesit e Tiranës në ndër vite në Superligë 1. Indrit Fortuzi 152 gola
2. Arben Minga 136 gola
3. Agustin Kola 133 gola
FOTO: JONA KAZANI
23 tetor të 2019 do bënte që edhe Mema të shkarkohej nga bankina e skuadrës së Tiranës. Presidenti i klubit zyrtarizoi në pankinë vetëm pak ditë më pas trajnerin Julian Ahmataj, i cili mund të konsiderohet edhe si një nga më jetë paktit në këtë pozicion te ekipi i bardhebluve. Ahmataj mbajti postin e menaxherit të këtij klubi vetëm në pesë ndeshje atë me Luftëtarin, Teutën dhe Vllazninë nga ky arriti të merrte vetëm barazime dhe dy ndeshje të tjera ku humbi me Skënderbeun me rezultatet 2-1 dhe me Kukësin 3-1. Ishte pikërisht disfata e thellë me verilindorët ajo që çoi në shkarkimin e Ahamatajt në vetëm pothuajse një muaj e dy javë pas marrjes së postit. Më 9 dhjetor të 2019-ës Ahmataj nuk doli më në stërvitje me bardheblutë dhe në vendin e tij përkohësisht u vendos trajneri i portierëve Emanuel Egbo. Po çfarë ndodhi me klubin e Tiranës
pas marrjes së drejtimit nga Ndubuisi Emanuel Egbos? Ishte pikërisht tekniku nga Nigeria, ai i cili arriti të sillte ndryshim për mirë në krye të bardhebluve. Egbo u vendos nga presidenti i klubit Refik Halili si trajner provizor deri në gjetjen e një menaxheri tjetër që do vihej në krye të skuadrës, pasi dy teknikët e fundit kishin rezultuar jo të frytshëm për ekipin. E ndërsa kudo nëpër media po flitej se postin kryesor të pankinës së Tiranës munda ta merrnin emra si Ilir Daja apo ish lojtari Orges Shehi, Egbo ishte duke i bërë një ringritje të pabesueshme nivelit të skuadrës. Bardheblutë e kryeqytetit arritën që pas plot pesë viteve humbje të fitonin derbin me Partizanin me rezultatin 2-1. Nigeriani ishte trajneri që do të hynte në historinë e këtij klubi si i vetmi që arriti të prishte “syrin e keq” dhe të kthente nderin në shtëpinë e bardhebluve. Më pas ndeshja me skuadrën e vendit të fundit të Kategorisë Superiore, ajo me Flamurtarin, ky kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-0,
Tirana, klubi shqiptar që ka fituar më shumë tituj dhe trofe Trofetë e mara nga bardheblutë nga 1930-a deri në 2019-ën - KAMPIONË TË SUPERLIGËS SHQIPTARE - 27 HERË Vitet - 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1939, 1942, 1964–1965, 1965–1966, 19661967, 1968-1969, 1969–1970, 1981–1982, 1984–1985, 1987–1988, 1988–1989, 1994– 1995, 1995–1996, 1996–1997, 1998–1999, 1999–2000, 2002–2003, 2003–2004, 2004–2005, 2006–2007, 2008–2009 - KAMPIONË TË KATEGORISË SË PARË – 1 HERË – 2017-2018 - FITUES TË KUPËS SË SHQIPËRISË – 16 HERË 1938–1939, 1962–1963, 1975–1976, 1976–1977, 1982–1983, 1983–1984, 1985–1986, 1993–1994, 1995–1996, 1998–1999, 2000–2001, 2001–2002, 2005–2006, 2010– 2011, 2011–2012, 2016–2017 - FITUES TË SUPERKUPËS SË SHQIPËRISË – 11 HERË 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012, 2017 - KUPA E BALLKANIT – FINALIST 1983
vërtetoi për të gjithë se ky klub po fillonte hapat e ringritjes dhe se fitore të tjera do të vinin më pas. Egbo arriti që të merrte edhe fitoren e tretë atë të ndeshjes me skuadrën e Laçit me rezultatin 2-1 duke konfirmuar kontributet e tij dhe në të njëjtën kohë zërat për ringritjen e bardhebluve. Kishte kaluar shumë kohë nga momenti kur ky ekip merrte fitore të njëpasnjëshme dhe të ecte me ritme të larta. Pas fitores së tretë drejtuesit e klubit të Tiranës këmbëngulën dhe arritën të bindnin Emanuel Egbon që të kalonte nga trajner provizor në teknikun kryesor të skuadrës. Ndërkohë, ndeshja e javës së 18-të dhe e para për Tiranën për vitin 2020 i vuri vulën ringritjes së bardhebluve. Kryeqytetasit arritën që të fitonin me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Bylisit, duke bërë që ekipi i drejtuar nga Egbo të ketë vetëm fitore deri më tani. Pas fitores ndaj Bylisit skuadra e Tiranës arriti që të kalojë në vend të dytë me 31 pikë dhe një diferencë prej vetëm 1 pike nga vendi i parë që momentalisht mbahet nga Kukësi. Me rezultatet dhe performancën e bërë deri më tani, bardheblutë e kryeqytetit kthehen në pretendentët kryesor për titullin kampion të sezonit 2019-2020. Tre ndeshjet e tjera që Tirana do ketë në javët në vazhdim duket se e favorizojnë goxha skuadrën e teknikut dikur lojtar i këtij klubi. Në javën e 19-të të Superligës Tirana do ketë përballë Luftëtarin e vendit të parafundit, ndeshje që mund të duket e lehtë për bardheblutë. Java e 20-të e vë këtë skuadër në sfidë me Teutën e vendit të gjashtë, ndërsa në javën e 21-të do ndeshen me klubin e Vllaznisë, i cili ndodhet në vendin e shtatë me 26 pikë. Të shumtë janë ata që shprehin pesimizëm, megjithatë nëse do të shikohet serioziteti dhe përkushtim i Egbos dhe tashmë i vetë lojtarëve, duket se para mund të kemi një ngritje akoma më të frikshme. Bardheblutë synojnë që të rikthejnë titullin kampion dhe nuk do ishte e habitshme nëse në fund të këtij sezoni ata të ishin në krye të kategorisë. Rikujtojmë se trofeu i fundit i Superiores i marrë nga ky ekip daton që nga sezoni 2008-2009, që i bie plot 11 vite më parë, por duhet ritheksuar se pikërisht atëherë kur është pritur më pak bardheblutë kanë ditur të kthehen më fuqishëm. Pra Emanuel Egbo është ish lojtari që arriti të rikthejë shpresën te Tirana dhe ngriti në rezultate shumë të mira bardheblutë e kryeqytetit.
4. Shkëlqim Muça 88 gola
5. Petrit Dibra 70 gola
6. Devi Muka 62 gola
7. Skënder Hyka 60 gola
8. Mahir Halili 46 gola
9. Hamdi Salihi 42 gola
10. Eldorado Merkoçi 40 gola
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
SPORT
ONLINE 24 ORË
11
Historia tragjike e Lassana-s, talentit të ri të Barcelonës
Pas vdekjes së babait, familja e pasuesit të Messit te Barça ende në pritje të drejtësisë
A
shtu si shumë djem nëntë vjeçar, Lassana Diaby e dashuronte futbollin. Në rrugë dhe parqe afër shtëpisë së tij jashtë Barcelonës, djali do të kalonte orë të tëra duke luajtur me top me miqtë e tij. Por ndryshe nga mijëra djem të tjerë që shpresojnë të bëhen yje, talenti natyror i Lassana-s ishte vërejtur. Një zbulues i FC Barcelona e kishte parë atë dhe donte të firmoste për akademinë e famshme të të rinjve të klubit La Masia, ku yje të tillë si Lionel Messi kishin filluar të rriteshin si futbollistë dhe të spikatnin si yjet e së ardhmes. Por babai i Lassanas, Ousmane, nuk ishte atje për të festuar me të një lajm të tillë. Ai ishte transferuar në Birmingham, Angli, muaj më parë në kërkim të punës. Pavarësisht se jetoi mijëra milje larg, Ousmane ende organizoi stërvitje dhe lojëra për Lassana ose vëllanë e tij të madh Mohammadu, i cili luajti për një ekip tjetër. Para çdo ndeshje babai i djemve gjithashtu do t’i thërriste ata dhe do t’u uronte fat. Por një natë, telefonata nga Ousmane nuk erdhi kurrë. Ishte 7 korriku 2016 kur Lassana dhe Mohammadu po u ulën përpara TV për të parë Francën që luante me Gjermaninë në Euro 2016. Mohammadu do të luante në një turne të nesërmen. Ndërsa “WhatsApp-i” tregoi se babai i tyre kishte qenë në internet atë mëngjes, djemtë po ndiqnin ndeshjen, duke pritur që babai i tyre të telefononte. Nëna e tyre, Aminata u përpoq të mos shqetësohej. Ousmane kishte telefonuar familjen e tij çdo ditë që nga zhvendosja në Britaninë e Madhe. Mamaja merrej me punët e shtëpisë dhe ngushëllonte vajzën e saj tre vjeçare Fanta, e cila në mënyrë të pazakontë, nuk do të ndalonte së qari. Djemtë vazhdonin të prisnin, ndërsa ndeshja po afronte fundin e saj, ata u ndërprenë nga një trokitje në derë. Ishte kushëriri i tyre, Keemo. Keemo i tha Aminata-s se kishte dëgjuar në lidhje me një aksident në vendin e punës të Ousmane, një qendër riciklimi në Birmingham, ku ai rendiste skrapin. Ai i tha mamasë së Ousmane-s se askush nuk kishte dëgjuar prej bashkëshortin e saj që nga atëherë. Aminata e dinte menjëherë se çfarë do të thoshte kjo. “Sapo erdhi, e dija se diçka nuk ishte në rregull. Ky është njeriu me të cilin u martova. Mund t’ju them se ai
kurrë nuk ka kaluar një ditë të vetme pa na telefonuar. Kështu që mund ta konfirmoj për ju.”-u shpreh ajo. Ousmane, burri i saj ishte i vdekur. Një javë më vonë, Lassana nënshkroi për akademinë e të rinjve të FC Barcelona. Të nesërmen ai nëna dhe motrat e tij hipën në një fluturim për në Mbretërinë e Bashkuar. Para se të vdiste, Ousmane kishte kursyer para të mjaftueshme për familjen e tij për ta vizituar atë në Birmingham. Ajo ishte menduar pjesërisht si një festë e suksesit të Lassanas, por në vend të kësaj ata po fluturonin për atje për të tërhequr trupin e tij. Në aeroport, familja u prit nga policia. Aminata e gjeti veten plotësisht të çorientuar dhe të ngriu në vend.
“E pashë kaq të vështirë, nuk mund të ecja përpara. Policia më duhej që të më lëvizte dhe të më merrte në dhomë. Ndihej sikur dikush po mbante këmbët e mia ”-shtoi Aminata.
Në një dhomë anësore, vëllai i Ousmane-s, i cili jetonte në Mbretërinë e Bashkuar, përktheu në gjuhën e tyre amtare, Mandinka, pasi policia shpjegoi se çfarë kishte ndodhur. Ata thanë që Ousmane kishte punuar në një qendër riciklimi metali kur një mur prej betoni u rrëzua dhe e shtypi atë dhe katër burra të tjerë. Policia ofroi që Aminata të shihte për herë të fundit trupin e burrit të saj, por duke qarë, ajo nuk pranoi. “Babai im ishte shumë, shumë i lumtur kur u zgjodha nga Barcelona. Unë isha shumë i lumtur. Nëse ai do të ishte gjallë tani, jo vetëm që do të më inkurajonte, ai do të thoshte të përpiqem më shumë sepse është kaq konkurruese të jesh futbollist. ”- tha Lassana, e cili tani është në moshën 13 vjeçare. Lassana shënoi një gol mbresëlënës për ekipin e të rinjve të FC Barcelona. Por jeta për Lassana
dhe familjen e tij ka qenë një luftë që nga ajo kohë. Tre vjet pas vdekjes së babait të tij ata ende nuk kanë marrë kompensim. Familja me pesë pjesëtar ndajnë një apartament të vogël në qytetin Parets del Valles, duke mbijetuar me përfitime mujore prej rreth 1.000 €. Nuk ka para për udhëtime jashtë dhe trajtime të tjera për fëmijët. Përkundrazi, Aminata i çon në park për të luajtur. Në ditëlindje, ajo përgatit një vakt dhe pjek një tortë, por dhuratat janë një luks tjetër që familja nuk mund ta përballojë. “Përveç luftës emocionale të përditshme, jam duke paguar libra dhe udhëtime shkollore për katër fëmijët. Kur i bleva për herë të fundit vetes diçka? Nuk kam konsideratë për këtë. Unë vetë nuk kam blerë asgjë pasi Ousmane ndërroi jetë. Unë nuk mund të mendoj për këtë. Është gjithçka për fëmijët dhe thjesht mbijetesë.”-tha ndër të tjera nëna e Lassan-as. Ousmane ishte larguar nga Senegali në kërkim të punës në fund të viteve 1990. Si shumë afrikanë perëndimorë, ai u vendos në Spanjë, ku jetoi ligjërisht dhe punoi si roje sigurie, por ekonomia spanjolle u godit nga kriza globale e vitit 2008-të. Ousmane së pari pa se orët
e tij të punës u zvogëluan, pastaj përfundimisht humbi atë. Ai u përpoq të gjente punë të re dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në Mars të 2016-ës, duke lënë pas familjen e tij. Vetëm katër muaj më vonë ai vdiq. Edhe kur ai kishte qenë i gjallë, Aminata u përpiqej të plotësonte skajet. Ousmane jo vetëm që po i mbështeste gruan dhe fëmijët e tij, por edhe të afërmit në Senegal. Duheshin muaj që ai t’i dërgonte nga 150 deri në 200 euro nënës së tij të ve dhe gjashtë vëllezër dhe motrave. Ai gjithashtu pritej t’i dërgonte para herë pas here babait të Aminatas si një shenjë “respekti”. Burrat që vdiqën së bashku me Ousmane-n ishin nga Gambia, fqinji më i vogël i Senegalit. Secili prej tyre po dërgonte para për familjen në Afrikë, pavarësisht se fitonin vetëm pagën minimale në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë se 7 paundë në orë. Të afërmit e tyre vareshin nga këto para për mbijetesë në një prej rajoneve më të varfra në botë. Vdekjet e burrave i lanë këto familje shumë të varfra. Tre vjet e gjysmë më vonë, familjet e viktimave ende kanë pyetje se si dhe pse vdiqën të afërmit e tyre. Një juri e kërkimit zbuloi se vdekjet e tyre ishin aksidentale por “Shredmet”, firma që drejtonte qendrën e riciklimit, nuk kishte arritur të kuptonte gjendjen e rrezikshme të murit. Një hetim penal nga Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (HSE) ende nuk ka përfunduar. Familjet thonë se nuk janë kontaktuar nga “Shredmet” që pas rrëzimit të murit. Duke i lënë ata të ndjehen më të hidhur dhe të injoruar. “Sipas mendimit tim është shumë e qartë se ata (Shredmet) nuk e vlerësojnë jetën njerëzore. Unë erdha në Angli për të identifikuar trupin dhe kalova atë kohë atje dhe kurrë nuk pashë pronarët ose dëgjova prej tyre. Ata nuk duket se kujdesen për njerëzit. “-tha mamaja e Lassana-s. Këtë verë Lassana-s iu dha një goditje tjetër, ai u la i lirë nga ekipi i të rinjve të FC Barcelona. Megjithatë djali nuk është shumë i zhgënjyer. Ai thotë se i është thënë se nëse punon shumë, ai mund ta detyrojë kthimin. 13-vjeçari është akoma i vendosur të bëhet futbollist, për kujtesën e babait të tij. “Më bën të punoj më shumë dhe nëse bëj vërtet mirë, do t’ia kushtoj atij, për të treguar se çfarë mund të bëj nga puna ime e madhe.”-tha vogëlushi. Por në mendjen e Lassana-s ka çështje të tjera. Ai dëshiron të dijë pse babai i tij vdiq në punë. “Kompania duhet të njohë gabimin që është bërë. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Duhet të kemi drejtësi ”.-u shpreh ai për BBC-në.
12
E ENJTE 23 JANAR 2020
OP-ED
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@
ANALIZË
Histeria dhe emancipimi i turmave (Rreth filmit dokumentar “Emancipimi i turmave” të regjisorit Ervin Lera)
NGA LEONARD VEIZI
H
istoria botërore ka njohur pa fund masa të irrituara që kanë kaluar në ekstrem, vrasje e plaçkitje, ka njohur luftë frontale e revolucione të përgjakura. E në këtë hark kohor dymijë apo tremijë vjeçar, edhe në tokat ilirike e ato arbërore ka pasur furtuna të herëpashershme. Por historia e re e Shqipërisë nuk është se ka surprizuar me revolucione të tipit francez, ku njerëzit hidheshin mbi bajoneta për të marrë Bastijën, as si lëvizja çartiste në Angli pas revolucionit industrial të viteve 1700. Madje shqiptarët nuk njihen ta kenë ekzekutuar ndonjë drejtues të lartë të shtetit, ashtu si në revolucionin e udhëhequr nga Oliver Kromuelli, i cili në vitin 1649 përfundoi me ekzekutimin e mbretit te Anglisë, Charles I, dhe as si revolucionarët francezë të cilët të udhëhequr nga Maksimilian Robespieri, në vitin 1791 çuan në gijotinë mbretin e tyre Luigjin XVI.
Këto më erdhën ndër mend teksa ndiqja i përqendruar premierën e filmit dokumentar “Emancipimi i turmave”, të regjisorit Ervin Lera. Po çfarë përmbante dokumentari në tërësinë e tij? Në 60 minuta gjuhë filmike, Lera ishte munduar të bënte maksimumin e mundshëm, për të trajtuar historinë 30 vjeçare të “revolucioneve shqiptare” të cilat filluan me Lëvizjen Studentore në vitin 1990 dhe përfunduan me një tjetër lëvizje studentore, atë të vitit 2018. Dhe në mes tyre, çudira shqiptare pa fund. “Ky është një film që nxjerr në pah, apo më saktë të them jam përpjekur që të bëj një vështrim antropologjik dhe filozofik të shoqërisë shqiptarë që nga vitet e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët ku ne jetojmë. Dhe nuk është çudi që nesër kur të presim një protestë të shohim nëse filmi është i vërtetë apo jo”, thotë regjisori Lera. Dhe ka një tjetër përgjigje kur e pyet: A ka turma të emancipuar? “Shqipëria nuk ka turma të emancipuara, por ka turma të paedukuara. Më vjen keq që e them këtë sepse edhe unë, qoftë dhe në pasivitet jam pjesë e këtyre turmave”, shprehet regjisori i dokumentarit “Emancipimi i turmave”. Duket se në optikën e personazheve publikë që folën në dokumentar, por dhe të vetë regjisorit i cili kërkon ta çonte krijimin e tij drejt asaj hullie, në Shqipërinë e 30 viteve të tranzicionit postdiktaturë, nuk ka pasur një emancipim të turmave, por një keqpërdorje të tyre. Dhe keqpërdorja, për ironi të fatit ka ardhur që në gjenezë, pra që me lëvizjen e parë për demokraci, që në terminoligjinë e përditshme sot cilësohet thjesht si “Lëvizja e dhjetorit”. Padyshim, Lera ka argumentuar mbi 30 vitet e fundit, pasi në 45 vitet e diktaturës komuniste, jo revolucion, por as grupime e nisma kundërshtare mbi regjimin nuk do të kishte. Dhe një gjë të tillë e thotë dhe politologu i njohur Afrim Krasniqi, kur shprehet se: për shkak
të moskundërshtimit të diktaturës, shqiptarët mbeten populli që e pranoi më shumë atë në gjysmë shekulli totalitarizëm. Sipas vijës logjike dhe përfundimit të nxjerrë përmes dokumentarit të Ervin Lerës, në fund e në krye të tij, emancipimi i turmave nuk ka ndodhur përgjatë këtyre viteve, sepse e mbi të gjitha, ata që kanë pasur drejtimin e shtetit, apo të tjerët që e kanë synuar atë, i kanë përdorur këto turma, dhe për më shumë se kaq, i kanë keqpërdorur për interesat e tyre politike. Dokumentari në fjalë sjell një historik të protestave të mëdha gjatë 30 viteve të fundit, por ajo që të bën të shohësh pak dritë në fundin e një tuneli të errët është protesta e studentëve në vitin 2018. “Ajo që ndodhi me studentët në vitin 2018 duhet të ishte përditshmëria jonë në vend të kësaj përditshmërie që ne po përjetojmë”, shprehet regjisori Lera. Nëpërmjet analizës dhe gjuhës filmike, Lera na sjell gjithashtu edhe prapaskenat e përdorimit të turmës gjatë revoltave kryesore të saj, të cilat kufizohen më së shumti në vitin 1997, 1998 e 2011. “Ne kemi shumë nevojë të dalim nga sjellja përmes turmave dhe të hyjmë në sjelljen institucionale. Ky është një nga thelbet e revolucionit demokratik në Shqipëri, që ende nuk është bërë. Nuk janë turmat që mund të imponojnë vendimmarrjen e institucioneve, janë institucionet që janë të zgjedhura apo të emëruara për të mbrojtur apo për të shprehur interesat e demokracisë kolektive përfaqësuese dhe të grupeve të caktuara të interesit” do të shprehej Përparim Kabo, gjithashtu një prej tre personazheve kryesorë që përbënin boshtin e dokumentarit të Ervin Lerës, për ta bërë atë një të vetëm. Dhe në vazhdim të argumentit, mund të themi se është krejt kaotike historia shqiptare e pas pavarësisë, me kryengritje, revolta dhe revolucioneve të munguara.
Kjo histori nuk njeh shumë akte njerëzish të revoltuar, që tentojnë të ngrenë krye e të bëjnë revolucione. Dhe nëse merret për bazë kryengritja e Haxhi Qamilit, kryengritja e Fierit qoftë dhe Revolucioni i Qershorit nga Fan Noli atëherë jemi vërtet të dështuar e për të na qarë hallin. Për këtë shkak, edhe revolta ngritur mbi skemën e stisur të rrëzimit të firmave piramidale, erdhi në mënyrën më të keqe të mundshme, një revolucion pa revolucion, ku njerëzit të mbushur me urrejtje drejtonin armët drejt qiellit e zbraznin karikatorët me fishekë në boshllëk dhe pa asnjë kundërshtar konkret. “Psikologjia e turmave”, u ka marrë shumë kohë filozofëve, antropologëve e psikologëve të dy shekujve të fundit. E kudo kudo që të kërkosh me këtë togfjalësh, do të të dalë si fillim filozofi francez i pas vitit 1800 Gustave Le Bon. Por me dokumentarin “Emancipimi i turmave” Ervin Lera ka ekranizuar jo vetëm teorinë e filozofit Gustave por dhe atë të Giovanni Pico della Mirandola apo José Ortega y Gasset, të cilët gjithashtu kanë folur e shkruar shumë për psikologjinë e turmave apo janë marrë me studime antropologjike. Për ta realizuar deri në fund, “Emancipimin e turmave” shqiptare, regjisorit Lera i kanë dhënë një ndihmë të çmuar intervistat-refleksione të Përparim Kabos, Afrim Krasniqit dhe Ben Andonit. “Të rebelohemi në mënyrën më të edukuar më intelektuale dhe më të disiplinuar të mundshme, të që refuzojmë”, ky ishte dhe një prej mesazheve që vinte përmes dokumentarit, dalë dhe si logjikë konkrete. Ndërkohë që për të marrë jetë në mënyrë tërësore, me fotografi, e muzikë, skenarin e shkruar po prej tij, Ervin Lera, e ka veshur me figurën e operatorit të njohur Agim Kuri, si dhe muzikën e kompozuar nga Everest Ndereca. Sa për montazh, me të është marrë një tjetër mjeshtër i kësaj teknike, Gjergji Pano.
OPINION
Sokaku i të marrëve dhe politika kosovare Sikurse dihet lojës së fëmijëve në romanin e Kadaresë i jep fund ardhja e mbrëmjes, ndërsa lojës së kalamajve tanë politikë një zot e di se si do t’i vij fundi. Politika e shndërruar në sokak të të marrëve është esencialisht e paparashikueshme. Siç janë vetë lëvizjet dhe gjestet e të marrit.
NGA BLERIM LATIFI
N
ë romanin Kronikë në Gur, Kadareja na e rrëfen jetën në qytetin e Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, të parë nga pikëvështrimi i fëmijëve. Aty
ekziston një skenë, në të cilën fëmijët e mbledhur në Sokakun e të Marrëve, nën efektin e lajmeve për zhvillimin e Luftës së Madhe, lozin me pulla postale. Çdonjëra nga pullat mban emrin e njërit prej shteteve të përfshira në luftë: Na Francën dhe Kanadanë dhe më jep Luksemburgun. Jo, more! E dashke Luksemburgun! Po deshe. Në qoftë se më jep Abisininë për dy Polonira, atëherë shohim e bëjmë. Jo. Atëherë, më kthe Indinë, që të dhash dje për Venezuelën. Indinë? Na, merre! Ç’më duhet India? Të them të drejtën, që mbrëmë u pendova. Mos u pendove edhe për Turqinë? Turqinë e shita, se do të ta kisha kthyer. Mirë atëherë, as unë s’ta jap Gjermaninë që të thash dje. E bëj katër copa dhe ty s’ta jap… Bisedimet midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në këta tre muaj e gjysmë, që nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 Tetorit, më shumë se çdo gjëje tjetër, i ngjajnë kësaj loje fëmijësh në romanin e Kadaresë.
Derisa bota është përfshirë në trazira të mëdha dhe vetë shteti ynë gati është paralizuar nga brenda dhe jashtë për shkak të problemeve të mëdha të akumuluara prej vitesh të humbura në politika destruktive e debate shterpe, LV dhe LDK, që dolën më të votuarat në zgjedhje, i kalojnë ditët e netët duke u grindur me njëra tjetrën në pazarin e ndarjes së pushtetit. – Merre këtë ministri dhe më jep atë tjetrën. – Jo more! E dashke ti këtë ministri! – Nëse më jep filan ministrinë, shohim e bëjmë. – Merre këtë tjetrën se asgjë nuk më duhet. – Ma kthe kryeparlamentarin që ma more dje, nëse do të të jap një ministri më shumë. – Jo nuk ta jap, e bëj katër copa dhe ty s’ta jap… E kështu me rradhë. Krejt si personazhet fëmijë të Kadaresë, por me dy dallime. Dallimi i parë është se ndarja e botës në lojën e këtyre personazheve zgjatë vetëm disa orë, ndërsa ndarja e pushtetit e kalamajve tanë politikë ka hyrë në muajin e saj të katërt. Dallimi i dytë ka të bëj me gjuhën: kalamajtë e Kadaresë nuk fyhen me njëri –
tjetrin, ndërsa kalamajtë tanë politikë gjithë kohën nuk lënë gjë pa i thënë njëri – tjetrit. Në historinë e negociatave politike për ndërtimin e bashkëqeverisjes nuk është parë një kulturë e tillë e komunikimit, pa sensin elementar të respektit reciprok. Edhe armiqtë më të përbetuar, që e kanë gjakosur njëri tjetrin në fushën e betejës, në prag të paqes i çtensionojnë emocionet dhe e zbusin gjuhën, ndërsa kalamajtë tanë politikë, që dje dilnin para publikut duke tundur flamurin e koalicionit të shpresës, në komunikimin e tyre e kanë instaluar ligjin e lashtë të hakmarrjes, lex talionis : sy për sy, akuzë për akuzë, fyerje për fyerje. Çfarë qeverie mund të dalë prej kësaj hasmërie të papërmbajtur? Përgjigjja është e ditur : jetë shkurtër në kohë, disfunksionale në qeverisje! Sikurse dihet lojës së fëmijëve në romanin e Kadaresë i jep fund ardhja e mbrëmjes, ndërsa lojës së kalamajve tanë politikë një zot e di se si do t’i vij fundi. Politika e shndërruar në sokak të të marrëve është esencialisht e paparashikueshme. Siç janë vetë lëvizjet dhe gjestet e të marrit. /express
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
OP-ED
ONLINE 24 ORË
13
ANA TJETËR E DAVOS-IT, ALARMI PËR KULTURËN E PUNËS
Davos ka qenë shumë i njohur nga pacientët me tuberkuloz, që shkonin atje për t’u shëruar me ajër të pastër dhe male me diell. Pacientët që shkojnë sot në Davos kanë sëmundje moderne si burnout dhe depresion
D
avos, i njohur si vend që pret elitat botërore, e ka marrë famën falë një doktori gjerman. Alexander Spengler, ishte ai që e vuri fshatin e vogël bujqësor në qendër të vëmendjes së botës në vitet 1860. Sprengler vuri re, se klima e fshatit i bënte njerëzit dyfish imunë kundrejt tuberkulozit, një sëmundje në atë kohë vdekjeprurëse që ishte duke bërë kërdinë në Europë. Kur fjala u përhap gjithandej, Davosi filloi të joshte pacientët që vinin nga e gjithë Europa. Numri i spitaleve u rrit, shumë prej tyre i shërbenin të huajve të pasur, që shpenzonin para të shumta për të qëndruar. Kjo shënoi fillimin e romancës midis Davosit dhe pasurisë e famës. Ndër të parët që qëndruan në Davos ishin krijuesi i Sherlock Holmes, Arthur Conan Doyle, i cili shoqëroi të shoqen që u trajtua nga tuberkulozi, novelisti Robert Louis Stevenson dhe gjermani Thomas Mann, të cilët po ashtu erdhën për të trajtuar bashkëshortet. Sot, Davosi nuk është më vend i preferuar për pacientët e sëmurë me tuberkuloz dhe i ka kthyer sanatoriumet në hotele luksoze si Hotel Schatzalp, që mendohet të jetë sanatoriumi që Mann e përshkruan në novelën e tij “Mali magjik”. BURNOUT DHE DEPRESION Por pacientët nuk e kanë brak-
tisur krejtësisht rezortin alpin, vetëm sëmundja e tyre ka marrë një formë tjetër moderne. Davos dhe disa qytete fqinjë janë duke parë rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga burnout dhe depresioni. “E veçanta e Davosit janë malet, është kontakti me natyrën,” thotë Michael Pfaff, kryepsikiatri i Clinica Holistica Engiadina. “Mundësia për të qenë në kontakt kaq të ngushtë me natyrën i ndihmon njerëzit të gjejnë sërish ekuilibrin e brend-
i shtypit të departamentit të turizmit në Davos. “Ka shumë njerëz që punojnë shumë dhe konsumohen krejtësisht e sëmuren nga burnout. Ata kërkojnë të gjejnë një vend për rehabilitim, me ajër të mirë dhe pa strese,” thotë ai. MANAXHERËT E NIVELIT TË MESËM MË TË PREKURIT Klinika e Pfaff-it, jo shumë larg nga Davosi, është i vetmi spital në Zvicër që trajton pacientë të
që do kenë nevojë për wellness ose një gotë verë në darkë,” thotë Pfaff. “Por pamë që nuk janë menaxherët e lartë që vijnë, por janë njerëz nga nivele të larta dhe të mesme manaxhimi. Ata duket se kanë presionin më të madh.” Sipas Pfaff fajtorët më të mëdhenj janë kompanitë në sektorin e financave dhe të sigurimeve, të cilët vazhdojnë t’u bëjnë presion punonjësve që të punojnë orë të gjata pune dhe në kushte plot stres duke i joshur me
Një studim i bërë më 2018 tregon se në vitin 2030 sëmundjet mendore do i kushtojnë ekonomisë globale 14, 4 trilionë euro. Duke patur parasysh rritjen e numrit të depresioneve dhe burnout, ekspertët thonë se kompanitë nuk po bëjnë sa duhet për ta trajtuar problemin shëm.” Autoritetet turistike të Davosit janë duke bashkëpunuar me spitalet lokale të vendit për të nxjerrë oferta të përshtatshme që të promovojnë nivelin mjekësor të rajonit. Ata kanë ndër mend të organizojnë këtë verë afër Klostersit një kamp special rehalilitimi për njerëzit që vuajnë nga burnout. Pjesëmarrësit do të inkurajohen që të kalojnë disa orë në fermën ngjitur, të ushtrojnë sporte të lehta, të ngjiten në mal, i tha DW zënëdhësi
sëmurë nga stresi kronik. Klinika me 55 shtretër është e mbushur plot e përplot gjithë vitin. Pacientët vijnë këtu larg nga Gjermania duke u ankuar për dhimbje trupore, depresione, shqetësime psykosomatike, ankth. Pjesa më e madhe e tyre janë menaxherë të nivelit të mesëm, për të cilët Pfaff thotë se janë të mbytur me punë në zyrat ku punojnë. “Kur hapëm këtë klinikë dhjetë vjet më parë, thamë se do të jetë një vend për top manaxherat
pagesa të mëdha. Pjesa më e madhe e pacientëve të tij vijnë nga Zyrihu, kryeqyteti financiar i Zvicrës. BURNOUT - RREZIK NË RRITJE Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), e cila e ka klasifikuar burnout si sëmundje të mirëqënë ka vlerësuar, se një në pesë fëmijë ose adoleshentë dhe një në katër të rritur do të preket një herë në jetën nga burnout. Në Gjermani numri i të sëmurëve që kanë lidhje me së-
mundjet mendore është trefishuar që nga viti 1997. Në Zvicër, është rritur më shumë se 50 përqind në shtatë vitet e fundit. Një sondazh i Gallupit tregon se 25 përqind e të punësuarve ndihen të jenë “djegur” në punë shumë shpesh, ose gjithmonë. Ekspertët thonë se gratë janë më të ndjeshme të preken nga kjo sëmundje se sa burrat. Një studim i bërë më 2018 tregon se në vitin 2030 sëmundjet mendore do i kushtojnë ekonomisë globale 14, 4 trilionë euro. Duke patur parasysh rritjen e numrit të depresioneve dhe burnout, ekspertët thonë se kompanitë nuk po bëjnë sa duhet për ta trajtuar problemin. Kjo është arsyeja pse shëndeti mendor është një nga pikat kryesore të cilit World Economic Forum i kushton disa sesione. “Unë nuk po them se kompanitë, organizatat dhe manaxherët duhet të kthehen në terapistë, por ajo që duhet të bëjmë ne më shumë si shoqëri është të kuptojmë se sistemi ekzistues ka ndikim në shëndetin mendor të të punësuarve,” thotë për DW, Peter Varnum nga Forumi Ekonomik Botëror. “Ne si punëdhënës duhet të promovojmë shëndetin mendor të punonjësve tanë, sepse studimet kanë treguar se kjo jo vetëm bën që punonjësit të jenë më produktiv dhe eficientë, por edhe sepse kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë.” Deutsche Welle
14
E ENJTE 23 JANAR 2020
www.fjala.al
SOCIALE
ONLINE 24 ORË
@
Studentët i rikthehen protestave; Pakti për Universitetin ishte dështim Të intervistuar për Gazetën Fjala, studentët kanë folur për arsyet e rikthimit të kësaj proteste. Ata shprehen se nuk u janë plotësuar kërkesat e bëra një vit më parë Nga Restina Guri Foto: Jona Kazani
S
tudentë nga universitete të ndryshme të Tiranës zhvilluan dje një protestë para Korpusit Universitar, pikërisht aty ku nisën protestat më 5 dhjetor të vitit 2018-të, të cilat zgjatën për ditë me radhë dhe kishin si qëllim kundërshtimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Një vit më parë studentët nga universitetet e të gjithë Shqipërisë bojkotuan mësimin në një protestë të përbashkët, ku kishin si synim kryesor plotësimin e 8 pikave , të cilat sipas tyre do të sillnin një përmirësim të kushteve dhe nivelit të arsimit në Shqipëri. Ndërsa sot ata pretendojnë se ende nuk janë plotësuar të gjitha. Këto ishin kërkesat e studentëve të propozuara rreth një vit më parë, të cilat sipas tyre, sot nuk janë plotësuar: Rritja e buxhetit me 5% e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt. Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi I të gjitha shpenzimeve online. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik. Rishikim I titujve akademikë dhe verifikimi I plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillin e Studentëve, Ligji I Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi I Administrimit të IAL-vetë ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të
Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik
shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët. Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse). Ndërtimi i një biblioteke me standard Evropiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. Vlerësimi performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi tij, online dhe regjistrimi I leksioneve. Të intervistuar për Gazetën Fjala, studentët kanë folur për arsyet e rikthimit të kësaj proteste. Henri Bylykbashi, student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, shprehet se arsyeja pse ka dale të protestojë është Pakti për Universitetin, të cilin e konsideron si një “dështim katastrofik”. “Sot jemi këtu për Paktin për Universitetin dhe dështimin katastrofik që pati ky pakt në përmirësimin e jetës së studentëve dhe jetën fakultative me të cilën studentët hasen çdo ditë në auditore. Ndërkohë, Kosova që është një shtet që nuk ka shumë që është krijuar, ka një universitet që është shumë vite dritë larg nga universitetet tona. Ne nuk po ëndërrojmë më ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, por ta bëjmë Shqipërinë si Kosova. Deri këtu kemi arritur dhe shpresojmë që të arrijmë deri te Kosova”, thotë studenti. Pyetjes se cilat nga kërkesat e studentëve të paraqitura në vitin 2018-të nuk janë plotësuar, Henri I përgjigjet me një tjetër pyetje, teksa thekson se “pyetja në këtë rast do të ishte, cilat nga pikat janë plotësuar, sepse unë nuk shoh asnjë kërkesë të plotësuar. Disa mund të thonë se është bërë Karta e Studentit por në fakt kjo kartë nuk ka sjellë asnjë lehtësim në jetën tonë, por thjesht disa shërbime në të cilat ne nuk kemi asnjë interes”.
Dhimitër Zguro
Dhimitër Henri Bylykbashi
“E vetmja gjë që ka ndryshuar në auditor nga një vit më parë është fakti që kanë ardhur student të rinj dhe gjendja është akoma më e keqe pasi nuk kemi më as karrige ku të ulemi”, thotë Henri. Sa I përket zërave që protesta e studentëve lidhet nga partitë politike, studenti I Fakultetit të
Drejtësisë shprehet se “këto janë zëra që përsëriten”. “E vërteta është që çdo student qoftë I forumeve apo qoftë edhe student I papërfshirë në jetën politike, është I mirëpritur për të mbështetur idealin apo kauzën e protestës. Një student që është i FRESH-it nuk I paguhet tarifa nga kryetari FRESH-it. Një student të FRPD-së nuk I paguhet tarifa as nga kryetari I forumit e as nga kryetari PD-së. Ata janë student si ne dhe janë të mirëpritur. Studentët janë gjithmonë në opozitë. Në çdo qeveri që të jetë, studentët janë në opozitë. Kjo është përgjigja ime lidhur me zërat që na lidhin me partitë politike”, vijon Henri. Dhimitër Zguro, student i vitit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, gjithashtu shprehet se Ligji për Arsimin dhe Pakti për Universitetin është burimi kryesor I të gjitha problemeve që jeta universitare dhe akademike ka në vend. Dhimitri e cilëson abonenë e studentit si një pike të propaganduar që ka si problem kryesor numri e Kartave të Studentit. “I vetmi funksion që ka Karta e Studentit është aboneja, e cila ka disa probleme për shkak se numri I Kartave të Studentit është shumë here më I lartë sesa numri I aboneve studentore që printohen dhe hidhen në treg. Një tjetër problem është biblioteka digjitale në të cilën studentët nga të gjitha fakultetet nuk kanë akses. Në krahasim me një vit më pare nuk kanë ndryshuar shumë gjëra në auditorë, prandaj dhe ne jemi këtu sot në një protestë tjetër”, theksoi studenti. Sipas studentëve një vit pas protestave madhështore kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht. Ata kanë paralajmëruar rikthimin e protestave studentore të vazhdueshme.
@
www.fjala.al
E ENJTE 23 JANAR 2020
ARGËTIM
ONLINE 24 ORË
KURIOZITET / A E DINI SE JANARI DHE SHKURTI U FUTËN TË FUNDIT NË KALENDAR?
Që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ka qenë muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion sepse u zgjidhën konsujt. Janar është muaji parë i vitit në Kalendarin Greorgian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.
NË VITIN 1899 NË 23 JANAR U formua Lidhja e Pejës NË VITIN 1996 NË 23 JANAR U paraqit versioni i parë i gjuhës programuesse Java
NGJARJET
E DATËS 23 JANAR
15
NË VITIN 1916 NË 23 JANAR Isa Boletini vritet - vritet në pritë në Podgoricë
NË VITIN 1793 NË 23 JANAR Rusia dhe Prusia ndajnë Poloninë
NË VITIN 1919 NË 23 JANAR në Shkodër u botua gazeta politike, shoqërore kulturore shqip dhe frëngjisht e botuar nën drejtimin e Nikollë Ivanaj, ishte organ i klubit “Lidhja Kombëtare”.
NË VITIN 2002 NË 23 JANAR Daniel Pearl u rrëmbye dhe u vra në Karachi, Pakistan
NË VITIN 2002 NË 23 JANAR Perandori romak Teodosi shpalli djalin e tij nëntë vjeçar Honorius bashkë perandor.
Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Kjo e enjte do t’i gjejë të lindurit e kësaj shenje nën dominimin e nervozizmit, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, që nga jeta profesionale edhe tek ajo familjare dhe sentimentale. Do ta gjeni veten të kritikuar, ku shumë gjëra do ju kthehen kundër.
Gjatë kësaj dite, duhet të guxoni dhe kërkoni, pasi ka persona që duhet t’iu japin përgjigje. Jeni në një pozicion avantazhues, ku do të merrni informacione të rëndësishme lidhur me dashurinë, si dhe do të arrini të konsolidoni një raport sentimental.
Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përpiqen që t’i afrohen një zgjidhje lidhur me situata delikate që kanë të bëjnë me jetën profesionale, sentimentale dhe familjare. Duhet të lini mënjanë polemikat e së kaluarës dhe të mendoni vetëm pozitivisht.
Parashikohen një sërë sfidash dhe kompeticione, të cilat do të jenë të shtrira kryesisht në jetën sentimentale. Do të arrini të çoni deri në fund disa nga më të rëndësishmet.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Kjo e enjte nuk do të jetë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një pakënaqësi e përgjithshme gjatë kësaj dite si në sferën profesionale edhe në atë personale. Do të lind nevoja për të përveshur mëngët.
Duhet të bëni kujdes gjatë kësaj dite! Duhet të qartësoni mirë angazhimet tuaja profesionale, pasi parashikohen mundësi të shumta për sukses. Po ashtu parashikohen probleme shëndetësore, të cilat nuk duhet t’i neglizhoni.
Gjatë kësaj të enjte, kjo shenjë do të jetë e dominuar nga ndikimi negativ i yjeve sidomos në sferën profesionale dhe në planet për të ardhmen. Mundohuni që të mos i komplikoni raportet ndërpersonale.
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në saj të ndikimit të favorshëm të yjeve. Do të arrini që të përqendroheni më shumë në reflektimet e brendshme, duke bërë të mundur një shtysë drejt së ardhmes.
Shigjetari:
Bricjapi:
Ujori!
Peshqit:
Duhet të bëni kujdes ndaj ndjenjave gjatë kësaj dite, pasi mund të tërhiqeni nga disa persona dhe kjo periudhë parashikohet kritike, sa i takon sferës sentimentale. Mundohuni që të bëni qartësi me veten, para se të merrni vendime të nxituara.
Parashikohet një ditë mjaft pozitive për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Do mund të korrni një sërë suksesesh, sidomos në sektorin profesional. Nuk përjashtohen mundësitë për takime në sferën sentimentale, për gjithë ata që janë vetëm.
Të lindurit e kësaj shenje mund të gjejnë krejt papritur një zgjidhje për problemet e tyre. Në dallim nga situata kritike e javëve të fundit në disa sektorë të jetës, e enjtja parashikohet mjaft pozitive.
Duhet të tregoheni më shumë të gatshëm për të mirëkuptuar të tjerët. Mundohuni që të zgjidhni situatat konfliktuale në disa sektorë, në mënyrë që të gjeni qetësinë. Përgatiti: Enkelejda Fishekaj
16
E ENJTE 23 JANAR 2020
REKLAMA
CMYK
www.fjala.al ONLINE 24 ORË
@