2 minute read

Reduktim–Ripërdorim–Riciklim

student i inxhinierisë, prezantoi idenë e tij, 3 shigjeta në formë rrethi që ndjekin njëra-tjetrën, duke fituar 2.000$.

Në vitin 1983, në Kanada u prezantua kutia blu për riciklimin e plastikës, letrës, qelqit, aluminit, çelikut dhe materialeve të tjera. Ky sistem u pranua nga të gjitha shtetet dhe përdoret sot e kësaj dite.

Advertisement

Në vitin 1987, anija “Mobro 4000” qëndroi me muaj të tërë në oqean, drejt një vendi ku mund të shkarkonte ngarkesën me mbeturina. Historia u transmetua në media dhe nxiti amerikanët të mendonin për nevojën e riciklimit. Në vitin 1991, në Zvicër nisi riciklimi i pajisjeve elektronike.

Në fillimin e viteve 2000, nisi grumbullimi i mbetjeve organike në San-Françisko.

Në vitin 2006, në SHBA, prodhuesi i kompjuterëve Dell ishte kompania e parë që nisi falas riciklimin e produkteve të saj. Shembulli i saj u ndoq nga kompanitë Sony dhe Apple.

Në vitin 2011, ligjvënësit e Kalifornisë përcaktuan normën e riciklimit në masën 75% deri në 2020. Në 2012-n McDonald’s zëvendësoi gotat plastike me gota letre. Në 2014-n, IBM zbuloi një klasë të re të polimerëve industrialë, të cilët kanë aftësi të vetëriparohen, pasi krijojnë lidhje molekulare.

Në vitin 2015, Mbretëria e Bashkuar vendosi tarifën prej 5 qindarkash në dyqane për klientët që donin qese plastike. Nga momenti i vendosjes së tarifës, përdorimi i qeseve ra me 80%.

Në vitin 2016, një ekip shkencëtarësh japonezë zbuluan disa baktere që konsumojnë plastikën e shisheve të ujit.

Tre “R-të” e rëndësishme: Reduktim–Ripërdorim–Riciklim

Rritja e popullsisë, konsumi i tepërt dhe ndotja ndikojnë në jetesën e njerëzve dhe në mjedis. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi janë procese sa të ndryshme, edhe të ngjashme. Qëllimi është i njëjtë: ruajtja e një jetese të shëndetshme.

Reduktimi

Reduktim do të thotë të zvogëlosh konsumin ose të blesh më pak, për të ulur përdorimin e burimeve të Tokës. Ulja e konsumit dhe e blerjeve të panevojshme, ul shkallën e përdorimit të materialeve dhe të energjisë, naftës dhe transportit. Reduktimi i përdorimit të makinës nënkupton më shumë lëvizje me biçikletë dhe ecje, si dhe përdorim të transportit publik kur është e mundur.

Ripërdorimi

Ripërdorimi i materialeve ul konsumimin e energjisë së nevojshme për prodhimin e produkteve të reja. Rezultati: më pak ndotje dhe më shumë burime natyrore. Përpara se ta hidhni një produkt, mendoni se si mund ta ripërdorësh për një qëllim tjetër. Për shembull, kavanozat e qelqit mund t’i ripërdorni për të ruajtur ushqimet e mbetura, për reçelëra, turshi ose diçka tjetër.

Riciklimi

Riciklimi i referohet procesit gjatë të cilit një produkt përdoret për të krijuar diçka të re. Riciklimi nxjerr materiale të vlefshme nga ato që mund të konsiderohen si mbeturina, duke i kthyer në produkte të reja. Si konsumatorë, ju mund të ndihmoni me riciklimin duke blerë produkte të realizuara me materiale të ricikluara. Prodhimi i produkteve kërkon materiale, energji dhe kohë. Kur njerëzit i hedhin produktet, mund të duhen vite, madje dekada e shekuj, që të shpërbëhen plotësisht.

Prandaj, reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi formojnë një cikël të plotë që ruan burimet natyrore, redukton mbeturinat, energjinë e ndotjen dhe mbron planetin.

This article is from: